53
DOKUMENT I BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM STRATEGJI PËR KOSOVËN Siç është aprovuar nga Bordi i drejtorëve në takimin e datës 1 maj 2013 Përkthimet e tekstit origjinal të dokumentit janë dhënë nga BERZH vetëm për lehtësi të lexuesit. Përderisa, BERZH ka marrë kujdes të arsyeshëm për të siguruar vërtetësinë e përkthimit, BERZH-i nuk garanton ose miraton saktësinë e përkthimit. Mbështetja mbi çdo përkthim të tillë do të jetë në rrezik të vetë lexuesit. Në asnjë rrethanë BERZH-i, punonjësit ose agjentët e saj nuk do të të jenë përgjegjës për lexuesin apo dikë tjetër për ndonjë pasaktësi, gabim, mosveprim, fshirje, defekt, dhe / ose ndonjë ndryshim të përmbajtjes së përkthimit, pavarësisht nga shkaku, apo për dëmet që rezultojnë prej tij. Në rast të mospërputhjes apo kontraditës midis gjuhës angleze dhe versionit të përkthyer, versioni në gjuhën angleze do të mbizotërojë.

DOKUMENT I BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE … · Rrjedhimisht, rritja ekonomike në Kosovë ka qenë më e lartë se në shtetet tjera të Evropës Juglindore (EJL), me një

  • Upload
    trannga

  • View
    215

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

DOKUMENT I BANKËS EVROPIANE

PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

STRATEGJI PËR KOSOVËN

Siç është aprovuar nga Bordi i drejtorëve në takimin e datës 1 maj 2013

Përkthimet e tekstit origjinal të dokumentit janë dhënë nga BERZH vetëm për lehtësi

të lexuesit. Përderisa, BERZH ka marrë kujdes të arsyeshëm për të siguruar

vërtetësinë e përkthimit, BERZH-i nuk garanton ose miraton saktësinë e përkthimit.

Mbështetja mbi çdo përkthim të tillë do të jetë në rrezik të vetë lexuesit. Në asnjë

rrethanë BERZH-i, punonjësit ose agjentët e saj nuk do të të jenë përgjegjës për

lexuesin apo dikë tjetër për ndonjë pasaktësi, gabim, mosveprim, fshirje, defekt, dhe /

ose ndonjë ndryshim të përmbajtjes së përkthimit, pavarësisht nga shkaku, apo për

dëmet që rezultojnë prej tij. Në rast të mospërputhjes apo kontraditës midis gjuhës

angleze dhe versionit të përkthyer, versioni në gjuhën angleze do të mbizotërojë.

i

TABELA E PËRMBAJTJES

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ............................................................................. 1

1 PORTOFOLI I BANKËS................................................................................... 4 1.1 Aktivitetet e Bankës deri më tani ................................................................... 4

1.2 Zbatimi i strategjisë paraprake ....................................................................... 5 1.3 Ndikimi tranzicional i veprimtarisë së Bankës .............................................. 6

2 MJEDISI OPERACIONAL ............................................................................... 6 2.1 Konteksti Politik ............................................................................................ 6 2.2 Konteksti makroekonomik ............................................................................. 7

2.3 Konteksti i reformave strukturore .................................................................. 9 2.4 Mjedisi afarist ................................................................................................ 9

2.5 Konteksti social ............................................................................................ 10 2.6 Konteksti ligjor ............................................................................................ 10 2.7 Konteksti i efikasitetit të energjisë dhe ndryshimeve klimatike .................. 11

3 ORIENTIMET STRATEGJIKE ..................................................................... 11 3.1 Sfidat Kryesore Sektoriale dhe Përgjigja Operative e Bankës ..................... 13 3.2 Implikimet Mjedisore dhe Sociale të Aktiviteteve të Propozuara të

Bankës .......................................................................................................... 18

4 QASJA NË KAPITAL: BURIMET PRIVATE DHE PUBLIKE TË

FINANCIMIT ................................................................................................... 20 4.1 Qasja në kapital ............................................................................................ 20 4.2 Financimi nga BMZH dhe bashkëpunimi me INF-të tjera dhe donatorët

multilateral ................................................................................................... 21

ANEKSI 1 – VLERËSIMI POLITIK ...................................................................... 23

ANEKSI 2 - VLERËSIMI I SFIDAVE TË TRANZICIONIT .............................. 33

ANEKSI 3 – TRANZICIONI LIGJOR ................................................................... 36

ANEKSI 4 – MBËSHTETJA PËR BIZNESET E VOGLA................................... 41

ANEKSI 5 – BASHKËPUNIMI TEKNIK .............................................................. 44

AEKSI 6 – TREGUESIT E PËRZGJEDHUR EKONOMIK................................ 45

ANEKSI 7 – VLERËSIMI MJEDISOR .................................................................. 46

ANEKSI 8 – BARAZIA GJINORE ......................................................................... 50

1

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Kosova është e përkushtuar tu përmbahet parimeve të demokracisë shumëpartiake,

pluralizmit dhe ekonomisë së tregut në pajtim me kushtet e përcaktuara në Nenin 1 të

Marrëveshjes për Themelimin e Bankës.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008. Funksionimi i institucioneve

demokratike ka shënuar përmirësim gjatë viteve të fundit, megjithëse ka ende sfida që

duhet të adresohen. Fushat kryesore për përmirësime, që janë të përbashkëta për

shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshijnë: forcimin e qeverisjes publike dhe luftën

kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, kapacitetin e administratës publike si dhe

përmirësimin e mjedisit afarist. Përpjekjet për përafrim me Bashkimin Evropian, i cili

vazhdimisht ka theksuar se Kosova ndan perspektivën e përbashkët Evropiane me

shtetet e Ballkanit Perëndimor, mbesin gurthemeli kryesor i reformave

gjithëpërfshirëse.

Ekonomia e Kosovës kryesisht u ka shpëtuar zhvillimeve të jashtme negative për

shkak të lidhjeve relativisht të dobëta tregtare dhe financiare me ekonominë globale.

Rrjedhimisht, rritja ekonomike në Kosovë ka qenë më e lartë se në shtetet tjera të

Evropës Juglindore (EJL), me një rritje mesatare vjetore të BPV-së prej 3 deri 4

përqind, megjithëse kjo rritje ka qenë nga një bazë e ulët. Përdorimi i njëanshëm i

euros ka kontribuar në stabilitetin e çmimeve. Disiplina nevojshme fiskale që është e

nevojshme të përforcoj këtë marrëveshje te normës së këmbimit është përmirësuar

gjatë vitit të fundit edhe si rezultat i Marrëveshjes Standby me FMN-në.

Megjithatë, ruajtja e disiplinës fiskale dhe vazhdimi i reformave strukturore për rritjen

e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së sektorit financiar janë të nevojshme për të

arritur përfitim të plotë nga norma e këmbimit. Me vlerësimin prej €2800 në vitin

2012, Kosova ka BPV-në për kokë banori më të ulët në Evropën Juglindore, duke e

vendosur kështu në grupin e shteteve me të ardhura të mesme të ulëta; shkalla zyrtare

e papunësisë tejkalon 40 përqind dhe shkalla e varfërisë është relativisht e lartë,

posaçërisht në kontekstin Evropian. Perspektiva e zhvillimit gjatë periudhës së kësaj

strategjie është pozitive, mirëpo shoqërohet me pasiguri të konsiderueshme si rezultat

i faktorëve vendor dhe shqetësimeve lidhur me rikuperimin ekonomik rajonal dhe

global.

Reformat strukturore në Kosovë janë penguar gjatë viteve nga një kombinim i

faktorëve: pasojat e konfliktit të viteve 1990, kapaciteti i ulët institucional dhe

administrativ, pasiguria lidhur me statusin e Kosovës që ka dekurajuar investitorët dhe

ka zhvendosur vëmendjen e politikbërësve nga zbatimi i reformave gjithëpërfshirëse

strukturore.

Kosova tani ka një mundësi për përshpejtimin e procesit të reformave me mbështetjen

e plotë të Bankës. Si shtet i ri i veprimtarisë së BERZH-it, kjo është Strategjia e parë e

plotë Shtetërore e Kosovës. Duke përdorur përvojat e bankës në Kosovë gjatë më

shumë se një dekade, kjo Strategji është projektuar në funksion të vazhdimit dhe

thellimit të mbështetjes së BERZH-it për kompanitë private për tu mundësuar atyre që

të forcojnë biznesin e tyre dhe modelin e menaxhimit, të zgjerojnë tregjet e tyre dhe të

rrisin konkurrencën. Banka gjithashtu do tu japë prioritet projekteve kyçe

infrastrukturore që e promovojnë reformën strukturore, që janë jetësore për

2

funksionimin e sektorit privat dhe zgjerimin e tregut si dhe që lehtësojnë lidhjet

ndërkufitare. Përfundimisht, Banka ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e një

mjedisi të favorshëm për biznesin dhe kornizën përkatëse institucionale.

Sfidat kryesore e tranzicionit dhe drejtimet strategjike të Bankës gjatë tri viteve të

ardhshme të kësaj Strategjie janë:

Mbështetja e privatizimit dhe zhvillimi i sektorit privat. Sektori privat i

Kosovës është ende i vogël në krahasim me rajonin. Zhvillimi është penguar nga

mjedisi i pafavorshëm i biznesit dhe mungesa e investimeve. Mungesa e

kapaciteteve menaxheriale dhe qeverisjes korporative, qasja e kufizuar në

financim, sundimi i dobët i ligjit dhe vështirësitë në sistemin gjyqësor, si dhe

niveli i ulët i kapitalit kanë ndikuar në nivel të ulët të konkurrencës dhe nivel të

zhvillimit që është nën potencialin e mundshëm. Megjithëse ka pasur përparime

në privatizim, por ky proces duhet të përshpejtohet. Banka do të ofrojë

mbështetje financiare dhe teknike për përshpejtimin e zhvillimit të sektorit privat,

rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin e praktikave të mira, me fokus të veçantë në

inovacion, procese për shtim të vlerës, industri me potencial të eksportit ose me

potencial të konkurrimit me produktet e importuara, si dhe tërheqjen e

investimeve.

Zhvillimi i komercializimit, konkurrencës dhe përfshirjes së sektorit privat

në infrastrukturë. Infrastruktura është kryesisht e cilësisë së dobët, që paraqet

një pengesë të madhe për bizneset dhe zhvillimin e tregut si dhe lidhjet rajonale.

Deri më tani, ka pasur shumë pak përfshirje të sektorit privat në fushat kyçe siç

është uji dhe ujërat e zeza, rrugët dhe hekurudhat. Disa shërbime kyçe komunale

ende menaxhohen në mënyrë qendrore dhe procesi i decentralizimit është duke

shkuar shumë ngadalë. Financimi privat për zhvillimin e infrastrukturës komunale

dhe të transportit aktualisht nuk ekziston në Kosovë. Banka do të mbështesë

autoritetet qendrore dhe lokale në Kosovë për zhvillimin e elementeve komerciale

për menaxhimin e ujërave, ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave të

ngurta si dhe në sektorin e transportit urban. Paralelisht, Banka do të mbështesë

përfshirjen e sektorit privat në sektorin e transportit dhe atë komunal për rritjen e

cilësisë së shërbimeve, duke filluar me komercializimin e këtyre shërbimeve.

Promovimi dhe mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të

energjisë dhe minierave. Privatizimi i komponentëve të distribucionit dhe

furnizimit të energjisë tashmë ka ndodhur, mirëpo aftësia komerciale e këtyre

komponentëve ende mbetet të dëshmohet. Korniza ligjore dhe institucionale për

mbështetjen e masave për efikasitetin e energjisë dhe projekteve të vogla për

energji të ripërtritshme është relativisht e avancuar, mirëpo zbatimi i kësaj kornize

vazhdon të jetë pengesë për zhvillimin e këtij sektori. Zbatimi i projekteve të

mëdha të planifikuara energjetike dhe zhvillimi i infrastrukturës së rrjetit

energjetik vazhdon të jetë kritik për tejkalimin e sfidave në sektorin e energjisë.

BERZH do të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë për përfshirjen e sektorit

privat në sektorin e energjisë si dhe për mbështetjen e investimeve të nevojshme

për rritjen e sigurisë së furnizimit, zhvillimin e burimeve të ripërtritshme të

energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Mbështetja e Bankës

gjithashtu do të nevojitet për shtytjen e reformave të nevojshme strukture që

aktualisht mungojnë në sektorin jo aktiv të minierave. BERZH do të mbështesë

sektorin minerar në mënyrë selektive me asistencë teknike dhe financim për të

siguruar tranzicionin dhe praktikat e mira si dhe për zhvillimin e sektorit minerar

3

në mënyrë të qëndrueshme dhe në pajtim me kërkesat mjedisore dhe sociale.

Në të gjitha këto aktivitete, Banka do të bëjë përpjekje për harmonizimin e

veprimtarisë së saj me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, promovojë integrimin

rajonal dhe do të punojë ngushtë me institucionet tjera financiare ndërkombëtare,

donatorët multilateral dhe bilateral, duke përfshirë Bashkimin Evropian. Kosova do të

jetë përfituese Planit të Përbashkët të Veprimit IFI për Zhvillim të BEI, Bankës

Botërore dhe BERZH, ku fokusi është në Evropën Juglindore. Banka do të

angazhohet në diskutimin aktiv të politikave për ofrimin e mbështetjes së nevojshme

teknike me qëllim të maksimalizimit të ndikimit në Kosovë.

4

1 PORTOFOLI I BANKËS

1.1 Aktivitetet e Bankës deri më tani

Kosova është bërë anëtare e Bankës me 17 dhjetor 2012. Megjithatë, BERZH ka

ofruar mbështetje për projektet e sektorit privat që nga viti 1999, përmes fondeve dhe

projekteve të dedikuara rajonale të menaxhuara nga jashtë dhe mekanizmave rajonal

të Bankës për Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të kësaj mbështetje, që nga viti 1999

Banka ka mbështetur gjithsej 29 projekte në Kosovë me vlerë të përgjithshme të

investimeve nga BERZH prej 66 milion euro. Portofoli aktual i kapitalit është i

alokuar 34 përqind për institucione financiare dhe kompani mikro financiare, 60

përqind për industri, tregti dhe agrobiznes dhe 6 përqind për energji dhe burime

natyrore. Të gjitha projektet deri më tani janë zhvilluar në sektorin privat. Shpërndarja

e investimeve në sektorët e ndryshëm në përgjithësi reflekton nevojat për investime të

ekonomisë private në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Fillimi i funksionimit të Mekanizmit për Ndërmarrje Lokale (LEF) nga BERZH-Itali

në vitin 2006 i ka mundësuar Bankës që të rrisë aktivitetin e financimit në Kosovë në

masë të konsiderueshme, pjesërisht për shkak të rritjes së sektorit privat që ka pasuar

shpalljen e pavarësisë në vitin 2008 dhe pjesërisht për shkak të mungesës së burimeve

alternative të financimit për projekte specifike. Numri i aktiviteteve të financimit në

Kosovë ka shënuar rritje të vazhdueshme, megjithëse me vëllim modest të biznesit të

arritur përmes mekanizmave të deleguar. Mesatarisht, Banka ka zhvilluar 4-6

aktivitete të financimit në vit gjatë periudhës 2008-2012. Në vitin 2012, Banka ka

nënshkruar 5 transaksione të reja me vlerë totale prej 5.3 milion euro, të gjitha në

sektorin privat.

Tabela 1: Zhvillimi i Portofolit në Kosovë deri me 31 dhjetor 2012

Sektori Ekipi i Sektorit VKNB numri i aktiviteteve

Vëllimi Kumulativ

Neto i Biznesit (VKNB)

% e VKNB

Numri i portofolit

të aktiviteteve

Portofoli % e Portofolit

Asetet Operative

% e Aseteve

Operative

Energjia Burimet Natyrore 1 1 1% 1 1 2% 1 3%

Energjia dhe Energjia Elektrike

1 1 2% 1 1 4% 1 4%

2 2 3% 2 2 6% 2 7%

Institucionet Financiare

Huadhënia nga Bankat

3 9 14% 0 0 0% 0 0%

Shërbimet e Sigurimit dhe Financiare

1 3 4% 1 3 7% 0 0%

Financimi i Bizneseve të Vogla

12 25 38% 8 10 27% 10 31%

16 36 55% 9 13 34% 10 31%

Industria, Tregtia dhe Agrobiznesi

Agrobiznes 5 16 25% 5 15 39% 13 42%

Fondet e kapitalit 2 3 5% 2 1 3% 1 3%

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikacionit

2 3 4% 2 3 7% 1 3%

Prodhimi dhe Shërbimet

2 5 8% 2 4 11% 4 13%

11 27 41% 11 23 60% 20 62%

Përmbledhje 29 66 100% 22 38 100% 32 100%

5

1.2 Zbatimi i strategjisë paraprake

Deri më tani Banka nuk ka pasur një Strategji të dedikuar për Kosovën por ka

identifikuar në vitin 2007 disa prioritete kyçe për aktivitetet e saj që nga viti 1999.

Këto prioritete ishin:

Në sektorit e ndërmarrjeve, të ofrojë mbështetje në formë të kredive, garancive

ose investimeve të kapitalit për ndërmarrjet e vogla me orientim të eksportit dhe

që kanë dëshmuar qeverisje të mirë korporative, duke përfshirë përmes LEF; të

mbështesë investitorët strategjik që kanë privatizuar ndërmarrje në Kosovë. Të

vazhdojë mbështetjen e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet individuale në bashkëpunim

të ngushtë me Ekipin e LEF dhe ekipin për Mbështetje të Bizneseve të Vogla

(SBS) due përfshirë mbështetjen për ristrukturimin e bizneseve të tyre,

përmirësimin e produkteve, zhvillimin teknik dhe mjedisor, certifikimin e cilësisë,

dhënien e këshillave për pozicionimin në treg dhe mbështetjen për zhvillimin e

aftësive për planifikimin e biznesit.

Në sektorin financiar, të fokusohet në (i) ofrimin e financimit dhe mbështetjes

institucionale për bankat për zhvillimin e produkteve të reja dhe përmirësimin e

qeverisjes korporative; (ii) kanalizimin e më shumë fondeve drejt NMVM përmes

bankave komerciale dhe institucioneve mikro-financiare, duke përfshirë përmes

zbatimit të LEF, Mekanizmit për Financimin e NVM në Ballkanin Perëndimor, si

dhe Kornizës Financiare për NMVM për Ballkanin Perëndimor dhe Kroacinë; (iii)

hulumtimin e potencialit për investim të kapitalit në bankat lokale, duke përfshirë

përmes Mekanizmit për Ndërmarrje Lokale në Ballkanin Perëndimor të BERZH-

Itali; dhe (iv) gjetjen e mënyrave për mbështetjen e komercializimit të

qëndrueshëm të institucioneve profitabile jo-bankare.

Në sektorin e infrastrukturës, të vazhdojë identifikimin e mënyrave të

mundshme për mbështetjen e ndërmarrjeve publike të korporatizuara – Aeroportit

Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) dhe kompanisë së telekomunikacionit. Të

hulumtojë projekte potenciale për mbështetjen e hekurudhave, ngrohjes qendrore

dhe korporatës elektroenegjetike (KEK) që janë korporatizuar në vitin 2006.

Si para ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Banka ka

punuar kryesisht me kompani dhe banka në pronësi private. Kjo i ka fokusuar

përpjekjet e bankës në adresimin e objektivave tranzicionale për sektorin e

ndërmarrjeve dhe atë financiar. Që nga viti 2007 dhe në kuadër të mekanizmave

rajonal për Ballkanin Perëndimor si LEF, mekanizmi i Financimit të Drejtpërdrejtë

për Energji të Qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, Mekanizmi për Financimin e

NVM-ve dhe Korniza për Financimin e NMVM-ve për Ballkanin Perëndimor dhe

Kroacinë dhe në kuadër të projekteve tjera rajonale, Banka ka zotuar 58 milion euro

për 20 projekte. Në pajtim me rregullat e Bankës, financimi nga BERZH ka qenë i

kufizuar deri në 10 milion euro për projekt.

Banka ka mbështetur projekte të investimit në disa kompani të rëndësishme në

Kosovë në sektorët e prodhimit (prodhimi i materialeve ndërtimore), agrobiznes

(prodhimi i produkteve ushqimore dhe të qumështit), banka dhe mikro-financa

(Mekanizmi NMVM-ve). Banka gjithashtu ka ofruar mbështetje teknike për

ndërmarrjet private për vlerësimin fillestar të investimeve të Bankës si dhe për

6

mbështetjen pas investimeve për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe

operacional me qëllim të rritjes së aftësisë konkurruese këtyre ndërmarrjeve.

1.3 Ndikimi tranzicional i veprimtarisë së Bankës

Që nga fillimi i veprimtarisë, tetë transaksione të zhvilluara në Kosovë janë vlerësuar

në mënyrë individuale nga perspektiva e ndikimit tranzicional të tyre. Shumica e

këtyre projekteve janë zhvilluar në sektorin financiar. Të gjitha këto projekte janë

vlerësuar ose Mirë ose Shkëlqyeshëm, që është dukshëm më lartë se caku

institucional që është se paku 80 përqind Mirë ose Më Mirë. Një projekt është

vlerësuar Shkëlqyeshëm – ky projekt ishte një kredi për NVM për një institucion të

madh financiar jo-bankar. Përveç këtyre tetë projekteve, 18 projekte të tjera në

Kosovë nuk janë vlerësuar individualisht. Këto janë kryesisht nën-aktivitete në kuadër

të kornizave që vlerësohen dhe monitorohen në nivel të Mekanizmit (p.sh Mekanizmi

LEF). Ndikimi tranzicional i Mekanizimit LEF është vlerësuar Mirë. Përfundimisht,

tri investime rajonale të nënshkruara nga Banka janë realizuar pjesërisht në Kosovë.

Dy nga këto projekte janë nënshkruar me holdingun multinacional IT ndërsa tjetri ka

përfshirë pjesëmarrjen në një fond të kapitalit në Evropën Juglindore. Që të tria

gjithashtu janë vlerësuar Mirë sa i përket potencialit për ndikim tranzioncional.

Analiza e portofolit të Bankës tregon se projektet e zhvilluara në Kosovë kanë

peformuar mirë nga perspektiva e ndikimit tranzicional. Dy nga tetë projektet e

vlerësuara në mënyrë individuale janë duke përparuar mirë drejt arritjes së

objektivave tranzicionale ndërsa pesë projekte tjera tashmë i kanë arritur këto

objektiva. Vlerësimi i një projekti që kishte të bënte me investimin e kapitalit në

Bankën ProCredit Kosova është ngritur nga Mirë në Shkëlqyeshëm, për shkak se

ndikimi i këtij projekt i kishte tejkaluar të gjitha pritjet fillestare sa i përket

ndërmjetësimit financiar, zhvillimit institucional dhe qëndrueshmërisë. Këto arritje

kanë siguruar që Banka ProCredit Kosova të lirohet më shpejt nga nevoja për

financim nga donatorët në krahasim me shtetet tjera të rajonit. Projekti i fundit i

vlerësuar në mënyrë individuale, që përfshinte një kredi për NVM për një bankë

komerciale i ka arritur vetëm pjesërisht objektivat tranzionale. Ndikimi i këtij projekti

ka qenë i kufizuar për shkak të vonesave dhe shfrytëzimit fillestar të ulët të kredisë.

Performanca e Kornizës LEF ka qenë e mirë nga perspektiva e ndikimit tranzional.

2 MJEDISI OPERACIONAL

2.1 Konteksti Politik

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe ka miratuar Kushtetutën e re në

të njëjtin vit. Koalicioni aktual qeverisës është formuar në fillim të vitit 2011 pas

zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara në dhjetor 2010. Ky është mandati i dytë

qeverisës së udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Kryeministrit

Hashim Thaçi. Koalicioni qeverisës përfshin shumicën e partive që përfaqësojnë

minoritetet etnike. Prioritetet e koalicionit qeverisës përfshijnë zhvillimin ekonomik,

duke përfshirë përfundimin e privatizimit, fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën kundër

korrupsionit dhe promovimin e integrimit Euro-Atlantik si prioriteti kryesor i politikës

së jashtme.

7

Përpjekjet për përafrim me BE vazhdojnë të jenë gurthemeli i reformave të

përgjithshme. BE vazhdimisht ka theksuar se Kosova ka të njëjtën perspektivë

Evropiane sikurse shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Në një studim të fizibilitetit të

publikuar me 10 tetor 2012 që është pjesë e Paketës së Zgjerimit të BE, Komisioni

Evropian (KE) kishte konkluduar se, me kusht të zbatimit të disa masave konkrete në

fushën e sundimit të ligjit, administratën publike dhe mbrojtjen e minoriteteve,

Kosova është kryesisht e gatshme për fillimin e negociatave për nënshkrimin e

Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Në fund të vitit 2012, Këshilli i BE e

autorizoi KE që të fillojë negociatat për nënshkrimin e një Marrëveshje Kornizë me

Kosovën për përfshirjen e kësaj të fundit në programet e BE të cilat, pas nënshkrimit,

do ti mundësojnë Kosovës që të marrë pjesë në të gjitha programet e BE që janë në

dispozicion të shteteve kandidate dhe atyre potenciale për kandidate për anëtarësim në

BE.

Kosova dhe Serbia kanë qenë të angazhuara në një dialog të lehtësuar nga BE qëllimi

i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, që mbetet vendimtare për të dy

vendet për të ecur përpara në shtigjet e tyre përkatëse evropiane. Pas një

marrëveshjeje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në kuadër të

këtij dialogu më 19 prill 2013, KE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të

Jashtme dhe Politikë të Sigurisë lëshoi një raport të përbashkët që vlerësonte

pozitivisht progresin në përmbushjen e prioriteteve afat-shkurtra të identifikuara në

Studimin e Fizibilitetit dhe hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve

me Serbinë. Mbi këtë bazë, KE i rekomandoi Këshillit të autorizojë hapjen e

negociatave mbi një Marrëveshje të Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe

Kosovës.

Autoritetet e Kosovës mbështesin një mori të projekteve ndërkufitare dhe rajonale. Në

fillim të vitit 2012, Beogradi dhe Prishtina, me ndihmën e BE nënshkruan një

marrëveshje që mundësoj pjesëmarrjen e drejtpërdrejt të Kosovës në iniciativat për

bashkëpunim rajonal.

Shih Aneksin 1 që përmban vlerësimin e hollësishëm politik.

2.2 Konteksti makroekonomik

Pothuajse pesë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë njëri nga

shtetet më të varfra në Evropë me BPV për kokë banori (sipas normës së tregut) prej

përafërsisht €2800 në vitin 2012. Megjithatë, ekonomia e Kosovës ka qenë kryesisht e

mbrojtur nga ndikimet negative të jashtme të viteve të fundit për shkak të lidhjeve

relativisht të dobëta tregtare dhe financiare me ekonominë globale. Ekonomia është

rritur me 3 përqind në vitin 2009, kohë kjo kur shumica e shteteve të rajonit ishin në

recesion, dhe ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajonin e EJL çdo vit që

atëherë. Megjithatë, treguesit e kufizuar të frekuencës së lartë që janë në dispozicion

tregojnë se kërkesa e brendshme dhe e jashtme është duke u ngadalësuar. Rritja

kredive është ngadalësuar gjatë këtij viti dhe ka rënë në 4 përqind v-p-v në tetor 2012

nga 14 përqind v-p-v sa ishte në fund të vitit 2011. Remitencat – kryesisht nga

Gjermania dhe Zvicra – janë burim thelbësor dhe i qëndrueshëm i flukseve hyrëse

valutore dhe zakonisht tejkalojnë 10 përqind të BPV , mirëpo janë duke u rritur me

ritëm më të ngadalshëm se viteve të kaluara. Rënia e kërkesës vendore gjithashtu ka

rezultuar në rënien e importeve gjatë pjesës më të madhe të vitit 2012 (që kanë rënë

8

mesatarisht me 6 përqind v-p-v mes muajit mars dhe dhjetor). Njëkohësisht, eksportet

kanë rënë vit-pas-viti që nga fillimi i vitit 2012.

Ndikimi i politikave të pavarura monetare është i kufizuar për shkak se Kosova

(sikurse Mali i Zi) e ka përvetësuar euron si valutë të vetme ligjore. Megjithatë,

inflacioni total është luhatur në masë të konsiderueshme gjatë viteve të fundi, shumë

më shumë se në Eurozonë. Një rritje e konsiderueshme e çmimeve të ushqimit dhe

energjisë ka rezultuar në inflacion dyshifror në fillim të vitit 2011. Inflacioni ka rritur

pikën më të lartë prej 10.8 përqind v/v në mars para se të fillojë të bie si rezultat i

rënies së çmimeve të ushqimit dhe modelimi i kërkesës agregate. Inflacioni arriti

pikën më të ulët në mars 2012 prej 0.6 përqind mirëpo u ngrit përsëri në 3.7 përqind

në dhjetor 2012.

Menaxhimi i politikave fiskale ka shënuar përmirësim të dukshëm gjatë viteve në

fundit. Për shkak të përvetësimit të njëanshëm të euros dhe qasjes së kufizuar në

tregun e borxhit, zhvillimi i një politike të shëndoshë fiskale ka qenë jetik për ruajtjen

e stabilitetit makrofiskal. Masat fiskale janë mbështetur nga FMN që nga viti 2011.

Pas përfundimit të suksesshëm të një programi të monitoruar në periudhën qershor

deri dhjetor 2011, FMN në prill të vitit 2012 kishte miratuar një Marrëveshje Standby

me kohëzgjatje prej 20 muajve dhe vlerë prej 106.6 milion euro. Sipas kësaj

marrëveshje, autoritetet Kosovare janë pajtuar të vendosin një rregull fiskal duke

filluar nga viti 2014 që do të mbajë deficitin e përgjithshëm qeveritar vjetor nën 2

përqind të BPV-së. Qëllimi i marrëveshjes është stabilizimi i proporcion të borxhit

publik me BPV, që aktualisht është vetëm 15 përqind e BPV-së, dhe më pak se 30

përqind në afatgjatë. Zbatimi i marrëveshjes ka qenë i suksesshëm dhe në tetor 2012,

misioni i FMN dhe autoritetet e Kosovës arritën marrëveshjen në nivelin e zyrtarëve

për rishikimin e dytë të MSB-së.

Mosbalancet e jashtme janë shumë të larta në Kosovë. Baza e eksportit është e dobët

dhe deficiti i llogarisë korente, duke përjashtuar transferet zyrtare ishte 26.2 përqind e

BPV-së në vitin 2011 (20.3 përqind nëse përfshihen transferet zyrtare). IHD-të vjetore

neto kanë arritur mesatarisht 335 milion euro në vitet e fundit (rreth 7 përqind e BPV-

së vjetore), ndërsa kontributet tjera të kapitalit kanë ardhur nga një kombinim i

ndërmarrjeve tregtare, kompanive të sigurimit dhe fondeve pensionale. Gjithashtu ka

“gabime dhe lëshimi” të konsiderueshme pozitive në balancat e pagesave, që

ndërlidhen me remitencat e paidentifikuar dhe kontributet e tjera të kapitalit. Bruto

rezervat ndërkombëtare në bankën qendrore ishin 626 milion euro në fund të vitit

2011, që është e barabartë me rreth 3 muaj të importit.

Sektori bankar vazhdon të jetë relativisht mirë i kapitalizuar, likuid dhe profitabil.

Shkalla e përshtatshmërisë së kapitalit ishte në 18 përqind në fund të prillit 2012 dhe -

kredite jo-performuese janë më të ulëtat në rajonin e EJL me rreth 7 përqind,

megjithëse ka pasur rritje të kësaj shifre në vitin 2012. Sektori bankar është kryesisht

në pronësi të huaj, me banka amë kryesisht nga shtetet e eurozonës, Turqia dhe

Shqipëria. Megjithatë, kredidhënia kryesisht financohet nga depozitat, kështu që

rreziku i shpërndarjes së krizës përmes financimit ndërkufitar është i kufizuar. Rritja e

kredive ka qenë e moderuar gjatë këtij viti sikurse edhe rritja e depozitave. Shteti

gjithashtu ka rregulla rigoroze të sektorit financiar që parandalojnë tërheqje të mëdha

të fondeve nga përfaqësitë në Kosovë nga ana e bankave amë.

Rritja ekonomike në vitin 2013 pritet të jetë rreth 3 përqind, pak më shumë se në vitin

9

2012. Duke marrë parasysh bazën e ulët fillestare dhe potencialin ekonomik, rritja

ekonomike prej 4-5 përqind është e arritshme në afatmesëm. Rritja e potencialit

zhvillimor të Kosovës është jetike për uljen e papunësisë. Megjithatë, rreziqet janë të

konsiderueshme nëse marrim parasysh ekonominë e stagnuar rajonale dhe krizën e

vazhdueshme në Eurozonë. Megjithëse lidhjet tregtare dhe financiare të Kosovës me

Eurozonën janë të kufizuara, ajo varet shumë nga remitencat dhe kontributet e

kapitalit nga këto shtete.

Shih Aneksin 7 që përmban një tabelë me tregues të përzgjedhur ekonomik.

2.3 Konteksti i reformave strukturore

Reformat strukturore në Kosovë janë penguar gjatë viteve nga një kombinim i

faktorëve: pasojat e konfliktit të viteve 1990, kapaciteti i ulët institucional dhe

administrativ, pasiguria lidhur me statusin e Kosovës që ka dekurajuar investitorët dhe

ka zhvendosur vëmendjen e politikbërësve nga zbatimi i reformave gjithëpërfshirëse

strukturore. Megjithatë, ekonomia e Kosovës në disa drejtime është e hapur dhe e

liberale. Kosova merr pjesë në marrëveshjen rajonale për tregti të lirë CEFTA.

Çmimet gjithashtu janë përgjithësisht të liberalizuar, me përjashtim të disa

shërbimeve publike dhe mallrave kyçe.

Banka ende nuk ka kryer një Vlerësim të hollësishëm të Sfidave të Tranzicionit në

Kosovë. Megjithatë, është e qartë se ka zbrazëtira të konsiderueshme në të gjithë

sektorët, posaçërisht në strukturën e tregut si dhe në institucionet dhe politikat e

tregut. Zbrazëtirat janë të mëdha veçanërisht në sektorin e energjisë dhe

infrastrukturës, ku ekziston nevoja më e madhe për investime dhe ku ka pasur më pak

përparim në reformën institucionale gjatë viteve. Megjithëse sektori bankar është

relativisht konkurrues dhe i hapur, pjesë tjera të sektorit financiar siç janë tregjet e

kapitalit dhe fondet investive te kapitalit privat ende nuk kanë arritur zhvillimin e

nevojshëm. Zhvillimi i korporatave gjithashtu është penguar për shkak të mjedisit të

vështirë afarist.

2.4 Mjedisi afarist

Mjedisi afarist në Kosovë është i vështire, megjithëse autoritetet janë duke bërë

përpjekje për përmirësimin e situatës. Në raportin e Bankës Botërore “Të Bësh

Biznes” për vitin 2013, rangimi i përgjithshëm i Kosovës është ngritur nga vendi 126

në vendin e 98 (nga gjithsej 185 vende). Problemet më të madhe shfaqen në marrjen e

lejeve të ndërtimit dhe ekzekutimin e kontratave. Kosova gjithashtu ka vështirësi në

fillimin e një biznesi dhe në tregtinë ndërkufitare. Në Sondazhin për Mjedisin e

Biznesit dhe Performancën e Ndërmarrjeve (SMBPN) të mbajtur në vitin 2008,

pronarët e bizneseve kishin identifikuar korrupsionin, furnizimin me energji elektrike,

krimin, vjedhjet dhe parregullsinë si pengesat kryesore për të bërit biznes. Indeksi për

Perceptimin e Korrupsionit nga Transparency International për vitin 2012 e rangon

Kosovën në vendin e 105 nga gjithsej 176, e parafundit nga shtetet e EJL. Nga ana

tjetër, rregulloret e punës konsiderohet si shumë fleksibile dhe marrja e lejeve nga

administrata tatimore dhe lejet e biznesit janë më pak problematike se sa në shtetet

tjera të rajonit.

10

2.5 Konteksti social

Kosova ballafaqohet me disa probleme shumë të vështira sociale. Sipas vlerësimeve të

Bankës Botërore, 34.5 përqind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë me €1.55 në

ditë. Megjithëse varfëria është e shpërndarë në mënyrë të barabartë mes zonave

urbane dhe rurale, ka diferenca të mëdha rajonale dhe etnike. Të rinjtë përbëjnë rreth

60 përqind të njerëzve nën vijën e varfërisë. Gjithashtu ka një lidhje të

konsiderueshme mes varfërisë dhe edukimit, ku ata që nuk e kanë përfunduar

shkollimin e mesëm kanë më shumë mundësi të gjenden në këtë grup se ata që e kanë

përfunduar. Sikurse në shumicën e vendeve të tjera, ekziston një lidhje e

konsiderueshme mes varfërisë dhe papunësisë. Shkalla e papunësisë në Kosovë është

rreth 44 përqind e fuqisë punëtore, megjithëse shifrat e sakta janë të pamundshme për

shkak të përmasave të ekonomisë jo formale. Shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës

është e ulët në krahasim me vendet e rajonit, posaçërisht për femrat, për të cilat

shkalla në vitin 2009 ishte 29 përqind, krahasuar me 67 përqind për meshkuj.

Papunësia ndër të rinjtë është posaçërisht e lartë – 82 përqind për femra dhe 69

përqind për meshkuj.

Sektorët e edukimit dhe shëndetësisë janë duke u ballafaquar me sfida fondamentale.

Cilësia e infrastrukturës shkollore është nën standardin e rajonit dhe ka probleme me

regjistrimin e femrave dhe personave që jetojnë në familje të varfra. Sektori i

shëndetësisë është duke u ballafaquar me rritje të kërkesës për shërbime dhe rënie të

fondeve publike (si përqindje e BPV-së) dhe sistemi i shëndetësisë në përgjithësi ka

nevojë për një reformë të përgjithshme për përmirësimin e standardeve dhe

llogaridhënies. Autoritetet kanë përgatitur një plan të veprimit për adresimin e sfidave

në sektorin e shëndetësisë për periudhën 2010-14.

2.6 Konteksti ligjor

Legjislacioni i Kosovës përbëhet nga (i) legjislacioni i miratuar nga institucionet e

reja të Kosovës, (ii) legjislacioni i miratuar nga Misioni i Përkohshëm Administrativ i

Kombeve të Bashkuara në Kosovë pasi Kosova ishte vendosur nën administrimin e

Kombeve të Bashkuara në vitin 1999; dhe (iii) për çështjet që nuk janë të rregulluara

nga dy legjislacionet e mëparshme, legjislacioni i Serbisë para vitit 1999 që nuk është

diskriminues. Si rezultat i kësaj, legjislacioni i Kosovës shfaqë një nivel të

pazakonshëm të kompleksitetit.

Në masë të madhe, legjislacioni relevant për veprimtarinë e Bankës është miratuar në

vitet e fundit nga institucionet e Kosovës, shpesh me asistencën teknike të Bashkimit

Evropian ose Kombeve të Bashkuara. Ligjet që vlen të përmenden janë Ligji për

Shoqëritë Tregtare (2007), Ligji për Pronën (duke përfshirë sigurinë) (2009), Ligji për

Konkurrencën (2010), Ligji për Raportimin Financiar (2011), Ligji për Prokurimin

Publik (2011), Ligji për Partneritete Publiko Private (2011) dhe Ligji për Regjistrimin

e Pengut të Luajtshëm (2012). Këto ligje janë në përgjithësi në harmoni me praktikat

e mira ndërkombëtare dhe kanë për qëllim sigurimin e harmonizimit me legjislacionin

e BE dhe lehtësimin e investimeve.

Sfidat kryesisht shfaqen gjatë implementimit të këtyre ligjeve. Në disa raste, aktet

nënligjore të nevojshme për zbatimin e legjislacionit të ri mbetet të miratohen. Në disa

raste të tjera (p.sh ligji për regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe sigurinë, ligji për

11

raportimin financiar), zbatimi ka ngecur ose nuk është konsistent. Përveç kësaj, cilësia

dhe parashikueshmëria e vendimeve gjyqësore është në përgjithësi e dobët dhe

ndihma juridike e jashtme e dijshme dhe trajnuar mirë është e kufizuar , megjithëse

situata është duke u përmirësuar.

Rrjedhimisht, mund të thuhet se konteksti ligjor është përgjithësisht në pajtim me

veprimtarinë e Bankës, mirëpo shpesh do të ketë nevojë për hulumtime më të

hollësishme ligjore, posaçërisht sa u përket çështjeve të pronës dhe sigurisë.

Shih Aneksin 3 që përmban një vlerësim më të hollësishëm të mjedisit ligjor.

2.7 Konteksti i efikasitetit të energjisë dhe ndryshimeve klimatike

Kosova ka potencial të konsiderueshëm për investime në energji të qëndrueshme. Ky

potencial ekziston për shkak të furnizimit të paqëndrueshëm dhe të pasigurt me

energji, rritjen e çmimit të energjisë si dhe pajisjeve dhe infrastrukturës së amortizuar.

Kosova gjithashtu ka potencial të madh për shfrytëzim të burimeve të ripërtritshme të

energjisë (BRE) të cilat nëse përdoren do ta bëjnë Kosovën më pak të varur nga

importi i energjisë. Megjithatë, në këtë fazë ende ka shumë barriera të

konsiderueshme për zbatimin e projekteve në këtë fushë. Megjithëse korniza

rregullatore është duke u përmirësuar (me asistencën e donatorëve multilateral dhe

bilateral), disa barriera ende vazhdojnë të mbesin, posaçërisht sa i përket besimit të

bankave vendore komerciale për financimin e projekteve për energji të qëndrueshme.

Në vitet e fundit, numri i projekteve për energji të qëndrueshme në Kosovë ka qenë i

vogël. Zhvillimi i projekteve të qëndrueshme të EQ për ndërmarrjet vendore të vogla

dhe të mesme dhe për përdoruesit e tjerë të fundit të energjisë (p.sh për sektorin

vendor dhe jo-vendor të ndërtimit) ka qenë i vështirë për shkak disa arsye, duke

përfshirë: mungesën e fondeve për realizimin e programeve investive të ndërmarrjeve;

qasjen e pamjaftueshme në financim afatgjatë; kapacitetet e ulëta për zhvillim të

projekteve dhe ekspertizës së nevojshme për efikasitetin e energjisë dhe masave të

energjisë së ripërtritshme në sektorin e ndërtimit.

Me qëllim të adresimit të çështjes së pasigurisë së furnizimit me energji, burimeve të

pakta natyrore dhe lidhshmërisë gjeografike, dhe me qëllim të harmonzimit me

direktivat e BE-së, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa ligjore dhe

institucionale për përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Në bazë të këtyre synimeve

strategjike, Plani Afatmesëm i Veprimit i Kosovës për Efikasitet të Energjisë (2010-

2012) vlerëson sfidat aktuale për efikasitetin e energjisë si dhe përcakton disa masa

institucionale (masa të politikave dhe rregullatore) për arritjen e kësaj agjende

ambicioze.

3 ORIENTIMET STRATEGJIKE

Progresi i Kosovës në tranzicion ka qenë i kufizuar gjatë dekadës së fundit, mirëpo

vendi tani ka një mundësi për përshpejtimin e procesit të zhvillimit me mbështetjen e

plotë të Bankës. Gjatë periudhës së ardhshme tri vjeçare të Strategjisë, Banka do të

fokusohet në procesin e privatizimit, veçanërisht në fushën e furnizimit të energjisë,

efikasitetit të energjisë, shërbimeve financiare, industrisë së përpunimit, shërbimeve,

12

tregtisë dhe agrobiznesit. Banka gjithashtu ka për qëllim të mbështesë projektet e

infrastrukturës me qëllim të heqjes së pengesave kryesore për zhvillimin e vendit.

Sfidat kryesore tranzicionale dhe orientimet strategjike gjatë periudhës së Strategjisë

janë:

Mbështetja e privatizimit dhe zhvillimi i sektorit privat. Sektori privat i

Kosovës është ende i vogël në krahasim me rajonin. Zhvillimi është penguar nga

mjedisi i pafavorshëm i biznesit dhe mungesa e investimeve. Mungesa e

kapaciteteve menaxheriale dhe qeverisjes korporative, qasja e kufizuar në

financim dhe niveli i ulët i kapitalit kanë ndikuar në nivel të ulët të konkurrencës

dhe nivel të zhvillimit që është nën potencialin e mundshëm. Megjithëse ka pasur

përparime në privatizim, ky proces duhet të përshpejtohet. Banka do të ofrojë

mbështetje financiare dhe teknike për përshpejtimin e zhvillimit të sektorit privat,

rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin e praktikave të mira, me fokus të veçantë në

inovacion, procese për shtim të vlerës, industri me potencial të eksportit ose me

potencial të konkurrimit me produktet e importuara, si dhe tërhqjen e investimeve.

Zhvillimi i komercializimit, konkurrencës dhe përfshirjes së sektorit privat

në infrastrukturë. Infrastruktura është kryesisht e cilësisë së dobët, që paraqet

një pengesë të madhe për bizneset dhe zhvillimin e tregut si dhe lidhjet rajonale.

Deri më tani, ka pasur shumë pak përfshirje të sektorit privat në fushat kyçe siç

janë uji dhe ujërat e zeza, rrugët dhe hekurudhat. Disa shërbime kyçe komunale

ende menaxhohen në mënyrë qendrore dhe procesi i decentralizimit është duke

shkuar shumë ngadalë. Financimi privat për zhvillimin e infrastrukturës komunale

dhe të transportit aktualisht nuk ekziston në Kosovë. Banka do të mbështesë

autoritetet qendrore dhe lokale në Kosovë për zhvillimin e elementeve komerciale

për menaxhimin e ujërave, ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave të

ngurta si dhe në sektorin e transportit urban. Paralelisht, Banka do të mbështesë

përfshirjen e sektorit privat në sektorin e transportit dhe atë komunal për rritjen e

cilësisë së shërbimeve, duke filluar me komercializimin e këtyre shërbimeve.

Promovimi dhe mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të

energjisë dhe minierave. Privatizimi i komponentëve të distribucionit dhe

furnizimit të energjisë tashmë ka ndodhur, mirëpo aftësia komerciale e këtyre

komponentëve ende mbetet të dëshmohet. Korniza ligjore dhe institucionale për

mbështetjen e masave për efikasitetin e energjisë dhe projekteve të vogla për

energji të ripërtritshme është relativisht e avancuar, mirëpo zbatimi i kësaj kornize

vazhdon të jetë pengesë për zhvillimin e këtij sektori. Zbatimi i projekteve të

mëdha të planifikuara energjetike dhe zhvillimi i infrastrukturës së rrjetit

energjetik vazhdon të jetë kritik për tejkalimin e sfidave në sektorin e energjisë.

BERZH do të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë për përfshirjen e sektorit

privat në sektorin e energjisë si dhe për mbështetjen e investimeve të nevojshme

për rritjen e sigurisë së furnizimit, zhvillimin e burimeve të ripërtritshme të

energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Mbështetja e Bankës

gjithashtu do të nevojitet për shtytjen e reformave të nevojshme strukturore që

aktualisht mungojnë në sektorin jo aktiv të minierave. BERZH do të mbështesë

sektorin minerar në mënyrë selektive me asistencë teknike dhe financim për të

siguruar tranzicionin dhe praktikat e mira si dhe për zhvillimin e sektorit minerar

në mënyrë të qëndrueshme dhe në pajtim me kërkesat mjedisore dhe sociale.

13

Banka ka punuar në shumicën e këtyre fushave gjatë viteve të fundit dhe tani ka një

mundësi që të rrisë dinamikën dhe të zgjerojë aktivitetet e saj pas anëtarësimit të

Kosovës me 17 dhjetor 2012. Banka ka treguar se posedon kapacitetin e nevojshëm

për arritjen e rezultateve dhe do të punojë ngushtë me autoritetet dhe komunitetin e

biznesit. Reformat e mëtutjeshme institucionale dhe rregullatore në mjedisin afarist do

të krijojnë kushtet e nevojshme për investime. Banka do të angazhohet në dialog aktiv

të politikave në këto fusha dhe të zhvillojë aktivitetet në mënyrë të sekuencuar gjatë

periudhës tri vjeçare për të marrë parasysh kapacitetet administrative dhe afatet më të

gjata të nevojshme për projekte më të mëdha strategjike.

Në ushtrimin e aktiviteteve të saj në Kosovë, Banka do të bëjë përpjekje për

promovimin e rritjes inkluzive, veçanërisht promovimin e ndërmarrësisë së

grave,duke punuar në mënyrë të barabartë me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe

duke kërkuar për të zgjeruar operacionet jashtë kryeqytetit dhe në zonat e privuara.

Kosova ka një shkallë shumë të lartë të papunësisë së të rinjve dhe pjesëmarrje të ulët

të femrave në tregun e punës. Në pajtim me Planin Strategjik Gjinor, Banka do të

inkurajojë klientët e saj të ofrojnë mundësi të barabarta në vendet e punës dhe do të

ofrojë mbështetje për arritjen e këtij qëllimi kur është e nevojshme. Në sektorin e

infrastrukturës komunale dhe mjedisore dhe në sektorin e transportit Banka do të bëjë

përpjekje që shërbimet tu përshtaten nevojave të dy gjinive sa i përket përdorimit të

shërbimeve që ofrohen nga objektet dhe shërbimet që financohen nga Banka. Banka

do të bëjë përpjekje për mbështetjen e femrave ndërmarrëse duke lehtësuar qasjen e

tyre në financim dhe mbështetjen e aktiviteteve të tyre afariste.

3.1 Sfidat Kryesore Sektoriale dhe Përgjigja Operative e Bankës

3.1.1 Mbështetja e privatizimit dhe promovimi i zhvillimit të sektorit privat

Sfidat në këtë sektor

Agjenda e privatizimit të Kosovës mbetet e papërfunduar. Disa ndërmarrje në

pronësi shtetërore ende nuk janë privatizuar dhe shumë nga detyrimet pas

privatizimit mbeten të pa përfunduara. Kosova ballafaqohet me zbrazëtira në qeverisje. Praktikat e dobëta të tregut

janë prevalente, duke përfshirë në fushën e kontabilitetit dhe raportimit dhe

sistemi gjyqësor nuk është mjaft efikas për mbështetjen e një sistemi

funksional te tregut.

Pjesë të mëdha të sektorit privat në Kosovë karakterizohen nga një bazë e

assetave jo-adekuate, apo plotësisht të amortizuar. Mungesa e investimeve të

huaja dhe nivelet e ulëta të aksioneve të kapitalit të brendshëm kanë rezultuar

në nën-potencial rritjen dhe zhvillimin e ngadaltë në shumë fusha të

ekonomisë private të Kosovës.

Kompanitë e sektorit privat, posaçërisht NVM-të, kanë qasje të kufizuar në

financim dhe bankat vendosin kamata shumë të larta për shkak të standardeve

të ulëta të menaxhimit në shumicën e kompanive. Qasja në financim është

veçanërisht e kufizuar në zonat rurale jashtë qyteteve kryesore.

Kosova ka një sektor të shëndoshë të mikrofinancimit, me pothuajse

dymbëdhjetë kompani. Megjithatë, shumica e tyre janë OJQ, që rrit rrezikun e

qeverisjes së dobët korporative.

14

Përgjigja operative e Bankës

Për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, Banka do të rrisë në mënyrë të

konsiderueshme mbështetjen për privatizimin e ndërmarrjeve të mbetura shtetërore siç

është Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) si dhe të inkurajojë një proces të drejtë

dhe konkurrues. Banka gjithashtu do të rrisë maksimumin e mbështetjes së saj për

kompanitë ekzistuese private që deri më tani ka qenë 10 milion euro maksimum për

projekte individuale. Banka synon të mbështesë kompanitë e mëdha të privatizuara

për ti mbështetur ato në përmbushjen e zotimeve pas privatizimit, respektimin e

rregulloreve dhe standardeve të industrive përkatëse dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Në paralel me mbështetjen e atyre pak kompanive të mëdha që ekzistojnë, Banka do

të vazhdojë mbështetjen për kompanitë e vogla dhe të mesme përmes financimit të

bizneseve të tyre, si dhe projekteve të reja.

Për të rritur qasjen në financim të kompanive private dinamike, Banka do të

vazhdojë të punojë me NVM-të e Kosovës përmes iniciativave të zhvillimit siç janë

LEF dhe ENEF si dhe do të rrisë nivelin e bashkëfinancimit me bankat vendore

përmes mekanizmave të bashkëfinancimit siç është Mekanizmi për Bashkëfinancim të

Mesëm (MBM). Në pajtim me Iniciativën për Energji të Qëndrueshme të Bankës dhe

Planin e Veprimit IFI për Evropën Qendrore dhe Juglindore do tu epet prioritet

projekteve në fushën e efikasitetit të energjisë, ristrukturimit ekonomik, konsolidimit

të eksporteve, diversifikimit të produkteve dhe shërbimeve. Këto projekte do të

përfitojnë nga kontributi i kapitalit të BERZH si dhe nga asistenca teknike për

zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese. Banka do të vazhdojë të bashkëpunojë në

mënyrë aktive me bankat lokale përmes investimeve selektive në kapital dhe linjave

kreditore apo kornizave për ndarje rreziku me qëllim të zgjerimit të tregut financiar,

përfshirë edhe zonat rurale jashtë qyteteve kryesore. Programet SBS të Bankës do të

luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e sektorit të ndërmarrjeve në Kosovë

përgjatë tërë vendit përmes njohurisë nga ekspertët e jashtëm.

Për të inkurajuar prodhimin vendor dhe zhvillimin e udhëhequr nga sektori

privat, kryesisht përmes investimeve të kapitalit, Banka do të përpiqet të rrisë

potencialin e Kosovës përmes prodhim vendor dhe mallra me vlerë të shtuar dhe

shërbimet, veçanërisht ato me potencial për eksport. Banka do të mbështes investimet

private të huaja dhe vendore që kanë për qëllim të kriojnë prodhim vendor dhe

shërbime me bazë të qëndrueshme dhe konkurruese.

Banka do të përdore një gamë të gjerë të instrumenteve për zgjerimin e sektorit të

agrobiznesit. Banka do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë ekzistuese të

prodhimit të ushqimit dhe pijeve si dhe kompanitë që merren me tregtimin e

prodhimeve dhe shërbimeve vendore. Gjithashtu do të ofrohet financim edhe për

kompanitë e vogla në fazat e para të rritjes. Në pajtim me iniciativat rajonale dhe

sektoriale për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë, projektet që kanë për qëllim

rritjen e efkasitetit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë

në agrobiznes do të kenë prioritet. Këto projekte do të përfitojnë nga financimi i

posaçëm në kuadër të mekanizmave të BERZH siç është Mekanizmi për Investime të

Qëndrueshme në Agrobiznes (ASIF).

15

Për të nxitur zhvillimin e sektorit financiar jo-bankar në Kosovë, Banka do të

mbështesë kompanitë e lizingut dhe të mikrofinancave përmes kreditimit dhekapitalit

si dhe asistencës teknike për zhvillimin e kapaciteteve të tyre institucionale. Banka do

të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në komercializimin e tregut të mikro-kredive në

Kosovës përmes asistencës teknike dhe kapitalit për institucionet e përzgjedhura dhe

të qëndrueshme.

Dialogu i Politikave

Banka do të vazhdojë të jetë e angazhuar në dialogun lokal dhe rajonal të politikave

përmes forumeve të ndryshme sektoriale dhe rajonale me qëllim të përmirësimit të

mëtutjeshëm të mjedisit afarist dhe inkurajimit të investimeve private në Kosovë.

Përveç kësaj, Banka do të nxisë përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe do të

hulumtojë mundësitë për promovimin e të drejtave pronësore, posaçërisht për femrat,

administratës tatimore dhe sistemit gjyqësor. Për arritjen e këtij qëllimi, Banka do të

angazhohet në dialog me kompanitë investuese dhe partnerët e biznesit për

identifikimin e çështjeve të cilat e pengojnë zhvillimin e sektorit privat dhe do ti

diskutojë këto çështje me autoritetet lokale në bashkëpunim me INF-të tjera si dhe BE

përmes Këshillit Shtetëror për Zhvillim Ekonomik, odave tregtare dhe industriale,

konferencave të donatorëve dhe të KIBP. Banka gjithashtu ka për qëllim të mbështesë

iniciativat për përmirësimin e të bërit biznes të Kosovë, duke përfshirë menaxhimin

operacional dhe financiar, ekspertizën industriale dhe mundësitë e barabarta për

meshkuj dhe femra në vendet e punës.

Në sektorin financiar, Banka do të promovojë praktikat e mira industriale dhe të

qeverisjes së mirë, duke përfshirë iniciativat për mbështetjen e ndërmarrësve femra

me qëllim të lehtësimit të qasjes së tyre në financa dhe mbështetjes së aktiviteteve të

tyre afariste. Banka gjithashtu do të ofrojë asistencë teknike për Bankën Qendrore të

Kosovës me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve dhe mbështetjes së tranzicionit ligjor

në këtë sektor.

3.1.2 Zhvillimi i komercializimit, konkurrencës dhe përfshirjes së sektorit

privat në infrastrukturë.

Sfidat në këtë sektor

Sektori i transportit është i pazhvilluar në të gjitha kuptimet dhe ka mungesa të

konsiderueshme administrative dhe teknike.

Shërbimet komunale ballafaqohet me mungesë të mbulueshmërisë dhe cilësisë

për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kapaciteteve menaxhuese.

Trajtimi i ujërave të zeza është pothuajse inekzistent në tërë vendin dhe

furnizim me ujë të pijshëm është i rrezikuar. Në vitin 2011 Rregullatori i

Kosovës për Ujë dhe Mbeturina miratoi një Politikë të Tarifave për Shërbime

të Ujit dhe Mbeturinave, mirëpo zbatimi i saj vetëm sapo ka filluar dhe

komercializimi i kompanive rajonale të ujërave vazhdon të jetë synimi

afatgjatë.

Ngrohja qendrore është kryesisht inekzistente. Vetëm 5 përqind e amvisërive

në Kosovë kanë qasje në ngrohje qendrore. Pjesa tjetër e amvisërive përdorin

energjinë elektrike për ngrohje.

16

Decentralizimi në nivel komunal është duke vazhduar por shumë ngadalë për

shkak se një pjesë e madhe e shërbimeve kryesore komunale ende ofrohen në

nivel qendror dhe komunat kanë pak kompetenca të tatimimit.

Pjesëmarrja e sektorit privat në transportin urban me autobusë është relativisht

e ulët, kaotike dhe nën standardet e cilësisë. Tregu është i fragmentuar dhe

aranzhimet kontraktuese me rregullatorin janë të dobëta.

Përgjigja operative e bankës

Për plotësimin e hendekut në infrastrukturën e transportit, Banka do të

bashkëpunojë me autoritetet për mbështetjen me kredi të projekteve infrastrukturore

në Kosovë, si p.sh zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit rrugor, të autostradave dhe

hekurudhave. Banka, në veçanti, do të ofrojë mbështetje për pjesët e korridoreve

evropiane të transportit në Kosovë, me potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit

dhe tregtisë rajonale dhe pan-evropiane. Banka gjithashtu do të nxisë dhe mbështesë

përfshirjen e sektorit privat në projektet e infrastrukturës, si p.sh në terminale të

transportit dhe të bashkëpunojë me kompani private për investime në logjistikë,

transport dhe magazinim të mallrave.

Për plotësimin e zbrazëtirave në furnizimin me ujë, trajtimin e ujërave të zeza

dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe industriale, Banka do të punojë me

komunat dhe agjencitë Qeveritare si dhe ndërmarrjet komunale dhe publike dhe ofrojë

asistencë teknike që gradualisht të zhvillojë kapacitetin për implementim projektesh

dhe të rrisë potencialin absorbues për financim komercial të jashtëm. Në fazën e

ardhshme, kërkesat e rëndësishme për investim në infrastrukturë do të adresohen

përmes ofrimit të kredive të drejtpërdrejta për investime më të mëdha përmes

mekanizmave si Fondi për Zhvillimin e Infrastrukturës Komunale në Ballkanin

Perëndimor (MIDF), për të mbështetur komunat dhe ndërmarrjet publike më të vogla,

përfshirë edhe ato rurale. Banka gjithashtu do të mbështesë komunat e Kosovës,

posaçërisht Komunën e Prishtinës me këshilla dhe financim për projekte që kanë për

qëllim krijimin e një politike të integruar të transportit urban si dhe komercializimin e

shërbimeve të caktuara, siç është ai i parkimit.

Është e rëndësishme të mbahet në mend, se gjasat për të tërhequr pjesëmarrjen e

sektorit privat në projektet kyçe të infrastrukturës, mund të jenë të kufizuara. Aftësia

sovrane huamarrëse e Kosovës ka shumë mundësi që të jetë e kufizuar brenda kufijve

të vendosura nga marrëveshjet me FMN-në. Në përgjithësi, kapaciteti i administratës

qendrore dhe vendore për të absorbuar financim nga IFN-të siç janë BERZH-i, mbetet

ende të testohet. Ka indikacione se një angazhim thelbësor afatgjatë për të ndërtuar

kapacitet adminitrativ është parakusht për rezultim efektiv të transaksioneve sovrane

dhe nën-sovrane.

Dialogu i politikave

Angazhimi i BERZH-it në projekte publike të infrastrukturës në Kosovë do të jetë

kritik për të adresuar kufizimet administrative në absorbimin e financimit të

nevojshëm për projekte infrastrukturore. Banka do të ofrojë asistencë teknike të

konsiderueshme për ndërtimin e kapaciteteve krahas projekteve të infrastrukturës në

përgatitje, mundësisht duke rezultuar në një proces gradual të angazhimit të Bankës

në sektorin e financimit të drejtpërdrejtë në projekte infrastrukturore afatmesme dhe

17

afatgjatë. Në këtë kontekst, Banka do të luajë një rol aktiv për të ndihmuar autoritetet

e Kosovës në ngritjen e resurseve të nevojshme dhe granteve nëpërmjet WBIF dhe

BE-IPA

Banka do të promovojë përdorimin e koncesioneve dhe PPP-ve në projekte të

caktuara infrastrukturore. Banka gjithashtu do të bashkëpunojë me INF të tjera, BE-në

si dhe autoritete qendrore dhe lokale për zhvillimin dhe promovimin e agjendës së

decentralizimit që përfshin mekanizmat për financim të qëndrueshëm të shërbimeve

publike rajonale dhe komunale. Banka gjithashtu do të punojë me sektorin publik dhe

komunal në Kosovë për zhvillimin dhe promovimin e një sistemi të tarifave i cili do të

mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm dhe komercializimin e këtij sektori.

3.1.3 Promovimi dhe mbështetja e zhvillimit të qendrueshëm të sektorit të

energjisë dhe minierave

Sfidat në këtë sektor

Sektori i energjisë elektrike aktualisht është duke u ndarë dhe duke u

komercializuar. Megjithatë, deri më tani sektori privat nuk është përfshirë në

gjenerimin, transmisionin ose tregtimin e energjisë elektrike.

Shpërndarja dhe komercializimi janë privatizuar kohëve të fundit, mirëpo

komercializimi i suksesshëm i tyre mbetet të dëshmohet, kryesisht për shkak

se zgjidhja e problemit të humbjeve teknike dhe rritjes së mbledhjes së të

ardhurave mund të shkaktojë konflikte sociale në të ardhmen.

Një faktor kryesor i cili e pengon zhvillimin e këtij sektori është se

infrastruktura – posaçërisht ajo e gjenerimit dhe shpërndarjes – është në

gjendje të mjerueshme, dhe ballafaqohet me shkurtime të rënda dhe humbje

teknike.

Subvencionet e larta dhe jo efikase në sektorin e energjisë elektrike i

çrregullojnë stimulimet dhe rezultojë në alokim të gabuar në burimeve.

Korniza ligjore dhe institucionale për mbështetjen e masave të efikasitetit të

energjisë është relativisht e avancuar mirëpo zbatimi i saj vazhdon të jetë një

pengesë për zhvillimin e këtij sektori.

Kompanitë minerare në sektorin e burimeve natyrore janë kryesisht në pronësi

shtetërore, megjithëse aktualisht janë duke u bërë disa privatizime dhe ka

nevojë të madhe për ristrukturim dhe modernizim.

Përgjigja operative e bankës

Për të promovuar sigurinë e energjisë dhe zgjerimin e kapaciteteve, Banka në

bashkëpunim me INF-të tjera dhe donatorë do të shikojë mundësinë e mbështetjes së

projekteve të cilat rrisin sigurinë e furnizimit, duke përfshirë projektet të cilat i

plotësojnë kërkesat e vendit për energji elektrike. Në pajtim me politikat e saj, Banka

do të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së saj në zbatimin e projektit të ri për

termocentralin dhe projektin e rehabilitimit të minierës së thëngjillit ‘Kosova C’ që

planifikohet të fillojë ndërtimin në gjysmën e dytë të periudhës së strategjisë, nëse

projekti është në përputhje me standardet mjedisore dhe sociale të BERZH-it,

politikën e saj për financim të projekteve të energjisë dhe rezulton me ndikim të lartë

të tranzicionit. Banka gjithashtu do të punojë ngushtë me autoritetet në eksplorimin e

burimeve alternative të energjisë dhe anën e kërkesës menaxhimit. Banka gjithashtu

18

do të mbështesë Kompaninë Kosovare të Transmisionit KOSTT me financim dhe

asistencë teknike për zbatimin e planit të saj shumëvjeçar të investimeve dhe për

përmirësimin e rrjetit të transmisionit të Kosovës dhe përmirësimit të lidhjeve

rajonale. Banka gjithashtu do të shikojë mundësinë e mbështetjes së investimeve

private në rrjetin e distribucionit dhe furnizimit, në mënyrë që, ndër tjera, të ndihmojë

në reduktimin e humbjeve teknike dhe në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave.

Përveç kësaj, Banka do të vejë në funksion një Kornizë për Energji të Qëndrueshme

përmes të cilës do të ofro jlinja kreditore sektorit financiar në Kosovë së bashku me

asistencë teknike dhe stimulime për investitorët e vegjël që ka për qëllim reduktimin e

konsiderueshëm të intensitetit relativisht të lartë të energjisë në vend.

Për të promovuar efikasitetin e energjisë dhe përdorimin e burimeve të

ripërtrishme, Banka do të mbështesë projektet për energji të ripërtrishme me kredi

përmes mekanizmave rajonal të saj si MFDQEBP që kanë për qëllim plotësimin e

zbrazëtirave të caktuara me stimulime dhe asistencë teknike për investitorë.

Për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të sektorit

minerar, Banka do të shqyrtojë mundësinë e mbështetjes së investimeve private në

projekte që kanë standarde të larta të qeverisjes dhe menaxhimit (duke përfshirë

Iniciativën për Industri Minerare Transparente – EITI), bartje të njohurive dhe

praktikave të mira për prodhim të pranueshëm mjedisor dhe social.

Dialogu i politikave

Në sektorin e energjisë, Banka do të angazhohet në mënyrë aktive në dialogun e

politikave dhe do të ofrojë asistencë teknike për autoritet me qëllim të zhvillimit të

kornizës rregullatore për promovimin e investimeve në sektorin e energjisë në

përgjithësi, duke përfshirë burimet e ripërtritshme të energjisë dhe në racionalizimin e

tarfiave të energjisë. Për këtë qëllim, Banka së bashku me autoritetet e Kosovës do të

synojë zhvillimin e një Plani të Veprimit për Energji të Qëndrueshme i cili do të

përcaktojë fushëveprimin e bashkëpunimit në fushat e efikasitetit së energjisë dhe

sigurisë së furnizimit. Përveç kësaj, Banka do të marrë pjesë në mënyrë aktive në

grupet punuese sektoriale me akterët përkatës që zhvillojnë dhe promovojnë

strategjitë dhe politikave me fokus vendor dhe rajonal. Banka gjithashtu do të ofrojë

asistencë teknike me fokus të veçantë në aplikimin e tarifave që reflektojnë koston

dhe inkurajojnë investimet private në sektorin e energjetikës.

Në sektorin e minierave, Banka do të dedikojë burime për mbështetjen e Qeverisë së

Kosovës për zhvillimin e strategjisë së saj për ristrukturimin e sektorit minerar. Në

kuadër të këtyre aktiviteteve do të ofrohet asistencë teknike për zhvillimin e një

strategjie mbarë shtetërore për këtë sektor si dhe asistencë për Agjencinë e

Privatizimit për transformimin dhe më pas privatizimin e ndërmarrjeve që veprojnë në

këtë sektor, duke përfshirë kompaninë Trepça.

3.2 Implikimet Mjedisore dhe Sociale të Aktiviteteve të Propozuara të Bankës

Kosova aktualisht merr pjesë në procesin e Stabilizim Asocimit të Bashkimit

Evropian (BE) dhe është në proces të përafrimit të legjislacionit mjedisor me acquis

communautaire të BE-së. Transpozimi i legjislacionit mjedisor të BE është njëri nga

prioritet kryesore të Kosovës në fushën e mjedisit gjatë pesë viteve të ardhshme, së

19

bashku me përmbushjen graduale të standardeve të BE dhe inkorporimit të

legjislacionit dhe metodologjisë së BE në të gjithë sektorët si dhe krijimin e

institucioneve përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikave mjedisore. Këto

prioritete përputhen me veprimtarinë e Bankës si dhe politikën e saj mjedisore dhe

sociale (“PMS”). Këtu përfshihen kërkesat sociale në projektet që mund të kenë

ndikime negative në minoritetet etnike si dhe personat e zhvendosur ose të

cenueshëm. Duhet të merren parasysh gjithashtu ndikimet që mund të kenë rritja e

tarifave për shërbime publike, posaçërisht pasi që një numër i konsiderueshëm i

qytetarëve jetojnë nën vijën e varfërisë dhe një pjesë e konsiderueshme, përafërsisht

17 përqind jetojnë në varfëri të skajshme.

Aktivitetet e Bankës lidhur me privatizimin dhe zhvillimin e sektorit privat do të jenë

një mënyrë shumë efektive për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë. Duhet ti

kushtohet rëndësi edhe dëmeve mjedisore që janë shkaktuar nga aktivitetet e kaluara

në mënyrë që operatorët privat të mos mbahen përgjegjës për sanimin e dëmeve

mjedisore që janë shkaktuar në të kaluarën.

Në sektorin e infrastrukturës mjedisore komunale, ka nevojë të madhe për investime

në ndërtimin, rehabilitimin dhe modernizimin e sistemeve për furnizim me ujë të

pijshëm, sistemeve për trajnimin e ujërave të zeza si dhe sistemeve për menaxhimin e

mbeturinave të ngurta. Financimi i projekteve në këtë sektori do ti japë Bankës

mundësi që të arrijë rezultate të prekshme në mbrojtjen e mjedisit si dhe përmirësimin

e shëndetit të popullsisë. Megjithatë, kosto dhe burimet e ulëta financiare do të

paraqesin sfidë në këtë fushë.

Projektet që përfshijnë ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së transportit do ti

mundësojnë Bankës që të kontribuojë në zhvillimin e mobilitetit si dhe kohezionit dhe

përfshirjes sociale. Standardet mjedisore dhe sociale të Bankës duhet të respektohet në

mënyrë rigoroze me qëllim të shmangies së ndikimeve negative që mund të ketë

ndërtimi i infrastrukturë së re të transportit. Konsultimi publik dhe shpallja publike e

informacionit do të jenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të këtyre projekteve, në

veçanti për projektet që mund të kenë ndikim disproporcional në grupet e cenueshme

dhe minoritetet. Projektet e infrastrukturës së transportit kërkojnë që BERZH të këtë

një qasje parandaluese për shkak se këto projekte kanë potencial që të ndikojnë

negativisht në biodiversitet përmes ndarjes dhe fragmentimit të habitateve të caktuara

dhe zonave të mbrojtura dhe/ose lokacioneve të identifikuara në Natura 2000.

Në sektorin e energjetikës, Banka do të shqyrtojë mundësinë e financimit të

ristrukturimin dhe modernizimit të aseteve për gjenerim të energjisë elektrike që janë

në pronësi shtetërore, me fokus të veçantë në ndërtimin e një Termocentrali të ri që

furnizohet me lignit që planifikohet të zëvendësojë kapacitetet e vjetruara dhe jo

efikase gjeneruese. Projekti pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në reduktimin e

emetimeve që lirohen në ajër nga termocentralet ekzistuese. Megjithatë, për shkak të

shfrytëzimit të linjitit si karburant, projekti ka mundësi të tërheq vëmendjen e

organizatave lokale dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile si dhe akterëve të tjerë.

Banka duhet të sigurojë që të kryhet Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social

(“VNMS”) për këtë projekt, duke përfshirë zhvillimin e konsultimeve me publikun.

Gjithashtu duhet të sigurohet të termocentrali i ri të plotësojë kërkesat mjedisore të

BERZH, PR dhe BE-së. VNMS pritet të përfshijë një vlerësim për kapjen dhe ruajtjen

e karbonit. Në projektet e transmisionit dhe shpërndarjes së energjisë, Banka do të

20

sigurojë respektimin e kërkesave të saj për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë publike si

dhe zhvendosjes së pavullnetshme. Projektet për energji të qëndrueshme që

financohet drejtpërdrejt nga BERZH ose përmes programeve financiare me bankat

lokale që fokusohen në projekte më të vogla për efikasitetin e energjisë dhe burimet të

ripërtritshme të energjisë paraqesin mundësi të mirë për reduktimin e ndikimit të

emetimeve të dëmshme dhe rreziqeve tjera për shëndetin publik.

Sa u përket projekteve që kanë të bëjnë me burimet natyrore dhe sektorin minerar,

Banka do të sigurojë që të kryhet VNMS dhe të merren masa për zbutjen e ndikimeve

negative në pajtim me rregullat e Bankës dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

Rrjedhimisht, mund të ketë nevojë për investime të konsiderueshme për modernizimin

e minierave në mënyrë që ato ti plotësojnë kërkesat e BE, duke përfshirë Teknikat Më

të Mira në Dispozicion si dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Shëndeti dhe siguria është një element i rëndësishëm në të gjitha projektet e BERZH-

it. Në projektet e infrastrukturës së transportit dhe transportit urban, Banka do të

kërkojë kryerjen e vlerësimeve të sigurisë në rrugë dhe të promovojë iniciativat për

rritjen e sigurisë në rrugë. BERZH do të punojë me klientët në sektorët e energjetikës,

energjisë elektrike, minierave dhe transportit për uljen e numrit të aksidenteve përmes

dizajnimit të mirë të projekteve dhe përfshirjes së praktikave më të mira për

menaxhimin e sigurisë.

Shih Aneksin 2 që përmban një vlerësim të hollësishëm të mjedisit fizik.

4 QASJA NË KAPITAL: BURIMET PRIVATE DHE PUBLIKE TË

FINANCIMIT

4.1 Qasja në kapital

Në nivel shtetëror, Kosova është mbështetur pothuajse plotësisht në INF dhe

marrëveshje bilaterale për financim, pjesërisht me kushte të koncesionit. Borxhi i

jashtëm publik është i ulët me 15 përqind të BPV-së, ndërsa servisimi i borxhit si

përqindje e BPV-së ishte 2.2 përqind në vitin 2011 dhe që sipas FMN parashihet të

rritet në 5.1 përqind në vitin 2016. Kosova nuk ka qasje në tregjet ndërkombëtare të

kapitalit dhe nuk është ranguar nga ndonjëra nga agjencitë kryesore të rangimit.

Në nivel të ndërmarrjeve, ka disa burime të financimit dhe Kosova ka rangim të mirë

në Raportin e Bankës Botërorë Të Bësh Biznes ku ka vendin e 23 në botë sa i përket

“marrjes së kredisë”. Megjithatë, qasja në financim vazhdon të jetë problematike për

shumë biznese në Kosovë sipas sondazheve si SMAPN. Sektori bankar është burimi

kryesor i financimit dhe aktualisht janë nëntë banka komerciale që veprojnë në

Kosovë. Dy nga këto banka janë në pronësi vendore ndërsa bankat në pronësi të huaj

zotërojnë pothuajse 90 përqind të tregut. Megjithëse në vitin 2008 janë inkuadruar dy

banka të reja, sektori vazhdon të jetë shumë i koncentruar, ku rreth 80 përqind e të

gjitha aseteve bankare menaxhohet nga tri bankat kryesore (që janë në pronësi të

huaj). Proporcioni i aseteve në BPV-së u rrit nga 47 përqind sa ishte në vitin 2008 në

54 përqind në Qershor 2012. Shumica e financimit vjen nga depozitat të cilat

financohet nga remitencat nga jashtë.

Pjesët tjera të sektorit financiar vazhdojnë të jenë relativisht të pazhvilluara.

Aktualisht në Kosovë veprojnë 13 kompani të sigurimeve, mirëpo ato mbajnë vetëm

21

3.2 përqind të asteve të përgjithshme të sektorit financiar në Kosovë. Megjithatë,

asetet e tyre janë duke u rritur me ritëm shumë të shpejtë – 16.3 përqind në gjysmën e

parë të vitit 2012. Asetet e fondit pensional gjithashtu janë duke u rritur me ritëm të

shpejtë, megjithëse nga një bazë e ulët. Asetet e përgjithshme në sistemin pensional

përbëjnë më shumë se 13 përqind të BPV-së.

4.2 Financimi nga BMZH dhe bashkëpunimi me INF-të tjera dhe donatorët

multilateral

Banka do të zgjerojë aktivitetet e saj KIBP në Kosovë si dhe do të marrë pjesë në

takimet relevantë për koordinim të donatorëve si dhe në iniciativat tjera që

promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në bashkëpunim me donatorët tjerë

bilateral dhe multilateral në Kosovë. Banka do të shqyrtojë mundësinë e financimit

paralel me Bankën Botërore dhe IFC-në në sektorin energjetik si dhe disa projekte

tjera të mëdha të privatizimit dhe investime tjera të rëndësishme në ndërmarrje të

rëndësishme publike dhe private. Banka do të shqyrtojë mundësinë e

bashkëfinancimit me agjencitë tjera të BE, BEI dhe donatorët tjerë, posaçërisht në

projektet e infrastrukturës së transportit dhe ato komunale. Banka do të koordinojë

aktivitetet e saj në këta sektorë përmes platformave përkatëse si WBIF si dhe

mekanizmave special për Kosovën siç është Platforma për Menaxhimin e Ndihmës si

dhe komitetet për projekte ose sektorë specifike dhe forumet për Kosovën dhe rajonin

e Ballkanit Perëndimor. BERZH do të bashkëpunojë ngushtë me Zyrën e BE në

Kosovë në fushat si efikasiteti i energjisë dhe financimi i NVM-ve si dhe për

mbështetjen e bizneseve të vogla. Banka gjithashtu do të punojë me institucionet tjera

që veprojnë në Kosovë, posaçërisht me KfW-në Gjermane, në projekte të

infrastrukturës dhe energjisë komunale.

Grupi i Bankës Botërore në maj të vitit 2012 nxori Strategjinë për Partneritet me

Kosovën për periudhën 2012-2015. Banka Botërore pritet të fokusojë aktivitetet e saj

në dy shtylla kryesore që kanë për qëllim (i) përshpejtimin e zhvillimit të

përgjithshëm ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës; dhe (ii) përmirësimin e

menaxhimit të mjedisit:

Mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës, posaçërisht në sektorin e energjetikës;

Përmirësimi i mjedisit afarist, mbështetja e sektorit privat dhe rritja e qasjes në

financim;

Zhvillimi i bujqësisë;

Edukimi dhe aftësitë;

Përmirësimi i kornizës rregullatore dhe institucionale të punës dhe mbrojtjes

sociale;

Fuqizimi i menaxhimit të financave publike dhe përpjekjeve për luftimin e

korrupsionit;

Mbështetjen e Qeverisë për rritjen e efikasitetit të energjisë dhe përdorimit të

burimeve të ripërtritshme të energjisë, reduktimin e rreziqeve mjedisore dhe

harmonizimin me standardet mjedisore të BE.

Fokusi i Bankës Botërore në infrastrukturë, energji dhe qasje në financim për sektorin

privat i adreson pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së

vendit. Duke marrë parasysh nevojën e madhe për investime në këto fusha, përpjekjet

e përbashkëta të BERZH-it dhe të Grupit të Bankës Botërore do të mundësonin

22

zbatimin e një qasje strategjike për zhvillimin e këtyre sektorëve. Andaj, strategjia e

Bankës Botërore do të ishte komplementare edhe në fushat tjera të objektivave të

Bankës përmes katalizimit të zhvillimit ekonomik dhe social përmes investimeve në

sektorit privat, atë të energjetikës dhe infrastrukturës.

Banka zhvillimore Gjermane KfW mbështet ekonominë Kosovare në mënyrë të

drejtpërdrejtë përmes aktiviteteve të ndërmjetësimit financiar, shërbimeve komunale

dhe furnizimit me energji. Për arritjen e këtyre qëllimeve KfW përdor edhe grante nga

qeveria Gjermane. BERZH do të bashkëpunojë ngushtë me KfW në fushat prioritete

gjatë periudhës së kësaj strategjie. Banka do të bashkëpunojë me KfW veçanërisht për

mbështetjen e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës për sektorin bankar, në

adresimin e zbrazëtirave të infrastrukturës komunale dhe në zhvillimin e qëndrueshëm

të sektorit energjetik, me theks të veçantë në fushat e sigurisë së furnizimit dhe

transmisionit.

Kosova u bë anëtare e FMN-së në qershor të vitit 2009. Pas përfundimit të

suksesshëm të Programit të Monitorimit të Stafit në vitin 2011, bordi i FMN miratoi

në prill 212 një Marrëveshje Standby me vlerë prej 107 milion euro për Kosovën. Ky

program ka për qëllim të adresojë sfidat makroekonomike të Kosovës dhe të ruajë

stabilitetin financiar. Deri më tani janë përfunduar dy shqyrtime të këtij programi.

Banka do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me FMN dhe do të shkëmbejë

informacionin lidhur me çështjet makroekonomike dhe ato të reformës strukturore.

BE është e angazhuar në mënyrë aktive në zhvillimin e infrastrukturës së transportit

dhe asaj komunale, përmirësimin e faktorëve kyç në mjedisin afarist të vendit siç

është sistemi gjyqësor, administrata, edukimi dhe qasja në financa si dhe avancimi i

përfshirjes sociale. Kosova është kandidat potencial për procesin e stabilizim asocimit

dhe BE ofron mbështetje përmes Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA). Programi i

fundit përfshinte shumë fusha në tri kategori kryesore: kriteret politike, ekonomike

dhe standardet Evropiane. Fondet nga ky program janë përdorur pjesërisht për

mbështetjen e programeve të SBS të BERZH-it.

Banka do të bashkëpunojë ngushtë me Komisionin e BE-së, me Zyrën e BE-së në

Kosovë dhe me BEI-në, duke përfshirë bashkëfinancimin e projekteve që dalin nga

Korniza e Investimeve e Ballkanit Perëndimor. Pritet që të ketë bashkëpunim të

ngushtë në fushën e efikasitetit të energjisë, transportit dhe infrastrukturës komunale

si dhe mbështetjen e bizneseve të vogla. Kjo e fundit gjithashtu do të përfshijë

bashkëpunim me programet e BERZH-it për SBS.

Donatorët bilateral janë shumë aktiv në Kosovë dhe luajnë një rol kyç në

mbështetjen e sanimit të dëmeve nga konfliktet e mëhershme si dhe në adresimin e

sfidave sociale dhe ekonomike. Përveç granteve të drejtpërdrejta ose kredive të buta

për programe në sektorët specifik sikurse ai i bujqësisë, këta donatorë gjithashtu

ofrojnë mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve shoqërore,

zhvillimin e aftësive menaxheriale në kompanitë e vogla si dhe promovimin e

përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore. Banka dhe këta donatorë bilateral do të

vazhdojnë të punojnë së bashku, p.sh në kuadër të programeve të BERZH për SBS për

ofrimin e mbështetjes për këto grupe dhe sektorë të rëndësishëm me qëllim të

ndikimit sa më të madh dhe përmirësimit të qëndrueshëm të mjedisit të përgjithshëm

afarist.

23

ANEKSI 1 – VLERËSIMI POLITIK

Kosova është e përkushtuar tu përmbahet parimeve të demokracisë shumëpartiake,

pluralizmit dhe ekonomisë së tregut në pajtim me kushtet e përcaktuara në Nenin 1 të

Marrëveshjes për Themelimin e Bankës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Çështja e ligjshmërisë së këtij veprimi

u shqyrtua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) pas referimit të kësaj

çështje nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (APKB). GJND nxori

vendimin e saj me 22 korrik 2010 në të cilin konstaton se “Shpallja e Pavarësisë nuk

shkel ndonjë rregull të aplikueshme të drejtësisë ndërkombëtare”. Megjithëse ky

vendim kishte statusin e Opinionit Këshillëdhënës, që si i tillë nuk është detyrues për

asnjë shet, ky vendim u konfirmua në shtator të vitit 2010 përmes një Rezolute të

APKB e cila “pranon përmbajtjen e vendimit të GJND”. Megjithëse shumë shtete

ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe njohja e saj mbetet të vendoset në

mënyrë individuale nga secili shtet anëtar i bashkësisë ndërkombëtare, numri i

njohjeve bilaterale është rritur gradualisht dhe aktualisht ka rritur afër 100 njohje.

Kosova u bë anëtare e FMN dhe Bankës Botërore në vitin 2009. Në fillim të vitit

2012 Beogradi dhe Prishtina arritën një marrëveshje të lehtësuar nga BE që lejon

pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Kosovës në iniciativat për bashkëpunim rajonal.

Kundërthëniet e vazhdueshme lidhur me njohjen ndërkombëtare të Kosovës mes

akterëve të ndryshëm në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare ndikojnë në vlerësimin e

situatës në Kosovë nga akterë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova, që janë të përbashkëta për shtetet e

Ballkanit Perëndimor janë sundimi i ligjit, kapaciteti i administratës publike sidomos

në nivel lokal si dhe mjedisi i vështirë afarist. KB dhe BE kanë vlerësuar se ka pasur

përparim të përgjithshëm në këto fusha. Megjithatë, në rezolutën e fundit të

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) e cila është nxjerrë në janar

2013 është vlerësuar se progresi ka qenë i ngadalshëm.

Korniza kushtetuese dhe legjislative për një demokraci pluraliste dhe demokratike me

ndarje të qartë të pushteteve dhe sistem të kontrolleve dhe balancave, garantimi i të

drejtave themelore dhe mbrojtja e minoriteteve si dhe roli i shoqërisë civile në Kosovë

janë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe Evropiane. Funksionimi i

institucioneve demokratike ka shënuar përparime gjatë viteve të fundit. Që nga

shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka miratuar Kushtetutën e re dhe një mori

ligjesh. Njëkohësisht, një pjesë e legjislacionit është trashëguar nga UNMIK, i cili e

ka administruar Kosovën gjatë tërë dekadës së fundit. Legjislacioni i Kosovës është

kryesisht në pajtim me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo është pjesërisht

për shkak se Kosova është shtet i ri dhe pjesërisht për shkak se gjatë periudhës së

administrimit ndërkombëtare legjislacioni është hartuar me mbështetjen e ekspertëve

ndërkombëtar. Megjithatë, disa zbrazëtira ende duhet të plotësohet me ligje dhe akte

nënligjore. Ajo që është edhe më e rëndësishme është përmirësimi i nivelit të zbatimit

në praktikë të këtij legjislacioni.

Përpjekjet për përafrim me BE vazhdojnë të jenë gurthemeli i reformave të

përgjithshme. BE vazhdimisht ka theksuar se Kosova ka të njëjtën perspektivë

Evropiane sikurse shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Në një studim të fizibilitetit të

publikuar me 10 tetor 2012 që është pjesë e Paketës së Zgjerimit të BE, Komisioni

24

Evropian (KE) kishte konkluduar se, me kusht të zbatimit të disa masave konkrete në

fushën e sundimit të ligjit, administratën publike dhe mbrojtjen e minoriteteve,

Kosova është kryesisht e gatshme për fillimin e negociatave për nënshkrimin e

Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Kosova dhe Serbia kanë qenë të angazhuara në një dialog të lehtësuar nga BE qëllimi

i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, që mbetet vendimtare për të dy

vendet për të ecur përpara në shtigjet e tyre përkatëse evropiane. Pas një

marrëveshjeje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në kuadër të

këtij dialogu më 19 prill 2013, KE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të

Jashtme dhe Politikë të Sigurisë lëshoi një raport të përbashkët që vlerësonte

pozitivisht progresin në përmbushjen e prioriteteve afat-shkurtra të identifikuara në

Studimin e Fizibilitetit dhe hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve

me Serbinë. Mbi këtë bazë, KE i rekomandoi Këshillit të autorizojë hapjen e

negociatave mbi një Marrëveshje të Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe

Kosovës.

Qeverisja përfaqësuese dhe llogaridhënëse

Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkurruese

Korniza aktuale ligjore mundëson mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, me kusht që

autoritet dhe partitë politike të kenë vullnetin e mjaftueshëm për ta zbatuar këtë

kornizë ligjore. Zgjedhjet në Kosovë në përgjithësi janë konkurruese mes partive të

ndryshme politike, duke përfshirë partitë që përfaqësojnë minoritetet etnike.

Kandidatët janë të lirë që të bëjnë fushatën e tyre politike. Komisioni Qendror i

Zgjedhjeve është organ i përhershëm dhe i pavarur i cili emërohet nga Kuvendi për

një mandat katërvjeçar dhe vepron në mënyrë efikase dhe transparente. Mediet

mbulojnë fushatat elektorale në mënyrë të përgjithshme dhe me mbulim të gjerë. Kodi

Zgjedhor mundëson vëzhgimin e zgjedhjeve nga vëzhgues vendor dhe ndërkombëtarë

në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Kuvendi ka krijuar një Komision ad hoc

për reformën zgjedhore me qëllim të përmirësimit të sistemit zgjedhor për të

reflektuar praktikat e mira në BE.

Kosova ka zhvilluar zgjedhje të rregullta demokratike dhe konkurruese si në nivel

qendror ashtu edhe në nivel komunal. Gjatë viteve 2000-2008 zgjedhjet në Kosovë

janë organizuar nga OSBE. OSBE nuk ka pasur mundësi që ti vëzhgojë zgjedhjet

gjatë kësaj periudhe pasi që ishte vetë ky institucion që i organizonte ato, mirëpo KB i

ka vlerësuar këto zgjedhje kryesisht në pajtim me standardet ndërkombëtare për

zgjedhje demokratike. Megjithatë, cilësia administrimit të zgjedhjeve dhe sjelljes

elektorale ka qenë e pabarabartë gjatë viteve. Mes parregullsive më të shpeshta që

përsëriten në zgjedhjet e ndryshme është votimi i ashtuquajtur “familjar” si dhe

pohimet për presion ose frikësim të qytetarëve. Pjesëmarrja e Serbëve etnik vazhdon

të jetë relativisht e ulët, duke përfshirë një bojkotim pothuajse të plotë të zgjedhjeve

në veriun e Kosovës.

Që nga vitit 2008, institucionet vendore zgjedhore kanë organizuar zgjedhjet, ndërsa

OSBE ka ushtruar një rol këshillëdhënës. Zgjedhjet e fundit të përgjithshme që janë

zhvilluar në dhjetor 2010 ishin zgjedhjet e para të organizuara plotësisht nga

autoritetet e Kosovës, megjithëse OSBE kishte një rol këshillëdhënës. Këto zgjedhje

25

kanë pasur disa mangësi serioze dhe disa probleme teknike siç është përshkruar nga

Parlamenti Evropian dhe APKE, që shfaq nevojën për përmirësimin e zhvillimit të

zgjedhjeve në pajtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare.

Ndarja e pushteteve dhe sistemi efektiv i kontrolleve dhe balancave

Korniza e nevojshme kushtetuese dhe legjislative për një demokraci parlamentare me

ndarje të qartë të pushteteve dhe sistem efektiv të kontrolleve dhe balancave, me

legjislativ të pavarur aktualisht ekziston në Kosovë dhe është në pajtim me standardet

ndërkombëtare dhe Evropiane. Gjykata Kushtetuese është e pavarur dhe relativisht

efikase dhe është duke luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Gjatë viteve kjo

gjykatë ka nxjerrë disa vendime me ndikim të fuqishëm politike, vendime këto që janë

respektuar nga të gjitha autoritetet e Kosovës.

Funksionimi i Kuvendit unikameral të Kosovës që është institucioni kryesor

legjislativ i cili zgjidhet me mandat katërvjeçar është i kënaqshëm. Pikat e agjendës që

propozohet nga opozita diskutohen në seancat plenare dhe përfaqësuesit e opozitës

udhëheqin disa komisione parlamentare. Kompetencat e Kuvendit për kontrollimin e

qeverisë dhe ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare janë përgjithësisht në pajtim me

standardet ndërkombëtare, megjithëse parlamenti dhe komisionet e tij duhet të rrisin

monitorimin e zbatimit në praktikë të politikave qeveritare. Deputetët përdorin

mekanizmin e “pyetjeve parlamentare” për shqyrtimin e aktiviteteve të qeverisë.

Miratimi i legjislacionit relevant për statusin e shërbyesve civil të Kuvendit do ta

bënte financimin e administratës së Kuvendit më të pavarur nga qeveria.

Qeveria ka kapacitet të mjaftueshëm për hartimin e legjislacionit dhe ka dëshmuar

koordinim të mirë ndër-ministror gjatë viteve, posaçërisht sa i përket agjendës së

integrimit në BE. Mbledhjet e qeverisë janë të rregullta dhe transparente.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi (me dy të tretat e votave). Në të ardhmen Kosova

mund të vendosë që zgjedhja e presidentit të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kosova është duke vazhduar procesin e decentralizimit dhe fuqizimit të administratës

lokale. Gjatë viteve të fundit, numri i komunave është rritur nga 30 në 37, kryesisht

për të plotësuar nevojat specifike të minoriteteve etnike në nivel lokal. Sfidat kryesore

vazhdojnë të jenë mungesa e ekspertizës në nivel lokal, kufizimet buxhetore dhe

absorbimi i përgjithshëm i kapaciteteve. Decentralizimi vazhdon të jetë sfidë në

veriun e Kosovës për shkaqe politike.

Pushteti efektiv për të qeverisur i zyrtarëve të zgjedhur

Kosova ka krijuar mekanizmat institucional, ligjor dhe financiar që nevojiten për

ushtrimin efektiv të pushtetit nga ana e zyrtarëve të zgjedhur dhe ana nuk janë të

penguar nga ushtrimi i këtij pushteti nga ndonjë veto jo demokratike apo ndikime të

padrejta.

Prania ndërkombëtare në Kosovë është e konsiderueshme, mirëpo roli i saj është i

kufizuar. Pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova në vitin 2008 autoritetet ftuan

praninë civile ndërkombëtare siç ishte paraparë në Propozimin Gjithëpërfshirës për

Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (Plani i Ahtisarit). Grupi Drejtues Ndërkombëtar

26

(GDN) krijoi Zyrën Civile Ndërkombëtare (ZCN) e cila drejtohej nga Përfaqësuesi

Civil Ndërkombëtar (PCN) aqë ishte përgjegjës për të siguruar zbatimin e Planit të

Ahtisarit. Me 10 shtator 2012, GDN duke u bazuar në vlerësimin e progresit të arritur

nga Kosova, unanimisht shpalli përfundimin e “pavarësisë së mbikëqyrur” të Kosovës

dhe i dha fund mandatit të PCN.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB 1244 (RKSKB 1244), e cila në vitin 1999

kishte themeluar Misionin e Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në

Kosovës (UNMIK) vazhdon të jetë formalisht në fuqi dhe shërben si bazë për praninë

neutrale ndaj statusit të KB dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit

(EULEX).

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) është misioni më i madh

i organizuar ndonjëherë sipas Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Synimi i

këtij misioni është mbështetje e autoriteteve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit,

posaçërisht policinë, gjyqësorin dhe doganat. EULEX ushtron funksion të mentorimit,

këshillit dhe ruan një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive.

Në Kosovë gjithashtu ekziston edhe prania ushtarake e NATO’s - Kosovo Force

(KFOR) – e cila në pajtim me RKSKB ka mbështetur ruajtjen e paqes në Kosovë që

nga qershori 1999. Sot, një numër i reduktuar i trupave të KFOR-it (5,600 trupa)

kontribuojnë për ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes së të gjithë qytetarëve.

Shoqëria Civile, Media dhe Pjesëmarrja

Madhësia dhe pavarësia e shoqërisë civile

Kosova ka një kornizë të kënaqshme ligjore për organizatat e shoqërisë civile.

Aktualisht është në finalizim e sipër një strategji e re për bashkëpunimin mes qeverisë

dhe shoqërisë civile për periudhën 2013-2018 si dhe plani përkatës i veprimit 3 vjeçar.

Strategjia e re parasheh krijimin e Këshillit për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.

Sikurse edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, OSHC vazhdojnë të jenë shumë

të varura nga fondet e jashtme dhe fondet janë pengesa më e madhe për funksionimin

e tyre.

Në Kosovë aktualisht ka rreth 7,000 OJQ të regjistruara, mirëpo vetëm 200 prej tyre

janë funksionale. Mese 120 OJQ marrin pjesë në rrjetin e quajtur CIVIKOS. Shumica

e OJQ-ve janë të bazuara në projekte dhe kanë specializim të ngushtë. Megjithatë, për

dallim nga shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, OJQ-të në Kosovë janë të shpërndara

në mënyrë të barabartë, madje edhe në zonat rurale.

Shoqëria Civile është e angazhuar në aktivitetet legjislative, përfshirë konsultimet për

projektligjet e reja si dhe OJQ-të marrin pjesë në punën e komisioneve parlamentare.

Megjithatë, disa OSHC thonë se procesi i konsultimit me shoqërinë civile nuk është

mjaft i fuqishëm. Në përgjithësi, pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje në Kosovë

ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm.

27

E drejta për formimin e sindikatave është e garantuar me ligj dhe respektohet në

praktikë. Megjithatë, sindikatat e punëtorëve ballafaqohen me mungesë të financimit

stabil.

Mediat e pavarura që veprojnë pa cenzurë

Pluralizmi medial dhe numri i mediave që veprojnë gjerësisht të lira dhe pa cenzurë

është rritur gjatë viteve të fundit. Korniza ligjore është kryesisht në pajtim me

standardet ndërkombëtare. Këshilli i Mediave të Shtypura i Kosovës, që është organ

vetë-rregullator për mediat e shtypura ndihmon në promovimin e lirisë së fjalës dhe

respektimin e etikës gazetareske.

Njëkohësisht, duhet të bëhet më shumë për të siguruar që liria e shprehjes dhe

mediave e cila garantohet me Kushtetutë të respektohet edhe në praktike, për shkak se

ekziston një perceptim i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës se mediat janë shumë të

politizuara dhe nën presion nga partitë politike dhe institucionet shtetërore.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionist i Kosovës, Këshilli i Mediave të Shtypura në

Kosovë dhe Komisioni i Pavarur i mediave kanë ngritur zërin kundër ndërhyrjeve

politike. Kosova duhet të bëjë ndryshime në Kodin Penal sa ka të bëjë me

përgjegjësinë e mediave dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Transmetuesi Publik

duhet të vejë në funksion kanalin në gjuhën Serbe, siç parashihet në Ligjin për

Transmetuesin Publik.

Në Kosovë ka nëntë gazeta ditore me tirazh prej 25,000-35,000 kopje secila, numër

ky që është relativisht i ulët në krahasim me rajonin. Mediat elektronike e dominojnë

tregun dhe televizioni është burimi kryesor i informacionit. Transmetuesit kryesor

janë tri televizione kombëtare (RTK, KTV, and RTV21). Gjatë viteve të fundit ka

pasur rritje eksplozive të qasjes në internet.

Kanalet e shumëfishta të pjesëmarrje qytetare dhe politike

Në Kosovë ka kanale të shumëfishta të pjesëmarrjes qytetare dhe politike. Kuvendi i

Kosovës ka përmirësuar aktivitetet e tij përmes dëgjimeve publike dhe aktualisht

është njëri nga institucionet më transparente në Kosovë. Qeveria ka krijuar një

mekanizëm për konsultime me shoqërinë civile për projektligje të reja. Megjithatë,

historiku i përgjithshëmi i pjesëmarrjes publike në vendim-marrje ka nevojë për

përmirësim.

Liria për formimin e partive politike dhe ekzistenca e opozitës së organizuar

Liria për formimin e partive politike është e garantuar me Kushtetutë dhe zbatohet në

praktikë siç dëshmohet edhe nga opozita e konsiderueshme e cila është në gjendje që

të bëjë fushatë lirshëm dhe të kundërshtojë iniciativat e qeverisë. Në Kuvendin e

Kosovës janë të përfaqësuara më shumë se 20 parti të ndryshme politike. Partia

kryesore opozitare aktualisht mban më shumë se 20 përqind të vendeve në Kuvendin

e Kosovës. Përfaqësues të kësaj partie politike por edhe të partive të tjera kryesojnë

disa komisione parlamentare dhe janë shumicë edhe në disa kuvende komunale.

28

Sundimi i Ligjit dhe Qasja në Drejtësi

Sundimi i ligjit

Aktualisht janë në fuqi shumë garanci legjislative dhe institucionale për sundimin e

ligjit. Gjatë viteve të fundit Kosova ka miratuar legjislacionin e ri për reformën e

sistemit gjyqësor dhe korniza kryesore ligjore dhe institucionale për sundimin e ligjit

ekziston. Qytetarët kanë të drejtë në gjykim të lirë dhe të pavarur dhe janë të mbrojtur

nga arrestimi ose mbajtja arbitrare.

Kosova mbështetet në mënyrë aktive nga Misioni i BE për Sundim të Ligjit

(EULEX), që ka më shumë se 2,000 njerëz në terren dhe mandati i të cilit përfshin

disa kompetenca ekzekutive. Mandati i këtij misioni është vazhduar deri në vitin

2014. Autoritetet e Kosovës janë përkushtuar që të bashkëpunojnë plotësisht me

EULEX-in, duke përfshirë Task Forcën për Hetime Speciale e cila heton pretendimet

që janë bërë në Rezolutën 1782 të APKE në janar 2011.

Marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë më 19 prill 2013 lidhur me

aranzhimet për veriun e Kosovës duhet të përmirësojë qasjen në drejtësi dhe sundim të

ligjit në veri të Kosovës.

Pavarësia e gjyqësorit

Pavarësia e gjyqësorit është e garantuar me Kushtetutë dhe ka mekanizmave për

sigurimin e paanshmërisë. Megjithatë zbatimi i këtyre mekanizmave është i

pabarabartë. Fuqizimi i pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor ka qenë njëri

nga objektivat kryesor të reformave gjithëpërfshirëse sipas BE e cila ofron mbështetje

të konsiderueshme për Kosovën në këtë fushë. Si BE ashtu edhe APKE kanë vlerësuar

se në këtë fushë është bërë progres i konsiderueshëm. Korniza e re gjithëpërfshirëse

ligjore është miratuar në vitin 2010, duke përfshirë ligjin për gjykatat, për Këshillin

Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për Prokuroritë. Sistemi i ri

gjyqësor është bërë funksional me 1 janar 2013. Pavarësia e gjyqësor mbështetjet

edhe funksionimi i Gjykatës Supreme të Pavarur (që është autoriteti më i lartë

gjyqësor në Kosovë), Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor

që ka mandat për sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit.

Njëkohësisht, raportet relevante të BE kanë identifikuar disa sfida serioze sa i përket

pavarësisë së gjyqësorit. Procedura e zgjedhjes së Këshillit Gjyqësor duhet të

ndryshohet për të qenë në pajtim me standardet relevante Evropiane dhe për të sigurua

që shumica e anëtarëve të KGJK të zgjidhen nga vetë gjyqtarët. Ky ka qenë

rekomandim edhe i Komisionit të Venecias. Ka pohime të ndikimeve të jashtme dhe

korrupsionit në gjyqësor, fakte këto që e dëmtojnë paanshmërinë e tij.

Barazia e qeverisë dhe qytetarëve para ligjit

Autoritetet kanë marrë masa për parandalimin e shpërdorimit të pushtetit nga zyrtarët

publik. Në funksion të arritjes së këtij qëllimi janë krijuar departamente të inspektimit

në institucionet e ndryshme shtetërore për adresimin e rasteve të shpërdorimit të

detyrës dhe korrupsionit në institucionet shtetërore. Ligjet për deklarimin e pasurisë

dhe parandalimin e konfliktit të interesit janë miratuar nga Kuvendi. Megjithatë,

29

dënimet e parashikuara në këto ligje (ndalimi i ushtrimit të funksionit publik për një

vit dhe gjobat deri në 2,500 Euro) janë më shumë masa simbolike se sa dënime

bindëse që i parandalojnë shpërdorimet në të ardhmen. Reformat që janë bërë kohëve

të fundit në administratën publike kanë krijuar kushtet për krijimin gradual të një

shërbimi civil stabil dhe profesional, që është një element i rëndësishëm për

parandalimin e shpërdorimit të pushtetit. Këto reforma përfshijnë miratimi ne një ligji

të ri të avancuar për shërbimin civil, krijimin e institucionit të Avokatit të Popullit

(Institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës) dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

Gjithashtu është miratuar edhe Ligji për Qasjen në Dokumente Publike, megjithëse

disa nga dispozitat e këtij ligji janë të paqarta dhe krijojnë hapësirë për interpretim

arbitrar.

Politika dhe institucione efektive për parandalimin e korrupsionit

Korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz. Sipas Indeksit për Perceptimin e

Korrupsionit të Transparency International, Kosova kishte notën 3.4, që e vendos në

vendin 105 nga gjithsej 176 shtete. Megjithëse ka pasur përparim që nga viti 2011,

Kosova vazhdon të jetë njëri nga shtetet me rangimin më të ulët në Evropën

Juglindore. Kohëve të fundit ka pasur disa përmirësime, posaçërisht në fushën e

mbrojtjes së investimeve dhe fillimin e biznesit, që jo vetëm se do të përmirësojë

mjedisin e biznesit në Kosovë sipas Raportit të Bankës Botërore “Të bësh biznes” për

vitin 2013 ku Kosova është ngritur për 26 vende, por gjithashtu do të përmirësojë

atmosferën e përgjithshme të integritetit.

Autoritetet kanë bërë hapa të rëndësishëm gjatë viteve të fundit në luftën kundër

korrupsionit përmes miratimit të akteve ligjore, duke përfshirë ligjit për deklarimin e

pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit, zbulimit të rasteve, prokurimit publik

dhe financimit të partive politike. Korniza aktuale ligjore dhe institucionale është

adekuate për arritjen e rezultateve të nevojshme.

Në vitin 2006 është krijuar Agjencia Kundër Korrupsionit e cila është institucioni

kryesor për monitorimin dhe zbatimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe planeve

përkatëse të veprimit si dhe ligjeve specifike në këtë fushë. Një Këshill Shtetëror

Kundër Korrupsionit është krijuar në vitin 2012 për përmirësimin e koordinimit mes

organeve dhe institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria dhe

policia janë riorganizuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve të tyre për luftimin e

korrupsionit. Prokuroria ka krijuar një task forcë kundër korrupsionit që përbëhet nga

hetues policor, duke përfshirë nga EULEX. Në kuadër të policisë funksionon edhe

Drejtoria për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Megjithëse ka pasur progres në disa fusha, në Studimin e Fizibilitetit të KE për MSA

janë identifikuar mangësi të konsiderueshme që vazhdojnë të mbesin. Në Studimin e

Fizibilitetit është rekomanduar miratimi i një Strategjie dhe Planit të Veprimit të ri për

luftimin e korrupsionit, përmirësimin e ligjit për financimin e partive politike si dhe

miratimin e legjislacionit për konfiskimin e pasurisë si dhe rishikimi i ligjit për

parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Masat e

lartpërmendura janë afatshkurtre dhe janë parakushte për hapjen e negociatave për

MSA, që u ep atyre rëndësi më të madhe. Të gjitha këto masa janë plotësuar nga

autoritetet kosovare në prill 2013.

30

Ajo që është më së shumti e rëndësishme – dhe më e vështirë – është arritja e

rezultateve të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit. Për këtë

duhet të fillohen hetime të reja dhe të ketë ndjekje efikase penale.

Të Drejtat Civile dhe Politike

Liria e shprehjes, informimit, besimit fetar, ndërgjegjes, lirisë, asocimit, mbledhjes

dhe pronës private

Kosova ka një bazë solide ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të

njeriut që janë garantuar me Kushtetutën e miratuar në vitin 2008. Kushtetuta radhit

instrumentet kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë Deklaratën Universale për të

Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe

Liritë Themelore dhe Protokollet e saj, që janë drejtpërdrejtë të aplikueshme në

Kosovë dhe, në rast konflikti, kanë përparësi ndaj ligjeve shtetërore. Ky është një

mekanizëm i rëndësishëm, posaçërisht kur marrin parasysh faktin se Kosova nuk

është anëtare e KB ose e këshillit të Evropës me instrumentet e tyre monitoruese.

Kushtetuta u jep qytetarëve të drejtën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të tyre të

garantuara me Kushtetutë para Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjithashtu mund të bëhet

nga Avokati i Popullit. Gjatë viteve të fundit janë krijuar struktura shtesë në nivel

qendror dhe lokal për të forcuar mbrojtjen e të drejtave themelore. Komuniteti

ndërkombëtar vazhdon të jetë i përfshirë në ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

Përderisa të drejtat themelore në përgjithësi mbrohen dhe respektohen nga

institucionet shtetërore, raportet e fundit të BE kanë identifikuar disa dobësi në fushën

e lirisë së shprehjes (mbrojtja dhe ndjekja penale dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve)

dhe të drejtat pronësore (si në zbatimin e kornizës ligjore ashtu edhe në reduktimin e

numrit të rasteve të vjetra). Mangësitë në zbatimin konsistent të të drejtave të

garantuara gjithashtu përfshijnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur pas

konfliktit të viteve 1990 (sipas KB, më shumë se 1,700 raste deri në fund të vitit

2012), si dhe pozita e vështirë socio-ekonomike e personave me aftësi të kufizuara.

Përfshirja politike e femrave, minoriteteve etnike dhe të tjera

Për shkak të historisë së konfliktit ndër-etnik, si dhe vazhdimit të kundërthënieve në

komunitetin ndërkombëtar sa i përket statusit të Kosovës, çështjet që kanë të bëjnë me

të drejtat e minoriteteve etnike në Kosovë janë shumë të ndjeshme.

Në Kushtetutën e Kosovës janë përmendur shprehimisht gjashtë komunitete etnike.

Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer në vitin 2011, shqiptarët etnik përbëjnë 93

përqind të popullsisë; serbët etnik 1.5 përqind; turqit etnik 1 përqind; romë, ashkali

dhe egjiptasë (RAE) 2 përqind; goranët 0.6 përqind; boshnjakët 1.5 përqind.

Megjithatë duhet të theksohet se serbët e kanë bojkotuar plotësisht pjesëmarrjen në

regjistrimin e popullsisë në veriun e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në regjistrim në

vendet tjera ka qenë e pabarabartë. Të dhënat jo zyrtare që përdoren për qëllime

praktike nga prania ndërkombëtare në Kosovë e vendosin numrin e serbëve etnik në

Kosovë në 7 përqind, duke përfshirë 70,000 në veriun e Kosovës.

31

Korniza legjislative për mbrojtjen e minoriteteve etnike dhe trashëgimisë së tyre

kulturore është funksionale në Kosovë. Të drejtat e tyre garantohen me Kushtetutë

dhe me Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve. Konventa Kornizë e

Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare është drejtpërdrejtë e

aplikueshme në Kosovë dhe ka përparësi ndaj legjislacionit të Kosovës. Interesat e

minoriteteve etnike mbrohen edhe nga një mekanizëm kompleks në nivel qendror. Në

krahasim me shtetet e rajonit, minoritetet etnike janë shumë mirë të përfaqësuara në

Kuvendin e Kosovës dhe në qeveri. Në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara 20

vende për minoritetet etnike nga gjithsej 120 vende, dhjetë prej të cilave janë të

rezervuara për serbët etnik. Dy nga pesë Zëvendës Kryetarët e Kuvendit përfaqësojnë

komunitetet jo-shumicë. Koalicioni aktual qeverisës përfshin shumicën dërrmuese të

partive politike që përfaqësojnë minoritetet etnik, duke përfshirë serbët etnik që kanë

tri poste të ministrave dhe një të Zëvendës Kryeministrit. Gjuha serbe është njëra nga

dy gjuhët zyrtare në Kosovë, së bashku me gjuhën shqipe.

Janë bërë përpjekje për përmirësimin e situatës në nivel lokal, duke përfshirë krijimin

e komunave në të cilat serbët etnik përbëjnë shumicën e popullsisë në mënyrë që të

lehtësohet qasja në shërbimet themelore. Krahasuar me situatën në vitin 1999 kur

kishte gjithsej 30 komuna në Kosovë, tashme janë shtuar edhe 7 komuna të reja për

plotësimin e nevojave të minoriteteve etnike. Deri më sot, nga gjithsej 37 komuna sa

ka Kosova, shtatë prej tyre kanë shumicë ose një numër të konsiderueshëm të

popullsisë serbe.

Kosova ka ndërmarrë masa për zbatimin e konventave për të drejtat kulturore të

UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës si dhe për mbrojtjen fizike të lokacioneve

kulturore dhe fetare të Kishës Ortodokse Serbe. Njëra nga masat specifike të

rekomanduara nga KE ka qenë krijimi i një organi të posaçëm për konsultim të

drejtpërdrejtë për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me komunitetet

minoritare. Në shkurt 2013, Këshilli Monitorues për Implementim (KMI), i cili

përfshin përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, është krijuar dhe ka mbajtur takimin

e parë.

Megjithatë, mungesa e besimit ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe disa

komuniteteve minoritare vazhdon. Agjenci të ndryshme raportojnë për incidente kohë

pas kohe që kanë për motivacion urrejtjen etnike dhe detare dhe rastet e diskriminimit,

si dhe sulmet fizike kundër minoriteteve etnike. Raporti i fundit i APKE për situatën

në Kosovës shpreh keqardhje për faktin se “shqetësimet për sigurinë dhe respektimin

e plotë të të drejtave të serbëve etnik vazhdojnë” dhe ka shprehur pikëpamjen se

“ndërveprimi mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës duhet të promovohet edhe më

tutje”.

Autoritetet duhet të bëjnë më shumë për të siguruar integrimin e plotë të minoriteteve

etnike në Kosovën e re. Raporti i OSBE-së për Vlerësimin e të Drejtave të

Komuniteteve, i publikuar në korrik 2012 thekson se pavarësisht nga korniza e

avancuar legjislative për mbrojtjen e minoriteteve, është bërë progres i kufizuar në

zbatimin e saj. Për të përmirësuar edhe më tutje barazinë gjuhësore, Transmetuesi

Publik duhet ta bëjë operacional kanalin në gjuhën serbe, siç parashihet me Ligjin për

Transmetuesin Publik. Duhet të bëhet më shumë për mbrojtjen e minoriteteve etnike

më të vogla, posaçërisht komunitetit të cenuar RAE. Sa u përket romëve, janë marrë

disa masa për adresimin e çështjes së personave pa dokumentacion dhe për integrimin

32

e PZHB dhe refugjatëve romë nga Kosova. Strategjia e re për përfshirjen e romëve

për periudhën 2012-2014 është miratuar së bashku me Planin e Veprimit. Programi

për ndërmjetësim të shëndetit të Romëve është iniciuar në 16 komuna. Projektet e

edukimit kanë vazhduar të zbatohet dhe kjo ka rezultuar në rritjen e numrit të

regjistrimit të fëmijëve romë në shkollimin e mesëm. Megjithatë, zbatimi i strategjive

ekzistuese duhet të forcohet. Shkalla e lartë e papunësisë vazhdon të qëndrojë, ndërsa

qasja në përfitimet e papunësisë vazhdon të jetë problematike, njëjtë sikurse qasja në

shërbime themelore shëndetësore. Stereotipat kundër romëve vazhdojnë, duke

përfshirë në media.

Elementet kryesore legjislative për barazinë gjinore ekzistojnë në Kosovë. Në

krahasim me shtetet rajonit, femrat janë të përfaqësuara shumë mirë në Kuvendin e

Kosovës, duke tejkaluar 30 përqind. Presidentja e Kosovës është femër, dhe aktualisht

janë tri anëtare femra të kabinetit qeveritar, duke përfshirë dy zëvendës kryeministre.

Në nivel lokal situata është më ndryshe. Megjithëse përfaqësimi i femrave në

kuvendet komunale është i arsyeshëm, aktalisht nuk ka asnjë kryetare të komunës

femër në Kosovë. Ka shumë pak femra nga minoritetet etnike që mbajnë pozita të

larta politike. Zakonet diskriminuese dhe stereotipat janë të pranishme në zonat rurale

dhe këto ndikojnë në shkeljen e të drejtave themelore të femrës. Sipas të dhënave të

KB, pothuajse 14 përqind e femrave në zonat rurale janë analfabete, në krahasim me

katër përqind të meshkujve.

Liria nga keqtrajtimi, frikësimi dhe tortura

Kushtetuta përmban garanci kundër keqtrajtimit, frikësimit dhe torturës dhe këto

respektohen në praktikë. Janë bërë përpjekje që të zgjerohen njohuritë e zyrtarëve

policor me standardet Evropiane. Megjithatë, ende mbesin disa vështirësi sa i përket

strategjisë së zero tolerancës ndaj keqtrajtimit. Pas Raportit të Komitetit të Këshillit të

Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajnimit dhe Degradimit Jo Human të

tetorit 2011, kushtet në disa burgje janë përmirësuar. Task Forca për Hetime Speciale

e BE është krijuar për hetimin e krimeve gjatë periudhës 1998-200 sipas Rezolutës së

APKE të janarit 2011 lidhur me pohimet për trajtim jo human të njerëzve dhe

trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore.

33

ANEKSI 2 - VLERËSIMI I SFIDAVE TË TRANZICIONIT

Infrastruktura

Integrimi rajonal përmes zhvillimit të infrastrukturës cilësore të transportit është me

rëndësi të veçantë për Kosovës, posaçërisht duke marrë parasysh madhësinë e vogël të

vendit dhe mungesën e daljes në det. Megjithatë, në vitet e fundit është bërë progres i

kufizuar në zhvillimin e reformave të këtë sektor. Infrastruktura ekzistuese rrugore

nuk mirëmbahet në mënyrë adekuate për shkak të mungesës së fondeve. Rrjedhimisht,

kosto e transportit në Kosovë është ndër më të lartat në rajon dhe njëkohësisht paraqet

pengesë të konsiderueshme për zhvillimin e tregtisë. Sektori i transportit ka nevojë

për investime të konsiderueshme në zgjerimin e rrjetit aktual rrugor (Kosova ka 3.5

km rrugë për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në Evropë dhe Azinë qendrore është 8.6

km rrugë për 1000 banorë). Kosova gjithashtu ka ngecur në krahasim me shtetet e

rajonit sa i përket sigurisë së trafikut dhe autostradave.

Sektori i hekurudhave gjithashtu ka nevojë për reforma të konsiderueshme. Aktualisht

është në proces e sipër shthurja (ndarja) e infrastrukturës hekurudhore (Infrakos) dhe

operimeve me trena. Në Shtator të vitit 2011 janë regjistruar dy kompani të reja

(Trainkos dhe Infrakos), mirëpo ndarja e tyre operacionale dhe financiare ende nuk

është arritur plotësisht. Organi Rregullator i Hekurudhave është funksional, mirëpo

këtij organi i mungojnë kapacitetet njerëzore dhe financiare për ushtrimin e detyrave

në mënyrë efikase. Duhet të bëhet ndarja e funksionit të Sigurisë së Hekurudhave nga

funksioni i Hetimit të Aksidenteve.

Sektori komunal ballafaqohet me sfida të konsiderueshme. Kosova nuk ka pothuajse

fare kapacitete për trajtimin e ujërave të zeza. Vetëm rreth 40 përqind e popullsisë së

Kosovës dhe më pak se 10 përqind e popullatës rurale kanë qasje në sisteme të

sanitarisë. Sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm është në gjendje të keqe dhe

ballafaqohet me humbje të konsiderueshme teknike dhe komerciale. Një pjesë e

konsiderueshme e popullsisë nuk është e lidhur në sistemin e furnizimit me ujë të

pijshëm. Tarifat për furnizim me ujë të pijshëm nuk pasqyrojnë koston e furnizimit

dhe nevoja për investime në këtë sektor është e madhe. Deri më tani ka pasur shumë

pak përparime në menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë riciklimin dhe ndarjen e

mbeturinave. Shkalla e arkëtimit të të ardhurave nga mbledhja e mbeturinave ka

shfaqur një rritje të vogël në vitin 2010, mirëpo në përgjithësi vazhdon të jetë e ulët.

Furnizimi me ngrohje qendrore gjithashtu mungon në masë të madhe dhe vetëm pesë

përqind e amvisërive kanë qasje në ngrohje qendrore.

Energjia

Sektori i energjisë në Kosovë ballafaqohet me sfida të konsiderueshme. Pjesëmarrja e

sektorit privat në këtë sektor vazhdon të jetë relativisht e ulët. Në sektorin e energjisë

elektrike, i cili i është nënshkruar plotësisht procesit të shthurjes korporatave, vetëm

kompania e distribucionit është privatizuar, ndërsa shumica e kompanive të minierave

dhe nxjerrjes së burimeve natyrore janë në pronësi shtetërore. Kosova ka potencial të

konsiderueshëm për përmirësimin e efiçencës të energjisë dhe rritjes së shfrytëzimit të

burimeve të ripërtërishme për prodhimin e energjisë. Megjithatë, zbatimi i kornizës

ligjore për efiçencën e energjisë dhe burimet e ripërtërishme ka ngecur prapa.

34

Kosova ka nevojë për investime të konsiderueshme për zhvillimin e infrastrukturës

prodhuese të energjisë elektrike, pasi që i tërë prodhimi vendor i energjisë elektrike

bëhet në dy termocentrale të vjetra me djegie të linjitit që shkaktojnë ndotje të madhe.

Për shkak të vjetërsisë së këtyre termocentraleve, vetëm 0.8 GW nga gjithsej 1.5GW

sa kanë kapacitet këto termocentrale është në dispozicion për konsum. Gjithashtu ka

nevojë për përmirësim të infrastrukturës së transmisionit, veçanërisht rritjen e

kapacitetit të interkoneksionit, që aktualisht është njëri nga faktorët kryesor që pengon

importin. Humbjet gjatë distribucionit prej 40 përqind janë ndër më të lartat në rajon.

Rregullatori i energjisë nuk është i pavarur (de facto) dhe tarifat e energjisë nuk

pasqyrojnë koston reale.

Industria, Tregtia dhe Agrobiznesi

Sektori korporativ në Kosovë ballafaqohet me sfida të konsiderueshme. Korrupsioni i

lartë, sundimi i dobët e ligjit, prania e sektorit të madh joformal dhe burokracia e lartë

administrative paraqesin sfida të mëdha për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Deri më

tani ka pasur përparim të kufizuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Përmirësimet më të mëdha janë arritur në fushën e mbrojtjes së investitorëve, lëshimit

të lejeve të ndërtimit dhe fillimit të biznesit (zbritja e kërkesave për kapital themeltar

për korporata dhe zbritja e tarifës për regjistrimin e biznesit; si dhe përmirësimi i

procesit të regjistrimit të bizneseve). Këto përparime kanë rezultuar në përmirësimin e

rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërorë “Të Bësh Biznes” – në të cilin

Kosova ka shënuar përparim për 28 vende dhe aktualisht ndodhet në vendin e 98të

(nga gjithsej 185 shtete). Megjithatë, Kosova vazhdon të jetë ndër ekonomitë me

rangimin më të ulët në rajon.

Ligji për Konkurrencën është miratuar në vitin 2010 dhe në të njëjtin vit është rritur

edhe personeli i Komisionit të Konkurrencës. Procesi i privatizimit ende nuk ka

përfunduar dhe monopolet më të mëdha në vend vazhdojnë të jenë ndërmarrjet

publike si Korporata Elektro-energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të

Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Hekurudhat e Kosovës, Posta dhe

Telekomunikacioni i Kosovës (PTK). Kosova ka potencial për rritjen e prodhimit dhe

eksporteve bujqësore, mirëpo ky sektor ballafaqohet me sfida të mëdha. Shumica e

fermave në Kosovë veprojnë vetëm sa për plotësimin e nevojave vetanake ose

gjysmë-vetanake, ndërsa prodhuesit komercial ballafaqohen me vështirësi sa i përket

zgjerimit të tregut, duke përfshirë qasjes në financa, tokë, dhe tregje me vlerë të

madhe. Niveli i ulët i subvencionimit gjithashtu ka rezultuar në konkurueshmëri të

ulët të prodhuesve Kosovar në raport me konkurrentët rajonal.

Në sektorin e telekomunikacionit, sfida kryesore është privatizimi i PTK. Prioritetet

tjera përfshijnë rritjen e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare, përmirësimin e

mëtutjeshëm të qasjes broadband si dhe harmonizimin e rregulloreve ekzistuese me

ato të BE.

Në sektorin e pronës dhe turizmit, sfidat kryesore janë mungesa e transparencës sa i

përket të drejtave pronësore, përmirësimi i sistemit për administrimin e pronave dhe

tokës, përmirësimin standardeve të ndërtimit dhe rritjen e disponueshmërisë së

pronave moderne komerciale.

35

Institucionet Financiare

Sistemi financiar në Kosovë dominohet nga bankat dhe penetrimi i sektorit bankar

(asetet totale bankare në raport me BPV pak nën 60%) është proporcional me

zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Bankat janë shumica në pronësi të huaj

dhe janë mirë të kapitalizuara (CAR rreth 17 përqind, shumica Tier 1), dhe BJP janë

në nivel të menaxhueshëm (6.5 përqind të huave totale në Qershor 2012) mirëpo janë

në rritje për shkak të ngadalësimit të huadhënies. Shpërndarja e normës së interesit

mes depozitave dhe normave kreditore janë ndër më të lartat (mbi 10 përqind mbi

mesatare) në rajonin e BERZH, që pasqyron nevojën për konkurrencë, përmirësim të

efikasitetit dhe informim më të mirë të huamarrësve. Megjithatë, kohëve të fundit ka

pasur përmirësime të konsiderueshme institucionale në sektorin financiar me

miratimin e ligjit të ri për bankat dhe institucionet mikro financiare (me theks të

veçantë në qeverisjen korporatave), krijimin e skemës së sigurimit të depozitave dhe

byrosë së kredive (me mbështetjen e USAID).

Pavarësisht nga prania e konsiderueshme e institucioneve mikro financiare, qasja në

financa është sfidë e konsiderueshme për kompanitë private, veçanërisht për NMVM,

dhe është posaçërisht e kufizuar në zonat rurale.

Ekziston një sistem relativisht i madh pensional (13 përqind e BPV në vitin 2012) që

është kryesisht i investuar në astete të jashtme. Ri-alokimi gradual në investime

vendore (duke përfshirë në letra me vlerë të qeverisë të emetuara në vitin 2012) do të

ofrojë mundësi të konsiderueshme për zhvillimin e tregut vendor të kapitalit që

aktualisht është në fazat e hershme të zhvillimit, por që megjithatë duhet të shoqërohet

me zhvillimin e infrastrukturës së tregut dhe mjedisit rregullator.

36

ANEKSI 3 – TRANZICIONI LIGJOR

Legjislacioni i Kosovës është kryesisht në pajtim me atë të BE për shkak të asistencës

së konsiderueshme teknike të ofruar nga KB dhe BE në vitet e fundit. Niveli i zbatimit

të këtij legjislacioni është më pak i avancuar.

Zhvillimi i sektorit privat

Transaksionet e siguruara

Marrja dhe ekzekutimi i sigurisë mbi pronën e paluajtshme (hipoteka) dhe pinën e

luajtshme si dhe të drejtat e ndërlidhura (pengu) në Kosovë rregullohet me Ligjin Nr..

03/L-154, për Pronën dhe të Drejtat Tjera Sendore, i miratuar me 26 Qershor 2009

(Ligji për Pronën). Në përgjithësi, Ligji për Pronën përbën një kornizë moderne për

marrjen e sigurimeve.

Hipoteka krijohet përmes regjistrimit të një marrëveshje me shkrim mes

hipotekdhënësit dhe hipotekmarrësit që duhet të regjistrohet në Regjistrin e të

Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme të Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës ka

autoritetin e përgjithshëm për administrimin e Regjistrit për të Drejtat në Pronën e

Paluajtshme të Kosovës. Megjithëse procedurat e regjistrimit të hipotekave nuk janë

shumë burokratike dhe nuk marrin shumë kohë (rreth një javë), problemet shfaqen për

shkak të faktit se shumica e tokave nuk janë të regjistruara dhe dokumentet pronësore

të tokës mungojnë për shkak të kaluarës së turbullt.

Ligji Nr. 04/L-136 për Regjistrimin e Pengut në Regjistrin e Pronave të Luajtshme i

miratuar me 5 nëntor 2012 (Ligji për Regjistrin e Pengut) ka zëvendësuar Rregulloren

e UNMIK-ut Nr. 2001/5 për Pengun. Ky ligj përcakton procedurat për regjistrimin e

pengut në Regjistrin e ri të Pengut i cili është elektronik. Regjistri menaxhohet nga

Agjencia e Kosovës për Regjistrimin e Bizneseve dhe është e disponueshme në

internet (përmes llogarive të përdoruesve) dhe ka funksionin e kërkimit (përmes

llogarive të përdoruesve por që shfaq më pak informata). Përdoruesi i llogarisë ka

autorizim të plotë për krijimin, ndryshimin ose anulimin e regjistrimit të bërë.

Kërkimet mund të bëhen në internet përmes emrit të debitorit ose numrit serik të

pasurisë mbi të cilën është krijuar e drejta e pengut.

Qeverisja Korporative

Koncepti i qeverisjes korporative është relativisht i ri në Kosovë. Qeveria ka

përcaktuar si prioritet përmirësimin e mjedisit afarist. Rrjedhimisht, korniza ligjore

për qeverisjen korporative është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Megjithatë,

implementimi mbetet prapa.

Korniza ligjore për qeverisjen korporative është përcaktuar kryesisht në Ligjin për

Shoqëritë Tregtare (Ligji Nr. 02/L-123, i datës 27 shtator 2007), Ligjin për

Ndërmarrjet Publike (NP) (Ligji Nr. 03/L-087, i datës 15 qershor 2008); Ligji për

Bankat, Institucionet Mikro Financiare dhe Institucionet Jo Bankare (Ligji Nr. 04/L-

093, i datës 12 prill 2012) dhe Ligji për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe

Auditimin (Ligji Nr. 04/L-014, i datës 29 korrik 2011).

37

Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për forcimin e qeverisjes korporative. Zbulimi

financiar dhe jo financiar duhet të përmirësohet sikurse edhe zbatimi i dispozitave

ligjore si dhe monitorimi dhe mbikëqyrja e tyre. Përfundimisht, duhet të bëhen

përpjekje për rritjen e kapaciteteve të drejtorëve për kuptimin dhe ushtrimin e

detyrave dhe obligimeve të tyre.

Ekzekutimi i kontratave

Struktura e re e gjyqësorit është përcaktuar në Ligjin për Gjykatat, i cili hyri në fuqi

me 1 janar 2013. Tani ekzistojnë shtatë “Gjykata Themelore” të organizuara sipas

territoreve që ushtrojnë juridiksion të përgjithshëm. Megjithatë, rastet administrative

dhe ekonomike janë nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe

zgjidhen nga departamentet ekonomike dhe administrative të kësaj gjykate.

Departamenti për çështje ekonomike në esencë e zëvendëson ish Gjykatën Ekonomike

si gjykatë e specializuar për çështje ekonomike. Gjykata e Apelit në Prishtinë

shqyrton rastet e apelit nga shtatë Gjykatat Themelore. Gjykata Supreme e Kosovës

vazhdon të jetë autoriteti më i lartë gjyqësor dhe instanca e fundit e apelit.

Në Vlerësimin e Vendimeve Gjyqësore 2012 nga BERZH është konstatuar se cilësia

dhe parashikueshmëria e vendimeve gjyqësore në rastet ekonomike në Kosovë është

kryesisht e ulët. Në shumicën e vendimeve arsyetimi ishte i dobët. Arsyeja për këtë

mendohet se janë njohuritë e dobëta të gjyqtarëve në fushat e caktuara të drejtësisë.

Shumica nga këto fusha tani veprojnë me legjislacion të ri i cili është miratuar për

shkak të marrëveshjes së partneritetit të Kosovës me BE-në dhe pranimit të “acquis

communautaire” nga ana e Kosovës; megjithatë, dinamika e procesit legjislativ e ka

tejkaluar kapacitetin e gjykatave për zbatimin e këtyre ligjeve të reja. Vendimmarrja

gjyqësore komplikohet edhe më shumë nga burimet e shumta ligjore nga e kaluara e

afërt e Kosovës.

Për shembull, ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës pas hyrjes në fuqi të

Kushtetutës në vitin 2008 kanë përparësi ndaj ligjeve të tjera, nëse ato janë në pajtim

me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (Planin e

Ahtisarit); ndërsa ligjet nga periudha kur Kosova ishte nën pushtetin e drejtpërdrejtë

të Beogradit (1989-1999) mund të zbatohet vetëm nëse është e nevojshme për

plotësimin e një zbrazëtire ligjore dhe nëse nuk janë diskriminuese. Andaj, gjykatësit

në Kosovë duhet të ballafaqohen me shumë çështje të interpretimit me të cilat

gjykatësit në shtetet e tjera nuk kanë nevojë të merren. Një vështirësi tjetër është se

vendimet gjyqësore në shumicën e rasteve nuk janë në dispozicion të publikut;

rrjedhimisht, praktika gjyqësore nuk njihet mirë, që ndikon edhe në njëtrajtshmërinë e

vendimeve gjyqësore. Si rezultat i kësaj, vendimet gjyqësore nuk janë shumë të

parashikueshme.

Perceptimet për korrupsionin dhe njëanshmërinë në gjyqësor vazhdojnë, megjithëse

kohëve të fundit janë ndërmarrë disa masa për adresimin e këtyre shqetësimeve. Për

shembull, pagat e gjykatësve janë rritur në masë të konsiderueshme dhe tani janë të

përafërta me ato të anëtarëve të qeverisë. Kryetari i Gjykatës Supreme tani paguhet

njëjtë me Kryeministrin. Shpejtësia e gjykimeve është një problem tjetër me të cilin

ballafaqohet sistemi gjyqësor i Kosovës. Në vitin 2012, disa mijëra raste në listën e

Gjykatës Ekonomike janë bartur nga vitet e mëparshme, megjithëse kjo shifër nuk

është domethënëse në krahasim me numrin e rasteve civile nga vitet e kaluara. Sistemi

38

gjyqësor tani ka kapacitetin e nevojshëm për zgjidhjen e rasteve të reja, mirëpo

problemi më i madh është zgjidhja e rasteve të vjetruara që janë akumuluar që nga viti

1999.

Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm në zhvillimin e kapaciteteve të gjyqësorit

me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, duhet të bëhen edhe më

shumë përpjekje gjatë viteve të ardhshme për të siguruar efikasitetin dhe funksionimin

e mirë të gjyqësorit. Masat për forcimin e ekzekutimit të kontratave dhe kapaciteti i

gjyqësorit duhet të përfshijë trajnimin e gjykatësve në zbatimin e legjislacionit

komercial si dhe aftësitë gjyqësore siç është hartimi dhe arsyetimi i akteve ligjore.

Gjykatësit gjithashtu duhet të kenë staf të përshtatshëm gjyqësor, siç janë zyrtarët dhe

asistentët gjyqësor për të mbështetur punën e tyre të përditshme. Përveç kësaj, të

gjitha aktgjykimet duhet të jenë në dispozicion të publikut përmes një sistemi efikas.

Përfshirja e sektorit privat në zhvillimin e infrastrukturës

Direktiva e Politikave për Partneritet Publiko Privat e miratuar nga Qeveria e Kosovës

me 4 korrik 2009 është gurthemeli i politikave në sektorin e PPP në Kosovë dhe ndër

tjera përcakton përkushtimin e qeverisë për mbështetjen dhe zhvillimin e projekteve

PPP për stimulimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në zhvillimin e infrastrukturës

dhe ofrimin e shërbimeve publike si dhe për zbatimin e projekteve të PPP përmes

procedurave konkurruese, të drejta dhe transparente

Ligji i ri për Partneritetin Publiko-Privat Nr. 04L-045 është shpallur me 15 nëntor

2011 (“Ligji për PPP”) dhe ka zëvendësuar Ligjin e mëparshëm për Partneritete

Publiko-Private dhe Koncesione në Infrastrukturë dhe Procedurat për Dhënien e Tyre

Nr. 03-L-090 të datës 25 qershor 2009.

Ligji për PPP është hartuar me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me

kërkesat e acquic BE si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në BE.

Progresi i bërë është pranuar në raportin analitik të BE të nxjerrë në tetor 2012 ku

theksohet se, ndër tjera, “[legjislacioni i Kosovës për Partneritete Publiko-Private]

krijon një kornizë konsistente ligjore për koncesoinet e punëve dhe .... është kryesisht

në pajtim me legjislacionin e BE.”

Në kuadër të Ministrisë së Financave është krijuar një organ i veçantë (Komiteti për

Partneritete Publiko-Private “KPPP”) për mbikëqyrjen dhe koordinimin e projekteve

PPP. KPPP është përgjegjëse, ndër tjera për zhvillimin dhe menaxhimin e programi

kombëtar të PPP, nxjerrjen e politikave të PPP dhe zbatimin e rregulloreve,

shqyrtimin e projekt propozimeve si dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të projekteve. Në

Ministrinë e Financave gjithashtu është themeluar Departamenti për Partneritete

Publiko-Private (“Departamenti për PPP”) i cili është përgjegjës për mbështetjen e

punës së KPPP, të Ministrit të Financave dhe autoriteteve tjera për projektet PPP.

Departamenti i PPP i përgjigjet KPPP dhe është përgjegjës, ndër tjera për ofrimin e

mbështetjes teknike dhe këshillave për autoritetet publike lidhur me PPP, shqyrtimin e

projekt propozimeve sa i përket përshtatshmërisë së tyre si dhe dhënien e

rekomandimeve për KPPP dhe autoritetet tjera publike, rritjen e bashkëpunimit mes

akterëve të ndryshëm dhe ushtrimin e fushatave të edukimit për PPP si dhe

koordinimin e aktiviteteve lidhur me PPP.

39

Disa projekte PPP tashmë janë zhvilluar nga qeveria, duke përfshirë një kontratë 20

vjeçare e cila është dhënë në vitin 2010 për operimin e Aeroportit të Prishtinës, si dhe

një projekt për Kompaninë e Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë, procedurat e

tenderimit për të cilën kanë përfunduar në Qershor 2012.

Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit energjetik

Legjislacioni në fushën e energjisë përfshin Ligjin për Energjisë i cili ka hyrë në fuqi

me 1 dhjetor 2010, Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjin për Rregullatorin e

Energjisë të cilën kanë hyrë në fuqi me 1 dhjetor 2010, Ligjin për Gazin Natyror të

datës 11 dhjetor 2009 dhe Ligjin për Efikasitetin e Energjisë të qershorit 2011.

UNMIK është nënshkrues i Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë dhe

Kosova është e obliguar që të respektojnë kornizën ligjore të Komunitetit të

Energjisë.1 Kosova ka një politikë të energjisë dhe legjislacionin në fushën e energjisë

si dhe një autoritet të pavarur rregullator, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRE) e

cila është përgjegjëse për rregullimin ekonomik të sektorit të energjisë elektrike,

ngrohjes qendrore dhe gazit natyror. Kosova nuk ka rezerva të gazit natyror apo

infrastrukturë për transportimin e gazit natyror. Sektori i energjisë elektrike në

Kosovë dominohet nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovës Sh.A (KEK), që është

një kompani publike përgjegjëse për prodhimin, aktivitetet minerare, operimin e

sistemit të distribucionit dhe furnizimit të energjisë elektrike. KEK i është nënshtruar

një shkalle të caktuar të shthurjes administrative dhe secili nga katër funksionet

themelore i është caktuar një divizioni të veçantë. Aktualisht është në vazhdim e sipër

procesi i tenderimit për privatizimin e distribucionit dhe furnizimit. Ndërprerjet e

energjisë elektrike , ndodhin rregullisht.

ZRE ka miratuar kornizën rregullore për energjinë e prodhuar nga burimet e

ripërtrishme të energjisë dhe ka caktuar tarifat përkatëse të cila aktualisht janë duke u

shqyrtuar. Vetëm përparim modest është bërë në përmirësimin e infrastrukturës dhe

efikasitetin e energjisë.

Kosova planifikon të mbyllë termocentralin 40 vjeqar Kosova A deri në vitin 2017.

Ky termocentral është njëri nga burimet më të mëdha të ndotjes në Evropë. The

Komisioni Evropian është duke mbështetur mbylljen graduale të Kosova A si dhe disa

projekte tjera duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit të energjisë në objektet

publike.

Ligji për Efikasitetin e Energjisë parasheh miratimi e një plani të veprimit i cili ka për

qëllim rritjen e efikasitetit me 9% deri në vitin 2018, mirëpo puna në hartimin e këtij

plani nuk ka filluar ende. Ligji parasheh harmonizimin me dispozitat përkatëse të

acquic për efikasitetin e energjisë në fushat si etiketimi i energjisë, performanca

energjetike e objekteve, efikasiteti i energjisë te përdoruesi i fundit dhe eko-dizajni.

Ligji përcakton bazën ligjore për krijimin e një agjencie për efikasitetin e energjisë

1 Furnizimi total primar në vitin 2007 ishte 372.63 ktoe (ekuivalent me mijë ton

naftë), nga të cilat 2.0% është energji nga hidrocentralet dhe 98% nga thëngjilli;

emetimet e CO2 nga djegia e thëngjillit janë 6.34 në vit (matur si Mt e CO2).

40

dhe krijimin e një fondi për efikasitetin e energjisë për promovimin e projekteve në

fushën e efikasitetit të energjisë dhe burimeve të ripërtrishme të energjisë.

Kosova ka përgatitur një plan të thjeshtësuar të veprimit për burimet e ripërtritshme të

energjisë në kuadër të kornizës së Komunitetit të Energjisë. Nevojiten më shumë

përpjekje për tërheqjen e investimeve në këtë sektor dhe promovimin e përdorimin të

bio-karburantit në transport.

Përmirësimi i efikasitetit të energjisë në objekte dhe në sektorin industrial duhet të

vazhdojë të jetë njëri nga prioritetet kryesore të qeverisë për shkak të nivelit të ulër të

prodhimit dhe kërkesës së madhe për energji. Zhvillimi i transportit dhe

bashkëpunimit në fushën e energjisë me shtetet fqinje është esencial për plotësimin e

nevojave energjetike të Kosovës. Kosova duhet të vazhdojë të përmirësojë efikasitetin

e energjisë dhe të promovojë konzervimin e energjisë elektrike. Përveç kësaj, Kosova

duhet të promovojë përdorimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë si dhe të

përmirësojë menaxhimin mjedisor dhe qasjen në ujë të pijshëm cilësor.

Për të zbrazëtirat aktuale dhe të ardhshme energjetike të Kosovës, rekomandohet që

t’i kushtohet më shumë vëmendje përmirësimit të efikasitetit, menaxhimit të kërkesës,

ndërtimit të hidrocentraleve të vogla dhe burimeve të ripërtritshme të energjisë,

forcimin e lidhjeve rajonale dhe gjenerimin shtesë termal.

41

ANEKSI 4 – MBËSHTETJA PËR BIZNESET E VOGLA

BERZH mbështet tranzicionin ekonomik duke arritur ndryshime në ndërmarrjet

mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe duke kontribuar në zhvillimin e

infrastrukturës së NVMM përmes këshillave për bizneset lokale. Kjo do të arrihet

përmes dy instrumenteve komplementare, Programit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve

(EGP) dhe Shërbimeve Këshillëdhënëse për Bizneset (BAS) që implementohen nga

ekipi i BERZH-it për Mbështetjen e Bizneseve të Vogla (SBS).

Përvojat e mëparshme SBS në Kosovë

EGP ka qenë aktive në Kosovë që nga viti 2001 me gjithsej 3.2 milion euro fondeve

të donatorëve të mobilizuara nga BE, ESSF, Danimarka dhe donatorët bilateral. Deri

më tani, 64 ndërmarrje në Kosovë kanë pranuar mbështetje nga EGP kryesisht në

industrinë e përpunimit të ushqimit. Deri më tani, 31 projekte janë vlerësuar, prej të

cilave 24 përqind janë vlerësuar si shumë të suksesshme. Për më tepër, 23 përqind e

përfituesve kanë raportuar rritje të numrit të punëtorëve dhe pothuajse 77 përqind

kanë raportuar rritje në qarkullim. Përveç kësaj, EGP ka zhvilluar Aktivitete për

Zhvillimin e Sektorëve (AZHV) dhe ka mbështetur organizimin e udhëtimeve të

homologimit me bizneset në shtetet e zhvilluara industriale.

Që nga fillimi në vitin 2004, BAS Kosova ka pranuar më shumë se 3.5 milion

financim nga donatorët si BE, ESSF, Hollanda dhe Taipei, që është plotësuar me

pothuajse 2 milion euro kontribute të klientëve. Deri më tani, BAS ka implementuar

430 projekte që kryesisht ndërlidhen me analizën e tregut, menaxhimin e cilësisë dhe

certifikimin si dhe zhvillimin në një gamë të gjrë të industrive. 330 projekte janë

vlerësuar deri më tani, nga të cilat 84 përqind janë vlerësuar si të suksesshme ose

shumë të suksesshme. 90 përqind e ndërmarrjeve të mbështetura nga BAS kanë

raportuar rritje të qarkullimit dhe 65 përqind rritje të numrit të punëtorëve. Përveç

kësaj, 9 përqind kanë pranuar financim në shumën mesatare prej më shumë se 1.5

milion euro. BAS gjithashtu ka ndërmarrë 24 aktivitete për zhvillimin e tregut

(AZHT) për të zhvilluar një infrastrukturë adekuate për NMVM.

Sa u përket çështjeve ndër-sektoriale, SBS së fundi ka përfunduar një program të

madh të financuar nga IPA që gjithashtu përfshin mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe

trajnime për zhvillim të biznesit me ndërmarrjet shoqërore dhe ndërmarrëset femra.

Sektori i NMVM dhe i konsulencës në Kosovë

Sektori i NMVM

NMVM përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë private në Kosovë ku përbëjnë 99

përqind të të gjitha bizneseve. Shumica e ndërmarrjeve janë mikro ndërmarrje

familjare dhe shumica veprojnë në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve. Ndërmarrjet

Kosovare përfitojnë nga tregu relativisht i lirë i punës dhe nga mungesa e

konkurrencës ndërkombëtare. Megjithatë, menaxhimi i pamjaftueshëm i cilësisë,

mungesa e sofistikimit në menaxhment dhe profesionalizmit korporativ, mungesa e

sistemeve të akreditimit dhe mungesa e teknologjive adekuate të prodhimin e

pengojnë zhvillimin e sektorit privat dhe aktiviteteve të eksportit, gjë kjo që rezulton

në nivel të ulët të efikasitetit dhe vlerës së shtuar.

42

Sektori i konsulencës

Sektori i konsulencës në Kosovë ballafaqohet me sfida të mëdha të tranzicionit sa u

për NMVM. Mungon kërkesa dhe oferta është e kufizuar vetëm në disa lloje të

shërbimeve. Shumica e konsulentëve ofrojnë një llojllojshmëri të shërbimeve mirëpo

shumica e tyre janë të kualifikuar në marketing dhe strategji. Numri i konsuletëve me

ekspertizë në zgjidhjet e TIK dhe menaxhimit të cilësisë është duke u rritur, ndërsa

numri i konsulentëve që ofrojnë shërbime të inxhinierisë dhe shërbime teknike siç

është efikasiteti i burimeve dhe menaxhimi mjedisor vazhdon të jetë i kufizuar. Në

përgjithësi, cilësia e projekteve të konsulencës është duke u përmirësuar gradualisht,

mirëpo roli i BAS vazhdon të jetë esencial për zhvillimin e aftësive të konsulentëve

dhe ekspertizës së tyre në disa fusha. Prania e konsulentëve jashtë Prishtinës është

duke u rritur shumë ngadalë dhe zonat rurale nuk kanë qasje në shërbimet

këshillëdhënëse. Përfundimisht, formalizimi i industrisë është duke avancuar përmes

Këshillit për Konsulencë të Biznesit në Kosovë dhe Shoqatës së Vlerësuesve

Kosovar.

Infrastruktura për mbështetjen e NMVM

Mbështetja institucionale për zhvillimin e sektorit të NMVM-ve është e fokusuar në

përmirësimin e mjedisit rregullator dhe legjislativ për biznese dhe për përmirësimin e

eksporteve. Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në Raportin e fundit të Bankës

Botërore ‘Të Bësh Biznes’ dhe tani radhitet në vendin e 98, mirëpo shumë përpjekje

mbesin të pakoordinuara dhe mungojnë burimet e nevojshme dhe varen shumë nga

donatorët. Zhvillimi i sektorit privat është përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë dhe

Industrisë. Është miratuar Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve 2012-2016 që parasheh

përmirësime të mëtutjeshme në mjedisin e biznesit, përmirësimin e qasjes në financa,

zhvillimin e kulturës së ndërmarrësisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve

Kosovare. Strategjia zbatohet nga Agjencia për NVM AMNVM, e cila kohëve të

fundit është shkrirë në Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë APIK.

Institucionet për mbështetjen e NMVM private kanë mungesë të kapaciteteve për

ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë për ndërmarrjes dhe komuniteti ndërkombëtar

vazhdon ti mbështesë për ushtrimin e rolit të tyre.

Vazhdimi i SBS në Kosovë

BERZH do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e NMVM-ve në Kosovë përmes

mbështetjes së drejtpërdrejtë për ndërmarrjet si dhe intervenimeve sistemike në

zhvillimin e tregut përmes SBS, duke kontribuar kështu në zhvillimin e

konkurrueshmërisë dhe sektorit të qëndrueshëm privat. Në bashkëpunim të ngushtë

me donatorët tjerë dhe autoritetet shtetërore, SBS do të fokusohet në veçanti në rritjen

e aktiviteteve të eksportit dhe rajonalizimin e produkteve, zhvillimin e produkteve,

zhvillimin e përdorimit efikas të burimeve dhe rritjen e produktivitetit në sektorin

vendor të NMVM-ve, si dhe do të punojë me ndërmarrjet në sektorët prioritar siç

është përpunimi i ushqimit dhe agrobiznesi, TIK, dhe përpunimi i drurit dhe metalit.

Vëmendje e veçantë do ti kushtohet qasjes së klientëve në financim përmes BERZH

dhe institucioneve financiare partnere në Kosovë dhe BAS gjithashtu do të zbatojë

menaxhimin financiar LEF dhe programin e raportit (AIP) me qëllim të zhvillimit të

43

menaxhimit financiar të ndërmarrjeve dhe rritjen e qasjes së klientëve në financim dhe

investime potenciale nga BERZH. Qështjet ndër-sektoriale siç është përmirësimi i

ndikimit mjedisor, zhvillimi rural, barazia gjinore dhe ndërmarrësia e të rinjve do të

vazhdoj të adresohet gjatë aktiviteteve të SBS.

Në nivel të tregut, SBS do të synojë promovimin e praktikave të mira ndërkombëtare

në sektorët prioritar përmes shpërndarjes së rasteve të suksesshme dhe trajnimeve.

BAS do të fokusohet në zhvillimin e tregut të këshillimit për bizneset lokale. Për më

tepër, SBS do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet lokale publike dhe private për

forcimin e mbështetjes institucionale për NMVM me qëllim të vazhdimit të

asistencës edhe në kuptim afatgjatë.

Varësisht nga disponushmëria e fondeve, EGP do të mbështesë bartjen e aftësive

menaxhuese dhe njohurive në industritë specifike si dhe do të punojë me korporatat e

mesme që kanë eksport të mirë -, investim dhe potencial të mirë të rritjes. Do ti

mbështesë këto korporata në përmirësimin e menaxhimit të performancës,

modernizimin e teknikave të prodhimit dhe zhvillimin e produkteve të reja inovative

përmes praktikave të mira ndërkombëtare dhe vendosjes së lidhjeve me kompanitë e

rajonit dhe BE. Për më tepër, mbështetja nga EGP do të fokusohet në shërbimet si

marketingu dhe markat tregtare, planifikimi strategjik i biznesit dhe menaxhimi

financiar.

BAS Kosova gjithashtu planifikon tu mundësojë NMVM-ve qasjen në shërbimet e

konsulencës përmes zhvillimit të projekteve të përbashkëta me konsulentë lokal. Do të

aplikohet një skemë fleksibile e granteve përmes azhurnimit vjetor të Matricës

Udhëheqëse të Granteve për prioritizimin e intervenimeve dhe shmangien e dyfishimit

të përpjekjeve me donatorët tjerë ndërkombëtare dhe organizatat qeveritare. Grantet

më të mëdha do të alokohen për ndërmarrjet e vogla dhe ato që ndodhen jashtë

Prishtinës si dhe për shërbime më komplekse të konsulencës dhe për projekte që

përfshijnë shërbimet e konsulencës në tregjet më të reja, duke përfshirë por pa u

kufizuar në zhvillimin e përdorimit efikas të burimeve, menaxhimin e avancuar të

cilësisë dhe menaxhimin mjedisor.

Asistenca e BAS në nivel të ndërmarrjeve do të plotësohet me AZHT me qëllim të

maksimalizimit të ndikimit të programit në Kosovë, duke përfshirë:

(i) Vizibilitetin dhe shpërndarjen për të promovuar shfrytëzimin e shërbimeve

këshillëdhënëse për biznese veçanërisht në zonat rurale dhe për stimulimin

e kërkesës për shërbime më të sofistikuara të konsulencës.

(ii) Zhvillimin e kapaciteteve të konsulencës duke u fokusuar në planifikimin e

investimeve dhe menaxhimin financiar, aftësitë kryesore të konsulencës

dhe menaxhimin e bizneseve të konsulencës.

(iii) Trajnime për NMVM-të, që do të fokusohen kryesisht në adresimin e

çështjeve ndër-sektoriale siç është përfshirja e femrave në biznes, zhvillimi

rural, marketingu, efikasiteti i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit si dhe

menaxhimi i cilësisë dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit.

44

ANEKSI 5 – BASHKËPUNIMI TEKNIK

ZOTIMET BT NGA DONATORËT GJATË BERZH, 2010-2012

Donatori Zotimet BT (€)

Fondi i Posaçëm i Aksionarëve të BERZH 380,000

BE 1,801,109

Gjithsej 2,181,109

ZOTIMET BT SIPAS SEKTORIT PËRMES BERZH, 2010-2012

Sektori /Ekipi Zotimet TC (€)

Zhvillimi i NVM * EGP/BAS 2,181,109

Gjithsej 2,181,109

Shënim: Vlerat e zotimeve bazohen në fundin e vitit ose të dhënat për periudhën e fundit të secilit vit.

* Kjo kategori e sektorëve përfshin mbështetjen e drejtpërdrejtë për NVM dhe mbështetjen e tërthortë

përmes dialogut të politikave të BERZH, autoriteteve dhe shoqatave tregtare/të biznesit (p.sh. Këshillat

e Investimeve)

45

ANEKSI 6 – TREGUESIT E PËRZGJEDHUR EKONOMIK

Kosova

2009 2010 2011 2012 2013

Vlerësim Parashikim

Prodhimi dhe shpenzimet (Ndryshimi i përqindjes në terma real)

BPV 2.9 3.9 5.0 2.7 3.2

Konsumi privat 0.4 3.8 3.0 2.6 2.6

Konsumi publik 3.9 -1.5 2.3 -1.3 2.9

Formimi kapitalit bruto fiks 11.7 8.8 7.6 4.4 4.3

Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 7.8 24.2 13.6 -1.4 4.5

Importi i mallrave dhe shërbimeve 5.3 11.9 5.6 0.8 3.3

Tregu i punës1 (Ndryshimi i përqindjes)

Të ardhurat mesatare mujore bruto në ekonomi (mesatarja vjetore) n.a n.a n.a n.a n.a

Rritja reale e pagave NMV (LCU) n.a n.a n.a n.a n.a

(In per cent of labour force)

Shkalla e papunësisë (fundi i vitit) 45.4 45.1 n.a n.a n.a

Çmimet (Ndryshimi i përqindjes)

Çmimet e konsumit (mesatarja vjetore) -2.4 3.5 7.3 4.2 2.2

Çmimet e konsumit (fundi i vitit) 0.1 6.6 3.6 4.6 1.7

Treguesit fiskal (si përqindje e BPV)

Bilanci i përgjithshëm qeveritar -0.7 -2.6 -1.9 -2.7 -3.5

Të ardhurat e përgjithshme qeveritare 29.3 27.6 28.1 27.8 27.6

Shpenzimet e përgjithshme qeveritare 29.9 30.0 29.8 30.3 30.7

Borxhi i përgjithshëm qeveritar 17.6 16.6 15.0 17.0 17.4

Sektorët monetar dhe financiar (Ndryshimi i përqindjes)

Paratë në kuptimin e gjerë (M2, fundi i vitit) n.a n.a n.a n.a n.a

Kreditë për sektorin privat (fundi i vitit) 8.9 12.6 14.7 4.6 n.a

(si përqindje e kredite totale)

Shkalla e kredive jo performuese 4.3 5.2 5.8 7.0 n.a

Interesi dhe normat e këmbimit (si përqindje në vit)

Shkalla e depozitave 4.3 3.7 3.5 3.6 n.a

Shkalla e kreditimit 14.3 14.6 14.1 13.4 n.a Shkalla e tregut të parave n.a n.a n.a n.a n.a

(Euros për dollar amerikan)

Norma e këmbimit (fundi i vitit) 0.69 0.75 0.77 0.76 n.a

Norma e këmbimit (mesatarja vjetore) 0.72 0.76 0.72 0.79 0.81

Sektori i jashtëm (si përqindje e BPV)

Llogaritë aktuale -15.4 -17.4 -20.3 -20.7 -21.1

Bilanci tregtar -42.8 -42.1 -45.1 -42.5 -41.3

Eksporti i mallrave 4.5 7.2 6.9 7.2 7.5

Importi i mallrave -47.3 -49.4 -52.0 -49.7 -48.7

Investimet e huaja të drejtpërdrejta 7.1 8.5 8.0 6.5 12.9

Rezervat bruto, duke përjashtuar arin (fundi i vitit) 16.0 16.3 13.5 14.3 18.0

Stoku i jashtëm i borxhit 17.6 16.6 15.0 15.5 14.5

Borxhet e jashtme publike 17.6 16.6 15.0 15.5 14.5

Borxhet e jashtme private n.a n.a n.a n.a n.a

(në muaj të importit të mallrave dhe shërbimeve)

Rezervat bruto, duke përjashtuar arin (fundi i vitit) 4.1 4.0 3.1 3.4 4.4

Pikat e memorandumit (Denominimet e përcaktuara)

Popullsia (fundi i vitit, milion) 1,683 1,708 1,734 1,760 1,786

BPV (në miliarda Euro) 3.9 4.2 4.6 4.9 5.2

BPV për kokë banori (në dollar amerikan) 2,325 2,468 2,674 2,776 2,894

IHD (në miliona Euro) 277 358 371 321 674

Borxhi i jashtëm / eksporti i mallrave dhe shërbimeve (në përqindje) 113.7 89.7 74.8 75.4 n.a

1 Shifrat nuk përfshijnë punëtorët e mërgatës jashtë vendit.

46

ANEKSI 7 – VLERËSIMI MJEDISOR

Sfondi

Mjedisi i Kosovës është i degraduar në masë të konsiderueshme për shkak të

industrive të energjisë, minierave dhe metalurgjisë në të kaluarën. Burimi kryesor i

ndotjes aktuale dhe ndikimit mjedisor vjen nga aktivitetet historike minerare dhe

posaçërisht nga minierat dhe deponitë e mbeturinave. Aktivitetet aktuale industriale si

dhe praktikat e vjetruara kanë ndikim të konsiderueshëm shëndetësor dhe mjedisor

dhe krijojnë humbje ekonomike. Çështjet kryesore mjedisore kanë të bëjnë me

ndotjen e ajrit, ndotjen nga plumbi si dhe ndotjet tjera nga aktivitetet minerare, ndotja

e uji, degradimi i pyjeve dhe tokës si dhe nga mos trajtimi i mbeturinave komunale

dhe mbeturinave të rrezikshme. Problemet kryesore mjedisore me të cilat ballafaqohet

Kosova janë:

ndotja e ajrit në zonat urbane ku ndikimin më të madh negativ e shkaktojnë

emetimet;

kontaminimi i plumbit që shkaktohet kryesisht nga minierat e hekurit dhe zinkut si

dhe impiantet e vjetra për përpunimin e plumbit që ndodhen kryesisht afër parkut

industrial të Mitrovicës si dhe nga përdorimi i vazhdueshëm i benzinës me plumb;

furnizimi jo adekuat me ujë, sanitari dhe higjienë si dhe ndotja e ujërave

sipërfaqësore me metale të rënda; dhe

mbledhja dhe deponimi jo adekuat i mbeturinave, duke përfshirë mbeturinave të

hirit të thëngjillit si dhe deponitë ilegale.

Politikat dhe Prioritetet Mjedisore

Strategjia e Kosovës për Mjedisin (“SKM”) për periudhën 2011-2021 dhe Plani

Kombëtar i Veprimit për Mjedisin (“PKVM”) për periudhën 2011-2015 janë

azhurnuar në vitin 2011. SKM synon reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e biodiversitetit,

shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e zonave të vlefshme

kombëtare. Prioritetet mjedisore në SKM dhe PKVM për pesë vitet e ardhshme janë

përfundimi i harmonizimit të legjislacionit me acquis të BE; përmbushja graduale e

standardeve të BE si dhe zbatimi dhe inkorporimi efikas i legjislacionit dhe

metodologjisë mjedisore në të gjithë sektorit; si dhe krijimi dhe forcimi i

institucioneve për zbatimin e politikave mjedisore (duke përfshirë zhvillimin e

kapaciteteve).

Objektivat mjedisore të përcaktuara në SKM dhe PKVM përfshijnë:

Rritja graduale e qasjes së popullatës në ujë të pijshëm, rrjetin e kanalizimit,

mbledhjen e mbeturinave komunale si dhe riciklimi i ujërave të zeza dhe

mbeturinave të ngurta.

Përdorimi racional i burimeve natyrore si dheu, uji, mineralet dhe pyjet. Vëmendje

e veçantë duhet ti kushtohet shfrytëzimit të burimeve të kufizuara dhe orientimi

drejt burimeve të ripërtritshme.

Zgjerimi i zonave të mbrojtura dhe mbrojtja më e madhe e trashëgimisë natyrore

si dhe zhvillimi i kapaciteteve efikase menaxhuese.

47

Aplikimi i koncepteve të efikasitetit të energjisë në të gjithë sektorët ekonomik.

Gjithashtu, SMK shpreh përkushtimin e Kosovës për respektimin e strategjisë së BE

në sektorin e energjisë, plani 20/20/20 i BE (20% rritje të efikasitetit të energjisë, 20%

rritje të shfrytëzimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë dhe 20% reduktim të

emetimeve të dioksidit të karbonit) që synon rritjen e efikasitetit të energjisë në

gjenerimin dhe konsumimin e energjisë si dhe ofrimin e stimulimeve ekonomike për

reduktimin e konsumimit të energjisë dhe rritjen e vetëdijes së popullatës për

efikasitetin e energjisë.

Kosova ka miratuar edhe strategji të tjera për mjedisin siç është Strategjia dhe Plani i

Veprimit për Biodiversitetin në Republikën e Kosovës 2011 – 2020. Disa nga planet

kryesore sektoriale dhe strategjitë e Kosovës përfshijnë dispozitat për mjedisin ose

marrin parasysh elementet mjedisore, siç është Strategjia e Energjisë 2009-2018,

Strategjia për Industrinë 2010–2013, Strategjia për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

2009–2013, Si dhe Dokumenti i Politikave dhe Strategjia për Zhvillimin e Sektorit të

Pyjeve 2010–2020.

Çështjet specifike të sektorit

Prodhimi i energjisë

Kosova ka dy termocentrale që përdorin linjit, Kosova A dhe B të cilat operohen nga

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK). Kosova A është ndërtuar në vitet

1962–75 dhe ka kapacitet të instaluar prej 800MW, prej të cilave vetëm 325 MW janë

në shfrytëzueshme. Kosova B funksionon që nga vitet 1983/84 dhe ka kapacitet të

instaluar prej 678 MW, prej të cilave 540 MW janë në dispozicion. KEK-u planifikon

instalimin e Filtrave Elektrostatik në Kosova A për reduktimin e emetimeve deri në

10 përqind të niveleve aktuale. Përveç kësaj, strategjia e Qeverisë është që: (i) të

mbyllë termocentralin Kosova A deri në vitin 2017 dhe ta zëvendësojë atë me një

termocentral të ri privat “Kosova e Re” me kapacitet 600 MW; (ii) të tërheqë

investime private për rehabilimin e Kosova B dhe plotësimin e standardeve mjedisore

të BE; (iii) të privatizojë distribucionin e energjisë elektrike me qëllim të reduktimit të

humbjeve komerciale; (iv) të përmirësojë sistemin e mbledhjes së të ardhurave dhe të

rrisë tarifat deri në nivelin e nevojshëm për rimbursim të plotë të kostos; (v) të

adresojë problemet mjedisore të shkaktuara nga Kosova A dhe B; (vi) të investojë

burime të konsiderueshme në efikasitetin e energjisë në afatshkurtër; dhe (vii) të

maksimalizojë shfrytëzimin e burimeve të ripërtritshme (hidro, solare, era dhe ato

gjeotermale). KEK-u gjithashtu është duke hapur një minierë të re të linjitit në fushën

e Sibovcit.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të zeza

Kosova ka burimeve të pakta ujore që janë kryesisht të përqendruara në katër basene

kryesore ujore. Rezervat e ujit nëntokësor janë të kufizuara. Sa i përket cilësisë së ujit,

të gjithë lumenjtë kryesor janë klasifikuar si të ndotur me nivele ë papranueshme të

ulëta të oksigjenit. Lumenjtë gjithashtu ndoten nga ujërat e zeza që derdhen në to.

Derdhja e ujërave të ndotura acidike industriale që përmbajnë metale si kadmiumi e

rëndojnë edhe më shumë situatën.

48

Qasja në ujë dhe sanitari është e kufizuar. Shtatë kompani rajonale të ujërave

furnizonin me ujë rreth 1.23 milion banore (65 përqind) të Kosovës në vitin 2008 dhe

pothuajse 1 milion banorë (53 përqind) kishin qasje në rrjetin e kanalizimit. Zonat

rurale kanë rreth 200 sisteme të furnizimit me ujë që menaxhohen nga komunitetet

ose fshatrat dhe që mbulojnë rreth 65 përqind të popullatës rurale, megjithëse shumë

pak prej këtyre sistemeve janë higjienike. Në nivel shtetëror ende nuk ka impiante për

trajtim të ujërave të zeza. Furnizimi jo adekuat me ujë, gjendja e vështirë sanitare (si

objektet e tualeteve, kanalizimit dhe të trajtimit të ujërave të zeza), si dhe praktikat jo

higjienike shkaktojnë sëmundje dhe rrit mortalitetin. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe

sistem të sigurt të kanalizimit si dhe respektimi i praktikave të mira higjienike luajnë

një rol të rëndësishëm në reduktimin e rrezikut nga sëmundjet më të zakonshme si

diarreja.

Menaxhimi i mbeturinave të ngurta

Kosovës i mungon menaxhimi adekuat i mbeturinave për pothuajse të gjitha llojet e

mbeturinave të ngurta (ato të amvisërisë, industriale, medicinale dhe të rrezikshme).

Mungojnë sistemet e mbledhjes, klasifikimit, riciklimit dhe trajtimit të mbeturinave.

Në Kosovë ka shumë deponi ilegale si dhe deponi të cilat nuk menaxhohen mirë.

Objektet adekuate për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme mungojnë dhe

Kosova nuk ka impiante të licencuara për incenerimin e mbeturinave të rrezikshme.

Këto mungesa shkaktojnë probleme dhe ndikime të konsiderueshme shëndetësore dhe

mjedisore, qoftë nga deponitë e pakontrolluara të mbeturinave (veçanërisht në zonat

rurale) ose nga hedhja e mbeturinave në deponitë ilegale (që shpesh ndodhen afër

lumenjve, duke shkaktuar kështu rreziqe dhe më të mëdha mjedisore), ose digjen. Një

sasi e madhe e hirit të thëngjillit (nga termocentralet) si dhe mbeturinat minerare

gjithashtu deponohen çdo vit dhe nuk janë ndërmarrë masa për riciklimin e këtyre

mbeturinave.

Biodiversiteti dhe pyjet

Rrjeti kombëtar i Kosovës i zonave të mbrojtura përfshin 97 zona të mbrojtura

natyrore me sipërfaqe prej përafërsisht 48,000 ha ose 4.4 përqind të territorit të

Kosovës si dhe 195 zona të tjera të propozuara për mbrojtje. Zonat e mbrojtura

përfshijnë 11 rezervate natyrore, 1 Park Nacionale, 82 monumente të natyrës, 2 Parqe

Rajonale dhe 1 Park të Pyjeve. Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet në

Republikën e Kosovës për periudhën 2011 – 2020 synon rritjen e zonave të mbrojtura

në rreth 10 përqind të territorit të Kosovës (ose rreth 100,000 ha) si dhe identifikimin

e zonave që mund të përfshihen në rrjetin NATURA 2000 të BE-së.

Pyjet në Kosovë kanë qenë nën presion të vazhdueshëm që nga vitet 1990 për shkak

të shfrytëzimit ilegal të tyre. Shumica e prerjes ilegale të drunjve bëhet për shfrytëzim

për djegie që është burimi kryesor i ngrohjes, madje edhe në disa zona urbane. Është

vlerësuar se Kosovës i duhen rreth 1 milion metra kub (m³) sasi drunore në vit për

plotësimin e nevojave të ngrohjes. Për më tepër, pyjet gjithashtu janë shfrytëzuar

jashtëzakonisht shumë pas luftës për rindërtimin e shtëpive. Materialet e para janë

marrë nga pyjet kryesisht në mënyrë ilegale. Rreth 40 përqind e pyjeve publike dhe 29

përqind e pyjeve private ballafaqohen me prerje ilegale dhe shumë pyje të reja dhe të

mesme kanë nevojë për menaxhim të menjëhershëm, duke përfshirë pastrimin dhe

hollimin. Struktura aktuale e pyjeve dhe degradimi i pyjeve nuk lejon zhvillimin e

49

mirë të habitatit dhe biodiversitetit për kafshët e egra. Dokumenti i Politikave

Strategjia për Zhvillimin e Sektorit të Pyjeve 2010 – 2020 synon zhvillimin e

kapaciteteve për zgjidhjen e problemeve mjedisore që kanë të bëjnë me pyjet,

zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për zbatimin dhe monitorimin e

planeve të veprimit për biodiversitetin si dhe krijimin dhe menaxhimin e zonave të

mbrojtura në pajtim me objektivat kombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndotja në të kaluarën

Ndotja në të kaluarën është shkaktuar kryesisht nga Kompleksi Industrial Trepça

(parku industrial në Mitrovicë) dhe Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK),

megjithëse ka pasur shumë impiante të tjera minerare të braktisura në Kosovë.

Kompleksi Industrial Trepça përbehet nga disa miniera, tri koncentratorë të

mineraleve me objektet përcjellëse të deponimit, një shkritore e hekurit, një

shkritore e zinkut dhe disa objekte industriale dhe përcjellëse që kryesisht

shërbejnë për prodhimin e hekurit dhe zinkut. Minierat dhe koncentratorët nuk i

janë nënshtruar standardeve mjedisore para viti 1999 dhe kjo ende nuk ka

ndryshuar. Problemi kryesor është se shumica e emetimeve nga këto impiante –

posaçërisht emetimet e pluhurit nga lokacionet kontaminuara si dhe deponitë janë

të vazhdueshme dhe kanë pak lidhje me prodhimin. Ndikimi mjedisor i

kompleksit Trepça i tejkalon ndikimet nga prodhimi i vazhdueshëm i metaleve t

hekurit dhe zinkut.

KEK ka operuar në fushat e linjitit në Bardh dhe Mirash si dhe termocentralet

Kosova A dhe B për shumë dekada pa kontrolle adekuate mjedisore (madje edhe

sot) dhe nuk ka pasur plane për veprimtari të qëndrueshme dhe mbyllje të

minierave pas shterimit të tyre. Emetimet në ajër, posaçërisht të SO2 dhe NOx nga

termocentralet janë shumë më të larta se standardet e përcaktuara në Direktivën e

BE për Temocentrale të Mëdha dhe ndikojnë në ndotjen e Prishtinës dhe

komunave përreth. Kosova A gjithashtu ka pasur një impiant të vogël për

gazifikimin e linjitit për prodhimin e kimikaleve dhe plehut artificial. Aktivitetet

historike të KEK-ut kanë shkaktuar disa pasoja gjatë viteve. Më të rëndësishmet

janë se hiri i thëngjillit nga Kosova A dhe B është deponuar në tokë dhe në

mënyrë të tharë duke shkaktuar kështu pluhur. Materialet e hequra për hapjen e

minierave të lignitit janë hedhur në afër 1,000ha tokë, duke e bërë zonën të

papërshtatshme për bujqësi.

Burimi: Analiza Mjedisore e Kosovës, Vlerësimi i Kostos së Degradimit Mjedisor,

Shqyrtimi Institucional, dhe Rishikimi i Shpenzimeve Publike Mjedisore, Banka

Botërore, 2011.

50

ANEKSI 8 – BARAZIA GJINORE2

Pabarazia Gjinore dhe Zhvillimi Njerëzor

Sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të UNDP-së (IZHN) për vitin 2011, Kosova ka

indeks të lartë të zhvillimit njerëzor. Ajo rangohet në vendin e 87 nga gjithsej 187

shtete por mbetet prapa pjesës tjetër të Evropës. IZHN përbëhet nga tri dimensione:

shëndetësia, edukimi dhe standardi i përshtatshëm i jetesës.

Pjesëmarrja e fuqisë punëtore dhe dallimi në paga mes gjinive

Pjesëmarrja e femrave të tregun e punës në Kosovë është shumë më e ulët se e

meshkujve. Sipas Raportit të UNDP për Zhvillimin Njerëzor të vitit 2012 Sektori

Privat dhe Punësimi, në vitin 2009 vetëm 29 përqind e femrave kanë marrë pjesë në

tregun e punës në krahasim me 67 përqind të meshkujve. Shkalla e papunësisë është

shumë e lartë në Kosovë, me 57 përqind të femrave dhe 41 përqind të meshkujve

zyrtarit të papunë në vitin 2009. Shkalla e papunësisë është veçanërisht e lartë ndër të

rinjtë, që është shqetësim i madh për Kosovës pasi që ajo ka popullsinë më të re në

Evropë.

Nuk janë raportuar dallime gjinore sa i përket regjistrimit dhe qasjes në arsim. Për

shembull, sipas Entit Statistikor të Kosovës, në vitet 2010-2011, 50.7 përqind e

studentëve të universitetit ishin femra dhe 49.3 përqind meshkuj. Është e rëndësishme

të theksohet se ka dallime të mëdha gjinore mes zonave rurale dhe urbane. Për

shembull, sipas vlerësimit të UNICEF-it në vitin 2004, 14 përqind e femrave në zonat

rurale ishin analfabete krahasuar me 4 përqind të meshkujve.

Sipas Bazës së të Dhënave të Bankës Botërore për Femrat, Biznesin dhe Ligjin,

pushimi i lehonisë në Kosovë është 270 ditë kalendarike. Megjithatë, vetëm 63

përqind e pagës mbulohet gjatë kësaj periudhe. Ligji lejon pushimin e atësisë, mirëpo

paguhen vetëm dy ditë të pushimit të atësisë. Punëdhënësi është i obliguar me ligj që

të ofrojë të njëjtën punë dhe pozitë për femrën pas kthimit nga pushimi i lehonisë.

Ligji kërkon që të ketë pagesë të barabartë për punë të barabartë. Femrat janë

gjithashtu të mbrojtura me ligj nga praktikat jo diskriminuese gjatë punësimit si dhe

nga ngacmimi seksual në vendin e punës.

Ndërmarrësia, qasja në financim

Sipas Bazës së të Dhënave të Bankës Botërore për Përfshirjen Globale Financiare që

ka kryer një sondazh me afërsisht 1,000 persona duke përdorur mostra të zgjedhura

dhe që përfaqësojnë vendin, në vitin 2011 mbi 57.3 përqind e meshkujve dhe 31.5

përqind e femrave të rritura kishin një xhirollogari në institucionet financiare formale

në Kosovë. Sipas Sondazhit për Mjedisin Afarist dhe Performancën e Ndërmarrjeve

(SMAPN), nga 15 përqind e 270 kompanive të anketuara në Kosovë që kanë aplikuar

për kredi dhe që kanë pasur pronare femra, 33.3 përqind janë refuzuar. Për krahasim,

23.5 përqind nga 85 përqind të kompanive në të njëjtën anketë që kanë aplikuar për

kredi dhe që nuk kanë pasur pronare femra janë refuzuar.

2 Sasia dhe cilësia e të dhënave për tregun e punës sipas gjinive në Kosovën e pasluftës është e kufizuar.

51

Legjislacioni i Kosovës siguron të drejta të barabarta për gratë dhe burrat për sa i

përket trashëgimisë dhe pronësisë. Megjithatë, sipas Raportit të UNDP-së 2012

Raporti për zhvillim njerëzor në Kosovë -Sektori privat dhe punësimi, 92 përqind të

aseteve të kolateralit të nevojshme për të filluar biznese janë regjistruar në emër të

burrave në Kosovë. Sipas të njëjtit burim, vetëm 3 përqind e kredive bankare

komerciale u jipen grave. Këto shifra nuk janë të habitshme pasi që mungesa e

pronësisë së aseteve shpesh pengon gratë nga përdorimi i pronës dhe aseteve të tjera si

hipotekë.