40

Fame Monsters First Issue

Embed Size (px)

DESCRIPTION

This is a magazine that I made for Albanian Little Monsters

Citation preview

NGA: HELIO QENDRO

TE JESH NDRYSHE NE SHQIPERI

Besoj se te gjitheve na ka ndodhur te ecim rruges duke pare punen tone dhe te ndeshemi me syte

zhbirues te ndonje kalimtari qe as ia kemi pare ndonjehere fytyren. Ne jete per njeriun mendoj se

sfida me e madhe eshte te pranoje veten ashtu si eshte, pasi eshte kjo gje ajo qe ben dhe te tjeret

te na pranojme per ate cka jemi dhe cka japim. Personalisht ndonese jam akoma ne moshe te re

besoj se kam arritur deri aty ku e mbaj vete ekuilibrin e traut te jetes time, sigurisht ndonje here

trau anon por besoj se eshte veshtiresia qe duhet per te kthyer ekuilibrin ajo cka I jep jetes ritem

dhe kuptim. Shume njerez nuk do me kuptojne kurre dhe personalisht nuk ua kerkoj, jam I vetedi-

jshem per cmendurine qe kam dhe nuk pres te me kuptojne por ne te njejten kohe nuk pres te me

kerkojne te ndryshoj. Kam vendosur te jesh ndryshe sepse te jesh normal eshte e merzitshme.

Dua te jem une ai tipi qe kur kalon ne rruge te mbaje bisedat e njerezve dhe te me kujtojne si “tipi”

qe kaloje me bluzen e Gages. Nuk me ben aspak pershtypje gjerat qe shoh e degjoj nga ky popull

ndonese perhere e me shume cuditem. Mendoj se Zoti ka vendosur rrugen e veshtire per mua qe

me ka lindur ne nje vend te tille kur kishte 1 milione mundesi te tjera, ndonjehere e falenderoj pasi

ne fund te fundit ky shtet me ka bere te forte, me ka mesuar qe ne jete do me duhet te perballem

me te pafytyre. Edhe pse un jam ky qe jam dhe kam kete karakter qe kam sepse kam jetuar ketu

perseri une nuk ja uroj njeriu te jetoje ne kete vend ku korrupsioni mund te jete zgjidhja e cdo

problemi, thashethemi eshte piknisja dhe mbarimi I dites. Shoh te rinj qe pa piken e turpit pine

cigare apo lloj-lloj drogash ne publik ja ashtu sikur te ishte nje gje krejt normale, eshte kjo rini qe

besoj do ndaloje zhvillim e ketij vendi I cili ka shume potencial por jo iniciative. Ndonese te

ardhmen time do ta kem jashte Shqiperise shpirti im e di se sa dua ta shikoj nje dite kete vend me

njerez paqesore, qe pershendesin njeri tjetrin rrugeve, qe falin dashuri dhe jo mllef e urrejtje, ate

dite kur njeriu te gjykohet si njeri e jo si ai “tipi” qe kishte bluze me Gagen, ate dite kur te gjitha

ndertesat do ishin uniforme dhe jo njera e bardhe dhe tjetra ylber, ate dite kur te kisha mundesi

qe per qejfin tim te shikoja ndonje opera ose pse jo te vizitoja ndonje galeri arti se ashtu ma ndjen

jo sepse organizohet. Mbase keto brockulla qe po them nuk do plotesohen kurre por te dali njeri e

te me thoje qe nuk do te plotesohen. E pra fatkeqesisht kjo eshte jeta qe une dhe disa njerez si

une duhet te jetojne. Faleminderit qe moret kohe nga koha juaj e vlefshme per te lexuar kete arti-

kull, nese ju pelqeu dua ta dini qe ka dhe shume si ju qe ju kuptojne nese jo me falni qe ju harx-

hova kohe.

Interviste me Paolo-n Ç’kemi Paolo dhe faleminderit qe pranove fte-

sen time per kete interviste.

- Faleminderit ty qe me ftove.

Si ka qene kjo vere per ty?

- Interesante. Nuk ka qene si vera e kaluar, por

ne pergjithesi mire. Kam udhetuar ca. Kam qene

ne plazh. Doja te ikja ne Greqi po u kujtova si

vone Do iki ne dimer me siguri.

Cfare mendon per gjeneraten ne te cilen jeton

pra bashkemoshataret e tu ose me sakte ado-

leshentet ne pergjithesi?

- Do flas per adoleshentet ne moshen time, 14-

15 vjec pra. Mund te them me bindje se ky nuk

eshte nje brez i shendetshem per vete faktin se

ka shume djallezi. Shumica sillen si te pa-

pergjegjshem, jane egoiste, narciste, kane qejf

te bien ne sy. Menyrat per te rene ne sy jane

shpesh here te gabuara, qe nga sjellja e pahi-

jshme dhe e padisiplinuar e deri ne degradim

duke abuzuar me veten. ''I miri'' merret si i do-

bet dhe duhet te jesh shume i zgjuar per te ecur.

Shoqeria ka ndikimin me te madh te adoleshen-

tet .

Mendon se vetem shoqeria apo dhe faktore te tjere.

Nese po cilet?

- Influencon familja dhe media gjithashtu. Familja nuk u

kushton rendesine e duhur adoleshenteve duke u nisur

nga psikoza qe ata jane ''pa tru''. Media nga ana tjeter

ndikon me ane te ''imazhit''. Media i edukon ado-

leshentet te jene siperfaqsore.

Cfare eshte media per ty?

-Per mua media eshte thjesht nje maske. Eshte nje

loder qe na ben lavazh truri dhe na con drejt Rendit te Ri

Boteror.

Kush jane gjerat qe ty te inspirojne?

Mua me inspirojne njerezit. Ka shume njerez

''kryeveper'' ne jeten time. Gjithashtu me inspirojne

edhe perpjekjet, dashuria, bukuria...

Cfare eshte arti per ty dhe kush jane artistet e pavdek-

shem?

- Arti per mua eshte ekspresion, dhe jo ekspresion

dosido, por ekspresion i zjarrte. Arti eshte muze, muze e

pavdekshme. Per sa i perket artisteve te pavdekshem,

jane te gjithe ata qe kane sjelle revolucion ne fusha te

caktuara te artit. Nuk po permend artiste konkretisht

se ka shume te cilet gjithmone do te kujtohen. Me se

shumti i perkasin shekullit te kaluar por edhe ky shekull

ka nxjerre shpirtra.

Music

News

Music

News

Beyonce Was Here

-Nese shume gra qe sapo kane lindur femijen e tyre te pare preferojne te

marin vitin e pare pushim Beyonce nuk eshte nje prej tyre. Me vajzen Blue

Ivy vetem 7 muajshe Beyonce ka performuar ne disa koncerte nje prej te

cileve edhe ai I OKB ne te cilin Beyonce kendoi I Was Here dhe pa frike

mund te thuhet se ishte nje performance vokale nga me te mirat e Be-

yonce. Mesohet se keto muaj Beyonce po ndjek nje diete dhe gjithashtu

frekuenton rregullisht palestren per tu rikthyer perseri ne forme nga

shtatezania. Persa I perket thashethemeve se Beyonce po pergatit albu-

min e rradhes, Beyonce I ka pohuar dhe ka thene se disa kenge kane fil-

luar te marim forme dhe se shpejti do te vije me single-in e ri.

Rihanna dhe Chris Brown do performojne bashke ne MTV

VMA 2012

Pas ngjarjes se vitit 2008 qe te gjithe e kujtojne e cila duhet thene se

shkaktoi jo pak trazira Chris Brown dhe Rihanna jane “bashkuar” ser-

ish por kesaj rradhe per te prezantuar dhe performuar. Ne fillim te

ketij viti Rihanna nxorri remix-in e nje prej kengeve te albumut “Talk

That Talk” te quajtur “Birthday Cake” I cili beri shume buje per vete

faktin se Chris Brown kendonte aty. Reagimet e fansave ishin te

shumta disa u gezuan disa u merziten qe ajo e fali aq lehte. Rihanna

eshte shprehur se fundmi ne shfaqjen e Oprah Winfrey se ajo kishte

ndjenja per Chris por sin je shok jo me si nje person me te cilin ajo e

shikonte veten, ajo ka shtuar se kishte qene e veshtire per te ta falte

Chris por me kalimin e koheve ajo e pa te arsyeshme

Lana Del Rey: Do behesha lezbike per

Lady Gaga-n

Lana Del Rey ka thene ne nje interviste ne festivalin

Coachella se edhe pse ajo nuk terhiqet pas femrave ajo

eshte tmerresisht e thithur nga klasi dhe stili I Gages.

Ajo ka thene me tej se njohja ne person vetem ka beje

qe ta doje me shume pasi ajo eshte nje femer me zemer

te madhe dhe eshte gjithashtu nje businesswoman e

zgjuar. Pyetur nese ajo do te bashkepunonte ne albu-

min e rradhes te Gages, Lana ka thene se ajo ishte

vetem ne dijeni qe albumi do t kishte bashkepunime por

nuk kishte mare deri tani ndonje telefonate per bash-

kepunim dhe ka shtuar se do ishte mese e kenaqur nese

do I kerkohej.

Katy Perry refuzon 20 milione $

Katy Perry-t I jane ofruar se fundmi plot 20 milione $

per te qene pjese e juries se “American Idol”. Ajo ka

thene qe sado e lakmon si pozicion ajo nuk mendon

se ka eksperiencen apo dhe moshen e duhur per ate

vend aq te rendesishem. Per ironi te fatit vendin tani

e ka zene Nicki Minaj. Katy ka thene se pervec ketyre

ajo po punon dhe ne materiale te reja muzikore per

albumin e ri por gjithashtu eshte e zene me pro-

movimin e filmit te saj dhe I duhet te udhetoje shume.

Nderkohe kengetarja e njohur eshte pare ne Disney-

land gjate gjithe dites. Miq te saj kane thene se ajo

po merr kohe per te harruar ndarjen me John Mayer.

Single-I I ri I Taylor Swift

thyen rekordin e “Born This

Way”

Kenga e re e Taylor Swift nga albumi “Red” I cili del ne Tetor, “We Are Never Ever Getting Back Together” ka thyer rekordin e Lady Gaga-s ne iTunes si single-I qe ka shitur me shume me ekzak-tesisht plot 600 mije kopje nderkohe qe “Born This Way” mbante rekordin me 460 mije kopje. Taylor ka thene qe ky lloj suksesi ishte totalisht I paparashikuar dhe ajo falenderoi te gjithe fansat e saj qe e ndihmuan.

Pse Gaga anulloi duetin me Elton John?

Gaga ka pranuar per Fuse se dueti me Elton John eshte anul-

luar per kete album. Ajo ka thene se “Artpop” eshte shume

dance dhe pop per nje kengetar te atij kalibri. Gaga tha se

kishte komunikuar me Elton per t’ja thene dhe tha se ai ishte

totalisht dakord. Gaga tha se I pelqente qe monstrat po

hedhin hipoteza per emrat e bashkepunetoreve pasi ato e

ndihmojne te kuptoje se cilet jane artistet qe monstrat

pelqejne megjithese ka shtuar me keqardhje mos te presin

duet me One Direction pasi ajo thjesht nuk shkon me ta.

Gjithsesi ajo ka pikasur disa emra dhe ka thene se eshte

shume e rendesishme per te gjithe te kuptojne qe albumi

nuk ka mbaruar. Akoma nuk jane vendosur kush kenge do

jete duet e kush solo, pra ajo thjesht po kalon nje periudhe

kreativiteti por per perzgjedhjen e kengeve duhet pritur.

Gaga gjithashtu ka shtuar se po priste me padurim per ken-

gen me Kendrick pasi tha qe donte qe monstrat te degjonin

pak material te ri dhe se cka po bluhet ne koken e saj kohet

e fundit.

Fan

Zone

Fan

Zone

Art-e nga:

Endri

Erti

Rezi

Helio

Stela Cuni

Modelja Little Monster

Stela Cuni

Modelja Little Monster

FASHION

PAGES

FASHION

PAGES