21
Dt.__________________ T E S T Lënda: Gjuhë shqipe Klasa VIII __ Emri:____________________ Mbiemri: _________________ Grupi A Shkëmbi i Skenderbeut Skenderbeu ishte me një fuqi të vogël në Rrajcë. Turqit, me një fuqi të madhe, po i vinin nga lindja.Skenderbeu donte t’u dilte në ballë,po i kishte prerë rrugën një shkëmb. Ç’bën ai? Nxjerr shpatën e i bie shkëmbit fap,fap dhe e ndan më dysh. Pastaj u ra turqve dhe i prishi krejt. Shkëmbi duket sikur është prerë sot dhe quhet Shkëmbi i Skenderbeut. 1. Ç’lloj shkrimi është kjo pjesë? a. Përrallë b. Fabul c. Legjendë d. Tregim ( 1 pikë) 2. Kush e tregon ngjarjen? Në cilën vetë tregohet ajo? ____________________________________________________________________ ____________________________________________________________________ ________________ ( 2 pikë) 3.Skenderbeu ishte me një fuqi të vogël në Rrajcë.Turqit me një fuqi të madhe ,po i vinin nga lindja. Figura letrare e përdorur këtu është:

Dt testi

  • Upload
    vmlika

  • View
    134

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dt testi

Dt.__________________

T E S T

Lënda: Gjuhë shqipeKlasa VIII __Emri:____________________Mbiemri: _________________Grupi A

Shkëmbi i Skenderbeut

Skenderbeu ishte me një fuqi të vogël në Rrajcë. Turqit, me një fuqi të madhe, po i vinin nga lindja.Skenderbeu donte t’u dilte në ballë,po i kishte prerë rrugën një shkëmb.Ç’bën ai? Nxjerr shpatën e i bie shkëmbit fap,fap dhe e ndan më dysh. Pastaj u ra turqve dhe i prishi krejt.Shkëmbi duket sikur është prerë sot dhe quhet Shkëmbi i Skenderbeut.

1. Ç’lloj shkrimi është kjo pjesë?

a. Përrallëb. Fabulc. Legjendëd. Tregim

( 1 pikë)

2. Kush e tregon ngjarjen? Në cilën vetë tregohet ajo?

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

( 2 pikë)3.Skenderbeu ishte me një fuqi të vogël në Rrajcë.Turqit me një fuqi të madhe ,po i vinin nga lindja. Figura letrare e përdorur këtu është:

a.eufemizëm b.krahasim c.antitezë d.metaforë (1 pikë)

4.Periudha kur zhvillohen ngjarjet janë:

a.në kohën e pushtimit fashist b.në kohën e pushtimit romak c.në kohën e pushtimit osman

Page 2: Dt testi

(1 pikë)

5.Skenderbeu është: a.figurë mitologjike b.figurë fantastike c.figurë reale ( 1 pikë)

6.Gjeni figurën e hiperbolës dhe shpjegoni kuptimin e saj._____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

( 2 pikë)

7.Përcakto klasat e fjalëve në fjalinë e mëposhtme:

Nxjerr shpatën e i bie shkëmbit dhe e ndan atë më dysh.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

(6 pikë)

8. Formo emra nga foljet dhe mbiemrat e dhënë:

marr – i bukur - lidh – i mirë -

lexo – i bardhë –

zgjedho – zemërgjerë -

pjek – i drejtë – ( 5 pikë)

Page 3: Dt testi

9.Gjej kohën e foljeve :

ishte – vinin –

kishte prerë –

bën –

u ra – ( 5 pikë)

10.Nënvizo lidhëzën në fjalinë e mëposhtme dhe trego llojin e saj.

Skenderbeu donte t’u dilte në ballë ,po i kishte prerë rrugën një shkëmb.

_____________________________________________________________________________ ( 2 pikë)

11.Përdor në fjali foljet e dhëna njëherë si kalimtare dhe njëherë si jokalimtare.

Kaloj ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Punoj_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Shkoj_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Filloj________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

( 4 pikë)

Page 4: Dt testi

nNota 4 5 6 7 8 9 10

PPikët0-7 8-12 13-17 18-21 22-25 26-28 29-30

Dt.__________________

T E S T

Lënda: Gjuhë shqipeKlasa VIII __Emri:____________________Mbiemri: _________________Grupi B

Kënga e Beratit

O ushtarë, o vëllezër,Ju përher’ të lumë qofshi!Mbase pat’ në këtë fushëNjë kalorës trim të riMe një karkall-o të artë,Me një tuf’ flokësh të verdhëE ka ballin porsi dielli,Ka dy sy si dy shkëndija,Dy shkëndija të shkreptimës.

1. Nga është shkëputur ky fragment?

________________________________________________________________________ ( 1 pikë)

2.Cili është autori?

____________________________________________________________________________ (1 pikë)

3.Cilit lloj shkrimi i përket?

a.përrallëb.fabulc.poemë

Page 5: Dt testi

d.vjershë (1 pikë)

4.Tema merret nga beteja e :

a.Vajkalitb.Vaterlosëc.Veneciasd.Vlorës (1 pikë)

5. E ka ballin porsi dielli Ka dy sy si dy shkëndija

Gjej figurat letrare dhe emertoji ato

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ ( 3 pikë)

6.Kënga e Beratit i përket llojit:

a. Epiko – heroikb. Epiko – lirikc. Liriko – heroik

( 1 pikë)

7. Përcakto klasat e fjalëve:

Një kalorës trim të riMe një karkall-o të artëMe një tuf’ flokësh të verdhë. ( 7 pikë)_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

8. Formo emra nga foljet dhe mbiemrat e dhënë:

Page 6: Dt testi

shfletoj – i ftohtë - dal – i pastër -

kap – i verbër –

vizato – besnik -

këndo – i pasur – ( 5 pikë)

9.Gjej kohën e foljeve :

qofshi – keni parë –

ka –

pashë –

( 4 pikë)10.Nënvizo lidhëzën në fjalinë e mëposhtme dhe trego llojin e saj.

Nik Peta qëndronte i shtrirë dhe vasha e Lalës i qëndronte te koka.

_____________________________________________________________________________ ( 2 pikë)

11.Përdor në fjali foljet e dhëna njëherë si kalimtare dhe njëherë si jokalimtare.

Mbaroj ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Ul_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Shëtit_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Zbres________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 7: Dt testi

( 4 pikë)

Lënda : Gjuhë shqipeKlasa VIIITema: Fjalët e qiririt. Naim Frashëri Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të zbulojë misionin e poetit në këtë poezi duke ilustruar me vargje.♦ Të zbulojë mesazhin që autori u jep shqiptarëve në këtë poezi.♦ Të shpjegojë kuptimin simbolik të qiririt.♦ Të dallojë llojin e vargut, rimës.

Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, stilolapsa

Metoda dhe teknika mësimore• Harta e mendimit• Ditari dypjesësh• Rrjeti semantik• Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Vështrim i përgjithshëm. Familjarizohen nxënësit me temën ere, shkruhet në tabelë titulli i poezisë, emri i autorit të saj dhe u drejtohet nxenesve pyetja:- A mund të portretizoni Naim Frashërin si poet duke u nisur nga e veçanta që kasecila nga veprat e tij: Bagëti e Bujqësi, Historia e Skënderbeut si dhe te poezia“Mejtimi”, “Lulet e Verës”.U kërkohet nxënësve të ndërtojnë një hartë mendimi për këtë autor. Për këtë ndihmon edhe mësuesi.Naim Frashëri - Poet mendimtar,patriot,romantik,lirik. Hapi II. Pyetjet. Para leximit të poezisë , për të nxitur motivimin e nxënësve, u kërkohet atyre të hartojnë disa pyetje rreth poezisë që ata ia drejtojnë vetes për informacionin që kërkojnë. P.sh.:- Çfarë është kjo?.... Poezi- Çfarë dua të di?- Për çfarë mendon autori?

nNota 4 5 6 7 8 9 10

PPikët0-7 8-12 13-17 18-21 22-25 26-28 29-30

Page 8: Dt testi

- Kujt ia drejton?- Cili është këndvështrimi i tij si rilindës për atë që po ndodh me fatet epopullit të tij?- A do të gjejnë përgjigje pyetjet e mia në vargjet e kësaj poezie?Hapi III.Leximi: Nxënësit lexojnë me kujdes poezinë për të nxjerrë misionin e poetit dhe për të nënvizuar detajet kryesore që do t’i çojnë në zbulimin e misionit të tij.Pas leximit u drejtohet pyetja: Çfarë ndieni kur lexoni poezinë?Dëgjohen me vëmendje alternativat e nxënësve duke i përgëzuar ata.Hapi IV.Studimi. Në këtë hap punohet me rubrikën “Reflektim kuptimor”.Punohen ushtrimet 1, 2, 3.Ushtrimi 1. Fillimisht nxënësit listojnë në fletoren e punës veprimet që do ta çojnë poetin në vetëflijim duke i ilustruar me vargje.Ky ushtrim të realizohet përmes tabeles se dhene ne tekst..

Ushtrimi 2. Nxënësit i rilexojnë me vëmendje vargjet e shkëputura nga poezia dhe zbulojnë mesazhin që autori kërkon të përcjellë te shqiptarët (lexuesi).Dëgjohen me vëmendje dhe pranohen të gjitha mesazhet e nxënësve. Një pjesë e tyre, më interesantet, të shkruhen në tabelë nga vetë nxënësit që i zbulojnë ato.

Andaj po digjem si trimi, Se ma k’énda t’u bëjnë mirë, Të mos mbeti n’errësirëDrejtohen pyetjet: - Si i kuptoni ju këto vargje?Ç’mesazh përcjell autori?.Pasi të zbulojë mesazhin, vjen pyetja:Me cilën nga figurat e letërsisë botërore ju ngjason poeti? Ku ngjasojnë endryshojnë ata me njëri-tjetrin?Ushtrimi 3. Nxënësit ndalen te nënteksti i vetëflijimit duke theksuar se ky aktlidhet me çlirim energjie. EnergjitëEnergjia shpirtërore Energjitë mendore Zbulojnë kundërshtinë ndërmjet dy vargjeve.

Dhe kurrë s’dua të shuhem – energji shpirtërore.Asnjë çikë të mos mbetem – energji fizike.

Autori është i bindur se misioni që ka ndërmarrë nuk është i lehtë për t’u realizuar. Ai do të ndeshetme shumë pengesa, por është i vendosur dhe ka besim në idealin e tij dhe nuk do të tërhiqet.Në këto vargje zbulohet qëllimi i misionit të tij:Të përhapë dritën e arsimit e të kulturës.Një popull i arsimuar dhe i qytetëruar di ta fitojë,vlerësojë dhe ta ruajë lirinë e tij..Poeti vdes fizikisht, por vepra e tij e mirë në dobi të popullit ngelet e paharruar, ajo transmetohet brez pas brezi.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”Punohen ushtrimet 4, 5, 6.

Page 9: Dt testi

Ushtrimi 4. Nxënësit tregojnë ndikimin emocional që ka ligjërata oratorike nëtransmetimin e:

patosit qytetar – Transmeton frymën e emancipimit, qytetarisë, kulturës, dashurisë për vendin dhe sakrificat që duhen bërë në emër të tij...

frymës meditative – I ngacmon shqiptarët të reflektojnë për atë që kërkon autori të transmetojë tek ata.

notave didaktike - Sakrifica deri në flijim e autorit të bëhet shembull për t’u ndjekur nga çdo shqiptar.Këto nota tingëllojnë aktuale edhe sot.

Nxënësit plotësojnë në tekst kuptimet e tjera që marrin fjalët: padija dituriaNata prapambetja Dita qytetërimi robëria liria Nxënësit shpjegojnë rolin që luan vargu 8 rrokësh, rima foljore AABB në ritmin e kësaj ligjërate oratorike:Tërheq dëgjuesin (lexuesin) të kuptojë idetë që shpalosen në këtë ligjërim. Fjalitë e shkurtra janë plot patos e të thjeshta për t’u kuptuar. Përdorimi i dy ose më shumë foljeve në çdo varg krijon ritmin dhe mban gjallë interesin e dëgjuesit (lexuesit).Bëhet vlerësimi i orës së mësimitDetyrë shtëpie: Mësoni përmendsh disa nga vargjet e kësaj poezie.

Page 10: Dt testi

PUNË ME PROJEKTTitulli: Lahuta e MalciseBota e “ Lahutes se Malcise”,shfaqja më e sigurtë e shpirtit heroik e fisnik të shqiptarit dhe të vetë Fishtës në veçanti. Synimi: Të njihen nxënësit me veprën e Fishtës duke e studiuar të integruar

me lëndën e historisë, gjeografisë,edukates shoqerore dhe letërsisë.Qëllimi: • Të aktivizohen nxënësit për të bërë një projekt.

• Të mësojnë të menaxhojnë një veprimtari. • Të menaxhojnë buxhetin e një veprimtarie.

Objektivat e projektit: Çdo nxënës të arrijë:• Të njihet me jetën dhe veprën e Fishtës.• Të studiojë historikun mbi krijimin dhe përmbledhjen e këngëve te Lahutes se Malcise; te dhe arsyetimet.• Të studiojë jetën shqiptare tek Lahuta e Malcis.• Të dallojë llojin e tekstit letrar te Lahuta e Malcis.• Të shkruajë ese argumentuese mbi veprën epike Lahuta e Malcis.• Të dramatizojë duke vënë në skenë pjesë të përzgjedhura nga Lahuta e Malcis.Përshkrimi i punës: Nxënësit e një klase ndahen në grupe pune dhe çdo grup do të ketë një detyrë të caktuar, e cila do të zgjidhë një nga objektivat e projektit. Grupet e punës do të përbëhen nga ekspertë të letërsisë, historisë,gjeografisë etj.Grupi i historianëve: - Luftërat shekullore të shqiptarëve për pavarësi.Grupi i gjeografisë: - Shtrirja gjeografike e trojeve shqiptare që në lashtësiGrupi i edukates shoqerore: - Jeta shqiptare tek Lahuta e Malcise.

Cili ishte regjimi shoqëror i Shqiperise që nga periudha e fiseve ilire e deri tek periudha e Konferences së Londres a. organizimi i jetës, b.vlerat morale te shqiptareve

c.ruajtja e kanunit

Page 11: Dt testi

ç. dëshira për të jetuar në liri të plotë.Grupi i letërsisë: - Jeta dhe vepra e Gjergj Fishtes.a. të dallojë llojin e tekstit letrar te Lahuta e Malcise,b. të përshkruajë ku qëndron heroikja, duke u përqendruar në përshkrimin e figurave si:Marash Uci,Oso Kuka ,Tringa etj.c. të shkruajë ese argumentuese me titull: “ Lahuta e Malcis – eposi mëi ri kombëtar i njërit prej popujve më të lashtë të Evropës”

Grupi i dramatizimit: Nxënësit do të dramatizojnë fragmentet: 1.Preja 2.Vranina 3.VdekjaNë këtë grup do të marrin pjesë ata nxënës (nga të gjitha grupet), që kanë aftësishumë të mira interpretuese. Vetë ata ndajnë mes tyre punët për këtë dramatizim.P.sh.: Një grup nxënësish shkruan skenarin (pasi kanë zhvilluar temën Dramatizimi për teatrin e shkollës, për të cilin punojnë 2 orë), të tjerët e përgatisin për ta vënë nëskenë, ideojnë muzikën, skenën, kostumet (duke shfrytëzuar informacionin që kanëmarrë nga kërkimet për çështjet e projektit).

Plani i veprimtarive:

Kohëzgjatja e projektit: tetor – majTetor - miratohet projekti dhe ndahen detyrat për çdo grup. Puna drejtohet nga një grup, në të cilin bën pjesë edhe mësuesja.Nëntor - Konsultë me grupet e punës. Grupi drejtues i punës informohet nga kryetari i çdo grupi për materialet që kanë grumbulluar, për pengesat që kanë hasur dhe jep detyra për të ardhmen.Dhjetor - Diskutohet në një takim të posaçëm për punën e secilit grup, për skedat që kanë shkruar, orientohen për vazhdimësinë e punës kërkimore në bibliotekë, internet etj.Janar - Grupet prezantojnë punën e bërë para grupit drejtues. Marrin vlerësimet paraprake.Shkurt - Vazhdon puna për përfundimin e materialit të shkruar. Grupet mund të krijojnë albume me pamje nga Vranina, Shkodra, pamje luftëtarësh, foto të heronjve si Oso Kuka ,Tringa e Malcis, marrë nga interneti, vizatime, ese, vlerësime të tyre. Nxënësit nxiten që ta pasurojnë sa më shumë me punime specifike për çështjet e temës, në mënyrë që, kur të bashkohen të gjitha materialet, projekti të jetë i plotësuar.Mars – Grupet prezantojnë detyrat e tyre brenda grupit. Ata vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit, të cilave mund t’iu përgjigjen ose t’i përgatitin përgjigjet brenda një afati, që i lënë njëri-tjetrit për të dorëzuardraftin përfundimtar.Prill - Nxënësit kanë sistemuar dhe hedhur në draftet e tyre përfundimtare të gjithë materialin, si: harta, pamje filmike, foto, vizatime, ese, materiale origjinale të shkruara. Përcaktohet dita ceremoniale e promovimit të projektit dhe hartohet një plan masash për të ndjekur të gjitha hapat që duhen.Maj – Dita e promovimit të projektit.Kjo ceremoni do të organizohet sipas programit, ku mund të jenë përfshirë:

1. Ekspozitë me punime të nxënësve 2. Konferencë shkencore ku grupet do të paraqitin punimet e tyre 3. Shfaqje teatrore, ku nxënësit do të interpretojnë pjesë nga Lahuta e Malcise.

Page 12: Dt testi

Buxheti: Për zhvillimin me sukses të këtij projekti kërkohet një buxhet, prandaj që në fillim llogariten nevojat dhe se si do të përballohen ato. Puna dhe kontributi i nxënësve llogaritet në buxhet si vlerë. Për këtë:- çdo grup evidenton veprimtaritë që do të bëjë dhe llogarit koston për shpenzimet që kërkon çdo veprimtari,- llogariten shpenzimet për letër, bojë, fotokopjime, për internetin, për veshjen e aktorëve, për skenën e sallën e shfaqjes, nëse ajo nuk është në shkollë, për skenografinë, për muzikën etj.

Prezantimi i projektitMaterialet që do të përdoren:Për prezantimin e punimeve duhet të sigurohet baza materiale, si: video-projektor,CD me muzikë dhe me recitime te Reshat Arbanes.Hapi I. Fillon prezantimi me leximin e thënies së Maksimilian Lambertz shoqëruarnë sfond me një muzikë të lehtë:“...Lahuta e Malcis e Fishtes, jo vetëm se ka rëndësi në pikpamje artistike ,por edhe pse ajo,porsi vena e mire,sa ma shumë vjet që të kalojne aq ma shumë vlerë merr,tue qenë se ajo është pasqyra,magazina e kopja besnike e jetës ,e shpirtit, e dëshirave,e përpjekjeve,e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve me një fjalë ,Lahuta asht shprehja ma e kjart e dokeve te Banorëve te Maleve te Veriut.E prejse doket e lashta te fiseve malore janë gjykue te zhduken nga tallazet e forta të civilizimit,lexuesi,letrari ,folkloristi,juristi e historiani i neserm ka për t’ia dijtë për nder ne 10 apo 100 vjetët e ardhshem Poetit,i cili ne Lahute te Malcis na la nji ritrat të Shqiptarit,të përshkruar nga goja e dëshmitarëve njëkohorë,ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit XX me atë ndryshim të vogël,që shqiptari pësoi ç’prej kohrave të largëta të iliro-trakëve”. Me video-projektor shfaqet në murfotoja e Gjergj Fishtës.Hapi II. Një nxënës lexon materialin që lidh Fishtën me Shqiperine dhe me Lahuten e Malcis, i cili shoqërohet me pamje filmike, që janë regjistruar në video-projektor dhe tregojnë harten e Shqiperise te pa coptuar.. Shoqëruar me pamje, nxënësit lexojnë materialet e përgatiturapër historinë e vepres se Fishtes dhe klerit katolik shqiptar ne vitet e diktatures..Hapi III. Duke i shoqëruar me pamje nga dokumentari per Fishten , nxënësit paraqesin një historiktë krijimit dhe të përmbledhjes së këngëve të Lahutes se Malcis , shtjellojnë shkaqet e vërtetatë luftës së shqiptareve dhe cila ngjarje e përbën konfliktin letrar në vepër.Hapi IV. Pamjet e përzgjedhura nga dokumentari do të shoqërohen me titra që janë komentetë nxënësve për figurat e heronjve, si: Marash Uci,Dede Gjo Luli,Tringa e Grudes etj.Hapi V. Do të luhet në skenë dramatizimi i pjesëve të përzgjedhura nga Lahuta e Malcis.Hapi VI. Vlerësime të pjesëmarrësve dhe ndarja e çmimeve merr vlera festive. Ftohen nxënës nga klasat e tjera, mësues,prinder.

Page 13: Dt testi

LËNDA: Gjuhë amtare

(Klasa e tetë)

Veçori të zhvillimit të lëndës në kl VIIILënda e gjuhës amtare në klasën VIII ka si veçori vazhdimësinë dhe thellimin në dhënien e

njohurive gjuhësore e komunikative sipas parimeve specifike të organizimit të strukturës e të përmbajtjes së saj Mësimi i gjuhës shqipe përbën lëndën bazë në sistemin e edukimit parauniversitar. Ai është vlerësuar me të drejtë si momenti kyç i tërë suksesit dhe i progresit të nxënësve. Nëpërmjet tij hidhen bazat për zhvillimin intelektual, emocional e shoqëror të nxënësit,

duke bërë të mundur realizimin e komunikimit me qëllime të ndryshme, duke paraqitur përvojat, ndjenjat dhe idetë e tyre dhe të të tjerëve, duke i dhënë veshje kuptimore të të menduarit.

Gjuha që mësojnë dhe fitojnë nxënësit në shkollë siç dihet, është pasqyrë e formimit si individ dhe karakteristikë e të folurit të tyre. Nxitja për të pasuruar përvojat gjuhësore, për t'i bërë ato më të pasura, më të këndshme dhe më të larmishme është detyrë me rëndësi e shkollës dhe e mësuesit.

Në vështrim të përgjithshëm, shkolla jonë ka për detyrë të mbështetë nxënësit në mësimin e gjuhës amtare shqipe, në formën e vet standarde. Kështu, nëpërmjet zhvillimit të lëndës së gjuhës shqipe zhvillohen dhe arrihen dy objektiva të rëndësishëm mësimorë:

1.Të zhvillohen shprehi komunikuese, të cilat realizojnë në tërësi aktin e komunikimit: të dëgjuarit, të folurit, të lexuari dhe të shkruarit.

2.Të ngulisë dhe të sistemojë njohuri të caktuara për gjuhën shqipe, sistemin e saj gjuhësor, si dhe për normën standarde të saj për të cilat nxënësi të jetë i vetëdijshëm.

Ky program është hartuar në përputhjë më kërkesat bashkëkohore në fushën kurrikulare për një Shoqëri të Hapur, ku mësuesi dhe nxënësi jo vetëm të bashkëounojnë në proçesin e ndryshimit, por të ndihen, autorë dhe aktorë të rëndësishëm në këto hapa ndryshimi. Këto kërkesa te ditës do të realizohen përmes nisjes nga parime të tilla si ai:

Parimit linear Parimit koncentrik Parimit integrues.

Janë pikërisht këto parime, të cilat mundësojnë që, programi i kësaj lënde në klasën VIII, të sjellë dhe të krijojë disa hapsira si dhe mundësi konkrete për risi të mirëfillta në zbërthimin e këtij programi në praktikën e përditshme mësimore. Në kl VIII njohuritë gjuhësore dhe kthimi i tyre në shprehi do të kalojë përmes një strategjie të re, e cila konsiston në kërkimin dhe gjetjen e teknikave bashkëkohore për të realizuar dhënien, asimilimin dhe praktikimin e komponentëve si më poshtë:

aftësi komunikuese me gojë dhe me shkrim njohuri për sistemin gjuhësor të shqipes qëndrime vlerësuese e vetvlerësuese

me qëllim që nxënësi përmes gjuhës amtare të mund të shprehë nocione, të formatojë koncepte, të transmetojë mesazhe, të cilat për të, janë çelësa në shërbim të vetvetes dhe më gjerë në mjedisin ku jeton. Gjuha amtare është KODI i parë, sistemi i shenjave dhe i rregullave gjuhësore që i shërbejnë nxënësit të ndërtojë komunikim të saktë . Përmes saj nxënësi do të mundë të realizojë marrëdhënie bashkëpunuese për nevoja vetjake dhe më gjerë. Janë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që ai mban ndaj këtij sistemi shenjash dhe rregullash ghuhësore, ato që e bëjnë të arrijë

Page 14: Dt testi

të komunikojë saktë, të njohë suksesin në shoqëri. Të mund të marrë njohuri, të mund të shprehë mendimet, të japë opinione duke argumentuar pozicionimin e tij, të mbajë qëndrime e mbi to të marrë vendime, jo vetëm në lëndën e gjuhës amtare, por në të gjitha lëndët që zhvillohen në klasë.

Parim po aq i rëndësishëm, i cili do të riorganizojë tërë strukturën dhe përmbajtjen e mësimit të lëndës së gjuhës amtare është ai i integrimit të gjuhës shqipe me leximin letrar. Ky integrim gjallon për vetë natyrën e ekzistencës së letësisë si art i fjalës, në saje të gjuhës. Në këtë linjë do të ecet duke ndjekur në mënyrë krijuese shembujt e kurrikulave simotra në studimin e gjuhëve amtare në një sërë vendesh europiane. Kjo përkthehet nëveçoritë e programit të ri për kl VIII, në të cilit janë krijuar mundësi dhe hapsira të tilla ku, 70% të orëve trajtojnë shprehitë komunikative dhe 30% e tyre njohuritë gjuhësore. Ky raport, orienton dhe nxit të mësuarit e integruar duke i ndihmuar nxënësit të gjejnë shpejt dhe me lehtësi informacionin që u duhe jo vetëm në lëndën e gjuhës amtare, por edhe në disiplina të tjera kurrikulare apo ekstrkurrikulare, si edhe ta përpunojnë atë;

duke zbatuar aftësitë e fituara, duke i nxitur të mbajnë qëndrim duke i pozicionuar e lënë të lirë, të marrin vendime për probleme të ndryshme në situata

të caktuara të njohura ose jo në shkollë dhe jashtë saj.Aftësimi i nxënësit për jetën nga zbatimi i këtij parimi integrues në kuadër ndërlëndor në kl VIII do të jenë linja që formojnë tek nxënësit tanë qytetarë me formim shumëdimensional.

II. SYNIMET E LËNDËS Programi i gjuhës amtare për kl VIII dhe zbatimi i tij zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e marra në

klasat VI,VII dhe forcojnë bazën mbi të cilën ndërtohet mësimi i kësaj lënde jo vetëm gjatë periudhës shkollore, por edhe më tej gjatë gjithë jetës

Nga vetë emërtimi Gjuhë amtare dhe objekti i saj si lëndë parësore e me karakter kombëtar, kjo lëndë synon:

1. Të mundësojë formimin dhe zhvillimin vetjak intelektual, emocional, shoqëror, estetik dhe moral të çdo nxënësi.

2. Të përvetësojnë gjuhën amtare në atë nivel e cilësi që të mundësojë të mësuarit e tyre të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës.

3. Të aftësojnë nxënësit të realizojë komunikimin me shkrim dhe me gojë përnevoja vetjake saktë dhe me kulturë gjuhësore

III. LINJAT DHE NËNLINJAT E PËRMBAJTJES 1.Të dëgjuarit &.Të folurit* Të dëgjuarit e të folurit për të marrë informacion,udhëzime dhe orientime në mënyrë

ndividuale dhe në grup.

* Të dëgjuarit dhe të folurit në grup dhe në publik me shumëllojshmëri qëllimesh.

* Të dëgjuarit dhe të folurit rreth teksteve të ndryshme* Të dëgjuarit dhe të folurit e llojeve dhe të gjinive letrare* Të folurit duke përdorur njohuritë rreth gjuhës standarde . . 2. Të lexuarit

Page 15: Dt testi

* Të lexuarit për të kuptuar pjesën e për të marrë informacion. * Të lexuarit për dëshirë, për zhvillimin e ndjenjave dhe zgjim imagjinate, që të

zgjerojë e të pasurojë botën e tij shpirtërore* Të lexuarit për të mbajtur qëndrim për idetë e pjesës dhe figurat letrare* Të lexuarit e llojeve e të gjinive letrare, të njohë ndarjet dhe nën ndarjet kryesore të letërsisë nga ana formale dhe përmbajtësore.

* Të lexuarit me zë të lartë dhe në heshtje.* Të lexuarit në praktikim të njohurive rreth gjuhës standarde shqipe.

3. Të shkruarit

* Të shkruarit funksionalduke kuptuar vlerat e shkrimit si element komunikimi. * Të shkruarit për nevoja vetjake, të përdorë ate për shumëllojshmëri qëllimesh. * Të shkruarit me ndjenjë dhe imagjinatë, të shkruajë në mënyrë të strukturuar. * Të shkruajë për një numër lexuesish duke praktikuar njohurite rreth gjuhës standarde.

4. Njohuri rreth sistmit tëgjuhës * Sintaksë * Morfologji * Leksikologji * Kulturë gjuhe * Drejshqiptim, drejtshkrim, pikësim.

IV. Obiektivat e përgjithshme sipas linjave

Mësimi i gjuhës amtare në klasën e do të fokusohet në objektivat e mëposhtëm: T’i aftësojë nxënësit për të komunikuar për qëllime të ndryshme, duke i dhënë kuptim

të menduarit të tyre nëpërmjet të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. T’i aftësojë nxënësit të përvetësojnë gjuhën amtare në atë nivel e cilësi, që të

mundësojë të mësuarit e tyre në vazhdimësi për tërë jetën, duke imagjinatën dhe ndjenjat e veta rreth dukurive të jetës dhe të botës që i rrethon, në marrëdhënie të tilla, si: dialogu, mirëkuptimi, loja e bashkëpunimi.

Të mundësojë rritjen dhe zhvillimin vetjak, emocional, , shoqëror , moral dhe global të çdo nxënësi.

Të mundësojë krijimin e koncepteve që përpunojnë shije estetike tek nxënësit. Të edukojë tek nxenesit zhvillimin e shprehive te punes se pavarur T’u mundesoje nxenesve vleresimin e mases se dijeve te tyre per ti shnderruar ato ne

faktore te te nxenit te metejshem Te mundesoje nje formim vetevleresues te nxenesve per aftesite vetjake te arritura Të njohë dhe të analizojë sistemin gjuhësor të shqipes në nivelet e veta përfaqësuese:

drejtshqiptim, drejtshkrim, fjalëformim, morfosintaksë etj. Të zhvillojë imagjinatën dhe ndjenjat rreth dukurive të jetës dhe botës që i rrethon. Të zhvillojë mendimin e pavarur dhe kritik të nxënësve. Të zhvillojë ndjenjën e identitetit kombëtar dhe kulturor.

Të zhvillojë një formim tërësor të nxënësve rreth dukurive dhe problemeve të sotme të shoqërisë njerëzore.