9
e-Newsletter Botimi i katërt Nëntor 2014. Përmbajtja: 1. Hyrje 2. Përparësitë dhe dobësitë e rajoneve të TERRE-s 2.1. Përmbledhje e potencialeve të RES në rajonet partnere 2.2. Përmbledhje e potencialeve të RES të përdorura tashmë në rajonet partnere 2.3. Përmbledhje e potencialeve të mbetura të RES në rajone. 3. Efektet e pritshme social-ekonomike brenda rajoneve partnere. 4. Partneriteti 1. Hyrje Qëllimi i e-newsletter TERRE është informojë audiencën e jashtme, si psh kompanitë RES, organet publike, OJF-të, agjensitë lokale të zhvillimit, komunitetet lokale, fermerë, mbarështues, kompani druri dhe aktorë të tjerë kyç rreth aktiviteteve të projektit TERRE, iniciativave reja, eventeve dhe rasteve interesante studimore http://www.terre-project.eu ”Për një të ardhme më të gjelbër në zonat rurale”

e-Newsletter Botimi i katërt - terre-project.euterre-project.eu/site_media/media/cms_page_media/99/TERRE - 4th Local e... · Për të paraqitur potencialet teorike te RES në sektoret

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

e-Newsletter

Botimi i katërt

Nëntor 2014.

Përmbajtja:

1. Hyrje 2. Përparësitë dhe dobësitë e rajoneve të TERRE-s

2.1. Përmbledhje e potencialeve të RES në rajonet partnere

2.2. Përmbledhje e potencialeve të RES të përdorura tashmë në rajonet partnere

2.3. Përmbledhje e potencialeve të mbetura të RES në rajone.

3. Efektet e pritshme social-ekonomike brenda rajoneve partnere.

4. Partneriteti

1. Hyrje

Qëllimi i e-newsletter TERRE është të informojë audiencën e jashtme, si psh kompanitë RES, organet publike, OJF-të, agjensitë lokale të zhvillimit, komunitetet lokale, fermerë, mbarështues, kompani druri dhe aktorë të tjerë kyç rreth aktiviteteve të projektit TERRE, iniciativave të reja, eventeve dhe rasteve interesante studimore

http://www.terre-project.eu

”Përnjëtëardhmemëtëgjelbërnëzonatrurale”

2. Pikat e forta dhe të dobëta e rajoneve të TERRE

Kjo e-newsletter bazohet në raportin krahasues territorial përgatitur gjatë projektit TERRE nga ERDF PP6-EEE-Qendra Europiane për Energji të Rinovueshme: Për informacion shtesë mund të lexoni raportin e plotë në linkun e mëposhtëm:

http://www.terre-project.eu/en/download/

2.1. Përmbledhje e potencialeve të RES në rajonet partnere

Në bazë të raportit ndërkombëtar është bërë e mundur që nëpërmjet të dhënave ekzistuese të rajoneve partnere të TERRE-s të paraqiten pikat e forta dhe të dobëta të burimeve të ndryshme në territorin e SEE së TERRE-s. Fotot e mëposhtme tregojnë potencialin teorik mbi burimet e ndryshme në rajone të veçanta.Të dhënat janë përgatitur dhe përpunuar në mënyrë që foto të jetë e kuptueshme.Nga paraqitja e rezultateve është e dukshme që në fushën e bujqësisë, pyjeve dhe energjisë diellore gati të gjitha territoret partnere kanë potenciale teorike ekzistuese. Në të gjithë sektoret e tjerë është mjaft e ndryshme.Në pamje të parë mund të thuhet që këto tre burime të rinovueshme përfaqësojnë potencialin më të rëndësishëm në një kohë kur rajonet mendojnë rreth përdorimit të potencialeve ekzistuse të RES në territoret e tyre. Por përdorimi i këtyre potencialeve varet nga shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë për planet e së ardhmes. Para së gjithash duhet analizuar nëse është e mundur të përdoren potencialet ekzistuese dhe cila është situata ligjore. Sepse për të bërë të mundur përdorimin e burimeve të rinovueshme për prodhimin e energjisë në një rajon është e nevojshme që përdorimi i këtyre burimeve të ketë mbështetje dhe që ligji të lejojë një përdorim efikas dhe të qëndrueshëm.

Për të paraqitur potencialet teorike te RES në sektoret dominuese të bujqësisë, si pyjet dhe energjia diellore në zonat SEE janë krijuar disa harta.

Harta e parë tregon potencialin teorik në sektorin e bujqësisë në territorrin e SEE, i cili tregon qartë që rajonet partnere të TERRE-s që janë të përfshira, kanë shumë potenciale ekzistuese në këtë sektor. Disa rajone nuk kanë te dhëna mbi potencialet e tyre dhe kjo shpesh tregon që nuk është e lehtë të kesh akses mbi të dhënat e hollësishme, të cilat janë shpesh të kufizuara nga autoritetet publike dhe të lidhura gjithashtu me çështjet e mbrojtjes së privatësisë. Shpesh është e kushtueshme për të marrë të dhënat e duhura ose duhet një kohë të gjatë dhe si rrjedhojë disa rajone nuk mund të marrin informacionin e nevojshëm për të vlerësuar të gjitha potencialet e RES të territoreve të tyre. Në hartën e dytë tregohen potencialet teorike të sektorit pyjor në territorin e SEE dhe është e dukshme që ka një përzierje të rajoneve ku një pjesë prej tyre kanë vërtet një potencial të madh në biomasën pyjore, disa janë në mes dhe disa kanë sasi më të ulët. Këtu është dhënë një foto e ngjashme ku konsiderohet potenciali teorik i energjisë diellore. Nëse përdoren potencialet ekzistuese në aspektin e energjisë fotovoltaike ose energjisë termale, përdorimi i tyre varet më tepër nga nevojat e rajoneve, por mbi të gjitha kjo do të jetë një përzierje ndërmjet përdorimit të energjisë diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë dhe përdorimit të energjisë diellore për elektricitet në mënyrë që të jenë më të pavarura nga blerja e energjisë. Figura 2: Potencialet teorike në sektorin e bujqësisë, sektorin pyjor dhe energjinë diellore në zonat e SEE (burimi: përgatitur nga ERDF PP6-EEE-Qendra Europiane për Energji të Rinovueshme)

Duke e përmbledhur mund të thuhet që situata për potencialet teorike në dispozicion në rajone është si më poshtë:

- Burimet në sektorin e bujqësisë janë në sasi të mëdha në Burgenland/Austri, Dimitovgrad/Bullgari, rajonin e Istrias/Kroaci dhe Republikën Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërsa në sasi më të pakta ato janë ekzistuse në rajonet e mbetura të Szolnok dhe Ujszilvas/Hungari, Alta Valmarecchia/Italy dhe Odorheiu secuiesc/Rumani. - Pothuajse e njëjta situatë është e dukshme në sektorin pyjor me përjashtim të Dimitovrag/Bullgari e cila në këtë sektor renditet në vendet që kanë më pak sasi në fushën e burimeve pyjore. - Potencialet e energjisë diellore janë shumë të larta në Republikën Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë, në rajonin e Istrias/Kroaci dhe në Burgenland/Austri. Në rajonet e tjera potencialet e energjisë janë qartësisht ekzistuese, por jo në masa aq të mëdha sa rajonet e përmendura. - Gjithashtu potencialet e hidroçentraleve ekzistojnë në masa të konsiderueshme vetëm për dy territore partnere dhe ato janë Szolnok/Hungari dhe Republika Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë. - Potencialet e energjisë së erës janë ekzistuse në Burgenland/Austri,rajonin e Istrias/Kroaci dhe në Republikën Srpska/Bosnje dhe

Hercegovinë. - Në aspektin e energjisë gjeotermale rajonet Hungareze si Szolnok dhe Ujszilvas kanë teorikisht një potencial të madh, si edhe Republika Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë

Pra në përgjithësi mund të thuhet se sektori bujqësor përfaqëson potencialin më të lartë në zonën e projektit TERRE dhe sektori i hidroçentraleve përfaqëson më të ulëtin.

2.2. Përmbledhje e potencialeve të RES përdorur tashmë në rajonet partnere

Si një aspekt shumë interesant është analizuar gjithashtu përdorimi aktual i burimeve në rajone për të njohur se cilat janë burimet më të rëndësishme të përdorimit dhe nevojave lokale, pasi vendet dhe territoret e përfshira janë mjaft të ndryshme në përdorimin dhe konsumin e RES. Figura 3 tregon përdorimin aktual të energjive të rinovueshme në rajonet e projektit TERRE dhe fotografia është krejtësisht e ndryshme në krahasim me të parën e cila tregon potencialet në rajone.

Figura 3:Potencialet RES të përdorura tashmë në rajonet partnere) (burimi:përgatitur ngaERDFPP6–EEE- Qendra Europiane për Energji të Rinovueshme)

Kur marrim në konsideratë sektorin bujqësor, mund të shihet se ky sektor ka masën më të madhe të potencialit teorik në të gjitha territoret e përfshira, por përdoret vetëm në rajonin e Burgenland/Austri, në Alta Valmarecchia si dhe në masë të vogël në Odorheiu Secuiesc/Rumani.

Një foto tjetër është dhënë mbi sektorin pyjor sepse këtu ka një përdorim shumë të fortë të këtij burimi në ato tre rajone të projektit ku janë dhënë dhe shumica e potencialeve. Ato janë Republika Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë, rajoni Istria /Kroaci dhe Burgenland/Austri. Kështu kjo tregon rëndësinë e biomasës pyjore në territorin e SEE, sepse është e rëndësishme si nga pikëpamja e disponueshmërisë ashtu dhe nga pikëpamja e shfrytëzimit.

Një potencial i madh për një zhvillim të mëtejshëm në fushën e përdorimit të energjisë diellore është dhënë në të gjitha vendet partnere, sepse analizat tregojnë që ka shuma të mëdha potencialesh, por aktualisht ka një renditje të ulët të implementimit të impiantit diellor (termal ose fotovoltaik).

Kur analizojmë llojet e tjera të RES: Hidrocentrali është i përshtatshëm për Republikën e Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë, sepse ata kanë një potencial të madh si edhe shkallën më të lartë të implementimit në zonën e projektit TERRE. Energjia e erës dhe mbetjet janë përdorur vetëm në rajonin e Burgenland/Austri, por potencialet janë teorikisht në dispozicion edhe në rajone të tjera të cilat mund të jenë pjesë e strategjive të ardhshme mbi energjinë. Energjia gjeotermale ka një potencial të madh në Republikën e Srpska/Bosnje dhe Hercegovinë dhe përdoret tashmë në rajon për prodhimin e energjisë. Janë dhe dy rajone të tjera të projektit në Hungari (Szolnok dhe Ujszilvas) qe kanë një potencial të madh i cili është ende i papërdorur por mund të përdoret në të ardhmen.

Figura4:Potencialet e RES të përdorura tashmë në sektorët e bujqësisë, pyjeve dhe energjisë diellore në zonën e SEE (burimi:përgatitur nga ERDFPP6–EEE-Qendra Europiane për Energji të Rinovueshme)

2.3. Përmbledhje e potencialeve RES të mbetura në rajon Kur më në fund analizojmë foton e potencialeve të mbetura reflektohet pothuajse e njëjta situatë, që potencialet kryesore në rajon shtrihen në fushën e bioenergjisë dhe përdorimit të energjisë diellore. Disa rajone janë për më tepër të pasura në përdorimin e erës dhe energjisë gjeotermale por mundësitë për shfrytëzim të këtyre burimeve janë mjaft të ndryshme në rajone dhe shpesh mjaft të vështira. Analizat e situatës së RES në territore ishin shumë të vlefshme për shumicën e partnerëve sepse jo vetëm që u analizuan mundësitë dhe gjendja aktuale e potencialeve por gjithashtu palët e interesuara dhe vendimmarrësit u ballafaquan me situatën dhe diskutuan për strategjitë e zhvillimit në të ardhmen. Por për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë nuk duhet të jetë në plan të parë vetëm faktori i prodhimit të elektricitetit të gjelbërt, hapja e vendeve të punës dhe rritja situatës ekonomike të territoreve por gjithashtu edhe përdorimi i burimeve në mënyrë të qëndrueshme për të mos dëmtuar tokën e vlefshme dhe mjedisin.

Figura5:potencialet e mbetura të RES në rajone (burimi: përgatitur nga ERDFPP6–EEE-Qendra Europiane për Energji të Rinovueshme)

3.Efektet e pritshme shoqerore-ekonomike brenda rajoneve partnere

Nga pikëpamja e partnerëve të TERRE-s mund të arrihet në përfundim që një nga përfitimet më të larta të investimeve në energjinë e rinovueshme është hapja e vendeve të përkohëshme të punës gjatë ndërtimit dhe vendeve të përhershme gjatë veprimit të impianteve si edhe vende pune gjatë prodhimit të komponentëve dhe sistemeve për përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme. Punësimi është parë si një çështje shumë e rëndësishme i cili në nivel lokal do të kontribuojë për hapjen e vendeve të punës gjatë përdorimit të sistemit të tilla si për personat e punësuar në mirëmbajtjen dhe operimin e menaxhimit të sistemeve të ndryshme të RES.

Në rajonet partnere shpesh ekzistojnë disa kompani të cilat prodhojnë komponentë për sisteme të ndryshme të RES dhe disa kompani që janë tashmë të angazhuara në planifikimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve që përdorin energji të rinovueshme. Kjo aktualisht përfaqësohet më tepër nga kompanitë me një sistem energjish në shkallët më të ulëta por ata mendojnë se investimet e mëtejshme do të çojnë në një zgjerim të këtij sektori dhe kështu kompanitë ekzistuese mund të përfitojnë dhe mund të krijohen gjithashtu kompani të reja. Për të ndihmuar zhvillimin e tregut lokal, partnerët kanë parë si një aspekt esencial hapjen e vendeve lokale të punës në planifikimin dhe instalimin e sistemeve të RES. Krijimi i vendeve të punës është gjithashtu i lidhur ngushtë me politika nxitëse ndaj teknologjive të caktuara, kështu që për këtë arsye është e rëndësishme të përcaktohen objektivat dhe politikat për nxitjen e investimeve të RES që do të ketë për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës në nivel lokal. Përveç vendeve të punës në ndërtimin e komponentëve për sistemet e RES dhe në planifikimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve, investimet mund të cojnë në krijimin e vendeve të punës në nivel lokal në sektorët e mëposhtëm: • transportin, furnizimin dhe përgatitjen e materialeve të para për impiantet • prodhimin e elementeve për ndërtimin e sistemeve • instalimin i impianteve • operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve/impianteve • operacione të tjera mbështetëse

Burimi e energjisë së rinovueshme përfaqëson për të gjitha rajonet një potencial që në të ardhmen do të mari pjesë në mënyrë të konsiderueshme në strukturën për sigurimin e nevojave energjitike.Gjithashtu anëtarësimi në BE do të kontribuojë për disa rajone të rrisin përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Pritet gjithashtu të rritet ndërgjegjësimi ndaj përgjegjësive të mjedisit dhe klimës për burimet e rinovueshme,jo vetëm per sa i përket interesave ekonomike,por edhe në kontributin për cdo qytetar e biznes.Pritet që në të ardhmen interesat e qytetarëve dhe bizneseve për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë do të rriten,si një rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit kolektiv të kontributit të tyre në reduktimin e ndryshimeve klimatike.Për të zhvilluar strategji të qarta në rajonet e projektit TERRE u përmend një tjetër aspekt i rëndësishëm nga partnerët.Kështu që numri specifik i vendeve të punës dhe të ardhurave do të varen nga objektivat për strategjitë e energjisë dhe planet për burime të rinovueshme energjie në nivel shtetëror dhe vendor,si dhe për mundësitë e marrjes së stimujve nga BE dhe fondeve të tjera.

4.Partnerët

LEADPARTNER ProvinceofRimini

C.soD’Augusto231Rimini,Italy Typeof institution :LocalAuthority Legalrepresentative:Mr.StefanoVitaliPhone:+390541716224 Fax: +390541716273

Ëebsite:ëëë.provincia.rimini.it

ProvinceofRovigo ViaCelio10,45100Rovigo, Italy Phone:+390425386171Fax: +390425386170Website:www.provincia.rovigo.it

Municipality of Szolnok TownofCountyRank H-5000 SzolnokKossuth tér9.,Hungary Phone:+3656503821 Fax: +3656503424 Website: www.szolnok.hu

UniversityIuavofVenice Ca’Tron, S.Croce 1957 Venezia,30135Italy Phone:+390412571726 Fax: +760412572424

Website:www.iuav.it/climatechange

Technology Promotion BurgenlandLtd.Marktstraße 3,7000 Eisenstadt,Austria Phone:+43(0)59010-2220 Fax: +43(0)59010-2210 Website: www.tobgld.at

Local Government of Ujszilvas SzentIstvanutca6,Ujszilvas, 2768,Hungary Phone:+3653387001 Fax: +3653587519 Websitewww.ujszilvas.hu

European Centre for ReneëableEnergyLtd. A-7540Güssing,Europastraße1,Austria Phone:00433322901085020 Fax: 00433322901085012 Website: www.eee-info.net

Municipality of OdorheiuSecuiesc PiaţaVárosháza,no.5, OdorheiuSecuiesc,535600 Romania Phone: +40266218145 Fax: +40266218032 Website: www.varoshaza.ro

CentreforSustainable RuralDevelopment KranjStrahinj99A, 4202 Naklo, Slovenia Phone:+38642578826 Fax: + 38642578829 Website: www.ctrp-kranj.si

Municipality of Dimitrovgrad 15 “G. S. Rakovski” Blvd, Dimitrovgrad 6400, Bulgaria Phone: +359 391 68228 Fax: +359 391 66996 Website: www.dimitrovgrad.bg

Istrian Regional Energy Agency Ltd. Rudarska1, 52220 Labin, Croatia Phone:+38552351550 Fax: +38552351555 Website: www.irena-istra.hr

LIREvolution PetraKočića3,78000 BanjaLuka,Bosniaand

Herzegovina Phone:+38751329750 Fax: +38751329751 Website:www.lir.ba

ChamberofCommerceand IndustryofTirana Rruga“LudovikShllaku”, PallatiKultures, Kati II, Tirane1001,Albania Phone:+35545800932 Fax: +35542227997 Website: www.cci.al

�����������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������