46
Bismil-lahi Rrahmani Rrahim (Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT (Faqe 1 – 200) 1. PARARENDËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT Të drejtat e njeriut kanë filluar të zënë vend më të madhe në veprat e juristëve, politikanëve dhe filozofëve të shek. XVI, XVII dhe XVIII (Grocius, Locke, Spinosa, Puffendorf, Leibniz, Thomasius Volf, Voltaire, Montesque, Rousseau, Jefferson, Pain etj.) shumica e të cilëve nën ndikimin e shkollës së të drejtës natyrore, të drejtat e njeriut i trajtojnë si të drejta të cilat janë të përcaktuara me ligj hyjnor i cili është i rrënjosur në zemrën e çdo njeriu i cili obligon të bëjë krejt atë që i përgjigjet natyrës racionale të njeriut dhe të rezervohet nga ajo që e dëmton. (për mendimet e secilit lexoni libër f.5-7). 2. AKTET E PARA NGA FUSHA E TË DREJTAVE TË NJERIUT Të drejtat e njeriut kanë zënë vend në shume shkrime të ndryshme nga kohët më të vjetra. Por, nga fama dhe vlera historike, megjithatë dallohen: Karta e Madhe e Lirive e vitit 1215 (Magna Carta Libertatum), Ligji për të Drejtat i vitit 1689 (Bill of Rights), Deklarata për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1776 dhe Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit 1789. 3. DEKLARATA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE QYTETARIT I inspiruar me idetë e filozofisë iluministe të shek XVIII Kuvendi Kombëtar Francez më 26 Gusht 1789 miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit, sipas së cilës “njerëzit lindin dhe rrojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta. Dallimet Shoqërore mund të jenë të bazuara vetëm në

FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit)

FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËMBROJTJA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

(Faqe 1 – 200)

1. PARARENDËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Të drejtat e njeriut kanë filluar të zënë vend më të madhe në veprat e juristëve, politikanëve dhe filozofëve të shek. XVI, XVII dhe XVIII (Grocius, Locke, Spinosa, Puffendorf, Leibniz, Thomasius Volf, Voltaire, Montesque, Rousseau, Jefferson, Pain etj.) shumica e të cilëve nën ndikimin e shkollës së të drejtës natyrore, të drejtat e njeriut i trajtojnë si të drejta të cilat janë të përcaktuara me ligj hyjnor i cili është i rrënjosur në zemrën e çdo njeriu i cili obligon të bëjë krejt atë që i përgjigjet natyrës racionale të njeriut dhe të rezervohet nga ajo që e dëmton. (për mendimet e secilit lexoni libër f.5-7).

2. AKTET E PARA NGA FUSHA E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Të drejtat e njeriut kanë zënë vend në shume shkrime të ndryshme nga kohët më të vjetra. Por, nga fama dhe vlera historike, megjithatë dallohen: Karta e Madhe e Lirive e vitit 1215 (Magna Carta Libertatum), Ligji për të Drejtat i vitit 1689 (Bill of Rights), Deklarata për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1776 dhe Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit 1789.

3. DEKLARATA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE QYTETARIT

I inspiruar me idetë e filozofisë iluministe të shek XVIII Kuvendi Kombëtar Francez më 26 Gusht 1789 miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit, sipas së cilës “njerëzit lindin dhe rrojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta. Dallimet Shoqërore mund të jenë të bazuara vetëm në interes të përbashkët”. (neni1) Sipas Nenit 2 të Deklaratës, qëllim i çdo rendi politik është të mbrojë të drejtat natyrore dhe të patjetërsueshme të njeriut. Këto janë: lira, prona, siguria dhe rezinstenca ndaj shtypësit. Deklarata e përkufizon lirinë si e drejtë e njeriut të bëjë gjithçka, për aq sa nuk i bënë dëm tjetërkujt, d.m.th. shfrytëzimi i të drejtave natyrore të çdo njeriu është në vartësi të drejtpërdrejtë me të drejtat që u janë siguruar anëtarëve të tjerë të shoqërisë.

4. INTERESIMI NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.Pas përfundimit të L.D.B. nën ndikimin e një botëkuptimi të ri të brumosur dhe të përhapur gjatë luftës, se vetëm njohja dhe mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

Page 2: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

mund të jetë pengesë që të mos përsëriten krimet dhe dhuna që është ushtruar në shumë vende që moren përpjesëtime të papara gjatë L.D.B. Sipas këtij botëkuptimi të ri që krijohej, respektimi i të drejtave të njeriut është esenciale për ruajtjen e paqes dhe të rendit ndërkombëtar.

4 liritë esenciale të njeriut sipas Franklin D. Roosvelt janë: liria e fjalës dhe të shprehurit, liria e besimit, liria nga mjerimi dhe liria nga frika.

Karta e Atlantikut (14 gusht 1941) në pikën 6 proklamon si ideal që të gjithë njerëzit në çdo vend mund të jetojnë të lirë nga frika dhe mjerimi.

Deklarata e Kombeve të Bashkuara (1 janar 1942) shpall si një ndër qëllimet e luftës: mbrojtjen e jetës, të lirisë të pavarësisë dhe të lirive fetare si dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë.

5.SISTEMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT I KOMBEVE TË BASHKUARA

5.1. Karta e OKB-së dhe të drejtat e njeriutKarta e OKB-së nuk i përkufizon të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, as që ka ndonjë dispozitë që do të siguronte respektimin e tyre. Megjithëkëtë Karta e OKB-së ofron një koncept të përgjithshëm për të njohur dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurimin e tyre.Karta ka shumë dispozita që i referohen njohjes ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtavë të njeriut.Karta e OKB-së ka përcaktuar organet qendrore që duhet të bartin veprimtarinë lidhur me të drejtat që duhet të kujdesen për sendërtimin e dispozitave të përmendura në të. Këto janë: Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik e Social. Neni 13(b) i Kartës i ka vënë Asamblesë detyrë të inicojë shqyrtimin dhe të bëjë rekomandime me qëllim që të ndihmohet realizimi (sendërtimi) i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe ose feje.Neni 62 par. 2 e autorizon Këshillin Ekonomik e Social që të bëjë rekomandime me qëllim që të sigurojë respektimin efektiv të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Duke u mbështetur në këtë ai ka formuar Komisionin për të Drejtat e Njeriut më 1946.Me miratimim e Kartës, të drejtat e njeriut bëhen pjesë e së drejtës ndërkombëtare pozitive; ato një herë e përgjithmonë pushojnë të jenë çështje e kompetencës ekskluzive të shteteve dhe bëhen çështje e preokupimit të ligjshëm të bashkësisë ndërkombëtare.

5.2. Trupat Ndihmës të Asamblesë së Përgjithshme(a) Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare

Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën 174 (II) të 21 Nëntorit 1947 si trup ndihmës për kodifim dhe zhvillim progresiv të së drejtës ndërkombëtare (neni 12 i Kartës). Sipas statutit Komisioni ka për detyrë: 1) “zhvillim progresiv” respektivisht “formulimin e propozimit të konventave

Page 3: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

për çështje (fusha) të cilat ende nuk janë rregulluar me të drejtën ndërkombëtare ose lidhur me të cilat e drejta nuk është zhvilluar mjaft në praktikën e shteteve”; 2) ”kodifikimin” respektivisht “formulimin më preciz dhe sistematizimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare në ato fusha ku ekzistojnë praktika e gjerë e shteteve, precedentët dhe mendimet doktrinare.”Komisioni përbëhej në fillim nga 15 anëtarë, më 1956 kishte 21, më 1961 kishte 25 ndërsa në fund më 1981 kishte 34. Anëtarët e Komisionit i zgjedh Asambleja e Përgjithshme nga radha e kandidatëve që i nominojnë qeveritë e shteteve anëtare të kombëve të bashkuara; ata duhet të jenë ekspert të dalluar nga fusha e të drejtës ndërkombëtare dhe në komision shërbejnë në cilësine personale e jo si përfaqëues të qeverive të tyre. Zgjidhen në afat 5 vjeçar.Komisioni ka përpiluar një sërë aktesh nga fusha e të drejtave të njeriut.Më 1992 Asambleja e Përgjithsme kërkoi nga Komisioni të përgadisë propozimin e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Personave Përgjegjës për Shkeljet Serioze të së Drejtës Humanitare. Më 18 korrik 1998 u miratua statuti në Romë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara.Pas kësaj komisioni është marrë edhe me formulimin e parimeve të se drejtës ndërkombëtare të pranuar me Statutin e Gjykatës së Nyrnbergut dhe me aktgjykimin e tij (1950), çështja e definimit të agresioni (1951) dhe propozimi i Kodit për sulmet kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit.

(b) Komiteti Special për Dekolonizim

Është themeluar jo shume kohë pas miratimit të Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial me detyrë që të analizojë si dhe sa zbatohet në jetë kjo Deklaratë.Siç dihet kjo Magna Carta e Dekolonizimit kishte shpallur se nënshtrimi, dominimi dhe shfrytëzimi i popujve përbën mohim të të drejtave të njeriut dhe është në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe pengon përparimin e paqes në botë si dhe i ftonte shtetët të ndërmarrin masat e mnjëhershme për transferimin e plotë të pushtetit në mënyrë që popoujt të mund të gezonin pavarësinë e tyre.Asambleja e Përgjithshme kishte formuar Komitetin me detyrë që: (1) të monitoronte implemtimin e Deklaratës për dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonialë; (2) të informonte Këshillin e Sigurimit për të gjitha zhvillimet në territoret që i përfshinte Deklarata,që mund të rrezikonin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; dhe (3) të vendoste kur një territor të bëhej shtet i pavarur.

(c) Komiteti Special kundër Aparteidit

Komiteti Special për politikën e aparteidit të qeverisë së republikës së Afrikës së jugut është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme ( shkurt A.P.) me Rezolutën 1761 (XVII) të 6 nëntorit 1962. Më 1970 riemërohet në “Komiteti Special për Apartedin” ndërsa më 1974 përfundimisht emërtohet “ Komiteti Special kundër Aparteidit”.Komiteti Special kundër Apartedit kishte për detyrë mbikqyrjen e politikës raciste të qeverisë së Afrikës së Jugut kur A.P. nuk ishte në mbledhje dhe t’u raportonte Asamblesë dhe Këshillit të Sigurimit kur kjo ishte e përshtatshme. Më 1970 detyrat e Komitetit

Page 4: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Special kundër Aparteidit janë zgjeruar, kështu që prej atëherë ngarkohej të shqyrtonte vazhdimisht të gjitha aspektet e politikës së aparteidit dhe reperkusionet e saj ndërkombëtare. Më 1980 nga Komiteti kërkohej të vazhdonte dhe të intensifikonte veprimtaritë e tij në pajtim me rezolutat e A.P. sidomos sa u përket: (1) përparimit të fushatës për izolimin e regjimit jugafrikan; (2) shtimit të ndihmës për popullin e shtypur të Afrikës se Jugut dhe Lëvizjen Nacional-Çlirimtare; dhe (3) mbikqyrjes (monitorimit) të implementimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara për aparteidin dhe për zbulimin e të gjithëve që bashkëpunonin me Afrikën e Jugut.Komiteti Special kundër Aparteidit përbëhej nga 11 shtete anëtare, të cilët i emëron kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa nga viti 1982 numri i anëtarëve shtohet në 18.

(ç) Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut

(ç.1.) Historiku i themelimit (më detaisht në faqet 19-21)

Në vitin 1993 Komisionit të Tretë ju paraqit një projektrezolutë për themelimin e e postit të Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Projekti u miratua nga Komiteti i Tretë dhe më pastaj edhe nga A.P. me çka u dha fund shpresave alternative dhe zgënjimeve gati pesëdhjetvjeçare.

(ç.2.) Emërimi i Komisarit të Lartë

Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut e emëron Sekretari i Përgjithsëm i Kombeve të Bashkuara, por zgjedhjen duhet ta miratoj Asambleja e Përgjithshme, procedurë kjo që është përcaktuar: 1) për të siguruar ndikimin e anëtarëve të Kombëve të Bashkuara në zgjedhje; dhe 2) sepse miratimi i emërtimit nga A.P. i siguron këtij legjitimitet të caktuar.Rezoluta përcaktonte se përsoni i emëruar duhej të posedonte vlera të larta morale dhe integritet personal dhe të kishte përvojë (eksperiencë), duke përfshirë edhe në fushën e të drejtave të njeriut si edhe njohuri të përgjithshme dhe njohje të kulturave të ndryshme, që është e domosdoshme për ushtrimin e paanshëm, objektiv, joselektiv dhe efektiv të detyrave të tij.Gjatë emërimeve duhet pasur parasysh nevojën që të sigurohet rotacioni gjeografik, respektivisht që në post të zgjedhen persona që vijnë nga pjesët e ndryshme të botës.Mandati i tij zgjat 4 vjet dhe mund të rizgjidhet vetëm 1 herë. Ai është në rangun e Nën-Sekretarit të Përgjithshëm.

(ç.3.) Statusi dhe kompetencat e Komisarit të Lartë

Komisari i Lartë është përkufizuar si “zyrtar i Kombeve të Bashkuara kryesisht përgjegjës për aktivitetet e kombeve të Bashkuara në fushën e të drejtave të njeriut nën udhëheqjen dhe përgjegjësinë e Sekretarit të përgjitshëm.Funksioni i tij kryesor është përparimi i respektimit të përgjithshëm për zbatimin e të gjitha të drejtave të njeriut, që është “interes i ligjshëm i bashkësisë ndërkombëtare”.

Page 5: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Në sëndërtimin e detyrave të tij/saj Komisari i Lartë duhet të sjellet “brenda kompetencave të Përgjithshme, atorizimeve dhe vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Këshillit Ekonomik e Social dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut.Sipas Rezolutës Komisari i Lartë ka për detyrë:(pikat i gjeni në faqe 23 në libër)

5.3. Trupat ndihmës të Këshillit Ekonomik e Social(a) Komisioni pë të Drejtat e Njeriut

(UNHRHC) U themelua më 21 Qershor 1946 me Rezolutën 9 (II) nga Këshilli Ekonomik e Social. Komisioni sot përbëhet nga 53 anëtarë të cilët ëmerohen nga qeveritë dhe i zgjedh Këshilli Ekonomik dhe Social rregullisht për 3 vjet. Ata në fakt marrin pjesë si përfaqësues të qeverive.

Komisioni është i autorizuar që të bëjë propozime, rekomandime dhe t’i raportojë Këshillit Ekonomik e Social përkitazi me: (a) instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut; (b) mbrojtjen e pakicave; (c) pengimin e diskriminimit; dhe (ç) çfarëdo çështje tjetër që ka të bëjë me të drejtat e njeriut etj. Më vonë Komisioni është autorizuar të ndihmojë Këshillin Ekonomik e Social në koordinimin e aktiviteteve lidhur me të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara.Procedura e paraqitjes së shkeljeve të të Drejtave të Njeriut nga disa shtete është treguar mjaftë e dobët, pasi që mbledhjet e Komisionit mbaheshin 1 herë në vit andaj disa çështje raportoheshin me vonesë dhe masat ndërmirreshin zakonisht pasi diktatorët e caktuar apo qeveritë e caktuara binin nga pushteti.Komisioni prej fillimit, energjinë kryesore e kishte orientuar në përgatitjen e “Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut” dhe kjo do të mbetet fushëveprimi i parë i rëndësishëm i tij. Përpos kësaj komisioni është angazhuar në hartimin e konventave, deklaratave dhe pakteve të cilët i janë parashtruar më pastaj për miratim Asamblesë së Përgjithshme.

(b) Nënkomisioni për Pengimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e Pakicave

Nënkomisioni për Pengimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e Pakicave është organ kryesor subsidiar (dytësor) i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Përgjithësisht konsiderohet si trupi më mirëdashës ndaj idealeve të të drejtave të njeriut. Ai është krijuar më 1947. Në fillim përbëhej nga 12 eskpertë ndersa nga viti 1969 përbëhet nga 26 anëtarë. Anëtarët e Nënkomisionit i zgjedh Komisioni për të Drejtat e Njeriut nga rradah e personave të nominuar nga shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Këta zgjidhen dhe shërbejnë në cilësi personale e jo si përfaqësues të shteteve. Secili anëtarë ka një zëvënes, gjithashtu ekspert. Anëtarët dhe zevëndësit e tyre zgjedhen në mandat katërvjeçar, por nga një gjysmë çdo 2 vjet. Këta mund të rizgjedhen.Falë pavarësisë që gëzoi Nënkomisioni ai kontribuoi shumë në përgatitjen e studimeve të ndryshme, bëri rekomandime Komisionit për të Drejtat e Njeriut “në lidhje me pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave racore, kombëtare, fetare dhe gjihësore”. Mori pjesë në përgatitjen e instrumentëve të ndryshme nga fusha e të drejtave të njeriut dhe

Page 6: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

kreu funksione tjera që ia besoj Këshilli Ekonomik e Social i Kombeve të Bashkuara ose Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

5.4. Këshilli për të Drejtat e Njeriut5.4.1. Themelimi

Këshilli për të Drejtat e Njeriut është trup i ri në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkuara që i është dhënë statusi i trupit ndihmës (dytësor) të Asamblesë. Këshilli ka trashëguar (zëvendësuar) Komisionin për të Drejtat e Njeriut i cili është kritikuar shpesh për shkak se në të zgjedheshin edhe shtete që nuk garantonin madje as të Drejtat e njeriut dhe qytetarëve të vet.Këshilli për të Drejtat e Njeriut është themeluar në bazë të Rezolutës së A.P. të K.B. 60/251 të miratuar më 15 mars 2006.

5.4.2. Përbërja e Këshillit

Këshilli për të Drejtat e Njeriut përbëhet nga 47 anëtarë të cilët i zgjedh me shumicë votash Asambleja e Përgjithshme me votime të fshehta, duke pasur parasysh sigurimin e përfaqësimit të drejtë gjeografik dhe kontributin e kandidatëve në përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sipas kriterit të parë ishte parashikuar që 13 vende t’u takojnë shteteve Afrikane, 13 vendeve Aziatike, 6 vende shteteve të Europës Lindore, 8 vende shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, dhe 7 vende shteteve të Europës Perendimore dhe shteteve tjera. Sipas kriterit të dytë, parashihej që anëtarët e zgjedhur duhet të “mbrojnë standardet më të larta në përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”Mandati i anëtarëve zgjat tri vjet dhe mund të rizgjedhen edhe një herë.Një anëtar mund të përjashtohet nga Këshilli me vendimin e A.P. nësë për këtë votojnë shumica prej dy të tretat (2/3) e anëtarëve që janë prezent dhe votojnë po qe se ka bërë shkelje të mëdha dhe sistematike të të drejtave të njeriut. Selia e Këshillit është ne Gjenevë.

5.4.3. Funksionet e Këshillit ( faqe 30)

5.4.4 Mbledhjet

Këshilli mban tri mbledhje të rregullta në vit (duke përfshirë këtu edhe sesionin kryesor) që zgjasin përgjithësisht jo më pak se dhjetë javë.Këshilli mund të mbajë mbledhje speciale kur është e nevojshme me kërkesën e një anëtari, nëse kjo përkrahet nga një e treta e anëtarëve të Këshillit.Në punën e tij Këshilli zbaton rregullat procedurale që aplikojnë komitetet e A.P. Përsa i përket pjesëmarrjes apo konsultimeve me vëzhgues, duke përfshirë këtu Shtetet që nuk janë anëtare të Këshillit, agjensitë e specicalizuara, organizatat e tjera qeveritare dhe institucione kombëtare për të drejtat e njeriut si edhe me organizatat ndërkombëtare joqeveritare do të vlejnë praktikat që ka respektuar Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

Page 7: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

6. DEKLARATA E PËRGJITHSHME PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Karta e OKB-së nuk përkufizonte qartë të derjtat e njeriut, nuk e bënte sistematizimin e tyre, as që kiste ndonjë dispozitë e cila ekspresis verbis i detyronte shtetet të siguronin respektimin e plotë dhe efektiv të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Si e këtillë, Karta vetëm përcaktonte një standard minimal të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, për ç’arsye që në konferencën e San-Franciskos u paraqitën propozime që kishin të bënin me përgatitjen e një deklarate për të drejtat themelore të njeriut. Kju nuk u bë para se gjithash për shkak se: 1) vetë shtetet fituese të luftës kishin probleme në fushën e të drejtave të njeriut (BRSS kishte gulgatët, SHBA kishte de jure diskriminim racor, Franca dhe Anglia kishin perandoritë koloniale), prandaj nuk ishte në interesin e tyre të përgatisnin Kartën, e cila do të vendoste një sistem efektiv ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe 2) llogaritej se kjo kërkonte shqyrtime të hollësishme.Definitivisht pas më shumë se tre vjet nga miratimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, Asambleja e Përgjithsme miratoi dhe shpalli Deklaratën për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetor 1948). Ajo u miratua njëzëri pasiqë asnjë shtet nuk kishte votuar kundër ndërsa 8 shtete kishin apstenuar.

Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e njeriut dallohet nga të gjitha tesktet e tjera klasike pasi ajo për herë të parë provon të ndërlidhë ngushtësisht të drejtat civile e politike dhe të drejtat ekonomike, sociale e kulturore. Deklarata ka preambulen me 30 nene, ku janë përfshirë një numër i madh i të drejtave dhe lirive themelore. Këto ndahen më së shpeshti në 2 grupe:

1. Të Drejtat cilivile e politike (nenet 4-21 –libër faqe 32)2. Të Drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (nenet 23-27 libër faqe 33)

Sa i përket vlerës juridike autorët ndahen në 2 grupe. Një grup i tyre ia mohojnë vlerën juridike ndërsa një grup tjetër e konsideronin si burim juridik joformal, acte-guide (udhërrefyes) të cilat do të marrin vlerë juridike kur Paktet për të Drejtat e Njeriut të hyjnë në fuqi.

Për Komisionin e të Drejtave të njeriut, Deklarata kishte karakter juridik, meqë parimet e saj është dashur edhe kanë shërbyer si udhërrefyes në të gjitha veprimet e mëvonshme të orientuara nga përpunimi i mëtejshëm ose shndërrimi i tyre në të drejtë pozitive.Kështu me miratimin e Deklaratës së Përgjithshme për të drejtat e Njeriut fillon një etapë e re në historinë e të drejtave të njeriut, e cila karakterizohet me daljen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga fusha e kompetencës kombëtare dhe kalimin e tyre edhe në kompetenca ndërkombëtare.

7. PAKTET PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut nuk ka përmbajtur as masat për përmbushjen e saj, për ç’arsye që herët është aktualizuar çështja e përpilimit të një pakti (marrëveshjeje) ndërkombëtar, i cili ndryshe nga Deklarata (vlera juridike e së cilës edhe

Page 8: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

mund të kontestohet) është akt juridik me të cilin shtetet marrin detyrime reciproke dhe garantohet përmbushja e tyre.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka përfunduar deri në vitin 1954 punën e redaktimit të dy projekteve të pakteve: njëri i cili përmbante të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe tjetri i cili përmbante të drejtat civile dhe ato politike. Të dy projektet shoqëroheshin me masa të ndryshme për të siguruar zbatimin e tyre.Pas diskutimeve që kanë zgjatur më se dhjetë vjet, më 19 dhjetor të vitit 1966, A.P. e kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri, pa asnjë kundërshtim dhe hapi për nënshkrim dhe ratifikim ose aderim:

1. Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike2. Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore3. Protokollin Opcional në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat e Civile dhe Politike.

Konform me rregullat Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike ka hyrë në fuqi më 23 mars 1976 dhe deri në mars të vitit 2007 ka qenë i ratifikuar ose i pranuar me aderim nga 160 shtete. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ka hyrë në fuqi më 3 janar 1976 kurse në mars të vitit 2007 kanë qenë të detyruara 156 shtete. Në mars të vitit 2007 me Protokollin opcional kanë qenë të detyruara 109 shtete.

Në krahasim me Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, paktet përmbajnë si risi edhe të drejtën e popujve për vetëvendosje, me çka përfundoi kundërthënia mes dy ideologjive kundërshtare: qëndrimit të vendeve perëndimore sipas së cilave të drejtat e popujve që kanë lidhje me individë nuk kanë vend në Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit të vendeve socialiste dhe vendeve në zhvillim të cilat mbronin qëndrimin se e drejta e vetëvendosjes është kusht sine qua non për shfrytëzimin e të drejtave të tjera të njeriut. Paktet përmbajnë dispozita për mbrojtjen dhe të drejtat e pakicave.Sipas parimit të vetëvendosjes çdo popull ka të drejtë të përcaktojë lirisht pozitën e vet politike; të kujdeset për zhvillimin e vet ekonomik, shoqëror dhe kulturor dhe të disponoj lirisht me pasuritë dhe burimet e veta natyrore (neni 1 i Pakteve).

7.1 Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike7.2. Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore7.3. Masat për zbatimin e pakteve(Libër faqe 39-42)

7.4. Komiteti për të Drejtat e Njeriut

Neni 18 i Paktit ka paraparë formimin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut, i cili ka kompetenca të gjëra përkitazi me respektimin e dispozitave të Paktit. Komiteti përbëhet nga 18 anëtarë, të cilët i zgjedh Konferenca e nënshkruesve të Paktit, nga radhët e shtetasve të shteteve që e kanë ratifikuar Paktin, duke pasur parasysh që të zgjedhen

Page 9: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

anëtarë përsonat me cilësi të larta morale dhe njohje të dalluar të fushës së të drejtave të njeriut dhe të sigurohet përfaqësimi i drejtë gjeografik, llojet e ndryshme të civilizimit dhe sistemet kryesore juridike. Ata zgjedhen për katër vjet dhe janë të pavarur në punën e tyre. Komiteti mbanë tri mbledhje në vit. Mbledhjet mbahen në Gjenevë ose në New York dhe zgjasin tri javë.Komiteti ka Kompetenca mjaft të gjëra:

1. Komiteti është kompetent sipas nenit 40 par. 4, që të shqyrtojë raportet që i parashtrojnë shtetet për masat që kanë miratuar për të vënë në jetë të drejtat e njohura me këtë Pakt, për përparimin që është arritur në shfrytëzimin e këtyrë të drejtave (neni 40 par. 1), si dhe (në qoftë se është e nevojshme) për faktorët dhe vështirësitë që ndikojnë në sendërtimin e dispozitave të Paktit në jetë (neni 40 par. 2).

2. Komiteti është kompetent që të pranojë dhe të shqyrtojë parashtresat në të cilat një shtet kontraktues konfirmon (vërteton) se shteti tjetër kontraktues nuk i përmbush obligimet e tij sipas këtij Pakti. Kjo kompetencë shtrihet vetëm në shtete që kanë deklaruar se pranojnë kompetencën e këtillë të Komitetit (neni 41 par.1). Këtë detyrim deri në fund të vitit 1988 e kanë pranuar 23 shtete.

3. Komitetit i është dhënë kompetenca që të pranojë dhe të shqyrtojë parashtresat e individëve me të cilat konfirmojnë se janë viktima të cenimit të cilësdo të drejtë nga Pakti. Këtë të drejtë e kanë vetëm shtetasit e shteteve që kanë miratuar dhe që janë palë e Protokollit Opcional për Paktin Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (neni 1 i Protokollit).

8. SISTEMI EVROPIAN I TË DREJTAVE TË NJERIUT

8.1. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

Kontribut shumë të çmueshëm afirmimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut i ka dhënë Këshilli i Europës, i cili është themeluar më 5 maj 1949 nga 10 shtete. Në vitin 2004 kishte 45 shtete anëtarë duke përfshirë këtu edhe Rusinë.Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut është miratuar më 4 nëntor 1950. ajo ka hyrë në fuqi më 3 shtator 1953, konform me rregullat e nenit 66 par. 2, pasi që e kanë ratifikuar 10 shtete anëtare të Këshillit të Europian. Sot palë kontraktuese të Konventës janë të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.Konventa ka rëndësi të madhe pasi që është i pari dokument që rregullat deklarative i ka shndërruar në rregulla kontraktuese (u ka dhënë karakter të detyrueshem); ka paraparë mekanizëm i cili për të siguruar zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ndërmjet shumë subjekteve të një regjioni; dhe në fund se hyrja në Këshillin e Evropës kushtëzohet me respektimin e të drejtave të njeriut. Në këtë mënyrë shkalla e demokracisë në ndonjë vend matet qartë me qëndrimin e pushtetit ndaj të drejave dhe lirive themelore të njeriut.Me konventë është paraparë krijimi i dy organeve që duhet të sigurojnë respektimin e obligimeve nga Konventa. Këto janë: Komisioni Europian për të Drejtat e Njeriut dhe Gjyqi (Gjykata) Evropian(e) për të Drejtat e Njeriut.

Page 10: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

8.2. Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut

Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut përbëhet nga po aq anëtarë sa ka palë kontraktuese. Asnjë shtet nuk mund të ketë në komision më shumë se një shtetas të vetin. Anetarët e Komisionit zgjedhen nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës për gjashtë vjet dhe mund të rizgjedhen. Përtëritja bëhet për çdo tre vjet nga gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Ata duhet të gëzojnë autoritet të lartë moral dhe të kenë kualifikime të duhura për të kryer funksione të larta gjyqësore dhe të jenë ekspert të njohur në fushën e të drejtës se brendshme dhe asaj ndërkombëtare. Ata veprojnë në Komision në cilësi personale.Komisioni Evropian është kompetent për të shqyrtuar ankesat lidhur me cenimin eventual të dispozitave të Konventës nga ndonjë shtet kontraktues, në bazë të ankesës që mund të bëjë (parashtrojë) ndonjë shtet, organizatë joqeveritare, grup personash apo individ. Ankesat e organizatave joqeveritare, grupeve të personave apo individëve mund t’i parashtrohen vetëm nëse pala kundër së cilës parashtrohet ankesa deklaron se pranon kompetencën e Komisionit. Ankesa mund të mirret në shqyrtim vetëm pasi të jenë shterur (shfrytëzuar) të gjitha mjetet juridike brenda shtetit. Komisioni nuk e merr në procedurë peticionin: nësë është anonim; nëse është në esëncë i njejtë me peticionion që Komisioni ka shqyrtuar, poqese i është paraqitur ndonjë instance tjetër ndërkombëtare ose nëse nuk përmban fakte të reja relevante; dhe nëse peticioni nuk përputhet me dispozitat e Konventës ose është e qartë se paraqet keqpërdorimin e së drejtës së peticionit.

8.3. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Konventa ka paraparë krijimin edhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, së cilës ia ka lënë në kompetencë shqyrtimin e çdo rasti që i referohet interpretimit apo zbatimit të Konventës, të cilin ia paraqesin palët kontraktuese, përkatësisht shtetet, shtetasit që u janë shkelur të drejtat nga Konventa ose Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut. Gjykata është themeluar më 21 janar 1959. Gjykata përbëhet nga po aq gjyqtarë sa ka anëtarë Këshilli i Evropës, nga të cilët asnjë shtet nuk mund të ketë më shumë se një shtetas. Gjyqtarët i zgjedh Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nga radhët e kandidatëve që i nominojnë palët e larta kontraktuese, që gëzojnë autoritet të lartë, që kanë kualifikime të nevojshme për të kryer funksionet e larta gjyqësore ose që janë ekspert të njohur të drejtësisë. Ata marrin pjesë në cilësi personale. Mandati i tyre zgjat 9 vjet dhe mund të rizgjidhen. Një e treta zgjedhen çdo tre vjet. Më 1994 mandati i tyre u shkurtua në 6 vjet.

Individët dhe grupet e individëve nuk mund të paraqitën drejtpërsëdrejti në Gjykatë, mirëpo ekziston mundësia që një individ të dalë tërthorazi (nëpërmjet Komisionit) para gjykatës dhe ankesa individuale e bërë Komisionit të fitojë epilogun e fundit në gjykatë, meqenëse Komisionit i është dhënë e drejta për të paraqitur kontestin (mosmarrëveshjen) para gjykaës.

Page 11: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

8.4. Komiteti i Ministrave

Është organ i krijuar me Statutin e Këshillit të Evropës e jo me konventën Evropiane. Rrjedhimisht Statuti (neni 13-21) ka precizuar përbërjen, organizimin dhe funksionet e Komitetit të Ministrave i cili në esencë është organ politik, por këtij i janë dhënë me konventë edhe disa funksione gjyqësore ose kuazi-gjyqësore.(a. Përbërja, b. Funksionet faqe 52-55)

8.5. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës

Është zyrtari më i lartë i Këshillit të Europës. Atë e zgjedhë Asamblea e Parlamentare për një afat pesëvjeçar midis kandidatëve që i përcakton Komiteti i Ministrave.Detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm që janë në lidhje me të drejtat e njeriut burojnë kryesisht nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore, por disa edhe nga Statuti i Këshllit të Evropës, sidomos ato që kanë të bëjnë me detyrat mbikqyrëse. Kështu Konventa ka paraparë që Sekretari i përgjithshëm është depozitar i ratifikimeve të Konventës, se duhet t’i njoftoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës për hyrjen në fuqi të Konventës, si edhe emrat e shteteve që janë bërë palë. Këto rregulla aplikohen për të gjitha Protokollet e Konventës.Te Sekretari i Përgjithshëm depozitohen instrumentet e ratifikimit ose aderimit e ai i njofton për këtë anëtarët e Këshillit të Evropës; atij i komunikohet denoncimi i Kartës nga çdo palë konraktuese etj.Funksioni më i rendësishëm i Sekretarit të Përgjithshëm ka të bëjë gjithsesi me mbikqyrjen e zbatimit të Konventës.Përfundimisht Sekretari e Sajonte Sekretariatin e Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut që përbëntë funksion të rëndësishëm në, kur kihet parasysh roli i tij, sidomos në fazat e para të shqyrtimit të parashtresave.

8.6. Protokollet në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (faqe 57-59).

8.7 Gjykata e re Europiane e të Drejtave të Njeriut

Protokolli Nr. 11 i konventës Europiane i miratuar më 11 maj 1994 ka pasur për qëllim të rindërtojë në tërësi mekanizmin mbikqyrës ekzistues, e sidomos të përmirësoj efektshmërinë e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Protokolli ka hyre në fuqi më 1 nëntor 1998 dhe prej kësaj date monitorimi bëhet në bazë të organizimit të ri. Me këtë bëhët anulimi i Komisionit dhe Gjykatës për të Drejtat e Njeriut dhe krijohet një gjykatë e vetme permanente Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

8.7.1. Përbërja

Gjykata e re përbëhet po nga as gjyqtare sa është numri i palëve kontraktuese të Konventës. Këta duhet të kenë kualifikimet e njejta me ato të gjyqtarëve të Gjykatës së vjetër respektivisht të kenë autoritet të lartë moral dhe të kenë kualifikimet tjera që kërkohen për emërime në pozita të larta gjyqësore ose të jenë ekspert juridik të njohur.

Page 12: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Ata shërbejnë në cilësi personale. Gjyqtarët për secilën palë kontraktuese i zgjedh Asamblea e Parlamentare e K.E. nga lista prej tre kandidatëve që ka propozuar pala në fjalë. Këta zgjedhen për gjashtë vjet dhe mund të rizgjedhen. Gjysmës së tyre mandati ju skadon pas 3 vjetëve, këta përcaktohen me short. Mandati i sakdon gjyqtarit kur mbush 70 vjet dhe mund të shkarkohet vetëm nëse për këtë vendosin gjyqatrët e tjerë me 2/3 e votave se ai nuk i përmbush kushtet e kërkuara.

8.7.2. Organizimi i Gjykatës

Për shqyrtimin e rasteve të parashtruara përpara Gjykatës Konventa ka paraparë tre tipe organesh. Këto janë: Komiteti treanëtarësh, Dhomat shtatëanëtarëshe dhe Dhoma e Madhe që e përbëjnë 17 anëtarë.

Komitetet mund ta deklarojnë si të papranueshme ose ta heqin nga lista e çështjeve kërkesën e parashtruar nga ndonjë individ, organizatë joqeveritare ose grup individëve që vërtetojnë se i u janë shkelur të drejtat e parapara me Konventë dhe Protokolle të Konventës nga ndonjë Palë kontraktuese kur vendimi i tillë mund të merret pa u shqyrtuar më tej. Vendimi i tillë duhet të merret njëzëri dhe është përfundimtar.

Dhomat shtatëanëtarëshe vendosin për pranueshmërinë dhe themelsinë e parashtresave ndërshtetërore me të cilat një Palë i tërheqë vërejtjen Gjykatës në çfarëdo shkelje të dispozitave të Konventës ose të Protokolleve të konventës nga ndonjë shtet tjetër kontraktues si edhe për parashtresat individuale që nuk janë deklaruar si të papranueshme nga Komitetet. Vendimi mbi pranueshmerinë e parashtresës merret veçmas përpos kur Gjykata vendos ndryshe.

Dhoma e Madhe përbëhet nga 17 gjyqtarë përfshirë këtu Kryetarin, zëvendëskryetarin, Nënkryetarët e Gjykatës dhe Kryetarët e Dhomave dhe gjyqtarët e tjerë të zgjedhur në pajtim me Rregulloren e Gjykatës.

Dhoma e madhe shqyrton:a) ankesat ndërshtetërore me të cilat një Palë i tërheq vërejtjen Gjykatës në çfarëdo shkelje të dispozitave të Konventës ose të Protokolleve të saj që mund t’i përshkruhen ndonjë Pale tjetër.b) rastet të cilat ia kalojnë Dhomatc) rastet që kanë të bëjnë me kërkesën e një Pale pas vendimit të Dhomësd) aplikimet individuale.

8.7.3. Juridiksioni i Gjykatës

Juridiksioni i Gjykatës në bazë të nenit 21 (1) “shtrihet mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më interpretimin dhe zbatimin e Konventës dhe të Protokolleve të saj, siç përcaktohet në nenet 33,34 dhe 47.Për ta marrë një çështje në shqyrtim duhet të plotësohen disa kushte. Neni 35 i Konventës parashikon se Gjykata mund të merret me një çështje:a) vetëm pasi të jenë shtjerur të gjitha mjetet e brendshme ligjore në përputhje me rregullat përgjithësisht të njohura të së drejtës ndërkombëtare; dhe

Page 13: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

b) që ankuesi duhet t’ia paraqesë kërkesën e tij Gjykatës brenda gjashtë muajve nga data e marrjes së vendimit përfundimtar (kur nuk ka mundësi ankimi) ose datës kur ankuesi ka marrë dijeni për vendimin dhe ka mundur kështu të paraqesë ankesë.Gjykata nuk merret me asnjë kërkesë individuale të bërë në bazë të nenit 34 që është: a) anonime oseb) është në thelb e njejtë me një kërkesë që është shqyrtuar tashmë nga Gjykata (parimi res judicata) ose i është paraqitur për shqyrtim ndonjë instance tjetër ndërkombëtare hetimore ose zgjedhjeje dhe që nuk përmban informacione të reja relevante.

8.7.4. Procedura para Gjykatës.(faqe 63-64, shumë e shkurtë për të u përmbledhur)

8.7.5. Vendimi i Gjykatës

Kur Gjykata konstaton shkeljen e Konventës ose të Protokollit të saj, kurse e drejta e brendshme e shtetit në fjalë mundëson vetëm menjanimin e pjesshëm të pasojave (dëmshpërblimin e pjesshëm), Gjykata në qoftë se është e nevojshme i cakton palës së dëmtuar një shpërblim të drejtë.Më së shpeshti procedura para Gjykatës përfundon me vendim Gjyqësor. Vendimi i tillë duhet të përmbajë emrat e kryetarit dhe gjyqtarëve që e përbënin Dhomën, datën kur është marrë vendimi, Palët, emrat e agjentëve (avokatëve) dhe të këshilltarëve, emrin e ankuesit, avokatit ose këshilltarit të tij, faktet, arsyet dhe vendimin. Vendimi duhet të arsyetohet.Vendimi i Gjykatës është përfundimtar.Sipas nenit 44 (1) të Protokollit Nr.11 vendimet e Dhomës së Madhe janë përfundimtare. Vendimet e Dhomës bëhen përfundimtare:a) kur palët deklarojnë se nuk do të kërkojnë që çështja të qitet përpara Dhomës së Madhe;b) kur kalojnë tre muaj nga marrja e vendimit, në qoftë se nuk kërkohet që çështja të qitet përpara dhomës së Madhe; osec) kur kolegji prej pesë gjyqtarëve e refuzon kërkesën për t’ia drejtuar Dhomës së Madhe.Sipas Nenit 53 të Konventës Palët kontraktuese janë detyruar t’u nënshtrohen vendimeve të Gjykatës në çdo çështje që janë palë, kurse Komiteti i Ministrave mbikqyrë përmbushjen e tij.

8.8. Karta Sociale Europiane

8.8.1. Miratimi i Kartës(Historik i cili nuk mund të përmblidhet faqe 65-67)8.8.2 Të Drejtat e Mbrojtura (Lista e të Drejtave) Faqe 68-69

8.8.3. Detyrimet juridike që marrin Palët

Pjesa e Tretë e Kartës përmban detyrimet që Palët marrin duke ratifikuar Kartën. Specifikë e kësaj pjese është se lejon implementimin gradual të detyrimeve nga Karta.

Page 14: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Neni 20 (1) (b) përcakton 7 të drejtat që konsiderohen me rëndësi të veçantë. Këto janë: e drejta për punë, për tu organizuar, për të bërë marrëveshje kolektive, për sigurime shoqërore, e asistencës sociale dhe shendetësore, e familjes për mbrojtje speciale, e punëtorëve migrantë për mbrojtje dhe asistencë.Në fund neni 20 (1) (c) parashikon se çdo shtet palë është i detyruar të zgjedhë edhe një numër shtesë të drejtash ose paragrafësh që do t’i zbatojë, por me kusht që numri i përgjithshëm i tyre të mos jetë më pak se 10 nene ose 45 paragrafë të shënuar me numra nga 72 sa kishte.Ky sistem fakultativ tregon se shtetet palë nuk janë të detyruara t’i pranojnë të gjitha dispozitat e Kartës, por vetëm një pjesë të tyre, që u përgjigjen më së shumti, as të vënë rezerva të ndërlikuara, por edhe të detyrohen të garantojnë disa nga të drejtat themelore dhe kështu të kenë kuptim real (të vërtetë) e jo vetëm kuptim deklarativ.

8.8.4 Masat e implementimit

Pjesa e katërt e Kartës Sociale Europiane përmban dispozitat që kanë të bëjnë me mbiqkyrjen e zbatimit të detyrimeve të shteteve kontraktuese.

8.8.4.1. Raportet kombëtare

Karta ka paraparë se Palët duhet të paraqesin dy lloje raportesh:1) raportet dycjeçare lidhur me atë se si zbatohen dispozitat e Pjesës II të Kartës, që shteti i caktuar i ka pranuar; dhe2) raportet që paraqesin Palët lidhur me dispozitat e Pjesës II që ato nuk i kanë pranuar. Këto raporte palët i paraqesin në intervale të përshtatshme dhe me kërkesën e Komitetit të Ministrave

8.8.4.2. Organet për implementimin e Kartës

(a) Komiteti i Ekspertëve

Komiteti i Ekspertëve përbëhet nga jo më shumë se shtatë anëtarë që i emëron Komiteti i Ministrave nga një listë ekspertësh të pavarur “që janë të njohur për ndërshmerinë dhe kompetencën e tyre në problemet sociale ndërkombëtare” nga radha e shtetasve të shteteve anëtare të Këshillit të Europës e jo vetëm të Palëve kontraktuese të Kartës (asnjëherë 2 anëtarë nga 1 shtet). Tani Komiteti ka 9 anëtarë të cilët i propozojnë Shtetet Palë. Mandati i tyre zgjat 6 vjet dhe mund të përsëritet. Në punimet e tij merr pjesë edhe një përfaqësues nga Organizata Ndërkombëtare e Punës me status konsultativ.Protokolli për ndryshim të Kartës Sociale Europiane i miratuar në Torino më 21 Tetor 1991(i cili nuk ka hyrë në fuqi) që ka pasur për qëllim ta bëjë më efikas mekanizmin mbikqyrës ka autorizuar Komitëtin e Ekpertëve të pavarur të japë mendime juridike se a janë ligjet kombëtare, praktikat e shteteve në pajtim me detyrimet nga Karta dhe të publikojë këto mendime.

Page 15: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

(b) Nënkomiteti i Komitetit Social Qeveritar (Komiteti Qeveritar)

Konkluzionet e Komitetit të ekspertëve bashkë me raportet e shteteve i paraqiten për shqyrtim një nënkomiteti të Komitetit social të Këshillit të Europës. Nënkomiteti përbëhet nga një përfaqësues i së cilës palë kontraktuese dhe më së shumti dy përfaqësues të ftuar të organizatave ndërkombëtare të punëdhënësve dhe dy organizatave ndërkombëtare të punëtorëve si vëzhgues me status konsultativ. Ky mundet të thërrasë gjithashtu për konsultim deri dy përfaqësues të organizatave ndërkombëtare joqeveritare që kanë status konsultativ në Këshillin e Europës. Nënkomiteti i paraqet Komitetit të Ministrave raportin me konkluzione duke i bashkangjitur raportin e komitetit të ekspertëve.

(c) Asambleja Konsultative

Asambleja Konsultative është një ndër organet statutare të Këshillit të Europës. Ky është një organ konsultativ i autorizuar të shqyrtojë çështjet nga kompetenca e tij dhe të paraqesë konkluzionet e veta në formë rekomandimi Këshillit të Ministrave. Asambleja Konsultative përbëhet nga përfaqësuesit e secilit anëtarë të zgjedhur nga parlamenti ose emëruar në mënyrë që ai i përcakton.Kompetenca e tij është thjeshtë konsultative, por jo pa ndikim, për shkak se si organ vërtetë parlamentar e përfaqëson opinionin publik të shteteve anëtare.

(ç) Komiteti i Ministrave

Sipas Statutit të Këshillit të Europës, Komiteti i Ministrave në fakt mund të bëjë vetëm rekomandime dhe mund të kërkojë nga anëtarët të informojnë për aksionet që kanë marrë në lidhje me këto rekomandime.(pjesa tjetër vetëm historik i ndryshimeve që ka bërë Karta në raport me Komitetin e Ministrave, faqe 72-73).

9. SISTEMI NDËRAMERIKAN I TË DREJTAVE TË NJERIUT

9.1. HYRJE (Historik i themelimit të OSHA-së faqe 74-75)

9.2. Sistemi i të drejtave të njeriut bazuar në Kartën e Organizatës së Shteteve Amerikane

Karta e OSHA-së është traktat shumëpalësh ose Kushtetuta e OSHA-së. Karta është miratuar në Konferencën e IX ndëramerikane (Bogota, 30 prill 1948) kur e nënshkruan përfaqësuesit e të gjitha 23 shteteve amerikane. Karta ka hyrë në fuqi më 1951. Tash OSHA tubon 35 shtete të Amerikës me përjashtim të Kubës e cila është përjashtuar më 1962.Në preambulën e Kartës theksohet se “misioni historik i Amerikës është t’i ofroj njeriut vendit (tokën) e lirisë (tierra de libertad) dhe një mjedis të favorshëm për zhvillimin e personalitetit të vet dhe realizimin e aspiratave të tij të drejta”.

Page 16: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Karta e OSHA-së përmend të drejtat e njeriut vetëm në kuadër të parimeve dhe të drejtave dhe detyrave themelore të shteteve. Karta “proklamon të drejtat themelore të individëve pa dallim race, kombësie, feje ose seksi”, ndërsa shtetet “kanë të drejtën e zhvillimit të lirë dhe spontan të jetës së vet kulturore, politike, dhe ekonomike”.Karta e OSHA –së është plotësuar me Protokollin e reformave të Kartës së OSHA-së (“Protokolli i Bunos Aires-it”) të miratuar në Konferencën e III të jashtëzakonshme ndëramerikane në Buenos Aires më 27 shkurt 1967. Protokollin e kanë nënshkruar 21 shtete dhe ka hyrë në fuqi më 1970.

9.3. Deklarata Amerikane për të Drejtat dhe Detyrat e Njeriut

Deklarata Amerikane për të Drejtat dhe Detyrat e Njeriut është miratuar në Konferencën IX të Shteteve Amerikane të mbajtur në Bogota (Kolumbi) më 2 maj 1948 (Rez. XXX), përkatësisht vetëm një muaj para miratimit të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut.Deklarata Amerikane ka 38 nene që kanë të bëjnë me te drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Nga këto, 27 nene kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut (1-27) ndërsa 10 të tjera me detyrat e njeriut (deklaratën e gjeni në faqet 77-78).Deklarata është miratuar në formë rezolute për ç’arsye disa autorë mendonin se nuk ka kurrfarë vlere juridike. Mirëpo me kalimin e kohës karakteri i saj ka ndryshuar ndërsa sot konsiderohet se Deklarata përbën (paraqet) akt normativ që përmban interpretim autoritativ të “të drejtave themlore të individit” që janë të prokalmuara në nënin 3 të Kartës së OSHA-së.

9.4. Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut

9.4.1. Miratimi i Konventës

Në Konferencën speciale ndëramerikane për të drejtat e njeriut në San Jose (San Hose) të Kosta Rikës (7-22 nëntor 1969) u përgatit teksti final i Konventës, i cili pas miratimit, u nënshkrua më 22 nëntor 1969 nga përfaqësuesit e 12 shteteve latino-amerikane. Konventa ka hyrë në fuqi më 18 korrik 1978 dhe deri sot është ratifikuar nga 25 shtete prej 35 sa janë anëtare të OSHA-së.

9.4.2. Përmbajtja e Konventës

Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut ka gjithsejt 82 nene të ndara (sistematizuara) në tri pjesë. Pjesa e parë u referohet detyrimeve të shteteve dhe të drejtave të mbrojtura (32 nene). Nga këto dy nene (1 dhe 2) përcaktojnë detyrimet e përgjithshme; 23 nene të tjera precizojnë (përmbajnë) të drejtat vivili dhe politike; një nen përmban të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; 5 nene kanë të bëjnë me pezullimin e garancive, interpretimin dhe zbatimin dhe një nen precizon raportin ndërmjet detyrave dhe të drejtave.Pjesa e dytë i referohet Komisionit Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (18 nene) dhe Gjykatës Ndëramerikane për të Drejtat e Njeriut (18 nene). Katër nene precizojnë

Page 17: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

imunitetet e anëtarëve të Gjykatës dhe të Komisionit dhe shpallet si i papajtueshëm çdo aktivitet i tyre që do të mund të ndikojë në pavarësinë dhe paanshmerinë e tyre.Pjesa e tretë përmban rregullat lidhur me nënshkrimin, ratifikimin, rezervat, ndryshimet, dhe plotësimet, protokollet, dhe denoncimin (5 nene).Preambula e vendos sistemin e lirive personale dhe drejtësisë sociale në kuadër të institucioneve demokratike me çka identifikohet koncepti i saj ideologjik në të cilin mbështetet dhe përsërit pohimin nga Deklarata Amerikane se te drejtat e Njeriut nuk burojnë nga fakti se dikush është shtetas i shtetit të caktuar, por se bazohen në atributet e personalitetit njerëzor që arsyeton nevojën e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me çka forcohet dhe plotësohet mbrojtja që parashihet me të drejtën e brendshme të shteteve amerikane.Shtetet lejohen që në kohë lufte ose situata të jashtëzakonshme të derogojnë detyrimet e veta.

9.5. Mekanizmat mbrojtës të Konventës (Organet e Kontrollit)

Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut ka paraparë dy organe që do të jenë kompetente për mbrojtjen e të drejtave nga Konventa. Këto janë: Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Ndëramerikane për të Drejtat e Njeriut. Me këtë ky sistem i ngjanë sistemit të paraparë me Konventën Europiane, sado që ekzistojnë dallime qenësore për sa u përket përbërjes, funksioneve dhe autorizimeve të këtyre organeve.

9.5.1. Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut

9.5.1.1 Përbërja e Komisionit (shumë shkurt faqe 84)

9.5.1.2. Funksionet dhe Kompetencat e Komisionit

Funksioni kryesor i Komisionit është “përparimi i respektimit të të drejtave të njeriut.” Duke u nisur nga kjo Komisioni është autorizuar: të zhvillojë ndër popuj vetëdijen për të drejtat e njeriut, t’u japë rekomandime qeverive, të kërkojë nga qeveritë informata për masat që kanë ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut, të përgatisë studime dhe raporte, t’u përgjigjet pyetjeve të shteteve, të ndërmarrë aksione me rastin e peticioneve dhe t’i parashtrojnë raport vjetor Asamblesë së Përgjithshme të OSHA-së.Komisioni është i autorizuar posaçërisht të mbikqyrë përparimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të parapara me Kartën e OSHA-së dhe Protokollin për ndryshimin dhe plotësimin e saj, për ç’arsye duhet dorëzuar kopjet e raporteve vjetore të shteteve që ua parashtrojnë komiteteve ekzekutive të Këshillit Ndëramerikan Ekonomik e Social dhe këshillit Ndëramerikan për Shkollim, Shkencë dhe Kulturë.Neni 41, paragrafi (f) i vënte për detyrë Komisionit të ndërmarrë aksione lidhur me peticionet ose parashtresat, ndërsa nenet 48-51 përcaktojnë procedurën për këto. Sipas dispozitave të përmendura peticione dhe parashtresa që përmbajnë denoncime për cenimin e të drejtave të njeriut nga ndonjë shtet anëtar mund të parashtrojë çdo person, grup personash ose çfarëdo institucioni joqeveritar që është i pranuar në një ose më shume shtete anëtare.

Page 18: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Për herë të parë përmes kësaj individi njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.Sipas nenit 46 të Konventës për pranimin e peticionit ose parashtresës kërkohet:a) që të jenë shfrytëzuar dhe shterur të gjitha mjetet e brendshme juridike,b) që parashtresa të jetë dorëzuar brenda 6 muajve nga dita kur personi është informuar për vendimin e prerë,c) që lënda e peticionit ose parashtresës të mos jetë në shqyrtim para ndonjë trupi tjetër ndërkombëtar dhed) që peticioni të përmbaj emrin, shtetësinë, profesionin, vendbanimin dhe nënshkrimin ose nënshkrimet e parashtruesit ose të përfaqësuesit të ligjshëm.

Dy kufizimet e para nën (a) dhe (b) nuk vlejnë po qe se:1) legjislacioni i brendshëm nuk siguron zbatimin e procedurës së ligjshme për mbrojtjen e të drejtave;2) në qoftë se palës i bëhet e pamundshme ose pengohet në shfrytëzimin e mjeteve të brendshme juridike;3) në qoftë se ekziston zhagitje e paarsyeshme në marrjen e vendimit në bazë të mjeteve të brendshme juridike.

9.5.1.3. Procedura para Komisionit (shumë shkurt që të përmblidhet, libër faqe 86)9.5.1.4. Veprimtaria e Komisionit (Historik, faqe 87-90)

9.5.2. Gjykata Ndëramerikane për të Drejtat e Njeriut9.5.2.1. Themelimi dhe Përbërja e Gjykatës

Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut kishte paraparë krijimin e një Gjykate për të Drejtat e njeriut andaj edhe kjo përcakton organizimin, kompentencat, funksionet dhe procedurën para Gjykatës.Sipas Konventës Gjykata përbëhet nga 7 anëtarë të zgjedhur në cilësi individuale nga radha e juristëve me autoritet më të lartë moral dhe aftësi të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe që posedojnë kualifikimet për ushtrimin e funskioneve më të larta gjyqësore.Të drejtën për të propozuar dhe për të marre pjese në zgjedhje të gjyqtarëve kanë vetëm shtetet palë të Konventës. Gjyqtarë mund të zgjedhet çdo shtetas i cilitdo shtet anëtarë të OSHA-së. Shtetet kanë të drejtë të propozojnë deri në 3 kandidat prej tyre 1 duhet të mos jetë shtetas i atij shteti.Mandati i tyre zgjat 6 vjet dhe mund të rizgjedhen vetëm një herë. Më 1 korrik 1978 u vendos që selia e gjykatës të jetë ne Kosta Rikë.

9.5.2.2. Kompetencat e Gjykatës

Gjykata Ndëramerikane për të Drejtat e Njeriut është “organ gjyqësor autonom” (neni 1 i Statutit të Gjykatës). Gjykata është kompetente të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të japë mendime këshilldhënëse (konsultative).Konventa përcakton se vetëm shtetet palë dhe komisioni mund t’i parashtrojnë rastet Gjykatës. Individët nuk mund t’i parashtrojnë rastet Gjykatës (nuk posedojnë ius standi para Gjykatës) (neni 61). Ky vendim është marrë ngase shumica e shteteve janë deklaruar se nuk janë të gatshme të pranojnë të drejtën e individëve t’i drejtohen Gjykatës.Vendimi i Gjykatës është definitiv dhe i paapelueshëm.

Page 19: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Gjykata kur gjenë se ekziston cenimi i të drejtave të njeriut dhe lirive mund të kërkoj:a) që palës së dëmtuar t’i sigurohet gëzimi i të drejtës ose lirisë që është cenuar (shkelur); b) të eliminohen pasojat e veprimeve që kanë shkaktuar shkeljen e të drejtave dhe lirive të tilla; dhe c) t’i jepet dëmshpërblimi palës së dëmtuar (neni 63).Ndryshe nga Gjykata Europiane, Konventa Amerikane lejon shprehimisht ndërmarrjen e masave të përkohshme në raste jashtëzakonisht (skajshmërisht) serioze dhe të ngutshme dhe kur është e domosdoshme për evitimin e dëmit të pariparueshëm (papërmirësueshëm). Shtetet janë detyruar se do t’i përmbushin vendimet e Gjykatës.

9.5.2.3. Kompetenca Këshilldhënëse e Gjykatës

Konventa Amerikane ka paraparë që shtetet anëtare të OSHA-së mund të kërkojnë nga Gjykata këshillë në lidhje me interpretimin e Konventës dhe të çdo marrëveshjeje tjetër ndërkombëtare nga fusha e të drejtave të njeriut, e që ka të bëjë me sendërtimin e të drejtave të njeriut në shtet që i takon sistemit ndëramerikan. Gjykata gjithashtu mundet që secilit shtet anëtar të Organizatës, në bazë të kërkesës së tij, të japë mendim këshilldhënës, se a janë ligjet e brendshme të tij në pajtim me Konventën dhe instrumentët e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Këto mendime të kësaj natyre janë sqarime gjyqësore jo-obligative por mosrespktimi i tyre e dobësojnë seriozisht legjitimitetin e të gjitha argumentëve që do të mund të parashtronte shteti për të arsyetuar pozitën e vet, që është në kundërshtim me argumentet e parashtruara në mendimin këshilldhënës të Gjykatës.

PJESA E DYTË

TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT TË MBROJTURA ME

TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE

Ndalimi i Skllaverisë

1. Historiku i Skllaverisë (faqe 97-100)

2. PËRPJEKJET PËR NDALIMIN E SKLLAVERISË

Lufta për ndalimin e Skllaverisë është zhvilluar brenda shteteve në bashkësinë ndërkombëtare. Së pari skllaveria si institucion është ndaluar me ligj në Francë më 1791 duke vazhduar kështu edhe me shtetet tjera. Në SHBA definitivisht suprimohet më 22 shtator 1862 që sipas mendimit të Marksit paraqiste “aktin më të rendëishëm në historinë e Amerikës”.

Page 20: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Siç dihet e drejta ndërkombëtare e re, duke filluar nga shekulli XIX, ka pasur disa rregulla, sipas të cilave e drejta e fitimit të pronës mbi disa objekte mund të kufizohej në disa raste. Sipas disa autorëve të mëdhenj të së drejtës ndërkombëtare:

a) nuk mund të ketë pronësi të njeriut mbi njeriun;b) në asnjë pjesë të botës nuk është e lejuar tregtia me skllevër dhe konform me

këtë ligjet e brendshme që lejojnë këtë tregti janë nul për të drejtën ndërkombëtare;c) tregjet e skllevërve nuk janë të ligjshme dhe ndalohet çfarëdo forme ose

praktike e kësaj tregtie, dhed) çdo skllav bëhët i lirë kur të gjendet në territorin e ndonjë shteti të qytetëruar.

Rezultati i parë i rëndësishëm në planin ndërkombëtar është një deklaratë kundër tregtisë me zezak e miratuar në Kongresin e Vjenës më 8 shkurt 1815, e cila përmban gjykimin solemn të tregtisë me skllever. Me të, tregtia me skllevër shpallet “e neveritshme nga pikëpamja e njerëzishmerisë dhe moralit të përgjithshëm”.Akti i përgjithshëm për Kongon, i miratuar në Konferencën ndërkombëtare, mbajtur në Berlin më 1885 dhe Akti i Përgjithshëm i Konferencës së Brukselit, i miratuar më 1890, plotësojnë masat e ndërmarra për pengimin e tregtisë me skllevër.Çështje e tregtisë me skllevër ka qenë aktuale edhe pas Luftës së Dytë Botërore andaj Kombet e Bashkuara më 7 shtator 1956 (Gjenevë) kanë miratuar Konventën Shtesë për Heqjen e Skllaverisë, të Tregtisë me Skllevër dhe të Institucioneve e të Praktikës së Ngjashme me Skllaverinë. Sipas konventës “skllavëria” përkufizohet si “gjendje ose rrethanë në të cilën mbi individin ushtrohen disa autorizime që dalin nga e drejta e pronësisë”, kurse “skllavi” si person në aso rrethanash ose në aso pozite.

3. NDALIMI I TREGTISË ME GRA DHE ME FËMIJË

Papunësia kronike në shumë vende të botës, sidomos ndër gra, ka ndikuar në përhapjen e dukurisë së rekrutimit të tyre me qëllim të shfrytëzimit për prostitucion. Me qëllim të pengimit të kësaj dukurie, më 18 maj 1904 në Paris është lidhur marrëveshja e parë për luftimin e robërisë me robër të bardhë, e cila i detyron shtetet që ta luftojnë tregtinë me gra.Më 4 maj 1910 është lidhur Konventa e re për Pengimin e Tregtisë me Robër të Bardhë, me të cilën shtetet detyrohen që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për dënimin e të gjithë atyre personave, të cilët, me qëllim të kënaqjes së epsheve të të tjerëve, kanë kontraktuar, kanë dërguar ose kanë mashtruar cilëndo grua apo vajzë të moshës jomadhore, madje edhe nëse ajo ka dhënë pelqimin.Me Konventën për Pengimin e Tregtisë me Gra dhe me Fëmijë, të miratuar në sesionin e dytë të Lidhjes së Kombeve më 30 shtator 1921 zgjerohet rrethi i personave që duhen dënuar.Më 2 dhjetor 1949 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Konventën për Ndalimin e Tregtisë me Njerëz dhe të Eksploatimit të Prostitucionit të Përsonave të tjerë.

Page 21: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

MBROjTJA E PAKICAVE

1. HISTORIKU I MBROJTJES SË PAKICAVE (faqe 105-108)

2. PARAQITJA E ÇËSHTJES SË MBROJTJES SË PAKICAVE ETNIKE DHE GJUHËSORE

Në fillim të shekullit XIX bëhen ndryshimet e konsiderueshme për sa i përket numrit të subjekteve të mbrojtur dhe numrit të shteteve të detyruara kështu që: a) mbrojtja e pakicave bëhet lëndë e traktateve shumëpalëshe ne vend të traktateve dypalëshe;b) masat mbrojtëse zgjerohen edhe për grupe të tjera etnike dhe gjuhësore e jo vetëm për ato fetare; c) paraqiten tendenca për sigurimin e barazisë në të drejta civile dhe politike e jo vetëm për sigurimin e lirisë së adhurimit. Akti përfundimtar i Kongresit të Vjenës i nënshkruar më 9 qershor 1815 nga përfaqësuesit e Austrisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Portugalisë, Prusisë, Rusisë, dhe Suedisë ishte dokumenti i parë ndërkombëtar që përmbante klauzola për mbrojtjen e pakicave kombëtare e jo vetëm të pakicave fetare.Me këtë çështje ishte marrë edhe Kongresi i Berlinit ku neni IV i Traktatit të Berlinit parashihte mbrojtjen e pakicës bullgare.

3. INTERVENIMET HUMANITARE

E drejta e mbrojtjes së të krishterëve është marrë shpesh si justifikim për intervenime që njihen me emrin intervenime humanitare. Të këtilla ishin intervenimi Anglisë në favor të Waldensianëve në Francë më 1655; i Suedisë dhe Prusisë më 1707 në favor të protestantëve në Poloni. Kjo vlen sidomos për Rusinë, e cila shfrtytëzonte kinse këtë preteks për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Perandorisë Osmane.E drejta e intervenimit u ishte dhënë shteteve europiane me traktate, që njihen me emrin kapitulacione, e që kishin lidhur disa nga shtetet europiane me Turqinë. Kjo vlen sidomos për Rusinë, e cila nga fundi i shek XVIII dhe gjatë gjysmës së parë të shek. XIX kishte të drejtën e mbrojtjes së kishes dhe besimtarëve ortodoks në Turqi.Pas Revolucionit të Tetorit, Rusia ka hequr dorë nga praktika të tilla dhe pas traktatit të lidhur më 26 shkurt 1921 mes BRSS, Iranit (Persisë) dhe Turqisë, haptazi pranonte se propaganda fetare e misionarëve në vendet islamike është përdorur për qëllime politike dhe interesa pushtuese të Rusisë Cariste.

4. PROBLEMI I PAKICAVE PARA LUFTËS SË PARË BOTËRORE (F. 111-113)5. PROBLEMI I PAKICAE PAS LUFTËS SË PARË BOTËRORE (F. 113-115)

Të dy keto janë pjesë historike pa ndonjë rëndësi të veçantë

6. TË DREJTAT E AKORDUARA TË PAKICAVE

Sipas dispozitave të marrëveshjes për pakica dhe marrëveshjeve të paqes ose deklaratave të shteteve, pakicave racore, fetare ose gjuhësore u garantoheshin disa të drejta dhe favore të precizuara mjaft saktë. Me to garantohej:

1) Mbrojtja e jetës dhe lirisë për të gjithë popullsinë pa marrë parasysh kombësinë, gjuhën apo fenë;

Page 22: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

2) Shfrytëzimi i të gjitha të drejtave qytetare (civile) dhe politike dhe trajtimi i barabartë me shtetas të tjerë;

3) E drejta për arsimim në gjuhëm amtare;4) E drejta e ushtrimit të lirë, qoftë publikisht ose privatisht të cilitdo besim, fe

ose mendim, praktikimi i të cilit nuk do të ishte i papajtueshëm me rendin publik ose me moralin publik;

5) E drejta për të krijuar, udhëhequr dhe kontrolluar institucionet mirëbërese, fetare ose sociale, shkollat dhe institucionet tjera edukative, me të drejtë të përdorimit të gjuhës së tyre;

6) Shtetet kanë marrë përsipër që të mos ua kufizojnë shtetasve të vet përdorimin e lirë të cilësdo gjuhë, në marrëdhënie private, tregti, fe, shtyp, dhe publikime të çfarëdo lloji ose në tubime publike dhe para gjykatave;

7) Ndalohej diskriminimi në bazë të races, fesë ose gjuhës për sa i pëket hyrjes në punë publike, funkione dhe nderime ose ushtrimin e profesioneve e zejeve etj.

7. GARANTIMI I TË DREJTAVE TË PAKICAVE

Të drejtat e akorduara të pakicave janë vendosur nën garanci të dyfishtë: të brendshme dhe ndërkombëtare. Sipas klauzolave shteti i interesuar detyrohet se dispozitat lidhur me pakicat “do të njihen si ligje themelore dhe që asnjë ligj, rregullore (urdhëresë) ose veprim zyrtar nuk do të jetë në kundërshtim ose nuk do të afektojë këto dispozita, e as që do të kenë fuqi më të madhe.Garantimi i të drejtave të pakicave bëhet çështje e interesit ndërkombëtar me nenin 12 të Traktatit në Poloni si edhe me dispozitat përkatëse të të gjitha traktateve për pakicat.Natyra dhe kufijtë e garancive kanë qenë të përcaktuar në një raport të parashtruar nga italiani M. Tittoni që e kishte miratuar Këshilli i Lidhjes së Kombeve. Sipas këtij, dispozitat për mbrojtjen e pakicave janë të pacenueshme, sepse nuk mund të modifikohen në kuptimin që të cenojnë të drejtat e njohura, pa pëlqimin e shumicës së Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Këshilli autorizohej të vepronte në çdo rast ku ekziston cenimi ose rreziku nga cenimi i çfarëdo detyrimi lidhur me pakicat.Lidhja e Kombeve me një sërë rezolutash ka trasuar procedurën që duhet ndjekur në lidhje me peticione dhe kushtet që ato duhet t’i plotësojnë. Sipas Rezolutës së miratuar më 5 shtator 1923 peticionet drejtuar Lidhjes së Kombeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pakicave duhet të plotësojnë këto kushte:

1) të kenë të bëjnë me mbrojtjen e pakicave2) nuk bënë të jenë të parashtruara në formë të kërkesës për shkëputjën e

marrëdhënieve politike ndërmjet pakicës në fjalë dhe shtetit pjesë e të cilit është3) nuk mund të vijnë nga burimi anonim ose jo autentik4) nuk duhet të rezervohen nga përdorimi i gjuhës së ashpër (fyese)

dhe 5) duhet të përmbajnë informata ose t’u referohen fakteve që nuk kanë qenë në të

kaluarën jo të largët subjekt i peticionit të parashtruar në procedurë të rregullt.Peticioni që arrin në Sekretariat i dërgohet për ekzeminin preliminar (paraprak) Komitetit për pakica, i cili verifikon se çfarë vendimi duhet të marrë Sekretari i Përgjithshëm lidhur me këtë. Komisioni shqyrton nëse peticioni i plotëson kushtet e parashtruara më sipër me ç’rast secili kusht analizohet veç e veç.

Page 23: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

8. PROCEDURA LIDHUR ME PETICIONET

Peticionet që Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve i ka shpallur të pranueshme i kumtohen qeverisë së interesar. Kumtesa shoqërohet me pyetje se a dëshiron kjo të parashtrojë vërejtjet apo jo?Me rregulla të procedurës ishte paraparë që qeveria e interesuar duhet brenda tri javësh të informojë Sekretarin e Përgjithshëm a dëshiron të parashtrojë vërejtjet apo jo? Po qe së përgjigja është po, atëherë këto duhet të parashtrohen brenda afatit prej dy muajsh. Përjashtimisht, peticioni mund të mos i kumtohet qeverisë së interesuar. Kjo mund të ndodhë në “raste të jashtëzakonshme dhe shumë urgjente” ose kur peticioni arrin nga qeveria e një vendi anëtar i Lidhjes së Kombeve. Në këto raste, peticioni u komunikohet simultanisht anëtarëve të Këshillit dhe qeverisë së interesuar. Kur një rast është i tillë (“i jashtëzakonshem dhe shume urgjent”), vendos në mungesë të rregllave precize Sekretari i Përgjithshëm, në bazë të vlerësimit të tij diskrecional.Ekzaminimin e peticionit e bënte Komiteti i Treve (Treshes) ose Komiteti për pakica të cilin e përbëbin Kryetari i Këshillit dhe dy anëtarë që ai caktonte. Sipas rregullave që përmban Rezoluta e Këshillit (10 qershor 1925) anëtarë të Komitetit për pakica nuk do të mund të jetë personi që është a) përfqësuesi i shtetit të cilit i takon parashtruesi; b) përfaqësuesi i shtetit fqinj; c) përfaqësuesi i shtetit në të cilin shumica e popullsisë i takojnë në pikëpamje etnike të njejtit popull si edhe personat e pakicës në fjalë.

Komiteti për pakica ka pasur tri mundësi: a) ta përfundojë menjëherë shqyrtimin po qe se konsideronte se vrojtimet e qeverisë së interesuar jepnin shpjegime të kënaqshme për të gjitha pohimet nga peticioni;

b) të kërkonte që çështja të vihej urgjentisht në rend dite të Këshillit, po qe se gjente se shpjegimet e qeverisë nuk e largojnë dyshimin për cenimin ose rrezikun nga cenimi; dhe

c) të hynte në bisedime me qeverinë e interesuar në mënyrë që të siguronte shpjegimet plotësuese.Këtu duhet theksuar se dy alternativat e para rrallherë janë përdorur, ndërsa alternativa e tretë përfaqësonte rregullën. Kjo natyrisht kishte si pikësynim të fundit të arriheshin reforma të caktuara dhe kështu më së shpeshti janë zgjidhur shumë çështje.

9. ÇËSHTJA E MBROJTJES SË PAKICAVE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Karta e OKB-së nuk përmban dispozita që u referohen drejtëpërdrejt pakicave. Karta shprehimisht kërkon respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, gjuhe ose feje. Mirëpo më 1947 Kombet e bashkuara formuan Nënkomisionin për pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave, i cili vepron si organ i specializuar i Komisionit për të drejtat e njeriut.Një sërë traktatesh pas Luftes së dytë Botërore kanë pasur për qëllim afirmimin e respektimit të të Drejtave pa dallim race, gjuhe ose feje, mirëpo as në Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut nuk përmban asnjë nen i cili decidivisht i përket mbrotjes së pakicaveDuke u nisur nga ky fakt, nënkomisioni për pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave ka insistuar që çështja e mbrojtjes së pakicave të inkorporohet në paktet për të

Page 24: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

drejtat e njeriut dhe si rezultat i kësaj, Neni 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Cilivile dhe Politike parashikon shprehimisht:

“Në shtete ku ka pakica etnike, fetare ose gjuhësore, personat që u përkasin këtyre pakicave, nuk mund të privohen nga e drejta që të kenë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të vet, jetën e vet të veçantë kulturore, të predikojnë dhe të praktikojnë fenë e tyre ose të përdorin gjuhën e tyre.” (Pakti permban pra dispozita per mbrojtjen e pakicave)

10. DEKLARATA E TË DREJTAVE TË PERSONAVE QË U PËRKASIN PAKICAVE KOMBËTARE OSE ETNIKE, FETARE DHE GJUHËSORE

Neni 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Cilivile dhe Politike është i formuluar në atë mënyrë saqë më tepër fitohet përshtypja se mbrohen të drejtat individuale sesa kolektive. Kjo me qëllim që të shtyhen shtetet ta ratifikojnë sepse frikësoheshin se një çasje kolektive do të shtynte pakicat deri te kerkimi i autonomisë.Gjithashtu edhe pas shkatërrimit të shumë shteteve socialiste u formua një frymë e re.Si rezultat i kësaj Asabmbleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore, e cila përmban një sërë të drejtash që u përkasin pakicave.Mirëpo marrë strikt juridikisht Deklarata nuk është dokument shtrëngues dhe ka vlerë thjesht morale dhe politike.

11. MBROJTJA E PAKICAVE ME AKTET E OSBE-SË

Çështja e pakicave ka zënë vend të rëndësishëm në punën e Konferencës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë (KSBE). Akti final i Helsinkit (1 gusht 1975) kishte paraparë se shtetet që kanë pakica kombëtare duhet të respektojnë të drejtën e pjesëtarëve të pakicave për barazi para ligjit dhe t’u japin mundësi të plotë për të gëzuar në mënyrë efektive të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.Dokumenta të tjerë me të cilat parashihet mbrojtja e pakicave:Dokumenti i Kopenhagës 29 qershor 1990;Karta e Parisit për një Europë të re 21 nëntor 1990Dokumenti i Mbledhjes së Tretë i Konferencës për Dimensionin Njerëzor të KSBE-së (Moskë, 3 tetot 1991);

12. KOMISARI I LARTË PËR PAKICA

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të të drejtave të pakicave Dokumenti i Konferencës së Helsinkit (9-10 korrik 1992) ka parashikur që Këshilli i Ministrave mund të emëroj Komisarin e Lartë për pakica kombëtare si pjesë e një organizimi ndërmjetësues për parandalimin e konflikteve në fazën fillestare.

Komisarin e Lartë e emëron Këshilli i Ministrave i OSBE-së me konsensus, në bazë të propozimit të Komitetit të funksionarëve të lartë (Këshillit të Përhershëm) për një periudhë trevjeçare që mund të vazhdohet edhe një herë, nga radha e personaliteteve të shquara ndërkombëtare që kanë eksperiencë të gjatë përkatëse, dhe nga i cili mund të pritet paanësi e plotë në ushtrimin e funksioneve.

Komisari i Lartë është i autorizuar:- të mbledhë dhe të pranojë informata për çështje të pakicave kombëtare;

Page 25: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

- të vlerësoj rolin e palëve të involvuara, natyren e tensioneve dhe pasojat e mundshme për paqe;

- të vizitoj çdo shtet pjesëmarrës dhe të komunikoj drejtpërsëdrejti me palët e involvuara për të marrë informata të dorës së parë; dhe

- të bisëdojë me palët dhe, sipas nevojës, të përparoj dialogun, besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Ai mundet, po qe se e çmon se ekziston rreziku nga konflikti të tërheqë vërejtjen Komitetit të Funksionarëve të Lartë, kurse kryesuesi e vë në rend dite të mbledhjes së ardhshme të tyre.Komisari i Lartë mund të vizitoj territorin e çdo shteti pjesëmarrës dhe të komunikoj drejtpërsëdrejti me palët e involvuara për të marrë informata të dorës së parë duke përfshirë këtu edhe informata diskrete nga çdo individ, grup ose organizatë që janë drejtëpërsëdrejti të interesuar për gjendjen e pakicave kombëtare. Për këtë qëllim atij duhet t’i mundësohet liria e qarkullimit dhe komunikimit.

13. DOKUMENTET EUROPIANE PËR MBROJTJEN E PAKICAVE

13.1. Angazhimi i Bashkimit Europian

Në fillim të viteve 90-të në Europë janë bërë ndryshime të thella: ka pushuar së ekzistuari bota bipolare në ndarje ideologjike; është shpërndarë Traktati i Varshavës; është bërë bashkimi i Gjermanisë; janë shthurur BRSS e disa shtete të tjera dhe në vend të tyra janë formuar 22 shtete të reja.Këto ndërrime kanë nxitur nevojën e plotësimit të disa rregullave të së drejtës ndërkombëtare ose për krijimin e institucioneve të reja. Kështu, shtetet e bashkimit Europian kanë miratuar një Deklaratë për kriteret për njohjen e shteteve të reja në Europën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik (17 dhjetor 1991), ne të cilën njohja e shteteve të reja kushtezohet:

1) me pranimin dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare që dalin nga aktet më të rëndësishme ndërkombëtare (Karta e OKB-së, Akti përfundimtar i Helsinkit dhe Karta e Parisit), sidomos kur është fjala për shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut; dhe

2) me garantimin e të drejtave të grupeve etnike dhe kombëtare dhe të pakicave konform me detyrimet e përcaktuara në kuadër të KSBE-së.

13.2. Angazhimi i Këshillit të Europës

Që nga themelimi më 1949, Këshilli i Europës synonte përparimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Që atëherë Këshilli i Europës kishte proklamuar nevojën e një mbrojtjeje më të gjerë të të drejtave të pakicave, kurse më 1961 Asambleja e kishte ftuar Komitetin e Ministrave që në një protokoll shtesë Konventës Europiane për të Drejtat e njeriut, të përfshijë një dispozitë të veçantë për garantimin e disa të drejtave të pakicave kombëtare që nuk janë përshfshirë në konventë, e cila ç’është e vërteta nuk kishte asnjë dispozitë pos asaj që ndalonte diskriminimin.

Page 26: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

14. KONVENTA-KUADËR PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE

Më 9 tetor 1993 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Këshillit të Europës ia besuan Komitetit të Ministrave “hartimin sa më të shpejtë të një Konvente-kuadër, ku do të saktësoheshin parimet për të siguruar mbrojtjen e pakicave” dhe një protokoll plotësues të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në fushën kulturore që do të garantonte të drejtat individuale që u përkasin pjesëtarëve të pakicave.Komiteti ad hoc për mbrojtjen e pakicave kombëtare (KAHMPK), i krijuar nga Komiteti i Ministrave, hartoi Projektin e Konventës-kuadër për mbrojtjen e pakicave më 10 nëntor 1994 dhe u hap për nënshkrim më 1 shkurt 1995.Konventa-kuadër nuk i përkufizon “pakicat kombëtare” për shkak se Komiteti i Ekspertëve nuk kishte mundur të gjente një përkufimzim i cili do të mund të përfshinte të gjitha kategoritë e pakicave dhe që do të sigurionin përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare, as nuk kishte rimarrë ndonjë përkufizim ekzistues. Megjithëkëtë, në preambulë janë të përfshirë elementet konstituive të një përkufizimi të pakicave, që konsistojnë në dallimet etnike, fetare ose gjuhësore, por që sipas Konventës-kuadër nuk krijojnë në mënyrë të domosdoshme pakicat kombëtare.

15. KARTA EUROPIANE E GJUHËVE REGJIONALE OSE TË PAKICAVE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës miratuan më 5 nëntor 1992 Kartën Europiane të Gjuhëve Regjionale ose të Pakicave, që duhej të ishte një ndër arritjet e Këshillit Europian. Miratimin e Kartës e kishin inspiruar disa faktorë të rëndëshishëm që janë:

1) rreziku që u kanosej gjuhëve regjionale ose të pakicave të zhduken;2) e drejta e patjetërsueshme e përdorimit të gjuhës së pakicës privatisht dhe

publikisht;3) se mbrojtja dhe përparimi i gjuhëve të pakicave përbën një kontribut të

rëndësishëm në ndërtimin e një Europe të bazuar mbi parimet e demokracisë dhe diversitetit kulturorë, brenda kuadrit të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial etj.Karta Europiane e Gjuhëve regjionale ose të Pakicave përmban dispozita që u referohen arsimit, organeve të drejtësisë, organeve të administratës dhe shërbimeve publike, mediave, aktiviteteve kulturore, jetës ekonomiko-shoqërore etj.Karta ka paraparë që asnjë dispozitë e saj nuk do të cenojë ndonjë dispozitë më favorizuese që ekziston në një palë ose që është parashikuar në marrëveshje ndërkombëtare (neni 4(2)) lidhur me pozitën juridike të personave që u përkasin pakicave, që d.m.th. se nuk prek të drejtat e fituara.

16. PROBLEMI I PËRKUFIZIMIT TË PAKICAVE

Asnjë nga traktatet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave nuk ka përmbajtur shpjegimin se çka duhet të nënkuptohet me termin pakicë.Fillimisht është marrë parasysh aspekti numerik mirëpo duke marrë parasysh problemet si në Afrikën e jugut ku 80% e të persekutuarve ishin zezakë dhe të Shqiptarevë në ish-Jugosllavi ku Shqiptarët edhe pse ishin numerikisht më shumë se malazezët dhe maqedonasit prapë ishin të diskriminuar nuk kishte bazë të qëndrueshme.

Page 27: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

Përpjekjet për definimin e pakicave kombëtare më së shpeshti lidhen me veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në mendimin konsultativ të dhënë lidhur me rastet e komuniteteve greko-bullgare (1930) dhe të shkollave të pakicave në Shqipëri (1935) Gjykata kishte theksuar elementet themelore që do të mund të inkorporoheshin në definicionin e pakicave. Sipas Gjykatës pakicë është:

a) grupi i veçantë;b) pakica reale (e vërtetë)c) grupi racor, fetar ose gjuhësor i ndryshëm nga shumica;ç) grupi që karakterizon ndjenjën e solidaritetit; dhed) grupi që dëshiron t’i ruaj karakteristikat dalluese.

Në grupin e parë të kritereve për përcaktimin e pakicave rregullisht përmendet se pakicat janë:

a) grupe te veçantab) madhësia numerikec) pozita jodominanted) shtetësia e shtetit

E DREJA E VETËVENDOSJES SË POPUJVE1. PARAQITJA E PARIMIT TË VETËVENDOSJES – (Pjesë Historike F.147.)

Aktet e para të rëndësishme që përmbanin parimin e vetëvendosjes ishin Deklarata e Pavarësisë e SHBA-ve, Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Deklaratave e të Drejtave të Popullit të Rusisë.

2. “PARIMI KOMBËTAR”

Përpjekja për organizimin e bashkësisë ndërkombëtare mbi bazën e respektimit të aspiratave kombëtare formulohet dhe futet në teorinë e së drejtës ndërkombëtare nëpërmjet “parimit kombëtar”, sipas të cilit shteti duhet të përputhet me kombin, ngase kombi është “shoqëri natyrore e njerëzve me territor, origjinë, zakone dhe gjuhë të përbashkët që formojnë një bashkësi jetësore dhe koshiencë sociale.” Sipas Mancinit, subjektet e së drejtës ndërkombëtare janë kombet, të cilat janë bashkësi të lidhura politikisht nga faktorët natyror dhe historik (teritorri, raca, gjuha etj.) dhe posaçërisht vetëdija për përkatësinë e njejtë kombëtare; kombet janë subjekt natyror dhe i domosdoshëm, kurse shtetet-subjekt artificial dhe arbitrar.

3. KONTRIBUTI I LENINIT DHE I WILSONIT NË AFIRMIMIN E PARIMIT TË VETËVENDOSJES

Më 11 shkurt 1918 Wilsoni ka shpallur katër parime të reja, të cilat, në thelb, i referoheshin kryesisht rregullimit të drejtë të çështjeve kombëtare, si një ndër çështjet më të rëndësishme për krijimin e një paqeje të qëndrueshme. Sipas Wilsonit, duhej:

1) ndaluar që popujt dhe krahinat të bëhen objekt i pazarllëqeve, në favor të ekuilibrit të diskredituar të forcave;

Page 28: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

2) para çdo vendimi për çështje territoriale duhet pasur parasysh interesin e popullit përkatës, e jo kompromiset ndërmjet pretëndimeve të shteteve rivale; dhe

3) kërkesat kombëtare duhet kënaqur në masë sa më të madhe që është e mundshme.Më 4 korrik 1918 Wilsoni i plotëson ose i precizon propozimet e mëparshme duke insistuar që të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet territoriale, duhet zgjidhur në bazë të pajtimit të lirë të popujve të interesuar, gjë që është e barasvlefshme me të drejtën për vetëvendosje të popujve. Sipas kësaj, pas luftës duhej të krijoheshin shtete që do të ishin në pikepamje kombëtare të pastra (të papërziera) dhe të banuara maksimalisht nga pjesëtarët e një kombi, gjë që ishte e përshëndetur ngrohtësisht, sidomos nga popujt e shtypur dhe të ndarë.Për udhëheqësin e Revolucionit Socialist të Tetorit dhe të shtetit të parë socialist, Vladimir Iliç Lenin, njohja e së drejtës së popujve për vetëvendosje paraqiste çelësin për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Duke u nisur nga kjo, Lenini angazhohej që “çdo kombësi, pa asnjë përjashtim, si në Europë ashtu edhe në kolonitë, duhet të ketë lirinë dhe mundesitë të vendosë vetë ne qoftë se do të formojë një shtet në vete apo do të hyjë në përbërjen e çfarëdo shteti tjetër.” Sipas Leninit, të gjitha kombet, qofshin në kuadër të shteteve shumëkombëshe, qofshin nën sundimin kolonial, kanë të drejtë për t’u shkëputur dhe për të formuar një shtet të pavarur, sepse vetëvëndosja e kombeve “nuk mund të ketë...tjetër kuptim veçse vetëvendosjen politike, pavarësinë shtetërore, formimin e një shteti kombëtar.”(dallimet mes 2 koncepteve faqe 152-153, me theks te veçantë shikoni “vetësvendosjën e brendshme” dhe “ndërkombëtare ose te jashtme)

Me “vetëvendosje të brendshme” nënkuptohet e drejta e popujve për të zgjedhur rendin e vet shoqëror dhe politik, gjë që u përgjigjet qëndrimeve të përhapura në Perëndim, sipas së cilave vetëvendosja është sinonim për vetëqeverisje, respektivisht “do të thotë vetëadministrim” ose “liri për të zgjedhur demokratikisht qeverinë e vet.”

4. INKOSEKUENCA NË ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES KOMBËTARE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (hisorik faqe 153-160)

7. PËRMBAJTJA E PARIMIT TË VETËVENDOSJES

E drejta ndërkombëtare përcakton se me vetëvendosje të popujve ose të kombeve nënkuptohet e drejta e popujve, përkatësisht e kombeve, të përcaktojnë statusin e vet politik dhe ekonomik në planin ndërkombëtar dhe rendin politik, ekonomik dhe shoqëror në planin e brendshëm.

Aktet ndërkombëtare dhe autorët e së drejtës ndërkombëtare precizojnë se vetëvendosja në planin ndërkombëtar konsiston në:

1) të drejtën e popujve ose të kombeve për shkëputje ose për formim të shtetit të pavarur;

2) të drejtën e pupujve ose të kombeve për shkëputje me qëllim të bashkimit me një shtet tjetër; dhe

Page 29: FAKULTETI JURIDIK VITI I PARËjuridiku.weebly.com/uploads/3/1/5/2/3152521/mbrojtja... · Web view(Në emër të Zotit, Meshiruesit, Mëshirbërësit) FAKULTETI JURIDIK VITI I PARË

3) të drejtën e popujve ose të kombeve për bashkim me shtetin në kuadër të cilit kanë qenë edhe më parë, por tani si anëtarë të federatës, si njësi autonome etj. e jo në kuadër të shtetit unitar.

E drejta e vetëvendosjes në planin e brendshëm konsiston në:1) të drejtën për të përcaktuar rendin shtetëror dhe shoqëror;

2) të drejtën për të disponuar lirisht resurset natyrore dhe për të zhvilluar jetën e vet ekonomike; dhe

3) të drejtën për t’i zgjidhur vet të gjitha çështjet e tjera që janë në kompetencë të brendshme.

Faqe 1 – 200

Me ndihmen e Allahut perfunduam permbledhjen e ketij teksti. Lusim Allahun qe kjo permbledhje te jete ne Sherbim te studenteve me qellim te lehtesim te studimeve te tyre.Ndersa studentet i porosisim qe krahas studimeve te mos harrojne Krijuesin sepse vertete i humbur eshte ai i cili devijon nga rruga e besimit. Le te jete ne jeten tuaj shembulli me i mire, Pejgamberi a.s. dhe qe jeta juaj te bazohet ne Kur’an dhe Sunnet dhe qe syninmi juaj te jete arritja e Kenaqesise se Allahut dhe meshira e Tij ne diten kur te do te japim llogarine.Student te nderuar, shfrytezojeni kohen ne menyre me te mire te mundshme sepse siç na ka porositur Pejgamberi a.s. Shfrytzoni 5 gjera para se te vin 5 tjera:Shfrytezo:Rinine para PleqeriseShfrytezo:Shendetin para SemundjesShfrytezo:Kohen e lire para se te ziheshShfrytezo:Pasurine para VarferiseShfrytezo:Jeten para Vdekjes

Sqarime te pergjithshme:Pjeset e Tekstit te cilat jane te formatit (BOLD) jane pyetje te cilat jane marre nga provimet paraprake.Shkrojna P-ne fillim te ndonje paragrafi gjithashtu paraqet ndonje pyetje e cila ka ekzistuar ne ndonje test.Kjo per shkak se Teksti eshte formuluar nga nje grup autoresh te cilet kane perdorur shenja te ndryshme gjate formulimit.