39
1 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012 KRIMINALISTIKA APLIKATIVE ME FORENZIKË

DORACAK pa foto KRIMINALISTIKE APLIKATIVE ME FORENZIKE.pdf

Embed Size (px)

Citation preview

1 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

KRIMINALISTIKA APLIKATIVE ME FORENZIKË

2 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

HYRJE NE KRIMINALISTIKE APLIKATIVE ME FORENZIKE

1. Defininicioni i kriminalistikës aplikative:

“Kriminalistika aplikative nënkupton metodat, teknikat apo proceduarat shkencore/praktike që aplikohen për ndriqimin e veprave penale në kuptimin e ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e provave materiale”

2. Definicioni i Forenzikës:

Forenzika eshtë shkencë e cila mirret me testimin e provave materiale përmes metodave dhe teknikave standarde-shkencore për hetimin e krimit (veprave penale) në interes të sistemeve të drejtësisë.

Termi “Forenzikë” rrjedh nga fjala latine Forensics që d.m.th “gjatë apo para forumit- Ang. “of or before the forum”.

3. Objekt i Kriminalistikes Aplikatve me Forenzike

Sipas I. Myftrait Kriminalistika, 2008:

Gjurmët e vendit të ngjarjes paraqiten ne madhësi forme, dhe gjendje fizike të ndryshme:

- Objektete e medha (Armë zjarri, levë, gjurmë këmbe etj)

- Objekte të padukshme (Gjurmë gishti etj)

- Objekte ne gjendje të ngurtë (bojë e tharë)

- Objekte të lëvizshme (erë e një sendi)

Objekt i kriminalistikës aplikatve me forenzike

Objekt i kriminalistikës aplikative me forenzikë është:

- Vendi i ngjarjes si tërsi

- Provat materiale nga vendi i ngjarjes në veqanti

- Provat materiale nga trupi I viktimiës dhe të dyshimtit në veqanti

- Provat materiale që ndërlidhen me vepren e caktuar.

4. Disiplinat e shkencave forenzike (shkencat ligjore):

3 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

a) Anthroplologjia forenzike: përcaktimi i identitetit dhe origjinës së mbetjeve selektive ligjore)

b) Balistika: përcaktimi (identifikimi) dhe klasifikimii llojit të armës dhe municionit (gëzhojës dhe projektilit), përcaktimi i distancës së qitjes.

c) Biologjia forenzike: (Idntifikimi i përsonave: Serologji, Analiza të AND-së)

d) Daktiloskopia: Identifikimi i përsonave përmes vijave papilare

e) Entomologjia forenzike: Përcaktimi i kohës së vdekjes në bazë të insekteve

f) Ekzaminimi I dokumantave dhe dorëshkrimeve: Përcaktimi I origjinalitetit të dokumentit dhe dorëshkrimit-nënshkrimit.

g) Fotografia forenzike: Marrja e pamjeve kriminalistike makro dhe mikro përmes fotografimit me film apo digjital.

h) Odontologjia forenzike: Përcaktimi i identitetit përmes dhëmbëve dhe/apo kafshimeve.

i) Psikiatria forenzike: Përcaktimi i kapacitetit mendorë (mental) për identifikimin e përgjegjësisë, aftësisë për të marrë vendime dhe për të gjykuar.

j) Psikologjia forenzike: Përcaktimi i profilit psikologjik të individit mbi fajajësi apo pafajësi

k) Patologjia ligjore: Përcaktimim i shkakut të vdekjes përmes ekzaminimit mjkoligjorë të kufomës.

l) Traseologjia: Përcaktimi i përsonave apo mjeteve në bazë të gjurmëve të këmbëve, gomave, mjeteve (vegla për thyrje), ngjyrës, xhamit, dheut, fibrave etj.

m) Toksikologjia forenzike: Përcaktimi i materies toksike(helm, droge, alkool) llojit, përbërjes dhe ndikimit në organizimin e njeriut.

n) Ingjinjeria forenzike (analiza e aksidenteve ne komunikacion): Përcaktimi i shkakut, mënyrës dhe përgjegjësisë së aksidenteve në komunikacion.

o) Ekzaminimi i zerit dhe audiove: Përcaktimi i origjinës së zerit dhe audiove (xhirimeve).

p) IT-ja Forenzike: Analizimi i të dhënave kompjuterike, aspektet teknike te hetimeve të internetit dhe ekzaminimi i paisjeve elektronike

5. Disiplinat forenzike ne kuader te ENFSI-it: ENFSI nga Anglishtja Europian Netëork of Forensic Science Institutes (Rjetpunues Europian i Instituteve të Shkencës së Forenzikës). Ky rrejt Europian ka 16 grupe punuese të disiplinave të ndryshme të shkencës së forenzikës si në vijim:

4 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Digital Imaging, Fire and Explosive Investigation, DNA, Forensic Information, Technology, Document, Forensic Speech and Audio Analysis, Drugs , Handëriting, Explosives, Marks, Fibres, Paint and Glass, Fingerprint, Road Accident Analysis, Firearms, Scene of Crim

6. Shkenca e Forenzikës në vendin e ngjarjes dhe në Laborator

Në vendin e ngjarjes:

- Gjurmët e këmbëve

- Gjurmët e gishtave

- Gjurmët e armëve të zjarrit

- Mbetjet organike e inorganike

- Mbetjet biologjike

- Dokumente

- Fotografi

Në laborator

- Trasologjia - Daktiloskopia - Balistika ligjore - Mikrogjurmët - Biologjia Ligjore - Ekzaminimi i dokumenteve - Fotografia Laigjore

Kriminalistika:

Trasologjia, Daktiloskopia, Balistika Ligjore, Mikrogjurmët, Biologjia ligjore, Ekzaminimi shkencore i dokumantave, Fotografia ligjore

Mjekësia Ligjore:

Patologjia ligjore, Antropologjia ligjore, Odontologjia ligjore

Disiplina tjera të shkencave ligjore

Toksikologjia ligjore, Psikiatria ligjore, Psikologjia ligjore, Entomologjia ligjore, Ingjinjeritë ligjore

a. Roli dhe rëndësia e Shkencës së Forenzikës:

5 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Zbulimi, fiksimi, mbledhja, regjistrimi, identifikimi, ekzaminimi, ekspertimi, analiza shkencore e provave materiale, gjurmeve, kufomes, trupit te njerit (brenda dhe jashte) per te ndihmuar sistemet e drejtesise drejt argumentimit te së vertetes

KAPITULLI I-rë

1. PËRPUNIMI KRIMINALISTIK I VENDIT TË NGJARJES PËR VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT, VEPRAT PENALE KUNDËR INTEGRITETI SEKSUAL

1.1. Sigurimi dhe kqyrja e vendit te ngjarjes

Vendi i ngjarjes mund të definohet si një vend në të cilin është kryer një sulm dhe ku mund të egzistojnë provat e mundshme materiale. Vendi i ngjarjes mund te jete: shtepia, banesa, automobili, sheshi, rruga, pylli, deti, lumi, ajroplani etj.

Sigurimi i vendit të ngjarjes nenkupton ruajtjen e vendit të veprës penale në të njejtat kushte fizike ashtu siq e ka lënë edhe kryesi i veprës penale.

Sigurimin e vendit te ngjarjes e bene polici i pare i cili arrin ne vend te ngjarjes

Sigurimi i vendit të ngjarjes fillon nga pika fokale dhe zgjerohet në drejtim të përimetrit

1.2. Detyrat primare te policit të parë në V.Ngj

Identifikimi dhe mbajtja për pyetje personin i cili i pari njofton policin

Përcaktimi i kryesit te veprës penale duke bërë hetimin direkt ose vëzhgimin nëse identiteti i tij, saj nuk është i njohur.

Mbajtja e të gjithë personave në vend te ngjarjes.

Ndarja e të gjithë dëshmitarëve ashtu që deklaratat e pavarura të tyre mund të sigurohen më vonë.

Ndalimi i hyrjes se personave të paautorizuar në vendin e ngjarjes ose ata që pengojnë në ndonjë mënyrë.

Mbyllja e rrugës në vendin e ngjarjes duke përdorur pengesa të ndryshme si; litar, shirit për kufizimin e vendit të ngjarjes ose shenja tjera.

Vendosja e një hyrje/dalje te vetme për të gjithë personat që janë të autorizuar të jenë në vendin e ngjarjes.

6 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Proces mbajtja e një formulari mbi hyrje/dalje ne vendit e ngjarjes

1.3. Detyrat primare te policit të dyte në V.Ngj.

Shpërndarja e turmës

Mos lejimi i largimit te dëshmitarëve nga V.Ngj.

Ndihma në izolomin e mënjëhershëm të V.Ngj.

Ndihma në vendosjen e perimetrave

Vendosja e qendrës komanduese

1.4. Përgjegjësite në V. Ngj., Struktura Komanduese

2. Polici i parë në vendin e ngjarjes, 3. Udhëheqësi, 4. Hetuesi, 5. Prokurori

1.5. Bashkëpunimi midis hetuesit dhe krimteknikut në V.Ngj.

Elementet baze per nje kqyrje-ekzaminim profesional dhe efikas janë:

a) Bashkepunimi dhe koordinimi midis hetuestit dhe krimteknikut b) Shkëmbimi i informatave c) Themelimi i rregullave ër menagjimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes

1.6. Hyrja në vendin e ngjarjes

Eksperti forenzik i vendit të ngjarjes duhet të ketë parasysh këto elemente: a) Mos nxitimi b) Shiqimi c) Degjimi d) Vezhgimi e) Nuhatja f) Teoria e transferit

7 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

1.7. Metodat e kqyrjes së vendit të ngjarjes

Metodat kryesore të kqyrjes së vendit të ngjarjes janë: a) Kqyrja Spirale bazohet në konceptin e lëvizjes në formë të spirales duke filluar nga

qendra apo periferia.

Fig. nr. 1

Në figurë është paraqitur sistemi spiral I këqyrjes së vendit të ngjarjes duke filluara nga periferia e duke mbaruara në qendër

b) Kçyrja thelbësore (para mrapa) bazohet në konceptin e lëvizjes paralele para mbrapa duke filluar nga njëri kënd I vendit të ngajrjes dhe duke përfunduar në këndit tjetër

Fig. nr. 2

8 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Në figurë është paraqitur sistemi para mbrapa i këqyrjes së vendit të ngjarjes duke filluar nga nga njëri kënd i vendit të ngajrjes dhe duke përfunduar në këndit tjetër të të njëtës anaë të vendit të

ngajrjes

c) Kçyrja rrjetore bazohet në konceptin e lëvizjes rrjetore para mbrapa dhe majtas djathtas duke filluar nga njëri kënd I vendit të ngajrjes dhe duke përfunduar në këndit tjetër të anës tjetër të vendit të ngjarjes

Fig. nr. 3

Në figurë është paraqitur sistemi rrjetore i këqyrjes para mbrapa dhe majtas djathtas duke filluar nga njëri kënd i vendit të ngajrjes dhe duke përfunduar në këndit tjetër të anës tjetër të vendit të ngjarjes.

d) Kçyrja sektorale bazohet në konceptin e ndarjes së vendit të ngjarjes në sektore/pjesë ku pastja secili sektorë kqyret përmes njërës nga metodat e paraqitura në fig. 1, 2 dhe 3. Kjo metodë zakonisht përdorët në vende të ngjarjes me hapsira të madha.

9 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 4

Në figurë është paraqitur sistemi sektoral i këqyrjes së vendit të ngajrjes ku A, B, C dhe D paraqesin sektorët e ndara të vendit të ngjarjes.

1.8. Kushtet themelore te kqyrjes së vendit të ngjarjes Tri kushtet thelbësore të kqyrjes së vendit të ngjarjes janë 1. Opcionet më të mira të kqyrjes shpesh herë janë më të vështirat dhe marrin shumë

kohë. 2. Mos shpërfillja e provave materiale. 3. Është vetëm një shansë për të kryer punën siq duhet e ajo është puna ekipore

1.9. Prova Materiale

Sipas ligjit për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë neni 3, paragrafi1. pika 1.16 me provë nënkuptohet: “vërtetim i të dhënave që duam të njohim a ta studiojmë më thellë: eksperiment që bëhet për të marrë të dhëna për diçka, për të kontrolluar saktësinë e dickahit, veprim paraprak që bëhet për të kontrolluar apo vërtetuar saktësinë e një lloji, një gjëje, a mase të diçkaje, duke u mbështetur në fakte a dëshmi. Prova është e dhënë që vërteton ose mohon diçka. Ndërsa me dëshmi sipas po të njëjtit ligj si më lartë neni 3, paragrafi1. pika 1.15 nënkuptohet dokumenti, prova që dëshmon ndonjë fakt të caktuar.

Në aspektin e shkencës së forenzikës prova materiale apo dëshmia fizike:

a) Mund te vertetoje qe krimi eshte kryer, b) Mund te jap ndonje element kyqe te krimit c) Mund te lidhe te dyshimtin me vend-ngjarje apo me krimin d) Mund te jape identitetin e viktimes apo te dyshimtit e) Deshmit Fizike do ti referohen qdo mjeti material qe mund te jet prezent ne vend-

njgarje. f) Keto mjete do te prezentohen ne ndonje qeshtje apo incident per te vertetuar apo per

te hedhur poshte faktet e kesaj qeshtje, g) Mund te konfirmoje deshmin verbale te deshmitarit.

Mund te shfajesoje te pafajshmin

1.9. Fiksimi evidentimi, etiketimi dhe mbledhja e provave materiale në vendin e ngjarjes.

10 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Hetuesi dhe eksperti forenzik i vendit të ngjarjes dhe tekniku i vendit të ngjarjes së pari duhet të jenë të paisur me njohuri për lokacionet e mundshme të mbatjeve të gjurmëve. Vendet e ngajrjes mund të jenë të ndryshme si në vijim: Vendi i ngjarjes në lokacion (hapsirë) të mbyllur Vendi I ngjarjes në lokacion të hapur Hetimi natën në vendet e hapura të ngjarjes Kçyrja e viktimës se gjalle apo te dyshuarit të gjallë Kçyrja e viktimës se vdekur apo te dyshuarit të vdekur Automjeti i viktimës / të dyshuarit Shënimi (markimi) i provave materilae duhet të bëhet si në vijim:

Armët e Zjarrta shenohen mbrenda mbrojtëses së këmbëzës

Gëzhojat shënohen në maje të skajshme të plumbit

Karikatorët shënohen përbrenda skajit të grykës

Plumbat shënohen në bazë

Kaçavidat Shënohen në boshtin afër dorzës, veç nëse kjo pjesë përmbanë prova (siq janë gjurmët e gishtrinjeve ose të gjakut).

Thikat shenohen në dorzë ose në tehun afër dorëzës, veç nëse ndonjëra prej këtyre pjesëve përmbanë prova (siq janë gjurmët e gishtrinjëve ose të gjakut)

Përpunimi i gjurmëve të këpucëve derisa gjurmët janë të pathara mirë

Letra me gjurmët e këmbës shënohet në një vend të dukshëm (për shembull në çoshe apo mbrapa letrës)

Etiketa e provave material duhet të përmbajë:

Numri i rastit

Data, koha, dhe lokacioni ku dëshmia ishte siguruar.

Emri i teknikut të kriminalistikës ose hetuesit I cili I ka mbledhur dëshmit.

Përshkrimi I shenjave dalluese ose të emëruara.

Mbledhja dhe Paketimi i Provave materiale:

Nëse ka mundësi, përdorni letër ose karton për paketim.

11 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Shmanguni plastikes ose kontajnerave (kutijave metalike) hermetikisht të mbyllura ose gjësendeve të lagura (transportimi I përkohshem në plastikë është I pranueshem, siguroni që kontaineri nuk është I mbyllur).

Gjësendet e terura duhet të paketohen dhe të mbyllen në çese plastike.

Gjësendet-dëshmi siq janë flokët, fijet dhe gjurmët e gishtrinjve duhet të lëvizen(barten) me kujdes ti shmangemi dëmtimit të provave bazë ose dëmtimit të gjësendit -dëshmi.

Gjësendet-dëshmi të lagura duhet të vendosen në çese të letrës për transportim dhe atëherë të nxirren derisa të teren tërësisht dhe ripaketohen mbyllen në kovert . Për qëllim të transportit nismëtar ,në mënyrë të veçantë gjësendet e lagura ose biologjikisht të kontaminuara mund të ruhen në çese plastike për një kohë të shkurt që ti shmanget kontaminimit të personave ,makinave,dhe gjësendeve tjera të provës . Këto gjesende kanë nevojë menjëherë të largohen dhe të teren dhe ti shmangemi mykut, këpurdhave, dhe prishjes potenciale të provës biologjike.

Paketimi i Provave materiale

Revolet duhet të paketohen në kontainera(kutia nga metali) të forta që ti shmanget dëmtimit ose prishjes te provës nga ana e jashtme

Gjësendet e mprehta siq janë xhami ,thikat e të tjera duhet poashtu të ruhen në kontainera (kuti metali) të forta që ato mos të depërtojnë përtej. Paketimi i materialit duhet të bëhet për të parandalu zhvendosjen ose dëmtimin.

Gjësendet – dëshmi nga letra duhet të vendosen në mënyrë të rrafsht që ti shmangemi rrudhjes.

Rrobat ose gjësendet nga tekstili mund të palohen e të vehen në kontainer ,por rrudha kurr mos ta dëmtojë shenjën (njollën).

Gjësendet që prishen duhet të vihen në frigorifer ose përndryshe të ruhen ashtuqë të parandalohet prishjae tyre. Kjo I përfshin gjësendet siq janë gjaku dhe lëngjet (fluidet) tjera biologjike.

Të gjitha gjësendet pasi që të paketohen, duhet të ruhen e sigurohen në një vend me një hyrje të kontrolluar dhe kufizuar. .Hyrja në ketë zonë duhet të dokumentohet në procesverbal, e cila mund të përdoret për vendosjen e sistemit zingjiror të ruajtjesë së dëshmisë së arrestit.

12 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Procesverbali i provave materiale

Numri I rastit dhe lloji I krimit

Numri I shenjës

Përshkrimi i gjësendit të gjetur

Data dhe koha e gjetjes

Emri i personit që ka gjetur gjësendin

Renditja e gjësendit (të ruajtur në dollap me çelës dhe dërgimi për analiza laboratorike e të tjera. ) Secili gjësend duhet të pasqyroj vendin dhe renditjen në të gjitha kohët.

Transferimet e shënuara

Në çdo kohë, gjësendi I dëshmisë transferohet në mes të individëve, për ndonjë arsye, duhet të shënohet në procesverbalin e provave materiale. Historia e sakt dhe komplete e provës duhet të dokumentohet nga koha kur është zbuluar dhe mbledhur së pari e deri të prezentimi në gjyq. .Çfarëdo fakte më pak se këto të cekura më lartë mund të zhvleftësojë rëndësinë e saj në gjyq.

1.10. Fotografia kriminalistike

Referouhini materialit te bashkangjitur-Bazat teorike te fotografise

1.11. Skica kriminalistike

1. Qellimi i Skices se vendit të ngjarjes është:

a) Përshkrimi i saktë i informatate te V. Ngj.

b) Kjartësimi i dukjes dhe kuptimi me i lehte V. Ngj.

c) Mundesimi i rivendosjes se provave ne pozita te njejta gjate rikonstruimit

Dy skicat kryesore kriminalistike që aplikohen janë:

a) Skica me dorë të lirë (kroki skica) Skicohet me dorë të lirë në vendin e ngjarjes ku vizatohen (paraqiten) te gjitha provat relevante te vendit të ngjarjes. Nuk aplikohet shkalla e përpjestimit. Ne skicen kroki duhet të shënohet drejtimi i Veriut.

13 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

b) Skica e detajuar (profesionale) Eshte skice finale tek e cila aplikohet shkalla e përpjestimit, bazohet në shenimet e skicës së terenit dhe punohet ne kabinet (zyre) me vizatim teknik apo permes sistemeve kompjuterike si CAD etj.

2. Skica duhet të përmbajë së puku këta element: 1. Emri, mbiemri dhe detyra e ekspertit. 2. Data, koha, klasifikimi i veprës penale, dhe numri i raportit. 3. Emri i plotë i qdo personi që asiston në marrjen e matjeve. 4. Adresa e vendit të ngjarjes, pozita e saj në ndërtesë, pikë referimet (piketat), dhe

drejtimi hapësinor (busullor). 5. Shkalla e vizatimit, nëse është bërë vizatimi shkallëzues. 6. Gjërat kryesore të dallueshme të dëshmive fizike dhe karakteristikat kritike të

vendit të ngjarjes. Vend ndodhja e gjërave të tilla indikohet me anë të matjeve të sakta prej së paku dy pikave fikse apo me metoda tjera që do të diskutohen më poshtë.

7. Një legjendë apo një çelës për simbolet që janë përdorur për ti identifikuar objektet me interes në skicë.

3. Metodat e matjeve

Ekzistojnë dy metoda kryesore të matjeve në vendin e ngjarjes: a) Metoda trekëndëshore bazohet në konceptin matjeve trekëndëshore të bazuara

në dy e më tepër pika fikse apo statike.

14 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 5

Në këtë figurë është paraqitur metoda e matjeve trekëndëshore përmes dy pikave fikse (shtylla elektrike)

b) Metoda ko-ordinative bazohet në konceptin e matjes ko-ordinatave X dhe Y , këndit të drejtë (90 shkallë). Për aplikimin e kësaj metode të matjes duhet së paku dy metra shiritorë.

Pikat fikse 1 për matje mund të merren pikat statike sin ë vijim: 1. Këndet e ndërtesave 2. Këndet e kthesave të rrugës 3. Urat 4. Shaktet 5. Shenjat e trafikut 6. Shtyllat elektrike (rrugore) 7. Shtyllat telefonike 8. shtylla të metalta

1 Pika fikse konsiderohen te gjitha pikat statike të cilat janë të qëndrushme më shumë se një vit.

15 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

9. shtylla druri, 10. shtylla betoni,

Fig. nr. 6

Në këtë figurë është paraqitur metoda e matjeve koordinative përmes një pike fikse në këndin e drejtë 90°

Fig. nr. 7

Në këtë figurë janë paraqitur disa nga paisjet për matje dhe skicim të skicës kriminalistike

4. Përpjestimiti i të dhënave Në mënyrë që skica kriminalistike të paraqet masat reale të të dhënave të vendit të ngjarjes duhet të përpjestohet (zvoglohet në njësi matëse) varësisht nga hapsira e vendit të ngjarjes dhe madhësia e letrës në të cilën paraqitet skica.

16 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Zgjedhja e shkallës së drejtë të përpjestimit mund të bëhet nëse I referohemi të dhënave si në vijim:

Përpjestimi Sipërfaqja e vendit të ngjarjes 1 : 25 4.5 x 5.75m 1 : 50 9.0 x 11.5m

1 : 100 18 x 23 m 1 : 200 36 x 46 m 1 : 500 90 x 115m

Shëndrrimi njësisë matëse të terenit në njësi matëse të skicimit mund të bëhet sin ë vijim: L (teren) x 100 L(cm) = ___________ Shp L(cm) - gjatësia e objekteve të paraqitura në skicë në cm L (teren) - gjatësia e objekteve ne teren Shp - shkalla e aplikur e përpjestimit 100 - konstantë

2. PËRPUNIMI KRIMINALISTIK I VENDIT TË NGJARJES PËR VEPRAT PENALE SIGURISË SË TRAFIKUT PUBLIK

2.1. Ekzaminimi i aksidenteve në komunikacion

Me aksident ne komunikacion nenkuptohet aksidenti ne rruge ku merr pjese me se paku nje mjet ne levizje ku nje apo me shume persona kane vdekur ose jane lenduar ose eshte shkaktuar dem material. (Nga Ligji mbi sigurine ne Komunikacion, nr. O2/L-70) Aksidenti ne komunikacion mund te vije si rezultat i shkeljes se ligjit mbi trafikun publik. Ne keto raste nese vije deri te vdekja apo lendimi trupor i personit te dyte atehere nje veprim i tille konsiderohet veper penale (nga Kodi Penal I Kosoves Kapitulli XXVI Veprat Penale kunder sigurise se trafikut Publik, Neni 297). Faktoret qe mund te ndikojne ne aksident jane ata subjektiv dhe objektiv.

17 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Me rruge nenkuptohet cdo rruge publike dhe rruge e pautorizuar ne te cilen zhvillohet komunikacioni(Nga Ligji mbi sigurine ne Komunikacion, nr. O2/L-70). Përmes ekspertimit te gjurmeve nga aksidenti në komunikacion mund te percaktohet:

1. Pozicioni i ndeshjes dhe fluturimit; 2. Kendi i ndeshjes apo fluturimit; 3. Kendi i levizjes se automjetit para A.K. ne raport me vijen e rruges; 4. Mekanizimi i A.K.; 5. Demtimi i aksidentit ne komunikavin dhe 6. Shpejteisa e perafert e automjetit para aksidentit

Gjurmet qe mbesin nga Aksidenti ne Komunikacion jane:

1. gjurmet ne automjet; 2. gjurmet e njerezve dhe qenjeve te gjalla ne automjet; 3. gjurmet ne trupin dhe rrobat e njerezve nga automjeti; 4. gjurmet ne trupin dhe rrobat e njerezve nga rruga, shenjat ne trafik, ndertesat,

skajet e rrugeve etj; 5. gjurmet ne trup te njeriut nga automjeti: xhamat, ngjyra, dheu, etj. 6. gjurmet ne rruge nga automjeti: xhamat, ngjyra, dheu (pika goditese), gomat

(gjurmet e frenimit), mrojtesit e utomjetit etj.

1. Fazat e kohes se reagimit Në aspektin e vozitjes së mjeteve transportuese vozitësi gjatë ndalimit të automjetit kalon në tri faza sin ë vijim: Faza e vrojtimit është momenti (koha) kur ngasësi i automjetit përcepton (vëren) situatën kritike në komunikacion. Në këtë fazë syri i njeritut përmes sitemit nervorë përcjell informacionin në sistemin nervorë qëndrorë. Faza e reagimit është momenti (koha) kur sistemi nervorë qëndrorë pas marrjes së informacionit aktivizon trupin e njeriut për veprim Faza e veprimit është moment (koha) kur trupi I njeriut aktivizohet dhe vepron duke aktivizuar sistemin e frenimit përmes pedales së frenimit. Konsiderohet se për ngasës amatorë koha e reagimit është një (1) second, për ngasë profesionist gjysëm (0.5) sekondi dhe për ngasës të moshura një e gjysmë deri në dy (1.5-2) sekonda.

18 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

2. Energjia kinetike e automjetit ne levizje

Energjia kinetike paraqet shumen e energjise të cilën objekti e përmban kur është në lëvizje.

G x v²

E =---------

2 x g

E = Energjine kinetike

G = Pesha e pergjithshme e objektit

v = Shpejtesia

2 = konstante

g = 9.81 m/s²

Nëse atomjeti frenohet nje pjese e energjise kinetike shendrrohet ne energji te nxehteise.

3. Faktori i Ferkimit

Me faktorë (koeficiient) të fërkimit nënkuptojmë ferkushmerin e gomave në raport me shtresen e rreges. Koeficienti I fërkimit mund të merret nga tabela e mëposhtme:

Koeficienti i fërkimit Gjendja atmosferike e rrugës 0.1 – 0.3 Akull dhe borë të lagur 0.3 – 0.5 Borë e ngjeshur 0.5 – 0.8 Asfalt i lagur / Rruga e lagur dhe jo e

asfaltuar 0.7 – 0.9 Asfalt i terur Apo mund të përcaktohet si në vijim:

19 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Në rrugën të cilën ka ndodhur aksidenti në komunikacion drejtrohet automjeti zyrtarë teknikisht në rregull, me shpejtësi konstante dhe frenohet maksimalisht. Gjurmët e krijuara të frenimit maten dhe zëvendësohen sin ë vijim: a = v²/2 s g ku:

a- Kofecienti I fërkimit

v- Shpejtësi e lëvizjes së automjetit

s- Gjatësia e gjurmëve të frenimit

g- Gravitacioni, 9.81 m/s²

4. Percaktimi i shpejtesise

Shpejtësia e përafërt e lëvizjes së automjetit mund të përcaktohet bazuar në gjatësinë e gjurmëve të frenimit si në vijim:

V= √ 2 s g a

ku:

v- Shpejtësi e lëvizjes së automjetit

s- Gjatësia e gjurmëve të frenimit

a- Kofecienti I fërkimit

g- Gravitacioni, 9.81 m/s²

5. Përcaktimi i gjatësisë së gjurmëve të frenimit

Gjatësia e përafërt e gjurmëve të frenimit, bazuar në shpejtësinë e lëvizjes së automjetit mund të përcaktohet si në vijim:

S = v²/2 g a

ku:

s- Gjatësia e gjurmëve të frenimit

v- Shpejtësi e lëvizjes së automjetit

20 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

a- Kofecienti I fërkimit

g- Gravitacioni, 9.81 m/s²

6. Përcaktimi i distancës së ndaljes Distanca e ndaljes mund të përcaktohet duke matur gjatësinë e gjurmëve të frenimit, ditur apo përcaktuar koeficientin e fërkimit, ditur kohën e reagimit si në vijim

Snd = S1 + S2

Snd- Distanca e ndaljes së automjetit

S1- gjatësie gjurmëve të frenimit përcaktuar sipas S = v²/2 g a

S2- gjatësia (distance) që kalon automjeti për kohën e reagimit.

KAPITULLI I II-të 1. EKSPERTIZAT KRIMINALISTIKE

1.1 Baza ligjore për ekspertizë kriminalistike

2. LABORATORI FORENZIKË

Laboratotori forenzik mund të definohet si një laborator ku kryhen ekzaminime, testime, analiza, krahasime apo kërkime shkencore forenzike të provave materiale apo dëshmive fizike për të ndihmuar zbardhejne e ndonjë qështje, kontesti penal apo civil.

2.1. Rregullat e punës dhe të sigurisë na laboratorin forenzik

Rregullat kryesore të punës dhe sigurisë në laboratorin forenzik janë:

• Mantilla e kaltër apo e bardhë varësisht prej punës duhet të bartet gjatë gjithë kohës,

• Maska mbrojtëse duhet të bartet gjatë procesimeve, fizike/kriminalistike dhe kimike/kriminalistike.

21 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

• Dorzat mbrojtëse duhet të barten gjatë procesimeve me pluhura fizike/kriminalistike dhe kimike/kriminalistike.

• Reagjentët dhe kemikalet nuk guxojnë të prekën me dorë të thatë,

• Operimi me paisje, reagjent dhe kemikale për procesime kriminalistike kërkon një kujdes të veqant në mënyrë që mos të vije deri tek ngacmimi, ndikimi apo helmimi i studentëve.

• Nuk guxon të bëht kurfarë përzirje e reagjentëve apo kemikaleve,

• Rreptësisht ndalohet ushqimi, pijet apo duhani në ambientet e Laboratorit të ushtrimeve Kriminalistike,

• Rreptësisht ndalohet ulja në tavolina të ushtrimeve kriminalistike,

• Reagjentët apo kemikalet nuk guxojnë të afrohen afer gojës, hundës, të nuhatën apo shijohen.

• Ne rast te nuhatjes apo kaperdimit (ngacmimit nga pluhurat apo kemikalet tjera) studenti menjehere duhet t’i pastroj syte me uje dhe duhet te njoftoj asistentin/profesorin.

• Përdorimi apo veprimi me pluhra, reagjentë apo kemikale nuk guxon të bëhet pa marrjen e instrukcioneve nga Profesori apo asistenti i tijë,

• Gjatë procesimit me pluhura për nxitje kriminalistike të gjurmëve latente studentët duhet të jenë të vetëdijshëm se jane duke procesuar me komponente kimike e jo me pluhur të zakonshëm,

• Studentët nuk guxojnë që pluhurat, reagjentët apo kemikalet t’i përdorin në vende tjera jashtë udhëzimit të Profesorit/Asistentit siq janë tavolinat, muret, dritaret etj.

3. EKSPERTIZA E GJURMËVE TË GISHTAVE, DAKTILOSKOPIA

3.1. Nocioni i daktiloskopisë

Daktiloskopa eshte shkence e cila mirret me studimin e vijave papilare (gjurmeve te gishtave) me qellim te identifikimit te personit. Daktiloskopia rrjedh nga fjala greke daktilos-gisht dhe skopos-shikoj. Gjurmet e gishtave janë unik dhe individuale per cdo

22 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

person. Nuk ka vija papilare të gishtave të njejta madje edhe te binjaket ato dallojnë. Gjurmet e gishtave ndahen në: a) lakore, b) harkore dhe c) rrethore.

Gishti perbehet nga derma dhe epiderma. Gjurma e mbetur krijohet nga djereset, yndyrnat dhe mbeturinat e marra nga siperfaqe te ndryshme.

3.2. Daktiloskopimi i personave-Format standarde dhjetegishtore

Daktiloskopimi I përsonave është proqes i marrjes së gjurmëve të gishtave përmes procedimit me ngjyrë në formën dhjetëgishtore daktiloskopike. Procedimi kërkon kujdes të veqantë në mënyrë që të fitohen gjurmë kualitative. Rregullaat thelbësore për një procdim daktiloskopik professional janë

Para procedimit përsoni që daktiloskopohet duhet t’I pastroj duart me sapun

Gishtërinjët ngjyrosen një nga një me ngjyre te zeze te mjaftushme (ink) 2-3 mm nen nyjen e pare te gishtit.

Ngjyra nga gishti bartet permes rrotullimit nga njera ana ne anen tjeter te gishtit.

Gishti duhet te rrotullohet vetem ne njeren ane e kurrsesi të kthehet në anën tjetër.

Procesi perseritet disa here derisa te mirren gjurme te mira.

Bëhët verifikimi i gjurmeve per vendosje ne hapsirat e caktuara.

Forma nenshkruhet nga personi qe daktiloskopon dhe ai qe daktiloskopohet.

Numrimi i gishtërinje fillon nga gishti I madh I dorës së djathtë dhe përfundon në gishtin e vogël të dorë së majtë.

Fig. nr. 8 Në këtë figurë është paraqitur një formë e plotësuar dhjetëgishtore.

23 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 10 Në këtë figurë është paraqitur ngjyrosja me ngjyrë të zezë e gishtit 2-3 mm nën

nyjen e parë.

Fig. nr. 11 Mekanizimi për daktiloskopik të gishtave me ngjyrë të zezë.

3.3. Metodat e zhvillimit (nxitjes) së gjurmëve të gishtave

Në vendin e ngjarjes mund të hasen gjurmë të ndryshme të vijave papilare. Në praktikën e mbetjes dallohen gjurmët e dukshme dhe të padukshme. Gjurmë të dukshme të gishtave konsiderohen të gjitha ato gjurmë të cilat vërehen përmes shikimit si p.sh. gjurmët e gishtave të bartura nga gjaku, ngjyra apo amateriale tjera të dukshme. Gjurmë të padukshme apo “latent” konsiderohen të gjitha ato gjurmë që nuk mund të shifen përmes shikimit të lirë. Metoda e cila aplikohet për zhvillimin e gjurmëve të gishtrinjëve varet nga siperfaqja poroze apo joporoze, materili, kushtett atmosferike dhe ngjyra e objektit. Në vijim do të paraqesim disa nga metodat që aplikohen për zhvillimin e gjurmëve të gishtave.

1. Pluhrat magnetic, jomagnetik dhe fluroshent. Metoda më klasike e zhvillimit të gjurmëve të gishtave është përmes pluhrave magnetic, jomagnetik dhe fuorosht. Metodë kjo e cila aplikohet në sipërfaqe joporoze, six ham, plastikë, dry I lustruar me ngjyrë, llak etj. Për aplikimin e mtodës me pluhur magenetik përdorët brusha magnetike e cila përmëhet prej një cilindri në të cilën është I vendosur një shufër dhe një magnet I cili e terhjekë pluhurin magnetic duke krijuar brushën.

24 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 12

Procedimi me brushë magnetike me pluhur magnetic dhe brusha magnetike djathtas

Për aplikimin e mtodës me pluhur jomagenetik përdorët brusha jomagnetike e cila përmëhet prej fijeve të pambukta, puplave të kafsheve, fijeve të qelqit etj përmes të cilës bartet pluhuri jomagnetic në sipërfaqe joporoze. Bartja bëhet du e rrotulluar brushën në drejtim të akrepave të orës, duke e kontaktuar sipërfaqën shumë lehtë derisa të paraqiten gjurmët e vijave papilare. Nëse ekzistin një sipërfae e madhe atëherë mund të përdoret pambuku për zhvillim të gjurmëve latent.

Fig. nr. 13

Brusha jomagnetike me fije qelqi

Për aplikimin e mtodës me pluhur fluroshent përdorët brusha jomagnetike e cila zakonisht përbëhet prej fijeve të pambukta apo puplave të kafsheve, përmes të cilës bartet pluhuri fluroshent në sipërfaqe joporoze. Bartja bëhet duke e rrotulluar brushën nga poshtë lartë duke e kontaktuar sipërfaqën shumë lehtë derisa të paraqiten gjurmët e vijave papilare.

Fig. nr. 14

Brusha për pluhur fluoroshent

2. Mikrosili Mikrosili është një përbërje dykomponentësh prej mikrosilit dhe përforcuesit. Mikrosili aplikohet duke vendosur mikrosilin e përzier me përforcuesin në proporcion 1/3 mbi sipërfaqe të gjutmës së nxitur paraprakisht me pluhur. Kjo përzirje lihet të qëndrojë rrethe 15 min. dhe tërhiqet. Mikrosili poshtu aplikohet edhe për marrjen e gjurmëve të gishtrinjëve nga trupi I pajetë, gjurmët e veglave etj.

Fig. nr. 15

25 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Mikrosili dhe përforcuesi

3. Kristalet violet Kristalet me ngjyrë vjoolce ma rastin e tretjes në ujë lirojnë një ngjyrë në masë të madhe. Aplikohet për zhvillimin e e gjurmëve të gishtave të krijuara nga gjaku dhe në sipërfaqe ngjitëse (izelir, plastikë ngjitëse, etj)

Fig. nr. 16 Kristalet violet

4. DFO (1,8-Diazafluoren-9-one)

DFO përdoret për zhvillimin e gjurmëve të gishtave në sipërfaqe poroze. DFO reagon me aminoacidet të cilat janë prezente ne gjurme te gishtit duke krijuar një ngjyre fluroroshente e cila verehet nën burimet e dritës forenzike (UV, IK2). Pas procedimit me DFO sipërfaqja mund të qartësohet përmes tharjes. Dëshmia paraq procedimit nuk duhet të jetë e lagur.

Fig. nr. 17

DFO (1,8-Diazafluoren-9-one)

5. Jodi Jodi (I) përdoret për zhvillimin e gjurmëve të gishtave në sipërfaqe poroze. Mund të aplikohet në dy mënyra: a) Me fryerje përmes tubit në të cilin fillimisht thyehet kapsulla me përbërje të

Jodit. b) Përmes akvariumit të qelqit në të cilin gjinden kristalet e jodit dhe tharësi i jodit

Pas procedimit me jod paraqitet ngjyrë e kaftë.

Fig. nr. 18 Tubat për fryerje të jodit

2 UV- dritë ultra violete IK-dritë infra e kuqe

26 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

6. Ninhidrina

Ninihidrina ëshë një përzirje e metanolit, acetonit dhe heptanit. Është një nga metodat më efikase për nxitjen e gjurmëve në sipërfaqe poroze si letër apo dru të papërpunuar. Mund të aplikohet përmes spërkatjes apo vendosjes së dëshmisë në solucion të ninhidrinës.

Pas procedimit me ninhidrin paraqitet ngjyrë vjollce.

Fig. nr. 19

Në të majtë solicioni I ninhidrinës, në të majtë sprai ninhidrinë.

7. Zhvilluesi fizikë Zhvilluesi fizik është një bazë e argjenit. Kjo metodë mund të aplikohet shumë mirë në letër ku krijon gjurmët e gishtave me ngjyrë argjendi.

Fig. nr. 20 Solucioni për zhvillim fizikë

8. Amido i zi

Amido I zi mund të përdoret për gjurmë latente të gjakut (të padukshme) dhe gjurmë të këpucave dydimensionale ku pas procedimit paraqitet ngjurë e kaltër e errët.

Fig. nr. 21 Amido i zi ( Amido black)

9. SPR3 SPR është component që përdorët për zhvillimin e gjurmëve të gishtave në sipërfaqe të lagura (shi, borë, ujë). Pas procedimit gjurma e zhvilluara e gishtit teret ku tutje fotografohet apo tërhiqet me folije.

3 SPR nga gjuha Angleze (Small particle regent-Reagjent me grimca të vogla)

27 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 22 SPR

10. Cianokrilati4

Cinokrilati është komponent që përdorët për zhvillimin e gjurmëve të gishtave në sipërfaqe të forta si metal, dru I përpunuar, plastikë etj, ku pas reaksionit paraqitet ngjyrë e hiri. Sipërfaqja e krijuara është relievore dhe mund të fotgrafohet apo nxitet tutje me pluhur. Aplikimi I kësaj metode bëhet në baparatura për tyymosje (fuming box). Kjo metodë është shumë e përshtatshme për zhvillimin e gjurmëve nga armët.

Fig. nr. 22 Cinaokrilati

3.4. Metodate krahasimit

Krahasimi I gjurmës së njohur me gjurmën e panjohur bëhet në dy mënyra: a) Krahasimi manual zhvillohet duke e krahasuar gjurmën e njohur me gjurmë e

panjohur (modelin me objektin) përmes syrit të lirë me zmadhues (thjerrëza) dhe b) Krahasimi kompjuterik aplikohet përmers sistemit AFIS5 aplikohet përmes

krahasimeve automatike kompjuterike (softëerike). Ky system nuk ka për qëllim që të zëvendësoj punëun e ekspertëve po që të lehtësoj kërkimin.

4 Cianokrilati është I ngjashëm sikurse super ngjitësi (lepaku) I tregut 5 AFIS nga Agjuha Angleze (automated fingerprint identification system-sistemi automatic për identifikim të gjurmëve të gishtave)

28 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

4. Ekspertiza e armëve të zjarrit-Balistika

Sipas ligjit për armë të zjarrit nr. 03/L-143, neni 2, paragrafi 1, pika 1.7 me “Arma e zjarrit” nënkupton një mjet që mund të përdoret si armë, e cila mund të gjuaj një apomë shumë predha të shtytura me shpejtësi të madhe nga gazrat e krijuara përmes djegies së shpejtë dhe të mbyllur të shtytësit, apo përmes mënyrave të tjera të shtytjes së predhës së shtënë nga arma e zjarrit.

Me armë zjarri nënkuptojmë cdo paisje e dizajnuar të flake (hedh) projektilin (plumbin) me forcen e kombusionit (presionit të mbushjes).

4.1. Armët zjarrit dhe ndarja e tyre

Në kuadër të këtij ligji janë dhënë edhe përkufizimet e llojet të armëve (neni 2, paqragrafi 1, pika 1.8-1.28) sin ë vijim:

“Armë e shkurtër e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit me tytë, e cila nuk kalon gjatësinë prej 30cm apo gjatësia e gjithmbarshme e së cilës nuk kalon 60 cm;

“Armë e gjatë e zjarrit” nënkupton çdo armë te zjarrit me tytë më të gjatë se 30 cm apo gjatësia e gjithmbarshme e secilës është më e madhe se 60 cm;

“Armë automatike e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit, e cila mbushet automatikisht sa here që shkrepet plumbi, dhe e cila mund të shkrep me shumë se një plumb me një tërheqje të këmbëzës;

“Armë gjysmë-automatike e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit që rimbushet në mënyrëautomatike sa herë që shkrepet plumbi dhe e cila mund të shkrep vetëm një plumb me një tërheqje të këmbëzës;

“Armë të drejtuara me energji (ADE)” nënkupton lloj të armës që liron energji në një drejtimtë shënjuar pa përdorur predhën. Kjo armë e bartë energjinë tek shënjestra për qëllim të efektit të dëshiruar;

“Armë me mbushje mekanike e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit, e cila pas shkrepjes sëplumbit është e paraparë për t’u rimbushur me dorë nga karikatori apo nga cilindri;

“Armë teke” nënkupton armë e zjarrit pa karikator, e cila mbushet para çdo shkrepjeje përmesfutjes me dorë të fishekut në fole, apo hapjen për mbushje në prere të tytës;

“Armë pneumatike” nënkupton armën përmes së cilës shkrepet predha me presion të ajrit apogazrave të kompresuara, në parim ky operacion i ngjashëm me punën e sistemeve të gypave pneumatikë;

29 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

“Armë për përdorim të mjeteve të ndryshme” nënkupton të gjitha llojet e pushkëve, pistoletave, revolverëve apo të mjeteve të tjera, të cilat nën shtypjen e barotit ose të gazrave përhapin në një drejtim gaz ngacmues që ka ndikim në shëndetin e njeriut;

“Armë e zjarrit për sinjalizim të lehtë akustik” nënkupton armët e zjarrit që zakonisht përdoret si sinjal për ndonjë fatkeqësi, si dhe për qëllime të tjera sinjalizuese në det, dhe në mes të fluturakeve dhe njerëzve në tokë, duke përfshirë të gjitha llojet e pistoletave, revolverëve dhe mjetevetë tjera, të cilat nën shtypjen e armës, barotit apo të gazrave shkrepin apo hedhin të shtëna sinjalizuese në një drejtim dhe zbrazin apo shkapërderdhin predha, me përjashtim të pistoletave ndriçuese për përdorim ushtarak;

“Armë eksplozive” nënkupton në mes të tjerash, çdo lloj i bombës, minës, raketës, granatës apo mjetit tjetër që përmban substanca eksplozive apo materiale ndezëse, ndaj të cilave për shkak të proceseve të brendshme apo të jashtme (peshës, ndikimit, fërkimit, reagimit kimik, energjisë elektrike dhe të ngjashme) shkaktohet lirimi apo krijimi i energjisë dhe eksplodimit. Në bazë të këtij ligji, armë eksplozive gjithashtu konsiderohen pjesët e eksplozivëve, detonatorët, mjetet piroteknike apo pjesët e tjera për të cilat qartë duket se janë të parapara për përgatitjen e armëve eksplozive. Ky përkufizim është i paraparë të përfshijë armët termobarike, të cilat dallohen nga armët konvencionale eksplozive për shkak se funksionojnë me oksigjen atmosferik dhe nuk kanë oksidues në eksplozivët e tyre. Armët termobarike, po ashtu quhen armë termobarike me impuls të lartë (TIL), eksploziv karburantajër (EKA apo FAX), si dhe nganjëherë quhen edhe municione karburant-ajër, armë me nxehtësi dhe shtypje apo bomba vakumike.

“Armët me tojë apo tetivë” nënkupton harqet dhe mekanizmat e tjerë që funksionojnë nën shtypjen e tojës apo tetivës së shtrënguar, të cilat gjuajnë me shigjetë apo predhë tjetër;

“Armë e ftohtë” nënkupton cilido mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim tëlëndimeve trupore, duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi, në rastet kur ato mbahen në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme;

“Armë me elektroshok” nënkupton armë që konsiderohet si armë pa aftësuese që përdoret për qetësimin e personit apo të shtazës përmes elektroshokut që ka për qëllim pengimin e funksioneve të muskujve sipërfaqësorë. Përveç kësaj, armët e elektroshokut, në mes tjerash siç janë, armët dhe shkopinjtë për paralizim të përkohshëm, që shkaktojnë shok elektrik përmes kontaktit të drejtpërdrejtë;

“Armë për qëllime industriale” nënkupton armën e prodhuar për alarmim, sinjalizim, shpëtim të jetës, therje të kafshëve apo për peshkim me harpun për qëllime industriale ose teknike, me kusht që ato të përdoren vetëm për qëllimin e lartcekur.

“Armë zjarri për gjueti” nënkupton armë zjarri e prodhuar apo kryesisht e përdorur për gjueti të shtazëve për qëllime të të ushqyerit apo për sport, të cilat dallohen nga ato të kategorisë A apo nga armët që kryesisht përdoren për qëllime luftarake dhe të cilat i përkasin kategorisë B dhe C, perms të cilave gjuetia lejohet në përputhje me dispozita ligjore përkitazi me gjuetinë;

“Armë zjarri sportive” nënkupton armë zjarri e prodhuar apo kryesisht e përdorur për ngjarje specifike dhe të parapara sportive, dhe është armë zjarri që i përket kategorisë B, C dhe D, e cila është në përputhje me dispozitat e veçanta që rregullojnë sportet e qitjes;

30 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

“Armë e koleksionit apo relikte” nënkupton armë e zjarrit që rrjedh nga kategoritë B, C dhe D, e cila duhet të futet në së paku njërën prej tri kategorive vijuese:

Armët e zjarrit që janë prodhuar së paku pesëdhjetë (50) vjet para datës aktuale, dukemos përfshirë imitimet e saj;

Armët e zjarrit të certifikuara nga kuratori i muzeut të vendit, i cili i ekspozon armët e zjarrit

si kuriozitete dhe relikte për interesa të muzeut; dhe

Çdo armë tjetër e zjarrit, ku vlera substanciale e vlerës së tyre monetare vjen nga fakti se janë të reja, të rralla, bizare apo për shkak të ndërlidhjes së tyre me ndonjë figurë, periudhë apo ngjarje historike. Dëshmia për kualifikimin e ndonjë arme të caktuar në kuadër të kësaj kategorie mund të caktohet përmes dëshmisë që armët e ngjashme nuk janë në dispozicion, përveç në rast se janë eksponate të koleksionarëve, apo përveç nëse vlera e armëve të ngjashme të zjarrit që është në dispozicion përmes kanaleve të rregullta komerciale është shumë më e vogël. Kjo vlerë përcaktohet nga organi kompetent përmes akteve nënligjore.

“Armë dekorative” nënkupton gjësend i prodhuar për qëllime dekorative, i cili nuk mund tëpërdoret si armë e zjarrit;

“Imitim i armës” nënkupton mjet, dukja e jashtme e të cilit ngjason me atë të armës, por i cili

nuk mund të përdoret si armë zjarri apo nuk mund prodhohet pa ndonjë mekanizëm të nevojshëm të qitjes, e as që mund të përshtatet për qitje;

“Armë antike e zjarrit” nënkupton çdo armë te zjarrit që ndizet me shkrepsë, gur stralli apo me kapsollë ose me sistem të ngjashëm të ndezjes e prodhuar para vitit 1899;

Armët e shkurtëra të zjarrit ndahen në:

a) Revolver dhe b) Pistoletë

Revolveri është armë e shkurtë e zjarrit që funksionon përmes cilindrit rrotullues, në të cilin vendosën fishekët. Karakteristikë e këtij lloji të armëve është se gëzhoja pas shkrepjes nuk hudhet jashtë por qëndron në cilindër.

Ekzistojnë dy lloje të Revolverit:

Revolveri me një veprim dhe revolver me dy veprime. Revolveri me nje veprim aktivizohet me rastin e terheqjes së këbëzës. Rvolveri me dy veprime aktivizohet fillimisht duke e terhjekur qekanin e pastaj duke e terhequr kembëzen.

31 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 23

Revolveri me një veprim

Fig. nr. 24

Revolveri me dy veprime

Armët e gjata të zjarrit ndahen në:

a) Mekanike: me leve, me shul dhe me rimbushje b) Gjysëm automatike dhe c) Automatike

Fig. nr. 25

Pushka me levë

Fig. nr. 26

Pushka me rimbushje

4.2. Municioni dhe ndarja e tijë

Sipas ligjit për armë të zjarrit nr. 03/L-143, neni 2, paragrafi 1, pika 1.36-1.41 janë përcaktuar definicioni dhe llojet e municioneve sin ë vijim:

“Municion” nënkupton predhat, siç janë plumbat, plumbat e pushkës ajrore dhe predhat e tjera së bashku me fitilat dhe mbushësit e tyre, të cilët mund të shkrepen nga arma e zjarrit apo të shkrepen ndryshe, përkufizimi përfshinë, por duke marrë parasysh avancimet teknologjike, nuk ështëi kufizuar në:

- Plumbi është njësi e municionit për gëzhojë moderne të armës së vogël, e cila paraqet kombinimin e plumbit, ndezësit, mbushësit dhe të gëzhojës në një njësi të vetme;

32 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

- Numrin e madh të predhave të vogla, qëllimi i të cilave është shkrepja e përnjëhershme me një të shtënë të vetme po ashtu quhet sacme, armët që mund të mbahen me dorë tëprodhuara për këtë lloj të municionit janë kryesisht të njohura si pushkë gjuetie; dhe

- Plumbi i pushkës ajrore është predhë jo sferike e paraparë për qitje nga pushka ajrore.

“Municioni me nivel të lartë depërtues (që zakonisht njihen si plumba depërtues të mjeteve të blinduara)” nënkupton çdo plumb i armës së vogël apo pushkës ose municion i armës së vogël ose pushkës me predhë apo me bërthamë të predhës, e cila është e prodhuar plotësisht (duke përjashtuar praninë e gjurmëve të substancave të tjera, nga legurat e tungstenit, çelikut, hekurit, bronzit, tunxhit, beriliumit, bakrit apo uraniumit të varfëruar ose plumbat me mbështjellës të plotë më të mëdhenj se kalibri 22, të prodhuar dhe të paraparë për përdorim në armë të vogla apo në pushkë, ku mbështjellësi i të cilëve peshon më shumë se 25% të peshës totale të predhës, duke mos përfshirë ato predha të armëve të vogla apo të pushkëve, bërthamat e të cilëve janë të përbëra nga materialet e buta, siç janë plumbi dhe legurat e plumbit, zinku apo legurat e zinkut, predhat e thyeshme që janë të prodhuar kryesisht për qëllime sportive, dhe çfarëdo predha ose bërthama të tjera të tyre që kryesisht janë të parapara për qëllime sportive apo industriale apo ato që përndryshe nuk janë “municion që depërton në mjetet e blinduara”, ashtu siç është i përkufizuar ky term në ligj. Ky përkufizim nuk konsiderohet se i përfshinë predhat e pushkës teke, përveç nëse është në përputhje me përkufizimin e cekur më lartë;

“Municioni me predhë eksplozivë” nënkupton municion të paraparë vetëm për përdorim ushtarak, plumbi i të cilit përmban mbushje që eksplodon në momentin e goditjes apo që ka fitil të përcaktuar me kohë ose të vonuar, që do të rezulton me eksplodimin e municionit në kohën eparacaktuar;

“Municioni me plumba të ndezshëm” nënkupton por nuk kufizohet, në municionin e paraparë për përdorim ushtarak, plumbat e të cilit përmbajnë përzierje kimike të ndezshme, dhe mund të përfshijë municion që përmban metal të përzier ekzotermik dhe piroforik në formë tëpredhës, dhe është i paraparë për qëllim të hedhjes apo përhapjes së flakës për të nxitur hedhësin e flakës;

“Municioni gjurmëlënës” nënkupton lloj të municionit që lë gjurmë në ajër gjatë trajektores së vet në formë të gjurmës së tymit apo flakës, për të lehtësuar gjetjen e cakut. Në municionin gjurmëlënës përdoren plumbat e posaçëm që janë të modifikuar për të pranuar mbushje të vogël piroteknike në bazën e tyre. Pasi që të ndizet pas shkrepjes, përbërja ndizet me flakë, duke e bërë kështu predhën që të shihet me sy të lirë;

“Municioni për armët për përdorim të agjentëve kimikë” nënkupton municion që përmban mbushje kimike në plumb, që ndikon në shëndetin e njerëzve apo të shtazëve;

1. Fisheku dhe permberja e tijë Fisheku përbëhet nga:

– Gezhoja

– Kapsolla

– Mbushja (baroti)

– Projektitli apo projektilet

33 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Fig. nr. 27

Përbërja e fishekut

Fig. nr. 28.

Përbërja e fishekëve të pushkës së gjuetisë

Fig. nr. 29.

Fisheku i qmontuar

4.3. Kalibri i armës Ne arme te zjarrit, kalibri esht diametri I brendshem I tytes I formuar nga brigjet e tytes.

Fig. nr. 29

Kalibri i armës (pjesa e brendshme e tytës në lartësinë e brigjeve-viaska)

Ne municion, kaliber eshte emri i fishekut. Emri mund te perfshije diametrin, dizajnerin, prodhuesin origjinal, vitin e prodhimit, menyren e operimit

Fig. nr. 29

Baza e stampuar e fishekut

4.4. Ekzaminimi i armës së zjarrit

34 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Me akzaminim të armës së zjarrit nënkuptojmë përcaktimin e disa qështjeve të rëndësishme si kalibri, modeli, prodhuesi, tipi, numri serik, funksionaliteti, pasha për aktivizim, aktivizimi i mundshëm nga hedhja e armës. Po ashtu në ekspertizë balistike përcaktohet prejardhja e predhave apo gëzhojave, distanca e gjuajtjes, prezenca e grimcave të barotit etj.

1. Percaktimi i kalibrit, modelit, tipit, prodhuesit dhe numnrit serik të armës së zjarrit Eksperti i armeve te zjarrit per percaktimin e kalibrit mund te perdore madhesine, diametrin, peshen apo faktoret e dizajnit. Zakonisht përcaktimi i kalibrit bëhet duke i lexuar të dhënat në bazën e fishekut apo duke e matur me nonjus pjesën e brendshme të tytës në lartësinë e brigjeve-viaska. Përcaktimi I modelit, tipit, prodhuesit dhe numnrit serik të armës bëhet duke I lexuar të dhënat në armë, municion apo në katallog zyrtarë të armëve të zjarrit.

2. Përcaktimi i funksionimit të përgjithshëm të armës së zjarrit Përcaktimi i funksionimit të përgjitshëm të armës së zjarrit bëhet duke e qmontuar armën dhe duke I shiquar një nga një të gjitha pjesët e armës për gjebndjen teknike të tyre si dhe duke bërë gjuajtje tetuese në tank të ujit ku testohet funksionimi apo mosfunksionimi I armës.

3. Përcaktimi i peshës për aktivizim të armës së zjarrit Përcaktimi I peshës për aktivizim bëhet duke e matur me peshore digjitale apo mekanike peshën për tërhjekjen e këbëzës së armës së zjarrit.

Fig. nr. 30

Testi i peshës për aktivizim 4. Përcaktimi për aktivizim nga hedhja e armës

Përcaktimi për aktivizim nga hedhja e armës bëhet përmes testit të hudhjes së armës pa fishekë në tytë dhe pa magazinë në një lartësi e caktuar.

5. Përcaktimi I prejardhjes së predhave dhe gëzhojave Përcaktimi I prejardhjes së predhave dhe gëzhojave bëhet duke I krahasuar standardet6 (gëzhojat apo predhat)e krijuara nga gjuajtjete me armë zjarri në tank me ujë apo tub me pambuk me objektin7 (gëzhojat apo predhat) përmes sitemit IBIS8 apo Mikroskopit stereokrahasues.

6 Standardet janë gëzhojat apo predhat e fituara nga gjuajtjes eksperimentale me armë të zjarrit. 7 Objekti është gëzhoja apo predha e dyshimtë 8 IBIS nga gj. Angleze (IBIS-Integrated Ballistic Identification System-Sisstem I integruar për identifikim balistik)

35 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Standardi I fituar gjithëherë duhet të shënohet në mënyrë që most ë përzihet me objektin. Në mikroskop stereo krhasues gjatë krahasimit standardi zakonisht vendoset në të majtë kurse objekti në të djathtë.

Kamera vendoset ketu qe te merr pamjet e mikroskopit.

Fig. nr. 31 Konstrukti i mikroskopit stereo krahasues

Gjatë krahasimi përmes mikroskopit stereo krahasues eksperti krahason karakteristikat klasore dhe karakteristikat individuale. Në momentin që gjenë karakteristika të mjaftueshme individuale atëherë konstaton se predha apo gëzhoja e caktuar është shkrepur nga arma e caktuar.

Fig. nr. 32 Mikroskopi stereo krahasues

6. Përcaktimi i distancës së gjuajtjes me armë zjarri Përcaktimi i distancës së gjuajtjes me armë zjarri bëhet bazuar në dëmtimin e pjesë së goditur dhe mbetjeve të barotit të mbeture në të.

7. Përcaktimi I mbetjeve-grimcave të barotit GCR9

9 GCR nga gjuha angleze Gun shoot residue-mbetjet nga gjuajtja me armë

36 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

Përcaktimi I mbetjeve nga gjuajtja me armë bëhet përmes mikrodkopit elektronik skanues SEM. Mbetjet e barotit mund të paraqiten në dorë, garderobë, automjet të përsonit që ka përdorë armën, trupin, garderobën e përsonit të goditur me armë si dhe hapsirën a afërt ku është shtënë me armë. Pëmes metodës SEM mund të identifikohet prezenca e barotit si më lartë.

5. Ekspertiza e dokumeneteve të dyshimta Me dokumente kuptojm çdo letër e shkruar ose material tjetër që përmban shkrime, printime, nënshkrim, fotografi, vula, simbole të ndryshme dhe që japin informata në shërbim qëllimor deri sa është origjinal. 1. Dallojmë dy lloje të dokumenteve: a) Identifikues janë të gjithë dokumentet që përcaktojnë identitetin e përsonit siq

janë: letërnjoftimi, pasaporta. Këto dokumente e duhet të përmbajnë informatat si në vijim: Mbiemrin, emrin, datën e lindjes, vendin e lindjes, nacionalitetin, fotografin, nënshkrimin, validitetin, datat biometrike.

b) Legjitimues janë të gjithë dokumentet që përcaktojnë legjtimitetin e përsonit siq janë: Patentë shoferi, libreza e gjuetisë, viza, dokumentet e udhetimit etj.

Këto dokumente nuk duhet të përmabjnë të gjitha të dhënat sikurse dokumentet identifikues. Letra e dokumentit është një lloj i veçante i letrës, krijuar posaçerisht per te bere dallimin me te lehte te dokumentit origjinal. Letra e mirë përmban 80% pambuk dhe 20% celuloz të pastër, dhe përzihet me me ujë (95% në lënd të parë).

2. Elementet e sigurisë Elementet mbrojtese gjatë prodhimit të letrës janë:

1. Shenja ujore 2. Fijset sintetike 3. Shiriti I sigurisë dhe 4. Mbrojtja përmes kemikateve Elementet mbrojtese pas prodhimit të letrës janë: 1. Printimi offset 2. Printimi intaglio

37 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

3. Printimi tipografik 4. Mikro printimi 5. Printimi OVI I ndryshurmerise se ngjyres

3. Pajisjet për ekzaminimin e dokumenteve

Procesi i ekzaminimit shkencor të dokumenteve ka rezultate, jo në masa të vogla prej aplikimit të pajisjeve shkencore dhe zhvillimit të pajisjeve speciale forenzike që shërbejn në zbulimin e vërtetsis së dokumenteve. Pajisjet bazike qe sherbejn per ekzaminimin e dokumenteve jane: pajisjet optike (mikroskopët), mjetet për matje, pajisjet speciale me drita si (VSC), makinat kopjuese, kamerat digjitale, skanimi kompjuterik, aparatet për detektimin e shkrimit latent (ESDA) dhe pajisja për krahasimin e ngjyrave (Spektroskopia Raman). Në praktikën hetimore, gjygjsore dhe të ekspertizës kriminalistike kemi dy lloje te falsifikimit : falsifikim i plot dhe falsifikim i pjesshëm. Falsifikimi i plot bëhet duke imituar dokumentin origjinal dhe duke përdorur materiale të reja si: letrën, ngjyrën, vulën etj. Falsifikimi i pjesërishëm bëhet zakonisht nga njerëz të veçantë, të cilët për të arritur qëllimin kriminal, ndryshojnë brendinë e dokumentit. Psh: ndryshim te fotografis, ndryshimin e te dhenave,ndrrimi I faqes, perdorimi I vules se falsifikuar

6. Ekspertiza e gjurmëve të këpucave 1. Ndarja e gjurmëve të këpucave Gjurmët e këpucave varesisht prej sipërfaqes ndahen ne gjurmë: • DYDIMENCIONALE: dy dimensione (siperfaqësore)-gjatësi dhe gjërsi.

Paraqiten ne siperfaqe te forte si p.sh. asfalt, beton, pllaka, keramike, metal, plastike etj.

• TREDIMENSIONALE: tridimensione (relievore)- gjatësi, gjërsi dhe thellesi. Paraqiten ne siperfaqe te bute si p.sh. baltë, dhe, llaqe te ndryshme, mallter, pluhur, borë etj. Gjurmët e këpucave ne konceptin e ekspetizes krahasimore kriminalistike ndahen ne:

• KLASORE: karaktristika serike, grupi i kepucave te prodhuara ne nje seri qe kane karaktristika te ngjashme klasore (grupore) si adidas, nike, puma etj

38 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

• INDIVIDUALE: karakteristika te veqanta (unike) si qarjet, prerjet, demtimet, gervishjet etj. Njeriu varesisht prej menyres si ec len karaktristika individuale.

Përmes ekzaminimt të gjurmës së këpucës mund të përcaktohet

• Madhesia e perafert • Gjinia • Pesha • Duke vrapuar, ecur apo qendruar ne kembe • Drejtimi i ecjes apo vrapimit • Prejardhja e gjurmës

2. Procedimi i gjurmëve të këpucave Procedimi i gjurmëve të këpucave dydimensionale bëhet si në vijim Së par lokalizohet dhe fiksohet gjurma, fotografohet me meter krimianlistik, nxitet me pluhur dhe tërhiqet me folije xhelatinoze apo me guri dental Procedimi I gjurmëve tredimensionale bëhet sin ë vijim. Së par lokalizohet dhe fiksohet gjurma, fotografohet me meter krimianlistik, nxitet me pluhur dhe tërhiqet me mollazhim përmes gurit dental, silikonit apo sulfurit. Nese kemi bore fillimisht duhet te sperkatet me spreje perforcues ne menyre qe gjate mollazhimit most e demtohen gjutrmet.

3. Krahasimi Gjurma e njohur e këpucës (standardi) me të dyshimtë krahasohet në dy mënyra: 1. Krahasimi i pjesshëm duke krahasuar gjurmën e njohur të këpucës në të

majtë dhe gjurmën e panjohur në të djathtë 2. Krijimi transparent duke vendosur gjumën e dyshmitë në formë

transparente

39 DORACAK KRIMINALISTIKË APLIKATIVE ME FORENZIKË Mr. Sci. Blerim Olluri Prishtinë, 2012

ëëë.EvidentCrimeScene.com