48
-1-

Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-1-

Page 2: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen
Page 3: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-3-

Formimi i çmimeve në ekonominë shqiptare

– një përqasje makromodeluese

2019

38

(7

7)

20

19

Lorena SkufiEglent Kika

Page 4: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-4-

Shënim: Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinione ose qëndrime të Bankës së Shqipërisë.

Autorët dëshirojnë të falënderojnë z. Michele Caivano për kontributin e vlefshëm që në fazat e para të këtij projekti, si pjesë e asistencës teknike me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të zhvillimit të modelit makroekonometrik MEAM, si dhe z. Erald Themeli dhe kolegët e Departamentit të Politikës Monetare për sugjerimet.

Përshkrimi dhe evolimi i makromodelit MEAM trajtohet në materialin studimor “Rivlerësimi i Modelit Makroekonometrik të Ekonomisë Shqiptare (MEAM)” (Vika., I. dhe të tjerë, 2016). Përditësimi i makromodelit, i cili ka të inkorporuar bllokun e çmimeve të përshkruar në këtë material pritet të publikohet në vijim.

© Banka e Shqipërisë, 2019.

Lorena Skufi, Eglent KikaBanka e Shqipërisë, Departamenti i Politikës Monetare, Sektori i Parashikimit dhe StrategjisëE-mail: [email protected]; [email protected]

Page 5: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-5-

P ë r m b a j t j a

AbstrAkt 7

Hyrje 8

Aspekti teorik i përcAktimit të çmimeve dHe kostove 10Çmimet e ofertës vendase 10Çmimet e importit 13Çmimet e kërkesës 15Paga 17

specifikimi i modelit dHe të dHënAt 19Çmimet e ofertës vendase 19Çmimet e importit 20Çmimet e kërkesës 21Paga 22

rezultAtet e modelit të bllokut të çmimeve 24Parametrizimi 24Analiza e funksioneve të reagimit të impulsit 27Analiza e simulimit brenda periudhës faktike 32Simulimi grafik i shpërndarjes probabilitare të parashikimit qendror 36

përfundime 40

referencA 42

Page 6: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-6-

Page 7: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-7-

abstrakt

Ky material paraqet modelimin e bllokut të çmimeve në modelin makroekonometrik të ekonomisë shqiptare. Struktura e modelit është bazuar në teorinë “Neo-Kejnesiane”, e cila nënkupton një kurbë oferte vertikale në afatin e gjatë, kombinuar me elemente të kërkesës që ndikojnë në afatin e shkurtër. Në bllokun e çmimeve vlerësohet një grup ekuacionesh që përfshijnë çmimet e ofertës vendase, çmimet e importit, çmimet (deflatorët) e kërkesës dhe pagën. Veçantia e këtij blloku është vlerësimi i çmimeve të ofertës mbi bazën e kostove të punës për njësi dhe i çmimeve të importit sipas përqasjes pricing to market. Çmimet e kërkesës, të modeluara mbi bazën e homogjenitetit të gradës së parë midis çmimeve të ofertës vendase dhe çmimeve të importit, përcaktojnë sjelljen e çmimeve finale në ekonomi.

Fjalë kyçe: çmimet dhe pagat, makromodelim

Page 8: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-8-

hyrje

Ky material fokusohet në zhvillimin e bllokut të çmimeve, në kuadër të zhvillimit të makromodelit MEAM. Klasa, forma dhe shkalla e detajimit të strukturës së formimit të bllokut të çmimeve është në funksion të përfshirjes së tij tërësore në modelin makroekonometrik MEAM. Ky i fundit është një model me sistem ekuacionesh, ndërtuar për të gjeneruar parashikime dhe për të zhvilluar analiza simulimi. Parashikimi i kryer me modelin MEAM është gjithnjë i kushtëzuar nga supozimet fillestare për zhvillimet e pritura për ekonominë. Mekanizmat e transmisionit për sektorë të veçantë të ekonomisë duhet të jenë në gjendje të përcaktohen e të përcaktojnë lidhjet makroekonomike midis treguesve dhe njëkohësisht, të jenë të qëndrueshëm pavarësisht periudhës kohore mbi të cilat ato aplikohen. Në këtë mënyrë, specifikimi i drejtë i dinamikës afatgjatë e afatshkurtër të strukturës së bllokut të çmimeve, si dhe vlerësimi i saktë dhe eficient i parametrizimit të ndërlidhjeve ndihmon në kuantifikimin e efektit të goditjeve të brendshme apo të huaja në çmime.

Rispecifikimi i bllokut të çmimeve krijon një mekanizëm të qartë të krijimit e përçimit të çmimeve. Presionet e brendshme inflacioniste përcillen në ekonomi nëpërmjet çmimeve të ofertës vendase dhe presionet e huaja inflacioniste nëpërmjet çmimeve të importit. Çmimet e tjera të kërkesës janë shprehur në funksion të tyre, nën kushtin e homogjenitetit të gradës së parë, i cili siguron edhe ekuilibrin afatgjatë të çmimeve. Çmimet e ofertës vendase janë funksion i marzhit të fitimit dhe i kostove, ku, këto të fundit janë përafruar me koston e punës për njësi, shprehur si funksion i pagës mesatare. Paga mesatare është modeluar në varësi të pagës minimale, mbi të cilën qëndron specifikimi sipas kurbës së Filipsit. Çmimet e importit ruajnë specifikimin e tyre sipas përqasjes “pricing to market”.

Risitë kryesore të bllokut të çmimeve konsistojnë në: (i) implementimin e çmimeve të ofertës vendase; (ii) implementimin implicit dhe derivimin e marzhit të fitimit; (iii) endogjenizimin e çmimeve (deflatorëve) të komponentëve të kërkesës agregate; (iv) implementimin e pagës minimale dhe shprehjen e saj konform kurbës së Filipsit; (v) shprehjen e pagës mesatare në ekonomi në funksion

Page 9: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-9-

të pagës minimale; (vi) vendosjen e një ekuilibri të përgjithshëm në bllokun e çmimeve.

Blloku i çmimeve është zhvilluar bazuar në tre parime. Së pari, duhet të jetë në gjendje të japë një imazh të qartë të mekanizmit funksionues të çmimeve në ekonomi, pra nuk duhet të fokusohet në një tregues të vetëm apo në një ekuilibër të pjesshëm. Synimi final është përfshirja dhe modelimi i sjelljes së një sërë treguesish të rëndësishëm, të cilët mundësojnë një përshkrim gjithëpërfshirës të dukurive ekonomike. Së dyti, duhet të mundësojë kohezion të brendshëm dhe të jashtëm të përshkrimit të proceseve ekonomike. Kohezioni i brendshëm konsiston në vendosjen e ndërvarësive të treguesve, ndërsa kohezioni i jashtëm supozohet të garantojë reflektimin e proceseve aktuale makroekonomike. Së treti, duhet t’u japë mundësinë ekonomistëve që në hartimin dhe veprimin e modelit të inkorporojnë informacion të vlefshëm, që buron nga jashtë (gjykimi i ekspertëve), duke qenë se modeli përfaqëson dinamika e ndërlidhje në ekonomi në mënyrë të thjeshtuar e të agreguar. Në këtë mënyrë, mund të garantohet edhe kohezioni i trajektoreve të duhura të të gjithë treguesve në model.

Page 10: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-10-

aspekti teorik i përcaktimit të çmimeve dhe kostove

Çmimet e ofertës vendase

Ndërtimi i strukturës së formimit të çmimeve konsiston në krijimin e një sistemi çmimesh, ku presionet e brendshme inflacioniste transmetohen në ekonomi nëpërmjet një çmimi të vetëm – çmimet e ofertës vendase dhe presionet e huaja inflacioniste transmetohen në ekonomi nëpërmjet çmimeve të importit.

Dinamika e formimit të çmimeve është thelbësore në përcaktimin e nivelit të inflacionit. Lidhjet midis treguesve makroekonomikë përcaktojnë krijimin, përçimin dhe nivelin e inflacionit. Literatura empirike është mjaft e gjerë në identifikimin e treguesve që përcaktojnë inflacionin në nivel makroekonomik (Gordon, 1981, 1988; Domberger dhe Smith, 1982; Carlton, 1989; Hay dhe Morris, 1991; Layard dhe të tjerë 1991; Rowlatt, 1992). Disa modele bazohen në vendosjen e çmimeve si një marzh fitimi fiks mbi koston, disa bazohen në paritetin e fuqisë blerëse. Por ka edhe një tip të tretë modelesh që supozojnë që të dyja përqasjet janë të sakta dhe trupëzojnë faktorë prej secilës.

Makroekonomistët gjithmonë kanë marrë në konsideratë përcaktuesit e çmimeve (Isard, 1977; Frenkel, 1978; Richardson, 1978; McKinnon, 1979; Bruce dhe Purvis, 1985; Giovannini, 1988). Nëse të mirat e prodhuara në vend janë të tregtueshme dhe tregjet janë konkurruese, atëherë vepron ligji i njehsimit të çmimeve dhe çmimet vendase përcaktohen nga çmimet botërore. Nëse të mirat e prodhuara në vend nuk kanë zëvendësues tek të mirat e prodhuara jashtë dhe mungon konkurrenca e plotë, atëherë çmimet vendase përcaktohen vetëm nga kostot e brendshme. Nëse këto kushte nuk përmbushen, atëherë çmimet e ofertës vendase varen si nga kostot, ashtu edhe nga çmimet e huaja.

Sipas tre kushtëzimeve të mësipërme, McKinnon (1979) dhe Alogoskoufis dhe të tjerë (1990), i grupojnë të mirat e prodhuara në tre kategori: a) të mira të patregtueshme; b) të mira të tregtueshme

Page 11: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-11-

por që nuk janë zëvendësues të plotë të të mirave të prodhuara jashtë; dhe c) të mira të tregtueshme dhe zëvendësuese të plota me të mirat e prodhuara jashtë. Çmimi i secilës së mirë përcaktohet sipas grupit që e mira i përket.

a. Të mira të patregtueshme

Duke supozuar që firmat që prodhojnë të mira të patregtueshme veprojnë në konkurrencë monopolistike, ato e vendosin çmimin e të mirave mbi bazën e kostove marzhinale dhe fitimit. Çmimi i të mirës përcaktohet si më poshtë:

pNT=μNT+mcNT (1)

Ku, pNT është çmimi i të mirës së patregtueshme, μNT është marzhi i fitimit dhe mcNT është kosto marzhinale.

b. Të mira të tregtueshme me zëvendësues jo të plotë

Këto firma gjithashtu veprojnë në konkurrencë monopolistike. Çmimi i tyre përcaktohet në të njëjtën mënyrë:

pI=μI+mcI (2)

Ku, pI është çmimi i të mirës së tregtueshme me zëvendësues jo të plotë të prodhuar jashtë, μI është marzhi i fitimit dhe mcI është kosto marzhinale. Marzhi i fitimit jo detyrimisht është konstant dhe mund të jetë funksion i çmimeve relative, duke u dhënë eksportuesve hapësira për të përcaktuar çmimet “pricing to market”. Meqenëse fitimi lidhet në mënyrë të zhdrejtë me elasticitetin e kërkesës (Cowling dhe Waterson, 1976), marzhi i fitimit mund të shkruhet në funksion të çmimeve relative si:

μI=μ0I+μ1

I (pI*- pI) (3)

Ku, pI* është çmimi i të mirës me zëvendësues jo të plotë të prodhuar jashtë e të shprehur në terma të monedhës vendase. Nëse në ekuacionin e çmimit zëvendësohet marzhi i fitimit me specifikimin e tij, përftohet:

Page 12: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-12-

(4)

c. Të mira të tregtueshme zëvendësuese të plota

Tregu për këto të mira është konkurrues dhe këto të mira shiten me çmimin botëror:

pS=pS* (5)

Ku, pS është çmimi i të mirës së tregtueshme me zëvendësues të plotë dhe pS* është çmimi i huaj i shprehur në terma të monedhës vendase.

Nëse τNT dhe τI janë përkatësisht përpjesët e të mirave të patregtueshme dhe të tregtueshme me zëvendësues jo të plotë të prodhuar jashtë, atëherë çmimi në nivel të përgjithshëm mund të shkruhet si mesatare e ponderuar e tre grupimeve të të mirave:

p=τNT pNT+τI pI+(1-τNT-τI)pS (6)

Nëse në ekuacionin (6) çmimet e secilës prej të mirave i zëvendësojmë me ekuacionet përkatëse, pas disa transformimeve matematikore përftohet:

(7)

Llogaritja e çmimeve të huaja të të mirave të tregtueshme (pI* dhe pS*) dhe e kostove marzhinale për të mirat e patregtueshme dhe të tregtueshme është e vështirë, për shkak të mungesës së të dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen në secilën kategori. Për këtë arsye, në literaturën përkatëse, autorë të ndryshëm ndërtojnë disa supozime për të lejuar formulimin e saktë teorik. Së pari, çmimet e huaja të të mirave të tregtueshme lëvizin në të njëjtin drejtim (pI*=pS*=p*), ku p* është indeksi i çmimit të mallrave të huaja të tregtueshme i shprehur në terma të monedhës vendase. Së dyti, kostot marzhinale të të mirave të patregtueshme dhe të tregtueshme me zëvendësues jo të

Page 13: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-13-

plotë gjithashtu lëvizin në të njëjtin drejtim (mcNT=mcI=mc). Kështu që ekuacionin (7) mund ta shkruajmë:

p=τNT pNT+τI pI+(1-τNT-τI)pS (8)1

Në nivel të përgjithshëm, çmimet e ofertës janë një mesatare e ponderuar midis të mirave të prodhuara në vend dhe të mirave të importuara.

Meqenëse në fokus janë çmimet e ofertës vendase (pDS), ndërsa çmimet e të mirave të importuara vlerësohen më vete, ekuacioni (8) merr trajtën e mëposhtme, ku indeksimi i sipërm ‘DS’ qëndron për çmimet vendase:

pDS=μDS+mcDS (9)

Matja direkte e kostove marzhinale ka rezultuar e vështirë në praktikë. Në këtë mënyrë, megjithëse teoria nënvizon që çmimet vendosen me një marzh fitimi mbi bazën e kostos marzhinale, pjesa më e madhe e punimeve empirike përdor koston mesatare ose “koston normale” (Smith, 1982).

Çmimet e importit

Është e rëndësishme të njihet si dhe sa çmimet e ofertës vendase ndikohen nga zhvillimet në çmimet e huaja dhe nga luhatjet në kursin e këmbimit.2 Këto të fundit transmetohen në çmimet e ofertës vendase nëpërmjet çmimit (deflatorit) të importeve. Deflatori i importeve përbën urën lidhëse midis çmimeve të brendshme e të jashtme dhe përcaktohet si nga faktorë të brendshëm ashtu dhe të jashtëm, si edhe nga kursi i këmbimit.

1 Ku,

2 Disa materiale studimore, të cilat trajtojnë efektet e kursit të këmbimit në inflacion, në rastin e Shqipërisë, janë Istrefi dhe Semi (2009); Vika dhe të tjerë (2007) dhe Peeters (2006).

Page 14: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-14-

Faktorë të jashtëm përcaktues janë indeksi i peshuar i çmimeve të eksportit sipas partnerëve tregtarë dhe çmimet e naftës, për vendet që nuk janë eksportuese intensive të saj. Nëse do të ekzistonin vetëm faktorë të jashtëm, do të kishte një transmetim të plotë të çmimeve të huaja dhe të lëvizjeve të kursit të këmbimit. Kufizimet e transmetimit të plotë vijnë si rrjedhojë e konkurrencës që ndeshin produktet e huaja me prodhimin vendas. Kështu, eksportuesit duhet të vendosin çmimet e produkteve të tyre në linjë me kushtet e tregjeve ku ata eksportojnë. Rrjedhimisht, një faktor i brendshëm në përcaktimin e deflatorit të importit është niveli i brendshëm i çmimeve. Faktorë të tjerë të brendshëm janë shkalla e konkurrueshmërisë dhe ngurtësia e çmimeve në tregun vendas.

Teoritë ekonomike mbi çmimet e importit për ekonomitë e vogla dhe të hapura i kushtojnë pak rëndësi rolit që luajnë faktorët e brendshëm në përcaktimin e tyre. Krijimi i çmimeve të importit bazohet në supozimin e “ligjit të njehsimit të çmimit” (law of one price, LOP), i cili thotë se një e mirë e tregtueshme shitet me të njëjtin çmim në çdo vend nëse matet me të njëjtën njësi monedhe, ka informacion simetrik midis konsumatorëve dhe importuesve, nuk ka arbitrazh midis tregjeve të ndryshme dhe lëvizshmëria midis tregjeve të ndryshme të mallrave ndodh pa pengesa. Gjithsesi, disa studime empirike për ekonomi të vogla dhe të hapura kanë dhënë evidenca që e kundërshtojnë këtë supozim.

Ndër studimet e hershme që e kundërshtojnë këtë supozim janë Isard (1997) dhe Richardson (1978). Giovannini (1988) arriti në përfundimin se devijimet nga LOP burojnë nga lëvizjet e kursit të këmbimit. Ndërsa Rogoff (1996) dhe Sarno (2000) e mbështesin vlefshmërinë e LOP. Pippenger (1993), i cili analizon Zvicrën, arriti në përfundimin se ky kusht qëndron në afatin e gjatë. Pedroni (2001) analizon mbi të dhëna panel dhe e hedh poshtë hipotezën e vlefshmërisë së LOP. Chen dhe Rogoff (2003) studiojnë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re, dhe arrijnë në përfundimin se për këto vende hipoteza qëndron. Yang dhe të tjerë (2000) testojnë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim dhe arrijnë në përfundimin që ligji i njehsimit të çmimit qëndron për vendet e zhvilluara, por ai nuk qëndron më kur një ekonomi e zhvilluar ndërvepron me një ekonomi në zhvillim.

Page 15: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-15-

Evidenca empirike nuk jep një përfundim unik mbi këtë hipotezë, dhe kjo tregon se nuk është e lehtë të testohet kjo teori (Sarno dhe Taylor, 2002). Prodhuesit e huaj mund të axhustojnë çmimet sipas ndryshimeve në çmime apo kosto në vendin importues dhe mund të mos përcjellin plotësisht goditjet e kursit të këmbimit në çmimin final të mallrave të importuara. Kjo dukuri njihet si “price to market“ në terminologjinë e Krugman (1987) dhe buron nga mungesa e konkurrencës së plotë, asimetria e informacionit, arbitrazhi, vështirësia e hyrjes në treg. Sjellja e vendosjes së çmimeve nga ana e eksportuesve të huaj njihet si “pricing to market behaviour“. Brauer (1999) shpjegon se faktori kryesor në vendosjen e çmimit është elasticiteti i kërkesës, e cila vetë është funksion i çmimit të rezervimit dhe aftësisë për të zëvendësuar produktet.

Duke supozuar që firmat eksportuese veprojnë gjithashtu në konkurrencë monopolistike, përcaktimi i çmimit për produktet e eksportuara ndjek të njëjtën logjikë si në paragrafin e mësipërm. Nga ekuacioni 8, çmimet e importit (pM) mund të derivohen si më poshtë:

pM=p* (10)

Çmimet e kërkesës

Secili komponent i kërkesës agregate përfshin si produkte të prodhuara në vend ashtu edhe produkte të importuara. Për këtë arsye, indekset e çmimeve të komponentëve të kërkesës agregate duhet të përmbajnë elemente të çmimeve të ofertës vendase dhe të çmimeve të importit. Në një makromodel theksi vihet në mekanizmin e transmisionit dhe në gjendjen ekuilibër. Prandaj në mjaft makromodele specifikimi i çmimeve të kërkesës ndërtohet mbi bazën e kushtit të homogjenitetit në çmimet e ofertës vendase dhe në çmimet e importit në afatin e gjatë.

Kjo tipologji e ndërtimit të sistemit të çmimeve është përdorur edhe në modelin me shumë shtete në përdorim në ESCB (Fagan dhe të tjerë, 2001). Në modelin tremujor të Bankës së Italisë (Bulligan dhe të tjerë, 2017) çmimet (deflatorët) e komponentëve të kërkesës agregate janë modeluar si funksion i deflatorit të importit dhe i deflatorit të vlerës së shtuar. Në makromodelin e Sllovenisë (Zumer,

Page 16: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-16-

2004), indeksi i çmimeve të konsumit është ndërtuar mbi bazën e homogjenitetit statik midis deflatorit të produktit të brendshëm bruto dhe deflatorit të importit.3 Materiale të tjera në të njëjtën linjë janë për Spanjën (Willman dhe Estrada, 2002), Francën (Boissay dhe Villetell, 2005), Holandën (Angelini, Boissay dhe Ciccarelli, 2006), Gjermaninë (Vetlov dhe Warmedinger, 2006), Lituaninë (Vetlov, 2004) dhe Greqinë (Sideris & Zonzilos, 2005).

Fullerton dhe Tinajero (2001), shprehen se nëse funksioni i prodhimit është homogjen i gradës së parë, atëherë inflacioni është shuma e peshuar e ndryshimeve të çmimeve të ofertës në vend dhe të çmimeve të importit. Në makromodelin me shumë shtete të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nënvizohet që homogjeniteti dinamik është vendosur në sistemin e çmimeve në mënyrë që të sigurojë konsistencën afatgjatë të modelit (Altshuler dhe të tjerë, 2016).

Duke i qëndruar idesë që të mirat dhe shërbimet nuk përfshijnë vetëm produkte të prodhuara në vend, por edhe produkte të importuara, deflatori i kërkesës së brendshme (pDD) mund të shkruhet në funksion të çmimeve të ofertës, të deflatorit të importit dhe të taksës efektive indirekte (Т).

PDD=fD (PDS, PM,Τ) (11)

Duke linearizuar logaritmin e ekuacionit 11 dhe duke supozuar homogjenitet të shkallës së parë të deflatorit të kërkesës së brendshme në deflatorin e çmimeve të ofertës vendase dhe në deflatorin e importeve, mund të shkruhet kushti ekuilibër i çmimeve të kërkesës si më poshtë:

pDD=(1+t)exp(λpDS+(1-λ) pM ) (12)

λ tregon përpjesën e produktit të prodhuar në vend në kërkesën e brendshme. Përpjesa mund të vlerësohet nëpërmjet një procesi stokastik ose të kalibrohet nga tabelat e burim-përdorimeve (input-output tables). Meqenëse secili prej deflatorëve të komponentëve të kërkesës së brendshme mund të modelohet në të njëjtën formë,

3 Homogjeniteti mund të jetë statik ose dinamik në varësi të aplikimit të tij në afatin e gjatë ose në afatin e shkurtër.

Page 17: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-17-

përpjesa λ mund të marrë vlera të ndryshme, duke reflektuar përmbajtjen e produkteve të importit në komponentin përkatës.

Nëse është deflatori i kërkesës së brendshme duke lënë jashtë taksat, atëherë trajta dinamike mund të specifikohet sipas ekuacionit 13, nën kushtin që shuma e parametrave të jetë njësi.

(13)

Më pas, deflatori i kërkesës së brendshme mund të axhustohet për nivelin e taksave4:

pDD=(1+t) p ̃ DD (14)

Paga

Përcaktimi i dinamikës së pagës në modelet Neo-Kejnesiane kombinon elemente nga teoria e cikleve të biznesit me ato të ngurtësisë së çmimeve dhe të konkurrencës monopolistike. Literatura kryesisht është ngritur mbi punimet e Fischer (1997), Taylor (1980), Calvo (1983) dhe të tjerë, të cilët nënvizojnë se rritja e pagës dhe çmimet përcaktohen nga optimizimi i sjelljes individuale të agjentëve. Agregimi i të dhënave individuale çon në lidhjen e inflacionit me aktivitetin real, bazuar në Kurbën e Filipsit5.

Firmat kanë fuqi në përcaktimin e çmimit të produktit që prodhojnë, por janë çmim-pranuese në tregun e faktorëve të prodhimit (punë dhe kapital). Kjo nënkupton që firmat do të optimizojnë fitimet e tyre në funksion të sasisë së kapitalit që do të përdorin, të fuqisë punëtore që do të punësojnë dhe të sasisë së produktit që do të prodhojnë, nën kushtet e një teknologjie të dhënë dhe me çmime të faktorëve të prodhimit të përcaktuara nga tregu. Bazuar në 4 Teoria ekonomike sugjeron që përçimi i një ndryshimi të taksave indirekte në çmimet finale

mund të jetë gradual (jo i menjëhershëm), kjo meqenëse ekzistojnë kostot e menuve. Në mënyrë që të lejohet një përçim gradual i ndryshimeve të taksës indirekte në deflatorin e kërkesës së brendshme, ekuacioni 13 merr trajtën e mëposhtme:

5 Materiale të cilat trajtojnë çështjen e agregimit janë Yun (1996), King dhe Wolman

(1996), Woodford (1996), Rotemberg dhe Woodford (1997a, 1997b), Clarida dhe të tjerë (1997), McCallum dhe Nelson (1998), dhe Bernanke dhe të tjerë (1998).

Page 18: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-18-

funksionin e fitimit (15) dhe në funksionin e prodhimit Cobb-Douglas (16), duke maksimizuar për fitimin përftohen kushtet ekuilibër, ku çmimet e faktorëve të prodhimit në terma realë duhet të barazojnë produktivitetin e tyre (17).

Ξ=P Y-C (15)

Y=TFP KΥ L1-Υ (16)

(17)

Ku, Ξ është fitimi, Y është prodhimi i brendshëm bruto (PBB), C janë kostot, TFP është produktiviteti total i faktorëve të prodhimit, K është kapitali, L është puna, Υ është përpjesa e kapitalit në funksionin e prodhimit, PW është paga nominale dhe PR është renta.

Sipas specifikimeve të mësipërme në afatin e gjatë duhet që paga të barazojë produktivitetin e punës. Ndërsa axhustimi i pagës në afatin e shkurtër ndodh bazuar në kurbën e Filipsit sipas Calvo (1983), ku dinamikat e rritjes së pagës varen nga gjendja ciklike e ekonomisë (hendeku i normës së papunësisë). Hendeku i normës së papunësisë reflekton ngurtësinë e çmimeve, pasi nëse çmimet do të ishin plotësisht elastike, pagat do të axhustoheshin menjëherë dhe tregu i punës do të ishte në ekuilibër.

Në mënyrë që optimizimi të jetë i qëndrueshëm duhet që pagat të kenë prirje të ngjashme me inflacionin në afat të gjatë. Modelimi i pagës nominale në mënyrë simetrike me çmimet shpjegohet nga Erceg dhe të tjerë (2000).6

Paga nominale mund të shkruhet si funksion i zhvillimeve të produktivitetit, gjendjes ciklike dhe inflacionit:

(18)

Ku, pW është paga nominale, është produktiviteti i punës, p është inflacioni dhe ũ hendeku i normës së papunësisë.6 Punime të mëvonshme janë: Smets dhe Wouters (2003, 2007) dhe Christiano dhe të tjerë

(2005). Për ilustrime në makromodelim ndër të tjera janë: Christoffel dhe të tjerë (2008), Edge dhe të tjerë (2007), Erceg dhe të tjerë (2006).

Page 19: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-19-

speciFikimi i modelit dhe të dhënat

Çmimet e ofertës vendase

Specifikimi i çmimit të ofertës vendase bazohet në tregun e konkurrencës monopolistike, ku firmat vendosin çmimet me një marzh fitimi mbi koston. Si matës i kostos përdoret kosto mesatare minimale (amc). Kostoja mesatare minimale përfaqëson nivelin për të cilin firma është indiferente midis të qëndruarit në treg apo daljes prej saj. Duke i dhënë firmave mundësinë për të ndikuar çmimin (parametri θ merr në konsideratë këtë sjellje të firmave), ekuacioni (19) merr trajtën e mëposhtme:

pDS=μDS+θamc (19)

Në mungesë të një serie të kostos mesatare minimale, ajo është përafruar me koston e punës për njësi (ulc). Kostoja e punës për njësi është llogaritur si raporti i kompensimit për punonjës ndaj produktivitetit. Kompensimi për punonjës duhet të jetë shuma e pagës dhe e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Meqenëse, mungojnë të dhëna të dezagreguara mbi këto të fundit, kompensimi për punonjës është përafruar me pagën bruto, e cila i përfshin pjesërisht ato. Lënia jashtë e pjesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore që paguhet nga punëdhënësi nuk pritet të sjellë devijime të ndjeshme të parametrit θ. Përfshirja e këtyre treguesve do të ndikonte në zhvendosjen për lart të serisë pa ndikuar në dinamikën e saj përveç momenteve kur përpjesa që duhet paguar midis punëdhënësit dhe punëmarrësit ndryshon. Produktiviteti i punës është i shprehur si mesatare rrëshqitëse e 8 tremujorëve në mënyrë që të kufizohen ndikimet e luhatjeve ciklike në afatin e gjatë.

Çmimet e ofertës vendase janë përllogaritur nga indekset e shifrës së afarizmit sipas aktivitetit ekonomik. Indeksi i çmimeve të ofertës vendase është llogaritur si raport i vlerës me vëllimin. Gjykohet që kjo seri është një tregues i përshtatshëm për të përafruar çmimet e ofertës vendase. Mangësi e këtij treguesi është fakti që ai përfshin edhe taksat. Një matës më i mirë do të ishte deflatori i vlerës së shtuar për sektorin privat, por të dhëna për këtë tregues nuk ekzistojnë.

Page 20: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-20-

Meqenëse në afatin e gjatë firmat që operojnë në konkurrencë monopolistike nuk gjenerojnë fitime rritëse, fitimi pritet të ndikojë çmimet e ofertës vendase vetëm në afatin e shkurtër. Të dhëna direkte zyrtare për fitimin nuk ekzistojnë dhe ky i fundit trajtohet si një tregues i pavëzhgueshëm. Në këtë mënyrë, ndonëse treguesi nuk mund të modelohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, sjellja e tij mund të përafrohet nëpërmjet zhvillimeve të faktorëve përcaktues të brendshëm e të jashtëm. Hendeku i prodhimit është përdorur si përafrues i gjendjes ciklike të ekonomisë, ndërsa çmimi i naftës është përdorur si përafrues i kostos së inputeve. Ndërsa faktorët e jashtëm janë lënë jashtë modelit, duke qenë se supozohet që aftësia për të zëvendësuar importet në afatin e shkurtër mungon në kushtet kur kërkesa për importe është relativisht inelastike. Çmimet relative ndikojnë çmimet e ofertës vendase nëpërmjet transmisionit të modelit.

Teknika e përdorur në vlerësimin e ekuacionit është vektori i korrigjimit të termit të gabimit (VECM – vector error correction model), në linjë me makromodelin MEAM (Dushku, E., dhe të tjerë, 2006). Këto modele supozojnë që ekonomia lëviz drejt trajektores ekuilibër në afatin e gjatë sipas përcaktimit teorik, ndërkohë që mund të devijojë nga kjo trajektore në afatin e shkurtër. Specifikimi empirik sipas teknikës “ecm”, që vlerësohet për çmimet e ofertës vendase është si më poshtë:

(20)

Ku, Δ tregon diferencën e parë, γ mat shpejtësinë e axhustimit, pO është çmimi i naftës në tregun vendas dhe ζ është hendeku i prodhimit.

Çmimet e importit

Në modelin për vlerësimin e çmimeve të importit supozojmë një kërkesë për importe joelastike, ku të paktën në afat të shkurtër, mallrat zëvendësuese të prodhuara në vend mungojnë. Kjo karakteristikë e ekonomisë vendase u jep mundësinë eksportuesve të huaj të mos ndikohen nga çmimet në ekonominë shqiptare në përcaktimin e nivelit e në formimin e çmimit të mallrave që eksportojnë. Deflatori i

Page 21: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-21-

importit është përcaktuar si funksion i faktorëve të jashtëm dhe kursit të këmbimit. Duke lejuar sjelljen “pricing to market“ nga ekuacioni (10) përftohet:

PM=ω(PF ER) (21)

Ku, PM është deflatori i importit, PF janë çmimet e huaja të përafruara me indeksin e çmimeve të eksportit të Eurozonës, meqenëse pjesa më e madhe e importeve vjen nga vendet e Eurozonës; ER është kursi i këmbimit lek-euro; dhe ω është parametri i cili merr në konsideratë sjelljen “pricing to market” të eksportuesve (nëse ω =1, atëherë nuk ka efekt “pricing to market”).

Duke logaritmuar (germat e vogla tregojnë vlerat e logaritmuara)

dhe supozuar që eksportuesit nuk reagojnë njëlloj ndaj ndryshimeve të kostove të prodhimit në ekonomitë e tyre sikurse ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, ekuacioni (21) merr trajtën e mëposhtme:

pM=ω1 pF+ω2 er (22)

Sipas teknikës ecm trajta që vlerësohet është si më poshtë:

(23)

Çmimet e kërkesës

Specifikimi i deflatorëve të kërkesës (me përjashtim të importeve) në model mbështetet në ekuacionin 12. Sipas këtij ekuacioni, deflatorët duhet të jenë të pastruar nga efektet e taksave indirekte për secilin komponent të kërkesës agregate dhe çmimet e ofertës.

Teksa për deflatorin e importit ky kusht përmbushet, për treguesit e tjerë mungojnë të dhënat. Shifra e afarizmit mbi të cilën janë llogaritur çmimet e ofertës vendase përfshin edhe taksat. Për këtë arsye, specifikimi i deflatorëve të kërkesës është bërë duke përfshirë taksat indirekte.7 Sipas teknikës ecm, specifikimi i përgjithshëm i 7 U ndërtua një seri unike e normës të taksës indirekte për të gjithë ekonominë duke aplikuar

teknika alternative. Deflatori i kërkesës së brendshme i pastruar nga taksat u përftua sipas transformimit: p ̃DD=pDD/(1+t). Në ekuacionet ku deflatorët u specifikuan pa nivelin e taksave indirekte nuk u arrit të gjendej një marrëdhënie e qëndrueshme.

Page 22: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-22-

deflatorëve të kërkesës agregate që buron nga ekuacioni 12 tregohet në ekuacionin 24. Implementimi i homogjenitetit statik është ekuivalent me komponentin afatgjatë të ecm në terma të çmimeve relative (Fagan dhe të tjerë, 2001).

(24)

Ku indeksi ‘i’ qëndron për komponentin e kërkesës agregate, konkretisht deflatorin e konsumit të popullatës, deflatorin e konsumit publik, deflatorin e investimeve, deflatorin e eksportit të të mirave dhe deflatorin e eksportit të shërbimeve. Peshat, të cilat janë specifike për secilin deflator, janë kalibruar sipas të dhënave nga tabelat e burim-përdorimit, por njëkohësisht i është kushtuar rëndësi diagnostikave të vlerësimit stokastik. Shpejtësia e konvergjencës në afatin e gjatë (Ω) dhe marrëdhënia në afatin e shkurtër është rezultat i procesit stokastik.

Deflatori i kërkesës së brendshme është vlerësuar si mesatare e

ponderuar e komponentëve të tij.

(25)

Ku, wi është pesha e komponentëve. Peshat lejohen të ndryshojnë në kohë duke pasqyruar ecurinë e strukturës së ekonomisë.

Indeksi i çmimeve të konsumit (PCPI) është shprehur si kombinim linear i deflatorit të konsumit (PCP) me një parametër axhustimi dinamik në kohë (Π).

(26)

Paga

Specifikimi i pagës është mbështetur në ekuacionin 18. Ndikuar prej thyerjeve metodologjike që shfaqin treguesit e tregut të punës, nuk mund të vlerësohej një marrëdhënie e qëndrueshme midis pagës mesatare, produktivitetit të punës, hendekut të normës së papunësisë dhe inflacionit. Ndërkohë, analizat paraprake dëshmuan për një korrelacion të lartë midis pagës mesatare dhe pagës minimale.

Page 23: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-23-

Për rrjedhojë, specifikimi i ekuacioneve të pagës supozon që autoritetet përcaktojnë nivelin e pagës minimale bazuar në inflacionin e akumuluar dhe në gjendjen ciklike të ekonomisë. Në këtë mënyrë, paga minimale merr trajtën e kurbës së Filipsit. Ky specifikim nënkupton që autoritetet kanë më shumë hapësirë për të rritur nivelin e pagave në rastet kur ekonomia vepron mbi potencial (hendeku i papunësisë është negativ) dhe anasjelltas. Në afatin e gjatë, norma e rritjes së produktivitetit është supozuar konstante. Supozohet që edhe paga minimale axhustohet plotësisht ndaj inflacionit të një viti më parë. Në trajtë analitike, paga minimale mund të shkruhet si në vijim:

pwm,t= ο+ ΦΔpwm,t-1+Δpt-1 - Ψũ̃t (27)

Ku, pwm, p dhe ũ janë përkatësisht mesatarja rrëshqitëse 4-tremujore e pagës minimale, mesatarja rrëshqitëse 4-tremujore e indeksit të çmimeve të konsumit dhe hendeku i normës së papunësisë. Hendeku i normës së papunësisë është shprehur si diferencë e normës faktike të papunësisë ndaj normës natyrore të papunësisë8.

Paga minimale shërben si përcaktuese e nivelit të pagës mesatare në ekonomi. Një ndryshim i pagës minimale nga autoritetet përçohet drejtpërsëdrejti si zhvendosje e nivelit mesatar të pagave. Rrjedhimisht, paga mesatare është shprehur si funksion linear i pagës minimale me elasticitet njësi. Ndryshimi i pagës minimale është vendosur me 4 vonesa kohore, që nënkupton se duhet rreth 1 vit që paga mesatare të reflektojë plotësisht një ndryshim në pagën minimale. Gjithashtu, ngurtësia e çmimeve është përafruar edhe me praninë e termit autoregresiv (parametri Φ merr vlera në intervalin ]-1; 0[). Duke supozuar që të punësuarit të cilët paguhen me pagën minimale kanë një produktivitet më të ulët, në specifikimin e pagës mesatare është marrë parasysh edhe një term produktiviteti (ϖ) si një normë rritjeje konstante në kohë.9 Trajta analitike e pagës mesatare është si në vijim:

pw,t = ϖ+ πΔpw,t-1+Δpwm,t-4 (28)

8 Seria e normës natyrore të papunësisë është gjeneruar sipas Çela dhe Skufi (2014).9 Specifikimi me dy nivele i produktivitetit nuk do të ishte i nevojshëm nëse produktiviteti nuk

do të ishte shprehur nëpërmjet një termi konstant.

Page 24: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-24-

rezultatet e modelit të bllokut të çmimeve

Sistemi i ekuacioneve, që përbën strukturën e bllokut të çmimeve, jep një tablo të qartë e konsistente të procesit çmim-formues në ekonomi. Sjellja e treguesve kryesorë kundrejt goditjeve specifike të identifikueshme mbi ekonominë duhet të jetë në përputhje me teorinë ekonomike dhe me karakteristikat e ekonomisë shqiptare. Përpos identifikimit të drejtë të kahut dhe të madhësisë së reagimit të treguesve të interesit, struktura e bllokut të çmimeve mund të përdoret për të kryer parashikime, në mënyrë të pavarur ose në mënyrë të integruar, brenda infrastrukturës tërësore të modelit MEAM. Për qëllime të vlerësimit të saktësisë, të qëndrueshmërisë dhe të përputhshmërisë me teorinë ekonomike të bllokut të çmimeve është ndërtuar një procedurë ekonometrike, ku paraqitet reagimi dhe aftësia parashikuese e bllokut të çmimeve.

Procedura e testeve ekonometrike është parë në dy aspekte, të cilat kryejnë funksione të ndryshme në vlerësimin e performancës parashikuese me anë të proceseve simuluese të bllokut të çmimeve. Analiza e funksioneve të reagimit të impulsit paraqet dinamikën e modelit ndaj goditjeve njësi në treguesit ekzogjenë (ose të ekzogjenizuar). Në aspektin e performancës parashikuese janë kryer parashikime për kohë të ndryshme me progresion të vazhdueshëm në kohë, të cilat krahasohen me ecurinë faktike të treguesit. Për të kryer këtë procedurë është shfrytëzuar dimensioni kohor i databazës statistikore, ku rezultatet e simulimit janë krahasuar me vlerat faktike të disponuara. Gjithashtu, është realizuar shpërndarja probabilitare e parashikimit qendror bazuar në elementet përcaktuese të procesit stokastik. Rezultatet paraqiten grafikisht nëpërmjet “fan-charts”10.

Parametrizimi

Vlerësimi i parametrave të bllokut të çmimeve është vlerësuar nëpërmjet teknikës ‘ecm’ për secilin ekuacion në mënyrë individuale.

10 Paraqitja grafike në formën “fan-chart” u krye për herë të parë nga Banka e Anglisë në vitin 1996 për të ilustruar intervalin e besimit përreth parashikimit pikësor të inflacionit (Britton dhe të tjerë, 1998).

Page 25: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-25-

Në Tabelën 1 paraqiten vlerat e parametrave mbi shpejtësinë e axhustimit dhe elasticitetet e marrëdhënies afatgjatë midis treguesve për ekuacionet e vlerësuara.

Çmimet e ofertës vendase dhe çmimet e importit shfaqin një axhustim të moderuar ndaj luhatjeve të kostove dhe çmimeve. Vlerësimi për këto parametra tregon se rreth 20% e një devijimi prej ekuilibrit afatgjatë do të axhustohet brenda një tremujori për çmimet e ofertës vendase dhe rreth 25% për deflatorin e importeve. Axhustimi më i ngadaltë i çmimeve të ofertës vendase reflekton lëvizjen e ngadaltë të pagave. Deflatorët e tjerë të kërkesës agregate axhustohen relativisht shpejt ndaj ndryshimeve në çmimet e ofertës vendase dhe në deflatorin e importeve. Deflatori i konsumit të popullatës, deflatori i investimeve dhe deflatori i eksportit të mallrave do të axhustonin sjelljen e tyre plotësisht brenda një gjashtëmujori. Në tregun e punës, axhustimi është i ngadaltë në linjë me ngurtësinë e pagave në afat të shkurtër. Paga minimale, sikurse është specifikuar, axhustohet brenda katër tremujorëve ndaj zhvillimeve të inflacionit dhe po brenda një viti ndodh axhustimi i pagës mesatare ndaj pagës minimale.

Kahu dhe madhësia e parametrave rezultojnë në linjë me pritjet dhe karakteristikat e ekonomisë shqiptare. Në ekuacionin e çmimeve të ofertës vendase, rritja e kostove të punës me 1% në afatin e gjatë do të sjellë një rritje të çmimeve me rreth 0.5%, elasticiteti më i ulët se 1 nënkupton efektin e kostove të tjera mbi çmimet e ofertës vendase.

Vlerësimet mbi deflatorin e importeve vërtetojnë praninë e efektit “pricing to market”. Në afatin e gjatë, parametrat pranë çmimeve të huaja dhe kursit të këmbimit rezultojnë të ndryshme nga vlera 1, respektivisht 1.66 dhe 0.83. Elasticiteti mbi vlerën 1 i çmimeve të huaja tregon se luhatjet e kostove përcillen të amplifikuara, ndërsa luhatjet e kursit të këmbimit përcillen të zbutura në deflatorin e importit. Ky rezultat është në linjë me konkurrencën e ulët për produktet e importit në ekonominë vendase.

Rezultatet mbi deflatorët e tjerë të kërkesës agregate të vlerësuar sipas kushtit të homogjenitetit statik, që nënkupton se shuma e

Page 26: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-26-

parametrave në afatin e gjatë midis çmimeve të ofertës vendase dhe deflatorit të importit duhet të jetë 1, tregojnë se konsumi i popullatës, konsumi publik, investimet private dhe publike, dhe eksporti i mallrave përmbajnë kryesisht produkt vendas. Këtu, përjashtim bën eksporti i shërbimeve. Ky rezultat është i pritur meqenëse një pjesë e mirë e eksportit të shërbimeve bazohet në importe të shërbimeve për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët e më tej për rieksport11.

Ndikimi i presioneve inflacioniste në pagën minimale dhe përcjellja e pagës minimale në pagën mesatare është supozuar e plotë dhe rrjedhimisht parametrat janë kalibruar në njësi. Norma e rritjes së produktivitetit të punës në pagën mesatare vlerësohet rreth 2 herë më e lartë krahasuar me pagën minimale, dhe është në linjë me nivelet përkatëse të pagës. Termi autoregresiv në ekuacionin e pagës, i cili duhet të marrë vlera në intervalin ]-1; 0[, në mënyrë që të reflektojë ngurtësinë në tregun e punës, vlerësohet -0.58. Në dallim, ky parametër merr vlerë pozitive në ekuacionin e pagës minimale, rezultati kundër intuitiv mbështetet nga fakti që autoritetet e kanë riparë gjithmonë për lart pagën minimale.

11 Këtu klasifikohet industria fasone, e cila zë një peshë të qenësishme të eksportit të shërbimeve.

Page 27: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-27-

Tabela 1. Parametrizimi i bllokut të çmimeveÇMIMET E OFERTËS VENDASE

Shpejtësia e axhustimit γ -.18

Elasticiteti ndaj kostove të punës θ .52

Norma e rritjes së kostove të tjera α 1.52

Elasticiteti ndaj çmimit të naftës në tregun vendas δ2.04

Elasticiteti ndaj gjendjes ciklike të ekonomisë δ3.22

DEFLATORI I IMPORTEVE

Shpejtësia e axhustimit ϑ -.25

Efekti “pricing to market” ndaj luhatjeve të kostove ω11.66

Efekti “pricing to market” ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit ω2.83

Norma e rritjes së kostove të tjera υ 7.15

DEFLATORËT E TJERË TË KËRKESËS AGREGATE

Shpejtësia e axhustimit Ωi* -.71; -.15; -.85; -.58; -.21

Përpjesa e produktit e prodhuar në vend në komponentin e kërkesës agregate λi* .6; .65; .7; .7; .45

PAGA

Norma e rritjes së produktivitetit të punës në pagën minimale ο .3

Vonesë kohore në rishikimin e pagës minimale Φ .36

Elasticiteti ndaj hendekut të normës së papunësisë Ψ -1.13

Norma e rritjes së produktivitetit të punës në pagën mesatare ϖ .6

Persistenca në pagën mesatare π -.58

*i deflatori i konsumit të popullatës, deflatori i konsumit publik, deflatori i investimeve, deflatori i eksportit të mallrave, deflatori i eksportit të shërbimeve.Burimi: Llogaritje të autorëve.

analiza e funksioneve të reagimit të impulsit

Procesi i formimit të çmimeve ndjek specifikimin e kurbës së Filipsit Neo-Kejnesian, me elemente backward-looking. Përpos faktorit të persistencës, i cili kapet nga termat e vonesave kohore në ekuacione, dinamika e çmimeve është funksion i goditjeve të kërkesës dhe goditjeve të ofertës. Goditjet e kërkesës i atribuohen impulseve me karakter afatshkurtër në hendekun e punësimit apo në hendekun e prodhimit. Goditjet e ofertës mund të jenë me origjinë të huaj ose të brendshme. Goditjet e huaja të ofertës transmetohen nëpërmjet çmimeve të importit, ndërsa goditjet që gjenerohen nga ekonomia e brendshme përafrohen nëpërmjet kostove të punës njësi. Pjesa tjetër e treguesve të çmimeve (deflatorët e kërkesës dhe të tjerë) janë modeluar si funksion i çmimeve të ofertës vendase dhe i çmimeve të importit. Paga mesatare nominale në tregun e punës është shprehur si funksion linear i pagës minimale, ku kjo

Page 28: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-28-

e fundit është modeluar në funksion të dinamikës së çmimeve, produktivitetit të punës dhe devijimit të normës së papunësisë ndaj normës natyrore.

Mekanizmi i plotë i transmisionit të bllokut të çmimeve është paraqitur në Grafikun 1, për të ndihmuar në interpretimin e reagimit të bllokut ndaj goditjeve.

Për të ilustruar sjelljen dinamike të bllokut të çmimeve janë simuluar dy goditje në sistem të integruar në makromodelin MEAM, me qëllim analizimin e funksionit të reagimit të impulsit dhe identifikimin e shpërndarjes së efektit të goditjes në ekonomi nëpërmjet mekanizmit të transmisionit të sistemit. Simulimi i goditjeve konsiston në një rritje të çmimeve të ofertës me 1 pikë përqindjeje për 4 tremujorë, me origjinë nga ekonomia e brendshme për skenarin e parë, dhe nga ekonomia e huaj për të dytin. Rezultatet e modelit janë shprehur si shmangie në përqindje ndaj zgjidhjes baseline (zgjidhjes unike të sistemit të ekuacioneve) në simulimin in-sample. Rezultatet e simulimit tregohen në Grafikun 2.

Në skenarin e parë, fillimisht goditen kostot e punës njësi për katër tremujorë. Në hallkën fillestare të shpërndarjes së efektit të goditjes, çmimet e ofertës vendase nisin prirje rritëse me një ritëm më të ulët se madhësia e goditjes. Kjo vjen si rezultat i kërkesës agregate të pandryshuar, e cila detyron firmat të absorbojnë një pjesë të goditjes duke reduktuar marzhet e tyre të fitimit. Rritja e çmimeve të ofertës vendase ndikon në çmime eksporti më të larta e rrjedhimisht në përkeqësim të konkurrueshmërisë së ekonomisë. Konsumi dhe investimet private rriten lehtësisht si rezultat i normave reale të interesit më stimuluese, duke sjellë njëkohësisht rritjen e kërkesës për importe sipas nevojës që kanë përkatësisht sektorët. Efekti total në ecurinë e PBB-së është neutral si pasojë e përkeqësimit të bilancit të huaj të ekonomisë. Në hallkën e dytë të shpërndarjes së goditjes në ekonomi, treguesit e çmimeve stabilizohen, ndërsa ato të sektorit real të ekonomisë përjetojnë efekte të raundit të dytë. Vijimësia e dobësimit të konkurrueshmërisë së jashtme të ekonomisë ndikon në ngadalësimin e PBB-së dhe rrjedhimisht në zvogëlimin e investimeve private. Ekonomia kalon në një pozicion të përkeqësuar ciklik, i cili ndikon në uljen e kërkesës për punë e në zgjerimin e

Page 29: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-29-

hendekut të papunësisë. Ky i fundit zbut presionet për rritje pagash të cilat ilustrohen nga ngadalësimi i pagës minimale dhe mesatare në fund të periudhës. Këto të fundit kanë impakt të vogël negativ mbi ecurinë e konsumit.

Në skenarin e dytë, goditen çmimet e huaja të eksportit për katër tremujorë. Në hallkën e parë të shpërndarjes së efektit të goditjes, çmimet e importit nisin prirje rritëse me një ritëm më të shpejtë se madhësia e goditjes. Kjo ilustron efektin “pricing-to-market” në sistemin e bllokut të çmimeve. Në të njëjtën kohë, inflacioni fillon tendencën rritëse ku, në këtë rast, ndonëse firmat absorbojnë një pjesë të goditjes, transmetimi në çmimet finale është më i lartë. Çmimet e eksportit të mallrave e shërbimeve shfaqin prirje rritëse, duke përkeqësuar konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare. Megjithatë, importet bëhen relativisht më të shtrenjta dhe dominojnë efektin në çmimet relative. Për këtë arsye, pozicioni i huaj i ekonomisë përmirësohet dhe impakti në PBB është pozitiv, mbështetur edhe nga rënia e normave të interesit në terma realë. Zgjerimi i ekonomisë tërheq për lart investimet private, ndërkohë që përmirësimi ciklik i kombinuar me inflacionin më të lartë ndikojnë në shtimin e presioneve për rritje pagash. Në hallkën e dytë të shpërndarjes së efektit në ekonomi, paga mesatare nis një prirje rritëse, e cila ndikon në çmimet e ofertës vendase dhe inflacion edhe më të lartë. Njëkohësisht, çmimet e eksportit të mallrave e shërbimeve shfaqin tendencë rritëse dhe ndikojnë në përkeqësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Kostot më të larta të prodhimit në vend dhe inflacioni më i lartë i bëjnë importet relativisht më pak të kushtueshme. Të ardhurat më të larta nga paga ndikojnë në rritjen e konsumit të popullatës, por edhe në rritjen e importeve tashmë relativisht më konkurruese në treg. Për rrjedhojë, pozicioni i huaj i ekonomisë shqiptare përkeqësohet dhe dominon në dinamikën rënëse të PBB-së.

Page 30: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-30-

Gra

fik 1

. Sis

tem

i i k

rijim

it dh

e pë

rçim

it të

çm

imev

e të

kër

kesë

s dh

e of

ertë

s

varia

bla 

endo

gjen

ëva

riabl

a ek

zogj

enë

varia

bla 

ekzo

gjen

ë në

 bllo

kun 

e çm

imev

e, p

or e

ndog

jenë

 nda

j mak

rom

odel

it M

EAM

 m

arrë

dhën

ie e

 një

ansh

me

 * 

inde

ksi i

 çm

imev

e të

 eks

porti

t të 

EA 

 ** 

inde

ksi i

 çm

imev

e të

 impo

rtit t

ë EA

 kundrejt B

P

Def

. kon

sum

it pu

blik

In�a

cion

Def

.ek

spor

teve

Çm

imet

 ehu

aja

** 

Def

. in

vesti

mev

e

Def

. kon

sum

it të

pop

ulla

tës

Def

. kër

kesë

s së

 br

ends

hme

Prod

uktiv

iteti

Hen

deku

i pa

punë

sisë

Paga

t

Kosto

t një

si të

punë

s

Mar

zhi i

 �tim

itH

ende

ku i 

prod

him

it

Çm

imet

rela

tive 

të 

impo

rteve

Çm

imet

 e 

impo

rtit

Çm

imet

 ehu

aja*

 

Kurs

i i  

këm

bim

it

Konk

urru

esh

‐mër

ia 

Çm

imet

 e o

fertë

s ve

ndas

e Ç

mim

et e

 lënd

ëve

 të

 par

a

Page 31: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-31-

Gra

fik 2

. Rea

gim

i i tr

egue

sve

ndaj

god

itjev

e të

ofe

rtës

-0.20.0

0.2

0.4

0.6

0.8

1.0

1234567891011121314151617181920

In�a

cion

i

(1)

(2)

-0.4

0.1

0.6

1.1

1.6

-0.20.0

0.2

0.4

0.6

0.8

1.0

1234567891011121314151617181920

Çm

imet

e o

fertë

s ve

ndas

e &

çm

imet

e im

porti

t

Çm

imet

e o

fertë

s ve

ndas

e (1

mim

et e

ofe

rtës

vend

ase

(2)

Çm

imet

e im

porti

t (1)

Çm

imet

e im

porti

t (2)

rhs

-0.20.0

0.2

0.4

0.6

0.8

1.0

1234567891011121314151617181920

Çm

imet

e e

kspo

rtit t

ë m

allra

ve &

shë

rbim

eve

Mal

lra (1

)M

allra

(2)

Shër

bim

e (1

)Sh

ërbi

me

(2)

-1.0

-0.8

-0.6

-0.4

-0.20.0

0.2

1234567891011121314151617181920

Term

i i k

onku

rues

hmër

isë s

ë m

allra

ve &

sh

ërbi

mev

e

Mal

lra (1

)M

allra

(2)

Shër

bim

e (1

)Sh

ërbi

me

(2)

-1.5

-0.50.5

1.5

2.5

1234567891011121314151617181920

Paga

min

imal

e &

pag

a m

esat

are

nom

inal

e

Min

imal

e (1

)M

inim

ale

(2)

Mes

atar

e (1

)M

esat

are

(2)

-0.4

-0.20.0

0.2

0.4

0.6

0.8

1.0

1234567891011121314151617181920

Prod

ukti

i bre

ndsh

ëm b

ruto

(1)

(2)

-2.0

-1.0

0.0

1.0

2.0

-1.0

-0.50.0

0.5

1.0

1234567891011121314151617181920

Kons

umi i

pop

ulla

tës

& in

vesti

met

priv

ate

Kons

pop

(1)

Kons

pop

(2)

Inv

priv

(1)

Inv

priv

(2) r

hs

-1.0

-0.8

-0.6

-0.4

-0.20.0

0.2

1234567891011121314151617181920

Eksp

orti

i mal

lrave

& s

hërb

imev

e

Mal

lra (1

)M

allra

(2)

Shër

bim

e (1

)Sh

ërbi

me

(2)

-1.0

-0.50.0

0.5

1.0

1.5

1234567891011121314151617181920

Impo

rti i

mal

lrave

shë

rbim

eve

& ç

mim

et re

lativ

e të

impo

rtit

Impo

rt (1

)Im

port

(2)

Çm

ime

rev

imp

(1)

Çm

ime

rev

imp

(2)

Burim

i: Llo

garit

je të

aut

orëv

e.

Page 32: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-32-

analiza e simulimit brenda periudhës faktike

Procesi i simulimit brenda periudhës faktike është realizuar për të vlerësuar performancën parashikuese të bllokut të çmimeve në periudha të ndryshme kohore. Për këtë qëllim janë realizuar 8 parashikime të mirëfillta12 me një horizont kohor të shtrirë në 8 tremujorë. Simulimi i parë mbulon periudhën nga tremujori i parë i vitit 2013 deri në tremujorin e katërt të vitit 2014 dhe simulimi i fundit përfundon në tremujorin e katërt të vitit 2016. Në secilin simulim supozohet që vlerat faktike të treguesve endogjenë nuk ekzistojnë dhe më pas rezultatet e përftuara krahasohen me vlerat faktike. Ecuria e treguesve ekzogjenë është e ditur për të gjithë harkun kohor të simulimeve. Rezultatet e paraqitura mbulojnë treguesit kryesorë të bllokut të çmimeve.

Grafik 3. Rezultatet e simulimit për pagën mesatare minimale, për pagën mesatare dhe për çmimet e ofertës vendase

Rezultatet e simulimit për nivelin e pagës minimale arrijnë të replikojnë saktë historinë e këtij treguesi deri në vitin 2014. Për periudhën pas vitit 2014, simulimi e nënvlerëson disi nivelin e pagës minimale si rezultat i zgjerimit të hendekut të papunësisë dhe i inflacionit të akumuluar më të ulët. Ky i fundit ka impakt negativ 12 Parashikimi i mirëfilltë në terminologjinë makromodeluese njihet si ‘pure forecast’ dhe

realizohet nëpërmjet përditësimit të treguesve ekzogjenë për horizontin e parashikimit (të cilët në këtë rast janë vlera faktike) dhe gjenerimit të treguesve endogjenë nga modeli.

10,000

12,000

14,000

16,000

18,000

20,000

22,000

24,000

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

20

11

20

12

20

13

20

14

20

15

20

16

Paga Minimale - Nivel, Lekë Paga Mesatare - Nivel, Lekë

20,000

25,000

30,000

35,000

40,000

45,000

50,000

55,000

200

52

00

62

00

72

00

82

00

92

01

02

01

12

01

22

01

32

01

42

01

52

01

6

-

70

80

90

100

110

120

130

200

52

00

62

00

72

00

82

00

92

01

02

01

12

01

22

01

32

01

42

01

52

01

6

Çmimet e Ofertës Vendase - Indeks

Burimi: Llogaritje të autorëve.

Page 33: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-33-

në afatin e shkurtër mbi pagën minimale. Modeli sugjeron një ulje të pagës minimale të kushtëzuar nga përkeqësimi i kushteve ciklike për periudhën 2014-2015. Megjithatë, duke mbajtur parasysh që përcaktimi i pagës minimale është proces administrativ dhe ulja e nivelit të saj është sensitive, sjellja stokastike vlerësohet të jetë jolineare dhe me kufi të poshtëm në ndryshimin e nivelit të pagës minimale. Për këtë periudhë, vlera faktike e saj ka mbetur e pandryshuar duke qenë se hapësirat për rritje të pagës minimale kanë munguar. Kjo tendencë kapet drejt nga simulimi i modelit.

Hendeku i papunësisë ka tendencë mbyllëse gjatë vitit 2016 dhe drejton vlerësimin e ecurisë së pritur të pagës minimale drejt nivelit të tij faktik. Simulimet për pagën mesatare në nivel janë në përgjithësi në linjë me zhvillimet e saj historike, ndonëse nuk arrijnë të kapin rënien e pagës mesatare gjatë vitit 2014. Mendohet që kjo divergjencë është e lidhur me procese të formalizimit të tregut të punës në vend, të cilat interpretohen si goditje afatshkurtra nga struktura e bllokut të ekuacioneve e nuk mund të replikohen drejt nga simulimi. Vështirësia në replikimin e historisë për këtë periudhë imponon një zhvendosje për lart të rezultateve, e cila është evidente në simulimin e çmimeve të ofertës vendase. Simulimi për këtë tregues mbivlerëson vlerën faktike të regjistruar të paktën që prej fillimit të vitit 2014. Ky rezultat kushtëzohet nga mbivlerësimi i kostove të punës për njësi. Rezultatet faktike tregojnë për një rritje të shpejtë të punësimit që në terma të pozicionit ciklik të ekonomisë do të nënkuptonte shtrëngim të kushteve në tregun e punës, rënie të ofertës për punë e rrjedhimisht shtim të presioneve për rritje pagash.

Meqenëse kjo rritje e punësimit është e lidhur direkt me procese të formalizimit në treg dhe paga mesatare nuk ndryshon, rrjedhimisht produktiviteti në ekonomi zvogëlohet dhe kostot e punës për njësi rriten me ritme të shpejta. Treguesi i fundit ndikon në parashikimet mbi vlerat faktike pas vitit 2014.

Page 34: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-34-

Grafik 4. Rezultatet e simulimit për çmimet e importit dhe për çmimet e eksportit të mallrave dhe të shërbimeve

Çmimet e ofertës vendase janë një komponent i rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes së çmimit të eksportit të mallrave dhe të shërbimeve. Për rrjedhojë, simulimi për këta tregues mbivlerëson vlerat faktike për vitet 2014 e 2015 dhe stabilizohet në një nivel më të lartë të indeksit. Në të njëjtën kohë, simulimi nuk arrin të replikojë rënien e fortë të çmimeve të eksportit të mallrave e të shërbimeve gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015 dhe gjatë fillimit të vitit 2016. Kjo dinamikë e çmimeve të eksportit i atribuohet rënies së fortë të çmimit të naftës dhe të çmimeve të lëndëve bazë të metalit në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje afatshkurtra të çmimeve të ofertës me origjinë nga tregjet ndërkombëtare nuk mund të paraprihen dhe si të tilla, ato nuk mund të kapen nga simulimi. Në anën tjetër, rezultatet e simulimit të çmimit të importit janë shumë të përafërta me vlerat faktike për këtë tregues për pjesën më të madhe të simulimeve. Megjithatë, duhet theksuar se simulimi nënvlerëson disi nivelin faktik të çmimeve të importit midis viteve 2013 e 2014. Kjo dinamikë është e kushtëzuar nga çmimet e huaja të eksportit që kanë një tendencë të fortë rënëse gjatë kësaj periudhe e që nuk transmetohen plotësisht në çmimet e importit në vend. Ky tregues është përbërësi i dytë më i rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes së çmimeve të eksportit të mallrave e të shërbimeve pas çmimeve të ofertës vendase.

Burimi: Llogaritje të autorëve.

70

80

90

100

110

120

130

200520062007200820092010201120122013201420152016

Çmimet e Importit - Indeks

70

80

90

100

110

120

130

200520062007200820092010201120122013201420152016

Çmimet e Eksportit të Mallrave - Indeks

70

80

90

100

110

120

130

200520062007200820092010201120122013201420152016

Çmimet e Eksportit të Shërbimeve - Indeks

Page 35: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-35-

Grafik 5. Rezultatet e simulimit për deflatorin e kërkesës së brendshme, për deflatorin e konsumit të popullatës dhe për indeksin e çmimeve të konsumit

Deflatori i kërkesës së brendshme është i përbërë nga deflatorët e investimeve publike e private, nga deflatori i konsumit të qeverisë, dhe nga ai i konsumit të popullatës. Për ta bërë më të drejtpërdrejtë interpretimin e rezultateve të simulimit është paraqitur vetëm treguesi që agregon çmimet e kërkesës së brendshme dhe jo përbërësit e tij. Përjashtim bën deflatori i konsumit të popullatës, rezultatet e të cilit janë me rëndësi në përcaktimin e sjelljes së indeksit të çmimeve të konsumit. Simulimi brenda periudhës për deflatorin e kërkesës së brendshme arrin të replikojë drejt vlerat historike të këtij treguesi. Simulimi shfaq volatilitet përreth vlerës faktike gjatë periudhës së simulimit 2014-2015 dhe arrin të parashikojë drejt ecurinë e deflatorit të kërkesës së brendshme në periudhën e fundit të simulimit. Simulimet për deflatorin e konsumit të popullatës dhe për indeksin e çmimeve të konsumit janë të ngjashme, duke qenë se treguesi i parë përcakton tërësisht sjelljen e të dytit. Rezultatet e simulimit janë shumë të përafërta me vlerat faktike të treguesve duke veçuar vetëm dy simulimet e para. Gjatë kësaj periudhe, simulimi për çmime më të ulëta të importit, krahasuar me vlerat faktike të treguesit, ndikojnë në simulimin për më poshtë të deflatorit të konsumit të popullatës. Kjo divergjencë reflektohet edhe në simulimet e periudhës fillestare, si dhe në indeksin e çmimeve të konsumit.

Burimi: Llogaritje të autorëve.

70

75

80

85

90

95

100

105

110

115

120

200520062007200820092010201120122013201420152016

De�atori i Kërkesë së Brendshme - Indeks

70

75

80

85

90

95

100

105

110

115

120

200520062007200820092010201120122013201420152016

De�atori i Konsumit të Popullatës - Indeks

80

85

90

95

100

105

110

115

120

125

130

200520062007200820092010201120122013201420152016

Indeksi i Çmimeve të Konsumit

Page 36: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-36-

Indeksi i çmimeve të konsumit është hallka kryesore ndërlidhëse e mekanizmit të transmisionit të bllokut të çmimeve. Luhatjet e tij në kohë fillimisht ndikojnë sjelljen e pagave në ekonomi, të cilat më pas transmetohen nëpër të gjitha segmentet e kanalit të formimit të çmimeve dhe përfundojnë përsëri në indeksin e çmimeve të konsumit. Për këtë arsye, përcaktimi në mënyrë të saktë dhe eficiente i indeksit të çmimeve të konsumit është i rëndësishëm për të përcaktuar drejt lëvizjen në kohë të të gjithë mekanizmit të transmisionit.

Simulimi grafik i shpërndarjes probabilitare të parashikimit qendror (“fan-charts”)

Gjenerimi i shpërndarjes probabilitare rreth parashikimit qendror të treguesve të caktuar dhe paraqitja grafike e tij është një mënyrë eficiente për të gjykuar mbi fuqinë parashikuese të modelit. Kjo metodë simulimi është e ndryshme nga metoda e replikimit të historisë brenda periudhës faktike si në konceptimin e në ndërtimin e saj, ashtu edhe në interpretimin e rezultateve të përftuara. Paraqitja grafike kryhet sipas formatit “fan-chart”, e cila ndihmon në ilustrimin më të drejtë të pasigurisë rreth parashikimit qendror.

Baza e të dhënave të modelit të bllokut të çmimeve mbi të cilin ndërtohet shpërndarja probabilitare e parashikimit përfundon në tremujorin e katërt të vitit 2012. Parashikimi për treguesit e interesit kryhet për 4 vitet e ardhshme, pra deri në vitin 2016, periudhë deri kur vlerat faktike janë të disponueshme dhe mund të krahasohet saktësia e parashikimit në kohë. Duke qenë se struktura e bllokut të çmimeve modelon sjelljen afatgjatë të treguesve, por lejon edhe për devijime afatshkurtra, simulimi i parashikimit për 4 vjet është i mundur. Duhet theksuar se momenti kohor i nisjes së parashikimit ndikon rezultatet e përftuara, por për të ruajtur thjeshtësinë e paraqitjes dhe për të mundësuar krahasueshmërinë e rezultateve, harku kohor i parashikimeve është ruajtur i pandryshuar13.

13 Disa materiale të cilat trajtojnë rëndësinë që përcaktimi i saktë i sjelljes së ekonomisë në pikënisjen e parashikimit apo vetë momenti kohor i nisjes së parashikimit ka mbi rezultatet e përftuara janë Benes dhe të tjerë (2010), Turner (2016), Gallo dhe të tjerë (2010), e Chen dhe të tjerë (2009).

Page 37: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-37-

Për të ndërtuar shpërndarjen probabilitare rreth parashikimit qendror janë përdorur disa parametra me rëndësi të strukturës së bllokut të çmimeve. Devijimi standard i gabimit në ekuacionet sjellore të treguesve të interesit është përdorur për të gjeneruar numra të rastësishëm që ndjekin shpërndarjen normale me anë të teknikës Monte Carlo14. Intervalet e besimit të zgjedhura për paraqitjen grafike “fan-chart” janë 1%, 30%, 60% dhe 90% të shpërndarjes probabilitare rreth parashikimit qendror. Treguesit e përzgjedhur janë të njëjtit të përdorur për t’u analizuar në ushtrimin e simulimit brenda periudhës faktike.

Grafik 6. Shpërndarja probabilitare për parashikimin qendror të pagës minimale, të pagës mesatare dhe të çmimeve të ofertës vendase

Rezultatet faktike të ecurisë së pagës minimale për periudhën 2013-2016 qëndrojnë brenda kufijve të intervalit të besimit përreth parashikimit qendror. Në vitin e parë të simulimit, parashikimi për pagën minimale është më i saktë dhe vlerat faktike gjenden brenda intervalit të besimit prej 30% përreth parashikimit qendror. Performanca e parashikimit është disi më e përkeqësuar për tre vitet e ardhshme. Megjithatë, të dhënat faktike të treguesit janë brenda intervalit të besimit prej 60%. Simulimi i ecurisë së pagës mesatare në ekonomi nuk arrin të përafrojë saktë ecurinë faktike të këtij treguesi në afatin e shkurtër, ku të dhënat reale gjenden jashtë shpërndarjes 14 Teknikë e ngjashme është ndjekur nga Simionescu (2014) e Sugiyama (2007). Një paraqitje

më e gjerë e matjes së pasigurisë së simulimeve stokastike të gjeneruara nga modeli MEAM me anë të procedurës Monte-Carlo është kryer nga Ceca dhe të tjerë (2012).

*Intervalet e besimit duke nisur nga ngjyra më e errët janë 1%, 30%, 60%, 90%.Burimi: Llogaritje të autorëve.

36,000

40,000

44,000

48,000

52,000

56,000

60,000

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II III IV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

100

104

108

112

116

120

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

16,000

18,000

20,000

22,000

24,000

26,000

III IVI IIIII IVI IIIII IVI II IIIIVI II III IVI II III IV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

Page 38: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-38-

probabilitare të pasigurisë së parashikimit. Të dhënat faktike për këtë periudhë janë të ndikuara nga një ndryshim i politikës së tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi në fillim të vitit 2013, ku pragu i pagës minimale të tatueshme u rrit nga 10000 lekë në 30000 lekë15. Ky ndryshim gjykohet të ketë ndikuar në raportim për paga më të larta në nivel përgjatë vitit 2013 dhe është i pamundur të parashikohet pa imponuar një gjykim ekspert nga jashtë. Në një periudhë më afatmesme e duke nisur nga viti i dytë i simulimit, performanca e projeksionit përmirësohet dhe rezultatet faktike gjenden kryesisht brenda intervalit të besimit prej 30% përreth vlerave të parashikimit qendror. Rezultatet e ushtrimit të simulimit të ecurisë së çmimeve të ofertës vendase japin një tablo të ngjashme me rezultatet e simulimit të historisë brenda periudhës faktike. Në të njëjtën kohë, performanca e parashikimit është më e dobët krahasuar me dy treguesit e mëparshëm. Kështu, simulimi arrin të projektojë me saktësi të dhënat faktike të çmimeve të ofertës vendase për vitin e parë të ushtrimit, por performanca përkeqësohet për tre vitet e ardhshme. Rezultatet faktike qëndrojnë brenda kufirit të poshtëm të shpërndarjes probabilitare e brenda intervalit të besimit prej 90% përreth parashikimit qendror.

Grafik 7. Shpërndarja probabilitare për parashikimin qendror të çmimeve të importit dhe të çmimeve të eksportit të mallrave dhe të shërbimeve

Simulimi i shpërndarjes probabilitare të ecurisë së çmimeve të importit tregon për një performancë të mirë në përafrimin e rezultateve historike të këtij treguesi. Të dhënat faktike qëndrojnë 15 Për më shumë informacion, shiko ligjin nr. 107/2013: http://www.qbz.gov.al/

botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/53-2013.pdf

*Intervalet e besimit duke nisur nga ngjyra më e errët janë 1%, 30%, 60%, 90%.Burimi: Llogaritje të autorëve.

95

100

105

110

115

120

125

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

90

95

100

105

110

115

120

125

130

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

90

95

100

105

110

115

120

125

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

Page 39: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-39-

brenda intervalit të besimit prej 30% rreth parashikimit qendror. Këtu, përjashtim bën shpërndarja probabilitare e parashikimit për gjysmën e dytë të vitit 2015 e fillimit të vitit 2016, ku të dhënat faktike të çmimeve të importit qëndrojnë në intervalin e besimit prej 60%. Parashikimi për indeksin e çmimeve të eksportit të mallrave e të shërbimeve, ashtu si edhe në ushtrimin e simulimit brenda periudhës faktike, performon më keq kur krahasohet me vlerat faktike të këtyre treguesve. Shpërndarja probabilitare e parashikimit të ecurisë së indeksit të çmimit të eksportit të mallrave dëshmon për një pasiguri më të madhe në krahasim me treguesit e tjerë të bllokut të çmimeve. Vlerat faktike të këtij treguesi qëndrojnë kryesisht brenda intervalit të besimit prej 90% përgjatë pjesës më të madhe të horizontit kohor të simulimit dhe janë jashtë këtij intervali në tremujorin e parë të vitit 2016. Një rezultat i përngjashëm përftohet edhe për simulimin e shpërndarjes probabilitare të projeksionit të indeksit të çmimit të eksportit të shërbimeve. Ndonëse, pasiguria në parashikim është krahasimisht më e vogël, performanca në parashikim për një periudhë 4-vjeçare është disi më e dobët. Rezultatet faktike të treguesit gjenden përgjithësisht brenda intervalit të besimit prej 90% rreth parashikimit qendror dhe qëndrojnë jashtë këtij intervali për të gjithë vitin 2015 e për gjysmën e parë të vitit 2016. Të dy këta tregues kanë pësuar goditje me karakter afatshkurtër, të cilët simulimi për 4 vite i bllokut të çmimeve nuk pritet t’i paraprijë e t’i identifikojë.

Grafik 8. Shpërndarja probabilitare për parashikimin qendror të çmimeve të deflatorit të kërkesës së brendshme, të deflatorit të konsumit të popullatës dhe të indeksit të çmimeve të konsumit

*Intervalet e besimit duke nisur nga ngjyra më e errët janë 1%, 30%, 60%, 90%.Burimi: Llogaritje të autorëve.

100

104

108

112

116

120

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

104

108

112

116

120

124

128

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

100

104

108

112

116

120

IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II IIIIVI II III IV

'11 '12 '13 '14 '15 '16

Page 40: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-40-

Për tre treguesit e fundit të interesit, për deflatorin e kërkesës së brendshme, për deflatorin e konsumit të popullatës e për indeksin e çmimeve të konsumit, rezultatet e simulimit të shpërndarjes probabilitare të parashikimit tregojnë për një fuqi të lartë parashikuese të bllokut të çmimeve. Vlerat faktike për këta tregues qëndrojnë afër parashikimit qendror për to dhe brenda intervalit të besimit prej 60% për të gjithë harkun kohor të simulimit. Saktësia e parashikimit për deflatorin e konsumit të popullatës dhe për indeksin e çmimeve të konsumit përkeqësohet disi në vitin e fundit të simulimit. Vlerat faktike të treguesve qëndrojnë brenda intervalit të besimit prej 60% rreth parashikimit qendror, ndërkohë që për tre vitet e para të simulimit ato janë në intervalin 30%. Megjithatë, pasiguria e parashikimit për këta tregues është më e ulët në krahasim me treguesit e mëparshëm dhe rezultatet e simulimit arrijnë të jenë afër vlerave faktike të historisë.

përFundime

Në këtë material paraqiten konceptet teorike dhe rezultatet empirike të zhvillimit të bllokut të çmimeve, i cili është inkorporuar në modelin MEAM. Përcaktimi i drejtë i procesit çmim-formues dhe identifikimi i saktë i faktorëve ekonomikë që ndikojnë në luhatjet e çmimeve janë të rëndësishme për të informuar procesin vendim-marrës të politikës monetare. Në të njëjtën kohë, ky bllok përbën një instrument shtesë dhe të dobishëm në infrastrukturën ekonometrike të parashikimit afatmesëm.

Blloku i çmimeve është ndërtuar sipas elementeve të teorisë Neo-Kejnesiane, në reflektim të një mekanizmi të qartë e të detajuar të formimit të çmimeve në ekonomi, dhe duke lejuar një sjellje “pricing-to-market” në çmimet finale. Dy hallkat bazë të çmim-formimit në vend janë çmimet e importit dhe çmimet e ofertës vendase. Elementi i parë është i specifikuar sipas një ndërlidhjeje standarde me luhatjet e kursit të këmbimit dhe me çmimet e huaja. Në anën tjetër, çmimet e ofertës vendase reflektojnë si pozicionin ciklik të ekonomisë, ashtu edhe evoluimin e pagave në ekonomi në reflektim të pagës minimale. Kjo e fundit përafron sjelljen e autoriteteve në përcaktimin e ndryshimit të pagës minimale, duke faktorizuar inflacionin e

Page 41: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-41-

akumuluar ndër vite. Çmimet e importit dhe ato të ofertës vendase përbëjnë komponentët bazë të formimit të çmimeve të kërkesës në ekonomi, të cilët ndikojnë drejtpërsëdrejti normën e inflacionit.

Matrica e parametrave sjellorë të bllokut të çmimeve është vlerësuar në mënyrë stokastike në pjesën më të madhe të saj dhe është kalibruar për disa parametra për të cilët ka informacion të mjaftueshëm mbi vlerën e tyre. Karakteristikat dinamike të bllokut të çmimeve janë paraqitur nëpërmjet analizës së funksioneve të reagimit të impulsit ndaj goditjeve njësi në treguesit ekzogjenë, nëpërmjet vlerësimit të aftësisë parashikuese brenda periudhës faktike (in-sample) dhe nëpërmjet projeksioneve stokastike për disa vite dhe krahasimin e shpërndarjes probabilitare të parashikimit me ecurinë faktike të treguesve (fan-charts). Rezultatet tregojnë për një sjellje koherente me parimet makroekonomike të ekonomisë ndaj goditjeve ekzogjene mbi të, për një aftësi të kënaqshme të replikimit të historisë së treguesve kryesorë, dhe për saktësi parashikuese në një hark kohor afatmesëm.

Përmirësime të mundshme të bllokut të çmimeve në të ardhmen janë të lidhura ngushtë me disponueshmërinë e të dhënave më të detajuara dhe me specifikimin funksional të ekuacioneve. Sjellja e disa prej treguesve të interesit lipset të përcaktohet më drejtë në përputhje me teorinë ekonomike. Çmimet e ofertës vendase do të ishin më përfaqësuese nëse do të përafroheshin me deflatorin e vlerës së shtuar për sektorin privat. Më tej, kompensimi për punonjës duhet të përfshijë edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe deflatorët e kërkesës së brendshme duhet të jenë të pastruar nga taksat indirekte. Në të njëjtën kohë, indeksi i çmimeve të huaja duhet të jetë më specifik duke reflektuar çmimet e eksportit të partnerëve tregtarë. Në aspektin metodologjik, do të ishte me vlerë specifikimi i çmimeve të ofertës vendase para dhe pas aplikimit të normës së taksave.

Page 42: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-42-

reFerenca

Alogoskoufis, G., Martin, C. and Pitis, N. (1990). ‘Pricing and product market structure in open economies.’ QMW discussion paper 221.

Altshuler, C., Holland, D., Hong, P., Hung-Yi Li. (2016), ‘The World Economic Forecasting Model at the United Nations’ United Nations.

Angelini, E., Boissay, F., & Ciccarelli, M. (2006). The Dutch block of the ESCB multi-country model. ECB Working Paper Series, 646/June.

Benes, J., Clinton, K., Johnson, M., Laxton, D., & Matheson, T. (2010),’Structural Models in Real Time’, IMF Working Paper 56.

Bernanke, B.S., Gertler, M., Gilchrist, S., 1998. The financial accelerator in a quantitative business cycle framework. In: Taylor, J., Woodford, M. (Eds.), Handbook of Macroeconomics.

Brauer H. (1999), “Price setting in international markets”, Kiel Working Paper No. 915.

Boissay, F., & Villetell, J. (2005). The French Block of the ESCB Multi-Country Model. ECB Working Paper no. 456, March 2005.

Britton E., P. Fisher and J. Whitley, (1998), “The Inflation Report Projections:Understanding the Fan Chart”, Bank of England Quarterly Bulletin, February.

Bruce, N. and Purvis, D. (1985). ‘The specification and influence of goods and factor markets in open- economy macroeconomic models.’ In Handbook of International Economics (ed. R. Jones and P. Kenen). Amsterdam: North-Holland.

Bulligan, G., Busetti, F., Caivano, M., Cova, P., Fantino, D., Locarno A., and Rodano L. (2017). ‘The Bank of Italy econometric model: an update of the main equations and model elasticities’. Temi di Discussione. Banca D’Italia. 1130.

Calvo, G.A., 1983. Staggered prices in a utility maximizing framework. Journal of Monetary Economics 12, pp. 383-398.

Carlton, D. (1989). ‘The theory and facts of how markets clear.’ In

Page 43: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-43-

Handbook of Industrial Organisation (ed. R. Schmalensee and R. Willig). Amsterdam: North-Holland.

Ceca, K., Dushku, E. & Tanku, A., (2012), “Empirical Investigation of Forecast Uncertainty with Monte Carlo Simulation”, Bank Of Albania, Working Paper No. 34

Çela, E., & Skufi, L. (2014). The natural rate of unemployment – a reduced form appraoch. Tiranë, Albania: Bank of Albania’s 8th South-Eastern European Economic Research Workshop.

Chen, H., Clinton, K., Johnson, M., Kamenik, O., & Laxton, D. (2009),’Constructing Forecast Confidence Bands During the Financial Crisis’, IMF Working Paper 219. Chen, Yu. C. & Rogoff, K. (2003). ‘Commodity currencies’. Journal of International Economics, Vol. 60, pp. 133-160.

Christiano, Lawrence J., Martin Eichenbaum, and Charles L. Evans (2005). “Nominal Rigidities and the Dynamic Effects of a Shock to Monetary Policy.” Journal of Political Economy, 113, pp. 1–45.

Christoffel, Kai, Gunter Coenen, and Anders Warne (2008). “The New Area-Wide Model of the ¨Euro Area: A Micro-Founded Open-Economy Model for Forecasting and Policy Analysis.” ECB Working Paper 944.

Clarida, R., Gali, J., Gertler, M., 1997. Monetary policy rules and macroeconomic stability: Evidence and some theory. Quarterly Journal of Economics, forthcoming.

Cowling, K. and Waterson, M. (1976). ‘Price-cost margins and market structure.’ Economica, vol. 43, pp. 267-74.

Domberger, G. and Smith, G. (1982). ‘Pricing behaviour: a survey.’ In Demand Management, Supply Constraints and Inflation (ed. M. J. Artis, L. Green and G. Smith). Manchester: Manchester University Press.

Dushku, E., Kota, V., & Binaj, G. (2006). ‘Modeli Makroekonometrik i Shqipërisë’. Material Diskutimi. Banka e Shqipërisë. pp. 3-4.

Edge, Rochelle M., Michael T. Kiley, and Jean-Philippe Laforte (2007). “Documentation of the Research and Statistics Division’s Estimated DSGE

Page 44: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-44-

Model of the U.S. Economy: 2006 Version.” Finance and Economics Discussion Series 2007-53, Federal Reserve Board, Washington DC.

Erceg, Christopher J., Luca Guerrieri, and Christopher Gust (2006). “SIGMA: A New Open Economy Model for Policy Analysis.” International Journal of Central Banking, 2, pp. 1–50.

Erceg, Christopher J., Dale W. Henderson, and Andrew T. Levin (2000). “Optimal Monetary Policy with Staggered Wage and Price Contracts.” Journal of Monetary Economics, 462, pp. 281–314.

Fagan, G., Henry, J., & Mestre, J. (2001). ‘An Area-Wide Model (AWM) For The Euro Area’ ECB Working Paper no. 42, January 2001.

Fischer, S., 1997. Long term contracts, rational expectations, and the optimal money supply rule. Journal of Political Economy 85, pp. 163-190.

Frenkel, J. (1978). ‘Purchasing power parity: doctrinal perspective and evidence from the I920S.’ Journal of International Economics, vol. 8, pp. 111-40.

Fullerton, Th., and Tinajero, R., (2001). ‘Short-Run Price Dynamics in Mexico.’ Journal of Business & Economic Studies, vol. 7, no. 2, PP 1-13

Gallo, G.M., Granger, C., & Jeon, Y. (2002),’Copycats and Common Swings: the Impact of the Use of Forecasts in Information Sets’, IMF Staff Papers, Vol.49, No.1

Giovannini, G. (1988). ‘Exchange rates and traded goods prices.’ Journal of International Economics, vol. 24, PP- 45-68.

Gordon, R. (1981). ‘Output fluctuations and gradual price adjustment.’ Journal of Economic Literature, vol. 19, pp. 493-530.

Hay, D. and Morris, D. (1991). ‘Industrial Economics and Organisation.’ Oxford: Oxford University Press.

Isard, P. (1977). ‘How far can we push the law of one price?’ American Economic Review, Vol. 67(5), pp. 942-48.

Istrefi, K., dhe Semi, V. (2009). “Exchange rate passthrough in Albania,” Discussion paper. Bank of Albania,

Page 45: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-45-

King, R.G., Wolman, A.L., 1996. Inflation targeting in a St. Louis Model of the 21st century. NBER Working Paper No. 5507.

Krugman, P. R. (1987). ‘Pricing to Market when the Exchange Rate Changes In Arndt’, S. W. and Richardson, J. D. (Eds.), Real-Financial Linkages Among Open Economies, chap. 3. MIT Press, Cambridge.

Layard, R., Nickell, S. and Jackman, R. (1991). ‘Unemployment: Macroeconomic Performance and the Labour Market.’ Oxford: Oxford University Press

McCallum, B.T., Nelson, E., 1998. Performance of operational policy rules in an estimated semiclassical structural model. In: Taylor, J. (Ed.), Monetary Policy Rules. The University of Chicago Press

McKinnon, R. (1979). ‘Money in International Exchange: the Convertible Currency System.’ New York: Oxford University Press.

Pedroni, P. (2001). ‘Purchasing power parity tests in co- integrated panels.’ The Review of Economics and Statistics, Vol. 83(4), pp. 727-731.

Peeters, M., (2005), “What about monetary transmission in Albania? Is the exchange rate pass-through (still) the main channel?”. paper presented at the fifth conference of the Bank of Albania “Central banking in the time of integration”, march 24 -25, 2005, Durrës.

Pippenger, M. (1993). ‘Cointregation tests of purchasing power parity: The case of Swiss exchange rates.’ Journal of International Money and Finance, Vol. 12, pp. 46-61.

Richardson, J. (1978). ‘Some empirical evidence on commodity arbitrage and the law of one price,’ Journal of International Economics, 1978, vol. 8, issue 2, 341-35

Rogoff, K. (1996). ‘The purchasing power parity puzzle.’ Journal of Economic Literature, Vol. 34, pp. 647-668.

Rotemberg, J., Woodford, M., 1997a. An Optimization-Based Econometric Framework for the Evolution of Monetary Policy. Mimeo.

Rotemberg, J., Woodford, M., 1997b. Interest Rate Rules in a Estimated Sticky Price Model. Princeton University, mimeo.

Page 46: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-46-

Rowlatt, P. (1992). ‘Inflation.’ London: Chapman and Hall.

Sarno, L. (2000). ‘Real exchange rate behavior in the Middle East: A reexamination.’ Economics Letters, Vol. 66, pp. 127-36.

Sarno, L. & Taylor, M. (2002). ‘Purchasing power parity and the real Exchange rate.’ International Monetary Fund Staff Papers, 49(1).

Sideris, D., & Zonzilos, N. (2005). The Greek Model of the European System of Central Banks Multi-Country Model. Bank of Greece, Working Paper no. 20.

Simionescu, M., (2014) ,’Fan chart or Monte Carlo simulations for assessing the uncertainty of inflation forecasts in Romania?,’ Economic Research, 27(1), pp. 629-644.

Smets, Frank and Rafael Wouters (2003). “An Estimated Dynamic Stochastic General Equilibrium Model of the Euro Area.” Journal of the European Economic Association, 1, pp. 1123–1175.

Smets, Frank and Rafael Wouters (2007). “Shocks and Frictions in US Business Cycles: A Bayesian DSGE Approach.” American Economic Review, 97(3), pp. 586–606.

Smith, G. (1982). ‘The normal cost hypothesis: a reappraisal.’ In Demand Management, Supply Constraints and Inflation (ed. M.J. Artis, L. Green and G. Smith). Manchester: Manchester University Press.

Sugiyama, S., (2007), “Forecast Uncertainty and Monte Carlo Simulation” Foresight: The International Journal of Applied Forecasting, International Institute of Forecasters, issue 6, pages 29-37, Spring.

Taylor, J.B., 1980. Aggregate dynamics and staggered contracts. Journal of Political Economy 88, pp. 1-23.

Tomoo Yoshida (1990), “On the Stability of the Japanese Money Demand Function: Estimation Results Using the Error Correction Model,” Monetary and Economic Studies Vol. 8 No. 1, January 1990, pp. 1-48.

Turner, D., (2016), ‘The Use of Models in Producing OECD Macroeconomic Forecasts’ ,OECD, Economics Department Working Papers No. 1336.

Page 47: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-47-

Vetlov, I. (2004). The Lithuanian block of the ESCB multi-country model. BOFIT Discussion Papers, No. 13.

Vetlov, I., & Warmedinger, T. (2006). The German Block of the ESCB Multi-Country model. ECB Working Papers Series, 654/July 2006.

Vika, I., Tanku, A., Gjermeni, M. (2007). “Roli i kursit të këmbimit në shënjestrimin e inflacionit, si veprohet” Material Diskutimi. Banka e Shqipërisë.

Vika, I., Skufi, L., Çela, E., Abazaj, E. (2016). “Rivlerësimi i Modelit Makroekonometrik të Ekonomisë Shqiptare (MEAM)” Material Diskutimi. Banka e Shqipërisë.

Willman, A., & Estrada, A. (2002). The Spanish Block of the ESCB-Multi-Country Model. ECB Working Paper No. 149, May 2002.

Woodford, M., 1996. Control of the public debt: A requirement for price stability?. NBER Working Paper No. 5684, July.

Yang, J., Bessler, D., Leatham, D. (2000). The Law of One Price: Developed and Developing Country Market Integration. Journal of Agricultural and Applied Economics. No. 32,3. pp. 429–440

Yun, T., 1996. Nominal price rigidity, money supply endogeneity, and business cycles. Journal of Monetary Economics 37, pp. 345-370.

Zumer, T. (2004), ‘Modelling Prices And Wages In Slovenia Based On The Supply Side’ Prikazi in analize. Banka Slovenije. XII/1.

Page 48: Formimi i çmimeve në - Bank of Albania...p I=μ+mcI (2) Ku, pI është çmimi i ... dhënave të plota, si edhe të faktit që nuk është e qartë se cilat të mira duhet të përfshihen

-48-

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Skufi, LorenaFormimi i çmimeve në ekonominë shqiptare - një përqasje makromodeluese / Lorena Skufi, Eglent Kika. – Tiranë : Banka e Shqipërisë, 2019... f. ; ... cm.ISBN 978-9928-262-25-7I.Kika, Eglent 1.Çmime 2.Paga 3.Politika monetare 4.Banka e Shqipërisë 338.5(496.5)