28
doracak PËR STUDENTËT e ciklit të parë

e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

doracakPËR STUDENTËT

e ciklit të parë

Page 2: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

Përmbajtja

INFORMACIONE AKADEMIKE 4

Struktura e programeve studimore 4

Mënyra e studimit 4

Numri maksimal i kredive 4

Vlerësimi me nota i dijeve të studentëve 5

Vërtetimi i notave (Transkripta) 7

Planprogrami (Sillabusi) 7

Administrimi i provimit përfundimtar 7

Kushtet për provimin përfundimtar 7

Realizimi i provimeve përfundimtare

dhe mbikëqyrja 8

Mungesa, vonesa dhe rënia nga provimi 8

Ndryshimi i notës 8

Progresi akademik 9

Riregjistrimi 10

Mësimi klinik 10

Mësimi praktik 10

Tërheqja e studentëve nga studimet 11

Kalendari akademik 11

BIBLIOTEKA 12

Softueri bibliotekar PMB 12

Kolekcioni i bibliotekës dhe leximoret 12

Bazat elektronike të të dhënave 12

SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13

Llogaria e rrjetit/emailit 13

Kartela për identifikim 13

Qasja në kompjuterët e universitetit në kampus 13

Ndryshimi i fjalëkalimit të llogarise së rrjetit 14

Emaili zyrtar 16

Google Drive 17

MySEEU 17

LIBRI – Sistemi menaxhimit të të nxënit 18

Si të arrini tek LIBRI 18

Regjistrimi i lëndëве 18

Faqja kryesore e LIBRI-it dhe materialet për lëndën 19

Dërgimi detyrave të shtëpisë nëpërmjet LIBRI-t 21

ÇËSHTJET FINANCIARE 22

Pagesat për studime (Tuition fees) 22

Pagesat e vonuara 22

Kthimi i pagesave për studime 23

Llogaritë e studentëve 23

Pagesat për konvikte 23

INFORMACIONE TJERA 24

Trafiku në kampus 24

Ruajtja e ambientit në Universitet 24

Ndalesë e pirjes së duhanit, alkoolit dhe drogës 24

Procedura për ankimim për studentët dhe publikun 25

Page 3: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

Fjala e rektorit

3

Të nderuar studentë,

më gëzon fakti që keni zgjedhur Universitetin e Evropës Juglindore për të studiuar, sepse ju në të njëjtën kohë keni zgjedhur një mjedis tërheqës, premtues dhe të suksesshëm të arsimit universitar.

Jam i sigurt se këtu keni gjetur programet e dëshiruara studimore, të cilat i kanë përgatitur profesorët tanë vendas dhe ndërkombëtarë. Këto janë programe moderne me cilësi të lartë dhe me interes për tregun e punës. Para së gjithash këto programe mund të maten me ato më të mirat që sot kanë universitetet evropiane dhe ato në SHBA.

Tani, ajo që kërkohet nga ju është që të jeni të rregullt në ligjërata dhe në ushtrime, ku me ndihmën e profesorëve dhe asistentëve tuaj, do të bëni përpjekje për t’i kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe në afat t’i përfundoni studimet tuaja. Për shkak të kësaj, unë jam thellë i bindur se pas përfundimit të studimeve do të merrni njohuritë dhe kompetencat e nevojshme që ju ofrojnë mundësi të shumta për punësim, veçanërisht në tregun e Bashkimit Evropian.

Universiteti i Evropës Juglindore jo vetëm që është një vend joshës për të studiuar, por vazhdon të jetë edhe një burim i pashtershëm dhe i gatshëm për të përkrahur iniciativat konkrete studentore për t’u përballur me sfidat e konkurrencës që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të nesërmen.

Realitetet e reja në Evropën Juglindore doemos do të duhet ta ndryshojnë të tashmen dhe të ardhmen e këtij rajoni, duke e shndërruar Ballkanin në një histori

suksesi si pjesë e familjes së madhe evropiane.

Sinqerisht, shpresoj se do të kemi sukses në rrugëtimin tonë të përbashkët dhe se nesër këtë përvojë do përcillni tek brezat e rinj që do të vijnë.

Deri atëherë, ne jemi këtu për ju!

I juaji, Prof. Dr. Zamir Dika, rektor

Page 4: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

4

INFORMACIONE AKADEMIKE

Struktura e programeve studimoreProgramet studimore që mundësojnë marrjen e diplomës janë modulare, të shprehura përmes grumbullimit të kredive sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS). Për të fituar diplomë universitare nevojiten 180 ose 240 kredi, në varësi të programit të regjistruar në fillim të studimeve.

Moduli themelor i studimit është lënda semestrale me kreditë ECTS të bashkangjitura në planprogramin e miratuar të Universitetit. Numri i caktuar i kredive fitohet pas përfundimit me sukses të lëndës, siç është përshkruar edhe në këtë rregullore. Për regjistrimin e lëndëve të veçanta semestrale, të cilat janë pjesë e programit studimor, mund të përcaktohen parakushte të caktuara në formë të kalimit të një ose më shumë lëndëve, në pajtim me programin studimor.

Mënyra e studimit Varësisht nga regjimi i studimeve, studenti ka statusin e studentit të rregullt ose me korrespondencë.Studentët e rregullt pritet që të mbarojnë ciklin e parë të studimeve në periudhë prej tre viteve (180 ECTS) ose katër viteve (240 ECTS). Periudha e studimit mund të jetë më e shkurtër nëse, gjatë pranimit, studentit i janë pranuar kreditë nga studimet e mëparshme.

Studentëtë e rregullt duhet të mbarojnë ciklin e parë të studimeve brenda afatit të paraparë në programin studimor. Nëse studenti nuk diplomon në këtë afat atëherë ai/ajo mer statusin e apsolventit dhe mund të vazhdojë të japë provime për dy vitet e ardhëshme. Pas kësaj Universiteti nuk ka obligim të ofrojë kurikulën e njëjtë por do ta transferoje studentin në një program adekuat të ngjashëm. Studenti i riregjistron provimet e mebtura në pajtim me këtë kurikulë.

Transferimi i studentëve nga studimet e rregullta në studime me korrespondencë ose anasjelltas mund të lejohet pas aplikimit në Zyrën e pranimit, e cila konsultohet me dekanin e fakultetit përkatës dhe me prorektorin për çështje akademike. Ky proçes duhet të fillojë para fillimit të semestrit. Transferimi nga studimet e çregullta në ato të rregullta mund të bëhet duke respektuar kriterin e kalueshmërisë të studimeve të rregullta.

Numri maksimal i krediveStudentit mund t’i lejohet të regjistrojë deri në 6 kredi ECTS shtesë në semestër (total 36 kredi për

Mënyra e studimit • studime të rregullta• me korrespondencë

Page 5: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

5

semestër) në qoftë se: • nota e përgjithshme mesatare e studentit është së paku 9.0; • është aprovuar nga dekani i fakultetit, dhe• janë realizuar pagesat.

Vlerësimi me nota i dijeve të studentëve Notat përcaktohen në përputhje me kriteret e botuara për vlerësim dhe peshat e komponentëve përbërëse të notës finale.

Edhe pse një formë e provimit përfundimtar apo projekt përfundimtar mund të jetë e nevojshme, nota përfundimtare e studentit për lëndën e caktuar bazohet në punën e tij/saj gjatë gjithë semestrit dhe nuk përcaktohet nga testi përfundimtar.

Mësimdhënësi i autorizuar i shënon notat në sistemin ‘e-grading’ dhe i dorëzon këto rezultate në zyrën e regjistrit në formë të shkruar brenda 10 ditëve kalendarike pas përfundimit të provimit përfundimtar.

Notimi i studentëve bëhet në bazë të pikëve. Në mënyrë plotësuese, nota e përgjithshme mesatare (GPA), llogaritet në pajtim me sistemin e detajuar në vazhdim dhe shënohet në vërtetimin e notave:

Shkalla e vlerësimit Përshkrimi Nota Ekuivalenti sipas sistemit me shkronja

Nga - Deri

95% - 100% Shembullor (outstanding) 10.0 A/A+

85% - 94% Shkëlqyeshëm 9.0 A-/B+

75% - 84% Shumë mirë 8.0 B-

65% - 74% Mirë 7.0 C

51% - 64% Mjaftueshëm 6.0 D

0% - 50% Pamjaftueshëm 5.0 F

E papërfunduar (IN) n/a

Pa të dhëna (NR) n/a

Page 6: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

6

Nota e përgjithshme mesatare (GPA)Metoda që përdoret për të përcaktuar vlerën mesatare të notës quhet nota e përgjithshme mesatare (Grade Point Average). Nota e përgjithshme mesatare është një numër që radhitet prej 5.0 në 10.0. Kjo mesatare përcaktohet duke llogaritur notat dhe pikët sipas sistemit 6-shkallësh në tabelën e Nenit 8. (Notat NR & IN nuk llogariten në notën e përgjithshme mesatare).Për t’u llogaritur nota e përgjithshme mesatare (GPA) e studentit, shumëzohet çdo notë me numrin e kredive për atë lëndë. Pastaj, vlera totale e këtij shumëzimi pjesëtohet me numrin total të kredive.

E papërfunduar (Incomplete-IN)Nota e papërfunduar mund të jepet nëse studenti nuk i ka kryer të gjitha kërkesat për lëndën deri në fund të semestrit, por ka plotësuar një pjesë të konsiderueshme të punës. Studentët duhet ta kërkojnë notën papërfunduar (IN) tek mësimdhënësit e tyre.Është përgjegjësi e studentit që t’i sjellë informata përkatëse mësimdhënësit dhe të arrihet një marrëveshje me të cilën kërkesat e lëndës së mbetur do të jenë të kënaqshme. Mësimdhënësi do ta dorëzojë notën finale tek Shërbimi për studentë kur studenti do të ketë dorëzuar të gjithë punën e kërkuar. Nëse kërkesat e parashtruara nuk përmbushen brenda një viti, automatikisht shënohet nota jo-kaluese/pamjaftueshëm.

Tërheqje (Withdrawn-W)Nëse studenti vendos të tërhiqet nga lënda, është e nevojshme që ai/ajo të plotësojë Formularin për tërheqje nga lënda, i cili mund të merret te këshilltari akademik në zyrën e fakultetit përkatës. Nëse nuk e kalon procesin e tërheqjes,

studenti do të marrë notë jokaluese pesë (5) për atë lëndë. Studenti mund të tërhiqet nga lënda, pa ndonjë dënim akademik nëse Formulari për tërheqje është i evidentuar te Zyra e regjistrit, deri në fund të javës së katërt të mësimit siç është e definuar në Kalendarin akademik. Tërheqja prej javës së pestë deri në javën e dhjetë lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme të arsyetuara dhe me aprovim nga ana e mësimdhënësit dhe të dekanit. Tërheqja gjatë javës së pestë – dhjetë do të shënohet me “W” në raportin e notës së studentit. Shenja “W” nuk tregon suksesin dhe performansën e studentit në tërësi dhe as nuk do të përdoret për ta llogaritur notën e përgjithshme mesatare të studentit. Duke filluar nga java e njëmbëdhjetë, studenti mund të tërhiqet vetëm në rast të ndonjë fatkeqësie, sëmundjeje serioze ose rrethana që janë jashtë kontrollit të tij/saj. Zakonisht, tërheqjet e këtij lloji nënkuptojnë tërheqje nga të gjitha lëndët, edhe pse nota e papërfunduar (Incomplete-IN-), merret në ato raste ku është përmbushur një pjesë e konsiderueshme e punës. Mësimdhënësi dhe dekani i fakultetit duhet ta nënshkruajnë kërkesën për tërheqje në këto rrethana. Nëse kërkesa miratohet, shenja “W” do të shënohet në të gjitha lëndët, në të cilat studenti nuk ka pasur të drejtë të marrë notë të papërfunduar.

Raste kur nuk ka të dhëna për notën (No Record-NR)Ky shënim do të shkruhet në transkriptën e studentit në rastet kur studenti është regjistruar në lëndën specifike dhe nuk ka marrë notë nga mësimdhënësi. Kjo nuk ndikon në notën e përgjithshme mesatare të studentit dhe mund të ndryshohet në notë kur mësimdhënësi e dorëzon notën formale

Page 7: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

7

Vërtetimi i notave (Transkripta)Notat e studentëve regjistrohen nga zyra e regjistrit të universitetit dhe me kërkesë të studentit kjo zyrë lëshon Vërtetim të notave. Vërtetimi jooficial i notave mund të shikohet edhe në mënyrë elektronike në My SEEU. Vërtetimi i notave mund t’u lëshohet edhe personave të autorizuar.

Planprogrami (Sillabusi) Mësimdhënësit janë të detyruar t’i pajisin studentët me planprogramin në fillim të semestrit, ku ofrohet një përshkrim i plotë i lëndës, objektivat dhe rezultatet nga të mësuarit, si dhe metoda e evaluimit dhe vlerësimit. Planprogrami gjithashtu duhet të përmbajnë një përshkrim të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë orës mësimore, duke përfshirë datat kur do të mbahen kollokuiumet dhe provimet përfundimtare. Planprogramet e miratuara janë në dispozicion në formë elektronike në Learning Management System, në fillim të çdo semestri.

Administrimi i provimit përfundimtar Në universitet ka dy sesione të rregullta për provime përfundimtare, të cilat mbahen pas mbarimit të semestrit. Kohëzgjatja e afatit të provimeve nuk mund të zgjatë më shumë se dy javë.Për studentët e rregullt të cilët nuk i kalojnë provimet në sesionet e rregullta, universiteti organizon një afat shtesë, pas mbarimit të semestrit veror, për krejt provimet. Kusht për hyrje në provim në afatin shtesë është paraqitja e provimit.Apsolventët kanë të drejtë të paraqesin provime në të gjitha afatet e rregullta dhe afatet shtesë. Në një afat apsolventi mund të paraqes provime në ekvivalentin e 30 SETK. Në afatet shtesë nota maksimale që mund të merret është tetë (8), përveç rasteve të arsyeshme të dakorduara nga dekanati.

Kushtet për provimin përfundimtar Provimi përfundimtar duhet të planifikohet sipas orarit të rregullt akademik dhe nuk duhet të zgjasë më tepër se tre orë. Kusht për hyrje në provim është rregullsia në ligjerata dhe ushtrime mos të jetë më e vogël se 70%.Provimi organizohet gjatë periudhës së provimeve, e cila caktohet nga zyra e planifikimit akademik. Kërkesat për të mbajtur provimin përfundimtar në një kohë tjetër nga orari zyrtar, pranohen nga këshilltari i studentëve dhe miratohet nga dekani i fakultetit në bashkëpunim me shërbimin për studentë.Vlerësimi i jashtëm rregullohet me procedurë të veçantë të Universitetit në pajtim me Ligjin për arsim sipëror.

Orari i punës së shërbimeve studentore:Lokacionet :në Tetovë: 801, 802në Shkup: Info DeskE hënë - E premte 08.00 - 16.00

Page 8: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

8

Realizimi i provimeve përfundimtare dhe mbikëqyrjaMësimdhënësi ka përgjegjësi ta rregullojë dhe ta mbikëqyrë realizimin e provimit përfundimtar ose të barasvlerësit të tij. Anëtarët e stafit janë të obliguar të kontribuojnë sa më shumë që të jetë e mundur që kushtet në klasën ku mbahet provimi të jenë sa më të favorshme, të ketë qetësi, të ketë rregull dhe të përdoren metoda të ndershme të punës. Kjo gjithashtu përfshin renditjen e ulëseve për provim, shpërndarjen dhe mbledhjen e testeve, kohën e provimit, vonesat eventuale të studentëve dhe emergjenca. Nga studentët pritet ta ruajnë integritetin e punës së tyre.Studentët me nevoja të veçanta të cilët kanë nevojë për përkrahje shtesë për kompletimin e provimit, duhet të aplikojnë më parë përmes këshilltarit studentor, i cili do të mbajë lidhje me Shërbimin Studentor për të realizuar kërkesat e këtyre studentëve.

Mungesa, vonesa dhe rënia nga provimi Sa herë që është e mundshme, mësimdhënësit njoftohen që më parë kur pritet që një student të mungojë në një provim. Çdo student që vjen me vonesë në provimin përfundimtar në kohën kur provimi ende zhvillohet, mund të lejohet ta bëjë provimin me pëlqimin e mësimdhënësit.Çdo studenti, i cili bën një provim me orar të caktuar pas periudhës së rregullt, duhet t’i jepet një test/ provim i ri në mënyrë që përmbajtja të ndryshojë ndjeshëm nga provimi paraprak. Studenti që nuk mund ta arsyetojë mungesën merr notën pesë (5) në provimin përfundimtar. Nota për lëndën në përgjithësi përcaktohet nga mësimdhënësi. Studenti që mungon në provimin përfundimtar dhe nuk mund të arsyetojë mungesën, merr shënimin No Record në transkriptë

Ndryshimi i notësStudenti ka të drejtë të kërkojë përmirësimin e notës. Kjo kërkesë mund të bëhet atëherë kur studenti mendon se ka pasur gabim në kalkulim, ose gjatë shënimit të notës, apo nga shkaku se studenti nuk ka arritur që zyrtarisht të tërhiqet brenda afatit të paraparë.

Mësimdhënësi i lëndës ka përgjegjësi të plotë për notën e shënuar. Mësimdhënësi i lëndës duhet t’i shpallë notat në mënyrë jozyrtare, para se t’i regjistrojë të njëjtat, dhe të shpallë orarin e konsultimeve me qëllim që t’u jepet mundësia studentëve për shpjegim për notat e regjistruara. Në përgjegjësinë e studentit është që ta kontaktojë mësimdhënësin për të diskutuar rreth notës ose të kërkojë ndryshimin e notës. Kjo duhet të bëhet pas shpalljes jozyrtare të notave para se të regjistrohen notat zyrtarisht.

Page 9: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

9

Studenti ka të drejtë të apelojë vendimin zyrtar të mësimdhënësit pas regjistrimit zyrtar të notës. Në këtë rast studenti duhet të bëjë Ankesë-Ndërrim të notës deri te këshilltari akademik i fakultetit në afat prej pesë ditësh kalendarike pas shënimit të notës në regjistër të notave (transkriptë). Studenti mund të kërkojë ndërrim të notës për arsye teknike ose formimin e Komisionit për çështje të objektivitetit ose çështje më komplekse. Materialet relevante nga mësimdhënësi ose ndonjë person tjetër (si testi, punimet seminarike, rubrika, etj) duhet të jenë në dispozicion 6 muaj për shqyrtim të rastit.

Në raste të gabimeve teknike Këshilli i fakultetit bie Vendim final dhe e informon studentin. Në raste tjera Këshilli i fakultetit emëron Komision. Ky komision përbëhet nga tre anëtarë, dy nga të cilët janë nga lëmi i njëjtë ose i ngjashëm. Mësimdhënësi në fjalë nuk mund të jetë anëtar i këtij Komisioni. Komisioni e investigon rastin dhe e bie Vendimin. Vendimi i shkruar i jepet studentit. Ky Vendim është final. Ky proces ankimimi duhet të kompletohet brenda 10 ditëve nga mbarimi i sesionit të provimeve.

Progresi akademik Për të kaluar prej një viti në vitin e ardhshëm akademik studentët e rregullt duhet t’i plotësojnë këto kushte:

• nga viti I (i parë) i studimeve në vitin II (e dytë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 36 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

• nga viti II (i dytë) i studimeve në vitin III (e tretë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 96 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

• nga viti III (i tretë) i studimeve në vitin IV (e katërt) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 156 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

• të kryejë punën praktike në pajtim me Ligjin për arsim sipëror.

Studenti i cili ka plotësuar kushtet e kalueshmërisë por nuk i ka akumuluar të gjithë kreditë e vitit akademik (60/120/180), respektivisht, do paguaje 25% të vlerës së kredive të përsëritura.

Studenti i cili nuk arrin ti përmbush kushtet e lartpërmendura, nuk mund të vazhdojë studimet në vitin e ardhshëm akademik. Këto kushte nuk vlejnë për studentët me korrespondencë. Për studentët me korrespondencë vlejnë kritere të veçanta.Studentët të cilët nuk i plotësojnë kushtet nga neni 18 kanë të drejtë të riregjistrohen në semestrin e njëjtë në vitin e ardhshëm akademik.

Kushtet për kalim në vitin e ardhshëm akademik:• në vitin e IItë: 36 kredi;• në vitin e IIItë 96 kredi.

Page 10: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

10

RiregjistrimiRiregjistrimi bëhet sipas procedurës në vijim:

• Plotësohet Kërkesa për riregjistrim që merret në Shërbimin për studentë dhe e njëjta dorëzohet te këshilltari akademik përkatës. Kërkesës studenti duhet t’ia bashkëngjitë edhe transkriptën e notave;

• Kërkesa plotësohet nga prodekani i fakultetit në të cilën përshkruhen kushtet për riregjistrim: në cilat provime nga vitet paraprake ka të drejtë të hyje, shuma e të hollave (1/2 e krediteve të përseritura) që duhet paguar etj.

• Kërkesën e plotësuar me dëshminë e pagesës studenti duhet ta dorëzojë në Shërbimin për studentë për riregjistrim të lëndëve.

Për studentët të cilët kanë përfunduar me ligjeratat e vitit të fundit të studimeve, por nuk kan diplomuar në kohë, aplikohent e njejta procedure për ri-regjistrim të vitit akademik.

Mësimi klinikUniversiteti i Evropës Juglindore është i obliguar që 10% nga lëndët obligative dhe 10% nga lëndët zgjedhore nga të gjitha programet studimore për çdo vit studimi, t’i realizojë nëpërmjet mësimit klinik. Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit vendos për lëndët në të cilat mund të realizohet edhe mësimi klinik si pjesë përbërëse e programit të lëndës. Mësimi klinik do të realizohet nga ekspertë të shquar të praktikës në fushën përkatëse.

Mësimi praktikStudentët kanë obligim që të bëjnë mësimin praktik me volum të caktuar, jo më e shkurtër se 30 ditë. Fakultetet në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe me personat juridik përkatës e sigurojnë realizimin e mësimit praktik për studentët.Gjatë realizimit të mësimit praktik studenti është nën mbikëqyrjen e mentorit nga radhët e kuadrit akademik të fakultetit përkatës. Dekani i fakultetit përkatës e cakton numrin e studentëve, të cilët një mentor do t’i mbikëqyrë për

Qendra e KarrierësAsistencë për mësimin klinik dhe atë praktikLokacioni: Ndërtesa 700E hënë - E premte 08.00 - 16.00

Page 11: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

11

përfundimin e suksesshëm të mësimit praktik. Mentori i mësimit praktik në bashkëpunim me Zyrën e dekanit gjatë dërgimit të studentit në mësimin praktik është i detyruar që të njëjtit t’i japë:

• vërtetim për dërgim në mësim praktik, secilit student në veçanti;• ditarë për udhëheqjen e evidencës për aktivitetet e përditshme.

Realizimi i mësimit praktik realizohet në hapësirat e organizatës (institucionit),ku është dërguar studenti në bazë të pajtimit paraprak ndërmjet Universitetit dhe institucionit (organizatës) përkatës. Gjatë realizimit të mësimit praktik studenti merr udhëzime të përditshme nga personi përgjegjës në organizatën pranuese të studentit. Pas përfundimit të mësimit praktik studenti e kthen tek mentori vërtetimin e nënshkruar dhe të verifikuar, të marrë nga personi përgjegjës në organizatë (institucion), me të cilin ka qenë i dërguar për mësim praktik si dhe ditarin e plotësuar me aktivitetet e përditshme të realizuara gjatë mësimit praktik. Mentori, pas kompletimit të të gjitha vërtetimeve të dorëzuara nga studentët, dorëzon në shërbimin studentor një listë të studentëve të cilët kanë përfunduar mësimin praktik me sukses.

Tërheqja e studentëve nga studimetNë rast se studenti dëshiron të tërhiqet nga studimet në UEJL, së pari do të duhet të:

• shlyejë llogaritë e pagesave me bursarin;• kontrollojë nëse ka ndonjë libër për të kthyer në bibliotekë dhe të paguajë ndonjë borxh të

mbetur;• plotësojë Formularin-Deklaratë se dëshiron të tërhiqet, të marrë nga Zyra e Regjistrit; • marrë dokumentet dhe ta dorëzojë kartën e identifikimit.

Kalendari akademik dhe përgatitja e ofertës së lëndëveStudentët i regjistrojnë lëndët para fillimit të semestrit. Regjistrimi i lëndëve bëhet në mënyrë elektronike. Studentët mund të heqin ose shtojnë lëndë në orar vetëm gjatë tre javëve të para të semestrit. Pas kësaj periudhe nuk lejohet ndryshim në orarin e studentëve.Kalendari akademik vjetor publikohet në ueb faqen e universitetit para fillimit të vitit akademik.

Kale

ndar

i aka

dem

ik v

jeto

r pub

likoh

et n

ë ue

b fa

qen

e un

iver

site

tit:

http

://w

ww

.seeu

.edu

.mk/

sq/c

urre

nt-s

tude

nts/

cale

ndar

Page 12: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

12

Biblioteka

Softueri bibliotekar PMBNë Bibliotekën “Max Van der Stoel” organizimi dhe sistematizimi i librave bëhet me ndihmën e softuerit PMB që është i tipit ILS (Integrated Library System). Në kuadër të ILS funksionon dhe moduli Online Public Access Catalog - OPAC (faqe publike për shfrytëzuesit). https://library.seeu.edu.mk/Duke shfrytëzuar katalogun online, shfrytëzuesit kanë qasje në të gjtha informatat në lidhje me materialet gjegjëse.

Koleksioni i bibliotekës dhe leximoretAktualisht, biblioteka posedon mbi 15.300 tituj dhe më tepër se 45.500 ekzemplarë në gjuhën shqipe, angleze, maqedone, gjermane, frenge, etj., në lëmenj të ndryshëm. Për të ofruar shërbime sa më praktike dhe më të përditësuara, biblioteka universitare ofron prezantime e trajnime për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve bibliotekare dhe është parapaguese në disa baza elektronike të të dhënave.

Bazat elektronike të të dhënave• EBSCO - database: (http://search.epnet.com)• Akademika: (https://www.akademika.com.mk/)• World Bank: (http://www.worldbank.icebox.ingenta.com/)• EconBiz: (http://www.econbiz.de/)

Orari i punës së bibliotekësHuazimi, pranimi i librave dhe sallat e leximit:

E hënë - E premte 08.00 - 21.00E shtunë 10.00 - 14.00

Linku kryesor i bibliotekështtps://library.seeu.edu.mk

Page 13: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

13

Shërbimet e teknologjisë informatike

Teknologjia informatike luan rol jetësor në formimin e UEJL-së në njërin nga universitetet më të mira të vendit.

Nëpërmjet një vargu të gjerë të mjeteve, shërbimeve dhe burimeve të ofruara nga departamenti i teknologjisë informatike, studentëve u ofrohen mundësi të shumta për shfrytëzim të teknologjisë bashkëkohore.

Llogaria e rrjetit/emailitStudentëve u sigurohet llogari rrjeti dhe emaili nëpërmjet së cilës u mundësohet qasje në rrjetin dhe burimet kompjuterike duke përfshirë edhe shërbimet e ndryshme elektronike.

Kartela për identifikimStudentëve u dorezohet kartelë identifikimi nëpërmjet së cilës do të bëjnë edhe regjistrim të prezencës elektronike në ligjerata.

Regjistrimi i prezencës elektronike në ligjerata bëhet duke e afruar kartelën për identifikim në lexuesit e kartelave të vendosura nëpër klasa.

Vërejtje: Regjistrimi i prezencës do të llogaritet i vlefshëm përderisa regjistrimi do të bëhet brenda periudhës së duhur, ashtu që duke filluar 5 minuta para e deri në 5 minuta pas fillimit të ligjeratës.

Qasja në kompjuterët e universitetit në kampus1. Mbani shtypur sustat CTRL+ALT+DEL,2. Shkruani kredencialet e llogarisë së rrjetit në fushat përkatëse,3. Klikoni në butonin “Sign In” që të kyçeni në llogarinë e rrjetit ku do të keni

mundësi që t’i realizoni të gjitha aktivitetet elektronike.

IT Help DeskLokacioni: Ndërtesa 400, zyra 01E hënë - E premte 08.00 - 16.00https://i.seeu.edu.mk/sites/it

Page 14: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

14

Ndryshimi i fjalëkalimit të llogarisë së rrjetitDepartamenti i teknologjisë informatike ka siguruar mundësi të shumta për përdoruesit që të ndryshojnë fjalëkalimin e llogarisë së rrjetit.

1. Ndryshimi i fjalëkalimit prej në “MySEEU” para përfundimit të periudhës së skadimit

a. Shkruani adresën e mëposhtme në shfletuesin e internetit dhe shtypeni ENTER https://my.seeu.edu.mk/private/

b. Shkruani kredencialet e llogarisë së rrjetit në fushat përkatëse,c. Klikoni në butonin “Sign In” për authentikim,d. Klikoni në linkun “Ndrysho Fjalëkalimin” nën “Shërbimet e Llogarisë”,e. Shkruani fjalëkalimet në fushat përkatëse duke i ndjekur instrukcionet e

dhëna dhe,f. Klikoni në butonin “Ndrysho”.

2. Ndryshimi i fjalëkalimit prej në kampus para përfundimit të periudhës së skadimit

a. Kyçuni në ndonjërin prej kompjuterëve në kampus,b. Mbani shtypur sustat CTRL+ALT+DEL,c. Klikoni në butonin “Change Password”,d. Plotësoni fushat e përkatëse (fjalëkalimin e vjetër dhe dy herë fjalëkalimin e

ri) dhe,e. Klikoni në butonin “Submit”.

3. Ndryshimi i fjalëkalimit nëpërmjet emailit pas përfundimit të periudhës së skadimit

a. Shkruani adresën e mëposhtme në shfletuesin e internetit dhe shtypeni ENTER https://my.seeu.edu.mk/resetgapps/

b. Ndiqni instrukcionet e dhëna që ta ndryshoni në mënyrë të suksesshme fjalëkalimin e llogarisë së rrjetit.

Vërejtje: Këtë shërbim mund ta përdorni në qoftë se keni qasje në emailin tuaj zyrtar.

MySEEUhttps://my.seeu.edu.mk

Page 15: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

15

4. Ndryshimi i fjalëkalimit nëpërmjet SMS-it pas përfundimit të periudhës së skadimit

a. Shkruani adresën e mëposhtme në shfletuesin e internetit dhe shtypeni ENTER https://my.seeu.edu.mk/reset/

b. Ndiqni instrukcionet e dhëna që ta ndryshoni në mënyrë të suksesshme fjalëkalimin e llogarisë së rrjetit.

Vërejtje: Këtë shërbim mund ta përdorni në qoftë se numri juaj i celularit është i regjistruar si duhet në pjesën e informacioneve tuaja personale në MySEEU.

5. Mënyra e fundit për ta ndryshuar fjalëkalimin e llogarisë suaj është të shkoni personalisht me dokument identifikimi në zyrën e HelpDesk-ut, ndërtesa 400, zyra 01.

Vërejtje: Fjalëkalimi i llogarisë suaj të rrjetit skadon 180 ditë pas datës së fundit të ndryshimit, pas datës së skadimit ju nuk do të mund të keni qasje në llogarinë tuaj deri sa ta ndryshoni at.

Page 16: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

16

Emaili zyrtarEmaili është një mekanizëm për komunikim zyrtar ndërmjet universitetit dhe studentëve. Studentët detyrohen që ta kontrollojnë emailin e tyre vazhdimisht ashtu që të qëndroje në hap me komunikimet zyrtare.

Qasja në emailin zyrtar1. Shkruani adresën e mëposhtme në shfletuesin e internetit dhe shtypeni ENTER

http://webmail.seeu.edu.mk/ 2. Shkruani emrin e përdoruesit (Username-in) duke ia shtuar prapashtesën “@seeu.edu.mk”

dhe klikoni në butonin “Next”,3. Shkruani fjalëkalimin e përdoruesit dhe klikoni në butonin “Sign In”.

Vërejtje: Në qoftë se kjo është hera e parë që ju i qaseni emailit tuaj, juve do ju shfaqet një përshkrim i shkurtër në lidhje me llogarinë tuaj të emailit. Rekomandohet që të lexohen me kujdes kushtet dhe rregullat në lidhje me llogarinë tuaj të emailit. Për të aktivizuar llogarinë tuaj ndiqni instrukcionet përkatëse, dhe llogaria e juaj do të jetë gati për përdorim.

Ndryshimi i fjalëkalimit të emailit zyrtarPër të ndryshuar fjalëkalimin e emailit zyrtar, pasi që të jeni kyçur në emailin tuaj:1. Në faqen kryesore klikoni në linkun “Settings” nën butonin “Settings” në anën e djathtë lart të faqes,2. Klikoni tabin “Accounts”,3. Në “Change account settings:” klikoni në linkun “Google Account settings”,4. Klikoni në “Sign-in & security”,5. Klikoni në “Password”,6. Plotësoni fushën e fjalëkalimit dhe klikoni ne butonin “Sign in”,7. Plotësoni fushat e nevojshme duke i ndjekur instrukcionet përkatëse dhe8. Klikoni në butonin “Change Password”.Vërejtje: Fjalëkalimi i emailit nuk ka datë skadimi, por për shkaqe sigurie preferohet të ndryshohet në çdo 180 ditë.

Webmail:http://webmail.seeu.edu.mk/

Page 17: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

17

Google DriveGoogle Drive është një platformë e cila përdoruesve u mundëson qasje në dokumentet e tyre nga pajisje apo aplikacione të ndryshme. Google Drive është platformë në kuadër të së njëjtës gamë të shërbimeve të Google-it për akademi, së cilës përdoruesit mund t’i qaset me llogarinë e njëjtë të Email-it të siguruar nga Universiteti. Përdoruesit e Google Drive mund të ruajnë dokumente të llojeve të ndryshme në hapësirën e tyre. Çdokush në seeu.edu.mk mund të përdorë hapësirë të pakufizuar!

Qasja në Google Drive1. Shkruani adresën e mëposhtme në shfletuesin e internetit dhe shtypeni ENTER

https://drive.google.com/ 2. Shkruani emrin e përdoruesit (Username-in) duke ia shtuar prapashtesën “@seeu.edu.mk”

dhe klikoni në butonin “Next”,3. Shkruani fjalëkalimin e përdoruesit dhe klikoni në butonin “Sign In”.

MySEEUMySEEU është burimi zyrtar për informacione universitare. MySEEU u siguron qasje të sigurtë në të dhëna akademike dhe administrative nëpërmjet web-it. Studentët mund të përditësojnë të dhënat e veta personale, shkarkojnë balancin financiar apo transcriptën personale, gjithashtu mund të zgjedhin mënyrën se si ato duan të njoftohen për çështjet në lidhje me llogarinë e tyre, nëpërmjet emailit, celularit ose të dyjave.

Vërejtje: Ju lutemi kontrolloni numrin e telefonit celular në të dhënat e profilit tuaj dhe siguroheni që numri është valid. Në qoftë se dëshironi të pranoni njoftimet rreth llogarisë suaj të rrjetit, shënoni numrin tuaj në përputhje me instrukcionet e dhëna.

MySEEUhttps://my.seeu.edu.mk

Page 18: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

18

LIBRI-Sistemi i menaxhimit të të nxënitSi të arrini tek LIBRIKlikoni në ueb faqen https://libri.seeu.edu.mkShkruani llogarinë tuaj të përdoruesit të UEJL-së (username) dhe fjalëkalimin (password) në formën për qasje.

Në “Libri” mund të qaseni gjithashtu me llogarinë tuaj të webmail-it.

Regjistrimi i lëndëve

Studentët mund të regjistrohen në lëndën e duhur me PIN kod.PIN kodi i parazgjedhur për secilën lëndë të krijuar në LIBRI është 123456, mirëpo ky PIN mund të ndryshohet nga mësimdhënësi juaj, prandaj është më mirë ta pyetni profesorin dhe të kërkoni që t’ju japë PIN-in për lëndën e tij/saj.Në mënyrë që të regjistroheni në lëndën e duhur, pasi ju do të hyni në sistemin LIBRI, klikoni në linkun Lëndët e mia (My Courses) dhe, në fillim, në fushën e kërkimit shkruani llogarinë e përdoruesit të profesorit (p.sh. h.abazi) dhe klikoni mbi butonin Search.

LIBRIhttps://libri.seeu.edu.mk

Page 19: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

19

Nga lista e dhënë e lëndëve zgjidhni lëndën e duhur dhe semestrin dhe pastaj klikoni Enroll by PIN shkruani PIN-in korrekt dhe lënda juaj do të jetë e regjistruar.

Faqja kryesore e LIBRI-it dhe materialet për lëndënPas regjistrimit të lëndëve tuaja, e-mailet e pranuara, njoftimet dhe forumet e diskutimeve do të shfaqen në mes të faqes. Gjithashtu të gjitha lëndët tuaja do të jenë të listuara, kur do të klikoni mbi linkun My Courses.Fig1: Lëndët e regjistruara

Page 20: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

20

Pas klikimit në linkun My Courses mund të hyni në lëndën konkrete duke klikuar në butonin Enter për atë lëndë.

Pastaj në tabin Përmbajtja kryesore e lëndës do të shfaqen dy panele: Paneli për lundrim (Navigation Panel -Fig.2) dhe paneli Përmbajtja e lëndës (Content course -Fig.3).

Shkarkimi i materialeve nëpërmjet panelit të lundrimit: pas klikimit në butonin My Courses dhe zgjedhjes së lëndës së duhur do të shihni se ka një panel lundrimi në këndin e sipërm të majtë të faqes. Nëpërmjet këtij paneli lehtë mund lundroni në përmbajtjen e lëndës duke klikuar materialin ose skedarin e dëshiruar.

Shkarkimi i materialeve nëpërmjet panelit të Përmbajtjes së lëndës: Në Panelin kryesor të përmbajtjes së lëndës do të hapet lista e linqeve, skedarëve dhe e përmbajtjeve të tjera dhe do të ndryshojë varësisht nga mësimdhënësi dhe lënda.Fig2: Paneli i lundrimit

Fig3: Paneli i përmbajtjes së lëndës

Page 21: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

21

Dërgimi detyrave të shtëpisë nëpërmjet LIBRI-t

Në mënyrë që të dërgoni detyrat e shtëpisë klikoni në Drop Box-in e duhur (shih Fig.4) që është vendosur në ndonjë skedar ose lokacion të dhënë nga profesori. Më pas me klikim në butonin Browse ju mund ta bashkëngjitni dokumentin (madhësia maks. e skedarit është 20Mb). Nëse keni ndonjë vërejtje në lidhje me detyrat e shtëpisë shkruani ato në fushën Përshkrimi (*e detyrueshme) dhe pas klikoni në ikonën Upload File. Në këtë mënyrë detyrat e shtëpisë automatikisht do t’i dërgohen mësimdhënësit tuaj.

Fig4: Drop Box Main Screen

LIBRI Help e-mail: [email protected]

Page 22: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

ÇËSHTJET FINANCIARE

22

Pagesat për studime (Tuition fees)Zyra e bursarit merret me çështjet e gjitha pagesave për studim. Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë vjetore dhe studentët mund të parashikojnë rritje eventuale të pagesës për studime gjatë tri viteve të studimit. Shumat caktohen nga Bordi i universitetit dhe publikohen në konkursin për regjistrim të studentëve. Pagesa shtesë administrative aplikohen në këto raste:

• 50 euro për lëshimin e diplomës dhe çertifikatën.• 15 euro për ri-lëshim të kartelës ID.

Pagesa për studime mund të paguhet në më shumë mënyra. Studentët mund të paguajnë kompensimin e tyre për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen. Lartësia e pagesës varet nga regjimi i studimeve(i rregullt, i çrregullt). Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 3% nga detyrimi vjetor. Ky lehtësim nuk vlen për studentët që marrin bursa. Studentët mund gjithashtu të bëjnë pagesën për studime në dy ose katër këste. Studentët që zgjedhin pagesën në dy këste duhet të bëjnë pagesën e semestrit dimëror më së voni gjer 30 shtator kurse pagesën e semestrit veror gjer 28 shkurt të vitit gjegjës akademik.Studentët që zgjedhin pagesën e studimit ta bëjnë në katër këste duhet të bëjnë atë në 4 pagesa të barabarta sipas këtij plani:

• paraprakisht me regjistrimin, por jo më vonë se 30 shtatori; • 31 nëntori;• 28 shkurti;• 30 prilli.

Për studentët që zgjedhin të paguajnë detyrimet në katër këste mund të aplikohet ngarkesë/pagese shtesë. Kjo shtesë definohet nga Bordi dhe publikohet.

Pagesat e vonuaraNëse në llogarinë e studentit vërehet tejkalim i afatit të pagesës, Zyra e bursarit lëshon Kujtesë zyrtare dhe në këtë rast do të aplikohet ngarkesë/pagese shtesë për pagesën e vonuar. Atëherë studentit do t’i jepet një afat prej 14 ditë kalendarike për ta realizuar pagesën e mbetur. Nëse edhe pas këtij afati studenti nuk e ka bërë pagesën atëherë qasja e studentit në shërbimet/pajisjet e universitetit do të pezullohet. Kjo përfshin - por nuk kufizohet me - lëshimin e transkriptave, certifikatave dhe diplomave, qasjen në rrjetën kompjuterike (duke përjashtuar

Bursary Office Tel:+389 (0) 44 356 049e-mail: [email protected]

Page 23: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

Learning Management System), bibliotekë, sistemin informativ universitar (formën e regjistrimit, regjistrimin e lëndës, regjistrimin e provimit). Kjo dispozitë do të zbatohet derisa detyrimi të jetë përmbushur dhe statusi i bllokuar të jetë fshirë nga zyra përkatëse.Nëse studenti e di se do të ketë vështirësi në përmbushjen e pagesës, duhet që të kontaktojë Zyrën e bursarit, përpara datës së pagesës, për të shqyrtuar një marrëveshje të mundshme alternative.

Kthimi i pagesave për studimeNë rast të tërheqjes të studentit nga studimet studenti mund të kërkojë kthimin e pagesës për studime. Në atë rast do të aplikohet orari për kthim të mjeteve si vijon:

• tërheqja formale ose ndërprerja e lejuar e studimeve deri në mbarimin e javës së tretë do të rezultojë me një rimbursim prej 75% të shkollimit të paguar për semestrin.

• tërheqja formale ose ndërprerja e lejuar e studimeve deri në mbarimin e javës së katërt do të rezultojë me një rimbursim prej 50% të shkollimit të paguar për semestrin.

Pavarësisht nga arsyet nuk do të bëhet rimbursim për pagesën e studimeve pas javës së katërt, sepse konsiderohet se universiteti i ka bërë të gjitha shpenzimet e mundshme në shërbimet e ofruara për studentët.

Llogaritë e studentëveUniversiteti hap llogari për secilin student me qëllim të mbajtjes së shënimeve për detyrimet financiare dhe kredive ECTS. Pagesa për studime dhe pagesat tjera regjistrohen në llogarinë e studentit. Ndihma financiare e studentit, në saje të programit studim-punë, bursa dhe burime tjera, shënohet në llogari gjatë semestrit apo në fillim të semestrit të ardhshëm. Të gjithë studentët që pranojnë ndihmë financiare duhet të paguajnë ndonjë bilanc të papaguar në fund të çdo semestri. Universiteti ruan të drejtën për të ndryshuar kushtet dhe rregullat e politikat e saj të ndihmës financiare, shkollimit, dhe pagesave të tjera.

23

Pagesat për konvikte

Studentët paguajnë kompensim për vendosje në konvikte të Universitetit. Shuma caktohet nga kompania e universitetit, University.com. Pagesat bëhen në bazë mujore deri më dt. 05. të muajit për muajin vijues. Në të gjitha rastet kur studenti nuk i kryen detyrimet në afatin e caktuar, paguan kamatë ditore prej 1 euro për çdo ditë vonese, por jo më vonë se 30 ditë nga skadimi i afatit. Pas skadimit të afatit 30 ditor, studenti e humb statusin e vendosjes në konvikt.Në raste të jashtëzakonshme, për arsye objektive, studenti mund t’i drejtohet menaxherit operativ të University.com me Kërkesë për prolongim të afatit të pagesës së konviktit i cili do ja dorëzojë Komisionit të konvikteve për shqyrtim të Këkesës dhe vendim definitiv.

Page 24: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

INFORMACIONE TJERA

Trafiku në kampusShpejtësia maksimale e lejuar brenda qytezës së UEJL është 20 km/h. Pjesa e parkingut është e ndarë në parking për stafin, studentët dhe vizitorët e universitetit. Studentët mund të parkohen vetëm në hapësirat e dedikuara për parkim të studentëve. Hyrja e automjeteve në zonat e caktuara për këmbësorë nuk lejohet përveç në rastet kur bëjnë dërgesë apo raste emergjente.Çdo shkelje e rregullave të trafikut shënohet nga sigurimi i cili mund të jap vërejtje me shkrim. Shkeljet e përsëritura dënohen në të holla dhe/ose të ndërmerret procedurë disiplinore.

Ruajtja e ambientit në UniversitetUniversiteti është i përkushtuar për ruajtjen e ambientit jetësor, për zhvillimin e përdorimit të qëndrueshëm të energjisë dhe për promovimin e vetëdijes në lidhje me çështjet e rruajtjes së ambientit. Andaj, stafi, studentët dhe vizitorët pritet që t’i kontribuojnë këtij përkushtimi duke reduktuar përdorimin e energjisë në minimum dhe duke respektuar ambientin e kampusit.Rreptësisht ndalohet hedhja e mbeturinave në sipërfaqe të kampusit ose hapësirave të universitetit. I gjithë stafi, studentët dhe vizitorët duhet t’i përdorin kapacitetet e instaluara (shportat dhe kontejnerët) për këtë qëllim. Letra, plastika dhe kanoçet hudhen vetëm në kontejnerë të posaçëm për riciklim. Ndalohet shkelja e barit dhe dëmtimi i drurëve ose bimëve.Ndalohet dëmtimi i ndërtesave (brenda dhe jashtë) ose cilësdo pronë të universitetit.

Ndalesë e pirjes së duhanit, alkoolit dhe drogësNdalohet pirja e duhanit në ndërtesat e universitetit (hapsira të mbyllura) në tërë kampusin, përveç në zona tëe caktuara për prije të duhanit që ndodhen jashtë çdo ndërtese ku nuk ka rrezik sigurie. Konzumimi i alkoholit nuk është i lejuar në hapësirat e kampusit, përveç në evenimente speciale të organizuara nga Zyra e rektorit dhe me autorizim të sekretarit të përgjithshëm.Universiteti ndalon shitjen, distribuimin, posedimin ose konzumimin e substancave narkotike ose substancave tjera jolegale në hapësirat e universitetit.

24

Page 25: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

25

Procedura për ankimim e Universiteti të Evropës Juglindore për studentët dhe publikun

UEJL është zotuar që të sigurojë cilësi të lartë arsimore për studentët dhe shërbime për publikun e gjerë. Por, në të njëjtën kohë, pranon se mund të ketë raste kur ato mund të ndjehen të pakënaqur me mësimdhënien dhe mësimnxënien, kushtet dhe shërbimet tjera administrative që ofrohen në Universitet. Pakënaqësitë përfshijnë:

• si studentët, ashtu edhe stafi kanë, ose nuk kanë vepruar,

• sjellje e paarsyeshme, • kundërshtim ose mos-aplikim të

rregullave ose proceseve të universitetit;• nivel i pakënaqur i shërbimeve.

Pritet që studentët/publiku dhe stafi, do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të zgjidhur çështjet në mënyrë të drejtë dhe miqësore duke përdorur Procedurën për Ankimim. Gjatë shqyrtimit të ankesave, Universiteti do të:

• Zbatojë ligjet dhe rregulloret relevante, procedurat, ose udhëzimet operative që janë në fuqi në Universitet;

• Referojë ankesat, të cilat u përkasin procedurave tjera (p.sh. Disiplinore, Komisioni Akademik);

• Shqyrtojë ankesat brenda afatit të paraparë në procedurë. Duhet pasur parasysh që ankesat të dorëzohen sa më herët që është e mundur dhe jo më vonë se tre muaj nga shkaku i ankesës që ka ndodhur;

• Sigurojë që ankesat nuk do të kenë asnjë dëmtim, ose kundërpadi si rezultat i asaj që ankesa dorëzohet në mirëbesim;

• Mbrojë stafin dhe studentët nga ankesat qëllimkëqija, ose pavlerë që mund të rezultojnë me veprim disiplinor;

• Respektojë fshehtësinë, ose intimitetin. Sidoqoftë, mund të jetë e nevojshme që të zbulojë informacionin me qëllim që të shqyrtojë ankesën dhe në rastet e tilla palët e përfshira do të njoftohen;

• Ofrojë mundësinë që palët të shoqërohen nga një person që nuk është në cilësinë e juristit, p.sh. shokë klase, kolegë, gjatë ndonjë takimi lidhur me ankesën.

• Sigurojë këshillim për procedurën nga Zyra për Sigurimin dhe Menaxhimin e Cilësisë.

Kjo procedurë vlen për studentët e Universitet dhe publikun, ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar.

Page 26: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

26

Kjo procedurë nuk do të përfshijë:• Ankesat anonime, të cilat do të mbahen

në dosje dhe/ose do të referohen në polici.

• Ankesat kundër përfaqësuesve të zgjedhur të studentëve, të cilat do t’i referohen Ombudspersonit studentor dhe/ose Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit.

Faza 1 – veprimi inicial/joformalPas mosmarrjes së një përgjigje të kënaqshme, pas diskutimit të çështjes drejtpërsëdrejti me personin (at) e përfshirë ankuesi duhet të bisedoj me Dekanin/Drejtorin/Përgjegjësin kështu që të bëhen të gjitha përpjekjet që të zgjidhet çështja që pa nevojë të mos shkojë në fazat tjera të procedurës.

Faza 2 – ankesa formale Ju lutemi formuloni ankesën në formë të shkruar, duke përfshirë se çfarë zgjidhje kërkoni dhe dorëzoni këtë ankesë në Zyrën për Sigurimin dhe Menaxhimin e Cilësisë, e cila do të pranojë ankesën tuaj brenda një ditë pune. Ata do ta referojnë ankesën tek Provosti (çështjet akademike) ose Sekretarit të Përgjithshëm (çështjet administrative) të cilët do të identifikojnë personin e duhur për të hetuar çështjen më tej. Në rastet kur Provosti ose Sekretari i Përgjithshëm janë temë e ankesës, ose kanë

qenë të përfshirë më herët, ankesa do ti referohet Rektorit, i cili do të emërojë një peron që të hetoj rastin në fjalë. Çështja do të hetohet dhe ankuesi (t) do të informohen për rezultatin, zgjidhjen e sugjeruar apo progresin brenda tri ditëve të punës nga data e njoftimit. Hetuesi është përgjegjës për mbajtjen e shënimeve dhe të dërgoj një përgjigje me shkrim. Në fund të procesit, këto materiale i dorëzohen Provostit apo Sekretarit të Përgjithshëm. Zyra cilësisë i arkivon të dhënat.

Faza 3 – ankesa Në qoftë se nuk jeni të kënaqur me rezultatin nga Faza 2, duhet të njoftoni Zyrën për Sigurimin dhe Menaxhimin e Cilësisë në formë të shkruar brenda tetë (8) ditëve të punës nga data e pranimit të përgjigjes së shkruar të detajuar në Fazën 2. Ankesa, do të shqyrtohet nga Rektori për vendimin përfundimtar dhe do të sigurojë vendim të shkruar brenda pesë (5) ditëve të punës nga data e pranimit të ankesës dhe dëshmive

Page 27: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

Linqe të rëndësishmehttp://webmail.seeu.edu.mk (E-Mail)https://seeu.edu.mk (Home)https://my.seeu.edu.mk (E-Services)https://libri.seeu.edu.mk (Online Learning)https://library.seeu.edu.mk (Library)

Page 28: e ciklit të parë - seeu.edu.mk · Bazat elektronike të të dhënave 12 SHËRBIMET E TEKNOLOGJISË INFORMATIKE TË UNIVERSITETIT 13 Llogaria e rrjetit/emailit 13 Kartela për identifikim

TetovëIlindenska nr.335

1200 TetovëTel: +389 44 356 188Tel: +389 44 356 000

ShkupArhiepiskop Angelarij, nr.1

1000 ShkupTel: +389 44 356 396Tel: +389 44 356 397

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE

www.seeu.edu.mk