2
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë falje dhe ndihmë. Nga Allahu kërkojmë të na mbrojë nga veset dhe veprat tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, s'ka kush që e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot tjetër që meriton adhurimin pos Allahut, i Cili është Një dhe dëshooj se Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, është rob dhe i dërguari i Tij. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. Salavatet dhe selamet qofshin për te, për familjen e tij fisnike, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem deri në ditën e fundit. Kohëve të fundit disa njerëz kanë filluar t'i nxisin njerëzit që të dalin në zgjedhjet demokratike duke shtrembëruar fjalë të shokëve të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem dhe të dijetarëve. Prandaj e pash të udhës që këtyre të humburve në oborr të vet t'ia bëjë të qarta disa çështje në lidhje me zgjedhjet demokratike, sepse këta mjeranë o nuk e dijnë se demokracia është sistem legjislativ (ligjesh) që janë në kundërshtim me Sheriatin (Ligjin) e Allahut, o nuk e dijnë se të gjykuarit me ligj tjetër pos Ligjit të Allahut është shirk (politeizëm) dhe kufër (mohim i fesë Islame). Demokracia, socializmi, komunizmi... janë emra të reformuar të shirkut dhe kufrit ashtu siç është reformuar edhe emri i alkoolit në birrë, uiski, shampanj... Prandaj i falënderohem Allahut subhanehu ve teala që ka dërguar dijetarë të cilët i zbulojnë këta kurthe të shejtanit dhe me argumente nga Kur'ani, Sunneti na e bëjnë të qartë se edhe demokracia si edhe sistemet tjera xhahilite (joislame, injorante) janë fe siç është judaizmi, krishterizmi, budizmi, hinduizmi... E Allahu subhanehu ve teala thotë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Ali Imran 85) DEMOKRACIA Demokracia për herë të parë është paraqitur në shekullin e 18 në Europën Perëndimore, pas një përleshje të madhe mes kishës dhe mbretërve të cilët mbronin interesat e popullit. Pas disfatës së kishës, qeverisja u takoi njerëzve të cilët bënin dallimin mes fesë dhe rregullimit shoqëror. Ata margjinalizuan fenë duke lënë vetëm si çështje personale të çdo njeriu, pa e përzier në aktivitetet shoqërore dhe shtetërore. Qeverisjen demokratike ata morrën nga ideja paganiste greke sipas së cilës populli sundon vetveten, për vetveten. Si burim të sistemit të ri ata morrën mësimet e filozofisë së vjetër greke dhe legjislacionin romak. Termi demokraci përbëhet prej dy fjalëve greke demos – popull dhe kratos – sundim. Në terminologjinë e gjërë demokraci d.t.th. kontroll mbi pushtetin ekzekutiv nga ana e popullit edhe atë drejtpërdrejt përmes kuvendit (parlamentit). Kuvendi është i përbërë prej deputetëve të zgjedhur në mënyrë “legale” nga ana e popullit. Këta të “zgjedhur të popullit” kanë “të drejtë” të bien ligje sipas propozimeve të tyre të cilët ligje mund të miratohen apo të refuzohen në kuvend. Sipas kësaj rrjedh se ligjet vendosen sipas shumicës parlamentare të cilët janë të zgjedhur me shumicën e votave të votuesve, d.m.th. populli është sundimtar dhe përveç ligjeve të tij asnjë ligj tjetër nuk mund të sundoj, po as Ligji i Allahut. Në demokraci populli është pushtet ligjvënës ndersa njeriu është ligjdhënës. Sipas kësaj demokracia barazon njeriun me Zotin (Allahu na ruajt!). Joseph Frankel, një politikan perëndimor, ka thënë: “Qeverisja në raste demokratike kuptohet si autoritet suprem, i cili nuk pranon të ketë asnjë autoritet mbi të, dhe askush nuk ka të drejtë t'i kontrollojë vendimet e tij. Ky kuptim fundamental nuk ka qenë i nënshtruar ndryshimeve gjatë kohëve të fundit.” Dhe si përfundim mund të themi se demokracia është sistem legjistlativ – sistem ligjesh shekullare (veçim nga sistemi fetar). ISLAMI PËR DEMOKRACINË Argumente nga Kur'ani Pasi që demokracia qenka sistem në të cilin njerëzit bien ligje dhe me ata gjykojnë dhe sundojnë popullin, për këta ligje ata kanë formuar polici dhe ushtri të cilët i mbrojnë këta ligje, kanë ndërtuar burgje dhe i mbushin me ata që nuk i respektojnë këta ligje... Ta shohim se si është gjykimi Islam ndaj këtij fenomeni (demokracisë) . Allahu në Kur'an thotë: “A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë (tagutit), ndërkohë që janë urdhëruar t'i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t'i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” (En – Nisa 60) “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyreç e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En – Nisa 65) “ …Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij…”(Er – Ra'd 41) “...Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” (El – Maide 44) “Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t'i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur. A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El – Maide 49, 50) “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” (Ahzab 36) “A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.” (Esh – Shura 21) “Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi (Gjykimi) i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.” (Jusuf 40) Argumente nga Sunneti Argumentet nga Sunneti për këtë temë janë të shumta. Një herë Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) i ka lexuar një ajet Adij ibn Hatim (i cili ishte i krishter, pastaj e pranoi Islamin) në të cilin thuhet: "Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër çifut) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. i lartë është Ai nga ajo që i shoqërojnë.” (Teube, 31) Adiu i tha që ne nuk i adhuronim ata. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i tha se ata ishin që ua bënë të lejuarën të ndaluar e të ndaluarën të lejuar dhe ata i pasuan. ( Transmeton Tirmidhiu. Hadithi është hasen.) Rregulli shpjegon dhe sqaron shirkun e bindjes apo nënshtrimit. Ky shirk ndodhë kur i bindesh apo nënshtrohesh krijesave, ndërkohë që e kundërshton Krijuesin (Allahun). Këtë e sqaron hadithi, të cilin e transmeton Aliu, radijallahu Realiteti i zgjedhjeve demokratike 2 3

Demokracia

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Demokracia

Bismil-lâhirr Rrahmânirr RrahîmFalënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe

vetëm prej Tij kërkojmë falje dhe ndihmë. Nga Allahu kërkojmë të na mbrojë nga veset dhe veprat tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, s'ka kush që e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush që e udhëzon.

Dëshmoj se s'ka zot tjetër që meriton adhurimin pos Allahut, i Cili është Një dhe dëshooj se Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, është rob dhe i dërguari i Tij.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. Salavatet dhe selamet qofshin për te, për familjen e tij fisnike, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem deri në ditën e fundit.

Kohëve të fundit disa njerëz kanë filluar t'i nxisin njerëzit që të dalin në zgjedhjet demokratike duke shtrembëruar fjalë të shokëve të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem dhe të dijetarëve. Prandaj e pash të udhës që këtyre të humburve në oborr të vet t'ia bëjë të qarta disa çështje në lidhje me zgjedhjet demokratike, sepse këta mjeranë o nuk e dijnë se demokracia është sistem legjislativ (ligjesh) që janë në kundërshtim me Sheriatin (Ligjin) e Allahut, o nuk e dijnë se të gjykuarit me ligj tjetër pos Ligjit të Allahut është shirk (politeizëm) dhe kufër (mohim i fesë Islame).

Demokracia, socializmi, komunizmi... janë emra të reformuar të shirkut dhe kufrit ashtu siç është reformuar edhe emri i alkoolit në birrë, uiski, shampanj... Prandaj i falënderohem Allahut subhanehu ve teala që ka dërguar dijetarë të cilët i zbulojnë këta kurthe të shejtanit dhe me argumente nga Kur'ani, Sunneti na e bëjnë të qartë se edhe demokracia si edhe sistemet tjera xhahilite (joislame, injorante) janë fe siç është judaizmi, krishterizmi, budizmi, hinduizmi... E Allahu subhanehu ve teala thotë:

“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Ali Imran 85)

DEMOKRACIA

Demokracia për herë të parë është paraqitur në shekullin e 18 në Europën Perëndimore, pas një përleshje të madhe mes kishës dhe mbretërve të cilët mbronin interesat e popullit. Pas disfatës së kishës, qeverisja u takoi njerëzve të cilët bënin dallimin mes fesë dhe rregullimit shoqëror. Ata margjinalizuan fenë duke lënë vetëm si çështje personale të çdo njeriu, pa e përzier në aktivitetet shoqërore dhe shtetërore.

Qeverisjen demokratike ata morrën nga ideja paganiste greke sipas së cilës populli sundon vetveten, për vetveten. Si burim të sistemit të ri ata morrën mësimet e filozofisë së vjetër greke dhe legjislacionin romak.

Termi demokraci përbëhet prej dy fjalëve greke demos – popull dhe kratos – sundim. Në terminologjinë e gjërë demokraci d.t.th. kontroll mbi pushtetin ekzekutiv nga ana e popullit edhe atë drejtpërdrejt përmes kuvendit (parlamentit). Kuvendi është i përbërë prej deputetëve të zgjedhur në mënyrë “legale” nga ana e popullit. Këta të “zgjedhur të popullit” kanë “të drejtë” të bien ligje sipas propozimeve të tyre të cilët ligje mund të miratohen apo të refuzohen në kuvend. Sipas kësaj rrjedh se ligjet vendosen sipas shumicës parlamentare të cilët janë të zgjedhur me shumicën e votave të votuesve, d.m.th. populli është sundimtar dhe përveç ligjeve të tij asnjë ligj tjetër nuk mund të sundoj, po as Ligji i Allahut. Në demokraci populli është pushtet ligjvënës ndersa njeriu është ligjdhënës. Sipas kësaj demokracia barazon njeriun me Zotin (Allahu na ruajt!).

Joseph Frankel, një politikan perëndimor, ka thënë: “Qeverisja në raste demokratike kuptohet si autoritet suprem, i cili nuk pranon të ketë asnjë autoritet mbi të, dhe askush nuk ka të drejtë t'i kontrollojë vendimet e tij. Ky kuptim fundamental nuk ka qenë i nënshtruar ndryshimeve gjatë kohëve të fundit.”

Dhe si përfundim mund të themi se demokracia është sistem legjistlativ – sistem ligjesh shekullare (veçim nga sistemi fetar).

ISLAMI PËR DEMOKRACINË

Argumente nga Kur'ani

Pasi që demokracia qenka sistem në të cilin njerëzit bien ligje dhe me ata gjykojnë dhe sundojnë popullin, për këta ligje ata kanë formuar polici dhe ushtri të cilët i mbrojnë këta ligje, kanë ndërtuar burgje dhe i mbushin me ata që nuk i respektojnë këta ligje... Ta shohim se si është gjykimi Islam ndaj këtij fenomeni (demokracisë) .

Allahu në Kur'an thotë:“A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se

kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë (tagutit), ndërkohë që janë urdhëruar t'i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t'i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” (En – Nisa 60)

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyreç e pastaj, të

mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En – Nisa 65)

“ …Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij…”(Er – Ra'd 41)

“...Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” (El – Maide 44)

“Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t'i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.

A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El – Maide 49, 50)

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” (Ahzab 36)

“A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.” (Esh – Shura 21)

“Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi (Gjykimi) i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.” (Jusuf 40)

Argumente nga Sunneti Argumentet nga Sunneti për këtë temë janë të shumta. Një herë

Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) i ka lexuar një ajet Adij ibn Hatim (i cili ishte i krishter, pastaj e pranoi Islamin) në të cilin thuhet:

"Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër çifut) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. i lartë është Ai nga ajo që i shoqërojnë.” (Teube, 31)

Adiu i tha që ne nuk i adhuronim ata. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i tha se ata ishin që ua bënë të lejuarën të ndaluar e të ndaluarën të lejuar dhe ata i pasuan. ( Transmeton Tirmidhiu. Hadithi është hasen.)

Rregulli shpjegon dhe sqaron shirkun e bindjes apo nënshtrimit. Ky shirk ndodhë kur i bindesh apo nënshtrohesh krijesave, ndërkohë që e kundërshton Krijuesin (Allahun).

Këtë e sqaron hadithi, të cilin e transmeton Aliu, radijallahu

Realiteti i zgjedhjeve demokratike

2 3

Page 2: Demokracia

anhu, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesës kur kundërshtohet Krijuesi.” Hadithin e transmeton imam Muslimi në “Sahihun” e tij. Kjo ka kuptimin se bindja dhe nënshtrimi ndaj krijesave, kur kundërshtohet Krijusesi, quhet shirk i nënshtrimit dhe bindjes.

Argumente nga dijetarët muslimanë

Shejhul-Islam Ibën Tejmije ka thënë: "Dhe është e njohur nga nevojshmëria e fesë së muslimanëve dhe

nga pajtueshmëria e të gjithë muslimanëve se, kush pason sheriat (ligj) tjetër nga Sheriati i Muhammedit [salAllahu alejhi ve selem), atëherë ky është kafir dhe ky është sikurse kufri i atij që beson në një pjesë të Librit, ndërsa mohon një pjesë tjetër të Librit." [el Fatava, Vol. 28/524]

El-Hafidh Ibën Kathiri ka thënë: "Andaj, ai që le Sheriatin (Ligjin) e qartë, i cili i është shpallur

Muhamed Ibën Abdullahut [salAllahu alejhi ve selem] - Vulës së Profetëve, dhe merr hukmin (gjykimin) nga tjerë pos tij nga ligjet e kufrit të cilat janë të anuluara, ai nuk ka besuar. Prandaj, si është gjendja e atyre që marrin hukmin nga 'Jasik-u (ligji i tatarëve, të cilët përzien rregullat e Sheriatit me rregulla të shpikura) dhe i japin përparësi ?! Ai që vepron kështu ka bërë kufër (nuk ka besuar) sipas ixhmasë së muslimanëve" [Al-Bidajah va Nihajah, Vol. 13/ 119]

Shejh 'Abdul-'Aziz Ibën 'Abdullaah Ibën Baaz ka thënë: "Nuk ka iman (besim) ai i cili beson se ligjet e njerëzve dhe

mendimet e tyre janë superiore (kanë përparësi) ndaj hukmit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, apo e barazon me të, apo ia gjasonë atij ose e len apo e zëvendëson me ligje të fabrikuara dhe institucione të shpikura nga njerëzit, edhe nëse ai beson se Ligjet e All-llahut janë më përfshirëse dhe më të drejta." [Risalat Vuxhub Tah'kim Shari'at Allah f. 39, që pason Risalaat Tah'kim El-Kavanin publikuar nga “Daar El-Muslim]

Shejh Muhamed Ibën Salih el-'Uthejmin ka thënë: "Lloji i parë është kur Hukmi i All-llahut është larguar dhe

zëvendësuar me një hukm tagutësh, ashtu që Hukmi i Sheriatit është eliminuar nga mesi i popullit dhe në vend të tij vendoset një hukm tjetër nga fabrikimet e njerëzve dhe ata largojnë ligjet e Sheriatit rreth mu´amilah (marrëdhënieve ndërnjerëzore) dhe vendosin në vend të tij ligje të fabrikuara dhe kjo, pa dyshim, është istib´daal (zëvendësim) i Sheriatit të All-llahut subhanehu ve teala me diçka tjetër. Dhe kjo është kufër që largon nga mileti (Islam sh.p.) sepse ky person vendos veten në nivel të Krijuesit, sepse ai shara´a (ligjësoi) për robët e All-llahut atë për të cilën All-llahu te´ala nuk e autorizoi, dhe kjo është shirk sipas Fjalëve të Tij Teala:

"Apo kanë ata shokë e të barabartë me All-llahun (zota të rremë

të tyre) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar Allahu?" (Esh Shura, 21)

[Fikh El-' Ibadet]

Shejh Mahmud Shakir ka thënë: "Andaj, pyetja e tyre nuk ishte pyetja e Ibadijes drejtuar Abi

Mexhlis-it rreth tefsirit të këtij ajeti - rreth të cilit mub´tadah e kohës sonë pajtohen rreth çështjes së gjykimit në çështjet e pasurisë dhe gjakut me ligj që kundërshton Sheriatin e popullit të Islamit dhe jo në lidhje me vendosjen e një ligji mbi popullin e Islamit dhe imponimi ndaj tyre që të marrin gjykim prej tjetërkujt pos rregullave të Allahut në Librin e Tij dhe në gjuhën e të Dërguarit të Tij. Andaj, ky veprim largon nga Hukmi i All-llahut dhe nga dini i Tij dhe vendos ligjet e kufarëve mbi Ligjin e All-llahut, subhabehu ve te´ala dhe kjo është kufër. Anjëri nga populli i Kibles, me gjithë dallimet e tyre, nuk dyshon në kufrin e atij që flet apo thërret në këtë."[Nga komentimi i tij në " Tafsir Et-Tabari" Vol. 10/ 348]

Alamah Muhammed El-Emin Esh-Shånkiti ka thënë: " Nga tekstet Hyjnore bëhet më se e qartë se, ai i cili pason ligje të

fabrikuara, të ligjësuara nga shejtani përmes gjuhëve të miqve të tij dhe të cilat kundërshtojnë atë që Allahu Xhele ve´Ala ligjësoi përmes gjuhës së Dërguarve të Tij [alejhime selam], askush nuk dyshon në kufrin dhe në shirkun e tyre , përveç atyre të cilëve Allahu ua ka marrë të pamurit dhe i ka verbuar ndaj Dritës së Shpalljes!" [Adhvaa El-Bejan, Vol. 4/ 82-85]

Shejh Salih el-Feuzani ka thënë: " Kush merr gjykim nga të tjerët përveç në Ligjin të Allahut, nga të

gjitha institucionet e shpikura njerëzore, atëherë ai i ka marrur implikuesit e këtyre ligjeve dhe ata të cilët gjykojnë me to si shokë (partnerë) me Allahun në legjislacionin e tij. Ai Te´ala ka thënë: “ A kanë ata partnerë (shokë) të cilët u kanë lajuar atyre atë që All-lahu nuk e ka lejuar?” Dhe Ai ka thënë: “ Dhe nëse ju iu nënshtroheni atyre, atëherë ju jeni Mushkrikin. " [El-Irshaad ila'Sahih El-' Atikaad, Vol. 1/ 72]

Dhe pastaj, pasi që transmetoi atë që El-Hafidh Ibën Kethiri ka shkruar rreth tatarëve dhe 'El Jasik'-ut, ai tha:

"Dhe siç ai përmendi ligjin e tatarëve dhe gjykoi mbi të me kufër, ato që vendosin në vend të Sheriatit Islam janë ligje të fabrikuara, të cilat, në kohën tone, janë implementuar si burime të ligjeve në shumë shtete dhe Sheriati Islam është mospërfillës në krahasim me to, përveç në ' çështje personale' si i quajnë ata." [El-Irshaad ila'Sahih El-' Atikaad, Vol. 1/ 74]

Shejh 'Umer el-Eshkar ka thënë: "Nga ky sqarim neve na bëhet e qartë se, egzistojnë dy lloje të

atyre që kanë rënë në kufër, rreth të cilit nuk ka dyshim. Të parët janë ata që gjykojnë me atë që Allahu nuk ka shpallur dhe ata të cilët

fabrikojnë (shpikin) ligje të cilat kundërshtojnë Ligjin e Allahut dhe e implementojnë atë mbi popull, dhe ixhmaja mbi kufrin e tyre nuk ka dyshim." [El-Shari'ah El-Ilahijeh, f. 179]

‘Alaamah Muhamed Ibën Ibrahim El-Ash-Shejh ka thënë: "I pesti, dhe ky është më i madhi dhe më përfshirësi dhe

kundërshtimi më i qartë i Sheriatit dhe kryeneçësia ndaj ligjeve të tij dhe fyerja ndaj Allahut dhe Dërguarit të Tij dhe kundërshtim i gjyqeve të Sheriatit në bazat dhe degët e tyre dhe llojet e tyre dhe paraqitjet e tyre dhe gjykimet dhe implementimet, referimet dhe aplikimet e tyre. Ashtu sikurse gjyqet e Sheriatit referohen në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij, poashtu këto gjyqe kanë referimet e tyre, e që janë ligjet e përmbledhura nga shumë legjislacione dhe ligje siç janë ligjet e Francës, Amerikës dhe Anglisë si edhe ligjeve tjera, dhe nga medh´hebi i disa novatorëve (bidatxhijve) të cilët pohojnë se janë nën Sheriat. Dhe këto gjyqe tani janë plotësisht në funksionim në vendbanimet Islame, duke hyrë populli në to dita ditës, gjykatësit e tyre i gjykojnë ata me atë që kundërshton Sunnetin dhe Librin, me rregulla të atij ligji dhe ata ua imponojnë atë atyre dhe e aplikojnë mbi ta. Andaj, cili kufër është mbi këtë kufër dhe çka e anulon shahadetin e Muhammedur Resul-Allah, nëse jo kjo?!" [Tah'kim El-Kavanin]

Shejh 'Abdur-Razzak el-'Afifi ka thënë: "Së treti: ai i cili cilësohet me Islam dhe njeh ligjet e tij dhe pastaj

fabrikon për popull ligje dhe ua bën atyre institucion për udhëheqje dhe gjykim dhe e din se kjo kundërshton ligjet e Islamit. Atëherë ai është kafir, jashtë miletit Islam. i njejtë është edhe gjykimi rreth atyre që përcaktojnë formimin e një komiteti apo komiteteve për këtë dhe urdhërohet populli që t´ia drejtojnë gjykimet e tyre këtyre institucioneve apo ligjeve apo detyron që të mirret gjykim prej tyre, derisa e din se ato kundërshtojnë Sheriatin Islam. Dhe i njejtë është edhe ai që gjykon me to dhe e implementon atë rreth çështjeve dhe ai që iu nënshtrohet atyre në këto gjykime nga vullneti i tij i lirë, sepse ai e din se kjo kundërshton Islamin. Andaj, të gjithë këta janë partnerë (shokë) në largimin e tyre nga Gjykimi i Allahut." [Shubu'haat Houl Es-Sunneh Va-Risalaat El-Gjykim bi'Ghajr ma'Enzel-Allah, f. 64]

Imam Ahmed Shakir ka thënë: "Çështja e këtyre ligjeve të fabrikuara është e qartë si qartësia e

diellit. Është kufër i qartë dhe nuk asgjë të fshehtë rreth saj dhe nuk ka asnjë arsyetim për ata që cilësohen me Islam (sh.p. që i thuan vetes muslimanë), kushdo qofshin ata, të veprojnë në përputhshmëri me to, t´u binden atyre apo t´i aprovojnë ato.Andaj, çdo njeri duhet të ketë kujdes dhe çdonjëri është përgjegjës për vetveten. Prandaj ulematë duhet të bëjnë të qartë të vërtetën dhe të thuan atë që janë urdhëruar që ta thonë pa fshehur asgjë." [Umdaat Et-Tafsir Mukhtaasir Tafsir Ibën Kathir nga Ahmed Shakir, Vol. 4/ 173-174]

54 6