6
ÇKA ËSHTË MENINGJITI Shërbimet Shëndetësore të ShPK-së ?

Çka është meningjiti?

  • Upload
    phamdat

  • View
    255

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Çka është meningjiti?

ÇKAËSHTËMENINGJITI

Shërbimet Shëndetësore të ShPK-së

ÇKAËSHTËÇKAËSHTËÇKA?

Page 2: Çka është meningjiti?

Çka është meningjiti?Meningjiti është një infl amacion (kallje) i meningjeve, membranave të cilat e mbështjellin trurin dhe palcën kurrizore. Infl amacioni zakonisht shkaktohet nga bakteret apo viruset. Më rrallë shkaktar mund të jenë këpurdhat, protozoat dhe parazitët e tjerë. Ekzistojnë edhe disa shkak-tarë më të rrallë jo infektiv.

Meningjiti viral në përgjithësi është më i lehtë dhe shërohet pa ndonjë tra-jtim specifi k, përderisa meningjiti bakterial mund të jetë mjaft i rëndë dhe mund të përfundoj me dëmtime të trurit, humbje të dëgjimit apo paaftësi në të mësuar.

Shkaktarët kryesorë të meningjitit bakterial janë Streptococcus pneu-moniae (pneumokoku) dhe Neisseria meningitidis (meningokoku); e në raste më të rralla shkaktar mund të jenë edhe Haemophilus infl uenzae i tipit B (Hib).Tipi viral zakonisht shkaktohet nga ndonjëri prej enterovirusëve - viruset të cilët zakonisht shkaktojnë vështirësi në traktin e tretjes. Sidoqoftë edhe shumë lloje të tjera të viruseve mund ta shkaktojnë meningjitin, p.sh. her-pes viruset.Vërehet rritje e rasteve të meningjitit nga eneterovirusët sidomos në fund të verës dhe fi llim të vjeshtës.

Shkaktarët

Page 3: Çka është meningjiti?

Kush mund të sëmuret?Të gjitha moshat dhe të dy gjinitë por më shpesh

sëmuren fëmijët dhe të rinjtë.

Te foshnjat vërehen këto simptome:

· Temperatura· Refuzimi i ushqimit· Fëmija me vështirësi zgjohet nga gjumi· Lëkura me njolla të verdha· Të qajturit e shtuar dhe me ofshama· Njolla të kuqe apo mavijosje nën lëkurë

Te fëmijët më të rritur dhe të mëdhenjtë vërehen këto simptome:

· Kokëdhimbje të forta· Temperaturë mbi 38 C· Mundim/Tugë· Vjellje· Shtangimi i qafës dhe dhimbjet në nyje· Përgjumësi dhe konfuzion· Pëngesë gjatë shikimit në dritë njolla të kuqe apo sje nën lëkurë

Page 4: Çka është meningjiti?

Si përhapet sëmundjaSëmundja përhapet gjatë kontaktit intim me personin e infektuar, gjatë kollitjes, teshtitjes apo puthjes.Infeksioni mund të përhapet edhe përmes ushqimit të përbashkët, përdor-imit të së njëjtës gotë, enë apo peshqir. Disa organizma infektiv mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes.Infektimi përmes rrjetit të ujësjellësit apo pishinave është metodë shumë e rrallë e bartjes por prapë se prapë ekziston mundësia për një gjë të tillë e sidomos në pishinat e mbi ngarkuara dhe me sistem të varfër të klorifi -kimit.

Sa serioz është meningjiti?Nëse shkaktari është bakterial, gjendja e të atakuarit do të keqësohet shpejtë e nëse mjekim adekuat vonohet pacienti mund të përfundoj me probleme neurologjike siç janë humbja e dëgjimit, dëmtimi i të pamurit dhe pa aftësi në të mësuar.Lloji viral është më pak i rrezikshëm dhe zakonisht përfundon pa kompli-kime.

Si duhet të trajtohet?Trajtimi te meningjiti bakterial bëhet në spital me antibiotik, dhe atë sa më herët që është e mundur.Për meningjitin viral përveq atij të tipit herpetik, nuk ekziston trajtim specifi k; vetëm masat përkrahëse në trajtë të lëngjeve dhe medikamenteve për temperaturë.

Page 5: Çka është meningjiti?

Parandalimi· Higjiena e përgjithshme që ka të bëjë me pastrimin e duarve para ushqimit, pastrimi i pemëve dhe perimeve,... etj.· Mos përdorimit i të njëjtave ushqime apo enë me pacientët.· Mos përdorimi i ujit të ndotur për pije, gjë që mund të bëhet duke e vluar ujin apo duke përdorur ujë gatshëm në shishe.· Për familjarët që janë në kontakt me paci entin, trajtimi 2 ditor me antibiotikët përkatës është efektiv, gjë që vendoset nga ana e mjekut.· Mos përdorimi i pishinave publike.

A ekzistojnë vaksina kundër meningjitit?

Po, ekzistojnë vaksinat kundër Hib, kundër disa serogrupeve të N. Menin-gitidis dhe shumë llojeve të Streptococcus pneumoniae. Vakcinat kundër Hib janë shumë të sigurta dhe me efi kasitet të lartë.Në përgjithësi vaksinat rekomandohen për të gjithë fëmijët gjatë vizitave të tyre rutinore para adoleshente (11 deri 12 vjeç).

Page 6: Çka është meningjiti?

Për ata të cilët asnjëherë nuk kanë marrë më herët vaksinë kundër me-ningokokut (MCV4) rekomandohet nje dozë e saj me fi llimin e shkollës së mesme. Vaksinën mund ta marrin edhe adoleshentët tjerë të cilët dëshiro-jnë ta zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e meningokokut. Njerëzit tjerë të rrezikuar për të cilët rekomandohet vaksinimi janë nxënësit e porsaardhur nëpër konvikte, mikrobiologët të cilët vazhdimisht i ekspozohen meningo-kokut, rekrutët ushtarak, të gjithë ata me dëmtime të shpretkës apo ata të cilëve u është larguar shpretka; të gjithë ata që kanë çrregullime të sistemit imunitar, ata të cilët udhëtojnë në vende ku ekziston shpërthim sëmundjes së meningjitit apo ata të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj meningjitit.

Çka duhet të bëni nëse mendoni se mund

ta keni meningjitin?

Duhet menjëherë ta vizitoni mjekun tuaj apo çfarëdo institucioni mjekësor emergjent, sepse trajtimi i suksesshëm te lloji bakterial varet shumë nga fi l-limi sa më i hershëm i trajtimit.

Përgatitur nga: Luan KEKA & Antigona IMERI, Design: Çajup KAJTAZI, Përktheu: Fitim RAÇI

Redaktoi Dr. Ardita BARAKUTel: 038 5080-1007 Fax: 038 5080-1130

E-mail: [email protected]