44
1 Ëngjëll M. Fino Zenel Demiri Picarioti i tri periudhave historike monografi Marin Barleti, 2009

Engjell fino

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Engjell fino

1

Ëngjëll M. Fino

Zenel Demiri

Pica r io t i i t r ip er iu d h av e h is tor ike

monografi

Marin Barleti, 2009

Page 2: Engjell fino

2

Ëngjëll Fino

Zenel Demiri,Picarioti i tri periudhavehistorike

Monografi

Kopertina e ideuar nga: Agim DemiriArt grafik:Konsulentë: Orhan Demiri, Hodo Liço, Halil Bilaj,Ismet Guçe, Izet Seferi.Sponsor: Orhan DemiriCopyright Engjell Fino,2009

Adresa e autoritËngjëll FinoLagjja 18 ShtatoriGjirokastërTelefon ++35584263783

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese

Marin Barleti Tiranë 2009

Page 3: Engjell fino

3

Zenel Demiri

Page 4: Engjell fino

4

Page 5: Engjell fino

5

Në vend të parathënies

Obligimi qytetar, kontributi intelektual

N ë h istor iogra fin ë sh q ip ta re, n ë kon t r ibu t inatdhetar, në periudha decizive për fatet e Atdheut, kanëzënë vend figu ra të shquara, portrete patriotike m evep rim tari p ërku sh tu ese, që janë, p a m ë të voglinkontestim, nderi dhe lavdia e Shqipërisë.

N jë figu rë e tillë, lu ftëtar trim i tri p eriu d havehistorike shqiptare, ka qenë edhe biri i lavdishëm i Picarittë Kurveleshit, Zenel Demir Demiri. Ky bari, me ndjenjatë pastra atdhetare, ka treguar trimëri dhe vendosmëritë admirueshme në luftë kundër pushtuesve osmanë nëm br ojt jen e t er r ito r ev e sh q ip ta r e n ga lakm itë eshovienistëve grekë, në vitin 1914, edhe, veçanërisht, nëep op en ë e m ad h ër ish m e të Lu ftës A n t ifa sh is teNacionaçlirimtare.

Të n d ërm arrësh n jë n ism ë p ër të h ar tu ar n jëmonografi për patriotë të tillë, duhet, në radhë të parë,kop en tencë in telektu ale, m bësh tetje në d oku m entehistorike të çdo periudhe, mbështetje nga rrethi familjare m bi të g jith a oblig im qytetar . N ism ëtar i i kësajmonografie që më besoi hartimin e saj, d jali i patriotitZenel Demiri, Orhan Demiri, duke pasur besim se do tandihmoja me përkushtim për këtë, që në bisedën e parëmë krijoi bindjen e një njeriu modest, e një kurveleshasitë thjeshtë e burrëror, e një bariu që dëshiron të trashëgojë

Page 6: Engjell fino

6

në brezat e tërë farefisin e tij e të Picarit trad itat elavdishme patriotike të familjes së tij, në dekada të tëra.

Duke marrë përsipër këtë përgjegjësi të madhe, dotë m u nd ohem të trajtoj m e aftësitë e m ia, m e tërëtregu esit e saj, figu rën p atriotike të trim it p icariot,trashëgu esit të d en jë të qënd rim it heroik të XhelilMehm etit (Çelo Picarit) që, m e vep rën e tij, nd eroiatdheun e Skënderbeut, duke u bërë tmerr për pushtuesitturq e dritë jeshile për popullin.

Du ke n d ër m ar rë n jë p ër g jeg jës i t ë t illë , jamm und uar të paraqes përpara p icariotëve e para çd olexuesi të kësaj monografie ato bëma atdhetare të ZenelDemirit, që të lënë mbresa dhe të bindin komunitetin se,Shqipëria e sotme i ka themelet tek ata feniksë, të cilëtmbi çdo gjë vunë tërë jetën e tyre, pa as më të voglininteres vetjak, në shërbim të Atdheut, vunë shtëp i ekatandi. Shqipëria në shekuj është mbrojtur me pushkëdhe penë. Dhe Zeneli, duke patur në mend je dhe nëzemër këtë nënë të madhe, shkroi me veprimtarinë e tijemrin e nderit në Altarin e Shenjtë të saj.

Nuk jam picariot që shkruaj këtë monografi, por, silab nga Gjirokastra, nd ihem krenar që shkruaj për njëlab trim nga Picari.

Natyrshëm, lexuesit i kërkoj falje për ndonjë gabimjo historik, por letrar, që,edhe mund të më ketë shpëtuar,se gabimi historik edhe për historianët, është i pafalshëm.

Me këtë dua të them që, ne intelektualët, në çdokohë, d uke d hënë kontribu tin tonë për atd hetarë tëshquar si Zenel Demiri, i shërbejmë Atdhetarizmit se,trashëgojmë në brezat e reja patriotizmin shqiptar.

Zenel Demiri ishte pa shkollë. Ai nuk kishte assh kollë fillo r e , n u k ish te m e akad em i, u sh ta r akprofesionist, që rroku armët në kohët e vështira, kur luhejfati i Atdheut, por në dejet e tij vlonte gjak shqiptari; në

Page 7: Engjell fino

7

tik-taket e zemrës së tij rrihte zemra e Shqipërisë, nëm en d jen e t ij qa rku llon in m en d im e p ër ta p arëShqipërinë të lirë dhe sovrane; në muskujt e tij spikasteforca e shqiptarit.

Me këto cilësi ai skaliti portretin e tij. Prandaj nukështë dhe aq e lehtë që, në një monografi, të përshkruashato ndjenja atdhedashurie e abnegacioni të tij.

Duke përjetësuar në faqet e kësaj monografie labinkrenar, Zenel Demiri, i bëjmë një shërbesë të vërtetavehistorike të patriotizmit kurveleshas e tërë historiografisëshqiptare.

Page 8: Engjell fino

8

Page 9: Engjell fino

9

Hyrje

Pak fjalë për fshatin Picar

Pica r i, fsh a t i em ër m ir ë i Ku r v elesh it , që kambështetur shpatullat e tij në një nga lënd inat e malitme të njëjtin emër, për vetë konfiguracionin e tij historikquhet dhe Ballkoni i Labërisë . Nga Picari, nga vend iqë qu het Lëm i I Çelo Picarit të shp aloset m e n jëpanoramë magjepse fusha e Gjirokastrës dhe e Dropullit,me një horizont deri te pika kufitare e Kakavijës, luginëe cila rrethohet si nga shkallët e një amfiteatri nga Malii Lunxhërisë, Mali i Gjerë dhe ai i Buretos. Prandaj Picarii ngjan një ballkoni, që ka dhuruar këtu mes malit natyra.Picari ka shumë vende të bukur, aq pa i hyrë nocionevehistoriko- gjeografike, secili toponim lidhet me një ngjarjepopullore si: Golark, Kulla e Peçe, Ara e Velos, Lekgjoni,Korie e Sefere, Yliberi, Qafa e Fierit, Grava, Leriza eXhafos, Lëmi i Çelos, Qafa e Pirgut, Trakea e Sefere, Lëmii Bilajt, Gropa e Baxhit, Gurra e Picarit, Koroni, e në këtovende karakteristike të bukura kanë skalitur jetën e tyrem es halleve, m es vështirësive, m es heroizm ave përçështjen shqiptare, por edhe mes këngëve, mes melodivetë bukura labe të fyellit e të longarit e në veçanti meskrenarisë për t u quajtur p icariotë, për t u quajtur labër..Këtu në këto vende, nënat e mira p icariote kanë linduredhe fëmijë, kanë tundur me dashuri nëne edhe d jepefoshnjërie lidhur me shpërgënjtë që ato bënin vetë anës

Page 10: Engjell fino

10

së livadhit, syve të shtrungave, ballë kopesë. Në ninullate tyre me vargje të bukura labërishte, p icariotët kanëbru m osu r n ë këto d jep e lavd in ë shqip tare që ngalashtësia.

Këtu në këto vende kanë kaluar fëmijërinë e janëburrëruar sa e sa figura patriotësh, ë ikanë dhënë emërPicarit, Kurveleshit, Labërisë e më gjerë si Xhelil Mehmeti(Çelo Picar i) , ku t r im ër isë së t ij ika kën d u ar m epërkushtim poeti popullor:

Çelo Picari furtunë,Ç u zu me Sulltan Mahmunë,seç u zu hundë për hundë e tjerë.

Në pamundësi për t i përmendur të gjithë, se atajanë me dhjetra si: Nane Bilo, Idriz Isaraj, Mustafa Bilaj,Mahmud Budo, Hajte Bilaj, Harun e Karafil Banushi,Çuno Hajo, Belul Thana, Dullo Biu, Mulla Veshi, BrahimGuçe, Shefqet Peçi, Riza Veipi, Lesko Fetiu, Kutbi Budo,Baba Hasan Lapa, Asllan Thana, Veliko Seferi e tjerë.

Dhe populli për këta trima këndon:

Te M anast iri në gropë,Seç u vranë picariotë,Rait M ediu me shokë,Rait i me gjithë Mullanë,S iri Peçi çepebardhë.

Picari (i vjetër) ka patur trad icionalisht 400 shtëpi(350) e përbëhej nga fise si: Seferaj, Kokaj, Harunaj, Guçaj,Bilaj, Zenunaj, Banushi, Karabina, Saraçi, Budo, Sejko,Peçaj, Bihuci, Thana, Zilfo, Duro, Demiri, Lapa, Veipi,Hajo e tjerë, nga gjiri i të cilave, siç thamë edhe më larttrima kordhëtarë, që i kanë qëndruar dhëmb për dhëmbçdo pushtuesi e s e kanë ulur kurrë kurrizin.

Page 11: Engjell fino

11

Nuk bëj në këtë monografi të shkurtër historikun errugës së lavdishme të Picarit, se atë e kanë shkruar vetëpicariotët, nga i cili unë kam shkëputur d isa nga faktetqë shoqëroj këto rreshta.

Nga fiset me veprimtari të gjërë patriotike që kashkruar emrin e lavdisë në historiografinë e Picarit dhetë Kurveleshit është ai i Demirajve, një fis me d injitetdhe modest që asnjëherë nuk i kanë rënë brezat e tijgjoksit për bëmat atdhetare.

Në pak vargje rapsodi ka spikatur Demirajt patriotë:

Demirajt shqiptarë me besë,Picari i ka në ballëArmikut i janë përgjigjur:Jo me fjalë, por me pallë.

E kësh tu në rad hën e p atriotëve gu nëd hirë efjalëpeshë, Zenel Demiri, gjyshi i Zenelit të ri, ka rriturpersonalitetin e tij në rrethe patriotike.

Atd h ed ash u r ia d h e t r im ër ia labe n u k lin d invetvetiu. Ato i kanë rrënjët thellë në bëmat e të parëve.

Kur Zenelit i lindi Demiri e uroi. Djemtë që të lindint u bëfshin trima kordhëtarë e sypatrembur.

Ai vetëm një fjalë thoshte, kur pranonte urimet ngafshati: Djalin e dua trim e supatrembur, si Skënderbeu!Vajzën e dua luaneshë e sorkadhe mali, si Mamica .

Këto Zeneli (gjyshi) i kishte mësuar gojë më gojë tëtransmetuara nga paraardhësit kurveleshas e picariotënë kuvende, në dasma, në gosti nëpërmjet këngëve tëbukura labe, që gjëmonin maleve, odave, shesheve, anëssë kopeve e gurrave të maleve të Labërisë.

Page 12: Engjell fino

12

Page 13: Engjell fino

13

Në Demiraj lind një djalë

Ish te v it i 1870. Sh qip ër ia lën gon te en d e n ënpushtimin tu rk. Lëvizjet patriotike, pas reformave tëTanzimatit, anë e mbanë Shqipërisë ishin intesifikuar dhepatriotët shqip trë kishin rroku r arm ët, për të fitu arpavarësinë e shumëdëshiruar. Picariotët i bashkoheshinkëtij uragani popullor me devizën: Për Mëmëdhenë .Pikërisht, në këtë vit, në muajin qershor, familjen e DemirDemirit e gëzon lindja e një djali që u pagëzua me emrinZenel. Bashkëshortja e Demirit, Harzia, mes halleve dhevështirësive të kohës, rriste foshnjën me dashurinë enënës.

Dja li r r itej m e n an u r isjet e sa j, m es ën d rravefoshnjore, në d jepin me d ru lisi, në dhomat e oborrin eshtëpisë duke thithur ajrin e pastër të malit erën e lulevetë livadheve që rrethojnë fshatin.

Vitet kalonin e Zeneli lodronte me fëmijët e tjerëpicariotë në oborret e shtëpive e në rrugët e Picarit.

Në ato kohë të errëta dëgjonte nga babai i tij fisnik,bariu i m ençu r Dem iri, u r rejt jen që u shqen in tërëpicariotët e kurveleshasit për xhandarët turq e taksidarëte pashpirt, të cilët vinin shpesh edhe në Picar, për tëvjelur taksat mbi popullin fukara.

Por ajo, që bënte më shumë të mendohej thellë, qënë fëmijërinë e hershme, Zenelit ishte moslejimi i mësimittë gjuhës shqipe nga Porta e Lartë e Stambollit. Zeneli, sigjithë kurveleshasit, rritej mes vështirësive të kohës. Qënë moshën tetëvjeçare ai shkonte, së bashku me babanëe tij, me tufën e dhënve e të dhive lëndinave të malit tëPicarit.

Page 14: Engjell fino

14

Jeta ishte e vështirë, mungonte buka, mungontedrita; rruga për në fshat kalonte përmes monopateve,përrenjve e shtigjeve shumë herë me këmbë e si mjettransporti ishin vetëm kafshët.

Demiri, shpesh here, detyrohej të merrte rrugë tëgjatë për të siguruar misër për bukën e vitit, deri nëGjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë dhe Myzeqe.

Në këto kushte Zenelit të vogël i besohej bagëtiadhe shtëpia.

Kishte rast që ai, ndonjë nga këto rrugë e bënte mëbabanë e tij.

Sa vinte misri, mbaronte kripa, mungonin qiritë,griseshin shollët, duheshin rroba e tjerë.

Kështu, mes halleve, Zeneli u burrërua para kohe.Dimrat ishin të vështira, atje në zemër të malit,

prandaj çdo gjë duhej siguruar me kohë e si i themi nekëtej nga jugu duhet që në gusht e nga një grusht .

Zeneli me bashkëfshatarët e tij adoleshentë, rritejme historinë e kombit. Nëpër dasma, në gosti familjare,në kuvende fshatçe, ai dëgjonte me vëmendje këngë tëbukura labe, që i bënin jehonë trimërisë e atdhedashurisë,qëndresës heroike të patriotëve të mëdhenj të kohës sëpushtimit osman: Zenel Gjolekës, Hodo Nivicës, SaliNivicës, Tafil Buzit, Abdyl, Sami e Naim Frashërit si:

Abdyl, shite pasurinëNjë barrë flori

Vajte te Bismarku brenda,u ule mbi skami.Dhe Bismarku sa të pyeti:

Djalë, nga je ti?Unë jam nga Shqipëria,Abdyl Frashëri.Mos e bëni copa copaSikur s ka njeri.

Page 15: Engjell fino

15

Ose :Dërgoi Gjolekë SpanoiTafil Buzit të m i thoiNjë selam që më dërgoiGjoleka s e turpëroi

E sa e sa këngë bru m osn in m e vargjet e tyreatdhedashurinë te personaliteti i d jalit të ri nga Picari,Zenel Demirit:

Erriu, shokë , erriuGjolekë mandileziu.O Gjolekë lab i KuçeVeshur me fustan hajdutçe.

Ose:Qaj e qaj, moj Këndërvicë,E larta mbi male gjithë,Qajnë për bejnë e Labërisë,

I shkreti Hodo NivicëBam! Ia bëjnë e dot s e vrisnë,Plumbat në të s kolisnë,Rrobat e cohta s ia grisnë.

Këto këngë burrërore, që i bëjnë jehonë patriotizmitku rveleshas, lin in gju rm ë të thella në nd ërgjegjen eZenelit. Ato ishin repertori më i zgjedhur i popullit që ikrijonte.

Ishte tetë vjeç Zeneli, kur dëgjoi nga të moshuaritpicariotë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Koha kishte thirrur në skenë trima kordhëtarë, që ibënin me guxim qëndresë heroike pushtuesit 500 vjeçar

Page 16: Engjell fino

16

turk.N ë këtë qënd resë zë pozicionin e tij d he ZenelDemiri.Së bashku me të rinj të tjerë atdhetarë patriotë ekurveleshas, ai merr p jesë në prishjen e administratësturke në Progonat që njihet kjo veprimtari me emrinKryengritja e Kurveleshit kundër Turqisë në vitin 1910.

Kjo kryengritje popullore zgjati 2 muaj dhe të 12picariotët, që morën pjesë në të, midis të cilëve dhe ZenelDemiri, treguan trimëri, guxim e vendosmëri të pashoqe.

Kjo ishte veprimtaria e parë atdhetare e të riut ZenelDemiri, e cila u pasua me akte të tjera plot vendosmëri eguxim në vitet që rrodhën.

Çdo lloj pushtimi të Atdheut Zeneli i ka qëndruarpallëzhveshur.

Kudo, ku ishte një veprimtari patriotike, atë do takishe prezent e të palëkundur gjer në fitore.

Forcë e energji e pashtershme për të ishte patriotizmipicariot, në mes të cilit ai u rrit e u brumos si një luftëtartrim për çështjen shqiptare.

Bised at, tregimet, këngët patriotike, qënd resa epopullit të Picarit e figurave madhorë të Kurveleshit përZenelin edhe, pse rregjimi osman e la analfabet, ishinnjë Universitet i madh.

Veprimtaria e pandërprerë e Zenelit spikaste në çdoperiudhë historike.

Ai p r it i si tërë p icar iotët , m es n jë gëzim i d heen tu z iazm i t ë p ah a r r u a r , sh p a lljen e Pav a rës isëkombëtare e ngritjen e Flamurit në Vlorë më 28 Nëntor1912 nga patrioti i madh Ismail Qemali.

Ato d itë të lavd ishme për tërë Kombin, populli iPicarit i ktheu në d itë feste, ku shpalosi krenarinë labe,krenarinë shqiptare. E në këtë fitore të madhe historike,Zenel Demiri me shokë kishte pjesën e tij.

Këtë fitore shovenistët fqinj e pritën me urrejtjen qëi karakterizonte, prandaj deshën me çdo kusht copëtimin

Page 17: Engjell fino

17

e Sh q ip ër isë , s iç d h e e a r r it ën n ë Kon fer n cën eAmbasadorëve në Londër, në vitin 1913.

Vijimësi e veprimtarisë patriotike

Zeneli me patriotët kurveleshas dhe picariotë, pasikishte d alë fitim tar nd aj pushtuesve osm anlli, d o tëshfaqet në episode të tjera madhore historike.

Kjo ishte lufta e parë e Zenelit. Lufta e dytë ishteajo e vitit 1913, e cila ishte jo më pak heroike se ajokundër turkut.

Nuk lejonte Zeneli me trima që fitoren e arritur, tëna i rrëmbenin të tjerët.

Ishte vitit 1913, një vit pas fitores madhështore nëVlorë, kur mbi viset tona të Jugut, u vërsulën shovenistëtgrekë për të shpallur autonominë e Vorio Epirit.

Ushtarët grekë u shfaqën me egërsinë e tyre edhenë Picar.

Kërkuan me insistim rrëmbimin e bagëtive të fshatit.Qëndresën popullore ndaj tyre e udhëhoqën patriotëtsypatrembur Raif Medini e Zenel Demiri.

Këtë akt qatdhetar populli i Picarit e ka përjetësuarnë këngë:

Do vete të marr dy feknë,fole me Z enel Demirë,o Raif, ç ua bëre mirë.

(Historiku i fshatit Picar, faqe 580).Trimëria e p icariotëve në luftë kundër andartëve

grekë ka qenë ad m iru ese d he frym ëzu ese ed he p ërfshatra të tjerë.

Page 18: Engjell fino

18

N ë v ragjet e rapsodit picariot :

Lu ft ojn ë picariot ë,N jëqin d e dy z et ë,Q ëllojn ë përn jëherë,S iku r bie t ërm et .R ret h rrot u ll z ën ëFu shën m e brigje,Q ëllon Z en el D em iri,Pa u lu r, n ë këm bë.Isht e dhe H y sen iI shpejt ë, si rru feja,Varf HasaniS i ën gjëll përparaU t hosht e, o djem !H ën i, m arrsh përpara!

Në këtë betejë, me të vërtet heroike, ranë në fushëne nderit: Raif Medini, Mulla Veshi, Belul Thana e DulloBiu. Siri Peçi i plagosur rëndë, merret në krahë nga ZenelDemiri, duke përshkruar një rrugë të thyer malore prej2 km dhe nga plagët e rënda, që kishte marrë nuk mundidot të jetonte (Historiku i Picarit, faqe 67).

Kjo ishte një periud hë, që vuri në rrezik fatet ekombit. Rrezikshmëria pasoi me masakrën e Hormovës,ku andartët grekë therën 217 djem e burra me qëndresënheroike ku nd ër tyre në Qafën e Skërficës, ku ranëheroikisht disa djem trima të krahinës së Kardhiqit, meqënd resën e Cep os nën kom and ën e p atr iotit ngaGolëmi, pasardhësit të madh të trimit Çobo Golemi, SuloBeqirit.

Betejën e Cepos populli e përjetëson:

Në Cepo te ManastiriLëvon pushka, gjëmon briri:

Page 19: Engjell fino

19

- O kurveleshas, ku jini?Vjen dushmani,Dilni e bini.Ç kërkon greku, ç do qafiri?Një nga një armët i mirriÇ do greku në vendin tënë?Të gjithë pritat t i zëmë,asnjë të gjallë mos lëmë.

Lu ftën m e and artët grekë p atriotët p icariotë ezhvilluan në Qafë Zenele, afër Çepunës legjendare.

E këto beteja u ndoqën me shqetësim të madh, porme krenari, për atë qënd resë heroike të atdhetarëvekurveleshas e kardhiqotë nga Zeneli.

Ai në çdo hap, që hidhte, mendonte si t i shërbenteAtdheut.

Italianët fashistë pushtojnëVlorën. Labëria dhe tërëShqipëria rroku armët për ta shporrur këtë okupator tëri lakmitar për Vlorën dhe Sazanin.

Kur në Vlorë kishte nisur epopeja e madhe e 1920,më 10 qershor të këtij viti, u luftua 5 ditë e netë pa pushimkundër garnizonit pushtues italian në Tepelenë, efektivii të cilit, u detyrua të dorëzohet, në sajë të qëndresësheroike të patriotëve shqiptarë.

N ë këtë betejë të pabarabartë u d alluan d jem tëçepekrinotë, p icariotë. Zenel Demiri, Harun Banushi,Shefqet Peçi, Riza Veipi e tjerë. (Historiku i fshatit Picar, f.67).

Pas këtij aksioni, Çeta e Picarit nën drejtimin e ZenelDem irit e H eku ran Banu sh it, shkon m e flam u r p ërçlirimin e saj nga pushtuesit fashistë, krahas çetave tëtjera luftarake.

Në sulmin e 22 korrikut 1920 Çetës së Picarit i takoitë su lmonte në p ikëmbështetjet, në afërsi të llogoreve

Page 20: Engjell fino

20

italiane, p ranë Qafës së Koshovicës, në Fier. Në këtëbetejë, Zeneli tregon historinë e qëndresës së rrallë.

(Historiku i fshatit Picar f. 68).Fshatarët picariotë në këtë epope, ose luftë të Zenel

Dem irit, p ërveç fu rn izim it m e arm ë d he m u nicion ,ndihmuan me ushqim duke ndarë kafshatën e gojës meluftëtarët e lirisë, që i bënin ballë egërsisë fashiste nëVlorë.

Ata nd ihmuan ed he muhaxhirët ku rveleshas nëvitin 1914, që lanë shtëpi dhe katandi, për t i shpëtuarvërshimit të andartëve grekë dhe u strehuan në ullishtete Vlorës.

Kënga labe thotë:

Erdhi greku erdhi,Shkeli në vendin tonë,Qaj moj, Shqipëri,ulëri e gjorë!

Dyqind burra theri,brenda në Hormovë,

gratë e Kurveleshitshkojnë për në Vlorëme djepe ngarkuar,me foshnja në dorë.Vallë, ku banojnë?Në ullinj, në Vlorë !

(E çela këtë paran tezë për t i thënë se picariotëtpatriotë, në çdo pikë të historiografisë shqiptare, kanë dhënëkontributin e tyre)

Page 21: Engjell fino

21

* * *Vitet kalonin dhe patrioti Zenel Demiri, asnjëherë

nuk harron atë ndihmë të madhe të popullit të Picarit nëLuftën e Vlorës, ku u shquan familjet e Lesko Fetiu t,Mahmud Budos, Zenel Demirit, Shefqet Peçit, Riza Veipite tjerë. (Historiku i fshatit f. 72).

Lu fta e Vlor ës , ish te v azh d ë e bete jav e t ëmëpërparshme, ku Zenel Demiri me të tjerë p icariotëtrima, kryen për ekzistencën e atdheut tonë që, në shekuj,armiqtë e tij kanë dashur të na eliminojnë si popull dhesi Komb.

Pas betejave me shovenistët grekë, deri sa të arrinteEpopeja e Luftës së Vlorës, Zenel Demiri me 50 d jemnga Picari, të udhëhequr nga Feti Peçi, ka marrë pjesë nëluftimet e zhvilluara në rrethinat e Beratit kundër forcaverebele të tradhtarit Esat Toptani, ku arrijnë një fitorehistorike.

Urrejtjen për pushtimin nga okupatorët fashistëitalianë që çu an në Lu ftën e Vlorës n ë vit in 1920,picariotët, në mes të cilëve Zeneli, e manifestuan që nëvitin 1917, duke u mobilizuar për qëndresë heroike meardhjen e forcave fashiste.

64 picariotë të organizuar në Çetën e Picarit, pasim orën p jesë, siç cilësu am m ë lar t, në sp astr im in egarnizonit fashistë në Tepelenë treguan atdhetarizëm tëveçantë në Luftën e Vlorës, ku u dallua luftëtari, ZenelDemiri, atëherë në moshë 50 vjeçare.

Zen eli, s iç t r egojn ë p ica r iotët , ish te sh u m ë ikomunikueshëm, gojëëmbël dhe njeri që vijëmësishtm errte p ara çd o aksion i m end im in e shokëve e tëbashkëpunëtorëve.

Ai fliste dhe respektonte me admirim për patriotëtpicariotë që së bashku me ata i kishte dalë zot atdheut

Page 22: Engjell fino

22

si: Felek Thana, Bastri Nelo, Shaqe Peçi, Hajredin Meçani,Selm an Dervish i, Resu l N gjelina, Shem e Taro, VeipÇoko, Dervish Hasan Lapa, Rait Medini e tjerë.

N u k h ar ron te ku r rë sh okët e r ën ë n ë beteja thistorike, por edhe ata të p lagosurit si Tushe Bihuci eJashar H ajred in i që u p lagosën në lu ftën e Qafës sëKoshovicës, në afërsi të Fierit në vitin 1920.

Të gjitha betejat, që përmendëm e kalitën Zenelinqë, në moshë të thyer, 74 vjeçare, të kontribuonte me njëpatriotizëm të rrallë, në luftën apo epopenë e tretë tëjetës së tij, në atë më heroikën që kish bërë populli ynë,gjatë tërë ekzistencës së tij, në luftën heroike AntifashisteNacionaçlirimtare.

Forcat nuk e kishin lënë end e Zenelin trim d hep atr iot të flaktë të p ërballon te ed he këtë ep op e tëmadhërishme.

Ai vërtet jetonte moshën m ë të mad he, por, siçthoshte dhe vetë, sipas kujtimeve të birit, Orhan Demiri,njeriu që i kushtohet atdheut, derisa të mbyllë synë duhettë kujtojë për nderin e tij, ta shohë të lirë, pa okupatorëqë të shohë d itë të bardha se tërë kohët na kanë nxirëjetën. Çdo gjë durohet, - thoshte Zeneli, po i huaji, që na kaqëndruar si varri në vatër, nuk durohet .

Me këtë devizë Zeneli qe ndër të parët, që përqafoilëvizjen heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Zenel Demiri dhe Lufta AntifashisteNacionaçlirimtare

Epopeja e lavdishme e LANÇL u përkrah denjësishtnga populli i Picarit. Që në d itët e para të saj, patriotëtpicariotë shprehën urrejtjen për pushtuesit nazifashistë

Page 23: Engjell fino

23

dhe në vijim ata, vunë në d ispozicion si baza të kësajlufte shumë shtëpi u kthyen në baza të kësaj epopeje.

N ë këto sh tëp i, n ën at p icar iotë, jo vetëm qëstrehonin partizanët, por i furnizonin ata me ushqime eveshmbathje. Në shumë shtëpi punohej nga gratë dhevajzat kolektivisht duke bërë çorape, fanella e dorezalesh i si d h e kap ele (kokore), a rn oh esh in r robat eqëndiseshin yje partizane.

E tillë ishte kthyer dhe shtëpia e Zenel Demirit.Lu fta p o m er r te p ërp jes t im et e Kryen gr it jes

popullore.Zeneli me shumë burra e djem ishin vënë tërësisht

në shërbim të saj si: Veliko Seferi, Turabi Peçi, DalipGuçe, Nesli Guçe.

Në muajin mars 1943, kur Lufta ANÇl kishte hyrënë një fazë të rëndësishme, në vendin e quajtur Mërqinjë,me nisiativën e Komitetit Qarkor të P.K. Shqipërisë, uzhvillua një mbledhje, ku marrin pjesë edhe aktivistët eshquar të lëvizjes: Zenel Demiri, Lesko Fetiu, Riza Veipie tjerë, ku u fol për rëndësinë jetike të kësaj lëvizjeje, përmobilizimin e popullit në arritjen e objektivit madhor tëLuftës Nacioanalçlirimtare, çlirimin e Atdheut.

Në këto kushte figura e atdhetarit patriot, picariotitemërmirë, Zenel Demiri, rritej vazhdimisht.

Si rezultat i punës së gjithanshme të Partisë e sikonkretizim historik i përkushtimit të popullit të Picaritpër të nd ihmuar më efektivisht L.A.N.Çl. në vendin equajtur Mëlqinjë.

a ) Grumbulluan d jem e burra të fshatit dhe formuanformacionin luftarak partizan, çetën partizane tëPicarit me 79 luftëtarë.

b ) Komandanti i këtij njësiti, që më vonë shumë prejpjesëtarëve të tij, mbushën radhët e batalioneve dhe

Page 24: Engjell fino

24

brigatave partizane, u zgjod h njëzëri 74 vjeçaripatriot, Zenel Demiri.

c) Kjo u quajt Çeta territoriale e Picarit. Kjo çetë luajtinjë rol të rënd ësishëm në veprimet lu ftarake qëzh v illon te Ba ta lion i t er r ito r ia l i k r ah in ës ikomanduar nga Karafil Bello, sot dëshmor i LANÇl.(Historiku i fshatit Picar, faqe 102)

Rr eth d a tës 20 gu sh t 1943, N esh et Kolon ja(eksponent i Ballit Kombëtar) provokon një mbledhjepërçarëse e denigruese për të goditur Luftën AntifashisteNacionaçlirimtare.

N d ër ku n d ër sh ta r ët t ë kët ij qën d r im iantikombëtar ishte dhe Zenel Demiri, i cili me guxim idrejtohet Neshetit:

Ti, o zoti Neshet Kolonja që t u dhëmka kaq shumëShqipëria, pse nuk e more batalionin tend, që komandojenë Jorgucat e të hidheshe në mal, si veproi Asim Zenelim e shokë, p o na vjen tan i që fashizm i i ka d itët tënu m ëru ara? N e i kem i d hënë fjalën p artisë, për tëshporrur pushtuesin e të çlirojmë atdheun. Ti, po deshe,eja të luftosh. Ne pas ty, nuk vimë .

* * *Mu ajt kalon in d h e lu fta p ar t izan e, sa v in te e

ashpërsohej.Pushtuesit nazistë ishin vënë në darën e hekurt të

luftës popullore.Kud o ish in krijuar batalionet partizane e kishte

fillu a r k r ijim in e b r iga tave. Ush t r ia An t ifa sh isteNacionalçlirimtare po konsolidohej. Një popull i tërëishte ngritur në këmbë për çlirimin e Atdheut.

Më 18 nëntor 1943 batalioni partizan Asim Zeneli ,(që ishte krijuar në rrepet e Kardhiqit, më 7 gusht 1943, me

Page 25: Engjell fino

25

efekt iv bij dhe bija të Labërisë e që mori këtë emër nëpërjetësimin e figurës së progonatasit heroik, që zhvilloi betejëne lavdishme të Mezhgoranit, më 2 korrik 1943, ku ra heroikisht,duke u ndezur yll plot dritë në qiellin shqiptar), së bashkum e çetën p a r t iz an e t er r it o r ia le t ë P ica r it , e cilakomandohej nga Zenel Demiri, luftoi më shumë se njëmuaj në Kiçok për shpartallimin e forcave nazi - balliste,që ndihmoheshin dhe orientoheshin nga Ali Bej Këlcyra.

Atëhere Zeneli ishte 74 vjeç, por luftoi si d ragua(Historiku i fshatit Picar, faqe 119).

Për kontributin e tij patriotik në Luftën e Vlorës më1920 si dhe për trimërinë, që ka treguar në Luftën emadhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, Zenel Demiriështë dekoruar nga Presid iumi i Kuvend it Popullor iRepublikës së Shqipërisë me Medalje e Kujtimit dhe

Medalje e trimërisë , përkatësisht me dekret Nr. 1426datë 21. 02.1952 e po me të njëjtin dekret e me të njëjtëndatë për medaljen e dytë.

Zeneli ka vdekur në mars 1945.

* * *Për të gjithë këtë veprimtari Zenel Demiri mbetet

një nga figurat e shquara të Picarit, Kurveleshit edhegjithë Labërisë

Koh ët e fu n d it , Kësh illi i Q arku t i r r eth it tëGjirokastrës e ka shpallur atë me titu llin e lartë NDERII QARKUT me propozim të Kryesisë së organizatës

Dëshmorët e Atdheut të rrethit.Ky ka qenë Zenel Demiri, i cili, jo vetëm personin e

tij, por edhe familjen e vuri në çdo periudhë në shërbimtë çështjes së lirisë dhe pavarësisë së Atdheu

Edhe fëmijët e Zenelit, nipërit dhe mbesat, krenarëpër kontributin e tij atdhetar, kudo, kanë manifestuar

Page 26: Engjell fino

26

përkushtimin e virtyte të larta qytetare dhe atdhetare. Ibiri i Zenel Demerit.

Orhan Zenel Demiraj

I biri i Zenel Demerit.Kalin d u r n ë fsh atin Picar n ëvitin 1931. Që në moshë faretë re, p a m bu shu r end e 13vjeç, i brumosur nga i ati meidealet e shenjta të Atdheut,m e d ashu rinë p ër tr im at emalit, partizanët heroikë dhem e u rrejt je p ër p u sh tu esit

nazifashistë e tradhtarët, u angazhua përkrah babait meçetën territoriale të Picarit.

Ai kryente me përkushtim e vigjilencë detyrën ekorrierit p artizan të këtij n jësiti. Kud o shp ërnd antekom u n ika ta d h e t r an sp or ton te u sh q im e d h eveshmbathje për partizanët. Shumë detyra i merrte ngailegalët në shtëpinë e tij, e cila ishte bazë e Luftës.

Në vijim, Orhani u inkuadrua me çetën partizanetë Bolenës.

Edhe këtu , pa iu trembur syri, kryente detyrën emësipërme, duke kaluar nga fshati në fshat, si në bazënpartizane të Cepos, në Golëm, Fushbardhë, Kardhiq,Plesat e tjerë.

Për veprimtarinë e tij Orhani gëozn simpatinë efshatit. Pas çlirimit, punoi me ndërgjegje të lartë nëkoop era tivën bu jqësore, n ë sektorë të bu jqësisë eblektorisë. Sot është veteran i respektuar dhe punon për

Page 27: Engjell fino

27

ruajtjen e transmetimin në brezat e rinj të vlerave tëLuftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Shero Maliq Demiri

Bashkëshortja e denjë dhe fisnike e burrneshë eZenel Demerit. Ishte vajzë e Maliq Bejkos nga Lazarati.A jo ka qen ë n jë g r u a t r im e d h e besn ike n ë t ër ëveprimtarinë atdhetare të të shoqit. Edhe familjen ebabait të saj, në Lazarat, e ka patur me kontribut patriotik.Vëllai i saj, Safet Bejko, ka marrë pjesë në Luftën e Vlorësmë 1920 me çetën e Lazaratit.

Sherua ka qenë anëtare e çetës territoriale partizanetë Picarit.

N ë aksionet që zhvillonte çeta, Sherua u çontepartizanëve arka me municione, ushqime e ilaçe.

Në shtëpinë e saj kishin bazën shumë luftëtarë tëlirisë.Gjithashtu Sherua, si shumë gra e vajza patriote,

Dudi Demiri (Bashkëshortja e Orhanit)

Demir Demiri(Djali i Orhanit)

Page 28: Engjell fino

28

arnonte dhe thante në zjarr rrobat e partizanëve, piqtebukë në saç dhe përgatiste për ta ushqimin e tjera.

Përkrah saj punonte dhe kontribuonte dhe biri i saji vogël, Orh an i akt iv , i cili t regoh ej i p a lod h u r egojëkyçur.

Familja e Orhan Zenel Demirit

* * *Sot familja Demiraj në Picar, trashëgimtare e denjë

e Zenelit trim dhe atdhetar me besë, është shembull i njëfamilje të konsoliduar; jeton dhe punon krenare, ku nërreth et e sa j çd o p jesëtar ka të skalitu r trad ita t eatdhedashurisë si të gjithë picariotët.

Page 29: Engjell fino

29

Fisnikëria e familjes Demiri

Në Picar të LabërisëKu zverdh pllajat trëndelina,Gëzimi pushton Demirajt,Oshëtin grykash martina.

Nusja na lindi djalë, .Demirin uron gjithë fshati,Vinë radhë poganiqet,

Rroftë djali sa Korabi!

Në djepin me dru prej lisi,Harzia përkund të birë,Me ninulla labërishtePër Picarin, Labërinë.

Një nga një vitet kaluan,U rrit djali, u bë burrë,Zeneli, si sorkadh mali,A to këngë s i harroi kurrë.

Përgëzon nënë e babanë,Që i rritën dashurinëPër Atdheun, për Flamurin,Për Picarin, Shqipërinë!

Për trimat me emër nderi,Çelo Picarin me sqimë,Gjolekën, Hodo Nivicën,Tafil Buz mustaqezinë.

Page 30: Engjell fino

30

Pranë kopesë, në lëndina,Zeneli me kërrabë në duar,S e hoqi culën nga buza,Zemra, këngët i buruan.

Këngë për burrat e kombit,Që i dhanë emër Atdheut,Me penë dhe pushkë në dorë,Që nga koha e Skënderbeut.

Nuk e shihte dot Atdheun,Nën zgjedhën e Turqisë,Përkrah fyellit e kërrabës,Rroku armën e lirisë.

Në vitin katërmbëdhjetë,S e hoqi armën nga dora,Luftoi si Sulo BeqiriQë në Cepo ia bëri forra.

Ishin kohë historike,Kur kërcënohej Shqipëria,Kur donin Vorio- EpirinTë shpallej autonomia.

Zeneli në tri epoka,Luftoi me besë burri,Nga pushtimi i TurqisëNë Nëntor, kur lirinë pruri!

Porsi në katërmbëdhjetënEdhe në vitin njëzetë,Zenel Demiri, çikëstralli,U ngre si majat mbi retë.

Page 31: Engjell fino

31

Zbriti si zgalem në Vlorë,Kur luftohej me taborrë,Përkrah me Selam Musanë,Shkrep si rrufeja në Vlorë.

Pa erdhi epokë e tretë,Epopeja çlirimtare,Zeneli me picariotë,Mbushi radhët partizane.

Shtatëdhjetë e nëntë burra,Në çetën territoriale,Komandoi Zenel Demiri,Në zheg, në shqotë e tufane.

Lartësoi emrin e nderit,Pranë Cepos, te Manastiri,Zeneli me picariotëtSi Sulo Beqiri thirri!

Ky stërnip i Birbilenjve,Me shtatdhjetë e nëntë luanë,Ra si ortek nga mali,Mbi egërsirat gjermanë.

Trimëria rrodhi brezash,Si rrjedh Gurra e Picarit,Nga dera e madhe DemirajMe tradita Atdhetari.

Ndaj, krenar sot picariotët,Zenel Demirin kujtojnë,Shqiptarin që pa tre luftëra,Me mirënjohje e nderojnë

Page 32: Engjell fino

32

Kenohet Picari

Në mal të Picarit,Si shqiponja mali,Rriten djem lastarë,Trima, zemërstralli.

Nënat gjalmëzeza,I rritin me halle,Kështjella u ngritën,Në zjarr dhe tufane.

Për Shqipërinë e shtrenjtë,S thyen gjurin kurrë,Kundër çdo armiku,Dhe foshnja qe burrë.

Kurrë çdo pushtues,Si pa armëthyer,Po me gisht në këmbëz,Shënjestër shkëlqyer.

Ishin djem lastari,Zemër Labërie,Që lëvizën malet,Me krisma lirie.

Picari krenohet,Për ata levendë,Që mbrojtën Atdheun,Me pushkë dhe me penë.

Page 33: Engjell fino

33

Për Çelo Picarin,Trimin emërmirë,Për Lesko Fetiun,E Zenel Demirë.

Karafil Banushin,Për Raid Mediun,Baba Hasan Lapën,E për Dullo Biun.

Për Mustafa Bilajn,E për Siri Peçin,Veliko Seferin,E për Mulla Veshin.

Për Et hem Seferin,Për Idriz Isarajn,Trimin Kutbi Budon,Karafil Sinanajn.

Trimat janë shumë,Sa lisat në male,Me emër lavdie,Nëpër lapidare.

Trim ish Asllan Thana,E Hekuran Bushi,Sorkadh Mahmud Budo,Që Vlorën e tundi.

Feti Peçi mal,Si mal i Picarit,Flakë Riza Veipi,Mes tymit e zjarrit.

Page 34: Engjell fino

34

Ata janë aq zemra,Sa kishte Picari,Si Resul Ngjelina,Hajredin Meçani.

Përkrah Felek Thanës,Kujtojmë Sheme Taron,Gërxh Selman DervishinEdhe Çuno Hajon.

E kalojnë vitet,Trimat picariotë,Armiku i njohu,Me pushkët si top.

Në epopenë e madhe,Çanë në tufane,Mbushën picariotët,rreshtat partizane.

Mes tyre shkëlqeu,Me lavdi në vite,Dragoi Shefqet Peçi,Me rrënjë tradite.

Komandanti lab,Që u rrit mes zjarrit,S e lojti qerpikun,Para çdo barbari.

Drejtoi batalione,Drejtoi brigata,Gjeneral Shefqeti,Yll në gjenerata.

Page 35: Engjell fino

35

Me Zenel Demirin,Krah për krah Shefqeti,S e uli kurrë armën,S i mposhti tërmeti!

Trimi Dalip Guçe,Bashkë me Neslinë,Me armë në dorë,Skalitën lavdinë.

Me të tillë sokola,Luftoi Zeneli,Në mes të Labërisë,Yll i ndezur ngeli!

Përballoi tri luftëra,Kurrë nuk u thye,Në deje i vëloiGjak prej Shqipërie.

S i harroi kurrë shokët,Që në krah i ranë,I quante male,I thërriste luanë!

Ndaj Zenel Demirin,S e harron Picari,Trimin kurveleshas,Me besë shqiptari.

Page 36: Engjell fino

36

Zenel Demiri emërmiriAtdhetar,Shkroi emrin e nderitNë Picar,Luftoi me besë burri,Lirinë me shokë pruri.

Në tri luftëra shkëlqeu,Kordhëtar,S u dha kurrë para hasmit,Gjakatar.

Zenel Demiri emërmiri

Zenel Demiri

Page 37: Engjell fino

37

Luftëtar,

Në vitin katërmbëdhjetë,U ngre mal,Shovenistët përballoi,Ky lastar.

Luftëtar,

Në Epopenë e Njëzetës,Me sa shokë,Pushka e Zenel Demirit,U bë top.

Luftëtar,

Në Epopenë Çlirimtare,Prapë shkëlqeu,Me shtatëdhjetë e nëntë luanë,Zjarr shpërtheu.

Luftëtar,

U ndesh ashpër me nazistëE tradhtarë,Ky stërnip i Skënderbeut,Atdhetar.

Luftëtar,

Mes betejave marrshoi,Fusha e male,Sa solli me shtatëdhjetëmijë,Lirinë e Madhe!

Page 38: Engjell fino

38

Luftëtar ,

Me besë burri,Lirinëme shokë pruri.

Luftëtarit të tri luftërave

Mban mbi supe shtatëdhjetë vite,Sytë e tu burim drite,Fjala jote drithëruar,Fjalë plot me mall ngarkuar.

Më vjen pranë dhe ligështohesh,Të vjen turp që më ankohesh,Syri dhe zemra të qan,Shtatëdhjetë vjeç kërkon babanë.

Të thashë se nuk jam kujtesa,S e duron dot diellin vesa,

Dheu babën s do ta tresë,Nëse kombit i ha besë.

Ka qenë diell, s ishte vesë,Luftoi për komb besa besë,Ç t i numëroj trimëritë,Luftë me gjithë Perandoritë!

Një e vërtetë është thënë:Trimat janë veshur me këngë .

Kështu më thoshte, i biri.

Page 39: Engjell fino

39

Ç trim ka qenë Zenel DemirKoha shkon dhe nuk tretet,E kërkoj dhe nuk jepet,Gjallë nëpër këngë mbete,Rrënjëthelli, porsi rrepet!Këngë që përkundin djepet.

Ja ç thotë Cepo e Manastiri,Kur vendin shkeli qafiri,Kur fliste Sulo Beqiri:

O kurveleshas, ku jiniMerrni armët dhe i bini!

U ngrit çeta picarioteTë na prijë Zenel Demiri!

Nga Murat Memallaj

Dalan Nazif Alikaj, nipi i Zenelit

Page 40: Engjell fino

40

* * *Të dashur vëllezër dhe motra picariote,

përsa pasqyrohet në këtë monografi, siç e shikonid he nga lexim i, i p ërket vep rim tarisë atd hetare tëpatriotit, Zenel Demir Demiri, luftëtarit të tri luftrave,që kanë bërë shqiptarët për mbrojtjen e trevave të tyre,për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut dhe për çlirimin etij.

Po Zeneli në këto tri luftëra kundër okupatorit turk,ku n d ër sh oven istëve grekë e ku n d ër fash istëve enazistëve pushtues, nuk ka qenë i vetëm.

Krah tij kanë kon tr ibu ar m e të n jëjtat nd jen jaatdhetare të gjithë familjet e Picarit.

Përsa kam shkruar më lart, monografia mbështetetnë të dhënat historike të Picarit, të kujtimeve të birit tëZenelit, Orhan Demirit e të shumë picariotëve të tjerë,që kam mundur të marr mendimet e tyre si: Halil Bilaj,Ismet Guçe, Izet Seferi, Banush Haruni, Hodo Liço, birittë Zenelit, Orhan Demiraj, historiku i Picarit e tjerë. Janëtë shumtë patriotët e Picarit, të cilët me penë dhe pushkënë d orë kanë ngritu r lar t lavd inë e fshatit të tyre,Kurveleshit, Labërisë dhe të gjithë Shqipërisë, në të gjithaperiudhat historike.

Ata kanë zënë vendin e nderit në historikun e fshatite në shumë dokumente historike kombëtare.

Sa lejon masa e një monografie, kam mundur tëpërmend jo të gjithë djemtë picariotë trima e luftëtarë tëpamposhtur. Kam përmendur, do të thoshja, fare pak,se ata janë me dhjetra. Pra am përmendur aq emra sakanë p asqyru ar d oku m ente,që m ë kanë ofru ar p ërfigurën Zenelit.

Page 41: Engjell fino

41

Monografia i kushtohet vetëm Zenelit, prandaj tëmë falin që nuk jam zgjeruar më shumë, se s më takonmua të them më shumë, sa kanë pasqyruar vetë picariotëtnë historikun e tyre.

Çdo luftëtari picariot të Picarit i takon një monografi.Këtë le ta kenë parasysh intelektualët p icariotë që

nuk janë pak.Përfund imisht, të gjithë ne, sot edhe në brezat që

do të vijnë patriotëve të lavd ishëm si Zenel Demiri, dot ju jem i p ërjetësish t m irën johës p ër vep rën e tyrea td h etare, e cila ësh të frym ëzim p ër la r tësim in eShqip ërisë sonë të d ashu r në besn ikërinë e m ad heevropiane.

Page 42: Engjell fino

42

Erkan dhe Klara Agim Demiraj(Stërnipi dhe strëmbesa e Zenelit)

Agim Orhan Demiri (nipi i Zenelit)

Marjeta Eqrem Demiraj (nusja e Agimit)

Page 43: Engjell fino

43

Engjëll Murat Fino

Lin d u r n ë qy te t in eGjirokastrës. Shkollën fillored h e u n ike e ka k r yer n ëvendlindje. Shkollën e mesmeped agogjike në Shkod ër. Kapërfunduar Institu tin e LartëPed agog jik d y v jeça r n ëTiranë. Ka punuar mësues nëMash ku llor ë e Laz a r a t ,përgjegjës i vatrave të kulturësnë këto fshatra.

Në vitin 1969 deri në gusht 1986, ka kryer detyrën etelekron ist it të Telev iz ion it sh q ip ta r p ër r r eth et :Gjir okastër , Sa r an d ë , Për m et , Tep elen ë . N ëp ërm u zeu m e g jëm on h isto r ia , Ku rv elesh i, bazë epatriotizmit shqip tar , Vlerat m uzeale të qytetit tëGjirokastrës , Në

aksionin etarracimit të Bregdetit , teleportazhe eshumë kronika mbi jetën dhe veprimtarinë e trevave tëJugut të Shqipërisë(si data përkujtimore, festime e tjera)

Prej shtatori 1986, deri sa doli në pension, në vitin1997, Përgjegjës i Zyrës së Gjend jes Civile të rrethitGjirokastrës.

Në mënyrë sistematike, gjatë tërë karrierës së tij, kakontribuar në publicistikë me shkrime në shtypin e kohëssi në gazetën Zëri i popullit , Bashkimi , Fatosi ,Pioneri , Pararoja , Llaiko Vima , Vatra e Kulturës ,Ndryshe , Kushtrim Brezash , Libohova , Përmeti ,Pavdekësia e tjerë.Duke botuar në këto revista dhe

gazeta periodike ka fituar disa çmime.

Page 44: Engjell fino

44

Në veçanti kontribut ka dhënë në fushën e folklorit,ku ka grumbulluar qindra tekste ., të cilat i ka arkivuarnë In stitu tin e Folklorit , p orn ë vitin 2000 në FFKGjirokastër, kënga e tij N d ezi këngën Shqip ëri underua me Diplomën e Festivalit, kënduar nga grupi IGjirokastrës me marrës këngëtarin e talentuar ArianShehu.

Ka botuar librin me poezi Vargje në rrjedhën eviteve , i cili është pritur me interes nga lexuesit për vetëlarminë dhe tematikën e gjerë.

Ka një krijimtari të gjerë, të larmishme poetike tësistemuar në arkivin e tij si dhe veprimtarinë e zhvilluarnë Lazarat dhe në Mashkullorë.

Për kon tr ibu tin e d hën ë, ësh të d ekoru ar ngaPresidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH me medalje eurdhra Naim Frashëri si dhe me titu llin Mirënjohjenga redaksia e e Revistës Pavdekësia , Çertifikatë ngaShoqata e Gazetarëve të Rrethit.

Është anëtar i kryesisë së Shoqatës Ku ltu rore -Atdhetare Labëria për degën e Gjirokastrës.

Zenel Demiri, p icarioti i tri periudhave historike ,monografi është libri i dytë i autorit.