13

Ecovolis Sponsorship

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Rreth Ecovolis Ecovolis është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë. KONTAKT: Web: www.ecovolis.com Email: [email protected] Tel: +355 (0) 044 50 25 74 Mob: +355 (0) 67 20 49 164

Citation preview

Propozim për sponsorizimin e shërbimit

Ecovolis

Rreth programit ECOVOLIS

Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i Alternativave Social

Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Pedal for Progress dhe Eco Bicycle Shop. Programi

Ecovolis synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë

ajër të pastër, jetë më të shëndetshme dhe aktive për komunitetin.

Biçikleta Ecovolis

Biçikleta Ecovolis janë unike dhe të unifikuara në ngjyrat dhe aksesorët e saj. Biçikleta ka një shalë

komode, një mbulesë për të mbrojtur rrobat tuaja, një kosh për të mbajtur çantën dhe një zile.

Biçikleta ka ngjyrat tona kombëtare kuq e zi, është e pajisur me aksesorët e nevojshëm për një

pedalim të qetë , të rehatshëm dhe argëtues. Në parafangon e saj ka gjithmonë siglën Ecovolis si dhe

të kompanive që sponsorizojnë shërbimin e biçikletave në kuadër të përgjegjësisë sociale.

Karakteristika unike

• Ngjyrat kuq e zi

• Kosh i bardhë dhe zgarë

• Paragfango publike e sigluar Ecovolis

• E riciklueshme

Biçikletat publike me qera janë një mjet efiçent dhe plotësues i transportit urban, i cili redukton

ndotjen e mjedisit si dhe ndihmon banorët të jetojnë më shëndetshëm përmes aktivitetit, duke

reduktuar në të njëjtën kohë trafikun, ndotjen mjedisore dhe atë akustike.

• Vetëm 3 orë pedalimi në javë mund të reduktojë problemet kardiake deri në 50%. (Burimi: League

of American Bicyclists).

• 70% e udhëtimeve janë më pak se 3 km.

• Udhëtimet e shkurtra me makinë shkaktojnë dëme të mëdha mjedisit. 60% e ndotjes së ajrit është

krijuar minutat e para të udhetimit.

Si funksionon Ecovolis?

Ecovolis Card System

ANËTARËSIMI ECOVOLIS. ABONIMI ECOVOLIS. ECOVOLIS PAGESA BAZUAR NË KOHËN E PËRDORIMIT.

Karta e anëtarësisë është e vlefshme për 365 ditë dhe kushton 500 lekë. Karta e anëtarësisë i jep

mundësinë përdoruesve të përdorin biçikletën falas për 30 minuta sa herë që përdorin shërbimin.

Nëse kanë dokument që vërteton se janë studentë anëtarësimi kushton 200 lekë. Për të kryer

anëtarësimin personat duhet të kenë

1.Mjet identifikimi + fotokopje që do t’i bashkëngjitet anëtarësimit 2. Pagesën Karta e anëtarësimit nuk është mjet garancie për të marr biçikletën, është thjeshtë mjet me të cilin klientët mund të marrin përfitime.

Anëtarësimi normal: 500 lekë

Anëtarësimi për studentë: 200 lekë (shoqëruar me dokument vërtetues)

Abonimi Ecovolis mund të bëhet vetëm pasi personi është anëtarësuar. Abonimi i jep mundësinë të

përdorin shërbimin Ecovolis falas përgjatë gjithë periudhës së abonimit. Klientët kanë mundësi të

zgjedhin 3 lloje abonimesh:

Abonimi ditor – 100 lekë

Abonimi mujor – 900 lekë

Abonimi vjetor – 3900 lekë

Abonimi Turist – 200 lekë dita

Përdoruesit e shërbimit Ecovolis kanë mundësi të përdorin bicikletat bazuar në kohën e përdorimit,

një orë kushton 60 lekë.

Ecovolis Card Eco Bicycle Shop Card

ID Card Patent Passport

Ecovolis në shifra

• 200 biçikleta Ecovolis në 6 stacione Ecovolis në Tiranë/Durrës si dhe 1 stacion Ecovolis Junior (për

fëmijët)

• Stacionet Ecovolis janë të vendosur në pika të ndryshme të qytetit, të cilat janë lehtësisht të

aksesueshme nga qytetarët dhe turistët

• Biçikletat Ecovolis janë në lëvizje në zona të rëndësishme dhe të frekuentueshme të qytetit

• Numri mesatar i përdoruesve për stacion është 3924 përdorues/muaj. (Statistikat e shërbimit

Ecovolis Mars-Shtator 2011)

• Sistemi i biçikletave publike do të rritet në 570 biçikleta dhe 19 stacione Ecovolis të vendosur

respektivisht 13 në Tiranë, 4 në Durrës dhe 2 në Korçë.

Modeli i financimit të shërbimit Ecovolis

Përdoruesit e shërbimit

Anëtarësimet vjetore

Abonimet (ditore, mujore, vjetore, turistike)

Sponsorizimet e kompanive të biznesit

Donacione nga fondacione

Partnerë “in kind” (Bashkia e Tiranës, Pedal for Progress)

Shitjet nga dyqani Eco Bicycle Shop

Burime njerëzore (vullnetarë)

25%

5%

5%

25%

10%

15%

10%

5%

Modeli i financimit të shërbimit Ecovolis

Përdoruesit e shërbimit

Anëtarësimet vjetore

Abonimet (ditore, mujore, vjetore, turistike)

Sponsorizimet e kompanive të biznesit

Donacione nga fondacione

Partnerë “in kind” (Bashkia e Tiranës, Pedal for Progress)

Shitjet nga dyqani Eco Bicycle Shop

Burime njerëzore (vullnetarë)

Sponsorizimi për Ecovolis

• Kontrubuti social (në lekë)është specifik bazuar në stacionin e përzgjedhur

•Kohëzgjatja : 3 muaj

• Çdo stacion Ecovolis do të përmbajë mesazh ekologjik me logon e kompanisë sponsorizuese në një

adeziv 200cm x 80cm, e vendosur në tabelat e stacionit.

• Çdo biçikletë Ecovolis do të përmbajë logon e kompanisë sponsorizuese në parafangon publike, në

të dyja anët.

• Promovimi në faqen e internetit, rrjetet sociale dhe masmedia përfshin deklarimin dhe vizibilitetin

e logos së kompanisë sponzorizuese.

Kjo do të përfshijë:

Vendosja e logos në faqen e internetit

Deklaratë për shtyp

Event promovimi për bashkëpunimin

Evente sociale dhe sportive me punonjësit e kompanisë sponsorizuese

Mundësitë e Siglimit

TRUPI I BIÇIKLETËS

PARAFANGO ECOVOLIS KOSHI SIGLUAR

TRUPI I BIÇIKLETËS ECOVOLIS STENDA E PUNONJËSIT ECOVOLIS

Siglimi i stacionit ecovolis. Kompanitë sponsorizuese përfitojnë hapësira të vendosin logon e tyre

shoqëruar me slogan ekologjik në 2 tabela të stacionit.

Vendosja e logos së kompanisë sponsorizuese në Kartën e Anëtarësisë. Ecovolis funksionon përmes

anëtarësimit, përdoruesit për të përdorur shërbimit duhet të bëjnë anëtarësimin.

KU NDODHEN STACIONET ECOVOLIS

STACIONET EGZISTUESE:

1. Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë

2. Rr : Elbasanit, pranë Këndit të Lojrave

3. Rr : Dëshmorët e 4 Shkurtit, pranë Parkut Rinia

4. Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik

5. Rr: 21 Dhjetori

6. Rr: Sheshi Garibaldi, Kombinat

7. Rr: “Hoxha Tahsim”, Sheshi Shtraus

Pse Kontribut Social për Ecovolis?

Kontributi social për Ecovolis i jep mundësinë kompanisë të shpreh angazhimin e saj në promovimin

e komuniteteve të gjalla, jetesë të shëndetshme dhe emetim zero të karbonit.

Përgjegjësia Sociale. Duke mbështetur inisiativën e biçikletave publike Ecovolis Raiffeisen Bank

inkurajoi një mënyrë transporti ekologjik brenda qytetit dhe krijoi mundësi punësimi për 6 të rinj në

sektorin e gjelbër.

Mjet inovativ & unik i marketing-ut të gjelbër. Ecovolis është inisiativë unike në Ballkan, e cila

promovon transportin ekologjik për udhëtimet e shkurtra. Logo e Raiffeisen Bank është prezent në

çdo biçikletë, të cilat janë masivisht në lëvizje në zonat më kryesore të qytetit.

Imazh pozitiv për markën tuaj. Mënyrë shumë e mirë për të promovuar dhe forcuar markën tuaj

është promovimi i saj përmes inisiativave të tilla sociale dhe mjedisore të cilat ndikojnë në krijimin e

një imazhi pozitiv dhe miqësor për klientët tuaj.

Promovim mediatik në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Eventet e organizuara në kuadër

të programeve sociale për dhurimin e biçikletave dhe aktiviteteve të pedalimeve në qytet me

biçikletat do të jenë me logon e Raiffeisen Bank, shpeshherë si reportazhe mediatike në media lokale

dhe kombëtare.

Përmendja dhe falenderimi i bashkëpunimit të Raiffeisen në rrjetet sociale(facebook, linkedin,

twitter). Ecovolis zotëron një rrjet social mbi 10.000 anëtarë shumë interaktiv dhe Raiffeisen si

partner dhe sponsorizues është publikuar vazhdimisht në formën e mesazheve, videove dhe fotove.

PARTNERË KRYESORË

KRYETARI BASHKISË TIRANË ISH KRYETARI I BASHKISË TIRANË &

AMBASADORI AMERIKAN

KRYETARI I BASHKISË SË DURRËSIT

KONTAKTET:

ENED MATO – DREJTUES I ECOVOLIS

TEL: 067 20 49 164

EMAIL: [email protected]

JOLA FOTO –PR/CAMPAIGN

TEL: 069 40 96 592

EMAIL: [email protected]