1

Click here to load reader

Doc1

  • Upload
    ercii

  • View
    232

  • Download
    3

Embed Size (px)

DESCRIPTION

file

Citation preview

Page 1: Doc1

Shpesh herë, kur shikojmë një bandë duke luajtur, personi që mban pjatat metalike në duar duket si më i pakualifikuari, aq sa krijohet përshtypja se kushdo është në gjendje t’i përplasë ato në momentin e duhur.

Gridi Kraja, dirigjent dhe instrumentist i veglave me perkusion thekson se nëse diçka e tillë do të ndodhte, atëherë e gjithë orkestra do të shkatërrohej.

”Muzikanti e njeh rëndësinë e instrumentit sado i lehtë të jetë ai për t’u luajtur, pasi dhe kompozitori që i ka dhënë hapësirë ka qenë një gjeni, por një sy i lirë pjatën mund ta marrë shumë të lehtë”, pranon Kraja, që nisi karrierën e tij me pjatat në moshën 5-vjeçare.

”Pjatat janë një instrument shumë i lashtë, jetik për nga pikëpamja muzikore për bandat. Krijon atmosferë kulmore dhe absolutisht s’mund ta përdorë një person që s’ka dijeni.

Ato japin mbështetjen ritmike, metalike aq të nevojshme për një marsh, karakteristikë e bandave frymore. Por, ato e kanë gjetur veten dhe në orkestrat simfonike. Dhe në këtë studio provash, përdorimi i tyre është i gjerë”.

Sipas Krajës, rëndësia e instrumenteve me perkusion është jetike në muzikën moderne. “Rëndësia e këtyre instrumentave është shumë e rëndësishme në ditët e sotme, pasi muzika tani nuk bazohet në harmoni dhe ska më meloditë e ndjeshme klasike e romantike”.

Megjithëse në Shqipëri nuk ka një degë profesionale ku mund të studiohen instrumentet me goditje dhe të merret një diplomë në këtë drejtim, të rinjtë tërhiqen nga joshja e pjatave.