40
Efiçienca e Energjisë në Asociacionin e Komunave EeAK ËSHTË E DREJTA JONË PËR TË LOBUAR – NE DO TA PËRDORIM 100%! STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL LAEJL

Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

Efiçienca e Energjisënë Asociacionin e Komunave

EeAK

ËSHTË E DREJTA JONË PËR TË LOBUAR – NE DO TA PËRDORIM 100%!

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN

E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË

SHTETET E EJL

LAEJL

Page 2: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet
Page 3: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

Efiçienca e Energjisënë Asociacionin e Komunave

EeAK

ËSHTË E DREJTA JONË PËR TË LOBUAR – NE DO TA PËRDORIM 100%!

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN

E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË

SHTETET E EJL

LAEJL

Page 4: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

2

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

EditorsVesna KolegaDubravka Bošnjak

AuthorVesna Kolega

Associations of Municipalities – partners of the Project EeMAUnion of Municipalities of MontenegroProject Coordinator, Ivana LalevićAssociation of the Units of Local Self Government of Republic of MacedoniaProject Coordinator, Natasha VrteskaAssociation of Kosovo Municipalities Project Coordinator, Liridona PonosheciAssociation of Municipalities and Cities of Federation of Bosnia and HerzegovinaProject Coordinator, Amir KupusijaAssociation of Towns and Municipalities of Republic ofSrpskaProject Coordinator, Predrag PajićStanding Conference of Towns and Municipalities in the Republic of SerbiaProject Coordinator, Aleksandar Popović

GIZ - ORF EE and ORF MMS teamDubravka Bošnjak, Project ManagerIlija Sazdovski, Country Coordinator, MacedoniaAvni Sfishta, Country Coordinator, KosovoJasna Sekulović, Project Manager and Country Coordinator, MontenegroSanela Veljkovski, Country Coordinator, SerbiaEmina Durmo, Adviser for Gender Equality/Gender Mainstreaming

Graphic and text designDario Pejčinović, StudentTamara Čolović, Student

Published by the Deutsche Gesellschaft fürInternationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbHOpen Regional Funds for South-East Europe– Energy Efficiency & Modernisation of Municipal Services Registered officesBonn and Eschborn, GermanyGIZ Regional office Sarajevo, ZmajaodBosne 7-7a,ImportanneCentar 03/IV71 000 Sarajevo, Bosnia and HerzegovinaT+ 387 33 957 500 F + 387 33 957 501 [email protected] www.giz.de/regional-funds-southeasteuropeOn behalf of theGerman Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and Government of Switzerland

ResponsibleDubravka BosnjakJoachim Gaube

Disclaimer The information, interpretations and conclusions in this brochure represent the opinions of the authors and do not necessarily reflect the position of the Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Page 5: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

3

HYRJEProjekti rajonal Efiçienca e energjisë në Asociacionin e Komunave (EeAK) e përkrahë bashkëpun-imin ndërmjet Asociacionit të Komunave (AsKo) prej shteteve të Evropës Juglindore: Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet e tyre për të fuqizuar bashkëpunimin e tyre në fushën e efiçiencës së energjisë, burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe zvogëlimin e konside-rueshëm të emisionit të CO2.

Projekti i EeAK financohet dhe mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Qeveria e Zvicrës, dhe implementohet përmes Fondeve të Hapura Rajonale Për Modernizim të Shërbimeve Komunale dhe Efiqiencë të Energjisë të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Qëllimi i bashkëpunimit rajonal është shkëmbimi i përvojave relevante për futjen në përdor-im të masave për përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe zvogëlimin e emisionit të CO2, në shtetet e Evropës Juglindore (EJL). Promovimin e masave për efiçiencë të energjisë dhe investimin e përpjekjeve në rritjen e vetëdijesimit publik për efiçiencë të energjisë (EE), si dhe në paraqitjen e përbashkët të AsKo në ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, që kontribuojnë në fuqizimin e rolit të tyre.

Si rezultat final i punës së përbashkët të gjithë partnerëve të projektit dhe përmes përdorimit të metodologjisë së përbashkët të zhvilluar rajonale, është themeluar zhvillimi i Strategjisë së Lobimit dhe Avokimit për Efiçiencën e Energjisë për Asociacionin e Komunave të shteteve të EJL - LAEJL. LAEJL është një lloj i specializuar i planit strategjik për të skicuar aktivitetet që AsKo të shteteve të EJL mund të ndërmarrin me qëllim të sigurimit të mbështetjes nga autoritetet kombëtare dhe palët tjera kyçe të interesit për të fuqizuar dhe zhvilluar energji të qëndrueshme dhe efiçiencë të energjisë në komunat e EJL. Misioni i LAEJL është rritja e gamës së ndikimit në përmirësimin e politikave dhe arritjen e ndryshimeve strukturore në efiçiencën e energjisë si fushë kyçe për zhvillimin ekonomik të komunave të EJL, të cilat rrjedhimisht shpien kah zhvillimi ekonomik në nivel shteti.

Parimi kryesor i LAEJL është se, AsKo ka nevojë për strategji të qartë dhe të hapur për lobim në lidhje me EE, për të qenë në gjendje të punoj në mënyrë strategjike dhe të ndaj me të tjerët përgjegjësitë dhe detyrat, me qëllim të arritjes të rezultateve më të mira.

Zbatimi i suksesshëm i LAEJL do të forcoj AsKo në zhvillimin e rrugëve më të mira për përfs-hirjen e të gjitha palëve të interesit dhe motivimin e tyre në ndërtimin e Komunave me Energji të Qëndrueshme në shtetet e EJL, si imperativ i zhvillimit të qëndrueshëm.

Me këtë rast, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që në mënyrë aktive e mbështeten dhe dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për LAEJL.

Vesna Kolega Dubravka Bošnjak

Page 6: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

4

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

PERMBAJTJA

HYRJE ............................................................................................................................... 3

PERMBAJTJA .................................................................................................................... 4

LISTA E SHKURTESAVE .................................................................................................... 5

ÇKA ËSHTË LOBIMI DHE AVOKIMI ? .............................................................................. 6

VIZIONI DHE MISIONI I LAEJL ........................................................................................ 7

METODOLOGJIA DHE OBJEKTIVAT LAEJL .................................................................... 8

ROLI I AsKo NË LAEJL ...................................................................................................... 9

20 RREGULLAT E ARTA TË LAEJL ...................................................................................13

TRE HAPAT FILLESTAR PËR LAEJL TE SUKSESESHËM ................................................ 16

PALËT KRYESORE TË INTERESIT TË LAEJL ................................................................... 19

ANALIZA E PALËVE TË INTERESIT TË LAEJL ................................................................ 26

SI TË PUNOHET ME GAZETARË? ................................................................................... 27

PROJEKTET FLAMURTARE TE LOBIMIT NË VENDET E EJL ......................................... 30

BARAZIA GJINORE SI NJË NGA PARIMET E LAEJL ...................................................... 31

MONITORIMI, VLERËSIMI DHE PËRCJELLJA E LAEJL ................................................. 33

PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ........................................................................ 34

Page 7: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

5

LISTA E SHKURTESAVE

AA – Arena e Avokimit

AsKo – Asociacioni i Komunave

BEF – Forumi Baltik Mjedisor i Gjermanisë

DOOR – Shoqëria për Dizajn të Zhvillimit të Qëndrueshëm

EE – Efiçienca e Energjisë

BE – Bashkimi Evropian

BGj – Barazia Gjinore

GEI – Indeksi i Barazisë Gjinore

GEM - Pikëshënuesi i Barazisë Gjinore

GIZ - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

ORF EE - Open Regional Fund for South East Europe - Energy Efficiency

GM – Integrimi Gjinor

PVLA – Plani i Veprimit për Lobim dhe Avokim

SLAEE – Strategjia e Lobimit dhe Avokimit për Efiçiencën e Energjisë

PLVEE – Plani Lokal i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë

AQL – Autoritetet e Qeverisjes Lokale

AP - Anëtar i Parlamentit

NA – Autoriteti Kombëtar

OECD – Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

PDI – Dialogu publik për shfrytëzim të qëndrueshëm të energjisë në iniciativën e EJL

PP – Pjesëmarrja e Publikut

BRE – Burimet e Ripërtërishme të Energjisë

AEQ – Ambasadorët për Energji të Qëndrueshme

PVEQ – Plani i Veprimit për Energji të Qëndrueshme

ZhEQ – Zhvillimi i Energjisë së Qëndrueshme

EJL – Evropa Juglindore

KEQ – Komuna me Energji të Qëndrueshme

SUMP – Plani i Lëvizshmërisë Urbane të Qëndrueshme

Page 8: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

6

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

ÇKA ËSHTË LOBIMI DHE AVOKIMI ?Objektivi kryesor i lobimit dhe avokimit strategjik është për të ndikuar në vendimmarrësit me qëllim të promovimit dhe përmirësimit të pozitës së grupit të caktuar1. Vendimmarrësit mund të jenë politikanët dhe hartuesit e politikave, si dhe grupet e caktuara të interesit dhe palët e interesuara. Avokimi dhe lobimi si pjesë integrale dhe e rëndësishme e angazhimit të komunitetit është aktivitet i rëndësishëm që inkurajon njerëzit për të evoluar mendimet dhe perceptimet e tyre në lidhje me vendin dhe rolin e tyre në komunitet, dhe për të kup-tuar se ata kanë të drejta të caktuara të cilat mund ti shfrytëzojnë në formë shume aktive. Përfundimisht, këto procese i inkurajojnë njerëzit t’i sfidojnë rolet tradicionale të qeverisjes dhe shoqërisë, por po ashtu edhe për të kuptuar se të gjitha palët kanë si të drejta ashtu dhe përgjegjësi2. Avokimi dhe lobimi janë aktivitete të cilat nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, por përkundrazi, e plotësojnë dhe mund të zhvillohen paralelisht.

Metodat e zakonshme të Avokimit shpesh përdoren për të imponuar ndryshimet duke bërë kërkesa. Shumicën e kohës këto metoda fillimisht përdorën për të dërguar informacionin për të marr një përgjigje të caktuar nga ana tjetër, ose për të mobilizuar njerëzit me qëllim të zbutjes së pozitës të ndonjë vendimmarrësi.

Shembujt e zakonshëm të Avokimit /fushatat e Avokimit: • Demonstrimet• Peticionet• Njoftimet për shtyp – konferencat për shtyp• Artikujt në gazeta, kolumnet• Mediet sociale• Blogingu• Fushatat mediale• Proceset gjyqësore

Lobimi është formë e veçantë e avokimit. Ajo është formë strategjike, e planifikuar dhe joformale e ndikimit te vendimmarrësit.

Shembujt e lobimit: • Letrat personale • Takimet e drejtpërdrejta me vendimmarrësit (si për shembull me anëtarët e Parlamentit) • Kontaktet joformale në gostitë (p.sh te Ministria e Energjisë) • Vizitat e punës me vendimmarrësit • Shkëmbimet personale përmes bisedave telefonike (p.sh me kontaktet në ambasada) • Hartimi i strategjive të përbashkëta

Karakteristikat e lobimeve të suksesshme:• Bisedat e hapura (të dyanshme) • Ndikimi përmes ndërlidhjes së interesave të palëve të ndryshme të interesit• Krijimi i situatave fitore-te fitojë dhe investimi në marrëdhëniet afatgjata me vendimmarrësit

1 Manuali per Lobim dhe avokim, ICCO, Qershor 2010, i disponueshem ne: http://www.icco.nl/Portals/1/Documenten/Lobby%20and%20advocacy%20guidelines.pdf

2 Shire of Mundaring Lobbying and Advocacy Strategy, Prepared by Stephanie Iredell, Access Advisor, Shire of Mundaring July 2011, Updated October 2013; available at: http://www.mundaring.wa.gov.au/

Page 9: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

7

VIZIONI DHE MISIONI I LAEJL Vizioni gjithëpërfshirës i Strategjisë për Lobim dhe Avokim në shtetet e EJL (LAEJL) është për të mbështetur AsKo në shtetet e EJL për ndikimin në qeveritë nacionale me qëllim të avan-cimit dhe përmirësimit të kushteve për zhvillimin e efiçiencës së energjisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të energjisë në qytetet dhe komunat e EJL.

Misioni kryesor i LAEJL është të rris vëllimin e ndikimit për të përmirësuar politikat dhe për të arritur ndryshimet strukturore në sektorin e efiçiencës së energjisë si fushë kyçe për zhvil-limin ekonomik të komunave të EJL të cilat rrjedhimisht do të qojnë kah zhvillimi ekonomik i gjithëmbarshëm në nivel nacional.

LAEJL është formë e specializuar e planit strategjik, i cili skicon aktivitetet të cilat mund ti ndërmarrin AsKo të shteteve te EJL (Fig. 1), për siguruar mbështetje nga autoritetet nacionale dhe palët tjera kyçe të interesit me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimit te energjisë së qëndrues-hme dhe efiçiencës së energjisë në komunat e EJL.

Figura 1: AsKo në shtetet e EJL

SEE COUNTRY

BOSNIA AND HERCEGOVINA

FEDERATION OF BOSNIA AND

HERCEGOVINA

Associations of Municipalities and

Cities if Federation of Bosnia and

Hercegovina(80 members)

REPUBLIC OF SRPSKA

Associations of Towns and Municipalities of

Republic Srpska(64 members)

SERBIA

Standing Conference of Towns and

Municipalities in the Republic of Serbia

(169 members)

MONTENEGRO

Union of Municipalities of Montenegro(21 members)

MACEDONIA

Association of the Units of Local Self

Goverment of Republic of Macedonia – ZELS

(81 members)

KOSOVO

Association of Kosovo Municipalities(34 members)

Page 10: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

8

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

METODOLOGJIA DHE OBJEKTIVAT LAEJL

Lobimi dhe avokimi proaktiv duhet të jetë një prej objektivave primare strategjike të AsKo për të arritur misionin dhe obligimet e tyre në raport me anëtarët e tyre. Për AsKo, lobimi dhe avokimi janë një zonë e interesit, posaçërisht për shkak të faktit se komunat vazhdimisht po i pranojnë kompetencat dhe përgjegjësit nga niveli qendror dhe për shkak se në shumë raste, ato nuk kanë pasur kapacitete te mjaftueshme për ti ushtruar efektshëm ato. Për përf-aqësuesit e komunave, është me rëndësi të kenë mundësitë për të shprehur pozitën e tyre për çështjet e caktuara me interes për komunat përmes AsKo. Megjithëkëtë, ky artikulim i interesave duhet të jetë më i strukturuar dhe më i koordinuar, ashtu që mesazhet që duhet komunikuar do të kenë ndikim më të madh tek vendimmarrësit3.

Në kushtet e avokimit publik, është me rëndësi për të ndërmarr veprime plotësuese ashtu që opinioni publik sikurse edhe politikat publike të mund të ndikohen më fuqishëm. Vetëd-ijesimi publik për veprimet dhe iniciativat të cilat janë ndërmarr nga AsKo, dhe rrjedhimisht nevoja për të intervenuar në legjislacionin për Efiçiencë të Energjisë, janë aspekte që duhet me u adresuar me më shumë presion. Përderisa lobimi duhet të përdoret si një vegël për të bërë ndryshimet e nevojshme, në realitet avokimi publik është një ombrellë më e madhe që mbulon një rang të llojllojshëm të aktiviteteve për të promovuar politikën e ndryshimit, qoftë përmes kanaleve formale apo joformale. Komunikimi me partnerët për zhvillim është një pikë tjetër në të cilën AsKo mund të ndihmoj komunat në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve publike, përmirësimin e performancës së tyre dhe lobimin e interesave të tyre në këtë mjedis dinamik, thjesht duke përdorur bashkëpunimin e tanishëm me këta partner.

Përmes zbatimit të suksesshëm të LAEJL, AsKo do ta mbështet arritjen e objektivave vijuese4: • Renditjen e mëtejme të kornizës ligjore me praktikat e përvetësuara të BE në sektorin e

energjisë të shteteve të EJL;• Krijimin e kushteve rregullative dhe financiare për zbatim me të zgjeruar në nivel lokal

të projekteve në lidhje me efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtërishme;• Zvogëlimin e varësisë energjetike, intensitetit të energjisë, zvogëlimin e ndikimit mjedisor

dhe ndryshimet klimatike, dhe rritjen e sigurisë të furnizimit me energji përmes imple-mentimit të masave për efiçiencë të energjisë, dhe futjen në përdorim të menaxhimit të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve energjetike të ripërtërishme;

• Rritjen e vetëdijesimit dhe kapaciteteve në të gjitha nivelet në lidhje me rëndësinë e menaxhimit racional të energjisë në shtetet e EJL;

• Në bashkëpunim me palët e interesuara në nivel nacional dhe të organizatave civile shoqërore, AsKo do të vazhdojë të promovoj shfrytëzimin efikas të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në nivel lokal, me qëllim të rritjes të vendimmarrjes në nivelin lokal, vetëdijesimin në lidhje me nivelin e rëndësisë të këtyre çështjeve për komunitetin lokal;

• Adoptimin e planeve relevante për menaxhimin e energjisë në nivel lokal dhe përgatitjen, implementimin dhe monitorimin e projekteve të efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë;

3 Asociacioni i Komunave të Kosovës: PLANI STRATEGJIK TE KOLEGJIUMIT PER SHERBIME PUBLIKE 2014-2017, Prishtinë, Shtator 2013

4 Plani strategjik i Konferencës të Rangut të Qyteteve dhe Komunave (SCTM) 2014 -2017, Beograd, Dhjetor 2013

Page 11: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

9

• Futjen në përdorim dhe funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të energjisë në nivel lokal, si një nga veglat kyçe për riorganizimin e prodhimit dhe konsumit të energjisë në nivel lokal;

• Zhvillimin e shablloneve të dokumenteve lokale dhe forcimin e kapaciteteve të qyteteve dhe komunave për të futur në përdorim dhe aplikuar Menaxhimin e Qëndrueshëm të Energjisë;

• Fuqizimin e parimeve të barazisë gjinore.

LAEJL bazohet në parimet themelore të mëposhtme:

• Mbulimin për një kohë më të gjatë, kohë e mjaftueshme për ndryshim të qëndrues-hëm për të zënë rrënjë dhe për tu materializuar;

• Nivel i lartë i ambicieve të nevojshme për një vizion, mision dhe objektiva të qarta;• Integrimin gjinor si imperativ i zhvillimit të qëndrueshëm të energjisë në vendet e EJL;• Identifikimin e të gjithë akterëve (palëve të interesit);• Adresimin ndaj të gjitha palëve të interesit;• Marrjen parasysh të ndryshimeve në shoqëri, ndryshimeve demografike, te rrethanave

politike, ekonomike dhe të energjisë;• Integrimin e zhvillimit të qëndrueshëm të energjisë në kuadër të qëllimeve për shënd-

etin, sigurinë, qasjen, komforin, mbeturinat dhe qëllimet më të gjera shoqërore;• Përfshirja e të menduarit flekisbël dhe kreativ përtej asaj që është provuar më parë;• Përfshirja e proceseve të monitorimit dhe vlerësimit;• Bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit për të ofruar sukses.

ROLI I AsKo NË LAEJL5

Funksioni kryesor i cilitdo asociacion lokal te vetëqeverisjes, është të përfaqësoj dhe avokoj interesat e anëtarësisë së tyre. Periudha e ardhshme do të vendosë disa sfida serioze përpara vetëqeverisjes lokale në vendet e EJL, dhe kështu ky funksion i AsKo fiton një rëndësi plotës-uese. Problemet janë të shumta: korniza ligjore për sistemin e vetëqeverisjes lokale ende nuk është e vendosur në tërësi, përderisa rregulloret ekzistuese nuk aplikohen në tërësi; nivelet e larta qeveritare nuk e njohin në tërësi rëndësinë dhe rolin e qeverisjes lokale; ose nuk i vës-htrojnë në tërësi dhe në vazhdimësi ndarjen e pushteteve ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes dhe legjislacionit relevant. Për më tepër, nevoja për reforma në shumë fusha është e një rëndësie të veçantë për pushtetin vendor (financimin e vetëqeverisjes lokale, zhvillimin ekonomik lokal, mbrojtjen e mjedisit, reformën rregullative, çështjet sistemore që kanë të bëjnë me funksionimin e vetëqeverisjes lokale, koncesionet dhe pasuritë që i përk-asin vetëqeverisjet lokale, etj). Prandaj, rolet e AsKo në inicimin dhe artikulimin e reformave në këto fusha, mund dhe duhet të theksohen shumë. Funksioni i avokimit dhe lobimit do të jetë me rëndësi të veçantë në kontekstin e procesit të anëtarësimit të vendeve të EJL në BE. Autoritetet lokale duhet të jenë shumë më tepër të përfshira në këtë proces, në kuadër të cilit një numër i madh i rregulloreve domosdoshmërish do të miratohen ose ndryshohen, për tu zbatuar në nivel lokal. Prandaj, është me rendësi të veçantë që secili AsKo ti artikulon interesat e përbashkëta të pushteteve lokale dhe ti përfaqëson ato në këto procese.

5 AMCFBIH Strategjia e Zhvillimit 2015-22, Sarajevë, Tetor 2015

Page 12: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

10

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

Duke pasur në mendje gjithë këtë, secili AsKo duhet të përcaktojë objektivat strategjike vijuese për zhvillimin e funksionit të Avokimit dhe Lobimit:

I. Ndërveprimi i përmirësuar me anëtarët AsKo dhe pjesëmarrja e tyre aktive në diskutimin dhe përcaktimin e interesave të përbashkëta

II. Zhvillimi dhe përdorimi i një metode analitike dhe sistematike në veprimtaritë avokuese

III. Përmirësimi i statusit dhe dukjes të çdo AsKo, si përfaqësues i interesave të qyteteve dhe komunave, në proceset e hartimit te politikave dhe legjislacionit

I. Ndërveprimi i përmirësuar me anëtarët AsKo dhe pjesëmarrja e tyre aktive në diskutimin dhe përcaktimin e interesave të përbashkëta

Në mënyrë që të sigurojë një bashkëveprim më të plotë me anëtarët e saj dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në avokim dhe lobim, AsKo duhet të intensifikojë përpjekjet e tij me qëll-im të organizimit të llojeve të ndryshme të ngjarjeve tematike duke mbledhur përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, me qëllim të analizimit të situatës në fusha të caktuara, të krijojë një mirëkuptim të përbashkët mbi interesat dhe qëndrimet e tyre, si dhe të nisë iniciativat që synojnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme të interesit për vetëqeverisjes lokale. Në bashkëpunim me anëtarët e saj, AsKo duhet të përmirësoj mekanizmat për monitorimin e zbatimit të politikave dhe rregulloreve në nivel lokal. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet forcimit të mëtejshëm të organeve ligjore – Asamblesë së Përgjithshme, Presidencës dhe komisioneve, si dhe rrjeteve ekzistuese apo te reja të ekspertëve komunale (sekretarët e administratave komunale, ekspertë të EE, Komuna me Energji të Qëndrueshme (KEQ), instru-mentet financiare të BE-së, etj), me qëllim të identifikimit të problemeve dhe të përcaktojë nevojat që lidhen me zbatimin e legjislacionit dhe politikave në fusha të caktuara. Sesionet tematike, si dhe llojet e tjera të ngjarjeve duhet të konvokohen për të arritur një marrëves-hje të përbashkët për qëndrimet dhe iniciativat e vetëqeverisjeve lokale. Për më tepër, një AsKo duhet të kryej sondazhe vjetore të anëtarëve për të fituar një bazë të besueshme për formulimin e pikëpamjeve dhe iniciativave që duhet avokuar dhe lobuar.

Aktivitetet kryesore janë si në vijim:

1. Takimet e rregullta të Asamblesë së Përgjithshme, Presidencës, komisioneve dhe rrjeteve në kuadër të AsKo, si dhe mbledhjen dhe përpunimin e vazhdueshëm të iniciativave individuale të anëtarëve;

2. Themelimin e rrjeteve të reja në kuadër të AsKo;

3. Anketat vjetore për nevojat e qyteteve dhe komunave që kanë të bëjnë me fushat kryesore te programimit të AsKo dhe anketat vjetore të pikëpamjeve të anëtarëve në lidhje me prioritetet e avokimit;

4. Organizimi i ngjarjeve (konferencave, tryezave të rrumbullakëta, fokus grupeve, seminareve, etj) për të diskutuar çështjet me rëndësi për vetëqeverisjen lokale.

Page 13: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

11

II. Zhvillimi dhe përdorimi i qasjes analitike dhe sistematike në aktivitetet e avokimit

Një përfaqësim koherent, legjitim dhe avokimi i qëndrimeve të anëtarësisë, sidomos në aspektin e çështjeve urgjente dhe lëvizjeve të paparashikuara të niveleve më të larta të qe-verisë, kërkon që çdo AsKo duhet të zhvillojë një LAEJL si një program kornizë, një platformë që do të shërbejë si një dokument udhëzues në proceset e avokimit dhe lobimit në fushën e efiçiencës dhe të komunave me energji të qëndrueshme, dhe – nga një dokument i tillë kornizë të ketë si rrjedhojë - një numër të Planeve të Veprimit për Lobim dhe Avokim (PVLA-s) si një platformë specifike, apo dokumente të cilat do të definojnë pikëpamjet dhe qëndrimet kryesore të Asociacionit në lidhje me çështjet kryesore të EE dhe KEQ. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet analizës së nevojave, mundësive dhe kapaciteteve të autoriteteve lokale për t’iu përshtatur kërkesave që dalin nga procesi i integrimit në BE, kryesisht në fushat e energjisë dhe të mjedisit, por edhe në fusha të tjera të tilla siç janë, administratë publike, bujqësi dhe zhvillimi rural, prokurim publik, ndërmarrësi dhe punësim, etj.

Aktivitetet kryesore janë si më poshtë:

1. Zhvillimi dhe zbatimi i suksesshëm i LAEJL, si një dokument i programit kornizë të AsKo që ka të bëjë me çështjet e energjisë;

2. Zhvillimi dhe zbatimi i suksesshëm i PVLA-s, si një dokument i specializuar i programit që merret me detyra të veçanta;

3. Shqyrtimi i rregullt, çdo të dytin vit, i gjendjes energjetike në vetëqeverisjen lokale, kryesisht në lidhje me EE dhe KEQ;

4. Studimi mbi gjendjen e problemeve në fushën e energjisë dhe zonat mjedisore me interes për vetëqeverisjen lokale në lidhje me pranimin në BE.

III. Përmirësimi i statusit dhe dukjes së çdo AsKo si përfaqësues i interesave të qyteteve dhe komunave në proceset e hartimit te politikave dhe legjislacionit

Shkalla dhe cilësia e marrëdhënieve të AsKo me nivele më të larta të qeverisë ende nuk është e kënaqshme; nivelet më të larta të qeverisë nuk përfshijnë në vazhdimësi dhe nuk i konsultojnë AsKo në proceset e vendimmarrjes lidhur me pozitën, përgjegjësitë dhe nevojat e qyteteve dhe komunave. Për të përmirësuar pozitën e tyre para niveleve te larta të qeverisë në periu-dhën e ardhshme, AsKo duhet të fokusoj aktivitetet e tij në dy drejtime. Së pari, duke qenë aktiv përmes avokimit dhe lobimit publik, me nevojën për t'u konsultuar me autoritetet lokale për proceset e vendimmarrjes dhe proceset legjislative që ndikojnë vetëqeverisjen lokale, bazuar në analizën e gjendjes aktuale në këtë fushë. Kjo duhet të pasohet nga propozimet tek nivelet më të larta të qeverisë në lidhje me reformat e mëtejme të kornizës ligjore dhe praktikën e konsultimeve me autoritetet lokale. Drejtimi i dytë i veprimit duhet të ketë qëllim të ofrojë zgjidhje për problemet dhe vështirësitë aktuale me të cilat përballen në kuadër të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Për këtë qëllim, AsKo duhet të bëjnë përpjekje për të zhvilluar dokumentet e programit, propozimet e politikave, draft-ligjet dhe aktet nënligjore që rregullojnë fusha të veçanta të punës së vetëqeverisjes lokale në fushën e energjisë dhe mjedisit. Duhet të bëhen përpjekje për të përmirësuar nivelin e komunikimit me parlamen-tet, qeveritë dhe ministritë përkatëse për të vendosur takime të rregullta periodike, sesione

Page 14: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

12

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

informuese dhe prezantime me përfaqësues AsKo, ku do të diskutoheshin çështje specifike me interes për autoritetet lokale. Takimet dhe shkëmbimet e tilla do të kontribuojnë për një implementim më të suksesshëm të vendimeve të marra nga nivelet më të larta të qeverisë.

Aktivitetet kryesore përfshijnë:

1. Avokimin aktiv dhe publik për nevojën e konsultimeve me autoritetet lokale në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në vetëqeverisjen lokale;

2. Analizën e gjendjes aktuale të procesit të konsultimeve me autoritetet lokale në vendet e EJL;

3. Zhvillimin dhe avokimin e nismës për reformimin e kuadrit ligjor që lidhet me pra-ktikën e konsultimeve me Asociacionin dhe autoritetet lokale, dhe themelimin e organeve të përhershme (forumeve) për konsultime të tilla;

4. Zhvillimin e dokumenteve të politikave, propozimet e politikave dhe draft-ligjeve dhe rregulloret e tjera me interes për vetëqeverisjen lokale, që do të propozohen për nivele më të larta qeveritare;

5. Inicimin e themelimit të "Grupi i deputetëve - Miqtë e vetëqeverisjes lokale" para Parlamenteve;

6. Konvokimin e takimeve të rregullta periodike dhe lloje të tjera të ngjarjeve që mbledhin përfaqësuesit e AsKo dhe ministrive përkatëse, me qëllim të shqyrtimit të çështjeve aktuale dhe sistematike në lidhje me vetëqeverisjet lokale, për të mbështetur zbatimin e politikave dhe rregulloreve te EE; përgatitjen dhe organizi-min e takimeve të tilla.

Page 15: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

13

20 RREGULLAT E ARTA TË LAEJLLobimi është më shumë një formë e artit se sa shkencë, kështu që në mënyrë të pashmang-shme është një element i gjykimit në atë që vijon, sigurisht natyra e saktë e aktivitetit do të ndryshojë në varësi të çështjes dhe forumit politik ku lobimi zhvillohet6.

20 Rregullat e arta të LAEJL të cilat duhet ti ndjek AsKo7:

1. Të hulumtoj faktetLobimi më i mirë gjithmonë bazohet në informata të sakta, me te rejat dhe në rastet e argu-mentuara mirë, të bazuara në prova të besueshme dhe që i prezantohen audiencës të duhur me një zë të qartë dhe në kohën e duhur.

2. Të bie dakord me objektivatEdhe pse kjo mund të tingëllojë si diçka që dihet, është një hap që çuditërisht shpesh lihet pas dore, e që pashmangshëm mund jap rezultate të këqija në rrugë e sipër. Lobimi efektiv varet nga ajo që mesazhi të jetë i thjeshtë, i qëndrueshëm, realist dhe që të gjitha mundësitë duhet të merren parasysh në fillim të procesit.

3. Të paraqitet rasti me shkrimEdhe pse një fushatë lobimi zakonisht do të përfshijë takime ballë për ballë, nuk ka asnjë shans për sukses në qoftë se politikanët dhe zyrtarët nuk e kanë rastin e paraqitur me shkrim për ta shqyrtuar. Rasti duhet të shprehet qartë, duke shmangur fjalorin e rrugës, dhe në rastin e politikanëve, teksti të jetë i shkurtë (ideale do të ishte jo më shumë se një faqe A4). Nga ana tjetër, për zyrtarët, teksti do të duhet të ketë detaje teknike për të ndihmuar ata të marrin në konsideratë natyrën e saktë të zgjidhjeve të mundshme për një problem.

4. Të identifikohen aleatëtDisa fushata mund të kenë sukses nëpërmjet peshës absolute të argumentit, por realiteti i jetës është që vendimmarrësit zakonisht do të peshojnë ekuilibrin e forcave që janë në anë të ndryshme të një argumenti. Për këtë arsye, një fushatë ka më shumë gjasa të ketë sukses kur punohet në partneritet me të tjerët, të cilët ndajnë qëllime të ngjashme. Nëse ju mund të bindni një numër të madh të atyre që kanë mendime të njëjta, për të çuar përpara argumentin tuaj dhe paraqitur atë në media, ju do të keni bërë një përparim të rëndësishëm.

5. Të zgjedhësh një ton të duhur të zërit Të jesh i respektueshëm dhe i sjellshëm, por edhe i drejtë dhe i qartë. Ju duhet të mbani mend se, ndërsa ju keni të drejtë për të bërë rastin tuaj, politikanët dhe zyrtarët e kanë për detyrë të vendosin në interes të publikut. Po ashtu, ata duhet të mos harrojnë se janë shërbëtorë të publikut, e jo padronë, dhe se ata kanë për detyrë të shqyrtojnë me kujdes përfaqësimet e atyre që preken nga vendimet e tyre.

6 Michael Burrell: Raport special i komisionit: Lobimi dhe mediat: Të punosh me politikanët dhe gazetarët, e publikuar nga Thorogood 10-12 Rivington Street, Londër EC2A 3DU, 2001

7 Available at: http://www.lobbying.ru/Dokuments/Lobbying.and.theMedia.1854182404.pdf

Page 16: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

14

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

6. Krijoni miqtë para se ata t’iu nevojitenNë natyrën e njeriut është të jemi më të përgjegjshëm ndaj kërkesave për ndihmë nga njerëzit që ne tashmë i njohim, dhe politikanët dhe zyrtarët janë vetëm njerëz. Pra, përpiquni ti njihni personat të cilët ju mund ti gjykoni, të cilët mund të jenë në pozicione të rëndësishme para se të arrijnë atje. Një nga funksionet më të vlefshme që konsulenca mund ta kryej, është t’iu këshillojë se kush janë këto "yje në rritje".

7. Zgjidheni momentin tuajPor mbani mend se, lobimi duhet të bëhet në çastin e duhur të ndikoj në ngjarjet; nuk ka kuptim të ndërmerret veprim “kur hekuri është ftohur”.

8. Mbani mend se çka i motivon politikanët Pa ndryshim, dëshira për të mbajtur “karriget” e tyre. Normalisht, një politikan do të bie dakord për tu takuar me ju sepse ai parashikon se ju do ti ofroni informacionin që do ti mundësojë atij për të bërë punën e tij më mirë, e ndoshta edhe të shkëlqejë.

9. Lidhni shqetësimet tuaja Herë pas here çështja juaj do të jetë mu në krye të agjendës politike dhe ju nuk do të keni asnjë problem të tërhiqni vëmendje, por shumë më shpesh do t'ju duhet të mendoni me kujdes për mënyrën më të mirë për të lidhur shqetësimet tuaja me një debat politik që ta-shmë është duke u zhvilluar.

10. Thoni të vërtetën Kur rezultati i një vendimi politik është i një rëndësie vendimtare për ju, kjo mund të jetë joshëse për të lakuar të vërtetën në skaje, për të shmangur faktet e pakëndshme dhe për të vënë shkëlqimin më të mirë në elementet më të dobët të rastit tuaj. Mos e bëni! Ju nuk duhet ta bëni këtë, jo vetëm se nuk bën ashtu, por edhe sepse sa më shpesh të veproni kështu, marrëdhënia juaj e pakëndshme me të vërtetën do të ekspozohet, dhe më pas do të humbisni të gjithë kredibilitetin.

11. Kërkoni ndihmëNjë deklaratë e qartë, çuditërisht shpesh e injoruar. Në qoftë se një politikan apo një zyrtar ka rënë dakord për tu takuar me ju, kjo do të jetë për shkak se ata besojnë se ju keni një rast për të bërë. Ata do ta dëgjojnë paraqitjen tuaj të fakteve, por duke pasur parasysh natyrën e punës së tyre, interesi i tyre primar do të jetë në atë se çfarë ju dëshironi të bëjnë ata në lidhje me këtë. Pra, mos t’iu vij turp: tregojuni atyre!

12. Dëgjoni dhe shikoni me kujdes Kjo do të ju ndihmojë për konkluduar se ku argumentet tuaja janë duke goditur cakun dhe ku çështja e juaj perceptohet të jetë e dobët.

13. Përgjigjuni shpejt në kërkesa për më shumë informacion

14. Përzgjidhni, por jo edhe shumëIdentifikoni zyrtarët që kanë përgjegjësi për çështjen tuaj, por mbani mend se shumica e çështjeve u takojnë apo trajtohen në më shumë se një departament, dhe se shumica e vendimeve janë kolegjiale.

Page 17: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

15

15. Jini këmbëngulësPolitikanët në të gjithë botën shpesh do të ju thonë se rasti i juaj do të trajtohet më së miri po që se “nuk luhatet barka”. Injoroni ata. Ata janë duke u përpjekur për të rregulluar botën ashtu si ju konvenon atyre, por ju keni të drejtë të ju dëgjojnë. Po ashtu, ju nuk duhet të filloni një fushatë që nuk e keni ndërmend për ta ndjekur deri në fund. Pasi të keni vendosur një çështje në rendin e ditës, zyrtarët do ta ndjekin atë tejpërtej, dhe në qoftë se ju nuk e bëni të njëjtën gjë, rezultati mund të jetë katastrofik.

16. Binduni “sundimit” te nëpunësve civil Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e zyrtarëve, në krahasim me politikanët. Sigurisht, politikanët që vendosin (grup relativisht i vogël) mund të ndryshojnë botën, por për shumë çështje, ku lobimi zhvillohet, pushteti i vërtetë qëndron tek zyrtarët. Ata hartojnë raportet. Ata i bëjnë rekomandimet. Ata e vendosin rendin e ditës. Ktheni nëpunësit në anën tuaj, dhe zakonisht do të keni sukses. Nëse dështoni për të bindur ata, atëherë me gjasë nuk do të keni sukses.

17. Djalli është tek detajet Rrallë herë, ju do të loboni me një pikëvështrim të një tabloje filmike të gjerë, ku vendimi mund të jetë bardh ose zi, sukses apo dështim. Por shumë më shpesh, ju do të kërkoni në nuancat e të hirtës, dhe pastaj vëmendja tek detajet do të jetë jetike. Kjo mund të ndez çështjen nëse klauzola thotë, 'dhe' apo 'ose'. Pra, kushtojuni vëmendje detajeve!

18. Të jeni modest kur fitoni Gjëja më e rëndësishme është të fitoni, jo t'iu shohin se keni fituar. Nëse sistemi pranon atë që ju konsideroni të jetë vendim i drejtë, le të marrë lëvdatat.

19. Merreni në konsiderim përfshirjen e medieve Sigurohuni që të vlerësoni përfitimet dhe rreziqet, pro dhe kontra, e bisedës me gazetarët.

20. Përfshini perspektivën e Barazisë Gjinore Të jeni të vetëdijshëm për parimet e BGj dhe përfshini ato kurdoherë dhe kudo që keni mundësi.

Page 18: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

16

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

TRE HAPAT FILLESTAR PËR LAEJL TE SUKSESESHËMNdonëse LAEJL fillimisht i është drejtuar vendimmarrësve (autoriteteve qendrore dhe lokale te shteteve të EJL që janë përgjegjëse për energji, e posaçërisht EE), është më se e rëndësi-shme të përfshihen edhe palët tjera të interesit. Për më tepër, është shumë e rëndësishme të përmendet se pa pjesëmarrjen e publikut (PP) nuk mund të ketë sukses.

Hapat më të rëndësishëm për të arritur objektivat e lobimit janë si në vijim: I. Identifikimi dhe qasja e suksesshme ndaj vendimmarrësve relevant; II. Përgatitja e AsKo dhe themelimi i rrjetit te mbështetësve; III. Identifikimi i palëve tjera të interesit.

I. Identifikimi dhe qasja e suksesshme për vendimmarrësit e EEHapi i parë është për të zgjedhur ata vendimmarrës të cilët kanë fuqinë dhe ndikimin për të bërë ndryshimin e politikave në lidhje me objektivat e EE.

Katër pyetjet kryesore që duhet shtruar janë: 1) Kush është përgjegjës?2) Kush janë vendimmarrësit që mund të zgjidhin problemin?3) Kë duam ta influencojmë? 4) Kush ka nevojë për të ndryshuar diçka dhe kur është momenti më i përshtatshëm

për të arritur këtë?

Shpesh ka persona të cilët nuk janë zyrtarët vendimmarrës, por që kanë shumë ndikim tek vendimmarrësit. Për cilëndo fushatë të lobimit dhe avokimit, për të qenë e suksesshme, është e rëndësishme për të gjetur pozicionet, interesat dhe nevojat/motivimet e vendimmarrësve tek të cilët përpiqemi të kemi ndikim.

Fitimi personal, paaftësia ose mungesa e vetëdijes mund të pengojë ndryshimin e dëshir-uar. Qasja në informacionin e tillë mund të ndihmojë vënien në shënjestër të mesazhit tonë dhe/ose "edukimin" e njerëzve të duhur dhe kthimin e tyre kah këndvështrimi ynë. Kjo do të shërbejë për të rritur ndikimin tonë në të ardhmen. Para se të përpiqemi të bindim dikë për drejtësinë e kauzës ose qëllimit tonë, ne duhet të përpiqemi për të krijuar një marrëdhënie kuptimplote dhe mendjemprehte me atë person. Përfundimisht, vendimmarrësi është një person dhe jo një institucion apo strukturë.

Përveç kësaj, është shumë me rëndësi për të analizuar motivet personale të një vendim-mar-rësi dhe të shohim se si mund të apelojmë ndaj impulseve personale të personit tek i cili dëshirojmë te kemi ndikim.

Një nga mjetet klasike është, dallimi mes pozicioneve (p.sh. kërkesat konkrete) të mbajtura nga ana e vendimmarrësve dhe interesat e tyre themelore dhe nevojat. Duke pasur parasy-sh indeksin e korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, është thelbësore për të qenë i vetëdijshëm për korrupsion dhe mundësinë e kapjes nga ai, kur përfshihemi më shumë me vendimmarrësit. Është e domosdoshme për të shmangur korrupsionin dhe ryshfetin. Lobimi dhe avokimi ka të bëjë me krijimin e marrëdhënieve afatgjata, kështu që zgjidhjet e shpjeta nuk janë ato që ne jemi duke kërkuar. Në qoftë se ne iu përshtatemi vendimmarrësve të kor-

Page 19: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

17

ruptuar, ne vetëm sa do ta forcojmë pozitën e tyre, kështu që ne duhet të përqendrohemi tek vendimmarrësit e ndershëm dhe transparent, dhe t’iu sigurojmë atyre informacionet që kanë nevojë për ta luftuar korrupsionin.

Një lobist i efektshëm duhet ta dijë se si procesi i vendimmarrjes që ka të bëjë me objekti-vin e tij të lobimit dhe avokimit, rrjedh në të gjitha arenat relevante politike. Këto mund të përfshijnë parlamentin kombëtar, ministritë e duhura qeveritare, nivelin e BE-së, ambasadat kombëtare dhe postet diplomatike, etj. Duke ditur se si arrihen vendimet (p.sh. duke pasur informacion të detajuar mbi procedurat që janë duke u ndjekur në parlamentin kombëtar, BE, etj), do të na ndihmojë që, jo vetëm të përqendrohemi në analizimin e palëve të intere-sit, por edhe për të identifikuar vendimmarrësit që kanë rëndësi. Kjo do të kontribuojë në efektivitetin tonë të përgjithshëm.

Natyrisht, koha e aktiviteteve lobuese është thelbësore. Prandaj është e rëndësishme për të gjetur se në të cilën fazë procesi i vendim-marrjes qëndron në raport me objektivin tonë të lobimit. Në përgjithësi, duhet dalluar katër faza në procesin e vendim-marrjes: faza fillestare, faza analitike, faza formale e vendimmarrjes dhe faza e zbatimit. Vendimmarrësit kërkojnë informacione të përshtatura për secilën prej këtyre fazave (të dhëna kërkimore, përvojat nga terreni), si dhe ndihmë për të gjeneruar mbështetje të mjaftueshme publike dhe politike për vendimet e tyre. Lobistët duhet të vënë veten në pozicionin e duhur, për të ofruar informa-cionin e kërkuar dhe mbështetjen në kohën e duhur, dmth në fazën e duhur të procesit të vendim-marrjes. Paraqitja e rezultateve dhe rekomandimeve nga një projekt kërkimor pasi që Parlamenti të ketë marrë tashmë vendimin e tij, nuk i shërben asnjë qëllimi dhe vetëm se do të irritojë njerëzit që ndikohen nga ai vendim. Gjetjet e tilla duhet të paraqiten në një fazë më të hershme, kur vendimmarrësit janë në kërkim të drejtimeve dhe alternativave politike.

Shanset për ndikim janë më të larta në fazën fillestare të procesit të vendim-marrjes. Kjo është për shkak se çështja nuk është ende (ose sapo është vënë) në agjendën politike, dhe ka ende shumë mundësi për të bartë çështjen matanë. Në fazën analitike, informacioni dhe fakte gjithnjë e më shumë do të shtyhen përpara, duke e bërë çështjen më të vështirë për të ndryshuar mendimin e njerëzve që iu intereson. Shanset janë edhe më të ulëta në momentin e vendimmarrjes formale: në përgjithësi vendimmarrësit nuk kanë dëshirë për të ndryshuar pozicionin e tyre në këtë pikë të procesit (që do të dukej si “humbje e fytyrës”). Në fazën e implementimit, në përgjithësi hyjnë në lojë palë të reja të interesit, që do të thotë mundësi të reja për të ndikuar në zbatimin e vendimit të marr. Megjithatë, konkluzioni i përgjithshëm është se, gjithmonë është më mirë për të kërkuar ndikimin në fazën e hershme. Për sa i përket transparencës së procesit të ndikimit, ai është më i larti në momentin e vendimmarrjes formale (shpesh i ndërlidhur edhe me përcjellje të medieve të vendimmarrësve). Megjithatë, lobistat rëndom nuk kërkojnë paraqitje publike, sepse kjo ju mundëson që të gjejnë alternativa të përshtatshme dhe situata fito-përfito pa i vënë në rrezik palët e interesit dhe pa e rrezikuar "humbjen e fytyrës" të personave vendimmarrës.

II. Përgatitja e AsKo dhe themelimi i rrjetit te mbështetësveNë mënyrë që të përfitohet më shumë njohuri dhe kontroll mbi LAEJL, AsKo duhet të ndërm-arrë disa veprime përgatitore duke filluar me një vlerësim, për të ndihmuar në marrjen e një ideje më të mirë të situatës aktuale organizative dhe të burimeve aktuale në dispozicion për lobim. Vlerësimi i tillë mund të sigurojë një ndjenjë më të mirë për rezultatet e mundshme, qoftë pozitive apo negative.

Page 20: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

18

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

Mënyra më efektive për ndikim është që të qenit proaktiv. Kjo do të thotë, të përpiqesh për të ndikuar tek vendim-marrësit, në fazën sa më të hershme të procesit të jetë e mundur.

Për ta bërë këtë, AsKo duhet:• Te marr iniciativën (të këtë diçka për tu ofruar vendimmarrësve, një alternativë!);• Të përcaktoj se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është (të kuptohet procesi i

vendim-marrjes);• Të sigurohet të ketë kohë të mjaftueshme për të përgatitur argumentet dhe strate-

gjinë;• Të sigurohet të ketë kohë të mjaftueshme për të ndërtuar koalicione me aleatët (po-

tencial);• Të sigurohet të ketë kohë të mjaftueshme për të grumbulluar të dhëna të besueshme;• Të jeni të gatshëm me lejuar vendimmarrësin (sit) të marr lëvdatat për vendimin të

cilin ne e kemi ndihmuar të arrihet.

Duhet të mbahet në mend, se të qenit proaktiv gjithashtu do të thotë, të jesh i përgatitur për të kontribuar në zhvillimin e procedurave më të përshtatshme, dhe të jeni të gatshëm për të marrë bashkë-përgjegjësi për rezultatet e procesit. Pasi që këto rezultate mund të jenë pozi-tive apo negative, është e rëndësishme që paraprakisht të identifikohen rreziqet potenciale!

III. Identifikimi i palëve tjera të interesitSi lobist, AsKo ka nevojë për të marrë një pasqyrë të të gjithë palëve të interesit që punojnë në objektivat e tyre të lobimit: miqtë, të papërcaktuarit dhe kundërshtarët. Këta e përbëjnë të ashtuquajturën Arena e Avokimit. AsKo duhet të ndjekë veprimet e palëve të interesit, pasi që ata mund të mbështesin/forcojnë lobin e tyre (aleatët) apo të fillojnë një lob oponent (kundërshtarët). Për më tepër, të papërcaktuarit janë me interes të veçantë, pasi që këta mund të ndikohen në mënyrë atë mënyrë që të na bëhen aleatë. Krijimi i pasqyre më të mirë për qëndrimet dhe aftësitë e këtyre akterëve, mund të na ndihmojë për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme LAEJL.

Duhet të shtrohen këto pyetje të rëndësishme:• Kush janë palët tjera të rëndësishme të interesit (përveç vendimmarrësve)? • A ka grupe ose persona të tjerë që mund të minojnë atë që ne duam të arrijmë apo të deklarojmë? • Nëse po, cilat janë arsyet dhe argumentet e tyre? • A mund të identifikohen rrejte të tjera me të cilat AsKo mund të bashkëpunojë?

Hapi tjetër në lidhje me objektivat e lobimit të AsKo, është zhvillimi i një harte të palëve të interesit dhe përcaktimi nëse secili akterë bie në kategorinë "mik", "neutral" apo kategorinë "kundërshtar". Po ashtu, është në interes të AsKo që për çdo akterë (palë të interesit) të listës, të gjej informacionet e mëposhtme:• Cilat janë sukseset dhe dështimet e tyre në gjetjen e mbështetjes për pozicionet e tyre?• Çfarë duan në lidhje me objektivin tonë të lobimit: çfarë propozojnë ata?• A ka mundësi për bashkëpunim?• Cilat janë rreziqet (personale, institucionale, financiare) që përfshihen gjatë ba-

shkëpunimit ose mosbashkëpunimit, me këto palë të interesit?

Page 21: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

19

Përveç kësaj, AsKo duhet të marr në konsideratë vlerësimin vijues:• Pozitën e secilit akterë (pale të interesit) të identifikuar në lidhje me çështjen: në favor,

kundër apo indiferent;• Ndikimin e secilit akterë, i cili varet nga pozicioni i tyre (formal) dhe pushteti, rrjetin e

tyre, kontaktet dhe burimet e tyre, etj.• Rëndësia e secilit akterë, i cili është shprehur sipas të dy kushteve, pozicionit të tyre

dhe ndikimit të tyre, në raport me objektivin tonë të lobimit.

Rrjeti duhet ti mundësoj AsKo për të identifikuar akterët kryesorë, pozitat dhe ndikimin e tyre në lidhje me një çështje të caktuar. Kjo do të ndihmojë AsKo, për të identifikuar se cilat palët e interesit arrijnë rezultatet më të mira. Ndoshta më e rëndësishmja është se ky vlerësim do ti lejoj AsKo për të identifikuar pozicionin dhe ndikimin e palëve të interesit për të cilat AsKo nuk ka njohuri. Këto subjekte duhet të kontaktohen, pasi ato janë akterë potencialisht interesant për t'u përfshirë në LAEJL.

PALËT KRYESORE TË INTERESIT TË LAEJL Në të gjithë procesin e tranzicionit të energjisë me theks të veçantë për efikasitetin e ener-gjisë dhe zhvillimin e qyteteve dhe komunave me energji të qëndrueshme, palët kryesore të interesit në vendet e EJL, sipas roleve të tyre, mund të ndahen në 5 kategori kryesore:A. Palët ndërkombëtare dhe kombëtare të interesit që kanë ndikim B. Vendimmarrësit nacional (politikanët dhe zyrtarët)C. MediaD. OJQ-të dhe organizatat tjera mbështetëseE. Publiku i gjerë

A. Palët ndërkombëtare dhe kombëtare të interesit që kanë ndikimDisa nga palët ndërkombëtare dhe kombëtare të interesit me ndikimin më të madh në pro-ceset e lobimit dhe avokimit në vendet e EJL (sipas renditjes alfabetike) janë8:

• ALTER-Net – Biodiversiteti afatgjate, Ekosistemi dhe Rrjeti për Hulumtimin e Vetëdijesimit9

• APS – Akademia e Studimeve Politike ne Shqipëri • BFPE – Fondi për Ekselencë Politike ne Beograd• Rrjeti i Evropës Qendrore dhe Lindore për Çështje Gjinore (CEE Gender Network)10

• Grupi për Lidership për Klimë të Qyteteve - C4011

• Këshilli i Komunave dhe Regjioneve Evropiane - CEMR12

• CRPM – Qendra për Hulumtim dhe Hartim te Politikave në Maqedoni• Drejtoria Gjenerale e KE për Energji13

8 More info about stakeholders avaiable in EeMA Sustainable Energy Roadmap for AoMs in SEE countries, avaiable at: http://uom.me/en/wp-content/uploads/2016/01/Roadmap-for-Sustainable-Energy-Municipalities.pdf

9 More information on: http://www.alter-net.info/

10 More information on: https://ceegendernetwork.wordpress.com11 http://www.c40.orghttp://www.c40cities.org/

12 More information on http://www.ccre.org/13 More information on http://ec.europa.eu/dgs/energy/index_en.htm

Page 22: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

20

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

• Drejtoria Gjenerale e KE për Mjedis• ECNC-Qendra Evropiane për Ruajte të Natyrës14

• ECRAN – Rrjeti Rajonal për Aderim për Mjedis dhe Klimë15 • EEA – Agjencioni Evropian për Mjedis16

• ENVSEC – Iniciativa për Mjedis dhe Siguri• ESDN – Rrjeti Evropian për Zhvillim te Qëndrueshëm17

• Asociacioni Evropian i autoriteteve lokale për tranzicion te energjisë – Qytetet e Energjisë18

• GEF – Lehtësitë për Mjedis Global19

• GIZ - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Jug Lindore20

• ICLEI - Qeveritë Lokale për Qëndrueshmëri21

• Institucionet Ndërkombëtare Financiare: EIB, WBiF, EBRD, KfW, Banka Botërore, etj.• JICA – Agjencioni Ndërkombëtar Japonez për Bashkëpunim• NALAS – Rrjeti i Asociacioneve te Autoriteteve Lokale për Evropën Juglindore22

• Rrjeti i Regjioneve dhe Zonave Metropolitane Evropiane - METREX23

• Rrjeti i qyteteve kryesore Evropiane - EUROCITIES24

• OECD Rrjeti për Barazi Gjinore (GENDERNET)25

• PEEN – Rrjeti Ekologjik Pan-Evropian• PIPS – Instituti për Studime Politike i Prishtinës• RENA – Rrjeti Rajonal për Mjedis për Aderim - platforma për Ministritë e Mjedisit

nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë26

• SDC Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim • SDR – Shkolla për Lidership Demokratik ne Mal të Zi• SEE.NET – Rrjeti i Evropës Juglindore për Energji dhe Transport27

• SIDA - Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Suedisë• SPS – Shkolla e Studimeve Politike në Bosnjë dhe Hercegovinë28

• Fushata e Qyteteve dhe Qytezave të Qëndrueshme - ESCT Campaign29

14 ECNC has its head office in Tilburg. A regional office for Central and Eastern Europe, the Caucasus and Central Asia in Zagreb, Croatia, is currently in the process of establishment. ECNC is also served by Centro Mediterráneo in Barcelona, Spain. Both regional offices are being converted into offices of the ECNC Group, More information available on: www.ecnc.org

15 More information on: www.ecranetwork.org

16 More information on www.eea.europa.eu

17 More information on: http://www.sd-network.eu

18 More information on http://www.energy-cities.eu/

19 More info on https://www.thegef.org/gef/whatisgef

20 More information on www.giz.de

21 http://www.iclei.org/

22 More information on www.nalas.eu

23 More information on http://www.eurometrex.org/

24 More information on http://www.eurocities.eu

25 http://www.oecd.org/dac/gender-development/about-gendernet.htm

26 More information on: www.renanetwork.org

27 SEE NET is initiated and created within the scope of the EC funded project “Networking and Capacity Building of environ-mental NGOs to Increase Energy Efficiency and Renewable Sources of Energy in Western Balkans” which is coordinated by regional partners Zelena akcija – FoE Croatia, Center for Environment, Bosnia and Herzegovina and Front 21/42, Macedonia; More information on: http://www.see-net.net

28 More information on: http://www.coe.int/t/dgap/sps/

29 More information on http://www.sustainablecities.eu/

Page 23: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

21

• UNDP – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara 30

• UNEP- Programi Ambiental i Kombeve të Bashkuara31

• UNIDO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial32 • USAID – Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar33

B. Vendimmarrësit nacional (politikanët dhe zyrtarët)Bosnja dhe Hercegovina

Vendimmarrësit më me ndikim në lidhje me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit në nivel shteti janë:

• Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike• Ministria e Financave dhe Thesarit

Autoritetet dhe institucionet relevante me ndikim ne Federatën e BeH janë:• Qeveria Federale• Parlamenti Federal• Ministria Federale e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike• Ministria Federale e Energjisë, Minierave dhe Industrisë• Ministria Federale e Planifikimit Fizik• Ministria Federale e Mjedisit dhe Turizmit• Ministria Federale e Drejtësisë• Ministria Federale e Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pyjeve• Fondi Mjedisor i Federatës të BeH34

Në Republikën Serbe, autoritetet nacionale që merren me energji janë:• Qeveria e Republikës Serbe• Parlamenti i Republikës Serbe• Ministria e Industrisë, Energjisë dhe Minierave• Ministria e Ekonomisë• Ministria e Administrimit dhe Vetëqeverisjes Lokale• Ministria e Transportit dhe Komunikimeve• Ministria e Financave• Ministria e Planifikimit Hapësinorë, Rindërtimit dhe Ekologjisë• Ministria e Edukimit dhe Shkencës• Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave• Fondi për mbrojtje të mjedisit dhe efiçiencë të energjisë në Republikën Serbe35

30 http://www.undp.org

31 http://www.unep.org/

32 http://www.unido.org/unido-united-nations-industrial-development-organization.html

33 https://www.usaid.gov/

34 More information on:http://www.fzofbih.org.ba/

35 More information on: http://www.ekofondrs.org/

Page 24: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

22

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

Kosova

Vendimmarrësit relevant në lidhje me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit janë:

• Qeveria e Kosovës• Parlamenti i Kosovës • Ministria e Zhvillimit Ekonomik• Ministria e Pushtetit Lokal

Maqedonia

Vendimmarrësit relevant në lidhje me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit janë:• Qeveria e Maqedonisë• Parlamenti i Maqedonisë• Ministria e Ekonomisë • Ministria e Financave• Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Furnizimit me Ujë• Ministria e Transportit dhe Komunikimeve• Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik• Ministria e Edukimit dhe Shkencës • Agjencioni për Energji

Mali i Zi

Vendimmarrësit relevant në lidhje me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit janë:• Qeveria e Malit të Zi• Parlamenti i Malit të Zi• Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit• Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural• Ministria e Ekonomisë• Ministria e Financave• Ministria e Brendshme

Serbia

Në Republikën e Serbisë, autoritetet nacionale përgjegjëse për energjinë janë:• Qeveria e Republikës së Serbisë• Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë• Ministria e Financave • Ministria e Edukimit• Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit• Ministria e Minierave dhe Energjisë• Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës• Ministria e Administrimit Publik dhe Vetëqeverisjes Lokale• Agjencioni për Energji i Republikës së Serbisë

Page 25: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

23

C. OJQ-të dhe organizatat tjera mbështetëse me ndikim ne vendet e EJL Lista e OJQ-ve dhe organizatave të tjera mbështetëse në vendet e EJL (sipas rendit alfabe-tik), përbëhet nga, dhe jo vetëm:

• CEDEF – Forumi Evropian Qendror për Zhvillim

• CEE Rrjeti për Mbikëqyrje të Bankave36

• Qendra për Mjedis, BeH

• CPI – Qendra për Avokim te Interesit Publik, BeH37

• EFEKT - Rrjeti për Energji Miqësore ndaj Mjedisit, BeH

• Shtëpia e Gjelbër, Mali i Zi38

• MACEF – Qendra Maqedonase për Efiçiencë të Energjisë

• Rrjeti i Shkollave për Studime Politike ne EJL39

• REC – Qendra Rajonale për Mjedis

• Rrjeti për Ndryshime në EJL

D. Akterët40 medial me ndikim në vendet e EJL

NIVELI RAJONAL

Ueb portalet www.aljazeera.com n1info.com (BeH, Serbia dhe Kroacia)www.trt.net.tr/bosanski/content/Televizija-Trt

Mediet relevante për çështje teknike

Balkan Green Energy News web portal – www.balkangreenenergynews.comwww.energyobserver.com

TV stacionet Al Jazeera Ballkan (regjioni)N1 (Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina)TRT- Avaz (BeH, Shqipëria)

Radio stacionet Radio Evropa e Lirë

36 More information on: http://bankwatch.org/

37 More information on: http://cpi.ba/

38 "Joint action plan for the ecological defense of Cemiriver and the sustainable environmental development of the cross-border area" started in January 2014. through partnership of Urban municipality of Tuzi and NGO Green Home from Montenegro, municipality of Kelmend and Hope from the future from Albania and Italian organization OpenCom Aps.

More information: http://www.greenhome.co.me/

39 More info on: http://publicdialogue-energy.org/

40 All media are listed alphabetically

Page 26: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

24

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

Ueb portalet www.banjalukalive.com; www.blic.rs; www.buka.com; www.depo.ba; www.glassrpske.com; www.klix.ba; www.nezavisne.com; ww.radiosarajevo.ba; www.slobodna-bosna.ba

Mediet e shkruara Dnevni Avaz; Dnevni List; Euro Blic; Glas Srpske; Nezavisne Novine; Oslobođenje; Press RS; Večernje Novosti; Večernji List

TV stacionet Al Jazeera Balkans, BiH; ATV; BHTV; BN; FACE TV; FBiH; Hayat TV; N1 BiH; OBN; PINK BH; RTRS; TV1

Radio stacionet BH Radio 1; Radio Antena Sarajevo; Radio BN; Radio M; Radio Slobodna Evropa; Radio Stari Grad (RSG); RTRS

Revistat BH Dani; Slobodna Bosna; Faktor; Istina; Respekt magazin

Agjencionet Mediale

ANADOLIJA (MA Turke: Drejtorati Rajonal për Ballkan – Sarajevë); FENA; ONASA; SRNA

KOSOVA

Ueb portalet http://botasot.info/; http://koha.net/; http://www.indeksonline.net/; http://zeri.info/; www.gazetaexpress.com; www.kosova-sot.info; www.telegrafi.com

Mediet e Shkruara Bota Sot; Gazeta Express; Koha ditore; Kosova Sot; Zëri

TV stacionet KTV; RTK; TV Dukagjini; TV Klan; TV21

Radio stacionet Radio 21; Radio Dukagjini; Radio Kosova

Revistat Kosovarja

Agjencionet Mediale

Koha net; RTK; RTV21

Page 27: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

25

MACEDONIA

Ueb portale www.off.net.mk; www.on.net.mk

Mediet e Shkruara Dnevnik; Utrinski vesnik; Vest

TV stacionet Macedonian Radio and Television; SITEL; Telma

Radio stacionet Antenna 5; City FM

Revistat Kapital; Lice V Lice

Agjencionet Mediale

Media Print Macedonia

MALI I ZI

Ueb portalet www.cdm.me; www.portalanalitika.me; www.vijesti.me/tag/mediji-u-crnoj-gori-20966;

Mediet e Shkruara Dan; Pobjeda; Vijesti

TV stacionet Prva TV; Radio televizija Crne Gore; RTV Vijesti; RTV Atlas

Radio stacionet Radio Antena M; Radio Crne Gore

Agjencionet Mediale

Mina

SERBIA

Ueb portalet http://www.b92.net/; http://www.blic.rs/; http://www.istinomer.rs/; http://www.kurir.rs/; https://www.cenzolovka.rs/

Mediet e Shkruara Blic; Danas; Kurir; Politika; Vecernje novosti

TV stacionet Al Jazeera Balkans; Pink; RTS; Studio B; TV B92; TV N1; TV Prva

Radio stacionet JAT; Naxi; Radio Beograd; Radio S; Studio B

Revistat Nedeljnik; Newsweek; Nin; Novi Magazin; Vreme

Agjencionet Mediale

Beta; Fonet

Page 28: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

26

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

ANALIZA E PALËVE TË INTERESIT TË LAEJLLista e palëve të interesit të LAEJL e paraqitur në kapitullin e mëparshëm nuk është e tëra. Ka shumë e më shumë grupe të interesit të cilat mund ta mbështesin tranzicionin e EE në vendet e EJL. Për shkak të kufizimeve të shpeshta të përpjekjeve dhe kohës, është thelbësore të identifikohen palët më të rëndësishme të interesit për një detyrë dhe situatë të veçantë. Mjeti më i mirë për identifikimin e akterëve më të ndikuar nga objektivat e AsKo, si dhe për të identifikuar rëndësinë e objektivit për akterë (pozitiv, neutral ose kundërshtarët), është kryerja e Analizë së Palëve të Interesit.

Analiza e Palëve të Interesit bazohet në matricën Aleatët dhe Kundërshtarët, e cila paraqet ndikimin e tyre dhe shkallën e identifikimit me qëllimet tona (Figura 2).

Hapi i ardhshëm, pas identifikimit dhe kategorizimit the palës së interesit duke përdor Matricën Aleat dhe Kundërshtarë, është për të definuar llojin e veprimit për secilin prej tyre përmes Matricës së Prioriteteve të Audiencës (Figura 3)

Figura 2: Matrica e Aleatëve dhe Kundërshtarëve

Page 29: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

27

Përgatitja e matricës së përshkruar si mjet efikas për analizën e rëndësisë së palëve të interesit për objektivat e AsKo duhet të përdoret si një mekanizëm i dëshmuar për të minimizuar përpjekjet dhe për të maksimizuar rezultatet

Figura 3: Matrica e Prioritetit te Audiencës

SI TË PUNOHET ME GAZETARË?41Veglat e LAEJL për marrëdhënie me media

Pa marr parasysh a jeni duke punuar me politikanë, zyrtarë apo gazetarë, ju keni të bëni me natyrë njerëzore. Kujdesi, qartësia, mendimi praktik dhe mirësjellja, janë karakteri-stika që gjithmonë do ju mbajnë në vend të mirë.

Veglat për marrëdhënie me media të LAEJL duhet të përfshijnë:Njoftimet për shtypKomunikatat për shtypDeklaratat për shtypPyetjet dhe përgjigjetKonferencat për shtypIntervistat e shkurta një me njëKrijimi i kontakteve

41 Michael Burrell: A specially commissioned report: Lobbying and the Media: Working with Politicians and Journalists, 2001

Page 30: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

28

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

Si me përgatitë një njoftim efikas për shtyp?Njoftim për shtyp është formë që duhet të jetë bazë e komunikimit të AsKo me gazetarë, dhe elementet e domosdoshme për një njoftim të mirë shtypi janë lehtë të identifikueshme. Filloni me një kryetitull që katapulton mesazhin tuaj kryesor dhe sigurohuni që ai të përsëritet në paragrafin e parë. Paraqitni pikat tuaja duke filluar nga më të rëndësishmet deri te ato me pak të rëndësishme. Në këtë mënyrë nëse njoftimi juaj është “këputur” në pjesën e poshtme, gjë që ndodh shpesh, njoftimi nuk do ta humbë kuptimin e vet, kudo që shkëputet.

Kur të hartoni një njoftim për shtyp përpiquni ta vendosni vetën tuaj në pozitën e gazetarit kryesor që do ta merr këtë njoftim. Merreni parasysh se cilat pika kanë me shumë gjasë të jenë interesante dhe përfshini ato në njoftim.

Shmanguni dhënies së opinioneve sikur të ishin fakte. Mënyra standarde e përcjelljes së opi-nioneve në një njoftim për shtyp është të vendosen opinionet nën thonjëza, dhe shumica e njoftimeve për shtyp do të përfitojnë nga përfshirja e citateve të gatshme.

Gjithmonë shënoni detajet e kontaktit, numrin e telefonit, nëse është e mundur, e-mailin dhe numrin e faksit në fund të njoftimit tuaj, për ata që do të duan më vonë të shtrojnë pyetje. Formuloni njoftimet për shtyp ashtu që të jenë të shkurta dhe aty ku ju ndjeni nevojën për të përfshirë detaje, vendosni në "shënimet për redaktorët”, pas pjesës kryesore të tekstit. Nëse keni një ueb faqe, mos harroni të mbani këto azhurnime të informatave tek njoftimet më të fundit tuaja për shtyp. Para se ta dërgoni një njoftim për shtyp, mendoni me kujdes për pyetjet që ai njoftim mund të nxisë të bëhen nga gazetarët dhe sigurohuni që të jeni të përgatitur mirë për t'iu përgjigjur atyre.

Komunikatë për shtyp Një komunikatë për shtyp nuk shpallë një zhvillim të veçantë, por më shumë merret me përc-jellën e kontekstit të informatës për organizatën tuaj. Përsëri duhet theksuar se, komunikata duhet të përfshijë detajet e kontaktit, numrin e telefonit, dhe kur është e përshtatshme, duhet të përfshijnë edhe detajet e ueb-faqes tuaj dhe të postohet në ueb-faqen tuaj. Edhe pse, në krahasim me njoftimin për shtyp, informacioni i komunikatës për shtyp do të jetë pa kohë të caktuar, ajo duhet të azhurnohet. Komunikatat janë një mjet veçanërisht i dobishëm, për një gazetar që është i ri, për të mbuluar subjektin tuaj. Deklaratë për shtyp Një deklaratë për shtyp ndryshon nga një njoftim për shtyp në atë që nuk është e përgatitur vullnetarisht dhe shpërndarë, por më tepër është përgatitur në mbrojtje dhe përdoret për përgjigje të pyetjeve. Mund të ketë raste kur ju nuk jeni duke kërkuar publicitet, por kur ju duhet të jeni gati për të bërë një përgjigje koherente për hetimet. Ju ndoshta shpresoni se një deklaratë e tillë nuk do të ketë nevojë të përdoret, por ia vlen të jeni të përgatitur. Normalisht, deklaratat për shtyp duhet të jenë të shkurta dhe në temë.

Pyetjet dhe përgjigjetKur ju planifikoni një njoftim për ndonjë çështje komplekse apo keni arsye për të parashikuar se do të mund t’iu bëhet ndonjë pyetje e sikletshme, atëherë planifikoni dhe përpiquni të parashikoni se çfarë pyetje mund t’iu bëhet dhe cila do të ishte përgjigja më efektive për atë pyetje. Përqendrohuni në këtë punë përgatitore në sferat ku ju ndiheni më pak rehat. Nëse ju prisni një konferencë për shtyp të vështirë, mund t’ia vlej të bëni prova 24 orë më përpara se të bëhet konferenca.

Page 31: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

29

Konferenca për shtypKonferenca për shtyp duhet të mbahet vetëm kur ju keni një njoftim shumë të rëndësishëm për të bërë. Në përgjithësi, gazetarët janë njerëz të zënë dhe nuk durojnë të humbin kohë në pjesëmarrje të konferencave për shtyp, përveç nëse marrin një tregim vërtet të mirë për ta. Edhe kur ju vendosni për të mbajtur një konferencë për shtyp, konsideroni ta quani një brifing për shtyp; kjo e përcjell në njërën anë, përshtypjen se ju do të jepni të dhëna të freskëta të dobishme dhe në anën tjetër, kushtet e pritjes për numrin e pjesëmarrësve së gazetarëve (dmth., nuk do të jenë enorme).

Kur ju vendosni për të mbajtur një konferencë për shtyp, përpiquni për tu dhënë medieve njoftime të mjaftueshme dhe mos harroni për të theksuar lokacionin dhe kohën e konferen-cës. Konferenca për shtyp duhet të mbahet në një vend që është i përshtatshëm për tu arrit, në një sallë që nuk është as shumë e madhe, as e vogël, dhe në një kohë të përshtatshme (shpesh kjo do të thotë paradreke). Pasi të keni mbyllur pjesën formale të konferencës për shtyp, nëse lejon koha, veni veten në dispozicion të gazetarëve individual, që t’iu bëjnë ndonjë pyetje. Kjo do t'u japë atyre një mundësi për të ndjekur ndonjë këndvështrim të caktuar në të cilat ata kanë një interes dhe për të cilat ata nuk dëshirojnë ti paralajmërojnë kolegët e tyre. Gjithashtu, kjo çdo gazetari të transmetuesve, ju ofron një mundësi për t’iu intervistuar juve.

Intervistat një me njëIntervista një-me-një mund të jetë një mënyrë shumë efektive për të ndërtuar një marrëd-hënie të mirë me gazetarët individual; ajo sinjalizon se ju i vështroni ata si të rëndësishëm për organizatën tuaj dhe ajo ju jep një mundësi shumë të sigurt gazetarëve për të ndjekur pistat e hetimit pa u përgjuar nga konkurrentët. Ajo gjithashtu ju jep mundësinë për të përcjellë informata të prapaskenës nga burime të paverifikuara - që do të thotë, se ju jeni të lumtur për informacionin që do të përdoret, me kusht që ju nuk do të zbuloheni se jeni burimi i informatës. Megjithatë, keni kujdes! Gazetari ka të drejtë të supozoj se çdo gjë që ju thoni është zyrtarisht dhe mund t’iu citoj, përveç nëse ju e tregoni qartë të kundërtën.

Krijimi i kontakteve dhe ruajtja e tyre Në natyrën e njeriut është për të qenë më dashamirës ndaj njerëzve që i njohim se sa ndaj një të panjohuri. Prandaj, shpesh mund të jetë e vlefshme të investoni ca kohë në ndërtimin e marrëdhënieve me gazetarë me të cilët ju do të duhet të merreni në të ardhmen. Sidoqoftë, gjithmonë bëjeni të qartë, se kjo është pikërisht ajo që ju po bëni - në mënyrë që gazetarët të mos mashtrohen se ju gjoja po ju jepni një storie, në krahasim me informata të dobishme kontekstuale. Një përparësi e madhe e këtij lloji të takimit është se ajo u jep juve, ashtu edhe gazetarit, mundësinë për të bërë pyetje dhe për të dëgjuar përgjigjet. Shumë gazetarë të specializuar kanë një fond të madh të njohurive, të cilat ata shpesh do të jenë të gatshëm me i ndarë me ju. Disa nga “kontrolluesit” më të aftë të medieve janë ata persona të cilët e vlerësojnë se takimi me një gazetar mund të jetë një mundësi për të njohur gjëra të reja, si dhe për të përcjellë një mesazh. Përparësia tjetër e këtij lloji të ndërtimit të kontakteve, është se ju do ti njihni me emër personat që bëjnë pyetje në një konferencë shtypi. Kjo është një pikë e vogël, por e tillë që në përgjithësi mendjes së një gazetari do ti bëjë thirrje për vetëvlerësim.

Page 32: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

30

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

PROJEKTET FLAMURTARE TE LOBIMIT NË VENDET E EJL42

Iniciativa e Dialogut Publik për Përdorimin të Qëndrueshëm të Energjisë në Evropën Juglindore (PDI) ka filluar në vitin 2010 nga anëtarët e rrjetit të shkollave për studime politike në Evropën Juglindore, nën përkujd-esën e Këshillit të Evropës, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim dhe Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglin-dore-Efiçiencë të Energjisë, (GIZ-ORF-EE).

Fondi i Beogradit për Ekselencë Politike (Serbia), Shkolla për Lidership Demokratik (Mali i Zi) dhe Akademia për Zhvillim Politik (Kroaci), në bashkëpunim me OJQ-DOOR (Kroacia) janë themeluar nga PDI. Në vitin 2011 Iniciativës (PDI) i është bashkuar Akademia e Studimeve Politike (Shqipëri) dhe Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (IRJ e Maqedonisë), dhe më në fund në vitin 2012 Iniciativës i është bashkuar edhe Shkolla e Studimeve Politike (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (Kosovë ).

Qëllimi i Iniciativës është të nxisë ngritjen e kapaciteteve dhe dialogut publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në mes të përfaqësuesve të parlamenteve, qeverive, sektorit të biznesit, medieve dhe shoqërisë civile, ndërsa Rrjeti i Shkollave të Studimeve Politike ka një rol ndërmjetësues.

Përderisa shtetet në rajonin e Evropës Juglindore kanë arritur progres relativisht të mirë në transferimin e standardeve ligjore dhe normave të BE-së, në legjislacionin e politikave të tyre kombëtare, në zbatimin e politikave tashmë të miratuara vërehet një progres shumë i ngadalshëm që është shqetësues. Kjo është arsyeja pse kjo Iniciativë ka të bëjë me krijimin e platformave promovuese për krijimin e një dialogu publik, si dhe për ndërtimin e kapacite-teve për zbatimin e politikave publike, veçanërisht në fushën e EE. Veprime të rëndësishme të përbashkëta në fushën e efiçiencës së energjisë mund të arrihen vetëm me një vullnet të fortë politik, duke rritur dukshmërinë e temës dhe ndërgjegjësimin e të gjitha pjesëve të komunitetit.

Krijuesit e Iniciativës janë të vetëdijshëm për faktin se rritja e vetëdijesimit e bënë të nevoj-shëm të kuptuarit e specifikave të masave dhe kapaciteteve të nevojshme teknike dhe pro-fesionale, si dhe kapacitetet e aplikimit të tyre. Rrjedhimisht, në mjedisin nacional, krijuesit e Iniciativës i zbatojnë aktivitetet edukative përmes organizimit të seminareve profesionale dhe motivuese, i mbledhin përfaqësuesit e grupeve të ndryshme dhe nxisin shkëmbimin e mendimeve dhe qëndrimeve midis tyre, dhe në të njëjtën kohë, krijimin e një dialogu me cilësi të lartë.

Fokusi i parë i Iniciativës është forcimi i rolit të parlamentarëve, si përfaqësues të zgjedhur të

42 More info at http://www.publicdialogue-energy.com/

Page 33: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

31

qytetarëve, nëpërmjet dekretimit dhe monitorimit të implementimit të politikave të qënd-rueshme të energjisë. Në të njëjtën kohë, fokusi është edhe në ri-drejtimin e koordinimit të tyre dhe krijimin e bashkëpunimit me grupet e tjera të interesit (qeverinë, nivelin lokal, sektorin e OJQ-ve, bizneset, media, etj).

Një theks i madh ishte në forcimin e dialogut publik dhe politik brenda vendeve partnere. Rrjeti i Shkollave të Studimeve Politike ka organizuar aktivitete të shumta kombëtare në të gjithë shtatë vendet, duke u fokusuar në çështjet e politikave të energjisë. Si rezultat i kësaj, janë organizuar seanca parlamentare, me temën e efikasitetit energjetik dhe përdorimin e qëndrueshëm të energjisë. Në të gjitha shtatë vendet, seancat që mbulojnë çështjet e efiçiencës së energjisë u zhvilluan për herë të parë, duke treguar një hap drejt transparencës në miratimin dhe zbatimin e politikave në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të energjisë. Në disa prej këtyre seancave kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të AsKo.

Në të ardhmen platforma e një dialogu të tillë mund të shfrytëzohet për diskutime në lidhje me çështjet energjetike lokale.

BARAZIA GJINORE SI NJË NGA PARIMET E LAEJLNjë nga qëllimet e LAEJL është që të promovojë fuqizimin e grave dhe zbatimin e objektivave të barazisë gjinore në strategjitë kryesore, politikat dhe programet në vendet e EJL. Proce-durat e-diferencuara gjinore dhe përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar që gratë dhe burrat të gëzojnë mundësi të barabarta, janë ndër tiparet që duhet të përcaktojnë sektorin e energjisë në vendet e EJL43. Zhvillimi i qasjeve për tejkalimin e pabarazisë gjinore kërkon njohuri në lidhje me pabarazitë në marrëdhëniet gjinore44. Po aq e rëndësishme është të njohësh edhe ndikimet e ndryshimeve në qasje. Menaxhimi i shëndoshë i njohurive ndihmon për të zgjeruar këtë “know-how”, duke vënë theks të veçantë në përpunimin e praktikave të mira me qëllim të zbatimit të suksesshëm të BGj.

Derisa korniza gjithëpërfshirëse ligjore dhe e politikave në lidhje me BGj, në të gjitha vendet e EJL është në vend, në praktikë, gratë nuk gëzojnë “de facto” të drejta të barabarta. Aq më tepër, planet e veprimit kombëtar gjinor marrin vëmendje të kufizuar, nuk kanë buxhet të mjaftueshëm dhe pak zbatohen. Ky mjedis, ndër të tjera, është një nga shumë mbetjet ne-gative të zhvillimeve më të fundit në rajon. Lidhja midis femrave dhe meshkujve në vendet e EJL është ndikuar ndjeshëm nga historia e kohëve të fundit dhe përgjigjet e qeverisjes të imponuara gjatë rindërtimit nga paslufta, shtet-ndërtimit, dhe pranimit në BE45.

Si mund të lobojmë për politika dhe investime të ndjeshme gjinoreDimensionet kryesore të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave i referohen fuqizimit eko-nomik dhe politik dhe rritjes së ndërgjegjësimit. Në nivel kombëtar, në vendet që kanë mi-ratuar ligje apo programe për rritjen e numrit të grave në parlament, shqetësimeve të grave

43 Me shume informata ne EeMA: Udherrefyesi per Energji te Qendrueshme per Asociacionine Komunave ne vendet e EJL, Pjesat 1

44 GIZ Gender Strategy, Mars 2012

45 Dolly Wittberger, PhD, ORF Energy Efficiency - Gender Assessment, Dhjetor 2014

Page 34: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

32

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

rrjedhimisht u është dhënë prioritet më i lartë. Duke pasur parasysh se të gjitha vendet e EJL kanë ratifikuar Konventën e OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), si dhe kanë miratuar ligjet për diskriminim, gjithmonë ka efekt për t’iu referuar atyre kur bëhet fjalë për lobim të barazisë gjinore në pjesëmarrje, përfaqësim, dhe në përgjithësi lobimi për mundësi dhe të drejta të barabarta si për gratë ashtu edhe burrat.46

Hulumtimet nga Eurostep47 dhe Social Watch48 tregojnë se zotimet për barazinë gjinore në bashkëpunimet e zhvilluara, shpesh janë të padukshme në fazat e tjera të procesit të poli-tikë-bërjes, siç janë: ndarjet buxhetore, programimi, zbatimi dhe vlerësimi. Të ndërgjegjshëm për këto mosveprime, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka zhvil-luar një Pikëshënues të Barazisë Gjinore49 (GEM), si një mekanizëm për të gjurmuar se si zbatohen strategjitë për barazi gjinore në të gjithë procesin e politikë-bërjes të ndihmës për zhvillim. Gjatë bisedave për lobim me agjencitë e ndihmave, rekomandohet ti referoheni këtij mekanizmi, kur synoni që politikat gjinore ti bëni më funksionale dhe më efektive.

Social Watch ka zhvilluar Indeksin e Barazisë Gjinore (GEI) për të bërë më të dukshme dhe më të qarta pabarazitë gjinore. GEI është i bazuar në informatat në dispozicion të krahasue-shme ndërkombëtarisht. Kjo lejon për klasifikimin e vendeve dhe renditjen e tyre në përp-uthje me një përzgjedhje të treguesve të pabarazisë gjinore sa i përket: arsimit, pjesëmarrjes ekonomike dhe fuqizimit.

Vendet e EJL kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse50. Procesi kërkon një ndryshim të menduarit të popullatës, një kuptim të territorit si një hapësirë fluide dhe e hapur, ku fati i njërit ka të bëjë me fatin e gjithë të tjerëve. Kjo kërkon ndërtimin e një partneriteti horizontal kundrejt hierarkisë vertikale dhe vendimeve etnike. Ajo kërkon që qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile të shohin veten e tyre si pjesë e një komuniteti, të bëjnë ndarjen e të drejtave dhe detyrimeve në një zonë ose sektor gjeografik, pavarësisht nga gjinia, kombësia, feja apo orientimi seksual.

Rekomandimet për përmirësimin e barazisë gjinore në sektorin e energjisë në vendet e EJL janë:•Paraqitja dhe zbatimi i Indeksit të Barazisë Gjinore (GEI);•Rritja e përputhshmërisë kombëtare me detyrimin për grumbullimin e të dhëna të ndara

sipas seksit (edhe pse analizat, interpretimi dhe azhurnimi kanë një zhvillim të dobët);• Integrimi i barazisë gjinore si një kërkesë për dokumentet e aplikimit te mekanizmat fi-

nanciar te BE-së (p.sh. IPA II, Programet Evropiane të Bashkëpunimit Territorial -Horizonti 2020, CIVITAS, Elena, etj);

•Punësimi i detyrueshëm i ekspertëve të barazisë gjinore ose i kontakt personave për çështje gjinore, në institucionet dhe organizatat publike;

• Ekzistenca e ekspertizës të fortë teknike te femrat në institucionet publike;• Lobimi dhe avokimi i vazhdueshëm për BGj;• Edukimi i vazhdueshëm, informimi dhe ndërgjegjësimi nga OJQ-të dhe organizatat

ndërkombëtare për çështje të rëndësishme të BGj.

46 http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/reports.htm

47 http://www.eurostep.org/

48 http://www.socialwatch.org

49 http://www.oecd.org/dac/gender-development/dac-gender-equality-marker.htm

50 Valentina Pellizzer, Një Platformë Botërore për Evropën Juglindore dhe Rrjetin për Ndërtimin e Paqes, European_Social_Watch_Report_2010

Page 35: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

33

Parimet dhe rregullat e BGj ne LAEJL janë:•PO, perspektivës së grave për të ardhmen politike, ekonomike, sociale dhe mjedisore të

Evropës;•PO, përfaqësimit të barabartë politik dhe ekonomik dhe barazisë gjinore;•PO, mundësive të barabarta, dinjitetit njerëzor, dhe të drejtave të pandashme të njeriut;•PO, shpërblim të barabartë për punë të barabartë;•PO, dinjitetit, prosperitetit dhe shoqërive tona pa varfëri.

MONITORIMI, VLERËSIMI DHE PËRCJELLJA E LAEJL Monitorimi, vlerësimi dhe përcjellja janë pjesë thelbësore e LAEJL dhe mund të bëhen në mënyra të ndryshme. Megjithatë, treguesit e procesit janë gjithmonë mjete të vlefshme. Rezultatet mund të vlerësohen në mënyrë ideale duke e mbajtur një ditar të aktiviteteve dhe rezultateve të tyre. Një ditar i tillë duhet të përbëhet nga aktivitetet e kryera dhe objektivat (e menjëhershme) e arritura. Realizueshmëria e objektivave të lobimit duhet të vlerësohet në mënyrë periodike në përputhje me ndryshimin e konteksteve dhe njohurive (të reja), dhe të rregullohet në përputhje me to.

Treguesit mbi marrëdhëniet e AsKo me vendimmarrësit (politikanët dhe nëpunësit civilë në nivele të ndryshme) mund të përfshijnë:• Si e shohin organizimin dhe objektivat tona vendimmarrësit?• A na kontaktojnë vendimmarrësit në lidhje me informacionet/këndvështrimet?• A na përgjigjen mjaftueshëm vendimmarrësit?• A ekzistojnë më shumë mekanizma për pjesëmarrëse për të dhënë dhe marr të dhëna?

Treguesit mbi efektet e LAEJL tek vendimmarrësit në vendet e EJL mund të përfshijnë:• A janë vendimmarrësit më të vetëdijshëm për çështjet që ne i kemi ngritur?• A e kemi arritur mirëkuptim me vendimmarrësit?• A janë vendimmarrësit më të përgjegjshëm ndaj neve?

Lidhur me ndikim në shoqërinë më të gjerë, treguesit mund të përfshijnë:• Çështjet e ngritura nga ne, a ishin relevante për publikun e gjerë të përgjithshëm?• A kemi pasur sukses në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me çështjet tona në mesin e

publikut të gjerë të përgjithshëm?

Treguesit e përcaktuar më sipër, shpijnë kah detyrat konkrete të veprimit në lidhje me mo-nitorimin, vlerësimin dhe përcjelljen e LAEJL:• Intervistat e plota;• Punëtori me grupe te fokusit;• Pyetësorët me e-mail;• Anketat e opinionit publik;• Hartimi dhe rishikimi i objektivave dhe treguesve të performancës të përcaktuar në një

kornizë logjike;• Shqyrtimi i planeve të veçanta të projektit;• Shqyrtimi i planit të menaxhimit të rrezikut dhe masat për zvogëlimin e tij.

Page 36: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

34

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMETAsKo ka nevojë për një strategji të qartë dhe të drejtpërdrejtë lobimi për EE për të qenë në gjendje për të punuar në mënyrë strategjike dhe për të ndarë përgjegjësitë dhe detyrat, me qëllim të arritjes të rezultateve më të mira.

12 hapat e LAEJL për arritjen e rezultateve më të mira:

Hapi 1: Qartësoj objektivat kryesore të AsKo në fushën e efiçiencës së energjisë dhe zh-villimit të komunave me energji të qëndrueshme në vendet e EJL, duke përfshirë edhe zbatimin e BGj;

Hapi 2: Përgatit AsKo për lobim dhe avokim të suksesshëm me qëllim të arritjes së objektivave (caktimin e burimeve njerëzore, burimeve financiare, etj.);

Hapi 3: Përcaktoj objektivat e përgjithshme të lobimit dhe avokimit të AsKo;

Hapi 4: Identifikoj detyrat specifike për EE dhe përcaktoj objektivat e AsKo për to (p.sh. fuqizimi i Ligjit për Efiçiencë të Energjisë);

Hapi 5: Kontrolloje nëse lobimi dhe avokimi është i mundur të bëhet për këtë detyrë specifike - menaxhimi i rrezikut;

Hapi 6: Kryeje analizën e palëve të interesit;

Hapi 7: Definoj vendimmarrësit më me ndikim;

Hapi 8: Definoj palët tjera të interesit me ndikim;

Hapi 9: Zhvilloje Planin e veprimit për Lobim dhe Avokim për këtë detyrë specifike;

Hapi 10: Sigurohu që të përfshish parimet e BGj ne LAEJL dhe PVLA;

Hapi 11: Zbatoje Planin e Veprimit për Lobim dhe Avokim për detyrat e caktuara;

Hapi12: Siguroje të bëhet monitorimi, vlerësimi dhe përcjellja e aktiviteteve të lobimit dhe avokimit.

Mjetet për zhvillimin e suksesshëm të Planit të Veprimit të Lobimit dhe Avokimit, për një detyrë të veçantë janë:• Identifikoj një sërë kriteresh për të vlerësuar dhe zgjedhur aktivitetet më efektive

për lobim dhe avokim;• Identifikoj metodat e përshtatshme (p.sh. takimet me vendimmarrësit, ngjarjet

publike, peticionet, tryezat e rrumbullakëta, artikujt e gazetave, etj) dhe lajmëtarët më të përshtatshëm.

Kriteret e suksesshme duhet të përfshijnë:• Nivelin e ndikimit që aktiviteti do të ketë te vendimmarrësit, opinionin e tyre, qënd-

rimin e tyre, etj.;

Page 37: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

35

• Nivelin e rrezikut (njerëzor, financiar, humbjen e kredibilitetit) ndaj AsKo gjatë ushtri-mit të aktivitetit;

• Burimet që janë të nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve lobuese;• Qasja te lajmëtarët më efektiv (po ashtu me synim të rritjes së dukshmërisë të AsKo).

Lajmëtarët më efektiv mund të jenë: media, personat e famshëm, ekspertët, kolegët, spon-sorët (kombëtare/ndërkombëtare) dhe po ashtu është shumë e rëndësishme të bëhet hartimi i mesazheve të duhura për tipin e caktuar të vendim-marrësve. Publiku i gjerë, akterët e interesuar dhe vendimmarrësit kërkojnë lloje të ndryshme të mesazheve.

Zbatimi i suksesshëm i LAAP për një detyrë të veçantë do të dërgoj përpara AsKo drejt rezul-tateve të dëshiruara. AsKo duhet të mbetet fleksibël dhe i informuar mire gjatë gjithë procesit të zbatimit, e që do ti mundësoj të bëjë përshtatjen e nevojshme ndaj qasjes së zgjedhur mbi kërkesën e parashtruar për ndryshim. Për më tepër, AsKo duhet të kërkojë për të vepruar, dhe të ndërtoj, mbi pikat e forta të Rrjetit të Shkollave për Studime Politike në EJL, gjatë krijimit të marrëdhënieve me vendimmarrësit dhe aleatët potencialë. Është e rëndësishme që të mos prisni rezultate të shpejta dhe të mos harroni se për të krijuar marrëdhënie konfiden-ciale duhet kohë. Është një gjë e mirë të bëhet renditja e rezultateve (të menjëhershme) për të gjitha veprimet dhe aktivitetet, për të dokumentuar progresin. Monitorimi i përpiktë dhe dokumentimi i përpjekjeve të lobimit dhe avokimit, do ti ofroj AsKo një njohuri të thellë për proceset në vazhdim e sipër dhe do të ndihmoj në identifikimin e mundësive për ndërhyrje. Planifikimi i kujdesshëm jo vetëm që do të ndihmojë për të identifikuar fushat specifike të ekspertizës në lidhje me akterë tjerë, por edhe sinjalizon mangësitë eventuale në domenin e njohurive dhe parandalon dyfishimin e përpjekjeve – ashtu që të gjitha këto do të ndihmojnë që AsKo të veproj me vendosmëri gjatë formësimit të qasjes së saj për proceset politike të ndryshueshme.

Rekomandimet për zbatim të suksesshëm të LAEJL janë:

• Mbani shënim për të gjitha proceset aktuale relevante vendimmarrëse në mënyrë që njohuritë tona të jenë gjithmonë të përditësuara. Kjo do të rrit dukshëm efektivitetin e ndërhyrjeve tona. Hartoni skematikisht ekspertizën e rrjetit tonë ose ekspertizën e partnerëve të koalicionit tonë dhe/ose të palëve të interesit që kanë mendime të njëjta me ne, për të pasur qasje në informata plotësuese në lidhje me procedurat zyrtare, interesat personale të vendimmarrësve, etj.;

• Investoni kohë në ndërtimin e marrëdhënieve konfidenciale me vendimmarrësit, stafin e tyre dhe nëpunësit civilë në njësitë përkatëse brenda departamenteve të ndryshme qeveritare. Mos u përqendroni vetëm tek zyrtarët kryesor, por gjithashtu investoni kohë edhe tek asistentët e tyre dhe stafin kyç në departamentet e tyre. Shpesh ata, jo vetëm që kanë ndikim të konsiderueshëm te vendimmarrësit në pushtet, por mund të ndodhë që në të ardhmen, ata vet të bëhen vendim-marrës kryesorë. Gjithashtu, ne duhet të sigurohemi që të jemi gjithmonë në dijeni për çdo ndryshim në zyrat e tyre, në lidhje me vendimmarrësit dhe stafin e tyre, si dhe çdo ndryshim të tablosë së palëve të interesuara në lidhje me fokusin tonë të lobimit;

• Rezultatet dhe efikasiteti i AsKo do të rriten në mënyrë të konsiderueshme duke i

Page 38: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

36

STRATEGJIA E LOBIMIT DHE AVOKIMIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË SHTETET E EJL - LAEJL

bashkuar forcat me Rrjetin e Shkollave për Studime Politike në EJL, si dhe me orga-nizatat qe kanë pikëpamje të njëjta në rrjetet avokimit dhe koalicioneve. Gjithmonë është e këshillueshme për të ndarë pak kohë për të kryer një vlerësim paraprak të vlerës së shtuar potenciale dhe për të vlerësuar grackat e mundshme në rastet kur mendohet bashkimi me ndonjë koalicion;

• Mos shpenzoni shumë kohë duke mbledhur informata nga postimet elektronike, faqet e internetit, etj. Ne duhet të qëndrojnë krah për krah zhvillimeve aktuale, dhe në të njëjtën kohë të jemi selektiv! Përcaktimi se cilat informacione elektronike të plasuar nga njerëzit e ndryshëm, na sjellin dobi të përgjithshme, shpesh na merr kohë të çmuar në krahasim me shfrytëzimin e asaj kohe për takime të afërta dhe biseda telefonike me palët kyçe të interesit;

• Së fundi, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se, puna në lobim dhe avokim mbart me vete rreziqe specifike. Para së gjithash, janë rreziqet profesionale. Si rregull e “arte” është se, lobistët duhet të paraqesin një front të bashkuar dhe gjithmonë të sigurohen se ata dhe kolegët e tyre nuk komunikojnë mesazhe kontradiktore ndaj politikë-bërësve të njëjtë, ashtu që të mos dëmtojnë kredibilitetin e tyre. Po kështu, besueshmëria e një AsKo mund të minohet nëse anëtarët e aleancave me të cilët bashkëpunojmë, kanë imazh negativ ne media. Një lobist i mirë duhet të jetë i përgatitur për ndodhi të tilla. Në kontekstet politike të paqëndrueshme dhe të brishta, lobimi mund të sjellë madje edhe rreziqe personale, pasi jo të gjitha palët e interesuara mund të kenë një reagim po aq pozitiv në përpjekjet tona lobuese dhe avokuese. Një vlerësim i rregullt i rrezikut do të na pozicion me mirë kur të merremi me situata të paqëndrueshme në momentin që shfaqen;

• Nuk ka ndonjë “recetë universale” efektive për të gjitha lobimet dhe avokimet. Shumë varet nga kompetencat analitike të vet lobistit, njohurive të tij, përkushtimit dhe aftësisë së tij për të gjetur strukturën e duhur dhe për të gjetur momentin e duhur të ndërhyjë në proceset e duhura. Një lobist ka nevojë për angazhim personal dhe entuziazëm, si dhe guximin për të marrë rreziqe dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, të ketë qëndrueshmëri dhe këmbëngulje për të vazhduar kërkimin e mundësive të reja në rrethana shpesh të vështira (politike);

• Gjatë planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të një fushate të suksesshme lobuese dhe avokuese, bashkëpunimi me ekspertët dhe institucionet tjera është thelbësor.

LAEJL e thekson nevojën për mësim kolektiv me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të AsKo. Për të rritur ndikimin tuaj, ju duhet gjithçka të fitoni duke i bashkuar forcat dhe të ndani me të tjerët përvojat e juaja negative apo pozitive të lobimit dhe avokimit. Mund të konkludohet se, sfida kryesore për angazhim në lobim dhe avokim të një AsKo, është zhvillimi i mënyrave të ndryshme për përfshirjen e të gjitha palëve të interesit dhe motivimin e tyre për të vazhduar procesin me qëllim të zhvillimit të efikasitetit të energjisë dhe komunave me energji të qëndrueshme në vendet e EJL, si mundësia më e mirë për qëndrueshmërinë e këtij shekulli.

Page 39: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet

EFIÇIENCA E ENERGJISË NË ASOCIACIONIN E KOMUNAVE - EeAK

37

Page 40: Efiçienca e Energjisë - Lobbying (ALB) web.pdf · Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilat e kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe kanë përkushtuar përpjekjet