20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, prill, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 4 Shtatorja e Nënë Terezës para Shtëpisë së saj muze në Shkup

DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

  • Upload
    others

  • View
    95

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, prill, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 4

Shtatorja e Nënë Terezës para Shtëpisë së saj muze në Shkup

Page 2: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

2

15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të NorvegjisëIshte knaqësi ti dëgjosh vjershatë dhe këngët nga fëmijët shqiptar në Shkollën Shqipe ”Naim Frasheri” në kryeqytetin Norvegjez

Shkroi: Bahtir Latifi Që nga viti 1995 në Oslo të Norvegjisë, zhvillon mësimin në gjuhën Shqipe një shkollë e organizuar dhe e realizuar nga mergimetarët shqiptar që jetojnë dhe veproj në Norvegji. Për 15 vjet mesim në këtë shkollë fëmijët shqiptar mësojnë gjuhën e vet amtare, gjuhën Shqipe.

Nuk ka munguar as vullneti as dëshira as dituria për të punuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Aty ku është dija ,është edhe organizimi, aty ku ka organizim ka edhe forcë për të bër veprat të mira gjithmon ku do që të jesh. E suksesi i një ve-

pre të mirë mvaret nga këto tri elemente të cilat ne i hasëm në mes mergimtarve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në kryeqitetin e Norvegjis.

Nuk ka munguar as nuk do të mungoj vullneti shqiptar për të punuar për popullin dhe vendin ton shprehen bashkatd-hetarët dhe aktivistët shqiptar në këtë qytet.Aktivist ,mësues, krijues dhe shumë bashkëatdhetar të tjerë morrën pjesë në Festimin e 15 vjetorit të Shkollës Shqipe si dhe me rastin e 7 marsit Ditës së mësuesit .Femijët ishin kreator drejtpërdrjet që hapen këtë mani-festim shumë me rendësi, me vjershat dhe këngët e tyre të mësuar mu në shkollën shqipe ”Naim Frasheri” në Oslo.

Ata ishin krenar dhe shumë të lumtur që ju është mundësuar që të mësojn gjuhën e vet në mergim. Përmes vjershave dhe këngëve shqip shprehnin nostalgjin qe kishin për vendin e tyre.Në këtë manifestim u folë shumë rreth punës së shqiptarve në shtetin norvegjez. Organizatoret e manifestimit u ndan mirën-johje të gjithë atyre që kishin dhën kontribut për popullin e Kosvës dhe për vet Kosoven. Ishte kënaqësi e madhe sepse në mesin e tyre kishte shumë të till që me të vertet kishin ber vepra të mira.Në këtë përvjetor morrën pjesë edhe përfaqësuesit e QKSH ”Migjeni” nga Borås të Suedisë ku edhe u nderuan me mirenjohje modeste nga organiztoret e këtij manifestimi për punën e bërë po ashtu për shqipëtaret në Suedi.

Programi festiv u permbyll me muzikë popullore shiptare, me valle dhe këngë të ndryshme.

Page 3: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

3

Sokol Demaku ”NA ISHTE NJË KOHË…”Êshtë kënaqësi të jesh në mesin e miqëve të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare sikur edhe ata të jenë shqiptar. E ndjejm edhe ne thonë anëtaret e redaksisë shqipe të Radio Bullgarisë se edhe ne jemi pjesë e popullit shiqptar edhe pse nuk jemi shqiptare por kemi virtytet dhe gjuhën shqipe, e cila na jep virtytet shqiptare, e kultvojmë ate dhe e pasurojmë të folmen tonë për cdo ditë. Ne jemi kudo që flitet shqip, zëri yn është në cdo vatër aty ku f litet dhe shkruhet shqip pa marrë parasysh kufijt, pa marrë parasysh vendin se ku shqiptarët jetojnë, ne jemi aty me zërin tonë dhe infromacionet tona për Shqipërin dhe për shq-iptaret në përgjithësi e tani edhe për Kosovën shtet. Zëri ynë është në qiellin ballkanik, është ay ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët, shqipërinë, kosovën dhe kosovarët por edhe për trojet tjera shqiptare si dhe shqiptaret në botë. Ne jemi të lumtur qe kemi një bashkepunim me shqiptaret si në Shqipëri ashtu edhe ne diasporë. Kështu thonë punëtoret e redaksisë shqipe të Radio Bullgarisë me qendër në Sofje.

Ne ishim në vizitë në këtë redaksi dhe së shpejti do u sjellim një reporatzhe me të gjerë nga biseda me disa nga ata të cilët e sajojnë këtë program në shqip në këtë redaksi.Historia e kësaj radio fillon kështu:

”Na ishte një kohë …”Përrallat fillojnë gjithnjë me fjalët “Na ishte një kohë…”, ndërsa para më se 30 vjetësh përralla jonë filloi me urimin “…Do të vijë një kohë kur Ballkani do të jetë territor pa kufi, por deri atëherë le të udhëtojmë në valët e Radio Bullgarisë.” Tani që po i afrohemi përherë e më shumë kësaj ëndrre, ju japim edhe një mundësi tjetër komunikimi – është faqja e RB në Internet. Përmes valëve të Radio Bullgarisë dhe Faqes së Radios Kombëtare Bullgare në Internet ju informoheni për zhvillimet në Bullgari, në Ballkan e në botë. Duke ndjekur programet tona në Radio dhe në Internet, ju sikur vini vetë në Bullgari, hyni si miq në familjet bullgare, përjetoni me to gëzime dhe hidhërime, vizitoni qendra turistike, objekte historike, njiheni me jetën e bullgarëve, shijoni magjinë e artit muzikor bullgar dhe gjeni mjaft tipare të përbashkëta. Dhe kur ndonjë ditë do të vini në Bullgari do t’ju duket sikur keni qenë edhe më parë këtu, njerëzit

që do të takoni rrugës do të jenë miqtë tuaj dhe vetë do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Përrallat gjithnjë kanë një fund të lumtur. Për këtë përfundim të lumtur kemi punuar dhe punojmë edhe ne, gazetarët e Seksionit Shqip të Radio Bullgarisë.A e njihni Bullgarinë ? “Programet për radiostacionet e huaja” është një Seksion i Radio Bullgarisë i cili harton programe me materialet më të mira që trans-metohen çdo ditë në 10 gjuhë dhe ua ofron të incizuara në kaseta dhe disqe radiostacioneve të tjera në gjithë botën. Programet e Radio Bullgarisë janë të hapra për botën. Nga 1 janari 1993 Radioja Kom-bëtare Bullgare është anëtare e rregullt e Unionit Evropian të Radio-Televizionit dhe programi “A e njihni Bullgarinë” është i hapur për të gjithë anëtarët e Unionit.Programi “A e njihni Bullgarinë” është ftesa jonë e bashkëpunimit me radiostacionet e tjera.Me programin “A e njihni Bullgarinë” ju do të keni çdo muaj nga një kontakt me vendin tonë me tema të ndryshme nga politika, eko-nomia, shoqëria, ekologjia, arsimi, jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika.Radioja tashmë bëri hapin e parë në zhvillimin multimedial të programit të vet nëpërmjet sajtit të ri të Radios Kombëtare Bullgare. Me të rrjeti botëror u pasurua me një produkt të ri – informacion me tekst, zë dhe fotografi nga Bullgaria dhe për Bullgarinë në bullgar-isht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht. Deri tani Radio Bullgaria nuk kishte mundësinë që do të ketë këtej e tutje: me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike të prezantojë në hapësirën botërore të mediave një produkt multimedial në njëmbëdhjetë gjuhë, i cili do të ndërtojë imazhin modern të Bullgarisë. Me këtë arritje Radio Bullgaria mbron misionin shoqëror dhe autoritetin e Radios Kombëtare Bullgare ndër auditorin gjithnjë e më të madh në tërë botën.“Jini me ne, kudo që të jeni – nga Amerika deri në Australi dhe nga Suedia deri te Afrika e Jugut” .

Page 4: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

4

FAQJA E POEZISË

Adem Zaplluzha

TË GJITHA DËSHIRAT

Të gjitha dëshirat I shembeKa mbetur vetëm hiriNë sytë e ëndërrësSë përlotur

O dorë e thyerKot po i frigonFluturimet e zogjëveAto ikënSi hijet e akulltaDhe askundNuk i lënë gjurmët

Mes neshLumi i përbuzjesTë mbyturitLuten për jetë

Të gjitha dëshiratI ke shembKa mbetur vetëm pritjaQë flakëronNë sytë e hirit të vdekur

Nexhat Rexha

SHTATI YT

Në shtatin tënd diçka enigmatikePo sillet e mbështilletSa decenie kemi pa ëndrraPër daljen në këtë jetëKosova rritej me përkëdheljet tuaTi flakërove udhët për neNetëve ia ndërrove zhurmënAgimit këngën ia shkroveSimfoni moderne kohëve i premtoveDukshëm mbulove qiellin Me rreze të ngrohtaLedhatimet përqafuan pamjen Për një copë arnëPërgjakjet tmerrësisht i mundëmNë gjitha pikat kemi shtypurSustën funksionale për tyShtatit tënd i kemi dhënëUratën e pranverësEmri yt u bë nektar për neAtëherë robërinë e hanimMe dhëmbë të kohës njerkë Për të pa shtatin tëndTë pashëmE për t`i rrëfyer kohëveRritjen pamjen qëndresën Për ata që vijnë pas nesh

Enigmën për ty Kosovë Ta zgjidhin pa lot

Arjana Loce

Loti i dashurisë

O lot, O lot i brishtë Që rrjedh jo nga syri, Por nga zemra e dashurisë I kristaltë, i pastër Si ujë dëbore Shkrirë nga akujt e vetmisë.

O lot, lot gëzimi, lot dhimbjeje, o lot i dashurisë, të paktën ti mos u thaj, të paktën ti,

mos më braktis.

Arben Kelmendi

Mësuesi

( I. Egriut )

Të larguar në mërgim te Ju shohim shpëtim A B C-në na e mësoni nga e keja na shpëtoni.

Kur mendojmë se këtu kemi mbet’ Ju na ktheni shpresën na jepni jetë.

Shembulli Juaj na ka mësuar njohurit që këtu i fitojmë nesër Atdheut tonë kemi për t’ia dhuruar.

Page 5: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

5

Mr. Besim Muhadri

PËRMENDORE KUJTIMESH PËR VENDLINDJEN DHE NJERËZIT E SAJ

Libri me kujtime dhe refleksione Lulëkuqe mbi varre, i Nehat Jahiut është një përmendore e llojit të vet, për vendlindjen dhe njerëzit e saj. Është një libër i mbresave të paharruara, të shpërfaqura në kujtesën e një krijuesi të përkushtuar. Tregimet që ndërtojnë faqet e këtij libri, fund e krye janë krijime që të kujtojnë një krijues të lidhur fort me tokën e tij, me vendlindjen e tij. Dhe kjo lidhje e përjet-shme e bën atë shumë më të përkushtuar në trajtimin e të gjitha atyre ngjarjeve, e atyre peripetive që kishin përcjellur atë dhe njerëzit e vendlindjes së tij dhe atë vetë si pjesë e këtij shpirti, e këtij etniteti.

I lindur dhe i rritur në një vend, ku shtypja dhe respresioni i kolonizatorëve të tokës së tij kishte ngulfatur nëpër breza lirinë, Nehat Jahiu nuk e ka të vështirë, por as të lehtë që në kujtimet e tij të trajtojë tema kaq prekëse, kaq domethënëse që lidhen me këtë proces të dhembshëm të një historie të gjatë. Në tregimet e tij, që ai i quan refleksione, lexuesi has temën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe të dëbimit të tyre për në tokën e Anadollit, pastaj hapjen e shkollave të para në këto anë dhe të ardhjes së mesuesve të parë për të përhapur dritën e diturisë, përndjekja, burgosja dhe dënimi që iu bëhet mësuesve, vetëm e vetëm që ata kishin ligjëruar gjuhën e bukur shqipe dhe tek njerëzit kishin filluar të brumosnin ndjenjën e lirisë, dhe së fundi edhe temën e luftës për liri, luftë të bërë në vitet e para të këtij shekulli nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare .

Tema e shpërnguljes së shqiptarëve, por edhe tema e kurbetit, është një temë e vjetër, e trajtuar edhe nga shkrimtarë dhe krijues të mëhershëm, por Jahiu e trajton në një mënyrë të veçantë dhe në një situatë tjetër.

Duke kapur segmente dhe inserte interesante të kësaj plage dhe dhembje të pashërueshme, shkrim-tari na tregon edhe njëherë se sa e rëndë dhe sa e pashërueshme ishte kjo plagë, e cila në trupin e sfilitur të shqiptarëve mbeti një plagë e hapur. Tema e përhapjes së diturisë, e trajtuar nga Jahiu ka të bëjë me hapjen e shkollave të para në mjedi-sin ku jeton dhe vepron autori. Përjetësimi i punës së palodhshme të mësuesit H dhe të mësueses S, janë një kontribut i shkrimtarit, që përmes këtyre rrëfimeve të ngrejnë një lapidar të llojit të vet për misionarët e dritës. Për të gjithë ata që me mundin, sakrificën dhe dijen e tyre u munduan të kontribuoj-në në rrethe dhe mjedise të caktuara, vetëm e vetëm që ky popull, këta njerëz të shijonin dritën e diturisë dhe atë të përparimit. Puna e tyre e palodhur, vetë-mohuese përherë ishte halë në syë të pushtueseve, të cilët i burgosën dhe i dënuan me burgje të rënda.

Por, ata kurrë nuk u thyen, përkundrazi u bënë më të fortë dhe u përjetsuan në kujtesën e popullit. Këtë kanë për qëllim edhe tregimet e Nehat Jahiut, në të cilat spikat figura madhore e këtyre misonarëve, të cilët edhe pas kaq vitesh mbetën të paharruar në kujtesën e popullit të atyre anëve.

Tema e luftës për liri dhe çlirim është një temë tjetër e trajtuar me mjaft përkushtim në këto refleksione të Jahiut. Përmes rrëfimeve të tij, Jahiu arrin që të tregojë për sakrificën sublime për liri, por edhe të përjetësojë gjakun e derdhur të të gjithë atyrë që ranë në altarin e shtrenjtë të lirisë së atdheut, që është një gjak i sakrificës, gjak mbi të cilin mbinë dhe po rriten lulekuqet e lirisë.

Nehat Jahiu, përmes këtyre tregimeve ka arritur që të japë kontributin e tij si krijues, si mësues dhe si njeri i palodhur i vendit të tij. Ai ka portretuar me plot sukses portrete njerëzish, veprimtarësh dhe luftëtarësh. Këto tregime janë një kontribut i çmuar i autorit, të cilat do të kenë lexuesit e tyre që do të dijnë t’i vlerësojnë dhe t’i çmojnë si një arritje dhe si një kontribut i autorit.

Page 6: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

6

Sokol DemakuBisedë me Hafije Zogaj, mjeke e mjekësisë familjare në Islandë

Krenohem me ate që jam shqiptare, ndjej nevojë për lidhje kontinuele me Kosovën

Një prezentim të shkrutër për lexuesit tan!Quhem Hafije Zogaj e lindurë në fashtinë Terpezë të Malisheves, në moshën 6 vjeqare familja u shperngulë në Prizren dhe atje e mbarova shkollën fillore dhe akademin pedagogjike, ndersa Fakultetin e mjekësisë mbarova në Prishtine. Jetojë ne Islandë me dy fëmijët e mi, vajzën Edona 22 vjeqe dhe djalin Gentin 17 vjeq. Vajza e studion Psichologjinë në universitetin e Islandës kurse djali është gjimnazist.

Profesioni i juaj?Doktorresh Familjare. Kam studjuar në Prishtinë në Fakultetin e mjekësisë.Kam diplomuar në vitin 1990 .Qfare mund te na thoni per kohen e studimeve tuaja?Shpresoj qe tani te jene kushte me te mira, përndryshe në ate kohë nuk ka qen e lehtë , në asnje aspekt duke e marrë parasysh se fakulteti në ate koheë ka qene relativisht i ri dhe jo me ndonje experi-encë për të berë ate qe do të jetë duhur për studentet . Ajo qe me benë përshtypje tani është se raporti student professor ka qen jo í afërt dhe se mundësit për këshila dhe udhëzime kanë qen shumë të vogla, shpresojë që ky raport të jetë me I mirë tani, e në anën tjetër ka qen shumë I shprehur problemi sigurimit të literaturës. Cka te shtyri të mergoje?Nuk ishte ajo deshira për ndonjë aven-turë apo experiencë të re por thjeshtë egzistenca me ishte e pamundur nga se posa e mbarova fakultetin në maj 1990 në pa mundësi ta kryej stazhin një vit e

pastaj nuk pata punë të siguruar, e nga që familja e ime nuk qendronte mirë ekonomisht nuk mundi të më ndihmoje financiarisht, u detyrova ti marrë rrugët e botës.Pse në Islandë?Ishte ajo se vellau im ishte shperngulur më heret nga se nuk deshi te shkoj ne sherbimin ushtark Jugoslav, ai qendroi nje vit ne Norvegji por ishte debuar nga Norvegjia dhe ne kerkimit te sigurimit te existences arrijti te vendoset ne Islandë kështu që me mundësoi mua të shperngulem.Ne Islandë jetojë për 18 vite. Kur unë u shpërgula ne Islandë ishim gjithsejt 5familje shqiptare të rinjë dhe qe ishim të pamartuarë në atë kohë, por edhe të tjerë të huaj nuk ishin shume ne Islandë, kështu që jetonim në rrethana të njejta si populli Islandez dhe automa-tikisht i gëzoje të gjitha të drejtat perveq se nuk pranohej diploma dhe kualifikimi për ata qe ishim ne të shkolluar.Rretthanat filluan te ndryshohen dhe në vitin 1999 kur lufta ishte në Kosove, Islanda mori iniciative dhe i mori në strehim disa familje shqiptare kështu qe tani janë diku rreth 400-500 shqiptar që jetojnë në Islandë. Me hymjen e te huajve në Islandë, shteti fil-loi tu përgjigjej kerkesave te të huajve, kështu që tani funksionon qendra për të huaj që merret me problemet e të huajve, kështu që rreth 10 vite më radhë funksionon mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptar një herë në javë.Ne dallim prej shteteve tjera këtu ka qen me i leht integrimi në jetë ngase nuk ka pasur ligje speciale që i kufizojnë të drejtat e të hua-jve në krahasim me vendësit, shteti benë shumë në ndihmë ndaj të huajve në integrim dhe mësimin e gjuhës. Profesioni i juaj?Une me profesion jam mjeke familjare, kuptohet nuk munda të hyj në sistem drejtpersedrejti, por mu desht të kaloja nëpër shumë pengesa e me në fund triumfova .Te them të drejtën nuk ishte problemi i im qe te punoja në këtë profesion, por nuk munda te pajto-hem qe te mos tregohem e aftë ta mbrojë ate që e kam mësuar për shumë vite, dhe në anën tjetër doja të tregoja se edhe ne mund te jemi të aftë të kryejm punë profesionale sikurse ata.

Page 7: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

7

Preokupimi i juaj momental?Momentalishte ajo qe me preokupon është që të aftësohem sa me shumë profesionalisht!Sa jeni e kënaqurë me ate cka keni arritu ne jetë?Tani jam shmë e kënaqur me jeten dhe punen time ketu, meqë e dua profesionin tim ma lehtëson barrën e gurbetit dhe malit per atdhe, edhe pse do të dëshiroja që të punoja nëvendlindje në Kosovë dhe tu sherbeja pacientëve shqiptare, por sidoqoft pacienti është

pacient kështu që bejë gjithcka që është e mundurë që të jap sa më shumë nga vetvetja për ata që e kerkojnë ndihmen time.Cka ju mungon në jetë?Edhe pse jam gjatë në mërgim, krenohem me ate që jam shqiptare, dhe se jetojë si shqiptare, ndjej nevojë per lidhje kontinuele me Kosovën, kështu që pervec që shkoj në Kosovë një herë në vit, jam në lidhje të përhershme dhe mirë e informuar përmes internetit dhe programeve satelitore televozove me ngjarjet nga atje ku më lengon zemra.Cfarë respekti keni per bashkëkombasit dhe nga bashkëkombasit?Jam një mjeke këtu, kam raporte të mira me të gjithë bashkatdhetarët dhe gëzoj rrespekt por edhe i rres-pektoj te gjithë. Të gjithë e din se jam e gatshme që tu ndihmoj kur të kan nevojë Tretmani i mjekut këtu në Islandë?Mjeket kan rrespekt si gjithkund edhe ketu.Ndihem shumë e kënaqur që perkunder faktit se jam e huaja arrij të krijoj raporte të mira dhe të fitoj besimin tek pacientet e mi gjë që me kënaq.Pastaj ndihem si e privilegjuar pasi punoj në këtë pro-fesion, më pak e ndjej ndonjë injorim të mundshëm që mund të jetë ndaj të huajve, pastaj kjo poashtu me ndihmon qe fëmijët e mi të mos jenë të distancuar .Po tu jepej mundësia si do ndihmonit vendlindjen?Do të dëshiroja shumë të mund të jap ndonjë kontribut në Kosovë dhe se jam e bindur se experienca e ime

do të ishte e dobishme në këtë vend.Do të doja që sistemi shendetësor të jetë funksional jo vetëm në letra por në praktikë.Kontaktete me vendlindjen?Kam kontakte te rregullta me vendlindjen, shkoj një herë në vit, kam kontakte me disa koleg të mi mjek dhe informohem rregullisht per situaten ne Kosovë, por edhe për ndryshimet qe ndodhin në sistemin shëndetësor dhe bëjë krahasime në mes të shendetësisë në Kosovë dhe asaj ku unë punoj e ndryshimi është i madh.Nese Hafija nuk do ishte mjeke sot cili do ishte profesioni i juaj?Nese profesioni i im nuk do te ishte mjekësia atëhere do te isha këngëtare.Endrra e ime ishte që krahas profesionit të këndojë sikur që këndova gjatë studimeve, por kjo endërr u shua kur u shpërngula nga vendlindja, dhe se tani këndoj vetëm për vetvetën dhe fëmijët e mi, nuk më pëlqen të këndoj në tjeter gjuhë per kete arsye nuk jam marrë me muzikë këtu.Qka ju bën të lumtur?Knaqem kur arrijë ti ndihmoj dikujt dhe kur e kryejë një punë me sukses. Te them te drejtën kur ndëgjoj lajme të mira nga Kosova ndihem mirë, por kohëve te fundit më bëjnë te lumtur sukseset e dy fëmi-jëve të mi.Si e kalon kohëne lirë Hafija?Kohen e lirë e kaloj duke lexuar, lexojë libra të karakterit edukativ, kam shumë nevojë të rri me njerëz, kështu që shumë shpesh tako-hem me shqiptar këtu, me pelqen të provojë ndonjë ushqim sipas recetave kosovare.Ku do jetonte Hafija po të kishte mundësi të zgjidhte të jetonte?Po të kisha mundësi te zgjidhja do të jetoja ne Kosovë e askund tjetër.Doli nga shtypi libri i Sokol Demakut, Mbrëmja në mërgim

Page 8: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

8

Autori i këtij libri, krahas disa penave tjera të mërgatës shqiptare, mund të konsiderohet si poet i mërgimit. Duke deshifruar sensin e frymëzimit të tij, konstaton se brengat e mërgimtarit që i ndjen çdo ditë mbi supe, janë brenga që krahërorin ta shtërngojnë dhe rrudhat në ballë t’i shtojnë, dhe fuqinë e trupit çdo ditë ngadalë ta shkallmojnë. Brenga e mërgimtarit të kaplon hajnishëm dhe ta tra-zon shpirtin, thot poeti dhe vazhdon: “E pashë një ditë duke shëtitë në luadh, e luta të me lerë të qetë, te mos më bezdisë, në shpirt të mos më lëndojë!” Vargjet e Sokol Demakut kanë kuptim të thellë edhe atëherë kur i shndërron në prozë të shkurtë. Lotët sipas autorit janë fjalët e hidhërimit, fjalët e shpëtimit, fjalët e shpirtit që përshkruajnë shpirtin tonë. Ato janë shpëtimi i ndjenjave tona. Autori shkruan epitaf për një punëtor shqiptar të molisur e të rraskapitur qe njëqind vjet më parë: “Në vuajtje e mjerim, me ideal në shpirt se një ditë për të do të ketë çlirim. I thyer nga uria i harruar nga njërëzia, i pa mbrojtur nga shoqëria, i plandosur për vdekje, i pa armato-sur, i pushkatuar nga një plumb i panjohur në kohë paqe.” Mbrëmja në mërgim sipas autorit ka renë në qytet, por ky qytet është i zymtë, edhe dritat janë të zymta, edhe njerëzit janë të tjerë, nuk

është si në qytetin tim, dhe nata nuk është si natë, ngase i ngjan kulçedrës që përbin çdo gjë: ”Kështu është kur je atje ku nuk duhet të jesh/ Kështu është aty ku nuk je dhe nuk e di pse je,/ Kjo është mbrëmje me flladin e lehtë, por jo, nuk është,/ Sepse këtu ka tjetër jetë.” Sokol Demaku është një poet fin që herë pas here prek edhe subjekte me motive atdhetare. Duke parë fotografitë e sokolave të Kosovës që krahas trupave të NATO-s dhanë kontribut për çrobërimin e Kosovës nga kuçedra milita-riste serbe, më kujtohen fjalët e shkrimtarit të panjohur buku-reshtar, Aleko Vançi, i cili më 1940, në kuadrin e librit “Pranë kllanikut” do të shkruajë: “Ushtarët shqiptarë parakalonin para Napolenonit si ca mbretër të maleve”. Sipas Sokol Demakut, bijtë e Kosovës janë bijtë e shqipes, që rradhisin fitoret dita ditës. Atdheu sipas tijt është “Nënëlokja e fortë, krenare me shpirt çeliku”: “Rrudhat në ballë i vijëzohen çdo ditë,/ Tre-gojnë vuajtjet mjerimin e pashpirtë.// Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,/ Ta zhbijnë Nënëlokën nga faqja e dheut”, por më kot, ngase: “Shekujt e stepën, vitet e mjeruan,/ Por Nënëlokja nuk u dorëzua”.

Fjala, ëndërrat, poeti dhe poezia Fjala e poetit ka peshë, pesha e saj ka kuptim, por “nuk është e lehtë, ngase është shumë e rëndë, ngase e vret çdokend.” Fjala e poetit është flori, diamant në gji, e ëmbël për lakmi, dhe është e ashpër, shpatë e mprehtë, shkatërron shoqëri shkatërron dhe jetë: “Ëndërrat tona për çdo natë vijnë: “Vijnë tek unë/ Njerëz të druajtur,/ Engjuj,/ dhe të marrë!/ Buza gaz,/ Të qeshur dhe/ Të qarë./ Por që zhduken/ Me një të parë.” Për poetin e mërgimit fjalët e dashurisë shndërrohen në valë deti “që në ëndërr na vijnë.” Ëndërrat e poetit flutur-ojnë: “Shumë gjëra në jetë/ Ndryshojnë aq shpejt/ Por dashuria mbetet e njejtë./ Nëpër bregdetin e qiellit/ Ndërtoj ëndërrat e mia/ Në fluturim e sipër.” Endërrat fluturojnë duke e shuar etjen time për liri, për dashuri, për fluturim: “Në ato thellësi magjepse./ Të atij lumi të kaltër/ Të atij kopshti të gjelbërt/ Ku të gjithë e duan njëri tjetrin.” As që mund të ketë përfundim më të bukur një poezi që bën fjalë për dashurinë, apo një vepër poetike kushtuar mërgimit të fjalës në megrim, dhe rikthimit të saj në vendlindje. Çka bëjnë poetët, pyet poeti duke pyetur: “Kush ka forcën dhe pushtetin,/ të ruajë rimën në poezi?/ Kush është ai që të fton në argu-mentim?/ Kush krijon kujtimet,/ Kush shprehë ndjenjat,/ Kush hap zemrat,/ Kush krijon ura e dashuri?” Poeti shpeshë herë pyet se kush është ylli yt që të jep forcë ne jetë? Kush të krjijon kujtime që shtegtojnë në fjalë, që të bejnë të komunikosh me hyjnitë? “Ti je yll, ti je forcë e mahnitshme, që buron nga brenda, dhe shpërthen si vullkan e nuk fashitesh!” Ja kjo është bota poetike e një mërgimtari për të cilin poezia është shpirti i dashurisë së nusërimit të fjalës me fjalë, apo “ajri që e thithim, apo nektari i shpirtit, apo ushqimi i zemrës, apo loti i syrit!”. Për më tej e për më shumë, fjalën e kanë kritikët tanë dhe dashamirët e poetit, që vjen për herë të parë para opinionit shqiptar me një vëllim poetik motivesh të ndryshme ku reflektohet jeta sen-timentale e një bote magjike, herë herë e gëzuar, dhe herë herë e shfrenuar, një botë ku defilon ”trupi im dhe trupi i saj në ledhatim”, diku në thellësinë e natës: “Këta sy e këta gjinj, këto buzë e këta ndjenja, që do të qendrojnë, përgjithmonë, në gjirinë tënd të ngohtë.” (B. Y.)

Baki Ymeri LIRIKA MËRGIMTARE E SOKOL DEMAKUTLavdi i qoftë atij që ka thënë se nuk është njeri ai që nuk ka mbjellë një pemë, nuk ka bërë një fëmijë, nuk ka ngritur një shtëpi, apo nuk e ka botuar një libër! Çdo botim paraqet një festë shpirtërore dhe ngazëllim të veçantë, sidomos kur vjen fjala për librin e parë, që simbolikisht krahasohet me lindjen e një anëtari të ri të familjes. Këto ditë, në sajë të bash-këveprimit të redaksisë së revistës Shqiptari me redaksinë e revistës Dituria në Borås të Suedisë, e pa dritën e botimit në

Bukuresht, vëllimi i parë i poetit kosovar Sokol Demaku, veprimtar aktiv i diasporës shqiptare të Skandinavisë. Krahas lëndës lirike dhe bibliografisë, veprës respektive i paraprin edhe një parathënie e autorit të këtij shkrimi.

Page 9: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

Ëndërrat fluturojnë

Shumë gjëra në jetëNdryshojnë aq shpejtPor dashuria mbetet e njejtë.

Nëpër bregdetin e qiellitNdërtojë ëndërrat e miaNë fluturim e sipër.

Endërrat fluturojnëShuajnë etjen time Në ato thellsi magjepse.

Te atij lumi të kaltërTë kopshti të gjelbertëKu të gjithë duan njëri tjetrin.

Ajo dashuri si valë detiqë në ëndërr me vjenBesoj realitet të jetë.

Por jeta qenka e brishtëE dobët shpirtërisht.Êndërr, ëndërrPor …

MENDIMI POZITIV

Daut Demaku

Ajo që mund të ta marrin, të ta vjedhin, të ta djegin, të ta kon-fiskojnë, ajo nuk është pasuri që

vërtet të takon ty, ajo është vetëm një MASHTRIM i madh dhe asgjë tjetër. Ndërkaq, mençuria dhe dituria, janë pasuri e përhershme, pronar i të cilave është vetëm koka jote dhe, sa ta kesh atë kokë, atë pasuri, askush në botë nuk mund ta marrë e ta përvetësojë.

Mimoza Dhima

TI EJAUne ec...hija jote,si femije i vockel me ngaterrohet neper kembe...Une flas...imazhi yt,me perhumbe joshese lendoj si gjemb...Une shtrihem... rupi plagvetmie, me therr, me dhemb ! Kjo zemer e mbushur plot dashuri Cdo sekond e sell prane ty,shpirti im ! Ti eja... prekme sa me shpejt Se plogshtia k’te zemer po godet. Ti eja, prekme shpejt shpirti im... Se plaget-etje te trupit tim po zvarriten monopateve te shuhen ne burim.....

Adelina Dokja

ZEMRA E BUR-GOSUR

E ndjej zemren te burgosur!Flatrat rrugeve tejetes i humba,me mbeten pendet e varura ne alpe !

E ndjej , renkon ! Kerkoj ta qetsoj !Ajo ngrihet si dallge dhe -perplaset ne kraheror!

Shijen e gjakut - hidhur e ndjejKullon pike-pike, buzes se care,zemra ime e etur nga malli !

Perplas koken ne kafazin e heshtur,po kanarina nga mallikenges ja merr dritherueshem :

- Ku e kam vajzen, ku kam djalinlotet e saj lagin zemren qe merr flake!Zeri i mallit kapercen alpet,...

Malli merr udhen pa kthimdrejt tyre zemra ne ankth prette vije, ..., Të perplaset në krahet e desh-perimit!

Mundohet te clirohet nga hekurat e burgut,perpelitet ne dhimbje ,nje engjell i ben shenje te ringjallet ,

fillon te kendoje me mallin per vajzendjali brenda saj jeton!Jeta me shije dhe hije behet !

Page 10: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

10

Bisedë me Murat Kocin, mësues dhe aktivist i dalluar në jetën kulturore të shqiptarëve ne SkandinaviSokol DemakuKurreshtja për dije, për të zbuluar të panjohuren është natyrë e njeriut por kjo veti, dhunti cfaqet krejtësisht hapur tek femijët e të rinjt. Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohën vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja. Ndërsa roli i mesuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është

atributi kryesor dallues i një identiteti. Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të thëm që deri diku edhe plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike. Jeta kulturore e shqipatrëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtëtë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare.Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjës, shtypjës e dhunës cnjërëzore të ushtruar nga sllavoserbet.

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë? Jam Murat Koci nga komuna e Skenderajt, jam profesor i Letërsisë dhe gjuhës shqipe (duke u shperhur me terma të kulifikimeve në Kosovë), punoj si mësues i gjuhës amtare në komunen e Borlänges që nga viti 1995.

Profesioni i juaj?Muësues i gjuhës amtare.Përvec së një mësues i Letersisë dhe gjuhës shqipe në diasporë do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e nje mësuesi të gjuhës amtare në diasporë?Dihet mirëfilli së roli i mësuesit është i një rëndësie të vecantë në cdo sho-qëri, kohë apo vend. Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohen vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja. Ndërsa roli i mesuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Profesioni ynë, puna jonë në diasporë si mesues të gjuhës amtare është gati gati i shenjtë, është udhërrëfyes për shumëcka e edhe ne duhet të sillemi e punojmë brenda këtyre kordinatave.Cka ju shtyri ta leni vendlinjen dhe sot të jeni ketu ne Skandinavi?Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjës, shtypjës e dhunës cnjërëzore të ushtruar nga sllavoserbet. Dhe si rezultat i kësaj dhune shumë shqiptarë u detyruan të lënë vatrat e tyre shekullore, ata ia mësyen gjithandej botës e një pjesë erdhi këtu në Suedi. Unë jam një nga ata. Kjo periudhë tragjike për shumë shqiptarë nuk është e memorizume vetëm në faqet e kronikave të zeza e të atyre me theks nega-tiv, vajtues e emigrues por është edhe periudha më e lavdishme e kombit

shqiptar në fundshekullin që e lam pas. Ku emigracioni, diaspora ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm e shume dimensional në clirimin dhe pavarësimin e Kosovës si dhe përmirësimin e kushtëve dhe të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Iliridë e Ulqin, Plavë e Guci.Ju i jeni perkushtuar pra edhe ketu punës me fëmijë, arsimimit, si e ndieni veten si mësues këtu në krahasim me mësuesin në Kosovë?Sistemi shkollor në Suedi ndryshon prej atij në Kosovë dhe gjithë trojet tjera etnike shqiptare në shumë aspekte. Shkolla, puna edukuese, pedagogjike më fëmijë në Suedi ka një traditë të gjatë e thëllsishtë kombëtare që është ruajt, zhvillu e reformu në shumë shekuj me një fantaizëm të paparë. Falë këtij përkushtimi të devotëshëm të shoqërisë suedeze mbi arsimin sot shkolla suedeze gëzon reputacion botëror e roli i mësuesit në këtë institucion është dhe ka qenë i pazëvendsueshëm. Mësuesi i shkollës suedeze bën punën e pedagogut dhe edukatorit me përgjegjësi të madhe dhe me një përkushtim të pashoq. Trekëndëshi nxënës-prind-shkollë funksionon në të shumtën e rasteve me shumë sukses, fal mësuesve dhe angazhimit të tyre konform nevojave e kërkesave të shkollës. Mësuesi në shkollën shqipe në të gjitha teritoret etnike ka qenë nën presionin e politikës ditore, diktatoriale, okupuese e në shumë raste antikom-bëtare. Edhe pse në kushte tejet të vështira mësuesi shqiptar ka arrit të ruaj dhe kultivoj krenarine e pedagogot, edukatorit ,stimuluesit te atdhedashurisë dhe nxitesit të ndjenjave e dëshirave për dije, për emancipim etje.Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj, cfarë ju frymëzon në punen tuaj?Puna e mësuesit përpos që kërkon angazhim, durim, devotëshmëri e kreativitet është edhe stimuluese, argëtuese si dhe ndihmon zhvillimin e identitetit individual në punen me femijët e të rinjtë. Fëmjët e të rinjtë janë e ardhmja e cdo shoqërie e marrja pjesë në

Page 11: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

11

brumosjen, edukimin dhe armatosjen e gjeneratave të reja me dije dhe mjetet e nevojshme për jetë si gjenerator të shoqërisë është detyrë me rëndësi të vecantë dhe gati, gati si mision i shenjtë. Kurreshtja për dije, për të zbuluar të panjohuren është natyrë e njeriut por kjo veti, dhunti cfaqet krejtësisht hapur tek femijët e të rinjt. Pjesëmarrja në krijimin e personaliteteve te reja, identiteteve të reja duke u munduar gjithëherë që në këtë proces edukues e arsimor fëmijët e të rinjtë të edukohen me vlerat më të mira kombëtare si dhe vlerat më të mira njerëzore univerzale është punë joshëse dhe frymëzuese. Këto bëjnë që unë të gjej stimul të mjaftueshëm për të bërë një punë me nder e pa u lodhur fare.Ju jeni shumë aktiv edhe në jetën shoqërore dhe kulturore te shqiptareve këtu, cka ju shtyn në ketë drejtim dhe me cka më shumë është i angazhuar Murati?Po, jam aktiv në disa shoqata si ato me karakter etnik e edhe në ato internancionale a kulturore e humanitare. Puna në Shoqaten shq-iptare Iliria në Borlänge a ajo në Lidhjen e shoqatave shqiptare Iliria sikur plotësojne sado pak mungesen e atdheut. Por njëkohësisht ky aktivitet në shoaqata ndihmon komunitetin tonë këtu në Suedi në ruajtjen e identitetit kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sonë, tradditës, gjuhës e edhe të individualiteteve tona shqiptare. Më duhet të falenderoj hapur e pa ekuivok të gjithë shqiptarët në Borlänge e Dalarna për një përkushtim të pashoq e angazhim të pakursyer në tërë periudhen e kaluar këtu në mërgim. Shqiptarët këtu kanë ndihmuar Kosovën, Iliriden dhe gjithë trojet etnike shqiptare në cdo aspekt e sidomos atë ekonomik e sensibilues. Është për cdo lavdatë angazhimi dhe ndihma e shqiptarëve në Dalarna që i kanë dhënë luftës clirimtare në Kosovë e Iliridë. Unë ndihem shumë i nderuar e respektuar që disa nga këto aktivitete i kam udhëhequr. Ndoshta do ishte me rëndësi për lexusit të dijnë se gjatë vitit 1998/9 dhe 2000 shoqata humanitare ”Shpetoje një jetë” me seli në Borlänge ka dërguar ndihma humanitare në Kosovë e Shqipëri në vlerë mbi 10 milion korona. Shqiptarët në Dalarna kanë qenë edhe paguesit më të rregullt të findit 3% si dhe fondit ”Vendlindja thërrët”Ndoshta vlen të përmendet edhe bibloteka shqiptare këtu në Borlänge që ndoshta është edhe e vetmja bibliotekë shqipatre në Suedi. Mund të them që aktivitet tona me shqiptarë e për shqiptarë këtu në Dalarna e në vëcanti në Borlänge janë të shumta e të nduarndur-shme.Cka mendoni per sistemine arsimit sot në Diasporë, cka kishit me ndryshue ne kete drejtim po të pyteni ju? Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të thëm që deri diku edhe plotëson nevojat, dëshirat por edhe kri-teret arsimore e pedagogjike. Natyrisht që duhet dhe kërkohet edhe më shumë në të gjitha fushatë e këtu mendoj edhe në anën ligjore, kuadrike e të asaj materiale e pedagogjike.Unë do doja që mësimi i gjuhës amtare të jetë obligues si i cdo landë tjetër e jo siq është tash në baza vullnetare. Kjo do ngriste sta-tusin e landës gjuhë amtare por njëkohësisht kjo do sillte organet shtetërore e arsimore para një situate më serioze e më obliguese e edhe prindërit do viheshin para nje situate më të përgjegjshme e angazhuese. Do të ishte në interes të kulturës sonë, fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre si shqiptarë që kuadri arsimor që punon me gjuhën amtare të jetë plotësisht i pëgatitur për detyrën mjaftë të vështirë por edhe jetike për të ardhmen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe idintitetit të të qënit shqiptar. Pa kuder të përgatitur plotësisht është e pa-mundur të motivosh fëmijët për një punë kreative e rezultative. Pos këtyre për një punë të sukseshme duhen edhe mjete të përshtashme pune si libra, cd, dvd. E thëm me bindje të plotë së në këtë drejtim na duhet ndihma e organeve arsimore e pedagogjike në atdhe, vetëm ne nuk mund ta kryejme këtë mision.Ju jeni edhe një aktivist i dalluar kulturor mund te themi në ambasador i kulturës shqipe këtu, cfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni i kënaqur me këtë?Momentalisht jam duke punur rreth seminarit ”Integrimi, dygjuhësia dhe gjuha amtare”, është një seminar që Shoqata shqipatre Ilira në bashkëpunim me institucione e organizata tjera lokale këtu në Borlänge organizon këta aktivitet tash në vitin e katërt me radhë. Jam duke punuar edhe me një film dokumentar që e kam titulluar ”Shqipatrët në Suedi”. Projketi filmik është gati si edhe skenari. Kemi angazhuar një kompani filmike suedeze që do bëj filmin gati, por jemi disa që punojmë më këte projekt. Sa për të shuar pak kërshërinë e lexuesit, film do pasqyroj historinë e shqipatrëve në Suedi, do filmojme katër familje shqiptare në Suedi dhe gjatë vizitës në Kosove a Shqipëri. Filmi do trasmetohet në televizionin suedez dhe atë shqptarë por do jetë i pergatitur edhe për tu përdorur në mësimin e gjuhës amtare.Cka mendoni për jetën kultutore te shqiptareve në Suedi, si ju e shifni ketë?Komuniteti shqiptar në Suedi është relativisht i ri e duke u nisur nga kjo sigurisht që edhe jeta kulturore e shqiptarëve qalon në shumë aspekte. Jeta kulturore e shqiptarëve duke përjashtuar raste të rralla është stihike dhe e karakterizuar nga shundi a përpjekje për të nxjerrë përfitime momentale materiale. Jeta kulturore e shqipatrëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtëtë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare.Përveç punës suaj ne shkollë, si e kalon kohen e lirë?Lexoj, studijoj, jam aktiv në disa shoqata. Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti në jetë?Kosova sot është e lirë nga hordhitë sllavoserbe, Ilrida po frymon më lirshëm, Shqipëria po ecën me hapa gjigand drejt lirisë e be-gatisë, këto më bejnë të lumtur. Korrupsioni, keqqeverisja, harresa e shpejtë e gjithë atyre sakrificave jo nëpër vite por nëpër shekuj që popullit shqiptar ka bë më bëjnë të ndihem keq. Jeta në mërgim dhe bindja që sa vjen e përforcohet së pjesa dërmuese e jona do mbetet përgjithëmon këtu më bën gjithashtu të ndihem jo mirë.Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?Polac, Kosovë.

Page 12: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

12

Nga Arsim Halili

Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete

Ju lutem të na thoni zanafillën e krijimtarisë suaj artistike?Zanafilla e krijimtarisë sime fillon që nga fëmijëria, që atëherë kur e kam kuptuar se brenda vetes kam një zjarr qe nuk me lë rehat nëse nuk shkruaj ...dhe që nga atëherë nuk jam ndalur se shkruari poezi, prozë, tregime etj. etj...Por, ëndrra ime për tu bërë poete nisi te realizohej kur kam filluar të konsultohem dhe të bashkëpunoj me mësimdhënësin tim në shkollën fillore, tanimë redaktor i librit tim të parë, z. Hysen Këqiku, të cilin e falëminderoj shumë, sepse ai është njeriu i cili më ka ndihmuar, me ka këshilluar dhe më ka dhënë një guxim të madh për t’a bërë një hap ne rrugën nëpër të cilën jam nisur, nëpër këtë rrugë ku kanë kaluar edhe shumë shkrimtarë

e poetë tjerë te cilët sot kanë bërë emër dhe janë shumë të mirëpritur nga dashamirësit e librit... Besoj se këtë dhunti e kam prej Zotit të cilit gjithmonë me zemër i lutem dhe e faleminderoj...Pra unë mendoj se t’a duash poezinë është një gjë e bukur, por të dish te shkruash është një gjë hyjnorej...Lulzana, ju jeni një krijuese e dimensioneve të ndryshme artistike, ku e gjeni vetën më mirë?Krijimtaria letrare kaherë më ka rrëmbyer dhe më ka bërë thuaja rob të saj. Rilindasit në rradhë të parë e pastaj krijimet letrare në librat e leximit. I doja pa përjashtim. I mësoja përmendësh dhe i recitoja bukur. Mësuesja ime e gjuhës më thirrte të lexoja e para. Isha bërë si një mjet mësimor. Ajo ishte një kidnapim imi nga i cili nuk munda të lirohem... as nuk dua më. Pikërisht kjo fillesë më dha kahe dimenzionesh të shumëta, të shkruaj edhe poezi edhe tregime për fëmijë e të rritur. Deri tash kam bërë pak po zjarri krijues nuk është shafitur. Ai për çdo ditë rri ndezur dhe më josh. Kam besim në vete se do të bëj më shumë, do të gjej shtigje hulumtimi e depërtimi.....Deri më tani keni botuar dy përmbledhje poetike, ju lutem përmes var-gut tuaj, çfarë trajtoni dhe a mendoni se përcillni mesazhin tuaj poetik te lexuesit?Më besoni, kur e kam shkruar përmbledhjen e parë të vjershave për fëmijë, nuk kam qenë mjaftë e përgjegjshme se jam realisht dhe shpirtër-isht me fëmijët. Nuk kam qenë në dijeni se vallë ato vjersha komunikojnë

me moshën e fëmijëve apo me moshën time. Si i kam parë gjërat, si i kam ndjerë, si i kam realizuar është kjo një përpjekje entu-ziaste. Se kanë qenë të gjitha këto në drejtim të orientimit më ka dhënë forcë dhe besim redaktori Hysen Këqiku, nga kujdesi dhe përkushtimi i të cilit kanë dalur shumë krijues . Unë me përmbledhjen e dytë me të cilën e bëra një hap përpara më duket që e bëra edhe një shkallë të rritës. Shkalla e tretë e rritës sime është nëpër fleta e fletore ku flejnë këngët e mija “me një mijë ngjyra të bukura që nuk vdesin”. Ato kam besim se lexuesit do t’i kërkojnë, sepse unë komunikoj me ta shpirtërisht po materialisht është e pamund-shme. Nuk jam e vetme këtë ankesë e kanë të gjithë krijuesit. Unë i besoj kësaj se në letërsi për shumicën e krijuesve kam mësuar se rrjedhin nga familje me probleme socialeJeni studente e letërsisë krahasimtare, sipas jush vendi i letërsisë shqipe?Unë nuk e kam guximin që të konkludoj, po supozoj se letërsia shqipe nuk është mbrapa letërsive të shteteve të zhvilluara dhe me një traditë më të hershme. Kur merren parasysh se krjimitaria jonë letrare, këtu në Kosovë u zhvillua nën një mbikqyrje me sy llupe, nga organet policore të okupatorit ajo u zhvillua. U zhvillua bile me një mbështjelljeje metaforike, duke u bërë kështu një letërsi moderne në krahasim me ato letërsi që ishin moderne,. Unë kam lexuar diku se Miroslav Kërlezha në një miting poezie ka thënë “nëse kërkoni poezi moderne lexonie poezinë e poetëve të Kosovës. Kjo ka qenë një realitet. Dhe, nëse e krahasojmë poezine e Beqir Musliut, Musa Ramadaniat, Fahredin Gungës, të Azem Shkrelit e të të tjerëve dhe, nëse e krahasojmë me poezinë e poetëve të sotëm ata më duken më të thellë, më të mbështjellur me një metaforë.Vërtetë gjenerata e tyre i vunë një bazë të fortë bile frymëzuese letërsisë sonë. Keni shkruar edhe një monodramë e keni botuar ende, çfarë keni trajtuar brenda saj?Kam shkruar, drama e monodrama. U rreka me një punë të vështirë. Kam realizuar diçka mirëpo do ta lë të fle për një kohë e pastaj, kur ta harroj se ç’kam shkruar do ta marr nëpër dorë. Por do të konsulltohem edhe me miqë të mi e të krijimtarisë. Drama dhe veçmas monodrama është deficitare në letërsinë tonë. Do të vazhdoj të punoj në projekte tjera....siç thash kjo m’ është bërë pjesë e jetës – vokacion.... A keni marrë pjesë në manifestime kulturore, gjykoni se ja vlen pjesëmarrja në këtë evenimente?Po. Unë kam marrë pjesë dhe do të marrë , gjithmonë nëpër manifestime të ndryshme kulturore.Ajo që ia vlen të përmendet është Takimi i Poeteshave Shqipetare”sepse dallon nga manifestimet tjera kulturore dhe qe tashmë është berë traditcionale dhe ka marrë karakter mbarëkombetar.Sa bukur! Bota femerore , përmës fantazisë krijuese, shpreh ndjenjat, emocionet dhe i jep botës mesazhe pozitive, të sinqerta e të qarta përmes vokacionit te bukur poetik. Dhe, për lakmi, këto takime, kanë një histori të begatshme. Filluan

Page 13: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

13

me 1979, fare thjeshtë e natyrshëm, me një pjesëmarrje simbolike të vajzave të reja, kryesisht nxënëse të shkollave fillore e të mesme të Vushtrrisë e vendbanimeve përreth. Mirëpo, jehona e tyre qe e madhe dhe u dëgjua larg e larg. Ai zë joshës kapërceu shtigjet pro-vincionale dhe pushtoi gjithë hapësirat e gjeografisë sonë kombëtare.Pune shumë te madhe për neve poeteshave, po na nderojnë shumë me këtë takim që mbahet çdo vjet dhe qe zgjatë dy ditë. Çdo vit është mirë e me mirë. Befasitë kurrë nuk mungojnë edhe në vitin që e lam pas drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport e komunës së Vushtrisë dhe Këshilli Organizues i këtije manifestimi të madh kulturor, përveç tjerash morën vendim që aktiviteti i vitit 2008 të përmblidhet në një libër të veçant,dhe librin e pagëzuan “Kopshti me trëndafi-la”.Një gjë e tillë kishte ngjarë vetëm njëherë gjatë gjithë historikut të tyre, në vitin 2002, kur Lidhja e Shkrimtarëve te Kosovës kishte botuar librin “Kënga e Mjellmave “.Libri “Kopshti me trëndafila”, si çdo libër tjetër, nuk mëton të jetë i përkryer, megjithatë, ka vlerën e vet dhe është një stimulim për poeteshat e sidomos për neve të rejat, që se paku, pjesemarrja jonë ne këtë Festival poetik,të le gjurmë në kujtesën historike të letrave shqipe.Çka e pengon në përditshmëri më së shumti personalitetin tuaj?Hëm ...në perditshmëri... Nganjëhërë më pengon gjithçka që shoh, si psh.Thashethënat, të cilat janë arti i të thënit asgjë...Në atë mënyrë që nuk lë asgjë pa thënë...më pengon papunësia e madhe qe është në ks...padrejtësitë që i bëhën dikujt veç pse munden !!!...Më pengon shumë kur dëgjoj gënjeshtra ! ...Ndërsa ajo që s’më pengon është e kundërta e kësaj që e thash ...Po të kishit fuqi në vendim marrje çka do të ndryshonit ju posaçërisht në kulturë?Po të kisha atë fuqi në vendim marrje në kulturë sigurisht që shumë krijuesve të rinjë ju kisha dhënë një forcë të madhe shpirtërore dhe një vullnet të madh në fushën e krijimtarisë letrare duke ju dhënë hapësirë dhe mundësi më të madhe për të prezentuar veten më shumë me shkrimet e tyre dhe duke ua dhënë edhe atë mundësi për të dalur në pah veprat e tyre ...sepse të botosh një libër është ëndërr e çdo krijuesi...prandaj edhe atë unë ju kisha mundsuar Gjilani si qytet ku keni lindur, ju ofron atë çka dëshironi ju?Gjilani është vendlindja ime, është vendi ku e kam parë ëndrrën e parë të krijimtarisë, është qyteti që më fal frymëzime të parresh-tura. Unë kam të drejtë edhe ta lavdëroj edhe ta kritikoj se e kam me zemër e në zemër. Këtu i kam miqtë të cilët më mbajnë e nuk më lënë të rrëzohem. Nuk është me rëndësi se sa më afron mua Gjilani, me rëndësi është sa dhe çka i afroj unë GjilanitSinqerisht po ju them Gjilani për mua është jeta ime. Këtu e kam shtëpinë – jetën time, këtu bëj jetën me prindërit e mi që janë brenga ime, që janë rrita ime, që janë frymëmarrja ime. Nëna - përgdheljia ime, babai forca ime dy krah të fortë si të shqiponjës. Shpesh thuhet se roli i femrës, nuk është i barabartë me gjininë e kundërt, mendoni se edhe femrat duhet të bëjnë diç më tepër në drejtim të avancimit të saj?Që kur është vërtetuar se femra mund të kryej punë të rëndësishe edhe jetën e kemi të barabartë me mashkujt. UÇK-ja stolisej me femrat e veshura me uniformën e saj... krenare, dinjitoze me syrin pishë për atdhe. Liria është edhe e plumbave të automatikut të fem-rës. Unë jetoj në qytet po e ndjej veten malësore sepse gjeneza ime është nga Stançiqi i Karadakut. Sot në asnjë vend në Kosovë nuk merret si i prapambetur si dikur kur femra ishte rob shtëpie siç na thonin serbët “lavatriqe” (po çka nuk na thonin ata) po ne u treguam se ato “Lavatriqet” marrin mirë në shënjestër. . Dhe, krejt në fund femrën sot e ke në të gjitha fushat e veprimtarisë, krijimtarisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Femra është begatia dhe shtyllë e fortë e shoqërisë. Pa femër, tek e fundit, s’ka jetë......Jeni tekst shkruese e këngëve, ju lutem mund të na thoni me cilët këngëtar bashkëpunonin këtë drejtim dhe për cilën muzikë ofroni tekste?Po unë kam filluar të shkruaj edhe tekste të këngëve dhe e shoh të vetja se nuk e kam problem të shkruaj për cilin do zhaner të muz-ikes...Fillimisht ju kam shkruar disa këngetarëve vendas të cilët janë të njoftun vetëm për rrethin ku jetojnë,e mbas një kohe të gjatë mandej unë rash në kontakt me një kompozitorë në Prishtinë ...dhe në bashkëpunim me të kemi bërë disa këngë për disa këngetarë\e që janë shumë të njohur për neve dhe që kanë famë edhe nëpër vende të tjera të Europës .Nuk kisha dashur të përmendi emrat e tyre për arsye se tash për mua është fillimi dhe tekstet e mia ende s’janë publikuar..por besoj që se shpejti do të këndohen dhe do të pëlqe-hen nga publiku .Me që keni një dinamikë pune krahas obligimeve në studime, çfarë mund të presim nga ju në të ardhmen e afërt? Së shpejti do t’i përfundoj studimet, pak më vonesë po megjithatë në rrjedha, sepse gjatë viteve të studimeve kam udhëtuar rregull-isht Prishtinë –Gjilan, dhe kam pasur një ngarkesë të madhe edhe me disa obligime tjera ...Megjithkëtë se shkruari s’do të ndalem kurrë dhe synoj që t’i mbërrij majat poetike, do vazhdoj të shkruaj dhe të botoj veprat e mia s’do të ndalem se shkruari edhe tekste të këngëve ...Dhe në të ardhmen e afërt pretendoj të punoj edhe si gazetare në një nga TV tona vendore ...E gjitha për mua të jem një gazetare e sukseshme një poete e mirë dhe nje tekstshkruse e pëlqyer ...Cili është pasioni i juaj dhe koha e lirë për ju?Pasion kam poezinë dhe këngën ndërsa kohën e lirë e kaloj me shoqërinë time dal shetitem por edhe rri në shtëpi shumicën e rasteve .kam dëshirë të gatuaj pite dhe të bëj ëmbëlsira ...Mesazhi i juaj për lexuesit tanë?Në jetën tonë po futen elemente të huaja si në gjuhë, në arte, dhe në doke e zakone.Nuk duhet të habitemi e t’u lakmojmë kulturave të huaja, sepse Zoti ka mundur neve të na krijojë arab, turq, italian, grek etj po na ka falë – krijur SHQIPTAR dhe jetën duhet ta bëjmë shqip... vetëm shqip dhe, kulturën shqiptare ta avancojmë sepse nuk është e prapambetur......Ju falenderoj dhe nëpërmes juve i përshëndes lexuesit tuaj të ndershëm...

Page 14: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

14

Baki Ymerti nga Bukureshti

Botime të reja shqiptare në gjuhën rumune

Një njohëse e mirë e relacioneve rumuno-shqiptare na shkruan se “solidariteti i përkthyesve dhe kritikëve rumunë me letërsinë shqipe është më efikas se sa strategjitë e marketingut letrar të Ministrisë së Kulturës nga Shqipëria, strategji që ekzistojnë në teori dhe mungojnë në praktikë”. Se sa është e vërtetë kjo nuk e dimë, por e dimë se një nga poetët më të ad-miruar të botës shqiptare në gjuhën rumune është edhe Kostaq Duka, i prezantuar me 6 poezi në revistën Climate literare (nr.28/2010): Hapësira e Amerikës, Ankth dashurie, Mbjell lule në Amerikë, Bëjmë sikur, Beti Beti, Ketrat.Pason Oglinda literara me portretin e Marilena Liksë “Ylljet Aliçka - një një shkrimtar shqiptar i hyrë në orbitën e suk-sesit”. Një revistë tjetër që shtyllat për kulturën shqiptare është Revista noua (nr. 2/2010) me reçensionin e Mihai Antonescut “Format e mahnitshme të idesë” kushtuar deshifrimit të vlerave të Skënder Sherifit, poet shqiptar frankofon me banim në

Belgjikë. Në kuadrin e të njëjtës revistë shquhet edhe kronika letrare e Victor Steromit “Impulse ancestrale apokaliptike” dedikuar romanit të Albina Idrizit “Hijet e kullave”, të cilin e karakterizon (konform vlerësimeve tona paraprake), si “një libër të vlefshëm i konceptuar me mjeshtri artistike mbi jetën, luftën dhe dashurinë, një album memorial-istik për Kosovën e përgjakur dhe për kolonelin serb që shndërrohet në një fantazmë ballkanike si pasojë e krimeve të një armate vrastrae, të cilën komuniteti ndërkombëtar e hodhi në koshin e plehërave të histo-risë”. Sipas vlerësimeve të autorit (Victor Sterom), “Sipas koncepteve të saj, Albina Idrizi në Hijet e Kullave është e ftuar të shikojë tejmatanë fjalëve të saj, tejmatanë nyancave dhe shpirtërave, duke arritur të përje-

tojë sqena halucinante, duke kaluar nga një fakt real në analiza psikologjike dhe filozofi, duke lënë të jetë e joshur përmes kuptimeve të thella dhe të përjetshme të jetës dhe kohës së përjetuar”. Në vazhdën e afirmimeve shqiptare në botën letrare rumune shquhet edh revista Cronica (shkurt, 20010), e cila hap shtyl-lat për prezantimin e librit të Adem Zaplluzhës “Pema e bekuar” që e pa këto ditë dritën editoriale në Bukuresht. Autor i reçensionit “Ndërmjet dhembjes si pre e një kohe dhe çasti kur zgjohen mitet” është kritiku Marius Chelaru, mik i madh i letërsisë shqipe, sipas të cilit, “Kosova gjendet ndërmjet dhembjes si pre e një kohe dhe çastit kur zgjohen mitet dhe shpërthen durimi.Kosova me refugjatë të zbathur dhe kryet e përulur që projektojnë ardhmërinë. Këto dhe të tjera mund të lexojmë në këtë vëllim, edhe përmes syrit të atij që kërkon modelin në të cilin është gërshetuar/ cilësia e detajit. Apo ngjyrat, apo fjalët, apo metaforat, apo kërkimi i kierarkive vlerësuese të „plasimit” në peisazhin poetik të gjuhës shqipe. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë të lexoj poemat e Adem Zaplluzhës, duke e kundruar si një engjëll që banon në një zonë të mbërthyer në kthetrat e pushtimit të huaj, siç ishin deri dje Kosova, Basarabia, Bukovina e Veriut, Lugina e Timokut etj.” Revista Cronica kohë më parë e ka prezantuar edhe Nuri Plakun nga Shqipëria përmes reçensionit të Marius Qelarut “Një pyetje për vetveten” (dhjetor 2009, fq. 28). Po atë muaj, Revista noua do të ndajë katër faqe për prezantimin e Miradije Ramiqit nga Kosova, Vilhelme Vranarit nga Shqipëria dhe Engjëll Koliqit nga Italia. “Me një timbër të shquar, poezia e krijuar nga Miradije Ramiqi formohet nga shprehja më lakuriqe me mundësi, që intercepton hapësirat e çiltra dhe të mirëfillta të diskursit lirik deri në përzjerjen e tij me aktin ekzistencial. Vizioni ekspresionit, i përmbushur me elanin e saj krijues, njeh një nga realizimet më të veçanta ontologjike. Me një ekspresivitet të shënuar na relevohet misteri i autorpor-tretit të autores. Fuqia është gjithashtu e potencuar, sidomos atëherë kur ka vend përmbushja në një Apogje të njohjes.” (Victor Sterom). Me vlerësime të ngjashme në shtypin letrar të Rumanisë janë dekoruar edhe veprat e Sali Bashotës, Sabit Rrustemit, Basri Çapriqit, Sabile Bashës, Ibrahim Berishës, Nexhat Rexhës, Ramadan Mehmetit etj. Në kuadër të afirmimit të vlerave letrare në gjuhën rumune pason të dalin gjatë këtij viti edhe vëllimet poetike të Remzi Limanit nga Kosova (Tinguj të humbur) dhe Sadik Krasniqit nga Gjermania (Ofshamë në urnë), ndërsa këto ditë dalin në dritë edhe dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe: Mbrëmje në megrim i Sokol Demakut nga Suedia dhe Dhurata e Zotit e Ylli Dilos nga Greqia.

Page 15: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

FUSTANI ME PIKA

Flutur, o fluturPash krahët e lehtyëM`fla ca pikaTi vë në xhaket!

-S´të nevojitenpikat o fëmimjaft paske bërëduke ngrenë qershi.

VENDI IM

Sa i bukurSa i dashurVendi im!Në të rritemiMe gëzim.

Sa i shtrenjtë,Sa i ngrohtëVendi im!Po lulëzonNë ndeertim.

FËMIJA DHE LULEBORA

FëmijaLuleborë, luleborë,Ku je fshhur gjatë dimrit ti?Ndersa ngrica kudo mbretronLuleborë, ti ku rri?

LuleboraUnë në tokë rrënjët i kamGjatë gjithë dimrit atje flej,Ditët e ngrohta kur t`agojnëUnë zgjohem dhe fletët i shtrij,Le të më shohë bota mbarë,Le të më shohë cdo fëmijë.

C`MË GËZON MË SHUMË

Më gëzon luljaQë në kopësht lulëzon,Më gëzon zoguQë lart fluturon.

Më gëzon buzëqeshja e diellitE hënës,Por më së shumti më gëzonBuzëqeshja e nënës.

Abetares...

Abetare, Abetare,Je e dashur, ledhatare,Je e mir si manare,E mbl, e mbl fare.Ti pr dijet je buronjaQumsht nne ke n shkronja,Qumsht nne, fjal eti,Er lulesh, dallg deti,Fllad, puhiz plot freski.Dhe shkreptima, dhe stuhi,Er mjalti luleshqerr,Por dhe spec edhe piper,N u dashte ndonjher...

Abetare, libri i par,Ti msove shkenctar,Ti msove sa shkrimtarDijetar dhe bujq n ar...

Abetare, Abetare,Ledha-ledha ledhataredo t marrim pas pr fare,Pas pr fare si manare.

N çdo klas, prgjithmonS’t harron kjo zemra jon...

Page 16: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

16

Me përmbledhjen e këngëve të shkruara e të botuara në libër këtë vit u prezantua krijuesi dhe adhuruesi i madh i zhanrit të muzikës folklorike shqiptare, Vait Nasufi, i cili para dashamirëve të këtij arti të bukur dhe fisnik doli me përmbledhjjen e këngëve të titulluar “Kënga e mërgimtarit”, botim autori, Kërçovë, 2009.Këngë koheKoha që sapo kaloi la shumë e ngjarje me rëndësi në nënqiellin tonë, ngjarje të cilat historia i shkroi, poetët i vargërojnë dhe këngëtarët e dashamirët e këtij arti thurrin vargje të cilat i bëjnë ballë edhe kohëresë.E këto këngë tani shpalosin realitetin kohor në shumë dimensione të cilat shoqërohen me motive të shumëllojshme, duke futur këngë të motivit patriotik gjithnjë duke mos i ikur realitetit kohor që ka ngjarë përpara dhe motive tjera që e shoqërojnë këtë libër.Këto këngë janë të pakënduara deri tani dhe në një

të ardhme sigurisht se këto këngë do t’i përcjellë edhe tingulli i ëmbël i çiftelisë dhe zëri tërheqës i këngëtarit.Në këtë përmbledhje Vaiti ka përmbledhur në cikle të ndryshme si këngë të kreshnikëve, këngë kurbeti, këngët e bilbilave, këngë të ngjeshur me satirë dhe këngë dashurie.Libri ndahet në cikle si:”Këngë kreshnike”, “Këngë kurbeti”, ”Këngë bilbilash”, “Këngë satirike” dhe “Këngë dashurie”.Cikli i këngëve të kreshnikëve fillon me vargje të thurrura për pavarësinë e Kosovës, duke i përkujtuar kështu edhe disa figura të ndritura të kombit të cilët sakri-fikuan jetët e tyre për Kosovën e cila falë gjakut të tyre tanimë është e pavarur.Pra paraqitet figura e heroit legjendar Adem Jashari, Sulltana e Qafës, Kalosh Dani etj.Duhet përmendur edhe këngët e këtij cikli që janë evidente si:/Rruga e pavarësisë/, /Hamzë dhe Adem jashari/, /Kënga e fla-murit/, /Kalosh Dani/, /Krenaria shqiptare/ dhe/ Sulltana e Qafës/, të cilat këngë kanë rimë të fortë dhe muzikalitet të fuqishëm.Plaga e mërgimit është plagë shekullore që i ka gostisur me shekuj shqiptarët. Pjesë e kësaj plage është edhe Vaiti i cili i shkruan vargje dhembjeje të cilat dalur kanë nga thellësia e shpirtit të tij. Ja si e përshkruan Vaiti daljen në kurbet:“Sa i pafat që paskam qenë,Në rini ta braktisë atdhenë,Pa i mbushur njëzetë e pesë,Mora rrugën për në kurbet!”(“Këngë e Mërgimtarit, faqe 39).Në këtë cikël me këngë shumë dhembëse autori paraqet figurën e nënës së kurbetrqarit, pastaj dasmat e mërgimtarëve, foshnjet e kurbetit të cilat vendlindje tani e kanë vendin e huaj, rritja e atyre fëmijëve dhe shkollimi i tyre bëhet me mësues që flasin gjuhën e huaj, pastaj paraqet jetën në mërgim, pra të gjitha këto këngë ngjallin emocione për të gjithë lexuesit dhe më vonë edhe dëgjuesit e këtyre këngëve.Këngë përkushtimore

Me ciklin tjetër të këtij libri të titulluar “Këngë bilbilash”, jep të nënkuptojmë se Vaiti ka thurrë vargje këngësh për disa këngëtarë e krijues “Bilbila” të artit muzikor në përgjithësi në trevat tona shqiptare.Kondicioni i tij krijues me këngë strofash të shumta me mbi tridhjetë strofa i ngjajnë poemave të cilat edhe kanë atë forcën krijuese e që autori i ka paisur me epitete të ndryshme këto figura markante të fushës së muzikës dhe krijimeve muzikore, si p.sh./Këngë për Sali Bajramin/, /Mësuesit tim të parë/, /Vetëm këngë ishte jeta e tij/, /Bilbilit të Gollakut/, me moton shumë domethënëse “Për emrin e Zotit, për nderin e kombit, për gjakun e dëshmorëve, për eshtrat e varreve”, (fjala është për këngëtarin, kompozitorin, krijuesin, dhe publicistin e shkëlqyeshëm, Demir Krasniqin), /Bilbilit të Kosovës/, (të madhes Nexhmijhe Pagarushës) , dhe veglës sonë më të çmuar muzikore çiftelisë, /Veglës sonë muzikore/.Satira Pjesë e librit “Kënga e mërgimtarit” është edhe satira, ku autori paraqet gjashtë këngë të cilat në vete përmbajnë vargje humoristike-satirike, ku derdh në mënyrë të tërthort tërë ato porosi që i dikton realiteti i kohës.Ky cikël përbëhet nga këto tituj këngësh:/Drejtori i agjencionit/, /Kur shkon vasha nuse/, /Hallet e nuses/, /Meritat e nënës/ dhe /Bashkëshorti tolerant/, ku me këto këngë autori i largon dhe i çlodhë për një çast lexuesit por edhe i dëfren.

KËNGË QË SHPALOSIN REALITETIN KOHOR (Vait Nasufi, “Kënga e mërgimtarit”, Botim autori. Kërçovë, 2009, faqe 160).Bilall MALIQIKultura shqiptare në përgjithësi, kur është fjala në rrafshin e zhanrit të muzikës dhe krijimit të teksteve të këngëve të motiveve të ndryshme që e rrethojnë këtë kulturë nuk është i paktë porse ka një numër të konsiderueshëm të krijuesve që merren me këtë lëmi aq të dashur.Në kohën e re si vazhdimësi e punës shumë të shkëlqyeshme të krijuesve të mëhershëm të cilët si me këngë të shkruara dhe me frymën e interpretimit në këngë të këtyre poezive lanë gjurmë të pashlyeshme në këtë zhanër të artit.

Page 17: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

17

Këngë dashurie Cikli i fundit i këtij libri titullohet “Këngë dashurie” dhe përbëhet nga pesë këngë të cilat paisen me vargje këngëtimi për dashurinë.Autori me këto këngë tregon realitetin tonë më të ri. Vaiti i këndon një dashurie të çiltër ashtu si duhet të jetë një dashuri e pastër dhe shpirtërore.Pjesë e këtioj cikli janë këngët:/Fillimi i dashurisë/, /Kujtim dashurie/, /Dashuri e dështuar/, /Shenjat e dashurisë/ dhe /Dëshira e parealizuar/, ku këto këngë bëhen pjesë e çdo të riu të dashuruar, për një dashuri plot fuqi shpirtërore.VleratKy libër është i paisur edhe me vizatime e portrete të figurave të shumta si patriotiko-atdhetare poashtu edhe të njerëzve eminent të rrafshit të kulturës muzikore, dhe ka një vlerë të veçantë sepse si i tillë i shërben në një mënyrë kulturës së artit krijues muzikor, pra i plotëson kriteret e librit të botueshëm…BiografiaVait Nasufi , lindi më 09.12.1956 në fshatin Shutovë, i cili shtrihet në verilindje të Kërçovës.Ciklin e ulët të shkollës fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa pjesën e dytë të shkollës fillore i kreu në fshatin Garanë.Pas përfundimit të shkollës fillore mësimet i vazhdoi në Gjimnazin “Mirko Mileski “ të Kërçovës, ku i takonte gjeneratës së dytë pas rihapjes së këtij gjimnazi në gjuhën shqipe.Papunësia e madhe që e kishte kapluar vendin si shumë shokë tjerë edhe Vaiti u detyrua të shkoj në megrim në Bazel të Zvicrrës, pastaj për të kaluar në vitin 1990 në qytetin turistik Shafhauzen.Vait Nasufi deri tani ka botuar librin e parë me titull “Sylynjarët e këngës popullore” e ka botuar në vitin 2006.Libri “Kënga e mërgimtarit” është libri i tij i dytë.

Bahtir LatifiNJË BASHKEPUNIM I SUKSESSHËM I QKSH MIGJE-NI ME SHOQATAT SI MOTRA NË QYTETIN BORÅSPuna e palodhshme dhe frytedhënse e anëtareve te QKSH “Migjeni” në Borås po jep ditë e më shumë rezultate pozitive në ruajtjen dhe kutivimin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare. Kjo shifet ne rezulatet e arritura të cilat u prezetnuan në mbled-hjen vjetore të punës së kësaj Qendre e cila u mbajt keto ditë këtu në Borås. Në mënyrë të gjithanashme u vlersua puna e dy mediumeve kryesore të QKSH “Migjeni” puna e revitës Dituria e cila po hynë ne vitin e katert të daljes së saj me plot sukses duke prezentuar gjuhën dhe kulturën shqipe këtu ne Skandinavi si dhe bashkepunimi i i saj i ngusht me shumë shoqata tjera

kulturore shqiptare në të katër anet e botës, por ajo më krysorja eshte lidhja e ngushtë me vendlindjen. Njashtu edhe radio lokale Radio dituria me sukses po kryen misonin e saj me infromata kulturore nga ketu dhe trojet shqiptare si dhe me pro-gramet e saja muzikore.U vlersua puna e bëre gjate vitit që lam pas duke bërë nje analizë të gjithe asaj që e ka percjellur veprimtarine kesaj Qendre e qe nga anetaret e pranishem u vlersua shume pozitive dhe e sukseshme. Ishin mjaft të qel-luara punët të cilat janë realizuar gjate viti që lam pas e ku rëndesi krysore i eshte ksuhtuar punes me femije dhe te rinje.U tha se jane realizuar tri vizita me femijet shqiptar gjate vitit që lam pas nga ana e Qendres, nje në Shtepine e Radios ne Stockholm ku fëmijet shqiptar nga Borås kan vizituar redaksion Jehona ne gjuhe shqipe ne Radio Suedi, pastaj mbi 20 fmeije shqiptar nga Fjärdingskolan se bashku me moshataret e tyre kurd, arab dhe suedez kan vizituar Shtëpine muze të shkrimtares suedeze Astrid Lindgren në qytetine dsaj të lindjes në Vimmerby e ne vjeshten qe shkoj 65 fëmije shqiptar nga Fjärdingskolan dhe Bodaskolan kan vizituar Qendres shkencore per fëmije “Universeum” në Göteborg.Shpenziumet per të gjitha këto vizita i ka bartur QKSH “Migjeni”, pastaj ne fund viti ka organizuar Pritjen e Vitit të Ri për femijet shqiptar ku jane siguruar dhurata per mbi100 fëmije shqiptar e të cilat dhuarata i ka ndar Babadimri kosovar për fëmijet shqiptar ne Borås.QKSH se bashku me dy organet e saja ka qene organziatore edhe e manifestimeve te ndryshme si eshte Mnaifestimi me rastin e Festimit të njevjetorit të pavaresise se Kosoves, pastaj shenimit ë Ditës së Flamurit dhe organizmi tashme tradicional i “Javes së bibliotekes nordike” ketu ne Borås. Ka organziuar nje ekspozite me piktoret e rinje nga Shqiperia e qe ka pas jehone bukur te madhe ne qytet.Puna e QKSH eshte vlersuar edhe nga ana e organeve të kulturës së qyetit ku edhe QKSH gëzon nje perkrahje shume të madhe ne realizimine aspiratave të saja. Ka njje bashkepunim të mire me Keshillin e kulturess ë qyetit, Bibliotkene e qytetit, Shtepine e Kulturës, Studiofrämjandet, Imigrantinstitutet, shkollat fillore të komunes së Brämhult, pastaj me shoqatat kulturore suedeze si Glokala Sjuhärad Borås, Vi Hässlehol-men Brämhult, Intereseföreningen Hässleholmnen, ku edhe ne kete mbledhje vjetore ishin prezent perfaqesusit e ketyre shoqatave me te cilat kan je bashkepunim të ngushtë Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ne Borås.Ne baze te asaja qe u paraqqit nmga ana e krysise së kesaj shoqate shifet se edhe viti që kemi hyrë eshte perplot me aktivitete kulturore të cilat jane parapa me planin e punës per vitin 2010.

Page 18: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

18

• Mbrojtësit e kullësNjë kullë në formë gjashtëkëndëshi të rregullt mbrohet nga një numër luftëtarësh, gjithsej48, që komandanti i ka vendosur nga 16 në çdo faqe. Më saktë, nga 4 në çdo kulm dhenga 8 midis çdo dy kulmeve, pra 4*4+4*8=48. Mirëpo gjatë luftimit vriten 4 mbrojtës.Për të mos i dhënë të kuptojë armikut që mbrojtja u dobësua, komandanti i radhitindryshe luftëtarët, në mënyrë që në çdo faqe armiqtë të shihnin sërish 16 luftëtarë. Si iradhiti ai ushtarët?

Zgjidhje:Pozicioni i mëparshëm: nga 4 në çdo kulm dhe nga 8 ndërmjet kulmeve, kështu 4*4+4*8 = 48.Tani janë 4 ushtarë më pak, d.m.th. 44 ushtarë. Ai mund t’i radhisë kështu: në çdo kulmtë vendosë nga 5 dhe midis kulmeve nga 6, sepse 4*5 +4*6 = 44.Po sikur të vriten edhe 4 luftëtarë të tjerë, a mund ta gjeni një radhitje tjetër?(Në çdo kulm nga 6 ushtarë dhe ndërmjet kulmeve nga 4 ushtarë).

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Page 19: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

MJAFT GJIMOVA Ish kanë’i plak. I kish pasë dy djem. Kur vishin musafirt e kalxojshin naj sen qi s’ban me kanë, plaku u thojke n’sy: ,,Po rren !”Djemt I than nji ditë babes.-Mos u thuej musafirve: ,,Po rren !” se po jau merr ftyren hallkut.-Po qka me ba ? – vet plaku.-Gjimo, se na marrim vesh qi po rrejnë.Vishin musafirt e bojshin llaf. Kur rrejshin, plaku s’mujke me fol për mos me jau prish qefin djemve, po gjëmojke. E musafirt vetshin:-Qka ka qi po gjimon ky plak ?-A i lig, - thjshin djemt e u munojshin me e vllaqitë at punë.Dit pej ditsh erdh njani e po flet:-M’ka vaki, i kam nie klysht kah lehin n’bark t’kudrës.Plaku s’u durue e foli:-Po rren, valla ! Boll gjmova, po qisaj s’po muj me gjimue pa folë.

Tri sifate të kqija në Kosovë

Ish kan dalë ni i Masisë n’Kosovë e kish pas shetitë nepër miq e dosllarë e kish pas pa. Kur u kthye n’Malsi, p’e vesin:Shka pae atje n’Kosovë?Shum t’mira kishin, po tri sifate t’kqija i kishin: sifati i parë, po i mushshin duqit gajle, t’vetat përmas e t’huejat përpara. Sifati i dytë, po i shitshin kijet e mdhaj e po i blejshin t’vocërr (s’ja kishin zanat tregtis, përpiqeshin me ba tregti , por pa fryt). Sifati i tret, masi po u mytshin (vriteshin), thojshin: „hajde t’marohem“ (të pajtohemi), në vend qi me u marue para se mu mytë.

Page 20: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · E boton QKSH”Migjeni” ... jeta dhe familja, feja, sporti, kultura dhe muzika. Radioja tashmë bëri hapin e parë në

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinj dhe prindër, prill, 2010

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00 dhe ne internet www.sr.se/albanska