Upload
aleksander-mita
View
68
Download
0
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Krijime te sinqerta te nxenesve te shkolles "Internacional" Vlore,Albania
Citation preview
FJALË MISTERI
Krijimtari letrare e nxënësve të klasës X
Projekt
2013
Kompleksi Arsimor “Shkolla Internacional”
VLORE
Përmbajtja:
1. Vjeshta Eleni Koço
2. Toka Arli Minga
3. Babi Blerta Brahimmuço
4. Im atë Artesia Gjonçari
5. Dedikuar Sashës Danja Arapi
6. Babai im Migena Tahiri
7. Dhoma ime Silvia Ibrahimi
8. Nënës Harisa Konomi
9. Gruaja mbi divan Sidorela Hamitaj
10. Për njeriun më të mrekullueshëm… Ortensa Hodaj
11. Makina ime. Alessio Brokaj
12. Shtëpia e gjyshes Emanuela Muka
13. Vetvetja Rina Cakrani
14. Frika nga vetmia Rina Cakrani
15. Mësuesi im i parë Fatjona Canaj
16. Intervistë imagjinare Fjorarba Mamaj
17. Nënë Tereza Kristiana Papajani
18. Një ekskursion në Dhërmi Klea Mehmeti
19. Shoqja ime D. Franko Kaçorri
20. Mikja më e mirë Kejvisa Rrapaj
21. Vlora Loreida Metaj
22. Në Dubrovnik Juri Hoxha
23. Midis Zigenit dhe Llogorasë Arli Minga
24. Fëmijë Riçard Stara
25. Në Llogora Serena Bozheku
26. Hilari Klinton Xhuliana Habilaj
27. Pa ty Eleni Koço
28. Hëna Sidorela Caushaj
29. Gjyshja ime Fjorarba Mamaj
Vjeshta
Ti ike verë
Zogjtë shtegtuan larg
Fëshfërimat e gjetheve
S'mungojnë në këtë ditë të vrazhdtë.
Rrugët bosh fshehin trishtim
Qyteti i heshtur bën grim.
Pikat e shiut na bëjnë shoqëri
Dhe drurët dridhen nën shi.
Eleni Koço
Toka
Erdha nga errësira në dritë. Nga asgjëja në gjithçka. Dhe pashë … Jo nuk
shihja ende. Vetëm ndieja. Ndjeva ngrohtesinë e nënës, por larg . Ishte shumë
ftohtë. Në aq pak kohë ndjeva shumë .
A të ishte vallë jeta? Po, po ! Kisha ardhur në jetë. Aty ku është “Oazi i jetës”.
Në Tokë. Ajo pika e vogël në universin e pafund. Toka ime , Toka jonë. Është
planeti i vetëm që ka jetë, ose të paktën këtu kemi gjetur sigurinë për të jetuar.
Ka formë të rrumbullakët dhe sillet rreth një ylli që quhet Diell.
Nuk është lodhur. Qysh kur ka lindur, ashtu ka lëvizur. Si një instinkt i
lindur. Mbase kjo është në natyrën e saj.Është e mbuluar me një shtresë që
quhet atmosferë. Nga larg duket si vello e bardhë, që nuk largohet kurrë. Nga
Toka nuk shihet, nuk dallohet, por di që nga ajo shtresë mund të jem gjallë.
Toka në pjesën më të madhe të saj është mbuluar nga uji. Pjesa tjetër është
tokë. Pjesa ku ne ecim, luajmë, pengohemi, ngrihemi, ngjitemi lart, jetojmë dhe
më pas largohemi. Nuk e di saktësisht, por nuk do doja të largohesha.
Jeta është shumë e bukur. Për dikë e shkurtër dhe e bukur. Për disa e gjatë
dhe e vështirë. Të gjithë duan të qëndrojnë ketu, edhe pse kjo është e pamundur,
sepse Ai kështu e mendoi. Ka gjallesa nga më të ndryshmet. Nga më të voglat
tek më të mëdhatë, por të gjitha me një qëllim të caktuar. Të gjitha jetojnë e më
pas largohen, por gjithmonë duke lënë diçka pas. Një jetë tjetër e shkurtër ose e
gjatë. Është e lindur, është ligji hyjnor, jeta nuk shuhet kurrë.
Në botën e kafshëve ligjet janë të pathyeshme, më i forti mbijeton. Ashtu si
dhe tek ne njerëzit, por ne nuk largohemi. Ne vuajmë. Ne njerëzit kapemi me
thonj pas jetës. Kafshët gjallojne, ndërsa ne qeshim, gëzohemi, qajmë dhe
trishtohemi. Trishtohemi aq shumë sa jeta ndonjëherë na duket një budallallëk
pa kuptim.
Eh, jeta! Po sikur të mos e kishim? Nuk e di. Nuk më intereson aspak. Çfarëdo
që të më ndodhë, jam i lumtur që e kam dhe e pranoj si dhuratën më të bukur
dhe, kushdo të ma ketë dhuruar, duhet të ketë qënë hyjnor, madhështor…
Nuk ka shumë rëndësi. Ndihem i mbrojtur e i lirë në shtëpinë time. Në Tokë.
Në “oazin e jetës”. Aty ku pyetjet nuk mbarojnë kurrë. Aty ku …
Arli Minga
Babi
Tek rritem, tek mesoj te hedh hapat drejt jetes se eger, shoh ate tek
plaket, tek i shtohen thinjat ne floke, shoh ate tek rritet po njesoj si unë. Por,
mbi te gjitha, shoh ate tek me meson çdo fjale, çdo veprim, çdo perpjekje, çdo
sakrifice.
Futet ne shtepi, hedh hapat e lehte e me pas futet tek dhoma ime. Shikimi
im perplaset menjehere me shikimin e tij te embel, qe del nga syte e kalter si
qielli. Shikoj buzet e tij te kuqe tek peshperisin fjalet me te bukura ne bote :
“Pershendetje, kukulla e babit”. Duart e tij me ledhatojne lehtesisht floket. Jane
ledhatimet me te mrekullueshme që nje vajze mund te marre.
Krahet e tij te fuqishem me rrethojne butesisht te teren. Ne perqafimet e
tij ndiej mbeshtetje, ndiej ngrohtesi, ndiej siguri, ate siguri qe vetem ai mund te
ma jape. Ne zerin e tij ndihet lodhja, ndihet sakrifica, te cilen duhet ta kaloje çdo
dite per te me dhene mua atë siguri. Ne zerin e tij ndihet gjithashtu dashuria e
pathyeshme. Ne çiltersine e tij une lexoj çdo mendim, por ai nuk mund t’i fshehe
ato.
E adhuroj kur perpiqet te me bej te qeshe, madje e adhuroj akoma me
shume tek perpiqet te me shpjegoje diçka qe une s’duhet ta bej.
Ai me formoi. Ai, keshillat, deshirat e tij me bene kete qe jam sot. Ai ka
ditur gjithmone te kthehet ne nje nga prinderit me te mrekullueshëm ne bote.
Une dhe im ate jemi shume te lidhur, jam mesuar deri sot te shoh shembullin e
njeriut perfekt tek ai. Jam mesuar ta dua me te mirat dhe me te keqijat e tij. Per
mua ai s’do te kete asnjehere ane negative, perveç të qenit pak mbipeshe, gje që
askush nuk do ta llogariste në gjithe atë listë te gjate te aneve
pozitive.
Im atë eshte gjeja ime me e shtrenjte. Ai do te mbetet gjithmone per mua
nje superhero, i cili ka ditur te beje pothuajse gjithmone gjene e duhur, por ka
ditur te beje dhe gabime, por ka ditur. Ç’eshte me e rendesishmja, ai gjithmone i
ka rregulluar ato.
Syte e mi mbushen me lot, sa here qe mendoj se dikush, dikur, ndoshta
dhe une mund ta kem lenduar. Ai s’do te ishte kurre i afte te ma bente diçka te
tille! Ai di te perkujdeset per mua. Njehere me ka thene: “Bijë, ti je si kristali!
Duhet pune çdo dite per te qendruar e pastër”. Kete shprehje do me duhet ta
perseris çdo dite me vete, ndoshta nje dite t’ua them fëmijëve të mi. Ose…ose,
ndoshta, t’ia them dhe atij.
Ai arrin të me suprizoje çdo dite, ai arrin te me beje ta dua çdo dite e me
shume, ai me ben ta adhuroj çdo dite e me shume. Ai per mua eshte kristali me i
shtrenjte ne bote, te cilin askush nuk mund te ma marre, askush nuk do
guxonte! Ai per mua eshte misherimi i perfektes, i se bukures. Ai eshte im ate!
Ai eshte gjaku im! Ai eshte heroi im! Ai eshte çdo gje per mua! Çdo gje e bukur,
çdo gje e lumtur, çdo gje e shenjte, çdo gje e qeshur e kesaj bote! Ai eshte une! Ai
eshte pjesa ime me e mire, te cilen e kane zili.
Ai eshte babi im!
Blerta Brahimmuço
Im atë
Babai, njeriu me i dashur per mua. Personi mbi te cilin kam mbeshtetur
bazat e jetes. Menjehere , sa çoj neper mend emrin e tij, përfytyroj nje burre të
qete ,i cili te ben per vete me menyren se si flet dhe qetesinë qe e karakterizon .
Kjo eshte dhe nje nga gjerat per te cilen e admiroj me shume .
Gjithmonë perpiqet te zgjidhe çdo problem me qetesinë me te madhe dhe
me autoritet.Fakti qe ai gjithmonë ka dhene per familjen vetem ngrohtesi, jep
tek unë nje shembull perfekt, te cilin mund ta zgjedh dhe unë në jeten time .
Me pelqen te flas shumë per të, pasi do te doja te ndiqja dhe unë rrugen e
tij ne jete. Gezimi dhe dashuria qe tregon ai per jeten, duke u bere balle
veshtiresive te ndryshme qe ka jeta, me tregon mua te mos perkulem para
asgjeje .
Guximin per te vazhduar perpara unë e gjej ne syte e tij plot drite dhe ne
frazen " Vajza e babit, ti do me nderosh mua! "
Keshillat e tij nuk me kane munguar asnjehere , kanë qene gjithmonë aty
në momentet kur unë kam gabuar apo triumfuar ne çdo çast te jetes.
Babai eshte dhe do te mbetet njeriu që adhuroj ...
Artesia Gjonçari
Dedikuar Sashës
Jeta e njeriut i ngjet një autobusi ne levizje, ne te cilin hipin e zbresin
persona të ndryshem.
Por çuditerisht, ne jeten time, ndryshe nga ç’mund të prisni, eshte futur
nje kafshe. Nje kafshe e cila tashme eshte pjese e jetes sime, duke i dhene asaj
nuanca dhe ngjyra te tjera. Eshte nje qen i vockël, i cili ka arritur te bejë per vete
nje qenie njerezore.
Duket e çuditshme te degjosh te flitet keshtu per nje qen me kaq dashuri,
pasi ne monotoninë e zakonshme zemren e nje vajze ne kontekstin e fjales
“dashuri” mund ta fitojë vetem një djalë. Por jo…
Dashuri ka per te gjithe. Dashuri ka per gjysherit, mamin , babin, motren,
vellain, te dashurin , natyren dhe kafshet. Kjo dashuri per kafshet eshte e
skalitur diku ne nje vend te zemres sime dhe konkretisht per Sashen, qenin tim.
Sasha eshte nje qen vetem 5-muajsh i races labrador. I gjate aq sa mund
ta shkelesh me kembe, eshte vetem 60 cm. Ajo ka qime te bardha si debora e
malit dhe te perhimta si prushi i zjarrit . E perkedhel butesisht trupin e saj
leshator dhe duket sikur je duke prekur copat e mendafshta mbreterore. Syte e
saj bojeqielli ngjasojne me kaltersine dhe thellesine e deteve dhe shkelqejne si
yjet ne naten e qete. Eshte kaq e veçante, e vogla ime! Ndoshta ju duket e
çuditshme, por ajo kafshe percjell shume tek unë .
Teksa shkruaj per të , vetvetiu edhe mimika e fytyres sime
ndryshon. Sasha më pret tek dera e shtepise sa here kthehem nga shkolla, sepse
e di qe une kam gjithmonë nje çokollatë per t’ia dhene. Po , po, pikerisht nje
çokollatë.
Per mua ajo nuk eshte qen, eshte me shume se kaq. Eshte loja ime e
preferuar, eshte mikja ime e sekreteve, eshte shoqeruese e xhirove te pasdites,
eshte si femija me i pafajshem që mund te kete kjo bote. Shpeshhere, kur gjendja
ime shpirterore nuk eshte e mire ,ajo duket sikur e kupton. Ulet ne dy kembet e
pasme dhe qendron pa levizur para meje, me shikon me ata syte e saj te
medhenj, qe te perfshijne te teren, ngre veshet dhe duket sikur te fton t’i
rrefehesh…
Nuk mund t’i rezistosh asaj pamjeje. Pas atij trupi te vogel, te mendafshte
duket sikur fshihet dikush që me kupton, me degjon, ndoshta edhe me dashuron
ne menyren e vet. Ajo vjen e te afrohet butesisht, te kerkon ta perkedhelesh,t’i
flasesh, t’i qeshesh dhe te luash me te. Sigurisht, nuk i them dot “jo” argetimit
me te. Të mos ju duket e çuditshme, por ajo eshte pjese e jetes sime , pjese e se
perditshmes sime , pjese e lumturise sime.
Tashme ajo ka vendin e saj ne zemren time…
Danja Arapi
Babai im
Te folurit per babain tim nuk ka kufi. Ai ndoshta nuk eshte babai i
perkryer ne gjithçka, por eshtë ai qe une dua.
Ne pamje te pare ai duket njeri i ftohtë, i vrazhdë dhe shume i
eger,ndoshta per shkak te profesionit te tij, qe i kerkon ate pozicion , ate hije ne
fytyre. Por ,ne te vertete, eshte krejt e kunderta e pamjes se tij.
Ai eshte nje njeri i kuptueshem ,tolerant dhe shume komunikues,
veçanerisht me mua.Une jam femija i pare ne kete familje,femija qe e beri ate
baba,ndoshta eshte ky fakti qe une jam femija me i perkedhelur i tij dhe,
sigurisht, tregohet tmerresisht me tolerant me mua.
Ne momentin qe im atë mori vesh se mamaja ime ishte shtatzëne, u gezua
jashtë mase.Para se te lindja unë, dyshohej se bebja ishte djale dhe, ne
momentin qe doktori doli nga salla e dha lajmin se bebja ishte vajze, të gjithe
aty u shtangen. Ne ate çast im atë ka filluar te bertase nga gezimi. Ky ka qenë
momenti i pare qe startoi nje lidhje te forte mes nesh.
Une atij i ngjaj ne çdo gje: ne ecje, në mimikë, ne te folur, ne te arsyetuar e
menduar, madje dhe ne fizik.Te gjithe me thone se une jam kopja e mamasë
sime, sepse i ngjaj shume asaj ne pamje,por ne te vertetë une e gjej veten time
me shume tek im atë.
Ai eshte shume fanatik per çdo gje qe ndodh ne ditet e sotme,por ne te
vertetë nuk ia vë fajin atij, por mentalitetit ku jetojmë. Per per mua nuk ka
problem, sepse e di qe nje dite do ta ndryshojë kete mentalitet,por edhe po nuk e
ndryshoi, s’prish punë.Ai do te ngelet gjithmonë idhulli dhe shembulli qe dua te
ndjek ne jete.
Ndoshta ajo fjala e urte:“Djemtë nga mamaja dhe çupat nga babai”është
arsyeja pse lidhja ime me tim atë eshte kaq e forte.
Migena Tahiri
Dhoma ime
Dhoma ime ndodhet në katin e dytë, në zonën veriore të shtëpisë
trikatëshe. Dhoma është një vend që ka formën e kuboidit me përmasa 4 m, 3 m
dhe 2.8 m. Nuk është shumë e madhe, po sa për mua mjafton. Muret e dhomës
janë ngjyrë rozë e çelët kurse kolonat janë ngjyrë rozë e ndezur.
Në dhomë ndodhet një krevat dopio, i mbuluar me çarçafë dhe jastëkë në
ngjyrë rozë të ndezur, i cili më pëlqen shumë dhe është shumë i butë. Dyshemeja
e dhomës është me pllaka të mëdha ngjyrë ajke me nuanca. Dollapi i dhomës
është sa një faqe muri, në të gjithë lartësinë e saj, ngjyrë ajke dhe me nuanca të
ngjyrës rozë. Në dollap ndodhen shumë sirtare dhe vende ku mund të futen më
shumë rroba sesa unë kam futur.
Në faqen tjetër të murit, përballë me dollapin, ndodhet një bibliotekë e
vogël, ku unë vendos librat dhe gjërat më të nevojshme. Biblioteka ka ngjyrën e
dollapit, por me ca ndryshime. Mbështetur në mur, poshtë bibliotekës ndodhet
tavolina ku unë mësoj dhe në të ka vend të posaçëm për kompjuterin dhe pjesët e
tij.
Pranë tavolinës ka dhe një karrige, sigurisht, e cila nuk më pëlqen shumë,
megjithëse është me rrota dhe mund “të bësh qejf”. Në tavolinë është shumë
rrëmujë, ndonjëherë nga gjërat e shumta që vihen, por gjithsesi më pëlqen dhe
ashtu.
Dritarja e dhomës është e madhe, në ngjyrë ajke dhe me xhama të
tejdukshëm. Në dritare gjithashtu është varur dhe perdja ngjyrë rozë. Nëpër
muret bosh kam vendosur postera ose letra që mua më pëlqejnë shumë, të
personazheve të preferuar ose dhe thënie ose pjesë këngësh të huaja.
Në anët e krevatit, i cili është gjithmonë i rregulluar siç duhet, sepse nuk
më pëlqen fare te jetë i shkatërruar, ndodhen komodina të vogla, ku unë vendos
gjëra të vogla dhe që më pëlqejnë më shumë. Në sirtarët e komodinave është
paksa rrëmujë, po gjithsesi s’ka gjë, se nuk duken, janë të mbuluara. Ahaha..
Në komodinë ndodhet dhe ditari im i fshehtë, në të cilin shkruaj pothuaj
çdo ditë në darkë, para se të fle. Në vendet anësore të dhomës, p.sh.: para
dritares ose në ndonjë vend tjetër, janë vendosur pupa ose kolltuqe të vegjël, të
cilët janë shumë të rehatshëm dhe të shplodhin kur ulesh. Janë ngjyrë ajke, pak
të vegjël, por më pëlqejnë.
Në dimër, dhoma ime ndryshon pamjen, sepse në dysheme shtrohen
tapete të buta dhe me qime shumë, në të cilët ke qejf të ecësh me çorape. Mbi
tapet vendos dhe një arush të madh të bardhë, i cili më shoqëron gjatë orëve të
vetmisë në dhomë. Në krevat shpesh shtroh shumë mbulesa, që të mbajnë
ngrohtë, megjithëse dhoma ka kondicioner.
Në kohën e lirë, kur nuk kam çfarë të bëj, por kjo ndodh shumë pak herë,
shtrihem në krevat dosido, në mënyrë të shkujdesur dhe me laptopin tim dëgjoj
muzikë, të cilën e hap me zë të lartë. Shpesh në dhomë ftoj dhe kushurirat e mia
për të ndenjur, argëtuar dhe fjetur me mua, megjithëse dhoma nuk është shumë
e madhe, na pëlqen ta bëjmë pak rrëmujë.
Dhoma ime ngjan pothuajse si një shtëpi kukulle, mbase s’është krijuar
nga përshkrimi një imazh i përafërt, por mua ashtu më duket të paktën, sepse,
megjithëse ngjyrat e saj janë ngjyrat e preferuara të çupave të vogla, kjo gjë më
bën të ndihem ende fëmijë.
Silvia Ibrahimi
Nënës
Shpesh kemi idhuj aktorë filmash, topmodele,sportistë, etj. Idhulli im nuk
gjendet aq larg, ne lagjen Beverly Hills, po shume afer meje.
Eshte aty me mua kur zgjohem ne mengjes, zeri i saj i embel dhe puthjet
e saj ma bejne me te lehte zgjimin dhe me zgjojnë energji dhe dëshire per ta
nisur diten ne menyren me te bukur te mundshme,eshte me mua kur kthehem
nga shkolla dhe me shume dashuri pergatit dreken per mua,eshte me mua kur
bej mesimet dhe nuk heziton te me ndihmoje asnjehere,eshte para se te fle gjume
puthja e nates se mirë, perqafimet e saj me bejne te fle e qete e te shikoj endrra
te bukura, kur kam frikë strukem te krevati i saj dhe ajo me jep doren e me
duket sikur gjej qetesi .
Ajo eshte personi i parë qe kam njohur sa hapa syte,eshte personi me i
mrekullueshem qe mund te ekzistojë,personi me i dashur , me i bukur ne botë
dhe ka sy qe i shkelqejnë, dhe gjej aq shume dashuri ne ata sy … ndihem plot,
ndihem e mbushur, sikur s’kam nevojë per asgje tjeter,veçse te jem me te gjithë
kohen.
Ne momentet qe mund te jem e merzitur, ajo me nje shikim me zhbiron
dhe unë filloj e flas, ajo ne qetesi me degjon dhe, kur mbaroj, me keshillon. Pasi
kalon pak, me perqafon fort dhe me thotë:” Kujdesi i nenes per femijen jane
keshillat e saj “. Ajo nuk eshte si une ,eshte personi me i perkryer qe ekziston .
Me vret brenda meje kur e merzis dhe ndiej nje boshllek te pamasë. Me
pas ajo vjen, me perqafon dhe une prekem, edhe pse nuk e shpreh, shpeshhere i
bllokoj disa ndjenja brenda meje, qe te me japin kurajo t’i ndreq gjerat .
Shpresoj qe nje ditë ajo te ndihet krenare per mua dhe t’i kthej sadopak
ate aq shume me ka dhene .
Harisa Konomi
Gruaja mbi divan
E shikoj ashtu, të ulur në divan, duke parë me vëmendje atë qiell. Sytë e
saj jeshilë marrin një formë të çuditshme dhe herë-herë shndërrohen në gri.
Drita e fortë dhe e qartë e qiellit i nxjerr në pah rrudhat e lehta anash
syve të vegjël dhe i ndriçon qerpikët e gjatë.
Sa përqëndrim kanë ata sy! Kushedi çfarë po bluan në mendjen e saj të
stërmunduar nga lodhja e tepërt e ditës. Akoma nuk arrij ta kuptoj se sa fuqi
përmban brenda vetes ajo qenie. Ajo qenie, së cilës Zoti i fali emrin e shkruar në
shkronja të arta, të gdhendura në përulësi, fjalën Nënë...
Flokët e saj të errët e të gjatë i bien mbi supe. Mbi ato supe në të cilat
rendin vite të gjata e të vështira. Mbi ato supe të cilat kanë hedhur pas tyre
shumë vuajtje, të cilat i kanë dhënë mundësi të dominojë, të ketë kuptim kjo
jetë. Papritur ul sytë, ndoshta për t’u menduar pak; edhe unë kam qenë pjesë e
kësaj vuajtjeje, por përqëndrohem serisht të zbuloj ndonjë sekret në atë qenie
misterioze.
Sytë më venë tek shtati i saj. Akoma nuk arrij ta besoj! Ajo nuk eshtë
shtatlartë, as nuk është e shëndoshë, madje mund të them qe duket e vogel me
atë shtat që ka.
Si ka mundësi një trup i tillë, të kalojë kaq shumë sprova në jetën e saj
dhe përseri te qendrojë në kembë, sikur s’ka ndodhur asgje. Ajo qëndron e lartë,
krenare dhe kryelartë para botës, para shumë syve që përpiqen pas çdo
vështrimi këmbëngulës të shkulin një copë nga karakteri i saj.
Asnjë nuk mundet më! Ajo e di tashmë se qetësia dhe moskokëçarja për
ata që nuk ia vlejnë, është rruga për të qenë sadopak e lumtur.
Vallë, çfarë po shikon me aq ngulm në atë qiell? Çfarë po kërkojnë sytë e
saj në atë qetësi mbytëse, por të domosdoshme? Mos vallë ajo beson se atje lart
është një mbretëri magjike që po e pret, ashtu siç bënte kur ishte femije? Apo po
kujton adoleshencën e saj? Nuk mund ta besoj që edhe ajo ka qenë një herë si
unë, ose ndoshta ajo që nuk besoj është nëse do të jem unë ndonjeherë si ajo.
A ka qenë e bukur ajo? Nuk e përfytyroj dot! A i ka pasur edhe atëherë
buzët e holla, apo mos vallë i janë holluar vit pas viti, nga të folurat e shumta,
nga të falurat e shumta dhe nga buzëqeshjet e shumta që dhuron ditë pas dite,
pa ia kërkuar njeri, por që të gjithë e falenderojnë në fund të ditës për këtë.
Ku e ka gjetur ajo këtë forcë? Këtë forcë që këmbët e saj e lartësojnë deri
tek yjet e shndritshëm. A ka lindur ajo me këtë forcë, apo rrethanat e kanë bërë
që t’i nënshtrohet fatit dhe ta fitojë këtë forcë dalëngadalë, pa pasur mundësi të
kundërshtojë? Vallë, ai fëmijë i lumtur me sytë e gjelber e ka ditur se një ditë do
të kishte vetë femijë?
E dinte ajo zonjushë e qeshur, se një ditë do të behej Zonjë? Dhe nuk do të
bëhej vetëm po të vendoste një unazë në gisht, por do ta fitonte ketë të drejtë me
bindje, siguri dhe vendosmëri të madhe e të lodhshme. Për çfarë mendon ajo
grua kur shikon zogjtë që fluturojnë? Për fëmijët e saj? Po mendon për ne? Për
mua? Mos vallë po mendon se edhe unë do të bëhem si ajo? Se një ditë dhe unë
do të vuaj si ajo? Jo, është e pamundur! Pas shumë goditjeve që jeta dhe fati i
dha, ajo tani endet e qetë nëpër shtëpi, nëpër qytet, me hijen e saj të rëndë e
kuptimplotë.
Ajo nuk ka asgjë për të cilën t’i vijë turp, ajo është krenare për atë që
është dhe për atë që ka bërë. Edhe pse mund të duket pak e egër, ajo nuk është.
Ndoshta ka krijuar një barrierë mbrojtëse nga vuajtjet që e bejnë të duket e
ftohtë. Por unë e kam parë tek thyhet ngadalë vetëm nga një lot i kristaltë, tek
shkrihet pa vetëdije nga buzëqeshjet e papritura.
Përse u trishtua? Të lutem Nënë, mos i ul sytë! Qielli është ende i paster,
asnjë re nuk guxon ta prishë atë, të paktën jo sot! Më fal për herët që jam zënë
me ty. Më fal që ndonjëherë nuk jam vajza që ti ke dëshiruar dhe meriton. Më fal
që nuk vij çdo mëngjes të të puth ne ballë e të të falenderoj për gjithçka, por ta
dish që çdo ditë dua ta bëj.
Ndoshta një ditë do të jetë shumë vonë, por ty të kam çdo gjë. Ngriji sytë
dhe shiko qiellin, nënë, shiko zogjtë të cilët duan të nisen për fluturim. Ata kanë
nevojë që ti t’i shikosh, t’u japësh kurajo. Ata kanë nevojë që ti t’i mbështetësh e
t’u rrish pranë gjithmonë. Nuk duan fjalë, vetëm t’i shikosh e të aprovosh
vendimin e tyre për të nisur fluturimin lart, ne atë qiell që ti po shikoje me
ëndje.
Edhe nëse ndonjëherë bie shi dhe qielli vrenjtet, mos harro që ylberi do të
dale dhe dielli do të lindë përsëri.
Të kam shembull në jetë, dashuria e pare dhe e fundit! Nuk do të të
zhgënjej, ma. Ti je njeriu që më frymëzon, muza ime. Të dua shumë!
Sidorela Hamitaj
Për njeriun më të mrekullueshëm…
Familja eshte gjeja me e rendesishme per kedo. Prinderit jane thesari me i
çmuar per femijet. Ne, femijeve, na drejtohet shpesh here e njejta pyetje: “Kë do
me shume, mamin apo babin?” Pyetje pas së ciles fshihet nje pergjigje mjaft e
veshtire.
Çdo njeri ka nje idhull te vetin, nje njeri qe do te donte te ishte si ai. Edhe
une e kam nje… Ai eshte babi im. Personi qe dua me shume ne kete bote. Thuhet
se lidhja baba-bije eshte teper e veçante. Edhe per mua e tille eshte. Ai eshte
heroi im dhe une princesha e tij e vogel. Çdo keshille e tij do te mbetet ne zarfin e
kujteses, e shkruar ne nje leter te arte, te kapur fort me gozhde, dhe do te
zhduket vetem atehere kur ajo te mos mbaje me.
Ka raste qe kam qene shume e merzitur , ndoshta për nje gabim timin apo
nje zhgenjim. Dhe kush ka qene aty per te me dhene mbeshtetje? Babi, sepse ai
eshte gjithmone prane meje per te me falur dashuri. Keshtu do te jete gjithmone,
ai do te jete gjithnje me mua, kudo qe te jem, edhe kur te jem e rritur, sepse ai
eshte frymezimi im.
Ai e di se ç’dua une, ai e di se çfare mendimesh kam une, ai e di se çfare
me pelqen dhe çfare jo. Babi im eshte gjithmonë aty per te me mbrojtur nga çdo
gje e keqe. Per te une i ngjaj nje kupe te kristalte, e cila duhet mbajtur me
kujdes dhe duhet ruajtur nga çdo “papasterti”.
Te them te drejten, eshte pak e bezdisshme kur me thote se ç’duhet te bej,
ku duhet te shkoj apo si duhet te sillem, por eshte me mire kjo, sesa te jem e
vetme dhe te mos marr mbeshtetjen e askujt. Ndryshe si do ta dalloja te miren
nga e keqa?! Edhe pse merzitem qe babi vendos per jeten time, e di qe ne te
ardhmen do te me vleje dhe do te me sherbeje ne funksion te se mires.
Shume endrra, shume plane qe kemi biseduar per net me radhe, me japin
forcen qe une te vazhdoj me tej. Te behem ajo çka duhet te jem dhe enderroj te
behem. Vetem ne kete menyre do t’i vertetoj tim eti se sa shume e kam degjuar
dhe sa shume me kane sherbyer fjalet e tij. Nuk gjej dot fjale per t’i shprehur
dashurine time, per t’i treguar se sa shume e dua dhe sa e adhuroj. Tani po me
jepet rasti qe keto ndjenja t’i shpreh. Per t’i teguar se çfare vendi zë ai ne jeten
time dhe sa shume e dua.
Ndihem me fat qe e kam prane dhe do te jem e lumtur deri ne momentin
qe do ta kem prane dhe t’i them çdo dite ne vazhdim se eshte babi me i
mrekullueshem ne bote.
Ortensa Hodaj
Makina ime.
Ajo eshte nje Nissan 350Z e vitit 2004. Kjo makine me pelqen shume, pasi eshte
nje makine sportive. Eshte nje makine e vogel me dy vende. Ajo nga jashte eshte
ngjyre portokalli, me pjese te modifikuara nga mbrapa dhe para. Qe nga vete
modeli 350Z, ajo dallohet qe ka nje motor 3500 cilindratash. Sedilet e saja jane
ngjyre portokalli, timoni eshte i veshur i gjithë me lekure portokalli dhe te zeze.
Ka nje kasetofon me nje karikator qe mban 6 disqe. E veçanta e kesaj makine
eshte se, kur e ngas, me nje jep nje lloj emocioni te veçantë per shkak te zhurmes
dhe te shpejtesise. Shpejtesia e saj maksimale eshte 290 km/h , ka 6 marsha,
plus indietron. Kjo makine ka dhe anet e saj negative, pasi harxhon shume
karburant, 13 l/100km. Nje ane tjeter e saj e keqe eshte se ajo nuk u pershtatet
rrugeve te Shqiperisë, pasi jane me gropa. Edhe pse ka keto defekte, kjo makine
me pelqen shume dhe mezi pres qe te marr patenten, qe ta ngas.
Alessio Brokaj
Shtëpia e gjyshes
Ne qofte se me kujtoni femijerine, mendja me vete tek nje vend: shtepia e gjyshes
sime. Tek kjo shtepi eshte e gjitha femijeria ime, me gjithe kujtimet e saj.
Gjithmone kam qene e lumtur kur shkoja tek ajo. Shtepia ndodhej nga
Bashkia ose, siç njihet, Karabashi. Sa hyje tek ajo rruge, do te vije re shtepi
njera pas tjetres, disa me lart e disa me poshtë. Shtepia e gjyshes sime ka qene
ne hyrje te kesaj rruge. Ishin pese shkalle, te cilat te lejonin te futeshe brenda ne
oborr. Ato pese shkalle unë i urreja, se pertoja t'i ngjisja, por dhe i kam
perzemer, se aty uleshim me femijet e tjere.
Kur futeshe brenda ne oborr, te binte ne sy hardhia e madhe e rrushit, qe
s’kishte as fillim e as mbarim, pemet e frutave te ndryshme, lulet
shumengjyreshe ne te dyja anet e oborrit si dhe, ne cep te tij, kolovajza ime, ku
tere diten mund te perkundesha dhe të mos merzitesha.
Ne ate oborr jane zhvilluar te gjitha llojet e lojërave, duke filluar nga
kuka-fshehthi, pafka, me shtepira, me kukulla, me top si dhe me te kapura. Une
gjithmone zgjidhja pafkat, se e dija qe do fitoja. Muret e shtepise jane plot shenja
nga lojërat tona. Jane shenjat e femijerise që, sa here i shikoja, me vinte per te
qare per gjithe kohen e kaluar.
Vendi im i preferuar ka qene dhoma ime, ku rrija vetem unë. Aty ishte
gjithe bota ime. Aty rrija, aty haja e flija, aty lozja vetem, aty imagjinoja gjithçka
rreth jetes, si mund te ishte kur te rritesha, aty kaloja momentet me te bukura
me gjyshen, kur me tregonte perrallat dhe me mesonte te qepja. Sot, qe ajo
shtepi nuk eshte më, mua me duket sikur kam humbur kete pjese te femijerise.
Tani ajo eshte vetem ne kujtesen time.
Emanuela Muka
Vetvetja
Refleksion
‘Armiku me i rrezikshem eshte vetvetja’.
Kjo eshte shprehja qe me vjen ne mendje shpesh, sa here qe dikush thote
se eshte e rendesishme te njohesh vetveten.Nëse s’e njeh mire vetveten,ajo mund
te te behet pengese,por nese e njeh mire ate,ajo do te te ndihmoje gjate gjithe
jetes.
Ne pamje te pare,duket si nje çeshtje shume naive,sepse vetevetja eshte
secili prej nesh dhe s’ka se si te mos e njohesh ate.Por e verteta qendron
ndryshe.Te njohesh vetveten s’eshte aq e lehte.Te njohesh vetveten do te thote te
nxjerresh veten para gjyqit pas çdo veprimi, e te mos kesh frike,do te thote te
dallosh te metat dhe defektet e personalitetit tend,do te thote te kesh vetedije
per vlerat e vetes dhe nje baze per zhvillimin e personalitetit tend. Pra,gjithe kjo
s’eshte aq e lehte per t’u arritur.
Procesi i te njohurit te vetvetes fillon ne kete moshe tranzicioni ne te cilen
ne ndodhemi.Ne kete kohe secili prej nesh pyet veten se cili eshte dhe perse ka
ardhur ne kete bote.A ka ardhur valle vetem per te jetuar,per te kryer procesin e
tij biologjik dhe jetesor,apo edhe per te permbushur nje mision.
Jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur ne jete per nje mision te
caktuar, e jo thjesht per te vegjetuar, sepse atehere s’do te quhej jete,por vetem
“frymëmarrje”,pasi te jetosh s’do te thote te marresh fryme.Te jetosh do te thote
te permbushesh misionin tend e, per ta permbushur kete mision,duhet te
njohesh vetveten.
Kjo njohje duhet bere me gjakftohtesi,me tolerance dhe duhet te kete per
qellim permiresimin e personalitetit te secilit prej nesh.Per te njohur vetveten
duhet te jesh modest dhe kokeulur,pasi te qenit egoist s’e ndihmon aspak kete
gje.Njerezit e medhenj ,per te arritur aty ku kane qene,e njihnin shume mire
vetveten,cilesite dhe te metat e personalitetit te tyre dhe ,edhe pse ishin
personalitete me permasa boterore,modestia e tyre ka bere qe te dinin edhe te
metat e tyre dhe ta pranonin veten ashtu siç ishin.
Une jam ne nje moshe kur jam duke formuar personalitetin tim dhe duke
njohur vetveten. Kur e pyes veten ‘kush jam?’, nuk me vjen ne mendje te them
emer-mbiemer,por mendoj per faktin se cila jam ne te vertete.I njoh te metat e
mia dhe e pranoj veten ashtu siç jam.E di qe jam ne kete bote per te permbushur
misionin tim dhe endrrat e mia dhe te njohurit e vetvetes eshte hapi i pare.
Megjithate,te njohesh vetveten ne thellesi eshte mister. Oskar Wilde ka
thene : ‘Une jam mister.Jam i vetmi person ne bote qe do te me pelqente ta njihja
thellesisht.’
Mendoj qe, edhe pse eshte e rendesishme te njohesh vetveten,ne gjithnje
kemi per te qene nje mister.E rendesishme eshte te perpiqesh te rregullosh te
metat e tua,te analizosh veprimet te cilat mund te lendojne te tjeret dhe te mos
lesh asnje te te thote se kush je ti,sepse fundja,edhe pse s’ke per ta njohur kurre
veten plotesisht,ti mbetesh personi qe e njeh me mire veten tende.
Rina Cakrani
Frika nga vetmia
Vetmia. Nje prej ndjenjave te cilave njeriu u trembet me shume. Nje njeri i
vetmuar nuk eshte vetem ai qe nuk ka asnje prane.Dikush mund te jete i
rrethuar nga plot njerez, por prapeseprape, mund te ndihet i vetmuar ne shpirt,
sepse s’mund t’ia shprehe askujt mendimet dhe ndjenjat e veta. Kjo gje e ben te
frikesohet nga vetmia.
Sondazhet ne Amerike kane treguar se shkaku i trete i vdekjes se
adoleshenteve eshte vetevrasja,nga fakti se ndihen te vetmuar dhe te perbuzur
ne shtepi,ne shkolle e ne shoqeri.Keta femije mund te kene pasur nje shtepi,nje
jete ne te cilen nuk u ka munguar asgje,por ne te cilen u ka munguar dikush me
te cilin mund te ndanin problemet dhe gezimet e tyre.
Vetmia i ka bere keta femije qe te ndrydhen ne vetvete e te mos kene
guxim te veprojne e te tregojne vlerat e tyre.Jam e sigurt qe edhe ne shume
vende te tjera ky fenomen ekziston te adoleshentet.
Shume njerez jane mesuar te rrine vetem dhe mendojne se nuk kane
nevoje per pranine e njerezve, por ata asnjehere s’ndihen plotesisht te lumtur.
Vetmia ndodh kur nje person ngelet i vetmuar e jo kur zgjedh te jete i tille.Me
siguri,askush s’do te jete vetem.
E bukura e jetes eshte se çdo gje mund ta ndash me njerez te tjere,qe te
duan dhe te respektojne dhe qe nuk te bejne asnjehere te ndihesh vetem.Nje
person prane teje mund te te mbeshtese,te te ndihmoje per te zgjidhur nje
problem.Thjesht, fakti qe ke dike prane te motivon.
‘Njeriu eshte qenie me karakteristika shoqerore,-ka thene Aristoteli,-dhe
nese do jetonim vetem,s’do te ishim njerez.’
Rina Cakrani
Mësuesi im i parë
Isha shumë e njomë kur pata kuptuar se duhej që të shkoja në shkollë, ku
do të mësohja të shkruaja e të lexoja nga mësuesi.
Dhe shpesh mendoja se si do të dukej mësuesi im i parë. Si duket ai?
Është vallë i veçantë nga njerëzit e tjerë? Do të jetë i butë, apo i ashpër etj. etj.
Dhe, më në fund, në moshën shtatëvjeçare, arriti edhe ajo ditë e
shumëpritur. Ishte një ditë e bukur shtatori. Fillimi i vitit të ri shkollor. E për
mua, fillimi i një jete të re, me shumë të panjohura. Në oborrin e shkollës arrita
së bashku me babin tim, i cili sa e sa herë me kishte folur për shkollën dhe
mësuesin tim të parë.
Dridhesha nga emocione të gërshetuara. Ia shtrëngoja dorën babit. Ishte
ky, mbase një moment mjaft i veçantë i jetë sime. Ëndrrat e mia tani ktheheshin
në realitet...
Tek dera e shkollës qëndronte një mesoburrë i cili buzëqeshte. Sa të
bukura më dukeshin këpucët e tij të lustruara. Edhe kravata e tij e bukur ishte
në qendër të vëmendjes sime. Sytë e tij të bukur e të ëmbël në shikim të parë më
magjepsën.
Tanimë e kisha të qartë. Do të jetë ky mësuesi im i parë me të cilin do t’i
kaloja ditët e vitit te parë të shkollimit tim. Dhe ashtu ishte. Na përqafoi të
gjithëve me radhë. Kurrë nuk do t’i harroj ata gishtërinj, të cilët lehtë -lehtë e
ledhatuan fytyrën time, që ishte e përshkuar nga të dridhurat.
Pasi na këshilloi që të rreshtohemi, na shoqëroi deri në dhomën e
mësimit. Bankat e reja, karriget, tabela, të gjitha këto paraqitnin një botë të re
për mua. Qëndroja e ulur në bankën që ma caktoi mësuesi dhe ende isha e
shtanguar...
Më në fund, filloi edhe ora e parë e mësimit. Personi i ëndrrave të mia
qëndronte para nesh. Fliste ngadalë e bukur. Kishte edhe fjalë që nuk i kuptoja,
sepse ai fliste një gjuhë tjetër fare nga ajo që e përdornim në shtëpi e rrugë.
Ishte kjo një gjuhë e bukur dhe e zgjedhur. Më pëlqenin shumë fjalët e tij
të para. Tingëllonin bukur. E ai, vazhdoi të fliste për shumë gjëra që kishin të
bënin me shkollimin tonë. Rrëfente për dituritë që do t’i merrnim gjatë viteve në
vazhdim, për edukatën, pastërtinë e shumë e shumë gjëra të tjera.
E dëgjoja gojëhapur. Çdo fjalë e tij, për mua ishte shumë e rëndësishme,
për të mos thënë e shenjtë. Dalëngadalë pushuan të dridhurat. Tanimë isha e
qetë dhe shumë e gëzuar. E kisha të qartë se do ta kisha një mësues të dashur, i
cili do të na donte dhe ne do ta donim edhe më shumë. Nga ai do të mësonim
shkronjat e para.
Do të mësonim të shkruanim e të lexonim. Dhe shumë gjëra të reja, pa të
cilat nuk mund të bëhesh më vonë as mësues, as mjek e inxhinier. Ishin këto
profesione që i ëndërroja kur ende isha kalama...
Me kënaqësi të madhe filluam me tingullin dhe shkronjën A.- “A” e madhe
e shkrimit, “A” e vogël e shkrimit. “A” e madhe e shtypit, “A” e vogël e shtypit”, -
tingëllonin fjalët e ëmbla të mësuesit. E unë isha e habitur. Mendoja se është
vetëm një “A” e jo katër, aq sa dëgjoja nga goja e ëmbël e mësuesit tim të parë, i
cili shpejt më hyri në zemër, nga e cila nuk doli kurrë më.
Edhe tani e kujtoj shpesh fytyrën e tij të bukur .Është kjo një dashuri e
veçantë, e pashpjeguar. Dashuri e pashuar. Tiparet e fizionomisë së tij kurrë nuk
do të hiqen nga kujtimet e mia.
Gjatë viteve në vazhdim kam pasur dhe do te kem shumë e shumë
mësues të tjerë, arsimtarë e profesorë. I kam dashur edhe ata, por kurrë sa
mësuesin tim të parë, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time, në
jetën time...
Fatjona Canaj
Intervistë imagjinare me drejtorin e kompleksit arsimor “Shkolla
Internacional”
Faleminderit që më kushtuat disa minuta nga koha juaj e vyer për këtë
intervistë!
-Përshendetje! Jam mëse i kënaqur.
Si ju eshte dukur ky fillim i vitit te ri shkollor?
-Ne pergjithesi mire. Numri i nxenesve eshte rritur dhe kjo na ben te ndihemi
teper krenarë per ate çka kemi arritur te krijojme gjate ketyre viteve ne kete
shkolle.Shkolla ofron kushte te mira mesimore dhe nje staf pedagogjik te
specializuar.Themi se, jo vetem fillimi, por edhe vazhdimi do te kete te njejtin
ritem.
Si ndiheni ne vendin e drejtorit te gjimnazit dhe a lodheni me
problemet qe mund te hasen ?
-Te jesh drejtori i gjimnazit ka veshtiresite e veta . Vetë gjimnazi eshte kulmi i
adoleshences, menyra e komunikimit me nxenesit duhet te jete e kujdesshme,
dhe duhet te ruajme qetesine karshi tyre .
Po lodhem, por ama ndihem krenar kur shoh se kjo lodhje ia ka vlejtur, sepse
nxenesit i ngrene vlerat shkolles ne provimet e matures.
Po marredheniet nxenes-mesues, si jane nga kendveshtrimi juaj?
-Stafi pedagogjik i kesaj shkolle gjithnje tregohet i pergjegjshem dhe, padyshim,
qe marredheniet qe krijojne ne pergjithesi jane te mira.Mesuesit perpiqen te
kuptojne sjelljet e tyre, pasi dhe mosha e tyre ndikon shume.Ne rast se mesuesit
nuk mund te bejne me shume, masat kalojne ne drejtori.
Çfare planesh keni ju si drejtor per rregullimin e metejshem te
infrastuktures se shkolles?
-Me kalimin e kohes shkolla po merr tiparet e nje institucioni arsimor pararoje,
per çdo nxenes qe zgjedh shkollen ’’Internacional’’.Qellimi ka qene gjithmone
arritja e kushteve bashkekohore dhe evropiane ne mesimdhenie. Por ne vazhdim
do te jemi te afte te sjellim risi efektive ne menyre qe rezultatet te jene ne
maksimum.
Çfare mund te thoni per festat qe organizohen gjate vitit shkollor?
-Festat qe do te organizohen kete vit jane:
-Koncerti ne kuader te lumturimit te Nene Terezes, festa e Halloweenit, festat e
28 - 29 Nentorit ,festa e Vitit te Ri.
Nxenesve u pelqen te merren me organizimin e festave te ndryshme.Disa nga
organizimet qe po bejme per momentin jane ne kuadrin e 100-vjetorit te
Pavaresise dhe shohim se aktivizimi i nxenesve eshte i madh.
Dhe, se fundi, çfare mund t’u thoni nxenesve?
-Dua te them se une do te jem gjithnje ne dispozicionin e tyre duke degjuar
problemet,shqetesimet apo dhe idete qe do te kene.Besoj se ky vit shkollor do te
shkoje mire me ndihmen dhe bashkepunimin e te gjitheve .U uroj suksese te
gjithe nxenesve sidomos maturanteve! Gjithashtu u uroj pune te mbare dhe
kolegeve te mi!
Faleminderit per gatishmerine tuaj ne kete interviste!
Intervistoi:Fjorarba Mamaj
Reportazh
Nene Tereza,nje grua sa e thjeshte, aq edhe e veçante, me nje zemer
jashtezakonisht te madhe, s’do te harrohet asnjehere, jo vetem nga populli
shqiptar, por edhe nga popujt ne vendet e tjera, te cilat e kujtojne ate gjithmone
me nje dashuri te papershkrueshme.
Edhe kete 19 tetor ajo u përkujtua nga mediat shqiptare e te huaja, por
edhe nga nxenesit e shkollave.Edhe shkolla "Internacional" nuk mund te
qendronte indiferente ndaj nje dite te tille kushtuar Nene Terezes, gruas dhe
nenes me zemer te madhe, e cila beri te pamunduren per te vendosur paqen dhe
per te ndihmuar njerezit e pafat te kesaj bote.
Dashuria dhe fjalet e saj u paraqiten me art dhe dashuri nga nxenesit e
shkolles "Internacional", duke dhene nje mesazh per te gjithe,mesazhin e
paqes,te dashurise dhe mirekuptimit.Pas kesaj, nje nga nxeneset e kesaj shkolle,
Kristal Ylli, kendoi kengen "Hallelujah", e cila u pelqye dhe u duartrokit nga te
gjithe me perzemersi.
Nxenesit treguan interes te veçante gjate transmetimit te nje videoje, ku
citoheshin keshillat e Nene Terezes. Me pas nxenesit luajten ne skene me nje
koreografi te pergatitur nga balerinat e shkolles dhe te shoqeruar me
instrumente muzikore.
Kjo shpalli qarte mesazhin e Nene Terezes. Organizimi i ketij aktiviteti
ishte tregues i dashurise se shqiptareve per kete grua.
Fjalet e saj jehojne ne muret e shkolles:"...Jeta eshte teper e çmuar,mos e
shkaterro! Jeta eshte jete,lufto per te!"
Kristiana Papajani
Një ekskursion në Dhërmi
Reportazh
Dhermiu,nje fshat i bukur turistik, ishte nje nga vendet me te bukura qe mund
te vizitonim.
Ishte dite e enjte kur mesuesja na njoftoi se te shtunen do te organizonim
nje ekskursion ne Dhermi. Ky ishte nje aktivitet teper i veçante per te gjithe pas
nje viti te lodhshem pergatitjesh per provimet e lirimit.Qellimi i ekskursionit
nuk ishte vetem argetimi,por edhe njohja e bukurive natyrore dhe ndergjegjesimi
per mbrojtjen e tyre ne vendin tone.
Kur mbaroi mesimi,te gjithe u mblodhem para lulishtes se shkolles dhe
filluam te bisedonim. Disa mendonin lojerat qe do te organizonin,disa mendonin
veshjen,ushqimet, etj.
Te premten,kur u ktheva nga shkolla,fillova te behesha gati.Pergatita
ushqimet dhe veshjen.Te nesermen u zgjova rreth ore 6. U bera gati dhe u nisa
per te shkuar ne shkolle.Rruges bluaja ne koke qindra mendime e ,megjithate ,
shpresoja te argetoheshim shume.Pas nje ore hipem ne autobus dhe u
nisem.Mesueset na kishin thene se gjate rruges do te ndalonim per te pare
peizazhet e bukura dhe do te vizitonim Shpellen e Pirateve.
Ne autobus bisedonim me njeri-tjetrin, degjonim muzike,hanim ushqimet
qe kishim pergatitur…Rruges kaluam Ujin e Ftohte,Radhimen,Orikumin e me
pas u ngjitem ne Llogora.Keto vende ishin te njohura per ne,sepse, perveç
aktiviteteve,i kishim vizituar edhe me prinderit.Meqe ishte fundi i muajit maj,
bente shume nxehte.
Pas dy oresh arritem ne Dhermi.Rruga ishte e lodhshme,por te gjithe
ishim energjike per te shfrytezuar diten e bukur qe na priste.Zbritem ne plazhin
e Dhermiut dhe menjehere u futem ne det.Duke vezhguar peizazhet mahnitese,
ne kuptonim se Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i
kaltert dhe i paster i Jonit me atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të
maleve.
Megjithese e shtuna ishte nje dite e nxehte pranvere, deti i Dhermiut ishte
i ftohte si zakonisht.Ne plazh luajtem lojera te ndryshme dhe beme foto ne nje
argetim pa fund. Me pas shkuam prane Shpelles se Pirateve,por,per shkak te
mungeses se varkave, nuk mundem ta vizitonim ate.Megjithate pamja e shpelles
ishte mbreselenese.Ajo ishte e vendosur ne shkembinj thike,ne nje det shume te
thelle.
Pas mesdites u ngjitem ne Llogora, ne restorantin”Alpine”, per te ngrene
dreken.Nga lartesia e Llogorase pamja dukej mbreselenese.Ajri i fresket dhe i
paster te mbushte mushkerite me fryme.Oret kalonin pa u kuptuar ne shoqerine
e njeri-tjetrit,madje filluam te krijonim situata gazmore duke pare njeri-tjetrin,
me faqet e skuquara nga dielli dhe floket e njome nga uji i detit.
Pasi mbaruam dreken,ndaluam ne fushen para restorantit dhe luajtem
per disa ore me lojera te ndryshme me top.Mjedisi perreth ishte i paster dhe
dukej se banoret e zones dinin ta ruanin dhe ta vleresonin vendin e tyre.
Ndertimet ishin te pakta,megjithese kohet e fundit kane filluar te shtohen
gjithnje e me shume.
Kaluan rreth 7 ore dhe duhet te niseshim.Ne fytyrat tona mund te vihej re
nje hije trishtimi.Hipem ne autobus,por nuk kishim energjine e disa oreve me
pare.Dita qe kishim kaluar do te mbetej gjate ne mendjet tona.
Rruges se kthimit ndaluam per te pare” Parkun e Llogorase”.Ne dinim se
ky park eshte i mbrojtur nga UNESCO. Pasuria natyrore aty eshte e
papershkrueshme. Pas 2 oresh arritem perpara shkolles. U pershendetem me
njeri-tjetrin dhe u larguam.
Ky aktivitet ishte teper i veçante per mua,jo vetem se njoha me mire
pasurite e vendit tim, por edhe se, me nje argetim te veçante, mbylla nje kapitull
nga jeta ime shkollore,klasen e nente!
Klea Mehmeti
Shoqja ime D.
Klasa e 10-te B ka shume vajza, por une do te veçoj njeren prej tyre,
shoqen me gazmore te klases sone.
Mosha e saj eshte 16 vjeç. Eshte 165 cm e gjate, me nje trup mesatar, por
me shpirt te pasur me sinqeritet. Ne pamje te pare dallohet qarte serioziteti dhe
puna e vazhdueshme per te arritur rezultate te larta e, megjithate, pas kesaj
pamjeje fshihet nje vajze e mrekullueshme, me nje karakter te forte e gazmor.
Floket e saj kaçurrela te zeza i nxjerrin ne pah syte, që edhe hëna do t’ia
kishte zili. Perpara te tjereve ajo nuk e tregon kurre natyrën e saj te vertete,
vetem ne rrethin shoqeror teper te ngushte. Ne çanten e saj nuk mungon asnje
dite fotografia e maces se saj. Kur largohet per ne shkolle, shoqja ime nuk harron
t’i jape nje kosh te mbushur me dashuri.
Vishet ne menyre praktike, me xhinse dhe bluze te thjeshte. Po te mos e
njihja, do mendoja se eshte nje vajze e heshtur, e varfer ne shpirt per te dashur
te tjeret dhe shume e mbyllur ne vetvete, si nje dritare e vjeter ku nuk bien
rrezet e diellit.
Por jam i lumtur qe klasen e 10-te do ta kujtoj gjithmone si klasen ku
arrita te njoh shoqen time, te cilen nuk do ta harroj, edhe sikur jeta te na ndaje e
te na hedhe ne nje kontinent tjeter.
Franko Kaçorri
Mikja më e mirë
Ajo është mikja ime më e mirë .
Eshtë ajo që më bën të qesh , është ajo që nuk më lë asnjëherë vetëm,
por gjithmonë më ka qëndruar pranë, në të mirë e në të keq . Një shoqe që nuk
më lë të bëj marrëzira e vetme , por gjithmonë bashkë .
E kam njohur në shkollë, tani jemi në një klasë, më saktë, në një bankë.
Është një vajzë e qeshur , e mirë dhe e dashur me të tërë . Ajo ka flokë gështenjë
dhe kaçurrela , sy kafe , e gjatë dhe e dobët . Eshtë një person të cilin e
konsideroj si miken time më të mirë.
Per humor, vetëm me njëra –tjetrën, shahemi me ca fjalë të armiqësore
(kjo është diçka e përditshme). Pavarësisht se debatojmë, ndonjëherë prapë e
gjejmë zgjidhjen. Nuk e dija që ekzistonte dikush që mund të më dëgjonte edhe
kur çdo gjë ishte e errët në botën time.
Kemi bërë shumë çapkënllëqe së bashku dhe kam kuptuar se kam gjetur
një mike që edhe në parajsë do më bëjë të qesh . E kam xhan dhe do ta kem
gjithmonë ,është dikush që nuk dua ta humbas kurrë.
Falenderoj zotin që më dhuroi një mike të mirë si ajo.Uroj që shoqëria jonë
të vazhdojë duke ndjekur të njëjtën rrugë që ka ndjekur deri më sot . E di që
rrugët tona do të ndahen në jetë , por di që ajo shoqe gjithmonë do mbetet në
mendjen dhe zemrën time.
Faleminderit që ekziston në botën time, Artesia .
Kejvisa Rrapaj
Vlora
Disa qytete kanë aftësinë të të rrëmbejnë!
Krijohet për to një realitet paralel me histori dhe personazhe
karakteristike, të cilat kthehen në simbole të qytetit dhe e bëjnë të famshëm.
Vlora është e tillë. Hyrja në Vlorë dallohet nga ullishtet e bukura, që
shtrihen në kodrat rreth saj. Prej andej duket qyteti, si i zhytur në gropë, dhe
pasqyra blu e detit e bën shumë tërheqëse pamjen.
Pavarësisht historive me maska, rruga në hyrje të Vlorës, rrethuar me
ullishte dhe mozaikët në gur me temë nga "realizmi socialist" , krijojnë një
atmosferë të këndshme ëndërrimtare për qytetin që duket nga larg.
Pasi zbret kodrën, rruga vazhdon drejt, brenda zemrës së qytetit. Shenja
më e saktë se jeni brenda në qytet është statuja e famshme e Ismail Qemalit, në
Sheshin e Flamurit. Po në atë shesh ndodhet edhe Xhamia Muradie. Në mes të
qendrës së zhurmshme, xhamia e rrethuar nga një gardh dhe pemë është një
vend paqësor.
Lagjja e xhamisë është edhe më e vjetra e qytetit. Eshtë një përplasje e
çuditshme e kulturave. Pazari i vjetër turk ecën rrethuar nga ndërtesa të stilit
austriako-italian. Ndërtesa shumë të veçanta, por pothuajse të rrënuara.
Të vjen keq kur shikon një nga pjesët me turistike të qytetit të
shkatërruar nga moskujdesja e atyre që banojnë vetë në atë qytet. Nëse gjendeni
në qendër të Vlorës, mjafton të ngrini sytë lart për të dalluar një nga pikat e
hershme turistike në qytet: kodrën e Kuzum Babasë. Thuhet që ai është vend i
shenjtë. Prej andej duket e gjithë Vlora, ndërtesat, porti dhe pasqyra e
shndritshme e detit.
Mjafton të ndjekësh rrugën kryesore dhe do të arrish te bregu i detit.
Gjatë rrugës mund të shohësh ndërtesat e vjetra të qytetit, si: teatrin "Petro
Marko" apo ndërtesën e Muzeut Historik të qytetit. Pallatet e reja janë ndërtuar
radhë: kanë një stil të veçantë në krahasim me ndërtimet e reja që janë bërë në
qytetet e tjera. Janë pallate të larta dhe të bardha.
Në zonën e Skelës gjendet edhe shtëpia historike ku është ngritur flamuri
nga Ismail Qemali.
Loreida Metaj
Në Dubrovnik
Te pershkruaj nje vend…Mund te zgjedh çfaredo: vendin ku kam kaluar
femijerine ,vendin ku jam rritur, apo vendet qe kam vizituar …
Po zgjedh te pershkruaj vendin ku kam kaluar pushimet me te
mrekullkueshme deri tani, Dubrovnikun.
Dubrovniku eshte nje qytete sa i ri, po edhe aq antik . Qyteti i turisteve , te
ardhur nga ana e anes , vetem per te shijuar e provuar magjine e tij . Qyteti
i dëfrimit , te cilin çdo vend do ta kishte zili per nga argetimi e kengetaret e
anesrrugeve , grupe te vogla modeste, por qe terheqin shume vemendjen me
shfaqjet e tyre.
Qyteti historik: çdokush mund te kete degjuar per historine e Dubrovnikut
, qe nga koha e Perandorise Austro-Hungareze , por, nese nuk e ke vizitur kete
qytet , ti nuk di asgje për të .
Kur shkon te vizitosh qytetin e vjeter , qe nga çasti kur hyn tek porta , te
presin dy burra te gjate , te veshur si luftetare antike , me ushte dhe shpate
, te cilet, nese do , mund te te udhezojne për pikat me interesante per turistet.
Kur je brenda ne qytetin- kala, te duket vetja sikur je ne nje tjeter
epoke , sikur je ne nje ishull larg nga pjesa tjeter e botes . Ti nuk njeh askend
e askush nuk te njeh ty , je larg nga gjithçka dhe gjithkush qe te rrethon .
Ndjesia e vetme dhe e pashmangshme qe mund te marresh , i ndodhur ne
kete ishull, eshte thjesht të shijosh jeten.
Nje nga gjerat qe me kane bere me shume pershtypje eshte se , ne nje ore
fikse, nje tufe me pellumba ngrihen njeheresh ne ajer dhe pershkojne rreth
gjashte here gjithe perimetrin e qytetit. Thjesht: e rralle dhe magjike . Nese do
te me duhej te vazhdoja , kam frike se nje fletore nuk mund te me mjaftonte .
Ky ishte qyteti qe une doja te pershkruaja, qytet i vjeter dhe i ri, i
zhurmshem dhe paqesor , me mure guri dhe autostrada , me kostume
popullore dhe me hotele luksoze , por, mbi te gjitha, nje qytet qe te ben te
rikthehesh perseri dhe te krijon nje ndjenje qetesie e paqeje, qe gjithomone do
ta mbaj me vete .
Juri Hoxha
Midis Zigenit dhe Llogorasë
Më ndodhi dhe mua të isha shume kilometra larg vendit tim, në Zigen (
Gjermani ),një qytet i vogël shumë i veçantë ,afër një pylli.
Rasti më bëri të kaloj një natë shumë të veçantë me shoqërinë në këtë
pyll. Ishte shumë bukur. Një kasolle e ndërtuar për vizitorët që kalonin orët aty
,e pajisur me gjithçka ,të mirëpriste. Nuk mungonte vërtet asgjë: stola dhe
tavolina portative ,nje vend i posaçëm për pjekjen e mishit ,dru për te ndezur
zjarrin. Më pëlqeu menjëherë dhe pata ndjesinë se isha në një mjedis të njohur.
Kur vajzat përgatitnin për të ngrënë, ne djemtë luanim futboll ,më pas
shëtitëm nëpër pyll ,i cili, megjithëse i panjohur, nuk të krijonte përshtypjen se
do të humbisje, sepse nëpër pemë ishin vendosur shigjeta orientuese. Shumë
pranë rridhte një përrua mes një gjelbërimi pa fund. Gjithçka kishte bukuri dhe
pastërti të paparë. Asnjë letër, asnjë shishe e thyer, asnjë mbeturinë, asnjë
mbetje e ngurtë.
Mbrëmja ishte magjike. Ne shijonim nën dritën e yjeve dhe ngroheshim në
zjarrin që kishim ndezur. Por mua më mungonte diçka ose mendjen e kisha
gjetiu.
Fluturoja mijëra kilometra larg. Shpirtërisht gjendesha në Llogoranë time
të jashtëzakonshme , me një pyll e gjelbërim të njëjtë, por sa ndryshe e sa keq!
Me një mjedis të ndotur ,me qelqe të thyera ,me mbeturina shumëfarëshe, që
përmbytin rruginat e pyllit aq të dashur.
Më kujtohej hera e fundit qe vizitova Llogoranë. Përpiqesha të mblidhja
manaferra dhe ruhesha në çdo hap të mos çaja këmbët nga mbeturinat e flakura.
Me vështirësi duroja erën kutërbuese të qeseve të zeza, që kishin hedhur
restorantet luksoze rreth e qark.
Ndërsa në pyllin e Zigenit kishte veç pemë dhe pastërti, e unë që
trishtohesha në natën më magjike të jetës sime, sepse kështu nuk ndodhte dhe
në vendin tim të bukur.
Deri kur do të zgjatë kjo “katrahurë” që na ka pushtuar ? Deri kur ?…
Kështu meditoja në natën magjike të Zigenit ,kur zemra ime ishte ndarë
midis pyllit gjerman dhe mrekullisë së Llogorasë sime të dashur …
Arli Minga
Fëmijë
Ne moshen 4-vjeçare shikoja shume filma vizatimore dhe lexoja shume
libra me perralla, por nder filmat dhe librat e mi te preferuar ishin ata ku
personazhet kryesore ishin kafshe.
Si çdo femijë 4-vjecar, kisha dhe nje film te preferuar i cili quhej "Majmuni
dhe Njeriu". Personazhi kryesor ishte nje majmun, qe per mua ishte ndryshe nga
te tjeret, sepse ai dukej sikur me imitonte mua, nga qe dhe unë ne ate moshë
mbaja gishtin ne gojë.
Isha shume i gezuar kur e shikoja kete film. Pak nga pak muajt iken dhe
ditelindja ime u afrua. Ate 5-vjetor do ta festoja ne Itali, sepse kishim ikur për
pushime me prindërit.
Ne daten 8 tetor ne mengjes babi doli bashkë me vellain, kurse unë me
mamin qendruam ne shtepi. Ishte nje dite e ftohte vjeshte dhe moti s’ishte
shumë i pershtatshem per te shetitur, keshtu qe qendrova ne shtepi duke pare
filmin tim te preferuar "Majmuni dhe Njeriu".
Pasdreke u shtriva ne krevatin tim dhe po shikoja perseri te njejtin
film.Koha kaloi shpejt dhe data 9 tetor erdhi.Pasi u zgjova nga gjumi, shkova ne
dhomen e ndenjes, ashtu pergjumësh akoma, dhe hapa menjehere televizorin, se
do te fillonte i njejti film,por ç’te shihja: ne vendin ku isha ulur une ishe nje
majmun i tille, si ne film, qe e mbante gishtin ne goje dhe dukej sikur po me
shikonte mua. Tere deshire per ta patur, iu afrova dhe e mora ne krahë,sado qe
ishte pak i madh per moshen time dhe dukej sikur do me merrte me vete.
M’u dhuruan shume dhurata, por kjo ishte nje dhurate ndryshe nga te
tjerat, se ishte diçka qe une e doja, por dhe nga qe ishte bere nga persona te
veçante.
E mora ne duar dhe pashë se ai ishte kopjo si ai i filmit. Gjëja me kryesore
qe bente ky majmun ishte se mbante gishtin ne goje dhe tanimë nuk do te
ndihesha i vetem kur mbaje gishtin ne goje,se kisha dhe nje shok.
Çdo nate flija me majmunin qe tashme i kisha vene nje emer dhe e quajta
Ted. Atij i tregoja çdo gje dhe ai , me ata sytë e zinj si nata dukej sikur ishte
shumë i interesuar te dinte rreth jetes sime.
Pas disa ditesh u ktheva ne Vlore dhe Tedit i kisha bere nje vend ku te
qendronte, ta shikoja gjithmonë dhe ta merrja kur isha i merzitur. Tani ai vend
nuk eshte vetem i Tedit, por i te gjithe majmunëve qe kam blere deri tani.
Per mua Tedi eshte nje majmun qe me kujton femijerinë dhe, kur e shikoj
ne sy, duket sikur me thotë: Ec perpara !
Riçard Stara
Në Llogora
Reportazh
Udhëtimi, një vështrim jashtë dhe nje kërkim brenda vetes sonë, një
përparim në njohjen e vetvetes në praktikë, që e shohim të pasqyrohet në
njerëzit që takojme dhe përvojat që zgjedhim të jetojmë.
Udhëtimi është ky takim i çuditshëm dhe i gjallë me vetveten, në vende
kurrë të njohura dhe hulumtuara më parë, duke krijuar marrëdhënie midis
njerëzve, ideve, objekteve dhe emocioneve,duke u përshkuar nga ajo limfë
jetësore e vlerave, traditave, kulturave, zakoneve që na bëjnë njerëzorë dhe
shpirtërisht të pasur.
Pa dyshim, këto kanë qenë ndjenjat që më kanë shoqëruar gjatë udhëtimit
te fundit të shkollës, të organizuar për në qytetin e Elbasanit.
Elbasani është një nga qytetet tona në zemër të vendit, i famshëm për muret e tij
të paprekura të shekullit XV te periudhes se pushtimit otoman.
Zgjedhje e përkryer….!
Me kujtohet që, sapo morëm lajmin e ekskursionit, të gjithë filluam të
brohorisnim.
Sa na gëzonte ideja e ekskursionit! Por jam e sigurt se askush prej nesh
nuk e mendonte që ky ekskursion do te shndërrohej në një prej ekskursioneve
më të paharrueshme.
Ne ditët në vazhdim s’kemi folur për gjë tjetër veç ekskursionit, duke u
munduar te planifikonim çdo gjë rreth tij.
Dhe ja, më në fund erdhi e shtuna e shumëpritur.
Këtë ditë, ndryshe nga ditët e tjera, gjumi më doli herët në mëngjes. U zgjova,
fillova menjëherë përgatitjet, duke pare herë pas here orën. Më dukej sikur
akrepat e orës lëviznin shumë ngadalë.
Në orën 700 u nisa për në shkollë. Nga larg dallova mesueset dhe shokët.
Mbaj mend se te gjithe nxenesit e klasës sonë u ulën së bashku.Nisi humori dhe
batutat pa fund, Frenki dhe Arlindi ishin lezeti, atyre s’u mungonin kurre
batutat.Euforia u shtua kur në autobus dëgjoheshin këngët aq te pëlqyera nga
ne. Çokollata, ajo qe ma dha Xheni, shoqja ime e ngushtë, u be “molle sherri”, “e
rrëmbyer”fillimisht nga Marioja e më pas nga Leosjani, do të shoqërohej me të
qeshura pa fund.
Arritëm në Elbasan para ores njëmbëdhjetë. Zbritëm nga autobusi dhe
filluam të shikonim zemrën e qytetit me ndihmën e paçmuar te mësueses sone
kujdestare, Ornela, e cila është “vajze elbasanllije”, siç e thoshte shpesh me
humor.Ne mundëm të shikonim bukuritë artistike të xhamise në këtë qytet, që
është një kryevepër e vërtetë e arkitektures otomane!
Koha kishte kaluar, te gjithë ndienim peshën e urisë. Hëngrëm një dreke
të shijshme në një lokal luksoz, “Krela Restorant”.Unë u bera kurioze nga
menuja “tava dheu” dhe e porosita per te provuar specilitetin e kulinarisë
tradicionale te qytetit te Elbasanit.Çudia ishte kur para meje u servir nje “gjellë
me mish”, filluan ngacmimet e shoqeve, ato e dinin që une s’e haja mishin.
Kamarierët ngelen te habitur nga reagimi im dhe i shoqeve te mia,
mendimi i pare i tyre ishte se diçka nuk shkonte me gatimin.Kur e kuptuan u
treguan te gatshëm te ma ndërronin pjatën me diçka tjetër. Me kujtohet, e
folura e tyre ishte ndryshe, por mikpritja ishte me të vërtetë e ngrohtë.Në fund,
pije të ftohta, dhe madje edhe akullore për të gjithë!
Erdhi ora për të ikur. Megjithëse ishim shumë të lodhur, nuk na bëhej të
iknim.
Kthimi ishte krejt ndryshe nga rruga a ardhjes. Tani ishim të qetë dhe u
mjaftuam vetem ne shkëmbimin e disa fjalëve. Ndërsa orët kalonin, numri ynë
filloi të zvogëlohej, derisa u shpërndamë të gjithë. Kjo ishte një ditë e
paharrueshme dhe kujtimet e saj kanë mbetur ne zemrën tone.
Serena Bozheku
Hilari Klinton
Hilari Klinton eshte e shoqja e Bill Klintonit, presidentit të 42-të të
Amerikes.
Nje nene dhe bashkeshorte e veçante.Nje zonje me nje qendrim te larte në
çdo aspekt dhe ne çdo fushe te politikes.Ajo ka treguar qe eshte nje femer e
bukur,e zgjuar,e dashur dhe qe mund te perballoje gjithçka qe i sjell jeta.
”Dua të kujtohem për atë që bëj , jo për atë që më ndodhi mua.”
Ne romanin që eshte shkruar për të ajo nuk sillet tek lexuesit si Zonja e Parë e
Amerikes, por si nje grua e thjeshte,e cila pati nje tradhti shume te madhe, por
mundi te qendronte e forte per veten dhe femijet e saj.
Edhe pse dhimbja e saj ishte e madhe, u mesua me faktin se nuk mund te
detyronte askend te zgjidhte dashurine.Tashme ajo eshte nje grua e fuqishme
dhe me nje pozite te admirueshme. Ajo eshte ish-sekretarja e shtetit amerikan
dhe do te qendroje e tille perhere.
Ardhja e saj ne Shqiperi nderon dhe i jep krenari çdo shqiptari. Por
politika nuk eshte e vetmja fushe qe Hilari Klinton mund te kete nje sukses te
madh. Ajo perfaqëson natyren dhe vlerat e verteta te nje femre, ajo ka treguar se
nje femer mund të sherbejë si shembull per çdo burre,edhe të rendesishem.
Xhuliana Habilaj
Pa ty.
Ne erresiren e nates u zhduke
Ku shndrisnin hena dhe yjet
Ne rruget boshe te qytezes
E vetmuar ti rrije.
Dielli u zhduk, ashtu si ti
Per te mos rrezatuar ne zemren time
Dhe e gjithe kjo ngjan
Me torturen e nje endrre.
Tani detin veshtroj menduar
Ku dallget nisin vallen trishtuar
E ca pikeza uji
Porteretin tend krijuan.
Ç'te bej, jo, nuk e di
Ne kete ore te nates se vone
Kur te gjithe nen driten e henes
Behen protagonistet e nje endrre.
Rruges do shetis e vetmuar porsi ti
Por e di qe kot do lodhem
Se ne driten e henes
Do thur vargje per ty!
Eleni Koço
Hëna
Në një natë të ftohtë dimri,
Jam e ulur në një stol.
Po pres hënën që të dalë,
Mbuluar nga re zafiri.
Dua ta shikoj.
Dua të mendoj,
Për kohët e bukura,
Që tash po kaloj.
Por hëna nuk del.
Ajo rri e fshehur.
Mos vallë ka frikë nga unë?
Me mua është nxehur?
Hënë e ndritshme,
Dil prej aty!
Jam unë, mos u tremb,
Kam nevoje të flas me ty.
I thashë këto hënës,
Por ajo s’ më dëgjoi,
Vendosa të shtrihem,
Dhe gjumi fitoi.
Sidorela Caushaj
Gjyshja ime
Do te doja prane te te kisha,
Se per ty me ka marre malli.
Do te doja prane te të kisha
Te me ledhatoje.
Do te doja prane te te kisha
Qe fort te me perqafoje.
Gjyshja ime e dashur,
gjyshja ime e shtrenjte,
asnjehere s’u merzite,
po ndenje gjithmone e qete.
Sa here qe gaboja ,
Ti nuk me bertisje .
Thjesht me buzeqeshje ,
dhe me keshiilloje .
Prane me ke qendruar,
Dhe kurrë s’më ke lenduar,
Se fort me ke dashur.
Dhe pse je larguar
une per ty mendoj
Dhe nuk te harroj.
Fjorarba Mamaj