21
Fjala për ta Jetuar Janar 2012

Fjala për ta Jetuar

  • Upload
    tab

  • View
    27

  • Download
    1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Fjala për ta Jetuar. Janar 2012. P R E M I S Ë. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta JetuarFjala për ta Jetuar

Janar 2012Janar 2012

Page 2: Fjala për ta Jetuar

Sikurse çdo vit, prej datës 18 deri më 25 janar, në shumë vende të botës kremtohet Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, ndërsa në vende të tjera kremtohet për Rrëshajë. Motoja për Javën e lutjes 2012, e marrë prej Letrës së Palit drejtuar Korintasve (1Kor 15:51-58) është: “Të gjithë do të shndërrohemi falë fitores së Zotit tonë Jezu Krishtit”. Propozojmë, si Fjalë për ta jetuar, këtë tekst të Kjarës, e shkruar si koment i Letrës drejtuar Kolosianëve 3,1, që na duket e përshtatshme me tekstin e zgjedhur.

P R E M I S Ë

Page 3: Fjala për ta Jetuar

«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!»

(Kol 3,1).

Page 4: Fjala për ta Jetuar

Këto fjalë, që Shën Pali ia drejton bashkësisë së

kolosianëve, na dëshmojnë se ekziston

një botë, në të cilën mbretëron dashuria e

vërtetë, bashkimi i plotë, drejtësia, paqja,

shenjtëria, gëzimi; një botë ku mëkati dhe

shkatërrimi nuk kanë vend; një botë ku vullneti

i Atit plotësohet në mënyrë të përkryer.

Page 5: Fjala për ta Jetuar

Kjo është bota së cilës i përket Jezusi.

Është bota që ai na e dhuroi me ngjalljen e tij, duke kaluar përmes sprovës së vështirë të mundimeve.

Page 6: Fjala për ta Jetuar

«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit! »

Page 7: Fjala për ta Jetuar

Shën Pali thotë se ne, jo vetëm jemi të thirrur për këtë botë të Krishtit, por qysh tash i përkasim asaj.

Page 8: Fjala për ta Jetuar

Feja na thotë se përmes pagëzimit ne jemi bërë njësh me të

dhe për këtë arsye marrim pjesë në jetën e

tij, në dhuratat e tij, kemi pjesë në

trashëgimin e tij, në fitoren e tij mbi

mëkatin dhe mbi fuqitë e së keqes:

përnjëmend jemi ringjallur bashkë me

të.

Page 9: Fjala për ta Jetuar

Por në ndryshim nga shpirtrat e shenjtë që

e kanë arritur pikësynimin,

përkatësia jonë në këtë botë të Krishtit

nuk është ende e plotë dhe e zbuluar krejtësisht; mbi të gjitha nuk është e qëndrueshme dhe përfundimtare.

Page 10: Fjala për ta Jetuar

Për sa kohë të gjendemi mbi këtë tokë, ne jemi të ekspozuar ndaj mijëra rreziqesh, vështirësish dhe

tundimesh, të cilat mund të na lëkundin, mund të na e frenojnë ecjen tonë e madje ta shmangin drejt

caqesh të rreme.

Page 11: Fjala për ta Jetuar

«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!»

Page 12: Fjala për ta Jetuar

Është e kuptueshme grishja e Apostullit:

«Kërkoni çka është lart».

Page 13: Fjala për ta Jetuar

Përpiquni të dilni prej kësaj bote jo

thjesht materialisht, por shpirtërisht;

braktisni rregullat dhe pasionet e botës,

për t’u drejtuar në çdo situatë prej mendimeve dhe

ndjenjave të Jezusit.

Page 14: Fjala për ta Jetuar

“Çka është lart”, në fakt, na tregon ligjin e qiellit, ligjin e Mbretërisë qiellore, që Jezusi e solli në tokë dhe që

dëshiron ta realizojmë qysh tash.

Page 15: Fjala për ta Jetuar

«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit! »

Page 16: Fjala për ta Jetuar

Atëherë, si ta vëmë në jetë këtë Fjalë për ta jetuar?

Page 17: Fjala për ta Jetuar

Ajo na nxit që të mos kënaqemi me një jetë mediokre, një jetë gjysmake dhe me kompromise, por ta lidhim fort jetën tonë me hirin e Hyjit, me

ligjin e Krishtit.

Page 18: Fjala për ta Jetuar

Kjo na shtyn të jetojmë dhe të

angazhohemi për të dëshmuar kudo e kurdo vlerat që

Jezusi ka sjellë mbi tokë: mund të jetë

fryma e mirëkuptimit dhe e paqes, e shërbimit ndaj

vëllezërve, e kuptimit dhe e faljes, e

ndershmërisë, e drejtësisë, e

korrektësisë në punën tonë, e besnikërisë, e pastërtisë, e

respektit ndaj jetës, etj.

Page 19: Fjala për ta Jetuar

Programi, sikurse shihet, është i gjerë sa vetë jeta; por, për të mos e lënë në mjegulli, le ta vëmë në zbatim gjatë këtij muaji atë ligj të Jezusit që është sakaq përmbledhje e të

gjithë ligjeve të tjera: le të shohim tek secili vëlla Krishtin, e të vihemi në shërbim të tij.

Page 20: Fjala për ta Jetuar

Në fund të fundit, ç’gjë tjetër do të na kërkohet në fund të ekzistencës sonë?

Page 21: Fjala për ta Jetuar

““Fjala për ta Jetuar”,Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, qershor 1988

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit.

Për informacion www.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme

dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

(nga ku mund të shkarkoni)

““Fjala për ta Jetuar”,Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, qershor 1988

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit.

Për informacion www.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme

dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

(nga ku mund të shkarkoni)

«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart,

ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!»

(Kol 3,1).