64
UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES FAKULTETI I EKONOMIS DHE AGROBIZNESIT DEPARTAMENTI DREJTIM AGROBIZNES DETYRE KURSI Drejtim financiar TEMA: INVESTIMET NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE Punoj Pranoi: Redjana TROKA, Dr. Fran IBRAIMI

DREJTIMI FINANCIAR

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DREJTIMI FINANCIAR

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANESFAKULTETI I EKONOMIS DHE AGROBIZNESIT

DEPARTAMENTI DREJTIM AGROBIZNES

DETYRE KURSIDrejtim financiar

TEMA:INVESTIMET NE REPUBLIKEN E

SHQIPERISE

Punoj Pranoi:Redjana TROKA, Dr. Fran IBRAIMI

TIRANE, 2010

Përmbajtja

Page 2: DREJTIMI FINANCIAR

Hyrje 2

Kapitulli 1: Investimet e huaja direkte, kuptimi, format, rëndësia e tyre dhe metodat e mbledhjes se te dhenave 3

1.1 Kuptimi i IHD 3

1.2 Format e IHD 4

1.3 Pse kompanitë investojnë në vende të huaja 5

1.4 Metodat e mbledhjes së të dhënave të IHD 7

1.4.1 Pyetësori i Bankës së Shqipërisë për IHD 9

Kapitulli 2: Investimet e huaja direkte në Shqipëri 10

2.1 Origjina e IHD 10

2.2 IHD në legjislacionin shqiptar 11

2.3 Institucionet përgjegjëse në fushën e politikave të IHD 13

2.4 Ecuria në vite e IHD në Shqipëri 13

2.5 Shpërndarja sektoriale e IHD 14

2.6 Shpërndarja e IHD sipas rretheve 15

2.7 IHD krahasuar me vendet e rajonit 15

2.8 Penguesit e IHD në Shqipëri 17

2.9 Sektorët prioritarë për tërheqjen e IHD në Shqipëri 19

2.10 Procesi i privatizimit 24

2.10.1 Privatizime të suksesshme në vite 25

2.11 Klima investuese në Shqipëri 27

2.11.1 Krijimi i një klime shumë favorizuese për sektorin e teknologjisë 32

2.11.2 Privatizimi i kompanive shtetërore në sektorët strategjikë 32

2.11.3 Tërheqja e investuesve nga rajoni, sidomos në fushën e tregtisë 33

2.11.4 Hapat kryesorë për nxitjen e IHD-ve në Shqipëri 33

PERFUNDIME 35

BIBLIOGRAFIA 37

HYRJE

1

Page 3: DREJTIMI FINANCIAR

Investimet e huaja direkte luajnë një rol pozitiv në zhvillimin e ekonomisë së një

vendi nëpërmjet futjes së kapitalit të huaj, hyrjes së teknologjive bashkëkohore, në

fushën e marketingut dhe të menaxhimit, në ristrukturimin e ekonomisë, në

përshpejtimin e ritmeve të privatizimit, në uljen e nivelit të papunësisë, në rritjen e të

ardhurave për fryme, rritjen e nivelit të GDP, në rritjen e eksporteve, në përmirësimin

e bilancit të pagesave, rritjen e aftësive konkuruese të produkteve vendase në tregjet

ndëkombëtarë etj.

Roli i investime të huaja direkte (IHD) në zhvillimin ekonomik të një vendi është

debatuar gjerësisht, shoqëruar me mendime të ndryshme pro dhe kundër. Shumë

vende i kanë mirëpritur IHD-të si një kontribut thelbësor në proceset e zhvillimit dhe

të lehtësimit të hyrjes në ekonominë botërore, duke i vleresuar në një kontekst të gjerë

reformash strategjike për ristrukturimin ekonomik dhe zhvillim. Studimet empirike

pranojnë rolin e IHD-ve në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendeve pritëse,

sidomos për ekonomitë në zhvillim. Gjatë dhjetëvjecarit të fundit fluksi i investimeve

të huaja direkte ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritje të produktivitetit, të

prodhimit, të punësimit, dhe të eksporteve të ekonomive në tranzicion. Në kontekstin

e ekonomive në tranzicion drejt një ekonomie tregu dhe në prirjet e integrimit

ekonomik dhe globalizimit, zgjerimit të fluksesve ndërkombëtare të kapitalit, lëvizjes

së lirë të individëve, të mallrave e shërbimeve dhe të zhvendosjes së teknologjive,

investimet e huaja janë parë me përparësi në të mirë të ekonomisë në tërësi.

Nga pikëpamja e politikës monetare flukset hyrëse të IHD janë të rëndësishme sepse

ndikojnë në kursin e këmbimit dhe Bilancin e Pagesave. Në këtë mënyrë përcaktimi i

ndikimit të flukseve të IHD mbi kërkesën vendase dhe në përgjigjen e aktivitetit

ekonomik është i rëndësishëm në procesin e stabilizimit të ekonomisë me anë të

mjeteve të politikës monetare. Nga ana tjetër, është e rëndësishme për projektuesit e

vendimeve monetare të kuptojnë ndikimin që ato mund të kenë në përshpejtimin e

presioneve inflacioniste ose ndikimi në normën e papunësisë.

KAPITULLI 1

2

Page 4: DREJTIMI FINANCIAR

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE, KUPTIMI, FORMAT, RENDESIA E

TYRE DHE METODAT E MBLEDHJES SE TE DHENAVE

1.1 Kuptimi i IHD-ve

Koncepti i IHD-ve ka pësuar ndryshime në vite. Historikisht, një kufi i caktuar

pjesmarrjeje me kapital dhe ideja që një investitor planifikon të shfaqë influencë

kontrolli në kompani, kanë qenë ngushtësisht të lidhura me kuptimin e IHD. Sipas një

përcaktimi të përbashkët OECD dhe FMN kanë zhvilluar konceptin e IHD si :

Një kategori e investimeve ndërkombëtare në të cilën një njësi rezidente në një

ekonomi (investitori direkt) ndërmerr një interes të qëndrueshëm në një kompani

rezidente të një ekonomie tjetër (ndërmarrje të investimit direct).

Interes i qëndrueshëm nënkupton ekzistencën e një marrëdhënie afatgjatë ndërnjet

investitorit direkt dhe ndërmarrjes së investimit direkt si dhe një shkalllë të

rëndësishme influence në drejtim të kësaj të fundit. Termat “investitor direkt” dhe

“ndërmarrje e investimit direkt”, FMN-ja dhe OECD-ja i përkufizon kështu: Një

investitor direkt mund të jetë individ, person juridik apo fizik, ndërmarrje publike, një

qeveri, një grup individësh ose personash juridikë dhe/ose fizikë, të cilët zotërojnë një

ndërmarrje investimi direkt me aktivitetet në një vend jashtë vendit të rezidencës së

investitorit direkt. Një ndërmarrje investimi direkt është një person juridik apo fizik

në të cilën një investitor i huaj ka pronësi 10% ose më shumë të aksioneve ose të

fuqisë votuese të një shoqërie tregtare ose ekuivalente të një ortaku.

Në standartet e FMN, IHD konsistojnë në:

- Shumën e të drejtave të pronësisë të blera apo të siguruara nga kompanitë mëmë

në firmat jashtë me qëllim kontrolli (duke përfshirë edhe ngritjen e filialeve të

reja);

- Riinvestimin e fitimeve nga firmat e kontrolluara;

- Huatë midis kompanisë mëmë dhe firmat nën kontroll;

Në rastin e blerjes së aksioneve, investimi direkt në kontrast me investimin në

portofol përfshin përfitimin e mbajtjes së aksioneve të tilla të rëndësishme që të japin

të drejten e kontrollit, ose aftësisë për të marrë pjesë në manaxhimin e një firme.

Si një investim direkt konsiderohet një hua për një filial ose për një firmë bijë ndersa

nje hua për një firmë të palidhur me investitorin, ose blerja e aksioneve të një firme të

palidhur me të konsiderohet si investim në portofol.

3

Page 5: DREJTIMI FINANCIAR

Investimet e huaja janë ato burime financiare dhe/ose teknologjike të cilat trasferohen

nga një vend në një vend tjetër me qëllim gjallërimin dhe zhvillimin e ekonomisë së

vendit pritës dhe që brenda një periudhe të caktuar kohe duhet të rikthejë ose jo

mbrapsht një normë të aktuar fitimi sipas kushteve të caktuara më parë. Në përgjithësi

transferimi i kapitalit të huaj bëhet nga vendet e zhvilluara në drejtim të vendeve të

pazhvilluara ose në zhvillim e sipër. Kapitali i huaj hyn në një vend në formën e

investimeve, kryesisht ne tre forma:

- Në formën e donacioneve apo ndihmave;

- Në formën e borxheve të jashtëm;

- Ne formën e investimeve të kapitalit të huaj;

Qëllimi i kapitalit të huaj nga një vend në tjetrin është:

- Dëshira për të patur një normë kthimi relativisht më të madhe nga ajo e vendit të

origjinës së kapitalit;

- Kalimi ma lehtësi i barrierave dognore;

- Arritja me kosto të ulët duke e bërë investitorin shumë kompetitiv në treg.

1.2 Format e ndryshme të IHD-ve

Në përgjithësi, teoria e botërore na ofron rrugë të ndryshme nëpërmjet të cilave

ndeshim IHD-të hyrëse. Në radhë të parë janë “Merger and Acquisitions” , të lidhur

drejtpërdrejt me procesin e privatizimit, të cilat u përhapën shumë në ish-ekonomitë e

centralizuara. Së dyti, janë “Merger and Acquisitions” privatë, të përcaktuar si një

ndryshim i pronësisë nga njësitë vendase në ato të huaja, duke përdorur skema

financiare për të krijuar firma të reja si psh. “joint ventures” ose filale dhe degë. Të

tilla aktivitete, të paktën fillimisht nuk shtojnë kapacitetet produktive të vendit pritës.

Dhe së treti, vetëm një pjesë e këtyre firmave të reja të krijuara ndodhin si rrjedhojë e

ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuse (greenfield projects) ose e instalimit të

teknologjive të reja në godinat ekzistuese (broënfield projects).

Përveç këtyre ka aktivitete të tjera të tilla si: teknologjitë e liçensuara, operatorët e

nënkontraktuar, ose formimi i aleancave të biznesit që mund të klasifikohen, ose nuk

mund te klasifikohen si IHD, por që sigurisht, mund të konsiderohen si te lidhura me

IHD–të.

4

Page 6: DREJTIMI FINANCIAR

1.3 Pse konmpanitë investojnë në vende të huaja?

IHD nuk janë të gjitha njëlloj. Lloje të ndryshme kompanish kanë shkaqe dhe interesa

të ndryshëm për të investuar jashtë shtetit të tyre. Ata gjithashtu marrin vendimin për

të investuar në rrugë të ndryshme dhe kanë prioritete të ndryshme kur zgjedhin vendin

për të investuar. Për me tepër llojet e ndryshme të IHD-ve kanë ndryshuar shumë në

dekadat e fundit. Për të zgjedhur vendin ku do të investojnë kompanitë përdorin

teknika të ndryshme duke u bazuar në llojin e aktivitetit që ato ushtrojnë dhe

përfitimet që ato mund të nxjerrin duke investuar jashtë.

Literatura akademike ka njohur në periudha të ndryshme kohore motivimet që

qëndrojnë në themel të vendimeve për investime të huaja të firmave, dhe kanë

identifikuar motivet më kryesore që nxisin aktivitetin e huaj. Dunning (1993) i

klasifikon motivet e ndryshme në pesë kategori kryesore: gjetja e tregjeve, gjetja e

burimeve të reja, kërkimi i efiçencës, kërkimi i eksporteve dhe gjetja e aseteve

strategjike. Kërkues të tjerë konfirmojnë se motivet kanë në thelb nevojën për të

përfituar në maksimum avantazhet krahasuese të vendeve të huaja. Gjithashtu,

akademikë të tjerë mbrojnë idenë se investimet nxiten nga presionet që burojnë nga

mjedisi konkurencial midis firmave në tregun e një vendi. Këto dy konceptime të

investimeve të huaja i përkasin më së shumti duke iu referuar sektorëve prodhues. Në

këto sektorë, zotërimi i aseteve strategjike të një vendi përbën një burim jetëgjatë të

krijimit të vlerave financiare për firmat. Në tërësi, nxitësit e zgjerimit të fimave në

vende të huaja lidhen me nevojën për asete fizike, gjetjen e tregjeve dhe reduktimin e

kostove.

Kërkim/gjetja e tregjeve. Investimet ne kërkim të tregjeve synojnë t’i shërbejnë

tregjeve të caktuara nëpërmjet prodhimit dhe shpërndarjes në tregun përkatës.

Literatura njeh disa arsye që motivojnë këtë lloj investimi. Së pari, vendosja nga

qeveritë e pengesave ndaj mallrave dhe shërbimeve të importit, duke rritur koston e

pranisë në tregun e atij vendi. Megjithatë, liberalizimi i tregjeve së fundi e zbeh këtë

motiv për IHD. Së dyti, reduktimi i kostove të tranzaksionit, kryesisht atyre të

transportit, nxit firmat të ndërtojnë njësi prodhimi në atë vend. Në kushtet e vendeve

të vogla, niveli i të ardhurave për frymë i të cilave është relativisht i ulët, motivimi i

hapjes së tregjeve të reja mbetet i dobët.

Kërkimi/ gjetja e burimeve. Motivimi i kërkimit të burimeve bazohet në nevojën

për përvetësimin e burimeve që nuk janë të disponueshme në vendet ku firmat

5

Page 7: DREJTIMI FINANCIAR

operojnë, ose janë të disponueshme me nje kosto dukshëm më të lartë kundrejt

vendeve të tjera. Konsideratat për minimizimin e kostove dhe nevoja për të siguruar

lëndë të parë përbëjnë faktorët kryesorë që nxisin investimet e huaja. Një supozim

themelor që motivon këtë investim në kërkim të burimeve ka qenë pamundësia e

levizjes së burimeve të kërkuara. Nëse një burim prodhimi mund të transportohet me

kosto të ulët, mund të jetë më eficente të importohet. Megjithatë, ky motiv është

influencues për faktorët e prodhimit të cilët kanë kosto të lartë transporti, ose janë të

pamundura, sikurse fuqia punëtore.

Parimisht, koncepti i gjetjes së burimeve është i përafërt me motivin për asete

strategjike (Ëasson 2002), i cili nxitet nga nevoja e firmave për burime shtesë dhe

njohuri të reja me qëllim përmirësimin ose azhornimin e kapaciteteve prodhuese.

Burime të prekshme. Nevoja për burime të prekshme është një motiv më i fortë për

investimet e huaja në sektorët e prodhimit, ndersa në sektorin e shërbimeve ky motiv

mbetet i vakët. E anasjellta provohet në rastin e nevojës për burime jo të prekshme

sikurse pasuritë intelektuale dhe forca punëtore e arsimuar si motiv për IHD.

Në kërkim të rritjes së efiçencës. Investimet në kërkim të efiçencës nxiten nga

qëllimi i shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve që gjenerojnë vlera financiare.

Nëpërmjet shpërndarjes gjeografike firmat përfitojnë nga diferencimet që rrjedhin nga

prania dhe kostoja e faktorëve të prodhimit në vende të ndryshme. Diversifikimi

gjeografik i njësive prodhuese varet nga balanca midis avantazheve që ofron

shpërndarja e aktiviteteve vlerë-krijuese dhe kostoja e komunikimit dhe koordinimit

në distancë midis njësive.

Kërkim i eksportve, është një motiv i afërt me atë të gjetjes së tregjeve. Motivi i

gjetjes së eksporteve ndërmerret nga firmat që kërkojnë një bazë për t’i shërbyer me

një kostot më të ulët tregjeve të huaja të një rajoni. Rol kryesor në këtë lloj investimi

merr oferta e lartë e faktorëve të prodhimit me një kosto relativisht më të ulët se në

vendin në të cilin ka firma bazën.

Si përfundim duhet theksuar se kjo ndarje strikte e aktiviteteve të investimeve të huaja

direkte, shpesh mbetet vetëm në teori. Në praktikë këto tipe nuk janë detyrimisht të

ndara në projekte të veçantë.

1.4 Metodat e mbledhjes së të dhënave të investimeve të huaja direkte

6

Page 8: DREJTIMI FINANCIAR

Matja e saktë e investimeve të huaja direkte është shumë e rëndësishme në

përcaktimin e fluksit dhe të stokut të IHD-ve. Ka tre mënyra për mbledhjen e të

dhënave:

1- Sistemi ndërkombëtar i raportimit të transaksioneve (transaksionet nëpërmjet

sistemit bankar), ITRS;

2- Vrojtimet e ndërmarrjeve;

3- Të dhënat administrative;

Zgjedhja ndërmjet mënyrave të ndryshme të mbledhjes së informacionit, mund të jetë

vendimtare për saktësinë e statistikave të IHD-ve dhe për aftësinë e hartuesve në

zbatimin e standarteve nderkombëtare. Secila nga këto mënyra ka përparësitë e veta

dhe mangësitë e tij specifike:

1- Sistemi i raportimit të transaksioneve me jashtë

Përparësitë: Normalisht ITRS përdoret në mbledhjen e informacionit për zëra të

ndryshëm të BPB-së si për shembull, import/export etj. Në këtë mënyrë, arrihet

shmangia e shpenzimeve për zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të tjera për

mbledhjen e informacionit të duhur për hartimin e bilancit të pagesave.

Mangësitë: Zakonisht, maten vetëm transaksionet në cash. Kjo nënkupton që pjesë

nga komponentët e IHD-ve (si psh. fitimi i riinvestuar ose borxhi ndërmjet

kompanive) nuk përfshihen pa një marrëveshje të vecantë dhe duhen përdorur burime

të tjera shtesë. Konceptet e IHD-ve janë të vështira për tu sqaruar në sistemin e

përgjithshëm të raportimit të bankave, sidomos konceptet që i përkasin klasifikimit.

Matja e transaksioneve në monedhë vendase ose ndërmjet llogarive me banka

jorezidente është e vështirë. Mund të jetë e vështirë për të marrë të dhëna për

pozicionin ndërkombëtar të investimeve.

2- Vrojtimet e ndërmarrjeve

Përparësitë: Vrojtimi i ndërmarrjeve dizenjohet bazuar në kërkesat specifike të

statistikave të IHD-ve. Ai siguron një regjim të plotë të transaksioneve dhe pozicionit

të IHD-ve për secilën nga ndërmarrjet e vrojtuara, duke përfshirë fitimet e

riinvestuara. Krijon mundësinë e shpjegimit të koncepteve dhe trajtimit të IHD-ve tek

raportuesit e të dhënave. Mund të përfshijë informacion për faktorë të tjerë ndikues

ekonomik, si për shembull, numri i punonjësve, eksportet etj.

7

Page 9: DREJTIMI FINANCIAR

Mangësitë: Mbajtja e një regjistri për ndërmarrjet me investim të huaj direkt, nën të

cilën pasqyrohen transaksionet/pozicioni i stokut, mund të jetë i vështirë. Zhvillimi

dhe zbatimi i një vrojtimi të specializuar për IHD-të, nga vende të cilat nuk përdorin

vrojtimet për të dhënat e bilancit të pagesave krijon kosto shtesë. Në rastet e vrojtimit

me zgjedhje ekstrapolimi munt të cojë në rezulate joreale.

3- Të dhënat ”Administrative”

Përparësitë: Informacioni i nevojshëm mundësohet shpesh në procesin e miratimit të

investimeve të reja.

Mangësitë: Ky informacion rralle herë është i hartuar për të përmbushur nevojat e

bilancit të pagesave. Hapësira kohore ndërmjet miratimit dhe realizimit të investimeve

(ekziston mundësia që investimi të mos realizohet). Mungon informacioni për fitimet

e riinvestuara dhe dis-investimet. Nuk përfshin informacionin mbi stokun e

investimeve vlerësuar në cmime tregu. Informacioni mbulon një numër të kufizuar

industrish. Zakonisht mbulohen vetëm IHD-të hyrëse, jo ato dalëse.

Shumë vende të botës bazohen dhe në të dhënat e ITRS-it për krijimin e bazës së të

dhënave të IHD-ve. Banka e Shqipërisë siguron një informacion të kufizuar nga

raportimet e bankave. Ka shumë arsye për këtë, por më kryesorja është shkalla e lartë

e përdorimit të cash-it në ekonomi. Aktualisht, vrojtimi i ndërmarrjeve është metoda

më e përdorshme. Ky vrojtim është ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë si nismëtare e

krijimit të regjistrit të plotë të ndërmarrjeve me kapital të huaj. Krijimi i këtij regjistri

do të jetë baza për krijimin e serive kohore të vlefshme për bilancin e pagesave dhe

për Pozicionin Ndërkombëtar të Investimeve. Megjithëse konsiderohet një burim

shumë i mirë informacioni, kryerja e vrojtimeve statistikore është proces shumë i

vështirë dhe delikat. Ai kërkon përcaktimin e qartë të objektivave, pyetësorë të hartuar

mirë, përzgjedhje të popullatës së vrojtimit sa më përfaqësuese, klasifikim dhe

strukturë të mirëpërcaktuar të të dhënave statistikore, vlerësim të rezultateve dhe

procedura agregimi efektive etj. Për këtë një nga detyrat kryesore për hartuesit e

bilancit të pagesave është përmirësimi i metodologjive përkatësë dhe studimi i

vazhdueshëm për gjetjen e metodave statistikore dhe ekonometrike sa më të

përshtatshme për përpunimin e të dhënave përkatëse, pa harruar kërkimet për burime

të tjera informacioni.

8

Page 10: DREJTIMI FINANCIAR

1.4.1 Pyetësori i Bankës së Shqipërisë për IHD-të

Së fundmi, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Instat ka hartuar

pyetësorin/anketën për vrojtimin e investimeve te huaja direkte. Të dhënat e

grumbulluara në këtë mënyrë kanë karakter konfidencial dhe publikohen vetëm të

grupuara pa prekur interesat e investitorëve. Ky pyetesor përfshin pyetje si:

- Cilin duhet të kontaktojme në rast nevoje;

- Njësia ekonomike është krijuar si ndërmarrje apo filial;

- Njësia ekonomike është krijuar si privatizim i një ndërmarrje ish

shtetërore/marrje në koncension e pronës shtetërore/investim i ri etj;

- Data e regjistrimit në gjykatë dhe data e fillimit të aktivitetit ekonomik;

- Pronësia e ndërmarrjes dhe pjesmarrjen në kapital të investitorëve direkt në

%;

- Përshkrimin me fjalë të aktivitetit ekonomik kryesor të ndërmarrjes që realizon

më shume se 50% të xhiros vjetore;

- Numrin mesatar i të punësuarve gjatë vitit (përfshirë dhe të vetpunësuarit);

- Sa % të transaksioneve i kryejnë nëpërmjet sistemit bankar;

- A është ndërmarrja/filiali aktualisht aktiv, nëse jo tregoni arsyen dhe datën e

mbylljes;

- Zgjatja në muaj e aktivitetit gjatë vitit 2007;

- Stoku i investimit të huaj direkt i detajuar sipas zërave, shpërndarja e

dividentit, stoku i pretendimeve dhe detyrimeve ndaj kompanive të

ndërlidhura, rritja e kapitalit dhe tregues financiarë për ndërmarrjet që nuk

mbajnë bilanc.

Ky pyetësor përmban gjithashtu disa pjesë në të cilën investitori mund të ndryshojë të

dhënat e veta nëse këto kanë mangësi ose nuk janë të plota.

KAPITULLI 2

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI

9

Page 11: DREJTIMI FINANCIAR

Investimet e huaja direkte në vendet në zhvillim në përgjithësi dhe në vendin tonë në

veçanti janë të një rëndësie strategjike, pasi ato sigurojnë investimet e nevojshme për

rritjen ekonomike kur kursimet e brendshme nuk mund t’i sigurojnë ato. Ato jane një

faktor kyç për rritjen e aftësisë konkurruese të produkteve shqiptare në tregjet

ndërkombëtare, për mbështejen e rritjes ekonomike dhe rritjen e konkurrencës dhe

prodhimtarisë në tregjet e vendit.

IHD-të sjellin teknologji më të përparuar, njohuri dhe manaxhim modern, si dhe

kontakte me klientë të huaj dhe bëjne të mundur që ekonomia e vendit të përfitojë

nga bollëku i saj në fuqi të aftë punëtore, gjë që duket se egziston në Shqipëri.

Ndërkohë që shoqëritë dhe ndërmarrjet e reja vendase japin një kontribut direkt në

rritjen e konkurencës, kryesisht për arsye te njohurive të tyre të mira mbi kushtet e

vendit, efektet e IHD-ve janë shumëplanëshe.

2.1 Origjina e IHD-ve

Burimi: Banka e Shqipërisë

Nga pikëpamja e origjinës, Italia dhe Greqia luajnë një rol mbizotërues në investimet

e huaja direkte në Shqipëri: 51% të ndërmarrjeve të investimit direkt janë me

pjesmarrje të kapitalit të huaj italian dhe 24% me kapital të huaj grek. Njekësit më të

afërt janë kapitali turk me 4% dhe ai amerikan me 3%. Ndërkohë vërehet një hapje

drejt lindjes së mesme, shoqëruar edhe me rritjen e kapitalit nga këto vende.

Kapitali italian i cili ka dhe pjesën me të madhe është i përqëndruar në industrinë

përpunuese rreth 60-65%, kryesisht në pjesen perëndimore e qëndrore të shqipërisë.

Pjesa me e madhe janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME) që merren me

ndërtim (35%), tekstile dhe prodhim këpucesh (21%), tregti dhe shërbime (16%), dhe

me industrinë agro-ushqimore (8%) dhe pjesa më e madhe vijnë nga jugu i Italisë.

10

Page 12: DREJTIMI FINANCIAR

Firmat italiane përfitojnë nga avantazhi konkurues i cilësisë së punës me kosto të ulët

në Shqipëri. Pagat janë 10 herë më të ulta se ato në Itali. Investitorët italianë

përfitojnë nga grantet e qeverisë Italiane të fokusuara në nxitjen e investimeve italiane

në Shqipëri.

Kapitali grek është i përqëndruar në sektorin bankar në masën 47% dhe në

komunikacion në masën 42%, kryesisht në jug dhe juglindje të Shqipërisë.

Investitorët grek merren më shumë me tregti dhe vetëm 2% e tyre janë angazhuar në

degët e tjera të industrisë, si ato të tekstileve, veshjeve, prodhimit të produkteve të

lëkurës dhe duhanit. Më shumë se 60% e IHD-ve greke vijnë nga grantet e ofruara

nga Qeveria Greke për këto firma, për të investuar në Shqipëri.

2.2 IHD-të në legjislacionin shqiptar

Bazuar në kuadrin ligjor shqiptar, ndërmarrje të investimit direkt mund të jenë

personat juridik (ligji nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”) dhe personat

fizikë (neni 2 i ligjit nr 7638, datë 4.11.1992 “ Për dispozitat që rregullojnë pjesën e

parë të kodit tregtar”). Personat juridike mund të jenë: shoqëri kolektive, shoqëri

komandite, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri anonime të cilat përfitojnë

personalitet juridik me regjistrimin e tyre në gjykatë. Një formë tjetër e këtyre

ndërmarrjeve mund të konsiderohet edhe shoqëria e thjeshtë, forma e të cilës

përcaktohet në nenin 1074 të Kodit Civil dhe në vazhdim. Dallimi kryesor ndërmjet

tyre është se emërtimit të saj në termin “shoqëri”, ajo nuk ka personalitet juridik pasi

është një kontratë me të cilën dy a më shumë persona merren vesh për të ushtruar

aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që rrjedhin prej tij. Format e

zotërimit të aksioneve në rastin e shoqërive tregtare janë filiali (neni 217), shoqëritë

pjesmarrese apo simotra (neni 218) dhe shoqeritë e kontrolluara. Investini i huaj

direkt në keto shoqëri në bazë të ligjit “Për shoqëritë tregtare” mund të kryhet:

- Me pjesmarrje në kapitalin themeltar që në krijimin e shoqërisë;

- Me trasferim të pjesëve të kapitalit themeltar në përputhje me kërkesat e këtij

ligji në rastin e cdo forme të shoqërive tregtare (psh nenet 23, 33, 45, 47 etj);

- Me zmadhim të kapitalit;

- Në raste të bashkimit ose të ndarjes (neni 243) dhe ne vazhdim;

11

Page 13: DREJTIMI FINANCIAR

- Në rastin e shoqërive të thjeshta, bazuar në nenin 1076, investimi direkt mund

të kryhet kur në kontratë parashikohet që anëtarët e saj do të kontribuojnë në

pjesë jo të barabarta me para, sende, apo shërbime (neni 1074).

Në rastin e shitblerjes së tokës nga rezidentët shqiptarë, bazuar në legjislacionin

shqiptar dhe në kuptimin e investimit direkt të lartpërmendur, personat fizikë a jurikë

të huaj që kryejnë ose kanë kryer invesstime në territorin e Repulikës së Shqipërisë në

përputhje me ligjin “Për investimet e huaja”, kanë të drejtë të blejnë truall për

investime, pronë shtetërore apo private, ose truallin e investimeve të kryera ose në

kryerje e sipër. Në rastet e tjera thuhet se : të huajt kanë të drejtë të angazhohen ne

aktivitetet ekonomike pa nevojën e një autorizimi apo leje të mundshme. Investitorët e

huaj trajtohen në mënyrë jo më pak të favorshme se sa shtetasit shqiptar. Investitor i

huaj nënkupton cdo person fizik qe:

- Eshtë shtetas i një vendi të huaj;

- Eshtë shtetas i Republikës së Shqipëris, por ma banim të përhershëm jashtë

vendit;

- Eshtë themeluar sipas ligjit të një vendi të huaj, i cili drejtpërdrejt ose

tërthorazi kërkon të kryejë ose është duke kryer një investim në përputhje me

ligjet;

Investim i huaj nënkupton cdo lloj investimi në territorin e Republikës së Shqipërisë,

të zotëruar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga një investitor i huaj, i cili konsiston në:

- Pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të prekshme dhe të paprekshme, ose

ndonjë lloji tjetër të drejte pasurore;

- Një shoqeri, të drejta qe rrjedhin nga cdo formë pjesmarrjeje në një shoqëri,

me aksione etj;

- Huatë, detyrimet në të holla ose detyrimet në një veprimtari qe ka vlerë

ekonomike dhe që lidhem me një investim;

- Pasurinë intelektuale, duke përfshirë veprat letrare dhe artistike, tekniko-

shkencore, regjistrimet e zerit, shpikjet, projektet industriale etj;

- Cdo të drejtë të njohur me ligj ose kontrata, dhe cdo licencë ose leje të dhëna

në përputhje me ligjet;

2.3 Institucionet përgjegjëse në fushën e politikave të IHD-ve

DNB- Ministria e ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës/Drejtoria e Nxitjes së Biznesit

është institucioni kryesor në hartimin e politikave për përmirësimin e klimës së

biznesit, për politikat e nxitjes së investimeve. DNB u krijua nga bashkimi i dy

12

Page 14: DREJTIMI FINANCIAR

ministrive : të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjitikës. Si pjesë

përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave Tregtare është e përbërë nga 7

veta ndarë në 3 sektorë. DNB ka për mision :

Krijimin e një klime pozitive për zhvillimin e biznesit, me qëllim që ti hapet rruga

rritjes dhe fuqizimit të SME-ve, tërheqjes së investimeve të huaja ne Shqiperi dhe

nxitjes së eksporteve shqiptare në tregun rajonal dhe global. Në bashkëpunim me

institucionet publike shtetërore e private dhe donatorët, harton programe dhe projekte

të vecanta në interes të zhvillimit të sektorit privat, vecanërisht të SME-ve ,

investimeve dhe eksporteve. Bashkëpunon me Institucionet Ndërkombëtare dhe

programe të vecanta si CARDS, GTZ, UNDP, USAID etj për hartimin e programeve

të asistencës teknike dhe projekteve të financimit në fushën e zhvillimit të sektorit

privat.

Agjensia Shqiptare Biznesit dhe e Investimeve (AlbInvest). Për të përmirësuar

eficencën e agjensive që lidhen me nxitjen dhe zhvillimin e biznesit, qeveria ka

realizuar bashkimin e tre agjensive: Agjensisë së Nxitjes së Investimeve të huaja

ANIH, Agjensisë së SME, Agjensisë së Nxitjes së Eksporteve ANE në një agjensi të

vetme Agjensia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve AlbInvest.

2.4 Ecuria në vite e IHD-ve në Shqipëri

Investimet e huaj direkte në Shqipëri, sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës

Qëndrore e Lindore, janë një nga format e reja të depërtimit të kapitalit perëndimor,

sidomos gjatë periudhës së tranzicionit drejt ekonomisë së tregut.

Fluksi i IHD –ve ka qenë në nivel më të ulët në vitet `98-`99 dhe kjo si pasojë e

trazirave në Shqipëri në vitin 1997 si dhe paqëndrueshmërisë së rajonit e

karakterizuar nga lufta e Kosovës. Fluksi i IHD-ve u rrit në vitin 2000 në $143

milionë dhe në 2001 arriti në $207,3 milionë. Kjo erdhi si pasojë e privatizimit të

sukseshem të AMC –së dhe Vodafone-it dhe konçesionin e marre nga DARFO në

Albkrom. Në vitin 2002 kemi nje rënie të IHD –ve dhe kjo si pasojë vonesave e

privatizimit të KESH-it, Telekomit, Bankës së Kursimeve, INSG-ut. Në 2003 kemi

një rritje të IHD-ve në 16,3 % në krahasim me 2002. Në vitin 2004 IHD-të arritën

vlerën e $341 milionë. U privatizua suksesshem Banka e Kursimeve duke iu shitur

gjigandit Reifaizen Bank ne vleren 126 mln $ si dhe filloi proçesi i privatizimit te

INSIG-ut. Gjithashtu po në këtë vit është arritur nënshkrimi i kontratës me gjigandin

13

Page 15: DREJTIMI FINANCIAR

amerikan Lockheed-Martin për një investim prej 32 milion USD për instalimin e

sistemit te kontrollit të trafikut ajror dhe General Electric me një investim prej 75

milion USD për ndertimin e një rrjeti modern hekurudhor. Po gjate 2004 filluan

përgatitjet për privatizimin e Albtelecom Sh.a. dhe kompania ARMO. Në vitin 2005,

investimet e huaja direkte për shkak edhe të mungesës së privatizimeve zbritën në 255

milion USD.

2.5 Shpërndarja sektoriale e IHD-ve

Burimi: Instat

IHD-të në përgjithësi janë kryer në sektorin e tregtisë dhe kjo për shkak të

shfrytezimit të kostos së ulët të fuqisë punëtore nga kompanitë e huaja. Por sektorët

e tjerë të ekonomisë shqiptare janë shumë pak të shfrytzuar nga firmat vendase dhe

kjo përbën një premisë për tërheqjen e IHD-ve në këta sektorë. Përmendim bujqësinë,

transportin, turizmin, etj.

14

Page 16: DREJTIMI FINANCIAR

2.6 Shpërndarja e IHD-ve sipas rretheve

Burimi : Instat

Investimet e huaja janë të përqëndruara në Tiranë e Durrës. Vetëm këto dy qytete

kanë tërhequr pothuaj 76% të shoqërive tregtare me pjesëmarrje të huaj.

IHD-të janë të përqëndruara në këto dy qytete sepse ndërkohë që Durrësi ka portin

më të madh në vend, Tirana është kryeqyteti i vendit. Një përqëndrim i tillë ndonëse

justifikohet nga pikëpamja ekonomike, përbën një forcë shtytëse për levizjen e

popullsisë nga zonat më të varfra rurale, në drejtim të qyteve të mëdha.

2.7 IHD-të krahasuar me vendet e rajonit

Në përgjithësi niveli i investimeve të huaja në rajon paraqitet i ulët, po të kemi

parasysh edhe faktin se ky nivel përbën vetem gati 2 për qind të të gjithë fluksit

botëror të IHD. Sipas statistikave përfitueset më të mëdha të IHD janë Rumania,

Bullgaria dhe Kroacia. Ndërsa Shqipëria paraqet një nivel shumë të ulët të

investimeve të huaja direkte, vetëm 3 % të të gjitha investimeve që merr rajoni.

Kështu vlen për tu përmendur se Shqipëria ka potencial për të thithur $ 3.3 miliardë

investime të huaja direkt. Nëse nga kjo shifër zbresim prvatizimet e ndërmarjeve

strategjike del se Shqipëria ka realizuar vetëm 22% të potencialit për tërheqjen e IHD-

ve. Duke lënë mbrapa Bosnje Hercegovinen dhe Moldavinë, kjo shifër është mbrapa

vendeve të tjera të rajonit ku përmendim Hungarinë e cila nga $38.4 miliardë ka

tërhequr $31.5 miliardë. Kjo e fundit ndiqet nga Bullgaria e cila ka tërhequr $2.06

miliardë, nga $2.7 miliardë që është potenciali i saj. Polonia dhe Serbi&Mali i Zi kanë

tërhequr 50% të potëncialit për IHD, ndërkohë që vlera aktuale e potencialit është sa

një e treta e potencialit në vende si Shqipëria, B&H dhe Moldavia.

IHD-te sipas rretheveShkodra4%

Korça10%

Gjirokastra7%

Durres13%

Vlore3%

Tirana63%

Tirana Vlore Durres Gjirokastra Korça Shkodra

15

Page 17: DREJTIMI FINANCIAR

Kroacia 28%

Bosnje Hercegovina

3%

Maqedonia3%

Serbi-Mali Zi

8%

Rumani39%

Shqiperia3% Bullgaria

16%

Burimi: Banka e Shqipërisë.

Përcaktuesit (faktorët)

Faktorët negativë

Konfliktet e vazhdueshme pas viteve ’90 – rajoni gjithmonë është përfshirë në

kriza të ndryshmë të cilat shpeshherë kanë përfunduar në luftëra ndëretnike,

gjë që i ka dhënë rajonit imazhin e nje rajoni me konflikte të vazhdueshme. Ky

imazh negativ pengon ardhjen e investitorëve të huaj sepse mungon siguria e

përgjithshme jo vetëm për investimin, por edhe për investitorin gjithashtu.

Destabiliteti politik/makroekonomik – në përgjithësi vendet e rajonit shfaqin

një destabiltet të lartë politik (sipas statistikave kohëzgjatja mesatare e

qeverivë në vendet e rajonit është nga 11 muaj deri në 20 muaj maksimalisht).

Dihet që destabiliteti poltik shkakton edhe destabilitet ekonomik. Përvec kësaj

disa nga vendet e rajonit janë përfshirë në kriza të mëdha financiare.

Gjithashtu duhet te kemi parasysh se ato kanë dalë nga ekonomi të

centralizuara dhe ekonomitë e tyre kanë qenë të brishta.

Klima e veshtire e biznesit – në përgjithësi nisur edhe nga raporti i publikuar

nga Banka Botërore për lirinë ekonomike, është e vështirë të hysh në tregun e

vendeve të rajonit gjë që vështirëson ardhjen e investitorëvë të huaj.

Niveli i larte i korrupsionit – korrupsioni përbën një problem për vendet e

rajonit sepse ai shfaqet në nivele mjaft të larta, në shumë prej vendeve të këtij

rajoni.

16

Page 18: DREJTIMI FINANCIAR

Kuadri ligjor dhe ai rregullativ – mungon kuadri ligjor dhe rregullativ që jo

vetëm të nxisë ardhjen e investitorëvë të huaj, por gjithashtu edhe tu

“premtojë” atyre sigurinë e investimit.

Infrastruktura – në përgjithësi shtetet e rajonit shfqain vështirësi të mëdha në

infrastrukturë, si psh’ energji, transport, ujë, telekomunikacion, gjë e cila

vështirëson ardhjen e investitorëve të huaj.

Faktorët pozitivë

Kosto e ulët pune – kostoja e ulët e punës shikohet si një përparësi për rajonin

per thithjen e investimeve të huaja sidomos në sektorin e industrisë

përpunuese.

Burimet natyrore te pashfrytezuara – rajoni është i pasur me burime të

ndryshme natyrore si hidroenergjitike, minerare, turistike, etj, gjë që nxit

investotirët të investotjnë për këto burime natyrore.

Treg i ri qe ofron mundesi zhvillimi – vendet e rajonit që janë marrë në

shqyrtim kanë kanë dalë nga një ekonomi e centralizuar dhe pavarësisht

zhvillimeve të ndryshme gjatë periudhës së tranzicionit nuk kanë mundur të

zhvillohen totalisht, prandaj ka akoma potenciale të pazhvilluara.

Politika nxitëse të investimeve të huaja – Politikat nxitëse të investimeve të

huaja mund të ndikojnë gjithashtu në tërheqjen e flukseve hyrëse të

investimeve. Këto politika nxitese mund te terheqin investimet e huaja përmes

zbutjes së taksave, krijimit të zonave të lira ekonomike, si dhe përmes

parandalimit të tatimit të dyfishtë.

Ecuria e reformave te tranzicionit- ecuria e mirë e reformave është një faktor

pozitiv për thithjen e investimeve të huaja. Gjithashtu mendohet se ecuria e

reformave ka për të qenë akoma më e mirë duke qenë se pothuajse të gjitha

vendet e rajonit janë të përfshira në procesin e integrimit evropian.

2.8 Penguesit e IHD në Shqipëri

Aktualisht disa nga penguesit kryesor te IHD-ve në Shqipëri mund t’i përfshijmë si

më poshte:

- Infrastruktura e pazhvilluar.

Transporti në Shqipëri ka njohur përmirësime në vitet e fundit. Megjithatë, cilësia e

infrastrukturës le për të dëshiruar dhe mbetet larg standarteve të BE-së. Këto kushte të

17

Page 19: DREJTIMI FINANCIAR

infrastukturës rrugore kanë një ndikim të madh duke u shndrruar në faktor pengues në

fusha të ndryshme të ekonomisë si: tregëti, turizëm, etj., dhe cënojnë rritjen

ekonomike si dhe përmbushjen e shërbimeve në përgjithësi, të cilat çojnë në mungesë

të efektivitetit.

- Paaftësia e institucioneve për të mbështetur investimet e huaja.

Egzistojne nje sere institucionesh nje Shqiperi per IHD-të por eficenca e tyre eshte e

dobet. Përmenden 2 arsye kryesore për këtë: lidhja e kontratava mbi baza

preferenciale, mungesa e informacionit midis potencialit të mundshem të

institucioneve përgjegjëse dhe sektorëve që kanë nevojë për investime të tilla.

- Nevoja për përmirësim të kuadrit ligjor.

Aktualisht Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga organizatat ndërkombëtare në

hapat e hedhur drejt miratimit të ligjeve të reja të përmirësuara duke përfshirë edhe

ato në fushën e investimeve. Megjithatë, mbeten ende procedura, standarte apo

përgjegjësi të cilat krijojnë një vakum në zbatimin e tyre. Ligji i miratuar për

investimet e huaja në Shqiperi është një hap përpara, bazuar në parimin e trajtimit të

njëjtë të të huajve dhe vendasve. Megjithatë e rendësishme është të theksohet fakti i

specifikimit të procedurave sa me të qarta dhe transparente.

- Mbrojta ndaj importeve

Ekonomia shqiptare po përballet me dy dukuri: liberalizimi i ekonomisë si pranimi në

OBT, apo përfshirja në marrëveshjet e tregut të lirë të vendeve të rajonit dhe

tendencat angazhuese drejt mbrojtjes së produkteve vendase.

- Problemet e pronësisë

Aktualisht problemi i pronësisë është një problem kyç për ekonominë e vendit.

Procesi i de-kombëtarizimit të tokës dhe ndërtesave, ndërmarrjeve kombëtare të

madhësive mesatare apo edhe të mëdha në sektorët industrial si energjia, uji transporti

etj, ka qenë jashtëzakonisht i dobët.

- Konsolidimi i stabilitetit politik.

Megjithatë, Shqipëria vlerësohet larg standarteve të vendeve të zhvilluara.

- Koncensione të vecanta në riatdhesimin e fitimeve

Ligji për trajtimin e këtyre koncensioneve ka hasur në vështirësi dhe për momentin

adoptimi i tij është i pamundur në rastin e Shqipërisë.

18

Page 20: DREJTIMI FINANCIAR

2.9 Sektorët prioritarë për tërheqjen e IHD-ve në Shqipëri

Avantazhet kryesore që ofron mjedisi shqiptar janë :

- Një regjim liberal për IHD-të i cili garanton trajtim të njëjtë të investitorëve të

huaj me ata shqiptarë.

- Një treg në rritje.

- Nënshkrimi i marrveshjeve të tregëtisë së lirë me vëndet e rajonit.

- Një pozicion gjeografik strategjik.

- Burime natyrore të paeksploruara sidomos në fushën e turizmit.

- Kosto të ulët të punës dhe një fuqi punëtore produktive.

- Sektorë të ndryshëm që janë duke u privatizuar ose dhënë me koncesion.

- Stabilitet makroekonomik ( Rritja e GDP 6%, Inflacioni 3.3% ).

Shumica e investimeve të huaja në Shqipëri rezultojnë si ndërrmarrje të përbashkëta .

Kjo reflekton mungesën e dëshirës së një pjese të mirë të investitorëve të huaj për tu

përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

Strategjia e tërheqjes së investimeve të huaja në Shqipëri duhet të adresojë detyrat

kryesore afatshkurtëra tek ato afatmesme duke e përballur Shqipërinë me nxitjen e

IHD-ve në vend.

Është e rëndësishme që të krijohen kushte bindëse për investime të huaja dhe në të

njëjtën kohë të përdoren në mënyrë të drejtë politika mikse, të matura dhe

stimuluese. Duhet të tërhiqen IHD-te në sektorët që do të ndërtojnë avantazhe

konkuruese të vazhdueshme dhe potenciale për Shqipërinë, bazuar kjo në burimet

natyrore, strukturës ekzistuese të kostos, qëllimet e zhvillimit të vëndit dhe

pozicionin gjeostrategjik përkundrejtë vëndeve fqinjë të rajonit dhe botës ne tërësi.

Për të zhvilluar një strategji të tërheqjes së investimeve duhet të kemi një vizion për

investimet e huaja direkte.

Në cfarë produktesh apo shërbimesh duhet të specializohet Shqipëria për tërheqjen e

IHD-ve ?

Potenciali i madh për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë është zhvillimi i

industrive si industria ushqimore–agrikulturore, industria e prodhimit të drurit,

industria e nxjerrjes së mineraleve, industria e materialeve të ndërtimit, turizmi etj.

Në sajë të këtyre përparësive që ofron Shqipëria investitoret e huaj kanë një mori

alternativash për të investuar në këtë vënd. Sektorët e ekonomisë ku ata mund të

investojnë janë të shumtë po me strategjikët dhe sektorët që ofrojnë më shumë

19

Page 21: DREJTIMI FINANCIAR

mundësi dhe prosperitet për investime janë: minierat, turizmi, industria tekstile dhe

ajo e lëkurë-këpucëve, agrikultura, nafta dhe gazi.

Le ti trajtojmë me radhë këto sektorë të rëndësishëm duke nxjerrë në pah rëndësinë e

secilit dhe duke konkluduar për secilin prej tyre.

Industria minerale

Ne këtë industri IHD-të janë kryesisht në formën e koncesioneve me rreth 10% të

tyre. Shqipëria ka burime të konsiderueshme minerale si krom, bakër, nikel dhe

qymyr. Cilësia dhe sasia e kromit është në nivele relativisht të larta. Shqipëria është i

vetmi vend i Evropës që ka rezerva të konsiderueshmetë këtij materiali. Para viteve

’90 Shqipëria ishte një nga tre prodhuesit më të mëdhenj të kromit në botë. Prodhimi i

tij ra gjatë viteve 1991-1992 dhe në 1997. Së fundmi mund të thuhet se prodhimi i tij

është rritur në mënyrë modeste. Pengesat kryesore në industrinë minerare në Shqipëri

janë:

- Pajisjet dhe teknologjia e vjeteruar.

- Mungesa e eksperiencës në manaxhimin modern.

Qeveveria shqiptare është duke inkurajuar investimet në këtë sektor të ekonomisë për

të lehtësuar rehabilitimin e minierave egzistuese dhe për kërkimin e burimeve të reja.

Bashkimi Europian ka dhënë një ndihmesë të madhe në asistencë teknike për

rindërtimin e industrisë minerare shqiptare. Pas 1990-ës në shumë vende në

tranzicion investimet e huaja u përqëndruan në prodhimin e çimentos dhe të

materialeve të ndërtimit. Shqipëria ka një pasuri të konsiderueshme të lëndëve të para

për prodhimin e këtyre produkteve sasi e cila i kalon të 220 milion ton.

Shqipëria gjithashtu mund të tërheqë investitorë në nxjerrjen e xeherorit të kromit dhe

në prodhimin e ferrokromit një fuqi tradicionale në sektorin e saj minerar. Kërkesat e

vazhdushme të vendeve te Evropës për bakër bëjnë që ky sektor në Shqipëri të këtë

një prioritet të veçantë pasi rezervat e ketij minerali në vënd llogariten në 45 milionë

ton.

Nafta dhe Gazi

Rezervat e naftës në Shqipëri llogariten në 440 milion tonë dhe rezervat e gazit në

rreth 1.56 miliardë m3 nga të cilat 75 milionë m3 janë gaz natyral dhe pjesa e mbetur

gaz shoqërues. Nafta dhe gazi nxirren në Shqipëri që nga viti 1918. Rezervat e

bitumit arrijnë në rreth 55 milionë ton. Shumë firma të huaja dhe Albpetrol janë duke

kryer kërkime për rezerva të reja të naftës dhe gazit.

20

Page 22: DREJTIMI FINANCIAR

Ligji për privatizimin e sektorit të naftes dhe gazit është miratuar që ne vitin 2002 i

cili nxit investimet e huaja direkte në këtë sektor. Si pasojë e një investimi prej $247

milionë nga Premier Oil (UK) dhe Preussag (Gjermani) në joint-venture me Albpetrol

prodhimi i naftës është parashikuar të rritet nga 350.000 ton në 1997 në 2.5 milion ton

në 2016.

IHD-të mund të ndimojnë në rritjen e kapacitetit të prodhimit të naftës duke sjellë

pajisje dhe materiale moderne përpunimi, duke futur proçese moderne dhe teknologji

të avancuar për mos ndotjen e mjedisit.

Si konkluzin mund të themi se tërheqja e investitorëve të huaj në këtë sektor konsiston

në rehabilitimin dhe zhvillimin e burimeve të naftës në Kuçovë dhe Delvinë,

rehabilitimin e tubacioneve të amortizuar të naftës, modernizimin dhe lehtësimin e

prodhimit të naftës dhe gazit me cilësi, modernizimi i rafinerisë së Ballshit.

Një rol të rëndësishëm në këtë proçes mund të luajë dhe privatizimi i degëve të

caktuara të këtij sektori strategjik.

Agrikultura

Shqipëria ka mundësi të shumta zhvillimi në sektorin e agrikulturës dhe kjo i

dedikohet klimës së saj të përshtatshme dhe kostos së ulët të fuqisë punëtore në zonat

rurale. Përdorimi i metodave tradicionale të prodhimit të frutave, përimeve, mishit dhe

produkteve të tjera ushqimore, duke përdorur pak kimikate dhe pesticide, bën që

Shqipëria ti ketë të gjitha shanset të bëhet një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të

mëdhenj të ushqimit organik aq i kërkuar në tregjet Europiane dhe ato të Amerikës

Veriore. Toka bujqësore ne Shqipëri zë 24% të sipërfaqes së saj. 54% e popullsisë

banon në zonat rurale dhe 60% e forcës punëtore të tyre merren me bujqësi.

Reforma në tokën bujqësore e vitit 1991 u karakterizua nga një copëtim i madh i saj

dhe nga ferma shume të vogla që zotëroheshin nga shume individë. Sot 95% e tokës

bujqësore e ndarë në 1.9 milionë parcela përbëhet nga 490.000 ferma të vogla.

Por ndarja në këto parcela të vogla ka bërë që ky sektor të eci me ritme të ngadalta

pasi fragmentimi i madh i tokës bujqësore sjell efiçencë të dobët dhe mosrealizimin e

ekonomive të shkallës.

Sot agrikultura shqiptare karakteizohet nga:

- Një teknologji e vjetër.

- Mekanizim i ulët.

- Rrjet transporti i dobët.

- Dobësi në procesin e prodhimit, paketimit, etiketimit.

21

Page 23: DREJTIMI FINANCIAR

- Mungesa e marketingut dhe e njohurive Knoë-Hoë.

- Mungesa e kreditimit dhe lehtësive financiare.

Megjithatë vlen të theksohet potenciali i lartë që ka Shqipëria në zhvillimin e

agrikulturës favorizuar nga klima dhe pozicioni i saj.

Duke parë se kërkesa botërore për ushqime organike po rritet rreth 15% në vit dhe

rritja e pakënaqësisë së vazhdueshme për produktet bio-teknologjikë bën që ky sektor

të këtë një rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare.

Si konkluzion themi se tërheqja e IHD-ve në këtë sektor duhet të konsistojë në

bashkëpunimin afatmesëm me kompanitë për përpunimin, paketimin dhe etiketimin e

produkteve të prodhuar nga fermerët vëndas. Kështu produktet e prodhuara sipas

metodës tradicionale do të përpunohen, paketohen dhe etiketohen nga filialet e

kompanive të huaja dhe do të eksportohen në tregjet jashte vendit.

Me kalimin e kohës do kemi transferimin e teknologjisë nga kompanitë e huaja në ato

vëndase të cilat më vonë do të kryejnë të gjitha etapat e prodhimit dhe përpunimit të

produkteve bujqësore. Kjo do të ndikojë dhe në rritjen e mëtejshme të eksporteve

shqiptare me prejardhje agrokulturore që kanë qënë në nivel të kënaqshëm megjithse

kemi patur një përgjumje të këtij sektori në vitet e fundit.

Por ka dhe produkte të tjera me premisa të medha për të zhvilluar më tej agriulturën

në Shqipëri.

Prioritet ka prodhimi dhe përpunimi i ullirit i cili zë një sipërfaqe prej 45.000 ha.

Me 5 milionë pemë që përbëjnë rreth 12% të tokës bujqësore dhe me një prodhim prej

70.000 ton ky sektor vuan teknologjinë e vjetëruar dhe kapacitetin e vogël të

përpunimit.

Prioritet ka dhe eksporti i mjaltit i cili në vitin 2003 arriti në shifrën e 390 ton dhe kjo

falë cilësisë së tij ( 100% organik ).

Turizmi

Dhjetë vitet e kaluara Evropa është bërë vëndi që ka pritur më shumë turistë. Fluksi i

turistëve tregon se në 2020 Evropa do të udheheq top listen e vëndeve turistike me

717 milionë turiste, ndjekur nga Azia Lindore dhe Paqësori me 397 milionë turistë

dhe Amerika me 282 milionë turistë.

Shqipëria e cila ndodhet në zemër të Europës është sekreti i fundit i Europes

turistike.

Shqipëria është e pasur me vënde turistike ku spikasin ndryshime të menjëhershme të

relievit, liqene, fshatra tradicionale, kështjella antike dhe bregdet mahnitës.

22

Page 24: DREJTIMI FINANCIAR

Vizioni afatgjatë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri konsiston me përdorimin e

aseteve turistike e një nisme destinacion i së cilës do jenë individët apo grupet e vogla

të interesuara për aventura, kulturë, sport, mjedis dhe veçanërisht ekspërienca të reja.

Pra produktet dhe aktivitetet turistike do të tërheqin turistë të përzgjedhur dhe jo në

masë.

Megjithatë prespektiva për IHD në sektorin-turistik shqiptar është kufizuar nga :

1. Infrastruktura e pazhvilluar.

2. Mungesa e lehtësive në turizëm.

3. Duhet theksuar se turizmi është shumë i ndjeshëm ndaj ngjarjeve që lidhen

me qetësinë përsonale dhe krimin.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan për ti dhënë prioritet zhvillimit të zonave

turistike të vendosura kryesisht në zonën bregdetare dhe liqenore. Për të lehtësuar

investimet në turizëm, qëveria ka nxjerrë “Ligji mbi Prioritetin e Zhvillimit te Zonave

Turistike”. Ky ligj i jep prioritet zonave në të cilat është investuar në hotele, fshatra

turistikë, duke vendosur dhe lehtësira të tjera sic është sistemi tatimor dhe doganor.

Operatorët ndërkombëtarë të fshatrave turistike që operojnë aktualisht janë: Club

Mediterrane (Francë) dhe Valtoa (Itali) të cilët sigurojnë paketa turistike për të gjitha

sezonet. Fshatrat turistikë që shpesh mund të jenë të vecuar nga bota e jashtme, janë

dhe më të prekurit nga mungesa e lehtësisë në konvertimin e parasë, infrastruktura e

varfër si dhe pengesa të tjera turistike.

Si konkluzion themi se egziston mundësia e investitorëve për të manaxhuar dhe

reklamuar hotelet e vogla në një emër të vetëm dhe duke ofruar paketa turistike me

kosto të ulët. Në prespektivën afatmesme dhe afatgjatë kur klima e invenstimeve të

jetë më e lehtë për tërheqjen e investitoreve potenciale Evropian dhe Amerikanë. Për

këtë nevojitet stabilitet politik, reduktim i krimeve dhe zhvillimi i infrakstrukturës

edhe marketing i kohes/i specializuar, sherbim i kulturuar.

Manifaktura

Në vitin 1991 kromi ishte produkti me eksportin më të madh Shqipëtar. Që atëherë

eksportet e minierave kanë rënë si pasojë e teknologjisë dhe paisjeve të vjetra dhe

mungesa e financimeve.

Kohët e fundit eksportet shqiptare përbëhen nga prodhimet e manifakturave të vogla

si:

- Produktet prej lëkure.

- Këpucë.

23

Page 25: DREJTIMI FINANCIAR

- Tekstile

- Prodhime ushqimore dhe agrokulturore

- Materiale ndërtimi

Destinacioni i eksporteve është Italia (74%), Greqia (12.9%), Gjermania (3.4%).

Një pjesë e madhe e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve prodhohen nga kompani

shqiptare që punojnë si nënkotraktore për SME-të nga Italia dhe Greqia. Në rastet e

nënkontraktimit kompanitë e huaja eksportojnë lëndën e parë duke shfrytëzuar

kështu koston e ulët të punës. Ato rieksportojnë produktin përfundimtar jashtë,

zakonisht drejt vendit të parë.

IHD-të mund të luajnë nje rol të rëndësishëm në industrinë shqiptare dhe sigurimin e

konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet botërore. Ato mund të

ndihmojnë në mbështetjen e hendekut mes kapacitetit industrial shqiptar dhe

lehtësirave në vazhdim. IHD-të në sektorin e manifakturës në Shqipëri mund të jenë

të dy llojeve: Kërkuese tregu dhe kërkuese të efiçencës.

Si konkluzion mund të themi se për thithjen e këtyre investimeve të huaja duhet të

konsistojmë në promocionin e industrive, importet e të cilave janë më të mëdhatë dhe

më vonë tërheqjen e firmave jashtë vëndit që janë inportuesit më të mëdhej. Duhet

theksuar se IHD-të e orientuara do të jenë të kufizuara për shkat të përmasave të vogla

të tregut shqiptar. Strategjia për tërheqjen e invenstimeve të huaja direkte mund të

bazohet dhe në një avantazh konkurues teorik ose potencial të Shqipërisë.

Kështu kosto e ulët e punës dhe numri i lartë i të diplomuarve në inxhineri përbën

një shans për zhvillimin e industrisë së elektronikës një nga industritë më të

përparuara sot në vëndet perëndimore. Kjo do ta bënte Shqipërinë portën e Adriatikut

për Ballkanin.

2.10 Procesi i privatizimit

Procesi i privatizimit është pjesë e rëndësishme e IHD-ve i cili paraqet mundësinë për

tërheqje të kapitalit të huaj. Ky proces konsiderohet si një pikë kyce për reformat

ekonomike në vendet e tranzicionit sepse ndihmon në rivlersimin e rolit të shtetit në

aspekte të ndryshme. Objektivat kryesore të procesit të privatizimit janë:

- Sigurimi i një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë dhe rritja e

eficences se ekonomisë;

- Rritja e eficences se tregut nëpërmjet nxitjes së konkurencës;

- Tërheqja e kapitalit të huaj privat në sektorët strategjikë;

24

Page 26: DREJTIMI FINANCIAR

Institucionet e përfshira në procesin e privatizimit janë: Parlamenti Shqiptar, Këshilli i

Ministrave, Ministria e ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Autoritetet rregullatore

në sektorët respektivë, Ministritë e linjës dhe Drejtoritë e Përgjithshme, ndërmarrjer

shtetërore. Aprovimi për kontratat e shitjes ose të koncesionit është hapi i fundit i

procesit të privatizimit dhe bëhet nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti.

2.10.1 Privatizime të sukseshme ndër vite:

AMC-Albanian Mobile Comunication është një kompani telekomunikimi që ofron

që nga viti 1995 këtë lloj shërbimi. AMC u shit në një ankand ndërkombëtar,

supervizuar nga BERZH në të cilin oferta më e madhe u paraqit nga konsortiumi

Consmote (Greqi) dhe Telenor (Norvegji). Konsortiumi zotëron 85% te aksioneve.

Që nga privatizimi i saj AMC është bërë një ndërrmarrje private kryesore jo vetëm në

shqipëri por edhe ne rajon. Fillimisht kjo kompani numëronte rreth 20.000 klientë.

Mbas hedhjes në treg të shërbimeve të reja dhe duke qënë monopol në industrinë e

vendit pas disa muajsh numri i klientëve arriti në 100.000 dhe pas dy vjetesh

400.000. Sot AMC numëron rreth 600.000 abonentë. Investimet e realizuara nga

AMC në mirëmbajtje, teknologji, zgjerim rrjeti i kalojnë 200 milionë Euro. Rrjeti i

kësaj kompanie mbulon 85% te territorit dhe 90% te popullsisë. Gjithashtu AMC

numron rreth 300 të punësuar.

SEAMENT Albania sh.p.k Në mars të vitit 1997 kompania Albania Cement sh.p.k

bleu 70% të aksioneve të Fabrikës së Cimentos në Fushë Krujë dhe në fund të

vitit1999 bleu një pjesë të aksioneve të fabrikës së cimentos në Elbasan. Në korrik të

vitit 2000 këto fabrika u privatizuan dhe gjatë këtyre viteve ato janë rinovuar me një

teknologji bashkëkohore duke rritur dhe kapacitetin e prodhimit.

VODAFONE Albania Tenderi për operatorin e dytë të telefonisë lëvizëse është

lëshuar në shtator të vitit 2000. Në shkurt të vitit 2001 u zgjodh si fitues një

konsorcium Vodafone UK me 51% të aksioneve dhe Panafon Greqi me 49%, duke

ofruar 38,1 milion USD. Rrjeti Vodafone mbulon rreth 75% të territorrit dhe 85% të

popullsisë. Gjatë këtyre vitetve kjo kompani ka investuar rreth 300 milion Euro.

Kurum International Sh.p.k Është një firmë turke e cila operon në industrinë

metalurgjike. Kjo kompani operon në Turqi dhe Kosovë. Ajo numëron rreth 530 të

punësuar. Për momentin Kurum International prodhon vetëm për tregun shqiptar, por

projektet e së ardhmes përfshijnë mundësinë e eksporteve që nënkupton rritjen e

prodhimit nga kjo kompani.

25

Page 27: DREJTIMI FINANCIAR

Banka Kombëtare Tregtare përfundoi privatizimin në tetor të vitit 2000. Ajo iu shit

një konsorciumi me investitorë si Kentbank Turqi, IFC, BERZH për një vlerë prej 10

milion USD. Kjo bankë është rritur duke numëruar 40 degë dhe agjenci në 30 qytete.

Banka e Kursimeve 2003-shi ishte një vit sukseshem për IHD-të në Shqipëri. Arritja

me e madhe këtë vit ishte privatizimi i BK-se nga banka austriake, Raiffeisen Bank

me një ofertë prej 126 milionë USD. Kjo bankë ka hyrë fuqishëm ne tregun financiar

duke rritur konkurencën, duke shtuar numrin e shërbimeve dhe duke u shtrirë

gjerësisht në Shqipëri.

Darfo Albania Prodhimi i ferrokromit është marrë me koncesion për një periudhë 30

vjecare nga një kompani italiane.

Aeroporti Nënë Tereza është dhënë me koncension për një periudhë 20 vjecare

konsorciumit “Airport Partners”. Nëshkrimi i kontratës me gjigandin amerikan

Lockheed-Martin për një investim prej 32 milion USD për instalimin e sistemit të

kontrollit të trafikut ajror u arrit gjatë vitit 2004.

Kazino e Tiranës Tenderi ndërkombëtar i hapur për ndërtimin e kazinosë së Tiranës

u fitua nga grupi Regency Hyatt Casino . Regency Hyatt Casino filloi të ekzistojë në

vitin 1996 dhe është një konsortium nga kompania e hoteleve Hyatt, 50% të

aksioneve ( me interesa amerikane ), kompania Laskaridis 40% dhe kompania N.I.

Theocharacis 10%. Në sipërmarrjen aktuale të kazinosë se Tiranes Laskaridis Group

merr pjesë me 49% të aksioneve. Në total pjesa greke arrin ne 51% dhe 49% zotërohet

nga partnerë Shqipetarë. Ky investim arriti në 10 milionë USD.

Albtelekom është kompania e vetme e telefonise fikse në Shqipëri. Ajo operon në

treg në kushte monopoli. Privatizimi i Albtelekom u bë me tender të hapur ku

shprehën interesin 11 kompani por vetëm 4 prej tyre tërhoqën dokumentacionin dhe

vetëm një u paraqit ditën e tenderit. Në bazë të ligjit i cili e lejon privatizimin dhe me

një ofertë të vetme Albtelekom u privatizua nga konsortiumi i kompanive turke

“Calik Enerji Telekomunikacion” dhe “Turk Telekom” për vleren 120 milion euro.

Eagle Mobile Po me një shitje të vetme u privatizua dhe licenca e tretë për telefoninë

celulare e cila ishte pjesë e paketës së privatizimit të Albtelekom.

Kompanitë Turke tashmë zotërojnë 13.224.000 aksione te zakonshme të shoqërisë, që

përbëjnë 76% të vlerës së kapitalit të saj aksionar si dhe kanë të drejtën të kërkojnë

korrigjime në çmimin që pritet te paguajnë.

26

Page 28: DREJTIMI FINANCIAR

Armo sh.a është në proces shitjeje të 85% të aksioneve të shoqërise. Konsulenti

tekniko-financiar i kësaj shoqërie vendosi të kualifikojë ofertat e tre kandidateve:

1.Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group

2. Vitol, Euroil sha, NFS Partners and USBCF Inc

3.Petrofac Energy Developements International Limited

Refinery Associates of Teksas dha oferten 125 milion Euro, Vitol, Euroil sha ofroi 97

milion Euro dhe Petrofac Energy Developements International Limited ofroi 29.1

milion Euro.

2.11 Klima investuese në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në vëmendjen e investitorëve të huaj. Kjo do të thotë se jemi

tashmë një vend që garanton siguri dhe zhvillim. Interesi për investimet e huaja është

rritur ndjeshëm në këto vitet e fundit. Përmendim disa nga projektet e afërta të IHD:

- Eshtë miratuar ndërtimi i hidrocentralit në kaskadën e Devollit, nga kompania

e njohur austriake EVN, një investim ky që kushton rreth 1 miliardë dollarë;

- Një tjetër investim po kaq i rëndësishëm, prej 150 milonë dollarësh është dhe

rikonstruksioni i TEC-it të Fierit. Ofertat e ankandit për këtë projekt do të

hapen në fillim te muajit shtator;

- Shumë kompani të tjera të mëdha botërore, po tregojnë një interes të madh,

gjithnjë në rritje për burime të tjera ujore të vendit për të investuar për një seri

hidrocentalesh nga i deri 100 megavat;

- Janë paraqitur rreth 120 kërkesa për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të

vogla, 28 prej të cilave kanë kaluar tenderin;

- Eshtë nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës 400 kv Tiranë – Podgoricë;

- Kompania ASG Power do të investojë në ndërtimin e një kompleksi energjetik

me gaz natyral të lëngshëm në rajonin e Fierit, një investim që kap shifrën prej

300 milion EURO;

- Do të vendoset për një tjetër investim të madh në fushën e energjitikës,

ndërtimin e kabllit nënujor që do të lidhë sistemin e transmetimit të Shqipërisë

me atë të Italisë. Një projekt më shumë ky që synon qëllimin final, furnizimin

pa limite të vendit me energji elektrike;

- Një interes po kaq i madh është treguar edhe në kërkimin, nxjerrjen dhe

prodhimin e naftës në Shqipëri;

27

Page 29: DREJTIMI FINANCIAR

- Janë miratuar dy kontrata shumë të rëndësishme me kompanitë e mëdha të

naftës Medoil dhe Streamoil Gaz Limited, kompani këto që u janë shtuar së

fundmi shoqërive të tjera që operojnë sot dhe që e kanë ndryshuar ndjeshëm

prodhimin e naftës në vend deri ne 500 mijë ton në vit;

- Një tjetër investim i madh, prej 250 milionë eurosh, që nuk mund të mos

përfshihet në këtë hartë investimesh të kompanive të huaja në Shqipëri është

edhe fabrika e cimentos “Antea Cement” në Fushë Krujë, punimet për të cilën

kanë filluar tashmë;

- Do të vendoset dhe për një tjetër investim të madh të këtij lloji, ndërtimin e

fabrikës së re të cimentos në Fushë Krujë nga kompania spanjolle "Cementos

Aguila shpk" me një vlerë prej 250 milion eurosh;

Tregues të qartë për pozicionin solid financiar që Shqipëria prezanton në këto

kohë janë dhe investimet e dy bankave të mëdha që kanë hyrë tashmë në rrjetin

tonë bankar.

- Banka franceze “Societe Generale” bëhet aksionere kryesore e Bankës

Popullore Shqiptare duke garantuar kështu ndikim të madh në zhvillimin e

mëtëjshëm të sistemit bankar në Shqipëri;

- Ndërsa Grupi San Paolo IMI që është vleresuar maksimalisht në tregun

ndërkombetar ka blerë 80 përqind të aksioneve të Bankës Amerikane të

Shqipërisë.

- Tregu i Sigurimeve. Investime janë bërë gjithashtu dhe në tregun e sigurimeve

shoqërore. Kompania greke Aspis ka blerë aksione të kompanisë së

sigurimeve shoqërore “Interalbania”. Ndërsa kompana austriake Unikas ka

blerë aksionet e “Sigal”.

Këto investime e shumë të tjera që janë në përfundim e sipër ose që kanë mbërritur në

fazën e dorëzimit nëpër agjenci të ndryshme për shqyrtim, por që janë bërë gjithsesi

pjesë e këtij volumi të madh investimesh në Shqipëri kapin shifra prej miliarda

eurosh.

OECD ka bërë një vlerësim për reformat në përmirësimin e klimës investuese:

Politikat e investimeve dhe nxitjen e investimeve. Sipas vlerësimeve paraprake

politika e investimeve është më e përparuar .

- Në politikën e investimeve.Trajtimi i investitorëve të huaj i njënjtë me ata vendas

garantohet nga ligji;

28

Page 30: DREJTIMI FINANCIAR

- Garantimi kundër shpronësimeve të padrejta sigurohet nga Kushtetuta dhe ligji i

investimeve të huaja;

- Transferimi i fondeve (para dhe kapitale) për investitorët e huaj është i garantuar

me ligj;

- Legjislacioni i të drejtave të pronësisë intelektuale është në përputhje me

standartet ndërkombëtare;

- Blerja e tokës nga investitorët e huaj ka kufizime;

Për nxitjen e investimeve ka qënë detyra e Agjensisë së Nxitjes së Investimeve ANIH

e krijuar që në vitin 2002. Detyra më kryesore e saj ishte përmirësimi i imazhit të

shqipërisë, gjenerimi i investimeve si dhe i shërbimeve për investitorët ekzistues e

potencial.

Politikat e taksave

- Barra fiskale për bizneset mbetet e lartë, rreth 50% të fitimit të kompanisë;

- Kostoja e marrjes në punë është e lartë;

- Numri i taksave që duhet të paguajë një biznes është nga më të lartit në rajon;

- Numri i ditëve të shpenzuara për pagimin e taksave është nga më të lartit ne

rajon;

- Rimbursimi i TVSH – së ka filluar të kryhet rregullisht nga fundi i vitit 2005 dhe

rimbursimi bëhet brenda një periudhe 3-mujore;

Taksa kundër Dumping

Nënshkrimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë i jep mundësi kompanive vendase dhe

të huaja që operojnë në vend për të eksportuar. Por nëse duam të operojmë në këto

tregje dhe të adresojmë kërkesën tonë atje duhet të bashkëpunojnë ngushtë me ato

industri që kanë potenciale eksportuese në këto tregje. Një nga këto industri

premtuese është industria e çelikut. Në të gjithë botën industria e çelikut konsiderohet

si një ndër sektorët më strategjike me potenciale konkuruese. Si të tillë shumë vende

kanë marrë masa për të mbajtur industrinë vendase.

Sot shumë shtete si Rusia, SHBA, Japonia, Brazili aplikojnë barriera mbrojtëse për

prodhuesit e çelikut duke vendosur tarifa të larta për importet.

E njëjta gjë nuk ndodh me Shqipërinë e cila në mungesë të barrierave të importit,

vuan presionin e eksporteve ukrainas të çelikut, në të njëjtën kohë kur premisat për

ekportet nga vetë sektori vendas i çelikut nuk mungon.

Fabrika e prodhimit te çelikut “Kurum” në Elbasan zotëron një potencial shumë të

madh për të eksportuar çelik në maqedoni me vlerë 20-25 milione $ në vit.

29

Page 31: DREJTIMI FINANCIAR

Eksportet e çelikut ukrainas do të vazhdojnë për sa kohë që në Shqipëri dhe në

vendet e rajonit në të cilët ajo ka nënshkruar marreveshje të tregtisë së lirë nuk

funksionojnë ligjet antidumping që balancojnë pjesën e secilit lojtar në treg. Mungesa

e këtyre ligjeve sjell tkurrjen e investimeve të huaja në vend.

Të njëjtën gjë mund të pohojmë dhe për sektorin e agrikulturës.

Ky sektor me premisa të mëdha për zhvillim i cili zë pjesën më të madhe të GDP-së

(37%) vuan mungesën e ligjeve antidumping. Bashkimi Europian subvencionon deri

në 40 miliardë euro për produktet bujqësore të destinuara për eksport. Nënshkrimi i

marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis Shqipërisë, BE–së, vendeve të rajonit bëhen

pa bërë asnjë studim ku të analizohen politikat dumping që vendet e mësipërme

aplikojnë në lidhje me tregun shqiptar. Kjo bën hyrjen e importeve nga këto vende

dhe ndrydhjen e sektorit vendas i cili funksionon në 30% të kapacitetit të tij.

Politika anti-korrupsion

Shqipëria ka firmosur dhe ratifikuar konventën ndërkombëtare për anti-korrupsion

dhe ka adoptuar disa ligje kundër akteve korruptive kriminale si pastrimit te parave.

Qeveria po harton një strategji të re për luftën kundër kkorrupsionit, dhe po

përmirëson politikat e konfliktit të interesave, profesionalizmit në shërbimin civil,

prokurimeve publike, doganave etj Politikat e transparencës nuk janë shumë të

zhvilluara

Politika e konkurencë

- Ligji i konkurencës është sipas standarteve ndërkombëtare, por ka nevojë për

përmirësime të mëtejshme;

- Plani i veprimeve për zbatimin e politikave të konkurencës për përafrimin e

legjislacionit me atë të BE-së;

- Autoriteti i konkurencës nuk ka kapacitete të nevojshme për investigimin e

kartelave, ndjeshmërisë në treg etj;

Politika tregtare

Që nga antarësimi në OBT në shtator 2000, Shqipëria u angazhua që të mos aplikojë

kufizime sasiore si për eksportet ashtu dhe për importet. Shqipëria ka një treg mjaft

liberal dhe tarifa relativisht të ulta. Tarifat mesatare doganore për produktet bujqësore

janë në kufinjtë 10-15% dhe për produktet industriale në kufinjtë 5-7%, të cilat

pësuam ulje të konsiderueshme mbas 1 korrikut 2006.

Shqipëria ka firmosur marrrëveshje të tregtisë së lirë me vende si Maqedonia, Bosnje-

Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i zi, Kosova, Rumania, Bullgaria etj. Këto

30

Page 32: DREJTIMI FINANCIAR

marrëveshje bazohen në principet e avantazheve të përbashkëta reciproke me qëllim

që të reduktojëdhe liberalizojnë doganën dhe barriera të tjera tregtare.

Shqipëria firmosi marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me BE në 12 qershor 2006 e

cila do të sjellë hyrjen në fuqi të pjesës së MSA-së që përfaqson Marrëveshjet e

tregtisë së Lirë (MTL) me BE duke filluar nga 1 korrik 2006 Shqipëria ka adoptuar

54% të standarteve evropiane si standarte shqiptare deri në fund të vitit 2005. Por,

standartet sanitare dhe fitosanitare janë larg atyre të BE-së

Shqipëria firmosi këtë vit marrëveshjen për futjen në Nato.

Reforma rregullatore

Dobësia nga e cila karakterizohet operimi i sistemit rregullator administrativ si p.sh,

ushtrimi i gjykimeve të shumta të njëanshme dhe mungesa e transparencës dhe e

llogaridhënies, i hap rrugën praktikave të korrupsionit. Ndikimi i këtyre faktorëve në

tërheqjen e IHD-ve ka qenë shumë i ndjeshëm. Për te përmirësuar këtë situatë janë

thelluar më tej politikat për reduktimin e barrierave për investimet nëpërmjet hartimit

të një plan veprimi gjithëperfshirës për reformën rregullatore në funksion të

përmirësimit të klimës së biznesit, dhe konkretisht janë kryer:

Hapja e Qëndrës Kombëtare të regjistrimit në shtator të vitit 2007

Një nga nismat e rëndësishme të ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjitikës (METE) është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit. Kjo

reformë redukton në një ditë kohën e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe

kombinon në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit – duke përfshirë

regjistrimin për efekt të taksave.

Reforma ofron disa përfitime të rëndësishme si për bizneset shqiptare edhe për

investitorët e huaj:

- Proces më i thjeshtë, më i shpejtë dhe me më pak shpenzime për regjistrimin e

bizneseve të reja;

- Regjistrim i njëkohshëm në administratën e taksave, në sigurimet shoqërore, në

sigurimet shëndetësore dhe në Inspektoriatin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një

procedure të vetme aplikimi;

- Sportele aplikimi për regjistrimin e biznesit në mbarë Shqipërinë, duke i

mundësuar një biznesi kryerjen e të gjithë procedurave të regjistrimit në nivel të

qeverisë vendore;

- Qasje e lirë e publikut në informacionin e Regjistrit Tregtar nëpërmjet Internetit.

Qendra Kombëtare e Regjistrimit filloi aktivitetin e saj rreth fundit të vitit 2007.

31

Page 33: DREJTIMI FINANCIAR

 

2.11.1 Krijimi i një klime shumë favorizuese për sektorin e teknologjisë

Politikat apo taktikat që mund të përdoren në funksion të kësaj strategjie janë:

- Fokusimi i politikave nxitëse në sektorët teknologjikisht të avancuar.

Bëhet fjalë për sektorë të tillë si prodhimi i mikrochipe-ve apo i software-ve.

Megjithatë evidencat tregojnë se transferimi i nje teknologjike të një niveli kaq të lartë

është shume pak probabël të ndodhë, meqenëse firmat e ketij sektori tentojnë të ruajnë

sekretet e tyre të prodhimit. Një arsye akoma më e fortë pse kompani të llojit të

mësipërm duhet të bëhen objektiva të tërheqjes në vend, është fakti se teknologjia e

lartë është lehtësisht e transferueshme dhe tenton të jetë më elastikja ndaj politikave

nxitëse, sidomos ndaj lehtesimit fiskal. Kjo duhet të jetë një politikë afatgjatë, pasi

Shqipëria të ketë përmirësuar klimën investuese dhe të mos jetë më një vend në

zhvillim.

- Aplikimi i politikave nxitëse për tërheqjen në vend të paisjeve teknologjikisht

të avancuara.

Kështu, investuesve të huaj, në këmbim të privilegjeve të ofruara mund t'u kërkohet

hedhja në tregun vendas të produkteve të reja e të zhvilluara, transferimi paisjeve

teknologjike në vend, me kusht që këto të fundit të jenë më të avancuara se ato

vendase në termat e performancës dhe efiçencës.

2.11.2 Privatizimi i kompanive shtetërore në sektorët strategjikë

Politikat që mund të përdoren në funksion të kësaj strategjie janë:

- Në afat të shkurtër, përgatitja për privatizim e kompanive shtetërore në

sektorët industriale strategjike;

- Industria minerare (rehabilitimi i mëtejshëm i Albkromit);

- Bujqësia (sipërmarrjet shtetërore në këtë sektor);

- Pronat shtetërore në zonat urbane;

- Industria e lehtë (konfeksionet, lëkura - investuesit nga ltalia dhe Greqia janë

"shënjestra" më e mirë për këtë sektor);

- Industria e energjitikës (KESH, Albpetrol - investuesit ngaEuropa dhe SHBA-

ja janë “shënjestra” më e mirë për këtë sektor).

32

Page 34: DREJTIMI FINANCIAR

2.11.3 Tërheqja e investuesve nga rajoni, sidomos në fushën e tregtisë

Përveç investuesve nga vendet e BE-së, të cilët sjellin rreth 87 % të flukseve të

investimeve në Shqipëri, të dytët për sjelljen e flukseve të IHD-ve në Shqipëri

rënditen vendet e rajonit me një peshë specifike të konsiderueshme prej 6.2 %.

Përgjithësisht investuesit nga këto shtete janë përqëndruar në fushën e tregtisë. Në

fakt tregtia nga investitorët e huaj në Shqipëri karakterizohet nga një numër shume i

madh sipermarrjesh, me pesha të vogla specifike të secilës. Meqenëse dhe shumica e

shqiptarëve që merren me biznes në vendet e rajonit kanë sipërmarrje përgjithësisht të

vogla, një zgjerim fitimprurës në Shqipëri, pikërisht në tregti, do të ishte një mundësi

e madhe për ta.

Politikat apo taktikat që mund të përdoren në funksion të kësaj strategjie janë:

- Zhvillimi i veprimtarive me publikun e gjerë, komunitetin e biznesit, nivelet

qeverisëse për të kuptuar rëndësinë e përfitimeve nga konkurrenca midis aktorëve

kyç të tregut. Përfshirja në këto aktivitete edhe e komunitetit ndërkombëtar me

qëllim marrjen e eksperiencave mbi kulturen e konkurrencës;

- Minimizimi i ekonomisë informale duke mbështetur autoritetet shqiptare të

konkurrencës, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si

dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në luftën e tyre ndaj këtij fenomeni.

- Hapja e sektorit finaciar për konkurrencën (pas privatizimit të Bankës së

Kursimeve edhe privatizimi i INSIG-ut; ngritja e një zyre për informacion mbi

kreditë; zhvillimi dhe përforcimi i një organizmi përgjegjës për garancinë e

risqeve për investitorët );

- Zhvillimi i një rrjeti rajonal të autoriteteve dhe zyrtarëve që merren me rregullimin

e konkurrencës si dhe inkurajimi i ndarjes së eksperiencave midis njeri-tjetrit në

rajon;

- Inkurajimi dhe mbështëtja e politikave për reformat në vend dhe rajon. Tashmë

është krijuar një organizëm brenda OECD-së i quajtur "SEE compact for reform,

investment, integrity and groëth" - "Kompakti i Europes Juglindore për reforma,

investime, integritet dhe rritje" i udhëhequr nga Austria si antare e OECD-së dhe

Rumania si shteti me performancën më të lartë ekonomike në rajon.

2.11.4 Hapat kryesorë për nxitjen e IHD-ve

Zbatimi i strategjive për nxitjen e investimeve të huaja ashtu si në çdo vend edhe

në Shqipëri ndjek tre hapa kryesorë:

33

Page 35: DREJTIMI FINANCIAR

l. Krijimi i imazhit. Merr një rëndësi shumë të madhe, sidomos për një vend si

Shqipëria, imazhi i së cilës tek investitorët e huaj është i përceptuar si më pak i

favorshem se sa ç'është në realitet.

Taktikat: Fushata e krijimit të imazhit pozitiv tek investuesit e huaj perfshin:

- Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve publike me shtetet e synuara;

- Përfshirjen e informacioneve mbi Shqipërine në publikime të huaja;

- Publicitetin përmes mediave të huaja;

- Shpërndarjen e botimeve periodike elektronike përmes Intenetit;

- Krijimin apo pjesëmarrjen në aktivitete të tjera me qëllim vënien në oponencë

ndaj përshtypjeve të këqia mbi Shqipërinë dhe ndërtimin e një imazhi pozitiv mbi

vendin si një lokalitet i mundshëm për të investuar;

2.Tërheqja e investimeve. Përfshin identifikimin e investitorëve potencialë, të cilët

janë të interesuar për vendin tonë, duke zhvilluar një strategji për kontaktimin e tyre,

dhe për të punuar me ta me qëllim që të përftohet angazhimi i tyre në një investim

real.

Taktikat:

- Fushata korrespondence me investitorët e identifikuar si potencialë;

- Seminare mbi investimet e mundshme në Shqipëri

- Ndërmarrja e aktiviteteve brenda dhe jashte vendit;

- Marketing i drejtperdrejtë.

3. Shërbimi ndaj investuesve. Mund të ndahet në dy komponentë: a) shërbimet

para aprovimit të investimit dhe b) shërbimet pas aprovimit të investimit.

a) Shërbimet para aprovimit të investimit. Fokusohen në mbështetjen dhe ndihmesën e

investitorëve pasi ata kanë marrë vendimin për të investuar në vend.

b) Shërbimet pas aprovimit të investimit.Agjencitë përkatese në vend merren me

përshpejtimin e procedurave të tilla si:

- Marrja e lejes nga qeveria;

- Asistenca në identifikimin e lokaliteteve dhe ndertesave të përshtatshme;

- Asistenca në krijimin e infrastrukturës së nevojshme në lidhje me telefonat,

energjinë elektrike, fumizimin me ujë;

- Paisja me informacionin e nevojshëm mbi qeverinë, kontaktet me biznesin dhe

komunitetin.

34

Page 36: DREJTIMI FINANCIAR

Përfundime

Si përfundim mund të themi që janë disa faktorë kritikë që ndikojnë në vendosjen e

IHD-ve si:

Faktorët politike të cilët përfshijnë; stabilitetin dhe riskun politik, marrëveshjet

apo konventat ndërkombëtare të nënshkruara. Nëse parashikohet një sistem i

qëndrueshëm politik në vend, investimet do të jënë të shumta dhe afatgjata.

Faktorët ekonomikë të cilët përfshijnë: popullsia e vendit, cilësia dhe cmimi i

krahut të punës, infrastruktura, energjia, inflacioni, të ardhurat për frymë etj.

Në përgjithësi kapitali i huaj ka tendenca përqëndrimi drejt vendeve me një

nivel relativisht të lartë ose një rritje të ardhurash për frymë.

Faktorët socialë të cilët përfshijnë: qëndrimi i popullatës së vendit pritës ndaj

kapitalit të huaj.

Faktorët teknologjikë të cilët përfshijnë: nevojën e rritjes së teknologjisë

nëpërmjet transferimit të saj ose me anë të investimeve të kapitalit të huaj në

kuadër të asistencës teknike.

Problematika

Mund të themi se krijimi i një klime të pafavorshme për investitorët e huaj në

Shqipëri i atribuohet kryesisht:

Procesi i ngadalshëm i privatizimit të tokave dhe ndërtesave shtetërore,

ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha të shtetit në sektorët industrialë me

kapital intensivë, dhe sektorëve strategjikë si energjia, uji dhe transporti.

Interesi i ulët i investitorëve të huaj i detyrohet një perceptimi të një risku të

lartë të lidhur me dhunën sociale në të kaluarën dhe ndryshimet politike në

Shqipëri dhe mungesës së stabilitetit ne Ballkan dhe Kosovë.

Aftësi e dobët qeverisjeje si rezultati mungesës së përgjegjshmërisë dhe

aftësisë institucionale. Sipas Bankës Botërore ekziston nevoja për të ndërtuar

një shtet të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe transparent në Shqipëri që të

ketë aftësinë për të qeverisur.

Zbatimi i dobët i ligjit. Sipas raaportit të Bankës Botërore, marrëveshjet e

biznesit në Shqipëri nuk fokusohen në bazat e sistemit ligjor, por në bazë të

shtrëngimit të duarve, njohurive personale dhe pagesave ilegale për shërbimet

e zyrtarëve të qeverisë.

Mungesa e efikasitetit dhe kostojae ulët e infrastrukturës (transport, energji,

ujë, parqe industriale) për IHD-të të orientuara nga eksporti dhe turizmi.

35

Page 37: DREJTIMI FINANCIAR

Dobësia dhe mbingarkesa e taksave admistrative, sidomos taksat mbi të

ardhurat, TVSH-ja dhe taksat doganore.

Cilësi e ulët e shërbimit për tregtinë internacionale (duhet një javë për të

trasferuar fondet).

Kornizë e dobët ligjore dhe administrative për të regjistruardhe mbrojtur të

drejtat pronësore.

Mungesa e hartimit të një strategjie tërësore të zhvilimit ekonomik dhe social

të vendit si dhe kryerja e studimeve dhe projekteve konkrete të zbatimit si

pjesë e saj.

Rekomandime

Për të rritur fluksin e investimeve duhet:

Të punohet për të përmirësuar ambientin ku veprojnë IHD-të me qëllim

tërheqjen në nivele më të larta dhe më të diversifikuara të tyre.

Të vazhdihet procesi i privatizimit në dektorët strategjikë të industrisë dhe

ndërmarrjet shtetërore në zonat urbane.

Të vazhdohet në reformat gjyqësore dhe administrative si edhe të

përshkallëzohet lufta kundër korrupsionit nëpërmjet: identifikimit të zonave ku

korrupsioni është më i thelluar dhe thjeshtimit të procedurave burokratike.

Rehabilitimi dhe forcimi i sistemit të infrastrukturës ekzistuese nëpërmjet

investimitme kosto më të ulët dhe menaxhimit efektiv. Të investohet në parqe

industriale dhe të shtohen marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë.

Dhënia e stimujve duke ulur tarifat për importine e makinerive dhe pajisjeve

dhe shkurtimi i afatit të rimbursimit të TVSH-së.

Vazhdimi i reformave në sektorin financiar dhe inkurajimi për një përfshirje

më të madhe të investitorëve të huaj.

Reformimi i sistemit arsimor dhe mundësimi i programeve të trajnimit.

Të kërkojë të tërheq IHD-të për produkte për të cilat vendi konsiderohet se ka

avantazhe konkuruese ndërkombëtare (aktuale apo potenciale).

Zhvillimi më tepër i bujqesisë dhe rritja e përpunimit të ushqimit. Kjo strategji

duhet të përcaktojë shitësit më kryesorë me shumicë dhe pakicë ne Evropë dhe

SHBA.

Fokusimi në shërbimin ndaj investitorëve ekzistues dhe potencialë, me qëllim

kënaqjen dhe tërheqjen gjithnjë e më shumë të tyre.

36

Page 38: DREJTIMI FINANCIAR

BIBLIOGRAFIA

Banka e Shqipërisë, “Buletini i Bankës së Shqipërisë 2007”

MJP, “Programi i qeverisë 2005-2009”

ISHPP, “Organizata Botërore e Tregtisë dhe Biznesit Shqiptar”

Gazeta “Biznesi”

ANIH, “Invest Albania”

Bevan A.A. dhe Estrin S., 2000, “Përcaktuesit e IHD-ve në Ekonomitë në Tranzicion

(The Determinants of Foreign Direct Investment in Transition Economies)” Dunning

J.H., 1993, “Firmat multinacionale dhe Economia Globale (Multinational Enterprises

and the Global Economy)”, Addison-Ëesley Publications, Ëokingham.

Southeast Europe Investment Guide 2006 – Southeast Europe at a Glance

Faqja e internetit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

37