4
Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë, Fakulteti I Shkencave Politike Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Departamenti i së Drejtës, Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan ORGANIZOJNË Konferenca Shkencore Kombëtare “E DREJTA PRIVATE DHE PROBLEMATIKAT E SAJ LEGJISLACIONIN SHQIPTAR” 23 Nëntor 2018 Tiranë

Departamenti i të Drejtës Civile, - fdut.edu.alfdut.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Thirrje-per-Konference... · Komiteti Shkencor Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Departamenti i të Drejtës Civile, - fdut.edu.alfdut.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Thirrje-per-Konference... · Komiteti Shkencor Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen

Departamenti i të Drejtës Civile,

Fakulteti i Drejtësisë,

Universiteti i Tiranës

në bashkëpunim me

Departamentin e Drejtësisë,

Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike,

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

dhe

Departamenti i së Drejtës,

Fakulteti Ekonomik,

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

ORGANIZOJNË

Konferenca Shkencore Kombëtare

“E DREJTA PRIVATE DHE PROBLEMATIKAT E SAJ

NË LEGJISLACIONIN SHQIPTAR”

23 Nëntor 2018

Tiranë

Page 2: Departamenti i të Drejtës Civile, - fdut.edu.alfdut.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Thirrje-per-Konference... · Komiteti Shkencor Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen

“E DREJTA PRIVATE DHE PROBLEMATIKAT E SAJ NE LEGJISLACIONIN

SHQIPTAR”

Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

në bashkëpunim me

Departamentin e Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike, Universiteti

“Aleksandër Moisiu”, Durrës

dhe

Departamenti i së Drejtës, Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

organizojnë

Konferencën Shkencore Kombëtare “E Drejta Private dhe problematikat e saj në

legjislacionin shqiptar”, që do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, UT, në

23 Nëntor 2018.

Kjo konferencë ka për qëllim që të shërbejë si një forum ku studiuesit e të drejtës

private të kenë mundësinë të paraqesin punimet e tyre dhe të shkëmbejnë mendime lidhur

me problematikat ligjore që ekzistojnë aktualisht në këtë fushë dhe të propozojnë ndryshime

apo përmirësime të mundshme. Konferenca synon mbledhjen në një forum të studiuesve të

së drejtës (doktrina), profesionistëve (praktika gjyqsore) dhe atyre që po hedhin hapat e para

drejt botës akademike dhe profesionale juridike.

Konferenca do të zhvillohet në gjuhën shqipe me qëllim nxitjen e një debati sa më real dhe

efikas, si dhe evidentimin e problematikave duke u bazuar në kritikën juridike dhe empirike.

Fushat ku duhet të orientohen punimet e konferencës (dhe jo vetëm):

• Zhvillimet në Marrëdhëniet Pronësore dhe Problematikat e tyre ndër vite;

• Rregullimi i Marrëdhënieve midis Bashkëshortëve dhe Kontrata Martesore;

• Format më të reja Kontraktore në Qarkullimin Civil;

• Marrëdhëniet Juridiko-Civile me elementë të huaj;

• Zhvillimet e të Drejtës Sindikaliste në Marrëdhëniet e Punës;

• Reforma në Drejtësi në Aspektin Civil;

• Ndryshimet e Legjislacionit Procedurial Civil në kuadër të Reformës në Drejtësi;

• Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve Civile me Karakter Civil, Tregtar,

Familjar;

• Rishikimi i skemave në Mbrojtjen Sociale;

• Zhvillimet dhe ndryshimet në Legjislacionin Tregtar;

• Konkurrenca në Marrëdhëniet Private;

Pronësia intelektuale etj.

Page 3: Departamenti i të Drejtës Civile, - fdut.edu.alfdut.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Thirrje-per-Konference... · Komiteti Shkencor Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen

Komiteti Shkencor

Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen për aspektin akademik, shkencor dhe profesional të

cilësisë së artikujve dhe origjinalitetit të tyre. Gjithashtu ato do te drejtojnë dhe panelet e

konferencës.

Prof. Dr. Zhaklin Peto, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. Dr. Argita Malltezi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. Dr. Kestrin Katro, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. Dr. Nada Dollani, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. Dr. Eriona Katro, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Flutura Kola, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Anjeza Liçenji, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Ersida Teliti, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Maks Qoku, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Ervin Pupe Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Ilir Rusi Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Ilda Melo, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Eneida Sema, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Ervis Çela Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Prof. As. Dr. Andon Kume Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike, Universiteti

“Aleksandër Moisiu”, Durrës

Prof. as. Dr. Arben Cara Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike, Universiteti “Aleksandër

Moisiu”, Durrës

Prof. as. Dr. Ulpian Hoti Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike, Universiteti “Aleksandër

Moisiu”, Durrës

Prof. as. Dr. Rezarta Tahiraj Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”,

Elbasan

Prof. as. Dr. Arber Gjeta Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Prezantimi i punimeve dhe diskutimi në konferencë

Konferenca do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të organizohet në disa panele

paralele. Çdo pjesëmarrës do të ketë 10-15 minuta për të parashtruar punimin e tij së bashku

me konkluzionet. Së paku. një nga autorët e punimeve duhet të jetë i pranishëm

personalisht dhe të prezantojë punimin ditën e konferencës. Në të kundërt punimi nuk do

të botohet dhe autorët nuk do të pajisen me çertifikatën e pjesëmarrjes.

Abstrakti dhe formati i punimit

Autorët duhet të paraqesin një përmbledhje të çështjes që duan të trajtojnë duke pasur

parasysh respektimin e afatit për ta dërguar dhe lidhjen e argumentit me temat e konferencës.

Abstrakti duhet të jetë maksimalisht 250 fjalë, 5-7 fjalë kyçe dhe të përmbajë titullin e

punimit, emrat e autorëve, adresën elektronike të tyre dhe Universitetin nga vijnë (ose

qendrën e punës).

Çdo punim duhet të ketë këtë format: Formati i faqes A4, Fonti Times New Roman 12,

hapësira 1, marxhins 2.5 cm. Titulli i punimit duhet të jetë i vendosur në mes të faqes me

Page 4: Departamenti i të Drejtës Civile, - fdut.edu.alfdut.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Thirrje-per-Konference... · Komiteti Shkencor Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen

shkronja kapitale me bold dhe gjatësia e punimit duhet të jetë jo më shumë se 6000 fjalë,

përfshirë edhe referencat me footnotes dhe bibliografinë.

DATA TË RËNDËSISHME

Dërgimi i abstrakteve 18 Tetor 2018

Njoftimi për pranim të abstrakteve 25 Tetor 2018

Dërgimi i punimeve të plota 18 Nëntor 2018

Data e Konferencës 23 Nëntor 2018

Dërgimi në e-mail: [email protected]

Vendi i zhvillimit të konferencës : Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Kostot e pjesëmarrjes

Tarifa e pjesëmarrjes është 5 000 ALL në konferencë .

Ju lutemi:

Shpërndani këtë thirrje për konferencë midis kolegëve dhe të interesuarve për studime mbi

argumentin.

Vëmendje:

Artikujt duhet të dërgohen të plotë brenda datës së përckatuar në thirrje. Në rast të kundërt

nuk do të botohen në Librin e Punimeve të Konferencës.