11
1 Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë në mënyrë shkencore PSHE Tema kyçe 1- Shëndeti dhe Mirëqenia Koha mesatare e mësimit Sesionet 50 minuta Të arriturat nga mësimi Të gjithë nxënësit do të: Kuptojnë çka është pllaku dental dhe si formohet ai. Kuptojnë se cilat ushqime dhe pije shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Kuptojnë pasojat e prishjes së dhëmbëve. Kuptojnë se si t’i pastrojnë dhëmbët më brushë në mënyrë efikase. Kuptojnë që zvogëlimi i ushqimit & pijeve me sheqer do të reduktojë prishjen e dhëmbëve. Seksioni 3.3, Higjiena orale na ndihmon që të evitojmë kariesin e dhëmbit (prishja e dhëmbit) duke demonstruar rëndësinë e pastrimit të dhëmbëve me brushë dy herë në ditë, me pastë të pasur me fluor. Nxënësit do të kuptojnë se si formohet pllaku dental në dhëmbë dhe si baketeriet nga pllaku mund të shkakatojnë prishjen e dhëmbit. Nxënësit do të shikojnë sasinë e sheqerit në ushqimin e tyre dhe do të zhvillojnë aktivitete që të identifikojnë sasinë e sheqerit që ndodhet në pijet e zakonshme. Një video demonstrim do të njoftojë nxënësit për pastrimin efikas të dhëmbëve me brushë në shtëpi dhe do të krahasojnë rutinën e tyra para dhe pas pastrimit.

Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

1

Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë në mënyrë shkencore PSHE Tema kyçe 1- Shëndeti dhe Mirëqenia Koha mesatare e mësimit Sesionet 50 minuta

Të arriturat nga mësimi

Të gjithë nxënësit do të: • Kuptojnë çka është pllaku dental dhe si formohet ai. • Kuptojnë se cilat ushqime dhe pije shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. • Kuptojnë pasojat e prishjes së dhëmbëve. • Kuptojnë se si t’i pastrojnë dhëmbët më brushë në mënyrë efikase. • Kuptojnë që zvogëlimi i ushqimit & pijeve me sheqer do të reduktojë

prishjen e dhëmbëve.

Seksioni 3.3, Higjiena orale na ndihmon që të evitojmë kariesin e dhëmbit (prishja e dhëmbit) duke demonstruar rëndësinë e pastrimit të dhëmbëve me brushë dy herë në ditë, me pastë të pasur me fluor. Nxënësit do të kuptojnë se si formohet pllaku dental në dhëmbë dhe si baketeriet nga pllaku mund të shkakatojnë prishjen e dhëmbit. Nxënësit do të shikojnë sasinë e sheqerit në ushqimin e tyre dhe do të zhvillojnë aktivitete që të identifikojnë sasinë e sheqerit që ndodhet në pijet e zakonshme. Një video demonstrim do të njoftojë nxënësit për pastrimin efikas të dhëmbëve me brushë në shtëpi dhe do të krahasojnë rutinën e tyra para dhe pas pastrimit.

Page 2: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

2

1. Kopjoni SW 1 dhe SW 2 për çdo student. 2. Rregulloni PP 1 në projektor. 3. Kopjoni CW 1, dhe CW 2 për klasë. 2. Lokalizoni video demostrimin për pastrimin e dhëmbëve me brushë të gatshme në www.e-bug.eu.

Normalisht dhëmbët tanë të parë dalin (eruptojnë) rreth moshës 6 mujore derisa do të kemi harkun e plotë të dhëmbëve të qumështit 20 gjithsej (denticioni primar), të cilët dalin deri në moshën 2 vjeç e gjysmë. Këta dhëmbë të qumështit fillojnë të lëvizin dhe të bien (eksfolim) zakonisht kur jemi 6 vjeç dhe këta dhëmbë do të zëvendësohen me dhëmbët e përhershëm (adult). Në moshën 12 vjeçare ne do të kemi 28 dhëmbë të përhershëm (adult), për të cilët nëse kujdesemi mirë, do t’i kemi gjatë gjithë jetës sonë! Disa njerëz kanë edhe 4 dhëmbë të tjerë në pjesën e pasme të harkut të dhëmbëve, të cilët quhen dhëmbët e pjekurisë. Këta dhëmbë dalin kur ne jemi 18-20 vjeç, kështu disa njerëz kanë gjithsej 32 dhëmbë. Bakteret do të zhvillohen në këta dhëmbë, duke u grumbulluar së bashku dhe formojnë një masë të ngjitshme që quhet pllaku dental. Ju mund ta shihni këtë në gojën tuaj si një vijë e verdhë (kremoze) përreth dhëmbëve ose ndonjëherë mund ta ndjeni si një shtresë mbi dhëmbë me anë të gjuhës. Nëse e gjejnë ambientin e përshtatshëm, këto baktere mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve (kariesin). Kur ne konsumojmë ushqime dhe pije me sheqer, kjo vjen si një sulm i sheqerit në dhëmbë. Bakteret nga pllaku dental marrin sheqerin dhe krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve nga pjesa sipërfaqësore e dhëmbit (smalti). Me kalimin e kohës smalti do të zbërthehet nga acidet, duke krijuar vrimë (kavitet) që mund të kalojë në shtresën e dytë të dhëmbit (dentinë). Me vazhdimin e procesit të prishjes së dhëmbit, kaviteti vazhdon të rritet dhe mund të irritojë nervin brenda dhëmbit dhe të shkaktojë dhimbje! Nëse nuk trajtohet dhëmbi, atëherë prishja e tij (kariesi) do të shpërndahet më tej-bakteret do të infektojnë nervin duke shkaktuar absces (ënjtje në mishin e dhëmbëve), i cili është i mbushur me qelb. Kjo do t’ju shkaktojë vuajtje dhe dhëmbi zakonisht duhet të nxirret. Prishja e dhëmbit mund të parandalohet duke e zvogëluar marrjen e ushqimit dhe pijeve me sheqer si dhe duke i pastruar rregullisht dhëmbët dy herë në ditë me brushë dhe pastë dhëmbësh të fluorizuar. Fluori në pastën e dhëmbëve ndihmon në fortësimin e dhëmbëve dhe ngadalëson zhvillimin e kariesit. Për efikasitet më të mirë, dhëmbët duhet të pastrohen dy herë në ditë. Koha më e rëndësishme që të pastrohen dhëmbët me brushë dhe pastë me fluor është natën para gjumit. Mbani mend se pastrimi i dhëmbëve me brushë të jetë rutinë e higjienës, që bëhet në mëngjes dhe mbrëmje (dy herë në ditë). Ky modul do të udhëzojë edukatorët për mënyrat e ndryshme të parandalimit të formimit të kariesit dhe mbajtjes së gojës shëndetshme.

Fjalët kyçe Eruptim (del në gojë) Eksfolim (bie nga goja) Baktere Pllaku (grumbull i mikrobeve) Sëmundje Karies (prishja e dhëmbit) Sheqer Acid Smalti (sipërfaqja e dhëmbit) Dentina (Shtresa e dytë e dhëmbit) Fluoride Pastrimi i dhëmëbve me brushë

Material i Nevojshëm Për Student 3 Kopje të SW 1 1 Kopje të SË 2 Laps

Për Grup Kopje të CW 1 Kopje të CW 2 Shishe të zbrazëta të

pijeve Lugë të çajit Qese qe mbyllen Sheqer Laps me ngjyrë Gërshërë Ngjitës Letër

Web aplikacionet në dispozicion • PowerPoint prezentimi

PP 1.

• Një video demostrim për pastrimin efikas të dhëmbëve me brushë

FAKTE INTERESANTE Në kohën e Mesjetës njërëzit kanë vizituar Berberin për problemet me dhëmbë. Këta kirurgë Berberë kanë bërë nxjerrjen e dhëmbëve si dhe prerjen e flokëve!

Të dhënat të përgjithshme

Përgatitjet paraprake

3.3 Parandalimi i infeksioneve Higjiena Orale

Page 3: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

3

Përgatitjet

Një javë para se të shpërndahet ditari i dietës SW1 dhe ditari i pastrimit të dhëmbëve me

brushë SW2 bashkë me detyrat javore të shtëpisë. Pyetni nxënësit të plotësojnë të dy

fletët e punës, ditarin e dietës për 3 ditë dhe ditarin e pastrimit të dhëmbëve për 1 javë

dhe t’i sjellin ato në klasë.

ë për

ër pijet

3.3 Parandalimi i infeksioneve Higjiena Orale

TIP!

• Filloni mësimin duke njoftuar nxënësit se prishja e dhëmbit është sëmundje që mund të

parandalohet, duke përdorur informatat nga seksionet e dhëna. Shpjego se ata do të mësojnë

se çka e shkakton prishjen e dhëmbit dhe hapat e thjeshtë që ata duhet të bëjnë që ta

parandalojnë këtë dukuri.

• Tregoni nxënësve të dhënat nga Power Point P1. Përdorni pyetje gjatë prezentimit që të nxitet

diskutimi dhe të përfitojnë edhe me shumë njohuri nga ato që kanë.

• Kompletoni Aktivitetin 1a – Dieta e Shëndetshme

• Kompletoni Aktivitetin 1b – Dieta e Shëndetshme

• Kompletoni Aktivitetin 2 – Higjiena e Shëndetshme Orale

• Porositë Kyçe - ju mund të ndaloni prishjen e dhëmbëve duke:

1. Konsumuar me pak ushqim dhe lëngje me sheqer.

2. Pastruar dhëmbët me brushë dhe të vendosni pastën me fluor në sasinë e një

bizele, para gjumit dhe në mëngjes

Page 4: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

4

Në vend të ngjitësve mund të bëni kryqe për të shenjëzuar sulmet e sheqerit. Nëse nuk

keni mundësi të printoni A2 posterët, vizatoni nje rreth në pjesën më të madhe të letrës

që të shënohet totali për të gjithë nxënësit.

• Shpjegoju nxënësve çka është sulmi i sheqerit duke u referuar në shembujt nga

PP1.

• Kërkoni që nxënësit të theksojnë ose nënvizojnë sulmin e sheqerit në ditarin e dietës

së tyre SW1 dhe të shtohen sulmet e sheqerit lartë.

• Çdo fëmijë do të shënojë në total numrin a sulmeve të sheqerit në një fletë, por pa e shënuar emrin e vet në të.

• Këto fleta do të mirren dhe të mblidhen të gjitha së bashku. • Në grupe, përdorni një ngjitës me ngjyrë të kuqe për të prezentuar 10 sulmet me

sheqer dhe në fund tregoni totalin e gjithë klasës në CW1.

Aktiviteti 1 A – Dieta e Shëndetshme

3.3 Parandalimi i infeksioneve Higjiena Orale

Udhëzuesi për Mësuesit

Çdo herë që ne marrim ushqim ose pije me sheqer të lirë kjo klasifikohet si Sulm i sheqerit.

Sheqeri i lirë është ai që shtohet gjatë përgatitjes, nga konsumatori apo nga prodhuesi duke

përfshirë këtu edhe sheqerin natyral në mjaltë, sirup dhe lëngje të pemëve por përjashtohen

pemët dhe dhe karbohidratet e parfinuara siç janë orizi ngjyrë kafe dhe pastat (makaronat)

integrale. Sulmet e sheqerit duhet të mbahen në minimum dhe të limitohen gjatë shujtave që

të zvogëlohet rreziku i prishjes së dhëmbëve.

TIP!

Shembull: Nëse në klasë janë 30 fëmijë dhe secili ka nga 15 sulme të sheqerit. Gjithsej klasa = 450, andaj 45 ngjitës të kuq vendosen ne CW1.

Page 5: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

5

Ky aktivitet është për grupet prej 2-3 studentëve.

1. Ofroni çdo grupi nga një shishe të zbrazët nga një brend i njohur i pijeve ( duke përfshirë ujë të thjeshtë të aromatizuar dhe disa të pijeve të pagazuara dhe të gazuara), një lugë të çajit, një qese me sheqer dhe një qese të pastër plastike ( sa një qese e senduiqit).

2. Para se ata të fillojnë, çdo nxënës duhet të njoftohet se si të shikojnë në listën informative e nutritive dhe të identifikojnë sa sheqer përmban secila shishe. Mësuesit mund të ndihmojnë nxënësit të gjejnë pjesën e sasisë së sheqerit në listë, dhe të shënojnë sasinë.

3. Nxënësit duhet të mbushin secilën qese me sasinë e sheqerit që është ekuivalente me sasinë që ndodhet në lëngjet e caktuara (1 lugë e çajit përmban përafërsisht 4 gram).

4. Pasi të përfundohet aktiviteti, secili grup do t’i prezentojë të dhënat e gjetura (emri i lëngjeve, sasia e sheqerit në gram dhe numri i lugëve me sheqer) pjesës tjetër të klasës.

5. Kërkoni nga nxënësit që të prezentojnë dhe të diskutojnë të dhënat e gjetura. 6. Nxënësit mund të mbledhin të dhënat në formë projekti dhe të bëjnë një poster 3D të

cilin do ta vendosin në klasë; në të cilin do të vendosen shishet e lëngjeve dhe qeset me sheqer të cilat ngjiten ne letrën e posterit.

Aktiviteti 1 B – Dieta e Shëndetshme

Shiko këta shembuj me të dhënat e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë që të gjeni sasinë e sheqerit në lëngje.

Udhëzues për mësimdhënës

3.3 Parandalimi i Infeksioneve Higjiena Orale

Page 6: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

6

Muzika mund të shërbejë si demonstrim i kohës se sa gjatë duhet t’i pastrojnë dhëmbët me

brushë. Leshojeni një muzikë pop që zgjatë 2 minuta derisa i pastrojnë dhëmbët.

Activiteti 2 – Higjiena e Shëndetshme Orale • Kërkoni nga nxënësit që të shënojnë numrin e pastrimit të dhëmbëve me brushë gjatë një

jave në ditarin e tyre SW2. • Secili fëmijë shënon numrin e përgjithshëm javor të pastrimit në një letër të vogël me emrin e

tyre në të. • Këto fleta duhet të mblidhen dhe shuma e tyre të përmblidhet në total. Duke përdorur një

letër më ngjyrë të kaltër do të shënojnë 10 pastrime me brushë duke e shënuar kështu totalin e gjithë klasës në CW2.

• Duke i ndarë në grupe, inkurajoni fëmijët t’i pastrojnë dhëmbët sipas teknikave të pastrimit të paraqitura në modelet.

• Duhet të matet koha e pastrimit të gojës në mënyrë efektive për cdo nxënës.

• Krahasoni dallimet në kohëzgjatje të larjes së dhëmbëve me atë ideale prej 2 minutash.

3.3 Parandalimi i Infeksioneve Higjiena Orale

Aktivitet shtesë:

• Pastaj shikojeni videon për pastrimin e dhëmbëve në: www.e-bug.eu. • Diskutoni se si higjiena orale e tyre mund të dallojë nga udhëzimet që janë dhënë në video

dhe çfarë ndryshime mund të bëjnë që t’i kenë dhëmbët e tyre të shëndetshëm.

Porositë kyçe për higjienë orale:

• Pastrimi duhet të fillojë herët - kur del dhëmbi i parë (mosha 6-9 muaj) • Pastrimin e dhëmbëve te fëmijët deri në moshën 7 vjeçare duhet ta bëjë një i rritur. • Një shtresë e vogël e pastës fluoride duhet të përdoret për fëmijët nën moshën 3 vjeçare,

ndërsa për ata mbi 3 vjeç duhet të përdoret një sasi e pastës me madhësi sa një bizele. • Dhëmbët duhet të pastrohen në mbrëmje dhe në mëngjes me pastë fluoride. • Pas pastrimit pështyj por mos shpërlaj tërësisht.

Shembull Nëse në një klasë me 30 fëmijë secili ka në total pastrimin me brushë 10; andaj në klasë janë gjithsej = 300 kështu 30 ngjitëse do të vendosen në CW2.

Page 7: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

7

3.3 Parandalimi i Infeksioneve Higjiena Orale

Përmbledhje

Kontrollo se sa e kanë kuptuar nxënësit duke ua parashtruar këto pyetje:

Si vjen deri te prishja e dhëmbëve? Bakteret në gojën tonë shpërbëjnë sheqerin të cilin e marrim me ushqim dhe e përdorin atë për të prodhuar substaca të tjera siç janë acidet dhe pllaku dental. Pllaku dental ndihmon bakteret që të grumbullohen dhe të ngjiten në dhëmbë. Nëse kjo nuk largohet rregullisht me pastrim me brushë, atëherë acidet do ta zbërthejnë dhëmbin tonë dhe do të krijohet kaviteti (vrimat).

Cilat ushqime duhet t’i zvogëlojmë, dhe cilat mund ti marim vetëm here pas here? Ushqimet dhe lëngjet të cilat përmbajnë sheqer duhet të kufizohen dhe duhet të mirren vetëm nganjeherë. Marrja e ushqimeve të lehta jashtë shujtave të rregullta dhe pijeve me sheqer (posaçërisht ato të gazuara!) gjatë ditës dhe para gjumit, duhet të evitohet që të parandalohet prishja e dhëmbëve.

A është në rregull të marrim pije të gazuara të cilat nuk përmbajnë sheqer? Edhe pse këto pije (p.sh. Diet Coke, Pepsi Max) nuk përmbajnë sheqer, acidet në këto pije mund të zbërthejnë dhëmbët tanë, duke i bërë ata më të vegjël dhë ndonjëherë edhe të shkaktojnë dhimbje të dhëmbit. Pijet më të mira janë uji i thjeshtë dhe qumështi (pa aromatizues) pa sheqer.

Sa shpesh duhet t’i pastrojmë dhëmbët, dhe si duhet pastruar? Është shumë me rëndësi që t’i pastrojmë dhëmbët dy herë në ditë,në mëngjes dhe mbrëmje, sa më herët posa të dalin dhëmbët ne gojë (mosha rreth 6-9 muaj) me pak pastë të dhëmbëve që përmban flour për moshat nën 3 vjeç. Pasi të arrijnë moshën 3 vjeçare duhet të pastrohen me pastë së fluourizuar në sasinë e kokrrës së bizeles. Pastrimi me brushë duhet të kontrollohet nga një i rritur deri në moshën 7 vjeçare. Pas pastrimit me brushë duhet pështyjmë por jo dhe ta shpërlajmë tërësisht gojën (me qëllim që të mbetet një pjesë e mbrojtes së fluorit në dhëmbë).

Cfarë ndodh gjatë moshës 6 vjeçare? Në moshën 6 vjeçare, del dhembi i parë mollar i përhershëm. Këta dhëmbë shpesh i gabojmë për dhëmbë të qumështit dhe shpesh i harrojmë gjatë pastrimit. Është e rëndësishme që t’i pastrojmë mirë këta dhëmbë në mënyrë që të parandalojmë ndonjë prishje të hershme.

Si të mos harrojmë t’i lajmë dhëmbët? Në mënyrë që të mos e harrojmë pastrimin e dhëmbëve, duhet që të krijohet një rutinë e pastrimit të dhëmbëve dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje.

Shpërndani fletat SW1 dhe SW2 për plotësim deri në mësimin e rradhës dhe krahasoni përgjigjet me të kaluarat.

• Përmbledhje nga mesazhi kyç i mësimeve të kaluara:

• Ti mund të ndalësh prishjen e dhëmbit!

Çka duhet të bëjmë që të ndalojmë prishjen e dhëmbit? 1. Kufizo përdorimin e sheqerit. 2. Pastroji dhëmbët dy herë në ditë me brushë të fluorizuar.

• Le të krahasojnë nxënësit mënyrën e të ushqyerit dhe ditarin e pastrimit të dhëmbëve me njëri tjetrin që të shohin ndryshimet prej më parë.

• Vendosni rezultatet e reja për SW1 dhe SW2 në tabelën e klasës dhe krahasoni.

• Shikoni se a ka më pak sulme të sheqerit dhe më shumë pastrim. • Përforconi mesazhin per dietë të duhur dhe pastrim të dhëmbëve.

Aktivitet përforcues:

Page 8: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

8

v

Dita:

Koha Çka ke ngrënë? Çka ke pirë?

Sot shkova në shtrat në orën _______________ (koha)

3.3 Prevention of Infection Oral Hygiene

Mbaj shënim për ushqimet dhe pijet që i ke konsumuar gjatë ditës (pavarësisht sasisë) si dhe shënoje kohën. Bëje këtë për 2 javë pune

dhe një ditë pushimi.

3.3 Parandalimi i infeksionit Higjiena Orale

Page 9: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

9

Dita Bëj ✓ kur i pastron dhëmbët

Dita 1

Dita 2

Dita 3

Dita 4

Dita 5

Dita 6

Dita 7

Totali në javë:

3.3 Parandalimi i infeksionit Higjiena Orale

Shkruaj ditën e javës në ditar dhe bëje me tick kur i pastron dhëmbët

Page 10: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

10

3.3 Parandalimi i infeksionit Higjiena Orale

Vendose një letër të kuqe ngjitëse në foto për të treguar 10 sulmet e sheqerit të identifikuara në klasë.

Page 11: Faza Kyçe 2 Shkenca Kafshët, perfshihen njerëzit Punojmë ... Oral Hygiene/Junior Oral... · krijojnë produkte acidike. Me kalimin e kohës, acidet fillojnë tretjen e mineraleve

11

Vendos një ngjitës ngjyrë blu për çdo 10 herë që raportojnë nxënësit

se i kanë pastruar dhëmbët

3.3 Parandalimi i infeksionit Higjiena Orale