16
Drejtësia Kushtetuese të fillojë me një Kod të drejtë Zgjedhor nga Arben Karapici f. 5 f. 4 redaksionale f. 2 Një monografi për Uliksin shqiptar f. 10-11 f. 2-3 Ish të përndjekurit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve f. 7 SHBA Asnjë marrëveshje që mund të kërcënojë territorin e Kosovës f. 6 PROTESTA FSHF nxjerr në ankand fanellën e Kombëtares f. 14 SPORT adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 91. E premte, 4 dhjetor 2015 Reforma në Drejtësi dhe Kodi Zgjedhor Politikë-biznes- media; rrethi vicioz që prodhon vetëcensurë Klima politike sfidon klimën fizike MBËSHTET MALIN E ZI NË NATO EKONOMI f. 8-9 f. 6 f. 6 BEKIM FEHMIU SOT NË KUVEND Buxheti 2016, nuk parashikon rritje pagash, goditet bujqësia dhe prodhimi vendas xx KALON LIGJI Pronarëve nuk do t’ju kthehet prona fizike, do ketë vetëm kompensim financiar FRD: Unitet dhe kontribut për stabilitetin euro-atlantik Si po lulëzon kredia informale K onsultimet publike për paketën e ndry- shimeve Kushtetuese, në kuadër të re- formës në sistemin e drejtësisë, vijojnë sot me një tryezë të gjerë në Kuvendin e Shq- ipërisë, ku të ftuar do të jenë edhe përfaqë- sues të partive politike. Kryetari i “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi do të jetë pjesë e kësaj tryeze, ku do të diskutohet drafti i ekspertëve të nivelit të lartë, mbi mënyrën sesi do të ndryshohet Kushtetuta për funk- sionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë, si dhe nenet që flasin për një ridimensionim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, në raport me sistemin e drejtësisë. Kryetari i FRD, Bamir Topi, u shpreh dje përmes një deklarate se reforma kushtetuese duhet të përfshijë edhe reformën në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, drejtësia Kushtetuese duhet të fillojë me një ligj të drejtë elektoral, nga ku buron cenimi i balancave të politikës. “Refor- mat kanë nevojë për mbështetje dhe tek e fundit ajo që askush nuk e përmend, të bëjmë ç’është e mundur që të ndry- shojmë ligjin zgjedhor, sepse në rast se flasim për defekte gjatë rrugës, defekti i parë, ai që prish tërë kodin gjenetik të politikës, është pikërisht sistemi zgjed- hor. Drejtësia Kushtetuese duhet të fil- lojë me një Kod të drejtë Zgjedhor”, u shpreh Topi... S ot do mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Kush- tetuese në Drejtësi në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të brendshëm e të jashtëm të nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese me ... ODISEO I KOSOVËS Reformat, FRD: FOKUS Mbahet tryeza për “Drejtësinë Kushtetuese”, komision i posaçëm parlamentar për Drejtësinë

frd 4 dhjetor.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    207

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: frd 4 dhjetor.pdf

Drejtësia Kushtetuese të fillojë me një Kod të drejtë Zgjedhor

nga Arben Karapici f. 5

f. 4

redaksionale f. 2

Një monografi për Uliksin shqiptar

f. 10-11

f. 2-3

Ish të përndjekurit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve

f. 7

SHBA

Asnjë marrëveshje që mund të kërcënojë territorin e Kosovës

f. 6

ProteStA

FSHF nxjerr në ankand fanellën e Kombëtares

f. 14

SPort

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 91. E premte, 4 dhjetor 2015

Reforma në Drejtësi dhe Kodi Zgjedhor

Politikë-biznes-media; rrethi vicioz që prodhon vetëcensurë

Klima politike sfidon klimën fizike

Mbështet Malin e Zi në natO

ekOnOMif. 8-9

f. 6f. 6

Bekim FeHmiu

sOt në kuvendbuxheti 2016, nuk parashikon rritje pagash, goditet bujqësia dhe prodhimi vendas

xx

kalOn ligjiPronarëve nuk do t’ju kthehet prona fizike, do ketë vetëm kompensim financiar

FRD: Unitet dhe kontribut për stabilitetin euro-atlantik

Si po lulëzon kredia informale

Konsultimet publike për paketën e ndry-shimeve Kushtetuese, në kuadër të re-

formës në sistemin e drejtësisë, vijojnë sot me një tryezë të gjerë në Kuvendin e Shq-ipërisë, ku të ftuar do të jenë edhe përfaqë-sues të partive politike. Kryetari i “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi do të jetë pjesë e kësaj tryeze, ku do të diskutohet drafti i ekspertëve të nivelit të lartë, mbi mënyrën sesi do të ndryshohet Kushtetuta për funk-sionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë, si dhe nenet që flasin për një ridimensionim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, në raport me sistemin e drejtësisë.

Kryetari i FRD, Bamir Topi, u shpreh dje përmes një deklarate se reforma kushtetuese duhet të përfshijë edhe reformën në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, drejtësia Kushtetuese duhet të fillojë me një ligj të drejtë elektoral, nga ku buron cenimi i balancave të politikës. “Refor-mat kanë nevojë për mbështetje dhe tek e fundit ajo që askush nuk e përmend, të bëjmë ç’është e mundur që të ndry-shojmë ligjin zgjedhor, sepse në rast se flasim për defekte gjatë rrugës, defekti i parë, ai që prish tërë kodin gjenetik të politikës, është pikërisht sistemi zgjed-hor. Drejtësia Kushtetuese duhet të fil-lojë me një Kod të drejtë Zgjedhor”, u shpreh Topi...

Sot do mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Kush-

tetuese në Drejtësi në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të brendshëm e të jashtëm të nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese me ...

OdiseO i kOsOvës

Reformat, FRd: FokuS

Mbahet tryeza për “Drejtësinë Kushtetuese”, komision i posaçëm parlamentar për drejtësinë

Page 2: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 2

politikë “Jo” arnime Kushtetutës: “FRD nuk pajtohet me ndërhyrjet segmentare në Kushtetutë, apo me arnime. Por inkurajon një ndërhyrje në të njëjtën kohë, të plotë dhe

kompaktibël, përmes një procesi logjik që, ky ndryshim sjell këtë apo atë efekt.

Kryetari i Frymës së Re Demokra-tike, Bamir Topi do të marrë

pjesë sot në tryezën e konsultimeve publike të projektit të ndryshimeve kushtetuese, organizuar nga komis-ioni i posaçëm parlamentar i re-formës në sistemin e drejtësisë, në kryesinë e Kuvendit. Konsultimet publike janë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, ku kanë marrë pjesë aktorë të drejtësisë, ekspertë

Rastet e korrupsionit te gjyqtarët dhe prokurorët do të hetohen nga një Strukturë e Posaçme Antikor-rupsion (SPAK), e cila është propozuar të krijo-

het në kuadër të reformës në drejtësi, si pjesë e paketës kushtetuese. Në propozimet e ekspertëve të drejtësisë për ndërhyrjen në Kushtetutë, parashikohet edhe mënyra sesi do të luftohet fenomeni i korrupsionit në radhët e gjyqë-sorit. Drafti parashikon ngritjen e strukturës antikorrup-sion e cila do të asistohet nga Byroja Kombëtare e Heti-mit (e cila ka një gamë më të gjerë të hetimit të veprave penale, përfshirë edhe krimet) dhe do të ketë në përbërje gjyqtarë të shkallës së parë dhe Apelit, prokurorë si dhe përfaqësues të policisë gjyqësore.

StrukturaZbulimi i korrupsionit është thelbësor jo vetëm për

ndëshkueshmërinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyr-tarëve të korruptuar, por edhe për parandalimin dhe fren-imin e sjelljes së korruptuar. Për këtë qëllim, ekspertët e reformës në drejtësi kanë propozuar në paketën e ndry-shimeve kushtetuese dhe rregullimeve me ligj edhe ngritjen e një Strukture të Specializuar e cila do të përfshi-jë hetimin e rasteve të korrupsionit brenda sistemit gjy-qësor. Sipas propozimeve “parashikohet ngrita e një dis-

pozite të re kushtetuese dhe rregullimin me ligj të veçantë të krijimit të një strukture të specializuar dhe të posaçme antikorrupsion (SPAK) si dhe parashikimin e një dispoz-ite të re kushtetuese dhe rregullimin me ligj të veçantë të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit apo një strukturë të ngjashme në përputhje me vendimin e Gjykatës Kush-tetuese, strukturë e cila do të asistojë SPAK në kryerjen e veprimeve hetimore”, thuhet në propozimet e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi.

FunkSionimiSPAK do të asistohet nga Byroja Kombëtare e hetimit

dhe do të ketë në përbërje gjyqtarë, prokurorë dhe efek-tivë të policisë gjyqësore. Struktura duhet të jetë e qën-drueshme, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të mos lëvizen, penalizohen apo të ndihen në rrezik për shkak të hetimeve apo çështjeve. Këta funksionarë do t’i nën-shtrohen kontrollit të së shkuarës së tyre dhe duke qenë objekt i monitorimit të vazhdueshëm, sikurse ndodh në zyra të suksesshme në disa vende të rajonit. Gjithashtu, parashikohet edhe krijimi i një mekanizmi të posaçëm, me autoritet ligjor për të pranuar ankesat për korrupsion ose sjelljet jo-etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët mund të monitorojnë në mënyrë aktive gjykatat.

Ngrihet “SPAK” për hetimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve

Propozimet e FRD-së për reformën në sistemin e drejtësisëTopi në tryezën e prezantimit të paketës Kushtetuese

Sot do mblidhet Komisioni i Posaçëm Par-lamentar për Reformën Kushtetuese në Drejtësi në bashkëpunim me grupin e

ekspertëve të brendshëm e të jashtëm të nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese me objekt reformën në Drejtësi.

Pavarësisht se objekti i këtij takimi duket paksa më specifik, ne mendojmë se të gjitha problemet institucionale jo funksionuese të shtetit shqiptar që lidhen me superstrukturën institucionale të tij burojnë nga defekti i ligjit bazë mbi të cilin ngrihen njëri pas tjetrit tre pushtetet kryesore dhe institucionet e larta të pavarura të shtetit , Kodi Zgjedhor. Sipas këtij koncepti, edhe pushteti i tretë, Drejtësia që po e qajmë prej vitesh, varet nga ky Kod Zgjedhor dhe mënyra e res-pektimit të tij nga faktorët e qënë-sishëm politikë në vend, partitë krye-sore politike.

Në kuptimin themelor, Kodi i sotëm Zgjed-hor vuan nga dy çështje bazë: 1-) Pranimi de jure i vullnetit popul-lor me anë të pra-nimit të propor-cionalitetit të votës në rrafsh Republike dhe 2-) Mostjetërsim të këtij vullneti me mekanizma politike sic janë komisionet politike aktuale të numurimit të votave. Këto dy çështje mund të realizohen me dy modifikime në kod dhe, res-pektivisht, si rrjedhojë ka nevojë për koherencë e mbështetje teknike edhe me ndërhyrje në Kushtetutë, në mbështetje të rregullimit të kë-tyre dy pikave kruciale Kodit Zgjedhor. Sigurisht që numri i karrigeve të jetë i përcaktuar me ta-van dhe seriozitetin e funksionalitetin normal, nga rreziku i diversifikimit të tepruar të Kuven-dit, e ruan pragu elektoral.

Pra nuk ka ndonjë filozofi të madhe që punët të shkojnë më mirë në këtë shtet, që të mos ketë

parti politike e lidership të tyre që mbështet të inkriminuarit, që të mos ketë pushtet të parë legjislativ me hora, që të mos ketë ministra të përfolur, që të mos ketë pas tyre drejtora poli-tikë problematikë e me busull të aktivitetit të tyre pasurimin në kurriz të popullit me korrup-sion e trafiqe, që të mos ketë pushtet të tretë gjy-qësor e organ të akuzës të përzjerë më krimin.

Parë në këtë këndvështrim, Drejtësia nuk mund të shpëtojë pa shpëtuar mjedisin, derivat i së cilës ajo është, politikën dhe si rezultat i kësaj llogjike, demin duhet ta kapim për brirësh duke e filluar nga e kundërta, nëse dëshirojnë zotërin-jtë e politikës dhe drejtuesit e këtij Komisioni të Posaçëm apo edhe ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm në krah të tij: Drejtësia nuk mund

të jetë një oaz i pastër ishullor brenda një kon-tinenti politik më të madh, të ndo-tur e pa legjitimet; ajo ka nevojë për një Kuvend që emëron Qeverinë, Kryeministrin e ministrin e Drejtë-sisë, më pas Presi-dentin, antarët e KLD, Prokurorin e Përgjithshëm e

ky prokurorët e rretheve, antarët e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, etj, etj. Pra gjithë sistemi është i lidhur me pushtetin përfaqësues, Ku-vendin e cilësia e tij është e lidhur, sigurisht, me rregullat e lojës se si ai zgjidhet, rregulla të cilat përcaktohen me vullnet politik tek Kodi Zgjed-hor dhe Ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta.

Këtu, tek Kodi Zgjedhor i drejtë që rregul-lon dy problemet e sotme të tij të mëdha fillon serioziteti i politikës dhe rregullimi i sistemit të korruptuar të Drejtësisë. Pas kësaj, çështjet e rregullimit të Drejtësisë janë thjesht teknike. Problemi i madh është politik – rregullimi i Kodit Zgjedhor.

Redaksionale

Reforma në Drejtësi dhe Kodi Zgjedhor

Page 3: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 3

politikë

Konsultimet publike për pa-ketën e ndryshimeve Kush-tetuese, në kuadër të refor-

mës në sistemin e drejtësisë, vijojnë sot me një tryezë të gjerë në Ku-vendin e Shqipërisë, ku të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të partive politike. Kryetari i “Fryma e Re De-mokratike”, Bamir Topi do të jetë pjesë e kësaj tryeze, ku do të disku-tohet drafti i ekspertëve të nivelit të lartë, mbi mënyrën sesi do të ndry-shohet Kushtetuta për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë, si dhe nenet që flasin për një ridimensionim të kompetencave kushtetuese të Presi-dentit të Republikës, në raport me sistemin e drejtësisë.

Në këtë drejtim, Fryma e Re Demokratike ka përsëritur disa herë se reformat duhen gjithëpërf-shirëse, si në sistemin e drejtësisë dhe Kushtetutën e vendit. Kryet-ari i FRD, Bamir Topi, u shpreh dje përmes një deklarate se reforma kushtetuese duhet të përfshijë edhe reformën në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, drejtësia Kushtetuese duhet të fillojë me një ligj të drejtë elektoral, nga ku buron cenimi i balancave të politikës. “Reformat kanë nevojë për mbështetje dhe tek e fundit ajo që askush nuk e përmend, të bëjmë ç’është e mundur që të ndryshojmë ligjin zgjedhor, sepse në rast se fla-sim për defekte gjatë rrugës, defekti i parë, ai që prish tërë kodin gjenetik të politikës, është pikërisht sistemi zgjedhor. Drejtësia Kushtetuese duhet të fillojë me një Kod të drejtë Zgjedhor”, u shpreh Topi.

Ai theksoi se FRD inkurajon një re-

imuniteti Gjyqtarët nuk do të kenë më imunitet. Ky është ver-

dikti i grupit të ekspertëve të cilët kanë përgatitur pak-etën e ndryshimeve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë. Në takimin e fundit konsultativ të paktës së ndryshimeve kushtetuese të zhvilluar në qytetin e Dur-rësit, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, kry-etari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Flo-rian Raunig u shpreh se heqja e imunitetit për gjyqtarët është një propozim konkret. Të njëjtin qëndrim ndau edhe ekspertja e grupit të punës për ndryshimet kushtuese, Au-rela Anastasi, e cila u shpreh se në paketën e reformës në drejtësi është prekur vetëm dispozita që sanksionon imu-nitetin nga procesi penal për gjyqtarët.

Sugjerimet e ekSpertëve për të luFtuar korrupSionin në drejtëSi

- Një dispozitë të re kushtetuese dhe rregullimin me ligj të veçantë të krijimit të një Strukture të Specializuar dhe të Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me polici gjyqësore, prokurori dhe gjykata të shkallës së parë dhe të apelit.

- Parashikimin e një dispozite të re kushtetuese dhe rregullimin me ligj të veçantë të krijimit të Byrosë Kom-bëtare të Hetimit apo një strukturë të ngjashme në për-

puthje me vendimin e GjK, strukturë e cila do të asistojë SPAK në kryerjen e veprimeve hetimore.

- Parashikimin e dispozitave që parashikojnë status të veçantë për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK dhe het-uesit e Byrosë së Hetimit.

- Ndryshimi i Kodit së Procedurës Penale dhe legjislacion-it për komunikimet elektronike duke parashikuar dis-pozita që lehtësojnë hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit.

- Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale duke lehtësuar barrën e provës për të provuar akuzat për veprat penale të korrupsionit.

- Parashikimin e dispozitave të veçanta ose hartimin e një ligji mbi ndihmën për zbulimin dhe parandalimin e kor-rupsionit, i cili të parashikojë:

- mbrojtjen dhe shpërblimin e sinjalizuesit (bilbilfryrë-sin), që informon për një rast korrupsioni;

- përgjegjësinë civile të zyrtarëve, gjyqtarëve dhe proku-rorëve të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdor-imit të detyrës.

- Krijimin e një Mekanizmi të posaçëm (Courts Ëatcher), me autoritet ligjor për të pranuar ankesat për korrupsion ose sjelljet jo-etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët mund të monitorojnë në mënyrë aktive gjykatat.

Kontroll pasurisë së gjyqtarëve - propozime edhe për heqjen e imunitetit të prokurorëve e gjyqtarëve

FRD: Drejtësia Kushtetuese duhet të fillojë me një Kod të drejtë Zgjedhor

formë kushtetuese gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm ndërhyrje segmen-tare, të cilat sipas tij arnojnë Kush-tetutën dhe s’japin efekte pozitive të gjithëanshme. “FRD nuk pajtohet me ndërhyrjet segmentare në Kush-tetutë, apo me arnime. Por inkura-jon një ndërhyrje në të njëjtën kohë, të plotë dhe kompaktibël me gjërat që janë, përmes një procesi logjik që ky ndryshim sjell këtë apo atë efekt. Reforma Kushtetuese duhet bërë një dhe si e tërë, me reformën në drejtësi, dekriminalizimin, por që të përfshijë edhe ndryshimin e ligjit zgjedhor”, tha Topi. Ndonëse reforma në siste-min e drejtësisë dhe ajo kushtetutese,

është procesi më i madh dhë i rëndë-sishëm në 25 demokraci, sërish ajo po tentohet të realizohet e mangët, duke lënë jashtë paketës Kushtetuese ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe pse një gjë e tillë është pjesë e reko-mandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, ato vendore të 21 qershorit të këtij viti.

paketa kuShtetueSe Grupi i Ekspertëve të Nivelit të

Lartë(GENL) për reformën në dre-jtësi në paketën e amendamenteve kushtetuese propozon ndryshime në disa pjesë të ligjit themeltar të shtetit, duke nisur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së

Lartë, Prokurorisë, si dhe nenet që flasin për një ridimensionim të kom-petencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, në raport me sistemin e drejtësisë. Ekspertët e lartë në pa-ketën e amendimeve kushtetuese propozojnë që të ruhet formula aktuale e zgjedhjes së Presidentit (me shumicë të thjeshtë) ndërsa shprehen për reduktimin e kompe-tencave të tij kushtetuese që lidhen me sistemin e drejtësisë. Ekspertët propozojnë që Presidenti t’i emërojë vetëm formalisht anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Administra-tive, mbi propozimet konkrete që vijnë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ndërsa i jepet kompetenca ekskluz-ive për emërimin e 3 prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese (6 anëtarët e tjerë propozohet të emërohen nga Kuvendi dhe gjyqësori). Gjithashtu, riformatohet tërësisht edhe KLD, duke i dhënë fund mandatit të anëtarëve aktuale, 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Sa i përket Proku-rorit të Përgjithshëm, ekspertët pro-pozojnë ndërprerje mandati për kryeprokurorin aktual. Ndërsa zgjed-hja e tij, do të bëhet me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe do të miratohet nga 3/5 e deputetëve të Kuvendit.Gjykata e Lartë të kthe-het në një gjykatë karriere dhe të inte-grohet plotësisht në sistemin gjyqë-sor. Ndërsa për sa i përket hetimit të çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, propozohet të krijohet një strukturë e posaçme dhe e qëndrueshme e prokurorisë dhe e hetimeve (Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit).

-Zhvillohet sot tryeza për “Drejtësinë Kushtetuese”, organizuar nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi

Propozimi i FrD“Të bëjmë ç’është e mundur që të ndryshojmë ligjin zgjedhor, sepse në rast se flasim për defekte gjatë rrugës, defekti i parë, ai që prish tërë kodin gjenetik të politikës, është pikërisht sistemi zgjedhor. Drejtësia Kushtetuese duhet të fillojë me një Kod të drejtë Zgjedhor”

Reforma në drejtësi

ndërkombëtarë, pedagogë dhe anëtarë të botës akademike. Ndërsa takimi i sotëm do të ketë një format tjetër, pasi në tryezë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike. FRD ka insistuar për një paketë ndryshimesh kushtetuese me përfshirjen edhe të Kodit Zgjedhor, pasi në propozimet aktuale, para-shikohet ndërhyrja në Kushtetutë vetëm për reformën në drejtësi.

Page 4: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 4

fokus

Lidhjet mes politikës, biznesit dhe medias kanë marrë formën e një “trekëndëshi Bermude” në Shqipëri, që minon gazetarinë cilësore dhe gjen-

eron censurë e vetëcensurë mes gazetarëve.Një studim i BIRN Albania që përf-

shiu 121 gazetarë, drejtues mediash dhe ekspertë arrin në përfundimin se interesat ekonomike të pronarëve, lidhjet e tyre me politikën dhe pamjaftueshmëria financiare janë faktorët kyçë në prodhimin e censurës; një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri.

“Kur kam qenë gazetar, jam ndeshur me dhjetëra herë me censurën e redaktorëve të mi për lajmet që çoja në gazetë apo TV. Si redaktor, jam ndeshur me dhjetëra herë me dëshpërimin e gazetarëve të mi, pasi u kam censuruar një lajm,”-i tha BIRN një kryere-daktor lajmesh në Tiranë.

Megjithatë, ai është vetëm njëri prej profesionistëve të medias, që përmbledh në vetë të parë rrethin vicioz të censurës që dominon prej vitesh median shqiptare.

Mbi 70% e profesionistëve të përfshirë në studim besojnë se gazetarët në Shqipëri shmangin mbulimin e lajmeve të caktuara. Pothuajse gjysma e gazetarëve raportojnë se vetë ata kanë shmangur lajme, një apo disa herë gjatë praktikës së tyre të punës.

Arsyet identifikohen lehtë në piramidën mediatike, që dominoi tregun në dy deka-dat e tranzicionit në Shqipëri: biznesmenë të fushave të ndryshme u bënë njëherazi edhe botues mediash në vend. Mediat e tyre u financuan ose u mbajtën në këmbë nga paratë e biznesit dhe të dyja bashkë ushqy-en lidhje të ngushta me politikën.

Përveç ndërthurjes së këtyre interesave, klima mediatike në Shqipëri raportohet të jetë nën presionin e fortë të faktorëve të jashtëm, të cilët ndikojnë në mënyrë të dre-jtpërdrejtë dhe negative në cilësinë e saj.

Gazetarët e përfshirë në studim rendisin edhe reklamuesit e mëdhenj, reklamat shtetërore dhe institucionet publike si fak-torë shtesë në ushtrimin e presionit mbi raportimin e lajmeve. Megjithatë, ato kanë më pak ndikim se interesat ekonomike dhe politike të pronarëve të medias.

SFidat e gazetarëveShqipëria-një vend me vetëm 2.8 milionë

banorë numëron sot më shumë se 25 gazeta të përditshme, më shumë se 100 kanale tele-vizive, 36 revista të përmuajshme dhe 69 pub-likime periodike. Megjithatë, numri i madh i mediave në treg nuk dëshmon për nivel të lartë të lirisë dhe pavarësisë së shtypit.

Në raportin e vitit 2014, Reporterët pa Ku-finj e renditën Shqipërinë në vendin e 85-të nga 173 vendet e analizuara në raportin e tyre

Politikë-biznes-media; rrethi vicioz që prodhon vetëcensurë

“Indeksi i Lirisë së Shtypit”. Freedom House-një tjetër organizatë që analizon lirinë e shtyp-it e rendit Shqipërinë në zonën “gri”, duke evidentuar njëanshmëri të fortë dhe partiza-nizëm, veçanërisht në kohë fushatash elekto-rale apo gjatë tensionit të ndezur politik.

Situata sot paraqet një rënie të ndjeshme nga viti 2003, kur Shqipëria renditej në ven-din e 34-rt dhe vlerësohej se kishte perfor-mancën më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

Gazetarët shqiptarë mendojnë se ekzis-tojnë një mori arsyesh për këtë situatë të er-rët që po kalon media. Siguria e punës dhe e pagës renditet në krye, për të cilën 80 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si negative apo shumë negative.

Në një studim të vitit 2012, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë zbuloi se vetëm 42 për qind e gazetarëve në Shqipëri kanë një kontratë të rregullt pune. Në anën tjetër, një pjesë e mirë e gazetarëve në vend përballen me vonesa në pagesat e tyre mujore.

Studimi i BIRN Albania arrin në për-

fundimin se kushtet e punës dhe pasiguria e gazetarëve krijon terren për censurë dhe vetëcensurë mes gazetarëve.

“Ky është problemi kryesor, mbijetesa. Një gazetar që nuk paguhet, do bëjë gaze-tari të keqe. Media është një profesion, por gjithashtu edhe pasion. Megjithatë një gazetar nuk mund t’i ushqejë fëmijët me pasion. Maksimumi mund të ushqejë iluzi-onin e tij e rrjedhimisht zhgënjimin,” i tha BIRN një kryeredaktor në Tiranë.

Mungesa e një politike editoriale të shkuar është gjithashtu një tjetër faktor që nxit vetëcensurën dhe krijon konfuzion në mënyrën se si mbulohen lajmet. Rreth gjys-ma e gazetarët pjesmarrës në anketim mo-hojnë të kenë dijeni për ndonjë media që e ka të shkruar politikën editoriale.

Pavarësisht se e pashkruar, politika edi-toriale e mediave, e perceptuar si anësi poli-tike, raportohet se është e njohur nga ana e gazetarëve që përpara se ata t’i bashko-

hen medias specifike, ose u përcillet përg-jatë punës në mënyrë informale, përmes urdhrave ose sinjaleve nga ana e pronarëve ose redaktorëve, censurës së lajmeve, apo sugjerimeve nga kolegët.

Këto presione brenda organizatës me-diatike, në zbatim të linjës editoriale të vendosur nga pronari i medias, raportohen se ndikojnë në mënyrë të rëndësishme “sh-mangien e lajmeve të caktuara”, “mbulimin e njëanshëm të lajmeve”, “mbulimin pozi-tiv/reklamues të partnerëve politikë ose financiarë”, si dhe “mungesën e gazetarisë kritike dhe investigative”.

Faktori “vetcenSurë”Mund të ketë këndvështrime të ndry-

shme mbi atë se çfarë është një politikë editoriale, por udhëzimet e pronarëve dhe drejtorëve të medias që shpërndahen përmes redaktorëve ndiqen në përgjithësi nga gazetarët pa diskutim. Në shumë raste, gazetarët nuk i vënë në diskutim udhëzimet e marra pasi ndiejnë se janë të pasigurtë në vendet e tyre të punës.

“Politika editoriale në mediat shqip-tare zbatohet për mrekulli. Duke qenë një media monokontroll, funksionon parimi: urdhri zbatohet, nuk diskutohet. Gazetarët i qëndrojnë besnik politikës editoriale dhe vonesa e pagave me 3 apo 4 muaj, ua shton besnikërinë,” i tha BIRN një kryeredaktor lajmesh në Tiranë.

Përveç sigurisë për vendit të punës, pa-siguria fizike është një shqetësim tjetër që shfaqet në intervista, veçanërisht nga gazetarët që punojnë në kronikën e zezë, në lajmet politike dhe ata që punojnë në media lokale jashtë Tiranës.

Drejtuesit e mediave në Tiranë pranojnë gjithashtu se presionet nga krimi i organi-zuar është një fenomen i ri, që po i shtohet shkaqeve të vetcensurës në mediat shq-iptare. Drejtori i një medie në Tiranë i tha BIRN se përveç arsyeve politike dhe linjës editoriale të medias që drejton, ka vënë re edhe fazat e para të evitimit të një lajmi për shkak të krimit të organizuar.

Në mungesë të një politike editoriale të shkruar, udhëzimet mbërrijnë tek gazetarët

me anë të sinjaleve apo urdhrave të drejt-përdrejtë të redaktorëve apo drejtorëve. Me kalimin e kohës, gazetarët brendësojnë ori-entimin editorial të medias përkatëse, duke shmangur mbulimin kritik të politikanëve, institucioneve apo organizatave politike të cilat konsiderohen si të paprekshëm.

Ky brendësim sjell mungesë mbulimi të disa institucioneve, mbulim të njëanshëm të disa të tjerave, mbulim pozitiv në formën e zëdhënies dhe mungesë të gazetarisë kritike dhe investigative. “Na është bërë e qartë që ky institucion dhe ky tjetri nuk mund të prek-en. Normalisht që kjo na ka frenuar. I evito-jmë që në momentin e parë që përballemi me këto lajme,” pohon një gazetar në Tiranë.

“Është vetë gazetari që e di se çfarë do ose kërkon media në të cilën punon, kështu që ecën në po atë drejtim. Ti e di ku duhet të shkelësh dhe ku jo,” sqaron më tej një ekspert i medias.

E ndërsa pranojnë hapur censurën dhe vetëcensurën, gazetarët kanë vështirësi megjithatë të projektojnë mënyrat se si mund të ndryshohet kjo situatë. Megjithatë, rekomandimet e tyre fokusohen tek pro-movimi dhe mbështetja e mediave me pro-nësi gazetarët apo zhvillimi i mediave on-line; një kundërpërgjigje ndaj dështimit të deritanishëm të mediave tradicionale për të qenë të pavarura. Gazetarët e përfshirë në anketim ushqejnë shpresa të mëdha për median e re online, që sipas tyre po jep efek-tet e veta në zgjerimin e kufinjve të lirisë dhe thyerjen e censurës tek disa gazetarë.

Megjithëse në Shqipëri nuk është krijuar ende një model financiar funksional për një media të suksesshme në internet, tregu aktu-alisht po zien nga mediat e reja, të cilat, të in-tervistuarit besojnë se ofrojnë përgjigjen ndaj medias konvencionale, kur ato të maturohen.

Rritja e kontrollit dhe transparencës së fi-nancave të medias dhe atyre të pronarëve të medias është një tjetër sugjerim për rritjen cilësore në raportimin e lajmit. Transpar-enca besohet të ketë ndikim të drejtpërdre-jtë në reduktimin e presionit mbi gazetarët dhe redaktorët nga trekëndëshi i krijuar mes politikës, biznesit dhe medias.

Gazetarët shqiptarë mendojnë se ekzistojnë një mori arsyesh për këtë situatë të errët që po kalon media

Një studim i BIRN Albania, i realizuar me pjesëmarrjen e 121 gazetarëve, drejtuesve të medias dhe ekspertëve

zbulon se interesat ekonomike të pronarëve, lidhjet e tyre me politikën dhe pamjaftueshmëria financiare prodhojnë censurë dhe vetëcensurë mes gazetarëve

Page 5: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 5

fokus

nga Arben KArApici

Ishte e pritshme. E tensionuar dhe në acarim të plotë, ashtu siç paraqitet dhe është në të vërtetë, klima politike globale

do ta sfidonte klimën globale fizike. Natyr-isht, se edhe samiti në Paris u dominua nga argumenti kundër ISIS. Në takimin mes tyre, presidenti amerikan Obama i shprehu keqardhjen presidentit rus Vladimir Putin për rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat turke të mbrojtjes kundërajrore dhe i bëri thirrje udhëheqësit të Kremlinit për të ulur tensionet me Turqinë. Putini e ka përshkruar rrëzimin e aeroplanit si “thikë pas shpine”, Rusisë. Erdogani thotë se Turqia e ka rrëzuar aeroplanin për ta mbrojtur sigurinë e saj dhe “të drejtat e vëllezërve” të Turqisë në Siri.

Parasëgjithash, ai i është referuar mbro-jtjes së hapësirës ajrore turke kundër inkur-sioneve të përsëritura ruse dhe së dyti, në mbrojtje të grupeve kryengritëse turkmene në Siri, të cilat Rusia i ka bombarduar në kufi të Turqisë. Këto grupe nuk janë pjesë e mili-tantëve terroristë, që Moska i ka deklaruar “objektiva” të sulmeve ajrore në Siri.Rrëzimi i aeroplanit luftarak rus është një nga inci-dentet më serioze ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe diapazoni i kësaj krize vështirë të për-caktohet. Sidoqoftë, të dy vendet kanë sin-jalizuar, se do t’i shmangen aksionit ushta-rak kundër njëra-tjetrës, por nuk dihet sa kohë Ankaraja dhe Moska do të vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura linjat e komunikimit diplomatik. Putin dhe Erdogan e shmangën fare hapur takimin e tyre në Paris.

Ndërkaq, Obama dhe Putin e diskutuan në hollësi luftën në Siri. Uashingtoni dhe Moska thanë se ata ranë dakord mbi nevo-jën e një zgjidhjeje politike të konfliktit që vazhdon prej 4 vjetësh e gjysmë ndërmjet grupeve kryengritëse, që përpiqen të rrëzo-jnë presidentin Bashar al -Asad dhe forcave besnike të qeverisë së tij. Shtëpia e Bardhë kumtoi, se udhëheqësit diskutuan “nevojën e shumë ngutshme” për përparim në bised-imet e Vjenës të cilat synojnë arritjen e një armëpushimi dhe të një zgjidhjeje politike. Por presidentët Obama dhe Putin demon-struan edhe njëherë mosmarrëveshjet për fatin e Asadit. Presidenti Obama i tha zotit Putin se Asadi duhet të largohet nga push-teti, kurse Moska vazhdon bombardimet ajrore mbi grupet anti Asad.

Që nga fillimi i luftës së përgjakshme ci-vile në Siri presidenti sirian u është ofruar vendeve perëndimore si aleat i mundshëm në luftë kundër terrorizmit xhihadist. Së fundi ai u përpoq të hynte sërish në lojë, tamam një ditë pas sulmeve terroriste me

Klima politike sfidon klimën fizike130 të vdekur. “Ne kishim paralajmëruar para 3 vjetësh çfarë mund të ndodhë në Eu-ropë”, tha ai në stacionin televiziv Europe 1. “Për fat të keq, udhëheqësit evropianë nuk na dëgjuan. Të bësh vetëm deklarata kundër terrorizmit nuk ka kuptim. E nevojshme është ta luftosh atë”, tha presidenti sirian.

Në thelb, në mënyrë të ngjashme e shohin këtë gjë edhe qarqet politike dhe të sigurisë në Perëndim. Ndërsa në samit diskutohej klima fizike, “ne do i zhdukim ata, do t’i vrasim”, citon gazeta franceze Le Monde një nga këshilltarët e presidentit Fransua Holondë. Në zgjedhjen e mjeteve nuk jemi të butë, citon gazeta një burim tjetër. “Ne vazhdojmë të kryejmë veprime sekrete dhe nuk mund të na vënë para përgjegjësisë. Është e rëndësishme të vazh-dojmë. Presidenti Holondë, tha agjenti i sig-urisë për gazetën “Le Monde”, është në paj-tim të plotë me këtë strategji. Për këtë është dakord që para sulmeve në Paris.

Presioni për të luftuar terroristët, është shtuar sërisht. Që prej dy javësh presi-denti francez po përpiqet për një koalicion ndërkombëtar anti ISIS. Pengesa më e madhe këtu është vetë Bashar al-Asa-di. Franca nuk do të bashkëpunojë me të, edhe pas sulmeve në Paris. Edhe pse në parim mund të imagjinohet një bash-këpunim me ushtrinë siriane. Por, para se të bëhet kjo, tha minis-tri i Jashtëm Laurent Fabius, Assadi duhet ta ketë dorëzuar ko-mandën e ushtrisë. “Nën Assad kjo nuk është e mundur,” tha ai.

Edhe qeveria gjermane, e cila dëshiron të marrë pjesë me avionë zbulues dhe dër-gimin e rreth 1.200 trupave në luftën kundër ISIS-it, ka të njëjtin qëndrim ndaj personit Assad, si dhe francezët. Diskutimi, nëse lufta mund të fitohet edhe pa mbështetjen e Asa-dit, vazhdon. Ish-diplomati dhe kryetari i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ishinger tha, se “të vetmet trupa tokësore që mund të merren në konsderatë janë forcat qeveritare të Asad. Por

Asadi u la për një kohë të gjatë fushë xhihadistëve, të cilët sikurse ai vetë luftonin opozitën laike dhe bashkëpunimi me Asa-din do t’i zemëronte forcat laike që lufto-jnë presidentin sirian dhe mund t’i bënte ato armike të Perëndimit. Aleanca me Asad përmban dhe rreziqe të tjera sepse në Siri është aktive edhe Rusia, partnerja më e angazhuar e Asad. Rusia vepron me vend-osmëri kundër të gjithë kundërshtarëve të Asadit edhe kundër opozitës laike. Ajo nuk e vret mendjen as për popullsinë civile dhe gjatë bombardimeve mbi pozicionet kundër

xhihadistëve kanë gjetur vdekjen edhe dh-jetëra e qindra civilë. Edhe aviacioni ush-tarak sirian nuk i ka në hesap civilët gjatë bombardimeve të pozicioneve të xhihad-istëve dhe vetëm në këtë vit, prej bombave të Asad mendohet të jenë vrarë rreth 3,000 civilë. Me këtë qëndrim ndaj popullsisë Asa-di rrezikon që në radhët e xhihadistëve të kalojnë edhe më shumë përkrahës.

Për Perëndimin bashkëpunimi me Bashar Asadin nuk është vetëm një çështje morale, por edhe strategjike. Të prezantohej Perëndimi si partner i regjimit, që nuk merr parasysh jetën e civilëve, humbet reputacio-nin në rajon, jo vetëm në Siri, sepse në sytë e opinionit publik arab do të dilte si partner i një diktatori kriminel.

Nga ana e tij, presidenti francez Fransua Holond mori premtimin e presidentit rus Vladimir Putin për bashkëpunim në luftën kundër militantëve terroristë. Por plani i presidentit francez për një aleancë kundër grupit terrorist është komplikuar nga ten-sioni mes Turqisë e Rusisë.

Presidenti francez tha, se terrorizmi është padyshim armiku i gjithë qytetërimit. Presidenti i Rusisë premtoi gjithashtu bashkëpunim, por interesat e Moskës në Siri janë në konflikt me të Turqisë, anëtare e NATO-s, gjë që mi-non përpjekjet e Hol-londë. Kjo të shtyn të mendosh, se çdo koalicion që mund të formojë zoti Hollondë do t’i mungojë unite-ti, sepse udhëheqësit politikë duhet të gje-

jnë një qëllim të përbashkët në interesat e tyre diverse. Dhe le të mos harrohet, se Putin kërkon të mbjellë mospajtim mes anëtarëve të NATO-s. Kjo është edhe strategjia që ai ka ndjekur kohët e fundit sidomos pas sulmeve të Parisit. Të njëjtën strategji po e ndjek Putin edhe në samitin për klimën fizike e sfiduar prej klimës politike. Kjo spjegon edhe arësy-en, pse presidenti amerikan Barak Obama tërhoqi veçanërisht vemendjen, që “Rusia mund të luajë një rol më konstruktiv, nëse zhvendos fokusin e sulmeve dhe punon të mposhtet shteti terrorist”.

Këto janë zhvillimet, që dominuan sami-tin e klimës në Paris, ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s në një takim dy ditor në Bruksel, trajtuan gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në rajone të ndryshme të botës, “në një mjedis të errët sigurie”, u shpreh shefi politik i aleancës Shtoltenberg. Dhe pikër-isht, pse ndodhemi në këtë mjedis të errët sigurie, aleanca pritet t’i ofrojë Malit të Zi ftesën e anëtarësimit.

Sekretari amerikan i Shtetit Kerri, min-istri i Jashtëm turk Çaushoglu dhe ministri i

Jashtëm britanik Filip Hamond janë mes atyre që marrin pjesë në takimin dy-ditor në Bruk-sel, i cili u përqëndrua tek strategjia për forci-min e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme. “Mjedisi i sigurisë sot paraqitet dhe është i errët: Me sulme terroriste, paqëndruesh-mëri të dhunshme dhe me prishje rregullash ndërkombëtare. Këto janë sfida serioze, që na vijnë nga drejtime të ndryshme dhe NATO-ja po përgjigjet me hapat e mëtejshëm” tha Sek-retari i Përgjithshëm i aleancës. Takimi vjen gjashtë ditë pasi Turqia, anëtare e NATO-s, rrëzoi një avion luftarak rus, incidenti i parë i këtij lloji, që nga Lufta e Ftohtë.

Turqia ka mbështetjen e NATO-s në të drejtën e saj për t’u vetmbrojtur tha Shtol-tenberg, ndërsa vëmendja duhet të përqën-drohet në uljen e tensioneve. “Vëmendja tani duhet të jetë në uljen e përshkallëzimit të tensioneve për të përmirësuar mekaniz-mat, që do të shmangin incidentet”.

Ndërkaq aleanca i ofroi Malit të Zi ftesën për bashkim, pavarësisht kundërshtimit rus. Mali i Zi, shtet me 650 mijë banorë u ftua zyr-tarisht më 2 dhjetor. Rusia ka paralajmëruar Malin e Zi, se bashkimi me NATO-n do të konsiderohet si një provokim. Partitë proruse në Mal të Zi, me javë të tëra, kanë organizuar protesta në rrugët e Podgoricës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Milo Gjukanovic dhe zgjedhje të parakohshme. Gjukanoviç ka thënë se qëllimi i tyre është ta bëjnë Malin e Zi të duket i paqëndrueshëm.

NATO-ja, për herë të fundit është zgje-ruar më 3 prill të vitit 2009, në samitin e nivelit të lartë në Strasburg, duke pranuar në rradhët e saj Shqipërinë, si edhe Kroaci-në. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Elizabeth Trudo shprehu besimin dhe sigurinë e SHBA-ve, se anatërësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë edhe më shumë, tha zëdhënësja, në shtimin e sig-urisë në Ballkan dhe në Europë.

“Përshëndesim përparimet që ka arritur qeveria e Malit të Zi dhe mbështesim ftesën e anëtarësimit. Ne besojmë, se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një hap për forci-min e sigurisë në Ballkan dhe në Evropë”.

Ndërsa aktivitetet ushtarake të Ru-sisë, që nga Deti Baltik dhe deri në Lind-jen e Mesme, po u afrohen gjithnjë dhe më shumë kufijve të aleancës së NATO, Sekre-tari i Përgjithshëm Jensen Shtoltenberg u bëri thirrje të gjithë anëtarëve “për proce-dura të reja komunikimi” me Moskën, për të shmangur aksidentet e mundshme, tha ai, si nga bombardimet në Siri, ashtu edhe gjatë stërvitjeve ushtarake, të kryera nga Rusia dhe nga NATO-ja.

Ndërkaq, në Bruksel aleanca atlantike i ofroi Malit të Zi ftesën për bashkimin.

Shteti më i vogël në Ballkan me 650 mijë banorë u ftua zyrtarisht më 2

dhjetor. Zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit Trudo shprehu

besimin, se ky anëtarësim do të kontribuojë për shtimin e sigurisë në

Ballkan dhe Evropë

Page 6: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 6

politikë

Buxheti 2016, goditet bujqësia dhe prodhimi vendasProjektbuxheti i shtetit për

vitin 2016 mbërrin sot në Kuvend për tu diskutuar dhe

miratuar në parim. Pas shqyrtimit të tij në komisionet parlamen-tare, sot është radha e debatit në Kuvend, por edhe e miratimit në parim. Në tërësinë e tij, projekt-buxheti i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infra-strukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%. Totali i ta-vaneve buxhetore, ulet me 0.4% në krahasim me pritshmëritë e këtij viti, ndërsa shpenzimet totale bux-hetore vitin që vjen pritet të jenë 1% më pak se të këtij viti.

Krahas “bllokimit” të investi-meve në infrastrukturë, projek-tbuxheti nuk parashikon stimul për sektorin bujqësor, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Edi Rama. Fondi për Ministrinë e Bu-jqësisë rritet me 24% në krahasim me një vit më parë, por kjo nuk re-flektohet në paketën mbështetëse të bujqësisë, në interes të fermerit shqiptar. Një tjetër aspekt prob-lematik i projektbuxhetit për vi-tin e ardhshëm, është edhe rritja e taksave për prodhimin vendas. Kësisoj, nga 1 janari akciza e birrës së prodhuar në vend do të jetë me rritje nga 360 lekë për hektolitër që është në 400 lekë. Ndryshe do të ndodhë me birrën e impor-tit, akciza e saj do të ulet nga 710 lekë për hektolitër që është në 600 lekë për hektolitër. Ndryshimi që vjen me paketën e re fiskale është kundërshtuar nga biznesi, pasi kjo diskriminon prodhimin vendas. Sipas kësaj logjike të ndjekur nga qeveria, rritja e akcizës për prodh-imin vendas dhe ulja e akcizës për importin do të sjellin që prodhuesi i huaj të mos jetë më i interesuar të blejë prodhimin vendas. Bi-znesi ka paralajmëruar qeverinë të tërhiqet nga vendimi, por gjatë diskutimeve në parim të projekt-buxhetit, rritja e taksës për prodh-imin vendas u la në fuqi. Sipas të dhënave të bëra publike pak ditë më parë, shpenzimet e buxhetit do të jenë 452,125 miliardë lekë, nga 456,437 miliardë lekë që ishin

parashikuar këtë vit. Pra, bux-het me ulje. Ndërkohë, të ardhurat janë parashikuar të jenë 417 mili-ardë lekë, dukshëm më të larta se këtë vit. Të ardhurat nga Tatimet e Doganat do të jenë 100 milio-në USD më të larta, nga 272,358 miliardë të parashikuara këtë vit, në 283,011 miliardë në vitit 2016.

Qeveria nuk parashikon rritje të pagave gjatë 2016-ës, bien investimet në infrastrukturë

Sipas të dhënave të bëra publike dje, shpenzimet e buxhetit do tëjenë 452,125 miliardë lekë, nga 456,437 miliardë lekë që ishinparashikuar këtë vit. Pra, buxhet me ulje. Ndërkohë, të ardhurat janë parashikuar të jenë 417 miliardë lekë, dukshëm më të larta se këtë vit.

buxheti

PROdhiMi vendas“Fondi për Ministrinë e Bu-jqësisë rritet me 24% në kra-hasim me një vit më parë, por kjo nuk reflektohet në paketën mbështetëse të bujqësisë, në in-teres të fermerit shqiptar. Një tjetër aspekt problematik i pro-jektbuxhetit për vitin e ardh-shëm, është edhe rritja e taksave për prodhimin vendas e cila fa-vorizon importin.

Diferenca do të shkojë për uljen e borxhit, një kusht ky i FMNsë. Edhe investimet, ndryshe nga

çfarë thanë ministrat, do të jenë me ulje rreth 30 milionë USD. Ku-vendi do të diskutojë dhe miratojë

sot në parim projektbuxhetin për vitin 2016-ë, ndërsa miratimin e tij nen për nen dhe të tërësi, do të bëhet pas shqyrtimit edhe njëherë në komisionet parlamentare.

“ngecin” pagat dhe penSionetAsnjë rritje pagash edhe gjatë

vitit 2016. Në buxhetin e këtij viti, në zërin “politikë të reja pagash” nuk ka asnjë shifër, në vitin 2017, parashikohet që rritja e pagave të jetë 10 milionë USD. Ndërsa për pensionet janë parashikuar pak më shumë se 10 milionë USD. Para që mjaftojnë vetëm për indeksi-min, dhe jo për rritje. Edhe këtë vit, fondi për indeksimin e pen-

sioneve, me 1.4 për qind, ishte 10 milionë USD.

arSimi dhe inFraStruktura Fondet për arsimin dhe infra-

strukturën kanë pësuar një rënie drastike në projektbuxhetin e vitit që vjen. Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës është shkurtuar 32 për qind vitin që vjen në krahasim me planin e rishikuar të këtij viti.

Gjithashtu Fondet për arsimin janë shkurtuar me 10%, duke e çuar kështu financimin për nevo-jat arsimore në raportit me PBB vetëm në 2.3%, në nivelet më të ulta historike.

Kuvendi ka miratuar dje vetëm me votat e mazhorancës ligjin për “pronat”. Opozita e kundërshtoi atë dhe votoi kundër. Ndërsa

dy javë më parë, kundër draftit të qeverisë u shprehën edhe shoqa-tat e pronarëve, të cilët kundërshtuan ligjin i cili nuk parashikon kthimin e pronës fizike, por vetëm kompensim në vlerë financiare.

E thënë thjeshtë, nga çasti i miratimit të këtij ligji, asnjë pronari nuk do t’i kthehet fizikisht prona e tij edhe kur ajo është e lirë. Në ligj përcaktohet që “Fondi i tokës” është fondi fizik i pronave me status juridik shtet. Pra, çdo pronë quhet shtetërore pavarësisht nga origjina e saj. Kështu që, shteti bëhet pronar i vetëm dhe të kompenson për aq dhe aty ku e gjykon ai, sipas interesave të tij dhe jo sipas të drejtës kushtetuese të sanksionuar në nenin 41 të saj. P/ligji shtrin efektet e zbatimit të tij mbi ekzekutimin e gjithë vendimeve për njohjen e së drejtës së kompensimit të dhëna nga organet administrative e gjyqësore sidhe ato që janë në shqyrtim në të gjitha shkallët e gjyqësorit si dhe në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut.

Ish të përndjekurit politikë iu rikthyen sërish dje protestave para parlamentit, ndërkohë që zhvillohej seanca plenare. Këtë

herë për t’ju dëgjuar zëri ata kanë hedhur vezë në ambientet e jashtme të Kuvendit, ndërsa u mësua se vetë Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të të Përndjekurve Politikë Shqiptarë, Besim Ndregjoni ka qëlluar me vezë një makinë të Kuvendit. Shkak për protestën e radhës së ish të përndjekurve është bërë, siç thonë ata, mungesa e vëmendjes së qeverisë ndaj tyre. Ish të përndjekurit thanë se qeveria është tal-lur, nuk ka bërë asgjë për shtresën e tyre. Ata do vi-jojnë protestën derisa qe-veria t’i marrë seriozisht. Ish të përndjekurit thonë se është e padrejtë që në Kuvend të ketë njerëz, që të veshur me pushtet në kohën e dikaturës, si prokurorë apo gjyqtarë, kanë dënuar ish të përndjekurit. Ata kërkuan që qeveria të mos nisë dekriminalizimin me ata që ndodhen brenda Kuvendit, por me ata që sipas tyre fshe-hën prej kaq vitesh gjetjen e eshtrave të viktimave të diktaturës koministe. Ndër të tjera ata kërkuan që të mos jenë më shtresë per-iferike e shoqërisë shqiptare dhe të marrin pronat e tyre.

kuvendi miraton ligjin e “pronave” Protesta te Parlamenti

Pronarëve s’do tu kthehet prona fizike, vetëm kompensim

Ish të përndjekurit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve

Page 7: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 7

aktualitet

Mali i Zi në natO NATO ka ftuar Malin e Zi ti bashkohet Ale-ancës, duke shënuar zgjerimin e parë pas 6 vitesh, pas 2009 ku anëtarësua

vendi ynë dhe Kroacia. Duke iu bashkangjitur qëndrimeve politike mbi këtë vendim të NATO-s, Fryma e Re Demokratike e ka përshendetur duke e konsideruar historike këtë vendim për Malin e Zi. Në një deklaratë, FRD ndalet në im-paktin e rëndësishëm që ka vendimi për unitetin e rajonit, si dhe një kontribut për stabilitetin eu-ro-atlantik. Ndërsa një ditë më parë, duke vlerë-suar rëndësinë e këtij vendimi kreu i Aleancës, Jens Stoldenberg, vendimi vjen 16 vjet pasi NATO bombardoi Malin e Zi gjatë luftës së Kosovës, kur ende ishte pjesë e Jugosllavisë. Bisedimet e pra-nimit të Malit të Zi pritet të zgjasin një vit deri në aktin final të anëtarësimit. “Dua të njoftoj pub-likisht se ftesa ndaj Malit të Zi për t’iu bashkuar Aleancës është konsensuale”, tha Stoldenberg në

konferencën për shtyp. Kurse Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksiç u shpreh se vendi i tij është gati për të qenë pjesë e kësaj organizate. “Këto janë kohë shumë delikate dhe sfiduese për Aleancën. Ne e kuptojmë se uniteti dhe solidar-iteti janë të nevojshme tani më shumë se kurrë. Ne jemi të gatshëm për të ndarë barrën me ju dhe të qëndrojmë krah për krah me aleatët”, u shpreh ai. Me 650 mijë banorë, Mali i Zi ka një ushtri të vogël me rreth 2 mijë trupa aktivë. Por diplomatët e NATO-s thonë se kjo ftesë dërgon një mesazh të qartë për Rusinë se ajo nuk mund të vërë veton në zgjerimin e Aleancës. Moska ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ky vendim i NATO-s do të përbënte kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Por ven-dimi ishte përgjigje e qartë e Aleancës, se dera e saj është e hapur, teksa kandidatët në pritje janë Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia.

FRD: Unitet dhe kontribut për stabilitetin euro-atlantik

Kerry: SHBA s’mbështet asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin e territorin e Kosovës

Vizita njëditore e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry ka qenë një sin-jal stabiliteti për Kosovën. Ndonëse

takim ishte i shkurtër sekretari amerikan i shtetit ka dalë para mediave i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Sekre-tari Kerry ka falënderuar Kryeministrin Isa Mustafa për pritjen e ngrohtë, të Qeverisë së Kosovës. “Jam mirënjohës për gjithë këtë pritje, Mendova se është shumë e rëndë-sishme, meqenëse jam duke shkuar në Beo-grad, dëshirova që të flas me të dyja palët e dialogut. Në emër të Presidentit Obama ju sjella përshëndetjet e tij dhe përkrahjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës”.

Me kryeministrin Mustafa dhe zëvendëskryeministrat tha se kanë folur për sfidat e Kosovës. “Unë kam ardhur këtu që të them se edhe Kryeministri edhe zëvendëskryeministri janë në rrugë të duhur për të krijuar vende pune. Ka shumë mundë-si të mira nëse punojmë bashkërisht. Nënsh-krimi i kohëve të fundit i MSA-së paraqet një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Unë jam këtu sot për tju përcjell res-pektin e Presidentit Obama dhe popullit amerikan për lider shipin tuaj. Ne i mbësh-tesim këto përpjekje. Nuk do të mbështesn-im asnjë marrëveshje që kërcënon sovra-nitetin dhe të ardhmen e Kosovës dhe territorin e Kosovës”.

Përshendetja e Kerry-it për popullin e Kosovës ka qenë vënia në dukje e arritjeve në vitet e fundit “por nevojitet edhe më shumë përparim nbga ana e të gjithë qytetarët për, lirinë e shprehjes dhe protesta paqësore por dhuna është papranueshme. Kuvendi Nuk është vendi ku duhet të hidhet gazlotsjellës. Një e ardhmne demokratike për Kosovës, kërkon që cdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë. Një e ardhme demokratike për Kosovës, kërkon që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë. Kërkojmë po ashtu që të përmbushen zotimet për Gjykatën Spe-ciale, dhe të hetohen të gjitha rastet korrup-tive. Jam krenar që mund të them se kombi im ka investuar pothuajse 1 miliard dollar për Kosovën. Ne jemi të përkushtuar që të gjitha bizneset e reja të kenë qasje për en-ergji të ripërtritshme. Besojmë se Kosova e re duhet të prodhoj më pak gazra të dëm-

Në kuadër të projektit “Të rinjtë u thonë jo armëve bërthamore” mbështetur

nga Maypole Fund, u realizuan një sere ta-kimesh informative në universitete për të informuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë mbi nevojën për ndalimin e armëve bërthamore si një mënyrë për të arritur paqen.

Këto aktivitete mbështeten financiarisht nga Fondi Maypole dhe organizohet në kuadër të lëvizjes për ndalimin e armëve bërthamore “International Campaign to Abolish Nuclear Ëeapons (ICAN)”. Suela Lala është aktiviste e kësaj lëvizjeje dhe aktiviste për të drejtat e per-sonave me aftësi të kufizuar. Ka një lëvizje glo-bale e cila synon ndalimin me anë të një trakta-ti ndërkombëtar të armëve bërthamore. Armët bërthamore janë të vetmet armë të shkatërrim-it në masë të cilat ende nuk janë ndaluar me një traktat ndërkombëtar siç ka ndodhur me armët kimike, biologjike, minat antikëmbësorike dhe municionet kasetore. Kostoja e mbajtjes së ar-senalit bërthamor është e jashtëzakonshme dhe nga një studim rezulton se në vitin 2010 kjo kosto ishte e barabartë me prodhimin e brend-shëm bruto të një vendi si Bangladeshi me 160 milionë banorë. Këto janë disa nga arsyet se përse duhet rritur ndërgjegjësimi dhe in-formimi i njerëzve në mbarë botën në mënyrë që të ushtrojnë presion tek shtetet e tyre për ar-ritjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare që do të stigmatizonte, ndalonte dhe eliminonte armët bërthamore.

Në kuadër të projektit aktivitetet u mba-jtën në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në Universitetin Beder dhe Universitetin “Lu-igj Gurakuqi” të Shkodrës. Studentët i pritën me mjaft interes këto takime informuese.

Fondi maypole: para nga gratë për gratë“Maypole Fund është një organizatë grash

pacifiste me vendndodhje në Angli. Kjo orga-nizatë mbështet nismat e grave si individë apo si grupime joformale. Maypole Fund mbështet ide për projekte në lidhje me paqen dhe siguri-në, antimilitarizmin, dhunën ndaj grave, armët bërthamore, mjedisin dhe autonominë sociale dhe politike të grave. Maypole mund t’ju ndih-mojë me grante deri në £750. Fondi Maypole u themelua në vitin 1986 nga gra të përfshira në lëvizje për paqe. Sot, janë një grup feministesh me prejardhje të ndryshme politike. Zakon-isht, janë burrat ata që zotërojnë dhe kontrol-lojnë paratë. Paratë e fondit Maypole u jepen grave nga gratë për t’u përdorur nëpër projekte dhe grupi menaxhues i këtij fondi përbëhet nga gra. Synimi ynë është të mbështesim aktivitete që promovojnë paqen nga individë gra apo grupe grash me qëllim përmirësimin e klimës së paqes, drejtësisë dhe mjedisit.”

shme. Pra Kosova e re do të jap kontributin e saj në ndryshimet klimatike. Pra ka të bëjë edhe me atë se shumë të rinj që kanë studi-uar jashtë të kthehen dhe të ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës”, ka qenë deklarata e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

Ndërsa numri një i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në hapje të konferencës ndër të tjera tha:

E njoftova z, Kerry për situatën aktuale në vend dhe prioritetet e Republikës së Kosovës.

Mustafa ka falënderuar sekretarin Kerry për ndihmën e SHBA-ve ndaj Kosovës së pasluftës, në shumë fusha, si në sektorin e sigurisë, institucionet e sundimit të ligjit, asis-tencës ndaj FSK-së, si dhe ndihmën e SHBA-ve që strehuan qytetarët e Kosovës gjatë luftës.

Qytetërt e Kosovës e vlerësojnë lartë ndihemën e SHBA-ve. Ne ndjejmë mirën-

johje dhe përgjgjësi të thellë për gjithë atë që SHBA-të kanë bërë për Kosovën. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, është vend multietnik. Pas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ne po presim liberalizimin e vizave. Mustafa tha se marrëveshjet me Ma-lin e zi dhe Serbinë do të argumentohen nga Komisionit profesionale dhe Gjykata Kush-tetuese. Ai tha se jemi të vendosur të lufto-jmë korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Qeveria e Kosovës për punon projektin e Ndërtimit të Kosovës së re, për të pasur en-ergji trë mjaftueshme, po krijojmë kushte për tërheqjen e investimeve direkte sidomos nga SHBA-të dhe ngritjen e nivelit të Arsim-it”, tha Kryeministri Isa Mustafa. Ne vlerë-sojmë lartë përkrahjen për marrëdhënie të ngushta me NATO-n, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. (BS)

Projekti

Takime informuese në universitete mbi rëndësinë e ndalimit të armëve bërthamore

Page 8: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Tani kur interesat e depozitave në lekë nuk janë më shumë se 1.5% për afa-tet 12-mujore dhe bankat pothuajse

kanë ndalur kredidhënien, një treg paralel huaje jashtë kanaleve bankare po zhvillo-het vrullshëm. Me ndërmjetësinë e noter-ëve, madje edhe me kolateral, të cilësuara si kontrata të huas, qytetarët japin me interes kursimet e tyre.

Vetëm në muajin nëntor, paraja jashtë bankave u rrit me 2.4 miliardë lekë. Edhe më parë gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit ishte vënë re një rritje e pazakontë e parasë jashtë kanaleve bankare e raportuar edhe nga Banka e Shqipërisë (shiko grafikun Pas daljes në zgjedhjet e qershorit 2013, paratë ikin sërish nga bankat në gjysmën e dytë 2014!/ Paraja jashtë korporatave depoz-ituese, janar 2010-nëntor 2014). Në janar-nëntor të vitit 2014, paraja jashtë sistemit u rrit me 14 miliardë lekë, ndërsa kredia e re në lekë e dhwnë nga bankat gjatë së njëjtës periudhë ishte sa gjysma e kësaj shume, vetëm 7,5 miliardë lekë.

Kjo para që po del nga bankat janë kur-simet e individëve, të cilët po i tërheqin nga llogaritë bankare për t’i investuar në forma të tjera me fitim më të lartë, e konfirmuar kjo dhe nga tendenca rënëse e kursimeve të indi-vidëve me afat në lekë (shiko grafikun: Indi-vidët “zbrazin” kursimet me afat në lekë nga bankat!/ Ecuria e depozitave me afat në lekë të individëve (dhjetor 2011-nentor 2014).

Noterët, e pyetur nga Monitor, konfir-mojnë se kontratat e huas ku palët japin dhe marrin para me interes janë rritur duk-shëm, të paktën 30% në krahasim me një vit më parë. Por, sipas tyre, ky fenomen në rritje vjen edhe për faktin se, tani njerëzit kur japin borxh, qoftë edhe të afërmeve të tyre, preferojnë të kenë një garanci në këtë rast noteri. Por si bankat, si “tregu i zi” i kredisë shihen të kenë një mbështetje lig-jore. Për bankat dihet se kanë mision krye-sor dhënien e huave dhe funksionet janë të rregulluara me ligj, por edhe kreditë në tregun e zi, në njëfarë mënyre, rregullohen pasi mbrohen nga Kodi Civil dhe kolaterali që administrohet nga koncesionari privat i barrëve siguruese.

Por tani që fenomeni i parasë me fajde nga noterët ka tejkaluar rutinën e zakon-shme, institucionet përgjegjëse nuk janë hedhur në veprim. Banka e Shqipërisë, in-stitucioni i detyruar me ligj për evidentimin dhe marrjen e masave për parandalimin e fenomenit për më shumë se tetë muaj është përfshirë në tranzicion nga arrestimi i ish-guvernatorit Fullani dhe një pjesë e stafit. Guvernatori i ri ka vetëm disa ditë që është

Si po lulëzon kredia informale

prezantuar dhe nuk pritet ta nisë nga ky shqetësim, për shkak të një emergjence or-ganizative në të cilin gjendet banka.

Nga aspekti ligjor kontrata e huasë tek noteri është e ligjshme, pasi shkëmbimi i vlerave monetare dhe materiale mes dy personave hyn tek liritë themelore. Kredia jashtë bankave është e dënueshme vetëm ku vlerat monetare jepen me interes nga një grup i organizuar për qëllime fitimi. Por, tani kur huatë noteriale kanë kaluar ruti-nën e zakonshme dhe ofrohen me interesa të larta, rreziku për një fajde në hijen e ligjit është shtuar.

tregu i zi, intereSa të larta mujore dhe aFate të ShkurtraKontratat e huas jashtë bankave

përgjithësisht janë për shuma të vogla dhe afate shumë të shkurtra. Palët e interesuara, në rastet kur shkojnë te noteri, bien dakord paraprakisht për kushtet, duke lënë edhe një kolateral që në të shumtën e rasteve janë pasuri të lëvizshme. Sipas një vëzhgimi që “Monitor” bëri në disa noterë u pa se inte-resat në huadhënien jashtë bankave janë të larta dhe me përllogaritje mujore dhe jo vjetore. Interesi mujor varion nga 2-5% sipas rastit. Për një borxh 5 mijë euro, për tre muaj, kërkohen 6500 euro. Nëse shuma nuk kthehet në kohë, fillon një penalitet ditor më shumë se 50 euro dhe, nëse edhe pas një muaji penalitetesh, përsëri shuma nuk ka mundur të likuidohet nga huamar-rësi, atëherë palët shkojnë në gjykatë. Po të llogariten me bazë vjetore interesat e huave në tregun e zi variojnë nga 30 deri mbi 60%.

Akti noterial është titull ekzekutiv dhe në këtë mënyrë, gjykata i jep të drejtë palës që ka dhënë borxhin të nisë ekzekutimin e ko-lateralit (shiko aktin noterial të skanuar për një rast kredie te noteri, ku janë fshirë emrat e palëve).

Pala huadhënëse, nëpërmjet përmbari-mit, nis procedurat e ekzekutimit, njësoj si për bankat. Shembulli në fjalë është vetëm njëri, por kontratat e huave zënë një pjesë të madhe të aktivitetit të noterëve, sidomos katër muajt e fundit. Ata shpjegojnë se, në përgjithësi, shumat janë të vogla, porse in-teresat janë të larta në raport me bankën, gati katër herë ose më shumë. Por noterët, edhe pse pohojnë se ka rritje të huadhënies jashtë bankave thonë se huamarrësit dhe huadhënësit janë po aq të mbrojtur nga ligji sa edhe bankat. Madje shpengojnë se, ndër-mjetësimi i tyre është më i shpejtë dhe me pak kosto. Noterët nuk mbajnë komisionin dhe firmosja bëhet për pak minuta me pra-ninë e palëve.

Sipas tyre, burimet e financimit që ush-qejnë huan jashtë bankave janë prurje nga emigrantët dhe kursime individësh. Ata sqa-rojnë se mungesa e kredisë nga bankat është një faktor për nxitjen e transaksioneve të huave jashtë sistemit. Por së fundmi, shihet se nxitësi më i madh janë interesat e ulëta të depozitave në banka. Në përgjithësi, afatet e kthimit të huave në tregun informal janë të shkurtra. Por ka edhe kontrata të mëdha që shkojë në disa dhjetëra mijë euro, ku po lihen peng edhe shtëpitë.

Ka dy lloje kontratash që firmosen te noteri, ato me interes dhe pa interes. Në

përgjithësi, aplikohen kontrata pa theksuar interesat, për të shmangur tatimin, ndërsa palët e kanë një marrëveshje të fshehur. Ko-laterali janë zakonisht makinat, dhe sende të lëvizshme me vlerë si celularë etj. Vlerat e kolateralit në tregun e zi variojnë në eks-treme nga 100-200% të vlerës së borxhit të marrë. Noterët pohojnë se për shuma mbi 1 milion lekë raportojnë tek Agjencia e Paran-dalimit të Pastrimit të Parave.

hipotekë edhe për huat jaShtë bankaveNjësoj si hipoteka për pasuritë e palua-

jtshme, ekziston një hipotekë për pasuritë e lëvizshme (Regjistri i Barrës Siguruese – RSB), e cila prej 5 vitesh është dhënë me koncesion dhe nuk administrohet më nga shteti. I krijuar që në vitin 2001, Regjistri i Barrës Siguruese ka për qëllim që t’u sigu-rojë kreditorëve mjete për të regjistruar ko-laterale mbi pasurinë e luajtshme të debi-torëve. Regjistri siguron një sistem kërkimi me informacion aktual për palët e interesu-ara për të marrë apo për të dhënë hua, duke u bazuar mbi pasuritë e prekshme apo të paprekshme si kolateral.

Por që nga krijimi i tij, gati për një dekadë, Regjistri ngeli me funksione të cun-guara dhe me një aktivitet shumë modest, deri sa në vitin 2010, qeveria vendosi të je-pte me koncesion.

Bazuar në ligjin “Për koncesionet”, operi-mi dhe menaxhimi i funksioneve të hipo-tekës së pasurive të luajtshme iu kalua me koncesion Shoqërisë ROEN Company në prill të vitit 2009. Klientët kryesorë të regjis-

Një treg paralel huaje krahas bankave po zhvillohet me shpejtësi. Noterët faktojnë një rritje të aktivitetit në nënshkrimin e kontratave të huas, ku individët dhe bizneset marrin borxh te njëri-tjetri. Afatet janë të shkurtra dhe interesat variojnë 2-5% në muaj (30-60% në vit). Banka e Shqipërisë konfirmon se, paraja jashtë bankave u rrit me 14 miliardë lekë në vitin qe shkoi4, dy herë më shumë se në vitin 2013 që ishte vit zgjedhor. Tregu informal i huas kalon nga noteri madje edhe me kolateral

Page 9: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 9

ekonomi

trit janë bankat komerciale, organizata dhe institucione kredidhënëse, si dhe shoqëri të tjera financiare, shoqëritë e leasing, studiot ligjore, studiot noteriale të të gjithë vendit dhe drejtoritë lokale dhe qendrore të tatim-taksave, dhe individë të interesuar për kërki-min e informacionit në regjistër për të veri-fikuar barrën siguruese.

Por koncesionari i ri i RSB mori mbështetje nga qeveria në vitin 2010, e cila me një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Ekonomisë detyroi që çdo transaksion shitjeje, lidhje kontrate midis palëve apo transferim pronësie, duke filluar nga muaji maj 2010 duhej të shoqëro-hej me certifikatë të barrëve siguruese. Ud-hëzimi i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Ekonomisë detyron noterët të kërkojnë informacion të shkruar në lidhje mbi të dhënat e RSB para se të noterizojnë transaksione si, shitje automjetesh, blerje makinerish të tjera, kontratë qiraje me afat më të gjatë se një vit, kontratë furnizimi, kontratë shërbimi, depozita bankare, trans-ferim pronësie, kontratë posedimi, kontratë komisioni; kontratë sipërmarrjeje, etj. Çdo vërtetim që lëshojnë barrë siguruese kryhet kundrejt 1500 lekëve.

Në rastet e kontratave të huas, noter-ët kërkojnë informacion nga të dhënat e regjistrit nëpërmjet plotësimit të formularit të posaçëm. Ky udhëzim, në fakt, i mbron kreditorët në tregun informal nga moskthi-mi i huave dhe nga ana tjetër, krijon mundësi për një biznes më të mirë për koncesionarin e Regjistrit të Barrës Siguruese. Në lidhje me kontratat e huas, noterët kërkojnë informa-

cion nga “Hipoteka e Pasurive të Luajtshme” për automjete, çiklomotorë, makina bujqë-sore, makina teknologjike, mjete fluturimi, mjete lundrimi, motomjete, motorë mjet fluturimi, rimorkio etj.

Baza e të dhënave mbi transaksionet e barrëve siguruese është një regjistër elek-tronik me anë të të cilit klientët regjistrojnë “pengjet”, zgjatjen e afateve dhe zëvendësi-min e tyre. Kështu, huamarrja nga noterët garantohet me pasuri të luajtshme të regjis-truara në këtë RSB, të cilat ekzekutohen në rastet kur huaja nuk shlyhet sipas kushteve të pranuara në kontratën noteriale.

huaja nga noteri rregullohet me 6 nene të kodit civil

Noterët shpjegojnë se kontrata e huas jashtë bankave kur bëhen nga studiot lig-jore ose noteriale rregullohet me 6 nene të Kodit Civil. Neni 1050 i Kodit thotë se “me kontratën e huas njëra palë (huadhë-nësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamar-rësit) një shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit”. Më pas, neni 1051 thotë se “huamarrësi duhet t’i paguajë huadhënësit kamatat. Kamatat, për të cilat është rënë dakord, paguhen çdo vit, përveçse kur palët kanë parashikuar ndryshe. Mospagimi i kamat-ave përbën mospërmbushje thelbësore të detyrimit”. Në rast se palët janë marrë

vesh për kthimin me këste të parave ose të sendeve dhe huamarrësi nuk përmbush detyrimin e pagimit të dy kësteve ose nuk përmbush, me një vonesë prej më shumë se tre muajsh, pagimin e vetëm një kësti, huadhënësi mund të kërkojë kthimin e menjëhershëm të parave ose të sendeve të dhënë hua, përcaktohet në Kodin Civil. Gjithashtu, Kodi përcakton se, kur kthimi i sendeve të dhëna hua është bërë i pamun-dur ose tepër i vështirë, ky është i detyruar të paguajë vleftën e tyre, duke marrë para-sysh kohën dhe vendin në të cilën do të bëhej kthimi.

banka e ShqipëriSë: paraja jaShtë bankave ëShtë rriturNdërsa paraja e gjerë në ekonomi ka ulur

ritmet e rritjes, paraja jashtë bankave ka ar-dhur në rritje. Banka e Shqipërisë, në rapor-tin e fundit të politikës monetare, thotë se gjatë muajit nëntor, paraja jashtë bankave ka arritur në 29% e agregatit M2 ose në vlera neto 206,7 miliardë lekë. Rritja me ritme të forta nisi në muajt e verës, korrik, gusht dhe shtator, duke arritur në 8,6 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë pohoi se kjo rritje ishte përtej faktorëve sezonalë. Më tej, gjatë mua-jit tetor, u vu re një reduktim i fenomenit, pasi paraja jashtë bankave u tkurr me 2,1 miliardë lekë. Por në fund të muajit nëntor, sërish dolën jashtë sistemit edhe 2,6 mili-ardë lekë të tjera.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se, fenomeni është nxitur nga ulja e ndjeshme e interesit të depozitave në banka, të cilat shënuan vlerën më të ulët historike në fund

të nëntorit në 1.56% nga 4.1% që ishin në fund të vitit 2013. Zvogëlimi i normave të in-teresit të depozitave në lekë është shtrirë tek të gjitha maturitetet kryesore.

Normat e depozitave në euro janë shfaqur më të qëndrueshme, duke regjis-truar ulje të lehta. Mesatarisht, interesi për depozitat 12-mujore në euro rezultoi 0.62% në tetor-nëntor, nga 0.65% në tremujorin e tretë të 2014-s. Por ndërkohë normat e in-teresit të kredisë nuk janë ulur me të njëjtat ritme. Për huat në lekë, ritmet e uljes së inte-resave kanë qenë më të ulëta. Interesi afatg-jatë, i cili lidhet kryesisht me kredi investi-mi, ka rënë mesatarisht në 7.4% në muajt tetor-nëntor, nga 7.9% në tremujorin e tretë. Krahas tij, edhe segmenti afatmesëm ka regjistruar ulje dhe niveli i tij mesatar për dy muajt e fundit rezultoi i zvogëluar me 0.25% nga tremujori i mëparshëm, në 10.31%.

Por, bankat nuk është se kanë reflektuar rritjen e kreditimit nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë.

politika monetare Si nxitëSeQë pas krizës së vitit 2008, Banka e Shq-

ipërisë ka lehtësuar politikën monetare, duke e ulur normën bazë të interesit në 2% në fund të janarit. Tentativa e Bankës së Shqipërisë për të injektuar likuiditet në eko-nomi nëpërmjet nxitjes së kredidhënës nuk ka qenë shumë efektiv. Në të kudnërt është nxitur tkurrja e depozitave të individëve në banka. Në fund të nëntorit, depozitat në lekë u tkurrën me 6.7% me bazë vjetore. Rë-nia e depozitave ka vijuar gjatë gjithë vitit, pasi interesat e ulëta kanë nxitur tërheqjen e tyre për t’i investuar në forma të tjera me fitime më të larta.

Llazi Balliu, një bankier me përvojë dhe ish-anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes, shpje-goi se liberalizimi i politikës monetare mbetet pa efekt, nëse nuk është bazuar në kërkesën reale të ekonomisë. Balliu kujton se bankat kanë pohuar se nuk ka kërkesë dhe projekte serioze nga biznesi për të dhë-në kredi të shëndosha.

Kështu, aktivizimi e likuiditetit pa një kërkesë të nxitur nga ekonomia reale nuk e ka nxitur kreditimin, përkundrazi është bërë shkak për ikjen e kursimeve nga bankat.

Investimi i mëtejshëm jashtë kana-leve bankare ndaj huamarrësve që janë në listën e zezë të bankave shton riskun dhe rrezikon të kthehet në një problematikë so-ciale të mprehtë. Rritja e financimit përmes burime alternative është konfirmuar dhe nga Banka e Shqipërisë në raportet tremu-jore të standardeve të kredidhënies. Në një prej tyre BSH pohon se, “faktorët kryesorë që kanë ndikuar negativisht kërkesën për kredi të bizneseve janë situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike në vend dhe përdorimi i burimeve alternative të finan-cimit”. Më këtë pohim, Banka e Shqipërisë është në dijeni të një fenomeni në rritje të kredisë jashtë kanaleve bankare. Banka ka lënë të kuptojë se financimet jashtë siste-mit janë aq të larta sa kanë ndikuar në uljen e kërkesës për kredi në banka. Nga të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues është raportuar vazhdimisht që kushtet kreditimit janë shtrënguar. Kjo do të thotë se, vlera e kolateralit që kërkohet është më e lartë. Kjo sjellje e bankave me prirje sh-trënguese e ka çuar tregun informal të kre-disë në zhvillime më të shpejta, sidomos gjatë gjashtëmujorit të fundit.

huaja në tRegun e Zi

- Noterët konfirmojnë se kontratat e huas, ku palët japin dhe marrin para me interes, janë rritur duk-shëm, të paktën 30% në krahasim me një vit më parë.

- Në janar-nëntor të vitit 2014, paraja jashtë sistemit u rrit me 14 miliardë lekë, ndërsa kredia e re në lekë e dhë-në nga bankat gjatë së njëjtës peri-udhë ishte sa gjysma e kësaj shume, vetëm 7,5 miliardë lekë

- Me bazë vjetore, interesat e huave në tregun e zi variojnë nga 30 deri mbi 60%

- Njësoj si hipoteka për pasuritë e paluajtshme, ekziston një hipotekë për pasuritë e lëvizshme (Regjistri i Barrës Siguruese – RSB), e cila prej 5 vitesh është dhënë me koncesion

Page 10: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 10

kulturë

Ishte folur herë pas here dhë në mënyrë të paqartë se kurora mbretërore shqiptare është më e vjetra në Evropë. Grishëse për studiuesit dhe mahnitësit e gojëdhënave. Ka qenë një hipotezë e

lëshuar nëpër artikujt sporadik por asnjëherë nuk ishte gërmuar nëse kanë vërtetësi këto thënie. Ka qenë studiuesi Jaho Brahaj që nuk ka qëndruar indiferent duke hyrë drejt në temë të këtij gjurmimi duke depërtuar në burime të ndryshme, literaturë shkencore brenda e jashtë vendit, ka sjellë në një botim “Dardani” një argument që tash këtë tezë e bën bindëse. Kurora mbretërore shqiptarë është më e vejtra në Ev-ropë, dhe të gjitha hulumtimin e tij e ka përmbledhur në ribotimin e dytë “Dardania” duke hyrë në thellësinë e organizimin e tyre shoqëror të të parëve tanë, rreth kësaj kurore...Me Lekën e Madh, autori thotë se kemi dëshmuar për herë të parë si kurorë simbolin e lashtë pellazgo-ilir të hyjnisë së lashtë të dhisë Almate. Ai na sjell një dëshmi të albano-logut gjerman Hahn me përmasa botërore, kur më 1853 vërteton se: vendlindja e Aleksandrit të Madh, në një hartë shënohet fshat i Matit. Portreti i Lekës së Madh i argumentuar me simbolin-kult të dhisë Al-mate fuqidhënëse i ka rrënjët në mitologjinë pellazgo-ilire që është thënë për të dhënë rrënjët e kurorës shqiptare mbretërore. Këtë kurorë i pari e ka vënë në kokë Aleksandri i Madh për mbarësi si luftëtar, në Babiloni më 10 qershor të vitit 323 para Krishtit. Aleksandri i Madh vdiq në moshën 32 vjeçare, pasi kishte arritur të ndërtonte një perandori që shtrihej nga Shqipëria moderne deri në lindje të Pakistanit. Mbetet enigme kush e ka vrarë Aleksandrin e Madh. Ai gjatë luftës 12 vjeçare kishte treguar forcë të madhe në Azi. Disa e përshkruajnë si të shen-jtë. Në vitin 325 para Krishtit, duke luftuar vetëm me një dorë kundër luftëtarëve të Azisë Jugore, Aleksandri u plagos nga një shtizë në gjoks, po megjithatë ai vazhdoi luftën dhe marshimin e tij luftarako-ushtarak.

Ai përshkroi një udhëtim 60 ditor në bregun e Iranit jugor, si pa-sojë Mbreti u sëmurë rëndë e vdiq. Vdekja e tij tronditi ushtrinë prej 50 mijë trupash. Mbas Aleksandri të Madh kurorën mbretërore të hyjnisë së lashtë pellazgo-ilire të dhisë almate e vuri në kokë Skënder-beu, në luftë kundër pushtuesve turq, dhe e mbajti me lavdi e krenari për mbrojtjen e Shqipërisë.

Disa kohë këtë kurorë e vuri në kokë edhe Ahmet Zogu ndoshta...i cili i vuri emrin djalit të tij Aleksandër (Lekë). Por, qëllimi i këtij shkri-mi është indinjata si qytetar, atdhetar e patriot se po hidhet baltë e po përdhosen simbolet e kombit shqiptar. Kurora mbretërore e Mbretërve tanë tani po vendoset vend e pa vend aty ku nuk i takon askujt me loz me ksulën e mbretërve!

Për shembull një firmë karburanti ka afishuar në pikat e karbura-nitit të tij anëmbanë Shqipërisë kurorën mbretërore. Përveç karbu-rantit me simbol kombëtar, e kam parë të vendosur edhe tek policët?! Mendoj se këto simbole duhen të “mbrohen” e të kenë vend dinjitoz si në Presidencë apo në Kuvendin shqiptar. Për këtë duhet të reagojnë historianët, studiuesit, institucionet që të mos shpërdrohen e përdho-sen këto simbole kombëtare, që ndiqen nga një histori e gjatë dinjiteti.

Disa ditë më parë, në Bib-liotekën “Marin Barleti” të Shkodrës u promovua

përmbledhja monografike studi-more e titulluar “Bekim Fehmiu-Odiseu i Kosovës” e gazetarit të njohur, Fahri Musliu. Ky libër sjell të botuara për lexuesin tekste, metatekste, foto të rralla, vlerësime të hapësirës shqiptare, ballkanike dhe botërore për figurën e aktorit Bekim Fehmiu. Nën këtë titull vijnë konsiderata me vlerë të kineastëve, aktorëve, regjisorëve, akademikëve, gazetarëve, kritikëve nga mbarë bota e artit dhe e kulturës. Autori Fahri Musliu me “përvujtninë” e tij prej studiuesi, na shfaqet si një prej hulumtuesve më të shquar të jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut. Nga kjo vepër studimore mund të citojmë disa rreshta që bëjnë për-shtypje nga parathënia e titulluar “Ne i kemi borxh Bekimit”. “Bekimi ka qenë një shqiptar i madh në çdo aspekt, dhe mbi të gjitha njeri dhe intelektual i madh. Dhe atdhe-dashurinë e tij e ka dëshmuar me rezultate konkrete duke e shkruar emrin e shqiptarit me shkronja të arta në majat e kinematograf-isë botërore. Bekimi si aktor nuk i ka takuar askujt, por miliona ad-huruesve, ai i takon tërë botës siç u takojnë edhe të gjithë artistët e tjerë…”. Kjo qasje e sinqertë ndaj figurës së Bekim Fehmiut është një nga më tërheqëset në mbarë historinë e monografive biografike shqiptare. Dëshira për të komuni-kuar me një lexues sa më të gjerë

Kurora mbretërore të “mbrohet” nga shpërdoruesit

nga idriz pAshA

Një monografi për Uliksin shqiptar

e bën veprën studimore të Fahri Musliut një shembull domethënës për kërkuesit shkencorë, të rinj apo me përvojë qofshin. Bekim Fehmiu do të mbahet mend gjatë për role të larmishme në filma si: “Mbledhësit e puplave”, “Aventuri-erët”, “Dezertori”, “Java e zezë”, “E dashura ime Libera”, “Salon Kiti”, “Leja për vrasje”, “Xhinxhis Kan”, “Protesta”, “Edukata speciale” etj., por pa harruar shkëlqimin në ro-lin e Uliksit tek seriali i famshëm “Odiseja”.Përmes këtij libri na rrëfehet se Bekim Fehmiu ia doli si star kinemaje të fitonte dashurinë e miliona spektatorëve, të cilët sig-urisht panë te personazhi i tij diç-ka që kishte kuptim për të gjithë, diçka që shkon përtej caqeve të tërheqjes vetjake ose të artit vetjak. Në raste të tilla gjithmonë ndodh që të ndërmenden ngjarje të ng-jashme me këtë veprimtari pro-movuese. Seç na u kujtua një pro-movim libri i pak kohëve më parë i shkrimtarit të njohur bashkëkohor triestin Claudio Magris në Univer-sitetin e Shkodrës, i cili duke pre-zantuar veprën e tij “Danubi” do të shprehej: “Besoj që për të treguar sesi kanë lindur disa prej librave të mi, është thelbësore të nisesh nga përvoja që unë kam me kufirin.

Tek “Danubi” kam bërë atë që kam mundur. Jeta është realisht një ud-hëtim dhe “Danubi”, bëhet romani i një personazhi në të cilin gjej vet-veten, jo vetëm duke u zhytur në botën e brendshme, por edhe duke dalë jashtë saj për të gjetur botën që na rrethon”. Do të shtoja se py-etja e madhe që shtrohet është nëse individi mund ta përshkojë jetën e tij duke u rritur pozitivisht, si dhe duke ruajtur vetveten. Në këtë mënyrë udhëtimi na shër-ben për t’u kthyer në shtëpi duke konfirmuar personalitetin tonë. Motivi i udhëtimit në veprat më domethënëse të letërsisë botërore do t’ju ndërmendë pa dyshim edhe Odisenë e Homerit. Natyrshëm për ne Odiseja i letërsisë është përjetë-suar në celuloid nga Bekimi ynë, i cili me jetën e tij dëshmoi se është një thyes i madh i kufijve.

“Karriera e Bekim Fehmiut,- shkruan Marko Kostiq në librin që u prezantua,- ndoshta është përsh-krimi i drejtë i karakterit shqiptar, i atij që kur njëherë arrin rezultatin e dëshiruar, i ofron shkëlqimin refle-ktues edhe serbëve, jugosllavëve, romakëve dhe amerikanëve”.

Bekim Fehmiu është i vetmi aktor që në Perëndim ka xhiruar mbi 20 vjet duke thyer “perden e

Tekste, foto të rralla, vlerësime të hapësirës shqiptare, ballkanike dhe botërore për figurën e aktorit Bekim Fehmiu, të cilat gazetari Fahri Musliu i ka përmbledhur në monografinë studimore “Bekim Fehmiu -Odiseu i Kosovës”, promovuar pak ditë më parë në Shkodër

Page 11: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 11

ekonomi

hekurt” thuhet në këtë libër. Ai e ngriti interpretimin dhe artin e tij mbi politikën, e cila si pjesë e njëmendësisë ballkanase shumë shpesh i ka bërë karshillëk ar-tistëve të sojit të tij. Aktori ishte protagonist i kulturave të hapura, besnik i sferës së lirisë që arti pre-dikon. Sa shumë stonon rrugëtimi i tij real dhe fantastik, me ecejaket tona brenda njëmendësisë ball-kanike. Aty ku ndërkombëtarizo-hen ligësitë dhe prapësitë e një politike të mbrapshtë, natyrisht nuk ka vend për artistin vetmitar. Vetë titujt e artikujve të mbledhur anembanë janë shumë intere-santë, por jo më pak të tillë janë edhe nyjëtuesit e këtyre mendi-meve, të cilët i përkasin qiejve të artit dhe shmangin me dashje dhe me përçmim fobinë ndaj të huajit. Do ta vlerësoja këtë libër pikër-isht edhe për këtë lloj dialogjizmi në diskurs. Ai është në koherencë të plotë me strategjinë jetësore të personazhit-aktor, Bekim Fehm-iut, i cili me udhëtimin e tij prej Uliksi në këtë botë, na rrëfeu se arti dhe kultura depërtojnë dhe nuk ka forcë fizike që t’i ndalojë. Një nga artikujt e përfshirë në monografi dhe që përkëdhel vë-mendjen “provinciale” shkodrane, është edhe ai i Besi Bekteshit “Kur Bekimi e vizitoi Shkodrën”. Bëhet fjalë për vitin 1972, ku na dëshmo-het një shënim i Bekim Fehmiut në fletët e muzeut të atëhershëm: “Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmi-jërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”. Stu-dimi voluminoz dhe shterues i autori Fahri Musliu për kontribu-

tin e vyer të Bekim Fehmiut në kinematografinë botërore i ka pa dyshim refleksionet edhe për kul-turën shqiptare. Vepra e tij përbën një nga shtyllat e burimeve biblio-grafike për këtë aktor të famshëm. Do ta përfundoja këtë shkrim me hyrjen e kësaj monografie, si dhe duke ftuar lexuesin që ta prekë me sy këtë libër. “Odiseu iu kthye Ita-kës. Bekimi u nis nga Prizreni në vitin 1956, në ujërat e panjohura e arriti kulmin në profesion dhe u bë njëri nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave, me përmasa botërore…E luajti aktin e fundit të dramës që quhet jetë, por prapa perdes, pa publik: skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i së cilës ishte ai vetë. Dhe sërish u kthye në Prizren, në urnën me hirin e trupit të tij që, sipas dëshirës së tij, të hid-hej në lumin Bistricë, përmes tij do të derdhej në Drin e Bunë dhe do të arrijë në Detin Adriatik, në Jon e Egje për të vazhduar më tej nëpër Mesdhe, Oqeanin Atlantik e ujërat e tjerë të botës. Nuk ishte i askujt ekskluzivisht, ka qenë i vet-vetes dhe i secilit…Odiseu iu kthye Itakës: Ujit, Dheut dhe Qiellit të Prizrenit të cilin e ka dashur aq shumë… Ishte kjo estetika e jetës dhe e vdekjes së aktorit të madh…Mbeti heshtja me të cilën Bekimi ka jetuar gjatë 20 vjetëve të fun-dit. Dhe kujtimi i amshueshëm”. Kjo monografi e konceptuar dhe e shkruar me kaq finesë i jep një garanci më shumë ndriçimit dhe përjetësimit të këtij ylli të kine-masë, ndaj për Fahri Musliun duhet një falënderim i madh për këtë dhuratë që na solli.

*Dr. Gëzim Puka, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Javen qe shkoi në sallën “Black box” të Akademisë së Arteve janë ndarë çmimet e edicionit të parë të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2015”; shkrimtarja Ana

Kove në këtë nismë letrare konfirmon institucionalisht ekzistencën e brezit të ri

A ekziston një brezi i ri për letërsinë dhe artet?!Ka pak të rinj që shkruajnë dhe merren me

letërsi, dhe si një moto për të promovuar tra-ditën e qëmtuar nga talentet e rinj, Shtëpia

botuese “Toena” në prill të këtij viti i dha jetë edi-cionit të parë të Festivalit Letrar për të Rinj, “Tirana 2015”. Pas disa muajve dhe kalimit përmes fazave selektuese, javën që shkoi në sallën “Black box” të Akademisë së Arteve është finalizuar ky konkurrim, duke ndarë 10 çmime për të rinjtë krijues.

Çmimet e para të Festivalit në prozë: Agron Bajraktari; poezi: Ermira Bashi Omari; ese: Kiara Lalo. Festivali e nisi rrugën me temë “Pasqyrat e kohës sime”, për të cilën 56 krijime në të tria gjinitë mbërritën në redaksinë e “Toenës”, përmes apli-kimit online në faqen zyrtare facebook të festivalit. Kështu, pas skicimit të idesë nisi puna e semin-areve rikrijuese në tri universitete. Shkrimtari Ylljet Aliçka ka punuar mbi prozën e skenarit, ku fituesit morën disa mjete për të ndërtuar një skenar të fil-mit me metrazh të shkurtër. Për esenë dhe foto-grafi, studiuesi i arteve pamore, Gëzim Qendro në Universitetin Polis u ka rrëfyer studentëve në ese se si fotografia lidhet me kujtesën, si një imazh për jetën që nuk humbet.

Në cilësinë e anëtares së jurisë për çmimin inkurajues të publikut, shkrimtarja Ana Kove tha se dhënia e këtij çmimi impenjoi jurinë, duke vlerësu-ar me këtë çmim Lorela Veshajn, tashmë një inicim letrar që konfirmon institucionalisht ekzistencën e brezit të ri. Shkrimtari dhe skenaristi Ylljet Aliçka ndërsa do të vlerësonte me çmimin inkurajues të publikut të seminareve rikrijuese në prozë e skenar, ndau mes të tjerash se ka pasur prurje mjaft intere-sante në këtë lëmë, duke shpallur fituese Gentiola Sulkon; Çmimi inkurajues i publikut i seminareve rikrijuese në ese dhe fotografi iu dha Elda Elezit, e cila tha se vlerësimin e shihte si një simbolikë në ditën e dhunës ndaj femrave duke ua dedikuar pu-nën e saj vajzave shqiptare; për çmimin në semin-are rikrijuese në poezi, grafike dhe instalacion, ar-tisti e pedagogu Ardian Isufi vlerësoi komunikimin dhe dialogun e artistëve të grafikës, duke veçuar punën mbështetëse të të riut Tom Kadiu, me ilustri-met mbi ngjarjet që shqetësojnë sot Evropën. Në fakt kanë qenë gjashtë student të cilët kanë bashkë-punuar me të rinjtë konkurrues, për të cilët u ndanë certifikata për punën e tyre mbështetëse. Ata ishin: Samet Jahja, i cili tha se ishte përpjekur t’i përshtatej poezisë përmes instalacionit; Anisa Paturi duke il-ustruar poezinë “Era e vdekjes”; Xhenis Dhima me përshtatjen e afrinë e ndjeshmërisë poetike të “Hije mbi asfalt”; Elda Bleta një grafiste e talentuar, e cila tha se ishte munduar të prekte femrën me mjaft de-likatesë duke krijuar ndërkohë një lloj ditari me pu-nët e saj; Dritan Thomaraj ka konkretizuar poezinë në një situatë urbane, i cili në marrjen e certifikatës tha se shtëpia botuese “Toena” nuk po lë anemikë të rinjtë me krijimtarinë e tyre.

Një model dialogu dhe komunikimi të jashtëza-konshëm në krijime dhe me nivel të lartë ishin mendimet e jurisë për të këto punë mbështetëse të krijuar mes poezisë dhe grafikës nga shkolla e akademisë. Dhe pikërisht, çmimi inkurajues të seminareve rikrijuese për artistin pamor duke i mëshuar origjinalitetin të idesë, një vepër artis-tike në gjenezë, iu dha artistes së re, Elda Bleta, për punën krijuese si artefakt mbi një ditar ajo vizaton

gjurmë grafike dhe poetike.Shkrimtari Fatos Kongoli ndau për të rinjtë

çmimin e parë në prozë, duke u vlerësuar Agron Bajraktari. Është ndalur shkrimtari për të treguar se sa e vështirë do të jetë për këta të rinj gara le-trare në të ardhmen, dhe sa inkurajuese janë or-ganizime të tilla për rinj, duke kujtuar se letërsia i ngjan një gare vrapimi 100 metërsh, që nuk fiton ai që pret shiritin, por është një garë e gjithë jetës ku fiton ai që arrin deri në fund.

Ndërsa, në fund është ndarë çmimi i parë në ese, në cilësinë e jurisë nga studiuesi Behar Gjoka, duke vlerësuar reflektimin e Kiara Lalos.

Këto krijime “u shqyrtuan” nga tre juri: Juria e Festivalit e përbërë nga Sonila Kapo – kryereda-ktore e Shtëpisë Botuese Toena, përkthyese me përvojë të gjatë e disa autorëve të rëndësishëm

francezë e italianë ashtu si edhe redaktore letrare, koordinatore projektesh të rëndësishme kulturore dhe jo vetëm. Anrila Spahija (Ana Kove) – shkrim-tare, përkthyese e gjuhës gjermane. Belfjore Qosja – pedagoge e Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

studiuese e letërsisë shqipe dhe pedagoge e teo-risë së letërsisë, letërsisë shqipe dhe shkrimit aka-demik. Juria e përbërë nga trajnerët e seminareve rikrijuese pas dy përzgjedhjeve të sipërpërmendu-ra, online, juria e publikut, dhe nga Juria e Festivalit u përzgjodhën 18 konkurrentët që garuan në fazat e tjera të Festivalit. Për këtë edicion të parë, organiza-torët shfaqën një material filmik si një gjest jetësimi dhe inkurajimi për të rinjtë, ku studentët kanë rrë-fyer për mundësinë dhe hapësirën që iu dha për të eksploruar në shumë fusha të artit.

ÇMIMET E PARA TË FESTIVALITprozë: Agron Bajraktaripoezi: Ermira Bashi Omariese: Kiara Lalo

ÇMIMI INKURAJUES I PUBLIKUTprozë: Ermelinda Pashajpoezi: Xhiliola Lamajese: Lorela Veshaj

ÇMIMI INKURAJUES I SEMINAREVE RIKRIJUESE:Skenar: Gentiola SulkoFotografi: Elda Eleziart grafik: Dritan Thomaraj dhe Elda Bleta

Page 12: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 12

shëndet

Veza është cilësuar si një ushqim i shëndet-shëm. Kosnumimi i saj ka një rëndësi të ve-

cantë në mbrojtjen e shëndetit nga sëmundja e kancerit. Disa arsye se pse duhet të konsumo-jmë vezë janë;

Zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit. Vezët janë një nga burimet më të mira të “choline”-s. Një vezë e madhe ka 33 për qind të vlerave që rekomandohen në ditë. Një studim i publikuar këtë vit ka zbuluar se gratë që konsumojnë shumë choline janë për 25 për qind më pak të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit. Kjo është një arsye e fortë pse veza nuk duhet të mungojë as-sesi në dietën tuaj të përditshme. Vezët mirëm-bajnë shikimin. Të verdhët e vezës gjithashtu janë përplot me yeaxanthin dhe lutein, që të dyja materie antioksidues që janë treguar se

Veza ju mbron nga kanceri

Kolesteroli, kur është i rrezikshëm për shëndetinRritja e kolesterolit në gjak

bëhet shkak për një sërë sëmundjesh dhe sidomos

për sëmundjen e zemrës. Rritja e kolesterolit shfaqet që në moshën 40-vjeçare, por, ka raste edhe më përpara. Ndodh të na ndjekë kudo, pa u larguar për asnjë moment.

Pikërisht atëherë, zë fill tun-dimi nga ushqimet e preferuara, por, që shumë shpejt kthehen në fruta të ndaluara. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kolesteroli i lartë, apo thjesht kolesteroli, nënkup-ton një dietë të kujdesshme për të mbrojtur funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Por çfarë njohurish të nevo-jshme zotërojmë rreth “vlerave” personale të kolesterolit, që duhet të ketë secili prej nesh? Së pari, duhet të kemi të qartë se për çfarë kolesterine flasim. Tashmë jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e HDL-së dhe LDL-së në gjakun tonë. Shuma e tyre përbën kolesterolin, për të cilin diskutojmë.E para, i ash-tuquajturi “i mirë”, përbën atë që shpesh edhe vlerësohet si kolesteri-na mbrojtëse. Më i rrezikshëm është prania e me tepricë e LDL-së. Nëse sasia e përgjithshme e kolesterinës i kalon të 250 miligramët, ka shumë mundësi që LDL-ja të jetë rritur.

SëmundjaNëse duke u bazuar në analizat

e gjakut mjeku mendon se sasia e kolesterolit është e rritur, përpara se ai t’u vendosë në regjim dietor-ushqimor dhe t’u përcaktojë mjek-imin e duhur, duhet të kontrollojë

një sërë elementesh të tjerë. Një nga këta elementë është që mjeku duhet të sigurohet se pacienti nuk ka përdorur ndonjë kure ilaçesh, gjë e cila mund të ketë shkaktuar një gjë të tillë dhe të kryejë analizat e nevojshme nga ku provohet se pacienti nuk vuan nga ndonjë së-mundje tjetër, e cila mund të ketë sjellë rritjen e kolesterinës në gjak.

Nëse realizohen të gjitha këto dhe vlerat e kolesterinës mbeten të larta, atëherë mjeku mund të ndërmarrë terapinë me ilaçe dhe dietën e caktuar, për të ulur sasinë e tij. Midis sëmundjeve, të cilat mund të shkaktojnë lehtësisht rritjen e kolesterinës është edhe diabeti, anoreksia etj.

përjaShtimeNëse përjashtohet prania e së-

mundjeve të tjera, atëherë mund të mendojmë se vuajmë nga niveli i lartë i kolesterinës, e cila në këtë rast është e lindur (nuk ka ndonjë arsye tjetër). Në këtë moment sh-trohet pyetja: është realisht i lartë dhe sa është me saktësi kjo vlerë? Nëse përpara disa vitesh, supo-zohej si kufiri më i lartë sasia prej 200 miligramësh, sot çdokush ka një kufi të tij të dëshiruar, të cilit i korrespondon një sasi individuale kolesterine, në përputhje me gjen-djen e funksionimit të zemrës. Ndaj shumë mjekë nuk interesohen më për shumën e kolesterinës, por vetëm për nivelin e LDL-së në gjak.

kur jemi në rrezik?Mjeku duhet të ndjekë me ku-

jdes funksionimin e zemrës tek

pacienti i cili vuan nga kolester-oli i lartë. Kjo gjë është e domos-doshme, pasi faktor i rrezikshëm për të sëmurët e zemrës e të enëve të gjakut, nuk është vetëm koles-terina e lartë. Por mund të jenë: hipertensioni, mosha, diabeti, jeta e mbyllur, pa shumë lëvizje, duhani etj. Atëherë mjeku mund të përku-fizojë se cila është vlera e vërtetë, e përshtatshme për një person të veçantë dhe kështu ai mund të re-alizojë terapinë përkatëse.

raStet kur FunkSionimi i zemrëS ëShtë në rrezik

Personat që janë më tepër të rrezikuar të vuajnë nga kjo sëmund-je, janë ata që paraqesin shenja të sëmundjeve në zemër apo në enët e gjakut. Po në këtë grup përfshi-hen edhe individët të cilët kanë më shumë se dy faktorë rreziku. Për të gjithë këta, niveli fiziologjik i koles-terinës LDL nuk duhet të kalojë të 100 miligramët. Në këtë gjen-dje mjeku mund të ndërhyjë për të përmirësuar shëndetin e pacientit në këtë mënyrë: nëse vlera e LDL-së është midis 100 me 130 mili-gramë, do të mund ta ulte kolester-inën me dietë dhe ushtrime fizike. Në rast të kundërt (LDL-ja i kalon të 130 miligramët), është e logjik-shme të përparojë në përdorimin e kurës me ilaçe. Në disa raste rrezi-ku vlerësohet si i mesëm, sidomos në rastet kur ekzistojnë një apo dy faktorë rreziku. (p.sh. për bur-rat, mosha mbi të 50-at dhe janë përdorues të duhanit, alkoolit etj). Mjeku do të ndërhyjë duke rekom-anduar dietë dhe ushtrime fizike, nëse LDL-ja gjendet në kufijtë 130 deri 160 miligramë, dhe me ilaçe kur i kalon të 160 miligramët.

kur rreziku ëShtë më i ulët për zemrën.Rreziku për sëmundje të zem-

rës është më i ulët kur vlera-bazë e lejuar e LDL-së kap vlerën e 160 miligramëve (vlera e përgjithshme e kolesterinës shkon në 240 mili-gramë). Në këto raste mjeku do të fillojë përdorimin e terapisë me

ilaçe kur LDL-ja do t’i kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjith-shme në 280 miligramë).

Rreziku më i ulët për sëmund-jen e zemrës është tek disa kat-egori, si te gratë e reja, të cilat kanë vlera të LDL-së mbi 60 miligramë. Në këto raste LDL-ja e dëshiruar nuk duhet të kalojë të 190 mili-gramët (kolesterina e përgjithshme në vlera prej 280 miligramësh).

Si mund të dallohet prania e koleSterolitSasia e lartë e kolesterolit në gjak

mund të dallohet nëpërmjet shen-jave që shkakton në organizëm. Nëse një persona ka lodhje të vazh-dueshme, rënie të përgjithshme të organizmit, marrje mendsh, prob-leme gjatë ecjes (ngërçe, fryrje dhe dhembje të këmbëve etj), atëherë ai duhet të drejtohet tek mjeku, pasi dyshimet për praninë me tepricë të kolesterolit janë më të mundshme.

Pacienti duhet të drejtohet tek mjeku për kryer analizat e matjes së vlerave të HDL-së dhe LDL-së. Mjeku është i vetmi person kom-petent, për të kontrolluar vlerat e kolesterinës dhe për të përcaktuar nëse vërtet janë të larta apo jo dhe nëse keni nevojë t’i nënshtroheni ndonjë terapie. Në rastet kur vlera e kolesterinës vazhdon të rritet, atëherë është i nevojshëm për-dorimi i kurave të përshtatshme me ilaçe. Pacientët duhet të kenë parasysh se do të kenë nevojë për terapi të vazhdueshme dhe të rrepta. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni i sigurt. (marrë nga syri.net)

• Lodhje e vazhdueshme, pa shkak .

• Rënie e përgjithshme e orga-nizmit .

• Marrje mendsh, probleme gjatë ecjes .

• Ngërçe, fryrje dhe dhembje të këmbëve .

• Formimi i disa qeskave, cis-teve dhjamore, sidomos në zonën poshtë syve, nën veshë, midis gishtave etj.

shenjat

ushtRiMet• Dietë dhe ushtrime fizike .• Në rastet kur vlera e koles-

terinës vazhdon të rritet, atëherë është i nevojshëm përdorimi i kurave të për-shtatshme me ilaçe .

• Të keni parasysh se do të keni nevojë për terapi të vazhdueshme dhe të rrepta .

• Duhet të ruheni nga ushq-ime që janë favorizuesit më të mëdhenj të kolesterolit.

na mbrojnë nga degjenerimi muskulor. Kështu do të mundë të rrotulloni sytë edhe në të ’80-ta! Humbja e peshës Hulumtuesit kanë zbu-luar se të hash vezë në mëngjes ndihmon që të kufizosh konsumin e kalorive gjatë gjithë ditës, rreth 401 kalori. Kjo do të thotë se ju do arrini të humbni rreth 1.3kg në muaj. Kjo ndoshta është për shkak se vezët ju ndihmojnë të ndiheni i/e ngopur për më shumë kohë dhe kështu të mos e teprosh me drekën apo të mos hash ushqime tjera derisa të vijë koha drekës. Kolesteroli. Edhe pse vezët përmbajnë koles-terol ky është tjetër kolesterol nga ai që kemi në trup. Pavarësisht rekomandimeve shënde-tësore të deritanishme nuk ka dëshmi që sug-jerojnë se rritet niveli i kolesterolit në gjak nëse hani vezë.

Page 13: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 13

letërsi

Besa, Tiranë, nr. 1396,10 mars, 1936, f. 2Shtypi i lirë i hapi rrugën kryesisht banal-

itetit. Ky nuk rnund të jetë kuptimi i lirisë së shtypit. Me gjithë këtë Qeveria e toleron. Atyre, që ankohen, Qeveria u tregon gjykatoren; g]yq kundra banalitetit! Është tallje! Është një shfrenim liberalizmi! Shumë thonë që kësh-tu e lyp politika e brendëshme. Heq dore t’a kuptoj këtë politikë. Bile heq dorë nga shumë gjëra. Do të heq dorë të kuptoj nevojën e dal-limit në të rinj e në të vjetër. Prandaj, Tajar, sa për mua mos u mundo ta shkruash artikullin e katërt në “Illyrin”. Jam ibindur dhe...i mundur! Më mundi banaliteti! Të “shtatët” e “Arbënisë” qënkeshin të fortë. Ata thonë se janë 50 deri 70 mijë. Por mua do të më mjaftonte”dinamiku” që të më mbylli gojën.

Pse shkruan? - më pyetnin shumë nga shokët. Pyetja më duket absurde. Shtypi është i lirë, kujtonja unë. Dua të mbrohem si mësues,si njeri, si i ri; prandaj shkrova, ç,kam shruar gjer sot. Kështu e kam kuptuar lirinë e shtypit.

Por qysh me artikullin e pare takova në banalitetin: komentet e “Vatrës” për pake më bënë të thyej qafën! Një shok kur më pa të turbulluar më tha: Zallar! Kemi dhënë fjalën të mos skandalizohemi. Mm! U lëkun-da dhe vazhdova....të shkruaj në “Illyri”.

Një ditë drejtori i “Illyrisë” më dha të kuptoj se artikujt e mij ishin jashtë pro-gramit të fletores. Kështu filloi një luftë për çdo artikull qe u shkrua ose nuk u shkrua. Përse ta zgjat: erdhi një ditë që drejtori deshi ti ndryshojë ato që kisha shkruar unë; pastaj erdhën ditët e tjera që drejtori as deshi ti lerë të shtypen dhe kur ika ma hodhi atë artikul-lin “ Autokritika” nga pas.

Dhe kështu u bëre besaxhi! do të më thoni.- Jam i mendimit që “Besa” është gazetë më e ndershme; është e vetmja e cila ka arsye ekzis-tence: Mbrohet. Ç,arsye kanë “Vatra”. “Arbënia”, “Illyria”? Të mirat dhe të këqijat e “Besës” Janë të sajat. Të mirat dhe të këqijat e shtypit tjetër janë të huaja, të vjedhura të dtktuara! Shtypi tjetër i Tiranës është kryekëput falso dhe banal: iu merr sendeve bukurinë dhe freskinë!

Shtypi banal i merr lëvizjes së re (!) bukuri-në dhe freskinë kur thotë: ç’të duhet ty se kush jam unë si njeri privat; si gazetar ta mbaroj pu-nën. Shtypi banal i merr lëvizjes së re (!) buku-rinë dhe freskinë kur thotë: kam qenë dallkauk; por kam qenë “par diplomatie”!- Dhe të këtille’ njerëz pa një bindje të madhe, pa një jetë në çdo pikëpamje të pastër, duan të frymëzojnë një lëvizje nacional-sociliste,a la HiUer!

Banalet kanë gjetur një gjë te re: Duan një ideologji të tyren, shqiptare! Branko

Na mbyti banaliteti

Në kohën kur çështja e intelektualizmit dhe vetëdijes shqiptare ishte në kulm të debateve, kur rrjedhat politike ndryshonin me intensitet historinë shqiptare, një prej personaliteteve që mbeti në heshtje, Mihal Zallari me një formim të gjerë kulturor, me një edukatë dhe emancipim perëndimor, të ndërthurur me një nacionalizëm të theksuar të befason kur lexon artikujt e botuar në vitet `30-`40, me gjerësinë shpirtërore, gjykimin e rreptë për fenomene të shoqërisë shqiptare, për thellësinë dhe modernitetin e trajtimit të tyre. Kjo jetë intelektuale është botuar e plotë në librin e përgatitur nga e bija, Elza Poga, ndërsa shkëpusim disa artikuj të botuar në disa prej periodikëve të kohës

nga MihAl zAllAri

Merxhani na pastë më qafë! Ay që kundra ndërgjegjes thotë në fillim ka qënë fiala, kuptimi, forca; kurse e vërteta është: në fil-lim ka qënë të bamunit (im Anfang ëar die Tat!- Faust). Djalëria në vend që të bëjë si-kurse është ngarkuar me zgjidhë problemet e botës dhe gjoja sikur kërkojnë të krijojnë një ideologji të sajën duhet të ketë një dok-trinë: doktrinën e aktivizmit.

Djalëria në vend të shajë të vjetrit, bën mirë të kallëzojë vlerat e saj!

Jam i mendimit, ose më mirë me thënë kam bindjen që, popuj dhe njerëz si ne, duhet të jenë të thjeshtë në jetën e tyre, ndryshe rrezikojnë të bëhen banalë. Por për me qënë i thjeshtë, zotërinj neoshqiptarë, duhet pak karakter dhe një dozë bonsensi!

edhe një herë arSimIllyria, Tiranë, nr. 35, 24 dhjetor 1935, f. 5Kanë shkruar dhe shkruajnë kaq intelektu-

alë ilegjitimë. Shkrova edhe vetë një herë si ar-simtar mbi arsimin. Më mirë me thënë: lashë të flasin gjendja dhe punët. Mjerisht shumë kujtuan se fjalët me të cilat ia parashtrova publikut atë realitet. ishin brutale. Por brutal është realiteti dhe jo unë. Dhjetë vjet tash jam mësues; dhjetë nxënës nuk munt të gjinden, të cilët të mund të thonë, që kam qënë ndon-jëherë me ta brutal. Shkrova një përqindje të vogël të atyre që kam parë dhe ndjej.

Shumë janë ata, që u skandalizuan me titullin: padis! Unë vet sot jam penduar! - Pa-dis! Por kujt? pyes unë veten time i pari: Kujt i padis?!- Një humnerë hapet para meje....

O, jo! Nuk padis! Ndërgjegja kombëtare nuk ekziston, ose është në gjumë! Prandaj s’kam kujt t’i padis! Qava thjesht hall, që, kujtoj është edhe ay i djalëris. Djalëri e de-sekuilibruar! E keqorientuar.

Qava hall dhe shpreha një dëshirë: duam, thashë, shkak për entuziazëm të vër-tetë. Kërkush më tepër se djaleria ka për të jetuar, nevojën e enthuziazmit. Kërkush më tepër se djalëria ka nevojë për dashuri dhe respekt. Dhe kërkush më tepër se burrat e popullit vet, e kohës së vet mund të inspiro-jë këtë dashuri, këtë respekt në shpirtrat e djalërisë. Shumë popuj kanë një të kaluar të shkëlqyer, por ata vetë ndodhen parterre. S’mjaftokan burrat dhe idealet e një kohe të kaluar: duhet një elitë e bashkëkohsave; një elitë që neve na mungon. Neve, përsëri, na mungojnë burrat, që inspirojnë dashuri dhe respekt! Duhet të sakriflkohet një brez, mbase shumë breza, që të krijohet kjo elitë dhe që të mos vazhdojë ky popull të eci në hije midis popujve të tjerë.

Sakrificën e kemi bërë, bërtasin shumica e madhe, afer 3 milionë, do të thotë afër 1/5 të buxhetit, për arsim! 3 milionë për të ush-qyer afer 1000 nëpunës dhe familjet e tyre, thotë brutalisht realiteti; por jo për arsim!

O, jo! Nuk padis kërkënd! Qaj halle! Ndjej nevojë urdhëruese të shprehem. Gjëra që s’thuhen bëhen helm dhe prishin karak-terin. Prandaj them: me 3 milionë s’mund të mbahen 900 shkolla fillore dhe 7-8 shkolla të mesme. Ashtu siç nuk është e mundur më 10 kg miell të gatuhen 200 kg bukë. Shkolla tona kanë shumë, tepër shumë, halle.

vjetët kalojnë…Dhe zemra e njeriut hesht e përgjon...Mesnatë ësht, në mes të dimrit mesnatë.

Dhe në këtë kohë të vetëmis së madhe kanë dhënë rendez-vous, si pas zakonit, viti plak dhe vit’ i ri. Netët janë përgjithësisht koha e pjekjeve të rëndësishme. Netët janë dhe koha e mbarsjes të ëndravet, të mendimevet, të ve-pravet dhe shumë njerëz do mos e kujtonin as numëronin jetën e tyre pa netë: netët e dashu-risë, netët e tmerit; netë malli dhe dëshpërimi!

Mesnatë është; të gjitha heshtin; hesht edhe njeriu me lot në sy dhe me një jo fort të guximshëm gaz në buzë përg-jon.... Përgjon pastingëllimin e ëmbël ose t’egër, të telave të zemrës, siç i zuri, sa që mbretëronte viti plak, dor, e Fatit: butë ose rreptë. Hesht dhe përgjon dhe mbase për të parën herë, në këto treqind e gjashtë dhjetë e pesë herë, njëzet e katër orë, njer-iu kujtohet, që ky vit merr me vete në varr mundësinë e shumë lumturije; mundësi, të cilën as ndonjë vit, do të mundt që të risjellë as të zëvëndësojë!

Zemra e njeriut është e çuditshme: Herë herë e rrëmbyer dhe e dehur kërkon sikur t’ishte e mundur, ta rronjë jetën e vet në një ditë, në një orë, në një çast! Si një kupë vere, që pimë me një të marrë fryme gjer në pikën e fundit. Herë, herë e kap, si me thene, një fare “anemi” një mpitësi dhe indiferencë: mbyll dyert dhe dritaret dhe bën gjumë!...

Sa kremtime të natyrës s’u kremtuan, sa mendime s’u menduan; se zemra flinte!

I sëndisur dhe keq tronditur njeriu prej këtyre mendimeve lëkundet, ngrihet dhe- si për të harruar-I kthen krahët vitit plak dhe për të parën herë tashti takon sytë e vitit të ri, i cili e kap, e puth në balle dhe e heq me vete në aventura të reja. Dhe zemr, e njeriut vazh-don të dashurojë dhe të shpresojë, gjer sa të vinjë ay vit, i cili do të jetë dhe i fundit!.....

Gjer atëhere e mjera zemër, e fortdashu-ra zemr, e njeriut: shumë lumturi!

nji luFtë e paarSyeShme në vazhdimEdhe një herë, edhe një mij herë duhet

me përsëritë: Dashurojnë burrat me vullnet të pastër, me shije fisnike dhe me shpirt të ekuili-bruar dhe pak pyesim a janë të vjetër ose të rinj, t’ardhur nga orjenti ose nga oksidenti se vetëm burrat fisnikë me ide të preme formo-jnë elementët ndërtuese! Vetëm këta mund të luftojnë këto kaos mendimesh dhe ndjenjash, në të cilin ka rënë populli shqiptar. Këto cilësi ose janë te mundëshme në popullin tonë dhe atëhere janë të përfaqësuara në të gjitha brez-at dhe sidomos brezat që janë kaq shumë aier me njëri-tjetrit, ose nuk janë dhe atëhere s.i ka kërkush. Burrat fisnikë me idera të caktuara i njofim nga guximi që kanë të vënë në rrezik të gjitha për të realizuar idetë e tyre. Shqiptarët e vjetër pra kanë patur një pasion: dashurinë për liri. Liria ka qënë si me thënë botkuptimi i tyre. Kësaj lirije gjyshrit dhe stërgjyshërit tanë i kanë falur lumturinë në familje. Gabimi i tyre ka qenë se kanë lakmuar ta fitojnë me fuq-itë e tyre individuale. Mirëpo ky gablm pikë-pamjeje dhe jo karakteri, shkaktoi fatkeqësi të pashoqe në historinë e popujve. Shqiptarët gjithmonë në luftë për lirinë e vet, nuk e patën kurrë rast të zhvillqjnë cilësitë e veta, çfarëdo natyre që kanë qënë ato!

Një luftë të ndershme por të kotë kanë bërë gjyshrit dhe stërgjyshërit tanë për liri- lirinë s’e fituan!

Nji luftë gjoja bëhet sot midis pleqvet dhe të rinjve, midis atyre që kanë ardhur nga or-jenti dhe atyre që kanë ardhur nga oksidenti, për të luftuar kaosin - një luftë e paarsyeshme që e shton kaosin, se grupimi i fuqive është i gabuar! Gabim i madh është, them, me i nda shqiptarët në të rinj dhe të yjetër, n’orientalë e oksidentalë. Shqiptarët sikurse të gjithë popu-jt, ndahen: në të ndershëm dhe në të pander-shëm, dua të them në produktiv dhe në para-zitë. Dhe tashti dëgjoni bindjen time - kërkujt nuk i lejoj të dyshojë: kam parë Shqiptarë nga ata të brezit të vjetër, që e kanë dashur kët Atd-heun e tyre, në kohë shpirterore të ligshta më tepër se shumë shqiptarë të rinj në kohët më të lumtura. Shumë shqiptarë të vjetër që kanë vënë me gëzim të gjtiha në rrezik! Shumë shq-iptar të rinj, të cilët as në lartësinë e respektit s’munden të ngrehen. O, jo! Burrnija, fisnikrija, intuisoni, elemente ndërtuese, s’janë privilegje të një brezi, të një civilizimi- se civilizimi do t’ju them këtyrë kulturavet tona oksidentale.

Prandaj grupimi i fuqivet duhet të bëhet ndryshe! Kush ka veshë për të dëgjuar le të dëgjojë! (Illyria, Tiranë, nr. 36, 31 dhjetor, 1935, f. 1)

Page 14: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 14

sport

FSHF nxjerr në ankand fanellën e Kombëtares

Shqipëria po përgatitet për përfaqësi-min historik në finalet e Kampio-natit Europian. Për pjesëmarrjen

në evenimentin e verës së ardhshme në Francë, Kombëtarja pritet të përfaqësohet me një imazh të ri, duke nisur nga fanella. Ishte pikërisht kjo një prej pikave të dis-kutimit në mbledhjen e Komitetit Ekze-kutiv, të zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Çështja rreth sponsorit teknik u propozua nga Drejtoria e Marketingut. Objektivi është përgatitja e një koleksioni të veçantë, me dizajn të personalizuar dhe unik për ekipin kuqezi, që do të shërbejë si imazh i veçantë i Shqipërisë në Euro 2016, por edhe në kualifikueset e Botërorit 2018. Një ndërthurje mes simboleve kombëtare dhe prezantimit të veçantë në evenimen-tin në Francë. Ekzekutivi i FSHF-së njoftoi se janë identifikuar ofertat dhe projektet e ardhura, ndërsa procesi do të mbyllet brenda muajit janar. Synimi është siguri-

mi i një projekti që përveçse cilësor të jetë edhe afatgjatë. Adidas, sponsori aktual i Kombëtares është një prej kandidatëve, me federatën që është në procesin e rine-gocimit të marrëveshjes. Tjetër kompani

prestigjoze është edhe Puma. Përveçse është sponsor i përfaqësueses italiane në Euro 2016, kjo markë ka përgatitur fanellat e Zvicrës, Republikës Çeke dhe skuadrës së Austrisë. Mes kompanive që kanë shfaqur interes janë edhe tre italiane. Bëhet fjalë për Lotto, me seli në Trevizo dhe që u shfaq në industrinë e veshjeve sportive në vitin 1973. Detaj interesant është se Lotto ka qenë sponsor i Bekim Kastratit, sulmuesit që ka luajtur tre ndeshje për Kombëtaren. Errea është një kompani e krijuar në vitin 1988 me seli në Parma. Pas përfaqësimit në rang klubesh me Tiranën dhe Teutën, për këtë markë do të ishte bashkëpunimi i parë me Kombëtaren. Macron në anën tjetër u kri-jua në vitin 1971, si shpërndarës i markave sportive amerikane në Itali. Kompania nisi punën në futbollin botëror në vitin 2001, me kontratën e parë me Bolognan, qytet ku ka edhe selinë, ndërsa prej dhjetë vjetësh është zgjeruar edhe në tregun botëror.

Synohet afrimi i sponsorëve të rinj që do të përgatisin veshjen e ekipit për kampionatin Europian

Sondazhi

De Biazi humbet garën me Konten Xhani De Biasi nuk ka mun-

dur të kalojë vetëm për pak vota në treshen finaliste për çm-imin “Trajneri i Vitit”, të pres-tigjiozes “Gazzeta Dello Sport”, duke humbur vetëm për pak vota balotazhin me Antonio Konten. E përditëshmja sportive më e madhe në Itali njoftoi nisjen e fazës së dytë për “Gazza Aëards” ku për çdo kategori kalohet nga 10 kandidaturat fillestare në tre finalistët që mbeten në garë për vlerësimet e sportistëve të vitit. Për kategorinë që intereson më tepër atë të “Trajnerit të Vitit”, kanë kaluar në finale trajneri i Napolit, Maurizo Sarri me 17% të votave, tekniku i Dinamo Sas-sari në volejboll Meo Saçheti me 16% dhe Antonio Conte me 15%. Vlen për t’u përmendur se tra-jneri i Kombëtares Italiane e ka fituar vetëm për pak vota garën jashtëzakonisht të ekuilibruar me strategun e kuqezinjve pasi nëse analizon tabelën e rezul-tatit pak para mbylljes së votimit vihet re se De Biasi ka të njëjtën përqindje preferencash, 15% me Konten dhe ish trajneri i Juven-tusit ka kaluar në finale për një numër të vogël votash që nuk ka mundur të ndryshojë përqin-djen. Nuk ka munguar në lidhje me këtë çmim edhe një koment nga De Biasi që në profilin e tij në “Facebook” ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar duke konfirmuar se është një mëkat që ka mbetur jashtë finales vetëm për pak vota. Gjithsesi De Biasi shpreh kënaqësinë e tij që është përfshirë në këtë listë prestigjioze duke përsëritur se ajo që që ka ar-ritur me Kombëtaren Shqiptare mbetet dicka e jashtëzakonshme.

Partizani ka rigjetur ritmin e fitoreve dhe pse ndaj Tër-bunit nuk është se pritej

tjetër rezultat nga të kuqtë, që mundën me goleadë pukjanët në “Qemal Stafa” duke marrë suk-sesin e 3-të në kampionat e duke ruajtur diferencën me Skënder-beub. Goli i parë në kampionat për Racic, që në fakt e mbylli ndeshjen me dy finalizime dhe dy të tjerë të shënuar nga Ibrahimi e Sukaj i dhanë një fitore të thjeshtë ekipit të Starovës, që vazhdon të shfaqet si një superskuadër ndaj së cilës është e vështirë të bësh rezultat, aq më tepër për Tërbunin që ka dife-renca të mëdha në kontigjent me kryeqytetasit, gjë që u pasqyrua dhe në rezultatin përfundimtar. Në një stadium, jo të mbushur si zakonisht për shkak dhe se luhej në mesjavë, Partizani dëfreun në maksimum tifozët e tij dhe pse fillimin e pati disi të ngadalta, aq sa në gjysmëorëshin e parë të lojës u regjistrua vetëm një moment i rrezikshëm, ai i Vatnikaj në të 12-tën që provoi për Tërbunin. Në të 31-tën megjithatë Partizani ndryshoi krejtësisht ndeshjen me golin e Ibrahimit, që përfitoi nga pasimi i Kalarit dhe pasiguria e Haxhos. Në fundin e pjesën së parë, Sukaj dhe Ibrahimi patën të dy mundësinë për të dyfishuar shi-frat por asnjëri nuk dërgoi dot në rrjetë topin. Goli megjithatë ishte ruajtur për fillimin e pjesës së dytë,

Partizani s’di të ndalet, “poker” ndaj Tërbunit

kur Racic më në fund arriti të zh-bllokohej me golin e parë sezonal. Në të 53-tën, golit ju afrua dhe Sukaj por goditja e tij ishte jashtë. Gjithsesi xhevahirin, Sukaj e kishte ruajtur në të 58-tën, kur kombinoi bashkë me Mazrekajn për golin e 3-0. Oreksi i Partizanit erdhi duke u rritur dhe në të 62-tën, Racic vu-losi dygolëshin e tij duke mposh-

tur sërish Haxhon. Starova filloi të ndryshojë emrat në fushë duke dashur të ruajë forcat për derbin e

së hënës me Tiranën, së cilit Par-tizani i drejtohet si kryesues dhe mbi të gjitha me moralin e duhur.

Rreth gjashtë muaj pa pagesa. Trajneri Levy dhe lo-jtarët e huaj të larguar, ndërsa pjesa më e madhe

e futbollistëve shqiptarë që nuk pranojnë të zbresin në fushë prej rrogave të prapambetura. Te Flamurtari që duket në kolaps financiar dhe sportiv, administra-tori i klubit Sinan Idrizi zbulon arsyet e krizës. “Jam thjesht një financues i këtij projekti. Nga data 20 Tetor 2015 përm-barimi ka bllokuar të gjitha llogaritë e Flamurtarit. Të gjithë ata që flasin për alibi në mospagesa, për shkak të borx-heve të mbartura nga viti 2011 llogaritë janë të gjitha të bllokuara. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë Lekë”. Admin-istratori i klubit vlonjat ka bërë thirrje që palët të ulen për zgjidhjen e krizës, por edhe kërkesa më e fundit drejtuar Bashkisë më 19 Nëntor nuk ka marrë përgjigje. “Kemi njoftuar Bashkinë e Vlorës, ku i kërkojmë të marrë përgjegjësinë financiare. Ose, në rast se Këshilli Bashki-ak nuk ka mundësi t’i shlyejë, të gjejmë një të mesme të artë. Flamurtari ka qenë, është dhe do të mbetet. Kryet-

arit të Këshillit të Qarkut i kërkova mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak për zgjidhjen e situatës. Kontaktet me Bashkinë? Në datën 19 Nëntor është letra e fundit për Bashkinë, marrje përgjegjësie. Nëse Bashkia nuk është e aftë t’i zgjidhë të bëjë kontratë me ne. Nuk paguaj

faturat e hotelit ku Rubio ka qendruar në Vlorë”. Idrizi nuk kurseu as batutat, ndërsa theksoi se i ka ofruar zgjidhje Bashkisë në mënyrë që skuadra e Fl-amurtarit dhe tifozët të mos vuajnë. “Nuk e di sa larg është zyra e Bashkisë, por unë nuk po marr dot përgjigje. Kam qenë në dijeni të borxheve të klu-bit edhe përpara se të nisnim investi-min. Në kontratë të gjitha borxhet janë obligim i Bashkisë, pasi unë nuk jam pronar i klubit Flamurtari, por thjesht

financues për dy vjet. Kemi paguar shumë borxhe edhe pse nuk e kishim detyrim, por për respekt të institu-cionit kam heshtur. Flamurtari nuk luan në 5 pasdite, sepse kontrata e vitit 2011 nuk është ekzekutuar nga Bashkia dhe KESH e kërkon nga unë sot”.

kolapsi

Idrizi: Ja pse Flamurtari po vuan financiarisht

Page 15: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 15

sport

Benzema: Mbi mua kanë hedhur baltë, por nuk kam faj

Vjen momenti i Arlind Ajetit në Serinë A. Mbro-jtësi 21-vjeçar, i cili firmosi me Frosinonen

në fund të Nëntorit i këshilluar nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, mund të debutojë te skuadra italiane që këtë fundjavë ndaj Chievos në kuadër të javës së 15-të. Orët e fundit ka mbërritur nga Federata Zvicerane e Futbollit kartoni i mbrojtësit shqiptar, që e shndërron me të gjitha efektet futbollist të Frossinones. Trajneri Roberto Stellone, kishte parashi-kuar aktivizimin e Ajetit që në përballjen e fituar në shtëpi me Veronën, por për shkaqe proceduriale që kishin të bënin me transferimin e kartonit të futbol-

listit, debutimi i lojtarit në Serinë A u shty për javët pasardhëse. Arlind Ajeti ka qenë pjesë e Baselit deri

në fund sezonit 2014-2015, më pas mbeti futbollist i lirë, pasi nuk ar-riti marrëveshjen me kampionët e Zvicrës për rinovimin e kontratës. Gjatë merkatos së verës, futbollis-ti i Kombëtares Shqiptare nuk fir-mosi për asnjë skuadër, derisa në Nëntor gjeti gjuhën e përbashkët me Frossinonen. Gjithsesi gjatë kësaj periudhë është grumbulluar rregullisht nga Gianni De Biasi në

Kombëtare, madje duke qenë një nga pikat e forta në mbrojtjen kuqezi në kualifikim historik në fina-let e “Francë 2016.

“Nuk kam faj dhe shpresoj të rikthehem në Kombëtare për të

fituar Europianin”. Është ky pre-tendimi i Karim Benzema në in-tervitën për TF1 ku fllet për herë të parë që kur shpërtheu skandali mbi videon me përmbajtje sek-suale të Valbuenas, i cili më pas u shantazhua nga disa persona që u përpoqën të përdorin sulm-uesin e Realit si ndërmjetës. Por vetë Benzema mohon gjithcka. I kërkon falje kolegut të tij për fjalët e përdorura në drejtim të tij në një bisedë telefonike me një mik, në bazë të së cilës prokurorët pre-tendojnë se verton që Benzema ka kryer rolin e ndërmjetësit për të bindur Valbuenan që të paguante. “Është hedhur baltë mbi mua. Tra-jtohem si të isha një kriminel, po më ndodhin gjëra të tmerrshme, por unë vetëm sa doja ti ofroja

Valbuenas ndihmën e një mikut tim që jeton në Lion dhe mund t’i zgjidhte këtë problem. I kam folur sinqerisht. I thashë se nëse kishte lajmëruar familjen e tij mund ta linte videon të publikohej. Gjëja që më irriton është që ai më akuzon për shantazh. Unë fitoj mirë, nuk kam nevojë për para. Valbuena e di që u tregova i sinqertë dhe mund ta thotë që bashkë nuk kemi folur kurrë për para”. Vetë Valbuena nuk e mendoj kështu pasi pak ditë më

parë e sulmoi Banezeman duke u shprerhur se nuk mund të mbron-te dicka që s’mund të mbrohej. Karim benzema replikon. “E kup-toj që Valbuena është i zhgënjyer por kur u takuam në Tetor, në fund më falënderoi. Ndoshta më pas e kanë bindur të ndryshojë mendje. Sigurisht që mund ti kërkoj falje atij dhe familjes së tij për tonin që për-dora në telefon kur po flisja për të me mikun tim. Është një lloj gjuhe që përdoret mes moshatarëve të

mi. Ne telefon ekzagjerohet gjith-monë, por këto gjëra nuk mund të merren fjalë për fjalë. Do të doja ti kërkoja falje personalisht por gjykata më ndalon që ta takoj”. Në fund edhe apeli i Benzema në tele-vizion. “Më trajtuan si kriminel, kur isha unë vetë ai që u paraqita te autoritetet. Shpresoj që kjo histori të përfundojë mirë, për mua, Val-buenën dhe mikun tim. Shpresoj të kthehem në kombëtare dhe të fitoj Europianin”.

“Unë fitoj mirë, nuk kam nevojë për para. Valbuena e di që u tregova i sinqertë dhe mund ta thotë që bashkë nuk kemi folur kurrë për para”

Pasi e kërkoi përgjatë gjithë edicionit kualifikues në

ekip dhe me refuzimet e një pas njëshme të sulmuesit, mu-ajin e kaluar Gianni De Biasi i mbylli dyert e Kombëtares Be-sart Berishës. Por, 30-vjeçari që sapo rinovoi kontratën me Melbourne Victory edhe për dy sezone të tjera nuk duket i dorëzuar. Nga Australia, ku deri më tani nuk i është bashkuar Kombëtares me ar-gumentin e distancës shumë të largët, Berisha shprehet i gatshëm të luajë në fazën fi-nale të Euro 2016, edhe pse nuk kontribuoi aspak në kuali-fikimin historik në Francë. “Ekziston një mundësi të luajë në Europian”, tha sulmuesi për “The roar”. Berisha saktësoi se “nëse sezoni në A-League australiane do të ketë përfun-duar” dhe “do të marrë ftesë nga Kombëtarja atëherë do të pranojë” për të qenë i gatshëm të luajë. Për herë të fundit, Be-sart Berisha është grumbul-luar në Kombëtare në 2009-ën. Gjatë këtyre 6 vjetëve shumë gjëra kanë ndryshuar. Filli-misht lojtari humbi vendin në radhët e Shqipërisë pas uljeve në karrierë, ku si lojtar i an-glezëve të Burnley, u huazua te Rosenborg dhe Horsens, për-para rikthimit në Gjermani te Arminia Bielefeld. Viti 2011 dhe transferimi në Australi te Bris-bane Roar e ndihmuan sulm-uesin të rikthehej protagonist. Berisha dominoi në kampio-nat, ashtu si asnjë sulmues nuk kishte bërë më parë në 5 vjet ën Australi. Ai numëron 63 gola të shënuar, ndërsa ka fituar tre tituj kampionë dhe një Kupë të Australisë. Në sezonin 2011-2012 u shpall golashënuesi më i mirë, duke fituar Këpucën e Artë. Në tre sezone Berisha është përfshirë në Skuadrën e Vitit, ndërsa ishte edhe në Ekipin e Dekadës në futbollin australian.

Katër fitoret radhazi në Serinë A kanë rritur am-biciet e Juventusit, që në

javën 15-të e pret një transfertë e vështirë me Lazion në “Olim-pico”. Masimiliano Alegri veç të tjerash kujton se skuadra e Piolit do të kërkojë hakmarrje edhe për humbjen në Superkupën e Italisë që u luajt në Shangai. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Lazio kërkon të kthehet te fitorja pas një periudhe negative. Në dy ndeshjet e fundit me Palermon dhe Empolit edhe pse nuk mori rezultatet që kërkonte, zhvilloi një lojë shumë të mirë. Ata do të kërkojnë hakmar-rjen për humbjen në Superkupë, ndërsa neve nuk ka lejohen hapa të gabuar.” Rivaliteti për titullin në këtë sezon është më i ashpër, pasi janë disa skuadra që pretendojnë trofeun më të rëndësishëm të se-zonit. Sipas Alegrit do të duhen më shumë se 80 pikë për ta mbyllur kampionatin në vendin e parë. “Do të jetë e vështirë që kampionati të fitohet me më pak se 80 pikë. Me kalimin e javëve pikët bëhen më të rëndësishme dhe për t’i grumbul-luar do të jetë shumë më e vështirë. Nëse luajmë para rivalëve? Avan-

Alegri shuan zërat: Jam i lumtur te Juventusitazh nëse fitojmë, por kthehet në disavantazh nëse humbasim. Ob-jektivi afatshkurtër është të para-kalojmë Romën ose vendi i katërt.” Rreth zërave për një interesim të mundshëm të Manchester United, trajneri i lindur në Livorno, sqa-roi: “Kam kontratë me Juventusin deri në vitin 2017 dhe jam shumë i lumtur që jam këtu, i përqendruar tek objektivat e këtij sezoni. Nuk

mendoj farë për ato që shkruhen në shtyp. Kur të hapet merkatoja e Janarit, mediat do t’i çojnë futbol-listët nga njëra skuadër te tjetra”. Në fund i pyetur për krahasimin që i bëhet Dybalas me Higuain, Alegri saktësoi se nuk do të ndër-ronte asnjë futbollist bardhezi me elementë të skuadrave të tjera, qofshin këta ndër më të spikaturit, sikurse është sulmuesi i Napolit.

Ajeti gati për të debutuar me Frosinonen në Seria A

Berisha sinjale nga Australia, kërkon përfshirjen në Kombëtare

gatishmëria

Page 16: frd 4 dhjetor.pdf

4 dhjetor 2015 fryma e re 16

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

SHTËPIA BOTUESEHELGAS’SECRETS