516

Dhurate mendjeve

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tarikat

Citation preview

Page 1: Dhurate mendjeve
Page 2: Dhurate mendjeve
Page 3: Dhurate mendjeve

D H U RATË M EN D J EVE

Prizren 2006

Page 4: Dhurate mendjeve

Titulli i origjinalit: TUHEF-UL UKUL

Autori:

HASAN B. ALI EL-HARRANI

Lektor:

ILAM BERISHA

Tirazhi:

1.000 copë

Botues: Sh.K.E.A. Penda Islame

Page 5: Dhurate mendjeve

Fjala hyrëse e autorit

Falënderimi qoftë për Allahun, që nuk ka nevojë për falënderimin e atyre që e falënderojnë. Këtë e ka caktuar si një mjet për pranimin e madhështisë, zotësisë dhe samedijetit (vendstrehimit për ata që janë të nevojshëm) të Tij; një shkak për shtimin e mëshirës së Tij dhe një rrugë për kërkuesin e virtytit të Tij. Allahu, që është i denjë për falënderim, ua ka dhënë njerëzve aftësinë e të folurit, në mënyrë që të mund të shprehin vlerat e dhuntive. Njëra prej dhuntive të Tij është edhe gjendja në falënderim për dhuntitë e Tij. Vetë pranimi i Tij si dhënës i dhuntive llogaritet ndër fjalët më të mëdha falënderuese, sado të lartësuara qofshin fjalët tjera falënderuese.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, se është i vetmi dhe se nuk ka shok. Kjo është një dëshmi që buron prej sinqeritetit të brendshëm dhe pastërtisë së zemrës. Ai është që krijon pa të meta, që jep formë dhe pamje. Emrat e Tij janë emrat më të bukur. Nuk ka të ngjashëm dhe asgjë nuk barazohet me Të, sepse, çdo gjë është sjellë në qenien përmes vullnetit të Tij dhe ajo që është sjellë në qenie nuk i përngjan Atij që e sjell në jetë.

Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Atë e lartësoi prej të gjithë njerëzve qysh në amshueshmëri,sepse, e dinte se ai është një person i zgjedhur dhe i pëlqyer nga mesi i të gjithë njerëzve. Atë e zgjodhi për të kumtuar urdhrat dhe ndalesat e Tij dhe e caktoi si të dërguar për të gjitha botët. Sytë nuk mund ta perceptojnë Allahun, mendimet nuk mund ta arrijnë të vërtetën e Tij dhe mendjet që i zbulojnë fshehtësitë nuk mund ta përshkruajnë dhe ta pasqyrojnë

Page 6: Dhurate mendjeve

6

Atë. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Ai ka fuqi për gjithçka dhe ai është sulltani dhe zotëruesi i çdo gjëje.

Pranimin e Hz Muhamedit si të dërguar e barazoi me pranimin e Tij për Zot. Atij i dha një lartësi dhe nder, të cilin nuk mund ta arrijë asnjë krijesë. Zaten, ai ishte i denjë për këtë pozitë sipas cilësive dhe veçorive që ishin të përmbledhura tek ai. Allahu nuk ia fal këtë pozitë ndonjërit të thjeshtë dhe të paqëndrueshëm. Për t ia lartësuar pozitën dhe për të lehtësuar njohjen e Ehli Bejtit të tij, urdhëroi që t'i dërgohet mëshirë dhe përshëndetje atij; mëshira dhe përshëndetja e pafundme qofshin për të dhe për familjen e tij.

Mbas të Dërguarit, Allahu i lartësuar zgjodhi për vete një grup të njerëzve të veçantë; ata i lartësoi në saje të lartësimit të të Dërguarit dhe i caktoi si Imamët e udhëzimit për njerëzit. Ata janë Imamët e përkryer, të pastër nga mëkatet, zotëruesit e virtytit, argumenti i Zotit për njerëzit, që i bëjnë thirrje Atij dhe që ndërmjetësojnë tek Ai me lejen e Tij. Ata nuk flasin asgjë tjetër përveç fjalës së Allahut; çdo gjë kryejnë sipas urdhrit të Tij, gjykojnë sipas gjykimit të Tij, e mëkëmbin Traditën e Tij, zbatojnë dispozitat e Tij dhe i kryejnë detyrimet e Tij. Në këtë mënyrë ka bërë që të shkatërrohet ai që do të shkatërrohet mbas argumentit të qartë dhe të fitojë jetë ai që do të mbetet i gjallë mbas argumentit të qartë . Mëshira dhe përshëndetja e Allahut dhe e engjëjve të zgjedhur qofshin për familjen e zgjedhur të Muhamedit (s.a.a.).

Mbas një mendimi të tërthortë në lidhje me hadithet e shumta që kanë arritur në dorën time nga ana e të Dërguarit (s.a.a.), trashëgimtarit të tij (Hz Aliut ) dhe të familjes së tij kam ardhur në përfundim se numri i atyre haditheve që nuk kanë arritur në dorën time është shumë më i madh sesa i atyre që i kam në dorë. Mirëpo, kam vërejtur se edhe ky numër i vogël i haditheve që i kam në dorë, i përfshin të gjitha çështjet materiale e shpirtërore si dhe të gjitha çështjet e kësaj dhe të botës së ardhshme. E vërteta është vetëm me ata; e vërteta mund të merret vetëm prej tyre dhe besnikëria mund të pritet vetëm prej tyre.

Në të vërtetë, dijetarët e shumtë shiitë kanë përpiluar përmbledhje të shumta të haditheve në lidhje me gjykimet fetare për të lejuarën, të ndaluarën, detyrimet dhe rekomandimet dhe në këtë mënyrë ia kanë lehtësuar punën e atyre që kanë ardhur mbas tyre. Inshalla do të fitojnë sevap për këtë punë. Unë kam parë edhe shumë hadithe tjera nga ana e Ehli Bejtit ku janë përmendur: urtësitë, këshillat, morali i bukur, devotshmëria, asketizmi, mosmashtrimi ndaj

Page 7: Dhurate mendjeve

7

kësaj bote dhe të drejtuarit kah bota e ardhshme. Por, sipas njohurisë sime, deri më sot nuk janë përmbledhur në një vend të besueshëm dhe në sasi të mjaftueshme hadithet e tilla. Për këtë arsye, mendova që do të ishte një ide e mirë nëse i përmbledh në një vend të vetëm hadithet që i përmbajnë fjalimet e gjata, testamentet, letrat e shkruara, urdhëresat dhe fjalët e shkurtra që i përmbajnë veçoritë e përmendura.

Pastaj, këtyre ua shtova edhe hadithet që i përmbajnë shënimet interesante dhe kuptimet joshëse. Qëllimi ka qenë fitimi i kënaqësisë dhe i sevapit të Allahut, edukimi i shpirtit tim përmes përmbajtjes së këtij libri dhe arritja e shpëtimit si rezultat i shpresës së fitimit të sevapit dhe i frikës prej dënimit. Inshalla, këto këshilla më paralajmërojnë në momentet e pavëmendjes dhe më bëhen shkaqet e përkujtimit. Ndoshta ndonjë besimtar i sinqertë do ta lexojë këtë libër, do të hasë në mësim që ka ditur dhe do të mësojë atë që nuk ka ditur. Në këtë mënyrë, do të bëhem ortak në sevapin e tij të mësimit dhe të veprimit. Ky libër përfshin traditën, edukatën, esencën e fesë (usuli din), pjesën praktike të fesë (furui din) dhe shpjegimin e dimensioneve të ndryshme të imanit.

Në këtë libër i kam përmbledhur hadithet e transmetuara prej çdo masumi (personi i pastër prej mëkateve) në kaptina të veçanta. Në fund të librit, ia kam bashkëngjitur katër shtesa që janë në përputhje me përmbajtjen e librit. Shtesat e këtilla, të cilat u ngjasojnë këshillave janë: Biseda e Allahut me Hz Musën (a.s.); biseda e Allahut me Hz Isën (a.s.); këshillat e Hz Isës (a.s.) dhe këshillat e Mufazzal ibn Ymerit (njërit prej sahabeve të Imam Sadikut a.s.).

Duke iu shmangur asaj që vëllimi i librit të mos duket shumë i madh, nuk i kam përmendur burimet dhe zinxhirët e transmetimit të haditheve. Përndryshe, shumicën e këtyre haditheve e kam përvetësuar me rrugën e dëgjimit . Mbasi që hadithet përmbajnë urtësinë dhe sjelljen, ato vetvetiu e vërtetojnë vetveten dhe nuk ka nevojë për zinxhirin e tyre të transmetimit...

Është vështirë përmbledhja e të gjitha haditheve që i përmbajnë veçoritë e lartpërmendura në një libër të vetëm, megjithatë, me aq sa i kam përmbledhur në këtë libër, besoj se do të mjaftojnë për një njeri që zotëron zemrën e zgjuar dhe mendjen e shëndoshë.

Atëherë, o ju ithtarët e Ehli Bejtit! Përmes mendjes së shëndoshë, që është një argument dhe një dhunti e dhënë nga e ana Allahut, mendoni në lidhje me urdhrat e Imamëve dhe vendosini në zemrat tuaja thirrjet dhe nxitjet e tyre! Mos u bëni sikur ata që i kanë dëgjuar argumentet e qarta dhe urtësitë e përkryera, që kanë kaluar

Page 8: Dhurate mendjeve

8

pranë tyre në mënyrë të papërfillshme dhe që kanë lëvizur jashtë vijës së Ehli Bejtit! Mos u bëni të tillë që i lavdërojnë ata vetëm me gjuhë përmes fjalëve magjepse, që nuk marrin mësim nga urdhrat e tyre, që nuk u japin rëndësi atyre gjërave kah të cilat nxisin ata dhe që nuk ruhen prej atyre gjërave nga të cilat largojnë ata! Të tillëve u është plotësuar argumenti dhe ata do të jenë në humnerën e përhershme. Ju, o miqtë e Ehli Bejtit, dëgjojini me veshin e zemrës urdhrat e masumëve, ndaj të cilëve Allahu ka bërë detyrim bindjen; veproni sipas tyre dhe qëndroni larg të gjitha llojeve të mospërfilljeve.

Mundohuni t'i mësoni gjërat që nuk i dini dhe të veproni sipas gjërave që i dini, në mënyrë që të përputhen fjalët dhe veprat tuaja! Shpëtimi dhe jeta e vërtetë është e mundur vetëm përmes diturive të Ehli Bejtit. Allahu ka plotësuar argumentin e Tij përmes tyre, të vërtetën e ka vënë në pah përmes pozitës së Imametit dhe nuk ka lënë vend për arsyetim.

Ata i kanë qartësuar të gjitha rrugët e nënshtrimit ndaj Allahut dhe kanë treguar për të gjitha mjetet për përvetësimin e kënaqësisë së Tij dhe të shkuarjes në xhenet. Këtë e kanë bërë haptas, fshehtas dhe përmes aluzioneve. Në anën tjetër, kanë qartësuar dhe i kanë larguar njerëzit nga veprimet që llogariten si kundërshtim ndaj Allahut dhe që shpijnë në zemërimin dhe ndëshkimin e Tij, gjë që nuk do të mund të gjejnë asnjë arsyetim (për të arsyetuar veten) para Allahut. Në këtë mënyrë, do të arrijnë lumturinë ata që arrijnë sukses në zbatimin e urdhrave të tyre dhe, do të kaplohen nga fatkeqësia ata që i kundërshtojnë urdhrat e tyre dhe u nënshtrohen të tjerëve, ngase, ata janë dorëza e sigurt dhe litari i fortë, për të cilët na ka urdhëruar Resulullahu (s.a.a.) që të mbahemi, dhe anija shpëtuese, duke na ka këshilluar që të mos qëndrojmë jashtë saj. Këta janë të ata, për të cilët Allahu na ka urdhëruar që të nënshtrohemi ndaj tyre: O ju që besuat, nënshtrojuni Allahut, respektojeni të dërguarin dhe përfaqësuesit nga ana e juaj (Nisa, 59) dhe të drejtët, që Allahu na ka urdhëruar që të jemi bashkë me ata. O ju që besuat! Ta keni parasysh Allahun dhe të jeni me ata të drejtit (Tevbe, 119).

Duhet t'u nënshtrohemi gjithë urdhrave dhe ndalesave të tyre, qofshin ato të mëdha apo të vogla, si dhe të pakta apo të shumta. Ai që u nënshtrohet urdhrave të vogla, do t'u nënshtrohet edhe urdhrave të mëdha; ai që nuk largohet prej mëkateve të vogla, do të fitojë kurajë edhe për mëkatet e mëdha. Në një hadith thuhet: Ruajuni prej mëkateve të vogla. Mëkati i vogël është ai mëkat për të cilin njeriu thotë: Sikur të mos kisha ndonjë mëkat tjetër, përveç këtij dhe, në një

Page 9: Dhurate mendjeve

9

hadith tjetër thotë: Mos e shikoni vogëlsinë e mëkatit; mendoni se kundër kujt jeni duke kryer atë mëkat. Ai është Allahu, i cili është i njoftuar për çdo gjë . Padyshim se Allahu do t i dhurojë sukses atij robi që zotëron nijetin e pastër dhe nënshtrimin e sinqertë, që e do atë çka do Ai dhe që urren atë çka urren Ai. Atij do t i ndihmojë, do t ia hapë syrin e zemrës dhe për çdo ditë do t i shtohet virtyti i tij përderisa ta arrijë përkryerjen . Veprat janë sipas nijetit.

Allahu na mundësoftë që t i punojmë veprat e sinqerta; na bëftë të qëndrueshëm në çështjen tonë të drejtë dhe na u bëftë ndihmësi ynë në këtë dhe në botën e ardhshme! Allahu na bëftë ndër ata që falënderojnë Atë, për hir të mirësive të Tij, që durojnë gjatë vështirësive dhe fatkeqësive, që kërkojnë falje kur të veprojnë keq dhe që e besojnë njësinë e Allahut dhe masumijetin (pagabueshmërinë) e Imamëve me një iman të sigurt dhe të patundshëm. Padyshim që, Ai është zotëruesi i mirësisë dhe i dhurimit.

Hasan b. Ali el-Harrani

Page 10: Dhurate mendjeve
Page 11: Dhurate mendjeve

HZ RESULULLAHU (S.A.A.)

Page 12: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

12

HADITHET E TRANSMETUARA NGA HZ RESULULLAHU (S.A.A.) PËR URTËSINË, ASKETIZMIN, KËSHILLAT DHE

TË NGJASHME

1.1 TESTAMENTI I HZ RESULULLAHUT (S.A.A.)1 KUSHTUAR HZ ALIUT

(A.S.)

O Ali, shenjat e arritjes së bindjes së sigurt (jakin) janë këto: Mos e kënaq askënd me ndonjë gjë që e zemëron Allahun, mos e lëvdo askënd për ndonjë gjë që të ka dhënë Allahu dhe mos e kritiko askënd për ndonjë gjë që nuk të ka dhënë Allahu. Sepse, furnizimi nuk mund të fitohet përmes lakmisë dhe nuk mund të parandalohet përmes kërkesës.

Allahu, sipas urtësisë dhe maturisë së Tij, si masë matjeje të rehatisë dhe të lumturisë e ka caktuar shkallën e arritjes së bindjes së sigurt dhe të kënaqësisë (ndaj paracaktimit dha përcaktimit), ndërsa si masë matjeje të brengës dhe të pikëllimit e ka caktuar dyshimin dhe pakënaqësinë.

O Ali, nuk ka varfëri më të keqe se sa padituria, pasuri më të madhe se mendja, vetmi më frikuese se egoizmi dhe ndihmesë më të

1 Salallahu alejhi ve alihi

Page 13: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

13

madhe se konsultimi. Asnjë mendje nuk është më e dobishme se sa mendja e kujdesshme. Nuk ka origjinë dhe prejardhje më të mirë se sa morali (ahlak), dhe nuk ka adhurim (ibadet) më të mirë se sa falënderimi.

O Ali, fjalën e shkatërron gënjeshtra, diturinë e shkatërron harresa, pakujdesia e shkatërron adhurimin, bujarinë e shkatërron neglizhenca, trimërinë e shkatërron zullumi, bukurinë e shkatërron egoizmi dhe prejardhjen familjare e shkatërron të lëvduarit me të.

O Ali, gjithmonë thuaje të vërtetën; mos të dalë e pavërteta asnjëherë nga goja; kurrsesi mos tento kah tradhtia; frikësohu nga Allahu sikur je duke e parë Atë; pasurinë dhe jetën flijoje për fenë tënde; përfito sjelljen e mirë dhe largohu nga sjellja e keqe.

O Ali, Allahu e do më së shumti veprën që përmban njërën prej këtyre tri kualiteteve morale: Jetësimi i asaj çka ka urdhëruar Allahu; ai që e bën këtë, ai është prej njerëzve më fetar nga mesi i popullit. Largimi prej gjërave të ndaluara (haram) nga ana e Allahut; ai që e bën këtë, ai është prej më të ruajturve të popullit. Dhe, të jesh i kënaqur me furnizimin e dhënë nga ana e Allahut; Ai që e bën këtë, ai është nga më të pasurit e popullit.

O Ali, tri gjëra janë prej moralit të lartë: Të punosh në vazhdimësinë e lidhjes me atë që e ka ndërprerë me ty; t i dhurosh atij që nuk të jep dhe të falësh atë që të bën zullum.

O Ali, tri gjëra janë shpëtuese: Përmbajtja e gjuhës, qarja për mëkatet dhe mosdalja nga shtëpia (duke pasur për qëllim largimin nga shoqërimi me njerëzit e pamoralshëm).

O Ali, këto tri kualitete morale vijnë në krye të çdo vepre: Sjellja me drejtësi ndaj njerëzve (edhe nëse është kundër interesave personale), mirëmbajtja e barazisë me vëllain tënd besimtar dhe të përmendurit e Allahut në çdo gjendje.

O Ali, tre persona janë mysafirë të Allahut: -Besimtari i cili e viziton vëllain e vet vetëm për hir të Allahut.

Njeriu i tillë është vizitori i Allahut dhe, shërbimi dhe plotësimi i dëshirës së vizitorit është një e drejtë që i takon Allahut.

-Mysafiri i Allahut është edhe ai që, pasi ta falë namazin, është i zënë me lutje, përmendje të Allahut (dhikr), lexim të Kuranit, etj. deri në namazin e ardhshëm. Edhe për personin e tillë, shërbimi dhe plotësimi i dëshirës së tij është një e drejtë që i takon Allahut.

-Dhe, personi që është në haxh dhe umre. Këta persona janë duke e vizituar Allahun dhe mikpritja për ata i takon vetë Allahut.

Page 14: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

14

O Ali, tri gjëra kanë shpërblim në këtë dhe në botën e ardhshme: Haxhi, që e mbulon varfërinë; lëmosha (sadaka), që i largon fatkeqësitë; dhe, bamirësia ndaj të afërmve, që ta zgjatë jetën.

O Ali, ai i cili nuk zotëron këto tri gjëra, nuk do t i pranohet asnjë vepër: devotshmëria, e cila e ndalon nga kryerja e mëkateve ndaj Allahut; dituria (sipas një tradite tjetër maturia), që e parandalon paditurinë e të padijshmit; dhe mendja, që siguron bashkëjetesën në shoqëri.

O Ali, tre persona janë nën hijen e Arshit, në ditën e Kiametit: Ai që dëshiron diçka për vete, të njëjtën ta dëshirojë edhe për vëllain e tij besimtar; ai që nuk do ta fillojë një punë, pa u siguruar më parë se a e pëlqen apo nuk e pëlqen atë punë Allahu; dhe, ai që nuk do ta kritikojë vëllain e tij në lidhje me ndonjë të metë, të cilën e ka edhe vetë, por të cilën nuk e ka përmirësuar ende. Nëse mundohet që së pari ta përmirësojë të metën e vet, atëherë ai do t i vërejë edhe të metat tjera që i zotëron dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë deri sa t i përmirësojë të gjitha të metat. Më vonë, do të vërejë se nuk ka kohë për t u marrë me të metat e të tjerëve.

O Ali, tri gjëra të çojnë drejt rrugës së mirësisë: Bujaria, të folurit e bukur dhe të qenët i durueshëm ndaj fatkeqësive.

O Ali, në Tora janë shënuar katër gjëra, që i bartin katër gjëra tjera: Kush e lakmon botën, zemërohet në Allahun; ai që ankohet prej një fatkeqësie të qëlluar, në të vërtetë ai ankohet prej Allahut; atij, që përulet përpara të pasurit (për shkak të pasurisë së tij), do t i zhduket dy e treta e fesë; ata që do të shkojnë në xhehenem prej kësaj bashkësie (Ummet), janë ata që i kanë nënçmuar dhe që kanë luajtur me argumentet e Allahut.

O Ali, katër gjëra sjellin katër të tjera: Ai që e arrin pushtetin e luksit, bëhet diktator; ai që nuk konsultohet, do të pendohet; si sillesh ndaj të tjerëve, ashtu do të sillen ndaj teje; varfëria është vdekja më e madhe. E pyetën: A ka të bëjë varfëria me mospasjen e parasë dhe të mallit?

- Ai u përgjigj: Jo, ka të bëjë me mospasjen e fesë . O Ali, në ditën e Kiametit do të lotojnë sytë e çdonjërit përveç

tre prej tyre: Syri që ishte i zgjuar gjatë natës në rrugën e Allahut; syri që nuk i ka shikuar gjërat e ndaluara dhe syri që ka qarë prej frikës nga Allahu.

O Ali, të lumtë për atë që fytyrën ia vështron Allahu, ndërsa ky është duke qarë për shkak të mëkateve të tija, në vetmi dhe larg prej njerëzve.

Page 15: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

15

O Ali, tri gjëra e shkatërrojnë njeriun: Nënshtrimi ndaj epsheve dhe pasioneve, koprracia dhe pëlqimi i vetvetes. Ndërsa, tri gjëra e shpëtojnë njeriun: Veprimi me drejtësi edhe në gjendjen e zemërimit; mbajtja e mesit në pasuri dhe në varfëri; dhe, të kesh frikën e Allahut sikur je duke e parë Atë, si në vetmi ashtu edhe në mesin e njerëzve. Sepse, edhe nëse nuk e sheh ti Atë, Ai të sheh ty.

O Ali, gënjeshtra lejohet në tri raste: Gjatë luftës, për të mashtruar armikun; gjatë pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy personave; dhe, dhënia fjalë gruas për blerjen e ndonjë gjësendi (duke e ditur se nuk ke mundësi për ta blerë atë gjësend).

O Ali, të folurit e drejtë nuk është e preferuar në tri raste: Duke folur fjalë të panevojshme, të treguarit një burri në lidhje me gjërat e palakmueshme për familjen e tij; dhe ta kundërshtosh ndokënd që është duke folur të pavërteta por qëllimi i të cilit janë punët e mbara të shoqërisë (këtu kemi të bëjmë me të pavërtetat që nuk i bëjnë dëm popullit, por që janë në të mirën e tyre).

O Ali, katër gjëra janë të kota: Ngrënia pas ngopjes; ndezja e qiriut nën dritën e hënës; mbjellja e farës në tokën shterpe; të bërit mirë ndokujt që nuk është i denjë për atë mirësi.

O Ali, katër persona do ta shijojnë dënimin më shpejt se të tjerët: Atij që ia bën një të mirë, ndërsa ai ta kthen me të keqen; ai që të bën ty padrejtësi, pa ia bërë ti atij më parë; ai që e prish një marrëveshje i pari, pa e prishur ti atë më parë; dhe ai që e ndërpret bamirësinë ndaj të afërmve, duke mos i ndërprerë ti ato i pari.

O Ali, është e përkryer feja e atij që i zotëron këto katër gjëra: Drejtësinë, falënderimin, turpin dhe moralin e bukur.

O Ali, të hapurit e dorës sa më pak ndaj popullit i paraprin pasurimit, ndërsa hapja e shpeshtë e dorës ndaj popullit është poshtërim. Dhe, kjo është paraprirje për në varfëri.

1.2 NJË TESTAMENT TJETËR KUSHTUAR HZ ALIUT (A.S.)

O Ali, veçoritë e besimtarit janë tri: Agjërimi, falja e namazit dhe dhënia e zeqatit. Ai që tregohet si i aftë para njerëzve, mund të njihet përmes tri veçorive: Të bën lajka para syve; të përfletë mbasi që ia kthen shpinën; dhe, kënaqet kur të qëllon ndonjë fatkeqësi. Zullumqari zotëron këto veçori: Përdor forcën ndaj atyre që i ka nën pushtet; i kundërshton ata që kanë pushtet mbi të dhe bashkëpunon me zullumqarët. Veçoritë e atij që nuk i përputhen fjalët dhe veprat (rija) janë këto: Para popullit tregohet punëtor dhe i lëvizshëm; kur është në

Page 16: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

16

vetmi përton gjithçka, dhe ka dëshirë që të lëvdohet për çdo gjë. Dyfytyrëshi (mynafiku) zotëron këto veçori: Kur të flasë, gënjen; nëse i mbështetesh, të tradhton; kur ta jep fjalën, nuk e mban. Veçoritë e dembelit janë këto: Tregohet i plogësht në përmbushjen e detyrës deri në skajshmëri; tregon plogështi deri në masën e shkaktimit të humbjes; dhe tregon plogështi deri sa të meritojë mëkatin. Për njerëzit e mendjes, arsyet për të dalë në rrugë janë këto: Plotësimi i nevojave jetësore; të drejtuarit kah punët që e sigurojnë Ahiretin dhe arritja e kënaqësive të lejuara.

O Ali, nuk ka varfëri më të madhe se padituria, pasuri më të vlefshme se mendja dhe vetmi më frikësuese se pëlqimi i vetvetes. Asnjë vepër nuk është më e mirë sesa vepra kur merren masat paraprake, asnjë devotshmëri nuk është më e mirë sesa ruajtja prej mëkateve dhe asnjë prejardhje nuk është më e mirë se morali. Gënjeshtra shkatërron të folurit, harresa shkatërron diturinë dhe mirënjohja shkatërron dhurimin.

O Ali, kur ta vëresh hënën e re, thuaj tri herë Allahu Ekber) dhe pastaj lexoje këtë: Elhamdulil-lahil-ledhi halekani ve

halekake ve kadderake menazile ve xhealeke ajeten lil alemin1

O Ali, kur të shikohesh në pasqyrë, thuaj tri herë Allahu Ekber

) dhe pastaj lexoje këtë: Allahume kema hassente halki fe hassin hulki2 ( )

O Ali, nëse përballesh me diçka që të frikëson, thuaj: Allahume bi hakki Muhammedin ve ali Muhamedin il-la ferexhte

anni 3 ( ) Hz Aliu (a.s.) na tregon: E pyeta Hz Resulullahun (s.a.a) Ja

Resulullah, në Kuran thuhet: Ademi pranoi prej Zotit të vet disa fjalë. Në bazë të tyre, Allahu ia pranoi pendimin... (Bekare, 37). Cilat janë ato fjalë që i pranoi Ademi (a.s.)?. - Hz Resulullahu (s.a.a.) u përgjigj:

O Ali, Allahu Teala e zbriti Ademin në Indi, Havën në Xhidde, gjarprin në Isfahan dhe Iblisin në Mijsan (vend afër Basrës). Në xhenet, nuk kishte gjë më të bukur se gjarpri dhe palloi. Gjarpri kishte

1 Falënderimi i takon Allahut, që të krijoi ty dhe mua, i cili për vështrimin tënd i caktoi fazat dhe të bëri shenjë të fuqisë dhe madhërisë së Tij për njerëzit

2 O Allah, ashtu si e krijove të bukur trupin tim, ashtu edhe natyrën time bëre të bukur

3 O Allah, për hir të Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, më ruaj nga kjo vështirësi

Page 17: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

17

katër këmbë sikur deveja. Iblisi hyri në barkun e gjarprit dhe e mashtroi Ademin. Si ndëshkim ndaj gjarprit, Allahu ia morri këmbët dhe i tha: Furnizimin ta caktova në Tokë dhe do të lëvizësh përmes barkut. Atij që i dhimbsesh, ndaj tij mos të ndiejë dhimbje Allahu . Mbasi që i ndihmoi Iblisit në gjetjen e pemës, palloit si dënim ia caktoi të ketë zërin dhe këmbët e shëmtuara. Ademi mbeti në Indi njëqind vjet dhe gjatë tërë kohës kokën e mbante në drejtim të qiellit duke vendosur duart në kokën e tij dhe duke qarë për shkak të gabimit të bërë. Pastaj, Allahu i dërgoi Xhebrailin, i cili i tha Ademit (a.s.): Ej Adem, Allahu të dërgon selamin dhe ta përcjellë këtë mesazh: Ej Adem, a nuk të krijova me duart e mia? A nuk të kam fryrë prej shpirtit Tim? A nuk të bënë sexhde engjëjt e Mi? A nuk të martova me Havën? A nuk ta caktova vendin në Xhenet? Atëherë, pse gjithë ky vajtim? Shqiptoji këto fjalë dhe padyshim Allahu do të pranojë pendimin tënd: Subhaneke, la ilahe ila ente, amiltu suen ve zalemtu nefsi, fetub aleje, inneke entet- tevvabur-rahim

)

(O Allah, ti je larg prej çdo të mete. Nuk ka Zot përveç Teje. Bëra një vepër të keqe, pranoje pendimin tim. Sepse, Ti je pranues i pendimit dhe mëshirues)

O Ali, nëse e vëren një gjarpër duke hyrë në shtëpinë tënde tri herë, mos e mbyt atë, përderisa e vëren se po hyn në shtëpi për herë të katërt, tek atëherë mbyte, sepse është jobesimtar. xhinët

O Ali, nëse e vëren një gjarpër gjatë rrugës, mbyte atë, sepse, unë i kam kushtëzuar xhinët që të mos shndërrohen në formën e gjarprit.

O Ali, shenjat e fatkeqësisë janë katër: Tharja e lotit, të bërit zemërgurë, dëshira e gjatë dhe dashuria ndaj botës.

O Ali, nëse të lëvdojnë në praninë tënde, thuaj: Allahume xh alni hajren mimma jezunnune vegfir li ma la jaelmune vela tuahidhni bima jekulun1 .

) O Ali, para se të hysh në marrëdhëniet seksuale me

bashkëshorten, lexoje këtë lutje: Bismilahi, Allahume xhennibnesh-Shejtane ve xhennibish-Shejtane ma rezakteni2 .

1 O Allah, më bën mua më të mirë prej asaj se si më paramendojnë ata mua, m i fal ato që nuk dinë për mua dhe mos më kërko llogari për ato që flasin për mua

2 Në emër të Allahut, O Allah, na largo neve nga shejtani dhe nga fëmija që mund të ndikojë shejtani

Page 18: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

18

) Nëse, Allahu ju cakton në atë moment një fëmijë, atëherë në asnjë kohë shejtani nuk do të mund të ketë ndikim mbi atë fëmijë.

O Ali, ushqimin filloje dhe mbaroje me kripë, sepse, kripa është mjet shërimi për shtatëdhjetë sëmundje. Më e thjeshta prej tyre është çmenduria, lebrosa dhe sëmundja e njollave (allaxha)

O Ali, lyeje trupin tënd me vaj të ullirit, sepse, shejtani nuk i afrohet 40 net atij që është i lyer me vajin e ullirit.

O Ali, mos u gjind në marrëdhënie seksuale në fillim dhe në netët e mesme të muajit. A nuk po e vëren se, në përgjithësi, sëmundja e epilepsisë shfaqet gjatë këtyre ditëve?

O Ali, kur të lindë fëmija, lexoje ezanin në veshin e djathtë, dhe ikametin në veshin e majtë. Në këtë mënyrë nuk do të mund të ndikojë asnjëherë shejtani mbi të.

O Ali, a dëshiron që të të njoftoj për më të keqin nga njerëzit? -Po, ja Resulullah -i thashë. Më i keqi i popullit është ai që nuk i fal

gabimet e asnjërit. A dëshiron që të të njoftoj për edhe më të keqin se ai. Po, ja Resulullah . Më i keqi se ai, është ai prej të cilit nuk mund të mbrohesh prej sherrit të tij dhe nuk mund të shpresosh për të mbarën e tij.

1.3 NJË TESTAMENT TJETËR KUSHTUAR HZ ALIUT (A.S.)

O Ali, ruaju nga hyrja në hamam (banjë publike) pa peshqir, sepse, është i mallkuar ai që hyn në hamam pa peshqir, si edhe ai që e vështron atë.

O Ali, mos vendos unazë në gishtin tregues dhe të mesëm, sepse kështu vepronte populli i Lutit. Gishtin e vogël mos e lë pa unazë.

Ja Ali, Allahu e pëlqen robin i cili i lutet në këtë mënyrë: O Allah, m i fal mëkatet, sepse askush tjetër përveç Teje nuk mund t i falë ato . Atëherë, Allahu u thotë engjëjve: O engjëjt e mi! - Ky rob po pranon se askush përveç Meje nuk mund t i falë mëkatet e tija. Bëhuni dëshmitarë se unë ia fala mëkatet .

O Ali, ruaju nga të folurit e gënjeshtrës, sepse, gënjeshtra ia nxin fytyrën e njeriut dhe ai person regjistrohet tek Allahu si kezzab (ai që flet shumë gënjeshtra). Të folurit e së vërtetës ia zbardh fytyrën njeriut dhe personi i tillë tek Allahu regjistrohet si sadik (ai që flet

Page 19: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

19

drejt). E drejta është burimi i bereqetit, ndërsa gënjeshtra është burimi i fatkeqësive.

O Ali, ruaju nga gijbeti (të folurit mbrapa shpine) dhe nga bartja e fjalëve, sepse, gijbeti e shkatërron sevapin e agjërimit, ndërsa bartja e fjalëve bëhet shkaktare e dënimit në varr.

O Ali, mos u beto në Allahun pa qenë i detyruar për këtë, qoftë e vërtetë apo gënjeshtër. Mos e vendos Allahun si shkak të betimit tënd, sepse, Allahut nuk i dhimbset dhe nuk kujdeset fare për atë që betohet rrejshëm.

O Ali, mos u mërzit për furnizimin e ditës së nesërme, sepse, furnizimi ditor vjen vetvetiu.

O Ali, mos e mbaj inatin, sepse, inatit i paraprin padituria dhe fundi i tij është pendimi.

O Ali, përdore misvakun (një lloj bari që përdoret për pastrimin e dhëmbëve), sepse, misvaku ta pastron gojën dhe bëhet shkas për kënaqësinë e Allahut ndaj teje dhe shkëlqesisë së syrit. Nëse i pastron dhëmbët me furçë (brushë) , do të përfitosh simpatinë e engjëjve. Engjëjt bëhen të parehatshëm nga era e gojës së atij që nuk i pastron dhëmbët pas buke me furçë.

O Ali, mos u nervozo! Nëse nervozohesh, ulu dhe mendo për butësinë dhe fuqinë e Allahut ndaj robërve të tij. Dhe, kur të të thuhet ty: Frikohu nga Allahu , largoje zemërimin tënd dhe kthehu kah butësia dhe durimi yt.

O Ali, kur të harxhon diçka nga malli yt për të tjerët, harxhoje atë me qëllim të përfitimit të kënaqësisë së Allahut. Në këtë mënyrë do ta gjesh atë të grumbulluar tek Allahu.

O Ali, sillu mirë me familjen, fqinjin dhe të afërmit e tu, në mënyrë që ta arrish shkallën e lartë tek Allahu.

O Ali, diçka që nuk dëshiron për vete, mos e dëshiro as për tjetrin. Atë çka e pëlqen ti, kërkoje edhe për vëllanë tënd. Nëse vepron në këtë mënyrë, do të bëhesh i drejtë në gjykimet e tua dhe do të jesh në anën e drejtësisë. Do të jesh i pëlqyer prej banorëve të sipërfaqes së Tokës dhe të qiejve. Mundohu që gjithmonë ta kesh ndërmend këtë testament, inshallah!

1.4 DISA FJALË TË URTA

Tani do të përmendim disa pjesë të një hadithi të gjatë, ku përmendet një prift i krishterë që i parashtron shumë pyetje Hz Resulullahut (s.a.a.) në lidhje me fenë Islame dhe në fund bëhet

Page 20: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

20

Mysliman. Ky prift quhej Shem un ibn Lavi dhe ishte pasardhës i një havariuni të Hz Isës (a.s.) me emrin Jahuda, i cili ishte mjaft i njohur në kohën e Hz Resulullahut (s.a.a.).

Shem uni e pyet Hz Resulullahun (s.a.a): Më jep njohuri në lidhje me mendjen. Çka është mendja? Çfarë është ajo? Cilat janë produktet e mendjes? Më shpjegoni të gjitha detajet në lidhje me këtë? Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj: Mendja është pranga e paditurisë. Nefsi (egoja) i përngjan shtazës më të keqe; nëse nuk prangoset, ai do të lazdrohet. Allahu e krijoi mendjen dhe i urdhëroi atij Afrohu , dhe ai u afrua. Pastaj i tha: Kthehu dhe ai u kthye. Më pastaj, Allahu Teala urdhëroi në këtë mënyrë: Betohem në madhërinë dhe lartësinë Time, nuk kam krijuar asgjë më të dëgjueshëm as më të mrekullueshëm se ti; me ty do ta fillojë krijimin dhe me ty do ta përtërijë atë. Shpërblimi do të jetë për ty dhe dënimi do të jetë për ty (Sepse, ai që nuk ka mend nuk do të japë llogari para Allahut).

Pastaj, vazhdoi me ndërlidhjet në këtë mënyrë: Prej mendjes, rrjedh pjekuria, prej pjekurisë, dituria, prej diturisë, maturia, prej maturisë, ndershmëria, prej ndershmërisë, të ruajturit e vetes, prej të ruajturit të vetes, turpi, prej turpit, serioziteti, prej seriozitetit, rrjedh vazhdimësia e punëve të mbara, prej vazhdimësisë së punëve të mbara, rrjedh urrejtja për të këqijat dhe prej urrejtjes për të këqijat, u nda bindja ndaj atij që këshillon. Këto janë dhjetë produktet e së mbarës që rrjedhin nga mendja. Çdonjëra prej tyre ndahet në dhjetë nënprodukte tjera.

-Produktet e pjekurisë janë: Sjellja e mirë, shoqërimi me njerëzit e mirë, largimi nga poshtërimi, largimi nga sjelljet e ulëta, dëshira e madhe për mirësi, afrimi te shkallët e larta, falja e të tjerëve, të jetuarit mirë, dhënia e dhuratave dhe mosshqiptimi i fjalëve të kota.

-Produktet e diturisë janë: Pasuria krahas varfërisë (ta shohësh vetveten të pasur nëpërmes diturisë); bujaria (xhymert), krahas koprracisë (njeriu mund të jetë koprrac nga vetvetja, por nëpërmes diturisë bëhet bujar); të qenët madhështor, krahas thjeshtësisë; të qenët i shëndoshë, krahas sëmundjes (edhe nëse trupin e ka të sëmurë, moralin e ka në vend); të qenët afër, krahas largësisë; të qenët i turpshëm, krahas insistimit dhe inatit; lartësimi krahas përbuzjes; ndershmëria krahas përuljes; të fituarit e urtësisë, respektit dhe pozitës. Këto janë gjërat që mund të përfitohen përmes diturisë së mendjes. Atëherë, lum për atë që mund të bëhet dijetar dhe i mençur.

Page 21: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

21

-Produktet e maturisë janë: E vërteta, udhëzimi në rrugën e drejtë, bamirësia, devotshmëria, arritja e suksesit, përmbajtja e vetes, të qenët ekonomik në jetë, shpërblimi, fisnikëria dhe njohuria për fenë e Allahut. Këto janë gjërat që përvetësohen përmes pjekurisë. Atëherë, i lumtë atij që është i qëndrueshëm në këtë rrugë.

-Produktet e ndershmërisë janë: Pajtimi me fatin, modestia, përfitimi nga të mirat, qetësia e brendshme, interesimi për gjendjen e atyre që janë nën kujdesin tënd, natyra e turpshme, përmendja (të qenët i vëmendshëm), përkujtimi, dhënia e dhuratave dhe të qenët xhymert. Këto janë gjërat që i përfiton zotëruesi i mendjes përmes ndershmërisë dhe të të treguarit të kënaqësisë për furnizimin e dhënë nga ana e Allahut.

-Produktet e ruajtjes së vetes janë: Qetësimi (rehatia), përulja, asketizmi, pendimi, mirëkuptimi, edukata, dhurimi, fitimi i simpatisë, kryerja e punëve të mbara dhe largimi nga të këqijat. Këto i përfiton zotëruesi i mendjes nëse ruhet prej mëkateve. Atëherë, lum për ata që ruhen.

-Produktet turpit janë: Natyra e butë, ndjeshmëria, të ruajturit nga Allahu, haptas dhe fshehtas, korrektësia, ruajtja nga të këqijat, fytyra e buzëqeshur, bujaria, suksesi dhe përmendja për të mirë në mesin e popullit. Këto janë përfitimet e zotëruesit të mendjes përmes turpit. Lum ai që pranon këshillat e Allahut dhe që frikohet prej zbulimit të tij nga ana e Allahut.

-Produktet e seriozitetit janë: Dashamirësia, marrja e masave paraprake, zbatimi i amanetit, largimi nga tradhtia, të folurit e drejtë, të qenët i ndershëm (ruajtja nga prostitucioni), mirëmbajtja e mallit (duke e mbrojtur dhe duke e harxhuar me vend), parapërgatitja kundrejt armikut, shmangia nga e keqja dhe largimi nga pakujdesia. Këto janë përfitimet e zotëruesit të mendjes nga serioziteti. Lum ai që është serioz dhe që nuk është xhahil dhe mendjelehtë, i cili i fal të tjerët dhe që shtiret gjoja se nuk i vëren gabimet (të metat) e të tjerëve.

-Produktet e vazhdimësisë së punëve të mbara: Braktisja e punëve të liga dhe të shëmtuara, largimi nga pamendja, shmangia nga mëkatet, arritja e bindjes së sigurt, dashuria ndaj shpëtimit, bindja ndaj

Page 22: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

22

Të Mëshirshmit, të treguarit respekt ndaj argumentit dhe faktit, ruajtja nga shejtani, nënshtrimi ndaj drejtësisë dhe të folurit e së vërtetës. Këto janë përfundimet e zotëruesve të mendjes që u përmbahen vazhdimësisë së punëve të mbara. Lum për atë që nuk e harron të ardhmen dhe ditën e ringjalljes, dhe që merr mësim prej kalueshmërisë së kësaj bote.

-Produktet e urrejtjes së të këqijave janë: Serioziteti, durimi, suksesi, të qenët në rrugën e drejtë dhe të qartë, vazhdimësia e rrugës së drejtë, mbështetja dhe respekti ndaj Allahut, pastërtia e brendshme, largimi nga punët e kota dhe ruajtja e punëve të dobishme. Këto janë përfitimet e atyre që nuk e donë sherrin. Lum për ata që e çojnë në vend hakun e Allahut dhe për ata që lidhen për litarët e sigurt të Allahut.

-Produktet e bindjes ndaj atij që këshillon janë: Shtimi i diturisë, pjekuria e mendimit, fitimi i rezultateve pozitive, të qenët larg prej kritikave, pranimi i së vërtetës, miqësia, hapja e brendësisë, të qenët i mëshirshëm, tejkalimi i të tjerëve në punët e mbara dhe të qenët i fuqishëm në bindjen ndaj Allahut. Lum për atë që është i shpëtuar prej arenës së pasioneve dhe epsheve. Të gjitha këto kualitete morale, burojnë prej mendjes.

Më pastaj, Shem uni e pyet Hz Resulullahun (s.a.a.): Cilat janë shenjat me të cilat dallohet xhahili (i padijshmi) ? - Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj: Nëse bëhesh i afërt me xhahilin, do të ballafaqohesh me vështirësi; nëse rri larg prej tij, të mallkon; nëse të jep diçka, kërkon kundërshpërblim; nëse ia jep diçka, nuk do të fitosh mirënjohjen e tij; nëse ia tregon sekretin, të tradhton; nëse ta tregon sekretin, atëherë të akuzon për përhapjen e tij; nëse bëhet i pasur, lazdrohet dhe bëhet zemërgurë; nëse varfërohet, i refuzon begatitë e Allahut dhe nuk ruhet prej mëkateve; nëse gëzohet, e kalon kufirin dhe bëhet i papërmbajtur; nëse pikëllohet, e humb shpresën; kur të qeshë, qesh me zë; kur të qanë, lëshon piskamë (klithje) dhe i fyen të mirët; nuk ka dashuri ndaj Allahut, nuk lodhet për hakun e Tij, nuk turpërohet prej Allahut dhe nuk e përmend Atë fare; nëse ia ofron ndonjë kënaqësi, të lëvdon dhe flet për ty me fjalë të bukura e të stërmadhuara; nëse hidhërohet ndaj teje, i ndërpret lëvdatat dhe flet fjalë të këqija dhe të stërmadhuara. Kjo është gjendja e xhahilit .

Page 23: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

23

Pastaj, Shem uni e pyeti për shenjat e Islamit. Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj: Shenjat e Islamit janë: Besimi (iman), dituria (ilm) dhe vepra (amel) . Pastaj e pyeti: Cilat janë shenjat e besimit, diturisë dhe veprës?

- Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj:

Shenjat e imanit janë katër: Pranimi i njësisë së Allahut; besimi në Allahun; besimi në librat e Tij dhe, besimi në të dërguarit e Tij.

Shenjat e diturisë janë katër: Njohja e Allahut; njohja e të afërmve të Tij; dijenia për urdhëresat e Allahut dhe pakujdesia gjatë zbatimit të urdhëresave të Allahut.

Shenjat e veprës janë katër: Namazi; agjërimi; zeqati (lëmosha obliguese) dhe sinqeriteti .

Pastaj, Shem uni e pyet për shenjat e njeriut të drejtë, njeriut besimtar, atij që duron, atij që pendohet, atij që falënderon, atij që turpërohet, robit të sinqertë, atij që ia do të mirën tjetrit, njeriut me bindje të sigurt, njeriut të çiltër, asketit (që përmbahet nga kjo botë), të mirit, të devotshmit, njeriut mutekel-lif (që me çdo kusht mundohet të tregojë veten të aftë), mizorit, atij që tregohet para të tjerëve, dyfytyrëshit, atij që xhelozon, atij që harxhon pa masë, të pavëmendshmit, tradhtarit (që nuk e mban fjalën e dhënë), dembelit, gënjeshtarit dhe ngatërrestarit.

-Njeriu i drejtë i ka këto katër shenja: Flet drejt; pranon sihariqin dhe frikësuesin e Allahut; mbetet besnik fjalës së dhënë; dhe largohet prej tradhtisë.

-Shenjat e besimtarit janë: Mirëkuptimi dhe keqardhja ndaj të tjerëve dhe të qenët i turpshëm.

-Shenjat e atij që duron janë katër: Duron ndaj vështirësive; është i vendosur në punët e mira; zotëron modestinë dhe pjekurinë.

-Shenjat e atij që pendohet janë katër: Vepron vetëm me qëllim të fitimit të kënaqësisë së Allahut; nuk paragjykon; e përqafon të vërtetën dhe tregon interesim të madh për punët e mbara.

-Shenjat e atij që falënderon janë katër: Falënderon për dhuntitë e Allahut; tregohet i durueshëm ndaj fatkeqësisë; është i kënaqur me fatin e tij dhe nuk e falënderon askënd tjetër përveç Allahut.

Page 24: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

24

-Shenjat e atij që turpërohet janë katër: Është i vetëdijshëm për Allahun në çdo vend të hapur dhe të fshehtë; kryen punë të mbara; mendon për kiametin dhe i bën lutje Allahut.

-Shenjat e robit të sinqertë janë katër: Pastron zemrën e tij; korrigjon veprën e vet; drejton dhe rregullon fitimin dhe të gjitha punët tjera sipas rregullave Islame.

-Shenjat e atij që ia do të mirën tjetrit janë katër: Gjykon në bazë të drejtësisë; flet të vërtetën edhe nëse nuk është në favor të tij; atë çka kërkon për vete, kërkon edhe për të tjerët dhe, askujt nuk i bën të padrejtë.

-Shenjat e atij që ka arritur bindjen e sigurt janë gjashtë: Beson në ekzistimin e Allahut në mënyrë të sigurt; është i sigurt se vdekja është hak dhe në këtë drejtim është i vëmendshëm; është i sigurt se do të ndodhë Dita e Kiametit dhe frikohet që atë ditë të mos turpërohet; është i sigurt se ekziston xheneti dhe e përmallon atë; është i sigurt se ekziston xhehenemi dhe përpiqet në mënyrë të qartë për t i ikur atij dhe, është i sigurt se do të bëhet llogaritja e veprave dhe për këtë arsye çdo ditë kërkon llogari prej epshit të vet.

-Shenjat e njeriut të çiltër janë katër: Zemrën e mban të pastër (prej të shoqëruarit ortak Allahut, pabesimit, urrejtja, etj); organet i mban të sigurta (prej të bërit mëkat, torturimit, etj); u bën mirë të tjerëve dhe largohet prej veprave të këqija.

-Shenjat e asketit janë dhjetë: Nuk tregon simpati ndaj gjërave të ndaluara; e mban nën kontroll epshin e tij; i zbaton urdhrat e Allahut; nëse është skllav, është i dëgjueshëm; nëse është zotërues, udhëheq drejtë; nuk është fanatik as nuk ka zili; ia kthen me të mirë atij që i bën keq; ia kthen me të mbarë atij që i bën dëm; e fal atë që i bën padrejtësi dhe, përulet para drejtësisë së Allahut.

-Shenjat e njeriut të mirë janë dhjetë: Dashuron për hir të Allahut; urren për hir të Allahut; bëhet shok me ndokënd për hir të Allahut; largohet nga ndonjëri për hir të Allahut; nervozohet për hir të Allahut; gëzohet për hir të Allahut; punon për Allahun; dëshiron Allahun; të gjitha veprat i përcjell me modesti, me pastërti të brendshme, me turp dhe me frikë nga Allahu dhe dhuron në emër të Allahut.

-Shenjat e të devotshmit janë gjashtë: Frikohet prej Allahut; druhet nga llogaria e Allahut; tërë natën deri në mëngjes shtiret sikur është duke e parë Allahun; nuk i jep rëndësi kësaj bote dhe, për shkak të moralit të bukur që zotëron nuk e vlerëson asgjë si të madhe në këtë botë.

Page 25: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

25

-Shenjat mutekel-lifit janë katër: Debaton për gjërat e padobishme; garon me njerëzit që janë më të lartë se ai; zgjat dorën tek ato gjëra që nuk mund t i arrijë dhe, harxhon veten në ato gjëra që nuk do ta shpëtojnë atë.

-Shenjat e mizorit janë katër: I bën të padrejtë atij që është në nivelin më të lartë se ai duke i shfaqur mosbindje; i robëron me dhunë ata që janë nën nivelin e tij; bëhet armik i së vërtetës dhe, bën padrejtësi haptas.

-Shenjat e atij që tregohet janë katër: Kur është dikush afër tij, mundohet të tregohet kinse është i interesuar për rrugën e Allahut; kur të mbetet vetëm, bëhet përtac; ka dëshirë që të lëvdohet për çdo punë që kryen dhe, mundohet që ta afirmojë emrin e vet.

-Shenjat e dyfytyrëshit janë katër: Të brendshmen e ka të prishtë; janë në kundërshtim gjuha dhe zemra e tij, fjala me veprën e tij dhe, e brendshmja dhe e jashtmja e tij. Mjerë për hallin i dyfytyrëshit që do të digjet në zjarrin e xhehenemit.

-Shenjat e atij që xhelozon janë katër: Përgojimi; lajka dhe të kritikuarit e atyre që kaplohen nga vështirësitë (e katërta nuk është regjistruar).

-Shenjat e atij që harxhon pa masë janë katër: Mburrja me të gabuarën (paragjykimet); dhënia veresie e mallit që nuk është pronar i tij; mosinteresimi për punët e mbara dhe të kritikuarit e njerëzve që nuk ka ndonjë dobi për vete prej tyre.

-Shenjat e të pavëmendshmit janë katër: Syrin e zemrës e ka të verbër; gjithmonë është në mes të gabimit; zbavitja dhe harresa.

-Shenjat e dembelit janë katër: Tregohet i plogësht deri te kufiri i të gabuarit; bën gabime deri tek arritja e shkallës së dështimit të punëve; i dëmton punët deri në atë masë sa që bëhet i padurueshëm dhe tregohet i painteresuar deri sa të zvarritet në mëkate.

-Shenjat e gënjeshtarit janë katër: Kur flet, nuk e flet të vërtetën; kur e pyet për ndonjë gjë që ka thënë vetë, nuk e pranon si të vetën atë fjalë; luan me fjalët dhe bën shpifje.

-Shenjat e ngatërrestarit janë katër: Është i dhënë pas zbavitjes së ndaluar; merret me gjëra të kota; ushqen armiqësi dhe bën shpifje.

-Shenjat e tradhtarit janë katër: Revoltohet ndaj Allahut; i mundon fqinjët; i merr në inat të afërmit dhe, shoqërohet me të lazdruarit.

Page 26: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

26

Pas këtyre fjalëve, Shem uni i thotë: Më ke shëruar me këto fjalë, më shpëtove prej verbërisë dhe tani m'u hapën sytë. Më trego tani për rrugën e drejtë . Atëherë Hz Resulullahu (s.a.a.) u përgjigj:

Ej Shem un, patjetër që ekzistojnë armiqtë prej mesit të xhinëve dhe njerëzve, që të përcjellin dhe të luftojnë, për të marrë fenë prej dorës tënde. Prej mesit të njerëzve janë ata: që nuk kanë hise në Ahiret; që nuk tregojnë interesim për atë që ekziston tek Allahu; që të gjitha përpjekjet i drejtojnë kah turpërimi i njerëzve (për shkak të veprave të tyre të kryera); që vetveten nuk e kritikojnë asnjëherë dhe, që asnjëherë nuk distancohen prej veprave të tyre. Nëse të shohin ty si rob të sinqertë, atëherë të thonë se po tregohesh; nëse të shohin si të pabindur, atëherë të thonë: S'ka hair prej tij . Armiqtë prej mesit të xhinëve janë shejtani dhe ushtria e tij. Nëse të vdes djali, ata do të afrohen me qëllim të largimit të durimit prej teje duke të thënë: Të ka vdekur djali , ndërsa ti duhet t u përgjigjesh: Të gjallët janë krijuar për të vdekur; djali im, që është një pjesë e trupit tim, po shkon në xhenet; kjo është ajo që më gëzon mua . Nëse të afrohen dhe të thonë:

Të shkoi pasuria prej dorës , ti thuaju atyre: Falënderimi qoftë për Allahun, Ai ma dha dhe Ai ma mori; tani më nuk kam obligim të pagimit të zeqatit . Nëse të afrohen dhe të thonë: Njerëzit të bëjnë padrejtësi, ndërsa ti nuk reagon fare , ti thuaj: (Në ditën e kiametit) Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve të padrejta dhe kundër atyre që pa kurrfarë arsye bëjnë çrregullime në tokë (Shura, 42), por për të mirët nuk ka rrugë qortimi (Tevbe, 91). Nëse të afrohen dhe mundohen që të anojnë kah egoizmi, duke të provokuar: Sa shumë vepra të mira ke bërë , atëherë përgjigju: Veprat e këqija janë më të shumta se ato të mirat ; nëse të thonë: Sa shumë namaz je duke falur , përgjigju: Neglizhencën e kam më të madhe se namazin . Nëse të thonë: Sa shume je duke i falur njerëzit , përgjigju: Më shumë jam duke pranuar falje se sa që jam duke dhënë . Nëse të thonë: Sa shumë janë ata që të bëjnë të padrejtë , përgjigju: Më të shumtë janë ata ndaj të cilëve u bëj padrejtësi . Nëse të thonë: Sa shumë po gjendesh në punë të mira , përgjigju: Kam bërë shumë mëkate . Nëse të afrohen dhe të thonë: Pije venën , përgjigju: Unë nuk kryej mëkate . Nëse të pyesin: A

nuk e parapëlqen botën? , përgjigju: Jo, nuk e dua atë, unë nuk jam i mashtruar, tjetërkush është i mashtruar prej saj .

Ej Shem un, bashkohu me të mirët, bëhu pasues i pejgambereve si Jakubi, Jusufi dhe Daudi. Kur e krijoi Allahu shtresën më të ultë të krijesave, këta u treguan krenarë duke thënë: Kush mund

Page 27: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

27

të dalë fitues ndaj nesh? Atëherë, Allahu e krijoi Tokën dhe e shpërndau këtë shtresë të ulët të krijesave nëpër sipërfaqen e Tokës, dhe këta u dorëzuan. Pastaj, Toka e ndjeu veten krenare për këtë dhe tha: Kush mund të dalë fitues ndaj meje? Atëherë, Allahu i krijoi malet dhe i nguli nëpër sipërfaqen e Tokës, në mënyrë që të mos dridhet Toka. Pas kësaj, Toka u qetësua. Pastaj, malet e ngrenë kokën përpjetë dhe pyetën: Kush mund të dalë fitues ndaj meje? Si përgjigje ndaj kësaj, Allahu krijoi hekurin dhe malet u dorëzuan. Pastaj, hekuri filloi të krenohet krahas maleve dhe pyeti: Kush mund të dalë fitues ndaj meje? Atëherë, Allahu e krijoi zjarrin, i cili shkriu hekurin dhe u krenua: Kush mund të dalë fitues ndaj meje? Allahu krijoi ujin, i cili e shoi zjarrin dhe u krenua: Kush mund të dalë fitues ndaj meje?

Allahu krijoi erën dhe e mposhti ujin duke i shpërndarë dallgët e ujit dhe duke e penguar që të lëvizë. Pas kësaj edhe uji u dorëzua.

Pas kësaj, era filloi të krenohet dhe filloi të fryjë me shpejtësi të madhe, duke thënë: Kush mund të dalë fitues ndaj meje? Për ta mposhtur erën, Allahu krijoi njeriun, i cili do të ndërtojë ndërtesa ku nuk do të mund të depërtojë era dhe ku njeriu do të jetë i sigurt. Në këtë mënyrë njeriu doli fitues ndaj erës, kështu që, edhe njeriu tregoi krenari dhe tha: Kush mund të dalë fitues ndaj mej?

Atëherë Allahu krijoi vdekjen. Vdekje e mposhti njeriun dhe pastaj filloi të krenohet vetvetiu. Mirëpo, Allahu i tha: Mos u kreno, sepse ti nuk do të kesh pushtet ndaj banuesit të xhenetit dhe të xhehenemit . Pas kësaj, vdekja u frikua dhe nuk u krenua më. Më pastaj, Hz Resulullahu (s.a.a) vazhdoi: Pjekuria është fitues ndaj zemërimit, mëshira ndaj tërbimit dhe sadakaja ndaj mëkatit .

1.5 KËSHILLAT DHËNË MUAZ B. XHEBELIT ME RASTIN E

EMËRIMIT TË TIJ SI VALI TË JEMENIT

Ej Muaz, mësojua atyre librin e Allahut. Edukoji ata me një moral të bukur. Me njerëzit e mirë dhe të këqij, sillu sipas asaj siç e meritojnë (mos u sill njëjtë me të dytë). Zbatoji urdhrat e Allahut në mesin e tyre. Mos ngurro prej asnjërit, kur është në pyetje urdhri dhe malli i Allahut (vepro sipas ligjeve të Allahut pa bërë lëshime), sepse, nuk të takon ty as udhëheqja, as malli.

Amanetet e tyre, qofshin pak apo shumë, ktheja atij që i takojnë. Sillu në mënyrë të butë dhe falja gabimet; por jo edhe ato gabime që të çojnë në largimin prej të vërtetës, sepse, ai që thotë se u

Page 28: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

28

largova prej së vërtetës, ai është xhahil. Atyre me të cilët bashkëpunon, tregojua justifikimin tënd për çdo çështje që frikohesh se mund të kritikohesh dhe të fajësohesh. Përveç atyre që pranon Islami, të gjitha adetet dhe zakonet tjera të kohës së para Islamit shpalli të pavlefshme.

Shpjego dhe interpreto çdo gjë që ka të bëjë me Islamin, qoftë ajo e një rëndësie të madhe apo të vogël; rëndësinë më të madhe kushtoja namazit, sepse, namazi është elita e Islamit, mbasi që të pranohet feja. Përkujtojua njerëzve Allahun dhe Ditën e Kiametit. Këshillohu dhe konsultohu me ata, sepse, këshilla i nxit ata për kryerjen e veprave me të cilat është i kënaqur Allahu.

Shpërndaji mësuesit e fesë në të gjitha anët e vendit, në mënyrë që t i mësojnë njerëzit për Islamin. Bëri shërbim Atij, të cilit do t i kthehesh dhe mos ki frikë nga kritika në rrugën e Allahut. Të këshilloj që të frikohesh nga Allahu, të flasësh të vërtetën, të mbetesh besnik ndaj marrëveshjes, amanetin t'ia kthesh pronarit, të largohesh nga pabesia, të flasësh butë me njerëzit, të mos ngurrosh për dhënien e selamit, ta ruash hakun e fqinjit, të sillesh mëshirshëm me jetimët, të sillesh mirë, të mos u dorëzohesh dëshirave të gjata, të dashurosh ahiretin, të mbash brengën e dhënies së llogarisë për veprat e tua, të përqafosh imanin, të bëhesh zotëruesi i diturisë së thellë të Kuranit, të bëhesh fitues ndaj zemërimit dhe të parapëlqesh modestinë.

Ruaju nga mallkimi ndaj myslimanëve, nënshtrimit ndaj mëkateve, të revoltuarit ndaj Imamit të drejtë dhe nga pranimi i fjalëve të atij që e flet të pavërtetën.

Pranë çdo guri dhe çdo lisi (kudo që të jesh), përkujtoje Zotin tënd. Pendohu për çdo mëkat, veçmas: Për mëkatin e kryer haptas, pendohu haptas; për mëkatin e kryer fshehtas, pendohu fshehtas.

Ej Muaz, sikur të mos kisha ditur se nuk do të takohemi deri në Ditën e Kiametit, nuk do ta kisha zgjatur kaq shumë fjalën dhe nuk do të kisha këshilluar kaq shumë.

Ej Muaz, dije që më i dashuri prej mesit tuaj është ai me të cilin do të takohem në Ditën e Kiametit, mbasi që jemi ndarë dhe nuk jemi takuar më në këtë botë, por duke i mbetur besnik rrugës së drejtë.

1.6 DISA FJALË TJERA TË URTA

S'ka dyshim se, çdo gjë e ka nderin e vet; nderi i kuvendeve është të drejtuarit kah kibla. Ai që dëshiron të bëhet më i vlefshmi në popull, le të frikohet prej Allahut. Nëse dëshiron të bëhet më i

Page 29: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

29

fuqishmi në popull, le të mbështetet në Allahun. Dhe, nëse dëshiron të bëhet më i pasuri në popull, atëherë le të mbështetet më shumë në atë çka është tek Allahu sesa në dorën e tij.

Pastaj vazhdoi në këtë mënyrë: A dëshironi të dini cili është më i ligu i popullit?

- Pasi që u përgjigjën Po, ja Resulullah ,

vazhdoi: Më i ligu në popull është ai i cili e kalon natë vetëm, që e shmang ndihmën e tij ndaj popullit dhe që e rrah me kamxhik robin e vet . A dëshironi të dini cili është më i ligu se ky person?

- Kur i thanë Po, ja Resulullah , Resulullahu (s.a.a.) vazhdoi: Ai i cili nuk i fal gabimet e të tjerëve dhe i cili nuk pranon kërkimin e faljes . A dëshironi të dini edhe për më të ligun se ai?

- Po, ja Resulullah . Ai, nga i cili nuk mund të shpresohet për ndonjë të mbarë prej tij dhe

prej të cilit nuk mund të mbrohet prej sherrit të tij . A dëshironi të dini për më të ligun se ai?

- Po, ja Resulullah . Ai që nuk e do popullin dhe populli nuk e do atë .

Hz Isa (a.s.) duke biseduar me bijtë e Israilit, në mes tjerash tha:

Ej bijtë e Israilit, mos flisni fjalë të urta përpara të padijshmëve, sepse, do t i bëni padrejtësi urtësisë. Dhe, mos e fshihni urtësinë prej të urtëve, sepse, do të bëni padrejtësi ndaj zotëruesve të urtësisë. Mos i jepni përparësi të padrejtëve, sepse nëse e bëni këtë nuk do të keni më epërsi ndaj tyre.

O bijtë e Israilit, janë tri lloje të punëve: Të drejta që vërehen qartë

përmbaju këtyre; të padrejta që vërehen qartë

largohu prej këtyre dhe, vërtetësia e të cilëve është e dyshimtë

këtë lërjani Allahut.

O ju njerëz, shenjat e rrugës së lumturisë janë të qarta, mos u largohuni prej tyre. Ju keni një vend ku do të përfundoni, mundohuni që të arrini atje. Besimtari gjithmonë jeton në mes dy frikësh: Çka do të vendosë Allahu për të kaluarën e tij dhe si do të caktohet e ardhmja; për të dyja nuk ka kurrfarë njohurie. Nëse është kështu, atëherë besimtari duhet të shkëpusë diçka prej vetes për veten e tij dhe prej kësaj bote për ahiretin e tij. Të përfitojë prej rinisë para pleqërisë dhe prej jetës para vdekjes. Betohem në zotëruesin e shpirtit tim se nuk ka më kthim mbas vdekjes; vendqëndrimi mbas dynjasë do të jetë xheneti ose xhehenemi .

Page 30: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

30

1.7 FJALËT QË KANË TË BËJNË ME DITURINË, MENDJEN DHE

PAVËMENDJEN

Përfitoni diturinë, sepse të mësuarit e diturisë është një vepër që ka shpërblim dhe leximi i saj është përkujtim për Allahun. Kërkimi i diturisë është xhihad, të mësuarit e atij që nuk ka dituri, është sadaka dhe dorëzimi i diturisë atij që është i denjë për të, do të thotë të afruarit ndaj Allahut. Sepse, dituria është rruga e njohjes së hallallit dhe haramit; kërkuesin e tij e shpie në drejtim të rrugëve të xhenetit; është shok në vetmi dhe mik në kurbet; udhërrëfyes në vështirësi; armë kundër armiqve dhe stoli në sytë e miqve. Allahu e lartëson diturinë dhe disa njerëz të zgjedhur; këta njerëz i cakton si liderë që duhet të pasohen në punët e mbara; ata janë liderë të tillë, që engjëjt dëshirojnë të bëhen miq me ata. Dituria është jetë dhe gjallëri për zemra, është një nur (dritë e pastër) që e parandalon verbërinë e syve dhe një forcë që e parandalon dobësinë e trupit. Zotëruesit të diturisë, Allahu Teala ia cakton vendin në rendin e të afërmve të tij dhe ia mundëson që të bashkëjetojë me të mirët në këtë dhe në botën e ardhshme. Me dituri i bëhet ibadet (adhurim) dhe nënshtrim Allahut. Me dituri njihet Allahu dhe besohet në njësinë e Tij. Me dituri mbahen lidhjet familjare, dallohet hallalli nga harami dhe dituria i paraprin mendjes.

Allahu Teala, ua frymëzon diturinë njerëzve fatlumë dhe ua pamundëson njerëzve fatkëqij. Tiparet e njeriut të mençur janë këto: Sillet but ndaj të paditurit që e injoron atë, e fal atë që i bën padrejtësi, sillet në mënyrë modeste ndaj atyre që janë nën nivelin e tij, garon në mirësi me ata që janë mbi të, dhe mendon para se të flas; nëse është diçka e mirë ajo që dëshiron të flasë, e flet atë dhe përfiton dobi prej saj; nëse është e keqe, hesht dhe shpëton. Kur të përballet ne ndonjë nxitje, mbështetet tek Allahu. E ruan dorën dhe gjuhën prej nxitjes. Kur të vëren një virtyt, mundohet që ta përvetësojë atë duke e konsideruar atë si një begati. Nuk ndahet nga turpi. Lakmia nuk mund të vërehet tek ai. Njeriu i dijes njihet përmes këtyre karakteristikave.

Shenjat e xhahilit janë këto: Bën padrejtësi ndaj atyre me të cilët ndodhet në raporte të dyanshme dhe ndaj atyre që janë nën të. I kundërshton ata që janë mbi nivelin e tij. Flet pa menduar. Kur të flasë, hyn në gjynah dhe kur të heshtë, shtiret i pavëmendshëm. Kur të përballet me ndonjë nxitje, vrapon pas tij dhe shkatërrohet. Kur të vëren një virtyt, kthen kokën prej tij. Nuk frikohet prej mëkateve të së kaluarës dhe nuk heq dorë prej mëkatit në pjesën e mbetur të jetës së tij. Tregon plogështi ndaj punëve të mbara. Nuk i jep rëndësi të

Page 31: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

31

mbarave që i humb ose i lëshon prej dorës. Këto janë dhjetë karakteristikat e atij, të cilit i është pamundësuar begatia e mendjes.

1.8 DISA KËSHILLA TJERA TË HZ RESULULLAHUT (S.A.A.)

Për arsye të ndryshme, po vërej se, shumica e njerëzve janë të preokupuar me këtë botë! Sikur të jetë e caktuar vdekja për ndokënd tjetër dhe të nënshtruarit ndaj së vërtetës i është urdhëruar tjetërkujt. Aq më tepër, njohuria e tyre lidhur me gjendjen e atyre që kanë vdekur më herët, u duket atyre se ata janë vetëm udhëtarë që do të kthehen shumë shpejt në vendlindjen e tyre. Për ata, të varrosurit e të vdekurve dhe trashëgimi i pasurive të tyre, nuk ndikon aspak; atyre u duket se do të jetojnë përgjithmonë në këtë botë. Vaj halli i tyre! Vaj halli i tyre! Athua, ata që vijnë mbas tyre nuk marrin këshillë për gjendjen e tyre, prej atyre që kanë ardhur para tyre? Për çdo këshillë të Kuranit bëhen sikur nuk po e vërejnë dhe e harrojnë; e ndiejnë veten të sigurt nga çdo përfundim i dhimbshëm i sherrit, me të cilin atyre u tërhiqet vërejtja; nuk frikohen as nga zbritja e fatkeqësive dhe as nga përfundimet trishtuese të ngjarjeve të ndryshme.

Lum për atë që i jep përparësi frikës nga Allahu, sesa frikës nga njerëzit!

Lum për atë që e ka fitimin e pastër, të brendshmen e ndershme, të jashtmen e mirë dhe moralin e drejtë!

Lum për atë që e shpërndan tepricën e mallit dhe që heq dorë prej fjalës së panevojshme!

Lum për ata që tregohen modestë për shkak të Allahut, që nuk e kthejnë fytyrën nga syneti (traditës) im, që nuk e lidhin zemrën e tyre ndaj kënaqësive të lejuara dhe begative të kësaj bote, që heqin dorë nga stolitë e kësaj bote, që pasojnë të zgjedhurit e Ehli Bejtit tim, që rrinë dhe bashkëpunojnë me njerëzit e urtësisë dhe të ligjit fetar (fikhut) dhe që ka mëshirë ndaj të varfëve!

Lum për ata që përfitojnë në mënyrë të lejuar, pa u afruar te gjynahu; që harxhojnë në rrugën që nuk është gjynah dhe që u ndihmojnë të varfërve!

Lum për ata që rrinë larg nga ata që tregojnë mendjemadhësi ndaj të tjerëve, që bëjnë shpifje (bidat) në fe duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për këtë botë dhe që veprojnë me gjërat që janë në kundërshtim me traditën time!

Page 32: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

32

Lum për ata që sillen me një moral të bukur kundrejt popullit, që nuk e parandalojnë ndihmën time ndaj tyre dhe e keqja e të cilit nuk ndikon tek ata!

1.9 FJALIMI I HAXHIT LAMTUMIRËS

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij, falje dhe ndihmë kërkojmë, dhe tek Ai do të kthehemi. Mbështetemi tek Allahu për mbrojtje (shmangie) nga sherri i epshit tonë dhe prej të këqijave të veprave tona. Atë që e drejton Allahu në rrugë të drejtë, askush më nuk mund ta devijojë, dhe atë që e devijon Allahu, askush më nuk mund ta udhëzojë në rrugën e drejtë. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, është tek dhe nuk ka ortak. Dhe, deklaroj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.

O robërit e Allahut, ju lë porosi që të frikoheni nga Allahu. Ju bëj thirrje që t'i bindeni urdhrit të Tij dhe kërkoni ndihmën e Allahut për gjërat e mbara.

O ju njerëz, dëgjoni me vëmendje këto fjalë: Nuk jam i sigurt, por ndoshta vitin e ardhshëm nuk do të takohem edhe një herë me ju në këtë vend.

O ju njerëz, sikur që është i ndaluar për mua cenimi i shenjtërisë së këtyre ditëve (ditët e haxhit) dhe të këtij qyteti (Mekke), ashtu edhe për ju Myslimanët është i ndaluar gjaku dhe dinjiteti i njëri-tjetrit. (nuk keni të drejtë të derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe të ofendoni njëri-tjetrin). O ju Myslimanë, a ju komunikova këtë mesazh? (mbasi që mori përgjigjen pozitive vazhdoi). O Allah, bëhu dëshmitar!

Ai që ka pranë tij një amanet, le t'ia dorëzojë atë pronarit të vet. Të gjitha kamatat e kohës së xhahilijetit janë të pavlefshme. Kamata e parë që e shpalli të pavlefshme është kamata e axhës tim, Abbas ibni Abdylmutalib. Të gjitha paditë për gjak të kohës së xhahilijetit janë të përfunduara. Padia e parë e gjakut që e shpalli të pavlefshme është padia e gjakut të djalit të axhës, Amir Rabia ibni Haris ibni Abdylmutalib. Të gjitha adetet dhe traditat e xhahilijetit që kanë të bëjnë me haxhin janë të anuluara, përveç shërbimeve të Qabes dhe dhënies ujë haxhilerëve. Për vrasjen me qëllim, mund të kërkohet hakmarrja. Nëse ndokush bën vrasje pa dashje (nëse e godet me gur, shkop ose me diçka të ngjashëm dhe si pasojë e kësaj vdes), atëherë si dënim për të është dhënia e kundërshpërblimit -njëqind deve. Nëse

Page 33: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

33

kërkohet më shumë se kjo, atëherë kjo ka të bëjë me pasimin e traditave të xhahilijetit.

O ju njerëz, sot shejtani ka humbur shpresën e të adhuruarit të tij dhe është i kënaqur me atë që ju t i bindeni atij në punët e imta.

O ju njerëz, Shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që Allahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që Allahu e ndaloi (Tevbe, 37). Si pasojë, data është kthyer në datën e kohës së krijimit të qiejve dhe të Tokës. Tek Allahu, numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu siç është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. (Tevbe, 36). Tre prej tyre janë njëri pas tjetrit dhe ato janë Dhulkada, Dhulhixhe dhe Muharremi. Dhe, i katërti është në mes të Xhumadel Ahirit dhe Shabanit, e ai është muaji i Rexhebit. A ju komunikova këtë mesazh? O Allah, bëhu dëshmitar!

O ju njerëz, ju keni të drejta ndaj grave tuaja dhe gratë tuaja kanë të drejta ndaj jush. Të drejtat tuaja ndaj grave janë këto: Të mos pranojnë në shtratin e saj askënd përveç jush; mos ta pranojë pa leje në shtëpi personin që nuk e doni dhe, të mos u afrohen punëve të shëmtuara dhe prostitucionit. Nëse e bëjnë këtë, atëherë largojeni prej shtratit dhe përdoreni forcën në mënyrë të lehtë, duke mos e lënduar, për këtë keni leje nga Allahu. Nëse largohen prej atyre punëve dhe bëhen të dëgjueshme, atëherë ushqejini ato dhe jepuni veshmbathjet e tyre. Ato janë amanetet tuaja nga Allahu dhe sipas ligjit të librit të Allahut janë bërë hallall për ju. Keni frikën e Allahut për të drejtat ndaj grave dhe kërkoni të mirat për ato.

O ju njerëz, besimtarët janë vëllezër (Huxhurat, 10). Malli i asnjë besimtari nuk është hallall për vëllanë e tij, pa ia dhënë ky pëlqimin nga zemra. A ju komunikova këtë mesazh? O Allah, bëhu dëshmitar!

Ruajuni që pas meje të mos ktheheni në pabesim dhe të mos goditni qafat e njëri tjetrit.

Ç është e vërteta, unë po ua lë juve një gjë të tillë, që nëse e përqafoni atë, nuk do të devijoni asnjëherë: Librin e Allahut (Kuranin) dhe familjen time Ehli Bejtin. A ju komunikova këtë mesazh? O Allah, bëhu dëshmitar!

O ju njerëz, Zoti juaj është një, edhe babai juaj është një; të gjithë e keni prejardhjen prej Ademit dhe Ademi është prej dheut. Te

Page 34: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

34

Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshëm (Huxhurat ,13). Një arab mund të ketë përparësi ndaj një jo arabi vetëm në devotshmëri dhe në asgjë tjetër. A ju komunikova këtë mesazh? Po , thanë të gjithë të pranishmit. Atëherë, ata që janë prezentë, le t'u komunikojnë atyre që nuk janë prezentë.

O ju njerëz, Allahu ka caktuar hisen e çdonjërit në trashëgim. Asnjërit nuk i pranohet më shumë se një e treta e trashëgimisë sipas testamentit. Djali i takon gruas së burrit me të cilën është e lidhur sipas sheriatit. Personit që bën prostitucion i takon rexhm-i (mbytja duke e gjuajtur me gur). Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve do ta mbërrijë personin që pretendon se babai i tij është ndokush tjetër dhe skllavit që thotë se i takon pronarit tjetër. Allahu nuk i pranon pendimet e tyre as pagesën e tyre për të qenë të lirë. Selami dhe bereqeti i Allahut qoftë për ju!

1.10 FJALËT E SHKURTRA

1. Nëse kërkon këshillë, të mjafton vdekja; nëse kërkon pasuri, të mjafton devotshmëria; nëse dëshiron të jesh i zënë, të mjafton ibadeti; nëse dëshiron kompensim, të mjafton Allahu.

2. Nuk ka epërsi më të madhe se sa këto dy veçori: Besimi në Allahun dhe të qenët i dobishëm ndaj robërve të Allahut. Nuk ka ultësi më të madhe se këto dy veçori: përshkrimi i ortakut ndaj Allahut dhe të bërit dëm robërve të Tij.

3. Një njeri vjen te Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe i thotë: Më këshillo ashtu, që të kem dobi prej saj nga ana e Allahut . Atëherë, Hz Resulullahu iu përgjigj: Përkujtoje shumë vdekjen, sepse ta nxjerrë prej zemrës dashurinë ndaj kësaj bote. Gjithmonë falëndero, sepse falënderimi shton begatinë. Gjendu në lutje shumë, sepse nuk dihet koha e pranimit të duasë. Largohu nga dhuna, sepse Allahu ka caktuar se do t i ndihmojë atij që i ushtrohet dhuna. Dhe, ka urdhëruar kështu: O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj

(Junus, 23). Largohu nga të bërit dredhi, sepse Allahu ka caktuar: Dredhia e keqe nuk godet tjetër vetëm ata që kurdisin (Fatir,

43)

4. Brenda një kohe të shkurtër tregoni interesim për sundim, por pas një kohe të shkurtër do të pendoheni. Sa i bukur është pranimi

Page 35: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

35

i qumështit, por është vështirë ndarja nga qumështi! (Fillimi është i mirë por fundi i keq, sepse sundimi zhduket ndërsa sherri mbetet.)

5. Një shoqëri që ia dorëzon udhëheqjen një gruaje, asnjëherë nuk do ta arrijë shpëtimin.

6. E pyetën Hz Resulullahun (s.a.a.): Kush është shoku më i mirë? . Ai u përgjigj: Ai që të ndihmon kur t ia përkujtosh Allahun dhe ai që ta përkujton Allahun kur ta harrosh Atë . Pastaj e pyetën: Kush janë më të këqijtë e shoqërisë? . Dijetarët që janë të përfshirë

në trazira .

7. Zoti im m'i ka këshilluar nëntë gjëra: Të jem i sinqertë haptas dhe fshehtas; të sillem drejt kur jam i disponuar dhe kur jam i zemëruar; ta mbaj rrugën e mesme në varfëri dhe në begati; ta fali atë që më bën padrejtësi; t i dhuroj atij që nuk më jep asgjë; të mirëmbaj marrëdhëniet me atë që i ndërpret marrëdhëniet me mua; heshtja ime të bëhet mendim; të folurit përmendje dhe të shikuarit e mi të bëhet mësim për të tjerët.

8. Diturinë ruajeni përmes shkrimit.

9. Nëse një shoqëri e udhëheqin jobesimtarët dhe tregohet respekt ndaj tyre, atëherë priteni zbritjen e sprovimit.

10. Të ecurit e shpejtë, ul vlerën e besimtarit.(Është fjala për llojin e ecjes që e dëmton seriozitetin).

11. Ndonjëherë, ai të cilit i plaçkitet malli, akuzon aq shumë të pafajshmit sa që faji i tij do të jetë më i madh se sa i plaçkitësit.

12. Allahu Teala i do ata njerëz që bëhen xhymertë gjatë kompensimit të së drejtës hyjnore (ndaj palës së dëmtuar).

13. Nëse udhëheqësit tuaj bëhen prej të mirëve, të pasurit tuaj bëhen prej dorëlirëve dhe punët ju udhëhiqen përmes konsultimeve, atëherë për ju është më mirë jeta mbi tokë se nën të (vdekja). Por, nëse të këqijtë bëhen drejtuesit tuaj, dorështrënguarit bëhen të pasurit tuaj dhe punët ju udhëhiqen nga gratë, atëherë për ju është më mirë jeta nën tokë (vdekja) se sa mbi tokë.

Page 36: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

36

14. Kush e kalon natën mbi këto tri gjëra, atij i është plotësuar begatia e kësaj bote: Shëndeti i trupit, siguria nga sherri i armikut dhe furnizimi për një ditë dhe për një natë. Nëse është zotërues edhe i së katërtës, atij i është dhënë begatia e kësaj bote dhe e botës tjetër (ahiretit); kjo begati është imani.

15. Le t ju dhimbset personi që ka rënë prej pozitës së lartë në pozitën e të pafuqishmit; prej pasurisë, në varfëri dhe, dijetari që ka mbetur në mesin e të paditurve.

16. Shumica e njerëzve sprovohen përmes dy tipareve: Shëndeti dhe koha e lirë.

17. Zemrat janë krijuar me qëllim të dashjes së atij që i bën mirë vetvetes dhe urrejtjes së atij që gjendet në punë të këqija.

18. Ne, të dërguarit, jemi urdhëruar që të flasim sipas nivelit të mendjes së njerëzve.

19. Është i mallkuar ai që ia hedh barrën e vet shoqërisë.

20. Ibadeti përbëhet prej shtatë pjesëve: Prej tyre, virtytin më të lartë e përmban ushqimi hallall.

21. Allahu nuk i nënshtron me forcë robërit e Tij dhe nuk detyron që T i binden duke i mundur me të padrejtë. Por, Allahu nuk i ka lënë edhe krye në vete robërit e Tij. Ai ka fuqi ndaj çdo gjëje që ia ka caktuar robit dhe është zotërues i çdo gjëje që ia ka dhënë robit. Nëse ekziston bindja ndaj urdhrave të Allahut, nuk ka asnjë pengesë dhe barrierë për ata; ndërsa, nëse bëjnë mëkate, Allahu ka fuqi dhe mundësi që t i ndalojë. Nëse ka fuqi për të parandaluar ndonjërin në kryerjen e ndonjë vepre dhe nuk e ndalon atë, atëherë kjo nuk do të thotë se e ka detyruar atë që ta kryejë atë punë.

22. Hz Resulullahu (s.a.a.), mbas vdekjes së djalit të tij, Ibrahimit, tha: O Ibrahim, ata që shkojnë, sikur të mos kishin qenë paraprijësit e atyre që kanë mbetur dhe sikur ata që kanë mbetur të mos i arrinin paraprijësit e tyre, do të kishim ndier keqardhje të madhe për ty. Pastaj, sytë iu mbushën me lot dhe vazhdoi: Syri loton dhe

Page 37: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

37

zemra ndjen dhimbje, por ne nuk flasim asgjë tjetër përveç asaj me çka është i kënaqur Allahu. O Ibrahim, ne ndiejmë keqardhje për ty!"

23. Bukuria është te gjuha (të folurit).

24. Dituria merret prej dijetarit dhe jo prej popullit. Nëse nuk mbeten dijetarët, atëherë populli do të zgjedhë të paditurit si prijës të tyre dhe do t i pyesë ata për çështjet e fesë. Ata do të gjykojnë (dispozita fetare) pa pasur dijeni për fenë dhe në këtë mënyrë do të devijojnë edhe vetë, edhe të tjerët.

25. Xhihadi që përmban më së shumti virtyt është pritja e shpëtimit (nga ana e Imam Mehdiut a.s.)

26. Trimëria e Ehli Bejtit qëndron në të falurit e atij që bën padrejtësi ndaj nesh dhe që heq dorë prej nesh.

27. Në sytë e mi, i afërmi i Allahut (evlija) që është më i denjë për lakmi, është ai që ka barrën më të lehtë (në pikëpamjen e kësaj bote), që e ka marrë pjesën e tij nga namazi, që i bën adhurim në mënyrë të bukur Zotit të vet kur është në vetmi, që nuk është i njohur në mesin e popullit, që ka furnizim të mjaftueshëm për vete. Nëse duron deri në fund të jetës së tij duke qenë në këtë gjendje, do të ketë trashëgiminë e vogël dhe numrin e vogël të atyre që do të qajnë për të.

28. Çdo brengë, vështirësi, dhimbje dhe shqetësim i besimtarit është kompensim për mëkatet e tij.

29. Kush ushqehet me atë çka të dojë, mbath veshmbathje çfarë të dojë dhe kryen çdo punë që dëshiron, Allahu nuk do ta shikojë me syrin e mëshirës derisa të heqë dorë prej kësaj (dëshirave të epshit).

30. Besimtari është sikur kalliri i misrit, ndonjëherë drejtohet, ndonjëherë shtrembërohet. Por jobesimtari është sikur lisi i selvisë, që rri gjithnjë drejt dhe nuk anon majtas apo djathtas.

31. E pyetën Hz Resulullahun (s.a.a.): Kush kalon më së shumti nëpër sprovat e kësaj bote? - ai iu përgjigj: - Të dërguarit, pastaj ata që janë më afër të dërguarve sipas niveleve. Besimtari ballafaqohet me vështirësi sipas proporcionit të bukurisë së imanit dhe të sjelljes. Imani i të cilit është i përkryer dhe sjellja e të cilit është e

Page 38: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

38

bukur, do të ketë sprova të rënda; imani dhe sjellja e dobët pasohet me sprovën e dobët.

32. Sikur të kishte kjo botë vlerë sa vlera e një krahu të një mize, atëherë Allahu nuk do t ia kishte dhënë asnjë pjesë të saj jobesimtarit dhe dyfytyrëshit.

33. Bota shëtit prej njërës dorë në tjetrën. Ajo që është e dobishme për ty, do të vijë te ti, edhe nëse je i pafuqishëm. Ajo që është dëm për ty, nuk do të mund ta parandalosh edhe po të jesh i fuqishëm. Kush e humb shpresën prej asaj që i ka dalë nga dora, do ta rehatojë trupin e tij. Kush është i kënaqur me pjesën që ia ka dhënë Allahu, do të jetë i gëzuar.

34. Betohem në Allahun, se ju kam njoftuar me veprën që ju afron te xhehenemi dhe ju kam ndaluar nga ajo, si dhe ju kam njoftuar me çdo vepër që ju afron te xheneti dhe ju kam urdhëruar për ato vepra. Ruhul Emini (Xhebraili) inspiroi në zemrën time se nuk do të vdesë askush pa e plotësuar furnizimin e caktuar. Atëherë, veproni me vëmendje kur ta grumbulloni furnizimin. Vonesa e furnizimit nga ana e Allahut, mos të bëhet shkas për ta kërkuar atë përmes rrugëve të ndaluara. Ajo që është tek Allahu, mund të përvetësohet vetëm përmes bindjes ndaj Tij.

35. Dy zëra, Allahu nuk i pëlqen: Zërin e ankesës kur të godasë ndonjë vështirësi dhe zërin e instrumentit të sazit (instrument muzikor me tela) kur ta arrin ndonjë begati.

36. Shenjat e kënaqësisë së Allahut ndaj robërve të Tij janë çmimet e ulëta dhe drejtësia gjatë sundimit. Shenjat e dënimit të Allahut ndaj robërve janë: Çmimet e larta dhe sundimi i padrejtë.

37. Kush i zotëron këto katër tipare, e ka vendin te drita më e madhe e Allahut: Ai që e bën si mburojë besimin në njësinë e Allahut dhe profetësinë time; kur të përballet me ndonjë fatkeqësi thotë Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun1

(Bekare, 156);

1 Pa dyshim ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi

Page 39: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

39

kur ta arrijë ndonjë mirësi thotë: El hamdulil-lah

dhe kur

të bëjë ndonjë mëkat thotë: Estagfirullahe ve etubu ilejh1

38. Kujt i jepen këto katër gjëra, nuk do të pezullohet nga këto

katër begati: Kujt i jepet tipari i kërkimit të faljes, nuk do të pezullohet nga falja; kujt i jepet tipari i falënderimit, nuk do të pezullohet nga shumimi i begatisë; kujt i jepet tipari i pendimit, nuk do të pezullohet nga pranimi i pendimit dhe, kujt i jepet tipari i bërjes së duasë, nuk do të pezullohet nga pranimi i duasë.

39. Dituria është një thesar, çelësi i saj është pyetja. Allahu ju mëshiroftë, pyetni, sepse, gjatë parashtrimit të pyetjes katër persona shpërblehen: Pyetësi, ai që përgjigjet, dëgjuesi dhe ata që i donë këta persona.

40. Pyetini dijetarët, bisedoni me njerëzit e urtësisë dhe rrini me të varfrit.

41. Virtyti i diturisë është më i dashur për mua sesa virtyti i ibadetit. Vepra më e lartësuar e fesë është largimi prej gjërave të ndaluara dhe të dyshimta.

42. Engjëjt e Tokës dhe të Qiellit e mallkojnë atë që gjykon pa pasur dijeni.

43. Sprova e madhe e ka shpërblimin e madh. Allahu do ta sprovojë robin të cilin e do. Kush tregohet i kënaqur gjatë sprovës, Allahu do të jetë i kënaqur me të. Kush tregohet i pakënaqur me sprovën, edhe Allahu nuk do të jetë i kënaqur me të.

44. Një burrë vjen te Hz Resulullahu (s.a.a) dhe kërkon ndonjë këshillë. Hz Resulullahu (s.a.a) i përgjigjet: Edhe nëse të torturojnë dhe të djegin në zjarr, mos i bën ortak Allahut. Vetëm nëse zemra të është e mbushur me iman, atëherë lejohet (të përdoret takije). Bindu në urdhrat e prindërve, gjendu në mirësi atyre për së gjalli dhe kur të vdesin; edhe nëse të thonë të heqësh dorë nga malli dhe nga gruaja, bëre këtë, sepse kjo është prej imanit. Mos e braktis namazin e

1 Kërkoj falje nga Allahu dhe Atij i kthehem

Page 40: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

40

obliguar me qëllim, sepse nëse e bën këtë, do të largohesh nga mbrojtja e Allahut. Largohu nga vera dhe pijet dehëse, sepse këto janë çelësat e të gjitha të këqijave.

45. Një person me emrin Ebu Umejje nga fisi i Beni Temimit, erdhi tek i Dërguari (s.a.a) dhe e pyeti: Ja Muhamed, në çka i bën thirrje popullit? , ndërsa ky u përgjigj: Unë dhe ata që më pasojnë, i thërrasim njerëzit tek Allahu përmes mendjemprehtësisë (Jusuf, 109). I bëjmë thirrje popullit tek Ai i cili, kur të kaplon ndonjë dëm dhe t i bësh thirrje Atij, do ta largojë dëmin prej teje; kur të gjendesh në pikëllim dhe mjerim, do të ndihmojë ty; kur të jesh i varfër dhe të dëshirosh të pasurohesh, do të të bëjë që të mos ndiesh nevojë për asgjë. Pastaj i tha: O Muhamed, më jep një këshillë ! I Dërguari (s.a.a.) i tha: Mos u zemëro . Më këshillo prapë , i tha. - Atë që dëshiron për vete, dëshiroje edhe për të tjerët . Më këshillo

prapë , i tha. - Mos e fyej popullin, sepse do të bëhen armiqtë e tu . Më këshillo prapë , i tha. Mos e lër anash të bërit mirë atij që është

njohës i mirësisë dhe i dhurimit . Më këshillo pakëz më shumë , i tha. - Duaje popullin, në mënyrë që edhe populli të të dojë ty. Mirëprite vëllain tënde më fytyrë të hapur dhe mos u bën i padurueshëm, sepse, padurimi të largon prej kësaj dhe botës tjetër. Mbulohu me rroba deri te gjysma e gjunjëve të këmbëve. Mos i vish këmishët e gjata (kjo vlente vetëm për një periudhë të caktuar kohore kur varfëria ishte përhapur me të madhe), sepse bartja e këmishëve të gjata është njëra prej shenjave të mburrjes. Allahu nuk i do ata që mburren.

46. Allahu nuk e do (askënd, e posaçërisht) plakun që bën zina, të pasurin që bën padrejtësi, të varfrin që mburret dhe lypësin që insiston duke kërkuar lëmoshë. Allahu ia humb sevapin e atij që dhuron duke kërkuar kundërshpërblim dhe, e dënon atë që flet me mburrje, përbuzje dhe gënjeshtra.

47. Do të varfërohet ai që e tregon veten të varfër përpara të tjerëve.

48. Të kaluarit e mirë me njerëzit është gjysma e imanit. Sjellja e butë ndaj tyre është gjysma e jetesës.

Page 41: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

41

49. Mbas besimit ndaj Allahut, mendja superiore është mendja e atij që mund të bashkëjetojë me popullin pa e braktisur një të drejtë. Mjekra e lehtë është nga lumturia e njeriut.

50. Përveç adhurimit të idhujve, më është ndaluar edhe fjalosja dhe grindja me popullin.

51. Nuk është mysliman ai i cili mashtron vëllanë e tij, që e dëmton dhe që i bën hile atij.

52. Në xhaminë e Hijfit, në Mina, Hz Resulullahu (s.a.a.) mbajti këtë fjalim: Allahu e gëzoftë personin i cili dëgjon fjalën time; e ruan atë dhe ia përcjell atij që nuk e ka dëgjuar. Ekzistojnë juristë fetarë (fakih) të tillë që dituria e tyre arrin deri te juristët edhe më të mëdhenj se sa vetë. Ekzistojnë edhe juristë të tillë që e përcjellin ligjin deri te personi që nuk është jurist. Në tri gjëra nuk tradhton zemra e myslimanit: Kryerja e veprës në mënyrë të sinqertë për Allahun; kërkimi i së mbarës për udhëheqësit e myslimanëve dhe, mosshkëputja nga xhemati i tyre. Besimtarët janë vëllezërit e njëri- tjetrit dhe gjaqet i kanë të barabarta; përpara armikut janë sikur një dorë. Nëse më i vogli prej tyre i jep mbrojtje njërit prej armikut, atëherë edhe të tjerët janë të detyruar që t i përmbahen kësaj.

53. Kur të bashkëpunojë një mysliman me një jomysliman, duhet të thotë: O Allah, më jep të mbarën kundrejt tij ! Ndërsa, kur të bashkëpunojë me një mysliman, duhet të thotë: Më jep të mbarën mua dhe atij !

54. Allahu e mëshiroftë robin që flet të mbarën dhe përfiton nga ajo, ose, që preferon heshtjen në vend se të flasë fjalë të këqija.

55. Kush i zotëron këto tre gjëra, do t i kompletojë të gjitha tiparet e imanit: Kur është i kënaqur, kënaqësia e tij nuk do ta shpjerë drejt punëve të padobishme; kur të zemërohet, zemërimi i tij nuk do ta nxjerrë jashtë së vërtetës; kur të bëhet zotërues i fuqisë, nuk kërkon asgjë më tepër sesa e drejta që i takon.

56. Ai që e arrin një pozitë në mënyrë të padrejtë, llogaritet se e ka kaluar kufirin.

Page 42: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

42

57. Më i virtytshëm është leximi i Kuranit brenda, sesa jashtë namazit. Më e virtytshme është përmendja e Allahut sesa dhënia e sadakasë dhe më e virtytshme është dhënia e sadakasë sesa agjërimi. Sevapi i agjërimit është vetëm tek Allahu. Nuk ka dobi prej fjalës që nuk shoqërohet me vepër; fjalës dhe veprës që nuk është nga nijeti i drejtë dhe fjalës që nuk përputhet me traditën time.

58. Të vepruarit me maturi dhe durim është nga Allahu, ndërsa nxitimi është nga shejtani.

59. Le të përgatitet për xhehenem ai që përfiton dituri duke pasur për qëllim polemikën me të padijshmit, mburrjen para dijetarëve, ose t i drejtojë njerëzit kah vetja duke pasur për qëllim përfitimin e respektit të tyre. Pozita e udhëheqësit i takon vetëm Allahut dhe atyre që e meritojnë atë. Kush ulet në pozitën që nuk ia ka caktuar Allahu, do të dënohet nga ana e Allahut. Kush i bën thirrje popullit dhe mëton pozitën e udhëheqësit në mënyrë të padrejtë, Allahu nuk do ta shikojë atë me syrin e mëshirës përderisa të pendohet dhe të heqë dorë nga ky mëtim.

60. Isa, i biri i Merjemes, i këshilloi havarijunët (apostujt) e tij në këtë mënyrë: Bëhuni të dashurit e Allahut dhe afrojeni veten kah Ai . E pyetën: Ja Ruhullah, si ta afrojmë veten kah Ai? - ndërsa ai u përgjigj: Mundohuni që ta përfitoni kënaqësinë e Allahut duke mos i dashur dhe duke i urryer ata që bëjnë mëkate . Ej Ruhullah, me kënd të shoqërohemi? . - Me ata të cilët të përkujtojnë Allahun kur t i shikoni, biseda e të cilëve jua shton dijeninë dhe veprat e të cilëve anojnë kah ahireti .

61. Ai që nuk më përngjan aspak, është ai që është koprrac, që e ka gojën e prishur dhe që flet fjalë të shëmtuara.

62. Sjellja e keqe është fati i keq.

63. Nëse e vëreni ndokënd që nuk di çka flet dhe që nuk i kushton rëndësi asaj që flitet për të, dijeni se ai është veled-uz zina (fëmijë i lindur nga prostitucioni) ose shejtani.

64. Allahu Teala i ka ndaluar xhenetin atij që flet fjalë të shëmtuara, që e ka gojën e prishur, që nuk di çka flet dhe që nuk i

Page 43: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

43

kushton rëndësi asaj që flitet për të. Nëse e hulumton prejardhjen e tij, do të zbulosh se rrjedh nga prostitucioni ose të përzierit e shejtanit.

E pyetën Hz Resulullahun (s.a.a.): A mund të gjendet shejtani në brendësinë e njerëzve?

- ai u përgjigj: Po, a nuk e ke lexuar në

Kuran se Allahu Teala i ka thënë shejtanit përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë (Isra, 64)

65. Kënd e prek dobia jote, edhe dobia e tij do të të prekë ty. Kush nuk armatoset me durim kundrejt ndodhive të kohës, do të mbetet i paaftë. Kush i fajëson të tjerët, edhe ai do të fajësohet. Por, nëse i lë ata krye në veti, ata nuk do të të lënë ty rehat. Një njeri e pyeti: Ja Resulullah, çka të bëjmë në këtë situatë? . - Ai u përgjigj: - Jepuni borxh atyre nga malli dhe dinjiteti juaj, si investim për ditët e

vështira .

66. A dëshironi të dini për moralin më të mirë të kësaj dhe të botës tjetër? Mirëmbajini marrëdhëniet me ata që i kanë ndërprerë, faleni atë që ju ka lënë në pozitë të palakmueshme dhe atë që ju ka bërë padrejtësi.

67. Një ditë Hz Resulullahu (s.a.a.) ishte duke shkuar rrugës dhe takon një grup të rinjsh që ishin duke garuar se cili prej tyre është më i fuqishmi. Si provë e kishin caktuar hedhjen e një guri, kështu që ai që e gjuante më së largu gurin, ai ishte më i fuqishmi prej tyre. Në lidhje me këtë Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: - Më i fuqishmi prej jush është ai që e përmban veten në zemërim, ndërsa, më i guximshmi është ai i cili fal të tjerët edhe pse është më i fuqishëm se ata .

68. Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Allahu Teala thotë: Këtë fe e kam pëlqyer për Vete. Atë nuk mund ta drejtojë asgjë tjetër përpos bujarisë dhe moralit të bukur. Dhurojini prej këtyre dy tipareve, përderisa jeni duke vepruar sipas kësaj feje .

69. Kush zotëron moralin më të lartë, zotëron imanin më të lartë.

70. Morali i bukur e arrin njeriun deri te shkalla e atij që, ditën e kalon duke agjëruar ndërsa natën duke u falur. E pyetën Të Dërguarin (s.a.a.): - Cila është gjëja më me vlerë që i është dhënë njeriut , ndërsa ai u përgjigj: - Morali i bukur .

Page 44: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

44

71. Morali i bukur përforcon miqësinë.

72. Fytyra e buzëqeshur e mbulon urrejtjen.

73. Më të mirët nga ju, janë ata që mund t i afrohen popullit më së lehti; ata janë zotëruesit e moralit të bukur.

74. Ekzistojnë tri lloje të duarve: Dora që pranon; dora që dhuron dhe, dora që mban. Më e mira prej tyre është dora që dhuron.

75. Turpi përbëhet prej dy pjesëve: Turpi që buron nga mendja dhe turpi që buron nga pamendja. Turpi i mendjes është shenjë e diturisë; turpi nga pamendja është shenjë e paditurisë (Për shembull, turpi nga vepra e shëmtuar është nga mendja, ndërsa turpi nga parashtrimi i pyetjes me qëllim të përfitimit të diturisë është nga pamendja).

76. Nuk është i ndaluar përgojimi i atij që e ka larguar mbulesën e turpit.

77. Ai që beson Allahun dhe ditën e Kiametit, duhet ta mbajë fjalën e dhënë.

78. Mbajtja e fjalës sjell shtimin e furnizimit, ndërsa tradhtia sjell varfërinë.

79. Shikimi me dashuri i fëmijëve ndaj prindërve është ibadet.

80. Fatkeqësitë më të rënda janë këto: Të vrasësh një njeri që nuk ka mundësi për t u mbrojtur; mbetja si rob lufte në duart e armikut dhe, të shohësh gruan me një person tjetër.

81. Dituria është miku i besimtarit; pjekuria është ndihmësi i tij; mendja është udhëheqësi i tij; durimi është komandanti i ushtrisë së tij; të kaluarit mirë me njerëzit është babai i tij; mirësia është vëllai i tij; paraardhësi i tij është Hz Ademi; epërsia e tij familjare është devotshmëria dhe, trimëria e tij është pastrimi i mallit të tij.

82. Një njeri i ofroi të Dërguarit (s.a.a.) qumësht dhe mjaltë për të ngrënë, ndërsa ky i tha: - Këto janë dy lloje të pijeve, më mirë

Page 45: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

45

është të kënaqesh vetëm me njërën. Unë nuk i pi të dyja përnjëherë, nuk them se është e ndaluar por vetëm tregohem modest para Allahut. Ai që tregohet modest përpara Allahut, ai do të lartësohet nga ana e Tij. Ai që tregohet mendjemadh përpara Allahut, do të poshtërohet nga ana e Tij. Allahu e furnizon atë person që e mban mesin (as koprrac, as shkapërderdhës) gjatë jetës së tij. Personi që harxhon pa llogari, do të jetë i lënë anash. Personi që e përmend Atë, shumë do të shpërblehet.

83. Në ditën e Kiametit, më afër ndaj Meje do të jetë ai që e flet më së shumti të vërtetën; ai që e jetëson amanetin e besuar; ai që i mbetet besnik fjalës së dhënë; ai që zotëron moralin e bukur dhe, ai që është më i afërt me popullin.

84. Kur të lëvdohet ngatërrestari dhe mëkatari, do të dridhet arshi dhe do të zemërohet Allahu.

85. Një person e pyeti Hz Resulullahun (s.a.a.): - Çka do të thotë të shikuarit përpara dhe të vepruarit në mënyrë të sigurt? - ndërsa ai u përgjigj: Konsultimi me njërin që zotëron vizionin për të ardhmen dhe pranimi i pikëpamjes së tij .

86. Një ditë Hz Resulullahu (s.a.a.) u drejtua kah populli dhe pyeti: Sipas jush, cili është ai që nuk ka fëmijë ? - Këta u përgjigjën: - Ai që vdes dhe nuk lë pasardhës . Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: - Jo, nuk është ashtu. Pa fëmijë është ai, i cili përkundër asaj që lë shumë fëmijë mbrapa veti, ai nuk shpreson në sevapin prej Allahut sepse asnjëri prej fëmijëve të tij nuk ka vdekur përderisa ky ishte gjallë . Kush është i varfër sipas jush ? - Ai që nuk ka pasuri dhe pronë . - Jo, i varfëri i vërtetë është ai i cili, përkundër pasurisë që ka lënë pas veti, nuk ka dërguar asgjë të vlershme tek Allahu . Kush është mundës (pehlivan) sipas jush ? - Ai, shpina e të cilit nuk mund të bjerë në tokë . Jo, mundësi i vërtetë është ai i cili, përkundër asaj që zemërohet, i vlon gjaku dhe zemra i gufon, ai prapëseprapë e mund zemërimin përmes pjekurisë së tij duke e përmendur Allahun .

87. Ai që punon pa pasur dituri për atë punë, më shumë do të dëmtojë se sa që do të ndërtojë.

88. Qëndrimi në xhami për të pritur namazin është ibadet, përderisa të mos shfaqet ndonjë hadese (diçka që e prish abdesin). E

Page 46: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

46

pyetën: Çka mund të jetë hadese, o i Dërguari i Allahut?

- ai u

përgjigj: Biseda për të metat e ndonjërit .

89. Është duke bërë ibadet ai që agjëron dhe është duke fjetur, përderisa nuk flet për të metat e ndonjërit.

90. Ai që përhap një të keqe është njësoj sikur ai që e shpik atë. Nëse ndokush e turpëron besimtarin për shkak të ndonjë vepre të kryer, nuk do të vdesë përderisa ta përjetojë edhe vetë rastin e njëjtë.

91. Ekzistojnë tre vetë që të bëjnë padrejtësi, pa u bërë ti padrejtësi atyre: Njerëzit e ulët, bashkëshortja dhe shërbëtori1 (Këtyre nuk u mjaftojnë të drejtat e veta).

92. Shenjat e fatkeqësisë janë katër: Tharja e lotit (mosqarja), ngurtësimi i zemrës, dhënia e tepërt ndaj pasurisë së kësaj bote, dhe insistimi në mëkate.

93. Një person kërkoi një këshillë prej Hz Resulullahut (s.a.a), dhe ky ia ktheu: - Mos u zemëro ! - Ai e përsëriti të njëjtën dhe Hz Resulullahu (s.a.a) ja ktheu njëjtë: - Mos u zemëro ! Më pastaj vazhdoi: - Nuk është trim ai i cili është mundës, trim është ai i cili, i zemëruar, e mban veten .

94. Nga besimtarët, besimin më të përkryer e ka ai që zotëron moralin më të bukur.

95. Butësia, sadopak e zbukuron njeriun, ndërsa vrazhdësia, deri diku e shëmton njeriun.

96. Veshmbathja e bukur është shenja e pasurisë. Sjellja e mirë ndaj shërbëtorit do ta poshtërojë armikun.

97. Ashtu siç jam urdhëruar për përmbushjen e misionit, në mënyrë të njëjtë jam urdhëruar edhe të kalojë mirë me popullin.

98. Siguroni përparimin e punëve tuaja duke i mbajtur të fshehta, sepse, çdo zotërues i begatisë lakmohet.

1 Në përgjithësi kjo vlen për njerëzit që e kanë kompleksin e ndjenjës së ulët

Page 47: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

47

99. Besimi përbëhet prej dy pjesësh: Gjysma është durimi dhe gjysma tjetër falënderimi.

100. Të mbajturit e fjalës është nga besimi.

101. Ngrënia në vende publike është poshtërsi (p.sh. ngrënia duke ecur).

102. Përmbushja e të gjitha kërkesave është në dorën e Allahut, njerëzit janë vetëm mjete ndërmjetësuese. Atëherë, kërkojeni plotësimin e kërkesave nga Allahu përmes njerëzve si ndërmjetësues. Nëse nuk ju japin njerëzit, atëherë merreni atë nga Allahu përmes durimit.

103. Është interesante gjendja e besimtarit: - Është e mbarë për të çdo gjë që ia cakton Allahu, e pëlqeftë atë apo jo. Nëse e godet ndonjë vështirësi, Allahu do t ia shlyejë mëkatin. Nëse dhuron diçka, Allahu do të gjendet në dashamirësi ndaj tij.

104. Allahu do ta vendosë pasurinë në zemrën e atij, që prej mëngjesit deri në mbrëmje do të ketë në mendje Ahiretin; njeriu i tillë do t i ketë në baraspeshë të gjitha punët dhe nuk do të largohet nga kjo botë pa e pranuar furnizimin e plotë. Por, për atë që të vetmin mendim e ka këtë botë, Allahu do t ia vendosë përpara syve varfërinë (do ta frikësojë me varfëri), punët do t i shpërndajë dhe prej botës e merr vetëm pjesën e vet.

105. E pyetën Hz Resulullahun (s.a.a.) për grupin që do ta përbëjë ummetin e tij. - Ai u përgjigj: - Edhe nëse do të jenë të paktë, do të jenë ata që e meritojnë të vërtetën (pra, ata që si rregull të bashkimit e marrin të vërtetën).

106. Nëse Allahu i premton sevap ndokujt, për shkak të ndonjë vepre të kryer, patjetër që do ta realizojë atë. Por nëse ka premtuar se do ta dënojë ndokënd në lidhje me ndonjë mëkat që ka kryer, të mbeturit besnik ndaj kësaj është në dorën e Tij.

107. A dëshironi ta dini se kush më përngjan më së shumti nga ana e moralit ? - Ata i thanë: - Po, ja Resulullah . - Ai që zotëron moralin më të lartë nga të gjithë, pjekurinë më të madhe nga të

Page 48: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

48

gjithë, mirësjelljen më të madhe ndaj të afërmve prej të tjerëve, dhe që e mban më së shumti drejtësinë kundrejt popullit në gjendje të zemëruar dhe të gëzuar.

108. Ai që ushqehet dhe e falënderon Allahun për këtë, është më i mirë se ai që agjëron agjërimin e preferuar (mustehap) dhe që hesht (nuk falënderon).

109. Ndër pjesët më të mëdha të imanit të besimtarit është dashuria për besimtarin tjetër vetëm për hir të Allahut. Njerëzit e zgjedhur janë ata që dashurojnë për Allahun, urrejnë për Allahun, dhurojnë për hir të Allahut dhe kursejnë për hir të Allahut.

110. Robërit më të mirë te Allahu janë ata që janë më të dobishëm ndaj njerëzve dhe që kujdesen më së shumti për të drejtën e Allahut. Allahu Teala ka bërë që ata të pëlqejnë të mirën dhe veprat e mira.

111. Ai që gjendet në mirësi ndaj jush, mundohuni që ta kompensoni, nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë përmendeni atë për të mirë, për shkak të kësaj mirësie, sepse, edhe kjo është një lloj mirësie.

112. Ai që nuk mund të kalojë mirë me të tjerët, është i pezulluar nga të gjitha të mirat.

113. Me vëllanë tënd nga feja mos debato për gjëra të kota, mos bën shaka ofenduese me të dhe mbaje fjalën e dhënë.

114. Çështjet, të cilat çdo besimtar duhet t i respektojë dhe të jetë besnik ndaj tyre janë: Respekti ndaj fesë; respekti ndaj edukatës dhe respekti ndaj sofrës.

115. Besimtari bëhet i përzemërt dhe shakaxhi, ndërsa mynafiku i zemëruar dhe fytyrëvrazhdë.

116. Pasuria është ndihmëse më e mirë e devotshmërisë (takva).

Page 49: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

49

117. E keqja për të cilën dënimi arrin më së shpejti, është shkelja e të drejtave të tjetrit.

118. Ekzistojnë tri lloje të dhuratave: Dhurata si shpërblim; dhurata miqësore dhe dhurata për hir të Allahut.

119. Lum për atë që heq dorë prej epshit duke shpresuar për xhenetin e premtuar, pa e parë atë.

120. Kush e numëron të nesërmen si pjesë të jetës, ai nuk e ka arritur shoqërimin me vdekjen në mënyrë të duhur.

121. Hz Resulullahu (s.a.a.) parashtroi këtë pyetje: - Çka do të bëni nëse gratë ju bëhen të pabindura, të rinjtë ju bëhen ngatërrestarë dhe njerëzit heqin dorë nga urdhërimi i veprave të mira dhe nga ndalimi i veprave të këqija?

- Ja Resulullah, a do të ndodhë diçka e tillë?

- Po, bile më e keqja e saj do të ndodhë , pastaj vazhdoi: - Çka do të bëni nëse ju urdhërojnë punë të këqija dhe ju ndalojnë nga

punët e mira?

- Ja Resulullah, a edhe diçka e tillë do të ndodhë?

- Po, bile më e keqja e saj do të ndodhë . - Çka do të bëni nëse e

shikoni punën e mirë si të keqe dhe punën e keqe si të mirë ?

122. Kur të konsiderosh diçka si ogurzi (të pafat), mos ia vë mendjen asaj. Mos gjyko kur je në gjendjen e supozimit të keq. Përmbaje veten dhe mos e kalo kufirin kur je në gjendjen e lakmisë (duke i bërë padrejtësi ndokujt).

123. Për ummetin tim, nëntë gjëra nuk do të llogariten si mëkate: - Të gabuarit, harresa, gjërat që detyrohen t i bëjnë, të bërit diçka pa dashje, pamundësia fizike, gjërat që janë të paevitueshme, mendimi për lakminë, konsiderimi i ndonjë gjëje si ogurzi dhe përmendja e mendimeve shqetësuese që i vijnë në mendjen e njeriut në lidhje me krijimin.

124. Nëse ndonjëri prej jush nuk sheh ëndrra, mos të pikëllohet për këtë, sepse, ai që është i dhënë pas thellësive të diturisë, e humb veçorinë e shikimit të ëndrrave.

125. Prej ummetit tim janë dy grupe të njerëzve që, nëse ata janë të mirë, i tërë ummeti im është i mirë; nëse prishen ata, i tërë

Page 50: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

50

ummeti im do të prishet. E pyetën: - Kush janë ata ja Resulullah?

-

ai u përgjigj: Udhëheqësit dhe juristët .

126. Më i dijshmi i popullit është ai që frikohet më së shumti nga Allahu dhe i bindet më së shumti Allahut. Më i varfëri nga mendja prej popullit është ai që frikohet prej udhëheqësve më së shumti dhe që u bindet urdhrave të tyre më së shumti prej të tjerëve.

127. Tri gjëra e dëmtojnë zemrën: Të ulurit me njerëzit e nivelit të ulët të sjelljes; biseda me gratë dhe, të ulurit me njerëzit e pasur.

128. Nëse Allahu Teala zemërohet në një popull dhe nuk ua dërgon dënimin, atëherë ai popull do të përballet me këto gjendje: Çmimet do të rriten; jeta e tyre do t u shkurtohet; tregtarët nuk do të përfitojnë; pemë nuk do të ketë me bollëk; uji i lumit do të pakësohet; shiu do të ndërpritet dhe, më të këqijtë nga mesi i popullit, do ta bezdisin popullin.

129. Mbas meje, nëse shtohet prostitucioni, do të shtohen edhe vdekjet e papritura; nëse matjen nuk do ta bëjnë të plotë, Allahu Teala do t i shpjerë në krizë; nëse nuk e japin zeqatin, do t u zvogëlohet bereqeti nga toka (pemët dhe xehet); nëse bëjnë padrejtësi gjatë gjykimeve, do t i ndihmojnë zullumit dhe shkeljes së ligjit; nëse e dëmtojnë ahiretin, Allahu Teala do t i lejojë armikut për t i shqetësuar; nëse nuk i mirëmbajnë lidhjet familjare, prona e tyre do të kalojë në duart e tjetërkujt; nëse nuk urdhërojnë për vepra të mira dhe nuk ndalojnë prej veprave të këqijave, dhe nuk u binden më të mirëve të Ehli Bejtit, Allahu do t i nënshtrojë ndaj më të këqijve prej mesit të tyre. Në këtë gjendje, të mirët do të bëjnë dua por nuk do të pranohen nga ana e Allahut.

130. Kur u shpall ajeti: Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (Taha, 131), Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Kush nuk duron nga fatkeqësitë duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t i dalë shpirti në gjendje të përmallimit ndaj begative të kësaj bote. Kush i ngul sytë në begatinë që i ka dhënë Allahu tjetërkujt, do t i rritet pikëllimi, do të hidhërohet me furnizimin që ia ka caktuar Allahu dhe do t i errësohet jeta. Ai që mendon se begatia e Allahut përbëhet prej ushqimit dhe pijes, do të

Page 51: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

51

jetë jofalënderues dhe do të bëhet sikur ai që nuk i vëren begatitë e Allahut. Përpjekjet e një personi të tillë nuk do të sjellin rezultate dhe do t i shpejtohet arritja e dënimit.

131. Në Xhenet mund të hyjë vetëm Myslimani. Ebu Zerri e pyeti: - Ja Resulullah, çka është Islami ? - ai u përgjigj: Islami është i zhveshur; veshja e tij është devotshmëria; astari i tij është udhëzimi; kaftani i tij është turpi; aksi i tij është dhënia; përkryerja e tij është besimi; fryti i tij është vepra e sinqertë; çdo gjë e ka themelin e saj dhe themeli i Islamit është dashuria ndaj Ehli Bejtit .

132. Kush mundohet ta përfitojë kënaqësinë e krijesës përmes zemërimit të Krijuesit, Allahu do ta shqetësojë atë krijesë përmes tij.

133. Allahu Teala ka krijuar disa krijesa vetëm për t i përmbushur nevojat e disa krijesave tjera. Këto krijesa kanë prirje për kryerjen e veprave të mira dhe për këto, bujaria është nder. Allahu Teala e çmon moralin e lartë.

134. Janë disa krijesa të krijuar nga ana e Allahut me qëllim të gjetjes strehë të popullit tek ato kur kanë ndonjë nevojë. Të tillat, janë ato që janë të mbrojtura nga dënimi i Allahut në ditën e Kiametit.

135. Besimtari edukohet me edukimin hyjnor. Kur t i dhurojë atij Allahu me bollëk, ai do t i dhurojë familjes së tij me bollëk. Kur të pakësohet nga ana e Tij, edhe ai do të pakësojë.

136. Do të vijë dita, që disa njerëz duke qenë të rehatuar në këtë botë, nuk do t'i japin më rëndësi asaj se çka janë duke humbur nga feja e tyre.

137. Allahu i krijoi zemrat e robërve në bazë të shfaqjes së dashurisë dhe urrejtjes ndaj tyre.

138. Nëse gjenden 15 tipare tek ummeti im, do të lajmërohen sprovat për ata: Kalimi i pasurisë prej njërit te tjetri (duke mos ia dhënë atij që e meriton); konsiderimi i amanetit si begati (ganimet); konsiderimi i zeqatit si humbje; bindja ndaj gruas duke e kundërshtuar nënën; të bërit padrejtësi, shokut dhe babait; ngritja e zërave në xhami; tregimi i respekt ndaj disave për shkak të frikës nga ata; udhëheqja e

Page 52: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

52

popullit nga njerëzit e poshtër; bartja e mëndafshit nga ana e meshkujve; pirja e verës; përhapja e këngëtarëve dhe instrumenteve muzikore dhe, mallkimi i paraardhësve nga ana e pasardhësve.

Nëse kryhen këto veprime, atëherë do të lajmërohen këto tri sprova: Fryrja e erës së shkretëtirës; ndërrimi i natyrës së krijimit të njeriut dhe shpërndarja e bashkësisë.

139. Bota është burg për besimtarin, ndërsa parajsë për jobesimtarin.

140. Do të vijë koha kur njerëzit do të bëhen si ujq; atëherë këta do t i hanë ata që nuk janë ujq.

141. Në kohën e fundit të kësaj bote më së vështiri do të gjenden: Një vëlla që mund t i besohet dhe rruga e fitimit hallall të parave.

142. Ruajeni veten prej sherrit të njerëzve përmes veprimit me kujdes.

143. Të gjitha të mirat përvetësohen përmes mendjes. Ai që nuk ka mend, nuk ka fe.

144. Erdhën një grup i njerëzve te Hz Resulullahu (s.a.a.) duke e lëvduar një person dhe duke i thënë se tek ai gjinden të gjitha atributet e bukura. Hz Resulullahu (s.a.a.) pyeti: - Çfarë është mendja e tij?

- Ja Resulullah, ne po t i përshkruajmë të gjitha ibadetet dhe mundin e tij në punët e mbara, ndërsa ju po na pyesni për mendjen e tij . Atëherë Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: - I pamendi me pamenden e vet dhe ngatërrestari me ngatërresat e tij mund të bëjnë mëkate më të mëdha se sa pamendja dhe ngatërresa e tyre. Në ditën e Kiametit njerëzit do të arrijnë nivelet e larta dhe afërsinë e Allahut sipas aftësisë së mendjes së tyre .

145. Allahu Teala e ka ndarë mendjen në tri pjesë. Kush i zotëron të tri pjesët, mendja e tij do të jetë e përkryer; kush nuk i zotëron, nuk do të ketë fare mend; njohja e mirë e Allahut, bërja e ibadetit të bukur ndaj Allahut dhe, të duruarit e bukur rreth zbatimit të urdhrit të Allahut.

Page 53: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

53

146. Një i krishterë prej Nexhranit që kishte oratorinë e bukur, që ishte mendjemadh dhe që e mbante veten madhështor, erdhi një ditë në Medine. Një mysliman shkoi te Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe i tha: - Ja Resulullah, ky i krishterë është shumë i dijshëm ! - ndërsa Hz

Resulullahu (s.a.a.) i tha: - Hesht, sepse njeriu i dijshëm i beson njësisë së Zotit dhe i nënshtrohet urdhrit të Tij .

147. Dituria është miku i besimtarit; ndihmësi i pjekurisë; udhërrëfyesi i mendjes; pronari i autorizuar i veprës; komandanti i ushtrisë së durimit; babai i mirësjelljes ndaj popullit; vëllai i mirësisë; familja e tij është Hz Ademi; mburrja familjare e tij është devotshmëria dhe, bujaria e tij është futja në rend e jetesës.

148. Kujt i bëhet një mirësi, edhe ai duhet të përgjigjet në mënyrë të njëjtë. Nëse nuk ka mundësi për një gjë të tillë, së paku le të falënderojë. Nëse nuk e bën as këtë, atëherë ai ka treguar jofisnikëri.

149. Qetësohuni, sepse qetësimi jua largon urrejtjen.

150. Një besimtar tregon prirje ndaj çdo veçorie, përveç gënjeshtrës dhe tradhtisë.

151. Disa poezi janë urtësi ndërsa disa të thëna janë magji.

152. Hz Resulullahu (s.a.a.) e pyeti Ebu Zerrin: Cila është dorëza më e sigurt e imanit ? - Më së miri e dinë Allahu dhe I Dërguari i tij . Atëherë, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: - Dorëza më e sigurt e imanit është miqësia për hir të Allahut, armiqësia për hir të Allahut dhe zemërimi për hir të Allahut .

153. Lumturia e njeriut ka të bëjë me kërkimin e së mbarës nga Allahu për punët e tija dhe në tregimin e kënaqësisë ndaj caktimit dhe paracaktimit të Allahut. Të vepruarit në mënyrë të kundërt, është një shenjë e fatkeqësisë për njeriun.

154. Të bërit pishman është një lloj i pendimit.

155. Ai që e bën të lejuar atë çka e ka ndaluar Kurani, nuk ka besuar në Kuran.

Page 54: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

54

156. Një njeri kërkon një këshillë nga Hz Resulullahu (s.a.a.), ndërsa ky i përgjigjet: - Ruaje gjuhën . Ky person e përsërit kërkesën edhe një herë, dhe Hz Resulullahu (s.a.a.) i përgjigjet njëjtë: - Ruaje gjuhën . Personi kërkon për herë të tretë të njëjtën, ndërsa Hz Resulullahu (s.a.a.) i thotë: - Të kesh turp, a ka ndonjë pjesë tjetër të trupit të njeriut që është shkaktari më i madh i dërgimit të njerëzve në xhehenem?

157. Punët e mbara e mbrojnë njeriun prej vdekjes së keqe. Sadakaja e fshehtë e mbron njeriun prej dënimit të Allahut. Sjellja e mirë ndaj miqve ia shton kohëzgjatjen e jetës së njeriut. Të gjitha punët e mbara janë një lloj i sadakasë. Ata që janë përfaqësuesit e së mbarës në këtë botë, të tillë do të jenë edhe në botën e ardhshme. Ata që janë përfaqësuesit e së keqes në këtë botë, të tillë do të jenë edhe në botën e ardhshme. Në xhenet, më së pari do të hyjnë përfaqësuesit e veprave të mira.

158. Kur të dhurojë Allahu një dhunti robit të tij, Ai ka dëshirë që të vërehen gjurmët e asaj dhuntie te robi i tij. Nuk ka dëshirë ta shohë ndokënd duke u treguar si i varfër dhe fatkeq.

159. Pyetja e bukur është gjysma e diturisë dhe bashkëjetesa e mirë me popullin është gjysma e rehatisë.

160. Duke u plakur, njeriut i përtërihen dy tipare: Lakmia dhe dëshira.

161. Turpi është prej imanit.

162. Në ditën e Kiametit, njeriu nuk do të lëvizë prej vendit pa u pyetur për katër gjëra: Ku e ke kaluar jetën? Në cilën rrugë e harxhove rininë? Si e fitove dhe ku e harxhove pasurinë dhe, rreth dashurisë për Ehli Bejtin.

163. Kush bashkëpunon me të tjerët dhe nuk u bën padrejtësi njerëzve, nuk gënjen gjatë bisedës dhe e mban fjalën e dhënë, trimëria e tij do të përkryhet, drejtësia e tij do të vërehet haptas, sevapi i tij do të bëhet i qëndrueshëm dhe do të ndalohet përgojimi i tij.

164. Dinjiteti, prona dhe shpirti i besimtarit janë të shenjta.

Page 55: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

55

165. Mirëmbajini marrëdhëniet miqësore qoftë edhe vetëm me dhënien e përshëndetjes.

166. Iman do të thotë: Nënshtrimi me zemër, deklarimi me gjuhë dhe veprimi me organe.

167. Pasuri nuk është të zotëruarit e mallit të shumtë, pasuri e vërtetë është pasuria e shpirtit.

168. Të qëndruarit larg prej sherrit është një lloj i sadakasë.

169. Katër gjëra u duhen zotëruesve të mendjes së ummetit tim: Dëgjimi i diturisë, të mësuarit përmendësh, përhapja e saj dhe veprimi sipas saj.

170. Disa deklarata janë joshje, disa dituri janë të kota (të panevojshme) dhe disa fjalë janë të pamjaftueshme për të shpjeguar synimin.

171. Tradita është e dyllojshme: E para, kryerja e të cilave është obliguese në mënyrë që të fitohet udhëzimi ose ndalesa e të cilave është obliguese sepse të çon në humbje; dhe e dyta, kryerja e saj është virtyt ndërsa moskryerja nuk llogaritet si gabim

tradita e preferuar.

172. Ka dalë nga feja ai që e zemëron Allahun duke e kënaqur një udhëheqës që sundon me anë të forcës.

173. Më e mirë se mirësia është ai që e kryen atë mirësi. Më keq se e keqja është ai që e kryen të keqen.

174. Kënd e shpëton Allahu nga poshtërsia e mëkatit dhe e ngrit te krenaria e bindjes, ai do të bëhet i pasur pa pasur pasuri; do të lartësohet pa pasur fis dhe do të jetë me të kur është në vetmi. Kush frikohet prej Allahut, Allahu do të bëjë që të mos frikohet prej asgjëje. Kush nuk frikohet prej Allahut, Allahu do ta frikojë atë me gjithçka. Kush tregohet i kënaqur me furnizimin e vogël nga ana e Allahut, Allahu do të tregojë kënaqësi për veprat e vogla të tij. Kush nuk turpërohet për të fituar furnizimin hallall, do të ketë shpenzimet e vogla, rehati në shpirt dhe familja e tij do të jetë në rehati. Kush

Page 56: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

56

tregohet i përmbajtur nga bota, Allahu do të vendosë urtësinë në zemrën e tij dhe ajo do të rrjedhë në gjuhën e tij, do ta njoftojë me problemin dhe me zgjidhjen e saj, dhe do ta dërgojë në atdheun e përhershëm.

175. Falni gabimet e atyre që janë të përfshirë në fatkeqësi.

176. Të jesh asket, do të thotë zvogëlim i dëshirave, falënderim ndaj dhuntive dhe ruajtje nga gjërat e ndaluara nga ana e Allahut.

177. Mos kryej asnjë mirësi për t'u treguar para njerëzve dhe mos hiq dorë nga kryerja e saj për shkak të turpit.

178. Për tri gjëra kam frikë në lidhje me ummetin tim: Përvetësimi i lakmisë; nënshtrimi ndaj epsheve dhe, udhëheqësi i devijuar.

179. Ai që shqetësohet shumë, do ta ketë trupin e sëmurë. Ai që zotëron një shprehi (natyrë) të keqe, shpirti i tij do të mbetet në zjarr. Ai që polemizon me njerëzit, do t i pakësohet lartësimi dhe trimëria e tij.

180. Dijeni se më të këqijtë e ummetit tim janë ata që tregojnë respekt ndaj një personi për shkak të frikës nga e keqja e tij. Nuk është me mua ai që tregon një respekt të tillë.

181. Ai që e pret zbardhjen e mëngjesit duke menduar për ndokënd tjetër përpos Allahut, nuk ka ndonjë afërsi me Allahun. Ai që nuk interesohet për çështjet e myslimanëve, nuk i përket myslimanëve. Ai që nënshtrohet haptas ndaj poshtërimit, nuk na përket neve.

182. Letra ngushëlluese e Hz Resulullahut (s.a.a) drejtuar Muazit me rastin e vdekjes së djalit të tij:

Prej të dërguarit të Allahut Muhamedit, Muazit birit të Xhebelit.

Selamun alejke. E falënderoj Allahun; përveç tij nuk ka Zot tjetër.

Dëgjova se nuk po tregohesh i durueshëm për shkak të vdekjes së birit tënd. Biri yt është një dhuratë e ëmbël dhe një prej amaneteve të dhëna nga ana e Allahut. Ty të dha për një kohë të caktuar që të ndiesh kënaqësi prej tij dhe tani ia ka marrë shpirtin. Inna lillahi ve

Page 57: Dhurate mendjeve

Hz Resulullahu (s.a.a.)

57

inna ilejhi raxhiun1. Mos u trego i padurueshëm, ngase kështu, zvogëlohet sevapi. Sikur të kishe parë sevapin e Allahut për këtë fatkeqësi, do të kishe kuptuar se ata që durojnë dhe që i dorëzohen Allahut, do të fitojnë një sevap shumë më të madh sesa që është vetë fatkeqësia. Dije që padurimi nuk e ngjall të vdekurin dhe nuk e ndërron paracaktimin dhe përcaktimin. Atëherë, mbaj zi në mënyrë të bukur dhe arrije premtimin e Allahut ndaj teje. Mos u trego i pikëlluar për atë që e ka caktuar Allahu në lidhje me ty dhe me të gjithë njerëzit.

Selami, rahmeti dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ty!

183. Ndër shenjat e Kiametit janë: Shtimi i atyre që e lexojnë Kuranin dhe pakësimi i atyre që e zbatojnë; shtimi i atyre që urdhërojnë dhe pakësimi i njerëzve të besueshëm; rënia e shirave me bollëk dhe pakësimi i të mbjellave.

184. Më informoni për nevojat e atyre që nuk mund të afrohen tek unë për plotësimin e kërkesave të tyre. Nëse ndokush më informon mua apo ndonjë person tjetër të autorizuar për ndihma, në lidhje me një person që ka nevojë por nuk ka fuqi dhe mundësi për t u afruar, Allahu do t i forcojë këmbët e tij në Ditën e Kiametit gjatë kalimit të urës së Siratit.

185. Dy fjalë janë të çuditshme: Fjala e urtë nga njeriu i padijshëm, pranojeni këtë dhe, fjala e padobishme nga njeriu i urtë, largohuni prej tij.

186. Shenjat e përtacit janë tri: Tregohet i plogësht në punë deri në shkallën e kotësisë së punës; tregon kotësi deri sa të dëmtohet puna dhe, e dëmton punën deri në shkallën e mëkatit.

187. Kush nuk turpërohet nga fitimi hallall, do të ketë dobi nga kjo, harxhimet do t i lehtësohen dhe mendjemadhësia do të largohet nga ai. Kush tregon kënaqësi ndaj furnizimit të vogël nga Allahu, Allahu do të jetë i kënaqur me veprën e tij të vogël. Kush tregon interesim dhe e shpreh dëshirën e gjatë në lidhje me këtë botë, Allahu do ta verbërojë zemrën e tij për aq sa është madhësia e dëshirës së tij. Kush nuk tregon interesim për këtë botë dhe e zvogëlon dëshirën, Allahu i dhuron dituri edhe pa dëgjuar ligjërata, e drejton në rrugë të

1 Pa dyshim ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi

Page 58: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

58

drejtë pa udhëheqës dhe ia mbulon verbërinë duke ia dhuruar shikimin e zemrës. Pas meje do të vijë një popull që do të vijë në pushtet vetëm përmes forcës dhe krimit; do të pasurohen duke treguar koprraci; dashurinë e popullit e fitojnë duke iu dorëzuar dëshirave të epsheve dhe në fe do të fitojnë përmes paturpësisë. Nëse ndokush e arrin atë kohë, le ta durojë varfërinë në vend të pasurisë dhe, nëse ka mundësi për një gjë të tillë, le ta zgjedhë poshtërsinë edhe nëse ka mundësi të bëhet i lartësuar; dhe, le të jetë i urryer nga populli edhe nëse ka mundësi të bëhet i dashuri i popullit. Të gjitha këto le t'i bëjë për hir të fitimit të kënaqësisë së Allahut. Nëse duron për hir të fitimit të sevapit të Ahiretit, ai do të fitojë shpërblimin e 50 njerëzve siddik (njerëzit që flasin të drejtën gjatë tërë jetës dhe e kanë arritur shkallën e pejgambereve).

188. Ruajuni nga rehatia e trupit pa e rehatuar zemrën, e cila rehati është dyfytyrëshe.

189. Do ta fitojë mëshirën e Allahut, ai që ka kryer një vepër të mirë dhe që fajësohet në mënyrë të padrejtë për këtë.

190. Pranoni dhuratat. Dhurata më e bukur është parfumi që është i lehtë dhe ka aromën e bukur.

191. Mirësia i bëhet atij që është fetar dhe me fis. Xhihadi i të pafuqishmëve është haxhi. Xhihadi i gruas është të qenët grua e mirë ndaj burrit (sjellja e mirë ndaj burrit). Të qenët prej atyre që ndiejnë dhembshuri dhe keqardhje është gjysma e fesë. Ai që e mban mesin gjatë shpenzimit, kurrë nuk do të varfërohet. Siguroni zbritjen e furnizimet nga qielli duke dhënë sadaka. Allahu Teala nuk dëshiron t ia afrojë furnizimin robërve të tij nga rrugët që presin ta fitojnë atë.

192. Asnjë person nuk mund ta arrijë shkallën e devotshmërisë pa u ruajtur nga e ndaluara dhe pa u larguar nga e dyshimta.

Page 59: Dhurate mendjeve

IMAM ALIU (A.S.)

Page 60: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

60

HADITHET E TRANSMETUARA NGA IMAM ALIU (A.S.) NË LIDHJE ME URTËSINË, SJELLJEN E BUKUR DHE

DEVOTSHMËRINË

Hz Resulullahu (s.a.a.) i ka transmetuar shumë hadithe Hz Aliut (a.s.) në lidhje me njësinë e Zotit, devotshmërinë, urtësinë, asketizmin dhe të ngjashme. Ne nuk do t i përmendim të gjitha, sepse, sikur t i kishim përmendur vetëm hadithet në lidhje me njësinë e Allahut (tevhid), do të kishin zënë vend sa të gjitha hadithet e këtij libri.

Këtu do të përmendnim vetëm një fjalim në lidhje me njësinë e Allahut, ndërsa më tutje do të përmendnim fjalët më interesante për të cilat shumica pajtohen se e tërheqin vëmendjen e njeriut.

2.1 FJALIMI NË LIDHJE ME NJËSINË E ALLAHUT (TEVHID)

Padyshim, pjesa më kryesore e adhurimit ndaj Allahut është njohja e Tij. Baza e njohjes së Tij është të diturit e Tij si të vetmin dhe të pashoq. Vlera matëse e të diturit e Tij si të vetmin dhe të pashoq është dëbimi nga Ai i të gjitha cilësive (atributet e mangëta që zotërojnë krijesat). Sepse, mendjet dëshmojnë se të gjitha cilësitë dhe zotëruesit e cilësive janë të krijuara. Edhe të gjitha krijesat dëshmojnë për ekzistimin e krijuesit që nuk zotëron cilësi dhe nuk është zotërues i cilësive. Çdo cilësi dhe zotërues i cilësisë paraqet një përbërje. Përbërja dëshmon se është diçka që është shfaqur më vonë, ndërsa

Page 61: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

61

diçka që është shfaqur më vonë dëshmon se nuk është një gjendje prej përjetësisë (ezel).

Ai që mëton se e ka njohur Esencën (Zat) e Allahut, nuk e ka njohur Atë. Ai që ia cakton kufijtë, nuk e ka të ditur se Ai është tek. Ai që i bën shok, nuk i ka besuar Atij. Ai që e ngjason Atë me ndonjë krijesë tjetër, nuk e ka arritur të vërtetën (hakikatin) e Tij.

Çdokush që mendon se Ai ka të bëjë me ndonjë iluzion, nuk është drejtuar kah Ai. Ai që dëshiron ta arrijë esencën e Atij, nuk e ka konfirmuar njësinë e Tij. Ai që bën me shenjë kah Ai, nuk është drejtuar kah Ai. Ai që e kufizon, nuk e synon Atë. Ai që e ka ndarë Atë në pjesë, nuk i është dorëzuar Atij. Gjithçka që qëndron në këmbë përmes esencës së Tij, është i lidhur me tjetërkënd, dhe gjithçka që është i lidhur me tjetërkënd, është formuar përmes një shkaku.

Krijesat e Tij janë shenjat e ekzistencës së Tij dhe mendjet janë mjetet për njohjen e Tij. Argumenti qartësohet përmes mendimit. Shenjat e Tij janë caktuar si argumente për krijesat dhe duke i krijuar ata, vendos një perde në mes Tij dhe krijesave. Është i ndarë prej krijesave përmes ekzistencës.

Pajisja e tyre me mjete është dëshmi se vetë nuk ka nevojë për mjete; sepse mjetet janë të varura prej zotëruesit të mjeteve. Caktimi i fillimit për krijesa është dëshmi se Ai nuk ka fillim, sepse ai që zotëron fillimin, nuk mund t'i krijojë të tjerët nga asgjë.

Emrat e Tij janë ndërmjetësues për të arritur deri te realiteti, dhe punët e Tij janë mjete për të kuptuar të vërtetën. Esenca e Tij është thelbi i realitetit. Esenca e Tij e ndan Atë nga krijesat. Çdokush që i cakton cilësi Allahut, nuk e ka njohur Atë dhe duke i përshkruar Atij një të ngjashëm është larguar prej Tij. Gabon ai që supozon se e ka arritur realitetin e Tij.

Çdokush që thotë: Ku është , i ka përshkruar Atij një vend; çdokush që thotë në çka është , i ka atribuuar atij një pozitë; çdokush që thotë kah është drejtuar , i ka caktuar Atij një kufizim. Çdokush që thotë: Pse i ka emërtuar Atij një shkak; çdokush që thotë çfarë është , e ka ngjasuar Atë në ndonjë gjë; çdokush që thotë kur , i ka definuar Atij një kohë; çdokush që thotë deri këtu , i ka emëruar Atij një fund dhe kush i emëron fundin, e ka ndarë Atë në pjesë; kush e ndan Atë në pjesë, e ka cilësuar Atë; kush e cilëson Atë e ka mohuar Atë; kush e ka ndarë Atë në pjesë, ka kthyer fytyrën nga Ai.

Allahu nuk ndërrohet me ndërrimin e krijesave; nuk kufizohet me kufirin e krijesave të kufizuara; është një por njësia nuk bazohet në

Page 62: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

62

numër; Ai nuk ndien nevojë për asgjë dhe është i panevojshëm; është i fshehur pa hyrë në ndonjë gjë dhe i hapur pa qenë i ndarë prej ndonjë gjëje; me shikim nuk mund të përfshihet; është evident haptas; është i këndshëm pa trup; është një subjekt që nuk ka nevojë për lëvizje; pa ndier nevojën e idesë cakton përmasat e krijesave, i vë në rend ata pa lëvizur; pa pasur nevojë për mjete dhe organe dëgjon dhe shikon; është i afërt pa ndier nevojën e të afruarit dhe i largët pa ndier nevojën e distancës; ekziston, jo pas mosekzistencës; kohërat nuk e shoqërojnë Atë dhe vendet nuk e kaplojnë Atë; gjumi nuk e zë Atë; kualitetet nuk e kufizojnë; ndërmjetësimet nuk bëhen pengesa për Të; qenësia e Tij ka tejkaluar kohën dhe paqenësinë, dhe amshueshmëria e Tij ka tejkaluar kufirin e zotërimit të fillimit.

Përkundër dhënies së ndjenjave dhe shqisave, Esenca e Tij është larg prej ndjenjave dhe shqisave; edhe pse i krijoi gurët e çmuar, ai nuk është gur i çmuar; edhe pse i krijoi krijesat prej asgjëje Ai nuk ka krijues; edhe pse krijoi kontradiktat në mes objekteve, nuk zotëron kontradikta; krijimi i krijesave në çifte, na bën të kuptojmë se nuk ka ndonjë çift.

Errësirën ia ka caktuar si opozitë dritës dhe nxehtësinë si opozitë ftohtësisë; elementet e ndryshme i ka bashkuar dhe të kundërtat në mes veti i ka afruar; duke i ndarë dhe bashkuar ato, ka bërë të ditur ndarësin dhe bashkuesin e tyre. Të gjitha këto i ka bërë si argument për Zotësinë e tij, dëshmitar të fshehtësisë së Tij dhe shpjegimit të urtësisë së Tij. Sepse, ekzistimi i këtyre krijesave na bën me dije se janë krijuar më vonë; qenësia e tyre tregon për paqenësinë e tyre; ndryshimet e tyre tregojnë për paplotësinë e tyre dhe përfundimi i tyre na bën të ditur për plotësinë e Allahut. Allahu na thotë: Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit) (Dharijat, 49)

Me paraqitjen: përpara dhe pastaj , na bëri me dije se për Të nuk ekziston para dhe mbas Tij. Duke i krijuar instinktet e ndryshme për krijesat e Veta, na bën me dije se nuk zotëron instinkt; duke krijuar krijesa të ndryshme, na bën me dije se Vetë nuk pëson ndryshime. Duke i lidhur ato për një kohë, na bën me dije se Vetë nuk ka ndonjë varshmëri prej kohës; duke i ndarë krijesat në mes veti dhe duke i bërë të fshehta njërën nga tjetra, na bën me dije se nuk ka perde në mes Tij dhe krijesave. Pa u paraqitur robërit, Ai zotëronte realitetin e Rabb-it dhe para se të lajmëroheshin krijesat, Ai zotëronte realitetin e Zotësisë (Ilah).

Page 63: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

63

E zotëronte fuqinë e dëgjimit, pa ekzistuar ndonjë zë; zotëronte realitetin e diturisë, pa ekzistuar diçka për t u ditur dhe, zotëronte forcën pa e treguar fuqinë e Tij. Edhe kur nuk kishte krijesa, Ai ishte i denjë për emrin e krijuesit dhe pa pasur qenie, ai ishte i denjë për atributin e sajuesit.

Pa u mbështetur në ndonjë gjë i krijoi krijesat dhe pa përfituar dobi prej ndonjë gjëje siguroi harmoni në mes tyre. Pa rënë në ndonjë vështirësi, u dha përmasa atyre. Idetë nuk mund ta përfshijnë Zat-in (Esencën) e Tij dhe, mendimet nuk mund ta kaplojnë realitetin e Tij.

Shprehja, Në çfarë kohe , nuk e kufizon Atë; shprehja tani , nuk e afron Atë; kur të thuhet bashkë , nuk mund të shoqërohet me ndokënd; duke thënë nëse , nuk mund të fshihet. Shprehja, Ai

(Hu) nuk mund ta përfshijë atë. Këto shprehje e kufizojnë vetëm veten.

Këto shprehje vlejnë vetëm për objektet e krijuara nga ana e Tij; sepse këto lidhëse na bëjnë me dije për ekzistimin e nevojës, ekzistimin e ngjashmërive të kontrasteve, ekzistimin identik dhe na tregojnë se ngjarjet ndodhin së bashku me kohën.

Atributet dallohen nga njëri-tjetrit përmes emrave; përmes atyre emrave ndahen njëra prej tjetrës, ato që janë bashkë; ngjarjet zhvillohen përmes atyre emrave. Gjërat si: Zotërimi i fillimit të krijesave si dhe moszotërimi i amshueshmërisë së tyre, pastaj lidhja e tyre për një periudhë kohore dhe shprehja, si: sikur të mos kishte qenë kështu , na bëjnë me dije për nënshtrimin e tyre ndaj detyrimit. Shpërndarjet na bëjnë me dije për shpërndarësin, dhe ndarjet na bëjnë me dije për ndarësin.

Nëpërmes krijesave është manifestuar në mendje dhe është fshehur prej syve; idetë janë drejtuar kah krijesat dhe përmes tyre janë shfaqur shembujt, janë bërë të qëndrueshëm dhe përmes tyre argumentet kanë fituar qartësi. Allahu dëshmohet përmes mendjeve dhe imani përkryhet përmes pranimit.

Pa ekzistuar njohja e Allahut, nuk mund të ekzistojë as feja; pa konfirmim nuk mund të ketë njohje dhe, pa pasur një besim të sinqertë nuk mund të realizohet konfirmimi. Pa sinqeritet nuk ka njësi të Allahut (tevhid); nëse bëhet krahasimi i Allahut me ndonjë gjë, nuk realizohet sinqeriteti; nëse i përshkruhen cilësitë, nuk do t i largosh plotësisht mangësitë prej Tij dhe njësia e sinqertë nuk realizohet. Nëse pranohet ngjashmëria e disa pikëpamjeve të tij, do të pranohen ngjashmëritë e të gjitha pikëpamjeve të Tij; mbajtja pastër e Tij prej

Page 64: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

64

disa ngjashmërive dhe pranimi i disa ngjashmërive tjera për Të, e largon njeriun prej njësisë së vërtetë.

Pranimi e dëbon refuzimin; çdo lloj i refuzimit parandalon arritjen në sinqeritet.

Veçoria që ekziston te krijesat nuk ekzistojnë te krijuesi; ajo që është mundësuar për krijesën, nuk është e mundur për krijuesin; për Të lëvizja nuk vlen; ndarja dhe bashkimi nuk shfaqen tek Ai. Si mund të zbatohet diçka për Të, kur ai Vetë është zbatues?

Si mund të kthehet tek Ai, ajo që Vetë e ka nisur? Si mund të vlejnë për Të ligjet e ekzistencës së krijimit, kur Ai Vetë i ka formësuar ato? Nëse ndodh kjo, atëherë do të ndërrojë Esenca e Tij, do të ndahet në pjesë, nuk do të vlejë dhe nuk do të ketë kurrfarë kuptimi ekzistenca e Tij e përhershme.

Me këtë përcaktim krijuesi shndërrohet në krijesë; nëse e ka të prapmen, do të ketë edhe të përparmen; nëse ndien nevojën e plotësisë, atëherë duhet të jetë i mangët. Nëse ndërron, nuk mund të atribuohet si i amshueshëm. Nëse ndikohet nga kalimi i kohës, si mund të bëhet i vazhdueshëm? Nëse hyn nën ndikimin objekteve, si mund t i krijojë ata prej asgjësë? Nëse bëhet kështu, atëherë do të bartë shenjat e krijesave. Nëse krijesat bëhen shenja për Të, edhe vetë do të bëhet shenjë e ndonjë krijese dhe atributi do t'i ngjajë atributit të krijesave. Dhe kjo, është një fjalë e pavërtetë që nuk ka nevojë as për argument dhe në këtë gjendje edhe përgjigjja në këtë pyetje është e pavend.

2.2 TESTAMENTI KUSHTUAR IMAM HASANIT (A.S.)

Nga prindi i vdekshëm, i cili pranon vështirësitë e kohës, fytyra e të cilit është duke u venitur kundrejt jetëzgjatjes, i cili i është dorëzuar përcaktimit, i cili e qorton këtë botë, i cili udhëton drejt vendbanimit të të vdekurve dhe i cili do ta braktisë nesër këtë botë kushtuar djalit, i cili mëton gjërat e paarritshme, e mban rrugën e atyre që janë zhdukur, është pengu i kohës, shënjestër e shigjetave të fatkeqësisë, robi i botës, tregtuesi i mburrjes, skllavi i vdekjes, shoku i mjerimit dhe i vuajtjeve, i ekspozuar sëmundjeve dhe shkatërrimeve, i pushtuar nga pasionet dhe kalifi i atyre që do të vdesin.

Bota më ktheu kryet kah unë, koha më tregoi mosbindje, ahireti u drejtua kah unë; më bëri që unë të mos mendoj për të tjerët, të mos mendoj për ata që do të mbesin mbas meje dhe të mos u kushtoj rëndësi atyre. Kur më rrethoi brenga ime, jo ajo e popullit, mendimi

Page 65: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

65

dhe dëshirat e mia u ndërruan dhe u qartësua për mua realiteti i çështjes; kjo më udhëhoqi mua drejt një të vërtete që serioziteti i saj ishte larg nga shakaja dhe nuk e kishte prekur njolla e gënjeshtrës. Ty të pashë si një pjesë të trupit tim, bile si të tërë; nëse të godet ndonjë vështirësi, është njësoj sikur të më godet mua; nëse ty të vjen vdekja, është njësoj sikur të më vinte mua. Për këtë arsye, problemet e tua filluan të më interesojnë sikur të ishin të miat. Prandaj, edhe nëse vdes ose mbetem i gjallë, vendosa që ta shkruaj këtë testament si një ndihmës nga unë.

Biri im, të këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut, bindjen e vazhdueshme ndaj dispozitave të Allahut, meremetimin e zemrës duke e përmendur Atë dhe mbajtjen për litarin e Tij (Kuranin). Nëse mbahesh për atë litar, atëherë nuk do të ekzistojë lidhja më e sigurt në mes teje dhe Allahut!

Ngjalle zemrën tënde me këshilla; mbyte përmes asketizmit; forcoje me bindje të sigurt; bëre të përvuajtur duke kujtuar vdekjen; nxite të pranojë se është e kalueshme; mundësoji t i vërejë vuajtjet e kësaj bote; ruaje nga sulmet e kohës dhe nga ndryshimet e këqija të ditëve dhe të netëve. Njoftoje me lajmet e atyre që kanë shkuar; përkujtoja atë që u ka ndodhur atyre të cilët kanë qenë para teje; vizitoji vendbanimet dhe gjurmët e tyre dhe shiko se çka kanë bërë, ku janë vendosur dhe prej ku janë zhvendosur. Do të shohësh se ata janë ndarë prej miqve të tyre dhe janë vendosur në vendin e huaj. Kur të shkosh në vendin e tyre, thuaj: O vend i heshtur, ku i ke banorët? Pastaj shko në varrezat e tyre dhe thuaj: O ju trupat e kalbur dhe organe të ndara njëri nga tjetrit, si e keni gjetur këtë vendbanim në të cilin gjendeni tani?

O biri im, së shpejti edhe ti do të bëhesh sikur njëri prej tyre, prandaj përgatite vendin e qëndrimit tënd dhe mos e shit botën e ardhshme për këtë botë.

Largohu prej diskutimit për atë që nuk ke dituri dhe mos fol nëse nuk ke nevojë të flasësh. Largohu nga ajo rrugë që frikohesh se mos po të çon në humbje, sepse, të përmbajturit është më mirë sesa devijimi dhe përzierja në punët e rrezikshme. Urdhëro për punë të mira, për t u bërë nga të mirët. Parandaloje veprën e keqe përmes dorës dhe gjuhës, dhe përpiqu të jesh sa më larg prej atij që bën keq. Lufto duke iu përmbajtur rrugës së Allahut në mënyrë të sinqertë dhe mos të të pengojë ty asnjë qortim i qortuesit në këtë rrugë. Kudo që të jesh, sulmoji pa u frikuar vështirësitë më të rrezikshme për hir të së

Page 66: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

66

Vërtetës; mësoja durimin shpirtit tënd. Mbështetu tek Allahu në të gjitha punët, sepse në këtë mënyrë do të mbështetesh në ndihmuesin më të mirë dhe mbrojtësin më të sigurt. Kur të kërkosh diçka prej Zotit tënd, bëhu i sinqertë, sepse dhënia dhe mosdhënia është në dorën e Tij. Kërko të mirën sa më shumë, mundohu ta kuptosh këtë porosi sa më mirë dhe mos e lër mbrapa shpine, sepse, fjala më e mirë është ajo që të sjellë dobi dhe, dije se nuk ka të mbarë në diturinë e padobishme, dhe nuk ka dobi prej diturisë e cila nuk tregohet haptas1.

Biri im, ti e arrite pjekurinë ndërsa dobësia ime çdo ditë po shtohet, por, pa i treguar ato që kam në zemër para se të më arrijë vdekja, para se të më dobësohen pikëpamjet ashtu sikur më dobësohet trupi, para se të të kaplojnë ty epshet dhe tundimet e kësaj bote dhe ti pastaj të bëhesh si një deve kokëfortë, vendosa ta përpiloj këtë amanet ku i përmblodha këshillat kryesore, sepse, zemra e të riut i përngjan arrës së pambjellë, në të cilën mbin çka do që ta mbjellësh. Para se të ngurtësohet zemra dhe para se të angazhohet mendja, nxitova në mënyrë që t i pranosh përvojat e të tjerëve dhe t i pranosh realitetet me një vendosmëri të prerë. Në këtë mënyrë, do të kursehesh nga kalimi nëpër këto përvoja të njëjta dhe do të kursehesh nga vështirësitë e përpjekjeve. Me këtë, do të fitosh njohuri për atë që ne kemi përjetuar dhe ndoshta do të kuptosh edhe atë që ne e kemi lëshuar.

Biri im, edhe pse nuk e arrita moshën e atyre që jetuan para meje, megjithatë, i shqyrtova veprat e tyre, mendova në lidhje me lajmet që i mora nga jeta e tyre dhe i ndoqa gjurmët e tyre. Kështu që, u bëra njëri prej tyre, në të vërtetë, përmes lajmeve që më arritën për jetën e tyre, u bëra sikur të kem jetuar me ata që nga fillimi deri në fund. Si përfundim, ia arrita të dalloj të pastrën nga e turbullta dhe të dobishmen nga e dëmshmja. Për ty kam zgjedhur më të shkëlqyeshmen dhe më të bukurën nga punët; e largova prej tyre të paqartën. Meqenëse e kuptoj gjendjen tënde si një prind i mëshirshëm dhe meqë dëshiroj të mësoj, vendosa që kjo duhet të jetë në kohën kur je ende i ri dhe derisa zotëron një zemër të çiltër dhe qëllimin e sinqertë, në këtë drejtim, vendosa që të filloj së pari me Librin e Allahut dhe shpjegimin e tij, pastaj me ligjet dhe rregullat e Islamit, për të ndaluarën dhe të lejuarën, dhe pastaj me temat tjera. Mandej, u frikova të mos ngatërrohesh me kundërshtimet dhe paqartësitë e shkaktuara nga epshet dhe dëshirat, sikurse që janë ngatërruar të tjerët.

1 Në Nehxh ul Belaga është regjistruar: Nga dituria që nuk është në pajtim me të vërtetën

Page 67: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

67

Për mua ishte më i pëlqyer paralajmërimi për këtë çështje dhe sforcimi i dritës sate, sesa të të lërë në pozitë në të cilën nuk jam i sigurt se nuk do të biesh në humnerë. Të uroj që Allahu të të ndihmojë në arritjen e suksesit gjatë kërkimit të rrugës së drejtë dhe arritjes së qëllimit. Prandaj, po e shkruaj për ty këtë testament duke dëshiruar që të bëhesh i sigurt për këtë çështje.

Biri im, pjesa më e dashur e këtij testamenti, sipas meje është pjesa që ka të bëjë me ruajtjen nga Allahu, zbatimi i obligimeve hyjnore dhe ndjekja e rrugës së atyre që kanë jetuar para teje, të parëve tuaj dhe atyre që kanë qenë të devotshëm në fe, sepse, njëjtë sikur që ti kujdesesh për gjendjen tënde, edhe ata janë kujdesur për gjendjen e tyre; ashtu si je duke menduar, edhe ata kanë menduar; pastaj erdhën në përfundim se duhet të pranojnë atë që e kanë mësuar të parët e tyre dhe të përmbahen prej gjërave që nuk janë bërë obligim për ta. Nëse nuk mund t i pranosh traditat e tyre pa i njohur sikur që i kanë njohur ata, atëherë mundohu që këto dituri t i përvetësosh përmes të kuptuarit dhe të të mësuarit, e jo duke u zhytur në dyshime dhe duke i shtuar armiqësitë. Para se t i hysh kësaj pune, kërko ndihmën e Allahut; drejtohu tek Ai për të qenë i suksesshëm; largohu nga çdo punë që të shpie në dyshim dhe çdo punë të dyshimtë që të shpie në devijim. Kur ta arrish pastërtinë e zemrës dhe të bëhesh gati për ta pranuar, kur mendimi yt ta arrijë përkryerjen dhe kur të bëhesh i sigurt se në këtë rrugë ekziston vetëm një qëllim, atëherë shikoji ato që t i kam shpjeguar. Nëse ende nuk e ke të pastër mendimin dhe nuk të fle në zemër ashtu si dëshiron ti, atëherë duhet të dish se je duke bredhur pa dituri në errësirën e mesnatës, ku nuk shihet asgjë nga terri. Ai që lëviz pa dituri dhe e ngatërron të vërtetën me të pavërtetën, nuk është nga ata që e kërkojnë fenë. Në këtë gjendje, më mirë është të hiqet dorë nga kjo. Në lidhje me këtë, fjala ime e parë dhe e fundit është kjo:

Ty të këshilloj që Zotin tim, Zotin tënd, Zotin e baballarëve të parë dhe të fundit, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës, ta falënderosh ashtu si e meriton Ai dhe pozita e Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për të Dërguarin, Ehli Bejtin e tij dhe të gjithë të dërguarit. Allahu i mëshiroftë të gjitha ata që i dërgojnë përshëndetje të Dërguarit dhe i lutem Allahut që ta përkryejë begatinë e Tij ndaj nesh, duke na bërë neve të tillë, që t'i drejtohemi Atij me lutje. Sepse, punët e sinqerta plotësohen përmes dhuntive të Tij.

Biri im, kuptoje mirë këtë porosi! Dije që zotëruesi i vdekjes është edhe zotëruesi i jetës; krijon dhe bën që të vdesin; i shkatërron

Page 68: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

68

dhe pastaj prapë i ringjall; jep brenga dhe i largon brengat. Bota nuk është asgjë tjetër veçse një vend ku përfitohen begatitë e Allahut dhe sprovohet, pastaj për këtë shpërblehet në Ditën e gjykimit, dhe vendi i caktimit të disa gjërave të panjohura për nesh nga ana e Allahut. Nëse të vjen rëndë ndonjëra prej tyre (nëse nuk mund të dëshmosh për to), atëherë hidhja këtë padijenisë sate, sepse, ti je krijuar i padijshëm dhe pastaj u bëre zotërues i diturisë. Sa e sa gjëra ekzistojnë që nuk mund t i kuptosh, të cilat ta pështjellojnë mendjen, të cilat nuk i sheh syri, por më vonë i sheh dhe i kupton. Mbështetu tek Ai i cili të krijoi, të furnizoi dhe pastaj krijimin tënd e plotësoi në një gjendje të baraspeshës. Shpresa dhe frika jote le të jenë nga Ai.

Dije që askush tjetër, përveç të Dërguarit tanë (s.a.a.), nuk ka rrëfyer në mënyrë më të mirë për Allahun, i cili është i pastër nga atributet e mangëta. Prandaj, bëhu i kënaqur me të si prijës e udhëheqës shpëtimtar dhe pranoje atë me zemër. Unë nuk po gaboj duke t i dhënë këto këshilla; dhe, sado që të mundohesh, ti nuk do të mund të kuptosh çka është e mbarë për ty siç e kuptoj unë.

Dije mirë këtë, sikur Zoti yt të kishte shok, do të kishin ardhur edhe të dërguarit e tij; do të kishe vërejtur gjurmët e pushtetit dhe të fuqisë së tij dhe do të kishe njohur atributet dhe veprat e tij. Por, Ai është Allahu, një dhe i vetmi, ashtu si e ka përshkruar Veten. Nuk ekziston një qenie tjetër që do ta kundërshtojë Atë në fuqinë dhe hyjninë e Tij; Ai është krijues i çdo qenieje. Pozita e hyjnisë së Tij është shumë lart nga të shikuarit e syrit dhe të njohurit e zemrës. Kur ta kuptosh këtë, do të kesh të qartë se si duhet të veprojë një i ngjashëm si ti, me mundësi të vogla, me fuqi të vogël, paaftësi të madhe dhe me nevojë të madhe për Zotin tënd. Pra, bindu për Atë, frikohu nga Ai dhe ruaju nga dënimi i Tij. Sepse, Ai nuk ka urdhëruar për asgjë tjetër pos asaj që është e bukur për ty dhe nuk ka ndaluar asgjë, përveçse të shëmtuarës.

Biri im, ty të kumtova lajmet për botën, gjendjen e saj, tatëpjetën e saj dhe kalueshmërinë e saj (ndërrimin e gjendjeve të banuesve të saj). Pastaj, të kam lajmëruar edhe për botën tjetër dhe për atë që është përgatitur për banuesit e saj; të kam paraqitur shembujt e saj, në mënyrë që të nxjerrësh mësime prej tyre.

Shembulli i atyre që e kanë kuptuar këtë botë është, sikur i udhëtarëve që nisen nga një vend i rrënuar dhe i goditur nga thatësia, për në një vend më pjellor dhe me klimë më të mirë. Ata i pranojnë vështirësitë e rrugës, ndarjen nga miqtë, vuajtjet e pagjumësisë dhe të

Page 69: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

69

ushqyerit e dobët gjatë rrugës. Ata nuk ndiejnë kurrfarë dhimbje dhe kurrsesi nuk pranojnë si dëm dhe pësim shpenzimet e rrugës. Të gjitha këto vetëm për të arritur te viset e gjelbëruara dhe pjellore ku shtëpitë janë më të bukura dhe më të gjera. Asgjë nuk i gëzon ata më shumë sesa mendimi se janë duke u afruar te vendqëndrimi i tyre.

Ndërsa, shembulli i atyre që mashtrohen ndaj kësaj bote është sikur i atyre që kanë vise të gjelbëruara, me plot begati dhe që shkojnë në vise të goditura nga thatësira. Për ata, nuk ka gjë më të urryer dhe frikësuese sesa të lëshuarit e vendit ku banojnë, për të shkuar në një vend të tillë ku do të arrijnë befas.

Unë të kritikova paraprakisht për padituritë e shumta, në mënyrë që të mos e mbash veten të ditur dhe, nëse ballafaqohesh me ndonjë gjë të ditur, mos ta konsiderosh atë si diçka të madhe. Dijetari e konsideron të vogël atë çka di në krahasim me atë që nuk di. Për këtë arsye, ai që e konsideron veten të padijshëm, mundohet më shumë që ta arrijë diturinë; gjithmonë e dëshiron atë, tregon interesim për të dhe gjithmonë është në kërkim të saj; përpara zotëruesit të diturisë është i përulur dhe modest; e përqafon heshtjen, përmbahet nga të gabuarit dhe turpërohet nga ajo. Kur të ballafaqohet me diçka që nuk ka njohuri për të, nuk e refuzon atë, sepse, veç ka pranuar më herët për atë se ka qenë i padijshëm. Njeriu i padijshëm e mban veten dijetar, me gjithë padijeninë e tij; gjykimin e vet e sheh si të mjaftueshëm; gjithnjë rri larg dijetarëve; çdoherë i turpëron ata dhe i largon ata që polemizojnë me të, duke u thënë se janë duke gabuar; për çdo gjë që nuk di, thotë se është devijim; kur të përballet me një çështje që nuk e njeh, e refuzon dhe e kundërshton atë për shkak të padijenisë. Ai do të thotë: Unë nuk e di atë që është ashtu si thua ti, nuk besoj se është ashtu, prej nga na doli kjo? . Të gjitha këto i thotë duke u bazuar në pikëpamjen e vet dhe duke mos e njohur padijeninë personale. Në këtë mënyrë, duke bërë gabime për shkak të mosnjohjes së çështjeve, mbetet në padijeni gjithmonë dhe është në kërkim të paditurive të reja; e refuzon të vërtetën, dhe duke u krekosur largohet nga hulumtimi i diturisë.

Biri im, kuptoje mirë këtë porosi dhe bëre veten masë në mes teje dhe të tjerëve; atë që e dëshiron për vete, dëshiroje edhe për të tjerët, atë që e urren për vete, mos ua dëshiro të tjerëve. Sikur që vet nuk e pëlqen dhunën, ashtu edhe ti mos e përdor dhunën ndaj të tjerëve. Sikur që ke dëshirë që të të bëjnë mirë, ashtu edhe ti bën mirë për të tjerët. Atë që e konsideron si të shëmtuar për të tjerët, konsideroje të njëjtën edhe për vete. Ashtu si sillesh ndaj të tjerëve,

Page 70: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

70

kënaqu me sjelljen e të tjerëve ndaj teje. Mos diskuto për atë që nuk ke njohuri, madje edhe mos i trego të gjitha që i di. Atë që nuk ke dëshirë të thonë për ty, mos u thuaj të tjerëve. Dije që pëlqimi i vetes është në kundërshtim me të vërtetën dhe në të njëjtën kohë është shkatërrim për mendjet. Kur të udhëzohesh në rrugë të drejtë, përkulu sa më shumë para Zotit tënd.

Dije se para teje qëndron një rrugë shumë e gjatë, shumë e vrazhdë dhe shumë frikuese; nuk mund të shmangesh nga përgatitja për atë rrugë. Pajisu sa të kesh mundësi dhe lehtësoje barrën tënde nga shpina. Mos e ngarko veten, përveç me atë që mund ta bartësh. Nëse ngarkohesh tej mase, ajo do të jetë barrë dhe vuajtje për ty. Nëse e takon një person që është i nevojshëm por që pranon ta bartë barrën tënde deri sa të ta rikthejë ty në Ditën e gjykimit, atëherë pranoje këtë si një rast të mirë. Nëse të kërkon hua ndonjë person, përderisa je në gjendje të mirë, pranoje këtë si rast të mirë; kohën e kthimit të huas, vazhdoje deri në kohën kur të jesh ngushtë për të.

Dije që përpara teje ekziston një përpjetës e mundimshme; me apo pa dashje, do ta kalosh këtë dhe do të drejtohesh kah xheneti apo xhehenemi. Ai me barrë të lehtë do ta kalojë më lehtë këtë rrugë në krahasim me atë që e ka barrën e rëndë; atëherë, përgatite vendin para se të arrish atje.

Dije se, Ai që ka në pushtet thesaret e kësaj bote dhe të Ahiretit, të ka lejuar që t i lutesh Atij dhe të ka premtuar pranimin e lutjes. Ai ka urdhëruar që të kërkojmë prej Tij, në mënyrë që të na i plotësojë kërkesat; Ai është zotërues i dashurisë. Ai nuk ka caktuar ndonjë përkthyes ndërmjet teje dhe Atij, dhe nuk ka vendosur perde ndërmjet teje dhe Atij. Ai nuk të ka detyruar të sigurosh ndonjë ndërmjetësues në mes teje dhe Atij. Nëse kryen ndonjë vepër të keqe, nuk të ka ndaluar që të pendohesh; nuk të qorton nëse pendohesh; nuk nxiton për të të dërguar dënimin kur të gabosh. Ai nuk të turpëron në atë vend ku e meriton turpërimin. Nuk të ka kritikuar dhe nuk të ka munduar për shkak të gabimit të kryer. Nuk të ka bërë të pashpresë për mëshirën e Tij; nuk të kushtëzon gjatë pranimit të pendimit; largimin tënd nga mëkati e llogarit si vepër të mirë; një të keqe e llogarit si një mëkat, ndërsa për një vepër të mirë llogarit dhjetë herë më shumë. Portën e pendimit dhe të rifillimit të punës e ka lënë të hapur. Ai e dëgjon thirrjen tënde në çdo kohë. Ai dëgjon edhe thirrjen tënde të fshehtë. Shfaqi kërkesat e tua para Tij, hape zemrën para Tij, ankoju Atij për hallet e tua, kërko ndihmën e Tij në punët e tua, tregoji Atij

Page 71: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

71

sekretet e Tua që i fsheh nga njerëzit. Çelësat e thesareve janë në duart e tua. Atëherë, insisto duke u lutur, sepse, duke dhënë leje për lutje, Ai ka lënë të hapur portën e Mëshirës së Tij. Në çdo kohë që dëshiron, mund ta hapësh përmes lutjes portën e thesarit të Mëshirës së Tij. Nëse është ashtu, kërko me ngulm; nëse vonohet dhënia, mos e humb shpresën, sepse, dhënia bëhet sipas kërkesës. Ndonjëherë, plotësimi i kërkesës vonohet me qëllim të shtimit të asaj që kërkohet. Ndonjëherë, diçka kërkon dhe nuk të jepet, por së shpejti ose pas një kohe, të dhurohet diçka më e mirë se kjo; Ose, për të dhënë diçka më të mirë se ajo që kërkon, nuk të dhurohet ajo të cilën je duke e kërkuar. Sa e sa gjëra ekzistojnë, që nëse të dhurohen, do të paraqesin dëm për besimin tënd. Për këtë arsye, kërkoji ato gjëra që janë në dobinë tënde, që bukuria e tyre do të mbetet te ti dhe mëkati i të cilit do të largohet nga ti. Pasuria nuk do të të mbetet ty dhe ti nuk do jesh pronar i pasurisë përgjithmonë. Për një kohë shumë të shkurtër, do ta gjesh para vetes përfundimin e çdo pune të mirë apo të keqe, përpos asaj që ta falë Allahu.

Dije, biri im, se je krijuar për botën tjetër, jo për këtë. Je krijuar për të amshueshmen, jo për të kalueshmen; për vdekje e jo për jetë. Ti ndodhesh në një shtëpi nga e cila do të shkosh papritmas dhe ke nevojë të përgatitesh sa më shumë, dhe je në një rrugë që të çon në botën e ardhshme. Ti je një gjah i vdekjes, prej të cilit nuk mund të ikësh dhe herët apo vonë do të mposhtesh nga ai. Nëse je duke bërë një punë të keqe, pendohu sa më shpejt për atë punë, sepse, duke mos pasur kohë për t u penduar për atë punë, do të vijë befas vdekja dhe do të të hyjë në mes teje dhe pendimit. Pas kësaj ti do të shkatërrohesh.

O biri im, përmende shumë vdekjen; mendo për gjendjen që do të vijë pas vdekjes. Të kesh parasysh gjithnjë këtë, në mënyrë që kur të vijë papritur vdekja, të të gjejë ty të përgatitur dhe të armatosur si ushtari i përgatitur për luftë. Mos lejo që të të takojë vdekja në gjendjen e pakujdesisë. Përmende shumë ahiretin, begatitë e tij, dënimet e tij të ashpra. Sepse, kjo do të të ndihmojë në largimin e prirjes së shpirtit tënd ndaj kësaj bote dhe zvogëlimin e vlerës së saj në sytë e tu.

Allahu të ka njoftuar ty me botën. Edhe bota të ka njoftuar ty me cilësitë e saj dhe të ka zbuluar ligësitë e saj. Mos lejo të të mashtrojnë ty ata që janë të dhënë pas kësaj bote. Ata që janë të dhënë pas kësaj bote, janë bërë sikur qentë që lehin dhe vrapojnë pas gjahut, ose, sikur bishat e egra që e sulmojnë njëri tjetrin për shkak të ndonjë

Page 72: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

72

cofëtine. I forti e ha të dobëtin dhe i madhi, të voglin. Bota i ka larguar adhuruesit e saj nga rruga e drejtë, i ka drejtuar në rrugën e verbërisë; ua ka mbuluar sytë, që të mos e shohin rrugën e drejtë. Në këtë mënyrë, kanë mbetur të habitur mbas çoroditjeve të kësaj bote, janë fundosur në intrigat e saj, e kanë bërë atë Zot të vetin dhe ajo luan me ata. Dhe kështu, duke lozur me këtë botë kanë harruar atë të ardhshmen.

O biri imi, mos u bën si ata që janë shëmtuar duke u dhënë mbas turpeve të kësaj bote. Një pjesë e tyre i kanë këmbët e lidhura; të tjerët janë sikur kafshët kokëboshe që lëvizin lirë. Këta i kanë humbur mendtë, gjenden në një luginë të thiktë dhe shkojnë pa ndonjë çoban rrugës së shkatërrimit. Po qe se do të presësh edhe pak, do të vëresh se si errësira është duke u zhdukur (duke u afruar vdekja), në largësi po vërehet karvani dhe ata që nxitojnë, do të arrijnë së shpejti. Dije, që do të bartet ai që për mjet bartës e ka ditën dhe natën, edhe në qoftë se nuk lëviz. (Do të lëvizësh, edhe nëse qëndron në vend). Allahu dëshiron rrënimin e kësaj bote dhe ndërtimin e botës së ardhshme.

Biri im, tregohu i përmbajtur ndaj gjërave të kësaj bote, për të cilat Allahu dëshiron që shpirti yt të mos anojë kah ato, përndryshe, kjo botë meriton një gjë të tillë. Nëse nuk e pranon këshillën time lidhur me botën, dije se nuk do t ia arrish qëllimit dhe nuk do të mund t i ikësh afatit tënd të caktuar; ti je në rrugën e atyre që e kanë kaluar këtë rrugë para teje. Prandaj, pakësoji dëshirat tuaja, zbukuroje fitimin (veprat), sepse, ekzistojnë shumë dëshira që e varfërojnë njeriun. Sikur që çdokush nuk mund ta gjejë atë që kërkon, ashtu edhe ai që e mban mesin, nuk do të ketë nevojë për asnjërin. Mbaje epshin tënd të lartësuar nga të gjitha gjërat e ulëta, edhe nëse të tërheq kah dëshirat e tua, sepse, asgjë nuk mund ta kompensojë krenarinë e humbur të personalitetit tënd. Allahu të ka krijuar të lirë, mos u bën rob i askujt. Nuk ka të mbarë në të mbarën që fitohet përmes sherrit dhe, lehtësia e arritur përmes vështirësive, nuk është lehtësi.

Ruaju nga udhëtimi përmes mjetit bartës të lakmisë, sepse, të çon drejt vendit të ujit të shkatërrimit. Mundohu sa më shumë që në mes teje dhe Allahut të mos ndërmjetësojë ndonjë zotërues i dhuntisë, sepse, ti do ta marrësh pjesën tënde që të takon dhe ajo do të arrijë te ti. Duke ditur se gjithçka është nga Allahu, më e vlefshme është e pakta nga Allahu, sesa e shumta nga krijesat e Tij. Në të vërtetë, nuk krahasohet asgjë me Të, por, nëse e krahason dhuratën e sulltanëve me atë që kërkon prej të poshtërve, do të vëresh se dhurata e sulltanëve

Page 73: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

73

është nder dhe madhështi, ndërsa, ajo që do të pranosh nga të poshtrit, do të jetë turp për ty. Në punë bëhu i përmbajtur, në mënyrë që të të lëvdojnë në fund. Mos e shit as pjesën më të vogël të fesë dhe të nderit tënd kundrejt çfarëdo vlere. I mashtruari i vërtetë është ai që është mashtruar gjatë pranimit të hises që i takon nga Allahu. Ajo që të vjen nga bota, merre dhe largohu nga ai që ta kthen fytyrën gjatë kërkimit. Nëse nuk e bën këtë, atëherë së paku vepro bukur gjatë kërkimit.

Mos qëndro me ata, nga të cilët ke frikë për humbjen e fesë. Rri larg nga sulltani. Thuaj vetes: "do të rri larg nga ajo që më duket e keqe", në mënyrë që të bëhesh i sigurt nga mashtrimet e shejtanit, sepse, shumë myslimanë para teje janë shkatërruar edhe pse kanë besuar në Ditën e Kiametit. Sikur t'u kishe thënë atyre: "shiteni ahiretin për këtë botë", nuk do ta kishin pranuar këtë kurrë. Por, ndonjëherë shejtani e mashtron njeriun për një vlerë të vogël të kësaj bote dhe e çon në shkatërrim. Duke bërë që njeriu të humb shpresën prej mëshirës së Allahut, e çon atë prej një të keqeje në tjetrën. Dhe, në fund njeriu mundohet të gjejë arsyetime të ndryshme për t i mbuluar kundërshtimet e tij në lidhje me Islamin dhe ligjet e tij. Nëse shpirti yt insiston për t iu afruar kësaj bote dhe sulltanit, dhe nëse ti i kundërshton këto ndalesat e mia, atëherë së paku ruaje gjuhën, sepse, nuk mund të besohet në drejtësinë e sulltanëve kur të nervozohen. Mos trego interesim për lajmet e tyre, mos i hulumto punët e tyre, mos i trego sekretet e tyre; mos u përziej shumë në punët e tyre.

Nuk do të ndiesh pendim nga heshtja. Shumë më lehtë do ta kompensosh humbjen e asaj që ke heshtur sesa humbjen e asaj që ke folur. Mbyllja e gojës dhe ruajtja e asaj që ke në dorë, është më e këndshme sesa kërkimi i asaj që gjendet në dorën e tjetrit. Mos e përcill fjalën e atij që nuk mund t i besohet, ngase do të të shpallin mashtrues, ndërsa, mashtrimi është poshtërsi. Më e mjaftueshme për ty është qëndrueshmëria me furnizimin e mjaftueshëm, sesa malli i harxhuar pa llogari. Një humbje e shpresës në mënyrë të pjekur është më e mirë sesa të kërkosh diçka nga njerëzit. Është shumë më e mirë puna në çfarëdo profesioni dhe mbijetesa përmes punës së tillë, sesa përfshirja në ngatërresa dhe turbullira të ndryshme. Çdokush e ruan më së miri sekretin e vet. Sa e sa punëtorë janë që, puna e tyre u sjell vetëm dëm. Kush flet shumë, do të flasë përçart (jerm). Kush mendon do të arrijë mprehtësi. Një nga lumturitë e njeriut është shoku i sinqertë. Shoqërohu me njerëzit e mbarë, që të bëhesh edhe ti i tillë. Përmbaju nga ata që janë të këqij, në mënyrë që të jesh larg tyre.

Page 74: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

74

Mos lejo që të të pushtojë mendimi i keq, sepse nuk do të mbetet dashuria dhe paqja ndërmjet teje dhe mikut tënd. Ndonjëherë, supozimit të keq (su-i zan) i thuhet të qenët i kujdesshëm, por mendimi i keq është ushqimi shumë i keq. Padrejtësia më e madhe është padrejtësia ndaj të pafuqishmit. Puna e keqe, është e keqe sikur vetë emri i saj. Përulja para shkatërrimit (punëve të papëlqyera) është treguesi i dobësisë së zemrës. Aty ku butësia konsiderohet ashpërsi, aty edhe ashpërsia shndërrohet në butësi. Në shumë raste, ilaçi bëhet sëmundje dhe brengë, ndërsa brenga bëhet ilaç dhe shërim. Mund të ndodh që të të këshillojë ai që nuk di të këshillojë, ndërsa këshilla e këshilluesit ta mashtrojë atë që kërkon këshillë. Ruaju nga mbështetja tek ata që janë të kapluar nga dëshirat, sepse, mbështetja tek ata është mbështetja në kapitalin e njerëzve të pamend që e largojnë zotëruesin nga të mirat e kësaj dhe botës së ardhshme. Sikur që pastrohet druri përmes flakës, ashtu edhe shpirtin pastroje me edukatë. Mos u bën sikur ai që mbledh dru në errësirën e natës ose sikur plehu të cilin e lëviz era andej-këndej. Është poshtërim të mos falënderohesh ndaj dhuntisë. Shoqërimi me të padijshmin është fatkeqësi.

Mendje, do të thotë përfitimi dhe mbajta në mend e përvojave. Përvoja më e mbarë është përvoja që të këshillon. Natyra e butë e njeriut është nga prejardhja fisnore dhe nga madhështia. Shfrytëzoje rastin para se të bëhet shkaktare e pikëllimit. Vendosmëria dhe vullneti rrjedhin nga largpamësia. Plogështia është shkaktare e humbjes. Çdo kërkues nuk mund të përvetësojë atë që kërkon dhe nuk do të kthehet çdokush që shkon (në kurbet). Humbja e furnizimit është nga ngatërresa. Çdo gjë e ka fundin e vet. Gjërat e bereqetshme dhe të frytshme janë më të pakta. Do të arrijë ajo çka është e përcaktuar për ty. Ai që ka hyrë në tregti, është futur në rrezik. Prej ndihmësit të pavlefshëm dhe të pasigurt nuk ka të mira. Mos e merr për bazë të punës mashtrimin dhe hilen. Ai që e gjen urtësinë do të rritet. Do t i rritet dituria e atij që mundohet të kuptojë. Vizita e njerëzve të mbarë është ringjallje për zemra. Merre hisen e kohës, kur ajo të bëhet e përshtatshme për ty. Kur të kryen ndonjë mëkat, menjëherë asgjësoje atë me pendim.

Nëse të tradhton ndonjëri i cili të konsideron ty si të besueshëm, mos e tradhto ti atë; edhe nëse ta zbulosh sekretin, ti mos ia zbulo atij. Mos humb nga dora diçka të vogël, duke shpresuar se do të shumohet. Jotja është të kërkosh, ndërsa, do të të arrijë pjesa jote. Merr më tepër sesa që ke nevojë dhe shpërndaje atë në një mënyrë të bukur duke dhuruar. Me njerëzit mundohu të flasësh vetëm fjalë të

Page 75: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

75

mira. Sa e urtë është kjo fjali, përmban pak fjalë, por e ka kuptimin e madh: Atë që e dëshiron për vete, të njëjtën dëshiroje edhe për të tjerët; atë që urren për vete, urreje edhe për të tjerët. Nëse ngutesh lidhur me vlerësimin e ndonjërit, në të shumtën e rasteve do të bëhesh pishman. (Ruaju nga veprimet e ngutshme që rezultojnë me pendim).

Dije se mbajtja e fjalës së dhënë dhe mbrojtja e familjes është bujari dhe fisnikëri. Kthimi i kokës është shenjë e urrejtjes; arsyetimi i shumtë është shenjë e koprracisë. Ndonjëherë është më mirë të mos i japësh diçka vëllait tënd duke buzëqeshur, sesa të japësh diçka me fytyrë të mërrolur. Vizita e të afërmeve dhe të bërit mirësi ndaj tyre, rrjedh nga bujaria. Nëse ti i ndërpret lidhjet me të afërmit e tu, kush mund të shpresojë në ty ose mund të mbështetet në ty? Ndërprerja e dhurimit është shenjë e ndërprerjes së marrëdhënieve.

Nëse vëllai yt i ndërpret marrëdhëniet më ty, ti mundohu që ta ripërtërish këtë; nëse ta kthen fytyrën, mundohu që të afrohesh dhe të gjendesh në lutje; kur të tregohet koprrac, ti mundohu të tregohesh bujar; nëse të largohet, ti afrohu; nëse sillet vrazhdë me ty, ti sillu but; nëse të ofendon, ti bëhu sikur të jesh skllavi i tij e ai zotëruesi yt, dhe detyroje që të kërkojë falje. Dhe, ruaju që këto të mos i praktikosh në vendin e gabuar dhe te njeriu i gabuar (që nuk meriton një gjë të tillë).

Mos u miqëso me armikun e mikut tënd, sepse do të bëhesh armiku i mikut tënd. Mos bën hile, sepse kjo është natyra e njeriut të ulët. Kërko të mbarën e vëllait tënd, qoftë ai i kënaqur me ty apo jo. Ndihmoji atij në çdo gjendje, kudo që të shkojë edhe ti shko me të; edhe nëse të gjuan me dhe në gojë, mos e dëno atë. Me armikun sillu me fisnikëri dhe fale atë, kjo i përshtatet më tepër arritjes së fitores. Shpëtoje veten nga sherri i popullit përmes moralit të bukur. Gëlltite zemërimin, sepse, sa i përket përfundimit, nuk kam gjetur asgjë më të ëmbël dhe më të lezetshëm sesa ky veprim. Mos e ndërprit marrëdhënien tënde me vëllanë tënd në bazë të dyshimit; mos e largo prej zemrës tënde përgjithmonë. Nëse sillet vrazhdë ndaj teje, ti sillu butë ndaj tij; ndoshta edhe ai do të zbutet. Sa e keqe është ndërprerja e marrëdhënies pas vendosjes së saj, t ia shkaktosh dhimbjen pasi që je vëllazëruar me të; armiqësia pas miqësisë; tradhtia pas besimit; humbja e shpresës së atij që shpreson dhe bërja hile atij që beson. Nëse je i detyruar që të ndahesh nga vëllai yt, dhuroja atij një mirësi nga vetja, në mënyrë që nëse dëshiron një ditë të kthehet, të mund ta bëjë këtë pa vështirësi. Nëse ndokush ka ndonjë mendim të mirë për ty, bëre atë mendim realitet. Mos ia ceno të drejtën e vëllait tënd duke e

Page 76: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

76

shfrytëzuar miqësinë që keni ndërmjet jush, sepse, nëse ia dëmton të drejtën, atëherë më nuk është vëllai yt. Mos u bën person i vrazhdë ndaj anëtarëve të familjes. Mos trego interesim për atë që nuk tregon interesim për ty. Nëse ndokush lidhet me zemër për ty dhe nëse është i përshtatshëm për bisedë shoqërore, mos ia kthe shpinën atij.

Mos lejo që vëllai yt të jetë më i vendosur në ndërprerjen e marrëdhënies sesa që je ti i vendosur për vendosjen e marrëdhënieve me të; që forca e tij për të vepruar keq të jetë më e madhe sesa forca jote për të vepruar mirë; fuqia e tij në koprraci, të tejkalojë fuqinë tënde bujare, dhe, forca e tij për të bërë keq të jetë mbi forcën tënde për të bërë mirë. Mos të të rritet në sytë e tu padrejtësia e të padrejtit, sepse ai punon në dëm të vetes dhe në të mirën tënde. Nuk është punë me vend bërja keq atij që të bën të lumtur. Furnizimi është i dyllojshëm: Njëri është ai të cilin e kërkon ti, ndërsa tjetri është ai që të kërkon ty; edhe nëse nuk afrohesh ti tek ai, ai do të vijë tek ti.

O biri im, dije se koha është e mbushur me kalime prej një gjendjeje në tjetrën dhe ndodhi të shumta. Mos u bën si ata që janë të vrazhdë gjatë tërheqjes së vërejtjes dhe që kërkojnë shumë pak falje nga njerëzit. Sa e shëmtuar është përulja gjatë vështirësisë dhe lazdrimi gjatë pasurisë. Nga kjo botë duhet të zotërosh vetëm aq sa mund ta rregullosh botën e ardhshme. Atëherë, shpenzoje me vend dhe mos u bën ruajtësi i mallit për të tjerët. Nëse pikëllohesh për atë që të ka dalë nga dora, atëherë pikëllohu edhe për atë që nuk të ka arritur fare. Ajo që ende nuk ka ndodhur, mësoje nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën, sepse punët gjithmonë i përngjajnë njëra tjetrës. Mos u bën si ata që nuk falënderojnë për asnjë begati, sepse, mosfalënderimi është shkalla më e ulët e pabesimit. Bëhu nga ata që e pranojnë faljen. Mos u bën si ata që nuk marrin mësim pa rënë në kurth dhe që nuk përfitojnë nga këshillat. Njeriu i mençur merr mësim përmes edukimit, ndërsa kafsha, përmes kamxhikut. Njihja të drejtën e atij, të cilit i njihet dhe pranohet e drejta, qoftë i vogël apo i madh.

Largoji brengat nga vetja përmes durimit, besimit të pastër dhe mbështetjes. Ai që nuk mund të përmbahet, do të humbasë rrugën. Modestia është një lumturi e bukur për njeriun. Njëri ndër shokët më të këqij të njeriut është lakmia. Në humbjen e shpresës ka të meta (njeriu i pashpresë heq dorë shpejt nga puna). Koprracia e hap rrugën e fajësimit. Shoku dhe miku është farefisi. Miku është ai që e përmbush kushtin e miqësisë edhe atëherë kur ti nuk je prezent; epshi dhe pasioni janë ortakë me verbërinë (që të dyja janë pengesa për identifikimin e

Page 77: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

77

së vërtetës). Përmbajtja në gjendjen e pamendes, është një lloj i suksesit. Bindja e sigurt është diçka që e largon pikëllimin shumë bukur. Fundi i gënjeshtrës, është fajësimi. Përfundimi i mbarë (shpëtimi) është në drejtësi; përfundimi i gënjeshtrës është përfundimi më i keq. Sa të largët ka, që janë më të afërt se të afërmit dhe sa të afërm ka, që janë shumë të largët se të largëtit.

I huaj është ai që nuk ka asnjë mik. Supozimi i keq t i humbë miqtë. Ai që e ruan epshin nga gjërat e dëmshme, do të gjejë shërim. Ai që largohet nga e vërteta, do të has në vështirësi. Ai që e di kufirin e vet, nuk do ta humbë asnjëherë vlerën. Dhurimi është një prirje e bukur. Më i poshtëri është ai që bën padrejtësi kur është i fortë. Turpi është mjeti i arritjes së çdo gjëje të bukur. Dorëza më e sigurt është frika nga Allahu. Lidhja më e fortë është lidhja ndërmjet teje dhe Allahut. Je i obliguar ndaj atij që ta largon shqetësimin. Mos tepro me fajësim, sepse e nxit zjarrin e inatit. Sa të sëmurë kanë shpëtuar dhe sa të shëndoshë kanë vdekur. Aty ku lakmia e shkatërron njeriun, aty fiton humbja e shpresës. Çdo turp nuk hapet dhe çdo rast nuk mund të shfrytëzohet. Shumë nga ata që shohin, kanë humbur rrugën dhe shumë të verbër e kanë gjetur rrugën e drejtë. Nuk do të gjejë çdokush që kërkon dhe nuk do të shpëtojë çdokush që është i kujdesshëm.

Të keqen vonoje gjithmonë, sepse atë mund ta kryesh në çdo kohë që dëshiron. Nëse të pëlqen mirësia e dikujt e bërë ndaj teje, atëherë gjendu në mirësi ndaj të tjerëve. Pranoje vëllanë tënd me gjithë tiparet dhe të metat e tij që i zotëron. Mos fajëso shumë, sepse fajësimi të shpjerë në urrejtje dhe mosdurim ndaj tjetrit. Kërko falje prej personit nga i cili shpreson se do të të falë. Qëndrimi larg nga i padijshmi është baras me të afruarit kah i dituri. Sjellja serioze rrjedh nga fisnikëria. Do të shkatërrohet ai që inatoset dhe e kundërshton kohën në të cilën jeton. Do të zemërohet ai që fajësohet. Ai që hakmerret, është shumë afër atij që bën padrejtësi. Ai që bën hile, është shumë afër tradhtarit. Nëse rrëshqet ai që sillet me kujdes, do të rrëshqet furishëm. Sëmundja e gënjeshtrës, është një sëmundje më e shëmtuar nga të gjitha sëmundjet. Ngatërresa shkatërron shumë pasuri; kursimi e shton të paktën. E pakta (vetmia ose varfëria) është poshtërsi. Bamirësia ndaj prindërve rrjedh nga madhështia e karakterit. Rrëshqitja shkon bashkë me nxitimin. Nuk ka lezet në të mirën që përfundon me pendim. Njeriu i mençur është ai që merr mësim nga përvojat.

Page 78: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

78

Rruga e drejtë e largon verbërinë e zemrës. Gjuha është përkthyesi i mendjes. Nuk arrihet marrëveshja përmes kundërshtimeve. Fqinjësi e mirë do të thotë, të pyesësh gjendjen e fqinjit. Ai që e mban mesin, nuk do të shkatërrohet. Ai që përmbahet nga kjo botë, nuk do të varfërohet. E fshehta (brendësia) e njeriut, e njofton njeriun me vetveten. Sa shumë njerëz ka që i hapin varrin vetvetes (shkojnë drejt vdekjes). Mos e zëvendëso sigurinë me shpresën. Nuk të dëmton çdo gjë nga e cila frikohesh. Sa shaka janë që shndërrohen në seriozitet. Ai që bëhet i sigurt nga koha, do të zhgënjehet nga ajo. Ai që bëhet mendjemadh ndaj kohës, do të poshtërohet prej saj. Ai që zemërohet ndaj kohës, do ta shikojë veten të zvarritur dhe të pavlerë. Ai që mbështetet te koha, do të mbetet pa ndihmës. Çdo shigjetë nuk e arrin cakun. Kur ndërrohet udhëheqësi, do të ndërrojë edhe koha. Më të mirët në familje, janë ata që të mjaftojnë. Të bërit shaka, lind urrejtjen. Sa dëshira ekstreme ekzistojnë që nuk do të arrijnë qëllimin.

Gjendja e bindjes së sigurt për fenë, është ndër gradat më të larta. Përkryerja e sinqeritetit, është largimi nga mëkatet. Fjala më e bukur, është fjala që e dëshmon veprën. Shpëtimi, është bashkë me drejtësinë. Lutja është çelësi i mëshirës. Para se të nisesh në rrugë, zgjidhe shokun e rrugës dhe para se ta blesh shtëpinë, zgjedhe fqinjin. Botën dije si një vend nga i cili do të migrosh. Duro ndaj atij që të kundërshton. Pranoje kërkimin e faljes të atij që kërkon falje. Mos ia komuniko askujt lajmin e papëlqyeshëm. Respektoje vëllanë tënd edhe nëse të bën padrejtësi; afroju atij edhe nëse largohet prej teje. Mësoje veten me bujari. Zgjidhi karakteret më të mira për vete, sepse e mbara është një adet. Mos fol fjalë të shëmtuara dhe qesharake, qofshin ato edhe fjalët e të tjerëve. Jepe hakun, para se ai të merret nga ti.

Mos u këshillo me gratë, sepse, opinionet e tyre janë të dobëta dhe vendosmëria e tyre nuk është e qëndrueshme. Mbuloji shikimet e gruas (me mbulesë) nga këshillimet me të huajt (namahrem), sepse mbulesa është më e mirë për ty dhe për të tjerët. Nuk është më e keqe dalja e tyre jashtë shtëpisë sesa pranimi i njerëzve të pabesueshëm në shtëpinë tënde. Nëse mund t ia arrish që të mos njohin askënd tjetër përveç teje, bëje këtë. Mos e angazho në ndonjë punë që i tejkalon mundësitë e saja, kjo do të jetë shumë më e përshtatshme për gjendjen e saj. Në këtë mënyrë do ta ruajë qetësinë e saj, zemra do t i qetësohet dhe bukuria e saj do të zgjasë më tepër. Gruaja është një lule, asaj i merret era dhe ajo nuk është një hero. Mos e lartëso gruan, përpos me lartësinë e vet që e ka. Mos e bën atë ndërmjetësues, sepse do të të

Page 79: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

79

ofendojë gjatë arritjes së qëllimit. Mos rri shumë gjatë me gratë, sepse të bezdisin ose bezdisen prej teje. Mos e përdor tërë fuqinë kundër tyre, sepse, kur të të shohin të fuqishëm, do të kërkojnë prej teje që të heqësh dorë nga gabimet e tyre; në vend të kësaj, më mirë le të të shohin ty si të dobët. Mos xhelozo vend e pa vend, sepse, xhelozia pa vend mund ta lakojë edhe gruan e drejtë; punën e saj bëre të sigurt (mos e lër atë krye në veti). Kur të vëresh ndonjë mëkat, qoftë i madh apo i vogël, tërhiqja vërejtjen asaj; ruaju nga ndëshkimi i saj, sepse do ta zvogëlosh vlerën e qortimit dhe do ta bësh të madhe mëkatin.

Edukoji mirë shërbëtorët e tu, zemërohu më pak ndaj tyre, mos i fajëso për tjetër veçse për mëkatet e kryera. Te njeriu i mençur falja do të ndikojë më shumë sesa rrahje. Rri larg nga njerëzit e padijshëm dhe nga përfundimet të cilat arrihen përmes krahasimeve logjike. Shërbëtorët ngarkoji me punët që mund t i kryejnë, sepse do të ngarkojnë njëri-tjetrin me atë punë. Gjendu në mirësi ndaj miqve, sepse ata janë krahët e tu fluturues dhe esenca e kthimit tënd; me ata do t i sulmosh armiqtë dhe ata do të bëhen furnizimi yt gjatë ditëve të varfërisë. Prandaj, bëju mirë atyre, vizitoji të sëmurët e tyre, bëhu ortak në punët e tyre, lehtësoji gjatë vështirësive. Kërko ndihmën e Allahut në çdo punë, Ai të mjafton si ndihmës.

Të lë në amanet të Allahut, në punët e fesë dhe të botës. Të dëshiroj të mbarën, në këtë dhe në botën tjetër. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty!

2.3 TESTAMENTI KUSHTUAR IMAM HYSEJNIT (A.S.)

O biri im, të këshilloj të bëhesh i devotshëm në pasuri dhe në varfëri, të flasësh të vërtetën në gjendjen e zemërimit dhe të rehatisë, të mbash mesin gjatë bollëkut dhe gjatë skamjes, të sillesh në mënyrë të drejtë ndaj mikut dhe armikut, të veprosh në gjendjen e lumturisë dhe të dobësisë, dhe të jesh i kënaqur me Allahun në gjendjen e ngushtësisë dhe të rehatisë.

O biri im, nuk është sherr ajo që mbas tij vjen xheneti dhe nuk është e mbarë ajo që mbas tij vjen xhehenemi. Çdo dhunti tjetër jashtë xhenetit është e vogël dhe çdo sprovë jashtë zjarrit është lehtësim.

O biri im, dije që kush e vëren turpin e vet, nuk do të merret me turpin e të tjerëve. Ai që i zhvesh teshat e devotshmërisë, nuk mund ta mbulojë (vendet e turpshme) me asnjë veshmbathje tjetër. Ai që është i kënaqur me pjesën e dhënë nga Allahu, nuk do të pikëllohet

Page 80: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

80

për atë çka i del nga dora. Ai që e nxjerr shpatën e zullumit nga këllëfi, me të do të mbytet. Kush ia hap gropën vëllait, do të bjerë vetë në atë gropë. Kush e hap turpin e tjetrit, do t i hapet turpi i familjes së tij. Kush e harron gabimin e vet, do ta shohë të madh gabimin e tjetrit. Ai që e ngarkon veten me punë të rënda (pa pasur ndonjë arsye), do të shkatërrohet. Kush e fut veten në vorbullën e ujit (situata të rrezikshme), do të përmbytet. Kush e pëlqen mendimin e vet, do të devijojë. Kush e sheh mendjen e vet si të mjaftueshme, do të rrëshqasë. Ai që tregohet mendjemadh para popullit, do të poshtërohet. Ai që rri me dijetarët, do të fitojë respekt. Ai që shoqërohet me ata të nivelit të ulët, do të nënçmohet. Ai që tregohet indiferent para popullit, do të ballafaqohet me fyerje. Ai që shkon në vendet e këqija, do të akuzohet për krime. Ai që bën shaka, nuk do të ketë respekt. Ai që bën një punë shumë shpesh, do të njihet përmes asaj pune. Ai që flet shumë, do të gabojë shumë; kush gabon shumë, turpi i zvogëlohet; atij që i zvogëlohet turpi, do t i zvogëlohet përmbajtja; atij që i zvogëlohet përmbajtja, do t i vdesë zemra dhe atij që i vdes zemra, do hyjë në zjarr.

O biri im, kush e vëren turpin e tjetrit, ndërsa të njëjtën nuk e vëren te vetvetja, është i marrë. Ai që thellohet në mendime, do të marrë mësim nga kjo; ai që merr mësim, tërhiqet në vetmi; ai që tërhiqet në vetmi, mbetet i sigurt; ai që heq dorë nga dëshirat, bëhet i lirë; ai që e braktis lakminë, do të fitojë dashurinë e popullit.

O biri im, krenaria e besimtarit është të hequrit dorë nga njerëzit (për plotësimin e nevojave). Modestia është një mall që nuk harxhohet kurrë. Kush e përmend shumë vdekjen, do të kënaqet me mallin e vogël të kësaj bote. Ai që e konsideron fjalën si vepër, do t i pakësohen fjalët; do të flasë vetëm fjalë të dobishme.

O biri im, çuditem me atë që frikohet nga dënimi dhe nuk shmanget nga mëkati, dhe shpreson në sevap ndërsa nuk pendohet dhe nuk gjendet në vepra të mira.

O biri im, të menduarit lind dritën e pastër (nur-in), indiferenca lind mizorinë dhe polemika lind devijimin. I lumtur konsiderohet ai që mund të marrë këshilla nga të tjerët. Edukata është trashëgimia më e mirë. Morali i bukur është shoku më i mirë. Nuk ka bereqet përmes ndërprerjes së marrëdhënieve familjare dhe pasurim përmes ngatërresave.

Page 81: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

81

O biri im, rehatia përbëhet prej dhjetë pjesëve: Nëntë pjesë janë, të heshturit (përveç të kujtuarit e Allahut) dhe një pjesë është largimi nga shoqërimi me njerëzit e pamend.

O biri im, kush i vesh rrobat e revoltës kundër Allahut në vendtubimet e njerëzve, do të poshtërohet nga ana e Allahut. Kush kërkon dituri, bëhet dijetar.

O biri im, koka e diturisë është sjellja e butë, ndërsa shkatërrimi i saj është vrazhdësia dhe ashpërsia. Durimi ndaj vështirësive rrjedh nga thesari i imanit. Ndershmëria është stolia e varfërisë. Takimet e shumta sjellin mërzi. Të mbështetesh në ndonjërin pa e vënë në sprovë së pari, është në kundërshtim me maturinë. Pëlqimi i vetvetes së njeriut është shenjë e mendjes së shkurtër.

O biri im, ekzistojnë shikime të tilla që si pasojë e kanë pikëllimin dhe keqardhjen, dhe ekzistojnë fjalë të tilla që ta marrin nga dora dhuntinë.

O biri im, nder më i madh se Islami nuk ekziston; virtyt më të bukur se devotshmëria nuk ka; fortesë më të sigurt sesa përmbajtja nuk ka; ndërmjetësues më të epërm se pendimi nuk ekziston; veshmbathje më të mirë se shëndeti nuk ka; malli që e mbulon më së shumti varfërinë është të qenët i kënaqur vetëm me furnizimin e domosdoshëm. Ai që është i kënaqur me mallin e mjaftueshëm, do të arrijë shumë shpejt rehatinë dhe qetësinë.

O biri im, dëshira e tepërt është çelësi i vështirësive dhe mjeti bartës i shqetësimeve që të çon në drejtimin e fundosjes. Pangopësia dhe grykësia i përfshin të gjitha turpet. Të mjaftojnë si këshillë ato veti që i zotëron ndonjë person dhe ti nuk i pëlqen ato. E drejta e vëllait tënd ndaj teje është sa e drejta jote ndaj tij. Ai që i hyn një pune, pa e menduar mirë fundin, e ka hedhur veten në fatkeqësi. Mendimi para veprimit e mbron njeriun nga pendimi. Ai që i hulumton pikëpamjet e ndryshme, menjëherë do t i zbulojë gabimet. Durimi është një mburojë kundrejt skamjes. Koprracia është veshmbathja e plogështisë. Dëshira e zjarrtë është shenjë e varfërisë. I varfëri i dashur është më i mirë se i pasuri i padashur. Çdo gjë e ka ushqimin e vet; ushqimi i vdekjes është njeriu.

O biri im, mos ia humb shpresën nga Allahu atij që ka bërë mëkate. Ka të tillë, që pas shumë vitesh të kaluara në mëkate, do të kenë përfundimin e mbarë. Ka edhe të tillë, që pas shumë vitesh të kaluara në ibadet, do të përfshihet në ngatërresa dhe do të përfundojë në xhehenem; kërkoji mbrojtjen e Allahut nga zjarri.

Page 82: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

82

O biri imi, sa e sa ngatërrestarë kanë arritur shpëtimin dhe sa e sa prej atyre që kryejnë vepra të mira janë shkatërruar. Për personin që dëshiron drejtësinë dhe që anon kah ajo, vështirësitë dhe shqetësimet i duken të lehta. Përkryerja dhe udhëzimi i epshit arrihet përmes kundërshtimit të tij. Për çdo orë të kaluar i shkurtohet jeta e njeriut. Turp të kenë zullumqarët nga Allahu që është më i larti nga udhëheqësit dhe njohësi i sekreteve të fshehta.

O biri imi, shkelja e të drejtave të robërve është furnizimi më i keq për Ditën e Gjykimit. Në çdo gllënjkë të ujit dhe në çdo kafshatë të bukës, ekziston rreziku i ndalimit të frymëmarrjes. Pa dalë nga dora një dhunti, nuk do të vijë tjetra. Janë shumë afër rehatia me vështirësinë, dhuntia me varfërinë, vdekja me jetën dhe sëmundja me shëndetin. Lum ai që, veprën, diturinë, dashurinë, urrejtjen, dhënien, pranimin, braktisjen, bisedën, heshtjen, sjelljen dhe fjalën e ka të pastër për hir të Allahut.

Lum ai dijetar që punon në bazë të diturisë së përfituar, që është i përgatitur në çdo moment për vdekjen që vjen papritmas, që këshillon popullin kur të kërkojnë këshilla nga ai dhe në të kundërtën hesht, që e ka fjalën e drejtë dhe heshtja e të cilit nuk do të thotë se nuk mund të përgjigjet. Turp të ketë ai që është i pushtuar nga pamundësia dhe të mbeturit vetëm, që i është nënshtruar padrejtësisë dhe që e pranon si të këndshme për vete atë që nuk i sheh të këndshme për të tjerët.

Biri im, dije se, kush është gojëmbël, është i dashur ndër njerëz. Allahu të udhëzoftë në rrugë të drejtë, dhe me fuqinë e Tij të bëftë ndër ata që janë të bindur, sepse Ai është Falës dhe Fisnik!

2.4 PJESË TË FJALIMIT TË FAMSHËM TË ASHTUQUAJTUR

FJALIMI VESILE (MJET)

Falënderimi qoftë për Allahun, i cili u ka vënë pengesë iluzioneve që ta perceptojnë ekzistencën e Tij dhe mendjeve për ta parafytyruar Zat-in (Esencën) e Tij. Sepse, është e pamundur të gjendet diçka e ngjashme me Esencën e Tij. Në Esencën e Tij të

Page 83: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

83

shenjtë nuk ka vend për ndryshime; në përkryerjen e vetive të Tij, nuk ka ndarje siç ndahen (pjesëtohen) numrat. Është ndarë nga çdo gjë, por jo me ndarje sipas distancës dhe vendit; është në çdo gjë, por jo si përzierje. Zotëron dijeni për gjithçka, por jo përmes syrit, veshit dhe organeve. Ndërmjet Tij dhe asaj që e di nuk është ndërmjetësues dituria e tjetërkujt. Nëse thuhet, ka ekzistuar , kjo do të thotë se ekzistenca e Tij është e amshueshme. Nëse thuhet, është i përhershëm , kjo do të thotë dëbimi i asgjësimit nga Ai. Është shumë i lartë dhe i pastër nga fjala e atij që thotë se do të zgjedh një hyjni tjetër për të adhuruar.

E falënderojmë Atë në mënyrën me të cilën është i kënaqur nga ana e krijesës, të cilën mënyrë e pëlqeu dhe e pranoi për Vete. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, është i Vetmi dhe i pashoq dhe deklaroj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Këto dy deklarata e lartësojnë fjalën dhe e ulin poshtë veprën (në peshojën e veprave). Nëse largohen këto dy deklarata nga çfarëdo peshoje, ajo peshojë do të lehtësohet. Në çfarëdo peshoje që të vendosen, ajo peshojë do të rëndohet. Me këto dy deklarata përfitohet xheneti, shpëtohet nga xhehenemi dhe mundësohet kalimi i urës së Siratit. Me këto dy deklarata do të hyni në xhenet, dhe duke bërë salavate (kërkuar mëshirë) për Të Dërguarin (s.a.a.) do të arrini te Mëshira e Allahut. Atëherë bëni salavat për Të Dërguarin (s.a.a.): Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhëri e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke bërë salavat) dhe përshëndeteni me selam. (Ahzap, 56)

O ju njerëz, nuk ka nder më të madh se Islami, virtyt më të bukur se devotshmëria, fortesë më të sigurt se të përmbajturit nga gjërat e dyshimta, ndërmjetësues më të epërm se pendimi, rroba më të mira se shëndeti dhe pasuri si modestia dhe kënaqësia që e largojnë më së shumti varfërinë. Ai që kënaqet vetëm me ushqimin e mjaftueshëm për jetesë, e ka siguruar rehatinë. Lakmia është çelësi i vështirësive. Rritja e panevojshme e çmimeve është mjeti bartës i vuajtjeve. Xhelozia është shkatërrim për religjionin. Dëshira e tepërt të çon drejt kryerjes së mëkatit dhe kryerja e mëkatit të çon në humbje. Zullumi është shkaktari i shkatërrimit. Pangopësia dhe mendjemadhësia i përfshin të gjitha gjërat e turpshme. Sa e sa lakmi janë që nuk sjellin fitim; sa e sa dëshira janë që bëhen gënjeshtra; sa e sa shpresa janë që njeriun e shpijnë në disfatë, dhe, sa e sa tregti janë që përfundojnë me humbje. Ai që i hyn një pune pa e menduar mirë përfundimin, do t'i

Page 84: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

84

nënshtrohet turpit të fatkeqësisë. Borxhi1 për besimtarin është një qafore e shëmtuar.

O ju njerëz, nuk ka thesar më të mirë se dituria, krenari më të dobishme sesa pjekuria, prejardhje më të përkryer se morali, vuajtje më të madhe se dënimi, bukuri më të mirë se mendja, shok më të keq se padituria, veçori më të shëmtuar se gënjeshtra, mbrojtës më të mirë se heshtja dhe fshehtësi më të afërt se vdekja.

O ju njerëz, ai që merret me turpin e vet, nuk mund të jetë i zënë me shikimin e turpit të tjetrit. Ai që shpreh kënaqësi ndaj furnizimit të dhënë nga ana e Allahut, nuk pikëllohet kur të shohë diçka në dorën e tjetrit. Ai që e nxjerr shpatën e zullumit nga këllëfi, me të do të mbytet. Kush ia hap gropën vëllait, vetë bie në atë gropë. Kush e hap turpin e tjetrit, do t i hapet turpi i familjes së tij. Kush e harron gabimin e vet, e sheh për të madhe gabimin e tjetërkujt. Kush e pëlqen mendimin e vet, do të devijojë. Kush e sheh mendjen e vet si të mjaftueshme, do të rrëshqasë. Ai që tregohet mendjemadh para popullit, do të poshtërohet. Ai që rri me dijetarët, do të fitojë respekt. Ai që përzihet me ata të nivelit të ulët, do të nënçmohet. Ai që ngarkohet me punë të rënda (pa pasur ndonjë arsye), do të shkatërrohet.

O ju njerëz, nuk ka mall më të vlefshëm se mendja, varfëri më të ashpër se padituria, predikues më të përkryer se nijeti i pastër, mendje më të mirë se largpamësia, ibadet më të mirë se të menduarit, ndihmës më të mirë se konsultimi, vetmi më të trishtuar se egoizmi, asketizëm më të mirë se përmbajtja nga mëkatet dhe butësi më të mirë se durimi dhe heshtja.

O njerëz, gjuha e njeriut i vë në pah dhjetë veçori: Gjuha është një dëshmitar që na informon në lidhje me zemrën; është një gjykatës që gjykon; është zëdhënës që jep përgjigje; mjet ndërmjetësues që e mirëpret nevojën; mjet përshkrues i objekteve; komandant që urdhëron për vepra të mira; predikues që largon nga punët e liga; zbutës i pikëllimeve dhe ngushëllues; lavdërues që i zbut urrejtjet dhe argëtues që i zbavit veshët. O njerëz, sikur që nuk ka të mbarë në të preferuarit e heshtjes në vend të të folurit e të urtësisë, ashtu edhe në të folurit pa dije nuk ka të mbarë.

O njerëz, ta dini se kush nuk mund ta përmbajë gjuhën, do të pendohet. Ai që nuk mëson dituri, do të mbetet i padijshëm. Ai që nuk

1 sipas librit të Vafiut mëkati

Page 85: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

85

është i durueshëm, nuk është i butë; ai që nuk heq dorë nga puna e ligë, nuk do të bëhet i mençur; ai që nuk është i mençur, është i dobët dhe i shkujdesur; ai që është i dobët dhe i shkujdesur nuk respektohet. Do të shpëtojë ai që është i devotshëm. Ai që fiton në mënyrë të ndaluar (haram), do ta harxhojë atë në një punë ku nuk ka shpërblim. Ai që nuk heq dorë nga e liga përmes respektit, do të heqë dorë përmes fajësimit. Ai që nuk dhuron gjatë rehatisë, do të vihet pas dore kur është në gjendjen e vështirë. Ai që kërkon madhështi në mënyrë të padrejtë, do të poshtërohet. Ai që e kundërshton të vërtetën, do të bjerë në dobësi. Ai që e mëson ligjin fetar, do të respektohet. Ai që tregon mendjemadhësi, do të poshtërohet. Ai që nuk bën mirësi, nuk do të lëvdohet.

O njerëz, më e mirë është vdekja sesa jeta me poshtërime; më mirë është të kryesh llogarinë tënde para se të shohësh dënimin sesa të futesh në dhe i poshtëruar. Varri është më i mirë në krahasim me varfërinë e rëndë1, verbërinë dhe nga disa shikime. Koha përbëhet prej dy ditëve: E para është në dobinë tënde dhe e dyta në dëmin tënd; atëherë, bëhu i durueshëm sepse me të dyja je duke u sprovuar.

O njerëz, pjesa më e çuditshme e trupit të njeriut është zemra, sepse është burimi i gjërave që janë në favor të urtësisë dhe kundër urtësisë. Kur të shpresojë njeriu, lakmia do ta poshtërojë atë; kur ta nxisë lakmia, dëshira e madhe do ta shkatërrojë. Nëse e humb shpresën, pikëllimi e mbyt atë; nëse goditet me dënim, do t i shtohet hidhërimi. Kur të ngazëllohet, harron ta ruajë veten nga gjërat e rrezikshme. Kur të ballafaqohet me një situatë frikuese, rrethohet prej brengave nga të gjitha anët. Kur gjendet në situatën e sigurisë dhe të mbrojtjes, bëhet i pakujdesshëm ndaj armikut. Nëse e arrin ndonjë dhunti të re, lëvdohet. Nëse zotëron ndonjë pasuri, pasuria do ta ngrejë atë në ngatërresë. Nëse varfërohet, do të merret me shqetësime dhe probleme. Kur të përballet me ndonjë fatkeqësi, padurimi do ta turpërojë; kur ta rëndojnë problemet, do të moliset. Kur të teprojë me ushqim, do të hajë deri në atë masë sa t i vështirësohet frymëmarrja. Pra, çdo teprim për njeriun është i dëmshëm dhe shkatërrues.

O njerëz, koprraci do të poshtërohet. Ai që dhuron, do të lartësohet. Ai që ka shumë pasuri, lëvdohet me të. Ai që zotëron pjekuri, fiton respekt. Ai që mendon për Esencën e Allahut, do të dalë

1 Në shumë hadithe, varfëria është kritikuar sepse duke punuar për të siguruar jetesën, njeriu nuk ka kohë për të menduar për Allahun dhe për të kryer ibadetet. Për këtë arsye, besimtari duhet të punojë dhe të shpëtojë nga varfëria.

Page 86: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

86

nga feja. Ai që punon shumë ndonjë gjë, do të njihet përmes saj. Ai që bën shaka shumë, do të përbuzet. Ai që qesh shumë, do ta humbë dinjitetin. Ai që nuk ka edukatë, do t i prishet familja. Puna më e mirë është mbrojtja e personalitetit duke shitur mallin (pronën). Ai që shoqërohet me të padijshmin, nuk është i mençur. Ai që shoqërohet me të padijshmin, le të përgatitet me përballjen e thashë e thënave. Nuk mund të shpëtojë nga vdekja i pasuri me pasurinë e tij si dhe i varfëri me varfërinë e tij.

O njerëz, padyshim se ekzistojnë dëshmitarët e zemrës që ndihmojnë në largimin e zemrës nga ndikimi i atyre që gabojnë. Të qenët i zgjuar në pranimin e këshillave, e shpie epshin në përmbajtjen ndaj gabimeve. Epshet dhe dëshirat ndonjëherë depërtojnë deri te zemra, por mendja parandalon duke i vendosur pengesat. Përvojat përmbajnë dituritë e reja. Nxjerrja e mësimit e shpie njeriun në rrugën e drejtë. Mjafton për ty mësimi në atë, që e vëren te të tjerët dhe nuk e pëlqen. E drejta e vëllait tënd ndaj teje është e njëjtë sikur e drejta jote ndaj tij. Ai që është i kënaqur vetëm me pikëpamjen e vet, është duke e hedhur veten në rrezik.

Ndërmarrja e masës paraprake e parandalon pendimin. Ai që i hulumton pikëpamjet e ndryshme, mund të zbulojë gabimet. Pikëpamja e personit që largohet nga fjalët e kota, do t i përshtatet të gjitha mendjeve. Kush e kufizon epshin e vet, është duke e mbrojtur dhe çmuar vlerën e tij. Kush e mbron gjuhën e tij, populli do t i besojë atij dhe do ta arrijë qëllimin. Gjatë ndërrimit të kushteve dhe gjendjeve, do të dalë në shesh natyra e vërtetë e njeriut. Koha do t i zbulojë sekretet e fshehta për ty. Për personin që është zhytur në errësira, nuk do t i ndihmojë drita e vetëtimës. Ai që është i zënë me urtësinë, duhet të shikohet me syrin e dinjitetit. Pasuria më e bukur është heqja dorë nga dëshirat. Durimi është një mburojë ndaj varfërisë. Dëshira e tepërt është shenjë e varfërisë. Koprracia është veshmbathja e plogështisë. Miqësia është një afërsi e fituar. I varfëri bujar është më i mirë se i pasuri me zemër të vrazhdë. Këshilla është një vendstrehim për atë që e pranon. Kush e lëshon të lirë shikimin, do të ketë shumë pikëllime. Kush e ka moralin e dobët, do të mërzitet familja nga ai. Kush e arrin qëllimin (pasurinë apo pozitën), do të bëhet mendjemadh. Dëshira të flasë shumë pak për realitetin (zakonisht dëshirat janë mashtruese). Modestia është veshmbathja e dinjitetit. Morali i bukur është thesari i furnizimit. Kush i vesh rrobat e turpit, do t i mbulohen turpet përpara popullit. Mundohu të flasësh në mënyrë të matur, sepse ai që flet në këtë mënyrë do t i lehtësohet barra. Pjekuria e epshit varet

Page 87: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

87

nga kundërshtimi i tij. Ai që e njeh kohën nuk është i pavëmendshëm ndaj përgatitjes për migrim. Në çdo gllënjkë të ujit dhe kafshatë të bukës ekziston rreziku i zënies së frymëmarrjes. Pa dalë një dhunti nga dora, nuk do të vijë tjetra. Sikur që çdo gjallesë e ka furnizimin e vet, ashtu edhe çdo kokërr e ka ngrënësin e vet. Dhe, ti je ushqimi i vdekjes.

O njerëz, dijeni që çdo gjallesë që lëviz mbi tokë, do të varroset nën tokë. Dita dhe nata, thuajse janë duke garuar për harxhimin e jetëve.

O njerëz, jofalënderimi është poshtërsi. Të shoqëruarit me të padijshmin është fatkeqësi. Të folurit e butë është nga madhështia. Ruaju nga hileja, sepse është vetia e njerëzve të ulët. Çdokush që kërkon, nuk e gjen; çdonjëri që shkon në rrugë, nuk kthehet. Mos trego interesim për atë që sillet në mënyrë të ftohtë ndaj teje. Sa të largët janë, që janë më të afërt se të afërmit. Para se të nisesh për rrugë, zgjidhe shokun e rrugës dhe para se ta blesh shtëpinë, zgjidhe fqinjin. Mbuloje turpin e shokut, të cilin e ke edhe ti. Bëhu sikur nuk po i vëren gabimet e shokut për shkak të ardhjes së ditës kur do të vijë armiku yt për të të mposhtur. Është i gjatë pikëllimi i atij që nuk ka forcë për t'i bërë dëm atij që e urren dhe shpirti i tij do të jetë në dhimbje. Ai që frikohet nga Allahu, përmbahet nga përdorimi i dhunës. Ai që nuk mund ta dallojë të mirën nga e keqja, është në nivelin e kafshës. Asgjësimi i furnizimit është shkatërrim. Vështirësitë e kësaj bote janë shumë të vogla në krahasim me varfërinë e madhe të ditës së nesërme.

Të gjitha mosmarrëveshjet rrjedhin nga mëkatet dhe mosdëgjimi jote. Është shumë afër rehatia nga vështirësitë dhe shqetësimi nga qetësimit. E keqja mbas së cilës vjen xheneti, nuk është e keqe; e mira mbas së cilës vjen xhehenemi, nuk është e mira. Përveç xhenetit, të gjitha dhuntitë tjera janë të parëndësishme. Përveç zjarrit të xhehenemit, të gjitha mundimet tjera janë të lehta. Kur njeriu dëshiron ta rregullojë të brendshmen e tij, atëherë do t i dalin në shesh shumë mëkate. Pastrimi i veprës është më i rëndë se vetë vepra. Pastrimi i qëllimit të atyre që bëjnë ngatërresa është më i vështirë sesa zgjatja e xhihadit.

Sikur të mos ishte frika nga Allahu, do të isha bërë më dinaku nga arabët. Ruaju nga Allahu haptas dhe fshehtas, thuaje të vërtetën në gjendjen e haresë dhe të zemërimit; mbaje mesataren në varfëri dhe në pasuri; sillu në mënyrë të drejtë ndaj mikut dhe armikut; mundohu të

Page 88: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

88

veprosh në gjendjen e haresë dhe të lodhjes dhe mundohu të jesh i kënaqur në gjendjen e bollëkut dhe fukarallëkut. Ai që flet shumë, do të gabojë shumë; ai që gabon shumë, do t i pakësohet turpi; atij që i pakësohet turpi, i pakësohet të përmbajturit; atij që i pakësohet të përmbajturit, i vdes zemra; atij që i vdes zemra, do të hyjë në xhehenem. Ai që mendon, do ta marrë mësimin; ai që e merr mësimin do të tërhiqet në vetmi; ai që tërhiqet në vetmi, mbetet i shëndoshë. Ai që heq dorë nga epshet dhe pasionet, do të bëhet i lirë. Ai që e braktis zilinë, do të bëhet i dashuri i njerëzve. Madhështia e besimtarit qëndron në moshapjen e dorës ndaj njerëzve. Modestia është një mall që nuk harxhohet kurrë. Ai që e përmend shumë vdekjen, kënaqet me një hise të vogël të botës. Ai që e di se edhe fjala e tij llogaritet si vepër, do t i pakësojë fjalët dhe do ta thotë vetëm fjalën e dobishme. Çuditem me atë njeri që nuk frikohet nga dënimi dhe nuk përmbahet nga mëkatet, dhe që është në kërkim të sevapit por që nuk pendohet. Të menduarit sjell dritën e pastër; pavëmendja sjell dhunën; padituria sjell devijimin. I lumtur është ai që merr mësime nga të tjerët. Edukata është trashëgimia më e mirë. Morali i bukur është shoku më i mirë. Nuk ka bereqet në ndërprerjen e marrëdhënieve miqësore dhe nuk ka pasurim përmes ngatërresave.

O biri im, rehatia përbëhet prej dhjetë pjesëve, nëntë prej tyre e përbëjnë heshtjen (përveç të kujtuarit e Allahut) dhe njëra pjesë është ndeja me njerëzit e pamend. Pjesa më kryesore e diturisë është sjellja e mirë, ndërsa shkatërrimi i saj është vrazhdësia dhe ashpërsia. Durimi ndaj vështirësive, dhe rrjedh nga thesaret e imanit. Ndershmëria është zbukurimi i varfërisë. Falënderimi është zbukurimi i pasurisë. Takimet e shumta janë të mërzitshme. Të besuarit në ndokënd është në kundërshtim me largpamjen. Pëlqimi i vetvetes është shenjë e mendjes së vogël. Mos ia humb shpresën mëkatarit, sepse, sa e sa mëkatarë kanë përfunduar në mënyrë të lumtur dhe sa e sa prej atyre që kanë bërë vepra të mira janë drejtuar në xhehenem për shkak të ngatërrimit në punë të dëmshme. Është një përgatitje e keqe për Ahiretin shkelja e të drejtës së robit. Lum për atë që për hir të Allahut e pastron veprën, diturinë, urrejtjen, marrjen, heqjen dorë, heshtjen, punën dhe fjalën.

Asnjëri nuk mund të bëhet mysliman pa u larguar nga mëkatet dhe gjërat e dyshimta dhe asnjëri nuk mund të bëhet asket, nëse nuk përmbahet nga mëkateve dhe nga gjërat e dyshimta. Nuk mund të bëhesh asket pa u bërë largpamës dhe nuk mund të bëhesh largpamës pa u bërë i dijshëm. Njeriu i dijshëm është ai që është i vetëdijshëm

Page 89: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

89

për urdhrin e Allahut dhe që punon për ahiretin. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Të Dërguarin (s.a.a.) dhe mbi Ehli Bejtin e tij!

2.5 KËSHILLA SAHABEVE PËR MIRËSJELLJE1

Lëshimi i gjakut nga ana e prapme e qafës e bën të shëndetshëm trupin dhe e forcon mendjen. Shkurtimi i mustaqeve është pastërti dhe në të njëjtën kohë edhe traditë e Hz Resulullahut (s.a.a). Lyerja e mustaqeve me erë të këndshme, është një respekt për regjistruesit e veprave (engjëjt) dhe në të njëjtën kohë edhe traditë e Hz Resulullahut (s.a.a.). Lyerja me vaj e trupit e mban të butë lëkurën, e forcon mendjen, lehtëson rrjedhjen e ujit të abdesit dhe të larjes së trupit, pengon formimin e lëmshit të flokëve dhe i jep më tepër shkëlqim. Përdorimi i brushës së dhëmbëve është shkas për fitimin e kënaqësisë së Allahut, lëshimit të erës së këndshme nga goja dhe njëkohësisht një traditë. Larja e kokës me lule dorëzonje pastron nga papastërtitë. Shpëlarja e gojës dhe e hundës gjatë marrjes së abdesit e pastron gojën dhe hundën. Tymosja e hundës përmes barërave të ndryshme shëruese është shëndet për kokën, trupin dhe për brengat e kokës. Bari i hamamit është i mirë për shëndetin dhe pastërtinë e trupit.

Prerja e thonjve parandalon brengat e mëdha, sjell furnizim dhe e begaton atë. Pastrimi i qimeve nën sqetull parandalon erën e keqe dhe në të njëjtën kohë është pastërti dhe traditë. Pastrimi i duarve para dhe mbas bukës shton furnizimin. Larja e trupit gjatë Bajrameve është pastërti për atë që kërkon ndonjë gjë prej Allahut dhe që i përmbahet traditës.

Zgjimi gjatë kohës së syfyrit është shkas për trupin e shëndoshë dhe kënaqësinë e Allahut; në të njëjtën kohë është të drejtuarit kah mëshira e Allahut dhe përqafimi i moralit të profetëve.

Ngrënia e mollëve i jep aromë të mirë barkut. Përtypja e temjanit (një lloj i çamçakëzit nga dylli i lisit), i pastron dhëmbët, asgjëson gëlbazën dhe e pastron erën e keqe të gojës. Ndeja në xhami në kohën që nga fillimi i agut deri në lindjen e diellit ka më shumë ndikim në përfitimin e furnizimit, se sa të kërkuarit dhe të vrapimit mbas tij në sipërfaqen e Tokës.

1 Në këtë pjesë janë përfshirë shumë çështje të ndryshme dhe përmban përafërsisht 400 gjykime

Page 90: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

90

Ngrënia e ftoit e përforcon zemrën e dobët; i jep aromë të mirë barkut; përforcon inteligjencën, i jep fuqi atij që frikësohet dhe e bën më të bukur fëmijën. Ngrënia çdo ditë nga njëzet kokrra të rrushit të tharë, parandalon çdo lloj të sëmundjes.

Është vepër e pëlqyer kryerja e marrëdhënieve seksuale me gruan gjatë natës së parë të Ramazanit, sepse Allahu Teala në Kuran na thotë Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja (Bekare, 187).

Mos bartni unaza që nuk janë nga argjendi, sepse Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Nuk është e pastër dora e atij që e mban unazën nga hekur . Nëse ndonjëri mban ndonjë unazë në të cilën është i qëndisur emri i Allahut, le ta heqë nga dora kur ta shpëlajë zorrën e trashë pas kryerjes së nevojës. Kur të shikoheni në pasqyre lexojeni këtë dua: Elhamdulil-lahil-ledhi halekani fe ahsene halki ve savverani fe ahsene sureti ve zane minni ma shane min gajri ve ekremeni bil Islam1 .

Ashtu si zbukuroheni për takime me të huajt, ashtu zbukurohuni edhe për takime me vëllezërit tuaj.

Agjërimi nga tri ditë gjatë çdo muaji dhe gjatë tërë muajit të Shabanit, asgjëson vesvesen e gjoksit dhe vuajtjet e zemrës. Larja e trupit me ujë të ftohtë i mjekon hemorroidet. Pastrimi i veshmbathjes largon brengat dhe është një pastrim për namaz. Mos i shkulni qimet e bardha nga mjekra, sepse ajo është një dritë e pastër. Çdokush që plaket duke qenë ne fenë Islame do të ketë një nur në Ditën e Ringjalljes. Myslimani nuk fle në gjendjen e xhunubit (gjendja pas kryerjes së marrëdhënies seksuale), por do të flejë në gjendjen e abdesit; nëse nuk mund të gjejë ujë, do të marrë tejemum me dhe. Duke fjetur, shpirti i besimtarit do të lartësohet deri tek Allahu dhe Ai do ta pranojë atë: nëse është plotësuar kohëzgjatja e jetës (exhel) do ta përfundojë atë në një mënyrë të bukur; nëse nuk e ka të plotësuar kohëzgjatjen e jetës, shpirti i tij do t i kthehet trupit të besimtarit përmes engjëjve të besueshëm.

Myslimani nuk pështyn duke u drejtuar kah kibla; nëse e bën në harresë, kërkon falje nga Allahu. Njeriu nuk e fryn vendin e

1 Falënderimi qoftë për Allahun, i cili më krijoi të bukur, më dha një formë të bukur, m i zbukuroi organet që të tjerët i kanë të shëmtuara dhe më nderoi me Islamin

Page 91: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

91

sexhdes, gjellën, pijen dhe lëkurën që e mbështjell duanë e shkruar në një copë letër. Mos e kryeni nevojën në rrugë. Mos e kryeni urinën nga kulmi në ajër dhe në ujin që rrjedh. Kush vepron në këtë mënyrë dhe i ndodh ndonjë e keqe, le ta fajësojë veten. Sepse, në ajër dhe në ujë janë krijesat që jetojnë. Po ashtu, mos e kryeni urinën në drejtim të erës dhe lart. Mos flini në shpinë. Mos e falni namazin me përtaci dhe duke e qitur përpara gjoksin. Kur të qëndrojë përpara Allahut, robi duhet të mendojë sa më pak për këtë botë. Pjesa e tij e namazit të pranuar është në përpjesëtim me qetësinë e pranishme të zemrës gjatë namazit. Mos e lini anash përkujtimin (dhikr) ndaj Allahut në asnjë vend dhe në asnjë gjendje. Në namaz, mos e drejtoni vëmendjen në diçka tjetër përpos në Allahun, sepse, nëse drejtohesh në diçka tjetër, atëherë Allahu do t i thotë: O robi im, drejtohu kah Unë sepse është më mirë për ty të drejtohesh kah Unë se sa te tjetri.

Mblidhni trohet e bukës që bien në sofër dhe i hani edhe ato. Nëse i hani me nijetin e shëndetit, do të gjeni shëndet. Vishni rroba të pambukut sepse këto janë rroba të Hz Resulullahut (s.a.a.). Ai nuk vishte rroba nga leshi dhe nga puplat, përveç kur ishte i sëmurë. Kur ta kryejë gjellën ndonjëri nga ju dhe t i lëpijë gishtat me të cilët ka ngrënë, Allahu do t i thotë Barekellah bike1 .

Allahu Teala e pëlqen bukurinë dhe ka dëshirë që ta shohë te robi dhuntinë që ia ka dhuruar. Mirëmbajini marrëdhëniet familjare qoftë edhe vetëm me përshëndetje, sepse Allahu thotë: Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetohuni, ruajeni farefisin (akraballëkun) (Nisa, 1)

Mos e kaloni ditën duke rrëfyer aventura të ndryshme ashtu - kështu bëra , sepse mbrojtësit e veprave tuaja janë me ju. Përmendeni Allahun në çdo vend. Lexoni salavate Të Dërguarit (s.a.a.) dhe Ehli Bejtit të tij, sepse kur ta përmendni të Dërguarin (s.a.a.), Allahu do t jua pranojë lutjet. Lëreni të ftohet gjella e nxehtë deri sa të vijë në gjendjen që mund ta hani atë, sepse kur i sillnin ndonjë gjellë Hz Resulullahut (s.a.a.) për të ngrënë, ai thoshte: Lëreni le të ftohet. Bereqeti është në gjellën e ftohtë, gjella e nxehtë nuk ka bereqet .

Mësoni me dituri fëmijët tuaj, ashtu që murgjinët2 të mos i tejkalojnë në dituri dhe të mos dalin fitues ndaj atyre.

1 Allahu ta shtoftë bereqetin 2 Një lëvizje, të cilët pohonin se ai që e ka përvetësuar imanin, më nuk ka nevojë

të brengoset për kryerjen e mëkateve. Kjo lëvizje u përhap gjatë kohës së Emevitëve.

Page 92: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

92

O ju njerëz, ruajeni gjuhën. Dorëzohuni përpara të vërtetës pa kushtëzim. Kthejini amanetet pronarëve të tyre, qofshin ata edhe vrasësit e profetëve. Përmendeni Allahun kur të shkoni në treg dhe i shihni njerëzit të zënë me tregti, sepse kjo vepër përveçqë është mbulesë për mëkate, në të njëjtën kohë është shkaktare e rritjes së shpirtmirësisë. Mos u bëni të pakujdesshëm . Kur të afrohet muaji i Ramazanit, nuk i ka hije robit të niset për në rrugë, sepse Allahu Teala thotë: E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë (Bekare, 185)

Nuk ka takije (shtirje) në përdorimin e venës dhe te mes-hi përmbi mbathjet e këmbëve (këto veprime nuk mund të kryhen as përmes shtirjes). Mos gaboni të teproni në lidhje me ne. Neve na konsideroni si rob të Allahut, pastaj, mund të flisni për madhështinë tonë. Ai që na do neve, le të veprojë ashtu si veprojmë ne dhe le të përmbahet nga mëkatet dhe gjërat e dyshimta, në mënyrë që të arrijë pozitën tonë. Sepse, të përmbajturit nga ndalesat është mjeti më i mirë për të kërkuar ndihmë në këtë dhe në botën tjetër. Mos rrini me ata që na përshkruajnë turpin. Mos na lëvdoni dhe mos shprehni dashurinë tuaj haptas përpara armiqve tanë, në mënyrë që të mos nënçmoheni përpara udhëheqësve tuaj. Përmbajuni drejtësisë, sepse ajo është mjeti i shpëtimit. Dëshirojeni atë që është tek Allahu. Kërkoni kënaqësinë dhe bindjen e Allahut, dhe tregohuni të durueshëm në këtë rrugë.

Është e shëmtuar hyrja në xhenet për besimtarin, të cilit i shpalosen turpet dhe përbuzet publikisht. Për të merituar faljen e mëkateve dhe ndërmjetësimin tonë në Ditën e Gjykimit, mos na bini në pozitë të vështirë. Në Ditën e Gjykimit, mos e turpëroni veten përpara armiqve. Mos e braktisni pozitën tuaj që e keni tek Allahu duke e përqafuar këtë botë të pavlefshme dhe duke e mohuar veten. Përqafoni fuqishëm urdhrat e Allahut, sepse nga kjo varet përpjesa e pranisë së Hz Resulullahut (s.a.a.) në kohën e dhënies së shpirtit dhe të shikimit në dhuntitë e lakmuara të xhenetit në ato momente (ju do t i arrini dhuntitë e xhenetit menjëherë mbas vdekjes). Ajo që është tek Allahu është shumë më e vlefshme dhe më e qëndrueshme. Betohem në Allahun se atij do t i jepet myzhde gjatë kohës së vdekjes, do t i qartësohet shikimi dhe do të dashurohet në qëndrimin përpara Allahut.

Mos i përbuzni vëllezërit tuaj që e kanë gjendjen e dobët materiale. Kush e përbuz një besimtar, Allahu do ta përbuzë atë dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t i bashkojë ata në një vend të njëjtë, përveç nëse pendohet dhe kërkon falje. Ai që e vëren se vëllai i tij ka nevojë

Page 93: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

93

për ndihmën e tij, mos ta rëndojë atë duke pritur që ta bëjë kërkesën për ndihmë (pra, t i ndihmojë para se të kërkojë ndihmë). Vizitoni njëri tjetrin, silluni me butësi njëri me tjetrin, faleni njëri tjetrin. Mos flisni për atë që nuk veproni, mos u bëni si dyfytyrëshat. Martohuni, sepse Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Ai që i përmbahet traditës sime, sigurisht që do të martohet. Martesa është traditë imja. Mundohuni që të bëni fëmijë, sepse unë do të lëvdohem me numrin e madh të popullit tim përpara të tjerëve .

Ruajini fëmijët tuaj nga qumështi i grave të pamend dhe prostitute, sepse qumështi i tyre është infektues (te fëmija përcillen disa tipare shpirtërore dhe trupore). Rrini larg nga mishi i shpezës që nuk kanë mamuze, grykë dhe fyt. Rrini larg nga mishi i shtazëve të egra që kanë dhëmballë dhe shpezëve që kanë kthetra. Mos hani shpretkën sepse përmban gjakun e papastër. Mos vishni rroba të zeza, sepse ngjyra e zezë është ngjyra a e faraonit. Ruajuni nga mishi i ënjtur (me tumor), sepse e ngacmon damarin e lebrës. Mos bëni krahasime në rregullat fetare, sepse në fe nuk ka vend për krahasime. Mbas një kohe të shkurtër do të lajmërohen të tillë që do të bëjnë krahasime në fe. Ata janë armiqtë e fesë. I pari që bëri krahasim ishte shejtani. Mos mbathni këpucë me maje, sepse ajo është mbathja e Faraonit, të cilën e ka zbuluar i pari.

Kundërshtojini ata që pinë alkool. Hani hurma, sepse është ilaç për sëmundje. Binduni fjalës së Hz Resulullahut (s.a.a.); ai ka thënë: Kush e hap një derë të lypësit (kërkimi i lëmoshës) për vete, Allahu

do t i hapë atij një derë të varfërisë . Kërkoni falje shumë, sepse kjo vepër shton furnizimin. Dërgoni vepra të mira në botën e ardhshme, sa të keni mundësi për këtë, sepse nesër do ta gjeni para vetes. Rrini larg nga polemika dhe konfrontimi (për interesa personale), ngase polemika lind dyshim.

Ai që kërkon diçka nga Allahu, le ta bëjë atë në këto tri kohë: 1- Ditën e Xhumasë; 2- Kohën e drekës, kur fryn era, hapen dyert e qiejve, zbret mëshira dhe zogjtë cicërojnë, dhe 3- Në orët e fundit të natës, kur fillon të agojë dita. Në këtë kohë, engjëlli bën thirrje: A është dikush që kërkon pendim dhe të pranohet pendimi? A ka dikush ndonjë nevojë, që t i plotësohet ajo? A është dikush që kërkon falje, që të falet? A ka dikush ndonjë dëshirë, që t i plotësohet? Atëherë, pranoni thirrjen e thirrësit.

Kërkoni furnizim që nga fillimi i agut deri në lindjen e Diellit, sepse kjo është më e dobishme sesa të udhëtoni nëpër Tokë dhe të

Page 94: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

94

fitoni furnizim. Kjo është koha, kur robërve u shpërndahet furnizimi nga ana e Allahut. Pritni shpëtimin dhe mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut. Vepra më e dashur tek Allahu është pritja e shpëtimit dhe vepra të cilën besimtari e kryen vazhdimisht. Mbasi që ta falni namazin e mëngjesit, mbështetuni tek Allahu, atëherë do t u jepen të mirat dhe faljet e mëdha. Mos hyni me shpatë në xhami (në Qabe dhe në Xhaminë e Profetit). Përderisa e keni shpatën përpara syve, mos e falni namazin, sepse Kibla është vendi i sigurisë.

Kur të shkoni në haxh, vizitoni varrin e Hz Resulullahut (s.a.a.). Është padrejtësi moskryerja e kësaj vizite dhe ju jeni të urdhëruar për këtë. Vizitoni varrezat e atyre që kanë të drejta mbi ju; qëndroni për një kohë aty dhe në njërin skaj të varrezave të tyre kërkoni furnizimin tuaj nga Allahu. Ata gëzohen për vizitën tuaj. Nëse ndokush shkon ta vizitojë varrin e nënës ose të babës, le të lutet për ata dhe pastaj le të kërkojë nga Allahu plotësimin e kërkesës së tij. Nëse nuk keni forcë për t i kryer mëkatet e mëdha, mos i llogaritni si të pavlefshme mëkatet e vogla, sepse mëkatet e vogla mblidhen dhe bëhen të mëdha. Zgjatni sexhdet tuaja; kush e zgjat sexhden, ka treguar bindje ndaj Allahut dhe është i shpëtuar.

Përmendeni shumë vdekjen, ditën e ringjalljes nga varri dhe ditën kur do të qëndroni përpara Allahut, në mënyrë që t ju vijnë të lehta fatkeqësitë tuaja. Ai që e lexon ajetin e Kursit me nijetin e shërimit të dhimbjes së syrit, inshalla do të gjejë shërim. Ruajuni nga mëkatet; sepse, të gjitha vuajtjet, pakësimi i furnizimit, deri te grithja e lëkurës, goditja e këmbës në gur dhe në përgjithësi, të gjitha fatkeqësitë e kanë shkakun te mëkatet e kryera. Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u fal) (Shura, 30)

Përmendeni Allahun gjatë ngrënies së ushqimit dhe mos flisni shumë, sepse, ushqimi është një prej furnizimeve dhe dhuntive të Allahut, ndërsa ju e keni obligim falënderimin. Dijeni vlerën e dhuntisë së Allahut pa e humbur nga dora; dhuntia do të dëshmojë për zotëruesin e vet për atë se si është sjellë ndaj tij. Kush tregohet i kënaqur ndaj furnizimit të vogël të Allahut, Allahu do të jetë i kënaqur me veprën e tij të vogël. Ruaju nga plogështia gjatë kryerjes së veprës sepse, kjo do të bëhet shkaktare e shfaqjes së pendimit në një kohë kur nuk do të ketë dobi nga pendimi.

Mos flisni shumë kur të përballeni me armikun në arenën e luftës dhe përmendeni sa më shumë Allahun. Mos ia ktheni shpinën

Page 95: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

95

armikut, sepse do ta meritoni zemërimin e Allahut. Gjatë luftimit, nëse e vëreni se njëri prej vëllezërve tuaj është i plagosur, ka rënë në vështirësi ose e vëreni se armiku është duke e mbytur, forcojeni atë me shpirtin tuaj. Kryeni vepra të mira sipas mundësisë, sepse e pengon njeriun nga vdekja e keqe.

Kush dëshiron të dijë për pozitën e tij tek Allahu, le ta vështrojë pozitën e Allahut pranë tij në momentin e kryerjes së mëkatit.

Kafsha më e mirë për të mbajtur në shtëpi është delja. Çdokush që e mban në shtëpi një dele, do t i vijnë engjëjt nga një herë në ditë për ta bekuar; nëse i mban dy dele, do t i vijnë dy herë në ditë dhe nëse i mban tri dele, Allahu i thotë: Çoftë me bereqet jeta juaj . Një mysliman, nëse është i dobët dhe i pafuqishëm, le të ushqehet me qumësht dhe me mish, sepse këtyre u ka falur Allahu fuqi. Para se të nisesh për në haxh, bëni përgatitje për t i plotësuar nevojat e rrugës, ngase, (për ata që dëshirojnë të ikin nga lufta) Allahu thotë: E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin në luftë, do të bënin ndonjë përgatitje për të (Tevbe, 46)

Kur të rrini në diell, kthejeni shpinën kah dielli, sepse, dielli vë në pah disa sëmundje të fshehta.

Kur të shkoni në haxh, shikojeni gjatë shtëpinë e Allahut, sepse, rrethina e saj përmban njëqind e njëzet mëshira të ndryshme: gjashtëdhjetë janë për ata që bëjnë tavaf (sillen rreth Qabesë); dyzet për ata që e falin namazin dhe njëzet për ata që e vështrojnë atë. Pastaj, shkoni në një skaj të Qabesë dhe pranoni të gjitha mëkatet e kryera dhe për mëkatet që nuk ju kujtohen, thoni kështu: O Allah, m'i fal mëkatet që unë i kam harruar, ndërsa Ti nuk i ke harruar . Ai që i përkujton, i përmend, i pranon dhe kërkon falje për mëkatet e tij, do të meritojë faljen e tyre. Bëjini lutje Allahut para se të zbresë fatkeqësia. Dyert e qiellit janë të hapura gjatë këtyre gjashtë kohëve: Kur bie shi, gjatë kohës së sulmit në luftë, kur thërret ezani, kur lexohet Kurani, në kohën e hyrjes së namazit të drekës dhe gjatë agimit të diellit.

Kush e prek trupin e të vdekurit, para se t i jepet gusulli dhe mbasi që ftohet, duhet të marrë gusull (larja e trupit). Një besimtar, nëse e kryen larjen e të vdekurit, mbulimin e tij me qefin dhe pastaj të marrë gusull vetë, është i pastër; nëse, mbas kësaj e prek të vdekurin,

Page 96: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

96

duhet prapë të marrë gusull1. Mos e lyeni qefinin me erë të bukur. Mos e lyeni të vdekurin me erë tjetër përveç me qafur, sepse hyrja e të vdekurit në qefin është sikur hyrja e haxhit në ihram (veshja e haxhilerëve); kur të hyjë haxhiu në ihram nuk mund të lyhet më me erë. Urdhëroni që familja juaj të flasë fjalë të bukura afër të vdekurit.

Në kohën e ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.), u tubuan gratë e Beni Hashimit me veshjet e tyre të kohës së para Islamit për të mbajtur zi, por Hz Fatimja (a.s.) u tha: Lërini anash ato veshje të zisë (adetet e kohës së xhahilijetit) dhe në vend të tyre bëni lutje .

Myslimani është pasqyra e myslimanit. Kur të vëreni ndonjë gabim te vëllai juaj, mos e rëndoni atë, mundohuni që ta udhëzoni; këshillojeni dhe ndihmoni atij. Largohuni nga polemikat dhe debatet, sepse, janë shkaktare të daljes nga feja dhe të largimit nga dispozitat e fesë. Mbajeni mesin në harxhime. Silluni but dhe me mëshirë njëri ndaj tjetrit.

Ai që shkon në rrugë me ndonjë kafshë (kur të vijë te vendi i pushimit), le të kujdeset së pari për ujin dhe ushqimin e kafshës. Mos e goditni kafshën në fytyrë, sepse edhe kafsha e lartëson dhe e madhështon Allahun. Kush e humb rrugën ose kaplohet nga frika gjatë rrugës, le të thërrasë: O Salih, më ndihmo ! Sepse, edhe nga mesi i xhinëve ka të tillë që e dëgjojnë zërin tuaj, jua tregojnë drejtimin e rrugës dhe jua mbrojnë kafshët. Kush frikohet nga luani për veten ose për kafshën e tij, le të vizatojë rreth tyre një rreth dhe pastaj le të thotë: O Zoti i Danjelit dhe Zoti i çdo bishe të egër, më ruaj mua dhe këtë

kafshë ! Ai që frikohet nga mbytja në ujë, le të thotë kështu: Bismilahi mexhraha ve mursaha inne Rabbi le gafurun rahim2 .

Vema kaderullahe hakke kadrili ve l erduxhemian kabzetuthu jevmel kiameti ve s semavatu metvijjatun bi jeminihi Subhanehu ve Teala amma jushrikun3.

1 Kjo pjesë e fjalisë nuk përmendet në librat e Hisalit dhe Mevaizit. Njëkohësisht, ky gjykim është në kundërshtim me gjykimet e haditheve tjera.

2 Hipni në të, me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që fal shumë, është mëshirues (Hud, 41)

3 Ata nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën

Page 97: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

97

Ai që frikohet nga akrepi, le ta lexojë këtë ajet: Selamin ala Nuhin

fil alemin. Inna kedhalike nexhzil muhsinin. Innehu min ibadin el muminin1

Prijeni kurbanin për fëmijën e porsalindur në ditën e shtatë të lindjes. Shkurtojani flokët dhe jepni sadaka në argjend, për aq sa i peshojnë flokët e prera. Kjo vlen për të gjithë myslimanët. Hz Resulullahu (s.a.a.) e bëri këtë për Hasanin dhe Hysejnin. Kur t'i jepni diçka lypësit, kërkoni që t jua bëjë një lutje për ju. Lutja e tij do të pranohet, por jo edhe për veten e tij, sepse, lypësit në përgjithësi gënjejnë. Putheni dorën tuaj me të cilin jepni sadaka sepse, para se të mbërrijë në dorën e lypësit së pari do të shkojë në dorën e Allahut. Allahu Teala thotë në Kuran: A nuk e ditën ata se Allahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet dhe i pranon lëmoshat

(Tevbe 104). Sadakanë jepeni gjatë natës, sepse sadakaja e dhënë gjatë natës e zbut dënimin e Allahut.

Fjalët tuaja llogaritni me veprat, në mënyrë që t ju pakësohen fjalët përveç atyre që përdoren për të nxitur vepra të mira. Nga furnizimet e dhëna nga ana e Allahut, jepuni edhe të tjerëve, sepse, dhënia e furnizimit të tjerëve është e barabartë me xhihadin në rrugën e Allahut. Ai që është i bindur në fitimin e shpërblimit, do të jetë dorëlirë në dhënie ndaj të tjerëve.

Nëse ke qenë i sigurt në ndonjë gjë më herët dhe tani je në dyshim për të njëjtën gjë, atëherë vepro sipas asaj kur ke qenë i sigurt, sepse, dyshimi nuk mund ta anulojë të sigurtën. Mos dëshmoni rrejshëm. Mos u ulni në atë sofër ku pihet alkooli, ngase, njeriu nuk e di se kur do të largohet (vdes) nga kjo botë.

(forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë! (Zumer, 67)

1 Selam i qoftë Nuhut (prej Allahut e prej krijesave) në mbarë botën. Ne kështu i shpërblejmë të mirët. Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë. (Safat 79-81)

Page 98: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

98

Kur të uleni për të ngrënë, uluni sikur skllavi dhe uluni në tokë; mos e qitni një këmbë përmbi tjetrin dhe mos rrini këmbëkryq, sepse, kjo është një ulje të cilën Allahu nuk e pëlqen dhe një i tillë do të dënohet nga Allahu. Darka e profetëve ishte mbas namazit të Jacisë. Mos hiqni dorë nga darka, sepse të dobësohet trupi.

Zjarrmia e trupit është paralajmëruese e vdekjes dhe vendi i errësirës në këtë botë. Allahu e burgos aty cilindo nga robërit e tij. Sikur që rrëzohen qimet prej gungës së devesë, ashtu do të rrëzohen mëkatet prej zjarrmisë së trupit. Të gjitha sëmundjet, përveç varrës dhe zjarrmisë, janë të përfshirë në brendësinë e trupit, por këto shfaqen jashtë trupit. Zjarrin e trupit shërojeni me anë të ujit të ftohtë dhe të manushaqes. Nxehtësia e këtij zjarri është nga nxehtësia e xhehenemit.

Një mysliman nuk do të përdorë ilaç, derisa të mos mundet trupi i tij nga sëmundja.

Lutja e dëbon paracaktimin dhe caktimin e prerë, atëherë përgatiteni dhe lexojeni atë. Abdesi i marrë pas pastrimit përmban dhjetë të mira, atëherë pastrojeni veten. Largohuni nga përtacia, sepse ai që është përtac nuk mund ta zbatojë urdhrin e Allahut. Pastroni me ujë erën e keqe të trupit.

Kontrollojeni vetveten. Allahu nuk e do atë rob i cili rri me personin që nuk e respekton pastërtinë. Mos luani me mjekër ose me diçka tjetër gjatë faljes së namazit.

Para se të angazhoheni në ndonjë punë, nxitoni të punoni vepra të mira. Shpirti i besimtarit shqetësohet nga vetë besimtari, por të tjerët janë të sigurt prej tij. Shumica e fjalëve duhen të përmbajnë të përmendurit e Allahut (dhikr).

Keni kujdes nga mëkatet, sepse, edhe furnizimi i robit do të ndërpritet për shkak të mëkateve të shumta. Të sëmurit e trupit tuaj, shërojeni përmes sadakasë. Mallrat tuaj, mbrojini duke dhënë zeqat. Namazi është një mjet afrues tek Allahu për çdokënd që është i devotshëm. Haxhi është xhihadi i çdo të dobëti. Mirësjellja ndaj burrit është xhihadi i gruas. Varfëria (e mendjes) është vdekja më e madhe. Numri i vogël i anëtarëve të familjes është njëra prej dy lehtësive. Sjellja e matur është gjysma e jetesës. Pikëllimi është gjysma e pleqërisë. Ai që e mban mesin, nuk do të varfërohet. Ai që konsultohet, nuk do të shkatërrohet. Përveç njerëzve fetarë dhe të ndershëm, nuk është e hijshme të gjendesh në dhurim ndaj të tjerëve. Çdo gjë e ka frytin e vet, fryti i punës së mbarë është të shpejtuarit e saj.

Page 99: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

99

Ai që është i bindur në shpërblim, do të dhurojë shumë. Do t i asgjësohet shpërblimi i atij që i godet gjunjët gjatë kohës së fatkeqësisë. Vepra më e mirë e besimtarit është pritja e shpëtimit. Ai që i pikëllon prindërit, i ka kundërshtuar ata. Zbritni furnizimin duke dhënë sadaka.

Largojini fatkeqësitë e ndryshme përmes lutjes. Para se të zbresë fatkeqësia, përqafojeni lutjen. Betohem në Atë, i Cili krijon njeriun dhe e shpërthen farën se, sulmi i fatkeqësisë ndaj besimtarit është më i shpejtë se lëvizja e erës nga maja e malit kah tatëpjeta dhe vrapimi i kalit.

Kërkoni nga Allahu mbrojtje nga vështirësitë e fatkeqësisë, sepse vrazhdësia e fatkeqësisë e shkatërron fenë. Njeriu i lumtur është ai i cili merr mësim nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Detyrojeni vetveten për të pranuar moralin e bukur përmes përmbajtjes nga ushqimi, sepse një rob besimtar, përmes moralit të bukur arrin deri te shkalla e atij që ditën agjëron, ndërsa natën falet.

Ai që ka pirë alkool, edhe nëse do t i falen mëkatet, do të jetë i detyruar nga ana e Allahut që ta pijë ujin e verdhë që rrjedh prej trupave të banuesve të xhehenemit. Është i pavlefshëm betimi i bërë për kryerjen e mëkatit. Po ashtu, është i pavlefshëm betimi i bërë për t i ndërprerë marrëdhëniet familjare. Ai që lutet pa bërë vepra të mira, i ngjan shigjetës pa hark. Gruaja mund të parfumohet vetëm për burrin e vet. Ai që vdes duke mbrojtur mallin e tij, është martir (shehid). Mashtruesin nuk duhet ta lëvdojmë dhe nuk i merret mendimi për diçka.

Është i pavlefshëm betimi i fëmijës pa marrë lejen e prindit dhe e gruas pa marrë lejen e burrit.

Nuk është e drejtë të agjërosh agjërimin e samt-it (agjërimi i heshtjes) dhe të mos e përmendësh Allahun gjatë tërë ditës. Nuk është i lejueshëm kthimi në vendlindje ku sundon pabesimi pasi që të shpërngulesh njëherë. Nuk është obligim shpërngulja mbas çlirimit të Mekes.

Kërkojeni atë që gjendet tek Allahu, sepse ajo që është tek Allahu, ju bën të mos ndjeni nevojë për atë që është në duart e popullit. Allahu e do atë njeri të cilit mund t i mbështetesh atij në profesionin e tij. Tek Allahu nuk ka vepër më të dashur sesa namazi.

Mos lejoni që punët e kësaj bote t jua pengojnë faljen e namazit në kohën e caktuar për faljen e saj (eda). Allahu i ka qortuar

Page 100: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

100

ata që nuk e falin namazin me kohë: Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. (Maun, 5)

Dijeni që të sinqertit e armiqve tuaj janë hipokritë, sepse, Allahu nuk do t u dhurojë sukses atyre në të vepruarit me sinqeritet dhe nuk do të pranohet asnjë vepër e tyre që nuk e bëjnë me qëllim të fitimit të kënaqësisë së Allahut.

Sikur që nuk vjetërsohet mirësia, ashtu edhe mëkati (e keqja) nuk harrohet. S'ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen nga të këqijat) dhe me ata që janë bamirës . (Nahl, 128)

Besimtari nuk e turpëron vëllanë e vet; nuk e tradhton atë; nuk i bën shpifje; nuk e lë vetëm duke ia ndërprerë ndihmën gjatë vështirësive dhe nuk largohet nga ai. Pranoje justifikimin e vëllait tënd, nëse nuk ka ndonjë justifikim atëherë gjeje një justifikim për të.1

Më lehtë është të lëvizësh malin prej vendit sesa ta ndërrosh pushtetin, koha e të cilit nuk është plotësuar. "Kërkoni ndihmë prej Allahut dhe kini durim. S'ka dyshim se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit . (Araf, 128)

Mos nxitoni për të filluar një punë pa i ardhur koha, sepse do të pendoheni. Mos t ju duket jeta juaj e gjatë, sepse do të ngurtësohet zemra juaj. Mëshironi të dobëtit tuaj dhe kërkoni mëshirë nga Allahu.

Ruajuni nga përgojimi; myslimani nuk e përgojon vëllanë e vet; Allahu e ka ndaluar përgojimin: Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra, urrejeni! (Huxhurat, 12)

Besimtari nuk i lidh duart gjatë namazit. Mos pini ujë duke qëndruar në këmbë, sepse do t ju godet ndonjë brengë që nuk do të ketë zgjidhje, përveç nëse vetë Allahu jua largon brengën. Nëse e vëreni ndonjë insekt mbi vete gjatë faljes së namazit, varroseni atë nën dhe, ose mbajeni atë në veshjen tuaj deri sa të kryhet namazi (mos e mbytni gjatë kohës së namazit). Gjatë namazit nëse e ktheni fytyrën më shumë sesa që është e lejuar, do t ju prishet namazi; në këtë rast, duhet të thirrni edhe njëherë ezanin, ikametin dhe të fillojmë prej fillimit faljen e namazit.

1 Lidhjen me vëllain e tij besimtar, njeriu duhet ta mbajë në bazë të mendimit të bukur për të, edhe në qoftë se pëson ndonjë humbje apo dëm, duhet të mos i këpusë marrëdhëniet me vëllain e tij besimtar.

Page 101: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

101

Kush i lexon nga dhjetë herë suret Ihlas dhe Kadir, dhe dhjetë herë Ajetin Kursijë para lindjes së Diellit, do ta mbrojë mallin (pronën) e tij nga ajo që frikohet. Si dhe, kush i lexon nga dhjetë herë suret Ihlas dhe Kadir para lindjes së Diellit, shejtani nuk do të mund ta tërheqë në mëkate përkundër mundimit të tij. Kërkojeni mbrojtjen e Allahut nga ngadhënjimi i borxhit ndaj jush.

Ehli Bejti i përngjan anijes së Nuhit (a.s.), do të shkatërrohet ai që mbetet jashtë saj.

Përvjelja e pjesës së rrobave që e prek tokën, është pastërti për namazin. Allahu ka urdhëruar: Dhe rrobat tua pastroji! (Mudethir, 4), pra përvilni për t i mbajtur të pastra. Ngrënia e mjaltit është shëndet: Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz (Nahl, 69)

Ushqimin, fillojeni dhe kryejeni me kripë. Sikur të kishin ditur njerëzit për dobinë e saj, i kishin dhënë rëndësi kripës më shumë sesa kundërhelmit. Kush fillon me kripë, Allahu do t ia largojë atij shtatëdhjetë brenga, të cilat janë të njohura vetëm për Allahun.

Agjëroni tri ditë të çdo muaji. Kjo është e barabartë me agjërimin e përjetshëm. Agjëroni të enjten e parë dhe të fundit të çdo muaji, si dhe ditën e mërkurë në mes të këtyre dy të enjteve. Allahu e krijoi xhehenemin, ditën e mërkurë, prandaj kërkojeni mbrojtjen e Allahut nga ajo.

Ai që ka ndonjë nevojë, le të fillojë kërkimin e zgjidhjes së saj prej mëngjesit të hershëm të ditës së mërkurë, sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka bërë këtë lutje: O Allah, bëre të shenjtë mëngjesin e ditës së mërkurë për popullin tim .

Duke dalë nga shtëpia, lexojeni pjesën e sures Ali Imran, duke filluar prej ajetit 190 (Inne fi halkis semavati vel ardi vehtilafil lejli ven nehar),

deri te ajeti 194 (Inneke la tuhliful miad)

, si dhe Ajetin Kursi, suren Kadir dhe Hamd, sepse leximi i tyre ndikon për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të ndryshme të njeriut.

Vishni rrobat e punuara nga tekstili i trashë, sepse ai që i vesh rrobat e holla, e ka të dobët imanin (Këto lloje të veshjeve bëjnë që të shihet forma e trupit të njeriut dhe është në kundërshtim ne nderin e njeriut). Kur të qëndroni në namaz, mos vishni rroba të tejdukshme.

Page 102: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

102

Pendohuni (tevbe) tek Allahu. Hyni në dashurinë e tij. Allahu i do ata që pendohen dhe që janë të pastër. Besimtari është personi që është i kthyer kah Allahu dhe që pendohet shumë.

Kur t i thuhet uf vëllait tënd besimtar, do të ndërpritet lidhja e tyre vëllazërore. Nëse njëri i thotë tjetrit: ti je qafir (jobesimtar) , atëherë njëri prej tyre do të bëhet jobesimtar.

Besimtari nuk gjendet në shpifje ndaj vëllait të tij besimtar; nëse e bën këtë, do t i shkrihet imani (i atij që bën shpifje) sikur që shkrihet kripa në ujë.

Dera e pendimit është e hapur për atë që dëshiron të pendohet. Atëherë, pendohuni tek Allahu me pendimin Tevbe-i Nasuh (pendimi i sinqertë që bëhet me qëllim të mospërsëritjes së mëkatit), shpresohet se Allahu do t i falë veprat tuaja të këqija.

Kur të lidhni marrëveshje, qëndroni besnik ndaj saj. Sepse, nga asnjë popull nuk është marrë dhuntia dhe bollëku pa rënë në mëkate. Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij. Nëse gjendesh në lutje para se të zbresë fatkeqësia, nuk do të shkojë nga dora dhuntia. Nëse, mbas daljes së dhuntisë nga dora, i drejtohesh Allahut në mënyrë të sinqertë dhe, nëse nuk gjendesh në plogështi dhe shpenzime të tepruara, atëherë Allahu do t i kthejë mbrapa të gjitha dhuntitë që t i ka marrë dhe do t i përmirësojë të gjitha të këqijat e robit.

Kur të ketë vështirësi myslimani, nuk duhet t i ankohet Zotit të tij, por, për shkak të vështirësive duhet t'i ankoheni Atij. Sepse, çelësi i çdo pune dhe përkujdesja për çdo gjë që ekziston në Tokë, qiej dhe në mes tyre, është në dorën e Allahut. Ai është Zoti i Arshit të madh dhe të gjitha falënderimet i takojnë Zotit të botëve. Kur të zgjohet njeriu nga gjumi, para se të ngrihet, duhet të thotë: Hasbijer Rabbu minel ibad. Hasbi huve hasbi ve nimel vekil1

Nëse ndonjëri prej jush zgjohet gjatë natës nga gjumi dhe vështron rreth e rrotull qiellit, le të lexojë pjesën e sures Ali Imran duke filluar prej ajetit 190 (Inne fi halkis semavati vel ardi vehtilafil lejli ven nehar)

deri tek ajeti 194 (Inneke la tuhliful miad).

Pirja e ujit të Zemzemit është shërim për sëmundje. Atëherë pini ujin që ndodhet përpara Haxher ul Esvedit (guri i zi). Katër

1 Mua më mjafton Allahu në vend të robërve, ai më mjafton dhe Ai është mbështetësi më i mirë

Page 103: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

103

lumenj janë aq të begatshëm sikur të kishin qenë lumenjtë e xhenetit: Eufrati, Nili, Sejhani dhe Xhejhani.

Mos t'i bindet myslimani urdhrit të një juristi fetar (fakih) që nuk është i besueshëm në popull dhe që nuk e jetëson urdhrin e Allahut; mos të shkojë në luftë sipas urdhrit të tij. Nëse shkon në luftë dhe vdes në luftë, ai i ka ndihmuar armikut në derdhjen e gjakut tonë dhe e ka përvetësuar me forcë të drejtën tonë; vdekja e tij është vdekja e të padijshmit.

Përmendja e Ehli Bejtit është shërim për sëmundje, papastërti, dyshime dhe vesvesen e mëkatit; dashuria jonë është kënaqësia e Allahut. Ai që u nënshtrohet urdhrave tona dhe që pranon rrugën tonë do të jetë bashkë me ne në xhenetin e Firdevsit. Ai që është në pritje të pushtetit tonë është sikur ai që është lyer me gjak në rrugën e Allahut.

Kush na vëren neve në ndonjë luftë dhe e dëgjon thirrjen tonë për ndihmë, do të gjuhet me fytyrë në xhehenem nëse nuk na ndihmon. Në ditën kur të ringjallen njerëzit dhe të ngushtohen rrugët, ne do të jemi dyert e xhenetit. Ne jemi dera e Hittit1; ajo është dera e shpëtimit dhe e sigurisë. Kush hyn në atë derë, ka shpëtuar, kush mbetet jashtë, shkatërrohet.

Allahu Teala ka filluar përmes nesh krijimin e njerëzve dhe përmes nesh do të përfundojë2. Përmes nesh do ta zhdukë atë që dëshiron të zhdukë; përmes nesh i largon vështirësitë e kohës dhe përmes nesh bën që të bjerë shi. Mos lejoni t ju mashtrojë shejtani mashtrues. Nëse Kaimi (Hz Mehdiu a.s.) do të paraqitet, atëherë do të bëjë që të bie shiu i qiellit; toka do të gjelbërohet dhe do të fshihet armiqësia nga zemrat e robërve; shtazët shtëpiake dhe bishat e egra do të bashkëjetojnë në mes veti; një grua do të shkojë me shportë në kokë prej Irakut deri në Siri dhe nuk do t i shkelë këmba e saj në asgjë tjetër përveç në gjelbërim; asnjë bishë e egër nuk do ta frikësojë atë. Sikur të kishit mundur të duroni jetën në mesin e armiqve dhe të tregoheni të durueshëm ndaj fjalëve fyese, sytë tuaj do të shndritnin.

Nëse më humbni mua, do të ballafaqoheni me padrejtësi, sulme, ndarje, pakujdesi ndaj të drejtave hyjnore dhe frikë nga vdekja, kështu që në këto kohëra, do ta dëshironi vdekjen. Në kohëra të tilla, lidhuni për litarin (Kuranin) e Allahut dhe mos u ndani në grupe.

1 Dera nëpër të cilën janë urdhëruar të kalojnë Beni Israilët gjatë kohës së Hz Musës (a.s). Kush kalonte nëpër atë derë, arrinte shpëtimin.

2 Krijimi e ka qëllimin e vet dhe ai është njeriu i përkryer. Përmes tij plotësohet argumenti hyjnor ndaj njerëzve.

Page 104: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

104

Përqafoni durimin, namazin dhe takijenë (shtirja). Dijeni që Allahu nuk i do ata njerëz që i ndërrojnë ngjyrat (fjalët dhe veprat).

Mos u largoni nga e vërteta dhe nga ata që e zbatojnë të vërtetën. Ai që e cakton tjetrin në vendin tonë, do të shkatërrohet, do ta humbë këtë botë dhe do të ndahet nga kjo botë si mëkatar.

Jepni selam kur të hyni në shtëpi. Nëse nuk ndodhet askush në shtëpi, atëherë thoni: Esselamu alejna min Rabbina1

Kur të hyni në shtëpi, lexojeni suren Kul huvallahu ehad , sepse leximi i tij e largon varfërinë.

Mësojani fëmijëve tuaj faljen e namazit. Kur t i mbushin tetë vjet, kërkoni llogari prej tyre nëse nuk e falin namazin.

Rrini larg nga qentë. Nëse i prek qeni rrobat e terura të ndonjërit, le t i stërpikë me ujë, por, nëse rrobat janë të lagura, atëherë duhet t i lani prapë ato.

Nëse dëgjoni ndonjë hadith (thënie) prej nesh, të cilit nuk ia dini komentin, atëherë na e lini atë neve dhe ndaluni (mos e komentoni sipas pikëpamjes suaj); kur mund të vërehet qartë e vërteta, dorëzojuni atij; mos u bëni ndër ata që nguten dhe që e zbulojnë sekretin; ata që shpejtojnë, duhet të na kthehen neve; ata që mbesin mbrapa, duhet të na arrijnë.

Ata që na përqafojnë, do të na arrijnë; ata që na braktisin, do të shkatërrohen. Ai që i bindet urdhrit tonë, bëhet me nesh; ai që largohet nga rruga jonë, do të shkelet.

Për miqtë tanë, rrjedh hovshëm mëshira nga Allahu dhe për armiqtë tanë rrjedh hovshëm dënimi nga Allahu. Rruga jonë, është rruga e mesme; urdhri ynë është udhëzim.

Në pesë vende nuk është i lejuar dyshimi (nëse dyshohet në ato vende, prishet namazi): Namazi i Vitrit (reqati i fundit i namazit të natës), kiraati (leximi i Fatihas dhe i një sureje) në reqatin e parë dhe të dytë të namazit farz (detyrueshëm), namazin e mëngjesit, namazin e akshamit, të gjitha namazet dyreqatëshe qofshin edhe seferi (namazi i udhëtarit).

Njeriu i mençur nuk e lexon Kuranin pa qenë i pastër. Jepjani hakun e rukus dhe sexhdes të sures që e lexoni gjatë namazit (haku i sures është shkuarja në ruku dhe sexhde pas leximit të sures). Gjatë një

1 Selami i Zotit qoftë me ne!

Page 105: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

105

reqati nuk lexohet më shumë se një sure, përveç gjatë namazit nafile, ku është e lejuar leximi i dy sureve.

Mashkulli nuk duhet ta mbështjellë trupin e tij me këmishë (sikur rripi i shpatës) gjatë faljes së namazit, sepse, kjo ka qenë vepër e kryer nga ana e popullit të Lutit (a.s.). Mashkulli mund ta falë namazin me një veshje të trashë që mbërthehet me pulla përreth qafës ose që shtrëngohet përmes dy skajeve rreth qafës.

Nuk mund të bëhet sexhde në një vend ku ka pikturë, por nëse piktura mbetet nën këmbë ose mund të mbulohet me ndonjë gjë, atëherë është e lejuar. Nuk është e lejuar falja e namazit duke e lidhur për rroba paranë që përmban pikturë, por, nëse paraja është brenda një kulete ose në veshjen e jashtme, atëherë është e lejuar1. Nuk është e lejuar sexhdeja mbi një grumbull të grurit, thekrës ose mbi ndonjë gjë tjetër ushqyese, si dhe mbi bukë.

Para se të shkojë ndokush në nevojtore, le ta lexojë këtë: Bismillah Allahumme emit anni'l eza ve eidhni minesh-

shejtanirraxhim.2 .

Kur të ulet le të thotë: Allahumme kema et'amtenihi tajjiben ve sevvegtenihi fekfinih3 .

Pasi që të pastrohet, le të thotë: Allahumm'er-zukni'l helal ve xhennibni'l haram 4.

Sepse, Hz Resulullahu (s.a.a) ka thënë: Allahu ka caktuar nga një mbrojtës për çdo rob të Tij. Kur ta kryejë nevojën, engjëlli do ta ulë shikimin kah nevoja e kryer dhe në këtë moment është e udhës që robi të kërkojë ushqimin hallall. Atëherë engjëlli i thotë: O njeri, shiko çka je duke kërkuar dhe për çka ngazëllehesh ti. Shikoje prej nga e ke marrë dhe tani në çfarë gjendje është .

1 Në librin e Hisalit dhe Mevaizit kjo çështje është shpjeguar më qartë. Aty shkruan: Nëse ka frikë se do t i vjedhin paratë, i fut ato brenda një kulete dhe e lidh për anën e prapme të rrobave .

2 Në emër të Allahut. O Allah, largoje prej meje vështirësinë dhe jepi strehim kah shejtani i mallkuar!

3 Më ndihmo sikur që na ke dhënë begatinë, të pastër dhe hallall! 4 O Allah, më largo nga ushqimi i ndaluar dhe më furnizo me ushqimin e lejuar!

Page 106: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

106

Para se të marrë abdes, robi duhet ta lexojë këtë: Bismillah, Allahummexh alni minet tevvabin vexh alni minel mutatahhirin1 .

Pasi që të marrë abdesin, duhet të thotë: Esh-hedu en la

ilahe illallah vahdehu la sherike leh ve enne Muhammed en abduhu ve Resuluh, salla llahu alejhi ve alihi ve sellem. 2.

Në këtë gjendje do ta meritojë faljen e Allahut. Kush e fal namazin duke ia ditur hakun e tij, Allahu Teala do ta falë atë.

Nuk duhet të falet namazi nafile (mustehab) në kohën e namazit farz dhe nuk duhet t i lërë pa i falur namazet nafile, përveç nëse nuk ka ndonjë arsyetim. Nëse, për ndonjë arsye, nuk ka mundur t i falë namazet nafile gjatë kohës së vetë (eda), atëherë le t i falë ato mbas kohe (kaza). Allahu Teala në lidhje me ata që falin namazin thotë: të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre (Mearixh, 23). Këta janë ata që nafilet e pafalura ditore i falin gjatë natës, ndërsa nafilet e pafalura të natës i falin gjatë ditës (asnjëherë nuk i lënë të pafalura nafilet).

Në kohën e namazit farz, mos e falni namazin nafile. Së pari faleni farzin, pastaj nafilen.

Namazi i falur në rrethinën e Mekkes është baras me njëmijë namaze jashtë rrethinës së saj. Dërhemi i harxhuar në rrugën e haxhit është i vlefshëm sa njëmijë dërhemë të harxhuar jashtë haxhit. Njeriu duhet të jetë modest dhe i përulur gjatë namazit; ai që është në këtë gjendje nuk do të luajë me asgjë në namaz.

Çdo namaz që i ka dy reqate (përveç namazit të xhumasë) përmban kunutin para rukusë së reqatit të dytë. Namazi i xhumasë përmban dy kunute: i pari është para rukusë së reqatit të parë dhe i dyti është pas rukusë së reqatit të dytë.

Në reqatin e parë të namazit të Xhumasë, pas Fatihas, lexohet sureja Xhuma, ndërsa në reqatin e dytë lexohet sureja Munafikun. Pasi që t i kryeni sexhdet, së pari qetësojeni pak trupin duke ndenjur dhe pastaj ngrihuni në këmbë; ne veprojmë në këtë mënyrë.

1 Në emër të Allahut. O Allah, më bën ndër ata që pastrohen dhe pendohen! 2 Deklaroj se nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut, është i vetmi dhe i pashoq dhe,

deklaroj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. Mëshira dhe paqja e Allahut qoftë mbi Ehli Bejtin!

Page 107: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

107

Kur të lexoni Tekbiret ul Ihram-in, ngrijini duart deri në nivelin e gjoksit; kur të qëndroni përpara Allahut, të paktën tregoni respekt për pjesën e farzit; qëndroni drejt dhe mos u përkulni; mbasi ta falni namazin, gjatë lutjes ngrijini duart në drejtim të qiellit.

E pyeti ibni Seba: O Emirel muminin, a nuk është Allahu gjithkund?

- Imam Aliu (a.s.) u përgjigj: - Po, është gjithkund . -

Atëherë, pse duhet t i ngremë duart kah qielli?

- Të kesh turp! A

nuk e kë lexuar këtë ajet: E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet (Dharijat, 22), atëherë pasi që furnizimi ndodhet në qiell, sikur që ka premtuar Allahu, prej nga ta kërkojmë atë përveçse në qiell .

Nuk do të pranohet namazi i asnjërit, pa e kërkuar xhenetin prej Allahut, pa kërkuar mbrojtjen e Tij nga xhehenemi dhe pa kërkuar martesën me Hur ul Ajn-in (hyri të xhenetit)1. Faleni namazin, sikur të jetë namazi i fundit. Buzëqeshja nuk e prish namazin; qeshja me zë e prish.

Nëse gjumi ta bezdisë zemrën, duhet ta ripërtërish abdesin. Nëse nuk të hapen sytë për shkak të gjumit gjatë faljes së namazit, atëherë ndërprite namazin dhe fli, sepse, ti më nuk je duke ditur se çfarë po flet; mund të lutesh edhe në dëm tëndin.

Kush na do neve me zemër, na ndihmon me gjuhë dhe lufton me dorë afër nesh dhe do të jetë në xhenet me ne në shkallën e njëjtë. Kush na do me zemër, dhe na ndihmon me gjuhën e tij por jo edhe me dorën e tij, ai do të jetë për një shkallë më poshtë nga ne. Kush na do me zemër, por nuk na del në ndihmë përmes gjuhës dhe dorës së tij, ai do të jetë për dy shkallë më poshtë nga ne.

Kush ushqen armiqësi ndaj nesh në zemrën e tij dhe këtë e përkrah me gjuhë dhe me dorë, do të jetë në shkallën më të ulët të zjarrit të xhehenemit. Kush ushqen armiqësi ndaj nesh në zemrën e tij dhe na kundërshton edhe me gjuhë, do të jetë për një shkallë më lart se shkalla paraprake. Kush ushqen armiqësi ndaj nesh në zemrën e tij, por nuk e shpreh atë përmes gjuhës dhe dorës së tij, edhe ai do të jetë në zjarr. Banorët e xhenetit do t i vështrojnë gradat e ithtarëve tanë, sikur që vështrohen yjet gjatë natës.

1 Këto na bëjnë me dije se dëshirat e njeriut duhet të drejtohen kah Ahireti. Kjo vlen posaçërisht për ata që e kanë lidhur zemrën e tyre për këtë botë. Për të tillët, do të lehtësohet të drejtuarit e tyre kah Allahu, mbrojtja nga dënimi i Xhehenemit dhe kërkimi i dhuntive të Xhenetit. Në përgjithësi, njerëzit i japin më tepër rëndësi dhuntive dhe kënaqësive të kësaj bote dhe nuk i drejtohen Allahut.

Page 108: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

108

Kur të lexoni suret që fillojnë me Tesbih (të lartësuarit) si Jusebbihu dhe Sebbehe, thoni: Subhane rabiel a la1 .

Kur ta lexoni ajetin Innallahe ve melaiketehu jusellune alen

nebij 2 (Ahzap, 56), dërgoni shumë salavate të Dërguarit (a.s.), qofshi në namaz apo jashtë namazit.

Nuk ka organ tjetër, siç është syri në trupin e njeriut, që falënderon më së paku. Atëherë mos i pranoni dëshirat e tij sepse do t ju largojë nga përkujtimi i Allahut.

Kur ta lexoni suren Tin, në fund thoni: Ve nahnu ala dhalike min esh shahidin 3.

Kur ta lexoni ajetin Kulu amenna bil-lah 4

(Bakara, 136) thoni: Amenna billah 5

lexoni deri në ajetin Ve nahnu lehu muslimun 6

(Bekare, 136). Në uljen e fundit të namazit farz, pasi ta lexojë Esh-hedu en la ilahe illallah vahdehu la erike leh ve enne Muhammed'en abduhu ve rasuluhu ve enne's saate atijetun la rejbe fiha ve ennellahe jeb'athu men fil kubur 7,

nëse i ndodh diçka që e prish abdesin, nuk do t i prishet namazi dhe nuk ka nevojë ta falë edhe një herë8.

Nuk ka ibadet më të rëndë sesa shkuarja në këmbë në xhami për të falur namazin për hir të Allahut1.

1 I lartësuar dhe i pastër është Zoti ynë! 2 Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhëri e mëshirojnë

Pejgamberin. 3 Edhe ne e dëshmojmë këtë. 4 Kur Zoti i vet atij i tha: Dorëzohu 5 Besuam në Allahun. 6 Por vetëm duke qenë myslimanë 7 Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe është i vetmi dhe i pashoq, dhe

deklaroj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij dhe padyshim Kiameti do të vijë, aty nuk ka dyshim fare. Me të vërtetë Allahu do T i ringjallë të vdekurit.

8 Sipas pikëpamjes së ligjit Islam, nuk është e lejuar që të veprohet sipas kësaj pjese të hadithit, sepse, kur të merren parasysh edhe haditht tjera, çdo gjë që del nga njeriu para se të japë selamin e namazit, do ta prishë namazin.

Page 109: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

109

Kërkojeni të mbarën për bartjen e ujit për devetë tuaja2. Rrëfimi për ujin e Nebizes3 është ky: I kishin prurë rrush të tharë Hz Resulullahut (s.a.a.) prej Taifes dhe ai kishte kërkuar që të qitet në Prej këtu ujin e Zemzemit për ta ëmbëlsuar atë, por, nëse mbetet aty për një kohë të gjatë, mos e pini atë ujë.

Nëse personi rri lakuriq, do të vështrohet nga shejtani; për këtë arsye mbulojeni veten. Nuk është e drejtë përvjelja e rrobave deri mbi gjunjë dhe ulja para njerëzve. Kush ha diçka që era e tij do të ndikojë te tjerët, mos të shkojë në xhami. Në sexhde duhet ta mbani shpinën lart.

Kur dëshironi të merrni gusull, së pari lani duart deri te bërryli. Kur ta falni namazin krye në veti, lexoni me zë kiraatin4, tekbirin dhe tesbihin, për aq sa të dëgjoni veten. Kur ta kryeni namazin, kthejeni kryet në anën e djathtë.

Mblidhni furnizimin për devotshmëri përderisa jeni në këtë botë, sepse, ky është furnizimi më i mirë i kësaj bote. Kush e fsheh sëmundjen e vet nga populli për tri ditë dhe gjendet në lutje tek Allahu për këtë, do të fitojë të drejtën e fitimit të shërimit nga Allahu. Gjendja më e largët e robit nga Allahu është gjendja, kur të tërë vëmendjen e përqendron te barku dhe organi i tij gjenital.

Njeriu nuk duhet të dalë në atë rrugë që mendon se do t i rrezikohet feja e tij.

Keni kujdes në katër gjëra gjatë lutjes: Leximi i salavatit në Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe Ehli Bejtin e tij, kërkimin e xhenetit nga Allahu, strehimi tek Allahu nga xhehenemit dhe kërkimi i Hur ul ajnit5

prej Tij. Kur ta përfundojë namazin, njeriu duhet të kërkojë salavat

(mëshirë) për të Dërguarin (s.a.a.), xhenetin, mbrojtjen nga zjarri dhe martesën me Hur ul ajn. Nëse nuk kërkon salavat për të Dërguarin

1 Sipas librit të Mevaizit dhe Hisalit: Nuk është bërë ibadeti më i rëndë për Allahun, sesa shkuarja në këmbë deri te shtëpia e Tij për ibadet

2 Këtë ka thënë me qëllim të nxitjes së njerëzve për t i ushqyer devetë. Sepse, në atë kohë devetë ishin shtazët shumë të rëndësishëm për mbijetesë. Njerëzit përfiton prej qumështit, mishit, lëkurës, qimeve dhe fuqisë bartëse të saj.

3 Uji që përmban rrushin e tharë ose hurma dhe që i jepej haxhive. Nëse rrushi i tharë mbetet brenda saj për një kohë më të gjatë, atëherë shndërrohet në verë. Disa thoshin se nuk ka rëndësi sa qëndron aty rrushi, por kjo është gabim.

4 Leximi i Fatihas dhe sures 5 Martesa me një huri të xhenetit

Page 110: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

110

(s.a.a), do t i kthehet lutja; kush e kërkon xhenetin nga Allahu, xheneti do t i përgjigjet: O Allah, jepja atë çka po e kërkon robin yt; kush kërkon mbrojtje prej xhehenemit tek Allahu, xhehenemi do t i përgjigjet: O Allah, jepi robit tënd mbrojtje prej asaj që po kërkon; kush kërkon hur ul ajnin nga Allahu, hur ul ajni do t i përgjigjet: O Allah plotësoja dëshirën robit tënd.

Kënga është vajtimi i shejtanit në xhenet. Para se të flini, vendoseni dorën e djathtë nën faqen djathtë dhe thoni: Bismillahi veza tu xhenbi lillahi ala milleti Ibrahime ve dini Muhammedin ve vilayeti men-ifterazallahu taa-tehu, ma shaellahu kane ve ma lem yeshe lem jekun. 1.

Kush e lexon këtë lutje para se të flejë, do të sigurohet nga vjedhja e plaçkitësit dhe mbetja nën gërmadha dhe engjëjt do të kërkojnë falje për atë person deri sa të zgjohet.

Kush e lexon suren Ihlas kur të hyjë në shtrat, Allahu do të ngarkojë me detyrë pesëdhjetë mijë engjëj që ta mbrojnë atë gjatë natës.

Mos të flejë ndonjë person para se ta lexojë këtë lutje: Uizu nefsi ve ehli ve dini ve mali ve vuldi ve havatime ameli ve [ma] havveleni Rabbi ve razekani bi izze-tillahi ve adhametil-lahi ve xheberuti-llahi ve sulltanil-lahi ve rahmetil-lahi ve ra fetil-lahi ve gufranil-lahi ve kuvvetil-lahi ve kudretil-lahi ve la ilahe il-lellahu ve erkanil-lahi ve sun'il-lahi ve xhem'il-lahi ve bi rasulil-lahi salla'llahu alejhi ve alih ve bi kudretihi ala ma jeshau min sherri-s sammeti vel hammeti ve min sherril xhinni vel insi ve min sherri ma zeraa fil erdi ve ma jahruxhu minha ve min sherri ma jenzilu mines semai vema ja'ruxhu fiha ve min sherri kul-li dabbetin ente ahizun bi nasijetiha. Inne Rabbi ala siratin mustakim ve huve ala kul-li shej'in kadir ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah. 2.

1 Në emër të Allahut. Po shtrihem në anën e djathtë për hir të Allahut dhe Hz Ibrahimit, Hz Muhammedit dhe të personit të cilin e ka caktuar Allahu për sundues. Me dëshirën e Allahut ndodh gjithçka dhe nuk ndodh asgjë pa dëshirën e Tij.

2 Unë kërkoj mbrojtjen time, të familjes, fesë, mallit, fëmijëve dhe përfundimit të veprave të mia nga ajo që më ka dhënë Zoti, prej sherrit të xhindeve dhe njerëzve, prej gjallesave me helm ose pa helm, prej gjallesave që i krijoi Allahu në Tokë dhe që fluturojnë në qiell dhe të cilat janë nën mbikëqyrjen e Allahut. Mbështetem në

Page 111: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

111

Hz Resulullahu (s.a.a.) e lexonte këtë lutje për të mbrojtur Hasanin dhe Hysejnin dhe na këshilloi që edhe ne ta lexojmë këtë.

Ne jemi mbrojtësit e thesarit të fesë së Allahut dhe kandilat e diturisë. Kur të shuhet drita e një kandili, do të ndizet drita e kandilit tjetër. Nuk do të devijojë ai që mbështetet në ne. Ai që na refuzon, nuk do të mund të gjejë rrugën e drejtë. Ai që e ndihmon armikun tanë, nuk do të shpëtojë.

Nuk i ndihmohet atij që na lë vetëm. Mos hiqni dorë prej nesh për shkak të një malli të kësaj bote, që do t ju shpie në mëkat. Kush e preferon këtë botë ndaj nesh, nesër do të pikëllohet shumë. Ky është kuptimi i ajetit: para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini , dhe të mos thotë ndokush: O i mjeri unë që kam lënë të mangët respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë nga ata që talleshin (Zumer, 56)

Duke i larë fëmijët, pastrojeni erën e keqe të lëkurës. Sepse, do të frikohet fëmija në gjumë kur ta marrë shejtani erën e keqe të lëkurës së fëmijës dhe dy shkruesit e veprave (engjëjt) do të jenë të shqetësuar prej saj.

Nuk ka mëkat në shikimin e grave në mënyrë të rastësishme (pa e pasur qëllimin për ta shikuar), por mos e vazhdoni atë shikim dhe ruajuni nga nxitja e mëtutjeshme. Ai që është i varur nga alkooli, gjatë kohës së vdekjes do ta shohë Allahun njëjtë sikur që e sheh adhuruesi i idhujve. E pyeti Hixhr ibn Adij: Ja Emirel Muminin, kush është i varuri nga alkooli ? - Ai u përgjigj: - Ai që e pi atë kudo që ta gjejë .

Kush pi ndonjë pije dehëse, nuk do t i pranohet namazi dyzet ditë.

madhështinë, lartësinë, mbisundimin, fuqinë, mëshirën, faljen e Allahut; në tubimin e të gjithë njerëzve në një vend në ditën e kiametit, Resulullahun dhe në forcën e Tij me të cilën dëshiron gjithçka.

Page 112: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

112

Kush flet ndonjë fjalë me qëllim të ofendimit të dinjitetit personal të ndonjë myslimani, Allahu Teala do ta burgosë atë në ujin që rrjedh nga trupi i banuesve të xhehenemit përderisa nuk vepron diçka tjetër që e mbulon veprën e kryer.

Dy meshkuj ose dy gra nuk mund të flenë nën një mbulojë. Nëse e bëjnë këtë, duhet të dënohen.

Hani kungull, sepse kungulli përforcon fuqinë e mendjes; I Dërguari (s.a.a.) e pëlqente atë. Para dhe mbas buke hani portokaj; edhe Hz Resulullahu (s.a.a.) e hante atë.

Dardha e ndriçon zemrën dhe me lejen e Allahut ia ndal dhimbjet.

Kur të ngrihet për namaz, njeriu do të rrethohet me mëshirën e Allahut dhe kur ta shikojë këtë, shejtani do ta xhelozojë.

Nga punët më të këqija është bidati (risi në fe). Nga punët më të mbara është puna e kryer për hir të Allahut. Ai që bëhet adhurues i kësaj bote dhe e preferon atë kundrejt botës së ardhshme, do të ketë fundin e vrazhdë.

Sikur ta kishte ditur se me çfarë mëshire është i rrethuar ai që e fal namazin, nuk do të kishte pasur dëshirë që ta përfundojë namazin dhe të ngrejë kryet prej sexhdes.

Mos u bëni shkaktar i vonimit të veprës së mirë; sipas mundësisë shpejtoni në kryerjen e saj. Furnizimi që është i caktuar do të arrijë te ju edhe nëse jeni të pafuqishëm. Dëmin e caktuar nuk do të mund ta evitoni edhe nëse merrni masa preventive. Urdhëroni mirësinë dhe largoni nga e keqja.

Kur ta vendosni këmbën në yzengji thoni: Subhanel-ledhi sehhara lena hadha vema kunna lehu mukrinin ve inna ila rabbina le munkalibun

(Zuhruf, 12).1

Para se të dilni në rrugë thoni: Allahumme ente s sahibu fis sefer vel hamilu ala z zahri vel halifetu fil ehli vel mali vel veled 2

1 Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto (kafshë) për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë

2 O Allah, Ti je zotëruesi i atyre që gjenden në rrugë me ne, që janë mbi shpinën e kafshës, të familjes, mallit dhe të fëmijëve

Page 113: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

113

Kur të ndaleni në ndonjë vend thoni: Allahumme enzilna munzelen mubareken ve ente hajr-ul munzilin1

Kur të shkoni në treg për ndonjë punë, lexoni këtë lutje: Esh-

hedu enla ilahe il-lellah, vahdehu la sherike leh ve enne Muhammeden abduhu ve rasuluh salla'llâhu alejhi ve alih. Allahumme inni eudhu bike min safkatin hasiretin vejeminin faxhiretin ve eudhu bike min bevar-il ejjim 2.

Ai që e fal namazin e iqindisë (asr) dhe qëndron në xhami për të pritur namazin e akshamit, është mysafiri i Allahut. Ndërsa Allahu e mirëpret mysafirin dhe ia dhuron atë që dëshiron.

Ai që shkon për haxh dhe umre në shtëpinë e Allahut, është mysafir i Allahut. Allahu e mirëpret mysafirin dhe e shpërblen me falje.

Kush i jep fëmijës ndonjë pije dehëse, me të cilën nuk është në gjendje ta dallojë të mirën nga e keqja, Allahu Teala do ta burgosë atë në ujin që rrjedh nga trupi i banuesve të xhehenemit përderisa nuk vepron diçka tjetër që e mbulon veprën e kryer.

Sadakaja është një mburojë e madhe, një kallkan që e mbron besimtarin prej zjarrit të xhehenemit, ndërsa për jobesimtarin një kallkan që ia mbron mallin prej humbjes. Pjesa e dhënë e sadakasë nga ana e jobesimtarit, e mbron edhe trupin e tij nga sëmundjet, por në botën e ardhshme nuk do të ketë asnjë hise nga ajo.

Gjuha është shkaktare e gjuajtjes së jobesimtarit me fytyrë në xhehenem si dhe shkaktare e shfaqjes së dritës së pastër (nur) banuesve të varrezave. Atëherë, ruajeni gjuhën dhe përmendeni sa më tepër Allahun.

Punuesi i statujave do të përgjigjet në ditën e ringjalljes për punën e kryer. Nëse ndonjëri e pastron bërllokun dhe ferrat para jush, i thoni: Allahu të largoftë prej teje atë çka nuk e do .

1 O Allah, na vendos neve në një vend të bekuar. Ti je Ai që jep vendin më të mirë

2 Deklaroj se nuk ka Zot përveç Allahut, është i vetmi dhe i pashoq. Dhe, padyshim Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. O Allah mbështetem tek Ti prej tregtisë së dëmshme, betimit të rrejshëm dhe dënimit të mëkatit

Page 114: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

114

Kur të dalë ndonjëri nga banja, duhet t i thuhet: T u bëftë shëndet , ndërsa përgjigja e tij duhet të jetë: Allahu të dhuroftë rehatinë !

Nëse të thotë ndonjëri Selami i Allahut qoftë me ty , atëherë ktheja Edhe me ty qoftë selami i Allahut dhe t u bëftë vendi yt xheneti .

Së pari lavdërohet e pastaj kërkohet. Së pari gjenduni në falënderim (Hamd) tek Allahu, e pastaj kërkoni plotësimin e nevojave.

O ti person që bën lutje, mos kërko të pamundshmen dhe të ndaluarën nga Allahu.

Nëse dëshironi ta uroni lindjen e foshnjës mashkull të ndonjërit, atëherë thoni: Të qoftë i bekuar nga Allahu kjo dhuratë! I mundësoftë Allahu ta arrijë përkryerjen dhe ty të mundësoftë të mbarën e tij !

Kur të arrini në Meke, putheni gurin e zi (Haxherul Esved) me gojë, me pjesët me të cilat kryhet sexhdeja dhe me ballë, ashtu siç bënte Hz Resulullahu (s.a.a.). Kur ta uroni haxhiun e kthyer nga Meka, thoni kështu: Allahu t i pranoftë ibadetet, të dhuroftë shpërblim për mundimet e tua, të kompensoftë shpenzimet e tua dhe mos u bëftë haxhi i fundit .

Frikohuni prej njerëzve të ulët, ngase ata nuk frikohen nga Allahu.

Allahu Teala na zgjodhi neve nga e tërë sipërfaqja e Tokës; për ne na i zgjodhi ithtarët (shia); ata janë që na ndihmojnë neve; gëzohen me gëzimin tonë; pikëllohen me pikëllimin tonë; sakrifikojnë jetën dhe mallin për rrugën tonë; ata janë nga ne dhe te ne do të kthehen. Nëse ndonjëri nga ithtarët tanë punon ndonjë vepër të ndaluar nga ana jonë, padyshim se do ta godasë ndonjë fatkeqësi në mallin, fëmijën ose shpirtin e tij në mënyrë që të pastrohet dhe të dalë para Allahut pa mëkate. Nëse i mbetet ndonjë pjesë e mëkateve, do t i vështirësohet vdekja e tyre, në mënyrë që gjatë marrjes së shpirtit t i pastrohen edhe ato mëkate të mbetura dhe të vdesë plotësisht i pastër. Çdonjëri që vdes nga pasuesit tanë, është sadik1 dhe martir (shehid), sepse, ai ka besuar Allahun dhe të Dërguarin e tij, ka besuar në udhëheqjen (velajet) tonë dhe ka dashur e urryer për hir tonin.

Çdokush që i zbulon sekretet tona, Allahu do t ia shijojë atij dënimin e hekurit (do të vritet me shpatë).

1 Personi që e flet gjithnjë të vërtetën

Page 115: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

115

Kryeni synetin e fëmijës së porsalindur në ditën e shtatë të lindjes së tij; mos t ju pengojë nxehtësia dhe të ftohtit në këtë punë, sepse, syneti mundëson pastrimin e trupit. S'ka dyshim se, sipërfaqja e Tokës i ankohet Allahut për shkak të urinës së njeriut që nuk është bërë synet.

Ekzistojnë katër lloje të dehjes: Dehja e rinisë; dehja e pasurisë; dehja e gjumit dhe dehja e qeverisjes.

Gëzohem, nëse besimtari duhet të përdorë lulen e hamamit njëherë në çdo pesëmbëdhjetë ditë.

Mos hani shumë peshq, sepse, ngrënia e tepërt e peshkut e shkrin trupin; shumon gëlbazën dhe e ngurtëson gjakun. Ushqimi i gatuar nga qumështi është shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.

Shegën hajeni bashkë me pjesën e brendshme të shtresës mbuluese, sepse, e nxin lukthin, e ngjall zemrën dhe e largon vesvesen e shejtanit.

Hani barin e çikores, sepse, për çdo mëngjes mblidhet nga një pikë ujë xheneti në gjethin e saj.

Pini ujin e shiut, sepse, përveç që e pastron trupin njëkohësisht edhe e shëron atë. Allahu Teala thotë: Ju lëshoj shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoj prej jush të shtimet e shejtanit (Enfal, 11).

Bari çore (një bimë, farat e të cilave u qiten përmbi gurabije) është shërim për çdo sëmundje. Mishi i lopës është sëmundje, ndërsa qumështi dhe yndyra e tij janë shërim.

Për gruan shtatzënë nuk ka ushqim më të mirë sesa hurma e freskët. Allahu Teala e bëri këtë shpallje: E ti shkunde trupin e hurmës se do të të bien ty hurma të freskëta (Merjem, 25)

Lyejeni kërthizën e sapo të lindurit me hurmë. Kështu veproi Hz Resulullahu (s.a.a.) me Hasanin dhe Hysejnin.

Kur të gjendeni në marrëdhënie seksuale me gruan tuaj, mos u ngutni sepse edhe gruaja e ka dëshirën e saj ashtu sikur mashkulli. Nëse ndonjërit prej jush ju bie në sy ndonjë femër dhe ndien ndonjë dëshirë për atë femër, le të shkojë te gruaja e vet... mos t'i lejojë shejtanit që t i afrohet te zemra e tij. Le ta largojë syrin nga gruaja e ndaluar. Nëse nuk është i martuar, le t i falë dy reqate namaz dhe le të falënderojë shumë Allahun.

Kur gjendeni në marrëdhënie seksuale me gruan, mos flisni shumë. Mund të jetë kjo shkak që fëmija e juaj të lind memec. Mos ia shikoni brendësinë e organit gjenital të gruas, sepse mund të ndodhë që fëmija juaj të bëhet me njolla. Gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale lexoni këtë lutje: Allahumme inni istahleltu ferxheha

Page 116: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

116

biemrike ve kabiltuha biemanike, fe in kadhejte minha veleden fe xh'slhu zekeren seviyyen ve la texh'el lish-sheytani fihi shirken ve nasiba 1.

Tenkije2 është njëra prej katër gjërave që i ka rekomanduar Hz

Resulullahu (s.a.a.). Tenkije është prej gjërave më të mira me të cilat e shërojmë veten; e zgjeron barkun, shëron sëmundjet shpirtërore dhe e forcon trupin.

Nuhateni erën e lules së manushaqes, sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Sikur t'i kishin ditur njerëzit veçoritë e lules së manushaqes, do ta kishin pirë ujin e tij.

Largohuni nga marrëdhëniet seksuale në fillim dhe kah mesi i muajit, sepse në këto dy kohëra shejtani është në kërkim të fëmijëve (bëhet ortak i tyre). Ruajuni nga haxhamati (lëshimi i gjakut nga trupi) të mërkurave dhe të premteve. Në përgjithësi, dita e mërkurë është një ditë fatkeqe dhe në këtë ditë është krijuar xhehenemi. Në ditën e premtes, ekziston një kohë që nëse ndonjë person është duke bërë haxhamat, do të përballet me vdekjen.

2.6 DEKRETI I SHKRUAR ME RASTIN E EMËRIMIT TË MALIK

ESHTERIT SI VALI (GUVERNATOR) TË EGJIPTIT

Bismil-lahir-rahmanir-rahim Ky është dekreti i shkruar nga robi i Allahut, Emirel Muminini

Aliu, me rastin e caktimit të Malik Eshterit, të birit të Harisit, si vali të Egjiptit, për të mbledhur taksat e Egjiptit, për të luftuar me armiqtë e saj, për të mbajtur rendin në shoqëri dhe për t i meremetuar qytetet e saj.

Atij i urdhëroi që të ketë frikën e Allahut, të jetë i bindshëm ndaj Tij dhe t'u përmbahet rregullave të obliguara (farz) dhe të rekomanduara (sunnet) të librit të Allahut. Ai që dëshiron ta arrijë lumturinë, këtë mund ta bëjë vetëm përmes pranimit dhe zbatimit të këtyre rregullave dhe nuk do ta arrijë asnjëherë lumturinë ai që refuzon dhe dështon në zbatimin e tyre.

1 O Allah, këtë femër e bëra hallall për vete në bazë të urdhrit tënd dhe e pranova si amanet. Nëse më ke përcaktuar një fëmijë nga kjo femër, bëre atë pa të meta dhe mos e bën ortak shejtanin me atë fëmijë

2 Pastrimi i brendësisë së zorrës së trashë me ujë

Page 117: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

117

I urdhëroi që t i ndihmojë Allahut përmes dorës, zemrës dhe gjuhës, sepse, Allahu e ngarkon veten për të ndihmuar atë që i ndihmon Atij. Allahu është i fuqishëm dhe i shenjtë.

Po ashtu, i urdhëroi të luftojë me dëshirat e egos (epshi) së tij, që i urdhëron njeriut mosbindje, ngase, epshi do të urdhërojë për të keqen, aty ku nuk ekziston mëshira e Allahut. Se Zoti im është që fal e mëshiron shumë (Jusuf, 53).

Aty ku dyshon, mbështetu në librin e Allahut. Aty keni shpjegim për gjithçka dhe ai është mëshirë dhe udhëzues për një popull që beson. Gjithashtu, të urdhëroj të shkosh mbrapa kënaqësisë së Allahut, të mos sillesh rreth gjërave që janë shkas për dënimin e Tij dhe të mos jesh këmbëngulës në kryerjen e mëkateve ndaj Tij, sepse, nuk ke askënd tjetër tek i cili mund të kërkosh strehë përveç Allahut.

Pastaj, dije këtë O Malik, se po të dërgoj në një vend të tillë ku para teje ka pasur shumë pushtete që e kanë udhëhequr me drejtësi dhe me padrejtësi atë vend. Ashtu si i vështron ti të bërat dhe veprat e udhëheqësve të mëhershëm, ashtu edhe veprat e tua do të vështrohen nga ana e popullit. Çka do që të thuash ti për ata, edhe populli do të thotë të njëjtën për ty. Njerëzit e sinqertë njihen përmes fjalëve lavdëruese, që Allahu ua ka dhënë gjuhëve të tyre.

Pajisja më e dashur në sytë tuaj, le të jetë vepra e sinqertë. Mbaje mesin gjatë mbledhjes së pasurisë dhe rregulloje gjendjen e popullit. Bëhu i zoti i dëshirave dhe i pasioneve të tua; ruaje epshin nga gjërat që nuk janë të lejueshme për ty. Të mbizotërosh me gjërat që i shkojnë për shtati epshit ose nga të cilat ndjen neveritje epshi, do të thotë të veprosh me drejtësi ndaj tij. Bëre adet sjelljen me mëshirë ndaj popullit; bëre shprehi dashurinë dhe mirësinë ndaj tyre. Mos e konsidero veten si një bishë të egër dhe ata si një pre për ushqim, sepse, populli ndahet në dy shtresa: ose janë vëllezër në fe ose të barabartë në krijim. Këmbët e tyre mund të rrëshqasin, mund të gabojnë, mund t u shpëtojë nga dora diçka me ose pa dije. Sikur që ke dëshirë që Allahu t i falë gabimet e tua, ashtu edhe ti fali gabimet e tyre. Ti ke epërsi ndaj tyre, për shkak të vetëdijes sate që ke për Allahun dhe traditën e të Dërguarit (s.a.a.) të Tij; ndaj teje ka epërsi ai që të caktoi ty si zyrtar për këtë punë; ndërsa, Allahu ka epërsi ndaj atij që të caktoi si vali. Përmbaju këtyre fjalëve që i kam shkruar në këtë dekret.

Mos lufto kundër Allahut, sepse, as nuk ke fuqi për të parandaluar dënimin e Tij, as nuk mund të ndërpresësh shpresën nga mëshira dhe falja e tij. Mos u pendo kur t i falësh gabimet e popullit;

Page 118: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

118

as mos u gëzo kur t i ndëshkosh ata. Mundohu që të gjesh ndonjë arsyetim për të mos nxituar gjatë dhënies së dënimit. Mos u arsyeto me fjalë të tilla se ti je vetëm një person i caktuar nga ana e një eprori dhe se ti duhet t i zbatosh urdhrat e tij. Fjalët e tilla e ligësojnë shpirtin, e dobësojnë fenë dhe e afrojnë njeriun kah intriga.

Kërkoje mbrojtjen e Allahut që të mos humbësh shpresën. Nëse sundimi yt bëhet shkas i pëlqimit të vetvetes dhe të mendjemadhësisë, dhe nëse pretendon madhështi dhe fisnikëri për vetvete, atëherë vështroje madhështinë e sundimit të Allahut dhe ato gjëra që ti nuk ke fuqi për t i bërë. Nënshtroje epshin kryengritës, sepse ky do ta largojë kryelartësinë dhe arrogancën tënde, dhe do ta mbledh mendjen tënde të shpërndarë. Mos gabo që të matesh me madhështinë e Allahut, dhe fuqinë tënde ta krahasosh me fuqinë dhe forcën e Tij, sepse, Allahu e poshtëron çdo despot dhe e gjunjëzon çdo mendjelartë.

Bëhu i paanshëm gjatë zbatimit të të drejtave të Allahut dhe të njerëzve ndaj vetes, të afërmve, familjes dhe të klasës së ulët të popullit; nëse nuk vepron në këtë mënyrë, ke bërë shkeljen e të drejtave të tyre. Armiku i atij që bën shkeljen e të drejtave të robërve të Allahut është vetë Allahu, jo robërit e Allahut. Allahu e bën të pavlefshëm argumentin e armikut të Tij dhe ky person do të jetë në luftë me Allahun përderisa të heqë dorë dhe të pendohet për këtë vepër. Nga mesi i gjërave që i asgjësojnë dhuntitë e Allahut, padrejtësia është më e fuqishmja prej tyre. Allahu i dëgjon lutjet e atyre që u janë bërë padrejtësi; Ai ka përgatitur pritën për ata dhe është duke pritur. Personi i tillë do të jetë i shkatërruar në këtë dhe në botën tjetër.

Ti duhet të parapëlqesh punët që të afrojnë më së tepërmi tek e vërteta, që e përfshijnë më shumë drejtësinë dhe që e bashkojnë shumicën e popullit me lumturinë, sepse, pakënaqësia e shumicës do ta asgjësojë kënaqësinë dhe rehatinë e të pasurve dhe klasës së lartë, por nëse është e kënaqur shumica, atëherë zemërimi i të afërmve dhe i parisë është diçka që falet. Nuk ka barrë më të rëndë për valiun, sesa që është populli që është nën administrimin e tij; në kohërat e vështira i ndihmojnë më së paku atij; drejtësia nuk do t i shkojë për shtati atyre; do të insistojnë pandërprerë në kërkesat e tyre; kur t i bësh ndonjë të mirë do të të falënderojnë më së paku; nëse nuk u gjendesh në mirësi për një kohë, vështirë do ta pranojnë arsyetimin tënd dhe më së paku i durojnë kohërat e vështira. Por, ata janë shtylla e fesë, e formojnë pjesën më të madhe të myslimanëve dhe ata janë grupi më i madh që

Page 119: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

119

rri përballë armikut në luftë, prandaj duhet të drejtohesh dhe të anosh kah ata. Duhet të merresh me punët që janë në përgjithësi të dobishme dhe që e kanë përfundimin më të mbarë. Fuqia është vetëm nga Allahu.

Njerëzit që i shikojnë turpet e të tjerëve, që i hapin ato dhe ua tregojnë të tjerëve, le të jenë nga ata që rrinë më së largu prej teje dhe që janë më të shëmtuar nga të gjithë. Sigurisht që njerëzit kanë turpe dhe valiu është më i denji për t i mbuluar ato. Prandaj, mos u mundo që t i zbulosh turpet e popullit që janë të fshehta për ty; sa më shumë që mundesh mbuloji ato, në mënyrë që edhe Allahu t i mbulojë turpet tua të pakëndshme përpara popullit. Zgjidhe çdo lloj të nyjës së urrejtjes përpara popullit. Largohu prej punëve që zemra e popullit mund të nxisë armiqësi ndaj teje; pranoje faljen e atij që kërkon falje; mos e zbato në mënyrë të mprehtë ndonjë vendim pa qenë i sigurt në të; nëse diçka nuk është e drejtë për ty, shtiru sikur nuk di asgjë për të. Prano me rezervë fjalët e atyre që flasin për të këqijat e popullit, sepse, ata që flasin për të këqijat e popullit, edhe nëse i përngjajnë këshilltarëve, ata janë qëllimkëqij.

Mos u këshilloni me njerëzit koprracë, sepse të frikësojnë me varfëri dhe i largojnë virtytet nga ti. As me frikacakun mos u këshillo, sepse do të dobësohen punët e tua. Mos kërko këshilla as prej personit që ka dëshira të tepërta, sepse do të prezantojë si të bukur grumbullimin e pasurisë, Koprracia, frikësimi dhe lakmia janë shprehi të ndara, por të përbashkët e kanë domethënien e keqe kundrejt Allahut, që është pjesë përbërëse e natyrës së njerëzve të këqij.

Nga ndihmësit më të këqij janë ata që kanë qenë ministra të udhëheqësve të këqij, që kanë qenë ortakë në krimet e tyre dhe që i kanë drejtuar çështjet e robërve të Allahut, duke qenë në mesin e tyre. Të tillët mos i mbaj si njerëz të besuar dhe mos i bën ata ortak me amanetin (autoritetin dhe pozitën) që të është besuar. Ata i kanë tërhequr zvarrë udhëheqësit e mëhershëm deri te humnera. Mos të të mashtrojë pamja dhe shtirja e tyre, sepse ata janë ndihmësit e mëkatarëve, vëllezërit e mizorëve dhe iniciuesit e çdo lloji të mashtrimeve dhe të lakmive. Në vend të tyre, mund t i gjesh njerëzit e zgjedhur të cilëve u vlen fjala njëjtë sa edhe të tillëve, që kanë përvojë në punët e tyre dhe që përvojat e mëhershme i konsiderojnë si të këqija dhe jo të mira. Këta do t'i kenë harxhimet e vogla dhe dobia prej tyre do të jetë e madhe. Dashurinë që do të shfaqin për ty, do të jetë me reale; afërsia me të tjerët do të jetë më e vogël; siç nuk e kanë ndihmuar mizorin ashtu edhe nuk janë bërë ortakë në krimet e tyre, si

Page 120: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

120

dhe nuk u kanë bërë padrejtësi myslimanëve dhe atyre me të cilët kanë lidhur marrëveshje me myslimanët në qeverinë e tyre. Të tillët mbaji si të besueshëm për punët e tua të hapura dhe të fshehta. Pastaj, prej mesit të tyre, zgjidhi ata që e flasin të vërtetën më haptas se të tjerët (qoftë ajo edhe e hidhur), që janë më të drejtë dhe më të matur në çështjet e të dobëtëve (edhe nëse i shkon për shtati ose jo), ata që shumë pak bashkëpunojnë me ty për ato çështje që nuk janë të hijshme që të shihen në mesin e miqve të Allahut, ata që nuk shqetësohen kur të zemërohesh dhe që çështjet e popullit i preferojnë në vend të fitimit të kënaqësisë sate. Të tillët, janë ata që të informojnë në lidhje me të vërtetën dhe i bëjnë të dukshme gjërat që janë të dobishme për ty. Afroju atyre që janë zotërues të sinqeritetit, drejtësisë, mendjes dhe të virtyteve. Ata nuk do të lejojnë që të tjerët të të lëvdojnë ty tepër dhe të tregosh mburrje për ato punë që në realitet nuk i ke bërë, por paraqitesh sikur t'i kesh bërë. Lëvdimi i tepërt formon te njeriu mendjemadhësi dhe egoizëm; njeriu do të kaplohet nga mburrja dhe pranimi i një gjëje të tillë do të jetë shkas për dënimin e Allahut.

Mos të jenë të njëjtë para teje ai që bën mirë dhe ai që bën keq. Nëse i sheh si të njëjtë, atëherë të mirët do të heqin dorë nga mirësia dhe të këqijtë do të nxiten më tepër në të këqija, prandaj sillu në mënyrë të duhur me çdonjërin prej tyre. Le të jetë kjo një metodë për ty; përmes kësaj Allahu do të ofrojë dobinë për ty dhe do të bëhesh i dobishëm për ndihmësit tuaj.

Dije që nuk ka gjë më mirë sesa bamirësia ndaj popullit dhe lehtësimi i obligimeve të tyre. Optimizmi i valiut më së miri vërtetohet duke mos i ngarkuar ata me kërkesa të pavendët. Atëherë, mundohu që përmes veprave ta vërtetosh optimizmin para popullit. Bamirësia do të largojë lodhjet dhe brengat afatgjata. Dije mirë se ata që janë optimistë do të kalojnë provimin tënd dhe vetëm pesimistët nuk mund ta japin provimin para teje. Kuptoje mirë këtë gjendje, qoftë ajo në favorin tënd apo jo, ashtu që në Ditën e Ringjalljes kjo të bëhet shkak për shpërblimin tënd nga ana e Allahut. Dhe, krahas kësaj, duke u sjellë mirë me popullin, do të shtohet mendjemprehtësia jote, kështu që do të mund të sillesh edhe më mirë me popullin.

Mos i ndërro adetet dhe zakonet e popullit sipas të cilave veprojnë të parët e atij populli dhe që janë si shkaktare e mbarëvajtjes dhe bashkimit të njerëzve të thjeshtë, dhe në vend të tyre të vendosësh adete dhe zakone të reja që janë të dëmshme për atë popull. Në këtë mënyrë, me largimin e tyre, ti do të fitosh mëkate përderisa ai që i ka vendosur ka fituar sevape për këtë. Konsultohu me dijetarët dhe

Page 121: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

121

mendimtarët para se të vendosësh për t i mbrojtur metodat, që për qëllim e kanë përmirësimin e gjendjes së popullit dhe, për t i vendosur parimet, që për qëllim e kanë përmirësimin e jetës shoqërore. Në këtë drejtim mundohu që të debatosh sa më shumë me ata, që të mund të përfitosh sa më shumë prej mendimeve të tyre. Kjo metodë është një udhërrëfyes dhe një model i mjaftueshëm për përforcimin e së vërtetës dhe asgjësimin e të pavërtetës. Metodat dhe adetet e mira janë njëra prej rrugëve që e përforcojnë bindjen ndaj Allahut.

Dije që populli është i ndarë në shtresa të ndryshme. Gjendja e tyre nuk mund të ndërrohet pa ekzistuar ndihma e shtresave tjera dhe asnjëri prej tyre nuk mund të qëndrojë pa ndihmën e tjetrit.

Shtresat janë këto: 1) Ushtria dhe ushtarët e Allahut; 2) Nëpunësit që i drejtojnë

çështjet publike dhe private; 3) Gjykatësit që gjykojnë sipas drejtësisë; 4) Zyrtarët që i shërbejnë drejtësisë dhe mirëqenies; 5) Zyrtarët që i mbledhin xhizjen dhe haraçin nga Myslimanët dhe nga pjesëtarët e Ehli Kitab-it1; 6) Tregtarët, afaristët dhe prodhuesit; 7) Njerëzit e shtresës më të ulët të shoqërisë që janë të nevojshëm për ndihma (rastet sociale).

Pjesën dhe vlerën e çdonjërës shtresë, Allahu e ka caktuar në librin e Tij, në traditën e të Dërguarit dhe te ne, përmes diturisë së ruajtur në formë të një marrëveshjeje.

Me lejen e Allahut, ushtria është kështjella e popullit, zbukurimi i valiut, krenaria e fesë dhe gurthemeli i sigurisë dhe paqes. Vetëm përmes ushtrisë populli mund të sigurojë paqen dhe të vazhdojë ekzistencën e tij. Dhe, ushtria mund të mbijetojë për të luftuar kundër armikut vetëm nëse ka mbështetje nga populli dhe nëse caktohet një pjesë e tatimit për ta mbrojtur dhe mbështetur fuqinë e tij.

Pastaj, këto dy shtresa mund ta vazhdojnë ekzistencën e tyre vetëm përmes gjyqtarëve dhe zyrtarëve që i mbledhin tatimet dhe taksat. Sepse, ata i drejtojnë punët, e përhapin drejtësinë, i mbledhin të hyrat (tatimet) dhe përmes tyre garantohet siguria në punët publike dhe private. Të gjitha këto shtresa mund të qëndrojnë në këmbë përmes tregtarëve dhe prodhuesve. Ata i mbledhin gjërat që janë të nevojshme për popullin, i shpërndajnë nëpër tregje dhe i kryejnë ato punë që

1 Xhizje Tatimi të cilën e paguajnë jomyslimanët e Ehli Kitabit (Të Krishterët dhe Hebrenjtë) që janë nën mbrojtjen e Islamit dhe paguhet për çdo person ndaras

Haraç Tatimi për tokën që e paguajnë jomyslimanët, e ndonjëherë edhe myslimanët.

Page 122: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

122

shtresat tjera nuk mund t i kryejnë. Dhe, nuk duhet të harrohet edhe shtresa më e ulët e popullit, që janë nevojtarët dhe të pafuqishmit.

Malli i Allahut (të hyrat e buxhetit të shtetit Islam që janë për këto shtresa) i përfshin të gjithë ata dhe merret me çështjet e tyre. Të gjithë këta i kanë të drejtat e tyre te valiu për nevojat e tyre të caktuara. Dhe, sikur që valiu duhet të përmbushë detyrat dhe obligimet e caktuara nga ana e Allahut, duhet edhe të tregohet i durueshëm dhe të mos ndahet nga rruga e drejtë gjatë kryerjes së punëve të mëdha dhe atyre të vogla, duke e nënshtruar epshin e tij ndaj Allahut, duke i dhënë rëndësinë e duhur çështjes dhe duke kërkuar ndihmën e Allahut në përmbushjen e tyre.

Në krye të ushtrisë, vendosi ata që ndaj Allahut, të Dërguarit dhe Imamit janë më të sinqertë, më të besueshëm dhe më të pastër në ndershmëri, më të lartë në maturi dhe më të zgjedhur në dituri dhe në politikë. Këta komandantë le të jenë nga ata që kur të zemërohen, e mundin zemërimin, që e pranojnë kërkimin e faljes, që i mbrojnë të dobëtit, që nuk bëhen të plogësht përpara të fuqishmit, që nuk e përdorin detyrimin dhe nuk bien në dobësi.

Pastaj, përqafoji familjet që janë të ndershme sipas prejardhjes, që kanë qenë mirëbërës në të kaluarën, që kanë të qenë të fortë, të guximshëm, dorëlirë dhe prej atyre që falin, ngase, te këta janë bashkuar në një vend shprehitë e pastra dhe të larta. Këta e drejtojnë popullin kah e mira dhe sigurojnë besimin në paracaktimin (kada) dhe caktimin ose fatin (kader) e tyre. Pastaj, kujdesu për ata, sikur që kujdeset një baba për fëmijën e tij. Mos të duket i madh para syve buxheti që harxhon për edukimin dhe përforcimin e tyre. Mos e konsidero si të parëndësishme dashurinë dhe mirësinë ndaj tyre, qoftë ajo edhe e vogël, sepse, kjo do të bëhet shkak që ata të kenë mendimin e mirë për ty dhe të kërkojnë të mbarën për ty. Mos u përqendro vetëm në kryerjen e punëve të mëdha të tyre, duke i neglizhuar ato të voglat. Edhe mirësia jote më e vogël mund të ketë dobi për ata, si edhe mirësia më e madhe e ka vendin e vet dhe nuk mund ta konsiderojnë atë si të panevojshëm.

Me ushtarët sillu sikur me vëllezërit e tu dhe ndihmoju familjeve të tyre në mënyrë që të mos brengosen ushtarët duke luftuar me armikun. Atyre duhet t u kushtosh dashuri dhe afërsi më shumë se komandantët e tyre. Përmend gjithmonë ndjenjat e tua shpirtërore që i ushqen për ata, në mëyrë që të kuptojnë se ata janë të vlefshëm dhe të shenjtë për ty dhe se brenga jote është përmirësimi i jetesës së tyre.

Page 123: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

123

Dëshmo vërtetësinë e premtimeve të tua, duke e shprehur dashurinë dhe mirësinë në një mënyrë të bukur.

Punët që ia ndriçojnë më së shumti sytë e valiut janë shpërndarja e drejtësisë në tërë vendin dhe fitimi i dashurisë dhe i miqësisë së popullit. Dashuria e popullit mund të fitohet vetëm nëse zemrat janë të shëndosha. Ata do të kërkojnë të mbarën tënde vetëm nëse ndiejnë se valiu është duke i mbrojtur ata, se pushteti nuk po shndërrohet në një barrë të rëndë për ata dhe nëse nuk kërkojnë që sa më parë të përfundojë afati i shërbimit të tyre.

Për ta mirëmbajtur ushtrinë mos u kënaq vetëm me ndarjen e presë së luftës në mes tyre, por kohë pas kohe përdore edhe një pjesë të bejt-ul mallit për të siguruar ndihmën ndaj fesë së Allahut dhe për t i përmbushur nevojat e tyre. Për ta arritur shkallën e bamirësisë në mesin e ushtarëve të guximshëm gjendu në falje ndaj tyre, siguroji mundësitë materiale, falënderoji dhe lavdëroji, pyete secilin për gjendjen e tyre dhe përfitoji zemrat e tyre dhe, lavdëroji për trimëritë e treguara. Duke i përmendur shërbimet e tyre, me lejen e Allahut, do të inkurajohen trimat dhe do t i drejtojnë të tjerët në atë rrugë.

Duke fituar besimin e tyre, mos e harro kujdesin ndaj tyre. Caktoji si persona mbikëqyrës ndaj tyre ata që janë të njohur si mbrojtës të amanetit dhe që e flasin të vërtetën. Këta, le të njoftojnë ty me shërbimet e tyre që i kryejnë, në mënyrë që të mos mbeten të fshehta vështirësitë e tyre prej teje dhe që të jenë në dijeni se ti nuk i ke harruar ata. Pastaj, njihe mirë hakun e çdonjërit që është në shërbimin tënd; mos ia përshkruaj ndokujt tjetër mundin e tjetrit; çdokujt jepja hakun në mënyrë të plotë; mos ia zmadho punën e vogël të atij që zotëron autoritet si dhe mos ia zvogëlo punën e madhe të atij që është i thjeshtë; mos të bjerë nga sytë vlera e ndonjë ushtari, që zotëron një të kaluar të mirë, për ndonjë gabim të vogël ose ndonjë rast të vogël, sepse, lartësimi i takon vetëm Allahut dhe atë ia jep atij që dëshiron Ai. Fundi i mirë u takon të devotshmëve.

Nëse bie martir ndonjëri nga ushtarët duke luftuar me armikun, ti duhet të bëhesh mbështetësi dhe trashëguesi i familjes së tij, në mënyrë që humbja të mos ndikojë në jetesën e familjes së tij. Veprimi në këtë mënyrë do të përforcojë dashurinë e miqve ndaj teje, do ta shtojë ndjenjën e bindjes ndaj teje dhe do të bëhen të gatshëm që të përballen me çdo lloj të rrezikut.

Hz Resulullahu (s.a.a.) ka disa tradita në lidhje me mënyrën e veprimit ndaj idhujtarëve; mbas tij, edhe ne kemi disa tradita. Këto tradita janë zbatuar ndaj të padrejtëve, ndaj atyre që kanë kthyer

Page 124: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

124

fytyrën nga Kibla dhe që i kanë vënë vetes emrin Mysliman. Allahu i është drejtuar popullit që dëshiron të udhëzohet: O ju që besuat, binduni Allahut, respektojeni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë përcillni atë tek Allahu dhe te i dërguari i tij, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. (Nisa, 59). Dhe, në një ajet tjetër thotë: E sikur t'ia linin atë Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do të dinin të nxjerrin përfundime. Por, sikur të mos ishte dhuntia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit . (Nisa, 83). Përcjellja deri tek Allahu, do të thotë përqafimi i urdhrit të qartë të Tij; përcjellja deri te i dërguari do të thotë përqafimi i traditës së tij që nuk është shkaktar i ndonjë mosmarrëveshje.

Ne, Ehli Bejti i Hz Resulullahut (s.a.a.) jemi ata që i zbatojmë ajetet e qarta (muhkem) dhe i dimë se edhe ajetet më pak të qarta (muteshabih), si dhe ajetet e zhvleftësuara (nasih dhe mensuh).

O Malik, me armiqtë dhe të ngjashmit, vepro ashtu sikur që veprojmë ne. Që të mund t i pranosh urdhrat prej nesh, na informo për çdo ngjarje dhe ndodhi që shfaqet në mesin tuaj dhe Allahu të qoftë në ndihmë!

Pastaj, me një qëllim të pastër, mbaje përpara syve çështjen e gjykimeve. Marrja e hakut të atij që i është bërë padrejtësi nga ana e mizorit, marrja e të drejtës së të dobëtit nga i fuqishmi dhe zbatimi i kufijve hyjnorë sipas traditës dhe sheriatit, është puna e gjykatësit; përmirësimi i marrëdhënieve në mes të robërve dhe zhvillimi i shtetit.

Për këtë pozitë zgjidhi ata, që në sytë e njerëzve janë më të lartë në dituri, durim dhe devotshmëri; që paditë e paditësve nuk ndikojnë në mbajtjen e inatit dhe të qëndrimit egoist ndaj tyre; që nuk tentojnë për të kryer gabime tjera mbasi që të bëjnë ndonjë gabim; që nuk i vjen rëndë kthimi kah e vërteta mbasi që ta njohë të vërtetën; që nuk e ka syrin te pasuria e popullit; që nuk kënaqet me diagnozat dhe identifikimet e pamjaftueshme të së vërtetës; që është më i matur se të tjerët në çështjet dyshimta, që i përmbahet provave më shumë se të tjerët; që nuk gjunjëzohet para kërkesave të shumta të paditësve; që është më i durueshëm se të tjerët në njohjen e së vërtetës; që është më serioz se të tjerët edhe kur të dalë e vërteta në pah; që nuk e humb veten nga lëvdatat, lajkave dhe komplimenteve; që nuk stimulohet nga demagogët e teprimeve dhe që nuk i kushton rëndësi propagandave të ndryshme. Pastaj, mundohu të jesh i informuar në lidhje me vendimet e tyre. Siguroje mirë jetesën e tyre, që të mos kenë ndonjë arsyetim në

Page 125: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

125

lidhje me këtë dhe që në bazë të mbështetjes tënde, të mos ndiejë ndonjë nevojë nga populli. Për t u siguruar nga pakujdesia dhe mospërfillja e tyre, siguroje për vete një pozitë të lartë, dhe asnjëri nga ata që janë afër teje të mos mund ta mësyjnë. Kur të vijnë para teje, tregoju respekt; kur gjendesh në ndonjë kuvend, bëre vend afër teje. Nënshkruaji vendimet e lëshuara, ekzekutoji ato dhe mbështeti ata. Për ndihmës zgjidhi ata që janë të devotshëm, që e njohin mirë ligjin dhe që ia donë të mirën e njerëzve, ashtu që, nëse një punë bëhet e dyshimtë dhe nëse e vërteta mbetet e fshehur, të informojnë në lidhje me këtë dhe të mund të pranojnë ndihmën e tyre në lidhje me gjërat që kanë mbetur të fshehta. Dhe, me lejen e Zotit, ata le të bëhen dëshmitarë para popullit lidhur me vendimet e marra.

Mandej, cakto për gjykatës (kadi) ata që i transmetojnë hadithet që nuk janë në kundërshtim me gjykimet e Allahut dhe me traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.). Kundërshtimet e asgjësojnë drejtësinë dhe bëhen shkaktarë të ndarjes së popullit në grupe. Allahu i ka shpjeguar rregullat për bashkëjetesën në mes të njerëzve dhe për financa. Për gjërat që nuk i dinë, i ka lënë që t'i drejtohen personave të cilëve u është dhënë në amanet dituria e Kuranit dhe mbrojtja e drejtësisë1. Shkaku i paraqitjes së kundërshtimit në mes të gjykatësve është futja e egoizmit dhe e padrejtësisë në mesin e tyre dhe, veprimi duke u bazuar vetëm në pikëpamjet e tyre, pa u drejtuar kah personat për të cilët nënshtrimi është i obliguar. Veprimet e tilla nuk janë në dobi të Myslimanëve dhe nuk janë për të mirën e fesë. Detyra e gjykatësit është të gjykojë sipas traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe rrëfimeve që i zotëron; nëse është i paftë për një gjë të tillë, atëherë duhet t ia lë punën më të aftit. Nëse nuk mund të gjejë një person të tillë, atëherë le të konsultohet me ndonjë fakih2; nuk ka drejtë të kërkojë rrugëdalje tjetër. Nëse dy gjyqtarë Myslimanë nuk mund të gjykojnë në lidhje me ndonjë çështje kundërthënëse, ata patjetër duhet që t'i drejtohen Gjykatësit Suprem (veliji emr). Sipas diturisë që ia ka dhënë Allahu, Gjykatësi Suprem do të gjykojë në mes të dy palëve në lidhje me kontestin dhe këtë gjykim duhet ta pranojnë të dy palët, edhe nëse nuk i shkon përshtati ndonjërit prej tyre. Kushtoji rëndësi kësaj detyre. Kjo fe ka rënë në pozitën e të burgosurit në duart e njerëzve të këqij. Rregullat Islame drejtohen sipas dëshirave dhe pasioneve; feja është bërë një mjet për të arritur deri te qëllimet e ulëta dhe të thjeshta.

1 Është fjala për Ehli Bejtin e Hz Resulullahut (s.a.a.) 2 Personi që e njeh mirë ligjin Islam

Page 126: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

126

Shkruaju gjyqtarëve të qyteteve që të njoftojnë në lidhje me të gjitha çështjet kontestuese. Pastaj, thellohu mirë në këto çështje; nëse përputhet me librin e Allahut, traditën e të Dërguarit dhe thëniet e Imamit, atëherë nënshkruaje atë dhe detyroji që t i përmbahen asaj. Nëse nuk mund ta identifikosh të vërtetën dhe çështja mbetet e dyshimtë, thirri të gjithë fakih-ët që janë nën udhëheqjen tënde, konsultohu me ata dhe bëre të vlefshme atë mendim ku ata pajtohen. Çdo çështje kontestuese e popullit duhet që t i paraqitet Imamit. Imami duhet të kërkojë ndihmën e Allahut në zbatimin e kufizimeve hyjnore, të tregohet i durueshëm gjatë zbatimit të tij dhe duhet ta detyrojë popullin që t u binden urdhrave të tij dhe, fuqia është vetëm prej Allahut.

Ki kujdes ndaj zyrtarëve. Më parë provoje dhe pastaj pranoje në punë. Mos i prano në punë në mënyrë të rastësishme ose në bazë të prirjeve personale, sepse këto janë arsye për përhapjen e padrejtësisë dhe të pabesisë; populli do të bëhet i pambrojtur dhe nuk do të ketë mundësi për t i ndihmuar. Punët nuk mund të drejtohen përmes çrregullimeve. Në krye të punës vendosi personat e devotshëm, të dijshëm dhe që dinë ta vlerësojnë situatën. Këta le të jenë nga familjet e pastra, që e kanë pranuar Islamin më herët dhe që janë zotërues të turpit dhe të përvojës. Këta janë më të lartë në moral (ahlak), më të ndershëm, që kanë shpëtuar prej dëshirave të këqija; lakminë e kanë më të vogël dhe janë të kujdesshëm për përfundimet e punëve. Le të jenë këta ndihmës në përgjegjësinë të cilën e ke marrë përsipër. Kur t i gjesh ndihmësit e tillë, jepu shpërblimin e tyre në mënyrë të bollshme, që ta drejtojnë veten, të fitojnë fuqinë dhe le të rrinë larg prej ngrënies së pasurisë së Myslimanëve. Dhe njëkohësisht, nëse nuk i përmbahen urdhrave të tua dhe nuk e mirëmbajnë atë çka është dhënë në besim, le të jetë kjo për ty një argument kundër tyre. Pastaj, kontrolloji punët e tyre; dërgoji kontrolluesit besnikë për t i pyetur për gjendjen dhe për punët e tyre dhe, le të të njoftojnë ty në lidhje me këtë, sepse, duke ditur se ti je i informuar për gjendjen e tyre, ata do të punojnë në mënyrë të vendosur dhe do të sillen but me popullin. Ruaju nga ata që u ndihmojnë të padrejtëve. Nëse ndonjëri prej tyre e keqpërdor detyrën e tij dhe nëse raporti i kontrollorëve e vërteton këtë, atëherë kjo do të të mjaftojë ty si dëshmi. Atë mund ta dënosh fizikisht, dhe si rezultat i kësaj ai do të bëhet fajtor për të bërat e tij; do të poshtërohet duke u damkosur si tradhtar dhe do të mund ta prangosësh qafën e tij me zinxhirët e krimit.

Page 127: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

127

Kontrolloje edhe punën e tatimit dhe rregulloji punët e zyrtarëve të tatimit, sepse nëse rregullohen punët e tyre, atëherë do të rregullohen edhe punët e të tjerëve. Të tjerët mund të hyjnë në rregull vetëm nëse këta hyjnë në rregull, sepse, të gjithë njerëzit administrohen përmes tatimeve që i mbledhin zyrtarët e tatimit. Më shumë se kjo, duhet t'i kushtosh rëndësi zhvillimit të vendit. Nuk mund të mblidhet tatimi pa u zhvilluar shteti. Kërkimi i tatimit pa e përparuar shtetin do t i shkatërrojë qytetet dhe njerëzit; dhe, një udhëheqës nuk do të qeverisë për një kohë të gjatë nën kushtet e tilla.

Pastaj, thirri të gjithë zyrtarët e tatimit nga të gjitha qytetet dhe pyeti për mënyrat dhe rrugët më të lehta për mbledhjen e tatimit në qytetet e tyre si për gjendjen dhe nevojat e qytetit të tyre. Takohu edhe me ekspertë të ndryshëm; konsultohu dhe mëso prej tyre; mos po ndiejnë ndonjë barrë tatimpaguesit nga lartësia e tatimit. Ose, nëse tatimpaguesit ankohen se mund të pësojnë ndonjë humbje gjërat me të cilat e paguajnë tatimin, të ndërpritet uji për vaditje ose pirje, të rrënohet diga, të rrëshqasë dheu ose të shkatërrohen të korrat, atëherë për të përmirësuar gjendjen e tyre duhet të zvogëlohet vlera e tatimit. Nëse mundësitë e tyre financiare janë të dobëta dhe nëse në këtë drejtim kërkojnë ndihmën tënde, atëherë mos ngurro në dhënien e saj. Një përfundim i tillë është për të mirën e vendit dhe të popullit. Mos të të vijë rëndë kjo për ty. Ky është një deponim për prosperitetin e vendit dhe do të jetë shkak për zbukurimin e vendit; kjo do të kthehet prapë në thesarin tënd.

Dhe posaçërisht, nëse sillesh në mënyrë të butë me popullin, do të fitosh dashurinë, respektin dhe mirësinë e popullit. Do të shtohet e mbara dhe kjo do të bëhet shkas për tërheqjen më të lehtë të popullit kah ti. Tatimi nuk është diçka që mund të përvetësohet përmes qortimeve dhe shtypjeve. Kjo madhështi dhe ky flijim (falja e tatimit) është një marrëveshje në mes teje dhe popullit. Nëse shfaqet ndonjë ndodhi dhe nëse ndien nevojë për ndihmën e tyre, mund të mbështetesh te populli të cilit i ke shërbyer, je sjellë mirë me të dhe i ke ngritur nivelin e prosperitetit. Shkas për këtë mund të bëhet edhe mbrojtja e tyre, sjellja me drejtësi ndaj hakut të tyre dhe tregimi i pjekurisë ndaj tyre. Pasi që e di se ti nuk i ke tradhtuar ata në këtë ndodhi, do të ndihmojnë me gjitha dëshirë, do të pranojnë vështirësitë dhe do të zbatojnë urdhrin tënd. Zhvillimi dhe pasurimi i vendit do t u japë atyre forcë për ta përballuar këtë vështirësi.

Shkatërrimi i një vendi fillon me paraqitjen e varfërisë te populli; varfëria e atij vendi paraqitet me harxhimet e tepërta dhe të

Page 128: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

128

panevojshme të udhëheqësve të atij vendi. Pasiguria e mbetjes në pozita udhëheqëse buron nga mosmarrja e mësimit prej atyre gjërave nga të cilat është dashur të marrin mësim. Në sundimin tënd mundohu që të sillesh sikur njëri që për qëllim e ka përfitimin e sevapit të Allahut, dashurisë së Imamit dhe lavdërimit të popullit. Forca dhe fuqia është vetëm nga Allahu.

Kontrolloji edhe nëpunësit; mësoji nevojat e çdonjërit prej tyre; caktoji pozitat dhe titujt dhe më të mirin prej tyre caktoje në krye të punës. Rregullat dhe taktikat që i përdor kundër armiqve dhe letrat që përmbajnë fjalët sekrete, besoju atyre që janë më të pastër në pikëpamjen e moralit dhe etikës; që në punët e mëdha konsultohen më së shumti me të tjerët; që zotërojnë pikëpamje; që janë të mençëm dhe që ta donë të mirën; që e ruajnë sekretin më shumë se të tjerët; që respekti dhe krenaria nuk ia rrisin mendjen dhe që nuk e marrin guximin për të të kundërshtuar ty kur janë vetëm dhe para njerëzve. Këta nëpunës duhet të mos ngurrojnë gjatë dorëzimit të letrave që vijnë prej zyrtarëve të tjerë; të njoftojnë për urdhrat që i kanë pranuar prej teje; t i respektojnë marrëveshjet që janë lidhur me ty; të tregohen të përmbajtur gjatë prishjes së marrëveshjeve që janë në të mirën tënde dhe t i përmbahen kufijve dhe kompetencave gjatë kryerjes së punëve, sepse ai që nuk e di kufirin e vet nuk do ta dijë asnjëherë as kufirin e tjetrit.

Letrat e zakonshme, librat e të hyrave dhe punët tjera më të vogla caktojua njerëzve të zgjedhur, sepse, edhe këto janë punë të rëndësishme siç janë të dobishme për ty, ashtu edhe janë të dobishme për udhëheqjen e popullit. Ata mos i zgjidh duke u bazuar në zgjuarsinë tënde dhe në prirjen që zotëron ndaj tyre, ose në mendimin e mirë që ke për ata, ngase, disa njerëz mundohen të tregohen të mirë para valiut duke bërë shërbime të bukura, ndërsa mbrapa tyre nuk qëndron as qëllimi i respektimit të amanetit, as dhënia e këshillave. Shiko se kush ka qenë në ato pozita para teje dhe përzgjidhi ata që janë më të sjellshëm kundrejt popullit, që e respektojnë atë që u është besuar dhe që janë të ndershëm. Vështrimi i atyre që kanë punuar më herët në këto pozita, do të thotë të bartësh ndjenjën e përgjegjësisë para njerëzve të caktuar dhe para Allahut. Pastaj, kërko nga këta nëpunës të sillen mirë me njerëzit dhe të bisedojnë në mënyrën më të bukur me ata.

Në krye të çdo pune caktoje një kryetar, të cilit nuk i vjen rëndë barra e punës, vëllimi i madh i punëve dhe që punon me vëmendje. Pastaj, interesohu për gjendjen e tyre të fshehtë, për nevojat e tyre dhe

Page 129: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

129

hulumto punët e atyre që t i përcjellin mesazhet. Kushto kujdes për pozitat dhe qëndrimet e nëpunësve kundrejt Imamit dhe valiut të tyre. Shprehia e shumicës së nëpunësve është mërzitja e shpejtë, mendjemadhësia dhe egoizmi; përveç nëse ndonjëri prej tyre është nën mbrojtjen e Allahut. Populli, patjetër do t i parashtrojë kërkesat e tij. Nëse e vëren ndonjë turp te ndonjë nëpunës dhe e toleron, edhe ti do të turpërohesh me atë turp. Nëse kanë ndonjë virtyt ata, edhe për ty do të shkruhet sevapi tek Allahu në lidhje me atë virtyt.

Sa i përket tregtarëve, zanateve dhe prodhuesve, duhet të sillesh mirë me ta. Pranoji këshillat e mia në lidhje me ata dhe bëhu i mbarë ndaj tyre. Po ashtu, edhe zyrtarët që janë nën udhëheqjen tënde këshilloji të sillen mirë ndaj tyre. Një pjesë e tyre do të merret me tregti, një pjesë tjetër udhëtojnë prej një vendi në tjetrin dhe e bartin mallin në të dy drejtime. Një pjesë tjetër i punojnë me dorë ato gjëra që janë të nevojshme për njerëzit. Sillu mirë me këta, sepse ata janë burimet e dobisë. Për të përfituar ndonjë dobi, këta shkojnë nëpër vise të ndryshme, duke përballuar rrugë të gjata, duke kaluar dete dhe tokë, rrafshina e male, si dhe vende ku të tjerëve nuk u shkon për shtati dhe ku këmba e armikut nuk guxon të shkelë. Kujdesu për respektin e tyre, siguroji rrugët e tyre dhe ruaji të drejtat e tyre. Këta janë njerëz të parrezikshëm dhe nuk i dëmtojnë të tjerët. Nuk frikohen nga të këqijat e atyre dhe gjithmonë janë për paqe (nuk ke nevojë të brengosesh për atë se do të iniciojnë trazira dhe revoltë). Puna më e dashur e tyre është puna që ka të bëjë me ruajtjen e sigurisë dhe ato punë që janë të dobishme për sunduesin.

Vështroji punët dhe gjendjen e tyre aty ku gjenden dhe në vendet e largëta. Por, mos harro edhe këtë, se të gjithë këta kanë tendenca për lakmi të tepërt, koprraci të keqe, deponim të gjërave të dobishme; pastaj, me pakësimin e tyre, do të bëjnë shitjen e tyre me një çmim më të madh sesa çmimi real. Kjo është e dëmshme për popullin dhe turp e mangësi për valiun.

Ndaloje deponimin e mallit, sepse edhe Hz Resulullahu (s.a.a.) e ka ndaluar këtë. Shitblerja duhet të bëhet në një formë të bukur, me peshore të drejtë dhe duke mos dëmtuar as shitësin, as blerësin. Nëse ndokush mundohet ta deponojë mallin pas ndalimit tënd, atëherë dënoje atë por mos tepro në dënim, sepse kështu vepronte edhe Hz Resulullahu (s.a.a.).

Pastaj, për hir të Zotit, për hir të Zotit kujdesu për shtresën e ulët të popullit. Ata janë që nuk kanë kujt t i drejtohen, të varfër, të nevojshëm, të kapluar nga brengat dhe të pamundësuar nga fitimi. Në

Page 130: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

130

mesin e tyre ka edhe të tillë që janë të nevojshëm dhe shpresojnë në ndihmë, por nuk kërkojnë asgjë prej askujt. Atëherë, mbroji të drejtat e atyre të cilat Allahu kërkon nga ti që t i mbrosh. Atyre jepu pjesë nga çdo bejt-ul malli dhe nga çdo pre e luftës në çdo qytet, si dhe nga të hyrave të shtetit që i merr nga toka e punuar (të mbjellat). Të gjithë e kanë të drejtën e njëjtë, sikur ata që janë afër ashtu edhe ata që janë larg, dhe ti je përgjegjës për respektimin e të drejtave të tyre. Mos të të largojë asnjë mendim nga interesimi për gjendjen e atyre që kanë nevojë. Nuk pranohet si arsyetim se duke qenë i zënë me punët e mëdha, nuk ke mundur të merresh me punët e vogla. Mos u bën i pakujdesshëm ndaj tyre dhe mos e kthe fytyrën kah ata me mendjemadhësi. Bëhu zemërbutë, për hir të Allahut, në mënyrë që Allahu të të lartësojë ty. Hape krahun e modestisë para të pafuqishmëve. Me këtë tregoju atyre sikur ndien nevojë për ta. Nga të tjerët ata vështrohen si të përbuzur dhe konsiderohen ndër ata të nivelit të ulët, por kur të vijnë te ti për t u ankuar për gjendjen e tyre, t i ndaje një kohë për ata. Dërgo tek ata njerëz që frikohen nga Allahu, që nuk mburren para tyre dhe që janë të besueshëm, për të të informuar për gjendjen e tyre. Pastaj, jepu të drejtat e tyre dhe, atë ditë kur të takohesh me Allahun, të mos kenë asnjë justifikim në lidhje me të drejtat e tyre ndaj teje. Këta janë ata që nga mesi i popullit kanë nevojë më së shumti për drejtësinë. Kërko faljen e Allahut për mospërmbushjen eventuale të të drejtave të tyre ashtu siç e meritojnë.

Interesohu për jetimët, të sakatuarit dhe për pleqtë që kanë nevojë për ndihmë dhe që nuk kanë kujt t i drejtohen; atyre caktoju furnizim nga bejt-ul malli, sepse, të gjithë këta janë robërit e Allahut. Me shpëtimin e tyre prej kësaj gjendjeje, me dhënien e furnizimit dhe dhënien e të drejtave të tyre, do të afrohesh më shumë tek Allahu. Sinqeriteti i veprave varet prej vërtetësisë së nijetit.

Ekziston një grup i njerëzve që nuk janë të sigurt se do t u kryhen punët e tyre gjatë mungesës së tyre përderisa vetë nuk i përmendin nevojat e tyre përpara gjykatësit. Kjo i vjen rëndë valiut. Në përgjithësi, zbatimi i drejtësisë është i rëndë. Allahu do ta lehtësojë barrën e atyre që tregojnë durim përderisa të vijnë deri te zgjidhja e mbarë dhe atyre që besojnë se do të realizohet sevapi i premtuar nga ana e Allahut. Edhe ti bëhu ndër ata dhe kërko ndihmën e Allahut.

Një pjesë të kohës, ndaje për ata që kanë nevojë dhe gjatë kësaj kohe kushtojua veten atyre. Pastroje mendjen tënde prej të gjitha punëve tjera që të mund t u përkushtohesh punëve të tyre. Thirri ata që të ulen afër teje dhe dëgjoji brengat e tyre, duke treguar përulje para

Page 131: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

131

Allahut që të ka lartësuar ty. Mos t i frikësojë dhe mos t i pengojë ata asnjëri nga ushtarët, ndihmësve, truprojave dhe ruajtësve nga grupi yt i sigurisë dhe para tyre bëhu i butë. Kur të takohesh me ata, bisedo dhe sillu në mënyrë të butë, ashtu që të mos ngurojnë dhe të frikësohen për të biseduar me ty, sepse, kam dëgjuar shumë herë Hz Resulullahun (s.a.a.) duke thënë: Një popull nuk mund ta arrijë pastërtinë dhe shenjtërinë nëse më i dobëti prej tyre nuk mund ta marrë të drejtën e tij nga i fuqishmi, pa u frikësuar dhe pa u zënë gjuha e tij .

Pastaj, duroji fjalët e tyre të rënda dhe të ashpra; përmbaju nga zemërimi, hidhërimi dhe mburrja gjatë takimit me ta, ashtu që edhe Allahu të mund ta hapë ndaj teje mëshirën e Tij prej çdo ane, që të mund t i fitosh sevapet e atyre që i binden dhe i nënshtrohen Atij. Kur të dhuron ndonjë gjë, mos kërko ndonjë kundërshpërblim për të, që të shuhet ajo që ke dhënë, dhe, nëse nuk je në gjendje për të dhënë, atëherë bëje këtë duke kërkuar falje prej tij dhe në mënyrë të përulur, që kërkuesi të mos shqetësohet. Padyshim që, Allahu i do njerëzit e përulur.

Ndihmësit e tu le të jenë ndër ata që janë më të vlefshëm dhe më të shenjtë; që sillen në mënyrën më të butë nga të tjerët; që kur t i drejtohen i mirëpresin më së miri dhe që tregojnë dashamirësi ndaj të dobëtëve dhe të pafuqishmëve, inshallah!

Janë edhe disa punë të cilat duhet vetë t i kryesh. Njëra prej tyre është dhënia përgjigje në ato letra që nëpunësit tënd nuk mund t i përgjigjen. Pastaj, nëse ndonjëri nga populli të parashtron ndonjë nevojë, plotësoje atë nevojë. Njëri duhet t i hulumtojë buxhetet që u janë dhënë për menaxhim nëpunësve dhe arkëtarëve. Mos ngurro në këtë detyrë dhe mos e konsidero si fitim vonesën e kësaj pune. Për t u rehatuar me mend dhe me zemër, cakto një zyrtar për këtë punë duke u konsultuar me mbikëqyrësit dhe zyrtarët më të lartë. Nënshkruaje çdo çështje për të cilën ke menduar dhe je konsultuar me personin e caktuar për atë punë. Mos të ngurrojë asnjë mbikëqyrës, që e njeh mirë atë punë, që të të japë mendimin e tij në lidhje me atë çështje si dhe pikëpamjet që mendon se nuk janë të zbatueshme në lidhje me këtë.

Punën e çdo dite kryeje atë ditë, sepse, çdo ditë ke punë për të kryer. Pjesën më të madhe të kohës ndaje për robërimin tënd ndaj Allahut, edhe pse koha dhe mundi yt është i ndarë dhe i dedikuar për mbarëvajtjen e popullit me një nijet të pastër, dhe këtë e bën për hir të Allahut.

Ke kujdes për obligimet që e mbajnë të pastër fenë dhe që janë vetëm për Allahun. Kryeji ibadetet e tua ditore dhe ato të natës, në

Page 132: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

132

kohën e caktuar dhe në mënyrën e duhur. Namazet jo të obliguara (mustehap) i janë bërë obligim vetëm të Dërguarit (s.a.a.). Allahu Teala ka urdhëruar në këtë mënyrë: Dhe në një pjesë të natës zgjohu dhe fale namazin (ky namaz është i obliguar vetëm për ty, përveç namuzeve të obliguara), është e sigurt se Zoti yt do të të ngrejë ty në një vend të lavdishëm. (Isra, 79). Ky namaz është caktuar posaçërisht për të Dërguarin (s.a.a.) dhe përmes tij është ngritur lavdi i tij, ndërsa për të tjerët është një vepër e preferuar. Allahu në Kuran thotë: Kush e kryen ndonjë vepër që nuk është obligim, padyshim që Allahu do ta shpërblejë atë (Bekare, 152). Atëherë, kryeje çdo punë që të afron tek Allahu dhe te fisnikëria e Tij. Zbatoji obligimet e tua në mënyrë të plotë dhe me kohë, edhe nëse kryerja e tyre është e vështirësuar prej punëve të ndryshme. Kur je duke udhëhequr namazin e xhematit si Imam, mos e zgjat shumë namazin, në mënyrë që populli të mos mërzitet. Kryeje më shpejtë atë, por mos e shkurto erkan-in e namazit (koha e caktuar për secilën pjesë të namazit si ruku dhe sexhde), sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë dhe që kanë punë. Kur më dërgoi Hz Resulullahu (s.a.a.)në Jemen, e pyeta: Si t ua fali namazin? - Ai m'u përgjigj: - Ashtu si e fal më i dobëti prej tyre, sillu me mëshirë kundrejt njerëzve .

Mbas të gjitha këtyre fjalëve, unë të them edhe këtë: Mos rri i fshehur ndër ata që janë nën urdhrin tënd, sepse, populli brengoset nëse nuk paraqitet valiu para tyre dhe kjo e hap rrugën e mosnjoftimit të valiut në lidhje me punët e tij. Mosparaqitja para popullit bëhet pengesë për informimin e shumë çështjeve; punët e mëdha i duken të vogla; punët e vogla i duken të mëdha; e bukura i duket e shëmtuar dhe e shëmtuara duket e bukur; e përzien të vërtetën me të pavërtetën. Edhe valiu është një njeri; nëse ia fshehin ndonjë çështje prej tij, nuk mund të dijë dhe të vërejë të fshehtën. Nuk mund të vërejë ndonjë shenjë te fjalët e folura, që të mund ta dallojë të vërtetën nga gënjeshtra. Atëherë, për të parandaluar përzierjen e të drejtave, holloje perden. Ti mund të bëhesh vetëm njëri nga këta të dy, ose, je bujar në rrugën e drejtë, atëherë pse të fshihesh nëse ia jep të drejtën që i takon? Ose, je koprrac; nëse populli e humb shpresën nga dhurimi yt, më nuk do të kërkojë asgjë prej teje, atëherë pse të mos paraqitsh para tyre? Prej kësaj po rrjedh se adresimet e popullit ndaj teje nuk kanë ndonjë barrë: ose ankohen për padrejtësi ose kërkojnë drejtësinë. Nxjerr dobi prej këtyre këshillave, kënaqu me gjërat që ta garantojnë udhëzimin dhe lumturinë, inshallah!

Page 133: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

133

Pastaj, mund të jenë disa njerëz afër udhëheqësve që veprojnë sipas gjykimit dhe mendimit të tyre, që janë mendjemëdhenj dhe që gjatë veprimeve të tyre nuk tregojnë aq shumë mëshirë. Asgjësoji këta nga rrënja duke i mënjanuar shkaqet e tyre. Të afërmve dhe atyre që janë afër teje, mos u dhuro ndonjë tokë ose pronë; mos i jep përkrahje ndonjë marrëveshjeje sipas së cilës caktohet ndonjëri për ta bartur barrën e tyre, me ç rast do të pësojnë dëm njerëzit e tjerë nga kjo marrëveshje, si p.sh. shfrytëzimi i ujit ose ndonjë gjëje tjetër të përbashkët. Në këtë rast, dobi do të ketë vetëm për ata ndërsa për ty do të mbetet turpi në këtë dhe në botën tjetër. Kur të mbërrijnë çështjet tek ti, atëherë vepro me drejtësi. Jepja të drejtën çdonjërit, qoftë ai afër apo larg teje; bëhu i durueshëm në këtë punë dhe kërko shpërblimin nga Allahu. Edhe kur ke të bësh me të afërmit dhe miqtë, mos u largo nga e vërteta. Mendo mirë për përfundimin e çështjes dhe mos ngurro nga realizimi i saj edhe nëse u vjen atyre rëndë, gjithmonë vepro me drejtësi.

Çdoherë që populli mendon ose ka ndonjë bindje se ke ardhur deri te vendimi i padrejtë, shpjegoju atyre arsyen e këtij vendimi duke u treguar të vërtetën dhe mënjanoje mendimin e keq dhe përbuzjen që ndiejnë për ty. Kjo mënyrë e të vepruarit (përballja me popullin dhe shpjegimi i dhënë) është një dietë për epshin tënd dhe demonstrimi i mënyrës së sjelljes së butë ndaj atyre që janë nën urdhrin tënd. Dhe njëkohësisht, në këtë mënyrë do ta udhëzosh popullin në rrugën e drejtë përmes sjelljes dhe moralit të bukur.

Sa i përket mënyrës së trajtimit të armikut dhe çështjes së punëve të jashtme të shtetit, nëse armiku dëshiron të paqësohet me ty, mos e refuzo. Në paqe është kënaqësia e Allahut dhe rehatia e ushtrisë. Në këtë mënyrë edhe ti do të shpëtosh nga brengat dhe qytetet do të jenë të sigurta. Por, edhe kur të paqësohesh me armikun, mos rri i qetë. Sepse, në të shumtën e rasteve armiku pret që të qetësohesh dhe ai ta shfrytëzojë këtë. Vepro me kujdes, izoloje çdo rrezik të mundshëm dhe kërko mbështetjen e Allahut për të gjitha punët. Nëse të paraqitet ndonjë problem dhe detyrohesh për të vendosur paqe me armikun, respektoje fjalën e dhënë, përmbaju marrëveshjes dhe bëje egon mburojë të premtimit. Sepse, asnjëra prej obligimeve të Allahut nuk është e ngjashme me mbajtjen e fjalës së dhënë. Të gjithë popujt janë të detyruar që t'i përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara dhe ata edhe e bëjnë këtë, qofshin ato marrëveshje të kundërta me dëshirat, mendimet dhe besimet e tyre, dhe qofshin ata pjesëtarë të feve të ndryshme. Përfundimet dhe mizoritë e mospërmbajtjes ndaj

Page 134: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

134

marrëveshjes më së miri i kanë kuptuar idhujtarët dhe kanë pranuar se është e nevojshme përmbajtja ndaj saj. Duke qenë kështu çështja, ti mos e prish marrëveshjen dhe mos e lë anash përmbajtjen ndaj marrëveshjes. Respektoje këtë dhe mos e mashtro armikun përmes tradhtisë sepse, ai që e bën këtë, ai është duke treguar pafytyrësi dhe padijeni kundrejt Allahut. Allahu e ka shpërndarë sigurinë dhe premtimin si mëshirë në mesin e robërve. Ajo është një kështjellë që e rehaton çdonjërin dhe një strehimore e sigurt për të gjithë. Çdonjëri vrapon në drejtimin e saj. Ajo nuk mund të prishet, të tradhtohet dhe t i bëhet hile.

Mos e prish marrëveshjen që e ke bërë në emër të Allahut për shkak të ndonjë vështirësie. Është më i mbarë për ty durimi duke shpresuar në fitore dhe epërsi sesa një përfundim i keq dhe një tradhti. Për këtë do të përgjigjesh para Allahut dhe nuk do të pranohet arsyetimi yt, as në këtë, as në botën tjetër.

Ruaju nga derdhja e padrejtë e gjakut. Asgjë nuk ka ndikim më të madh sesa derdhja e gjakut në mënyrë të padrejtë duke u bërë shkaktar për dhimbje, për hapjen e rrugës së vështirësive të mëdha, zhdukjen e begatisë dhe kalbjen e jetës. Në Ditën e Ringjalljes, vetë Allahu do të jetë gjykatës në lidhje me gjaqet e derdhura në mesin e robërve. Prandaj, mos u mundo për ta mbrojtur pozitën dhe fuqinë tënde përmes derdhjes së ndaluar të gjakut. Përkundrazi, kjo do të jetë shkas për humbjen e pozitës dhe fuqisë si dhe të futjes në mëkate. Ruaju prej futjes së vetvetes në mëkate dhe në dënimin nga Allahu. Trashëgimtarit të atij që është vrarë, Allahu i ka dhënë një kompetencë për t u hakmarrë, dhe ka thënë kështu: Por nëse dikush, pa pikë të fajit vritet, atëherë trashëgimtarit të tij i japim kompetencë, por as ai le të mos e teprojë në vrasje! Ai është me të vërtetë i ndihmuar. (Isra, 33). Nuk mund të pranohet arsyetimi i derdhjes së gjakut të pafajshëm, as para Allahut, as para meje. Dënimi i tij është shpagimi i gjakut (kisas). Nëse gjatë shqiptimit të dënimit, padashur ose gabimisht i merret jeta e të dënuarit duke e rrahur me kamxhik, mos ngurro nga shpagesa e gjakut me para ndaj të epërmve të tij, duke shpresuar kënaqësinë e Allahut. Ruaju nga gjërat që të nxisin në pëlqimin dhe lavdërimin e vetvetes, sepse këto janë raste më të mira të shejtanit për ta shkatërruar sinqeritetin e njerëzve të sinqertë dhe asgjësimin e shpërblimeve të njeriut.

Nëse gjendesh në dhunti ndaj atyre që janë nën administrimin tënd, mos kërko nga ata ndonjë kundërshpërblim. Mos e konsidero si të madhe atë çka ke bërë. Mbaje fjalën e dhënë; mos bisedo me ata në

Page 135: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

135

mënyrë të shpejtë. Kërkimi i kundërshpërblimit e asgjëson dhuntinë; mosmbajtja e fjalës së dhënë, hap rrugën e dënimit nga Allahu dhe urrejtja nga populli. Allahu thotë: Sa e urryer është tek Allahu të flisni atë çfarë s e bëni (Saf, 3)

Mos i kryej punët shpejt, para se të vijë koha e tyre; kur të vijë koha e kryerjes, mos e neglizho atë punë. Mos insisto në atë që mendon se nuk është e drejtë, por nëse është e qartë drejtësia e saj, mos e heq qafe atë punë. Çdo punë kryeje në kohën dhe vendin e duhur.

Mos ia shto vlerën e ndonjë pjese, nëse të gjithë meritojnë pjesën e barabartë. Mos trego plogështi në ato çështje që i vëren çdokush, sepse ti je shembull edhe për të tjerët. Mbas një kohe të shkurtër do të ngrihet perdja që i mbulon çështjet; madhështia e Allahut do të shfaqet dhe e drejta e të shtypurve do të merret nga mizorët dhe nga të padrejtët.

Bëhu fitues ndaj zemërimit tënd dhe zotëroje veten; ruaje dorën dhe gjuhën. Mos u ngut me shqiptimin e dënimit në këtë gjendje; lëre për më vonë dënimin. Kur të zemërohesh dhe dëshiron që ta largosh zemërimin tënd dhe që në vend të tij të përdorësh mendjen, vështro kah qielli. Duke besuar se të gjitha këto do të mbërrijnë deri tek Allahu dhe duke ditur se me këtë veprim do të shtohet brenga dhe pikëllimi yt, nuk do të zbatosh atë çka ke ndërmend.

Dije që ky dekret është përgatitur dhe shkruar për çdo gjë që është e nevojshme për udhëzimin tënd. Nëse do Allahu, ti do të udhëzohesh dhe duke i pranuar këshillat tona, do të vijë ndihma e Allahut. Dhe së fundi, qeverisja, drejtësia dhe ligjet e larta vendosen duke marrë për bazë obligimet e nxjerra nga libri i Allahut, tradita e Resulullahut (s.a.a.) dhe mënyra e veprimit tonë. Prandaj, detyroje veten për t i zbatuar urdhrat që janë shkruar në këtë dekret. Këtu ke shumë prova në lidhje me mosndjekjen e kërkesave të epshit. Por, vetëm Allahu e mbron njeriun nga gjërat e këqija dhe ndihmon në arritjen e suksesit gjatë kryerjes së punëve të mbara. Në njërën prej pikave të testamentit, Hz Resulullahu (s.a.a.) më inkurajon në lidhje me respektimin e namazit, zeqatit dhe të drejtat e skllevërve. Unë po e përfundoj këtë dekret me këshillën e njëjtë. Forca dhe fuqia është vetëm nga Allahu i madhëruar dhe i lartësuar.

Dhe, u dëshiroj të dyve që t'u ndërpriten arsyetimet në mes të robërve duke i zbatuar provat e qarta; që të na përmendin me përkujtimet më të bukura; me lëvdimet më të mira dhe me vend; nëpër qytete të lëmë në trashëgimi gjurmë të bukura dhe të mbara, ta arrijmë

Page 136: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

136

me maturi hakun e begative, të na dhurohet mirësia dhe shpërblimi sa më i madh për përpjekjet tona dhe jeta jonë të përfundojë e uruar dhe si martir në rrugën e Allahut. Të gjitha këto duke u mbështetur në mëshirën e pafundme dhe të pakufizuar të Allahut dhe në fuqinë e Tij gjithëpërfshirëse. Me të vërtetë dëshira jonë është kënaqësia e Allahut.

Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin për familjen e pastër të Resulullahut!

2.7 FJALIMI I FAMSHËM I NJOHUR ME EMRIN DIJBAXH

I falënderuar qoftë krijuesi i krijesave dhe i mëngjesit, gjallëruesi dhe dhënësi i jetës së të vdekurve, ringjallësi i banuesve të varrezave! Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, se është Tek, nuk ka ortak as ndihmës dhe se, Muhamedi (s.a.a.) është robi dhe i dërguari i Tij!

O robërit e Allahut, mjetet ndërmjetësuese më të larta të cilat i përqafojnë ata, që i drejtohen Allahut, të pastër nga të gjitha atributet e mangëta, janë:

- Besimi ndaj Allahut, ndaj të dërguarit të Tij dhe ndaj shpalljeve që u janë dhënë të dërguarve nga ana e Allahut;

- Xhihadi - lufta në rrugën ndaj Allahut; xhihadi është kështjella më e lartë e Islamit;

- Pranimi i njësisë së Allahut (duke deklaruar La ilahe il-lallah ); kjo është nga natyra burimore e njeriut (fitret);

- Falja e namazit; namazi është pjesa e fesë; - Dhënia e zeqatat; edhe ky është një obligim; - Agjërimi i muajit të Ramazanit; është një mburojë e sigurt; - Shkuarja në haxh dhe umre; e anulojnë skamjen dhe

varfërinë, i fshijnë dhe i mbulojnë mëkatet dhe inkurajojnë hyrjen në xhenet;

- Mirëmbajtja e lidhjeve familjare me të afërmit; është mjet për shtimin e pasurisë dhe për zgjatjen e jetës;

- Dhënia e sadakasë në mënyrë të fshehtë; është mjet për faljen e mëkateve dhe mënjanimin e zemërimit të Allahut;

- Dhënia e sadakasë në mënyrë publike; i largon vdekjet e shëmtuara, dhe

- Bamirësia ndaj të tjerëve, të ruan nga fatkeqësitë dhe incidentet e ndryshme.

Përkujtojeni shumë Allahun; kjo është prej përkujtimeve më të bukura; kjo të mbron prej mosmarrëveshjeve, të shpëton prej zjarrit

Page 137: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

137

dhe Allahu do të të përkujtojë ty gjatë ndarjes së nafakës. Zëri i atij që e përkujton Allahun do të arrijë deri tek Arshi.

Mundohu që të fitosh atë çka u është premtuar atyre që përmbahen; premtimi i Allahut është premtimi më i sigurt sa i përket realizimit të tij. Çdo gjë që është premtuar, do të realizohet në formën që është premtuar. Përmbajuni Hz Resulullahut (s.a.a.), sepse udhëzimi i tij është udhëzimi në i epërm. Përmbajuni traditës së tij, sepse tradita e tij është ndër më të bukurat. Lexojeni Kuranin, sepse përmban fjalët më të bukura dhe këshillat më të përkryera. Kuptojeni Kuranin, sepse është pranvera e shpirtit. Gjeni shërim me dritën e Kuranit, sepse Kurani është shërim për sëmundjet shpirtërore. Kuranin lexojeni në mënyrë të bukur, ngase është ndër tregimet më të bukura. Dhe kur lexohet Kurani, dëgjojeni atë dhe heshtni, ndoshta do të

jeni të mëshiruar

(Araf, 204). Kur ta përvetësoni diturinë e Kuranit, veproni sipas njohurive të tij në mënyrë që të arrini shpëtimin.

O robërit e Allahut, dijeni që një dijetar që nuk vepron sipas diturisë së tij, i përngjan një të padijshmi që nuk ka mundësi të shpëtojë prej paditurisë së tij dhe qëndron si i habitur dhe i shastisur. Madje, prova kundër tij është më e madhe. Ky dijetar që ka devijuar nga dituria, do të diskreditohet edhe para Allahut dhe përmallimi i tij do të jetë më i madh sesa i të padijshmit që rri si i habitur dhe i shastisur ndaj paditurisë së tij. Në të vërtetë, këta të dy, kanë pësuar një nxitje devijuese dhe të çoroditur; ai që ka pësuar këtë nxitje është i shkatërruar; rrugët i ka të zbrazëta dhe të kota, dhe veprat i ka të pavlefshme.

O robërit e Allahut, mos shkoni mbas iluzioneve të kota, sepse do të vini në dyshim; kur të dyshoni, do të bëheni jobesimtarë; nëse bëheni jobesimtarë, do të pendoheni; nëse i thjeshtësoni çështjet e fesë dhe ia jepni rastin egos tuaj, atëherë do të bëheni lajkatar; një dhënie e rastit të tillë ndaj egos do t ju shpie në rrugën e të padrejtëve dhe të atyre që janë shkatërruar. Kur t ju prezantohet e vërteta, mos bëni lajka kompromisi dhe mos kërkoni kompromis, sepse do të përjetoni humbje dhe dëm.

O robërit e Allahut, ruajtja nga Allahu është nga zotërimi i vizionit për të ardhmen. Mosmashtrimi nga mëshira e shumtë e Allahut është nga përvetësimi i masave mbrojtëse.

O robërit e Allahut, ai që i do më së shumti të mirën vetes nga mesi i njerëzve, është ai që i bindet më së shumti Zotit prej të tjerëve. Dhe, më së shumti që e mashtron veten, është ai i cili bën padrejtësi ndaj Allahut.

Page 138: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

138

O robërit e Allahut, ai që i nënshtrohet Allahut, fiton siguri dhe e arrin lumturinë; ai që e kundërshton Allahun, kaplohet nga humbja e shpresës, nga pendimi dhe nuk mund ta arrijë shpëtimin.

O robërit e Allahut, kërkojini bindjen e sigurt nga Allahu, sepse bindja e sigurt është koka e fesë. Kërkoni shëndet nga Ai, sepse shëndeti është një dhunti e madhe dhe kuptojeni shëndetin si një pre të kësaj dhe botës tjetër. Kërkojini arritjen e suksesit nga Allahu, sepse suksesi është një themel i fortë. Dijeni që vetia më e bukur që mund të fitojë zemra është bindja e sigurt; më e bukura e bindjes së sigurt është devotshmëria. Më e mira ndër punët e drejta, është puna më e sigurt; ndër punët më të këqija janë gjërat e reja. Çdo gjë e re që del është shpifje (bidat); bidati është devijimi nga rruga dhe ajo që e asgjëson traditën. I mashtruar është ai që është mashtruar në fenë e tij. Ajo që lakmohet dhe që dëshirohet është bindja e bukur dhe feja e sigurt. Fatlumë është ai që merr mësim nga të tjerët; fatkeq është ai që mashtrohet nga dëshira e tij.

O robërit e Allahut, dijeni që edhe hipokrizia më e vogël është politeizëm (shirk); sinqeriteti në vepër është bindja e sigurt; pasionet e egos dhe dëshirat e çojnë njeriun në zjarr; shoqërimi me ata që shkojnë pas epsheve bën që ta harrosh Kuranin dhe të afron te shejtani. Nesij-i (lëvizja dhe ndërrimi i muajit të Haxhit sipas kalendarit lunar) e shton pabesimin. Veprat e atyre që e ushtrojnë dhunën bëhen shkaktarë për përfitimin e zemërimit të Allahut të Gjithëmëshirshëm, ndërsa zemërimi i Allahut të çon në zjarr. Biseda e kotë me gratë bëhet shkak për ndonjë bela dhe e devijon zemrën. Shikimi i grave me syrin e epshit, e shuan dritën e syrit të zemrës. Edhe hedhja e një shikimi të shkurtër ndaj personit namahrem (personi me të cilin është e ndaluar martesa), është njëri prej kurtheve të shejtanit. Shoqërimi i vazhdueshëm me sulltanin, e flakëron zjarrin e xhehenemit.

O robërit e Allahut, flisni të vërtetën; Allahu është me ata që e flasin të vërtetën. Largohuni nga gënjeshtra, ajo është e kundërta e imanit. Ai që e flet të vërtetën, është në majën e madhështisë dhe të shpëtimit; ndërsa gënjeshtari është në pragun e humnerës. Flisni të drejtën, që të njiheni përmes drejtësisë. Veproni sipas drejtësisë, që të bëheni të drejtë. Ktheni amanetin pronarit të tij. Vendosni kontakte me të afërmit që i kanë ndërprerë ato. Ndihmojuni atyre që ju kanë lënë në pozitë të keqe. Qëndroni besnikë ndaj marrëveshjes. Mbajeni drejtësinë gjatë gjykimit. Duroni ndaj zullumit. Falini ata që ju bëjnë keq; falni gabimet, sepse edhe ju keni dëshirë që t ju falen gabimet. Mos u lavdëroni me baballarët tuaj.

Page 139: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

139

Mos i ngjitni njëri-tjetrit llagape (të këqija)! Pas besimit është shumë keq vënia e llagapit të keq (Huxhurat, 11). Mos bëni shaka. Mos u zemëroni dhe mos tregoni mendjemadhësi ndaj njëri-tjetrit. Mos e përgojoni njëri-tjetrin. A mos ndonjëri nga ju dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? (Huxhurat, 12). Mos ia keni zilinë njëri-tjetrit, sepse zilia e ha imanin siç e ha zjarri drurin. Mos shfaqni armiqësi ndaj njëri-tjetrit, sepse armiqësia i asgjëson të mirat dhe e largon bereqetin.

Jepini selam çdokujt; ktheni përgjigje ndaj selamit të dhënë në mënyrën më të bukur. Le t ju dhimbsen gratë e veja dhe fëmijët jetimë. Ndihmojuni të pafuqishmëve, të shtypurve, luftëtarëve në rrugën e Allahut, ata që kanë mbetur në rrugë, lypësve, skllevërve, skllevërve që kanë arritur marrëveshje me pronarët e tyre për çlirimin e tyre nga skllavëria dhe nevojtarëve. Jepini përkrahje të shtypurit. Jepuni të drejtat që u takojnë. Luftoni kundër egos në rrugën e Allahut, sepse dënimi nga Allahu është i rëndë. Luftoni në rrugën e Allahut. Respektojeni mysafirin. Abdesin kryeni bukur. Falini të pesë namazet ditore në kohën e duhur; këto namaze kanë një shkallë të lartë përpara Allahut. Mos i braktisni namazet vullnetare (nafile). Dhe kush bën ndonjë vepër të mirë, vullnetarisht, po Allahu është me të vërtetë mirënjohës dhe i dijshëm (Bekare, 158). Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! (Maide, 2). O besimtarë, frikësojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë; assesi mos vdisni ndryshe, përveç si myslimanë (Ali Imran, 102)

O robërit e Allahut, dijeni që dëshirat e bllokojnë mendjen, ia hapin rrugën e përgënjeshtrimit të premtimeve (premtimi për shpërblimin dhe dënimin në Ditën e Ringjalljes), inkurajojnë moskokëçarjen dhe shkaktojnë lakminë, prandaj, përgënjeshtrojini dëshirat, sepse dëshirat janë gjëra mashtruese dhe pronari i tij është mëkatar. Kryejini veprat për hir të Allahut me frikë dhe me shpresë. Nëse u është dhënë diçka që keni kërkuar, falënderojuni dhe pasi që ta përvetësoni dhuntinë vendosni për vete një shpresë të re, sepse, Allahu u ka bërë të ditur myslimanëve se: ata që gjenden në mirësi, do të shpërblehen dhe do t'ua shtojë dhuntinë e atyre që falënderojnë . Dijeni që, nuk kam parë ndonjë shkujdesje tek ai që e kërkon xhenetin dhe tek ai që ikën nga xhehenemi, si dhe nuk kam parë një tregtar më të leverdishëm sesa ai që punon për ditën kur do të mbrohen furnizimet dhe kur e pavërteta do të bëhet e qartë për të gjithë. Dijeni që, ai që nuk pajtohet me dobinë që e ka dhënë Allahu, do të pësojë dëm.

Page 140: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

140

Personin që udhëzimi nuk mund ta drejtojë në rrugën e drejtë, do ta dëmtojë devijimi, dhe ai që është i privuar nga dobia e bindjes së sigurt, do të dëmtohet nga dyshimi. Juve u është urdhëruar që të shpërnguleni dhe u është treguar rruga e përfitimit të furnizimit.

Dijeni që, më së shumti frikohem për ju në lidhje me këto dy gjëra: Dhënia pas dëshirave të pafundme dhe pas epsheve.

Dijeni që, bota jua ka kthyer shpinën dhe ju ka të bërë të njohur se është kalimtare. Me të vërtetë ahireti na është drejtuar kah ne dhe na ka bërë të njohur se është duke u afruar kah ne. Dëgjoni dhe dijeni se, sot është dita e përgatitjes dhe nesër është dita e garës. Shpërblimi i fituesit të garës është xheneti, ndërsa humbësve u takon xhehenemi. Dëgjoni dhe dijeni se, ju jeni duke jetuar ditët e numëruara dhe të afatizuara. Mbas saj, do të vijë vdekja me një shpejtësi. Kush, brenda këtyre ditëve të numëruara, gjendet në robërim të sinqertë ndaj Allahut dhe gjendet në punë të mbara, do të përfitojë nga vepra e tij dhe vdekja nuk do ta dëmtojë atë. Kush bën ndonjë gabim gjatë robërimit dhe nuk gjendet në punë të mbara, vdekja do t'i vijë e rëndë dhe nuk do të ketë dobi nga vepra e tij.

O robërit e Allahut, nxitoni në përforcimin e fesë duke e falur namazin me kohë; duke e dhënë zeqatin me kohë; duke i bërë lutje Allahut; duke vendosur marrëdhëniet me të afërmit dhe miqtë; duke u frikësuar nga Dita e Gjykimit; duke e ndihmuar nevojtarin; duke trajtuar me respekt të pafuqishmin; duke lexuar dhe vepruar sipas Kuranit; duke folur të vërtetën; duke mbetur besnik ndaj premtimit dhe marrëveshjes dhe duke ia kthyer amanetin pronarit. Frikohuni nga dënimi i Allahut duke treguar interesim për sevapin e Allahut. Luftoni me shpirt dhe me pasuri drejt rrugës së Allahut. Nga bota merrni aq furnizim, vetëm sa ju duhet për ta shpëtuar shpirtin tuaj nga rreziku. Kryeni punë të mbara, që të shpërbleheni me të mbara, në Ditën në të cilën çdokush ka dërguar paraprakisht të mbarën. Duke e folur këtë fjalë, kërko falje nga Allahu.

Page 141: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

141

2.8 FJALËT QË NXISIN KAH E MBARA DHE QË FRIKËSOJNË NGA

DËNIMI, FJALËT E URTA DHE KËSHILLAT

Dijeni që zjarri është mashtrues dhe tradhtar. Prandaj, ruajuni nga Allahu, nga fuqia dhe madhështia e Tij. Mbasi që e plotësoi udhëzimin e Tij ndaj robërve dhe mbasi që i frikësoi ata, Allahu nuk dëshiron dëbimin e tyre nga Vetja dhe shkatërrimin e tyre në mënyrë graduale. Për shkak të shkatërrimit të robërve në mënyrë graduale mundi i robit devijon nga caku, harron besnikërinë ndaj premtimit dhe mendon se është duke bërë ndonjë punë të bukur; gjithmonë shkon mbas kuptimeve të paragjykuara dhe shpresave mashtruese; jeton i pavëmendshëm përkundër pranimit të lajmeve qiellore; i përgatit vështirësitë për egon e tij dhe me tërë forcën dhe mundin e tij e shkatërron veten; sa i përket premtimit që duhet të pranojë, e shfrytëzon afatin e dhënë nga ana e Allahut; shoqërohet me ata që janë të pavëmendshëm; e kalon natën me mëkatarët dhe bën polemikë me besimtarët në lidhje me bindjen ndaj Allahut; kënaqet me dredhitë dhe shfaqjet e të dehurve. Këta janë ata që shkojnë pas dyshimit dhe që e kanë pranuar atë si moral për vete; duke pretenduar të tregohen si të mëdhenj ndaj të tjerëve, bëjnë padrejtësi përmes shpifjeve dhe këtë e konsiderojnë si një afrim ndaj Allahut; ata i kryejnë punët duke u bazuar në epshe dhe pasione dhe, për shkak të paditurisë dhe verbërisë së tyre i ndryshojnë fjalët e njerëzve të urtësisë. Urtësinë e mësojnë për t u treguar para njerëzve dhe për të fituar famë, por, ata nuk kanë rrugë të drejta që i çojnë deri te caku, as shenja në rrugën që e kalojnë, as dritë që i udhëzon ata. Në këtë gjendje do të jenë deri te stacioni i fundit dhe deri sa të përfundojë koha e tyre. Kur Allahu t jua tregojë përfundimin e veprave të tyre duke ua hequr perdet e pakujdesisë prej syve të tyre, atëherë ata do të drejtohen kah ato gjëra të cilave ua kanë kthyer shpinën dhe do të dëshirojnë që të kthehen në këtë botë, por tani këta do t ia kthejnë shpinën atyre dhe do të dëshirojnë që të rrinë sa më larg prej tyre. Nuk do të kenë asnjë dobi nga dëshirat e arritura, nga kërkesat e realizuara dhe nevojat e plotësuara; këto do të shndërrohen në mëkate për ata dhe do të ikin prej atyre gjërave për të cilat kanë vrapuar gjatë tërë jetës.

Unë po mundohem për t'ju shmangur juve që të mos bini në këtë humnerë. Jua urdhëroj devotshmërinë ndaj Allahut. Nuk ka asnjë dhënës tjetër të dobisë përveç Tij. Atëherë, çdokush që e flet të vërtetën, le të bëjë përpjekje për t i përmirësuar të këqijat që ia kanë mbuluar të fshehtën, sepse, njeriu mendjemprehtë është ai që kur të

Page 142: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

142

dëgjojë diçka, do të mendojë për atë: që mund t i vërejë të vërtetat që e rrethojnë; që mund të përfitojë prej mësimeve; që ecën në rrugën e dritës; që rri larg prej rrugës së errët që të çon te humnera e epshit dhe e pasionit dhe që nuk u ndihmon atyre që gabojnë në lidhje me të vërtetën; që i ndërrojnë fjalët dhe që e shtrembërojnë drejtësinë.

Përcilljani të tjerëve këto fjalë. Pranoni ato fjalë që ju transmetohen. Mos i mbani si barrë ato gjëra që nuk ju nevojiten, sepse ju jeni ata që do ta ndieni rezultatin dhe dënimin e të gjitha punëve të bëra dhe fjalëve të folura. Largohuni nga dyshimi, sepse dyshimi është përcaktuar si një mjet për nxitje. Gjithmonë tentoni lehtësimin dhe drejtohuni kah ajo (mos u hyni çështjeve të dyshimta që nuk mund t u përballoni dhe nga të cilat mund të rrezikoheni). Flisni në mënyrë të bukur me popullin; kaloni mirë me ata. Uleni kryet para Allahut, bëhuni modest dhe kini frikë prej Tij. Nderoni njëri tjetrin, bëhuni të paanshëm, falni të tjerët, gëlltitni zemërimin, sepse këto janë këshillat e Allahut. Ruajuni nga lakmia dhe urrejtja; këto janë punët dhe karakteristikat e kohës së paditurisë. Çdokush le të shikojë se çka ka përgatitur për nesër. Dhe, kini frikë Allahun, s'ka dyshim se Allahu është Ai që e di në detaje atë se çfarë punoni . (Hashr, 19)

O ju njerëz, besojeni këtë në mënyrë prerë: Sado që robi të përpiqet, dhe sado që të jetë aktiv dhe i kujdesshëm, Allahu nuk do t i japë atij më shumë sesa atë çka i ka caktuar robit në Zikri Hekim . Dhe, sado që robi të jetë i pafuqishëm, i paaftë dhe i papërvojë, Allahu nuk do ta privojë nga ajo çka i ka caktuar në Zikri Hekim .1

O ju njerëz, asnjëri nuk mund të shtojë as më të voglin gjësend me dinakëri si dhe nuk mund të humbë asgjë me pazotësi. Ai që e di këtë dhe vepron sipas saj, është në fitim dhe më i rehatshëm se gjithë të tjerët. Ai që e braktis këtë fshehtësi, do të përjetojë dëm dhe do të preokupohet më shumë se të tjerët. Ekzistojnë shumë të pasur dhe të suksesshëm që mendojnë se zotërojnë dhunti të shumta, por për ata dhuntitë janë një kurth. Dhe, sa e sa të tillë janë që në sytë e popullit

1 Këtu është fjala për një libër hyjnor ku janë shënuar përcaktimet (takdir) e robërve. Është e sigurt se përcaktimet që janë të shënuara në këtë libër, janë të shënuara në bazë të urtësisë dhe të drejtësisë. Përderisa njeriu të mos meritojë ndonjë ndryshim të përcaktimit, nuk mund ta parandalojë ushtrimin e përcaktimit ekzistues ndaj tij duke bërë përpjekje dhe duke marrë masa paraprake, sepse, do të vijë në kundërshtim me urtësinë hyjnore të domosdoshmërisë së qëndrimit të çdo gjësendi në vendin e merituar. Nëse vetë njeriu ndërron ndonjë gjë te personaliteti i tij dhe nëse i ndërron pozita e tij, atëherë me urdhrin e Allahut do të ndërrohet përcaktimi i njeriut. Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë edhe thënie të shumta.

Page 143: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

143

shihen si të dobët dhe të brengosur, por kjo brengë është për të mbarën e tyre.

O ti që dëgjon dhe shikon, kthjellu nga dehja, zgjohu nga pavëmendja, ngadalësoje shpejtësinë, prit pakëz. Ajo që vjen nga Allahu, nuk kthehet mbrapa; mendo pak për premtimet që nuk kanë rrugëdalje dhe nuk mund të evitohen. Braktise lëvdimin. Mendjemadhësinë largoje. Përgatitu për vendin ku do të shkosh. Përkujtoje varrin dhe shtëpinë e Ahiretit; atje është përfundimi dhe caku yt. Çka do që bësh, atë do ta gjesh; çka e mbjell, atë e korr dhe çka jep, atë do ta marrësh. Çka do që dërgon sot, nesër do të përballesh me të. Përshtatu këtyre këshillave dhe përfito prej kësaj. Mbaje në mend atë çka dëgjon dhe atë çka premton, sepse mbajtja në mend i ka dy veçori: Ose vepron në bazë të saj dhe do të bëhet shkas për bindje ndaj Allahut, ose e lë anash dhe me këtë do të plotësohet udhëzimi ndaj teje. Zgjohu nga pavëmendja! Bëhu i kujdesshëm! Vepro me seriozitet! E asnjë informues nuk mund të të informojë ty në këtë mënyrë (Fatir, 14)

Të ndaluarat (haram) e rëndësishme dhe të prera që përmenden në Kuran, që kanë të bëjnë me boshtin e kënaqësisë dhe të zemërimit të Allahut, me sevapin dhe ndëshkimin e Tij, dhe që duhet të ndalemi për t i shqyrtuar në mënyrë serioze, janë këto:

1-Të përshkruarit shok Allahut në ibadetet e obliguara; 2-Mënjanimin e zemërimit të tepërt që i shkakton dëm

vetvetes; 3-Pranimi i një vepre si e drejtë dhe pastaj veprimi me të

kundërtën e saj; pra mospërputhja e fjalëve dhe e veprave; 4-Nxjerrja e një shpifjeje (bidat) në fe, duke pasur për qëllim

plotësimin e dëshirave tona; 5-Ndjenja e kënaqësisë për lëvdatat nga ana e popullit për ato

punë që nuk i ka kryer vetë; 6-Të qenët dyfytyrësh dhe dygjuhësh me njerëzit; ecja me

mendjemadhësi në mesin e tyre.

Një njeri që ka përvetësuar njërën nga këto ndalesa, nëse nuk pendohet dhe nuk kthehet kah Allahu, ai kurrë nuk mund të bëhet Mumin (besimtar), sado që të flasë bukur, të duket bukur dhe të pranohet fisnikëria e tij.

Kuptoji këto fjalë, sepse gjithçka mund të njihet përmes gjërave të ngjashme. Shtazët e kanë brengën e mbushjes së barkut;

Page 144: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

144

shtazët gjakatare e kanë brengën e sulmit ndaj të tjerave; brenga e grave është shkaktimi i çrregullimeve në botë duke u stolisur me bukuritë e kësaj bote, por, zotëruesit e besimit janë ata që ruhen nga dënimi i Kiametit, që frikohen dhe që janë të matur.

2.9 FJALËT QË SHPJEGOJNË GJENDJEN E FAJTORËVE

Mos u bën ndër ata që shpresojnë botën e ardhshme pa vepruar; që shpresojnë në pendimin përkundër dëshirave të pafundme; që i flasin fjalët e atyre që kanë hequr dorë nga kjo botë (zahid), por që i kryejnë veprat e atyre që janë të mashtruar mbas kësaj bote; që nuk dinë të ngopen me mallin dhe pasurinë e kësaj bote, sado që u jepet atyre; që nëse nuk u jepet, nuk do të jenë të kënaqur; nëse u jepet, në vend të falënderimit do të kërkojnë atë çka nuk u është dhënë; që e largojnë popullin nga të këqijat, por vetë nuk largohen; që e urdhërojnë atë që vetë nuk e kryejnë; që i donë njerëzit e pastër, por nuk i punojnë veprat e tyre; që nuk i donë fajtorët, por vetë janë fajtorë; që nuk kënaqen për vdekjen për shkak të shumësisë së mëkateve dhe që nuk heqin dorë nga mëkatet deri në momentin e fundit të vdekjes; që thonë : Në vend se ta lodh veten me kryerjen e gjithë këto veprave, pse të mos ulem dhe të kërkoj mëshirën e Allahut ?!; që kërkojnë falje, por vazhdimisht bëjnë mëkate; që jetojnë aq gjatë për të pranuar mësime, por që nuk i pranojnë; që kur e përkujtojnë të kaluarën, thonë: Sa do të ishte mirë sikur të kisha punuar dhe të isha munduar , por që nuk i vlerësojnë mundësitë përpara tyre; që kur të sëmuren, pendohen për gabimet e bëra, por kur të shërohen e shtyjnë kryerjen e veprave të mira duke e mbajtur veten kryelartë; që kur janë të shëndoshë, e pëlqejnë veten ndërsa kur mjerohen bëhen të pashpresë; në çështjet që i punojnë me paramendim pësojnë humbje, ndërsa në çështjet që janë të sigurt nuk mund të fitojnë ndaj epshit. Një person i tillë nuk kënaqet as me pjesën e tij të furnizimit, as nuk mbështetet në garantimin e Allahut; është në mëdyshje në lidhje me obligimet që i ka braktisur; kur të pasurohet bëhet kryelartë dhe shkon mbas nxitjeve, ndërsa kur të varfërohet, e humb shpresën dhe fuqinë. Edhe nëse ka shumë mëkate, do të drejtohet kah edhe më e shumta; nëse ka shumë dhunti, dëshiron shtimin e tyre dhe nuk falënderon për dhuntitë e dhëna; i vëren gabimet e parëndësishme të të tjerëve, ndërsa i mbyll sytë për gabimet e tij të mëdha. Kur të përballet me ndonjë epsh, do të ngazëllehet dhe do të shkojë mbas tij, me shpresën e shprehjes së pendimit për atë vepër, ndërsa, nuk e di as si do të bëhet pendimi. Nuk siguron dobi për

Page 145: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

145

vete, as duke u interesuar për shpërblim, as duke u përmalluar për të dhe, as frika për dënim nuk e parandalon atë.

Kur të dëshiron diçka, do të këmbëngulë, ndërsa kur duhet të veprojë, plogështohet. Në fjalë tregohet si udhëheqës, ndërsa në vepër është më i fundit. Shpreson në dobinë e punës që nuk e ka kryer vetë dhe nuk shqetësohet për dënimet e krimeve të kryera. Vrapon mbas dhuntisë kalimtare të kësaj bote dhe i braktis dhuntitë e botës së përhershme për shkak të paditurisë së tij. Frikohet nga vdekja, por nuk frikohet nga humbja e rastit. Fajin e vogël të tjetrit e sheh si të madh, ndërsa fajin e tij që është më i madh se i tjetrit, e konsideron si të vogël. Robërimin e tjerëve që e sheh si të paktë, të njëjtën për vete e sheh si të tepruar; frikohet për përfundimin e atyre që i kryejnë krimet më të vogla sesa vetë, ndërsa shpreson nga një vepër që është më e vogël se e të njëjtit. Të tjerët i kritikon ndërsa veten e lëvdon. Kur është i disponuar, ua kthen amanetet e njerëzve, ndërsa kur të zemërohet ose pëson ndonjë fatkeqësi, tradhton amanetet e njerëzve. Kur ta arrijë sigurinë, mendon se është penduar; kur ta përjetojë fatkeqësinë dhe brengën, mendon se është dënuar. Agjërimin e vonon dhe nxiton për të fjetur; natën nuk e kalon me namaz dhe adhurim, dhe ditën nuk e kalon me agjërim. Pa e përqafuar pagjumësinë e natës, mezi pret mëngjesin të agojë; pa e ndier urinë, mezi pret që të bëhet nata.

Kërkon mbrojtjen e Allahut prej atij që është më i ulët se ai, por jo edhe prej atij që është më i epërm se ai. Mërzitet dhe shqetësohet për popullin, por nuk shqetësohet për veten kundrejt Allahut. Për të është më e dashur të qenët i përgjumur me të pasurin, sesa të qenët i zgjuar (përkujtimi i Allahut) me të varfrit. Me të paktën zemërohet; me të shumtën bën padrejtësi. Nëse është diçka në dobinë e tij, i dëmton të tjerët; nëse është në dëm të tij, nuk dëshiron dobinë e të tjerëve. Gjithmonë ka dëshirë që çdokush t i bindet dhe të mos dalë nga urdhri i tij. Gjithmonë dëshiron të pranojë, nuk e dëshiron dhënien. Mundohet ta drejtojë tjetrin në rrugë të drejtë, ndërsa vetë lazdrohet.

Frikohet prej njerëzve nga bërja e padrejtësisë ndaj Allahut, por nuk e ka frikën e Allahut në lidhje me të drejtat e njerëzve. Nuk e falënderon Allahun për dhuntitë, si dhe për shtimin e tyre; nuk urdhëron për kryerjen e veprave të mira dhe nuk ndalohet për kryerjen e veprave të këqija. Jeta i kalon në dyshim. Kur të sëmuret, vepron me sinqeritet dhe pendohet, kur të shëndoshet, bëhet zemërgur dhe kthehet në mëkate. Gjithmonë punon për veten, dhe jo për të tjerët. Nuk di se

Page 146: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

146

çka do t i sjellin atij veprat, ku do ta shpijnë atë dhe sa do të zgjasë kjo. O Allah, na bën neve ndër robërit që frikohen. O ti që kërkon këshillë, përqafoji fjalët e mia, mbaji dhe ruaji, ngase do mund të shkosh mbrapa.

2.10 FJALËT QË I SHPJEGOJNË TIPARET E TË DEVOTSHMËVE

Në këtë botë, ata janë zotëruesit e virtytit. Fjalët e tyre janë të vërteta. Veshmbathja e tyre është mesatare. Ecin në mënyrë modeste. I nënshtrohen Allahut përmes zemërbutësisë dhe përuljes. I mbyllin sytë prej atyre gjërave që i ka ndaluar Allahu. Veshët i drejtojnë vetëm kah dituria e dobishme. Ashtu si qetësohen zemrat kur t i arrijnë dhuntitë, ashtu edhe zemrat e tyre janë të qeta dhe të kënaqur me caktimin dhe paracaktimin hyjnor, dhe të tillë janë edhe me rastin e ballafaqimit të fatkeqësive. Sikur të mos kishte caktuar Allahu kohën e vdekjes së tyre, shpirtrat e tyre nuk do të qëndronin në trupat e tyre as për një moment të vetëm, për shkak të mallit të shpirtrave të tyre ndaj shpërblimit të Allahut dhe frikës nga dënimi i Allahut.

Në sytë e tyre, Krijuesi është i madh dhe çdokush përveç Tij është i vogël. Sa i përket xhenetit, sikur janë duke e shikuar atë me sytë e tyre dhe janë duke i shfrytëzuar dhuntitë e tij. Dhe, sa i përket xhehenemit, sikur janë duke e shikuar atë me sytë e tyre dhe janë duke e vuajtur dënimin. Zemrat e tyre janë të brengosura dhe nuk i bëjnë dëm askujt. Pritjet e tyre janë të pakta, trupat e tyre janë të dobët, karakteri i tyre është i pastër dhe i ndihmojnë shumë Islamit. I durojnë ditët që kalojnë shpejt dhe e arrijnë rehatinë e gjatë dhe përfituese, të përgatitur nga ana e Allahut enkas për ata. Bota i dëshiron ata, por ata nuk e dëshirojnë botën. Bota shkon mbas tyre, por ata nuk ia japin rastin.

Kur bie nata, ngrihen në këmbë dhe i formojnë rreshtat për t u falur dhe për ta adhuruar Allahun; ajetet e Kuranit i lexojnë aq ngadalë sa që mund të numërohen shkronjat dhe mendojnë për kuptimet e tyre. Kur të pikëllohen, ilaçin e kërkojnë te Kurani. Pikëllimi i tyre përforcon vajtimin e tyre për mëkatet dhe plagët e zemrës. Kur të lexojnë ndonjë ajet të Kuranit që i inkurajon në shpërblim, ndalen dhe e studiojnë atë duke u munduar që ta përvetësojnë atë; zemrat e tyre gufojnë prej ankthit të përvetësimit të tij, sikur të ishte shfaqur para syve shpërblimi i premtuar nga ana e Allahut. Kur të vijnë deri te ndonjë ajet frikësues, e dëgjojnë atë me veshin e zemrës dhe sikur e dëgjojnë flakën e zjarrit duke u rritur dhe zërat trishtuese që dalin nga

Page 147: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

147

thellësia e saj; dridhen prej frikës dhe janë mbyllur në sexhde duke e prekur tokën me ballin, duart, gjunjët dhe gishtat e këmbëve; kërkojnë prej Allahut shpëtimin nga prangosja prej zinxhirëve të vuajtjeve.

Sa i përket ditës së tyre, ata bëhen njerëz të urtësisë, dijetarë, të sinqertë dhe të devotshëm. Frika ndaj Allahut ua ka dobësuar trupat e tyre dhe janë bërë sikur shigjeta e tëholluar; ai që i shikon ata, i duken sikur janë të sëmurë (por ata nuk janë të sëmurë). Ai që i vështron ata, mendon se i kanë humbur mendtë, ndërsa ata janë të zënë në një punë të madhe. Duke e përkujtuar fuqinë dhe madhështinë e Allahut, vdekjen, situatën dhe tmerrin e Kiametit, në zemrat e tyre hyn frika dhe ua merr mendtë. Kur t i kaplojë frika, ata vrapojnë pas punëve të pastra, për hir të Allahut. Nuk kënaqen me adhurimin e paktë; shumësia e veprave nuk u duket e madhe para syve. Vazhdimisht e konsiderojnë veten fajtor dhe brengosen për veprat e tyre. Nëse e lëvdon ndonjërin prej tyre, menjëherë do të trembet dhe do të thotë: Unë veten e njoh më mirë se të tjerët, ndërsa Krijuesi im më njeh mua më mirë sesa unë vetveten! O Allah, mos më akuzo për shkak të fjalëve të tyre që i flasin! Më bërë mua më të lartësuar sesa supozimet e tyre! M i fal ato gabime që nuk i dinë ata, sepse Ti e di të fshehtën!

Disa nga veçoritë e të devotshmëve janë edhe këto: Ti do të vëresh se ata janë në fe të fortë; në urtësi të kujdesshëm; në besim të padyshimtë; në dituri të lakmueshëm; në mençuri të mprehtë; gjatë dhënies, të mëshirshëm; në fe, të thelluar në mendime, në urtësi të dijshëm; në pasuri mesatarë; në adhurim, të përulur; në mospasje, të stolisur; në kohërat e vështira, të rezistueshëm; gjatë vuajtjeve, jo të vrazhdë; dhurojnë në vendin e duhur; në fitim, të butë; gjithmonë mbas furnizimit të lejuar; në rrugën e drejtë, të hareshëm; prej koprracisë, të shpëtuar; në rrugën e drejtë (istikamet) duke kryer vepra të mira; e mbrojnë veten kundrejt epshit; nuk bëhen mendjemadh nga lëvdimi i padijshmëve; nuk e lënë mbasdore llogarinë për veprat e tyre; veten e mbajnë fajtorë; gjithmonë mbas punëve të pastra dhe të bukura por gjithmonë duke pasur frikën e Allahut.

Për ata, brenga e natës është falënderimi; brenga e mëngjesit është përkujtimi. Natën e kalojnë të frikësuar. Ditën e fillojnë të hareshëm. Nëse u lehtësohet frika, shqetësohen se po bëhen të pavetëdijshëm, ndërsa, shkaku i haresë së tyre është përfitimi i mirësisë dhe i mëshirës. Nëse egot e tyre krenohen, i pëlqejnë gjërat e papëlqyeshme dhe nuk u dorëzohen atyre, atëherë i dënojnë ato duke ua kundërshtuar dëshirat e tyre.

Page 148: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

148

Gëzimi i tyre është duke shpëtuar nga gjërat prej të cilave frikohen, ndërsa, gëzimi i vërtetë është arritja e dhuntive të përhershme. Nuk kanë prirje kah gjërat kalimtare. Pjekuria e tyre është e ndërlidhur me diturinë, ndërsa dituria me veprimin. Qëndrojnë larg nga përtacia dhe rraskapitja. Gjithmonë janë gazmorë; dëshirat e tyre janë ato gjëra që arrihen lehtë, rrëshqitja prej rrugës së drejtë është shumë e vogël. Zemrat i kanë të buta. Egoja e tyre kënaqet me atë çka kanë në dorë. Padijeninë e mbajnë të fshehtë; punën e kanë të lehtë; fenë e kanë të mbrojtur; epshin e kanë të vdekur; zemërimin e kanë gëlltitur. Moralin e kanë të tejpastër, sekretet që u tregohen i mbajnë për vete; nuk dëshmojnë as kundër armiqve nëse është në kundërshtim me të vërtetën. Asnjë punë nuk e kryejnë sa për t'u treguar. Për shkak të turpit nuk e braktisin ndonjë punë të mbarë. Nga ai shpresohet e mbara dhe, nuk ka sherr prej tij. Edhe nëse ndodhet në mesin e atyre që janë të pavëmendshëm, ai prapë do të jetë nga ata që përkujtojnë.

E fal atë që i bën padrejtësi. Nuk e çon inat atë që ka inat ndaj tij. Vendos marrëdhënie me atë që i ndërpret marrëdhëniet; butësia nuk largohet prej tij; nuk është i paaftë në përvetësimin e moralit dhe të veprës që janë stolitë e tij. Fjala e keqe, veprimi i shëmtuar është larg prej tij; fjalën e ka të butë; nuk ka hile; veprat e bukura i ka të shumta; e mbara vazhdimisht arrin te njerëzit por assesi sherri i tij. Është i qëndrueshëm në kohërat e paqëndrueshme dhe është i durueshëm në punët jo të këndshme; falënderon kur është në bollëk dhe në rehati. Kur është i zemëruar, nuk i bën padrejtësi askujt. Nuk bën mëkate ndaj personit që e do; nuk kërkon diçka nëse nuk ka të drejtë dhe nuk i takon atij; nuk e mohon të drejtën e tjetërkujt nëse e ka mbi vete atë. E pranon të vërtetën para se të thirret dëshmitari; nuk e çon në dëm atë çka i besohet; nuk i thërret të tjerët me llagape nënçmuese. Nuk bën zullum as nuk ka dëshirë për një gjë të tillë. Nuk e dëmton fqinjin; nuk gëzohet nëse ndonjëri pëson ndonjë fatkeqësi apo vështirësi. Vrapon mbas punës së drejtë; amanetin ia kthen pronarit; është i painteresuar për punët e shëmtuara.

Urdhëron të mirën dhe e ndalon të keqen. Nuk hyn në punët e kësaj bote, pa pasur njohuri për to. Nuk ndahet nga e vërteta; nëse hesht, heshtja e tij nuk e shpie te shqetësimi; nëse qeshet, nuk e ngrit zërin. Kënaqet më atë çka ka në dorë; zemërimi nuk mund të ngadhënjejë ndaj tij; epshi dhe pasioni nuk mund ta mashtrojnë atë; koprracia nuk mund të bëhet fitues ndaj tij; nuk e ka syrin te malli i të tjerëve; përzihet me popullin për të fituar dituri; hesht, për të qenë i sigurt; pyet për të kuptuar. Dëgjimin dhe mësimin e fjalës së mbarë

Page 149: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

149

nuk e bën me qëllim të dobësimit apo kundërshtimit të tjerëve, dhe oratoria e tij e bukur nuk ka për qëllim kryelartësinë ndaj të tjerëve. Kur t i bëhet padrejtësi ndaj tij, do të durojë përderisa të hakmerret Allahu.

Egoja e tij është vazhdimisht i parehatshëm nga ai, por njerëzit shpresojnë të mbarën prej tij. Egon e lodh për botën e ardhshme, njerëzit i rehaton dhe i bën të sigurt nga ndikimet e egos së tij. Nëse largohet apo zemërohet ndaj ndonjërit ose e urren atë, kjo është për arsye të mbrojtjes së egos të tij. Nëse i afrohet ndonjërit, kjo ndodh nga mëshira, nga butësia dhe nga mirësia. Largimi i tij nuk është nga kryelartësia apo mendjemadhësia; afrimi nuk është prej hiles apo mashtrimit me fjalë të ëmbla. U përshtatet atyre që ishin para tij në kryerjen e punëve të mbara dhe prin në kryerjen e veprave të mbara ndaj atyre që vijnë mbas tij.1

2.11 FJALIMI QË SHPJEGON THEMELET E BESIMIT (IMAN) DHE TË PABESIMIT (KUFR)

Padyshim që të gjitha punët i filloi Allahu; atë që e pëlqeu (zgjodhi) për Vete, zgjodhi, dhe atë që e deshi, ndau për Vete. Imanin e pëlqeu, atë e solli në ekzistencë prej emrit të Tij2 dhe ia dhuroi robit të dashur. Shpjegoi se çka është imani, që të mund të përfitojnë më lehtë ata që ishin të etshëm për të. I lehtësoi ligjet e tij. I përforcoi themelet e atyre që dëshironin të largoheshin prej tij. Atë e bëri vend të sigurt, për ata që hynë brenda dhe një mjet lartësues për ata që e bartin atë. Atë e caktoi si udhëzues për ata që i nënshtrohen; stoli për ata që dëshirojnë të zbukurohen; fe për besimtarët; strehë për ata që strehohen; litar për ata që e përqafojnë; dëshmi për ata që flasin për

1 Sejjid Radi e transmeton pak më ndryshe tekstin e këtij fjalimi. Në fjalimin e 191-të të Nehxh-ul Belagës, ai shkruan: Njëri prej sahabeve të Hz Aliut me emrin Hemmam, e pyet Hz Aliun (a.s.): O Prijësi i Besimtarëve, më trego për tiparet e të devotshmëve; më përshkruaj ashtu sikur i shohë ata përpara syve . Hz Aliu (a.s.) duke i dhënë shumë rëndësi kësaj pyetjeje, i tha: O Hemmam, Frikohu nga Allahu, gjendu në vepra të mira, sepse Allahu është me ata që ruhen dhe ata që gjenden në mirësi . Hemmami nuk u mjaftua me këtë shpjegim dhe kërkoi shpjegimin e mëtejmë. Mbasi që insistoi në këtë kërkesë, Hz Aliu (a.s.) u ngrit dhe filloi fjalimin e lartshënuar. Sipas Nehxh-ul Belagës, kur erdhi fjala deri këtu, Hemmami lëshoi një britmë, u rrëzua në tokë dhe e dha shpirtin. Hz Aliu (a.s.) tha: Vallahi, unë frikohesha se do të ndodh kjo

2 Këtu është fjala për emrin e Allahut Mumin

Page 150: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

150

vendimet e tij; nder për ata që kuptojnë; urtësi për ata që flasin për të; dritë për ata që dëshirojnë të ndriçohen me të; argument për ata që debatojnë; fitore për ata që vijnë në përfundim; dituri për ata që e mbajnë në mend; rrëfim për ata që e transmetojnë; vendim për ata që padisin; pjekuri për ata që i studiojnë thëniet e të Dërguarit (s.a.a.); mendje për ata që mendojnë dhe janë të kujdesshëm; mirëkuptim për ata që mendojnë; bindje të sigurt për ata që kuptojnë me mend; mendjemprehtësi për ata që duan t ia nisin një pune; shenjë për ata që duan të zbulojnë rrugën e drejtë; mësim për ata që kërkojnë të pranojnë këshilla; shpëtim për besimtarët; mjet i miqësisë me Allahun për të sinqertit; mjet afrues tek Allahu për ata që vrojtojnë; siguri për ata që mbështeten; rehati për ata që punët ia lënë Allahut dhe të cilëve u mjafton kënaqësia e Allahut; gjallëri për të mirët; mbarësi për ata që garojnë; mburojë për ata që durojnë; rroba për të devotshmit; pastërti për ata që gjenden në rrugën e drejtë; siguri për Myslimanët dhe shëndet për të drejtët.

Imani është themeli i të vërtetës. Rruga e këtij themeli është rruga e drejtë; atributi i tij është mirësia; krenaria e tij është maturia. Imani është një rrugë e ndritshme; është drita e pishtarit; pishtari i tij është vepra e mirë; llamba e tij është nderi. Zotëruesi i imanit synon qëllimin e lartë dhe është fituesi i garës. Në arenën e imanit, kuajt garues janë të gatshëm për garë; shpërblimi është një vlerë që lakmohet; mjetet garuese janë prezentë prej kohërave të lashta; pika përfundimtare e kësaj gare është vdekja; vendi përgatitës është dynjaja; vendtubimi i vrapuesve është kiameti; çmimi i fituesve është xheneti; ndëshkimi për ata që kanë mbetur mbrapa është xhehenemi. Mjeti garues është devotshmëria, kuajt janë fisnikëria dhe garuesit janë ata që kryejnë vepra të mira.

Përmes imanit dallohen punët e pastra; punët e pastra gjallërojnë me diturinë e fesë; përmes diturisë së fesë arrihet frika nga vdekja; me vdekje përfundon dynjaja dhe ahireti ia ka zënë vendin kundrejt dynjasë1. Në ditën e Kiametit do të afrohet xheneti; xheneti do të jetë përmallimi i atyre të xhehenemit, ndërsa xhehenemi është këshillë për të devotshmit; devotshmëria është e ngjashme me dhurimin2. Devotshmëria është një cak i tillë, që ata që shkojnë mbas saj nuk do të shkatërrohen; ata që veprojnë sipas saj, nuk do të pendohen; ata që kanë arritur lumturinë, e kanë arritur devotshmërinë;

1 Në Nehxhu-ul Belaga shkruan: Ahireti fitohet përmes dynjasë

2 Në Kafi shkruan: Devotshmëria është esenca e imanit

Page 151: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

151

ata që e kanë arritur zhgënjimin, e kanë arritur duke bërë mëkate; njerëzit e mençur duhet të ruhen prej mëkateve dhe zotëruesit e devotshmërisë duhet t i pranojnë këshillat.

Imani mbështetet në katër shtylla: Durimi; bindja e sigurt; drejtësia dhe lufta në rrugën e Allahut.

-Durimi mbështetet në katër themele: - Dëshira; frika; asketizmi dhe vëzhgimi. Ai që e dëshiron xhenetin, heq dorë nga epshi i tij. Ai që frikohet prej xhehenemit, ruhet nga e ndaluara; ai që është asket në këtë botë, vështirësitë e kësaj bote i duken të lehta; ai që e vëzhgon vdekjen, vrapon mbas punëve të mbara.

-Bindja e sigurt mbështetet në katër themele: - Mendjemprehtësia; të qenët i kujdesshëm gjatë komentimit dhe analizës së urtësisë; marrja e mësimit nga e kaluara dhe njohja e traditës së të kaluarve. Zotëruesi i mendjemprehtësisë e mban syrin e hapur dhe, njeh dhe i komenton detajet e urtësisë. Ai që mund ta shpjegojë urtësinë, ai e njeh mirë atë nga i cili mund të marrë mësim. Ai që e njeh mirë atë prej të cilit mund të marrë mësim, ai e di sunetullahin1. Ai që e di sunetullahin, ai bëhet i njëjtë me ata që kanë jetuar me popujt e mëhershëm.

-Drejtësia mbështetet në katër themele: Perceptimi i thellë; thellësia e diturisë; mbërritja deri te vendimi përmes gjykimeve të qarta dhe të qenët i qëndrueshëm në maturi. Zotëruesi i perceptimit të thellë i interpreton të gjitha dituritë (zhytet në thellësitë e saj). Ai që e njeh gjykimin, nuk devijon prej tij. Ai që është i matur, nuk kalon kufirin gjatë kryerjes së punës dhe jeton në mesin e njerëzve duke qenë i lëvduar nga ata.

-Edhe lufta në rrugën e Allahut mbështetet në katër themele: - Urdhërimi i së mirës; ndalimi i së keqes; të qenët i drejtë në momentet e vështira; ushqimi i armiqësisë ndaj ngatërrestarëve. Ai që e urdhëron të mirën; do t ua shtojë fuqinë besimtarëve. Ai që e ndalon të keqen, do t i thyejë hundët e jobesimtarëve dhe do të llogaritet se e ka kryer obligimin gjatë momenteve të vështira. Ai që ushqen armiqësi ndaj ngatërrestarëve do të zemërohet vetëm për hir të Allahut. Këto janë të vërtetat, themelet dhe pjesët e imanit.

1 Ligjet hyjnore që zbatohen për shoqërinë

Page 152: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

152

Edhe pabesimi mbështetet në katër shtylla: - Ngatërresa; tejkalimi i kufirit; mëdyshja (shek) dhe dyshimi.1

-Ngatërresa përbëhet prej katër pjesëve: Vrazhdësia dhe jobesnikëria; verbëria e zemrës; pavëmendja dhe kalimi i kufirit duke u bërë kryelartë. Njeriu i vrazhdë e ofendon besimtarin, zemëron dijetarët e fesë dhe insiston në prishjen e marrëveshjes. Ai që e ka të verbër syrin e zemrës, harron përkujtimin (e Allahut dhe të Hz Resulullahut s.a.a.), i keqësohet morali, bën padrejtësi ndaj Allahut dhe shejtani e bezdis atë. Ai që është i pavëmendshëm, bën krim ndaj vetvetes; kthehet mbrapa; devijimin e konsideron si rrugë të drejtë; dëshirat e mashtrojnë atë dhe kur të kryhet puna dhe të largohet perdja para syve, do të pendohet kur ta shohë atë (dënimin) që nuk e ka pritur prej Allahut. Ai që bëhet kryelartë dhe del prej urdhrit të Allahut, do të bie në dyshim. Allahu do ta poshtërojë me fuqinë e Tij atë që bie në dyshim, kryen mëkate dhe që mashtrohet nga afati i dhënë nga ana e Tij; në të njëjtën kohë, do ta përulë me madhështinë e Tij.

-Tejkalimi i kufirit përbëhet prej katër pjesëve: - Zhytja në thellësi2; grindja për të vërtetën; devijimi nga rruga e drejtë; formimi i ndasive dhe grupeve. Ai që zhytet në thellësi në ato çështje që nuk ka kapacitet për të bartur, nuk do ta arrijë asnjëherë realitetin. Përpjekja e tij nuk do vlejë asgjë dhe do të përfundojë me fundosjen në vorbullën e habisë dhe devijimit. Pa shpëtuar nga një nxitje, do të shkojë mbas tjetrës dhe gjithmonë do të vrapojë mbas ideve të ndërlikuara që e hutojnë. Si pasojë e grindjes në mes të personit grindavec dhe të të tjerëve, do të hyjë ndasia në mes tyre dhe si pasojë e inatit të vazhduar, punët e tij do të asgjësohen. Kush devijon nga rruga e drejtë, gjithçka e mirë, atij do t i duket e keqe; e keqja do t i zbukurohet dhe do të dehet nga devijimi. Ai që shkon mbas ndasive dhe mosmarrëveshjeve, në jetën e tij do të përballet me ngecje; punët do t i vështirësohen dhe rruga e shpëtimit do t i ngushtohet. Çdokush që kalon në vartësinë e ndonjë rruge tjetër, jashtë rrugës së besimtarëve, si pasojë do të ketë humbjen e fesë.

1 Dallimi në mes të mëdyshjes (shek) dhe dyshimit është se pasiguria është gjendja në të cilën assesi nuk mund të vendosim në lidhje me ndonjë çështje, ndërsa dyshimi ka të bëjë me përzierjen e së vërtetës (hak) dhe të të pavërtetës (batil).

2 Zhytja në temat dhe idetë shpirtërore që shkaktojnë humbjen e stabilitetit shpirtëror

Page 153: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

153

-Mëdyshja përbëhet prej katër pjesëve: Ngurrimi (hezitimi); frika; pavendosmëria dhe dorëzimi ndaj rrjedhës së ndodhive1. Në lidhje me cilën dhunti të Allahut dyshojnë dyshuesit? - Kush frikohet prej rrezikut që i kanoset, do të kthehet prapa. Kush ngurron në fenë e tij, vazhdimisht do të numërojë në vend; ata që janë përpara tij do ta lënë mbrapa dhe ata që janë mbrapa tij do ta arrijnë. Një i tillë do të shtrydhet nga ana e shejtanit. Ai që dorëzohet ndaj rreziqeve të kësaj dhe të botës tjetër (që nuk mendon fare për një rrugëdalje), do të shkatërrohet në të dy botët. Prej kësaj mund të shpëtojë vetëm përmes dritës së bindjes së sigurt.

-Dyshimi bazohet në katër gjëra: Ndjenja e kënaqësisë prej stolive; mashtrimi i epshit; komentimi i të shtrembërve dhe përzierja e së vërtetës me të pavërtetën. Ndjenja e kënaqësisë prej stolive bën që njeriu të heqë dorë nga dëshmitë. Mashtrimi i epshit shkakton shkuarjen mbas kënaqësive. Lëvizja e shtrembër është shkaktare e devijimit të shumtë. Përzierja e së vërtetës me të pavërtetën është prej errësirave që bien njëra mbi tjetrën.

Këto janë pjesët dhe themelet e pabesimit.

Grindja mbështetet në katër shtylla: Nënshtrimi ndaj epshit dhe pasioneve; plogështia në fe; zemërimi dhe lakmia.

-Nënshtrimi ndaj epshit dhe pasionit mbështet në katër gjëra: Mizoria; agresioni; kënaqësia; kundërshtimi. Ai që bën mizori do të dëmtohet dhe do të shkatërrohet shumë; do të mbetet vetëm dhe të tjerët do të bashkohen kundër tij. Fundi i atij që kryen agresion nuk është i sigurt dhe zemra nuk i mbetet e shëndoshë. Ai që nuk mund ta shpëtojë veten nga kënaqësitë, do të fundoset në vorbullën e përmallimit të dëshirave. Ai që kundërshton me vetëdije, do të devijojë nga rruga e drejtë pa argument dhe pa arsyetim.

-Plogështia në fe përbëhet prej katër pjesëve: - Frika; mashtrimi; lajkatimi dhe dëshira. Frika e largon njeriun prej të vërtetës. Mashtrimi ndaj botës është shkak për mosdhënien e rëndësisë ndaj botës së ardhshme. Lajka e çon njeriun drejt humnerës së

1 Në një vend tjetër thuhet: Dorëzimi kundrejtë paditurisë

Page 154: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

154

pafundme. Sikur të mos kishte qenë dëshira, njeriu do të dinte ta vlerësojë gjendjen e tij aktuale dhe, sikur të kishte ditur njeriu gjendjen e tij aktuale, menjëherë do të vdiste nga frika dhe nga egërsia.

-Edhe zemërimi përbëhet prej katër pjesëve: Kryelartësia; lëvdimi; mburrja dhe fanatizmi. Ai që e mban veten kryelartë do të mbetet i prapambetur; ai që lëvdohet, kryen mëkat. Nëse kaplohet nga mburrja do të insistojë në punët e gabuara. Fanatiku kryen zullume. Ai që shkon prapa, që kryen mëkate dhe ngatërresa, është në një gjendje shumë të shëmtuar.

-Lakmia i ka katër pjesë: Hareja; krenaria; inati dhe madhështia. Hareja për bukuritë e kësaj bote është vepër e papëlqyeshme tek Allahu. Krenaria është egoizëm. Inati është një tundim që të çon zvarrë deri te mëkati. Madhështia është një lojë, zbavitje, preokupim dhe ndërrimi i së mirës me të keqen.

Këto janë pjesët dhe themelet e grindjes. Allahu dominon mbi robërit e tij; është i fortë; bereqetin e ka të

bollshëm; urtësinë e ka të qartë; argumenti i Tij është i epërm; fenë e ka të dëlirë; fjalën e ka të vërtetë; mirësia i paraprin dënimit; është i zgjedhuri (për lartësim) nga ana e krijesave. Njësia matëse e Tij është drejtësia; mesazhet i ka të transmetuara dhe rojet i ka të gatshme. Pastaj, Allahu ka caktuar të keqen si mëkat, mëkatin si nxitje dhe nxitjen si ndyrësi. Të mirën e ka caktuar si begati dhe pendimin si pastrim dhe si mjet për të qenë i kënaqur me robërit e Tij. Ai që pendohet, do të udhëzohet; ai që shkon mbas nxitjeve, do të mbetet i devijuar përderisa nuk drejtohet kah Allahu, nuk pranon mëkatin e bërë dhe nuk i dëshmon premtimet e dhëna ndaj Allahut. Do të shkatërrohet ai që e meriton dënimin e Allahut.

Tek Allahu mund të gjeni falje për pendim, mëshirë, sihariq dhe urtësi me bollëk. Dhe, dënimi, zjarri, epërsia, fuqia dhe zbatimi i pamëshirshëm i dënimit është shumë frikësuese. Ai që e ka arritur nënshtrimin ndaj Allahut, ai e ka zgjedhur madhështinë e Tij; ai që kryen pandërprerë mëkate, do ta shijojë dënimin e vrullshëm. Ajo është shtëpia e fundit.

Page 155: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

155

2.12 KËSHILLAT KUSHTUAR KUMEJL B. ZIJADIT1

O Kumejl, zemrat tona janë sikur enët. Ena më e mirë është ajo që ruan më së miri atë që ka brenda dhe që e ka rrethojën më të gjerë. Mos e harro këtë fjalë timen. Njerëzit ndahen në tri grupe: - Dijetari i dhënë mbas diturisë ndaj Zotit; ata që janë duke kërkuar rrugën e shpëtimit dhe grupi i tretë, ku hyjnë të krisurit (ahmakët) që shkojnë mbas çdo fjale që dëgjojnë dhe pas çdo puhize që fryn; rruga e tyre nuk është e ndriçuar që të mund ta gjejnë atë, dhe nuk mbështeten në ndonjë mbështetëse të sigurt që të mund të shpëtojnë.

O Kumejl, ditura është më e mbarë se pasuria dhe malli. Dituria të mbron ty, ndërsa mallin e mbron ti. Me dhënie, malli harxhohet ndërsa dituria shtohet. Me dituri gjykon, ndërsa për mall gjykohet (Për mallin vendoset me anë të diturisë).

O Kumejl, një parim që mbështetet në nënshtrim dhe në shpërblim, është dashuria ndaj dijetarit. Në këtë jetë, njeriu do të fitojë shkallën e nënshtrimit ndaj Allahut përmes diturisë; mbas vdekjes, përmes një gjurme të mirë që ka lënë. Ndërsa, dobia e mallit do të humbasë me daljen e tij nga dora. Ata që e grumbullojnë mallin nëpër depo, edhe kur janë në këtë jetë janë të vdekur, ndërsa dijetarët janë të përjetshëm, përderisa të ekzistojë bota. Edhe nëse trupat e tyre zhduken, veprat e tyre jetojnë nëpër zemra.

Pastaj bëri me shenjë kah gjoksi dhe vazhdoi: Këtu ka dituri të thellë dhe të gjerë; por nuk mund ta gjejë personin e denjë të cilit mund t'ia përcjellë atë. Ata që i gjej, e kanë fjalën e shpejtë dhe nuk mund të mbështetesh tek ata: fenë e përdorin si vegël për plotësimin e dëshirave të kësaj bote, i përdorin argumentet dhe provat e Allahut për t i paditur dhe për t i nënçmuar të afërmit e Allahut, dhe për ta kundërshtuar Allahun përmes dhuntive të Tij. Të tjerët i respektojnë ata që e bartin të vërtetën por, mbasi që nuk mund t i kuptojnë hollësitë e së vërtetës, menjëherë do të bëhen të pavendosur me dyshimin e parë që përballen dhe në zemrat e tyre do të vendoset pasiguria. Në të vërtetë, as të parët as të dytët nuk janë të denjë për një dituri të tillë. Ose kaplohen prej lezeteve të kësaj bote dhe shkojnë mbas pasioneve, ose janë të dhënë mbas mbledhjes së pasurisë.

1 Transmeton Kumejl b. Zijad en-Nehai: Udhëheqësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) më mori për dore dhe u nisëm në drejtim të periferisë së Kufes, në vendin afër varrezave. Kur dolën jashtë qytetit, psherëtiu thellë dhe filloi me këto fjalë:

Page 156: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

156

Asnjëri prej tyre nuk jenë të aftë që ta mbrojnë fenë, nuk janë zotërues të perceptimit dhe të bindjes së sigurt. Këta i përngjajnë më tepër shtazëve që kullosin.

Në këtë mënyrë, dituria do të vdesë me vdekjen e atyre që janë të denjë për dituri. Por, sipërfaqja e Tokës nuk do të mbetet e zbrazët nga njëri që do të qëndrojë në këmbë (Kaim) për Allahun, përmes argumentit dhe udhëzimit, por, ose do të jetë i dukshëm për të gjithë, ose do të jetë i fshehur. Ai fshihet, sepse frikohet që të mos zhduken argumentet e qarta të Allahut dhe njerëzit që i shpjegojnë librin popullit.

Ku janë ata? - Numri i tyre është i vogël, por vlera e tyre është shumë e madhe. Allahu do të vazhdojë për t i mbrojtur argumentet e Tij përmes tyre, duke përcjellë amanetin prej zemrës së njërit deri te zemra e tjetrit që është e ngjashme me të parin.

Dituria i udhëzon ata deri tek e vërteta e imanit; bindja e sigurt e ka perceptuar shpirtin e tyre për së afërmi. Gjërat që u duken të vështira atyre që janë të dhënë mbas kësaj bote, këta i zgjedhin shumë lehtë, i përshëndesin dhe i pranojnë ato; gjërat prej të cilëve ikin të padijshmit dhe i shohin si përbuzëse, për ata janë të këndshme. Shpirtrat e tyre janë të lidhur me botën e shpirtrave (melekut) ndërsa trupat e tyre jetojnë në këtë botë.

O Kumejl, këta janë njerëzit e sigurt në mesin e krijesave të Allahut; te këta mund të mbështetesh dhe këta janë mëkëmbësit (kalif) e tokës dhe dritat e vendbanimeve. Këta janë thirrësit e popullit në fenë e Allahut. Ah, sa i përmalloj t i shikoj ata! Kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ty.

2.13 POROSITË E SHKURTA DHËNË KUMEJL B. ZIJADIT

O Kumejl, përkujtoje çdo ditë emrin e Allahut duke thënë La havle ve la kuvete il-la bil-lah 1 dhe kërko mbrojtjen e Tij. Na përkujto neve, bjeri salavat duke e përmendur emrin tonë dhe këtë përsërite për vete dhe për ato gjëra që u jep rëndësi për mbrojtjen e tyre; inshallah, do të jesh i mbrojtur prej sherrit të asaj dite!

O Kumejl, Allahu i lartësuar e edukoi Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe ai më edukoi mua. Unë jam ai që i edukon besimtarët dhe që këtë edukatë ua lë trashëgim njerëzve të virtytshëm.

1 Tërë forca dhe fuqia i takon vetëm Allahut

Page 157: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

157

O Kumejl, unë e filloj çdo dituri; të gjitha të fshehtat do t i përfundojë Kaimi (Hz Mehdiu a.s.)

O Kumejl, familja e Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe Ehli Bejti i tij e kanë prejardhjen e njëjtë. Allahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.

O Kumejl, diturinë dhe edukatën mund ta pranosh vetëm nga ne dhe, atëherë do të llogaritesh si njëri prej neve.

O Kumejl, shkathtësia (dituria dhe vetëdija) të nevojitet në çdo hap dhe në çdo lëvizje.

O Kumejl, para se të fillosh me ngrënien e ushqimit, përmende emrin e Allahut; asnjë sëmundje nuk mund të dëmtojë me emrin e Tij dhe është zgjidhje për çdo brengë. O Kumejl, ndaje ushqimin tënd me të tjerët dhe mos u bën koprrac, sepse, ti nuk mund ta furnizosh askënd (vetëm Allahu e furnizon çdokënd), dhe si përgjigje për këtë veprim do të fitosh shpërblimin e madh prej Allahut. Sillu këndshëm kur je në sofër; gëzoje shokun e sofrës dhe mos e fajëso shërbyesin. O Kumejl, qëndro më gjatë në sofër, ashtu që shoku yt të ngihet dhe të tjerët ta marrin pjesën e furnizimit të tyre. O Kumejl, mbas ushqimit, falënderoje Allahun për furnizimin e dhënë, bëre këtë me zë që edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën; atëherë do të fitosh më shumë sevape.

O Kumejl, mos e mbush tërë barkun me ushqim, lëre vendin edhe për ujë dhe për ajër; ndërprerje ushqimin ende pa u ngopur, atëherë do ta ndiesh lezetin e ushqimit. Shëndeti i trupit është te ngrënia dhe pirja me sasi më të vogël.

O Kumejl, bereqet në mallin e tij do të ketë vetëm ai që e paguan zeqatin, sillet në mënyrë vëllazërore me besimtarët dhe i mirëmban marrëdhëniet me të afërmit e tij. O Kumejl, sillu me mëshirë dhe me butësi ndaj të afërmve që janë besimtarë, ndajua atyre pjesën më të madhe dhe jepu lëmoshë të varfërve.

O Kumejl, ai që ta hapë dorën për të kërkuar lëmoshë, mos e kthe duarzbrazët, edhe nëse ke mundësi për të dhënë ndonjë hurmë apo kokërr të rrushit. Me të vërtetë, tek Allahu lëmosha rritet.

O Kumejl, stolia e besimtarit është modestia; bukuria e tij është dëlirësia; nderi i tij është hulumtimi dhe kuptimi i fesë; krenaria e tij është largimi nga fjalët e kota dhe boshe.

O Kumejl, në çdo klasë të shoqërisë, çdo grup është më i lartësuar se tjetri; mos hyr ne debate me ata që janë të nivelit më të ulëtë; bëhu prej atyre që përmbahen për ta kthyer fjalën nëse u thonë ndonjë fjalë nënçmuese, sikurse që thotë Kurani: ..e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqe! (Furkan, 63)

Page 158: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

158

O Kumejl, thuaje të vërtetën në të gjitha gjendjet. Bëhu miku i njerëzve të devotshëm; largohu prej mëkatarëve, prej dyfytyrëshave sa më larg dhe mos u shoqëro me tradhtarët dhe ata që nuk janë besnikë.

O Kumejl, mos trokit derën e mizorëve me qëllimin e vendosjes së marrëdhënieve miqësore ose tregtare. Mos u shfaqni respekt atyre. Mos merr pjesë në ato mbledhje ku do të fitosh dënimin e Allahut; nëse je i detyruar që të jesh prezent, vazhdimisht përmende Allahun, mbështetu tek Ai dhe kërko mbrojtjen e Allahut prej sherreve të tyre; ule kokën poshtë dhe refuzo me zemër të bërat e tyre. Lartësoje Allahun me aq zë, sa të mund të dëgjojnë ata. Në këtë mënyrë, Allahu të përforcon dhe të mbron prej sherrit të tyre.

O Kumejl, nënshtrimi më i mirë mbas pranimit të nënshtrimit ndaj Allahut dhe udhëheqjes së të afërmve të tij, është dëlirësia dhe durimi.

O Kumejl, kur ke vështirësi financiare, mos e shfaq atë; mbaje të fshehtë me qëllim të mbrojtjes së krenarisë së egos dhe duro për hir të Allahut.

O Kumejl, nuk ka të keqe në shfaqjen e të fshehtës vëllait tënd, por a e di se kush është vëllai yt? Është ai që kur je në vështirësi, nuk të lë vetëm; nëse të kërkohet shpagimi i të hollave për gjak, ai nuk tërhiqet në një skaj; kur ke ndonjë nevojë, të ndihmon pa i kërkuar ndihmë dhe vazhdimisht është i interesuar për gjendjen tënde. Nëse vëllai yt mundohet që të të largojë nga rruga e drejtë, mundohu që ta përmirësosh atë.

O Kumejl, besimtari është pasqyra e besimtarit; ia plotëson nevojën dhe ia zbukuron gjendjen. O Kumejl, besimtarët janë vëllezër, vëllai nuk preferon asgjë tjetër në vend të vëllait.

O Kumejl, nëse nuk e do vëllanë tënd, atëherë nuk je vëllai i tij. Besimtari i vërtetë është ai, i cili flet atë çka flasim ne; nëse e kundërshton fjalën tonë, do të mbetet mbrapa; ai që mbetet mbrapa nesh, nuk mund të na arrijë; ai që nuk është afër nesh, ai është në shtresën e fundit të xhehenemit.

O Kumejl, ai që ka brengë në gjoksin e tij, do të pështyjë gëlbazë (ai që e mban sekretin në zemrën e tij, do ta derdhë te gjuha e tij). Nëse ndokush të tregon ndonjë fshehtësi në lidhje me ne dhe kërkon të mos i tregosh askujt, mos ia shfaq atë askujt. Në të kundërtën, nuk do të pranohet pendimi yt dhe, stacioni yt i fundit do të jetë zjarri i xhehenemit.

O Kumejl, nuk mund të durohet shfaqja e sekretit të Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe të Ehli Bejtit të tij; atij që e bën këtë, nuk do

Page 159: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

159

t i pranohet pendimi. Këto që po t i tregoj, mos i trego askujt përveç besimtarit me bindje të sigurt.

O Kumejl, kur të përballesh me ndonjë vështirësi, thuaj: La havle ve la kuvete il-la bi-llah 1, dhe kjo do të mjaftojë. Kur ta arrish ndonjë dhunti, thuaj Elhamdulil-lah ,

do të shtohet edhe më shumë furnizimi. Nëse të vonohet furnizimi,

kërko falje nga Allahu, në mënyrë që ta arrish bollëkun. O Kumejl, ruaje mallin dhe fëmijët nga ortakëria me shejtanin,

duke e pranuar udhëheqjen tonë. O Kumejl, imani ekziston dhe është i vendosur në zemrat e

njerëzve, por ka edhe iman që vendoset në zemra si huazim. Mos u bën ndër ata që e huazojnë imanin. Nëse dëshiron që imani të mos dalë nga zemra jote, këtë mund ta arrish vetëm nëse nuk ndahesh nga rruga kryesore (udhëheqja e Ehli Bejtit), e cila rrugë nuk të devijon dhe nuk të shmang asnjëherë.

O Kumejl, sikurse që nuk tolerohet moskryerja e asnjërit prej obligimeve (farz), ashtu edhe asnjë vepër joobliguese (synet) nuk e ka ndëshkimin (Nuk është patjetër kryerja e saj).

O Kumejl, dije që gjithmonë mëkatet e tua janë më të shumta se mirësitë e tua; pavëmendja është më e madhe sesa përkujtimi i Allahut dhe dhuntitë e Allahut janë më të shumtë në krahasim me veprat e tua të kryera. O Kumejl, ti je duke përfituar vazhdimisht nga dhuntitë dhe nga mirësitë e Allahut, prandaj mbaje veten të zënë vazhdimisht me falënderim, lartësimin dhe të madhëruarit e Tij.

O Kumejl, mos u bën ndër të mbrapshtët, sikur që i përshkruan Kurani: Mos u bëni si ata që e harruan Allahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten. Ata janë të mbrapshtë (Hashr, 19)

O Kumejl, nuk është e rëndësishme vetëm falja e namazit, agjërimi dhe dhënia e lëmoshës; më e rëndësishme se kjo është falja e namazit (si dhe kryerja e veprave tjera) me zemër të pastër, duke përfituar kënaqësinë e Allahut dhe prezencën përpara Allahut duke qenë në gjendjen në mes dashurisë dhe frikës ndaj Allahut. Ki kujdes për vendin dhe mbi çka po e fal namazin; nëse këto nuk i ke të fituara në mënyrë të lejueshme (hallall), nuk do të pranohet namazi i falur.

O Kumejl, ajo që është në zemër do të rrjedhë te gjuha; zemra do të fitojë gjallëri përmes furnizimit që e pranon. Ki kujdes për ushqimin e zemrës dhe të trupit, nëse nuk është e lejuar nuk do të pranohet falënderimi dhe lartësimi yt.

1 Shih shënimin paraprak

Page 160: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

160

O Kumejl, dije dhe kuptoje se ne nuk i kemi dhënë leje askujt për moskthimin e amanetit të popullit. Kush transmeton ndonjë thënie të tillë nga unë, ka folur të pavërtetën dhe dënimi për këtë gënjeshtër është zjarri i xhehenemit. Betohem se para se të ndërrojë jetë Hz Resulullahu (s.a.a.) më porositi tri herë: O Eba l Hasan, amanetin ktheja pronarit, qoftë njeri i mirë apo i mbrapshtë dhe qoftë amaneti i vogël apo i madh, madje edhe nëse ajo është gjilpëra ose pena .

O Kumejl, xhihadi është i lejuar vetëm me Imamin e drejtë dhe plaçka e luftës do të bëhet hallall vetëm përmes Imamit të virtytshëm.

O Kumejl, sikur Allahu të mos kishte dërguar pejgamber dhe në sipërfaqen e Tokës të ekzistonte një besimtar i vetëm! Nëse ky besimtar e ngarkon veten me misionin e pejgamberit për t i bërë thirrje popullit, athua sipas teje, vepra e tij është e drejtë apo jo? Vallahi, nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për këtë punë dhe nëse nuk e meriton këtë, ai nuk ka të drejtë ta bëjë atë punë1.

O Kumejl, feja është e Allahut; Ai nuk i jep leje askujt që ta drejtojë atë, përveç resulit, nebiut dhe vasiut2.

O Kumejl, pozita e udhëzimit është e kufizuar vetëm me nubuvet, risalet dhe imamet (nebi, resul dhe imam), të tjerët ose i binden këtyre ose bëhen të devijuar dhe prej atyre që shpifin (bidat). Allahu pranon vetëm nga të sinqertët (Maide, 27)

O Kumejl, Allahu është Fisnik, I Butë (nuk ngutet me dhënien e dënimit), Përcaktues dhe I Mëshirshëm. Ai na ka njoftuar me moralin (ahlak) e Tij dhe na ka urdhëruar që të atribuohemi sipas Tij dhe ta udhëzojmë popullin në atë drejtim. Dhe, ne e kemi zbatuar këtë urdhër pa e kundërshtuar fare; e ekzekutuam pa shfaqur asnjë përçarje; e miratuam pa e përgënjeshtruar dhe e pranuam pa dyshuar fare.

O Kumejl, as nuk bëj lajka për t u bindur, as nuk dal nga fjala e dhënë përmes premtimeve të kota dhe as nuk i jap rëndësi ushqimit të nomadëve për të fituar titullin Urdhërues i Besimtarëve.

O Kumejl, ai që ka fituar ndonjë pozitë apo ndonjë mall, ai ka fituar botën kalimtare. Ndërsa ne kemi fituar ahiretin e përjetshëm.

1 Detyrat dhe përgjegjësitë hyjnore, si udhëzimi dhe kumtimi, janë obligime që mund t i ngarkojë vetëm Allahu personave të caktuara

2 Resul - I dërguari i Allahut që i vë themelet e fesë së Allahut përmes shpalljes; Nebi

I dërguari i Allahut që punon sipas ligjeve (sheriat) të fesë së themeluar nga Resuli, dhe grada e tij është më e ulët sesa e Resulit; Vasi kalifi që e cakton Allahu për ta mbrojtur fenë

Page 161: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

161

O Kumejl, çdokush është duke udhëtuar kah ahireti. Ajo që ne i japin rëndësi ahiretit, është kënaqësia e Allahut dhe gradat e larta të xhenetit që u janë premtuar të devotshmëve.

O Kumejl, përgëzoje me dënim dhe përulje të vazhdueshme atë që nuk e ka vendin në xhenet.

O Kumejl, unë në çdo gjendje e falënderoj Allahun për ndihmën e Tij ndaj meje.

2.14 KËSHILLAT DHËNË MUHAMMED IBNI EBI BEKRIT, KUR E CAKTOI SI VALI TË EGJIPTIT

Ky është dekreti i shkruar nga robi i Allahut Emirel Muminini Aliu me rastin e caktimit të Muhammed ibni Ebi Bekrit si vali të Egjiptit.

Atij i urdhëroj devotshmërinë ndaj Allahut; t i bindet Atij haptas dhe fshehtas; të ketë frikën e Tij; të sillet but me Myslimanët, rreptë me mëkatarët dhe me drejtësi ndaj jobesimtarëve; t ia kthejë të drejtën e atij ndaj të cilit i është bërë padrejtësi; të zbatojë forcën kundrejt të padrejtëve; t i falë gabimet e kryera të popullit; të gjendet në dhurim dhe falje sipas mundësisë. Allahu i shpërblen mirëbërësit dhe i dënon mëkatarët.

Po ashtu, i urdhëroj t i bëjë thirrje popullit të Egjiptit për nënshtrim dhe bashkim. Sepse, këtu ka shumë shpërblime dhe rehati, dhe ata nuk mund ta paramendojnë llogarinë e shpërblimit dhe realitetin e tij.

Pastaj, të hapë krahun e zemërbutësisë ndaj popullit; të sillet në mënyrë të barabartë ndaj tyre; të veprojë me drejtësi të njëjtë si ndaj të afërmve ashtu edhe ndaj atyre që janë të largët; të gjykojë me drejtësi në mesin e popullit; pushtetin ta themelojë në bazë të drejtësisë; të mos shkojë mbas epsheve dhe pasioneve dhe të mos frikohet nga kritikat nëse është duke punuar për Allahun.

Shkruan: Ebu Rafi ibn Ubejdullah, nëpunësi personal i Hz Aliut (a.s.)

2.15 LETRA KUSHTUAR BANORËVE TË EGJIPTIT, ME RASTIN E

EMËRIMIT TË MUHAMMED IBNI EBU BEKRIT SI VALI TË EGJIPTIT

Prej robit të Allahut, Emirel Muminun Aliut (a.s.), drejtuar Muhammed ibn Ebu Bekrit dhe popullit të Egjiptit:

Selamun alejkum

Page 162: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

162

O Muhamed, e pranova letrën tënde dhe e kuptova pyetjen, u gëzova kur mora vesh për përpjekjet e tua në lidhje me përmirësimin e gjendjes së myslimanëve. Prej kësaj kuptova se nijeti dhe pikëpamja jote në lidhje me këto çështje është e pastër.

Në çdo ulje dhe ngritje, haptas dhe fshehtas ruaju nga Allahut. Në vend që të gjykosh në mesin e popullit, hapi krahët e modestisë; trajtoji në mënyrë të bukur dhe fytyrën mbaje të buzëqeshur. Trajtoji njëjtë të dy palët, si në shikim ashtu edhe në pikëpamje, mos bën dallime në mënyrë që të mëdhenjtë (zotëruesit e fuqisë) të presin prej teje të sillesh në mënyrë të njëanshme, duke ua mbajtur anën e tyre, ndërsa të dobëtit të mendojnë se drejtësia u tret. Nga paditësit kërko dy dëshmitarë, ndërsa kërko të betohet ai që mohon. Nëse ndonjëri ka arritur paqen me vëllanë e tij, miratoje atë marrëveshje, përveç nëse dëshirojnë që ta ndalojnë të lejuarën apo të lejojnë të ndaluarën. Zgjidhi gjyqtarët që janë të drejtë, besnikë, të turpshëm dhe të devotshëm kundrejt atyre që janë ngatërrestarë, gënjeshtarë, dredhues dhe mashtrues. Bëhu vëllai i atyre që janë të sinqertë dhe që kryejnë vepra të mira, ndërsa bëhu armiku i atyre që janë të mbrapshtë, të vrazhdë, të pamëshirshëm dhe mashtrues. Vëllai im më i mirë është ai që e përmend më së shumti Allahun nga të tjerët dhe që i frikohet më së shumti Atij. Inshallah edhe ti bëhesh prej atyre!

Ju këshilloj të keni frikën e Allahut në ato punë ku keni përgjegjësi dhe nga përfundimi kah i cili jeni duke shkuar, sepse, Allahu në Kuran thotë: Secili njeri është peng i veprës së vet (Mudethir, 38), si dhe Allahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, ngase vetëm tek Allahu është e ardhmja. (Ali Imran, 28). Dhe në një vend tjetër thotë: Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi (Hixhr, 92). Prandaj, frikohuni nga Allahu dhe bëhuni të devotshëm, sepse kjo cilësi (devotshmëria) përmban të mbarat që asnjë cilësi tjetër nuk i përmban, dhe me asgjë tjetër nuk mund t i përfitosh të mbarat e kësaj bote dhe të ahiretit sikur që mund të përfitosh me këtë. Allahu thotë: Atyre që patën frikë nga Allahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj"? Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshmëve (Nahl, 30).

O ju robërit e Allahut, dijeni që të devotshmit kanë përfituar nga të mirat e kësaj bote dhe do të përfitojnë nga të mirat e botës së ardhshme. Ata u bënë ortakë të zotëruesve të dynjasë por zotëruesit e dynjasë nuk arritën të bëhen ortaku i ahiretit të tyre. Thuaj: Kush i

Page 163: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

163

ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e vet ? - Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kiametit janë të posaçme për ta. (Araf, 32.)

Të devotshmit e përjetojnë këtë botë në mënyrën më të bukur dhe ushqehen me dhuntitë e kësaj bote në mënyrë më të bukur.

O robërit e Allahut, dijeni që nëse frikoheni nga Allahu dhe e mbroni respektin ndaj Ehli Bejtit të Resulullahut (s.a.a.), atëherë edhe nëse namazi, agjërimi dhe lëmosha e grupeve tjera janë më të shumta, ju keni kryer adhurimin, përkujtimin dhe falënderimin më të bukur. Durimi, falënderimi dhe përpjekja juaj do të arrijnë gradat më të larta, sepse në këtë gjendje ju do të jeni shumë më besnikë ndaj Allahut sesa të tjerët dhe, do të jeni nga ata që kërkojnë të mbarën e Resulullahut (s.a.a.) dhe të parëve të Ehli Bejtit të tij më shumë sesa të tjerët.

O robërit e Allahut, ruajuni nga vdekja, nga afrimi i saj dhe nga vështirësitë e saj; përgatitni furnizim për vdekje, sepse, ajo vjen me një mesazh të madh; vjen me një të mbarë duke mos pasur asnjë sherr (të keqe) ose vjen me një sherr duke mos pasur asnjë të mbarë. Kush është më i afërmi i xhenetit, përveç atij që kryen vepra për xhenetin? Dhe, kush është më afër xhehenemit, përveç atij që kryen vepra për xhehenemin? Prandaj, kur të luftojë me ju epshi juaj, duke pasur për qëllim nxjerrjen e mendimit për vdekjen nga mendja juaj, përmendeni shumë vdekjen në ato çaste. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Përmendeni shumë atë (vdekjen) që i asgjëson lezetet dhe, dijeni

edhe këtë se për personin të cilin Allahu nuk e ka falur, periudhat mbas vdekjes janë shumë më të rrepta dhe më të ashpra.

O Muhammed, dije që të kam caktuar vali në një vend ku janë të përqendruar më së shumti ushtarët tanë. Në këtë vend, duhet të mendosh së paku një orë në ditë në lidhje me frikën për egon dhe fenë tënde. Mos e zemëro Allahun për ta kënaqur ndonjërin prej njerëzve. Mos e bën këtë. Kënaqësia e Allahut është zëvendësim për gjithçka; por asgjë nuk mund ta zëvendësojë Allahun. Bëhu i ashpër ndaj të padrejtëve, parandaloji nga punët e këqija. Sillu në mënyrë të butë ndaj atyre që kryejnë vepra të mira, afroji ata afër teje dhe bëri ata vëllezër dhe të besueshëm.

Pastaj, ki kujdes për namazin tënd; shiko se si e fal atë, sepse ti je imami (udhëheqësi) i namazit. Nëse ka ndonjë mangësi në namazin me xhemat, i tërë mëkati do të shkojë tek imami dhe nuk do të asgjësohet asgjë nga namazi i atyre që falen mbas imamit. Nëse namazi i një imami është i plotë, sevapi i tij do të jetë sa i të gjithë atyre që falen mbas tij. Ki kujdes edhe për abdesin tënd; abdesi

Page 164: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

164

ndikon në përkryerjen e namazit. Ai që nuk ka abdes, nuk do t i pranohet namazi. Dije edhe këtë, se pranimi apo mospranimi i veprave varet nga pranimi i namazit. Ai që e asgjëson namazin e tij, do të asgjësojë edhe urdhrat tjera të Islamit.

O populli i Egjiptit, mundohuni që fjala dhe vepra juaj të jenë të njëjta; atë që flisni, atë edhe ta veproni dhe gjendja juaj e jashtme ta dëshmojë gjendjen tuaj të brendshme. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Sa i përket popullit tim, unë nuk frikohem as nga besimtari, as nga

idhujtari. Sepse, Allahu e mbron besimtarin prej të këqijave për hir të besimit të tij dhe idhujtarin e poshtëron për shkak të përshkrimit të shokut ndaj Tij. Unë frikohem nga dyfytyrëshat gojëmbël, nga ata që flasin fjalë të bukura, kryejnë vepra të shëmtuara dhe nuk frikohen nga askush. Në një rast tjetër Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Besimtari i vërtetë është ai i cili ndien kënaqësi nga kryerja e veprave të mira dhe që pikëllohet prej atyre të këqijave. Po ashtu, edhe këtë e ka thënë: Këto dy tipare nuk mund të bashkohen te dyfytyrëshi: mirësjellja e

bukur dhe njohja e mirë e traditës (sunetit) . O Muhammed, dije që dituria më e lartë është të qenët i

përmbajtur në fe (nga gjërat e dyshimta) dhe veprimi sipas urdhrit të Allahut. Allahu na mundësoftë shprehjen e falënderimit ndaj Tij, përmendjen e Tij, zbatimin e së drejtës dhe bindjen ndaj Tij. Padyshim që, Ai është i afërt dhe dëgjon. Dije që bota është një vend sprove dhe kalimtare, ndërsa ahireti është vend i amshueshmërisë dhe i shpërblimit (ose i dënimit). Sipas mundësisë, jepi përparësi të amshueshmes ndaj të kalueshmes dhe zbukuroje atë. Allahu na mundësoftë të mos gabojmë në ato gjëra që na ka urdhëruar, të mos u afrohemi gjërave të ndaluara dhe t i kuptojmë ato gjëra që na i ka shpjeguar. Sigurisht që ti duhet ta përvetësosh pjesën tënde të dynjasë por, më shumë se kjo, ke nevojë për ta përvetësuar pjesën e ahiretit. Prandaj, kur të përballesh me dy gjëra, ku njëra i përket dynjasë dhe tjetra ahiretit, ti jepi përparësi ahiretit. Sipas mundësisë, interesohu më tepër për punët e mbara dhe pastroje nijetin tënd në atë punë. Edhe nëse nuk mund të arrish për të kryer ndonjë punë të mbarë, Allahu do ta shpërblejë atë me një shpërblim të vogël, sepse, Allahu e do të mbarën dhe atë që e kryen të mbarën. Inshallah, sevapi yt është sa i tërë sevapi i punës së kryer, edhe pse nuk e ke arritur ta kryesh atë!

Të këshilloj devotshmërinë dhe shtatë rregullat gjithëpërfshirëse të Islamit:

Page 165: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

165

1-Frikohu nga Allahu. Mos u zmbraps nga asnjë punë që e bën për hir të Allahut, sepse fjala më e mirë është fjala që vërtetohet me vepër;

2-Në lidhje me një çështje mos sill dy gjykime të ndryshme, sepse, nëse e bën këtë, do të ndahesh nga rruga e drejtë;

3-Atë që e do për vete dhe për familjen tënde, të njëjtën dëshiroje edhe për shoqërinë dhe popullin tënd. Atë që nuk e do për vete, mos e kërko as për popullin;

4-Përqafoje atë punë e cila do të arsyetohet tek Allahu; 5-Përmirësoje gjendjen e popullit; 6-Rrezikoje veten vetëm në rrugën e Allahut; nëse kritikohesh

për ndonjë punë që është në rrugën e Allahut, mos hiq dorë nga ajo punë dhe mos e kthe fytyrën nga e vërteta;

7-Kur të konsultohet me ty ndonjë Mysliman, thuaje të mbarën dhe bëre veten shembull për Myslimanët që janë afër apo larg teje.

Urdhëro të mirën dhe ndaloje të keqen. Bëhu i durueshëm ndaj çdo tundimi, sepse durimi është ndër veprat më të sigurta. Bereqeti dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty! Selam!

2.16 FJALËT KRITIKUESE NË LIDHJE ME KËTË BOTË

DHE KËNAQËSITË E SAJ

Ju këshilloj që të përmbaheni nga kjo botë, sepse, nga jashtë bota është e ëmbël; dukja e saj e gjelbër; është joshëse; është e mbuluar me përmallime; ajo mëtohet për shkak të kënaqësive që përvetësohen shumë shpejt dhe që janë jetëshkurtra; zhvillohet përmes dëshirave; zbukurohet përmes mashtrimeve, por gëzimi nuk është i përhershëm dhe nuk mund të sigurohesh prej vështirësive që vijnë papritmas.

Ajo është mashtruese, dëmtuese, kalimtare, tretëse, shpenzuese dhe shkatërruese. Ata që e dëshirojnë atë, që dëshirojnë ta përvetësojnë atë dhe t i përmbushin dëshirat e tyre, nuk do të mund të shkojnë përtej asaj që ka thënë Allahu: Paraqitu atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send. (Kehf, 45

Nuk ekziston askush që gëzohet dhe qeshet, e pastaj të mos vajtojë nga hidhërimi dhe nga pikëllimi; nga bollëku të mbushë barkun dhe në fund të ngarkojë shpinën e tij me mospasje. Nuk ekziston asnjë

Page 166: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

166

shi që sjell begati, të cilin nuk e përcjellin retë e vështirësisë. Nëse i ndihmon ndonjërit në mëngjes, në mbrëmje nuk do të të njoh më. Nëse njëra anë i duket e lehtë për gëlltitje dhe e ëmbël, ana tjetër do t i vijë e hidhur dhe e sëmurë. Në mbrëmje do të vishesh me rroba të sigurisë, ndërsa mëngjesin do ta presësh të frikësuar.

Bota është mashtruese, gjithçka që ka aty, është mashtruese. Është kalimtare dhe do të zhduket gjithçka që ekziston aty. Nuk ka të mbarë në asgjë, përveç te devotshmëria që të ruan nga mëkati. Ai që tregon kënaqësi me të paktën e saj, do të drejtohet kah përfitimi i shumë gjërave që do ta shpien atë kah e sigurta. Ai që përfiton shumë gjëra prej saj, nuk do të mund t i mbajë ato për një kohë më të gjatë1.

Sa e sa të sigurt kanë pësuar nga vështirësitë e papritura dhe sa e sa besimtarë i ka rrëzuar në tokë; sa njerëz të kujdesshëm i ka mashtruar dhe sa e sa të mëdhenj i ka përbuzur e nënçmuar; sa kryelartë i ka varfëruar dhe i ka lënë të uritur, dhe sa e sa zotërues të pozitave dhe kurorave i ka shtrirë me fytyrë në tokë!

Në këtë botë mbretëron përbuzja. Jeta në të është e turbullt. Uji i ëmbël i saj, është i hidhur dhe i njelmët; shija e saj ta djeg qiellzën e gjuhës. Synimi i të gjallit është vdekja, dhe synimi i të shëndoshit është sëmundja; i fuqishmi është i ekspozuar rrënimit. Pasuria e tij është e përkohshme. I shenjti pëson humbje; ai që është i sigurt, do të bie në vështirësi; ai që kërkon strehim, do të plaçkitet. Dhe, të gjitha këto, bota i vështron përmes vështirësive të vdekjes dhe duke qëndruar afër një gjyqtari të drejtë në ditën e kiametit. Për t i dënuar ata që kryejnë vepra të këqija dhe për t i shpërblyer ata që bëjnë vepra të mira. (Hud, 15)

A nuk jemi ne në vendin e atyre që kanë jetuar më gjatë se ne, gjurmët e të cilëve janë më të qarta, që kanë qenë më të përgatitur se ju, ushtritë dhe inati i të cilëve kanë qenë më të mëdha se tuajat? A nuk e adhuronin edhe ata këtë botë? A nuk e zgjodhën këtë botë? Pastaj, shkuan të përbuzur prej kësaj bote! - Po ju, a edhe ju do të zgjidhni një botë të tillë tradhtare? A i besoni dhe e lakmoni një bote të tillë dhe, a i mbështeteni asaj?

Allahu thotë: Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Atë që punuan dhe vepruan ata, ka

1 Në Nehxh ul Belaga shkruan: Ai që përfiton shumë gjëra prej kësaj bote, ka përfituar gjërat që do ta shkatërrojnë

Page 167: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

167

dështuar dhe është asgjësuar (Hud, 15-16). Sa vend i keq është kjo botë për ata që nuk i frikohen dhe nuk ndiejnë asnjë shqetësim ndaj saj.

Dijeni që ju do ta braktisni atë. Bota është e tillë, ashtu sikur që e ka përshkruar Allahu: O ju njerëz, dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari ndërmjet jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. (Hadid, 20)

Merrni mësim nga ata që kanë ndërtuar vendbanime të sigurta dhe fortesa në kodra të larta, pa pasur ndonjë nevojë për to, dhe që kanë shpresuar se do të mbesin përgjithmonë aty, duke thënë: Kush ka fuqi më të fortë se ne? (Fusilet, 15). Merrni mësim edhe nga vëllezërit që i keni parë me sy; se si i keni lëshuar nëpër varre ata; u vendosën nëpër varreza pa u bërë thirrje atyre që të shkojnë atje. Vendstrehimi i tyre u bë varri, qefini i tyre u bë dheu, fqinjët e tyre u bënë eshtrat e thatë. Një fqinj i tillë, që kur ta thërret nuk të përgjigjet dhe nuk mund ta parandalojnë mizorinë (nuk mund ta largojë poshtërimin që i ka qëlluar); nuk mund ta vizitojnë askënd dhe t i pyesin për gjendjen e tyre. Urrejtja e tyre është humbur, janë bërë të butë. Lakmia e tyre ka vdekur dhe janë bërë të pavëmendshëm. As nuk frikohet nga sulmi i befasishëm i tyre, as nuk shpresohet ndihma e tyre. Sikur nuk kanë ardhur fare në këtë botë; Allahu për ata thotë: E ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej ndokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre (Kasas, 58). E kanë zëvendësuar sipërfaqen e tokës me nëntokë, gjerësinë me një ngushtim, të afërmin me kurbet dhe dritën me mizorinë. Ashtu sikur që u krijuan nga dheu, prapë u kthyen në të këmbëzbathur dhe lakuriqë. Migruan nga kjo botë në jetën e përhershme bashkë me veprat e tyre, dhe janë bërë banorë të asaj bote.

Në lidhje me këta, Allahu ka thënë: Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë. (Enbija, 104)

2.17 FJALIMI I MBAJTUR NË LIDHJE ME SHPREHJEN E

KUNDËRSHTIMEVE ME RASTIN E NDARJES SË PRESË SË LUFTËS

(GANIMET)

O njerëz, ne e falënderojmë Furnizuesin dhe Adhuruesin tonë për dhuntitë e fshehta dhe të qarta të cilat na i ka dhënë për të na sprovuar përmes tyre dhe të cilat i pranojmë pa zotëruar ndonjë fuqi

Page 168: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

168

dhe forcë nga ana jonë për përvetësimin e tyre. Allahu ia shton dhuntinë atij që falënderon dhe e ndëshkon atë që nuk është falënderues. Dëshmoj se nuk ka adhurues të denjë përveç Allahut, i Cili nuk ka shok dhe ortak, është tek dhe mbështetje për ata që janë në nevojë. Dhe, dëshmoj se Muhamedi (s.a.a.) është robi dhe i dërguari i Tij. Atë e ka dërguar si mëshirë për të gjithë njerëzit, vendbanimet dhe kafshët. Është mirësi dhe mirënjohje dhuntia e Tij që ia fal ndokujt. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Resulullahun dhe Ehli Bejtin e tij!

O njerëz, vlerën më të madhe tek Allahu e ka ai që i zbaton më së shumti urdhrat e Allahut, që i nënshtrohet më së shumti Atij dhe traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe ai që tregon më së shumti përpjekje në gjallërimin e Librit të Allahut. Asnjëri nuk ka ndonjë përparësi nga ne përveç atij që i bindet Allahut, të Dërguarit të Tij dhe traditës së të Dërguarit të Tij. Kjo është rruga shpirtërore e Librit të Allahut që ndodhet para syve tanë, dhe të Dërguarit që ndodhet në mesin tanë. Vetëm injoranti, kundërshtuesi dhe ai që e ka kthyer kokën nga Allahu është i painformuar dhe nuk ka dijeni për këto gjëra. Në lidhje me barazinë e njerëzve dhe në lidhje me ndasitë, Allahu ka urdhëruar: O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) (Huxhurat, 13)

Atëherë, bëhuni të ndershëm, të vlefshëm dhe dashamirë, ruajuni nga Allahu. Të tillë janë ata që i nënshtrohen Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu thotë: Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë (Ali Imran, 31) dhe, në vazhdim thotë: Thuaj: Binduni Allahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do të pabesueshmit ! (Ali Imran, 32)

Pastaj, me një zë të lartë vazhdoi: O ju bashkësia e Muhaxhirëve dhe Ensarëve, dhe o ju mysliman! - A po e favorizoni veten para Allahut dhe të Dërguarit të Tij, vetëm duke thënë se jeni bërë Myslimanë? - Nëse e flisni të vërtetën (nëse jeni myslimanë të vërtetë), për këtë duhet ta falënderoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata janë dhurues.

Pastaj tha: Dijeni që, ai që e kthen fytyrën kah kibla jonë, që ha mish të kafshës të cilën e kemi prerë ne, që deklaron se Allahu është adhuruesi i tij i vetëm dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij,

Page 169: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

169

ndaj të tillëve, ne do të zbatojmë gjykimet e Kuranit dhe do t u japim pjesën e tyre nga Islami (bejtul malli dhe preja e luftës). Askush nuk ka epërsi mbi tjetrin, përveç në devotshmëri dhe nënshtrim ndaj Allahut. Allahu na bëftë ndër miqtë e Tij që përmbahen, që nuk kanë frikë dhe pikëllime.

Dijeni që, nuk është shtëpia juaj kjo botë, të cilën dëshironi ta përvetësoni, e pëlqeni dhe që ju bën si cak të shigjetave të brengave përkundër kalueshmërisë dhe ndryshueshmërisë së saj; as nuk jeni të krijuar që të qëndroni në të dhe as nuk jemi të thirrur për të. Dijeni që ajo nuk është e përhershme për ju dhe nuk do të mbeteni aty përgjithmonë. Mos t ju mashtrojë kjo botë përmes kënaqësive dhe pasurive që përvetësohen dhe që dalin nga dora shumë lehtë, sepse, juve ju kanë përshkruar dhe jua kanë tërhequr vërejtjen për të dhe, ju vetë e keni përjetuar atë përmes përvojës dhe nuk ju ka pëlqyer. Atëherë, mëshira e Allahut qoftë për ju, vraponi mbas atyre shtëpive pas së cilave jeni lëshuar rregullimin e tyre; shtëpi të tilla që mbas rregullimit nuk do të shkatërrohen asnjëherë dhe do të qëndrojnë në këmbë deri në pafundësi. Allahu ju nxit dhe ju fton në ato shtëpi, dhe është vendosur që shpërblimin do ta pranoni në ato shtëpi.

O ju bashkësia e Muhaxhirëve dhe Ensarëve dhe o ju pjesëtarët e fesë! - Shikoni se, cilësitë me të cilat jeni përshkruar në Kuran, pozitat që i keni fituar para Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe luftërat në rrugën e Allahut me të cilat jeni nderuar, a i keni fituar përmes epërsisë së fiseve apo me vepra dhe bindje? Mëshira e Allahut qoftë për ju, arrini përfundimin e dhuntive që ju ka dhënë Allahu përmes durimit dhe respektit ndaj atyre që janë të obliguar në mbrojtjen e Librit (Ehli Bejti). Dijeni që, nuk do të dëmtoheni nga asgjësimi i gjërave që i takojnë kësaj bote, nëse i mbroni këshillat e Allahut dhe devotshmërinë; nëse e humbni devotshmërinë me të cilën jeni ngarkuar, nuk do të keni dobi fare nga mundi juaj për ta mbrojtur mallin e kësaj bote. Atëherë, o ju robërit e Allahut, dorëzojuni Allahut, pranoni ndodhitë (dhe caktimin), dhe tregohuni të durueshëm ndaj tundimeve.

Por, sa i përket presë së luftës, asnjëri nuk ka epërsi ndaj tjetrit në këtë çështje. Allahu i ka ndarë ato; këto janë nga pasuria e Allahut, ndërsa ju jeni robërit që janë dorëzuar Allahut. Ky është Libri i Allahut, të cilin e pranojmë të gjithë, dëshmojmë për vërtetësinë e tij dhe dorëzohemi para tij; premtimi i Pejgamberit gjendet ende në mesin tonë. Mëshira e Allahut qoftë për ju, dorëzojuni Librit të Allahut dhe traditës së Pejgamberit. Ai që nuk është i kënaqur me ndarjen në pjesë

Page 170: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

170

të barabarta, lirisht mund ta kthejë fytyrën sipas dëshirës, sepse, nuk ka frikë ai që vepron me urdhrin e Allahut dhe që gjykon me gjykimin (ligjin) e Allahut. Ata janë që nuk kanë frikë dhe nuk pikëllohen . Ata janë që kanë shpëtuar dhe kanë arritur dëshirat e tyre .

Dëshiroj që Allahu të na bëjë ndër ata që nënshtrohen dhe të na shtohet interesimi për ato gjëra që janë afër Tij. Këto janë fjalët e mia, kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju.

2.18 FJALIMI QË KA TË BËJË ME HARXHIMIN E PASURISË

NË VENDIN E DUHUR

Gjatë luftës së Sifinit, Hz Aliu (a.s.) vërejti se disa prej luftëtarëve të tij ishin duke kaluar në anën Muavijes për shkak të pasurisë së dhuruar ndaj tyre (zaten njerëzit janë shërbëtorët e kësaj bote) dhe, disa sahabe i thanë Hz Aliut (a.s.): Edhe ju dhurojuni të tjerëve nga pasuria dhe nga mallrat atyre që janë me prejardhje të njohur familjare, aristokratëve dhe atyre që frikoheni se do të ndahen nga ju ose do t ju kundërshtojnë. Kur të zotëroni me situatën dhe të filloni me zbatimin e drejtësisë, atëherë prenë e luftës ndajeni në pjesë të barabartë . Atëherë, Hz Aliu (a.s.) e dha këtë përgjigje:

A po më sugjeroni që të gjendem në padrejtësi ndaj myslimanëve, ndaj të cilëve jam caktuar si komandues, me qëllim të korrjes së fitores kundër Muavijes? Betohem në Allahun se, përderisa nata ta përcjellë ditën dhe yjet të vështrojnë njëri tjetrin, unë nuk do t i afrohem kësaj pune. Edhe sikur të ishte kjo pasuria ime, prapë do t i kisha ndarë popullit në pjesë të barabarta; ndërsa, kjo është pasuria e tyre . Pastaj heshti për një çast, dhe vazhdoi:

Ai që ka pasuri, duhet të frikohet prej rënies në ngatërresë. Dhënia e pasurisë ndaj atij që nuk ka të drejtë për të, është tejkalimi i kufirit dhe shkapërderdhje. Kjo shkapërderdhje ia mundëson njeriut arritjen e një pozite të lartë në mesin e popullit, por kjo do ta nënçmojë atë para Allahut. Dhënia e pasurisë për atë që nuk e meriton, jo vetëm që ai nuk do të jetë falënderues për këtë pasuri, por prej pasurisë së personit të tillë do të përfitojnë të tjerët. Edhe nëse ndonjëri bëhet mik me personin e tillë, ai do të jetë ndër mashtruesit dhe lajkatarët. Ai do t i afrohet atij vetëm për të marrë diçka që ka marrë edhe më herët prej tij, por kur të rrëshqassë këmba e tij (të pasurit) dhe të vijë në një gjendje të rëndë, ky do të shndërrohet në mikun më të keq dhe shokun më të poshtëruar, përkundër ndihmave dhe mirësive që i ka pranuar.

Page 171: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

171

Përderisa bëhesh koprrac në rrugën e Allahut dhe gjendesh në dhurim ndaj të padijshmëve, emri yt do të zërë vend në gojët e tyre. Cili fat mund të jetë më i shëmtuar dhe më i keq se ky? Cila mirësi mund të jetë më e padobishme dhe pa rezultat? Ai që zotëron pasuri, duhet t i ndihmojë të afërmve të tij, t i qerasë mysafirët, t i ndihmojë atij që është në vështirësi dhe në skllavëri, atij që ka borxh, që ka mbetur në rrugë, t u ndihmojë atyre që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe që janë të varfër. Njeriu duhet ta detyrojë veten me punët që përmbajnë sevape dhe në realizimin e të drejtave të tjerëve. Përmes tyre do të fitojë nderin në këtë botë dhe virtytet në botën tjetër.

2.19 PËRSHKRIMI I BOTËS NGA ANA E HZ ALIUT (A.S.) KUSHTUAR TË DEVOTSHMËVE

Xhabir bin Abdullah Ensariu rrëfen: Ishim bashkë me Udhëheqësin e Besimtarëve në luftën e Basrës. Në orët e vona të natës kur e korrëm fitoren kundër atyre që e kishin filluar luftën (Talha, Zubejri dhe Aisheja) ishim duke biseduar në mes veti, kur erdhi dhe na pyeti për temën e bisedës që ishim duke bërë. Unë i thashë se po bëjmë fjalë në lidhje me fajësimin e kësaj bote. Ai tha: Ja Xhabir, pse po e fajësoni këtë botë ? - Pastaj, e falënderoji Allahun dhe vazhdoi:

Pse një grup po e fajëson këtë botë dhe mëton se është duke bërë asketizëm në të? Bota është vendi i drejtësisë për ata të drejtët dhe shtëpia e shpëtimit për ata që kuptojnë. Për ata që mbledhin furnizim është vendi i pasurimit. Është vendi i sexhdes për profetët. Është vendi i zbritjes së shpalljes dhe vendi ku engjëjt bëjnë adhurim. Është vendbanimi i miqve të Allahut. Vendi i tregtisë për të afërmit e Allahut. Aty përfitojnë mëshirën dhe xhenetin.

O Xhabir, bota të tregon haptas për vdekjen, për ndarjen nga ajo dhe për shkatërrimin e saj; kush është ai që e fajëson dhe e kritikon atë? Banorit të saj, kjo botë i tregon për brengat e botës së ardhshme përmes brengave të saj; i nxit ata për gëzimin e përhershëm përmes gëzimit të kalueshëm. Me qëllim të frikësimit nga dënimi i Allahut dhe të nxitjes kah dhuntia e përhershme, netët i sjellin fatkeqësi dhe mëngjeset lindin lehtësim dhe begati. Këtë botë e fajësojnë ata që pendohen për shkak të mëkatit të kryer (ndërsa të tjerët do ta lëvdojnë atë në Ditën e Ringjalljes)1, sepse, bota u ka shërbyer atyre në mënyrë

1 Pjesa brenda kllapave përmendet në Nehxh ul Belaga. Kjo është shtuar këtu sepse, kuptimi i fjalëve të ardhshme është i lidhur me këtë fjali.

Page 172: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

172

besnike. Bota u ka shpjeguar atyre përfundimin dhe ata e kanë kuptuar; u ka dhënë këshilla atyre dhe ata i kanë pranuar ato. I ka frikësuar ata prej xhehenemit dhe ata janë frikësuar; i ka nxitur ata për xhenet dhe ata e kanë pëlqyer atë.

O ti që të mashtroi kjo botë dhe që e fajëson atë, kur e meritoi bota fajësimin tënd, kur të mashtroi ty kjo botë? Përmes vendeve të shkatërruara të baballarëve tuaj që u janë kalbur eshtrat e tyre nën tokë, apo përmes vendeve të nënave tuaja që janë të shtrira nën tokë? Sa të sëmurë i ke shërbyer përmes duarve tuaj? Sa njerëzve të gjymtë u ke shërbyer; ke kërkuar ilaçin e tyre; ke shkuar mbas mjekëve për t i shëruar ata dhe nuk ke mundur t u gjesh qare; nuk ke mundur t ua plotësosh nevojën? Bota të dha një shembull përmes tyre: të tregoi gjendjen tënde përmes gjendjes së tyre (përmes vdekjes së tyre, të tregoi për vdekjen tënde). Nesër nuk do të ketë dobi nga miqtë dhe zëri yt nuk do të mbërrijë askund. Në kohën kur sëmundja do të të informojë për vdekjen tënde dhe pikëllimi e dhembja të shtohen, vajtimi nuk do të të sjellë asnjë dobi për ty; vajtimi me zë nuk do ta parandalojë vdekjen. Kur të ngushtohet gjoksi dhe të shtrëngohet fyti, nuk do të dëgjosh asnjë zë dhe nuk do të frikësohesh prej britmës. Sa i gjatë është pikëllimi gjatë momenteve të vdekjes! Pastaj e vendosin atë në tabut dhe e çojnë te varrezat. Katër duar e shtrijnë atë në një vend të ngushtë, ku do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Pasuria veç ka dalë nga dora, jeta është harxhuar, miqtë e afërt do ta braktisin atë, ata që sillen me mëshirë, do ta ndërprenë marrëdhënien me të dhe të afërmit nuk do t i afrohen. Mysafirët nuk do ta vizitojnë dhe shtëpia e tij nuk do të rregullohet. Nuk do të gjejë shenjë nga asnjë anë dhe nuk do të pranojë lajm nga asnjë anë. Trashëgimtarët do të nxitojnë për t ia ndarë pasurinë dhe malli i mbetur do të ndahet; ndërsa këtij do t i mbetet mëkati dhe gabimi i tij dhe mëkatet do ta rrethojnë atë. Nëse ka kryer ndonjë punë të mbarë, fitimi i tij do të jetë i pastër. Por, nëse ka bërë ndonjë mëkat, do të përfundojë me shkatërrim. Çfarë dobie mund të ketë për atë që do të përjetojë vetëm disa ditë në këtë botë, kur fundi i jetës së tij është vdekja dhe vendi i vizitës së tij do të jetë varri. Kjo këshillë mjafton për ata që pranojnë këshilla. O Xhabir, mjaft më, eja me mua!

Xhabiri tha: Bashkë me Imamin shkuam te varrezat. Imami iu drejtua atyre me zë të lartë: O ju që jeni të shtrirë në tokë dhe që jeni në kurbet! Në shtëpitë tuaja jetojnë të tjerët, pasuria juaj është ndarë dhe gratë tuaja janë martuar. Ky është lajmi ynë për ju. Cili është lajmi juaj ? - Pasi që heshti për një çast, e ngriti kokën dhe tha: Betohem

Page 173: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

173

në Allahun që e ngriti qiellin dhe e shtroi tokën, se sikur të kishit leje, do të kishit dëgjuar këto fjalë: Ne kemi parë se pajisja dhe furnizimi më i mbarë është devotshmëria . Pastaj tha: O Xhabir, nëse dëshiron kthehu !

2. 20 FJALIMET NË LIDHJE ME IMANIN, SHPIRTRAT DHE

DALLIMET NË MES TYRE

Erdhi njëri para Hz Aliut (a.s.) dhe i tha: Disa prej njerëzve thonë: Përderisa robi zotëron imanin, nuk do të bëj zina, nuk do të pi verë, nuk do ta ha kamatën dhe nuk do ta derdh gjakun padrejtë . Kjo fjalë më erdhi shumë rëndë, ma shtrëngoi gjoksin aq shumë sa që mendova që edhe nëse bën ndonjë mëkat të vogël ai që e fal namazin, do ta humb imanin dhe do të shkojë në botën tjetër pa të . Imam Aliu (a.s.) tha: Vëllai të ka thënë të vërtetën, sepse Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Allahu ka krijuar tri grupe të njerëzve, dhe për të gjithë ata i ka caktuar vendet e tyre. Allahu thotë: E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se? - Ata janë më të gëzuar. Po të majtit, kush janë ata të majtit? - Ata janë në gjendje të rëndë. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). Ata pra, janë më të afruarit tek adhuruesi i tyre (Vakia, 8-11).

Sa i përket atyre që janë në ballë, ata janë të dërguarit dhe profetët. Allahu u ka dhënë trupave të tyre pesë shpirtra: Shpirti i shenjtërisë; shpirti i imanit; shpirti i fuqisë (trupore); shpirti i epsheve (materiale) dhe shpirti i trupit (që del nga trupi me përfundimin e jetës). Përmes shpirtit të shenjtërisë e arrin profetësinë dhe shenjtërinë; përmes shpirtit të imanit i bëjnë adhurim Allahut dhe nuk i përshkruajnë Atij shok; përmes shpirtit të fuqisë luftojnë kundër armikut dhe sigurojnë furnizimin e jetesës; përmes shpirtit të epsheve materiale pranojnë lezetin e gjërave ushqyese dhe të pijshme dhe martohen me gratë e lejuara; përmes shpirtit të trupit lëvizin në mesin e njerëzve. Mëkatet e këtij grupi janë të falur. Allahu Teala thotë: Këta (për të cilët rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam

nga të tjerët, prej tyre pati që Allahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin) (Bekare, 253). Për të gjithë profetët thotë: Ata janë që në zemrat e tyre Allahu ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij (Muxhadele, 22). Përmes dhurimit të këtij shpirti i ka ngritur ata nga të tjerët dhe këta janë ata që janë të falur.

Page 174: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

174

Pastaj, Kurani flet për ata që janë në anën e djathtë; ata janë besimtarët e vërtetë. Trupave të tyre Allahu u ka dhënë katër shpirtra: Shpirti i imanit; shpirti i fuqisë; shpirti i epsheve dhe shpirti i trupit. Një besimtar i zotëron këta shpirtra përderisa t i ndërrohet gjendja e tij. E pyetën për ato gjendje dhe Hz Imami (a.s.) u përgjigj: E para ka të bëjë me këtë gjendje, të cilën e përmend Kurani: E ka nga ju që të shtyhet deri në moshën më të vjetër, që të mos dijë asgjë nga ajo çka ka ditur (Nahl, 70). Njeriut të tillë i dobësohen të gjithë shpirtrat, por nuk del nga imani, sepse, Allahu është Ai që e ka sjellë në këtë gjendje dhe që e ka bërë të tillë. Në këtë kohë, njeriu nuk e njeh kohën e namazit, nuk ka fuqi për faljen e namazit të natës dhe të agjërimit; kjo është shenja e dobësimit të shpirtit të tij të imanit, por kjo nuk do ta dëmtojë atë inshallah! Së fundi, njeriut të tillë i dobësohet edhe shpirti i epsheve, sepse nëse kalojnë edhe femrat më të bukura para tij, ai nuk do të ndiejë kurrfarë interesimi për to. Shpirti i trupit do të mbetet përherë tek ai dhe do ta përcjellë deri te momenti i vdekjes. Fundi i njeriut të tillë të plakur do të jetë i mbarë, sepse Allahu e ka sjellë në këtë gjendje.

Ndonjëherë, në kohën e rinisë njeriut i shfaqen disa gjendje të papritura dhe i shkaktojnë që të vendosë në lidhje me punët e gabueshme. Në atë kohë, shpirti i fuqisë ia jep guximin dhe shpirti i epshit ia zbukuron mëkatin në vështrimin e tij, ndërsa shpirti i trupit del prej zengjinëve dhe si pasojë e bashkimit të këtyre faktorëve, njeriu kryen mëkat. Pasi që ta kryejë mëkatin, imani do të dalë nga ai. Përderisa të pendohet, nuk do t i kthehet mbrapa. Nëse pendohet dhe e pranon udhëheqjen e prijësve të përgjithshëm (ulu-l emr), atëherë Allahu do ta pranojë pendimin e tij. Nëse kryen prapë ndonjë mëkat, atëherë do të llogaritet se e ka braktisur udhëheqjen dhe Allahu do ta gjuajë atë në xhehenem.

Sa i përket të majtëve, ata janë Hebrenjtë dhe të Krishterët. Në lidhje me ata, Allahu thotë: Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke fshehur të vërtetën. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë. (Bekare, 146-147)

Për shkak të fshehjes së të vërtetës, Allahu i dënoi ata dhe e largoi shpirtin e imanit nga ata. Në trupat e tyre ekzistojnë vetëm tre shpirtra: I fuqisë, epshit dhe i trupit. Pastaj, duke i afruar ata me kafshët, Allahu thotë: Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të devijuar nga e vërteta (Furkan, 44).

Page 175: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

175

Kafshët bartin përmes shpirtit të fuqisë, ushqehen përmes shpirtit të epshit dhe lëvizin përmes shpirtit të trupit.

Personi që parashtroi pyetjen, dhe tha: Vallahi, më ke ngjallur zemrën !

2.21 KËSHILLAT DHËNË ZIJAD IBNI NAZRIT, TË CILIN E CAKTOI

SI KOMANDANT DHE E DËRGOI NË SIFIN

Frikohu nga Allahu në çdo mëngjes, në çdo mbrëmje, dhe ruaju nga Ai; ki kujdes të të mos kaplojë mburrja dhe mos u bën i sigurt në asnjë gjendje nga sprova e epshit tënd (mos u bën i pavetëdijshëm prej tij). Dije që, nëse nuk e mban epshin tënd larg nga gjërat që i dëshiron, këto dëshira do të të shpijnë deri te dëmi dhe në fund do të detyrohesh të largohesh prej tyre. Prandaj, pengoje epshin tënd dhe mos lejo që të teprojë në kalimin e kufijve, në padrejtësi, devijim dhe agresivitet.

Ty të caktoi për komandant të ushtrisë; mos i përbuz ata dhe mos u trego i rëndësishëm përpara tyre. Më i vlefshmi ndër ju është më i devotshmi prej jush. Merr mësim prej dijetarëve dhe mësoji të paditurit, fali ata që janë të pamendët. Mund të fitosh të mbarat vetëm me dritën e diturisë duke u ruajtur nga padituria dhe torturimi.

Pastaj, Imami ia dorëzoi një letër që i përmbante disa urdhra dhe ndalesa:

Dije që ushtarët e pararojës janë sytë e ushtrisë dhe sytë e tyre janë rojtarët. Mos u mërzit nga dërgimi i pararojës në çdo vend, në pyll, në lumë dhe në të gjitha vendet e fshehta dhe të hapura kur të afrohesh afër armikut, sepse, armiku mund t ju befasojë me ndonjë sulm të papritur ose t ju zërë në ndonjë pritë. Përgatiti dhe ushtroji ushtarët përmes manovrave të ndryshme për rastet e shfaqjes së ndonjë gjendjeje të papritur apo ndonjë ngjarjeje të paparashikueshme; përveç në rastet e tilla, mos i vë në lëvizje ushtarët prej mëngjesit deri në mbrëmje.

Kur të ballafaqoheni me armikun ose armiku të takohet me ju, kampet tuaja i ndërtoni në vendet e larta ose në rrëzën e ndonjë mali ose afër brigjeve të ndonjë lumi nga i cili nuk mund të kalohet, në mënyrë që të bëhet një ndihmesë dhe një mburojë kundrejt armikut. Në këtë mënyrë do të luftoni me armikun, qoftë në një drejtim apo në dy drejtime. Që të jeni të sigurt prej sulmit të befasishëm të armikut dhe që të jeni të rehatshëm prej frikës, vendosini rojet në maje të maleve, në vendet e larta dhe mbi lumenjtë. Kur të vendoseni ndokund, atëherë

Page 176: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

176

vendosi edhe këta njëkohësisht dhe kur të lëvizni, lëvizni të gjithë njëkohësisht. Cakto rojet rreth e përqark kampit ushtarak ku do ta kaloni natën, të cilët do të jenë të armatosur me shtiza dhe mburoja. Po ashtu, vendosi edhe gjuajtësit e shigjetave afër tyre, në mënyrë që të mbroheni nga të qenët pre e lehtë për armikun. Ti, si komandant i ushtrisë, je ngarkuar personalisht me mbrojtjen dhe ruajtjen e ushtrisë. Mos fli deri në mëngjes ose fli shumë pak; nëse fle, gjumi yt le të jetë për aq sa e shpërlan gojën me ujë. Përderisa e takon armikun, gjendja dhe programi yt le të jenë të tilla. Gjatë luftimit bëhu dinjitoz dhe serioz. Mos nxito, përveç nëse të shfaqet ndonjë rast për të korrë fitore ndaj armikut. Mos ia nis luftës pa sulmuar armiku ose pa marrë urdhër nga unë. Mëshira dhe paqja e Allahut qoftë për ty!

2.22 NJOHJA E ATYRE QË I RRËFEJNË HADITHET

Sylejman bin Kajsi i tha Emirel Muminin Aliut (a.s.): Unë kam dëgjuar disa fjalë nga Selmani, Ebu Zerri dhe Mikdadi në lidhje me interpretimin e Kuranit dhe hadithet e Hz Resulullahut (s.a.a.), dhe kam dëgjuar disa fjalë nga ana juaj në lidhje me vërtetimin dhe konfirmimin e tyre, por, në mesin e popullit po dëgjoj fjalë që janë në kundërshtim me këto thënie. Athua, populli po gënjen qëllimisht lidhur me hadithet e Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe duke e ditur Kuranin po veprojnë sipas mendimit të vet? Hz Aliu (a.s.) tha:

-Tash, dëgjo me vëmendje përgjigjen: Një pjesë e haditheve që gjenden në duart e popullit janë të vërteta dhe pjesa tjetër janë të pavërteta; disa janë gënjeshtra dhe disa të drejta. Disa prej tyre e zhvlerësojnë gjykimin e mëhershëm (nasih) dhe disa e zhvlerësojnë vetë gjykimin (mensuh). Ka hadithe të përgjithshme dhe të veçanta. Ka hadithe që e kanë kuptimin e qartë dhe të dyshimtë (që kanë nevojë për shpjegim). Ka hadithe të drejta që janë mbajtur në mend dhe ruajtur, ka edhe që janë kuptuar gabimisht.

Edhe gjatë kohës së Resulullahut (s.a.a.) kishte aq shumë hadithe të shpifura, sa që Resulullahu (s.a.a.) u ngrit në foltore dhe tha: O njerëz, janë shumuar ata që gënjejnë dhe flasin në emrin tim. Kush

gënjen në emrin tim me vetëdije, le të përgatitet për xhehenem . Edhe mbas ndarjes së tij nga jeta, vazhduan me shpifje dhe gënjeshtra, dhe këto ia atribuonin Resulullahut.

Hadithet vijnë prej katër grupeve të njerëzve, ndërsa nuk ekziston grupi i pestë:

Page 177: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

177

-I pari, është dyfytyrëshi, që e tregon veten si besimtar; ai kryen veprat e myslimanëve, por nuk përmbahet prej gënjeshtrave ndaj Resulullahut dhe këtë e bëjnë me vetëdije të plotë. Sikur të kishin ditur njerëzit se ai është dyfytyrësh, nuk do të kishin pranuar asnjëherë hadithin e tij si të vërtetë. Por, njerëzit do të thonë: Ky është sahabe i Resulullahut, e ka parë atë dhe ka dëgjuar prej tij dhe e pranojnë pa e ditur realitetin, ndërsa, Allahu ka shpjeguar më së miri gjendjen e tyre: E kur t'i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin, e kur të flasin,

fjalës së tyre i vë veshin (Munafikun, 4). Mbas të Dërguarit, ky grup është shpërndarë në vise të ndryshme dhe filluan t i bëjnë thirrje popullit në zjarr përmes shpifjeve, duke u afruar në këtë mënyrë te liderët e devijuar. Këta të fundit i emëruan ata për persona kompetentë dhe me autoritet, duke u dhënë këtyre pozitat e gjyqtarëve dhe shpjeguesve (muftive). Në këtë mënyrë fituan kompetenca për mallin, nderin dhe jetën e njerëzve. Përmes tyre u realizuan qëllimet e sundimtarëve dhe i harxhuan pasuritë botërore. Edhe ti e di se njerëzit e tillë, që nuk kanë ndonjë qëllim në këtë jetë, janë të nënshtruar ndaj sundimtarëve që e synojnë këtë botë dhe janë të dhënë mbas saj; bota është qëllimi përfundimtar i tyre.

Të dytët, kanë dëgjuar një fjalë nga Resulullahu (s.a.a.), por kanë bërë gabime dhe nuk e kanë vendosur në vendin e duhur të mendjes; këta nuk gënjejnë dhe nuk veprojnë në mënyrë të gabuar me qëllim, dhe thonë: Unë kam dëgjuar nga Resulullahu (s.a.a.). Sikur të kishin ditur njerëzit se ai ka kuptuar gabimisht, nuk do ta kishin pranuar fjalën e tij. Edhe ky nuk do të kishte transmetuar atë hadith dhe nuk do të vepronte sipas tij, sikur të dinte se e ka gabim.

Të tretët, kanë dëgjuar se Resulullahu (s.a.a.) ka urdhëruar diçka, por mbas një kohe Hz Resulullahu (s.a.a.) e ka ndaluar atë dhe ky person nuk di për këtë ndalesë. Ose, ka dëgjuar për ndalesën e saj por më vonë është lejuar, dhe ky nuk është njoftuar për këtë. Gjykimin e ndaluar e ka përvetësuar por gjykimin e lejuar nuk e ka përvetësuar. Sikur të kishin ditur myslimanët për ndalesën e gjykimit, do të kishin refuzuar atë dhe, edhe vetë do të kishte refuzuar.

Ekziston edhe grupi i katërtë, që as Allahut dhe as Resulullahut nuk ia përshkruajnë gënjeshtrën. Këta e urrejnë gënjeshtrën për shkak të frikës nga Allahu dhe për shkak të njohjes së vlerës së Resulullahut. As nuk e kanë kuptuar gabimisht, as nuk e kanë harruar atë çka kanë dëgjuar; përkundrazi, çdo fjalë e kanë përcjellë njëjtë si e kanë dëgjuar. Atë e transmeton në përputhje me të vërtetën; as nuk ia shton ndonjë fjalë, as nuk i mungon diçka nga ajo. Ai është i njoftuar për

Page 178: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

178

ndalesën e gjykimit dhe vepron sipas tij; si edhe për anulimin e gjykimit është i informuar dhe e braktis atë. Njëjtë sikur ajetet e Kuranit, ekzistojnë edhe hadithet e Resulullahut që janë të qarta, më pak të qarta, që anulojnë dhe që janë të anuluara. Edhe hadithet e Resulullahut (s.a.a.) përmbajnë dy drejtime: Të përgjithshme dhe të veçanta. Allahu na urdhëron: Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t'ju ndalojë, përmbajuni (Hash, 7)!

Fjalët e Resulullahut i kanë dëgjuar edhe ata që nuk kanë mundur ta kuptojnë drejt, që nuk kanë ditur se çka ka tentuar me atë fjalë Allahu dhe Resulullahu dhe që nuk e kanë kuptuar fare atë. Çdokush që u parashtronte pyetje sahabeve të Resulullahut (s.a.a.), nuk ka mundur ta marrë përgjigjen prej tyre; ka pasur edhe të tillë që i kanë pyetur sahabet, por nuk e kanë kuptuar përgjigjen. Madje, ka pasur të tillë që janë interesuar edhe për përgjigjet e Resulullahut (s.a.a.) që u ka dhënë beduinëve, të huajve dhe ithtarëve të Librit.

Por, unë isha me Resulullahun (s.a.a.) çdo ditë, për mua e boshatiste shtëpinë nga njerëzit; mua më tregonte për gjithçka; të gjithë sahabet e dinin këtë dhe të gjithë e dinin se me asnjërin tjetër nuk sillej në këtë mënyrë. Ndonjëherë ai vinte në shtëpinë time, ndërsa kur unë shkoja në shtëpinë e tij, ai i largonte të gjitha gratë nga dhoma dhe përveç meje askush nuk mbetej në dhomë. Kur e pyetja, ai më përgjigjej, kur përfundoja me parashtrimin e pyetjes dhe heshtja, ai fillonte me dhënien e përgjigjes. Më tregonte për çdo ajet që është shpallur në lidhje me ditën, natën, qiellin, tokën, botën, ahiretin, malin, fushën, dritën dhe padrejtësinë, dhe kërkonte prej meje që ta shkruaj atë ajet me dorën time. Dhe më informonte për shpjegimin dhe komentin e tyre, për anulimin dhe ndalesën, për qartësinë dhe komplikimin, për të përgjithshmen dhe të veçantën, dhe atë për çka është shpallur ai ajet.

2.23 FJALËT QË KANË TË BËJNË ME THEMELET E ISLAMIT DHE TË

VËRTETËN E PENDIMIT DHE TË KËRKIMIT TË FALJES

Kumejl bin Zijadi rrëfen: E pyeta Emirel Muminun Aliun (a.s.): Cilat janë themelet (esencat) e Islamit?. Ai m'u përgjigj: Themelet e Islamit janë shtatë:

1. Mendja, që është esenca e durimit (pa pasur mendje nuk është e mundur durimi);

2. Mbrojtja e nderit dhe të folurit ë së vërtetës;

Page 179: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

179

3. Leximi i Kuranit në mënyrën e duhur; 4. Të dashuruarit dhe urrejtja për hir të Allahut; 5. Respektimi i të drejtës së Ehli Bejtit (familjes së ngushtë) të

Muhamedit (a.s.) dhe njohja e pozitës së velajetit të tyre; 6. Mbrojtja dhe ruajtja e të drejtave të vëllezërve; 7. Bashkëjetesa me fqinjët.

E pyeta Imamin (a.s.): -O Emirel Muminin, një rob kryen një mëkat dhe pastaj kërkon

falje, athua, cila është e vërteta e kërkimit të faljes?- Ai m u përgjigj: -O Zijad ibni Kumejl, e vërteta e kërkimit të faljes është

pendimi (tevbe) . -A vetëm kaq?

-Jo, m u përgjigj. -Atëherë, si qëndron çështja? -Kur të kryejë robi një mëkat, ai do të nxitohet për të thënë

Estagfirullah ! -Çka është nxitja? -Lëvizja e gjuhës dhe e buzëve, dhe mbas kësaj shprehja e

dëshirës që të vijë e vërteta. -Çka është e vërteta? -Dëshmimi përmes zemrës dhe vendimi për mospërsëritjen e

mëkatit për të cilën kemi kërkuar falje. -Nëse veproj në këtë mënyrë, a do të më llogarisin prej atyre që

kanë kërkuar falje. -Jo. -Atëherë, si duhet vepruar?

-Ti ende nuk e ke arritur esencën e kërkimit të faljes. -Cila është esenca e kërkimit të faljes? -Kthimi në pendimin e mëkatit për të cilën ke kërkuar falje, dhe

kjo është shkalla e parë e atyre që bëjnë adhurim, si dhe, largimi nga mëkati dhe kërkimi i faljes ka gjashtë kuptime:

1. Ndjenja e pendimit për të kaluarën; 2. Vendimi për të mos e bërë kurrë më atë mëkat; 3. Dhënia e hakut që u takojnë të gjitha krijesave; 4. Dhënia e hakut ndaj Allahut në çdo vepër obliguese; 5. Shkrirja e mishit të ndaluar përderisa të bashkohet lëkura me

eshtrat dhe pastaj sjellja e mishit të lejuar në vend të saj;

Page 180: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

180

6. Sikur që ia shijon trupit shijen e mëkatit ashtu edhe duhet t ia shijosh dhembjen dhe vështirësitë e bindjes.

2.24 TESTAMENTI I BËRË DJALIT TË TIJ IMAM HASANIT (A.S.) GJATË MOMENTEVE TË FUNDIT TË JETËS1

Ky është testamenti i Ali ibn Ebu Talibit. U lë porosi besimtarëve që të dëshmojnë se nuk ka adhurues tjetër përveç Allahut, është tek dhe i pashoq, dhe Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij; edhe nëse nuk e pëlqejnë këtë jobesimtarët, atë e ka dërguar si fitues mbi të gjitha religjionet dhe udhëzues të rrugës së drejtë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për Muhamedin (s.a.a.)! Namazi im, adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e të gjithë botëve; nuk ka shok dhe të ngjashëm, kjo më është urdhëruar mua dhe unë jam i pari prej atyre që i dorëzohen Atij.

O Hasan! - Të lë porosi ruajtjen nga Allahu, ty, gjithë fëmijëve, Ehli Bejtit dhe gjithë atyre deri tek të cilët mbërrin ky shkrim. Vdisni si mysliman, përqafojeni bashkërisht litarin (Kuranin) e Allahut dhe mos u përçani. Kam dëgjuar prej Resulullahut (s.a.a.) të thotë: Pajtimi i dy njerëzve përmban më shumë virtyt sesa të gjitha namazet dhe agjërimet . Morali shkatërrues dhe asgjësuesi i fesë nga themeli është intriga dhe ngatërresa. Nuk ka fuqi dhe forcë përveç Allahut. Nëse dëshironi që në ditën e Kiametit të keni llogarinë më të lehtë, mirëmbajini marrëdhëniet familjare me të afërmit.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, mbrojini jetimët; mos lejoni që para syve të shkelen të drejtat e tyre. Unë kam dëgjuar prej Resulullahut (s.a.a.): Kush u ofron mbrojtje jetimëve deri në moshën kur mund të kujdeset për vete, Allahu do ta obligojë atë me xhenet, ndërsa, kush e ha pasurinë e jetimit, atij do t i bëhet obligim xhehenemi.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, respektojeni Kuranin; mos të kalojnë të tjerët para jush në të kuptuarit e tij2.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, jepuni të drejtat e fqinjëve. Këtë na ka këshilluar Resulullahu (s.a.a.). Aq shumë na ka këshilluar në lidhje me fqinjët, sa që kujtonim se ata do të marrin hise në trashëgiminë tonë.

1 Këtu është përcjellë vetëm një pjesë e këtij testamenti. 2 Në Nehxh ul Belaga shkruan: Në të vepruarit sipas tij

Page 181: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

181

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, mos e braktisni vizitën e shtëpisë së Allahut (haxhin). Përderisa të jeni gjallë, mos e leni të zbrazët atë shtëpi, sepse, nëse hiqet dorë nga ajo shtëpi, do të zbresë dënimi i Allahut pa ju dhënë afat apo pa e vonuar atë. Dhurata më e vogël e atij që e viziton atë shtëpi është falja e të gjitha mëkateve të kaluara.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, mos e braktisni namazin; namazi është vepra më e mirë dhe shtylla e fesë.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, jepini zeqatin; zeqati e zbut dënimin nga ana e Allahut.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, agjëroni muajin e Ramazanit, sepse është mburojë kundër zjarrit.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, kujdesuni për të varfrit dhe nevojtarët; pranoni ata për ortakë të jetës suaj.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, luftoni drejt rrugës së Allahut përmes jetëve, pasurive dhe gjuhëve tuaja. Vetëm dy persona mund të luftojnë në rrugën e Allahut: Prijësi që ka arritur pozitën e udhëheqjes (Imami) dhe ai që i nënshtrohet dhe e pason atë.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, ruajeni të drejtën e fëmijëve të Resulullahut (s.a.a.); mos lejoni që duke pasur mundësi për të mbrojtur të drejta e tyre, ta përjetoni padrejtësinë në mesin tuaj.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, vështrojeni atë sahabe që i bën shpifje Pejgamberit dhe që i bëjnë mbrojte shpifësit. Resulullahu (s.a.a.) ka këshilluar në lidhje me sahabet dhe i ka mallkuar shpifësit dhe ata që i mbrojnë shpifësit.

Për hir të Allahut, për hir të Allahut, jepni të drejtat e grave, skllevërve dhe skllaveve që janë nën kujdesin tuaj. Fjalët e fundit të Resulullahut (s.a.a.) ishin këto: Ju këshilloj për dy grupe të pafuqishmëve: Gratë dhe skllevërit e skllavet tuaja .

Namazi, namazi, namazi! Mos u frikohuni nga fajësimet e asnjërit në lidhje me të drejtat tuaja ndaj Allahut. Allahu ju mbron nga sherri i atyre që jua donë të keqen dhe që ju bëjnë padrejtësi. Bisedoni me njerëzit ashtu si ka urdhëruar Allahu, me një gjuhë të bukur. Mos e braktisni urdhërimin ndaj punëve të mira dhe ndalimin prej punëve të këqija, sepse, nëse nuk e bëni këtë, Allahu do t ju sjellë udhëheqës të padrejtë që do t'ju sundojnë juve. Pastaj, do të luteni për mbrojtje nga sherret e tyre por nuk do t ju pranohen lutjet.

O fëmijët e mi! - Le të jenë marrëdhëniet e mira ndërmjet jush. Vizitoni njëri tjetrin, plotësojini nevojat e njëri tjetrit, mos u ndani njëri nga tjetri, mos ia ktheni fytyrën njëri tjetrit dhe mos u përçani.

Page 182: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

182

Ndihmoni njëri tjetrin në kryerjen e punëve të mira dhe ndalesën prej të këqijave, mos u ndihmoni për të bërë krim apo armiqësi dhe frikohuni nga Allahu; padyshim që dënimi i Allahut është i rëndë. Allahu ju mbrojt Ehli Bejti dhe Allahu i mbrojt gjurmët e Resulullahut s.a.a.) përmes jush. Ju lë amanet ndaj Allahut. Ju uroj që mëshira dhe bereqeti i Allahut të jenë për ju.

Pastaj thoshte pandërprerë: La ilahe ilallah , përderisa e lëshoi këtë botë.

2.25 FJALËT LIDHUR ME VIRTYTET E DITURISË

O njerëz! Dijeni që përkryerja e fesë është kërkimi dhe veprimi sipas diturisë. Kërkimi i diturisë është më obligues për ju sesa mbledhja e pasurisë. Pasuria është shpërndarë në mesin tuaj dhe është garantuar pjesa e çdonjërit. Njeriu i drejtë e ka ndarë atë dhe qëndron si garantues për të; ai mbetet besnik ndaj fjalës së dhënë. Dituria është një thesar që qëndron në gjoksin e dijetarit dhe ju jeni të obliguar për ta kërkuar atë prej njeriut të tillë. Atëherë, kërkojeni atë; dijeni që pasuria e shumtë e asgjëson fenë dhe e ngurtëson zemrën. Dituria e shumtë dhe veprimi sipas saj e drejton fenë dhe bëhet motiv për arritjen e xhenetit. Me harxhimin e saj, pasuria zvogëlohet por dituria shtohet. Harxhimi i diturisë është të mbajturit mend dhe shpërndarja e saj atyre që e transmetojnë atë.

Dijeni që, shoqërimi me një dijetar dhe pasimi i tij, është një mbarëvajtje për të cilën Allahu do të të shpërblejë bukur. Nënshtrimi ndaj dijetarit i shton të mirat, i asgjëson mëkatet dhe për besimtarin bëhet një furnizim. Gjatë jetës, dituria është një lartësim për besimtarin, ndërsa mbas vdekjes është shkaktare e kujtimit të mirë për të.

Virtytet e diturisë janë të shumta. Koka e diturisë është modestia; syri i saj është të qëndruarit larg nga xhelozia; veshi i saj është të kuptuarit; gjuha e saj është të qenët i drejtë; mbrojtësi i saj është hulumtimi dhe studimi; zemra e saj është qëllimi i pastër; mendja e saj është njohja e shkaqeve të çështjeve; dora e saj është mëshira; ndihma e saj është siguria; këmba e saj është vizita e dijetarëve; urtësia e saj është ruajtja prej gjërave të ndaluara dhe të dyshimta; kazerma e saj është shpëtimi; komandanti i saj është urtësia; mjeti bartës i saj është besnikëria; arma e saj është të folurit e butë; shpata e saj është të qenët i kënaqur; harku i saj është marrëdhënia miqësore; ushtria e saj

Page 183: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

183

është biseda me dijetarët; pasuria e saj është morali; investimi i saj është ruajtja prej mëkateve; furnizimi i saj është të pasurit dituri; vendbanimi i saj është mirëkuptimi; udhëheqësi i saj udhëzimi dhe shoku i saj është shoqërimi me të mirët.

2.26 THËNIET LIDHUR ME URTËSINË, KËSHILLAT, NXITJET

DHE VËREJTJET

1. Bamirësia, fshehja e veprave të mbara, durimi ndaj sprovave dhe mospërmendja e vështirësive janë ndër thesaret e xhenetit.

2. Morali i bukur është shoku më i mirë; shenja dalluese e librit të besimtarit është morali i bukur.

3. Asket është ai që e ndaluara nuk mund të fitojë ndaj durimit të tij dhe e lejuara nuk mund ta pengojë falënderimin e tij.

4. Abdullah ibn Abbasit i shkroi në këtë mënyrë: (Mbas falënderimit për Allahun dhe përshëndetjes për Resulullahun s.a.a.) Padyshim që njeriu do të gëzohet kur të arrijë ato gjëra që nuk dëshiron t i humbasë dhe do të pikëllohet kur nuk mund t i përvetësojë ato gjëra. Ti duhet të gëzohesh për gjërat e përvetësuara të botës së ardhshme dhe të pikëllohesh për ato gjëra që nuk ke arritur t i përvetësosh për botën e ardhshme. Mos u kënaq shumë me gjërat e përvetësuara të kësaj bote dhe mos u pikëllo shumë nëse nuk mund të arrish diçka. Gjatë tërë jetës duhet të mundohesh që t i përvetësosh gjërat për botën mbas vdekjes.

5. Në lidhje me fajësimin e kësaj bote ka thënë: Ai është një vend, që fillimi i tij ka të bëjë me vështirësi dhe vuajtje, ndërsa fundi me asgjësimin dhe joekzistencën. Për të lejuarën e saj ka llogari, dhe për të ndaluarën e saj ka dënim. Ai që është i shëndoshë dhe i mirë në këtë botë, ai mendon se është në të sigurt; ndërsa ai që sëmuret, do të ndiejë pendim për shkak të të këqijave të bëra. Ai që pasurohet, do ta humbë veten; ai që varfërohet, do të kaplohet nga pikëllimi. Bota ikën prej atij që mundohet ta përvetësojë dhe shkon tek ai që nuk e kërkon atë. Kush e shikon atë me dëshirë dhe mall, do ta verbërojë atë; kush e shikon me syrin e marrjes së mësimit, do t ia hapë syrin e zemrës.

Page 184: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

184

6. Mos tepro me miqësi, ngase, mund të ndodhë që miku të bëhet armik. Mos tepro me armiqësi, mund të ndodhë që armiku të bëhet mik.

7. Nuk ka pasuri si mendja dhe varfëri si padituria.

8. Vlera e njeriut matet me shkallën e suksesit të treguar.

9. Madhështia e hap rrugën e humnerës, turpërimi e hap rrugën e privimit. Urtësia është pasuria e humbur e besimtarit; këtë pasuri duhet ta marrësh edhe nëse gjendet në dorën e të ligut.

10. Bartësi i diturisë do të jetë i dashur ndaj Allahut, ndaj engjëjve dhe ndaj atyre që i nënshtrohen Allahut, nëse e bart atë në mënyrë të denjë. Nëse e përdorin diturinë për të përfituar nga kjo botë, atëherë Allahu do t i dënojë ata dhe të tillët do të zhvlerësohen në sytë e njerëzve.

11. Ibadeti më i mirë është durimi, heshtja dhe pritja e shpëtimit (paraqitja e Imam Mehdiut).

12. Çdo fatkeqësi e ka kohën e vet dhe ajo kohë duhet të përjetohet patjetër. Kur të afrohet te ndonjëri ajo fatkeqësi, duhet të durojë derisa të përfundojë koha e saj dhe t i dorëzohet asaj, sepse, kur t i drejtohet fatkeqësia në drejtimin e tij, kërkimi i rrugëdaljes vetëm sa do ta rëndojë më tepër gjendjen e tij.

13. Malik Eshterit i ka thënë: O Malik, pranoje këtë fjalë prej meje dhe mundohu ta përvetësosh. O Malik, kush e ka të dobët bindjen, edhe karakterin e do ta ketë të dobët. Kush e përvetëson natyrën e koprracit, do ta poshtërojë veten. Kush u tregon të tjerëve për gjendjen e tij të vështirë, ai ka pranuar që të poshtërohet. Kush e shfaq të fshehtën, e ka degraduar veten. Kush e bën gjuhën e tij komandues për vete (kush flet çka do që i vjen në gojë), e ka hedhur veten në rrezik. Dëshira e fortë e mbyt karakterin. Kush ia vë syrin çdo gjëje që sheh, dëshirat do ta izolojnë atë në vetmi. Koprracia është turp, frika është mangësi, ruajtja nga e ndaluara dhe e dyshimta është mburojë. Falënderimi është pasuri (sepse, falënderimi e shton dhuntinë). Durimi është trimëri. I varfëri është i huaj në vendlindjen e tij. Varfëria nuk ia mundëson edhe të mençurit vërtetimin e argumentit të tij. Kënaqësia

Page 185: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

185

është shoku dhe miku më i bukur. Morali është një veshje që nuk vjetrohet. Pozita e çdonjërit është sipas sasisë së mendjes; zemra është arka e sekreteve. Sjellja me kujdes (hulumtimi në rastet e dyshimta) është masë paraprake. Mendimi është një pasqyrë e pastër. Të qenët i durueshëm është një veti e lartë. Sadakaja (lëmosha) është një ilaç shpëtues. Veprat e kryera sot, do të nguliten para syve nesër. Marrja e mësimit është një qortues i mirë. Fytyra e buzëqeshur është çerdhja e miqësisë.

14. Vendi i durimit kundrejt imanit është sikur vendi i kokës kundrejt trupit. Ai që nuk ka durim, nuk ka as iman.

15. Juve u është caktuar një afat i quajtur vdekje që shkon mbas jush kudo që të shkoni. Bashkë me ju vijnë edhe dëshirat, që ia zënë rrugën veprave. Prandaj, rastin e dhënë dijeni si një begati dhe veproni më shpejt se vdekja (mundoheni që të kryeni ndonjë vepër para vdekjes); dëshirën dijeni si gënjeshtër dhe furnizohuni përmes veprave. A ka ndonjë rrugë tjetër shpëtuese, ndonjë vend për të ikur apo ndonjë anë për t u arratisur? A keni ndonjë vend për strehim ose për mërgim? Atëherë, ku jeni duke shkuar?

16. Ju këshilloj devotshmërinë ndaj Allahut. Devotshmëria është një vend i sigurt për strehim, të cilin e pëlqen dhe e lakmon ai që shpreson. Bëjeni devotshmërinë si një shenjë dalluese të padukshme. Përmendeni Allahun në mënyrë të sinqertë. Jetoni një jetë të bukur nën dritën e kësaj përmendjeje dhe nëpërmes kësaj rrugëtoni deri në shpëtim. Botën vështrojeni me sytë e asketit, që ka hequr dorë nga kjo botë, sepse, bota i shkatërron ata që e konsiderojnë atë si vendbanim dhe i fut në brenga ata që mbështeten në të me qëllim të përfitimit të dhuntive prej saj. Nuk shpresohet se do të kthehet mbrapa ai që largohet prej saj. Nuk dihet se çka sjell ajo (gëzim apo pikëllim). Siguria e saj është përzier me fatkeqësinë, e përhershmja me të kalueshmen dhe gëzimi me pikëllimin. E përhershmja me pafuqinë janë të futura njëra brenda tjetrës.

17. Pëlqimi i vetvetes i përket arrogancës; arroganca është prej mburrjes dhe mburrja është prej mendjemadhësisë. Shejtani është armiku që jep premtimet e kota. Myslimani është vëllai i myslimanit; atëherë ndihmojeni njëri tjetrin dhe mos e thirrni njëri tjetrin me llagape të këqija. Ligjet e fesë janë të njëjta për të gjithë; rrugët e tij

Page 186: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

186

janë të drejta. Kush e mban atë rrugë, do të arrijë atë çka shpreson; kush largohet nga ajo rrugë, do të shkatërrohet dhe kush heq dorë nga kjo rrugë, do të dalë nga feja. Myslimani nuk gënjen kur flet; kur ta japë fjalën, nuk vepron me të kundërtën e saj dhe kur t i mbështetet, nuk të tradhton.

18. Mendja është miku i besimtarit; pjekuria është ndihmesë; të kaluarit mirë është babai i tij; sjellja e mirë është vëllai i tij. Tiparet e njeriut të mençur janë tri: Mendon për gjendjen e vet; mbron gjuhën dhe e njeh kohën në të cilën jeton.

Dijeni që varfëria është një vështirësi prej vështirësive; më e rëndë se varfëria është sëmundja e trupit dhe më e rëndë se sëmundja e trupit është sëmundja e zemrës. Pasuria është një prej dhuntive të Allahut, më e lartë se kjo është shëndeti i trupit dhe më e lartë se shëndeti i trupit është devotshmëria e zemrës.

19. Besimtari e ndan ditën në tri pjesë: Në një pjesë të saj i lutet Zotit të tij (i bën adhurim Zotit); në pjesën tjetër kërkon llogari prej shpirtit të tij dhe në pjesën e tretë është i zënë me shijet e lejuara dhe të bukura.

Njeriu i mençur del në rrugë vetëm për tri gjëra: Për të siguruar jetesën; për të përvetësuar botën e ardhshme dhe për t i përfituar lezetet dhe kënaqësitë e lejuara.

20. Sa të tillë ka që bëhen të pavëmendshëm përmes dhuntive dhe mirësive të Allahut! Sa të tillë ka që mburren me mbulimin e mëkateve të tyre! Sa të tillë ka që mashtrohen përmes lëvdatave që u bëhen ndaj tyre. Allahu i sprovon njerëzit më së shumti duke u dhënë afat dhe rast; Allahu thotë: Ne ua zgjasim atyre jetën për t u zhytur sa më shumë në mëkate (Ali Imran, 178)

21. Në zemrën tënde duhet të ndiesh edhe nevojë, edhe përmbajtje nga populli. Nevoja nga populli duhet të jetë biseda e butë dhe fytyra e qeshur, ndërsa përmbajtja ka të bëjë me mbrojtjen e nderit dhe të dinjitetit.

22. Mos u zemëro ndaj njerëzve dhe mos i zemëro njerëzit; përshëndete çdokënd dhe bisedo në mënyrë të bukur me ata.

Page 187: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

187

23. Njeriu fisnik është ai, i cili zbutet kur të vërejë mirësinë dhe zemërbutësinë. Njeriu i poshtëruar do të bëhet i vrazhdë kur të sillesh këndshëm dhe bukur ndaj tij.

24. A doni t'ju tregoj kush është fakihu (juristi fetar) i vërtetë? Fakihu i vërtetë është ai që nuk i lejon njerëzit ta ndiejnë veten të papërgjegjshëm ndaj Allahut, që nuk ua humb shpresën e tyre prej mëshirës së Allahut, që nuk u jep atyre siguri të plotë prej dënimit të Allahut dhe që nuk e braktis Kuranin duke u drejtuar kah gjërat tjera. Nuk ka të mbara në adhurimin pa dituri; diturinë pa mendime dhe në leximin e Kuranit pa menduar dhe pa u thelluar në kuptimin e tij.

25. Në ditën e Kiametit, Allahu do t i tubojë njerëzit në një vend dhe do të dëgjohet zëri i njërit që do të thërrasë: - O njerëz, sot më i afërmi i Allahut do të jetë ai që është frikësuar prej Atij më së shumti; më i dashuri i Allahut do të jetë ai që ka vepruar në mënyrë më të bukur; pozitën më të lartë para Allahut do ta ketë ai që ka punuar për ato gjëra që ndodhen tek Allahu; më i vlefshmi prej jush tek Allahu, do të jetë ai që është ruajtur më së shumti.

26. Çuditem me ata njerëz që përmbahen nga ushqimi i dyshimtë për shkak të frikës nga sëmundja, ndërsa nuk ruhen nga mëkatet për shkak të frikës prej xhehenemit. Çuditem me ata njerëz që blejnë skllevër me pasuritë e tyre ndërsa nuk i blejnë njerëzit e lirë që janë bamirës (nuk i bëjnë për vete ata).

Pastaj tha: - E mbara dhe sherri njihen përmes njerëzve; nëse dëshiron ta njohësh të mbarën, kryej vepra të mbara dhe do ta njohësh njeriun e mbarë; nëse dëshiron ta njohësh sherrin, bëre ndonjë sherr dhe do ta njohësh njeriun e tillë.

27. Për ju, më së shumti frikohem për dy gjëra: - Shkuarja mbas dëshirave të pafundme dhe mbas epsheve e pasioneve; dëshirat e pafundme të bëjnë që ta harrosh botën e ardhshme, ndërsa shkuarja mbas epsheve të largon prej njerëzve.

Njëri nga Basra e pyeti Imamin (a.s.) në lidhje më vëllezërit, ai u përgjigj: Vëllezërit janë dy lloj: Vëllezërit te të cilët mund të mbështetesh dhe vëllezërit që të qeshin në fytyrë.

Vëllezërit tek të cilët mund të mbështetesh janë: Mburoja, krahu, farefisi dhe pasuria e tij. Kur ta fitosh mbështetjen e vëllait,

Page 188: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

188

mund t ia dorëzosh pronën dhe pasurinë në dorën e tij. Me mikun bëhu mik dhe me armikun bëhu armik. Mbuloje sekretin dhe turpin e tij, ndërsa përhapi të mirat e tij. Dije që një vëlla i tillë gjendet më vështirë se ari i pastër dhe rubini i kuq.

Sa i përket vëllezërve që të qeshin në fytyrë, mos i ndërpre marrëdhëniet me ata, që të mund të kesh dobi prej tyre. Mos prit që ata do të të duan më shumë se kjo; sa herë që ata të afrohen me fytyrë të qeshur, edhe ti vepro njëjtë ndaj tyre.

28. Mos u miqëso me armikun e mikut tënd, sepse do të bëhesh armik me mikun tënd

29. Mos e ndërpre lidhjen miqësore në bazë të dyshimit; as pa kërkuar falje mos e ndërpre lidhjen miqësore (sipas mundësisë vazhdoje miqësinë).

30. Myslimani duhet të përmbahet nga shoqërimit me këta tre persona: Me atë që nuk i jep rëndësi fesë, me të krisurin dhe me gënjeshtarin. I pari tregon si të mirë veprën e tij dhe kërkon prej teje që të bëhesh si ai; nuk të ndihmon në lidhje me fenë dhe botën e ardhshme; shoqërimi me të bëhet shkaktar i vështirësive dhe i ngurtësimit të zemrës; shkuarja dhe ardhja tek ai bëhet shkas për turpërimin tënd.

Sa i përket të krisurit, pasi që njeriu i tillë nuk ka shumë mend, nuk mund të tregojë rrugën e së mbarës; edhe nëse mundohet në këtë drejtim, nuk mund të shpresohet se do ta largojë të keqen prej teje; në të shumtën e rasteve, në vend të dobisë do të shkaktojë dëm; për një shok të tillë vdekja është më e mirë se jeta, heshtja është me e mirë se të folurit dhe largimi është më i mirë se afrimi.

Dhe, sa i përket gënjeshtarit, jeta me të nuk ka asnjë shije; fjalën tënde ia bart tjetrit dhe fjalën e tjetrit, ta sjellë ty; kur ta kryejë një mashtrim, do të fillojë me tjetrin; nuk mund t i besohet as fjalës së drejtë; në mesin e njerëzve nxit armiqësinë; në zemra fut urrejtje. Prandaj, ruaju nga Allahu dhe mendo për gjendjen tënde në lidhje me njeriun e tillë.

31. Shoqërimi me njeriun e dijshëm dhe koprrac nuk është i dëmshëm për ty; ti përfito prej mendjes së tij dhe ruaju prej natyrës së

Page 189: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

189

tij të keqe. Mos e humb rastin e miqësimit me njeriun bujar, edhe nëse nuk mund të përfitosh prej mendjes së tij; por me mendjen tënde përfito prej bujarisë së tij, ndërsa, ik me tërë fuqinë prej të krisurit koprrac.

32. Durimi përbëhet prej tri pjesëve: Durimi kundrejt fatkeqësive; durimi ndaj bindjes (bindja ndaj së vërtetës, nëse ka nevojë të mos kihet frikë as nga vështirësitë, humbja e pasurisë dhe nga humbja e jetës) dhe durimi kundrejt mëkatit (dorëzimi ndaj epshit, zemërimit, pozitës, parasë, etj)

33. Kush mund ta ruajë veten prej katër gjërave, është i denjë për të mos i parë gjërat e shëmtuara përgjithmonë. E pyetën: Cilët janë ato katër gjëra?

- ai u përgjigj: Ngutësia, inati, egoizmi dhe plogështia.

34. Veprat janë tri llojesh: Obligimi, rekomandimi dhe mëkati. Veprat e obliguara bazohen në urdhrin, dëshirën, kënaqësinë, diturinë dhe caktimin e Allahut. Ata që gjenden në këto vepra, do të shpëtojnë nga dënimi i xhehenemit. Veprat e rekomanduara nuk bazohen në urdhrin e Allahut, por vetëm në dëshirën, diturinë dhe caktimin e Tij. Veprat mëkatare nuk janë sipas urdhrit, dëshirës dhe kënaqësisë së Allahut, por ato përcillen përmes diturisë dhe caktimit; jetësimi i tyre është i mundur vetëm në kohë të caktuara; njerëzit i kryejnë mëkatet përmes dëshirës së tyre, dhe Allahu i dënon për ato vepra, sepse, Allahu i ka ndaluar prej kryerjes së mëkateve, por ata nuk e kanë pranuar këtë.

35. O njerëz, dijeni që çdo dhunti e Allahut përcillet me një të drejtë; kush e zbaton atë, do t i shtohet dhuntia. Kush nuk e zbaton tërësisht, mund ta humbasë dhuntinë dhe të pësojë dëm. Siç i vëren Allahu ata që ruhen prej mëkateve, ashtu edhe i vëren ata që përmbahen nga moszbatimi i të drejtës së dhuntisë (mosfalënderimin për dhuntitë).

36. Kush varfërohet dhe varfërinë nuk e pranon si një bamirësi ndaj Allahut, do t i asgjësohet sevapi i shpresuar. Kush pasurohet dhe

Page 190: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

190

nuk brengoset për afrimin e dënimit të Allahut hap pas hapi, do të mendojë se ndodhet në të sigurt prej një gjëje të rrezikshme.

37. O njerëz, kërkoni nga Allahu bindjen e sigurt dhe shëndet; sepse, dhuntia më e madhe e Allahut është shëndeti dhe gjëja më e bukur që do të vendoset në zemrën e njeriut është bindja e sigurt. I mashtruar është ai që është mashtruar në fenë e tij; lakmohet ai që zotëron bindjen e sigurt.

38. Njeriu nuk mund ta ndiejë shijen e imanit përderisa nuk kupton se ajo çka i ka arritur prej të mbarës dhe sherrit, ajo është dashur t i arrijë, dhe ajo që nuk i ka arritur, nuk është dashur t i arrijë.

39. Nëse besimtari privohet prej tri vetive, do të fitojë brengën më të rëndë. E pyetën: Cilat janë ato tri veti ? - Imami (a.s.) u përgjigj: Ruajtja e barazisë në mesin e vëllezërve edhe nëse bëhet i pasur; veprimi me drejtësi në mesin e njerëzve dhe përmendja e shumtë e Allahut. Unë nuk ju them që të thoni vetëm subhanallah dhe elhamdulilah; unë ju them që të keni parasysh Allahun në çdo gjë të lejuar dhe të ndaluar.

40. Kush kënaqet me një pjesë të vogël të kësaj bote, për të do të mjaftojë edhe gjëja më e vogël. Kush nuk kënaqet me këtë pjesë, asgjë prej kësaj bote nuk do t i mjaftojë atij.

41. Po vdekjes, jo poshtërimit. Po rrjepjes së lëkurës, jo përuljes. Koha është e dyllojtë: Një ditë është në favorin tënd, një ditë tjetër është kundër teje. Kur të bëhet në favorin tënd, mos trego kryelartësi; kur të kthehet kundër teje, mos u pikëllo, sepse, me të dyja je duke u sprovuar.

42. Bëji mirësi kujt të duash; ai do të bëhet robi yt.

43. Lajka dhe xhelozia nuk janë veti të besimtarit; vetëm nëse për qëllim e ka kërkimin e diturisë.

44. Janë katër qëllime të pabesimit: Kërkesa, frika, pakënaqësia dhe ndëshkimi (zemërimi).

Page 191: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

191

45. Durimi është çelësi i arritjes së qëllimit; fundi i rezistimit është fitorja. Çdo dëshirë e ka kohën e vet të realizimit, caktimi (kader) e vë në lëvizje atë kohë.

46. Gjuha është një vagë; padituria e lehtëson atë, ndërsa mendja e rëndon.

47. Kush dëshiron ta vërë në lëvizje zemërimin në mënyrë të padrejtë, Allahu do t ia shijojë atij poshtërimin dhe përbuzjen në mënyrë të drejtë. Allahu nuk i do punët e shëmtuara.

48. Ai që kërkon të mbarën nga Allahu, nuk do të mbetet i hutuar. Kush këshillohet me të tjerët, nuk pendohet.

49. Qytetet zhvillohen përmes dashurisë për vatanin.

50. Kush u përmbahet këtyre tri gjërave, do të jetë i lumtur: Falënderimi për dhuntinë që arrin; kërkimi i faljes kur të ndërpritet furnizimi dhe përsëritja e fjalës La havle vela kuvete il-la bil-llah

kur të bie në vështirësi.

51. Ekzistojnë tri lloje të diturisë: Ligji fetar (fikh) për mësimin e fesë; medicina për shëndetin e trupit dhe gramatika për mbrojtjen e gjuhës nga gabimet (letërsia).

52. E drejta që i takon Allahut gjatë vështirësive është kënaqësia dhe durimi; ndërsa gjatë lehtësive, falënderimi.

53. Kryerja e mëkatit është me lehtë se pendimi; sa e sa epshe janë që zgjasin vetëm një orë, por që ia hapin rrugën pikëllimeve dhe mjerimeve të gjata. Vdekja e ka turpëruar botën; për zotëruesin e mendimit është një gëzim; për zotëruesin e mendjes, nuk ka lënë asnjë shije në të.

54. Mendja prin dhe e tërheq njeriun kah mirësia; vepra është një forcë shtytëse por, epshi është sikur një mjet bartës që bën inat.

Page 192: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

192

55. Shpreso më shumë në realizimin e atyre shpresave për të cilat shpreson më pak sesa në ato që shpreson më shumë. Ndonjëherë shpresat nuk realizohen dhe njeriut i arrin e mbara përmes një rruge nga e cila nuk ka shpresuar. Hz Musa (a.s.) shkoi për të kërkuar zjarrin, por arriti bisedimin me Allahun dhe u kthye me gradën e profetit. Belkisa (mbretëresha e Sebes) shkoi te Hz Sylejmani (a.s.) për të gjetur një zgjidhje për shtetin e tij, por e arriti imanin përmes dorës së tij. Magjistarët e faraonit dolën para Hz Musës (a.s.) për ta mbrojtur nderin dhe krenarinë e faraonit, por u kthyen si besimtarë kur e panë çudinë (muxhize) e Hz Musës (a.s.).

56. Njerëzit u përngjajnë më tepër atyre që i drejtojnë (për sa i përket fesë dhe moralit) sesa baballarëve të tyre.

57. O njerëz, dijeni që nuk është i mençur ai që shqetësohet nga një fjalë e padrejtë, që kënaqet nga lavdërimet e xhahilit dhe që nuk është zotërues i urtësisë. Njerëzit njihen përmes aftësive të tyre. Vlera e çdonjërit është sa aftësia e tij për të kryer ndonjë punë. Nëse dëshironi që të njihet vlera juaj, flisni për diturinë.

58. Le të jetë mëshira e Allahut për ata që largohen nga mëkatet për hir të urdhrit të Allahut; që i kundërshtojnë dëshirat e epsheve; që i llogarisin të kota dëshirat e tyre; që e mbajnë nën kontroll epshin përmes devotshmërisë; që e mposht epshin përmes frikës nga Allahu; që e ngre epshin për freri në drejtim të bindjes ndaj Allahut; që ia ka vënë syrin botës së ardhshme; që bie në mendime pandërprerë; që netët i kalon duke fjetur shumë pak; që ka hequr dorë nga kjo botë; që mundohet për botën e ardhshme; që durimin e ka bërë mjet udhëtimi për në shpëtim; që devotshmërinë e ka përgatitur si furnizim për ditën e vdekjes; që ankthin e brendshëm e shuan përmes ujit të devotshmërisë; që merr mësim prej ngjarjeve të kësaj bote; që di të vlerësojë situatën e kësaj bote; që i braktis njerëzit që janë dhënë mbas kësaj bote; që mëson për të kuptuar dhe për t u bërë i drejtë; që zbut zemrën e tij duke e përmendur botën e ardhshme; që mbledh shtrojën dhe jastëkun e tij dhe i vë në një skaj; që drejtohet kah sevapi që gjendet tek Allahu; që me të drejtë i frikohet dënimit të Allahut; që nuk e zbulon sekretin dhe flet më pak sesa që ka dituri (asnjëherë nuk flet të tërën e asaj që di). Njerëzit e tillë janë amanetet e Allahut nëpër

Page 193: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

193

qytete. Përmes bereqetit të tyre i largon fatkeqësitë nga njerëzit. Nëse ndonjëri prej tyre kërkon diçka prej Allahut duke u betuar me emrin e Tij, Allahu do t ia plotësojë kërkesën. Fjalët e tyre të fundit janë Elhamdu lil-lahi rabbil alemin

59. Furnizimi është pjesa e të pamendëve; privimi është pjesa e

të dijshmëve dhe fatkeqësia është pjesa e durimit.

60. Duke e ngushëlluar Eshasin, për vdekjen e vëllait të tij Abdurrahmanit, Hz Aliu (a.s.) i tha: Nëse nuk tregohesh i durueshëm, do t'ia plotësosh të drejtën Abdurrahmanit, në të kundërtën do ta plotësosh të drejtën e Allahut. Përveç kësaj, nëse tregohesh i durueshëm, caktimi do të realizohet dhe ti do të lëvdohesh; nëse nuk tregohesh i durueshëm, caktimi realizohet, por ti do të fajësohesh. Eshasi tha: Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun 1. Hz Aliu (a.s.) e pyeti: A e din interpretimin e këtij ajeti?

- Dhe Eshasi iu përgjigj: Jo, nuk e di, ti je vendi i përfundimit të diturisë . Hz Aliu (a.s.) tha: Fjala Inna lil-lah pranon zotërimin tonë (se zotëruesi ynë është

Allahu), ndërsa Ve inna ilejhi raxhiun, ka të bëjë me pranimin se jemi të përkohshëm .

61. Një ditë Hz Aliu (a.s.) kishte hipur mbi deve dhe kur deveja filloi të ecë, një grup prej njerëzve filluan ta ndjekin në këmbë. Hz Aliu (a.s.) u tha: A nuk e dini se udhëtimi i njërit mbi kafshë dhe ecja e të tjerëve mbrapa tij në këmbë, do ta lazdrojë atë mbi kafshë dhe do t i poshtërojë ata që ecin në këmbë? - Kthehuni mbrapa!

62. Ekzistojnë tri lloje të punëve: Puna e drejtë dhe e qartë; mbas kësaj pune shko. Një punë që nuk është e drejtë dhe e qartë; prej kësaj pune largohu. Puna e komplikuar dhe e dyshimtë; këtë lloj të punës lëshoja atij që e njeh atë.

63. Një ditë Xhabiri e pyeti Hz Aliun (a.s.): O Emirel Muminul, si keni gdhirë? , dhe Hz Aliu (a.s.) iu përgjigj: - U gdhiva me gjithë ato mëkate të kryera dhe me dhuntitë e panumërta të Zotit që i zotërojmë. Nuk e di se për cilën prej tyre të të falënderoj më parë; për

1 Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi

Page 194: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

194

bukuritë që janë të shprehura qartë për ne apo për punët tona të shëmtuara që na i ka fshehur?

64. Kur i vdiq djali i Abdullah ibni Abbasit, Hz Aliu (a.s.) i tha: Për mua është më e dashur fatkeqësia (shkuarja nga kjo jetë) që të ka ndodhur, prej së cilës të tjerët përfitojnë sevape prej (mbajtjes së zisë) saj, sesa t'i ndodhë fatkeqësia tjetrit dhe ti të përfitosh sevape prej saj. Atëherë, sevapi (për tjetrin) nuk do të jetë në lidhje me ty por për ty; ti do të jesh ai që duron për shkak të ndarjes nga tjetri dhe jo të tjerët nga ti. Sikur që i ka dhënë Allahu fëmijës shpërblimin për shkak tëndin, ashtu edhe ti ke shpërblim për shkak të fëmijës.

65. E pyetën Imamin (a.s.): Çka është (tevbe nasuh) pendimi definitiv?

- Ai u përgjigj: Ndjenja e pendimit përmes zemrës, kërkimi i faljes përmes gjuhës dhe vendimi i prerë për të mos e përsëritur më atë mëkat .

66. Ju, o njerëz, jeni krijuar përmes fuqisë së Allahut; me apo pa dëshirë përkuleni para Allahut, vendoseni nëpër varreza, kalbeni dhe bëheni dhe; një nga një do të ringjalleni dhe do të përballeni me të bërat tuaja, Allahu e mëshiroftë atë që pranon mëkatin e kryer; që drejtohet kah robërimi ndaj Allahut duke u frikuar prej Tij; që e bën adhurimin me kujdes; që vjen në vete përmes mësimeve nga ata që kanë jetuar më herët; që përmbahet kur të frikësohet; që heq dorë nga e keqja kur t i drejtohet thirrja; që kthehet mbrapa dhe pendohet; që lëviz sipas këshillave të atyre që ia donë të mbarën; që hulumton rrugën e shpëtimit; që kërkon strehim në kufirin e shpëtimit; që mbledh furnizim; që e pastron të fshehtën; që përgatitet për ditën e Kiametit; që pranon ndihmë për ditën e mërgimit; për drejtimin e rrugës dhe për ditën kur do të ndihmojë të varfrit, duke u dërguar furnizim në vendin e qëndrimit të përhershëm para se të shkojë atje.

Përgatituni për veten tuaj. Athua, ata që janë duke i përjetuar ditët më të bukura të rinisë janë duke pritur jetën pa sëmundje, të shëndoshë dhe të gjatë? Athua, ata nuk presin shfaqjen e sëmundjeve, afrimin e pleqërisë, arritjen e befasishme të zhdukjes dhe të vdekjes?

67. Frikojuni Allahut sikur ai që i përvil mangët, që tregon seriozitet gjatë periudhës së caktuar, që dridhet nga frika, që preokupohet me mendime për kthimin e tij tek Allahu dhe për fundin e

Page 195: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

195

lëvizjes së tij. Allahu mjafton si ndihmës dhe hakmarrës. Xheneti mjafton si dhuratë dhe kundërshpërblim. Xhehenemi mjafton si dënim dhe ndëshkim. Libri i Allahut mjafton si paditës dhe kundërshtar.

68. Njëri e pyeti Hz Aliun (a.s.) në lidhje me traditën (sunnet), shpifjen, përçarjet në grupe dhe xhematin, ai u përgjigj: - Tradita është tradita e Resulullahut; shpifja është gjëja e kundërt me traditën; grupi është ndarja nga shoqëria duke e kundërshtuar atë dhe ata janë përfaqësuesit e të pavërtetës qoftë edhe i vogël numri i tyre; pjesëtarët e xhematit janë përfaqësuesit e së vërtetës, sado i vogël të jetë numri i tyre.1

Resulullahu ka thënë: Njeriu duhet t i mbështetet vetëm Allahut dhe të frikohet vetëm prej Tij. Kur ta pyesin dijetarin për ndonjë gjë dhe ai nuk e di përgjigjen, duhet të thotë: Allahu është më i dijshmi pa i ardhur turp për këtë. Vendi i durimit kundrejt imanit është sikur vendi i kokës në trupin e njeriut.

69. Njëri kërkoi këshillë prej Hz Imamit (a.s.), dhe ai i tha: Mos i cakto vetes kufi për shumësinë e punëve të mbara dhe mos e

kufizo veten me sasinë më të vogël të mëkateve (mos thuaj këto janë mëkatet e vogla).

70. Edhe njëri kërkoi këshillë dhe atij i tha: - Mos sugjero për vete varfërinë dhe jetën e gjatë.

71. Njeriu fetar ka disa shenja, që njihet përmes tyre: Flet të vërtetën; amanetin ia kthen pronarit; i mbetet besnik fjalës së dhënë; gjendet në mirësi ndaj të afërmve; mëshiron të dobëtit; nuk rri gjatë me gratë; gjendet në dhurim dhe bamirësi; moralin e ka të bukur; është i durueshëm dhe merret me ato gjëra që e afrojnë kah dituria dhe Allahu. Lum për atë që zotëron këto tipare dhe sa i bukur do të jetë vendi i arritjes së tij!

1 Kriteri për njohjen e së vërtetës nuk është numri i vogël apo i madh i njerëzve. Kriteri i vërtetë është nënshtrimi ndaj të vërtetës. Njerëzve që mblidhen rreth të vërtetës u thuhet xhemat dhe duhet t u bashkohuni atyre pa marrë parasysh numrin e tyre. Nga grupet që janë ndarë prej të vërtetës, duhet të rrimë sa më larg, pa marrë parasysh numrin e madh të tyre. Ndonjëherë, mund të ndodhë që vetëm një njeri të përfaqësojë një popull të tërë, si rasti i Hz Ibrahimit (a.s.)

Page 196: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

196

72. Ai që i ka dëshirat e gjata do të harrojë kryerjen e veprave.

73. Më shumë se gjithçka tjetër, njeriu i përngjan enës së peshores; ose është i lehtë përmes paditurisë, ose është i rëndë përmes diturisë.

74. Është mëkat t i thuhet besimtarit jobesimtar; lufta kundër tij është pabesim; malli dhe shpirti i besimtarit janë të shenjta (është e ndaluar derdhja e gjakut dhe vjedhja e mallit të tij).

75. Falja vëllait mallin dhe shpirtin tënd, drejtësinë dhe mëshirën falja armikut; ndërsa mirësinë dhe buzëqeshjen falja çdokujt. Përshëndeti njerëzit, ashtu që edhe ata të të përshëndesin ty.

76. Të parët e kësaj bote janë bujarët, ndërsa të parët e botës së ardhshme janë ata që ruhen.

77. Gjërat e kësaj bote janë të dyllojshme: E para është ajo që nuk më është dhënë në të kaluarën dhe për të cilën nuk shpresoj se do të më jepet edhe në të ardhmen; kjo u është dhënë të tjerëve në zotërim. E dyta, janë ato gjëra që po ta kisha harxhuar fuqinë e tërë tokës dhe të qiejve, nuk do të kisha mundur ta zotëroj atë para se të vijë koha e tij. Atëherë, për cilën prej tyre ta harxhoj jetën time?

78. Besimtari kur vështron, merr mësim; kur hesht, mediton; kur flet, përkujton; kur është në bollëk, falënderon; kur është në vështirësi, duron; tregon kënaqësi dhe vështirë zemërohet. Tregon kënaqësi për dhuntinë e vogël të Allahut dhe nuk zemërohet për fatkeqësitë e shumta. Nuk mund të arrijë kryerjen e të gjitha punëve të mbara që i mëton; synon shumë punë të mbara, por nuk mund t i realizojë të gjitha dhe pikëllohet për ato punë të mbara që nuk mund t i realizojë.

Sa i përket dyfytyrëshit, ai vështron për t u zbavitur; kur hesht, bëhet i pavetëdijshëm; kur flet, gënjen; kur është në bollëk, kalon kufirin; kur është në vështirësi, ofshan; shpejt zemërohet, vështirë tregon kënaqësi. Nëse Allahu nuk i jep shumë dhunti, zemërohet; nëse i dhuron shumë dhunti, është i pakënaqur. Synon shumë të këqija, por

Page 197: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

197

nuk mund t i realizojë të gjitha; pikëllohet për ngatërresat dhe sherret e parealizuara.

79. Bota dhe Ahireti janë dy armiq të vrazhdë të njëri tjetrit dhe dy rrugë të ndara. Ai që e do këtë botë dhe bukuritë e saj, e shikon ahiretin me urrejtje dhe bëhet armiku i tij. Shembulli i tyre është sikur shembulli i Lindjes dhe i Perëndimit; ai që lëviz në mes tyre, pa u larguar prej njërit nuk do të afrohet te tjetri.

80. Ai që ia ka frikën kërcënimit të Allahut (ndëshkimit për veprat e këqija), e largëta e tij e tij do të bëhet e afërt (edhe nëse e ka larg vdekjen, do ta shohë si të afërt).

Ai që nuk ngihet me pjesën e furnizimit që ia mbulon urinë (që nuk kënaqet me pak), nuk do të ngopet sado që të mbledhë pasurinë e kësaj bote. Kush mundohet ta bëjë për vete këtë botë, do t i dalë nga dora; kush nuk shkon mbas kësaj bote, bota do ta arrijë atë. Bota është një hije e zgjatur deri te skaji i ditëve të numëruara. Allahu e mëshiroftë atë rob që dëgjon fjalën e urtë dhe e përvetëson atë; që kur t i bëhet thirrje për në rrugën e drejtë, i afrohet; që lidhet për shpëtimtarin dhe udhëzuesin; dërgon veprat e mira në ahiret dhe gjendet në robërim përmes veprave të mira, dërgon furnizim në varrin e tij; përmbahet nga gjërat që duhet përmbajtur; drejtohet kah caku; lufton kundër dëshirave të epshit; i përgënjeshtron dëshirat; durimin e bën mjet për shpëtim; devotshmërinë e përgatit për ditën e vdekjes; nuk ndahet nga rruga e drejtë që është e qartë; rastin e dhënë e llogarit si begati; përgatitet me nxitim për fundin e tij; furnizimin e mbledh përmes veprave.

81. E pyeti Hz Aliu (a.s.) një njeri: Si je?

- ai u përgjigj: Shpresoj dhe kam frikë . Atëherë Hz Aliu (a.s.) tha: Ai që shpreson

në diçka, ai mundohet ta përvetësojë atë; ai që frikohet nga diçka, ikën prej saj. Nuk e di se çfarë frike është kjo, kur njeriu të ballafaqohet me një lezet, nuk mund ta braktisë atë nga e cila frikohet (zjarri xhehenemit). Dhe, si mund të shpresojë në diçka, që kur t i afrohet fatkeqësia, nuk mund ta durojë atë në mënyrë që të arrijë tek ajo që shpreson.

82. Abaje bin Ribi e pyeti Hz Aliun (a.s.): A është nga ne fuqia të cilën e zotërojmë dhe me të cilën veprojmë, apo nga Allahu?

Page 198: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

198

- Ai u përgjigj: Ti ke parashtruar pyetje në lidhje me fuqinë. Athua, ti je pronari i fuqisë, apo bashkë me Allahun e zotëron atë? (a është fuqia prej teje apo je ortak me Allahun në zotërimin e saj).

Abaje mbeti pa fjalë. Imam Aliu (a.s.) vazhdoi: Sikur të kishe thënë se je ortak me Allahun në zotërimin e saj, do të të kisha mbytur ty; sepse, do të ishe bërë politeist. Sikur të kishe thënë se vetëm ti je pronari i saj, prapë do të të kisha mbytur . Abaje e pyeti: Atëherë, çka të them?

- Imami (a.s.) tha: Thuaj kështu: Unë jam zotëruesi i saj, por Allahu, pronari i saj i vërtetë, më ka dhënë në zotërim atë. Nëse më është dhënë në zotërim, jam gjendur në dhurim; nëse nuk më është dhënë, kjo do të jetë një tundim prej Tij. Atëherë, Ai është pronari i vërtetë i asaj që zotëron ti, dhe Ai t i ka mundësuar të gjitha gjërat që të janë mundësuar .

83. Transmeton Asbeg bin Nebate: Kam dëgjuar prej Emirel Mumininit: Më lejoni t ju tregoj një hadith që duhet ta mbajë në mend çdonjëri prej jush . Pastaj, duke na vështruar, vazhdoi: Allahu është shumë më i lartë dhe shumë më bujar prej ndëshkimit të një robi besimtar në këtë dhe në botën tjetër. Dhe, Allahu është më i lartë dhe shumë bujar prej të falurit të një robi në këtë botë dhe pezullimit të faljes në botën tjetër .

Pastaj, vazhdoi: Ndonjëherë, ndodh që Allahu ta sprovojë besimtarin me një fatkeqësi në lidhje me pronën, shpirtin, fëmijët dhe familjen e tij , dhe në vazhdim e lexoi ajetin Ose i shkatërron sipas asaj që kanë fituar përmes duarve të tyre, por edhe shumë prej mëkateve i fal (Shura, 34). Pastaj tri herë e hapi dhe e mbylli dorën e tij, dhe tha: por shumë edhe i fal .

84. Fillimi i ndërprerjes së marrëdhënieve është kthimi i fytyrës. Mos u pikëllo prej mërzisë së njeriut i cili mërzitet shpejt1. Kthimi më i keq është kthimi i së keqes me të keqen. (Të keqen ktheje me të mirë).

85. Fillimi i pëlqimit të vetvetes është prishja e mendjes. Mund të jesh i sigurt prej sherrit të atij që e mban nën kontroll gjuhën e tij. Ai që nuk mund ta përmirësojë sjelljen (moralin) e tij, do të pësojë shumë

1 Në Nehxh ul Belaga shkruan: Mos i beso dhe mos u mbështet në njeriun që mërzitet shpejt

Page 199: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

199

fatkeqësi. Kush e ka moralin e dobët, edhe familja e vet do të mërzitet prej tij. Ekzistojnë fjalë të tilla që ia marrin dhuntinë e njeriut prej dorës së tij. Falënderimi ia ndal rrugën e nxitjes. Mbrojtja e dinjitetit është vlera më e lartë e trimërisë. Zemërbutësia e mëkatarit është ndërmjetësuesi i tij. Esenca e masës paraprake është të qëndruarit larg nga gjërat e dyshimta. Thesari i furnizimit gjendet te morali i bukur.

86. Fatkeqësitë janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në mesin e njerëzve. Përderisa është e hapur dera e pendimit, mos u bën i pashpresë për mëkatet. Udhëzimi i kundërshton epshet. Fundi i dëshirave është vdekja. Të vështruarit e njeriut koprrac ta ngurtëson zemrën. Të vështruarit e të krisurit ta errëson syrin. Bujaria është mendjemprehtësi. Koprracia është mospërfillje.

87. Varfëria është vdekja më e madhe. Numri i vogël i familjes është njëri prej dy pasurive, dhe kjo është gjysma e rehatisë. Mjerimi është gjysma e pleqërisë. Ai që kursen, nuk varfërohet. Ai që konsultohet, nuk shkatërrohet. Mirësia nuk qëndron përveç tek i ndershmi dhe fetari. I lumtur është ai që merr mësime prej të tjerëve. Ai që është mashtruar, as nuk lavdërohet as nuk pranon shpërblim. Mirësia nuk kalbet, mëkati nuk harrohet.

88. Bëni mirësi, meritoni lëvdimin. Bëjeni urtësinë shenjë dalluese për ju, ashtu që njeriu i dijshëm të mund të vendosë marrëdhënie me ju. Nëse dëshironi që njeriu i pamendët të largohet prej jush, hiqni dorë prej fjalëve të kota. Nëse dëshironi që shoqëria juaj të zhvillohet, dhuroni dhurata shokëve me të cilët rrini bashkë. Tregoni interesim për shokun tuaj, që të interesohet për të ulur afër jush. Që të mund të mbështetet shoqëria tek ju, bëhuni të drejtë ndaj tyre. Përqafojeni sjelljen e bukur, sepse ajo është një lartësim. Rrini larg nga sjelljet e këqija, sepse e poshtërojnë njeriun e ndershëm dhe ia ulin dinjitetin.

89. Bëhu i kënaqur (me fatin tënd) që të bëhesh i shenjtë.

90. Durimi është mburojë ndaj skamjes; lakmia është shenja e varfërisë; të zbukuruarit (me qëllim të mosparaqitjes së vetes si të ulët) është të qëndruarit larg prej poshtërimit; këshilla është strehë për atë që strehohet.

Page 200: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

200

91. Do t i fshihet para popullit turpi i atij që mbulohet me veshjen e diturisë.

92. Nuk do të ketë: lakmuesi rehatinë, gënjeshtari trimërinë dhe ai që hidhërohet shpejt, miqësinë.

93. Nëse e mëson veten me vetminë, puno për përjetësimin e krenarisë.

94. Çdo i shenjtë që ndodhet nën ndonjë fuqi, është i pavlershëm.

95. Dy gjëra e asgjësojnë popullin: Frika nga varfëria dhe kërkimi i epërsisë.

96. O njerëz, përmbajuni nga dashuria ndaj kësaj bote, sepse, ajo është koka e çdo mëkati, dera e çdo fatkeqësie dhe shkaku i çdo të keqeje.

97. Të gjitha të mbarat janë përmbledhur në tri gjëra: Shikimi, heshtja dhe të folurit. Çdo shikim që nuk përmban marrjen e mësimit, është i kotë; çdo heshtje që nuk përmban të menduarit është pavëmendje dhe çdo të folur që nuk përmban përkujtim, është fjalë boshe. Lum për atë që shikimin e ka mësim, heshtjen mendim, të folurit përkujtim, që qan për gabimet e veta dhe që ruhet prej sherrit të njerëzve.

98. Njeriu është një krijesë interesante: Gëzohet për atë që i është garantuar arritja dhe pikëllohet për atë që kurrë nuk mund ta arrijë; sikur të dinte njeriu se është nën përkujdesje dhe se i është caktuar furnizimi i tij, do të mjaftohej me punët që përvetësohen lehtë dhe nuk do të merrej me punët e vështira.

99. Duke shëtitur në treg, Hz Aliu (a.s.) i këshillonte tregtarët: O ju tregtarë, para se të filloni tregtimin; kërkoni të mbarën prej Allahut; duke treguar lehtësim gjatë tregtimit; shpresoni në bereqetin e Allahut. Afrojuni blerësve; zbukurohuni me durim dhe sjellje të bukur. Mos u betoni; mos gënjeni; frikohuni nga të bërit padrejtësi; bëhuni të

Page 201: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

201

drejtë ndaj atyre që u është bërë padrejtësia; mos u afrohuni kamatës; matni drejt; mos e jepni mallin e mangët dhe mos bëni çrregullime në tokë.

100. E Pyetën Hz Aliun (a.s.): Cila është krijesa më e bukur të cilën e ka krijuar Allahu? - ai u përgjigj: Kelami (fjala) . Pastaj, e pyetën: Po, më e keqja?

- ai prapë u përgjigj: Kelami , dhe shtoi:

Fytyrën e njeriut e nxit dhe e zbardh fjala .

101. Flisni fjalë të mbara, do të njiheni përmes tyre. Kryeni vepra të mbara, do të jeni ndër ata që kryejnë vepra të mbara.

102. Kur t ju godet ndonjë fatkeqësi, flijoni mallin dhe jetën tuaj; kur të shfaqet ndonjë ngjarje (kur t ju sulmojë armiku), flijoni shpirtin për fenë tuaj. Dijeni që i asgjësuar është ai, i cili e ka asgjësuar fenë e tij; i vjedhur është ai, të cilit ia kanë vjedhur fenë prej dore. Nuk ka varfëri për atë që hyn në xhenet dhe nuk ka pasurim për atë që hyn në xhehenem.

103. Asnjë njeri nuk do ta ndiejë shijen e imanit pa e braktisur gënjeshtrën, qoftë duke bërë shaka apo me qëllim.

104. Një mysliman duhet të rrijë larg prej shoqërimit me gënjeshtarin, sepse, gënjeshtari flet aq shumë sa që nuk i besohet as fjalës së vërtetë.

105. Mëkati më i madh është tjetërsimi i padrejtë i pronës së Myslimanit.

106. Ai që frikohet prej masës ndëshkuese, përmbahet prej padrejtësisë ndaj popullit.

107. Nuk kam parë një zullumqar që i përngjan atij që i është bërë zullumi, sikurse që është njeriu xheloz.

108. Janë ortakë në mëkat zullumqari, ndihmësi i zullumqarit dhe ai që e miraton zullumin.

Page 202: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

202

109. Durimi është i dyllojshëm: Durimi ndaj fatkeqësisë, kjo është një gjë e bukur dhe e mirë, por, më e bukur se kjo është durimi ndaj gjërave të ndaluara nga ana e Allahut.

Edhe përkujtimi (i Allahut) është i dyllojshëm: Përkujtimi gjatë kohës së fatkeqësisë, është një gjë e bukur dhe e mirë, por, më e bukur se kjo është përkujtimi që e shmang njeriun prej të drejtuarit kah gjërat e ndaluara nga ana e Allahut.

110. O Allah, mos më bën të nevojshëm ndaj robërve zullumqarë. Më bën të nevojshëm ndaj njërit që do të më mirëpresë me fytyrë më të hapur se të tjerët; që është më xhymert se tjerët në plotësimin e nevojës; që gjuhën e ka më të sinqertë dhe që kërkon mirënjohjen më të vogël.

111. Lum për atë që miqësinë dhe sinqeritetin ndaj popullit e mbështet për nënshtrimin ndaj Allahut.

112. Treguesi i imanit të drejtë është zgjedhja e së vërtetës kundrejt gënjeshtrës që është në dobi të tij dhe duke mos e tejkaluar fjalën përtej diturisë.

113. Ktheni amanetet të zotëve, qofshin ata edhe vrasësit e djemve të profetëve.

114. Devotshmëria është baza e imanit.

115. Më mirë është të mbesësh vetëm dhe i koritur në rrugën e nënshtrimit ndaj Allahut sesa të ndihmosh të tjerët në kryerjen e mëkateve. Kjo të siguron më shumë krenari.

116. Pasuria dhe fëmijët janë produktet e kësaj bote, ndërsa punët e mira janë produktet e botës së ardhshme. Allahu, disave u jep të dyja.

117. Në dy faqet e Toras shkruan. Në faqen e parë: Ai që pikëllohet ndaj kësaj bote, është zemëruar ndaj paracaktimit dhe caktimit. Nëse ndonjëri prej besimtarëve i ankohet ndonjërit që është

Page 203: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

203

kundërshtar i fesë së tij në lidhje me fatkeqësinë e tij, atëherë ai i është ankuar armikut në lidhje me Zotin e tij. Ai që i përulet të pasurit për të kërkuar diçka prej tij, do t i shkojë dy e treta e fesë. Ata që tallen me ajetet e Kuranit (librave hyjnorë) janë sikur ata që do të shkojnë në xhehenem duke lexuar Kuran . Në faqen e dytë shkruan: Ai që nuk konsultohet, do të pendohet. Ai që mbledh mall për të bërë monopol, do të shkatërrohet. Varfëria është vdekja më e madhe .

118. Esenca e njeriut është gjuha e tij; mendja e tij është feja e tij; trimëria e tij varet prej pozitës që ka arritur. Furnizimi është i caktuar. Ditët janë duke kaluar. Të gjithë njerëzit, deri te Hz Ademi, janë të barabartë (dhe vëllezër).

119. Kumejl bin Zijadit i tha: Që të mund të bëhesh i famshëm, duhet të bëhesh i vetëpërmbajtur. Që të mos shëtisë emri yt nëpër gojët e huaja, fshihe karakterin tënd. Mëso, që të mund të bëhesh dijetar. Hesht, që të mund të mbetesh i shpëtuar. Mbasi që të ka njoftuar ty Allahu me fenë e Tij, atëherë nuk ka më ndonjë pengesë për të mos e njohur ti popullin apo populli ty.

120. Nuk mund t'i thuhet dijetar atij, të cilit duhet t i përshtatesh patjetër dhe në mënyrë të pashmangshme.

121. Ia vlen për t i hipur devesë (për të udhëtuar) me qëllim të mësimit të këtyre katër gjërave: Asnjëri të mos presë nga asnjëri asgjë, veçse prej Krijuesit; të mos ia ketë frikën asgjësë, përveç mëkatit të tij; të mos përmbahet nga thënia Nuk e di , kur të pyesin për diçka që nuk di, dhe mos të bëhet mendjemadh kur duhet të mësojë diçka.

122. Abdulla bin Abbasit i shkroi në këtë mënyrë: Falënderimi për Allahun, paqja dhe mëshira qofshin për të Dërguarin. Shko mbas asaj punë që është e dobishme për ty, braktise atë punë që nuk është e dobishme për ty, sepse, nëse e braktis atë punë të padobishme për ty, atëherë do të mund të përfitosh atë punë që është e dobishme për ty. Mbas vdekjes, ti do të mund të merresh me atë gjë të cilën e ke dërguar më herët dhe jo me atë të cilën e ke lënë mbrapa. Atë çka dëshiron të shohësh nesër para teje, përgatite dhe dërgoje në formën e dëshiruar.

Page 204: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

204

123. Gjëja më e bukur që i ngroh zemrat e miqve dhe që e largon urrejtjen prej zemrave të armiqve është fytyra e buzëqeshur gjatë takimit me ata, interesimi për gjendjet e tyre kur nuk janë prezentë dhe sjellja e butë para prezencës së tyre.

124. Njeriu nuk mund ta shijojë imanin përderisa të kuptojë se është dashur të mbërrijë ajo çka i ka mbërritur dhe se ajo çka nuk i ka mbërritur, nuk është dashur t i mbërrijë.

125. O Zoti im, sa është i pafat ai që e sheh me sy dhe e dëshmon me zemër pushtetin dhe qeverisjen Tënde ndërsa nuk mund t'i shohë si më të vogla gjërat tjera që nuk mund të shihen me sy dhe të dëshmohen me zemër. Më i pafat se ky është ai që nuk mund të pranojë si më të vogël, pjesën më të vogël të pushtetit dhe qeverisjes Tënde, të cilën e ka parë apo nuk e ka parë me sy dhe me zemër. Nuk ka objekt adhurimi tjetër përveç Teje; i Pastër prej të metave dhe i Lartësuar je Ti. Padyshim unë jam ndër ata që i kanë bërë padrejtësi vetvetes.

126. Bota është vendi i asgjësimit, vështirësive, ndërrimeve dhe e marrjes së mësimit. Shembulli i asgjësimit është ky: Koha e ngre lakun e vet, e drejton shigjetën kah caku; shigjeta nuk gabon dhe varra nuk i shërohet. I shëndoshi e merr për cak të sëmurin dhe i gjalli të vdekurin.

Shembulli i vendit të vështirësive është ky: Njeriu i mbledh gjërat që nuk mund t i harxhojë dhe i ndërton godinat që nuk mund t i shfrytëzojë. Pastaj, migron kah Allahu, pa pasuri dhe godina.

Shembulli i vendit të ndërrimeve është ky: E lakmon një njeri dhe më vonë të dhimbset; pastaj, mbas një kohe do ta lakmosh po të njëjtin njeri që t u ka dhimbsur. Shkak për këtë është asgjësimi i dhuntisë dhe zbritja e fatkeqësisë.

Shembulli i marrjes së mësimit është ky: Sapo dëshiron njeriu t ia arrijë qëllimit të shumëpritur, befas kapet nga vdekja dhe as nuk e arrin dëshirën, as ajo që ka dëshiruar nuk ka mbetur e përhershme.

Subhanallah, sa i shkurtër është gëzimi i kësaj bote, sa i etshëm është shkuarja mbas ujit dhe sa e pavazhdueshëm është hija e saj. Sikur nuk ekziston ajo çka ekziston në këtë botë; ajo që nuk ekziston gjoja ka ekzistuar shumë (vite) më herët. Po, shtëpia e botës së

Page 205: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

205

ardhshme është vendi i qëndrimit të përhershëm; është vendi ku gjendet xheneti dhe xhehenemi. I afërmi i Allahut e arrin sevapin përmes durimit dhe dëshirat i arrin përmes veprave.

127. Njëra prej rrugëve më të drejta që të çon tek Allahu është gëlltitja e dy gjërave: E para është gëlltitja e zemërimit përmes pjekurisë dhe e dyta gëlltitja e pikëllimit përmes durimit. Njëra prej rrugëve më të drejta që të çojnë tek Allahu është rrjedhja e dy pikave: Pika e lotit që rrjedh gjatë natës dhe pika e gjakut që rrjedh në rrugën e Allahut. Dhe, njëra prej rrugëve më të drejta që të çon tek Allahu është ndërmarrja e dy hapave: Hapi i parë është hapi që e ndërmerr myslimani për ta përforcuar radhën në rrugën e Allahut dhe i dyti është hapi i ndërmarrë për të mirëmbajtur marrëdhëniet me farefisin. I dyti është më i virtytshmi se i pari.

128. Nuk është shok ai që nuk e mbron shokun e tij në vështirësi, kur nuk është prezent dhe mbas vdekjes së tij.

129. Koprracia i bën të lehta zemrat e të padijshmëve dhe i shkul prej vendit. Dëshirat e tij e mbajnë peng dhe hilet e lidhin atë.

130. Në trupin e kujt bëhet i qëndrueshëm vetëm njëri prej tipareve të bukura, ia fali ato tipare që nuk i zotëron; por asgjësimin e mendjes dhe të fesë nuk e fali. Asgjësimi i fesë do të thotë asgjësimi i sigurisë - jeta me frikë dhe në mënyrë të egër nuk ka ndonjë kuptim. Asgjësimi i mendjes, do të thotë asgjësimi i ekzistencës. Një shoqëri e pamend mund të krahasohet vetëm me të vdekurit.

131. Ai që është i akuzuar për ndonjë mëkat, nuk duhet ta fajësojë atë që gjendet në supozimin e keq ndaj tij. Dhënia e lejes për përhapjen e sekretit është në dorën e atij që e ruan atë.

132. Allahu do të dënojë gjashtë grupe të njerëzve për shkak të gjashtë cilësive: Arabët për nervozizëm, kryetarët për mendjemadhësi, urdhëruesit për zullum, juristët fetarë (fakihë) për xhelozi, tregtarët për pabesi dhe fshatarët për padituri.

Page 206: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

206

133. O njerëz, kini frikën e Allahut (bëhuni të devotshëm); është më i lehtë durimi për t u bërë i devotshëm sesa durimi ndaj dënimit të Allahut.

134. Asketizmi është pakësimi i mëkateve, falënderimi ndaj çdo dhuntie të Allahut dhe përmbajtja ndaj gjërave të ndaluara nga ana e Allahut.

135. Mbasi që u çiftëzuan të gjitha gjërat, u çiftëzuan paaftësia dhe përtacia, dhe si rezultat i kësaj u paraqit varfëria.

136. Dijeni që ditët janë tri: E djeshmja që ka kaluar dhe për të cilën nuk ka shpresë se do të kthehet; e sotmja, që është prezent por që nuk është e qëndrueshme dhe e nesërmja, që ende nuk ka mbërritur dhe tek e cila nuk mund të mbështetemi. E djeshmja është burimi i këshillave; e sotmja është pasuri dhe sa i përket të nesërmes, nuk dihet se kush do ta arrijë atë. E djeshmja është një dëshmitare e pranuar, e sotmja është ajo që ta kthen amanetin të cilës ia ke besuar dhe e nesërmja është ajo që vjen e shkon me një shpejtësi të madhe. Ajo është afruar afër teje, ti nuk je afruar tek ajo.

O njerëz, dijeni mirë këtë: Mbas të përkohshmes vjen e përhershmja. Ne e trashëgojmë të kaluarën ndërsa, neve na trashëgojnë të ardhmet. Prandaj, duke qenë kështu gjendja, merruni me gjërat që do ta zhvillojnë vendin ku do të shkoni. Mësyni rrugët e mirësisë. Mos kini frikë për shkak të numrit të vogël të atyre që e kanë mësyrë këtë rrugë, por përkujtoni që Allahu është bashkë me ju në këtë rrugë. Kini kujdes, çka do që keni sot në dorë është një hua, ndërsa e nesërmja është ajo që do t ju dhurojë. Ne jemi degët dhe nyejt e një trungu të tharë. Mbasi që është tharë trungu, sa mund të jetojnë degët dhe nyejt.

O njerëz, nëse e preferoni këtë botë ndaj botës së ardhshme, duke e pranuar ftesën e kësaj bote për t i përqafuar të mirat e pavlefshme, atëherë do t i hipni gomarit të dëshirave dhe ky gomar do t ju shpjerë deri te një burim që përfundimi i tij do të jetë pendimi. Atë çka u ka bërë popujve të mëhershëm, të njëjtën do t'ua bëjë edhe juve.

137. Namazi është një mjet për të devotshmit, të cilët dëshirojnë të afrohen tek Allahu. Haxhi është xhihadi i njerëzve të dobët. Çdo gjë e ka zeqatin e vet dhe zeqati i trupit është agjërimi.

Page 207: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

207

Vepra më e mirë e njeriut është pritja e shpëtimit. Ai që lutet pa vepruar në atë drejtim, i përngjan shtizës pa lak. Ai që beson bindshëm në shpërblim, do të bëhet dhurues bujar. Zbritni furnizimin duke dhënë sadaka. Mbrojeni pasurinë tuaj duke dhënë zeqat. Ai që kursen nuk do të varfërohet. Harxhimi me llogari është gjysma e jetesës. Të qenët dashamirës është gjysma e mendjes. Brengosja e prindërve konsiderohet si kundërshtimi i tyre. Kush i godet gjunjët gjatë kohë së fatkeqësisë, do ta zvogëlojë sevapin e tij. Mirësia do të llogaritet mirësi vetëm nëse i bëhet ndonjë fetari apo atij që e meriton atë. Allahu e zbret sevapin në sasinë e fatkeqësisë. Allahu e furnizon atë që sillet në mënyrë të përmbajtur dhe e anashkalon atë që tepron gjatë harxhimit. Amaneti tërheq furnizimin ndërsa pabesia sjell varfërinë. Sikur Allahu të kishte kërkuar ndonjë punë prej milingonës, nuk do t i kishte dhënë krahë.

138. Pasuria e kësaj bote i përngjan barit të tharë dhe të shpërndarë. Trashëgimia i përngjan baltës. Pasuria e mjaftueshme e kësaj bote është më e mirë se sa e tepërta, dhe dhembja e saj është më e sigurt sesa rehatia e saj. I pasuri është dënuar që të bëhet i varfër. Do të rehatohet ai që mbyll sytë para saj. Do të verbërohet syri dhe zemra e atij që do të kaplohet prej bukurive të saj. Kush i gëzohet dashurisë së tij, do t i mbushet zemra e tij me pikëllime; si lëkundet kajmaku mbi qumështin, ashtu edhe në zemrën e tij do të lëkundet mjerimi. Disa çështje e pikëllojnë atë, ndërsa disa të tjerë e angazhojnë në punë. Këto çrregullime do të vazhdojnë përderisa e zënë prej fytit duke ia shkëputur damarët e tij dhe të shndërrohet në një cofëtinë. As Allahu nuk i jep rëndësi kësaj cofëtine, as të mirët nuk tregojnë interesim se ku do bjerë kjo. (Por Besimtarët nuk janë të tillë). Besimtarët e shikojnë botën me syrin e marrjes së mësimit, ushqehen vetëm sipas nevojës dhe i dëgjojnë zërat përmes veshit të etshëm.

139. Mësoni urtësinë; urtësia është shoku dhe ndihmësi i besimtarit, ndërsa, dituria është udhëzuesi i Besimtarit; vëllai i sjelljes së butë. Mendja është bashkudhëtari dhe durimi është komandanti i saj.

140. Hz Aliu (a.s.) e pa një njeri që ishte veshur me rroba të vjetra për t u dukur si i varfër, edhe pse Allahu ia kishte dhënë dhunti, dhe i tha: O njeri, a nuk e kë dëgjuar fjalën e Allahut? - Por, për dhuntitë e Zotit tënd prediko (Duha, 11). Vallahi më mirë është të

Page 208: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

208

tregosh dhuntitë e Allahut përmes veprave, sesa t i predikosh ato përmes gjuhës .

141. Imam Hasanit (a.s.) i tha: Të këshilloj frikën nga Allahu;

faljen e namazit me kohë; dhënien e zeqatit me kohë; faljen e gabimeve të robërve; mposhtjen e zemërimit; vendosjen e marrëdhënieve të mira me të afërmit; të tregohesh i pjekur dhe i matur para të padijshmëve; ta mirëmbash fenë; të jesh i kujdesshëm gjatë punëve; të kesh obligim ndaj Kuranit; të bashkëjetosh mirë me fqinjët; të urdhërosh në vepra të mira dhe të ndalohesh nga të këqijat; të largohesh prej punëve të shëmtuara dhe të qëndrosh larg prej të gjitha mëkateve ndaj Allahut.

142. Kjo botë qëndron në këmbë përmes katër gjërave, përndryshe do të shkatërrohet: Veprimi i dijetarit sipas diturisë së tij; shpërndarja e mirësive nga ana e të pasurit, mostregimi i mendjemadhësisë nga ana e të padijshmit për të mësuar dituri dhe mosshitja e ahiretit të tij nga ana e një personi të varfër për botën e përkohshme të ndonjërit tjetër.

143. Je i denjë që kurrë të mos përballesh me gjërat e papëlqyera, nëse mund të mbrohesh prej katër gjërave: Ngutja; inati; egoizmi dhe plogështia.

144. O robërit e Allahut, dijeni që frika nga Allahut është një fortesë e sigurt, por, mëkatimi dhe ngatërrimi është një mburojë e pasigurt; sikur që nuk i mbron ata që strehohen ashtu edhe nuk e shpëton prej sherrit të armikut atë që kërkon strehim. Dijeni që përmes frikës nga Allahu do t i humbet efekti i helmit të mëkatit. Përmes durimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut, do të arrini shpërblimin dhe sevapin e Tij. Te qëllimi përfundimtar do të arrihet përmes bindjes së sigurt. O robërit e Allahut, Allahu nuk i ka fshehur rrugët e shpëtimit për robërit e Tij, sepse, Vetë i ka udhëzuar robërit në ato rrugë; nëse pendohen, nuk do t i privojë nga mëshira e Tij.

145. Heshtja është urtësi, heshtja është siguri; ruajtja e sekretit është njëri skaj i lumturisë.

Page 209: Dhurate mendjeve

Imam Aliu (a.s.)

209

146. Punët e ulin kokën përpara caktimit dhe fatit në mënyrë të tillë që ndonjëherë masa paraprake shndërrohet në fatkeqësi.

147. Pa zotëruar njeriu dituri të thellë në fe; pa qenë ekonomik në jetën e tij; pa qenë i durueshëm ndaj fatkeqësive dhe të pranojë si të ëmbla dhembjet e shkaktuara nga vëllezërit; trimëria e tij nuk do ta arrijë përkryerjen.

148. E pyetën Çka është trimëria?

- Hz Aliu (a.s.) u përgjigj: - Moskryerja e një mëkati fshehtas, të cilin nuk e kryen haptas, sepse i vjen turp .

149. Nëse vazhdon kryerjen e mëkatit të njëjtë, ndonjëherë mund të ndodhë që kërkimi i faljes nga Allahu të jetë një mëkat i ri.

150. Kur të kryeni ibadetet, vendoseni njohjen e Allahut në zemrat tuaja, që të keni dobi prej lëvizjes së organeve tuaja gjatë kryerjes së ibadetit.

151. Ai që e shet fenë për bukë, ka fituar prej fesë atë gjë që e ka ngrënë.

152. Imani është fjala e dëshmuar përmes gjuhës, vepra e kryer dhe njohja përmes mendjes.

153. Themelet e imanit (besimit) janë: Mbështetja tek Allahu; lënia e punëve Allahut; dorëzimi ndaj urdhrave dhe pajtimi me fatin dhe paracaktimin. Themelet e pabesimit janë katër: Prirja; frika; zemërimi; epshi.

154. Kush bëhet asket (zahid) në këtë botë, nuk do të frikohet prej poshtërimit të saj dhe, nëse nuk tregon ndonjë interesim për krenarinë e saj, Allahu do ta udhëzojë atë pa ndërmjetësimin e njerëzve; do ta bëjë dijetar pa marrë mësime; do ta vendosë urtësinë në zemrën e tij dhe e njëjta do të rrjedhë në gjuhën e tij.

Page 210: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

210

155. Allahu ka robër të tillë që e kanë trajtuar veten në mënyrë të sinqertë dhe duke qenë larg prej syve të njerëzve. Dhe, Allahu i ka shpërblyer këta në një mënyrë të sinqertë. Në ditën e gjykimit, këta do të vijnë me librat e bardhë dhe të pashkruar. Dhe, kur të vijnë para Allahut, librat e tyre do të mbushen nga ana e Allahut me fshehtësitë që kanë ekzistuar në mes tyre dhe Allahut.

156. Drejtojeni moralin tuaj kah vetitë e bukura; tërhiqeni atë në anën e të mirëve dhe të bujarëve; mësojeni veten me zemërbutësi. Mbyllini sytë ndaj gjërave të imta dhe të parëndësishme në mënyrë që ta lartësoni vlerën tuaj. Mbrojeni jetën e një njeriu të dobët përmes pozitës dhe ndihmës suaj. Mos hulumtoni sekretet e njerëzve; nëse e bëni këtë, do të shtohen gjërat e fshehta për ju. Ruajeni veten prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra është gjëja më e neveritshme prej të gjitha veseve të këqija. Gënjeshtra është një lloj i shëmtimit dhe i poshtërimit. Tregoni tolerancë dhe përmbahuni prej hulumtimit të gjërave të vogla dhe të imta.

157. Është e mjaftueshme si mbrojtje afati i vdekjes. Ekzistojnë mbrojtës nga ana e Allahut, të cilën e mbrojnë njeriun prej rënies në ndonjë gropë (pus), mbetjes nën gërmadha dhe grabitjes nga ana e bishave të egra. Por, kur të afrohet vdekja, ata tërhiqen dhe ia lënë njeriun urdhrit të vdekjes.

Page 211: Dhurate mendjeve

IMAM HASANI (A.S.)

Page 212: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

212

FJALËT E URTA, KËSHILLAT, FJALËT NXITËSE DHE FRIKËSUESE, URDHËRAT NDAJ VEPRAVE TË MIRA DHE

NDALESAT NDAJ VEPRAVE TË KËQIJA NGA IMAM HASANI (A.S.)

3.1 PËRGJIGJET E DHËNA NDAJ PYETJEVE TË NDRYSHME1

E pyetën Imam Hasanin (a.s.): - Çka është asketizmi?

- ai u përgjigj: Tregimi i interesimit për devotshmëri dhe moslidhja e zemrës për këtë botë .

E pyetën: Çka është pjekuria?

- ai u përgjigj: Gëlltitja e zemërimit (duke mos e treguar veten si të zemëruar) dhe kontrollimi i vetvetes .

E pyetën: Çka është drejtësia?

- ai u përgjigj: Parandalimi i së keqes përmes mirësisë .

E pyetën: Çka është nderi?

- ai u përgjigj: Të bërit mirë të afërmve dhe pranimi i shpagesës për gabimet e tyre në vend të dënimit të tyre .

1 Në këtë hadith janë përsëritur disa herë pyetjet e njëjta dhe përgjigjet janë të ndryshme. Kjo për arsye se ky hadith është i përbërë prej disa haditheve dhe janë paraqitur përgjigjet e Imam Hasanit (a.s.) që i ka dhënë gjatë rasteve dhe rrethanave të ndryshme.

Page 213: Dhurate mendjeve

Imam Hasani (a.s.)

213

E pyetën: Çka është trimëria?

- ai u përgjigj: Mbrojtja e atij

që është strehuar te ti, tregimi i rezistencës në fushëbetejë dhe ndërmarrja e iniciativës gjatë situatave të vështira.

E pyetën: Çka është madhështia?

- ai u përgjigj: Dhurimi

edhe gjatë situatave të vështira dhe falja e gabimit . E pyetën: Çka është humanizmi?

- ai u përgjigj: Mbrojtja e

fesë, dhënia e rëndësisë për dinjitetin dhe personalitetin tënd, të bërit zakon dhurimin, dhënia e të drejtave të çdonjërit dhe tregimi i dashurisë ndaj njerëzve .

E pyetën: Çka është fisnikëria?

- ai u përgjigj: Plotësimi i nevojës së atij që ka nevojë, pa e kërkuar ai këtë dhe dhënia e ushqimit gjatë kohës së krizës së ushqimit .

E pyetën: Çka është të qenët i ulët?

- ai u përgjigj: Të qenët i stërholluar, vështrimi i gabimeve të vogla si të mëdha dhe ruajtja e gjërave të pavlefshme .

E pyetën: Çka është poshtërsia?

- ai u përgjigj: Të qenët koprrac dhe të folurit e shëmtuar .

E pyetën: Çka është bujaria?

- ai u përgjigj: Dhurimi gjatë bollëkut dhe kohërave të vështira .

E pyetën: Çka është koprracia?

- ai u përgjigj: Të llogaritësh si nder atë çka ke në dorë dhe si të humbur atë çka ke dhuruar .

E pyetën: Çka është vëllazëria?

- ai u përgjigj: Të ndihmuarit e njëri tjetrit gjatë kohërave të vështira dhe bollëkut .

E pyetën: Çka është frika?

- ai u përgjigj: Të treguarit i fuqishëm para mikut dhe i përmbajtur prej armikut .

E pyetën: Çka është pasuria?

- ai u përgjigj: Të qenët i kënaqur me pjesën tënde, qoftë ajo edhe e paktë .

E pyetën: Çka është varfëria?

- ai u përgjigj: Vënia e syrit ndaj çdo gjëje .

E pyetën: Çka është bujaria?

- ai u përgjigj: Të dhuruarit sipas mundësive dhe kufizimeve të tua .

E pyetën: Çka është fisnikëria?

- ai u përgjigj: Përkrahja gjatë bollëkut dhe skamjes .

E pyetën: Çka është guximi?

- ai u përgjigj: Qëndrimi para kundërshtarit pa u prapsur .

E pyetën: Çka është heroizmi?

- ai u përgjigj: Tregimi i rezistencës dhe qëndrimi para njerëzve të fuqishëm gjatë luftës .

E pyetën: Çka është poshtërsia?

- ai u përgjigj: Të kesh frikë kur e flet të vërtetën .

Page 214: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

214

E pyetën: Çka është rezistenca?

- ai u përgjigj:

Kundërshtimi i njeriut që të shkakton dëm ty dhe sunduesit tënd . E pyetën: Çka është lartësimi?

- ai u përgjigj: Kryerja e

punëve të bukura dhe heqja dorë nga punët e këqija . E pyetën: Çka do të thotë të qenët mutkan?" - ai u përgjigj:

Të qenët serioz, të kaluarit mirë me drejtuesit dhe ruajtja e vetes prej të gjithë njerëzve .

E pyetën: Çka është nderi?

- ai u përgjigj: Sigurimi i harmonisë me vëllanë tënd mysliman dhe respektimi i të drejtave të fqinjëve .

E pyetën: Çka është privimi?

- ai u përgjigj: Mospranimi i të drejtës sate, e cila të ofrohet .

E pyetën: Çka është marrëzia?" - ai u përgjigj: Nënshtrimi ndaj njerëzve të ulët dhe shoqërimi me të devijuarit .

E pyetën: Çka është paaftësia gjatë të folurit?

- ai u përgjigj: Luajtja me mjekrën dhe pastrimi i tepërt i qafës gjatë të folurit .

E pyetën: Çka është të qenët i vrullshëm?

- ai u përgjigj: Të mos përmbahesh nga kundërshtarët dhe të jesh i ashpër në arenën

e luftës . E pyetën: Çka do të thotë nxjerrja e telasheve për vete?

- ai u përgjigj: Të folurit për çështjet që nuk të interesojnë .

E pyetën: Çka është mendja e paktë? ? - ai u përgjigj: Të treguarit i krisur në harxhimin e pasurisë tënde dhe mosdhënia e rëndësisë ndaj dinjitetit të vet .

E pyetën: Çka është të qenët i nivelit të ulët?

- ai u përgjigj: Të mbrosh veten dhe të lëshosh të lirë gruan .

3.2 FJALËT E URTA

O njerëz! - Kush është i sinqertë ndaj Allahut dhe fjalën e Tij e pranon si udhëzim, do të udhëzohet në më të mirën. Allahu e bën të suksesshëm atë në rrugën e pjekurisë dhe e drejton kah përfundimi më i mirë. Ai që strehohet tek Allahu, do të jetë nën siguri dhe do të jetë i mbrojtur; ndërsa armiku i Allahut do të mbetet pa ndihmës dhe gjithmonë do të jetojë brenda frikës. Mbrojeni veten prej dënimit të Allahut përmes përkujtimit të shumtë, kini frikën e Allahut përmes devotshmërisë dhe afrojuni Atij përmes nënshtrimit, sepse, Ai është shumë afër dhe i pranon lutjet. Allahu Teala thotë: Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej

Page 215: Dhurate mendjeve

Imam Hasani (a.s.)

215

meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë (Bekare, 186). Atëherë, përgjigjuni thirrjes së Allahut dhe besoni Atij. Me të vërtetë, ai që e di madhështinë e Tij, nuk duhet të bëhet mendjemadh, sepse, madhështia e atyre që e njohin madhështinë e Tij, rrjedh prej përulësisë që i tregojnë Atij. Krenaria e atyre që e kanë perceptuar madhërinë e Tij rrjedh prej modestisë ndaj Tij. Shpëtimi dhe rehatia e atyre që e kanë njohur fuqinë e Tij rrjedh prej dorëzimit ndaj Tij dhe mosrefuzimit të Tij, dhe mbasi që e kanë gjetur rrugën e drejtë ata më nuk kanë devijuar.

Dijeni sigurt se, pa e ditur kuptimin e udhëzimit nuk do të arrini deri te devotshmëria. Pa i njohur ata që ia kanë kthyer shpinën Kuranit, nuk mund ta përqafoni premtimin e tij. Pa i njohur ata që e shtrembërojnë1 Librin, nuk mund ta lexoni atë me plot kuptimin e tij. Kur t i njihni këta, tek atëherë do të jeni të vetëdijshëm për shpifjet dhe vështirësitë që i kanë nxjerrë në emër të fesë; do të vëreni përgojimet që i janë atribuuar Allahut dhe shtrembërimet që i janë bërë Librit të Allahut. Do të kuptoni se si janë shkatërruar ata që janë shkatërruar. Mos lejoni t ju çojnë të padijshmit në humnerën e paditurisë!

Diturinë e Kuranit dhe identifikimin e së vërtetës prej të pavërtetës kërkojeni prej atyre që e njohin atë, sepse, vetëm ata janë dritë ndriçuese dhe prijës të vlefshëm për të ndjekur. Dituria jeton dhe gjallëron përmes tyre. Pjekuria e tyre ju tregon për paditurinë e të tjerëve2, fjalët e urta për vlerën e heshtjes dhe e jashtmja e tyre për të brendshmen e tyre. Ata nuk e kundërshtojnë të vërtetën dhe nuk vijnë në kundërshtime gjatë shpjegimit të tij. Për ata është praktikuar një traditë dhe një gjykim nga ana e Allahut (ardhja e tyre është përgëzuar nga ana e të dërguarve të mëhershëm si një traditë hyjnore dhe një gjykim). Këtu ka një përkujtim për ata që pranojnë këshilla. Mundohuni t i kuptoni dhe t i zbatoni këto fjalë kur t i dëgjoni; mos i mbani në mend vetëm për t i transmetuar dhe rrëfyer të tjerëve, sepse, të shumtë janë ata që rrëfejnë por të paktë janë ata që zbatojnë. Vetëm Allahu është i denjë për të kërkuar ndihmë.

1 Me shtrembërim këtu nënkuptohen shpjegimet dhe interpretimet e gabuara të ajeteve Kuranore. Në një hadith është thënë: Ata (Beni Ummeje, etj) e kanë mbrojtur Kuranin përmes shkronjave (shkrimi dhe leximi), por gjykimet i kanë shtrembëruar , pra, nuk kemi të bëjmë me shtrembërimin e fjalëve

2 Këtu do të ishte më e përshtatshme të shkruhet: Pjekuria e tyre ju tregon për diturinë dhe heshtja e tyre ju tregon për fjalët e urta .

Page 216: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

216

3.3 PËRGJIGJET E DHËNA NDAJ PYETJEVE TË PARASHTRUARA1

Bizantinët ia kishin parashtruar disa pyetje Muavijes dhe ky nuk ishte në gjendje për t u përgjigjur. Atëherë, Muavija dërgoi te Hz Aliu (a.s.) në Kufe një person të tij për të marrë përgjigjet për ato pyetje, por para se ta dërgojë te Hz Aliu (a.s.) ia ndërroi pamjen që të mos e njohin. Kur doli para Hz Aliut (a.s.), ky e kuptoi se ishte një i huaj dhe filloi t ia parashtrojë pyetje për identitetin e tij. Kur u zë ngushtë, u detyrua që të pranojë se pse kishte ardhur tek ai. Atëherë Hz Aliu (a.s.) i tha:

Allahu e vraftë të birin e asaj (Hind) që ka ngrënë mushkëri2; sa i devijuar është ai dhe ata që janë bashkë me të! Allahu e vraftë atë; ai e liroi një robëreshë, më mirë do të ishte që të martohej me atë (më mirë ishte që të mos e lirojë atë, sepse qëllimi i tij është ngatërresa). Le të gjykojë Allahu në mes meje dhe këtij ummeti. Nuk e respektuan afërsinë time me të Dërguarin (s.a.a.), e nënçmuan pozitën time dhe shkaktuan humbje në jetën time . Pastaj, tha: Silleni afër meje Hasanin, Hysejinin dhe Muhamedin . Mbasi që u afruan, Hz Aliu (a.s.) vazhdoi: O vëllai nga Siria! Këta dy fëmijë janë djemtë e Resulullahut (s.a.a.), ndërsa ky (Muhamedi Hanefije) është djali im. Mund t i parashtrosh pyetje kujt të dëshirosh . Njeriu nga Siria e drejtoi gishtin kah Imam Hasani (a.s.) dhe tha: Këtij dëshiroj t ia parashtroj pyetjet , dhe pastaj filloi t i parashtrojë pyetjet:

Sa është distanca në mes të së vërtetës dhe të pavërtetës? Sa është distanca në mes tokës dhe qiellit? Sa është distanca në mes të Lindjes dhe Perëndimit? Çka është ajo njollë përmbi Hënë? Çka është Kavs Kuzah (ylberi)? Çka është rruga e qumështit? Cila është gjëja e parë që është shpërndarë në tokë? Cila është gjëja e parë që ka lulëzuar në Tokë? Cilat janë ato dy burime ku banojnë shpirtrat e besimtarëve

dhe jobesimtarëve? Çka është gjinia muennes? Cilët janë dhjetë gjërat më të fuqishme njëra prej tjetrës?

1 Ky hadithi është i gjatë dhe këtu është regjistruar vetëm pjesa e cila përshtatet me temën tonë

2 Hind është nëna e Muavijes. Gjatë luftës së Uhudit ia ka nxjerrë mushkëritë e axhës së të Dërguarit, Hz Hamzës dhe ka tentuar për t i ngrënë.

Page 217: Dhurate mendjeve

Imam Hasani (a.s.)

217

Imam Hasani (a.s.) iu përgjigj: O vëllai nga Siria! Në mes të së vërtetës dhe të pavërtetës janë vetëm katër gishta. Atë çka sheh me sy është e vërteta, por me vesh mund të dëgjosh shumë të pavërteta. Distanca në mes tokës dhe qiellit është për aq sa do të mbërrijë lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe për aq sa mund të përfshijë syri. Nëse ndokush thotë diçka tjetër, mohoje atë. Distanca në mes Lindjes dhe Perëndimit është për aq sa është lëvizja e Diellit për një ditë të tërë (prej lindjes deri te perëndimi i tij). E shikon Diellin gjatë lindjes dhe gjatë perëndimit? Nëse thotë ndokush të kundërtën, përgënjeshtroje.

Rruga e qumështit është njëra prej maleve të qiellit, nga e cila ka rënë shiu pareshtur gjatë kohës së Nuhit (a.s.)

Sa i përket Kavs Kuzahit, mos thuaj kuzah, sepse e ka kuptimin e shejtanit; ajo është një shenjë e Allahut për shpëtim nga fundosja.

Sa i përket njollës së Hënës: Në fillim, drita e Hënës ishte sikur drita e Diellit dhe më vonë Allahu ia asgjësoi dritën e saj. Allahu në Kuran thotë: Pastaj, shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme (Isra, 12).

Gjëja e parë që është shpërndarë në sipërfaqen e Tokës është lugina e Deles-it (padrejtësisë). Gjëja e parë që ka lulëzuar në sipërfaqen e Tokës është pema e hurmës.

Shpirtrat e besimtarëve janë të vendosur në burimin e quajtur Selma , ndërsa shpirtrat e jobesimtarëve janë të vendosur në burimin

e quajtur Berehut . Muennes është personi, gjinia e të cilit nuk dihet në mënyrë të

sigurt. Duhet të pritet deri sa të arrijë pubertetin dhe nëse është femër, i lajmërohet gjoksi; nëse është mashkull, i lajmërohet mjekra. Nëse nuk i paraqiten këto shenja, atëherë kërkoni prej tij që ta kryejë nevojën në mur. Nëse nevoja e arrin murin, ai është mashkull; por, nëse nevoja i shkon mbrapa, sikur e devesë, atëherë është femër.

Gjërat që janë më të fuqishme njëra prej tjetrës janë: Gjëja e fuqishme të cilën e ka krijuar Allahu është guri; më i fuqishëm se guri është hekuri; më i fuqishëm se hekuri është zjarri; më i fuqishëm se zjarri është uji; më i fuqishëm se uji është reja; me e fuqishme se reja është era; me e fuqishme se era është engjëlli; më i fuqishëm se engjëlli është engjëlli i vdekjes (Hz Azraili); më i fuqishëm se engjëlli i vdekjes është urdhri i Allahut.

Njeriu nga Siria tha: Unë deklaroj se ti je djali i Resulullahut (s.a.a.) dhe Aliu është trashëgimtari i tij , pastaj i shënoi këto përgjigje dhe ia dërgoi Muavijes, ky ia dërgoi sunduesit të bizantinëve Ibni Asferit. Kur e pranoi këtë letër, sunduesi i bizantinëve tha: Dëshmoj

Page 218: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

218

se këto nuk janë fjalët e Muavijes. Këto fjalë burojnë prej thesarit profetik .

3.4 VULLNETI I LIRË I NJERIUT

Hasan Basriu ia shkroi një letër Imam Hasanit (a.s.): Amma baad (Falënderimi për Allahun dhe përshëndetje për të

Dërguarin)! Ju jeni anija e fisit të Beni Hashimit që lundron në detin e gjerë dhe të pafund, shenjat e qarta që përhapin dritë dhe anija e Nuhut që gjendet në brendësinë e çdo besimtari dhe që e arrin shpëtimin. O djali i Resulullahut, këtë letër po e shkruaj sepse kemi rënë në kundërshtim lidhur me çështjen e fatit dhe kemi mbetur të habitur në lidhje me vullnetin e lirë të njeriut. Na informo për pikëpamjen tënde dhe të baballarëve tuaj në lidhje me këtë çështje, sepse, dituria juaj është prej diturisë së Allahut. Ju jeni mbrojtësit e popullit dhe Allahu është mbrojtësi juaj. Ju jeni trashëgimtarët e njëri tjetrit dhe Allahu dëgjon e sheh çdo gjë .

Imam Hasani (a.s.) ia shkroi këtë përgjigje: Bismil-lahir-rahmanir-rahim

Letrën e pranova dhe sikur të mos ishit të habitur ju dhe ata para jush, nuk do të isha përgjigjur ndaj pyetjes sate.

Amma baad (Falënderimi për Allahun dhe përshëndetje për të Dërguarin)! Është jobesimtar ai që beson se Allahu nuk e di të mbarën dhe sherrin e fatit. Është mëkatar ai që ia atribuon Allahut mëkatet e tij (besimi ndaj detyrimit). Nuk detyrohet për bindje ndaj Allahut ai që i bindet Atij dhe nuk shtrëngohet për të humbur ai që e kundërshton Atë (robi nuk është i detyruar që të nënshtrohet dhe Allahu nuk është i paaftë për të parandaluar kundërshtimin), por, robërit nuk i ka lënë krye në veti. Allahu është pronar i çdo gjëje që u ka dhënë atyre dhe është zotërues i çdo fuqie. (Atëherë, robërit kanë fuqi për të kryer ndonjë vepër pa qenë të detyruar për ta bërë atë; fuqia e tyre është nga Allahu, nuk zotërojnë asgjë nga vetvetja).

Allahu i ka ndaluar dhe urdhëruar ata për shkak të zotërimit të vullnetit të lirë. Nëse dëshirojnë të nënshtrohen, nuk ka gjë që i ndal. Nëse drejtohen kah mëkati, sipas mënyrës se si dëshirojnë dhe pa i detyruar, do t i pengojë ata në kryerjen e saj. Edhe nëse nuk i pengon, Ai nuk i detyron as nuk i obligon ata që të kryejnë mëkate. Allahu u ka dhënë fuqinë e aftësisë (dallimit në mes të së mirës dhe të keqes) dhe të mendjehollësisë; i ka bërë të kujdesshëm; u ka urdhëruar (të mirën) dhe u ka ndaluar (të keqen). Në këtë mënyrë u ka dhënë mirënjohje

Page 219: Dhurate mendjeve

Imam Hasani (a.s.)

219

njerëzve. Ata nuk i ka krijuar si engjëj nënshtrues ndaj urdhrave dhe nuk i ka detyruar që të mos u kundërvihen rregullave. Argumenti i qartë është prej Allahut. Nëse dëshiron Ai, mund t ju udhëzojë të gjithëve. Paqja qoftë me ata që i nënshtrohen udhëzimit!

3.5 KËSHILLA

Dijeni se Allahu nuk ju krijoi së koti dhe nuk ju ka lënë krye në veti. Ju caktoi afatet dhe i shpërndau furnizimet në mesin tuaj, që çdo zotërues i mendjes të dijë për pozitën e tij dhe të kuptojë se vetëm gjërat që i janë caktuar do të arrijnë deri tek ai dhe nuk do t i arrijë asgjë prej asaj që e ka anashkaluar atë. Duke jua siguruar jetesën tuaj në këtë botë, Ai ju dha rast që ta adhuroni Atë; ju nxiti në falënderim, jua bëri obligim përkujtimin e Tij dhe ju këshilloi që të jeni të devotshëm (të keni frikën e Allahut). Devotshmërinë e ngriti në shkallën më të lartë të kënaqësisë. Devotshmëria është dera e çdo pendimi, koka e çdo urtësie dhe nderi i çdo veprimi. Të devotshmit që e kanë arritur shpëtimin, e kanë arritur vetëm në saje të devotshmërisë.

Allahu Tebareke dhe Teala thotë: S'ka dyshim se për të devotshmit ekziston një shpëtim . (Nebe, 31) Në një vend tjetër thotë: Ndërsa Allahu do t'i shpëtojë të devotshmit përmes shkaqeve të

shpëtimit. Ata nuk do t'i përfshijë e keqja e as nuk do të jenë të pikëlluar (Zumer, 61)

O robërit e Allahut! Ruajuni dhe kini frikë nga Allahu. Dijeni që kush është i devotshëm; Allahu do t ia tregojë rrugën e shpëtimit prej ngatërresave; do ta shpjerë kah e vërteta; do të sigurojë arritjen e përkryerjes; do ta bëjë ngadhënjyes dhe të qartë argumentin e tij; do t ia zbardhë fytyrën e tij; do t ia plotësojë dëshirat e tyre dhe do t i bashkojë me të dërguarit të cilëve ua ka dhënë dhuntitë e Tij si dhe me të drejtët, martirët dhe të sinqertët. Sa shokë të mirë janë ata!

3.6 FJALIMI

Këtë fjalim e mbajti mbas nënshkrimit të paqes me Muavijen, kur Muavija i tha Imam Hasanit (a.s.): Na trego për virtytet tona

Mbas falënderimit dhe lavdërimit për Allahun dhe dërgimit të përshëndetjeve ndaj të Dërguarit dhe Ehli Bejtit të tij, tha:

Ata që më njohin, e dinë se kush jam, por ata që nuk më njohin, le të dinë se unë jam djali i Resulullahut, Hasani. Unë jam djali i një përgëzuesi dhe i një frikësuesi, djali i të Dërguarit. Unë jam djali i

Page 220: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

220

atij që është zgjedhur në pozitën e profetësisë, djali i të zgjedhurit (Mustafa). Unë jam djali i atij që engjëjt i dërgojnë mëshirë (salavate). Unë jam djali i atij që e ka nderuar këtë ummet. Unë jam djali i atij që Xhebraili i ka ardhur për t ia zbritur shpalljen.

Unë jam djali i atij Profeti që ka dërguar mëshirë për gjithë botët (Mëshira e Allahut qoftë për të dhe për Ehli Bejtin e tij të pastër) !

Muavija nuk mundi të durojë dhe të mos e shfaqë armiqësinë dhe xhelozinë e tij kundër Imam Hasanit (a.s.), dhe i tha: O Hasan, na përshkruaj hurmën , dhe Imam Hasani (a.s.) tha: Po, o Muavije, era e rrënjos atë, dielli e fryn, hëna ia jep ngjyrën, nxehtësia e pjek dhe nata e ftoh . Pastaj, vazhdoi aty ku kishte mbetur më herët:

Unë jam djali i atij, lutja e të cilit nuk është refuzuar. Unë jam djali i atij, afërsia e të cilit me Zotin është më e vogël se dy harqe. Unë jam djali i ndërmjetësuesit ndaj të cilit duhet treguar bindje. Unë jam djali i Mekës dhe i Minasë. Unë jam prej Kurejshit, të cilit i përulen të gjithë pa e kërkuar këtë. Unë jam djali i atij që nëse e pasojnë, do ta arrijnë lumturinë dhe nëse ia kthejnë shpinën, do ta pësojnë fatkeqësinë. Unë jam djali i atij, për të cilin e tërë sipërfaqja e dheut i është falur e pastër dhe vend për sexhde. Unë jam djali i atij, të cilit i kanë ardhur lajmet nga qielli njëra mbas tjetrës. Unë jam djali i atyre, të cilët janë pastruar prej të gjitha papastërtive .

Muavija i tha: O Hasan, po më duket se epshi yt po të nxit kah kalifati , ndërsa Imami (a.s.) iu përgjigj:

Turp të kesh o Muavije! Kalif është ai që punon vetëm sipas traditës së Resulullahut (s.a.a.) dhe që i bindet urdhrit të Allahut. Betohem në Allahun se ne jemi shenjat e udhëzimit dhe të devotshmërisë. Ndërsa, ti o Muavije po i asgjëson traditat dhe po i ngjall shpifjet; robërit e Allahut po i bën skllav, ndërsa fenë e Allahut po e shndërron në një lodër. Allahu e ka bërë të pavlefshëm dhe të zbehtë gjithë këtë famë dhe autoritet që e ke fituar. Jeta është e kalueshme, ndërsa ty do të të mbeten mëkatet dhe gabimet.

O Muavije! Betohem në Allahun që ka krijuar dy qytete me emrat Xhabulka dhe Xhabulsa, njërin në lindje dhe tjetrin në perëndim, dhe nuk u ka dërguar atyre askënd tjetër si profet veçse gjyshin tim Resulullahun .

Pastaj, Muavije i tha: O Eba Muhammed, na jep dituri për Natën e Kadrit . Imam Hasani (a.s.) vazhdoi me fjalë të njëjta:

Allahu krijoi shtatë qiej dhe shtatë toka. Njerëzit dhe xhinët i krijoi prej shtatë -shes. Natën e Kadrit duhet të kërkosh nga netët prej

Page 221: Dhurate mendjeve

Imam Hasani (a.s.)

221

natës së 23-të, deri te nata e 27 e Ramazanit . Dhe, pastaj Imami u largua.

3.7 FJALËT E SHKURTRA

1. Populli që konsultohet, sigurisht do të arrijë përkryerjen.

2. Është poshtërsi të mos falënderosh për dhuntitë.

3. Njërit prej fëmijëve i tha: O biri im! Mos u bën shok me asnjërin, pa kuptuar mirë se ku hyn dhe ku del ai (ku shkon dhe nga vjen)! Mbasi që të hulumtosh mirë situatën dhe kur të jesh i kënaqur me marrëdhëniet e tij shoqërore, shoqërohu me të në mënyrë që t i përmirësosh gabimet e tij dhe t i ndihmosh kur është në vështirësi.

4. Mos u mundo që të arrish deri te dëshira jote sikur një fitues; as mos iu dorëzo fatit si ndonjë humbës, sepse, kërkimi i mirësive të Allahut është traditë; ndërsa, të kesh syrin e ngopur gjatë fitimit është nder. Furnizimi është ndarë; as nderi nuk do të parandalojë arritjen e tij deri te ti, as lakmia nuk do ta shtojë furnizimin. Ndërsa, veprimi i bazuar në lakmi është mëkat

5. I afërmi (miku) i vërtetë është ai i cili afrohet për shkak të dashurisë që ndien ndaj teje, pa marrë parasysh që nuk i takon fisit tënd. I huaji i vërtetë është ai i cili nuk ndien dashuri ndaj teje, pa marrë parasysh që i takon fisit tënd. Për trupin nuk ka më të afërt se dora, por nëse thyhet, ajo prehet dhe largohet nga trupi.

6. Ai që ia lë Allahut zgjedhjen e njërit prej dy gjendjeve, ai nuk dëshiron për vete asnjë gjendje tjetër përveç gjendjen me të cilën është i kënaqur Allahu.

7. Më lehtë është durimi i turpërimit në këtë botë sesa zjarri i xhehenemit në botën tjetër.

8. Falënderimi ndaj Allahut kur je i rrethuar me dhunti dhe tregimi i durimit gjatë fatkeqësisë janë të mbara që nuk kanë dëme.

9. Njërit që u shëndosh, Imam Hasani i tha: Allahu të përmendi ty, edhe ti përmende Atë. T i fali mëkatet, edhe ti falëndero për këtë.

Page 222: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

222

10. Kur e nënshkroi paqen me Muavijen, i tha: Betohem në Allahun se as dyshimi dhe as pendimi nuk na parandaloi neve nga lufta me sirianët. Në të kaluarën, ne luftonim në mes veti me forcën e durimit dhe të shpëtimit (gjatë kohës së paqes). Sot, vendin e paqes dhe të shpëtimit e ka zënë armiqësia dhe vendin e durimit e ka zënë padurimi. Kur keni shkuar në luftën e Sifinit, fenë e kishit para botës, ndërsa sot botën e keni para fesë.

11. Nuk kam parë ndonjërin që është sjellë në mënyrë të mençur në lidhje me gjërat që janë në mes tij dhe Zotit të tij.

12. I thanë Hz Imam Hasanit (a.s.): Te ju është madhështia , dhe ai u përgjigj: Jo, tek unë është krenaria. Allahu Teala thotë: E tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve (Munafikun, 8)

13. Në lidhje me cilësitë e një vëllai të sinqertë tha: Në sytë i mi ai ishte ndër njerëzit më të mëdhenj; ajo që bëri që të duket i tillë para syve të mi ishte se ai e konsideronte këtë botë si të vogël. Ai nuk kishte hyrë nën ndikimin e paditurisë. Dorën ia zgjaste vetëm asaj për të cilën besonte se ishte e dobishme. Nuk ankohej, nuk zemërohej dhe nuk pikëllohej. Pjesa më e madhe e jetës i kalonte në heshtje, por kur fliste, fjala e tij ishte fituese mbi të gjithë ata që flisnin. Dukjen e kishte të dobët, por kur kishte nevojë për të luftuar, ai luftonte si luani. Kur qëndronte afër dijetarit, preferonte heshtjen ndaj të folurit. Nëse nuk mund të dilte fitues gjatë të folurit, nuk mund të pësonte humbje gjatë heshtjes. Nuk fliste atë që nuk vepronte, por i kryente edhe ato vepra që nuk mëtonte se do t i kryejë. Kur ballafaqohej me zgjedhjen e dy rrugëve, nëse nuk dinte cila është më afër urdhrit të Allahut atëherë shikonte se cila është më afër epshit të tij dhe nuk e zgjidhte atë rrugë. Nuk e urrente asgjë për të cilën do të duhej të kërkonte falje.

14. Ai që shkon në xhami vazhdimisht, do të arrijë njërin prej këtyre tetë të mbarave: Do të mësojë një ajet nga i cili do të ketë dobi;, do të gjejë një shok të dobishëm; do të përfitojë një dituri të re; do të arrijë mëshirën që e shpreson; do të mësojë një fjalë që ia tregon udhëzimin ose e parandalon nga poshtërimi dhe do t i braktisë mëkatet për shkak të frikës nga Allahu ose për shkak të turpit.

Page 223: Dhurate mendjeve

Imam Hasani (a.s.)

223

15. Allahu ia dha një djalë Imam Hasanit (a.s.) dhe Kurejshët erdhën për t ia uruar: Të qoftë i mbarë kapedan i anijes! (këtë shprehje e kanë përdorur sipas adeteve, që kur të rritet fëmija të bëhet i fortë dhe i guximshëm). Imami iu përgjigj: Çfarë fjale është kjo? Ndoshta do të bëhet ushtari i këmbësorisë . Atëherë, Xhabiri e pyeti: Atëherë, si të themi o djali i Resulullahut? . Imami u përgjigj: Kur

t i lindë ndonjërit fëmija, ju uroni në këtë mënyrë: Falënderoje Allahun që të ka falë këtë fëmijë, qoftë e begatshme kjo dhuratë, e mbërrittë pjekurinë dhe paq dobi prej të mbarës së tij!

16. E pyetën. Çka është burrëria? - ai u përgjigj: Dhënia e njeriut mbas fesë, mirëmbajtja e mallit të tij (dhënia e humusit dhe e zeqatit) dhe zbatimi i të drejtave.

17. Syri më i mprehtë është syri që e sheh të mbarën; veshi që dëgjon më së bukuri është veshi që dëgjon dhe përfiton nga këshillat; zemra më e sigurt është zemra e pastruar prej dyshimeve.

18. Njëri kërkoi këshillë prej Imam Hasanit (a.s.) dhe ky u përgjigj: Të këshilloj nën këto kushte: Mos më lëvdo, sepse unë e njoh veten më së miri; mos më përgënjeshtro, sepse pikëpamja e njërit që përgënjeshtrohet nuk ka ndonjë vlerë dhe mos përgojo ndonjërin prej atyre që janë afër meje . Kur i dëgjoi këto fjalë, i tha Imamit (a.s.): Më jepni leje të largohem dhe Imami (a.s.) i tha: Mund të shkosh .

19. Ai që dëshiron të bëjë ibadet, le të pastrohet së pari. Nëse veprat e preferuara (mustehap) u pengojnë veprave të detyruara (farz), le t'i braktisë ato. Bindja e sigurt është mburoja e shpëtimit. Ai që mendon për largësinë e rrugës, do të përgatitet për të. Njeriu i mençur nuk do ta mashtrojë atë që dëshiron të pranojë këshilla prej tij. Është perdja e mburrjes ajo që pengon arritjen e këshillës deri te ju (pa e larguar mburrjen dhe egoizmin, këshilla nuk do të ketë efekt). Dituria largon arsyetimin e atij që mëson (sepse, përderisa njeriu nuk di diçka, ai mund të arsyetohet duke thënë se nuk di; por këtë nuk do ta bëjnë të gjithë të padijshmit). Personi që e di kohën e përshtatshme, vetëm që do ta mashtrojë veten duke kërkuar shtyrjen e afatit për kryerjen e atyre punëve.

Page 224: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

224

20. O robërit e Allahut! Kini frikën e Allahut! Kërkoni shpëtim e lumturi dhe bëhuni seriozë pa ju ardhur pleqëria. Pa ju zbritur pjesëzat e dënimit dhe pa ju mbërritur vdekja asgjësuese, nxitoni për të kryer vepra të mira, sepse, bota është një mbështetje e pasigurt që nuk zotëron vazhdimësinë e begative, që nuk mund të jesh i sigurt prej fatkeqësive të saj dhe një mbrojtje mashtruese nga e cila nuk mund të iket prej të këqijave të saj.

O robërit e Allahut! Merrni këshillë prej mësimeve dhe gjurmët e të parëve shndërroni në një burim të mësimeve. Rrini larg prej mëkateve për hir të falënderimit ndaj dhuntive dhe përfitoni prej këshillave. Për njeriun, Allahu i mjafton si ndihmës dhe strehues; Kurani si argument dhe paditës; xheneti si shpërblim dhe xhehenemi si dënim.

21. Kur ndonjëri prej jush të takohet me ndonjë mysliman, le ta puthë prej vendit të dritës në ballin e tij (vendi i sexhdes).

22. Në ditën e Fitër Bajramit, Imam Hasani (a.s.) ishte duke kaluar para një grupi të njerëzve që ishin duke qeshur e zbavitur. Përnjëherë, u ndal dhe u tha: Allahu i lartësuar ka falur muajin e Ramazanit si fushë garuese për krijesat e Tij. Dhe, ata garojnë përmes nënshtrimit në drejtim të kënaqësisë së Tij. Një grup prej tyre kalon përpara dhe e arrin lumturinë, dhe një grup mbetet mbrapa dhe i privuar. Me të vërtetë është çuditëse gjendja e atyre që qeshin e zbaviten në ditën kur zotëruesit e punëve të mira e arrijnë shpërblimin ndërsa ata që janë drejtuar kah e pavërteta e arrijnë humbjen. Betohem në Allahun, se sikur të ishte ngritur perdja para syve, do të kishit vërejtur se si ata që kanë kryer vepra të mira janë të zënë me të mirat e tyre dhe ata që kryejnë vepra të këqija janë zënë prej punëve të këqija . Pastaj, Imami (a.s.) e vazhdoi rrugën e tij.

Page 225: Dhurate mendjeve

IMAM HYSEJNI (A.S.)

Page 226: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

226

HADITHET E IMAM HYSEJNIT (A.S.) PËR URTËSINË, ASKETIZMIN, KËSHILLAT, DEVOTSHMËRINË,

URDHËRIN NDAJ

VEPRAVE TË MIRA DHE NDALIMIN E VEPRAVE TË

KËQIJA

4.1 URDHËRIMI PËR TË MIRËN DHE NDALIMI PREJ TË KEQES1

O njerëz! Merrni mësim prej qortimit drejtuar dijetarëve hebrenj nga ana e Allahut, kur deshi që të afërmit e Tij të marrin mësim nëpërmes kësaj. Allahu Teala thotë: E pse paria fetare e tyre të mos i largojnë njerëzit e ndershëm dhe të dijshëm nga fjalët mëkatare dhe ushqimet e ndaluara? (Maide, 63)

Në një vend tjetër Allahu thotë: Janë mallkuar ata, nga izraelitët, të cilët me gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, kanë mohuar, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe gjithmonë e tepronin. Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqijat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq (Maide, 78-79)

Qortimi i tyre bëhet për arsye se në mesin e tyre ekzistonin zullumqarët që kryenin vepra të këqija dhe paria fetare e tyre nuk i

1 Ky fjalim është transmetuar edhe nga ana e Imam Aliut (a.s.)

Page 227: Dhurate mendjeve

Imam Hysejni (a.s.)

227

ndalonte ata në përvetësimin jo të lejuar të pasurisë dhe të pozitës, sepse paria fetare frikoheshin që të mos bëjnë ndonjë presion ndaj tyre ose të mos vijë deri të ndërprerja e marrëdhënieve në mes tyre. Ndërsa, Allahu Teala thotë: Mos u frikësoni prej njerëzve, por frikësojuni prej Meje (Maide, 44)

Në një vend tjetër ka thënë: Kurse besimtarët, besimtaret janë miq të njëri-tjetrit: porosisin për vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqija; edhe kryejnë namazin dhe japin zeqatën; edhe e nderojnë Allahun dhe Profetin e tij . (Tevbe, 71)

Siç po vërejmë, duke i numëruar cilësitë e besimtarëve, më së pari Allahu cek urdhrin për vepra të mira dhe ndalimin e veprave të këqija (emri bil maruf ve nehji anil munker), sepse, Ai e di që nëse plotësohet ky obligim ashtu si duhet, atëherë të gjitha obligimet tjera do të plotësohen më lehtë, qofshin ato të lehta apo të vështira. Urdhri ndaj veprave të mira dhe ndalimi nga veprat e këqija siguron: dhënien e të drejtave të atyre ndaj të cilëve u është bërë padrejtësi; kundërshtimin e të padrejtëve; shpërndarjen e drejtë të ndihmave nga buxheti (bejt-ul mal) dhe të begative; marrjen e zeqatit nga vendi i duhur dhe shpërndarjen e duhur të tij dhe, kjo është një ftesë për vepra në Islam.

Pastaj, ju o popull që jeni të famshëm në dituri, të përmendur në të mbarë, të njohur me këshillat tuaja dhe që dukeni madhështorë në zemrat e njerëzve, dijeni që njerëzit e ndershëm ruhen prej jush, të dobëtit ju tregojnë respekt, ata që janë në nivelin tuaj dhe ndaj të cilëve nuk jeni gjendur në mirësi ju rekomandojnë për vete. Kur njerëzit nuk mund të përballen me nevojat e tyre, ata përballen me ndërmjetësimin tuaj. Rrugës ecni me krenarinë e të mëdhenjve dhe dinjitetin e sundimtarit. Athua, të gjitha këto nuk janë për hir të kryerjes së detyrave hyjnore që priten prej jush t i kryeni (ashtu që e vërteta të jetë e qëndrueshme)? Por, shumica prej juve nuk i kryeni detyrat tuaja dhe gaboni. E nënçmoni të drejtën e Imamit dhe i cenoni të drejtat e të dobëtëve. Por, për vete kërkoni të drejtën që mendoni se ju takon. Ju nuk keni harxhuar asnjë pasuri në rrugën e Allahut, nuk keni rrezikuar shpirtin tuaj për hir të Tij dhe nuk u bëtë armik i ndonjë fisi (shoqërie) për hir të kënaqësisë së Tij. Dhe, krahas kësaj, ju dëshironi xhenetin e Allahut, fqinjësinë e të Dërguarit (s.a.a.) dhe shpëtimin prej dënimit.

O ju që pritni të mbarën prej Allahut pa kryer vepra! Frikohem prej hakmarrjes dhe ushtrimit të dënimit të Tij ndaj jush, sepse, ju keni fituar pozitë dhe epërsi si dhuratë prej Allahut dhe me emrin e Tij jeni

Page 228: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

228

të respektuar në sytë e njerëzve. Ndërsa, ju nuk jeni të respektuar prej atyre që janë të njohur me dëgjueshmëri ndaj Allahut.

Juve nuk ju shqetësoi prishja e marrëveshjeve me Allahun, të cilat i keni parë me sytë tuaj, ndërsa, shqetësoheni për cenimet e marrëveshjeve (amanetet dhe fjalët) të baballarëve tuaj. Marrëveshjet e të Dërguarit (s.a.a.) janë duke u nënçmuar; të verbrit, të pagjuhët dhe të paralizuarit kanë mbetur pa mbrojtje dhe pa kujdes nëpër qytete, nuk i dhimbsen askujt, ndërsa, ju nuk bëni asgjë për ata duke e shfrytëzuar pozitën tuaj dhe nuk u ndihmoni atyre që janë të pastrehuar. Në vend të kësaj, ju mundoheni ta përvetësoni sigurinë duke i bërë lajka të padrejtëve. Të gjitha këto jua ka ndaluar Allahu i lartësuar, ndërsa ju bëheni të pavetëdijshëm.

Sikur të ishit të vetëdijshëm, do të kishit kuptuar se ju jeni më të fatkeqit në mesin e njerëzve sepse qëndroni larg prej pozitës së vërtetë të dijetarit, sepse, zbatimi i gjykimeve, udhëheqja e punëve dhe të qenët i sigurt për të ndaluarën dhe të lejuarën e Allahut është në dorën e dijetarëve. Kjo pozitë është privuar prej jush. Arsyeja për këtë është se ju jeni përçarë në lidhje me të vërtetën dhe e keni kundërshtuar traditën mbasi që ju kanë ardhur argumentet e qarta.

Sikur të kishit duruar vuajtjet dhe të kishit duruar vështirësitë për hir të Allahut, çështjet hyjnore do të kishin dalë prej jush dhe do të ishin kthyer te ju. Por, duke jua lënë në dorën e të padrejtëve pozitën tuaj, jua keni dorëzuar atyre edhe çështjet hyjnore, ndërsa, ata veprojnë në bazë të dyshimeve dhe dorëzohen dëshirave të epshit. Ajo çka ka ndikuar te të padrejtët që ta përvetësojnë këtë pozitë ishte ikja e dijetarëve prej vdekjes dhe përqafimi i jetës së kësaj bote. Ju, dijetarët, jua keni dorëzuar atyre popullin e pafuqishëm. Disa prej tyre kanë rënë në pozitën e skllavit të shtypur dhe disa prej tyre janë dobësuar aq shumë sa që nuk mund të sigurojnë as jetesën. Të padrejtët bashkë me të këqijtë mundohen t i kundërvihen Allahut dhe të përfitojnë prej atdheut të tyre ashtu siç dëshirojnë ata. Ata i drejtohen të gjitha të ligave duke shkuar mbas epsheve dhe pasioneve të tyre.

Në çdo qytet ekzistojnë oratorët që flasin. Çdo anë e atdheut është përkulur para tyre dhe ata e kanë vendosur dominimin në çdo vend të atdheut. Populli është bërë skllavi i tyre dhe nuk kanë fuqi për t u mbrojtur prej tyre. Ata sundojnë mbi popullin; ata janë mizorë që sillen në mënyrë të vrazhdë dhe të pamëshirshëm ndaj njerëzve të dobët. Kompetent është ai që nuk i beson Allahut dhe ditës së gjykimit. Është për t u çuditur! Si të mos çuditem, kur tokat Islame janë nën sundimin e mashtruesve dhe të mbledhësve mizorë të zeqatit,

Page 229: Dhurate mendjeve

Imam Hysejni (a.s.)

229

dhe besimtarët janë nën autoritetin e udhëheqësve të pamëshirshëm dhe të pabesueshëm. Në qoftë se paraqitet grindja ndërmjet nesh dhe jush, vetëm Allahu do të vendosë. Nëse vijmë në kundërshtim në lidhje me ndonjë çështje, Ai do të na gjykojë neve.

O Allah, ti e di se kryengritja jonë nuk do të ketë për qëllim garën për sundim apo arritjen e pasurisë së pavlefshme të kësaj bote. Ajo do të bëhet për shfaqjen e shenjave të fesë Sate, për vendosjen e punëve të qyteteve në binarë, për arritjen e sigurisë për robërit e pafuqishëm, për veprimin sipas rregullave Islame, traditës dhe gjykimeve të Hz Resulullahut (s.a.a.). Nëse ju nuk na ndihmoni dhe nëse nuk jeni të sinqertë për të drejtën tonë, të padrejtët do t'ju sundojnë juve dhe do të mundohen ta shuajnë dritën e të Dërguarit (s.a.a.).

Neve na mjafton Allahu. Atij i mbështetemi, Atij i drejtohemi dhe tek Ai do të kthehemi.

4.2 KËSHILLA

Ju këshilloj ta përqafoni devotshmërinë ndaj Allahut, ju frikoj përmes dënimit të Allahut dhe ju parashtroj para syve shenjat e Tij. Pak ka mbetur deri tek arritja e ditës frikësuese dhe tmerruese e vdekjes, e cila ditë nuk është e dashur dhe shija e së cilës është e hidhur. Ajo vdekje është e varur për shpirtin tuaj dhe ju ndan plotësisht nga të vepruarit. Atëherë, dijeni vdekjen si një cak të vështirësive të tij që vijnë befas, shëndetin tuaj dijeni si një begati dhe nxitoni në vepra të mira. Ajo vdekje ju merr nga sipërfaqja e tokës dhe ju fut nën tokë; ju rrëzon prej lartësisë dhe ju zbret në ultësi; ju ndan prej shoqërisë dhe shprehive tuaja dhe ju hedh në vetmi dhe egërsi; prej rehatisë e dritës ju shpie në errësirë e ngushtësi. Është një vend i tillë ku të afërmit dhe të sëmurët nuk vizitohen, dhe nuk mund t i ndihmohet atij që kërkon ndihmë.

Dëshiroj që Allahu të jetë ndihmësi ynë dhe juaji në atë ditë të tmerrshme dhe plot frikë, të na shpëtojë prej dënimit të asaj dite dhe të na dhurojë prej shpërblimit të Tij të pafundmë.

O robërit e Allahut! Sikur të kishte qenë qëllimi përfundimtar vdekja dhe varri, prapëseprapë për një njeriu të veprave do të mjaftonte mundi i tij për të shpëtuar nga vështirësitë e kësaj bote dhe të mendonte tërë kohën për të. Ndërsa, kjo (vdekja) është vetëm etapa e parë dhe mbas kësaj njeriu është penguar nga veprat e kryera dhe

Page 230: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

230

llogaritë e tyre. Nuk do të ketë ndihmës që do ta shpëtojë nga dënimi dhe nuk do të ketë një mbështetës që do ta mbrojë atë:

Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: Pritni, edhe ne jemi duke pritur! (Enam, 158)

O ju njerëz! Ju lë amanet të ruheni prej Allahut, sepse, Allahu ka garantuar që personin e devotshëm do ta shpëtojë prej gjendjes së pakëndshme dhe do ta shpjerë në një gjendje të këndshme, dhe do ta furnizojë prej një vendi që nuk shpreson. Atëherë, mos u bën ndër ata që i dhimbsen të tjerët për shkak të mëkateve që kanë bërë, ndërsa vetë është i sigurt prej dënimit të mëkatit të tij. Nuk mund të fitohet xheneti duke e mashtruar Allahun dhe nuk mund të arrihet në dhuntinë dhe sevapin e Tij veçse përmes nënshtrimit ndaj Tij.

4.3 LETRA TË CILËN UA DËRGOI BANORËVE TË KUFES KUR VËREJTI

PABESINË E TYRE, GJATË KOHËS KUR ISHTE DUKE UDHËTUAR

PËR NË KUFE

Mbas falënderimit për Allahun dhe përshëndetjeve dërguar të Dërguarit (s.a.a.): O xhemat! -Mos shpëtofshi prej brengës dhe pikëllimit! Kur na thirrët për t ju ndihmuar, ne erdhën te ju duke vrapuar ndërsa, tani e keni kthyer shpatën kundër nesh. Zjarrin që e ndezëm me qëllim të djegies së armikut, e flakëruat kundër nesh. E formuat aleancën për t i ndihmuar miqtë, pastaj e shfrytëzuat si mbështetje për armikun. Ndërsa, ata nuk kanë shpërndarë drejtësinë në mesin tuaj, nuk keni ndonjë shpresë për të ardhmen nga ana e tyre dhe nuk keni parë ndonjë gabim apo shpifje në anën tonë.

Turp të keni! Nuk na keni braktisur përderisa shpata ishte në këllëfin e tij, përderisa zemra ishte rehatuar dhe vendimi nuk ishte marrë. Erdhët si stuhia e karkalecave dhe u larguat si fluturat. O rebelët e ummetit, o ju që jeni jashtë të gjitha fraksioneve, që e keni gjuajtur Kuranin, pështymat e shejtanit, shtrembëruesit e fjalëve, fikësit e traditës, që e keni përzier prostitucionin në farefisin tuaj, që talleni me Kuranin dhe e copëtoni atë! Turp të keni! Betohem në Allahun, se kjo pabesi është një zakon i mirënjohur për ju; kjo ka hyrë në gjakun tuaj. Rrënjët tuaja janë forcuar përmes kësaj. Ju jeni fryti më i keq që i ka mbetur në fyt pronarit, por që është pre e ëmbël për plaçkitje. Mallkimi i Allahut qoftë për ata që e prishin marrëveshjen

Page 231: Dhurate mendjeve

Imam Hysejni (a.s.)

231

mbasi që ta arrijnë atë dhe që e pranojnë Allahun si garantues të marrëveshjes.

Dijeni që bastardi, i biri i bastardit, (Zijad ibni Ubejdullah) na ka shtrënguar që të zgjedhim njërën prej dy zgjidhjeve: Feja ose poshtërimi. Ndërsa, poshtërimi është larg prej nesh. Këtë nuk mund të pranojë as Allahu, as i Dërguari (s.a.a.), as besimtarët, as prehrit e pastër që na kanë edukuar neve, as të ndershmit që e preferojnë vdekjen me krenari kundrejt jetës së poshtëruar. Unë bashkë me familjen time të vogël do të shkojmë në drejtimin e tyre, përkundër numrit të madh të armiqve dhe të egërsisë së tyre, dhe përkundër ndërprerjes së ndihmës nga ndihmësit e mi. Dijeni që, mbas meje ky popull do të mbijetojë për aq sa kapedani qëndron mbi kalin e tij dhe pastaj mulliri i luftës do të kthehet kundër tyre dhe qafat e tyre do të jenë në vështirësi. Kjo është porosia që më ka përcjellë babai im. Merreni vendimin dhe zbatojeni planin tuaj para se të më jepet afati.

Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë (Hud, 56)

4.4 PËRGJIGJJA DHËNË PYETJEVE TË SUNDIMTARIT BIZANTIN

Sundimtari i bizantinëve kishte dërguar një përfaqësues të tij tek Imam Hysejni (a.s.) për të parashtruar këtë pyetje: Cilat janë ato shtatë gjëra të cilat i krijoi Allahu, para se ta krijojë Rrugën e Qumështit dhe para se të vijnë në mitrën e nënës? . Imami (a.s.) qeshi kur e dëgjoi pyetjen. Ambasadori e pyeti për arsyen e të qeshurit, ndërsa Imami (a.s.) iu përgjigj: Sepse, si qëllimin përfundimtar të diturisë ti po më pyet për gjërat që i përngjajnë plehrave që ndodhen në mes të detit. Rruga e Qumështit është shigjeta e Allahut. Shtatë gjërat që janë krijuar pa ardhur në mitrën e nënës janë: Gjëja e parë, Ademi është i pari; pastaj Hava; pastaj sorra që është dërguar nga ana e Allahut; dashi i Ibrahimit (a.s.); deveja e Allahut që ia dërgoi Salihut (a.s.); shtaga e Hz Musës (a.s.) dhe zogu i Hz Isës (a.s.) .

Mandej, përfaqësuesi pyeti për furnizimin e robërve, ndërkaq Imami (a.s.) u përgjigj në këtë mënyrë: Furnizimi i robërve është në qiellin e katërtë. Allahu e dërgon atë furnizim në sasi të vogël apo të madhe . Më tej, ambasadori e pyeti: Ku gjenden shpirtrat e besimtarëve? - Imami (a.s.) u përgjigj: Netëve të Premte tubohen

Page 232: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

232

nën gurin e madh të Bejt-ul Makdisit1. Sepse, ajo është froni (arsh) më i ulët i Allahut. Prej këtij vendi Allahu e zgjeroi sipërfaqen e tokës, prej nga është drejtuar kah krijimi i qiejve dhe prej këtij vendi do të fillojë mbështjellja e qiejve. Ndërsa, shpirtrat e jobesimtarëve mblidhen në këtë botë, mbrapa Jemenit te shkretëtira e ashtuquajtur Hadremut . Pastaj, Allahu u dërgon një zjarr prej Lindjes dhe një

tjetër prej Perëndimit. Në mes tyre ekzistojnë dy erëra; të gjithë njerëzit mblidhen në afërsi të gurit të Bejt-ul Makdisit. Pastaj, këta burgosen në anën e djathtë të këtij guri. Xheneti u afrohet të devotshmëve ndërsa xhehenemi gjendet në anën e majtë të këtij guri me kufijtë e tij tokësor. Aty është Felak -u (emri i njërit prej vendeve tmerruese të xhehenemit) dhe Sixh-xhin -i. Të gjithë njerëzit do të ndahen prej atij guri: Banorët e xhenetit do të hyjnë në xhenet duke kaluar afër atij guri dhe banorët e xhehenemit do të hyjnë në xhehenem duke kaluar afër atij guri .

4.5 PJESËT E XHIHADIT

E pyetën Imamin (a.s.): A është xhihadi sunnet (vepër e preferuar) apo farz (detyrim)? Imami (a.s.) u përgjigj: Xhihadi përbëhet prej katër pjesëve: Dy prej tyre janë farz, e treta është sunnet që kryhet bashkë me farzin dhe e katërta është sunnet. Njëra prej farzeve është mbrojtja e epshit prej mëkateve dhe ky është xhihadi më i madh. Farzi i dytë është lufta me jobesimtarët.

Syneti që kryhet bashkë me farzin është ky: Xhihadi kundër armikut është farz për tërë ummetin. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të arrijë dënimi i Allahut; sigurisht që dënimi do t i vijë popullit dhe jo Imamit. Dhe, ky xhihad është sunnet për Imamin (pra, xhihadi nuk është farz vetëm i Imamit por bëhet farz vetëm kur populli gjendet bashkë me Imamin). Dhe, vënia në praktikë bëhet kur Imami bashkë me popullin shkojnë në luftë dhe e luftojnë armikun.

Xhihadi sunnet është ky: Mbajtja në këmbë e një tradite, zbatimi dhe ringjallja e saj. Mundi i dhënë në këtë rrugë është ndër veprat më fisnike, sepse në këtë mënyrë do të ringjallet një traditë e bukur. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Kush e ringjall një traditë të bukur, do të fitojë sevape deri në ditën e Kiametit për aq sa fitojnë

1 Ose Mesxhidul Aksa, gjendet në Jerusalem dhe ishte Kibleja e parë e myslimanëve. (shën. përkth.)

Page 233: Dhurate mendjeve

Imam Hysejni (a.s.)

233

sevape të tjerët që veprojnë me atë traditë. Pra, sevapin e njëjtë do ta fitojnë edhe ata që e zbatojnë edhe ai që e ka ringjallur atë traditë .

4.6 TEVHIDI (NJËSIA E ZOTIT)

O ju njerëz! Rrini larg prej marikinëve (njerëzve që kanë dalë nga feja) që Allahun ia përngjajnë vetes. Fjalët e tyre i përngjajnë fjalëve të jobesimtarëve të Ehli Kitabit (të krishterëve dhe hebrenjve). Jo, Allahu nuk ka të ngjashëm dhe ortak. Ai dëgjon dhe sheh; sytë nuk e shohin Atë, por Ai i sheh sytë. Ai është i depërtueshëm dhe i informuar për çdo gjë. Njësinë dhe shenjtërinë e ka përshkruar vetëm për Veten. Fuqinë, vullnetin, aftësinë dhe diturinë ua ka dhënë të gjitha krijesave. Në asnjë çështje nuk ekziston ndonjë kundërshtar që mund ta kundërshtojë Atë, që mund të bëhet baraspeshë për Të, një kontradiktë që mund t i përballet Atij, një gjë identike që i përngjan dhe që i përshtatet Atij. Ndodhitë nuk ia ndryshojnë gjendjen e Tij; gjendjet nuk vlejnë për Të; dukuritë nuk shfaqen në esencën e Tij; asnjë lavdërues nuk mund ta arrijë esencën e shenjtërisë së Tij dhe madhështia e Tij nuk mund të vendoset në asnjë zemër. Nuk ka gjësend që i përngjan Atij dhe dijetarët dhe mendimtarët nuk mund ta perceptojnë Esencën e Tij përmes forcës së mendjes. Atë mund ta kuptojnë vetëm ata që dëshmojnë me zemër dhe që e besojnë të fshehtën. Ai nuk mund të përshkruhet me asnjë cilësi apo kualitet të krijesave. Ai është tek dhe nuk ndien nevojë për asgjë. Ai dallohet prej të gjitha mendimeve që mund të paramendohen. Zoti nuk është diçka që mund të arrihet përmes mendimeve (nuk është hyjni ajo që arrihet përmes mendimeve) apo diçka që gjendet përmes ngjashmërive.

Ai është prezent në çdo gjë, por jo si një qenie e kufizuar apo e fshehur brenda saj. Është i ndarë prej të gjitha gjërave, por jo i largët dhe i painformuar prej tyre, sepse, nuk është e vlefshme ajo që e ka të kundërtën apo të ngjashmen e saj. Të amshueshmen nuk e ka prej kohës dhe nuk e ka anën e përparme të drejtuar në ndonjë drejtim. Është i fshehur si prej syve ashtu edhe prej mendjeve. Është i fshehur edhe prej atyre që janë mbi sipërfaqen e Tokës, edhe prej atyre që gjenden në qiej. Afërsia e Tij nuk ia shton vlerën dhe largësia e Tij nuk e nënçmon Atë. Nuk e kufizojnë as hapësira as koha dhe nuk mund të kushtëzohet me nëse. Lartësimi i Tij nuk është përmes ngritjes në lartësi dhe ardhja e Tij nuk ka të bëjë me ndërrimin e vendit. Qenien e shndërron në joqenie dhe joqenien në qenie. Këto dy atribute nuk mund të gjenden te ndonjëri tjetër në asnjë kohë. Mendimi mund të

Page 234: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

234

arrijë vetëm tek ekzistenca e Tij dhe mund t i besojë Atij por është i privuar prej cilësisë së Tij. Atributet bëhen atribute vetëm përmes Tij; Ai nuk përfiton atribute përmes atributeve. Përshkrimet përshkruhen përmes Tij; Ai nuk mund të përshkruhet përmes përshkrimeve. I tillë është Allahu, që emrin e Tij nuk mund ta bartë askush; është i pastër, asgjë nuk është sikur Ai.

4.7 FJALËT E SHKURTRA

1. Duke shkuar për në Kerbela, ka thënë: Në të vërtetë, kjo botë është ndryshuar, është bërë e panjohur dhe ia ka kthyer shpinën të gjitha të mirave. Në të është bërë aq e poshtëruar jeta e kullotës në një vend me ajër të rëndë dhe e ujit që ka mbetur në fundin e enës.

A nuk po vëreni se nuk po veprohet sipas së vërtetës dhe nuk po largohet nga e pavërteta? Në një gjendje të tillë, është i drejtë kërkimi i vdekjes nga ana e besimtarit. Unë këtë vdekje e pranoj si lumturi ndërsa këtë jetë me mizorët e pranoj si poshtërim.

Njerëzit janë robërit e kësaj bote, ndërsa feja është një govatë për gjuhët e tyre. Përderisa e sigurojnë jetesën përmes fesë dhe e mbrojnë atë, por kur të sprovohen me vështirësi, zvogëlohet numri i njerëzve fetar1.

2. Një ditë afër Imamit (a.s.) ndodhej një person që e përgojonte një person tjetër. Imami (a.s.) i tha atij: O njeri! Ruaju nga përgojimi, sepse përgojimi është ushqimi i qenve të xhehenemit .

3. Një person që ndodhej afër Imamit (a.s.) i tha: Nëse i bën bamirësi një personi që nuk e meriton atë, do të bëhet i humbur . Imami (a.s.) iu përgjigj: Jo, nuk është ashtu. Bamirësia është sikur shiu që bie mbi të mirët dhe të këqijtë .

4. Kur Allahu ia merr fuqinë e ndonjërit, nuk do të kërkojë prej tij bindje dhe njëkohësisht do ta largojë edhe barrën e sjelljes së vendimeve prej tij.

5. Disa e adhurojnë Allahun duke shpresuar ndonjë gjë prej Allahut, ky është adhurimi i tregtarëve. Disa të tjerë prej frikës, ky është adhurimi i skllevërve. Dhe, disa të tjerë e adhurojnë për të

1 Këtë fjalim të shkurtrër e mbajti rrugës për në Kerbela

Page 235: Dhurate mendjeve

Imam Hysejni (a.s.)

235

falënderuar Allahun, ky është adhurimi i njerëzve të lirë dhe ky është adhurimi më i virtytshëm.

6. Një person erdhi tek Imami (a.s.) dhe pa e përshëndetur, i tha: Si jeni? Allahu ju bëftë mirë! . Imami (a.s.) iu përgjigj: Së pari përshëndetja (selam) dhe pastaj fjala (kelam). Edhe ty të bëftë mirë Allahu! Dhe pastaj shtoi: Mos i jepni askujt leje për të folur pa ju përshëndetur .

7. Kur Allahu dëshiron ta bëjë të pavetëdijshëm robin e vet, i jep shumë dhunti dhe pastaj robi nuk arrin ta falënderojë Atë (do të jetë i zënë me dhuntitë dhe do të harrojë ta përmendë Atë).

8. Kur Abdulla ibni Zubejri1 e internoi Abdulla ibni Abbasin për në Jemen, Imami (a.s.) i shkroi një letër Abdulla ibni Abbasit: Mbas falënderimit të Allahut dhe përshëndetjes për të Dërguarin

(s.a.a.): Më erdhi lajmi i internimit tënd për në Taife nga ana e ibni Zubejrit. Nëpërmes kësaj Allahu të ka lartësuar emrin tënd dhe të ka falur mëkatin. Padyshim që njerëzit e sinqertë përfshihen nga vështirësitë dhe fatkeqësitë. Sikur të kishte shpërblyer Allahu vetëm për veprat e mira, sevapi yt do të ishte i vogël. Allahu na mundësoftë të durojmë gjatë fatkeqësive dhe të falënderojmë gjatë dhuntive, dhe mos e gëzoftë armikun për shkak të fatkeqësive që na kaplojnë.

9. Një njeri erdhi për të kërkuar ndihmë prej Imamit (a.s.) dhe ai i tha: Nuk është e drejtë hapja e gojës përveç nëse ke ndonjë borxh të rëndë, ndonjë kompensim të rëndë që e tejkalon fuqinë tënde ose je nën varfërinë poshtëruese . Ky njeri i tha: Gjendja ime është njëra prej këtyre . Atëherë Imami (a.s.) ia dha njëqind dinarë.

10. Imami (a.s.) i tha djalit të tij Sexhadit: O biri im! - Ruaju nga të bërit padrejtësi atij që nuk ka ndihmës tjetër përveç Allahut .

1 Abdulla ibni Zubejri e arriti kalifatin në vitin 65 H, d.m.th 5 vjet mbas ngjarjes së Kerbelasë. Kështu që, gjasa e shkrimit të kësaj letre nga ana e Imam Hysejnit është e vogël. Më shumë është e mundshme që letra është shkruar nga ana e Imam Sexhadit (a.s.). Vendi i internimit të Abdulla ibn Abbasit ishte Taifi dhe jo Jemeni. Kjo është regjistruar në librat e historisë dhe është përkrahur përmes hadithit të lartpërmendur.

Page 236: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

236

11. E pyeti njëri për komentimin e ajetit Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko pandërprerë (Duha, 11), dhe Imami (a.s.) iu përgjigj: Allahu ka urdhëruar të Dërguarin që të predikojë pandërprerë për dhuntitë e Allahut që ia ka dhënë të Dërguarit (s.a.a.) në lidhje me fenë .

12. Njëri prej Ensarëve erdhi te Imami (a.s.) për të kërkuar ndihmë në lidhje me problemin e tij. Imami (a.s.) iu përgjigj: O vëllai im Ensar! - Mos e humb respektin tënd. Kërkesën tënde shkruaje në një letër dhe unë do të të bëj një gjë që do të të gëzojë ty . Ensari shkroi në këtë mënyrë: Ja Eba Abdillah! - unë i kam borxh njërit 500 dinarë dhe po më shtrëngon për të bërë pagesën; bisedo me të për shtyrjen e borxhit përderisa të më rregullohet gjendja . Imami (a.s.) e lexoi letrën dhe pastaj shkoi në shtëpi për të marrë 1000 dinarë, dhe i tha: Me këto 500 dinarë paguaje borxhin tënd, ndërsa me 500 të tjera siguroje jetesën tënde. Mos ia hap gojën askujt, përveç njeriut fetar, të fuqishmit dhe atij që i takon fisit të njohur, sepse, njeriu fetar të ndihmon për të mbrojtur fenë e tij, të fuqishmit i vjen turp nga fuqia e tij për të të mos plotësuar nevojën tënde dhe ai që është prej fisit të njohur nuk do të të kthejë duarzbrazët sepse do të mbrojë dinjitetin e tij .

13. Ekzistojnë katër lloje të vëllezërve: I pari, që ka dobi për ty dhe për vete; i dyti, që ka dobi për ty; i treti, që është në dëmin tënd dhe, i katërti, që nuk ka dobi as për ty as për vete.

E pyetën për kuptimin e tyre, ai u përgjigj: Vëllai që ka dobi për ty dhe për vete është vëllai që mundohet për të vazhduar vëllazërinë përmes sjelljeve të mira dhe tenton që të mos përfundojë ajo. Këtu ka dobi për të dytë, sepse nëse vazhdon një vëllazëri e tillë do të ëmbëlsohet jeta e të dyve; nëse prishet vëllazëria e tillë atëherë, të dytë do të dëmtohen. Vëllai që është i dobishëm për ty është vëllai që e ka larguar veten prej koprracisë dhe tregon intereson për ty vetëm për hir të vëllazërisë dhe pa pasur ndonjë interes botëror prej teje. Vëllai i tillë është plotësisht në dobinë tënde. Vëllai që është në dëmin tënd është ai vëlla që pret rënien tënde në fatkeqësi apo brengë, që i hap sekretet e tua, që shpif për ty gënjeshtrat në mesin e fiseve dhe që të shikon në fytyrë si njeri xheloz. Mallkimi i Allahut qoftë për këtë vëlla! Vëllai që nuk ka dobi për ty dhe për vete është vëllai që Allahu ia ka mbushur trupin me pamendësi dhe që e ka larguar prej mëshirës

Page 237: Dhurate mendjeve

Imam Hysejni (a.s.)

237

së Tij. Një njeri i tillë do të afrohet te ti dhe do të shikojë me syrin e koprracisë.

14. Njëra prej shenjave të pranimit është të ndenjurit me njerëzit e diturisë. Argumentimi me të tjerët, pos jobesimtarëve, është njëra prej shenjave të paditurisë. Njëra prej shenjave të dijetarit është të qenët i informuar për komentet ndaj fjalëve të tij dhe për të vërtetën e pikëpamjeve të kundërta.

15. Vendstrehimi i besimtarit është Allahu, ndërsa fjalën e Tij e bën pasqyre për vete. Besimtari ndonjëherë vështron vetitë e besimtarëve dhe ndonjëherë vetitë e njerëzve të vrazhdë; i analizon vetitë e tyre dhe si rezultat i kësaj analize arrin ta njohë vetveten më mirë, arrin shkallën e bindjes së sigurt përmes inteligjencës së lartë dhe bëhet më i fuqishëm duke e pastruar epshin e tij.

16. Ruaju nga veprimi që përfundon me kërkimin e faljes, sepse, besimtari nuk kryen krime dhe nuk e bie veten në situatë për të kërkuar falje; dyfytyrëshi kryen krime çdo ditë dhe kërkon falje.

17. Përshëndetja (selami) i ka shtatëdhjetë sevape: - gjashtëdhjetë e nëntë i takojnë atij që përshëndet (që e jep selamin) dhe njëri shkon tek ai që e pranon përshëndetjen.

18. Koprraci i vërtetë është ai që bën koprraci në dhënien e përshëndetjes.

19. Ai që pretendon për të arritur diçka duke i bërë padrejtësi Allahut, do të largohet nga ajo që shpreson dhe do t'i afrohet asaj që i frikohet.

Page 238: Dhurate mendjeve
Page 239: Dhurate mendjeve

IMAM ZEJNEL ABIDINI (A.S.)

Page 240: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

240

HADITHET E IMAM ZEJNEL ABIDINIT (A.S.) LIDHUR ME URTËSINË, ASKETIZMIN, KËSHILLAT,

DEVOTSHMËRINË, URDHËRIN NDAJ VEPRAVE TË MIRA DHE NDALESËN NGA VEPRAT E KËQIJA

5.1 KËSHILLA

Imam Zejnel Abidini (a.s.) i këshillonte sahabet dhe ithtarët e tij çdo të premte:

O njerëz! Kini frikën e Allahut dhe dijeni që tek Ai do të ktheheni dhe atë ditë çdokush do t'i gjejë para vetes të gjitha veprat e mira dhe të këqija. Dhe, atë ditë do të kërkojë që ndërmjet tij dhe veprave të këqija të ekzistojë një distancë e madhe. Allahu ju urdhëron që të ruheni prej Tij (Ali Imran, 28)

Turp të kesh, o biri i pavëmendshëm i Ademit! Ndërsa, ti është dashur të bëhesh i vëmendshëm. Vdekja është duke u afruar tek ti më shpejtë sesa çdo gjë tjetër; ty të kërkon dhe vetëm pak ka mbetur për të të zënë. Koha jote është kah fundi; engjëlli i vdekjes të ka marrë shpirtin; je lëshuar në varr i vetmuar dhe shpirti të është kthyer rishtas. Munkeri dhe Nekiri (dy engjëj) vijnë befas afër teje për të të parashtruar pyetjet. Dije që pyetja e parë që do të të parashtrojnë do të jetë lidhur me Zotin tënd, pastaj për profetin tënd, fesë që i beson, librin që e lexon, imamit të cilit i bindesh dhe vendit ku e kalove jetën tënde, prej nga ke fituar dhe ku e ke harxhuar pasurinë.

Page 241: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

241

Përgatite për vete një mjet për t u mbrojtur! Kontrolloje epshin tënd, kërko llogari prej tij para se t i nënshtrohet sprovave dhe marrjes në pyetje. Nëse je ndër ata që besojnë, që e njohin fenë e vet, që i pason të drejtët dhe që i do të afërmit e Allahut, atëherë do të pranosh përgjigjen prej Allahut; gjuha jote do të hapet për të vërtetën; ke për të dhënë përgjigje të bukura dhe do të fitosh sihariqin e xhenetit bashkë me kënaqësinë e Allahut. Engjëjt do të mirëpresin me mëshirë dhe dhunti. Nëse nuk je i tillë, atëherë argumenti yt do të jetë i pavlefshëm; nuk do të jesh në gjendje për të dhënë përgjigje; do të fitosh sihariqin e xhehenemit dhe do të të presin engjëjt e ndëshkimit me ujë të vluar dhe zjarrin djegës.

O biri i Ademit! Dije që vazhdimi i kësaj është dita e Kiametit. Ajo ditë është më e madhe, më frikësuese dhe i lëndon më tepër zemrat. Ajo është dita e tubimit të të gjithë njerëzve në një vend dhe dita kur do të shpaloset gjithçka. Në atë ditë, Allahu do t i tubojë ata të mëhershmit dhe të mëvonshmit në një vend; atë ditë do t i fryhet borisë; varrezat do të përmbysen dhe ajo ditë është shumë afër. Atë ditë zemrat do të vijnë deri te fyti për shkak të frikës dhe do të burgosen. Atë ditë nuk do të shikohen nëpër gishta gabimet; nuk do të lirohet askush përmes shpagesës; nuk do të pranohet arsyetimi i asnjërit dhe askujt nuk do t i jepet leja për t u penduar. Atë ditë nuk do të ketë tjetër veçse shpërblim për të mirat dhe dënim për të këqijat. Kush është besimtar në këtë botë dhe punon një të mirë sa një grimcë, atë ditë do ta gjejë atë para vetes.

Prandaj, o njerëz! Ruajuni nga mëkatet dhe padrejtësitë që jua ka ndaluar Allahu përmes librit të sinqertë dhe argumentit që flet. Mos e konsideroni veten të sigurt nga dënimi i Allahut nëse ju thërret shejtani i mallkuar në epshet që arrihen lehtë, sepse, Allahu ju thotë: Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen Allahut, porsa i godet ndonjë

vesvese e shejtanit, kujtohen dhe shohin me syrin e mendjemprehtësisë (Araf, 201).

Vendoseni frikën e Allahut në zemrat tuaja dhe përkujtojini sevapet e bukura të premtuara nga ana e Allahut dhe dënimin frikësues të vrullshëm kur të ktheheni tek Ai. Nëse frikohesh prej ndonjë gjësendi, do të ruhesh prej tij dhe kur të ruhesh atëherë do të largohesh nga ai. Mos u bëni ndër ata që lidhin zemrën për stolitë e jetës së kësaj bote dhe ndër ata të pavëmendshmit që përgatisin kurthe të ndyta. Allahu thotë: A janë të sigurt ata që përgatisin kurthe të ndyta se Allahu nuk do t i shtijë në dhe, ose nuk do t u vijë dënimi, dhe as

Page 242: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

242

nuk e paramendojnë, ose, se nuk do t i rrëmbejë në luhatshmërinë e tyre? Ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj . (Nahl, 45-46)

Frikohuni prej atyre gjërave me të cilat ju frikëson Allahu në Librin e Tij dhe mos u bëni të sigurt se nuk do t'ju zbresë edhe juve dënimi i premtuar për zullumqarë. Allahu ju ka dhënë këshilla duke ju treguar për rrëfimet e të tjerëve. Njeriu i lumtur është ai që merr këshilla prej të tjerëve. Në librin e Tij, Allahu ju tregon për të bërat e njerëzve zullumqarë në qytetet e tyre: Sa vendbanime ne shpartalluam që ishin zullumqarë, e në vend të tyre sollëm popull tjetër! Ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi. (atyre u thuhej) Mos ikni, por kthehuni në shtëpitë tuaja dhe në atë që u është dhënë ta gëzoni, mbase do të pyeteni ! - Të mjerët ne! - Ne me të vërtetë kemi qenë zullumqarë - do të thonë ata

(Enbija, 11-14).

O njerëz! Nëse thoni, Allahu u është drejtuar jobesimtarëve në këtë ajet , unë përgjigjem se kjo nuk është e mundur, sepse, në ajetet e mëvonshme Allahu thotë: Ne në ditën e gjykimit do të vendosim peshojë të drejtë dhe askujt nuk do t i bëhet padrejtësi; nëse diçka peshon vetëm sa grima, Ne atë do ta shpërblejmë. Dhe, mjafton që Ne jemi llogaritës (Enbija, 47).

O robërit e Allahut! Dijeni që për jobesimtarët nuk do të vendosen peshojat dhe nuk do të hapen librat e llogarive; ata do të shkojnë në xhehenem pa llogari dhe në grupe. Peshojat do të vendosen vetëm për Myslimanët dhe vetëm librat e tyre të veprave do të hapen. Atëherë, o robërit e Allahut! Kini frikë prej Allahut dhe dijeni që Allahu nuk i ka pëlqyer stolitë e kësaj bote për asnjë të afërm të Tij; ata i ka larguar prej pasurive të kësaj bote dhe bukurive të jashtme që arrihen lehtë. Allahu e krijoi këtë botë dhe banorët e saj vetëm për të sprovuar se kush do të punojë më së bukuri për botën e ardhshme. Betohem në Allahun se në lidhje me këtë çështje janë dhënë shembuj të shumtë dhe janë parashtruar argumente për ata që zotërojnë mendje. O ju besimtarë! - Bëhuni ndër ata që zotërojnë mendje. Fuqia është vetëm nga Allahu.

Mos tregoni interesim për dhuntitë e jetës së kësaj bote që mund të arrihen lehtë, sepse, Allahu ka thënë: Pa dyshim jeta në këtë botë i shëmbëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin ushqehen bimët në tokë, nga të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët, ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhri ynë, natën ose ditën, dhe ne ata i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishte

Page 243: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

243

qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon. (Junus, 24)

Mos anoni kah bota, sepse, Allahu i thotë Hz Resulullahut (s.a.a.): Dhe mos anoni kah ata që bëjnë padrejtësi, e pastaj t ju djegë zjarri...

(Hud, 113). Mos u mbështetni në këtë botë dhe në atë

që gjendet në të sikur ata që mbështeten në mënyrë të sigurt dhe që e kanë bërë vendbanim të qëndrueshëm këtë botë, sepse, kjo botë nuk është e qëndrueshme. Ky vend është një shtëpi ku duhet mbledhur vetëm pak furnizim dhe ku duhet vepruar. Pa përfunduar ditët e saj dhe pa u dhënë leja për shkatërrimin e saj nga ana e Allahut, furnizohuni me vepra të sinqerta. Allahu do ta shkatërrojë atë njëjtë sikur që e ka sajuar dhe zhvilluar atë. Ai është pronari i kësaj bote.

Dëshiroj që Allahu t ju mundësojë furnizimin me devotshmëri, të na ndihmojë që të mos anojmë kah kjo botë, të mos kemi prirje kah të mirat e kësaj botë që përvetësohen lehtë dhe të kërkojmë sevapin e qëndrueshëm të botës së ardhshme. Padyshim që ne jemi për Të dhe ekzistenca jonë është prej Tij. Përshëndetja, mëshira dhe bereqeti i Allahut qoftë për ju!

5.2 KËSHILLA, ASKETIZMI DHE URTËSIA

Allahu na mbrojttë prej mashtrimit të zullumqarëve, prej zullumit të lakmuesve dhe prej despotizmit të despotëve. O besimtar! - Mos t ju mashtrojnë ata që kanë prirje ndaj kësaj bote, ndaj pasurisë që nesër do të kalbet e asgjësohet dhe ndaj barit që do të thahet e vyshket. Përmbajuni prej atyre gjërave të kësaj bote që Allahu kërkon prej jush që të përmbaheni dhe mos tregoni interesim për gjëra që nuk dëshiron të tregoni interesim. Mos tregoni prirje ndaj atyre që paramendojnë se do të mbesin përgjithmonë në këtë botë.

Betohem në Allahun se në stolitë e kësaj bote, në lëvizjen e ditëve, në ndërrimin e gjendjeve, në dënimet dhe zbavitjet ndaj banorëve të saj ekzistojnë argumente të qarta që tregojnë natyrën e vërtetë të kësaj bote. Kjo botë i lartëson të pamendët, i poshtëron të ndershmit dhe në fund i çon në xhehenem disa popuj. Këtu ka mësim, sprovë dhe mjete mbrojtëse për zotëruesit e mendjes.

Përveç disa njerëzve të cilët i mbron Allahu, ju vazhdimisht ballafaqoheni me nxitje të errëta, shpifje të reja, adete të padrejta, vështirësitë e kohës, frikën prej autoriteteve dhe vesvesen e shejtanit me qëllim që të bëheni të pavëmendshëm në njohjen e rrugës së drejtë dhe atyre që janë me të vërtetën. Nuk mund të njohë askush lëvizjen e

Page 244: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

244

ditëve të kësaj bote, ndërrimin e gjendjeve dhe përfundimet e nxitjeve të dëmshme përveç ata që i mbron Allahu; që ecin në rrugën e drejtë; që kërkojnë ndihmë prej asketizmit për vazhdimin e kësaj rruge; që mendojnë shumë; që marrin mësim prej të tjerëve; që ruhen; që nuk tregojnë interesim për bukuritë e kësaj bote; që rrinë larg prej lezeteve të saj; që kanë prirje për dhuntitë e përhershme të botës së ardhshme; që tregojnë mundin e duhur për arritjen e këtij qëllimi; që janë në pritje të vdekjes dhe që nuk e pëlqejnë jetën me mizorët. Vetëm të tillët i shikojnë mirësitë e kësaj bote me syrin e mprehtë dhe mund të shohin qartë nxitjet e reja, shtrembërimet e dala nga shpifjet dhe padrejtësitë e udhëheqësve të padrejtë.

Betohem në shpirtin tim se gjatë ditëve të kaluara keni lënë aq shumë nxitje të njëpasnjëshme, sa që përmes përvojës së përfituar mund të mësoni se si të largoheni prej rrugës së atyre që janë të padrejtë, të lazdruar, shpifës dhe që bëjnë ngatërresa në sipërfaqen e tokës. Prandaj, kërkoni ndihmën e Allahut. Nënshtrojuni Atij dhe atyre që janë të denjë për nënshtrim.

Kini frikë dhe ruajuni nga Allahu; para se të pendoheni, të përmalloheni dhe të dilni para Tij. Betohem në Allahun se drejtimi i lëvizjes i çdo populli mëkatar ka qenë dënimi i Allahut dhe se asnjë popull që e ka pëlqyer këtë botë, në botën e ardhshme nuk ka përfunduar ndryshe veçse me fatkeqësi. Njohja dhe nënshtrimi ndaj Allahut janë dy vëllezër të pandashëm. Ai që e njeh Allahun, frikohet prej Tij dhe kjo frikë bëhet shkaktare e nënshtrimit ndaj Tij. Me të vërtetë, zotëruesit e diturisë dhe ata që i pasojnë këta, e kanë njohur Allahun, veprojnë për Të dhe i luten vetëm Atij. Allahu thotë: Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët (Fatir, 28).

Mos tentoni që të përfitoni diçka në këtë botë duke bërë mëkate kundrejt Allahut. Në këtë botë angazhohuni me bindjen ndaj Allahut; ditët tuaja dijini si begati dhe punoni për atë që nesër do t ju shpëtojë nga dënimi i Allahut. Padyshim që, një sjellje e tillë do të zvogëlojë përfundimin e keq, do të bëjë më të përshtatshëm arsyetimin tuaj dhe do të kini më shumë shpresë për shpëtimin tuaj. Jepini përparësi urdhrit të Allahut, nënshtrimin ndaj Tij dhe nënshtrimit ndaj atyre që Allahu e ka bërë detyrim nënshtrimin ndaj tyre. Mos u mashtroni me stolitë e kësaj bote që janë drejtuar kah ju dhe mos i jepni përparësi nënshtrimit ndaj akseve të së keqes (tagut) kundrejt nënshtrimit ndaj urdhrit të Allahut dhe ndaj atyre që jeni të obliguar për t u nënshtruar.

Dijeni që të gjithë jeni robërit e Allahut dhe ne bashkë me ju. Gjykatësi dhe sunduesi i ditës së nesërme do të na gjykojë neve dhe

Page 245: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

245

juve dhe do të na marrë më pyetje. Prandaj, përgatitni përgjigjet para se të merreni në pyetje dhe para se të dilni para Zotit të botëve. Atë ditë nuk do të flasë askush pa lejen e Allahut. Dijeni që Allahu nuk pranon konfirmimet e atyre që flasin gënjeshtra dhe nuk i përgënjeshtron fjalët e atyre që flasin drejt, si dhe nuk i refuzon arsyetimet e të arsyeshmëve dhe nuk i pranon arsyetimet e të paarsyeshmëve. Me dërgimin e të dërguarve dhe të trashëgimtarëve të tyre, Allahu u dërgoi udhëzues të gjitha krijesave të Tij. Ruajuni nga Allahu, përtëriteni veten dhe drejtohuni kah Allahu dhe kah ata që e kanë pranuar udhëheqjen e Allahut. Shpresojmë se do të pendohet ai i cili në të kaluarën i ka shkujdesur të drejtat e Allahut dhe ka dështuar në zbatimin e tyre.

Kërkoni falje nga Allahu dhe pendohuni duke u drejtuar kah Ai. Ai pranon pendimin, i fal mëkatet dhe është i informuar për çdo gjë. Përmbajuni nga miqësimi me mëkatarët, nga dhënia e ndihmës për zullumqarët dhe nga fqinjësia me ngatërrestarët. Bëhuni të kujdesshëm ndaj nxitjeve të tyre dhe largohuni prej rrethit të tyre. Dijeni që, kush i kundërshton të afërmit e Allahut, do të zgjedhë për vete një fe tjetër prej fesë së Tij dhe kush tregohet tiran kundrejt urdhrit të udhëheqësit të tij, do të futet në zjarrin e flaktë të xhehenemit; një zjarr i tillë që i shkatërron trupat e atyre që të këqijat kanë mbizotëruar ndaj tyre.

O zotëruesit e mendjes! - Merrni mësim dhe falënderojeni Allahun për hir të asaj që ju ka udhëzuar. Dijeni që, nëse largoheni nga fuqia e Tij, nuk do të mund të gjeni strehë në asnjë fuqi tjetër. Allahu i vështron të bërat tuaja, pastaj do të ringjalleni para Tij. Përfitoni nga këshillat dhe edukohuni me edukatën e njerëzve të sinqertë.

5.3 LETRA E FAMSHME E NJOHUR ME EMRIN: LETRA PËR TË DREJTAT

Allahu të mëshiroftë ty; dije që ti je i ngarkuar me të drejtat e Allahut në çdo lëvizje, në çdo vendqëndrim, në çdo vend ku shkon, në çdo organ që lëviz dhe në çdo vegël që përdor. Disa prej këtyre të drejtave janë më të mëdha se të tjerat.

E drejta më e madhe që është bërë detyrim për ty nga ana e Allahut, që është esenca e të gjitha të drejtave tjera dhe nga e cila burojnë të gjitha të drejtat tjera, është e drejta ndaj Allahut.

Allahu ka caktuar të drejtat për organet e ndryshme të trupit, prej kokës deri te këmbët, siç janë: syri, veshi, gjuha, dora, këmba,

Page 246: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

246

barku dhe organet gjenitale. Të gjitha punët kryhen përmes këtyre shtatë organeve.

Po ashtu, edhe për namazin, agjërimin, lëmoshën (sadaka), kurbanin dhe për të gjitha veprat tjera, Allahu ka bërë obligim plotësimin e të drejtave të tyre.

Pastaj, vijnë të drejtat që të tjerët i kanë për ty: 1. - Të drejtat më të obligueshme prej të gjitha të drejtave tjera

janë të drejta e prijësve; 2. - Të drejtat e atyre që janë nën urdhrin dhe kujdesin tënd; 3. - Të drejtat e të afërmve. Në çdonjërën prej këtyre të drejtave ekzistojnë edhe të drejtat

e të tjerëve. Të drejtat e prijësve përbëhen prej tri pjesëve, dhe të drejtat e

tyre janë më obliguese sesa të gjitha të drejtat tjera si: Të drejtat e drejtuesve përmes fuqisë; të drejtat e edukuesve përmes diturisë dhe të drejtat e atyre që kujdesen për ty me anë të pasurisë së tyre; çdo kujdestar është prijës.

Edhe të drejtat e atyre që janë nën urdhrin dhe kujdesin tënd përbëhen prej tri pjesëve: Të drejtat më detyruese janë të drejta e atyre që gjenden nën zotërimin tënd; pastaj të drejtat e atyre që pranojnë dituri dhe edukim prej teje, sepse, i padituri është nën urdhrin e të diturit dhe, të drejtat e grave dhe skllevërve të cilët gjenden nën kujdesin tënd.

Të drejtat e të afërmve janë të shumta dhe varen prej afërsisë familjare. E drejta më detyruese është e drejta e nënës; pastaj vjen babai, fëmijët, vëllezërit dhe të afërmit tjerë me radhë. Pastaj, vjen e drejta a zotërisë që gjendet në bamirësi ndaj teje dhe e drejta e skllavit tek i cili ka mbërritur bamirësia e zotërisë. Mandej, e drejta e atij që është gjendur në mirësi ndaj teje; e drejta e myezinit; e imamit të xhamisë; e shokut; fqinjit; mikut; ortakut; pasurisë; atij që të ka borxh; atij që i ke borxh; shoku me të cilin ke marrëdhënie të ndërsjellët; personi që të paditë ty dhe personi të cilin e padit ti; ai që konsultohet me ty dhe ai me të cilin ti konsultohesh; ai që kërkon këshillë prej teje dhe ai që të këshillon; ai që është më i madh se ti dhe ai që është më i vogël se ti; ai që kërkon diçka prej teje dhe ti që kërkon diçka prej ndonjërit; ai që të bën keq me gjuhë ose vepër dhe ai që të ka kënaqur me fjalën apo veprën e tij; të gjithë njëfetarët dhe ata që nuk janë të fesë së njëjtë, dhe në fund, vijnë personat sipas gjendjeve dhe rrethanave të ndryshme në të cilët janë përfshirë.

Page 247: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

247

Lum për atë që Allahu e ndihmon në realizimin e të drejtave të tij detyruese përmes atyre që drejtojnë dhe udhëzojnë.

5.3.1 Të drejtat ndaj Allahut dhe ndaj vetvetes

1. - Të drejtat ndaj Allahut janë: Adhurimi dhe mospërshkrimi i shokut ndaj Tij. Nëse e bën këtë punë me sinqeritet, Allahu do të të mundësojë të jesh i kënaqur me punët e kësaj dhe të botës së ardhshme, dhe do të të mbrojë në këtë botë atë që është e lumtur për ty;

2. - E drejta jote që duhet ta plotësosh ndaj vetvetes është nënshtrimi i plotë i trupit tënd ndaj Allahut dhe zbatimi i së drejtës së gjuhës, veshit, syrit, dorës, këmbës, barkut dhe organeve gjenitale, si dhe kërkimin e ndihmës së Allahut në këtë drejtim;

3. - E drejta e gjuhës është mbrojtja e saj nga fjalët e shëmtuara dhe të mësuarit e saj me fjalët e bukura, detyrimin e saj për të respektuar edukatën, përdorimin e saj vetëm në vendet e duhura si: përfitimi i dobive prej fesë dhe prej kësaj bote dhe mbajtja larg e saj prej fjalëve të kota dhe të shëmtuara që kanë dobinë e vogël por që janë të dëmshme dhe të padobishme; pasi që gjuha është dëshmitarja dhe shenja e mendjes, atëherë është e drejtë stolisja e saj përmes mendjes së njeriut të mençur. Fuqia është vetëm nga Allahu, zotëruesi i shenjtërisë!

4. - E drejta e veshit është hapja e rrugës drejt zemrës vetëm për ato fjalë që e nxisin të mbarën në zemër ose përfitojnë vese të bukura. Sepse, veshi është dera hyrëse e fjalës në zemrën tënde; përmes tij arrijnë te zemra fjalët që përmbajnë të mbarën apo sherrin. Fuqia është vetëm prej Allahut!

5. - E drejta e syrit është mbyllja e tij kundrejt gjërave të ndaluara dhe përdorimi i tij vetëm për marrjen e mësimit, fitimin e mendjemprehtësisë dhe përfitimin e diturisë dhe për asgjë tjetër, sepse, syri është dera e marrjes së mësimit. Fuqia është vetëm prej Allahut!

6. - E drejta e këmbëve është mosshkuarja e tyre kah vendet e ndaluara dhe mos ecja e tyre në një rrugë që i poshtëron ata, sepse,

Page 248: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

248

këmba është mjeti bartës për në rrugën e fesë dhe mjeti i përparimit tënd. Fuqia është vetëm prej Allahut!

7. - E drejta e dorës është moszgjatja e saj drejt gjërave të ndaluara; nëse e zgjat, do të fitosh dënimin e Allahut në botën e ardhshme dhe do t'i ekspozohesh fajësimit të njerëzve në këtë botë dhe, nuk duhet t ia presësh rrugën e tij për gjërat detyruese. Përkundrazi, duhet t ia bësh të dashur të mësuarit me gjërat e lejuara dhe zgjatjen e tyre kah gjërat jodetyruese (mustehap). Dhe, duke ditur kufirin e saj, do të përfitosh nder në këtë botë dhe do të bëhet detyrim shpërblimi i bukur në botën e ardhshme.

8. - E drejta e barkut është mosbërja e tij enë si për hallallin e vogël ashtu edhe për hallallin e madh dhe të mos teprosh në mbushjen e tij përmes hallallit; të dobësuarit e tij përtej kufirit të devotshmërisë dhe fryrjes së tij përtej kalimit të kufirit të vetërespektit; dhe mbajtja e tij nën kontroll gjatë etjes dhe urisë. Sepse, mbushja deri në shkallën e peshës së rëndë është shkaktare e përtacisë, dobësisë dhe e largimit prej çdo të mbare dhe virtyti. Pirja e ujit deri në shkallën e dehjes është shkaktare e pamundësisë, paditurisë dhe humbjes së sjelljes njerëzore;

9. - Të drejtat e organeve gjenitale janë mbrojtja e tyre prej gjërave që nuk janë të lejuara për ty dhe përmes mbylljes së syve do t i ndihmoni që ato të mbahen nën kontroll, sepse, mbyllja e syve për gjërat e palejuara, përmendja e shumtë e vdekjes dhe frikësimi i epshit përmes dënimit të Allahut janë ndihmësit më të mirë për mbrojtjen e tyre. Fuqia dhe forca janë vetëm prej Allahut!

5.3.2 Të drejtat e veprave

10. - Të drejtat e namazit janë këto: Duhet të dish se namazi është dalja para prezencës së Allahut dhe në këtë gjendje ti qëndron para Allahut. Duke e ditur këtë dhe duke pasur prirje kah dhuntitë e Allahut; duke qenë i frikësuar dhe njëkohësisht duke shpresuar; duke qenë në gjendjen e lutjes; duke e përqendruar kokën dhe sytë përpara në gjendjen e qetësisë; duke i lëshuar krahët; duke treguar respekt të thellë për atë përpara të Cilit ndodhesh, ti do të jesh në pozitën e robit që i drejton Atij lutje të bukura nga thellësitë e zemrës dhe do të jesh i denjë për të kërkuar shpëtimin si një rob i rrethuar me mëkate dhe gabime shkatërruese. Fuqia është vetëm prej Allahut!

Page 249: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

249

11. - Të drejtat e agjërimit janë: Duhet të dish se agjërimi është një perde e dhënë nga Allahu që ta mbron gjuhën, veshin, syrin, barkun dhe organin gjenital prej zjarrit të xhehenemit. Në një hadith thuhet: Agjërimi është një mburojë kundrejt zjarrit . Nëse të mbrohen organet përmes asaj perdeje, atëherë shpresohet se do të mbrohesh nga zjarri. Nëse i lejon organeve që të vërshojnë jashtë kësaj mburoje dhe nëse e lejon hapjen e perdes, atëherë duke i kaluar kufijtë e tyre, organet do të shikojnë me pasion gjërat që nuk janë të lejuara dhe fuqitë do të harxhohen në vende tjera, në vend të shfaqjes së bindjes ndaj Allahut. Në atë kohë mos u bën i sigurt në grisjen e perdes dhe daljes jashtë të trupit. Fuqia është vetëm prej Allahut!

12. - Të drejtat e sadakasë janë: Duhet të dish se sadakaja është furnizimi yt tek Allahu dhe një amanet që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë. Kur ta mësosh këtë, do të kuptosh se do të bëhesh më i sigurt për amanetin që e jep fshehtas sesa për amanetin që e jep haptas dhe do të fitosh më shumë merita duke ia dhënë amanetin Allahut fshehtas sesa haptas. Në çdo rast, kjo duhet të mbetet një fshehtësi në mes teje dhe Allahut. Mos i mbaj për dëshmitarë ndaj Allahut sytë dhe veshët e tu për atë që i ke dhënë amanet Atij. Duke i dhënë amanet Allahut, mos i beso dhe mos u mbështet në sytë dhe veshët e tu, dhe mos u sill sikur njëri që nuk mbështetet tek Allahu. Mos kërko ndonjë kundërshpërblim apo ndonjë mbështetje për sadakanë e dhënë, sepse sadakaja është për ty dhe jotja. Nëse e bën këtë, atëherë mos prit që gjendja jote të mos vështirësohet dhe të bëhet sikur e atij që i ke dhënë sadakanë, sepse, nëse e kërkon kundërshpërblimin ose ndonjë mbështetje nga ajo, atëherë ky është një argument se po e kursen atë për vete. Dhe, sikur të kishe kursyer atë për vete, atëherë nuk do të kishe mundur të kërkosh kundërshpërblim apo përkrahje nga dikush tjetër. Fuqia është vetëm prej Allahut!

13. - Të drejtat e kurbanit janë: Atë duhet ta bësh për Allahun, me një nijet të pastër, duke pasur për qëllim arritjen e mëshirës, pranimin e tij nga ana e Allahut dhe duke mos kërkuar tërheqjen e vërejtjes të asnjërit tjetër përveç Tij. Duke qenë i tillë, nuk do ta hedhësh veten në vështirësi dhe nuk do të bëhesh dyfytyrësh; dhe, duke e pasur për qëllim vetëm Allahun, do të drejtohesh kah Ai. Dije që, rruga e arritjes së kënaqësisë së Allahut është e lehtë, nuk është e vështirë. Së fundi, edhe Allahu ka urdhëruar lehtësim për robërit, jo

Page 250: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

250

vështirësitë. Kështu që, për ty është më mirë modestia sesa të bëhesh padron, sepse, padroni ka shumë probleme dhe shpenzime, por të modestët nuk kanë as shpenzime as probleme. Këto janë gjërat që ekzistojnë te natyra e njeriut prej krijimit të tij dhe, fuqia është vetëm prej Allahut!

5.3.3 Të drejtat e prijësve

14. - Të drejtat e atij që të prin dhe të udhëheq janë: Dije, që Allahu të ka bërë ty mjet sprove për të; ai do të japë përgjegjësi për udhëheqjen ndaj teje. Duhet të kërkosh të mbarën e tij në mënyrë të sinqertë. Nuk duhet ta luftosh atë duke pasur parasysh autoritetin dhe kompetencën e tij, sepse, kjo do të bëhet shkaktare e shkatërrimit tënd dhe të tij. Duhet ta kënaqësh përmes modestisë dhe butësisë, që ta largosh sherrin prej vetes dhe të mos e dëmtosh fenë dhe, për ta bërë këtë duhet të kërkosh ndihmën e Allahut. Mos trego mendjemadhësi kundrejt tij dhe mos e kundërshto atë. Në të kundërtën, do të konsiderohesh si i pabindur dhe do ta dëmtosh veten; do të bëhesh pre e sjelljeve të tij të pahijshme dhe do ta shpiesh në shkatërrim. Dhe, në fund do të bëhesh edhe ortaku i ushtrimit të padrejtësisë ndaj teje, njëjtë sikur që e ke ndihmuar atë në ushtrimin e së mirës ndaj teje;

15. - Të drejtat e edukuesit përmes diturisë (mësuesit) janë: Duhet të tregosh respekt ndaj tij, vendin e tij të mësimit ta konsiderosh si begati dhe të shenjtë, të përcjellësh fjalët e tij me vëmendje, t i ndihmosh mësuesit në përfitimin e diturisë për të cilën ke nevojë për të mbuluar paditurinë tënde. Për të përfituar prej mësuesit tënd duhet të pastrosh mendjen tënde prej çdo preokupimi tjetër, të përqendrohesh me tërë mendjen në fjalët e tij, ta pastrosh zemrën, ta ndriçosh syrin, të heqësh dorë prej lezeteve dhe t i zvogëlosh kënaqësitë. Duhet të dish edhe këtë se ti je i dërguari i mësuesit për çdo të paditur që e takon dhe atij duhet t ia përcjellësh mesazhin e mësuesit. Prandaj, kur të detyrohesh me këtë mision, duhet ta zbatosh atë me përpikëri dhe në mënyrë të besueshme. Fuqia është vetëm prej Allahut!

16. - Të drejtat e atij që kujdeset për ty me anë të pasurisë së tij janë të njëjta me të drejtat e prijësit që të ka aftësuar dhe edukuar përmes fuqisë, por dallimi është se prijësi nuk është pronari i pasurisë ndërsa kujdestari është pronari i pasurisë. Për këtë arsye duhet të zbatosh çdo urdhër të kujdestarit tënd, qoftë i madh apo i vogël. Nëse

Page 251: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

251

këto urdhra bëhen pengesë gjatë zbatimit të të drejtave ndaj Allahut dhe ndaj popullit, atëherë së pari zbatoji të drejtat ndaj Allahut dhe ndaj popullit, e pastaj urdhrat ndaj tij. Fuqia është vetëm prej Allahut!

5.3.4 Të drejtat e atyre që janë nën urdhrin dhe kujdesin tënd

17. - Të drejtat e atyre që janë nën urdhrin dhe kujdesin tënd janë: Duhet të dish se me një fuqi të madhe, ti mund t i fusësh ata nën urdhrin tënd. Pafuqia dhe dobësia e tyre është ajo që mundëson nënshtrimin e tyre ndaj urdhrave të tua; njerëzve të tillë u mjafton pafuqia dhe poshtërimi i tyre dhe kjo është ajo që shkaktoi nënshtrimin e tyre ndaj teje. Ata nuk kanë fuqi për të kundërshtuar fjalën tënde dhe kur u vjen rëndë ndonjë urdhër yti, ata nuk kanë ndihmës tjetër përpos Allahut. Ata meritojnë dashurinë, mbrojtjen dhe butësinë tënde. Ti duhet ta falënderosh Allahun për këtë pushtet që të ka dhënë mbi ata dhe më së shumti duhet ta falënderosh Allahun për krenarinë dhe fuqinë e dhënë. Kush e falënderon Allahun, do t i shtohet dhuntia. Fuqia është vetëm prej Allahut!

18. Të drejtat e atyre që pranojnë dituri dhe edukim prej teje (nxënësit): Duhet të dish se Allahu të ka dhënë dituri dhe të ka bërë zotërues të thesareve të urtësisë për shkak të shërbimit të treguar ndaj tyre. Nëse e plotëson këtë shërbim në mënyrë të bukur dhe nëse bëhesh sikur një zotëri që zotëron pasuri dhe i jep atij që e sheh se ka nevojë për të, atëherë do të bëhesh sikur ai që e ka gjetur rrugën e drejtë dhe që beson e shpreson në të. Në të kundërtën, do të bëhesh i pabesë dhe ndër ata që i bëjnë padrejtësi robërve të Allahut, dhe do t'i ekspozohesh humbjes së krenarisë të cilën ta ka dhënë Ai;

19. Të drejtat e gruas ( me të cilën je martuar) janë: Duhet të dish se Allahu të ka caktuar atë si mjet për rehati, qetësim dhe ruajtje. Të dytë duhet ta falënderoni Allahun për çiftin e vet (gruaja për burrin dhe burri për gruan) dhe duhet të dini se martesa është një dhunti e Allahut. Ju duhet të silleni mirë ndaj dhuntisë së Allahut, duke treguar dashamirësi dhe duke e trajtuar me respekt. Në të vërtetë, ti ke më shumë të drejta mbi të dhe ajo duhet që të nënshtrohet ndaj teje në të gjitha gjërat që i pëlqejnë ose nuk i pëlqejnë asaj, përveç në ato gjëra që me kryerjen e tyre shkaktohet mëkati kundrejt Allahut;

Të drejtat e saj janë: Sjellja ndaj teje në mënyrë të mëshirshme; të qenët e sinqertë; dhurimi i qetësisë dhe sigurimi i lezeteve dhe

Page 252: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

252

kënaqësive të nevojshme. Kjo është një e drejtë e madhe. Fuqia është vetëm prej Allahut!

20. - Të drejtat e skllavit dhe robëreshës që janë nën zotërimin tënd: Duhet të dish që ai (ajo) është një rob i krijuar nga ana e Allahut, të dytë jeni prej mishit dhe gjakut. Ti je pronari i tyre, por ti nuk ia ke dhënë veshin, syrin dhe furnizimin. Këta i ka krijuar Allahu dhe pastaj ia ka dorëzuar urdhrit tënd. Ai të ka dhënë ty amanet për ta mbrojtur atë; që të sillesh me të sipas rregullave të caktuara; ta ushqesh me atë që ushqehesh edhe vetë; ta veshësh me atë çka vishesh edhe vetë dhe mos ta ngarkosh me ndonjë punë që nuk ka fuqi për ta kryer. Nëse nuk të pëlqen ndonjëri prej tyre, largohu prej tij sipas urdhrit të Allahut dhe merre tjetrin dhe, mos i shkakto dhimbje. Fuqia është vetëm prej Allahut!

5.3.5 Të drejtat e të afërmve

21. - Të drejtat e nënës: Duhet të dish se ajo të ka bartur në një vend, ku asnjëri nuk e ka bartur tjetrin (mitra). Të ka ushqyer me frytin e vetë barkut, që asnjëri nuk i jep tjetrit dhe të ka mbrojtur me plot dëshirë: me vesh, sy, dorë, këmbë, flokë, lëkurë dhe me të gjitha organet. Gjatë kohës së shtatzënisë i ka duruar të gjitha vështirësitë: brengat, dhimbjet dhe pikëllimet. Pastaj, Zoti yt të ka ndarë prej saj dhe të ka sjellë në sipërfaqen e tokës. Ajo të ka ushqyer kur je uritur; të ka veshur kur ke qenë lakuriq; të ka dhënë ujë kur ke qenë i etshëm; të ka bërë hije kur ke qenë nën diell; të ka rritur me naze duke i përballuar vështirësitë; ka mbetur pa gjumë që ti të flesh i rehatshëm. Barkun e vet e ka bërë fole; prehrin e saj mbulesë; kraharorin e saj enë për ujë; zemrën e saj strehë dhe i ka duruar të ftohtët dhe të nxehtët e kësaj bote vetëm për ty. Prandaj, duhet ta falënderosh atë për gjithë këto mirësi. Këtë nuk mund ta bësh pa ndihmën e Allahut.

22. - Të drejtat e babait: Dije që babai yt është rrënja jote dhe ti je dega e tij. Mos të kishte qenë babai yt, nuk do të ishe as ti. Nëse e sheh te vetja diçka të këndshme, dije që babai yt është rrënja e kësaj dhuntie. Falënderoje Allahun sipas vlerës së kësaj dhuntie. Fuqia është vetëm prej Allahut!

23. - Të drejtat e fëmijëve: Duhet të dish se fëmijët janë një pjesë e trupit tënd. Ata janë të lidhur me ty në këtë botë me të gjitha të

Page 253: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

253

mirat dhe të këqijat që i kanë. Ti je përgjegjës për dhënien e ndihmës në edukimin e tyre, në të drejtuarit e tyre kah Zoti dhe për nënshtrimin ndaj Allahut në të gjitha çështjet e tua dhe të tyre. Dhe, për këtë do të fitosh shpërblimin ose ndëshkimin e Allahut. Atëherë, stolise veten me dhënien e edukatës së bukur; plotësoji obligimet e tua që të takojnë në mënyrë që të arsyetohesh para Zotit tënd në botën e ardhshme dhe merre ndihmën e Tij për edukimin e tyre. Fuqia është vetëm prej Allahut!

24. - Të drejtat e vëllezërve: Duhet të dish se ai është krahu yt i fortë; ndihmësi që të ofron strehë; mbështetja e krenarisë tënde dhe fuqia jote kundër armikut. Prandaj, mos e bën atë mjet për t i bërë padrejtësi Allahut dhe për të kundërshtuar të drejtën e Allahut; nëse pranon të bëhet ndihmësi yt kundër epshit dhe armikut, të bëhet pengesë në mes shejtanëve dhe teje, atëherë duhet ta zbatosh të drejtën e dhënies së këshillave dhe, nëse i dorëzohet urdhrit të Allahut, atëherë për hir të Allahut, mos e braktis bamirësinë ndaj tij. Nëse nuk i nënshtrohet urdhrit të Allahut, atëherë në pikëpamjen tënde, Allahu duhet të jetë më i lartësuar dhe më i shenjtë sesa vëllai yt.

25. - Të drejtat e zotërisë që e ka liruar robin: Duhet të dish se ai ka harxhuar pasurinë e tij në rrugën tënde. Të ka shpëtuar prej poshtërimit të robërisë e vetmisë dhe përmes tij e ke arritur krenarinë dhe afërsinë e lirisë. Ai të ka shpëtuar prej skllavërisë, të ka varur në qafë zinxhirin e robërimit ndaj Allahut dhe të ka mundësuar marrjen e erës së krenarisë. Ai të ka nxjerrë prej errësirës së shtypjes dhe i ka larguar vështirësitë prej teje. Ka folur për ty duke u bazuar në drejtësi dhe mëshirë dhe të ka lejuar tërë botën (liria e lëvizjes, fitimi përmes punës, etj). Të ka mundësuar të jesh pronar i vetvetes, ka shkëputur zinxhirët e skllavërisë, të ka bërë të lirë për të adhuruar Zotin tënd dhe në këtë rrugë ka harxhuar edhe pasurinë e tij. Atëherë, duhet të dish se ai është më i afërmi dhe më i epërmi yt mbas të afërmve të tu në jetë dhe mbas vdekjes. Ai është më i denjë sesa të tjerët për të të ndihmuar dhe për të të mbështetur ty në rrugën e Allahut. Mos e prefero veten ndaj tij në ato gjëra që ka nevojë për ty.

26. - Të drejtat e robit të liruar: Duhet të dish se Allahu të ka falur ty si mbrojtës, ndihmës dhe strehë për të. Atë, e ka bërë mjet në mes teje dhe Atij. Sigurisht, që do të të mbrojë prej zjarrit; kjo është prej shpërblimit tënd të botës së ardhshme. Tek ti do të mbërrijë edhe

Page 254: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

254

trashëgimia e atij që nuk ka asnjë të afërm në këtë botë, për shkak të pasurisë që ke harxhuar për ta liruar atë dhe detyrimeve të kryera ndaj tij. Nëse nuk e ke respektuar të drejtën e tij, nuk do të jetë e lejuar trashëgimia e tij dhe, fuqia është vetëm prej Allahut!

27. - Të drejtat e atij që të ka bërë mirësi: Falënderimi ndaj tij, përmendja e mirësisë së tij, përhapja e fjalëve të mira për të dhe lutja për të në mënyrë të sinqertë! Nëse vepron në këtë mënyrë do të jesh falënderues për të, haptas dhe fshehtas. Nëse ke mundësi për të kompensuar atë mirësi, atëherë bëje këtë; nëse nuk ke mundësi, atëherë përgatitu për ta bërë këtë në kohën e duhur.

28. - Të drejtat e myezinit: Duhet të dish se myezini ta përkujton Allahun. Të thërret për të përfituar nga ibadeti dhe është ndihmësi më i mirë për të të plotësuar detyrimin ndaj Allahut. Sikur që i falënderon atij që të bën mirësi, ashtu edhe myezinit duhet t'i falënderosh për këtë vepër.

Nëse i jep rëndësi namazit edhe kur të ndodhesh në shtëpi, nuk do ta kundërshtosh punën e myezinit për hir të Allahut dhe padyshim që do ta dish atë si një dhunti të Allahut, atëherë, falënderoje Allahun në çdo gjendje dhe sillu mirë ndaj dhuntisë së Tij. Fuqia është vetëm prej Allahut!

29. - Të drejtat e imamit të xhematit: Duhet të dish se imami i xhematit është ndërmjetësuesi në mes teje dhe Allahut dhe ai ka pranuar që të bëhet përfaqësuesi yt para Allahut. Ai flet duke të përfaqësuar ty, dhe ti nuk e përfaqëson atë. Ai bën lutje për ty, ti nuk bën për atë. Ai kërkon të drejtën tënde, ti nuk e kërkon të drejtën e tij. Ai ka pranuar që të ngarkohet me vështirësitë e lutjes për ty duke qëndruar para Allahut; jo ti për të. Nëse ka ndonjë gabim në ndonjërin prej tyre, ai do të jetë fajtor, jo ti. Nëse bën ndonjë mëkat (nëse vepron diçka në kundërshtim me përgjegjësitë e tij), ti nuk je ortaku i tij në mëkat; dhe ti nuk ke nevojë për kurrfarë kundërshpërblimi apo mirësie ndaj tij. Imami i xhematit është caktuar vetë si ndërmjetësues dhe ai të mbron ty; me namazin e tij e mbron namazin tënd. Atëherë, falënderoje shumë për këtë. Fuqia është vetëm prej Allahut!

30. - Të drejtat e atij që është ulur bashkë me ty: Kundrejt tij duhet të jesh i butë dhe i përulur. Duke bashkëbiseduar, duhet t i japësh të drejtën e tij për të folur. Nuk bën ta kthesh kokën befas.

Page 255: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

255

Qëllimi yt gjatë bashkëbisedimit duhet të jetë kuptimi i temës së bisedës. Nëse ti ke shkuar afër tij, leja për t u larguar është te ti. Por, nëse ai ka ardhur tek ti, atëherë leja është e tij dhe nuk bën të largohesh pa kërkuar leje prej tij. Fuqia është vetëm prej Allahut!

31. - Të drejtat e fqinjit: Duhet t i mbrosh të drejtat e tij kur nuk është prezent. Në prezencën e tij duhet të tregosh respekt; duhet t i ndihmosh në çdo gjendje. Nuk duhet t i hulumtosh të metat dhe të këqijat e tij.

Nëse rastësisht ia mëson ndonjë të metë, pa pasur qëllim dhe pahiri, atëherë duhet të bëhesh si një fortesë e sigurt dhe një perde e padukshme. Edhe nëse ta shpojnë zemrën shtizat, nuk duhet të arrijnë deri tek ajo. Mos i dëgjo fjalët e fshehta që fliten për të. Mos e lë vetëm në vështirësi dhe mos e lakmo për dhuntitë e dhëna. Bëhu sikur nuk i vëren fajet e tij. Falja gabimet dhe duro kur të bën ndonjë gjë të pamendët. Gjithmonë duhet të mirëkuptohesh me të. Mos lejo që të flasin keq për të. Bëhu prej atyre që i tregojnë anët e mira të tij dhe parandaloje padrejtësinë e dyfytyrëshit ndaj tij duke e informuar atë për këtë. Sillu në mënyrë të bukur ndaj tij. Fuqia është vetëm prej Allahut!

32. - Të drejtat e bashkudhëtarit: Gjendu në mirësi sa të kesh mundësi për këtë; nëse nuk mund ta bësh këtë, atëherë sillu butë ndaj tij. Trego respekt ndaj tij njëjtë sikur që ai tregon respekt ndaj teje. Ashtu si të mbron ty, mbroje edhe ti atë. Kujdesu që ti të bëhesh ai që prin në mirësi dhe të mos të tejkalojë ty; nëse të tejkalon, duhet ta kompensosh këtë. Nuk duhet të bësh vërejtje në afërsinë që është e denjë për të. Duhet t'i caktosh vetes për detyrë kërkimin e të mbarës së tij dhe mbrojtjen e tij. Duhet t i ndihmosh në nënshtrimin ndaj Allahut dhe në largimin nga mëkatet. Shkurt, duhet të bëhesh mjeti i mëshirës për të, jo mjeti për ndëshkim. Fuqia është vetëm prej Allahut!

33. - Të drejtat e ortakut: Duhet t'i zgjedhësh problemet e tij kur nuk është prezent; të bëhesh i barabartë me të kur je afër tij; të mos vendosësh pa e marrë mendimin e tij; të mos kryesh ndonjë punë pa u konsultuar me të; të mbrosh pasurinë e tij dhe mos ta tradhtosh në gjërat e rëndësishme dhe të parëndësishme, sepse, neve na ka arritur një hadith i këtillë: Përderisa dy ortakë nuk e tradhtojnë njëri tjetrin, dora e Allahut do të jetë për ta . Fuqia është vetëm prej Allahut!

Page 256: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

256

34. - Të drejtat e pasurisë: Atë duhet ta fitosh vetëm përmes rrugëve të lejuara; mos ta shpërndash në vendet e ndaluara; në vendin e duhur ta kursesh dhe në vendin e duhur ta harxhosh. Pasi që pasuria është nga Allahu, atëherë duhet ta harxhosh në vendet ku është i kënaqur Ai. Si trashëgimtar të asaj pasurie duhet të preferosh atë që është i njoftuar për vështirësitë e tua në lidhje me përfitimin e asaj pasurie, sepse, nëse trashëgimtari yt nuk është njeriu i duhur dhe nuk e harxhon atë pasuri në rrugën e Allahut, atëherë edhe ti do të bëhesh ndihmësi i tij në këtë rrugë. Nëse trashëgimtari yt e harxhon atë pasuri në rrugën e Allahut duke menduar vetëm për vete, atëherë ai do të përfitojë prej saj, ndërsa ty do të të mbetet mëkati dhe keqardhja. Fuqia është vetëm prej Allahut!

35. - Të drejtat e atij që i ke borxh: Nëse je i pasur, duhet t ia paguash borxhin; duhet t i ndihmosh në punën e tij dhe të mos vonohesh në pagimin e borxhit. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Është padrejtësi për të pasurin vonimi i pagesës së borxhit . Por, nëse

je zënë ngushtë, atëherë duhet t ia mbushësh mendjen me një gjuhë të ëmbël dhe të kërkosh në mënyrë të bukur shtyrjen e afatit, si dhe ta kthesh atë në një mënyrë të mirë (pa ia humbur rehatinë). Nuk duhet të sillesh keq dhe të mos ia kthesh pasurinë, sepse një sjellje e tillë është poshtërim. Fuqia është vetëm prej Allahut!

36. - Të drejtat e atij me të cilin shoqërohesh: Nuk duhet ta mashtrosh atë; nuk duhet ta tradhtosh atë; nuk duhet ta gënjesh atë; nuk duhet hequr dorë prej tij dhe ta lësh të pavëmendshëm; nuk duhet të punosh për ta shkatërruar atë sikur armikun e padashur, nëse mbështetet tek ti duhet të kujdesesh për të sipas mundësisë dhe duhet të dish se mashtrimi i njërit që të beson, duke ia dorëzuar punën ndonjërit tjetër (në tregti), është një lloj i kamatës, dhe, fuqia është vetëm prej Allahut!

37. - Të drejtat e atij që të padit: Nëse është e drejtë padia kundër teje, duhet ta pranosh argumentin e tij dhe nuk duhet të mundohesh për të anuluar kërkesën e tij. Duhet të bëhesh armiku i epshit tënd dhe të gjykosh kundër vetvetes. Duhet të dëshmosh në dobi të tij pa pasur nevojë për dëshmitar, sepse, kjo është e drejta e Allahut për ty. Por, nëse mëton diçka të pavërtetë, duhet të arrish marrëveshje me të, ta frikosh atë, të mos kërkosh që të betohet në fenë tënde, t ia zvogëlosh zemërimin e tij duke e përmendur Allahun dhe ta largosh

Page 257: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

257

sulmin e tij ndaj teje. Përndryshe, duhet t'i vësh mënjanë fjalët e kota dhe fjalosjen që do të të ngarkojnë me mëkatin e tij dhe shpatën armike që po mpreh kundër teje. Njëjtë sikur që fjala e shëmtuar që shkakton sherrin, ashtu edhe fjala e bukur e largon sherrin. Dhe, fuqia është vetëm prej Allahut!

38. - Të drejtat e atij që e ke paditur: Nëse është e drejtë ajo që kërkon, duhet të bisedosh me të në mënyrë sa më të butë. Padia është gjithmonë e rëndë për anën paditëse. Argumentin duhet ta parashtrosh në mënyrë sa më të butë dhe të qartë, dhe nuk duhet lënë anash argumentin tënd duke filluar për të bërë zhurmë dhe për t u ankuar me zë të lartë. Argumenti yt do të zhvlerësohet dhe këtë nuk do të mund ta kompensosh. Fuqia është vetëm prej Allahut!

39. - Të drejtat atij që konsultohet me ty: Nëse ke ndonjë mendim të mirë dhe të dobishëm, duhet t ia tregosh atij dhe t i tregosh një rrugë të tillë që edhe vetë e kishe ndjekur atë rrugë. Patjetër, që kjo duhet të shoqërohet me dashamirësi dhe butësi. Butësia e largon frikën dhe vrazhdësia lind frikën. Nëse nuk ke ndonjë mendim por e njeh ndonjërin të cilit i beson dhe e pëlqen për vete, atëherë dërgoje tek ai që të mos e parandalosh prej së mbarës. Fuqia është vetëm prej Allahut!

40. - Të drejtat e atij me të cilin konsultohesh: Nëse nuk jeni të mendimit të njëjtë në lidhje me ndonjë çështje, atëherë nuk duhet ta akuzosh atë, sepse, pikëpamjet e njerëzve janë të kundërta. Nëse nuk je i sigurt për pikëpamjen e tij, je i lirë për të mos e pranuar atë. Nëse llogaritet prej atyre që janë të denjë për konsultim, atëherë nuk është e lejueshme akuzimi i tij. Përmende dhe falënderoje për pikëpamjen e tij. Nëse të përshtatet pikëpamja e tij, falënderojë Allahun, falënderoje shokun tënd dhe pranoje atë. Nëse ndonjë ditë vjen te ti për të kërkuar pikëpamjen tënde në lidhje me ndonjë çështje, atëherë mundohu t i kompensosh të mirat e tij. Forca është vetëm prej Allahut!

41. - Të drejtat e atij që kërkon këshilla prej teje: Atë duhet ta drejtosh në një rrugë që mund të pranohet. Duhet të flasësh me fjalë të buta dhe të kuptueshme nga mendja e tij. Çdo mendje e ka kufirin e pranimit dhe të refuzimit të fjalëve. Në çdo rast, duhet të flasësh në mënyrë të butë dhe të mëshirshëm, dhe, fuqia është vetëm prej Allahut!

Page 258: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

258

42. - Të drejtat e atij që të këshillon: Ndaj tij duhet të jesh i butë dhe modest. Për t i kuptuar këshillat e tij duhet t ia hapësh zemrën dhe t'i dëgjosh me vëmendje fjalët e tij dhe pastaj të mendosh mirë për këshillat e tij.

Nëse këshillat e tij i përshtaten të vërtetës, falënderoje Allahun për këtë, pranoji ato dhe për këtë duhet t ia njohësh të drejtën. Nëse këshillat nuk i gjen si të përshtatshme me të vërtetën, nuk duhet ta akuzosh atë dhe duhet të dish se nuk ka gabuar gjatë kërkimit të së mbarës për ty, por ka gabuar në pikëpamjen e tij. Por, nëse është i denjë për akuzë (duke ia ditur të kaluarën e tij), atëherë mos i kushto rëndësi asnjë fjale të tij. Fuqia është vetëm prej Allahut!

43. - Të drejtat e më të vjetrit ndaj teje janë: Duhet të kesh respekt për vitet e tij. Nëse është prej njerëzve të virtytshëm në Islam, duhet ta lartësosh për hir të pranimit të Islamit para teje. Mos e kundërshto gjatë diskutimeve. Trego respekt ndaj tij; nëse ai nuk të respekton, bëhu i durueshëm. Duhet ta nderosh për hir të pranimit të Islamit para teje dhe për hir të viteve që ka. E drejta e viteve është e njëjtë me të drejtën e Islamit. Forca është vetëm prej Allahut!

44. - Të drejtat e më të voglit ndaj teje: Duhet të tregohesh i mëshirshëm ndaj tij. Duhet të përpiqesh për ta edukuar dhe shkolluar atë. Gabimet duhet t ia falësh dhe t'i mbyllësh sytë para tyre. Duhet të sillesh butë dhe të gjendesh në ndihmë. Duhet t ia mbulosh fajet e fëmijërisë. Ky qëndrim do t'u ndihmojë atyre në përmirësimin e tyre. Nuk duhet t i kundërshtosh duke mbajtur inat ndaj tyre, por duhet të tregohesh i butë, ngase, kjo është ndihmesë për pjekjen e tyre dhe për gjetjen e udhëzimit (rrugës së vërtetë).

45. - Të drejtat e atyre që kërkojnë ndonjë gjë prej teje janë: Nëse je i bindur se e flet të vërtetën dhe ke mundësi për t ia plotësuar nevojën, atëherë duhet të gjendesh në dhurim. Duhet të lutesh për vështirësitë që e kanë kapluar dhe t i ndihmosh në plotësimin e kërkesave. Nëse dyshon në vërtetësinë e fjalëve të tij, nëse është akuzuar edhe më herët për ndonjë gjë të tillë dhe nëse vendos që mos ta kryesh atë punë, atëherë duhet të frikohesh se mos ndoshta është kjo një prej hileve të shejtanit duke dashur që të të largojë nga ajo që të takon dhe duke dashur të hyjë në mes teje dhe kënaqësisë së Allahut. Edhe nëse nuk do t i ndihmosh atij, mos ia dëmto dinjitetin dhe ktheje

Page 259: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

259

në mënyrë të këndshme. Nëse kjo punë ngadhënjen mbi epshin tënd dhe ia plotëson nevojën e tij, përkundër veseve të shejtanit që janë drejtuar kah zemra jote, atëherë padyshim që kjo punë është bazuar në përcaktim dhe vullnetin e lirë.

46. - Të drejtat e atyre prej të cilëve gjendesh në kërkesë: Nëse të jep atë çka ke kërkuar, pranoje dhe falënderoje për këtë. Nëse nuk të jep atë çka ke kërkuar, atëherë arsyetoje këtë dhe gjendu në supozime të bukura ndaj tij (mos e akuzo dhe dije edhe këtë se, nëse ka mbrojtur atëherë ka mbrojtur pasurinë e vet (jo tëndin). Asnjëri nuk duhet të fajësohet për shkak të mbrojtjes së pasurisë së tij, as i padrejti, sepse, njeriu i bën vetes shumë padrejtësi dhe është jo falënderues ndaj dhuntive.

47. - Të drejtat e atij që e merr Allahun si ndërmjetësues për të të kënaqur ty janë: Nëse e ka bërë këtë me vetëdije, atëherë falënderoje së pari Allahun dhe pastaj atë sipas mirësisë së bërë, dhe duhet të kërkosh rastin për të kompensuar atë mirësi. Por, nëse qëllimi i tij nuk ka qenë kënaqësia jote, prapë duhet ta falënderosh Allahun dhe duhet të dish se kjo kënaqësi ka ardhur nga ana e Tij. Mbasi që u bë shkaktar i arritjes së dhuntive të Allahut, duhet ta duash atë person dhe të kërkosh të mbarën e tij, sepse, çfarëdo që është, me apo pa qëllim, çdo shkaktar i dhuntisë është një bereqet. Fuqia është vetëm prej Allahut!

48. - Të drejtat e atyre që të kanë bërë keq përmes fjalëve apo veprave: Nëse e ka bërë këtë me qëllim, njerëzit e tillë duhet të edukohen ashtu që të nxirret sherri nga ata prej rrënjës dhe me qëllim të asgjësimit të ofendimit dhe të armiqësisë më së miri është falja e tij. Allahu thotë:

Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve të padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm. Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (Shura, 42-43).

Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë (Nahl, 126).

Padyshim që, ky dënim do të zbatohet në rastet e veprimit me qëllim. Por, nëse është bërë pa qëllim, marrja e hakmarrjes në mënyrë të qëllimshme është padrejtësi dhe nuk duhet tentuar për të treguar

Page 260: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

260

gabimin si të qëllimshëm. Duhet të sillesh but ndaj tij dhe sipas mundësisë t ia kthesh me të mirë dhe me mëshirë.

49. - Të drejtat e bashkëfetarëve janë: Në zemrën tënde duhet të bartësh dëshirën e shëndoshë për ata dhe duhet të jesh i mëshirshëm ndaj tyre. Të sillesh mirë ndaj atyre që gjenden në aktivitete të dëmshme ndaj teje dhe duhet të punosh për t i përmirësuar ata përmes sinqeritetit. Ata që sillen mirë ndaj teje duhet t i falënderosh, sepse, përmbajtja prej shkaktimit të vuajtjeve dhe dëmit ndaj teje, dhe sigurimi i jetesës duke mos shkaktuar vështirësi ndaj teje, do të llogaritet bamirësi për të dytë.

Prandaj, lutu për të gjithë ata dhe ndihmoju atyre. Vështroje pozitën dhe rangun e çdonjërit. Më të vjetrit konsideroji në vend të babait, më të rinjtë në vend të fëmijëve dhe ata të mesmit në vend të vëllezërve. Kushdo prej tyre që vjen afër teje, mirëprite me butësi dhe dashamirësi, dhe respektoji të drejtat e tyre vëllazërore.

50. - Të drejtat e jomyslimanëve janë: Prano atë çka ka pranuar Allahu prej tyre. Mos e prish mbështetjen të cilën ua ka dhënë Allahu atyre.

Prej tyre kërko përgjegjësi për ato gjëra që kanë obligim (taksat dhe tatimet). Gjykoji ata me atë që të ka gjykuar ty Allahu, në lidhje me trajtimet dhe çështjet e ndryshme. Ata duhet të jenë nën mbrojtjen e Islamit dhe ti nuk duhet t u bësh padrejtësi atyre, duke u bazuar në respektimin e premtimit të dhënë nga ana e Allahut dhe të Hz Resulullahut (s.a.a.). Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Kush i bën padrejtësi ndonjërit që është nën mbrojtjen e Islamit, unë jam armiku i tij , prandaj, ruaju nga Allahu. Forca dhe fuqia janë vetëm prej Allahut!

Këto janë të drejtat që të rrethojnë. Pa marrë parasysh kushtet nën të cilat ndodhesh, nuk duhet ta tejkalosh kufirin e këtyre të drejtave. Duhet t i respektosh të gjitha, të punosh për zbatimin e tyre dhe të kërkosh ndihmën e Allahut për ta bërë këtë. Fuqia dhe forca janë vetëm prej Allahut dhe të gjitha falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjithë botëve!

5.4 FJALËT LIDHUR ME ASKETIZMIN

Page 261: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

261

Shenja e atyre që janë asket dhe që tregojnë interesim për botën e ardhshme është braktisja e miqve dhe shokëve të cilët nuk e kanë qëllimin e njëjtë dhe qëndrimi larg prej shoqërimit me ata. O njerëz, dijeni që ai që vepron për botën e ardhshme, ka hequr dorë prej mallit dhe pasurisë së kësaj bote dhe është duke u përgatitur për vdekje; pa humbur kohë dhe pa i mbërritur afati i caktuar i vdekjes, së pari vrapon për punën e botës së ardhshme dhe vepron me kujdes para se të vdesë.

Allahu Teala thotë: E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova! (Muminun, 99). Atëherë, çdonjëri duhet ta konsiderojë veten si të kthyer kah kjo botë dhe të penduar për shkak të moskryerjes së veprave të sinqerta, të cilët do t i gjejë para veti në ditën kur do ta ndiejë veten të dobët dhe të brengosur.

O robërit e Allahut! Dijeni se kush frikohet prej sulmit të natës nga ana e sulltanëve të kësaj bote, do t i ikën gjumi, nuk do të mund të flejë i rehatshëm dhe ushqimi e pija do t i ndërpriten. Prandaj, o njeri! Turp të kesh për hir të sulmit dhe bastisjes së Allahut në mënyrë të befasishme ndaj mëkatarit dhe arrestimit të tij, duke e mbërthyer me pikëllim. Vdekja është duke trokitur nëpër dyer ditë e natë. Ky është një sulm i tillë i befasishëm, që as nuk mund të shpëtosh prej saj, as nuk mund të gjesh ndonjë strehë tjetër përveç Tij.

O besimtar! Frikohuni prej dënimit të Allahut, të cilën e dërgon në mënyrë të befasishme, ashtu sikur që frikohen të devotshmit. Allahu Teala thotë: Kjo është për ata (trashëgimtarët e tokës) që i frikësohen pranisë Sime dhe dënimit Tim (mbas asgjësimit të mizorëve)

(Ibrahim, 14). Atëherë, kini frikë prej mashtrimeve dhe stolive të jetës së kësaj bote. Mos shfaqni prirje ndaj kësaj bote dhe përkujtoni fundin e dëmshëm. Stolia e kësaj bote është mjeti i sprovës dhe dashuria ndaj saj është mëkat.

O njeri, turp të kesh! Dijeni që, njeriun e parandalojnë t vepruarit e mërzisë të shkaktuar nga ushqimi i tepërt, shqetësimi i shkaktuar nga stomaku i plotë, dehja e ngopjes dhe mburrja prej pasurisë. Këto shkaktojnë që të harrohet përkujtimi i Allahut dhe të nxjerrin prej mendjes afrimin e afatit të vdekjes. Ai që është i dhënë mbas dashurisë së kësaj bote është sikur ai që e ka humbur mendjen për shkak të dehjes nga vera. Padyshim që ai që e njeh Allahun, që i frikohet Atij dhe që punon për Të, duhet ta mësojë veten me uri deri në atë masë sa të hajë dhe të mos ngihet. Në këtë mënyrë dobësohet edhe kali garues.

Page 262: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

262

O robërit e Allahut! Frikohuni prej Tij sikur ata që shpresojnë shpërblimin e Tij dhe që frikohen prej dënimit të Tij. Betohem në Allahun se Ai ju ka lënë një shteg për falje, ju ka frikësuar, ju ka inkurajuar dhe ju ka kërcënuar. Por ju, as nuk veproni dhe nuk përmalloheni për shpërblimet e Tij të vlefshme, as nuk përmbaheni e as nuk frikoheni prej kërcënimi nga dënimi i ashpër. Ndërsa, Allahu ka thënë në Librin e Tij: E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, dhe padyshim që Ne i shënojmë ato (Enbija, 94).

Pastaj, Allahu ju ka zbritur ajete për ruajtjen nga shkëlqimi dhe madhështia e kësaj bote: S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek Allahu, është shpërblim i madh (Tegabun, 15).

Atëherë, frikohuni nga Allahu aq sa keni mundësi, dëgjoni dhe nënshtrohuni. Prapë, keni frikën e Allahut dhe këshillohuni përmes këshillave të Tij. Unë po vërej se ju kanë dobësuar dhe jua kanë marrë fuqinë përfundimet e dëmshme të mëkateve, por, prapëseprapë ata nuk heqin dorë dhe nuk shfaqin urrejtje ndaj tyre, edhe pse e dëmtojnë fenë e tyre.

O njerëz! A nuk po e dëgjoni thirrjen e Allahut në lidhje me përbuzjen dhe turpin e kësaj bote? Allahu thotë:

Dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim mashtrues. Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është sa gjerësia e qiellit e e tokës, përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhuntia e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu është dhurues i madh (Hadid, 20-21).

Në një vend tjetër thotë: O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka bërë për nesër, dhe kini frikë Allahun, e s'ka dyshim se Allahu është që e di në detaje atë që punoni. Mos u bëni sikur ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten. Të tillët janë ngatërrestarët (Hashr, 18-19.)

Page 263: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

263

O robërit e Allahut! Keni frikën e Allahut, mendoni dhe veproni për atë për çfarë jeni krijuar. Allahu nuk ju ka krijuar së koti dhe nuk ju ka lënë krye në veti. Ju njoftoi me Veten, jua dërgoi Profetin e Tij dhe jua zbriti Librin që përmban të lejuarat, të ndaluarat, argumentet dhe shembujt. Prandaj, ruajuni prej Tij. Allahu ka thënë: A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam

atij për të dy rrugët (Beled, 8-10). Ky është udhëzimi i Allahut ndaj jush. Atëherë, ruajuni prej

Allahut sa të keni mundësi. Nuk ka forcë përveç forcës së Allahut dhe nuk mbështetet tek askush tjetër përveç Atij. Mëshira e Allahut qoftë për Muhamedin, të dërguarin e Tij dhe për familjen e tij të pastër!

5.5 LETRA DËRGUAR MUHAMED IBNI MUSLIM-I ZUHRIUT1

Allahu na mbrojt neve dhe juve prej nxitjeve dhe të mëshiroftë që të mos hidhesh në zjarr. Sot ke rënë në një gjendje të tillë, që duhet t i dhimbsesh çdonjërit që të njeh. Padyshim, që Allahu të ka rënduar barrën me dhënien e trupit të shëndoshë dhe jetës së gjatë. Të ka mësuar diturinë e Kuranit, të ka bërë gjykatës në fe dhe të ka plotësuar udhëzimin ndaj teje duke të njoftuar me traditën e Profetit të Tij, Muhamedit (s.a.a.). Ti ke përgjegjësi dhe obligim për çdo dhunti të dhënë dhe kundrejt çdo argumenti. Këtë e ka bërë për të vënë në provë se sa e falënderon Atë dhe për ta bërë të qartë virtytin tënd. Së fundi, Ai thotë: Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë! (Ibrahim, 7)

Atëherë, hapi sytë dhe vështro se cili prej tyre do të jesh kur të dalësh para Allahut: Ti do të pyetesh: Si ke falënderuar për dhuntitë e dhëna dhe si i ke zbatuar të drejtat e udhëzimit që janë bërë obligim për ty? Mos mendo se Allahu do ta pranojë arsyetimin tënd dhe do të mbyllë sytë ndaj gabimeve tua. Mjerë për ty, mjerë për ty! Nuk është ashtu si mendon. Allahut i kanë dhënë fjalë dijetarët: (Dhe kur Allahu e mori besën prej atyre të cilëve u është dhënë Libri) me siguri do t ua sqaroni njerëzve dhe nuk do të fshihni asgjë prej Librit (Ali Imran, 187).

Dije që, me të drejtën më të vogël që e fsheh dhe me mëkatin më të lehtë që e bart, duke pranuar thirrjen e tij dhe duke u afruar te mizori, do ta largosh vetminë dhe frikën e tij dhe do t ia lehtësosh atij

1 Sipas përmbajtjes së letrës mund të kuptojmë se ky është një dijetar që jeton në sarajin e Muavijes dhe që gjykon për çështjet e ndryshme.

Page 264: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

264

rrugën e devijuar. Mua që më frikon më së shumti është që nesër do të dalësh para Allahut i ngarkuar me mëkate, bashkë me tradhtarët, dhe do të japësh përgjigje për ndihmën e dhënë ndaj të padrejtëve dhe për pagën që ke pranuar për këtë. Ti je afruar te njëri që nuk ia ka dhënë të drejtën askujt dhe ke pranuar pasurinë për të cilën nuk ke të drejtë. Duke iu afruar atij nuk ke mundur të parandalosh asnjë të pavërtetë dhe je bërë mik me njërin që gjendet në armiqësi ndaj Allahut. Me thirrjen e tyre drejtuar ndaj teje, athua ata nuk të kanë bërë një bosht të rrotullimit të mullirit të padrejtësisë, një urë për të arritur deri te qëllimi i tyre, një palë shkallë për devijimin e tyre, një kumtues i rrugëve të shtrembëta dhe pasues i rrugës së tyre? Duke shpifur dyshime në mes teje dhe dijetarit të vërtetë, ata i tërheqin kah veti zemrat e të padijshmëve. Duke i mbyllur grykat e nxitjeve të tyre, ti je duke e hapur derën e tyre për dijetarët dhe të padijshmit; ti je duke bërë shërbimin më të madh sesa vezirët dhe ndihmësit e tyre më të mëdhenj. Ata të paguajnë shumë pak në krahasim me shërbimin tënd të madh që u bën atyre. Shiko se çka po shembet në kokën tënde kundrejt asaj gjëje të pavlefshme që po ndërtojnë për ty. (Po e humb nderin dhe botën e ardhshme kundrejt pasurisë së kësaj bote që je duke e pranuar). Shiko gjendjen tënde, sepse të tjerët nuk mendojnë për ty, dhe bëre llogarinë tënde si një njeri me përgjegjësi.

Ki kujdes se si do ta falënderosh Allahun për dhuntitë që i ke pranuar gjatë fëmijërisë dhe moshës madhore. Ajo që më frikon më së shumti është ky ajet: Dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blinin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ulët dhe thoshin: Do të na falet! (Araf, 169)

Padyshim që ti nuk ndodhesh në një shtëpi të përhershme. Përkundrazi, gjendesh në një vend ku është shpallur mërgimi. Për sa kohë mund të mbetet njeriu i përhershëm mbas shfaqjes së tij? Lum për njeriun që jeton me frikë në këtë botë! Sa e keqe është gjendja e atij që vdes dhe mëkati i tij mbetet i përhershëm mbas tij.

Mbasi që t u është dhënë një kohë e shkurtër, duhet të veprosh shpejt, sepse, ti qëndron përpara njërit që është i njoftuar mirë për punën tënde, që të mbron dhe të vështron dhe nuk është i pavëmendshëm ndaj gjendjes sate. Përgatitu, se rruga e gjatë të është afruar. Shëroje mëkatin tënd, shpirti të është sëmurë rënd.

Mos mendo se qëllimi im është dërgimi i kritikës ndaj teje dhe përmendja e gabimeve të tua. Jo. Unë dëshiroj që të të ringjall pikëpamjen tënde të duhur dhe rikujtimin e asaj që ke harruar nga feja,

Page 265: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

265

si dhe të përkujtoj fjalën e Allahut nga Kurani: Përkujto, sepse përkujtimi ju bën dobi besimtarëve (Dharijat, 55).

A ke harruar vdekjen e të vjetërve dhe të atyre që i njeh? A ke harruar se si ke mbetur vetëm mbas tyre sikur një dash me bri të thyer? Shiko se, a mos janë zënë në kurthin e njëjtë sikur që je zënë edhe ti? Apo, a kanë rënë në humnerën e njëjtë sikur që ke rënë edhe ti? A janë sjellë në mënyrë të njëjtë ndaj të mbarës sikur ti? Apo, ata nuk dinin atë çka di ti? Dallimi yt prej tyre është se ti e drejton popullin kah ti, i nënshtron ndaj mendimit dhe urdhrit tënd, i bën që të të pranojnë si të lejuar atë çka u lejon dhe të ndaluar atë çka u ndalon. Ti, nuk je në këtë gjendje për shkak se je i denjë për pozitën tënde. Shkaku qëndron te lakmia e popullit për pasurinë e kësaj bote që e ke në dorë, te mosekzistimi i dijetarëve të vërtetë dhe te mbisundimi i paditurisë, pozitës dhe i dashurisë për pasurinë e kësaj bote për ty dhe për popullin. A nuk po e vëren paditurinë dhe mashtrimin tënd në lidhje me këtë çështje? A nuk po vëren se populli ka rënë në fatkeqësi dhe nxitje? Ti je shkaktar i rënies së tyre në këtë gjendje dhe ti je ai që i ke mashtruar ata. Duke vështruar pozitën tënde, ata kanë hequr dorë prej punës dhe fitimit përmes punës1. Në këtë mënyrë, ata e lakmojnë pozitën tënde për hir të përfitimit të asaj çka ke fituar ti. Së fundi, këta kanë rënë në një det, thellësia e të cilit nuk mund të merret me mend, dhe janë bërë pre e një fatkeqësie, kufijtë e të cilit nuk mund të maten. Allahu na ndihmoftë neve dhe juve! Ai është që ndihmon.

Nëse dëshiron të shpëtosh nga këto rreziqe, duhet të heqësh dorë prej të gjitha të mirave dhe pozitës së kësaj bote, dhe të bashkëngjitësh me njerëzit e sinqertë, njerëz të tillë të sinqertë që barku i tyre është ngjitur me shpinën e tyre (për shkak të urisë) dhe janë varrosur me teshat e vjetra; nuk ka perde në mes tyre dhe Allahut. As bota nuk i mashtroi ata, as ata nuk u mashtruan mbas botës; e kërkuan botën e ardhshme duke treguar interesim për të dhe ia arritën qëllimit pa u vonuar fare. Nëse bota fiton aq shumë vlerë afër njërit sikur ti, që është i moshuar, i dijshëm dhe që e ka vdekjen afër, atëherë si mund të shpëtojë ai që është i ri, që nuk ka dituri të mjaftueshme, që e ka mendimin e dobët dhe mendjen jo të përkryer? Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun .

Kujt t'i mbështetemi me këtë gjendje dhe kujt t i ankohemi? Ne i ankohemi Allahut për pikëllimin dhe brengën tonë dhe për atë çka shohim te ti, dhe ia lëmë Allahut fatkeqësitë që vuajmë nga dora jote.

1 Kjo pjesë u kushtohet nxënësve që janë mbledhur rreth tij për të përfituar dituri

Page 266: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

266

Ki kujdes se si do ta falënderosh Allahun që në moshën rinore dhe madhore të ka ushqyer me dhuntitë e Tij në mesin e njerëzve, si do ta respektosh Atë që të ka dhënë dinjitet në mesin e njerëzve përmes fesë së Tij, si do të mbrosh rrobat e Atij që të ka veshur me ato rrobe dhe si do të afrohesh apo largohesh prej Atij që të ka urdhëruar që të jesh afër Tij dhe i përulur në shtëpinë e Tij. Pse nuk zgjohesh nga gjumi dhe nuk kërkon falje për gabimet e tua, duke thënë këtë haptas: Betohem në Allahun, që asnjëherë deri më tani nuk jam ngritur në

këmbë për ta ringjallur fenë e Allahut apo për ta luftuar të pavërtetën . Vetë pranimi i kësaj të vërtete është falënderim ndaj Allahut për vendosjen e barrës së diturisë në supet e tua. Në lidhje me këtë, mua më frikëson më së shumti ky ajet: E pas të mirëve erdhën pasardhës të këqij, që e braktisën namazin e u dhanë pas kënaqësive trupore, e më vonë ata do të përballen me dënim për mospërfillje (Merjem, 59).

Allahu të ka zbritur barrën e Kuranit mbi supet e tua, të ka dhënë amanet diturinë e Tij dhe ti je duke u shkaktuar humbje këtyre. E falënderoj Allahun që nuk na ka dhënë fatkeqësinë në të cilën gjendesh ti.

Vesselam!

5.6 FJALËT E SHKURTRA

1. - Ai që pranon paracaktimin dhe caktimin e dhimbshëm, ka arritur shkallën më të lartë të bindjes së sigurt.

2. - Atij që ia di vlerën e egos, bota do t i duket e nënçmuar.

3. - E pyetën: Kush është më i vlefshmi prej njerëzve? - ai u përgjigj: Ai që nuk i jep asnjë vlerë kësaj bote .

4. - Përderisa ndodhej në prani të Imamit (a.s.), njëri bëri këtë lutje: O Allah, mos më bën të nevojshëm ndaj robërve të Tu . Imami (a.s.) i tha: Nuk është ashtu, sepse njerëzit i nevojiten njëri tjetrit, por ti thuaj kështu: O Allah mos më bën të nevojshëm ndaj robërve të këqij .

5. - Ai që është i kënaqur me atë çka ka dhënë Allahu, është më i pasuri i njerëzve.

Page 267: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

267

6. - Asnjë vepër që kryhet me devotshmëri nuk është e vogël; si mund të jetë e vogël diçka që pranohet tek Allahu?

7. - Ruajuni nga çdo gënjeshtër e madhe apo e vogël, qoftë ajo për shaka apo serioze, sepse, kur të flasë njeriu një gënjeshtër të vogël, dalëngadalë do të inkurajohet edhe për gënjeshtrën e madhe.

8. - Do të mjaftojë për ty si ndihmë nga ana e Allahut, nëse vëren se armiku po bën mëkat kundër Allahut në lidhje me ty.

9. - E tërë e mbara përmblidhet në ruajtjen e vetvetes prej punëve të shëmtuara.

10. - Imami (a.s.) e këshilloi njërin prej djemve të tij: O djali im, Allahu më ka pëlqyer mua për ty; por ty nuk të ka pëlqyer për mua; dhe për këtë arsye është gjendur në këshillë ndaj teje në lidhje me mua, por nuk është gjendur në këshillë për ty në lidhje me mua. Mos e lë mbas dore gjendjen në mirësi ndaj babait, qoftë edhe me një dhuratë të vogël.

11. - E pyeti njëri: Çka është asketizmi? - Imami (a.s.) u përgjigj: Asketizmi përbëhet prej dhjetë pjesëve; shkalla më e lartë e asketizmit është shkalla më e ulët e përmbajtjes prej gjërave të dyshimta; shkalla më e lartë e përmbajtjes prej gjërave të dyshimta është shkalla më e ulët e bindjes së sigurt; shkalla më e lartë e bindjes së sigurt është shkalla më e ulët e shfaqjes së kënaqësisë. Asketizmi është shpjeguar në një ajet të Kuranit: Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka dalë nga dora, e as të mos gëzoheni tepër për atë që Ai ju ka dhënë (Hadid, 23).

12. - Të kërkosh diçka prej popullit, kur je në gjendjen e varfërisë, bëhet shkaktare e jetës me poshtërim, zhdukjes së turpit dhe uljes së dinjitetit. Hapja e gojës ndaj popullit është një pasurim paraprak.

13. - Më i dashuri tek Allahu është ai që e ka veprën më të bukur. Veprën më të lartësuar e ka ai që e pëlqen më së shumti shpërblimin prej Allahut. Më së shpejti shpëton prej dënimit të Tij ai që i frikohet më së shumti. Ai që e ka moralin më të bukur, është më afër Tij. Më së shumti e fiton kënaqësinë e Allahut ai që siguron më së

Page 268: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

268

shumti rehatinë e familjes së tij. Dhe, më i vlefshmi nga ju është më i devotshmi ndër ju.

14. - Njërit prej fëmijëve i tha: Biri im, ki kujdes dhe mos i prano për shokë pesë persona; mos bisedo me ata dhe mos shko në rrugë me ata; mos u shoqëro me gënjeshtarin, sepse, të mashtron, të afërtën ta largon dhe të largëtin ta afron. Mos u shoqëro me ngatërrestarin, sepse, do të të shesë për një enë të ushqimit apo për më pak se ajo. Mos u shoqëro me koprracin, sepse, kur ke nevojë më së shumti për të, ai do të të braktis ty dhe do të kursejë pasurinë e tij. Mos u shoqëro me të padijshmin, sepse, duke pasur për qëllim ndihmën ndaj teje, do të të dëmtojë. Mos u shoqëro me atë që i ka ndërprerë marrëdhëniet me të afërmit, sepse, atë e kam parë në Kuran si të mallkuar.

15. - Padyshim që, Myslimani duhet të bëhet shenja e njohjes së Allahut dhe e përkryerjes së fesë, t i braktisë fjalët e padobishme, të fjaloset sa më pak, të bëhet i butë, i durueshëm dhe të zotërojë natyrën e bukur.

16. - O biri i Ademit! Përderisa këmisha jote të bëhet këshillimi i vetvetes, dhënia e llogarisë ndaj vetvetes dhe frika prej Allahut dhe, mbuloja jote të bëhet ruajtja prej mëkateve, ti do të jesh me të mbarën gjatë tërë asaj kohe. O biri i Ademit! Ti do të vdesësh dhe pastaj do të ringjallesh për të dhënë llogari para Allahut. Prandaj, përgatiti përgjigjet për Allahun.

17. - Nuk ka krenari më të madhe sesa modestia, as për Kurejshët as për arabët e tjerë. Epërsia fitohet vetëm përmes devotshmërisë dhe vlera e veprës varet prej nijetit. Adhurimi i vërtetë varet prej sasisë së diturisë që zotëron në lidhje me fenë. O njerëz, dijeni që më i urryeri tek Allahu është ai që e pranon njërin për imam por nuk u përmbahet veprave të tij.

18. - Kur të lutet besimtari, do të ketë njërën prej tri përfundimeve: do të bëhet furnizimi i tij për botën e ardhshme, do të pranohet në këtë botë ose do t i kthehet një fatkeqësi që i afrohet.

19. - Dyfytyrëshi i shmang të tjerët nga mëkati, por vetë nuk shmanget. Kur ta fillojë namazin, e kthen fytyrën nga Allahu (me

Page 269: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

269

zemër dhe me mend drejtohet kah gjërat tjera); mbasi që të shkojë në ruku, pa u drejtuar mirë do të shkojë në sexhde; kur është në sexhde, e ngrit dhe e ul kokën sikur sorra; në mbrëmje e përgatit gjellën duke mos menduar për agjërim; kur të zgjohet në mëngjes, mendon për të fjetur ende sepse nuk ka fjetur gjatë natës.

Por, vepra e besimtarit shkon bashkë me pjekurinë e tij. Ulet, për të mësuar; hesht, për të mbetur i sigurt; nuk i tregon askujt për fshehtësinë e besuar; nuk e fsheh dëshminë për të huajt (nuk i ikën dëshmisë); punën e drejtë nuk e bën me qëllimin e tregimit të vetvetes dhe nuk e braktis për shkak të turpit; nëse lartësohet përmes lavdërimit, frikohet prej fjalëve të tyre (që të mos kaplohet nga mburrja); kërkon faljen e Allahut për mëkatet që nuk i di dhe padituria e të paditurit nuk e dëmton atë.

20. - Një të sëmuri që u shëndosh, i tha: Të qoftë i mbarë spastrimi prej mëkateve. Allahu të ka përkujtuar, përkujtoje edhe ti atë; t i ka falë mëkatet, prandaj falënderoje Atë.

21. - Nëse shkoni në rrugë për të përvetësuar pesë gjëra dhe i lodhni kafshët tuaja deri në pafuqi, prapë nuk do të mund t i përvetësoni ato në masën e duhur: Asnjëri të mos frikohet prej asgjëje, përveç prej mëkatit të tij. Asnjëri të mos shpresojë te tjetri, përveç te Zoti i tij. Asnjërit të mos i vijë turp për të thënë nuk e di kur të pyetet për diçka që nuk di. Duroni, sepse vendi i durimit në krahasim me imanin është sikur vendi i kokës në krahasim me trupin. Ai që nuk duron, nuk ka iman.

22. - Allahu thotë: O biri i Ademit! Bëhu i kënaqur me atë që të është dhënë, që të mund të bëhesh njeriu më asket prej të gjithëve. Vepro sipas asaj si të kam obliguar ashtu që të bëhesh ai që bën ibadet më së shumti nga njerëzit, dhe ruaju prej asaj që e kam ndaluar që të bëhesh më i përmbajturi nga mëkatet tek njerëzit.

23. - Sa të tillë ka që janë mashtruar prej lëvdatave të bëra ndaj tij; sa të tillë janë mburrur me mbulimin e mëkateve dhe sekreteve të tyre nga ana e Allahut dhe, sa të tillë janë që janë bërë të pavëmendshëm duke qenë të zënë me dhuntitë e Allahut.

24. - Turp të kenë ata që njëshet e tyre fitojnë mbi dhjetëshet. (Kompensimi për një mëkat është një dënim dhe kompensimi për një

Page 270: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

270

vepër të mirë është dhjetë sevape; me njëshe

këtu mendohet për

mëkatet dhe me dhjetëshet mendohet për sevapet).

25. - Me të vërtetë, kjo botë është duke na kthyer shpirtin dhe duke na larguar, ndërsa bota e ardhshme është drejtuar kah ne dhe është duke u afruar. Ka të tillë që e pasojnë çdonjërin prej tyre, ju pasoni botën e ardhshme, mos u bëni ndër ata që e pasojnë këtë botë. Tregoni asketizëm ndaj kësaj bote dhe prirje ndaj botës së ardhshme. Për asketët, sipërfaqja e tokës është një treg, dheu i saj është shtrojë, plisi i dheut është jastëk dhe uji është parfumi i tij. Për të siguruar jetesën, shkëpusin vetëm një pjesë të vogël të saj.

Dijeni që kush fiton prirje kah xheneti, do të vrapojë kah të mirat dhe do të largohet prej kënaqësive. Kush frikohet prej zjarrit, do të drejtohet kah Allahu duke u penduar dhe do të ruhet prej të ndaluarës. Kush nuk tregon simpati ndaj kësaj bote, do t i vijnë të lehta fatkeqësitë e saj, madje nuk i sheh ato si të shëmtuara. Ekzistojnë disa robër të Allahut që zemrat e tyre janë të lidhur me botën e ardhshme dhe shpërblimin e botës së ardhshme. Ata, sikur i shohin fituesit e xhenetit, duke u kënaqur në xhenetin e përhershëm me dhuntitë dhe rahatitë e saj; ndërsa fituesit e xhehenemit i shikojnë duke e vuajtur dënimin. Njerëzit janë të sigurt prej sherreve dhe të këqijave të tyre, sepse, zemrat e tyre janë të zëna me frikën e Allahut, jo me njerëzit; sytë i kanë mbyllur ndaj të ndaluarës; nevojat e tyre nga njerëzit janë shumë të vogla; për jetesën e tyre pranojnë vetëm një furnizim të vogël nga ana e Allahut; kënaqen vetëm me një ushqim të vogël dhe për të shpëtuar nga pikëllimi i ditës së Kiametit ata i durojnë ditët e shkurtra të kësaj bote.

26. - Njëri i tha Imamit (a.s.): Unë të dua për hir të Allahut . Imami e uli kokën dhe i tha: O Allah, kërkoj mbrojtjen tënde nga njerëzit që më duan për shkak Tuajin dhe të cilët Ti i urren ata

dhe, pastaj tha: Edhe unë të dua për hir të Allahut .

27. - Padyshim që Allahu nuk e do njeriun koprrac që insiston gjatë kërkimit të lëmoshës.

28. - Sa mashtrues mburravecë ekzistojnë që janë të zënë me gjërat e kota, që zgjohen në mëngjes të gëzuar, ushqehen e pinë dhe nuk dinë se Allahu i ka ndëshkuar ata dhe se do të hyjnë në zjarrin e xhehenemit.

Page 271: Dhurate mendjeve

Imam Zejnel Abidini (a.s.)

271

29. - Prej cilësive të besimtarit janë harxhimi sipas sasisë së të hyrave që i pranon, sigurimi i rehatisë së familjes përmes një pjese të vogël të pasurisë, dhënien e të drejtës atyre që u takon dhe nxitimi për të dhënë i pari përshëndetjen.

30. - Tri gjëra janë shpëtuese për besimtarin: Ruajtja e gjuhës nga njerëzit dhe përgojimi i tyre, të qenët i zënë me gjërat që janë të dobishme për këtë dhe botën e ardhshme dhe të qarët e shumtë për shkak të mëkateve.

31. - Është ibadet shikimi me dashuri i një besimtari ndaj vëllait tjetër besimtar.

32. - Nëse gjinden tri gjëra te besimtari, ai është nën mbrojtjen e Allahut; Allahu do ta vendosë në hijen e fronit (arsh) të Tij dhe do ta mbrojë nga frika e Ditës së madhe; sillet me njerëzit në mënyrë të tillë, ashtu siç dëshiron që ata të sillen me të; nuk ia fillon asnjë pune pa qenë i sigurt se aty përfshihet nënshtrimi ndaj Allahut dhe pa e mbuluar turpin e vet nuk e kritikon turpin e vëllait të tij. Ai që është i zënë me mbulimin e turpeve të veta, nuk do të ketë kohë për të shikuar turpet e të tjerëve.

33. - Mbas njohjes së Allahut, nuk ka gjë më të dashur sesa mbrojtja e nderit të stomakut dhe të organit gjenital. Dhe, nuk ka gjë më të dashur për Allahun sesa të kërkosh diçka nga Ai.

34. - Djalit të tij, Imam Muhamed Bakirit (a.s.), i tha: Kur të të kërkojë ndonjëri prej teje që t ia bësh ndonjë të mirë, bëje atë. Nëse është i denjë për të, do të jetë një sjellje me vend; nëse nuk është i denjë për të, ti je i denjë për një gjë të tillë. Nëse të mallkon ndonjëri që është në të djathtën tënde dhe pastaj kalon në të majtën tënde dhe kërkon falje, pranoje faljen e tij .

35. - Kuvendi i njerëzve të sinqertë e çon njeriun kah e mira. Edukata e dijetarëve e shumon mendjen. Përkryerja e krenarisë është nënshtrimi ndaj ulu l emr-it (udhëheqësve hyjnorë). Përkryerja e kurajës është shtimi i pasurisë përmes prodhimit. Tregimi i së vërtetës atij që konsultohet me ty është zbatimi i të drejtës së dhuntisë. Përkryerja e mendjes është ruajtja nga lëndimi i ndjenjave të njerëzve

Page 272: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

272

dhe nëse bën këtë në kohë më të gjatë, atëherë kjo do të bëhet shkaktare e rehatisë së trupit.

36. - Duke lexuar ajetin: Edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund të numëroni (Ibrahim, 34), Imami (a.s.) tha: I pastër dhe i pa të meta është Allahu që nuk i ka dhënë askujt më tepër dituri, vetëm aq sa të pranojë pamundësinë e tij në njohjen e dhuntive të Tij dhe nuk i ka dhënë më shumë aftësi askujt, veçse të kuptojë se nuk mund të përfshijë esencën e Tij. Allahu ka lavdëruar aftësinë e tyre që kanë kuptuar se janë të paaftë për të përfshirë Atë dhe Allahu ka pranuar si falënderim pranimin e pamundësisë së tyre për të kuptuar. Së fundi, imanin e ka falur për të kuptuar pamundësinë e përfshirjes së esencës së Tij.

37. - I pastër dhe i pa të meta është Allahu që njohjen e dhuntisë e ka llogaritur si falënderim (hamd) dhe pranimin e pamundësisë e ka llogaritur si falënderim (shukr).

Page 273: Dhurate mendjeve

IMAM MUHAMED BAKIRI (A.S.)

Page 274: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

274

HADITHET E IMAM MUHAMED BAKIRIT (A.S.) LIDHUR ME URTËSINË, ASKETIZMIN, KËSHILLAT, DEVOTSHMËRINË, URDHËRIN NDAJ VEPRAVE TË MIRA DHE NDALESËN NGA

VEPRAT E KËQIJA

6.1 TESTAMENTI KUSHTUAR XHABIR-I XHUFIT

Imami (a.s.) e këshilloi Xhabirin në këtë mënyrë: O Xhabir, pesë gjëra të njerëzve bashkëkohës diji për begati: Mosnjohja jote kur je prezent në ndonjë vend; moskërkimi yt kur nuk je prezent; moskëshillimi me ty kur je në ndonjë mbledhje; mospranimi i ndonjë fjalie që e ke folur dhe refuzimi i propozimit tënd për martesë.

Edhe pesë gjëra tjera t i këshilloj: Mos bën padrejtësi nëse të bëjnë padrejtësi; mos bën pabesi nëse të bëjnë pabesi; mos u zemëro nëse të kundërshtojnë; mos u gëzo nëse të lëvdojnë; mos e humb durimin nëse të fajësojnë. Mendo për fjalët që flasin për ty; nëse janë të vërteta thëniet e tyre dhe ti zemërohesh për këtë, atëherë dije se është më e madhe fatkeqësia e humbjes së vlerës në sytë e Allahut sesa fatkeqësia e humbjes së vlerës në sytë e njerëzve për shkak të fjalës brengosëse. Por, nëse nuk është e vërtetë ajo që flasin, atëherë ke fituar sevape pa u munduar fare.

Dije që, nëse të gjithë njerëzit e atij vendi ku jeton, të thonë Ti je njeri i keq , mos u pikëllo për këtë dhe nëse të thonë Ti je njeri i mirë , mos u gëzo për këtë; pa u bërë i tillë, nuk mund të bëhesh miku

Page 275: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

275

ynë. Në çdo rast, prezantoje veten sipas librit të Allahut; nëse shkon sipas rrugës së Tij, do ta nënçmosh atë çka nënçmon Ai, do ta duash atë çka do Ai dhe do të frikohesh prej asaj që të frikëson Ai. Prandaj, tregohu i vendosur dhe përgëzoje veten për fjalët e folura për ty që nuk të dëmtojnë. Nëse je larg prej Kuranit, atëherë pse e mashtron vetveten? Besimtari është gjithnjë në luftë me epshet dhe pasionet e tij; ndonjëherë i drejton të shtrembëtat e shpirtit dhe e kundërshton epshin për hir të kënaqësisë së Allahut; ndonjëherë epshi fiton mbi të dhe shpirti i tij i përshtatet epshit, por Allahu e merr për dore dhe ai vjen në vete. Allahu i mbyll sytë ndaj rrëshqitjes së tij; ai e përkujton Allahun, pendohet dhe drejtohet kah frika; me rritjen e frikës ndaj dënimit të xhehenemit, do t'i shtohet mendjemprehtësia dhe aftësia e tij. Allahu thotë: Kur i prek ndonjë vesvese nga shejtani ata që janë të ruajtur, ata përkujtojnë Allahun dhe atëherë shohin rrugën e vërtetë) (Araf, 201).

O Xhabir, që të mund të falënderosh për furnizimin tënd që të ka dhënë, furnizimin e vogël konsideroje si të madh. Që të mund t i vëresh turpet e shpirtit dhe që të mund të falen ato, adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Allahut konsideroje si të paktë. Të keqen me të cilën je përballur, largoje përmes diturisë së përvetësuar; vëre në lëvizje diturinë përmes veprës së sinqertë; veprën e sinqertë mbroje nga pavëmendja përmes zgjuarsisë së vërtetë; zgjuarsinë e përkryer përvetësoje përmes frikës së vërtetë. Mos e trego veten si të kënaqur ndaj jetës së kësaj bote. Ruaje veten nga rreziqet e epsheve dhe të pasioneve duke u mbështetur te mendja. Kur të mbisundojnë dëshirat e epshit, kontrolloje veten përmes udhëzimit të diturisë. Veprat e sinqerta ruaji për ditën e shpërblimit. Mundohu të bëhesh modest duke i ikur dëshirave lakmuese. Largoje nga vetja koprracinë e zjarrtë duke e zgjedhur modestinë. Përfitoje shijen e asketizmit duke i zvogëluar dëshirat e tua; thaje rrënjën e lakmisë duke e prerë shpresën nga njerëzit. Mbylle rrugën e egoizmit përmes njohjes së shpirtit tënd (sepse, ai që i di sjelljet e këqija, natyrën dhe dëshirat e fshehta të shpirtit, nuk do ta sheh veten të madh). Le ta arrijë shpirti yt qetësinë, duke ia lënë të gjitha punët Allahut. Rehatinë e trupit kërkoje te qetësia e zemrës. Arrije qetësinë e zemrës duke mos bërë shumë gabime. Mundohu të bëhesh i matur përmes përmendjes së Allahut në vetmi. Ndriçoje zemrën tënde përmes pikëllimit të vazhdueshëm. Ruaju nga shejtani përmes frikës së vërtetë. Ruaju nga shpresa e rreme (mos shpreso së koti në mëshirën e Allahut duke kryer mëkate). Sepse, një shpresë e tillë të çon kah dënimi i vërtetë. Stolise veten me sinqeritet

Page 276: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

276

në vepra kundrejt Allahut. Bëje të dashur veten tek Allahu duke u përgatitur për mërgim (vdekje). Mos e vono punën duke thënë do ta kryej më vonë, sepse, ata që janë shkatërruar, janë fundosur në këtë det. Rri larg nga pavëmendja sepse, zemra bëhet e vrazhdët nga pavëmendja. Mos trego plogështi në ato vende ku nuk ke arsyetim, sepse ata që pendohen do të strehohen aty. Largoju nga mëkatet e tua të mëhershme përmes pendimit të vërtetë. Drejtohu kah mëshira dhe falja e Allahut me një kthim të bukur. Për një kthim të bukur, kërko ndihmën e Allahut përmes lutjeve të sinqerta në errësirat e natës. Konsideroje të madh furnizimin e vogël dhe të vogël nënshtrimin e madh, dhe do të përvetësosh falënderimet e shumta. Përfito shumimin e dhuntive përmes falënderimit të shumtë. Përqafoje falënderimin e madh, duke u frikuar që të mos dalë nga dora dhuntia. Kërkoje krenarinë e përhershme përmes mbytjes së lakmisë. Largoje poshtërimin e lakmisë nga vetja përmes krenarisë së fituar nga humbja e shpresës prej njerëzve. Krenarinë e humbjes së shpresës nga populli përfitoje përmes drejtimit me zemër kah Allahu. Grumbullo furnizim për botën e ardhshme (përderisa je në këtë botë), duke i zvogëluar dëshirat. Vepro shpejt përderisa ke rast për këtë dhe arrije qëllimin. Nuk ka rast më të mirë sesa trupi i shëndoshë dhe koha e lirë. Ruaju nga mbështetja prej njerëzve që nuk mund t u zihet besë, sepse, njeriu mësohet me të keqen njëjtë sikur që mësohet me marrjen e ushqimit (nuk mund ta braktisë të keqen ai që e bën shprehi atë).

Dije që, nuk ka dituri më të lartë sesa kërkimi i shëndetit dhe nuk ka shëndet më të epërm se shëndeti i zemrës. Nuk ka mendje më të mirë sesa mendja që i kundërshton dëshirat dhe kërkesat e epshit. Nuk ka frikë më të mirë sesa frika që të largon nga mëkati. Nuk ka shpresë më të mirë sesa shpresa që të nxitë kah vepra e mbarë. Nuk ka varfëri më të madhe sesa varfëria e zemrës. Nuk ka pasuri më të madhe sesa pasuria shpirtërore. Nuk ka forcë më madhe sesa forca fituese ndaj dëshirave të epshit. Nuk ka dritë (nur) sikur drita e bindjes së sigurt. Nuk ka bindje të sigurt sikur bindja e sigurt me të cilën e sheh të vogël këtë botë. Nuk ka dituri sikur njohja e vetvetes. Nuk ka dhunti si qetësia shpirtërore që i plotëson kushtet e nevojshme. Nuk ka nder si drejtimi kah Allahu me zemër. Nuk ka asketizëm si zvogëlimi i dëshirave. Nuk ka lakmi si gara për pozitë. Nuk ka drejtësi si paanësia. Nuk ka dhunë si zullumi. Nuk ka zullum si nënshtrimi ndaj epsheve dhe pasioneve. Nuk ka nënshtrim si kryerja e obligimeve. Nuk ka frikë si pikëllimi. Nuk ka fatkeqësi si pamendja. Nuk ka pamendje si jakini (bindja e sigurt) i vogël. Nuk ka jakin të vogël si gjendja e pafrikës.

Page 277: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

277

Nuk ka gjendje të pafrikës si pikëllimi i vogël në gjendjen e mosekzistimit të frikës. Furnizimi me gjendjen e sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si konsiderimi i mëkatit si të vogël dhe të qenët i kënaqur me gjendjen ekzistuese. Nuk ka virtyt si xhihadi. Nuk ka xhihad si luftimi i epshit dhe pasionit. Nuk ka fuqi sikur fitimi ndaj zemërimit. Nuk ka mëkat sikur dashuria për jetën e përhershme. Nuk ka poshtërim sikur poshtërimi i lakmisë. Mos u bën ndër mospërfillësit përderisa ke rast, ngase, mospërfillja është një rrugë që të çon në humnerë.

6.2 NJË BISEDË ME XHABIRIN

Xhabiri rrëfen: Një ditë Imam Muhamed Bakiri (a.s.) doli nga shtëpia dhe tha: O Xhabir, betohem në Allahun se sot e prita mëngjesin i pikëlluar . E pyeta: Kurban të qoftë zemra ime, përse ky pikëllim?

- ai m u përgjigj: Pikëllimi im ka të bëjë me botën e ardhshme. O Xhabir! Në zemrën e kujt i hyn e vërteta e pastër e imanit, do ta kthejë kokën nga stolitë e kësaj bote. Me të vërtetë, stolitë e kësaj bote janë vetëm lojë dhe zbavitje, por te shtëpia e botës së ardhshme është jeta e vërtetë. O Xhabir! Nuk i ka hije besimtarit që të tregojë interesim për gjërat dekorative të kësaj bote. Dije që, ata që e pasojnë këtë botë janë: Ata që janë të pavëmendshëm, që mburren dhe që janë të paditur. Ndërsa, botën e ardhshme e kërkojnë: Besimtarët; ata që veprojnë; që nuk kanë prirje ndaj kësaj bote; që janë të dijshëm; që mendojnë dhe marrin mësim dhe që nuk mërziten nga të përmendurit e Allahut.

O Xhabir! Dije që të devotshmit janë të pasurit e vërtetë. Një pjesë e vogël e kësaj bote i bën ata të panevojshëm ndaj saj; harxhimet i kanë të vogla; ta përkujtojnë të mbarën kur e harron; të ndihmojnë kur gjendesh në punën e mbarë; epshet dhe kënaqësitë i lënë mbas dore; i japin përparësi nënshtrimit ndaj Krijuesit të tyre; drejtohen kah rruga e mbarë dhe rruga e udhëheqjes së të afërmve të Allahut. Këta janë të devotshmit që i duan ata dhe që e pranojnë udhëheqjen e tyre.

Botën konsideroje si një vend ku do të mbetesh vetëm një orë dhe pastaj do të mërgosh nga ajo ose sikur një pasuri të këndshme që e sheh në ëndërr dhe që tretet nga dora sapo të zgjohesh. Këtë shembull po ta tregoj me qëllim që të mendosh dhe të veprosh sipas udhëzimit të Allahut.

O Xhabir! Mbroje amanetin e pranuar nga feja dhe urtësia e Allahut. Mendo për të mbarën tënde dhe gjatë jetës sate mendo për pozitën e Allahut në pikëpamjen tënde, sepse, në ditën e Kiametit do të

Page 278: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

278

gjykohet ndaj teje sipas kësaj pikëpamjeje. Shiko, nëse bota nuk është ashtu si e ke cilësuar në pikëpamjen tënde, atëherë që nga dita e sotme drejtohu kah shtëpia me të cilën është i kënaqur Allahu (shtëpia e botës së ardhshme). Sa të tillë ka që i kanë lakmuar të mirat e kësaj bote dhe mbasi që i kanë arritur ato, janë shndërruar në mëkate. Pastaj , këto mëkate janë bërë shkaktare të fatkeqësive të tyre dhe, sa të tillë ka që nuk e kanë dashur njërën prej punëve të botës së ardhshme, por kur e kanë arritur atë, e kanë arritur edhe lumturinë.

6.3 FJALËT LIDHUR ME SHPATAT

Njëri nga Shiitët e pyeti Imamin (a.s.) për luftërat e Emirel Muminin Aliut (a.s.), ndërsa ky iu përgjigj: Allahu Teala i ka dërguar Hz Muhamedit (s.a.a.) pesë shpata:

Tri prej tyre kanë dalë nga këllëfi dhe pa përfunduar luftërat në mes të njerëzve, nuk do të kthehen në këllëfët e tyre. Dhe, lufta nuk do të përfundojë pa lindur Dielli nga ana e perëndimit (pa u shfaqur Hz Mehdiu a.s.). Vetëm kur të lindë Dielli nga ana e perëndimit, njerëzit do të jenë të sigurt. Dhe, Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë (Enam, 158)

Një shpatë tjetër është shpata në gjendjen e gatishmërisë dhe që qëndron në këllëfin e tij.

Edhe një shpatë tjetër është në këllëfin e tij, atë do ta nxjerrë tjetri me urdhrin tonë.

Tri shpata që kanë dalë prej këllëfit janë: Shpata e parë është shpata e nxjerrë kundër idhujtarëve arabë.

Allahu thotë: E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, vendosni prita në çdo shteg . Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe. (Tevbe 5 dhe 11)

Nga ky grup nuk pranohet asgjë tjetër përpos mbytjes apo imanit të tyre. Sipas traditës së Resulullahut (s.a.a.) pasuria e tyre merret si pre e luftës dhe fëmijët e tyre bëhen robër të luftës. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka marrë robër prej tyre, disa prej tyre i ka falur dhe për disa të tjerë ka pranuar që të paguajnë për lirimin e tyre.

Shpata e dytë është shpata e nxjerrë kundër atyre që u është dhënë Libri (Të krishterët dhe hebrenjtë). Allahu ka thënë: Njerëzve flisni fjalë të mira (Bakara, 83). Ky ajet u ka zbritur atyre që u është dhënë Libri. Më vonë ka zbritur ky ajet: Luftoni kundër atyre, të

Page 279: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

279

cilëve, u është dhënë Libri, por që nuk i besojnë Allahut as botës tjetër, nuk e pranojnë për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i tij dhe nuk predikojnë fenë e vërtetë, deri sa të mos japin xhizjen (lloj tatimi) me dëgjueshmëri dhe përulje (Tevbe, 29).

Cilido prej tyre që gjendet në tokat Islame duhet të paguajë xhizjen ose të mbytet, tjetër rrugë nuk ka. Pasuria e tyre merret si pre e luftës dhe fëmijët e tyre merren si robër. Kur të pranojnë dhënien e xhizjes, robërimi i tyre është i ndaluar, pasuria e tyre është e shenjtë dhe martesa me ata është e lejuar. Por, nëse ata ndodhen në ndonjë shtet të pafe me të cilin Myslimanët nuk kanë ndonjë marrëveshje me atë shtet, atëherë është e lejuar robërimi i tyre dhe marrja e pasurisë si pre e luftës; si dhe nuk është e lejuar martesa me ata. Prej tyre nuk mund të pranohet asgjë tjetër përveç jetës në shtetin Islam bashkë me dhënien e xhizjes ose mbytja e tyre.

Shpata e tretë është nxjerrë kundër idhujtarëve të huaj sikurse që janë idhujtarët Turk, Hazar1 dhe Dejlem2. Allahu Teala flet për këta në suren Muhamed: Kur të ballafaqoheni në luftë me jobesimtarët, sulmoni deri sa t i dobësoni, pastaj lidhini, e mandej, ose lironi me zemërgjerësi nga të lidhurit ose kërkojini dëmshpërblim. Ashtu veproni derisa të mos ndalet lufta! (Muhamed, 4)

Me zemërgjerësi nënkuptohet lirimi i tyre mbasi që të merren si peng lufte. Me dëmshpërblim nënkuptohet marrëveshja e bërë me ata për shkëmbimin e pengjeve të luftës me qëllim të lirimit të tyre. Këta janë ata që nuk mund të pranohen prej tyre, asgjë tjetër përveç mbytjes apo pranimit të Islamit. Dhe, përderisa jetojnë jashtë shtetit Islam, nuk është e lejuar martesa ma ata.

Shpata që është në gjendjen e gatishmërisë është shpata kundër atyre që janë ngritur kundër Imamit të drejtë. Allahu Teala thotë: Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet veti, ju

pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të Allahut, (Huxhurat, 9)

Kur zbriti ky ajet, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Sikur që jam duke luftuar për zbritjen (tenzil) e Kuranit (të vepruarit sipas tij), mbas meje disa prej jush do të luftojnë për shpjegimin (tevil) e tij . E pyetën Cili është ai?

- ai u përgjigj: Ai që është duke i arnuar sandalet e

1 Një popull që jetonte në brigjet e detit Hazar dhe në malet e Kaukazit 2 Krahina e Gilanit në jug të detit Hazar, tek Irani i sotëm

Page 280: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

280

tij . Më këtë është aluduar Emirel Muminun Aliun (a.s.), i cili ishte i zënë me arnimin e sandaleve në atë moment.

Gjatë luftës së Sifinit, Ammar bin Jasiri thoshte: Me këtë flamur, unë kam luftuar bashkë me Hz Resulullahun (s.a.a.) tri herë; kjo është hera e katërt. Betohem në Allahun, që edhe në qoftë Muavija na zmbraps deri te fusha e hurmave të Bahrejnit, nuk do të dyshoj se jam me të vërtetën dhe se ai është me të pavërtetën .

Qëndrimi i Emirel Muminul Aliut (a.s.) ndaj tyre ishte i njëjtë sikur qëndrimi i Hz Resulullahut (s.a.a.) ndaj banorëve të Mekës në ditën e çlirimit të Mekës. Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk i robëroi fëmijët e tyre dhe ka thënë: Kush hyn në shtëpi dhe e mbyll derën duke e braktisur shpatën, është i falur .

Në luftën e Basrës, Hz Emirel Muminuni Aliu (a.s.) u ka dhënë këtë urdhër ushtarëve të tij: Fëmijët mos i merrni si robër lufte, mos i mbytni të plagosurit dhe mos e ndiqni atë që është duke ikur. Kush hyn në shtëpi dhe e mbyll derën duke e braktisur shpatën, është i falur .

Shpata që është në këllëf është shpata me të cilën zbatohet kundërmasa ndëshkuese (kisas). Allahu Teala thotë: Njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin (Maida, 45). Kjo shpatë nxirret me kërkesën e atyre që kërkojnë zbatimin e kundërmasës ndëshkuese; gjykimi bëhet përmes nesh.

Këto janë shpatat që u janë dërguar Hz Resulullahut (s.a.a.). Kush i mohon të gjitha apo vetëm njërin prej tyre, apo edhe traditën dhe rregullat e ndonjërës prej tyre, do të konsiderohet si jobesimtar ndaj asaj që Allahu ia ka zbritur të Dërguarit të Tij.

6.4 KËSHILLA

Një grup i ithtarëve të Ehli Bejtit erdhi para Imam Muhamed Bakirit (a.s.). Imami filloi t i këshillojë ata dhe t i frikojë nga dënimi hyjnor, por ata ishin të pavëmendshëm dhe nuk u kushtonin rëndësi fjalëve të Imamit (a.s.). Imami u zemërua për këtë gjendje të tyre, uli kokën dhe nuk foli për një kohë të shkurtër. Pastaj, e ngriti kokën dhe u tha atyre: Sikur të ishte vendosur në zemrën e ndonjërit prej juve vetëm një pjesë e këtyre fjalëve, përnjëherë do të kishte vdekur. O trupat pa shpirt! O kandilat pa fitil! Ju jeni bërë sikur idhujt nga druri i thatë e të lustruar që janë mbështetur për muri. Pse nuk mund të nxirrni ar prej gurëve, nuk mund të ndriçoheni nga drita ndriçuese dhe nuk mund të nxirrni perla nga deti? Kush flet ndonjë fjalë të pastër dhe të urtë, merreni atë edhe nëse vetë nuk vepron. Sepse, Allahu Teala thotë:

Page 281: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

281

Përgëzoji ata të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë zotëruesit e mendjes së pastër (Zumer, 18).

Turp të kesh o njeri që mburresh! Pse nuk e falënderon Allahun që është falës i mëkateve, të cilit ia jep të përkohshmen ndërsa Ai ta jep të përhershmen dhe të cilit ia jep një dërhem ndërsa Ai t i kthen shtatëqind (sipas shkallës së sinqeritetit)? Ai është që të ushqejë, që ta shuajë etjen dhe që të veshë, që të falë shëndet, që të mjafton për çdo gjë dhe që të mbron nga sytë e armiqve. Kush, përveç Tij, të mbron ty ditën dhe natën, kush të përgjigjet duke ta plotësuar dëshirën kur ke nevojë dhe kur mbetesh pa shpresë, dhe kush ta tregon rrugën kur je në sprovë? Sikur ke harruar netët kur ke pasur dhimbje, kur je frikuar dhe je lutur Allahut që ta pranojë lutjen. Me këtë punë të bukur, Ai u bë i denjë për falënderim. Por, ti e harrove Atë duke qenë në mesin e atyre që e përmendin Atë dhe e kundërshtove Atë në urdhrin e Tij. Turp të kesh! Ti je një plaçkitës; plaçkitësi i mëkateve; kur të vëren një kënaqësi për epshin tënd ose ndonjë rrethanë për të kryer mëkat, menjëherë vrapon kah padituria. Sikur Allahu nuk të vëren ty. O ti kërkuesi i xhenetit! Sa të gjatë e ke gjumin, sa të lodhur e ke kafshën bartëse dhe sa të dobët e ke përpjekjen! Të dhëntë Allahu të mbarën me këtë gjendje! O ti që mundohesh të ikësh nga xhehenemi! Pse kafsha jote bartëse është duke të çuar me vrap në drejtimin e tij? Sa shumë je duke treguar gajret për gjërat që të çojnë në xhehenem! Shikoni këto varreza para shtëpive që janë renditur sikur rreshtat e librave. Rreshtat janë afër njëri tjetrit dhe varrezat janë afër njëra tjetrës, por (ata brenda varrezave) janë shumë larg njëri tjetrit prej atyre gjërave që i kanë arritur (xhehenemi dhe xheneti).

Këta kanë ndërtuar dhe rrënuar, janë ngrohur dhe dridhur nga të ftohtit, kanë qenë banorë dhe janë dëbuar; dhe në fund kanë migruar. A ke dëgjuar për ndokënd tjetër, përveç banorëve të varrezave, që janë të afërt dhe të largët, që kanë ndërtuar dhe rrënuar, që janë ngrohur dhe dridhur nga të ftohtit, që kanë banuar dhe janë dëbuar dhe që kanë migruar?

O djali i tri ditëve: Dita (e parë) e lindjes; dita (e dytë) e lëshimit në varr dhe dita (e tretë) kur do të dilet para Allahut. Dita kur do të dilet para Allahut është dita më e madhe. O zotëruesit e fytyrave të bukura! O devetë që janë shtrirë buzë lumit dhe qëndrojnë të etshme! Pse trupat i keni të zhvilluara ndërsa zemrat i keni të shkatërruara? Betohem në Allahun se sikur të kishit parë përfundimin me të cilin do të ballafaqoheni dhe se ku do të shkoni, do të kishit

Page 282: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

282

thënë: Ah sikur të ktheheshim në Dynja, të mos përgënjeshtrojmë argumentet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët! (Enam, 27). Allahu u thotë atyre: Jo, nuk është ashtu, po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë (Enam, 28).

66..55 FFJJAALLËËTT EE SSHHKKUURRTTRRAA

1. - Me dyfytyrëshin merru vesh përmes gjuhës dhe kalo mirë me të. Vetëm besimtarin duaje me zemër. Sillu mirë edhe me një hebrenj, nëse rri afër teje.

2. - Nuk ka bashkim më të mirë sesa bashkimi i pjekurisë dhe i diturisë.

3. - E tërë përkryerja përbëhet nga zotërimi i diturisë së thellë në lidhje me fenë, durimi ndaj fatkeqësive dhe rregullimi i shpenzimeve të jetesës në mënyrë të matur.

4. - Betohem ndaj Allahut se mendjemadhi polemizon me Allahun në lidhje me atributet e Tij (Sepse, madhështia i takon vetëm Allahut dhe robi nuk ka të drejtë të mëtojë madhështinë).

5. - Një ditë Imami (a.s.) i pyeti ata që ishin afër tij: Çka është trimëria? Çdonjëri prej tyre u përgjigj në mënyrën e vet. Atëherë, Imami (a.s.) tha: Trimëria është të mos poshtërohesh duke mos lakmuar; të mos bëhesh i varfër duke mos kërkuar diçka prej të tjerëve; të mos kritikohesh duke mos bërë koprraci dhe, të mos fitosh armik duke mos u gjendur në padituri . E Pyetën: Kush ka fuqi për këtë?

- Imami (a.s.) u përgjigj: Për këtë ka fuqi ai që ka dëshirë të bëhet i çmuar si bebëza te syri, si era e miskut (lëndë me erë) te parfumet dhe si kalif gjatë këtyre ditëve (Këtu si kalif është menduar për kalifin sipas veçorive personale të zakoneve të njerëzve, përndryshe kalifi i padrejtë nuk ka asnjë vlerë për Imam Bakirin a.s.).

6. - Një person, duke qenë në prani të Imamit (a.s.), bëri këtë lutje: O Allah, më bën të panevojshëm nga të gjithë njerëzit . Imami (a.s.) i tha: Mos thuaj ashtu, por thuaj O Allah, mos më bën të

Page 283: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

283

nevojshëm ndaj njerëzve të këqij , sepse besimtari nuk mund të bëhet i panevojshëm për vëllain .

7. - Ngrihu vetëm për të vërtetën. Largohu prej gjërave që nuk të interesojnë dhe që janë të padobishme. Ruaju nga armiku. Bëhu i kujdesshëm ndaj mikut, përveç atij që frikohet prej Allahut. Mos u miqëso me mëkatarin dhe mos u bën ortak me sekretin tënd. Konsultoju për punët e tua me ata që ia kanë frikën Allahut.

8. - Shoqërimi njëzet vjet me dikë është miqësi.

9. - Nëse ke mundësi, mundoju që të jesh në epërsi për të bërë mirë ndaj çdonjërit1.

10. - Tri gjëra janë ndër bukuritë e kësaj dhe të botës së ardhshme: Falja e atij që të bën zullum, vazhdimi i marrëdhënieve me atë i cili i ndërpret ato dhe sjellja në mënyrë të butë dhe të matur ndaj atij që bën padituri ndaj teje.

11. - Ekzistojnë tri lloje të zullumeve: Zullumi të cilin nuk e fal Allahu, zullumi të cilën e fal Allahu dhe zullumi për të cilën do të kërkojë llogari. Zullumi të cilin nuk do ta falë Allahu është përshkrimi i të bërit ortak ndaj Tij, zullumi të cilin do ta falë Allahu është zullumi i njeriut ndaj vetvetes dhe zullumi për të cilin do të kërkojë llogari është zullumi i bërë ndaj të tjerëve.

12. - Kush përmbahet nga ndihma ndaj myslimanit dhe nuk mundohet për ta plotësuar nevojën e tij, do të përballet me një nevojë që kërkon përpjekje, që nuk përmban sevape dhe që ka mëkate. Koprraci që përmbahet prej shpenzimit të pasurisë në një vend që

1 Me të vërtetë njeriu duhet të ndalet e të mendojë në lidhje me këtë fjalë plot dritë, ku prej kësaj do të kuptojmë se fjalët dhe veprat e Ehli Bejtit (a.s.) na ftojnë për një jetë të shëndoshë. Njeriu, gjatë jetës së tij ka marrëdhënie me qindra, e ndoshta edhe me mijëra njerëz dhe Imami (a.s.) na thotë që të mundohemi të bëhemi më i epërm në mirësi ndaj çdonjërit me të cilin jemi në marrëdhënie. Dhe, Ehli Bejti (a.s.) këtë e ka treguar edhe në praktikë përmes shembujve më të bukur, jo vetëm me fjalë. Për këtë arsye, ne kemi nevojë për anijen shpëtuese të Ehli bejtit (a.s.), në mënyrë që të bazojmë besimin, moralin, veprat dhe marrëdhëniet njerëzore mbi bazat e drejta. Dhe, vetëm në bazë të njohjes së tyre, njerëzit e kanë arritur lumturinë dhe shpëtimin. (përkth.)

Page 284: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

284

është i kënaqur Allahu, do të përballet me harxhimin e shumëfishtë të pasurisë në një vend që nuk do ta pëlqejë Allahu.

13. - Për besimtarin, të gjitha caktimet e Allahut janë të mbara.

14. - Allahu nuk i do ata njerëz që insistojnë duke kërkuar ndonjë gjë nga njerëzit tjerë, por, këtë e pëlqen për vete. Ai ka dëshirë që të kërkohen prej Tij ato gjëra që gjenden tek Ai, edhe atë duke insistuar.

15. - Çdonjërit që Allahu nuk ia vendos një këshillues në brendësinë e tij, nuk do të kenë dobi këshillat e njerëzve ndaj tij.

16. - Peshorja e veprave do të bëhet e lehtë, për atë që të jashtmen e ka më të mirë se të brendshmen.

17. - Sa të tillë ka që kur të takojnë ndonjërin, i thonë: Allahu ta shkatërroftë armikun tënd , ndërsa, ata nuk kanë armik tjetër përveç Allahut.

18. - Tre njerëzve nuk u jepet selam: Atij që është duke shkuar për ta falur namazin e Xhumasë, atij që shkon mbrapa xhenazes dhe atij që gjendet në hamam (banjë).

19. - Një dijetar, prej të cilit përfitohet dituri prej tij, është më i epërm sesa shtatëdhjetëmijë njerëz që i bëjnë ibadet Allahut.

20. - Një njeri, nuk do të llogaritet si dijetar, përderisa të mos e lakmojë atë që është më i epërm se ai dhe të mos e përçmojë atë që është më i ulët se ai.

21. - Imami (a.s.) tha: Nuk e ka njohur Allahun, ai që i bën padrejtësi Atij , dhe pastaj lexoi këtë poemë:

Thua se e dashuron, por i bën padrejtësi Atij Është një punë e çuditshme, betohem në shpirtin tënd Sikur të kishe dashur me të vërtetë, do t'i ishe nënshtruar Atij Sepse, ai që dashuron nuk e kundërshton fjalën e atij që e

dashuron .

Page 285: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

285

22. - Të kesh nevojë për pasurinë e ndonjërit që sapo e ka arritur atë, është njëjtë sikur të kesh nevojë për paratë që gjenden në gojën e gjarprit; në njërën anë je në nevojë dhe në anën tjetër je në rrezik.

23. - Kush i zotëron tri veti, nuk do të vdesë pa e vuajtur dënimin e tyre: Të bërit zullum, ndërprerja e marrëdhënieve familjare dhe betimi i rremë, që e ka kuptimin e luftimit kundër Allahut. Nënshtrimi me të cilin e arrin më së shpejti sevapin, është mirëmbajtja e marrëdhënieve familjare. Disa njerëz bëhen ngatërrestarë, por për hir të mirëmbajtjes së marrëdhënieve familjare do t u shtohet pasuria dhe malli i tyre. Betimi i rremë dhe ndërprerja e marrëdhënieve familjare (sjellja jo e mirë ndaj të afërmve) bëhen shkaktare të shkatërrimit të vendbanimeve.

24.- Vepra e kryer pa njohuri nuk pranohet dhe nuk ka njohuri pa vepra. Kush e njeh Allahun, njohuria e tij do ta nxisë kah veprimi; nuk do të pranohet vepra e atij që nuk ka njohuri.

25. - Disa nga krijesat, Allahu i ka krijuar për të punuar punë të mbara. Atyre u ka bërë të dashur punët e mbara dhe ata që kërkojnë të mbarën, i ka drejtuar kah ata. Sikur që e dërgon shiun si ndihmesë për të ringjallur tokën e thatë, ashtu edhe punët e mira i lehtëson përmes tyre. Disa prej krijesave, Allahu i ka krijuar si armiq të punëve të mbara dhe përmes tyre ka bërë të urryer të mbarën dhe punët e mbara; ka ndaluar të drejtuarit kah ata të atyre që kërkojnë të mbarën. Sikur që ndonjëherë nuk e dërgon shiun për të ringjallur tokën e thatë, ashtu edhe u ka ndaluar atyre që të veprojnë vepra të mbara; ndërsa Allahu fal shumë.

26. - Njoftoju me dashurinë e vëllait tënd që e mban në zemrën e tij përmes dashurisë ndaj tij që e mban në zemrën tënde.

27. - Imani përbëhet prej dashurisë dhe urrejtjes.

28. Shiitët tanë janë ata që ruhen nga Allahu dhe i nënshtrohen Atij. Shiitët njihen përmes modestisë; zbatimit të amanetit, përmendjes së shumtë të Allahut; agjërimit, faljes së namazit, bamirësisë ndaj prindërve; mbajtjes së përgjegjësisë ndaj të varfërve; borxhlinjve; fqinjëve dhe jetimëve; të folurit e drejtë; leximit

Page 286: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

286

të Kuranit; të përmendurit e njerëzve vetëm për të mirë dhe në mesin e fisit të njohur si të besueshëm.

29. - Katër gjëra janë nga thesari i mirësisë: Fshehja e nevojës; fshehja e sadakasë; mostregimi i dhimbjes dhe mospërmendja e fatkeqësisë që të ka goditur.

30. - Veprën e pastër e ka ai, gjuha e të cilit flet të vërtetën. Do t i shtohet furnizimi i atij që e ka nijetin e pastër. Do t i shtohet jeta e atij që sillet mirë ndaj familjes së tij.

31. - Ruaju prej padurimit dhe përtacisë, sepse këto janë çelësat e çdo sherri. Përtaci nuk mund ta zbatojë asnjë të drejtë ndërsa ai që është i padurueshëm nuk mund të durojë asnjë të drejtë.

32. - Kush vëllazërohet me ndonjërin për hir të Allahut, me qëllim të besimit tek Allahu, mbetjes besnik ndaj vëllait dhe kërkimit të kënaqësisë së Allahut, do të fitojë një dritë nga drita e Allahut, një mbrojtje prej Allahut, një argument që do ta shpëtojë në ditën e Kiametit, një madhështi permanente dhe një famë të lartësuar, sepse, besimtari as nuk është shtesë për Allahun dhe as nuk është i ndarë prej Tij. E pyetën Çka do të thotë kjo?

- ai u përgjigj: Nuk është shtesë , d.m.th. ai nuk është Zot dhe nuk është i ndarë prej Tij , pra ai nuk është prej tjetrit.

33. - Njeriu, për të mashtruar veten, mjafton që: Turpin që e vëren te tjetri të mos e vërejë te vetvetja; të turpërojë tjetrin me diçka që nuk ka mundur vetë ta braktisë atë dhe ta ofendojë shokun me një gjë për të cilën nuk shqetësohet vetë.

34. - Modestia është pranimi i emërimit tënd në një pozitë që është më i ulët se pozita jote; dhënia e selamit çdonjërit që e takon dhe heqja dorë nga debati edhe nëse ke të drejtë.

35. - Besimtari është vëllai i besimtarit; besimtari nuk e mallkon vëllanë e tij, nuk e privon nga mirësia dhe nuk gjendet në supozimin e keq ndaj tij.

36. - Imami (a.s.) i tha djalit të tij: Tregohu i durueshëm ndaj të vërtetës, sepse, nëse kursen diçka në vendin e drejtë, do ta shpenzosh dyfishin e saj në një vend të padrejtë.

Page 287: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

287

37. - Është larguar imani prej atij, të cilit i është dhënë budallallëku.

38. - Allahu nuk e do atë që flet fjalë të shëmtuara dhe që e ka gojën e prishur.

39. - Përveç dënimeve nga Allahu, si varfëria gjatë jetës dhe plogështia gjatë adhurimit, ekzistojnë edhe dënimet në lidhje me trupin dhe zemrën. Askush nuk ka përjetuar dënimin më të madh sesa vrazhdësia e zemrës.

40. - Në ditën e Kiametit do të thërret një thirrës: Ku janë të durueshmit? dhe një grup prej njerëzve do të ngrihen në këmbë. Pastaj, do të thërret: Ku janë ata që e kanë detyruar veten për të duruar , dhe një grup tjetër do të ngrihen në këmbë. E pyetën: Qofshin kurban shpirtrat tanë për ty, kush janë të durueshmit dhe ata që e kanë detyruar veten për të duruar ?

- Imami (a.s.) u përgjigj: Të durueshmit janë ata që kanë treguar durim për të zbatuar obligimet dhe ata që e kanë detyruar veten për të duruar janë ata që e kanë detyruar veten që të largohen prej gjërave të ndaluara.

41. - Allahu thotë: O biri i Ademit! Rri larg nga gjërat e ndaluara. Nëse vepron në këtë mënyrë, do të bëhesh ndër më të devotshmit .

42. - Ibadeti më i epërm është ndershmëria e stomakut dhe e organeve gjenitale. (mbrojtja e tyre prej gjërave të ndaluara).

43. - Sjellja e bukur dhe fytyra e buzëqeshur ia hapin rrugën dashurisë dhe afrimit tek Allahu. Ndërsa, fytyra e zymtë dhe e ngrysur ia hap rrugën e urrejtjes dhe të largimit nga Allahu.

44. - Nuk do të vendoset në zemrën time bamirësia e parë që ia kam bërë ndonjërit, përderisa të bëjë edhe një bamirësi tjetër, dhe deri atëherë nuk do të kem me çka të fitoj afrinë dhe miqësinë e të tjerëve. (kursimi i bamirësive të ardhshme do të ndërpresin falënderimet për bamirësitë e mëhershme). Nuk do të ndiej kënaqësi në zemrën time nëse nuk i plotësoj nevojat që sapo janë paraqitur.

Page 288: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

288

45. - Imani dhe turpi bashkohen te rrënja e njëjtë; nëse shkon njëri, tjetri do ta ndjekë atë.

46. - Kjo botë u jepet njerëzve të mirë dhe të këqij. Por, këtë fe Allahu Teala ua jep vetëm robërve të posaçëm.

47. - Imani është pranimi dhe veprimi. Ndërsa Islami është vetëm pranimi.

48. - Imani është i vendosur në zemër. Ndërsa, Islami është vetëm një mjet për zbatimin e gjykimeve të jashtme si martesa, trashëgimia dhe mbrojtja e jetës. Imani është ortak me Islamin; por Islami nuk është ortak me imanin.

49. - Kush bëhet shkaktar i hapjes së derës së udhëzimit (duke ringjallur një traditë të mirë) do të fitojë sevape për aq sa do të fitojnë sevape ata që veprojnë sipas asaj tradite dhe nuk do t u mungojë aspak as atyre. Kush bëhet shkaktar i hapjes së derës së devijimit (duke ringjallur një traditë të keqe), do të fitojë mëkate për aq sa do të fitojnë mëkate ata që veprojnë sipas asaj tradite dhe nuk do t u mungojë aspak dënimi i tyre.

50. - Lajkat dhe lakmia nuk i përkasin moralit të besimtarit; por nëse ka të bëjë me kërkimin e diturisë, atëherë, është e lejueshme. (Është i lejuar lajkatimi i mësuesit dhe lakmia e nxënësve të klasës me qëllim të shtimit të diturisë).

51. - Kur të pyetet ndonjë dijetar dhe ai nuk e di përgjigjen, atëherë është e përshtatshme të thotë: Allahu është më i dijshmi . Por, nuk është e hijshme ta thotë këtë ai që nuk është dijetar. (Sipas një rrëfimi tjetër Imam Muhamed Bakiri (a.s.) ka thënë: Nëse pyetet për diçka ndonjëri që nuk është dijetar dhe nëse nuk e di përgjigjen, më së miri është të thotë haptas Nuk e di , në mënyrë që të mos shfaqen dyshimet në zemrën e pyetësit ).

52. - Të parët që e kanë folur gjuhën arabe ishin Hz Ibrahimi (a.s.) dhe djali i tij Hz Ismaili (a.s.). Në atë kohë Hz Ismaili (a.s.) ishte trevjeçar dhe më së pari ka folur me gjuhën e prindërve. Ai ishte i pari që e ka mësuar gjuhën arabe dhe i pari që është zgjedhur për kurban (jo vëllai i tij Is-haku).

Page 289: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

289

53. - A doni të dini për një gjë që largon prej jush sherrin e shejtanit dhe sulltanit gjatë veprimit tuaj?. Po, na trego që të veprojmë në atë mënyrë , i tha Ebu Hamza. Atëherë, Imami (a.s.) tha: Kur të zgjoheni herët në mëngjes, jepni sadaka, sepse, kjo vepër ia nxit fytyrën shejtanit dhe atë ditë do të jeni të mbrojtur nga sherri i sulltanit. Jepini rëndësi dashurisë për hir të Allahut, themelimit të miqësive për hir të Allahut dhe dhënies së ndihmës për veprat e mbara. Këto vepra ia thajnë rrënjët e shejtanit. Insistoni në kërkimin e faljes, sepse kjo i asgjëson mëkatet.

54. - Me të vërtetë, gjuha është çelësi i çdo të mire dhe çdo të keqeje. Besimtari, sikur që e ka vulosur arin dhe argjendin, ashtu edhe është e përshtatshme që ta vulosë gojën e tij. Hz Resulullahu ka thënë (s.a.a.): Allahu e mëshiroftë besimtarin që e mbron gjuhën e tij nga çdo sherr. Me të vërtetë, një vepër e tillë është sikur një sadaka që ka dhënë për vetveten . Pastaj, Imami (a.s.) shtoi: Asnjëri nuk do të shpëtojë pa e ruajtur gjuhën.

55. - Bërja publike e ndonjë gjëja që ka të bëjë me vëllanë tënd, dhe të cilën e ka fshehur Allahu, është përgojim. Por, është e lejuar që të flitet për cilësitë temperamente dhe të ngutshme. Shpifja është diçka që nuk ekziston te vëllai yt dhe të cilën ia atribuon atij përmes gënjeshtrës.

56. - Në Ditën e Kiametit më së shumti do të pendohet ai, të cilit i është shpjeguar rruga e drejtë dhe ai nuk i është përmbajtur asaj.

57. - Bëhuni të devotshëm, punëtorë dhe ndër ata që e flasin të vërtetën. Amanetin kthejani pronarit; qoftë ai njeri i mirë apo i keq. Sikur Ali ibni Ebu Talibi (a.s.) të më kishte dhënë amanet vrasësin e tij, unë do t ia ktheja atij.

58. - Mirëmbajtja e marrëdhënieve familjare do të pastrojë veprat, do ta shtojë pasurinë, do ta largojë fatkeqësinë, do ta lehtësojë dhënien e llogarisë dhe do ta vonojë afatin e vdekjes.

59. - O njerëz! Ju jeni shënjestrat e shtizave të vdekjes. Asnjëri nuk mund ta arrijë ditën e nesërme të jetës së tij pa e kaluar të sotmen. A ekziston në këtë botë ndonjë kafshatë që nuk mund ta zë frymën? A ekziston një gllënjkë e ujit që nuk mund ta mbyllë rrugën e

Page 290: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

290

frymëmarrjes? Ndërtojeni vendin ku do të shkoni, sepse, e sotmja është begati; nuk dihet kush do ta arrijë të nesërmen. Të gjithë njerëzit e kësaj bote janë udhëtarë; nyejt e barrës do të zgjidhen në botën tjetër. Ne jemi degët e rrënjëve (baballarëve) tanë. Sa mund të qëndrojë dega pa ekzistuar rrënja? Ku janë ata që kanë jetuar më shumë se ju dhe që kanë pasur më shumë dëshira se ju? O biri i Ademit! Vdekja, të cilën nuk mund ta largosh prej teje, të është bashkangjitur dhe nuk ka më mundësi kthimi. Jetën e kalueshme mos e llogarit si jetë. Ty nuk do të të mbetet asgjë tjetër pos lezetit që të afron te vdekja. Pothuajse, edhe ti je bërë si një i afërm i harruar dhe një trup pa jetë. Mendo për vete dhe braktise çdo gjë jashtë saj; kërko ndihmën e Allahut, në mënyrë që Allahu të të ndihmojë.

60. - Kush bën mirësi ndaj tjetrit, për aq sa i është bërë, ai e ka kompensuar mirësinë. Kush bën mirësi pak më shumë sesa që u është bërë, ai e ka falënderuar sipas meritës. Kush falënderon ndaj mirësisë së bërë, do të fisnikërohet. Kush e ka kuptuar se çdo të mirë që e ke bërë, në realitet e ke bërë për veten, nuk do të presë ndonjë falënderim, ndonjë miqësi prej njerëzve apo edhe ndonjë shtim të dashurisë së tyre ndaj tij. Atëherë, mos prit lëvdatat e të tjerëve për mirësinë që u ke bërë atyre, në mënyrë që të mbrohet dinjiteti personal. Dije që, ai që e ka hapur gojën për të kërkuar plotësimin e nevojës nga ti, ai nuk e ka mbrojtur dinjitetin e tij me këtë. Prandaj, mbroje dinjitetin tënd duke ia plotësuar nevojën.

61. - Sikur që i premton familjes së tij, ai që shkon në rrugë, ashtu edhe Allahu i premton fatkeqësi besimtarit (se do ta mbrojë prej fatkeqësive dhe të këqijave). Sikur që mjeku ia këshillon dietën të sëmurit, ashtu edhe Allahu i këshillon besimtarit dietën (përmbajtjen) e kësaj bote.

62. - Këtë botë, Allahu ia jep atij që e do dhe atij që nuk e do, por fenë ia jep vetëm atij që e do.

63. Shiitët e Aliut (a.s.) janë ata që nuk e kursejnë pasurinë njëri për tjetrin në rrugën e udhëheqjes sonë; që e donë njëri tjetrin përmes dashurisë sonë; që e vizitojnë njëri tjetrin me qëllim të ringjalljes së parimeve Shiite; që nuk drejtohen kah padrejtësia kur të zemërohen; që nuk harxhojnë pa nevojë kur janë të kënaqur; që janë

Page 291: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Bakiri (a.s.)

291

bereqet për fqinjët e tyre dhe që jetojnë në paqe me ata që kanë marrëdhënie shoqërore.

64. - Përtacia është e dëmshme, edhe për fenë, edhe për botën.

65. - Sikur të dinte kërkuesi se sa i keq është kërkimi, asnjëri nuk do të kishte kërkuar asgjë prej tjetrit. Sikur të kishte ditur ai prej të cilit kërkohet se sa e keqe është mosdhënia e asaj që i kërkohet, asnjëri nuk do të kishte refuzuar kërkesën e kërkuesit.

66. - Disa prej robërve të Allahut lehtësojnë dhe u sjellin fat të tjerëve; ata e sigurojnë jetesën e vet dhe njerëzit e tjerë jetojnë në rehati duke i falënderuar këtyre. Në mesin e njerëzve ata janë sikur shiu. Disa prej robërve të Allahut vështirësojnë dhe janë fatkëqij; as vetë nuk jetojnë në rehati, as të tjerët nuk janë të rehatshëm prej duarve të tyre. Këta i përngjajnë karkalecave që shkatërrojnë çfarëdo që u del përpara.

67.

Ndaj njerëzve flisni ato fjalë që ju keni dëshirë t i dëgjoni prej tyre. Allahu nuk i do ata që mallkojnë; që shajnë; që flasin fjalë të rënda e të shëmtuara; që kërkojnë prej të tjerëve duke insistuar dhe që i përgojojnë të tjerët, por, e do atë që është i turpshëm, i matur, i ndershëm dhe që ruhet prej gjërave të shëmtuara.

68. - Allahu i do ata që e përhapin përshëndetjen (selamin).

Page 292: Dhurate mendjeve
Page 293: Dhurate mendjeve

IMAM XHAFER SADIKU (A.S.)

Page 294: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

294

HADITHET E IMAM SADIKUT (A.S.) LIDHUR ME URTËSINË, ASKETIZMIN, KËSHILLAT, DEVOTSHMËRINË DHE

TË NGJASHME

7.1 KËSHILLAT KUSHTUAR XHUNEJD IBN ABDULLAHUT1

O Abdullah! Shejtani i ka përgatitur kurthet në këtë botë mashtruese dhe dëshiron t i gjuajë vetëm miqtë tanë. Por, në sytë e miqve tanë, bota e ardhshme është aq e madhe sa që nuk pranojnë ta ndërrojnë atë me asgjë.

Pastaj, vazhdoi: Ku janë zemrat e stërmbushura me dritë? Në sytë e tyre, bota

është sikur një gjarpër helmues dhe një armik i huaj. Duke u drejtuar kah Allahu, ata janë larguar prej gjërave me të cilët merren njerëzit e papërgjegjshëm dhe të dehur. Ata janë miqtë e mi të vërtetë. Për nder të tyre, qetësohen nxitjet dhe largohen fatkeqësitë.

O Xhundeb ibn Abdullah! Ai që na njeh neve (që di dhe i beson pozitës sonë hyjnore) duhet t i shikojë veprat e tij çdo ditë dhe çdo natë dhe të kërkojë llogari për veten. Nëse vëren se punët që i ke kryer janë të mira, atëherë duhet t i shtojë ato; në të kundërtën, duhet

1 Xhundeb ibn Abdullahu është prej sahabeve të Imam Sadikut (a.s.), Imam Kazimit (a.s.) dhe Imam Riza (a.s.). Në këtë hadith mund të kuptojmë për vlerën e tij që ka pasur para Imam Sadikut (a.s.), edhe pse është përmendur edhe në librat e njerëzve të pushtetit, për shkak të detyrave dhe funksioneve të cilat i ka kryer.

Page 295: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

295

të pendohet dhe të heqë dorë nga punët e këqija në mënyrë që të mos turpërohet në ditën e Kiametit.

Lum për atë rob që i është dhënë pasuria dhe stolia e kësaj bote, ndërsa ai nuk e lakmon atë. Lum për personin që kërkon dhe punon për botën e ardhshme. Lum për personin që nuk është i zënë me dëshirat e kota.

Allahu e mëshiroftë atë që bëhet kandil e pishtar për njerëzit, që i thërret ata përmes veprave kah ne dhe që nuk i zbulon sekretet tona.

O Abdullah! Besimtarë janë ata që ia kanë frikën Allahut dhe që brengosen mos t u merret nga duart udhëzimi që u është dhuruar atyre, që i kaplon frika kur t i përkujtojnë dhuntitë e Allahut, që u shtohet imani kur t u lexohen ajetet e Kuranit ku manifestohet qartas fuqia e Tij e pafundme dhe që i mbështeten Zotit të tyre.

O Abdullah! Padituria ka ekzistuar që nga kohët e lashta dhe themeli i saj është forcuar. Kjo është bërë kështu për shkak të shndërrimit të fesë në një lodër në duart e njerëzve. Madje, edhe ata që mendojnë se i janë afruar Allahut përmes diturisë, edhe ata e kërkojnë tjetrin në vend të Tij. Ata janë vetë zullumqarët.

O Abdullah! Sikur Shiitët tanë të kishin treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri, engjëjt do të takoheshin me ata, retë do të kishin bërë hije mbi ta, ditët do t u ishin bërë të kthjellëta, do të furnizoheshin prej tokës dhe prej qiellit dhe Allahu do t ua kishte plotësuar çdo dëshirë.

O Abdullah! Për ata që e pranojnë thirrjen tonë, mos flisni asgjë tjetër përveç fjalëve të mira. Lutuni me përulje Allahut dhe kërkoni arritjen e sukseseve për ata. Lutuni që Allahu t i falë ata. (padyshim) që do të fitojë xhenetin ai që pranon udhëheqjen tonë, që nuk miqësohet me armiqtë tanë, që flet vetëm atë që di dhe, që nuk i flet ato gjëra që nuk i di dhe për të cilat dyshon.

O Abdullah! Do të shkatërrohet ai që mbështetet në veprën e tij. Nuk do të shpëtojë ai që mbështetet në mëshirën e Allahut dhe që tregon përpjekje kundër mëkateve. E pyetën Atëherë, kush do të shpëtojë , dhe Imam Sadiku (a.s.) u përgjigj: Do të shpëtojnë ata që zemrat e tyre gjenden në mes të frikës dhe shpresës dhe, që për shkak të frikës nga Allahu e përmallojnë sevapin sikur të jenë në kthetrat e një shpeze që është duke fluturuar.

O Abdullah! Ai që dëshiron që Allahu ta martojë me hyritë e xhenetit dhe që t i vendoset një kurorë e dritës në kokën e tij, duhet ta gëzojë vëllain e tij besimtar.

Page 296: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

296

O Abdullah! Pakësoje gjumin gjatë natës dhe të folurit gjatë ditës. Nuk ekzistojnë organe tjera në trupin e njeriut që e falënderojnë më së paku Allahun sikurse që janë syri dhe gjuha e tij. Nëna e Hz Sylejmanit (a.s.) i ka thënë Hz Sylejmanit (a.s.): Biri im, mos fli më tepër sesa që ke nevojë, sepse, gjumi i tepërt do të të bëjë të varfër në ditën e Kiametit, kur do të kesh më së shumti nevojë për veprat e mira.

O Abdullah! Shejtani i ka kurthet e veta për t'i zënë në pusi njerëzit. Prandaj, mos iu afro kurtheve të shejtanit. E pyetën: Cilët janë ato kurthe? - ai u përgjigj:

Kurthet e shejtanit janë ato kurthe që e parandalojnë njeriun nga të bërit mirë ndaj vëllait të tij ndërsa rrjeti i tij ka të bëjë me fjetjen gjatë kohëve të namazit. Dijeni se nuk ka ibadet sikur që është bërja e hapave për ta vizituar apo për t ia bërë mirë vëllait të tij. Turp të kenë ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit, që flenë në vetmi dhe që luajnë me ajetet e Kuranit në kohërat e dobësimit të fesë. Këta janë ata që nuk kanë hise në botën e ardhshme. Në ditën e kiametit, Allahu nuk do t i lejojë që të flasin, nuk do t i pastrojë prej mëkateve dhe për ata ekziston një dënim i rëndë.

O Abdullah! Kush e arrin mëngjesin me një brengë që nuk ka të bëjë me mbrojtjen prej zjarrit të xhehenemit, ka thjeshtësuar një çështje të rëndësishme dhe ka shprehur dëshirë vetëm për një pjesë të vogël të asaj që do të japë Allahu.

Kush i bën hile vëllait të tij, e ofendon atë dhe ushqen armiqësi ndaj tij, Allahu do ta hedhë në xhehenem. Kush e xhelozon një besimtar, do t i tretet imani sikur që tretet kripa në ujë.

O Abdullah! Ai që bën një hap me qëllim të plotësimit të nevojës së vëllait besimtar, është sikur ai që vrapon në mes Safës dhe Merves. Ai që ia plotëson nevojën e vëllait të tij besimtar, është sikur ai që është ngjyer me gjak në rrugën e Allahut, në luftërat e Bedirit dhe të Uhudit. Allahu nuk e ka shkatërruar një popull, përderisa nuk i ka nënçmuar të drejtat e vëllait të tij të varfër.

O Abdullah! Thuaj Shiitëve tanë që të mos shkojnë mbas mendimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme. Betohem në Allahun se nuk do ta arrijnë udhëheqjen tonë pa u ikur mëkateve, pa u përpjekur në këtë botë dhe pa u siguruar barazi vëllezërve të tij besimtarë. Nuk është ndër Shiitët tanë ai që u bën padrejtësi të tjerëve.

O Abdullah! Shiitët tanë njihen përmes cilësive si: bujaria, dhurimi ndaj vëllezërve dhe faljes së 50 reqateve ditore. Shiitët tanë nuk ulërijnë sikur qentë kur e humbin durimin; nuk e kanë syrin e

Page 297: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

297

pangopur sikur sorrat; nuk bëhen fqinj me armiqtë tanë; nuk ia hapin dorën atyre që nuk na donë edhe nëse vdesin prej urisë.

Shiitët nuk e hanë peshkun gjarpër; nuk bëjnë meshë (fërkimi me dorën e lagur) mbi këpucë; kujdesen që ta falin namazin e drekës sapo të fillojë koha e tij dhe nuk pinë venë.

Kurban t u bëftë shpirti im, ku mund t i gjejë ata?

Imami (a.s.) u përgjigj: Në maje të maleve dhe në skajet e

qytetit. Kur të hysh në ndonjë qytet, pyeti njerëzit për ata që nuk konsultohen me njerëzit dhe që njerëzit nuk konsultohen me ata1. Ata janë besimtarët e vërtetë.

Allahu Teala thotë në lidhje me Habib-i Nexharin: Dhe prej skajit më të largët të qytetit (Antakja) erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit! (Jasin, 20). Me të vërtetë Habib-i Nexhari ka qenë në vetmi.

O Abdullah! Të gjitha mëkatet do të falen, përveç padrejtësisë së bërë ndaj besimtarit. Të gjitha veprat do të pranohen, përveç veprave që kryhen për t u treguar para njerëzve.

O Abdullah! Duaje për hir të Allahut, mbaju për litarin e sigurt dhe mos u ndaj prej rrugës së drejtë. Përderisa je i tillë, do të pranohen veprat e tua. Allahu Teala thotë: Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë (Taha, 82).

Nuk do të pranohet vepra e kryer që nuk përcillet nga imani. Nuk ka iman pa vepra, vepra pa bindje të sigurt dhe bindje të sigurt pa modesti. Boshti i të gjitha këtyre është udhëzimi. Atëherë, kush e arrin udhëzimin do t i pranohet vepra dhe vepra e tillë do të lartësohet deri te bota e realitet të çdo gjësendi (melekut). Allahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron (Bekare, 213).

O Abdullah! Nëse dëshiron që të vendosesh afër dhuntisë dhe mëshirës së Allahut, që të jesh bashkë me Të dhe që të vendosesh në xhenetin e Firdevsit, mos i jep rëndësi kësaj bote, gjithmonë ki parasysh vdekjen dhe mos kurse asgjë për ditën e nesërme. Dije që, do të përfitosh prej çdo gjëje që e ke dërguar më herët (bamirësitë dhe ibadetet) dhe do të jetë në dëmin tënd (çdo pasuri e mall që ke kursyer) që e ke lënë mbrapa në këtë botë.

O Abdullah! Ai që e ka privuar veten prej pasurisë së fituar është ai që mbledh pasuri për tjetrin. Ai që i përshtatet epshit dhe

1 Kjo ka të bëjë me kohën kur pakica e lidhur për Ehli Bejtin kanë qenë të shtypur.

Page 298: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

298

pasionit, i është përshtatur armikut të tij. Kush mbështetet tek Allahu, do t i mjaftojë atij në punët e kësaj dhe të botës së ardhshme dhe, do ta mbrojë atë person në vendin ku nuk është prezent. Do të mbetet pa ndihmë ai që nuk përgatit durimin për çdo fatkeqësi, falënderimin për çdo dhunti dhe një zgjidhje për çdo problem. Mundohu që të tregohesh i durueshëm ndaj fatkeqësive e mjerimeve që do ta godasin fëmijët edhe pasurinë tënde, sepse, me qëllim të sprovës së durimit tuaj, Allahu jua merr dhuntitë dhe ato që jua ka falur. Shpreso me një shpresë që nuk do të guxosh për të kryer mëkate dhe frikohu prej Tij me një frikë që nuk do ta ndërpresësh shpresën nga mëshira e Tij. Mos u mashtro nga fjalët dhe lëvdimet e të paditurit, sepse, kjo do të bëhet shkaktare e mburrjes, mendjemadhësisë dhe lavdërimit nga vepra e kryer. Me të vërtetë, vepra më e mirë është ibadeti dhe modestia.

Mos u mundo për të rregulluar gjendjen materiale të atyre që do të vijnë mbas teje, duke u lënë pasuri e mall atyre dhe duke i shkaktuar humbje pasurisë tënde. Trego kënaqësi dhe le të mjaftojë pasuria e dhënë nga Allahu dhe përqendrohu vetëm në pasurinë dhe dhuntitë ekzistuese që të ka dhënë ty Allahu. Mos shpreh dëshirë për diçka që nuk mund ta arrish. Padyshim që do të ngopet i kënaquri dhe nuk do të ngopet i pakënaquri. Merre pjesën tënde për botën e ardhshme prej kësaj bote. Mos tepro nëse bëhesh i pasur. Tregohu i durueshëm gjatë varfërisë. Mos e ngurtëso zemrën, sepse, njerëzit nuk do të afrohen dhe do të ikin prej teje. Mos u bën i plogësht dhe i dobët, sepse, do të të ofendojnë ata që të njohin. Mos trego armiqësi ndaj atij që është mbi ty dhe mos u tall me atë që është nën ty. Mos argumento me atë që e di mirë punën e tij dhe mos u nënshtro ndaj të pamendëve. Mos e nënçmo veten para ndonjërit. Mos ia ngarko tjetrit barrën tënde. Para se t i hysh një pune e të mbetesh brenda saj, mendo mirë për rrugët hyrëse dhe dalëse të saj.

Prano një bindje të sigurt që do të bëhet ortak me zemrën tënde, babanë që do të shkosh mbas veprave të tij, një armik me të cilin do ta luftosh shpirtin më të ulët (Nefsi emmare) dhe amanetin që do t ia kthesh pronarit. Ti je emëruar mjek për nefsin tënd dhe ti i njeh shenjat e shëndetit tënd, e ke mësuar sëmundjen tënde dhe e di ilaçin tënd. Atëherë, ki kujdes se si do të kujdesesh për vete.

Mos e prish bamirësinë që ia ke bërë ndonjërit, duke kërkuar kundërshpërblim për të; përkundrazi, le të pasojë një bamirësi edhe më e madhe. Padyshim, që kjo është një gjë më e bukur për moralin tënd dhe diçka që do të nevojitet në botën e ardhshme. Mundohu që, përmes heshtjes, të bëhesh me natyrë të butë dhe të mos konsiderohesh prej

Page 299: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

299

mendjemëdhenjve, qofsh dijetar apo i paditur, sepse, heshtja në shoqërinë e dijetarëve është stoli për ty, ndërsa heshtja në shoqërinë e të paditurve është një mbulojë për ty.

O Abdullah! I biri i Merjemes, Hz Isa (a.s.), u tha sahabeve të tij: Nëse jeni duke kaluar afër vëllait tënd që është duke fjetur dhe vëren se i është zbuluar pjesa e përparme apo e prapme e tij, a do ta mbuloni atë apo do ta hapni të tërin? , sahabet i thanë: Do ta mbulojmë pjesën e hapur . Atëherë, Hz Isa (a.s.) u tha: Jo, ju do ta hapni çdo pjesë të tij .

Sahabet e kuptuan se kjo është një shembull, dhe e pyetën: Si do ta hapim atë, o Ruhullah? . Hz Isa (a.s.) u përgjigj: Kur po e vëreni turpin e ndonjërit prej vëllezërve, ju po e hapni atë, në vend se ta mbuloni. Ju, me të vërtetë, nuk do ta arrini qëllimin pa i braktisur lezetet dhe nuk do t i arrini dëshirat tuaja pa treguar durim ndaj gjërave që nuk ju kënaqin. Ruajuni nga shikimi i ndaluar, sepse, do t ju mbjellë farën e epshit në zemrën tuaj dhe kjo mjafton për të të mashtruar ty. Lum për atë që shikimin e ka në zemrën e tij dhe jo në syrin e tij. Mos i shikoni të metat e njerëzve, sikur që e bëjnë këtë pronarët e skllevërve por shikoni të metat tuaja, sikur që e bëjnë këtë skllevërit. Ekzistojnë dy lloje të njerëzve: Ata që i godet dhe që nuk i godet fatkeqësia. Le t ju dhimbset ai që e godet fatkeqësia dhe falënderoni për shëndetin tuaj.

O Abdullah, vendos marrëdhënie me atë që i ndërpret marrëdhëniet me ty. Dhuroji atij që nuk të dhuron. Bëri mirësi atij që të bën keq. Përshëndete atë që të mallkon. Sillu në mënyrë të drejtë me atë që të bën armiqësi. Fale atë që të bën padrejtësi; së fundi, edhe ti ke dëshirë që të të falin ty. Merr mësim prej faljes sate nga ana e Allahut: A nuk po vëren se Dielli po lind edhe për njerëzit e mirë, edhe për njerëzit e këqij dhe se shiu po bie, edhe mbi ata që kanë bërë gabime, edhe mbi njerëzit e sinqertë?

O Abdullah! Mos i ndihmo të varfrit para syve të njerëzve, me qëllim që njerëzit të kenë mendim të mirë ndaj teje. Nëse vepron në këtë mënyrë, do të konsiderohesh ndër ata që e kanë pranuar shpërblimin. Mos e informo dorën e majtë për mirësinë që e ka kryer dora e djathtë, sepse, dhënia e sadakasë në mënyrë të fshehtë, që është bërë me qëllim të fitimit të kënaqësinë së Allahut, do të bëhet shkaktare e të shpërblyerit tënd para dëshmitarëve të ditës së Kiametit, ditën kur nuk do të mund të mbërrijë deri te ti dëmi i njerëzve për shkak të dhënies së sadakasë në mënyrë të fshehtë.

Page 300: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

300

Ule zërin kur të lutesh, sepse, Allahu është i njoftuar për çdo të fshehtë dhe të zbuluar, dhe Ai është i njoftuar për të gjitha gjërat që i dëshiron dhe që nuk i dëshiron.

Mos përgojo gjatë agjërimit, sepse do të arrijë padrejtësia tek agjërimi. Mos u bën ndër ata, që për t u treguar para njerëzve si agjërues, fytyrën e mbajnë të pluhurosur, flokët e shpërndara dhe buzët e thata.

O Abdullah! Përpara vetes i ke të gjitha të mirat dhe të këqijat. Këto mund t i shohësh vetëm mbas vdekjes. Allahu ka vendosur që të gjitha të mirat të shkojnë në xhenet dhe të gjitha të këqijat të shkojnë në xhehenem, sepse, xheneti dhe xhehenemi janë të përhershëm.

Atij që Allahu ia fal udhëzimin, që e bën të dashur përmes imanit, që ia frymëzon rrugën e drejtë duke ia dhënë një mendje që do t i njohë dhuntitë, që i fal dituri dhe urtësi për të zotëruar fenë dhe botën e tij dhe që i ndihmon duke ia lehtësuar gjërat e obliguara dhe veprat e vogla, njeriut të tillë i është bërë obligim falënderimi i Allahut për dhuntitë e Allahut, për shpërblimet e premtuara dhe që nuk e ka ngarkuar me obligime më shumë sesa që mund t i bartë. Të mos bëhet jofalënderues ndaj Allahut, ta përmendë Atë, të mos harrojë Atë, t i nënshtrohet Atij dhe mos të kryejë mëkate kundrejt Tij. Përndryshe, njeriu është një krijesë që e kthen fytyrën nga gjërat që i ka urdhëruar Allahu, që është i paaftë për t i kryer ato, që vishet me rrobat e poshtërimit para Allahut, që shkon mbas epsheve dhe pasioneve, që e kalon jetën duke shkuar mbas kënaqësive dhe që i jep përparësi kësaj bote ndaj botës së ardhshme. Dhe, në këtë gjendje shpreson për xhenetin e Firdevsit. Nuk i ka hije atij që i kryen veprat e të padrejtëve që të pasionohet mbas pozitave të atyre që i kryejnë veprat e mira. Kur të ndodhë Kiameti papritmas dhe të shfaqet katastrofa e madhe, kur të vendosen peshoret nga ana e Allahut të Gjithëfuqishëm me qëllim të zbatimit të gjykimit absolut dhe kur të mblidhen të gjitha krijesat për të dhënë llogari, atëherë do të bindesh se kush do të falet e do të lartësohet dhe kush do të pendohet e kaplohet nga brenga. Atëherë, sot kryeje një punë të tillë që të mund të shpresosh nesër shpëtimin përmes saj.

O Abdullah! Për disa gjëra që i ka shpallur, Allahu ka thënë: Unë e pranoj vetëm namazin e atij që përulet para madhërisë

Sime; që largohet prej kënaqësive për hir Timen; që i kalon ditët duke më përmendur Mua; që nuk tregohet mendjemadh para robërve të Mijë; që i ushqen të varfrit; që i mbulon të zhveshurit; që i dhimbsen ata që janë kapluar nga fatkeqësia dhe u bëjnë vend të mjerëve. Drita e

Page 301: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

301

një robi të tillë do të përhapet përreth sikur drita e Diellit. Atij do t i dhuroj dritë në errësirë dhe maturi në padituri. Atë do ta mbroj përmes lavdisë Sime. Engjëjt do t i ngarkoj që ta mbrojnë atë. Kur të më thërrasë do t'i them urdhëro! Kur të kërkojë diçka nga Unë, do t ia plotësoj dëshirën. Për Mua, ky rob është sikur kopshti i xhenetit të Firdevsit, që pemët e tij nuk kanë të ngjashme .

O Abdullah! Islami (njësia e Zotit, profetësia dhe besimi në ringjallje) është i zhveshur. Veshja e tij është turpi, stolia e tij serioziteti, zemërgjerësia e tij është vepra e sinqertë dhe shtylla e tij është ruajtja nga gjërat e dyshimta. Çdo gjë e ka themelin e tij; themeli i Islamit është dashuria ndaj Ehli Bejtit.

O Abdullah! Allahu Teala ka një fortesë nga drita (nur), të punuar nga rubini dhe të rrethuar nga mëndafshi, i stolisur prej një pëlhure të punuar nga fijet e mëndafshit. Në ditën e Kiametit, kjo kala do të vendoset në mes miqve dhe armiqve tanë. Kur të vlojnë mendjet prej nxehtësisë, kur të shkojnë zemrat deri te gojët, dhe mushkëritë të fryhen prej pritjes, miqtë e Allahut do të vendosen në brendësinë e saj dhe aty do të jenë të sigurt dhe nën mbrojtjen e Allahut. Aty ka çdo gjë që e do zemra e njeriut dhe që kënaqet syri i njeriut. Ndërsa, armiqve të Allahut do t u mbyllen gojët për shkak të djersitjes, do t u shkëputen nyejt e zemrës për shkak të frikës dhe duke shikuar në dënimin e përgatitur për ata, do të thonë: Ç'është që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve (Sad, 62). Miqtë e Allahut do të qeshin duke i shikuar në atë gjendje. Allahu na tregon për thëniet e banorëve të xhehenemit: Ne e kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre (ata nuk janë në xhehenem tani)? (Sad, 63). Në një ajet tjetër thotë: E sot, (në ditën e gjykimit), besimtarët do të tallen me jobesimtarët, duke qëndruar të mbështetur në kolltukë e duke i shikuar (Mutaffifin, 34-35). Allahu do t i shpjerë në xhenet, pa u kërkuar llogari, ata që i kanë ndihmuar miqve tanë besimtarë, qoftë edhe me një fjalë të vetme.

7.2 KËSHILLAT DHËNË EBU XHAFER MUHAMED IBNI NUMAN

AHVELIT1

1 Njëri prej sahabeve të njohura të Imam Xhafer Sadikut (a.s.) dhe Imam Musa Kadhimit (a.s.). Është i njohur përmes debateve të tij me Ebu Hanifen në lidhje me çështje të shumta

Page 302: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

302

Ebu Xhaferi rrëfen se Imam Sadiku (a.s.) i ka thënë: Allahu Teala i ka fajësuar disa grupe të njerëzve me fajin e përhapjes së sekreteve . E pyeta: Të qoftë kurban shpirti im, në cilin vend të Kuranit është bërë ky fajësim? - ai m u përgjigj: Kur u vjen atyre ndonjë lajm qetësues ose shqetësues, ata e përhapin atë menjëherë (Nisa, 83).

Pastaj, Imam Sadiku (a.s.) vazhdoi: Ai që i përhap sekretet tona është sikur ai që e drejton shpatën

ndaj nesh. Allahu e mëshiroftë robin që i ruan sekretet tona (dituritë e fshehta), mbasi që t i dëgjojë ato nga ne. Betohem në Allahun se unë i njoh njerëzit e këqij prej mesit tuaj më mirë sesa veterinari që i njeh kafshët. Të këqijtë prej mesit tuaj janë që e lexojnë Kuranin në mënyrë jo të këndshme dhe të keqe, që namazin e falin në fundin e kohës dhe që nuk i ruajnë gjuhët e tyre. Dije që, Hasan ibni Aliu (a.s.) ia dorëzoi çështjen Muavijes atëherë kur njerëzit përreth tij u shpërndanë, duke rënë në pabesi, dhe një grup i zemëruar prej Shiitëve e përshëndetnin Imamin me fjalët: Alejkes selam ja muzil-lel muminin (Selami qoftë për ty, që i poshtërove besimtarët). Imam Hasani (a.s.) u përgjigjej: Unë nuk i poshtëroj besimtarët, por i lartësoj. Kur e pashë se nuk

kishit fuqi që t i luftoni ata, vendosa që të veproj në këtë mënyrë me qëllim të mbrojtjes së shpirtrave tuaj. Së fundi, dijetari (Hz Hëzëri a.s.) e shpoi anijen e të varfërve me qëllim të mbrojtjes së tyre prej armiqve. Edhe unë veprova në këtë mënyrë me qëllim të mbrojtjes tuaj dhe timen .

O biri i Numanit! Unë ndonjëherë ju tregoj ndonjë sekret ndonjërit prej jush dhe ai e përhap atë; për njeriun e tillë është i lejuar mallkimi dhe qëndrimi larg prej tij.

Babai më thoshte: Çka ndriçon zemrën e njeriut më shumë se shtirja (takije)? - Shtirja është mburoja e besimtarit. Mos të kishte ekzistuar shtirja, nuk do të ishte i mundur ibadeti ndaj Allahut .

Allahu thotë: Besimtarët të mos i miqësojnë jobesimtarët dhe, të mos 'i lënë anash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre (nëse shtireni) (Ali Imran, 28).

O biri i Numanit! Ruaju nga grindja, sepse grindja ia humb vlerën veprës. Ruaju nga polemikat dhe debatet, sepse debati të shkatërron. Qëndro larg prej armiqësisë së tepruar, sepse të largon prej Allahut.

Njerëzit para jush mësonin të heshtnin, ndërsa ju po mësoni të flisni. Nëse dëshironte ndonjëri prej tyre të bëhej rob i kushtuar ndaj

Page 303: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

303

Zotit, ai së pari e mësonte heshtjen për dhjetë vjet. Nëse mund të arrinte sukses në këtë, atëherë fillonte për të bërë ibadet. Në të kundërtën, thoshte se nuk është i zoti i kësaj pune. Do të shpëtojë vetëm ai që një kohë të gjatë nuk flet fjalë të shëmtuara dhe që i duron vështirësitë e një pushteti të padrejtë. Me të vërtetë, këta janë njerëz fisnikë dhe të zgjedhur; ata janë vetë besimtarët. Unë më së shumti i urrej njerëzit që i bartin fjalët dhe që i xhelozojnë vëllezërit e vet; ata nuk janë prej meje dhe unë nuk jam prej tyre. Miqtë tanë janë ata që i zbatojnë urdhrat tona, që na përcjellin dhe na pasojnë në çdo çështje.

Pastaj, tha: Betohem në Allahun, nëse ndonjëri prej jush shpërndan ar në rrugën e Allahut, sa tërë sipërfaqja e tokës, në emër të sadakasë dhe njëkohësisht e xhelozon një besimtar, do të digjet me atë ar në xhehenem.

O biri i Numanit! Ai që i përhap sekretet tona, nuk është sikur ai që na ka mbytur me shpatë; mëkati i tij është shumë më i madh sesa i atij që lufton me shpatë kundër nesh.

O biri i Numanit! Ai që transmeton një hadith në emër tonin, të cilin ne nuk e kemi thënë apo vepruar sipas tij, ai na ka vrarë qëllimisht, jo rastësisht.

O biri i Numanit! Mbaje rrugën tënde gjatë kur gjendesh nën qeverisjen e pushtetit të padrejtë; përshëndeti dhe sillu mirë me njerëzit e pushtetit, të cilëve ua ke frikën, sepse, ai që e kundërshton pushtetin, do ta shpjerë veten në shkatërrim dhe në vdekje. Allahu thotë: Mos e hidhni veten në rrezik me duart tuaja (Bakara, 195).

O biri i Numanit! Ne jemi një Ehli Bejt i tillë, që shejtani gjithmonë mundohet të fusë në mesin tonë ndonjërin që nuk është nga ne apo prej fesë sonë. Pasi që ta lartësojë atë në emër të sahabeve tanë dhe pasi që njerëzit ta njohin atë, shejtani i jep urdhër që të gënjejë. Kur të shkojë njëri prej tyre, shejtani do ta sjellë tjetrin në vendin e tij.

O biri i Numanit! Kush thotë nuk di kur të pyetet për diçka që nuk ka njohuri, do ta përvetësojë gjysmën e diturisë (ka zbatuar të drejtën e diturisë).

Përderisa të qëndrojë besimtari në një vend, mund të ketë urrejtje; por kur të ngrihet prej atij vendi, nga zemra e tij do të dalë urrejtja.

O biri i Numanit! Dijetari nuk të tregon të gjitha që i di. Këto janë sekretet që janë përcjellë prej Allahut te Xhebraili (a.s.); prej Xhebrailit (a.s.) te Muhamedi (s.a.a.); prej Muhamedit (s.a.a.) te Aliu (a.s.); prej Aliut (a.s.) te Hasani (a.s.); prej Hasanit (a.s.) te Hysejni (a.s.); prej Hysejnit (a.s.) te Zejnel Abidinit (a.s.); prej Zejnel Abidinit

Page 304: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

304

(a.s.) te Muhamed Bakiri (a.s.) dhe prej Muhamed Bakirit (a.s.) tek ai të cilit ia ka përcjellë sekretin (është fjala për Imam Sadikun a.s.). Prandaj, mos nxitoni. Betohem në Allahun se realizimi i kësaj çështjeje (çlirimi i Ehli Bejtit dhe themelimi i qeverisë së drejtë) është afruar tri herë, por për shkak të zbulimit të sekretit nga ana juaj, është shtyrë nga ana e Allahut. Betohem në Allahun se nuk ka fshehtësi që nuk di armiku juaj më mirë se ju.

O biri i Numanit! Le të dhimbset vetvetja që ke dalë prej urdhrit tim! Mos e përhap sekretin tim. Said ibni Mugajre ka gënjyer në lidhje me babanë tim dhe ka përhapur sekretin; si pasojë, Allahu ia shijoi nxehtësinë e hekurit të skuqur. Edhe Ebu l Hattabi gënjeu në lidhje me mua dhe e përhapi sekretin; edhe atij Allahu ia shijoi nxehtësinë e hekurit të skuqur.

Allahu Teala do ta stolisë, në këtë dhe në botën tjetër, atë që i ruan sekretet tona, do t ia falë pjesën e Tij dhe do ta ruajë prej nxehtësisë së hekurit të skuqur dhe ngushtësisë së burgut.

Bijtë e Izraelit pësuan një fatkeqësi të tillë, sa që u shkatërruan fëmijët dhe kafshët e tyre. Musa ibn Imrani (a.s.) i bëri lutje Allahut; Allahu i tha Hz Musës (a.s.): O Musa! Ky popull po bën prostitucion haptas, po e ha kamatën dhe po i meremetojnë sinagogat (vendtubim, faltore e besimtarëve çifutë) duke mos e përfillur zeqatin . Hz Musa (a.s.) i tha: O Allah, mëshiroji ata me mëshirën tënde, sepse ata nuk janë të aftë që të kuptojnë të vërtetën . Atëherë, Allahu iu përgjigj: Unë do t i sprovoj ata, duke ua dërguar shiun mbas dyzet ditëve . Ky

premtim ishte një sekret, por disa prej tyre sapo e dëgjuan e përhapën atë dhe, për këtë arsye shiu nuk ka rënë dyzet vjet mbi ta. Edhe ju ishit afër shpëtimit prej udhëheqësve të padrejtë, por ju e keni përhapur atë në mbledhjet tuaja (prandaj, është shtyrë).

O biri i Numanit! Çfarë pune keni ju me popullin (pse nuk i mbeteni besnikë çështjes dhe u bëni thirrje atyre në mez-hebin tuaj dhe e zbuloni veten para tyre), lërjani ata vetvetes. Asnjërit mos i bëni thirrje për këtë çështje (për Shiizëm, sepse do të bëhet shkaktare e pësimit të ankthit të papritur ndaj jush). Betohem në Allahun, se sikur të ishin bashkuar banorët e tokës dhe të qiejve, nuk do të mund ta devijojnë një rob që Allahu e udhëzon. Lëreni rahat popullin. Asnjëri mos t ju thotë vëllai im , xhaxhai im apo fqinji im . Allahu e pastron shpirtin e atij robi, të cilit dëshiron t i mbërrijë e mbara, në mënyrë të tillë që sapo të dëgjojë një fjalë të bukur e të vërtetë, e pranon atë, dhe sapo të dëgjojë një fjalë të shëmtuar, e refuzon atë.

Page 305: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

305

Pastaj, Allahu e frymëzon zemrën e tij me një fjalë që do t ia rregullojë gjendjen e tij.

O biri i Numanit! Nëse dëshiron që vëllai yt të bëhet një mik i sinqertë, atëherë mos u tall me të, mos argumento me të, mos u lëvdo kundrejt tij dhe mos u gjind në armiqësi kundër tij. Mos i trego mikut tënd sekretet e tua; mund t i zbulosh sekretet, vetëm nëse nuk pëson ndonjë dëm nga arritja e sekreteve tua në veshin e armikut, sepse, një ditë edhe miku yt mund të bëhet armiku yt.

O biri i Numanit! Askush nuk mund të bëhet besimtar i vërtetë, pa i zotëruar këto tri tradita (sunnet): Një prej Allahut; një prej të Dërguarit të Tij dhe një prej Imamit. Tradita e Allahut ka të bëjë me ruajtjen e sekreteve, sepse në Kuran Allahu thotë: Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt (Xhin, 26). Tradita e të Dërguarit ka të bëjë me bashkëjetesën e mirë në mesin e njerëzve dhe sjellja ndaj tyre me një sjellje të drejtë. Dhe, tradita e Imamit ka të bëjë me të treguarit e durimit kundrejt vështirësive dhe vuajtjeve, përderisa të mbërrijë shpëtimi nga Allahu.

O biri i Numanit! Gojëtaria, nuk ka të bëjë me mprehtësinë e gjuhës dhe me të folurit e fjalëve të pakuptimta; gojëtaria ka të bëjë me qartësimin e qëllimit dhe gjetjen e argumentit.

O biri i Numanit! Kush rri afër njërit që i mallkon të afërmit e Allahut, ka bërë mëkat. Kush zemërohet për hir tonin dhe tregon durim, do të jetë bashkë me ne në shkallën më të lartë të xhenetit. Kush e fillon ditën me përhapjen e sekreteve tona, Allahu do t ia shijojë nxehtësinë e hekurit të skuqur dhe errësirën e burgut.

O biri i Numanit! Për tri gjëra mos kërko dituri: Për t u treguar para njerëzve; për t u lëvduar dhe për të debatuar. Për tri gjëra, mos hiq dorë nga dituria: Prirja kah padituria, mostregimi i respektit ndaj diturisë dhe të ardhurit turp prej njerëzve. Dituria që nuk shpërndahet i përngjan një kandili që është i mbyllur me kapak.

O biri i Numanit! Nëse ia do Allahu të mbarën e një robi, do të formojë në zemrën e tij një pikë të ndritshme dhe, përnjëherë do t i ndriçojë zemra, do të fillojë të hulumtojë të vërtetën dhe pastaj do të nxitojë kah shkolla juaj sikur zogu që nxiton në folenë e tij.

O biri i Numanit! Dashurinë ndaj Ehli Bejtit, Allahu e zbret prej qiejve; prej thesareve që ndodhen nën fronin e Tij, sikur shembulli i thesareve të arit e të argjendit dhe, në pjesë të caktuar ia fal krijesave më të mira. Në këto thesare ekzistojnë disa re që i përngjajnë reve të shiut. Kujt dëshiron Allahu që t i arrijë kjo dhunti, i jep leje shiut që të

Page 306: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

306

bjerë në mënyrë të fuqishme mbi atë krijesë në atë mënyrë që, kjo mirësi do të arrijë deri te embrioni që gjendet në mitrën e nënës.

7.3 LETRA DËRGUAR NJË GRUPI TË SAHABEVE

Mbas falënderimit ndaj Allahut dhe përshëndetjes ndaj të Dërguarit shkruan: (Ju këshilloj) Kërkoni shëndet prej Zotit dhe bëhuni modestë, dinjitozë, seriozë dhe të turpshëm. Përmbahuni prej atyre gjërave prej të cilave përmbahen të sinqertët. Silluni mirë ndaj atyre që janë të devijuar. Tregohuni të durueshëm ndaj veprave të tyre të këqija. Mos hyni në debate të gjata me ata. Nëse rrini në një vend me ata dhe nëse jeni duke debatuar në lidhje me ndonjë fjalë apo çështje, respektoni shtirjen (takija) e urdhëruar nga ana e Allahut, sepse, ju duhet të bashkëpunoni, të përziheni dhe të debatoni me ata. Nëse i takoni ata pa e përdorur shtirjen, do t ju lëndojnë dhe do të vëreni nga fytyrat e tyre se nuk janë të kënaqur prej jush.

Sikur të mos i kishte larguar ata Allahu prej juve, sigurisht që do t ju bezdisin. Është shumë më i madh numri i atyre që ju shfaqin haptas armiqësinë dhe urrejtjen, por ju duhet të mos i ndërprisni asnjëherë marrëdhëniet me ata.

Nëse Allahu e ka krijuar një rob si besimtar, ai nuk do të vdesë përderisa ta largojë sherrin prej tij dhe ta bëjë të tillë që sherrin ta shohë si të keq. Nëse Allahu e largon ndonjërin prej sherrit dhe bën që mos ta pëlqejë atë, do ta mbrojë atë edhe prej mendjemadhësisë dhe arrogancës, kështu që ai person do të bëhet me natyrë të butë, moral të bukur dhe fytyrë të qeshur. Islami i tij do të zotërojë dinjitet, gjakftohtësi dhe modesti. Do të ruhet prej ndalesave të Allahut dhe do të rrijë larg nga ndëshkimi i Allahut. Allahu do t i mundësojë të bëhet i afërm me njerëzit, të sillet mirë me ta, të mos i ndërpresë marrëdhëniet me ata dhe ta largojë armiqësinë dhe do të largohet plotësisht prej armiqve dhe armiqësisë.

Nëse Allahu e ka krijuar një rob si jobesimtar, ai nuk do të vdesë përderisa ta pëlqejë sherrin dhe përderisa të afrohet te sherri. Kur ta pëlqejë sherrin dhe të afrohet te sherri, atëherë do të bëhet mendjemadh dhe arrogant. Pastaj, do të bëhet zemërvrazhdë, me sjellje të keqe dhe fytyrë të ngrysur. Do t i shihet haptas shëmtia e tij dhe do të bëhet i paturpshëm. Allahu ia shqyen perden e turpit dhe ai do të shkojë mbas gjërave të ndaluara. Më nuk do të ndahet prej gjërave të ndaluara, do të kryejë mëkate kundrejt Allahut dhe nuk do ta pëlqejë nënshtrimin dhe ata që nënshtrohen.

Page 307: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

307

Ka shumë dallime në mes besimtarit e jobesimtarit dhe largësia në mes tyre është shumë e madhe. Kërkoni prej Allahut që të mos bini në kurthin e këtyre fatkeqësive dhe kërkoni mirësinë për hir të fitimit të kënaqësisë së Allahut. Përveç Allahut, nuk ka zotërues tjetër të fuqisë dhe forcës.

Lutuni shumë Allahut, Allahu e do robin që e thërret. Ai ka premtuar se do të pranojë lutjet e robërve besimtarë. Në ditën e Kiametit, lutjet e besimtarëve do të shndërrohen në një vepër që do t i shumojë dhuntitë e xhenetit.

Përmendeni shumë Allahun gjatë çdo ore të ditës dhe të natës, sa të keni fuqi për këtë. Allahu ka urdhëruar që të përmendet shumë dhe nuk do ta harrojë besimtarin që e përmend Atë.

Allahu u ka urdhëruar besimtarëve në këtë mënyrë: Ruani kohët e faljes së namazit, e posaçërisht namazin e mesëm dhe para Allahut qëndroni me përulje (Bekare, 238).

Dashuroni myslimanët e varfër, sepse do të largohen prej fesë së Allahut ata që i përbuzin dhe i nënçmojnë të varfrit. Të tillët do të mallkohen dhe do të poshtërohen nga ana e Allahut.

I pari ynë, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Allahu më ka urdhëruar t i dashuroj myslimanët e varfër . Dijeni që, kush e përbuz një mysliman, Allahu do ta shpjerë deri te mallkimi dhe ofendimi i tij; të gjithë do ta urrejnë atë. Prandaj, përmbahuni prej mosrespektimit të të drejtave të myslimanëve të varfër. E drejta e tyre mbi ju, është respektimi dhe të dashuruarit e tyre. Sepse, Allahu u ka urdhëruar të dërguarve që t i dashurojnë ata. Kush nuk i do ata që Allahu i ka bërë detyrim të dashuruarit e tyre, ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe, ai që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka vdekur me vdekjen e të devijuarit.

Ruajuni nga mendjemadhësia dhe lartësimi. Lartësimi është xhybja e Allahut. Kush zihet me Allahun në lidhje me xhyben e Tij, Allahu do ta copëtojë atë dhe do ta poshtërojë në ditën e Kiametit.

Mos gaboni që të cenoni të drejtat e njëri tjetrit, sepse, kështu nuk veprojnë të sinqertët. Allahu ia kthen të padrejtit padrejtësinë e tij dhe do t i ndihmojë atij që i është bërë padrejtësia. Kujt i ndihmon Allahu, do ta arrijë fitoren hyjnore.

Mos e xhelozoni njëri tjetrin; sepse, esenca e pabesimit është xhelozia. Mos e ndihmoni njëri tjetrin kundër një myslimani ndaj të cilit i është bërë padrejtësia, sepse, do t i pranohet lutja e tij nëse lutet kundër jush.

Page 308: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

308

Babai ynë, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Do të pranohet mallkimi i myslimanit, ndaj të cilit i është bërë padrejtësia .

Mos lejoni që epshi juaj të anojë kah gjërat e ndaluara, ngase, kush i shpërfill ndalesat e Allahut në këtë botë, Allahu do të vendosë një barrierë në mes tij dhe xhenetit, për banorët e të cilit ka përgatitur dhunti dhe lezete të shumta.

7.4 FJALËT E NJOHURA SI VARGU I PERLAVE

1- Ndjeshmëria e tepruar gjatë studimit të një çështjeje do të shpjerë te ndarja; kritika e tepërt do të shpjerë në armiqësi, padurimi i tepërt do të shpjerë në poshtërim dhe zbulimi i sekretit do të shpjerë në nënçmim. Bujaria është shenja e inteligjencës ndërsa koprracia është shenjë e pavëmendjes.

2- Kush i përqafon këto tri gjëra, do t i realizojë dëshirat e kësaj dhe të botës së ardhshme: strehimi tek Allahu, të qenët i kënaqur me caktimin e Allahut dhe të menduarit bukur për Allahun.

3- Kush tregon plogështi në këto tri gjëra, do të jetë në humbje: Kërkimi i ndonjë gjësendi prej bujarit, të shoqëruarit me dijetarin dhe përfitimi i interesimit nga ana e sulltanit të drejtë.

4- Tri gjëra janë shkaktare të lindjes së dashurisë (muhabbet): Feja, modestia dhe bakshishi.

5- Kush largohet prej tri gjërave, do t u afrohet tri gjërave: Ai që largohet prej sherrit, do t i afrohet krenarisë; ai që largohet prej mendjemadhësisë, do t i afrohet respektit; ai që largohet prej koprracisë do t i afrohet nderit.

6- Tri gjëra sjellin armiqësi: Mosmarrëveshja, zullumi dhe egoizmi.

7- Nuk do të llogaritet i epërm ai që nuk zotëron njërën prej këtyre tri vetive: Mendjen, që është stolia e njeriut; pasurinë, që e bën të mos ndiejë nevojë për diçka; fisi, që është përkrahja e tij.

8- Tri gjëra janë shkaktare të turpërimit të njeriut: Xhelozia, bartja e fjalëve dhe pakujdesia.

Page 309: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

309

9- Tre vetë mund të njihen vetëm në tri vende: Njeriu i butë, kur të zemërohet; trimi në luftë dhe vëllai, kur ke nevojë për të.

10- Është dyfytyrësh ai që i zotëron këto tri cilësi, edhe nëse e fal namazin dhe agjëron: Gënjimi, mosmbajtja e fjalës dhe tradhtia ndaj amanetit.

11- Frikohu prej tre njerëzve: Tradhtarit, të padrejtit dhe atij që bart fjalë. Ai që tradhton tjetrin për shkak tëndin, do të të tradhtojë edhe ty. Ai që i bën padrejtësi tjetrit, do të të bëjë edhe ty. Ai që bart fjalët e të tjerëve tek ti, do të bart edhe fjalët e tua te tjetri.

12- Nuk do të konsiderohet ndonjëri si i besueshëm, përderisa nuk mbron këto tri amanete: mallin (pasurinë e tij), sekretin dhe nderin. Nëse i mbron vetëm dy prej tyre dhe të tretin nuk e përfill, nuk do të konsiderohet i besueshëm.

13- Mos u konsulto me mendjelehtin, mos kërko ndihmë prej gënjeshtarit dhe mos u mbështet në miqësinë e sulltanëve. Gënjeshtari do të tregojë si të afërm të largëtin dhe të largëtin të afërmin. Mendjelehti do të hyjë në telashe për shkak tëndin, por ti nuk do ta arrish qëllimin tënd. Sulltanët do të heqin dorë prej teje sapo t i respektosh plotësisht dhe do të ndërpresë marrëdhëniet me ty sapo t i vendosësh plotësisht.

14- Katër gjëra nuk mund të ngopen prej katër gjërave: Toka prej shiut, syri prej shikimit, gruaja prej mashkullit dhe dijetari prej diturisë.

15- Katër gjëra e plakin shpejt njeriun: Ngrënia e mishit të tharë në diell, ulja në vendin e lagët, ngjitja e shkallëve dhe marrëdhënia seksuale me gruan plakë.

16- Ekzistojnë tri lloje të bashkëshorteve: Plotësisht e dobishme, edhe e dobishme edhe e dëmshme dhe plotësisht e dëmshme. Plotësisht e dobishme është gruaja vajzë; edhe e dobishme edhe e dëmshme është vejusha; plotësisht e dëmshme është gruaja që i ka sjellë me vete fëmijët prej burrit të mëhershëm.

Page 310: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

310

17- Tri veti janë brumi i madhështisë: Mposhtja e zemërimit, falja e atij që të bën keq, të ndihmuarit e njerëzve me pasuri e me jetë.

18- Tri gjëra nuk mund të shpëtojnë prej tri gjërave: Kalorësi prej rrëshqitjes së kalit, shpata prej pamprehtësisë dhe njeriut i matur prej gabimit.

19- Oratoria përbëhet prej tri gjërave: Afrimi te kuptimi i dëshiruar, largimi prej fjalëve të tepërta dhe shpjegimi i shumë gjërave me fjalë të shkurtra.

20- Shpëtimi është te tri gjëra: Përmbajtja e gjuhës, qëndrimi në shtëpi dhe pendimi për mëkatet e kryera.

21- Padituria është si pasojë e tri gjërave: Ndërrimi i shokëve, zënia me të afërmit pa e bërë të ditur shkakun dhe hulumtimi i gjërave të padobishme.

22- Kush i zotëron këto tri cilësi, do të jetë në dëmin e tij: Dredhia, mosmbajtja e premtimit dhe të bërit padrejtësi. Allahu Teala në Kuran thotë: Dredhia e keqe nuk godet tjetrin, përveç atij që e kurdis (Fatir, 43). Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre (Neml, 51). Ndërsa ata që kanë qëllime të këqija i pret dënim shumë i rëndë, sepse dredhitë e tyre janë të dështuara (Fatir, 10). O ju njerëz! Padrejtësia juaj është vetëm kundër vetes suaj (Junus, 23).

23- Tri gjëra e parandalojnë njeriun që të kërkojë arritjen e gradave të larta: Përpjekja e vogël, pakujdesia dhe të qenët mendjengushtë.

24- Largpamësia përmbahet nga tri gjëra: Shërbimi i atyre që gjenden në pozitat më të larta, respektimi i babait dhe tregimi i modestisë kundrejt padronit të tij.

25- Miqtë e njeriut janë këta: Gruaja e këndshme, fëmijët e mbarë dhe shoku i sinqertë.

26- Kujt i janë dhënë këto tri gjëra, do të arrijë tri gjëra që janë pasuritë më të mëdha: Të qenët i kënaqur me atë që të është dhënë,

Page 311: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

311

moslakmia i asaj që u është dhënë të tjerëve, heqja dorë nga çdo gjë që është e tepërt dhe e panevojshme.

27- Do të llogaritet xhymert vetëm ai që i zotëron këto tri cilësi: Dhurimi i pasurisë gjatë kohës së bollëkut dhe mospasjes, dhënia atij që meriton dhe që është i denjë për të, llogaritja e falënderimit për mallin e dhuruar si më të vlefshëm sesa malli i dhuruar.

28- Pa i bërë tri gjëra, njeriut nuk do t i pranohet arsyetimi: Konsultimi me atë që ta do të mbarën, të kaluarit mirë me njeriun xheloz, të bërit veten të dashur ndaj popullit.

29- Nuk do të konsiderohet si i mençur ai që nuk i zotëron këto tri tipare: Respektimi i të drejtës në gjendjet e gëzimit apo të zemërimit, qoftë edhe kundër teje; pëlqimi për të tjerët i asaj çka e pëlqen për vete; të treguarit e durimit dhe të butësisë gjatë kryerjes së gabimeve.

30- Dhuntia vazhdon vetëm me këto tri gjëra: Njohja e obligimit hyjnor kundrejt dhuntisë së pranuar, të shprehurit e falënderimit dhe tregimi i përpjekjes për arritjen e dhuntisë.

31- Kush e arrin njërën prej këtyre tri gjërave, do të dëshirojë vdekjen: Varfërinë nga e cila nuk mund të shpëtojë, kryerja e një vepre të ndaluar që ta skuq fytyrën, të qenët nën armikun i cili ka pësuar humbje.

32- Ai që nuk tregon interesim për tri gjëra, do të bie nën tri gjëra: Ai që nuk tregon interesim për arritjen e marrëveshjes, do të mbetet pa ndihmës; ai që nuk tregon interesim për punën e mbarë, do të pendohet; ai që nuk tregon interesim për shtimin e numrit të shokëve, do të dëmtohet.

33- Çdokush duhet të ruhet prej këtyre tri gjërave: Afrimi ndaj të këqijave, lëshimi në biseda të gjata me gratë dhe shoqërimi me shpifësit.

34- Tri gjëra tregojnë fisnikërinë e njeriut: Morali i bukur, mposhtja e zemërimit dhe largimi nga shikimi i gjërave të ndaluara.

Page 312: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

312

35- Do të mashtrohet ai që mbështetet në këto tri gjëra: Dëshmia e fjalëve të pamundura, zënia besë njerëzve të cilëve nuk mund t u mbështetesh, lakmia e gjërave të paarritshme.

36- Do ta humbë fenë dhe këtë botë ai që i bën këto tri gjëra: Ai që gjendet në supozimin e keq, që dëgjon çdo fjalë dhe burri që i jep gruas autorizim për vete.

37- Sunduesi më i epërm është ai që i zotëron këto tri cilësi: Zemërbutësinë (të qenët i mëshirshëm), bujarinë dhe drejtësinë.

38- Një sunduesi, nuk i shkon për shtati pakujdesia, në këto tri raste: Mbrojtja e kufijve, kërkimi i të drejtave të atyre që u është bërë padrejtësi dhe zgjedhja e personave të sinqertë për kryerjen e punët e tij.

39- Sunduesi i drejtë i ka këto tri të drejta ndaj ndihmësve dhe atyre që janë nën urdhrin e tij: Nënshtrimi ndaj tij, kërkimi i së mbarës për të kur është prezent dhe kur nuk është prezent, lutja për arritjen e fitores dhe suksesit.

40- Administruesit kanë tri detyrime ndaj sektorit specifik dhe ndaj popullit në përgjithësi: Shpërblimi i atyre që kryejnë vepra të mira, në mënyrë që të stimulohen për vepra edhe më të mira; të kërkojë pendimin e atyre që kryejnë vepra të këqija dhe t i mbulojë gabimet e tyre me qëllim të kthimit të tyre në rrugën e drejtë; t u afrohet me mëshirë e drejtësi me qëllim të mbrojtjes së unitetit të tyre.

41- Nëse një administrues nuk i merr parasysh apo nuk u kushton rëndësi çështjeve të këtyre tri grupeve të njerëzve, do t i vështirësohen dhe do t i dalin prej binarëve punët, këta janë: Njerëzit e pamoralshëm që janë ndarë prej shoqërisë dhe që e kanë zgjedhur një rrugë për vete, njerëzit që mundohen t i përhapin shpifjet e tyre nën pretekstin e urdhrit ndaj veprave të mira dhe ndalimit prej veprave të këqija dhe njerëzit e mbledhur rreth një kryesuesi që parandalon zbatimin e vendimeve të sunduesit.

42- Njeriu i mençur nuk e ofendon askënd. Më të denjë për të mos u ofenduar, janë këto tri grupe të njerëzve: Dijetarët, udhëheqësit

Page 313: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

313

dhe vëllezërit. Ai që i ofendon dijetarët, do ta prishë fenë e tij. Ai që i ofendon udhëheqësit, do ta prishë këtë botë. Ai që i ofendon vëllezërit, do ta humbë trimërinë.

43- Kemi vërejtur se të afërmit dhe mbajtësit e sekretit të sulltanëve ndahen në tri grupe:

- Ata që kërkojnë të mbarën - këta janë begati për veten, sulltanin dhe shoqërinë;

- Ata, që për qëllim e kanë mbrojtjen e pasurisë që e zotërojnë - këta nuk janë as për lëvdatë as për kritikë (sa i përket shkaktimit të vuajtjeve ndaj të tjerëve), por këta janë më afër kritikës;

- Ata që e mbajnë anën e sherrit - këta janë ogurzi dhe bëhen shkaktarë të urrejtjes së vetvetes dhe të sulltanit.

44- Të gjithë njerëzit kanë nevojë për këto tri gjëra: Siguri, drejtësi dhe përparim.

45- Tre vetë ta nxijnë jetën: Sunduesi i padrejtë, fqinji i keq dhe gruaja gojëprishur.

46- Banimi është i përshtatshëm në atë vend që i përmban këto karakteristika: Ajri i pastër, uji i ëmbël dhe toka pjellore dhe e rrafshët.

47- Këto tri gjëra sjellin pendim: Lavdërimi, mburrja dhe argumentimi për epërsinë.

48- Tri gjëra ekzistojnë në natyrën e njeriut: Xhelozia, lakmia dhe pasioni.

49- Kush e zotëron njërën prej këtyre tri cilësive, do t i bashkëngjiten edhe dy të tjerat në madhështinë dhe shkëlqimin e tij: Largimi prej gjërave të ndaluara e të dyshimta, bujaria dhe trimëria.

50- Kujt u janë dhënë këto tipare, do të bëhet i përkryer: Mendja, fytyra e bukur, të folurit e drejtë dhe të rrjedhshëm.

51- Përderisa të bëhet e qartë gjendja e këtyre tri grupeve, do të konsiderohen si të gjallë e të shëndoshë: Gruaja, gjatë periudhës së shtatzënisë; sunduesi, përderisa të përfundojë jeta e tij; dhe personi i humbur, përderisa të kthehet.

Page 314: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

314

52- Këto tri gjëra sjellin humbje: Insistimi gjatë kërkimit, përgojimi dhe tallja.

53- Tri gjëra do të kenë përfundimin e keq: Sulmi i luftëtarit kundrejt armikut pa i ardhur rasti i volitshëm, edhe në qoftë se është fitimtar; shfrytëzimi i ilaçit pa qenë i sëmurë, edhe nëse nuk i bën ndonjë dëm; vendosja e marrëdhënieve me administruesin, edhe nëse ta plotëson nevojën.

54- Në tri gjëra çdokush e sheh veten si të drejtë: Në fenë që e beson, në epshin dhe pasionin që e ka kapluar dhe në marrjen e masave paraprake gjatë veprimeve.

55- Njerëzit ndahen në tri klasa: Të respektuarit, fjala e të cilëve u dëgjohet; ata që janë të barabartë në mes veti; ata që janë armik në mes veti.

56- Tri gjëra e mbajnë botën në këmbë: Zjarri, kripa dhe uji.

57- Ai që kërkon tri gjëra pavend, do të privohet prej tri gjërave: Ai që e kërkon këtë botë në mënyrë të padrejtë, do të privohet nga bota e ardhshme; ai që kërkon udhëheqjen pa të drejtë, do të privohet nga nënshtrimi ndaj Allahut; ai që shkon mbas pasurisë pa pasur të drejtë për të, do të privohet prej mbetjes së pasurisë në duart e tij.

58- Tri vepra janë të pahijshme për vizionarët: Pirja e helmit me qëllim të përfitimit të eksperiencës, edhe nëse shpëton (nëse di se do të shpëtojë); përhapja e sekretit të miqve që janë xhelozë, edhe nëse kjo nuk i shkakton dëm; udhëtimi përmes detit, edhe nëse kjo ia hap rrugën e pasurimit të tij.

59- Asnjë shoqëri nuk do të ngopet prej këtyre tri grupeve të njerëzve gjatë kryerjes së punëve të kësaj dhe botës së ardhshme dhe, sikur të mos ishin këta, njerëzit do të kishin mbetur të humbur: Udhëheqësi fetar i devotshëm dhe i dijshëm; një udhëheqës i mbarë, urdhrit të të cilit mund t i nënshtrohemi; një mjek i dijshëm, të cilit mund t i mbështetemi.

Page 315: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

315

60- Miku sprovohet përmes tri cilësive. Nëse i zotëron këto cilësi, do të kuptohet se është një mik i sinqertë dhe i pastër. Në të kundërtën, do të jetë mik vetëm gjatë kohës së begatisë dhe do të largohet gjatë kohës së skamjes: Kërkimi i një malli prej tij, dhënia e një malli amanet dhe caktimi për ortak gjatë kohërave të vështira.

61- Nëse njerëzit mund të shpëtojnë prej këtyre tri gjërave, do ta arrijnë qetësinë shpirtërore: Nga gjuha e ligë, nga dora e keqe dhe nga sjellja e pamoralshme.

62- Nuk do t i sjellë rehati pronarit të tij dhënia e strehës për një skllav që nuk i zotëron këto tri tipare: Feja që e drejton kah drejtësia, sjellja që ia tregon rrugën dhe frika që e largon prej punëve të këqija.

63- Një njeri duhet t i zotërojë këto tri cilësi kundrejt familjes së tij. Edhe nëse natyra e tij nuk i zotëron këto tipare, duhet të mundësohet që t i përvetësojë: Komunikimi i këndshëm me anëtarët e familjes, harxhimi ekonomik (plotësimi i kërkesave financiare të familjes), dhënia e rëndësisë për ruajtjen e nderit të familjes.

64- Çdo zejtar apo tregtar është i nevojshëm për këto tri gjëra, në mënyrë që të sigurojë punën dhe fitimin e tij: Të jetë i shkathtë në punën e tij, të zbatojë amanetin e pranuar në lidhje me punën e tij dhe të tërheqë interesimin e myshterinjve.

65- Do ta humbë baraspeshën e mendjes, ai që zihet nga njëra prej këtyre tri gjërave: Nga dhuntia që është duke dalë nga dora, nga gruaja e padëgjueshme dhe nga fatkeqësia që e ka kapluar atë që është i dashur për të.

66- Trimëria buron prej tri karakteristikave të natyrës krijuese të njeriut dhe çdonjëri prej tyre zotëron një anë, që është cilësi e lartësuar në vete: Flijimi, ruajtja nga poshtërimi dhe arritja e dinjitetit dhe e nderit. Nëse, të gjitha këto bashkohen në një person, atëherë asnjëri nuk mund të dalë përpara tij dhe në kohën e tij do të përfitojë famë përmes trimërisë e guximit. Nëse i paraprin ndonjëri prej karakteristikave të lartpërmendura, atëherë trimëria dhe guximi i tij do të jenë më të mëdha në atë drejtim.

Page 316: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

316

67- Të drejtat që fëmijët duhet t i përmbushin ndaj prindërve janë tri: Falënderimi ndaj tyre në çdo gjendje; zbatimi i çdo urdhri të tyre, përveç nëse e urdhërojnë të keqen dhe e ndalojnë të mirën; kërkimi i së mbarës së tyre, haptas dhe fshehtas. Të drejtat që babai duhet t i përmbushë ndaj fëmijëve janë tri: Zgjedhja e nënës së denjë, vënia e emrit të bukur dhe përpjekja për arritjen e edukimit të bukur.

68- Vëllezërit besimtarë janë të nevojshëm për tri gjëra në mes veti; nëse e respektojnë këtë, do t u vazhdojë vëllazëria, në të kundërtën do të ndahen dhe armiqësohen: Sjellja e paanshme, zemërbutësia dhe heqja dorë nga xhelozia.

69- Miqtë duhet të kenë parasysh tri gjëra, përndryshe do të dobësohen dhe do ta ndiejnë gëzimin e armiqve për shkak të shtypjes që do ta ndiejnë në kokën e tyre: Heqja dorë nga xhelozia për hir të mosshpërndarjes së tyre; vendosja e marrëdhënieve të ndërsjella me qëllim të mbrojtjes së afërsisë; të ndihmuarit e njëri tjetrit me qëllim të përfitimit të dobisë nga krenaria dhe fuqia.

70- Burri duhet të tregojë respekt ndaj gruas në tri gjëra: Të sigurojë harmoninë duke pasur për qëllim përfitimin e dashurisë dhe afrisë së saj; të sillet bukur ndaj saj; të tregohet i bukur para syve të saj dhe ta sigurojë rehatinë e saj duke pasur për qëllim përfitimin e zemrës së saj.

71- Gruaja duhet të tregojë respekt ndaj burrit në tri gjëra: Mbrojtja e vetes prej të gjitha të këqijave, në mënyrë që të sigurojë besimin e burrit në të gjitha gjendjet; gjatë tërë kohës të ketë parasysh të drejtat ndaj burrit, me qëllim të faljes së gabimeve të paqëllimta e të vogla që mund t i bëjë ajo; t ia bëjë të ditur burrit për dashurinë e saj ndaj tij përmes sjelljeve tërheqëse e të këndshme.

72- Bamirësia ndaj të tjerëve do ta arrijë përkryerjen vetëm përmes tri gjërave: Të nxituarit në bamirësi; llogaritja e bamirësive të kryera si të pakta, edhe nëse janë të shumtë; të mos vendoset bamirësia mbi kokë (të mos u tregohen të tjerëve bamirësitë e bëra).

73- Gëzimi dhe hareja gjenden në tri gjëra: Besnikëria, respektimi i të drejtave dhe të ndihmuarit e njëri tjetrit gjatë situatave të vështira.

Page 317: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

317

74- Tri gjëra janë dëshmi se mendimi i dhënë për ndonjërin është mendimi i duhur: Përshëndetja e ngrohtë ndaj atij që e takon, dëgjimi me vëmendje dhe dhënia e përgjigjes së bukur.

75- Njerëzit ndahen në tri lloje: Të mençur, mendjelehtë dhe të devijuar. I mençuri, jep përgjigje ndaj pyetjeve të tua, flet drejtë dhe kupton gjatë dëgjimit. Mendjelehti nxiton kur të flasë, habitet dhe bëhet i pavëmendshëm kur t ia kumton ndonjë lajm dhe e kryen veprën e keqe nëse e shtrëngon ta kryejë atë. I devijuari, do të tradhtojë amanetin e dhënë dhe do të njollosë gjatë bisedës

76- Miqtë ndahen në tri lloje: Të parët i përngjajnë ushqimit, për të cilën ke nevojë vazhdimisht - këta janë njerëzit e mençur; të dytët janë sikur brengat (që e kaplojnë njeriun kohë mbas kohe) - këta janë mendjelehtët; të tretët janë sikur ilaçi (që e shërojnë brengën) - këta janë mendimtarët.

77- Tri gjëra tregojnë shkallën e mendjes së njeriut: I dërguari, tregon shkallën e mendjes së atij që e ka dërguar; dhurata, të atij që dhuron dhe zarfi, të atij që e shkruan.

78- Dituria ndahet në tri pjesë: Kuptimi i ajeteve të qarta, dituria mbi obligimet fetare dhe dituria mbi traditat e qëndrueshme.

79- Njerëzit ndahen në tri pjesë: I padijshmi, që përmbahet prej përvetësimit të diturisë; dijetari, që është i dobët gjatë zbatimit të diturisë së tij; i mençuri, që punon për këtë dhe botën e ardhshme.

80- Ai që i zotëron këto tri cilësi, nuk do të mbetet i vetmuar: Edukata e bukur, mosshkaktimi i vuajtjeve ndaj të tjerëve dhe largimi nga supozimi i keq.

81- Ditët janë tri: Dita e djeshme që ka shkuar, dita e sotme që duhet ta dimë si begati dhe dita e nesërme që nuk përmban asgjë tjetër përveç dëshirës e shpresës.

82- Kush nuk i zotëron këto tri cilësi në karakterin e tij, imani i tij nuk do të ketë ndonjë dobi për të: Maturia ndaj paditurisë së të paditurve, devotshmëria që të largon prej ndalesave dhe morali që siguron bashkëjetesën me njerëzit.

Page 318: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

318

83- Kush i zotëron këto tri cilësi, imani i tij do të përkryhet: Mosdevijimi nga e vërteta kur je i zemëruar, mosdrejtimi kah e pavërteta kur je në rehati dhe falja kur je i fortë.

84- Çdo njeri i kësaj bote është i nevojshëm për këto tri gjëra: Rehatia që nuk të çon në plogështi, bujaria të cilin e përcjell modestia dhe trimëria që nuk përmban përtaci.

85- Pa marrë parasysh se në çfarë gjendje ndodhet, njeriu i mençur nuk duhet t i harrojë këto tri gjëra: Kalueshmërinë e kësaj bote, ndërrimin e pandërprerë të gjendjeve dhe fatkeqësitë prej të cilëve nuk ka mundësi për të shpëtuar.

86- Këto tri cilësi nuk mund të bashkohen plotësisht në një person: Imani, mendja dhe përpjekja1.

87- Vëllezërit janë tri llojesh: Vëllai që i ndihmon vëllait me pasuri; vëllai që i ndihmon vëllait me shpirt; këta janë vëllezërit e vërtetë. Vëllai i tretë është vëllai që i plotëson nevojat e veta përmes teje dhe që të kërkon vetëm për shkak të disa kënaqësive.

88- Pa i zotëruar këto tre tipare, imani i njeriut nuk do të përkryhet: Zotërimi i diturisë në lidhje me fenë, tregimi i sjelljes së matur për sigurimin e jetesës dhe tregimi i durimit ndaj fatkeqësive.

Nuk ka forcë dhe fuqi përveç Allahut të Lartësuar!

7.5 FJALËT LIDHUR ME NJËSINË E ALLAHUT, IMANIN, DASHURINË NDAJ EHLI BEJTIT DHE PABESIMIN

U afrua njëri tek Imam Sadiku (a.s.), dhe Imami (a.s.) e pyeti: Cilëve u takon? - ai u përgjigj: Atyre që të duan dhe të pasojnë ty .

Imam Sadiku (a.s.) tha: Allahu nuk do ta dojë një rob, përderisa robi nuk i pranon udhëheqësit dhe të afërmit e Tij. Dhe, kur Allahu ta pranojë si të afërm një rob, xhenetin do ta bëjë obligim për të . Pastaj,

1 Ka të bëjë me njerëzit në përgjithësi dhe kjo nuk vlen për të afërmit e Allahut

Page 319: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

319

e pyeti: Cilit grup të atyre që na dashurojnë i takon? . Ai nuk diti të japë përgjigje dhe heshti. Atëherë njëri prej sahabeve të Imamit (a.s.), me emrin Sedir, pyeti: O biri i Resulullahut, në sa grupe ndahen ata që të donë . Imami (a.s.) u përgjigj:

Ata që na donë neve, ndahen në tri grupe: Grupi i parë na do vetëm haptas, jo edhe fshehtas; grupi i dytë na do vetëm fshehtas, jo edhe haptas; grupi i tretë na do edhe haptas edhe fshehtas (ky është grupi më me epërsi). Këta janë ata që e shuajnë etjen prej burimit të ëmbël dhe të begatshëm, që e dinë komentimin (tefsir) dhe shpjegimin (tevil) e Kuranit, që e ndajnë të vërtetën prej të pavërtetës dhe që e njohin Shkaktarin e shkaqeve (Allahun). Këta janë më të epërmit e shoqërisë. Atyre u drejtohen varfëria, skamja dhe fatkeqësitë e ndryshme me shpejtësinë më të madhe sesa shpejtësia e vrapit të kalit; ata i godasin vështirësitë dhe vuajtjet, ata dridhen dhe torturohen; një pjesë e tyre mbyten, një pjesë e tyre plagosen dhe një pjesë e tyre shpërngulen në qytetet e largëta. Për hir të respektit ndaj tyre, Allahu u dhuron shërim të sëmurëve, ua plotëson nevojat e të varfërve, ju ndihmon juve, jua dërgon shiun dhe ju furnizon. Numri i tyre është i vogël, por ata janë të lartësuar tek Allahu sipas vlerës dhe gradës së tyre. Grupi i parë është grupi më i ulët. Na donë haptas (me gjuhë), por shkojnë mbas rrugës së sulltanëve të tyre (jetojnë sikur ata). Gjuhët e tyre janë me ne, por shpatat e tyre janë kundër nesh. Grupi i dytë është grupi i mesëm; na donë fshehtas, por nuk e shfaqin atë haptas me qëllim të mbrojtjes së vetvetes. Betohem në shpirtin tim se me të vërtetë na donë neve fshehtas, ditën agjërojnë, natën bëjnë ibadet dhe në fytyrat e tyre shihen gjurmët e asketizmit. Ata janë njerëzit e paqes dhe të nënshtrimit .

Ai njeri tha: Unë ju dua haptas dhe fshehtas . Imami (a.s.) i tha: Ata që na donë haptas dhe fshehtas i zotërojnë disa shenja. Ata njihen përmes atyre shenjave . Në pyetjen: Cilët janë ato shenja? - Imami (a.s.) iu përgjigj: E para është kjo: Ata e kanë kapluar plotësisht njësinë e Allahut (tevhid); e kanë përforcuar diturinë e njësisë së Allahut. I kanë besuar Allahut dhe atributeve të Tij dhe pastaj e kanë njohur kufirin, të vërtetën, kushtet dhe shpjegimin e imanit . Sediri tha: O biri i Resulullahut! Deri më sot nuk kam dëgjuar një përshkrim të tillë të imanit nga ana juaj . Imami (a.s.) i tha: Po, o Sedir! Para se të dish se te kush gjendet imani, duhet të dish se askush nuk ka të drejtë të parashtrojë pyetjen çka është imani . Sediri i tha: O biri i Resulullahut! A mund të na shpjegoni këtë fjalë, nëse ka mundësi për një gjë të tillë? . Imami (a.s.) tha:

Page 320: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

320

Çdokush që e ka njohur Allahun përmes iluzioneve të zemrës, i ka përshkruar ortak Atij. Dhe, kush e ka njohur Allahun përmes emrave, jo përmes kuptimit, ka pranuar mangësinë e Tij. Emrat janë paraqitur më vonë (esenca e Allahut nuk ka fillim). Kush e adhuron emrin dhe kuptimin, i ka përshkruar ortak Allahut. Kush e arrin kuptimin përmes atributeve, jo përmes perceptimit, imanin e tij i ka përshkruar një gjëje të fshehtë1.

Kush e adhuron atributin dhe atribuimin, e ka bërë të pavlefshme njësinë e Allahut, sepse, atributi është i ndarë nga atribuimi (dysia nuk përputhet me njësinë e Allahut).

Kush dëshiron që atribuimin t ia referojë atributit (ta njohë atribuimin përmes atributit), e ka zvogëluar të madhen dhe nuk e ka njohur Allahun ashtu si duhet . Pastaj, e pyetën:

Atëherë, cila është rruga e arritjes së njësisë së Allahut? - Imami (a.s.) iu përgjigj: Rruga e hulumtimit është ë hapur dhe dalja nga qorrsokaku është e mundur. Njohja e një gjëje që është prezent vjen para njohjes së atributit të tij2. Por, njohja e atributit të një gjëje që nuk është prezent (e fshehur), i paraprin njohjes së tij (pasi që Allahu është prezent, së pari duhet të njihet Allahu dhe pastaj krijesat tjera).

Si mund të njihet personaliteti i ndonjërit që është prezent, pa ia njohur paraprakisht atributet e tija?

Dituria dhe perceptimi së pari ndërlidhen me personalitetin (karakterin) e Tij e pastaj e njeh edhe veten (si një gjurmë të fuqisë së Tij) përmes Tij. Nuk mund ta njohësh veten përmes vetes dhe përmes ekzistencës sate (në mënyrë të pavarur prej ekzistencës së Allahut). Duhet të dish se çdo gjë në ekzistencën tënde është për Të dhe i lidhur për Të. Vëllezërit e Jusufit (a.s.) i thanë Jusufit (a.s.): Ata thanë: Padyshim që ti je vetë Jusufi? Ai tha: Po. Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im (Jusuf, 90). Vëllezërit e Jusufit e njohën Jusufin përmes vetë Jusufit, jo përmes tjetrit. Ata nuk u siguruan për këtë përmes iluzioneve dhe imagjinatave të tyre .

A nuk po vëreni se çka po thotë Allahu: Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i

1 Sepse, nëse dëshirojmë që të njohim diçka të fshehtë, këtë do ta njohim përmes atributeve të tij dhe jo përmes perceptimit. E fshehta nuk mund të perceptohet.

2 Për shembull, njeriun së pari e shohim përmes vetive të tij, e pastaj i kuptojmë atributet e tij si: dituria, maturia, etj.

Page 321: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

321

bëni të mbijnë bimët në to (Neml, 60). Pra, ju nuk keni të drejtë që të zgjidhni një Imam dhe ta emëroni atë si zotërues të së drejtës .

Pastaj shtoi: Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do të flasë me tri grupe, ata nuk do t i shikojë me syrin e mëshirës, nuk do t i pastrojë prej mëkateve dhe për ata i pret dënimi i ashpër:

a) Ai që e mbjell një pemë, të cilën Allahu nuk e ka kompletuar; pra, ai që e emëron njërin për Imam, pa e caktuar atë Allahu;

b) Ai që nuk e pranon Imamin e zgjedhur nga ana e Allahut; c) Ai që mendon se këto dy grupe përmbajnë ndonjë pjesë të

Islamit. Allahu Teala thotë: Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të

dojë, atyre nuk u takon zgjedhja (Kasas, 68).

7.6 PËRSHKRIMI I IMANIT

Kuptimi i imanit ka të bëjë me pranimin. Përmes këtij pranimi, bëhet përulja para Allahut, afrimi tek Ai dhe zbatimi i të gjitha obligimeve, të mëdha apo të vogla, që fillimisht janë të nevojshme për njësinë e Allahut dhe për njohjen e Tij. Të gjitha këto janë të lidhura njëra me tjetrën dhe veprojnë në të njëjtën kohë. Ai që i zbaton detyrimet e ditura dhe të mësuara, të cilët i përshkruam më lart, do të llogaritet si besimtar (mumin); do të mund të themi për të se e zotëron atributin e imanit dhe se është i denjë për sevape. Tërë kuptimi i imanit ka të bëjë me pranimin; kuptimi i pranimit ka të bëjë me dëshminë dhe nënshtrimin. Në këtë mënyrë, do të mund të kuptojmë se bindjet e vogla dhe të mëdha janë të bashkuara njëra me tjetrën.

Përderisa t i zbatojë gjërat që janë të nevojshme për të atribuuar imanin, pra zbatimi i obligimeve të mëdha dhe qëndrimi larg prej mëkateve të mëdha, nuk do dalë jashtë atributit të imanit. Imani nuk do të dalë nëse heq dorë prej obligimeve të mëdha dhe nëse i kryen mëkatet e vogla. Përderisa qëndron larg prej mëkateve të mëdha, njeriu do të llogaritet si besimtar, ngase, Allahu thotë: Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndaluara, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm (Nisa, 31). Pra, mëkatet e vogla falen. Por, nëse i kryen mëkatet e mëdha, do të jep llogari dhe do të dënohet edhe për mëkatet e vogla. Këto janë karakteristikat e imanit dhe të besimtarit që janë të denjë për sevape.

Page 322: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

322

7.7 PËRSHKRIMI I ISLAMIT

Kuptimi i Islamit ka të bëjë me zbatimin e të gjitha detyrimeve të pranuara, gjykimi i të cilave është i qartë dhe i prerë. Nëse njeriu i pranon të gjitha detyrimet, nga ana e jashtme dhe pa qenë i lidhur me zemër për to, do të llogaritet si Mysliman dhe ka fituar të drejtën që të pranohet si i afërm, të pranohet dëshmia e tij dhe të marrë pjesë në trashëgimi, si dhe, është bërë ortak në dobitë dhe dëmet e myslimanëve. Ky është përshkrimi i Islamit.

Dallimi ndërmjet myslimanit dhe besimtarit është ky: Nëse një mysliman është i bindur si nga ana e jashtme ashtu edhe nga ana e brendshme, do të bëhet besimtar. Nëse e bën këtë vetëm për nga jashtë, është vetëm mysliman, por, nëse e pranon me dije dhe me përulje, si nga ana e jashtme ashtu edhe nga ana e brendshme, do të bëhet besimtar. Në këtë mënyrë, një rob mund të bëhet Mysliman por jo edhe besimtar, por pa qenë Mysliman nuk mund të bëhet besimtar.

7.8 SHPJEGIMI LIDHUR ME DALJEN NGA IMANI

Një besimtar do të dalë nga imani për shkak të pesë gjërave që i përngjajnë njëra tjetrës: Pabesimi (kufr), politeizmi (shirk), devijimi nga rruga e drejtë (dalalet), braktisja e urdhrave të Allahut (fasik) dhe mëkatet e mëdha.

Pabesimi: Mohimi i ndonjë gjëje të madhe apo të vogël në fe, nënçmimi i saj dhe mosdhënia e rëndësisë së duhur ndaj saj, është një mëkat i kryer kundrejt Allahut. Kryesi i asaj vepre do të llogaritet jobesimtar (kafir) dhe vepra e tillë do të llogaritet pabesim.

Politeizmi: Ka të bëjë me të gjitha mëkatet që kryhen kundër Allahut (përmes shpifjes); qofshin ato mëkate të vogla apo të mëdha dhe ai që i kryen këto do të llogaritet si politeist apo idhujtar (mushrik). (kjo për arsye të shpifjes së një religjioni të ri kundrejt religjionit hyjnor).

Devijimi nga rruga e drejtë: Të qenët i paditur ndaj obligimeve të caktuara, në të vërtetë, ndaj ekzistimit të argumenteve të qarta në lidhje me të dhe heqja dorë nga njëra prej obligimeve të mëdha. Ai që nuk kryen njërën prej këtyre detyrimeve të mëdha, nuk do të jetë i denjë që ta mbajë emrin besimtar. Nëse këto detyrime nuk i

Page 323: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

323

braktis me qëllimin e mohimit të gjykimeve të Allahut apo të nxjerrjes së tyre nga feja, në emër të fesë, por për shkak të plogështisë, moskujdesjes apo të qenët i zënë me gjëra tjera, atëherë njeriu i tillë do të llogaritet si i devijuar që ka dalë nga rruga e imanit, që ka mbetur i paditur për të vërtetën e imanit dhe që është ndarë prej tij.

Përderisa e bart këtë atribut, do të jetë i denjë për të bartur emrin i devijuar. Por, nëse kryen ndonjë mëkat me qëllim të mohimit, mosdhënies së rëndësisë dhe nënçmimit, atëherë do të bëhet jobesimtar. Nëse kryen mëkat duke bërë shpifje në emër të fesë përmes pranimit të fjalëve të të parëve të tyre në formën e imitimit, dorëzimit dhe mënyrës së shpjegimit të tyre, atëherë do të bëhet politeist. Të paktë janë ata që mbesin vetëm për kohë të shkurtër si devijues dhe që nuk tregojnë prirje kah pabesimi dhe politeizmi.

Braktisja e urdhrave të Allahut: Ka të bëjë me çdo mëkat të madh që kryhet për shkak të prirjes së madhe kah kënaqësitë, epshet dhe mëkatet. Ai që i kryen këto mëkate do të bëhet mëkatar, dhe do të dalë nga imani. Nëse vazhdon me kryerjen e mëkateve dhe këto mëkate i konsideron si të parëndësishme, atëherë në mënyrë të paevitueshme do të bëhet jobesimtar.

Mëkatet e mëdha që shkaktojnë daljen e imanit janë ato mëkate që kryhen nga inati dhe fanatizmit, pa u përmbajtur dhe me këmbëngulje, dhe që bazohen në mohim, shpifje, kënaqësi dhe shkuarje mbas epsheve, për shembull: përgojimi, mallkimi, mbytja, plaçkitja e pasurisë, mosdhënia e të drejtave për njerëzit dhe mëkatet tjera të mëdha që bazohen në epshe dhe pasione. Të ngjashëm janë edhe mëkatet si: betimi i rrejshëm, ngrënia e kamatës dhe mëkatet tjera që nuk i kanë për bazë epshet dhe pasionet. Po ashtu, këtu bëjnë pjesë edhe zbavitja përmes verës, prostitucionit dhe muzikës zbavitëse.

Të gjitha këto veprime shkaktojnë daljen e imanit dhe të bërit jobesimtar, devijues dhe politeist, sepse, këto vepra burojnë nga padituria.

7.9 FJALËT LIDHUR ME MËNYRËN E JETESËS SË NJERIUT DHE

SHPENZIMIT TË PASURISË

Një person erdhi tek Imami (a.s.) dhe e pyeti: Sa rrugë ekzistojnë për sigurimin e jetesës së njeriut, ku përfshihen fitimi, puna, tregtia dhe shpenzimi i pasurisë? - Imami (a.s.) u përgjigj:

Page 324: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

324

Ekzistojnë katër rrugë për sigurimin e jetesës që përfshijnë tregtinë dhe marrëdhëniet e ndryshme të ndërsjella në mes njerëzve me qëllim të realizimit të fitimit .

A janë të gjitha këto rrugë të lejuara ose të ndaluara, apo ndonjëra është e lejuar dhe tjetra e ndaluar? - Imami (a.s.) u përgjigj:

Çdonjëra prej tyre përmban drejtimin e ndaluar dhe të lejuar. Emrat dhe karakteristikat e tyre janë gjëra të ditura dhe të njohura:

E para prej këtyre katër gjërave është udhëheqja, në të vërtetë udhëheqja e disa njerëzve ndaj disa të tjerëve (e drejta e udhëheqjes);

E dyta është tregtia dhe shitblerjet në mes të njerëzve; E treta ka të bëjë me të gjitha pjesët e zanatit (profesionin) dhe E katërta është qiraja dhe pagat. Të gjitha përmbajnë anët e lejuara dhe të ndaluara. Njerëzit

duhet t'u përmbahen pjesëve të lejuara nga ana e Allahut që u janë caktuar si detyrim ndaj tyre dhe të ruhen nga ana e ndaluar.

7.9.1 Shpjegime lidhur me udhëheqjen e prijësve Udhëheqja përbëhet prej dy pjesëve: Pjesa e parë ka të bëjë me

udhëheqjen detyruese të prijësve të caktuar nga ana e Allahut për njerëzit dhe njerëzit e caktuar nga ana e tyre në pozita prijëse. Pjesa e dytë ka të bëjë me udhëheqjen e prijësve mizorë e të padrejtë dhe njerëzit e caktuar nga ana e tyre në pozita prijëse. Pjesa e lejuar e udhëheqjes ka të bëjë me udhëheqjen e prijësit të drejtë. Ai është urdhëruar nga ana e Allahut që të mos i shtojë apo mungojë diçka urdhrit të Tij, të mos e shtrembërojë fjalën dhe të mos dalë prej urdhrit të Tij. Njerëzit ta njohin atë për shkak të urdhrit të Allahut, ta pranojnë veprimin e tij, ta ndihmojnë gjatë udhëheqjes së tij dhe njerëzit e caktuar nga ana e prijësit të pranojnë që të punojnë në ato pozita të caktuara udhëheqëse.

Nëse prijësi (udhëheqësi) është i drejtë, ashtu sikur që e përshkruam më lartë, atëherë është e lejueshme të punohet në emër të tij si vali, të punohet me të, t i ndihmohet atij, t'i jepet mbështetja dhe të bashkëpunohet me të. Me një prijës të tillë dhe njerëz të caktuar nga ana e tij do të ringjallet drejtësia dhe do të asgjësohet çdo lloj i padrejtësisë dhe ngatërresës. Prandaj, ata që punojnë dhe e mbështesin pushtetin e një prijësi të tillë, do ta forcojnë fenë e Allahut dhe do të jenë ndër ata që bëjnë përpjekje për t u nënshtruar ndaj Allahut.

Pjesa e ndaluar e udhëheqjes është udhëheqja e prijësit të padrejtë dhe të gjithë ata që janë caktuar në pozita prijëse, prej pozitës

Page 325: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

325

më të lartë deri te pozita më e ulët. Është e ndaluar që të punohet për ata dhe të tregtohet me ata, kjo punë nuk është legjitime. Ai që e bën këtë, do të pësojë dënim, qoftë ajo punë e vogël apo e madhe. Është mëkat i madh ofrimi i çfarëdo lloj ndihme ndaj tyre. Arsyeja për këtë është kjo: Çdo gjë e drejtë merret nën këmbë gjatë udhëheqjes së prijësit të padrejtë dhe do të ringjallet çdo gjë që është e papranueshme; padrejtësia, paturpësia dhe ngatërresat do të manifestohen haptas; librat hyjnorë do të anulohen; profetët dhe besimtarët do të mbyten; xhamitë do të rrënohen dhe tradita bashkë me sheriatin e Allahut do të ndërrohen. Për këtë arsye është e ndaluar të punohet për ata, ndihma ndaj tyre dhe tregtimi me ata, vetëm nëse je i nevojshëm dhe je i detyruar për një gjë tillë, për aq sa mund të hash mishin dhe gjakun e ndaluar.

7.9.2 Shpjegime lidhur me llojet e tregtive Veprimet themelore të lejuara dhe të ndaluara për shitësit dhe

blerësit përbëhen prej këtyre parimeve: Sikur që ka urdhëruar Allahu, është e lejuar tregtimi, mbajtja e tyre në rezervë, dhurimi dhe dhënia në amanet e artikujve ushqimorë, të gjërave që ua sigurojnë jetesën e njerëzve dhe gjërat për të cilat njeriu ndien nevojë në jetën e tij të përditshme siç janë: ngrënia, pija, veshmbathja, martesa, zotërimi i pronës, kursimi dhe gjërat që janë në interes të përgjithshme për njerëzit.

Pjesa e ndaluar e tregtimit është kjo: Është e ndaluar shitblerja e çdo artikulli që përmban mangësi ose që është e ndaluar ngrënia, pirja, zotërimi, rezervimi, fitimi, mbrojtja dhe dhënia në amanet e tij ose që është e ndaluar për shkak të përmbajtjes së kamatës. Po ashtu, çdo gjë që përmban papastërti pastaj, gjaku, mishi i derrit, mishi dhe lëkura e kafshëve dhe shpezëve grabitqarë, alkooli. Këto janë të ndaluara për ngrënie, pirje, zotërim, mbrojtje dhe shfrytëzim sepse përmbajnë në vete ngatërresa. Kështu që, është e ndaluar shitblerja, mbrojtja, zotërimi, marrja në amanet dhe çdo lloj i shfrytëzimit, përveç kur është i detyruar për një gjë të tillë, të gjërave që e mbështesin zbavitjen, të drejtuarit te tjetri përveç Allahut, pabesimin, politeizmin, devijimin dhe të pavërtetën ose që janë shkaktarë të dobësimit të ndonjë të drejte.

7.9.3 Shpjegimi lidhur me qiranë dhe huan Dhënia me qira ka të bëjë me huazimin e vetes, pasurisë që

zotëron, të afërmit që janë nën kompetencën e tij, kalin ose

Page 326: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

326

veshmbathjet nën urdhrin dhe shërbimin e tjetrit; e gjithë kjo, me qëllim të sigurimit të fitimit në një rrugë të lejuar.

Pjesa e lejuar e dhënies me qira ka të bëjë me huazimin e vetes, shtëpisë, vendit apo çfarëdo një prone që zotëron, në shërbim të tjetrit me qëllim të përfitimit të lejuar, dhe në anën tjetër marrja përsipër e gjërave të lartpërmendura nga ana e punëdhënësit apo të personit të cilin e ka autorizuar djali, punëtori apo skllavi i punëdhënësit. Është e lejuar që personi të huazojë veten, djalin, të afërmin, skllavin apo punëtorin e tij nën shërbimin e tjetrit, me qëllim të përfitimit të lejuar. Të gjithë këta janë persona të autorizuar që punojnë për një individ, nuk janë sikur argatët që punojnë nën urdhrin e punëdhënësit; njëjtë sikur hamalli që bart një barrë deri në një vend të caktuar për një mëditje të caktuar. Është e lejuar bartja e një gjëje hallall nga ana e vetë personit, skllavit të tij apo përmes shtazës së tij ose kryerja e një pune për një mëditje të caktuar nga ana e tij, skllavi, i afërmi apo punëtori i tij. Këto janë pjesët e lejuara të dhënies me qira. Dhe, të gjitha këto janë njësoj të lejuara për sulltanin, popullin, jobesimtarin apo besimtarin. Fitimi i fituar në këtë mënyrë është hallall.

Pjesët e ndaluara të dhënies me qira janë: Bartja e një gjëje që është e ndaluar për ngrënie, pirje dhe veshmbathje për një pagë të caktuar; bërja, mbrojtja, veshja e një gjëje të ndaluar; rrënimi i një xhamie me qëllimin e shkaktimit të dëmit; vrasja e një njeriu të pafajshëm; bartja e gjërave të ndaluara si idhulli, fyelli, vena, derri, papastërtitë dhe gjaku; bartja e ndonjë gjëje për vete që është e ndaluar apo e prishur; puna në një vend që është e ndaluar me ligj (sheriat) si dhe punësimi i një personi që është nën kompetencën e tij apo dhënia me qira të ndonjë gjësendi në këtë vend pune. Është i lejuar punësimi në këto vende vetëm nëse është për të mirën e punëdhënësit apo të rrethinës, si p.sh. bartja e gjërave të papastra prej një vendi në një vend tjetër me qëllim të pastrimit të atij vendi apo të shpëtimit nga era e keqe që shkaktojnë papastërtitë, dhe punëve të ngjashme.

Sa i përket punësimit të përhershëm dhe punës me qira (mëditje ditore) në shtetet jo-Islame, punësimi i përhershëm është e ndaluar ndërsa e dyta e lejuar, sepse: gjatë punësimit të përhershëm njeriu është nën shërbimin e punëdhënësit ose të ndonjërit që e autorizon punëdhënësi. Rolin e punëdhënësit e caktojnë udhëheqësit e shtetit, nën urdhrin dhe ndikimin e të cilit ndodhet punëdhënësi, dhe përfaqësuesit ligjorë të pushtetit do t i ndihmojnë punëdhënësit në përforcimin e fuqisë së tij. Një punëdhënës i tillë do t i caktojë njerëzit

Page 327: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

327

në pozita të ndryshme, qofshin ato edhe pozitat më të ulëta, të cilët do të përhapin padrejtësinë, shkatërrimin dhe vrasjet.

Sa i përket lejimit të dhënies me qira, siç thamë edhe më parë, këtu kemi të bëjmë me huazimin e vetes, mallit, pronës, apo të çfarëdo një gjësendi që zotëron, nën urdhrin e tjetrit dhe për një mëditje të caktuar. Përderisa njeriu nuk është nën urdhrin e punëdhënësit për një rrogë të caktuar, kompetencat për veten dhe për pasurinë e tij gjenden në duart e tij. Mbasi që punëdhënësi nuk është përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të njerëzve dhe nuk e merr përsipër administrimin e tyre, ai nuk ka kompetenca ndaj tyre në asnjë çështje (ose, punëdhënësi nuk ka asnjë të drejtë mbi punëtorët, përderisa njeriu zotëron me të gjitha të drejtat për gjësendet që i jep me qira). Për këtë arsye, është hallall fitimi i atij që i jep me qira, gjërat e cekura më parë, jobesimtarit, besimtarit, sulltanit apo çfarëdo një personi tjetër.

7.9.4 Shpjegimi lidhur me zanatin (profesionin) Zanati është një punë të cilin e mësojnë njerëzit apo ua

mësojnë të tjerëve. Për shembull: Puna në zyrë, llogaritja (kontabilitet), tregtia, argjendaria, zeja e saraçëve, tekstilist, veshmbathje, rrobaqepësi, pikturimi i gjërave jo të gjalla, prodhimi i të gjitha llojeve të veglave që janë të nevojshme për mbrojtjen e jetës së njeriut, për përdorimin e tyre për të përfituar dhe për t i plotësuar nevojat e tyre; është i lejuar mësimi dhe përdorimi i tyre, qoftë për vete apo për tjetrin. Është e vërtetë se këto vegla mund të përdoren ndonjëherë për ngatërresa dhe mëkate, si dhe në rrugën e gabuar, si p.sh. zanati i zyrtarëve që ka për qëllim fitimin, mund të përdoret nga ana e udhëheqësve të padrejtë me qëllim të përforcimit të përfaqësuesve të tyre apo për t i ndihmuar ata. Mësimi i zanateve të tilla është i lejuar. Ngjashëm është edhe zanati i prodhimit të thikave, shpatave, shtizave dhe harqeve që mund të përdoren edhe për rrugën e gabuar dhe që janë ndihmesë për të dy rrugët. Është i lejuar shpërblimi për mësimin e këtyre zanateve dhe mënyrën e përdorimit të tyre për ata që janë në rrugën e drejtë. Por nuk është i lejuar përdorimi i tyre nga ana e njerëzve në rrugën e ngatërresës dhe shkaktimit të dëmeve ndaj të tjerëve. Në përgjithësi, është i lejuar mësimi i zanateve që janë në dobi të njerëzve dhe për mirëqenien e tyre. Kjo nuk paraqet ndonjë krim apo mëkat, përpos nëse përdoren në rrugët e ndaluara apo të ngatërresave dhe në këtë rast mëkati bie mbi ata që veprojnë në këtë drejtim. Allahu ka ndaluar instrumentet muzikore si: kitarën, fyellin dhe veglat tjera, pastaj lojërat si shahu që e angazhojnë njeriun në

Page 328: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

328

punët e kota apo të qenët i padobishëm, po ashtu edhe punimin e kryqeve dhe të idhujve. Ngjashëm edhe prodhimin e pijeve të ndaluara dhe të gjërave që janë të këqija. Është i ndaluar pranimi i pagës për mësimin, prodhimin dhe përpunimin e gjërave që nuk janë të mbara dhe të mira për njerëzit dhe është i ndaluar shfrytëzimi dhe përdorimi i tyre. Nëse njëkohësisht e kanë anën e mirë por ndonjëherë mund të përdoren për të bërë mëkate, atëherë kjo është diçka tjetër: nuk është i lejuar përdorimi i këtyre gjërave në rrugën e gabuar dhe ai që bën këtë do të llogaritet si mëkatar.

7.9.5 Rrugët e shpenzimit dhe të shpërndarjes së mallrave Shpenzimi i lejuar detyrues dhe rekomandues i mallrave

ndahet në 24 pjesë. Shtatë prej tyre kanë të bëjnë me shpenzimet personale të njeriut. Pesë prej tyre përbëjnë obligimet që i ka njeriu ndaj personave të tjerë. Tre prej tyre përbëjnë detyrimet ndaj ligjit hyjnor (sheriat) që duhet t i përmbushë njeriut. Pesë të tjera përbëjnë dhuratat dhe bakshishet e nevojshme. Dhe, katër prej tyre kanë të bëjnë me shpenzimet në rrugën e mbarë.

1- Shpenzimet personale të njeriut janë: Shpenzimet e ushqimit e të pijes, shpenzimet e veshmbathjes, shpenzimet e martesës, pagat e shërbyesve, shpenzimet për arnimin dhe meremetimin e gjërave të ndryshme, shpenzimet e transportit dhe shpenzimet për gjërat që janë të nevojshme për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe të plotësimit të nevojave të ndryshme jetësore.

2- Shpenzimet e detyruara ndaj personave tjerë janë shpenzimet ndaj fëmijëve, nënës, babait, bashkëshortes dhe shërbyesit. Njeriu duhet t u sigurojë mjetet e jetesës për këta persona, qoftë në kohën e varfërisë apo të pasurisë.

3- Detyrimet ndaj ligjit hyjnor janë: Zeqati, që duhet ta paguajë çdo vjet; shkuarja në haxh, së paku një herë gjatë jetës së tij dhe, shpenzimet e luftës kundër pabesimit (nëse shfaqet lufta gjatë kohës së tij).

4- Shpenzimet e rekomanduara për dhuratat dhe bakshishet e nevojshme janë: Dhuratat ndaj atyre që janë në epërsi, dhuratat ndaj të afërmve, dhuratat ndaj besimtarëve dhe kryerja e bamirësisë përmes dhënies së sadakasë dhe lirimit të skllavit.

5- Shpenzimet në rrugën e mbarë janë: Pagesa e borxhit, dhënia e amanetit, dhënia borxh dhe mikpritja e mysafirit. Të gjitha këto gjëra janë prej traditës (sunetit).

Page 329: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

329

7.9.6 Ushqimi i lejuar Tri lloje që mbijnë nga toka janë të lejuara për ushqim: 1- Gruri, elbi, orizi, çikorja, drithërat dhe luleshpatat e

ndryshme që mbijnë nga toka dhe që janë të dobishme për trupin dhe fuqinë e njeriut. Është i ndaluar ushqimi me gjërat që janë të dëmshme për trupin e njeriut përveç në rastet specifike.

2- Janë të lejuara të gjitha llojet e pemëve që janë të dobishme për trupin e njeriut në tërë sipërfaqen e tokës. Është e ndaluar ngrënia e pemëve që i shkaktojnë dëm trupit të njeriut.

3- Të gjitha llojet e perimeve dhe të bimëve që mbijnë në tërë sipërfaqen e tokës, përveç perimeve dhe bimëve helmuese dhe të dëmshme.

7.9.7 Mishi i shtazëve që është i lejuar për ngrënie Për ngrënie janë të lejuara: Bagëtitë, dhentë, deveja, shtazët e

egra të lejuara, shtazët që nuk e kanë dhëmballën dhe që nuk kanë kthetra. Është i lejuar mishi i shpezëve që e kanë gushën, por nëse nuk e kanë gushën, janë të ndaluara; është e lejuar edhe ngrënia e karkalecave.

7.9.8 Vezët e lejuara për ngrënie Është e lejuar ngrënia e të gjitha vezëve që nuk i kanë dy skajet

e barabarta. Por nëse nuk i kanë të barabarta skajet e tyre, nuk janë të lejuara.

7.9.9 Shtazët e detit që janë të lejuara për ngrënie Është e lejuar ngrënia e çdo lloji të peshqve që përmbajnë

luspa (pulla) në trupin e tyre. Është e ndaluar ngrënia e peshqve që nuk përmbajnë luspa.

7.9.10 Pijet e lejuara Janë të lejuara të gjitha llojet e pijeve, që nuk të dehin kur të

pihen në një sasi të madhe. Por, nëse janë dehëse, atëherë është e ndaluar edhe sasia më e vogël e tyre.

7.9.11 Veshmbathja e lejuar Është e lejuar veshmbathja e përpunuar nga pambuku i thurur

dhe nga bimët tjera të thurura që mbijnë në sipërfaqen e tokës. Është e lejuar bartja e veshmbathjes së përpunuar prej leshit, puplave dhe gëzofit të kafshëve që janë të lejuara për ngrënie. Po ashtu, është e lejuar edhe veshmbathja prej lëkurës së shtazëve që janë të prera sipas

Page 330: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

330

rregullave Islame. Është e lejuar edhe bartja e veshmbathjeve që janë të punuara prej leshit, qimeve dhe puplave të shtazëve të pastra (përveç prej qenit dhe derrit) që janë prerë sipas rregullave Islame si dhe falja e namazit me ato veshmbathje. Nuk është e lejuar bartja e veshmbathjeve, të falurit e namazit dhe kryerja e sexhdes me ato veshmbathje që janë të punuara prej ndonjë materiali ushqimor. Është e lejuar bartja e veshmbathjeve që punohen përmes fijeve të përkulura nga të gjitha bimët në sipërfaqen e tokës, përveç bimëve që janë të lejuara për ngrënie. Por, pasi që të përkulen, nuk është e lejuar kryerja e sexhdes, përveç në raste specifike.

7.9.12 Martesat e lejuara Ekzistojnë katër lloje të martesave të lejuara: Martesa me

trashëgimi (martesa që lejon trashëgiminë e burrit prej gruas dhe anasjelltas ose martesa e përhershme), martesa pa trashëgimi (martesa e përkohshme), martesa me robëreshën që është në pronën tënde dhe martesa e lejuar nga ana e pronarit të robëreshës me një tjetër person.

7.9.13. Pronësia e lejuar përbëhet prej gjashtë pjesëve: Pronësia e fituar përmes presë së luftës, blerjes, trashëgimisë,

dhurimit, huazimit dhe qirasë.

7.10 LETRA E SHKRUAR NGA ANA E IMAMIT (A.S.) LIDHUR ME

HUMUSIN DHE GANIMETIN1

1 Ganimet e ka kuptimin e plaçkës, presë, mallit të marrë nga armiku gjatë luftës. Po ashtu, e ka edhe kuptimin e dhuntisë (begatisë) së fituar pa punuar apo pa

Page 331: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

331

E kam të qartë përmbajtjen e letrës suaj. Ju keni kërkuar që të mësoni në lidhje me vendin dhe mënyrën e shpenzimit të humusit dhe të ganimetit (plaçka) dhe, si ta mbroni dhe kujt t i jepni pjesën e të afërmve të të Dërguarit (s.a.a.). Atëherë, dëgjo me veshin e zemrës dhe shiko me syrin e mendjes dhe pastaj gjyko në lidhje me këtë çështje sipas drejtësisë. Kjo është një rrugë e sigurt për ty që të bën të njohur çështjen e ndalesave dhe të urdhëresave të Allahut. Allahu na dhuroftë sukses neve dhe juve. Dije që asgjë nuk është e fshehur prej Allahut, Zotit tim dhe Zotit tënd. Është më se e sigurt se Zoti yt nuk harron asgjë. Nuk ka lënë asgjë të mangët në Librin e Tij; çdo gjë ka shpjeguar me përpikëri. Në Kuran, shpjegimi i Tij në lidhje me pranimin e mallrave nuk është më pak i qartë dhe më pak i kuptueshëm sesa në lidhje me ndarjen e tyre. Në asnjë vend të Kuranit, Allahu nuk ka bërë detyrim dhënien e ndonjë malli, pa i shpjeguar paraprakisht rrugët e harxhimit të tyre; këto të dyja nuk i ka ndarë njërën prej tjetrës.

Disa mallra i ka caktuar si pjesë të pandryshuara; këto janë të qëndrueshme dhe nuk ndryshojnë. Ndërsa, disa të tjerë u janë ndarë disa emrave dhe titujve të caktuar. Me ndërrimin e rrethanave të caktuara, do të anulohet edhe pjesa e ndarë për ata si p.sh. me plakjen e njeriut, nuk do të vlejnë dispozitat e agjërimit, si dhe me pasurimin e njeriut të varfër dhe me mbërritjen e udhëtarit që ka mbetur në rrugë në vendlindjen e tij, nuk do të mund të pranojnë më pjesët e tyre të mëhershme. Me gjithë përgatitjet e bëra për kryerjen e haxhit dhe përkundër dënimit të premtuar për moskryerjen e saj, nuk do të bartë përgjegjësi për kryerjen e saj përderisa është e vendosur ndonjë barrierë në rrugën e tij ose është e mbyllur rruga.

Si rrugë të parë të harxhimit të mallrave e ka caktuar zeqatin, dhe në lidhje me këtë ka thënë: Allahu caktoi detyrim që sadakaja (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë zeqatin), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, atyre që janë në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë (Tevbe, 60). Allahu ia qartësoi të Dërguarit të gjitha rrugët e dhënies së zeqatit dhe nuk lejoi dhënien e tyre jashtë këtyre tetë rrugëve. I Dërguari mund t i harxhojë

përpjekje. Ndërsa, humusi e ka kuptimin e një të pestës. Po ashtu, ka të bëjë me pagesën me mall apo me para të gatshme nga fitimi.

Page 332: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

332

në njërën prej këtyre rrugëve, sipas mënyrës më të përshtatshme. Allahu ka ndaluar Të Dërguarin dhe të afërmit e tij që të pranojnë sadakanë dhe pjesën e papastër të mallit - zeqatin. Këto janë vendet e duhura të harxhimit dhe të zbatimit të zeqatit.

Sa i përket ganimetit të luftës, në luftën e Bedrit Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Kush e vret një armik, do të ketë kaq shpërblim dhe kur e robëron një armik, do të ketë kaq pjesë të caktuar nga ganimeti i armikut, sepse, Allahu më ka premtuar fitoren ndaj ushtrisë së armikut .

Kur Allahu bëri që ushtria armike të pësojë disfatë dhe kur u mblodhën ganimetet e luftës, u ngrit në këmbë njëri prej Ensarëve dhe tha: Ja Resulullah, na urdhërove që të luftojmë kundër idhujtarëve, na nxite në këtë çështje duke na thënë Kush e vret një armik, do të ketë kaq shpërblim dhe kur e robëron një armik, do të ketë kaq pjesë të caktuara nga ganimeti i armikut . Unë kam vrarë dy prej tyre dhe për këtë kam dëshmitarë; edhe njërin prej tyre e kam zënë rob. Ja Resulullah, zbatoje premtimin e dhënë !

Pastaj, u ngrit në këmbë Sad ibni Ubade dhe tha: Ja Resulullah, ne nuk kemi vrarë dhe nuk kemi zënë rob asnjërin prej armiqve; jo pse kishim frikë prej tyre, apo pse qëllimi ynë ishte ganimeti i kësaj bote dhe sevapi i ahiretit, por, qëllimi ynë ishte të rrimë afër teje dhe të sigurojmë e të mbrojmë prej sulmeve të idhujtarëve. Nëse këtyre u jep atë çka ke premtuar, atëherë myslimanët e tjerë do të kthehen me duar të zbrazëta . Pastaj, prapë u ngrit në këmbë ai prej Ensarëve, dhe e përsëriti fjalën e thënë më herët. Kjo vazhdoi përderisa të dy i përsëritën kërkesat e tyre nga tri herë. Por, Hz Resulullahu (s.a.a.), ktheu fytyrën prej tyre dhe nuk foli asgjë.

Atëherë, u shpall ky ajet: Të pyesin ty për ganimetin (enfal) e fituar në luftë.. (Enfal,1). Të gjithë mallrat që kaluan atë ditë në duart e myslimanëve u quajtën me një fjalë enfal, sikur që është përmendur në këtë ajet si fej: Ato mallra (fej) që Allahu ia dha pa luftë të dërguarit të vet (nga hebrenjtë e fisit Beni Nazir) (Hashr, 7), dhe në një ajet tjetër përmendet si ganimet: Dijeni se një e pesta e ganimetit të fituar... (Enfal, 41). Pastaj, në lidhje me enfalin ka thënë: thuaju: Enfali është çështje e Allahut dhe të dërguarit (Enfal, 1). Me këtë

ajet, të gjitha ganimetet dolën prej kompetencave të ushtrisë Islame dhe çështja iu dorëzua Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pastaj, shpalli këtë ajet: Prandaj kini frikë Allahun, përmirësojeni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij (Enfal, 1).

Page 333: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

333

Kur u kthye Resulullahu (s.a.a.) në Medine, u shpall ky ajet: Ta dini se një e pesta e ganimetit, që e fituat nga ndonjë

send, i takon Allahut dhe të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe udhëtarëve. Ky është përcaktimi i Zotit (në lidhje me ndarjen e ganimetit), nëse keni besuar Allahun, dhe atë që ia zbritëm robit Tonë ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembëta), ditën e konfrontimit të dy grupeve (Enfal, 41).

Fjala i takon Allahut , e ka kuptimin e njëjtë sikur fjala është i Allahut dhe yti , të cilën e përdorin njerëzit. Prej këtij malli

nuk i ndahet ndonjë pjesë e caktuar Allahut. Për këtë arsye, Hz Resulullahu (s.a.a.) ganimetin e ndau në pesë pjesë: Pjesa e Allahut, të cilën e ndau për vete, me qëllim të lartësimit të emrit të Allahut dhe të përcjelljes së tij si trashëgimi te trashëgimtarët e tij; një pjesë e ndau për të afërmit e Abdulmutalibit, një pjesë për jetimët myslimanë dhe një pjesë për nevojtarët. Pjesën e mbetur e ka lënë anash për përmbushjen e nevojave të myslimanëve që kanë dalë në rrugë jo me qëllimin e tregtisë. Këto janë ndodhitë që kanë të bëjnë me ndarjen e ganimetit, të cilën e përvetësuan me shpata gjatë luftës së Bedrit.

Sa i përket ganimetit të fituar pa luftuar me armikun (me dorëzimin e armikut), çështja është kështu: Kur u shpërngulën muhaxhirët (banorët e Mekës) në Medine tek Ensarët (Myslimanët e Medinës), këta të fundit ia dhanë muhaxhirëve gjysmën e mallit të tyre. Atë ditë, numri i muhaxhirëve ishte përafërsisht njëqind. Kur u kaloi në dorë të Myslimanëve malli i hebrenjve që jetojnë përreth Medines (Beni Kurajza dhe Beni Nazir), Hz Resulullahu (s.a.a.) u tha Ensarëve: Nëse dëshironi t i largoni Muhaxhirët prej mallrave tuaj, të cilët u keni dhënë më herët, a t ua ndaj këto mallra vetëm Muhaxhirëve? Por, nëse dëshironi të mbeten ashtu si e keni bërë ndarjen më herët, atëherë do t ju ndaj të gjithëve . Ensarët thanë: Këto mallra ua ndani atyre dhe ato mallra që i kemi dhënë më herët,

le të mbesin prapë në pronën e tyre . Atëherë, u shpall ky ajet: E atë pre të luftës (fej) që Allahu ia dha të dërguarit të vet

(prej hebrenjve të Beni Kurajzës dhe Beni Nazirit), ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe nga pasuria e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë nga Allahu, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit (Hashr, 6,8).

Page 334: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

334

Këto ganimete, Hz Resulullahu (s.a.a.) i ndau në mesin e muhaxhirëve të sinqertë, duke ndarë edhe një pjesë për vete. Këtu bëri përjashtim ndaj arabëve që nuk ishin nga Kurejshët dhe nuk u ndau atyre një pjesë të ganimetit. Arsyeja për këtë ishte se vetëm Kurejshët ua plaçkitnin mallrat e atyre që shpërnguleshin në Medine, ndërsa fiset tjera arabe nuk e bënin këtë ndaj pjesëtarëve të tyre që shpërnguleshin. Pastaj, Allahu i lavdëroi muhaxhirët (që e pranuan ganimetin) dhe për hir të imanit të vërtetë të tyre, Allahu u tha: ata janë të sinqertët

që do të thotë se ata nuk e flasin gënjeshtrën dhe i pastroi prej dyfytyrësisë.

Pastaj, i lavdëroi edhe Ensarët për shkak të sjelljes dhe dashurisë së tyre ndaj muhaxhirëve, për shkak të dhënies së përparësisë ndaj tyre dhe për shkak të dhënies së mallrave të tyre, pa ndier ndonjë shqetësim në zemrat e tyre: Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje, edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar (Hashr, 9).

Kishte edhe të tillë që i kishin besuar Hz Resulullahut (s.a.a.) më vonë, të cilëve myslimanët ua kishin marrë më herët pronën e tyre duke i frikësuar ata. Për këtë arsye, zemrat e tyre ishin të mbushura me urrejtje kundrejt myslimanëve dhe i kërkonin falje Allahut për mëkatet e kryera gjatë kohës kur ishin idhujtarë. Për shkak të largimit të urrejtjes nga zemrat e tyre dhe të zgjidhjes së nyejve nga zemrat e tyre, myslimanët u vëllazëruan me ata. Në lidhje me këtë grup të njerëzve, Allahu shpalli këtë ajet:

Edhe ata që kanë ardhur pas tyre (ensarëve dhe muhaxhirëve) e thonë: Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërve tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues! (Hashr, 10)

Pastaj, Hz Resulullahu (s.a.a.) u dhuroi (nga ky ganimet) të gjithë muhaxhirëve nga Kurejshët, për aq sa t i përmbushin nevojat e tyre, sepse, këto mallra duhet të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë para se të përfshiheshin nga dispozita e humusit. Këto mallra nuk u shpërndanë të tjerëve jashtë muhaxhirëve, përveç dy prej Ensarëve (Sehl ibn Hunejf dhe Simak ibn Harashe) të cilët ishin shumë të varfër dhe të cilëve Hz Resulullahu (s.a.a.) u dha nga pjesa e vet.

Page 335: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

335

Prej këtyre mallrave, Hz Resulullahu (s.a.a.) për vete ndau shtatë bahçe, sepse vendeve të Fedekut nuk i kishin ngarë as kuajt as devetë (i kishin marrë pa luftë).

Sa i përket Hajberit, ai është një vend larg tri ditë prej Medinës. Ai u takonte hebrenjve dhe u kaloi në duart e myslimanëve pa luftë. Hz Resulullahu (s.a.a.) e ndau ganimetin njëjtë sikur në Bedër (sipas dispozitës së humusit) dhe në lidhje me këtë u shpall ky ajet:

Atë që Allahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon Allahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve që kanë mbetur në rrugë. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t'ju ndalojë, përmbajuni dhe kini frikë nga Allahu, se Allahu është ndëshkues i ashpër (Hashr, 7).

Në lidhje me këtë, Hz Ali ibn Ebi Talibi ka thënë: Në bazë të këtij ajeti, ku jepen udhëzime për ndarjen e humusit dhe ku njerëzit frikësohen nga të kundërshtuarit e të Dërguarit, ne e pranonim pjesën tonë të humusit, përderisa kaluan në duart e Ymerit qytetet e Shushit dhe të Xhundishapurit. Kur e pranoi humusin e atyre qyteteve, afër Ymerit ishim unë, Abbasi dhe disa myslimanë tjerë. Ymeri na tha:

Deri më sot gjithnjë keni pranuar humusin prej mallit të cilin unë e kam pranuar. Tani më ju nuk jeni në nevojë, por myslimanët jetojnë në varfëri dhe skamje. Andaj, përderisa të pranoni hisen tuaj prej ganimetit të ardhshëm, na jepni borxh hisen tuaj nga humusi .

Unë nuk fola asgjë, sepse po të kisha insistuar në lidhje me të drejtën që na takon për humusin, sigurisht do të kisha marrë përgjigjen e njëjtë sikur që e mora atëherë për trashëgiminë e Hz Resulullahut (s.a.a.) (atë kohë Ymeri mohoi se Hz Resulullahu kishte lënë diçka në trashëgimi). Por, Abbasi tha:

O Ymer, mos i shkel të drejtat tona, sepse, këtë na e ka dëshmuar Allahu në mënyrë më të qartë te dispozita e trashëgimisë . Atëherë, Ymeri u përgjigj:

Ju jeni më të denjë prej të gjithëve për t u ndihmuar myslimanëve . Ymeri kërkoi prej meje që të ndërmjetësoj dhe ta qetësoj Abbasin dhe në këtë mënyrë e përvetësoi për vete humusin. Betohem në Allahun se përderisa vdiq Ymeri, nuk i erdhi në dorën e tij asnjë mall që të na kompensojë humusin e marrë borxh dhe më nuk e pranuam humusin.

Page 336: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

336

Pastaj, Hz Aliu (a.s.) tha: Allahu ia ndaloi të Dërguarit pranimin e sadakasë (zeqatin) dhe kundrejt kësaj ia caktoi një pjesë nga humusi. Zeqatin ia ndaloi vetëm Ehli Bejtit, jo edhe fiseve.

Allahu ka ndarë pjesë nga humusi për të gjithë anëtarët e Ehli Bejtit: Të madhit, të voglit, mashkullit, femrës, nevojtarit dhe atij që nuk ka nevojë. Mbasi që ishin të afërmit e përhershëm të Hz Resulullahut (s.a.a.), Allahu ua caktoi atyre humusin. Falënderimi qoftë për Allahun, I Cili na fali neve prej të Dërguarit dhe të Dërguarin prej nesh! Hz Resulullahu (s.a.a.) nuk i ka dhënë humusin askujt përveç neve, atyre që kanë marrëveshje me ne dhe të afërmve tanë, sepse, edhe të afërmit janë prej nesh. Dhe, Hz Resulullahu (s.a.a.) u jepte të tjerëve nga pjesa e tij, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve të tyre dhe të atyre që kishin lidhje të posaçme me të.

Të njoftova në mënyrë të detajuar lidhur me katër llojet e enfalit dhe urdhrat e argumentet për rrugët e shpenzimeve të tyre. Të

gjitha këto janë bërë të njohura përmes shpalljes (Kuranit) dhe I Dërguari ka vepruar sipas tij. Kush e shtrembëron apo e ndërron fjalën e Allahut, mbasi që e ka dëgjuar dhe përvetësuar atë, sigurisht që mëkati do të bie në të. Dhe, do të bëhet një armik që ka pësuar humbje nga Allahu përmes argumenteve dhe dëshmive.

Mëshira, paqja dhe bereqeti i Allahut qoftë për ju!

7.11 BISEDA E IMAM SADIKUT (A.S.) ME DISA SUFIJË QË KËRKONIN

NGA IMAMI PËR TË NDALUAR KËRKIMIN E FURNIZIMIT

Sufjani Sevri erdhi te Imam Sadiku (a.s.) dhe tha: Këto rroba nuk të kanë hije ty , sepse e kishte të veshur një këmishë që ia përkujtonte të bardhën e vezës. Imami (a.s.) iu përgjigj:

Dëgjoje mirë fjalën time dhe mundohu që ta kuptosh, ashtu që të jesh me të vërtetën dhe traditën (sunetin) deri në vdekje dhe të mos vdesësh në rrugën e shpifjes. Kjo është më e mbarë për këtë dhe botën tjetër. Resulullahu (s.a.a.) ishte duke përjetuar një periudhë të thatësirës dhe të mundimeve. Por, kur u shtuan dhuntitë e kësaj bote, më të denjë për ato dhunti ishin më të mirët, jo më të këqijtë; ishin besimtarët, jo hipokritët; ishin myslimanët, jo idhujtarët. O Sevri, çka është ajo që nuk po të kënaqë, për çka ke vërejtje? Betohem në Allahun se përkundër këtyre gjërave që i ke parë, prej asaj dite që e kam njohur të mirën dhe të keqen, nuk ka kaluar asnjë mëngjes apo mbrëmje që Allahu më ka urdhëruar të harxhoj një mall në një vend të duhur dhe unë të mos e zbatoj atë urdhër.

Page 337: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

337

Sufjani Sevri u tregua si i kënaqur me këtë përgjigje dhe u largua. Por, një ditë tjetër, një grup i njerëzve që ishin të veshur me rrobat e asketëve dhe që u bënin thirrje njerëzve në sofizëm, u afruan te Imami (a.s.) dhe i thanë: Shoku ynë ishte i paaftë që të debatojë me ju, sepse nuk e dinte argumentin . Imami (a.s.) u tha atyre: Nëse keni ndonjë argument, urdhëroni e na njoftoni për të . Ata thanë: Argumenti ynë është Libri i Allahut . Imami (a.s.) u tha: Atëherë, na

tregoni për të, sepse nuk ka libër më të denjë se Kurani për të vepruar dhe për t u nënshtruar ndaj tij.

Ata thanë: Allahu ka shpallur në lidhje me cilësitë e një grupi të sahabeve të Hz Resulullahut (s.a.a.): Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar (Hashr, 9). Në këtë ajet është lavdërua vepra e tyre. Në një ajet tjetër thuhet: Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të

zënëve robër (Insan, 9). Neve na mjaftojnë këto dy ajete . Pastaj, njëri prej tyre tha: Ne nuk kemi parë që ju të

përmbaheni prej gjellëve të shijshme dhe në anën tjetër ju po i urdhëroni njerëzit të heqin dorë prej mallrave të tyre në mënyrë që ju të përfitoni nga ata . Imam Sadiku (a.s.) iu përgjigj kështu:

Lërini këto fjalë të kota! O xhemat, tregoni a keni ndonjë njohuri për ajetet e qarta (muhkem) dhe më pak të qarta (muteshabih), për ajetet me dispozitat e prera (nasuh) dhe dispozitat e të cilëve janë anuluar (mensuh). Sa të tillë janë që kanë devijuar dhe janë shkatërruar .

Ata thanë: Ne i dimë vetëm disa prej tyre, jo të gjitha . Imami (a.s.) u tha: Mu këtu qëndron gabimi juaj. Edhe

hadithet e Hz Resulullahut (s.a.a.) janë të tilla (edhe ato janë muhkem, muteshabih, nasuh dhe mensuh).

Sa i përket ajeteve lidhur me virtytin e dhënies së përparësisë së të tjerëve ndaj vetes; në kohën e periudhës së lumturisë, kjo vepër ishte e lejuar dhe nuk ishte ndaluar prej saj dhe kishte sevape për vepra të tilla. Më vonë erdhi një urdhër nga Allahu dhe u ndalua vepra e atyre të parëve. Këtë vepër e ndaloi Allahu, sepse u dhimbseshin besimtarët që e dëmtonin veten dhe familjet e tyre, sepse, në mesin e familjes mund të gjenden persona të dobët të cilët nuk mund të durojnë urinë, si p.sh. fëmijët e vegjël, meshkujt dhe gratë e moshuara. Në këtë gjendje, nëse unë kam një bukë dhe e jap atë si sadaka, atëherë këta anëtarë të familjes do të dobësohen e shkatërrohen prej urisë. Për këtë arsye, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Nëse një person zotëron pesë

Page 338: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

338

hurma, pesë bukë, pesë dinar apo pesë dërhem, dhe dëshiron që t ia falë ndonjërit, më së miri është që t u falë prindërve, pastaj familjes së tij, të afërmve dhe miqve besimtarë, pastaj fqinjëve të varfër dhe më në fund në rrugën e Allahut. Sevapi i këtij të fundit është më i vogli nga të gjithë .

Në një rast tjetër Hz Resulullahu (s.a.a.) kishte dëgjuar për një ensar që i kishte pesë apo gjashtë skllevër në pronën e tij dhe këta skllevër kishin edhe fëmijë. Një ditë, ky ensar i kishte liruar të gjitha skllevërit dhe më pas kishte vdekur. Në lidhje me këtë, Hz Resulullahu (s.a.a.) paskësh thënë: Sikur të kisha dëgjuar më herët për këtë person, nuk do të kisha lejuar që ta varrosni në varrezat e myslimanëve, sepse, është bërë shkaktar që fëmijët të mbesin në nevojë e të varur prej njerëzve .

Pastaj, Hz Imami (a.s.) tha: Më ka njoftuar babai im, se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Sigurimin e jetesës duhet të fillosh prej më të afërmve (familjen), pastaj te i afërmi i dytë, e kështu me radhë deri tek i fundit .

Si mbështetje ndaj kësaj që fola dhe që kundërshton në mënyrë të prerë qëndrimin tuaj, ekziston një ajet i cili thotë: Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur (Furkan, 67). A nuk po shihni se Allahu po e kritikon veprën dhe shpenzimin e kotë tuajën? Në një ajet tjetër, Allahu thotë: Padyshim që Allahu nuk i do ata që shpenzojnë kot (Enam, 141). Allahu ka urdhëruar rrugën e mesme të shpenzimit. Njeriu nuk duhet të japë në emër të sadakasë çdo gjë që zotëron dhe nëse e bën këtë, nuk do t i pranohet lutja e tij për furnizim. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Nuk do të pranohet lutja e disa personave nga populli im:

a) Mallkimi i personit kundrejt prindërve; b) Mallkimi i personit kundrejt atij që nuk ia kthen borxhin,

nëse gjatë dhënies së borxhit nuk ka pasur dëshmitar për të dëshmuar këtë;

c) Mallkimi i burrit ndaj gruas, në rastet kur Allahu ka dhënë leje për shkurorëzim;

ç) Personi i cili rri në shtëpi i mbyllur, pa shkuar mbas furnizimit, dhe që i lutet Allahut: O Allah, më jep furnizim . Një personi të tillë, Allahu i thotë: O robi im. A nuk të kam siguruar mundësi për të udhëtuar nëpër sipërfaqen e tokës dhe trupin e shëndoshë, në mënyrë që të mos bëhesh barrë për familjen tënde? Kur të shkosh mbas furnizimit, do të të jap furnizimin e dëshiruar dhe do të

Page 339: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

339

të largoj nga furnizimi që nuk e dëshiron dhe, tek atëherë ti do të jesh i arsyetuar para Meje ;

d) Personit të cilit Allahu i ka dhënë shumë mall, por ai i ka shpenzuar të gjitha, pastaj i drejtohet Allahut duke thënë: O Allah, më jep furnizim!. Personit të tillë, Allahu do t i thotë: A nuk të dhashë furnizim të mjaftueshëm? Pse nuk je sjellë ashtu si kam urdhëruar (duke e mbajtur mesataren) dhe pse nuk je ruajtur prej shpenzimit të kotë? ;

e) Personi që e mallkon të afërmin e tij; Allahu e mësoi të Dërguarin se si të shpenzojë. I Dërguari (s.a.a.) kishte një uvkije (një masë prej 40 dërhemëve) me ar. Ai nuk u rehatua përderisa e shpërndau të tërin në emër të sadakasë dhe kur agoi mëngjesi, nuk i kishte mbetur asgjë për vete. Përderisa ishte në këtë gjendje, erdhi një lypës dhe kërkoi lëmoshë prej Hz Resulullahut (s.a.a.). Mbasi që nuk i kishte mbetur asgjë për të dhënë, e ktheu lypësin me duar të zbrazëta, me ç rast lypësi mërroli fytyrën. Mbasi që ishte i mëshirshëm dhe i dhimbseshin njerëzit, Hz Resulullahu (s.a.a.) u dëshpërua për shkak të kthimit të lypësit me duart e zbrazëta. Atëherë, Allahu e shpalli këtë ajet: Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bën koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt) (Isra, 29). Pra, nuk do të të arsyetojnë ty dhe do të dëmtohesh nëse harxhon çdo gjë që zotëron. Këto janë ndodhitë e Hz Resulullahut (s.a.a.) që i dëshmon Kurani; Kuranin e dëshmojnë besimtarët.

(Pastaj, Imami (a.s.) e përmendi edhe ndodhinë e Ebu Bekrit, për të cilin ata kishin respekt, si dhe ndodhitë e Selmanit dhe të Ebu Zerrit):

Para se të vdiste Ebu Bekri, i thanë: Lëre porosinë , dhe ai tha: Ju lë porosi që një të pestën e mallit ta harxhoni në rrugën e Allahut; edhe një e pesta është shumë (nuk është pak), sepse edhe Allahu është i kënaqur me një të pestën . Në këtë mënyrë, Ebu Bekri la porosi për një të pestën e mallit të tij. Ndërsa, Allahu ia kishte lënë atij në kompetencë një të tretën e mallit; sikur të dinte se do të ishte e mbarë për të që të lërë porosi një të tretën e mallit, do të kishte vepruar në atë mënyrë.

Selmani (r.a.) kur e pranonte pjesën e tij njëvjeçare nga buxheti shtetëror (Bejtul Mall), më së pari rezervonte furnizimin njëvjeçar për vete. Kur i thoshin: O Selman, si është e mundur që të mendosh për furnizimin njëvjeçar, kur ti nuk e di se kur do të vdesësh dhe në anën tjetër tregohesh edhe si asket? - Selmani (r.a.) përgjigjej: Pse nuk po

Page 340: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

340

mendoni pak edhe për jetën tuaj, në vend se të brengoseni vetëm për vdekjen tuaj? O ju të paditur! A nuk e dini se epshi i njeriut nuk do ta pasojë zotëruesin i cili nuk mund të sigurojë jetesën duke rënë në skamje e mjerim, dhe në anën tjetër do të jetë i kënaqur me atë që ia siguron lumturinë dhe rehatinë e tij ?

Dhe, sa i përket Ebu Zerrit (r.a.), ai kishte dy deve dhe dy dele, përmes qumështit të të cilave siguronte jetesën e tij. Ndonjëherë, familja e tij kërkonte mish ose, i vinin mysafirët ose, afër burimit të ujit jetonin disa nomad dhe ai e therte njërën nga delet duke ua ndarë atyre një pjesë të mishit. Gjatë ndarjes së mishit në pjesë të barabarta, për vete merrte vetëm një pjesë, hiq më tepër. Kush është më asket se këta? Mbas gjithë atyre fjalëve të mira për ata nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.), punët e tyre nuk arritën deri aty ku nuk u bënë zotërues të asnjë gjësendi. Ndërsa, ju i bëni thirrje njerëzve që të heqin dorë nga e tërë pasuria e tyre dhe t'u japin përparësi të tjerëve në vend të familjeve të tyre.

O xhemat! Dijeni që unë kam dëgjuar prej baballarëve të mi këtë rrëfim: Një ditë Hz Resulullahu (s.a.a.) tha:

Unë, më së shumti çuditem për besimtarin. Nëse copëtohet trupi i besimtarit në këtë botë me anë të gërshërëve, do të jetë për të mbarën e tij. Nëse arrin ta zotërojë lindjen dhe perëndimin e kësaj bote, prapë është në të mbarën e tij. Çka do që t i bëjë Allahu, është në të mbarën e tij .

Sikur të dija se kjo që fola sot do të ndikojë te ju; a doni të shtoj edhe diçka tjetër? A e dini që Allahu kishte bërë detyrim për besimtarin që të luftojë kundër dhjetë jobesimtarëve dhe se nuk kishte të drejtë për të ikur prej tyre? Nëse do të kishte kthyer shpinën atë ditë, do të kishte përgatitur zjarrin për vete. Më vonë, për shkak të mëshirës ndaj tyre, Allahu e ndërroi këtë vendim dhe e uli në dy, numrin e jobesimtarëve. Me këtë e lehtësoi çështjen dhe e anuloi dispozitën e mëhershme.

Përgjigjuni, nëse dini: Nëse një njeri thotë: unë jam asket dhe nuk kam asgjë , dhe nuk ia jep furnizimin e gruas. Nëse kjo grua ankohet te gjykatësi dhe gjykatësi e detyron atë person që t ia paguajë furnizimin e gruas, a do të bëjnë padrejtësi gjykatësit me këtë gjykim? Nëse thoni se kjo është një padrejtësi, atëherë i keni bërë padrejtësi pjesëtarit të Islamit. Nëse thoni se gjyqtari ka të drejtë, atëherë e keni fajësuar veten. Nëse njëri lë porosi që mbas vdekjes së tij të ndahet më shumë se një e treta e pasurisë së tij për të varfrit dhe lypësit, dhe gjykatësit nuk e pranojnë këtë duke u ndarë të afërmve të tyre më

Page 341: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

341

shumë se një të tretën, a kanë bërë padrejtësi gjykatësit? Sikur, të gjithë njerëzit të ishin bërë asketë sikur që jeni ju, dhe të mos pranojnë asgjë prej pasurisë së të tjerëve, atëherë kush do të kishte pranuar dëmshpërblimin e betimit dhe zeqatin prej deveve, dhenve, bagëtisë, arit, argjendit, hurmave, rrushit të tharë, si dhe gjërave tjera prej së cilave jepet zeqati? Sikur të kishte qenë ashtu si thoni ju, atëherë nuk do të ishte i drejtë pranimi i ndonjë malli nga ana e ndonjërit; edhe nëse vetë ka nevojë për të, do të duhej t'ia jepte ndonjërit tjetër atë mall. Sa keq është mundimi juaj për t ia imponuar të tjerëve rrugën që pasoni, duke treguar padituri ndaj Librit të Allahut, traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe ndodhive që i mbështet Kurani. Ose, t i refuzoni ato rrëfime përmes paditurisë suaj dhe të mos mendoni në lidhje me vërejtjet e mprehta të interpretimit të ajeteve muhkem, muteshabih, nasuh dhe mensuh, pastaj të ajeteve urdhëruese dhe ndaluese!

Përgjigjuni, nëse dini: Daudi, i biri i Sylejmanit, çfarë njeriu ishte? Hz Sylejmani (a.s.) kërkoi prej Allahut një mbretëri që askujt mbas tij nuk do t i jepej. Allahu ia pranoi lutjen dhe ia dha atë që kërkoi. Hz Sylejmani ishte një Profet që e fliste të vërtetën dhe që vepronte sipas të vërtetës. Pastaj, ne nuk shohim që Hz Sylejmanin (a.s.) e ka kritikuar Allahu dhe besimtarët për këtë kërkesë të tij. Edhe para Hz Sylejmanit (a.s.), Hz Daudi zotëronte një pasuri dhe një fuqi të madhe.

Edhe një shembull tjetër është Hz Jusufi (a.s.). Ai i tha mbretit të Egjiptit: Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm (Jusuf, 55). Dhe, udhëheqja e vendeve prej Egjiptit deri në Jemen iu besua Hz Jusufit (a.s.). Kush ishin në krizë, banorët e këtyre vendeve i drejtoheshin Hz Jusufit (a.s.) për t ua siguruar ushqimin e tyre. Edhe Hz Jusufi ishte një i dërguar që fliste të drejtën dhe që vepronte në bazë të drejtësisë. Nuk kemi parë askënd që të ketë vërejtje në lidhje me këtë.

Së fundi, edhe Dhulkarnejni ishte një rob i dashur i Allahut dhe që e donte Allahun. Allahu i nënshtroi shkaqet dhe mjetet, dhe ai u bë sundimtari i lindjes dhe i perëndimit të sipërfaqes së tokës. Edhe ai fliste të vërtetën dhe vepronte sipas të vërtetës. Dhe, nuk kemi parë që ndonjëri e turpëroi atë për këtë vepër.

O xhemat, edukohuni me edukatën të cilën Allahu u ka dhënë besimtarëve; le të mjaftojnë për ju urdhrat dhe ndalesat e Allahut; qëndroni larg prej gjërave që nuk dini dhe që nuk keni njohuri për to. Dorëzojani diturinë atij që është i zoti, në mënyrë që të arrini

Page 342: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

342

shpërblimin dhe të arsyetoheni para Allahut. Kërkoni dituri, në mënyrë që të mësoni për gjërat muhkem, muteshabih, nasuh, mensuh, hallall dhe haram. Sepse, kjo do t ju afrojë më tepër tek Allahu dhe do t ju largojë nga padituria. Paditurinë, lërjani të paditurve, sepse, janë të shumtë të paditurit dhe të diturit janë të paktë. Allahu thotë: Mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm (Jusuf, 76).

7.12 FJALËT PËR KRIJIMIN DHE PËRBËRJEN E TRUPIT TË NJERIUT

Njeriu duhet ta njohë veten përmes katër natyrave, katër shtyllave dhe katër esencave.

Natyrat janë këto: Gjaku, vreri, ajri dhe këlbaza . Shtyllat janë këto: Mendja dhe aftësia e tij për të përfshirë dhe

për të mbajtur në mend. Esencat janë këto: Drita (nur), nxehtësia, shpirti dhe uji. Forma e njeriut paraqet natyrën e tij. Njeriu sheh përmes dritës,

ushqehet përmes nxehtësisë, lëviz dhe gjendet në marrëdhënie seksuale përmes shpirtit. Përmes ujit (dhe lagështisë) merr shijen e gjësendeve që kanë shije dhe shijen e ushqimit. Këto përbëjnë strukturën e formës së njeriut.

Nëse mendja e njeriut përkrahet dhe konfirmohet nga drita, atëherë njeriu do të bëhet i dijshëm, studiues, inteligjent, i zgjuar dhe mirëkuptues. Përmes njësisë së Allahut (tevhid), sinqeritetit dhe bindjes do të kuptojë ku gjendet, prej nga i vijnë dhuntitë, pse ka ardhur në këtë botë dhe ku do të shkojë.

Në trupin e njeriut, gjaku lëviz ndonjëherë i nxehtë dhe ndonjëherë i ftohtë. Kur është gjaku i nxehtë (duke qenë njeriu temperament), njeriu do të bëhet i dehur, i lazdruar, i gëzuar, vrasës, plaçkitës, prostitutë dhe mendjemadh. Kush e ka gjakun e ftohtë bëhet i pikëlluar, i brengosur, kokulur, i dobët dhe harrestar. Këta janë faktorët që ndikojnë në sëmundje të ndryshme. Këta hyjnë në trupin e njeriut në një orë të papërshtatshme, duke ngrënë ose duke pirë diçka dhe bëhen shkaktarë të sëmundjeve të rënda.

Pastaj, Imam Sadiku (a.s.) vazhdoi: Struktura e trupit të njeriut është kjo: Njeriu ushqehet përmes

nxehtësisë, punon përmes nxehtësisë, dëgjon dhe nuhat përmes ajrit, shijet i ndien përmes ujit, lëviz përmes shpirtit. Sikur të mos ishte nxehtësia e stomakut, nuk do të ishte e mundur tretja e ushqimit. Sikur të mos ishte ajri, nuk do të shtohej nxehtësia e stomakut dhe nuk do të kishte jashtëqitje prej stomakut. Sikur të mos ishte shpirti, nuk do të

Page 343: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

343

kishte shkuarje dhe ardhje. Sikur të mos kishte uji ftohtësinë e tij, nxehtësia e stomakut do ta kishte djegur njeriun. Sikur të mos ishte drita, njeriu nuk do të mund të shikonte e të kuptonte.

Forma e njeriut është prej baltës. Ashti i trupit të njeriut i përngjan drurëve në sipërfaqen e tokës; qimet e tij i përngjajnë barit, damarët e gjakut i përngjajnë kores së drurit dhe gjaku i përngjan ujit mbi sipërfaqen e tokës. Ashtu sikur që toka nuk e ka gjallërinë e tij pa ujë, njëjtë edhe trupit do t i mungojë gjallëria në mungesë të gjakut. Truri është burimi i yndyrës dhe i ajkës së gjakut.

Në krijimin e njeriut janë bashkuar elementet e kësaj bote dhe të botës së ardhshme (ahiret). Kur Allahu i bashkoi këto dy elemente, me apo pa dashje, vendi i tij i jetesës u caktua bota materiale dhe në këtë mënyrë njeriu zbriti në tokë duke përmbajtur në vete një element hyjnor. Kur t i ndajë Allahu këto dy elemente (me vdekjen e njeriut), elementi hyjnor do të kthehet në qiell. Prandaj, jeta është në tokë ndërsa vdekja në qiell (përderisa të vdesë do të jetojë në sipërfaqen e tokës, kur të vdesë në qiell). Sepse, kur të ndahet shpirti nga trupi, shpirti dhe drita (nur) do të kthehen te fuqia e tyre e mëhershme, ndërsa trupi do të mbetet në këtë botë sepse përmban elementet e kësaj bote.

Shkaqet e prishjes së trupit të njeriut janë këto: Ajri do ta thithë ujin e trupit dhe balta do të thahet; duke u zvogëluar, balta do të asgjësohet e do të kalbet, dhe të gjitha këto elemente do të kthehen në formën e parë. Lëvizja e shpirtit bëhet përmes trupit, lëvizja e trupit bëhet përmes ajrit. Trupi i besimtarit është një dritë që konfirmohet përmes mendjes. Ndërsa, trupi i jobesimtarit është një ngacmim që buron prej zjarrit. Jobesimtari është në formën e zjarrit të cilit i takon. Besimtari është në formën e dritës, të cilës i takon. Vdekja nga ana e Allahut është mëshirë për besimtarin dhe ndëshkim për jobesimtarin.

Ekzistojnë dy lloje të ndëshkimeve të Allahut: E para buron prej shpirtit dhe e dyta buron prej shqetësimeve të njerëzve që ia bëjnë njëri tjetrit. Prej shpirtit burojnë sëmundjet dhe varfëria. Ndërsa prej njerëzve burojnë fatkeqësitë. Në Kuran, Allahu thotë: Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të mëkateve që fituan (Enam, 129).

Pra, ndëshkimi për mëkatet e shpirtit është sëmundja dhe varfëria. Përfundimi i sundimit të disa mizorëve ndaj të tjerëve është hakmarrja. Për besimtarët, të gjitha këto paraqesin një ndëshkim në këtë botë; por, për jobesimtarët ka ndëshkim edhe në këtë edhe në

Page 344: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

344

botën e ardhshme. Të gjitha këto ndëshkime shkaktohen vetëm prej mëkateve.

Mëkati buron prej epshit, epshi buron prej gabimeve dhe harresës së besimtarit ose prej përfundimit të detyruar apo prej pafuqisë së tij. Ndërsa, sa i përket jobesimtarit, ato e kanë burimin te qëllimi, mohimi, agresioni dhe xhelozia. Allahu thotë: Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë (Bekare, 109.)

7.13. DISA FJALË TË URTA

Ai që nuk ka mendje, nuk mund të përmirësohet. Ai që nuk ka dituri, nuk mund të kuptojë. Ai që kupton, do të bëhet më i sjellshëm. Ai që bëhet i butë dhe i matur, do të bëhet fitues. Dituria është mburojë. Drejtësia është famë. Padituria është poshtërim. Mirëkuptimi është madhëri. Bujaria është sukses. Sjellja e bukur ia hap rrugën miqësisë. Ai që njeh kohën e vet, nuk do të përhapë dyshime. Ndjenja e brendshme është kandili i supozimit. Allahu është i afërmi i atij që e njeh Atë dhe është armiku i atij që nuk e njeh por që tregohet si ai që e njeh Atë. Njeriu i mençur bëhet falës, ndërsa i padituri bëhet i vrazhdë. Nëse dëshiron të të respektojnë, sillu but me njerëzit. Nëse dëshiron të bëhesh i përbuzur, bëhu i ashpër. Njeriut fisnik i zbutet zemra. Njeriut të ashpër i vrazhdësohet zemra. Ai që nuk e merr me seriozitet kryerjen e detyrës, do të bjerë në humnerë. Ai që shqetësohet për përfundimin e një pune, le të sillet me kujdes. Ai që përpiqet për të bërë një punë pa e njohur atë punë, do të bjerë viktimë e poshtërimit. Ai që nuk ka dituri, nuk do të kuptojë; ai që nuk kupton, nuk do të shpëtojë; ai që nuk shpëton, nuk do të jetë i vlershëm; ai që nuk ka vlerë, do të shtypet, ai që shtypet, do të fajësohet; një personi të tillë i ka hije pendimi. Nëse ke mundësi për të mos u bërë i njohur, bëje këtë; nuk do të kesh dobi prej lëvdatave të njerëzve.

Imam Aliu (a.s.) ka thënë: Jeta nuk ka dobi për asnjërin, përpos dy njerëzve: Ai që i shton të mirat çdo ditë dhe ai që i kompenson mëkatet me pendim .

Nëse ke mundësi për të mos dalë nga shtëpia, bëje këtë. Kur të dalësh jashtë, mos përgojo, mos gënje, mos xhelozo, mos u trego para njerëzve, mos e trego veten të bukur dhe mos u bën lajkatar. Kur të mbyllet në vetmi myslimani, do ta burgosë në shtëpinë e tij vendin e adhurimit, epshin, syrin, gjuhën dhe organin seksual. Kush e njeh me

Page 345: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

345

zemër dhuntinë e Allahut, e ka merituar shtimin e saj ende pa e shprehur atë me gojë.

Pastaj Imam Sadiku (a.s.) tha: Sa të tillë janë që mashtrohen prej dhuntive që u ka dhënë Allahu. Sa të tillë janë që janë duke ecur drejt shkatërrimit përmes mbulojës së Allahut. Sa të tillë janë që e kanë humbur veten përmes lëvdimeve të njerëzve.

Prej atyre që na kanë njohur neve, vetëm për tre persona nuk shpresoj që do të shpëtojnë: Ai që rri me sunduesin e padrejtë, ai që shkon mbas epsheve e pasioneve dhe mëkatari që i kryen mëkatet haptas.

Dashuria është më e epërme se frika. Betohem në Allahun se nuk e ka dashur Allahun ai që e do këtë botë dhe që e pason ndonjërin tjetër përveç nesh. Kush na njeh dhe na do në mënyrë të duhur, patjetër që do ta dojë edhe Allahun. Gjithmonë bëhu bisht, mos u bën kokë.

Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Ai që frikohet, i zihet gjuha (nuk flet çka do që t i vijë në gojë) .

7.14. FJALËT E SHKURTRA

1- Kush i jep të drejtën atij që i takon, gjatë mosmarrëveshjeve në mes tij dhe të tjerëve, meriton që të caktohet si gjykatës në lidhje me të drejtat e të tjerëve.

2- Nëse koha është koha e padrejtësisë dhe njerëzit e asaj kohe janë të pabesë, do të jetë e pamundur zënia e besës ndaj të gjithëve.

3- Kur të vijnë fatkeqësitë njëra mbas tjetrës, është afruar koha e shpëtimit dhe e sigurisë.

4- Nëse dëshiron të mësosh sinqeritetin e mikut, zemëroje atë; nëse miqësia e tij mbetet e qëndrueshme, është miku yt i vërtetë; në të kundërtën, nuk është miku yt.

5- Mos llogarit në miqësinë e ndonjërit pa e zemëruar tri herë.

6- Mos iu mbështet plotësisht mikut tënd (mos ia trego të gjitha sekretet), sepse, nuk do të bëhet vështirë kompensimi i rrëzimit, që është pasojë e një mbështetjeje të tillë.

Page 346: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

346

7- Islami është një gradë; imani është një gradë mbi Islamin; bindja e sigurt është një gradë mbi imanin. Njerëzve nuk u është dhënë ndonjë gjë më pak se bindja e sigurt (jakin).

8- Vënia në lëvizje e maleve është më e lehtë se vënia në lëvizje e zemrave.

9- Imani është në zemër, ndërsa bindja e sigurt në inspirimet.

10- Pasoja e tregimit të interesimit ndaj kësaj botë, do të jetë lindja e pikëllimeve dhe e brengave. Pasoja e tregimit të mosinteresimit ndaj kësaj bote, do të jetë rehatia e zemrës dhe e trupit.

11- Shtëpia që merret me qira dhe buka janë shpenzimet elementare për jetesë.

12- Imami (a.s.) vërejti dy persona që ishin duke u grindur në mes veti, dhe tha: Dijeni që ai që bën të padrejtë, nuk do ta arrijë të mbarën. Ai që u bën keq të tjerëve dhe përballet me të njëjtën nga të tjerët, nuk duhet ta shohë atë si të shëmtuar.

13- Kontakti me të afërmit mbahet përmes vizitave të atyre që janë afër dhe përmes shkrimit të letrave ndaj atyre që janë në kurbet.

14- Besimtari do të përmirësohet vetëm përmes tri gjërave: Duke zotëruar dituri për fe, duke qenë i kujdesshëm dhe duke duruar kundrejt vështirësive.

15- Besimtarin nuk e turpëron organi i tij seksual dhe, nuk do ta poshtërojë barku i tij.

16- Shoqëria prej njëzet vjetëve është miqësi.

17- Mirësia i ka hije vetëm njeriut fetar dhe fisnik. Të paktë janë ata që e dinë vlerën e mirësisë dhe të dhurimit, dhe që falënderojnë për këtë.

18- Do të qortohen vetëm besimtari që i pranon këshillat dhe i padituri, duke ua mësuar ndalimin e së keqes dhe urdhërimin e së mirës; por jo edhe zotëruesit e shpatës dhe të kërbaçit (sepse, nuk do të

Page 347: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

347

mjaftojnë urdhri dhe ndalesa në parandalimin e të vepruarit të tyre në mënyrë të padrejtë).

19- Mund të urdhërojnë të mirën dhe të ndalojnë të keqen vetëm ata që i zotërojnë këto tre tipare: Që e njeh atë gjë që e ndalon dhe e urdhëron; që është i drejtë në atë gjë që ndalon dhe urdhëron (nuk e kalon kufirin); që sillet në mënyrë të butë në atë që urdhëron dhe ndalon.

20- Kush kërkon diçka prej sulltanit të padrejtë dhe i arrin fatkeqësia prej asaj që ka kërkuar, jo vetëm që nuk do të fitojë sevap për këtë, por nuk do t i jepet as dhuntia si kundërshpërblim kundrejt durimit të treguar.

21- Allahu jep dhunti disa popujve; nëse nuk falënderojnë për këtë, dhuntia do të shndërrohet në dënim. Disa popuj bien pre e fatkeqësive; nëse durojnë, fatkeqësia do të shndërrohet në dhunti.

22- Dy të tretat e bashkëjetesës dhe të marrëdhënieve të mira ndërmjet njerëzve do të sigurohet përmes inteligjencës dhe një të tretat duke i mbyllur sytë ndaj gjërave të parëndësishme.

23- Është shumë e keqe hakmarrja prej të dobëtit.

24- E pyetën Imamin (a.s.): Çka është trimëria? dhe ai u përgjigj: Të mos shihesh aty ku ka ndaluar Allahu dhe të mos humbësh prej asaj që ka ndaluar Allahu .

25- Falënderoje atë që të bën mirë. Gjendu në dhurim ndaj atij që të falënderon, sepse, dhuntia nuk do të asgjësohet përmes falënderimit dhe nuk do të mbetet i përhershëm përmes mosfalënderimit. Falënderimi shkakton shtimin e dhuntisë dhe e mbron njeriun prej varfërisë.

26 Më mirë është mosplotësimi i nevojës sate, sesa të kërkosh plotësimin e saj prej njeriut që nuk është i zoti i asaj pune. Më e keqe se fatkeqësia është padurimi dhe sjellja e pahijshme e treguar për shkak të saj.

Page 348: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

348

27- Një person kërkoi prej Imamit (a.s.) që t i tregojë një parim, sipas së cilit mund ta arrijë të mbarën e kësaj dhe të botës së ardhshme. Imami (a.s.) tha: Mos gënje .

28- E pyetën: Çka është gojëtaria (oratoria) ? - ai u përgjigj: Kush e di mirë një gjë, do të flasë shumë pak për të. (sepse, sa më gjatë që flet, aq më pak do të kuptojë). Për një person thuhet se është gojëtar (orator), nëse e shpjegon qëllimin e tij përmes një shprehjeje të shkurtër.

29- Borxhi është burimi i pikëllimit gjatë natës dhe mjeti poshtërues gjatë ditës.

30- Frikohu për fenë tënde nëse të rregullohen punët e kësaj bote.

31- Gjenduni në mirësi ndaj baballarëve, ashtu që edhe fëmijët tuaj të gjenden në mirësi ndaj jush. Silluni ndershëm me gratë e huaja, që gratë tuaja të bëhen të ndershme.

32- Kush lë diçka amanet te njëri që nuk është i besës, Allahu nuk është qefil (dorëzanë) për mbrojtje.

33- Imam Sadiku (a.s.) i tha Humran ibni Ajanit: O Humran, shiko ata që janë nën ty, jo ata që janë mbi ty,

sepse, kjo është dëshmi për tregimin e kënaqësisë ndaj fatit dhe kjo është mënyra më e hijshme për të merituar shtimin e dhuntisë. Dije që vepra e vogël e kryer me bindje të sigurt është më e çmuar sesa vepra e madhe e kryer pa bindje të sigurt. Dhe, dije që nuk ka përmbajtje më të dobishme prej mëkateve sesa që është ruajtja nga ndalesat, nga shkaktimi i vuajtjeve ndaj besimtarëve dhe të përgojimit të tyre; nuk ka jetë më të ëmbël sesa karakteri i butë; nuk ka mall më të dobishëm sesa të qenët i kënaqur me të paktën që të vjen; dhe nuk ka padituri më të rrezikshme sesa egoizmi.

34- Ekzistojnë dy lloje të turpit: E para është nga pafuqia dhe e dyta është prej fuqisë së imanit dhe të Islamit (si p.sh. turpi nga parashtrimi i pyetjeve është një pafuqi dhe mangësi; por, përmbajtja nga kryerja e ndalesave është nga fuqia e imanit dhe e nderit).

Page 349: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

349

35- Është poshtërsi mosrespektimi i të drejtave të të tjerëve; kjo e detyron njeriun që të gënjejë gjatë kërkimit të faljes.

36- Mjafton që njëri prej një grupi t'i japë selamin grupit tjetër, në emër të tërë grupit. Po ashtu edhe nga grupi tjetër mund të kthejë selamin vetëm njëri prej tyre.

37- Dhënia e selamit është vepër e rekomanduar, pranimi i selamit është vepër e obliguar.

38- Kush flet para se të japë selamin, mos ia ktheni përgjigjen.

39- Mënyra më e përkryer e përshëndetjes me vendasin është dhënia e dorës; ndërsa me udhëtarin, të biseduarit me të.

40- Shtrëngojani dorën njëri tjetrit kur të takoheni, sepse, kjo e asgjëson urrejtjen.

41- Ruajuni nga Allahu, qoftë edhe pakëz. Vendoseni një perde në mes jush dhe Allahut, qoftë edhe e hollë.

42- Kush e vë nën kontroll nefsin në gjendjen e zemërimit, koprracisë, frikës dhe kënaqësisë, Allahu do të ndalojë zjarrin e xhehenemit për trupin e tij.

43- Shëndeti është një dhunti e lehtë. Kur është prezent, harrohet; kur humbet, përmendet.

44- Gjatë kohës së begatisë, Allahu jep dhunti përmes mirësisë; ndërsa gjatë kohës së mjerimit, përmes pastrimit të mëkateve.

45- Sa dhunti ekzistojnë që Allahu u jep robërve prej nga nuk shpresojnë. Sa dëshira të njerëzve plotësohen nga një vend tjetër prej nga nuk presin plotësimin e saj. Sa të tillë nuk mund të arrijnë hisen e tyre për shkak të pakujdesisë dhe sa njerëz vrapojnë kah varfëria me këmbët e tyre.

46- Është i paftë ai që nuk përgatit durim për ço fatkeqësi, falënderim për çdo dhunti dhe zgjidhje për çdo vështirësi. Bëhu i

Page 350: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

350

durueshëm ndaj çdo fatkeqësie dhe vështirësie që të godasë qoftë fëmijët, qoftë mallin tënd. Me qëllim të sprovimit të durimit dhe falënderimit tënd, Allahu e merr mbrapa dhuratën dhe amanetin që të ka dhënë ty.

47- Çdo gjë e ka kulmin e tij. E pyetën: Cili është kulmi i bindjes së sigurt? - Të mos frikohesh nga asgjë.

48- Besimtari duhet t i zotërojë këto tetë tipare: Gjatë krizave të tregohet serioz; gjatë fatkeqësive, i durueshëm; gjatë begative falënderues; i kënaqur në furnizimin e Allahut; të mos jetë i padrejtë as ndaj armikut; të mos bëhet barrë për miqtë; t i durojë vështirësitë duke u munduar t i largojë përmes përpjekjeve; të mos i dëmtojë njerëzit.

49- Miku i besimtarit është dituria; ndihmësi i tij është maturia dhe dinjiteti; komandanti i ushtrisë është durimi; vëllai i tij është të kaluarit e mirë me njerëzit dhe babai i tij, butësia.

50- Ebu Ubejde i tha Imamit (a.s.): Luteni Allahun që furnizimi im të mos vijë përmes duarve të robërve . Imami (a.s.) i tha: Këtë Allahu nuk e bën ndaj teje, sepse, furnizimin e robërve Allahu e jep përmes duarve të njerëzve. Ti lutu që furnizimi të vijë përmes duarve të robërve të mirë, sepse, vetë kjo është një lumturi. Lutu që furnizimi të mos vijë përmes duarve të robërve të këqij, sepse, kjo është një fatkeqësi dhe një mashtrim.

51- Ai që vepron në mënyrë të verbër, i përngjan atij që nuk ecën në rrugën e drejtë. Lëvizja me shpejtësi nuk i sjell atij asgjë, përpos largimit nga qëllimi.

52- Në lidhje me interpretimin e ajetit: Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë (Ali Imran, 102), Imami (a.s.) ka thënë: Devotshmëria më e vogël ka të bëjë me: nënshtrimin ndaj Allahut duke mos kryer mëkate; të përmendurit e Tij duke mos e harruar, dhe të falënderuarit e Tij duke mos u bërë jofalënderues.

53- Ai që e njeh Allahun, frikohet prej Tij; ai që frikohet prej Tij, e lëshon botën me bujari.

Page 351: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

351

54- Allahut i frikohet me sinqeritet ai, që frika nuk ia ka lënë një gjuhë për të folur.

55- Si përgjigje ndaj thënieve të njerëzve, që thonë: Disa kryejnë mëkate, ne shpresojmë mëshirën e Allahut; dhe, kështu vazhdojnë deri në vdekje , Imami (a.s.) thotë: Këta janë duke e ngushëlluar veten, gënjejnë dhe nuk shpresojnë. Ai që shpreson në diçka, e kërkon atë; ai që frikohet nga diçka, rri larg prej saj .

56- Ne i duam ata që janë të dijshëm, që kanë mirëkuptim, që i njohin dispozitat fetare, që janë të pjekur, që flasin të vërtetën, që janë të durueshëm, që janë besnikë dhe të mençur. Allahu i ka zgjedhur të dërguarit përmes moralit të bukur.

Kush i zotëron këto kualitete morale, duhet ta falënderojë Allahun. Kush nuk i zotëron, duhet t i kërkojë prej Allahut. E pyetën: Cilat janë ato kualitete morale? - ai u përgjigj: Përmbajtja prej

kryerjes së mëkateve, modestia, durimi, falënderimi, maturia, turpi, bujaria, guximi, përpjekja, të folurit e drejtë, bamirësia, kthimi i amanetit te pronari, bindja e sigurt, morali i bukur dhe trimëria.

57- Një prej dorëzave të sigurta të imanit është dashuria për hir të Allahut, urrejtja për hir të Allahut, dhënia për hir të Allahut dhe ruajtja për hir të Allahut.

58- Ekzistojnë tri rrugë për vazhdimin e fitimit të sevapeve edhe mbas vdekjes së njeriut: Nëse ka lënë mbas veti një vepër të mbarë që është në shërbim të Kuranit dhe imanit; nëse ka lënë ndonjë traditë të bukur me të cilën do të veprojnë mbas tij dhe nëse ka lënë mbas veti një fëmijë të sinqertë i cili do të lutet për të.

59- Do t'i prishet abdesi atij që gënjen, nëse ka marrë abdes për namaz. Gënjeshtra do ta prishë edhe agjërimin. Njëri e pyeti: Ne gënjejmë, athua agjërimi ynë është i pavlefshëm? - Atëherë imami (a.s.) tha: Vetëm nëse gënjeni kundër Allahut, të Dërguarit (s.a.a.) dhe Imamëve (a.s.). Agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me përmbajtjen nga ushqimi e pija. Hz Merjemi (a.s.) ka thënë: Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit (Merjem, 26), pra ka agjëruar duke heshtur. Atëherë, ruajini gjuhët tuaja, mbyllni sytë (mos shikoni të ndaluarën), mos xhelozoni dhe mos debatoni. Sikur që zjarri e djeg drurin, ashtu edhe xhelozia e djeg imanin .

Page 352: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

352

60. Nëse ndonjëri flet për Allahun sipas hamendjes së tij (nëse flet gënjeshtra dhe bën shpifje në emër të Allahut), do të shkaktojë dridhjen e fronit të Allahut.

61- Allahu e di që kryerja e mëkateve është më e mbarë për një besimtar, sesa pëlqimi i vetvetes. Sikur të mos ishte kështu, Allahu nuk do t'i kishte lejuar asnjë besimtari që të kaplohet prej mëkateve.

62- Kush e ka moralin e keq, do të dënohet me duart e tij.

63- Mirësia është e mirë sikur emri i saj. Përveç sevapit të saj, nuk ka asgjë më të mirë se mirësia. Mirësia është një dhuratë, që Allahu ia ka dhënë robit të Tij. Nuk mund të bëjë mirësi çdokush që dëshiron të bëjë mirësi; nuk mund të arrijë sukses çdokush që ka fuqi për këtë. Nëse Allahu dëshiron të gjendet në mirësi ndaj një robi, ia jep dëshirën, fuqinë dhe suksesin për të bërë mirësinë. Në këtë mënyrë, do të plotësohet lumturia dhe madhështia për atë që dëshiron të bëjë mirësi.

64- Vetëm falënderimi e shton gjënë e dashur dhe vetëm durimi e asgjëson gjënë e padashur.

65- Shejtani nuk ka ushtar më të fortë se femra dhe zemërimi.

66- Kjo botë është burgu i besimtarit, durimi është mburoja e tij dhe vendbanimi i tij është xheneti. Kjo botë është xheneti i jobesimtarit; varri është burgu i tij dhe vendbanimi i tij është xhehenemi.

67- Sikur që ka krijuar Allahu bindjen e sigurt për vdekjen, ashtu edhe nuk ka krijuar një bindje të sigurt që i përngjan mëdyshjes.

68- Kur të shihni ndonjë rob që i hulumton mëkatet e të tjerëve dhe që i ka harruar mëkatet e veta, dijeni që ka rënë në pusinë e Allahut.

69- Shpërblimi i atij që falënderon kur të ushqehet është sikur shpërblimi i atij që agjëron dhe kërkon shpërblim për atë agjërim. Shpërblimi i atij që falënderon kur është në rehati është sikur shpërblimi i atij që duron kur e kaplojnë vështirësitë.

Page 353: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

353

70- Nuk është e mundur ta konsiderosh të lumtur atë që nuk ka dituri dhe ta lavdërosh atë që nuk ka dashuri në vete. Nuk llogaritet i përkryer ai që nuk është i durueshëm. Nuk mund të shpresohet për të mbarën e kësaj dhe të botës së ardhshme për atë që nuk përmbahet prej fajësimit dhe qortimit të parisë fetare. Njeriu i mençur duhet të falënderojë nëse i besohet atij kur të flasë të vërtetën dhe nëse e ka merituar shtimin e dhuntisë.

71- Mos e konsidero si njeri të sigurt tradhtarin që e ke sprovuar dhe mos e fajëso njeriun të cilin e konsideron si të sigurt.

72- E pyetën Imamin (a.s.): Cili është më i vlefshmi nga njerëzit tek Allahu? - ai u përgjigj: Ai që e përmend më shumë Allahun dhe që i bindet më së shumti? Pastaj e pyetën:

Kënd e urren më së shumti Allahu? - u përgjigj: Atë që e fajëson Allahun .

A ka të tillë që e fajësojnë Allahun? - Imami (a.s.) tha: Po, ka të tillë, p.sh. ndonjëri kërkon të mbarën prej Allahut, dhe Allahu ia jep atë përmes një gjëje të padashur për të. Pastaj, ky do të zemërohet dhe ky zemërim paraqet fajësimin e Allahut . Pastaj e pyetën:

A ka edhe të tjerë që e fajësojnë Allahun? - Po , tha Imami (a.s.), dhe vazhdoi: Ai që ankohet prej Allahut . E pyetën:

A ka të tillë që ankohen prej Allahut? - Imami (a.s.) u përgjigj: Po, p.sh. ka rënë në vështirësi dhe u ankohet njerëzve duke e zmadhuar atë vështirësi për së tepërmi . E pyetën:

A ka edhe të tjerë që ankohen prej Allahut? - Imami (a.s.) u përgjigj: Po, ai që nuk falënderon kur t i jepet diçka dhe që nuk duron gjatë rënies në vështirësi . Pastaj, e pyetën:

Atëherë, cili është më i vlefshmi nga njerëzit tek Allahu? - Imami (a.s.) u përgjigj: Ai që falënderon kur t i jepet diçka dhe që duron gjatë rënies në vështirësi .

73- Nuk do të ketë miq ai që mërzitet shpejt (që e humb shpejt durimin) dhe nuk do të vijë në një gjendje, që të mos ndiejë nevojë për të tjerët, ai që është xheloz. Të menduarit e shumtë për urtësinë, e arrin mendjen në përkryerje.

74- Dituri e mjaftueshme është të kesh frikën prej Allahut. Kundërshtimi i Tij është padituri.

Page 354: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

354

75- Ibadeti më i mirë është njohja e Allahut dhe përulja ndaj Tij.

76- Një dijetar është më i lartë sesa njëmijë rob që bëjnë ibadet, njëmijë asketë dhe njëmijë të paditur që punojnë me tërë fuqinë e tyre.

77- Çdo gjë e ka zeqatin e tij; zeqati i diturisë është të mësuarit e atij që e meriton diturinë.

78- Gjyqtarët janë katër: Tre shkojnë në xhehenem dhe njëri shkon në xhenet:

a) Ai që nuk gjykon drejt duke e ditur të vërtetën, do të shkojë në xhehenem;

b) Ai që nuk gjykon drejt duke mos e ditur të vërtetën, do të shkojë në xhehenem;

c) Ai që gjykon drejt duke mos e ditur të vërtetën, do të shkojë në xhehenem;

d) Ai që gjykon drejt duke e ditur të vërtetën, do të shkojë në xhenet.

79- E pyetën: Kush është i drejtë? - Imami (a.s.) tha: Ai që e mbron syrin prej haramit, gjuhën prej mëkateve dhe dorën prej zullumit .

80- Është anuluar detyrimi i robërve të Allahut që nuk u është njoftuar atyre më herët dhe ende pa arritur tek ata.

81- Imami (a.s.) e këshilloi Davud Rikkin në këtë mënyrë: Është më mirë të fusësh dorën deri te bërryli në gojën e dragoit, sesa të kërkosh prej ndonjërit ndonjë gjë që sapo është bërë i pasur.

82- Përmbushja e nevojave është në dorën e Allahut. Shkaqet qëndrojnë te plotësimi i kërkesave të robërve përmes lutjeve. Atëherë, pranoni përmbushjen e nevojave nga ana e Allahut përmes falënderimit. Dhe, nevojat që nuk janë plotësuar, pranoni përmes durimit, dorëzimit dhe të treguarit e kënaqësisë. Kjo është më e mbarë për ju. Allahu di më së miri çka është për të mirën tuaj, dhe ju nuk dini.

Page 355: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

355

83- Është një shkak për t u sprovuar rëndë njeriu që kërkon diçka nga një njeri tjetër, sepse, nëse i jep atë që kërkon, do ta falënderojë atë që nuk është dhënësi i vërtetë. Nëse nuk e jep atë çka kërkon, do ta zemërojë Atë që nuk kursen gjatë dhënies. (Dhënësi i vërtetë është Allahu, dhe robi është vetëm një shkas apo mjet).

84- Allahu ka caktuar që e mira të pranohet përmes lehtësisë.

85- Ruaju nga shoqërimi me njerëzit e poshtër. Kjo nuk të çon kah e mbara.

86- Ndonjëherë, njeriu tregohet i padurueshëm për shkak të një poshtërie të vogël dhe për shkak të kësaj bie pre e poshtërisë së madhe.

87- Gjëja më e dobishme për njeriun është të vërejë turpin e tij, pa i treguar të tjerët. Më së vështiri është fshehja e varfërisë. Gjëja më e padobishme është dhënia e këshillës ndaj atij që nuk pranon këshilla dhe fqinjësia me njeriun lakmues. Rehatia më e mirë është të mos presësh diçka prej njerëzve. Mos u bën i padurueshëm! Kontrolloje epshin tënd duke treguar durim ndaj atyre që janë mbi ty, sepse, me moskundërshtimin e tyre do të pranosh epërsinë dhe virtytet e tyre. Është egoist ai që nuk i pranon të tjerët më të epërm se vetvetja. Dije që, ai që nuk e sheh veten më të vogël para Allahut, nuk do të ketë famë dhe madhështi për shkak të mungesës së modestisë.

88- Bartja e unazës është traditë (sunnet)

89- Vëllai më i dashur për mua është ai që m i përkujton gabimet e mia.

90- Miqësia realizohet vetëm duke mos e kaluar kufirin. Kush i respekton të gjithë apo disa nga kufijtë dhe kushtet e miqësisë, do të bëhet mik i vërtetë. Në të kundërtën, një person i tillë nuk do të llogaritet si mik.

Si kufi i parë është të qenët i njëjtë (i barabartë) para teje, si për nga brendësia ashtu edhe nga jashtë. E dyta është pranimi i mirësive dhe gabimeve të tua si të tijat. E treta, nëse e arrin ndonjë pasuri, të mos ndryshojë qëndrimi dhe sjellja e tij kundrejt teje. E katërta, sipas mundësisë të mos kursejë diçka për ty. Dhe, më e

Page 356: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

356

rëndësishmja prej të gjithave është e pesta, të mos të të lërë vetëm gjatë vështirësive dhe fatkeqësive.

91- Një e treta e mendjes ka të bëjë me bashkëjetesën me njerëzit dhe mirësjelljen ndaj tyre.

92- Qeshja e besimtarit është buzëqeshja (jo të qeshurit me zë).

93- Sipas meje, dhënia e amanetit njeriut të pabesë është njëjtë sikur dhënia e amanetit atij që i humb gjërat (sepse, të dy, do ta zhdukin).

94- Imami (a.s.) e këshilloi Mufazalin në këtë mënyrë: Të këshilloj për gjashtë gjëra; këto duhet t ua transmetosh Shiitëve tanë:

-Amanetin ktheja pronarit; -Atë çka dëshiron për vete, dëshiroje edhe për vëllanë tënd; -Dije që gjithçka e ka fundin e tij, andaj frikohu prej

përfundimeve; -Në çdo punë ekzistojnë ndodhitë e papritura, ndaj bëhu i

kujdesshëm; -Ruaju prej malit që ngjitja është e lehtë dhe zbritja është e

vështirë; -Mos i jep fjalën mikut për një punë që realizimi i saj nuk

është në dorën tënde.

95- Allahu nuk i ka dhënë leje askujt për tri gjëra: Për mirësjelljen ndaj prindërve, qofshin të mirë apo të këqij; për mbajtjen e premtimit ndaj personit të dhënë, qoftë ai i mirë apo mëkatar; për kthimin e amanetit, qoftë ai njeri i mirë apo i keq.

96- Mua më dhimbsen tre persona, që me të vërtetë meritojnë dhembshuri: I nderuari që poshtërohet; i pasuri që varfërohet dhe dijetari që ofendohet prej të paditurve.

97- Atij që lidhet me shpirt për këtë botë, do t i mbërrijnë tri dëmet e saj: Brenga që nuk pakësohet; dëshira që nuk realizohet dhe shpresa e parealizuar.

Page 357: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

357

98- Besimtari nuk e pranon për kualitet të moralit gënjeshtrën dhe pabesinë. Nuk mund të qëndrojnë bashkë te dyfytyrëshi këto dy tipare: Dinjiteti i bukur dhe kuptimi i traditës.

99- Njerëzit janë të barabartë sikur dhëmbëzat e krehrit. Njerëzit fitojnë respektin përmes miqve. Nuk ka të mbarë te shoku i cili e njeh një të drejtë për vete dhe të njëjtën nuk e njeh për ty.

100- Legjislacioni fetar (fikh) është stolia e imanit; dinjiteti është stolia e ligjit fetar; bashkëjetesa me njerëzit është stolia e maturisë; zemërbutësia është stolia e bashkëjetesës me njerëzit dhe lehtësimi është stolia e zemërbutësisë.

101- Mos e humb mikun të cilin e zemëron tri herë dhe nuk të flet fjalë të këqija.

102- Do të vijë një kohë kur shumë rrallë do të gjendet shoku i sinqertë dhe paraja hallall.

103- Ai që akuzohet nuk duhet ta fajësojë atë që gjendet në supozimin e keq ndaj tij. Kompetenca e atij që e ruan sekretin është gjithnjë në dorën e tij. Do të përhapet çdo fjalë që i kalon dy persona. Interpreto në mënyrë të bukur veprat e vëllait; përderisa të gjesh një shpjegim të mirë për fjalën e tij, mos e interpreto në mënyrë të keqe. Mos lejo që të humbësh vëllezërit e ndershëm, sepse, ata janë furnizim gjatë begatisë dhe mburojë gjatë fatkeqësive. Konsultohu me ata që ia kanë frikën Allahut. Vëllezërit duaji sipas sasisë së devotshmërisë. Ruaju prej grave të këqija dhe frikohu prej të mirave. Nëse gratë ju urdhërojnë në vepra të mira, kundërshtoni ato në mënyrë që mos t ju nxisin për të kryer veprat e këqija.

104- Dyfytyrëshi gënjen kur transmeton ndonjë fjalë të Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe të Allahut. Ata nuk e mbajnë fjalën e dhënë. Nëse bëhen udhëheqës në ndonjë punë, do të bëhen të pabesë ndaj Allahut dhe Hz Resulullahut (s.a.a.) në vetë mallin e Allahut. Allahu thotë: Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu ua ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë (Tevbe, 77), dhe në një vend tjetër thotë: E nëse duan të të tradhtojnë ty, ata më parë tradhtuan Allahun, e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh

Page 358: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

358

ndaj tyre. Allahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij (Enfal, 71).

105- I mjaftojnë njeriut për poshtërimin e tij veshja e teshave ekspozuese apo hipja mbi ndonjë kafshë ekspozuese. E pyetën: Cila kafshë e ekspozon njeriun? - ai u përgjigj: Kafsha me ngjyra të larmishme.

106- Asnjëri nuk do të mund të arrijë të vërtetën e imanit përderisa nuk do ta dojë më të largëtin prej njerëzve për hir të Allahut dhe nuk do të zemërohet ndaj më të afërmit të njerëzve për hir të Allahut.

107- Kujt ia jep Allahu një dhunti dhe ai e njeh këtë dhunti me zemër si një dhunti prej Allahut, e ka plotësuar falënderimin ndaj dhuntisë bashkë me falënderimin përmes gjuhës.

Ai që e di se Allahu është Ai që i dënon mëkatarët, ka kërkuar pendim edhe nëse nuk e ka bërë atë përmes gjuhës. Pastaj, Imami e lexoi këtë ajet: E për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, Allahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. Allahu ka mundësi për çdo send (Bekare, 284).

108- Ruajuni prej dy tipareve shkatërruese: Dhënia e vendimit fetar (fetva) për njerëzit sipas pikëpamjes suaj dhe llogaritja e ndonjë gjëje si pjesë të fesë, për të cilën nuk keni njohuri.

109- Imami (a.s.) i tha Ebu Basirit: O Eba Muhammed, mos e hulumto fenë (qëllimi i besimit) e njerëzve, sepse do të mbetesh pa mik.

110- Falja e bukur, (të cilën e ka urdhëruar Kurani) ka të bëjë me mosdënimin e tjetrit për shkak të fajit të tij. Durimi i bukur është të durosh pa u ankuar.

Page 359: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

359

111- Kush i zotëron këto katër atribute, do të llogaritet si besimtar, edhe nëse është mbuluar me mëkate prej këmbëve deri te maja e kokës: Drejtësia, turpi, natyra e bukur dhe falënderimi1.

112- Nuk mund të bëhesh besimtar pa shpresuar dhe pa u frikësuar. Nëse nuk vepron për gjënë që shpreson dhe prej të cilës frikohesh, nuk mund të shpresosh dhe të frikësohesh.

113- Imani nuk ka të bëjë me tregimin e vetes si të bukur apo me shfaqjen e dëshirës. Imani ka të bëjë me një gjë të pastër që ndodhet në zemrën e njeriut dhe të dëshmuarit të saj përmes veprës.

114- Njeriu, kur ta arrijë moshën tridhjetëvjeçare, është i përkryer; dhe kur ta arrijë moshën dyzetvjeçare, është i moshuar.

115- Sa i përket njësisë së Allahut, ekzistojnë tri lloj të njerëzve: Që besojnë në njësinë e Allahut; që e mohojnë njësinë e Allahut dhe që ia përngjajnë Allahun ndonjë gjësendi. Ai që e mohon Allahun, është me të pavërtetën. Ai që e beson Allahun, është me të vërtetën. Ai që ia përngjan Allahun ndonjë gjësendi, është idhujtar (politeist).

116- Imani është dëshmia, veprimi dhe nijeti. Islami është dëshmia dhe veprimi.

117- Mos i asgjëso tërësisht rregullat e edukatës dhe të mirësjelljes në mes teje dhe mikut tënd; ruaje një pjesë të vogël të saj. Asgjësimi i edukatës ka të bëjë me asgjësimin e turpit; mbetja e edukatës ka të bëjë me vazhdimësinë e miqësisë.

118- Ai që e zemëron mikun, do të përballet me humbjen e miqësisë. Do të mbetet pa respekt ai që e hidhëron mikun e tij.

119- Një person u afrua tek Imami (a.s.) dhe e pyeti: Ju keni zgjedhur të jetoni në vetmi afër luginës së Akikut (një lumë që kalon afër Medinës). Pse? Imami (a.s.) i tha: Sikur ta dije shijen e vetmisë,

1 Këto katër atribute e mbrojnë njeriun prej mëkateve të mëdha dhe mëkatet që i arrijnë janë vetëm mëkatet e vogla, dhe ai që i bart këto atribute hyjnore do të pastrohet prej mëkateve të vogla dhe për këtë arsye nuk e dëmtojnë imanin.

Page 360: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

360

edhe vetë kishe ikur prej saj. Robi do të përfitojë më së paku rehati prej vetmisë dhe do të rehatohet vetëm nëse i pranon vështirësitë e bashkëjetesës me njerëzit .

120- Allahu nuk do t ia hapë robit një derë nga kjo botë, pa ia hapur fytyrës së robit dy dyert e lakmisë.

121- Besimtari është një njeri i huaj në këtë botë. Ai nuk do të tregojë durim ndaj poshtërimit dhe nuk do të tregojë konkurrencë kundër atij që mëton epërsinë në këtë botë.

122- E pyetën Imamin (a.s.): Cila është rruga e rehatisë shpirtërore? - ai u përgjigj: Sjellja në kundërshtim me epshet dhe pasionet . Pastaj, e pyetën: Kur do ta arrijë rehatinë ai që vepron në këtë mënyrë? - ai u përgjigj: Atë ditë kur do të hyjë në xhenet .

123- Padyshim që Allahu nuk do ta bashkojë seriozitetin, diturinë për fenë dhe natyrën e bukur te dyfytyrëshi apo mëkatari.

124- Gjithçka gjallëron përmes ujit. Fuqia gjallëron përmes bukës. Dobësimi dhe përforcimi i trupit varet prej shtimit apo zvogëlimit të yndyrës së veshkave. Qendra e mendjes është truri. Mëshira dhe vrazhdësia janë në zemër.

125- Ekzistojnë dy lloje të xhelozisë: Njëra lind nxitjen dhe tjetra shkujdesjen. Ajo që shkakton shkujdesin ka të bëjë me fjalët e engjëjve kur Allahu u tha atyre: Unë po përcaktoj në tokë një zëvendës! (Bekare, 30), dhe engjëjt parashtruan pyetjen: A do të përcaktosh në të atë që bën çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë (Bekare, 30). Në të vërtetë, engjëjt dëshironin t'i thoshin Allahut që ta përcaktojë një zëvendës prej llojit të tyre. Fjala e tyre nuk buronte prej xhelozisë së nxitjes dhe të kundërshtimit të fjalës së Allahut. Xhelozia që lind nxitje e çon njeriun në pabesim dhe idhujtari. Kjo është xhelozia e shejtanit që shkaktoi kundërshtimin e urdhrit të Allahut dhe mospëruljen e tij para Ademit.

126- Në lidhje me fuqinë e Allahut, njerëzit ndahen në tri grupe: Disa mendojnë se punët janë lënë në duart e tyre (pa ndier nevojë ndaj Allahut i kryejnë të gjitha punët). Këta e konsiderojnë

Page 361: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

361

fuqinë e Allahut si të dobët dhe për këtë arsye shkatërrohen. Disa mendojnë se Allahu i detyron ata që të kryejnë mëkate dhe se janë të obliguar për të kryer disa punë për të cilat nuk kanë fuqi. Me këto akuza, këta i bëjnë padrejtësi (shpifje) Allahut dhe janë nga ata që janë shkatërruar. Disa të tjerë besojnë se Allahu i ka obliguar robërit vetëm për aq sa kanë fuqi dhe se nuk kanë obligim ndaj gjërave për të cilat nuk kanë fuqi. Kur të kryejnë ndonjë vepër të mirë, e falënderojnë Allahun për këtë; kur të kryejnë mëkate, kërkojnë faljen e tyre. Këta janë myslimanët e pjekur.

127- Ecja e shpejtë dhe e ngutshme largon seriozitetin dhe shuan dritën (nurin) e besimtarit.

128- Allahu nuk e do të pasurin që bën padrejtësi.

129- Zemërimi shkatërron zemrën e njeriut të vetëdijshëm. Ai që nuk mund ta kontrollojë zemërimin, nuk mund ta kontrollojë as mendjen.

130- Rrëfen Fuzajl ibn Ajazi: Më pyeti Imami (a.s.): A e di kujt i thonë shahih , unë u përgjigja: shahih është njeriu koprrac . Imami (a.s.) tha: Jo, shuhh është diçka më shumë se koprracia. Koprraci ruan mallin e tij, por shahih -i e ruan edhe mallin e njerëzve edhe të vetin, duke pasur dëshirë që i tërë malli i të tjerëve të ishte i tij, qoftë hallall apo jo. Nuk ngopet asnjëherë dhe nuk përfiton asnjë dobi nga furnizimi i dhënë nga ana e Allahut.

131- Koprrac është ai që fiton përmes rrugëve të ndaluara dhe që nuk e harxhon në vendin e duhur.

132- Imami (a.s.) i tha njërit prej Shiitëve: Pse po ankohet vëllai yt prej teje? - ky u përgjigj: Sepse po i kërkoj të drejtat e mia. Atëherë, Imami (a.s.) u ul dhe në një gjendje të zemëruar tha: Nëse i merr të gjitha të drejtat e tua prej tij, a nuk ke bërë një punë të keqe? A nuk ke dëgjuar se çka u ka thënë Allahu një grupi të njerëzve Ata frikohen prej llogarisë së keqe ? Athua, këta frikohen se Allahu do të bëjë padrejtësi ndaj tyre? Jo, ata frikohen se mos Allahu do të kërkojë të drejtën e Tij të plotë prej tyre. Këtë Allahu e ka emëruar me llogari të keqe. Prandaj, kush e kërkon të drejtën e plotë të tij, ka bërë një vepër të keqe.

Page 362: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

362

133- Fitimi i shumtë përmes rrugës së ndaluar e asgjëson bereqetin e furnizimit.

134- Morali i keq sjell varfëri.

135- Imani është për një gradë më lart se Islami. Devotshmëria është për një gradë më lart se imani. Të gjitha gradat e imanit janë njëra brenda tjetrës (edhe pse gjendjet e kundërshtojnë njëra tjetrën). Ndonjëherë mund të dëgjohen disa fjalë mëkatare nga goja e besimtarit që nuk e meritojnë zjarrin e premtuar nga ana e Allahut. Allahu thotë: Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndaluara,

Ne jua shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm (Nisa, 31). Ndonjëherë, një besimtar mund të meritojë mëkatin më shumë duke folur fjalë të bukura. Prapëseprapë, në të dy gjendjet është besimtar. Bindja e sigurt është për një gradë më e lartë se devotshmëria. Njerëzve nuk u është ndarë asgjë më e fuqishme se bindja e sigurt. Bindja e sigurt e ndonjë besimtari mund të jetë më e fortë sesa bindja e sigurt e ndonjë besimtari tjetër. Durimi i ndonjërit prej tyre është më i madh se durimi i tjetrit kundrejt fatkeqësive, varfërisë, sëmundjeve dhe (frikës) pasigurisë. Të gjitha këto burojnë prej bindjes së sigurt.

136- Pasuria dhe krenaria shëtisin, kur të arrijnë aty ku gjendet mbështetja (tevekkul) tek Allahu, do të vendosen aty.

137- Natyra e bukur është nga feja dhe e shton furnizimin.

138- Ekzistojnë dy lloje të moraleve (ahlak): Njëri realizohet përmes nijetit (përvetësimit) dhe tjetri është nga natyra. E pyetën: Cili është më i epërmi? - Imami (a.s.) u përgjigj: morali i përvetësuar. Ai që e zotëron moralin natyral, është krijuar sipas këtij karakteri dhe nuk ka fuqi për ndonjë moral tjetër. Ndërsa, ai që e ka përvetësuar moralin, e detyron veten që të përshtatet ndaj moralit të bukur gjatë situatave të vështira dhe të rënda.

139- Kur të takohen në mes veti njerëzit e mirë, edhe nëse nuk e shprehin dashurinë përmes gjuhës, zemrat e tyre aq shpejt ngrohen dhe e tërheqin njëri tjetrin, sa që kjo ta përkujton bashkimin e ujërave të shiut dhe të lumenjve. Kur të takohen mëkatarët në mes veti, edhe nëse e përmendin miqësinë e tyre, largësia e zemrave të tyre u

Page 363: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

363

përngjajnë largësisë së kafshëve që kanë jetuar e janë ushqyer bashkë për një kohë të gjatë në një ahur, por që janë të mangët prej mëshirës dhe dashurisë.

140- Fisnik dhe dorëhapur është ai që e shpenzon mallin aty ku ka urdhëruar Allahu.

141- O ju zotëruesit e imanit dhe vendi i sekreteve! Angazhohuni me përmendje dhe përkujtim të Allahut kur të pavëmendshmit janë të zënë me pavëmendje.

142- Rrëfen Mufazzal ibni Ymeri: E pyeta Imam Sadikun (a.s.): Me çka është nderi i familjes? - ai u përgjigj: Me mall (pasuri) . Pastaj, e pyeta: Me çka fisnikëria? Imami (a.s.) u përgjigj: Me devotshmëri . Pastaj e pyeta: Me çka është paria dhe respekti?

- ai u përgjigj: Me bujari... Hatemi Tai nuk është më i epërmi për nga pozita në fisin e tij, por është i pari i tyre .

143- Ekzistojnë dy lloje të trimërisë: Trimëria e vatanit dhe trimëria e udhëtimit. Trimëria kur gjendesh në vatan ka të bëjë me leximin e Kuranit, shkuarjen në xhami, të qenët bashkë me njerëzit e mbarë dhe mendimi mbi temat fetare të ligjit Islam (fikh). Trimëria gjatë udhëtimit ka të bëjë me dhurimin e furnizimit, të bërit mahi deri në atë shkallë që nuk e zemëron Allahun, moskundërshtimi i shumtë i shokut dhe të mos treguarit e ndodhive të rrugës në çdo vend, mbasi që të përfundojë udhëtimi.

144- Njërit prej sahabeve të tij, Imami (a.s.) i tha: Dije që, nëse më ka dhënë një amanet personi që e ka mbytur me shpatë Hz Aliun(a.s.) ose, nëse ai person kërkon prej meje ndonjë këshillë apo konsultim dhe unë e pranoj këtë, do t ia kthejë amanetin dhe nuk do t i bëjë pabesi në konsultim.

145- Sufjani rrëfen: E pyeta Imam Sadikun (a.s.): A është i lejuar lëvdimi i vetvetes? - Imami (a.s.) u përgjigj: I lejohet një gjë e tillë, nëse është i detyruar për një gjë të tillë. Sikur që Jusufi (a.s.) i ka thënë udhëheqësit të Egjiptit: Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm (Jusuf, 55), si dhe Hz Hudi: Unë jam këshillues besnik për ju (Araf, 68)

Page 364: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

364

146- Allahu ia shpalli Daudit (a.s.): O Daud, ti e shpreh vullnetin dhe Unë e shpreh vullnetin; nëse ti mjaftohesh me vullnetin Tim, Unë do ta bëj që të mjaftohesh në lidhje me atë gjë që ke kërkuar. Por, nëse kërkon vetëm atë për çka ke shprehur vullnet, atëherë do të të bëj që të biesh në vështirësi në lidhje me atë për çka ke shprehur vullnet; në fund do të realizohet vetëm vullneti im.

147- Muhamed ibni Kajsi rrëfen: E pyeta Imam Sadikun (a.s.): A mund t'u shes armë dy grupeve që nuk janë në rrugën e drejtë dhe

që luftojnë në mes veti? - Imami (a.s.) u përgjigj: Mund të shesësh mjetet dhe veglat mbrojtëse si blinda, pancirë, helmeta, etj. që e shpëtojnë jetën e njeriut.

148- Nuk duhet të përzihen tradhtia, padrejtësia, plaçkitja dhe dyfytyrësia në haxh, umre, sadaka dhe xhihad.

149- Këtë botë Allahu ia jep çdonjërit, atij që e do dhe atij që nuk e do. Por, imanin ia jep vetëm robërve të zgjedhur.

150- Është shpifës dhe i devijuar ai që u bën thirrje të tjerëve, duke pasur në mesin e tyre një njeri që është më i dijshëm se vetë.

151- E pyetën Imamin (a.s.): Çfarë fjalë përmbante këshilla e Llukmanit? - ai u përgjigj: Fjalët e Llukmanit ishin të jashtëzakonshme. Më e jashtëzakonshmja prej tyre ishte fjala kushtuar djalit të tij: Sikur të kishe dalë para Allahut me ibadetet e të gjithë njerëzve dhe të xhinëve, prapë frikohu nga dënimi i Tij për shkak të mëkateve të mundshme. Edhe nëse del para Tij me mëkatet e të gjithë njerëzve dhe xhinëve, prapë mos e humb shpresën prej Tij . Pastaj, Imami (a.s.) tha: Nuk ka besimtar që në zemrën e tij të mos ndodhen dy drita (nur); këto janë: drita e frikës dhe drita e shpresës. Pesha e cilitdo prej tyre që të matet, nuk do të peshojë më shumë se tjetri .

152- Ebu Basiri rrëfen: E pyeta Imam Sadikun (a.s.): Çka është imani? - ai m u përgjigj: Të besosh Allahun dhe të mos kryesh mëkate kundër Tij . Pastaj, e pyeta: Çka është Islami? - ai m u përgjigj: Mysliman është ai që bën ibadet sikur që bëjmë ne dhe që i pret kafshët sikur ne. Kush flet një fjalë që udhëzon në rrugën e drejtë dhe njerëzit veprojnë sipas saj, ai që e ka folur atë fjalë do të fitojë aq sevape sikur ata që kanë vepruar sipas saj. Kush flet një fjalë devijuese

Page 365: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

365

dhe njerëzit veprojnë sipas saj, ai që e ka folur atë fjalë do të fitojë aq mëkate sikur ata që kanë vepruar sipas saj.

153- I thanë Imam Sadikut (a.s.): Të krishterët thonë se ditëlindja e Hz Isës (a.s.) është më 24 dhjetor - ai tha: Ditëlindja e Hz Isës (a.s.) është në mesin e muajit qershor. Ndërsa, në mesin e muajit mars, dita dhe nata janë të barabarta .

154- Hz Ismali ka qenë pesë vjet më i madh se Hz Is haku dhe Ismali (a.s.) u zgjodh për kurban. A nuk po vëren se Hz Ibrahimit u tha: Zoti im, më dhuro mua një fëmijë prej të mirëve (Saffat, 100), në ajetin tjetër thuhet: Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i kujdesshëm dhe jo i ngutshëm (Safat, 101). Dhe, mbas ndodhisë së kurbanit me Hz Ismailin (a.s.), Allahu thotë: Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is'hakun, pejgamber prej të mirëve (Safat, 112). Prandaj, kush mendon se Is haku është më i madh se Ismaili, e ka përgënjeshtruar Kuranin.

155- Katër gjëra janë prej moralit të profetëve (a.s.): Bamirësia, bujaria, durimi kundrejt fatkeqësive dhe ruajtja e të drejtës së besimtarit.

156- Mos e llogarit si fatkeqësi atë fatkeqësi për të cilën ke treguar durim dhe ke fituar sevape. Fatkeqësi është ajo fatkeqësi për të cilën ke treguar durim por nuk ke fituar sevape.

157- Në sipërfaqen e tokës ekzistojnë disa robër, në të cilët njerëzit mbështeten për plotësimin e nevojave të kësaj dhe të botës së ardhshme. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe në ditën e Kiametit këta do të jenë në të sigurt. Dijeni mirë, që robi më i dashur tek Allahu është ai që i ndihmon besimtarit të varfër në jetesën e tij, që gjendet në ndihmë ndaj besimtarëve, që është i dobishëm ndaj tyre dhe që i largon gjërat e këqija prej tyre.

158- Sikur që e lehtësojnë dhënien llogarisë bamirësia dhe vizita ndaj të afërmve, ashtu edhe parandalojnë nga mëkati. Prandaj, bëni mirësi dhe ruani marrëdhëniet me të afërmit dhe vëllezërit tuaj, qoftë edhe përmes dhënies apo pranimit të selamit.

Page 366: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

366

159- Rrëfen Sufjani Sevri: Shkova tek Imam Sadiku (a.s.) dhe i thashë: Më këshillo, me një këshillë, të cilën mund ta përqafoj dhe të veproj sipas saj edhe mbas jush . - Imami (a.s.) tha: O Sufjan, a do të veprosh sipas saj? - unë i thashë: Po, o nipi i vajzës së Resulullahut, do të veproj sipas saj . Atëherë Imam Sadiku (a.s.) tha:

O Sufjan, nuk mund të ketë: Gënjeshtari trimëri, njeriu xheloz rehati, sulltani vëllazëri, mendjemadhi miqësi dhe respektin ai që e ka moralin e keq , dhe pastaj heshti. I thashë: O nipi i vajzës së Resulullahut, më këshillo edhe pak . Atëherë Imami (a.s.) tha:

O Sufjan, nëse dëshiron të bëhesh gnostik (njohës, arif), mbështetu tek Allahu. Nëse dëshiron të bëhesh i pasur, bëhu i kënaqur me fatin tënd. Nëse dëshiron të të shtohet imani, sillu me njerëzit ashtu siç sillen me ty. Mos u miqëso me mëkatarët, sepse do të të mësojnë punët e liga. Konsultohu me ata që ia kanë frikën Allahut . Dhe, prapë heshti, ndërsa unë i thashë: O nipi i vajzës së Resulullahut, më këshillo edhe pak . Imami (a.s.) tha:

O Sufjan, kush kërkon krenari pa fuqi, shumësi pa shoqëri dhe madhështi pa pasuri, duhet të kalojë prej poshtërisë së mëkatit te krenaria e nënshtrimit . Dhe, prapë heshti, ndërsa unë i thashë: O nipi i vajzës së Resulullahut, më këshillo edhe pak . Imami (a.s.) tha:

O Sufjan, babai im m'i ka dhënë tri këshilla dhe më ka ndaluar prej tri gjërave. Këshillat janë këto: O biri im, nuk është e sigurt shoqëria me shokun e keq; ai që nuk i jep rëndësi fjalës së folur, do të pendohet; ai që hyn në vendet e liga, do të fajësohet . Dhe, babai më ka ndaluar që të shoqërohem me një person që e xhelozon dhuntinë, që qeshet me fatkeqësinë që e ka kapluar dhe që i bart fjalët .

160- Këto gjashtë gjëra nuk mund të gjenden te besimtari: Shkaktimi i vështirësive, të qenët i padobishëm, xhelozia, inati, gënjeshtra dhe zullumi.

161- Besimtari ndodhet gjithmonë në mes dy frikësh: E para ka të bëjë me frikën se çka do t i bëjë Allahu në lidhje me mëkatet që i ka kryer në të kaluarën; e dyta, se çfarë rreziqesh e presin atë në pjesën e mbetur të jetës së tij. Prandaj, besimtari e pret mëngjesin dhe mbrëmjen duke u frikuar. Atë e përmirëson vetëm frika (sepse, po të mos frikohej, do të kishte kryer mëkate pa u përmbajtur).

Page 367: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

367

162- Kush tregon kënaqësi ndaj furnizimit të paktë, Allahu do t i pranojë veprat e vogla. Kush tregon kënaqësi ndaj furnizimit të paktë hallall, fitimi i tij do të jetë i pastër e me bereqet dhe, do të shpëtojë prej pamundësisë dhe paaftësisë.

163- Sufjani Sevri rrëfen: Shkova tek Imam Sadiku (a.s.) dhe e pyeta: O nipi i Resulullahut, si jeni? - Ai m u përgjigj: Vallahi, jam i pikëlluar, zemrën e kam të brengosur . E pyeta: Çka ju bëri të pikëlluar dhe çka ju brengosi zemrën tuaj? Imami (a.s.) tha:

O Sevri, në zemrën e kujt vendoset feja e pastër e Allahut, do ta mbrojë zemrën prej gjërave tjera. O Sevri, çka është bota dhe çka mund të jetë? A është bota diç tjetër, përveç kafshatës së bukës që e ha, rrobat që i vesh dhe kafshës të cilën përdor për transportin tënd? Besimtarët nuk e lidhin zemrën e tyre për këtë botë dhe nuk lejojnë që ahireti t i vijë papritmas dhe ta gjejë atë të papërgatitur. Shtëpia e kësaj bote është kaluese; shtëpia e botës së ardhshme është e qëndrueshme. Banorët e kësaj bote janë të pavëmendshëm. Të devotshmit janë ata që harxhimet i kanë më të vogla prej të tjerëve dhe dobinë e kanë më të madhe prej të tjerëve. Përkujtojnë kur të harrojnë dhe njoftojnë kur të përkujtojnë.

Këtë botë pranoje si një vend pushimi dhe zbavitjeje ose një vend të cilin e ke përvetësuar në ëndërr, ndërsa kur je zgjuar të është humbur sikur një mall që të humbet nga dora. Sa të tillë ka që lakmojnë një gjë për të përvetësuar dhe pastaj bëhen fatkeqë kur ta përvetësojnë. Dhe, sa të tillë ka që përvetësojnë diçka që nuk i kanë shkuar mbrapa tij dhe bëhen të lumtur.

164- E pyetën Imamin (a.s.): Cili është argumenti se Allahu është i vetmi? - ai u përgjigj: Nevoja e njerëzve për Të .

165- Nuk je besimtar pa e pranuar fatkeqësinë si dhunti dhe rehatinë si fatkeqësi.

166- Pasuri konsiderohet shuma prej 4 000 dërhemëve (100 dërhem janë përafërsisht sa 1,5 kg argjend). 12 000 dërhem konsiderohet si grumbullimi i pasurisë (Islami nuk e zbaton grumbullimin e pasurisë). Nuk mund të fitohen 20 000 dërhem përmes

Page 368: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

368

rrugëve hallall. Kush zotëron 30 000 dërhem, do të shkatërrohet. Pasuria e të cilit arrin 100 000 dërhem, nuk është nga ne1.

167- Shenjat e arritjes së bindjes së sigurt të një Myslimani janë: Nuk e zemëron Allahun për t i kënaqur njerëzit, nuk i falënderon njerëzit për furnizimin që i ka dhënë Allahu dhe nuk i fajëson robërit për një gjë që Allahu nuk ia ka lejuar, ngase, sikur që lakmia e lakmuesit nuk e zbret furnizimin e Allahut, ashtu edhe pakënaqësia e të pakënaqurit nuk e kthen atë mbrapa. Nëse ndonjëri prej jush i ikën furnizimit sikur që ikën prej vdekjes, sikur që i arrin vdekja, ashtu edhe furnizimi do ta arrijë atë para vdekjes.

168- Ka të tillë prej Shiitëve tanë që rrinë në heshtje; zëri dhe mëria e tyre nuk kalojnë përtej buzëve; neve nuk na lavdërojnë publikisht, nuk miqësohen me armiqtë tanë, nuk armiqësohen me miqtë tanë dhe nuk rrinë me ata që i hulumtojnë gabimet tona.

E pyeti Mahzeni: Atëherë, çka duhet bërë me ata që e tregojnë veten si Shiitë?

Imami (a.s.) u përgjigj: Shiitët e vërtetë kuptohen përmes sprovave, shoshitjeve dhe fatkeqësive. Këta ballafaqohen me krizat asgjësuese, murtaja vdekjeprurëse dhe konflikte shkapërderdhëse. Shiitët tanë nuk ulërijnë sikur qentë e ftohur për shkak të fatkeqësive, nuk e kanë syrin e pangopur sikur sorrat dhe nuk bëhen lypsa edhe nëse vdesin nga uria.

Ku mund t i gjejmë këta Shiitë?

Këta kërkoji nëpër skajet dhe qoshet e ndryshme të botës. Jetesa e tyre është e bukur dhe e lehtë, shtëpitë e tyre janë në shpinat e tyre; nëse gjenden në një vend, nuk e zbulojnë veten; nëse humben, nuk vërehet mungesa e tyre; nuk vizitohen kur të sëmuren, nuk pranojnë ofertën e martesës. Nëse ballafaqohen me një punë të ligë, e kundërshtojnë dhe nuk e pranojnë; nëse u flet ndonjë i padijshëm, u japin selam; nëse kërkon mbrojtje ndonjëri që ka nevojë, sillen me mëshirë ndaj tij. Nuk janë të pikëlluar gjatë momentit të vdekjes. Edhe nëse jetojnë në qytete dhe vende të ndryshme, zemrat i kanë të njëjta.

1 Hadithi ka të bëjë me para të gatshme. Nëse i krahasojmë me paratë e ditëve të sodit, duhet të marrim parasysh edhe fuqinë blerëse të saj. Këtu duhet të kemi kujdes në këtë: Qëllimi i këtyre haditheve është tërheqja e vëmendjes ndaj realiteteve të përhapura dhe paralajmërimi i njerëzve. Përndryshe, nuk është qëllimi i hadithit për të thënë se nuk është i mundur fitimi i pasurisë përmes rrugëve të lejuara.

Page 369: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

369

169- Ai që kërkon jetë të gjatë prej Allahut, duhet ta kryejë detyrën në mënyrë të drejtë. Ai që kërkon faljen e mëkateve, nuk duhet ta shqyejë perden e turpit (mos ta turpërojë veten). Ai që dëshiron lartësimin e emrit të tij, duhet ta mbajë të fshehtë gjendjen e tij.

170- Tri cilësi janë më të vështira sesa të gjitha veprat e besimtarëve: Dhënia e të drejtës ndaj tjetrit, kur të vijë deri te mosmarrëveshje në mes teje dhe tjetrit; sigurimi i barazisë me vëllezërit e tij dhe përmendja e Allahut në çdo gjendje në të cilën ndodhet.

E pyetën: Çka do të thotë përmendja e Allahut në çdo gjendje? - ai u përgjigj:

Kur të vendosë një person për të mos kryer mëkate, ta vë Allahun si pengesë në mes tij dhe mëkatit që tenton ta kryejë .

171- Në Kuran, shkronja e hemzes është e tepërt. (hemze-i vasël shkruhet por nuk lexohet)

172- Ruajuni nga tallja, sepse, tallja sjell armiqësi, lind urrejtje dhe njëkohësisht është një sharje e vogël.

173- Transmeton Hasan ibni Rashidi prej Imam Sadikut (a.s.): Kur të kaplohesh nga ndonjë fatkeqësi apo vështirësi, mos u

anko te ndonjëri që e kundërshton mez-hebin e Ehli Bejtit; ankohu te ndonjëri vëlla yti. Sepse, do ta arrish njërin prej katër përfundimeve: Do ta pranojë atë; do të të ndihmojë përmes pozitës apo dinjitetit të tij; do të lutet dhe do t i pranohet lutja; ose do të të tregojë mendimin e tij (dhe do të përfitosh prej kësaj).

174- Mos qëndro shumë nëpër tregje. Mos i bli vetë gjërat e vogla, ngase, nuk është mirë për dinjitetin e një besimtari blerja e gjërave të vogla. Besimtari mund t i blejë këto tri gjëra: Pronë, skllav dhe deve.

175- Mos fol së koti. Mos i fol fjalët e dobishme pa e gjetur vendin e duhur. Sa të tillë ka që janë dëmtuar, sepse kanë folur fjalët e drejta në vendin e papërshtatshëm. Mos polemizo me njerëzit e paditur dhe të pjekur. Sepse, njeriu i pjekur do të fitojë ndaj teje, ndërsa i padituri do të poshtërojë. Kur nuk është në prezencën tënde vëllai yt, fol për të fjalët më të mira, fjalët që ai ka dëshirë t i dëgjojë kur është

Page 370: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

370

prezent, ngase, mu kjo është vepra. Në punët e tua puno sikur ai që do të fitojë shpërblim për mirësitë e bëra dhe që do të japë llogari për shkak të fajeve të bëra.

176- Rrëfen Junusi: I thashë Imamit (a.s.) Për mua është më e dashur dashuria ime ndaj jush dhe dëgjimi i fjalëve lidhur me diturinë dhe urtësinë që ju ka dhënë Allahu, sesa dashuria ndaj kësaj bote . Atëherë Imami (a.s.) u shqetësua dhe, si me zemërim, i tha:

O Junus, na krahasove me një gjë të papërshtatshme. Çka ka në këtë botë, përveç gjërave që e pezmatojnë stomakun, largojnë të thatin dhe i mbulojnë organet gjenitale? Ndërsa, për shkak të dashurisë sonë do të fitosh jetën e përhershme.

177- O Shiitët e Al-i Muhamedit, nuk është ndër ne ai që nuk mund ta përmbajë veten kur të zemërohet, që nuk tregon shoqëri të bukur ndaj shokut të tij, që nuk tregon miqësi të bukur ndaj mikut të tij, që nuk pajtohet bukur me pajtuesin, që nuk e kundërshton bukur atë që e kundërshton. O Shiitët e Ehli Bejtit të Profetit (s.a.a.), frikohuni nga Allahu për aq sa keni fuqi! Forca dhe fuqia janë vetëm prej Allahut.

178- Rrëfen Abdullahu: Isha në një mbledhje në Medine. U përmend dhurimi dhe bujaria, dhe fjala zgjati në atë drejtin. Aty gjendej edhe njëfarë Ebu Dulejni, i cili tha: Xhaferi (Imam Sadiku) i zotëron ato-këto virtyte, por për fat të keq nuk është bujar . Pastaj, e takova një ditë Imamin (a.s.) dhe më pyeti: A po shoqërohesh me banorët e Medines? - unë u përgjigja: Po . Pastaj, më tha: Më trego për bisedat që po i bëni në mes veti? Atëherë, i tregova për bisedat e bëra. Imam Sadiku (a.s.) më tha: Turp të ketë Ebu Dulejni, shembulli i tij i përngjan puplës të cilën e shëtit era. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Çdo punë e mirë është sadaka. Sadakaja më e mirë është sadakaja që shkon bashkë me pasurinë (mosndarja e pjesës së furnizimit të familjes). Së pari duhet të fillojë prej atyre që i mirëmban. Dora që jep është më e mbarë sesa dora që pranon. Allahu nuk e fajëson askënd nëse nuk mund të sigurojë furnizimin e tij të mjaftueshëm. A mendoni se Allahu është koprrac? Apo, mendoni se ndokush është më bujar se Allahu? Njeriu bujar dhe zotëri është ai i cili e jep në vendin e duhur të drejtën e Allahut. Njeriu bujar nuk është ai që e merr mallin prej vendit të palejuar dhe e harxhon në vendin jo të duhur. Vallahi, nuk e kam zgjatur dorën te gjëja e palejuar dhe

Page 371: Dhurate mendjeve

Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

371

shpresoj se do të dalë para Allahut duke e sjellë në vend të drejtën e Allahut që e kam si obligim mbi vete. Deri më sot nuk kam kaluar asnjë natë e që në mallin tim të ketë ndonjëri të drejtën e tij dhe unë mos ta paguajë atë.

179- Nuk vlejnë më dispozitat për thithjen e qumështit, mbasi që të ndahet fëmija nga qumështi1. Nuk vlejnë më dispozitat për jetimin, mbasi që ta arrijë pjekurinë. Nuk është legjitime të mos flasësh deri në mbrëmje (gjatë agjërimit). Nuk vlen statusi i nomadit për atë person që ka migruar prej një vendi politeist në një vend mysliman. Nuk është i lejuar migrimi prej Mekës (në Medine) mbas çlirimit të Mekës (nga ana e myslimanëve). Shkurorëzimi nuk bëhet para kurorëzimit. Nuk mund të lirohet skllavi pa u bërë pronari i tij. Nuk vlen betimi i djalit përderisa është i gjallë babai i tij, as betimi i skllavit përderisa është nën pronën e zotërisë së tij dhe betimi i gruas përderisa është e martuar (këto betime nuk vlejnë nëse nuk i kanë marrë paraprakisht leje). Nuk vlen betimi që ka të bëjë me kryerjen e ndonjë mëkati; po ashtu, nuk vlen betimi që ka të bëjë me ndërprerjen e marrëdhënieve miqësore.

180- Asnjëri nuk mund ta shijojë shijen e jetës, pa i kaluar vështirësitë e saj, qoftë edhe nën kushtet e volitshme. Kush nuk përfiton prej rastit të dhënë duke e shtyrë për një kohë tjetër, ditët do ta nxjerrin rastin nga dora, sepse, numrat e ditëve i nxjerrin rastet nga dora; koha është diçka që del nga dora.

181- Zeqati i dhuntisë është dhurimi; zeqati i pozitës është ndërmjetësimi; zeqati i trupit është sëmundja; zeqati i fitores është falja. Do të pastrohet dhe do të shpëtojë prej dëmtimit ajo gjë, zeqati i së cilës është dhënë.

182- Gjatë kohës së fatkeqësive, Imam Sadiku (a.s.) thoshte: Falënderimi qoftë për Allahun që nuk më sprovoi me fatkeqësi në lidhje me fenë time. Falënderimi për Allahun, që sikur të kishte dashur, do të më kishte sprovuar me një fatkeqësi më të madhe.

1 Nëse ndonjë fëmijë vazhdon të pijë qumësht edhe mbas kohës së caktuar për pirjen e qumështit, nuk do të konsiderohet ajo grua si mëndeshë dhe, për ata që e pinë qumështin prej gruas së njëjtë, nuk do të mund të thuhet se janë vëllezër apo motra nga qumështi

Page 372: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

372

Falënderimi qoftë për Allahun për atë punë që Ai ka dashur të bëhet në atë mënyrë.

183- Allahu thotë: Kush e shpëton një njeri të hutuar prej hutesës, do ta emëroj me hamid (i lavdëruar) dhe do ta shpjerë në xhenetin Tim.

184- Kur t i drejtohet ndonjërit kjo botë, do ta veshë edhe me bukuritë e të tjerëve. Kur ta kthejë fytyrën, do t i marrë edhe vetë bukuritë e tyre.

185- Vajzat janë mirësi, ndërsa djemtë janë dhunti. Për mirësi fitohen sevape, ndërsa për dhunti do të jepet llogari.

Page 373: Dhurate mendjeve

IMAM MUSA KADHIMI (A.S.)

Page 374: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

374

HADITHET E IMAM MUSA KADHIMIT (A.S.) LIDHUR ME URTËSINË, KËSHILLAT, DEVOTSHMËRINË, ASKETIZMIN DHE

MORALIN E BUKUR

8.1 KËSHILLAT KUSHTUAR HISHAMIT DHE PËRSHKRIMI I MENDJES

Allahu Teala i ka dhënë sihariq zotëruesit të mendjes dhe të perceptimit:

Përgëzoji robërit e Mi, të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët, janë ata të mençurit. (Zumer,18)

O Hisham ibni Hakem Allahu i ka plotësuar dëshmitë e Tij përmes mendjes, argumentet i ka përcjellë përmes lajmërimit (librit hyjnor) dhe përmes udhëzuesve (profetëve) i ka udhëzuar kah ndjenja e nevojës së krijesës ndaj Tij në çdo kohë dhe në çdo vend. Në lidhje me këtë ka thënë:

Zoti juaj është Një, Allahu; nuk ka zot pos Tij; Ai është i Gjithëmëshirshmi Mëshirëplotë. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det dhe u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente (Bekare, 163-164).

O Hisham, që të kuptojnë njerëzit se ekziston njëri që i ka krijuar dhe që i udhëheq ata, Allahu ka dhënë këtë dëshmi:

Page 375: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

375

Dhe për ju, nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon (Nahl, 12).

Ha Mim. Pasha librin sqarues. S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kuran arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni (Zuhruf, 1-3).

Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë (Rum, 24).

O Hisham, pastaj Allahu i ka dhënë këshilla zotëruesve të mendjes duke i drejtuar kah bota e ardhshme, duke u thënë:

Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni? (Enam, 32)

Dhe çdo gjë që ju është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek Allahu është shumë më e mirë dhe e përhershme; pra, a nuk mendoni? (Kasas, 60)

O Hisham, pastaj Allahu ka kërcënuar ata që nuk mendojnë: Pastaj të tjerët i rrënuam. E ju me siguri kaloni atypari

ditën e natën. Pra, a nuk mblidhni mend? (Saffat,135-137) O Hisham, pastaj Allahu na bëri me dije se mendja është

bashkë me diturinë: Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i

kupton kush pos dijetarëve (Ankebut, 43). O Hisham, pastaj Allahu i kritikon ata që nuk mendojnë: E kur u thuhet atyre: Pranoni atë që Allahu e shpalli! Ata

thonë: Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)? (Bekare, 170)

Krijesat (gjallesat) më të dëmshme tek Allahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë . (Enfal, 22)

Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Allahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë (Llukman, 25).

Pastaj, Allahu ka kritikuar shumicën, duke thënë: Në qoftë se ju bindesh shumicës që janë në tokë, ata do të të

largojnë ty nga rruga e Allahut. (Enam, 116) ...por shumica e tyre nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë

(Enam, 37).

Page 376: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

376

O Hisham, pastaj Allahu lavdëron pakicën, duke thënë: ...e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës. (Sebe, 13) ...me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra

të mira, por të tillë janë pak (Sad, 24). ...po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij (Hud, 40).

O Hisham, pastaj Allahu i përmend të mençurit në një mënyrë shumë të bukur dhe i ka zbukuruar me zbukurimet më të mira:

Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush. (Bekare, 269)

O Hisham, Allahu Teala thotë: Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i

ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente. (Kaf, 37) Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur.

(Llukman, 12) O Hisham, Llukmani e kishte këshilluar djalin e tij: Për t u

bërë më i mençuri i të gjithë njerëzve, nënshtrohu ndaj së drejtës. Bota është një det i thellë, shumë njerëz janë fundosur në të. Anija jote në këtë det duhet të jetë devotshmëria, barra që e bart anija duhet të jetë imani, vela e tij mbështetja tek Allahu, kapedani i saj mendja, busulla e saj dituria dhe hekuri (materiali ndërtimor) duhet të jetë durimi .

O Hisham, gjithçka e ka shenjën e vet dalluese; shenja e mendjes është të menduarit dhe shenja e të menduarit është heshtja. Gjithçka e ka bartësin e vet, bartësi i mendjes është modestia.

Sa i përket paditurisë sate, mjafton të kryesh atë që është e ndaluar.

O Hisham, nëse ke në dorë një arrë dhe njerëzit thonë se ajo është një perlë, nuk do të kesh dobi prej kësaj sepse ti e di se ajo është arra. Nëse ke në dorë një perlë dhe njerëzit i thonë arrë, nuk do të ketë dëm për ty, sepse ti e di se ajo është perla.

O Hisham, Allahu i ka dërguar profetët me qëllim të njohjes së Allahut përmes mendjeve të tyre. Prandaj, ata që e njohin më mirë Allahun, ata e pranojnë më bukur thirrjen e Tij. Ata që e kanë mendjen më të bukur, i njohin më mirë urdhrat e Allahut; pozitat e njerëzve më të mençur janë më të larta në këtë dhe në botën tjetër.

O Hisham, nuk ka asnjë njeri që një engjëll të mos e kapë atë prej tufës së flokëve. Nëse tregon përkulje, Allahu do ta lartësojë atë; nëse tregon mendjemadhësi, Allahu do ta poshtërojë atë.

O Hisham, çdo njeri përmban dy argumente të Allahut mbi vete: Njëra e jashtme dhe tjetra e brendshme. Argumentet e jashtme

Page 377: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

377

janë të Dërguarit, profetët dhe Imamët; argumenti i brendshëm është mendja.

O Hisham, njeriut të mençur nuk i pengon hallalli në shprehjen e falënderimit të tij ndaj Allahut dhe harami nuk ia largon durimin.

O Hisham, kush brengoset për tri gjëra kundrejt tri gjërave tjera, do të konsiderohet ndër ata që e kanë mbrojtur mendjen e tij prej dhënies mbas epsheve dhe pasioneve: shuarja e dritës së mendimit kundrejt dëshirave të gjata, asgjësimi i fjalëve të urta kundrejt të folurit të shumtë dhe dritën e marrjes së mësimit kundrejt kërkesave të epsheve. Atij që i asgjësohet mendja, do t i prishet feja dhe bota e tij.

O Hisham, si mund të bëhet e pastër vepra jote tek Allahu nëse mendja jote nuk i jep rëndësi urdhrave të Allahut dhe nëse epshet dhe pasionet dominojnë mbi të?

O Hisham, durimi ndaj vetmisë është shenjë e fuqisë së mendjes. Kush mendon në lidhje me Allahun e Lartësuar dhe të Madhëruar, do të largohet prej atyre që janë dhënë mbas kësaj bote dhe tregojnë respekt ndaj saj, dhe do të drejtohet kah ato gjëra që gjenden tek Zoti i tij. Allahu i bëhet mbrojtësi i tij në gjendjen e frikës dhe shoku i tij në vetmi; do ta bëjë të panevojshëm gjatë varfërisë dhe ta bëjë të shenjtë mbasi që nuk i takon asnjë fisi.

O Hisham, njerëzit janë krijuar për t u nënshtruar ndaj Allahut; shpëtimi sigurohet përmes nënshtrimit, nënshtrimi përmes diturisë, dituria përmes të mësuarit dhe të mësuarit merret vetëm prej dijetarit fetar; ndërsa, dijetari njihet përmes mendjes.

O Hisham, vepra e vogël e një njeriu të mençur do të shumëfishohet tek Allahu, por vepra e madhe e të paditurit dhe e atyre që shkojnë mbas epsheve do të refuzohet.

O Hisham, njeriu i mençur do të tregojë kënaqësi ndaj sasisë së vogël të mallit të kësaj bote; por njeriu që nuk zotëron urtësi nuk do të kënaqet as me mallin e shumtë të kësaj bote. Për këtë arsye, tregtia e njerëzve të mençur do të jetë fitimprurëse.

O Hisham, nëse je i kënaqur me një pjesë të mjaftueshme të kësaj bote, ty do të të mjaftojë gjëja më e vogël (jeta e thjeshtë) e kësaj bote. Por, nëse nuk je i kënaqur me pjesën e mjaftueshme, atëherë asgjë nuk do të të kënaqë ty.

O Hisham, njerëzit e mençur kanë hequr dorë prej mallit të tepërt të kësaj bote. Atëherë, si është e mundur që të mos heqin dorë nga mëkatet? Sepse, heqja dorë nga teprica është virtyt ndërsa heqja dorë nga mëkati është detyrim.

Page 378: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

378

O Hisham, njerëzit e mençur tregojnë asketizëm (përmbajtje) në këtë botë dhe prirje ndaj botës tjetër. Ata kanë kuptuar se kjo dhe bota e ardhshme janë që kërkohen dhe që e kërkojnë.

O Hisham, kush e kërkon botën e ardhshme, kjo botë do ta kërkojë atë dhe ai do ta marrë vetëm pjesën e nevojshme nga kjo botë. Kush e kërkon këtë botë, bota e ardhshme do ta kërkojë atë dhe vdekja do ta arrijë atë duke ia shkatërruar këtë dhe botën e ardhshme.

O Hisham, kush kërkon të bëhet i pasur pa pasuri, ta mbajë larg zemrën e tij nga xhelozia dhe të arrijë shpëtimin në fenë e tij, le të kërkojë nga Allahu përkryerjen e mendjes së tij. Ai që e ka mendjen e përkryer, do të tregojë kënaqësi ndaj sasisë së vogël; kush tregon kënaqësi ndaj sasisë së vogël do të bëhet i pasur; ai që nuk tregon kënaqësi ndaj sasisë së vogël, padyshim që nuk do të arrijë të bëhet i pasur.

O Hisham, Allahu ka thënë: Një popull i shëndoshë, gjatë devijimit të zemrave të tyre dhe gjatë kthimit të tyre kah verbëria dhe shkatërrimi, do të thotë:

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh". (Ali Imran, 8)

Ai që nuk e njeh Allahun e tij, nuk frikohet prej Tij dhe në zemrën e tij nuk do të vendoset njohuria për zbulimin dhe vërejtjen e së vërtetës. Asnjëri nuk mund ta arrijë këtë njohje, pa e vërtetuar vepra fjalën e tij dhe pa u përputhur vepra e tij e fshehur me veprën e hapur. Sepse, si argument të mendjes, që është e fshehur dhe e mbuluar, Allahu ka caktuar vetëm shenja të jashtme.

O Hisham, Udhëheqësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: Nuk ka mjet më të mirë sesa mendja, për t i bërë ibadet

Allahut

Asnjë mendje nuk mund të përkryhet pa i zotëruar këto tipare: Të qenët i sigurt prej pabesimit dhe sherrit të tij; të shpresuarit e të mbarës së tij; shpenzimi i mallit të tepërt për hir të fitimit të kënaqësisë së Allahut; të mosfolurit shumë; të mjaftuarit me sasinë e domosdoshme të kësaj bote; kurrë të mos jetë i ngopur për dituri gjatë tërë jetës; t i nënshtrohet Allahut pa u poshtëruar; të preferojë krenarinë e lartësimin në vend të pasimit të të tjerëve në rrugën e gabuar; të preferojë modestinë në vend të qenët i zgjedhur; ta shohë si të madhe mirësinë e vogël të të tjerëve ndërsa mirësinë e vet si të vogël; t i njohë mirë njerëzit; ta shohë veten si më të keqen prej tyre.

Page 379: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

379

O Hisham, është e pastër vepra e atij, gjuha e të cilit e flet të vërtetën; do t i shtohet furnizimi i atij që e ka nijetin e pastër dhe do t i zgjatet jeta e atij që i bën mirësi familjes dhe vëllezërve të tij.

O Hisham, mos ia mëso urtësinë të paditurve, sepse do t i bësh padrejtësi urtësisë; mos e parandalo urtësinë prej atij që është i zoti, sepse, do t i shkaktosh vuajtje atyre.

O Hisham, sikur që të padijshmit jua lënë juve urtësinë, ashtu edhe ju lërjani këtë botë atyre.

O Hisham, ai që nuk ka trimëri, nuk ka as fe; ai që nuk ka mendje, nuk ka as trimëri. Më i vlefshmi prej njerëzve është ai që nuk e sheh këtë botë si një vend për vete. Dijeni që vlera dhe çmimi i trupave tuaj është vetëm xheneti. Prandaj, mos e shitni për asgjë tjetër.

O Hisham, Udhëheqësi i Besimtarëve, Aliu (a.s.) ka thënë: Në krye të kuvendit mund të qëndrojnë vetëm ata që i

zotërojnë këto tri tipare: Që përgjigjet kur ta pyet diçka; që flet kur nuk flasin të tjerët dhe që e parashtron pikëpamjen e përshtatshme për çështjet e atyre që janë prezentë. Ai që nuk zotëron njërën prej këtyre tipareve dhe rri në krye të kuvendit, është i krisur .

Hasan ibni Aliu (a.s.) ka thënë: Nëse dëshironi që t'i zgjidhni çështjet tuaja, shkoni tek ata që

i njohin ato çështje .E pyetën: O biri i Resulullahut, kush janë ata? Ata janë që në Kuran përmenden në këtë mënyrë: Vetëm të zotët e mendjes marrin mësim. (Zumer, 9)

Ali ibni Hysejini (Imam Zejnel Abidini) (a.s.) ka thënë: Shoqërimi me njerëzit e sinqertë e çon njeriun kah e vërteta,

pasimi i tipareve të dijetarëve e shton mendjen e njeriut, bindja ndaj drejtuesve të drejtë është përkryerja e lavdisë, shtimi i mallit përmes tregtisë është përkryerja e trimërisë. Tregimi i rrugës së drejtë atij që konsultohet me ty është zbatimi i të drejtës së dhuntisë. Mosshkaktimi i vuajtjeve ndaj njerëzve është shenjë e përkryerjes së mendjes dhe shkas për rehatinë e trupit.

O Hisham, njeriu i mençur nuk i tregon asgjë atij, prej të cilit frikohet se do ta përgënjeshtrojë; nuk kërkon asgjë prej atij, prej të cilit brengoset se do ta refuzojë; nuk premton për diçka që nuk ka fuqi për ta kryer; nuk shpreh dëshirë për diçka, për të cilën gjë do të kritikohet dhe nuk tenton ta kryejë një punë, për të cilin nuk ka aftësi.

Udhëheqësi i Besimtarëve, Aliu (a.s.) u tha shokëve të tij: Ju këshilloj të keni frikë prej Allahut haptas dhe fshehtas, të

jeni të drejtë gjatë kohës së gëzimit dhe të zemërimit, të tregtoni dhe të përfitoni gjatë varfërisë dhe pasurisë. Vendosni marrëdhënie me ata që

Page 380: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

380

i kanë ndërprerë. Faleni atë që ju bën padrejtësi. Dhuroni atij që është në mjerim. Shikimi juaj le të bëhet pranim mësimi, heshtja mendim, të folurit tuaj, përmendje dhe natyra juaj le të bëhet natyra e bujarit. Asnjë koprrac nuk do të hyjë në xhenet dhe asnjë bujar nuk do të hyjë në xhehenem .

O Hisham, Allahu e mëshiroftë atë që është i turpshëm; që e mbron prej ndalesave veten, organet e kokës (syri, veshi, gjuha dhe të tjerë), stomakun dhe gjërat që i ruan stomaku (ngrënia dhe pija); që e përkujtojnë vdekjen dhe kalbjen dhe që e di se xheneti është i rrethuar me vështirësi dhe xhehenemi me kënaqësi e epshe.

O Hisham, në ditën e Kiametit, Allahu do të kalojë mbi gabimet e atij që e ka ruajtur veten prej cenimit të dinjitetit të njerëzve. Kush e parandalon ndonjë zemërim ndaj njerëzve, Allahu do ta parandalojë zemërimin e Tij në ditën e Kiametit.

O Hisham, njeriu i mençur nuk gënjen, edhe nëse është kundër tij.

O Hisham, në dorëzën e shpatës së Hz Resulullahut (s.a.a.) shkruante: Tek Allahu, më i padrejti prej njerëzve është ai që e vret tjetrin përmes shpagimit të gjakut dhe që e ka mbytur tjetrin në vend të vrasësit1 .

Kush heq dorë prej prindërve të vërtetë dhe i pranon të tjerët për prindër, është bërë jobesimtar ndaj asaj që ka zbritur Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Kush bën shpifje në fe apo i mbron shpifësit, Allahu nuk do ta falë atë në ditën e Kiametit dhe nuk do të pranojë kurrfarë kundërshpërblimi prej tij.

O Hisham, mjeti ndërmjetësues për afrim tek Allahu, mbas njohjes së Tij, është namazi, pastaj bamirësia ndaj prindërve dhe qëndrimi larg nga xhelozia, pëlqimi i vetvetes dhe lavdërimi.

O Hisham, mundohu që t i përmirësosh ditët e tua që i ke përpara; kujdesu për atë se si do të duken ato dhe përgatiti përgjigjet për to. Padyshim që do të përgjigjesh dhe do të japësh llogari.

Merr këshilla prej kohës dhe prej njohësve të saj, sepse, koha është edhe e shkurtër, edhe e gjatë. Nëse dëshiron që të shtohet respekti ndaj teje, puno ashtu sikur që je duke vështruar rezultatin e veprës; njihe Allahun. Mendo për ndërrimet e kohës dhe të gjendjeve.

1 Në kohën para Islamit, si shpagim gjaku për vrasje, e mbytnin njërin prej fisit të cilit i takonte vrasësi, jo vetë vrasësin. Këtë e ndaloi Islami duke sjellë parimin: Nuk mund të akuzohet tjetri për krimin e tjetrit

Page 381: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

381

E ardhmja e botës i përngjan të kaluarës së saj; prandaj, merr mësim nga e kaluara.

Ali ibni Hysejin (Imam Zejnel Abidini) (a.s.) ka thënë: Vlera e atyre që janë të afërmit e Allahut kundrejt tërë

sipërfaqes së tokës, lindjes e perëndimit, fushës dhe çdo vendi malor ku arrin drita e diellit, është sa vlera e hijes së diellit që lajmërohet pasdreke dhe që humbet fill .

Pastaj, vazhdoi: A nuk ka një njeri të lirë që do t'ia dorëzojë këtë botë atij që

është i dhënë mbas saj? Çmimi i shpirtit tuaj është vetëm xheneti, mos e shitni atë për diçka tjetër. Kush tregon kënaqësi vetëm ndaj kësaj bote, prej të gjitha dhuntive të Allahut, ka treguar kënaqësi ndaj një gjëje të pavlefshme .

O Hisham, të gjithë njerëzit i vërejnë yjet; por përmes yjeve rrugën mund ta gjejnë vetëm ata që i dinë trajektoret dhe vendet e kthimit të tyre. Ngjashëm, edhe ju jeni duke e mësuar urtësinë, por udhëzimin mund ta arrijnë vetëm ata që veprojnë sipas saj.

O Hisham, Hz Isa (a.s.) u ka thënë havarijunve të tij: O ju që keni prirje kah e keqja, ju po frikoheni prej lartësisë

së pemës së hurmës; duke menduar për ferrat dhe ngjitjen e vështirë, po i harroni frutat e saj të ëmbla dhe pjesët e dobishme të saj. Kështu që, ju jeni duke menduar për veprimin tuaj për botën e ardhshme si dhe për vështirësitë e saj, rruga e botës së ardhshme po ju duket e largët dhe e gjatë dhe, po i harroni dhuntitë, frytat dhe bukuritë që do t i arrini në botën e ardhshme. O robërit e ligë, për të arritur shijen e grurit dhe për ta sjellë atë në gjendjen e shijshme, duhet ta pastroni dhe ta zbutni; nëse dëshironi ta shijoni shijen e imanit dhe të përfitoni prej frytit të tij, duhet ta sillni atë në gjendjen e pastër dhe të përkryer. Është një e vërtetë kur them se, sikur të kishit gjetur një copë druri prej rrëshire që digjet përmes katranit në errësirën e plotë të natës, era e keqe e saj nuk do t ju parandalojë nga përfitimi i të dritës prej saj. Në këtë mënyrë, pranojeni urtësinë kudo që ta gjeni atë, mos t ju paraqesë pengesë mangësia e dinjitetit të atij personi nga i cili e merrni urtësinë.

O robërit e kësaj bote! Ju them me të drejtë: Nderin e botës së ardhshme do ta arrini vetëm me heqjen dorë prej gjërave të dashura për ju. Mos e pritni të nesërmen për t u penduar, sepse, para të nesërmes ekziston një natë dhe një ditë; ndërsa, përcaktimi i Allahut rrjedh çdo ditë dhe çdo natë. Kjo është një e vërtetë: Është më i lumtur dhe më pak i brengosur ai që nuk ka borxh sesa ai që ka borxh, edhe nëse ka mundësi për ta paguar atë në mënyrë të bukur. Ngjashëm, ai që nuk

Page 382: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

382

kryen mëkate është më i rehatshëm sesa ai që i kryen ato, edhe pse kërkon pendim të bukur për to. Mëkatet e vogla janë kurthet e shejtanit. Shejtani ju bën që t i shihni ato si të vogla, ndërsa në ndërkohë ai i mbledh ato me qëllim të rrethimit tuaj.

Këtë të vërtetë duhet ta dini: Sa i përket urtësisë, njerëzit ndahen në dy grupe: Njëri e shpjegon atë bukur përmes gjuhës dhe e dëshmon përmes veprës, ndërsa tjetri e vë në pah përmes gjuhës por e humb përmes veprës. Sa dallim i madh ekziston në mes këtyre dy grupeve. Lum për atë që vepron sipas diturisë dhe turp të kenë ata që dituria e tyre nuk u kalon përtej gjuhëve të tyre.

O ju që keni prirje kah e keqja! Shndërroni në kala xhamitë e Zotit tuaj, trupat dhe ballët tuaj; zemrat tuaja shndërroni në shtëpi të devotshmërisë; mos i shndërroni në fole të epsheve. Mostregimi i durimit ndaj fatkeqësive është shenjë e dashurisë ndaj kësaj bote. Tregimi i durimit ndaj fatkeqësive është shenjë e përmbajtjes nga kjo botë.

O ju që keni prirje kah e keqja! Mos ia përngjani veten sorrës që plaçkit dhe ikën, dhelprës tinëzake, ujkut të pabesë dhe luanit sulmues. Mos u sillni kundër njerëzve sikur ata që sillen kundër gjahut të tyre kur shkojnë për të gjuajtur. Mos shkoni në gjah kundër një grupi, duke i bërë pabesi një grupi tjetër dhe duke e mashtruar një grup tjetër.

Mos t ju bëhet trupi juaj, i shëndoshë nga jashtë dhe i kalbur përbrenda; zemra e kalbur nuk do të ketë dobi as për trupin as për shëndetin e trupit. Nëse zemrat tuaja janë të papastra, çfarë dobie do të keni prej pastrimit të lëkurës suaj? Mos u bëni sikur shosha që e lëshon miellin e pastër dhe të bukur, ndërsa i mban krundet; edhe ju e nxirrni jashtë urtësinë përmes gojës, por në zemrat tuaja mbetet zilia.

O robërit e botës! Ju i përngjani drurit të rrëshirës që e djeg veten dhe u bën dritë njerëzve!

O bijtë e Israilit, mbusheni kuvendin e dijetarëve edhe nëse jeni të detyruar që të ecni zvarrë. Sikur që e ringjall Allahu tokën e tharë përmes pikave të mëdha të shiut, ashtu edhe zemrat tuaja do t i ringjallë përmes dritës së urtësisë.

O Hisham, në Bibël shkruan: Lum për ata që i dhimbsen njëri tjetrit; në ditën e Kiametit, ata

do ta arrijnë mëshirën. Lum për ata që ndërmjetësojnë në mes të njerëzve; në ditën e Kiametit ata do të jenë afër Allahut. Lum për ata që i kanë zemrat e pastra; në ditën e Kiametit ata do të jenë prej të

Page 383: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

383

lumturve. Lum për ata që janë modestë; në ditën e Kiametit ata do të jenë në fronet e sulltanëve .

O Hisham, të folurit e paktë është një urtësi. Prandaj, heshtni (flisni pak), sepse, heshtja është rehati dhe bëhet shkaktare e zvogëlimit të fajit dhe e lehtësimit të mëkatit.

Forcojeni derën e fortesës së pjekurisë dhe të maturisë. Allahu nuk i do ata që qeshin pa nda, pa ndonjë arsye dhe njeriun që ecën pa ndonjë qëllim.

Udhëheqësi duhet të bëhet sikur një bari; mos të bëhet i pavëmendshëm ndaj njerëzve dhe të mos lejojë mendjemadhësinë për ata.

Sikur që turpëroheni publikisht para njerëzve, ashtu edhe turpërohuni fshehtas para Allahut.

Dijeni që fjala e urtë është malli i humbur i një besimtari. Përvetësojeni diturinë para se t ju dalë nga dora; dituria ju del

nga dora me humbjen e dijetarit prej mesit tuaj (me vdekjen e tij). O Hisham, mëso diturinë e panjohur për ty dhe mësoje të

paditurin me atë dituri. Trego respekt për dijetarin për hir të diturisë së tij dhe ruaju nga polemika me të. Të paditurin vështroje si të vogël për shkak të paditurisë së tij, por mos e largo prej vetes; afroje afër teje dhe mësoje.

O Hisham, çdo dhunti për të cilën nuk është shprehur falënderimi është sikur mëkati për të cilën do të përgjigjesh.

Udhëheqësi i besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: Janë disa robër të Allahut që frika e Allahut ua ka thyer

zemrat e tyre; edhe pse janë të mençur dhe oratorë, frika e Allahut ua ka mbyllur gojën atyre. Me vepra të pastra vrapojnë kah Allahu. Veprat e kryera që janë tek Allahu, nuk i shohin të shumtë. Edhe pse janë të mirë, e shohin veten si të keq. Këta janë njerëzit e mençur e të mirë .

O Hisham, turpi buron prej imanit, e imani prej xhenetit. Ndërsa, fjala e shëmtuar buron prej padrejtësisë, e padrejtësia prej xhehenemit.

O Hisham, ekzistojnë tri grupe të oratorëve: Që përfitojnë, që mbesin të sigurt dhe që shkatërrohen. Përfituesit janë ata që e përmendin Allahun; që mbesin të sigurt janë ata që heshtin; që janë shkatërruar janë ata që kanë shkuar mbas të pavërtetës. Allahu u ka ndaluar xhenetin atyre që flasin fjalë të shëmtuara, që e kanë gjuhën e keqe dhe atyre që janë të paturpshëm e që nuk i kushtojnë rëndësi asaj që flasin vetë dhe të tjerët.

Page 384: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

384

Ebu Zerri thotë: O ti njeri që po kërkon dituri, kjo gjuhë është çelësi i të

mbarës dhe i sherrit; sikur që e mbyll arin e argjendin, ashtu edhe mbylle gojën tënde .

O Hisham, sa i keq është robi me dy fytyra dhe dy gjuhë. Kur është në praninë e vëllait, e lëvdon atë; kur nuk është në praninë e tij, ia ha mishin e tij (e përgojon atë). Kur t i jepet vëllait të tij ndonjë dhunti, e xhelozon dhe kur të hasë në vështirësi vëllai i tij, e braktis atë.

Sevapi që arrin më së shpejti te robi është sevapi i bamirësisë. Mëkati që arrin më së shpejti është mëkati i padrejtësisë. Robi më i keq është ai prej të cilit ikin njerëzit për shkak të gjuhës së tij të ligë. Athua njerëzit i fut në zjarr gjuha dhe prodhimet e saj (fjalët) apo diçka tjetër? Largimi prej fjalëve të kota është treguesi i bukurisë së fesë të një personi.

O Hisham, nuk është besimtar ai që nuk është brenda frikës dhe shpresës. Nuk është brenda frikës dhe shpresës ai që nuk punon për atë gjë që shpreson dhe që i frikohet.

O Hisham, Allahu Teala ka thënë: Betohem në famën, lartësinë madhështinë, shkëlqimin dhe

lartësinë e pozitës Sime se do ta bëjë të panevojshëm (të mos ndiejë nevojë për asgjë) atë person që e preferon dëshirën Time ndaj dëshirës së tij; do të bëjë që përpjekja e tij të bëhet për botën e ardhshme; do ta bëjë të suksesshëm në punën e tij, do t ia garantojë furnizimin në qiej dhe në tokë dhe do ta bëjë që të përfitojë në çdo tregti me tregtarët tjerë .

O Hisham, zemërimi është çelësi i sherrit. Më i përkryeri prej besimtarëve për nga imani është ai që e ka moralin më të bukur.

Mundohu që të bëhesh më i miri prej atyre që kontaktojnë me njerëzit me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe të komunikimit me ta.

O Hisham, gjithmonë sillu but me njerëzit. Sepse, butësia sjell fatmirësinë; vrazhdësia sjell fatkeqësinë. Butësia, bamirësia dhe morali i bukur e shtojnë furnizimin dhe i përmirësojnë qytetet.

O Hisham, urdhri i Allahut: A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! (Rahman, 60). Është i vlefshëm për të gjithë besimtarët dhe jobesimtarët, si dhe për njerëzit e mirë dhe të ligë. Atij që i bëhet mirë, duhet ta kompensojë atë. Dhe, dije që nuk do të llogaritet si epërsi në kompensimin e mirësisë nëse nuk ia bën një mirësi më të madhe, duke ia kthyer vetëm në mënyrën e

Page 385: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

385

njëjtë. Epërsia në kompensimin e mirësisë qëndron në atë se kush e bën atë mirësi i pari.

O Hisham, bota i përngjan një gjarpri që anën e jashtme e ka të butë ndërsa, në brendësi përmban helmin vdekjeprurës; njeriu i mençur ruhet, ndërsa fëmija zgjat dorën.

O Hisham, duro ndaj nënshtrimit të Allahut! Ruaju nga kundërshtimi i Allahut! Bota përbëhet vetëm prej një periudhe të shkurtër kohore; të kaluarës nuk mund t'ia shijosh as gëzimin, as pikëllimin, ndërsa të ardhmen nuk mund ta parashikosh. Prandaj, trego durim ndaj kësaj kohe në të cilën gjendesh (në mënyrë që të përfitosh prej saj).

O Hisham, kjo botë i përngjan ujit të detit; sado që ta pijë ai që është i etshëm, nuk do të mund ta shuajë etjen, përkundrazi do t ia shtojë etjen përderisa ta çojë në vdekje.

O Hisham, ruaju nga mendjemadhësia. Nuk do të mund të hyjë në xhenet ai, që zemra e të cilit përmban edhe një sasi më të vogël të mendjemadhësisë. Madhështia është veshja e Allahut; kush shtyhet me Allahun në lidhje me veshjen e Tij, do të hyjë në xhehenem.

O Hisham, nuk është ndër ne ai që nuk kërkon llogari prej vetes çdo ditë. Nëse ka bërë ndonjë punë të mirë, duhet ta shtojë atë punë; nëse ka bërë ndonjë punë të keqe, duhet të kërkojë falje prej Allahut dhe të pendohet duke iu drejtuar Allahut.

O Hisham, kjo botë iu paraqit Hz Isës (a.s.) në formën e një gruaje me sytë e kaltër. Hz Isa (a.s.) e pyeti atë: Sa herë je martuar deri më sot? - ajo i tha: Shumë herë . Pastaj Hz Isa (a.s.) e pyeti: A të kanë shkurorëzuar të gjithë? - ajo u përgjigj: Jo, të gjithë i kam mbytur . Atëherë, Hz Isa (a.s.) tha: Turp të kenë ata që do të martohen me ty; si nuk po marrin mësim prej të parëve?

O Hisham, ndriçimi i trupit është i lidhur me syrin. Nëse syri është i ndriçuar, tërë trupi do të jetë i ndriçuar. Ndriçimi i shpirtit është i lidhur me mendjen; nëse robi është i mençur do ta njohë Zotin e tij dhe kur ta njohë Zotin e tij do të mësojë fenë e tij; nëse nuk e njeh Zotin e Tij, nuk do të njohë as fenë e tij. Sikur që trupi qëndron në këmbë përmes shpirtit, ashtu edhe feja qëndron në këmbë përmes nijetit të pastër. Nijeti i pastër do të fitojë qëndrueshmëri përmes dritës së mendjes.

O Hisham, bujqësia punohet në tokën e butë, jo mbi shkëmb. Edhe urtësia vendoset në zemrën e modestit, jo te zemra e vrazhdë. Allahu Teala, modestinë e ka caktuar si mjet të mendjes, ndërsa mendjemadhësinë si mjet të paditurisë. A nuk e di se ai që e mban

Page 386: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

386

kokën drejt, do t ia mëshojë tavanit me kokë dhe do t i çahet koka, ndërsa ai që përulet do të përfitojë nga hija e tavanit? Edhe Allahu e lartëson modestin dhe e poshtëron mendjemadhin.

O Hisham, sa e keqe është varfëria mbas pasurisë dhe mëkati mbas ibadetit. Më e keqe se kjo është heqja dorë nga ibadeti e një robi që i bën ibadet Allahut.

O Hisham, kjo jetë është e mbarë vetëm për dy vetë: Ai që dëgjon e kupton dhe dijetari që flet

O Hisham, nuk i është ndarë robërve një gjë më e lartësuar se mendja. Gjumi i njeriut të mençur është më i lartësuar se ibadeti i të paditurit, që e kalon natën në ibadet.

Të gjithë të dërguarit, Allahu i ka dërguar përmes mendjeve më të lartësuara në popull dhe asnjëri nuk ka mundur t i arrijë mendjet e tyre përkundër përpjekjeve të shumta që kanë bërë. Asnjë rob nuk mund t i zbatojë obligimet e Allahut, pa e përfshirë atë përmes mendjes.

O Hisham, kur ta shohësh besimtarin duke heshtur, afrohu tek ai, sepse, ai flet fjalë të urta. Besimtari flet pak dhe vepron shumë. Dyfytyrëshi flet shumë dhe vepron pak.

O Hisham, Allahu Teala i ka shpallur Hz Daudit: O Daud, thuaju robërve të mi që të mos ndërmjetësojnë tek

unë përmes një dijetari që është mashtruar mbas kësaj bote. Sepse, dijetari i tillë do t i pengojë ata në përmendjen, lutjen dhe dashurinë ndaj Meje. Dijetarët e tillë e ndërpresin rrugën e robërve të Mi. Ndëshkimi më i vogël për ata është nxjerrja e dashurisë dhe e shijes së ndjenjës së kënaqësisë prej zemrave të tyre, të cilën e ndien njeriu gjatë lutjes .

O Hisham, do ta mallkojnë engjëjt e tokës dhe të qiellit atë që bëhet kryelartë. Ka kundërshtuar Allahun ai që tregon kryelartësi dhe epërsi ndaj vëllezërve të tij. Kush përpiqet për të treguar një epërsi, të cilin nuk e zotëron, e ka harxhuar mundin e tij në një gjë të kotë.

O Hisham, Allahu Teala i ka shpallur Hz Daudit: O Daud, largoji sahabet e tua prej dashurisë ndaj epsheve

dhe frikoji prej përfundimeve të veprave të tilla. Padyshim që zemrat e lidhura me epshet e kësaj bote janë larg prej Meje .

O Hisham, ruaju nga lavdërimi përmes diturisë dhe tregimi i mendjemadhësisë ndaj miqve, ngase, nëse vepron në këtë mënyrë, do të të ndëshkojë Allahu. Dhe, kur të të ndëshkojë Allahu, nuk do të kesh më dobi as në këtë, as në botën e ardhshme. Bëhu sikur ai që rri

Page 387: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

387

në një shtëpi që nuk është e tij dhe që në çdo çast është duke pritur që të migrojë.

Nderi i kësaj dhe i botës së ardhshme është shoqërimi me njohësin e fesë. Konsultimi me një njeri që e do mirësinë është bereqet, fatmirësi, maturi dhe një sukses hyjnor. Mos e kundërshto këshilluesin e mençur dhe atë që e do mirësinë, sepse, ky qëndrim do të të shkaktojë shkatërrimin tënd.

O Hisham, mos u shoqëro dhe mos vendos miqësi me çdokënd. Nëse e gjen ndonjë person të besueshëm, miqësohu me të, përndryshe ik (prej të pabesueshmëve) sikur që ikën prej bishave gjakatare.

Një njeri i mençur, kur të bëjë një punë të padashur, duhet të turpërohet prej Allahut dhe disa dhunti që ia ka caktuar Allahu, duhet t'i ndajë me të tjerët. Nëse përballesh me dy punë dhe nuk di se cila është më e mbara për ty, atëherë vështro se cila po i përshtatet më tepër epsheve dhe pasioneve të tua dhe largohu prej saj. Shumica e punëve të mbara janë në kundërshtim me epshet dhe pasionet. Ruaju që urtësia e përvetësuar të mos kalojë në duart e të padijshmëve.

Hishami e pyeti Imamin (a.s.): Si të veprojë nëse takohem me njërin që është në kërkim të urtësisë por nuk ka fuqi mendore për t i kapluar fjalët e folura? . Imami (a.s.) iu përgjigj: Këshilloje në mënyrë të butë; nëse edhe kjo ia shtrëngon zemrën, atëherë mos ia nënshtro veten nxitjes. Frikohu prej mohimit të mendjemëdhenjve. Nuk do të ketë vlerë ajo dituri që u shpjegohet atyre përderisa janë në gjumë.

Pastaj, Hishami pyeti: Si të veprojë nëse nuk mund të gjejë njërin që nuk di të parashtrojë pyetje? - Imami (a.s.) u përgjigj: Duhet të dish për begati shpëtimin nga e keqja e të folurit dhe të

refuzimit të fjalëve (mos insisto në shpjegimin e fjalëve të urta ndaj atij që nuk ka aftësi kuptimi).

Dije që, Allahu i lartëson modestët, jo sipas sasisë së modestisë, por sipas asaj se sa i përshtaten fisnikërisë dhe bujarisë së tyre. Atyre që frikohen, u dhuron siguri për aq sa mbështeten në fisnikërinë dhe mirësinë e tyre. Dhe, atyre që janë të pikëlluar u dhuron rehati sipas asaj sesa i përshtaten mëshirës dhe dhembshurisë së tyre.

Allahu Mëshirëplotë dhe Falës nuk e kursen mëshirën e Tij as prej atyre që i mundojnë të afërmit e Tij, prandaj, mendo mirë se si do të sillesh ndaj robërve që janë të shtypur e torturuar në rrugën e Tij! Allahu është Pranuesi i pendimit dhe të atyre që i bëjnë armiqësi Atij;

Page 388: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

388

prandaj, mendo se si do të sillesh ndaj atyre që mundohen për të fituar kënaqësinë e Tij dhe që u janë ekspozuar armiqësisë së njerëzve për hir të Tij!

O Hisham, kush e dashuron këtë botë, nga zemra e tij do të dalë frika e botës së ardhshme. Nëse një robi i jepet dituria dhe i shtohet dashuria ndaj kësaj bote, do të rritet distanca e largimit të tij prej Allahut dhe do të shtohet ndëshkimi i Allahut ndaj tij.

O Hisham, i mençuri do të heqë dorë prej një pune për të cilën nuk ka fuqi. Shumica e punëve të drejta janë në kundërshtim me dëshirat e epshit. Është e keqe vepra e atij që i ka dëshirat e gjata.

O Hisham, sikur të kishe parë ardhjen e vdekjes, do të kishe braktisur dëshirat e gjata.

O Hisham, ruaju nga lakmia. Mos ua vë syrin gjërave që gjenden në duart e të tjerëve. Mos shpreso asgjë prej njerëzve, këtë fshije prej mendjes, sepse, vënia e syrit ndaj ndonjë gjëje është çelësi i poshtërimit dhe ky qëndrim e asgjëson mendjen, e kalb trimërinë, e njollos nderin dhe e humb diturinë.

Mos harro strehimin dhe mbështetjen tek Allahu. Lufto kundër epshit tënd, me qëllimin e heqjes dorë prej dëshirave të tij. Është obligim lufta kundër epshit, njëjtë sikur kundër armikut.

Hishami thotë: E pyeta Imamin: Kundër cilit armik është më obliguese lufta? Imami (a.s.) u përgjigj: Më detyruese është lufta kundër armikut që është më i afërt, më i dhunshëm, më i rrezikshëm, dhe që e ka armiqësinë më të madhe ndaj teje; bashkë me afërsinë ndaj teje edhe me fshehtësinë (që e fsheh armiqësinë) e tij dhe me nxitjen e armiqve tjerë kundër teje. Pra, lufta më detyruese është lufta kundër shejtanit, që ka marrë përsipër detyrën e futjes së vesveseve në zemrat e njerëzve. Lufta jote kundër shejtanit duhet të jetë më e vrullshmja; ai mundohet që të bëhet sa më i ashpër ndaj teje në mënyrë që të të shkatërrojë ngase, përkundër asaj që shejtani është i fortë, ai është më i dobët se ti; edhe pse është i sherrit, dëmi që mund të shkaktojë është më i vogël se yti. Nëse mbështetesh tek Allahu, do ta gjesh rrugën e drejtë.

O Hisham, kujt ia ka dhuruar Allahu tri gjëra, është gjetur në mirësi ndaj tij: Mendja që i lufton epshet dhe pasionet, dituria që fiton mbi paditurinë dhe pasuria që i mjafton për ta mposhtur frikën e varfërisë .

O Hisham, frikohu prej kësaj bote dhe atyre që janë dhënë mbas saj. Njerëzit e kësaj bote ndahen në katër grupe: Njerëzit e pavendosur që i pasojnë epshet e pasionet e tyre; njerëzve që u shtohet

Page 389: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

389

mendjemadhësia me shtimin e diturisë (dituria e përvetësuar e të cilëve u siguron një epërsi ndaj të tjerëve); fetarët e padijshëm që i ofendojnë të tjerët, ibadetet e të cilëve janë më të pakta sesa të të tjerëve dhe që kërkojnë që të respektohen nga ana e tyre dhe, ai që e njeh rrugën e drejtë dhe që dëshiron të veprojë në atë drejtim, por (për shkak të arsyeve të ndryshme) nuk ka mundësi dhe aftësi për ta bërë këtë

dijetari që nuk ka fuqi për të zbatuar diturinë e tij në mesin e njerëzve dhe për këtë arsye rri i pikëlluar e i brengosur

ky është personi më fisnik dhe më i lartësuar i kohës.

O Hisham, nëse dëshiron që të bëhesh prej atyre që e kanë njohur udhëzimin, njihe diturinë dhe ushtarët e tij, si dhe paditurinë dhe ushtarët e tij. Hishami i tha: Të qoftë kurban shpirti im për ty, ne nuk dimë asgjë përveç asaj çka na mëson . Atëherë Imami (a.s.) tha:

O Hisham, prej krijesave shpirtërore, Allahu më së pari e krijoi mendjen prej dritës së Tij. Pastaj, i tha atij kthehu mbrapa dhe ai u kthye, pastaj i tha afrohu dhe ai u afrua. Atëherë, Allahu tha: Të kam krijuar si një krijesë të lartësuar prej të gjitha krijesave tjera . Pastaj, e krijoi paditurinë prej një deti të errësuar e të hidhur. Kur i tha paditurisë që të kthehet mbrapa, ai u kthye por kur e thirri të afrohet, nuk u afrua.

Atëherë, Allahu i tha: Ke treguar mendjemadhësi dhe e mallkoi atë. Pastaj, caktoi 75 ushtarë për mendjen. Kur e pa padituria se çka i kishte dhuruar Allahu mendjes, filloi ta lakmojë atë dhe tha: O Zoti im, edhe ai është një krijesë sikur unë. Atë e krijove, u gjende

në dhurim ndaj tij dhe e përforcove; ndërsa, unë jam e kundërta e saj dhe nuk kam fuqi kundër saj. Më jep edhe mua ushtarë, aq sa i ke dhënë asaj . Allahu tha: Ta plotësova dëshirën dhe nëse më kundërshton edhe mbas kësaj, do të të dëbojë nga mëshira Ime . Padituria i tha: Ashtu le të bëhet . Allahu ia caktoi edhe paditurisë 75 ushtarë. Ndihmësi i mendjes është e mbara, që është njëri prej 75 ushtarëve të mendjes. Allahu e krijoi sherrin si të kundërtën e të mbarës, dhe ai është ndihmësi i paditurisë.

8.2 USHTARËT E MENDJES DHE TË PADITURISË

Besimi Pabesimi

Dëshmimi Përgënjeshtrimi

Page 390: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

390

Sinqeriteti Dyfytyrësia

Shpesa Pashpresa

Drejtësia Padrejtësia (zullumi)

Kënaqësia Zemërimi (pakënaqësia)

Falënderimi Jofalënderimi Të jesh i kënaqur me atë çka ke në dorë Lakmia

Mbështetja Ambicia

Zemërbutësia Vrazhdësia

Dituria Padituria

Dëlirësia Turpërimi

Asketizmi Kërkimi

Të qenët i këndshëm (butësia) Marrëzia

Frika nga Allahu Mosfrika nga Allahu

Modestia Mendjemadhësia

Serioziteti Ngutja

Pjekuria Çoroditja

Heshtja Të folurit e shumtë

Nënshtrimi ndaj të vërtetës Arroganca

Dorëzimi Mburrja

Falja Inati

Mëshira Ashpërsia

Bindja e sigurt Mëdyshja

Durimi Padurimi

Falja Hakmarrja

Pasuria Varfëria

Të menduarit Pavëmendja

Mbajtja në mend Harresa

Mirëmbajtja e marrëdhënieve me të afërmit

Ndërprerja e marrëdhënieve me të afërmit

Kënaqësia me të paktën Pangopësia

Barazia Mosdhënia

Miqësia Armiqësia

Page 391: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

391

Besnikëria Tradhtia

Nënshtrimi Kundërshtimi

Përulja Lartësimi

Siguria Fatkeqësia

Mirëkuptimi Fanatizmi

Njohja Mohimi

Toleranca Stërhollësia

Ndershmëria Mashtrimi

Ruajtja e sekretit Përhapja e sekretit

Mirësia ndaj prindërve Moskujdesi ndaj prindërve

Zbatimi i të drejtës Vonimi i të vërtetës

Bamirësia Të bërit keq

Shtirja (takije) Shpërndarja

Të ardhurit keq (dhimbja) Mosdhimbja

Përmbajtja Xhelozia

Pastërtia Papastërtia

Turpi Paturpësia

Përmbajtja e vetes Të tepruarit

Rehatia Parehatia

Lehtësia Vështirësia

Shëndeti Sëmundja

Mostregimi i vetes Të treguarit e vetes përmes pasurisë e pozitës

Urtësia Shkuarja mbas epsheve

Dinjiteti Mendjelehtësia

Lumturia Hidhërimi

Pendimi Insistimi në mëkate

Ruajtja (mbrojtja) Plogështia

Lutja Moslutja

Përpjekja Përtacia

Gëzimi Pikëllimi

Bashkimi Ndarja

Page 392: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

392

Bujaria Koprracia

Dashamirësia Egoizmi

Ruajtja e fjalëve Bartja e fjalëve

Kërkimi i faljes Kryelartësia

Mendjemprehtësia Budallallëku

O Hisham, të gjithë këta ushtarë mund të gjenden në një vend vetëm te zemrat e profetëve e të trashëgimtarëve të tyre apo te zemra e një besimtari të cilin Allahu e sprovon përmes besimit. Por, përderisa mendja e një besimtari ta arrijë përkryerjen dhe përderisa të shpëtojë prej ushtarëve të paditurisë, mund të zotërojë vetëm disa prej ushtarëve të mendjes. Kur të shpëtojnë prej ushtarëve të paditurisë, do të jenë bashkë me profetët dhe trashëgimtarët e tyre në pozitat e tyre të larta. Allahu na mundësoftë që t'i nënshtrohemi Atij.

8.3 DISA PREJ FJALËVE TË URTA

Namazet e natës janë mjete të afrimit tek Allahu për çdo besimtar. Haxhi është xhihadi i çdo të pafuqishmi. Çdo gjë e ka zeqatin e tij; zeqati i trupit është agjërimi i preferuar.

Mbas njohjes së Allahut, ibadeti më i madh është pritja e çlirimit (Imam Mehdiut a.s.)

Ai që i lutet Allahut, pa e filluar lutjen me falënderim ndaj Allahut dhe pa i dërguar përshëndetje të Dërguarit, i përngjan atij që e gjuan shigjetën përmes harkut që nuk ka fije.

Ai që beson bindshëm në shpërblimin e Allahut, do të dhurojë me zemërgjerësi.

Ai që vepron në mënyrë të matur, nuk do të ndiejë nevojë. Masa paraprake është gjysma e jetesës. Të bërit të dashur veten ndaj njerëzve është gjysma e mendjes. Vuajtjet e shumta sjellin plakjen. Ngutësia është vetë padituria. Numri i vogël i anëtarëve të familjes është njëra prej dy

lehtësive (e dyta është pasuria). Kush i ka pikëlluar prindërit, ka bërë revoltë ndaj tyre. Kush ia mëshon njërës dorë me dorën tjetër ose prehrit gjatë

fatkeqësive, do të privohet nga shpërblimi. Shpërblimi i fatkeqësisë do të arrihet vetëm përmes durimit dhe përmes thënies Inna lil-lahi ve

Page 393: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

393

inna ilejhi raxhiun (Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi) gjatë kohës së fatkeqësisë.

Bamirësia do të llogaritet bamirësi vetëm nëse i bëhet ndaj njeriut të ndershëm.

Allahu ndihmon sipas sasisë së nevojës dhe jep durim sipas llojit të fatkeqësisë.

Do t i mbetet e përhershme dhuntia e atij që ruhet nga të tepruarit dhe tregon kënaqësi me të paktën. Do t i asgjësohet dhuntia e atij që bëhet shkapërderdhës dhe që harxhon pa nevojë.

Kthimi i amanetit dhe zbatimi i drejtësisë sjellin furnizim. Pabesia dhe gënjeshtra sjellin varfëri dhe grindje. Nëse dëshiron Allahu ta ballafaqojë milingonën me një

fatkeqësi, do t i dhurojë dy krahë, milingona do të fluturojë dhe do të bëhet ushqim për zogjtë.

Bamirësia do të përkryhet vetëm përmes tri kushteve: Llogaritja e saj si e vogël, fshehja e saj dhe ngutja gjatë kryerjes së bamirësisë. Ai që e konsideron bamirësinë si të vogël, e ka zmadhuar vëllanë e tij; ai që e konsideron bamirësinë si të madhe, e ka zvogëluar vëllanë e tij. Kush e fsheh bamirësinë e kryer, puna e tij do të fitojë në vlerë. Kush ngutet në zbatimin e fjalës së dhënë, gjëja e dhënë do të bëhet më e këndshme.

8.4 NJË PJESË E BISEDËS SË GJATË ME HARUN RESHIDIN

Harun Reshidi urdhëroi burgosjen e Imam Musa ibni Xhaferit (a.s.) në bazë të disa informatave të rrejshme që arritën deri tek ai. E sollën Imamin (a.s.) para kuvendit të Harunit dhe kuvendarët filluan ta fajësojnë për vepra të pahijshme. Ia dorëzuan një ankesë të gjatë, të cilën e lexoi kalimthi Imami (a.s.) dhe pastaj i tha Harunit:

-O prijësi i besimtarëve, ne jemi një familje që vazhdimisht sprovohemi përmes shpifjeve që na etiketohen. Zoti ynë është falës dhe mbulues i sekreteve. Ai nuk ka dashur t i zbulojë të vërtetat deri te koha e dhënies së llogarisë; atë ditë nuk do të sjellin dobi as fëmijët as malli; do të kenë dobi vetëm ata që vijnë me një zemër të pastër para Allahut- Pastaj, Imami (a.s.) vazhdoi:

-Më ka treguar babai, i cili ka transmetuar prej babait të tij dhe ky prej Aliut (a.s.), ndërsa Aliu (a.s.) prej të Dërguarit (s.a.a.): Para se të takohen dhe t i japin dorën njëri tjetrit dy të afërm, në mes tyre do të paraqitet vështirësia. Mbasi që të takohen, vështirësia do të zbutet.

Page 394: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

394

Nëse kalifi e sheh të arsyeshme, le të takohet me mua duke i shtrënguar duart.

Haruni zbriti prej fronit dhe ia zgjati dorën e djathtë Imamit (a.s.) dhe u takuan. Pastaj, e përqafoi dhe e uli në anën e djathtë të tij, duke thënë:

-Dëshmoj se ti e flet të vërtetën, edhe babai yt fliste të vërtetën si dhe gjyshi dhe Resulullahu (s.a.a.). Kur hytë brenda, isha i zemëruar shumë prej lajmeve që i kisha marrë në lidhje me ty. Por, mbas fjalës që e thatë dhe të shtrëngimit të dorës me ju, më doli prej zemrës zemërimi ndaj jush dhe në vend të tij hyri kënaqësia.- Pastaj, Haruni heshti për një çast dhe tha:

-Dëshiroj të pyes në lidhje me Abbasin dhe Aliun. Abbasi ishte axha i Resulullahut dhe vëllai i babait të Resulullahut. Pse Aliu të ketë përparësi në trashëgiminë e Resulullahut?- Imami (a.s.) tha:

-Më liro nga dhënia e përgjigjes në këtë pyetje-. Por, Haruni tha:

-Vallahi, nuk të liroj nga dhënia e përgjigjes-. Atëherë, Imami (a.s.) tha:

-Nëse nuk më liron, atëherë më garanto siguri-. Haruni tha: -Të garantoj siguri-. Atëherë, Imami (a.s.) tha: -Resulullahu (s.a.a.) ka privuar nga trashëgimia atë person që

ka pasur mundësi për të migruar, por nuk ka migruar. Babai yt besoi, por nuk migroi. Por, Aliu (a.s.) besoi dhe migroi. Allahu në Kuran thotë: Ata që besuan por nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata (Enfal, 72) Ngjyra e fytyrës së Harunit iu ndërrua, dhe tha:

-Pse ju e lidhni prejardhjen tuaj me Resulullahun përmes nënës (vajzës së Resulullahut) dhe jo përmes babës (Hz Aliut) dhe thoni se jeni djemtë e Resulullahut?-. Imami (a.s.) u përgjigj:

-Allahu Teala Hz Isën (a.s.) e lidh me trashëgimtarët e profetit Hz Ibrahim (a.s.) përmes një gruaje të cilën nuk e ka prekur asnjë mashkull, Hz Merjemen (a.s.). Allahu Teala në Kuran thotë:

Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve (Enam, 84-85).

Hz Isën (a.s.) e lidh me Hz Ibrahimin (a.s.) vetëm përmes nënës së tij. Ndërsa, Daudi (a.s.), Sylejmani (a.s.), Ejubi (a.s.), Musa

Page 395: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

395

(a.s.) dhe Haruni (a.s.) lidhen përmes babait me Hz Ibrahimin (a.s.). Lidhja e Hz Isës (a.s.) me Hz Ibrahimin (a.s.) vetëm përmes nënës së tij është një gradë dhe virtyt. Allahu, në tregimin për Hz Merjemin, thotë:

Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Merjeme, Allahu të zgjodhi ty, të pastroi dhe të lartësoi mbi gratë e botës" (Ali Imran, 42).

Kjo epërsi është bërë përmes Hz Isës (a.s.). Në këtë mënyrë Allahu e zgjodhi edhe Hz Fatimen, e pastroi atë dhe përmes të rinjve të xhenetit, Hasanit dhe Hysejnit, e lartësoi mbi të gjitha gratë e botës-. Haruni u shqetësua shumë kur i dëgjoi këto fjalë, dhe tha:

-Prej nga e keni nxjerrë rregullën se nëse njeriu nuk ia jep humusin atij që i takon, do të paraqiten mangësitë te fëmijët e tyre?- Imami (a.s.) tha:

-Kjo është një çështje e tillë, që asnjë sulltan para teje nuk e ka parashtruar këtë pyetje. O Prijësi i Besimtarëve, këtë nuk e kanë kërkuar as Tejmi as Adiji (Ymeri dhe Ebu Bekri) dhe asnjëri prej Emevitëve. Mos kërko nga unë shpjegimin e këtij sekreti.

-Nëse e kuptoj se sekreti është përhapur nga ana jote, do ta marr mbrapa garantimin.

-E pranoj këtë- Pastaj, Haruni tha: -Është shtuar numri i atyre që nuk i besojnë Allahut dhe botës

së ardhshme (ateistë). Sipas informatave të pranuara, ata gjenden në mesin tuaj; sipas jush kush është ateistë?-Imami tha:

-Ateist është ai që e mohon Allahun dhe të dërguarin e Tij, në të vërtetë që i tregon armiqësi Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu thotë:

Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre . (Muxhadele, 22)

Mulhid është personi që është kthyer prej njësisë së Zotit kah pafeja. Haruni tha:

-Na trego pra, kush është ateisti dhe mulhidi i parë?- Imami tha:

-Ateisti dhe mulhidi i parë në qiellë është shejtani i mallkuar; ai tregoi kryelartësi kundër robit të zgjedhur të Allahut duke thënë: Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e

krijove nga balta! (Araf, 12). Shejtani u largua prej urdhrit të Allahut

Page 396: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

396

dhe u bë mulhid. Pasardhësit e tij e vazhduan këtë kundërshtim deri në ditën e Kiametit-. Haruni pyeti me habi:

-A edhe shejtani i ka pasardhësit e tij? -Po, a nuk e ke dëgjuar këtë fjalë të Allahut: (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, ata iu

përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për miq atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve! Unë nuk ua prezantova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit (Kehf, 50-51).

Ata janë duke i devijuar pasardhësit e Ademit përmes gënjeshtrave dhe shkëlqimeve të rrejshme dhe krahas kësaj dëshmojnë njësinë e Allahut. Ndërsa, Allahu u ka thënë atyre:

Nëse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Allahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë (Llukman, 25).

Përgjigjja e tyre është vetëm një frymëzim, adet dhe diçka që flitet përmes gjuhës. Edhe nëse dëshmon njëri që nuk ka dituri, prapë do të mbetet në mesin e dyshimit, xhelozisë dhe inatit. Për këtë arsye arabët thonë: Njeriu bëhet armik i asaj, për të cilën nuk ka dituri. Ai që braktis diçka prej paaftësisë së tij për të kuptuar, do ta përgënjeshtrojë dhe do ta mohojë atë , kjo buron prej paditurisë së tij.

-Për hakun e nderit të baballarëve tuaj, na trego disa fjalë në lidhje me rrjedhshmërinë e punëve tona (fjalë që mund të jenë zgjedhje për problemet tona të përgjithshme). Imami tha:

-Po, bën. Më sillni letër dhe laps.- dhe Imami (a.s.) filloi të shkruajë:

Bismil-lahir-rahmanir-rahim Të gjitha çështjet e religjioneve ndahen në katër grupe:

1- Çështjet që nuk janë kundërshtuese, që janë të domosdoshme për popullin dhe që pajtohen të gjithë në nevojën e ekzistimit të tyre (çështjet e prera dhe të qarta).

2- Hadithet për të cilat është arritur pajtimi unanim, që është përkushtimi për prezantimin e të gjitha dyshimeve dhe prej nga nxirren dispozitat për të gjitha çështjet. Këto janë çështjet e pranuara nga ana e popullit në mënyrë unanime.

Page 397: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

397

3- Çështjet që kanë mundësinë e dyshimit dhe të mohimit të tyre, dhe që sqarimet për këto çështje duhet kërkuar prej atyre që i njohin mirë këto çështje. Ai që dëshiron ta paraqesë pikëpamjen e tij në lidhje me këto çështje, duhet të sjellë argumente prej librit të Allahut apo traditës së pakontestueshme, në shpjegimin dhe interpretimin e të cilëve është arritur pajtimi i plotë.

4- Rregulla apo norma, të cilën e konfirmojnë mendjet dhe të cilën e pranon populli pa pasur ndonjë dyshim apo mohim ndaj saj.

Këto dy çështje (çështjet e prera dhe unanime dhe çështjet e dyshimta) përfshijnë të gjitha çështjet që fillojnë prej shpagesës së kullosës e deri te njësia e Allahut. Prandaj, pranoje çdo çështje fetare me të cilën ballafaqohesh argumenti i së cilës është i qëndrueshëm për ty dhe, refuzoji ato çështje të cilat e kanë të fshehur të vërtetën.

Kush i drejtohet njërës prej këtyre tri çështjeve (çështjet e prera, tradita unanime dhe rregullat që i konfirmon mendja) për të vërtetuar fjalën e tij, është drejtuar kah një argument i qartë e i hapur. Allahu i ka thënë Resulullahut (s.a.a.): Thuaj: "Allahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t'ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve" (Enam, 149).

Nëse i prezantohet një të padituri një argument i qartë, sikur që e kupton dijetari me diturinë e tij ashtu edhe i padituri do ta kuptojë me paditurinë e tij (të gjitha argumentet që përputhen me natyrën e pastër të njeriut, do të pranohen dhe dëshmohen nga ana e të gjithë njerëzve). Sepse, Allahu është i drejtë, nuk bën padrejtësi; robërve u sjell dëshmi përmes asaj që është e njohur për ata dhe ata i thërret kah ajo që është e kuptueshme për ata; jo për gjërat e panjohura dhe të pakuptueshme.

Mbas kësaj Haruni e shpërbleu Imamin (a.s.) dhe e ktheu mbrapa.

8.5 FJALËT LIDHUR ME KËSHILLAT, URTËSINË, ASKETIZMIN

DHE DEVOTSHMËRINË

1- Ai që e njeh Allahun dhe që nuk di se Allahu e vonon dhënien e furnizimit, nuk duhet ta fajësojë Atë në lidhje me caktimin dhe paracaktimin e tij.

Page 398: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

398

2- E pyetën: Çka është bindja e sigurt? - Imami (a.s.) u përgjigj: Mbështetja në Allahun, dorëzimi ndaj Tij, tregimi i kënaqësisë për caktimin dhe paracaktimin dhe lënia e të gjitha punëve në dorën e Allahut .

3- Abdulla ibn Jahja rrëfen: Në një letër që ia dërgova Imamit (a.s.), në mes tjerash shkrova: Falënderimi qoftë për Allahun sipas sasisë së fundme të diturisë së Tij , ndërsa në përgjigjen e tij shkruante: Mos thuaj sipas sasisë së fundme të diturisë së Tij, sepse, dituria e Allahut është e pafundme dhe e pakufishme, por thuaj sipas sasisë së fundme të kënaqësisë së Tij.

4- E pyeti një person Imamin (a.s.): Kush është bujar? - ai e dha këtë përgjigje: Pyetja përmban dy alternativa: Nëse pyetja ka të bëjë me krijesat, atëherë bujar është ai që e paguan atë çka ka bërë obligim Allahu për të paguar. Ndërsa, koprrac është ai që nuk e paguan atë.

Nëse pyetja jote ka të bëjë me Allahun, atëherë Allahu është bujar, edhe nëse dhuron, edhe nëse nuk dhuron; edhe nëse jep, edhe nëse nuk jep. Nëse ka dhuruar, nuk i ka dhuruar atij që nuk e ka merituar; edhe nëse nuk ka dhuruar, nuk e ka bërë këtë për arsye se nuk e ka merituar.

5- Njërit prej miqve i tha: O burrë, frikohu nga Allahu. Thuaje të vërtetën edhe nëse bëhet shkaktare e shkatërrimit tënd. Me të vërtetë, aty është shpëtimi. O burrë, frikohu nga Allahu; braktise të pavërtetën, edhe nëse është shkaktare e shpëtimit tënd, sepse, aty është shkatërrimi yt.

6- Përfaqësuesi i Imamit (a.s.) i tha Imamit (a.s.): Vallahi, unë nuk ju tradhtova , ndërsa Imami (a.s.) ia ktheu: Për mua është njëjtë tradhtia apo mosruajtja e mallit (sepse, në të dy rastet malli është i humbur në dorën tënde), por, tradhtia është shumë e keqe për ty .

7- Mos e kurse mallin në rrugën e nënshtrimit ndaj Allahut, sepse, do ta harxhosh dyfishin e tij në rrugën e mëkatit ndaj Tij.

8- Besimtari është sikur peshorja me dy tase: Me shtimin e imanit do të shtohen mundimet.

9- Imami (a.s.) u ndal afër një varri dhe tha:

Page 399: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

399

Nuk duhet të lidhemi me shpirt për një gjë (jeta e kësaj bote), fundi i të cilit është ky. Duhet të frikohemi prej fundit të një gjëje (ahiretit), fillimi i të cilit është ky.

10- Kush flet për qenien e Allahut, do të shkatërrohet. Kush kërkon pozita udhëheqëse, do të shkatërrohet. Dhe, kush kaplohet nga egoizmi, do të shkatërrohet.

11- Është vështirësuar puna për fe dhe për këtë botë: Sa i përket kësaj bote, pa zgjatur dorën kah ajo, do të vëresh se atë e ka zotëruar një tregtar para teje. Sa i përket furnizimit të botës së ardhshme, nuk do të mund të gjesh një ndihmës për ta përvetësuar atë.

12- Katër gjëra burojnë prej vesveses (mundimet shpirtërore të cilat i shkakton shejtani dhe epshi i njeriut): Ngrënia e dheut, luajtja me baltën, prerja e thonjve përmes dhëmbëve dhe futja e mjekrës në gojë.

Tri gjëra e ndriçojnë syrin e njeriut: Vështrimi i gjelbërimit, i ujit të rrjedhshëm dhe të fytyrës së bukur.

13- Fqinjësia e mirë, nuk është mosshkaktimi i mundimeve ndaj fqinjit; fqinjësia e mirë, është durimi ndaj mundimeve.

14- Mos e humb tërë respektin në mes teje dhe vëllait; një pjesë bëre të përhershëm, eepse, asgjësimi i respektit është asgjësimi i turpit.

15- Njërit prej fëmijëve i tha: O biri imi, ruaju nga Allahu që të të mos shohë ty në veprën e ndaluar dhe në mosbindjen e urdhëruar ndaj Tij. Bëhu serioz dhe prej atyre që tregojnë përpjekje në robërimin ndaj Allahut. Mos e konsidero veten si pa të metë në ibadetin dhe nënshtrimin tënd ndaj Allahut. Nuk është i mundur adhurimi i Allahut në mënyrë të duhur. Ruaju nga bërja e shakasë. Shakaja e shuan dritën e imanit dhe e lehtëson trimërinë. Ruaju nga përtacia dhe mërzia, ngase, të parandalojnë prej pjesës së kësaj dhe të botës së ardhshme.

16- Në kohën kur të fitojë padrejtësia mbi drejtësinë, asnjëri të mos gjendet në supozimin e mirë ndaj tjetrit - përderisa të shohë ndonjë të mirë tek ai.

Page 400: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

400

17- Nuk është e lejuar puthja në gojë e asnjërit përveç bashkëshortes dhe fëmijëve të vegjël.

18- Mundohuni që kohën ta ndani në katër pjesë: Një pjesë për lutje ndaj Allahut; një pjesë për të siguruar jetesën; një pjesë për vëllezërit që të informojnë për turpet e tua dhe për njerëzit e besueshëm, që në zemrat e tyre përmbajnë sinqeritet ndaj jush; dhe një pjesë për kënaqësitë e lejuara. Me këtë pjesë (të fundit) do të jeni në gjendje për t i plotësuar ato tri pjesë të para.

Mos i sugjeroni vetes varfërinë dhe jetën e gjatë, sepse ai që ia sugjeron vetes varfërinë do të bëhet koprrac dhe ai që sugjerohet me jetë të gjatë, do të bëhet lakmues.

Ndajeni për vete një pjesë të trimërisë, aq sa nuk do t ju njollosë dhe që do t ju mundësojë përfitimin e dobisë nga gjërat e lejuara të kësaj bote, por duke mos tepruar, dhe këtë shfrytëzojeni si ndihmës për çështjet fetare. Është transmetuar një hadith i tillë: Nuk është ndër ne ai që heq dorë prej kësaj bote për hir të fesë dhe që heq dorë prej fesë për hir të kësaj bote.

19- Bëhuni ndër ata që e kuptojnë mirë fenë. Njohja e fesë është çelësi i mendjemprehtësisë, përkryerja e ibadetit dhe një mjet për arritjen e pozitave dhe gradave të larta në fe dhe në këtë botë. Epërsia e njohësit të fesë ndaj atij që i bën adhurim Allahut është sikur epërsia e diellit ndaj yjeve. Kush nuk e njeh mirë fenë, Allahu nuk do t i pëlqejë veprat e tij.

20- Ali ibni Jaktinit i tha: Sadakaja e punimit afër sulltanit është të ndihmuarit vëllezërve besimtarë.

21- Kur njerëzit i zbulojnë dhe i kryejnë mëkatet e reja, Allahu do t ua dërgojë fatkeqësitë e papara dhe të panjohura më herët.

22- Kur të bëhet i drejtë udhëheqësi, do të fitojë shpërblim tek Allahu; ti duhet të falënderosh. Nëse është udhëheqësi i padrejtë, do të fitojë mëkate; ti duhet të durosh.

23- Ebu Hanife thotë: Në kohën e Xhafer Sadikut shkova në haxh. Kur mbërrita në Medine, shkova në shtëpinë e Imam Sadikut për vizitë. Hyra në sallon dhe isha duke pritur lejen për hyrje. Duke pritur,

Page 401: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

401

u hap dera dhe doli një fëmijë që sapo kishte filluar të ecë. I thashë: O fëmijë, ku mund të shkojë një i huaj në këtë qytet? Fëmija më tha: Me leje , shkoi dhe u ul, duke u mbajtur për muri, dhe më tha: Ruaju prej brigjeve të lumit, prej vendit ku bien frutatt e pemëve,

oborreve të xhamive dhe prej mesit të rrugës. Shko mbas një muri, ngriti teshat lart, mos e kthe fytyrën apo shpinën kah Kibla dhe ulu ku të dëshirosh . Fjalët e fëmijës më habitën dhe e pyeta: Si e ke emrin, o fëmijë? - ai m u përgjigj: Unë jam Musa i biri i Xhaferit, i biri i Muhamedit, i biri i Aliut, i biri i Hysejnit, i biri i Aliut, i biri i Ali Ebi Talibit . Pastaj, e pyeta: O fëmijë, prej kujt është mëkati? - ai u përgjigj:

Mëkati mund të jetë prej njërit nga këto tri raste: Ose është prej Allahut, e që nuk është prej Tij, sepse, nuk i ka hije Allahut ta dënojë një rob për shkak të një vepre që nuk e ka bërë. Ose është edhe prej Allahut edhe prej robit, e që nuk është edhe kështu, sepse, nuk ka hije ortakut të fortë t i bëjë padrejtësi ortakut të dobët. Ose është prej robit, e që kjo është e vërteta; nëse e fal Allahu, Ai është falës e bujar. Por, nëse e dënon robin, atëherë kjo është për shkak të mëkatit dhe fajit të robit .

Ebu Hanife tha: Më nuk kisha nevojë të takohesha me Imam Sadikun, dhe dola prej aty .

24- Ebu Ahmed el-Horasani e pyeti Imam Kadhimin (a.s.): A është më i vjetër pabesimi apo politeizmi (përshkrimi i ortakut ndaj Allahut)? - ai më tha: Çka po synon me këtë pyetje? Nuk është vendosur për polemikën tënde me njerëzit . Pastaj, i thashë: Hisham ibni Hakemi më ka urdhëruar t jua parashtroj këtë pyetje . Atëherë Imami (a.s.) më tha:

Thuaj atij: Pabesimi është më i vjetër se politeizmi; pabesimtari i parë ishte Iblisi. Në Kuran thuhet: Ai refuzoi, tregoi kryelartësi dhe u bë pabesimtar (Bekare, 34). Pabesimi është një gjë; por politeizmi ka të bëjë me dëshminë e Allahut duke i përshkruar ortak Atij.

25- Imami (a.s.) dëgjoi dy persona duke e sharë njëri tjetrin, dhe u tha atyre: I pari që e fillon sharjen është më i padrejti; mbi do të jetë mëkati i tij dhe i shokut të tij, nëse i dyti nuk e kalon kufirin .

26- Në Ditën e Kiametit, njëri do të thërrasë me zë të lartë: O njerëz, le të zgjohen në këmbë ata që shpërblimi i tyre iu përket Allahut . Asnjëri nuk do të ngrihet në këmbë, përveç atyre që i kanë

Page 402: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

402

falë të tjerët dhe që e kanë përmirësuar veten. Të tillët janë ata që shpërblimi i tyre i përket Allahut.

27- Njeriu bujar me moral të bukur është nën strehën e Allahut; Allahu nuk do të heqë dorë prej tij përderisa ta vendosë në xhenet. Allahu nuk ka dërguar asnjë të dërguar që nuk ka qenë bujar. Përderisa ndërroi jetë babai im, gjithnjë më ka këshilluar që të bëhem bujar dhe me moral të bukur.

28- Sindi ibn Shakiki (personi që ishte i detyruar nga ana e Harun Reshidit ta mbajë nën kontroll Imamin (a.s.) gjatë kohës sa ishte në burg) shkoi tek Imami (a.s.) në kohën para ndërrimit jetë të tij, dhe i tha: Më lejoni që qefinin ta blej unë? - Imami (a.s.) i tha: Ne jemi një familje e tillë që haxhi i parë, shpërblimi i dhënë gjatë martesës dhe qefinët duhet të jenë prej mallit më të pastër .

29- Imam Musa Kadhimi (a.s.) i tha Fazl ibni Junusit: Përcille të mbarën, thuaje fjalën e mbarë dhe mos u bën imitues . Fazli e pyeti Imamin (a.s.): Çka do të thotë imitues? - ai u përgjigj: Mos thuaj edhe unë jam me njerëzit dhe jam njëri prej tyre (mundohu të

mendosh në mënyrë të pavarur). Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: O njerëz, ekzistojnë dy rrugë: Rruga e së mbarës dhe e sherrit. Mos t ju pëlqejë më tepër rruga e sherrit sesa ajo e së mbarës

30- Rrëfehet se një ditë Imam Musa Kadhimi (a.s.) u takua me një skllav të zi e të shëmtuar. U ndal, i dha selam dhe filluan të bisedojnë me të. Para se të ndaheshin Imami (a.s.) i tha që nëse ndien ndonjë nevojë, do të vijë të kërkojë ndihmë prej tij. Një person, që e vështronte këtë ngjarje, i tha Imamit (a.s.): O biri i Resulullahut, ju po kërkoni ndihmë prej një personi të tillë, ndërsa ai është më i nevojshëm për ndihmën tuaj . Imami (a.s.) iu përgjigj:

Ai është njëri nga robërit e Allahut, është një vëlla prej librit të Allahut, një fqinj prej pronës së Allahut, ne e kemi të përbashkët fenë më të lartësuar, Islamin, dhe babanë më të mirë, Hz Ademin (a.s.). Koha mund të bëjë që ndonjë ditë të përulemi para tij dhe të kërkojmë ndihmë prej tij, nëse tregojmë kryelartësi ndaj tij . Pastaj, shtoi: Ne lidhim marrëdhënie me ata që nuk janë të denjë për një gjë të tillë, vetëm sa për të mos mbetur pa shok .

Page 403: Dhurate mendjeve

Imam Musa Kadhimi (a.s.)

403

31- Nuk është e përshtatshme hapja e gojës ndaj tjetrit, vetëm në tri raste: Shpagesa e gjakut për të cilën nuk ka mundësi për ta paguar, borxhin e rëndë dhe nevoja që shkakton mjerim.

32- Sadakaja më e mirë është ndihma ndaj të dobëtit.

33- Më shumë çuditet i padijshmi ndaj sjelljeve të të diturit sesa i dituri ndaj të padijshmit.

34- Fatkeqësia është një për njeriun që duron, ndërsa dy për njeriun që nuk duron.

35- Vështirësinë e padrejtësisë e kupton vetëm ai, ndaj të cilit është bërë padrejtësia.

Page 404: Dhurate mendjeve
Page 405: Dhurate mendjeve

IMAM ALI RIZA (A.S.)

Page 406: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

406

HADITHET IMAM EBU L HASAN ALI RIZËS LIDHUR ME URTËSINË, KËSHILLAT, MORALIN E BUKUR, ASKETIZMIN

DHE DEVOTSHMËRINË

9.1 PËRGJIGJET NDAJ PYETJEVE TË ME MUNIT LIDHUR ME

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME ISLAME

Rrëfehet se Me muni e dërgoi Fazl ibn Sehlin, të njohur me nofkën Dhurrijasetejn, tek Imam Riza, me këtë mesazh: Dëshiroj që të përmbledhësh në një vend të lejuarat, të ndaluarat, obligimet dhe rekomandimet e Islamit, sepse, ju jeni burimi i diturisë dhe udhëheqësi i njerëzve . Imami (a.s.) kërkoi letër dhe laps, pastaj i tha Fazlit që të shkruaj:

Bismil-lahir-rahmanir-rahim Para së gjithash, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut,

është i vetmi, strehuesi i atyre që janë në nevojë, nuk ka ortak as fëmijë, është mbrojtësi i çdo gjëje dhe nuk ndien nevojë për asgjë, dëgjon, sheh, është i fuqishëm, i përhershëm dhe dritë, i dijshmi që është i pastër nga padituritë, i gjithëfuqishëm që nuk ndien paaftësi, i pasur që nuk ndien nevojë, i drejtë që nuk bën padrejtësi, që ka krijuar gjithçka, që asgjë nuk i përngjan Atij, që nuk e ka të kundërtën, të njëjtin dhe shembullin; dhe Muhamedi (s.a.a.) është robi i Tij, i dërguari dhe i besueshmi i Tij, i zgjedhuri prej mesit të njerëzve, zotëria i të dërguarve, i fundi i profetëve, më i epërmi prej të gjitha botëve dhe se mbas tij nuk do të vijë asnjë profet, nuk do t i ndryshohet sheriati dhe gjërat që i ka sjellë janë më se të qarta. E

Page 407: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

407

pranojmë atë si të dërguar si dhe të gjithë të dërguarit (resul dhe nebi) dhe udhëzuesit. E pranojmë Librin e Tij të drejtë që: Atij nuk mund t'i vishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit . (Fusilet, 42). Është ruajtësi i çdo libri të shpallur para tij dhe të gjitha janë të vërteta, prej të parit deri tek i fundit. Besojmë në të gjitha lajmet e tij, të qarta dhe më pak të qarta, të përgjithshme dhe të posaçme, premtimeve dhe të premtuarve, të anuluara dhe të prera. Asnjëra prej krijesave nuk mund ta sjellë të ngjashmen. Dëshmojmë se Ali ibni Ebi Talibi (a.s.) është udhëzuesi dhe udhëheqësi i besimtarëve mbas të Dërguarit (s.a.a.), që i drejton punët e myslimanëve, që flet nga Kurani, që ka njohuri për gjykimet e tij, që është vëllai, trashëgimtari dhe kalifi i të Dërguarit, që afërsia e tij me të Dërguarin (s.a.a.) është sikur afërsia e Harunit ndaj Musës. Udhëheqësi i besimtarëve dhe udhëzuesi i të devotshmëve. Është Imami i atyre që duart dhe këmbët i ka të pastra dhe fytyrën e ndriçuar (organet e abdesit të të cilëve u shkëlqejnë në ditën e Kiametit), kryetari i besimtarëve dhe më i epërmi prej trashëgimtarëve të profetëve. Mbas tij vijnë Hasani e Hysejni dhe Imamët tjerë që kanë ardhur me rend. Ata janë pasardhësit e të Dërguarit, më të dijshmit në lidhje me Librin dhe Traditën, më të drejtët gjatë gjykimit dhe më të denjë prej të gjithëve për pozitën e Imamit në çdo kohë. Ata janë dorëzat e sigurta dhe Imamët e udhëzimit; udhëheqësit e banorëve të kësaj bote përderisa Allahu ta trashëgojë këtë botë, I Cili është trashëgimtari më i mbarë prej të gjithë trashëgimtarëve. Është i humbur ai që i kundërshton ata dhe që bën thirrje kah devijimi; të tillët e kanë braktisur udhëzimin.

Ata janë përkthyesit e Kuranit dhe zëdhënësit e të Dërguarit. Kush vdes pa i njohur emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre dhe udhëheqjen e tyre, do të vdesë me vdekjen e të padijshmit. Sjelljet dhe qëndrimet e tyre fetare janë devotshmëria, nderi, drejtësia, lidhja për fe, përpjekja, kthimi i amanetit ndaj të mirit dhe të keqit, zgjatja e sexhdeve, falja e namazit të natës, largimi nga harami, pritja e shpëtimit me durim, shoqëria dhe fqinjësia e mirë, kryerja e bamirësisë, mosshkaktimi i vuajtjeve, fytyra e buzëqeshur, këshillimi i besimtarëve, të ardhurit keq dhe sikur që ka urdhëruar Libri i Allahut, larja e fytyrës dhe e duarve dhe fërkimi (mes h) i kokës dhe këmbëve.

Është detyrim (farz) që fytyra dhe duart të lahen vetëm një herë gjatë marrjes së abdesit; nëse lahen edhe një herë, është përkryerje dhe nëse lahen më shumë se dy herë, është mëkat dhe nuk ka sevap. Abdesin e prishin vetëm gazi (që del prej zorrës së trashë),

Page 408: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

408

urina, kryerja e nevojës, gjumi dhe të qenët xhunub. Kush e bën mes h-in përmbi mes h, ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe abdesi i tij është i pavlefshëm. Sepse, Aliu (a.s.) ka kundërshtuar të tjerët në lidhje me këtë. Kur tha Ymeri: Unë e kam parë Resulullahun që të bëjë mes h përmbi mes h , Aliu (a.s.) e pyeti: A ka qenë para apo mbas zbritjes së sures Maide (në këtë sure

qartësohet mënyra e marrjes së abdesit)? Ymeri u përgjigj: Nuk e di . Atëherë Aliu (a.s.) i tha: Por, unë e di. Mbas zbritjes së sures Maide, Resulullahu më nuk bëri mes h përmbi mes h .

Larja e trupit (gusull) është detyrim (farz) mbas aktit seksual, mbas daljes së spermës në gjumë, mbas pastrimit mujor te femrat dhe trupit të të vdekurit mbas vdekjes. Ndërsa gusulli traditë (sunnet) është për ditën e premte, bajramin e kurbanit dhe të fitrit, gjatë hyrjes në Meke dhe Medine, pastaj gusulli i vizitës, ihramit (veshja e haxhilerëve), ditës së Arefes, ditës së parë, nëntëmbëdhjetë, njëzetenjëtë dhe njëzetetretë të muajit të Ramazanit.

Namazet e obliguara ditore janë këto: Dreka katër, iqindija katër, akshami tri, jacija katër dhe sabahu dy reqate; që gjithsejt bëjnë 17 reqate. Namazet sunnet janë 34 reqate: para dreke 8 dhe mbas dreke 8, mbas akshamit 4, mbas jacisë 2 në gjendjen e ulur-që llogaritet si një, gjatë kohës së agimit 8, vitri 3 (dy reqate shef dhe një vitër) dhe mbas vitrit edhe 2 reqate të sabahut. Namazi duhet të falet sapo të hyjë koha e faljes së tij. Çdo reqat i falur me xhemat është baras me dymijë reqate të falura në mënyrë individuale.

Mos u fal mbrapa mëkatarit dhe atyre që nuk e pranojnë udhëheqjen e Imamëve. Mos u fal mbi lëkurën e kafshëve të papastra dhe gjakatare. Nëse gjatësia e rrugës është në një drejtim katër fersaha (përafërsisht 5 km) dhe në drejtimin e kundërt katër fersaha, namazi i tillë është namazi i udhëtarit (seferi); aty ku e fal namazin e udhëtarit, aty edhe e ndërpret agjërimin. Katër namaze përmbajnë kunutin: sabahu, dreka e iqindia, akshami e jacia dhe namazi i Xhumasë. Të gjitha kunutet janë para ruqusë dhe mbas kiratit (leximit të Fatihas me suren). Namazi i xhenazes përmban pesë tekbire; nuk ka ruqu dhe sexhde. Varri duhet të jetë në formë katërkëndëshi dhe i drejt; jo në formën e gungës së devesë (në formën e kodrës). Bismilahi i sures Fatiha lexohet me zë gjatë namazeve.

Zeqati i obliguar për dyqind dërhem (para prej argjendi) është pesë dërhem; për shumën më të vogël se kjo nuk paguhet zeqati. Për shumën më të madhe se dyqind dërhem paguhet nga një dërhem për çdo 40 dërhem; nëse është më pak se 40 dërhem dhe nëse nuk ka

Page 409: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

409

kaluar një vit mbi atë sasi, nuk paguhet zeqati. Zeqati duhet t'u paguhet vetëm udhëheqësve (Imamëve) dhe njohësve që e dinë mënyrën e shpërndarjes së tij. Për çdo njëzet dinar (parat e arit) paguhet gjysmë dinari zeqat. Humusi bëhet obligim vetëm njëherë për tërë mallin. Zeqati i grurit, elbit, hurmës, rrushit të tharë, sasia e të cilëve arrin deri në pesë vaska (përafërsisht 850 kg) dhe të drithërave tjera që mbijnë nga toka, është një e dhjeta e tyre, nëse ujiten përmes ujit të shiut e të lumit; por, nëse ujiten përmes ujit të pusit, zeqati është një e njëzeta. Kjo vlen edhe për të pasurin edhe për të varfrin. Prej drithërave tjera jepet vetëm nga dy grushte (zeqati për grurin, elbin, hurmën dhe rrushin e tharë është i detyrueshëm, por për drithërat e tjerë është i rekomanduar). Sepse, Allahu nuk e rëndon asnjërin më shumë sesa që ka fuqi; nuk e obligon robin me diçka që i tejkalon mundësitë e tij. Një vask është sa 60 sa; çdo sa bën 6 ritl ose 4 mudd. Çdo mudd është sa 2 ritl të Irakut dhe ritli është sa një e katërta.

Hz Sadiku (a.s.) ka thënë: Një sa bën 9 ritl të Irakut dhe 6 ritl të Medines (një sa është përafërsisht 3 kg dhe një mudd përafërsisht 750 gr). Zeqati i fitrit është detyrim për çdo të vogël e të madh, të lirë dhe skllav. Zeqati i fitrit është gjysmë sa (përafërsisht 1,5 kg) prej grurit, ndërsa një sa prej hurmës dhe rrushit të tharë. Është e lejuar dhënia e zeqatit të fitrit vetëm atyre që e pranojnë udhëheqjen e Imamëve. Zeqati i fitrit është nga sadakaja e detyruar.

Menstruacioni nuk mund të zgjasë më pak se tre dhe më shumë se dhjetë ditë. Nëse kalojnë më shumë se dhjetë ditë apo më shumë sesa që i zgjat periudha e menstruacionit, duhet të marrë gusull dhe të falë namaz. Gjatë menstruacionit, femra nuk e fal namazin dhe të njëjtën nuk duhet ta falë edhe mbas kryerjes së menstruacionit (si namaz i kaluar); nuk agjëron, por atë duhet ta agjërojë më vonë.

Agjërimi i muajit të Ramazanit fillon me vërejtjen e hënës së Ramazanit dhe kryhet me vërejtjen e hënës së Shevalit. Namazi i teravisë nuk falet me xhemat. Është e preferuar agjërimi nga tri ditë gjatë çdo muaji; një nga çdo dhjetë ditë: të enjten e dhjetë ditëve të para, të mërkurën e dhjetë ditëve të dyta dhe prapë të enjten e dhjetë ditëve të fundit. Agjërimi i muajit të Shabanit është i bukur dhe prej Traditës. Në lidhje me këtë, Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Muaji i Shabanit është muaji im, Ramazani është muaji i Allahut . Agjërimet e lëshuara të Muajit Ramazan mund të mos kompensohen përnjëherë të gjithë.

Është detyrim shkuarja në haxh dhe vizita e shtëpisë së Allahut për personin që ka fuqi për të shkuar. Me fuqi nënkuptohet furnizimi

Page 410: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

410

dhe mjeti bartës. Për ata që vijnë nga larg është i lejuar vetëm haxhi Temettu; nuk është i lejuar haxhi i Kiranit dhe i Ifradit, sikur që e bëjnë të tjerët. Nuk është e lejuar veshja e ihramit para Mikatit. Allahu Teala thotë: Plotësojeni haxhin dhe umren për hir të Allahut (Bekare, 196). Nuk është e lejuar prerja për kurban e kafshëve, testitet e të cilëve janë të prera. Sepse, ajo është e mangët. Është e lejuara kafsha, testitet e së cilës janë të përdredhura.

Xhihadi bëhet sipas urdhrit të Imamit të drejtë. Kush mbytet duke e mbrojtur, mallin, pronën dhe shpirtin e tij, është martir. Nuk është i lejuar mbytja e jobesimtarëve gjatë kohës së shtirjes (takije); vetëm nëse shpirti yt nuk është në rrezik dhe ai (jobesimtari) është vrasës apo ka bërë padrejtësi. Nuk është i lejuar shpenzimi i mallit të personave kundërshtarë apo që nuk janë kundërshtarë, në vendin e padrejtë. Shtirja (takija) është obligim në vendin ku duhet të zbatohet (aty ku sundon armiku dhe ku nuk ke mundësi për të kundërshtuar). Nëse je nën takije duke pasur për qëllim largimin e zullumit të të padrejtit, dhe nëse në këtë gjendje ke premtuar e pastaj nuk e ke mbajtur premtimin, atëherë nuk ke nevojë për shpagesë të mosmbajtjes së premtimit.

Shkurorëzimi duhet të bëhet sipas urdhrit të Allahut dhe traditës së Resulullahut (s.a.a.). Nëse nuk është në përputhje me traditën atëherë nuk është e vlefshme. Shkurorëzimi që është në kundërshtim me Kuranin, nuk është shkurorëzim. Ngjashëm, shkurorëzimi që është në kundërshtim me traditën, nuk është shkurorëzim. Një mashkull nuk mund të kurorëzojë në të njëjtën kohë më shumë se katër gra të lira. Nëse e shkurorëzon një grua tri herë, në përputhje me traditën, nuk mund ta martojë prapë pa u martuar me një tjetër burrë dhe pa u shkurorëzuar prej tij. Udhëheqësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: Ruajuni nga gruaja me tri shkurorëzime (e cila shkurorëzohet tri herë nga një xhemat). Sepse, ato i kanë burrat e vet (përderisa t i realizohen shkurorëzimet) .

Hz Resulullahu (s.a.a.) sillte salavate gjatë çdo rasti, e posaçërisht kur frynte era dhe ai teshtinte. Është prej detyrave të fesë të dashuruarit e miqve dhe miqve të miqve, urrejtja e armiqve të Allahut dhe të qëndruarit larg prej tyre dhe prijësve të tyre.

Prindërve duhet t'u gjendesh në mirësi. Nëse janë politeistë, nuk do të respektosh besimin e tyre por duhet të kalosh mirë me ta, sepse, Allahu ka thënë: Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke

Page 411: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

411

kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata (Llukman, 14-15. Udhëheqësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: Ata (Ithtarët e librit) nuk agjëronin dhe nuk falnin namaz për dijetarët dhe për prijësit e fesë së tyre; njerëzit i respektonin ata vetëm kur urdhëronin nënshtrim ndaj Allahut1 . Pastaj, tregoi një hadith nga Hz Resulullahu (s.a.a.): Kush tregon respekt ndaj një krijese tjetër, përpos Allahut, do të bëhet jobesimtar dhe do ta hyjnizojë atë krijesë .

Nëse theret shtaza dhe pastaj kuptohet se ka qenë shtatzëne, fetusi i tij është hallall.

Mëkatet e të Dërguarve janë gjëra të vogla të falura, për hir të pozitës së tyre të profetit.

Ashtu sikur që ka urdhëruar Allahu, në hiset trashëguese nuk ka avl2. Përderisa të ekzistojnë nëna, baba dhe fëmijët, trashëgimia nuk mund të arrijë te të tjerët jashtë burrit dhe gruas. Në trashëgimi ka përparësi ai, hisja e të cilit është e ditur, prej atij që nuk ka hise. Në fenë e Allahut nuk ka asabe3.

Për fëmijën e porsalindur, në ditën e shtatë, prehet kurbani për të porsalindurin, i shkurtohen flokët, i caktohet emri dhe ndahet lëmosha në ar apo argjend, për aq sa është pesha e flokëve të prera

Veprat e robërve janë të krijuara nga ana e Allahut sipas natyrës së paracaktimit, jo sipas natyrës së krijimit. Mos beso se robi është i lirë që të veprojë vetëm sipas vullnetit të tij ose që është i detyruar të veprojë pa vullnetin e lirë. Sikur që Allahu nuk do të kërkojë llogari prej të pafajshmit për fajin e mëkatarit, ashtu edhe nuk do t i dënojë fëmijët për shkak të fajeve të baballarëve të tyre. , Allahu ka thënë: Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit (Fatir, 18 dhe Zumer, 7) dhe Njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar (Nexhm, 39 ).

Allahu është falës, nuk bën padrejtësi. Sikur të kishte bërë padrejtësi ndaj robërve dhe sikur t i kishte devijuar ata, Allahu nuk do të kishte bërë obligim nënshtrimin. Sikur të kishte lënë robërit që të bëhen politeistë dhe që t i bënin ibadet shejtanit, nuk do të kishte

1 Kurani i ka kritikuar Ithtarët e Librit, sepse i kishin hyjnizuar dijetarët dhe prijësit fetarë të tyre. Ky hadith shpjegon se çka nënkuptohet me hyjnizimin e tyre.

2 Një pikëpamje, sipas së cilës zvogëlohet hisja gjatë ndarjes së trashëgimisë 3 Pikëpamje, sipas së cilës tepron trashëgimia mbas që të bëhet ndarja e saj. Sipas

Ehli Sunnetit, një pjesë e mbetur e mallit që ka mbetur mbas ndarjes së pasurisë së mashkullit, ndahet në mes axhallarëve dhe fëmijëve të tyre; ndërsa, sipas Ehli Bejtit, kjo pjesë ndahet në mes të hisedarëve të njëjtë dhe sipas përqindjeve të njëjta, ashtu siç është ndarë pjesa kryesore e mallit.

Page 412: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

412

zgjedhur të dërguar. Islami dallohet prej Imanit. Çdo mysliman është besimtar (mumin), por çdo mysliman nuk është besimtar. Plaçkitësi nuk do të plaçkitë nëse bëhet besimtar. Alkoolisti nuk do të pijë alkool nëse bëhet besimtar. Besimtari nuk do ta mbysë egon, të cilin e ka ndaluar Allahu. Dënimin e sheriatit nuk do ta meritojë besimtari dhe politeisti (atë e meritojnë myslimanët). Allahu nuk do ta shpjerë në xhehenem një besimtar, të cilit i ka premtuar xhenetin dhe qëndrimin e përhershëm në të. Një mëkatar dhe dyfytyrësh që e ka merituar xhehenemin për shkak të mëkateve të tij, nuk do të ringjallet bashkë me besimtarët dhe nuk do të llogaritet prej tyre. Xhehenemi i rrethon vetëm jobesimtarët. Çdo mëkat që largon nga urdhrat e Allahut dhe që nxit në padrejtësi kundrejt Allahut, do ta shpjerë pronarin e tij në xhehenem. Është mëkatar i rëndë ai që i përshkruan shok Allahut, që e mohon Atë, që i kryen mëkatet e mëdha. Ndërmjetësimi është i lejuar për ata që kërkojnë ndërmjetësim. Është detyrim urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes me anë të gjuhës.

Imani është kryerja e obligimeve dhe ruajtja prej ndalesave. Imani është besimi me zemër, dëshmia me gjuhë dhe veprimi me organe.

Tekbiret e Kurban Bajramit lexohen prej namazit të drekës, të ditës së parë deri në dhjetë namaze (farz) tjera me rend. Ndërsa, tekbiret e Bajramit të Ramazanit lexohen prej Natës së Bajramit deri në pesë namaze tjera farz.

Gruaja që ka lindur, mund të mos e falë namazin vetëm njëzet ditë; mbas kësaj duhet të falë. Nëse pastrohet para kësaj periudhe kohore, do ta falë namazin; në të kundërtën, do të presë deri në njëzet ditë dhe nëse edhe mbas kësaj kohe nuk pastrohet, do të marrë gusull dhe do të falë sikur gruaja të cilës i ka kaluar periudha e menstruacionit por që ende nuk është e pastër.

I përket fesë sonë që të besojmë për dënimin në varr, në engjëjt Nekirin e Munkerin, në ringjalljen mbas vdekjes, dhënien e llogarisë, peshoren dhe urën e Siratit, të qëndruarit larg prej liderëve të devijuar dhe ithtarëve të tyre, t i dashurojmë miqtë e Allahut dhe të dimë si të ndaluar të paktën dhe të shumtën e alkoolit.

Çdo gjë dehëse është alkool. Është e ndaluar e shumta dhe e pakta e asaj që të deh. Edhe nëse je i shtrënguar për një gjë të tillë, mos pi alkool. Alkooli e shkatërron mendjen dhe e mbyt shpirtin. Është i ndaluar mishi i çdo kafshe gjakatare me dhëmballë dhe mishi i shpezëve me putër, shpretka për shkak se përmban gjak, peshku gjarpër i gjatë dhe pa luspa, peshku i ngordhur që noton mbi

Page 413: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

413

sipërfaqen e ujit, peshqit me gjemba, çdo lloj i peshkut që nuk përmban luspa dhe çdo lloj i shpezëve që nuk kanë gushë.

Është e lejuar ngrënia e vezës, dy anët e së cilës nuk janë të njëjta. Është e ndaluar ngrënia e çdo veze që i ka të dy anët e njëjta.

Mëkatet e mëdha, prej së cilave duhet të qëndrojmë sa më larg janë: Mbytja e egos, mbytjen e të cilit e ka ndaluar Allahu; pirja e alkoolit, shkaktimi i vuajtjeve ndaj prindërve, ikja prej luftës, ngrënia e mallit të jetimit, ngrënia e mishit të papastër, gjakut, mishit të derrit dhe mishi i shtazës gjatë prerjes së të cilës nuk është përmendur emri i Allahut, përveç në rastet kur janë të shtrënguar për një gjë të tillë; ngrënia e kamatës dhe të ndaluarës, mbasi që të bëhet e qartë; bixhozi, matja jo e plotë në peshore, përgojimi i grave të ndershme, prostitucioni, dëshmia në vendin e rrejshëm, humbja e shpresës nga mëshira e Allahut, të mos frikësohemi nga dënimi i Allahut, bashkëpunimi me të padrejtët, mbështetja tek ata, betimi në vendin e rrejshëm, mosdhënia e të drejtës njerëzve duke mos qenë në vështirësi, kryelartësia, mohimi, shkapërderdhja, pabesia, ikja nga dëshmia, zbavitja përmes instrumenteve të ndryshme muzikore që të parandalojnë nga të përmendurit e Allahut dhe insistimi në kryerjen e mëkateve të vogla.

Këto janë esencat e fesë. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Përshëndetja dhe paqja qoftë për të Dërguarin dhe pasardhësit e tij!

9.1.1 FJALËT LIDHUR ME NJËSINË E ZOTIT

Me muni kishte mbledhur shumë dijetarë dhe e kishte caktuar Imran-es Sabi-në që të kryesojë në parashtrimin e pyetjeve ndaj Imamit (a.s.). Imami (a.s.) u dha përgjigje të gjitha pyetjeve të dijetarëve që ishin prezentë dhe në fund doli fitues ndaj të gjithë dijetarëve. Këtu do të përcjellim vetëm një pjesë të debatit në mes tyre, sepse hadithi është shumë i gjatë:

Imran-es Sabi: A e njohim ne Allahun përmes qenies së Tij apo përmes atributeve të Tij?

Imami (a.s.): Qenia e Tij e lartësuar është e para, tek dhe dritë (nur) e përjetshme; nuk ka ortak apo ndonjë gjë që është bashkë me Të. Ai është një që nuk e ka të dytin. As Qenia nuk është e njohur as ekzistenca nuk është e panjohur. As nuk është i qartë, (është i hapur sikur krijesat tjera), as nuk është i paqartë (fshehur). As nuk është në kujtesë, as nuk është harruar dhe nuk është diçka që mund të emërohet

Page 414: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

414

me emrin e ndonjë krijese tjetër. Për këtë arsye, është një Qenie që ekziston me vetë qenien e Tij (mbështetet në të Qenurit e Tij); është një dritë që nuk ndien nevojë për askënd përveç Vetes. Nuk ka filluar të ekzistojë prej një kohe të caktuar dhe nuk do të ekzistojë deri në një kohë të caktuar. As nuk qëndron mbi ndonjë gjë (nuk ka pozitë të caktuar), as nuk është i fshehur mbrapa ndonjë gjëje, as nuk është i fshehur në brendi të ndonjë gjëje. Nëse i vjen në mendjen e njeriut ndonjë dritë, shembull, hije apo iluzion në lidhje me Të, nuk mund ta shprehë atë përmes fjalëve. Ai i zotëronte të gjitha atributet edhe në kohën kur nuk ekzistonte asgjë përveç Tij dhe pa e filluar krijimin. Nuk është e drejtë të thuhet në kohën kur nuk ekzistonte asgjë sepse, as koha nuk ekzistonte. Këto janë shprehje që janë lajmëruar më vonë dhe qëllimi i paraqitjes së tyre ka qenë shpjegimi i qëllimit dhe përfitimi prej tyre. O Imran, a e ke kuptuar?

Imrani tha: Po, e kuptova Pastaj, Imami (a.s.) vazhdoi: Dije që përfytyrimi, dëshira dhe vullneti e kanë kuptimin e

njëjtë, por emrat i kanë të ndryshëm. Vullneti dhe dëshira e parë e Allahut ishin shkronjat, që janë esenca e çdo gjëje dhe zgjidhja e çdo vështirësie. Në fazën e përfytyrimit, këto shkronja vetvetiu nuk kishin asnjë kuptim dhe nuk pasqyronin asnjë ekzistencë; ekzistenca e tyre varej prej përfytyrimit. Allahu është para përfytyrimit. Para Allahut nuk ka ekzistuar asgjë dhe nuk ka pasur qenie që ka ekzistuar bashkë me të. Edhe përfytyrimi ka qenë para shkronjave. Shkronjat janë paraqitur përmes përfytyrimit. Nuk ka pasur rrugë pa përfytyrim. Përfytyrimi është prej Allahut, por nuk është i njëjtë sikur Allahu. A nuk po vëren se veprimi dhe kufizimi i çdo gjësendi ndryshon prej vetvetes. Edhe cilësia e çdo gjësendi ndryshon prej vetvetes. Përderisa shkronjat të jenë të ndara njëra prej tjetrës, ato janë vetëm shkronja dhe vetvetiu nuk kanë kurrfarë kuptimi. Por, kur të bashkohen dhe të formojnë një emër apo atribut, do të fitojnë një kuptim tjetër nga vetvetja dhe do të drejtojnë kah gjërat jashtë vetvetes.

Dije që nuk mund të ketë atribut diçka që nuk mund të përshkruhet, nuk mund të ketë emër diçka që nuk emërtohet dhe nuk mund të ketë kufi diçka që nuk kufizohet. Emrat dhe atributet e Allahut të drejtojnë (bëjnë me shenjë) në ekzistencën dhe përkryerjen e Tij. Këta nuk e kufizojnë Allahun sikur që e kufizojnë rrafshin trekëndëshi, katërkëndëshi apo rrethi. Allahu njihet përmes emrave dhe atributeve, por jo në formën e kufizimeve. Nuk është e mundur një gjë e tillë për Allahun. Për këtë arsye, krijesat nuk mund ta njohin Allahun sikur që e njohin veten. Sikur të mos kishin bërë me shenjë

Page 415: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

415

Atributet e Allahut për Të dhe sikur të mos na kishin bërë me dije për Allahun emrat e Tij, njerëzit do t'u kishin bërë ibadet atributeve dhe emrave të Tij; jo të vërtetës (realitetit) së Tij. Atëherë, edhe objekti i adhurimit do të ishte diçka tjetër pos Allahut. Atributet janë diçka tjetër prej Tij.

Imran-es Sabiu: Më jep njohuri për përfytyrimin, a është apo nuk është një gjë e krijuar

Imami (a.s.): Përfytyrimi është një krijesë e palëvizshme dhe pasi që është i palëvizshëm, nuk mund të kaplohet përmes diturisë. Shkaku, se pse është një gjë e krijuar qëndron aty se ai është sjellë në ekzistencë më vonë. Dhe, Allahu është Ai që e solli atë në ekzistencë më vonë. Përfytyrimi u bë një gjë e krijuar kur Allahu e emërtoi me gjë . Nuk ka asgjë të tretë në botën e ekzistencës, përveç Allahut dhe

asaj që ka krijuar Allahu. Gjërat e krijuara nga ana e Allahut mund të jenë të palëvizshme, të lëvizshme, të ndryshueshme, të përziera, të njohura dhe të fshehura. Gjithçka që mund të emërtohet me gjë është e krijuar.

9.1.2 FJALËT LIDHUR ME ROBËRIT E ZGJEDHUR

Një grup i dijetarëve nga Iraku dhe Horasani ishin mbledhur para kuvendit të Me munit. Kur u bashkua dijetarëve Hz Riza (a.s.), Me muni u drejtua kah ata dhe tha: Më tregoni kuptimin e ajetit: Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi

zgjedhur (Fatir, 32) Dijetarët: Këtu Allahu na bën me dije për të gjithë robërit e

zgjedhur të ummetit

Me muni: Ja Ebe-l Hasan, çka thua ti për këtë?

Imami (a.s.) Unë nuk them sikur që thonë ata. Unë them se këtu Allahu na bën me dije për të Dërguarin dhe Ehli Bejtin e tij të pastër .

Me muni: Si na bën me dije Allahu vetëm për Ehli Bejtin e tij dhe jo për tërë ummetin?

Imami (a.s.): Sikur të kishte dashur Allahu të bëjë me dije për tërë ummetin, atëherë tërë ummeti do të kishte hyrë në xhenet. Sepse, në vazhdim të këtij ajeti, Allahu thotë: Prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe (Fatir, 32). Pastaj, duke premtuar xhenetin e Adnit thotë: Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to (Fatir, 33). Për këtë arsye,

Page 416: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

416

trashëgimia që përmendet në ajetin e përmendur ka të bëjë me Ehli Bejtin e Resulullahut dhe jo të të tjerëve. Në lidhje me cilësitë e tyre, Allahu ka thënë: Allahu ka për qëllim që nga ju, o Ehli Bejti i Pejgamberit, që të largojë të gjitha papastërtitë dhe të shëmtuarat dhe t'ju pastrojë deri në skaj. (Ahzab, 33)

Në lidhje me ata, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Unë, prej meje, po ju lë në trashëgim dy gjëra të çmueshme: E para është Libri i Allahut dhe e dyta pasardhësit e mi, Ehli Bejtin. Këta do të bashkohen me mua te hauzi i Kevtherit dhe deri atëherë nuk do të ndahen njëri prej tjetrit. Keni kujdes se si do të silleni mbas meje ndaj tyre. O njerëz, mos u mundoni që t i mësoni diçka, sepse ata janë më të dijshëm se ju .

Dijetarët: O Ebe l Hasan, me pasardhësit, a nënkuptohet familja (Ehli Bejti) apo ndokush tjetër?

Imami (a.s.): Po, me pasardhës nënkuptohet familja (Ehli Bejti).

Dijetarët: Është transmetuar një hadith i këtillë prej Hz Resulullahut: Ummeti im është familja ime , dhe shumë prej sahabeve e kanë transmetuar këtë hadith, dhe vështirë që mund të mohohet: Familja e Muhamedit është ummeti i tij .

Imami (a.s.): Më thoni pra, a është e ndaluar sadakaja për familjen e Muhamedit, apo jo?

Dijetarët: Po, është e ndaluar . Imami (a.s.): A është e ndaluar sadakaja për tërë ummetin?

Dijetarët: Jo, nuk është e ndaluar . Imami (a.s.): Këtu qëndron dallimi në mes familjes dhe

ummetit. Turp të keni, ku po ju shpijnë juve? A e keni kthyer fytyrën prej Kuranit, apo jeni bërë populli i lazdruar? A nuk e dini se hadithi ka të bëjë vetëm me të zgjedhurit dhe ata që udhëzojnë?

Dijetarët: O Ebe l Hasan, a ke ndonjë argument për këtë?

Imami (a.s.): Ky ajet: Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë profetësinë dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës (Hadid, 26). Po vërejmë se profetësia dhe libri po kalojnë te pasardhësit, jo tek ata që mbesin jashtë rrugës. Hz Nuhi (a.s.) i bëri lutje Allahut në këtë mënyrë: O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë (Hud, 45). Allahu kishte premtuar se do të shpëtojë Nuhin (a.s.) dhe familjen e tij. Dhe, Allahu i përgjigjet në këtë mënyrë: O Nuh, ai nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t'i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti

Page 417: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

417

mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët (Hud, 46)

Me mun: A e ka ngritur Allahu Ehli Bejtin mbi njerëzit e tjerë?

Imami (a.s.): Po, Allahu e ngriti Ehli Bejtin mbi të tjerët në

Kuran, në ajetet e prera dhe të pamohueshme . Me mun: Në cilën pjesë të Kuranit?

Imami (a.s.): Në këto ajete: Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë, që janë pasardhës njëri prej tjetrit. Allahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha (Ali Imran 33,34). Në një ajet tjetër ka thënë: A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh (Nisa, 54). Pastaj, Allahu thotë: O ju që besuat, binduni Allahut, respektojini të dërguarin dhe përgjegjësit (ulu l emr) nga ju (Nisa, 59). Pra, binduni atyre që u është dhënë libri dhe urtësia nga ana e Allahut, por, disa prej tyre i xhelozuan ata për shkak të këtyre dy trashëgimive. Për këtë arsye, në ajetin e lartpërmendur thuhet: A u kanë zili atyre... . Në këtë ajet është bërë me dije për njerëzit e pastër dhe të zgjedhur. Ndërsa, me pushtet është bërë me dije për bindjen ndaj tyre

Dijetarët: A ka shpjeguar Allahu në Kuran se kush janë njerëzit e zgjedhur?

Imami (a.s.): Po, kjo është shpjeguar në dymbëdhjetë vende të Kuranit, haptas dhe fshehtas.

Ajeti i parë është ky: Tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt (Shuara, 214). Në këtë ajet është bërë më dije për familjen e të Dërguarit dhe për gradën e tyre të bukur, për virtytin e lartë dhe nderin e tyre.

Ajeti i dytë është ky: Allahu ka për qëllim që nga ju, o Ehli Bejti i Pejgamberit, që të largojë të gjitha papastërtitë dhe të shëmtuarat dhe t'ju pastrojë deri në skaj. (Ahzab, 33). Edhe ky është një virtyt të cilin nuk mund ta mohojë as armiku i zorshëm.

Ajeti i tretë është ky: Pastërtia e krijimit të tyre vërehet në ajetin Mubahele (mallkimit), ku Allahu i urdhëron të Dërguarit: (O Muhamed) thuaj: Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve (Ali Imran, 61). Sipas urdhrit të këtij ajeti, Hz Resulullahu (s.a.a.) e merr me vete Aliun, Hasanin, Hysejnin e

Page 418: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

418

Fatimen dhe dalin jashtë Medinës. A e dini se çfarë kuptimi ka fjala vetë ?

Dijetarët: Me këtë nënkuptohet vetë i Dërguari. Imami (a.s.): Jo, gabim e keni. Me këtë Allahu na bën me dije

për Aliun (a.s.). Si dëshmi për këtë është kjo thënie e Hz Resulullahut (s.a.a.): Ose, do të heqë dorë fisi Beni Veli prej kësaj, ose do të dërgojë njërin sikur unë (kundër tyre) . Pra, Aliun (a.s.). Kjo është një specifikë që nuk mund t i përshkruhet askujt tjetër; është një epërsi të cilën nuk mund ta kundërshtojë askush dhe një nder që para tij nuk ka mundur ta përvetësojë asnjë krijesë. Hz Resulullahu (s.a.a.), nefsin e Aliut (a.s.) e ka konsideruar si të vetin.

Ajeti i katërt është ky: Hz Resulullahu (s.a.a.) i nxori jashtë të gjithë nga xhamia, përveç Ehli Bejtit të tij (i mbylli dyert e atyre që i kishin hyrjet në oborrin e xhamisë). Mbas kësaj, shumica e tyre protestuan, e posaçërisht Abbasi, i cili tha: Ja Resulullah, pse e ke lënë vetëm derën e Aliut, ndërsa neve na përjashtove . Hz Resulullahu (s.a.a.) iu përgjigj: Unë nuk ju përjashtova, juve ju përjashtoi Allahu dhe ia la Aliut derën e hapur . Ky është shpjegimi i thënies së Hz Resulullahut (s.a.a.) drejtuar Aliut (a.s.) : Çka ishte Haruni për Musën, ashtu je edhe ti për mua .

Dijetarët: Ku është lidhja e kësaj epërsie me Kuranin?

Imami (a.s.): Në lidhje me këtë, në Kuran thuhet: Ne i shpallëm Musës dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht . (Junus, 87). Ky ajet na tregon për pozitën e Harunit ndaj Musës (Haruni ishte vëllai, ndihmësi dhe veziri i tij). Ky ajet na bën me dije edhe për pozitën e Aliut (a.s.) ndaj Hz Resulullahut (s.a.a.). krahas kësaj është edhe thënia e Resulullahut (s.a.a.): Në këtë xhami nuk mund të hyjë askush i papastër (xhunub dhe me menstruacione), përveç familjes së Muhamedit .

Dijetarët: Këto lloje të shpjegimeve dhe interpretimeve mund të gjenden vetëm tek ju Ehli Bejti i Resulullahut (s.a.a.) (këto shpjegime nuk i pranon dhe nuk i di asnjëri përveç jush).

Imami (a.s.) tha: Kush mund ta mohojë pozitën tonë? Ndërsa, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Unë jam qyteti i diturisë, Aliu është dera e tij. Kush dëshiron të hyjë në qytetin e diturisë, duhet të hyjë kah dera . Epërsinë, nderin, të zgjedhurit dhe pastërtinë tonë ekzistuese mund ta mohojë vetëm armiku që mban inat. Dhe, falënderimi i qoftë Allahut për këto dhunti që na ka dhënë.

Page 419: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

419

Ajeti i pestë është ky: Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon (Isra, 26). Kjo është një veçori e posaçme dhënë Ehli Bejtit nga ana e Allahut. Allahu i ka zgjedhur ata prej të gjithë ummetit. Kur zbriti ky ajet, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Thirreni Fatimen , kur erdhi Hz Fatimja, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: Oj Fatime, Fedeku është marrë pa ndihmën e kuajve dhe të deveve (pa luftë). Për këtë arsye, Fedeku më takon mua dhe jomyslimanëve tjerë. Me urdhrin e Allahut, po ta dhurojë ty. Merre atë për vete dhe për fëmijët tuaj .

Ajeti i gjashtë është ky: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi (Shura, 23). Kjo veçori i është dhënë vetëm të Dërguarit Islam, jo edhe të dërguarve tjerë. Po ashtu, edhe Ehli Bejtit të tij, dhe askujt tjetër. Ndërsa, duke na transmetuar fjalët e të dërguarve tjerë, p.sh. Nuhit (a.s.), Allahu na thotë: O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Dhe, unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni. (Hud, 29). Allahu na transmeton se Hudi (a.s.) ka thënë: O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni (Hud, 51)?

Por, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi (Shura, 23). Allahu, duke ditur me siguri të plotë se nuk do të dalin nga rruga e fesë dhe se nuk do të devijojnë në asnjë kohë, ka bërë obligim dashurinë dhe miqësinë ndaj tyre. Një dëshmi tjetër për dashurinë e obliguar ndaj tyre është edhe ky: Nëse ndonjë person miqësohet me një tjetër person dhe nëse ndonjëri prej të afërmve bëhet armiku i tij, dashje apo pa dashje, zemra do ta humbë rehatinë dhe miqësia do të prishet. Allahu deshi që në zemrën e të Dërguarit të mos mbetet ndonjë ofendim ndaj asnjë besimtari dhe për këtë arsye bëri obligim dashurinë ndaj Ehli Bejtit të tij. Kush e respekton këtë obligim dhe e dashuron Ehli Bejtin e Resulullahut, nuk do të jetë e mundur që Resulullahu të mos e dashurojë atë. Por, kush ia kthen shpinën këtij obligimi, nuk vepron sipas saj dhe ndien urrejtje ndaj Ehli Bejtit të Resulullahut dhe gjendet në armiqësi ndaj tij, edhe Resulullahu do të ndiejë urrejtje ndaj tij. Ai person ia ka kthyer shpinën njërit prej obligimeve hyjnore.

A ka virtyt dhe nder më të lartë se kjo? Kur u shpall ajeti: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen

Page 420: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

420

time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi . Resulullahu u ngrit në këmbë para sahabeve dhe mbasi që e falënderoi Allahun, tha: O njerëz, Allahu jua ka caktuar një detyrim, a do ta plotësoni atë? Asnjëri nuk u përgjigj. Ditën e dytë u ngrit në këmbë dhe e përsëriti pyetjen e njëjtë. Dhe, prapë asnjëri nuk u përgjigj. Ditën e tretë tha: O njerëz, Allahu jua ka caktuar një detyrim, a do ta plotësoni atë? Mbasi që nuk u përgjigj asnjëri, Resulullahu tha: O njerëz, për plotësimin e këtij detyrimi nuk ju duhen as ar as argjend; as gjërat për ushqim, as për pije . Atëherë, njerëzit thanë: Na urdhëro, çka do qoftë ajo . Atëherë, Resulullahu e lexoi ajetin e lartpërmendur. Ata u përgjigjën: Nëse është kjo dëshira e Allahut, atëherë do ta bëjmë . Por, shumica e tyre nuk e mbajtën fjalën.

Pastaj, Imam Riza (a.s.) tha: Më ka rrëfyer babai, ai prej gjyshit, dhe ai prej baballarëve, ndërsa këta prej Hysejn ibni Aliut (a.s.): Muhaxhirët dhe ensarët erdhën në praninë e Resulullahut dhe thanë: Ja Resulullah, po na bëhen shpenzime nga ana juaj dhe nga ana e mysafirëve tuaj. Ja ku i keni mallrat dhe gjaqet tona (në kompetencën tuaj); na gjykoni si të dëshironi. Dhuroni apo lërini çka të doni . Atëherë, erdhi Ruh ul Emini dhe si përgjigje ndaj tyre e lexoi ajetin: Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afërmve të mi . Dhe, mos i ofendoni të afërmit e mi mbas meje.

Disa prej tyre që ishin në këtë takim, dolën jashtë dhe thanë: Resulullahu na e refuzoi ofertën për shkak të fitimit të respektit tonë

ndaj të afërmve të tij, mbasi që të ndërrojë jetë. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një shpifje e Resulullahut ndaj Allahut . Padyshim që ishte një fjalë e rëndë. Si përgjigje ndaj kësaj, Allahu e shpalli këtë ajet: Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej Allahut. Ai e di më së miri se çka i vishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi (Ahkaf, 8). Resulullahu i thirri ata që të kthehen mbrapa, dhe u tha: A keni folur ju diçka? - ata u përgjigjën: Po, Resulullah, disa prej nesh folën ca fjalë të pahijshme për ju .

Atëherë, Resulullahu e lexoi ajetin e shpallur dhe ata filluan të qajnë me dënesë.

Pastaj, Allahu e shpalli këtë ajet: Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni (Shura, 25).

Page 421: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

421

Ajeti i shtatë është ky: Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhëri e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam (Ahzab, 56). Këtë e dinë edhe armiqtë, se kur u shpall ky ajet, njerëzit e pyetën Hz Resulullahun: Ja Resulullah, ne dimë si të të përshëndesim por si të të madhërojmë? . Atëherë, Hz Resulullahu tha: Allahumme salli ala Muhammed ve Al-i Muhammed, kema sal-lejte

ala brahime ve Al-i Ibrahim, inneke Hamidun Mexhid . Atëherë, Imami (a.s.) i pyeti të pranishmit: O xhemat, a ka ndokush në mesin tuaj që e kundërshton këtë - ata ia kthyen njëzëri: Jo

Me muni: Në lidhje me këtë nuk ka kundërshtim fare, përkundrazi, ka pajtueshmëri. Por, a ka ndonjë ajet më të qartë në lidhje me Ehli Bejtin?

Imami (a.s.): Më thoni, a i lexoni këto dy shkronja Ja-Sin në fillimin e sures Jasin?

Dijetarët: Jasin do të thotë Muhamed dhe këtu nuk ka asnjë dyshim.

Imami (a.s.): Në lidhje me këtë, Allahu i dhënë një virtyt të tillë Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, që asnjë përshkrim i asnjërit nuk mund ta arrijë realitetin e tij. Sepse, përveç të Dërguarve, Allahu nuk i ka dhënë selam (përshëndetje) asnjërit tjetër. Allahu ka thënë: Selam i qoftë Nuhut prej Allahut (Safat, 79), Selam pastë Ibrahimi (Safat, 109) dhe Selami qoftë për Musën dhe Harunin .(Safat, 120). Por, Allahu nuk thotë: Selami qoftë për familjen e Nuhut , Selami qoftë për familjen e Ibrahimit apo Selami qoftë për familjen e Musës dhe Harunit . Vetëm Selami

qoftë për familjen e Jasinit , pra për Muhamedin dhe Ehli Bejtin. Me muni: Betohem në Allahun se kjo mendjemprehtësi dhe ky

sqarim e ka prejardhjen prej thesarit të profetësisë. Imami: Ajeti i tetë është: Ta dini se një e pesta e asaj që e

fituat, nga ndonjë send, i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe të afërmve të tij... (Enfal, 41). Sikur që Allahu ka ndarë një pjesë për Vete dhe për të Dërguarin e Tij, ashtu edhe ka ndarë një pjesë për të afërmit e tij. Këtu qëndron dallimi në mes ummetit dhe Ehli Bejtit të tij. Allahu e ka vendosur në një pozitë familjen e të Dërguarit, ndërsa njerëzit në një pozitë tjetër më të ulët. Atë çka ka pëlqyer për Vete, ka pëlqyer edhe për ata dhe në lidhje më këtë i ka bërë të zgjedhur ata. Në gjërat që i ka pëlqyer për Vete dhe për ata dhe në ato gjëra që i fituan, së pari e përmend Veten, pastaj të Dërguarin dhe pastaj të afërmit e të Dërguarit. Në këtë mënyrë, edhe në ajetin e humusit, Allahu thotë: Ta

Page 422: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

422

dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe të afërmve të tij... . Ky ajet është një lartësim dhe një urdhër permanent nga Libri që flet dhe që do të vlejë deri në Ditën e Kiametit. Është një libër i tillë që: Atij nuk mund t'i vishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit. (Fusilet, 42). Sa i përket vazhdimit të ajetit, ku përmenden jetimët dhe nevojtarët, gjendja e tyre ndryshon prej të afërmve. Kur ta arrijë pjekurinë jetimi, më nuk do të mund të pranojë pjesën e humusit; si dhe i varfëri nëse bëhet i pasur, më nuk do të mund të pranojë pjesën e tij prej humusit dhe nuk do të jetë i lejuar një gjë e tillë. Por, pjesët e të afërmve do të mbesin deri në ditën e Kiametit, qofshin të varfër apo të pasur, dhe kjo do jetë e pandryshueshme. Nuk ka më të pasur se Allahu dhe I Dërguari i Tij por krahas kësaj, një pjesë e fitimit ndahet për ata. Atë çka e ka pëlqyer për vete, e ka pëlqyer edhe për të afërmit (Dhilkurba). Në këtë mënyrë, edhe pjesa e presë së luftës është ndarë për Veten, Resulin dhe Dhilkurbanë. Sikur te ajo që kanë fituar, edhe këtu së pari e përmend emrin e Tij, të Resulit dhe pastaj të Dhilkurbasë.

Ngjashëm është edhe me çështjen e nënshtrimit. Allahu ka thënë: O ju që besuat, binduni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit (ulu l emr) nga ju (Nisa, 59). (Ulu l emr janë personat të cilëve duhet t'u nënshtrohemi mbas Allahut dhe të Dërguarit të Tij) Edhe këtu, së pari përmendet vetë Allahu, pastaj i Dërguari dhe pastaj Ehli Bejti. Edhe në ajetin e velajetit, Allahu thotë: Miku (i epërmi) juaj është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan... (Maide, 55), pra është Emirel Muminun Aliu.

Sikurse në ajetin e humusit ashtu edhe tek ajeti i udhëheqjes, Allahu së pari e përmend emrin e Tij, pastaj të Dërguarit e Tij dhe pastaj të Ehli Bejtit. Por, sa i përket sadakasë (zeqatit); Allahu e pastroi Veten, Të Dërguarin dhe Ehli Bejtin e të Dërguarit dhe në lidhje me këtë tha: Allahu caktoi obligim që sadakaja (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë . (Tevbe, 60). A po përmenden këtu Allahu, i Dërguari i Tij dhe Dhilkurba? Jo vetëm që e pastroi Veten, të Dërguarin dhe Ehli Bejtin, por e ndaloi edhe sadakanë për ata. Sadakaja është e ndaluar për Muhamedin dhe për Ehli Bjetin e tij. Arsyeja për këtë është se sadakaja përmban papastërti të mallit, ndërsa

Page 423: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

423

ata janë të pastër nga çdo lloj papastërtie. Çdo gjë të pastruar, Allahu e ka zgjedhur për Vete dhe atë çka e ka zgjedhur për Vete, e ka zgjedhur edhe për ata.

Ajeti i nëntë është ky: Ne jemi Ehli Dhikri (ata që dinë), për të cilët Kurani thotë: Nëse ju nuk dini, pyetini ata që dinë (Nahl, 43).

Dijetarët: Ajeti i përmendur ka të bëjë me dijetarët hebrenj dhe të krishterë.

Imami (a.s.): A është e mundur një gjë e tillë? Atëherë, ata do të na bëjnë thirrje në fenë e tyre dhe do të thonë: Feja jonë është më e epërme se feja Islame .

Me muni: Ja Ebe l Hasan, a ke ndonjë argument për këtë kundërshtim të dijetarëve ?

Imami (a.s.): Po, dhikri është Resulullahu, ndërsa ne jemi ehli dhikri. Kjo qartësohet përmes këtij ajeti: O ju të zotët e mendjes, kini frikë Allahun. Allahu ua zbriti juve dhikrin, të Dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të Allahut . (Talak, 10-11). Dhikri që përmendet në këtë ajet, është Resulullahu, ndërsa ne jemi ehli dhikri.

Ajeti i dhjetë është ajeti i tahrimit: U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja... (Nisa, 23). Më tregoni pra, sikur të kishte qenë në jetë Resulullahu, a do të ishte e drejtë martesa e vajzave tona me djemtë nga farefisi im?

Dijetarët: Jo, nuk është e drejtë. Imami (a.s.): Po, a mund të martohen me djemtë tuaj? Dijetarë: Po, mund të martohen. Imami (a.s.): Atëherë, kjo është një dëshmi se ne jemi prej Ehli

Bejtit të tij, jo tuajt. Sikur të kishit qenë prej Ehli Bejtit të tij, vajzat tuaja do të ishin të ndaluara për të Dërguarin, siç janë të ndaluara vajzat tona. Pra, ne jemi prej Ehli Bejtit të tij, ndërsa ju jeni prej ummetit të tij. Këtu qëndron dallimi në mes Ehli Bejtit dhe ummetit. Ehli Bejti është prej vetë të Dërguarit, por ummeti nuk është.

Ajeti i njëmbëdhjetë është prej sures Mumin: Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshihte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është Allahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? (Mumin, 28).

Ky person ishte djali i dajës së Faraonit. Ky njeri është përmendur si njëri prej familjes së faraonit për shkak të afërsisë familjare, jo pse i takon fesë së njëjtë. Në këtë mënyrë, ne i takojmë Ehli Bejtit prej anës së familjes, ndërsa sa i përket fesë, jemi të njëjtë sikur të gjithë njerëzit e tjerë. Edhe kjo është një prej dallimeve në mes nesh dhe ummetit.

Page 424: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

424

Ajeti i dymbëdhjetë është ky: Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë (Taha, 132). Allahu na ka bërë të epërm ndaj të tjerëve përmes kësaj veçorie. Sepse, edhe ne jemi urdhëruar për namaz bashkë me të. Vetëm neve na ka ngritur përmes kësaj, jo tërë ummetin. Mbas shpalljes së këtij ajeti, Resulullahu për nëntë muaj rresht ka shkuar te dera e Aliut dhe e Fatimes pesë herë në ditë, dhe u thoshte: Namazi! Allahu ju mëshiroftë! Këtë çka na ka bërë pejgamberi neve, nuk ka bërë asnjëri prej pejgambereve ndaj fëmijëve të tyre. Edhe kjo është një prej dallimeve në mes nesh dhe ummetit.

Falënderimi qoftë për Zotin e botëve dhe mëshira e Allahut qoftë për Muhamedin!

9.2 SHPJEGIMET PËR IMAMETIN, IMAMIN DHE GRADËN E IMAMIT

Rrëfen Abdulaziz ibni Muslimi: Isha bashkë me Hz Rizën (a.s.) në qytetin e Mervit. Një ditë shkova në xhami dhe pashë që njerëzit ishin duke debatuar në lidhje me Imametin dhe se ishin paraqitur disa pikëpamje të ndryshme në lidhje me zgjedhjen e Imamit. E informova të epërmin tim, Rizën (a.s.) në lidhje me këtë. Imami (a.s.) më tha duke buzëqeshur:

O Abdulaziz, njerëzit kanë mbetur të padijshëm dhe janë mashtruar në fenë e tyre. Allahu nuk e mori shpirtin e të Dërguarit pa e përkryer fenë për të dhe pa e zbritur në Kuran, në brendinë e të cilit gjenden shpjegimet për të gjitha çështjet: të lejuarën, të ndaluarën, kufizimet, gjykimet dhe të gjitha nevojat tjera të njerëzve. Allahu thotë: Në këtë libër asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca (Enam, 38). Duke u kthyer nga haxhi lamtumirës, Allahu e shpalli këtë ajet: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe (Maide, 3). Çështja e imametit është prej përkryerjes së fesë. Para se të ndërrojë jetë, Hz Resulullahu (s.a.a.) i sqaroi ummetit të tij shenjat e fesë, ua ndriçoi rrugën e tyre, i udhëzoi kah rruga e drejtë, dhe e caktoi Aliun (a.s.) si prijës dhe Imam të tyre. Nuk ka lënë asgjë të pashpjeguar dhe nuk lënë asnjë çështje pa zgjidhje. Kush supozon se Allahu nuk e ka përkryer fenë e Tij, ka refuzuar librin e Tij dhe ai që refuzon librin e Tij bëhet politeist. A nuk e dinë njerëzit vlerën dhe vendin e Imametit në mesin e popullit, ashtu që zgjedhja e Imamit të bëhet e drejtë?

Imameti është një gradë e tillë që Allahu e nderoi dhe e lartësoi emrin e Hz Ibrahimit me këtë gradë dhe virtyt, që vjen mbas gradës së

Page 425: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

425

profetësisë dhe miqësisë (halil). Allahu Teala thotë: Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa detyrime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit"! Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët"! (Bekare, 124). Ky ajet e mohon Imametin e mizorëve deri në ditën e Kiametit, kështu që, kjo gradë u caktua vetëm për të zgjedhurit e ummetit. Pastaj, Allahu i dha vlerë Imametit duke ua dhënë atë pasardhësve të zgjedhur e të pastër: Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamber). Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë (Imam) që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë (Enbija, 72-73). Pasardhësit e Ibrahimit vazhduan deri te Pejgamberi i Islamit dhe këtë gradë e kanë përcjellë njëri prej tjetrit si një trashëgimi gjatë shekujve. Allahu Teala thotë: Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë dhe që besuan në këtë Pejgamber (Ali Imran, 68). Në këtë mënyrë, Imameti iu caktua atyre dhe Pejgamberi (s.a.a.) ia la në përgjegjësi Aliut (a.s.). Kjo gradë u trashëgua nga pasardhësit e tij të zgjedhur, të cilëve Allahu u ka dhënë dituri dhe iman. Në lidhje me ata, Allahu ka thënë: E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit! (Rum, 56). Kjo është një traditë që vazhdon dhe Allahu këtë ia ka caktuar pasardhësve të Pejgamberit (s.a.a.). Sepse, mbas Pejgamberit (s.a.a.) nuk ka më të dërguar tjerë. Atëherë, si mund ta zgjedhin Imamin sipas votave të tyre këta njerëz të padijshëm?

Imameti është grada e të dërguarve dhe trashëgimia e trashëguesve. Imameti është kalifati i Allahut dhe i Dërguarit të Tij, grada e Emirel Muminun Aliut dhe kalifati i Hasanit dhe Hysejnit.

Imami është litari i fesë, rregulla e myslimanëve, rehatia e kësaj bote dhe lavdia e besimtarëve. Është rrënja e zhvilluar e Islamit dhe dega e tij e lartësuar. Me Imamin përkryhet namazi, zeqati, agjërimi, harami dhe xhihadi; shtohen sadakatë dhe fitimet, zbatohet ligji penal dhe gjyqësia, mbrohen kufijtë dhe kufizimet.

Imami e qartëson të lejuarën dhe të ndaluarën, zbaton dënimet ligjore, mbron fenë e Allahut, i bën thirrje popullit kah rruga e Allahut përmes urtësisë, këshillave të bukura dhe dëshmive të qarta.

Imami i përngjan një dielli, të cilin sytë nuk mund ta shohin dhe duart nuk mund ta arrijnë, dhe rrezet ia shpërndan tërë botës.

Page 426: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

426

Imami është hëna e plotë që ndriçon, kandili ndriçues, drita e lindur, ylli drejtues në mesin e errësirave, lideri që tregon rrugën e drejtë dhe shpëtimtari nga shkatërrimi.

Imami është zjarri i ndezur në një maje të lartë. I dhuron dritë atij që dëshiron të nxehet, është udhërrëfyes në vendet e rrezikshme dhe do të shkatërrohet ai që ndahet prej tij.

Imami është sikur reja që sjell shi të bollshëm, qielli përfshirës, toka e furnizuar, burimi me ujë të pasur, liqeni të cilin e lë pas veti përroi dhe gjelbërimi që mbin nga toka.

Imami është sikur babai, që e ka natyrën e butë dhe që është i mëshirshëm, dhe vëllai binjak. Është sikur nëna e mëshirshme që kujdeset për foshnjën e saj dhe mburoja e robërve.

Imami është siguria në mesin e krijesave mbi sipërfaqen e tokës, garanti për robërit dhe kalifi i qyteteve. Thirrësi i popullit kah Allahu dhe ruajtësi i kufijve të përcaktuar nga ana e Tij.

Imami është i vetmi i kohës. Asnjëri nuk mund ta arrijë gradën e tij, asnjë dijetar nuk mund të bëhet baraspesha e tij. Nuk mund të gjendet shembulli, zëvendësi apo ndonjëri që krahasohet me të. Është bartësi i të gjitha virtyteve, përmes mirësisë së falur nga ana e Allahut dhe pa u mbështetur në kërkesë e përfitim. Duke qenë kështu kushtet, a mundet çdokush ta njohë ndonjërin për Imam apo të arrijë esencën e tipareve të përshkruara?

O ju të mjerë! Mendjet janë humbur vetëm me përshkrimin e njërit prej gradave apo virtyteve të Imamit, inteligjencat janë shastisur, trutë janë shtangur prej habisë, oratorët kanë mbetur pa tekst, poetët janë lidhur, letrarët kanë mbetur të paaftë, oratorët janë lodhur dhe janë dobësuar, dijetarët kanë heshtur, të gjithë e kanë pranuar pafuqinë dhe paaftësinë e tyre. Atëherë, a është i mundur kuptimi dhe përshkrimi i tij i plotë, ashtu siç është në realitet? Kush mund të kalojë në vendin e tij dhe ta plotësojë vendin e tij? Si është e mundur një gjë e tillë kur, largësia e Imamit prej tyre është më larg sesa largësia e yjeve prej atyre të cilët mundohen ta arrijnë me dorë dhe është shumë larg prej përshkrimit të përshkruesve?

A mendojnë ata se këtë gradë mund ta gjejnë te ndonjëri tjetër, përveç tek Ehli Bejti i Resulullahut (s.a.a.)? Betohem në Allahun, se ata i ka mashtruar epshi i tyre dhe i ka nxitur në dëshirat e gabuara. Ata deshën për t u ngritur në një vend të lartë dhe rrëshqitës por këmbët e tyre rrëshqitën dhe kanë rënë në humnerë. Ata deshën që të zgjedhin një Imam sipas votave të tyre; ndërsa ku është zgjedhja e Imamit, e ku janë ata? Imami duhet të jetë një dijetar që rri larg prej

Page 427: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

427

paditurisë, një drejtues që nuk bën hile dhe thesari i profetësisë. Nuk duhet të turpërohet me paraardhësit e tij dhe askush nuk mund të matet me fisin dhe prejardhjen e tij. Ai duhet të jetë prej fisit të Kurejshëve, pasardhësve të Hashimitëve dhe familjes së Pejgamberit; të ndershmëve duhet t ua shtojë nderin. Duhet të vijë prej pasardhësve të Abdumenafit. Të zotërojë diturinë shpërthyese dhe maturinë e përkryer; t i drejtojë punët, ta njohë situatën politike, ta meritojë respektin, të ketë detyrim nënshtrimin nda Allahut, të mbajë në këmbë urdhrat e Allahut dhe të kërkojë të mbarën e robërve. Allahu i bën të suksesshëm të dërguarit dhe trashëgimtarët e tyre, ata i bën të qëndrueshëm dhe u jep diturinë dhe urtësinë e fshehtë, të cilën nuk ua jep të tjerëve. Dituria e tyre është më e epërme se dituria e dijetarëve të kohës. Allahu ka thënë: Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk mund ta udhëzojë as vetveten, vetëm nëse prej dikujt tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni? (Junus, 35)

Në tregimin për Talutin, Allahu thotë: Allahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore (Bekare, 247). Në tregimin për Daudin (a.s.), Allahu thotë: Daudi e mbyti Xhalutin dhe Allahu i dha atij sundimi urtësinë dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. (Bekare, 251). Ndërsa, Resulit të Tij i tha: Allahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije.

Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe . (Nisa, 113). Dhe, në lidhje me Imamët që vijnë nga familja e Pejgamberit, Allahu ka thënë: A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh. Por, disa prej tyre i besuan atij (Muhamedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehenemit (Nisa, 54-55)

Kur ta zgjedhë Allahu një person për të drejtuar punët e robërve, atij do t ia zgjerojë gjoksin, do t i vendosë burimet e urtësisë në zemrën e tij, dhe nga zemra do të rrjedhin në gjuhën e tij. Mbas kësaj, asnjë çështje nuk do të mbetet e pazgjidhur dhe nuk do të mund të gjesh tek ai asgjë tjetër përveç të vërtetës. Ai është i mbrojtur përgjithmonë nga gabimet duke përfituar prej ndihmës, konfirmimit dhe qëndrueshmërisë nga ana e Allahut, me qëllim që robërit të kenë një dëshmitar dhe krijesat të kenë një udhëheqës nga ana e Allahut. Athua, njerëzit mund të zgjedhin një person të tillë? Dhe, a është e mundur që personi i zgjedhur të zotërojë këto veçori?

Page 428: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

428

9.3 FJALËT E SHKURTRA QË KANË TË BËJNË PËR URTËSINË, KËSHILLAT, ASKETIZMIN DHE DEVOTSHMËRINË

1- Nuk mund të thuhet për ndonjërin besimtar përderisa t i zotërojë këto tri tradita: Një traditë prej Zotit; një traditë prej të Dërguarit dhe një traditë prej Imamit. Tradita e Zotit është të mbajturit e fshehtësisë. Tradita e të Dërguarit është të kaluarit e mirë me popullin dhe tradita e Imamëve është të qenët i durueshëm gjatë vështirësive.

2- Kush zotëron një dhunti, duhet të sigurojë rehatinë e familjes.

3- Ibadet nuk është falja e shumë namazeve të preferuara (mustehab) dhe agjërimi i shumë ditëve të preferuara. Ibadet është të menduarit e shumtë në lidhje me të vërtetën e punëve të Zotit. (sepse, vetëm në këtë mënyrë njeriu mund ta njohë Allahun dhe t i bëjë ibadet me sinqeritet).

4- Njëra prej cilësive të pejgambereve është pastërtia.

5- Tri gjëra janë nga tradita e të Dërguarit: Përdorimi i parfumeve me erë të bukur, prerja e qimeve të trupit dhe marrëdhëniet e shumta seksuale (plotësimi i nevojave të epshit, me qëllim të shmangies prej mëkateve epshore).

6- Njeriu i besueshëm, nuk të ka tradhtuar, por ti je mbështetur te tradhtari. (kjo vlen për njeriun e pabesë. Qëllimi është ky: mos supozo keq për njerëzit e besueshëm dhe mos e konsidero çdonjërin si të besueshëm).

7- Kur dëshiron Allahu ta zbatojë vullnetin e Tij, ia merr mendjet e robërve; në këtë mënyrë e realizon urdhrin e Tij dhe vullneti i Tij realizohet. Mbas realizimit të urdhrit të tij, ia kthen mendjet e robërve. Pastaj, çdokush habitet dhe thotë: Si u bë dhe prej nga na doli kjo punë?

8- Heshtja është njëra prej dyerve të urtësisë. Heshtja (në vend të të folurit të kotë) është mjeti i fitimit të dashurisë dhe prijësi kah e mbara.

Page 429: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

429

9- Punët e kota kanë nevojë për fjalë të kota.

10- Vëllai i madh e zë vendin e babës.

11- E pyetën Imamin (a.s.): Kush është njeriu i thjeshtë? - ai u përgjigj: Është ai që zotëron ndonjë gjë, që është shkaktar i largimit të tij nga Allahu (bëhet i pavëmendshëm për Të).

12- Imami (a.s.) e hidhte dheun përmbi letrën e shkruar, për ta terur ngjyrën e shkrimit, dhe thoshte: Kjo është e lejuar . Kur dëshironte për të shënuar diçka, së pari shkruante: Bismil-lahir-rahmanir-rahim, inshaallah nuk e harroj dhe pastaj shkruante atë që dëshironte.

13- Nëse je duke folur për ndonjërin që është prezent, përmende me emrin e fisit (mbiemrit); dhe nëse nuk është prezent, atëherë përmende me emër.

14- Miku i çdonjërit është mendja e tij; armiku i çdonjërit është padituria e tij.

15- Shprehja e dashurisë dhe e respektit ndaj njerëzve është gjysma e mendjes.

16- Allahu nuk i do thashethemet, humbjen e mallit dhe kërkimin e çdo gjëje prej njerëzve.

17- Nuk do të përkryhet mendja e një myslimani, nëse nuk i zotëron këto dhjetë tipare: të shpresosh për të mirën, mos të bëhesh i sigurt prej të keqes, të mirën e të tjerëve ndaj teje ta konsiderosh si të madhe, të mirën tënde ndaj të tjerëve ta konsiderosh të vogël, të mos mërzitesh nga përmbushja e nevojave të atyre që kanë nevojë, të mos lodhesh nga të kërkuarit e diturisë gjatë tërë jetës, të preferosh varfërinë në vend të pasurisë në rrugën e Allahut, përuljen në rrugën e Allahut ta konsiderosh si më të epërm sesa të qenët i dashur në mesin e armiqve, të qenët i panjohur ta konsiderosh si më të epërm sesa të bërit i famshëm, dhe më kryesorja prej të gjithave, çdonjërin që e takon për herë të parë duhet ta konsiderosh si më të devotshëm dhe më të mirë se ti.

Page 430: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

430

Njerëzit ndahen në dy grupe: Më të mirë e më të devotshëm se ti dhe më të këqij e më të ulët se ti. Kur të takohesh me ndonjërin që është më i ulët se ti (sipas pikëpamjes sate), thuaj në vete: Ndoshta e mira e tij është e fshehtë dhe kjo është për të mirën e tij; ndërsa, mirësia ime është e zbuluar dhe kjo është në dëmin tim . Kur të takohesh me ndonjërin që është më i mirë dhe më i devotshëm se ti, duhet të bëhesh i përulur, që të mund të afrohesh tek ai. Nëse vepron kështu në këto dy raste, pozita jote do të lartësohet, mirësitë e tua do të pastrohen, emri yt do të përmendet dhe do të bëhesh i respektuari i kohës.

18- Një person e pyeti për kuptimin e ajetit Kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton atij , dhe Imami (a.s.) u përgjigj: Mbështetja i ka shkallët e veta. Shkalla e parë është mbështetja tek Ai për të gjitha punët; të qenët i kënaqur me të gjitha punët e Tij, të pranosh se nuk ka bërë padrejtësi ndaj teje në asnjë çështje apo mirësi dhe se gjykimi është në dorën e Tij. Atëherë, mbështetu dhe trego kënaqësi ndaj Tij në të gjitha punët. Shkalla tjetër është kjo: Të besosh në të padukshmen hyjnore, të cilën dituria jote nuk mund ta përfshijë; diturinë e të padukshmes duhet t ia lësh Allahut dhe urdhrave të Tij; duhet të mbështetesh tek Allahu në çdo të dukshme dhe ta padukshme.

19- Ahmed ibni Nexhmi e pyeti Imamin (a.s.) Çfarë është egoizmi që i zhvlerëson veprat? - ai u përgjigj: Egoizmi i ka shkallët e veta: ndonjëherë, egoizmi zbukuron veprat e këqija të njeriut dhe ai i sheh ato të bukura, ndien kënaqësi prej tyre dhe mendon se ka kryer vepra të mira; ndonjëherë, njeriu i beson Allahut dhe përmes kësaj shpreh mirënjohje për Allahun, ndërsa, njeriu ka borxh për t i shprehur mirënjohje Allahut edhe për imanin e tij.

20- Rrëfen Fazli: E pyeta Imamin (a.s.): Junus ibn Abdurrahmani beson se njohja e Allahut (marifet) është diçka që mund të arrihet. Dhe ai m u përgjigj: Jo, nuk është ashtu. Allahu ia jep njohjen atij që dëshiron. Disa i bën të qëndrueshëm dhe disave u jep amanet. Ajo që është e qëndrueshme, Allahu më nuk e merr mbrapa, ndërsa, ajo që jepet si amanet, do të merret mbrapa .

21- Rrëfen Safvan ibni Jahja: E pyeta Hz Rizën (a.s.): A kanë ndonjë rol robërit në njohjen e Allahut? - Imami (a.s.) tha: Jo, nuk kanë . Pastaj, e pyeta: A kanë ndonjë sevap në lidhje me këtë? -

Page 431: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

431

Imami (a.s.) tha: Po, kanë. Allahu u ka dhënë atyre edhe njohjen edhe sevapin .

22- Rrëfen Fuzajl ibni Jesari: E pyeta Hz Rizën (a.s.): A janë të krijuara veprat e robërve? - Imami m u përgjigj: Betohem në Allahun se ato janë të krijuara (sipas natyrës krijuese, jo sipas paracaktimit). Pastaj, Imami tha: Imani është për një shkallë më lart se Islami; devotshmëria është për një shkallë më e lartë se imani; njerëzve nuk u është dhënë asgjë më e lartë se bindja e sigurt .

23- E pyetën: Kush janë më të zgjedhurit e robërve? - ai u përgjigj: Më i zgjedhuri prej robërve është ai që ndien kënaqësi kur të kryejë ndonjë punë të mirë; që kërkon falje kur të kryejë ndonjë vepër të keqe, që falënderon kur të jepet ndonjë dhunti, që duron gjatë vështirësive dhe që fal kur të zemërohet .

24- E pyetën: Cila është shkalla më e lartë e mbështetjes tek Allahu? - ai u përgjigj: Të mos frikohesh prej askujt, përveç Allahut .

25- Është traditë dhënia e gostisë gjatë martesës.

26- Imani përmban katër shtylla: Mbështetja tek Allahu; tregimi i kënaqësisë ndaj caktimit të Allahut; dorëzimi ndaj urdhrit të Allahut dhe besimi i të gjitha çështjeve Allahut. Robi i sinqertë tha: Çështjen time ia besoj Allahut... Dhe Allahu e shpëtoi atë

(besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën (Mumin 44-45).

27- Mirëmbajini marrëdhëniet miqësore qoftë edhe me një gllënjkë uji. Mirëmbajtja më e mirë e marrëdhënieve miqësore bëhet duke mos u bërë padrejtësi të afërmve. Allahu ka thënë: O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim (Bekare, 264).

28- Pjekuria dhe dituria janë shenjat e të kuptuarit të thellë. Heshtja është njëra prej dyerve të urtësisë. Heshtja sjell dashurinë e respektin dhe është prijësi i çdo të mbare.

Page 432: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

432

29- Shpërblimi i atij që shkon mbas fitimit të furnizimit për familjen e tij është më i madh se shpërblimi i atij që shkon për të luftuar në rrugën e Allahut.

30- E pyetën Imamin (a.s.): Si jeni gdhirë? - ai u përgjigj: U gdhiva me një pakësim të jetës dhe një vepër të mbrojtur; vdekja është duke pritur përmbi kokë; zjarrin e kemi mbrapa duke na pritur dhe nuk dimë se çka do të bëjnë me ne.

31- Mos prit asnjë të mbarë, në çështjet e kësaj dhe të botës së ardhshme, prej atij që nuk e përmban sigurinë në bujarinë e tij, fisnikërinë në natyrën e tij, vendosmërinë në moralin e tij, nderin në veten e tij dhe frikën e Allahut në zemrën e tij.

32- Nëse ballafaqohen dy grupe, do të fitojë grupi i cili ka më shumë falje nga ana e Allahut.

33- Njeriu bujar e ha ushqimin e të tjerëve, me qëllim që të tjerët ta hanë ushqimin e tij. Por, njeriu koprrac nuk e ha ushqimin e të tjerëve, që të tjerët mos t ia hanë ushqimin e tij.

34- Për ne (Ehli Bejtin) është borxh mbajtja e premtimit të dhënë, njëjtë sikur që ka vepruar Hz Resulullahu (s.a.a.).

35- Do të vijë një ditë e tillë që rehatia do të përbëhet prej dhjetë pjesëve: Nëntë prej tyre do jenë qëndrimi larg prej njerëzve dhe një, heshtja.

36- Muammer ibni Haladi i tha Imamit (a.s.): Qoftë afër dita e shpëtimit (paraqitjes së Imam Mehdiut) , dhe Imami (a.s.) ia ktheu: O Muammer, ky shpëtim do të jetë shpëtimi juaj. Për mua ajo paraqet

një trastë brenda së cilës ndodhet një grusht elbi gryka e të cilit është e lidhur.

37- Sadakaja më e mirë është ndihma e të pafuqishmit.

38- Nuk mund ta arrijë të vërtetën e imanit robi që nuk i zotëron këto tri tipare: Të kuptuarit e thellë në fe, rregullimi i jetesës në një mënyrë të bukur dhe tregimi i durimit ndaj fatkeqësive.

Page 433: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

433

39- Imami (a.s.) i tha Ebu Hashim Daud ibni Kasum Xhaferiut: O Daud, për hir të Hz Resulullahut (s.a.a.), ne kemi të drejta mbi ju; edhe ju keni të drejta mbi ne. Të drejtat tona do të bëhen detyrim ndaj atij që i di dhe i njeh të drejtat tona. Nëse nuk i njeh këto të drejta, ne nuk kemi kurrfarë detyrimi ndaj personit të tillë.

40- Një ditë, Imami (a.s.) erdhi në kuvendin e Me munit dhe aty gjendej edhe Dhurrijasetejni (veziri Shiitë i Me munit). Ky i fundit kërkoi prej Imamit (a.s.) që të qartësojë se a është krijuar së pari dita apo nata, mbasi që ishin duke biseduar për këtë temë. Imami (a.s.) e pyeti: A dëshiron përgjigjen prej Librit të Allahut apo sipas asaj se si llogaritni ju? - Dhurrijasetejni tha: Së pari sipas mënyrës se si llogarisim ne . Atëherë Imami (a.s.) tha: Ju thoni se bota është në Tali1-në e gaforres ndërsa yjet janë në shkallën më të lartë .

Dhurrijasetejni tha: Po, ashtu është. Atëherë, Imami tha: Sipas kësaj del që kur Saturni gjendet në yjësinë e Peshores, Jupiteri

në yjësinë e Gaforres, Marsi në yjësinë e Bricjapit, Venera në yjësinë e Peshkut, Hëna në yjësinë e Demit dhe mbasi Dielli gjendet në yjësinë e Dashit, në atë kohë është ditë . Dhurrijasetejni tha: Po, ashtu është . Pastaj, Imami (a.s.) tha: Sipas Librit të Allahut, argumenti është ky: As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata ditën (Jasin, 40). Pra, dita i paraprin natës.

41- Rrëfen Ali ibni Shuajbi: Shkova te Hz Imam Riza (a.s.) për ta vizituar. Përreth tij kishte edhe njerëz tjerë, dhe Imami (a.s.) më pyeti: Kush e ka jetesën më të bukur? - unë ia ktheva: Ju e dini më së miri prej të gjithëve , dhe Imami (a.s.) u përgjigj: O Ali, jetesën më të bukur e ka ai që e zbukuron jetesën e tjetrit përmes jetesës së tij . Pastaj, më pyeti: O Ali, kush e ka jetesën më të keqe? - Unë prapë u përgjigja: Ju e dini më së miri prej të gjithëve . Atëherë, Imami (a.s.) tha: Ai, jetesa e të cilit nuk mund të ndikojë në rregullimin e jetesës së tjetrit . Pastaj, vazhdoi: O Ali dije vlerën e dhuntive (falëndero për dhunti), sepse, nëse nuk ia di vlerën, do të largohen prej teje dhe më nuk do të kthehen. O Ali, më i ligu prej njerëzve është ai që e kursen ndihmën e tij ndaj njerëzve, që ushqehet vetë (nuk thirr askënd në gosti) dhe ai që e rrah me kamxhik robin e tij.

1 Sipas shkencës së Astronomisë së vjetër, Tali paraqet një pjesë të yjësisë së zodiakut e cila përfshihet në kohën e caktuar në horizontin lindor. Kjo do të merret parasysh nëse dëshirohet që të bëhen llogaritjet për ndonjë gjë të caktuar

Page 434: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

434

42- Një njeri e takoi Imamin (a.s.) në Ditën e Bajramit Fitër dhe i tha Imamit (a.s.): Edhe unë e bëra iftarin sot me hurmën dhe me grimcat e dheut të varrit të Imam Hysejinit (a.s.). Atëherë, Imami (a.s.) i tha: E ke bashkuar traditën dhe bereqetin .

43- Imami (a.s.) i tha Ebu Hashim Xhaferiut: O Ebu Hashim, mendja është dhuratë prej Allahut. Edukata është diçka që arrihet duke u munduar; ai që i përballon mundimet, do ta përfitojë atë. Por, nëse mundohesh ta përfitosh mendjen përmes mundimeve, do të përfitosh vetëm paditurinë.

44- Rrëfejnë Ahmed ibni Ymeri dhe Hysejn ibni Jezidi: Shkuam tek Imam Riza (a.s.) dhe i thamë: Ne ishim të rrethuar me dhunti dhe rehati, por tani na u ndryshua gjendja; luteni Allahun që të na kthejë gjendjen e mëhershme . Imami (a.s.) tha: Çka dëshironi të bëheni? Mos ndoshta padishah? Ju dëshironi ta mbani rrugën e mez-hebit Shiitë dhe të bëheni sikur Tahiri (komandanti i ushtrisë së Me munit) dhe Hersemi (oficer i lartë i ushtrisë) . Unë i thashë: Jo, betohem në Allahun që nuk dua të dalë nga ky mez-heb edhe nëse më jepet tërë pasuria e kësaj bote dhe kjo nuk do të më bëjë të lumtur . Atëherë, Imami (a.s.) tha: Allahu Teala thotë: Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës (Sebe, 13). Gjenduni në supozimin e mirë për Allahun. Kush gjendet në supozimin e mirë për Allahun, Allahu do të veprojë ndaj tij sipas supozimit të tij. Kush tregon kënaqësi ndaj furnizimit të vogël, Allahu do t ia pranojë edhe veprën e vogël. Kush tregon kënaqësi ndaj mallit të paktë hallall, do t i zvogëlohen shpenzimet jetësore, familja e tij do ta arrijë rehatinë, Allahu do ta mësojë për problemet dhe zgjidhjet e kësaj bote dhe duke qenë në gjendjen e sigurisë në këtë botë, do ta dërgojë në botën e qetësisë.

45- Ibni Sikkiti1 e pyeti Imamin (a.s.): Cili është argumenti i njerëzve sot? Imami (a.s.) u përgjigj: Mendja, sepse përmes saj

1 Ibni Sikkit ishte njëri që e njihte mirë literaturën arabe dhe që ishte i njohur për mburrjen tij në lidhje me diturinë, lirinë dhe trimërinë Shiite. Mizori i kohës, Mutevekil Abbasi e pyeti: O Ibni Sikkit, a i do më shumë djemtë e mi apo Hasanin dhe Hysejnin?

- ky iu përgjigj: Betohem në Allahun se më shumë e dua Kanberin, shërbyesin e Aliut (a.s.) sesa ty dhe djemtë e tu . Për shkak të trimërisë

Page 435: Dhurate mendjeve

Imam Ali Riza (a.s.)

435

njeriu do të kuptojë e dëshmojë të vërtetën, e cila i atribuohet Allahut; dhe do të kuptojë e do të mohojë gënjeshtrën, e cila i atribuohet Allahut . Ibni Sikkiti tha: Betohem në Allahun, se kjo është përgjigjja e vërtetë .

46- Njëri nuk duhet ta puthë dorën e tjetrit, sepse, kjo vepër e ka kuptimin e adhurimit të tij.

47- Nëna puthet në gojë, motra në faqe dhe Imami në mes dy syve.

48- Nuk mund të kenë: koprraci rehati, xhelozi kënaqësi, gënjeshtari trimëri dhe ai që mërzitet shpejt, besnikëri.

dhe guximit të treguar në këtë rrugë, Mutevekil Abbasi dha urdhër që t i shkulet gjuha dhe të mbytet.

Page 436: Dhurate mendjeve
Page 437: Dhurate mendjeve

IMAM MUHAMED TAKIU (A.S.)

Page 438: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

438

FJALËT E TRANSMETUARA NGA IMAM MUHAMED TAKIU (A.S.) LIDHUR ME ASKETIZMIN, URTËSINË, KËSHILLAT

DHE TË NGJASHME

10.1 PËRGJIGJJA E IMAMIT (A.S.) LIDHUR ME PERSONIN QË KA QENË

NË IHRAM DHE KA MBYTUR NJË SHTAZË

Me muni vendosi ta martojë vajzën e tij, Umu l Fazl in, me Imam Muhamed Takinë (a.s.). Kur e dëgjuan këtë të afërmit e tij, u tubuan e i thanë Me munit: O Prijësi i Besimtarëve, për hir të Allahut, mos e nxirr prej familjes së Beni Abbasëve pozitën të cilën e zotërojmë dhe rrobat e famës që i kemi të veshura (Kalifatin). Ti e di mirë për mosmarrëveshjet tona të vjetra që i kemi me djemtë e Aliut .

Me muni tha: Heshtni, betohem në Allahun se nuk e pranoj fjalën e asnjërit në lidhje me të (Imam Muhamed Takiun a.s.)

Ata: O Prijësi i Besimtarëve, a po e marton vajzën tënde dhe dritën e syve të tu me njërin që nuk i di rregullat e fesë, që nuk mund ta ndajë hallallin prej haramit dhe farzin prej sunetit (në atë kohë, Imami (a.s.) ishte vetëm nëntëvjeçar). A nuk është më mirë për të pritur deri sa t i mësojë këto dhe të fitojë edukatë .

Me muni: Ai është më i dijshmi nga të gjithë ju në lidhje me dispozitat fetare. Ai di më mirë se ju për Allahun, të Dërguarin e Tij dhe gjykimet. Ai është më i epërm se ju në leximin e Kuranit, në shpjegimin e ajeteve të qarta dhe më pak të qarta, në interpretimin dhe komentimin e tij, në të jashtmen dhe të brendshmen e Kuranit, të anuluarin dhe të prerën e tij, dhe të përgjithshmen e të veçantën.

Page 439: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Takiu (a.s.)

439

Pyeteni atë për çfarëdo që dëshironi dhe nëse është ashtu si thoni ju, atëherë e pranoj fjalën tuaj. Nëse është ashtu si them unë, atëherë do të kuptojë se duhet të kalojë në vendin tuaj .

Atëherë, ata u larguan prej Me munit dhe shkuan e thirrën kryegjykatësin Jahja ibni Eksemin. I shpjeguan atij çështjen dhe i thanë që të përgatisë një pyetje të vështirë në lidhje me dispozitat fetare, përgjigjen e të cilit nuk do ta dijë Imami, kështu që i premtuan edhe dhurata të veçanta.

Pastaj, e caktuan ditën, i thirrën të gjithë para Me munit dhe i thanë atij (Me'munit): O Prijësi i Besimtarëve, a po lejoni që Jahja ibn Eksemi të parashtrojë një pyetje?

Me mun: O Jahja, parashtro pyetjen Ebu Xhaferit, në mënyrë që të kuptosh pozitën e tij të lartë në njohjen e dispozitave fetare .

Jahja: O Ebu Xhafer, Allahu të bëftë prej të sinqertëve. Çka thua për personin që gjendet në ihram (gjatë haxhit) dhe e mbyt një shtazë (gjuan gjahun gjatë gjuetisë)?

Imam Xhevadi (a.s.) u përgjigj në këtë mënyrë: A e ka mbytur brenda haremit apo jashtë? A ka qenë ndonjë i dijshëm apo i padijshëm? A e ka bërë me qëllim apo pa qëllim? A ka qenë i lirë apo rob? A ishte hera e parë apo ka bërë edhe më herët? A ishte gjahu ndonjë shpezë apo diçka tjetër dhe, nëse ka qenë shpezë, a ka qenë zogëz apo e mitur? A e ka bërë këtë me qëllimin e përsëritjes apo ka ndier pendim për këtë? A e ka bërë gjatë natës dhe përderisa shtaza ishte në folenë e vet apo e ka bërë ditën? Dhe, a ka qenë personi në ihramin e haxhit apo të umres?

Jahja u shtang nga habia kur i dëgjoi pyetjet e Ebu Xhaferit dhe të gjithë që ishin prezentë e kuptuan këtë.

Me muni: O Eba Xhafer, a mund të lexojmë hutben e martesës?

- Imami (a.s.) tha: Po, o Prijësi i Besimtarëve, mund ta lexosh . Atëherë, Me muni e lexoi këtë hutbe:

Falënderojmë Allahun, për pranimin e dhuntive të Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër, për të lartësuar madhështinë e Tij. Mëshira e Allahut qoftë për Muhamedin dhe Ehli Bejtin të tij, kur të përmendet emri i tij. Falënderimi për Allahun dhe përshëndetja për Pejgamberin e Tij; njëri prej gjykimeve të prera të Allahut ndaj krijesave të Tij është të bërit e tij të panevojshëm ndaj haramit përmes rrugëve të lejuara. Allahu Teala thotë: Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm (Nur, 32). Muhamed

Page 440: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

440

ibni Aliu (Imam Xhevadi a.s.) kërkon për martesë vajzën e Abdullahut (Me munit), Ummu Fazl in, caktoi 500 dërhem si shpërblim të martesës (Mehr) dhe unë e pranoj këtë martesë. O Eba Xhafer, a po e pranon këtë?

- Imami (a.s.) tha: Unë e pranoj këtë martesë me këtë

shpërblim të caktuar të martesës . Mbas ceremonisë së fejesës, Me muni organizoi një gosti të

dasmës, i shpërbleu të afërmit, funksionarët e lartë dhe zyrtarët shtetëror sipas pozitave dhe vendeve të punës së tyre.

Kur u shpërndanë shumica e tyre, Me muni tha: O Eba Xhafer! Nëse e sheh të përshtatshëm këtë, a mund të tregosh për shpagesën e atyre personave që i përmende më herët?

Imami (a.s.) tha: Nëse personi nën ihram që gjendet jashtë haremit (territori i ndaluar) e mbyt një gjah dhe nëse gjahu është një shpezë e madhe, si shpagesë duhet të presë kurban një dele. Nëse e ka bërë këtë brenda haremit, shpagesa është dyfishi i saj.

Nëse ka mbytur një zogëz të shpezës jashtë haremit, atëherë si shpagesë duhet të presë një dele që është ndarë nga qumështi; nuk ka nevojë të paguajë vlerën e zogëzës, sepse nuk e ka bërë këtë brenda haremit. Por, nëse e ka bërë, brenda haremit duhet të presë kurban një dele që është ndarë nga qumështi dhe të paguajë vlerën e zogëzës së shpezës.

Nëse ka mbytur një shtazë të egër jashtë haremit atëherë: Për zebrën shpagesa është një lopë, për strucin një deve femër. Nëse nuk ka mundësi për një gjë të tillë, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Nëse nuk ka mundësi edhe për një gjë të tillë, duhet të agjërojë tetëmbëdhjetë ditë. Nëse ka mbytur një lopë, shpagesa është një lopë; nëse nuk ka mundësi për një gjë të tillë, duhet të ushqejë tridhjetë të varfër; nëse nuk ka mundësi edhe për këtë, duhet të agjërojë nëntë ditë. Nëse ka mbytur një drenushë, shpagesa është një dele; nëse nuk ka mundësi për një gjë tillë, atëherë duhet të ushqejë dhjetë të varfër; nëse nuk ka mundësi edhe për këtë, duhet të agjërojë tri ditë.

Nëse këtë e ka bërë brenda haremit, dënimi do të jetë i dyfishtë: ...duke e bërë atë kurban për Qabe (Maide, 95). Ky është një e vërtetë detyruese.

Nëse e ka bërë këtë duke qenë nën ihramin e haxhit, atëherë Kurbanin që e dërgon për Qabe (Maide, 95) duhet ta presë te Mina,

aty ku njerëzit i therin Kurbanët. Por, nëse ka qenë nën ihramin e umres, atëherë kurbanin duhet ta presë në Meke, përreth Qabes. Mbasi që shpagesa është e dyfishtë për këtë, duhet të japë edhe sadaka aq sa është vlera e gjahut të mbytur.

Page 441: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Takiu (a.s.)

441

Nëse ka mbytur një lepur apo dhelpër, duhet të presë kurban një dele dhe të shpërndajë sadaka sa vlera e një deleje.

Nëse mbyt njërin prej pëllumbave të haremit, shpagesa është dhënia e një dërhemi si sadaka dhe blerja e ushqimit për pëllumbat e haremit në vlerën prej një dërhemi. Për zogëzën e pëllumbit shpagesa është gjysmë dërhemi dhe për vezën e pëllumbit, sadakaja është një e katërta e dërhemit.

Nëse një person që është me ihram ka bërë një punë pa pasur dijeni apo gabimisht, atëherë nuk ka shpagesë, përveç në rastin e mbytjes së gjahut. Për rastin e mbytjes duhet të paguajë shpagesën, qoftë me apo pa dije dhe gabimisht apo qëllimisht.

Shpagesa e robit do të paguhet nga ana e pronarit të tij dhe vlera e shpagesës do të jetë sa vlera e detyrimit të pronarit të tij, pra sikur ta ketë bërë atë pronari i tij. Për fëmijët e mitur nuk ka shpagesë.

Nëse personi në ihram vazhdon ta përsërisë këtë, atëherë Allahu do të hakmerret ndaj tij. Nëse në gjendjen e ihramit ia tregon gjahun ndonjërit tjetër që është në ihram dhe ky e mbytur atë, atëherë shpagesa bëhet detyrim për personin e dytë. Nëse nuk heq dorë nga kjo punë, shpagesa e tij do të shndërrohet në dënimin e botës së ardhshme. Por, nëse pendohet dhe e paguan shpagesën, atëherë nuk do të dënohet në botën e ardhshme.

Nëse pa pasur për qëllim gjuetinë, gjatë natës ia prish folenë e tyre, atëherë nuk ka kurrfarë detyrimi. Nëse e mbyt gjahun, qoftë natën apo ditën, shpagesa do t i bëhet detyrim.

Ai që e ka veshur ihramin për haxh, kurbanin do ta presë në Meke.

Me muni dha urdhër që të shkruhet ky hadith prej gjuhës së Imamit (a.s.). Pastaj, u kthye kah të afërmit që ishin kundër kësaj martese dhe u tha: A gjendet në mesin tuaj ndonjëri që mund të përgjigjet në këtë mënyrë? Të afërmit u përgjigjën: Vallahi nuk ka. Ti po e njeh atë më mirë se ne .

Atëherë, Me muni tha: Turp të keni! A nuk e dini se familja e tyre nuk është një familje e zakonshme? A nuk e dini se Hz Resulullahu (s.a.a.) pranoi emërimet e Hasanit dhe Hysejnit qysh në fëmijëri dhe se nuk pranoi emërimet e asnjërit fëmijë tjetër? Edhe babai i tyre, Aliu (a.s.), i besoi Resulullahut (s.a.a.) kur ishte në moshën nëntëvjeçare, se Allahu me të Dërguarin e Tij e pranuan besimin e tij duke mos pranuar besimin e asnjë fëmije tjetër dhe se Resulullahu (s.a.a.) nuk ka bërë thirrje në besim asnjë fëmije tjetër. Kjo familje është një familje e

Page 442: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

442

vetme që janë pasardhësit e njëri tjetrit dhe se pasardhësit i pranojnë gjërat e paraardhësve të tyre

10.2 NJË ÇËSHTJE INTERESANTE

Me muni i tha Jahja ibni Eksenit: Përgatite një çështje të rëndë për të pyetur Imam Muhamed Takinë (a.s.), që të mos mund të japë përgjigjen.

Jahja: O Eba Xheafer! Nëse një mashkull bën prostitucion me një prostitute, a mund të martohet me atë prostitute; a është e lejuar një gjë e tillë?

Imam Muhamed Taki (a.s.): Duhet të durojë përderisa të kuptojë se a është shtatzënë apo jo dhe përderisa të qartësohet a është shtatzëne prej tij apo ndonjë mashkulli tjetër. Sepse, sikur që ka bërë prostitucion me atë mashkull, ka mundur të bëjë prostitucion edhe me ndonjë mashkull tjetër. Mbasi që të qartësohet, mund të martohet me të. Kjo grua i përngjan një peme të hurmës që një person e ka ngrënë hurmën prej saj në mënyrë të ndaluar dhe më vonë e ka blerë atë hurmë dhe hurma është bërë hallall për atë person.

Kur e dëgjoi përgjigjen, Jahja më nuk foli. Atëherë, Imami (a.s.) i tha Jahjës: O Ebu Muhmed! Çka thua për një grua që në mëngjes e ka të ndaluar, para dreke të lejuar, gjatë drekës të ndaluar, mbas dreke të lejuar, gjatë iqindisë të ndaluar, gjatë akshamit të lejuar, në mesnatë e ndaluar, gjatë agimit e lejuar, mbasi që të lindë dielli, e ndaluar dhe prapë gjatë drekës e lejuar?

Jahja dhe të gjithë juristët e tjerë u habitën dhe nuk ditën si të përgjigjen.

Me mun: O Ebu Xhafer! Allahu të shenjtëroftë, na e shpjegoni këtë çështje.

Imami (a.s.): Kjo është e mundur në këtë mënyrë: Një mashkull e shikon një robëreshë që nuk është e lejuar për të dhe pastaj e blen atë-bëhet e lejuar; pastaj, e liron atë dhe bëhet e ndaluar për të; pastaj, martohet me të dhe bëhet e lejuar; pastaj bën zihar (i thotë asaj se shpina jote është sikur shpirti i nënën sime) dhe bëhet e ndaluar; pastaj paguan shpagesën e ziharit dhe bëhet e lejuar; pastaj e shkurorëzon një herë dhe bëhet e ndaluar; pastaj, heq dorë nga shkurorëzimi dhe bëhet e lejuar; pastaj, del nga feja Islame dhe bëhet e ndaluar; pastaj pendohet dhe kthehet në Islam dhe bëhet e lejuar përmes kurorëzimit të mëhershëm (pa pasur nevojë për një kurorëzim të ri). Sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) e pranoi kurorëzimin e vajzës së

Page 443: Dhurate mendjeve

Imam Muhamed Takiu (a.s.)

443

tij, Zejnebit; me Ebu l As ibni Rab-in, mbasi që ky i fundit u bë mysliman më vonë.

10.3 FJALËT E SHKURTRA

1- Njëri kërkoi këshillë prej Imamit (a.s.), dhe ky i tha: A do ta pranosh këshillën?

- Personi u përgjigj: Po, do ta pranoj .

Atëherë, Imami (a.s.) i tha: Bëje durimin jastëk për vete, mos u përmbaj nga varfëria, rri larg kënaqësive, kundërshto epshet e pasionet dhe dije që nuk mund të largohesh prej syrit të Allahut. Prandaj, ki kujdes për gjendjen që do të ndodhesh.

2- Allahu i shpalli njërit prej Profetëve: Heqjën dorë nga kjo botë (asketizmi) dhe të sigurojë një rehati paraprake. Shkëputja prej çdo gjëje dhe të drejtuarit kah Unë do të të bëjë ty të shenjtë për Mua. Së fundi, të gjitha këto janë për ty, por, a e ke armiqësuar armikun Tim dhe miqësuar mikun Tim .

3- Ishin duke ia çuar një pëlhurë për Imamin dhe në mes të rrugës plaçkitet pëlhura. Personi përgjegjës për pëlhurën i shkruan një letër Imamit (a.s.) dhe e informon për këtë ndodhi. Atëherë, Imami (a.s.) merr një copë letër dhe me duart e veta shkruan në këtë letër: Malli dhe shpirti ynë është prej Allahut, ato janë amanetet e ëmbla

dhe huazimet. Neve na bën të kënaqur dhe na bën që të përfitojmë prej asaj që Ai dëshiron. Merr prej nehs çka të dëshirojë duke na dhënë shpërblim dhe sevap për atë gjë. Nëse padurimi fiton ndaj durimit, nuk do të ketë shpërblim. Ne i mbështetemi Allahut nga kjo gjendjeje .

4- Kush bëhet dëshmitar i një pune dhe nuk e pëlqen atë punë, do të bëhet sikur ai që nuk është gjendur në atë punë. Kush tregon kënaqësi ndaj një pune në të cilën nuk gjendet, do të bëhet sikur ai që gjendet në atë punë.

5- Kush dëgjon një folës, do ta admirojë atë: nëse tema e fjalimit të folësit është Allahu, atëherë dëgjuesi do ta admirojë Allahun; nëse folësi flet për shejtanin, dëgjuesi do ta admirojë atë.

6- Rrëfen Daud ibn Kasimi: E pyeta Imam Xhevadin: Çka do të thotë Samed?

- Imami (a.s.) u përgjigj: Samed e ka kuptimin që nuk ka zbrazëtirë . Unë i thashë: Por, të tjerët thonë se Samed do të

Page 444: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

444

thotë që nuk e ka të brendshmen? - Imami (a.s.) tha: Çdo gjë që e ka të brendshmen, e ka edhe zbrazëtirën .

7- Rrëfen Ebu Hashim Xhaferi: Ditën kur u martua Imami (a.s.) me vajzën e Me munit, i thashë Imamit (a.s.): O i epërmi im, bereqeti i ditës së sotme është diçka, shumë e madh për ne . Atëherë, Imami (a.s.) tha: O Ebu Hashim, sot bereqetet e Allahut për ne janë shumë të mëdha . Unë i thashë: Ashtu është i epërmi im, çka duhet të them unë sot?

- Imami (a.s.) tha: Thuaje të mbarën, që të të arrijë e mbara . Unë i thashë: O i epërmi im, këtë do ta bëj me kujdes . Imami (a.s.) tha: Në këtë gjendje, do ta arrish udhëzimin dhe nuk do të shohësh asgjë përveç të mbarës .

8- Njërit prej miqve të tij, Imami (a.s.) i shkroi: Në këtë botë jemi të ndarë njëri prej tjetrit, por, në botën e ardhshme do të jenë bashkë të gjithë ata që u përputhen mendimet dhe besimet, kudo qofshin ata. Vendbanimi i vërtetë është vendbanimi i botës së ardhshme .

9- Shtyrja e pendimit është mashtrimi i vetvetes. Shtyrja e detyrimeve është çoroditje. Kërkimi i arsyetimit për të kryer mëkate kundrejt Allahut do të bëhet shkaktar i shkatërrimit. Vazhdimësia në kryerjen e mëkateve është përfundimi i të qenit i sigurt prej mosndëshkimit nga ana e Allahut: Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur (Araf, 99).

10- Gratë i zotoheshin Resulullahut (s.a.a.) në këtë mënyrë: Resulullahu e fuste dorën në një enë me ujë dhe e nxirrte jashtë, dhe

pastaj gratë vepronin në mënyrë të njëjtë. Këtë e bënin për të dëshmuar besimin e tyre në Allahun dhe premtimin e dhënë ndaj Resulullahut (s.a.a.).

11- Nëse e zbulon një gjë (punë) para se të bëhet e sigurt ajo gjë (punë), atëherë kjo do të bëhet shkaktare e prishjes së asaj gjëje (pune).

12- Besimtari ndien nevojë për të pranuar suksesin prej Allahut, këshilluesin prej një të afërmi dhe këshillën e këshilltarit.

Page 445: Dhurate mendjeve

IMAM ALI NAKIU (A.S.)

Page 446: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

446

FJALËT E TRANSMETUARA NGA IMAM ALI NAKIU (A.S.) PËR ASKETIZMIN, URTËSINË, KËSHILLAT DHE MORALIN E

BUKUR

11.1 LETRA E IMAM ALI NAKIUT (A.S.) PËR XHEBIRIN DHE TEVFIZIN1

DHE PËR RRUGËN E MESME (HADDI -I VASAT) NË MES TYRE

Kjo është letra e dërguar nga ana e Muhamed Ibni Aliut Përshëndetja, mëshira dhe bereqeti i Allahut qofshin për ju dhe

për ata që ju udhëzojnë drejt. Letra juaj mbërriti tek unë dhe i kuptova gjërat që i keni përmendur. Keni rënë në kundërshtim në lidhje me fatin:disa prej jush po besoni në vullnetin e lirë të plotë e disa në të kundërtën e saj. Kjo ka shkuar aq larg, sa që jeni bërë armiq të njëri tjetrit dhe i keni ndërprerë marrëdhëniet e ndërsjella. Dhe, së fundi keni kërkuar mendimin tim në lidhje me këtë çështje, të gjitha këto i kam të qarta.

Allahu ju mëshiroftë, ju duhet të dini se ne kemi shikuar në shumë hadithe dhe rrëfime që janë transmetuar, dhe, kemi parë se hadithet dhe rrëfimet që janë në duart e atyre që e njohin Allahun dhe e

1 Tevfiz do të thotë lërja e punëve në dorën e ndonjërit; Kaderij është një sekt i njohur në histori që nuk besonin se Allahu u ka dhënë në dorën e robërve të gjitha punët, pra njerëzit e kanë vullnetin e lirë të plotë. Ndërsa, të kundërtën e kësaj e pohojnë Xhebrijet, të cilët thonë se njeriu është i detyruar që të veprojë në punët e tij, pra njerëzit nuk e kanë fare vullnetin e lirë.

Page 447: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

447

pranojnë Islamin ndahen në dy grupe. Këto hadithe janë prej atyre që, ose duhet të pranohen si të vërteta ose duhet të refuzohen si të pavërteta. I tërë ummeti pranon se Kurani është një e vërtetë dhe se në këtë drejtim janë unanimë, pa pasur asnjë kundërshtim në mes veti. Të gjitha grupet kanë pranuar vërtetësinë dhe drejtësinë e Kuranit. Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Ummeti im nuk bashkohet në bazë të devijimit . Në këtë mënyrë, na ka bërë me dije se është e vërtetë çdo gjë për të cilën ummeti nuk ka rënë në kundërshtim për të cilën është unanim. Kurani është i vërtetë, ai ka zbritur nga ana e Allahut dhe për vërtetësinë e tij nuk ka asnjë mosmarrëveshje në mesin e ummetit. Prandaj, nëse Kurani e konfirmon një hadith dhe nëse një grup prej njerëzve ngrihen e e kundërshtojnë atë, atëherë është i pashmangshëm pranimi i atij hadithi në bazë të parimit të pranimit unanim të Kuranit nga ana e çdo personi. Në këtë gjendje, nëse ata nuk heqin dorë nga mohimi i atij hadithi, do të jenë të dënuar me daljen nga feja.

Hadithi i parë, të cilin e konfirmon dhe e dëshmon Kurani është hadithi i Hz Resulullahut (s.a.a.), që përputhet me Kuranin dhe që nuk është në kundërshtim me asnjë fjalë të tij: Unë po ju lë në mesin tuaj dy gjëra të çmueshme: Librin e Allahut dhe të afërmit e mi, Ehli Bejtin. Përderisa i përqafoni këta, nuk do të devijoni dhe këto të dyja nuk do të ndahen njëra prej tjetrës përderisa të takohen me mua te hauza i Kevtherit .

Si argument për vërtetësinë e këtij hadithi, kemi shumë ajete të çarta të Kuranit që e vërtetojnë këtë, si p.sh. Miku (i afërt) juaj është vetëm Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke qenë në ruku. E, kush ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e Allahut është ngadhënjyese. (Maide, 55-56)

Në lidhje me këtë çështje, dijetarët e Ehli Sunnetit kanë transmetuar se ky ajet është shpallur për Prijësin e Besimtarëve, Aliun (a.s.). Hz Aliu (a.s.) ka dhënë sadaka unazën e tij përderisa ishte në ruku gjatë namazit dhe Allahu e ka lavdëruar atë për këtë veprim. Pastaj, vërejmë se Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: I epërmi i kujt jam unë, edhe Aliu është i epërmi i tij , dhe në një vend tjetër ka thënë: Afërsia jote ndaj meje është sikur afërsia e Harunit ndaj Musës.

Vetëm mbas meje nuk do të ketë të dërguar . Në një hadith tjetër ka thënë: Mbas meje, Aliu do të paguajë borxhet e mia, do të mbetet besnik ndaj premtimeve të mia dhe është kalifi im për ju .

Hadithi i parë, që është burimi dhe origjina e haditheve tjera, është një hadith i saktë dhe i përkrahur prej të gjithëve; asnjëri nuk ka

Page 448: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

448

kundërshtuar në lidhje me këtë hadith; dhe në veçanti, ky hadith i nënshtrohet Kuranit. Mbasi që Kurani dhe hadithet e tjerë e konfirmojnë këtë hadith, atëherë ummeti duhet ta pranojë këtë hadith, me apo pa dëshirë. Këto hadithe i kanë argumentet e veta të qarta në Kuran; Kurani i përkrah ata dhe ata Kuranin. Përmbajtja e haditheve që ka ardhur më vonë prej Hz Resulullahut (s.a.a.), e njëjta ka ardhur edhe prej Imamëve (a.s.) të sinqertë dhe ato hadithe janë transmetuar si një grup i haditheve të famshme dhe të sigurta. Për këtë arsye, çdo besimtar dhe besimtare duhet t'u përmbahen këtyre haditheve në mënyrë obliguese; këto hadithe mund t i kundërshtojnë vetëm inatçinjtë, sepse fjalët e Ehli Bejtit janë të lidhura me fjalët e Allahut. Allahu Teala thotë: E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm (Ahzab, 57) (Kush e fyen Pejgamberin, e ka fyer Allahun; kush e fyen Ehli Bejtin e Pejgamberit, e ka fyer Pejgamberin).

Ngjashëm me këtë ajet, është hadithi i Pejgmaberit, ku thotë: Kush e fyen Aliun, më ka fyer mua; kush fyen mua, e ka fyer

Allahun; kush e fyen Allahun, do të bie pre e hakmarrjes së Allahut . Në një hadith tjetër ka thënë: Ai që e do Aliun, më ka dashur

edhe mua; ai që më do mua, ka dashur edhe Allahun . Në lidhje me fisin Beni Velia, ka thënë: Atyre që e donë

Allahun dhe të Dërguarin, do t ua dërgojë njërin prej meje, të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij; O Ali, shko tek ata .

Në luftën e Hajberit, ka thënë: Nesër do ta dërgoj kundër tyre një njeri të tillë, që e do

Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe që, Allahu dhe i dërguari i Tij e donë atë. Ai është një njeri i tillë, që vazhdimisht godet, nuk ikën nga fushëbeteja dhe nuk kthehet pa ia mundësuar Allahut fitoren përmes dorës së tij .

Në këtë mënyrë, Pejgamberi (s.a.a.) e dha sihariqin e fitores para se të dërgojë atë kundër armikut; tërë sahabet (mbrojtjet) ishin duke pritur me ankth se kush do të zbukurohet me këtë virtyt. Ditën e nesërme, Hz Resulullahu (s.a.a.) e thirri Aliun (a.s.) dhe e dërgoi kundër armiqve hebrenj dhe u bë i zgjedhuri i këtij virtyti. Atij ia dha nofkën Kerrar gajri ferra (që godet gjithnjë dhe që nuk ikën prej armikut) dhe ia dha tiparin e atij Që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij .

Këtë shpjegim e bëra me qëllim të konfirmimit të argumentit për temën e vullnetit të plotë e të lirë, vullnetin jo të lirë dhe rrugën e

Page 449: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

449

mesme. Ndihma dhe fuqia janë vetëm prej Allahut dhe tek Ai mbështetemi për të gjitha punët.

Temën do ta filloj me hadithin e Imam Sadikut (a.s.), i cili ka thënë:

As vullneti i lirë, as detyrimi. E vërteta gjendet në mes të këtyre të dyjave dhe ajo është rruga e mesme. Kjo përfshin: Shëndetin e trupit, rrugën e hapur, kohën e mjaftueshme dhe furnizimin, si p.sh. ekzistenca e mjetit bartës dhe shkakut drejtues të njeriut .

Të gjitha virtytet, Imam Sadiku (a.s.) i ka përmbledhur në këto pesë gjëra. Nëse, në ndonjërin prej këtyre pesë gjërave ka ndonjë mangësi, do të anulohet përgjegjësia e robit për shkak të asaj mangësie. Imam Sadiku (a.s.) u ka bërë të ditur njerëzve për esencën e gjërave, të cilat njeriu duhet t i hulumtojë në lidhje me vullnetin e lirë dhe të detyruar; këtë e ka konfirmuar edhe Kurani dhe Pejgamberi (s.a.a.) përmes fjalëve të qarta dhe të dëlira. Fjalët e Pejgamberit dhe të Ehli Bejtit nuk i kalojnë kufijtë e Kuranit. Prandaj, nëse transmetohen hadithet e sakta dhe shenjat e tyre hulumtohen në Kuran dhe nëse vërehet se Kurani përshtatet dhe i argumenton ato, atëherë është detyrim pasimi i tyre.

Siç e përmenda në fillim të letrës, këtë mund ta kundërshtojnë vetëm inatçinjtë. Dhe, ne shohim se fjala e Imam Sadikut (a.s.) për lirinë e plotë dhe detyrimin është një fjalë që dëshmohet përmes Kuranit dhe se hulumtimet në lidhje me mohimin e saj tregojnë se vërtetësinë e rrugës së mesme e dëshmon edhe Kurani.

Ekziston edhe një hadith që e konfirmon fjalën e Imam Sadikut: E pyetën Imam Sadikun (a.s.): A i ka detyruar Allahu robërit e tij që të kryejnë mëkate?

- ai u përgjigj: Allahu është shumë më i drejtë se kjo që thoni . Pastaj, e pyetën: Atëherë, a ua ka lënë punët në dorën e robërve?

- Imam Sadiku (a.s.) tha: Allahu është shumë më i aftë se kjo .

Në një hadith tjetër thuhet: Në lidhje me fatin, njerëzit ndahen në tri grupe: Disa mendojnë se punët janë lënë në duart e robërve; këta janë të shkatërruarit që e konsiderojnë si të dobët fuqinë e Allahut. Disa mendojnë se robërit janë të detyruar që të kryejnë mëkate dhe se janë të detyruar me disa punë për të cilën nuk kanë fuqi; këta e dinë Allahun si të padrejtë në gjykimin e Tij dhe këta janë të shkatërruar. Disa mendojnë se robërit janë të detyruar sipas fuqive dhe mundësive të tyre, dhe nuk kërkohet prej tyre asgjë jashtë mundësive të tyre; kur të bëjnë ndonjë mirësi, e falënderojnë Allahun,;kur të kryejnë ndonjë

Page 450: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

450

vepër të keqe, kërkojnë falje prej Allahut. Këta janë myslimanët e pjekur . Në këtë mënyrë, Imam Sadiku (a.s.) na ka bërë me dije se:

Kush e pason lirinë e plotë dhe detyrimin, e ka kundërshtuar të vërtetën .

Sipas kësaj dëshmie, ai që beson në detyrim, ka rënë në gabim dhe ai që pranon lirinë e plotë, do të kaplohet nga e pavërteta. Rruga e mesme zë vend në mes të këtyre dy besimeve.

Pastaj, Imami (a.s.) vazhdoi: Për të kuptuar më mirë këtë çështje, ai që e kërkon të vërtetën

dhe që të mund të hulumtojë më lehtë këtë çështje, do të përmendë disa ajete të qarta nga Kurani që e dëshmojnë vërtetësinë e tyre dhe disa shembuj të cilët i dëshmojnë mendjet. Ndihma dhe dëlirësia janë nga Allahu.

Sa i përket besimit të detyrimit, se besimtari nuk mund të shpëtojë nga bërja e gabimit, ky besim i detyron robërit e Allahut që të kryejnë mëkate dhe pastaj t i dënojë për ato mëkate. Kush mendon në këtë mënyrë, ai e di Allahun si të padrejtë në gjykimin e Tij dhe e ka kundërshtuar këtë fjalë të Tij: Zoti yt nuk i bën të padrejtë askujt (Kehf, 49).

Në një ajet tjetër, duke iu drejtuar banorëve të xhehenemit, Allahu thotë: Ky dënim është për shkak të asaj që kanë bërë duart tuaja, Allahu nuk është zullumqar ndaj robërve (Haxh, 10).

Në një ajet tjetër, thotë: Allahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre (Junus, 44).

Në lidhje me këtë ekzistojnë edhe shumë ajete, prandaj, kush mendon se është i detyruar për të kryer mëkate, mëkatin e vet ia ka përshkruar Allahut dhe Atij ia ka atribuuar dënimin e padrejtë. Kush i atribuon Atij dënimin, ka përgënjeshtruar Librin e Tij dhe kush e përgënjeshtron Librin e tij, është politeist; kjo, sipas vendimit unanim të ummetit.

Besimi në detyrim i ngjan këtij shembulli: Një pronar zotëron një skllav që nuk është pronari i asnjë malli dhe i shpirtit të tij. Duke ia ditur mirë gjendjen e këtij skllavi, pronari i skllavit e dërgon atë skllav në treg për të blerë ndonjë mall dhe nuk i jep para. Edhe vetë pronari e di shumë mirë që askush nuk do t i japë skllavit mall pa e paguar atë, dhe në anën tjetër pronari i këtij skllavi paraqitet si i drejtë, i mëshirshëm dhe prej atyre që nuk bëjnë padrejtësi. Dhe, përkundër faktit që nuk i ka dhënë skllavit para, ai edhe e kërcënon skllavin se nëse nuk e sjell atë mall, do ta dënojë. Skllavi i gjorë shkon në treg me

Page 451: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

451

duart e zbrazëta dhe kthehet te pronari i tij pa mallin e kërkuar. Atëherë, pronari i tij zemërohet dhe e ndëshkon.

Athua përputhet me drejtësinë dhe urtësinë ndëshkimi i pronarit të skllavit, edhe pse e di që skllavi nuk zotëron asgjë dhe nuk i ka dhënë para për të blerë atë mall? Nëse e ndëshkon skllavin, a nuk ka bërë padrejtësi pronari i skllavit? A nuk do ta zhvleftësojë ky veprim drejtësinë, mëshirën dhe urtësinë e pronarit? Nëse nuk e dënon, atëherë do ta përgënjeshtrojë veten, sepse më parë ka gënjyer kur ka thënë se do ta ndëshkojë. Asnjëra prej këtyre dy gjendjeve nuk përputhet me drejtësinë dhe urtësinë. Allahu është shumë më i lartësuar prej fjalëve të zullumqarëve.

Kush beson në detyrim, e ka pranuar Allahun si të padrejtë dhe e ka akuzuar Atë me padrejtësi dhe zbatues të dhunës. Në një gjendje të tillë, Allahu i ndëshkon njerëzit të cilët i ka detyruar. Kush supozon se Allahu i detyron robërit që të veprojnë jashtë vullnetit të tyre, për të ikur nga përshkrimi i padrejtësisë ndaj Allahut, do të jetë i detyruar për të thënë se Allahu e ka ngritur dënimin nga robërit e Tij. Kush mendon se Allahu nuk do t i dënojë mëkatarët, ka përgënjeshtruar premtimet e Allahut, sepse, Allahu ka thënë:

Po si jo! Atë që bën keq, do ta rrethojnë mëkatet e veta; ata do të jenë banorë të zjarrit ku do të mbesin përgjithmonë (Bekare, 81).

Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehenemit (Nisa, 10).

Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne do t ua ndërrojmë lëkurat me lëkura tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i plotfuqishëm, i drejtë dhe i urtë (Nisa, 56).

Lidhur me këtë ekzistojnë edhe shumë ajete tjera. Çdokush që i përgënjeshtron premtimet e Allahut, do të bëhet politeist, sepse e ka përgënjeshtruar ajetin e Allahut, për të cilin Allahu thotë:

A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni? Çka mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon në këtë mënyrë, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, dhe në Ditën e Gjykimit ata do të vihen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju. (Bekare, 85)

Besimi ynë është ky: Allahu do t i dënojë robërit e Tij për shkak të fuqisë që ua ka dhënë atyre dhe sipas veprave të tyre të kryera. Sipas fuqisë së dhënë, i urdhëron dhe i ndalon ata:

Page 452: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

452

Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë (Enam, 160).

Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). Allahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij (Ali Imran, 30).

Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi (Mumin, 17).

Këto janë disa prej ajeteve të qarta që i refuzojnë ata që besojnë në detyrim. Ekzistojnë edhe shumë ajete në lidhje me këtë temë, por për hir të moszgjatjes së temës, do të mjaftojë vetëm me kaq.

Sa i përket çështjes së lirisë së plotë, Imam Sadiku (a.s.) e ka shpallur si të pavërtetë këtë thënie: Allahu ua ka lënë në kompetencën e robërve të gjitha punët që i kryen përmes urdhëresave dhe ndalesave të Tij . Për ata që dëshirojnë që të hulumtojnë dhe ta analizojnë këtë fjalë, ekziston një vërejtje e mprehtë dhe e shkëlqyeshme nga ana e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit të Pejgamberit (s.a.a.), të cilët e kanë arritur udhëzimin e plotë. Në lidhje me këtë ata thonë: Sikur Allahu të kishte lënë në duart e robërve të gjitha punët, atëherë është dashur që Allahu të tregojë kënaqësi ndaj çdo zgjedhjeje të njerëzve dhe si rezultat i kësaj, nuk do të mund t i ndëshkonte ata për të bërat e tyre dhe nuk do të mund ta meritonin shpërblimin e Tij .

Në realitet, kjo thënie përfshin këto dy kuptime: Ose, robërit kanë bërë padrejtësi ndaj Allahut dhe e kanë detyruar Atë që t i pranojë besimet dhe mendimet e tyre, me apo pa dëshirën e Tij gjë kjo punë parasheh dobësinë dhe pafuqinë e Allahut; ose, e ka këtë kuptim: Allahu Teala nuk ka ndonjë fuqi me të cilën mund t i detyrojë robërit që t'i nënshtrohen urdhrave dhe ndalesave të Tij, dhe për këtë arsye ua ka lënë në vullnetin e tyre zbatimin e urdhrave dhe ndalesave. Pra, Allahu është i paaftë që t i nënshtrojë ata ndaj vullnetit të Tij dhe ua ka lënë atyre zgjedhjen e besimit apo të pabesimit.

Shembulli i kësaj shkolle juridike fetare është si në vijim: Një person merr për vete një skllav që do ta shërbejë, që do ta njohë pozitën e pronarit dhe që do t'u bindet urdhrave dhe ndalesave të tij. Pronari pretendon të jetë zoti i tij. Pastaj, gjendet në urdhërim dhe ndalim ndaj skllavit, duke premtuar shpërblim të madh për nënshtrim dhe dënim të ashpër për kundërshtim. Por, skllavi e kundërshton vullnetin e pronarit, nuk e zbaton urdhrin dhe ndalesën e tij dhe punon vetëm atë që dëshiron vetë. Mbasi që pronari i tij nuk ka fuqi për të

Page 453: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

453

ndikuar te skllavi në zbatimin e urdhrave dhe ndalesave, atëherë ia lë në dorën e tij të gjitha kompetencat dhe do të tregojë kënaqësi ndaj çdo vepre të tij, edhe nëse është në kundërshtim me dëshirën e tij. Skllavin e dërgon në një punë dhe ia qartëson të gjitha detajet por skllavi punon sipas dëshirës së tij. Kur të kthehet dhe pronari i tij të vërejë se ka punuar në kundërshtim me urdhrin e tij, do t i thotë: Pse ke punuar të kundërtën e asaj që kam kërkuar prej teje? - skllavi do t ia kthejë: Kam kompetenca, nuk fajësohet ai që ka kompetenca .

Atëherë, sipas këtij argumenti, liria e plotë është e papranueshme.

Po rrjedh që zgjidhja e çështjes qenka në njërën prej këtyre dy përfundimeve:

a) Pronari është zotërues i një fuqie me të cilën do ta nënshtrojë skllavin ndaj urdhrave dhe ndalesave të tij, duke bërë me dije për shpërblimin dhe dënimin për gjënë e ndaluar apo të urdhëruar. Dhe, për të plotësuar argumentin e tij ndaj skllavit, për t'i dhënë vend drejtësisë e mëshirës dhe për hir të nxitjes dhe kanosjes ndaj urdhrit dhe ndalesës së tij, do t ia bëjë me dije skllavit edhe për burimin e fuqisë dhe do t ia qartësojë shpërblimin dhe dënimin, duke e shpërblyer për nënshtrim dhe duke e ndëshkuar për shkak të mosdëgjimit dhe të largimit nga e ndaluara. (sigurisht që sipas kësaj na del se liria e plotë është e pavërtetë dhe se, çdo punë është në dorën e pronarit).

b) Pronari është i dobët e i pafuqishëm dhe për këtë arsye ia lë në dorë të skllavit të gjitha punët. Ai mund të veprojë mirë apo keq dhe të nënshtrohet apo jo; sepse, nuk mund ta ndëshkojë dhe ta shpërblejë atë. Nëse vërtetohet një dobësi e tillë, do të bjerë poshtë fuqia dhe pretendimi hyjnor dhe të gjitha pohimet lidhur me sevapin dhe ndëshkimin, do të zhvleftësohen. Ky përfundim është në kundërshtim me Kuranin, i cili thotë:

Allahu nuk është i kënaqur me pabesimin për robërit e Tij dhe do të jetë i kënaqur me ju nëse jeni mirënjohës ndaj Tij (Zumer, 7).

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm duke qenë myslimanë (Ali Imran, 102).

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as nuk dëshiroj që të më ushqejnë (Dharijat, 56-57).

Page 454: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

454

Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë ortak (Nisa, 36).

O ju që besuat, nënshtrojuni Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe mos e braktisni Kuranin, mbasi që t i dëgjoni ajetet dhe fjalët e tij (Enfal, 20).

Kush supozon se Allahu i ka lënë në duart e robërve urdhëresat dhe ndalesat, ia ka atribuuar pamundësinë Allahut dhe, e ka detyruar Atë që të pranojë çdo të mbarë dhe sherr të bërë nga ana e njerëzve. Për shkak të supozimit të tillë e ka konsideruar si të pavërtetë urdhrin, ndalesën, sihariqin dhe kanosjen e Allahut. Nëse ndonjërit i jepen kompetencat për ndonjë veprim, ai mund të veprojë atë çka të dojë, mund ta zgjedhë besimin apo pabesimin dhe nuk do të japë kurrfarë përgjegjësie për këtë. Çdokush që beson në lirinë e plotë në këtë mënyrë, ka zhvleftësuar të gjitha nxitjet, kanosjet, urdhrat dhe ndalesat, dhe për personin e tillë vlen ky ajet:

A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni? Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote; në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju (Bekare, 85).

Allahu është shumë më i lartësuar prej besimeve të lirisë së plotë.

Sa i përket besimit tonë, ne themi kështu: Allahu i krijoi njerëzit sipas fuqisë së Tij dhe atyre ua dha

fuqinë e robërimit. Pastaj, sipas vullnetit të Tij u gjend në urdhër dhe ndalesë ndaj tyre. Ka pranuar nënshtrimin ndaj urdhrave dhe ka treguar kënaqësi për këtë. Ka ndaluar në kryerjen e mëkateve ndaj Tij, zullumqarin e ka qortuar dhe i ka premtuar ndëshkim për këtë. Kompetencat për urdhërim dhe ndalim janë vetëm në duart e Allahut. Urdhëron dhe u ndalon robërve atë çka të dojë dhe i dënon sipas sasisë dhe fuqisë që u ka dhënë në lidhje me zbatimin e urdhrit dhe largimit prej të ndaluarës. Urtësia e Tij për drejtësi, mëshirë dhe kompetenca është e qartë; në këtë mënyrë, duke i frikësuar paraprakisht, i largon arsyetimet e njerëzve nda Tij dhe i bën të pavlefshme dëshmitë e tyre.

Zgjedhja e të Dërguarve i takon vetëm Atij. Robërve u dërgon vetëm atë që e zgjedh vetë, me qëllim të plotësimit të argumentit të Tij dhe arritjes së mesazhit të Tij deri te njerëzit. Allahu e zgjodhi Muhamedin (s.a.a.) për të përcjellë deri te njerëzit mesazhin e Tij. Për shkak të xhelozisë dhe mendjemadhësisë, disa prej popullit të tij thanë:

Page 455: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

455

Përse të mos i ketë zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh nga këto dy qyteteve (Mekke dhe Taif)?" (Zuhruf, 31).

Me këtë fjalë ata synonin Umejje ibni Ebu Salti dhe Ebu Mesudi Sekafi, që ishin të parët e Mekes dhe Taifit. Por, Allahu e zhvleftësoi zgjedhjen e tyre dhe nuk i pranoi pikëpamjet e tyre:

A mos e ndajnë ata mëshirën e Zotit tënd? Ne atyre u japim edhe mjete të nevojshme për jetë në këtë botë dhe Ne i lartësojmë njërin ndaj tjetrit nga disa shkallë, që disa t u shërbejnë të tjerëve. Porse, mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata tubojnë (Zuhruf, 32).

Për këtë arsye, Vetë e bëri zgjedhjen për zbatimin e çështjeve të Tij dhe e ndaloi atë që dëshiroi. Kush nënshtrohet, do të fitojë sevap; kush e kundërshton, do të ndëshkohet. Sikur Allahu të kishte lënë në kompetencën e tyre çështjet, atëherë është dashur të pranohen të zgjedhurit e Kurejshëve Ummeje b. Ebu Salt dhe Ebu Mesudi Sekafi. Sipas pikëpamjes së tyre, këta të dy ishin më të lartësuar. Me anë të këtij ajeti: Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë më të drejtë zgjedhjeje në atë çështje të tyre personale . (Ahzab, 36), Allahu u bën me dije besimtarëve se nuk u ka dhënë atyre leje zgjedhjeje për të udhëzuar në rrugën e drejtë, se duhet t'u nënshtrohen urdhrave që jepen përmes të Dërguarit të Tij dhe të largohen prej asaj që ndalon Allahu. Prandaj, kush i nënshtrohet Atij, do ta gjejë rrugën e drejtë; kush e mohon Atë, do të devijojë dhe do të bjerë në humnerë. Me dhënien e fuqisë ndaj besimtarit për të ikur nga ndalesa dhe për t u nënshtruar ndaj urdhrit të Tij, do të konsiderohet se është përmbushur argumenti dhe udhëzimi i Allahut ndaj besimtarit. Nëse nuk i përmbahet kësaj, Allahu do ta privojë nga sevapi dhe do t i dërgojë vuajtje.

Kjo pikëpamje është rruga e mesme e atyre dy besimeve; pra, as liria e plotë, as detyrimi. Po këtë pikëpamje, Prijësi i Besimtarëve, Aliu (a.s.), ia ka paraqitur Abaje ibni Rib i Esed-it. Abaje e pyeti Prijësin e Besimtarëve Aliun (a.s.) në lidhje me zotërimin e fuqisë dhe mundësisë.

Hz Aliu (a.s.): Po më pyet në lidhje me zotërimin e fuqisë dhe mundësisë; athua ti i zotëron ato pa ndërhyrjen e Allahut, apo të dy bashkë jeni zotërues të tyre?

Abaje heshti. Hz Aliu (a.s.): O Abaje, përgjigju në pyetjen time ! Abaje: Çka të them?

Page 456: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

456

Hz Aliu (a.s.): Nëse thua se të dy jeni zotërues të fuqisë, do të të vras ty (sepse, ky është besimi politeist); nëse thua se zotëron furinë pa ndërhyrjen e Allahut, prapë do të të vras (sepse, ky është pabesimi).

Abaje: Atëherë, çka të them, o Prijësi i Besimtarëve?

Hz Aliu (a.s.): Thuaj që Allahu është zotëruesi i fuqisë pa ty.

Nëse ti zotëron ndonjë fuqi, ajo është dhurata e Allahut ndaj teje. Nëse nuk të ka dhënë fuqinë, atëherë ajo është një fatkeqësi. Ai është zotëruesi i çdo gjëje që Ai ka bërë që ti ta zotërosh atë. A nuk ke dëgjuar njerëzit të thonë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah , duke kërkuar fuqi prej Allahut?

Abaje: O Prijësi i Besimtarëve, cila është domethënia e saj?

Hz Aliu (a.s.): Moskundërshtimi i Allahut është i pamundur pa ndihmën e Allahut. Pa ndihmën e Allahut as nuk mund të nënshtrohemi ndaj Tij, sepse ne nuk kemi fuqi për një gjë të tillë

Kur i dëgjoi këto fjalë, Abaje kërceu nga vendi dhe ia puthi dorën e këmbën e Hz Aliut (a.s.).

Edhe një rrëfim tjetër transmetohet nga Prijësi i Besimtarëve Aliu (a.s.):

Një person me emrin Nexhde u afrua te Hz Aliu (a.s.) dhe filloi për të parashtruar pyetje:

O Prijësi i Besimtarëve, si e ke njohur Zotin tënd?

Imami (a.s.): E njoha përmes fuqisë së dhuruar për të dalluar dhe mendjes që më udhëhoqi .

Nexhde: Athua, ti je krijuar sipas kësaj natyre?

Imami (a.s.): Sikur të isha krijuar në këtë mënyrë, atëherë nuk do të isha lavdëruar për ndonjë mirësi dhe nuk do të isha fajësuar për ndonjë të keqe. Madje, do të ishte më i denjë për t u fajësuar ai që bën mirë sesa ai që bën keq (sepse, ai që do të kishte bërë mirë, do ta kishte bërë atë jo pse e do atë por pse do të ishte i detyruar për ta bërë atë). Prej kësaj kuptova që Allahu është i Përhershëm dhe Prezent, dhe se të gjitha gjërat që janë paraqitur më vonë, mbas Tij, janë të ndryshueshme dhe të kalueshme. Në asnjë kohë, gjërat e përhershme nuk mund të bëhen sikur gjërat e ndryshueshme dhe kalimtare, të cilat paraqiten më vonë .

Nexhde: O Prijësi i Besimtarëve, po të shoh si njeri të urtë që po gjykon sipas drejtësisë .

Imami (a.s.): Unë jam zotëruesi i vullnetit të lirë, nëse bëj ndonjë të keqe në vend të mirësisë, do të ndëshkohem për atë vepër .

Edhe një rrëfim tjetër transmetohet prej Hz Aliut (a.s.): Gjatë kthimit nga Siria, ku u zhvillua beteja e Siffinit, u afrua një burrë i

Page 457: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

457

moshuar dhe i tha Hz Aliut: O Prijësi i Besimtarëve, a ishte prej caktimit dhe paracaktimit të Allahut shkuarja jonë për në Siri?

- Hz

Aliu (a.s.) tha: Po, o mixhë. Pa qenë caktimi dhe paracaktimi i Allahut nuk mund të dalim prej asnjë lumi dhe nuk mund të zbresim prej asnjë mali . Kur e dëgjoi këtë, plaku tha: Atëherë, o Prijësi i Besimtarëve, të gjitha vuajtjet e mia qenkan sipas caktimit dhe paracaktimit të Allahut .

Hesht , i tha Hz Aliu (a.s.) dhe vazhdoi: Allahu jua ka shtuar sevapin dhe shpërblimin e Tij duke shkuar, në ndalje gjatë ndalesave, në kthim gjatë kthimit, gjatë lëvizjes, gjatë pushimit në vendpushim dhe gjatë rrugës që jeni kthyer. Nuk keni qenë të detyruar dhe të shtrënguar për të kryer asnjërin prej këtyre veprave. Ty të është dukur se ky është një caktim dhe paracaktim i Allahut. Sikur të kishte qenë kështu, atëherë nuk do të kishte kurrfarë kuptimi sevapi dhe dënimi, sihariqi dhe frikësimi, dhe asnjëri nuk do të përgjigjej për veprën e kryer (çdo vepër do t'ia kishin përshkruar Allahut). Kjo është fjala e atyre që i adhurojnë idhujt dhe që e pasojnë shejtanin. Allahu u ka urdhëruar njerëzve që të veprojnë sipas vullnetit të tyre dhe u ka ndaluar përmes ndëshkimit me zjarr. Asnjëri nuk detyrohet për nënshtrim ndaj Tij dhe nuk mund ta poshtërojë Atë duke i bërë padrejtësi Atij. Ai nuk ka krijuar së koti qiejt, tokën dhe ato ndërmjet tyre. Ky është mendimi i atyre që e mohojnë Allahun. Prandaj, të kenë turp mohuesit për shkak të zjarrit të xhehenemit .

Kur i dëgjoi këto fjalë plaku, u ngrit në këmbë, ia puthi kokën e Prijësit të Besimtarëve, Aliut (a.s.) dhe filloi të lexojë këtë poemë:

Ti je një Imam i tillë, që me nënshtrim ndaj teje Shpresojmë mëshirën e Rrahmanit në ditën e çlirimit Ti na i qartësove gjërat e dyshimta të fesë Zoti të shpërbleftë me xhenet, nga ana jonë Tani më, për padrejtësitë e kundërshtimet Dhe për punët e shëmtuara, nuk kam më arsyetim. Sikur që po vërejmë, Prijësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) e ka

drejtuar popullin kah pasimi i Kuranit dhe kah mohimi i detyrimit dhe i lirisë së plotë. Sepse, ai që beson në detyrim dhe lirinë e plotë, ka besuar në të pavërtetën dhe e ka përgënjeshtruar Kuranin.

Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej pabesimit dhe devijimit. Ne nuk besojmë as në detyrim, as në lirinë e plotë. Ne besojmë në rrugën e mesme, të cilën e dëshmon Kurani dhe të cilit i besojnë Imamët udhëzues të Ehli Bejtit të Resulullahut (s.a.a.). Kjo rrugë e mesme bazohet në fuqinë dhe aftësinë të cilën na e ka dhënë Allahu me qëllim

Page 458: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

458

të sprovimit tonë. Përmes kësaj fuqie, që na ka dhënë, Allahu na ka bërë rob të Tij.

Shembulli i sprovimit përmes fuqisë së aftësive është sikur shembulli i një pronari që zotëron shumë mall dhe skllevër; që duke pasur njohuri për përfundimin e saj, u dhuron skllevërve të tij nga malli i tij, me qëllim të sprovimit të tyre. Pastaj, u bën me dije për vendet se ku mund të harxhojnë dhe u urdhëron që të harxhojnë. Po ashtu, u bën me dije edhe për vendet e papëlqyera për harxhim dhe u ndalon që të harxhojnë në ato vende. Ata kanë mundësi që të harxhojnë mallin në dy vende. Disa prej skllevërve e harxhojnë mallin në ato vende që i ka urdhëruar pronari i tyre dhe të tjerët në vendet e papëlqyera nga ana e pronarit. Pronari i vendos këta në një shtëpi të sprovave, u tregon atyre se kjo shtëpi është e përkohshme, se së shpejti do të shkojnë në një shtëpi tjetër ku do të mbesin aty përgjithmonë dhe aty sevapi ose ndëshkimi do të jenë të përhershëm. Nëse, skllavi e harxhon atë mall sipas asaj se si ka urdhëruar pronari i tij, do të fitojë sevapin e premtuar dhe do t i jepet shtëpia e përhershme. Por, nëse e harxhon mallin në mënyrën e papëlqyer dhe në vende të ndaluara, ai do të ndëshkohet me dënim të përhershëm. Pronari ka caktuar një kohë të kufizuar të mbetjes në shtëpinë e sprovave dhe mbasi që të plotësohet ajo kohë, malli do të kalojë në duart e tjetrit dhe një skllav tjetër në vend të këtij skllavi. Ndërsa, pronësia e pronarit ndaj skllavit dhe mallit është e përhershme (në asnjë kohë nuk mund të dalin kompetencat prej dorës së pronarit). Por, përderisa të mbushet koha e qëndrimit në këtë shtëpi të parë, ka premtuar se nuk do ta marrë mallin prej dorës së skllavit. Drejtësia, besnikëria, mëshira dhe urtësia janë tiparet që e përshkruajnë këtë pronar. Nëse, skllavi harxhon mallin në vendin e duhur, a nuk është e nevojshme që pronari i tij të mbetet besnik ndaj premtimit të dhënë, të gjendet në mirësi ndaj tij dhe ta shpërblejë me një shpërblim të vazhdueshëm në vendqëndrimin e përhershëm? Dhe, nëse skllavi e harxhon mallin në vendet e ndaluara dhe nëse vepron kundër urdhrave të pronarit, a nuk meriton që të ndëshkohet me dënimin e përhershëm, me të cilin e ka frikësuar më herët pronari i tij?

Nëse, në këtë gjendje e ndëshkon skllavin, nuk i ka bërë padrejtësi atij, sepse, ia ka bërë me dije për gjithçka dhe e ka informuar për të ardhmen. Dhe, tani duhet të realizohet sihariqi dhe kërcënimi i dhënë, përndryshe, i tillë duhet të jetë një pronar që është sundues dhe i fuqishëm.

Page 459: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

459

Në këtë shembull, pronari është Allahu, skllavi është njeriu i krijuar dhe malli është fuqia e Allahut që ia ka dhënë njeriut. Sprova simbolizon urtësinë dhe fuqinë. Vendi kalimtar është kjo botë. Malli i dhuruar skllavit nga ana e pronarit është fuqia që Allahu ia ka dhënë njeriut. Vendet ku duhet të shpenzohet malli simbolizon nënshtrimin ndaj profetëve dhe pranimi i gjërave që i kanë sjellë nga Allahu. Gjërat e ndaluara janë rrugët e shejtanit. Premtimi është dhuntia e përhershme te xheneti. Vendi i përkohshëm është kjo botë. Shtëpia ku do të mbetet përgjithmonë është Ahireti. Rruga e mesme është fuqia të cilën Allahu ia ka dhënë robit për t u sprovuar përmes aftësive të dhëna nga Allahu.

Shpjegimi i kësaj përmbahet në pesë veçori që i përfshijnë të gjitha virtytet e dhëna nga ana e Allahut dhe të cilët i ka përmendur Imam Sadiku (a.s.). Tani, me lejen e Allahut, do t i qartësojë ato pesë veçori përmes argumenteve nga Kurani.

11.1.1 Veçoria e trupit të shëndoshë Kuptimi i kësaj fjalie të Imam Sadikut (a.s.) ka të bëjë me

përkryerjen e trupit dhe të organeve shqisore të njeriut, qëndrueshmërinë e fuqisë së mendjes dhe fuqisë për të dalluar, dhe aftësinë e gjuhës për të folur. Në lidhje me këtë, Allahu ka thënë:

Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam (Isra, 70).

Në këtë ajet, Allahu na bën me dije se njeriut i ka dhënë fuqinë dalluese, mendjen dhe fuqinë folëse dhe i ka lartësuar kundrejt shtazëve që kullosin, që janë gjakatare dhe që jetojnë në ujë, si dhe prej shpezëve dhe prej krijesave që lëvizin dhe kuptojnë përmes organeve shqisore. Në kuran thuhet:

Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur (Tin, 4).

O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? - I Cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të dha formën që Ai dëshiroi! (Infitar, 6-8)

Ka edhe shumë ajete të ngjashme. Prandaj, dhuntia e parë, që Allahu ia ka dhënë njeriut është

shëndeti i mendjes dhe, epërsia e tij ndaj krijesave tjera është përkryerja e mendjes dhe të qenët zotërues i fuqisë së deklarimit. Sepse, çdo qenie, që është zotërues i lëvizjes në sipërfaqen e tokës, qëndron në këmbë përmes shqisave dhe inteligjencës, dhe e arrin

Page 460: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

460

përkryerjen. Për dallim prej tyre, Allahu ia ka dhënë njeriut aftësinë folëse, e cila nuk ekziston te qeniet tjera. Për hir të fuqisë folëse, Allahu e ngriti njeriun dhe e bëri sundues ndaj qenieve tjera; në mënyrë të tillë që njeriu urdhëron e ndalon, dhe qeniet tjera i nënshtrohen urdhrave dhe ndalesave të tij. Në lidhje me këtë, Kurani thotë:

Ai ua nënshtroi ato (shtazët) juve, që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që jua bëri. (Haxh, 37)

Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni) (Nahl, 14).

Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani. Në to ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni nga kullosa dhe kur në mëngjes i lëshoni për në kullosë. Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend të largët që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (Nahl, 5-7).

Mbasi që Allahu ia dha njeriut një krijim harmonik, aftësinë folëse, aftësinë për të dalluar të mirën nga e keqja dhe fuqinë për plotësimin e detyrimit, atij i bëri thirrje për bindje ndaj urdhrit të Tij. Për këtë, Kurani thotë:

Prandaj, sa të keni mundësi, ruajuni prej dënimit të Allahut, dëgjoni dhe binduni !(Tegabun, 16)

Allahu nuk e detyron asnjë njeri përtej mundësisë së tij (Bekare, 286).

Allahu nuk e ngarkon askënd më tepër, veçse me aq sa i ka dhënë (Talak, 7).

Ekzistojnë edhe shumë ajete të ngjashme. Nëse, Allahu ia merr njërin prej organeve shqisore, do ta anulojë edhe përgjegjësinë për atë organ. Për këtë arsye ka thënë:

Nuk ka mëkat për të verbrin, as për të çalin... (Nur, 61) Për njerëzit e tillë nuk vlen as detyrimi i xhihadit dhe këta janë

të liruar prej të gjitha punëve që i kryejnë me anë të atyre organeve. Edhe haxhin bashkë me zeqatin e ka bërë detyrim vetëm për personin i cili zotëron mall dhe fuqi, dhe nuk e ka bërë detyrim për personin e varfër. Prandaj, thotë:

Vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi deri tek ajo (Ali Imran, 97)

Page 461: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

461

Në lidhje me ziharin1 Allahu thotë: Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta,

e pastaj zmbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob... E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër (Muxhadele, 3-4).

Të gjitha këto janë argumente se Allahu kërkon përgjegjësi prej njeriut vetëm sipas sasisë së fuqisë që ia ka dhënë.

11.1.2 Veçoria e rrugës së hapur Me këtë nënkuptohet mosekzistimi i ndonjë pengese që e

parandalon njeriun që të veprojë sipas urdhrit të Allahut. Në lidhje me ata që nuk kishin mundësi shpërnguljeje prej Mekës dhe që nuk mund të gjenin rrugëdalje prej kësaj gjendjeje, Allahu thotë:

Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë për shpërngulje (Nisa, 98)

Për këtë arsye, Allahu bëri me dije se nuk ka vërejtje kundër atyre që janë të dobët dhe që nuk kanë mundësi shpërnguljeje, përderisa zemrat e tyre të jenë të mbushura me iman.

11.1.3 Veçoria e kohës së mjaftueshme Me këtë nënkuptohet kohëzgjatja e jetës së njeriut, brenda së

cilës njeriu është i detyruar që ta njohë Allahun, duke filluar prej kohës së pjekurisë, kur i jepet fuqia e dallimit të mirës prej të keqes, deri në kohën e vdekjes, praadaj, kush fillon të hulumtojë të vërtetën dhe vdes para se ta arrijë përkryerjen, ka vdekur me vdekjen e mbarë. Allahu Teala thotë:

Kush del prej shtëpisë, për të migruar drejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), shpërblimi i tij është padyshim tek Allahu (Nisa, 100).

Edhe nëse ky person nuk mund të arrijë që të veprojë plotësisht sipas rregullave të Allahut, prapëseprapë do ta marrë shpërblimin tek Allahu. Dhe, disa gjëra që Allahu ua ka ndaluar njerëzve të pjekur, nuk ua ka ndaluar të miturve. Lidhur me këtë, Allahu thotë:

1 Zihar është kur një burrë i thotë gruas së tij: shpina jote është sikur shpina e nënës ime , ose me fjalë tjera: ti je për mua sikur nëna ime

që e ka kuptimin e kërkimit të shkurorëzimit prej saj.

Page 462: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

462

Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre...dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet... fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra (Nur, 31).

Pra, fëmijët nuk i ka ndaluar që t i shikojnë stolitë e grave.

11.1.4 Veçoria e nevojës për furnizim Me furnizim nënkuptohet ushqimi i mjaftueshëm, që të jetë në

gjendje për t i kryer detyrimet hyjnore. Lidhur me këtë, Allahu thotë: Nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Çfarëdo që të

jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë Allahu e di shumë mirë. (Bekare, 273)

Allahu ka pranuar arsyetimin e atyre që nuk kanë mundësi për të dhënë, si dhe të atyre që nuk kanë furnizim dhe mjete bartëse për të shkuar në haxh, luftë, etj. Edhe sa i përket zeqatit, të varfrit janë të kursyer për të dhënë dhe atyre ua ka mundësuar një pjesë në mallin e të pasurve:

(Sadakanë)Jjepni për të varfrit që janë të angazhuar në rrugën e Allahut dhe që nuk kanë mundësi për të udhëtuar në tokë

(Bekare, 273). Në këtë mënyrë, të varfrit janë të kursyer prej obligimeve

financiare dhe nuk është kërkuar prej tyre që të përgatiten për ato gjëra për të cilat nuk kanë mundësi.

11.1.5 Veçoria e shkakut që e drejton njeriun në punë Ka të bëjë me nijetin, që njeriun e drejton në çdo punë. Organi

i tij shqisor është zemra. Prandaj, kush vepron sipas një feje, të cilën nuk e beson me zemër, vepra e tij nuk do t i pranohet nga ana e Allahut. Për këtë arsye Allahu ka thënë:

Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po Allahu e di mirë për atë që fshehin (Ali Imran, 167).

Më vonë, Allahu e shpall këtë ajet, me të cilin i kritikon besimtarët:

O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? (Saf, 2) Nëse, një njeri flet diçka me gojë dhe zemra e tij beson në atë

çka ka folur, atëherë nijeti i tij do ta detyrojë që të dëshmojë atë fjalë me vepër; nëse zemra e tij nuk i beson, nijeti i tij nuk do ta detyrojë të veprojë. Madje, edhe nëse vepron kundër besimit të tij, si pasojë e ndonjë pengese të jashtëm, Allahu do t ia pranojë nijetin e tij të pastër. Lidhur me Ammar Jasirin, Allahu thotë:

Page 463: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

463

Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtimin e atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim... (Nahl, 106)

Dhe, në lidhje me betimin e paqëllimtë thotë: Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të

paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër (Bekare, 225).

Prandaj, nëse të gjitha organet shqisore e pranojnë Kuranin dhe hadithet e Pejgamberit dhe nëse zemra, si zotërues i të gjitha organeve shqisore dhe i fuqisë për zbatim, pranon zbatimin e nijetit, atëherë asnjë organ shqisor nuk mund ta parandalojë zbatimin e saj.

Këto janë shpjegimet e pesë veçorive të cilat i ka përmendur Imam Sadiku (a.s.). Këto përfshijnë rrugën e mesme në mes lirisë së plotë dhe detyrimit. Nëse këto pesë veçori përmblidhen në trupin e njeriut, atëherë ai duhet të përmbushë gjithë urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (nuk ka arsyetim për braktisjen e tyre). Nëse mungon ndonjëra prej tyre, nuk do të bartë përgjegjësi për detyrimet e veçorisë së mangët.

Ekzistojnë argumente të shumta nga Kurani lidhur me sprovimin e njeriut përmes rrugës së mesme dhe duke zotëruar fuqinë përkatëse. Disa prej tyre janë këto:

Ne do t iu sprovojmë derisa të mos e dimë t i dallojmë luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët, madje do t i vejmë në sprovë edhe lajmet tuaja (Muhamed, 31).

Kurse, ata të cilët përgënjeshtruan ajetet tona, gradualisht do t i shpijmë në humbje, prej nga nuk e kuptojnë fare (Araf, 182).

Elif Lam Mim. A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? (Ankebut, 1-2)

Lidhur me nxitjet (fitne) që e kanë kuptimin e sprovës, Allahu thotë:

Me të vërtetë, ne e sprovuam Sulejmanin (Sad, 34) Padyshim, që ne e sprovuam popullin tënd mbas teje, dhe

ata i hodhi në humbje Samiriu (Taha, 85). Edhe thënia e Hz Musës (a.s.) është një shembull i asaj që thamë:

Zoti im!... Kjo është vetëm sprovë Jotja (Araf, 155). Këto janë ajetet që e vërtetojnë dhe e dëshmojnë njëri tjetrin. Ekzistojnë edhe ajete tjera që e përdorin shprehjen belva dhe

që e kanë kuptimin e njëjtë: Por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve (Maide, 48).

Page 464: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

464

Pastaj, për t'ju sprovuar, u zmbrapsi juve nga ata (Ali Imran, 152).

Ne i sprovuam ata sikur që i kemi sprovuar pronarët e kopshtit. (Kalem, 17)

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush do të bëheni më të mirë dhe më të sjellshëm (Mulk, 2).

Përkujto kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa fjalë (Bekare, 124).

Sikur të kishte dashur Allahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. (Muhamed, 4)

Të gjitha ajetet e Kuranit që përmenden me shprehjen belva, janë të llojit të tillë që u përmendën më lart. Të gjitha e kanë kuptimin e sprovës dhe ajete të tilla ka shumë. Këto ajete vërtetojnë sprovimin dhe provën. Allahu nuk i krijoi njerëzit së koti, nuk i ka lënë krye në veti dhe nuk e ka përzier zbavitjen dhe lojën në urtësinë e Tij. Ai thotë kështu:

A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne? (Muminun, 115)

Nëse, ndonjëri thotë: A i sprovon Allahu robërit e Tij, sepse nuk i njeh gjendjet e tyre? , ne i përgjigjemi: Jo, nuk është ashtu. Allahu e di edhe atë se çka do të veprojë robi, edhe para se të veprojë robi . Banorëve të xhehenemit, Allahu u drejtohet në këtë mënyrë:

Edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar (Enam, 28).

Qëllimi i sprovimit të tyre është të njoftuarit e tyre me drejtësinë dhe dënimi i tyre do të pasojë vetëm përmes veprimit dhe në bazë të fakteve. Në Kuran thuhet:

Dhe sikur t'i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij, ata do të kishin thënë: Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t'iu përmbaheshim fakteve të Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim (Taha, 134), dhe në një vend tjetër:

E Ne nuk e dënojmë askënd para se t'ia dërgojmë pejgamberin Tonë (Isra, 15).

Në lidhje me të dërguarit, thotë: Të dërguarit janë dërguar si përgëzues e kërcënues (Nisa,

165). Si përfundim, Allahu i sprovon përmes fuqisë së dhuruar nga

ana e Tij. Ja, ky është besimi i rrugës së mesme. Këtë rrugë e kanë miratuar edhe Kurani dhe Imamët e Ehli Bejti i Pejgamberit.

Page 465: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

465

Nëse na pyesin për kuptimin e ajetit: Allahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do (Ibrahim, 4) dhe të ngjashme, ne u përgjigjemi:

Ajetet e tilla mund të kuptohen në dy mënyra; E para është kjo: Këto ajete na bëjnë të ditur për fuqinë e Allahut. Pra, Allahu mund ta udhëzojë atë që do dhe të shpjerë në humbje atë që do. Por, nëse i detyron në udhëzim apo humbje, atëherë sikur që e shpjegova edhe më lart, më nuk do të jetë i nevojshëm sevapi dhe mëkati për ata.

Mënyra e dytë e kuptimit është kjo: Udhëzimi i Allahut do të thotë tregimi i rrugës së drejtë. Në lidhje me këtë, Kurani thotë: Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata preferuan verbërinë ndaj udhëzimit (Fusilet, 17). Pra, sikur të ishin detyruar në udhëzim, atëherë nuk do të kishin fuqi për të shkuar kah devijimi. Pra, ne jemi të urdhëruar që t i përqafojmë ajetet më pak të qarta (muteshabih) dhe mos të bëjmë dëshmi për ajetet e qarta (muhkem). Allahu thotë: Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë. E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre (Ali Imran,7). Në një vend tjetër, thotë:

Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit (Zumer, 18).

Allahu na mundësoftë neve dhe juve që të flasim fjalët e pëlqyera dhe me të cilat është i kënaqur Ai, si dhe të veprojmë sipas tyre. Na largoftë prej mosshprehjes së falënderimit ndaj Tij dhe ndaj mirësive të Tij.

Falënderimet e pafundme qofshin për Allahun, ashtu si e meriton në mënyrën më të bukur! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij të pastër!

Allahu na kënaq neve, sa mbështetës i bukur është Ai!

11.2 PËRGJIGJET E IMAM ALI NAKIUT (A.S.) NDAJ PYETJEVE

TË JAHJA B. EKSEMIT

Rrëfen Musa ibni Muhamedi ibni Riza (vëllai i Imam Ali Nakiut a.s.): U takova me Jahja ibn Eksemin në Dar ul Amme dhe më parashtroi disa pyetje. Pastaj, shkova te vëllai im për të kërkuar përgjigjet në ato pyetje. Këshillat e tij patën ndikuar në mua që të

Page 466: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

466

tregoj bindje ndaj tij dhe të jem më mendjemprehtë ndaj tij. I thashë Imamit: Shpirti im u bëftë kurban për ty. Ibni Eksemi kërkoi prej meje disa përgjigje në formën e shkruar . Duke buzëqeshur, Imami tha: A je përgjigjur në ato pyetje? Unë i thashë: Jo, nuk i di përgjigjet . Atëherë, tha: Cilat janë pyetjet? . Unë fillova t i lexoj një nga një pyetjet.

1- Ai i cili kishte dijeni nga Libri tha: Unë po ta sjell (fronin e Belkises) para se t i hapësh e t i mbyllësh sytë (Neml, 40). Athua, Profeti i Allahut kishte nevojë për diturinë e Asifit (veziri i Hz Sylejmanit)?

2- Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron dhe ata iu përulën (sexhde) atij

(Jusuf, 100). Si mund t i bëjnë sexhde Jusufit (a.s.), Jakubi dhe fëmijët e tij, duke qenë vetë Profet?

3- Nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty, atëherë pyeti ata që e lexojnë librin para teje (Junus, 94). Kujt i drejtohet Allahu në këtë ajet? Nëse i drejtohet Pejgamberit, atëherë a ishte në dyshim Pejgamberi? Nëse ka qenë ndonjë tjetër, atëherë kujt i është shpallur ky ajet?

4- Sikur të gjitha drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut (Lukman, 27). Cilat janë këto dete që përmenden në këtë ajet dhe ku gjenden?

5- Në lidhje me xhenetin, ajeti i Kuranit thotë: Aty do të kenë çfarë t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri (Zuhruf, 71). Shpirti i Ademit dëshiroi grurin dhe e hëngri. Atëherë, pse u dënua?

6- Ose i bën çift edhe meshkuj edhe femra (Shura, 50). Si është e mundur që Allahu t i martojë robërit me meshkujt, ndërsa të ndëshkojë popullin që e bën këtë?

7- Si është e mundur që në disa procese gjyqësore të pranohet dëshmia e vetëm një femre? Ndërsa, Allahu ka thënë: Këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj (Talak, 2)

8- Në lidhje me caktimin e gjinisë së disa personave, të cilëve nuk u dihet me siguri gjinia, Hz Aliu (a.s.) ka thënë: Shikoni se prej cilit kanal e bën urinën dhe sipas asaj do të marrin pjesë të trashëgimisë familjare . Athua kush duhet të shikojë gjatë kryerjes së urinës, sepse, nëse shikon mashkulli, mund të ndodhë që personi të jetë femër; nëse shikon femra, mund të ndodhë që personi të jetë mashkull. Të dyja këto raste nuk janë të lejuara dhe në anën tjetër nuk pranohet as deklarimi i vetëm atij personi, të cilit nuk i dihet gjinia.

Page 467: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

467

9- Një pronar i dhenve afrohet te bariu, të cilit ia ka besuar dhentë, dhe në atë moment vëren se bariu gjendet në marrëdhënie seksuale me njërën prej deleve të tij. Kur e vëren këtë bariu, largohet në një skaj dhe ajo dele shkon e përzihet me delet tjera. Si duhet ta therim këtë dele? A është hallall apo haram mishi i saj?

10- Pse Kurani lexohet me zë gjatë namazit të sabahut, kur namazi i sabahut është prej namazeve të ditës, ndërsa me zë lexohen vetëm namazet e natës?

11- Hz Aliu (a.s.) i tha Ibn Xhurmuzit: Përgëzojeni vrasësin e Ibni Safijes (vrasësin e Zubejrit) me zjarr . Pse nuk e mbyti Hz Aliu (a.s.) atë vrasës, mbasi që ai ishte Imam?

12- Pse në luftën e Sifinit Hz Aliu (a.s.) dha urdhër që të vriten ushtarët e armikut që sulmojnë, që arratisen dhe që plagosen, ndërsa, në luftën e Xhemelit nuk dha urdhër që të vriten ata që arratisen dhe që janë të plagosur, dhe tha: Ata që shkojnë në shtëpi dhe e braktisin armën në tokë, janë të sigurt . Pse Hz Aliu (a.s.) veproi në këtë mënyrë? Nëse gjykimi i parë është i drejtë, atëherë i dyti është i gabuar.

13- A zbatohet dënimi ndaj një mashkulli që ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër (homoseksualizëm), apo nuk zbatohet?

Imam Ali Nakiu (a.s.) i tha vëllait të tij të shkruajë: Bismil-lahir-rahmanir-rahim

Allahu të udhëzoftë në rrugën e drejtë. E pranova letrën tënde dhe e pashë që je munduar për të gjetur ndonjë të metë në anën tonë dhe për të na sprovuar. Allahu të shpërbleftë sipas nijetit. Tani dëgjo mirë përgjigjet dhe mundohu t i kuptosh mirë. Sepse, mbas këtij shpjegimi, për ty është plotësuar argumenti i udhëzimit.

1- Sa i përket atij i cili kishte dijeni nga Libri , ai ishte Asif ibni Berhija. Hz Sylejmani nuk ishte i painformuar për atë që ai kishte dijeni, por, qëllimi i Sylejmanit ishte njoftimi i ummetit të tij, prej xhinëve dhe njerëzve, me udhëzuesin e tyre mbas tij. Ajo dituri ishte prej diturisë së Sylejmanit dhe sipas urdhrit të Allahut, i është dhënë si amanet Asifit, në mënyrë që të mos kundërshtojnë Imametin dhe udhëheqjen e tij. Në mënyrë të njëjtë është bërë njoftimi i njerëzve për diturinë e Hz Sylejmanit (a.s.) gjatë kohës sa ishte ende në jetë Hz Daudi (a.s.). Qysh atëherë, kjo dituri i është dhënë Hz Sylejmanit.

Page 468: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

468

2- Sa i përket sexhdes së Jakubit (a.s.) dhe fëmijëve të tij ndaj Jusufit (a.s.); sexhdeja e tyre ka të bëjë me shfaqjen e nënshtrimit ndaj Allahut dhe dashurisë për Jusufin (a.s.). As sexhdeja e engjëjve nuk ishte për Hz Ademin, por me këtë i shprehën dashurinë e tyre ndaj Hz Ademit. Prandaj, sexhdeja e Jakubit (a.s.), e fëmijëve të tij dhe të Hz Jusufit (a.s.) bashkë me ata ishte në shenjë falënderimi ndaj Allahut për bashkimin e tyre mbas një kohe të gjatë. A nuk po vëren se Hz Jusufi (a.s.), në lidhje me këtë sexhde, po i thotë Allahut: Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, dhe më ke mësuar komentimin e ëndrrave (Jusuf, 101).

3- Në këtë ajet: Nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty, atëherë pyeti ata që e lexojnë librin para teje , Allahu i drejtohet Pejgamberit. Dhe, Pejgamberi nuk ka kurrfarë dyshimi në shpalljen që i zbritet atij. Por, të padijshmit thoshin: Pse Allahu nuk caktoi për profet njërin prej engjëjve dhe nuk ka caktuar asnjë dallim në mes nesh dhe profetit në lidhje me ushqimin, pijen dhe shëtitjen në treg? Allahu i thotë të Dërguarit (s.a.a.) të pyesë ata që i kanë lexuar librat hyjnorë më herët, se a ka dërguar Allahu ndonjë profet që nuk ka ngrënë, nuk ka pirë dhe nuk ka shëtitur nëpër tregje? - sepse, edhe ti je njëri prej profetëve.

Pjesa e ajetit ku thotë: Nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty

nuk ka të bëjë me atë se Pejgamberi është në dyshim, por vetëm ka të bëjë me të qenit i drejtë ndaj palës tjetër me rastin e polemikës. Edhe në ajetin e mallkimit, Allahu thotë: (O Muhamed) thuaj: Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve (Ali Imran, 61).

(Padyshim që të krishterët ishin duke gënjyer, këtu nuk ka dyshim fare) Sikur të kishte thënë ta hedhim mallkimin e Allahut ndaj jush, nuk do të kishin pranuar ta mallkojnë njëri tjetrin. Allahu e dinte se Pejgamberi ishte duke kryer obligimin e besuar të misionit të Tij dhe se nuk është prej gënjeshtarëve. Edhe vetë Pejgamberi besonte bindshëm se është duke folur të vërtetën; por, dëshironte të fliste në mënyrë të paanshme.

4- Sa i përket ajetit: Sikur të gjitha drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut . Po, ashtu është; sikur të

Page 469: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

469

gjitha drutë e tokës të ishin bërë lapsa, deti të bëhet ngjyrë shkrimi dhe ti shtohen edhe shtatë dete tjera, dhe burimet të shpërthejnë prej Tokës, fjalët e Allahut nuk do të mbaronin ndërsa detet do të shtirreshin. Ato shtatë dete janë: Kibrit, Nemr, Berehut, Taberije, Bahravni, burimi i Masebzanit, burimi i Lisanit. Ndërsa, ne jemi fjalët e Allahut, të cilëve nuk u harxhohen virtytet dhe virtytet e të cilave nuk mund të arrihen.

5- Sa i përket xhenetit, padyshim që aty ka kënaqësi të shumta që i dëshiron epshi dhe që i sheh syri, si dhe gjëra të shumëllojshme për ushqim dhe pije. Të gjitha këto kanë qenë të lejuara për Ademin. Allahu e ndaloi Ademin dhe gruan e tij prej drurit të xhelozisë. Këtë ua kishte ndaluar atyre me qëllim të mosshikimit të krijesave tjera me syrin e epërsisë. Mirëpo, Hz Ademi kishte harruar këtë këshillë dhe i shikoi ata me sytë e xhelozisë, kështu që Allahu nuk e gjeti Ademin të vendosur.

6- Kuptimi i këtij ajeti Ose i bën çift edhe meshkuj edhe femra

është ky: Njeriut mund t i lindë djali ose vajza. Nëse vijnë bashkë në këtë botë, atyre u thuhet çift. Çdonjëri konsiderohet si çifti i tjetrit (pra, nuk kemi të bëjmë me martesën dhe kuptimi i ajetit është ky: Ose u fal çift, meshkuj e femra ). Nuk është synimi i Allahut që njerëzit të përlyhen me mëkatet e mëdha, ashtu sikur që pretendon ti. Kush i punon këto, do të përballet me një ndëshkim të rëndë. Në

ditën e kiametit, atij i dyfishohet dënimi dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë . (Furkan 68-69). Përpos, nëse pendohet dhe kërkon falje.

7- Sa i përket dëshmisë, vetëm të një femre, ajo ka të bëjë me rastin e dëshmisë së mamisë së besueshme gjatë lindjes së foshnjës. Ajo dëshmon se a është e gjallë apo e vdekur foshnja e porsalindur. Por, nëse nuk mund t i besohet një mamie të tillë, atëherë duhet të dëshmojë edhe një grua. Për shkak të pamundësisë së çështjes, dy gra do të llogariten në vend të dy personave, sepse, këtu mashkulli nuk mund të kryejë detyrën e gruas. Nëse nuk mund të gjendet edhe një grua për të dëshmuar bashkë me atë maminë e pabesueshme, atëherë pranohet dëshmia e saj përmes betimit.

8- Është e saktë thënia e Hz Aliut (a.s.) në lidhje me përcaktimin e gjinisë. Kjo bëhet në këtë mënyrë: Njerëzit e besueshëm qëndrojnë përpara pasqyrës dhe personi të cilit i përcaktohet gjinia

Page 470: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

470

qëndron lakuriq mbrapa tyre. Dëshmitarët e shikojnë në pasqyre dhe dëshmojnë në lidhje me gjininë.

9- Sa i përket bariut, nëse e njeh atë dele, duhet ta therë dhe ta djegë; nëse nuk e njeh, e përcakton përmes tërheqjes së shortit në këtë mënyrë: Dhentë i ndan në dy pjesë dhe e gjuan shortin. Në cilën anë bie shorti, pjesa tjetër do të shpëtojë. Pastaj, do të ndajë në dy pjesë tjera, përderisa të mbeten dy dele. Në cilën prej tyre bie shorti, do ta therë dhe pastaj do ta djegë. Në këtë mënyrë do të shpëtojnë delet tjera.

10- Namazi i sabahut falet me zë të lartë, sepse, Pejgamberi (s.a.a.) e falte atë kah errësira e fundit e natës dhe për këtë arsye leximi i namazit të sabahut hyn në dispozitën e namazit të natës.

11- Sa i përket fjalës së Hz Aliut: Përgëzojeni vrasësin e Ibni Safijes me zjarr , ky ishte përgëzimi i mëhershëm i dhënë nga ana e Hz Pejgamberit (s.a.a.). Vrasësi ishte pjesëtari i harixhive që kishte marrë pjesë në luftën e Nehrivanit. Hz Aliu (a.s.) nuk e mbyti në Basra sepse e dinte se do ta vriste në luftën e Nehrivanit.

12- Sa i përket vrasjes së sulmuesve, të arratisurve dhe të plagosurve në luftën e Sifinit, ndërsa në luftën e Xhemelit vetëm të sulmuesve, sekreti i kësaj qëndron në këtë:

Në luftën e Xhemelit, ishin vrarë udhëheqësit dhe komandantët e anës kundërshtare (Talha dhe Zubejri), kështu që nuk kishte më kush t i nxiste ushtarët që të luftonin. Ata e kishin braktisur luftën dhe ishin duke shkuar në shtëpitë e tyre. Ata ishin pajtuar me humbjen dhe më nuk qe detyrim që të luftohej kundër tyre, ngase, ata nuk kishin ndërmend që të përforcohen dhe të luftojnë përsëri kundër Hz Aliut (a.s.). Në luftën e Sifinit, kundërshtari ishte duke u kthyer në luftë sërish. Ata ishin duke shkuar për t u bashkuar me një ushtri të përgatitur dhe në drejtim të një komandanti që ishte i pajisur me armë, parzmore, shtiza, shpata, furnizim, ilaçe për të plagosurit, shërim të plagëve, kafshë bartëse për ushtarët dhe uniforma. Hz Aliu (a.s.), duke ditur për qëllimin e tyre dhe dispozitën për luftën kundër besimtarëve në njësinë e Zotit, vërejti se nuk kishte barazi në mes këtyre dy grupeve duke ua shpjeguar të vërtetën dhe nuk kishte më zgjidhje tjetër për ata që nuk u penduan.

Page 471: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

471

13- Sa i përket mashkullit (homoseksual) që është penduar për veprën e bërë; nëse nuk ka ndonjë dëshmitar dhe pranon me vetë dëshirën e tij, Imami i autorizuar për dënim nga ana e Allahut mund t'i dhurojë falje atij personi. A nuk ke dëgjuar këtë fjalë të Hz Sylejmanit? Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh . (Sad, 39).

Dije që kemi dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet e tua.

11.3 FJALËT E SHKURTRA DHE KËSHILLAT PËR URTËSINË, ASKETIZMIN DHE TË TJERA

1-Njërit prej miqve të tij, i tha: Shko fajësoje filan personin dhe thuaj: Nëse Allahu ia do të mbarën e ndonjë robi, do t ia dhurojë kur të fajësohet .

2- Mutevekkili ishte betuar se, nëse Allahu ia kthen shëndetin, do të japë sadaka shumë mall. Kur u shëndosh, i pyeti dijetarët për sasinë e duhur që duhet të shpërndajë, në mënyrë që të llogaritet se ka shpërndarë shumë mall. Ata filluan të debatojnë dhe nuk erdhën në përfundim për sasinë e duhur që duhet shpërndarë. Atëherë Mutevekkili shkoi tek Imam Ali Nakiu (a.s.).

Imami (a.s.) i tha: Duhet të shpërndash tetëdhjetë dërhem . Kur e pyeti për argumentin, Imami (a.s.) iu përgjigj: Allahu i ka thënë Pejgamberit: Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja (Tevbe, 25). Ne kemi numëruar betejat e Pejgamberit dhe shuma e tyre është tetëdhjetë; këtë sasi, Allahu e ka konsideruar si shumë . Mutevekkili u tregua i kënaqur me këtë përgjigje dhe shpërndau tetëdhjetë dërhem.

3- Ekzistojnë disa vende, ku Allahu ka dëshirë që robi ta thërrasë Atë. Kush lutet në ato vende, lutja e tij do të pranohet. Njëri prej atyre vendeve është tyrbja e Hysejinit.

4- Kush ruhet prej Allahut, do të ruhen prej tij. Kush i nënshtrohet Allahut, do t'i nënshtrohen atij. Kush i nënshtrohet krijuesit, nuk frikohet prej zemërimit të krijesës. Kush e zemëron Allahun, duhet të besojë bindshëm se krijesa do ta zemërojë.

Page 472: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

472

5- Allahu nuk mund të përshkruhet ndryshe, pos siç e ka përshkruar veten Allahu. Si është e mundur që të përshkruhet Allahu, kur organet shqisore nuk mund ta ndiejnë Atë? Është afër kur është larg dhe është larg kur është afër. Ai ka krijuar, por nuk pyetet se çfarë është Ai. Ka sjellë në ekzistencë pozitën, por nuk mund të pyetet ku është. Ai është larg prej cilësimit dhe pozitës. Është tek dhe i vetmi. Madhështia e Tij është e madhe dhe emrat e Tij janë të shenjtë.

6- Rrëfen Hasan ibni Mesudi: Shkova tek Imam Ali Nakiu (a.s.). Atë ditë e pata vrarë gishtin dhe më pat goditur një shtazë në shpinë. Pata hyrë në një vend ku ishte një turmë e njerëzve dhe duke kaluar midis tyre më ishin shqyer rrobat. I tregova këto Imamit dhe thashë: Oj ditë, Allahu më largoftë prej meje sherrin tënd; sa ditë e keqe që je !

Imami(a.s.) tha: O Hasan, a edhe ti që ke afërsi me ne je duke folur fjalë të tilla dhe po e fajëson tjetrin me fajin tënd?

Hasani: O i epërmi im, tani (kur më qortove) e kuptova se gabova. Kërkoj faljen e Allahut !

Imami (a.s.): O Hasan, çfarë faji kanë ditët që ua hedh fajin për arritjen e ndëshkimeve ndaj veprave të tua?

Hasani: O nipi i Resulullahut, kërkoj falje prej Allahut të përhershëm, ky është pendimi im .

Imami (a.s.): Betohem në Allahun se nuk keni dobi prej këtyre fyerjeve; Allahu ju ndëshkon për shkak të të folurit të keq ndaj të pafajshmëve. O Hasan, a nuk e di se Allahu është Ai që dënon dhe që shpërblen në këtë dhe në botën e ardhshme për shkak të përfundimeve të veprave tona?

Hasani: Po, o i epërmi im . Imami (a.s.): Atëherë, mos e përsërit edhe njëherë dhe mos

beso që ditët luajnë ndonjë rol në vendimet e Allahut .

7- Kush e konsideron veten të sigurt prej dënimit të ashpër dhe kurtheve të Allahut, do të tregojë kryelartësi; në fund do të kapet nga vendimi i Tij i vlefshëm dhe nga përcaktimi i Tij. Kush i përmbahet një argumenti të qartë nga ana e Allahut, fatkeqësitë e kësaj bote do t i duken të lehta, edhe nëse ia copëtojnë trupin e tij.

8- Rrëfen Daud u Sarmi: Imami (a.s.) më urdhëroi shumë gjëra dhe në fund më tha: Më trego tash se çka do të thuash? Unë ia

Page 473: Dhurate mendjeve

Imam Ali Nakiu (a.s.)

473

përsërita fjalë për fjalë të gjitha që më kishte urdhëruar. Atëherë, Imami e nxori lapsin dhe e shkroi këtë fjali:

Bismil-lahir-rahmanir-rahim, inshalla nuk harroj, çështja është në dorën e Allahut .

Unë fillova të buzëqesh. Imami (a.s.) më pyeti: Pse, po buzëqesh? - unë iu përgjigja: U flijoftë shpirti im për ty. M u kujtua një ndodhi: Një ditë erdhi njëri prej sahabeve tanë dhe tha se paraardhësi yt Hz Riza (a.s.) shkruante Bismil-lahir-rahmanir-rahim, inshalla nuk harroj , kur të urdhëronte diçka . Atëherë, Imami (a.s.) tha: O Daud sikur të kisha thënë se ai që e ka braktisur shtirjen (takije) është sikur ai që e ka braktisur namazin , padyshim që e kam thënë të vërtetën.

9- Një ditë, Hz Imam Ali Nakiu (a.s.) tha: Ngrënia e pjeprit shkakton sëmundjen e leprozës . Një njeri që ndodhej aty tha: Mbas moshës dyzetvjeçare, besimtari nuk është i sigurt prej leprozës, humbjes së mendjes dhe sëmundjes së njollave të bardha . Imami (a.s.) tha: Po, ashtu është, por, nëse besimtari nuk i përmbahet urdhrave të atij që jep siguri, atëherë do t'i ndiejë pasojat .

10- Lumturia e fituar nga falënderimi i falënderuesit është shumë më e madhe sesa lumturia e dhuntisë që shkakton falënderim. Dhuntia është një e mirë, ndërsa falënderimi është njëkohësisht dhunti dhe shpërblim.

11- Kjo botë është shtëpia e fatkeqësive, ndërsa bota tjetër është shtëpia e shpërblimit. Fatkeqësitë e kësaj bote janë shkaktarët e sevapit të botës së ardhshme dhe sevapi i botës së ardhshme është zëvendësimi i fatkeqësive të kësaj bote.

12- Butësia e mizorit të mençur mund të bëhet shkaktare e faljes së mizorisë së tij dhe pamendja e njeriut të krisur mund ta shuajë dritën e të pasurit të drejtë.

13- Përshtatu pikëpamjes së atij që ushqen dashuri ndaj teje.

14- Mos u bën i sigurt nga sherri i atij që nuk e njeh vlerën e vetvetes.

15- Bota është një treg; ndokush fiton dhe ndokush humb.

Page 474: Dhurate mendjeve
Page 475: Dhurate mendjeve

IMAM HASAN ASKERI (A.S.)

Page 476: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

476

HADITHET E IMAM HASAN ASKERIT (A.S.) LIDHUR ME TEMAT E NDRYSHME

12.1 LETRA E IMAM HASAN ASKERIUT (A.A.) DËRGUAR

IS HAK B. ISMAIL NISHABURIT1

Allahu na mbuloftë neve dhe juve me mbulesën e Tij dhe të përcjelltë me mirësinë e Tij në të gjitha punët. E lexova letrën tënde dhe e kuptova kërkesën tuaj. Allahu ta dhuroftë të mbarën! Ne jemi një Ehli Bejt i tillë që ndiejmë dhimbje për miqtë tanë përmes dhuntisë dhe falënderimit të Allahut, që gëzohemi për virtytet dhe mirësitë e tyre që u jep Allahu njërën mbas tjetrës dhe ndiejmë nder për të gjitha dhuntitë që u ka dhënë atyre Allahu.

O Is hak, Allahu e plotësoftë dhuntinë e Tij ndaj teje, dhe ndaj atyre që janë mendjemprehtë sikur ti, përmes mëshirës së Tij; plotësimin e dhuntisë ta caktoftë përmes hyrjes në xhenet! Falënderimi për çdo dhunti do të plotësohet duke thënë: Elhamduli-lah , sado e vogël apo e madhe të jetë dhuntia. Unë them: Falënderimi më i epërm

1 Ky është njëri prej sahabeve të besueshëm

Page 477: Dhurate mendjeve

Imam Hasan Askeri (a.s.)

477

qoftë për Allahun, më i epërmi prej atyre që e falënderojnë Atë deri në pafundësi, që u gjend në dhurim ndaj teje duke të mbrojtur prej rreziqeve dhe duke ta lehtësuar rrugën e vështirë . Betohem në Allahun se njohja e Imamit është punë e vështirë dhe e rëndë, dhe, sikur që është përmendur edhe në librat e mëhershëm hyjnorë, është një kalim shumë i thiktë.

Ju jeni gjendur në disa punë edhe në kohën e Imamit të mëhershëm, deri në ndërrimin jetë të tij, edhe në kohën time. Sipas mendimit tim, ju nuk jeni zotëruesi i një pikëpamjeje apo një suksesi të bukur në punët e tilla.

O Is hak, dije mirë se, ai që shkon prej kësaj bote i verbër, do të paraqitet si i verbër edhe në botën e ardhshme dhe do të devijojë edhe më tepër.

O Is hak, këta sy nuk do të verbërohen, por zemrat që ndodhen në gjokse. Në lidhje me njeriun mizor, Allahu thotë: Ai (që nuk besoi) do të thotë: Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy? Allahu do t i thotë: Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot (Taha, 125-126). A ka argument më të madh sesa udhëzuesi për njerëzit, siguria për qytetet dhe vëzhguesit (të parët e të cilëve ishin profetët dhe pasardhësit e të cilëve janë trashëgimtarët e profetëve) për robërit. (Për këtë arsye, mosnjohja e Imamit të kohës do të jetë shkaku i verbërisë në ditën e Kiametit).

Ku po ju çojnë kështu të çoroditur? Ku jeni duke shkuar, me kokë të ulur sikur kafshët? A jeni duke shkuar kah e pavërteta, duke hequr dorë nga e vërteta? A jeni jofalënderues ndaj dhuntive të Allahut apo, po bëheni ndër ata që u besojnë disa librave dhe disa të tjerëve nuk u besojnë? Çka mund të jetë dënimi juaj dhe i atyre që nuk janë si ju, por që veprojnë njëjtë sikur ju, veçse poshtërimi në këtë botë dhe dënimi i gjatë në botën e përhershme. Betohem në Allahun se ky është një poshtërim i madh.

Caktimi i disa detyrimeve ndaj jush nga ana e Allahut përmes mëshirës së Tij, nuk është nga ajo se Ai ndien ndonjë nevojë për ju, ngase, nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Këto detyrime i caktoi si një mëshirë prej Tij, që të mund të dallojmë të mirën prej të keqes, për të sprovuar fshehtësitë, për të pastruar ato që i keni në zemrat e tyre, për të garuar për mëshirën e Tij dhe për të fituar gradat e xhenetit përmes veçorive individuale të veprave. Kështu që, ju caktoi si obligim haxhin, umren, zeqatin, agjërimin dhe velajetin (njohjen e Imamëve të

Page 478: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

478

Ehli Bejtit). Për të hapur dyert e obligimeve, jua hapi një derë dhe për të gjetur rrugën, jua dha një çelës (velajeti).

Sikur të mos kishte qenë Muhamedi (s.a.a.) dhe trashëgimtarët nga fëmijët e tij, nuk do ta kishit njohur asnjërin nga detyrimet dhe do të kishit mbetur të çoroditur sikur kafshët. Athua, mund të hyni në qytet ndryshe, përveç nga dera kryesore? Mbasi që i emëroi të epërmit tuaj mbas Pejgamberit (s.a.a.) dhe jua plotësoi dhuntinë, Allahu e shpalli këtë ajet: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju fenë Islame (Maida, 3). Juve ju caktoi si detyrim plotësimin e disa të drejtave ndaj të epërmve tuaj. Për të qenë të lejuara bashkëshortet, mallrat, ushqimi dhe pijet tuaja, ju është urdhëruar zbatimi i atyre të drejtave. Allahu thotë:

Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin dhe dashurinë ndaj të afërmve të mi (Shura, 22).

Dijeni që nëse tregoheni koprrac në zbatimin e këtyre detyrimeve, koprracia do të jetë vetëm në dëmin tuaj; Allahu nuk ndien nevojë, ju keni nevojë për Të. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij! U zgjatën shumë fjalët për dhe kundër favorit tuaj.

Sikur të mos kishte plotësuar Allahu dhuntinë ndaj jush, mbas ndërrimit jetë të Imamit (a.s.) të mëhershëm - përderisa ishit në hamendje lidhur me përfundimin tuaj dhe mbas emërimit të Ibrahim ibn Abd it si zëvendës, si dhe letrës së dërguar juve përmes Muhamed ibni Musa Nishaburit, ju nuk do të mund të dëgjoni apo të lexoni prej meje ndonjë fjalë. Në çdo gjendje, ndihmën duhet kërkuar vetëm prej Allahut. Mos bëni lëshime në lidhje me Allahun dhe fenë e Tij, përndryshe do të bëheni prej atyre që kanë rënë në humnerë. Qoftë larg prej mëshirës së Allahut ai që ia kthen kryet nënshtrimit të Allahut dhe pranimit të këshillave prej të afërmve të Tij.

Allahu ju ka urdhëruar bindjen ndaj Tij, të Dërguarit të Tij dhe parisë udhëheqëse (ulu-l emr). Allahu ju mëshiroftë dhe ju bëftë ndër durimtarët në punët tuaja për shkak të dobësisë dhe pavëmendjes suaj. Çka është ajo që e bën njeriun mburravec para Zotit të tij Fisnik? Sikur gurët e ashpër të kishin kuptuar një pjesë të kësaj letre, do të bëheshin copë e grimë prej frikës së Allahut dhe do të ishin drejtuar kah nënshtrimi ndaj Tij. Veproni si të doni dhe dijeni që Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat (Tevbe, 105).

Page 479: Dhurate mendjeve

Imam Hasan Askeri (a.s.)

479

Falënderimi është për Allahun, Zotin e botëve! Mëshira e Allahut qoftë për Muhamedin dhe për familjen e tij!

12.2 FJALËT E SHKURTRA TË IMAM HASAN ASKERIT (A.S.)

1- Mos polemizoni, përndryshe do të humbni vlerën tuaj. Mos u tallni, përndryshe do të lëkundet dinjiteti juaj.

2- Kush pranon që në ndonjë kuvend të ulet në një vend më të ulët sesa pozita e tij, Allahu dhe engjëjt do të kërkojnë mëshirë për të përderisa të ngrihet prej atij vendi.

3- Njëri kërkoi argument në lidhje me Imametin, dhe Imami (a.s.) shkroi:

Kush kërkon shenja dhe argumente të qarta, do t i jepet ajo që kërkon. Ai që edhe mbas kësaj kërkon shenja dhe argumente (kush e kthen fytyrën kundër Imamit), do t i jepet dënimi i dyfishtë. Kush tregon durim (nuk kërkon çudira), do të përforcohet nga ana e Allahut. Njerëzit janë krijuar në bazë të zgjedhjes së rrugës së librave hyjnorë që janë dërguar. Prej Allahut kërkojmë drejtësinë. Rezultati i kësaj do të jetë dorëzimi ndaj së vërtetës apo shkatërrimi (duke mos pranuar atë).

4- Një prej shiitëve i shkroi Imamit (a.s.) një letër, ku i përmendi mosmarrëveshjet në mes shiitëve. Imam Hasan Askeriu (a.s.) i shkroi një përgjigje:

Allahu gjithmonë u drejtohet njerëzve të mençur. Në lidhje me mua, njerëzit janë ndarë në disa grupe. Një grup që e ka zbuluar të vërtetën përmes rrugës së shpëtimit, që e ka përqafuar të vërtetën, që është mbajtur për degën e esencës (I Dërguari s.a.a. dhe Imamët a.s e mëhershëm) dhe që nuk dyshon aspak për këtë, më pranon si një lider të vetëm. Një grup tjetër është prej atyre që nuk e njohin të vërtetën. Këta janë sikur udhëtarët që udhëtojnë përmes detit; kur të valëvitet deti, do të lëkunden dhe kur qetësohet, edhe këta do të qetësohen. Një grup tjetër është grupi për të cilin ka korrur fitore shejtani. Për shkak të xhelozisë që kanë, ata kundërshtojnë që çështjet e tyre t ia dorëzojnë atyre që e njohin të vërtetën. Prandaj, ti largohu prej atij që drejtohet herë majtas e herë djathtas, sepse, kur dëshiron t i mbledhë bariu

Page 480: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

480

dhentë, ai e bën këtë pa u munduar shumë. Ruaju nga përhapja e sekretit dhe mos kërko pozita udhëheqëse. Këto veti e çojnë njeriun në shkatërrim.

5- Njëri prej mëkateve që nuk falet është edhe thënia e njeriut: Sikur të isha pyetur vetëm për këtë mëkat (ose me fjalë tjera: ky

mëkat nuk është i rëndësishëm ). Pastaj, tha: politeizmi është më i fshehur në mesin e njerëzve sesa që janë të fshehur gjurmët e milingonës mbi lëkurën e zezë në errësirën e natës.

6- Bismillahirrahmanirrahim është më afër emrit më të madh të Allahut (Ismi azam) sesa pjesa e zezë e syrit ndaj pjesës së bardhë.

7- Kur dëgjoi se një grup i shiitëve kishin rënë në kundërshtim në mes veti, Imami (a.s.) u shkroi një letër:

Për asnjërin prej baballarëve të mi nuk është dyshuar aq shumë sikur që ju dyshoni në mua. Nëse është Imameti diçka që i besohet deri në një kohë të caktuar dhe mbas asaj kohe të mos vlejë më, atëherë dyshimi juaj është me vend. Nëse është diçka që do të vlejë përderisa të vazhdojë jeta në këtë botë, atëherë dyshimi juaj nuk ka kuptim .

8- Dashuria ndaj të mirëve prej njerëzve të mirë është sevap për të mirët. Ndërsa dashuria e të këqijve ndaj të mirëve është një epërsi për të mirët. Armiqësia e të këqijve ndaj të mirëve është një stoli për të mirët. Armiqësia e të mirëve ndaj të këqijve është një poshtërim për të këqijtë.

9- Është prej modestisë dhënia e përshëndetjes çdonjërit pranë të cilit kalon dhe ulja në vendin më të ulët të kuvendit sesa që është pozita jote.

10- Të qeshurit pa u habitur është nga padituria.

11- Ndër fatkeqësitë e rënda është fqinji që e fsheh mirësinë që e ka parë dhe e zbulon të keqen që e ka parë.

12- Imami (a.s.) i porositi shiitët: Ju këshilloj të frikoheni prej Allahut, të rrini larg prej gjërave të dyshimta, të mundohuni për Allahun, të flisni të vërtetën, të ktheni amanetin e atij që ju ka besuar

Page 481: Dhurate mendjeve

Imam Hasan Askeri (a.s.)

481

diçka (qoftë ai i mirë apo i keq), t i zgjatni sa më shumë sexhdet dhe fqinjësinë e mirë; Muhamedi (s.a.a.) është dërguar me këto virtyte. Bashkohuni në namazet e tyre (Ehli Sunnetit) dhe në namazet për të vdekurit, vizitojini të sëmurët e tyre dhe jepini të drejtat e tyre.

Shiitë i thonë atij që është i përmbajtur në fe; që e flet të vërtetën; që ia kthen amanetin pronarit dhe që sillet me moral të bukur ndaj njerëzve. Kjo është ajo që na kënaq neve. Frikohuni prej Allahut; bëhuni stoli për ne; mos u bëni shkaktarë të turpërimit. Drejtojeni dashurinë kah ne dhe largojeni çdo të keqe nga ne. Ne jemi pronarë të çdo mirësie që flitet lidhur me ne dhe jemi larg nga çdo e keqe. E drejta jonë, afërsia me Resulullahun (s.a.a.) dhe pastërtia jonë prej të gjitha papastërtive është qartësuar në Librin e Allahut. Përveç nesh, asnjëri nuk mund të mëtojë pozitën tonë si të drejtë të tyre.

Përmendeni shumë Allahun dhe vdekjen. Lexojeni shumë Kuranin. Sillni shumë salavate Pejgamberit (s.a.a.), sepse, për çdo salavat ndaj Pejgamberit (s.a.a.), fitohen dhjetë sevape. Mos i harroni këto këshilla. Ju përshëndes dhe amanet ju lë tek Allahu!

13- Ibadet nuk është të falurit e shumtë dhe agjërimi i shumtë; ibadet është të menduarit e shumtë në lidhje me krijesat e Allahut.

14- Si i keq është robi me dy fytyra dhe dy gjuhë; përpara fytyrës lëvdon vëllanë tënd, ndërsa mbrapa shpine e përgojon atë. Nëse i arrin ndonjë dhunti vëllait të tij, e lakmon atë; nëse e arrin fatkeqësia, e lë vetëm atë.

15- Zemërimi është çelësi i çdo sherri.

16- Në vitin 260 H, shiitëve u drejtua në këtë mënyrë: Përderisa ishim në mesin tuaj, patëm urdhëruar që të mbani unazën në

dorën e djathtë. Tani, mbasi që u afrua periudha e fshehtësisë dhe përderisa t ju bëhet i qartë pushteti i bazuar në drejtësi, ju urdhërojmë që ta vini unazën në dorën e majtë. Kjo është një shenjë e miqësisë suaj ndaj Ehli Bejtit . Atëherë, të gjithë shiitët i nxorën unazat nga dora e djathtë dhe i vunë në dorën e majtë. Pastaj, Imami (a.s.) tha: Këtë urdhër përcilljani gjithë shiitëve .

17- Njeriu më i parehatshëm është ai që bën zili.

Page 482: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

482

18- Njeriu më i devotshëm është ai që nuk tenton për të kryer veprat e dyshimta. Robi më i denjë i Allahut është ai që i zbaton detyrimet. Më asketi nga njerëzit është ai që heq dorë prej ndalesave. Më së shumti mundohet prej njerëzve ai që heq dorë prej mëkateve.

19- Padyshim që, ju jeni vendosur në një periudhë që shkurtohet vazhdimisht dhe ditët që janë të numëruara; vdekja ju vjen papritmas. Ai që mbjell të mbarën, do ta korrë lumturinë. Ai që mbjell sherrin, do ta korrë pendimin. Çdo mbjellës e arrin të mbjellën. Ai që sillet vrazhdë, nuk do të privohet nga pjesa e tij që e meriton; si dhe lakmuesi nuk do të përvetësojë më tepër sesa meriton. Kujt i jepet e mbara, atë të mbarë ia ka dhuruar Allahu. Kush ruhet prej sherrit, Allahu e ka ruajtur.

20- Besimtari është begati për besimtarin dhe argument për jobesimtarin.

21- Zemra e të padijshmit është në gojën e tij; goja e njeriut të urtë është në zemrën e tij.

22- Mos të të largojë furnizimi i garantuar nga një punë që është detyrim.

23- Ai që ka abdes dhe e kalon kufirin, është sikur ai që e prish abdesin.

24- Do të poshtërohet çdo i fuqishëm që heq dorë nga e vërteta; do të fitojë krenari çdo i poshtëruar që e përqafon të vërtetën.

25- Do të vuajë ai që shoqërohet me të padijshmin.

26- Nuk ka gjë më të epërm sesa këto dy cilësi: Besimi në Allahun dhe të qenët i dobishëm ndaj vëllezërve.

27- Mostregimi i respektit ndaj babës nga ana e fëmijës në vegjëli është shkaku i kundërshtimit të tij në maturi.

28- Do të konsiderohet i paedukuar ai që tregohet i gëzuar afër njeriut të pikëlluar.

Page 483: Dhurate mendjeve

Imam Hasan Askeri (a.s.)

483

29- Më e mirë se jeta është humbja e asaj gjëje të cilën e ke urryer në këtë jetë. Më e keqe se vdekja është të kërkosh vdekjen kur të godet ndonjë gjë e keqe.

30- Është një çudi e madhe që njeriut të paditur t i sigurosh kundërshtimin e dëshirave të epshit dhe heqjen dorë prej gjërave të cilat janë bërë shprehi.

31- Modestia është një dhunti që nuk xhelozohet.

32- Mos i dhuro ndonjërit diçka që do t i shkaktojë vështirësi.

33- Ai që e këshillon vëllanë e tij fshehtas, e ka stolisur atë; kush e bën këtë para njerëzve, e ka gojosur atë.

34- Nuk ka fatkeqësi, e cila nuk është kapluar me dhuntinë e Allahut.

35- Sa e keqe është për besimtarin tregimi i interesimit për një gjë që e poshtëron.

Këtu përfundojnë hadithet e Hz Pejgamberit dhe të Imamëve (a.s.) të pastër që kanë të bëjnë me temat e lartpërmendura. Këtu nuk kemi përmendur hadithet dhe letrat e pronarit dhe udhëheqësit të kohës sonë, Imam Mehdiut (a.s.), edhe pse janë shumë të përhapura në mesin e shiitëve dhe janë të saktë. Këto letra dhe hadithe nuk përputhen me temat që i kemi shtjelluar në këtë libër. Padyshim që besimi ynë në lidhje me të është i njëjtë sikur besimi për Imamët (a.s.) e mëhershëm të udhëzimit, të cilët ishin baballarët e tij të mëparshëm.

Me qëllim të pranimit të këshillave dhe të përfitimit të dobisë, tani do të përcjellim disa hadithe që janë në përputhje me hadithet e mëparshme sipas kuptimit.

Ndihma është prej Allahut, Ai na mjafton neve, sa zotërues i mirë që është Ai.

Page 484: Dhurate mendjeve
Page 485: Dhurate mendjeve

485

13.1 KËSHILLAT E ALLAHUT NDAJ HZ MUSA IBNI IMRANIT (A.S.)

O Musa, mos u gjind në dëshira të gjata në këtë botë, sepse, do të bëhesh zemërgurë dhe ai që është zemërgurë, është larg prej Meje. Bëje që të vdes zemra jote përmes frikës së Allahut. Bëhu me rrobe të vjetra dhe me zemër të freskët, që të jesh fshehur për banorët e tokës dhe i njohur për banorët e qiellit. Sikur që lëshon britmë kur je duke ikur prej armikut, ashtu edhe lësho britmën tënde dhe qaj me dënesë kur të kërkosh falje prej Meje për mëkatet e tua. Për këtë punë, kërko ndihmën time, sepse Unë jam më i denjë për kërkimin e ndihmës.

O Musa, Unë jam më i lartësuar se robërit dhe robërit janë më të ulët se Unë. Gjithçka përkulet para Meje. Gjendu në supozimin e bukur ndaj vetes. Mos i konsidero njerëzit e sinqertë si të besueshëm për fenë tënde, përderisa nuk i donë fëmijët e tyre sikur që i do ti fëmijët e tu.

O Musa, pastroje trupin tënd, laju dhe afrohu te robërit e Mi të sinqertë.

O Musa, bëhu Imami i robërve të Mi të sinqertë në namazet e tyre dhe në gjërat kontestuese. Gjyko ndërmjet tyre, me atë që të kam zbritur, sipas drejtësisë dhe të vërtetës. Gjërat e zbritura janë gjykime

Page 486: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

486

të qarta dhe argumente ndriçuese: Është një dritë që i qartëson përfundimet e të parëve dhe të atyre që do të vijnë më vonë.

O Musa, të këshilloj të bëhesh i këndshëm ndaj djalit të vajzës virgjëreshë, zotëruesit të gomarit, këmishës (bornoz), ullirit, vajit të ullirit dhe mihrabit, Isait të birit të Merjemes. Pastaj, të këshilloj për zotëruesin e devesë së kuqe dhe të pastër (Resulullahun). Në librin tënd (Tevrat), ai është përshkruar në këtë mënyrë: Besimtar, mbrojtësi i librave hyjnorë, që bën ruku dhe sexhde, që tregon respekt ndaj shtëpisë së Allahut dhe që frikohet prej ndëshkimit të Tij. Vëllezërit e tij janë të varfrit, ndërsa ndihmësit e tij janë popujt tjerë (populli i Medinës). Periudha e tij është periudha e skamjes, vuajtjeve dhe vrasjeve. Emri i tij është Ahmed dhe Muhamed Emin. Prejardhjen e ka prej pejgambereve të mëhershëm. I beson të gjithë pejgambereve dhe Librave. Ummeti i tij është i mëshirshëm dhe i uruar. Ata kanë kohët e caktuara dhe në ato kohëra lajmërojnë për vaktin e namazit. Prandaj, dëshmoje atë, sepse, ai është vëllai yt.

O Musa, ai është i besueshmi im. Është një rob i drejtë dhe i uruar. Çdo gjë që prek, do të fitojë begati. I tillë ka kaluar në diturinë Time dhe të tillë e kam krijuar. Kiametin do ta fillojë me të. Bota do ta gjejë fundin e tij me ummetin e tij. Këshilloji mizorët e Beni Israilit që mos ta njollosin emrin e tij; mos ta lënë të vetëm; në të vërtetë, ata do ta bëjnë këtë me siguri. Është bukuri të dashurit e këtij pejgamberi për hir Timin. Unë jam me të. Unë jam prej grupit të tij dhe ai është prej grupit Tim; patjetër që grupi im do të fitojë.

O Musa, ti je robi Im dhe unë jam Zoti yt. Mos i nënçmo skamnorët dhe mos i lakmo të pasurit. Bëhu i qetë kundrejt përkujtimit Tim. Kur të Më përmendësh, shpreso në mëshirën Time. Kënaqësinë e leximit të Tevratit bëje që Ta dëgjoj me zërin pikëllues dhe qetësues. Kur të Më përmendësh, tregohu i kënaqur. Më adhuro dhe mos më përshkruaj asnjë ortak. Padyshim që, unë jam Zotëria i madh. Unë të krijova nga një pike uji të ndyrë, që janë përzier elementë të ndryshëm dhe një copë balte të dheut të përtypur; dhe, kjo copë e baltës fitoi formën e njeriut. Unë jam krijuesi i tij në formën e qenies. Esencën e kam të lartësuar dhe puna ime është e shenjtë. Nuk ka asgjë të ngjashëm si Unë. Unë jam i gjallë, i përhershëm dhe që nuk përfundon.

O Musa, kur të më thërrasësh, bëhu i frikësuar dhe i tmerruar, me një frikë të tillë që buron nga të ngjethurat e zemrës, dhe në këtë gjendje lutu. Ditët e jetës ngjalli me Tevratin Tim; mësoji të paditurit për tiparet e Mia të bukura; përkujtoju atyre për dhuntitë e Mia të

Page 487: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

487

fshehta dhe të qarta, që të mos zbaviten me devijimet dhe të bëhen të pavëmendshëm. Marrja Ime në pyetje, është shumë e ashpër për ata.

O Musa, nëse të ndërpritet lidhja jote me Mua, nuk do të mund të lidhesh me tjetrin. Prandaj, më adhuro dhe qëndro përpara Meje si një rob i përulur. Kundërshtoje epshin tënd, sepse ai është i denjë për kundërshtim. Mos i lartëso Beni Israilët me Librin Tim. Kjo këshillë mjafton për ty dhe kjo është fjala e Zotit të botëve.

O Musa, Mua do të më gjesh sa herë që të më thërrasësh dhe padyshim që Unë do të t i fal gjërat e bëra. Qielli më lartëson duke u frikësuar. Prej frikës ndaj Meje, engjëjt janë bërë sikur të çmendur. Toka më lartëson duke shpresuar. Të gjitha krijesat më lartësojnë me kokë të përulur. Mbas kësaj, jepi rëndësi namazit, sepse, namazi ka një pozitë të lartë dhe një vend të sigurt përpara prezencës Sime. Të gjitha ibadetet bashkohen te namazi. Zeqati i dhënë për Allahun duhet të jetë nga malli dhe furnizimi i pastër. Unë nuk pranoj asgjë të papastër që jepet për të fituar kënaqësinë Time. Kohë mbas kohe, vizitoji të afërmit. Padyshim që unë jam i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëplotë. Marrëdhëniet familjare dhe sjelljen e robërve me mëshirë në mes veti, e krijova si një mirësi prej mëshirës Sime. Në Ditën e Kiametit, kjo marrëdhënie do të ketë vendin e posaçëm afër Meje. Unë do ta mëshirojë atë që i mirëmban marrëdhëniet familjare dhe nuk do t i mëshirojë ata që i ndërpresin këto marrëdhënie. Kështu do të veproj me atë që e dëmton urdhrin Tim.

O Musa, jepi lypësit; kur të afrohet, prite me një gjuhë të ëmbël ose ktheje me një dhuratë të vogël, sepse, ndonjëherë lypësi mund të jetë, as njeriu as xhini, por engjëlli i Allahut. Të afrohet me qëllim të sprovimit në lidhje me sjelljen tënde dhe mënyrën e dhurimit të mallit të dhuruar ty nga ana e Allahut ndaj tjerëve. Atëherë, bëhu i përulur kur të lutesh para Meje. Librin lexoje me një zë të pikëlluar. Dije që Unë të thërras sikur zotëria kur e thërret skllavin e tij për t ia lartësuar gradat. Kjo është bamirësia Ime ndaj teje dhe e njëjta ishte edhe ndaj të parëve të tu.

O Musa, mos më harro në asnjë gjendje. Mos u gëzo për sasinë e shumtë të mallit, sepse, zemrat bëhen të vrazhda kur më harrojnë. Malli i shumtë është bashkë me mëkate të shumta. Toka, qielli dhe deti janë të nënshtruar. Kush më kundërshton, do të bëhet fatkeq. Unë jam i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëplotë. Unë jam Mëshiruesi i çdo kohe. Unë sjell lehtësi mbas vështirësisë, vështirësi mbas lehtësisë dhe udhëheqës mbas udhëheqësit. Ndërsa, udhëheqja Ime është e pafundme, e përhershme dhe e qëndrueshme. Për Mua, asgjë nuk është e fshehtë në

Page 488: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

488

tokë dhe në qiej. Si mund të fshihet diçka prej Meje, kur krijimi i saj fillon prej Meje? Si nuk përpiqesh për të arritur tek Unë, kur e di se do të kthehesh tek Unë në mënyrë të pashmangshme?

O Musa, më cakto Mua si fortesën tënde. Vendose afër Meje thesarin e veprave të sinqerta. Frikohu prej Meje; jo prej të tjerëve, sepse, tek Unë është kthimi.

O Musa, vrapo kah pendimi dhe mos nxito kah kryerja e mëkateve. Mos u ngut gjatë faljes së namazit kur je duke qëndruar para Meje. Mos shpreso në tjetrin, përveç Meje. Më cakto si mburojë kundrejt vështirësive dhe vendstrehim ndaj fatkeqësive.

O Musa, bëhu prej atyre që garojnë në punët e mbara, ngase, e mbara është e bukur sikur që e ka të bukur emrin, ndërsa sherrin lërja atyre që mashtrohen.

O Musa, për të mbetur i sigurt, gjuhën tënde mbaje në anën tjetër të zemrës (së pari mendo, e pastaj fol). Më përmend ditën dhe natën, që të mund të përfitosh dobi. Mos shko mbas mëkateve dhe gabimeve, që të mos biesh në pendim. Përfundimi i premtuar për mëkatet është xhehenemi.

O Musa, bisedo bukur me ata që kanë hequr dorë nga mëkati dhe ulu me ata. Vëllazëroji ata për hir të gjendjeve të tyre të fshehta (turpeve). Puno me ata, që të punojnë me ty.

O Musa, asgjë nuk është e paktë që është bërë për hir të kënaqësisë Sime; por, e paktë është e shumta që është bërë për të tjerët. Ditët e tua më të vlefshme janë ditët që i ke përpara, shiko se si do të jenë ato ditë dhe përgatite përgjigjen për to, sepse, ti do të merresh në pyetje. Merr këshilla prej kohës dhe njohësve të saj. Gjatësia e kohës është e shkurtër (sepse, kalon shpejt), e shumta është e gjatë (nëse ia di vlerën) dhe çdo gjë është e kalueshme. Vepro sikur je duke parë përfundimin e veprës, në mënyrë që të shtohet interesimi për botën e ardhshme. E ardhmja e kësaj botë është e njëjtë sikur e kaluara. Çdonjëri që vepron, duhet të veprojë sipas shembullit dhe mendjes

O biri i Imranit, puno për të mbarën tënde. Shpresohet se do të shpëtosh në ditën e dhënies së përgjegjësisë dhe të shkatërrimit të atyre që e kanë përqafuar të pavërtetën.

O Musa, pastroje epshin tënd prej dashurisë ndaj kësaj bote dhe ngriti duart nga ajo, sepse, as ti nuk je për këtë botë, as kjo botë nuk është për ty. Çka të intereson ty shtëpia e mizorëve? Por, nëse është ndër ata që bëjnë vepra të mira, atëherë puna ndryshon; kjo botë është një shtëpi e bukur për njerëzit e tillë.

Page 489: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

489

O Musa, bota dhe ata që e donë këtë botë janë sprova për njëri tjetrin; bota është zbukuruar para tyre. Ndërsa në vështrimin e besimtarit, ahireti është zbukuruar dhe kur të mërzitet, e shikon atë (për të marrë fuqi prej saj). Ekziston një perde në mes të kënaqësive të kësaj dhe të botës së ardhshme. Gjatë mesnatës dhe gjatë kohës së mëngjesit, dëshira e tij për ahiretin e nxit atë (besimtarin) që të vrapojë kah ahireti, sikur që kalorësi vrapon kah qëllimi i tij. Ditën e kalon të pikëlluar dhe netët i brengosur. Lum për të; nëse ngrihen perdet prej syve të tij, çfarë bukuri do të shikojë ai...

O Musa, nëse vëren se pasuria është drejtuar kah ti, thuaj: Është një mëkat, në të cilën nxitohet kah dënimi i tij . Nëse vëren se

varfëria është drejtuar kah ti, thuaj: Përshëndetje simbolit të njerëzve të sinqertë . Mos u bën mizor e tiran dhe mos u miqëso me mizorët.

O Musa, nuk i thuhet jetë asaj jete, në fund të së cilës do të fajësohesh, sado e gjatë qoftë ajo. Nëse përfundojnë bukur vështirësitë që të arrijnë, nuk do të ketë dëm për ty.

O Musa, Libri (Tevrati apo Levhi Mahfuzi) të ka qartësuar përfundimin tënd me një saktësi të plotë. Si është e mundur që edhe mbas kësaj, sytë të flenë? A do të ishte i mundur përfitimi i kënaqësive të kësaj bote, sikur të mos kishin shkuar mbas pasioneve dhe pavëmendjeve? Ndërsa, ata që kanë të drejtë, janë duke qarë e vajtuar për pjesën shumë më të vogël të dhuntive dhe kënaqësive.

O Musa, thuaj robërve të Mi se Unë jam më i mëshirshmi ndër ata që mëshirojnë; pranuesi i lutjeve të atyre që nuk kanë përkrahje, që e largon pikëllimin, që e ndërron kohën, që sjell begati, që i pranon edhe veprat e vogla, që e shpërblen të shumtën dhe që e bën të panevojshëm të varfrin. Ata që Më pranojnë me gjuhë si fitues të përhershëm dhe të fuqishëm për çdo gjë, le të Më lutem për kompensimin e veprave të mëhershme. Çdo mëkatari që vjen në derën tënde, thuaj: Mirë se erdhët në shtëpinë më të gjerë; barrën e keni zbritur në shtëpinë e Zotit të botëve. Kërko falje për ata dhe ndaj tyre, bëhu sikur njëri prej tyre. Mos e mbaj veten të lartë ndaj tyre për shkak të virtytit që ta kam dhuruar. Thuaju atyre që të kërkojnë falje prej mëshirës dhe virtytit Tim, që për këtë nuk ka kompetenca asnjëri, përveç Meje. Unë jam zotëruesi i virtytit të madh; strehë për mëkatarët, ndihmesë për ata që nuk kanë përkrahje dhe falësi i mëkatarëve. (O Musa) Ti ke një shkallë të pëlqyer afër Meje. Më thirr me një zemër të dëlirë dhe një gjuhë që e flet të vërtetën. Bëhu sikur që të kam urdhëruar të bëhesh dhe bindu urdhrit Tim. Mos e lartëso veten ndaj robërve për diçka që nuk ka filluar prej teje (libri dhe profetësia)

Page 490: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

490

dhe afrohu tek Unë. Sepse, Unë jam afër teje. Nuk kërkoj prej teje diçka që është e rëndë për bartje dhe që të lëndon, por vetëm për të Më thirrur për të pranuar lutjen dhe për të falur. Afrohu përmes asaj që të është zbritur (Tevrat) prej Meje, shpjegimin dhe interpretimin e të cilit e ke pranuar nga ana Ime.

O Musa, shiko dheun; së shpejti do të bëhet varri yt. Ktheji sytë kah qielli; mbi kokën tënde qëndron një sundues i madh. Vajtoje gjendjen tënde, përderisa të gjendesh në këtë botë. Frikohu prej shkatërrimit dhe rreziqeve. Mos lejo që të të mashtrojnë bukuritë dhe dukjet mashtruese të kësaj bote. Mos trego kënaqësi ndaj padrejtësisë. Padyshim, që kam përgatitur pusi për çdo mizor, për të marrë të drejtën e atij ndaj të cilit është bërë padrejtësi.

O Musa, mirësia llogaritet dhjetëfish, e keqja vetëm një; kjo bëhet shkaktare e shkatërrimit. Mos më përshkruaj ortak, nuk të shkon për shtati kjo. Trego vendosmëri dhe bëhu i drejtë. Lutu me lutjen e atij që mëton atë çka është tek Unë dhe që ndien pendim për të bërat e tij. Ashtu sikur që drita e ditës e shuan errësirën e natës, ashtu edhe mirësia e largon të keqen. Dhe, sikur që errësira e natës e mbulon dritën e ditës, ashtu edhe e keqja e errëson mirësinë.

13.2 KËSHILLAT E ALLAHUT NDAJ HZ ISA IBNI MERJEMIT (A.S.)

O Isa, Unë jam Zoti yt dhe Zoti i baballarëve tuaj. Emri im është Vahid (I vetmi). Unë jam Krijuesi i vetëm që ka krijuar çdo gjë. Çdo gjë është krijesa Ime dhe gjithçka kthehet tek Unë.

O Isa, sipas urdhrit Tim, ti je Mesihu; me lejen Time, ti do ta krijosh shpezën nga balta dhe do ta ringjallësh të vdekurin përmes fjalës Sime, prandaj, frikohu dhe kërko prej Meje. Nuk mund të gjesh asnjë strehë tjetër, përveç Meje.

O Isa, të këshilloj me mëshirë e dashuri, në mënyrë që të bëhesh i denjë për udhëheqje dhe të kërkosh kënaqësinë Time. Kudo që të jesh, je i uruar në moshën madhore dhe në fëmijëri. Dëshmoj se ke ardhur në këtë botë prej një gruaje të re që Më shërbente. Mundohu që të Më afrohesh përmes namazeve të preferuara. Mbështetu tek Unë, që të jem i mjaftueshëm për ty. Mos e kthe fytyrën kundër Meje dhe mos e miqëso tjetrin, sepse do të të lë krye në veti.

O Isa, bëhu i durueshëm kundrejt fatkeqësive; pranoje caktimin dhe paracaktimin Tim. Bëhu ndër ata me të cilët jam i kënaqur; ata janë që më binden dhe që nuk më kundërshtojnë.

Page 491: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

491

O Isa, më përmend me gjuhën tënde dhe më dashuro me zemrën tënde.

O Isa, zgjohu prej gjumit mbas mesnate dhe përforcoje zemrën tënde me urtësitë e këndshme

O Isa, bëhu në gjendjen e shpresës dhe të frikës. Mbyte zemrën tënde me frikë.

O Isa, kaloji netët në adhurim, nëse dëshiron kënaqësinë Time dhe kaloje ditën i etshëm (me agjërim) për hir të ditës kur do të jesh në nevojë.

O Isa, ti do të merresh në pyetje; prandaj, mëshiroje të dobëtin, sikur që të mëshirova ty, dhe mos e qorto jetimin.

O Isa, vajtoje gjendjen tënde në vendet e pastra, shko në vendet e namazit (mesxhid) dhe bëre veten që të ndiesh kënaqësinë e të përmendurit Tim, sepse, sjellja Ime ndaj teje është e bukur.

O Isa, sa popuj kam asgjësuar për shkak të ndëshkimeve të mëkateve të tyre; ndërsa, ty të kam mbrojtur prej mëkateve të tilla.

O Isa, kalo mirë me të dobëtin; drejtoji sytë e tu të pafuqishëm kah qielli dhe më thirr Mua. Padyshim që Unë jam afër teje. Më përmend duke më lutur me dëshirë të zjarrtë. Pikëllimi dhe vuajtja le të bëhen një (mos mendo askënd tjetër përveç Meje). Kështu do ta pranoj lutjen tënde.

O Isa, mos të të mashtrojë ty gjendja e mizorit që ha dhe pi nga furnizimi Im dhe që kur është në vështirësi më thërret dhe Unë i ndihmoj, ndërsa, kur t i kalojë vështirësia, i kthehet të këqijave të mëhershme. A është duke treguar mosbindje ndaj Meje? Apo, është duke shkuar kah ndëshkimi Im? Betohem në Veten time se do të kërkoj një llogari të tillë prej tij, sa që nuk do të mund të gjejë asnjë rrugë shpëtimi dhe asnjë strehim. Ku mund të ikë prej qiellit dhe tokës Sime?

O Isa, thuaju mizorëve të Beni Israilëve që mos të Më thirrin, përderisa duart e tyre mbajnë para haram dhe shtëpitë e tyre të jenë me idhuj brenda. Unë jam betuar se do ta pranoj lutjen e lutësit. Përderisa janë të bashkuar, lutjet e tyre do t i pranoj dhe nuk do t i mallkoj.

O Isa, nuk ka të mbarë jeta e kalueshme dhe lezeti që nuk është i vazhdueshëm.

O biri i Merjemes, sikur të kishe parë se çka kam përgatitur për robërit e sinqertë, zemra do të ishte shkrirë prej ankthit dhe shpirti do të ndahej prej trupit, sepse, nuk ka saraj sikur saraji i Ahiretit. Aty do të jenë së bashku të pastrit; engjëjt do t u afrohen dhe ata do të jenë të

Page 492: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

492

sigurt prej tmerrit të ditës së Kiametit. Saraji është i tillë që dhuntia nuk do të ndërrohet dhe nuk do të humbasë.

O biri i Merjemes, garo me garuesit që garojnë për dhuntitë e ahiretit. Dhuntitë e Ahiretit janë vende të dëshirueshme dhe të bukura. Lum për ty, o biri i Merjemes, nëse je ndër ata që punojnë vepra të mira. Me veprat e tua do të jesh bashkë me baballarët e tu, Ademin dhe Ibrahimin, në xhenetin prej të cilit nuk do të dëshirosh të ndahesh. Kështu i shpërblej ata që ruhen.

O Isa, ti ikën bashkë me ata që ikin prej zjarrit flakërues dhe prej dënimit me goditje të zinxhirëve. Në brendësi të këtij zjarri nuk do të hyjë asnjëherë mëshira dhe nuk do të largohet pikëllimi prej tij; është sikur pjesët e natës së errët; ai që shpëton prej tij, do ta arrijë sigurinë. Ai është vendi i tiranëve e mizorëve që i kanë kaluar kufijtë dhe të atyre i që kanë zemrat e vrazhda.

O Isa, kjo botë është një shtëpi e keqe për ata që i drejtohen asaj; shtëpia e mizorëve është një vend shumë i keq. Unë të mbroj ty prej vetvetes, prandaj, bëhu i vetëdijshëm për Mua.

O Isa, Më mbaj para syve kudo që të jesh dhe dëshmo për krijimin tënd. Ti je robi Im dhe Unë të kam krijuar të tillë dhe të kam zbritur në sipërfaqen e Tokës.

O Isa, largoje veten prej epsheve shkatërruese. Ruaju nga të gjitha llojet e kënaqësive që të largojnë prej Meje. Dije që ti je në gradën e një pejgamberi të besueshëm, prandaj, ruaju prej Meje.

O Isa, të krijova me fjalën Time dhe, nëna jote, Merjemja, të lindi me urdhrin Tim. E dërgova engjëllin, Xhibrilin e besueshëm, bashkë me shpirtin Tim dhe ti u bëre ndër njerëzit që shëtisin në sipërfaqen e Tokës. Të gjitha këto kanë kaluar në diturinë Time më herët.

O Isa, përderisa jam duke të dënuar, nuk do të kesh dobi prej kënaqësisë së asnjërit. Kur jam i kënaqur me ty, nuk do të mund të ndikojë armiqësia e asnjërit.

O Isa, më përmend në vetmi dhe në mesin e njerëzve, që Unë të të përmend në mesin e njerëzve të mbarë.

O Isa, më thirr Mua sikur ai që është duke u mbytur dhe që nuk ka kush ta shpëtojë.

O Isa, mos u beto rrejshëm ndaj Meje, sepse, nëse e bën këtë, froni Im dridhet prej zemërimit. Kohëzgjatja e kësaj bote është e shkurtër, por dëshira e saj është e gjatë. Vendbanimi që është tek Unë, është shumë më i mirë sesa ato gjëra që i mbledhin njerëzit.

Page 493: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

493

O Isa, çfarë do të bëni atë ditë, kur do t'i vë në pah librat e veprave tuaja që do të dëshmojnë të vërtetën që e keni punuar dhe sekretet e të bërat që i keni fshehur?

O Isa, thuaj mizorëve të Beni Israelit: Fytyrat i keni larë por shpirtrat i keni përlyer. A po e mashtroni veten, apo, Mua po më kundërshtoni? Po parfumoheni për njerëzit e kësaj bote, ndërsa brendësisë suaj i vjen era e ndyrësirave, sikur të jeni të vdekur.

O Isa, thuaju atyre: Rrini larg prej fitimit haram, sikur që i preni thonjtë dhe i gjuani. Shurdhojini veshët për fjalët e shëmtuara. Zemrat drejtoni kah Unë; Unë nuk i shikoj format tuaja.

O Isa, lehtësohu me punët e bukura, sepse, puna e bukur më kënaq Mua. Vajto për punët e këqija, sepse puna e keqe është një turp. Mos u bën të tjerëve atë që nuk ke dëshirë të të bëjnë ty. Nëse ndonjëri godet faqen e djathtë, ktheja të djathtën1. Mundohu që të afrohesh tek Unë duke u miqësuar me njerëzit, sado që të kesh fuqi për këtë, dhe ktheje kokën kundër të padijshmëve.

O Isa, tregoju njerëzve rrugën2 dhe ndihmoju duke i mbikëqyrë në punët e mbara. Thuaju mizorëve të Beni Israelit: O miqtë e këqij, nëse nuk hiqni dorë nda mizoria, do t ju shndërroj në formën e majmunëve dhe derrave.

O Isa, thuaju mizorëve të Beni Israelit: Urtësia është duke qarë nga frika prej Meje, ndërsa ju flisni fjalë të kota duke qeshur. A mos keni prej Meje ndonjë vërtetim se jeni të liruar prej zjarrit, apo, keni ndonjë garanci që do t ju shpëtojë prej ndëshkimit? Apo, ndoshta keni dëshirë të ndëshkoheni? Betohem në Veten time se juve do t ju bëj mësim për gjeneratat e ardhshme.

O biri i virgjëreshës Merjeme, që nuk është martuar, të këshilloj për zotëruesin e devesë së kuqe, që shpërndan dritë, që e ka fytyrën e shkëlqyer dhe zemrën e pastër, që është i ashpër kundrejt armiqve, me vlerë dhe i turpshëm, për mikun dhe zotërinë e Pejgambereve. Ai është mëshirë për gjithë botët, zotëria e djemve të Ademit në ditën kur do të merren në pyetje ata, më i vlefshmi ndër të gjithë ata që kanë kaluar dhe më i afërmi nga të gjithë myslimanët. Një arap që nuk ka lexuar mësim, që gjykon sipas fesë Sime, që është i

1 Këtë hadith duhet ta kuptojmë duke marrë parasysh edhe hadithet tjera. Kuptimi i këtij hadithi është ky: Nëse qëllimi është falja dhe kthimi e së keqes me të mirën, dhe nëse ky veprim shkakton ndërrimin e atij personi në të mirë, atëherë duhet të tregojmë durim në këto raste. Përndryshe, nuk është kuptimi i këtij hadithi, përulja para padrejtësisë dhe mizorëve, si dhe përhapja e padrejtësisë.

2 Sipas Vafiut: Bëhu modest ndaj atyre që bëjnë punë të mbara

Page 494: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

494

durueshëm në rrugën Time dhe që i lufton politeistët duke e mbrojtur fenë Time. Të këshilloj që t i urdhërosh Beni Israilët për ta njohur atë, për ta dëshmuar dhe për t i besuar atij, për ta pasuar dhe për ta ndihmuar.

Hz Isa (a.s.) e pyeti Allahun: O Zoti im, kush është ai, që duhet ta kënaqë aq shumë? Allahu i tha: Ai është Muhamedi, i dërguari i Allahut për të gjithë njerëzit. Më i afërmi prej të gjithë njerëzve, sipas gradës, dhe ndërmjetësimi i të cilit do të pranohet më së lehti. Lum për këtë Pejgamber dhe për ummetin e tij! Ata do të arrijnë tek Unë përmes rrugës së këtij Pejgamberi. Të gjitha qeniet e sipërfaqes së Tokës e lëvdojnë atë dhe qeniet e qiejve kërkojnë falje për të. Ai është i besueshmi i pastër dhe i uruar, dhe më i miri prej të sinqertëve deri në fundin e kohës. Do të shfaqet në kohën e fundit. Kur të vijë, do të bie shiu i bollshëm nga qielli, toka do t i nxjerrë jashtë gjelbërimet e bimët e saj dhe njerëzit do të shohin bereqetin. Do ta bëjë të uruar, çdo gjë që e prek dora e tij. Gratë do të jenë të shumta, ndërsa fëmijët të paktë.

O Isa, të kam treguar gjithçka që të afron tek Unë dhe të kam dhënë vërejtje për të gjitha gjërat që të largojnë prej Meje; prandaj, ki kujdes.

O Isa, bota është e ëmbël; aty të kam vendosur për një çështje të posaçme. Prandaj, rri larg prej gjërave që të kam ndaluar dhe afroju gjërave të lejuara.

O Isa, veprën tënde shikoje me sytë e skllavit mëkatar dhe fajtor, dhe mos i shiko veprat e të tjerëve. Bëhu asket në këtë botë dhe mos u frikëso (prej askujt tjetër përpos Allahut) se do të shkatërrohesh aty1.

O Isa, mendo dhe shiko se si kanë përfunduar mizorët e vendeve të ndryshme të kësaj bote.

O Isa, çdo gjë që po të flas është këshillë dhe e vërtetë. Unë jam e vërteta e qartë. Të them me të vërtetën e plotë se nëse më kundërshton mbas këtyre njohurive, nuk do të mund të shpëtosh prej ndëshkimit Tim dhe nuk do të mund të gjesh asnjë ndihmës dhe të afërm përveç Meje.

O Isa, edukoje zemrën tënde përmes frikës. Shikoje më të ulëtin prej teje, mos e shiko atë që është më i lartë se ti. Dije që rrënja

1 Sipas Vafiut: Bëhu asket në këtë botë dhe mos i jep vlerë asaj , dhe ky transmetim është më i saktë

Page 495: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

495

e çdo gabimi dhe mëkati është dashuria ndaj kësaj bote. Mos e dashuro atë, padyshim që edhe Unë nuk e dua atë.

O Isa, pastroje zemrën tënde për mua dhe më përmend në vendet e vetmuara; dije që kënaqësia Ime është në lutjen tënde duke qarë me dënesë; këtë bëre me zemër të gjallë, jo të vdekur.

O Isa, mos më përshkruaj shokë dhe ruaju prej Meje. Mos u bën krenar me shëndetin tënd dhe mos e pëlqe veten1. Bota i ngjan hijes që humb shpejt, e ardhmja e tij është sikur e kaluara. Prandaj, garo me tërë fuqinë tënde në kryerjen e veprave të pëlqyera. Bëhu me të vërtetën edhe nëse të bëjnë copë e grimë dhe të djegin me zjarr. Mos më moho, mbasi që më ke njohur dhe mos u bën bashkë me të padijshmit, sepse, çdo lloj rri bashkë me llojin e vet.

O Isa, le të rrjedhin lotët për Mua dhe bëhu modest me zemër. O Isa, kërko ndihmë prej Meje gjatë vështirësive. Unë i

ndihmoj të mjeruarit dhe i pranoj lutjet e të dobëtëve. Unë jam më i mëshirshmi prej atyre që mëshirojnë.

13.3 KËSHILLAT E HZ ISËS (A.S.) NGA BIBLA DHE

NGA RASTET E NDRYSHME

Lum për ata që janë të mëshirshëm; këta janë ata që do ta arrijnë mëshirën e Allahut në ditën e Kiametit.

Lum për ata që i përmirësojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve; në ditën e Kiametit, ata do të jenë afër Allahut.

Lum për ata që i kanë zemrat e pastra; në Ditën e Kiametit, ata do të arrijnë dhuntitë e Allahut.

Lum për njerëzit zemërbutë; në Ditën e Kiametit, do të ulen në fronet e sundimtarëve.

Lum për të varfrit; për ata është mbretëria e qiejve. Lum për të pikëlluarit; ata janë njerëzit e dashur. Lum për ata që kanë vuajtur prej urisë dhe etjes për hir të

Allahut; ata janë që do të ngihen dhe që do t u shuhet etja. Lum për ata që punojnë të mbarën dhe që u drejtohen me të

zgjedhurit e Allahut . Lum për ata që i fyejnë për shkak të shpirtit të pastër; për ata

është mbretëria e qiejve.

1 Sipas Vafiut: mos e qit veten në rrezik

Page 496: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

496

Lum për ju në kohën kur jeni xhelozuar, ofenduar dhe ju kanë folur fjalë të ndryshme. Bëhuni të gëzuar në ato kohëra, sepse sevapi juaj është duke u shtuar në qiell.

O robërit e këqij, njerëzit i fajësoni duke u bazuar në supozime, por veten nuk e fajësoni as për gjërat e sigurta (ju keni dëshirë që të flasin dhe t jua bëjnë me gisht për gjërat që nuk i keni).

O robërit e kësaj bote, për t u treguar si asketë, ju e ruani kokën tuaj, i shkurtoni këmishët tuaja dhe i ulni kokat poshtë, por xhelozinë dhe lakminë nuk mund ta nxirrni prej zemrave tuaja.

O robërit e kësaj bote, ju i përngjani varrezave të lyera me allçi, që të mahnitin kur të shikohen nga jashtë, ndërsa përbrenda gjenden eshtrat e mbushur plot me mëkate.

O robërit e kësaj bote, ju i përngjani drurit të rrëshirës që e djeg veten dhe u bën dritë tjerëve.

O Bijtë e Israelit, edhe sikur të kishit qenë të detyruar për të shkuar zvarrë, mbushni kuvendet e dijetarëve. Sikur Allahu që e ngjall tokën e tharë përmes rrebeshit të shiut, ashtu edhe i ngjall zemrat e vdekura përmes dritës së urtësisë.

O Bijtë e Israelit, të folurit e paktë është një urtësi e madhe, prandaj, heshtni. Heshtja është një rehati e bukur dhe shkaktare e lehtësimit të mëkateve dhe e pakësimit të gabimeve. Përforcojeni derën e diturisë; dera e diturisë është durimi. Allahu i urren ata që qeshin së koti dhe që ecin në drejtim të një gjëje ku nuk ka dobi për edukatën dhe moralin, ndërsa, e do bariun që nuk është i pavëmendshëm për kopenë e tij dhe udhëheqësin që nuk është i pavëmendshëm për popullin e tij. Sikur që turpëroheni haptas prej njerëzve, ashtu edhe turpërohuni fshehtas prej Allahut. Dijeni që fjala e urtë është malli i humbur i besimtarit. Prandaj, studioji fjalët e urta, para se të dalin nga dora. Fjalët e urta do të dalin nga dora edhe me vdekjen e rrëfyesve (transmetuesve) të fjalëve të urta.

O zotëruesi i diturisë, nderoji dijetarët për hir të diturisë së tyre dhe mos polemizo me ata. Të padijshmit konsideroji të përbuzur, për shkak të paditurisë së tyre, por mos i përzë ata; afroji te ti dhe mësojua gjërat që nuk i dinë.

O zotëruesi i diturisë, dije që për çdo dhunti ndaj të cilit nuk e ke shprehur falënderimin, e ka shkallën e mëkatit prej të cilit do ta ndiesh ndëshkimin e tij.

O zotëruesi i diturisë, çdo mëkat që nuk shoqërohet me pendim është sikur dënimi me të cilën do të ndëshkohesh.

Page 497: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

497

O zotëruesi i diturisë, përgatitu për pikëllimet dhe brengat që sulmojnë papritmas.

Hz Isa (a.s.) i tha sahabeve: Nëse ndonjëri nga ju është duke kaluar afër shokut të tij dhe vëren se shihet një pjesë e organit tij gjenital, çka do të bëni ju? A do ta hapni edhe pjesën tjetër apo do ta mbuloni pjesën e hapur? . Sahabet u përgjigjën: Sigurisht që do ta mbulojmë . Hz Isa u tha: Jo, ju do ta hapni edhe pjesën tjetër . Sahabet e kuptuan se është fjala për një shembull krahasues, dhe i thanë: O Ruhullah, na shpjego këtë . Hz Isa tha: Ky është shembulli i atij që e vëren turpin e tjetrit dhe nuk e fsheh atë .

Ju flas të vërtetën dhe ju mësoj që të mësoni; jo që të bëheni egoistë. Ju nuk mund t i arrini kërkesat tuaja përderisa të hiqni dorë prej gjërave që ju kënaqin dhe nuk mund t i përvetësoni ato përderisa nuk i duroni gjërat që nuk i doni. Mos e shikoni të ndaluarën. Shikimi i tillë shpërndan farën e epshit në zemra dhe kjo mjafton si një nxitje për të mashtruar shikuesin. Lum për atë që vështrimi i tij merr pjesë në zemrën e tij dhe zemra e tij nuk merr pjesë në vështrimin e tij. Turpet e njerëzve vështroni si skllevërit, jo si pronarët. Janë dy lloj njerëzish: Që i arrijnë fatkeqësitë dhe që e arrijnë lehtësimin. Le t'ju dhimbsen të mjerët dhe falënderojini për lehtësim.

O Bijtë e Israelit, a nuk keni turp prej Allahut? Ujin nuk mund ta pini pa e pastruar edhe prej papastërtive më të vogla, ndërsa, nuk ruheni prej mallit që përmban haramin sa madhësia e elefantit. A nuk keni dëgjuar këto fjalë prej Tevratit: Mirëmbajini marrëdhëniet familjare dhe gjenduni në mirësi ndaj tyre . Unë them kështu: Vizitoni ata që i kanë ndërprerë marrëdhëniet me ju; dhuroni atij që kursen; bëni mirë atij që bën keq; përshëndeteni atë që fyen; silluni drejt me personin që ju kundërshton; faleni atë që bën padrejtësi, sepse edhe ju keni dëshirë t ju falen të këqijat. Merrni mësim prej faljes së Allahut ndaj jush. A nuk po vëreni se Dielli po i ndriçon edhe të mirët, edhe të këqijtë dhe se shiu po bie mbi robërit e sinqertë dhe të padrejtë? Çka mund të jetë epërsia juaj ndaj të tjerëve nëse i doni vetëm ata që ju donë, i bëni mirësi vetëm atyre që ju bëjnë mirësi dhe u dhuroni vetëm atyre që ju dhurojnë? Këtë e bëjnë edhe ata që i kanë mendjet e shthurura dhe që nuk janë të virtytshëm. Por, nëse dëshironi të bëheni miku dhe robi i zgjedhur i Allahut, bëni mirë atij që ju bën keq, hiqni dorë prej fajit të të padrejtit dhe përshëndeteni atë që jua kthen fytyrën. Dëgjojeni fjalën time, ruajeni amanetin tim dhe respektojini këshillat e mia, që të mund të bëheni të dijshëm dhe njohës të fesë.

Page 498: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

498

Flas të vërtetën, kur them se zemrat tuaja drejtohen kah vendi i thesareve; për këtë arsye, njerëzit e donë mallin dhe epshet tuaja e mëtojnë atë. Andaj, grumbulloni thesaret tuaja në qiell, aty ku është vendi i sigurt dhe ku nuk mund të arrijnë vjedhësit.

Flas të vërtetën, kur them se një rob nuk mund t'i shërbejë dy zotërues, patjetër duhet të bëjë zgjedhjen e njërit ndaj tjetrit. Ashtu edhe ju nuk mund të zotëroni njëkohësisht dashurinë ndaj Allahut dhe ndaj kësaj bote.

Flas të vërtetën, kur them se më i keqi prej njerëzve është dijetari që preferon këtë botë ndaj diturisë; që e do këtë botë, që mëton për të dhe që përpiqet për ta arritur. Sikur të kishte mundur t i hutojë njerëzit ky dijetar, sigurisht se do të kishte bërë edhe këtë. Çfarë dobie ka drita ndriçuese e diellit për syrin e verbër? Dhe ngjashëm, çfarë dobie ka dituria e këtij dijetari, kur nuk mund të veprosh sipas saj? Frytat e pemës janë të shumta, por nuk janë të gjitha të dobishme dhe nuk hahen. Edhe dijetarët janë të shumtë, por nuk mund të ketë dobi prej çdonjërit. Sa e gjerë është sipërfaqja e tokës, por nuk është e rehatshme çdo pjesë e saj. Edhe ata që flasin janë të shumtë, por nuk mund të dëshmohet fjala e çdonjërit të tyre. Atëherë, ruaju prej dijetarëve që veshin rroba të leshta, që i fshehin gabimet e tyre duke ulur kokën poshtë, që vështrojnë nën vetulla sikur ujku dhe që fjalët e tyre bien ndesh me veprat e tyre. A është e mundur vjelja e rrushit prej topalakut (një lloj druri) dhe vjelja e fikut prej degës së bostanit të Ebuxhehlit (Babai i të padijshmëve)? Ngjashëm, edhe fjala e dijetarit të rrejshëm nuk mund të prodhojë tjetër veçse të pavërtetën dhe gënjeshtrën. Nuk e flet të vërtetën që e flet çdonjëri.

Flas të vërtetën, kur them se fara mbin në tokën e butë dhe të rrafshët, jo mbi shkëmb. Ngjashëm, edhe urtësia vendoset në zemrën modeste, jo në zemrën e njeriut të vrazhdë dhe kryelartë. A nuk e di se kush e mban kokën lartë, tavani ia godet kokën dhe, kush e mban kokën e ulur, do të ketë dobi prej hijes së tij. Kështu që, kush nuk tregon modesti për Allahun, Allahu do ta poshtërojë atë, dhe kur e bën këtë, Allahu do ta lartësojë atë. Sikur që mjalti prishet nëse shishja nuk është e përshtatshme, ashtu edhe urtësia nuk mund të qëndrojë në zemrën e çdonjërit. Nëse shishja nuk është e shpuar dhe është e pastër, mjalti do të mund të qëndrojë për një kohë më të gjatë. Ngjashëm, përderisa zemrën nuk e shpon epshi, nuk e përlyen lakmia dhe nuk e bën të vrazhdë dhuntia, urtësia do të mund të qëndrojë aty.

Flas të vërtetën, kur them se, nëse digjet një shtëpi dhe nëse zjarri vazhdon të kalojë në shtëpitë tjera, shumë shtëpi do të bëhen hi.

Page 499: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

499

Por, nëse arrihet të shuhet zjarri te shtëpia e parë, atëherë nuk do të digjen shtëpitë tjera. Edhe mizori i parë është i tillë; nëse mund të parandalohet mizoria e tij nga ana e njerëzve, atëherë nuk mund t i bashkohet mizori i dytë. Nëse zjarri nuk mund të gjejë dru dhe dërrasa në shtëpinë e dytë, atëherë nuk mund të djegë asgjë.

Flas të vërtetën, kur them se nëse njëri e vëren gjarprin duke u afruar te vëllai i tij dhe ai nuk i tregon atij, dhe nëse vëllai i tij kafshohet dhe mbytet, atëherë ky do të bëhet ortak në mbytjen e tij. Ngjashëm, nëse vëren se vëllai yt është duke bërë mëkat dhe ti nuk e frikëson me përfundimin e mëkatit, dhe nëse mëkati e rrethon atë, atëherë ti do të bëhesh ortak në mëkatin e tij. Kush ka fuqi për të parandaluar një mizor nga mizoria e tij dhe ai këtë nuk e bën, atëherë do të konsiderohet sikur ai që e ka bërë atë mëkat. Si mund të ketë frikë mizori, kur jeton në mesin tuaj i sigurt dhe askush nuk e parandalon, nuk i jep vërejtje dhe nuk merret me të? Pse të mos lazdrohet për shkak të papërgjegjësisë suaj dhe pse të heqë dorë nga mizoria? A mjafton që ndonjëri prej jush të thotë: Unë nuk bëj mizori, le të bëjë kush të dojë dhe të mos e parandalojë mizorinë mbasi që ta ketë parë atë? Sikur të kishte qenë ashtu, atëherë pse u zbret dënimi mizorëve dhe ju bashkë me të po dënoheni, edhe pse nuk e keni bërë atë mizori bashkë me të?

Turp të keni o robërit e këqij, si mund të shpresoni në sigurinë prej frikës së Allahut në Ditën e Kiametit, kur ju frikoheni nga njerëzit për t u nënshtruar ndaj Allahut, dhe çka është më e keqja, ju u nënshtroheni njerëzve dhe i përmbushni premtimet e njerëzve që janë në kundërshtim me premtimet e Allahut.

Flas të vërtetën, kur them se në Ditën e Kiametit, Allahu nuk do t i mbajë të sigurt nga frika robërit që i kanë bërë Zot robërit e tjerë.

Turp të keni o robërit e këqij! Si është e mundur që të kërkoni arsyetim për xhenetin përmes botës së poshtëruar dhe epsheve të përkohshme, dhe po e harroni vrazhdësinë e ditës së Kiametit?

Turp të keni o robërit e kësaj bote, ju i ikni Allahut dhe nuk tregoni kënaqësi për takimin me Të për shkak të dhuntisë që ju çon në mëkat dhe për një jetë të shkurtër. Nëse nuk tregoni kënaqësi për daljen tuaj para Allahut, si do ta pëlqejë Allahu daljen tuaj para Tij?

Allahu e pëlqen takimin me atë që i gëzohet për takimin e Tij dhe nuk e do takimin me atë që nuk e dëshiron takimin me Të. Si mund të mendoni se vetëm ju jeni miku i Allahut, kur ikni prej vdekjes dhe e përqafoni këtë botë? Sikur që aroma e bukur e kafurit dhe bardhësia e qefinit nuk i sigurojnë asnjë dobi të vdekurit, të gjitha do të

Page 500: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

500

mbesin nën tokë, ashtu edhe stolitë e kësaj bote nuk do të kenë kurrfarë dobie për ju; të gjitha këto do t ju çojnë në mëkate. Çfarë dobie ju sigurojnë trupat e pastër dhe ngjyrat e çiltër dhe të shkëlqyeshëm, ku jeni duke shkuar kah vdekja, do të mbeteni nën tokë të harruar dhe do të varroseni në brendësinë e errët të tokës?

O robërit e kësaj bote, turp të keni, po mbani qirinj nën dritën e diellit, ndërsa drita e diellit ju mjafton. Dhe, hiqni dorë nga përfitimi i qiririt gjatë natës, ndërsa qiriu është punuar për këtë qëllim. Ngjashëm, ju nuk përfitoni prej diturisë për punët tuaja të kësaj bote; ndërsa, është e caktuar pjesa juaj e cila do t ju arrijë nga kjo botë. Por, nuk përfitoni prej diturisë në lidhje me punët e botës së ardhshme, sepse dituria ju është dhënë për këtë qëllim. Thoni se ekziston bota e ardhshme, por ju e rregulloni këtë botë. Thoni se ekziston vdekja; por, ju jeni duke ikur prej saj. Thoni se Allahu sheh dhe dëgjon; por, nuk frikoheni prej regjistrimit të veprave të tua. Si mund t ju arsyetojë njëri që dëgjon? Arsyetimi i atij që gënjen pa dije është më i pranueshëm sesa i atij që gënjen me dije. Në të vërtetë, nuk ka arsyetim për asnjë gënjeshtër.

Flas të vërtetën, kur them se nëse nuk shfrytëzohet kafsha bartëse për bartje dhe udhëtim, do t i ndërrohet natyra e saj. Kështu edhe zemrat do të bëhen të vrazhda dhe të ashpra nëse nuk zbuten duke përmendur vdekjen dhe nëse nuk lodhen duke bërë ibadete. Sikur që nuk ka dobi ndezja e fenerit në kulmin e një shtëpie, që në brendësinë e saj është terri dhe errësira tmerruese, ashtu nuk ka dobi prej dritës së diturisë që rri vetëm në gojë dhe jo në zemër. Prandaj, shkoni dhe ndriçoni shtëpitë tuaja. Në këtë mënyrë, zbutni edhe zemrat tuaja me urtësi para se të bëhen më të fortë se guri dhe të ndryshken. Si mund të arrijë fuqinë ai që nuk kërkon ndihmë për t i bartur gjërat e rënda? Si mund të lehtësohen mëkatet e ndonjërit nëse nuk kërkon falje prej Allahut? Si mund t i pastrohen rrobat e ndonjërit nëse nuk i lan ato? Si mund të shpëtojë prej mëkateve ai që nuk i largon përmes pendimit? A mund të shpëtojë prej fundosjes ai që e kalon detin duke notuar? A mund të shpëtojë prej nxitjeve të kësaj bote ai që mundohet por nuk kërkon rrugën e zgjidhjes së problemit? Si mund të arrijë te qëllimi ai që udhëton pa udhërrëfyes? Si mund të shkojë në xhenet ndonjëri nëse nuk i sheh shenjat e fesë? Si mund ta arrijë kënaqësinë e Allahut ai që nuk i nënshtrohet Atij? Si mund ta shohë fytyrën e vet ai që nuk shikohet në pasqyrë? Si mund ta kompensojë dashurinë që ia shpreh miku nëse nuk ia dhuron një pjesë të mallit? Si mund ta arrijë përkryerjen e dashurisë ndaj Allahut, nëse nuk ia jep Atij një pjesë të mallit, të cilin Ai ia ka dhënë borxh?

Page 501: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

501

Flas të vërtetën, kur them se fundosja e një anijeje në det, nuk do t i shkaktojë kurrfarë mangësie dhe dëmi detit. Ashtu edhe mëkatet tuaja kundrejt Allahut nuk do t i shkaktojnë kurrfarë mangësie apo dëmi Allahut. Përkundrazi, juve do t'u shkaktojnë dëm dhe mangësi. Nuk do të pakësohet drita e Diellit nëse rritet numri i atyre që përfitojnë prej saj. Të gjitha qeniet e gjalla jetojnë dhe gjallërojnë përmes dritës së Diellit. Edhe thesari i Allahut nuk do të pakësohet me dhurimin dhe dhënien e furnizimit ndaj jush; njerëzit jetojnë prej furnizimit të Tij. Allahu ia shton furnizimin e atij që falënderon. Padyshim, Ai është pranuesi i falënderimit dhe i Dijshmi.

Trup të keni o punëtorët e këqij, ju e pranoni shpërblimin për punën tuaj, e hani ushqimin, i vishni rrobat, ndërtoni shtëpitë por e prishni punën e Atij që ju jep punë. Nuk do të kalojë shumë dhe punëdhënësi do t ju thërrasë juve; do të shikojë punën që e keni prishur, do t ju ndëshkojë me një dënim poshtërues dhe do të urdhërojë prerjen e qafave tuaj prej rrënjës, ndarjen e duarve prej nyejve dhe zvarritjen e trupit tuaj në sipërfaqen e tokës. Pastaj, trupat tuaj do të vendosen në mes të rrugës si këshillë për të devotshmit dhe mësim për mizorët.

Turp të keni o dijetarët e këqij, mos mendoni se nuk do të vijë te ju vdekja, nëse është shtyrë përkohësisht; vdekja është aq e afërt sa që ka mbërritur dhe ju keni migruar drejt saj. Prandaj, vendosni prej tani thirrjen e vërtetë në veshët tuaj; vajtoni për gjendjen tuaj dhe për mëkatet tuaja; përgatitni të nevojshmen dhe kthehuni tek Allahu duke u penduar.

Flas të vërtetën, kur them se sikur që i sëmuri nuk mund ta ndiejë shijen e ushqimit të lezetshëm, edhe njeriu që zotëron shumë mall prej kësaj bote nuk do të mund të ndiejë shijen e ibadetit për shkak dashurisë ndaj mallit. Njeriu i sëmurë ndien kënaqësi edhe prej përshkrimit të ilaçeve nga ana e mjekut, por kur i kujtohet hidhësia e ilaçit, në sytë e tij do të zbehet shërimi përmes përdorimit të ilaçeve. Edhe ata që e duan këtë botë marrin lezet prej bukurive të ndryshme të kësaj bote, por kur e kujtojnë vdekjen, përnjëherë jeta e tyre u duket e zbehur.

Flas të vërtetën, kur them se të gjithë njerëzit i vështrojnë yjet, por vetëm ata që i dinë pozitat dhe orbitat e tyre, mund t i gjejnë rrugët e tyre në natën e errët; edhe ju e mësoni urtësinë por vetëm ata që veprojnë sipas saj mund ta arrijnë udhëzimin.

Page 502: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

502

Turp të keni o robërit e kësaj bote, për të marrë shijen e grurit dhe për të qenë i tretshëm, ju e pastroni dhe e bluani atë. Për ta ndier shijen e imanit dhe të keni dobi prej saj, duhet ta pastroni atë.

Flas të vërtetën, kur them se nëse në mesin e natës ju bie në dorë ndonjë kandil që digjet me yndyrën e katranit, sigurisht që do të përfitoni prej dritës së tij dhe era e keqe e katranit nuk do të pengojë që të përfitoni prej tij. Kështu edhe urtësinë merreni kudo që ta gjeni; mos të jetë pengesë mosrespektimi i atij personi ndaj asaj urtësie.

Turp të keni o ju që e adhuroni këtë botë. As nuk mendoni si zotëruesit e urtësisë, as nuk kuptoni si të mençurit, as nuk dini sikur dijetarët, as nuk jeni sikur ata që ruhen prej të këqijave dhe as nuk u përngjani njerëzve të lirë e me vlerë. Nuk do të kalojë shumë dhe bota do t ju gërmojë nga rrënja dhe do të shtriheni me shpinë në tokë. Pastaj, mëkatet tuaja do t ju tërheqin zvarrë për flokësh, përmbrapa do t ju shtyjë dituria që nuk e keni shfrytëzuar dhe do t ju dorëzojnë lakuriq dhe të vetmuar te sulltani që do t ju ndëshkojë; ai do t ju ndëshkojë për veprat e këqija.

Turp të keni o robërit e kësaj bote, a nuk jeni caktuar si sundues për të gjitha krijesat përmes diturisë? Por, ju nuk keni punuar sipas diturisë dhe e keni lënë anash. U drejtuat kah bota, sundoni për këtë botë, përgatiteni për këtë botë, e preferoni këtë ndaj botës së ardhshme, e zhvilloni dhe e ndërtoni atë. Deri kur do të jeni të drejtuar kah kjo botë? A nuk ka Allahu ndonjë hise në trupin tuaj?

Flas të vërtetën, kur them se përderisa të hiqni dorë prej gjërave të dashura, nuk do të fitoni nderin e botës së ardhshme. Mos pritni ditën e nesërme për t u penduar, sepse, deri sa të bëhet nesër, para teje është një natë dhe një ditë; në ndërkohë mund të realizohet caktimi i Allahut.

Flas të vërtetën, kur them se mëkatet e vogla janë nga kurthet e shejtanit. Ato ju duken të vogla, por së shpejti do të mblidhen dhe do t ju rrethojnë.

Flas të vërtetën, kur them se sikur që lavdërimi përmes gënjeshtrës dhe mburrja me veten në lidhje me fenë janë koka e të gjitha sherreve të njohura ashtu edhe dashuria ndaj kësaj bote është burimi i të gjitha gabimeve.

Flas të vërtetën, kur them se nuk ka gjë më të mirë sesa namazi i falur për të arritur nderin e ahiretit dhe për t u mbrojtur prej sherreve të kësaj bote, dhe se asgjë nuk e afron më shumë njeriun tek Allahu sikur që e afron namazi. Prandaj, fale vazhdimisht namazin, sepse

Page 503: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

503

namazi është gjëja më e dashur për Allahun dhe mjeti më i mirë që të afron tek Allahu.

Flas të vërtetën, kur them se është e madhe çdo vepër e atij ndaj të cilit është bërë padrejtësia, nëse nuk është bërë hakmarrja me dorë, me vepër apo me armiqësi. Cili prej jush ka parë një dritë me emrin errësirë apo një errësirë me emrin dritë? Ngjashëm, asnjë rob besimtar nuk e preferon pabesimin ndaj besimit dhe ahiretin ndaj kësaj bote. Athua mund të korrë elbin ai që e mbjell grurin apo ta korrë grurin ai që e mbjell elbin? Kështu edhe çdo rob do të korrë në botën e ardhshme atë çka ka mbjellë në këtë botë dhe aty do ta sheh përfundimin e çdo vepre.

Flas të vërtetën, kur them se njerëzit ndahen në dy grupe në lidhje me urtësinë: Një grup e përforcon atë përmes fjalës së tij dhe e humb përmes veprës së keqe; dhe grupi i dytë e përforcon përmes fjalës dhe e dëshmon me vepër; në mes tyre ekziston dallimi i madh, prandaj, lum për dijetarët që veprojnë sipas diturisë së tyre dhe turp të kenë dijetarët që vetëm flasin e nuk veprojnë.

Flas të vërtetën, kur them se kush nuk e pastron të mbjellën e vet prej barit dëmtues, do ta dëmtojnë të mbjellën ato barishte dëmtuese. Kush nuk e nxjerr dashurinë e kësaj bote prej zemrës së tij, kjo dashuri do ta kaplojë zemrën aq shumë sa që nuk do të mund të shijojë dashurinë e botës së ardhshme.

Turp të kini o robërit e kësaj bote, bëni burg errësirën e xhamisë për trupat tuaj (gjenduni vazhdimisht nëpër xhamia), zemrat tuaja shndërroni në shtëpi të devotshmërisë dhe mos i shndërroni në vendbanime për epshet tuaja.

Flas të vërtetën, kur them se ai që është më i padurueshmi ndaj fatkeqësive, ai e do më së shumti këtë botë. Ai që është më i durueshmi ndaj fatkeqësive, ai është më asketi në këtë botë.

Turp të kini o dijetarët e këqij, a nuk ishit ju të vdekurit që jeni ringjallur nga ana e Allahut? Pastaj, prapë vdiqët mbasi që u ringjallët. Turp të kini, a nuk ishit ju të padijshmit që Allahu u dha dituri? Ai ju mësoi dituri dhe ju e harruat Atë. Turp të kini, a nuk jeni ju të padijshmit që Allahu ju caktoi si njohës të rregullave të fesë? Kur ju caktoi për njohës të rregullave të fesë, ju u bëtë të padijshëm. Turp të kini, a nuk jeni ju devijuesit që janë udhëzuar? Ju jeni kthyer në devijim mbasi që jeni udhëzuar. Turp të kini, a nuk ishit ju të verbrit që Allahu ua dha fuqinë e të shikuarit? Ju jeni bërë të verbër mbasi që ju dha fuqinë e të shikuarit. Turp të kini, a nuk ishit ju të shurdhrit që Allahu ua dha fuqinë e të dëgjuarit? Ju jeni bërë të shurdhër mbasi që

Page 504: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

504

ju dha fuqinë e të dëgjuarit. Turp të kini, a nuk ishit ju memecët që Allahu ua dha fuqinë e të folurit? Ju jeni bërë memecë mbasi që ju dha fuqinë e të folurit. Turp të kini, a nuk kërkonit fitore prej Allahut? Ju jeni kthyer mbrapa, mbasi që Allahu ua mundësoi fitoren. Turp të kini, a nuk ishit ju të poshtëruarit që Allahu ju shenjtëroi? Mbasi që u shenjtëruat, ju keni rezistuar dhe kundërshtuar. Turp të kini a nuk jeni ju të dobëtit që ju ka ndihmuar Allahu dhe që jeni frikuar prej sulmeve të armikut? Mbasi që ju ndihmoi, ju u bëtë kryelartë dhe mizorë. Atëherë, turp të kini për hir të poshtërimit tuaj në Ditën e Kiametit.

Turp të kini o dijetarët e këqij, ju i kryeni veprat e ateistëve, kërkoni dëshirat e trashëgimtarëve të xhenetit dhe e gjeni rehatinë e atij që është i sigurt se nuk do të hidhet në zjarr. Por, puna e Allahut nuk përputhet me dëshirat tuaja. Juve ju krijon për të vdekur, ndërton për të shkatërruar, ju bën që të zhvilloheni ndërsa, ju mblidhni dhe përgatitni për trashëgimtarët tuaj.

Flas të vërtetën, kur them se Hz Musa (a.s.) ju këshillonte: Mos u betoni rrejshëm ndaj Allahut , ndërsa unë them Mos u betoni

ndaj Allahut as rrejshëm as drejt, por thoni vetëm po ose jo . O bijtë e Israelit, ushqejuni me elb dhe fasule të shkretëtirës. Mos e përdorni grurin, sepse frikohem se nuk mund ta falënderoni Allahun për grurin në mënyrë të denjë.

Flas të vërtetën, kur them se disa prej njerëzve e arrijnë shëndetin, e disa fatkeqësinë; prandaj, falënderojuni për shëndet dhe ndjeni dhimbje për atë që e arrin fatkeqësia.

Flas të vërtetën, kur them se në Ditën e Kiametit do të merrni përgjigjen për çdo fjalë ofenduese që keni folur.

O robërit e këqij, kush është përgatitur për të prerë kurban dhe kupton se vëllai i tij është zemëruar në të, le të shkojë së pari te vëllai i tij dhe ta kënaqë atë, dhe pastaj ta presë kurbanin.

O robërit e këqij, nëse ndonjërit prej jush iu merret këmisha, jepeni bashkë me të edhe gunën. Nëse ju godasin në faqen e djathtë, kthejeni edhe faqen e majtë1. Nëse ju detyron ndonjëri që të bartni ndonjë ngarkesë deri në tre fersah (njësi matëse, 1.5 km) largësi, ju shkoni me të edhe tre fersaha tjerë.

Flas të vërtetën, kur them se, çfarë dobie ka prej trupit që të jashtmen e ka të shëndoshë dhe të brendshmen të prishur? Nëse zemrat tuaja janë të prishura, nuk do të keni dobi prej trupave tuaj, sado të

1 Për këtë është dhënë shpjegimi në titullin paraprak

Page 505: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

505

bukur qofshin. Çfarë dobie ka pastërtia e trupit, kur zemra është e përlyer?

Flas të vërtetën, kur them se, mos u bëni sikur shosha që e lëshon miellin e butë dhe e mban thekrën. Në këtë mënyrë, ju po e nxirrni urtësinë prej gojës por lakmia po ju mbetet në zemër.

Flas të vërtetën, kur them se, së pari largojeni sherrin dhe pastaj kërkoni të mbarën, për të pasur dobi prej saj. Kur janë bashkë e mbara dhe sherri, nuk keni dobi prej së mbarës.

Flas të vërtetën, kur them se, do t i lagen rrobat e atij që hyn në lumë, sado që të mundohet për të mos i lagur. Edhe ai që e do këtë botë, nuk mund të shpëtojë prej mëkateve.

Flas të vërtetën, kur them lum për atë që nuk fle natën duke e kaluar në ibadet; ata janë zotëruesit e dritës së përhershme. Ata zgjohen për të bërë ibadet dhe për ta lutur Allahun t i shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Kiametit.

Flas të vërtetën, kur them se, kjo botë është krijuar si një arrë dhe se robërit mbjellin aty të mbarën, sherrin, të ëmblën dhe të hidhëtën. Ai që e ka mbjellë të mbarën, në ditën e dhënies së llogarisë do të ketë përfundimin e dobishëm, ndërsa, ai që e ka mbjellë sherrin, do ta ketë ditën e vështirë dhe të mundimshme në ditën e dhënies së llogarisë.

Flas të vërtetën, kur them se njeriu i urtë sprovohet me të padijshmin, dhe i padijshmi sprovohet me epshet dhe pasionet. Ju këshilloj që ta vulosni gojën tuaj, që të mos dalin fjalët fyese dhe ofenduese prej saj.

Flas të vërtetën, kur them se nuk mund t i arrini gjërat e dëshiruara, nëse nuk i duroni gjërat e padëshiruara; pa hequr dorë prej kënaqësive, nuk mund t i arrini dëshirat tuaja.

Flas të vërtetën, kur them se, o robërit e kësaj bote, si mund të kuptojë botën e ardhshme ai që nuk i zvogëlon dëshirat e kësaj bote dhe nuk i ndërpret kërkesat prej saj?

Flas të vërtetën, kur them se, o robërit e kësaj bote, ju nuk e doni as këtë, as botën e ardhshme. Sikur të kishit dashur këtë botë, do t'i kishit dhënë rëndësi asaj pune që ju afron kah ajo; dhe, sikur të kishit dashur botën e ardhshme, do të kishit vepruar veprat e atyre që shpresojnë në të.

Flas të vërtetën, kur them se, o robërit e kësaj bote, ndonjëri prej jush e urren shokun e tij duke u bazuar në supozim, por nuk e urren epshin e tij duke pasur bindje të sigurt për të.

Page 506: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

506

Flas të vërtetën, kur them se disa prej jush zemërohen kur u përmenden turpet e tyre, ndërsa ato janë të vërteta. Por, nëse lavdërohet me ndonjë veti që nuk e zotëron, nuk do ta kundërshtojë atë.

Flas të vërtetën, kur them se shpirtrat e shejtanëve nuk kanë jetuar askund më gjatë sesa në zemrat tuaja. Allahu jua ka dhënë këtë botë që të punoni për botën e ardhshme; jo për t ju parandaluar nga ajo. Allahu ju ka zgjeruar këtë botë, që të bëhet ndihmësi juaj në kryerjen e ibadeteve, jo për të kryer mëkate. Allahu ju ka urdhëruar që t i nënshtroheni Atij në këtë botë, jo për ta kundërshtuar Atë. Atë e ka bërë mjet për t u afruar te e lejuara, jo te e ndaluara. Atë e ka zgjeruar që të lidhni marrëdhënie në mes veti, jo për t i ndërprerë ato.

Flas të vërtetën, kur them se çdokush e mëton sevapin, por e arrin vetëm ai që vepron për të.

Flas të vërtetën, kur them se pema nuk do ta arrijë përkryerjen përderisa nuk të japë frutat e bukura, ashtu edhe feja nuk do ta arrijë përkryerjen përderisa të mos largohemi prej mëkateve.

Flas të vërtetën, kur them se bujqësia do të japë produkte vetëm me ujë dhe tokë; ashtu edhe besimi do të formohet përmes diturisë dhe veprës.

Flas të vërtetën, kur them se sikur që uji e shuan zjarrin ashtu edhe pjekuria e shuan zemërimin.

Flas të vërtetën, kur them se sikur që uji dhe zjarri nuk mund të qëndrojnë në një enë, ashtu edhe verbëria dhe njohja e rregullave të fesë nuk mund të qëndrojnë në një zemër.

Flas të vërtetën, kur them se shiu nuk bie pa re dhe pa e pasur zemrën e pastër nuk mund të kryhet një punë ku ekziston kënaqësia e Allahut.

Flas të vërtetën, kur them se gjithçka e merr dritën prej diellit dhe zemra fiton dritë përmes urtësisë. Koka e çdo pune është devotshmëria. E drejta është dera e çdo të mbare dhe mëshira e Allahut është dera e çdo të mbare; çelësi i këtyre dyerve është lutja e zjarrtë dhe të vepruarit. Si mund të hapet zemra pa e pasur çelësin?

Flas të vërtetën, kur them se njeriu i mençur nuk e mbjell një pemë që nuk i pëlqen dhe nuk i hip një mjeti bartës që nuk i pëlqen. Një dijetar besimtar nuk i bën punët e papëlqyera nga Allahu.

Flas të vërtetën, kur them se sikur që guri mprehës e mpreh dhe e shkëlqen shpatën ashtu edhe urtësia e mpreh dhe e ndriçon zemrën. Urtësia në zemrën e të mençurit është sikur uji mbi tokën e vdekur; sikur që uji e ringjall tokën, ashtu edhe urtësia e ringjall

Page 507: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

507

zemrën. Urtësia në zemrën e të mençurit i përngjan një drite në errësirë, që me anë të asaj drite i mençuri lëviz në mes njerëzve.

Flas të vërtetën, kur them se është më mirë bartja e gurëve prej lartësisë së maleve sesa të flasësh me njeriun që nuk e kupton fjalën tënde; njeriu i tillë i përngjan gurit që është vendosur në një enë me ujë për t u zbutur apo për të përgatitur ushqim për të vdekurit. Lum për atë që largohet prej fjalëve të kota duke u bazuar në frikën prej Allahut, që nuk flet asgjë përveç asaj që mund të kuptohet dhe që nuk e lakmon fjalën e asnjërit përderisa ta zbatojnë në vepër atë fjalë. Lum për atë person që mëson prej dijetarëve atë çka nuk di dhe i mëson të padijshmit me atë çka ka mësuar. Lum për atë që i respekton dijetarët për shkak të diturisë së tyre, që nuk polemizon me ata, që i sheh të vegjël të padijshmit për shkak të paditurisë së tyre por që nuk i largon nga vetja, dhe që i thërret të padijshmit për t i mësuar gjërat që nuk i dinë.

Flas të vërtetën, kur them se o havarijun, ju jeni në mesin e popullit sikur i gjalli në mes të të vdekurve; prandaj, mos vdisni me vdekjen e të gjallëve të tillë.

Hz Isa (a.s.) ka thënë se Allahu i ka thënë: Robi besimtar pikëllohet kur ia merr këtë botë prej tij, ndërsa, Unë e pëlqej atë më së shumti dhe është më së afërmi ndaj Meje në këtë gjendje. Ai gëzohet kur t i dhuroj bollëk dhe gjerësi në këtë botë, ndërsa, në këtë gjendje është më i keqi tek Unë dhe më larg nga Unë .

Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve dhe përshëndetja qoftë për Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.

13.4. KËSHILLAT E MUFAZZAL IBNI YMERIT1

PËR SHIITËT

Ju këshilloj të ruheni nga Allahu, i Cili është i vetmi dhe pa ortak, dhe të dëshmoni se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Ruajuni nga Allahu. Flisni fjalë të bukura. Kërkoni kënaqësinë e Allahut; frikohuni prej zemërimit të Tij; ruajeni traditën e Tij, mos i kaloni kufijt e Tij. Gjithmonë veproni duke pasur parasysh Allahun dhe tregoni kënaqësi ndaj caktimit dhe paracaktimit të Allahut, qoftë ajo në dëm apo në dobinë tuaj.

Dijeni që është detyrim për ju urdhërimi në vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat.

1 Njëri prej sahabeve të zgjedhura të Imam Xhafer Sadikut (a.s.)

Page 508: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

508

Kini kujdes që të gjendeni në mirësinë më të madhe ndaj atij që ju bën mirësi. Hiqni dorë nga fajësimi i atij që ju bën keq dhe bëjuni njerëzve atë që e pëlqeni që të bëjnë juve.

Mundoni me tërë fuqinë tuaj që të kaloni mirë me njerëzit. Ju jeni më të denjë për të mos u dhënë shkas të tjerëve që të formojnë pretekst ndaj jush. Mësojeni fenë e Allahut, qëndroni larg prej të ndaluarës dhe silluni mirë ndaj atij që shoqërohet me ju, qoftë i mirë apo i keq, sepse këtë e keni detyrim.

Mundohuni që të zotëroni një përmbajtje të vërtetë, ngase, përmbajtja prej gjërave të dyshimta dhe të ndaluara është njësia matëse e fesë. Faleni namazin me kohë dhe zbatojini detyrimet brenda kufijve të tyre.

Mos gjeni cikërrima në gjërat që janë detyrim dhe shkase për fitimin e kënaqësisë së Tij. Kam dëgjuar Hz Sadikun (a.s.) duke thënë: Bëhuni zotërues të diturisë për fenë e Allahut, mos u bëni sikur

nomadët. Sepse, kush nuk zotëron dituri për fenë e Allahut, në Ditën e Kiametit Allahu nuk do ta shikojë me syrin e mëshirës .

Mbajeni mesin në pasuri dhe në varfëri. Përgatitni furnizim për botën e ardhshme me një pjesë të mallit të kësaj bote. Kam dëgjuar Hz Sadikun (a.s.) duke thënë: Përgatituni për ahiret nga dynjaja. Mos u bëni barrë për njerëzit .

Silluni mirë ndaj të gjithëve me të cilët shoqëroheni. Mos bëni padrejtësi. Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: Më së shpejti do të arrijë ndëshkimi për mizori.

Zbatoni detyrimet ndaj Allahut, siç janë agjërimi dhe namazi. Dorëzojani zeqatin atij që i takon. Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: O Mufazal, thuaj sahabeve që t'ia japin zeqatin personit të duhur; unë jam garantuesi i asaj që u del prej duarve të tyre .

Përqafojeni udhëheqjen e Ehli Bejtit të Muhamedit (s.a.a.). Rregullojini marrëdhëniet në mes veti. Mos përgojoni njëri tjetrin. Vizitojini njëri tjetrin. Dashurojini njëri tjetrin. Bëjini mirë njëri tjetrit. Bisedoni në mes veti. Mos fshihni diçka prej njëri tjetrit. Ruajuni nga ndërprerja e marrëdhënieve dhe hidhërimi i njëri tjetrit. Hz Sadiku (a.s.) ka thënë: Betohem në Allahun se dy prej Shiitëve tanë nuk ndahen duke e ofenduar njëri tjetrin; unë do ta kthej fytyrën ndaj njërit prej tyre dhe do ta mallkoj atë. Në përgjithësi, veproj njëjtë ndaj të dyve . E pyeti Muattibi Imamin (a.s.): U flijoftë shpirti im për ty. Është i qartë veprimi i tillë kundrejt të padrejtit, por pse edhe ndaj atij që i është bërë padrejtësia?

- Imami Sadiku (a.s.) u përgjigj: Sepse, edhe ai nuk i bën thirrje vëllait për pajtim dhe vendosje të

Page 509: Dhurate mendjeve

Lutjet dhe këshillat

509

marrëdhënieve. Kam dëgjuar prej babait tim: Nëse grinden dy prej Shiitëve tanë dhe nëse njëri prej e tyre e ofendon tjetrin, ai të cilit u bën padrejtësia le të thotë: O vëlla, unë jam fajtor , me qëllim të pajtimit të tyre. Allahu është gjykatësi i drejtë. Ai do ta marrë hakun prej atij që ka bërë padrejtësi .

Mos i përbuzni Shiitët e varfër të familjes së Muhamedit (s.a.a.); mos i qortoni ata; gjenduni në dhurim ndaj tyre. Jepjani pjesën e tyre nga malli juaj që Allahu jua ka caktuar për ata; gjenduni në mirësi ndaj tyre; mos e hani mallin e njerëzve në emër të familjes së Muhamedit (s.a.a.). Sepse, kam dëgjuar prej Hz Sadikut (a.s.), të ketë thënë: Në lidhje me ne, njerëzit ndahen në tri grupe: Një grup prej tyre na do duke shpresuar në paraqitjen e Kaimit (Imam Mehdiut a.s.) në mënyrë që të arrijë diçka prej botës sonë; të tillët i mësojnë përmendësh fjalët tona por gabojnë gjatë veprimit. Të tillët, Allahu do t i gjuajë në xhehenem. Një grup tjetër na donë që të mund të hanë mallin e njerëzve në emrin tonë; të tillët i dëgjojnë fjalët tona dhe nuk gabojnë gjatë veprimit. Allahu do t i mbushë barqet e tyre me zjarr dhe do t u caktojë urinë dhe etjen. Një grup tjetër na do, i mësojnë fjalët tona; binden ndaj urdhrave tanë dhe nuk veprojnë në kundërshtim me veprimet tona; ata janë prej neve dhe ne jemi prej tyre .

I pasuri duhet të gjendet në ndihmë sipas sasisë së pasurisë së tij dhe i varfri sipas sasisë së varfërisë së tij. Kush dëshiron që Allahu t ia plotësojë nevojën e tij më të rëndësishme, le të shpërndajë mallin e tij, për të cilin ndien më së shumti nevojë, familjes së Muhamedit dhe shiitëve të tyre. Mos u zemëroni kur t ju flasin të vërtetën. Mos u hidhëroni ndaj njerëzve të drejtë kur flasin fjalën e drejtë, sepse besimtari nuk hidhërohet nga fjala e drejtë.

Në një rast, Hz Sadiku (a.s.) më pyeti: O Mufazzal, sa shiitë janë në Kufe?

- Unë iu përgjigja: Shumë pak . Kur u ktheva në Kufe, shiitët më sulmuan dhe më përgojuan; luajtën me dinjitetin tim dhe disa prej tyre edhe më sulmuan fizikisht. Madje, disa prej tyre përgatitnin kurthe në rrugicat e Kufes për të më vrarë dhe nuk u përmbajtën as prej shpifjeve.

Për këto ngjarje kishte dëgjuar edhe Hz Sadiku (a.s.). Kur shkova vitin e ardhshëm në Hixhaz, sapo u pamë me Imamin (a.s.), më tha: Ej Mufazzal, çka janë këto fjalë që po i dëgjoj për ty? - Unë iu përgjigja: Fjalët e folura nuk më bëjnë asnjë dëm . Hz Sadiku (a.s.) m u përgjigj: Po, ashtu është, fjalët u bëjnë dëm vetëm atyre që i flasin. A po zemërohen? Turp të kenë; ti the se është i vogël numri i

Page 510: Dhurate mendjeve

Tuhef-ul Ukul

510

tyre. Betohem në Allahun se as ata nuk janë shiitët tanë; sikur të ishin shiitët tanë, nuk do të zemëroheshin. Allahu i ka përshkruar shiitët tanë me cilësi tjera, nga ato që i kanë ata. Shiitët e Xhafer Sadikut duhet ta mbrojnë gjuhën e tyre. Duhet të punojnë për Krijuesin e tyre. Të shpresojnë në Zotërinë e tyre dhe të frikësohen prej Allahut në mënyrën e duhur. Turp të kenë; athua, nuk ka në mesin e tyre që janë shtrembëruar sikur shtiza prej faljes së namazit apo që janë bërë sikur të çoroditur prej frikës së ashpër, që janë bërë sikur të verbër prej përuljes dhe modestisë, që duken sikur të sëmurë prej agjërimit dhe që u përngjajnë të shurdhërve nga heshtja e gjatë? Athua, ka ne mesin e tyre të tillë që e rëndojnë veten duke i kaluar netët me namaze të shumta dhe ditët me agjërime; ose që me frikën prej Allahut apo dashurinë ndaj Ehli Bejtit e largojnë veten prej kënaqësive dhe dhuntive të kësaj bote? Si mund të jenë ata prej shiitëve tanë? Kur ata bëjnë armiqësi bashkë me armiqtë tanë dhe kjo u shton edhe më tepër armiqësinë. Ata hungërojnë sikur qentë që janë ftohur dhe lakmojnë sikur sorrat. Dije që, sikur të mos isha frikuar prej sulmeve dhe kundërshtimeve ndaj teje, do të kisha urdhëruar që të mbyllesh në shtëpinë tënde dhe të mos i shikosh fytyrat e tyre përderisa je gjallë. Por, nëse të afrohen, pranoji ata. Allahu i ka caktuar ata udhëzues për vetvete dhe njëkohësisht, përmes tyre Allahu e ka plotësuar udhëzimin e Tij ndaj të tjerëve .

Mos lejoni t ju mashtrojë kjo botë, dhuntitë e kësaj bote, bukuritë e kësaj bote dhe malli i kësaj bote; ju nuk keni asnjë dobi prej tyre. Betohem në Allahun se nuk ia kanë parë dobinë as ata që e kanë përqafuar atë.

Falënderimi qoftë për Zotin e botëve, mëshira dhe përshëndetjet qofshin për Pejgamberin Muhamed dhe për Ehli Bejtin e tij të pastër.

Page 511: Dhurate mendjeve

Fjala hyrëse e autorit....................................................................... 5

Hadithet e transmetuara nga Hz Resulullahu (s.a.a.) për urtësinë, asketizmin, këshillat dhe të ngjashme

1.1 Testamenti i Hz Resulullahut (s.a.a.) kushtuar Hz Aliut (a.s.)......... 12

1.2 Një testament tjetër kushtuar Hz Aliut (a.s.)..................................... 15

1.3 Një testament tjetër kushtuar Hz Aliut (a.s.)..................................... 18

1.4 Disa fjalë të urta................................................................................ 19

1.5 Këshillat dhënë Muaz b. Xhebelit me rastin emërimit të tij si vali të Jemenit.......................................................................................... 27

1.6 Disa fjalë tjera të urta........................................................................ 28

1.7 Fjalët që kanë të bëjnë me diturinë, mendjen dhe pavëmendjen...... 30

1.8 Disa këshilla tjera të Hz Resulullahut (s.a.a.)................................... 31

1.9 Fjalimi i Haxhit Lamtumirës............................................................. 32

1.10 Fjalët e shkurtra................................................................................. 34

Hadithet e transmetuara nga Imam Aliu (a.s.) në lidhje me urtësinë, sjelljen e bukur dhe devotshmërinë

2.1 Fjalimi në lidhje me njësinë e Allahut (Tevhid)............................... 60

2.2 Testamenti kushtuar Imam Hasanit (a.s.).......................................... 64

2.3 Testamenti kushtuar Imam Hysejnit (a.s.)........................................ 79

2.4 Pjesë të fjalimit të famshëm të ashtuquajtur Fjalimi Vesile (mjet)... 82

2.5 Këshilla sahabeve për mirësjellje...................................................... 89

2.6 Dekreti i shkruar me rastin e emërimit të Malik Eshterit si vali (guvernator) të Egjiptit...................................................................... 116

2.7 Fjalimi i famshëm i njohur me emrin Dijbaxh.................................. 136

2.8 Fjalët që nxisin kah e mbara dhe që frikësojnë nga dënimi, fjalët e urta dhe këshillat............................................................................... 140

2.9 Fjalët që shpjegojnë gjendjen e fajtorëve.......................................... 143

2.10 Fjalët që i shpjegojnë tiparet e të devotshmëve................................. 145

2.11 Fjalimi që shpjegon themelet e besimit (iman) dhe të pabesimit (kufr).................................................................................................. 149

2.12 Këshillat kushtuar Kumejl B. Zijadit................................................ 154

2.13 Porositë e shkurtra dhënë Kumejl B. Zijadit..................................... 156

2.14 Këshillat dhënë Muhammed ibni Ebi Bekrit, kur e caktoi si vali të Egjiptit............................................................................................... 160

Page 512: Dhurate mendjeve

2.15

Letra kushtuar banorëve të Egjiptit, me rastin e emërimit të Muhammed ibni Ebu Bekrit si vali të Egjiptit.................................. 161

2.16 Fjalët kritikuese në lidhje me këtë botë dhe kënaqësitë e saj............ 165

2.17

Fjalimi i mbajtur në lidhje me shprehjen e kundërshtimeve me rastin e ndarjes së presë së luftës (ganimet)...................................... 167

2.18 Fjalimi që ka të bëjë me harxhimin e pasurisë në vendin e duhur.... 169

2.19

Përshkrimi i botës nga ana e Hz Aliut (a.s.) kushtuar të devotshmëve...................................................................................... 171

2.20 Fjalimet në lidhje me imanin, shpirtrat dhe dallimet në mes tyre..... 172

2.21 Këshillat dhënë Zijad Ibni Nazrit, të cilin e caktoi si komandant dhe e dërgoi në Sifin.......................................................................... 174

2.22 Njohja e atyre që i rrëfejnë hadithet.................................................. 176

2.23 Fjalët që kanë të bëjnë me themelet e Islamit dhe të vërtetën e pendimit dhe të kërkimit të faljes...................................................... 178

2.24 Testamenti i bërë djalit të tij Imam Hasanit (a.s.) gjatë momenteve të fundit të jetës................................................................................. 179

2.25 Fjalët lidhur me virtytet e diturisë..................................................... 182

2.26 Thëniet lidhur me urtësinë, këshillat, nxitjet dhe vërejtjet................ 183

Fjalët e urta, këshillat, fjalët nxitëse dhe frikësuese, urdhërat ndaj veprave të mira dhe ndalesat ndaj veprave të këqija nga Imam Hasani (a.s.)

3.1 Përgjigjet e dhëna ndaj pyetjeve të ndryshme................................... 212

3.2 Fjalët e urta........................................................................................ 214

3.3 Përgjigjet e dhëna ndaj pyetjeve të parashtruara............................... 216

3.4 Vullneti i lirë i njeriut........................................................................ 218

3.5 Këshilla.............................................................................................. 219

3.6 Fjalimi................................................................................................ 219

3.7 Fjalët e shkurtra................................................................................. 221

Hadithet e Imam Hysejnit (a.s.) për urtësinë, asketizmin, këshillat, devotshmërinë, urdhërin ndaj veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija

4.1 Urdhërimi për të mirën dhe ndalimi prej të keqes............................. 226

4.2 Këshilla.............................................................................................. 229

4.3 Letra të cilën ua dërgoi banorëve të Kufes kur vërejti pabesinë e tyre gjatë kohës kur ishte duke udhëtuar për në Kufe....................... 230

4.4 Përgjigjja dhënë pyetjeve të sundimtarit bizantin............................. 231

4.5 Pjesët e xhihadit................................................................................. 232

4.6 Tevhidi (Njësia e Zotit)..................................................................... 233

4.7 Fjalët e shkurtra................................................................................. 234

Page 513: Dhurate mendjeve

Hadithet e Imam Zejnel Abidinit (a.s.) lidhur me urtësinë, asketizmin, këshillat, devotshmërinë, urdhërin ndaj veprave të mira dhe ndalesën nga veprat e këqija

5.1 Këshilla.............................................................................................. 240

5.2 Këshilla, asketizmi dhe urtësia.......................................................... 243

5.3 Letra e famshme e njohur me emrin: Letra për të Drejtat................. 245

5.3.1 Të drejtat ndaj Allahut dhe ndaj vetvetes.......................................... 247

5.3.2 Të drejtat e veprave........................................................................... 248

5.3.3 Të drejtat e prijësve........................................................................... 250

5.3.4 Të drejtat e atyre që janë nën urdhrin dhe kujdesin tënd................... 251

5.2.5 Të drejtat e të afërmve....................................................................... 252

5.4 Fjalët lidhur me asketizmin............................................................ 261

5.5 Letra dërguar Muhamed Ibni Muslim-i Zuhriut................................ 263

5.6 Fjalët e shkurtra................................................................................. 266

Hadithet e Imam Muhamed Bakirit (a.s.) lidhur me urtësinë, asketizmin, këshillat, devotshmërinë, urdhërin ndaj veprave të mira dhe ndalesën nga veprat e këqija

6.1 Testamenti kushtuar Xhabir-i Xhufit................................................ 274

6.2 Një bisedë me Xhabirin..................................................................... 277

6.3 Fjalët lidhur me shpatat..................................................................... 278

6.4 Këshilla.............................................................................................. 280

6.5 FFjjaallëëtt ee sshhkkuurrttrraa.................................................................................................................................................................. 282

Hadithet e Imam Sadikut (a.s.) lidhur me urtësinë, asketizmin, këshillat, devotshmërinë dhe të ngjashme

7.1 Këshillat kushtuar Xhunejd Ibn Abdullahut...................................... 294

7.2 Këshillat dhënë Ebu Xhafer Muhamed Ibni Numan Ahvelit............ 302

7.3 Letra dërguar një grupi të sahateve................................................... 306

7.4 Fjalët e njohura si vargu i perlave..................................................... 308

7.5 Fjalët lidhur me njësinë e Allahut, imanin, dashurinë ndaj Ehli Bejtit dhe pabesimin.......................................................................... 319

7.6 Përshkrimi i imanit............................................................................ 321

7.7 Përshkrimi i Islamit........................................................................... 322

7.8 Shpjegimi lidhur me daljen nga imani............................................... 322

7.9 Fjalët lidhur me mënyrën e jetesës së njeriut dhe shpenzimit të pasurisë.............................................................................................. 324

7.9.1 Shpjegime lidhur me udhëheqjen e prijësve...................................... 324

7.9.2 Shpjegime lidhur me llojet e tregtive................................................ 325

7.9.3 Shpjegimi lidhur me qiranë dhe huan................................................ 326

Page 514: Dhurate mendjeve

7.9.4 Shpjegimi lidhur me zanatin (profesionin)........................................ 327

7.9.5 Rrugët e shpenzimit dhe të shpërndarjes së mallrave........................ 328

7.9.6 Ushqimi i lejuar................................................................................. 329

7.9.7 Mishi i shtazëve që është i lejuar për ngrënie.................................... 329

7.9.8 Vezët e lejuara për ngrënie................................................................ 329

7.9.9 Shtazët e detit që janë të lejuara për ngrënie..................................... 329

7.9.10 Pijet e lejuara..................................................................................... 329

7.9.11 Veshmbathja e lejuar......................................................................... 330

7.9.12 Martesat e lejuara.............................................................................. 330

7.9.13 Pronësia e lejuar përbëhet prej gjashtë pjesëve................................. 330

7.10 Letra e shkruar nga ana e Imamit (a.s.) lidhur me humusin dhe ganimetin........................................................................................... 331

7.11 Biseda e Imam Sadikut (a.s.) me disa sufijë që kërkonin nga Imami për të ndaluar kërkimin e furnizimit...................................... 336

7.12 Fjalët për krijimin dhe përbërjen e trupit të njeriut........................... 342

7.13 Disa fjalë të urta................................................................................. 344

7.14 Fjalët e shkurtra................................................................................. 345

Hadithet e Imam Musa Kadhimit (a.s.) lidhur me urtësinë, këshillat, devotshmërinë, asketizmin dhe moralin e bukur

8.1 Këshillat kushtuar Hishamit dhe përshkrimi i mendjes..................... 374

8.2 Ushtarët e mendjes dhe të paditurisë................................................. 390

8.3 Disa prej fjalëve të urta..................................................................... 392

8.4 Një pjesë e bisedës së gjatë me Harun Reshidin............................... 393

8.5 Fjalët lidhur me këshillat, urtësinë, asketizmin dhe devotshmërinë.. 398

Hadithet Imam Ebu l Hasan Ali Rizës lidhur me urtësinë, këshillat, moralin e bukur, asketizmin dhe devotshmërinë

9.1 Përgjigjet ndaj pyetjeve të Me munit lidhur me dispozitat e përgjithshme Islame........................................................................... 406

9.1.1 Fjalët lidhur me njësinë e Zotit.......................................................... 413

9.1.2 Fjalët lidhur me robërit e zgjedhur.................................................... 415

9.2 Shpjegimet për Imametin, Imamin dhe gradën e Imamit.................. 424

9.3 Fjalët e shkurtra që kanë të bëjnë për urtësinë, këshillat, asketizmin dhe devotshmërinë............................................................................. 428

Fjalët e transmetuara nga Imam Muhamed Takiu (a.s.) lidhur me asketizmin, urtësinë, këshillat dhe të ngjashme

10.1 Përgjigjja e Imamit (a.s.) lidhur me personin që ka qenë në ihram dhe ka mbytur një shtazë................................................................... 438

Page 515: Dhurate mendjeve

10.2 Një çështje interesante....................................................................... 442

10.3 Fjalët e shkurtra................................................................................. 443

Fjalët e transmetuara nga Imam Ali Nakiu (a.s.) për asketizmin, urtësinë, këshillat dhe moralin e bukur

11.1

Letra e Imam Ali Nakiut (a.s.) për xhebirin dhe tevfizin dhe për rrugën e mesme (Haddi -i Vasat) në mes tyre................................... 446

11.1.1 Veçoria e trupit të shëndoshë............................................................ 451

11.1.2 Veçoria e rrugës së hapur ................................................................. 461

11.1.3 Veçoria e kohës e mjaftueshme......................................................... 461

11.1.4 Veçoria e nevojës për furnizim.......................................................... 462

11.1.5 Veçoria e qenies së shkakut që e drejton njeriun në punë................. 462

11.2 Përgjigjet e Imam Ali Nakiut (a.s.) ndaj pyetjeve të Jahja b. Eksemit.............................................................................................. 465

11.3 Fjalët e shkurtra dhe këshillat për urtësinë, asketizmin dhe të tjera.. 471

Hadithet e Imam Hasan Askerit (a.s.) lidhur me temat e ndryshme

12.1 Letra e Imam Hasan Askeriut (a.a.) dërguar Is hak b. Ismail Nishaburit ......................................................................................... 476

12.2 Fjalët e shkurtra të Imam Hasan Askerit (a.s.).................................. 479

13.1 Këshillat e Allahut ndaj Hz Musa ibni Imranit (a.s.)........................ 485

13.2 Këshillat e Allahut ndaj Hz Isa ibni Merjemit (a.s.)......................... 490

13.3 Këshillat e Hz Isës (a.s.) nga Bibla dhe nga rastet e ndryshme........ 495

13.4 Këshillat e Mufazzal Ibni Ymerit për Shiitët.................................... 507

Page 516: Dhurate mendjeve

This document was created with Win2PDF available at http://www.daneprairie.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.