15
Fjala Fjala për ta për ta Jetuar Jetuar Shkurt 2010 Shkurt 2010

Fjala për ta Jetuar

  • Upload
    dandre

  • View
    40

  • Download
    2

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Fjala për ta Jetuar. Shkurt 2010. “ Unë jam dera; kush hyn nëpër mua do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë e do të gjejë kullosë ” (Gjn 10,9). - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Fjala për ta Jetuar

Fjala Fjala për ta për ta Jetuar Jetuar

Shkurt 2010Shkurt 2010

Page 2: Fjala për ta Jetuar

“Unë jam dera; kush hyn nëpër

mua do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë

e do të gjejë kullosë ”

(Gjn 10,9) .

Page 3: Fjala për ta Jetuar

Jezusi paraqitet si ai që plotëson premtimet

hyjnore dhe shpresat e një populli historia e të cilit është tërësisht e

shënuar prej besëlidhjes, që kurrë nuk është shfuqizuar,

me Hyjin e vet.

Page 4: Fjala për ta Jetuar

Ideja e derës ngjan dhe na shpjegon mirë me një tjetër shëmbëlltyrë të përdorur prej Jezusit:

“Unë jam udha, askush nuk shkon tek Ati pos nëpër mua”.

Pra, ai është me të vërtetë një rrugë dhe një derë e hapur për tek Ati, tek vetë Hyji.

Page 5: Fjala për ta Jetuar

Çfarë kuptimi ka konkretisht kjo Fjalë në jetën tonë?

Page 6: Fjala për ta Jetuar

Janë të shumta nënkuptimet që nxirren prej pjesëve të tjera të Ungjillit që kanë lidhje me pjesën e Gjonit, por

ndër të gjitha po zgjedhim atë të “derës së ngushtë” përmes së

cilës shtrëngohemi që të futemi për të hyrë në

jetën e vërtetë.

Page 7: Fjala për ta Jetuar

Përse kjo zgjedhje? Sepse na duket ajo

që ndoshta më shumë na afron tek e

vërteta që Jezusi thotë për veten e tij dhe më shumë na e

shndrit mendjen se si ta jetojmë.

Page 8: Fjala për ta Jetuar

E kur bëhet Ai dera plotësisht e hapur për tek Trinia e Shenjtë? Atje ku dera e Qiellit duket se mbyllet për të, Ai bëhet dera e

Qiellit për të gjithë ne.

Page 9: Fjala për ta Jetuar

Jezusi i braktisur është dera përmes të cilit ndodh shkëmbimi i përsosur mes Hyjit dhe njerëzimit: duke

asgjësuar veten, i bashkon bijtë me Atin.

Është ai boshllëk (hapësira e derës) nëpër të cilin njeriu vjen në kontakt me Hyjin dhe Hyji me

njeriun.Pra, ai është, në të njëjtën kohë, dera e ngushtë dhe dera e

hapur katërkanatësh, dhe këtë kemi

mundësi ta provojmë.

Page 10: Fjala për ta Jetuar

“Unë jam dera; kush hyn nëpër

mua do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë

e do të gjejë kullosë ”

(Gjn 10,9) .

Page 11: Fjala për ta Jetuar

Jezusi në braktisjen e Tij u bë për ne derë e hapur për tek Ati.

Ai e kreu pjesën e vet. Por për ta gëzuar gjithë këtë hir, edhe secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e vet të vogël, që qëndron në afrimin tek ajo derë dhe kalimin përtej.

Si?

Page 12: Fjala për ta Jetuar

Kur befas na kap zhgënjimi ose jemi të plagosur prej një traume ose prej një fatkeqësie të papritur ose prej një

sëmundje të pakuptim, mund të kujtojmë gjithnjë dhimbjen e Jezusit i cili i ka mishëruar të gjitha këto sprova dhe

shumë të tjera.

Page 13: Fjala për ta Jetuar

Po, ai është i pranishëm në gjithçka që ka shijen e

dhimbjes. Secila dhimbje e jona është dhimbja e tij. Pra, të

provojmë ta njohim Jezusin në të gjitha angështitë, ngushticat e jetës, në të gjitha errësirat,

tragjeditë tona dhe të të tjerëve, në vuajtjet e njerëzimit

që na rrethon. Të gjitha këto vuajtje janë Jezusi, sepse Ai i

bëri të vetat.

Page 14: Fjala për ta Jetuar

Do të mjaftojë të themi me besim: “Ti je Zoti im, tjetër të mirë nuk kam veç teje”, do të mjaftojë të bëjmë diçka

konkrete për të lehtësuar dhimbjet e “tij” ndër të varfërit dhe fatkeqët, për të shkuar përtej derës, dhe për

të gjetur përtej gëzimin e paprovuar kurrë, një plotësi jete të paparë.

Page 15: Fjala për ta Jetuar

“Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, shkurt 1999.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

“Unë jam dera :kush hyn nëpër mua

do të shëlbohet ; do të hyjë e do të dalë e

do të gjejë kullosë ”(Gjn 10,9) .