22
Discover Albania [email protected] www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të afroheshin më shumë me natyrën. Udhëtimet e para kanë qenë në fshatrat prane tiranes dhe me pas filluam me organizimet ne kampingun ne plazhin e Jalit, si dhe kamping në gjire të tjera të panjohura në zonën përreth Dhërmiut dhe Jalit. Që nga data e krijimit kemi pasur më shumë se 38,000 mijë turistë të cilët kanë udhëtuar me ne. Në gjithë këto vite eksperiencë ne kemi krijuar një strukturë të fortë, inovative dhe gjithëpërfshirëse për udhëtimet në trevat shqipfolëse duke u njohur kështu si kompania lider për udhëtimet turistike krijuar nga shqiptarët për Shqipërinë. Tre Ishujt | Ksamil, Sarande

Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Rreth Nesh

Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh

me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të afroheshin më shumë

me natyrën. Udhëtimet e para kanë qenë në fshatrat prane tiranes dhe me pas filluam me

organizimet ne kampingun ne plazhin e Jalit, si dhe kamping në gjire të tjera të panjohura

në zonën përreth Dhërmiut dhe Jalit.

Që nga data e krijimit kemi pasur më shumë se 38,000 mijë turistë të cilët kanë udhëtuar

me ne. Në gjithë këto vite eksperiencë ne kemi krijuar një strukturë të fortë, inovative dhe

gjithëpërfshirëse për udhëtimet në trevat shqipfolëse duke u njohur kështu si kompania

lider për udhëtimet turistike krijuar nga shqiptarët për Shqipërinë.

Tre Ishujt | Ksamil, Sarande

Page 2: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Misioni

Klubi Discover Albania u krijua me misionin e vetëm të zbulojmë Shqipërinë duke rritur

interesin e shoqërisë ta eksplorojnë atë. Ajo çfarë ne bëjmë është garantimi i mundësive

më të lehta për të vizituar vënde të cilat janë të veshtira për t’u arritur, gjithashtu edukimi

drejt respektimit dhe bashkëjetesës me natyrën. Përpos synojmë të nxjerrim në pah vlerat

dhe traditat shqiptare dhe të promovojmë turizmin vendas.

Qëllimi ynë është që çdo vizitor të ndjehet si në shtepinë e tij gjatë kohës që udhëton me

ne, të ndjehet i lirë të veprojë e të eksplorojë ashtu sic dëshironte të bënte në vendin e tij.

Ne jemi të motivuar të plotesojmë pritshmëritë e pjesëmarrësve, duke e kthyer kështu

udhëtimin në një aventurë të përbashkët, prandaj dhe motoja e kompanisë sonë është

“Discovering Together”.

Skaf duke valezuar | Dhermi, Vlore

Page 3: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Vizioni

Ne besojme që Shqipëria është një vend me potencial të madh në industrinë e turizmit, por

ndryshe nga masa ne mendojmë që pika e fortë është turizmi i eksperiencës, turizmi i

vlerave, i emocioneve.

Vizioni ynë është që ti qëndrojmë sa më pranë kësaj filozofi duke mos u ndalur vetëm tek

materia por duke shkuar më thellë. Në fokusin tonë është që turistët që vizitojnë

Shqipërinë jo vetëm ta shohin atë si natyrë, të kuptojnë se pse kemi këto zakone dhe

tradita, pse mendojmë dhe veprojmë kështu. Ne punojme që turistët tanë të largohen me

një emocion pozitiv nga shqipëria dhe jo vetëm me disa foto të bukura.

Per ne eshte mjaft e rëndësishme ruajtja e turizmit të vazhdueshëm, është e rëndësishme

mbrojtja e komunitetit, respektimi i vlerave të tyre, prandaj kujdesemi që të bëjmë një

shpërndarje të moderuar dhe të promovojmë destinacionet që kanë më tepër impakt. Ne

besojme që një destinacion që ka më shume turist se banorë vendas nuk është më një

destinacion turistik, është një vend komercial ku stë mbetet gjë tjetër vecse të shkrepësh

një foto.

Shqipëria është aq e bukur sa smund të jetë vetëm një objekt për tu fotografuar, shqipëria

duhet jetuar dhe duhet shijuar, turistët duhet ta ndjejnë emocionin dhe dashurinë që

është në këtë vend.

Momente gjatë udhëtimit| Valbone, Tropojë

Page 4: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Pse Discover Albania

Duke i qëndruar strikt misionit dhe vizionit tonë, e përforcuar kjo edhe me vitet e

eksperiencës që ka ardhur natyrshëm dhe gradualisht na bën që të kemi ekipin më të mirë

në këtë industri.

Për të arritur ketë ne jemi fokusuar në 3 pika kyçe të shërbimit tonë: përmbushja e

kënaqësisë së klientëve, motivimi i stafit dhe përgatitjen e tureve sa më kreative.

Në gjithë këta vite eksperiencë ne kemi krijuar strukturën më të fortë, më inovative dhe

eksperte rreth udhëtimit në Shqipëri.

Pika jonë e fortë është devotshmëria dhe informacioni, ne kemi një staf dhe

bashkepunëtorë te motivuar të ofrojnë një udhëtim fantastik. Partnerët tanë janë serioz

dhe më të mirët në zonën në të cilën ne operojmë. Guidat tona janë imazhi ynë më i mire

profesional, të sjellshëm, te gjindshëm dhe mi të gjitha të buzëqeshur.

Ne ndihemi me fat që operojmë në Shqipëri, në nje shtet të bekuar nga zoti e fatkeqësisht

të paeksploruar nga bota. Nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje Shqipëria është mes

vendeve më të bukura që duhet të vizitosh. Çdo vit është vendosur në top listën e vendeve

që duhen visituar, nga organizata të ndryshme si “Lonely Planet” etc.

Liqeni i Bovillës| Qafshtamë, Krujë

Page 5: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Zgjidhni një tour operator tek i cili keni besim. Ne ditët e sotme koha vërtet është e artë,

pas vendimit që të bëni një udhëtim qëndrojnë shumë çështje pas, si lejet nga puna,

qëndrimi larg vendimmarrjeve të ndryshme që kërkojnë mendimin tuaj, larg personave për

të cilët duhet të kujdeseni, vlera monetare e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto do

behen të padukshme vetëm në raste se udhëtimi vërtet ka qenë nje sukses.

Kurseni kohë dhe mund. Ashtu si përmendëm më lartë koha është një luks të cilin jo të

gjithë e zotërojnë. Të planifikosh një udhëtim dukë perfshirë rezervimet, itinerarin,

përdorimin e hartës për të gjetur shtigjet, do ju kërkoje shumë kohë dhe mund, dhe

ndoshta nuk do arrini ti vizitoni të gjitha vëndet që dëshironi.

Relaksohuni dhe pushoni. Pushimet nuk do të ishin të tilla nëse do të duhet të kujdeseni

gjithmonë për logjistikën. Një organizim jo i mirë do prishte gjithçka. Ne ju garantojmë se

kujdesi yne është deri në detaje. Ndaj nuk do keni nevojë të shqetësoheni për asgjë, vetëm

relaksohuni dhe shijoni pushimet.

Stafi ynë është i shoqërueshëm dhe i mirëinformuar Guidat janë fytyra jonë dhe ata të cilët

na prezantojnë në mënyrë dinjitoze. Zotërues të cilësive të nevojshme për ta bërë një

udhëtim të bukur, të gjindshëm për çdo nevojë tuajën, pozitivë në çdo situatë gjithashtu të

aftë për të prezantuar Shqipërinë. Udhërrëfyesit tanë janë të liçensuar dhe të pajisur me

çertifikatën e ndihmës së parë për të garantuar sigurinë tuaj.

Të udhëtosh vetëm nuk do të jetë e mërzitshme Shpeshherë ndodh që nuk mund të gjeni

një shok i cili ka të njëjten dëshirë dhe mundësi të udhëtojë në vende të reja, kjo nuk do të

jetë një problem nëse udhëtoni me ne. Udhëtimi në grup dhe atmosfera që krijohet e bëjnë

më të lehtë shoqërizimin dhe njohjen me njerëz të rinj, dita do të jetë e mbushur me

aktivitete gjithpërfshirëse dhe argëtuese.

Aktivitetet dhe ekskursionet Ne organizojmë udhëtime të ndryshme në varësi të përgatitjes

fizike, fakti që nuk keni shkuar më parë në mal nuk duhet t’ju pengojë të udhëtoni me ne,

përkundrazi ne do ju ndihmojmë të përgatisni veten tuaj për të pushtuar edhe majat më të

larta të Shqipërisë. Nga ne do keni mbështetjen e nevojme për eksperiencat tuaja të para

në hiking.

Legjitimiteti Klubi Discover Albania është tour operator i liçensuar nga autoritetet

kombëtare dhe anëtar i ATA.

Gjejmë rastin këtu të falenderojmë të gjithë ata që kanë udhëtuar me ne dhe që na kanë

besuar pushimet e tyre duke pritur cilësi dhe siguri përgjatë gjithë udhëtimit.

Falenderojmë partnerët tanë dhe stafin tonë.

Page 6: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Profili i Kompanisë

Emri i kompanisë

Emri në treg

Themeluar

NIPT

Tur Operator

Nr.Liçencës

Çmimet kryesore

Panairet kryesore :

Albania Social Club

Discover Albania

14 Mars 2007

L52401017I

LN-4469-02-2018

Destinacionet më të mira 2014, nga “Travel

Magazine”

Destinacionet më të mira 2015, nga “Travel

Magazine”

Destinacionet më të mira 2016, nga “Travel

Magazine”

Destinacionet më të mira 2017, nga “Travel

Magazine”

Best guide of the Year 2016

Most reviewe Company of the Year 2017

1-International Tourisms Berlin

2-Kosovo International Fair – CEO

3-Albania International Fair –ATA

4-Utrecht Adventure International Fair

Page 7: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Profili i Kompanisë ( vazhdimi )

Anëtaresuar:

Evente

Organizator

Partner

Pjesmerres

Partner

Shtrirja Gjeografike

Filiale/Partner

Adresa

Mob

Email

Web

Facebook

Instagram

Youtube

Agjensia Nacionale E Turizmit – Shqiperi

Shoqata Slow Food ne Shqiperi

Shoqata e Eko Turizmit

Agjensia e mbrojtjes se natyres

#Di1Vend (www.di1vend.com)

South Outdoor Festival (South.al)

Clean Albania for one Day

Kala (kala.al)

Shqipëri, Kosovë, Mali zi, Maqedoni

Kosovë, Maqedoni, Zvicer, Hungari, Portugali

Rr. Myslym Shyri P.24 sh1/4, Tiranë, Shqipëri

+355694040333

[email protected]

discoveralbania.al

Klubi Discover Albania

discover_albania_club

Discover Albania

Page 8: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Shërbimet

1.Ture

Ne organizojmë më tepër se 40 Kategori udhëtimesh, të ndara sipas kategorive

Kulturë, Aventurë ose katogoria jonë e preferuar “Emocione” që është një

mishele e zgjedhur për shqiperinë tonë të bukur. Gjithashtu një tjetër ndarje

është ne disiplina si Hiking, Biking, sporte të tjera dhe sipas shtrirjes, jug-veri,

Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi ose në Ballkan. Nga turet mund të themi

që suksesi jonë janë Grand Tour of Albania, North Tour and South Tour, nga

ku shpeshherë kemi marrë edhe cmime për këto ture.

Kur disenjojmë një tur, kujdesemi që ky tur të ketë kombinimin më të mirë të

mundur të kohës, duke qenë se në Shqipëri megjithëse distancat janë të afërta,

infrastruktura të merr më tepër kohë se sa duhet. Gjithashtu kujdesemi që ky

tour të jetë i bukur edhe për vetë shqipëtarët çka do të thotë që e vemë theksin

tek ato vende që kanë vërtet dicka për të parë.

Peisazh nga Kisha e Thethit| Theth, Shkodër

Page 9: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

2. Team Building.

Një tjetër disiplinë e jona ku jemi mjaft të fokusuar janë dhe teambuilding. Ne organizojmë

udhëtime me aktivitete teambuilding në të cilat marrin pjesë 70% e kompanive të cilat

organizojnë evente të tilla me stafet e tyre. Në këtë disiplinë kemi më tepër se 5 Vjet që

kemi hyrë dhe për momentin mbajmë kryesimin. Kjo falë nje stafi të specializuar i cili që të

jemi opsioni më i mirë.

3. PR dhe konsulencë në industrinë e turizmit.

Fal eksperiencës të gjatë në treg dhe dashurisë së madhe që kemi për Shqipërinë tonë të

bukur në këto vite jemi fokusuar edhe në një tjetër dimension siç është ai i krijimit të

eventeve dhe bashkëpunimin me partnerë të tjerë për promovimin e Shqipërise. Event të

pervitshëm në Dhërmi që është quajtur KALA, #di1Vend është një tjetër event i madh në

shqipëri për promovimin e zonave të ndryshme që është një nismë e “Discover Albania”,

“South Outdoor festival” e shumë të tjera janë pjesë e CV tonë.

Kalaja e Porto Palermos| Porto Palermo, Himarë

Page 10: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Vlerësimi dhe studimet.

Sic është përmendur edhe më sipër në fokusin tonë ka qenë kënaqësia e klientëve, falë

kësaj kemi arritur që të kemi vlerësimin më të madh me 4.8 nga 5 ne 1376 review që

klientët tanë kanë bërë.

Lumi Valbonës| Valbone, Tropojë

93%

4% 2%

5 Stars

4 Stars

3 Stars

2 Stars

1 Star

Në një shkallë vlersimi nga 1 Yll ne 5 Yje, ku 5

është shumë mirë dhe 1 është keq, në kemi

marrë me tepër se 93% vlerësime me 5 Yje, ose

1,284 pjesmarrës që na kanë vlerësuar me 5 yje.

Ne kemi vetëm 2.5 % të pjesmarrësve që na kanë

vlerësuar me më pak se 4 Yje ose 37 Pjesmarrës.

Klientët tanë na vlerësojnë çdo ditë për

performancën tonë, këto rezultatet janë 84% nga

faqja jonë në facebook, 9 % nga Google, 5% nga

Trip Adviser dhe pjesa tjeter nga webi dhe

kanale te tjera komunikimi.

Page 11: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Përvec review ne kemi berë edhe pyetsorë përsa i përket performancës sonë. Në 5 vitet e

fundit rezulatet e pyetsoreve, ku të anketuar janë më tepër se 1200 pjesmarrës janë si më

poshtë:

3.6%

95.3% 1.1%

13.5%

86.4%

0.1%

94.2% 2.1%

4.7%

Sa I

kën

aqu

r je

ni n

ga

ako

mo

dim

i?

Sa I

naq

ur

jen

i nga

tr

ansp

ort

i?

Sa I

kën

aqu

r je

ni n

ga

ush

qim

i ?

Sa I

kën

aqu

r je

ni n

ga

ud

hër

rëfy

esi?

Overall, are you happy from the trip?

Very Good Good fair poor N/A

98.4%

1.4%

0.2%

Page 12: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Marrëdheniet me Publikun

Mënyra që ne kemi zgjedhur të paraqitemi tek publiku është nëpërmjet platformave online,

rrjeteve sociale duke përmendur faqen e web-it, Instagram, kanali në Youtube dhe një

vëmendje të veçantë merr Facebook.

Të gjitha programet dhe aktivitetet tona shpalosen ne këto rrjete, ku secila prej tyre ka një

axhendë e cila duhet të ndiqet. Publikimet tona nuk lidhen vetëm me produktet që shesim,

por edhe me edukimin dhe informimin e publikut për zonat e Shqipërise, kuriozitete rreth

tyre e në të njëjtën kohë nxitja e tyre për të bërë sa më shumë aktivitete në natyrë, kjo

nëpermjet artikujve të ndryshëm motivues dhe studimeve shëndetësore.

Liqeni I Komanit| Koman

Page 13: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Marrëdhënia me mjedisin

Dukeqenëse ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin dhe në bashkëveprim të

vazhdueshëm me të, ndikimi ynë është shumë i dukshëm. Për ketë arsye kemi politika të

cilat kontribuojnë në pasjen e një mjedisi sa më të pastër.

Për ketë arsye ne kemi hartuar “Kodin e Përkujdesjes Mjedisore” në të cilin përfshihen 6

pika:

Mos ndotni lumenjtë apo burimet ujore. Në fshatra lumenje apo burimet ujore janë

mënyra kryesore për të marre ujë, nëse i ndotim ato me mbetjet tona atëhere ai nga një ujë

i pijshëm dhe i shëndetshëm kthehet në ujë të ndotur.

Kujdes kur ndizni zjarr. Pasojat e lënies së zjarrit ndezur në një vend me shumë pyje janë

të mëdha, gjithmonë kujdesuni që ta shuani mirë ate pasi largoheni.

Kujdesuni për mbetjet. Mos lini asnjeherë pas plera jo organike mbjini ato me vete derisa

të gjeni një vend të përcaktuar për plehrat.

Beni kamping pa ndotur. Pas një kampingu disa ditorë plehrat që krijohen janë të shumta,

djegia e tyre nuk është zgjidhje, plastika asnjëherë nuk duhet djegur pasi prodhojnë gase

të dëmshme.

Mbroni bimët dhe kafshët. Në shumë zona të Shqipërisë rriten bimë apo kafshë të cilat

janë në rezik zhdukjeje. Përgjatë çdo aktiviteti në natyrë sigurohuni që mos të demtoni

habitatin e tyre.

Kini konsideratë për të tjerët pas jush. Ju nuk jeni vizitorët e vetëm pas jush ka shumë të

tjerë, sigurohuni që mos të dëmtoni shtegun apo ta bllokoni atë ne çfarëdo mënyre.

Një politikë tjetër e kompanisë është edhe përdorimi sa më i reduktuar i plastikës duke e

zevendesuar atë me qelqin apo pelhurat. Shumë shpejtë kemi në plan nxitjen e përdorimit

sa më të reduktuar të letres dhe riciklimit të saj.

Discover Albania gjithashtu ka qenë pjesë aktive e nismave për mbrojtjen e ambjentit si

pastrimin e Kepit te Rodonit, Parkut Kombëtar të Qafshtamës aksionet për mbjelljen e

pemëve në Lurë, ndër të tjëra dhe nisma për të mbjellur një pemë për çdo turist që ka

vizitura Lurën me Discover Albania.

Page 14: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Portofoli i klientëve

Gjatë kësaj eksperience kemi patur fati që të kemi një portofol klientësh nga më

prestigjozët, duke na mundësuar që çdo herë të mësojmë me shume për një shërbim sa më

cilësor në këtë industri.

Page 15: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Programet speciale dhe eventet

#DiNjëVënd

#Dinjëvend është një aktivitet i cili mori jetë verën e vitit 2017 me aktivitetin e zhvilluar në

Kepin e Rodonit ku rreth 2000 të rinj morën pjesë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive

dhe të aventurës dhe rreth 500 prej këtyre kaluan natën në kampingun e përgatitur dhe

organizuar në plazh.

Ishte një aktivitet i konceptuar si një festë e madhe në natyrë, që zgjati dy ditë e një natë,

pikërisht në datat 25 dhe 26 Gusht, ku organizatorët ftuan edhe kompani të tjera që

ushtrojnë aktivitetin e tyre me sporte në natyrë, që festa të bëhej sa më e larmishme dhe

interesante.

Tashmë është një nismë të cilën do e vazhdojmë çdo vit për të promovuar zona të

panjohura të Shqipërisë.

Kjo nismë ka ardhur si rezultat i një pervoje dhe eksperience gati 10 – vjeçare në

industrinë e turizmit dhe më specifikisht në sektorin e aventurës, e cila do të vazhdojë me

organizimin e aktiviteteve çdo vit duke promovuar zona turistike me potencial dhe pak të

njoura në publikun e gjerë.

Kepi Rodonit| Durrës

Page 16: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

#Kala Event

Kala është një event turistik dhe festival i cili organiaohet në jugun e Shqipërisë nga

“Mainstage Travel”. Është një aktivitet i konceptuar mbi muzikën, aktivitet e aventurës

dhe kulinarinë e zonës së Dhërmiut. Pjesmarrja do të jetë rreth 2000-2500 turist nga

Britania dhe vende të europës perëndimore. Ky aktivitet zhvillohet nga data 20-27 qershor

2018.

Eventi do të organizohetçdo vit duke filluar nga 2018 në zonës e Dhërmiut, por duke parë

mundësinë edhe në zonat e tjera përreth me qëllim promovimin e jugut të Shqipërisë në

tragjet turistike të europës perëndimore.

Discover Albania është partner i #Kala event.

Peisazh| Dhërmi, Vlorë

Page 17: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Marrëdhënia me mediat

Fal përpjekjeve tona për të promovuar shqipërinë duke qenë një biznes mjaft social me

komunitetin, kemi qenë të ftuar në misione të ndryshme si: “Opinion”; “Pasdite ne Top

Channel”; “Pasdite me Rudinën”; “Wake up”; “Mirëmëngjes Shqipëri”; “Radio Travel”, “UTV

news” etj, ku kemi folur per destinacionet më trend, turizmi ne Shqipëri, guidat turistike

etj.

Këtu do të veçojmë “Opinion” ku kemi qenë pjesë e këtij emisioni për të folur për turizmin

ne shqipëri te mirat dhe cfarë duhet regulluar akoma, përsa i përket turizmit.

Gjithashtu “Revista Travel” në shumë numra të saj na ka dedikuar artikuj të ndryshëm

shpeshherë edhe kryartikuj dhe kopertina. Njëra prej të cilave ishte edhe numri 24 i

Revistes i vitit 2017, i cili fliste për nismen #dinjevend si nisi dhe ajo çka u mor nga ky

aktivitet me përmasa të mëdha.

“Pasdite me Rudinën” kësaj rrathe të ftuar për të promovuar “Syrin e Ciklopit” një

destinacion fare pranë Tiranës ideali për kohë të nxehta.

“Mamas Trip” i cili është një emision që promovon vendet turistike. “Big Mama”,

prezantuesja e emisionit udhëton personalisht në këto zona duke dokumentuar historinë,

legjendat dhe bukuritë e Shqipërisë. Kësaj rradhe ajo zgjodhi Klubin Discover Albania për

një udhëtim në Valbonë.

Gjiri i Gramës| Karaburun, Vlorë

Page 18: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Partnerët

Nëse në këto vite kemi patur nje eksperiencë për tu vlerësuar, kjo është edhe falë

partnerëve tanë me të cilët kemi bashkëpunuar. Gjatë të gjithë këtyre viteve ne jemi

mbështetur tek partnerët tanë për të patur një sukses në këtë histori. Falë tyre klientet

tanë janë edhe më të kënaqur.

Page 19: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Treguesit financiarë

Discover Albania ka një staf prej 28 personash të cilët punojnë full time dhe part time

duke kontribuar cdo dite ne rritjen e companise. Ne jemi shumë krenarë për këto

rezultate, e në të njëjtën kohë kemi disenjuar një plan 5 vjecar deri në 2022 që të

trefishojme këto tregues dukeqenë se tashmë jemi të fokusuar gjithnjë e më shumë ne

marketingun nderkombëtar me partnerë nga shtete të ndyshme.

*Turistet nga Kosova jane llogaritur si turiste vendas.

Përqindja e konsumatorëve tanë sipas kategorisë

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

2007-2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Tours (Foreign) Weekend Daily

Page 20: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Momentet kryesore

Themelimi Themeluar në 14 mars 2007, udhëtimi i parë ka qenë në malin e Dajtit

Jan 2007 Filloi te organizojë ture jo vetem një ditore, kryesisht në jug.

Shta 2007 Udhëtimet e para në Theth.

Shta 2008 Turi i parë me turistë të huaj nga USA të cilët realizuan turin 14 ditor ne

të gjithë Shqipërinë.

2010 Zgjeroi aktivitetin në Kosovë dhe në Maqedoni, ku në Kosovë krijoji dhe

një partneritet për të përfaqësuar këtë treg.

Shku 2012 Hapi një zyrë përfaqësie në qytetin e maqedonisë në tetovë me emrin

Klubi Discover Albania të perfaqësuar nga TDK Macedonia.

Tet 2014 Nga ky vit dhe në vitet në vazhdim u bë pjesë e shumë cmimeve fituese

nga revista Travel si destinacioni më i mirë i vitit e fituar për 4 vite

rradhazi.

Maj 2010 Foto e Discover Albania u përzgjodh në kopertinën e revistës Travel për

verën e vitit 2010 si dhe për udhërëfyesin e jugut.

Dhje 2012 Faqja e Facebook e Klubi Discover Albania arriti 120,000 Ndjekës, duke

shërbyer si mjeti ynë kryesore deri në këtë kohë i komunikimit dhe po në

këtë datë u hap edhe website i ri www.discoveralbania.al

Prill 2013 Realizojë një videopromocion për shqipërinë tonë të bukur kur mori më

tepër se 500,000 klikime në youtube.

Mars 2014 Mori pjesë në panairin e parë ndërkombetarë në Berlin “ITC berlin” dhe

më pas në shumë të tjera si Holland, Itali etj.

Maj 2014 Organizoi turin e parë nga shqiptarët për shqiptarët, i pari i cili ofrohet

për personat që jetojnë në shqipëri. Akoma mbetet turi me i mirë dhe

zgjedhja e parë për pushimet.

Qer 2015 Filloj të punojë edhe me turistët e huaj dhe të organizojë ture të plota

dhe paketa duke lidhur marëveshje me partner të ndryshëm në të gjitha

vendet.

Page 21: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Njihuni me stafin e “Discover Albania”.

Ne kemi kënaqësinë të punojmë me njerëz fantastik të cilët japin më të mirën e tyre për të bërë

çdo udhëtim të bukur. Ne besojmë se vlera e kompanisë është në duart e tyre, dhe janë

pikërisht ata të cilët e kanë sjell kompaninë ne këte fazë zhvillimi.

Këtu do të njiheni vetëm me nje pjesë të tyre.

Ismail J.Hoxha – C.E.O Themeluesi / Guidë

Themeloi Kompaninë në vitin 2007 dhe që atëhere ka qenë i përfshirë

në menyrë aktive tek “Discover Albania”, kryesisht me marëveshjet me

kompanitë e mëdha dhe planin strategjik te zhvillimit të biznesit.

Jetnor Selimaj – Koordinator Turi/Guidë

Jetnori ka 5 vite që i është bashkuar “Discover Albania”. Aq sa qëndron

në zyrë duke koordinuar turet po të njëjtën kohë shpenzon edhe duke

bërë atë të cilën do më shumë, të qëndrojë në natyrë e në shtigjet e

majave të Shqipërisë.

Marjana Çerekja – Tour Designer / Guidë

Pas detajeve të çdo turi dhe udhëtimi, qëndron Marjana, e cila

fokusohet tek përmbushja e kënaqësive të klientëve dhe tek

përmbushja e pritshmërive të tyre.

Page 22: Discover Albania€¦ · Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe

Discover Albania

[email protected] • www.discoveralbania.al • +355 69 65 838 70 • +355 69 40 40 333 • Facebook: Klubi Discover Albania • Youtube: Klubi Discover Albania • Rr. M.Shyri, P.24 Sh ¼, Tirane, Albania

Alban Jovani – PR / Guidë

Kur vjen puna tek PR dhe marketingu kemi Albanin i cili është shumë i

lidhur me kompaninë dhe ai i cili mund ta transmetojë filozofinë tone tek

publiku.

Albiona Muçoimaj – Tour Lider / Guidë

Kur kemi të bëjmë gjithmonë me situata të vështira ne kemi Albionën.

Egerin Braçe – Përgjegjësi i dy rrotakëve/ Guidë

Gjithkund në Tiranë mund të gjeni Egerinin me biçikletën e tij i cili është

gjithmonë duke gjetur shtigje të reja. Në çdo tur me biçikleta ai është në

krye për aventurën e rradhës.

Fatjon Kapllanaj – Pergjegjësi i Videove dhe Fotografisë

Fatjoni është ai i cili mund ti tregoj njerëzve eksperiencën e të

udhëtuarit me ne. Videot, fotot dhe shkrepjet më të bukura të

Shqipërisë tone janë bërë nga ai.