16
Infrastruktura zgjedhore, ngrehina për të vjedhur votat e shqiptarëve - domosdoshmëri për ndryshim adresa: rruga “Abdi Toptani”, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 133. E premte, 6 maj 2016 Historike, Kosova bëhet zyrtarisht pjesë e UEFA-s, si anëtarja e 55-të me 28 vota pro TAP lidh kontratat e stacioneve të kompresorëve për Shqipërinë dhe Greqinë SPORT MARRËVESHJA Qytetarët e Kosovës, pa viza në “Schengen”. KE rekomandon liberalizimin e tyre PROPOZIMI Dalin dokumente të rralla katërshekullore të studiuesit Injac Zamputti LIBRI Raporti i Freedom House: Shqipëria, më pak demokratike se në vitin 2007 EKONOMI f. 8-9 f. 14 f. 10-11 f. 6 f. 7 AMBASADORI Lu: Do të dështojë kushdo që tenton ta bllokojë reformën DEKLARATA FRD: Reforma në drejtësi, Venecia foli, Kuvendi ta miratojë f. 4 f. 4 Kujt i intereson pengimi i Reformave në vend?! Si u hakmor regjimi i Hoxhës me organizatorët e Revoltës së burgut të Spaçit FOKUS nga Bedri Blloshmi f. 5 redaksionale f.3 T ë gjithë shqiptarët janë të pakënaqur me ecurinë e siste- mit tonë politiko-ekonomik në përgjithësi dhe sidomos me in- frastrukturën institucionale të tij. Dihet se janë katër pushtete që e ndërtojnë atë: legjislativi, qeve- ria, gjyqësori, mediat. Sigurisht që nëse çalon njëri, ai jep dhim- bje koke në të gjithë sistemin. Pushteti kryesor është pushteti legjislativ .... Bamir Topi: Reforma në drejtësi: Koha për ta votuar Parlamenti të mos shfrytëzohet për të shmangur çështjet e rëndësishme

FRD 6 Maj.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    178

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FRD 6 Maj.pdf

Infrastruktura zgjedhore, ngrehina për të vjedhur votat e shqiptarëve - domosdoshmëri për ndryshim

adresa: rruga “Abdi Toptani”, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 133. E premte, 6 maj 2016

Historike, Kosova bëhet zyrtarisht pjesë e UEFA-s, si anëtarja e 55-të me 28 vota pro

TAP lidh kontratat e stacioneve të kompresorëve për Shqipërinë dhe Greqinë

SPORTMARRËVESHJA

Qytetarët e Kosovës, pa viza në “Schengen”. KE rekomandon liberalizimin e tyre

PROPOZIMI

Dalin dokumente të rralla katërshekullore të studiuesit Injac Zamputti

LIBRI

Raporti i Freedom House: Shqipëria, më pak demokratike se në vitin 2007

EKONOMI f. 8-9

f. 14 f. 10-11f. 6f. 7

AMBASADORILu: Do të dështojë kushdo që tenton tabllokojë reformën

DEKLARATAFRD: Reforma në drejtësi, Venecia foli, Kuvendi ta miratojë

f. 4f. 4

Kujt i intereson pengimi i Reformave në vend?!

Si u hakmor regjimi i Hoxhës me organizatorët e Revoltës së burgut të Spaçit

FOKUS

nga Bedri Blloshmi f. 5

redaksionale f.3

Të gjithë shqiptarët janë të pakënaqur me ecurinë e siste-

mit tonë politiko-ekonomik në përgjithësi dhe sidomos me in-frastrukturën institucionale të tij. Dihet se janë katër pushtete që e ndërtojnë atë: legjislativi, qeve-ria, gjyqësori, mediat. Sigurisht që nëse çalon njëri, ai jep dhim-bje koke në të gjithë sistemin. Pushteti kryesor është pushteti legjislativ ....

Bamir Topi: Reforma në drejtësi: Koha për ta votuarParlamenti të mos shfrytëzohet për të shmangur çështjet e rëndësishme

Page 2: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 2

politikë “Kjo reformë përderisa ka kaluar filtrin e Komisionit të Venecias, duhet të kishte kaluar”

Bamir Topi: Reforma në drejtësi po pengohetartificialisht, s’duan ta miratojnë këtë legjislaturë“Domosdoshmëri reforma elektorale, gjëma e madhe ndodh ditën e zgjedhjeve”Ish-presidenti Bamir Topi, aktu-

alisht kryetar i Fryma e Re De-mokratike, i ftuar në emisionin

“Natë me Xhaxhiun” në “News24”, ka analizuar situatën politike, duke u ndalur konkretisht te sfida më e madhe klasës politike sot, reforma në sistemin e drejtësisë. Sipas Topit reforma po shtyhet në mënyrë artificiale, pasi syno-het miratimi i saj pas zgjedhjeve të ardhshme. “Shoh simptoma të zgjatjes së kohës në mënyrë arti-ficiale, dhe dëshirojnë që ta mb-yllin këtë legjislaturë pa reformën e më pas janë zgjedhjet. Ndaj, kjo reformë përderisa ka kaluar filtrin e Komisionit të Venecias, duhet të kishte kaluar”, u shpreh Kreu i FRD. Ai i cilësoi të domosdoshme ndryshimet ne ligjin elektoral, pasi siç u shpreh z.Topi gjëma e madhe ndodh ditën e zgjedhjeve, kur votat tjetërsohen dhe vullneti i votuesve shtrembërohet.

Z.Topi, katër vjet FRD, çfarë po ndodh realisht me forcën tuaj dhe sa është sot FRD realisht një forcë e faktorizuar?

FRD është një forcë politike në identitetin e saj, është një forcë politike absolutisht e moderuar me një profil evropian. ne nuk mund të bëhemi pjesë e kakofonisë së zërave që bëjnë zhurmë për të har-ruar çështje të rëndësishme që ka vendi. Këtë detyrë të vështirë ja kemi lënë parlamentit, ku vetëm çështje të rëndësishme nuk dalin atje. Madje parlamenti shfrytëzo-het herë pas here për të mbuluar çështjet e rëndësishme. Kualiteti i parlamentit është ndoshta në ditën më të zezë. Çështje shumë të rëndësishme që dalin atje mbyllen pas 3-4 ditësh.

A jeni juve sot një parti kryet-ari, sikundër janë disa parti sot në Shqipëri?

Për shumë arsye jo. Së pari atë parti nuk e kam themeluar unë. Kam qenë në dijeni që po krijohej

një formacion politik, një pjesë e tyre ishin miqtë e mi. Pas një refle-ktimi kam bërë një vendimmar-rje, në shtator iu bashkova. Besoj që nuk është një parti e kryetarit, është një parti shumë e lirë, e hapur për të gjithë, nuk përjashton kënd. Partia ka rregullat e veta, por kemi tendenca të qarta liberale në parti.

Njerëzit tuaj në parti më thonë shpesh se hapësirat me-diatike për këtë forcë politike janë ngushtësisht të vogla. A jeni dhe juve i këtij mendimi?

Absolutisht po. Përfytyroni kur më ngushtojnë edhe mua hapësir-at. Duke veçuar në mënyrë abso-lute rolin e televizionit tuaj, që ka qenë i gatshëm sa herë kemi patur aktivitet. Politika ka një lidhje të shkurtër me televizionet.

Në optikën tuaj zoti Topi, ku ka dështuar modeli i rilindjes, ku ka gabuar kryeministri Rama dhe ekipi i tij?

Është Rama, nuk ka ekip. Më rezulton se ka një kapiten ekipi, por për fat të keq nuk ka ekip. Një qeverisje patjetër që kërkon një ekip të fortë. Ka pak ligje, ndonëse pretendohet se po bëhet shumë. Ka një lidhje të shkurtër, përderisa parlamenti shqiptar është në in-efiçencë të plotë, patjetër tregon që edhe vetë strukturat e qeverisë çojnë pak ligje atje.

Një vit më parë ju ishit nga të paktët që nuk parashikonit zgjedhje të parakohshme dhe që kishit një tezë që thoshte se aty ku gjithçka është ngjizur për inte-resa politike, do të përfundojë për interesa politike. A është ky dhe sot përkufizimi juaj, nëse do t’ju pyes për koalicionin Rama-Meta?

Është i destinuar të shkojë në inercinë e vet deri në fund. Nuk kam gabuar dhe nuk besoj se do të gaboj në muajt e mbetur. Më është bërë një pyetje kur konflik-tualiteti politik, qoftë dhe i fshe-

hur, ishte i pranishëm.Ka një ftesë që ka qëndruar

pezull midis selisë tuaj dhe PD-së. Çfarë do të bëni me ftesën e PD-së për një aleancë?

Kam thënë ftesa nuk është në seriozitetin e duhur. Zakonisht fte-sat vijnë nga kryetarët e partive. Kjo është arsyeja që ne nuk kemi bërë asnjë lloj përçapje për të deklaruar publikisht pozicionin tonë.

Po nëse nesër ftesa do t’iu vijë nga Lulzim Basha, keni një përgjigje?

Të shohim ç’lloj ftese. Do mar-rë dhe përgjigje, sipas kontekstit të ftesës.

PD sot është në krizë identite-ti, apo në krizë përfaqësimi?

Besoj identiteti, sepse PD është menduar gjithmonë në plan real dhe psikologjik si epiqendra e së djathtës. Kjo më shumë ka çorodi-tur në kohët e fundit. Duket sikur ka një lloj ambiguiteti brenda asaj partie.

Pse ka ardhur duke u përkeqë-suar zoti Berisha, një lloj nervoz-iteti, ka një arsye, mund t’i gjejmë një arsye?

Po ta trajtojmë temën duke u nisur nga termat e fundit, do kalo-jmë në plan shëndetësor, nuk kam ndërmend të merrem, aq më tepër që diplomën bazë e kam si mjek veteriner. Ai sot përben atë ele-ment për të cilën as PD as e djath-ta s’ka nevojë më. Duhet t’i nda-jmë gjërat. Askush nuk mund të thotë se Berisha nuk është intele-ktual. Askush nuk mund të thotë se nuk i ka mbijetuar situatave të koklavitura. Tashmë ai nuk duhet të jetë më në politikë. Është rast unikal që pas 26 vitesh dominon vendimmarrje të rëndësishme në politikë, është e papranueshme.

Pak ditë më parë zoti Berisha bëri një deklaratë për armatosjen e shqiptarëve. Jam kurioz të di se kujt i drejtohej ky mesazh?

Nuk besoj se i drejtohet shqip-

tarëve. Ata janë të ambientuar me armët. Kanë kaluar situata, prec-edentë të rrezikshëm me armë, madje i përdorin vend e pa vend, madje në shumë raste pa vend. Mesazhi i tij i drejtohet ndërkom-bëtarëve. Ka ndërkombëtarë që kanë eksperiencë, e disa. Problemi nuk është vetëm për Shqipërinë, por dhe Rajonin. Të flasësh në vitit 2016 për të frikësuar disa politi-kanë, s’e besoj. Ai është inteligjent, por ka kaluar vijën e kuqe.

Më lejoni t’ju pyes për diçka. A ka një hall personal Berisha që po vonon reformën në drejtësi? Cili është halli i tij?

Hallet personale të tijat i di vetëm ai. Hallet institucione le t’i dinë dhe të tjerët. Unë nuk futem në hallet personale. Por, dëshiroj të them se ka pasur mjaft situata në vend, ndaj ai është i përshirë në planin politik. Se çfarë ka sjellë ai pozicion, këtë nuk e di. Unë kam kërkuar nga parlamenti shqiptar, është një gjë që nuk është bërë, është kjo maxhorancë sot. Unë kam mbajtur qëndrimin tim për 21 Janarin dhe kam kërkuar he-tim dhe t’i bëhet gjyqi politik. Sot ka deklarata spontane, duket se i vjen keq se çfarë qëndrimi mbajti gjykata; por një gjë është e papran-ueshme; vriten njerëzit në Bulevard dhe në fund fare përfundon në hiç.

Pse i frikësohet sot maxhoran-ca një gjyqi për 21 janarin?

E dinë ata.Jo ju lutem, dua një përgjigje…Sepse kanë qenë pjesë në lojë.

Duket të kenë kurajë. Gjyqi politik iu bë presidentit, kryeprokurores, shefit të Shërbimit Informativ. Ne u kryqëzuam duke mos qenë pjesë atje. Unë si politikan them të bëhet gjyqi politik. Pjesa juridike s’më takon mua. Vendimin e gjykatës e kam quajtur një pushtet që s’më takon mua. Në mjaft raste nuk kam qenë dakord, por kam respekt për institucionet.

Ju kam ndjekur shpesh në qëndrimet tuaja. Pse jeni skeptik për reformën në drejtësi?

Sepse s’ka vullnet.Edhe për faktin se ajo po bëhet

me ndihmën e amerikanëve dhe perëndimorëve?

Kur them s’kanë vullnet, presu-pozoj mungesën e vullnetit politik të politikanëve në parlament. Ne për fat të keq, ekspertët, marrin pozicione të hapura apo të ka-mufluara politike. Por ka ekspertë ndërkombëtar që na kanë asistuar. Ideja ime ka qenë që të japin “OK” për reformën, ekspertët të bëjnë punën e tyre, e më pas të ngri-het dora. Pra, të shprehet vullneti politik.

Kush ka frikë nga reforma në Drejtësi?

Kuptueshëm disa kanë frikë. Ka një trajtim të përgjithshëm kur flasim, por personal, individual, mund të jetë një konsideratë sub-jektive dhe s’mund të shprehesh. Fakti që po krijohen situata artifi-ciale për tu penguar...

Zoti Bushati tha se jemi të vonuar për reformën. Ju si e para-shikoni se si do të jetë ecuria për reformën?

Shoh simptoma të zgjatjes së kohës në mënyrë artificiale, dhe dëshirojnë që ta mbyllin këtë legjislaturë pa reformën e më pas janë zgjedhjet. Ndaj, kjo reformë përderisa ka kaluar filtrin e Komis-ionit të Venecias, duhet të kishte kaluar.

Zoti Topi, si ish-kryetar i KLD-së, në pikën tuaj ku çalon reformë në drejtësi?

Ne kemi ekspertizë ndërkom-bëtare të pranishme në Shqipëri. Mund të ketë gjera që kontesto-hen nga grupi i interesit. Por ajo që mungon sot është vullneti politik. Çështja e mandateve që mund të ndërpriten, kam qenë kundër. Për të tjerat kam qenë dakord. Jemi shprehur qartazi

Page 3: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 3

politikë Po përse nuk është realizuar as njëra e as tjetra nga ky Kuvend? Sepse nuk ka detantë, nuk ka vullnet politik nga dy-tre forcat kryesore

për reformën në drejtësi.Cili është qëndrimi i FRD për

sistemin zgjedhor?Ne nuk vuajmë nga sistemi,

por nga monitorimi. Ne kemi një infrastrukturë të ndërtuar për të vjedhur votat. Në 2017, do ju çoja dhe njëherë tek 2008-ta.

Ju del në ëndërr se si do jetë FRD-ja një ditë pas zgjedhjeve të 2017?

Përgjithësisht bëj një gjumë shumë të qetë.

Jeni nga shqiptarët e pakët që e bëni gjumin e qetë..

E bëj gjumin e qetë, për 1000 arsye. Kur diskutojmë për të ardh-men e politikës, më vjen keq për diçka, se të gjithë janë ambientuar për diçka. Mendoj se duhet pat-jetër që të gjithë të jenë së bashku për të unifikuar të keqen e madhe. E keqja e madhe është se zgjedhjet po vidhen. Ne na kanë lënë jashtë parlamentit. Unë nuk bëjë shumë teori, por as njerëz pa eksperiencë nuk jemi. Ne bëjmë betejën për shtetin, për reformën elektorale. Nëse këta njerëz që na drejtojnë se nuk e kuptojnë gjëmën që na bëj-në. Gjëmën e madhe e keni ditën kur shkoni për të votuar.

Çfarë është kjo gjendje anes-tezike që ka mbërthyer shqip-tarët?

Marrim shembullin e Moskës. Atje ka Putin, edhe këtu ka Pu-tin të tjerë. Njerëzit nuk arrijnë të shohin të keqen.

Si shpjegohet se kur ishit në PD ju ishit figura më e kotuar brenda selisë blu. Në FRD nuk jeni në këto nivele. Nga vjen rënia e bursës Topi?

Pikërisht në atë që thash. Janë ndarë tifozeritë, Tirana-Partizani. Këtë e them dhe për një arsye tjetër. Unë nuk bëj me faj njerëzit e thjesht, por dallkaukët intelektualë.

Pse ky vend është i prirur të krijojë shumë dallkaukë intelektualë?

Komunizmi. Nuk dua të fut gjenetikën në politikë, por ka disa që kanë interesa meskine. Ndërsa, njerëzit e thjeshtë, lopatën kanë pasur e lopatën do kenë. Ato ma-nipulohen për arsye të tjera. Nëse i referohemi stadiumit “Qemal Stafa” këto janë ata 10 njerëzit që shkojnë 10-çe dhe nisin e bërtasin për ekipin e tyre.

Cila është zgjidhja? Fakti që po mendohesh do të thotë se zgjidhja është larg…

Unë jam aq i përgjegjshëm sa të mos them risposta pagata. Unë mendoj që zgjidhja bëhet brenda filozofisë së shtetit. Kjo është pak e komplikuar. Në rast se këta që kanë sot në dorë fatet e këtij ven-di bëjnë sikur harrojnë që duhet rregulluar sistemi elektoral dhe kodi elektoral, mos prit të ndod-hë gjë. Por kjo nuk vjen për ata, për ata vjen si një benefit, sepse nëpërmjet kësaj ata vazhdojnë të dominojnë, në rast se nuk ndodh kjo. Kjo është arsyeja përse kemi bërtitur fort, ta marrin vesh edhe ndërkombëtarët. Që reforma në drejtësi të bëhet paralelisht me ligjin elektoral.

Pra juve prisni mbylljen cik-like të kësaj klase politike?

Ne nuk presim asgjë, bëjmë thirrje, por nga ana tjetër të jeni i sigurt që ne do ta vazhdojmë ko-munikimin, do ta intensifikojmë komunikimin, në të gjithë Shq-ipërinë. Do t’i garantojmë që do tu japim dhe pikën e fundit të se-rumit. Nëse dëshiron të vdesë si organizëm le të vdesë. Kjo është historia. Juve më pyetët si është gjendja juaj. Gjendja ime perso-nale nuk është keq, ndjehem mirë, pasi jam bërë gjysh dhe gëzoj nip-in tim këto ditë. Por nuk ndihem mirë sepse Tirana është kthyer si një fshat gjigant. Atje ku mendo-het se është pjesa më atraktive e qytetit, atje është vatra e qelbit të krimit.

Të gjithë shqiptarët janë të pakënaqur me ecurinë e sistemit tonë politiko-eko-

nomik në përgjithësi dhe sido-mos me infrastrukturën institu-cionale të tij. Dihet se janë katër pushtete që e ndërtojnë atë: legjislativi, qeveria, gjyqësori, mediat. Sigurisht që nëse çalon njëri, ai jep dhimbje koke në të gjithë sistemin. Pushteti kryesor është pushteti legjislativ por në sistem ngërçet kanë ardhur nga çdo hallkë e tij e dobët, duke fil-luar qysh me përbërjen gjithnjë e më të vakët të trupës legjislative, sidomos pas marrëveshjes mes lidershipit të dy partive të mëd-ha PD e PS në pranverën e vitit 2008, pas ngjarjeve të Gërdecit, për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, anti-reformë që dobësoi bazën më të gjerë të vendimarjes dhe forcoi interesin personal të dy kryetarëve të partive të mëd-ha. Ishte ky interes që për herë të parë solli këmbëkryq në Ku-vend, së bashku me intelektualët dhe politikanët profesionistë të karierës, kriminelë ordinerë, të dënuar, të kërkuar nga drejtësia e vendeve të tjera, të pasuruar me anë të krimit dhe korrupsionit. Kulmit të nevojës për Reformën në Drejtësi sigurisht që nuk mund të mos i printe, me anë të presionit popullor dhe ndërkom-bëtarëve, edhe nevoja për të pastruar stallat e Avgjisë me një lumë shumë më të fuqishëm sesa me anë të Ligjit të Dekriminal-izimit: arritja e një konsensusi të gjerë politik për të hartuar një Reformë Zgjedhore e cila do ta kthente, së pari, gurin e themelit të superstrukturës, Kuvendin, në parametra profesionalë nor-malë. Pra, Reforma në Drejtësi nuk do të thotë që të mos puno-het paralel edhe me hartimin e një legjislacioni themelor të ri mbi Kodin Zgjedhor.

Dihet se pushteti i tretë, gjy-qësori, është i kompromentuar thellësisht para opinionit pub-lik, biznesit, shtresave të gjera dhe ndërkombëtarëve si push-tet i korruptuar politikisht për-para aferave të zyrtarëve të lartë dhe ekonomikisht përballë sub-jekteve civile dhe nuk ka një be-sim të gjerë tek ai për dhënien e drejtësisë në mënyrë të paan-shme e të ndershme.

Me nxitjen e ndërkom-bëtarëve, maxhoranca e sotme ka qenë nën një presion 2 vjeçar për të bashkëpunuar me opoz-itën dhe anasjelltas, që sistemi i dobët politik në vend të fillojë të regullojë çatinë, që të mos i hyjë uji. Ndërsa forcimi i themeleve të tij do kërkojë një Kod Zgjedhor të drejtë, që të ndërtojë një Kuvend sipas vullnetit popullor. Dhe kohë nuk ka shumë për ti mbyllur këto dy reforma jetike për vendin. Di-het se pa ndërtuar një infrastruk-turë moderne të institucioneve të ngrehinës së shtetit, nuk mund të përmirësohet ekonomia, që është baza e sistemit.

Po përse nuk është realizuar as njëra e as tjetra nga ky Kuvend? Sepse nuk ka detantë, nuk ka vull-net politik nga dy-tre forcat krye-sore që sot mbushin me inflacion rradhësh këtë institucion. Duket se lidershipi i vjetër zyrtar në opozitë, duke mos i lëshuar me vullnet frerët blu, është i intere-suar që kjo Reformë të bllokohet dhe për këtë shfrytëzohen pretek-ste nga më të pabesueshmet për ta shtyrë procesin në ‘kalendat greke’. Për ta frenuar rezistencën e opozitës ndaj Reformës në Drejtë-si, duket se SHBA, protagonistja e huaj më më ndikim mbi politikën e Tiranës, thëriti në Washington para një muaji liderin aktual të PD, z.Basha, në krye të një ekipi prej disa vetësh. Ka shumë gjasa që Z. Basha mund t’i jetë bërë presion i fortë nga Znj.Nuland, Zv.Sekretarja e Shtetit, në një ta-kim kokë më kokë me të në zyrat e DASH, për të forcuar vullnetin e për ta nxjerrë anijen blu nga cek-tinat e rrezikshme ku e ka futur lidershipi i vjetër në lidhje me Re-format, në interes të të ardhmes së tij personale, të forcës së vet politike dhe të vendit. Askush nuk mund të mposhtë me një vullnet personal një vullnet impersonal të fuqishëm, të përbërë nga vull-netet e fuqishme të disa vektorëve të brendshëm e të jashtëm. Ҫdo artificë e pretekst nga ndonjë a disa individë me influencë për të penguar përmirësimin e sistemit politik të vendit veçse sa ju shton atyre agoninë e dështimit.

Dihet se në këto 25 vjet, poli-tika, gjyqësori dhe disa fusha të tjera me interes publik të gjerë, kanë krijuar një simbiozë servile

ndaj njëra-tjetrës, duke shërbyer me devocion në kurriz të intere-save të gjera të popullit dhe shën-doshjes së sistemit. Pas 25 vjetësh zhgënjimi dhe tranzicioni të gjatë, sigurisht që ka ardhur koha që këto të ndryshojnë. Kjo ka sjel-lë edhe një kaos në urbanizim, në ekonomi, në shpërndarjen e pa-surisë, në rritjen e varfërisë dhe si rezultat të këtyre, në rritje të emi-gracionit dhe rritje të rradhëve të ushtarëve të mafies me shqiptarë, duke na kthyer në sinonim të një race me prirje kriminale, aq sa Ministri i Drejtësisë në Britani, në fushatën e tij antieuropiane të Britanisë, e shikon një nga të keqet e mëdha, bashkimin në një habitat politik me ‘kriminelët shqiptarë’ që kanë mbushur burgjet e Britanisë në gati 10% të totalit të të burgosurve të huaj.

Kësaj gjendje të gjithë shqip-tarët duan t’i thonë “Stop!” prej kohësh. Kupa është mbushur; ajo ka kohë, madje, që ka filluar të derdhet. Plangprishësit e siste-mit dhe jetës me prosperitet të popullit duhet të ndalen, me çdo mënyrë. Ata sot janë vetzbuluar duke kërkuar të ruajnë me çdo cmim privilegjet e fituara pa të drejtë, me krim hera herës, ndaj atyre ju duhet të ruajnë ‘qenin e tyre të stanit’, gjyqësorin e emëruar prej tyre ndër vite dhe të korruptuar. Ata nuk mund të pajtohen me ‘vitin zero’ për këtë sistem, ku gjithshka të fillojë nga e para dhe më mirë. Ata kannë bërë cmos dhe do të bëjnë deri sa t’u shteret e gjithë fuqia poli-tike, ta ndalin këtë proces jetik që sjell ozon për atmosferën popul-lore. Ata janë nga krahu i kundërt i llogores së interesave popullore; ata mendojnë se janë mbi popul-lin dhe mund ta mbajnë atë gjatë nën këmbë; me buzëqeshje fallco ata janë edhe kundër faktorit ndërkombëtar që kërkon një Shq-ipëri me sistem normal, të shën-detshëm, efikas, ‘nga populli, për popullin, të popullit’, e të inkua-druar në Bashkimin Evropian. Por koha ka treguar, si me shumicën e tiranëve, se uragani dhe nevoja e madhe popullore do t’I mundë dhe proceset do të vihen në një udhë më të mbarë. Reformat në Drejtësi, në Kodin Zgjedhor, etj, do stopojnë tranzicionin dhe do të futin vendin në normalitet.

Kujt i intereson pengimi i Reformave në vend?!

Redaksionale

Page 4: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 4

fokus “Ambasadorët në mbledhjet e grupeve parlamentare, tregues i mungesës së besueshmërisë ndaj klasës politike”

FRD: Reforma në drejtësi, Venecia foli, Kuvendi ta miratojë

Fryma e Re Demokratike rithek-son edhe njëherë tjetër përmes një

deklarata, tendencën për të zvarritur reformën në drejtësi nga spektri politik vendimmarrës. Teksa drafti ka marrë mi-ratimin e Komisionit të Venecias, ndërsa ekspertët e EURALIUS e OPDAT kanë përshtatur edhe ndryshimet e fundit në projektin kushtetues, sërish palët duken larg gjetjes së gjuhës së përbashkët. Gjatë një reagimi për mediat, FRD i kërkon poli-tikës përshpejtimin e procesit të miratim-it të reformës në drejtësi, pasi mosmi-ratimi i saj brenda këtij sesioni, rrezikon ta shtyjë reformën për legjislaturën tjetër. “Klasa politike vendimmarrëse jo vetëm ka shfaqur mungesë vullneti për kalimin

e reformës në drejtësi, por njëherazi po rrezikon ta shtyjë miratimin e saj përtej çdo afati, duke rrezikuar edhe shkeljen e afateve të vendosura nga ndërkombëtarët. Deklaratat e ambasadorit amerikan Don-ald Lu gjatë mbledhjes së komisionit të

posaccëm parlamentar, janë treguesi më kokëfortë se edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar mungesën e dëshirës së politikës për ta miratuar këtë reformë”, thuhet në deklaratën e FRD. Prezencën e ambasa-dorëve Lu e Vlahutin në mbledhjet e gru-peve parlamentare, përpara miratimit të reformës në parim ditën e hënë, FRD e cilëson si një tjetër moment që tregon se te klasa politike shqiptare askush nuk ka besim më. “Fakti që reforma ka dy vjet që zvarritet pa kuptim, aq sa ka sosur edhe durimin e ndërkombëtarëve, është një tjetër moment e një dëshmi e qartë se kredibiliteti i klasës politike shqiptare ka rënë dhe se të gjithë kanë humbur besi-min”, thuhet më tej në deklaratën e FRD.

Lu ashpërson gjuhën: Do dështojë kushdo që tenton ta bllokojë reformënTë hënën drafti me ndry-

shimet kushtetuese për re-formimin e drejtësisë do të

votohet në parim. Lajmi u kon-firmua nga kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafa, i cili saktësoi se javën e ar-dhshme do të nisë pjesa intensive e kësaj reforme për ta përfunduar atë brenda muajit. Në pjesën me dyer të mbyllura të kësaj reforme, deputeti socialist, anëtar i komis-ionit, Pandeli Majko i ka kërkuar opozitës ta votojë draftin e refor-mës e në ditët në vijim ta shqyrtojë në hollësi. Kërkesa është refuzuar nga të djathtët nën argumentin se i duhet më shumë kohë. Ndërkaq në prononcimin për mediat Eduard Halimi hodhi idenë e votimit veç-mas të një pjese të kësaj reforme, atë që ka të bëjë me Byronë dhe komponentin Anti korrupsion. Ndërsa për pjesën tjetër opozita ka më tepër kohë për konsultime.

Ambasadori Donald LuKomisioni i posaçëm parla-

mentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur të mërkurën jo si zakonisht, pasi të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tira-në, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vla-hutin. Në këtë mbledhje u rikthyen edhe përfaqësuesit e opozitës, pas bojkotit 10 ditor të Kuvendit. Por ajo që mori vëmendjen e anëtarëve të komisionit, ekspertëve dhe jo vetëm, ishte deklarata e ashpër e ambasadorit Lu, i cili u shpreh pa doreza se, nëse dështon reforma në sistemin e drejtësisë, atëherë, anëtarët e komisionit ad hoc do të

turpërohen përpara zgjedhësve të tyre, si dhe do të turpërojnë mar-rëdhëniet me BE e SHBA. “Nëse kjo reformë dështon, anëtarët e këtij komisioni do të turpërojnë veten përpara zgjedhësve. Do të turpëro-ni marrëdhënien tuaj me SHBA e BE. Fatmirësisht ne sëbashku nuk do të lejojmë që të dështojmë. Ven-di po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses”- u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu, përpara anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi.

PorositëAmbasadori Lu tha se mëshi-

ron udhëheqësit e shurdhër poli-tik të cilët mund të bllokojnë re-formën në drejtësi. Sipas tij, kush e bllokon reformën, do të përbal-

let me zemërimin e qytetarëve ne zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. “Mëshiroj udhëheqësit e shurdhër politik nëse e bllokojnë këtë refor-më. Do të përballeni me zemërim-in e publikut shqiptar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit e prokurorit të korrup-tuar, duke bllokuar këtë reformë”, theksoi Lu. Me qëllim përshpe-jtimin e procesit të miratimit të reformës, Lu i kërkoi komisionit parlamentar caktimin e një kal-endari për kalimin e reformës në komisionin parlamentare brenda muajit maj, ndërsa deri në fund të qershorit ajo duhet të miratohet në Kuvend. “I kërkoj komisionit të reformës të caktojë një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme. Në komision reforma

duhet të mbarojë deri në fund të majit, në parlament deri në fund të qershorit. Dalloni lojërat poli-tike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për të detyrë”, deklaroi Lu. Ambasadori ameri-kan theksoi se drafti i reformës ka marrë opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, ndërsa edhe ekspertët e EURALIUS e OP-DAT, kanë një projekt për sistemin e drejtësisë i cili iu prezantua sot komisionit të posaçëm parlamen-tar. Lu tha se i beson ekspertizës së ndërkombëtarëve sepse har-tuesit e reformës janë ekspertë me integritet dhe të paanshëm politikisht. “Nën drejtimin e opin-ionit përfundimtar të komisionit të Venecias është përgatitur një draft përfundimtar. Keni një pro-jekt të ekspertëve të EURALIUS e

OPDAT. Di gjithashtu që askush nga ju nuk ka patur mundësinë ta lexojë atë. E mbështes atë pro-jekt sepse besoj në integritetin, njohurinë, paanshmërinë politike të këtyre dy ekspertëve ndërkom-bëtarë. Unë besoj në aftësinë e tyre dhe dëshirën e sinqertë që Shqipëria të ketë sistemin gjyqë-sor më të mirë të mundshëm. Ju bëj thirrje, ta studioni këtë doku-ment, ngrini pyetje për atë që do të gjeni këtu, për të studiuar më mirë atë që kërkon populli shq-iptar. Në fund të ditës duhet të votoni pro reformës në drejtësi”, u tha Lu. Ai vuri në dukje se re-forma në sistemin e drejtësisë ka marrë edhe vëmendjen e përfaqë-suesve të lartë të BE e SHBA, deri edhe te Presidenti Barack Obama. “Kam parë ditët e fundit, zonjën Mogherini, zotin Kerry dhe zo-tin Obama që ta votoni këtë re-formë. Nuk kam parë mbështetje të madhe sesa për këtë reformë. Të gjithë e pranojnë sesa e rëndë-sishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Lu. Ai theksoi gjithashtu se reforma mbështetet nga 91% e shqiptarëve, çka e bën të domosdoshme çuarjen e saj përpara. “Populli shqiptar, të pa-sur e të varfër, të rinj e të mosh-uar, qytetar të fshatit e të qytetit, burra e gra, e kërkojnë këtë re-formë. 91% e mbështesin këtë re-formë. Mendojeni pak, shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra, por 91% bien dakord se vendi ka nevojë për këtë reformë”, theksoi ambasadori Lu. Edhe ambasador-ja e BE në Tiranë, Romana Vlahu-tin apeloi dialog politik lidhur me miratimin e reformës në drejtësi.

“Nëse reforma dështon, ju anëtarët e këtij komisioni do të turpëroheni përpara zgjedhësve, BE e SHBA-s딓E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë. Do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë”

“Në komision reforma duhet të mbarojë deri në fund të majit, në parlament deri në fund të qershorit. Dalloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për të detyrë”

Page 5: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 5

fokus

Si u hakmor regjimi i Enver Hoxhës me organizatorët e Revoltës së burgut të Spaçit

nga Bedri Blloshmi

Nga mesi i vitit 1971 Dervishi arrestohet me akuzen tentative per arratisje dhe denohet me dymbedhjete vjet heqje lirie.Denimin, Dervish Bejko po e vuante ne kampin e Spacit.

Dervish Bejko ka lindur ne vitin 1946 ne fshatin Starove te rrethit Pogra-dec. Dervish Bejko ka lindur nga

prinderit Enver dhe Ikbale Bejko.Shkollen fi llore e ka mbaruar ne fshatin e lindjes.Ka patur profesionin e muratorit.Dervish Bejko ka qene I martuar dhe ka lene nje femije. Nga mesi i vitit 1971 Dervishi ar-restohet me akuzen tentative per arratisje dhe denohet me dymbedhjete vjet heqje lirie.Denimin, Dervish Bejko po e vuante ne kampin e Spacit.

Me shperthimin e revoltes, me 21 – 23 maj edhe Dervishi nuk qe me pak aktiv se te tjeret.

U arrestua me njembedhjete te denuarit e tjere qe benin pjese ne grupin e pare, ndaj u radhit edhe ky me tre te tjeret per t’u de-nuar me pas me vdekje, pushkatim. Keta te kater te grupit te pare, nder te dymbedhjete te arrestuarit e pare qe jane cilesuar si me kryesoret, me te aperkulshmit, me qendre-staret, u vune para toges se pushkatimit dhe u ekzekutuan. Vend – groposja e tyre akoma dhe sot pas njezet e tre vitesh te permbysjes se sistemit gjakatar nuk dihet. Askush nuk fl et nga ata qe dine per naten e 24 majit.

Ka gati njezet vjet e me shume, qe famil-jaret enden perrua me perrua e are me are ne shkretetiren e Rreshenit. Asnje shenje nuk eshte dalluar se ku fl ene kockat e kater heronjve te revoltes se Spacit, ndod-hur me 21 – 23 maj 1973. Madje familjaret e Dervishit (sipas nje informacioni) kane germuar gati nje muaj rresht ne rrugen Ti-rane – Elabasan, ne kthesen e dyte sapo fi llon Qafe – Kerraba, u zhvendosen dhjetera e qindra metra kub dhe, ne nje siperfaqe mbi 4 dylym por asnje shenje nuk u zbulua. Z Agim Bejko ( vellai i Dervishit) i cili banon jashte shtetit vjen cdo vit ne Shqiperi dhe vazhdon te mbledhe informacione. Disa here ka shkuar bashke me mua (Bedrine) ne morgun e Tiranes kemi takuar doktorin per te marre informacion. Dy here kemi udhetuar drejt Rreshenit kemi takuar per-sonat pjesemarres. Na kane informuar treguar gjithe ngjarjen nga dega e puneve te brendeshme e Rreshenit drejt rruges Kaci-narit prane pyllit te Geziqit. Te gjitha infor-macionet qe kemi marre per 4 te ekzekutu-arit te sjellin ne Tirane.

Skender Daja lindi ne Tirane ne vitin 1950 nga prinderit Qemal dhe Sofi je. Sk-ender Daja me pas ka banuar ne qytetin e Fierit ku ka punuar si marangoz. Ka kryer arsimin 8 – vjecar.

Skender Daja arrestohet me 24 dhjetor te vitit 1970 dhe denohet me dhjete vjet heqje lirie, denim te cilin po e vuante ne kampin e Spacit. Skender Daja ne revolten e kampit te Spacit, me 21 – 23 maj 1973 ishte nje nga te denuarit kryesore dhe me aktivet gjate tre diteve te revoltes. Mbas tre ditesh, me 23 maj 1973, dite kur u shua revolta nga forcat

nuarit jane pushkatuar po me date 24 maj 1973. Qysh atehere e deri tani kane kaluar dyzet vjet qe jane ekzekutuar.

Mbas vitit 1990 e deri tani po mbush-en njezetetre vjet qe familjaret e tyre jane ne kerkim te vazhdueshem per gjetjen e eshtrave te tyre, se ku i ka groposur dora gjakatare e asaj bande diktatoriale. Ata te kater, ata heronj, jane pa varr dhe deri me sot nuk jane nderuar me ndonje ceremoni perkujtimore apo nje tufe lule per t’i ven-dosur ne shenje kujtimi, sepse s’kane ku te vendosen.

Po. Ne po presim qe te na telefononi. Te gjithe njerezit kane zemer, te gjitha zem-rat jane prej mishi. Nuk besoj asnjehere ne mbare njerezimin ndokush te kete gure ne vend te zemres. Gjithesesi ne po presim, po e them sinqerisht une e kam provuar kete plage te pasherueshme. Nga familjaret apo te afermit e Dervish Bejkos, Skender Dajes, Hajri Pashajt dhe Pal Zefi t do merrni falen-derimet e zemres se do ju jene mirenjohes perjetesisht se ju kemi hequr nje brenge qe kurr dheri nuk do t’i trete kur te shkojne ne boten e pertejme. Na tregoni harten e vdekjes. Clirohuni nga ky makth qe e rua-ni dhe e keni pare mos e merrni me vehte. Zbulojeni enigmen e

24 majit 1973. Askush nuk do te kete pune me cilin do qe te na jape informacion se ku ndodhen. Kete jua siguroj une qe po kerkoj qe te gjenden e mos mbeten perren-jeve e varrhumbur. Kjo eshte e pa falshme. hajde merrni guximin dhe fl isni, tregoni.

Marre nga libri Revolta e Spacit

vertete. Pse e them kete? Une jam intere-suar ne morgun e spitalit ne Tirane dhe re-zulton qe ne vitin 1973, apo dhe me pas nuk gjendet asnje lloj shenimi ne morg se kane sjelle te vrare dhe me keta kater Emra.

Pal Zefi ka lindur ne vitin 1940 ne qytetin e Durresit, nga pinderit Gjergj dhe Dile Zefi . Pal Zefi kishte mbaruar ne fshatin Rrush-kull shkollen fi llore. Me pas vazhdon per infermier. Pal Zefi ka qene i pamartuar. Ne vitin 1971arrestohet dhe denohet medhjete vjet heqje lirie per agjitacion e propagande.

Pal Zefi vuante denimin ne burgun e Spacit. Ne daten 21 – 23 maj, sa zgjati re-volta, Pal Zefi ka qene nder me aktivet nder te denuarit e tjere. Arrestohet bashke me njembedhjete te denuarit e tjere dhe deno-het me vdekje, pushkatim bashke me Der-vish Bejkon, Hajri Pashain, Skender Dajen. Sipas dokumentave arkivore te kater te de-

e sigurimit te shtetit, Skender Daja u arres-tua bashke me njembedhjete te denuarit e tjere, te cilet u konsideruan me kryesoret. Skender Daja u denua me vdekje, pushka-tim nga Kolegji i Gjykates se Larte bashke me Pal Zefi n, Dervish Bejkon, Hajri Pas-hain. Faljen e jetes per te kater te denuarit me vdekje e refuzoi dhe Presidiumi i Ku-vendit Popullor. Skender Daja u pushkatua bashke me shoket e tij me 24 maj 1973. Ako-ma dhe sot trupi i Skender Dajes nuk dihet ku eshte groposur nga vrasesit e sigurimit bashke me Palin, Dervishin dhe Hajriun. Familjaret e miqte nuk i kane rreshtur asn-jehere kerkimet per gjetjen e eshtrave.

Hajri Pashaj ka lindur ne Hekal te rrethit te Fierit, nga prinderit Zenel dhe Selime Pashaj. Hajriu ka patur vellezer dhe motra. Hajriu ka banuar ne qytetin e Elbasanit, ka punuar si hekurkthyes, ka qene i pamartu-ar. Ne vitin 1965 arrestohet dhe denohet me 13 vjet heqje lirie pertentative arratisje. Me pas ai denohet dhe e dergojne per te vuaj-tur denimin ne burgun e Spacit. Me rastin e shperthimit te revoltes me 21 maj 1973, arrestohet me grupin e pare prej dymbed-hjete vetesh dhe denohet me vdekje, push-katim.

Hajri Pashaj edhe tani pas dyzet vjetesh nga pushkatimi eshte pa varr, ashtu si dhe tre shoket e tij te pushkatuar e groposur kushedi se ku nga sigurimi famekeq i dik-tatures gjakatare. Dhe informacioni se ata jane sjelle ne Tirane te pushkatuar dhe jane dorezuar ne morgun e spitalit, nuk eshte i

Page 6: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 6

aktualitet “Janë ture që kanë si destinacion bunkeret bërthamore që dikur ishin sekrete e shoqërisë komuniste”

sondazhi

Anketa e OECD: Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat

Shqiptarët konsiderojnë pri-oritet të ardhurat, ndërsa

shtete të tjera ballkanike shën-detin. Panoramë tjetër ofrojnë vendet më të pasura, shqetësi-mi i së cilave është kënaqësia nga jeta…Çdo shtet ka prior-itete, bazuar në një sondazh të bërë publik nga OECD, në të cilin janë pyetur njerëzit se çfarë vlen më tepër në jetën e tyre, ku për shqiptarët ka rezultuar se të ardhurat janë parësore. Në sitën e analizës me të anketuar në mbi 180 shtete, rezultojnë 11 tema të

detin. Qipro ishte i vetmi shtet në Europë që njerëzit zgjedhin balancën jetë-punë, si priorite-tin e tyre më të lartë dhe vetëm Ukrahina dhe Shqipëria vlerë-sojnë të ardhurat. Pjesa tjetër e vendeve ballkanike konsidero-jnë prioritet shëndetin. Ndërsa në SHBA, prioritet konsidero-het kënaqësia nga jeta, shën-deti dhe mjedisi. Tjetër pan-oramë vihet re nga Amerika e Jugut, në të cilën çështjet që shqetësojnë më tepër janë edukimi, siguria, shtëpia dhe kënaqësia nga jeta.

konsideruara më thelbësore, në fushën e kushteve të jetesës dhe cilësisë së saj. Temat janë: siguria, shtëpia, puna, të ar-dhurat, balanca jetë-punë, kënaqësia nga jeta, shëndeti, edukimi, qeverisja, komuniteti dhe mjedisi. Nga harta inter-aktive e krijuar nga movehub.com, vihet re se në Europë: Bri-taninë e Madhe, Suedi, Gjer-mani, Finlandë dhe Poland zgjedhin kënaqësitë nga jeta si prioritet, ndërsa në shtete si Rusi, Norvegji, Islandë, Francë dhe Austri vlerësojnë shën-

Daily Mail: Shqipëria, ja një plan konkret sesi bëhen para

Për britaniken prestigjoze “Daily Mail”, Shqipëria ka tashmë ka një plan

konkret sesi të bëjë para. Ajo i ka kush-tuar një artikull të veçantë një atraksioni që po përpiqet të ngjallë qeveria shqip-tare dhe këta janë bunkerët. “Përmes tyre, Shqipëria po përpiqet që të tërheq tur-istë. Janë ture që kanë si destinacion bun-keret bërthamore që dikur ishin sekrete e shoqërisë komuniste”, shkruan Daily Mail në versionin e saj online. “Kush nuk do të dëshironte që të shikonte një bunker bërthamor top-sekret të periudhës komu-niste? Një strukturë që u projektua për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmet imagji-nare bërthamore, por që sot janë reliket

e fundit të periudhës së errët komuniste dhe po shihen si atraksione për turistët. Ndërkohë qeveria socialiste ka kthyer në të vizitueshme ishullin e Sazanit, dikur një bazë sovjetike, si dhe ka shpallur ank-

andin për shitjen e avionëve të vjetër luf-tarak. Nga frika e një pushtimi imagjinar ish-vendi komunist ndërtoi rreth 700,000 bunkerë të të gjitha madhësive. Një çerek shekulli pas rënies së komunistëve, shu-mica ende ekzistojnë. Disa shërbejnë si hambare, disa si bare, restorante, tualete madje edhe shtëpi. Por, një nga krijimit më të veçanta është një bunker nëntokë-sor i ndërtuar në fshetësi në periferi të Tiranës për të mbrojtur komandën e ush-trisë shqiptare nga sulmet bërthamore. Ai u hap për publikun dy vite më parë, por u rimbyll për shkaqe financiate. Autoritetet po planifikojnë për ta rihapur këtë verë”, shkruan Daily Mail.

TAP lidh kontratat e stacioneve të kompresorëve për Shqipërinë dhe Greqinë

Trans Adriatic Pipeline AG ka përzgjedhur një ndërmar-rje të përbashkët të përbërë

nga Renco S.p.A (Itali) dhe Ter-na S.A. (Greqi) për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të stacioneve të kompresorëve të projektit. Në Greqi, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Kipoi, në afërsi të kufirit Greko-Turk. Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Fier dhe një stacioni matës në Bil-isht. Stacioni matës është projek-tuar për matjen e gazit natyror që vjen nga seksioni grek i TAP-it.

Ndërtimi i stacioneve të kom-

presorëve planifikohet të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe do të zgjasë për rreth dy vjet. Stacionet e kompresorëve do të ndërtohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të industrisë për shëndetin dhe sigurinë. Ato do të ndërtohen larg zonave me popullsi të dendur dhe do të kenë ndikim minimal në mjedis dhe në komunitetet vendore. Kontrata për furnizimin e gjashtë njësive të turbinave të gazit me turbo për kompresim që do të instalohen në stacionet e kompresorëve u lidh në shtator të vitit 2015 me Siemens-in. Ian Bradshaw, drejtor i Menax-

hues i TAP-it, tha se: “Dëshiroj të përgëzoj kontraktorët tanë të suksesshëm EPC të stacioneve të kompresorëve – Renco S.p.A dhe Terna S.A. – për ofertat e tyre të suksesshme dhe gjithashtu dëshi-roj të falënderoj të gjitha kompa-nitë që kanë marrë pjesë në proce-sin e tenderimit. Renco S.p.A dhe Terna S.A. do të jenë përgjegjës për sigurimin e mëtejshëm të nënkon-traktorëve për zbatimin e pjesëve specifike të detyrimeve të kon-tratës. Pritet që kjo veprimtari të krijojë punësim dhe mundësi eko-nomike të mëtejshme në rajonet përgjatë gjurmës së TAP-it.” Renco S.p.A. është një kompani italiane themeluar në vitin 1979 dhe ofron një sërë shërbimesh përfshirë in-xhinierinë dhe ndërtimin në sek-torët e energjisë, naftës dhe gazit, si dhe infrastrukturës civile. Ndër-sa Terna ERNA është themeluar në vitin 1972 dhe është një nga grupet kryesore të biznesit në Greqi me më shumë se 6.000 punonjës në 16 vende. Historiku aktual i ndër-timeve të grupit arrin vlerën e 3 miliardë eurove.

Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë,

prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni

kompresorësh në Fier dhe një stacioni matës në Bilisht

Page 7: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 7

aktualitet

Historike“Propozimi është paraqitur së bashku me

vlerësim pozitiv i Komisionit”

Kosova pa viza në “Schengen” KE rekomandon liberalizimin

Komisioni Europian i ka propozuar Këshillit të Mi-nistrave të BE dhe Parla-

mentit Europian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. “Komis-ioni Evropian ka propozuar sot në Këshillin e Bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në zonën “Schengen””, thuhet në njoftimin e KE për mediat. Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësim pozitiv i Komisionit, të cilët kanë konfirmuar se Kosova ka përm-bushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj. Komisioneri për Migracion, Punët e Brendshme, Dimitris Avramo-poulos ka thënë se ka ndjekur me angazhim propozimin për heqjen e vizave për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike.

“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suk-sesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa e rëndësishme udhëtimi pa viza për popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me pro-gresin e arritur. Shpresoj se Parla-menti Evropian dhe Këshilli do të

miratojë propozimin tonë shumë shpejt”, u shpreh komisionari i BE. Në raportin e progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të tij për liberalizimin e vizave, në

kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Par-lamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do të ketë ratifikuar mar-rëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe forcuar forcuar rrugën në

luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Kosova ka zbat-uar të gjitha kërkesat e paraqitura në të këto katër blloqet e udhër-rëfyesit të vizave, si dhe ri-integ-rimin dhe ri-pranimin, të cilat do të monitorohen në mekanizmin e post-vizave dhe liberalizimit, Proce-sin e Stabilizim-Asociimit dhe, nëse është e nevojshme, me anë të ad hoc të ndjekin mekanizma të tjera. Pasi propozimi është miratuar nga Parla-menti Evropian dhe Këshilli, populli i Kosovës me pasaporta biometrike do të mund të udhëtojë pa viza për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë për të gjitha vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe katër vendet në zonën “Schengen” (Is-landa, Litenshtajni, Norvegjia dhe

Zvicra). Qytetarët e BE-së tashmë mund të udhëtojnë në Kosovë pa viza. Kushte të tjera të hyrjes për qa-sje në zonën Shengen do të vazhdoj-në të zbatohen, duke përfshirë edhe nevojën për të qenë në gjendje për të provuar mjete të mjaftueshme fi-nanciare dhe qëllimin e udhëtimit. Heqja e vizave nuk parashikon të drejtën për punë në BE. Duke marrë parasysh diskutimet e fundit me shtetet anëtare në politikën e vizave të BE-së në tërësi, Komisioni sot ka propozuar për të forcuar këtë me-kanizëm pezullimi për ta bërë më të lehtë për shtetet anëtare për të njoftuar rrethanat të cilat çojnë në një pezullim të mundshëm dhe që i mundëson Komisionit për të shkak-tuar mekanizmin me iniciativën e vet”, thuhet në raport.

Të gjithë të zgjedhurit publikë, përfshirë edhe zyrtarët e admin-

istratës publike, që nuk kanë dorë-zuar formularin e dekriminalizimit brenda orës 18:00 të ditës së mërkurë, duhet të kishin dorëzuar formularin e vetëdeklarimit si pjesë e zbatimit të ligjit për Dekriminalizimin. Nëse ato nuk e kanë kryer duhet t’i thonë lamtumirë postit që ata mbajnë në shtet. Përveç vendimit për të shtyrë me dy orë orarin e mbylljes së këtij procesi, Departamenti i Adminis-tratës Publike ka shtuar sportelet për të lehtësuar procesin e plotësimit të formularit, duke theksuar se kush nuk e dorëzon, largohet nga detyra. Orët e fundit të vetëdeklarimit kanë qenë vendimtare edhe për 9 minis-tra dhe 40 deputetë që deri të prem-ten e javës së shkuar nuk i kishin dorëzuar formularët, pasi kishin në dispozicion vetëm të martën dhe të mërkurën deri në orën 18:00. Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmuan mbrëmjen e djeshme suksesin e dorëzimeve të formularëve nga deputetët dhe ministrat, ku sipas të njëjtave burime nga KQZ-ja vetëm disa orë para mb-ylljes së afatit zyrtar do të intensi-fikoheshin dorëzimet e formularëve pranë këtij institucionit, duke bërë të mundur që të gjithë deputetët dhe të zgjedhurit vendorë, si dhe ministrat e kabinetit qeveritar të zbatojnë afatin ligjor të përcaktuar nga ligji i dekrim-

Dekriminalizimi

Mbyllet procesi i formularit, më 10 maj lista se kush lë punën

“Kush s’ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, lamtumirë punës në shtet”

Orët e fundit të vetëdeklarimit kanë qenë vendimtare edhe për 9 ministra dhe 40 deputetë që deri të premten e javës së shkuar nuk i kishin dorëzuar formularët

Demokratët dhe socialistët nderojnë më vete të rënët e Luftës Antifashiste

inalizimit. Ndërsa burime pranë Ministrisë së Inovacionit, e cila ka në varësi DAP-in, bëjnë të ditur se me datën 10 maj do të përpilohet lista e saktë e zyrtarëve që kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Pranë DAP-it duhet të dorëzojnë formula-rin rreth 25 mijë nëpunës. Formulari për modelin e të cilit u deshën orë të gjata negociatash mes palëve nis me plotësimin e gjeneraliteteve aktuale që mban personi në fjalë. Pika e tretë është dëshmia penale ku pyetet nëse ndaj tij ka pasur ndonjë herë vendim gjyqësor të prerë nga drejtësia shq-iptare apo e huaj, dënim me burgim me vendim gjyqësor jopërfundim-tar nga një autoritet shqiptar dhe të huaj; hetim ose gjykim nga ndonjë autoritet shqiptar apo i huaj nëse është lëshuar ndonjëherë urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij për ndonjë vepër penale; është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj; dhe nëse ka jetuar më shumë se një muaj në ndonjë shtet të huaj.

Provokimi

Komunistët me foton e Enver Hoxhës në varrezat e “Dëshmorëve”

Mbështetës të Partisë Komuniste nuk kanë munguar as këtë vit tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët në

Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Me foto të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe pankarta ku shkruhej “Rroftë Partia Komuniste”, nostalgjikët e komunizmit kanë mbërritur para memorialit ‘Nënë Shqipëri’ pak pasi kanë përfunduar homazhet zyrtare të opoz-itës dhe qeverisë. Shfaqja e komunistëve çdo 5 Maj tek Varrezat e Dëshmorëve ka sjellë gjithmonë reagimin e opozitës që e cilë-son këtë përpjekje për rehabilitimin e figurës së diktatorit dhe një provokim të madh për shqiptarët. Ndërkaq, edhe këtë vit, si e ma-jta ashtu edhe e djathta kanë nderuar më vete të rënët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Përfaqësuesit e opozitës, me në krye Lulzim Bashën, kryetarin e PD kanë zhvilluar homazhe tek Varrezat e dëshmorëve në nder të dëshmorëve të atdheut në ditën e tyre. Në homazhet e opozitës ka qenë i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Demokratët mbërritën në orët e para të mëngjesit, në orën 09:00, në Varrezat e Dëshmorëve, për të shmangur kështu kontaktet me përfaqësuesit e mazhorancës të cilët iu drejtuan homazheve rreth orës 10:00. Me në krye kreun e Kuvendit Ilir Meta, zëvendës/kryeministrin Niko Peleshi dhe Min-istren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, përfaqësuesit e mazhorancës zh-villuan homazhe për nder të dëshmorëve.

Page 8: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 8

ekonomi

Raporti i Freedom House: Shqipëria, më pak demokratike se në 2007Gati gjysma e bizneseve në vend

kanë rezultuar me statusin pa-siv sipas një selektimi që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë në regjistrin e tatimpaguesve. Në kuadër të luftës ndaj informalitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e tatimpaguesve me status pasiv, nga i cili rezulton se janë rreth 91 mijë biznese me këtë status. Nga ky selektim i DPT rezulton që vetëm 50 e për qind e bizneseve të regjistruara (rreth 180 mijë biznese) janë aktualisht ak-tive. Banka Botërore në kuadër të mbështetjes buxhetore për qeverinë shqiptare kishte rekomanduar disa masa kundër evazionit fiskal. Si-pas Bankës rast tipik është regjistri i tatimpaguesve, kur një përqindje e madhe e tyre janë joefektive. Nga një verifikim që ju bë regjistrit tati-mor, Banka Botërore ka gjetur në fil-lim të vitit 2014 se, rreth 28 për qind e bizneseve janë joefektive. Por tani kur Drejtoria e Përgjithshme e Tati-meve ka nisur publikimin e regjis-trit pasiv të bizneseve rezulton se gjysma e tyre janë fiktive pasi kanë më shumë se tre vite që nuk kanë paguar detyrimet dhe kanë kaluar me status pasiv. Pastrimi i regjistrit nga bizneset joefektive shihet si një masë e parë anti-evazion. Pas kësaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të krijojë një regjistër me bizneset që realisht janë tatimpagues. Më pas, institu-cionet financiare ndërkombëtare rekomandojnë që ky regjistër të administrohet në mënyrë rig-oroze, duke i përjashtuar bizne-set që nuk paguajnë për dy apo tre periudha tatimore rresht. Si-pas rekomandimeve të Bankës, bizneset mund të futen sërish në regjistër vetëm pasi të kenë shlyer detyrimet. Por, ndërkohë, askush nuk mund të verifikojë listën e pastër të bizneseve. Ndërsa lista tjetër e bizneseve jo korrekt mund të verifikohet fare lehtë nëse speku-lon me faturat e TVSH dhe kjo duhet t’i bëhet e ditur menjëherë publikut. Pjesa tjetër e bizneseve që janë në listën e “pastër” e marrin automa-tikisht rimbursimin e TVSH-së.

Ndërkohë programi për kth-imin e TVSH duhet për të kontrol-luar, nëse furnizuesi nuk është në listë dhe do të paralajmërojnë tat-impaguesin se furnizuesi i tij nuk është i autorizuar të lëshojë fatura të TVSH-së. Ndërkohë dogana nuk duhet të përpunojë importet ose eksportet për tregtarët që nuk janë në regjistrin e pastër.

91 mijë biznese me status pasiv

Tatimet pastrojnë regjistrin, “fshihen” gjysmat e kompanive

Korrupsioni mbetet më i lartë se periudha 2007-2012 dhe se me-satarja e rajonit. Përkeqësohet

pavarësia e medias, ndërsa përmirëso-het vlerësimi i procesit zgjedhor… Shq-ipëria rezultoi me një pikësim prej 4.14 për progresin demokratik në vitin 2016, duke mos shënuar ndryshim në raport me vitin e mëparshëm dhe duke qenë më ulët se në periudhën 2007-2011, kur ky tregues ishte poshtë nivelit 4. Tregue-si është publikuar nga Freedom House dhe renditja bazohet në një shkallë nga 1 në 7, ku 1 përfaqëson nivelin më të lartë të progresit demokratik dhe 7 më të ulëtin. Për Shqipërinë raporti është përgatitur nga Besfort Lamallari.

Në krahasim me vendet e tjera, Shq-ipëria pozicionohet më mirë se Kosova (5.07), Maqedonia (4.29) dhe Bosnja (4.5) dhe më dobët se Mali i Zi (3.93), Serbia (3.75), Bullgaria (3.25) dhe Ru-mania (3.46). Progresi demokratik ma-tet përmes ecurisë së nën-treguesve të qeverisjes kombëtare e lokale demokra-tike, procesit elektoral, shoqërisë civile, pavarësisë së medias, kuadrit ligjor e zbatimit të pavarur të tij dhe korrup-sionit. Vlerësimi i Procesit zgjedhor është përmirësuar nga 4.00 në 3.75 për shkak të uljes së toneve të fushatës, një dite të qetë e zgjedhjeve, si dhe të zgjidhjes së shpejtë të ankesave për par-regullsi gjatë zgjedhjeve lokale të qer-shorit, thuhet në raport. Vlerësimi për pavarësinë e medias ka rënë nga 4.00 në 4.25 për shkak të kufizimeve editoriale dhe shkarkimin e gazetarëve hetues. In-teresat private dhe politike vazhdojnë të dominojnë mediat, vlerëson raporti. Treguesit e tjerë nuk kanë pësuar ndry-shime në raport me vitin e mëparshëm (shih tabelën ).democracy

Korrupsioni vijon të mbetet i lartë në nivelin e 5.25 (për periudhën 2013-2016) dhe më i madh se periudha 2007-2012, kur kishte pikësimin 5. Ky tregues është gjithashtu më i lartë se mesatarja e rajonit, prej 4.89 . Në rajon, korrupsioni më i ulët është në Serbi (4.25), ndërsa më i larti në Kosovë (6). Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Kosovës për nivelin e korrupsionit. Raporti thekson se gjatë vitit 2015, “Shqipëria ka kaluar nëpër një sërë reformash dhe operacione të zbatimit të ligjit që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen e vendit më pranë Bashkimit Evropian (BE). Ndërsa reforma e vazhdueshme e dre-jtësisë dhe zbatimi rregullator konsid-erohen me rëndësi kritike, disa poli-

tika fiskale dhe veprimet e lidhura me to kanë ngritur shqetësime në lidhje me ashpërsinë e tyre, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë. Vendi aspiron për të filluar bisedimet e pranimit me BE-në

shumë shpejt, por procesi i integrimit do të ecë përpara, vetëm nëse Shq-ipëria bën përparim të prekshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Qeveria ka hartuar një pr. ligj të ri, me anë të së cilit synon që të mbështesë kri-

jimin e ndërmarrjeve sociale, me skemën e subvencioneve. Për vitin 2017 parashiko-hen 20 grante me një buxhet total 18 milio-në lekë, ndërsa parashikohet të mbështeten 100 vende pune.Përfituesit janë ndarë në 4 kategori, mbështetur në pagën bruto. (shi-ko tabelën).

Projektligji parashikon se aplikimi i kësaj skeme ka disa efekte të drejtpërdrejta si:

1. Sjell të ardhura për buxhetin e shtetit në kategorinë e të ardhurave personale. Tatimi mbi të ardhurat personale mbulon rreth 8.29% të shpenzimeve që do të bëhen për këtë skemë;

2. Nëse përfituesit do të vijnë të gjithë nga skema e ndihmës ekonomike, kjo do të bëjë që të ulen shpenzimet për këtë skeme afërsisht me 8.55 milionë lekë ose 47.3% e shpenzimeve për këtë formë subvencioni (përfitimi vjetor për një familje sipas PBA është 57 040 lekë)

3. Personat dalin nga skema e përfitimit të sigurimit shëndetësor falas dhe bëhen kontribuues të saj.

4. Për vitin 2017 janë parashikuar 100 vende pune me kosto mesatare 50 mijë lekë (kryesisht mjete pune). Buxheti total për këtë produkt është 5 milionë lekë. Numri i ndër-marrjeve sociale që mund të mbështeten është maksimumi 50. Nëse të gjithë për-fituesit do të bënin pjesë në kategoritë me pagë bruto 31 dhe 29 mijë lekë në muaj, atëherë shpenzimi është sa 83% e totalit të

sigurimeve të paguara nga punëdhënësi.5. Fondet për këtë paketë janë grante dhe

aplikantët mund të përfitojnë deri në 70% të investimit fillestar për të filluar veprimtarinë e tyre. Për vitin 2017 parashikohen 20 grante me një buxhet total 18 milionë lekë.

6. Ndërsa për vitet 2018 dhe 2019, para-shikohen respektivisht 30 dhe 40 grante. Dhënia e grantit duhet të kushtëzohet me punësimin e të paktën një personi nga gru-pet në nevojë dhe kohëzgjatja e kontratës të jetë jo më pak se 3 vjet.

7. Nëse ndërmarrja sociale do të punë-sonte 1 person me pagë bruto 29 mijë lekë, atëherë kostoja e punëdhënësit për një vit është 406 116 lekë. Në fund të vitit të tretë punëdhënësi do të ketë shpenzuar 6 35% mbi grantin e marrë. Nëse marrim në kon-sideratë që ndërmarrjet sociale do të ketë dhe të punësuar të tjerë (që nuk i përkasin grupeve në nevojë), atëherë të ardhurat për buxhetin që do të vijnë nga punësimi do të jenë më të mëdha. Projektligji vjen si rezultat i përmirësimit të kuadrit ligjor në fushën e punësimit dhe përmirësimit të jetesës së grupeve në nevojë, si edhe ku-jdesit shoqëror dhe shëndetësor. Ky projek-tligj është në përputhje edhe me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, me synim mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të grupeve të pafavori-zuara. Projektligji hartohet në përputhje me programin e përgjithshëm analitik të projekteve të Ministrisë së Mirëqenies So-ciale dhe Rinisë për vitin 2016

projektligji

Ndërmarrjet sociale, në 2017 parashikohen 20 grante me buxhet total 18 milionë lekë

Page 9: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 9

ekonomi

Banka e Shqipërisë ka supri-zuar duke ulur normën bazë për të dytën herë radhazi, për

ta çuar atë në një tjetër minimum historik prej 1.25%. Në mbledhjen e mëparshme, rreth një muaj më parë, banka e uli normën në 1.5%. Kjo është hera e 15 që institucioni monetar qendror ul normën bazë, që nga shtatori 2011 kur filloi poli-tikën lehtësuese monetare. Por, një ulje e tillë dy herë është parë vetem në nëntor- dhjetor 2013. Përgjithë-sisht Banka e Shqipërisë lë një peri-udhë disa mujore që lehtësimi i politikës të japë efekt.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë vjen në një kohë që konsumi ka re-zultuar me rënie për herë të parë që nga viti 1998 dhe kur infla-cioni ka qenë afër zero për muajt e parë të 2016-s. Përmes uljes së normës bazë, Banka e Shqipërisë i jep sinjal tregun për lehtësimin e kostos së kredisë dhe rritjes së shpenzimeve nga individët e bi-zneset. Pavarësisht se interesat e kredive në lekë në mars zbritën në minimum historik prej 7.4%, kredia vijoi të jetë e dobët, duke shënuar një rënie me 2% me bazë vjetore, ndërsa rritja ka qenë mini-male në shkurt e mars. Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi që norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në niv-elin 0.25%, dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 2.25%.

Sejko: Rritja ekonomike nën parashikim

Gjatë fjalës së tij, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko pojoi se “Informacioni i ri eko-nomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi disi më e ulët se parashikimi, ndërsa in-flacioni i tremujorit të parë të vitit 2016 shënoi një rënie të fortë dhe të papritur si pasojë e goditjeve të ofertës”. “Pavarësisht këtyre zhvil-limeve, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet në një trajektore pozi-tive zhvillimi. Në një horizont afatmesëm, ne presim një rritje ekonomike në përmirësim dhe një kthim gradual të inflacionit në ob-jektiv. Megjithatë, informacioni i ri ilustron rrezikun dhe pasiguritë që ka materializimi i këtij skenari. Në veçanti, ambienti i jashtëm shfaqet i përkeqësuar – si në drejtim të rritjes së eksporteve tona, ashtu edhe në drejtim të presioneve dez-inflacioniste që burojnë prej tij – ndërsa besimi dhe klima e biznesit në ekonominë shqiptare vazhdo-jnë të mbeten të luhatshme. Këto

BSH bëhet agresive, ul sërish normën bazë, e çon 1.25%Guvernatori Sejko pesimist, rritja është nën parashikimet tona

zhvillime tentojnë të ngadalësojnë shpejtësinë e kthimit të ekono-misë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv. Në përgjigje të tyre, në vazhdim të analizave dhe para-shikimeve të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, të miratuar sot nga Këshilli Mbikëqyrës, si dhe në linjë me qëndrimin e mëparshëm të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të in-teresit. Kjo ulje e normës bazë të interesit synon rritjen e stimulit monetar në ekonomi. Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit në tregun financiar, politika jonë monetare synon të mbështesë rritjen e mëtejshme të kredisë, të konsumit dhe të investimeve pri-vate. Kjo lëvizje sinjalizon gjithash-tu vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për ruajtjen e stabil-itetit të çmimeve në përputhje me objektivin e saj të inflacionit. Më lejoni të ofroj në vijim një pasqyrë më të detajuar të analizave dhe konkluzioneve tona. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë re-zultoi në nivelin 0.7%. Brenda këtij tremujori, inflacioni shënoi një rënie të fortë gjatë dy muajve të parë dhe u stabilizua në nivele të ulëta – prej 0.3% – në muajin mars. Rënia e inflacionit ka ardhur nga goditje të ofertës, në formën e niveleve të ulëta të inflacionit të

artikujve ushqimorë dhe të rënies së çmimit të naftës, si dhe nga fak-torë teknikë të bazës së lartë kraha-suese të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Këto goditje origjinojnë në masën më të madhe në tregun ndërkombëtar dhe janë reflektuar në rënie të shpejtë të inflacionit në të gjitha vendet e rajonit. Ndi-kimi i tyre në inflacion pritet të jetë kalimtar. Megjithatë, ky ndikim do të jetë i dukshëm edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, por do të shkojë gradualisht drejt shuarjes në tremujorin e tretë dhe të katërt. Në përgjigje edhe të rritjes eko-nomike, niveli i inflacionit në fund të vitit 2016 pritet të luhatet rreth vlerës 1.9%, një ulje kjo kundrejt parashikimit prej 2.3% të Raportit tonë Tremujor paraardhës. Ndo-nëse rënia e inflacionit në tremu-jorin e parë u ndikua nga goditje të ofertës, presionet e përgjithshme inflacioniste në vend vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kërkesa agregate, ekspansioni monetar dhe pritjet inflacioniste, nuk sinjalizojnë ri-kuperim të shpejtë të inflacionit drejt objektivit.

Edhe pse në rritje, kërkesa agregate nuk është ende e aftë të gjenerojë një shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese, si në tregun e punës dhe në atë të kapi-talit. Për rrjedhojë, presionet për rritje të pagave dhe të kostove të prodhimit mbeten të dobëta, çka

reflektohet në vlerat e ulëta të in-flacionit bazë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 2.2% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015. Balanca e infor-macionit të disponuar sugjeron se ajo ka shënuar norma të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Nga këndvësh-trimi sektorial, rritja ekonomike është udhëhequr nga zgjerimi i aktivitetit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që aktiviteti industrial shfaq dobësi si pasojë e koniunkturës së pafa-vorshme në tregjet botërore dhe në partnerët tanë tregtarë. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike është udhëhequr kryesisht nga zgjerimi i konsumit familjar dhe i investimeve private.

Këto tendenca pritet të shoqërojnë rritjen ekonomike edhe gjatë vitit 2016. Rritja eko-nomike e këtij viti pritet të jetë disi më e lartë se norma prej 2.6% e regjistruar në vitin 2015, por disi më e ulët në krahasim me vlerësi-met tona paraardhëse. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të ndih-mohet nga vazhdimi i trendit pozi-tiv të konsumit dhe të investimeve private. Rritja e tyre pritet të finan-cohet në masën më të madhe nga kursimet e sektorit privat dhe nga projektet e investimeve të huaja direkte, por ajo do të përfitojë edhe nga kushtet më të favorshme financiare që priten të ekzistojnë gjatë vitit 2016. Në përgjigje të poli-tikës monetare stimuluese dhe të reduktimit të huamarrjes publike në tregjet e brendshme, ambienti financiar karakterizohet nga likui-ditet i bollshëm dhe nga norma të ulëta interesi. Po kështu, kursi i këmbimit është i qëndrueshëm, bilancet financiare të bizneseve, të familjeve dhe të sektorit ban-kar shfaqen në përmirësim, ndër-sa standardet e kreditimit janë lehtësuar. Megjithatë, këto kushte financiare stimuluese nuk janë përkthyer ende në rritje të qën-drueshme të kredisë, si pasojë e hezitimit të pranishëm në sjelljen e agjentëve ekonomikë dhe finan-ciarë. Duke përjashtuar efektin e çregjistrimit të kredive nga bilan-cet e bankave, portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje mesatare vjetore prej 2.4% gjatë dy muajve të parë të vitit. Banka e

Shqipërisë gjykon se sistemi ban-kar duhet të tregohet më realist dhe i guximshëm në vendimet e tij të kreditimit. Transmetimi i plotë i efekteve të politikës monetare në tregjet financiare do të shoqërohet me rritjen e interesimit të bankave ndaj kreditimit. Gjithashtu, suk-sesi i planit të masave për reduk-timin e kredive me probleme do të ndihmojë në uljen e rrezikut të perceptuar të kreditit. Të dy këta faktorë krijojnë premisa për një ecuri më të mirë të kredisë në të ardhmen. Në terma afatmesëm, rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gjatë viteve 2017 e 2018. Në këtë horizont kohor, ajo pritet të reflektojë më mirë efektet e politikës monetare stimuluese dhe të gjejë një mbështetje më të madhe nga përmirësimi i mje-disit botëror. Ekonomia shqiptare parashikohet të kthehet gradual-isht në ekuilibër gjatë vitit 2017, duke ndihmuar në kthimin e in-flacionit në objektiv rreth fundit të vitit 2018. Të dy këto projeksione shfaqin një shmangie të lehtë nga parashikimi paraardhës, ndërkohë që balanca e rreziqeve vazhdon të qëndrojë në kahun e poshtëm. Duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit të infla-cionit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ruajë nor-mën e interesit të depozitës njëdi-tore në nivelin 0.25% dhe të zbresë normën e interesit të kredisë njëdi-tore në nivelin 2.25%. Duke gjykuar mbi informacionin e disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se stimuli monetar mund të rritet më tej gjatë vitit 2016, ndërkohë që cikli rritës i normave të interesit nuk do të fillojë para vitit 2017. Në mbyllje, Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se politika monetare lehtësuese është një parakusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për gjenerimin e një rritjeje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike. Kjo politikë duhet të shoqërohet me forcimin e ritmit të reformave strukturore në ekonomi, si dhe me përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e klimës së bizne-sit dhe reduktimin e primeve – ak-tuale apo të perceptuara – të rrezi-kut në ekonomi”, tha Sejko.

Page 10: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 10

kulturë

Botohet pas vdekjes libri i Injac Zamputtit, si vazh-dim e plotësim i veprave

të mëparshme në fushën e histo-risë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për “Dokumente për Historinë e Shq-ipërisë” (1623-1653), pasardhës i dy vëllimeve mbi të njëjtin argu-ment për periudhën 1479-1506 (pjesa e parë 1479-1499, Tiranë 1967; pjesa e dytë 1499-1506, Ti-ranë 1979) dhe tri vëllimet mbi periudhën: 1507-1592; 1593-1602; 1603-1621. Me këtë vepër dokumentare plotësohet gjithë puna studimore e Zamputtit në Shqipëri, në gjithë jetën e tij. Kjo është një punë e lënë amanet për ta përgatitur i biri, Jozefi – në bazë të dosjes që ka lënë së gjalli histo-riani, që shoqëron me jetëshkrim këtë libër. Njoftohet se ky botim

është përfunduar rreth viteve ’90-’91, duke punuar mbi doku-mente, fotokopje që studiuesit ja sillnin nga arkivat e sidomos nga Vatikani, kryesisht nga Propa-ganda Fide. Atij vetë nuk iu lejua asnjëherë të dilte jashtë Shq-ipërisë, por duke pasur njohuri se ku gjendeshin ato dokumente, i drejtonte personat që dilnin jashtë Shqipërisë aty ku duhej. Bëhet e ditur se baza për gjetjen dhe leximin e dokumenteve kanë filluar qysh në moshë mjaft të re tek ai, qysh në vitet ’30 të shekul-lit të kaluar, në Kolegjin Saverian ku ishte mësues, nën drejtimin e albanologut të mirënjohur A. Z. Valentinit.

I biri i Zamputtit, Jozefi, thotë se metoda e punës së autorit është

Dalin dokumente të rralla 4-shekullore të Injac Zamputtit

po ajo e vëllimeve të mëparshme: Leximi i qëmtuar i dokumentit, duke e hedhur me shkrimin e tij në fletore të veçantë. Kjo punë bëhej shpesh me thjerrëz (lente) në dorë, për të gjetur edhe pikat më të vogla e shkronjat më të ngatërruara të shkrimeve, nganjëherë pothuaj të palexueshme e shpesh të prishura nga koha. Nga fletorja e shkruar këtë lexim e hidhte në makinën e shkrimit, duke e kryer gjithnjë vetë pa ia dhënë asnjë daktilograf-isti, sepse, thotë Jozefi, “me këtë mënyrë, kontrollonte edhe një herë saktësinë e transkriptimit” duke kaluar më pas në punën e përkthimit.

Në dosjen e ndërtuar nga Zamputti për këtë vëllim gjenden të shtypura me makinë shkrimi tri lidhje: Njëra me transkriptimet e origjinaleve, e dyta me përkthi-met dhe e treta me listat e per-sonave e të vendeve. Jozefi bën të ditur se kësaj here ka shtuar edhe një listë me disa çështje e të dhëna që gjenden në këto doku-mente, si p.sh: arsimi, besëtytnitë, dasmat, familja etj. Vëllimi hapet me një shënim nga vetë studiuesi mbi dosjen e punimit: “Ky vëllim është ndërtuar si plotësim i dy

vëllimeve të mia ‘Relacione’ etj. Ka materiale të reja të transkrip-tuara e të përkthyera prej meje të njëkohshme me ato të Relacione-ve. Kam materiale të tjera nga A. Pr. F. të transkriptuara më vonë që mund të futen në këtë vëllim”. Në ironi nga i ati, Jozefi thotë se pati “luksin”, ndonëse iu desh mjaft kohë, ta hidhte këtë punë në kompjuter në krahasim me mun-dimin e makinës së shkrimit. Libri mban gjithsej 169 dokumente, ku 61 prej tyre vijnë transkriptuara e të papërkthyera. Në fund është sjellë jetëshkrimi i autorit dhe bibliografia e tij. Kjo e fundit ishte përgatitur nga ai vetë duke fil-luar nga botimet e paraluftës, ku familja ka shtuar ato punime të botuara pas vdekjes së tij. Ja fjalët e Zamputtit në parathënie për këtë vëllim: “Periudha e pasqyru-ar në këtë vëllim, e përfshirë ndërmjet viteve 1623-1653, kara-kterizohet për Shqipërinë Veriore, duke përfshirë edhe Kosovën dhe për Shqipërinë Qendrore, nga një veprimtari intensive e Kishës Katolike e cila, e mundur në Veri-un europian, e ktheu vëmend-jen e saj politike, përveçse drejt Amerikës Latine e gjetkë, edhe

drejt vendeve të jug-lindjes eu-ropiane të pushtuara nga Peran-doria Otomane. Kjo veprimtari, që synonte të rivendoste pozicionet e Kishës Katolike në vendin tonë, u udhëhoq nga Kongregacioni i Propaganda Fides, duke përfshirë klerin e vendit e duke themeluar misione me fretërit françeskanë italianë … Këto dokumente të nxjerra nga Arkivi i Propaganda Fides trajtojnë kryesisht çështjet kishtare e misionare, ku pasqy-rohen edhe konfliktet midis klerit vendës e atij të huaj”.Libri sheh dritën e botimit falë Albanisches Institut në St. Gallen, drejtuar nga Albert Ramaj, botuar nga “Faik Konica” ku vlerësimi vjen se “Zam-putti ishte shtylla kryesore në Shq-ipëri, që historiografia e mesjetës shqiptare, në kohën e diktaturës komuniste, të mos jetë vetëm ide-ologjike”. Qysh në kohën 21-vjeçare Zamputti ligjëron letërsinë shqipe në Kolegjin Saverian në krah të Dom Ndre Mjedës, kurse mësimet që mori nga Giuseppe Valentini ishin mbresëlënëse për tërë jetën e Zamputtit, sidomos si mësues për leximin e dokumentacionit për his-torinë shqiptare.

Botohet pas vdekjes libri i Injac Zamputtit, si vazhdim

e plotësim i veprave të mëparshme në fushën e historisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për “Dokumente për Historinë e Shqipërisë”

(1623-1653). I biri i Zamputtit, Jozefi, të cilit ju la amanet

përkujdesja për këtë vëllim, thotë se metoda e punës së

autorit është po ajo e vëllimeve të mëparshme: Leximi i

qëmtuar i dokumentit, duke e hedhur me shkrimin e tij në fletore të veçantë, një punë

që bëhej shpesh me thjerrëz (lente) në dorë

nga Violeta Murati

Në dosjen e ndërtuar nga Zamputti për këtë vëllim gjenden të shtypura me makinë shkrimi tri lidhje: Njëra me transkriptimet

e origjinaleve, e dyta me përkthimet dhe e treta me listat e

personave e të vendeve

Page 11: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 11

Në kohët e sotme studimi i historisë dhe i kulturës Bizantine, i shfaqjeve

të shumëllojta dhe e ndikimeve të tij, ka marrë një zhvillim të ri edhe në vendin tonë. Ky interes për studimet bizantine justifiko-het jo vetëm për faktin se populli shqiptar ka qenë mbi 10 shekuj pjesë e Perandorisë Bizantine, por edhe për lidhjet e ngushta politike, ekonomike dhe kulturore, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të dre-jtpërdrejtë në mjaft fusha të jetës shoqërore e kulturore në vendin tonë. Shoqata Shqiptare e Studi-meve Bizantine, me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë organizon ditën e nesërme, më 6 maj, një tryezë të rrumbullakët shkencore, me temë “Vlerësimi i Studimeve dhe i Trashëgimisë Kul-turore Bizantine në Shqipëri sot”. Kjo veprimtari do të zhvillohet në Sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar në Ti-ranë, me praninë e mediave dhe me pjesëmarrjen e akademikëve, profesorëve dhe studiuesve nga i gjithë vendi. Në punimet e tryezës së rrumbullakët, ku ndër të tjerë do të referojnë profesor Johannes Koder, prof. dr. Aleksandër Meksi, prof. dr. Lida Miraj, prof. dr. Pirro Thomo, prof. dr. Luan Perzhita, prof. dr. Pëllumb Xhufi, lektor Andi Rembeci etj., do të trajtohen arritjet e deritanishme në fushën e studimeve bizantine në Shqipëri, duke vlerësuar nivelin e tyre, dre-jtimet dhe disiplinat studimore, si edhe metodologjitë e përdorura shkencore.

Konferenca synon të çelë, gjithashtu, përmes propozimeve dhe diskutimeve, perspektiva të reja në fushën e studimit të artit, kulturës dhe trashëgimisë monu-mentale bizantine në Shqipëri dhe të promovojë bashkëpunime të reja në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine (SHSHSB), anëtare zyr-tare e International Association of Byzantine Studies është një or-ganizëm shkencor jofitimprurës, që ka si qëllim promovimin dhe koordinimin e studimeve bizan-tine në të gjithë territorin e Shq-ipërisë, përmes organizimit të veprimtarive përkatëse shkencore e kulturore. Në kohët e sotme, studimi i historisë dhe i kulturës Bizantine, i shfaqjeve të shumël-lojta dhe e ndikimeve të tij, ka marrë një zhvillim të ri edhe në vendin tonë. Pas një periudhe rel-ativisht të gjatë jo aktive, Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine (SHSHSB), u rithemelua në vitin 2013 me nismën dhe interesimin e veçantë të profesorit Emeritus Johannes Koder, Institutit të Stu-

Gjurmët e Bizantit në Shqipëri

dimeve Mesjetare, Departamenti i Studimeve Bizantine i Akademisë së Shkencave të Austrisë dhe Presi-dent i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine (AIEB). Ky in-teres për studimet bizantine është i natyrshëm dhe i justifikuar, jo vetëm për faktin se populli shqip-tar ka qenë përmbi 10 shekuj pjesë përbërëse e Perandorisë Bizantine, por edhe për lidhjet e ngushta politike, ekonomike dhe kulturore, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mjaft fusha të jetës shoqërore e kulturore në ven-din tonë.

Profesor Johannes Koder u lind në Vjenë, në 1942. I përfundoi stu-dimet më 1965 në Universitetin e Vjenës për Bizantologji, Filologji Klasike dhe Filologji Arabe. Vijoi studimet pasuniversitare si bur-sant i Institutit Austriak të Arke-ologjisë në Athinë dhe, në vijim, si bursant i Fondacionit Alexan-der Von Humboldt në Mynih. Ka qenë profesor në Universitetin e Mainz-it në Gjermani dhe, nga viti 1985-2010, profesor i rregullt i Universitetit të Vjenës, në kate-drën e profesorit të shquar Herbert Hunger dhe, njëkohësisht, drejtor i Institutit Austriak të Arkeologjisë.

Profesor Johannes Koder ka kryer, gjithashtu, detyrat e Kry-etarit të Këshillit Federal të Profe-sorëve të Universiteteve të Vjenës dhe është anëtar i Akademisë së

Shkencave të Austrisë. Aktual-isht mban postin e Presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Stu-dimeve Bizantine. Është nderuar më 1996 me medaljen Urdhri i Feniksit si edhe me dy dekorata nga Republika e Austrisë. Është profesor Honoris Causa i disa uni-versiteteve dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Greq-isë. Interesat e tij studimore lidhen me historinë ekonomike, gjeo-grafinë, demografinë e hapësirës mesdhetare bizantine, si edhe me poezinë bizantine. Për herë të parë, ai e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1965, ku së bashku me profesor Eric Trapp, kanë kryer studime mbi kodikët bizantinë të Arkivit Qendror Shtetëror. Për herë të dytë, e ka vizituar vendin tonë më 1980, ku ka kryer kërkime për hartimin e volumit Epirus Vetus të Tabula Imperii Byzantini, një atlas historik dhe gjeografik i Bizantit, i botuar nga Akademia e Shkencave e Austrisë. Shtatori i vitit 1996 do ta sillte për herë të tretë profesor Johannes Koder në Shqipëri, së bashku me një grup studentësh pasuniversitarë, për të vizituar nga afër monumentet e periudhës bi-zantine dhe pasbizantine. Profe-sor Johannes Koder ka botuar një numër të madh monografish, të përkthyera në gjuhë të ndryshme, si edhe shumë artikuj shkencorë.

Andi Rëmbeci

më 6 nëntor 1639

Pjesë nga një letër e Frang Bardhit, drejtuar një prelati në Romë

“Vetëm sepse këta (misionarët françeskanë) kishin ndërtuar një uratore pak ndryshe prej zakonit të këtij vendi, në një fshat (të

quajtur) Troshan në juridiksionin tim, kaq shumë u tërbuan turqit kryesorë të Shqipërisë, saqë e rrënuan dhe e asgjësuan atë uratore

që nga themeli, kurse lëndën drusore të saj e ka marrë për vete një turk i fuqishëm. Nuk u kënaqën me kaq, por menjëherë kapën zëvendësprefektin e misionit me dy etër të tjerë dhe, pasi i kyçën në një shtëpi të një zoti krye-sor turk të Shqipërisë, i vunë çdo lloj prangash të rënda në qafë dhe, në këto mundime, kanë qëndruar 4 muaj. Pasi zotërit turq bënë shumë mbledhje për të shoshitur si të na shkaktonin një vdekje mizore, si atyre etërve si neve, më në fund, me mundim shumë të madh tonin e me mjete e marifete të ndryshme, i kemi shpaguar ata etër nga duart shtazore e sakrilege të të

pafeve, duke mbledhur te varfëria jonë dhe e besimtarëve rreth 15 mijë aspra, ashtu edhe kemi hyrë ne vetë dorëzanë për ata etër për një vit. O Zot shumë i lartë, nuk mund të shkruhen vuajtjet tona të përditshme, shpifjet dhe kërcënimet që na vijnë prej atyre tiranëve. Në meshimet tuaja lutuni për ne shumë të shkretët”.

Page 12: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 12

shëndet

Hudhra është konsideru-ar si një nga ushqimet “mrekulli” për shkak të el-

ementeve ushqyese dhe kuruese që mbart. Ajo është konsideruar gjithashtu si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyral, që është e aftë të trajtojë edhe disa kushte shëndetësore. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra alter-native të përdorjes së hudhrës, jashtë kuzhinës:

Pastron fytyrën: shumica e kremërave dhe sapunëve me efekt pastrues të fytyrës përmbajnë kimikate dhe shkaktojnë irritim të saj. Pastrimi i fytyrës, sidomos akneve, puçrave me hudhër do të ishte një alternativë e mirë dhe e sigurtë. Hudhra përmban allicinë, element i cili ka veti anti-bakte-riale, anti¬fungale, anti¬virale dhe vepron si një pastrues shumë i mirë për fytyrën. Priteni një thelb hudhër në dy pjesë dhe ap-likojeni në fytyrë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Trajton kallot dhe kërpudhat tek këm-bët: revista “The New York Times” rekomandon që të mbani këmbët në një legen me ujë të ngrohtë ku të keni grimcuar 2¬3 thelpinj hudhre. Më pas me anë të një lime të lyer me vaj ulliri hiqni kallot dhe kërpudhat. Lehtëson dhimb-jet e dhëmbit: vendosni një copë hudhër në dhëmbin që ju dhemb dhe mbajeni derisa dhimbja t’ju jetë reduktuar. Ndalon infeksio-nin e veshëve: siç e përmendëm edhe më sipër, hudhra ka veti an-tiboitike. Me anë të një pambuku lyeni veshin me pak lëng hudhre, kjo mënyrë lufton infeksionet. Redukton ënjtjen dhe skuqjen: nëse jeni vrarë apo keni ndonjë

Ja disa mënyra shumë efektive dhe të pazakonta të përdorimit të hudhrës

VETITË LAKSATIVE

Fiku, fruti ideal kundër lodhjes dhe infeksioneve

Përveç sasisë së madhe të sheqerit që e bën atë frutin ideal kundër lodhjes, fiku është i

pasur me proteina, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C. Fiqtë janë të njohur edhe për ve-titë laksative, në rast të problemeve me kapsl-lëkun. Për këtë duhet të merrni dhjetë kokrra fiq, t’i futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e nden-jura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase

jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët. Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme si të ftohtit dhe dhim-bjet e fytit. Në këto raste 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë, dhe pasi të jenë lënë për 15 minuta, duhet ta pini qumështin dhe të hani disa kokrra fiq.Fiqtë shërbe-jnë gjithashtu për të parandaluar kancerin, atakun në zemër,aneminë, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë për të kuruar diabetin.

lëndim të lehtë, aplikoni pak lëng hudhre në atë zonë. Hudhra do të reduktojë ënjtjen dhe skuqjen dhe do të parandalojë infektimin e zonës përreth.

Mbron bimët nga insektet apo dëmtuesit e tjerë: në një shishe sprucuese hidhni ujë dhe disa

thelpinj hudhre të grimcuara. Spruconi ujin mbi bimë dhe in-sektet do të qëndrojnë larg. Mund të kapni peshk: disa peshkatarë mendojnë se vendosin një thelb hudhër për të kapur peshk. Nëse peshkimi është hobi juaj përdore-ni këtë metodë./

Në hemorroide mjekësia pop-ullore shfrytëzon këtë skemë

mjekimi: Rreth 100 kokrra ferreçka gjembaçi përgatiten dhe piqen si kafe, bluhen ose pluhurosen në ha-van dhe përzihen me 20 lugë kafeje çaji me mjaltë e jepet nga 1 lugë kaf-eje çaji në mëngjes esëll dhe 1 lugë në darkë, mbas buke përpara gju-mit. Në gastrite kronike, si dhe në sëmundjen ulceroze gastroduode-nale rreth 50 fara gjembaçi bluhen si kafe dhe pluhuri përzihet me 7 lugë gjelle mjaltë. Jepet 1 lugë gjelle miksturë, esëll në mëngjes. Kura: 7¬8 ditë dhe mund të përsëritet mbas 20¬30 ditë pushimi, sipas rastit. Theksojmë se mjekësia pop-ullore e Elbasanit ka përvojë të pa-sur në shfrytëzimin masiv të kësaj bime si dhe në Skrapar, Berat etj. Kujdes! Kurat e dhëna në këtë faqe nuk duhet të merren pa konsulti-min me mjekun përkatës.

Kujdes! Shenjat që tregojnë se jeni të varur nga ëmbëlsiratAshtu si të gjithë stimuluesit e tjerë si kafeina apo

drogërat e tjera edhe sheqeri krijon varësi. Por duhet të dini se kjo varësi mund të rezultojë shumë e rrezikshme për shëndetin. Sipas Dr. Mark Hyman, varësia ndaj sheqerit është një çrregullim biologjik, i nxitur nga hormonet dhe neurotransmetuesit që çojnë në dëshirë të pakontrolluar për të konsumuar sheqerna. “Sheqeri i rafinuar të krijon më shumë varësi se kokaina, heroina apo mor-fina”,- thotë Pa-mela Peeke, autore e Shoqatës Ush-qimore “Fix”. Kur konsumoni sheqer, ai vepron në të njëjtën mënyrë në trurin tuaj si, substancat e tilla si heroina apo ko-kaina. Pas kon-sumimit të sheqerit shkaktohet prod-himi i dopaminës në tru. Dopamina është një neurotransmetues që njihet si hormoni i “të ndjerit mirë”. Kështu pasi të hani ëmbëlsira apo sheqerna, ju do t’ju duket sikur ndiheni më mirë. Ja disa shenja që ju tregojnë se jeni të varur nga sheqernat: Hani çdo ditë ëmbëlsira: kur ju nuk ju kalon asnjë ditë pa konsumuar sheqerna apo kur

keni nevojë të menjëhershme për to do të thotë se jeni të varur ndaj tyre. Ju e mbani gjithmonë një sasi ëmbëlsirash rezervë: Nëse mbani çokollata, biskota apo ëmbëlsira të tjera dhe ato janë dëshira juaj më e madhe për t’u konsumuar mund të tregojë se jeni të varur prej tyre. Ju hani ëmbëlsira edhe kur nuk jeni të uritur: Gjithkush ka dëshira për ushqime të caktuara në periudha të ndryshme kohore. Por kur

jeni super të ngo-pur dhe ju hani një ëmbëlsirë vetëm se “vdisni” për to, tregon se keni krijuar varësi ndaj tyre. Ju vazhdoni të hani ëmbël-sira edhe pse keni probleme shënde-tësore: Sëmundjet e tilla si problemet me zemrën, diabe-ti, tensioni i lartë, obeziteti etj ndalo-jnë konsumimin e sheqernave në

baza ditore. Nëse ju e dini këtë gjë dhe vazhdoni të hani sheqerna do të thotë se jeni të varur prej tyre. Kur doni të shpërbleni veten, bleni një ëmbëlsirë: Ushqimi është një mënyrë për të shpërblyer veten, njerëzit që janë të varur nga sheqernat në këto raste do të zgjidhnin gjithmonë një ëmbëlsirë.

mjekimi

Kura popullore për hemorroidet dhe gastritin

Page 13: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 13

letërsi

“Pse refuzonte Britania t’ia kthente arin Enver Hoxhës”

Të huaj në TiranëDuke u nisur për në Tiranë, ne sig-

urisht e dinim që do përballeshim me një jetë të vështirë por mendonim se ajo do pasurohej nga kontaktet që do të vendosnim me përfaqësuesit e am-basadave të ndryshme. Duke qenë se raportet private me shqiptarët ishin të pamundura, shpresonim se qytetarët e huaj do të organizoheshin për të mbijetuar dhe për të ndërtuar mar-rëdhënie pak a shumë normale, por jo, aspak, dhe kjo megjithëse të huajt janë fort të pakët në numër, sepse ka vetëm rreth pesëmbëdhjetë ambasa-da. Rast i vetëm në botë, as Bashkimi Sovjetik dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfaqësuara: Revizionistët dhe imperialistët nuk e shkelin tokën shqiptare! Përveç Francës, ngjyrat e Evropës Perëndimore mbrohen nga Italia dhe Greqia. Në 1987 vendoset edhe Gjermania Federale. Që të lejo-hej të vendoste marrëdhënie diploma-tike me Shqipërinë kjo kish pranuar të paguante në mënyrë tepër të fshehtë dëmet e luftës, të cilat nuk u për-mendën më zyrtarisht. Ato kishin mar-rë formën e donacioneve në natyrë, çka do i lejojë Gjermanisë të sigurojë tregje të rëndësishme në Shqipëri. Bri-tania e Madhe nuk është e përfaqësuar sepse mban në kasafortat e saj thesarin shqiptar, rreth 360 milionë franga ar, të vjedhura nga nazistët. Ajo refuzon t’ia kthejë këtë thesar Shqipërisë sepse e mban atë përgjegjëse për dëmet që patën pësuar dy anije lufte të hedhura në erë në kanalin e Korfuzit më 1946-n. Anglezët ishin përpjekur dikur ta destabilizonin regjimin me parashuti-min e disa diversantëve, por pa rezul-tat. Veprimet anglo-amerikane bash-kërendoheshin nga spiuni Kim Philby. Megjithatë, bisedimet janë angazhuar tashmë për një pajtim të mundshëm. Lindja përfaqësohet nga Polonia, Ru-mania, Hungaria, Bullgaria, Gjermania Lindore, të cilës Shqipëria nuk i kërkon dëmshpërblime lufte, dhe Çekosllova-kia që konsiderohet si syri i Moskës. Edhe Koreja e Veriut është e përfaqë-suar; punonjësit e saj nuk dalin kurrë në rrugë pa stemën e “udhëheqësit të madh” Kim Il Sung mbërthyer në jakë të xhaketës. Në fund, tablonë e mbyl-lin Turqia, Algjeria, Egjipti, Vietnami dhe Kuba. Kështu, numri i përgjith-shëm i të huajve në Tiranë nuk i kalon të treqindat. Përveç Francës së madhe dhe zemërgjerë, e cila i argëton punon-jësit diplomatikë me një seancë filmi

në javë, ambasadat e tjera dimëro-jnë. Vetëm Kina i pranon një herë në vit “djajtë e huaj” për t’i mundur paq vendçe në një turne pingpongu.

“Vigjilencë” dhe spiunimKur mbërritëm në Shqipëri, na pati

habitur shumë mosbesimi që e kara-kterizonte shoqërinë shqiptare. Kudo mbretëronte një klimë tmerri. Parulla “Vigjilencë”, e kudondodhshme, e yshtte çdo individ të parandalonte sabotimet e mundshme të “armikut të brendshëm”. Sundonte një atmosferë luftarake, e ushqyer edhe nga ndër-timi i një numri të pafund bunkerësh rreshtuar nëpër fshatra, propaganda anti-jugosllave. Spiunimi nxitej dhe shpesh ishte i pranishëm edhe nëpër filmat për fëmijë. Heronjtë e vegjël vëzhgonin me dyshim aktet e indi-vidëve ose gjatë luftës, ose pas saj. Ata u shmangeshin makinacioneve dhe shkonin u tregonin partizanëve ose autoriteteve komuniste, për çka përgëzoheshin. As i huaji nuk i shpë-ton dot kësaj ndjesie të lodhshme. Ai e di se edhe në rrugë nuk i shpëton dot syrit kolektiv dhe se mund të akuzohet për synime dashakeqëse ndaj shtetit shqiptar. Nganjëherë kjo kthehet në estradë. Një ditë, një roje i ambasadës italiane po shëtiste me të shoqen me makinë. E kapi një nevojë e ngutshme dhe e ndaloi makinën në anë të një ko-drine me shkurre aq të dobishme në këto raste. Zgjodhi një gëmushë dhe u zbraz. Mirëpo nuk e kishte marrë parasysh vigjilencën shqiptare, e cila ushqen parullat e kudondodhura si të ishte një urdhëresë fetare hyjnore. Disa fëmijë të vegjël, të ushqyer me

seriale plot spiunë, menduan se më në fund u kishte ardhur dita për t’u bërë heronj të socializmit dhe se do të thy-enin kushedi ç’plan të mbrapshtë të

armikut të huaj. Lajmëruan disa ushtarë që po kalonin atypari, çka nuk ishte aspak e vështirë sepse këta i gjeje pak a shumë kudo, dhe të gjithë bashkë po e prisnin ital-ianin e pabesë që po vinte kodrës teposhtë. E pyetën se çfarë kishte bërë mirëpo ky nuk dinte shqip dhe u nxitua të futet në makinë për t’u larguar. Ushtarakët rreth-uan makinën, e kërcënuan dhe e detyruan të dilte nga makina për t’u shpjeguar. Përpjekja e tij për të ikur i kishte nxehur ca më shumë gjakrat: Nuk kishte më dyshim se diçka po luhej aty. Italiani i pa-fat e kuptoi më në fund se çfarë kërkonin dhe nuk deshi të tregon-te me shenja aktin e dobishëm që sapo kishte kryer. Duke di-tur se një numër i madh shqip-tarësh e flasin italishten, u rrek t’u shpjegonte në gjuhën e Dantes se për çfarë i ishin dashur fer-rat. Ushtrisë popullore iu shqyen sytë nga zhgënjimi. Mirëpo nge-lej edhe një “fishek” në mes, mos vallë ky kishte gënjyer? Atëherë iu kërkua të tregonte faktet. Biri i ujkonjës e ndjeu dinjitetin të plagosur dhe i dërrmuar sa s’ka më, iu ngjit kodrinës përpjetë, i ndjekur nga ushtarët në radhë. E gjeti gëmushën në fjalë dhe u tre-goi të gjithëve provën e padiskutu-eshme të pafajësisë së tij. Këto lloj incidentesh nuk ndihmojnë në afrimin e popujve, po t’i besojmë tonit me të cilin na u rrëfye inci-denti në fjalë. Familja është streha e vetme ku njeriu është i sigurt se

nuk do e spiunojnë. Aty mund të bëhet shaka, të dëgjohen ose të shihen emisione të huaja. Maska që mbahet në shoqëri bie. Fëmi-

jët, të adhuruar prej prindërve, luajnë një rol themelor sepse e gëzojnë shtëpinë dhe u japin prindërve mundësinë e vetme për të ushtruar përgjegjësitë e tyre. Këtë tablo e errëson hyrja e fëmijës në klasë të parë sepse aty ai i nënshtrohet një katekizmi të fortë dhe ndodh t’u kundërvihet prindërve. Në këtë rast, shqiptarët thonë që fëmija “është nën ndi-kim”. Shtëpia ka karakter familjar dhe, përveç festave si p.sh. fejesa apo martesa, nuk organizohen pritje. Fëmijët luajnë jashtë, bur-rat bisedojnë në kafene dhe të rinjtë bëjnë xhiro. Studentët kon-viktorë pohonin se nuk e kishin shkelur kurrë pragun e shtëpisë së tiranasve. Kur dikush do të ta-kojë një person jashtë familjes së vet, e thërret nga jashtë dhe pret që ky të dalë në dritare. Arkitek-tura e shtëpive private si në qytet si në fshat është shumë domethë-nëse. Mure të larta prej tullash e izolojnë shtëpinë dhe e mbrojnë atë nga shikimet e kureshtarëve. Shpesh, kur konsiderohet se muri rrethues është tepër i ulët, ai lartësohet. Në fshat, shtëpitë janë të rrethuara me gardhe kallamash. Kolegët nuk shkonin te njëri–tje-tri dhe studentët mbanin me profesorët një distancë të çudit-shme. Një studente vinte shpesh t’i tregonte Elizabetës trish-timin se ishte ndarë nga fëmija e saj që jetonte me të gjyshen në provincë, dhe qahej se nuk i fliste dot askujt për këtë megjithëse nuk ishte e vetmja në këtë rast. Disa të tjerë vinin të bisedonin me ne për filma apo pjesë teatrale që i kishin parë, por për të cilat nuk donin të flisnin me shokët e tyre sepse nuk kishin besim. Disa të tjerë, tashmë “intelektualë”, konstatonin me një lloj trazimi plot ankth se mjedisi i tyre familjar, sidomos kur ishte me origjinë modeste dhe pak i shkol-luar, nuk ishte më për ta mjedisi i ëndërruar, por megjithatë asgjë tjetër nuk ia zinte dot vendin. Kjo mungesë e çimentos shoqërore është ideale për regjimin. Mos-besimi i lashtë i shpirtit klanor që e sheh tjetrin si të huaj, i siguroi regjimit një rehati të madhe sepse kështu nuk mund të krijohet as edhe embrioni më i vogël i ndonjë shoqate apo sindikate.

Libri “Bulevardi Stalin nr. 57”, rrëfimi tronditës i çiftit francez në Shqipërinë e viteve ‘82-89, si pedagogët e parë të huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Udhëtimi i Elisabeth dhe Jean

Paul Champseix në Tiranë, kishte

impresione tronditëse siç

është dhe rrëfimi i mëposhtëm se

si ky çift arriti të marrë nga psikoza

shqiptare edhe historinë e saj, atë që njihej si politikë e kampit komunist,

por në veçanti duke sjellë një

dëshmi historie se si e morën këtë në

Shqipëri për Enver Hoxhën. Sjellja e

kësaj atmosfere në librin që u ndalua

të përkthehej, rikthehet me

përkthimin e ish-studentes Irena

Rambi

Tirana në vitet 80-të

Page 14: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 14

sport

Historike, Kosova bëhet zyrtarisht pjesë e UEFA-s3 Maj 2016. Kosova ka një

tjetër datë historike. Federa-ta Kosovare e Futbollit është

zyrtarisht anëtarja e 55-të e UEFA-s. Vendimi u morr në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Euro-piane, të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Pranimi u realizua pas 28 votave të siguru-ara, aq sa ishin të nevojshme për një maxhorancë të thjeshtë nga 54 federata anëtare të UEFA-s. 24 federata votuan kundër dhe 2 ab-stenuan, por në fund Kosova u anëtarësua me të drejta të plota. Optimizmi për pranimin e për-faqësueses së Kosovës kishte ni-sur ditë përpara zhvillimeve të punimeve të Kongresit, që u dre-jtua nga Theodore Theodoridis dhe presidenti i përkohëshëm, Angel Maria Villar. Por, edhe pse Kosova njihet si shtet nga 38 vende anëtare të Konfederatës Europi-ane që votuan, pranimi nuk ishte i lehtë, ashtu siç u mendua në fillim. Me pranimin në UEFA merr fund kalvari i përfaqësueses së Kosovës, që prej 6 Majit 2008 hodhi hapin e parë drejt ndërkombëtarizimit, me kërkesën që në atë kohë nuk u mi-ratua nga FIFA. Por, me anëtarësi-min pranë UEFA-s edhe pranimi në FIFA është çështje ditësh dhe pritet të realizohet në Kongresin e institucionit që drejton futbol-lin botëror më 12 dhe 13 Maj në Mexico City. Kjo është arsyeja përse menjëherë pas aprovimit të marrë nga pjesa më e madhe e federatave Europiane, tashmë për Kosovën do të nisin procedurat për t’u përfshirë në programin e kualifikueseve të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Deklarata - Njeriu që zghidhi ngërçin në UEFA duke i ndezur dritën jeshile Kosovës për t’u votu-ar në Kongresin e Budapestit, Alas-dair Bell, flet në lidhje me aksio-net ligjore që mund të ndërmarrë Federata e Serbisë në të ardhmen. Përfaqësuesi i çështjeve ligjore në institucionin më të lartë të futbollit europian, e pranon se Serbia mund ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por shton se në aspektin ligjor, UEFA nuk ka pse të trembet nga kjo gjë. “Ne zhvilluam një proces demokratik vendim-marrjeje që lidhet ekskluzivisht me sportin. Pyetja e parë ishte nëse Kosova ishte e gatshme të bëhej pjesë e UEFA-s. Në këndvështrimin tonë, përgjigja jonë për këtë pyetje është po. Pyetja e dytë u drejtohej anëtarëve tanë nëse dëshironin

që Kosova të bëhej pjesë e UEFA-s dhe ata votuan pro. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen por ju siguroj që kjo çështje nuk na shqetëson aspak”. Në të njëjtën linjë qëndron edhe sekretari i përgjithshëm Theodore Theodoridis, sipas të cilit tashmë duhet pritur edhe vendimi që do të marrë FIFA në kongresin e mesit

të këtij muaji. Në rast se edhe FIFA e pranon Kosovën si anëtare me të drejta të plota, atëherë Kombëtarja e Albert BUnjakit do të nisë men-jëherë përgatitjet për të marrë pjesë në fazën eliminatore të Botërorit 2018 që starton në muajin Shtator. Kosova mund të caktohet në grupin I dhe ndeshjen e parë mund të zh-villojë në Finlandë.

“Cili është ai që nuk dëshiron të drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij? Mendoj se kjo është një arsye

për të qenë shumë krenar.”

e bujshme

Luçiano Moxhi menaxher i skuadrës së Dinamos Vizita e Luçiano Moxhit në

kryeqytet gjatë orëve të fundit por dhe në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjes mes Elbasa-nit dhe Dinamos në Kategorinë e parë krijoi jo pak pështjellim për qëllimin e saj. Për më tepër ish-drejtuesi I klubit të Juventusit dhe personazhi kryesor I skandalit të Calciopolit në vitin 2006 në Itali, shoqërohej dhe presidenti aktual I bluve, Besnik Sulaj. Fillimisht u përfol se Moxhi mund të ishte I interesuar për blerjen e klubit dinamovit, por një burim pranë Sulajt ka bërë të ditur se Moggi është I interesuar jo për blerjen e klubit por për menaxhimin e Dinamos, për ta bërë shndërruar atë në një klub fitues si në fushë gjithashtu dhe në financë, pak a shumë si Juventusi që ai drejton-te dikur. Mendohet që Moxhi do të marrë me vete në Tiranë stafin e tij për të punuar për ngritjen e skuadrës kryeqytetase dhe Sulaj në krahun tjetër do të ruaj sta-tusin si president I klubit.

procesi

Rruga e futbollit kosovar dre j t n johjes ndërkombëtare

Me njohjen zyrtare nga ana e UEFA-s, përfaqësuesja e Kosovës do të nisë një rrugëtim të ri edhe pse hapat e parë në arenën ndërkom-

bëtare i hodhi dy vite më parë. Në 2014-ën, Kosova zhvilloi ndeshjen e parë miqësore falë dritës jeshile të marrë nga institucionet e futbollit ndërkombëtar, edhe pse nuk u lejua që skuadra të përfaqësohej nga sim-bolet zyrtare. Ky ishte hapi i parë i madh drejt përfaqëesimit në arenën e futbollit ndërkombëtar. Miqësorja e parë e skuadrës së Bunjakit u zhvil-lua në datën 5 Mars të vitit 2014 kundër Haitit në stadiumin e rinovuar të Mitrovicës. Ndeshja u mbyll në barzim pa gola ndërsa në muajin Maj, stadiumin “Adem Jashari” e vizitoi Turqia për sfidën e dytë zyrtare ku miqtë triumfuan me rezultatin e thellë 6-1. Pak ditë më vonë, përfaqë-suëesja e Kosovës luajti edhe miqësoren e parë zyrtare jashtë kufijve. Në Gjenevë të Zvicrës, ishte Senegali që kaloi 3-1 skuadrën e Bunjakit, ndërsa në datën 7 Shtator në vitit 2014, Prishtina hapi dyert për ndeshjen e katërty miqësore kundër Omanit ku Kosova arriti të siguronte fitoren e parë me rezultatin 1-0. Do të duhej të kalonte më shumë se një vit që Përfaqësuesja e Kosovës të rikthehej në një test miqësor pasi në 10 Tetor të vitit 2015, Prishtinën e vizitoi Guinea Ekuatoriale që u dorëzua përbal-lë Kosovës 2-0, ndërsa në 13 Nëntor të vitit të shkuar “Vëllazërorja” ndaj Shqipërisë kulmoi me një 90 minutësh historik ku përgaqesuesja më e re e kontinentit sfidoi kuqezinjtë e De Biasit. Barazimi 2-2 kulmoi me festën në shkallët e stadiumit të Prishtinës ku mijëra të pranishëm ishin dësh-mitarë të festës mbarëshqiptare. 6 miqësore zyrtare të njohura nga UEFA dhe FIFA që pasuan kalvarin e gjatë të Përfaqësueses së Kosovës, e cila është themeluar në vitin 1993 dhe që prej atij viti e deri në 2010-ën, Koso-va luajti 6 ndeshje jo zyrtare mes të cilave 3 me Shqipërinë. Tashmë për Kombëtaren më të re të anëtarësuar me të drejta të plota në UEFA, nis një histori e re pasi miqësoret pa himn dhe flamur do të zëvendësohen nga përfaqësimi dinjitoz i Kosovës në arenën e futbollit ndërkombëtar.

deklarataDe Biazi: Është nder të jesh trajner i Kombëtares Italiane Gianni De Biasi provon të

mbetet i përqendruar te pjesëmarrja e Kombëtares në Kampionatin Europian. Por, sa herë që në lojë hyn Italia, trajneri e ka të pamundur të rezistojë, ashtu si ndodhi pas fjalëve të Ëal-ter Zenga-s, që e cilësoi favorit për stolin e të kaltërve. Gianni De Biasi: E falënderoj, por shpresoj që të mos ndodhë si në poli-tikë, ku emri futet në qarkullim shumë shpejt dhe pastej digjët… Le të themi që në këto momente jam tejet i përqendruar te Euro 2016 në Francë dhe te objektivat që kemi vendosur , pasi dëshiroj të luaj të gjitha kartat që kam në dorë gjatë Kampionatit Europi-an. E kam të qartë që do të jetë e vështirë: Nuk do të shkojmë në Francë për turizëm, por për të bërë diçka të rëndësishme. I py-etur më konkretisht për ndjesinë që vlerësohet mes kandidatëve për Kombëtaren Italiane, De Bi-asi e përsërit se do ta kishte për

nder. “Cili është ai që nuk dëshi-ron të drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij? Mendoj se kjo është një arsye për të qenë shumë kre-nar. Për më tepër Italia është Italia, një skuadër katër herë kampione e botës. Besoj se ne italianët mund të krijojmë gjith-monë hapësira të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar.” Me teknikun që lë gjithçka të hapur, koha e vendimeve duket se do të jetë ajo pas pjesëmarrjes histor-ike të Shqipërisë në evenimentin më të rëndësishëm. Por, e ardh-mja mënjanë, De Biasi foli edhe për lajmin më të rëndësishëm të javës fundit, titulli i fituar nga Leicester i Claudio Ranierit. “Me Ranierin flasim çdo të dielë, kam bërë tifo si i çmendur. Fitoi një kampionat si ai anglez, ku ka një nivel të shkëlqyer. Ishte gjëja më e bukur dhe më poetike e këtij futbolli që shpesh lidhet me paratë dhe shumë pak me vlerat. Leicester si Shqipëria? Dy re-

alitetet janë të përafërt. Ngjash-mëria lidhet me faktin se edhe ne cilësoheshim një skuadër e vogël, por që në grupin tonë kaluam skuadra si Serbia apo Danimarkën. Kjo na afron në disa aspekte. Ne kemi dalë shpesh në lajmet e CNN, por së fundmi edhe Leicester ka për-bërë lajm në të gjitha televizio-net dhe gazetat.”

Page 15: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 15

sport

PSG, gati 300 mln euro për Ronaldon e Neymar“Neymar nuk do të lar-

gohet nga Barcelona”. Është fenomeni Ron-

aldo ai që siguron tifozët e skuadrës katalanase se ylli brazilian do ta vazhdjë aventurën në stadiumin “Camp Nou”. Pavarësisht zërave që e lidhin Neymar me Paris Saint Germain për shkak të deklarat-ave kontradiktore të agjentit të tij, Ëagner Ribeiro, ish sulmuesi i Se-lecaos beson se ylli aktual i Brazilit nuk dëshiron t’i japë lamtumirën skuadrës spanjolle. “Nuk besoj se Neymar do të largohet nga Barce-lona ku ai është ambjentuar shumë mirë me qytetin dhe skuadrën. Nuk besoj aspak se zhvendosja e tij drejt Parisit do të konkretizo-het”, thekson Ronaldo që shton se Neymar është pjesë e një prej skuadrave më të mira të planetit ku ka arritur të fitojë gjithçka. Por pavarësisht deklaratës së feno-menit, Paris Saint Germain duket se po lëviz prapa kuintave për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit. Presidenti Nasser Al-Hhelaifi kërkon të paguajë klauzolën e largimit të Neymar. Lajmin e bën

të ditur “Gazzetta Dello Sport” që thekson se manjati nga LIndja e Mesme ka gati 300 milionë Euro për brazilianin dhe portugezin e Realit të Madridit, Cristiano Ron-aldo. Zlatan Ibrahimovic nuk ka pranuar të rinovojë me kampio-nët e Francës dhe në këtë mënyrë, Al Khelaifi mendon për të bërë një revolucion të vërtetë pasi Champions League mbetet ob-

jektivi i vërtetë i tij. Në llogarinë e Barcelonës ai ka premtuar të derdhe 193 milionë Euro, ndërsa pjesa tjetër planifikohet të shkojë në arkën “Los Blancos”, madje sipas gazetës italiane, sulmuesi i skuadrës madrilene ka dhënë ok për finalizimin e operacionit menjëherë në fund të sezonit aktual pasi parizienët i kanë ofruar plot 26 milionë Euro në sezon.

largimi

Juventus i bën presion Pogbasë për të ardhmen Fitimi i titullit kampion në

Itali për Juventusin është kthyer në dicka normale. Këtë fakt e vërteton dhe dominimi i bardhezinjve për 5 vite radhazi. Vëmendja e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” tashmë është kthyer nga trofeu i Champions League dhe për ta arritur këtë objektiv skuadra ka nevojë për përforcime cilësore. Trajneri i Juventusit Masililiano Allegri dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marrota do të takohen për të firmosur kontratën e re të teknikut livornez, por dhe për të diskutuar mbi merkaton. Paul Pogba është kryefjala në kampin torinez. Largimi i tij nuk është një opsion dhe për ta mbajtur atë, kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë francezit një rritje page, por nëse mesfush-ori dëshiron largimin atij do t’i duhet të njoftojë klubin brënda këtyre 15-20 ditëve. Më pas në listën e lojtarëve, që kërkohen të mbeten në Torino është sulmuesi

Alvaro Morata i cili është dhënë në formë huazimi tek Juventusi. Kontrata e spanjollit është me të drejtë riblereje nga ana e klubit të Real Madrid. Beppe Marotta duket se ka ndërmënd t’i ofrojë Florentino Perezit 25 milionë Euro, për ta mbajtur Moratën,por me shumë gjasa oferta pritet të refuzohet. E njëtja situatë është edhe për kolumbianin Juan Cuadrado, i huazuar nga skuadra e Chelsea. Trajneri i ri “Bluve të Londrës” Antonio Conte do të bëjë të pamundurën për ta rik-thyer atë në Stanford Bridge. Në frontin e afrimeve Andre Gomez i Valencias është vënë në qëndër të vëmendjes. Vlera e kartonit të mesfushorit kap shifrën e 30 milionë Eurove. Shkodran Mus-tafi shihet si një alternativë e mirë në repartin e prapavijës. 24-vjecari mund të aktivizohet në qëdër të mbrojtjes por edhe në krahë. Vlera e kartonit të shq-iptarit është 15 milionë Euro. Një pafundësi emrash në listën

Trajneri i Juventusit Masililiano Allegri dhe drejtori

i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marrota do të takohen

për të firmosur kontratën e re të teknikut livornez, por dhe për të

diskutuar mbi merkaton

Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, nëna dhe i biri do të marrin pjesë përkrah njëri-tjetrit në eventin më të

rëndësishëm sportiv. Bëhet fjalë për gjeorgjianët Nino Salukvadze dhe Tsotne Machavariani që do të garojnë në disiplinën e qitjes me ajër, me pistoletë në distancën 10 metra. Nino Salukvadze është 47-vjeçare dhe përveçse një veterane e sportit, mund të cilësohet edhe një prej emrave më të mëdhenj të kësaj disipline në 30 vitet e fundit. Me pjesëmarrjen në Rio 2016 ajo regjistron Olimpiadën e tetë në karrierë, ku ka fituar një medalje të artë, një argjend dhe një bronz. Ashtu si e ëma, edhe djali 19-vjeçar, Tsotne ar-riti të siguronte kuali-fikimin për Lojërat në Brazil. Megjithatë, dy gjeorgjianët nuk do të jetë në gjendje që të sfidohen. Kjo për fak-tin se në disiplinën e qitjes me ajër, meshkujt dhe femrat konkurrojnë të ndarë. Në his-torinë e Olimpiadës, deri më tani ka patur 70 raste të sportistëve me lidhje familjare që kanë garuar në të njëjtin edicion, por asn-jëherë më parë nuk ishte regjistruar kombinimi nënë dhe djalë. Ata që kanë pasur më së shumti kënaqësinë të garonin së bashku me djemtë kanë qenë baballarët me 56 raste. Kombinimi baba-vajzë ka ndodhur 12 herë, ndërsa ai nënë-vajzë në dy raste.

eventi

E rallë, nëna dhe i biri garojnë së bashku me Lojrat Olimpike

përballja

R.Madrid – A.Madrid, finale spanjolle në Champions League

Një finale e tëra spanjolle në Uefa Champions League. Reali i Madridit do të përballet me Atle-tikon në finalen e Milanos, pasi mundi 1-0 në ndeshjen e kthimit Manchester City-n. Një sukses i merituar për ekipin e Zidane që vazhdon rrugën drejt trofeut të 11-të falë një goli të Bale, që u ndihmua dhe nga një devijim i Fernandos. Reali kishte në këtë sfidë dhe shërbimet e Ronal-dos që arriti të riaftësohet për sfidën e kthimit dhe pse në fakt nuk mundi dot të shënojë për të thyer rekordin e golave, që mba-

het po nga vetë ai në këtë kom-peticion. Kalimi në finale ishte i merituar për Realin që dominoi ndeshjen në pjesën më të madhe të saj përballë një City pragma-tist. Gjithsesi dhe anglezët patën

një mundësi të mirë për të barazuar me Fer-nandinho në minutën e 44-të, me topin që u përplas në shtyllë. Te traversa u ndal dhe Bale në minutën e 66-të. Megjithatë mung-esa e fatit në këtë rast nuk ndikoi në rezul-tatin përfundimtar

pasi në finale shkoi Reali, duke përsëritur sfidën e Lisbonës së dy vjetëve më parë, kur në “Da Luz” luajtën përballë njëri-tjetrit, pikërisht Real dhe Atletiko.

e dëshirave të Juventusit, por per-para se të nisë puna për afrimin e ndonjërit prejt tyre, si fillim duhet blinduar Allegri dhe më pas të ni-sin tratativat.

Page 16: FRD 6 Maj.pdf

6 maj 2016 fryma e re 16

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

Libri i dyte por shume bazik i autores se famshme Madam Helena Blavatsky, mbi Teozofine, ‘fene e dijes’, historine e saj, perfaqesuesit me te shquar te saj ne histori, rrenjet e saj dhe ngjashmerite e ndryshimet mes saj dhe fese, filozofise e shkences; ide mbi debatin mes kreacionisteve dhe darvinisteve mbi origjinen e specieve; cilat jane ligjet baze te Universit dhe ndertimi i tij holografik; dhe mbi te gjitha nje analize e vecante e qenies, njeriut, elementet e tij perberes, ne ndryshim nga feja dhe shkenca dhe ngjashmeria me budizmin ne disa drejtime. Autorja ka qene e preferuara e shume rrymave ideologjike dhe nga frimasoneria ne shekullin e fundit dhe sidomos ka patur ithtare te saj nazistet me te shquar, me ne krye Hitlerin, tek Shoqeria teozofiste Thule ku spikasnin ideologe te ndryshem dhe teozofiste si Karl Haushofer, Rudolf von Sebottendorf, Rudolf Hes, Alfred Shelenberg, Ditrih Ekhart, Adolf Hitler, etj; Por nazistet i shtremberuan parimet e saj themelore te barazise se racave.

Enti botues: Helga'SSecretsPerktheu: Capajev ZeresAutor: Madam Helena BlavatskyNr. faqeve: 380 Çmimi: 1 000 leke

Një nga librat më të rëndësishëm mbi ontologjinë i të gjitha kohërave