284
1 Alfred Papuçiu Dera drejt Parajsës (Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët) Tregime, skica dhe refleksione La porte vers le Paradis (Le bonheur dans les montagnes suisses et les Albanais) Shtëpia Botuese « JULVIN 2 » Tiranë, 2011

FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

1

Alfred Papuçiu

Dera drejt Parajsës (Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët)

Tregime, skica dhe refleksione

La porte vers le Paradis

(Le bonheur dans les montagnes suisses et

les Albanais)

Shtëpia Botuese « JULVIN 2 »

Tiranë, 2011

Page 2: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

2

Redaktore : Pandora Dedja

Redaktore : Rozeta Papuçiu

Kopertina : Gent Papuçiu

° Copyright : Autori

Page 3: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

3

Ja kushtoj këtë libër tim eti tepër të shtrenjtë, Tuni Papuçiu,

shkrimtar dhe gazetar, njeri modest, me zemër të pastër. I jam

mirënjohës, pasi ai qe i pari që më futi në rrugën e bukur dhe të

vështirë të shkrimit dhe të gazetarisë.

Je dédie ce livre à mon très cher père, Tuni Papuçiu, écrivain et

journaliste, un homme modeste, avec le coeur net. Je lui suis

très reconnaissant, parce qu’il a été le premier qui m’a introduit

dans la bonne et difficile voie de l’écriture et du journalisme.

Page 4: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

4

FALENDERIM

Autori falenderon në mënyrë të veçantë miqtë e tij në Shqipëri, për mbështetjen

pa kufi , si personat e shumtë që ndihmuan në botimin e këtij libri. Nga ana

tjetër, ai ja dedikon këtë libër të jatit, Tuni Papuçiu, i cili qe i pari që e futi në

rrugën e shkrimit, të gjithë atyre që e kanë mbështetur në përpjekjet e tij të

mundimshme, si edhe familjen dhe të afërmit që janë kudo në botë: në Tiranë,

Fier, Gjenevë, Nëshatel, Largo, Toronto,Melburn, Sunio dhe gjetiu. Në mënyrë

të veçantë autori falenderon zonjën e ndjerë, profesoreshën e letërsisë,

Pandora Dedja, për ndihmën që dha në redaktimin e këtij botimi. Gjithashtu ai

shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortes së tij Roza, fëmijëve Gent dhe Nausika,

si dhe nuses të së birit, Eleonora që e kanë mbështetur në rrugën e tij të gjatë

por të vështirë të letërsisë. Teksti në frëngjisht do botohet së shpejti.

Refleksionet dhe kujtimet e mëposhtme janë përshtypje personale, që

angazhojnë vetëm autorin, të mbledhura gjatë vitesh dhe që janë një pjesë e

temave që ai mendon të botojë në të ardhmen. Çdo riprodhim edhe i pjesshëm i

këtij botimi, bëhet vetëm me lejen paraprake të autorit.

REMERCIEMENTS

L’auteur remercie particulièrement mes amis en Albanie pour leur immense

appui, ainsi que les nombreux d’autres personnes qui ont contribué par leur

aide à la publication de ce livre. Par ailleurs, il dédie ce livre à son père, Tuni

Papuçiu, à tous ceux qui l’ont appuyé pendant sa vie, ainsi qu’à sa famille et

ses proches qui sont dispersés dans le monde: à Tirana, Fieri, Genève,

Neuchatel, Largo, Toronto, Melbourne, Sounio et ailleurs. L’auteur remercie

particulièrement le feu professeur de la littérature, Pandora Dedja, pour

l’aide qu’elle a apporté à la redaction de la publication. Aussi, il exprime sa

reconnaissance envers sa femme, Roza, à ses enfants Gent et Nausika, ainsi

qu’à la femme de son fils, Eleonore, qui l’ont appuyés dans le long chemin

mais difficile de la littérature. La version française sera publiée bientôt.

Les réflexions et les souvenirs sont des impressions personnelles qui

n’engagent que l’auteur. Ils ont été recueillis au fil des années et représentent

une partie des sujets qu’il pense publier à l’avenir.

Toute reproduction, même partielle de cette publication, devra avoir

l’approbation préalable de l’auteur.

Page 5: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

5

I. Nga Ditari i një mediatori kulturor « të

dështuar”

Fati e dha gjatë jetës sime që të kem qënë dëshmitar dhe

nganjëherë aktor, dhe kam marrë pjesë në shumë ngjarje të

rëndësishme, si gjatë rinisë time të herëshme, kur fillova punën si

gazetar, ashtu edhe më vonë kur rrugët e jetës më shpunë në Nju

Jork, në konferenca e mbledhje ndërkombëtare e sidomos në

Gjenevën multietnike. Shpesh disa miq të mij të mire, si më parë

dhe tani më shtyjnë të shkruaj kujtimet e mija të një mediatori

kulturor, pasi për vite të tëra, krahas botimit të librave, apo

konsulencës për botime me organizatat ndërkombëtare, kam

marrë pjesë në qindra e qindra konsulta, duke realizuar trialogun:

mjek-pacient-përkthyes. Një punë që më ka sjellë një kënaqësi të

veçantë, pasi kam dhënë ndihmesën time modeste, për të

përkthyer “tale quale” (saktë, siç shprehet italiani), fjalët e

mjekut, asistentit social, juristit, drejtuar një gruaje apo një burri,

apo fëmije e adoleshenti nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia.

Kam patur një “klientele” të plotë, duke punuar sidomos gjatë

viteve 2000- 2003 më tepër se duhet. Jo për të fituar para, por

thjesht për të ndihmuar sidomos ato grupe kosovarësh që vinin

fillimisht me skafe nga Shqipëria dhe kalonin me “kombe” në

Itali deri në Zvicër.

Vendosa ta ndërtoj këtë ditar jo për të evokuar kujtimet e mija,

- ato që më interesojnë vetëm mua dhe ndoshta një pjese të

familjes sime që i shkruaj por i mbaj për vehte-, por për të dhënë

një dëshmi të punës së madhe që bëhet në Zvicër, për të integruar

të huajt, gjë që e shoh me sytë e mij edhe këtu në Klinikën

Gjeneveze të Montanës (Clinique Genevoise de Montana)…

Këto kujtime po i filloj nga fundi dhe do të hedh në letër pastaj

ato të viteve të mëparshme. Prandaj edhe i titullova : “Ditari i një

mediatori kulturor „të dështuar‟ “, pasi jam në këtë klinikë tashmë

si pacient. Gjatë viteve u kam dhënë mend qindra pacientëve dhe

Page 6: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

6

miqve të mi të mire sidomos nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i

Zi që më dëgjonin dhe më telefononin, mblidheshim bashkë në

raste festash, por tani janë të tjerët që kujdesen për mua. A mos

ndoshta kam punuar më tepër se duhet, apo kam pësuar ndonjë

Burn-out? Të vërtetën do ta mbaj për vehte, pasi është një çështje

personale dhe nuk dua të prek njerëzit e mi më të shtrenjtë në këtë

botë. Kohët e fundit kam patur disa propozime, për të shkuar

pranë X në aksh vend, apo edhe në Atdheun tim, në Tiranën time,

ku kam lindur dhe kam jetuar deri në moshën 40 vjeçare. Apo

edhe në Fierin e prindërve të mi. Nuk kam vendosur akoma se si

do të marrë rrugë jeta ime, pasi tani jam vetëm një pacient dhe jo

mediator kulturor “i dështuar”.

30 korrik: Nisemi tetë vetë me mikrobuzin e Pjerit (Pierre)

për në Krans-Montana (Crans-Montana). Rruga është e gjatë por

shoferi profesionist do që të arrijë pajtetër në orën 12.15 në

Klinikë. Kështu që gjatë gati 3 orëve rrugë, ai nuk na ndalon

aspak për të pirë një cigare. Vetëm kur mbrijnë atje kam mundësi

të tymos një cigare “Prestige”. Vendosemi në dhoma dyshe. Unë

jam me ndihmës dentistin zviceran, Gilles Jolly, një burrë fisnik

60 vjeçar, me flokë të thinjura, me të cilin do kaloj rreth tre javë,

ditët në Klinikën Gjeneveze të Montanës. Gjithçka është e

përkryer. Ushqimi, shërbimi, kujdesi mjekësor i mjekëve dhe

infermiereve. Fillon mjekimi intensive me insulinën që e fillova

para tre ditësh, sipas këshillës të dy miqve të mi : profesor Jean-

Philippe Assal dhe profesor Isuf Kalo. Ndërkohë marr mjekime

edhe për tensionin, si dhe artrozën në gjunjë. Kam marrë me

vehte edhe bastunin të cilin e kam peshqesh nga mikesha ime

belge Helena. Tek koka e krevatit vendos fotografitë e dy

fëmijëve të mi të shtrenjtë: Gentit dhe Nausikës. Ndërkohë

doktoresha e katit të dytë, Lea. Baumann, një vajzë simpatike me

flokë të zeza dhe shefja e klinikës, Mateiciuc më bëjnë vizitë në

dhomë dhe më urojnë mirëseardhjen. Shefja e klinikës më thotë

se i ka telefonuar edhe profesor Assali që është i shqetësuar për

vlerat e larta të glicemisë sime. Bëjmë një kontratë sëbashku që

Page 7: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

7

përveç faktit që unë të marr në dorë mjekimin tim, të dëgjoj edhe

këshillat e personelit mjekësor. Kam shumë simpati për këtë

doktoreshë e cila megjithëse është në moshë të re , e zotëron në

mënyrë të përkryer profesionin e saj, sidomos në fushën e

diabetit. Më thotë se megjithëse unë kam përkthyer 2 librat e

profesorëve më të dëgjuar në botë për Diabetin, Prof. Assalit dhe

Prof. Golay, përsëri duhet të dëgjoj edhe këshillat e personelit

mjekësor këtu.

31 korrik. Ora 7 e mëngjezit. Infermierja vjen për të më matur

gliceminë. Jam mësuar që të fle vonë në apartamentin tim në

Gjenevë por këtu duhet t‟i bindem jetës në klinikë dhe orarit të

vendosur.

Shkoj të bëj seancën e parë të „biçikletës“. Vetëm 15 minuta si

ditë e parë. Menjëherë e shoh rezultatin, pasi glicemia bie nga

vlera 14 para saj, në 9.5. Më vonë pasdite, shkoj me grupin prej 6

vetësh në „Clinique Bernoise de Montana“ (Klinikën e Bernës të

Montanës), për të bërë lojra dhe not. Gyslène, bjonde dhe tepër

simpatike është profesoresha jonë e mirë, gjithmonë me buzët

duke qeshur. Një mrekulli e vërtetë, pasi harroj shqetësimet dhe

hallet e ditës.

Kthehemi në klinikë, ku janë vendosur afro 80 vetë, sidomos

pacientë nga Gjeneva. Klinika është krijuar më 1903 dhe është

një institucion publik mjekësor, i specializuar në mjekësinë e

brëndëshme, si dhe të riadaptimit fizik dhe psikologjik. Ka 80

shtretër dhe 100 bashkëpunëtorë. 1200 pacientë vijnë çdo vit në

këtë klinikë ku edhe kurohen dhe pushojnë, në atë mjedis të

rregulluar bukur, me një kopësht me lule dhe përballë malet e

Zvicrës, si dhe poshtë liqeni i kaltër. Këtu kanë ardhur për t‟u

mjekuar në vitet 30-të edhe bashkëpatriotë tanë, sidomos ata që

kishin mundësi financiare. Ndërsa ne kemi fatin se sigurimi

mjekësor na e mbulon pjesën më të madhe të shpenzimeve të

qëndrimit. Ekipi mjekësor drejtohet nga një kryemjek, Dr. Olivier

Berclaz, i cili është një specialist i përkryer në mjekësinë e

brëndëshme, në mjekësinë fizike dhe të riadaptimit. Janë 50

Page 8: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

8

specialistë që sigurojnë ndjekjen mjekësore të pacientëve: mjekë,

infermierë, psikologë, dieteticienë, laborante, masazhistë,

profesorë të gjimnastikës akuatike, farmacistë, radiologë, përveç

personelit të shërbimit. Cilësia e pritjes së pacientëve, kujdesi

mjekësor i përkryer dhe transparent në komunikim, përbëjnë

vlerat kyçe dhe kartëvizitën e Klinikës.

1 gusht. Në Kopshtin e bukur të Klinikës organizohet festa

kombëtare e Zvicrës, 1 gushti. Ushqimi tepër i bollshëm me

„grillade“ (mish të pjekur), me „Fondynë“ (djath i shkrirë)

zvicerane të famëshme etj. I vetmi bemol „negativ“. Nuk na

shërbejnë verë të bardhë valezane, që njihet në gjithë botën.

Kryemjeku Berclaz, tepër simpatik dhe serioz më thotë në

konfidencë se e kanë menduar këtë mundësi, por meqë një pjesë e

pacientëve e pëlqejnë verën dhe një pjesë jo, kanë vendosur

njëherë për njëherë të mos e shërbejnë atë. I them se do të ishte

mirë për shembull, ashtu si infermieret na japin ilaçet dhe ne jemi

të detyruar t‟i marrim në sy të tyre, që në darkë të na jepnin nga

një gotë verë. Edhe në qytet po të dalim s‟kemi të drejtë të pijmë

verë. A e mbajnë të gjithë këtë rregull, që është tepër i mirë, për

të mos u hapur rrugë abuzimeve, sidomos ndaj atyre që janë

alkolikë?

Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët

Një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të

Zvicrës në BE

1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 Korriku për

francezët dhe 4 Korriku për amerikanët, apo 28 Nëntori për

shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej

më tepër se një shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që

daton prej vetëm 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për

Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë

Page 9: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

9

qysh nga lindja e jetës në tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë

nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të

përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i

Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe

Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të

uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së

përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët

e huaj. Nuk është për t’u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e

festës së 2 gushtit fillon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një

publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjerë që

jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty flet Presidenti i

Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë

të së djathës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha

nivelet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të

komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë

përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët

parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë,

simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin

qirinj të dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër,

harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë,

kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një “barbecue” (zjarr ku

piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme

zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).

Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve

Politika e Zvicrës është ajo e një Republike Federale, e

përbërë nga 26 kantone. Ajo karakterizohet nga demokracia e

drejtpërdrejtë, rëndësia e të drejtave civile, politike dhe

themelore, si edhe nga neutraliteti në politikën e jashtme. Politika

e brendshme respekton ndarjen e pushteteve, kërkimin e

konsensusit dhe ndryshimet midis rajoneve që e përbëjnë atë, deri

sa siguron edhe përfaqësimin e këtyre të fundit në gjirin e

qeverisë federale. Lidhur me politikën e jashtme mund të

Page 10: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

10

përmendim këtu fjalët e ministress ë saj të jashtme, Micheline

Calm-Rey e cila në analizën e saj „Diplomacia zvicerane në

konfiguracionin e ri evropian dhe botëror thekson:“Fati i Zvicrës

është i lidhur sa vjen e më tepër me atë që ndodh në një hapësirë

megjithatë të mondializuar. Pra ajo nuk mund të prtendojë të

organizohet vetëm për vehte, sepse ajo varet, nëse do apo nuk do,

nga raportet e forcave që e rrethojnë. Mënyra e saj e trajtimit të

çështjeve të mëdha ndërkombëtare ka si cilësi që të jetë e pavarur

dhe e bazuar në të drejtën. Gjithashtu, ajo nxitet nga një vizion i

hapur dhe solidar mbi botën…Përvoja e fituar qysh nga aderimi i

saj në Kombet e Bashkuara, mjafton për ta treguar; Zvicra ka

mjetet që të dëgjohet dhe të jetë e pranishme në fushat që kanë të

bëjnë me politikën e paqes dhe të respektit të së drejtës

ndërkombëtare“.

Zvicra nuk ka armiq të deklaruar, por raportet ndërkombëtare

të forcës janë ashpërsuar. Globalizmi kërkon aleanca të reja të

fuqishme, më shumë interesa se sa ideologji. Një botë e re

imponon dimensionet dhe kërkesat e saj. Shkëmbimet vazhdojnë,

njerëzit, të mirat materiale, flukset financiare. Presionet fiskale të

Bashkimit Evropian, procesi i UBS në SHBA kanë nxjerrë në pah

nevojën e largimit nga një „listë gri“ të G20, apo ndërhyrja e

Gjermanisë dhe sidomos e ministritt ë saj të ekonomisë. Tashmë

një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të

Zvicrës në Bashkmin Evropian. Dihet se Zvicra është një vend

vogël me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por

ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjëshme, me

synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Natyrisht kjo ka një

çmim, duke patur parasysh presionet që i janë bër“asaj dhe që i

përmendëm më sipër. Por sot ekziston një brez të rinjsh që janë të

hapur ndaj botës dhe që kanë dëshirë të krijojnë, të fitojnë. Kjo

forcë e re, brezi i viteve 70-të që ka sot 40 vjeç, shprehet sidomos

në Zvicrën romande. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën

është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por

edhe me fqinjët, Evropën, SHBA dhe gjithë botën. Zvicra është

Page 11: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

11

një tërësi ekuilibrash. Sapo ekuilibri cënohet pak, bëhet gjithçka

për ta rivendosur.

Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e

Zvicrës moderne

Zvicra është krijuar gjatë viteve, nëpërmjet aleancave,

pakteve, që kishin në fillim si qëllim mbrojtjen e përbashkët dhe

sigurimin e brendshëm. Këto marrëveshje përfshinë edhe

kantonet e Zvicrës, me kalimin e kohës dhe në sa më tepër fusha

të ndryshme. Sipas parimit «një për të gjithë dhe të gjithë për

një», e cila është diviza tradicionale zvicerane, pa status zyrtar,

kantonet filluan të trajtojnë bashkërisht marrëveshjet me kombet

e mëdhenj evropiane (mund të citohet marrëveshja me Francën

në 1444, mbi mbajtjen e marrëdhënieve miqësore apo me Selinë e

Shenjtë në fillim të shekullit XVI-të). Megjithatë, kantonet e

ndryshme të pranishme ishin krejtësisht sovrane dhe nuk

egzistonin organe mbi shtetin. Miratimi i një sistemi federal në

vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëhere

ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën

jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme

zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje

të parë duken kontradiktore: një sistem politik liberal, që

favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem

solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë

Zvicrën (duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e

kombeve të tjerë) , të ardhur nga të gjitha rrymat politike dhe

sociale, në gjirin e Komunitetit. Këto dy parime përbëjnë edhe sot

një bazë të rëndësihme të Konfederatës Zvicerane dhe një fakor

stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm.

Zvicra siç e përmendëm më sipër është e ndarë në 26 kantone,

të cilat vetë janë të nëndara në komuna. Disa kantone kanë një

nëndarje ndërmjetëse që quhet « distrikt ». Disa kantone ose

Page 12: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

12

rajone janë të grupuara në hapësira ( Hapësira « Mittelland »,

Hapësira « Bejune » etj.,) që u jep atyre mundësi të mbrojnë

interesat e përbashkëta dhe veçanërisht ato ekonomike.

Valëvitet Flamuri zviceran

Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e

Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëherë ishte krijuar krejtësisht nga

anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella,

por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre

mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken

kontradiktore: një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si

individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një

integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën, duke

përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjera.

2 gusht. Sonte, ora 22.00 kur të tjerët kanë rënë për të fjetur,

unë po ulem para ordinatorit, këtu në sallën e Bibliotekës së pasur

për t‟u folur për të gjithë ata njerëz që më rrethojnë këtu: të

nacionaliteteve dhe feve të ndryshme, të kulturave të ndryshme,

zviceranë, italianë, francezë, hollandezë, amerikanë, polakë, por

edhe boshnjakë, serbë, kroatë, si edhe shqiptarë. Çdonjeri prej

Page 13: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

13

tyre ka historinë e jetës së vet dhe unë „gërmoj“ pak e nga pak me

pyetjet e mija në jetën e tyre. Do t‟u flas për Georges, ndihmës

mjek, i cili duke qeshur më thotë se oxhaku përballë klinikës

është ngritur gjatë viteve „pasi nuk mjaftonte për Plakun e Vitit të

Ri për të futur në të dhuratat e tij“ për fëmijët që banonin aty.

Erdhi një Vit i Ri kur dhuratat nuk nxinin më dhe dilnin jashtë

oxhakut. Por vitin e kaluar, për shkak të krizës botërore që u ndje

edhe në Zvicër, oxhaku nuk u mbush plot. Ai më thotë gjithashtu:

„A e di Alfred, pse nuk është martuar Plaku i Vitit të Ri?“. Unë

tunda kokën, duke i lënë të kuptoj se nuk e di. Ai m‟u përgjigj:

„Plaku i Vitit të ri nuk ka grua pasi ajo nuk është dhuratë“ (?!!!)

3 gusht. Sot më treguan edhe këtë histori që është më tepër për

të qeshur. Për atë miliarder rus, që si ai këtu vijnë shumë, i cili

po ndërtonte një shtëpi dhe u jepte çdo ditë tre njerëzve më të

varfër: njërit 30 franga, tjetrit, 20 dhe të tretit 10. Një mëngjez ai i

dha të tretit 5 franga, të dytit 10 dhe të tretit 15. Ky i treti, duke

parë shumën, i tha miliarderit i çuditur: “Pse kaq pak, Zotëri”.

Miliarderi u përgjigj: “E di si është puna, jam duke ndërtuar një

shtëpi”. “Po, mir,. i tha i varfëri, me paratë e mija do ndërtosh ti

shtëpi” (!?)

Miku finlandez me të cilin kam punuar në organizatat

ndërkombëtare vjen dhe më takon tek lokali, nga shihet gjithë

Krans-Montana. Përshëndetemi dhe ulemi. Vjen kamarjerja

simpatike që çdo mëngjez më shërben “ristreton” e përkryer. I

them: “Çfarë dëshiron të hamë drake?”. Ai i çuditur më drejtohet:

“A u takuam për të biseduar, apo për të ngrënë dreke?”. U

kujtova se finlandezët e kanë si zakon, si dikur në Shkodër tek

“Kafja e Madhe” që rrinin me orë të tëra duke biseduar apo bërë

shaka para një kaefeje.

4 gusht. Në këtë Ditar do t‟u flas për Krans-Montanën e

ndërtuar në malet dhe kodrat e Zvicrës të bukur, ku vijnë me

mijra turistë jo vetëm nga e gjithë Zvicra, por edhe rusë,

gjermanë, austriakë, kuvajtianë, amerikanë, italianë…Fqinji im i

dhomës, Gilles dëshiron që gruaja e tij, ish kampione e

Page 14: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

14

gjimnastikës në Poloni, të qëndrojë një natë në Krans-Montana,

pranë Klinikës ku jemi ne, por çmimet variojnë nga 250 franga

zvicerane dhe shkojnë deri në disa mijra për një natë. Do t‟u flas

edhe për atë shqiptaren fisnike dhe të bukur, 45 vjeçare nga

Korça, e cila ka ardhur në Zvicër në vitet 90-të. Ajo ka tre fëmijë

dhe u mallëngjye kur më pa dhe kur i dhashë dy nga lbrat e mij

me autograf. Të tre fëmijët e saj, megjithëse janë integruar në

shoqërinë zvicerane, flasin shqip. A ka gjë më të fisme dhe më të

bukur, që brezi ynë i ri, edhe pse i lindur jashtë kufijve të saj, të

mbajë gjallë gjuhën amtare? Elda më flet për jetën e saj, për

vuajtjet gjatë kohës së diktaturës së E.Hoxhës, për prindërit e saj

që janë vendosur në Greqi dhe ajo ka vite pa i pare. Ajo qan dhe

rrëfehet. Duke ruajtur intimitetin e saj dhe të atyre qindra vajave

dhe grave kosovare që edhe ato kanë vuajtur nga regjimi satrap i

Milosheviçit, shumë histori të dhimshme, unë i hedh në letër, por

nuk dua t‟i botoj. Ato janë çështje personale, ashtu siç është

çështje personale, historia e jetës sime, sidomos këto muajt e

fundit, e një mediatori kulturor, përkthyesi „të dështuar“. Jo se

nuk di të përkthej, por sepse ka dështuar krejtësisht në jetën e tij

personale, në një kohë që u ka dhënë mend dhe kurajo të tjerëve,

atyre qindra e qindra pacientëve të tij. Ai e ka ndarë me ta

dhimbjen e tyre, por tani nuk ka guxim të ndajë të vetëm me të

tjerët.

5 gusht. Mario, informaticieni e pa se ordinatori im ka shumë

viruse. Ai i zhduku ato por ngeli virusi i „Trojës“. Do përpiqet ta

„shkatërrojë“ edhe atë. Frika ime është se ata banditë që futen në

dritaret personale, ashtu siç është përpjekur të futet në jetën

personale dhe shtëpitë e bashkëpatriotëve ai „qoftëlargu“ me

dhëmb floriri (për të kam vendosur të mos flas më, sipas këshillës

së doktor Ëngjëllit“), mund të më marrin edhe shënimet intime.

Prandaj ato po i shkruaj vetëm në një fletore që do t‟ja lë tim biri,

Gentit. A mund të qëndroj pa folur për atë zonjë me flokë të

përhimta nga Orlando e Amerikës, e cila këndon aq bukur këtu

para nesh siç ka kënduar me grupe këngëtaresh në rininë e saj në

Page 15: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

15

Zvicër e gjetiu. Ajo i ka duart e arta dhe është një informaticiene

e rrallë dhe konsulente për shumë organizata ndërkombëtare. Ajo

po bën gjithçka që të ndalojë pirjen e duhanit dhe më nxit edhe

mua të bëj një gjë të tillë. Ka një solidaritet të çuditshëm në

Klinikë kur sheh se të gjithë i japin këshilla njëri tjetrit për dëmin

e duhanit. „Biçikleta“ po jep frytet e saj. Glicemia sa vjen e ulet

pas sforcos. Por shpejt ngrihet pasi unë jam tepër i shqetësuar nga

problemi im intim. Më duket vetja se do iki nga kjo botë pa qënë

i kuptuar…

6 gusht. Ekipi mjekësor këtu është 24 orë në 24 në shërbimin

tonë. Shqetësimi që pata mbrëmë që më shkaktoi ngritjen e

tensionit dhe të sheqerit, bëri që personeli mjekësor të gjendej

pranë meje çdo një orë. Derisa më zuri gjumi dhe ëndrrat më

shpunë në kujtime të bukura. Më doli përpara dhe tim atë i

paharruar Tuni, i cili më dha kurajo ta përballoj jetën dhe t‟a marr

ashtu siç është. Tek dhoma ku pihet duhan pas orës 21.30 është

shkruar nga një pacient në frëngjisht: „Jeta është si një cigare që

sa vjen e tretet, hiri është dashuria, tym është ç‟ka mbetet“…

Mora pjesë në kolokiumin për „Hypertensionin“ (tensionin e

lartë të gjakut) me kryemjekun Olivier Berclaz. Shpjegon qartë,

me një gjuhë të thjeshtë dhe të gjithë nuk e ndjenë mbarimin e

orës së mësimit. I dhashë disa pyetje lidhur me jetën e tij të

vrullshme dhe tepër të mbushur si mjek prej disa dhjetëvjeçarësh

në Klinikën Gjeneveze të Montanës. Më premtoi se do t‟i

drejtohet me disa përgjigje lexuesve. Shpesh në shtëpinë e tij bie

telefoni edhe jashtë orarit zyrtar të stërzgjatur, por edhe gjatë

pushimeve vjetore. Dhe ai mjek fisnik, zviceran, europian,

ndodhet pranë me këshillat e tij tek pacientët e kombeve të

ndryshme. Ka dhe kujtime të bukura nga pacientët shqiptarë. Të

njëjtat ka edhe kryeinfermieri i Klinikës për të cilin dëshiroj të

flas në mënyrë të veçantë, pas bisedës time të hapur me të sot.

Mora sot një letër nga Presidenti Barack Obama i cili më

falenderon për mbështetjen që i kam dhënë si mijra e mijra

tokësorë të tjerë jashtë Amerikës, për reformat e tij në shëndetësi.

Page 16: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

16

Më gëzoi fakti se artikulli im mbi festën e 1 gushtit është pritur

mirë, si dhe intervista me profesor doktor Isuf Kalon. Vetëm se

Isufi ka të drejtë kur më shkroi se titulli ishte bombastik tek

„Tirana Observer“. Por unë s‟kam ç‟të bëj kur kryeredaktori Altin

Sinani është me pushime dhe më pyet gjithmonë për çdo

ndryshim që do bëjë, ndërsa redaktori që ai ka lënë si përgjegjës,

vendos vetë një titull që nuk i përshtatet përmbajtjes!!!

Do t‟u flas të dashur lexues, këto ditë, për gjithçka që shoh

këtu në Krans-Montana, një nga Perlat e Zvicrës. Por jo për

sekretet personale të mediatorit „të dështuar“ që u ka dhënë për

vite të tëra „mend“ të tjerëve dhe nuk ka ditur të ndërtojë si duhet

vatrën e tij. A mos ka ardhur kjo nga çiltërsia ime, nga besimi i

verbër, nga amaneti i tim eti?

Këtu është dera drejt Parajsës për ata si unë që i kanë mbushur

të gjashtëdhjetat dhe mendojnë se meqë nuk kanë bërë gjynahe të

mëdha në jetë, pas disa viteve do shkojnë atje ! Para, tani që po

shkruaj, janë malet e mbuluara me dëborë të përjetëshme. Në

qytet kur shkon me autobuzin gratis sheh shumë turistë, të të

gjitha kombësive. Atje gjen dhe shqiptarë dhe përshëndetesh me

ta, si miq të vjetër. Aty në kioskat e shumta gjen dhe gazeta

shqiptare. Këtu flas me boshnjakë, kroatë, shqiptarë, polakë,

italianë…Bilbioteka është shumë e pasur dhe ka edhe libra shqip.

Këtu ka televizorë në çdo kat, përveç dhomave ku porositin vetë

pacientët, ka Internet. Do flas edhe për atë mikun tim këtu nga

Valais (Valé) që banon shtatë kilometra që këtu, i cili na solli një

shportë me kajsi nga pemët e kopshtit të tij. Për të paraja nuk

vlen, vetëm miqësia e mirë dhe solidariteti që akoma mungon tek

ne shqiptarët. Do t‟u flas edhe për atë psikologun nga Gjeneva, i

cili ka patur në konsultat e tij shumë shqiptarë nga Kosova dhe ka

bërë studime të vlefshme. Fatkeqësisht një ishemi celebrale ka

bërë që ai të reduktojë veprimtarinë e tij krijuese.

Profesor Jean-Philippe Assal më telefonon çdo ditë dhe

kujdeset për shëndetin tim, më jep kurajo dhe më thotë se sa të

kthehemi në Gjenevë, do ndjekim ecurinë e Projektit tonë për

Page 17: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

17

Talaseminë me Shqipërinë. Shabani, Ksenofoni, Hamiti e miq të

tjerë më kanë dërguar mesazhe dhe më kanë telefonuar. Thani

Naqo, një nga miqtë e mi më të mirë, pas botimit të librit të tij të

fundit me Lirika, përgatitet të shkojë në vendlindje, në Ziçisht. Ai

më fton për festën e përvitshme të qytezës së tij, por nuk e di a do

ta realizoj atë gëzim!!!

Tani po i përfundoj për sonte këto shënime, pasi e di se shpesh

e kam mërzitur gazetarin fisnik duke i dërguar në çastet e fundit,

shkrime me fotografi dhe duke i ndryshuar ato pas gjysëm ore. I

premtoj se do jem më i rregullt, duke patur parasysh edhe

kontratën që kam nënshkruar këtu me Klinikën në Montana. Këtu

jam i qetë, i lirë dhe i rrethuar nga njerëz të mirë, midis njerëzve.

7 gusht. Zvicrën shqiptarët e kanë zbuluar shumë përpara. Si

pararendës përmendet një grup i fisit ilir të Dardanëve që jetonte

në lashtësi në tokat e Kosovës së sotme. Pastaj, ata zbritën në

rajonin e Gjenevës në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan

vendbanime, siç është njera që quhet Dardanji. Gjithashtu dihet

se Zvicra, para 130 vitesh ka qënë ëndërra e Rilindësve për

organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami

Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të

dytë”…Në njoftimet zyrtare lidhur me marrëdhëniet e Zvicrës

Shqipërinë lexoj ndër të tjera : Shqipëria e fitoi pavarësinë në

1912 dhe u njoh zyrtarisht nga Zvicra më 1922. Shtatë vjet më

vonë, të dy vendet nënshkruan një konventë të vendosjes së

marrëdhënieve dhe të tregtisë. Pas çlirimit Zvicra vendosi

marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në vitin 1970. Pas rënies

së regjimit komunist, në vitin 1992 u hap një ambasadë e Zvicrës

në Tiranë. Qysh nga ai vit, marrëdhëniet dypalëshe u

intensifikuan. Marrëdhëniet dypalëshe janë përqëndruar në fushën

e politikën së sigurisë dhe në shkëmbimet kulturore. Janë

nënshkruar një numër marrëveshjesh : marrëveshje lidhur me

mbrojtjen reciproke të investimeve (1992), marrëveshja e tregtisë

dhe e kooperimit ekonomik (1995), konventa e imponimit të

dyfishtë (1999), marrëveshja e ripranimit (2000), marrëveshja

Page 18: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

18

mbi bashkëpunimin teknik, financiar dhe humanitar (2001),

marrëveshja mbi bashkëpunimin policor në fushën e luftës kundër

kriminalitetit (2005), marrëveshja e shkëmbimit të lirë midis

shteteve të AELE dhe Shqipërisë (2009).

Drejtoria e zhvillimit dhe kooperimit (DDC) dhe Sekretariati i

Shtetit për Ekonominë (SECO) janë të përfaqësuara në vend nga

një zyrë koordinimi. Shqipëria është një vend prioritar i

kooperimit zviceran për zhvillimin : 2008, ndihma e Zvicrës për

Shqipërinë u rrit në 13 milionë franga zvicerane.

Alfredi në një çast pushimi në Montana

Page 19: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

19

Një familje e Kombeve të Bashkuara në Kombin

e vogël: Zvicrën

Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)

Bashkëshortes sime, Rozës,

Për ngrohtësinë e dorës tënde dhe ëmbëlsinë tënde, gjatë 37

viteve të kaluara sëbashku,

Për forcën e shpirtit tënd ndaj dhe kundër çdo meskiniteti,

Për besimin, dashurinë, gëzimin tënd ndaj meje, ndaj Gentit

dhe Nausikës, nënës sime dhe të gjithë të afërmve dhe miqve.

Nuk i gjej dot fjalët për të shprehur këtu në Klinikën

Gjeneveze të Montanës, se çfarë ndjej në thellësinë e shpirtit

tim. Të dua dhe ti e di : më shumë se gjithçka në botë.

Ta kushtoj këtë ditar.

Page 20: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

20

Besoj se shkrimtarja ime e preferuar zvicerane, Marie-Luce

Dayer, të cilës i kam përkthyer librin « Karuzeli i ëndrrave » dhe

po përgatis përmbledhjen dy gjuhëshe shqip-frëngjisht « Nën

krahun e Shqiponjës », nuk do të më zëmërohet, sepse po rimarr

në këtë pjesë të dytë të Ditarit tim në Klinikën Gjeneveze të

Montanës, këto fjalë nga libri i saj : « Kur ta lexoni Ditarin tim

shtatë herë, do të thoni, ndoshta me të drejtë : « është një Ditar i

keq » ; megjithatë, një pjesë më pëlqeu ; Cila ? Çdonjeri nga ju

do të japë një përgjigje të ndryshme…Çdonjeri, sipas thellësisë

ku rrënjoset shpirti i tij dhe reflektimi i botës që ka përshkruar

gjatë natës ».

Ditari im ka qënë i përditshëm dhe është shkruar prej vitesh,

20-të apo edhe më tepër më përpara. Tani, me kalimin e moshës,

kujtimet vijnë më shpejt se koha. Shpesh, i rilexoj dhe ndjej një

kënaqësi të veçantë, por edhe një brengë për diçka që nuk është

bërë ashtu siç duhej. Megjithatë, i jap zemër vetes dhe them se

duke qënë të krishterë, për të folur me të Plotfuqishmin Zot,

nëpërmes një prifti, ose kur shkojmë të djelën në kishë, ne duhet

të jemi të pastër shpirtërisht, pa patur bërë asnjë gabim. Por kush

ka qënë ajo qënie njerëzore, që në një mënyrë ose një tjetër, nuk

ka gabuar ? Kështu, që Zoti besoj se do të na « falë » për disa

gabime të bëra, prej çdonjerit prej nesh. Sidomos kur është fjala

për mua, që jam nip i një prifti dhe qysh në moshë të vogël, isha

mësuar të qëndroja me gojë të hapur në Altarin e Kishës së Fierit,

me gjyshin tim, Polizoi Ikonomi. E ndjeja veten të çliruar dhe

nuk kisha asnjë ankth kur dëgjoja zërin e tij melodioz, kur psalte

përpara qindra besimtarëve. Ai u largua nga kjo botë, një ditë

para mbylljes së kishave dhe xhamive dhe i gjithë qyteti e nderoi

deri në banesën e tij të fundit.

Të nesërmen, çdonjeri thoshte: “Ikonomi pati fat, sepse Zoti e

mori me vehte në qiell, për të mos parë shkatërrimin e turpshëm

të ikonave të Shtëpisë së tij Kishë.

Page 21: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

21

Një miku im, më shkroi përsëri, pasi lexoi Ditarin tim, duke

më kujtuar një citim të Akademikut të ndjerë Bedri Dedja, i cili

në një mjedis familjar, rimori nga një shkrimtar i njohur botërisht

: » Njeriu, edhe nëse bie 1000 herë, ai do të përpiqet të ngrihet

për të 1001 herë, dhe akoma, deri në frymën e tij të fundit. E

falenderoj atë për këto fjalë dhe për kurajon që më jep, duke më

prekur së tepërmi. Gjithashtu, falenderoj të gjithë miqtë që më

mbështesin, si edhe Rozën time të urtë e cila më telefon çdo herë

dhe kujdeset në mënyrë të përkryer për nënën time 86 vjeçare.

Ajo më përgjigjet se gjithçka shkon mirë, megjithëse unë jam i

ndërgjegjshëm se ajo lodhet shumë. Lajme të mira më vijnë nga

Genti dhe Eleonora që janë shumë të afërt për mua, Rozën dhe

Nausikën, bukuroshen që është shumë e zgjuar, fisnike dhe e

ndjek ecurinë e jetës me optimizëm…

Do të doja t‟u flisja akoma dhe akoma për të gjithë Ekipin e

Klinikës Gjeneveze të Montanës, e cila sipas këndvështrimit tim

është një nga më të mirat në Zvicër. Kuzhinjerët, personeli i

shërbimit të restorantit, që na shërben tre herë në ditë, pa shfaqur

as më të voglën lodhje, ai i pritjes, i infermierëve, animatoreve, të

kafeterisë etj…

Një mik më tha : « Mos e kërko historinë dhe jetën në

përgjithësi të një institucioni në gazetat apo broshurat e

përgatitura, por në bisedat e përditëshme të njerëzve, në ditët e

mira dhe të këqija, në mënyrën se si flasin, si grinden, si

veprojnë… ». Shpresoj se për këto do flitet në Ditarin tim, për

dashurinë, solidaritetin, rilindjen, shërimin, për rezistencën e

jashtëzakonëshme të shpirtit të njeriut, për aftësinë e njeriut për të

përballuar fatin dhe jo vetëm ta pësojë atë. Siç thoshte Bodleri

(Baudelaire): « Jam plaga dhe thika, viktima dhe xhelati ».

10 gusht 2009. Marr pjesë në kolokiumin mbi Tensionin e

Lartë. Doktoreshë Lia Baumann shpjegon me një gjuhë të qartë,

jo akademike dhe ne kuptojmë gjithçka që ajo thotë. Ajo

buzëqesh lehtë por që i jep një nur të veçantë. Ajo më kujton

gjithashtu të gjithë ata mjekë, me të cilët kam punuar gjatë viteve,

Page 22: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

22

për të realizuar trialogun mjek, pacient, mediator kulturor.

Shpesh, ne shkëmbenim mendimet tona mbi nivelin e shkollimit,

gjeografinë, historinë, kulturën, zakonet e vendeve nga vinin

pacientët. Dhe trialogu gjithmonë ishte i arrirë.

Në rast se mjeku apo infirmierja vijnë çdo mëngjez duke

buzëqeshur, kjo mund të shërojë pacientin. Në rast se ndodh e

kundërta, sidomos kur një infirmiere qëndron e zymtë, menjëherë

ty mund të të fillojë të të dhembë koka.

Nuk e di nëse egzistojnë ëngjëjt mbrojtës. Në bluzën e

Doktoreshë Lia Baumann shkruhet : « Mjeke e përgjithëshme ».

Në fakt, në të duhej të shkruhej :« Ëngjëll mbrojtës ». Ishte ajo që

vendosi një kod komunikimi, pa të cilin unë do të isha shkëputur

me botën, në çaste të vështira. Me të mund të flas hapur. Sespe,

nëse kam vetëm një arsenal mimikash, mbyllje sysh apo një

tundje koke, nga ana e një pjese të vogël të personelit, që besoj se

është i lodhur nga puna e shumë viteve me pacientët, për të

kërkuar që të të vihen fashot në këmbët e enjtura, është e kundërta

me personelin me moshë më të re. Nuk kam të drejtë të bëj një

përgjithësim, sepse kam punuar vite të tëra me Profesor Humbert,

Doktoreshë Marinette Wyss, Doktoreshë Hyila Hoschain, Dr.

Pierre Wacker, Karoline Porcher, Chantal Kaparos, Emma,

Nathalie etj., që sot janë pjesa më e madhe në pension dhe ato

nuk tregonin asnjë shënjë lodhje. Nuk them se të gjitha janë

kështu. Shumë pacientë, në të njëjtin kat sjellin si rezultat që

infermieret shpesh, sidomos në mëngjez, nëse guxoj ta shpreh, pa

frymë kritike, por të sinqertë, punojnë si robot. Natyrisht, këtu,

ato nuk kanë raste të rënda si në Spitalin Kantonal, por në

Gjenevë, sidomos në mëngjez, gjendesh para një armate

infirmierësh.

Si për doktoreshë Lina Baumann, i uroj doktoreshës së

ardhshme Kenza që do të fillojë së shpejti studimet për mjekësi,

të arrijë rezultate të shkëlqyera në profesionin e saj. Ndërkaq ajo

ka marrë një drejtim të mirë, sepse është e ndërgjegjëshme se

profesioni i saj i ri kërkon sakrifica dhe humanizëm. I uroj dhe

Page 23: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

23

njëherë arritje në ecurinë e saj universitare, si edhe kolegut të saj

me flokë të dredhura në katin e dytë të Klinikës.

11 gusht. Më në fund, një grua valezane ndaloi kur qëndroja

në auto-stop. Një hollandeze që punon në Montana, më shpjegoi

se për shkak të stresit në punë, valezanët nuk ndalojnë, kurse të

tjerët janë me pushime dhe ata kanë kohë. Në të njëjtën kohë

autobuzët përbrenda qytetit të Montanës apo Krans Montanës apo

në Kampingun Moubra janë gratis.

Për valezanët që janë me të vërtetë shumë të sjellshëm dhe

shumë mikpritës, ka shumë historira për të qeshur që dëshmojnë

për karakterin e tyre të fortë, si Shqiptarët e Veriut të Shqipërisë,

të mikut tim Franko Marussich të cilët u detyruan të largohen nga

vend për shkak të invazioneve otomane, rreth vitit 1700. Kurse

valezanët janë shumë të lidhur me krahinën e tyre. Dhe kanë të

drejtë, sepse njerëzit e kombeve të ndryshëm vijnë këtu të kalojnë

pushimet, gjatë gjithë vitit.

Një valezanit i lindi mendimi që të ndërtojë një hotel ku mbi

derën e hyrjes shkruhet : « Këtu fliten të gjitha gjuhët ». Por një

mëngjez, një nga pushuesit ishte i nxehur dhe ju drejtua

hotelxhiut, me këto fjalë : « Zotëri, ju keni shënuar mbi derën e

hotelit se këtu fliten të gjithë gjuhët. Por qysh dje në mëngjez,

nuk kam parë asnjë njeri që të flasë gjuhën time».

Hotelxhiu, pasi u mendua një çast, u përgjigj menjëherë :«

Zotëri, a nuk ju mjafton që ju jeni duke folur gjuhën tuaj?!»

Tani do t‟u tregoj histori « të vërteta dhe serioze”. Një valezan

më thotë se vetë valezanët kanë të drejtë, nëse duhet të vënë tubin

në gojë, për të provuar përqindjen e alkolit në gjak, më tepër se

0.8%. Pse? Sepse kur ata lindin, janë me përqindje alkoli 0.5%.

Dhe ata kanë të drejtë : vera e bardhë e Valesë, sidomos ajo që

quhet « Fendant » është e shkëlqyer. Dje isha i detyruar të pija në

qytet vetëm një gllënjkë në Pazarin e së Premtes të Montanës,

sepse gotën m‟a ofroi një braziliane e re që ishte pronare e një

dyqani veshjesh. Ju lutem, mos i thoni mjekut tim, sidomos kur

ishte çështja që duhej të nderoja zakonet e valezanëve. Nuk mund

Page 24: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

24

të refuzohet një gllënjkë « Fendant », sepse është sikur të

refuzosh rakinë e Shqiptarëve.

Valezanët thonë se janë ata që kanë shkuar për herë të parë në

Hënë. Por milanezët, tirolianët, marsejezët, vlonjatët,

skraparllinjtë, baskët, shurafët e Marokut (Moulav), korsikanët,

boshnjakët e Srebrenicës, kroatët e Zarës, thonë se kanë qënë ata

të parët. Një delegacion do të niset nga Klinika Gjeneveze e

Montanës, me fluturimin e ardhëshëm të Anijes Kozmike, për të

parë gjithçka në vend. Të gjithë do të kenë me vehte nga një

flamur të rajonit të tyre…

12 gusht. Mora një mesazh nga Profesor Alain Golay,

specialist i njohur botërisht për obezitetin, me të cilin po punoj

për përkthimin e librit të tij « Të dobësohesh pa stres ». Ndër të

tjera, ai më shkruan : « Gjithmonë e kam kënaqësi kur kam

njoftime nga ty. Bravo për Ditarin dhe mund të them se ti nuk je

aspak një mediator i dështuar ».

Këto fjalë të profesor Alain Golay m‟a ngrohën zemrën dhe

mendoj se janë reflektim i karakterit të një mjeku me një përvojë

disa dhjetëvjeçare me pacientët, miqtë. Asnjeri nuk e detyron t‟i

shprehë ato, por sidomos për pacientët e Klinikës që ai drejton,

është një mbështetje. Kemi të bëjmë me vetedukimin e

pacientëve.

13 gusht. I dërgova një kartolinë djalit të mbesës sime,

Marios, në Nju Xhersi për Ditëlindjen e tij. Ai dhe Amelia janë

shumë të shtrenjtë për mua dhe unë nuk i harroj ditët që kam

kaluar me ta.

Ishin duke bërë Gjimnastikë në pishikën e Klinikës së Bernës

në Montana dhe papritmas një grua 87 vjeçare m‟u afrua. Pas disa

shkëmbime fjalësh, i bëra pyetjen se çfarë profesioni ka patur. Më

tha se ka punuar si juriste në ish Bankën « Société de Banques

Suisses », por gjithashtu kishte mbaruar dhe Konservatorin dhe

kishte regjistruar një disk. Më premtoi se do të m‟a dërgojë. Është

aktive dhe kam respekt për të, duke patur parasysh moshën e saj

Page 25: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

25

të madhe. I ngjan gruas së De Golit nga shtati, si dhe për

fisnikërinë e saj.

14 gusht. U kënaqa kur gruaja austriake më foli për doktor

Mathieu Assal, me shumë respekt. « Atij i zë dora për gjithçka »-

më tha ajo. Kishte kryer një operacion në këllk. Kur i thashë se

njoh gjithashtu edhe të jatin, Jean-Philippe Assal, që është një nga

diabetologët më të mirë në botë, ajo më tha duke buzëqeshur : «

Si i jati dhe i biri ». E pyeta, nëse fliste akoma gjermanisht. Më

tha se ka 40 vite në Zvicër, Kur shkon në Austri, i thonë : « Je

bërë snobe ». « Ka shumë aksente, atje, më thotë, shumë dialekte.

Unë kam vetëm një mikeshë që flet gjermanisht në Gjenevë. Po të

shkosh në Tirolin e thellë, shumë fjalë është vështirë t‟i kuptosh.

Shpesh, kur flas gjermanisht, duhet të kërkoj fjalët, sepse këtu

flas vetëm frëngjisht. Duhet të mendohem shumë për t‟u shprehur

në gjermanisht, pra fus shpesh nga një fjalë frëngjisht. Në ato

çaste m‟u kujtuan ata shqiptarët e Amerikës, të hershëm të cilët

kur flisnin shqip, shpesh përdornin dhe fusnin në mes dhe fjalë

anglisht. Zonjës nga Austria i pëlqen sidomos gjuha muzikale nga

Marseja.

Nuk mund të pranoj veprimet e papërgjegjëshme të disa

grupimeve, të ashtuquajtura të mbrojtjes së kafshëve dhe që

ndërmarrin veprime të dhunëshme, ndaj të respektuarit, Daniel

Vasella, Drejtor i Novartis. Të marrësh urnën e nënës së tij, si

edhe të djegësh vilën e tij të dytë të pushimit, këto janë akte

banditizmki që ne të gjithë duhet t‟i dënojmë. Humanizmi i

Daniel Vasellës dhe stafit të tij të « NOVARTIS » është i

dukshëm dhe shembullor, në vënien në dispozicion të pacientëve,

kudo në botë, mjekime për trajtimin e sëmundjeve kronike. Unë e

kam përmendur mëse njëherë dhe po e përsëris : kam një përvojë

personale, të humanizmit të tij, kur i nderuari Zoti Daniel Vasella

më shkroi një letër shumë prekëse dhe vuri në dispozicion

eliminuesin e hekurit Exjade për Talasemikët që tanimë është e

disponueshme jo vetem në Zvicër, në Francë, në Itali, në SHBA,

por gjithashtu edhe në Shqipëri. Novartis dhe Daniel Vasella

Page 26: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

26

punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë në

mjekimin e sëmundjeve të hemoglobinës dhe veçanërisht të

Talasemisë. Si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, me

pjesëmarrjen time në Konferencat Ndërkombëtare të Talasemisë,

nuk do të mungoj të ngre rolin e pararendësit të Novartis, në

kërkimet gjenetike. Të trasnformosh genin difektoz me një gen të

mirë, kjo do të thotë të shpëtosh miliona jetë. I heq Kapelen këtij

zvicerani bujar dhe të gjithë zviceranëve që më kanë ndihmuar në

ecurinë time në Zvicër, qysh prej më tepër se dy dekadash. Nuk e

di a do të kem mundësi t‟u a shpërnblej, gjatë viteve të jetës që

më kanë mbetur…

14 gusht. Krahët poetikë të Vangjush Zikos

Darkave, këtu, mbi 1700 metra mbi nivelin e detit, në Krans-

Montana të Zvicrës, është kthyer në një ritual, që ne mblidhemi,

miq të kombeve të ndryshëm, në sallën e madhe të Bibliotekës

dhe unë u përkthej nga shqipja në frëngjisht, disa shkrime të

botuara në gazetat shqiptare. Miku im, Vangjush Ziko, si edhe më

parë ka marrë notën maksimale ng ana e tyre. Edhe këta njerëz të

Ballkanit, Europianë, jashtë Europës së 27-shes, si zviceranët apo

përfaqësues të kombeve të tjerë, mendoj se kanë gjetur pak nga

vetja e tyre në poezitë e bukura të Vangjushit. Njerëzit mund

edhe të vegjetojnë, por kurrë njerëzit e kalibrit të poetit dhe

shkrimtarit tonë, Vangjush Zikos. Ai e zgjeron çdo ditë spektrin

dhe vizionin e poezive të tij, „krahët » e tij poetikë. Do të kisha

dashur ta kisha këtu pranë dhe të përshëndeteshim, të diskutonim

për të tashmen dhe të ardhmen e Kombit, të gjuhës dhe letërsisë

së tij. Respekte dhe një mirënjohje e veçantë për këto çaste

lumturie që ja jep, i dashur dhe i respektuar, Vangjush.

15 gusht 2009. Para se të kalojmë në temën që doja të trajtoja

në fund, dua të theksoj si gazetar dhe shkrimtar se sistemi

zviceran i shëndetësisë është një nga më të mirët në botë. Ky nuk

është një lavdërim, por një realitet i ndjeshëm që duket kudo në

vend. Ja u lë kritizerëve të çdo lloji qofshin që të « gërmojnë » në

këto mangësi. Do të doja që edhe vendi im Shqipëria, e vogël si

Page 27: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

27

Zvicra, të marrë shembull nga Helvetia, e përbërë nga njerëz të

dashur, punëtorë dhe paqësorë. Në Spitalin Kantonal Universitar

të Gjenevës, ku kam patur fat të përkthej vite të tëra, shërbimet

janë të përkryera. Atje gjen mjekë të rinj që vijnë nga e gjithë

bota : Shqiptarë që përgatiten në klinikat më të mira dhe pastaj

kthehen në vend për të dhënë ndihmesën e tyre apo punojnë si

bashkëpunëtorë në klinikat zvicerane. Emrat e Prof. Dr. Isuf

Kalos, Doktoreshë Adriana Keta, Dr. Met Dybeku, As. Prof.

Florian Toti e të tjerë janë të njohur nga kolegë të tyre zviceranë,

vlerësohen prej tyre dhe kanë marrë pjesë në seminaret

ndërkombëtare të Grimentzit apo Zinalit, të organizuara nga

Profesor Jean-Philippe Assal dhe profesor Alain Golay.

Nuk duhet harruar gjithashtu edhe puna e Prof. Asllan

Gjinovci me « Albanian Scholarship Foundation » ku mjekët

shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë patur fat të ndjekin

Universitetet më të mirë në Zvicër. Së shpejti, Fondacioni do të

festojë 20 Vjetorin e krijimit të tij dhe në aktivin e tij janë qindra

kuadro që kanë dalë në jetë në sajë të tij dhe njihen në gjithë

botën. Ismail Kadare, Isuf Kalo, Bedri Dedja kanë qënë

themeluesit e parë të këti Fondacioni me prestigj, me autoritetet

zvicerane humanistë…

Më në fund, në këtë ditë të 15 gushtit desha të flisja shkurt për

lumturinë që na dha drejtoria e Klinikës Gjeneveze të Montanës,

drejtuar nga Zoti Jean-Pierre Blanc. Ne u nisëm nga Klinika në

orën 14.00 për të shkuar në liqenin më të madh nëntokësor të

Europës. Kalojmë nga Montana Village, Chermignon, Lens ku

njerëzit shkojnë për të marrë energji vetëshërim ; në Longeborgne

ku është një kishë dhe një Hermitage dhe çiftet pa fëmijë vijnë

për të mundur të kenë një krijesë njerëzore në të ardhmen. Në mal

ka edhe një terren golfi. Më në fund mbrijmë në St Léonard në të

famshmen shpellë nëntokëore, ku na pret Gary Tassoni, njeriu që

do na drejtojë Ai nga shpjegon në frëngjisht, anglisht,

gjermanisht, italiasht, historinë e shpellës së mrekullueshme. Së

shpejti, ai do të mësojë shqip për t‟u shpjeguar sekretet e Shpellës

Page 28: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

28

shqiptarëve që do të vijnë për vizitë këtu. Moulay Ahmed, nga

familja mbretërore e Marokut- Alaouite-, na nxjerr në fotogradi,

kujtime të paharrueshme. Gary vazhdon shpjegimin e tij, duke

theksuar se në 1943, Jean-Jacques Pittard eksploron për herë të

parë « kavernën » misterioze të Liqenit Nëntokësor. Vetëm në

1949, Liqeni mund të vizitohet nga publiku. Ai është 300m. i

gjatë, 20 m. e ka gjërësinë dhe 10 metra thellësinë. Liqeni i

nëndheshëm i St-Léonard është më i madhi në Europë. Më tepër

se 100‟000 turistë e vizitojnë çdo vit këtë kuriozitet natyrol të

jashtëzakonshëm. Varkat na shpien deri në fund të Shpellës. Ikim

me një kujtim të paharruar nga ky Liqen i nëndheshëm.

Ghislène na bën një « dhuratë », duke na shpënë tek Liqeni i

Sionit, ku qindra e qindra pushues dhe qytetarë, kalonin të

shtunën qetësisht. Takoj krejtësisht rastësisht, një shqiptar të

Kosovës, i cili jeton prej 45 vitesh në Sion. Ka 6 fëmijë dhe është

i lumtur se ata nuk e harrojnë gjuhën e tyre amtare, Shqipen

Së shpejti do të ikim nga Krans-Montana. Dhe unë nuk do të

harroj Alenin, Jean-Pierre, Henk, Olivier, Lia, Simona, Sara,

Ghislène, Kenza, Maria, Lourdes, Gilles, Lina, Moulay, Ursula,

Ismet, Hugo, Charlotte, Pascal, Gaétano, Marie Noëlle, Maria,

Giovanna, Dobrilla, Dilma, Carla, Reto, Mario, Amalia et shumë

të tjerë: një familje e Kombeve të Bashkuara, në Kombin e vogël

të lulëzuar, të njerëzve të dashur dhe mikpritës, të njerëzve

punëtorë, Zvicrën.

Page 29: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

29

Micheline Calmy-Rey, Presidente dhe ministre e jashtme e

Zvicrës dhe Alfred Papuçiu në Krans-Montana.

Lumturia zvicerane dhe shqiptarët

Takim suprizë me zonjën Micheline Calmy-Rey, ministre e

jashtme e Zvicrës, në Montana

Ditari i një mediatori kulturor (III)

18 gusht 2009. Së shpejti po vjen koha që do të ikim nga

Krans-Montana për në Gjenevë. Do të na mungojë mjedisi

fantastik i Klinikës Gjeneveze të Montanës, Montana, Kampingu

Mubra, Tregu i së Premtes i Montanës, dyqanet me sende për

kujtim të Valesë, shtëpitë dhe ndërtesat e zbukuruara me lule

Page 30: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

30

shumëngjyrëshe… Gjithashtu do të na mungojnë, infermieret e

katit të dytë: Cathy, Denise, Isabelle, Mercedes, Marie-Thérèse,

Christèle, Christine, Virginie, Sara, Eveline, Caroline. Gjithashtu,

Bianka dhe Veronika që zakonisht punojnë natën dhe më thonë

me buzëqeshje, se duhet të shkoj në dhomë për të fjetur, që të jem

mirë për të nesërmen. Bianka duket sikur është e ashpër, por në

fakt ajo është shumë e urtë dhe e kuptoj se e zotëron shumë mirë

profesionin e saj, si edhe Veronika me kapuçin e saj karakteristik

që i jep një bukuri të veçantë. Kolokiumet mbi tensionin e gjakut,

si edhe mbi Diabetin, Art terapia, fizioterapia kanë dhënë frytet e

tyre. Mjekët, Simona, Lia, Olivier dhe infermieret, na bëjnë një

përmbledhje të përvojës që fituam këtu. Shpjegime të thjeshta,

nisur nga pyetjet e pjesëmarrësve, sipas përvojave tona.

19 gusht 2009. Këtu jemi si një familje, nga kombet e

ndryshme, të Europës së 27-të, por gjithashtu edhe të » Europës

tjetër ». Jam duke lexuar punën kërkimore të zonjushes Shqipe

Mehmeti, me titull: „Si të arrijmë integrimin tonë në Zvicër, duke

ruajtur në të njëjtën kohë identitetin kulturor?“ Ajo e fillon punën

e saj kërkimore me fjalët e shkrimtarit tonë të madh, Ismail

Kadare : « Historia e Njerëzimit është ajo e përkthimit. Të gjithë

ne jemi përkthyes, edhe gjatë një bisede të zakonëshme. Të

përkthyerit është kushti ynë; ne përkthejmë mendimet tona,

përkthejmë fjalët e bashkëbiseduesve tanë; vazhdimisht

interpretojmë dhe kjo është e përditëshmja jonë…“

Shqipja që është një vajzë e re e zgjuar dhe që ka në arkivin e

saj personal qindra poezi dhe refleksione, më dha studimin e saj,

për t‟i dhënë një mendim. Por personalisht, nuk shoh asnjë

„shkarje“ në mendimet e saj, si edhe frëngjishtja e saj është e

përkryer, si e Zonjës Kartier, nëse guxoj të shprehem kështu, e

cila ka punuar gjatë gjithë jetës së saj në seksionin e frëngjishtes

në organizatat ndërkombëtare, dhe sidomos në OKB, në Nju Jork

dhe Gjenevë. „Qysh kur isha e vogël, thotë Shqipja, i bëja pyetje

vehtes mbi prejardhjen time, kulturën dhe edukimin tim. Më

vonë, doli një pyetje tjetër: „integrimi“, një fjalë që u ngulit

Page 31: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

31

gabueshëm në kokën time, gjatë shumë viteve dhe tani më në

fund arrij ta simbolizoj. Integrimi, një fjalë pak a shumë abstrakte

për mua, do të desha ta përcaktoj gjatë punës time kërkimore.

Imigrantët kosovarë, si shumë imigrantë të tjerë, gjenden me një

mospajtim përballë shoqërisë së tyre nga kanë ardhur dhe ndaj

shoqërisë zvicerane. Të vetmit shqiptarë që marrin pjesë në jetën

shoqërore, janë fëmijët gjatë periudhës së shkollimit, ata krijojnë

lidhjen, „urën“ midis dy shoqërive, duke komunikuar

informacionet e tyre që marrin jashtë shtëpisë tek prindërit e tyre,

sepse në shumicën e rasteve, babai punon gjithë ditën dhe nëna

nuk ushtron asnjë veprimtari, gjë që nuk e lehtëson mësimin e

frëngjishtes. Niveli i gjuhës të babait, shpesh nuk është shumë i

lartë, meqënëse ai punon me të huaj të tjerë. Fëmija, qysh në

moshë të re, ka si përgjegjëshi të komunikojë me administratën

dhe zë rolin e prindërve. Në ato çaste, lindin probleme midis

prindërve dhe fëmijës; ky i fundit luan rolin e një të rrituri

përgjegjës, por në të njëjtën kohë, duhet t‟i bindet autoritetit

prindëror“.

Kjo që shpreh Shqipja është e vërtetë. Por fatmirësisht, në

krahasim me vende të tjerë europianë, Zvicra është pararendëse,

lidhur me integrimin e të huajve. Le të marrim vetëm shembullin

e shqiptarëve që kanë një Universitet Popullor Shqiptar (UPSH),

në Gjenevë. Ai është krijuar në 1996, me qëllim që të lehtësonte

integrimin e banorëve shqiptarë, sidomos të Kosovës,

Maqedonisë dhe Malit të Zi. UPSH propozon veprimtari të

ndryshme, si mësimin e gjuhës frënge, angleze, gjermane dhe

shqiptare. Ka kurse informatike, pianoje dhe valle folklorike

shqiptare. Në të vërtetë, kjo qendër kulturore është e hapur edhe

për shoqërinë gjeneveze në përgjithësi. Gjithashtu, është edhe

Departamenti i Arsimit Publik që është në favor të integrimit të

imigrantëve.

Le t‟i kthehemi çështjes së Shqipes që është ngritur edhe nga

intelektualë shqiptarë, si i ndjeri Hevzi Kryeziu, që u varros sot

në vendlindje, në Kosovë.

Page 32: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

32

Si mund të integrohesh në Zvicër, duke ruajtur identitetin

kulturor tëndin? Shqipe Mehmeti nxjerr këtë përfundim : « Në

rast se dëshiron të integrohesh në shoqërinë zvicerane, duhet që të

heqësh dorë nga disa tradita në shoqërisë sonë nga kemi ardhur.

Identiteti kulturor i të rinjve kosovarë do të ndryshojë, ai do të

bëhet dy kulturësh, domethënë do të ketë vlera kulturore

zvicerane dhe shqiptare. Sapo kjo situatë dy kulturëshe do të

pranohet, i riu madhor do të mundë të ndërtojë identitetin e tij, si

edhe integrimi i tij do të vijë natyrshëm ». Për sot, po mbetemi

tek fjalët e Shqipe Mehmetit, që ju mund t‟i miratoni apo jo, sipas

pikpamjes tuaj të lirë, por meditimet e saj duhet të na zgjojnë, për

të kuptuar më qartë se cila është rruga më e mirë për të vazhduar

së qëni Shqiptarë, por gjithashtu, për t‟u integruar në vendin

mikpritës.

Në këtë drejtim, desha të theksoj, siç e kam ngritur edhe herë

tjetër, punën që duhet bërë me Diasporën shqiptare disa

milionëshe jashtë shtetit. Zviceranët jashtë janë sot 700 mijë vetë,

nga të cilët tre të katërtët kanë dyshtetësinë. Për të mbrojtur

interesat e tyre, Organizata e Zviceranëve Jashtë shtetit, mban çdo

vit Kongresin e saj vjetor, në Lucernë të Zvicrës. Ajo egziston

qysh nga viti 1916 dhe njihet nga autoritetet si zëdhënëse e

zviceranëve jashtë qysh nga viti 1966. Zakonisht e quajtur si «

Zvicra e Pestë », ajo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e

popullsisë të të gjithë vendit. Zviceranët jashtë votojnë me

korrespondencë qysh nga viti 1992. Sipas Organizatës së

Zviceranëve Jashtë shtetit, zviceranët që jetojnë jashtë vendit të

tyre, janë si ndërmjetës midis Zvicrës dhe kombit ku janë

vendosur. Me rrjetet që ata disponojnë, janë në pozicion të mire

për të bërë që të tjerët të kuptojnë Zvicrën, politikën dhe vlerat e

saj. A do të arrijë dhe Kombi ynë ndonjëherë që t‟i tërheqë rreth

vetes nëpërmjet përfaqësive diplomatike jashtë, shtetasit e vet?

Dhe jo vetëm, në Festën Kombëtare, ku shumë prej tyre

mbeten jashrtë liste pasi në to prioriteti u jepet diplomatëve të

huaj…

Page 33: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

33

Si rastësisht, lidhur me këtë temë, mora nga mësuesja

Nexhmije Mehmetaj e Courgenay në Zhyra (Jura) letrën e

përshëndetjes të gazetarit Peggy Frey, i cili realizoi artikullin tek

gazeta « Le Nouvelliste » « Ne kemi dy vende, dy histori ». Dhe

ai vazhdon : « Në tavolinën e një familjeje shqiptare nga Kosova

ngërthejnë kujtimet. Një mënyrë për të zbuluar traditat e këtyre të

larguarve nga vendi i tyre dhe të vendosur në Zhyra. Në Zvicër,

ata janë 200 mijë, bashkësia e dytë e huaj e vendit…E apasionuar

për letërsi dhe gjuhësi, Nexhmija, nëna, jep mësim gjuhën shqipe

fëmijëve të bashkësisë. Neziri, babai, ka punuar në ndërtimin e

tuneleve të Transzhyrasë. Liburni, djali, fillon studimet për

drejtësi në Universitetin e Friburgut”.

20. Gruaja që shërben në kafeterinë e PMU më thotë se do

kërkojë të futet në asistencë. Dhe pse? Pasi miku im Gilles që iku

javën e kaluar pinte aty 5 gota me ujë “Henniez” dhe linte

gjithmonë 15 franga për to. Unë bëja shaka dhe i thosha të merrte

ujë nga Klinika dhe të blinte aty një gotë. Por ai ishte skrupuloz

në mendimet e tij.. Unë vetë kënaqesha me një kafe ekspress dhe

pamjen e bukur të maleve të Valesë, përballë dhe të Sierre poshtë.

21 gusht. Po lexoj librin e Philip Mansel me titull : « Charles-

Joseph de Ligne » (1735-1814). Midis të tjerash në të thuhet :

»Charles-Joseph, princ i Linjës (Ligne), qe Europian i shekullit të

XVIII-të, për të cilin nuk egzistonin kufijtë. I bindur se « humbet

konsideratën e vet në një vend ku jeton », duke folur frëngjisht,

gjuhën ndërkombëtare të epokës, ai udhëtoi kudo, midis Parisit

dhe Sen Petërsburgut, dhe kërkoi shtatë atdhe : gjë që përbën sot

Belgjikën ku ai lindi, Perandorinë e Shenjtë romane gjermanike,

Austrinë, Francën, Poloninë, Rusinë dhe Hungarinë…Kujtimet

dhe letrat e tij përbëjnë dëshminë më të pasur që kemi mbi kohën

kur Vjena ishte në fakt kryeqyteti i Europës. Ai jetoi atje 20 vite,

në të njëjtën rrugë me Betovenin, dhe vdiq atje nga një të ftohtë

që mori gjatë kongresit të Vjenës…Në Europë, kujtimi i Ligne,

nuk është errësuar asnjëherë. Në Belgjikë, ai është hero kombëtar,

dhe tema e vete e një botimi shkencor: „Analet e princit të

Page 34: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

34

Ligne“. Paul Valéry qe një fanatik i « princit hyjnor të Linjës ».

Paul Morand përshëndeti tek ai « mishërimin e shekullit të XVIII-

të ». Liria e tij e të shprehurit, europianizmi i tij i natyrshëm kanë

ngjallur një interesim të ri. Çdo vit veprat e tij rishtypen. Në një

kohë që Europa është duke rilindur, thotë Philip Mansel, qysh në

1992, dhe se Europa qëndrore, atdheu i dytë i Linjë, rijeton, ky

kurtizan i shekullit të XVIII-të është një njeri i kohës sonë ».

Princi i Linjës mbante korrespondencë me Volterin, darkonte

me Frederikun e Madh, përshkroi tej e përtej Krimenë me

Katerinën e Madhe, korrigjoi dorëshkrimet e Kazanovës,

shkëmbeu poema me Gëten. Ai jetoi dhe tregoi për vitet e arta të

« Lumières », për rivalitetin midis Austrise dhe Prusisë për

sundimin e Gjermanisë, premisat e rënies së Perandorisë osmane,

lindjen e nacionalizmit gjerman dhe luftën e Europës për t‟u

çliruar nga hegjemonizmi napoleonian. Në Kongresin e Vjeneës

të 1814, siç dëshmon zonja Eynard, anëtare e delegacionit

zviceran, me të shoqin, që figurojnë midis kronikanëve më të

mirë të Kongresit : « Fola pothuajse gjithë kohën me princin e

Linjës, i cili është një admirator i madh i Zvicrës »

Princi Linjë e donte « Europën pa kufi » qysh në shekullin e

kaluar. Dhe sot nga postulatat e tij dhe të shumë baballarëve të

kësaj Europe, pararendësi i së cilës ishte dhe mbetet Shumani,

hendeku midis “Europës tjetër” dhe Europës së 27-ve nuk duhet

të thellohet më. Ka ikur koha kur vende europiane apo edhe

jashtë saj, pse jo, mbanin regjimin komunist të E.Hoxhës në

pushtet, pasi kështu u interesonte në kuadrin e ekulibreve të tyre,

me SHBA, apo edhe me Serbinë dhe regjimin e Titos dhe pastaj

të Milosheviçit. Epoka e Enver Hoxhës e kishte hequr Shqipërinë

nga historia e përgjithshme e civilizimeve europiane, pasi ishte

cilësuar një “vend i mbyllur”, “hermetik”. Por tani Shqipëria dhe

shqiptarët nuk janë më si portugezët kur “flakën” diktaturën në

1964, apo spanjollët që fshinë frankizmin dhe hynë në Europën e

Brukselit, megjithë mangësitë që kishin në ato kohë. Shqiptarët

nuk janë më si italianët, grekët dhe popuj të tjerë që u detyruan në

Page 35: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

35

fillim të shekullit të 20-të, apo edhe më vonë të merrnin rrugën e

kurbetit, atje në Amerikën e largët..

Shqipëria është tanimë në NATO dhe së shpejti në Bashkimin

Europian, si dhe lëvizjen lirisht edhe të shqiptarëve në Europë, e

në botë nuk do mundin ta ndalin më llobi serb apo edhe krahu i

llobit grek, « armiq » të Shqipërisë apo edhe ndonjë tjetër që për

interesa të ngushta nacionaliste hedh gurë nën rrogoz. E

rëndësishme është që ne vetë shqiptarët të jemi solidarë dhe në

unison për çështjet e kombit, parlamentarë, pozitarë dhe

opozitarë, si gjithë kombet e tjera të qytetëruara : si Zvicra që e

mendonin Shqipërinë rilindësit tanë, që brezat e ardhshëm të mos

na mallkojnë dhe të na fusin në kallëpet e atij “qoftëlargut” që

shkon nga e majta apo e djathta, fryn era e ngrohtë për të dhe

familjen e tij të ngushtë. Jemi në epokën kur muri famëkeq i

Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë dhe kur nuk ka kufij

midis shtetesh si Zvicra, Franca, Austria, Lisenshteini, por vetëm

fusha me grurë apo lule. Shqipëria dhe Kosova janë tepër të afërta

me kulturat europiane. Me gjuhën tonë, ne kemi të përbashkëta

kulturat e mbi 300 million europianëve. Ne jetojmë në një realitet

multikulturor dhe multifetar që ka futur në gjirin e kontinentit një

refuzim të centralizmit apo uniformitetit. Edhe Skënderbeu, Nënë

Tereza, Isa Boletini, Adem Jashari, apo Guillaume Tell i Zvicrës

bëjnë pjesë në pasurinë e përbashkët të Europës. Njeriu me shtizë

gjendet në legjendat nordike, ashtu siç rrëfehen historira për

heronjtë e Kombit tonë kudo.

23 gusht. Shkoj në Montana në kishën katolike Sacre-Coeur.

Mbi dyqind vetë marrin pjesë në ritin e së djelës “Le t‟I falemi

Zotit”. Çdonjeri nga ne harron hallet dhe fal edhe atë që na ka

bërë keq, në një mënyrë apo një tjetër. “Duheni çdonjerin, si

trupin tuaj”, thotë prifti.

Alen ka shkuar tek kasha protestante që zbret për tek

Kampingu „Mubra“ dhe më thotë se atje një vajze me emrin

“Kamilla” bëri pagëzimin. Diçka hyjnore dhe e paharrueshme,

nga fotografitë që marrin të gjithë.

Page 36: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

36

S‟ka gjë më të mire se kur e respekton njeri tjetrin dhe fenë e

tjetrit dhe të gjithë janë vëllezër, solidarë dhe mendojnë vetëm

mirësinë dhe jo arrogance…

Takimi suprizë me ministren e jashtme të Zvicrës,

të nderuarën Micheline Calmy-Rey

23 gusht 2009, ora 10.30. Si zakonisht po dilja nga Kioska e

zotit A.Moréira, tek Avenue de la Gare 10, Montana. Sapo kisha

marrë gazetën shqip, ku ishte botuar një shkrim i imi për

përshtypjet nga Krans-Montana. Para meje shoh zonjën

Micheline Calmy-Rey, ministre e jashtme e Zvicrës, shoqëruar

nga një grua dhe një burrë, të afërmit e saj. Asnjë bodigard pranë

saj. Ashtu e thjeshtë, e qeshur, me cullufin e saj karakteristik të

përhimtë, ndalon. Me shtatin e saj të lartë, të një gruaje shteti,

njësoj si Hilari Klinton apo edhe Angela Merkel. S‟kam kohë të

mendohem. Prezantohem duke i thënë emrin dhe duke e

falenderuar edhe njëherë për letrën që më ka dërguar disa kohë

më parë. Edhe për ndihmesën që ajo ka dhënë për shqiptarët dhe

për politikën e jashtme zvicerane, të drejtuar nga ajo prej vitesh,

për njohjen e Shtetit të Kosovës. Ajo më buzëqesh, dhe mollëzat

e saj karakteristike shprehin kënaqësi. I shpreh dëshirën të dalin

në fotografi dhe ajo pranon me kënaqësi. Pas një bisede të

shkurtër dhe unë tepër i emocionuar, largohemi sikur të ishim

miq prej kohësh. Ajo futet në kioskën ku unë shkoj çdo ditë,

ashtu e thjeshtë, e përshëndetuar nga gjithë kalimtarët, për të

blerë diçka. Unë kthehem tek kujtimet e mija menjëherë, pak i

hutuar. Rastësia solli që unë të kem sot një takim të paharrueshëm

me Micheline Calmy-Rey e cila kohën e ka shumë të kufizuar.

Sapo është kthyer nga takimi me Hilari Klinton. Më mbeten në

mendje të ngulitura fjalët e saj në letrën që më ka dërguar lidhur

me angazhimin e Zvicrës për pavarësinë dhe ecurinë e

demokracisë në Kosovë. Ndër të tjera ajo më shkruante në letrën

Page 37: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

37

e saj : « Lidhur me politikën e Zvicrës ndaj Kosovës, unë isha e

ndjeshme ndaj dashamirësisë së fjalëve tuaja. Për Zvicrën,

pavarësia e Kosovës është një faktor i rëndësishëm për garancitë

institucionale të mbrojtjes së minoriteteve dhe të të drejtave

humane, që përbën një nga preokupimet e saj të mëdha…Si nesër

ashtu edhe sot, respektimi i standarteve është me një rëndësi

themelore në një Kosovë të pavarur, « standartet beyond status »,

duke qënë parimi që duhet të jetë kryesor. Gjithashtu, një prani e

fortë ndërkombëtare në Kosovë është e domosdoshme, dhe ajo do

të qëndrojë akoma për shumë kohë ».

Në fund ministrja e jashtme zvicerane thekson « ju falenderoj për

interesin që tregoni ndaj politikës së jashtme të Zvicrës, dhe

pranoni sigurimin e konsideratës time të shquar ».

Lumturia në malet e Valesë të Zvicrës po mbaron dhe unë do

të largohem, me kujtimet më të mira që do të vazhdojnë në treva

të tjera, të kësaj toke me njerëz të pastër, punëtorë, që veëm me

mundin e tyre e kanë kthyer këtë tokë vetëm 48 mijë metra

katrorë në një oaz paqeje, mirëqënie.

Lulet dhe Flamuri i Zvicrës dhe i Kantonit në çezmën e

Montanës.

Page 38: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

38

Crans-Montana, 15 gusht 2009

Intervistë dhënë gazetës « Bota Sot »

Kohët e fundit keni shkruar disa libra dy gjuhësh dhe keni

botuar disa artikuj në shtypin shqiptar. A mund të na flisni

pak për temat që i përshkojnë ato?

Është e vërtetë se kohët e fundit, kam shkruar më tepër, pas

një heshtjeje prej mëse një viti. Arsyet kanë qënë objektive dhe

duhet gjatë për t‟i shpjeguar. Ndoshta njëherë tjetër. Sidoqoftë,

me gazetat kam bashkëpunuar rregullisht për disa shkrime nga

veprimtaritë e diasporës në Zvicër. Gjithashtu, ju keni botuar

edhe shkrime për mua, si për shembull ai i botuar tek gazeta

zvicerane „Le Courrier“ mbi respektin e kulturave të popujve të

ndryshëm që e përbëjnë Zvicrën dhe sidomos Gjenevën

multietnike. Ne shqiptarët kemi fat që jemi në Zvicër, pasi

Konfederata Zvicerane na ka dhënë të drejtën për të mësuar

gjuhën tonë amtare, të zhvillojmë kulturën tonë, si dhe çdonjeri

mund të natyralizohet zviceran, dhe të ruajë nacionalitetin e

vendit nga ka ardhur. Për këtë arsye, tre librat e mi të fundit, të

botuar nga Shtëpia Botuese „Toena“ dhe „Alor“ kanë si subjekte

kryesore copëza nga jeta ime në Zvicër, por edhe të

bashkëatdhetarëve tanë nga Kosova martire, viset, Maqedonia,

Shqipëria dhe nga diaspora në vende të tjera. Libri: „Meditim për

shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara“, pjesërisht dy

gjuhësh shqip dhe frëngjisht, pasi ndryshe do të dilte voluminoz,

përmban edhe një ditar timin nga jeta diplomatike, apo si

funksionar ndërkombëtar në Gjenevë dhe nga udhëtimet e mija në

disa vende të Europës, SHBA, Azi, vendet arabe, Afrikë etj.

Ndoshta pjesën e ditarit mund ta botoj më vonë, pasi të kem

vërejtjet e miqve dhe bashkëatdhetarëve për të. Ndërsa libri tjetër

dy gjuhësh, shqip frëngjisht : „Nxënësja e etur e gjuhës

Page 39: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

39

romanshë“ përbëhet kryesisht nga skicat, tregimet, meditimet e

mija nga Zvicra. Ai përmban edhe një ditar nga jeta prej

mediatori kulturor, natyrisht i shkruar në vetë të tretë. Janë

kujtime të bukura për trialologun midis mjekëve, në përgjithësi

personelit kurues, pacientëve kryesisht nga Kosova, viset dhe

Maqedonia dhe mediatorit kulturor, përkthyesit. Ka edhe çaste të

punës nëpër shkolla, apo në organizmat e ndihmës së Zvicrës

ndaj shqiptarëve, çaste me të vërtetë emocionuese. Dua të shpreh

mirënjohjen për realizimin e këtyre botimeve ndaj „Fondacionit

për punë kërkimore dhe formimin e personelit mjekësor“ dhe

profesorit të nderuar Jean-Philippe Assal. Miqtë e shumtë dhanë

ndihmesën e tyre për këto botime. Nuk mund të harroj ndihmën e

madhe të profesor A.Kalangos i cili ndërmjetësoi çuartjen e 15

TV dhe 15 DVD për pacientët talasemikë në Shqipëri.

Vëllimi „Me zemër të pastër“ është në vazhdën e tregimeve

dhe kujtimeve të mija nga Zvicra dhe nga takimet me

bashkëbesëlidhës në Diasporë. Gjithashtu në të kam edhe

kujtimet me miqtë e mirë zviceranë dhe të huaj që kanë qënë në

Shqipëri, si dhe që ndihmojnë shqiptarët. Natyrisht refleksionet

dhe kujtimet e mija janë vetëm përshtypje personale të mbledhura

gjatë vitesh, që më angazhojnë vetëm mua. Unë e kam dashur

gjithmonë profesionin tim „jo të këndshëm“ që më lidh me

gjuhën dhe tokën time amtare, për të dhënë një mesazh. Ashtu si

ata marinarët që i urrejnë stuhitë dhe shtrëngatat, por vazhdojnë të

lundrojnë, edhe unë do të vazhdoj në udhën time të nisur prej afro

4 dekadash. Libri „Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet

e Bashkuara“, nga brendia kap një gamë të tërë problemesh, të

trajtuara realisht, por edhe të fushës së diplomacisë dhe të punës

me organizatat ndërkombëtare. Kultura politike e përfaqësuesve

të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, si dhe lidhjet që ata

mbanin me përfaqësues të vendeve mike evropiane, sillnin si

rezultat që disa prej tyre, shpesh e kapërcenin rrezen e ngushtë të

politikës së atëhershme. Ata përçonin ndjenjat e popullit shqiptar

për një jetë më të mirë, krahas Evropës, Zvicrës, Amerikës, apo

Page 40: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

40

parimeve të Kombeve të Bashkuara. Unë kam ngritur, jo pa

qëllim në libër, problemin e përkatësisë europiane të kombit

shqiptar. Argumentat kanë qënë dhe janë të shumtë për të bindur

bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë „de jure“ në Europë, si

dhe për pavarësinë e Kosovës. A nuk është e mjaftueshme ajo

gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane si shqipja, ajo kulturë, puna

e qindramijë shqiptarëve nga Kosova, viset dhe Shqipëria që kanë

ndërtuar dhe ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash? A nuk

është e mjaftueshme Nënë Tereza, heroi ynë kombëtar

Skënderbeu që prej disa vitesh, qëndron në zemër të Parkut të

madh të Gjenevës, apo në shtete të tjerë, dhe vizitohet çdo ditë

nga qindra bashkëatdhetarë dhe vizitorë të huaj? Janë gjithë ata

guvernatorë, kryeministra e njerëz të shquar të kombit tonë që

kanë dhënë për Europën, apo ato sakrifica të popullit të vuajtur

shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore; apo ndihma që iu dha

italianëve gjatë kapitullimit të Italisë, që u strehuan te vatrat e

shqiptarëve të thjeshtë. Shqiptarët meritojnë më tepër se

Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm vetëm se

donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe

Shqipëria, edhe Kosova, edhe vendet e tjera të Ballkanit, edhe ata

popuj që ëndërrojnë të „kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin në

Europë“. Jemi në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është

rrënuar njëherë e përgjithmonë.

E keni ngritur disa herë me forcë idenë e përkatësisë së

shqiptarëve në Europën disa qindramilionëshe. Pse i mëshoni

këtij fakti pikërisht tani?

Unë si çdo shqiptar në diasporë i ndjek me tepër interes

zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk i perkas asnje

partie politike, por si shqiptar i thjeshte, si ish-diplomat, dhe

funksionar i pavarur ne disa organizma nderkombetare per rreth

25 vjet, dhe me pjesemarrjen time në shumë konferenca

ndërkombëtare, kam dashur të jap një mesazh modest për

Page 41: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

41

lexuesin shqiptar dhe miqtë tanë zviceranë apo euopianë, të

Europës që përfaqësohet në Bruksel.. Gjithçka që shpreh është

personale dhe nuk përbën ndonëe qëndrim të ndonjë grupimi

politik, të një krahine të Shqipërisë apo Kosovës. Kam mbaruar

studimet e larta fillestare në Universitetin e Tiranës, kam dhënë

provimin për funksionarët ndërkombëtarë ne 1991 dhe kam marrë

diplomën përkatëse nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju

Jork. Me vendosjen time këtu në Zvicër, qoftë edhe përkohësisht,

mendova të aftësohem sidomos në problemet europiane, të cilat

më duheshin edhe për punën që kryeja këtu si funksionar i

pavarur i Komisionit Ekonomik të OKB-së për Europën, në

Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, apo edhe në Byronë

Ndërkombëtare të Punës, në UNCTAD, në OMS, apo si

konsulent për botimet në organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu

edhe për prirjen time për të njohur më thellë çështjet europiane.

Profesorët e mi ishin nga kombe të ndryshëm, jo vetëm zviceranë,

por edhe francezë, hungarezë, sllavë, gjermanë, italianë etj. Mbi

gjithçka ata i përmbaheshin qëndrimeve themelore politike,

ekonomike, rajonale, të së drejtës, të ekonomisë së shërbimit, të

historisë europiane, qysh nga fillimet e saj. Ishte me të vërtetë një

shkollë e dytë për mua, pasi krijova një pamje tjetër të Europës së

krijuar nga « baballarët » e saj, Robert Shuman dhe Jean Monet.

Europa shpëtoi nga hitlerizmi në sajë të energjisë dhe kurajos së

Winston Çurçillit, si dhe nga komunizmi, në sajë të nismës

amerikane të Georges Marshall. Nuk është e rastit që para më

tepër se 14 vitesh, në studimin tim prej mbi 100 faqesh «

Shqipëria dhe Europa- perspektiva të integrimit », flas edhe për

Europën, Shqipërinë dhe Kosovën. Një pjesë e këtij studimi ishte

nga tema ime e « Diplomës së studimeve të larta europiane » në

Universitetin e Gjenevës (Instituti Europian). Më kujtohet se jo

pa qëllim, shtëpia botuese « Nagel » dhe botuesi i saj, miku im

Louis Nagel, nxorri në dritë librin « Në emër të Europës » të

Robert Shumanit. Nageli më fliste me tepër simpati në zyrën e tij

pranë « Rue de l‟ Orangerie » në Gjenevë, për atë burrë kurajoz

Page 42: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

42

me të cilin kishte folur shpesh herë për çështjet europiane. Jo pa

qëllim, por në shërbim të përkatësisë europiane edhe të

Shqipërisë, u botua në vitin 2002, ky libër i Robert Shumanit, nga

shtëpia botuese « Ora » dhe përkthyer prej Besnik Mustafaj nga

frëngjishtja . Parathënia është e Pjetër Arbnorit. Zoti Arbnori në

parathënien e tij shprehet ndër të tjera « ne duhet të ndjekim

shembullin e Robert Shumanit për të arritur zgjidhjen e

problemeve të Ballkanit nëpërmjet integrimit europian, shkallë-

shkallë. Zgjidhja sipërfaqësore është absurde, ne na duhet

zgjidhja tridimensionale ose shumëdimensionale. Ajo duhet t‟i

bashkojë pesë tradita, gjashtë histori, shtatë kryeqendra, tetë

gjuhë, nëntë shtete, dhjetë korridore rrugore që të përshkojnë

kryqetërthor fushat e malet e këtij gadishulli pa i lëvizur kurrsesi

kufijtë shtetërorë por duke i zëvëndësuar telat me gjemba me

shkurret dekoratike ».

E përmenda këtë fakt, për të menduar çdonjeri nga ne, në

Shqipëri dhe diasporë se si t‟ia arrijmë që gadishulli ynë të mos

përmendet më si « fuçi baruti », « fushë dyluftimi » e Europës,

apo me nofkë « Ballkanizimi », siç thuhet edhe për vendet diku

atje larg në Afrikë, kur ka konflikte ndëretnike apo luftra

vëllavrasëse. Nuk e di por me përzjerjen tonë, të gjithë, në

Shqipëri dhe diasporë, si « politikanë të kulluar» që e « njohim në

majë të gishtave politikën » që duhet të ndjekë qeveria

demokratike në Shqipëri apo ajo në Kosovë e gjetiu, po

shkaktojmë pa dashje çoroditje, si edhe me mendimet tona plot

mllef e urrejtje për njëri-tjetrin, tek stafi i Bashkimit Europian në

Bruksel. Kjo po ndodh edhe te shumë miq tanë, që na pyesin për

rrugën e drejtë të reformave të qeverisë demokratike, apo për

ndrimin e stafit qeveritar në Kosovë. E përsëris : nuk jam anëtar i

një partie politike në Shqipëri, as nuk kam ndonjë interes

personal, apo përfitim vetiak, pasi jetoj dhe punoj në Zvicër, ku

ndodhem qoftë edhe përkohësisht, kam dyshtetësinë, jam krenar

që Konfederata multietnike Zvicerane më ka dhënë të drejtën të

mbaj edhe pasaportën e vendit tim mëmë, të punoj e jetoj

Page 43: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

43

denjësisht. Por e ndjej si shqiptar i thjeshtë se i duhet thënë «

mjaft » varianteve të ndryshme që dalin në shtypin shqiptar të

Tiranës apo të Prishtinës lidhur me deklaratën e ministrit të

jashtëm shqiptar për Kosovën, apo edhe deklarata të tjera për

qeverinë e Kosovës ; apo edhe për emërimin e stafit diplomatik

me përvojë diplomatike, edhe me gjak të ri, të përkushtuar, me

universitete të mbaruara në Europë, apo në SHBA që do të

afishojnë me bon-sens e kurajo të ligjshme politikën e qeverisë

demokratike. Këtë e kam theksuar edhe më parë, në krahasim me

ndonjë diplomat të mefshët në të kaluarën edhe këtu në Zvicër që

nuk di apo nuk dinte më tepër se rrezja e tij dhe ka patur frikë të

ndeshet apo të « takojë » bashkëatdhetarët e tij në diasporë, paçka

se ata janë më të ndershëm dhe më të përkushtuar për kombin se

ai. M‟a do mendja se kur ndrrohet qeveria në vendet më

demokratike të botës, SHBA, Gjermani, Britani e Madhe,

Kanada, Francë, Belgjikë, Egjipt, Austri, apo edhe në Poloni,

Bullgari, Kroaci, Maqedoni e gjetiu, me ardhjen e një qeverie të

re, stafi që përbën ambasadorët, sidomos në vendet kryesore, me

të cilat ai shtet ka marrëdhënie diplomatike, caktohet nga partia

në pushtet. Le të marrim shembujt vetëm tek diplomacia

amerikane, e shtetit më të madh në botë që nga koha e

Ajzenhaurit, Bushit, babait të presidentit të tanishëm Bush junior,

Reganit, Klintonit. Bile shumë shtete të botës së qytetëruar dhe

me staf shumëfish më të madh se Shqipëria, për arsye të

madhësisë dhe potencialit të tyre, dërgojnë në Kombet e

Bashkuara në Nju Jork, në Selinë e Kombeve të Bashkuara në

Gjenevë, në Paris, Vjenë, diplomatë të rinj me kulturë por edhe

që mësojnë nga diplomacia dhe marrëdhëniet multilaterale. Nuk

ka shkollë më të mirë për diplomatët e rinj se në këto vende, pasi

jo vetëm zhvillohen shumë mbledhje e konferenca gjatë vitit, por

aty gjen dhe kolegë zviceranë, amerikanë, gjermanë, francezë,

austriakë, spanjollë, argjentinas etj., me të cilët ke kontakte

shumë të shpeshta se sa në një ambasadë në një vend ku ndiqen

Page 44: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

44

vetëm marrëdhëniet dypalëshe e ku nuk ka organizma

ndërkombëtare.

Desha të shpreh shkurt, edhe diçka tjetër : se në çdo vend të

botës, dhe ato që janë demokratike prej shumë dekadash, shtypi

spekullon me deklaratat, sidomos të MPJ që janë shumë më të

zbuluar në shtyp, në televizion, sesa ministrat e tjerë. Prandaj

shpesh edhe këtu, edhe në Francë, edhe në Britaninë e Madhe,

Gjermani, SHBA, Kanada, Brazil, Singapur e gjetiu, ndodh që

zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit jep versionin zyrtar të

deklaratave të deformuara nga shtypi, qoftë edhe pa dashje, apo

nga mosmbajtja mirë shënim e një gazetari apo edhe

keqinterpretimi i tyre. Dhe as i shkon në mend Parlamentit,

Këshillit të Shteteve, apo Këshillit Kombëtar psh. në Zvicër, apo

Parlamentit në vende të tjera demokratike prej dekadash, të bëjë

thirrje për të hequr ministrin e jashtëm të vendit, për një deklaratë

të "x" apo "y" gazete apo agjencie lajmesh. Bile dua të theksoj se

Këshilltarja federale zvicerane (ministre e punëve të jashtme),

Micheline Calmy-Rey, është tepër e guximshme dhe me dinjitet,

e prerë dhe e sinqertë, sa që disa herë ka përmendur qëndrimin e

saj të palëkundur ndaj Kosovës dhe fatit të popullit kosovar. Dhe

për këtë shumica e opinionit publik është dakord. Të njëjtën gjë

ka bërë ajo, kur Zvicra ka afishuar dëshirën e saj që të bëhej

mediatore për çështjen midis Palestinës dhe Izraelit, apo

zgjidhjen e problemit arab në përgjithësi. Nisma të tjera zvicerane

janë të tilla që ndoshta nuk u pëlqejnë disa vendeve, por mund të

them me bindje se Konfederata Zvicerane gëzon respektin e

thellë, jo vetëm nga fqinjët, por edhe nga shtete të mëdhenj në

botë. Zëri i saj në organizmat e Kombeve të Bashkuara është i

fuqishëm dhe rezultativ. Megjithëse është vend i vogël, Zvicra e

thotë fjalën e saj për çdo problem. Ashtu edhe ministri i jashtëm i

një vendi sovran, si Shqipëria që ka një detyrë të vështirë por

fisnike, ka të drejtë të shfaqë me takt, por edhe me pak forcë

qëndrimet e reja dhe të guximshme të Shqipërisë demokratike. Ai

e njeh mirë diplomacinë e re europiano-perendimore dhe

Page 45: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

45

mentalitetin politik në Perëndim, jo vetëm si ministër i jashtëm

por edhe si parlamentar që ka marrë pjesë në një numër

konferencash ndërkombëtare. Ai ka të drejtë të shprehë qëndrimin

e vendit të tij për problemet më kardinale të kohës sonë dhe bile

të ofrojë mundësi për ndërmjetësim. Apo siç mund të veprojë në

të ardhmen për probleme që lidhen me Ballkanin etj. I takon edhe

Shqipërisë të thotë fjalën e saj si anëtare në Aleancën e Atlantikut

Verior, apo në shumë organizma ndërkombëtare si në OKB,

UNCTAD, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në

BIT, OMS, UNIDIR, UNESCO, INATOM, FAO, në Organizatën

Botërore të Tregtisë, pasi tanimë ka ikur koha e lajkave e frikës

për « ndëshkime », për « mbetje qefi ». Ka ardhur koha e

diplomacisë së zgjuar, e ekuilibrit midis fqinjëve, e barazisë së

shteteve qofshin këta të mëdhenj nga territori, apo numri i

popullsisë, e miqësisë me vendet europiane pa dallim, por edhe

me vende të tjerë, qofshin këto arabe, vende islamike. Pse vetëm

disa demokraci qofshin këto perendimore apo të vendeve të

Europës Lindore apo Jugore, kanë të drejtë të kenë marrëdhënie

shumë të mira edhe me vendet ku ka shumicë kristianësh apo

edhe me vende ku shumica janë myslimanë, vendet arabe etj., dhe

interesat ekonomike primare të vendeve që përmenda më sipër,

por edhe të tjera si to, janë të tilla që marrëdhëniet me to, edhe

pse bëjnë pjesë në Konferencën Islamike, janë të shkëlqyera

?...Prandaj nuk më duken me vend insinuatat ndaj qeverisë

demokratike në Shqipëri, qoftë kjo edhe e brishtë, apo sapo e ka

nisur punën e saj. Lidhur me politikën e jashtme që mbron

interesat e popullit shqiptar në Shqipëri apo edhe në Kosovë tani

që ka një qeveri të re, duhet që të gjithë të jenë në unison. Të mos

harrojmë vëllezër, se janë me qindramijra shqiptarë nga Kosova,

dhe viset, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Shqipëria, në

Europë dhe në botë, që japin ndihmesën e tyre modeste si

punëtorë, ekonomistë, mjekë, inxhinjerë, arkitektë, gazetarë,

shkrimtarë, shkencëtarë, artistë, profesorë, arsimtarë, etj., dhe

hedhin një gur të sigurtë në themelet e këtyre shteteve. Por edhe

Page 46: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

46

ata kanë të drejtë që familjet e tyre një ditë të lëvizin në Europë

dhe në botë, si edhe parlamentarët apo politikanët që e kanë

shumë të lehtë të marrin një vizë. Një qëndrim në unison mbajnë

të gjitha partitë politike, të krahut të djathtë, të qendrës edhe të

majtë në të gjitha vendet që kanë një kulturë demokratike prej

dhjetra dekadash…

Sa për insinuatat për lëvizje kufinjsh, më duket se edhe diku

mund të jetë shprehur në mënyrë të moderuar, apo edhe nga

mllefi i dhembjes, i vuajtjeve, nga vetë shqiptarë të thjeshtë të

Kosovës në diasporë, pas vrasjes mizore të vëllezërve dhe

motrave të tyre nga regjimi satrap i Milosheviçit që i shpëtoi

dënimit të Gjyqit me prestigj të Hagës, pas atyre krimeve të

pandëshkuara të Karaxhiçit apo Mlladiçit e kompani. As qeveria

shqiptare dhe as parlamenti shqiptar, as edhe shtete europiane nuk

mund të vendosin se çdo të bëjë parlamenti, qeveria e Kosovës

apo vetë populli atje,tani që ka fituar apo zgjidhjet e tjera më të

mira në të ardhmen, të vetë atij populli martir. As Europa, m'a do

mendja nuk është e prirur të shtrëngojë darën e vet, siç lejoi

ndarjen nga ish RFSJ, Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë apo

Malin e Zi. Siç ka ndodhur edhe me ndarjen e shumë ish

republikave sovjetike në shtete më vete, qoftë edhe ato me

pëlqimin e Moskës, pasi në OKB dhe në organizma të tjera

ndërkombëtare ato përfaqësohen tanimë prej vitesh si shtete më

vete, përfitojnë asistencë më vete, apo kanë funksionarë

ndërkombëtarë të pavarur. Shqiptarët kudo që ndodhen në

Kosovë dhe Shqipëri, në asnjë çast nuk mendojnë në përgjithësi,

për rishikim kufijsh, apo ndasi fetare, etnike. Nuk jemi për

rishikim kufijsh të ndarë në Londër në tetor 1913. Megjithëse

shqiptarët dhe historiografia botërore gjykojnë thjesht për të

vërtetën historike se këto kufij ishin shumë të favorshëm për

Greqinë dhe Serbinë dhe shumë pak në përputhje me realitetin

etnografik. Atëhere, në disa kryeqytete pranë nesh, kishte nga ata

që ishin të pakënaqur nga krijimi i një shteti shqiptar. Bile për një

çast për shkak të konflikteve nga jashtë, Shqipëria u rrezikua të

Page 47: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

47

shuhej. Vetëm në dhjetor 1920 ajo u pranua si anëtare në

Shoqatën e Kombeve. Ishte Presidenti amerikan Wilson që

qëndroi në krah të Shqipërisë sëbashku me shtete miq të saj.

Historia natyrisht do ta kujtojë të kaluarën, por edhe shqiptarët

kudo që janë : arvanitas, arbëreshë, arbanasit, kosovarë,

shqiptarët që janë vendosur në botë, nuk janë aspak për

ndryshime kufijsh, por duan që pasardhësit e Ilirëve, si popull

autokton dhe një nga më të shumtët në numër të Europës antike,

të jenë zot në tokën e tyre, që vëllezërit e Kosovës dhe në vise të

gëzojnë si edhe popujt e tjerë, pasi janë banorë tepër të hershëm

të Ballkanit. Historiani i shquar francez, Georges Castellan, në

librin e tij « Histori e Ballkanit » thekson se nga ballkanasit më të

vjetër janë dhe iliro-shqiptarët. Në mozaikun e popujve që e

përbëjnë Ballkanin dhe Evropën, shqiptarët kanë qënë autoktonë.

Jo më kot Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79

e.s), natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë

madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar

« Naturalis Historia », në vëllimin VII, shkruan : « Ilirët (arbërit)

kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën

nga ilirët ». Gjuha shqipe është një nga 9 gjuhët indoeuropiane,

që ka mbetur e paprekur, si dhe karakteri i vetë banorëve

autoktonë shqiptarë. „Fusha e mëllenjave“ është një vend i njohur

mirë në Kosovën e shqiptarëve autoktonë. Një betejë që u

zhvillua në kohën e Perandorisë Otomane. Mijra e mijra shqiptarë

nga Kosova, si rezultat i dhunës dhe torturave të pësuara nga

pushtuesi serbë, u detyruan të largohen më parë, por edhe në vitet

„50 si rezultat i politikës çfarosëse, apo edhe më vonë nga terrori i

regjimit të Milosheviçit, në mërgim. Shumë prej tyre u kthyen në

tokën amtare pas rënies së këtij regjimi satrap. Ata duan

pavarësinë, tokën e tyre, të trashëguar brez pas brezi. Ata nuk

duan të grabisin tokën e tjetrit. Çdo shqiptar i ndershëm, megjithë

padrejtësitë, nuk don kurrsesi të lëvizë kufijtë shtetërorë, por nuk

do më të shohë tela me gjemba midis kufijve të shteteve sovrane,

por shkëmbime të ndërsjella ekonomike, kulturore, por vetëm «

Page 48: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

48

ndarje me shkurre dekoratike », me lule e gjithçka të mirë midis

vendeve të Ballkanit. E tillë është sot edhe Europa demokratike.

Midis Zvicrës dhe Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë, Zvicrës dhe

Italisë, natyrisht ka ndarje kufiri shpesh që nuk dallohet nga tokat

e mbjella me grurë, apo me bimësi në të dy anët, ka kontrolle

doganore, ka ekipe të lëvizshme për të ndaluar kriminelët apo «

qoftëlargët » që ekzistojnë akoma në botën moderne, por ka më

shumë lule, ka pemë simbol të paqes, të vëllazërisë, së

solidaritetit, të mirëkuptimit…

Mendoj se i duhet thënë « Mjaft më me ndërhyrje

foshnjarake”politikanëve të dështuar që jo vetëm nuk kanë

shkëlqyer asnjëherë në qëndrimet e tyre për çështjet e Ballkanit,

të Kosovës, të Shqipërisë, të Europës dhe shqiptarëve, të NATO-s

apo Bashkimit Europian, por dashje pa dashje e kanë lënë

çështjen e pranimit të Shqipërisë në Europë, apo të pavarësisë së

Kosovës, apo çështjen e asistencës, të donacioneve nga

organizmat ndërkombëtare apo donatorë të tjerë, të shtyhet në

kalendrat greke. Ka ardhur koha që diaspora shqiptare në Europë,

përfshirë edhe forcat politike në Kosovë dhe Shqipëri, të bëjnë

më tepër, duke lënë mënjanë mëritë e së kaluarës dhe të së

tashmes dhe të dëgjohet zëri dhe dëshira e një populli që nuk do

të përsëriten më tragjeditë e së kaluarës. Edhe pse ligjërisht vendi

ynë dhe përfaqësuesit tanë nuk janë në departamentet e Europës

së Bashkuar në Bruksel, si shumica e përfaqësuesve të vendeve

tanë fqinjë dhe evropianë, ku shqiptarët punojnë dhe japin

ndihmesën e tyre, Shqipëria i përket Europës së menduar nga

Shumani, Jean Monet, Denis de Rougemont, Alfred Borel,

Germaine de Staël e sa e sa të tjerë …Me një popullsi prej mbi

380 milionë banorësh, Europa e të 25-ve që tashmë ka marrë

formë, në fakt është dyfishuar nga madhësia e saj në krahasim me

Europën e 9 vendeve që e përbënin atë para mbi 30 vjetësh dhe

për më tepër akoma, në krahasim me Europën e 6 vendeve të

1958 që kishte vetëm 167 milionë banorë. Të 3 milionë e gjysëm

shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ata 2 milionë të tjerë që jetojnë

Page 49: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

49

në tokën e tyre amtare në Kosovë, si dhe ata disa qindramijë që

janë vendosur në vendet europiane, i përkasin « Europës pa kufi »

për të cilën shkruante qysh më 1954 Françoix Perroux, i përkasin

Europës së individit, të lirisë, të demokracisë.Le ta përfundojmë

këtë urim me fjalët e Robert Shumanit, disa dekada më parë : «

Kufijtë tanë në Europë do të duhet të jenë gjithnjë e më pak

pengesë në shkëmbimin e ideve, të njerëzve dhe të të mirave.

Ndjenja e solidaritetit të kombeve do të ngrihet përmbi

nacionalizmat e tejkaluara tashmë ».

Të më falin politikanët apo parlamentarët që nuk janë në një

mendje me mua, apo edhe me shumicën e diasporës së sinqertë në

Zvicër, SHBA, Kanada, Francë, Angli, Austri, Gjermani,

Australi, Zelandë e re, Argjentinë e kudo që duan të fshihet

njëherë e përgjithmonë nga faqja e Shqipërisë dhe Kosovës,

etiketa që i jepet akoma nga ana e shtypit të bulevardit për njerëz

« të egër » , « të pagdhendur », dhe të merret shembull nga ajo

pjesë e madhe e shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë që i nderon

bota e qytetëruar : « Nënë Tereza » shqiptare, Skënderbeu, Edit

Durham, Fan Noli, Lord Bajroni, Liliane Perrin, Julien Emery,

Lasgush Poradeci, Vaçe Zela, Odhise Paskali, Ismail Kadare,

Dritëro Agolli, muzikologu Marcel Cellier, gjuhëtari Robert

D‟Angely, doktoresha Solange d‟Angely, shkrimtaret Marie-Luce

Dayer dhe Anne-Lise Thurler, profesorët e shquar në Zvicër Jean-

Philippe Assal , A.Kalangos, Francine Koch, miq të shumë

shqiptarëve mjekë dhe profesorë të nderuar, arvanitasi Aristidh

Kola, arbanasi arkitekt i dhjetra e dhjetra veprave në botë Franco

Marussich, Nobelisti shqiptar Ferid Murati, kozmologia e shquar

shqiptare në SHBA Laura Mersini, sopranoja Inva Mula, aktorët

James dhe John Belushi, baletmaestro Angjelin Prelocaj, aktorja

Eliza Dushku, ekonomisti i Wall Streetit Richard Lukaj, violinisti

Tedi Papavrami, këngëtari Sami Pirgu, pianistja Edlira Dedja-

Bytyqi, astronauti William Gregory e shumë të tjerë…

Page 50: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

50

Ju keni botuar disa libra radhas dy gjuhësh, shqip dhe

frëngjisht apo keni përkthyer edhe autorë zviceranë. A

mendoni të vazhdoni të shkruani përsëri në dy gjuhë ?

E vërteta është se kam botuar disa libra dy gjuhësh me synimin

që bashkëatdhetarët tanë të vegjël që mësojnë frëngjisht, sidomos

në zonën romande të Zvicrës të mos harrojnë gjuhën e tyre. E

dyta, nisur edhe nga dëshira e shumë miqve zviceranë për të ditur

më tepër për Kosovën, viset dhe Shqipërinë, si dhe vetë shqiptarët

në përgjithësi. Fillimisht e nisa qysh në vitin 1996 me një botim

në shqip. Përktheva librin « Karruzeli i ëndrrave » të shkrimtares

zvicerane, Marie-Luce Dayer, profesoreshë në një kolegj të

Gjenevës. Ajo shprehu atëhere dëshirën, pasi kishte edhe nxënës

nga Kosova në klasat e saj. Tani jemi duke përgatitur sëbashku

librin « Nën krahët e shqiponjës ». Kam botuar edhe përkthime të

librave të saj në shqip. Tani po punoj për përkthimin e librit të

autores tjetër zvicerane, Liliane Perrin « Një bashkëshort pa

rëndësi » : Është historia e një zviceraneje që martohet me një

bashkëatdhetar nga Kosova. Një ngjarje e bukur reale e kësaj

shkrimtareje që fatkeqësisht nuk jeton më. Kam përkthyer edhe

librin tjetër që është botuar nga « Toena » dy gjuhësh shqip

frëngjisht të profesoreshës zvicerane Francine Koch « Fëmija

shqiptar me sy të zinj » me përshtypje udhëtimi të saj në kuadrin

e një projekti bashkëpunimi me shqiptarët. Kam përkthyer në

frëngjisht edhe librin e prof. Bedri Dedes « Përrallat e Zvicrës »

një kujtim i tij i bukur, para se të largohej nga kjo jetë. Gjithashtu,

kam përkthyer nga anglishtja librin: « Konflikti i Kosovës,

pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore ».

Pikërisht të vijmë tek ky libër. Çfarë përmban ai dhe si është

pritur?

Libri përmban një analizë të plotë të konfliktit të Kosovës, si

dhe dëmet e shumta që i janë shkaktuar popullsisë martire

Page 51: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

51

sidomos në Kosovë. Flitet për shpërnguljet e detyruara të

banorëve të Kosovës nga toka e tyre mëmë, për shkatërrimet e

shumta të banesave të tyre, si dhe për masakrat e kryera nga

pushtuesi serb. Ai është edhe një aktakuzë për regjimin mizor të

Millosheviçit që shkaktoi një luftë të kotë, si dhe për mungesën e

kushteve të favorshme për një mjedis të mirë në Kosovë, por edhe

në zona të tjera të ish-Jugosllavisë. Libri përmban edhe një

fjalorth. Më është dashur të punoj shumë, gjatë më se tre javësh,

mbi bocat që më vinin në anglisht dhe që shpesh herë

ndryshoheshin nga autorët, për të dhënë një pamje më të qartë të

gjendjes së mjeruar në Kosovë, si rezultat i luftës. Shpesh më

duhej të mendohesha shumë për të gjetur fjalët e përshtatshme në

shqip, pasi nuk kisha të drejtë të konsultohesha me asnjë koleg

përkthyes, vetëm se mund të pyesja për ndonjë fjalë të veçantë.

Në realizimin e këtij libri voluminoz më ka ndihmuar, shoku im i

Fakultetit Agron Agalliu, si dhe djali dhe bashkëshortja ime e

përkushtuar.

Në librin tuaj: « Meditim për shqiptarët, Europën dhe

Kombet e Bashkuara » ju flisni në ditarin që e hap librin për

jetën tuaj diplomatike dhe si funksionar ndërkombëtar. Si i

keni mbajtur këto shënime?

Gjithmonë kam mbajtur shënime qysh kur isha i ri. Tregimin e

parë e kam botuar tek gazeta « Zëri i rinisë » në vitin 1965.

Profesori im i nderuar i letërsisë Dragush Çabej, e pëlqeu shumë

hartimin tim me titull: « Shoqja e bangës » dhe e dërgoi për botim

në gazetë. Botimi i saj, megjithëse kisha botuar më shumë letërsi

për fëmijë, më shtyu të mbaj një ditar nga jeta ime e përditshme.

Mbaja shënim sidomos çastet e bukura të jetës së shkollës së

mesme, ku shoqëria jonë ishte e pastër. Shoqja e bangës sime,

historia e hartimit është e vërtetë, ishte një vajzë e përkryer, që

më përkrahte në çdo hap të jetës sime atëhere. Ishte thjesht një

shoqëri me të dhe fatkeqësisht nuk e di ku ndodhet ajo tani. Kanë

Page 52: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

52

kaluar mbi 30 vjet qysh atëhere. Rrugët e jetës na ndanë dhe

shumë shokë dhe shoqe janë shpërndarë nëpër botë: në Las

Vegas, Florida, Nju Jork, Paris, Vjenë, Kosovë, Stokolm, e gjetiu.

Por të paktën me një pjesë të tyre komunikoj shpesh.

Kush ju shtynte për të shkruar?

Në radhë të parë, unë isha në një familje gazetari. Im atë i

ndjerë, Tuni Papuçiu që vdiq në 1975, në Shkodër, në moshën 53-

vjeçare, kishte qënë gazetar qysh në kohën e Luftës. Ai kishte

nxjerrë gazetën « Përpjekja e rinisë » në Vlorë më 1943, bashkë

me shkrimtarin e shquar Jakov Xoxa të « Lumit të Vdekur »,

kryevepër për stilin, ngjarjet e përshkruara edhe për vendasit dhe

të ardhurit nga Kosova në Myzeqe, si dhe për gjuhën e pasur

shqipe të përdorur prej tij. Me Jakov Xoxën, babai ishte mik dhe

nga një qytet. Jakovin e ndjerë, fisnik dhe gojëëmbël edhe unë e

kam pasë takuar shpesh herë, kur qëndronte në Apolloni për të

shkruar romanin e tij, por edhe në ditët e fundit të jetës së tij, kur

kurohej në pavijonin 12 të Spitalit në Tiranë. Bisedonim për

letërsinë dhe Fierin tonë të dashur me njerëz të thjeshtë dhe të

mirë, mikpritës, për gjirokastritë, por edhe për njerëz të trevave të

tjera nga Shqipëria, sidomos edhe nga Kosova. Pas çlirimit të

vendit në 1944, im atë u bë kryeredaktori i parë i « Sportit » në

Shqipëri. Bashkë me Anton Mazrekun dhe shokë të tjerë

organizuan « Ballkaniadën » në vitin 1946. Bile gazetari sportiv i

njohur Besnik Dizdari në një shkrim të fundit e ka përmendur

Tunin e paharruar, si veteran i « Sportit ». Gjithashtu, së fundi,

një rruge në Fier, ku ka edhe shumë vëllezër nga Kosova të

vendosur prej vitesh ju vu emri i tij. Aty ka qënë prefekt edhe

patrioti nga Kosova, Tafil Boletini, i afërt i Isa Boletinit dhe

mikut tim profesor Enis Boletinit. Ndër të tjera, Tafili ka mbrojtur

gjyshin tim për të hapur një dyqan të vogël, pasi kishte pesë vajza

dhe një djalë për të ushqyer…

Page 53: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

53

Libri juaj « Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e

Bashkuara » përmban edhe mbi 100 faqe nga ditari juaj.

Çfarë mund t’i thoni lexuesit të gazetës për të?

Ditari është mbajtur dhjetë, njëzet, e më tepër vjet më parë.

Tashmë, me kalimin e moshës, kujtimet sikur ecin shumë më

shpejt se koha. Shpesh herë u jam rikthyer atyre dhe ndjej një

kënaqësi të veçantë, por edhe brengë për diçka që nuk është bërë

si duhet. Lexuesve u kam paraqitur në atë libër vetëm një pjesë të

vogël të ditarit tim të viteve, pasi këto shënime nuk kanë ndonjë

gjë të veçantë. Ato janë kujtime të një qytetari të thjeshtë që ka

patur fatin, siç mund ta kishin edhe shumë bashkëkohas të tij, të

merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të

Bashkuara në Nju Jork, apo në konferenca të tjera ndërkombëtare,

për çarmatimin, problemet sociale dhe ekonomike, politike,

juridike, të të drejtave të njeriut, të gruas, të sindikatave, etj.,

sidomos në Gjenevë, Bazel, Paris, Vjenë, Nairobi, Kajro, Qipro,

Dubai, Greqi, Singapur, Shqipëri e gjetiu. Nuk besoj se këto faqe

do t‟u interesojnë shumë njerëzve. Në fakt, ato i kam shkruar

sidomos për djalin dhe vajzën time, të cilëve doja t„u lija një lloj

testamenti moral krejt të sinqertë. Duke lexuar ato radhë, ata do

kuptojnë se jeta ime nuk ka qënë e lehtë, por plot sakrifica, dhe

më është dashur të përtyp për hir të së ardhmes së tyre, edhe

ndonjë rromuz, por kurrë nuk i jam bërë urë dikujt që është

treguar meskin, apo i panjerëzishëm me mua. Edhe atë

„qoftëlargun“ ia kam lënë Zotit ta gjykojë, këtë ua kërkoj edhe

atyre që ai mundohet përsëri t„u bëjë keq, apo të hedhë gurë dhe

të fshehë dorën, të shpërndajë „fletushka“ si tinzar dhe të futet

edhe në banesat e bashkëatdhetarëve, pa qënë i ftuar, pa menduar

se një ditë edhe ai do të përfundojë si gjithë të tjerët atje në

varrezat e Sharrës, Shtish-Tufinës, Gjenevës, Parisit, Vjenës, Nju

Jorkut apo gjetiu ku vegjeton akoma në botën moderne. Një njeri

që ka përqafuar rrugën e intrigës, qoftë edhe për një çast, e ka të

vështirë të largohet prej saj ; çdo mënyrë tjetër jetese për të është

Page 54: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

54

pa kuptim…Mbi të gjitha kam patur dhe kam miq të shumtë, këtu

në Zvicër, por edhe në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Kanada,

Greqi, Qipro, Turqi, Itali, Francë, Austri, e deri në Argjentinë.

Me ta shkëmbej mesazhe të rregullta që më ngrohin zemrën dhe

më japin kurajo të jetoj edhe pak. Sidomos për të mirën e

njerëzve të mi më të shtrenjtë. Përsëris, hezitova shumë t‟i botoj

këto faqe të këtij libri. Por një miku im i mirë më bindi se sado

keq që të jenë shkruar ato, mund të përmbajnë një dritë të vërtete,

që brezi i ri, si fëmijët e mi apo të shokëve të mi mund t„i

vlerësojnë sadopak. Pra i ofrova vetes këtë luks për t„iu rikthyer

ndoshta për herë të fundit, ecurisë së jetës dhe veprimtarisë sime

modeste. Të shkruash është një mënyrë të foluri, pa të ndalur

njeri kur shpresh mendimet e tua.

Ju flisni në ditar për pjesëmarrjen tuaj në Asamblenë e

Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe nga jeta juaj në

Gjenevë e gjetiu. A mund të na thoni se çfarë u ka bërë më

tepër përshtypje në ato vite?

Pjesëmarrja ime në AP të OKB-së në Nju Jork më krijoi

mundësi në dy plane. Në radhë të pare ishte shkollë tepër e mire

për diplomatët por edhe pse isha në një vend demokratik. Shpesh

ulesha te kafeneja e OKB-së që është përballë dhe shihja kalimin

e anijeve apo edhe të helikopterëve që siç duket ngriheshin aty

diku afër. Të shkruash për Nju Jorkun dhe madhështinë e tij,

duhen faqe të tëra. Sidoqoftë, brezat tanë të ardhshëm do të kenë

fatin të shkojnë edhe në të ardhmen lirisht në Amerikë, në këtë

vend të lirisë dhe demokracisë së vërtetë. Nuk mund të them se

edhe këtu gjithçka është e përkryer, por merr frymë lirisht.Një gjë

kam vënë re atje. Gjithë delegacionet, përfshirë edhe fqinjët tanë

algjerianë në vendet ku uleshim për shkak të alfabetit, ishin

shumë më tepër në numër se delegacioni ynë. Shpesh ata i sjellin

diplomatët e rinj në Nju Jork për të mësuar. OKB-ja për ta është

si shkollë e diplomacisë. Dhe e vërteta kështu është. Në takimet e

Page 55: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

55

shumta me delegacione të ndryshme mëson shumë gjëra që në

shtyp shpesh nuk dalin. Gjithashtu edhe për ndjekjen e

problemeve më shqetësuese të kohës. Shumë diplomatë të

formuar këtu në OKB janë bërë më vonë edhe burra shteti apo

ministra të jashtëm të vendeve të tyre. Edhe unë kam mësuar

diçka më tepër sidomos lidhur me marrëdhëniet e vendit tonë me

vendet fqinje, apo edhe për Kosovën. Diskutimet shpesh dalin

jashtë kornizave të pasqyrave të shtypit. Kam patur fatin e mirë

që gazetaria më ka ndihmuar edhe për të ndërtuar sa më me

saktësi dhe vërtetësi ngjarjet e kohës. Darkave, ndodh që shpesh

mblidheshim midis nesh për të pirë ndonjë gotë, pas një lodhje

ditore. Shpesh në fund jave na thërrisnin vëllezërit tanë nga

Kosova, nga Mali i Zi apo Maqedonia. Kalonim orë të lumtura

me ta duke biseduar për hallet e bashkëtdhetarëve tanë, për

dëshirën e tyre që fëmijët që jetonin në një mjedis amerikan të

flisnin edhe shqip. U hap edhe shkolla shqipe atje. Bukur ishte

kur mblidheshim për festën kombëtare dhe qëndronim deri vonë.

Gjithashtu në Nju Jork më ka bërë përshtypje takimi me një

grua që shëmbëllente si shqiptare, në katin përdhes të Kombeve

të Bashkuara në Nju Jork. Ju afrova. I fola shqip. Ngeli e

shtangur. Më pyeti nga jeni. I thashë. Më tha se edhe ajo ishte nga

Shqipëria, nga veriu, por kur ishte mbyllur kufiri kishte ngelur

matanë në viset shqiptare të ish-Jugosllavisë. Një vëlla duhet ta

kishte akoma atje diku në veri, por nuk kishte asnjë njoftim për

të. M„u dhimb, pasi kishte dhe një vajzë që e kishte të humbur

dhe nuk e dinte se ku ndodhej. Aty bënte çdo darkë pastrimin e

korridoreve të OKB-së. Nuk e pashë më atë grua, e cila ishte e

urtë, por tepër e trishtuar. Në Nju Jork ka restorante shumë të

mira dhe një pjesë e tyre janë pronë e shqiptarëve që janë

vendosur aty prej kohësh. Shyqyri Selimaj, ose Bruno siç i

thërresin ka dy restorante në rrugën 59-të dhe na ftonte për të

ngrënë darkë. Ai ka rreth vetes dhe një staf të përbërë sidomos

nga njerëz të familjes së tij. E ka zakon njëherë të na ulë tek bari,

pastaj në tavolinë. Restoranti i tij është gjithmonë plot me njerëz

Page 56: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

56

që rezervojnë qysh më parë. Bruno punon që nga ora 9.00 e

mëngjezit deri natën vonë, një e natës zakonisht, për të mbajtur e

ushqyer familjen e tij. Një punë e rëndë dhe e vështirë por që atij

i jep kënaqësi. Ashtu me atë kostumin e tij „shik“ dhe me

buzëqeshjen karakteristike ai të ngjall respekt të veçantë. Nuk e di

por e ndjeja veten si në shtëpinë time tek Shyqyriu, Gjysteja dhe

Gjergj Kalaj, tek Bytyçët nga Kosova, tek plaku Paparisto, Petro

Papanikolla, xha Hulusi Kavo, në familjen e Baudin dhe Vehap

Selaj nga Dibra e Madhe, tek Pustina e shumë të tjerë që na ftonin

herë pas here. Çmalleshim me njeri-tjetrin, pasi shumë prej tyre

kanë kohë që s„i kanë parë të afërmit. Ata mbanin krahas flamurit

kombëtar edhe një bibliotekë të vogël me libra shqip. Agimi nga

Kosova na sillte shpesh videokaseta me filma apo muzikë

shqiptare që i përgatiste vetë. Sa shqiptarë të tillë të admirueshëm

dhe njerëzorë kishte në Amerikë. Disa prej tyre tashmë nuk janë

midis nesh dhe për ta nuk është folur asnjë fjalë! Sa jetojnë

akoma për të cilët nuk flitet aspak dhe ndoshta nuk do të flitet

kurrë! Ata janë me mijra në Amerikë e gjetiu dhe çdonjerit i

dhemb zemra dhe jeton me ritmin e tokës mëmë.

Na flisni pak për jetën tuaj në Gjenevë?

Në shtator 1987 erdha në Gjenevë ku është qendra e Kombeve

të Bashkuara për Evropën. Kam pasur fatin edhe më parë të vij në

këtë qytet të bukur e mikpritës, pasi kam marrë pjesë në seanca të

Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën, apo edhe për

ndjekjen e projekteve të Programit të Kombeve të Bashkuara për

Zhvillimin (PNUD) me Shqipërinë. Këtu është një fushë e gjerë

problemesh që duhen ndjekur, duke filluar nga çështjet

ekonomike, politike, sociale, të energjisë, të tregtisë për zhvillim,

të telekomunikacionit, të shëndetësisë, pa u zgjatur për problemet

e çarmatimit, të drejtave e njeriut etj . Në Pallatin e Kombeve në

Gjenevë janë zhvilluar bisedime të gjata që kanë sjellë si rezultat

Page 57: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

57

zgjidhjen e konflikteve të ashpra në shumë vende dhe rajone të

botës. Edhe bisedimet e gjata për Kosovën martire.

Kam shprehur dëshirën që ndonjë simbol i Shqipërisë apo

Kosovës, një pikturë e bukur me pamje nga Shqipëria apo

Kosova të ekspozohet dhe të mbetet në Kombet e Bashkuara, si

edhe ato nga vendet e tjera anëtare. Por deri tani nuk e di a ka

patur ndonjë rezultat në këtë drejtim. Gjithashtu, Gjeneva është

terreni konkret ku mund të bëhet më tepër se kudo për tërheqjen e

fondeve nga programet e ndryshme të Kombeve të Bashkuara,

apo për pjesëmarrjen e specialistëve nga Kosova e Shqipëria në

seminare apo simpoziume me interes. Të paktë janë punonjësit

nga Kosova dhe Shqipëria që punojnë për një kohë të gjatë në

organizatat ndërkombëtare me bazë në Gjenevë. Hapja e një rruge

të tillë do të sillte shumë të mira, pasi prania e drejtpërdrejtë në to

jep mundësi për krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e

fondeve të domosdoshme për zhvillimin e vendit.

Kam dhe një kujtim tjetër të bukur të vitit 1989. Isha në

Bazel ku u miratua konventa përkatëse mbi kontrollin ndërkufitar

të mbeturinave të rrezikshme. Konventa nuk ishte vetëm një

instrument për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbeturinave

të rrezikshme, por gjithashtu për administrimin e sigurt të

mbeturinave të tilla. Ajo u hartua nga Programi i Kombeve të

Bashkuara për Mjedisin, në bashkëpunim me bashkësinë

ndërkombëtare, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njeriut

dhe mjedisit prej efekteve të dëmshme të shkatuara nga

ekspozimi ndaj mbeturinave të rrezikshme. Indirekt ishte edhe

problemi i ndotjeve në ish-Jugosllavi. Zvicra ishte tepër aktive

gjatë konferencës së Bazelit. Ministri i jashtëm zviceran Flavio

Koti më falenderoi për qëndrimin tonë dhe më dorëzoi një pikturë

simbolike, duke qënë një nga nënshkruesit e parë të Konventës.

Në fakt, megjithëse prita nga Tirana ndonjë përgjigje lidhur me

Konventën dhe qëndrimin që duhej mbajtur, siç duket, punonjësi

që merrej me këtë çështje në MPJ ishte i zënë me punë të tjera.

Kështu më kishte ndodhur edhe herë të tjera. Prandaj dhe e

Page 58: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

58

firmosa Konventën, duke e kuptuar rëndësinë e saj dhe mbi të

gjitha pasi ishte kërkuar një bashkëpunim edhe nga një vend mik

i Shqipërisë si Zvicra që ka pritur në gjirin e saj dhjetramijra

shqiptarë. Mbaj mend se nga fqinjët tanë, ish- Jugosllavia nuk u

bë palë në Konventë.

Keni patur një „incident“ me një gazetar të Kombeve të

Bashkuara gjatë periudhës kur ishit përfaqësues i Shqipërisë

në Gjenevë. A mund të na flisni pak për atë rast?

Po! Në vitin 1990, gazeta “Journal de Genève” botoi një

shkrim timin ku mbahej një qëndrim mbi ngjarjet në Kosovë. Kur

shkoj tek zyra e pasqyrave të shtypit, një gazetar i huaj po i

thoshte kolegut të tij: “Nuk i lejohet përfaqësuesit shqiptar të

flasë para sheshit të Pallatit të Kombeve për Kosovën”. E pashë

mirë në sy dhe iu drejtova: “Zotëri, ju nuk e keni kuptuar

shkrimin. Ai është një përmbledhje e një pasqyre shtypi lidhur me

qëndrimin tim si shqiptar për ngjarjet në Kosovë. Unë nuk kam

folur aspak nga sheshi para Pallatit të Kombeve, por kam

shprehur mendimin tim si anëtar me të drejta të barabarta në këtë

bashkësi kombesh, për masakrat dhe arrestimet ndaj popullit

kosovar. Ashtu besoj do të bënit edhe ju qoftë edhe si gazetar i

një gazete të vendit tuaj, nëse do të cënohej dinjiteti i

bashkëkombasve tuaj”. E pashë se nuk foli më dhe u skuq. Kur e

shihja më vonë në korridoret e Pallatit të Kombeve përpiqej të më

përshëndeste me përzemërsi.

Po në vitin 1990 u dha një shfaqje madhështore tek “Noga

Hilton” në Gjenevë nga Ansambli shqiptar. Nismëtari i ardhjes së

atij ansambli ishte bashkëatdhetari i përkushtuar për çështjen

shqiptare, Imer Cacaj. Imeri, intelektual patriot dhe i ndershëm,

më tha se mund të ftoja edhe funksionarë të organizatave

ndërkombëtare dhe miq të shqiptarëve. Këngët dhe vallet u

pëlqyen shumë. Kishin ardhur shumë shqiptarë edhe nga rajone të

tjera të Zvicrës, nga Gjermania, Franca e gjetiu, por edhe

Page 59: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

59

diplomatë dhe funksionarë të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Salla ngrihej peshë nga brohoritjet e të pranishmëve. E pashë atë

funksionarin e lartë të atij organizmi ndërkombëtar, me të cilin

kisha qënë për vizitë edhe në Shqipëri, që u skuq kur pas çdo

kënge filluan thirrjet “Kosova Republikë”. Në pjesën e dytë i

propozova, për të mos e vënë në pozitë të vështirë, ndaj ndonjerit

që nuk i shkonte për hosh ajo thirrje, që të shkonte po të kishte

dëshirë. Por duke buzëqeshur më tha: “Alfred, qëndro i qetë, pasi

këto janë ndjenja të një populli të vuajtur dhe krenar”...

Ç’mund të na thoni për miqtë zviceranë të shqiptarëve?

Kur fillova punën si funksionar ndërkombëtar i pavarur në

Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në gusht 1991, një

profesor i shquar zviceran në mjekësi që e kisha njohur edhe më

parë, më dha çelësat e vilës së tij dhe m‟u shpreh se gjatë

pushimeve të tij mbi njëmujore mund të qëndroja dhe të banoja

me familjen time tek ai. Akoma nuk isha rregulluar mirë me

banesë, por nuk më vinte mirë ta pranoja. Ai gjeti mënyrën për të

më bindur dhe unë kapërceja çdo ditë qytetin me biçikletë nga

shtëpia e tij për të shkuar në punë në Kombet e Bashkuara. Një

kënaqësi e veçantë të banoje në një mjedis aq të bukur dhe të

pastër. Aty kam lexuar shumë libra interesantë në bibliotekën e

pasur, darkave, kur qëndronim në verandën e shtëpisë së

profesorit. Të shtunave dhe të djelave kisha dëshirë të punoja

kopshtin. Aty pranë kalonte një lum dhe shumë afër ishte Saleva.

Fqinji i profesorit, një bankier, me të shoqen na ftuan edhe për

darkë dhe shpesh bisedonim miqësisht. Kam kujtime të bukura

edhe me Marcel Cellier, muzikologun zviceran që ka fituar një

“Oskar” për disqet e tij me muzikë popullore. S‟ka shumë kohë

që mbushi 80 vjeç. Ky njeri është pritur me respekt të veçantë në

disa vende të Ballkanit, ka realizuar me kompetencë disa

emisione të bukura për muzikën popullore shqiptare në Radio

Suisse Romandë. Kujtime kam edhe nga profesori në mjekësi

Page 60: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

60

Jean-Philippe Assal, profesori dhe shef i kardiokirurgjisë në

Spitalin Kantonal Universitar të Gjenevës, A.Kalngos,

shkrimtarja Marie-Luce Dayer me të cilën përveç botimit të

librave të saj dhe ndihmën që ajo më ka dhënë për botimin e

librave të mij, kemi organizuar pasdite letrare në Bibliotekën

Ndërkulturore të Kryqit të Kuq në Gjenevë për shqiptarët. Kam

edhe miq të tjerë të mirë, funksionarë të organizmave

ndërkombëtare me të cilët kam punuar vite të tëra, por edhe

zviceranë dhe të kombeve të tjerë që punojnë në Gjenevë. Kam

edhe miq shumë të mirë shqiptarë që janë vendosur këtu, si edhe

në SHBA, Suedi, Francë, Angli, Greqi, Kanada, Gjermani, Itali e

gjetiu.

Ju kemi shkruar shumë edhe për Talaseminë. Çfarë ju ka

shtyrë?

Unë jam anëtar bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të

Talasemisë (TIF). Ndërkohë kam lidhje të ngushta me Cooley‟s

Anemia Foundation, në Nju Jork. Është një sëmundje gjenetike e

përhapur në Itali, Francë, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Qipro, vendet

arabe, në Azi, por edhe në SHBA dhe Kanada, si rezultat i

migrimeve të shumta. Federata Ndërkombëtare e Talasemisë që e

ka selinë në Nikozi të Qipros bën një punë të madhe lidhur me

diagnostikimin dhe përhapjen e të rejave për Talaseminë që ato të

shkojnë jo vetëm në qendrat kryesore të mjekimit por edhe në

fshatra e vende ku nuk ka akoma qendra të specializuara. Në këtë

Federatë bëjnë pjesë 91 vende me shoqatat e tyre të Talasemisë,

shkencëtarë dhe anëtarë individualë, mjekë në Europë e në botë,

duke përfshirë edhe nga Shqipëria. Ajo organizon seminare dhe

ka një program të gjerë edukimi mjekësor që fillon nga konsultat

gjenetike dhe diagnoza prenatale që mund t‟u japin familjeve

njoftime të plota mjekësore për t‟i ndihmuar që t‟i kenë fëmijët

në shëndet të plotë. Gjithashtu ajo jep herë pas here njoftime të

vlefshme lidhur me trajtimin klinik të përshtatshëm për

Page 61: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

61

Talaseminë, në të gjitha format e saj. Tanimë, në shqip është

botuar edhe libri “Mbi Talaseminë” i shkruar nga drejtoresha

shkencore e TIF, Dr. Androulla Eleftheriou. Libri është një

udhërrëfyes i çmuar për pacientët talasemikë, si dhe për

personelin mjekësor.

Pas Konferencës së Limasolit në Qipro, më 27-28 mars 2004,

me titull : « Përparime në diagnostikimin dhe trajtimin e

Talasemisë », organizuar nga Federata Ndërkombëtare e

Talasemisë, dhe Konferencës Botërore të Talasemisë, nga 7 deri

në 10 maj 2006 në Dubai, ka patur shumë të reja lidhur me

mjekimin bashkëkohor të Talasemisë. Së fundi edhe në

Konferencën Botërore të Talasemisë në Singapur. Ka shumë

progres në drejtim të luftimit të kësaj sëmundje gjenetike dhe

shpresa për të ardhmen e afërt është që të gjendet mënyra që të

luftohet geni defektuoz dhe në vend të tij të injektohet geni i

mirë, shpëtimtar i qindra mijra të sëmurëve në botë që vuajnë nga

Talasemia.

Informimi i familjeve që përbëjnë një mundësi të kenë

paraardhës me genin e Talasemisë, depistimi i tyre me anë të

anketave në familje, ose gjatë konsultave mjekësore të

përditshme, apo konsultave paralindjes, sjell mundësi për

parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët e ardhshëm. E

domosdoshme është edhe diagnoza prenatale e realizueshme që

nga vitet 1970, si pasojë e përparimeve të teknikave të marrjes së

materialit gjenetik dhe biologjisë molekulare. Të drejtosh

sëmundjen vetiake, kjo gjë mësohet, thotë profesori i shquar

zviceran, Zhan Filip Assal. Si krijues në Evropë i të parës njësi të

mjekimit dhe mësimit për diabetin, ai pastaj u bë pionier i arsimit

terapeutik. Drejtor i një qendre bashkëpunimi të OMS-it, si dhe

President i një Fondacioni me prestigj, ai jep ndihmesën e tij me

përvojën e madhe, duke ndihmuar në gjithë botën pacientë dhe

personel mjekësor. Ja se si shprehet profesor Assal : « Duhet

mësuar pacienti që vuan nga një sëmundje kronike që të drejtojë

sëmundjen e vet, të ndihmohet që të jetojë sa më mirë duke e

Page 62: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

62

patur atë. Një i sëmurë që di të drejtojë mjekimin e vet shmang

komplikimet, përmirëson cilësinë e jetës së vet dhe ka kënaqësinë

të jetë më pak i varur nga mjekët, duke e ditur se e ka

sëmundjen».

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë, “Cooley‟s Anemia

Foundation” në Nju Jork, mjekë dhe gjeneticienë në botë janë

shumë e interesuar për gjetjen e rrugëve sa më efikase për të

ndihmuar edhe Shqipërinë lidhur me diagnostimin e sëmundjes

tek pacientët e mundshëm dhe për mjekimin klinik sa më

bashkëkohor jo vetëm në zonat e qytetit, por kudo ku kjo

sëmundje e shekullit shfaqet, në format e saj minore apo majore.

Diaspora shqiptare, si edhe një fondacion prestigjioz kanë

filluar hapat e tyre për të ndihmuar futjen e teknikës

bashkëkohore edhe në ato zona të Shqipërisë ku akoma nuk janë

mjetet e domosdoshme për depistimin e sëmundjes si edhe të

mjekimit klinik të përshtatshëm për fëmijët dhe të rriturit. Le të

shpresojmë se edhe biznesmenët shqiptarë, si edhe qytetarët në

Shqipëri dhe diasporë, nëpërmjet këtij mesazhi do të japin

ndihmesën e tyre për shoqatën e talasemikëve si dhe për

institutionet dhe personelin mjekësor që kujdesen çdo ditë për një

jetë më të mirë për ata mijra pacientë që janë të prekur nga kjo

sëmundje gjenetike.

2007.

Page 63: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

63

Meditim për doktoreshën humane zvicerane,

mike e shqiptarëve

Mirënjohje të thellë, doktoreshës zvicerane...

...Prej vitesh kam ndarë me personelin human mjekues, mjekë

dhe infermiere në Gjenevë, para fillimit të një konsulte,

« kruasantin » (croissant) dhe kafen e mëngjezit, duke diskutuar

lirshëm dhe si midis kolegësh që na bashkon një qëllim : si të

përmirësojmë bisedën me një pacient nga Shqipëria, Kosova apo

nga viset, Maqedonia, apo me bashkëkombas shqiptarë që janë

vendosur në Zvicër, qoftë edhe përkohësisht. Flasim për atë gruan

shqiptare që nuk dinte asnjë fjalë frëngjisht dhe dëshirën e saj për

të kuptuar gjithçka nga biseda, për prindin e asaj fëmije që nuk ka

konsultuar asnjëherë mjek në fshatin e saj, për mungesë mjetesh

dhe personeli mjekësor…Midis tyre, kam pasë rastin të marr

pjesë dhe të diskutoj me doktoreshën zvicerane Marinette Wyss,

një njeri i qetë, në pamje e ashpër, por tepër modeste, njerëzore

dhe e urtë, kur e njeh nga afër. Për të gjithë ata që kanë pasë fatin

ta njohin, ajo nuk linte asnjerin prej tyre indiferent. Kureshtare,

njerëzore dhe e dashur, ajo vazhdoi në rravat e jetës, duke ecur në

një « udhë » profesionale që dallohej nga autorësia e saj për një

trajtim të ri të sëmundjeve gjenetike, duke përfshirë edhe

Talaseminë, që është e përhapur sidomos në zonat mesdhetare :

Greqi, Itali, Qipro, Shqipëri, Francë, Britani e Madhe por edhe në

vendet arabe, në Azi, si edhe në Kanada, SHBA, si rezultat i

migrimit. Doktoreshë Wyss kishte aftësi të bashkëpunonte

ngushtë dhe me kolegët e saj të spitaleve të tjera në Zvicër, por

edhe jashtë, si për shembull edhe me profesorët shqiptarë të

hematologjisë, Selaudin Bekteshin dhe Enis Boletinin. Ajo

komunikonte edhe me profesorin e shquar francez Robert Girot

lidhur me pacientët shqiptarë që kuronte në Departamentin e

Page 64: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

64

Pediatrisë së Spitalit Kantonal Universitar të Gjenevës. Kohët e

fundit para rastin të shfletoj letërkëmbimet e saj me prof. Enis

Boletinin, si dhe me prof. Robert Girot. Ajo shquhet për

shpirtmadhësi dhe këmbëngulje për të trajtuar pacientët

talasemikë me një terapi sa më bashkëkohore. Ajo ka shpëtuar

shumë jetë fëmijësh dhe adoleshentë që vinin nga kontinente të

ndryshëm, duke përfshirë edhe nga Shqipëria, Kosova dhe viset.

Gjithçka që po shkruaj më poshtë, është një nga mijra dëshmitë

që mund të shkruheshin nga qindra njerëz që kanë biseduar dhe

kanë ndeshur me këtë doktoreshë të jashtëzakonshme.

Megjithëse i kam shprehur disa herë dëshirën që të shkruaj për

jetën e saj, ajo me modestinë që e ka karakterizuar nuk ka

pranuar, pasi e quante veprën e saj, si përkushtim modest ndaj

profesionit që e kishte pranuar me dëshirë. Lindi në vitin 1930 në

një familje modeste zvicerane dhe shumë shpejt prirja e saj ishte

mjekësia, studimi i sekreteve të trupit të njeriut dhe gjetja e

rrugëve për të ulur sadopak dhembjet e atyre mijra të sëmurëve që

prisnin diçka më të mirë…Ajo me punën e saj si mjeke, qysh e re

fitoi besimin e ekipit tjetër mjekësor, si dhe të pacientëve të

shumtë. Komunikonte me ta me një gjuhë të thjeshtë, në

frëngjisht, gjermanisht, italisht apo anglisht, kur kishte të bënte

me pacientë, dhe me gjuhën mjekësore të mirëfilltë, me kolegë

zviceranë apo të huaj. Shumë shpejt mori titullin e lartë Doktore

në mjekësi dhe në vitin 1973 krijoi Qendrën e Hematologjisë dhe

Onkologjisë Pediatrike në Spitalin Universitar të Gjenevës. Në

këtë spital kanë kryer sidomos studimet e tyre universitare dhe

pasuniversitare edhe shumë mjekë shqiptarë që sot kanë marrë

edhe titullin profesor në mjekësi. Sot kujtohet akoma me respekt

nga ish-kolegët e tij në Spitalin Kantonal Universitar të Gjenevës,

profesori i dëgjuar shqiptar, Isuf Kalo, i cili ka qënë për një kohë

të gjatë edhe funksionar i lartë i OMS-it në Kopenhagë. Ai nuk i

ka ndërprerë lidhjet me ish-kolegët dhe profesorë zviceranë edhe

pas largimit nga Gjeneva ; vazhdon edhe sot e kësaj dite që është

Page 65: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

65

kthyer në Shqipëri. Me ndihmën e tij do botohet së shpejti një

libër në shqip i profesorit të dëgjuar zviceran Jean-Philippe Assal.

Edhe doktor Met Dybeku, i cili është nga Shqipëria dhe po

përgatit me një profesor të shquar zviceran një projekt për

geriatrinë shqiptare (mjekimin e të moshuarve). Kardiologia

Adriana Keta pas aftësimit në Spitalin Kantonal Universitar të

Gjenevës jep përvojën e saj, të fituar në Zvicër por edhe në

Francë, në Spitalin Kantonal të Lozanës, dhe së shpejti do të

shkojë si konsulente në Spitalin me famë botërore të Zyrihut.

Mjekë të tjerë nga Shqipëria janë aftësuar në Spitalin Universitar

të Gjenevës, diabetologë, dentistë, gjeneticienë etj, si dhe një

numër infermeriesh që kanë marrë edhe diploma në shkollën e

Lartë « Bon Secours » në Gjenevë, partnere e privilegjuar e

Spitalit Kantonal Universitar të Gjenevës…

Doktoreshë Wyss, ashtu si edhe profesor Jean-Philippe Assal

që është njëkohësisht anëtar nderi i Komitetit Ndërkombëtar të

Kryqit të Kuq dhe drejtor i një qendre të OBSH-së në Gjenevë,

profesor Jean-Michel Dayer, drejtori shkencor i Spitalit

Universitar të Gjenevës, prof. Afksendyos Kalangos kryekirurgu i

famshëm botëtor në Sherbimin e kardiologjisë vaskulare (ka

realizuar me shumë sukses edhe operacione të zemrës të

pacientëve shqiptarë dhe ka shpëtuar mëse njëherë, jashtë

territorit spitalor me përvojën e tij shëmbullore, një paciente

shqiptare që pati një vdekje klinike), kanë pritur dhe formuar

shumë mjekë shqiptarë si dhe kanë bërë të mundur ardhjen në

Gjenevë edhe të personelit tjetër mjekues shqiptar. Ndjenjat e tyre

dhe respekti për shqiptarët kanë bërë që shkëmbimet dypalëshe në

fusha të ndryshme të mjekësisë bashkëkohore të vazhdojnë.

Doktoreshë Wyss, siç e quanin kolegët e saj, si dhe pacientët

dhe prindërit e tyre ishte një nga pionieret e mjekësisë moderne

zvicerane, por modestia, urtësia dhe krenaria e saj, bënë që ajo

shpesh çdo arritje të saj ta kalonte në heshtje…Tani, ajo nuk

mund të më qortonte ndoshta me shikimin e saj me buzëqeshje

Page 66: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

66

por edhe njëkohësisht qortues : « të kam thënë të mos shkruash

për mua se gjithçka që kam bërë ka qënë e zakonshme dhe gjithë

personeli mjekësor ka dhënë ndihmesën e vet »…Unë e mora

këtë guxim, pasi ajo s‟ka shumë ditë që u largua nga kjo jetë, në

moshën 76 vjeçare. Ky është një homazh që i bëj një mjeke

zvicerane, por edhe mike e shqiptarëve, që u dha gëzim dhe

optimizëm për jetën qindra e qindra vogëlushëve dhe

adoleshentëve, si edhe prindërve të tyre, qofshin këta zviceranë

apo të huaj, por me sigurinë se e ardhmja e tyre do të ishte më e

mirë. Ajo iku ashtu e heshtur, me vështrim të patronditur në

çastet e fundit, e urtë, pa u qarë njëherë. Ajo iku por qindra e

qindra pacientë të saj, që tani janë në moshë madhore, zviceranë

dhe të kombeve të tjerë që kanë zgjedhur Zvicrën si tokë

qëndrimi, edhe për disa vite, do ta kujtojnë Doktoreshë Wyssin, si

një qënie të hijshme, të gjallë, me fytyrën që i shkëlqente para

çdo pacienti. Personalisht, do të kujtoj ditët që kemi kaluar

bashkë, jo vetëm kur ajo ushtronte profesionin e mjekes

hematologe, por edhe kur ajo doli në pension. Kujtonim çastet e

vështira por edhe gëzimin e saj kur pacienti bëhej më mirë ose

shërohej fare, në sajë të teknikave të reja në mjekësi. Kujtonim

pjesëmarrjen e saj në programe kërkimore për transplantimin e

palcës së kockës tek fëmijët Talasemikë. Çdo herë që vija nga

ndonjë udhëtim jashtë shtetit, nga kononferencat ndërkombëtare

për Talaseminë, më dëgjonte me vemendje. Ashtu si ai profesori i

nderuar shqiptar, Aleko Vesho që megjithëse ka mbushur 80 vjet,

i shprehet një mikut tim mjek që t‟i dërgoj botime të reja për

Talaseminë, edhe ajo ngaqë nuk kishte mundësi të lëvizte më, i

priste si ujët e pakët botimet në përgjithësi për hematologjinë, por

në veçanti për Talasemikët. I fola për takimin me babain e

transplantimeve të palcës së kurrizit, profesor Guido Lucarellin, i

cili ka arritur të bëjë transplantime edhe në raste kur nuk ka

përputhshmëri të plotë BMT. I theksova se profesor Lucarelli më

ishte shprehur se s‟ka shumë kohë që kishin realizuar rezultatet

tek pacientë me Talasemi Major që nuk kanë përshtatshmëri

Page 67: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

67

BMT me donatorët e mundshëm. Ky është një studim i

shumanëshëm dhe premtues ». I thashë doktoreshës Wyss se

profesori i nderuar italian që ka realizuar transplantime me sukses

edhe tek fëmijë shqiptarë do të më dërgojë së shpejti

përmbledhjen e re të transplantimeve për hemoglobinopatitë në të

ardhmen. I theksova se ai do të shkojë dhe në Shqipëri për një

program bashkëpunimi të mëtejshëm në këtë fushë. Ju mbushën

sytë me lotë dhe më kujtoi rastin e një fëmije që shumë kohë më

parë kishte luftuar për ta mbajtur në jetë, por për shkak të

teknikave jo të avancuara ato vite në këtë fushë, ajo nuk kishte

mundur ta shpëtonte…Më thoshte shpesh se biblioteka e saj ishte

e hapur për mua në çdo kohë për ta shfletuar. Me mijra faqe të

shkruara nga dora e saj, nga përvoja e pasur e jetës mjekësore.

Shumë nga to nuk i botoi, pasi nuk i quante si vlera të krijuara

prej saj. E gjeta me lot në sy kur shfletonte së fundi revistën me

prestigj « American Journal of Medical Genetics » ku ishte botuar

një punë kërkimore e saj në fushën e hematologjisë. Kolegët nuk

e harronin, por gjithmonë merrnin mendimin e saj, megjithë

moshën e thyer. Botimi i saj, së bashku me kolegun, docentin

Pierre Wacker, « Regresi i insuficensës kardiake pas

administrimit ambulator intravenoz të Desferalit në Talaseminë

Majore » që do përkthehet edhe në gjuhën shqipe, është një

udhërrëfyes dhe një dëshmi e punës së saj me pasion, e ndjekjes

me përsosmëri edhe të pacientëve shqiptarë. Kishte qënë anëtare

e Byrosë së Ligës kundër kancerit të Gjenevës, drejtuese e

Departamentit të Pediatrisë në Qendrën Mjekësore Universitare të

Vodit (CHUV), ku kanë punuar edhe punojnë akoma mjekë

shqiptarë që kanë bërë emër në fushën e tyre të specialitetit

mjekësor. Ka qënë konsulente e Spitalit të dëgjuar « La Tour » në

Gjenevë, si dhe ka marrë pjesë në shumë programme kërkimore

për transplantimin e palcës së kokcës në Evropë…

Doktoreshë Wyss, duke e parë pasionin tim për të mësuar më

tepër për Talaseminë, më tha një ditë, pas leximit të dy librave të

mij të fundit dy gjuhësh frëngjisht dhe shqip « Meditime për

Page 68: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

68

shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara », si dhe

« Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » , ku unë kam përfshirë

përveç tregimeve, skicave dhe refleksioneve edhe artikuj të mij

lidhur me hapat në luftën kundër Talasemisë : « Mesazhet lidhur

me mjekimin klinik të talasemisë janë të shumta dhe premtuese.

Shkencëtarët punojnë në këtë drejtim, por realizimet e tyre do të

varen edhe nga pranimi i një mjekimi klinik të përshtatshëm nga

ana e vetë pacientëve talasemikë, për të arritur pastaj tek

mundësia e një kurimi më të efektshëm”. Ajo i jep rëndësi edhe

informimit të familjeve që kanë predispozicion të kenë

paraardhës me genin e Talasemisë, depistimit të tyre me anë të

anketave në familje, gjatë konsultave mjekësore të përditshme

apo paralindjes, çka ndikon në parandalimin e sëmundjeve te

fëmijët e ardhshëm ; shtron si domosdoshmëri diagnozën

prenatale, që falë përparimeve të teknikave të marrjes së

materialit gjenetik dhe biologjisë molekulare, është zbatuar që

nga vitet 1970.

Një ditë duke kërkuar në dosjet e saj të panumërta, ku kishte

shkëmbimet e saj me mjekë të vendeve të ndryshme, më nxorri

edhe letërkëmbimin me Prof. Enis Boletinin dhe, nëpërmjet tij,

me profesor Selaudin Bekteshin, lidhur me trajtimin klinik

fillestar të një pacienti shqiptar në klinikën e saj. Bile më tregoi

edhe letërkëmbimin me profesorin e dëgjuar francez Robert

Girot, një nga njohësit më të mirë të Talasemisë në botë. Ai i

shkruante se prof. Enis Boletini kishte komunikuar me të lidhur

me mjekimin e disa pacientëve shqiptarë dhe e quante me interes

bashkëpunimin me atë mjek shqiptar që e njihte shumë mirë

problemin e Talasemisë. Ai ka trajtuar për herë të parë me sukses,

me eliminues të rinj të hekurit, që grumbullohet në trupin e

talasemikëve, edhe pacientë shqiptarë. Doktoreshë Wyss kishte

miqësi me të, ndaj konsultohej gjithmonë edhe për pacientët

shqiptarë që ajo kuronte me tepër përkushtim e dashuri. Prof.

Robert Girot ka shumë botime për Talaseminë. Ai tashmë është

Page 69: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

69

një nga bashkëpunëtorët më të njohur të Federatës

Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), që kohët e fundit i ka

zgjeruar kontaktet me Ministrinë tonë të Shëndetësisë, me mjekët

tanë hematologë dhe me shoqatën shqiptare të luftës kundër

Talasemisë. Presidenti i saj, Musa Zenelaj, është një anëtar i TIF,

me të drejtë vote, midis shoqatave të vendeve të tjera anëtare.

I kujtoja Dr. Wyss, sidomos në këtë vitin e fundit, se ajo ishte

gjithmonë e pranishme në shërbimin e hematologjisë dhe

rrezatonte akoma me këshillat e saj atje. E kuptonte se i jepja

kurajo dhe i vinte keq se, për shkak të sëmundjes së saj, nuk

mund të ishte më e pranishme atje … ; megjithatë shprehte një

kënaqësi kur e cilësonin akoma si të domosdoshme në shërbimin

hematologjik…Bisedonim në apartamentin e saj në Shampel të

Gjenevës, tepër modest për një mjeke të njohur si ajo, me piktura

të shumta, dhuruar nga dashamirës të saj. Më tregonte për

pasionin e saj, qysh në rini, për librat, për pikturën, për udhëtimet,

për dëshirën e shprehur nga një qytetar belg, mik i saj, për t‟u

vendosur në vilën e tij, diku në rrethinat e Brukselit…Ajo

megjithëse kishte mbetur mik me të, nuk kishte pranuar të

largohej nga shërbimi hematologjik pranë Spitali Universitar të

Gjenevës, pasi aty ishte kënaqësia, jeta e saj si mjeke. Kujtonte

udhëtimet e saj në Europë, etj., shërbimet lidhur me

transplantimet, bashkë me mikeshën e saj të vjetër,

Karolinën…Kujtonte ato netë pa gjuhë të mikeshës së saj, Roza, e

cila i qëndronte pranë, e qetësonte, i jepte pak e nga pak për të

ngrënë dhe ia ledhatonte flokët e saj të bardhë…Disa kohë më

parë, pasi pa librat e mi, si dhe botime të shkrimtarëve shqiptarë,

që i kisha dhuruar apo diskun me muzikë shqiptare të realizuar në

Festivalin Foklorik shqiptar nga miku im Marcel Cellier, fitues i

Grammy Awards për muzikën e tij, ajo më tha : « Kam letra

shqip nga pacientë shqiptarë, por siç e di, unë shqiptoj vetëm

disa fjalë shqip : « Mirëdita », « Si ndiheni », « Faleminderit »,

« Mirupafshim » dhe disa fjalë të tjera. Do të doja të mësoja më

tepër »…Unë e dija se gjendja e saj shëndetësore nuk e lejonte të

Page 70: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

70

bënte një sforcim të tepërt, por për ta qetësuar i përgjigjesha :

« Do ta mësojmë bashkë pak e nga pak ».

Më lejoni t‟u tregoj një kujtim të bukur dhe të paharruar për

doktoreshën Wyss.

« Mbrëmja e asaj të shtune tek « Victoria Hall », salla më me

prestigj në Gjenevë ku shfaqen operat, ishte e mrekullueshme.

Çasti më prekës ishte kur orkestra, nën tingujt e "Ditëlindjes së

gëzuar" i bënte thirrje një gruaje të moshuar, serioze dhe që nuk

flet shumë, por ka një zemër dhe ndjenja njerëzore të

jashtëzakonshme. Quhet Marinette Wyss, por të gjithë e thërresin

Doktor Wyss. Ajo u emocionua kur Natalia i dha një buqetë të

madhe me lule dhe e përqafoi fort si nënën e saj, shënjë e

mirënjohjes për vitet e një jete të lumtur, në sajë të kujdesit të

treguar nga Doktoreshë Wyss. Ajo vazhdonte ta mbronte atë dhe

Natalia e adhuron me një pasion të jashtzakonshëm. Ajo u

përgjigj me shumë modesti kur kolegu i saj më i ri fliste për jetën

e saj në shërbim të qindra e qindra njerëzve.

Ajo ka punuar qysh prej afro tre dhjetëvjeçarësh në spitalin e

fëmijëve në Gjenevë. Ajo ka parë të kalojnë para saj fëmijë që

vuanin, që luftonin për një jetë më të qetë e me më pak halle, që

diti t'ua ulë dhimbjet; ajo ka parë fëmijë që në fillim kishin frikë

nga spitali, dhe analizat, që vinin nga zona të thella të Kosovës

apo vise të tjera, por me butësinë e fjalët e saj, ajo mundi t'i bindë

për dobinë e trajtimit. Sëbashku me ekipin simpatik dhe

kompetent të Hematologjisë, ajo bën gjithçka për t'u kujdesur dhe

shëruar fëmijët e prekur nga sëmundjet imuno-defiçitare etj.

Shpesh ajo qëndron vonë në spital, pranë fëmijëve të sëmurë ;

diskuton me ta dhe gjen ilaçin më të mirë duke u konsultuar me

kolegët e tjerë specialistë që përfaqësojnë një ekip kompakt.

Megjithëse e ka kohën shumë të zënë, ajo është gjithmonë e

gatshme t'i dëgjojë. Ajo jep mendimin e saj dhe bashkëpunon me

shoqatën ARFEC në Gjenevë që organizon shumë veprimtari për

fëmijët e sëmurë, eskursione në Zvicër, Francë, kampe pushimi,

Page 71: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

71

udhëtime tek Eurodisnei etj.

Mbrëmja tek Viktoria Hall do të mbetet e paharrueshme për të

gjithë ata që morën pjesë dhe admiruan gjithashtu orkestrën e

artistëve të Lozanës. Ishte një kujtim i bukur për punën e përkryer

që doktoreshë Marinette Wyss ka bërë dhe vazhdon të bëjë në

shërbim të njerëzve , të fëmijëve dhe të adoleshentëve zviceranë,

shqiptarë, arabë, italianë, portugezë e kombeve të tjerë që e

përbëjnë Gjenevën multietnike».

Gjenevë, 2006.

Page 72: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

72

Freddy Buache

Kineasti shqiptar Bujar Kapexhiu dhe portreti i të

madhit Freddy Buache

Kineasti zviceran Freddy Buache (Fredi Byash) i ka kaluar të

85-të vitet. Ai mbetet një nga figurat më të shquara të

kinematografisë zvicerane dhe që ka folur me simpati edhe për

kinematografinë shqiptare në rrethet e bashkëpunëtorëve dhe

miqve të tij të shumtë. Në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të

Filmit në Gjenevë, rastësisht takova Freddy Buache, pas shumë

vitesh. Me të njëjtën pamje fisnike dhe ekspresive, më përqafoi

dhe biseduam miqësisht, si para njëzetë e ca vitesh, kur në

Lozanë u zhvilluan ditët e filmit shqiptar, nën patronazhin e

Kinematekës Zvicerane. Ai më pyeti për kineastin tonë Bujar

Page 73: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

73

Kapexhiu dhe për ecurinë e filmit shqiptar. Më dhuroi me

autograf edhe një nga librat e tij të fundit, ku flet për

kinematografinë botërore dhe veçanërisht për atë zvicerane.

Freddy Buache më foli, kur e pyeta se me çfarë merret pas daljes

në pension, se vazhdon të japë mësim si profesor për

kinematografinë në Universitetin e Lozanës. Në të njëjtën kohë ai

udhëton në shumë vende të botës ku e thërresin për konsulencën e

tij të vyer në fushën e kinematografisë. Freddy shkruan gjithashtu

një rubrikë javore për kinematografinë në gazetën zvicerane « Le

Matin » (Mëngjezi).

Krijimi i Kinematekës zvicerane është një epope e vërtetë,

duke marrë si shembull Kinematekën franceze dhe të tjera. Në

këtë botë imazhesh dhe zërash dallohen dy figura madhore :

Henri Langlois dhe Freddy Buache. Njëri është « dragoi i cili

ruan thesaret », sipas Jean Cocteau, tjetri « njeriu që na drejton në

labirinthet e kinemasë ». Këtë e konfirmojnë miqësisht, Michel

Contat, Alain Tanner, Pietro Sarto, Jean-Luc Godard dhe Jacques

Chessex, « satelitë të galaktikës Buache ». Njerëz të apasionuar

pas kinemasë në gjithë botën, të shqetësuar nga zhdukja e

kryeveprave të filmave pa zë, krijuan muze të kinemasë, apo siç

quhen tani « kinemateka », duke u përpjekur të ruajnë një pjesë të

thesareve që kanë një vlerë artistike ose të paktën historike. E

para prej tyre u krijua në Stokolm në 1933. Pastaj vazhduan në

Berlin (1934), Londër, Nju Jork, Romë (1935), Paris (1936) etj.

Peter Bachlin, president i Klubit të Kinemasë « Filmi i mirë » (Le

Bon Film), krijoi në Bazel të Zvicrës të parat « Arkiva

Kinematografike Zvicerane » dhe menjëherë këshillohet me

drejtorin e Kinematekës franceze, Henri Langlois. Kinemateka

Zvicerane e mirëfilltë u krijua më 1948 në Lozanë.

Le të vijmë tani tek historia jonë e shumë viteve përpara. Më

kujtohet se ishim ulur në taracën e Kinematekës zvicerane në

Lozanë. Ishte pranverë. Një kohë e bukur dhe nga liqeni vinte një

afsh i freskët. Atë natë do të organizonim “Ditët e filmit

shqiptar”, me ndihmën e Kinematekës zvicerane, një veprimtari

Page 74: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

74

që do të pasohej pak më vonë në Gjenevë tek “CAC Volter”, i

Rui Nogerës dhe qytete të tjera të Zvicrës, Zyrih etj. Pranë nesh

ishte ulur kineasti me famë botërore, drejtori i Kinematekës,

zvicerani Freddy Buache, i cili diskutonte me një pasion të

veçantë për ecurinë e kinematografisë gjatë viteve. Një njohës i

thellë i kinematografisë botërore dhe që fjala e tij peshon në

vlerësimin e filmave që shfaqen në Zvicër. Ai i inkurajonte

kineastët tanë që të krijonin filma të rinj me tema nga historia e

Shqipërisë apo edhe nga ditët e sotme, kur menjëherë, pa e marrë

vesh, artisti, kineasti dhe piktori ynë Bujar Kapexhiu i cili

vizatonte pa pushim, i dha portretin e vet të cilin e realizoi gjatë

një minutë. E pashë Freddy Buache që u ngrit dhe e përqafoi me

shumë dashuri Bujarin. Me ato flokët e gjata prej artisti dhe me

sytë e tij shprehës, portreti ishte realizuar shumë bukur dhe jepte

me nuancë të theksuar tiparet e bukura të njeriut të madh të filmit.

Kineasti zviceran ishte shumë i prekur. Herë pas here ai hidhte

sytë nga Bujari dhe nga ne, me një buzëqeshje të lehtë. Darka

kaloi duke ngritur dolli për miqësinë midis dy popujve, si edhe

me urimin që shkëmbimet midis dy kinematekave të vazhdonin.

Atë natë Kinemateka ishte plot me miq zviceranë dhe shqiptarë të

cilët vlerësuan filmat e shfaqur. Ato janë shfaqur here pas here

edhe për amatorët e filmave të vendeve të ndryshme të botës. Në

fondin e artë të Kinematekës Zvicerane ndodhen edhe filmat

shqiptarë, ndër të tjerë « Tela për violinë » etj…Herë pas here,

kineasti Bujar Kapexhiu vjen në Gjenevë ku ka shumë miq

kineastë që kanë qënë në Shqipëri dhe sëbashku mblidhemi dhe

kujtojmë atë darkë të bukur në taracën e Kinematekës Zvicerane.

Le cinéaste albanais Bujar Kapexhiu et le portrait du

grand Freddy Buache

Nous étions assis sur la terrasse de la Cinémathèque suisse à

Lausanne. Ce soir-là nous organisions les “ Jours du cinéma

albanais ” avec le concours de la Cinémathèque suisse. Près de

Page 75: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

75

nous était assis le cinéaste d‟une renommée mondiale Freddy

Buache qui discutait avec une passion particulière de l‟évolution

du cinéma au cours des années. Il encourageait nos cinéastes

quand tout d‟un coup, sans nous rendre compte, notre artiste et

peintre Bujar Kapexhiu qui dessinait sans arrêt, lui a donné son

portrait qu‟il a fait en une minute. J‟ai vu Freddy Buache se lever

et embrasser avec beaucoup d‟affection Bujar Kapexhiu. Avec

ses cheveux longs d‟un artiste et avec les yeux expressifs, le

portrait était très bien réalisé et donnait une nuance très

particulière aux traits très beaux du grand homme du cinéma. Le

cinéaste suisse était vraiment touché. La soirée a passé avec les

toasts pour l‟amitié entre les deux peuples ainsi pour les échanges

entres les deux cinémathèques. La cinémathèque ce soir-là était

pleine d‟amis suisses et albanais qui ont apprécié les films

projetés…

Page 76: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

76

Kujtime të ringjallura nga takimi me Profesorin e

madh Jean-Philippe Assal

Prof. Jean-Philippe dhe Alfredi

ESE : « Me zemër të pastër »

Hapet dera e shtëpisë tek rue des Conches dhe përpara më del

profesor Jean-Philippe. Me shtatin e tij të lartë, 1 metër e 75 cm,

me flokët e tij të hirta dhe me buzëqeshjen e tij karakteristike.

S‟ka shumë kohë që mbushi 74 vjeç. « Mirë se erdhe, Alfred. U

bë një kohë që s‟jemi parë. Unë pata një episod të rëndë, por tani

Page 77: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

77

jam më mirë ». Më tepër mbresë tek ai të lë shikimi i tij. Një

shikim me një shprehje të veçantë. U përqafuam si miq të vjetër,

si para 20 vitesh, kur ai realizoi projektin me Shqipërinë, bashkë

me profesor Isuf Kalon. Unë i dhashë atëhere një ndihmesë

modeste dhe ai më ishte mirënjohës. Kaluam nëpër sallonin e tij,

plot me piktura të piktorëve më të mëdhenj në botë, apo me relike

të udhëtimeve të tij të shumta. Prapa kanapesë gjendej statuja e

vogël prej bronxi e asaj vashe të bukur, si para 20 vitesh.

Ndërmjet relikeve, edhe një pamje e bukur e Beratit të një mijë

dritareve. Mbi komonë e gdhendur, një bukuri e rrallë e shekullit

të 18-të, rosakët që profesori ka blerë gjatë udhëtimeve të tij. Si

shenjë e besnikërisë bashkëshortore, me Tizianën me origjinë

italiane, të urtën, eruditen, profesoreshën e gjuhës italiane në

kolegjin « Calvin » (Kalvë). Shikoj rreth meje dhe gjithçka është

e përkryer. Kthehem në të kaluarën. Kujtimet janë të shumta. Më

vijnë ndërmend ato darkat që Jean-Philippe dhe Tiziana

organizonin për miqtë shqiptarë që vinin në Gjenevë, të ftuar nga

profesori, në seminaret që ai organizonte për problemet e diabetit.

Më kujtohet ai ministri i Shëndetësisë që qau nga mallëngjimi kur

profesori na çoi në Iverdon për të vizituar muzeun e të madhit,

edukatorit Pestalozzi. Kishte lexuar shumë për të. Dhe që

Akademiku Bedri Dedja kishte dëshirë të shkruante për jetën e

edukatorit të madh zviceran. Unë do ta përktheja edhe në

frëngjisht. Por vdekja e mori para kohe atë profesor tepër

njerëzor, elokuent, zemërmirë, babaxhan…Projekti i tij mbeti i

papërfunduar. Unë kam akoma skicë-idenë e tij dhe shënime të

hedhura në letër bashkë me firmën e tij karakteristike…

Megjithatë, një pjesë e atyre kujtimeve janë fshirë nga kujtesa

time. Mosha bën të sajën, por fatmirësisht nuk është Alzeimer, siç

e përfshiu hallën time të mirë Pandora, atje në Tiranë. Qysh kur i

vdiq i shoqi 74 vjeçar, shëndeti i saj u keqësua. Ajo jetonte me

kujtimet e tij dhe dontë të botonte veprat e tij që kishin mbetur në

dorëshkrim. Por harronte ajo se botuesit tanë e kanë “grykën e

Page 78: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

78

madhe” dhe duan që para se të botosh diçka të hapësh qesen, pa

menduar që të të japin si kthim diçka për

mundin që ke bërë.

Edhe ajo iku një ditë janari, pa mundur të

botojë shumë dorëshkrime të të shoqit,

Akademikut Bedri Dedja…Njeriut që na la

vepra të tilla si “Sekreti i talentit”, me dhjetra

romane fantastike për fëmijë e me qindra e

qindra shkrime për pedagogjinë dhe

psikologjinë shqiptare…

Jeta zhduket në honet e kohës. Ajo është si

një cigare që tretet, hiri është dashuria, tym

është çka mbetet. Më kujtohet ajo komshia e bukur, Natalia që

vinte gjithmonë tek vila e profesorit. Me shikimin e saj depërtues.

Një dashuri platonike e imja. « Bëni që ëndrra të gllabërojë jetën

tuaj, me qëllim që jeta juaj të mos gllabërojë ëndrrën tuaj ». Më

kujtoheshin në ato çaste këto fjalë të Antuan Sent- Exyperi. Një

dëshirë besoj e çdonjerit prej nesh është që t‟i kthehemi të

kaluarës dhe të ndryshojmë rrjedhën e jetës, duke shmangur

vështirësitë. Profesor Jean-Philippe kthen kokën nga unë, sikur të

lexonte mendimet e mija në ato çaste. « Fred, Natalia ka ikur në

Kanada dhe është martuar atje me një arkitekt ». Vetëm kaq u

shpreh ai, për të mos më lënduar. Më kujtohej kur mbaroja punën

dhe kisha dëshirën të kthehesha, të bëja një banjë, një masazh të

mirë. Këpucët mbanin këmbët e enjtura. Dhimbja kalonte deri në

shpatulla, deri në vertebra, qysh nga qafa deri tek veshkat. Dy

ditë pushim në fund jave. Çfarë fshihej pas atij shikimi depërtues

i Natalias? E përmbajtur, pastaj ajo fjaloste me bashkëshorten

time. Duke larguar shikimin nga unë. Ti e kupton se jeta është e

vështirë. Dëshiron në ato çaste të jetosh në botën e ëndërrave, për

të cilat flitet në romane. Apo tek « Karuzeli i ëndrrave » i

mikeshës sime të mire, Marie-Luce. Takimi i parë me Natalian,

puthja e saj në faqe, e dyfishtë, siç është zakoni. më kishte dhënë

bindjen se një botë e tillë ekzistonte. Kisha njohur lumturinë e një

Dolore

Page 79: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

79

dashurie të përkryer, puthjen e parë me Rozën time të mirë, të

urtë, tek kinemaja verore në plazhin e Durrësit, buklet e asaj që

lidhi jetën me mua. Por shumë shpejt u binda se ajo “ëngjëll” e

viteve 70-të, nuk arrinte të më kuptonte, nuk i përqafonte dëshirat

e mija dhe as nuk lexonte në mendimet e mija. Kujtonim vetëm

ato vitet e arta…Megjithatë, dashuria dhe respekti për njeri tjetrin

kanë vazhduar dhe vazhdojnë për afro 40 vitesh njohjeje.

Shkuam në oborrin e

profesorit, plot me lule,

ku unë kisha punuar me

pasion 1 muaj, kur më

kishte ftuar bashkë me

familjen të kaloja

pushimet. Kujtimet e

bukura më erdhën në

mendje. Ai lumi që

kalonte pranë dhe unë

rrija me orë të tëra duke

e soditur atë, si dhe

peshqit që kalonin me

shpejtësi në ujin e

kulluar. I krusur, me

gjunjët e vendosura deri

në mjekër, me pulpat e

kryqëzuara, me këmbët

midis duarve. Ndizja një

cigare dhe mendimet më

shkonin në fragmentet e

jetës sime të çuditëshme.

Nga Tirana, në Nju Jork e pastaj në Gjenevën multietnike, tek

Pallati i Kombeve ku punoja, ku shkoja çdo ditë me biçikletën

time. Tek fusha e tenisit të Sali Nallbanit, ku kujtoja rininë time

“të artë”. Përballë ishte mali « Salevë » që gjendet në anën tjetër

të kufirit, në Francë. Kufi i thënçin, pasi nuk ka ndonjë ndarje

Joconde

Page 80: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

80

midis tij dhe Gjenevës. Vetëm fushë, lule shumëngjyrëshe, toka

të mbjella me grurë, luledielli. Shtëpi të bukura, përsëri të

rrethuara me lule, dhe me flamujt e dy vendeve fqinjë, të varur në

ballkonet e tyre. Shpesh, sheh fqinjë nga të anët e « kufirit » që

mblidhen mbrëmjeve dhe pijnë nga një gotë « kirsh» (lloj rakie

qershie zvicerane) apo verë « Bordo » franceze…

Mendimet më shkonin tek Natalia. Profesori më tha se ajo

ishte larguar përgjithmonë. Para pak kohësh. Ndoshta ajo kishte

marrë në telefon në shtëpi, por nuk më kishte gjetur. Nuk do të

kisha më puthje të ëmbla, si në të kaluarën e largët. Nuk isha më i

lumtur që prej largimit nga Conches. Të vetmen kënaqësi e kisha

patur kur shkoja në Universitet dhe ndiqja studimet e larta

europiane. Një universitet i dytë për mua, por shumë kuptimplotë

për bindjet e mija ndaj Europës. Krejt ndryshe nga ato që kishim

mësuar në Universitetin e Tiranës në vitet 60-të. Përsëri kujtimet

më shpunë tek shikimi i parë i Natalisë. Zemra ime kishte

pushuar së rrahuri. Jeta e çiftit kishte ngrirë entuziazmin tim të

dikurshëm. A mos vitet kishin mbuluar dëshirën e një mjegulle të

akull? Jam plakur, kam shtuar në peshë dhe nuk e kam trupin të

lehtë, si dikur kur luaja tenis apo pingpong dhe qëndroja gjithë

pasditen në fushë, kur arrija të fitoja ndeshjet me kolegët e mij.

Kur e kisha njohur shoqen time, jetoja akoma me prindërit.

Megjithatë kishim çaste të bukura. Unë e fitoja mirë jetën, pasi

veç pagës si gazetar, shkruaja edhe në gazeta letrare, apo të rinisë

dhe revista. Lexoja shumë dhe i gjeja subjektet që i pëlqente

lexuesi. Kisha marrë dhe disa çmime për tregimet dhe analizat e

mija. Edhe një stilograf dhe një vepër të E. Hoxhës për studimin

tim për „eurokomunizmin“, botuar në gazetën kryesore të vendit.

Shkonim shpesh me Rozën tek restorant „Donika“në rrugën

kryesore që të shpinte tek stacioni i trenit dhe bisedonim si një

çift i lumturuar atje në katin e dytë. Shpesh shkonim edhe në

kinema, apo teatër dhe opera. Nuk kishte mundësi të tjera, përveç

këtyre për të kaluar kohën e lirë. Kur shkoja tek e fejuara, duhej

të përballoja të paktën një orë lojë letrash, me gjyshin e

Page 81: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

81

saj,”Papun”, siç e thërrisnim, ish kryepeshkop. Shpesh e lija të

fitonte që të mund të dilja me të fejuarën…

Ndihem keq kur ulemi me profesorin rreth tavolinës, jashtë tek

kopshti me lule. Një dobësi pushton gjithë trupin tim. Më merren

mendtë. Shoh turbull. Ndoshta më është rritur glicemia. E vërtetë

që këto kohët e fundit, megjithëse i marr ilaçet në rregull,

sheqerin e kam të lartë. Ndoshta pasi e teprova me ëmbëlsirat në

dasmën e Enit dhe Armandos, në restorantin e vëllezërve Osmani

midis Vorës dhe Durrësit, dhe në Fier tek restoranti „Kështjella“.

Qepallat i kam si të rënda. A mos është një rrëshqitje drejt një

humnere, për të mos u kthyer më në këtë jetë. Shpesh e kisha

menduar një alternativë të tillë, por përsëri më mbante në jetë

dëshira dhe këmbëngulja për të ndihmuar sado pak atë qënie

timen të shtrenjtë që kishte akoma nevojë për mua…Duhet të

shkoj patjetër tek klinika e profesor Alain Golay, për të marrë

disa këshilla të vlefshme. E respektoj dhe ai më respekton, pasi jo

vetëm i përktheva në shqip një libër të tij për diabetin, por kam

marrë pjesë me të në dhjetra e dhjetra konsulta me

bashkëatdhetarët tanë. Kërkon përsëri t‟i përkthej librin e tij: “Të

dobësohemi pa stress”, i përkryer dhe i vlefshëm edhe për

shqiptarët, që janë bërë më keq se amerikanët e Nju Jorkut që

hanë ushqime tek “Macdonald” dhe pastaj shkojnë bëjnë vrap tek

Parku i madh i Nju Jorkut…

Fjalët e Tizianës më sollën në vehte, kur ajo solli ekspresin aq

të qëlluar. Bie zilja e celularit. Por nuk u përgjigja. E vura zilen e

tij në pozicionin me vibrues. Kështu nuk do të shqetësoja edhe

profesorin. Disa mendojnë se çdo zgjedhje që ndërmarrim, e ndan

botën në universe paralele. A egziston kjo në të vërtetë, apo ne

jemi të ndryshëm, ose në të kundërtën, a jemi të destinuar të jemi

ashtu siç jemi tani? Jam në një kryqëzim rrugësh. Duhet të

vazhdoj të jetoj, nuk duhet të heq dorë. Ndiq fillin e jetës, më

thotë ndërgjegja dhe shih deri ku të shpie ajo…Natalia ka ikur…

Page 82: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

82

Fjalët e profesorit më

sjellin në vehte. Hap sytë dhe

zemra më rreh fort.

„Pra, Fredi, ke ardhur me

kujtime dhe të reja

inkurajuese nga Shqipëria.

Jemi pra para një ringjallje

shqiptare. Edhe unë kam

kujtime të paharruara, por ato

janë të para dhjetë viteve. Në

telefon ishe tepër entuziast

dhe më fole për ndryshimet e

dukëshme në Tiranë, e në

gjithë vendin, autostradën,

universitetet e shumta,

bankat, magazinat si këtu…

Si është Ismail Kadaré? Dikur

ka qënë edhe ai këtu“.

Ju përgjigja se është shumë mirë me shëndet dhe ka marrë

çmimin Asturias, si dhe çmime të tjera dhe vazhdon shkruan. Se

kisha folur një orë me të, atje në apartamentin e tij në „Sky

Tower“ dhe kishim diskutuar ashtu lirshëm për letërsinë dhe ai

më kishte dhënë dy libra të tij me autograf. Njëri prej tyre mbante

titullin „Identiteti europian i shqiptarëve“. Më dha versionin e

fundit të plotë, botimin e pestë. Ndër të tjera në të, i thashë Jean-

Philippit (pasi ai nuk don t‟i them profesor), se Ismaili në atë

„sprovë“ thekson se populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të

shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij

është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta

shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë ndër

popujt më të vjetër të kontinentit europian, popull themeltar në

rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë

gjuhëtarët e mëdhenj, si një ndër 10 a 12 gjuhët bazë të

kontinentit.

Pestalozzi, portret

Page 83: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

83

Tiziana që ishte pranë nesh më pyeti për Helenën. A ishte

akoma e bukur, ashtu siç e mbante mend ajo para disa vitesh? I

thashë për mirësjellje se ajo mbahej mirë dhe ishte akoma e

bukur, ashtu siç e kishte njohur ajo. Mendova në ato çaste se isha

ulur në bangën ku ishte ulur edhe shkrimtari ynë i madh dhe pse

jo, ato ditë kishte shkruar faqe të tëra të një vepre të tij

madhore…

Folëm për gjithçka. Për takimet e mija me Prof. Hamit

Boriçin, shef i Katedrës së gazetarisë në Universitetin „Ufo“,

Prof. Afrim Karagjozin dhe Bajronin e madh që ai e ka si idhull,

për takimet me prof. Ksenofon Krisafin, me Analistin Shaban

Murati, ekspert i Kosovës dhe Ballkanit dhe ecurisë së tyre, me

profesor Murat Gecaj, me juristin docent Piro Vito, me Gertin,

Verin, Tashën, Sotiraqin dhe Mihon, Vasilin, Florën, Mozën dhe

Piron, Armandon, Durimin dhe Janin, me dy turistet kanadeze që

e njihnin këngëtaren Celine Dyon, me Bujarin Kapexhiun dhe

karrikaturat e tij tepër të bukura, Sali Metanin e „Légion

d‟honneur“, me miq gazetarë, artistë, ekonomistë,

parlamentarë...Për takimin e rastësishëm tek hyrja e Rognerit me

shtatlartin Sali Berisha dhe që unë nga ana ime, pas disa fjalëve të

tij, i urova suksese në ecurinë e reformave. Folëm shkurtimisht

dhe për projektet tona për Talaseminë dhe operacionet me zemër

të hapur me prof. Kalangos...Edhe për Natalian folëm përsëri me

profesor Jean – Philipin. Për atë vajzë shtatlartë, me një bukuri të

rrallë, si ato shtojzavallat e përrallave…Shumë shpejt ju ktheva

realitetit. M‟u duk sikur dëgjova zërin e saj kumbues…

Profesori filloi të flasë për kujtimet e tij nga Shqipëria. Për

Butrintin, ku ishte mahnitur me mozaikët që mbroheshin, të

mbuluar nga rëra. Për manastirin e Ardenicës, ku ikonat ishin

ruajtur pas mënxyrës së 1967, pasi kishte qënë kazermë ushtarake

dhe „të rinjtë“ shkatërimtarë nuk kishin mundur të futeshin aty.

Kujtoi edhe udhëtimin me profesorin e diabetit dhe të mbipeshës,

Alain Golay. Kishin fjetur bashkë, në një krevat, në atë vilën që

përdorej për vizitorët miq që vinin në Tiranë. Në dhomën tjetër

Page 84: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

84

kishte fjetur sekretarja e profesorit. S‟kishte alternativë tjetër…

Më foli edhe për shqetësimin e tij që diabeti, sipas thënieve të

profesor Isuf Kalos ishte i dukshëm në Shqipëri. Folëm edhe për

Talaseminë dhe dëshirën time që të krijonim një Qendër të

Talasemisë në Fier, ku dhjetë përqind e popullsisë janë

talasemikë. Folëm edhe për vetëaftësimin e pacientëve të

sëmundjeve kronike” që duhet të marrin vetë në dorë mjekimin e

tyre. Më pyeti se a kisha ndonjë libër tjetër në dorë, pas përurimit

të tre librave të mi në Gjenevë, ku ai ishte i pranishëm bashkë me

Solangën nga Parisi dhe Alfonsin nga Grenobla, si dhe shumë

miq të tjerë. I tregova edhe skicën letrare, botuar në shtypin

shqiptar për udhëtimin tonë tek vendi ku kishte jetuar Pestalozzi.

Pas pak, ai u largua në sallon dhe erdhi shpejt me librin e tij të

ri : « Nga vënia në skenë tek arsyetimi“. Vuri këtë shënim për

mua, me autografin e tij: „Alfredit tim të shtrejtë, këtë libër me

dedikimin tim, me gëzimin që mësova prej tij ringjalljen e bukur

shqiptare. Me miqësi të plotë. Jean-Philippe“.

Libri në fjalë, siç më shpjegoi Profesori, i drejtohej të gjithë

kuriozëve, cilado qoftë disiplina e tyre, zanati apo pasionet e tyre.

Më lexoi një pasazh të librit, që po ja u përkthej edhe juve lexues.

Është i shkurtër, si postulatë, dhe besoj se nuk do të mërziteni që

do lexoni këto radhë. Le të fillojmë: „ Në fakt, ne jetojmë në një

botë, të drejtuar nga specialistët dhe ekspertët ( të banesave, të

shëndetit, të ekonomisë, të politikës, të sigurisë, etj) Shumë herë

harrohet se ata janë vetëm përfaqësues të një klase, të një

profesioni dhe të interesave të tyre të veçanta. Pra ata punojnë

duke u nisur nga postulatat që, në vend që të jenë asnjëanëse, në

të kundërtën vijnë nga një ideologji që nuk del hapur. Duke u

nisur nga ky fakt, na u duk e nevojëshme të dëshmojmë për

dialogun e frytshëm që mund të egzistojë midis disiplinave të

ndryshme“. Libri, i botuar nga shtëpia botuese franceze me

prestigj „Harmattan“ që ka botuar edhe vepra të autorëve

shqiptarë me zë, siç më shpjegoi profesori është ndërtuar në fillim

si një lloj bisede midis Jean-Philippe , mjek dhe Marcos Malavia,

Page 85: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

85

regjizor teatri. Duke u nisur nga 12 pyetje, ata ndërthurin me

fjalë, përvojat e tyre, ashtu siç e bëjnë në praktikë, qysh prej 20

vitesh. Pjesa e dytë, përbëhet nga meditimet e Muriel Roland,

aktore, e diplomuar në shkollën me prestigj Marcel Marceau. Ajo,

duke rimarrë çdo njërën nga bisedat e sipërpërmendura, arrin në

digresione të lira, meditime, „shëtitje“ të lindura nga rileximi si

një metaforë. Këto meditime janë si një ftesë që i bëhet lexuesit

që të japë edhe ai refleksionet e tij, në „teatrin e tij mendor“, me

shpresë se tek ai do të zgjohen meditime të reja në fushën e tij të

veprimtarisë, apo mendimit të tij.

Shkëmbimet e mija të fundit për sot me profesor Jean-

Philippin kishin të bënim me Fondacionin që drejton ai

„Recherche et Formation et Enseignement du Malade“ (Punë

kërkimore, Formim dhe Edukim i të Sëmurit) dhe edukimit

terapeutik të pacientëve kronikë. Folëm edhe për projektin tonë

për Talaseminë dhe ecurinë e tij. Folëm edhe për 50 seminaret e

organizuara prej profesorit dhe 5000 pjesëmarrësit nga 70 vende

të botës në Zinal e gjetiu, ku unë kam patur fatin të marr pjesë,

bashkë me mjekë me zë shqiptarë…

Orët kalojnë me bisedat elokuente të profesorit tim të nderuar,

Jean-Philippe dhe bashkëshortes së tij, Tiziana dhe unë kaloj në

mendjen time filmin e ngjarjeve: gjithçka u shfaq shumë

shpejt…Natalia më shfaqet duke hedhur guriçkat aty tek lumi që

kalon pranë vilës së profesorit. Ajo më duket si Xhokonda. Që

afrohet pranë meje. Ajo është e mrekullueshme. Për të më dhënë

puthjen e dikurshme. Për të bërë dashuri që fillon me kryqëzimin

e duarve dhe përqafimin me afsh. Silueta e saj e zhdërvjellët dhe

e hajthme rrëshqet tek mua, pa prekur bile fare tokën. Ajo flet me

zërin e saj të ëmbël dhe të largët, që depërton në mendjen time, si

një zbulim i brëndëshëm. Ajo më flet dhe buzët e saj pas pak nuk

lëvizin më. Ato janë mbërthyer tek buzët e mija…

Por profesori më sjell në vehte dhe unë vij përsëri në kohën e

tanishme…

Page 86: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

86

Largohem nga profesori im i dashur dhe Tiziana erudite, me

dëshirën që të takohemi përsëri së shpejti për projektin tonë të

përbashkët…Afrohem tek vetura ime dhe i jap gaz. Kaloj në

rrugët e Gjenevës, ku banoj prej mëse 23 vitesh. Pranë „Jet

d‟Eau“ (Shatrivanit), orës të vendosur në tokë dhe të rrethuar me

lule të bukura, pranë Fondacionit „RFEM“, pranë Spitaleve

Universitare të Gjenevës ku kam punuar me vite të tëra, edhe

natën vonë, pranë „shtëpisë“, Pallatit të Kombeve, ku kam dhënë

ndihmesën time modeste për projekte për Shqipërinë dhe vendet e

Ballkanit. Pranë…Por jo pranë Natalias, e cila tani ndodhet larg

atje në Toronto të Kanadasë dhe uroj nga zemra të jetë e

lumtur…A do ta shoh edhe njëherë me atë buzëqeshjen sublime?

Apo do të përfundoj i shtrirë në kanape, para televizionit, duke

kaluar nga një stacion në tjetrin. Ndoshta një ditë do shoh siluetën

e saj. Para se zemra ime të pushojë së rrahuri dhe të shkoj në

botën e përtejme. Atje ku vetëm Hëna do më ndriçojë.

Marr lapsin në këto çaste dhe shkruaj një letër, pa ditur se kujt

do t‟ja adresoj. Ty nënë e dashur që më linde dhe je në moshën

88 vjeçare. Të dua shumë, por ti nuk më kupton tani. Vetëm më

buzëqesh. Do të doja t‟ja drejtoja tim eti, idhulli im, por që është

tashmë atje lart prej vitesh dhe më del gjithmonë në ëndërr. Iku

kur s‟kishte mbushur as 53 vjet. Asaj që ka ndarë me mua shumë

vite bashkëshortore. Dashuria ime e papritur dhe shumë e fortë që

filloi në Konviktin e Pedagogjikes së Korçës, ku e shihja

gjithmonë në kopshtin e saj me libra në duar dhe me buklet e

bukura. Ajo ish-kolegia e saj atje në Nju Jork e mban mend dhe

më shkruan shpesh për të. Por unë nuk kam guxim t‟ja lexoj ato

të gjitha. Pasi ajo nuk do që unë të shkruaj më. “ Pemë pa bukë”,

më thotë. Edhe unë » i dështuar » si ai Mitrua…I lumtur se Genti

im tepër i dashur, fisnik, tanimë është martuar me

Eleonorën…Uroj të gëzoj edhe nga Nausika ime e bukur dhe

tepër e dashur dhe e zgjuar që na do shumë dhe na respekton si

prindër që na ka, por dhe më tepër…si shokë të pandarë.

Page 87: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

87

Kjo jetë mund të duket për disa si një ferr, por do të desha në

këto çaste që fantazma ime të dënonte të gjithë ata “qoftëlargë”,

qofshin të thjeshtë apo parlamentarë, që me dashje apo padashje

po e shtyjnë futjen e Shqipërisë në Europën e të 28-tëve, për të

cilën kam shkruar e kam shkruar, kam studjuar në Gjenevë, kam

bërë debate dhe jam zëmëruar, të nxisë dashurinë, mirësinë,

paqen e përjetëshme, lumturinë, gëzimet, solidaritetin.

Kur kam ardhur në këtë jetë, nuk kam nënshkruar ndonjë

kontratë. Edhe kur të largohem, edhe nëse pas pak kohësh,

nuk mendoj të nënshkruaj një tjetër. Kjo jetë nuk varet

vetëm nga gjykimi im, edhe pse modest, nga dëshira ime, por

edhe nga gjykimi dhe dëshira e miqve të mij të mirë, Jean-

Philipit, Alenit, Renatës, Marie-Luce, Pjerit, Frankos,

Fransinës, Filipit, Vaçes, Pjetrit, Irmës, Ilirit, Ksenofonit,

Shabanit, Hamitit, Thanit, Raqit, Muratit, Ladit, Mondit,

Ëngjëllit, Nysretit, Piros, Mozës, Enit, Armandos, Vasilit,

Florës, Gjinit, Durimit, Janit, Agronit, Kristaqit, Alekos,

Jetës, Adrianës, Llambros, Fatmirit, Vangjushit, Kostaqit,

Kozetës, Qemalit, Mondës, Ermalit, Kastriotit, Almës, Aliut,

Imerit, Estrefit, Suzanës, Dolorit, Rozës, Verit, Tashës,

Luanit…dhe Natalias e shumë miqve të tjerë që rrugët e jetës

i kanë shpërndarë në botë. Të më falin ata lexues që ndoshta u

mërzitën me këtë rrëfim timin, por që e kam « Me zemër të

pastër »…Pres edhe kritika nga miqtë e mij të mirë, ndërsa

ndonjë « qoftëlarg », si ai që dikur kishte dhëmbë floriri por u

detyrua t‟i mbulojë…nuk dua asnjë shënim.

Page 88: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

88

Marcel Cellier muzikant, fitues i Grammy Award dhe

shqiptarët

Marcel Cellier tani ka 85 vjeç megjithatë vazhdon me sa

mundë të japë ndihmesën e tij për përhapjen e muzikës popullore

të vendeve të Ballkanit. Organist dhe etnomuzikolog, Marceli

përshkoi Ballkanin (Rumani, Shqipëri, Bullgari, Hungari) duke

rregjistruar pa ndërprerje, pa u lodhur, muzikën autentike të

këtyre vendeve. Kur kthehej në Zvicër ai rregjistronte emisionin

« Nga Deti i Zi në Balltik » në Radio Suisse Romande. Në këtë

emision u transmetuan për ditë të tëra edhe emisione me muzikën

folklorike shqiptare të të gjithë trevave tona. Ai vazhdoi për 30

vite me radhë të bashkëpunonte me Radio Suisse Romande dhe

me rastin e 85 vjetorit të tij mori dhe « Medaljen e Artë të

Shekullit ».

Nuk e mbaj mend mirë se si lindi miqësia jonë, vetëm se

atë mbrëmje e ndjeja veten tepër të lumtur që isha në shtëpinë e

Marcel Cellier, bashkë me gruan time. Ishte edhe për të një gjë e

mirë, pasi shpesh nga që lodhej gjatë javës parapëlqente të

qëndronte e të çlodhej në shtëpi, përveç punëve të shumta që e

prisnin. Marceli na nxorri aperitivin dhe na shërbeu gjëra të tjera,

me atë buzëqeshjen e tij karakteristike. Gjithmonë faqet i rrinin të

kuqe. Kujtonte udhëtimin e tij në Shqipëri e sidomos në festivalin

e Gjirokastrës ku kishte bërë rregjistrime të bukura e me shumë

vlerë. E vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte se atëherë

dikush atje në Tiranë (viti 1989) nuk kishte pranuar ta shoqëronte

e shoqja e cila donte të realizonte fotografitë, siç bënte në

udhëtime të tjera me të. Edhe unë kisha mbetur i mërzitur atëhere,

por të paktën nga Zvicra shkuan tre personalitete të artit: Marcel

Cellier, Pierre Barde dhe Antoine Bordier, të dy gazetarë të

televizionit të Gjenevës...

Atë darkë aty ishte edhe Aleksandri, djali i Marcelit, një virtuoz i

vërtetë, që e kishte azhendën e tij të mbushur plot, për muaj të

Page 89: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

89

tërë. Ai kishte kënaqësi të merrte pjesë nëpër dasma dhe të

kënaqte të pranishmit me lojën e tij të mrekullueshme. Ishte dhe

djali tjetër si edhe e shoqja e tij. Pas një kohe, mbasi kishim

dëgjuar Aleksandrin në piano, si dhe Marcelin duke na treguar

muzikën e tij të rregjistruar shqiptare, Marceli më tha: „Do të të

jap një dhuratë. Ky është disku i ri që kam bërë me muzikë

shqiptare, realizuar në Francë... U emocionova kur e mora atë

disk me nënshkrimin e Marcelit…Mbi të gjitha më kujtoheshin

emisionet e tij pasionante tek “ Radio Swis romandë ” për

muzikën shqiptare. Ato fjalë të bukura e plot dashuri të Marcelit

për këngët tona popullore, për folklorin shqiptar: „ Këngët ishin

shumë dinjitoze“, „qënja `shqipëtare` e kësaj pasurie“ kur ai u

drejtohej „miqve të muzikës tradicionale të Zvicrës“, siç e

përsëriste vetë shpesh. Më kujtoheshin fjalët e tij shumë poetike:

„Ngjitem me manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në

rrugën e mundimshme dhe me gurë që shkon zigzag deri tek

kalaja e Gjirokastrës. Duke marrë përsëri frymë, shikimi im

shkon tek çatitë prej guri të qytetit piktoresk...“ Dhe më tej, ai

thekson kur shiu i rrëmbyeshëm fillon të bjerë mbi skenë:

„Shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë

pretekst... Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të

largëta, në mënyrë të çuditshme me dhunti, për të na shfaqur

diçka me origjinalitet të habitshëm“... „Të gjithë ngrinin shëndet

me të gjithë, me konjak Skënderbej për miqësinë me Shqipërinë

”. Ai tregon: „Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për emra që janë

tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe menjëherë bëj një

pyetje: „Nga keni ardhur?“ „Ne jemi shqiptarë nga Detroiti i

SHBA“- më përgjigjen ata. „A e ndjeni veten si në shtëpinë tuaj

këtu në Gjirokastër“- i pyes. „Jo, këtu ne jemi në shtëpinë tonë“.

„Ky grup, sapo ngjitet në skenë, thotë Marceli, la një përshtypje

shumë të mirë, të stilit me të vërtetë shqiptar...“

Më tha se para pak kohe kishte marrë « Grammy Award » për

muzikën bullgare dhe të njëjtën gjë donte të realizonte me

Page 90: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

90

muzikën shqiptare. Propozoi që të bënte një disk tjetër me muzikë

shqiptare, duke futur elementë të rinj...

Le të shpresojmë se dikush do të bëj një hap për të realizuar

dëshirën e mikut tim Marcel dhe të gruas së tij shumë të

devotshme Katerina që e shoqëron në çdo udhëtim pune, me

fotografitë e saj të arrira...

Darka kaloi në një atmosferë të këndëshme, megjithëse ne

na u desh të ktheheshim vonë në Gjenevë, nëpër rrugën me

dëborë dhe të lodhur. Në mendje më mbetej melodia e luajtur në

mënyrë të përkryer nga Aleksandri që e bëri enkas për neve, si

dhe buzëqeshja e shprehur në faqet e kuqe të Marcelit që ishte

tepër mirënjohës se kisha bërë përçapje për ta shpënë në Shqipëri,

megjithëse unë kisha bërë detyrën time. Në radiokasetën e

makinës sime, kisha lëshuar „simfoninë pastorale të shtetit

mëmë“, sipas fjalëve të mikut tim muzikant, një muzikë

polifonike arkaike të Jugut të Shqipërisë...

Page 91: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

91

Tek dëgjoj zërin melodioz të Vaçe Zelës… Shkas për këtë shkrim në këto ditë, u bë biseda ime e shkurtër

me artisten e Popullit Vaçe Zela që jeton në Bazel të Zvicrës. Nuk

e di, por kur dal në shëtitjen e mbrëmjes, pas një dite të

lodhshme, tek Parku Gesendorf në Gjenevë, pranë apartamentit

ku banoj, apo edhe buzë Liqenit Leman, dëgjoj me vemendje

zërin melodioz të Vaçes, ato këngë të viteve 60-70 dhe më

kujtohet koha kur ajo këngëtare me atë zë kumbues e të fuqishëm,

i këndonte Atdheut dhe viseve të saj, Myzeqesë ku ka lindur e

jetuar, të gjitha trojeve shqiptare. M'u kujtua dhe ish

bashkënxënësi, inxhinieri Budjon Pojani në diasporë, të cilin e

takova së fundi ne Florida, ku është vendosur me familjen e tij.

Ai më pyeti përsëri për Vaçen, për shëndetin e saj dhe unë të

them të drejtën nuk dija më shumë se ai, megjithëse Vaçe Zela

banon ne Zvicër. Ndoshta puna, hallet e përditshme, nuk na kanë

lejuar të takohemi me të gjithë njerëzit në Zvicër, e mbi të gjitha

me një artiste të madhe, e cila e ka kohën e kufizuar dhe nuk

është me shendet të mirë. Bisedova dhe me bashkëshortin e saj,

Pjetrin, një njeri tepër i kulturuar, me të cilin shkëmbejmë

rregullisht mesazhe miqësore. Mendova se ndoshta një rast do të

ishte që të mblidheshim jo vetëm në festën kombëtare, ku

zakonisht ftohen diplomatë, por edhe në mbrëmje gazmore ku të

kemi midis nesh, Vaçen Zelën me zë flori, bashkëbesëlidhës

shkrimtare, piktore, arkitektë, mësues, studente me « xhinsa » apo

edhe me kostum, punëtorë të nderuar që për vite të tëra jetojnë në

Zvicër. Natyrisht shqiptarët shkojnë tek njeri tjetri dhe bisedojnë

për hallet e tyre, e megjithëse janë larg, diskutojnë me

dashamirësi edhe për vendin e tyre Shqipërinë, për të afërmit e

tyre, për shokët e tyre. Ata i ndjekin rregullisht lajmet nga

Shqipëria nëpërmjet televizionit, shtypit, internetit. Diaspora,

megjithëse duket se nuk është e interesuar për hallet dhe

shqetësimet e Kombit, apo shumica shohin dhe problemet e tyre,

pasi deri diku ishin lënë në harresë pak kohë më parë, interesohen

Page 92: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

92

më tepër lidhur me shkollimin e fëmijëve, apo integrimin në

shoqërinë zvicerane, ecurinë e mësimit shqip, librat shqip që

marrin sidomos gjatë Panairit Vjetor të Librit në Palekspo të

Gjenevës, por përsëri i pret me gëzim të gjitha të rejat premtuese,

lidhur me të ardhmen e afërt të Shqipërisë, të Kosovës dhe

viseve. Jemi 8000 shqiptarë vetëm në Gjenevë, afro 200.000 mijë

në gjithë Zvicrën dhe çdonjeri, me një mundësi sado modeste,

mund të japë një ndihmesë të vlefshme për vendin e tij mëmë, për

vëllezërit dhe motrat, të afërmit, shokët atje, 2 orë larg me

aeroplan, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Bashkë me

ne janë edhe ata mijra miq zviceranë apo funksionarë

ndërkombëtarë, miq tanë apo të bashkëbesëlidhësve, të cilët e

duan dhe e respektojnë shqiptarin, për mikpritjen, mirënjohjen

apo solidaritetin e tyre. Solidariteti nuk është vetëm një mendim,

por edhe një veprim që transmetohet prej shekujsh nga një qënie

njerëzore tek tjetra dhe që i bashkon të gjithë me nevojën që

ndjejnë për njëri tjetrin. Apo edhe nga përgjegjësia që kanë për

njëri tjetrin dhe nga forca që krijohet kur të gjithë sëbashku

punojnë për të njëjtin qëllim. « Solidar » që vjen nga latinishtja

« solidum » : « për të gjithën », nga « solidus » « i gjithi » në

fjalorët enciklopedikë botërorë, ndër të tjera ka kuptim « ai që

është apo e vlerëson tjetrin, apo një grup nëpërmjet përgjegjësisë

së përbashkët, interesave të përbashkëta » ; apo « solidaritet »

do të thotë ndër të tjera « vartësi e përbashkët midis njerëzve »,

« Ndjenjë që i shtyn njerëzit të merren vesh me njëri tjetrin »…Ai

fshatari rropatet gjithë ditën duke kultivuar bimësinë e tokës së

tij, por kur vjen koha e prodhimit, ai është i lumtur që i gjithë

fshati e ndihmon për të mbledhur frytet e punës së tij. Ashtu si

edhe ai shkon tek bashkëfshatari i tij, fqinji, për të mbledhur

grurin, misrin, fasulet, pemët frutore, ullinjtë dhe të gjithë

sëbashku pas të korrave, bisedojnë ashtu të çiltër, të pastër nga

shpirti, para një gote rakije apo vere, duke festuar dhe gëzuar për

ditë më të lumtura.

Page 93: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

93

Të jesh vetëm, apo të mendosh se gjithçka do ta kryesh me

« forcat e tua », në një botë shekullore të ndërvarur, me të vërtetë

është diçka dëshpëruese. Të bashkohesh, të kesh solidaritet, të

jesh njëzetë, njëqind, njëmijë, në vend të një njeriu do të thotë se

« bashkimi bën fuqinë », siç na e kanë lënë amanet të parët tanë.

Të jenë njëzetë mendje të ndritura, që të vendosin për një qëllim

për fatet e Atdheut, të Kombit, për përkatësinë e saj në Europë,

apo për lidhjet me botën e qytetëruar, është më mirë për ata

bashkëbesëlidhës që na japin bukën e gojës, për ata bukëpjekës,

për ata blegtorë, për ata ndërtimtarë, që të punojnë të qetë për ne,

për ata shkrimtarë, gazetarë, projektues, arkitektë, mjekë,

arsimtarë. Natën kur ai bariu atje lart në kullota ndez kandilin e

tij, për t‟i dhënë ndriçim dhomës, ku kalon një pjese të natës deri

në agim, ndoshta mendon me të drejtë se ajo dritë që i vjen, ka

ardhur jo vetëm nga Diogjeni, por është dashur mendja e mijra

duar njerëzish, deri sa ai ka dritë, që mund të lexojë apo edhe të

shkruajë diçka. Çfarë mund të bëjë vetëm ai Flamuri,

bashkëkombas në Gjenevë, pa vëllezërit e një gjaku, pa fëmijët e

tij që pas kryerjes së mësimeve e ndihmojnë në atë restorantin e

tij me emrin “Edon”, ku është në mur edhe Flamuri Kombëtar,

por edhe dëgjohen këngët e bukura burimore shqiptare. Janë

ndërmarrë shumë projekte kohët e fundit, janë shtuar edhe

ecejaket e domosdoshme, për të sjellë investitorë të huaj apo edhe

shqiptarë në Shqipëri. Këto janë hapa shumë të nevojshme që do

japin shpejt frytet e tyre. Më tregonte im at i ndjerë, Tuni, se të

jatit, (i cili i kishte dhënë lagjes ku kishte ndërtuar shtëpinë me

qerpiç, emrin « Liri », pas Pavarësisë), i duhej që përveç zanatit të

këpucarit, të bënte edhe një punë tjetër, për të mbajtur me bukë 5

vajzat dhe ta çonte në shkollë më të lartë djalin e vetëm. Por këtë

e arriti nga solidariteti dhe ndihma e bashkëlidhësave të tij, e

miqve, por edhe e prefektit nga Kosova, Tafil Boletinit, që i dha

leje të hapte një dyqan të vogël…Të më falin lexuesit se ndoshta

u duket disave një shembull « i rëndomtë », që dihet. Shihni

bletët : ato bashkohen me qindra për të banuar në të njëjtën

Page 94: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

94

koshere. E vetme një bletë nuk do t‟ia arrinte kurrë të prodhonte

atë mjaltin e duhur për shëndetin tonë, sepse nuk mund t‟i kryejë

të gjitha « zanatet » vetëm. Çdo bletë vetëm, më thotë shpesh xha

Miçua në Florida, nuk mund të prodhojë dyllin, por ato që e dijnë

ta prodhojnë atë, ndërtojnë qelizat që përbëjnë hojet…Shihni

milingonat : ato bëhen njësh me qindra për të krijuar strehën e

tyre, duke mbledhur gjithçka rreth vetes. Nga jashtë nuk duket gjë

por atje në galeri ato punojnë…

E njëjta gjë është edhe me njerëzit. Jo të gjithë bëjnë të njëjtën

gjë, por të gjithë bëjnë diçka për njëri tjetrin. Ka nga ata që

thyejnë gurët dhe muratorët i vendosin ato dhe na japin shtëpi të

bukura, të skicuara nga dora e artë e arkitektit. Ka nga ata që

mbjellin e korrin grurin dhe bukëpjekësi na jep atë bukën e

ngrohtë që del nga furra e tij. Jo më kot, profesoresha zvicerane

Francine Koch, e ka përmendur në kujtimet e saj të udhëtimit me

titull « Fëmija shqiptar me sy të zinj » (Toena), përkthyer në

shqip, atë bukëpjekësin tek rruga e Elbasanit që i jepte çdo

mëngjez atë bukën e ngrohtë « kruasan » (croissant), si në Zvicër.

Ka nga ata që mësojnë dhe nga ata që japin mësim apo në

mëngjez, pas punës së lodhshme të gazetarëve, na servirin

gazetën ku mësojmë diçka të mirë, të bukur, për solidaritetin, për

marrëdhëniet me fqinjin e mirë apo edhe atë që është atje larg në

Amerikë, apo edhe për lidhjet me Bernën, Brukselin, Moskën,

Berlinin, Romën, Athinën. Të tjerë kujdesen për shëndetin tonë,

krijojnë « Hipokratin », krijojnë lidhje të mira me kolegë e

profesorë të dëgjuar në botë në Romë, Nikozi, Filadelfia, Paris,

SHBA, me Federatën Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), me

« Cooley‟s Anemia Foundation » në Nju Jork, me Shoqatën e

Talasemikëve në Francë, për hapat e reja në mjekimin e

Talasemisë, kësaj sëmundje gjenetike, e përhapur jo vetëm në

Shqipëri, por edhe tek fqinjët tanë grekë, italianë, apo edhe tek

francezët, arabët, e deri në Amerikë e Kanada, si rezultat i

emigracionit.

Page 95: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

95

Lexova me interes shkrimin e profesorit të nderuar Alfred Uçi

tek « Koha Jonë », me titull « Një kujdes human për ata që s‟i

kemi e që i kemi… » . Ai përmend ndër të tjera, përvojën e pasur

të mendimtarëve shqiptarë, si Aleks Buda, Eqerem Çabej, Mahir

Domi, Skënder Luarasi, botimin e kujtimeve të Akademikut,

profesorit tonë të fjalorëve Vedat Kokonës, mjeshtrit të letërsisë

Nonda Bulka, shkrimet e bukura të Akademikut te nderuar Bedri

Dedja që na ka lënë shumë vepra ndër të tjera « Nëpër ravat e

jetës », por edhe « Rrëfenjat e Zvicrës », një varg veprash tepër të

ndjera te Petro Markos apo edhe për gjithë trashëgiminë kulturore

dhe shkencore të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve të Kosovës,

Maqedonisë, Arbëreshëve, Arvanitasve, Arbanasve dhe të

diasporës në përgjithësi. Gjithçka që ata kanë shkruar apo kanë

lënë si trashëgimi është si rrjedhojë e ndihmës së madhe që kanë

patur edhe nga bashkëkombasit, kolegët e tyre, por edhe nga

gjuhëtarët, albanologët, shkencëtarët e huaj. Heminguei ka lënë

një vepër madhore për gjithë brezat, sa të jetë jeta në tokë, pasi ka

mbledhur dhe qëmtuar karaktere apo ka shkëmbyer mendime me

bashkëpatriotët, apo edhe nga udhëtimet e tij. Inva Mula na dha

dokumentarin e bukur për jetën artistike në Shqipëri, për

shqiptarët, duke patur ndihmën e çmuar të kineastëve dhe

realizuesve miq francezë. Ai diplomati shqiptar Ksenofon Krisafi,

dikur, nuk do mund të realizonte atë ekspozitë pikturash të Leda

Albanezes, Bujar Marikës, Dolor Hasanaj, në Pallatin e

Kombeve, pa patur ndihmën e funksionarëve të lartë të OKB-së,

të Zvicrës apo edhe të bashkëkombasve. Ato disqe me muzikë

popullore shqiptare nuk do ishin realizuar nga ana e muzikologut

zviceran 85 vjeçar Marcel Cellier, pa solidaritetin dhe ndihmesën

e çmuar të muzikologëve dhe artistëve të folklorit shqiptar, për të

cilët ai shprehjet në bisedat tona gjithmonë mirënjohës. Më

kujtohen gjithonë fjalët e tij shumë poetike : « Ngjitem me

manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në rrugën e

mundimshme dhe me gurë që shkon deri tek kalaja…dhe

megjithëse filloi të bjerë shiu i rrëmbyeshëm mbi skenë

Page 96: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

96

« shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë

pretekst…Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të

largëta, në mënyrë të çuditshme me dhunti, solidarë, për të na

shfaqur diçka me origjinalitet të habitshëm… ». « Të gjithë

ngrinin shëndet me të gjithë, me konjak « Skënderbej » për

miqësinë me Shqipërinë » Ai tregonte më tej në emisionet e tij në

Radio Suis Romandë : « Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për

emra që janë tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe

menjëherë bëj një pyetje : « Nga keni ardhur ? », « Ne jemi

shqiptarë nga Detroiti i SHBA-së » më përgjigjen ata. « A e

ndjeni veten si në shtëpinë tuaj këtu ? » i pyes. « Jo, këtu jemi në

shtëpinë tonë », më përgjigjen ata, tregon Marceli…

Ato vepra të shkrimtarëve tanë të shquar, nuk do të dilnin në

dritë në gjuhë të huaj pa dorën mjeshtërore të Isuf Vrionit,

Edmond Tupjes e gjithë përkthyesve shqiptarë apo të huaj dhe pa

ndihmën e çmuar të botuesve dhe shkrimtarëve, francezë,

zviceranë, britanikë, amerikanë, gjermanë. Ai zvicerani, profesor

doktor Basil Shader, doktor i Universiteteve të Zyrikut dhe të

Tiranës, profesor në shkollën e Lartë Pedagogjike të Zyrihut, mik

dhe adhurues i kulturës dhe i gjuhës shqipe, njohës i thellë i saj

dhe shqipfolës dhe i gjuhës së shkruar (ruaj si gjë të rallë letrën e

tij të shkruar së fundi në shqip), është angazhuar që prej vitesh në

projekte mësimore, bamirëse dhe shkencore të ndryshme, në

lidhje me shqiptarët brenda dhe jashtë Atdheut, pikërisht duke

patur mbështetjen e profesor Gjovalin Shkurtaj apo edhe

solidaritetin e shqiptarëve të thjeshtë në Shqipëri e Kosovë, me të

cilët ai është ulur shpesh herë në sofrën e tyre. Siç shprehet prof.

Gjovalin Shkurtaj për veprën e profesorit të shquar zviceran « nën

ndikimin e Basilit edhe e shoqja e tij do të bëhet shpejt një

dashamirëse dhe ndihmëstare e palodhur e diasporës shqiptare në

Zvicër, si dhe do të ndihmojë me përkushtim në gjetjen e fondeve

dhe ndihmave për rindërtimin e pajisjen e shkollave shqiptare të

rrethit të Lezhës, sidomos të komunës së Balldrenit » . A ka

krenari më të madhe që të jesh shqiptar kur lexon shkrimet e

Page 97: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

97

shkruara me dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët mikpritës,

bujarë, solidarë, mirënjohës nga ana e Lord Bajronit, Robert

d‟Angely, Eugène Pittard dhe bashkëshortja e tij, e qindra të

tjerë…Ai funksionari ndërkombëtar shqiptar nuk do të mund të

krijonte mundësinë e pjesëmarrjes së bashkëkombasve të tij në

fushën e energjisë, të tregtisë, të transportit, të burimeve

njerëzore, të së drejtës ndërkombëtare, pa patur mbështetjen dhe

solidaritetin e kolegëve të tij, funksionarë ndërkombëtarë nga

kombe miq të Shqipërisë dhe pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre.

Qeveria demokratike shqiptare nuk mund të përparojë në ecurinë

e reformave, pa patur mbështetjen jo vetëm të vendeve fqinje, të

Europës, por edhe të Kombeve të Bashkuara dhe organizmave

donatore që e përbëjnë atë, si PNUD-i. Prandaj edhe shkëmbimi i

kohëve të fundit me to, duhet përgëzuar nga gjithë shqiptarët të

çfarëdo ngjyre politike qofshin. Bashkëpunimi me NATO-n, me

SHBA, me Europën, me organizmat e OKB-së, me Rusinë,

Kinën, vendet arabe, Nismat rajonale etj., hapin rrugë për

investime të reja fitimprurëse për të dy palët. Ato ndihmojnë në

ecurinë e projekteve dypalëshe dhe shumpalëshe në fushën e së

drejtës, të institucioneve demokratike në përgjithësi, të

ekonomisë, kulturës, artit në Shqipëri. Por këtu nuk i bëjmë mirë

Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke mos qënë solidarë për çështjen

kombëtare, duke nxitur bashkëbiseduesit tanë, apo edhe ata që

hapur apo edhe në mënyrë të fshehur, nuk na e kanë dashur të

mirën ne shqiptarëve. Integrimi në Europë nuk mund të arrihet pa

u bërë njësh forcat politike në vend, duke argumentuar çdonjeri

qëndrimet e tyre, pa mllefe. Çdo vend ka parlamentarë të krahut

të djathtë, të qendrës dhe të majtë. Nuk e teproj po të shprehem se

Zvicra historikisht njihet si vend « etalon » për unison për

çështjen kombëtare, për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara,

me Europën, me fqinjët e saj. Po ashtu edhe SHBA, Britania e

Madhe, apo Gjermania. Apo Gjeneva, një qytet ndërkombëtar, i

qetë dhe i begatë, një qytet i turizmit, i bankave, dhe banorët

autoktonë të Gjenevës që kanë pranuar në gjirin e tyre mijëra të

Page 98: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

98

huaj të kombeve të ndryshëm që punojnë dhe jetojnë aty në

harmoni, solidarë, pavarësisht nga grupimet politike që

përfaqësojnë apo feja e tyre.

Përsëri mendova se shkrime të tilla si ai i profesor Alfred Uçit,

na duhen tanimë në gazetat tona të pavarura, apo edhe në ato që

përfaqësojnë një grupim të majtë, të qendrës, apo të djathtë, një

shoqatë mbarëkombëtare, apo edhe lokale. U lodhën shqiptarët në

Shqipëri dhe në diasporë, duke lexuar shkrime dhe faqe pafund të

gazetave me vrasje, krime, prostitucion, vandalizma, fenomene

këto që njihen prej dhjetra dekadash në vendet e qytetëruara. Por

shtypi i këtyre vendeve nuk u jep vend këtyre fenomeneve, pasi e

di se lexuesi, pas punës së lodhshme, kërkon edhe të argëtohet,

apo edhe të lexojë në gazetë shkrime për fenomene të gëzueshme,

për një shfaqje të bukur, për një film apo libër të arrirë, për

zakonet e bukura të mikpritjes, bujarisë, solidaritetit,

mirënjohjes… Enkas shkoj nganjëherë kur kam më tepër kohë

dhe dua të çlodhem pak dhe marr pjesë në biseda midis

shqiptarësh edhe në restorante, të hapur nga shqiptarët në

Gjenevë, si ai « Çajupi », në një nga mjediset e Universitetit

Popullor Shqiptar. Përveç bibliotekës së pasur që ndodhet rreth

restorantit « Çajupi », nuk sheh më tym duhani, apo njerëz që

diskutojnë për « politikën e madhe » që ata dijnë për fatet e

Shqipërisë apo Kosovës. Sheh të rinj shqiptarë, me shokë të tyre

zviceranë dhe të kombeve të tjerë që diskutojnë miqësisht ; sheh

bashkëatdhetarë që flasin para auditorit për veprat e tyre apo

zviceranë profesorë, shkrimtarë, sociologë që shprehin

mirënjohjen e tyre për mikpritjen që u është bërë gjatë vizitave të

tyre në Shqipëri apo Kosovë. Këtë mirënjohje ata e afishojnë

edhe në veprat e tyre. Sa prekëse ishte shfaqja e të rinjve

shqiptarë tek « Novotel » i Gjenevës dy javë më parë. Të gjithë

solidarë, nga Shqipëria dhe Kosova, apo edhe nga Zvicra e

kombe të tjerë uruan që shfaqje të tilla të jenë më të shpeshta, si

edhe ato të realizuara nga Edlira Dedja- Bytyqi, në Nëshatel, nga

Page 99: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

99

« Opera pa kufi », me pjesëmarrjen e artistëve tanë me famë

botërore si Inva Mula, por edhe me artistë të kombeve të tjerë.

Fatet e Shqipërisë mund të mbrohen nga të gjithë shqiptarët

kudo ku janë, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare apo politike,

si dhe nga miqtë e tyre solidarë kudo në botë. Ne na bëhet zemra

mal kur kujtojmë Shqipërinë tonë, të një populli që ka pasur nënë

Terezën si bashkëatdhetare apo Skënderbeun, si udhëheqës për

më tepër se dy dekada. Të respektosh dhe të duash vendin tënd, të

punosh me devotshmëri për të, kudo që je ; të jesh solidar, është

një shënjë dinjiteti dhe emancipimi. Në këto çaste personalisht

mendoj se duhet flakur fryma e klaneve që përçohet edhe në

diasporë, sidomos në Europë, e futjes së pykave midis

bashkëbeslidhësave kudo që janë, e shpërndarjes së fletushkave

nga ana e njerëzve dështakë dhe arrivistë që vegjetojnë akoma

edhe pak dhe enden akoma nëpër rrugët e Europës apo botës. Ata

nuk i shërbejnë frymës së kohezionit, të dashurisë për njeri tjetrin,

ata i shërbejnë kthimit të një kohe të kaluar. Do të ishte me mend

që ata « qoftëlarg », të kujtojnë se jetojnë në vende si Zvicra apo

edhe gjetiu, ku bashkëjetojnë me zviceranët apo popujt e këtyre

vendeve shumë përfaqësuesë nga popuj dhe shtete të ndryshëm të

botës, të cilët identitetin e tyre kombëtar e ruajnë me ligje. A nuk

duhet të marrim shembull nga shumë popuj të vendeve të tjera që

janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, jo vetëm për arsye

ekonomike, por edhe për të punuar dhe jetuar edhe në një shtet

tjetër, qoftë edhe për disa vite, dhe që e duan njeri tjetrin,

bashkëatdhetarin e tyre, e ndihmojnë shoku-shokun dhe me sa

kanë mundësi japin ndihmesën e tyre për shtetin e tyre amë. Edhe

nëse ndokush mendon se nuk mund të bëjë asgjë për

bashkëkombasit, pasi nuk është shkencëtar, as shkrimtar, as artist

gjenial, as njeri me shkollë të madhe, por mendon vetëm për

konfortin personal. Ai duhet të mendohet të vetëaftësojë

karakterin e tij dhe të ketë një « zemër më të madhe », në mënyrë

që të lajë borxhin që ka ndaj njerëzve të njohur apo të panjohur,

që duke e ditur apo edhe pa e ditur, punojnë edhe për të,

Page 100: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

100

ditëpërditë. Të jesh solidar do të thotë edhe të mendosh për të

tjerët, do të thotë të japësh, të ndash, të ndihmosh. Por kjo do të

arrihet nëse krijohet një frymë solidariteti apo mbështetje nga të

gjithë ata që e ndjejnë se edhe diaspora shqiptare kudo që është,

të afrohet dhe të bëhet e ndërgjegjëshme për fatet e një kombi të

lashtë dhe që nuk mund të zhduket kurrë me gjithë anatemat apo

pykat e ndonjë keqdashësi të kohëve moderne. Shoqëria moderne

shqiptare duhet të karakterizohet nga vullneti për të realizuar

mirëqënien materiale për të gjithë, -qofshin këta parlamentarë apo

punëtorë, bujq, profesorë, artistë apo biznesmenë,- kohezionin

shoqëror dhe demokracinë perendimore. Çdonjeri duhet të

veprojë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie, jo vetëm që të mund

t‟u bëjmë ballë bashkërisht problemeve shumë shqetësuese të

aktualitetit, por gjithashtu për të bërë detyrën ndaj brezave të

ardhshëm, për të mos u lënë atyre probleme të vështira për t‟u

zgjidhur, për shkak të akumulimit të gabimeve të së kaluarës.

Ky meditim personal përçohet i tëri nga mbresat e mia të

sinqerta jetësore, nga dashuria dhe malli për Atdheun, nga synimi

për t‟u sjellë si një shqiptar i thjeshtë një mesazh human.

Gjenevë, 12 prill 2006

Page 101: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

101

Prof. Basil Schader dhe gjuha shqipe

Kur mora për herë të parë një letër nga Profesor Basil Schader,

shkruar me një shqipe të kulluar, mendova se do të ishte

bashkëpatriot nga Kosova. Megjithatë, vendosa t‟i telefonoj dhe

për habinë time më tha se është zviceran. Profesori i nderuar ka

një përvojë të gjatë me shqiptarët, pasi ka jetuar në Shqipëri me të

shoqen, sidomos në zonën e Lezhës dhe kanë dërguar ndihma për

krijimin e një shkolle shqipe atje. Ndërkohë ai vazhdon të jetë

konsulent në Kosovë. Ai ka bërë shumë studime lidhur mbi

kompetencat dhe praktikën e gjuhës të të rinjve migrantë

shqiptarë në Zvicër, sidomos në zonën gjermanofolëse, si dhe

mbi mënyrën se si orientohen ata midis llojshmërisë gjuhësore

me të cilën jetojnë : dialekti shqip, standarti shqip, gjuha

zvicerane gjermane etj. Profesor Basil Schader ka ngritur me të

madhe rëndësinë e kurseve të gjuhës dhe të kulturës së origjinës

që kanë një efekt pozitiv për nxënësit, mbi kompetencën e tyre që

të orientohen midis formave të ndryshme të shqipes. Bazil

Shader, është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Zyrih

të Zvicrës. Ai tregon se gjithmonë i ka bërë përshtypje numri i

madh i shqiptarëve në Zvicër, jeta dhe gjuha e tyre dhe arriti që

nëpërmjet një pune hulumtuese të realizojë një studim mbi ta.

Madje kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që e shtynë të mësonte

gjuhën shqipe.

Në studimin e tij, profesori zviceran ka trajtuar edhe ndikimin

e shqipes mbi gjermanishten. Ku duket ky ndikim? Kjo është një

pikë shumë interesante që del nga studimi i Schaderit. Dy gjuhë

në kontakt ndikojnë patjetër mbi njëra-tjetrën. Menjëherë dallohet

që gjermanishtja ka ndikim mbi shqipen, por sipas Basil

Schaderit, « më ka interesuar të zbuloj edhe ndikimet e shqipes

mbi gjermanishten. Për këtë kam pyetur 4 mijë nxënës të ciklit të

lartë, për numrin e fjalëve shqip që dinë ata dhe ka dalë që të

ndikuar nga komuniteti shqiptar, kanë mësuar të paktën katër

Page 102: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

102

fjalë shqip, por ka edhe nga ata nxënës joshqipfolës, që dinë deri

në 30 fjalë ».

E bëmë këtë hyrje për të kuptuar se jo kudo shqipja zë një

vend me peshë në realitetin e vendeve ku janë vendosur

shqiptarët. Shpesh herë me bashkëatdhetarë diskutojmë

problemin e të mësuarit të gjuhës amtare, sidomos për brezin e ri

që ka lindur në Zvicër apo ka ardhur në moshë të vogël. Ky është

një problem aktual edhe për popuj dhe kombe të tjerë.

Vite më parë kur shkoja për të ndjekur punimet e Asamblesë

së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, vëllezërit tanë nga

Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e viset, sidomos në fund jave na

prisnin në banesat e tyre. Ata shtronin për ne gjithçka të mirë,

pinim nga pak raki, por edhe bisedonim për hallet e problemet e

tyre. Më kujtohet që Gjystja e zgjuar dhe nikoqire, si dhe i shoqi i

saj Gjergj Kalaj, Shyqyri Selimaj (Bruno), xha Hulusi Kavo i pa

harruar, Petro Papanikolla eruditi, Bujar Pustina e sa e sa të tjerë

ngrinin problemin e gjuhës shqipe që po humbiste tek shqiptarët

në Amerikë. Sidomos tek brezi i ri që kishte lindur në SHBA,

vazhdonte shkollën amerikane dhe nuk kishte pasur mundësi të

vazhdonte shkollën në gjuhën amtare… Vite më vonë, kjo u

ndryshua, pasi edhe atje janë krijuar kushtet për fëmijët shqiptarë,

si Mario dhe Amelia e vogël, të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë

në gjuhën amtare, si edhe për të shkuar për pushime në Shqipëri a

Kosovë. Falë kjo edhe dashamirësisë dhe mundësisë që japin

shumë bashkëkombas për të paguar mësuesit ose lokalet ku

zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. por edhe për organizimin e

udhëtimeve përtej oqeanit…

Këtu në Zvicër është krejt ndryshe. Zvicra është një vend

shumë gjuhësh dhe territori zviceran është i ndarë në katër zona

gjuhësore, në të cilat është një gjuhë zyrtare : gjemrnaishtja,

frëngjishtja, italishtja dhe romanshë. Barazia e gjuhëve, liria e

qytetarëve në fushën e gjuhës, parimi i territorit të gjuhëve dhe

mbrojtja e gjuhëve minoritare janë katër parimet kryesore të

përfshira në « Kushtetutën Federale ». Sipas statistikave zyrtare,

Page 103: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

103

për shkak të emigrimit të madh gjatë viteve të fundit, rreth 9% e

popullsisë që jeton në Zvicër flet një gjuhë të huaj, jo kombëtare,

si gjuhë kryesore. Këtu hyjnë edhe shqiptarët. Falë mirëkuptimit

të autoriteteve zvicerane, fëmijët shqiptarë mund të ndjekin disa

herë në javë, përveç shkollës në gjuhën frënge, gjermane, apo

italiane e angleze edhe gjuhën shqipe. E ndjej veten shqiptar,

ruaj rrënjët nga kam ardhur, mbaj si gjë të rallë pemën

gjenealogjike të familjes sime të përgatitur me aq kujdes nga i

ndjeri im atë Tuni Papuçiu, shkëmbej vizita me shqiptarë të

ndershëm, punëtorë e patriotë. Gjithmonë sëbashku flasim shqip

dhe i mësojmë edhe fëmijët tanë të flasin shqip. Një pjesë e tyre

janë lexues të rregullt të shtypit shqiptar dhe diskutojnë e qajnë

hallet, si dhe përpiqen që fëmijët e tyre të mos e harrojnë

Shqipërinë dhe Kosovën. Vetëm në Universitetin Popullor

Shqiptar të Gjenevës çdo vit ndjekin kurset e tij të gjuhës 600

vetë. Në Kantonin e Gjenevës, si dhe në kantone të tjera ku ka

shqiptarë, janë hapur shkolla në gjuhën shqipe që funksionojnë

disa herë në javë dhe ku fëmijët krahas gjuhës që zyrtare që

përdoret në Zvicër, mësojnë dhe shqipen. Pra e përsëris : fëmijët

tanë mund të mësojnë frëngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht

por edhe shqip. Dhe kjo është arritur në sajë të lehtësirave të

krijuara nga autoriteteve zvicerane që i respektojnë kulturën dhe

gjuhën e popujve të tjerë. Në Zvicër gjen librat në gjuhën shqipe

të autorëve tanë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Jakov Xoxa,

Vath Koreshi, Bedri Dedja, Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi,

Elena Kadaré, Nasho Jorgaqi, Xhevahir Spahiu, Tuni Papuçiu,

Teodor Laço, Xhevat Beqaraj, Ali Podrimja, Llambro Ruci,

Thani Naqo, Vangjush Ziko, Kostaq Duka, Fatmir Terziu, Besnik

Mustafaj, Alfred Papuçiu, etj., si dhe librat e autorëve zviceranë

që janë përkthyer edhe në shqip “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ”

i profesoreshës së shquar zvicerane Francine Koch, dygjuhësh

frëngjisht shqip, botuar nga shtëpia botuese “ Toena ”( Ky libër

përdoret nga shkollat zvicerane për t’u mësuar shkollarëve me

origjinë shqiptare gjuhën frënge ); “ Karuzeli i ëndrrave ” i

Page 104: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

104

autores së dëgjuar zvicerane Marie Luce-Dayer që po përgatit

një përmbledhje tjetër me tregime dygjuhësh frëngjisht shqip;

botimet në shqip të sponsorizuara nga fondacioni zviceran “ Pro

Helvetia ” dhe të ndërmjetësuara nga ambasada e Konfederatës

zvicerane në Tiranë : “ Historia e Zvicrës ” e autorit Dieter

Fahrni (Toena) dhe librin e prof. Koli Xoxi “ Zvicra dhe Dora

d’Istria ” ; vëllimin me tregime të autorëve zviceranë “ E

çmendura me kostum karnavali ”, botuar me mbështetjen e

Departamentit të Shkëmbimeve kulturore Lindje-Perëndim të Pro

Helvetia dhe Fondacioni zviceran për kulturën (botues Dituria ) ;

do të botohet së shpejti studimi i prof. Jean-Philippe Assal për “

Nënë Terezën ” ; si dhe është botuar libri dygjuhësh “ Përrallat e

Zvicrës ” i prof. Bedri Dedja (Toena) .

Pra, përveç librave didaktikë, të destinuar për fëmijët por edhe

të rriturit, sa vjen e më tepër etazheret e « bibliotekës shqipe »

janë shtuar me përmbledhje poezish, libra historikë, pjesë teatri,

romane, meditime, përkthime të autorëve zviceranë etj. Në shumë

prej tyre dallohet çështja e afirmimit kombëtar por edhe integrimi

i shqiptarëve në Zvicër. Zvicra është një vend i përzemërt që pret,

strehon dhe u siguron të drejtat themelore pothuaj 200.000

shqiptarëve. Kam lexuar para disa kohësh në një gazetë zvicerane

se së shpejti shqipja do të jetë gjuha e 4-tërt kombëtare në Zvicër.

Natyrisht, unë si shqiptar do të isha i kënaqur me këtë mundësi,

por realiteti është i tillë që ne duhet të respektojmë në radhë të

parë edhe gjermanishten, edhe anglishten, kinezçen, japonezçen,

suajilin e lingalan që fliten në Afrikë. Popujt e këtyre vendeve që

përfaqësojnë numrin më të madh të banorëve në botë do të

dëshironin gjithashtu që gjuhët e tyre të ishin gjuhë zyrtare të

Kombeve të Bashkuara. Dhe kjo e drejtë e ligjshme një ditë do të

realizohet.

Shqipja ndoshta do të jetë gjuha e 4-tërt kombëtare dhe

ndërkombëtare në mijëvjeçarin e 4-tërt dhe këtë do ta gëzojnë

brezat tanë të ardhshëm. Prandaj do të ishte e volitshme që ashtu

siç bën Zvicra për shqiptarët dhe gjuhën e tyre, të bëjnë edhe

Page 105: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

105

shtetet e tjerë qofshin fqinjë dhe më larg. Pasi një ditë brezi i dytë

ose i tretë mund të dëshirojë të kthehet në atdheun e prindërve të

vet për të jetuar…

E përsëris : Zvicra prêt në tokën e saj prej 41 293 km katrorë

dhe me banorë rreth 7 million vetë, rreth 200.000 shqiptarë, si

dhe një numër të konsiderueshëm italianësh, gjermanë, portugezë,

spanjollë, afrikanë e popuj të vendeve të tjerë. Zvicra është

konfederatë dhe në këtë vend të vogël, që nuk është as dyfishi i

Shqipërisë punojnë e jetojnë në harmoni banorë që flasin katër

gjuhë kombëtare : gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe romanshë.

Autoritetet e Gjenevës dhe të kantoeneve të tjera në Zvicër, kanë

krijuar mundësinë që disa herë në javë fëmijët të flasin, të

shkruajnë shqip, kanë krijuar bibliotekën e pasur si ajo e Kryqit të

Kuq të Gjenevës, apo në bibliotekat e shkollave të ciklit të ulët

dhe të mesëm,,ku shqiptarët gjejnë botime të shumllojshme në

shqip. Organizimi i përvitshëm i Panairit të Librit në Palekspo të

Gjenevës, këtë vit në maj, ndihmon në pasurimin e këtyre

bibliotekave. Aty vijnë botuesit tanë më të mirë, si dhe i

përkushtuari Estref Bega i « Botimpex » që ka 24 vite që është i

rregullt me praninë e tij. Ai sjell nga viti në vit libra të rinj që janë

të vlefshëm për fëmijët por edhe deri tek të moshuarit. Pra Zvicra

e kultivon dhe e mbron çështjen kombëtare të popujve të tjerë

qofshin këta shqiptarë, italianë, gjermanë, afrikanë, apo të

vendeve të tjera. U jep atyre mundësi të shprehen dhe të kenë

botime të vendeve prej nga vijnë. Sa kuptimplote janë organizimi

i ekspozitave në Pallatin e Kombeve ku kanë pasur mundësi që

artistët tanë të afishojnë talentin e tyre, apo organizimi i

koncerteve, recitimeve në gjuhën amtare, apo edhe mundësia që

duhet t‟u jepet personaliteteve të tilla në fushën e muzikës si

Marcel Cellier, mik i ngushtë i Shqipërisë, për të nxjerrë diskun e

tretë me muzikë popullore shqiptare. Nuk mund të harrohen

emisionet e tij prekëse për muzikën e bukur shqiptare, për tokën

pjellore të një vendi të vogël, që ka një bregdet të mrekullueshëm,

por edhe njerëz punëtorë dhe mikpritës…

Page 106: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

106

Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, dhe kudo që jemi në çdo

shtet të botës kemi bërë emër për korrektësinë, punëdashës,

familjarë, që ruajmë zakonet tona dhe të tjerët na respektojnë. Pa

çka se ndonjë fqinj yni për hesapet e veta ngre anatema kundër

shqiptarëve se janë njerëz që merren me njëmijë e një të zeza.

Edhe nëse një pakicë e bashkatdhetarëve tanë për arsye

ekonomike mund të bien në prerin e drogës, prostitucionit, shtyrë

nga ai fqinj a dikush tjetër që nuk na don të mirën, përsëri

shqiptarët ruajnë indentitetin e tyre, gjuhën, zakonet e tyre të

mira.

Prandaj sygjerova në kolokiumin që u organizua në

Universitetin e Gjenevës për Kushtetutën e Shqipërisë nga ana e

Fakultetit të Drejtësisë së këtij Universiteti, në bashkëpunim me

Universitetin e Barit dhe Universitetin e Tiranës që të botohen

kumtesat që u mbajtën në kolokium, jo vetëm në gjuhën frënge

por edhe në gjuhën shqipe. Një botim dy gjuhësh, do të

ndihmonte shumë që edhe brezi i ri të njihte legjislacionin e

vendit të vet dhe ta krahasojë atë dhe me legjislacionin e përkyer

zviceran.. Me ndihmesën e profesorëve zviceranë, italianë e

shqiptarë, por edhe të studentëve të shumtë që sutdjojnë në Zvicër

ne mund të bëjmë shumë për mbrojtjen e gjuhës sonë amtare.

Nuk mund të harroj letrën e fundit të profesorit tim të nderuar të

gjuhës frënge dhe të përkthimit, prof. Vedat Kokona, i cili duke

më dërguar librin e tij “ Thërrime me mjaltë ”, shprehte

keqardhjen se një pjesë e shqiptarëve nuk i japin rëndësi gjuhës

shqipe dhe përdorin huazime të kota. Fakt është se numri i

shqiptarëve që lexojnë libra dhe gazeta në gjuhën e tyre amtare

është më i rëndësishëm se 20 vjet përpara, por është akoma i

vogël, në krahasim me raportin e të gjithë albanofonëve në

Zvicër. Për këtë ka shumë arsye, politike, sociale dhe sidomos

kulturore, por që nuk mund t‟i ezaurojmë me këtë shkrim.

Të jesh shqiptar dhe të flasësh gjuhën tënde kudo që të jesh në

Zvicër, Amerikë, Kanada, Argjentinë, Australi, Greqi, Itali,

Angli, Gjermani, e gjetiu është një respekt për atë komb të lashtë,

Page 107: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

107

që megjithëse ka pësuar invazione të ndryshme e ka ruajtur të

pastër të pastër gjuhën, zakonet, dhe gjithçka të mirë për t‟ua a

trashëguar brezave të ardhëshëm, që një ditë ndoshta do të

kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit Jon dhe Adriatikut, në

fushat e bukura të Myzeqesë, të Lezhës apo Devollit, në malet e

lartë e të bukur të Veriut, në Voskopojë, në Valbonë e gjetiu….

Fatmirësisht ka në botë vende me një demokraci shëmbullore dhe

një legjislacion të përshtatshëm dhe bashkëkohor si Zvicra që

respekton gjuhën, prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që

kanë zgjedhur të banojnë qoftë edhe përkohësisht apo përherë në

tokën zvicerane, me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur…

Page 108: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

108

Shoqja ime

Tani që po shkruaj këtë radhë, mendja më shkon tek dita e

parë kur erdha këtu në shkollën e mesme:

Ra zilja dhe hyra në klasë i emocionuar. Bashkënxënësit e mij

ishin të rinj e të reja që i shihja për herë të parë. Të gjithë zunë

nga një vend, ashtu si u pëlqeu. Edhe unë u struka në një qoshe

andej nga bangat e fundit.

Para meje rrinte një vajzë shtatlartë, me triko të kuqe mbi të

cilën varej një gërshet i dëndur ngjyrë ari. Nuk e di pse në atë çast

më pëlqeu të kisha edhe unë një shok në bangë, me të cilin do të

kaloja rrugën e gjatë, të vështirë e aq të bukur të shkollës së

mesme. Me siguri do të kisha të tillë por pse të mos e gjeja që

ditën e parë! Ndoshta edhe ajo mendonte kështu si unë, po dukej

ishte më e shkathët. Ktheu kokën, më buzëqeshi dhe foli e para:

- Pse rri vetëm? Eja të rrimë bashkë!

Unë u skuqa nga vështrimi i saj plot dashamirësi dhe pa folur

mora çantën e librave dhe u ula gjithë ndrojtje pranë saj.

Kështu u njoha me shoqen e bangës sime.

Ditët kalonin dhe mua më doli ai turp që kisha pasur në vitet e

shkollës tetëvjeçare, kur rrija me vajza. Ne shpesh bisedonim dhe

e ndihmonim njeri tjetrin në mësime. Ç'kënaqësi ndjente ajo kur

unë merrja nota të mira; apo sa kurajo më jepte me vështrimin e

saj, kur unë ndonjëherë hutohesha përpara dërrasës së zezë. (Të

them të drejtën kam qënë pak i drojtur më tepër se ç'duhet,

ndoshta edhe pse prindërit më kishin mësuar pak si të mbyllur).

Ne u lidhëm kaq shumë me njëri tjetrin sa që dhe gëzimet dhe kur

diçka nuk na shkonte mbarë, i ndanim bashkë me njëri tjetrin.

Qëlloi njëherë që unë mora një dysh në algjebër. Sa nuk qava

nga inati. Kisha mësuar një natë më parë, por ja që problemën

s'munda ta zgjidhja. Ashtu i dërmuar dhe këkëulur u ktheva në

bangë. Ajo më zuri nga dora dhe më pëshpëriti:

- Mos u dëshpëro, s'ka gjë, e përmirëson!

Page 109: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

109

Kur mbaroi ora e mësimit dhe nxënësit filluan të dalin, unë

qëndrova palëvizur. Ajo përsëri foli:

- E pse e humbe kështu?

- Më vjen inat me veten- i thashë- Disa herë hutohem kot së

koti.

- A e di ç'ke- foli ajo duke buzëqeshur.- Ti me të vërtetë je ca i

dobët në algjebër. A mësojmë bashkë?

- Mirë- ia ktheva unë me gjysëm zëri. -Por mos të pengoj dhe

ty?

- E pse mendon kështu?- foli shoqja ime.- Ne duke mësuar

bashkë do ta ndihmojmë më tepër njëri tjetrin...

Qysh prej asaj dite kaluan tre vjet e gjysëm. Ne e kaluam

klasën e nëntë, të dhjetën dhe të njëmbëdhjetën dhe tani jemi

maturantë. Të dy në një klasë, të dy në një bangë. Na është bërë

zakon të mësojmë bashkë, në kinema shkojmë bashkë.

Po ka pasur midis bashkënxënësve të mi ndonjë që ka

menduar keq për miqësinë tonë. Sa u revoltova një ditë kur

dikush nga ata më tha:

- E, si shkon me bjondinen? Nuk iu shqite, po dhe ajo ama.

- Nuk të vjen turp- i thashë duke ja prerë fjalën në mes.- Si

mendon kështu? Ajo është shoqja jonë e klasës. Ç'të keqe ka që

mësojmë e shëtisim bashkë?

Ja thashë dhe shoqes sime se çfarë më kishte ndodhur dhe bile

me mendimin që të mos qëndronim shumë bashkë, pasi nuk doja

që t'i prishja asaj punë.

- Pse e prish gjakun?- më tha. Ata që llomotisim kështu nuk e

njohin shoqërinë. Sidoqoftë unë mendoj se dhe në universitet

rrugët nuk duhet të na ndajnë. Nuk e di por e ndjej se dua të të

kem pranë, se flas hapur me ty për gjithçka, kaluar vëllait.

Ashtu pa dashur më përqafoi dhe unë e shtrëngova fort, duke e

shprehur lumturinë time për atë shoqe të mirë, të çiltër, të pastër

dhe njerëzore.

1965.

Page 110: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

110

Ikonom Stavrofor

Polizoi Anastas Prifti

Botuar në gazetën « DIELLI », SHBA, 2011

Në « arkivin » familjar të nënës sime gjeta një shkrim të

shkrimtarit të ndjerë fierak, Leonidha Prifti, mbi gjyshin tim

Polizoi Ikonomi. M‟u rikujtua koha e shkuar, vizitat në Pojan të

Fierit, ku xha Pilua (ciceroni) më fliste për stërgjyshin tim i cili

ishte kujdesur për kishën e Shën Mërisë në Apolloni, m‟u

rikujtuan ato vite kur unë në moshë të vogël shkoja në Fier dhe

merrja pjesë në meshën e kishës së Shën Gjergjit që drejtonte

gjyshi im dhe ku psallte me zërin e tij melodioz në sallën e

mbushur plot e përplot me besimtarë. Pa e zgjatur, mendova t‟i

paraqes lexuesit këtë shkrim të Leonidha Priftit. (Alfred Papuçiu)

« Kontributi dhe përkushtimi i tij fetar në qytetin

e Fierit”

Leonidha Prifti*

Është fakt që ortodoksët myzeqarë kanë ditur ta simbolizojnë

jetën e tyre. Mënçurinë dhe thellësinë e mendimit, ata e kanë

kultivuar dhe çuar më përpara, në sajë të ushqimit të përditshëm

që merrnin nga feja kristiane. Historikisht, po edhe sot e kësaj

dite, po t‟i hedhim një sy gjithë reliefit të Myzeqesë, duke filluar

që nga Myzeqeja e Vogël, matanë lumit Vjosë dhe deri në

mbarim të Myzeqesë së Madhe, në kufi me lumin Shkumbin, ka

patur vetëm kisha ortodokse, ku pranë tyre kanë qënë të ngritura

shkollat, ku mësonin ABC-në, në gjuhën shqipe, vogëlushët

myzeqarë.

Page 111: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

111

Në këto kisha kanë dhënë kontributin e tyre shumë priftërinj të

nderuar që përçonin tek besimtarët dhe populli, jo vetëm kulturën

Kristiane, por edhe shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe, sepse

ushtronin në të njëjtën kohë edhe profesionin e mësuesit.

Është rrezatimi i “Dritës shpëtimtare të Jezu Krishtit » ajo që

vuri në lëvizje interesin tonë, në këtë prag të 2000-Vjetorit të

lindjes së Tij, pra edhe të krishtërimit, për të evidentuar dhe për të

nxjerrë në pah ato fytyra të ndritëshme që iu kushtuan me mish e

me shpirt ruajtjes, rritjes dhe forcimit të ortodoksisë dhe të kishës

ortodokse autoqefale të shqiptarëve.

Janë dhe zemrat e ortodoksëve myzeqarë, që kanë në gjak

mësimet e Jezu Krishtit, ato që ruajtën të pastër dhe të pa cënuar

fenë e tyre të bukur, janë po këto zemra që i bënë ballë me durim

e urtësi të gjitha metodave të diktaturës komuniste për gjysëm

shekulli, të cilat synonin të zhduknin fenë.

Një ndër fytyrat e ndritura që punoi pa u lodhur për të çuar më

përpara fenë dhe kulturën kristiane, pra ortodokse, duke e mbajtur

atë të pa cënuar nga mësimet e Jezu Krishtit, ishte dhe Ikonom

Stavrofor Polizoi Anastas Prifti, që me punën e tij 45 vjeçare, si

bari i grigjes së besimtarëve ortodoksë, u bë dishepull i Jezu

Krishtit.

Lindi në vitin 1890, në katundin Sop të Fierit. Babai i tij,

Anastasi, ishte prift dhe ygumen i Manastirit të Shën Mërisë, i

ngritur në kodrën e Apollonisë së lashtë, këmbanat e të cilit,

përhapnin, deri në bregdet, tingujt e paqes.

Te harku i ajodhimës, apo derës mbretërore, siç e kanë

quajtur, gjendet edhe sot shënimi që riparimi i kishës së Shën

Mërisë dhe i konakëve të manastirit u bënë nën përkujdesjen

e At Anastasit.

Si djalë prifti, Polizoi, u mëkua qysh në djep me mësimet e

Jezu Krishtit. Çdo mëngjes, posa dilte nga lesa e oborrit, djaloshi

Page 112: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

112

Polizoi, bënte kryqin në drejtim të manastirit që binte në lindje të

shtëpisë. I tërë fisi i priftallarëve në Sop, e kultivonin brez pas

brezi fenë e bukur ortodokse, me të cilën ishte lidhur kultura dhe

jeta e tyre.

Kur mbaroi i biri shkollën fillore, ndërtesa e së cilës ishte në

konaket e manastirit, At Anastasi, që kishte punuar dhe si

mësues, duke i parë atij dhuntitë dhe etjen e madhe për të mësuar,

e dërgoi në shkollën normale që ishte hapur në Elbasan.

Mbas mbarimit të kësaj shkolle me nota shumë të mira, Polizoi

u emërua mësues në katundin Peshtan.

Rrebeshi i Luftës së Parë Botërore dhe përqëndrimi i trupave

Austro-Hungareze në Sop dhe fshatrat për rreth bëri që Polizoi të

mërgonte në Amerikë, në moshën 24 vjeçare.

Atje, myzeqari Polizoi ndiqte rregullisht të gjitha meshimet që

bëheshin në kishën e Shën Gjergjit në Boston, e ngritur qysh më

22 mars 1908 nga Fan Noli.

Ai u bë nxënës i rregullt i tij dhe e ndoqi atë hap pas hapi në

meshimet që bënte në gjuhën shqipe.

Aty, Polizoi ra në sy të Fan Nolit edhe për zërin e tij të bukur

prej tenori kur psallte në këtë kishë. Fan Noli i futi Polizoit në

zemër që kasha shqiptare duhet të falej vetëm në gjuhën shqipe.

Atje Polizoi punoi shumë për ngritjen e vet kulturore, duke

përvetësuar mire dy gjuhë të huaja, anglishten dhe italishten.

Atje Polizoit i nisi dhe ëndrra që të bëhej prift si i jati dhe të

punonte që kishat edhe në Shqipëri të meshoheshin në gjuhën

shqipe.

Kthehet në Shqipëri nga mezi i vitit 1917, dy vjet para se Fan

Noli u shpall peshkop i parë, më 26 korrik të vitit 1919.

At Anastasi, e dërgoi të birin në shkollën fetare.

Kisha shqiptare, për t‟u bërë e pavarur dhe që të meshohej në

gjuhën shqipe, kaloi permes një lufte të fortë.

Polizoi ishte në shkollë për t‟u bërë prift, kur Fan Noli kthehet

në Shqipëri dhe në muajin maj të vitit 1922 mbledh në Berat

Page 113: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

113

Kongresin Kombëtar të Ortodoksisë, duke e shpallur autoqefalinë

apo pavarësinë e kishës shqiptare. Kremtohej në gjuhën shqipe,

pra në gjuhën kombëtare.

Në vitin 1924, Polizoin e shohim të veshur me petkun fetar të

dhjakonit. Ky vit, ishte dhe viti kur peshkopi Joreto, me origjinë

shqiptare, u dërgua nga patriarkana e Stambollit, për të parë se

çfarë bëhej me kishat shqiptare. Peshkop Joretua e përkrahu dhe u

bashkua me nismën e Fan Nolit dhe nuk u kthye në Stamboll. Ai,

së bashku me Kristofor Kisin dhe Fan Nolin, në janar të vitit

1924, themeluan sinodin e shenjtë dhe filluan riorganizimin fetar

ortodoks në Shqipëri.

Në këtë vit dhe dhjakon Polizoi, i pajisur tani dhe me kulturë

fetare dhe me një gjuhë tjetër të huaj, atë të greqishtes, nisi nga

puna për të vënë në jetë ato vendime të sinodit të shenjtë.

Puna e parë qe pajisja e kishave me librat e shenjta në

gjuhën shqipe. Takohet me Fan Nolin në Tiranë këtë vit dhe i

parashtroi atij gjendjen e kishave të nënprefekturës së Fierit.

Në vitin 1925 bëhet prift dhe emërohet përfundimisht në

kishën e Shën Gjergjit, në Fier ku gjen dhe të nderuarin, at

Vasilin.

Këtu, At Polizoi, i pajisur me një kulture të gjerë filloi nga

puna. Meshimet tani bëheshin në gjuhën shqipe. Në muzeun e

Fierit gjenden edhe sot rregjistrat e pagëzimeve dhe

kurorëzimeve të shkruajtura qysh më 1925-ën në gjuhën

shqipe me një shkrim të bukur dhe pa gabime ortografike

nga dora e At Polizoit. Edhe korespondenca me kishat e

fshatrave, me episkopatën dhe kryepeskopatën qysh nga ky

vit bëhet në gjuhën shqipe. Tani, këtë bari të mirë që udhëheq në punën e vet drita hyjnore

e Jezu Krishtit nuk e shikojmë vetëm në kishë duke falur

mëngjesore apo mremesoret. Shtëpitë e besimtarëve ortodoksë

fierakë e prisnin çdo fillim muaji dhe në ditët e emrave At

Page 114: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

114

Polizoin, që me petroilin dhe kusinë e vogël të bakërt me tufën e

borzilokut brenda, bënte ajazëm.

Vitet e para punoi për vëllazërimin midis tyre të ortodoksëve.

Në fjalimet e tia, me gjuhë perëndie në meshimet e të dielave apo

me raste të kremteve, vë theksin te puna, ndershmëria, adhurimi i

fesë ortodokse, vëllazërimi dhe atdhedashuria, duke ua bërë të

qartë kujtdo se këto nuk braktisen kurrë nga një ortodoks i vërtetë

që mban në shpirtin e tij dritën jetëdhënëse të Jezu Krishtit.

Në ato vite të vështira jetese, At Polizoi, u mësoi besimtarëve

ortodoksë që ti vinin përballë të keqes- të mirën, padrejtësive t‟u

vinin drejtësinë, urrejtjes t‟i vinin dashurinë njerëzore, errësirës

ti vinin dritën hyjnore dhe mizorive t‟u vinin butësinë dhe faljet

me zemër prej kristiani të vërtetë.

Nuk i dime saktë datat kur mori titullin Ikonom dhe Ikonom

Stavrofor, por dihet mirë se ato iu dhanë për punë shumë të mirë

dhe të palodhur prej dishepulli të Jezu Krishtit. Në këto vite,

Ikonom Stavrofor Polizoin e shohim si Kryeprift të

nënprefekturës së Fierit.

Një meritë tjetër e Ikonom Polizoit është edhe puna që bëri pa

ndërprerje për të jetuar në miqësi dhe si vëllezër të vërtetë

ortodoksët me myslimanët në Fier. Ai mbante lidhje të mira me

myftiun e qytetit për këto probleme dhe gjyshërit dhe baballarët

tanë asnjëherë nuk patën sharje apo zënka me myslimanët.

Pas viteve 1934, Ikonom Polizoi nisi nga puna për rregullimin

e oborrit të kishës së Shën Gjergjit që ishte në të gjitha anët me

varre. U caktua qimitirua (varrezat) në jugë, larg qytetit. Oborri u

bë lulishte. Meremetoi dhe ngriti këmbanërinë dhe u vendosën

orët në të. Tingulli i tyre dëgjohej deri në bregdet.

Është për t‟u theksuar një rast në jetën e tij. Në vitin 1937, një

të dielë, Ikonom Polizoi ishte në kishën e Ungjillizimit në Tiranë.

Besimtarët e shumtë që mbushnin kishën dhe oborrin e saj

mbetën të habitur nga zëri melodioz prej tenori nga meshimi dhe

Page 115: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

115

fjalimi që mbajti Ikonom Polizoi atë ditë atje. Me ndërhyrjen e

besimtarëve tiranas, këshilli i kishës ndërhyri tek peshkopi Irineu,

për ta transferuar priftin fierak në Tiranë. Por shkresën e

peshkopit Irineu, Ikonom Polizoi e refuzoi, duke iu përgjigjur: “

Mua më lindi, më rriti dhe më edukoi Myzeqeja, prandaj unë i

takoj asaj”.

Në ato vite, në kishën e Shën Gjergjit erdhi dhe një prift tjetër,

Papa Panua, nga fshatrat e minoritetit. Ky u ndihmua shumë nga

Ikonom Polizoi për të pasuruar dhe drejtshqiptuar gjuhën shqipe.

Rreth viteve 1939-1941, me ndërhyrjen e Ikonom Polizoit u bë

freskimi i afreskeve murale sin ë kishën e Shën Gjergjit, ashtu

edhe në atë të Shën Mërisë që ishte ngjitur me të. U bë pastrami i

ikonave dhe ikonostaseve të tyre që ishin nga më të bukurit në

Ballkan. Si kryeprift i nënprefekturës së Fierit, me priftërinjtë e

enorijeve të fshatrave, punonte për aftësimin e tyre në meshimet

dhe mirëmbajtjen e kishave.

Pas vitit 1944, dihet që feja u shikua me një sy tjetër, me atë të

zhdukjes së saj nga regjimi komunist. Thirrjeve që bënin

pushtetarët për tu zhveshur si klerik, Ikonom Polizoi i hidhte

poshtë me atë sarkazëm plot humor therës, pa u frikësuar prej

tyre.

Prishja e kishave e vrau shumë shpirtërisht. Rrëzohet në

shkallët e daljes nga kisha, pas meshimit të fundit që bëri dhe zuri

shtratin.

Ikonom Stavrofor Polizoi mbylli sytë 9 ditë para se të mbyllej

kisha e Shën Gjergjit, më 1967 (6 shkurt 1967). Ai u varros me

nderime të mëdha, duke u përcjellë për në banesën e fundit nga

qindra e qindra besimtarë, nga dy dhespotë dhe mbi 20 priftërinj.

E përcolli plot respekt dhe myftiu i qytetit të Fierit. Më 23 prill të

vitit 1969 kisha u rrëzua për toke nga regjimi diktatorial

komunist.

Page 116: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

116

Si përfundim, u drejtohem klerikëve të rinj: “Le ti frymëzojë

këta jeta dhe vepra e Ikonom Stavrofor Polizoit si shembull i

bukur për të lartësuar dhe çuar më përpara kishën, ortodoksinë

dhe bashkimin e Krishtërimit në një trup të vetëm”.

*Shkrimtari Leonidha Prifti është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i

Fierit”. Për merita të shquara në fushën e letërsisë, Presidenti i Republikes i

ka akorduar shkrimtarit Leonidha Prifti medaljen “Naim Frashëri i

argjendtë” me rastin e 70 vjetorit të tij. Ka qënë shkrimtar i talentuar dhe i

mirënjohur për fëmijë, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të

degës së Fierit, drejtues artistik në Shtëpinë e Kulturës në Fier, drejtor i

Shtëpisë së Pionierit.

Leonidha Prifti veç një ndër aktorët e parë të trupës profesioniste të

Estradës fierake, ka shkruar vepra të tilla madhore si “Në brigjet e Gjanicës”,

“Rrëzë Apolonisë” , skeçe për të vegjëlit, libra të ndryshëm me përralla që

përbëjnë një kontribut të shquar në letërsinë kombëtare për fëmijë duke zënë

në të një vend të rëndësishëm. Ai vdiq në moshën 74 vjeçare, në 17 nëntor të

vitit 2007.

Page 117: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

117

„Leksion“ zviceran për shkollën, kulturën… !

Këto mendime për shkollën më kanë shtyrë të lexoj, të

vështroj, të kuptoj se çfarë mund të marrë si shembull edhe

shkolla jonë e pasur dhe me traditë shqipe, nga shkollat e tjera

edhe të vendeve të tillë të vegjël, si Zvicra, që në rrugën e dijes

dhe të shkencës, nuk e kanë patur gjithashtu të lehtë. Ideja për

formimin në shkollë, shkolla për jetën, për të ardhmen, ka evoluar

vazhdimisht edhe në Zvicër dhe përsëri edhe kur po shkruaj këto

radhë, bëhen përpjekje për ta përsosur atë, duke marrë shembull

edhe nga ecuria e shkollës në vendet fqinjë të saj, nga vendet e

tjera europiane, apo edhe më tej nga shkolla amerikane e gjetiu.

Gjithçka bëhet duke përshtatur përvojën e tyre në konteksin

zviceran dhe duke marrë anët që mund të shkojnë për mjedisin

zviceran. Natyrisht mendimet e mija nuk janë të një specialisti të

mirëfilltë, por si ish gazetar e mësues, do të përpiqem të jap një

imazh për disa momente të shkollës së larmishme dhe të përkryer

zvicerane.

Pak kohë më parë u festua tek « Château de Coppet » ku është

qendra europiane për Institutin e Gjenevës, 40-të Vjetori i

krijimit të tij dhe ku ishin të pranishëm edhe studentë nga

Shqipëria. Nuk e di por u mallëngjeva kur në botimin shumë të

bukur me këtë rast « Të mendojnë si Europë » përmendeshin dhe

punimet për Europën të ish-studentëve shqiptarë. Duke u nisur

nga ky rast mendova t‟u dërgoj këtë shkrim për Zvicrën, vendin

ku edhe pse me tre kultura e katër gjuhë, popullsia e saj është e

prirur drejt Europës, bën pjesë gjeografikisht në të, por ka edhe

zgjedhjen e vet lidhur me marrëdhëniet me Europën dhe me

shtetet e saj anëtare. Nëse flasim për Zvicrën, një vend pra ku

fliten tre gjuhë të huaja (frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja –

zyrtare-, si dhe romansh), rruga drejt dijes, artit, drejt

prosperitetit, paqes sociale, nuk ka qenë e lehtë. Vetëm në sajë të

punës dhe shpirtit krijues të popullit zviceran, të institucioneve të

tij politike, ekonomike dhe shoqërore, artistike, të frymës

Page 118: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

118

humaniste, për një mjedis të pastër, të vëllazërisë dhe dashurisë

për njeri tjetrin, Zvicra ka arritur stadin që dihet sot. Po të

shohësh muzeun “Alimentarium” në Vevei, qytet i dëgjuar, e

kupton se sa e vështirë ka qenë jeta në të kaluarën: zviceranët

hanin vetëm bukë të zezë, nuk hanin as njëherë në javë mish, nuk

kanë minerale, pasuri natyrore, por vetëm me punën e tyre, me

djersë, me dije, kapërcyen etapat…

Le të kthehemi tani tek ndërtimi dhe struktura e shkollës

zvicerane, e cila është shumë e larmishme dhe për mua është e

vështirë të jap një imazh shumë të saktë për të. Megjithatë, duhet

thënë se në etapa të caktuara, shkolla zvicerane ka qenë privilegj.

Për shembull, në vitet gjashtëdhjetë, një kolegj në Gjenevë ka

qënë i frekuentuar vetëm nga djem dhe një pjesë e vogël ishin

vajza. Fillimisht, objektivi kryesor ka qenë: t‟u jepet mundësi

drejtuesve të ardhshëm në fusha të ekonomisë, për të zotëruar

dijet në teknikë dhe shkencë, që të jenë jo vetëm njerëz të mësuar

dhe me kulturë, por në radhë të parë të jenë humanistë dhe të

sinqertë. Arsimi i mesëm u reformua duke shtuar disiplina të reja,

si ekonominë, gjuhët moderne, si dhe lëndë të tilla që tashmë

quheshin të domosdoshme për të ecur në shoqërinë e gjysmës së

dytë të shekullit të njëzetë. Në vitin 1968, u miratua një ligj për

njohjen e çertifikatave të maturës, i cili pas shtatëdhjetë vite

diskutimesh, dha mundësinë e njohjes në shkallë të Konfederatës

Zvicerane, të maturës në degën shkencore. Për ta spjeguar më

mirë këtë fakt, për të cilin do të flasim edhe më poshtë, shkolla

zvicerane është e ndërtuar në mënyrë të tillë: pas nëntë vjet

shkollë primare, është shkolla e mesme - zakonisht katër vjet- e

pastaj mund të shkosh në shkollën e lartë, ose në drejtim

profesional.

Drejtimet kryesore të saj janë: matura klasike, shkencore dhe

artistike. Aktualisht tre kolegjet e Gjenevës kanë edhe një seksion

artistik, kolegji “Volter” (seksioni u krijua në 1970), “Klapared”

dhe “De Sosyr”. Ky seksion përfshin dy ndarje: artet vizuale dhe

muzikën. Këto dy ndarje përmbajnë disiplina të cilat zhvillohen

Page 119: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

119

nga profesorët afro 40 orë në javë, të ndarë në katër vjet. Seksioni

artistik është një nga seksionet më i ngarkuari në orë, pasi përveç

italishtes, nxënësit kanë të njëjtat orë mësimi në disiplina të tilla

që bëhen edhe në seksioni modern. Përveç kushteve të pranimit

që janë të njëjta, si në gjithë kolegjet, hyrja e një nxënësi në

seksionin artistik, bëhet mbi bazën e një takimi paraprak me

profesorët, ku shihen aftësitë e tij specifike të fituara më parë. Për

ndarjen “artet vizuale”, nxënësi është i detyruar të paraqesë një

sërë punimesh personale dhe nëse ka aftësi për muzikë (seksioni

“muzike”) ai paraqet një pjesë instrumentale apo vokale sipas

dëshirës së vet.

Ideja kryesore që mbizotëroi në krijimin e seksionit artistik në

një kolegj të caktuar lidhej drejtpërdrejt me objektivin e formimit

të nxënësit nga ana e kulturës së përgjithshme: nuk mund të

mohohej fakti se disiplinat e artit vizual apo muzikor luajnë një

rol formues po aq sa edhe gjuhët e vjetra apo shkencat e quajtura

ekzakte. Mbi këtë bazë lindi ideja që edhe në kantonet e

Gjenevës, Zyrihut dhe Bazelit të njihet nga ana e Konfederatës,

matura artistike. Nëse përfundon për shembull kolegjin Klapared,

në seksionin artistik, duke dhënë provim edhe gjuhën italiane, ke

të drejtë të hysh në universitet në një degë moderne, kjo në rast se

nuk ke aftësi të veçanta për pikturë apo muzikë.

Në vitin 1969, kolezhi në Gjenevë bëhet më i gjerë dhe fillon

të rigrupojë ndarjen e shkollës së lartë të kolegjit Kalvin, asaj të

shkollës së lartë të vajzave (që më vonë prishet për t‟u kthyer tek

kolegji Kalvin) dhe kolezhi Ruso. Le të bëjmë këtu një digresion.

Një ditë (para disa vitesh) pata fatin të jem i ftuar në një mbledhje

të prindërve, në darkë, në kolegjin Klapared. Ishte një mbledhje e

thjeshtë, gjatë së cilës profesorët dhe dekanët e seksioneve

(klasike, moderne dhe artistike) kishin ardhur të përgatitur për t‟i

spjeguar auditorit se çfarë zhvillonin fëmijët e tyre në shkollë,

cilat ishin interesat e tyre dhe ecuria e tyre. Në ekspozenë e

dekanëve përkatës u hodhën idetë që përmendëm pak më parë

lidhur me disiplinat që zhvillojnë nxënësit gjatë javës në

Page 120: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

120

seksionet e tyre. Ndjehej një preokupacion i dekanëve për të

spjeguar sa më qartë punën e tyre, premisat për të ardhmen, gjë

që u konkretizua pastaj në mbledhjet e klasave përkatëse. Aty

referuan me radhë mësuesit e lëndëve, të cilët hodhën idenë e

formimit të nxënësve për t‟u përgatitur për jetën. Përveç faktit se

ekzistojnë libra shkollorë, profesorët i jepnin rëndësi edhe

mbajtjes së shënimeve nga ana e nxënësve, pasi mendimi për një

disiplinë evoluon, siç evoluon për shembull mendimi për

“historinë moderne”, “historinë e artit” (këndvështrimi), bile edhe

për edukimin fizik. Shqetësimi kryesor, edhe i profesorit të

edukimit fizik, ishte që nxënësit të arrijnë të gjithë nivelin

mesatar, por duke bërë përpjekje vetiake. Rëndësi kryesore iu dha

edhe punimeve vetiake të nxënësve, detyrave me shkrim, për të

parë formimin e tyre, vizionin e tyre. Rëndësi i jepej sidomos

fitimit të dijenive në shkollë. Nxënësit që kanë nevojë të forcojnë

dijet e tyre në gjuhë të huaja, marrin pjesë në kurse përforcuese

për gjuhët. Ideja e shkollës- përgatitje për jetën, për të ardhmen,

për shkencën, teknologjinë, informatikën, arkitekturën, etj.,

mbizpotëron dhe nxjerr forma të reja për përgatitjen e brezit të ri.

Duhet theksuar se edhe reforma e shkollës zvicerane lidhet me

nevojat, sidomos për të ardhmen. Duhet nënvizuar gjithashtu, siç

pranohet edhe nga vetë specialistët zviceranë në fushën e arsimit,

se në krahasim me atë që ndodh në vendet e tjera, shkollat e

mesme zvicerane, edhe të artit, janë në një gjendje më të

privilegjuar, pasi “liria e veprimit dhe marzhi i manovrimit të

institucioneve arsimore është i konsiderueshëm”. Një anketë e

bërë kohë më parë dëshmoi se “shumë novacione janë rezultat i

nismave të ardhura nga baza, bile shihet njëfarë ngurimi për t‟i

bërë të njohura këto përvoja, nga frika se ato humbin karakterin e

tyre intim, të vetë institucionit arsimor…”

Page 121: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

121

Edhe dy fjalë për Artisten, Vaçen tonë kombëtare

« Njerëzit e mëdhenj janë modestë » - më thoshte një ditë një

miku im kompozitor kur i fola për artisten tonë të popullit, Vaçe

Zela. Shpesh e kujtoj atë dhe dëgjoj kasetën me zërin e saj

melodioz, që të jep krahë, të kujton Atdheun, tokën e

paraardhësve dhe të mbush me emocion. Si atë darkë kur dëgjoja

tek « Çajupi » i Tomorrit dhe Meritonit, tek Universiteti Popullor

Shqiptar, këngën e saj për « Atdheun » dhe shihja siluetën e saj të

bukur, tepër shprehëse. Ajo vërtetë është modeste, por don të

komunikojë me dashamirët, dhe atë darkë, megjithëse zëri i saj

nga ana tjetër e receptorit ndihej i lodhur, me ëmbëlsi shprehu

mirënjohjen për Meritonin, duke dëgjuar zërin e saj. I shpëtuan

edhe disa lotë nga sytë. Pastaj si çdoherë, ajo më kaloi

bashkëshortin e saj, njeriun me kulturë dhe tepër të sjellshëm,

Pjetër Radiqin. Ai më flet me përzemërsi si kurdoherë, për Vaçen

tonë kombëtare dhe shprehet se është më mirë. Shkembejmë disa

mendime bashkë dhe kuvëndojmë edhe për mundësinë që një ditë

Vaçja të vijë në Gjenevë dhe të dëgjojë tek Universiteti Popullor

Shqiptar, këngët e saj të kënduara nga të rinj të talentuar…Ashtu

siç shkoi me miqtë atje në Gjermani para disa ditësh dhe ju bë

zemra mal nga mikpritja e shqiptarëve në Diasporë.

Në enciklopedinë Wikipedia (Enciklopedi e lirë) për Vaçen

tonë shqiptare thuhet këto fjalë të përmbledhura por që flasin

shumë : « Vaçe Zela. Lindi më 7 prill 1939. Këngëtare me famë

të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua

rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të

jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të

preferuara nga publiku. Prej kohësh Vaçe Zela e ka reduktuar në

mënyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë Vaçe Zela

mbetet « Zëri » i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat

shqiptare. Disa nga këngët e saja janë „Çelu si mimoza‟,

„Djaloshi dhe shiu‟, „E dua vendin tim‟, „Ëndrra ime‟, „Lemza‟ ,

„Nënave shqipëtare‟, „O diell i ri‟, „Sot mbusha 20 vjet‟, „Të

Page 122: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

122

lumtur të dua‟. Që sa vite e sidomos këto të fundit gjindet në

shërim në Zvicër ».

Vaçja filloi të këndojë qysh në moshën dhjetëvjeçare. Vaçja

ishte fëmija më i madh e një familjeje me gjashtë fëmijë dhe siç

shprehet ajo « këngën e trashëgova nga nëna ». Edhe vëllai i saj,

Hysniu, e ndoqi pas në këtë rrugë. Prej këngës së saj të parë, ajo

ruan në kujtesë vetëm refrenin e saj : « O pëllunb i bardhë, kur po

don me ardhë »…Në Institutin e Lartë të Arteve, megjithëse

kishte dëshirë të bëhej aktore, nuk i kërkuan asnjë etyd, ushtrim

sikuri, recitim, apo të paktën një monolog a pjesë drame, ajo mori

kitaren dhe filloi t‟i bjerë instrumentit dhe të këndojë. Siç

shprehet prof. asoc. Nexhat Agolli, në librin e tij të arrirë me

titull « Vaçe Zela…magjia e këngës shqiptare », « ndoshta e solli

në këtë „zgjedhje‟ dikushi apo fati ? Gjithsesi, ajo asnjëherë nuk

do të paragjykonte se si ndodhi : atë që nuk e bëri komisioni i

kantos për t‟u bërë këngëtare e bëri komisioni i dramës. Por

Vaçja nuk u bë kurrnjëherë aktore, por artiste e këngës : e këngës

popullore dhe e këngës së lehtë. Kështu mund t‟i ndodhë shpesh

njeriut, veçanërisht artistit ».

« Të gjitha këngët e Vaçes i kam dëgjuar dhe i kam mësuar

përmendësh. Vaçe është përjetësuar në këngët e saj. Vaçe u

shëndrit rrugën këngëtarëve të rinj si dielli që shëndriste tokën.

Rallëherë lindin këngëtare si Vaçe. Vaçe Zelës i uroj shërim.

Respekt për këtë këngetare të madhe », shprehet Taibja.

Ja si shprehet Sokrati për diskun « Kënga ime » : « Disku

është i përkyer, si nga cilësia e dëgjimit, po ashtu nga niveli

muzikor dhe poetik i këngëve. Mua më ka pëlqyer gjithmonë

Vaçe Zela dhe jam munduar të gjej sa më shumë këngë të saj.

Nëpërmjet këtij disku u njoha me këngë që nuk i kisha dëgjuar

ndonjëherë. Do të këshilloja cilindo që të dëgjonte këngën

« Rrjedh në këngë e ligjërime » çdo mëngjes, ose të paktën kur

duan pak frymëzim. Do t‟ju ndihmojë shumë në kohë të

vështira…Dhe nuk është aspak për pleqtë, përkundrazi unë besoj

Page 123: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

123

se zëri dhe këngët e Vaçes japin më shumë rezultate tek të rinjtë

sesa tek të moshuarit ».

Ndërsa Elona thekson : « Sapo e bleva CD e Vaces dhe jam

shumë kurioze ta dëgjoj të gjithën. Jam 20 vjeçe dhe jam

frymëzuar nga prindërit e mi ta pëlqej këtë këngëtare të

paarritshme shqiptare ».

« Vace Zela is Albania's secret weapon and anyone who wants

to sample Albanian music at its best should buy this CD »- David

Mitchel.( Vaçe Zela është një armë sekrete e Shqipërisë dhe

çdonjeri që dëshiron të shijojë muzikën më të mirë shqipëtare,

duhet të blejë këtë disk ».

Këto fjalë më mbushin me krenari si çdo shqiptar në diasporë

dhe ashtu siç kam shkruar për Celine Dyon në ditën që u vendos

ylli i saj në « Hollivud Bulevard » do të dëshiroja të shkruaja

edhe për Vaçen tonë kur ta propozojnë shqiptarët tanë në diasporë

në Amerikë.

Vaçe Zela ja dedikon suksesin e disqeve të saj tre faktorëve

kryesorë : në një anë fatit që i dha atë dhunti, zërin melodioz, por

edhe punës së saj të madhe prej vitesh, si edhe dashamirësisë së

shqiptarëve kudo që janë. Të gjitha disqet e saj kanë një sukses të

jashtëzakonshëm dhe turnetë e saj në Shqipëri, por dhe në skenat

botërore kanë qënë të paharruar. Ajo ka kujtim të bukur ditën e

nderimit të saj para tre vitesh me titullin « Nderi i Kombit » nga

presidenti Alfred Moisiu :

“Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të

jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së

muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi

në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

…Njerëzit e pranishëm atje në sallën e Lidhjes së

Shkrimtarëve dëgjonin zërin melodioz të Vaçes dhe ajo këndonte

prej së largu, këngët e saj të rinisë. Ajo artiste e vogël e një qyteti

myzeqar, shkonte me grupet e shkollave për të dhënë shfaqje

nëpër fshatra. Shoqja e saj e fëmijërisë, Violeta Librazhdi, kujton

Vaçen kur ishte nxënëse shkolle dhe veshi një fustan të bardhë

Page 124: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

124

nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një kocert shkolle. Atje

këndoi këngët « Piva ujë me dy bardhakë », « Qilimi me mollë »

dhe mori duartrokitjet e të pranishmve, bashkëqytetarë lushnjarë.

Me kitaren e saj do të këndonte Vaçja më vonë këngë spanjolle,

italiane dhe amerikane që i kishte mësuar « vjedhurazi ». nga

dëgjimi i radios. Një koncert i bukur, kujton Violeta, atje në atë

shtëpizën në Tiranë, kur papritur ishin mbledhur dashamirë të

shumtë që ishin ngjitur pranë dritares…Perlat e muzikës shqiptare

do të vazhdojnë për vite të tëra të mbushin me gëzim zemrat e

shqiptarëve të thjeshtë…Atë mbrëmje tek Lidhja e Shkrimtarëve

Pjetër Radiqi, bashkëshort i Vaçes, falenderon miqtë dhe

adhuruesit e saj që duan të japin ndihmën financiare për kurimin

e saj dhe shpreh mendimin që fondi i mbledhur të dhurohet për

fëmijët Talasemikë në Shqipëri. Ai theksoi atëhere se Vaçe Zela

nuk ka probleme financiare. Kaloi me të vërtetë një çast shumë të

vështirë për shkak të problemeve shëndetësore, por për fat të mirë

financat nuk përbënin shqetësim për të dhe familjarët e saj. « E

vetmja mungesë e pazëvëndësueshme për të, tha ai, është largësia

nga miqtë dhe publiku shqiptar ».

Shpesh herë, si shumë dashamirës të Vaçes, flas me të në

telefon dhe mbrëmjeve pas ditës së lodhshme, dëgjoj kasetën me

muzikë të artistes sonë të Popullit. Mallëngjehem atje tek Parku

Gesendorf, apo buzë liqenit Leman dhe zëri i saj kumbues dhe i

fuqishëm më bën të ndodhem pranë Atdheut tonë, pranë

Myzeqesë, Devollit, Valbonës, Lezhës, Fierit, Pogradecit,

Lushnjes, Sarandës. Më kujtohet dhe miku im, inxhinjer Budjon

Pojani atje në Clearwater të Floridës që më pyet gjithmonë për

Vaçen, për Pjetrin. Ndoshta puna, hallet e përditshme nuk na

kanë lejuar të shkojmë e të vijmë shpesh tek të gjithë

bashkëbesëlidhësit tanë në Zvicër e mbi të gjitha me një artiste të

madhe e cila e ka kohën e kufizuar dhe lufton çdo ditë për të

patur një shëndet të mirë. Pranë i qëndrojnë bashkëshorti i saj i

përkushtuar, dhe të afërmit e tjerë, vajza e saj. Urojmë që së

shpejti, pa pritur Ditën Kombëtare të Shqipërisë, të kemi në gjirin

Page 125: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

125

tonë Vaçen tonë artiste të Kombit e cila me zërin e saj, me

këngën e saj qëndron pranë vatrave tona dhe na shoqëron çdo ditë

me mirësinë, me modestinë e saj.

Të duam shumë Vaçe, prandaj, mos u dorëzo, përballo me

forcë sëmundjen, pasi e ardhmja e afërt do të sjellë patjetër një

shërim edhe për ty. Mjekësia po bën hapa të reja përpara dhe

mjekë të përkushtuar po punojnë me ngulm për të transformuar

edhe genet defekzoze me ato të shëndosha. Prandaj të jeni e

durueshme, jo sentimentale, por e prirur nga dëshira për të

ndryshuar gjithçka, si në kohën tënde të rinisë, për të na dhënë

shpresa, guxim, dashuri, mirënjohje, solidaritet ! Të presim së

shpejti në Gjenevë për të dëgjuar koncertin me këngët e të rinjve

dedikuar ty ! Zoti të bekoftë, e mira jonë Vaçe !

2006

Page 126: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

126

Në njëqindvjetor të Nonda Bulkës

(Chri-Chri)…

Mbushen 100 vjet nga lindja e njërit prej korifejve të letërsisë

shqipe, shkrimtarit Nonda Bulka. Kushdo që ka patur fatin të

bisedojë me të, të dëgjojë fjalët e tij, të shohë fytyrën e tij të vrarë

nga jeta, por të qeshur, ndjen një nostalgji të thellë, pasi ai nuk

ndodhet më midis nesh, qysh nga viti 1972. E shihje gjithmonë të

menduar me ato flokët e tij të gjatë, që e fisnikëronin atë burrë jo

shtatgjatë, me një shikim të mprehtë. Në jetën e tij të shkurtër 66-

të vjeçare (1906-1972), ai kishte qënë një prej penave më të mira

midis shkrimtarëve të sërës së vet. Kishte shkruar shumë, por

botuar pak. Kishte shumë për të thënë, por fliste pak. Kishte tepër

merita, por kurrë nuk u mburr ! Ishte trim dhe krenar që ishte

shqiptar gjë që e kishte shprehur edhe gjatë kohës që kishte bërë

burg në Kështjellën e Ali Pashë Tepelenës.

Më 1934 botoi me pseudonimin e tij Chri-Chri shkrimet e tij

therëse, fejtone dhe skica, nën titullin « Kur qan e qesh biblili ».

Bashkëpunoi tek « Besa », « Flaga », « Rilindja » (Korçë), « Bota

e re » (Tiranë), « Diana ». Nonda bashkëpunoi dhe me gazetat

dhe revistat « Arbënia », « Përpara », « Përpjekja shqiptare » etj.,

ku trajtoi probleme të shumta politike dhe shoqërore. Vite më pas

çlirimit ai ju përkushtua punës si pedagog i gjuhës shqipe dhe

frënge, por dha dhe një ndihmesë të çmuar me shkrimet e tij

therëse në revistën « Hosteni ». Në vitin 1962 botoi « Bota siç ish

kur qante dhe qeshte bilbili », si dhe një numër vëllimesh në

prozë, por që janë më tepër publiçistikë letrare.

Kur i thashë njëherë profesorit tim të nderuar të letërsisë

frënge në Universitet, me të cilin kuvendoja shpesh, se shokët e

tij e kishin cilësuar jo më kot: « Biblil i Përmetit », ai m‟u kthye

duke ndezur si zakonisht atë gjysëm cigaren e tij : « Dëgjo, i

dashur Fredi, Përmeti dhe Shqipëria kanë patur dhe kanë njerëz të

shquar, më tepër se unë ». Nuk e zgjata, pasi nuk i pëlqente

Page 127: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

127

lavdërimet. Ishte tepër modest. Edhe kur bënte vërejtje për ndonjë

shkrim të botuar apo shkruar nga studenti i tij, përpiqej që të

« vriste me pambuk ». Bënte vërejtje shoqërore, por me tepër takt

dhe maturi. Asnjëherë nuk i duroi padrejtësitë shoqërore, bile

edhe kur ishte me ne si profesor letërsie. Nuk e përtypi mirë

meskinitetin e një pedagogu profan që pengoi një grup të

studentëve të tij të vazhdonin studimet jashtë shtetit, pasi sipas

atij pedagogu « ishin akoma të rinj ». Nonda ishte ngritur kundër,

por ai pedagogu me ofiq i vitit…66 « kishte fituar » me

argumentat e tij banale. Nuk pranoi lavde, megjithëse i takonte

për qëndrimin e tij të paepur, për prozën e tij poetike me nerv, për

skicat humoristike nga më të mirat gjatë viteve 30-të e më tej, kur

vazhdoi të botojë sidomos në « Hosteni ».

Merrej edhe me përkthime nga letërsia frënge, të cilën na e

shpjegonte me aq pasion e bukuri. Shpesh qëndronin me sy të

ngulur te shikimi i tij serioz, te pamja e tij njerëzore, shprehëse

dhe e zgjuar kur na tregonte për Hygoin, Rabelenë, Dumasin,

Merimenë, Mopasanin, si dhe pena të tjera të shquara të letërsisë

franceze, atje në katin e dytë të Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Megjithëse ishte një nga personalitetet e shtypit të viteve ‟30,

polemist i shtypit të atyre viteve, ai fatkeqësisht është përmendur

pak nga kritika e viteve të mëvonshme ose mund të themi se është

anashkaluar pa të drejtë.

E vërtetë se ishte modest së gjalli dhe nuk pranonte të jepte

intervista apo të afishonte dijet, zgjuarsinë e tij të pamasë, por

meritat e tij njihen nëpërmjet poezive, prozave poetike e sidomos

skicave humoristike...

Nonda Bulka njerëzori, i urti, i dashuri, i dhëmshuri, e

meritonte më tepër të përmendej jo vetëm për to, por edhe për

përkthimet me vlerë nga shkrimtarët francezë, për përmbledhjet e

« Tregimeve të moçme shqiptare » të Mitrush Kutelit (Dhimitër

Pasko), etj etj.

Page 128: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

128

Nga skicat, fejtonet dhe shkrimet e tij më të mira mbaj mend

« Intervistë me Shën Pjetrin », « Mësim gjeografie », « Vija e

vdekjes », « Kujtime tragjikomike », « Përralla abisine » etj.

Profesor Nonda ishte tepër mirënjohës dhe gjatë kohës që

kurohej në Rumani la këtë shënim: « Atdhetarit veteran Dhimitër

Kristesku, i dhuroj këtë vepër modeste, në shënjë mirënjohjeje,

për mikpritjen, dashurinë dhe ngrohtësinë që ka treguar ndaj

meje, me gjithë familjen e tij » (Bukuresht, 31 maj 1972). Gjyshi

i sime shoqeje, Dhimitër Kokoneshi që e kishte patur profesor

Nondën, shok të ngushtë, pasi qëndronin bashkë në pushime në

Pogradec, tregonte se ishte njeri me karakter, nuk mashtronte

kurrë kur luanin sëbashku me letra, apo edhe e quante tepër

modest, kur shokë të tjerë të një moshe pak a shumë të avancuar,

nxirrnin meritat e tyre të « Luftës ». Ai vetëm buzëqeshte dhe

vështronte me shikimin e tij të mprehtë, por tepër domethënës…

U nda nga ne nga kjo jetë, më 14 nëntor 1972, pasi e breu

sëmundja e pashërueshme, njeriun e mirë, të çiltër, të madhin

Nonda Bulka. Vepra « Gazetarë dhe publicistë të shquar » (Fjalor

enciklopedik) (botuar në 2005 nga Unioni i Gazetarëve

Profesionistë të Veriut (UGPV), i jep një vend të dukshëm figurës

së publicistit dhe shkrimtarit pendëartë, Nonda Bulka.

Ja një kujtimet e mija të paharruara me profesorin tim Nonda

Bulka.

Atë ditë pranvere të vitit 1966, profesori ynë hyri në klasë dhe

nuk na kërkoi si zakonisht leje për të pirë një gjysëm cigare, siç e

kishte zakon, por na tha : “ Sot letërsinë, nëse jeni dakord, do ta

bëjmë jashtë në natyrë, afër kodrave të liqenit artificial ”. Nuk e

di por ishte diçka e veçantë që do ta ruaj si kujtim gjithë jetën

time. Chri-Chri, pseudonimi i tij letrar në vitet 30-të, na

shpjegonte me aq dashuri dhe përsosmëri ecurinë e letërsisë

frënge, sa ne shpesh kishim dëshirë të qëndronim akoma me të

gjatë, edhe pas rënies së ziles që tregonte mbarimin e orës së

mësimit. Kishte udhëtuar dhe lexuar shumë dhe dukej që kishte

Page 129: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

129

një formim të përkryer që shprehej dhe në shkrimet e tij realiste

dhe tepër të forta në ide. Na fliste me aq pasion e dashuri për

Viktor Hygonë, Romen Roland, Henri Barbusse dhe shkrimtarë të

tjerë dhe me shpirtin e tij romantik na tërhiqte në atë botën e

bukur të letërsisë frënge. Përkthente dhe vepra të letërsisë frënge,

sidomos romane të shekullit XIX. Dhe po ta shohësh me kujdes

veprën e Nonda Bulkës së paharruar ajo është një polemikë e një

gazetari pendëhollë, e poetit, e narratorit apo e një kritiku

dashamirës letrar. Pamfletet e tij të shkurtër në përmbledhjen e tij

“Kur qante e qeshte bilbili”, botuar në 1932, “Vjershat satirike”,

“Fabulat” dhe “Maska të çjerra” janë një pasqyrë e shpirtit të tij të

pastër, njeriut me karakter të fortë, gjithmonë i buzëqeshur dhe

tepër zemërmirë. Flisnim bashkë për letërsinë, i tregoja shkrimet

e mija ku më bënte vërejtje të sakta, si fëmijës së tij, « pa më

vrarë », por thjesht si një prind i vërtetë. Ishte njeri i madh dhe na

donte si fëmijët e tij, na qëndronte pranë, na këshillonte, sepse

jeta e tij tërë dallgë, nuk i kishte falur një fëmijë të vetin…

Profesor Nonda na thërriste herë pas here në shtëpinë e tij në

rrugën e Durrësit, ku diskutonim me pasion për letërsinë frënge

dhe shqipe dhe ku na servirte edhe ndonjë raki nga Përmeti i tij.

Shihnim ndonjëherë televizion, pasi në atë kohë ishin të rrallë.

Kishte marrë në Rumani, një xham me ngjyrë për televizorin dhe

shikimi ishte me një refleks disa ngjyrësh. Në Rumani kishte

shkuar për t‟u kuruar nga gryka, sëmundje që fatkeqësisht ja

shkurtoi jetën. Dhe një ditë e përcollëm në banesën e fundit në

vitin 1972, në moshën 66 vjeçare.

Profesor Nonda kishte një bibliotekë shumë të pasur, sidomos

me autorë francezë dhe herë pas here na jepte libra për t‟ lexuar.

Njëherë një shok i fakultetit tonë u bë gati të merrte një libër

nga biblioteka. Profesori, pa u ngritur, por me zërin e tij impulsiv,

pjesë e karakterit të tij, e ndërpreu në hovin e tij : “ Djalë, para se

të marrësh atë libër, ki parasysh se duhet të kthesh tjetrin që ke

Page 130: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

130

marrë ”…Dhe shtoi: “Dua t‟u le dhe brezave të tjerë të shfletojnë

librat e mi”. Kujtimi, shoku ynë i klasës, që u largua shpejt nga

kjo jetë, me atë të qeshurën karakteristike, na bëri edhe neve që të

shpërthenim në gaz.Ky ishte një mësim i bukur për çdonjerin nga

ne. Qysh atëhere më ka mbetur pasion i veçantë t‟i ruaj librat me

kujdes kudo që kam qënë, në banesën time në Tiranë dhe kudo që

më kanë çuar rrugët e jetës.

2006

Page 131: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

131

Meditim për shqiptarët, Europën dhe Ballkanin

Bashkëbesëlidhësi im shqiptar më gëzoi sot, pasi edhe gjuha

politike e një vendi të vogël si Shqipëria po dëgjohet nga Europa

e përfaqësuar në Bruksel. Gjithashtu, edhe bashkëbesëlidhësja

kryeparlamentare e Republikës së Shqipërisë gjatë vizitave të saj

në Gjermani. Pra ka një hap të dukshëm përpara në krijimin e një

klime reale për një vend të vogël si Shqipëria, por me histori të

lashtë dhe autoktonë në tokën shqiptare që i përket Europës

qindra milionëshe. Pra hapat e ndërmarrë dëshmojnë se nuk

janë më të tjerët që duan akoma të na përfaqësojnë atje me

fjalimet dhe shënimet e tyre konfidenciale për „Shqipërinë e

egër“, për ata „shqiptarë të pagdhendur“ „shqiptarë të

çuditshëm“…Sidoqoftë, gjuha që po përdoret nga kushdoqoftë,

më jep parandjenjën e kohës së gjatë që do na duhet, derisa

evropianët ta quajnë edhe kombin tonë „europian“. Megjithatë

dua të kujtoj se një mik i imi shkrimtar i huaj, jo më kot është

shprehur „Një njeri i urtë nuk e le veten ta sundojnë, ai as nuk

kërkon të sundojë të tjerët; ai don që arsyeja të ushtrojë ndikimin

e vet tek cilido, i madh apo i vogël qoftë, për jetë të jetëve“.

Në këtë shkrim nuk pretendoj të bëj një vlerësim të posaçëm

dhe të hollësishëm lidhur me marrëdheniet e Shqipërise me

Europën sot. Vetëm se si pjesëmarrës aktiv në tetë sesione të

Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju

Jork, apo edhe për çështje që kanë patur të bëjnë ndër të tjera me

Europën, Shqipërinë dhe Ballkanin, në Gjenevë, Paris, Vjenë,

Bruksel, Nairobi, Kajro, Rhodes, Limasol, Bazel, etj., mendoj të

shpreh mendimet e mija modeste. Këto janë mendime personale,

të cilat më angazhojnë vetëm mua, të mbledhura gjatë vitesh, por

dhe të rifreskuara nga ecuria e marrëdhënieve të Shqipërisë

aktuale me Europën dhe Ballkanin.

Me kalimin e moshës, kujtimet sikur ecin shumë më shpejt se

koha. Shpesh herë u rikthehem atyre dhe ndjej një kënaqësi të

Page 132: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

132

veçantë, por edhe brengë për diçka që nuk është bërë si duhet.

Megjithatë, e ngushëlloj veten, edhe me miq të mirë në Diasporë,

dhe them se duke qënë të krishterë, apo myslimanë, për të folur

me Zotin e Plotfuqishëm, Allahun, kur shkojmë dhe lutemi në

kishë apo në xhami, si banorë të shoqërisë multietnike në

Gjenevë : arabë të krishterë apo myslimanë, zviceranë, afrikanë,

shqiptarë, boshnjakë, bullgarë, maqedonas, grekë, italianë,

francezë, britanikë, amerikanë etj., duhet të jemi të pastër

shpirtërisht. Por cila ka qënë ajo qënie njerëzore, që, në një

mënyrë ose në një tjetër, nuk ka gabuar? Kështu që edhe Zoti,

besoj se na i bën „kabull“ disa gjynahe të bëra jo enkas. Prandaj,

pa dashur të mbaj anën e ndokujt, nuk më pëlqen polemika midis

bashkëbesëlidhësve qofshin këta në Shqipëri, Kosovë apo jashtë,

në Diasporë. Pasi ajo çon sado pak ujë në mullirin e keqdashësit,

që don t‟i shohë Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Europës edhe

për shumë vjet. Nuk më pëlqen tulatja e një pjese të

intelektualëve të pavarur shqiptarë që diktatura e viteve 1944-

1985, i ka lënë akoma në heshtje për këto probleme madhore të

Kombit tonë, përkatësia në Europë. Këto radhë mund t‟i lexojë

edhe ai „qoftëlargu“, i pakët në numër kudo në Europë, që

vegjeton dhe qesh pse grinden bashkëkombasit e tij dhe fërkon

duart, pasi don që të kthehet një kohë e kaluar, megjithëse edhe ai

po t‟i ketë mbetur pak logjikë, e kupton se ajo kohë tanimë ka

perënduar njëherë e përgjithmonë Ajo nuk u kthye as në kombe

të tjerë në Europë, qoftë në Lindje, Perendim, Jug apo Veri…

Përsëris, hezitova shumë që t„i shkruaj këto radhë për

shqiptarët dhe Europën, pasi dikush mund të mendojë se nuk

kemi të drejtë ne, në Diasporë, të shprehemi për Kombin tonë.

Por një miku im i mirë më bindi se sado keq që të jenë shkruar

ato, mund të përmbajnë një dritë të vërtete, që brezi i ri, mund t„i

vlerësojnë sadopak. Pra i lejova vetes këtë luks për t„iu rikthyer

shënimeve të mija për Europën dhe përkatësinë e shqiptarëve në

të. Të shkruash është një mënyrë të komunikuari, pa të ndalur

njeri kur shpreh mendimet e tua. E dua akoma profesionin tim „jo

Page 133: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

133

të këndshëm“ që më lidh me gjuhën dhe tokën time amtare, me

ecurinë e saj drejt Europës, për të dhënë një mesazh modest.

Ashtu, si ata marinarët që urrejnë stuhitë dhe trëngatat, por

vazhdojnë të lundrojnë, edhe unë do të vazhdoj në udhën time të

nisur prej katër dekadash…

Pra më lejoni, të nderuar lexues, të përmend shkurt që më se

njëherë kam biseduar çiltër me profesor Filip Braillard, drejtor e

Institutit Europian të Universitetit te Gjenevës dhe ish profesor i

imi për Historinë e Europës, i cili sëbashku me stafin e Institutit

dhe kolegë shqiptarë punojnë për krijimin e një Instituti të vërtetë

evropian në Tiranë. Pasuniversitarë shqiptarë që studjojne tani në

këtë Institut dhe të tjerë që e kanë përfunduar atë me sukses do të

përbëjnë bërthamen e tij, krahas profesorëve të tjerë të nderuar

shqiptarë që punojnë prej kohësh që Shqipëria të përfshihet në

Europë, si dhe në organizmat që e përbëjnë atë në Bruksel,

Strasburg e forume të tjera europiane.

Nuk mund të lë pa përmendur sidomos fjalët e këshilltares

federale të Konfederatës Zvicerane, Ministre e Jashtme e Zvicrës,

Michelinë Calmy-Rey, lidhur me angazhimin e Zvicrës në

çështjet ndërkombëtare, por edhe për vendet e Ballkanit, në

Europën Jugore, pra dhe Shqipërinë dhe Kosovën. Ja si shprehej

ajo tek gazeta zvicerane « Le Monde », më 25 janar 2006 : « Si

edhe Bashkimi Europian që ka përparuar në vlerat e pajtimit, të

demokracisë, të lirisë individuale dhe të tolerancës, edhe Zvicra,

është e vendosur të nxisë gjithçka që është thelbësore për paqen

në Europë. Në fund të fundit, vetëm nëpërmjet solidaritetit, ne

angazhohemi në favor të popullsive të lënduara të Ballkanit. Por

ndërse ky angazhim është jetik për vendet që i përfitojnë, është

edhe në interesin tonë, sepse kjo kontribuon në sigurinë dhe në

mbarësinë tonë të ardhshme. Prandaj, Zvicra ngulmon në

përpjekjet e saj për stabilitetin në rajon dhe për pavarësinë e

Kosovës ».

Page 134: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

134

Më lejoni të shtoj edhe disa fjalë të zonjës së nderuar dhe

kurajoze, Michelinë Calmy- Rey , botuar tek gazeta zvicerane

« Le Temps » (Koha), më 25 nëntor 2005 : « Me mondializimin,

ndikimi i një vendi varet nga angazhimi dhe pjesëmarja etij në

shkallë ndërkombëtare. Zvicra ndjek një politikë të jashtme, të

bazuar në universalitetin. Ajo është një aktore e besueshme, e

parashikueshme dhe jo ithtare. Konkretisht, kjo do të thotë një

neutralitet në shërbim të paqes, me qëllim që të parandalohen

konfliktet që mund të kenë pasoja negative mbi vendin tonë.

Prandaj me një politikë të neutralitetit aktiv dhe solidar, ne

mbrojmë më mirë interesat tona. Rasti i Ballkanit Perendimor

është shembull. Dhjetë vjet pas marrëveshjes së Daytonit që i

dhanë fund luftës në Bosnje dhe Herzegovinë dhe gjashtë vjet pas

përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, në rajon ka një

qetësi relative. Megjithatë, stabiliteti politik, ekonomik dhe social

nuk është arritur në mënyrë të vazhdueshme Ndërkaq, ky rajon

është nga ana gjeografike pranë Zvicrës. Bashkësia e shtetasve të

huaj nga ish-Jugosllavia, i pranishëm në Zvicër- afro 400.000

vetë, nga të cilët 150 deri 200.000 nga Kosova- është më i madhi

nga komunitetet e huaja tek ne. Këto lidhje të ngushta kanë një

ndikim të drejtpërdrejtë në fluksin migrator, të ligjshëm dhe të

paligjshëm. Si rrjedhim, është në interesin tonë që të përkrahim

paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet

tona me Europën Juglindore dallohen nga një angazhim

financiar të rëndësishëm të Zvicrës. Midis 1996 dhe 2004, ne

kemi mbështetur këto vende me 1,5 miliard franga. Ndihma

zvicerane ka marrë forma të ndryshme : koperim teknik, prani

ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, mbështetje vullnetare e

refugjatëve, ndihmë humanitare, kontribut për Paktin e

Stabilitetit. Në ballkan, veprimi ynë do të përqëndrohet këto vitet

e ardhëshme në intensifikimin e marrëdhënieve politike,

mbështetjen e reformave institucionale dhe ekonomike dhe

promovimin e paqes. Është fjala që të mbështeten këto Shtete në

përparimin e tyre drejt demokracisë, drejtësisë, prosperitetit. Në

Page 135: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

135

fund të fundit, këto vende do të integrohen në Bashkimin

Europian, perspektivë që Brukseli ka hapur për të gjitha Shtetet e

rajonit… »

Sjell në kujtesë edhe fjalët e fundit të invervistës së Ministres

së Jashtme zvicerane tek gazeta « Koha » (Le Temps) e

sipërpërmendur : « Bashkimi Europian mishëron qysh prej një

gjysëm shekulli, vlera demokracie, tolerance, lirie. Rënia e murit

të Berlinit lejoi që të integrohet Europa Qëndrore dhe Lindore.

Sot Zvicra dhe komuniteti ndërkombëtar përpiqen që të bashkojnë

popujt e Ballkanit Perendimor, me synimin e madh paqen ».

(Micheline Calmy- Rey, Këshilltare Federale, Shefe e

Departamentit federal të punëve të jashtme të Zvicrës).

A nuk na bëjnë të mendojmë mirë, këto fjalë të Ministres së

nderuar të Jashtme zvicerane, një vendi të vogël, Zivcrës, si edhe

Shqipëria, por që edhe pse nuk është në Bashkimi Europian, për

arsye të zgjedhjes së përkohshme nga ana e vetë autoritetit të më

lartë, popullit zviceran, thotë fjalën e vet hapur për përkatësinë

europiane të vendeve të Ballkanit, apo edhe për interesin e këtyre

vendeve për t‟i parë një ditë të integruar edhe Shqipërinë, dhe

vendet e tjera të Ballkanit ? A nuk duhet të mendohen mirë ata

parlamentarë shqiptarë që akoma ngurojnë të afishojnë dëshirën e

një populli të tërë shqiptar në Shqipëri dhe Diasporë, që i kanë

zgjedhur me votën e tyre, se e mira e Shqipërisë dhe e

bashkëbeslidhësve është në Europën e Brukselit, si dhe në

Aleancën e Atlantikut verior, apo me SHBA dhe vendet e tjera

mike të Shqipërisë dhe Kosovës ? Nuk duhet t‟i vihen më gurë

udhës së nisur nga demokracia shqiptare, edhe për « inat të sime

vjehrre ». Ky është shërbimi më i madh që i bëjmë Kombit në

këto çaste, duke lënë mënjanë mërirat e kaluara, mllefet

personale. Kështu e ngrehim më lart figurën e shqiptarit trim, me

karakter, të çiltër, mirënjohës, mikpritës, qoftë ai malësor, fshatar,

intelektual, por që ka një aspiratë të madhe…

Page 136: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

136

Nuk mund të harroj takimin e shkurtër, vite më parë,

Presidentin e atëhershëm të Konfederatës zvicerane, të ndjerin

dhe njerëzorin, zotin Zhan Paskal Delamura. Pasi më shtrëngoi

dorën, më foli me respekt për popullin krenar të një vendi të

vogël si Shqipëria, por me histori të pasur. M‟u ngulitën në

mendje fjalët e këtij burri shteti shumë popullor në Zvicër,

sidomos në pjesën romande, pasi ai në çdo çast ka luftuar pa

ndërprerje për afrimin e Zvicrës me Europën. Megjithatë, Zvicra

ruan marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët e saj evropianë, si dhe

ka marrëdhënie të veçanta dhe me interes reciprok me të gjitha

vendet evropiane. Konfederata zvicerane përbëhet nga 26 Shtete

sovrane (kantone dhe gjysëm kantone) dhe çdonjeri nga këto

shtete ka një numër komunash. Konfederata zvicerane është një

shtet i vogël, prejardhja e të cilit fillon nga Mesjeta. Në shekullin

e XIII, tri bashkësi malore vendosën të bashkohen për të krijuar

një shoqatë të lirë kundër zotërimit të dukatëve rrethues. Kjo

aleancë u konsolidua pak e nga pak duke përfshirë rreth vetes

bashkësi të tjera të fshatit dhe komuna urbane, për t‟u shndëruar

në një konfederate të vërtetë shtetesh. Ajo mundi të sigurojë

autonominë e vet, megjithë mosmarrëveshjet e brendshme. Pas

luftës civile të Sonderburgut, më 1848, Konfederata e Shteteve u

shndërrua në një Shtet Federal…

Lexova ne shtypin zviceran këto ditë një fakt interesant: nje

shqiptar kishte gjetur nje portofol në rrugë dhe e kishte dorëzuar.

Njeriu që e kishte humbur portofolin donte t'i jepte pak të holla

për gjestin e tij, por shqiptari nuk kishte pranuar. Një shenjë e

mirë për një popull që është punëtor dhe i ndershëm. Vetëm një

pakicë „qoftëlargësh“, me keqdashje, i vënë kapelen e njerëzve

që merren me drogë dhe nuk e di çfarë tjetër akoma. Sjellja e atij

shqiptari në Zvicrën që kufizohet me vende që janë në Bashkimin

Europian dhe Zvicra me to ka marrëdhënie të shkëlqyera, është

një nxitje per ata qindra mijra shqiptarë që punojnë me nder në

dhé te huaj. Gjithashtu ata ndihmojne edhe familjet e tyre atje ne

Page 137: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

137

Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi. Zvicra ka dhene mundësi

që fëmijët tanë të mësojnë krahas frëngjishtes, gjermanishtes,

anglishtes, italishtes, edhe gjuhën shqipe. Gjithashtu ata kanë të

drejtë, falë mirëkuptimit të popullit dhe autoriteteve zvicerane, të

kenë dyshtetësinë. Shqiptarët bashkëjetojnë me zviceranët, si

shumë përfaqësues nga popuj dhe shtete të ndryshëm të botës, të

cilët identitetin e tyre kombëtar e ruajnë me ligj. Mjerisht, në botë

vazhdojnë padrejtesitë për këtë problem, por kam bindjen, bashkë

me bashkëbiseduesit e mij, se e drejta do triumfojë dhe shqiptaret

që janë vendosur në vende të ndryshme të botës do të gëzojnë të

drejtën e identitetit të tyre.

Miqtë e shumtë të shqiptarëve, janë këtu në Zvicër, por edhe

në Shqipëri, Amerikë, (Teksas, Nju Jork, Florida, etj), Kanada,

Suedi, Greqi, Qipro, Turqi, Itali, Francë, Austri, Britani e Madhe

e deri në Argjentinë. Me ata shkëmbejmë këtu në Diasporë

mesazhe të rregullta, edhe për përkatësinë europiane të Shqipërisë

apo edhe të vendeve të Ballkanit, që na ngrohin zemrën. Mund ta

quajmë edhe ne tani një « lob » të fortë dhe të besës, siç janë edhe

lobet greke, sllave, çifute e kombeve të tjera në botë.

Përsëris : hezitova në fillim të hidhja në letër këto radhë. Por

duhet ditur se dikujt mund t‟i kujtohet, si shumë

bashkëbeslidhësve tanë, se edhe Atdheu ynë dhe i autorit të

këtyre rreshtave, Shqipëria, është edhe një atdhe vlerash. Mbi

varrin e tim ati të ndjerë, gazetar i thjeshtë i një reviste për fëmijë,

por që kishte nxjerrë me Jakov Xoxën « Përpjekjen e rinisë »

qysh më 1943, apo si kryeredaktor i parë i « Sportit », shokët e tij

të mirë që më ndihmuan edhe mua në jetë, vunë këtë mbishkrim

nga një poezi e tij : « E dini pse nëna folenë në zemër e ka, sepse

bashkë me qumështin e saj, dashurinë për Atdhenë m‟a dha ».

Prandaj në këto çaste, shpreh bindjen, si shumica e

bashkëbesëlidhësave shqiptarë në Shqipëri dhe në Diasporë se 28

shefat e Shteteve dhe të qeverive, ministrat, komisarët europianë,

kur të mblidhen në Bruksel në të ardhmen e afërt, do të gjejnë një

Page 138: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

138

gjuhë të përbashkët për të zgjeruar Bashkimin Europian, jo si

gjest për Shqipërinë, por për të mirën e tyre. Ashtu siç kanë

vepruar vite më parë për Spanjën që shpëtoi nga frankizmi, për

Portugalinë që u shkëput nga diktatura në 1964, për Greqinë që

është rindërtuar edhe në sajë të ndihmave europiane, për……..

Dihet se shteti i krijuar nga Skënderbeu u bë në kohën e vet

faktor aktiv pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai bëri

përpjekje të krijojë një front të përbashkët europian kundër

osmanllinjve. Ai u përpoq ta realizojë këtë edhe me Janosh

Huniadin, gjeneralin e madh hungarez. A nuk pati Skënderbeu

mbështetjen e fuqishme të Papës së Romës dhe Mbretërisë së

Napolit? U përpoq të bashkëpunojë dhe me Republikën e

Venetikut, por që nganjëherë haste ndesh për shkak të synimeve

të atëhershme të Venetikut. Sot është krejt ndryshe. Europa apo

Amerika nuk janë “armike” ndaj nesh apo që duan “të na

sulmojnë”. Ka ikur koha e bunkerëve, në kohën që tashmë ka

rënë edhe muri i kobshëm i Berlinit.

Edhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit mund të kontribuojnë

në Bashkimin Europian qysh sot me përparimin e tyre kulturor,

ekonomik dhe social. Përfaqësuesit e këtyre vendeve, si dhe

media, kanë pohuar më se njëherë dëshirën e pohuar më se

njëherë tek një numër burrash shteti, apo politikanësh,

parlamentarë europianë. Afishimi i kësaj dëshire nga ana e

autoriteteve aktuale më të larta të Shtetit shqiptar, për të marrë

pjesë aktivisht në Komunitetin Politik, Ekonomik europian, është

një shenjë e respektit të tyre për vendet europiane që e përbëjnë

atë. Në të njëjtën kohë ajo është shenjë e kontributit që mund të

japë Shqipëria me qënien « de jure » në gjirin e saj. Një

bashkëpunim i tillë i ngushtë do të japë mundësi t‟u sigurojë të

gjithë qytetarëve në Europë, dhe jo vetëm disa të privilegjuarve,

gëzimin e të gjitha të drejtave ekonomike, politike, sociale,

kulturore, të njeriut, të daljes dhe hyrjes në Europë, dhe kthimit

në vend pa kufizim. Kjo do t‟i shërbejë tepër edhe Europës, edhe

Page 139: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

139

asaj të menduar nga Shumani, Denis de Rougemont dhe atyre që

e aspironin atë. Më lejoni të përmend pak fjalët e Robert

Shumanit të shprehura dekada më parë tek libri i tij, botuar edhe

në shqip për Europën : « Kjo Europë nuk drejtohet kundër askujt ;

ajo nuk ka asnjë synim agresioni, asnjë karakter egoist apo

imperialist as përbrenda gjirit të vet dhe as ndaj vendeve të tjera.

Ajo mbetet e hapur për këdo që dëshiron të antarësohet …Fryma

e vërtetë europiane është ndërgjegjësimi për realitetet, mudnësitë

dhe detyrat që na dalin të gjithëve, pavarësisht kufijve, përtej

antagonizmave dhe mërive tona » (Robert Shuman, « Në emër të

Europës »).

Rruga e demokracisë në Shqipëri , ashtu si dhe në vende të

tjera që kanë kaluar stadin tonë, si fqinjët tanë italianë, apo ata

grekë, spanjollët, austriakët, portugezët, gjermanët, francezët,

australianët, britanikët, sllovenët, hungarezët, çekët etj., nuk është

e lehtë. Është e vërtetë se shqiptarët e duan të renë, janë për

Europën, por duket se është e vështirë që një pjesë e tyre, qoftë

edhe e vogël, të shkëputen nga ato vite të diktaturës. Qeveria

demokratike ka kohë pas kohe probleme, sidomos me nostalgjikët

që nuk shohin më larg se drita e tyre e syrit. Harrojnë ata se u

rropatën gjithë jetën për të patur një pension qesharak, ndërkohë

që pinjollë të diktaturës shijnë me paratë e popullit dhe ndjellin

armiqësi në shtypin shqiptar, gjë që ishte e pamundur në kohën e

diktaturës, kur opozitarë të regjimit dhe demokratë, shkrimtarë, e

pësuan thjesht për një fjalë të shprehur ashtu çiltër për ndryshime

edhe në Shqipëri.

Njerëzit e thjeshtë mendonin se me ardhjen e demokracisë së

brishtë, „parajsa“ do të vinte menjëherë. Por si edhe pas çdo

fitoreje, duhet duruar, duhet pritur. Dëshira për ndryshim nuk

është e njëjtë midis që gjithë aktorëve të jetës politike shqiptare,

qofshin këta parlamentarë, opozitarë, pozitarë, në instancat

rajonale, apo të komunave. Dihet se miqtë në Diasporë janë të

shumtë që mbështesin demokracinë. Instituti i Diasporës dhe

Page 140: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

140

Drejtoria e Nismave në Ministrinë e Jashtme, stafi i tyre i

përkushtuar, do të kenë shumë punë për të bërë, se çdo shqiptar

është gati të japë qoftë edhe një ndihmesë modeste, jo vetëm për

hir të qeverisë demokratike, të instaluar në bazë të votave të

Supremit Popull, por edhe për qindramijë vëllezër dhe motra të

tyre, bashkëatdhetarë në Shqipëri. Vetëm se është urgjente të

rregullohet kuadri juridik që çdonjëri që bën një „donacion“

(dhuratë) të ketë mundësi t‟i heqë ato nga taksat në fund të vitit…

Le të bëjmë një digresion. Nuk do ta harroj kurrë deri sa të

kem jetën atë mbrëmje madhështore, në vitet 90-të, tek “Noga

Hilton” në Gjenevë kur dha shfaqje Ansambli shqiptar. Këngët

dhe vallet u pëlqyen shumë. Kishin ardhur shumë

bashkëbesëlidhës edhe nga rajone të tjera të Zvicrës e jashtë saj,

por edhe diplomatë dhe funksionarë të lartë të Kombeve të

Bashkuara. Atë shfaqje e kishte sponsorizuar një intelektual i

pavarur dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare, në Diasporë,

Imer Cacaj. Salla ngrihej peshë nga brohoritjet e të pranishmëve.

E pashë atë funksionarin e lartë të atij organizmi ndërkombëtar, të

cilin e kisha mik, që u skuq kur pas çdo kënge filluan thirrjet

“Kosova Republikë”. Në pjesën e dytë i propozova, për të mos e

vënë në pozitë të vështirë, ndaj ndonjerit që nuk i shkonte për

hosh ajo thirrje, që të largohej, po të kishte dëshirë. Por duke

buzëqeshur më tha: “Alfred, qëndro i qetë, pasi këto janë ndjenja

të një populli të vuajtur dhe krenar”.

Më kujtohet si sot 17 shtatori 1991. Kisha shkuar në Bruksel,

si i dërguar i Sekretariatit Ekzekutiv të Komisionit Ekonomik për

Europën të OKB-së, së bashku me sekretarin e Komisionit, Brian

Duke, një britanik me përvojë shumë vjeçare me organizatat

ndërkombëtare. Do ndiqnim punimet e mbledhjes së vendeve të

Bashkësisë Evropiane, si edhe të grupit të 24-shes për

ristrukturimin e ekonomisë në Shqipëri. Nga delegacioni shqiptar

kishin ardhur një zëvëndëskryeministër, Profesor Gramoz

Pashko, disa ministra dhe ambasadori shqiptar në Bruksel

Page 141: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

141

sëbashku me Agron Agalliun, shokun tim të Fakultetit, njeri

serioz dhe tepër i mprehtë, njohës i disa gjuhëve të huaja, por

edhe i ndjekjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin

Europian. Ai ishte caktuar të punonte në ambasadën tonë në

Bruksel, bashkë me bashkëshorten e tij, Ilirjanën, gazetare dhe

njohëse e disa gjuhëve të huaja, përfshirë dhe portugalishten. U

çmallën sëbashku. Mbledhja vazhdoi dy ditë dhe unë megjithëse

isha në rolin e funksionarit ndërkombëtar, ndihmoja disi

mbarëvajtjen e punës së delegacionit shqiptar. Mbledhja kaloi në

përgjithësi mirë. Pjesëmarrësit vlerësuan disa hapa që janë bërë

drejt demokracisë në Shqipëri, lidhur me pesë kërkesat politike

dhe ekonomike kryesore: përparësia e së drejtës, respektimi i të

drejtave të njeriut, futja e multipartitizmit, organizimi i

zgjedhjeve të para të lira dhe evolucioni drejt një sistemi të

ekonomisë së tregut. Në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së

Brukselit, zëvëndëspresidenti i Komisionit të Bashkësisë

Europiane, Frans Andriessen theksoi se Shqipëria ka disa

avantazhe: procesi i reformave në këtë vend është shfaqur më

vonë ( në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore-shënimi

im) dhe përvoja e këtyre viteve të fundit në vendet e tjera ka qënë

fitimprurëse; në radhë të dytë, Shqipëria e braktisi KNER-in qysh

prej mëse 30 vitesh: ajo nuk ka qënë e detyruar të çlirohet nga

ndarja e sforcuar ndërkombëtare e punës; në radhë të tretë,

Shqipëria ka patur një zhvillim shumë të ngadalshëm, kështu që

ajo mund të fillojë të ndërtojë pa qënë nevoja që të shkatërrojë;

dhe më në fund, Shqipëria, duke ndjekur në të ardhmen një

politikë të drejtë ekonomike, me një mbështetje të përshtatshme

nga jashtë, do të mundë shumë shpejt të arrijë rezultate për të

rivendosur besimin. Kur u zhvillua konsulta e Brukselit u hodh

mendimi i një marrëveshjeve bashkëpunimi dhe të tregtisë midis

Bashkësisë Evropiane dhe Shqipërisë.

Që nga ai shtator 1991 kanë kaluar 15 vjet. Gjithashtu po

bëhen 15 vjet që më së fundi edhe Shqipëria u detyrua të

nëshkruajë Kartën e Helsinkit. Të paktën në analet e historisë të

Page 142: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

142

mos mbetej prapa edhe ky vend dhe sidomos populli i tij që ka

aspiruar prej kohësh, që nga Skënderbeu për Europën, duke qënë

gjeografikisht në Europë, por jo „ de jure“. Të kësaj Europe,

tanimë moderne që ka vazhduar trashëgiminë e Greqisë antike, të

perandorisë romake dhe të kristianizmit. Studimi i çështjeve

europiane më ka shtyrë të gërmoj më tepër për vlerat e individit,

lirinë, pluralizmin, Shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe

përparësinë e demokracisë. Nuk i kemi njohur më parë, apo më

mirë të themi nuk na i kanë mësuar në shkollë figurat e atyre që

shkrinë energjitë për Europën, si Denis De Rougemont, Alfred

Borel, Jean Monnet, Robert Shuman.

Nuk më harrohet ajo mbrëmja e marsit 2004, kur shkova në

Anësi (Annecy), pasi isha takuar me atë shkrimtarin dhe

parlamentarin shqiptar, që gjeti kohë, megjithë angazhimet e tjera

dhe më nderoi me praninë dhe bisedën e tij të frytshme dhe tepër

domëthënëse. Isha i ftuar nga Klubi Ambasador në Annecy të

Francës që në fakt nuk ka të bëjë me diplomacinë, megjithë

titullin që mban. Shkoj atje me Joëlle dhe Frankon. Franko,

arkitekti me origjinë shqiptare, flet për Ballkanin dhe historinë e

tij, po aq bukur sa di të jape mendimin e tij në ndërtimin e

lagjeve të bukura në Francë, në rajonin e famshëm të skive në

Chamonix, apo rikonstruksionin e kështjellave në Angli, apo

ndërtimin e pallateve të sheikëve në Arabinë Saudite. Franko

përmend se banorët e parë në Ballkan janë ilirët, pastaj vijnë

Thrakët e popujt e tjerë. Ai thekson se romakëve ju desh të

luftonin më tepër se 200 vjet për të thyer Ilirët, megjithëse këta të

fundit në ato kohë nuk kishin struktura kombëtare por vetëm

tribale. Ai flet për karakterin e shqiptarëve, si njerëz të ndershëm

dhe punëtorë, për “Arbanasit” që janë vendosur në brigjet e

Dalmacisë, në Zara, pasi u larguan nga Shqipëria, në vitet 1700,

sepse ishin në konflikt me pushtuesit otomanë. Ai thekson se

edhe mbiemri i familjes së tij Marussich ishte sllavizuar pa

dëshirën e paraardhësve të tij por ishte i imponuar. Ai kujton se

Page 143: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

143

paraardhësit e tij e kishin mbiemrin Duka dhe Maruku…Pastaj

Franko më jep fjalën mua. Nuk e di sa vështirë e kisha të flisja

pas Franko eruditit, analistit të çështjeve dhe historisë së

Ballkanit, përballë një auditori me juristë, mjekë, arkitektë, artistë

të dëgjuar. Fola për historinë plot gjallëri të Ballkanit dhe të

Europës. Për ata shqiptarë që në vitet 90-të u larguan nga

Shqipëria për të parë një jetë më të mirë. Por edhe për ata

shqiptarë që kanë dhënë dhe japin ndihmesën e tyre të çmuar në

Francë e kudo. Darka kaloi tepër mirë dhe mua m‟u bë zemra mal

kur shumë prej tyre më shprehnin simpatinë për shqiptarët, apo

edhe kishin kaluar në Shqipëri, nëpërmjet udhëtimeve turistike, si

edhe shprehën dëshirën për t‟u rikthyer atje përsëri…

Në shënimet e Ditarit tim gjej ndër të tjera, këto fjalë: Më 11

maj në Bruksel nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi

ekonomik dhe tregtar midis Bashkësisë Evropiane dhe

Shqipërisë. Vënia në jetë e kësaj marrëveshje do të varet nga

respektimi i të drejtave të njeriut në bazë të Aktit Përfundimtar të

Helsinkit dhe të Kartës së Parisit. …Në tetor 1992, Bashkësia

Europiane vendos, duke patur parasysh ashpërsimin e gjendjes

ekonomike në Shqipëri, ta fusë këtë vend në listën e vendeve

përfituese të programit ECIP (European Community Investment

Partners), domethënë për të shpejtuar investimet e vendeve të

Bashkësië në Shqipëri…Në nëntor 1992, shumë biznesmenë

shqiptarë që banojnë jashtë shtetit ndjekin me vëmendje të

veçantë zhvillimet në Shqipëri. Disa prej tyre kanë ndërmarrë

studime dhe po bëjnë investime për të krijuar baza të shëndosha

sidomos në fushën e tregtisë, e në përgjithësi të ekonomisë, me

vendin e tyre të origjinës. Konstatohet një veprimtari në rritje

sidomos e shqiptarëve të Kosovës që banojnë në Europë dhe në

Shtetet e Bashkuara, sidomos në fushën e shërbimeve dhe tregtisë

me pakicë. Shpesh ata kanë edhe njerëz të familjeve të tyre në

Shqipëri, kështu që lidhja është më e lehtë dhe fitiprurëse për të

dy palët. në fushën ndërkombëtare shihet një rritje e

bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën

Page 144: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

144

Botërore, Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

Bashkësinë Ekonomike Evropiane/ programi PHARE, me

PNUD-in, UNICEF-in, OMS, Komisariatin e Lartë për

Refugjatët, Organizatën Ndërkombëtare të Punës, Komisionin

Ekonomik të OKB-së për Europën etj. Duke parë numrin në rritje

të partnerëve të huaj, qeveria shqiptare vendosi të krijojë në gjirin

e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, një departament të

ngarkuar me koordinimin e ndihmës nga jashtë. Shqipëria do të

ishte e udhës që të krijonte sa më parë “zona të lira”, sepse ato do

të japin mundësi për tërheqjen e kapitalit të huaj, por akoma këtë

nuk e lejon konteksi politik. Megjithatë, programi i tranzicionit

drejt ekonomisë së tregut– objektiv drejt të cilit shumica e

kandidatëve e kishin afishuar gjatë fushatës elektorale, ishte për

një privatizim të kufizuar për sektorët kryesorë të ekonomisë,

tregtisë, industrisë së lehtë, asaj minerare, turizmit, transportit. Në

fushën e bujqësisë, iu shpërnda toka çdo fshatari ish anëtar

koperative ose banor i fshatit me 0,1 hektarë tokë për çdo fshatar.

Por doli problemi se parcelat e tokës të shpërndarë, nuk jepnin

mundësi për krijimin e një bujqësie të mjaftueshme, për të

plotësuar nevojat vetiake, si edhe për konsum…

Dhjetor 1992. Jam duke çfletuar librin e ish-profesorit tim të

ekonomisë së shërbimit në Intitutin Europian të Gjenevës,

profesor Orio Giarinit, me titull: “Rreziqet e sigurisë”. Profesori i

shquar, që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara, në

Universitetin Austin, jep disa mesazhe të qarta se si duhen

përballuar rreziqet, në një ekonomi të re shërbimi. Libri do të më

vlejë shumë për studimin tim: “Shqipëria dhe Europa: perspektiva

të integrimit”. Më pëlqen kur spjegon profesori, pasi i ka frazat

shumë të qarta dhe jep shembuj konkretë e domethënës. Është

ndër të tjera sekretar i përgjithshëm nderi i Lëvizjes Federaliste

Europiane dhe anëtar i Klubit të Romës…Dhjetor 1992. Në

kohën kur shoqëria dhe morali shqiptar kalonin një periudhë

tranzicioni drejt ekonomisë së tregut, në Tiranë, por edhe në

Page 145: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

145

qytete të tjerë, dyqanet e artikujve të luksit, të importuar,

afishonin me gërma të mëdha reklamat për “Koka-Kolën”,

“Marlboron”, si dhe reklama për ndërmarrjet që prodhonin

kostume popullore. Në gazeta shihet të flitet për ndërmarrje

private të ndërtimit që ndërtojnë hotele, objekte tregtare etj.

Mentaliteti ka evoluar në Shqipëri. Vete shqiptarët e kanë parë

nevojën e “informacionit publicitar”, si dhe në gjithë Europën.

Lindi dhe një treg publicitar që as ekzistonte më parë. Cdo

ekonomi tregu ka një industri të rëndësishme reklamash. Një

bashkëpunim mbi baza të shëndosha me agjencitë perendimore të

reklamës do të jepte mundësi të gjenden dhe rrugë të tjera të

mundëshme për të tërhequr klientelën…. Sipas dokumentit të

Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERD) “Strategy

for Albania”, BERD po kryen tani veprimtari konkrete të

privatizimit dhe të ristrukturimit në dy sektorë kyçe: kromin dhe

turizmin që me sa duket do të luajnë një rol model për

transakcionet e ardhshme në industritë kryesore. Janë vënë re disa

përparime të rëndësishme në vendosjen e një kuadri ligjor për

zhvillimin e sektorit privat. Janë miratuar një numër ligjesh nga

ana e Parlamentit shqiptar. Fushat që mbulon legjislacioni janë:

ndërmarrjet shtetërore, falimentimet, përparësia e zhvillimit ¨të

zonave turistike, liberalizimi i çmimeve dhe i tarifave, investimet

e huaja, ndërmarrjet private.

Në shënimet e mia të viteve 90-të, gjej edhe këto fraza :

Megjithatë, kapitali kombëtar është jo vetëm i pamjaftueshëm por

edhe i ndarë keq. Në veçanti, një pjesë e rëndësishme ndodhet

akoma në duart e ish nomenklaturës që përfitoi nga mungesa e

legjislacionit përkatës, për të akaparuar pasuritë e popullit.

Dhënia e pronësisë kësaj kategorie njerëzish nuk është e pranuar

tanimë as nga populli, as nga qeveria e re demokratike. Duhet

theksuar se një nga faktorët negativë që pengojnë fluksin e

kapitaleve të huaja në Shqipëri është fakti se gjatë më tepër se 45

viteve, investimet e huaja nuk lejoheshin në vend. Domethënë ky

Page 146: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

146

është një faktor politik. Ka më tepër se një vit që tensionet

shoqërore dhe pastabiliteti politik ishin gjithashtu në disfavor të

investimeve të huaja. Tani nuk ka më tensione sociale të

dukshme, por pranë kufijve të Shqipërisë, sidomos në Veri të saj,

në ish-Jugosllavi, gjendja është e acaruar. Topat dhe lufta në

Bosnjë –Herzegovinë nuk shkatërrojnë vetëm Sarajevën, por

ushëtima e tyre godet edhe projektet e investimit në vendet e

Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë…Janar 1997. Napolon

Roshi nga Ljubljana më dërgon me një dedikim librin e tij

“Terminologji, ngjarje, organizata, Personalitete shqiptare dhe

botërore”. Në të ndër të tjera ai shkruan” Shokut tim të paharruar,

Alfred Papuçiu, me respekt dhe dashuri, Ljubljanë, 21.01.1997”.

Më kujtohet se kur u botua libri im, vite më parë, për

“eurokomunizmin”, pra për ish të vetëquajturin « komunizëm

europian », nëse më lejohet ta cilësoj kështu, Napoloni i

paharruar, më përshëndeti përzemërsisht dhe në faqet e gazetës

“Bashkimi”, si dhe në “Drita”. Në atë kohë, kryeredaktor i

gazetës “Bashkimi” ishte Hamit Boriçi, gazetar i shquar, profesor

në gazetari dhe kryeredaktori i Fjalorit enciklopedik “Gazetarë

dhe Publiçistë shqiptarë”. Ai bashkë me Napolonin na kishte si

bashkëpunëtorë të rregullt të faqes së katërt të gazetës, bashkë me

analistin dhe gazetarin Shaban Murati, si dhe gazetarin dhe

kompozitorin e ndjerë, Kastriot Gjinin. Për librin

“Eurokomunizmi” citimi doli rregullisht për 3 javë rresht. Pastaj,

papritur një heshtje. Më thanë se libri ishte hequr nga qarkullimi

(ndërkohë ishte shpërndarë një pjesë e mirë e tij), pasi siç duket

E.H. (që kisha qënë i detyruar ta përmendja në libër) nuk e kishte

përdorur deri atëhere akoma termin “eurokomunizëm” në fjalimet

e tij. Megjithatë, libri u pëlqye dhe ishte një punë e gjatë e

skedimeve dhe analizave të mija lidhur me “eurokomunizmin”,

figurat e tij kryesore, Marshenë në Francë, Kariljon në Spanjë dhe

Berlinguerin në Itali. Libri përmbante sidomos fakte nga jeta e

këtyre “eurokomunistëve” apo manjatëve të tjerë

Page 147: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

147

“eurokomunistë” që shpesh mendonin për interesat e tyre vetiake

dhe aspak për popujt e tyre…

…Miqtë e tillë të mi më kujtojnë gjithmonë thënien e

“Kathleen Partridge” që shkruante për “Miqësinë”: “Miqtë e

vjetër janë si këpucët e vjetra, ne kemi kaluar sëbashku shumë

rrugë. Le t‟i njohin ata përpjekjet tona dhe të ndajnë frikat tona

më sekrete. Ata kanë ecur me ne dhe ne i kemi pritur, kur ne

shpresonim për ditë më të mira, si në shqetësim apo në lavdi, të

varfër si Xhobi, krenar si një mbret, dhe megjithëse për arsye të

ndryshme, këpucët grisen dhe miqësia shteron, ne humbim një

pjesë të jetës sonë, pas çdo zënke me një mik”.

Sot një mik, diku në Zvicrën romande, më dërgoi një mesazh

elektronik që më emocionoi : « Jam shumë i gëzuar që je me

shëndet mirë, familjarisht. Me moral të fortë kapërcehen të gjitha

vështirësitë. Ai shkrimtari i madh shqiptar që u largua para kohe

nga kjo jetë, thoshte gjithmonë : „Njeriu i madh është ai që

rrëzohet 1000 herë dhe ngrihet për të 1001-tën herë. Ne po

përgatisim numrin jubilar të revistës për 600 vjetorin e lindjes së

Skënderbeut. Po përgatisim edhe koncertin në Viktoria Hall në

Gjenevë dhe i propozova dje botuesit ta përkthesh ti dhe të

bëhesh patjetër bashkëpunëtor i kësaj reviste që botohet dhe

shpërndahet në Zvicër, në shqip, frëngjisht dhe gjermanisht.

Bashkëngjitur me këtë shkrim po të dërgoj edhe dosjen e punës së

koncertit, për të parë se ku kemi shkuar me punët… »

Njeriu është i ndërgjegjëshëm për pavetëdijen e tij. A mund të

pritet që fëmijët tanë të mendojnë një ditë se kanë ardhur në jetë

në sajë tonë ? Natyrisht këtë duhet ta meritosh, duke gëzuar

respektin e tyre, duke ju qëndruar afër atyre, duke i ndihmuar në

rravat e tyre të jetës, pa u imponuar diçka, duke u treguar për

paraardhësit, kombin, kulturën, me dëshirën që ata të gëzojnë një

jetë më të mirë, në paqe, në harmoni me fqinjin, me shokun, me

bashkëkombasin, në Europë… Në këto çaste mendoj: Shqipëria

me kanalizimin e të hollave për investime në vend, do të mundë

Page 148: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

148

shumë shpejt të kthehet në një vend të begatë me standarte

europiane dhe shumica e tyre që rropaten rrugëve të Europës do

të kthehen një ditë në tokën amtare. Shqipëria ka një bregdet të

bukur, tokën pjellore, minerale. I duhet vetëm të zhvillojë

industrinë ushqimore, turizmin, shërbimet, dhe të krijojë lehtësira

për investitorët e huaj seriozë, të krijojë infrastrukturën e

përshtatshme në këtë drejtim. Mundësitë janë të shumta. Shumë

shqiptarë shkojnë e studjojnë tani në universitetet më të mira të

botës, për biznes, marketing apo probleme që kanë të bëjnë me

ecurinë sociale, ekonomike të Shqipërisë. Por ata duhet të

ofrohen që të japin ndihmesën e tyre për vendin. Vetëm kështu

mund të ecet dhe t‟i jepet rrugë përparimit të vendit. A nuk duhet

marrë shembull nga një vend i vogël si Zvicra, gjë që e kanë

ëndërruar të parët tanë, Rilindasit. Gjithçka që është realizuar dhe

realizohet nga zviceranët vjen nga puna, mundi i tyre. Po të

shkosh në muzeun “Alimentarium” në Vevei, merr vesh se

zviceranët vite më parë hanin vetëm bukë të zezë, nuk kishin

mundësi të hanin mish. Vetëm në sajë të progresit të vendit, të

investimit nga ana e banorëve që e përbëjnë Zvicrën, në sajë të

marrëdhënieve të shkëlqyera me fqinjët europianë por edhe me

vende të tjera të botës, zviceranët kanë arritur një stad zhvillimi të

përkryer. Një vend me katër gjuhë e kultura, me temperamente të

ndryshme, por kur vjen puna për çështjen kombëtare, të gjithë

janë në unison. Unë nuk jam dakord me ata nihilistë e keqdashës

që thonë se Shqipëria nuk mund të përparojë, po nuk u bënë

ndryshime në mentalitetin e njerëzve. Nuk jam dakord edhe me

shprehjen e atij profesori, apo me nofkën që ndoshta ja kanë vënë

padashje, se është më mirë të jesh lopë në Zvicër. Zvicrën unë e

admiroj dhe çdo herë që shkoj tek miqtë e mij të shumtë

zviceranë, si dhe bashkëkombas, apo udhëtoj diku nëpër territorin

e saj, mrekullohem me ndryshimet galopante që shoh. Por në

asnjë çast nuk mund ta harroj vendin nga kam ardhur, Shqipërinë.

Nuk mund të harroj atë kafen e mëngjezit aty në restorantin e

vogël pranë shtëpisë, ku shpesh bisedoja miqësisht dhe lirshëm

Page 149: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

149

me mikun e mirë të tim eti, Xhevat Beqaraj apo me profesorin e

nderuar të Historisë së Francës në fakultet, Koli Xoxi. Nuk mund

të harroj ato ditët e bukura, të kaluara buzë detit Adriatik dhe Jon,

si dhe Semanit, Vjosës. Nuk mund të harroj udhëtimet në rivierën

shqiptare, ditët e bukura të kaluara në Sarandë, në atë mrekullinë

e kafes së “Gjuetisë”, në Lezhë, në Valbonën ku u mrekulluan

miqtë e mij brazilianë, në Drilon, në Korçën me ato rrugët

karakteristike, si dhe atje buzë Gjanicës, në Fierin prej nga e kam

prejardhjen nga prindërit. Nuk mund të harroj Apolloninë, ku në

fëmijërinë time shkoja shpesh tek të afërmit dhe takoja dhe

bisedoja me xha Pilon e Muzeut, por edhe shkrimtarin Jakov

Xoxa që shkruante “Lumin e Vdekur”. Nuk mund të harroj lagjen

“Liri” dhe “Konferenca e Pezës”, po në Fier, ku jetonin gjyshërit

e mij dhe ku kam kaluar çaste të këndshme dhe të lumtur.

Ashtu si dhe për europianët, gjenealogjia është kthyer në një

nga argëtimet më të preferuara, edhe për mua është kthyer në një

argëtim, për të plotësuar pemën gjenealogjike, të lënë me kujdes

nga im atë i paharruar Tuni. Shpesh pyes edhe nënën si dhe

motrën time, apo edhe të afërm për emra dhe ngjarje të ndryshme.

I shënoj ato me kujdes, për kënaqësinë time. Të ndërtosh pemën

tënde gjenealogjike, do të thotë të studjosh gjeografinë, historinë,

demografinë, të gjesh kuptimin e fjalëve që janë përdorur nga

paraardhësit. Gjenealogjia jep një ndihmesë të madhe edhe për

gjenetikën. Mjekët kur duan të kuptojnë marrëdhëniet midis

prindërve që janë të prekur nga e njëjta sëmundje e trashëguar, i

drejtohen gjenealogjisë që dëshmon në shumë raste lidhjen midis

grupeve të popullsisë.

Historia e Europës, e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë,

më tërheq së tepërmi. Kam edhe unë argumenta për t‟i bindur

bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë edhe « de jure » në

Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës

rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur

nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian

në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë

Page 150: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

150

« orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma

u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet

kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e

të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo.

Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale,

njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë

territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë

dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime :

mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej

shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë

janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të

vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra

shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra

dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata

guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për

Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës

së Dytë Botërore, ajo ndihmë që ju dha italianëve gjatë

« kapitullimit » të Italisë që u strehuan tek vatrat e shqiptarëve të

thjeshtë. E njëjta gjë u bë edhe me hebrejtë e shumtë që gjetën

strehë në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se

Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm

se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe

Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë

të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën

kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.

2006

Page 151: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

151

Diplomaci bashkëkohëse

Si çdo shqiptar në diasporë, i kam ndjekur me interes

zhvillimet e fundit në Shqipëri. Nuk i përkas asnjë partie politike,

por si shqiptar i thjeshtë, si ish diplomat, dhe funksionar i

pavarur në disa organizma ndërkombëtare desha të jap një

mesazh modest për lexuesin shqiptar. Gjithçka që them është

personale dhe nuk përbën ndonjë qëndrim të ndonjë grupimi

politik apo të një krahine të Shqipërisë apo Kosovës.

Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, kam

dhënë provimin për funksionarët ndërkombëtarë në 1991 dhe kam

marrë diplomën përkatëse nga selia e Kombeve të Bashkuara në

Nju Jork. Me ardhjen time këtu në Zvicër, qoftë edhe

përkohësisht, vendosa të aftësohem sidomos në problemet

europiane, të cilat më duheshin edhe për punën që kryeja këtu, si

funksionar i pavarur, por edhe për prirjen time për të njohur më

thellë çështjet europiane. Profesorët e mi ishin nga kombe të

ndryshëm, jo vetëm zviceranë, por edhe britanikë, francezë,

hungarezë, kroatë, gjermanë, italianë. Mbi gjithçka afishonin

qëndrimet bazë politike, ekonomike, rajonale, të së drejtës, të

ekonomisë së shërbimit, të historisë europiane, qysh nga fillimet

e saj. Ishte me të vërtetë një shkollë e dytë për mua, pasi fitova

një vizion tjetër të Europës së krijuar nga « baballarët » e saj,

Robert Shuman dhe Jean Monet. Europa e cila shpëtoi nga

hitlerizmi, në sajë të energjisë dhe kurajos së Winnston Çurçillit,

si dhe nga komunizmi, në sajë të nismës amerikane të Georges

Marshall.

Nuk e di, por me përzjerjen tonë, të gjithë, në Shqipëri dhe

Diasporë, si « politikanë të kulluar» që e « njohim në majë të

gishtave politikën » që duhet të ndjekë qeveria demokratike në

Shqipëri apo ajo në Kosovë e gjetiu, po çojmë pa dashje në

çoroditje, me mendimet tona plot mllef e urrejtje për njëri tjetrin,

Page 152: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

152

tek stafi i Bashkimit Europian në Bruksel, por edhe tek shumë

miq tanë, për rrugën e drejtë të reformave të qeverisë

demokratike. E përsëris : nuk jam anëtar i një partie politike në

Shqipëri, as nuk kam ndonjë interes personal, apo përfitim vetiak,

pasi jetoj dhe punoj në Zvicër, ku ndodhem qoftë edhe

përkohësisht, kam dyshtetësinë, jam krenar që konfederata

multietnike zvicerane më ka dhënë të drejtën të mbaj edhe

pasaportën e vendit tim mëmë, të punoj e jetoj denjësisht.

Por e ndjej si shqiptar i thjeshtë se i duhet thënë « mjaft »

varianteve të ndryshme që dalin në shtypin « e pavarur »

shqiptar, lidhur me deklaratën e ministrit të jashtëm shqiptar për

Kosovën, apo edhe deklarata të tjera. Apo edhe për emërimin e

stafit diplomatik, me përvojë diplomatike, apo edhe me gjak të ri,

të përkushtuar, me universitete të mbaruara në Europë, apo në

SHBA që do të afishojnë me mirëgjykim e kurajo të ligjshme

politikën e qeverisë demokratike, në krahasim me ndonjë të

mefshët në të kaluarën që nuk di apo nuk dinte më tepër se rrezja

e tij. Ai ka patur frikë të ndeshet apo të « takojë »

bashkëatdhetarët e tij në Diasporë, paçka se ata janë më të

ndershëm dhe më të përkushtuar për kombin se ai. Nuk m‟a do

mendja se kur ndrrohet qeveria në vendet më demokratike të

botës, SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Francë, Belgjikë, Egjipt,

Afrikë e Jugut, Brazil e kudo, të bëhet kaq zhurmë e madhe dhe të

kërkohen « koka » të lindura të diplomacisë, siç kemi parë edhe

këto vitet e fundit në Shqipëri.

E kuptoj se "zelli" është i madh, sidomos nga disa

parlamentarë që vrasin e presin se janë zgjedhur nga populli, por

nuk mund të arrij ta kuptoj se për çfarë interesa shijnë akoma mbi

kurrizin dhe djersën e atij populli të vuajtur. Ky popull hedh sytë

edhe nga Europa dhe Nato, disa qindra milionëshe.

Dhe ata parlamentarë ndërsejnë dhe hedhin anatema ndaj

hapave të Shqipërisë drejt Euvropës. Këtë nuk arrij ta kuptoj dhe

ta zbërthej. Ne kemi patur dhe kemi diplomatë të mirë që i kanë

Page 153: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

153

dhënë dhe vazhdojnë t‟i japin Shqipërisë vendin e nderit në

Europë dhe në botë, diplomatë me përvojë, si dhe të rinj në këtë

profesion, por me bagazh tepër të pasur.

Le të më lejojnë lexuesit të përmend profesorin tonë të shquar

Aleksandër Sallabanda, i cili në Konferencën e fundit botërore të

Talasemisë që u zhvillua nga 7 deri në 10 janar 2006, në Dubai,

la një përshtypje tepër të mirë, tek figurat kryesore të Talasemisë

në botë, si profesori dhe babai i Transplantimeve të kockës,

Guido Lucarelli ( i cili ishte muajin e kaluar në Shqipëri),

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), Panos

Englezios, drejtoresha shkencore e TIF, Androulla Eleftheriou,

mjeku më i mirë i Vitit në SHBA, Alan Cohen, i cili është dhe

President i Bordit të « Cooley‟s Anemia Foundation » në Nju

Jork, gjeneticieni i shquar dr. Matthew Demetriades (Ph.D)

drejtor projekti në TIF, me të cilin po bisedoj këto ditë çiltër në

Gjenevë dhe ruan kujtimet më të mira nga dy vizitat kohët e

fundit në Shqipëri dhe nga takimet tepër të frytshme me

Ministrinë e Shëndetësisë dhe në veçanti me njohësin e disa

gjuhëve të huaja, por edhe mjek me tepër përvojë, A.

Sallabandën. A ka shembull më të mirë se si ai do të përfaqësojë

vendin tonë në SHBA ? Si edhe shembuj të tjerë të diplomatëve

të vjetër jo në moshë, por në profesion që qëndrojnë akoma në

diplomaci, megjithë ndrrimin e qeverisë ; apo edhe më të rinjve

me përvojë që do të jenë shumë më përpara se ndonjë diplomat

« qoftëlarg » që çirrej se bashkëatdhetari i tij « i kishte zënë

vendin në organizatat ndërkombëtare » dhe tregonte fytyrën e tij

të vërtetë prej cmirëziu apo mospërkrahës i bashkëkombasve të

tij.

Të kuptohemi, historia e diplomacisë botërore dëshmon se me

ardhjen e një qeverie të re, në çdo shtet të botës, stafi që përbën

ambasadorët, sidomos në vendet kryesore me të cilat ai shtet ka

marrëdhënie diplomatike, caktohet nga partia në pushtet. Le të

marrim shembujt vetëm tek diplomacia amerikane, e shtetit më të

Page 154: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

154

madh në botë që nga koha e Ajzenhaurit, Bushit, babait të

presidentit të tanishëm Bush junior, Reganit, Klintonit. Bile

shumë shtete të botës së qytetëruar dhe me staf shumëfish më të

madh se Shqipëria, për arsye të madhësisë dhe potencialit të tyre,

dërgojnë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Selinë e

Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Paris, Vjenë, diplomatë të

rinj me kulturë por edhe që mësojnë nga diplomacia dhe

marrëdhëniet multilaterale. Nuk ka shkollë më të mirë për

diplomatët e rinj se në këto vende, pasi jo vetëm zhvillohen

shumë mbledhje e konferenca gjatë vitit, por aty gjen dhe kolegë

zviceranë, amerikanë, britanikë, francezë, egjiptianë, algjerianë

etj., me të cilët ke kontakte shumë më të shpeshta, se sa në një

ambasadë në një vend ku ndiqen vetëm marrëdhëniet dypalëshe e

ku nuk ka organizma ndërkombëtare.

Ruaj nga kujtimet më të mira kontaktet me fqinjët tanë

algjerianë në Nju Jork, me egjiptianët, francezët, por edhe të

Kombeve të tjerë. Nuk mund të harroj zëvëndës sekretarin e

përgjithshëm të OKB-së dhe ish drejtorin e Zyrës së Kombeve të

Bashkuara në Gjenevë, suedezin Jan Martenson, këshilltarin e

posaçëm të ish sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të

Bashkuara, francezin Francis Blanchard, ish drejtor i

përgjithshëm i ILO-s, danezin Ivan Elsmark, drejtor i Shërbimit

të Botimeve dhe Licensave në BIT, britanikun Xhon Barley, shef

i Departamentit të Kooperimit dhe Koordinimit në UNCTAD,

britanikun e ndjerë Norman Skot, ish drejtori im në

Departamentin e KEE të Europës, drejtoreshën amerikane në

Departamentin e Botimeve të BIT, miken belge në BIT Helène

Chassaing, ambasadorin brazilian, turk, bullgar, grek, argjentinas

në Kombet e Bashkuara në Gjenevë e shumë të tjerë që më bënë

të aftësohem në fushën e diplomacisë, por edhe në ndjekjen e

problemeve me organizatat ndërkombëtare…

Desha të shpreh shkurt, edhe diçka tjetër : se në çdo vend të

botës, dhe ato që janë demokratike prej shumë dekadash, shtypi

spekullon me deklaratat, sidomos të MPJ që janë shumë më të

Page 155: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

155

zbuluar në shtyp, në Televizion, sesa ministrat e tjerë. Prandaj

shpesh edhe këtu, edhe në Francë, edhe në Britaninë e Madhe,

Gjermani, SHBA, Kanada, Brazil, Singapur e gjetiu, ndodh që

zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit jep versionin zyrtar

ndaj deklaratave të deformuara nga shtypi, qoftë edhe pa dashje,

apo nga mosmbajtja mirë shënim e një gazetari apo edhe

keqinterpretimi i tyre. Dhe as i shkon në mend Parlamentit,

Këshillit të Shteteve, apo Këshillit Kombëtar psh. në Zvicër, apo

Parlamentit në vende të tjera demokratike prej dekadash, të bëjë

thirrje për të hequr ministrin e jashtëm të vendit, për një deklaratë

të "x" apo "y" gazete apo agjencie lajmesh. Bile dua të theksoj se

këshilltarja federale zvicerane, Micheline Calmy-Rey, është tepër

e guximshme dhe me dinjitet, e prerë dhe e sinqertë, sa që disa

herë ka përmendur qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Kosovës

dhe fatit të popullit kosovar. Dhe për këtë shumica e opinionit

publik janë dakord. Të njëjtën gjë ka bërë ajo, kur Zvicra ka

afishuar dëshirën e saj që të bëhej mediatore për çështjen midis

Palesntinës dhe Izraelit, apo zgjidhjen e problemit arab në

përgjithësi.

Nisma të tjera zvicerane janë të tilla që ndoshta nuk u pëlqejnë

disa vendeve, por mund të them me bindje se Konfederata

Zvicerane gëzon respektin e thellë, jo vetëm nga fqinjët, por edhe

nga shtete të mëdhenj në botë. Zëri i saj në organizmat e

Kombeve të Bashkuara është i fuqishëm dhe rezultativ.

Megjithëse është vend i vogël, Zvicra e thotë fjalën e saj për çdo

problem. Ashtu edhe ministri i jashtëm shqiptar, i një vendi

sovran, që ka një detyrë të vështirë por fisnike, ka të drejtë të

afishojë me takt, por edhe me pak forcë qëndrimet e reja dhe të

guximshme të Shqipërisë demokratike. Ai gëzon një prestigj të

madh jo vetëm në rrethet letrare, por edhe tek parlamentarët dhe

grupimet politike, apo me organizmat ndërkombëtare në Francë,

por edhe në Gjenevë, Romë, Nju Jork, e gjetiu. Ai ka ndërmarrë

një numër nismash të qeverisë demokratike për afrimin dhe

shkëmbimet sa më të mira me çdo vend europian dhe më tej. Ai

Page 156: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

156

ka të drejtë të shprehë qëndrimin e vendit të tij për problemet më

kardinale të kohës sonë dhe bile të ofrojë mundësi për

ndërmjetësim. Apo siç mund të veprojë në të ardhmen për

probleme që lidhen me Ballkanin. Le ta mbështesim diplomacinë

dinjitoze ! Pse vetëm një përfaqësues i një vendi fqinj me

Shqipërinë ka të drejtë, (qoftë ky i gjuhës sllave apo një gjuhe

tjetër), të paraqesë në tryezën e madhe europiane apo botërore,

me argumentat që i shkojnë për hosh, çështjet që lidhen me

Ballkani, apo me vetë Shqipërinë ? Jo ! I takon edhe Shqipërisë,

pasi tanimë ka ikur koha e lajkave, e frikës për « ndëshkime »,

për « mbetje qefi » e ku ta di unë. Ka ardhur koha e diplomacisë

së zgjuar, e ekuilibrit midis fqinjëve, e barazisë së shteteve

qofshin këta të mëdhenj nga territori, apo numri i popullsisë, e

miqësisë me vendet europiane pa dallim, por edhe me vende të

tjerë, qofshin këto arabe, vende islamike. Pse vetëm disa

demokraci qofshin këto perendimore apo vendeve të Europës

Lindore apo Jugore, kanë të drejtë të kenë marrëdhënie shumë të

mira edhe me vendet ku ka shumicë kristianësh (ortodoksë,

katolikë, apo protestantë), apo edhe me vende ku shumica janë

myslimanë, vendet arabe dhe interesat ekonomike primare të

vendeve që përmenda më sipër, por edhe të tjera si to, janë të tilla

që marrëdhëniet me to, edhe pse bëjnë pjesë në konferencën

Islamike, janë të shkëlqyera ?

Prandaj nuk më duken me vend insinuatat ndaj qeverisë

demokratike në Shqipëri, qoftë kjo edhe e brishtë, apo sa po e ka

nisur punën e saj.

Lidhur me politikën e jashtme që mbron interesat e popullit

shqiptar duhet që të gjithë të jenë në unison. Të mos harrojmë

vëllezër, se janë me qindra mijra shqiptarë në Europë dhe në botë

që japin ndihmesën e tyre modeste, si punëtorë, ekonomistë,

mjekë, shkencëtarë, arkitektë, artistë, profesorë, arsimtarë dhe

hedhin një gur të sigurtë në themelet e këtyre shteteve. Por edhe

ata kanë të drejtë që familjet e tyre një ditë të lëvizin në Europë

dhe në botë, si edhe parlamentarët apo politikanët që e kanë

Page 157: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

157

shumë të lehtë të marrin një vizë. Një qëndrim në unison mbajnë

të gjitha partitë politike, të krahut të djathtë, të qendrës edhe të

majtë në të gjitha vendet që kanë një kulturë demokratike prej

dhjetra dekadash…

Sa për insinuatat për lëvizje kufinjsh, më duket se edhe diku

mund të jetë shprehur në mënyrë të moderuar, apo edhe nga

mllefi i dhembjes, i vuajtjeve, nga vetë shqiptarë të thjeshtë të

Kosovës në diasporë, pas vrasjes mizore të vëllezërve dhe

motrave të tyre nga regjimi satrap i Milosheviçit që i shpëtoi

dënimit të Gjyqit me prestigj të Hagës, pas atyre krimeve të

pandëshkuara të Karaxhiçit apo Mlladiçit e kompani, as qeveria

shqiptare dhe as parlamenti shqiptar nuk mund të vendosin se

çdo të bëjë Parlamenti apo qeveria e Kosovës, apo vetë populli

atje, kur të fitojë pavarësinë, apo zgjidhjen më të mirë të vetë

popullit të Kosovës. As Europa, m'a do mendja nuk është e prirur

të shtrëngojë darën e vet, siç lejoi ndarjen nga ish RFSY,

Sloveninë, Kroacinë, apo ndoshta së shpejti Malin e Zi. Nuk dua

të theksoj më tej më tepër se dy fjalë, siç ndodhi edhe me

bashkimin e dy Gjermanive. Ashtu ka ndodhur edhe me ndarjen e

shumë ish republikave sovjetike në shtete më vete, qoftë edhe ato

me pëlqimin fillimisht edhe Moskës, pasi në OKB dhe në

organizma të tjera ndërkombëtare, ato përfaqësohen tanimë prej

vitesh si shtete më vete, përfitojnë asistencë më vete, apo kanë

funksionarë ndërkombëtarë të pavarur.

Ne nuk jemi në asnjë çast për rishikim kufinjsh, apo ndasi

fetare, etnike. Nuk jemi për rishikim kufinjsh të ndarë në Londër

në tetor 1913. Megjithëse shqiptarët dhe historiografia botërore

gjykojnë thjesht për të vërtetën historike se këto kufinj ishin

shumë të favorshëm për Greqinë dhe Serbinë dhe shumë pak në

përputhje me realitetin etkografik. Atëhere, në disa kryeqytete

pranë nesh, kishte nga ata që ishin të pakënaqur nga krijimi i një

shteti shqiptar. Bile për një çast, për shkak të konflikteve nga

jashtë, Shqipëria u rrezikua të shuhej. Vetëm në dhjetor 1920, ajo

Page 158: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

158

u pranua si anëtare në Shoqatën e Kombeve. Fan Noli qysh

atëhere ju drejtua shteteve europiane që ta njohin Shqipërinë dhe

të kenë marrëdhenie normale dhe të interesit reciprok me të.

Historia natyrisht do ta kujtojë të kaluarën, por edhe shqiptarët

kudo që janë : arvanitas, arbëreshë, arbanasit, bashkëkombasit që

janë vendosur në botë, nuk janë aspak për ndryshime kufinjsh.

Ata duan që pasardhësit e Ilirëve, për të cilët ka studjuar dhe

shkruar linguisti i madh francez Robert d‟Angely, si popull

autokton dhe një nga më të shumtët në numër të Europës antike,

të jenë zot në tokën e tyre. Ashtu si edhe vëllezërit e Kosovës dhe

në vise, të gëzojnë si edhe popujt e tjerë, pasi janë banorë tepër të

hershëm të Ballkanit. Jo më kot historiani i shquar francez,

Georges Castellan, në librin e tij « Histori e Ballkanit » thekson

se nga ballkanasit më të vjetër janë dhe iliro-shqiptarët. Në

mozaikun e popujve që e përbëjnë Ballkanin dhe Europën,

shqiptarët kanë qënë autoktonë. Jo më kot Gaius Plinius

Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s), natyralist romak i

famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37

vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar « Naturalis

Historia », në vëllimin VII, shkruan : « Ilirët (arbërit) kanë krijuar

të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët ».

Cdo shqiptar i ndershëm, megjithë padrejtësitë, nuk don kursesi

të lëvizë kufijtë shtetërorë ; nuk don më të shohë tela me gjemba

midis kufinjve të shteteve sovrane. Ai kërkon shkëmbime të

ndërsjellta ekonomike, kulturore, vetëm « ndarje kufiri me

shkurre dekoratike », me lule e gjithçka të mirë, midis vendeve të

Ballkanit. E tillë është sot edhe Europa demokratike. Midis

Zvicrës dhe Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë, Zvicrës dhe Italisë,

natyrisht ka ndarje kufiri, shpesh që nuk dallohet nga tokat e

mbjella me grurë, apo me bimësi në të dy anët, ka kontrolle

doganore, ka ekipe të lëvizshme për të ndaluar kriminelët që

egzistojnë akoma në botën moderne. Megjithatë, ka më shumë

lule, pemë simbol të paqes, i vëllazërisë, solidaritetit, mirësisë,

mirëkuptimit…

Page 159: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

159

Mjaft më me ndërhyrje foshnjarake të politikanëve të dështuar

që nuk kanë shkëlqyer asnjëherë në qëndrimet e tyre për çështjet

e Ballkanit, të Kosovës, të Shqipërisë, të Europës dhe

shqiptarëve ! Ata vetëm e kanë lënë çështjen e pranimit të

Shqipërisë në Europë, apo çështjen e asistencës, të donacioneve

nga organizmat ndërkombëtare apo donatorë të tjerë, të shtyhet në

« kalendrat greke ». Ka ardhur koha që diaspora shqiptare në

Europë, përfshirë edhe forcat politike në vend, të bëjnë më tepër,

duke lënë mënjanë mëritë e së kaluarës dhe të së tashmes dhe të

dëgjohet zëri dhe dëshira e një populli që nuk do të përsëriten më

tragjeditë e së kaluarës. Edhe pse ligjërisht vendi ynë dhe

përfaqësuesit tanë nuk janë në departamentet e Europës së

Bashkuar në Bruksel, si shumica e përfaqësuesve të vendeve tanë

fqinjë dhe europianë, ku shqiptarët punojnë dhe japin ndihmesën

e tyre , Shqipëria i përket Europës së menduar nga Shumani, Jean

Monet, Denis de Rougemont, Alfred Borel, Germaine de Staël e

sa e sa të tjerëve . Me një popullsi prej mbi 380 milionë banorësh,

Europa e të 25-tëve që tashmë ka marrë formë, në fakt është

dyfishuar nga madhësia e saj në krahasim me Europën e 9

vendeve që e përbënin atë para mbi 30 vitesh dhe për më tepër

akoma, në krahasim me Europën e 6 vendeve të 1958 që kishte

vetëm 167 milionë banorë. Të 3 milionë e gjysëm shqiptarët që

jetojnë në Shqipëri, si dhe ata disa qindra mijëra që janë vendosur

në vendet evropiane, i përkasin « Europës pa kufi » për të cilën

shkruante qysh më 1954 Françoix Perroux, i përkasin Evropës së

individit, të lirisë, të demokracisë. Le ta përfundojmë këtë urim

me fjalët e Robert Shumanit, disa dekada më parë : « Kufijtë tanë

në Europë do të duhet të jenë gjithnjë e më pak pengesë në

shkëmbimin e ideve, të njerëzve dhe të të mirave. Ndjenja e

solidaritetit të kombeve do të ngrihet përmbi nacionalizmat e

tejkaluara tashmë ».

Të më falin politikanët apo parlamentarët që nuk janë në një

mendje me mua, apo edhe me shumicën e Diasporës së sinqertë

Page 160: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

160

në Zvicër, SHBA, Kanada, Francë, Austri, Gjermani, Australi,

Zelandë e re, Argjentinë e kudo që duan të fshihet njëherë e

përgjithmonë nga faqja e Shqipërisë etiketa që i jepet akoma nga

ana e shtypit të bulevardit për njerëz « të egër » , « të

pagdhendur », dhe të merret shembull nga ajo pjesë e madhe e

shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë që i nderon bota e

qytetëruar : « Nënë Tereza » shqiptare, Skënderbeu, Fan Noli,

Edit Durham, Lord Bajroni, Liliane Perrin, Julien Emery,

muzikologu Marcel Cellier, Robert D‟Angely, Doktoresha

Solange d‟Angely, shkrimtarja Anne-Lise Thurler, profesori i

shquar zviceran Jean-Philippe Assal, mik i shumë shqiptarëve

mjekë dhe profesorë të nderuar, konceptuesi i Festivaleve

folklorike të Friburgut Cyril Renz, profesoresha zvicerane

Francine Koch, arvanitasi Aristidh Kola, arbanasi arkitekt i

dhjetra e dhjetra veprave në botë Franco Marussich, Nobelisti

shqiptar Murati, Fizikantja e shquar shqiptare në SHBA, Laura

Mersini e shumë e shumë të tjerë…

2006

Page 161: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

161

Vështrim në « Europën tjetër » !

Për « Europën tjetër », jashtë 28 vendeve që e përbëjnë atë në

Bruksel, po flitet akoma më tepër. Jo më larg se ditët e fundit

amerikani, zyrtar i lartë, përfaqësues i presidentit Bush, shprehej

me këtë fjalë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zoti Frank Wisner

vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere shumë e rëndësishme

për arritjen e paqes. Ndër të tjera ai u shpreh :"Ishte një privilegj i

veçantë dhe nder për mua që u takova me kryeministrin sot dhe

ndava me të përceptimin e SHBA-ve në lidhje me negociatat që

po zhvillohen mbi të ardhmen dhe vendosjen e statusit

përfundimtar të Kosovës. Patëm një takim shumë të mirë me

kryeministrin. Ju siguroj se në mendjen e amerikanëve, Shqipëria

është një partnere shumë e rëndësishme për arritjen e paqes ». Ai

shprehu nevojën për këshillën, ndihmën dhe mbështetjen e

qeverisë shqiptare, sepse arritja e statusit përfundimtar të

Kosovës do të jetë puna e të gjithëve në rajon dhe Shqipëria ka

një rol me rëndësi jetike në këtë çështje.

Këto fjalë më kthyen në kujtimet e mija të para kur u vendosa

në Gjenevë. Është kënaqësi e veçantë kur dal për shëtitje me

familjen, pas punës së lodhshme të ditës. Buzë Liqenit Leman,

ajri është tepër i pastër dhe në fytyrë vjen ai flladi i freskët dhe

çlodhës. Pranë hotel « Presidentit », ndodhet dhe ndërtesa e

madhe e të Drejtave të Njeriut, ose siç quhet ndryshe Pallati

Uillson. Thomas Uillson ka qënë presidenti i SHBA për dhjetë

vite rresht, rektor i Universitetit të Princetounit dhe guvernator i

Nju Xhersit, strehë prej dekadash e shumë shqiptarëve të

ndershëm. Mendimi për krijimin e Lidhjes së Kombeve është

meritë e këtij burri të madh shteti, amerikan. Uillson, mëse

njëherë ka mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë territoriale të

Shqipërisë. Sidomos kuptimplotë është qëndrimi i tij i vendosur

për këtë çështje në Konferencën e Paqes në Versajë të

Francës…Prandaj edhe fjalët e mira të përfaqësuesit të lartë të

Page 162: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

162

SHBA tani, gjatë vizitës në Shqipëri më gëzuan pa masë. Siç më

kanë gëzuar edhe vlerësimet e amerikanëve të tjerë më parë. Pra

edhe Europa tjetër, ku bën pjesë Shqipëria po luan edhe ajo rolin

e saj si ndërmjetësues për të ardhmen e Kosovës, të Ballkanit apo

edhe më tej, të Europës.

Kush është Europa ? Përkufizimet janë nga më të ndryshmet,

nga ata që e njohin mirë Europën dhe vendet që e përbëjnë, por

edhe nga ata që shkruajnë për vende europiane, si Shqipëria, por

që kurrë nuk kanë shkelur në të. Nuk dua t‟i bëj një analizë të

veçantë kësaj radhe librit në frëngjisht, viti 2004, « Ligjërata

ballkanike : fjalë dhe njerëz ». Pasi përmend memorandumin

famëkeq të 1937 të akademikut serbomadh Vasa Cubriloviç të

titulluar « Iseljavanje Arnauta », ose në frëngjisht « L‟expulsion

des Arnaoutes » (Dëbimi i arnautëve ), ai thotë : « Fjala

« Shqiptar » (Albanac, në shumës Albanci) e huazuar nga gjuhët

perendimore, del vetëm me pavarësinë e Shqipërisë në 1913 »

( ?!!). Nuk e di në është një lapsus i autorit, apo i botuesit të librit,

por m‟a merr mendja se kushdo që shkruan për Shqipërinë apo

shqiptarët, për përkatësinë e saj në Europë, apo jo, sipas orekseve

dhe fjalëve të marra nga historianë serbë apo të tjerë, duhet më

parë të konsultohet edhe me vetë historianët shqiptarë, apo edhe

vetë shqiptarët që ndodhen tanimë kudo, pas kthimit në skenën

europiane edhe të « Europës tjetër », pas ngjarjeve të vitit 1989,

pas rënies së Murit famëkeq të Berlinit.

Gjeografia, kultura dhe politika kanë bërë që edhe kombe që

më parë kanë qënë vetëm objekt i historisë, tani janë bërë subjekt

i saj dhe nuk janë më jashtë ndërgjegjes europiane. Albert Kamy

jo më kot ka theksuar : « Mal nommer les choses ajoute aux

malheurs du monde » ( Po të emërtosh gjërat keq ato ja u shton

mjerimeve të botës)…Prandaj edhe kur të shkruaj përsëri, lidhur

me librin e atij profesori të gjuhëve dhe letërsisë slave në

Universitetin e Provansës, do të mundohem të marr mendimin

edhe të miqve të mij historianë, gjuhëtarë, gazetarë nga

Page 163: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

163

Shqipëria, si Koli Xoxi, Kristaq Prifti, Hamit Boriçi, Gjovalin

Shkurtaj, si dhe profesoreshes nga Franca Solange d‟Angely,

mikut tim dhe te saj, Saimir Lolja ne Kanada, Thani Naqo në

Florida, Vladimir Cicani në Las Vegas e të tjerë që të më falin që

nuk po i përmend këtu për mungesë vendi. Ashtu, si edhe

funksionarë ndërkombëtarë, qofshin këta të nivelit të lartë apo

edhe në drejtoritë përkatëse që merren me « Europën tjetër »,

konsultohen me funksionarët shqiptarë, sado të paktë që të jenë

ata. Kam pasur dhe kam respekt të veçantë për gjithë ata kolegë të

kombeve të ndryshme që në një çast apo një tjetër merrnin edhe

mendimin tim për çështje që kishin të bënin me Shqipërinë, por

edhe rajonin rreth saj, Kosovën dhe viset, Maqedoninë, e cila më

8 prill 1993 u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara me

unanimitet nga 181 vende që e përbëjnë këtë organizatë me

prestigj…

Kam në dorë një libër rreth 500 faqesh, si dhe të tjera, me

dedikim nga zvicerani Basil Shader (Schader), shembull tepër

domethënës, larg lavdeve të dikurshme të m-l për E.H. , apo edhe

nxirrjes së realitetit për shqiptarët nga shtypi dhe botimet e

« bulevardit » dhe « kronikat e zeza ». Prof.Dr. Basil Schader ja u

kushton librat e tij « Shqiptarëve kudo në botë, me shpresën dhe

dëshirën që të ruajnë gjuhën e tyre të bukur, kulturën e tyre të

lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë ». Ai në të nuk flet vetëm

për gjuhësinë, por edhe për bashkëjetesën 30-të vjeçare midis

zviceranëve dhe shqiptarëve ; për Zvicrën në perceptimin e

mërgimtarëve shqiptarë ; për shqipen që i përket familjes së

gjuhëve indo-europiane, për faktin se atë e flasin rreth 6,5 milionë

shqiptarë ; për shqipen që është një prej gjuhëve më të lashta të

Ballkanit dhe preardhjen e saj nga gjuha e ilirëve, të cilët kanë

ardhur në Ballkan që në fillim të mijëvjeçarit të dytë para e.s.

Gjithçka ky zviceran, mik i vërtetë i shqiptarëve e ka të bazuar në

fakte historike, jashtë çdo lustre apo nxirrje të realitetit.

Siç shprehet në parathënien e librit prof.dr. Gjovalin Shkurtaj :

« Prof. Dr Basil Shader është një personalitet i dalluar dhe

Page 164: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

164

dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i cili përveç ndihmesave

që jep për shqiptarët në Zvicër, së bashku me gruan e tij, zonjën

Erika, ka kontribuar shumë edhe për rindërtimin dhe pajisjen e

shkollave të komunës së Balldrenit (Lezhë). Prej disa vjetësh ai

është lidhur me mësues dhe drejtues të arsimit të asaj komune dhe

ka sjellë ndihma të konsiderueshme financiare për ndërtimin e

pajisjen e shkollës fillore të Torovicës dhe asaj tetëvjeçare të

Kolajakut, si dhe për pajisjen me mjete mësimore të shkollës së

mesme të Balldrenit. Për meritat e ndihmesat e tij të vyera,

Këshilli Bashkiak i Balldrenit i ka akorduar prof. Dr. Basil

Shaderit dhe bashkëshortes së tij, titullin « Qytetar nderi » në

shtator 2002 ». Në hyrjen e librit të tij profesori i nderuar

zviceran thekson : « Edhe pse diaspora shqiptare në Zvicër është

shumë e madhe, edhe pse pjesa dërmuese e saj është ambientuar

më së miri me Zvicrën, për çudi, nuk dihet shumë për këtë grup të

rëndësishëm. »

Me respekt Prof. Basil Shader kujton se libri i tij nuk do të

kishte dalë në dritë pa ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve dhe

institucioneve të shumta si nga ana shqiptare, ashtu edhe

zvicerane. Ai përmend me respekt profesorë shqiptarë që kanë

dhënë një ndihmesë të veçantë në çdo rresht që ai ka shkruar për

shqiptarët. Një shembull i një njeriu fisnik që i respekton

shqiptarët, kombin shqiptar, por që edhe ata e respektojnë dhe e

pranojnë në gjirin e tyre. Të tillë duhet të ishin dhe ata që

shkruajnë « Ligjërata… » apo për « Bulevardin Zogu i Parë », në

Tiranë, ku pasi kanë qeshur, por edhe nënqeshur, kanë pirë e

ngrënë nga shqiptarët, vjellin vrer dhe përçmojnë

bashkëbiseduesin e sinqertë që flet edhe për historinë e kombit të

tij, me të vërteta historike. Kështu duhet të mendojë edhe ajo

Ornela shqiptare kur të na japë libra të tjerë si ai « Vendi ku

njerëzit nuk vdesin kurrë », sipas saj, fjala « përulësi » nuk

egziston në leksikun shqiptar. Ajo na jep të përditshmen e lagjes

ku jetonte në Tiranë, nëpërmjet shikimit të një vajze që pak e nga

pak bëhet adoleshente. Tregtimtarja flet për librat e ndaluar,

Page 165: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

165

« gënjeshtrat e vendit », e vë njësh popullin e vendit të saj, me

komunizmin, duke e cilësuar « parajsë e tokës » në mënyrë

përçmuese, pa analizuar karakterin e vërtetë të shqiptarit

mikpritës, burrëror, mirënjohës, duke mos vënë shënjë barazimi

midis merhumit dhe popullit të tij punëtor…A është e udhës që

kjo autore me humor therës negativ, të thotë për bashkëkombasit

e vet « Jemi në Shqipëri. Këtu nuk bëhet shaka... » Dhe kritikja

letrare frankofone, pa e parë Shqipërinë, por duke u nisur nga stili

narrativ i tregimtares thotë se një fjalë e urtë shpreh për mrekulli

Shqipërinë : « Vis que je te haisse, et meurs, que je te pleure ! »

(Jeto që të të urrej, dhe vdis që të të qaj). O Zot deri ku arrin

mendja e njeriut për kombin e vet që e ka nxjerrë në dritë, për ata

fqinjë të pastër, punëtorë, gazmorë, paçka se ajo dhe ai historiani

duan të vënë shenjen e barazimit, me atë diktaturë dhe me

« rodhet » e nomenklaturës që shijnë dhe përfitojnë nga

demokracia e brishtë.

Shkrimtarja shqiptare bën mirë të marrë shembull nga e

paharruara shkrimtare zvicerane Liliane Perrin për « Një

bashkëshort pa rëndësi » që do shohë shpejt dritën e botimit në

shqip. Apo librin e romancieres tjetër zvicerane Anne-Lise

Thurler me romanin « Agimi i errët tek fusha e mëllenjave ». Ky

roman është shkruar me vërtetësi dhe humanizëm, është si një

biografi përfaqësuese e mijra e mijra shqiptarëve nga Kosova, të

cilët si rezultat i dhunës dhe torturave të pësuara nga pushtuesit

serbë, u detyruan të shkojnë në mërgim për të pasur një jetë më të

mirë për familjet e tyre. Selajdin Doli që është edhe bashkëautor i

librit, i torturuar dhe i burgosur për vite të tëra më kot, është

mirënjohës ndaj shkrimtares zvicerane, pasi ëndra e tij u bë

realitet me këtë libër ku shfaqen me realizëm karakteri dhe

vuajtjet e një populli martir.

Pas leximit të këtij libri, më vijnë ndërnend fjalët e Ismail

Kadaresë, në tetor 1992, i cili në parathënien e romanit të Liliane

Perrin, ka shkruar ndër të tjera : « Realiteti kafkajan dhe i

përditshëm i këtyre të rinjve shqiptarë të Kosovës që përpiqen t‟i

Page 166: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

166

shpëtojnë me ikje dhe migrim fatit të keq të një populli që nuk

duket se mund të imponojë vendin e tij të ligjshëm në hartën e

Ballkanit dhe të Europës. I vetmi komb i kontinentit të vjetër i

ndarë në dy, që është akoma përballë Golgotës së tij…Nëse këto

faqe të shquara janë larg çdo ambicjeje apo zhargoni politik,

shprehet Kadaré, ato shkojnë më larg se sa një trillim i thjeshtë,

më larg se sa një takim pat ë ardhme ».

Le t‟i kthehemi përsëri Europës : me mbi 10 million km2, ose

6.5 për qind të tokave që e përbëjnë rruzullin tokësor, ajo

përfaqëson vetëm një të pestën e Amerikës apo të Azisë, një të

tretën e Afrikës…Emri Europë kur u shfaq për herë të parë në

Antikitet, tregonte, në mitologjinë greke, një Feniciane të re dhe

të bukur që e rrëmbeu Zeusi…Në shënimet e mija për « Europën

tjetër », atë jashtë 25-shes kam shënuar ndër të tjera :

Po të shfletosh volumet e « Historisë së përgjithshme të

civilizimeve » nuk gjen ndonjë referencë për Shqipërinë. Nuk

është vendi këtu për të dhënë argumenta të tjerë, jo vetëm si ato të

profesor Basilit, gjuhëtarëve, historianëve në botë, lidhur me

historinë e civilizimit shqiptar, por kjo harresë të bën të

mendosh : historianët që kanë shkruar historinë e Europës, edhe

të « Europës tjetër » a mos i ka dhënë vetë shans E.H. të

« sundojë » në Shqipëri nga 1944 deri në 1985, derisa vdiq ? E

vërtetë është se në atë periudhë, veprat e tij kishin përparësi dhe

përktheheshin edhe në gjuhë të huaj, ato përmbanin edhe fakte

historike, por ata historianë që formulonin edhe historinë e

Shqipërisë, krahas asaj të « Europës tjetër », diku atje në një vend

të Europës, nuk mund të merrnin si bazë referenca të diktatorit.

Por nga ana tjetër, në mos gabohem, janë botuar në gjuhë të huaj

edhe në atë kohë libra si « Historia e Shqipërisë », në gjuhën

frënge, nën kujdesin e profesorëve shqiptarë, mbi 25 vite më

parë, që përmban edhe fakte historike të pakontestueshme për

historinë e civilizimit shqiptar jo vetëm gjatë kohës së

Skënderbeut, por edhe më parë. Për çudi, botimi i 2004

Page 167: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

167

« Ligjërata ballkanike : fjalë dhe njerëz », i të njëjtës shtëpi

botuese në Francë, nuk i referohet shumë veprës së francezit

Zhorzh Kastelan (Georges Castellan) « Histori e Ballkanit »

(shekulli XIV-XX), 1991, e cila përmban fakte historike bindëse

dhe për civilizimin e « Europës tjetër », duke përfshirë edhe

Shqipërinë, edhe për autoktoninë e shqiptarëve e shumë dëshmi të

tjera, por autori i « Ligjëratës… » gjen me vend të përmendë nga

libri i profesor Kastelanit vetëm faktin se « populli » i Shqipërisë

« del shumë jashtë cakut të shtetit të tij eponim dhe duke bërë

këtë ai kënaq dëshirat kontradiktore të lexuesve francezë dhe

ballkanikë ». Autori nuk mungon t‟i japë vend edhe Mira

Millosheviçit, gruas së diktatorit të vetëvrarë, në një kohë që

mund të merrte, ndër të tjera, të dhëna historike nga botimi i

Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti

Historisë të vitit 1993 (mbi 11 vjet para botimit të

« Ligjëratës… » , me titull : « The truth on Kosova » (E vërteta

mbi Kosovën ). Ky botim voluminoz prej 350 faqesh ka

dokumenta mbi ilirët dhe autoktoninë e shqiptarëve. Që populli

shqiptar s‟ka dalë jashtë « cakut » të shtetit të tij eponim, mjafton

të përmendim vetëm shkrimin e studjuesit Aleksandar Stipeviç,

me titull « Every story about the Balkans begins with the

Illyrians » (Cdo histori mbi Ballkanin fillon me Ilirët »), apo të

studjuesit tjetër Radoslav Katiçiç « Mbi antroponiminë dhe

etnogjenezën e Shqiptarëve » ; të prof. Henrik Baric « Disa të

vërteta mbi banimin e hershëm të shqiptarëve në Gadishullin e

Ballkanit » ; apo prof. francez Alain Ducellier « A e kanë

pushtuar shqiptarët Kosovën » ; ai libër përmban burime të

shumta studimore , jo vetëm nga arshivat qëndrore shtetërore të

Republikës së Shqipërisë, por edhe të Turqisë, të Austrisë, të

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, të Gjermanisë, të

arshivave të Foreigh Office të Britanisë së Madhe dhe të vetë ish-

Jugosllavisë.

Këto ditë mora librin e diplomatit dhe gazetarit penëartë, me

një përvojë 40 vjeçare edhe në fushën e gazetarisë, apo prej një

Page 168: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

168

dekade, në atë të diplomacisë. E kam fjalën për Shaban Muratin,

me të cilin vite më parë ishim kolegë. Atij ndoshta nuk do t‟i vijë

mirë që unë shkruaj për të, pasi ai është tepër modest, por leximi i

librit, si dhe dedikimi që më ka dërguar, nuk mund të më lënë pa

e përmendur. « Fredit, mikut tim të vjetër, në shenjë falenderimi

dhe kujtimi vëllazëror për një miqësi që u ka rezistuar

dekadave … ». Shaba, Stokholm 15 prill 2006. Do të uroja që

libri i Shaban Muratit të ishte në tavolinën e çdo diplomati

shqiptar kudo në « Europën tjetër » apo në vendet e Bashkimit

Europian, dhe gjetiu, pasi është një analizë e thellë e procesit të

« ndërrimit demokratik » në Serbi, pas rënies së regjimit famëkeq

të Millosheviçit. Unë i jap fjalën mikut tim se jo shumë vonë do

përpiqem ta përkthej librin e tij në frëngjisht që të ndodhet edhe

mbi tavolinën e analistëve të Ballkanit, Serbisë, Shqipërisë,

« Europës tjetër ».

Libri i tij « Serbia kundër Serbisë » - analizë e një

gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm, botuar nga shtëpia botuese

« Albin » në 2005, lexohet me nje frymë dhe s‟ke dëshirë ta lësh

pa e mbaruar deri në fund. Në të flitet me realizën edhe për

« Europën tjetër ». Të më lejojnë lexuesit që para se ta gjejnë

librin dhe ta blejnë t‟u jap një paragraf se me sa mirëgjykim e

realizëm shkruan Shaban Murati : « Ndërrimi demokratik, që

ndodhi në Serbi, u shoqërua me një përpjekje të Serbisë për të

përfituar nga rasti dhe për të forcuar pozitat e saj në rajon. U

konstatua një avancim i pozitave serbe në rajon dhe kjo erdhi nga

disa faktorë :

1- Nga dëshira e mirë e disa shteteve europiane për të parë

Serbinë të inkuadruar në proceset e reformave demokratike

bashkë me shtetet e tjera të rajonit.

2- Nga dëshira jo e qartë e disa shteteve të Bashkimit

Europian dhe e Rusisë për të kundërshtuar praninë dhe rolin e

NATO-s në rajonin e Ballkanit.

3- Nga dëshira e vjetër e disa shteteve të rajonit për të bërë

një rikompozim të aleancave të vjetra në terrenin ballkanik me të

Page 169: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

169

njëjtën bazë antishqiptare. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë »se

Serbia ia arriti këtij avancimi nëpërmjet nxitjes, pjesëmarrjes dhe

fryrjes së vatrave të tensionit në rajonin tonë. Nuk ishte rastësi që

ajo i lidhte vatrat e ndryshme të tensionit në Ballkan vetëm me

emërtim shqiptar dhe me përrallën e vjetër të përpjekjeve për

« Shqipëri të Madhe ». Fushata intensive e diplomacisë serbe për

satanizimin e faktorit shqiptar në Ballkan, e kombinuar me

veprimtaritë e lidhjeve të vjetra të shërbimeve sekrete dhe me

idiotizmin apo mercenarizmin e disa grupeve revolucionare ose

kriminale shqiptare, arriti të lëvizë për të keq në disa kancelari

opinione dhe qëndrime kundrejt kombit shqiptar » :

Shaban Murati e meritonte të shkruheshin faqe të tëra për

librin e tij « Serbia kundër Serbisë : analizë e një

gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm » që ka në fund edhe një

përmbledhje të shkurtër në gjuhën angleze. Dëshiroj të them

vetëm një rresht me fjalë të mira për botuesin e librit « Albin »,

pasi jo vetëm përmbajtja e tij është e shkëlqyer, me argumenta

bindëse dhe e shkruar nga një analist që mund të themi ka arritur

perfeksionin në shkrimet e tij, por « Albin » ka paraqitur librin

me faqosje por edhe në mënyrë dinjitoze. Uroj që i përkushtuari i

panairit ndërkombëtar të librit dhe të shtypit në Palekspo të

Gjenevës që hapet në 27 prill deri 1 Maj 2006, të na sjellë të

paktën një numër ekzemplarësh të librit.

Shaban Murati shpreh një të vërtetë të pamohueshme në librin

e tij të fundit që çdo historian apo analist i Ballkanit, « Europës

tjetër » mund ta vërejë thjesht : « Çdo diplomat dhe analist e

ndjen se bëhet e vështirë të kuptohet plotësisht kuadri i rolit dhe i

veprimit të një shteti në Europën Juglindore, pa njohur edhe

pikëpamjen e të gjitha kryeqyteteve rajonale, me të cilat shteti

përkatës ka marrëdhënie dhe raporte historike e perspketive. Një

pikëpamje nga Shqipëria del si një nevojë për çdo studjues, që

kërkon të plotësojë njohjen e hartës historike, diplomatike dhe

politike të rajonit. Nuk janë të paktë diplomatët dhe studjuesit

europianë, që e kanë krijuar opinionin e tyre për Shqipërinë dhe

Page 170: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

170

kanë formuar kulturën e tyre për çështjen shqiptare në Ballkan

nga literatura politike serbe. Nuk kam hasur ndonjë studjues apo

diplomat, që ta ketë formuar opinionin e tij për Serbinë nga

literatura politike e Shqipërisë. Serioziteti i analizës dhe kërkimit

të së vërtetës këshillon njohjen e dy literaturave… ».

Këto postulata dhe libri i sipërpërmendur i analistit të politikës

së jashtme, prej mëse 40 vitesh dhe diplomatit të urtë, modest,

por me tepër kulturë, Shaban Muratit, duke njohur thellësisht jo

vetëm historinë, politikën, kulturën, zakonet e vendit të vet, por

edhe të vendeve ku ka qënë ambasador, do të dëshiroja të

përktheheshin sa më parë në gjuhë të huaj, qoftë anglisht,

frëngjisht, apo gjuhë tjetër. Ky do të ishte një shërbim i madh që

do t‟i bëhej edhe kombit tonë dhe vënies në vend të të vërtetave

historike që të mos shtrëmbëroheshin enkas, apo edhe të prirur

për t‟i servirur opinionit publik dhe lexuesit « fjalë dhe njerëz »

që mund të shkaktojnë keqkuptime apo fatkeqësi popujve dhe

vendeve të « Europës tjetër ». Mjafton që këta autorë të shohin

edhe « jetët e dymbëdhjetë Qezarëve », 12 biografi të ndara në 8

libra për Qezarin, Augustin dhe trashëgimtarët e tyre julio-

klaudienë (Tiberin, Kaligulën, Klaudin, Neronin) ; apo për tre

perandorët e vitit 69 (Galba, Othoni, Vitelliusi), ato të tre

perandorëve të dinastisë flaviane (Vespasienin, Titysin,

Domilienin). Në to mëse njëherë përmenden me respekt Ilirët,

paraardhësit autoktonë të « shqipëtarëve », « arbanasve »,

« arbëreshëve », « arvanitasve ». Çfletoj kohë pas kohe edhe

librin e Gaston Boissier i Akademisë Franceze « Ciceroni dhe

miqtë e tij », studim mbi shoqërinë romake të kohës së Qezarit,

botuar nga libraria « Hachette » në 1923. Në të përmenden me

simpati dhe shqiptarët. Po t‟i kthehem qoftë edhe me dy rreshta

librit të profesorit francez Zhorzh Kastelan « Historia e

Ballkanit » ke respekt për këtë studjues që i jep vendin që meriton

edhe « Europës tjetër », pra ndër ta dhe Shqipërisë dhe librin ja

dedikon : « Kolegëve dhe miqve të mi në Shqipëri, Bullgari,

Greqi, Rumani, Turqi e ish-Jugosllavi, të cilët gjatë një çerek

Page 171: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

171

shekulli më bënë ta kuptoj e ta dua Ballkanin ». Këtyre

historianëve duhet t‟u jepen në dorë dhe t‟u besohen arkivat e

shteteve europiane, në mënyrë që e vërteta historike të mos

shtrëmbërohet dhe t‟i shkojë për hosh keqdashësve të « Europës

tjetër » për ta përçarë atë, për të futur pyka midis tyre. Zvicerani

Urs Altermatt, profesor i historisë së sotme në Universitetin e

Friburgut, dhe Bernës, Zvicër , në prologun e librit të tij

« Etnonacionalizmi në Europë », botuar nën kujdesin e

Fondacionit PRO HELVETIA në shqip nga « Shtëpia e Librit dhe

e Komunikimit », thekson : « Sarajeva nuk është aksident.

Kryeqyteti boshnjak qëndron në një radhë të gjatë vendesh që

ngrihen në murin e historisë se re europiane si përmendore

ndarjesh etnike dhe dëbimesh me motive raciste, kampesh

përqëndrimi, luftërash civile dhe genocidesh :Konstandinopoja,

Auschwitzi, Katini, Belfasti, Nikozia, Hoyerswerda… »

Lexova në shtyp se Stambolli (Turqi) dhe Pecs (Hungari)

duhet të jenë kryeqytetet europiane të kulturës në 2010. Vendimi

do të miratohet këtë vjeshtë nga ministrat e kulturës së 25-të

vendeve të Bashkimit Europian. Kryeqyteti turk ishte kandidat

me Kievin për vendet e « Europës tjetër » (shënimi im- Europa

tjetër) . Kjo nuk është « një zgjedhje politike », theksoi një anëtar

i jurisë, Sër Xheremi Isaacs, në Bruksel. Janë marrë parasysh

kriteret kulturore. Fakti se Stambolli ka një urë lidhëse midis

Europës dhe Orientit luajti një rol.

Më bëhet qefi për këtë vend mik të Shqipërisë që ka pranuar

me mijra shqiptarë në gjirin e vet dhe e meriton t‟i përkasë jo

vetëm « Europës tjetër », por Europës të gjithë kombeve që e

përbëjnë atë. Këtë do dëshiroja edhe për vendin tim që i ka dhënë

Europës figura të shquara dhe ku sot e kësaj dite me mijra e mijra

shqiptarë japin ndihmesën e tyre në fushën e ekonomisë, të

shkencës, të ndërtimit, arsimit, që ato të ecin më përpara.

Hendeku midis « Europës tjetër » dhe Europës së 25-tëve nuk

duhet të thellohet më. E vërtetë se epoka e E.H. e kishte hequr

Page 172: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

172

Shqipërinë nga historia e përgjithshme e civilizimeve europiane,

pasi ishte cilësuar një « vend i mbyllur », « hermetik ». Por tani

Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më si portugezët kur « flakën »

diktaturën në 1964, apo spanjollët që fshinë frankizmin dhe hynë

në Europën e Brukselit, megjithë mangësitë që kishin në ato

kohë. Shqiptarët nuk janë më si italianët, grekët dhe popuj të tjerë

që u detyruan në fillim të shekullit të 20-të, apo edhe më vonë të

merrnin rrugën e kurbetit, atje në Amerikën e largët. Është e

vërtetë që « arbanasit » kur u larguan nga vitet 1700 nga tokat e

tyre amtare, u detyruan nga të tjerët të ndronin emrin, siç u

detyruan edhe shqiptarët krishterë në kohën e otomanëve të

ndryshonin emrat e tyre për të pasur një punë në administratën e

asaj kohe. Megjithatë të vërtetat dhe vlerat e një kombi nuk

mjund të shuhen. Është e vërtetë që nga « padija » apo enkas,

bashkë me qingjat shqiptarë, u grabitën dhe u shitën për dy

kacidhe edhe zbulime arkeologjike, siç ka ndodhur edhe me

kombe të tjerë. Por ato nuk mund ta lënë Shqipërinë në një

« Europë tjetër » për shumë kohë. Voskopoja, Apollonia,

Butrinti, Berati etj., janë vlera që i përkasin civilizimit europian…

Në shënimet e mija të fundit kam shënuar në anglisht edhe

fjalët e zotit Panos Englezios, President i Federatës

Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), i cili më shkruante pak kohë

më parë pas kthimit nga Konferenca Ndërkombëtare e Talasemisë

në Dubai :

“We were extremely pleased to learn the Albanian Ministry of

Health, the health professionals involved in the treatment of

patients with thalassaemia and the Albanian national Anti-

Thalassaemic Association are now working closely together

towards implementing further improvements regarding

prevention and treatment protocols for Thalassaemia in

Albania. This is extremely encouraging and soul-satisfying”.

Ja u dhashë versionin në anglisht, për të mos bërë edhe unë

ndonjë lapsus në përkthimin në shqip të fjalëve të Presidentit të

nderuar të TIF-I, si ai profesori francez i gjuhëve sllave atje në

Page 173: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

173

Provans: “Jemi shumë të kënaqur kur lexojmë se Ministria

Shqiptare e Shëndetësisë, profesionistët e shëndetësisë që merren

me mjekimin e pacientëve me talasemi dhe Shoqata kombëtare e

Luftës kundër Talasemisë, po punojnë tani ngushtë për të

vendosur vlerësime të mëtejshme lidhur me protokollet e

parandalimit për Talaseminë në Shqipëri”.

Lexoj tek adresa ime elektronike e sotme mesazhin e gazetares

Laureta Roshi në Tiranë : » I dashur Fredi miremengjes. Lexoja

emeilin dhe gezohesha dhe kur nuk me kthehej pergjigje me

dukej se do ta prishja si pa dashur gezimin tim. Sa egoiste jam!

Faleminderit për të gjitha, per kohen tende, njerezoren qe e fal aq

natyrshem. Gezohem edhe qe do te jesh në levizje. Nese ja del

per projektin per Shqiperine do te ishte vertet mirë. Arbi është në

klasën e parë dhe jeton me prinderit e mi ne Fier. Eshte ne nje

shkolle private, ecen mire, madje gezohet se eshte i pari i klases

dhe une nuk paguaj per te. Ne fakt eshte i nxenes i mire vertetë,

inteligjent, thone mesuesit, femije i lire them une dhe me

femijeri…Ne fillim deshironte te behej karrocier, pasi i pelqenin

kuajt, pastaj shofer, pastaj mjek per bebat, se nje shoku i tij eshte

i semure dhe nuk i mpikset gjaku.. Keshtu Arbri jeton në ciklin e

tij, ku fundjavave per dy dite ose vjen ose shkoj atje dhe ja bej

rremuje rregullin. Eshte i mrekullueshem. E terheq muzika dhe

kompjuteri, ka një shtat te imet dhe te qeshur te bukur. U bera si

gjithe « sorrat », nëna, Fredi, më fal, që flasin për fëmijët e tyre.

U gezova qe me kishe shkruar per familjen tende. Ne familjen

time jane dy prinderit ne pension, nena ish mesuese gjuhe

letersie, babai ish teknik ne nafte. Im vella eshte oficer, diplomuar

prej 6 vjetesh.

Kjo eshte familja jone e levizshme, ku te gjithe jemi te

perqendruar te Arbri.

Përshëndetje

Lori

Page 174: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

174

Ky mesazh që më vjen nga « Europa tjetër », po në « Europën

tjetër » në Zvicër më mallëngjeu për pastërtinë e tregimit të jetës

së përditshme edhe atje në Tiranën e bukur, edhe për atje në

Fierin e njerëzve të mirë, të urtë, të pastër, kur shkoja tek

gjyshërit dhe gjyshet e mija, tek Mondi, xha Komi i paharruar,

xha Vangjeli, teta Naja, tek xha Peçi dhe nëna Dhora, tek Nona

dhe gjyshi Polizoi, tek hallat e mija Kristina dhe Ola, ish

partizane 16 vjeçare, tek shokët e mi, djemtë e hallës, Raqi dhe

Berti që para mbi 45 vite, për të blerë një top futbolli, luanin

teatër dhe na mernin edhe neve nga 5 lekë… Nuk mund ta harroj

kurrë atë kishën e qytetit ku gjyshi im psallte dhe unë e ndjeja

veten pranë tij, atje në altar, si të çliruar nga çdo brengë, nga çdo

hall dhe do të dëshiroja në këto çaste të Festës së Pashkëve, ta

kisha atë pranë, por edhe Tunin e paharruar, nënën time,

Pandorën, Bedriun, Todin, Marikën, Lidën, Jetën, Tipin, Olën,

Kristinën, Glejdin, Bexhetin, Marion, Amelian, profesor Hamitin

e nderuar,…Gjanicën dhe Apolloninë, Semanin dhe….

Miku im Franko, si edhe unë ruajmë si të shenjta pemën

gjenealogjike të familjeve tona, si edhe shumë familje në Europën

e të 25-tëve. Nxisim edhe fëmijët tanë t‟i kenë ato, si dhe

fotografi të familjes, gjyshërve dhe gjysheve. Bori mirë e

krishterja Zografë që na dërgoi jetëshkrimin e gjyshit dhe gjyshes

së saj që të mos e harrojnë brezat e ardhëshëm. Ato do

transmetohen brez pas brezi. Është e vërtetë se gjuha jonë dihet se

është e folur që në « kohën e Perëndive », por historiografia

perendimore i ka anashkaluar disa herë të vërtetat historike të

« Europës tjetër », sidomos të Shqipërisë dhe Kosovës. Deri në

shekullin e XIV, kristianizmi ishte diçka e rallë, pasi vetëm elita e

praktikonte në Europë. Por pas kësaj u bë si fe popullore, edhe në

Shqipëri. Dihet se kristianizmi edhe në shekujt e mëpastajmë u

forcua kundër tentativave të mosbesimit. Nëse disa popuj, duke

përfshirë dhe shqiptarët, si rezultat i pushtimeve të huaja, u

detyruan të ndronin fenë, apo i janë bërë dhe padrejtësi të tjera,

kjo nuk do të thotë se nuk janë të denjë për të zgjeruar Europën e

Page 175: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

175

të 25-tëve dhe duhet të qëndrojnë përjetësisht në « Europën

tjetër ».

Të jesh në Europën e Brukselit apo edhe jashtë saj, është një

mënyrë e përkohshme jetese në të përditshmen e një qytetari

europian, për të cilën unë shprehen pa prapamendime…Të gjithë

jemi të ndërvarur dhe të lidhur me njeri tjetrin.

Sipas mendimit bashkëkohor « Individualiteti » ka kuptim

vetëm kur je në një grup dhe kur shkëmben mendime, por edhe

kulturën, etj., me të njëjtën barazvlerë. Shumë vende që hynë vite

më parë, apo edhe vitet e fundit në Europën e Brukselit dhe u

shkëputën nga « Europa tjetër », nuk kishin të njëjtin nivel

zhvillimi, siç e kanë sot, pasi kanë marrë subvencione të shumta.

Korrupsoni në « Europën tjetër » është i dukshëm dhe në anën e

« civilizuar ». Kjo si rezultat i një të vërtetë, pasi njerëzit bëhen të

pangopur por disa herë edhe nga xhelozia…

Lexojmë çdo ditë lajme të mira…British Airways ka filluar

fluturimet në Shqipëri. Urojmë që edhe shoqëri të tjera ajrore

europiane, në interes të përfitimit reciprok, ta bëjnë këtë, përveç

atyre egzistueseve. Dëgjojmë edhe se statusi i Kosovës do të

përcaktohet shumë shpejt. Jetojmë në një epokë të

jashtezakonshme, plot shpresa dhe shqetësime, një epokë ku

zbulimet pasojnë njëra tjetrën, ku qëndrimet e kundërta nuk

kursejnë as zakonet dhe as traditat më solide ; një epokë ku

problemet që dje nuk viheshin në dyshim : të energjisë, të

zhvillimit të vendeve europiane, të strukturave politike të botës së

industrializuar, sot përbëjnë një shqetësim për disa ; tani jemi « të

pushtuar » nga Televizionet publike dhe private, si dhe gazetat e

shumta ; diku shprehen për paqe, për buqeta me lule, solidaritet ;

diku tjetër vetëm kriminalitet, prostitucion e drogë…

Fenomene që nuk ishin të dukshme në të kaluarën, si rezultat i

« hermetizmit ». Shumë prej tyre u sollën enkas nga mafia

italiane, apo edhe vetë ndonjë fqinj, enkas për ta lënë Shqipërinë

në « Europën tjetër ». Thuhej për të qeshur se ekonomistët

shqiptarë po të shkojnë në Amerikë do ta shkatërojnë ekonominë

Page 176: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

176

amerikane me padijen e tyre. Por shumë prej tyre punojnë edhe

në Uoll Strit, edhe diku tjetër, në aeronatikë, apo si arkitektë,

profesorë, edhe në Europën e të 25-tëve…Ka ndonjë që të shtyjë

hyrjen e Shqipërisë « de jure » në Bruksel pasi u pëlqen fuqia e

lirë punëtore shqiptare, mungesa e mbrojtjes së tyre nga « shteti i

së drejtës » ku jetojnë…Ne jetojmë edhe në një epokë të

solidaritetit ndërkombëtar, kur i jepet dora njeri tjetrit. Në këtë

ndërvartësi të thellë, kufijtë pothuaj fshihen midis njerëzve apo

edhe shteteve fqinje. Zvicra dhe Franca në kufijtë e tyre, nuk kanë

mure ndarëse, apo tela me gjemba. Por kanë bimësi dhe lule.

Natyrisht kontrollet « e lëvizshme » nuk mund të shmangen ndaj

keqbërësve.

Më lejoni ta përfundoj këtë shkrim me mendime të mija

modeste, pa mllef, pa nerva, pa prapamendime për vende që i

përkasin « Europës tjetër », me fjalët e shkrimtarit të madh

francez Viktor Hygo, shumë dekada më parë : « Do të vijë një

ditë kur bombat do të zëvëndësohen …nga një arbitrazh i nderuar

i një Senati të madh sovran që do të jetë Europa, njëlloj si

Asambleja Ligjvënëse është në Francë… ». Ai Viktor Hygo i

madh që ne të « Europës tjetër » e kujtojmë me respekt drejtoi në

vitin 1849 « Kongresin e Miqve të Paqes » ku u bë thirrje për

« Shtetet e Bashkuara të Europës ».

22 prill 2006

Page 177: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

177

Europa, destinacion i pahumbshëm i Shqipërisë

dhe Kosovës

E ndoqa me interes si çdo shqiptar debatin e shfrenuar lidhur

me mundësinë apo jo që Shqipëria të bëjë pjesë në familjen

europiane të Brukselit. Gjakrat janë ndezur dhe shkohet deri atje,

sa “për inat të sime vjehrre” disa janë gati “të flenë me

mullixhinë”. Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe

botojnë shkrime të analistëve, qofshin këta europianë, amerikanë,

shqiptarë, deklarata të atyre që janë “kundër” apo “pro”

përkatësisë europiane të Shqipërisë.

E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime të caktuara

përpiqen të imponojnë argumentet e tyre. Por këtu nuk është fjala

për interesat politike, ekonomike, sociale, vetëm të një grupimi

qoftë ky i së majtës, i qendrës, apo i së djathtës, por kemi të

bëjmë me interesat e ligjshme të të gjithë kombit, popullit

shqiptar: mundësinë e futjes në Bashkimin Europian. Ëndrra

europiane e brezave të tërë, siç duket, për egoizëm të disave, do të

shtyhet akoma.

Në këtë kor, futen edhe grupime të caktuara europiane, qofshin

në Bruksel, Strasburg, Luksemburg, Bukuresht, Beograd, Athinë,

Madrid etj., që kanë frikë siç duket nga ideja e Shqipërisë së

Madhe, e cila në fakt nuk shtrohet tani dhe nuk përbën realitet

imediat. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura, me

President dhe qeveri të veçanta që i kanë rritur shkëmbimet e

tyre, që flasin një gjuhë, ashtu siç është Zvicra me Italinë,

Austrinë, Francën, Gjermaninë, Lihtenshtejnin, ku flitet

respektivisht italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja dhe popuj të

këtyre vendeve kalojnë lirisht dhe janë vendosur atje ku kanë

gjetur punë apo ku kanë interesa dhe jetë më të mirë. S‟ka gjë më

të mirë se “Rruga e Kombit” që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe

vende të Ballkanit, apo nisma të tjera që ndihmojnë jo vetëm dy

Page 178: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

178

vendet për shkëmbime ekonomike, tregtare, kulturore, mjedisore

etj., por edhe vendet e tjera europiane.

E kam ngritur prej vitesh (që në vitet „90-2000 kur punoja në

një multinacionale amerikane që donte të jepte ndihmesën e saj të

çmuar në këtë drejtim) se Porti i Durrësit duhej të ishte kthyer

prej kohësh në një “silos” ku të stokoheshin mallrat që do të vinin

nga e gjithë bota dhe pastaj të shkonin me rrugë tokësore edhe në

Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu. Këtë rol e ka luajtur deri

diku Porti i Selanikut apo porte të tjerë në Ballkan ose në

përgjithësi në pellgun e Mesdheut. Kështu do të ishte krijuar prej

kohësh një konkurrencë e ligjshme dhe një mundësi për

ekonominë shqiptare për të siguruar tregje të tjera.

Prej më se 40 vitesh ushtroj profesionin e gazetarit,

përkthyesit, botuesit, funksionarit ndërkombëtar, dikur në

Shqipëri dhe aktualisht në Zvicër. Këto vitet e fundit, më tepër

jam i prirur të shkruaj dhe të debatoj edhe me miqtë e mi, për

Europën dhe kombin tonë. Sidomos, në këto çaste, kur Veriu i

industrializuar nuk është akoma i prirur të pranojë peshën në rritje

dhe ndihmesën që japin fuqitë e reja të “Europës tjetër” jashtë saj

dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër të ri midis Veriut dhe

Jugut. Vetëm Shtetet e Bashkuara, në erën e re të Obamës, mund

të krahasohen si komb, ndërsa Europa e të 27-ve, është akoma

shumë larg që të cilësohet në një ditë të afërme si “Shtetet e

Bashkuara të Europës”. Kontrasti është i madh midis kontinentit

të “Po, ne mundemi” dhe asaj “Ne duhej të bënim”, për arsye se

europianët që mbajnë fatet e popujve edhe të “Europës tjetër” në

Bruksel apo Strasburg, refuzojnë të përballojnë situatën e

tanishme që evoluon dita ditës.

Nuk mund të vësh në asnjë mënyrë, siç vënë në dukje

analistët, Presidentin amerikan Barak Obama me drejtuesit e

Komisionit Europian, apo me protokollin e tij që u shkon për

hosh nostalgjikëve të epokës së merhumit.

Europës i duhet përsëri një staf me vizion të qartë dhe që është

i paanshëm, pasi ajo po paguan anonimatin burokratik të

Page 179: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

179

drejtuesve të saj, me çmim të lartë. Përqindja e dobët e

pjesëmarrjes së qytetarëve europianë në zgjedhjet e para

ndërkohë shpreh edhe faktin se ka më pak Bashkim në Europë

dhe më pak Europë në botë. Në rast se europianët duan të fitojnë

besimin e banorëve që e përbëjnë kontinentin dhe një shpresë

kolektive, ata duhet të pranojnë zgjerimin e saj edhe me

Shqipërinë dhe Kosovën, pasi qindra mijëra qytetarë të tyre po e

ndërtojnë Europën, siç dhanë kontribut të shquar në organizimin e

Lojërave Olimpike në Greqi, apo në prosperitetin e shteteve që e

përbëjnë atë. Shqipëria dhe Kosova nuk përbëjnë aspak ndonjë

rrezik për Europën, por një kontribut dhe ndihmojnë për

stabilitetin dhe frymën e solidaritetit, mirëkuptimit të saj.

Shumë nga shqiptarët kanë pasur fatin, pas viteve „90, të

vendosen në Europë apo SHBA, Kanada e Australi. Por për arsye

objektive dhe subjektive, shumica kanë vendosur të qëndrojnë

aty, për arsye të arsimimit të fëmijëve, të sistemit shëndetësor të

përkryer, duke qenë në një shtet ku respektohet e drejta, ku ka

pastërti, siguri, mirësi, ku u thuhet ndal “qoftëlargëve”,

sherrxhinjve, sehirxhinjve, atyre që duan ta shtyjnë futjen e

Shqipërisë dhe Kosovës në Europë. Atyre po u lëviz toka nëpër

këmbë.

Kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ministren e saj të

jashtme, Micheline Calmy - Rey, aktualisht presidente e

Konfederatës Zvicerane, jo sepse më ka dërguar një letër të

ngrohtë, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë

me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e respektojnë edhe

përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës,

apo të qendrës, për probleme që lidhen me interesat kombëtare.

Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, pasi kështu ka

vendosur populli sovran i saj dhe nuk dihet se kur mund të bëjë

pjesë në të. Por ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me

fqinjët që janë në Europën e Brukselit, apo edhe më larg. Zvicra

Page 180: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

180

nuk e ndien mospraninë e saj si anëtare e Bashkimit Europian dhe

ndoshta nuk ka nevojë për atë Europë “deri diku të korruptuar”.

(Të më falin zyrtarët europianë, por këtë e shpreh që të mos

marrin më nëpër këmbë një popull sovran, autokton, si populli

shqiptar. Mjaft më me ndërhyrje dhe anatema që nuk do të

harrohen nga populli europian i Shqipërisë).

Zëri i Zvicrës dëgjohet dhe vlerësohet në marrëdhëniet

ndërkombëtare. Do të doja që e njëjta gjë të ndodhte edhe në

Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit dhe jo të shkojmë

në Bruksel apo në Strasburg dhe të paraqesim argumente

qesharake dhe të kundërta që lidhen me çështjet madhore të

kombit dhe që brezat e ardhshëm apo edhe shumica e shqiptarëve

europianë nuk i “hanë më”. Po nuk deshëm njëri-tjetrin si

vëllezër, si miq, dashamirës, solidarë, edhe pse nuk mund ta

zgjedhim fqinjin, kolegun, apo përfaqësuesin e një partie

opozitare, atëherë do të mbetemi te demokracia e brishtë e filluar

qysh para gati 20 vitesh.

Reformat e ndërmarra në këtë periudhë tranzicioni të zgjatur

për shkak të mungesës së unisonit midis forcave politike

shqiptare nuk duhen lënë në mes të rrugës, paçka se Shqipëria ka

akoma probleme të korrupsionit, të shtetit të së drejtës, apo i

vihen gurë nën rrota, nga lobe të caktuara armike. Shumë

parlamentarë dhe diplomatë shqiptarë deri diku marrin edhe

mendimin e diasporës, duke u nisur nga përvoja e vendeve me

demokraci shumëvjeçare, apo e miqve, diplomatëve që jetojnë e

punojnë në Shqipëri apo e vizitojnë atë. Por a janë të gjithë

parlamentarët apo zyrtarët e viteve të fundit si ata? Ndonjë

parlamentar që e njoh dhe dikur na ka thënë se “ju të diasporës

jeni jashtë loje dhe nuk duhet të jepni mendime për kombin”, tani

mund të përtypet. Atij i kujtoj se Zvicra i quan bashkëkombësit e

saj të vendosur jashtë territorit helvetik, në Europë, Argjentinë,

Amerikë, Kanada, Tailandë, Singapor e gjetiu, si “ambasadorë të

nderuar” të Zvicrës, apo “Zvicra e pestë”. Janë mbi 640 mijë

zviceranë që jetojnë jashtë shtetit. Popullsia zvicerane tanimë ka

Page 181: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

181

arritur rreth 7,4 milionë banorë, midis të cilëve 20 për qind janë të

huaj. Nga këta rreth 200 000 janë shqiptarë. Dhe është interesant

fakti se në disa rajone të Amerikës së Veriut dhe të Jugut,

zviceranët sapo u vendosën themeluan koloni të tyre. Për

shembull, në SHBA, 16 qytete dhe fshatra kanë emrin e qytetit

dhe të kantonit zviceran të Lucernës. I njëjti fenomen ka ndodhur

edhe me Arbanasit që u larguan nga malet e Dukagjinit, si fisi i

mikut tim, arkitektit Franko Marussich, dhe u vendosën në Zara

të Kroacisë, ku akoma sot ka lagje me emra rrugësh shqip dhe

flitet po shqip. Ai nuk e harron trevën e tij dhe botoi në Shqipëri

një libër të bukur për muzetë e Zarës, ku kujtohen paraardhësit e

tij shqiptarë, i ati dhe të tjerë që kanë lënë shënime “Jam

shqiptar” dhe “Di shqip”. Apo me arvanitasit, arbëreshët, me

nubianët, me kolonitë e shqiptarëve në ish-republikat ruse, në

Argjentinë, Australi…

A mund të pranojmë të heshtur që Europa të jetë si Shtetet e

Bashkuara të Europës, pa Shqipërinë, Kosovën dhe ndonjë vend

tjetër të Ballkanit? Jo, duhet të veprojmë së bashku sa nuk është

vonë, që të mos na shajnë brezat e ardhshëm shqiptarë, duke na

cilësuar si “të mefshtë”, që kemi parë vetëm interesat e ngushta

vetjake. Të njëjtën gjë duhet të bëjë më tepër, jo vetëm Ministria

e Punëve të Jashtme me stafin e saj diplomatik, por edhe Instituti

i Diasporës për të tërhequr rreth vetes mendimin e pjekur të atyre

mijëra ekonomistëve, arsimtarëve, profesorëve, universitarëve,

gazetarëve, punëtorëve, ndërtuesve, arkitektëve, artistëve që japin

një ndihmesë të çmuar për Europën e të 27-ve. “Yes, we can!”

(Po dhe ne mundemi të bëjmë diçka). Të shohim së shpejti

flamurin me shqipen dykrenore, krahas atyre të kombeve të tjerë

që e përbëjnë atë në Bruksel, ashtu siç e shohim me krenari, në

Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Gjenevë, Vjenë, Paris, apo

në selinë e NATO-s dhe organizmave të tjera ndërkombëtare,

ashtu siç e shohim në Rokfeler Center e gjetiu në botë. Është në

interes të Bashkimit Europian që të ketë Shqipërinë në instancat e

saj dhe jo jashtë saj.

Page 182: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

182

A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat

indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra-mijëra

shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetëra

dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata

guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për

Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës

së Dytë Botërore, ajo ndihmë që iu dha italianëve gjatë

“kapitullimit” të Italisë që u strehuan te vatrat e shqiptarëve të

thjeshtë? Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni, ku

humbën jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm vetëm se donin të

shihnin diçka tjetër në Europë.

Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit. Edhe

ata meritojnë të shohin diçka më tepër, për vete dhe fëmijët e

tyre. Shqipëria dhe Ballkani të mos bëhen pré e keqdashësve që

hedhin vetëm anatema ndaj popujve të tyre mikpritës, bujarë,

punëtorë, që kanë të drejtën të lëvizin në Europën që u përket jo

vetëm gjeografikisht, por edhe ligjërisht.

Mjaft më me përçarje, grindje, luftëra, përleshje etnike që u

shkojnë për hosh atyre që nuk e duan të mirën e ballkanasve, që

në një kohë të shkuar ua kanë pasur me të pabesë shqiptarëve.

Shqipëria, Kosova, si shtete të pavarura dhe shqiptarët kanë miq

të mirë në Francë, Zvicër, Angli, Austri, Gjermani, Itali e kudo në

botë. Europa është e ardhmja jonë dhe jo më nostalgji.

Korrik 2011

Page 183: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

183

Dashamirësia e shkrimtarit, gazetarit, publicistit,

Tuni Papuçiu

23 Mars 2008 - ..Ai u largua nga kjo botë shumë shpejt, në

qershor të vitit 1975 në moshën 53 vjeçare. Në Shkodër, midis

miqsh e dashamirës që i donte dhe e donin. Iku, megjithëse të

dashurit e tij do të donin ta kishin shumë më tepër pranë tyre, për

të dëgjuar zërin e tij melodioz që i jepte jetë darkave midis miqsh,

dasmave të të afërmve, gëzimit të afrimit të një Viti të Ri midis

komshinjve. Shpesh thoshte midis miqsh: “Nuk i dua ata që flasin

keq për të tjerët, sepse më duket se u mungon dashamirësia,

zgjuarsia dhe mirëkuptimi”…Mendoj gjithmonë për babanë aq

Page 184: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

184

modest, me karakter dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike

që i dilte nga shpirti.

Më kujtohet se ishte i pashëm, me ato flokët e gjata që shpesh

i drejtonte prapa. Dhe pyes veten, pse ishte aq i bukur me pamjen

e tij engjëllore? Kur ishte 30 vjeç, apo pesëdhjetë e dy, apo

pesëmbëdhjetë vjeç, kur shoh fotografitë e fëmijërisë së tij. Kjo

pyetje vlen për të gjithë bijtë e baballarëve dhe në fakt ne nuk i

dimë të gjitha të fshehtat e tyre…

E pëlqente natyrën, lulet dhe sidomos manjolat, qëndronte

shpesh për të parë horizontin dhe buzëqeshte. Ishte besnik ndaj

vetes, i qartë në mendimet dhe logjikën e tij. Pranonte mendimet

e kundërta, pa dashur t‟i «vrasë» bashkëbiseduesit, gjithmonë me

dëshirën e mirë, politesën, drejtësinë. Nuk i gjykonte dashakeqët

e paktë, nuk i përçmonte, por i linte të gjykonin vetë dhe të

ktheheshin në rrugë të drejtë: kjo dhunti dua të jetë edhe e jotja

mik, e jona, përjetësisht midis nesh…

Ai lindi në Fier. I ati kishte 5 vajza, ishte arsimdashës dhe

duke njohur inteligjencën e të birit që në moshën dhjetë vjeç e çoi

në Tiranë për studime, pasi Fieri, vendlindja e tij, në ato vite

kishte vetëm shkollë fillore. Tuni pothuajse u rrit në Tiranë. I

kreu studimet me shpenzimet e të jatit i cili shpesh shkonte e

shihte për të ndjekur ecurinë e tij. Shpesh me bujarinë që e

karakterizonte ndihmonte edhe shokët konviktorë të të birit. Siç

tregon e motra e Tunit, Pandora: “Në familje shpërthente gëzimi i

madh kur Tuni kthehej në pushime pranë nesh. Me vete gjithnjë

do të sillte libra, ato vepra të pakta origjinale dhe përkthime që

botoheshin në atë kohë.

Kështuqë në shtëpinë tone u krijua një bibliotekë e pasur për

kohën, e cila na dha mundësi të lexonim. Fillimisht në netët e

gjata të dimrit mblidheshim rreth vatrës dhe ne më të vegjëlve na

I lexonte motra e dytë, e treat nga fëmijët Ksanthipi…Megjithëse

Tuni u rrit me të gjitha të mirat nga prindërit, ai nuk e shpërdoroi

asnjëherë përkujdesjen e tyre, përkundrazi, ai qe gjer në fund të

Page 185: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

185

jetës njeri shumë i dhemsur për familjen e vet, për prindërit, për

motrat dhe kjo sjellje e bëri shumë të dashur jo vetëm për të

afërmit e tij, por edhe për miqtë e shokët…

Në librin e tij patrioti Tafil Boletini, nga Kosova, i afërm i Isa

Boletinit dhe mikut tim profesor Enis Boletinit, Nysretit, ndër të

tjera shkruan për kohën që ishte prefekt në Fier: “ Si çështje

kryesore e me qejf, në qendër të vëmendjes kisha ngrehjen e

lagjes “Liri ” (Bishanak). Dhe tue pas se akulli u thye dhe

ngrehjen e shpijave populli e ka marr me zell, gati çdo ditë me

plan në dorë shkojsha për me i tregue parcelat e me iu nda troje.

Por u prekën shumë. Bejlerët e Fierit, veçanërisht nga leja që iu

dhashë Vangjel Lulës me hap dyqan e furrë pranë shpisë dhe Peçi

Papuçiut me hapë dyqan këpucarie në Bishanak, sepse kjo gja

damtonte monopolin e tregut të tyne dhe populli dita më ditë

shkonte tue u kurajue e po largohej nga influenca e tyre. Populli i

Fierit, ndonëse i butë e i dindun, ka pasë edhe asi burrash që nuk

iu janë nënshtrue bejlerëve…

Më poshtë Tafil Boletini vazhdon:” Në nji rast me Sami Begun

kemi pasë një polemikë të gjatë, bile në prezencë të dr. Musa

Delvinës. Në mes të tjerash, me fjalë të ambla, më ceku punën e

nji shpije…Pastaj ai vazhdoi : ”Në je burrë, ma thuej sinqerisht e

haptazi, pse e me çfarë qëllimi po na damton kaq shumë?. “ Qe,

besa, vetëm pse e quej për detyrë njerëzore që edhe populli i

Fierit të ketë banimet e veta e mos t‟u paguaj gjithmonë qira juve

që e keni komplet nji qytet e shumë çifliqe me mijëra hektarë

tokë. Kurrgja tjetër ”.

U çudit : « Domethanë, e keni vetëm për të drejtë të

perëndisë?” Atëhere unë:”More, Sami Beg, çfarë interesi mund

të kem prej Peçi Papuçiut që s’ka për veti, apo prej Vangjel

Lules, që furrë e dyqan i ka ba me ndihmën e Taq Bozos e të

Nazmi Skëndulit e të Elmaz efendi Poces? Të isha i interesit edhe

ju do të më kishit kuptue deri tash”.

Në Historikun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të

rrethit të Fierit, i hartuar në vitin 1975, ndër të tjera shkruhet në

Page 186: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

186

faqen 148: „….Në zjarrin e kësaj lufte kundër armikut, të rinjtë

fierakë si Abaz Kondi, Tuni Papuçiu, Ndreu Dema, Milika Budo,

etj., punojnë duke grumbulluar informata e materiale për Lëvizjen

Nacionalçlirimtare, duke shpërndarë trakte e duke marrë pjesë në

aksione luftarake kundër armikut“. Familja e Tunit dhe gjithë fisi

ishin të lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dy nga

dera e Papuçinjve, Miço dhe Loni Papuçiu ranë dëshmorë. Në

radhët partizane ishte dhe një nga motrat e tij, Olimbia, atëhere

vetëm 16-të vjeçare. Vetë Tuni u formua si gazetar gjatë Luftës

kur nxorri në Sevaster të Vlorës, bashkë Jakov Xoxën e paharruar

« Përpjekjen e Rinisë ». Pastaj, gazetari në moshë të re, 22 vjeçar,

u bë kryeredaktori i parë i « Sportit » dhe më 1946, bashkë me

Anton Mazrekun mbushën faqet e gazetës me njoftime tepër

domethënëse për solidaritetin e sportistëve tanë që arritën të zinin

vendin e parë në Ballkaniadë. Gazetari Besnik Dizdari e përmend

në botimet e tij si veteran të sportit shqiptar. Nëna më thotë se kur

isha fare i vogël, babai më merrte me vete tek studio e stadiumit «

Qemal Stafa » ku shoku i tij Andoni transmetonte ndeshjet e

futbollit dhe Tuni përgatiste kronikat për gazetën.

Më tej punoi 12 vjet natën në gazetë, më tepër si i « freskët »,

ku humbi dhe njerin sy, por me karakter gazmor dhe shokët e tij

që rrojnë akoma kujtojnë me nostalgji ato mbrëmje madhështore

të viteve 50-të, ku Tuni këndonte këngë të trevës së tij. Në

Institutin e Folklorit dorëzoi një fletore të madhe me të gjitha

këngët myzeqare, që i këndonte vetë aq bukur. Deri sa vdiq,

organizoi lexime letrare duke shkuar tek lexuesit, bashkëpunoi

me revista dhe gazeta të kohës, realizoi botime të vetat dhe të

miqve të tij, afroi rreth vetes autorë që ishin të shquar apo që

shpejt u bënë të shquar. Shkrimtar por mbi të gjitha njeri dhe

qytetar, i tillë që portreti i tij mbetet mallëngjyes, pasqyrë e

epokës që jetoi.

Punoi gjithë jetën me modesti, pa u qarë për meskinitetet që ju

desh të përballojë nga një pakicë keqdashësish e arrivistësh. Ishte

më i fortë se vuajtja, më i fortë se varfëria, i thjeshtë, këndonte

Page 187: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

187

ashtu pak melankolik nga hallet e jetës, por pranonte i lumtur

jetën siç ishte, i lirë, i pavarur, besnik i shoqërisë dhe i të afërmve

që i donte aq shumë. Mbi të gjitha ishte i ndershëm dhe krenar

dhe ashtu mbeti deri në fund të jetës së tij të shkurtër. Për 17 vjet

rresht, nga 1959 deri sa vdiq në fillim të qershorit 1975, fillimisht

vetëm, pastaj me një kolektiv tepër të vogël, nxorri revistën «

Fatosi ». Faqet e « Fatosit » ishin të mbushura me vizatime e

ilustrime të piktorëve të rinj që hapat e para i kanë nisur ndoshta

tek kjo revistë që botohej në fillimet e veta nga i vetmi redaktor

përgjegjës, Tuni.

Revista kishte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, nxënës por

edhe shkrimtarë të dëgjuar që Tuni i afroi rreth vetes. Sa here

shkonte tek Safo Marko për të krijuar një ilustrim të bukur që t‟i

joshte fëmijët. Aty qëndronte dhe bisedonte edhe me Petro

Markon e madh që kishte një shpirt të pastër por që mbeti « një

rebel », krenar që nuk i pranonte meskinitetet dhe njerëzit e

ngushtë.

Shtëpia e Petro Markos pranë maternitetit ishte e mbushur me

pikturat e bukura të piktores së shquar, gruas së tij Safos, e cila

bashkë me piktorin e merituar Agim Faja kishin prioritetin në

revistën « Fatosi ». Ai ofroi rreth saj pena të njohura që i dhanë

hov letërsisë për fëmijë, Dritëro Agollin, Petro Markon, Kolë

Jakovën, Bedri Deden, Odhise Grillon, Nasho Jorgaqin, Xhevat

Beqaraj, Lajde Stakun, Shpresa Vreton, Skënder Drinin etj. Ai ka

pasur temperament të gjallë. Mori pjesë në Luftën

Nacionalçlirimtare, por pas çlirimit deri në fund të jetës së tij, i

shërbeu atdheut në publiçistikë. Alfred Uçi e ka cilësuar Tunin si

« njeri të pazëvendësueshëm ». Ishte idealist dhe besonte se një

ditë do të fitonte e drejta, mirësia, solidariteti, do të zhdukeshin

meskinët dhe do të ravijëzoheshin karakteristikat e bukura të

shqiptarëve në shekuj. Te revista « Fatosi » ai shpalosi sërish

talentin e vet. Piktori i merituar Agim Faja e ka cilësuar Tunin si

njeri me zemër të madhe dhe shpirt fisnik. Tuni Papuçiu ishte

edhe shpirti i festivaleve kombëtare te këngës për fëmijë ne

Page 188: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

188

Shkodër, ku laureohej çdo vit me çmimin e parë të nderit, bashkë

me kompozitorët Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Avni Mula, Tish

Daija, Pjetër Gaci, etj.

Tuni i përket elitës së publicistëve. Ai shkroi gjatë jetës së tij

të shkurtër me qindra artikuj publiçistikë, për sportin shqiptar,

profesonin e gazetarit, edukimin e fëmijëve, problemet sociale, të

familjes, të shoqërisë në përgjithësi, pa artifica, ashtu thjeshtë, siç

ishte dhe vetë. Me qindra e qindra poezi dhe poema të tij, apo

tregime, skeçe për fëmijë, balada, skica u botuan në revistat për

fëmijë dhe sidomos tek « Fatosi », si dhe në botime shkollore.

Shumë prej tyre akoma nuk e kanë parë dritën e botimit, pasi ai

ishte tepër kërkues ndaj vetes, por edhe miqve dhe dashamirësve

të tij që u lexonte apo u botonte vjershat apo tregimet e tyre. Sa

herë jemi ulur për të punuar mbi bocat e revistës, pothuajse

rregullisht për çdo numur, e gjithmonë dashamirët e

shtypshkronjës kur shihnin se maketi ishte gati, i bënin vend me

kënaqësi për nxjerrjen e saj me prioritet.

Libri i tij « Një sirtar i veçantë » që u botua nën kujdesin e

Pandora Dedes është një tregues i punës së tij të vyer ku ai çdo

njerit i kthente përgjigje dashamirëse, për të bërë ndonjë

korrigjim të duhur në shkrimin që i kishte dërguar revistës.

Letërkëmbimet me miqtë e tij të përhershëm piktorë e shkrimtarë,

me Agimin, Lajden, Skënderin, e shumë e shumë të tjerë që i ruaj

në arkivin familjar, mbeten një shembull i dashurisë së tij për

artin e letrarët, shkrimtarët qofshin këta të çdo moshe. Jo më kot,

kolegu i tij i dikurshëm i revistës Llambi Blido e cilësoi në një

shkrim përkujtimor për të "njeriu-redaksi".

Ishte observues i shoqërisë shqiptare, i pëlqente shoqëria e

pastër, u shmangej karrieristëve dhe arrivistëve, nuk shante kurrë.

Ai ishte pasqyra e mirësisë. Gjithçka e motivonte dhe e bënte për

të mirën e atdheut të vet, të njerëzve të thjeshtë.Të afërmit dhe

dashamirët e tij do ta kujtojnë si njeriun e çiltër, me karakter, që

të bënte për vete me zërin e tij kur kishte një gëzim në familje apo

shoqëri, por që shprehte edhe keqardhjen e tij të thellë për

Page 189: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

189

fatkeqësinë e një miku apo të njohuri, që u ndodhej pranë, me

mish e me shpirt, për të kaluar dhembjen sëbashku. Sa herë,

bashkëqytetarë e fshatarë të krahinës së tij vinin në Tiranë, për t'i

ndihmuar Tuni i thjeshtë për një hall, për të takuar një mjek të

mirë, për të treguar kujdesin e duhur, për t'i ndihmuar fëmijët që

të shkolloheshin, duke njohur zemrën e tij të madhe, shpirtin e tij

të dhimshëm, gjerësinë e tij, megjithëse e dinin se ishte vetëm një

punonjës i zakonshëm i një reviste për fëmijë. Dhe ai me sa

kishte mundësi i ndihmonte sikur të ishin njerëzit e familjes së tij.

Pa kërkuar si shkëmbim ndonjë favor apo privilegj për vete

apo familjen e tij. E vetmja gjë që më kujtohet, kur vdiq babai

erdhën për ngushëllim shumë e shumë njerëz që nuk i njihja por

që me fjalë të thjeshta shprehnin mirënjohjen për të. Një tipograf i

mallëngjyer ao ditë më tregoi se Tuni kishte retushuar bashkë me

të me mijra kopje të revistës së fëmijëve, gabimin që ky tipograf

kish kaluar pa dashje, që të mos paguante një shumë të madhe si

çdëmtim. Tuni ishte i përkryer. I kthehej shpesh shkrimeve dhe

poezive të tij. Mbaj në kujtesë bisedat e babait me akademikun

Mahir Domi, për gjuhën e pastër shqipe që donte të përdorte në «

Fatosi ». Profesor Mahiri ishte komshiu ynë më i afërt. Shpesh

prof. Mahiri i madh dhe tepër i urtë dhe modest, merrte « Fatosin

» dhe e lexonte me kujdes. Kopjet e para të revistës, sa dilnin nga

shtypshkronja i jepeshin atij për Etlevën dhe Benin, fëmijët e tij

që çdo darkë vinin e qëndronin tek ne për ta lënë sadopak të qetë

të punonte për librat e tij të gjuhësisë profesorin e shquar Mahir

Domi, fjalëpakë që jetonte vetëm në një dy dhoma e guzhinë.

«Poema për Vedihanë », shoqen e Prof. Mahirit është një hymn

që im atë ka shkruar për atë grua nikoqire nga Delvina, që

kujdesej aq mire për fëmijët dhe burrin e saj professor që nuk

shkëputej kurrë nga librat.

E kishte pasion gjenealogjinë dhe shpesh i rikthehem atij

blloku ku ka shënuar pemën gjenealogjike të familjes sonë të

madhe që nga vitet 1700 nga Voskopoja është vendosur në Fier,

si edhe shumë familje nga Kosova martire. Papuçinjtë jane ndër

Page 190: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

190

të parët të vendosur në Fier. Ishte një nga familjet më të dëgjuara

në Fier dhe që përmendet me dashuri e ngrohtësi nga shkrimtari

fierak Jakov Xoxa tek romani disa vëllimesh «Lumi i vdekur».

Më pas, sipas dëshmive të pleqve të kohës, Loni Xoxa dhe Grigor

Dhima, kanë ardhur familje të tjera, si Demajt, Xoxajt, Plakajt,

Pogaçajt, Tiçojt, Dhimajt, Verriajt etj. Dalëngadalë Fieri po rritej

dhe pas ndërtimit te urës së Gjanicës dhe kishës së Shën Gjergjit,

më 1864-n, Fieri u shndërrua në qytet.

Një nga miqtë e tij mendoi pas vdekjes së tij të botonte një

libër me tregimet e tij, me titull: « Midis shelgjesh buzë lumit »,

si kujtim e mirënjohje për të. Në shtypshkronjë, kopjet e para të

librit dolën me fotografinë e tij të madhe (të përgatitur nga

dashamirët e tij tipografë) dhe të gjithëve u duk se e kishin pranë

nesh dhe u përmalluam. Më vonë u botuan edhe vëllimi me

tregime, përralla, vjersha e skeçe, mbledhur nga shkrimtari

Xhevat Beqaraj dhe botuar nga « Toena».

Me këtë rast atij ju dha një çmim i veçantë pas vdekjes për

veprimtarinë e pasur letrare, për vogëlushët që i donte aq shumë

dhe që u shkruante tekstet më të arrira në Festivalet e Fëmijëve që

organizoheshin në Shkodër. U organizua edhe një mbrëmje

përkujtimore për Tunin e paharruar ku folën shumë dashamirës e

miq të tij :prof. Alfred Uçit, shkrimtarët Xhevat Beqaraj, Nasho

Jorgaqi, Shpresa Vreto, e sa e sa të tjerë. Libri « Një sirtar i

veçantë » që u bot ua para tre vitesh është një kujtim i bukur për

krijimtarinë e pasur të Tuni Papuçiut. Një rruge në qytetin e Fierit

ju vu emri i i tim eti. I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i

tij, të mirit, të dashurit, njerëzorit. Mbi varrin e tij shokët vunë

mbishkrimin tepër domethënës, nga një vjershë e tij : « E dini pse

nëna folenë, në zemër e ka, se bashkë me qumështin e saj,

dashurinë për Atdhenë m’a dha ».

Page 191: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

191

Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta

në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë

« Shqipja nuk është e ngjashme me ndonjë gjuhë tjetër dhe

shqipja e folur për herë të parë vjen nga ilirët, paraardhës të

shqiptarëve, mijra vite më parë »- theksohet në një enciklopedi

britanike. Shqipja cilësohet si gjuhë indoeuropiane dhe është

pjesë e asaj familjeje. Alfabeti shqiptar ka 36 gërma. Të gjitha

gërmat janë si alfabeti latin, përveç « ç » dhe « ë ». Gërmat dyshe

konsiderohen si një e vetme, për shembull th, dh, ll, gj, e të tjera

por gjithsej janë 36. Anglishtja gjuha më e folur sot në botë ka

disa ndryshime midis asaj që flitet në djepin e gjuhës në Britaninë

e Madhe, me atë amerikane, por të dyja kanë 26 gërma. Edhe

alfabeti frëng përbëhet nga 26 gërma dhe gjatë një pune mbi 40-të

vjeçare, përveç të tjerave në lëmin e bukur, por tepër të vështirë

me librin, përkthimet, tregimet, meditimet, të kthyera edhe në

këto gjuhë, shpesh për shkak të mosdijenisë së një termi, që i

përkiste dendrologjisëose iktiologjisë, më është dashur të shfletoj

libra dhe fjalorë në disa gjuhë, për të gjetur fjalën e përshtatshme

në shqip. Shpesh e kam pasur më të lehtë, pasi, shqipja duke më

dhënë mundësinë të kem dhjetë gërma më tepër prej saj, fjala në

gjuhën amtare ka dalë me shqiptim dhe kuptim të saktë. Jo pa

qëllim, një miku im, njohës i gjuhës dhe historisë shqipe, më

dërgonte para disa kohësh mesazhin e mëposhtëm : « Gaius

Plinius Secundus », i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.-para Erës

sonë), natyralist romak që njihet botërisht, botoi në vitin 77 e.s.,

serinë madhështore prej 37-të vëllimesh për historinë natyrore, të

titulluar : »Natularis Historia ». Ai shkruan, ndër të tjera, në

vëllimin e shtatë të veprës së tij madhore : « Ilirët (arbërit) kanë

krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga

ilirët ».

As nuk kam pretendim të vihem njësh me gjuhëtarët tanë të

shquar që i kanë dhënë shqipes vendin që meriton në historinë e

Page 192: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

192

shkrimit botëror, si me Eqrem Çabej, Mahir Domi erudit, i pastër

nga shpirti dhe zemërgjerë, Shaban Demiraj, si edhe me

albanologë të përkushtuar të gjuhës sonë të lashtë që sa vjen e

shtohen në numër. Gjenia e gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet

kërkuar në radhë të parë në traditën e bukur gojore, brez pas

brezi, sidomos tek Arbëreshët, Arbanasit etj. Proverbat e vjetra

përbëjnë në vetvete, një traktat të fjalëve shqipe, të trashëguara

brez pas brezi…Nuk kam qëllim në këtë shkrim t‟i kundërvihem

studimeve tepër të diskutueshme që shkojnë për hosh metodat

dhe argumentat e biologëve të evolucionit. Kam respekt të

veçantë për gjuhën dhe kombin e atij vendi të Ballkanit që ka

pritur në gjirin e vet dhjetra mijra shqiptarë, sidomos pas

barbarisë serbomadhe, ashtu siç kam respekt dhe mirënjohje për

të gjithë kombet që përbëjnë Ballkanin, Europën dhe më tej që

kanë pritur në tokën e tyre, qysh në kohën e lashta e në ditët tona,

shqiptarë, arbëreshë, arvanitas, arbanas që u detyruan të largohen

nga toka mëmë, e lashtë, për një jetë më të mirë, si rezultat i

pushtimeve të huaja, apo e transzicionit të vendit drejt

demokracisë. Por desha të theksoj se në krahasim edhe me dy

dekada më parë, nga pikëpamja e informacionit, nga ana e

gjuhëtarëve të « paguar » enkas nga përfaqësues gjuhësh që ose e

kanë humbur hapësirën e tyre për shkak të migrimeve, asimilimit

të bashkëkombasve të tyre në kombet e tjerë ku janë vendosur,

apo edhe të papaguar por të përkushtuar, janë shfaqur një numër i

madh konceptesh, teorish dhe referencash të reja. Linguistika nuk

e ka më atë rol si shkencë kryesore që mund të përdorej nga

shtete të mëdhenj për të bindur përfaqësuesit e kombeve më të

vegjël, se përkatësia e tyre mbetet vetëm tek gjashtë gjuhët e

përdorura në Kombet e Bashkuara, apo edhe në konferenca

shkencore për probleme të mjekësisë, sëmundjeve gjenetike,

shkencës, letërsisë, artit etj. Kam marrë pjesë gjatë 25 viteve të

fundit në shumë konferenca ndërkombëtare dhe kam vënë re se

konkurenca është e ashpër, si për botimet që shpërndahen aty,

ashtu edhe në përkthimet direkte (simultane). Natyrisht, shpesh i

Page 193: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

193

lihet vend edhe gjuhës së vendit mikpritës, psh në Dubai, në

konferencën e dhjetë ndërkombëtare për Talaseminë nga 7-10

janar 2006, gjuha e përkthyer në mënyrë të njëkohshme ishte në

arabisht, anglisht, por edhe greqisht, pasi organizuesi kryesor

ishte Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF). Në

konferencën e Rhodesit të Greqisë, mbi vendet e Europës

Juglindore, gjuha e përkthyer ishte anglisht por edhe frëngjisht.

Në konferencën e Bazelit për Mjedisin disa vite më parë, përveç

gjashtë gjuhëve të përdorura në Kombet e Bashkuara, ishte dhe

gjermanishtja. Francezët, nëpërmjet « Frankofonisë », si edhe

përfaqësuesve të tyre diplomatikë, pjesëmarrjes në Panaire

ndërkombëtare të Librit kudo, janë më të përparuar në këtë

drejtim, pasi gjuha frënge, megjithëse është përdorur nga Molieri,

Balzaku, Alfons de Lamartine, Zhan Zhak Ruso, Volteri, Marcel

Panjol, Stendali, Aleksandër Dyma, Albert Kamysi, Zhan Pol

Sartrë, André Malro, Robert Shumani, Denis de Rougemo, Moris

Dryon, Fransua Nurisié, Albert Kohenit, Nikola Buvié, Zhorxh

Haldas, Marie-Luce Dayer, Liliane Perrin, Anne-Lise Thurler,

André Clavel, Fransuazë Sagan, Patrik Puavrë d‟Arvor e shumë

të tjerë të shquar, nuk zë më atë vend që ka pasur gjatë shekullit

të kaluar, në fillimet e shekullit të 20-të deri nga vitet 50-të.

Gjuha angleze e Shekspirit, Hemingueit, Xhorxh Uashingtonit,

Danielë Still, David Baldacit, Çërçillit, Kenedit, J.K.Rowling e

« Hari Poter » , Dan Brown i « Kodi i Da Vinçit » etj., sot zë

vendin e parë dhe ka shumë arsye që nuk ezaurohen me këtë

artikull…Të drejtë kanë edhe gjermanët, japonezët, portugezët,

ballkanasit, duke përfshirë edhe grekët fqinjët tanë, italianët, por

dhe shqiptarët, pasi diaspora shqiptare flet dhe shkruan gjuhën

shqipe, por duke respektuar edhe gjuhët e vendeve ku janë

vendosur. Shqiptarët në Amerikë e duan librin shqip, bile edhe dy

gjuhësh, pasi kështu fëmijët e tyre në vend që të thonë « How are

You », të të drejtohen në shqip : « Si jeni », kur u shkon në vizitë

në banesat e tyre dhe tek prindërit e tyre mikpritës.

Page 194: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

194

Le të kthehemi tek tema jonë kyç e këtij shkrimi. Nga data 27

prill deri në 1 maj 2006, Panairi i Librit dhe i shtypi në Palekspo

të Gjenevës feston 20 Vjetorin e tij. Ideatori i këtij panairi,

botuesi i suksesshëm dhe filantrop, Pierre-Marcel Favre, mik i

shkrimtarëve dhe botuesve në botë, por edhe i shqiptarëve, ka

dëshirë ta shënojë në historinë e botimeve këtë jubile, me një

rekord lexuesish që do vijnë të kalojnë çaste të këndshme aty. Për

këtë ai ka menduar një seri veprimtarish të posaçme, për të

tërhequr një numër sa më të madh vizitorësh. Kështu lexuesit e

lindur në vitin 1986 (20 vjeç tani si edhe nisma e Panairit) dhe

gjithë klasat e shkollave të Gjenevës do të hyjnë gratis në të. Nga

ana tjetër, agjencia e transportit publik të Gjenevës (TPG) do të

vërë gratis autobuzët e saj për vajtjen ne Panair. Një biletë e

kombinuar (tren + Panair i Librit dhe shtypit) është propozuar nga

Shoqëria e Transportit zviceran të trenave (CFF). Ndërsa fqinjët

francezë në rrethinat e Gjenevës nuk do të paguajnë për të

parkuar makinat e tyre në parkingun e Palekspo-së.

Pierre Marcel Favre është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Fillimisht studjoi arkitekturën. Kur kishte vetëm 17 vjeç shkon në

udhëtime në shumë vende dhe sidomos në Algjeri, disa muaj pas

pavarësisë së atij vendi. Ky udhëtim i lë tepër mbresa kur sheh

me sytë e tij, hendekun midis asaj që lexohet dhe thuhet në

Europë mbi Afrikën e Veriut dhe realitetin algjerian. Ai e ndjen

nevojën që të informojë vetëveten, duke qëndruar në Algjeri

lidhur me hartimin siç duhet të historisë bashkëkohore të popujve

të tjerë. 18 vjeçar merr patentën e pilotit privat, të cilën e plotëson

me një provim të kaluar tek « Suiseri » i atëhershëm, si pilot

profesionist, në Zyrih. Kur ishte vetëm 21 vjeç krijon një agjenci

grafizmi dhe publiciteti. Hap një nga dy shtypshkronjat e para të

« ofsejtit » të shpejtë, para se të paramendojë dhe të botojë librat

e tij të parë…Arriti të botonte 850 tituj librash, nga të cilat shiti

më tepër se një milion ekzemplarë. Vazhdon të botojë 50 libra në

vit, pra më tepër se një vepër në javë. Disa libra të botuar tek

shtëpia botuese që mban mbiemrin e tij, janë përkthyer në dhjetra

Page 195: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

195

gjuhë të huaja. Autorët e tij vijnë nga e gjithë bota…Në 1987, ai

krijon Sallonin e parë Ndërkombëtar të librit dhe të Shtypit në

Gjenevë. Pierre-Marcel Favre vazhdon të jetë President dhe

Drejtor i këtij manifestimi të madh kulturor në Gjenevë, një nga

më të mëdhenjtë në botë me 120.000 vizitorë në vit, ose i bie më

tepër se 2 milion vizitorë qysh nga krijimi i tij, në një kohë që në

qytete të mëdhenj të botës ku organizohen Sallone Libri nuk ka të

njëjtin numër vizitorësh.

Në vitin 1991, me rastin e 700-të Vjetorit të krijimit të

Konfederatës Zvicerane, Favre organizon një simpozium me

temën « E ardhmja e të shkruarit dhe multilinguizmi ». Në vitin

1992, krijon Sallonin e parë të Studentit dhe të vetëaftësimit dhe

Europ‟Art, Panairin Ndërkombëtar të Artit, ku paraqesin punimet

e tyre shumë galeri nga më tepër se 20 vende…Ka krijuar ndër të

tjera Fondacionin për shkrimin. Pierre-Marcel Favre vazhdon të

merret përsëri me Panairin e Librit dhe të Shtypit në Gjenevë dhe

njëkohësisht organizon edhe ekspozita që vlerësohen shumë për

Goya, Salvador Dali, Pikason, Miro, Xhyl Vernin etj. Në 9

qershor 1998, Presidenti francez Zhak Shirak e dekoron me

titullin e « Légion d‟Honneur » dhe pastaj bëhet edhe « Kalorës i

Arteve dhe i Letërsisë ». Këtë vit në Panairin e 20-të që organizon

do të ketë një ekspozitë për « Shagallin dhe gratë » dhe i ftuar

nderi do jetë Algjeria. Në kuadrin e këtij Salloni të Librit do të

jetë edhe tema : « Afrika : njohje dhe mirënjohje. A nuk është një

e drejtë si edhe e drejta për historinë ». Si parterë kryesorë të

kësaj, janë Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, nëpërmjet

Drejtorisë së tij të zhvillimit dhe koperimit, por gjithashtu

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, Instituti Universitar i

Studimeve të Zhvillimit (IUED), Bashkimi Ndërkombëtar i

Shtypit Frankofon dhe institucione të tjera që kanë si mision të

favorizojnë zhvillimin dhe koperimin. Është hera e tretë që

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë që ka në gjirin e saj 63

shtete dhe qeveri në 5 kontinentet, duke përfshirë dhe Shqipërinë,

Page 196: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

196

jep një mbështetje të madhe, pasi libri mbetet si një mjet i

domosdoshëm për transmetimin e dijeve.

Si pjesëmarrës që nga Panairi i Dytë i librit në 1988 dhe në

vazhdimësi, më lejoni të jap disa mendime modeste, duke pasur

fatin të botoj këtu disa libra, si dhe të jem jo vetëm lexues por

edhe pjesëmarrës aktiv në shtypin vendas, dhe në botimet e

organizatave ndërkombëtare me bazë në Gjenevë. Dëshira ime do

të ishte që një veprimtari e tillë, ndoshta me përmasa më të vogla,

të organizohej edhe në Shqipëri, ku tanimë kanë marrë formë

shumë shtëpi botuese të liçensuara, por edhe ato që përdorin

shtypshkronjat për botimin e librave dhe vënë, ndoshta gabohem,

siglën e tyre si botues. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë

kontribuon, nëpërmjet programeve të ndryshme, për

vetëaftësimin e profesionistëve të fushës së botimit që të mësojnë

teknikat e reja të multimedias, si dhe për zhvillimin, ndër të tjera,

të shoqatave të profesionistëve, si të « Shoqatës ndërkombëtare të

librarëve frankofonë » që kanë krijuar edhe dhënien e çmimeve

letrare për vlerësimin e gjuhës frënge. Pra edhe vendi ynë, dhe

botuesit, duke përfituar nga këto të mira që sjellin organizata të

tilla si ONF, por edhe të tjera për gjuhën angleze, gjermane,

spanjolle, portugeze, pse jo dhe të gjuhëve të Ballkanit do të

kultivojë shijen për librin tek lexuesit shqiptarë. Natyrisht, në

këtë drejtim është bërë një punë e lavdërueshme por edhe më

tepër mund të bëhet.

Një vend nderi në Panairin e Gjenevës do të zërë edhe libri

shqip, me librat që do të na sjellin botuesit tanë. Ata vijnë çdo vit

dhe na servirin librat shqip apo edhe të autorëve të huaj. Por

akoma nuk e dijmë se kush do të vijë përfundimisht. Presim

botimin Enciklopedik « Gazetarë dhe publiçistë shqiptarë », nën

kujdesin e profesorit doktorit të gazetarisë, Hamit Boriçi, libra të

autorëve tanë të dëgjuar që nuk i gjen në kioskat apo librat e

shumtë të përdorur në pazaret e së shtunës, por vetëm në

bilbiotekat e bashkëbesëlidhësve shqiptarë dhe miqve zviceranë,

apo të organizatave ndërkombëtare, apo në librari dhe biblioteka

Page 197: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

197

të pasura si ajo e Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë,

ku shkoj me kënaqësi dhe kaloj orë të tëra, apo ajo në BIT,

OMS…Falë mirëkuptimit të autoriteteve zvicerane dhe të

kantonit të Gjenevës, brezi i ri mëson shqip dhe ka libra shqip, si

tek LAPSH, tek UPSH, tek Biblioteka e Kryqit të Kyq të

Gjenevës dhe bilbiotekat në lagje. Unë dhe bashkëkombasit e mij

e ndjejmë veten shqiptarë, këtu në diasporë, ruajmë rrënjët nga

kemi ardhur. Mbaj si gjë të rrallë si edhe disa miq të mij, pemën

gjenealogjike të familjes sime, të përgatitur me aq kujdes nga im

atë i ndjerë, shkëmbejmë vizita me shqiptarët e ndershëm që janë

integruar në Zvicër dhe s‟kanë të bëjnë aspak me ata « qoftëlarg »

të pakët që deri diku ishin futur në rrugën e drogës, shtyrë nga

dëshira për një fitim të shpejtë dhe të pamerituar me punë dhe

djersë. Autorët shqiptarë në shqip dhe gjuhë të huaj janë

gjithmonë pranë nesh. Në këtë drejtim një punë të mirë kanë bërë

edhe fondacioni zviceran « Pro Helvetia » dhe ndërmjetësimi i

ambasadës zvicerane në Tiranë, për botimin dhe përkthimin e

autorëve shqiparë dhe zviceranë.

Çdonjeri nga ne në diasporë në Zvicër, në Europë por edhe

deri në Amerikë, jemi krenarë që mbajmë emrin shqiptar dhe

kudo që kam shkuar pjesa më e madhe e tyre kanë bërë emër si

artistë, mjekë, arkitektë, profesorë, ekonomistë e të profesioneve

të tjera, për korrektësinë, punëdashës, familjarë, që ruajnë

zakonet e bukura të shqiptarit dhe e duan dhe librin. Pa çka se

ndonjë qytetar nga vendet fqinje tonat, për hesapet e veta, ngre

anatema kundër shqiptarëve se janë njerëz që nuk e duan librin,

se merren me njëmijë e njëqind të zeza, duke harruar se ata janë

prekursorë dhe nxitës të asaj pakice shqiptarësh që bien në

prehërin e drogës, prostitucionit, për arsye ekonomike. Pjesa më e

madhe dhe e shëndoshë ruajnë identitetin e tyre, gjuhën, zakonet

e mira të shqiptarit edhe në diasporë. Prandaj edhe kam sugjeruar

disa herë që botuesit tanë të mendojnë edhe për botime

dygjuhëshe, shqip frëngjisht dhe shqip anglisht, apo edhe në

gjuhë të tjera, duke kultivuar dhe nxitur edhe lexuesin e huaj të

Page 198: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

198

blejë libra të autorëve shqiptarë. Unë nuk mund të harroj kurrë

letrën e profesorit të nderuar të përkthimit dhe gjuhës frënge,

Profesor Vedat Kokonës, i cili kur më dërgoi atëhere librin e tij

« Thërrime me mjaltë », shprehte keqardhjen se një pjesë e

shqiptarëve, nuk i japin rëndësi gjuhës shqipe dhe përdorin

huazime të kota. Të jesh shqiptar dhe të flasësh dhe të shkruash

gjuhën shqipe letrare, kudo që ndodhesh në botë, është një

respekt për atë komb të lashtë, me figura të ndritura të kombit

tonë.

Arkitekti me origjinë shqiptare nga Puka, Franco Marussich ka

një Bibliotekë shumë të pasur. Ai e plotëson atë çdo vit me libra

të rinj të blerë edhe në Salonin vjetor të Librit dhe të shtypit në

Palekspo në Gjenevë. Aty gjen edhe fjalorin frengjisht-shqip, nje

fjalorth italisht-shqip dhe shqip-italisht, botime per "albanasit" e

Kroacise, per Zaren, per historine e shqiptareve, te Ballkanit, te

Shqiperise, si edhe relike nga Zara, ku shqiptaret kane fshatin e

tyre me emrin "Arbanasi", kishën, korin e tyre dhe ku rruget

mbajne emrat e paraardhesve te Frankos. Ai eshte kembengules

per te arritur dicka, pasi thote jam si malesoret shqiptare, pak

kokeforte, por dua qe gjithcka te jete e persosur...Diku, ne

shenimet e tij, ka shkruar ne frengjisht: "Mon père était de langue

maternelle albanaise" (Babai im gjuhen amtare e kishte

shqipen)... Pikerisht nisur nga keto shenime, fillova punen time

hulumtuese, gjeta shume te dhena historike per Maruket e lashte

dhe se fundi e shtyva mikun tim, duke i drejtuar shume pyetje,

duke i marre ore te çmuara te punes se tij admiruese si arkikekt qe

kerkohet kudo, te me flase per shqiptaret qe kane vendin e tyre te

nderuar ne bregun Dalmat.

Flamuri ka menduar ta kthejë restorantin e tij në një mjedis

kulturor, si edhe « Çajupi » tek Universiteti Popullor shqiptar.

Pra bashkëatdhetarë dhe zviceranë, apo edhe të kombeve të tjerë

në Gjenevën multietnike do kenë mundësi të shfletojnë dhe

lexojnë edhe librat shqip, fjalorët disa gjuhësh, krahas shtypit

ditor nga Shqipëria dhe Kosova, apo edhe shtypit zviceran. Është

Page 199: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

199

menduar të organizohen edhe mbasdite letrare me letrarë të rinj

shqiptarë apo edhe shkrimtarë zviceranë, ekspozita pikture dhe

shfaqje me pjesëmarrjen e artistëve tanë.

Ky shkrim i sotëm, është bashkëbisedim me bashkëkombasit e

mi në Shqipëri dhe në diasporë. Sidomos pas dëshirës së shprehur

këto ditë, nga ana e miqve të mi të mirë, të mbledhur tek

« Çajupi » , në mjediset e Universitetit Popullor Shqiptar, ku të

pret bashkëbesëlidhësit Meriton dhe Tomori, me gatimet tipike

shqiptare, por edhe të jep mundësi të lexosh në bibliotekën e

pasur librat e mbledhur prej tij vite me radhë, shqip dhe në gjuhë

të huaj. Ky mjedis, kohët e fundit është kthyer në një tribunë e

librit shqip ku autorë shqiptarë paraqesin botimet e tyre, por edhe

nga miqtë zviceranë që shkruajnë për shqiptarët dhe zakonet e

mira të tyre, si mikpritja, besa, integrimi, shpirti i pasur, burrëria

etj. Ai është bashkëbisedim me Xhevdetin, Zejnullahin,

Milazimin, Mevlanin, Ragipin, Arefinë, Ulviun e shumë të tjerë.

Edhe me atë bashkëbesëlidhësin që pret libra nga Shqipëria,

Kosova, Maqedonia në shqip për fëmijët e tij. Libri është një

përçues dijesh edhe tek shqiptarët, edhe pse disa prej tyre, i japin

përparësi blerjes së një makine të shtrenjtë dhe nuk u shkon dora

tek xhepi shumë për të blerë një libër në Panairin e Librit në

Palekspo të Gjenevës. Në këtë drejtim lindin disa probleme që

duhen zgjidhur me maturi, edhe në Tiranë, sidomos me botuesit

tanë të përkushtuar, por që shpesh harrojnë se konkurrenca është

tepër e fortë edhe në fushën e botimit dhe të shpërndarjes së

librave. Konkretisht :

- nëse botuesja e « Metropolis » në Gjenevë, apo « Acte Sud »,

« Albin Michel » në Francë, apo shtëpi të tjera me tepër prestigj

në Amerikë, Gjermani, Britani e Madhe, Brazil e gjetiu, i

propozon një shkrimtari botimin e një libri të tij, ajo jo vetëm që

nuk u kërkon të holla shkrimtarëve për librin që do botojë, por

botuesja i jep të holla atij nga fitimet që nxirren nga botimi i

librit. Po nuk u kuptua kjo nga botuesit shqiptarë qofshin këta « të

vegjël » apo « edhe të mëdhenj », libri shqip nuk do shpërndahet

Page 200: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

200

si duhet dhe atje ku duhet. Një botues që merr paratë për botimin

e një libri pa dalë ai akoma nga shtypshkronja dhe kur e boton, as

nuk e shpie në një librari të vetme në Tiranë apo gjetiu, nëse nuk

ka kontroll ndaj tij për të drejtën e autorit, s‟ka si të ecë puna e

librit. Çuditërisht, me daljen e Internetit, shumë gjëra merren

vesh edhe nga shkrimtarët shqiptarë, se sa shitet libri i tij, diku në

një librari në Francë, apo Zvicër, sa ekzemplarë ka kërkuar një

ambasadë e huaj në Tiranë, kur flitet për vendin e vet dhe

bashkëkombasit e vet, sa franga apo euro e propozon një ent

shitës, pasi është lidhur drejtpërdrejt me botuesin, pa marrë

pëlqimin paraprak të shkrimtarit, publiçistit…

- Çmimet e librave shqip dhe në gjuhë të huaj, tek Panairi i

Librit në Palekspo duhet të jenë më të ulta, se ato të

bashkëbotuesve nga vende si Zvicra, Franca, Britania e Madhe,

Gjermania e gjetiu, si për cilësinë, por edhe duke pasur parasysh

konkurrencën e madhe që vihet re në botimet në botë. Libra

shumë të mirë aty shiten shpesh sa gjysma e çmimit të librave të

propozuar nga botuesit shqiptarë. E kuptojmë se është edhe

çështja e kostos, e rrugës deri në Gjenevë, e stendës. Por një gjest

me dëshirë investimi të mëpastajm, do të bëjë që një numër më i

madh shqiptarësh por edhe miqsh tanë të blejnë libra shqip.

Shqiptarëve nuk u duhen më libra ku i thuren lavde « unit »

dhe diktaturës « popullore » në stendat e panairit, por libra për

mikpritjen shqiptare, zakonet tona të mira, burrërinë,

mirënjohjen, për politikën e jashtme të Shqipërisë, për Europën

dhe Ballkanin…Nëpërmjet librit mund t‟i përgjigjesh edhe atij që

« të vret këngën » që të cënon pa shkak, që hedh vrer, apo që

është cmirëzi…Të mos harrojmë se edhe ai mësuesi në fshat,

edhe në kohë të shkuar, në vend që të përfundonte në një pijanec,

lexonte libra dhe mësonte gjuhë të huaj, edhe në atë dhomën e

ftohtë. Prandaj një media që nuk kultivon një lidhje të ngushtë me

lexuesin, është një media që nuk e ka jetën të gjatë, dhe sidomos

kjo në kushtet e Shqipërisë, një vend i vogël, me tradita

libërdashëse, por që janë zvenitur pak në kohët moderne, për

Page 201: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

201

shkak të disa kushteve objektive dhe subjektive. Zanati i botuesit

është që të nxisë sjellje të reja në shoqërinë tonë të konsumit

masiv që lindin vetëm nëpërmjet marrëdhënieve ndërkative. Libri

na ka bërë miq dhe diskutojmë me ta në tryezën tonë me

bashkëbesëlidhës, si me Heminguein, Nuirisjenë, Panjolin,

Kamynë, Zhorzh Haldasin, Margërit Dyras e shumë të tjerë.

Mjetet e tjera të komunikimit masiv si televizioni, radioja,

interneti, nuk mund ta zëvëndësojnë kurrë bukurinë dhe

madhështinë e leximit të një libri të mirë, tërheqës dhe që jep

mesazhe miqësie, paqeje, solidariteti, mirënjohjeje. Nuk mund ta

harroj kurrë atë intelektualin hungarez që rastësisht e takova diku

në Gjenevë dhe pashë në bibliotekën e tij në aprtamentin në

Grand Sakoné, mbi 20.000 tituj librash në gjuhën hungareze dhe

të huaj…Ne nuk duam të arrijmë të kemi në bibliotekat tona aq

shumë botime për Shqipërinë, Kosovën, viset, Maqedoninë dhe

shqiptarët, por që krahas flamurit kombëtar apo kujtimeve

familjare, biblioteka personale të jetë pjesë e pandarë e mjedisit

familjar. Nëpërmjet librit ta mbajmë të gjallë gjuhën shqipe edhe

të shkruar, një gjuhë nga 9 gjuhët indoeuropiane më të vjetra dhe

që nuk e ka prejardhjen nga ndonjë gjuhë tjetër, por ka mbetur e

paprekur, megjithëse Shqipëria ka qënë e pushtuar nga shumë të

huaj gjatë shekujsh. Nuk bëj ndonjë zbulim kur theksoj se emri

shqip është gjetur në shënime qysh në kohën e Ptolemeut. Për

shqipen e lashtë ka dëshmuar gjuhëtari gjerman Frans Bopp në

1854, pastaj në 1880 gjuhëtari tjetër gjerman Gustav Majer. Më

tej në këtë rrugë ecën me botimet e tyre danezi Holger Petersen

dxhe austriaku Noerbert Jokl. Arvanitasi Aristidh Kola në librin e

tij të blerë nga bashkëatdhetarët në Panairin Ndërkombëtar të

Librit dhe Shtypit në Gjenevë, për popullin pellazg që është

paraardhës i ilirëve thekson se gjuha arvanitase është gjuha e

perëndive, është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri dhe si të

tillë ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellasgjike.

17 prill 2006

Page 202: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

202

Ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër.

Për t‟i shërbyer Atdheut duhet të kesh një Atdhé. Nganjëherë

të duket sikur ka njerëz që nuk kanë Atdhé, megjithatë edhe ata

kanë një të tillë. Sipas gojëdhanave, Atdheu nuk është vetëm

vendlindja, as vendi i babës, i gjyshit apo i stërgjyshit. Nuk është

emri i fshatit, komunës apo qytetit, bashkisë, kishës, ku është

rregjistruar emri im në një defter të zverdhur nga vitet. Për mua

Atdheu qoftë ky edhe i dytë, është edhe vendi ku jetoj, vendi që

më dha mundësinë të vendosem qoftë edhe përkohësisht, më dha

punën, më dha shtetësinë, si edhe qytetarëve të tjerë të shumtë

shqiptarë, më bëri të marr një formim plotësues dhe të vlefshëm

për problemet, historinë, të drejtën, shkencat rajonale dhe politike

europiane, për historinë e Europës, dhe jetën dhe veprën e

Shumanit, të Jean Monnet, « baballarët themelues » që zgjodhën

ndërtimin e Europës nëpërmjet solidaritetit konkret dhe më të

ngushtë, duke u nisur nga problemet ekonomike, për të arritur

solidaritetin në fushën politike etj. ; për Zvicrën, siç kam dëshirë

unë dhe bashkëatdhetarët e mi këtu që të bëhet edhe vendi im nga

kam ardhur, Shqipëria…

Siç kanë patur dëshirë prej kohësh Rilindasit tanë, pasi Zvicra

edhe para më shumë se një shekulli ka qënë ëndrra e tyre për

organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami

Frashëri, shprehej hapur « Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të

dytë ». Thonë se shumë paraardhës tanë, zbritën në rajonin e

Gjenevës në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, si

Dardania pranë saj.

Atdhé quaj edhe qytetin ku kam lindur Tiranën, Durrësin,

Tropojën, Valbonën, Fierin, Pogradecin, Devollin, Voskopojën,

Dukagjinin, Gjirokastrën, Beratin, Prishtinën e Deçanin, Vlorën

dhe Shkupin e Drenicën, Sarandën e Butrintin… dhe i njoh rrugët

e tyre, parqet e bukura dhe liqenet natyrorë, apo të krijuar nga

duart e njerëzve, që i kujtoj me nostalgji, quaj atë tokë shqiptare,

Page 203: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

203

me njerëz punëtorë, të urtë, kurajozë, të ndershëm, të besës, të

respektuar që nuk kanë të bëjnë aspak me pakicën e atyre që futen

në rrugën e drogës nga « baronë » të saj, shpesh të pakapshëm,

apo në atë të krimit, që e duan dhe respektojnë fqinjin, të afërmin,

motrën, vëllanë, prindërit, që mendojnë edhe për të varfërin, të

sëmurin, që japin diçka nga pasuria e tyre e shumtë për tokën

mëmë që të bëhet një ditë si edhe Zvicra. Atdhé quaj edhe gjithë

Kosovën martire, prej nga kanë ardhur mijra vëllezër të një gjaku,

të përkushtuar, punëtorë, të sinqertë që ruajnë traditat kombëtare,

edhe këtu në Gjenevën multietnike, ku janë pritur, strehuar dhe

kanë të drejtë të mësojnë shqip, të shprehin zakonet dhe ritet e

tyre, falë mirëkuptimit të autoriteteve kantonale dhe zvicerane,

8000 shqiptarë.

Zvicra që është Atdheu im i dytë, si për shumë

bashkëatdhetarë tanë lejon afishimin e kulturës, artit, zakoneve të

popujve që e përbëjnë, duke përfshirë edhe të shqiptarëve të

ndershëm dhe punëtorë. Gjeneva që të djelën, më 19 mars 2006

hapi dyert e një salle të madhe dhe ne na u duk se ishim në

Atdheun tonë: Shqipëri, Kosovë dhe vise. Për një çast u

emocionova shumë dhe më ranë lotë gëzimi nga sytë, duke parë

ata vogëlushë, adoleshentë, apo edhe artistë të rritur shqiptarë, ata

mbi 200 shqiptarë që e mbushën sallën e madhe të « Novotelit »,

me kostumet e tyre kombëtare, me tingujt e meloditë e bukura të

trevave tona shekullore.

M‟u kujtuan edhe ato ditët e lumtura kur shkoja me të ndjerin

tim atë, Tunin, i cili si gazetar i përkushtuar i revistës së

vocërakëve « Fatosi » merrte pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar

të Shkodrës me tekstet e tij të bukura. Gjithmonë nderohej me

çmimin e parë me muzikën e korifejve kompozitorë, Cesk Zadeja,

Tonin Arapi, Avni Mula etj. Ai patjetër do të kishte shkruar me

dashuri, për këta vocrrakë dhe artistë shqiptarë në Gjenevë, por

iku shpejt dhe ne e përkujtojmë vetëm në ditën e lindjes së tij, më

22 mars të çdo viti. Kësaj radhe do të shkruaj unë, siç do të bënte

edhe ai, shprehur me art, me mirësi, me dashuri dhe në librin që i

Page 204: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

204

mblodhën dashamirët e tij të shumtë « Një sirtar i veçantë », një

kujtim i bukur i fundit, i krijimtarisë së pasur të tim eti të

paharruar.

Do të hedh shënimet e mija për këta vocrrakë dhe adoleshentë

që na japin gëzim, na sjellin një copëz nga toka mëmë, nga natyra

jonë e bukur, nga malet tona, ku ka mbretëruar prej shekuj

drejtësia, paqja, mirësia, por është dashur edhe të mbrohen ato

nga zaptues, nga « qoftëlargë », apo ata që kanë dashur dhe duan

të na fusin thika pas shpine ; nga këngët tona të bukura

polifonike, apo me tingujt e fyellit dhe çiftelisë sonë që ndodhet

shpesh e varur në murin e dhomës së pritjes së bashkëatdhetarëve

tanë këtu, bashkë me flamurin kombëtar ; që ka shoqëruar

emisionet për Shqipërinë dhe Kosovën në Radio Suisse Romande

të muzikologut 80-vjeçar zviceran Marcel Cellier i cili me nagrën

e tij ka hedhur në disk ato këngë të bukura shqiptare të kënduara

nga shqiptarët kudo që janë vendosur, edhe arbëreshë, edhe

shqiptarë të Dibrës, të Tropojës, të Kosovës, dhe trevat, të

vendosur jo vetëm në Zvicër e në përgjithësi në Europë, por edhe

në Amerikën e largët.

I rënë në mendime për një kohë, më zgjojnë tingujt e bukur të

këngës shqiptare, kënduar me ëmbëlsi nga motrat Vjendita dhe

Ejona Stojkaj, shoqëruar nga grupi i valltarëve të Universitetit

Popullor Shqiptar në Gjenevë. Vjendita dhe Ejona, kanë marrë

pjesë vjet në Tiranë me sukses tek « Diaspora Fest 2005 ». Ato na

vijnë sot në këtë pasdite me një dhuratë të bukur, bashkë me

dhjetra artistë të tjerë, të skenës dhe humorit shqiptar. Ato na

japin kënaqësi këtu në Gjenevë duke sjellë nota optimizmi dhe

dëshire për ta bërë të njohur kulturën e pasur shqiptare edhe tek

miqtë tanë zviceranë.

Në këtë pasdite të bukur janë të pranishëm miq zviceranë dhe

të kombeve të tjerë, bashkëkombas që kanë ardhur posaçërisht

nga Shqipëria, Kosova dhe viset, nga Gjermania etj., të cilëve u

shkëlqen fytyra kur dëgjojnë brezin tonë të ri që punon për

ngritjen e murit të kulturës shqiptare edhe këtu në Zvicër.

Page 205: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

205

Investimi për kulturën tonë i ndihmon edhe integrimit në

shoqërinë ku jetojmë qoftë përkohësisht apo përgjithmonë, në

Zvicrën mikpritëse. Emocionohet pa masë edhe ai i moshuari

shqiptar me mustaqe kur dëgjon këngën e mrekullueshme

burimore folklorike shqiptare që e shoqëron aq bukur çiftelia. « I

am Albanian », këndoj shqip dhe jam krenar që jam shqiptar,

kështu shprehen artistët shqiptarë ! Këtu me të vërtetë ndodhemi

në një Shqipëri dhe Kosovë tjetër. Sa bukur kënduan Simona,

Andrea, Jeta dhe Ilirika këngën « Syzeza shqiptare » dhe të gjithë

të përmalluar i shoqëronin me zë të ulët, tingujt e tyre melodiozë

për të mos e prishur atë unison vokal fëminor dhe të pastër. Apo

këngëtaret, e ardhmja e skenës sonë shqiptare, Fitore dhe Shkurta

Rexhepi.

Drejtuesja e festës së bukur Mimoza Nazarko, pedagoge e të

rijve që na dhuruan këto këngë të bukura, na sjell në këtë pasdite

tepër të arrirë, tingujt e një kënge të kënduar prej saj në Shqipëri

në vitin 1974, si homazh për kompozitorët tanë të talentuar që

« ditën të mbajnë gjallë dëshirat, aspiratat tona për artin e bukur

shqiptar ».

Ndërsa aktori i talentuar Fehmi Ferhati, me fjalët e tij tepër

domethënëse thotë : « Pranverën e sjellin dallëndyshet. Por jo

vetëm kaq. Sot na sollën pranverën edhe vogëlushet », me tingujt

e këngës së Vjenditës, Ejonës, Vali Kuqit të talentuar nga Kosova

(pjesëmarrës i sukseshëm i « Diaspora Fest 2005 » në Tiranë) ; i

Kaltrina Berishës që fitoi çmimin « Kristoforidhi » po në Tiranë

për promovimin e gjuhës shqipe, me këngën « Gjuha Jonë » tek

« Diaspora Fest 2005 » ; mesazh shumë i bukur për ata qindra

shqiptarë në Gjenevë dhe kantone të tjerë që vazhdojnë të

përsosin dijet e tyre në gjuhën amtare, duke patur mbështetjen e

mëuesve të përkushtuar shqiptarë në Gjenevë e dhjetra e dhjetra

të tjerëve në gjithë Zvicrën. Zvicra romande, falë mirëkuptimit të

madh të autoriteteve kantonale është pioniere në këtë drejtim dhe

mësimi i shumë gjuhëve të huaja, përfshirë edhe shqipen,

mbështetet fuqimisht nga Ministria e Arsimit Publik, për të

Page 206: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

206

zgjeruar dijenitë e nxënësve, si dhe për të mbajtur gjallë gjuhën

amtare. 8000 shqiptarë në Gjenevë jetojnë, punojnë me

ndershmëri si punëtorë, arsimtarë, mjekë, ekonomistë, piktorë,

artistë, shkrimtarë, gazetarë, publiçistë, studentë, pasuniversitarë

nga Shqipëria dhe Kosova e viset, duke u mbështetur nga

Universiteti i Gjenevës.

Kthehemi përsëri tek mjedisi i zbukuruar me nota krejt

shqiptare, në zemër të Gjenevës. Programi i kësaj buqete të bukur

të vogëlushëve dhe adoleshentëve shqiptarë, ku një ndihmesë të

madhe ka dhënë edhe zoti Xhemajl Berisha, ishte i ngjeshur dhe i

larmishëm. Lumturi Hodjani, drejtoresha nga Shqipëria e

Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, foli e emocionuar

duke theksuar kënaqësinë e saj të veçantë dhe krenarinë e të

gjithë të pranishmëve tek « Novotel » me diasporën rinore që na

sjell gëzim, sikur jemi në tokën mëmë. Këta të rinj, theksoi ajo,

japin një ndihmesë të çmuar edhe këtu në Gjenevë, me artin dhe

këngën e tyre që deri diku quhej fusha private e Atdheut tonë.

Fëmijët tanë janë të mbrujtur tanimë me kulturën zvicerane, por

nuk harrojnë edhe atë shqiptare, traditat tona të mrekullueshme

shekullore, muzikën tonë, instrumentat tona si çiftelinë, muzikën

baritore etj. Gazetaret e TV të Kosovës filmonin dhe shpesh

emocionet e pastra shpreheshin në fytyrat e tyre.

Ndërsa zoti Michel Riat, President i Universitetit Popullor

Shqiptar theksoi se është « shumë i emocionuar tani që njoha më

mirë kulturën shqiptare me këngën e mrekullueshme të brezit të ri

shqiptar. Për mua, tha ai, ata janë mjeti më i mirë i integrimit këtu

në Zvicër. Nëpërmjet muzikës ekziston një gjuhë universale :

muzika. Ajo të bën të njohësh kulturën, vallet, këngën, ritet edhe

të shqiptarëve, edhe pa e njohur gjuhën e tyre të folur. Shpresoj

që edhe unë të jap ndihmësën time në këtë drejtim. Pasi po ju

them këtu se kam kompozuar shumë këngë vetë dhe ndër të tjera

jam dhe muzikant ».

Në ato çaste dy vogëlushe këngëtare i dhuruan atij buqeta me

lule, në shënjë mirënjohje për ato fjalë domethënëse të

Page 207: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

207

përfaqësuesit zviceran, të miqve të përhershëm zviceranë, që kanë

bërë dhe bëjnë aq shumë, jo vetëm për integrimin e shqiptarëve

në Zvicër, por edhe për ruajtjen dhe promovimin e kulturës së

tyre të pasur.

Pasditja vazhdoi më tej me këngët myzeqare, të kënduara nga

Mimoza. Ajo më kujtonte tim atë që këndonte aq bukur këngët

myzeqare nga Fieri ku kishte lindur, dhe kur i këndonte ato midis

kolegësh gazetarë, por edhe në gëzimet e miqve të mirë, të

sinqertë, të pastër. Mimoza vazhdoi me « Serenatën korçare »,

duke kujtuar edhe nënën dhe babain e saj të mirë, që janë atje larg

në Amerikë, si shumë të tjerë bashkëkombas që janë shpërndarë

në botë. Këngët e vocrrakëve dhe adoleshentëve shqiptarë

vazhdojnë deri vonë dhe na japin nota gëzimi, optimizmi, janë

respekt për gjuhën e lashtë shqipe, respekt për ata që kanë dhënë

gjakun për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Kënga « Kosova ime »

e mbylli këtë festë të bukur, shoqëruar nga grupi i valleve të

UPSH dhe gjithë të pranishmit.

Në fund, dy këngëtaret e reja, Vjendita dhe Ejona Stojkaj

dhuruan me autograf diskun e tyre, të realizuar nga Sokol Marsi,

realizuesi artistik i diskut në Shqipëri. Kjo pasdite e bukur, në

shoqërinë multietnike të Gjenevës, do të shënojë një fillim të

mbarë në karrierën artistike të dy këngëtareve shqiptare të

talentuara. « Çfarë do të bëhem » është titulli domethënës i tyre

që patjetër do të mirëpritet jo vetëm nga gjyshja e tyre që ato e

vizitojnë çdo vit atje në fshatin e prindërve, ku çdo verë dhe

takojnë dhe shoqet e tyre, por edhe nga afro 150.000 shqiptarë që

jetojnë në Zvicër, por edhe tek bashkëkombasit tanë në Shqipëri,

Kosovë e vise.

Realizuesi Sokol Marsi, edhe ai i përmalluar shprehu

kënaqësinë që gjeti këtu në Gjenevë, një mjedis shqiptar që nuk e

ka parë asgjëkundi në Europë ku ka qënë. Ai theksoi se

« Diaspora Fest 2005 » në Tiranë ka nderuar komunitetin tuaj në

Gjenevë. Kënga « Kosova ime », tha ai në fund, solli nota

nostalgjie por edhe urimin se sa « ndiheni ju tiranas, apo të

Page 208: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

208

trevave të tjera shqiptare, aq ndihem unë kosovar, apo në

përgjithësi si gjithë shqiptarët kudo që ndodhen »

Kjo veprimtari shqiptare në Gjenevë ishte dhe do të mbetet një

shembull i mirë duke shprehur edhe mendimin se arti luan një rol

pozitiv në afrimin e popujve, qofshin këta shqiptarë, zviceranë e

të kombeve të tjerë.

Ai është lajmëtar i paqes, solidaritetit, mirësjelljes, karakterit

burrëror, mbajtjes gjallë të traditave të mira dhe shekullore, edhe

të kombit tonë të vogël, të lashtë, të bukur, në Gjenevën

multietnike dhe në Ballkanin, jo më « fuçi baruti », por paqësor.

Mjaft më me zënka dhe kujtesa të kaluara të dhimshme, luftra të

kota vëllavrasëse, biseda kacafytëse parlamentarësh apo

politikanësh që i shkojnë për hosh, qoftë edhe pa dashje atyre që

nuk ja duan të mirën Shqipërisë, Kosovës, viseve, Ballkanit dhe

gjithë Europës paqedashëse.

Mesazhi i këngës shqiptare në Gjenevën multietnike duhet t‟i

bëjë të gjithë vëllezërit e një gjaku, të mendojnë mirë për të

ardhmen e brezit tonë të pastër, të sinqertë, të ri që një ditë do

marrë stafetën tonë.

Kujtoj në këto çaste fjalët e atij shkrimtari mik « Lëre dritën

hapur gjithmonë në kopshtin e botës » dhe them se s‟ka më tepër

lumturi se sa kur je midis njerëzish të thjeshtë, të pastër, me shpirt

artisti, pa mllef, solidar…

Gjenevë, më 21 mars 2006

Page 209: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

209

Ndihmë shoqatës së luftës kundër Talasemisë në

Shqipëri

« Koha Jonë », 20 prill 2006

Të nderuar bashkëbesëlidhës biznesmenë, parlamentarë,

mjekë, qytetarë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare

dhe organizatave jo qeveritare në Shqipëri dhe Diasporë,

Si lexues i rregullt dhe kontribues modest, me shkrime të mija

nga Diaspora, e çmoj kontributin e gazetës "Koha Jonë", si dhe të

shtypit në Shqipëri, të pasqyrave të shtypit të përgatitura nga

përfaqësues të organizmave ndërkombëtare në Tiranë, apo edhe të

organizatave bamirëse dhe jo qeveritare, sidomos shkrimet

që pasqyrojnë me objektivitet të rejat në rrethet letrare, të

ekonomisë, të publicitetit, të problemeve të përditshme në

Shqipëri, Kosovë e vise, Maqedoni dhe në Diasporë, por edhe në

vendet e tjera të rruzullit tokësor.

Shpesh herë këtu në Zvicër, apo edhe gjetiu në Diasporë, duke

patur shumë mjete të komunikimit masiv, bashkëjetues të mij

vënë shenjën « jo » për iks gazetë, media apo sit elektronik. Kur

lexojmë shtypin shqiptar, në bisedë edhe me bashkëbesëlidhës të

tjerë, na pëlqen që shkruhet edhe për fenomene pozitive dhe jo

për kriminalitetin, drogën prostitucionin, fenomene të shoqërisë

moderne perendimore që njihen që nga shekulli i kaluar edhe më

parë. Shtypi dhe Televioni i atyre vendeve, u lënë pak rreshta

atyre fenomeneve dhe më tepër flasin për solidaritetin, ndihmën

që jepet nga bashkëatdhetarë brenda atyre vendeve, apo edhe

jashtë, nga shoqata bamirëse, nga ndërmarje industriale, apo të

ndërtimit, nga shoqëri tregtare, biznesmenë apo donatorë privatë.

Shembull në këtë drejtim është edhe Gjeneva, ku përveç ndihmës

së çmuar që jep Konfederata Zvicerane dhe vetë autoritetet e

Kantonit të Gjenevës, edhe donatorë privatë, ndërmarrje të

Page 210: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

210

ndryshme dhurojnë për shembull për Spitalin e Fëmijëve pajisje

të ndryshme, apo kanë kontribuar në krijimin e kushteve të

përshtatshme për fëmijët që kurohen për një kohë të gjatë, për

sëmundje gjenetike e të tjera, duke vënë në dispozicion të tyre

apartamente banimi me një çmim simbolik, kështu që edhe

familjet e të sëmurëve qëndrojnë pranë tyre. Janë krijuar lehtësira

duke u dhënë falas bono për udhëtimin me taksi, apo edhe me

tren që nga qyteti ku banojnë deri në Gjenevë, apo edhe mundësi

të tjera si Televizorë, video, manjetofonë, lodra për fëmijët, deri

edhe tek krijimi i kushteve për udhëtime falas të të sëmurëve

fëmijë apo adoleshentë në qytete të tjera të Zvicrës, si dhe jashtë

saj. Organizohen herë pas here edhe shfaqje me pjesëmarrjen e

artistëve, këngëtarëve, apo edhe të Universitetit Popullor Shqiptar

(UPSH) për ndihma për të sëmurë, nga Televizioni zviceran, si

dhe shtypi i reflekton këto.

Natyrisht, nuk pretendohet të arrihet një gjë e tillë në përmasat

e Zvicrës, një vend që njihet botërisht për humanizmin e

banorëve që e përbëjnë qofshin këta zviceranë autoktonë apo

edhe të huaj. Ndihmat e dashamirësve që ndihmojnë falas me

mundësitë që kanë njihen edhe në vende të tjera si në Francë,

Itali, Gjermani, Britani e Madhe, Greqi, etj., ku një ndihmesë të

çmuar japin edhe shqiptarët humanë që banojnë atje…

Isha në një udhëtim pune jashtë shtetit, nga 7 deri në 10 janar

2006, në konferencën ndërkombëtare lidhur me Talaseminë, në

Dubaï, dhe pashë me sytë e mij mbi 900 Talasemikë nga e gjithë

bota, vocërakë, adoleshentë, Talasemikë burra dhe gra, të martuar

dhe me fëmijë, gjë që nuk mund të konceptohej 20 vite më parë,

kur Talasemia ishte akoma një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa

aktualisht ajo është një sëmundje kronike, që kurohet mirë, me

transfuzione dhe eliminues të hekurit (që fatkeqësisht, si pasojë e

genit defektuoz, grumbullohet në trupin e njeriut).

Aty takova dhe mjekë të shquar, si babain e Transplantimeve

të palcës së kockës, profesor Guido Lucarelli (Ishte në Shqipëri

në shkurt 2006 dhe mori përsipër të realizojë 50 transplantime të

Page 211: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

211

pacientëve vocërakë talasemikë) me të cilin kisha shkëmbyer

mesazhe elektronike apo edhe e kisha takuar në konferenca të

mëparshme, duke diskutuar për çështjen e hapave në trajtimin

bashkëkohor të kësaj sëmundje gjenetike.

U takova edhe me profesor Alan Cohen, Hematologun më të

mirë të vitit 2005 në SHBA që punon dhe studjon mundësi të reja

në Filadelfi për kurimin e sëmundjes së Talasemisë dhe mjekë të

tjerë nga Italia, Greqia, Qipro, Turqia, Singapori, Brazili,

Bullgaria, Britania e Madhe etj. Aty u përmallova, kur takova pa

e ditur, delegacionin shqiptar, të kryesuar nga zëvëndësministri i

Shëndetësisë, Aleksandër Sallabanda dhe i përbërë ndër të tjerë

nga Docentja mjeke hematologe, Eleni Anastasi, Dr. Anila Goga,

Dr. Sashenka Sallabanda, kardiologu Vasil Lushnjari, doktoreshat

e Spitalit të Durrësit, hematologet Vera Koço dhe Adriana

Hatellari, përfaqësuesi i "Novartis" në Tiranë Gerti Konomi,

Kryetari i përkushtuar i Shoqatës së Anti-Talasemisë në Shqipëri,

Musa Zenelaj dhe pacientë Talasemikë nga Shqipëria. U takuam

si miq dhe të gjithë ata më bashkuan si pjesë e vetme e

shqiptarëve që ndjekin hap pas hapi ecurinë e metodave të reja në

luftën kundër Talasemisë. Ata lanë një përshtypje shumë të mirë

me takimet e shumta me Bordin drejtues të TIF-it, por edhe me

hematologë dhe mjekë të dëgjuar, psikologë nga vende të shumta

të botës, pjesëmarrës në Konferencë..Për më tepër, sidomos kur je

larg, qoftë edhe në Evropë, në vendet arabe, apo edhe më larg, në

një kontinent tjetër si në SHBA, Kanada, Afrikë, e ndjen të

domosdoshme të jesh edhe me mendje afër Shqipërisë, të dish se

çndodh në Atdheun tënd mëmë, kur merr vesh se ç‟bëjnë njerëzit

e thjeshtë atje, funksionarët, shkrimtarët, punëtorët, gazetarët,

mjekët, si ata mjekë të përkushtuar shqiptarë në Dubaï. Ata, në

biseda me ta për Talaseminë në Shqipëri dhe një mik i im i mirë

në Tiranë, personalitet dhe shkrimtar me zë i njohur në shumë

vende të botës, më shtyjnë sot t‟u drejtohem me një mesazh

human :

Personalisht jam mediator kulturor dhe konsulent për botimet

Page 212: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

212

tek organizatat ndërkombëtare, anëtar bashkëpunëtor i Federatës

Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF) me qendër në Nikozi të

Qipros dhe konsulent i një Fondacioni që merret me

vetëaftësimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike. Kam

realizuar botime dy gjuhëshe letrare, përkthime nga letërsia

shqipe në frëngjisht, por edhe nga frëngjishtja në shqip, botime

tek organizmat ndërkombëtare.

Në dy librat e mij të fundit dy gjuhësh, enkas megjithëse

përmbajnë meditime, skica, tregime, kam futur enkas edhe

shkrime të mija për Talaseminë. Tani kam edhe një detyrë tjetër

vullnetare: punoj nga afër me Federatën Ndërkombëtare të

Talasemisë (TIF) , e cila po jep një ndihmesë të madhe edhe për

Talasemikët në Shqipëri. Kam krijuar lidhje të ngushta me

Shoqatën e Talasemikëve dhe atyre që vuajnë në përgjithësi nga

sëmundje që lidhen me Hemoglobinopatitë në Francë. Në atë

vend të industrializuar ka 6000 pacientë që kurohen për

Talaseminë dhe afro 60.000 të tjerë me Drepanocitozë. Ata

marrin rregullisht transfuzione gjaku, si dhe eliminues hekuri

Desferal. Është i njëjti mjekim si edhe për pacientët Talasemikë

në Shqipëri që vuajnë nga Talasemia : pra transfuzione gjaku dhe

eliminues hekuri Desferal. Shoqata e luftës kundër Talasemisë në

Francë ka lidhje të ngushta edhe me pacientë dhe shoqata të

talasemikëve në Belgjikë, Itali, Algjeri, Marok, Tunizi e gjetiu.

Kjo sëmundje është e përhapur sidomos në vendet e pellgut të

Mesdheut, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Greqinë, Italinë,

Turqinë, Bullgarinë, por edhe Francën, Gjermaninë, Britaninë e

Madhe etj., sidomos si rezultat i migrimeve edhe nga vendet

arabe. Ka me qindra mijra Talasemikë edhe në SHBA, Kanada,

përsëri si rezultat i vendosjes atje qysh në shekullin e kaluar të

migrantëve nga vendet mesdhetare. Në Qipro, vend i vogël ku

përqindja e Talasemisë ka qënë shumë e madhe, si rezultat i

punës së TIF-it dhe i masave paraprake nëpërmjet diagnozës

prenatale, apo edhe sensibilizimit të opinionit publik, Talasemia

sa vjen e po pakësohet tek popullsia e vendit.

Page 213: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

213

Hapat e reja që janë bërë në luftën kundër kësaj sëmundje

gjenetike që janë transmetuar edhe kohët e fundit edhe në

Shqipëri, nëpërmjet shkëmbimeve të frytshme me TIF, me

Italinë, Greqinë, Francën, Turqinë, Zvicrën dhe vende të tjera të

Europës por edhe gjetiu, me pjesëmarrjen në seminare, kurse

formuese, të mjekëve tanë të përkushtuar hematologë, por edhe

kardiologë, endokrinologë, apo edhe të personelit tonë kurues në

përgjithësi, që lidhen me këtë sëmundje, kanë bërë që të na nxisin

të ndërmarrin edhe ne në Diasporë, një nismë modeste : një

projekt për Talasemikët, sidomos në zonat e fshatit në Jug dhe

Shqipërinë e Mesme, si dhe ta zgjerojmë edhe në Kosovë e vise.

Shpresojmë që përveç donatorëve miq të Shqipërisë dhe të

shqiptarëve, të kemi edhe mbështetjen tuaj dhe të lexuesve të

gazetës « Koha Jonë », si dhe në përgjithësi të shtypit shqiptar.

Kjo sëmundje gjenetike theksojmë është e përhapur tek ne në

Shqipëri, Kosovë, por edhe në Greqi, Itali, Qipro, Francë, SHBA,

Kanada (si rezultat i emigracionit në këto dy vende të fundit), por

edhe në vendet arabe, Brazil, Kinë…

Konferenca e dhjetë ndërkombëtare për Talaseminë në Dubaï,

një vend i pasur, mikpritës, i ndërtuar mbi shkretëtirë, me njerëz

punëtorë, edhe pse janë praktikues të fesë myslimane apo edhe

asaj të krishterë, pasi të huajt (80 për qind e banorëve të vendit )

janë forca kryesore e punës atje, dëshmoi qartë se ecuria e

trajtimit klinik të kësaj sëmundje gjenetike që ka qënë

vdekjeprurëse para afro 20 vitesh më parë, është shumë

premtuese dhe talasemikët jetojnë gjatë sot, në sajë të një

mjekimi bashkëkohor : me transfuzione dhe eliminues hekuri.

Ndoshta mund të flasim njëherë tjetër për këtë pikë, pasi janë

bërë hapa edhe nga ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, si dhe

nga mjekët tanë të talentuar hematologë, jo vetëm të brezit të

kaluar të të ndjerit prof. Selaudin Bekteshi, prof. Aleko Vesho,

Dr. Enis Boletini, Dr Afërdita Gusho, Dr Albert Zhuzhuni, e

ndjera Dr Vangjelo Grillo (megjithëse ishte në Spitalin e

Page 214: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

214

Fëmijëve në një pavjon tjetër dhe jo të Hematologjisë), e shumë

të tjerë, por edhe nga mjekë që i përkasin brezit të ri që janë

formuar tek ne ose jashtë shtetit.

Të më falin ata mjekë të përkushtuar që për mungesë vendi,

nuk i përmend dot të gjithë, por ata gëzojnë respektin e

pacientëve dhe prindërve të tyre.

Natyrisht nuk ka vend këtu për vetëlavdërim, pasi si kudo edhe

në botë ekzitsojnë probleme që kanë të bëjnë sidomos me

mbulimin me hematologë dhe specialistë të formuar në të gjitha

zonat ku është e ndjeshme Talasemia, si në Fier, Lushnje apo

edhe më në Jug të Shqipërisë…Ka ndihmuar së tepërmi edhe

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë, me qendër në Nikozi të

Qipros dhe sidomos Presidenti i saj, zoti Panos Englezios, një

biznesmen i suksesshëm, i respektuar, që megjithëse para disa

kohësh humbi djalin e tij, Zhorzh (Georges), vetëm 27 vjeç,

vazhdon luftën e tij kundër Talasemisë, duke ndihmuar me

përvojën e tij, por edhe duke organizuar konferenca

ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës.

Në numrin e saj të fundit, revista e Federatës Ndërkombëtare

të Talasemisë «TIF Magazine» me nëntitullin « Familja Botërore

e Talasemisë takohet në Dubaï-janar 2006 » botohen edhe

takimet e frytshme të delegacionit shqiptar, me Bordin drejtues së

TIF-it, si dhe veprimtaritë dhe takimet e përfaqësuesve të lartë të

kësaj Federate me prestigj, me Kryetarin e Shoqatës të Anti-

talasemisë në Shqipëri, zotin Musa Zenelaj dhe përfaqësues të

tjerë të saj, pacientë Talasemikë.

Është botuar së fundi në shqip edhe libri i doktoreshë

Androulla Eleftheriou, drejtoreshë shkencore e kësaj Federate me

prestigj (TIF), me titull: "Mbi Talaseminë" dhe po përgatiten të

tjera botime, me nismën edhe të gazetarëve shqiptarë, si Laureta

Roshi, apo të Shoqatës së Anti-Talasemisë në Shqipëri. Një punë

të lavdërueshme bën kjo Shoqatë, me kryetar Musain e

përkushtuar, një burrë i moshuar dhe që së shpejti do t‟i shtojë

radhët e saj me anëtarë të rinj, duke përfshirë edhe ju të dashur

Page 215: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

215

lexues. Cdo ndihmë e bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë për

Talasemikët në Shqipëri, do të mirëpritej. Po përgatitet në

anglisht dhe në shqip, libri "Hope for the future" me dëshmi, në

formë Ditari nga përvoja 25 vjeçare në fushën e Talasemisë.

Shpresojmë të kemi ndihmën së afërmi edhe të simotrës së TIF,

në Nju Jork "Cooley's Anemia Foundation".

Me shpresë se bashkëatdhetarët do ta dëgjojnë thirrjen tonë

modeste për të ndihmuar Talasemikët në Shqipëri, sidomos

Shoqatën e Anti-Talasemisë në Tiranë, apo edhe në Kosovë dhe

vise,

Me respekt dhe mirënjohje,

Alfred Papuçiu

Page 216: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

216

Si mund të kurohet sëmundja e gjakut,

Talasemia?

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë, në të cilën përfshihen

91 shtete, po lufton për të gjetur metoda të reja për trajtimin dhe

kurimin e talasemikëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë,

por edhe adoleshentë dhe të moshës madhore. Përfaqësues të

kësaj Federate me prestigj, megjithëse me një staf të vogël

mjekësh dhe administrues, por më tepër me vullnetarë në vende

të ndryshme të botës, janë përqendruar kryesisht, në disa pika si:

gjetja e indeve që mund të rrisin prodhimin e hemoglobinës në

rruazat e kuqe, gjetjen e ilaçeve të reja, eliminuese të hekurit që të

mund të merren dhe nga goja, transplantimi i palcës së kockës,

apo i celulave bazë dhe terapia gjenike, për të zëvendësuar genet

e Talasemisë me gene normale.

Beta Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike më e

përhapur në botë. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetsisë

(OMS) që e mbështet TIF-in dhe përkujton çdo vit në 8 maj

luftën që bëhet kundër Talasemisë, vlerëson se, çdo vit lindin më

tepër se 100 000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje, në gjendjen

homozigote, në mungesë të mjekimit. Kjo më tepër në zonat e

fshatit në botë, ku nuk ekziston as kujdesi mjekësor primar.

Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut. Ajo e ul

sasinë e hemoglobinës (rruazave të kuqe) në trupin e njeriut dhe

mund të sjellë në këtë mënyrë si rezultat, pamundësinë që rruazat

e kuqe të çojnë në mënyrë të mjaftueshme oksigjen atje, ku ai

është i nevojshëm. Kjo shkakton anemi (pagjakësi) dhe në rast se

nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup do të "mbarojnë"

së funksionuari, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni

i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm deri tani

për Talaseminë. Ai duhet të merret çdo tre katër javë, në bazë të

nevojave të pacientëve që duhet të bëjnë medoemos analiza

laboratorike në Spitale, ambulance apo qendra të tjera

Page 217: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

217

shëndetësore, për të ditur përqindjen e hemoglobinës së tyre, edhe

në rast se nuk kanë shfaqje të dukshme, si lodhje apo zbehtësi të

fytyrës (anemi). Transfuzioni i gjakut synon të mbajë nivelin e

hemoglobinës pothuajse normal, duke zëvendësuar rruazat e kuqe

“boshe” me të reja të shëndetshme. Kjo formë mjekimi, e quajtur

"hypertransfusion", mund të ulë aneminë dhe të sigurojë që indet

të marrin sasinë normale të oksigjenit. Kjo u jep mundësi

fëmijëve me Talasemi që të jetojnë dhe të zhvillohen normalisht

dhe një ditë të shërohen plotësisht, si rezultat i përparimeve të

dukshme në mjekësi në këtë fushë këto 20 vitet e fundit. Që nga

zbulimi i kësaj sëmundje nga mjeku amerikan Cooley, nga i cili

fillimisht ka marrë edhe emrin sëmundja (apo edhe fondacioni

amerikan me prestigj që njihet në gjithë botën “Cooley‟s Anemia

Foundation”), apo edhe “Talasemi Major” , “anemi mesdhetare”

etj., sukseset dhe hapat në drejtim të mjekimit janë të dukshme.

Megjithatë, transfuzionet e gjakut të përsëritura, mund të

shkaktojnë grumbullimin e hekurit në trup, gjë që mund të

dëmtojë zemrën, mëlçinë dhe organe të tjera të trupit. Mënyra më

e përshtatshme tani për tani, për të hequr hekurin e tepërt nga

trupi, është injektimi i një ilaçi të quajtur Desferal (deri tani më

rezultativi), ose shelatori nga goja Ferriprox (L1) dhe së fundi

EXJADE, i prodhuar nga “Novartis” multinacionale me bazë në

Bazel të Zvicrës. Drejtori i saj Dr. Daniel Vasella ka bërë një

punë shumë të mire dhe humane në luftën kundër Talasemisë, por

gjithashtu duke gjetur ilaçe të tjera për sëmundjet gjenetike.

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë, me seli në Nikozi të

Qipros, “Cooley‟s Anemia Foundation” në Nju Jork, vetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS) me seli në Gjenevë të

Zvicrës, si dhe Zyrat e saj Rajonale për Europën, në Kopenhagë

apo edhe Zyrat e tjera që mbulojnë kontinentet e botës, bëjnë një

punë të lavdërueshme lidhur me përhapjen e të rejave në fushën e

Talasemisë që ato të shkojnë, jo vetëm në qendrat kryesore të

mjekimit, por edhe atje larg, në fshatra e vende, ku nuk ekzistojnë

akoma qendra të specializuara për Talaseminë.

Page 218: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

218

How to cure the blood illness, Thalassemia ?

Thalassaemia International Federation (TIF), which includes

91 Countries, is searching after new data for treatment and

therapy of people suffering from Thalassaemia, knowing that the

greater part of them are children. Representatives of this

Federation are mainly focused in the following points: discovery

of methods, for tissues that may improve haemoglobin recovery

in red cells; finding of new oral medicaments; Bone-Marrow

Transplantation or main cellules; and the genetic therapy to

replace the Thalassaemia genes, with normal ones.

Beta Thalassaemia is one of the widespread genetic illnesses

in the world. The WHO estimates that the number of inborn

children affected by this illness is over 100.000. Thalassaemia is

an inherited blood disorder. It reduces the quantity of

haemoglobin in the body, bringing about the inability of red cells

to deliver oxygen where it is so necessary. This causes anaemia

(lack of blood) and if not treated, the heart and other organs in the

body will "cease" working because of the lack of oxygen. The

frequent blood transfusion is the only functional medicament

used for Thalassaemia. It should be received every 3-4 weeks.

The aim of transfusion is to keep the level of haemoglobin in

almost normal indicators replacing the empty corpuscle, with new

healthy ones. This kind of treatment called "hyper transfusion'

may reduce the anaemia and ensure the normal quantity of

oxygen to connective tissues. This allows the children suffering

by Thalassaemia to normally live and grow up.Since the

beginning of the discovery of this illness, by the American doctor

Cooley, from whom the illness has the name (or the prestigious

American Foundation, known in all the World “Cooley‟s Anemia

Foundation”), or “Thalassemia Major”, Mediterannean Anemia”,

the success and the steps in the direction of the treatment are

Page 219: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

219

visible.

However, the repeatedly blood transfusions may cause the

increase of iron quantity in the body affecting heart, liver and

other organs. The suitable method used until now to remove the

excessive quantity of iron from the body is a medicament named

Desferal or oral Ferriprox. (L1) and at last EXJADE, produced

from “Novartis”, based in Bazel of Switzerland. His director Dr.

Daniel Vasella done a very good and human work in the struggle

against Thalassemia, but also to find other medicines for the other

genetic illnesses.

Thalassaemia International Federation (TIF), with its

headquarter in Nicosia, Cyprus, “Cooley‟s Anemia Foundation,

in New York, the WHO, with its headquater in Geneva,

Switzerland, and the regional Offices por Europe, Denmark, and

the other Offices coverning the continents of the World, are doing

a pleasurable and worthy work for dissemination of new

information on Thalassaemia, not only in main medical centres

but also in far villages and countries having no specialized

centres, where doesn‟t exist any more the specialized Centers for

Thalassemia.

Page 220: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

220

8 Maji i çdo viti, përkujtim i ditës së luftës kundër

Talasemisë

Çdo 8 Maj, Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF),

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS), si dhe shoqatat e

Talasemikëve në botë, duke përfshirë edhe Shqipërinë,

përkujtojnë ditën e Talasemisë, kësaj sëmundje me bazë

gjenetike, të trashëguar, e cila prek dhjetramijra fëmijë çdo vit në

botë, e sidomos në zonat mesdhetare, por edhe më tej, si rezultat i

migrimit të popullsisë.

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë bën një punë të madhe

lidhur me diagnostikimin dhe përhapjen e të rejave për

Talaseminë që ato të shkojnë jo vetëm në qendrat kryesore të

mjekimit por edhe në fshatra e vende ku nuk ka akoma qendra të

specializuara. Në këtë Federatë bëjnë pjesë 91 vende me shoqatat

e tyre të Talasemisë, shkencëtarë dhe anëtarë individualë, mjekë

në Europë e në botë, edhe nga Shqipëria. Ajo organizon seminare

dhe ka një program të gjerë edukimi mjekësor që fillon nga

konsultat gjenetike dhe diagnoza prenatale që mund t‟u japin

familjeve njoftime të plota mjekësore për t‟i ndihmuar që t‟i kenë

fëmijët në shëndet të plotë. Gjithashtu ajo jep herë pas here

njoftime të vlefshme lidhur me trajtimin klinik të përshtatshëm

për Talaseminë, në të gjitha format e saj.

Meqënëse pas konferences botërore për Talaseminë në Dubai,

7 deri në 10 janar 2006, janë bërë përparime në diagnostikimin

dhe trajtimin e Talasemisë , më lejoni t‟u jap disa mesazhe

optimiste lidhur me mjekimin bashkëkohor të pacientëve me

Talasemi.

Pas Konferencës së Limasolit në Qipro, më 27-28 mars 2004,

me titull : « Përparime në diagnostikimin dhe trajtimin e

Talasemisë », organizuar nga Federata Ndërkombëtare e

Page 221: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

221

Talasemisë, janë organizuar disa konferenca ndërkombëtare për

Talaseminë, në Dubai, Singapur, Nju Deli të Indisë, SHBA dhe

nga data 11 deri në 14 maj 2011, u zhvillua në qytetin e bukur

turk, Antalia, Konferenca e 12-të Ndërkombëtare e Talasemisë

dhe e Hemoglobiopative dhe Konferenca e 14 Ndërkombëtare për

Pacientët dhe Prindërit.

Si anëtar bashkëpunetor i Federatës Ndërkombëtare të

Talasemisë (TIF) dhe si shqiptar uroj që të gjithë në Shqipëri dhe

në diasporë të kujtojmë fjaëet e shënjtorës sonë Nënë Tereza, e

cila me modestinë e saj jepte gjithmonë një mesazh human: "Ajo

që bëj unë ështe nje pike uji në oqean. Por, nëse kjo pikë uji

nuk do të ishte atje, uji do të mungonte". Silueta e saj ngjyrë

blu e hapur dhe e bardhë njihej kudo në boëe dhe fjaëet e saj

shpesh jepen si postulaëe që krijojnë shpresa për të ardhmen e

atyre që vuajnë, që kanë një sëmundje kronike, atyre që nuk kanë

shumë të ardhura, por që shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Ata janë larg pangopësisë të njerëzve që mendojnë vetëm për

veten, për rehatinë e tyre, pa hedhur sytë se diku pranë tyre jeton

dikush qe ka një sëmundje, që kërkon një ndihmë, një fjalë të

mirë shëruese. Fjalët e Nënë Terezës, e cila paraardhësit e saj nga

i ati i kishte nga Shkodra, ku është dhe një rrugë me emrin

Bojaxhiu apo bamirësitë e saj, i kalojnë kufinjtë e vendit të saj

amë dhe jaëe shumë kuptimplote në këtë ditë përkujtimore te 8

Majit.

Kushdo që ka ndjekur këto 30 vitet e fundit ecurinë në

mjekimin e talasemisë vëren me bindje se e ardhmja do jetë

shumë më e mirë. Kalimi nga trajtimi fillestar në atë

bashkëkohor: transfuzione ose hipertransfuzione, shoqëruar me

eliminues të hekurit, Desferal, L 1, Ferriprox dhe EXJADE i

Novartis, multinacionale farmaceutike me bazë në Bazel të

Zvicrës, do të krijojë mundësinë e realizimit me sukses të

transplantimeve të palcës së kocëes, realizimit të terapisë me anën

e kordonit ombelikal, si dhe terapive të tjera bashkëkohore. Mund

Page 222: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

222

t‟u përmënd ish kampionin botëror të tenisit, amerikanin Peter

Sampras, i cili ka talaseminë, por ka edhe një ecuri të shkëlqyer të

jetës së tij. Kam lexuar shumë artikuj për të, të një njeriu fisnik

dhe plot me kurajo. Një shembull i gjallë për ata që vuajnë nga

kjo sëmundje gjenetike, por që ndjekin një jetë normale në sajë të

mjekimit efikas.

Gjithkush duhet të ketë parasysh se tashmë po punohet shumë

në disa drejtime:1. Puna kërkimore është përqëndruar sidomos në

gjetjen e indeve që mund të rrisin prodhimin e hemoglobinës në

rruazat e kuqe; 2. Të gjenden ilaçe të reja, sidomos ato që mund

të jenë më efikase dhe që merren nga goja; 3. Transplantimi i

palcës së kockës apo i qelizave bazë; 4. Terapia gjenike për të

zëvëndësuar genet e Talasemisë me gene normale.

Meqënëse ka shumë mesazhe premtuese lidhur me ecurinë e

luftës kundër talasemisë, dëshiroj t‟ja bëj të njohur edhe lexuesit

shqiptar.

Ja çfarë shkruan profesori i dëgjuar amerikan, një nga hartuesit

dhe njohësit më me zë të studimeve dhe botimeve për Talaseminë

në botë, Alan Cohen, ish President i Bordit Këshillimor Mjekësor

të Fondacionit "Cooley's Anemia Foundation” Në Nju Jork,

President i Hematologjisë Pediatrike në Spitalin e Filadelfias

President i Hematologjisë Pediatrike në Spitalin e Filadelfias,

Alan Cohen : « Tanimë është përfituar një përvojë më e madhe

lidhur me transplantimin e palcës së kurrizit në pacientë edhe më

të moshuar me Talasemi Major. Më e rëndësishmja është që ata të

kenë përdorur në shelator (eliminues hekuri) dhe të ketë një

donator të përshtatshëm. Pacientët mund të zgjedhin midis

transfuzioneve të vazhdueshme të terapisë me eliminuesin e

hekurit nga njëra anë, si dhe transplantimin nga ana tjetër.

Qendrat në Itali, si në Pezaro, kanë një përvojë të veçantë dhe të

madhe lidhur me transplantimin e palcës së kockës tek pacientë

me një moshë edhe të madhe »…. » Lidhur me problemin e

dhembjes së kockave tek talasemikët, tashmë si në Europë dhe në

SHBA ka një mjekim me bisfosfonate. Kalciumi dhe vitamina D

Page 223: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

223

janë pjesë e terapisë. Celebrex dhe ilaçe të përafërta me të mund

të ulin dhembjet dhe inflamacionin por ato nuk e zgjidhin

problemin e kockave. Një program i mirë trasnfuzioni dhe nëse

është e nevojshme një terapi hormonesh zëvëndësuese, janë pjesë

përbërëse të rëndësihme të mjekimit të sëmundjes së kockave tek

talasemia ».

Dr. Androulla Eleftheriou, drejtore shkencore e Federatës

Ndërkombëtare të Talasemisë, në një mesazh të fundit,

theksonte : « Pacientët (me Talasemi) duhet të kenë

hemoglobinën para transfuzionit midis 9-10.5 g/dl. Por asnjëherë

nuk duhet të jetë nën 9 ».

Ndërsa profesoresha e dëgjuar britanike, Bernadette Modell,

autore e dhjetra e dhjetra librave për Talasemin, shkruam ndër të

tjera : « Shelatorët gojorë L1 dhe Ferriprox, në fakt janë i njëjti

ilaç. Tani jemi duke pritur të shohim efektivitetin e një shelatori

të ri gojor ICL670, në krahasim me Desferalin dhe Ferriprox-

in….Pa dyshim që një mjekim nëpërmjet skemës së

„transfuzioneve të shpeshta‟ është më me përfitim, sepse ai ul

përqindjen e grumbullimit të hekurit ».

Kërkimet për terapinë gjenike po vazhdojnë me hapa të shpejtë

në SHBA, si mundësi për arritjen e një kure për sëmundje të

shumta ; lidhur me talaseminë kjo mundësi tani për tani po

studjohet në laboratore. Shkencëtarët janë duke e studjuar këtë

teknikë për t‟u mundësuar edhe tek njerëzit ».

Mesazhet lidhur me mjekimin klinik të talasemisë janë të

shumta dhe premtuese. Shkencëtarët punojnë në këtë drejtim, por

realizimet e tyre do të varen edhe nga pranimi i një mjekimi

klinik të përshtatshëm nga ana e vetë pacientëve talasemikë, për

të arritur pastaj tek mundësia e një kurimi më të efektshëm.

Shumë njerëz që jetojnë në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në

Pakistan apo në Azinë Jugore, si edhe në pellgun e Mesdheut

kanë « veçorinë » e talasemisë në genin e tyre. Ai ndodhet në

këto rajone sepse ndihmon për të mbrojtur portatorët e saj nga

malarja. Kjo shihet rrallë në popullsinë e Europës Veriore. Por

Page 224: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

224

për shkak të migracioneve, Talasemia gjendet shpesh herë edhe

në SHBA, në Kanada, sidomos këto dhjetë vitet e fundit. Ajo

është e përhapur sidomos në Greqi, në Qipro, në Shqipëri, në

Itali, në Francë, por edhe në vende të tjera të Mesdheut.

Talasemia gjendet gjithashtu edhe në popullsi etnike me

prejardhje të tjera, prandaj nuk mund ta cilësojmë vetëm si

sëmundje mesdhetare. Beta Talasemia është një nga sëmundjet

gjenetike më e përhapur në botë. Organizata Botërore e

Shëndetësisë (OMS) vlerëson se çdo vit lindin më tepër se 100

000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje në gjendjen homozigote,

në mungesë të mjekimit. Prandaj, në një të ardhme të afërt,

mendohet të arrihet një terapi sa më e thjeshtë që të jetë e

mundur, efikase dhe e zbatueshme për të gjithë.

Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut. Ajo e ul

sasinë e hemoglobinës (rruazave të kuqe) në trupin e njeriut dhe

mund të sjellë në këtë mënyrë si rezultat pamundësinë që rruazat

e kuqe të çojnë në mënyrë të mjaftueshme oksigjen atje ku ai

është i nevojshëm. Kjo shkakton anemi (pagjakësi) dhe në rast se

nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup do të “mbarojnë”

së funksionuari si rezultat i mungesës së oksigjenit. Në rast se

fëmijët me B- Talasemi nuk mjekohen, anemia bëhet e keqe,

fëmija nuk rritet dhe shpretka (si dhe stomaku), mëlçia dhe zemra

rriten së tepërmi. Palca ( indet që krijojnë ruazat e kuqe) rritet

brenda kockës dhe përpjekjet për të prodhuar ruaza të kuqe nuk

kanë rezultat. Ruazat e kuqe që ajo prodhon nuk përmbajnë në

mënyrë të mjaftueshme hemoglobinë dhe shumica e indeve

“vdesin” pa nxjerrë asnjëherë palcë. Bymimi i palcës dobëson

dhe deformon kockat.

Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i

përshtatshëm deri tani për Talaseminë. Ai duhet të merret çdo tre

katër javë. Transfuzioni i gjakut synon të mbajë nivelin e

hemoglobinës pothuajse normal duke zëvëndësuar rruazat e kuqe

Page 225: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

225

boshe me të reja të shëndetshme. Kjo formë mjekimi e quajtur

"hyper transfusion," mund të:

Ulë aneminë dhe të sigurojë që indet të marrin sasinë

normale të oksigjenit. Kjo u jep mundësi fëmijëve me talasemi që

të jetojnë dhe të zhvillohen normalisht.

Jep mundësi që palca të pushojë, në mënyrë që kockat të

zhvillohen normalisht dhe të bëhen më të forta dhe gjithashtu kjo

shmang edhe deformimet e mundshme të fytyrës.

Transfuzioni i gjakut të njerëzve mbetet njëherë për njëherë i

pazëvëndësueshëm, që mund të krijojë edhe probleme: vështirësia

për ta siguruar, përshtashmëria e grupeve të gjakut, rreziqet e

infektimit. Prandaj shkencëtarët po punojnë për të siguruar

« gjakun artificial ».

Informimi i familjeve që përbëjnë një mundësi të kenë

paraardhës me genin e Talasemisë, depistimi i tyre me anë të

anketave në familje, ose gjatë konsultave mjekësore të

përditshme, apo konsultave paralindjes, sjell mundësi për

parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët e ardhshëm. E

domosdoshme është edhe diagnoza prenatale e realizueshme që

nga vitet 1970, si pasojë e përparimeve të teknikave të marrjes së

materialit gjenetik dhe biologjisë molekulare.

Të drejtosh sëmundjen vetiake, kjo gjë mësohet, thotë

profesori i shquar zviceran, Zhan Filip Assal. Si krijues në

Europë i të parës njësi të mjekimit dhe mësimit për diabetin, ai

pastaj u bë pionier i arsimit terapeutik. Drejtor i një qendre

bashkëpunimi të OMS-it, ai jep ndihmesën e tij me përvojën e

madhe, duke ndihmuar në gjithë botën pacientë dhe personel

mjekësor. Ja se si shprehet profesor Assal : « Duhet mësuar

pacienti që vuan nga një sëmundje kronike që të drejtojë

sëmundjen e vet, të ndihmohet që të jetojë sa më mirë duke e

patur atë. Një i sëmurë që di të drejtojë mjekimin e vet shmang

komplikimet, përmirëson cilësinë e jetës së vet dhe ka kënaqësinë

Page 226: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

226

të jetë më pak i varur nga mjekët, duke e ditur se e ka

sëmundjen.»

Le të bëjmë një digresion. Ajo që thotë profesor Jean-Philippe

Assal duhet marrë parasysh nga mjekët dhe personeli i shërbimit

shëndetësor që merren me të sëmurët talasemikë dhe nga vetë

pacientët, për një mjekim klinik të përshtatshëm që përfshin

transfuzione të rregullta, si edhe marrjen e një eliminuesi të

hekurit intravenoz apo nga goja. Shpesh pacientët me Talasemi,

të lodhur nga mjekimi harrojnë të marrin inxheksionet e

Desferalit apo Deferipronin, Ferriprox-in apo L-1 (që përbëjnë të

njëjtin eliminues të hekurit gojor) ; tani ka dalë eliminuesi tjetër i

hekurit EXJADE që është prodhuar nga Novartis, në Zvicër.

Shpesh meqënëse të rinjtë talasemikë merren me një veprimtari

që nuk i lejon (ose të paktën kështu mendojnë ata vetë) të shkojnë

në spital apo poliklinikë për të kontrolluar nivelin e

hemoglobinës, për të ditur nëse kanë nevojë apo jo për

transfuzion, ata vuajnë, janë të lodhur dhe qëndrojnë në një

gjendje jo të kënaqshme për ditë të tëra. Gjithashtu këtu është roli

i mjekëve dhe personelit shëndetësor që t‟u kujtojnë atyre pa u

lodhur domosdoshmërinë e një mjekimi klinik të përshtatshëm,

në rast se ata duan me të vërtetë të jetojnë gjatë dhe në kushte

optimale. Në këtë mënyrë, ata do të jenë më të përgatitur për

teknikat e reja moderne të mundshme të mjekimit të talasemisë,

transplantimin e palcës së kockës etj.

Gjithkush duhet të ketë parasysh se tashmë po punohet shumë

në disa drejtime :

1. Puna kërkimore është përqëndruar sidomos në gjetjen e

indeve që mund të rrisin prodhimin e hemoglobinës në rruazat e

kuqe ;

2. Të gjenden ilaçe të reja, sidomos ato që mund të jenë më

efikase dhe që merren nga goja;

3. Transplantimi i palcës së kockës apo i celulave bazë;

Page 227: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

227

4. Terapia gjenike për të zëvëndësuar genet e Talasemisë me

gene normale. Para disa kohe pata fatin, siç mund ta kishte edhe

ndonje bashkeatdhetar i imi, te takoj drejtoreshen kombetare te

"Cooley's Anemia Foundation" ne Nju Jork. Xhina Cioffi eshte

nje grua e thjeshte, e matur, me teper pervoje ne fushen e

talasemise. Ka nje CV te pasur edhe si konsulente ne Kanada. Ka

shkruar edhe libra qe lidhen me talasemine. Biseda teper e

ngrohte dhe e suksesshme me zonjen Xhina Cioffi, me lejon t'u

shpreh ne menyre te qarte se në Francë u realizua në shtatorin e

kaluar një eksperimentim i terapise gjenike.

Nuk eshte rasti per t'u entuziazmuar para kohe, por ky hap çel

rrugen e nje ndermarrjeje kurajoze per shpetimin e jetes se

miliona vogelusheve, adoleshenteve dhe madhoreve, ne Europë,

SHBA, Kanada dhe gjetiu. Per kete pervoje unikale po ju flas

shkurtimisht më poshtë.

Një djalë 18 vjeçar, i prekur nga një formë e rëndë e

talasemisë, sëmundje gjaku që prek 5% të popullsisë

botërore, me dëshirën e tij pranoi në vitin 2007 të provohej

tek ai terapia gjenike. Ajo u realizua vitin e kaluar. Sot ai

është me shëndet të mirë dhe bën një jetë normale.

Eksperimenti u realizua nga një ekip franko amerikan i drejtuar

nga Profesor Philippe Lebouch (Inserm, CEA, Universiteti Paris-

Sud) tek ai adoleshent që qysh në fëmijërinë e tij merrte

transfuzione çdo muaj. Mjekimi filloi me marrjen e qelizave të

palcës së kockës të pacientit nga të cilat u nxorrën celulat bazë të

gjakut, që përmbanin genin difektoz. Këto celula u vunë në

kontakt me një lentivirus, mbartës i një versioni funksional të

genit…Pacienti mori një kimioterapi për të shkatëruar qelizat e

veta të palcës së kockës me difekt. Dhe pas 48 orësh, qelizat bazë

të modifikuara ju injektuan atij me rrugë intravenoze. 11 muaj më

vonë, pacienti nuk kishte më nevojë për transfusion. Le të

shpresojmë se ky rezultat i suksesëshëm i terapisë gjenike të

kthehet sa më shpejt në rutinë për të shpëtuar jetën e pacientëve

Page 228: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

228

që janë të detyruar të marrin transfuzione gjaku apo të përdorin

ilaçe për të eliminuar hekurin.

Federata Nderkombetare e Talasemise dhe presidenti i saj,

biznesmeni i njohur qipriot, Panos Englezios, kane derguar

mesazhe inkurajimi, duke vleresuar hapat e marra nga autoritetet

shendetesore shqiptare, si dhe nga qeveria shqiptare per perhapjen

e qendrave te luftes kunder talasemise, edhe ne zonat fshatare, si

dhe ne rajonet ku kjo semundje gjenetike prek me teper

popullsine vendase. Zoti Panos Englezios, nje biznesmen i

suksesshem, i respektuar, qe megjithese para disa vitesh

humbi djalin e tij, Zhorzh (Georges), vetem 27 vjec, vazhdon

luften e tij kunder talasemise, duke ndihmuar me pervojen e

tij, por edhe duke organizuar konferenca nderkombetare ne

vende te ndryshme te botes. Në mesazhin e fundit drejtuar

edhe talasemikëve, personelit shëndetësor, përfshirë dhe

shqiptarë, para fillimit të Konferencës Ndërkombëtare të

Antalias, Panos Englezos ndër të tjera shprehet: “Vetëm duke

punuar sëbashku, duke qënë partnerë në përpjekje, ne mund

të arrijmë qëllimin e përbashkët: cilësinë më të mire të

mundëshme të kujdesit për çdo pacient me talasemi, kudo që

të ndodhet dhe të jetojë ai në botë”.

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF) është shumë e

interesuar për gjetjen e rrugëve sa më efikase për të ndihmuar

edhe Shqipërinë lidhur me diagnostimin e sëmundjes tek

pacientët e mundshëm dhe për mjekimin klinik sa më

bashkëkohor jo vetëm në zonat e qytetit, por kudo ku kjo

sëmundje e shekullit shfaqet, në format e saj minore apo majore.

Një delegacion i saj ishte në Shqipëri, si edhe do të përkthehen në

gjuhën shqipe botime të saj këshillimore lidhur me mjekimin

klinik të përshtatshëm të Talasemisë. Zoti Panos Englezos, dhe

Doktoreshë Androulla Eleftheriou, që e njohin tashmë

Shqipërinë, si dhe funksionarë të saj, si gjeneticieni Matthew

Page 229: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

229

Demetriades, janë të predispozuar të ndihmojnë personelin

mjekësor shqiptar për gjetjen e rrugëve sa më efikase për

manaxhimin, si dhe parandalimin e sëmundjes që prek sidomos

rajonet në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Në këtë drejtim, TIF

ka bindjen se ka mbështetjen e organeve të shëndetësisë, por edhe

të personelit kurues shqiptar që bën një punë të lavdërueshme dhe

ka krijuar një përvojë të madhe në trajtimin e hemoglobinopative,

duke marrë edhe përvojën bashkëkohore ndërkombëtare. Si çdo 8

maj, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

(OMS), dhe të TIF është Dita e Talasemisë ku në çdo vend të

botës bëhet një bilanc për arritjet në luftën kundër kësaj

sëmundjeje të shekullit që troket në vatrat shqiptare, të fqinjëve

por edhe në vende të tjera të botës. Në këtë drejtim diaspora

shqiptare, si edhe një fondacion prestigjioz kanë filluar hapat e

tyre për të ndihmuar futjen e teknikës bashkëkohore edhe në ato

zona të Shqipërisë ku akoma nuk janë mjetet e domosdoshme për

depistimin e sëmundjes si edhe të mjekimit klinik të përshtatshëm

për fëmijët dhe të rriturit.

Le të shpresojmë se edhe biznesmenët shqiptarë, si edhe

qytetarët në Shqipëri dhe diasporë, nëpërmjet këtij mesazhi do të

japin ndihmesën e tyre për Shoqatën e Talasemikëve si dhe për

institutionet dhe personelin mjekësor që kujdesen çdo ditë për një

jetë më të mirë për ata mijra pacientë që janë të prekur nga kjo

sëmundje gjenetike.

Page 230: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

230

International Seminar “Advances in the

diagnosis and treatment of Thalassaemia”:

Stem- Cell Transplantation and

Preimplantation HLA typing

Limassol, Cyprus March 28, 2004

Organized by the Thalassaemia International Federation under

the auspices of the Cyprus Ministry of Health

Honourable M. Panos Englezos,

Honourable Dr. Androulla Eleftheriou,

Honourable Dr. Anver Kuliev, Seminar Co-Chairman,

Honourables Chairmen: Prof. Robert Edwards and Prof.

Arleen Auerbach,

Honourables Professors, Doctors and Participants,

Eftharisto, Thank You for receiving us in Limassol, Cyprus a

very beautiful country, but also the first country in the world who

has introduced the application of preimplantation diagnosis for

Thalassaemia.

I am not a doctor, but soon I will be, thanks to you, a Professor

for Thalassaemia. But yet, I will need always your help and your

valuable advices.

The subject of the seminar was the preimplantation HLA

Typing & Stem-cell Transplantation.

Also, “the preimplantation diagnosis has become”, justly, “an

important option for avoiding the birth of an affected child with

Thalassaemia without facing the risk for abortion after prenatal

Page 231: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

231

diagnosis”. But, I am facing since 1980, the struggle for the best

management and clinical treatment of Thalassaemia. When I

begun to learn about Thalassemia, the prenatal diagnosis was

unknown.

That was the reason why I wished to participate in the Seminar

“Advances in the diagnosis and treatment of Thalassaemia,

invited by TIF. It was an opportunity for me to discuss with all

the participants and to promote our collaboration. I am preparing

to write a book: “Hope for the near future”, about the experience,

the struggle since 1980 and the steps each year for a normal life

and a cure for the near future. I know Thalassaemia since I was in

New York, at Cooley‟s Anemia Foundation, in 1984 and some

other years after. I have Your support and the support of other

therapists of Thalassaemia in the world.

First of all, I would like to congratulate you for all that you

have done for the prevention and the clinical management of

Thalassaemia, also for your studies. I would like to congratulate

TIF for his excellent work. I will do the best, with the assistance

of TIF and the Swiss doctors, to create a national association for

Thalassaemia in Switzerland.

I wish to stress that the exchanges of experience

(consultations, letters, emails) with TIF, also with the “Cooley‟s

Anemia Foundation”, with Prof. Alan Cohen (USA;, Prof.

Bernadette Modell (Great Britain);, Dr. Androulla Eleftheriou

(Cyprus); prof. Jean-Philippe Assal (Director, WHO

Collaborating Center-Switzerland); Prof. Photis Beris

(Switzerland), prof. James Humbert (Switzerland), Prof. Robert

Girot (France), Dr. Solange d‟Angely (France), Prof. Selaudin

Bekteshi, Prof. Enis Boletini, Ass. Prof. Elena Anastasi (Albania)

etc., are very useful for me.

Page 232: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

232

I appreciated very much the book “About Thalassaemia”. It

has the most current information on the best treatment for

Thalassaemia. Personally, I am extremely grateful to Scientific

Coordinator of TIF, Dr. Androulla Eleftheriou, for this new book.

I am confident that this new scientific work will help give

patients and parents the hope and continued support they need to

face and fight Thalassaemia. Thank you for all.

Now, I wish to stress once again that your support to find the

best clinical management of Thalassaemia is very helpful.

Thalassaemia is a chronic illness; steps have been done for his

treatment. But perhaps, as the Honourable M. Panos Englezos

said, our generation will die without seeing a cure for

Thalassaemia. Yet, M. Panos Englezos and me, we will see that

your common struggle will give the hope for the future to them

who do not receive genetic counselling of prenatal diagnosis.

Thousands of patients in the world receive medical care outside

of specialized Thalassaemia centres.

But your assistance for the prevention of Thalassaemia will be

helpful for all Albanian children and their families, in other

regions of this small European country, but with needs for human

and modern technology resources.

Thank you, Merci, grazie, danke, shukran, eftharisto, for your

attention.

Page 233: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

233

Hope for near the future

Diary of a « professor » of Thalassemia

I began this diary, since 1981, when I heard for the first time

about Thalassemia, an inherited disorder. It was a discovery for

me. Year by year, I noted all about this hereditary illness and

today I decided to give you, my impressions, my love, my

experience and to express my gratitude for all of them, who done

and continue to give from their live, for a better treatment to fight

Thalassemia, and perhaps we will see a day a cure for

Thalassemia. Also for the other genetic illnesses and in general,

for the Haemoglobinopathies illnesses. About 100,000 babies

worldwide are born with severe forms of thalassemia each year.

Thalassemia occurs most frequently in people of Italian, Greek,

Albanian, Middle Eastern, Southern Asian and African Ancestry.

All the diary contain my personal notes and some times, a doctor,

a professor, I can imagine, perhaps will tell me : so, it is a good

diary, but also, it was better to write more about this treatment,

concerning the chelators, the transfusions, the transplant of steam

cells, the umbilical cordon, the gene therapy.

I now that the best book doesn‟t exist, because each human is

not perfect. But as a Christian that I am, and as a Muslim that are

some of my friends, we all together will find until the end of our

life, step by step, our best words to express our experience in the

common struggle against Thalassemia.

First of all, I wish to express my gratitude to the staff of

« Cooley‟s Anaemia Foundation » in New York, who opens their

door for me since 1984. After, I heard from CAF that in Europe

exist another successful Federation, who cover the struggle

against Thalassemia: the Thalassaemia International Federation

(TIF) in Cyprus. Also « About of Thalassaemia » (Dr Androulla

Eleftheriou, TIF).

Page 234: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

234

During 25 years, I had and I continue to have the support of

the all doctors in the world, who give me the Hope for the near

future, in the struggle of the treatment of Thalassemia. The

history of Thalassemia is closely related to the word Thalassemia

originates from a Greek world « Thalassemia » which means sea.

Other names for Thalassemia are: « Cooley‟s Anaemia », « von

Jaksch anaemia », named after the American physicians who first

diagnosed it or sometimes called « Mediterranean anaemia ».

First of all, the history of Thalassemia is closely related with the

United States, where the doctor Cooley discovered this illness,

but also related to the island of Cyprus. I wish to mention,

especially M. Panos Englezios, Chairman of Thalassaemia

International Federation, who received me in Limassol on March

2004, and I express him my all gratitude for encouraging me to

continue our common struggle against Thalassemia. No words

seem appropriate to describe the heavy veil of pain that has fallen

upon his family, relatives, friends, collaborators and thalassemics

all over the world, when his son died some years ago: the ending

of George‟s life at 27 years of age, was an unexpected blow to all

of us. All flowers of May 8 were picked up to cover the tomb of

this young man, gifted with an exceptional personality, full of

energy and creativity. He proved himself in no time a valuable

member not only in his business but also in Cyprus‟ society.

« Full of concern and interest for the Thalassaemics, as said

Doctor Androulla Eleftheriou, Scientific Director of TIF, he stood

by his father‟s side, hand by hand, during all struggles against

Thalassaemia ».

I am an Associate Member of Thalassaemia International

Federation and Consultant of the Chronic Diseases Foundation in

Geneva. I read too much about the experience with the bone

marrow Transplantation of the honourable Professor Guido

Lucarelli, who is known in the entire world. This example is very

appreciated by me, also by the other Thalassaemic patients not

Page 235: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

235

only in Switzerland, but also in France, in Albania, in Greece, in

Italy, in Cyprus, in USA, in Great Britain and so on.

As I published more than 5 books, and in the three of them, I

spoke also about Thalassaemia, the struggle of TIF, CAF, of the

professor Guido Lucarelli, and the doctors in all the world, it will

be a pleasure for me to mention you in some pages of my new

book "Hope for the near future" about this useful book. Prof.

Photis Beris a very good Haematologue, prof. Jean-Philippe

Assal, a professor in medicine and member of the Committee of

the International Red Cross and Dr. Daniel Vasella, General

Director of Novartis, helped me to much those three years. I

express my deepest gratitude to them. In all my life, in the

Struggle against Thalassaemia, I will remember my meetings

with Dr. Gazetta and the staff of CAF, in the offices in New

York, since 1984 and some others years ( at last 2006). I have in

my Library the book "Fifth Cooley‟s Anaemia Symposium"

dedicated to the memory of Anthony J. Renda, Jr, and some

others publications of CAF. I want to have more from TIF, when

I had the pleasure to meet the staff, and they invited me in some

of their meetings, because I want to write since now in the

newspapers in Switzerland, but also in Albania and in my books

only for the struggle of all the patients, the medical staff, the

parents, against the illness of Thalassemia. Scientists are working

to develop a gene therapy that may offer a cure for thalassemia.

Such a treatment might involve inserting a normal beta globin

gene (the gene that is abnormal in this disease) into the patient‟s

stem cells, the immature bone marrow cells that are the

precursors of all other cells in the blood. Another form of gene

therapy could involve using drugs or other methods to reactivate

the patient‟s genes that produce foetal haemoglobin - the form of

haemoglobin found in foetuses and newborns. Scientists hope

that spurring production of foetal haemoglobin will compensate

for the patient‟s deficiency of adult haemoglobin. Let‟s hope all

Page 236: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

236

together that God will help us....In the near future I will begin the

story... the diary of a simple man, professor of the French

Language, international servant, cultural mediator and journalist

about the steps in the treatment of Thalassaemia, since 1981. I

will you a good reading and please don‟t hesitate to write me

your critics and your impressions...

2006

Page 237: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

237

Alfred Papuciu – a self-taught “professor of

thalassaemia”

Alfred Papuciu has kept a thalassaemia diary since 1981, when

he first learned about the disorder. Over the years, he noted down

everything he learned, and now he has decided to share his

reflections in a book provisionally entitled Hope for the Near

Future.

Alfred Papuciu‟s first contact with thalassaemia was through

the Cooley‟s anemia Foundation, and from them he learned about

the existence of a federation based in Cyprus that promoted the

worldwide struggle against thalassaemia. This, of course, was

TIF. He recalls: “Mr. Panos Englezos, the President of TIF,

received me in Limassol, Cyprus in March 2004. I would like to

express all my gratitude to him for encouraging me to continue

our common struggle against thalassaemia.”

Through the years, Alfred has read so much about

thalassaemia and its treatment that he now refers to himself as a

“self-taught professor” on the subject. He is familiar with the

latest developments, and regularly reads scientific articles and

books, including ones covering complex topics such as bone

marrow transplantation. He has published many books himself, in

which he sometimes has written about thalassaemia, TIF and

CAF. Through his latest project, he wants to express his thanks to

all the people he has met over the years. “In the near future I will

begin the story... the diary of a simple man – professor of the

French language, cultural mediator, translator and journalist –

about his involvement with thalassaemia since 1981.” Certainly,

we at TIF eagerly look forward to receiving a copy of the book!

TIF Wants to Hear Your Story!

Published in the Thalassaemia International Federation (TIF)

review.

Page 238: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

238

Mesazhe miqësie

Alfredit tim të dashur,

Jeta nuk është si në këtë libër « një vitrinë

kënaqësish… » por ajo që ne mund të bëjmë bashkërisht,

është që ta shndrojmë ashpërsinë e jetës në më të

gëzuar.Me mirënjohjen më të thellë për aq episode të

bukura të kaluara sëbashku.

Jean-Philippe (Assal)

Faleminderit për urimet tuaja të mira. Jam shumë e

kënaqur kur shoh se sa aktiv jeni në shkrimet dhe

përkthimet tuaja. Jam e lumtur që ju punoni si mediator

kulturor. Duhet të jeni shumë i dobishëm ! Do të isha e

kënaqur që ju të përkthenit një nga librat e mij për

shkollarët, një faqe shqip ; një faqe frëngjisht. Sapo kam

botuar dy libra dhe është e vërtetë që para Krishlindjeve

kam marrë pjesë në shumë mbrëmje « Rrëfenja dhe

muzikë ». Por meqënëse mua më pëlqejnë shumë ato,

nuk qahem ! Në janar do të jap mësim frëngjisht për

refugjatët e vendit tuaj.

Zotëri i dashur ! Po ju kthej dorëshkrimin mbi të cilin

kalova orë të tëra…Paç fat ! Shumë nga tregimet tuaja

janë të arrira. Kujtimet tuaja janë tekstet që më kanë

pëlqyer më tepër…. Mirupafshim së shpejti !

Marie – Luce Dayer

Page 239: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

239

Messages d’amitié

A mon cher Alfred,

La vie n’est pas comme dans ce livre « une vitrine de

douceur »…mais ce qu’on peut faire ensemble, c’est de

rendre l’amertume de la réalité plus douce. En toute

reconnaissance pour tant de bels épisodes passés

ensemble.

Jean-Philippe (Assal)

Merci de vos bons vœux. Je suis enchantée de voir à

quel point vous êtes actif dans vos écritures et

traductions. Contente aussi que vous travailliez comme

Médiateur culturel. Vous devez être très utile ! Je serais

contente que vous traduisiez un de mes livres pour les

scolaires/ Albanais une page, Français une page. Je

viens de sortir deux nouveaux livres et c’est vrai

qu’avant Noël j’ai des tas de soirées « Contes et

musique ». Mais comme j’adore ça, je ne m’en plains

pas ! En janvier je vais donner des cours de français aux

réfugiés de votre pays.

Cher Monsieur! Je vous rends votre manuscrit sur

lequel j’ai passé des heures entières…Bonne chance !

Beaucoup de vos contes sont réussis. Vos souvenirs sont

les textes qui m’ont beaucoup plu. A bientôt!

Marie – Luce Dayer

Page 240: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

240

Alfred Papuçiu « Një nxënës i etur i kulturës » Duke lexuar librin "Nxënësja e etur e gjuhës romanshë" të

publicistit të mirënjohur Alfred Papuçiu « Tirana Observer »

Nga Vangjush Ziko

Mediatori ose, e thënë ndryshe, ndërmjetësi ka lindur si

domosdoshmëri, si një institucion human i përditshmërisë

jetësore për të komunikuar dhe ndërlidhur njerëzit midis tyre, për

të komunikuar me një mjedis të panjohur dhe të huaj në

mendimet, përvojën, dëshirat apo nevojat tona. Ky institucion

është i lashtë sa edhe vetë shoqëria njerëzore, sa edhe kontaktet e

botëve dhe kulturave të ndryshme. Mediatori nuk është thjesht

përkthyesi nga një gjuhë në tjetrën, nga një vend në tjetrin, nga

një shoqëri në një shoqëri tjetër. Është më shumë.

Jo thjesht një mediator

Duke lexuar librin "Nxënësja e etur e gjuhës romanshë" të

publicistit të mirënjohur Alfred Papuçiu, zbulova më mirë

sekretin e këtij "profesioni", apo më mirë, "misioni", që pa

lëkundje, do ta quaja "mision". Mediatori kulturor është, në radhë

të parë, një misionar. Misionar në kuptimin më të drejtpërdrejtë të

fjalës.Vetë autori shkruan:"S'ka shumë kohë që fillova punën si

përkthyes mediator kulturor...pas çdo emri të pacientëvë të mi, që

kanë ardhur nga larg, fshihet një personalitet, një shqetësim i

veçantë, një jetë, një dramë"(f.179)Detyra e mediatorit nuk është

thjesht përkthimi i fjalëve të tjetrit (pacientit) dhe transmetimi i të

dhënave konkrete rreth tij personelit mjekësor. Duhet krijuar një

urë lidhjeje midis të dy palëve për të ndriçuar sa më mirë

problemin shëndetësor. Këtë nuk mund ta bësh ashtu siç duhet pa

hyrë në lëkurën e pacientit që të arrish t'ia përcjellësh mjekut

problemin e tij. "Asnjë herë nuk kam menduar për jetën si tani,

Page 241: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

241

shkruan autori,kur duhet të përkthej fjalë të trishtuara apo të

përshkruaj çaste gëzimi".(185)Por, që ta bësh këtë, duhet të

hetosh karakterin, personalitetin e tjetrit, të njohësh nivelin

kulturor, psikologjinë dhe mentalitetin e tij dhe, në të njëjtën

kohë, t'ia transmetosh "hallin" e tjetrit mjekut të huaj.

Roli i mediatorit

Pra, roli i mediatorit kulturor nuk qenka thjesht ai i një

përkthyesi të zakonshëm. Është me të vërtetë roli i një misionari

me përgjegjësi të lartë morale dhe humanitare, që, jo rrallë, i

duhet të vihet në "rolin" e mjekut, që duhet ta bindë malësorin e

ardhur nga Kosova apo qytetarin e thjeshtë nga Shqipëria pse

mjeku zviceran i dha recetë vetëm për dy ilaçe dhe jo si mjekët në

vendin e tyre që i patën dhënë shumë barna."Është diçka

pasionante, shkruan mediatori në ditarin e tij, çdo ditë mësoj më

tepër, sidomos në fushën e mjekësisë që është njerëzore"(f.182-

183)Alfred Papuçiun nuk e kam takuar asnjëherë. Fytyrën e tij e

kam parë vetëm në fotot e këtij libri dhe në faqet e shtypit

elektronik. Me të pra,më ka miqësuar komunikimi virtual. Anën e

tij njerëzore, karakterin e tij human, ma zbuloi në mënyrë të

veçantë libri "Nxënësja e etur e gjuhës romanshë". Duke lexuar

me kërshëri faqet e këtij libri, zbulova përkushtimin, delikatesën

shpirtërore, dashurinë dhe respektin e tij për njerëzit. "Në

përgjithësi, shkruan ai, i kontrolloj emocionet, por atë ditë

dëgjova atë histori të dhimbshme të asaj gruaje ( kosovare), m'u

derdhën lotë nga sytë".(f.185)Nuk besoj të ketë në botë

"profesion" dhe "profesionist" të vërtetë pa zemër njerëzore.

Vetëm zemra mund të hapë zemrën. Alfred Papuçiu ka një zemër

të ndjeshme dhe bujare. Ai zotëron artin e afrimit me njerëzit. Di

ta dëgjojë dhe ta kuptojë mentalitetin e njerëzve nga një vend në

paqe apo në luftë. Kur nëna kosovare e vajzës të

shtruar në spital, i kërkon që ta shoqërojë edhe në pavion sepse

asaj i duket se sa herë ai i përkthen fjalët e mjekut, ajo, jo vetëm

Page 242: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

242

që e kupton se çfarë ka çika e saj, se ai i sjell fat dhe vajza e saj

është më mirë, mediatori nuk nguron që ta sakrifikojë ditën e tij

të diel e të mos shkojë me familjen e vet për të pushuar.Është,

pikërisht, dimensioni human i karakterit të tij frymëzuëzuesi

kryesor në misionin e mediatorit. Ai, duke u sjellë të tjerëvë

besim dhe qetësi shpirtërore, duke i bërë të tjerët të gëzuar,

lumturohet edhe vetë. "Tani,me gjithë mend, kam dëshirë të

jetoj", pohon ai.Kjo dashuri për njerëzit e bën atë vizionar dhe

ëndërrimtar. "Do të ishte mirë që në mijëvjeçarin e tretë të mos

kishte më sëmundje dhe në vend të armëve të sofistikuara, të

shpenzimeve të shumta për raketat, të çliroheshin fonde për

zhvillimin e punës kërkimore në mjekësi, sidomos të gjenetikës

për transformimin e genit defektoz për sëmundje mesdhetare që

akoma marrin jetë njerëzish".(f.191)Në fund të librit autori ka

vënë një studim informativ për talaseminë. Disa muaj më parë ai

ishte në Shqipëri dhe bëri përpjekje konkrete për hapjen e një

qendre mjekësore në ndihmë të të sëmurëve nga kjo sëmundje e

pranishme edhe në vendin tonë. Aq shumë i është përkushtuar

Alfred Papuçiu këtij misioni human,ka përkthyer në gjuhën

shqipe aq shumë materiale për talaseminë, sa që shumë njerëz

kujtojnë se ai është mjek nga profesioni.

Alfred Papuçiu punon me pasion dhe me përkushtim të rrallë.

Që në fillim të librit ka vendosur një skicë letrare,e cila i ka dhënë

titullin veprës. Ai tregon për një punonjëse te Kryqit të Kuq

zviceran, që sakrifikon udhëtimet e saj aq të dëshiruara nga

zviceranët në vendet ekzotike, vetëm e vetëm për t'u njohur dhe

për ta mësuar gjuhën e katërt të përdorur që në kohët e krijimit të

Zvicrës, gjuhën romanshë, një gjuhë plot muzikalitet të përdorur

nga të parët. Subjekti i kësaj skice është një alegori kuptimplotë e

përkushtimit të autorit ndaj misionit të mediatorit kulturor, duke

sakrifikuar hobe dhe kënaqësi të jetës së tij për t'iu përkushtuar

misionit të lashtë human, ndërmjetësit të komunikimit njerëzor.

Zvicra është modeli i një vendi multikulturor

Page 243: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

243

Alfred Papuçiu jo rastësisht ka zgjedhur Zvicrën si rezidencën

e vet. Zvicra është modeli i një vendi multikulturor ku profesioni

i mediatorit ka grumbulluar përvojë të vyer dhe ka arritur një

nivel të lartër të komunikimit ndërnacional. Ai ka ditur,

gjithashtu, me zgjuarsi ta përvetësojë këtë përvojë, ka ditur të

thithë këtë kulturë të përparuar europiane dhe botërore, kulturë e

cila edhe në vitet e mëparshme e ka ndihmuar të kapërcejë

modelin e "apartçikut", e ka bërë atë më shumë njeri dhe

intelektual modern, duke mënjanuar skemat burokratike dhe

ideologjike të sitemit tonë të kaluar komunisto-totalitar. Lista e

miqve të tij intelektualë europianë është e pasur. Ai ka

bashkëpunuar, ka këmbyer dijet dhe përvojën me profesorë,

doktorë, shkrimtarë, ka rrahur mendimet me profesorë si Jean-

Philippe Assal, doktoresh Wyss, shkrimtaren Marie-Luce Dayer

etj.

Bota që vlerëson Papuçiun

Duke lexuar refleksionet e Alfred Papuçiut rreth

marrëdhënieve dhe miqësisë së tij me ta, vetvetiu më lindi një

pyetje. Vallë, vetëm karakteri aq komunikues i Alfredit, natyra e

tij e çiltër dhe e sinqertë, formimi i tij profesional si gazetar,

përvoja si përfaqësues i vëndit tonë në OKB në Gjenevë dhe në

organizata të ndryshme ndërkombëtare i ka bërë këta

personalitete të kulturës europiane të miqësohen me Alfred

Papuçiun? Asnjeri në botë nuk na respekton për buzëqeshjen apo

sytë tanë të bukur. Pergjigjen lakonike për pyetjen time e gjej në

opinionin e shkrimtares Marie-Lyce Dayer: "Alfred Papuçiu është

njeriu që na sjell në kujtesë historinë e popullit të tij"(f.13)

Profesori Jean Philippe Assal përgjigjet në mënyrë më të

zgjeruar. "Ne futemi në ky libër nëpërmjet dyerve të shumta të

vogla, nëpërmjet anekdotave dhe takimeve të rastit dhe na

zbulohen kopshte të brendshme, ato kopshte që dëshmojnë për

Page 244: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

244

pasurinë e dy kulturave tona...Alfred Papuçiu është një mbledhës

i madh. Ai na drejton në hapat e para të humanizmit, zbulimin e

tjetrit dhe ndarjes së gjithçkaje me të".(f.11)

Pasioni dhe më tej

Po. Alfred Papuçiu ne veprën "Nxënësja e etur e gjuhës

romanshë" na flet jo vetëm për pasionin e mediatorit kulturor për

t'u shërbyer dhe për të ndarë me njerëzit në nevojë ndjenjat dhe

respektin human ndaj tyre. Ai ndan me lexuesin njohuritë dhe

hulumtimet e tija të ndryshme për kulturën e popullit dhe të

kombit të vet. Atij nuk i shpëton asnjë rast për të mësuar sa më

shumë për diasporën shqiptare të shpërndarë në botë dhe,

veçanërisht, në Europë, në brigjet e Adriatikut dhe më gjerë; për

"arbanasit" dhe "arvanitasit". Ashtu siç nuk kursehet për të

treguar për njerëz të shquar të letërsisë dhe të pedagogjisë

shqiptare, për Nonda Bulkën, Vedat Kokonën, Bedri Deden;ai i

rikthehet mitit të gjuhës shqipe e problemeve të tjera të kulturës

kombëtare.Prekëse janë refleksionet e tij intime për babanë e tij,

krijuesin e njeriun e përkryer Tuni Papuçiu, për gjyshin e tij me

mjekër të bardhë, priftin Polizoi Ikonomi. Ai na flet me nostalgji

për prejardhjen e familjes së tij nga vatra e kulturës mesjetare

vendase, Voskopojën, e te tjera.

Duke përfunduar

I lexova këto kujtime dhe m'u përforcua edhe më shumë bindja

se çfarë roli luajnë në formimin e personalitetit të njeriut burimet

intime të kulturës familjare dhe, veçanërisht, tradita kulturore

kombëtare.Alfred Papuçiu është vërtet "një nxënës i etur i

kulturës", po të perifrazoja titullin e librit të tij. Ai është jo vetëm

një mediator kulturor i përkushtuar dhe i sukseshëm në

veprimtarinë shoqërore, por edhe një mjeshtër i transmetimit të

kësaj përvoje nëpërmjet penës së tij krijuese, si gazetar dhe si

shkrimtar. Ai mbetet vetvetja duke hedhur në letër meditimet e

Page 245: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

245

tija. Misioni i gazetarit dhe i mediatorit kulturor i kanë vënë vulën

stilit të tij krijues.Gjuha e librit "Nxënësja e etur e gjuhës

romanshë" është një gjuhë e pastër , e qartë dhe emocionuese me

sinqeritetin e shprehjes së mendimeve, me intonacionin e

kulturuar dhe plot delikatesë narative. Ai tregon, përshkruan dhe

mediton, qëmton detajin konkret jetësor apo na jep me fjalë të

kursyera sfondin përreth duke i shtuar stilit të tij gazetaresk

ngjyrimin artistik. Skicat e këtij libri, portretet e gjalla letrare,

refleksionet, që përbëjnë ashtin e kësaj vepre, kanë hijeshinë e

essesë letrare.Dhe, për ta mbyllur këtë meditim timin, pa

pretenduar se kam bërë analizën dhe komentin e plotë të veprës

dhe personalitetit të shumanshëm të Alfred Papuçiut, dua të

nënvizoj bindjen time të padiskutueshme se nuk ka gjë më të

bukur në jetë kur sintetizohen në një të vetme njeriu, misionari,

patrioti, kur jeta, puna dhe vepra e tij janë në unitet të plotë midis

tyre.

Page 246: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

246

Një intelektual atdhetar e shumëplanësh (Në ditëlindjen e mikut e kolegut, Alfred Papuçiu)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

Gazeta « Republika »

1. Është e zakonshme që, kur dikush ulet për të shkruar rreth një

personi të njohur, diçka e brendshme e lidhë me të. Pra, kështu

dhe unë po ua tregoj “sekretin” ose po ua shpjegoj se përse po

shkruaj sot për mikun e dashur dhe kolegun e mirë, Alfred

Papuçiu, në ditën e përvjetorit të lindjes së tij. Për ta sqaruar këtë

gjë, më duhet të risjell në kujtesë vitet e rinisë sime. Kështu, në

fundqershorin e vitit 1963 përfundova studimet e larta për gjuhë e

letersi shqipe, në Universitetin e Tiranës dhe në shtator nisa

punën redaktor në gazetën e fëmijëve“Pionieri”, që e botonte ish-

Komiteti Qendror i Rinisë. Bashkëkolegë kisha Zihni Reson e më

vonë Bekim Gaçen (kryeredaktorë), Hysen Hoxhën, Elena

Gushon (Kadare) e Xhavat Beqarajn dhe piktorë Orhan Begën e

Llambi Blidon. Në atë periudhë, botohej nga ky institucion edhe

revista për të vegjëlit, “Fatosi”. Këtë e drejtonte publicisti e

shkrimtari i njohur Tuni Papuçiu. Pra, si të thuash, edhe ai bënte

pjesë në kolektivin tonë të vogël. Pas kaq vitesh, kujtoj me

kënaqësi e nostalgji se ne ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Këtë gjë e pohoj edhe për Tunin, me origjinë nga Fieri, i cili

fatkeqësisht u nda nga jeta në moshë të re. Të them të vërtetën,

nuk arrita të kisha lidhje familjare me të, pasi mua në dërguan 7-8

vjet “vullnetar” në Tropojë. Ndërsa bashkëpunimin me të nuk e

ndërpreva, deri sa ai u nda nga jeta. Disa nga kujtimet e mia për

të, i kam botuar në një liber (“…Një sirtar i veçantë” (Tiranë,

2000), që doli nga shtypi më vonë, ku ishin tubuar disa krijime të

Tunit.

Page 247: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

247

Vitet kaluan dhe ja, përsëri unë bëra mik e koleg birin e tij,

Alfredin. Së pari, lexoja në Internet (sidomos te “Fjala e Lirë” e

“Bota e Re”) shkrime të tij nga Zvicra, ku ai ka vite që jeton e

punon, familjarisht. Ndër të tjera, aty më kanë bërë përshtypje

analizat dhe trajtimet me aftësi profesionale për çështje të

ndryshme të kohës, sidomos në shërbim të çështjes kombëtare

shqiptare.

Po kështu, një“fije” e ngushtë lidhëse ndërmjet nesh ka qenë

se ai kishte hallë bashkëshorten e Prof. Bedri Dedjes, Pandorën,

me të cilët kam mbajtur lidhje të pashkëputura, që në kohën e

studimeve universitare dhe, në vazhdimësi, deri sa ata u ndanë

nga jeta, në vitet e fundit. Kështu pra, më pas rasti e solli që dhe

të takohesha me dashamirësi me Fredin, në Tiranë dhe lidhjet

përmes Internetit t‟i mbanim të pandërprera. Ndërsa në muajin

maj të këtij viti Fredi erdhi përsëri këtu dhe përjetoi një gjendje të

vështirë shëndetësore të nënës e, për këtë gjë, më ka informuar

disa herë.

Në takimet e bisedat tona të përzemërta, kemi folur gjatë për

jetën tonë dhe kemi shkëmbyer libra tanë. Kështu, me poshtë po e

informoj lexuesin edhe me ndonjë të dhënë nga jeta, veprimtaria e

botimet e Alfred Papuçiut.

2. Lindi në Tiranë, më 26 qershor 1947. Me dëshirën për t‟u bërë

mësues e për t‟iu përkushtuar edhe gazetarisë e letërsisë, kreu

studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, për gjuhë e letërsi

shqipe dhe frënge, duke u aftësuar njëkohësisht në fushën e

përkthimeve. Më tej, i përgatitur plotësisht për punen e jetën,

Fredi dha mësime për frëngjishten në Fakultetin e Inxhinjerisë së

Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, ka shërbyer gazetar në

Radion e Jashtme dhe përgjgjës redaksie aty. Më vonë, shkoi me

punë diplomacie në Gjenevë të Zvicrës, duke qenë dhe funksionar

ndërkombëtar i pavarur, konsulent pranë fondacioneve zvicerane,

si dhe anëtar bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të

Talasemisë(TIF).

Page 248: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

248

Gjatë asaj kohe, ndoqi Universitetin e Gjenevës, ku mbrojti

“Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane”. Ka dhënë provimin

e formimit për funksionar ndërkombëtar në gjuhën frënge,

organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë

çertifikatën e aftësisë në gjuhën angleze. Në vazhdimësi, ka qenë

e është në disa shoqata e forume të rëndësishme ndërkombëtare.

Në mes të tjerash, Alfred Papuçiu ka punuar në Zyrën e Kombeve

të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së

për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara

për Tregtinë dhe Zhvillimin), në Departamentin e Edukimit

Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare

të Punës (BIT) etj. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës së

Përkthyesve të Gjenevës - Mediatorë Kulturorë dhe anëtar i

Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. Është anëtar i

Bordit të Medias së lirë shqiptare.

Alfred Papuçiu ka marrë pjesë në disa konferenca të ndryshme

ndërkombëtare: në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, të

Komisionit Ekonomik të OKB-së për Europën, të UNCTAD-it,

BIT, OMS, UNIDIR, të PNUD-i etj.

Ai ka dhe një biografi mjaft të pasur në fushën e botimeve.

Kështu, ka qënë anëtar i grupit të botimit në gjuhën shqipe të

“Kartës së Kombeve të Bashkuara” dhe “Statutit të Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë ”. Ka botuar një libër me temë nga

politika ndërkombëtare, si dhe ka shkruar në botimet e Kombeve

të Bashkuara. Ka botuar disa libra dy gjuhësh, me skica, tregime

dhe meditime. Ka publikuar shumë artikuj në shtypin shqiptar

dhe atë zviceran.

Ka publikuar pesë libra të BIT (Byrosë Ndërkombëtare të Punës),

si dhe një numër botimesh, që kanë shërbyer për seminaret e

organizuara në vendet e Europës Lindore dhe veçanërisht në

Shqipëri . Ka realizuar studimin prej mbi 100 faqesh, “Shqipëria

dhe Europa, perspektiva të integrimit”(botim në frëngjisht, në

Universitetin e Gjenevës), “Problemet e vendeve të Europës

Juglindore”, “Aktet e Konferencës së UNIDIR-it”, Rhodes, Greqi

Page 249: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

249

(botuar tek UNIDIR- Kombet e Bashkuara); studimin për

Maqedoninë (Kombet e Bashkuara); studimin “Mundësitë e

bashkëpunimit të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare”, si

dhe ka ndjekur një numër projektesh bashkëpunimi të Shqipërisë

me PNUD-in dhe vendet e Ballkanit etj.

Fredi është i njohur dhe në fushën e përkthimeve. Kështu,

përmendim botimin “Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin

dhe vendbanimet njerëzore”; librin e prof. Jean-Philippe Assal

dhe Anne Lacroix me titull: “Aftësimi për vetëmjekim i

pacientëve me sëmundje kronike” dhe librin e Prof. Alain Golay,

“Të njohim diabetin tonë”. Është duke përgatitur në shqip librin e

Prof. frances Alain Golay, “Të dobësohemi sipas stresit”. Tani po

përgatit një botim në gjuhën shqipe dhe frënge, me tregime dhe

meditime; një libër me titullin “Rruga drejt Parajsës” (kujtime,

ditar, tregime, skica nga Zvicra); libër-ditar për ecurinë e betejës

së shekullit kundër sëmundjes së talasemisë etj.

Kohë pas kohe, Fredi është paraqitur në shtypin shqiptar dhe

atë të Zvicrës, me përkthime të autorëve zviceranë. Ka botuar në

shqip “Karuzeli i ëndrrave”, i autores së dëgjuar zvicerane Marie-

Luce Dayer. Po kështu, ka realizuar me sukses botime dygjuhësh,

si librin dygjuhësh frëngjisht- shqip, nga Prof. zvicerane Francine

Koch, “Fëmija shqiptarë me sy të zinj”, si dhe «Përrallat e

Zvicrës», nga Prof. Bedri Dedja. Tani është duke përgatitur një

libër dygjuhësh me tregime, skica dhe kujtime nga jeta në Zvicër;

një vëllim me tregime për fëmijë (dygjuhësh frëngjisht-shqip),

një botim dygjuhësh me autoren zvicerane Marie-Luce Dayer. Po

përgatit dhe një libër me përralla për fëmijë, me titullin “Ariu

Lulush dhe bletët”. Ka botuar, ndër të tjera, dhe librat dygjuhësh,

shqip dhe frëngjisht, si:“Meditim për shqiptarët, Evropën dhe

Kombet e Bashkuara”, “Nxënësja e etur e gjuhës romanshë» dhe

”Me zemër të pastër”.

Për veprimtarinë publicistike, shkrimtar dhe në diplomaci, ka

marrë disa çmime, ndër të tjera, Urdhërin “Naim Frashëri”dhe

është nderuar me Medalje Pune. Në vitin 2008, ka fituar çmimin

Page 250: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

250

e parë në Konkursin Mbarëkombëtar, që u organizua nga

Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës.

Pra, pa përmendur jetën e tij, bashkëshort e prind shëmbullor,

miku e kolegu ynë Alfred Papuçiu ka një veprimtari të

gjithanshme zyrtare dhe me botime në fusha të ndryshme të

diturisë njerëzore. Ato dëshmojnë qartazi për horizontin e lartë

profesional, kulturor, shkencor e gjuhësor dhe, mbi të gjitha, për

atdhedashurinë e flakët të tij, për përkushtimin ndaj çështjes

kombëtare shqiptare në botë.

Për këto arsye dhe të tjera, me rastin e përvjetorit të lindjes, i

urojmë atij nga zemra: Shëndet të plotë, veprimtari sa më të

dobishme për Ardheun tonë, botime sa më cilësore e sasiore dhe

lumturi në familje!

Tiranë, 26 qershor 2011

Page 251: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

251

Refleksione për krijimtarinë letrare dhe librin e

fundit « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » në

shqip dhe frëngjisht nga shkrimtari i shquar Alfred

Papuçiu

Shkruar nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura, Zvicër

Emri i atdhetarit, mendimtarit, metodistit, publicistit të dalluar,

humanistit, përkthyesit, mediatorit, shkrimtarit Alfred Papuçiut,

atyre që e duan dhe lexojnë prozën, u risjell përjetuesin e bëmave,

sa individuale dhe kolektive, nyjet ku lidhet jeta me realitetin dhe

historinë e re. Vepra e tij „Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“

ndriçon si yll polarë në kostelacionin e veprave që ngritën

shkrimtarët shqiptarë në Zvicër, po i ngrenë lart vlerat e letërsisë

në të mirën e kombit tonë, që dëshmon vazhdimisht fuçinë e

dashurisë së thellë njerëzore dhe është frymëzim i madh për

përparimin autentik njerëzor dhe shoqëror. Si atdhetar, është i

pranishëm në formulimin e dokumenteve ligjëron autoktoninë e

kombit shqiptar, është pjesëmarrës në organizimin e forumeve

gjithë shqiptare.

Si mendimtar, u nis nga parimi se zhvillimi kulturor i popullit

shqiptar ka nevojë edhe për hapjen ndaj botës zvicerane. Duke

njohur mirë frëngjishten shtjelloi probleme të rëndësishme, ku

shpalosi personalitetin e vet si ideolog. Ai gjatë këtyre viteve, ka

shkruar e botuar shumë. Kohë pas kohe ai ka botuar në shtypin

shqiptar e herë në shtypin zviceran, si njohës i mirë i gjuhës

frënge figura e Alfred Papuçiut zë gjithsesi një vend me peshë të

veçantë edhe sa i përket drejtimit si përkthyes . Kjo shihet në

sprovat të shkruarit në dy gjuhë, përkthimit të tregimeve, skicave

dhe veprave të tjera në këtë gjuhë. Emri i tij është renditur mbi

vitrinat e shtuara në sallonin e Bibliotekës zvicerane.

Page 252: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

252

Alfred Papuçiu solli në

kulturën shqiptare frymën

humaniste dhe vlerësoi rolin e

dijes e të kulturës në jetën e

njeriut, ai me veprën e tij të

shkruar me një shqipe e stil të

përpunuar, shënoi një kthesë

në historinë e re të letërsisë

shqipe jashtë atdheut.

Ne na ka rënë në dorë libri

më i ri shkrimtart Alfred

Papuçiu „Nxënësja e etur e

gjuhës romanshë“ është në

disa pikëpamje libër i

jashtëzakonshëm. I

jashtëzakonshëm është me

titullin e tij „Nxënësja e etur e

gjuhës romanshë“ ! Ky titull, sado i jashtëzakonshëm, është

njëkohësisht shumë kuptimplotë: Shqiptarët në Zvicër, përpjekja

për njësinë e vëllezërve të vetë, për njësinë e popullit shqiptar. Në

anën tjetër është vepër artistike kushtuar popullit të një shteti të

vogël por me një humanizëm të madh, i cili lulëzimin e çdo

populli e shikon në të drejtën e lirisë së tij. “Nxënësja e etur e

gjuhës romanshë“, mbetet një mesazh mirënjohjeje për popullin

zviceran, mik dhe përkrahës i çiltër i shqiptarëve dhe i çdo

humanizmi në botë.

Libri ” Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“ është i

jashtëzakonshëm me përmbajtjen e tij: skica, refleksione mbi

Zvicrën, “meditim” mbi diasporën e madhe shqiptare në Zvicër,

kujtime. Ardhja e shkrimtarit në Zvicër dhe kontaktet e tija në

mjediset zvicerane padyshim kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në

ndërgjegjen e tij. Pjesë e vogël e kësaj që u tha mësipërm janë

radhojë e librit të cilën e shkroi njëherësh është edhe fryt i

ndërgjegjes personale e intelektuale, si dhe rrjedhojë e natyrshme

Page 253: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

253

e opinionit të autorit. Çdo bashkëpunim ndërkulturor është një

mesazh paqeje dhe dashurie, në një moment kur trusnit janë

gjithnjë e më të forta në mbarë botën .

Të jashtëzakonshëm nuk janë vetëm titulli dhe përmbajtja e tij.

I jashtëzakonshëm është edhe puna komunitetit shqiptar të

Zvicrës. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu për

arsye se në Zvicër janë bërë shumë punë, janë zhvilluar shumë

veprimtari, janë dhënë shumë nisma dhe janë formuar shumë

tribuna të fjalës së shkruar që e kanë ndihmuar shumë çështjen

shqiptare. Komuniteti shqiptar i Zvicrës do të jetë shumë i

rëndësishme për çështjen shqiptare, do të jetë e gjithanshme dhe e

gjatë për dy arsye: Për arsye se këtu do të jetojnë dhe do të

veprojnë shumë shqiptarë të përkushtuar Atdheut dhe popullit të

vet dhe për arsye se këtu do të jetojnë dhe do të veprojnë disa

figura të shquara të kulturës dhe të historisë shqiptare që po i

ngrenë lart vlerat e letërsisë, në të mirën e kombit tonë. Vepra e

Alfred Papuçiut lidhet ngushtë me historinë komunitetin

shqiptarë në Zvicërdhe trajton njëkohësisht miqësinë shqiptare -

zvicerane. Me dekada shqiptarë e zviceran jetojnë pranë duke

nderuar njëri tjetrin.

Botuar tek Gazeta « Tirana Observer »

Page 254: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

254

Parathënie e librit “Meditim për shqiptarët,

Europën dhe Kombet e Bashkuara »

Libri i Njeriut ndër Njerëz

Në jetën e Njeriut aktual, pra të kësaj Bote, përditë bëhet edhe

më problem mekanizmi i informimit dhe i dijes. Teknologjia e

informacionit mbetet çështja më e debatueshme në mjediset

profesioniste, por edhe në qelizat e tjera të kësaj shoqërie që vuan

ngutjen, mospasjen e kohës dhe ngjeshjen e zhvillimeve në

hapësirë. Në këtë hapësirë dhe në këtë kohëpamjaftim, gjenden

më së shumti përfaqësuesit ekspresivë dhe përmbajtësorë të

shoqërive kombëtare dhe atyre komunitare. Në zellin e fismë

njerëzor të përballimit të kësaj sfide, gjendet prej vitesh edhe

Alfred Papuçiu, një qytetar shqiptar i kësaj bote, i cili mund të

konsiderohet virtuoz në vullnet, mes shumë përfaqësuesve të

ekspresionit shqiptar në viset e BE-së. Me një dekadë përpjekjesh

dhe palodhjeje në kontakte dhe komunikime me Atdheun,

Papuçiu, pinjoll i një familjeje të virtytshme në Shqipëri, përbën

rastin e një punëtori me mendje për llogari të civilitetit shqiptar

në Gjenevë. I mbetur në lëvizje dhe komunikime për llogari të

diplomacisë dhe utilitaritetit, zoti Papuçiu shënon njëherësh

kontributin e veçantë bibliografik. Si qytetar prej vitesh i

Gjenevës, ky autor ka mundur të arshivojë dhe përpunojë një

antologji të veçantë të shprehjes dhe kontributit të personaliteteve

të emigracionit shqiptar. Është një tërësi e veçantë përmbajtja e

këtij botimi, përmes së cilës shqiptarët e botës dhe lexuesit në

gjuhë të tjera kanë rastin të shtojnë dijenitë e të pasurojnë

njohjen. Në këtë antologji që pa mëdyshje pasuron memorien e

lexuesit, ku ditarizohet një jetë e pasur e një qytetari të integruar,

ku ndien krejt mentalitetin e admirueshëm të një ballkanasi të

europianizuar, shumëkush mund të gjejë një tjetër hapësirë

Page 255: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

255

njerëzore, për të cilën aspiron jo virtualisht fisi i shqiptarëve. Nën

shtytimin dhe admirimin civil, lexuesi mund të ketë rastin përmes

këtij libri, të mësojë shumë më tepër për personalitete dhe

përfaqësues me valencë të lartë njerëzore, të mësojë se Atdheu

ynë dhe i autorit, Shqipëria, është edhe një atdhe vlerash. Ky

libër-antologji, i shton bibliografisë një titull për të cilin ndër të

tjera gjithmonë do të citojmë të vërtetën e një komunikimi dhe

investimi të tillë intelektual për llogari të qytetarit dhe më së

shumti atij të ardhme të Evropës.

Kufijtë sipas syrit, gjithmonë i prish hapi i njeriut. Në leximin

e këtij libri verifikohet një sfidë aforistike. Autori ka mundur që

perms galerisë së emrave, dialogeve, ditarit dhe krejt

komunikimit me komunitetin e bashkëkohësve të vet, të na rrëfejë

dhe dëshmojë se koha e tij ishte e pamjaftueshme, jo për shkak të

të tjerëve, por për shkak të angazhimit të tij për të qënë Njeriu

ndër Njerëz.

ALEKSANDËR ÇIPA

Page 256: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

256

Préface du livre : « Reflexions sur les

Albanais, l’Europe et les Nations Unies »

Le livre de l’Homme parmi les Hommes

Dans la vie de l‟homme contemporain, donc de ce Monde,

chaque jour est soulevé le problème du mécanisme de

l‟information et du savoir. La technologie de l‟information est

une des questions les plus débattues dans les milieux

professionnels, mais aussi dans les autres cellules de cette société

qui souffre de l‟empressement, du manque du temps et de

compression de l‟évolution en intervalle. Dans cet intervalle et

pendant ce laps de temps qui ne suffit pas, on trouve surtout les

représentants expressifs et modérés des sociétés nationales et

celles communautaires. Dans la noble ardeur humaine de

l‟affrontement de ce défi, se trouve depuis des années Alfred

Papuçiu, un citoyen albanais de ce monde, qui peut être considéré

comme virtuose par sa volonté, parmi beaucoup de représentants

de l‟expression albanaise dans les contrées de l‟Union

Européenne. Avec une décennie d‟efforts inlassables dans les

contacts et la communication avec la Patrie, Papuçiu, descendant

d‟une famille vertueuse en Albanie, est l‟exemple même de la

liberté de la pensée et son dévouement pour la cause albanaise à

Genève. Toujours actif dans la diplomatie et toujours prêt à se

rendre utile, Monsieur A.Papuçiu marque d‟une façon exemplaire

sa propre contribution au monde littéraire. Cet auteur qui est

depuis des années citoyen de Genève, a pu archiver et élaborer

une anthologie particulière de l‟expression et de la contribution

des personnalités de l‟émigration albanaise. Le contenu de cette

publication est une intégralité particulière, par l‟intermédiaire de

laquelle les albanais ainsi que tous les citoyens du monde ont la

Page 257: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

257

possibilité de développer et enrichir leurs connaissances. Dans

cette anthologie qui sans aucun doute enrichira la mémoire du

lecteur, tout est présenté comme un journal sur une vie riche

d‟expériences d‟un citoyen intègre, où on sent la mentalité

admirable d‟un citoyen des Balkans européanisé. Sous

l‟impulsion et l‟admiration civile, le lecteur a l‟occasion par

l‟intermédiaire de ce livre, d‟apprendre beaucoup plus concernant

des personnalités et des représentants qui ont une valence

supérieure humaine, d‟apprendre que notre Patrie et celle de

l‟auteur, l‟Albanie, est une patrie de valeur. Ce livre anthologie

ajoute à la bibliographie un titre pour lequel toujours nous

citerons la vérité d‟une communication et d‟un tel investissement

intellectuel pour le citoyen et de plus pour l‟avenir de l‟Europe.

Les frontières selon les yeux, sont toujours supprimées par le

pas de l‟être humain. Par la lecture de ce livre est attesté un défi

aphoristique. L‟auteur a pu, par l‟intermédiaire de la galerie des

noms, des dialogues, du journal et toute la communication avec la

communauté de ces contemporains, nous raconter et témoigner

que son temps était insuffisant, non pas à cause des autres, mais à

cause de son engagement pour être un Homme parmi les

Hommes.

ALEKSANDËR ÇIPA

Page 258: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

258

Parathënia e librit « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë »

Nga profesor Jean Philippe Assal

Të mbledhësh kultura, histori dhe tradita

“Nxënësja e etur e gjuhës romanshe” përmban një sërë

takimesh që janë çaste kuptimplote në një udhë jete aq të pasur

me fillim në Shqipëri, vend i prejardhjes së autorit dhe me

vazhdim ne Zvicër gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë viteve të fundit,

ku Alfred Papuçiu ka përfaqësuar Shqipërine në OKB në Gjenevë

dhe pastaj ka punuar në organizata të ndryshme ndërkombetare.

Kohët e fundit, ai ka luajtur nje rol të rëndësishëm në Zvicrën

romande si mediator kulturor, funksion që i ka dhënë mundësi të

kuptojë më mirë kulturat dhe traditat shqiptare dhe zvicerane.

Kjo vijë drejtuese ka bërë që Alfred Papuçiu të hulumtojë

kulturat, pra këta njerëz që i kanë krijuar me historitë, traditat dhe

ndjeshmëritë e ndryshme ; të mbledhë këto përvoja njerëzore të

farkëtuara me vështirësite e jetuara dhe të mbushura gjithashtu

me shpresë; të mbledhë të gjitha përpjekjet dhe të bëjë të njohura

të gjitha krijimet e shumta që rrjedhin nga to. Alfred Papuçiu

është një grumbullues njerëzish dhe për t‟i lënë çdonjerit gjeninë

dhe lirinë e vet, ai ka parapëlqyer ta bëjë nëpërmjet puqjes së

takimeve të ndryshme që dëshmojnë për kultura të ndryshme.

“Nxënësja e etur e gjuhës romanshe” paraqitet në formën e

tregimeve të shkurtra, të një sërë takimesh, bile edhe fabulash,

funksioni i të cilave është që të favorizojnë kalimin me butesi të

kufijve gjuhësorë dhe kulturore; si dhe rrëfenja dhe takime

zvicerane per miqtë tanë shqiptarë, rrëfenja dhe takime në

Shqipëri për miqtë tanë zviceranë.

Mendimi i paraqitjes së një libri dygjuhësh shqip frëngjisht

bën që lexuesi të kapë më mirë atë dimension themelor të

grumbullimit dhe të shkëmbimit midis dy kulturave, praninë e

njëkohshme. Ne futemi tek ky libër nëpërmjet dyerve të shumta

të vogla, nëpërmjet anekdotave dhe takimeve të rastit, dhe shpejt

Page 259: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

259

zbulohen kopshte të brendshme, ato kopshte që dëshmojnë për

pasurinë e dy kulturave tona.

Ngazëllehuni duke zbuluar këtë libër, sidomos në një

kohë kur shoqëritë tona vatërohen në atë që ato nuk e kanë ose në

atë që nuk pranojnë të ndajnë me njëra tjetrën.

Alfred Papuçiu është një mbledhës i madh. Ai na drejton

në hapat e para të humanizmit: zbulimin e tjetrit dhe ndarjes së

gjithçkaje me të.

1. Rassembler des cultures, des histoires et des traditions

"L'élève passionnée du romanche" est une série de rencontres

qui sont autant de moments significatifs dans un parcours de vie

très riche d‟abord en Albanie, pays d‟origine et en Suisse au

cours de ces dix-sept dernières années au cours desquelles Alfred

Papuçiu a représenté l‟Albanie à l‟ONU à Genève puis a travaillé

dans diverses organisations internationales. Plus récemment il a

joué un rôle important en Suisse romande comme médiateur

culturel, fonction qui a permis de mieux faire comprendre les

cultures et traditions autant albanaises que suisses.

Parcours en zigzag, mais avec cette ligne directrice d‟Alfred

Papuçiu, celle de rassembler. Rassembler des cultures donc ces

hommes qui les ont générées avec leurs différentes histoires,

traditions et sensibilités. Rassembler ces expériences humaines

forgées par les difficultés vécues et imprégnées aussi par l‟espoir.

Rassembler tous ces efforts et faire connaître les multiples

créations qui en découlent. Alfred Papuçiu est un rassembleur

d‟hommes et pour laisser à chacun son génie propre et sa liberté il

a préféré le faire par la juxtaposition de différentes rencontres qui

témoignent de cultures différentes.

"L'élève passionnée du romanche" se présente sous la forme

de petits contes, d‟une série de rencontres, voir même de fables

dont la fonction est de favoriser le passage avec douceur des

frontières linguistiques et culturelles. Des contes et des rencontres

Page 260: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

260

suisses pour nos amis Albanais, des contes et des rencontres en

Albanie pour nos amis Suisses.

L‟idée d‟un livre bilingue albanais- français offre au lecteur de

mieux percevoir cette dimension fondamentale du rassemblement

et de l‟échange entre deux cultures, la présence simultanée.

On entre dans ce livre par de nombreuses petites portes, celles

des anecdotes et des rencontres fortuites, et l‟on découvre bientôt

ces jardins intérieurs, ces jardins qui témoignent de la richesse de

nos deux cultures.

Réjouissez-vous de découvrir ce livre surtout à une période où

nos sociétés se focalisent sur ce qu‟elles n‟ont pas ou sur ce

qu‟elles refusent de partager.

Alfred Papuçiu est un grand rassembleur. Il nous guide dans

les premiers pas de l‟humanisme : la découverte de l‟autre et le

partage.

Jean-Philippe Assal

Page 261: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

261

Parathënia e librit ”Me zemër të pastër”

Pas 10 librave letrarë dhe publicistikë të botuar më parë,

Alfred Papuçiu del përpara lexuesit shqiptar e të huaj me

përmbledhjen pubicistike ”Me zemër të hapur”, përmes së cilës

sjell informacion të pasur, dituri dhe kulturë nga dhe për shumë

fusha të jetës. Falë formimit shumëplanësh letrar, artistik,

historik, filozofik e publicistik, si dhe përvojës shumëvjeçare,

sidomos në gazetari e diplomaci, autori, tashmë i mirënjohur edhe

në qarqet intelektuale në Gjenevë dhe tej Zvicrës kap, trajton një

varg temash që kanë të bëjnë me diplomacinë, me politikën, me

historinë, me gjuhësinë, me kulturën, me artet, me shkencën, me

shëndetësinë etj. Kësisoj, do të thosha, se libri ka natyrë e

karakter enciklopedik. Merita e autorit është se këtë problematikë

të gjerë synon dhe e e shtjellon në rrafsh shoqëror, çka duket edhe

nga mënyra se si komunikon me lexuesin, duke iu drejtuar atij,

sikur ta kishte pranë e përballë në një bashkëbisedim të çlirtë dhe

të hapur. Stili bisedor, i zgjedhur dhe realizuar natyrshëm, i krijon

mundësi lexuesit të hyjë në përmbajtjen e problemeve dhe të

aspekteve të ndryshme jetësore, në faktet dhe dukurit që

evidenton.

Lexuesi njihet me karaktere e tipa shoqërorë, personalitete si

shkrimtari e mendimtari i shquar, Nonda Bulka, si e mirënjohura

”Artiste e Popullit” Vaçe Zela, si arkitekti Franko nga familja e

dëgjuar Marubi apo doktoresha zvicerane Marinette Wyss etj;

ndjen mallin për atdheun, vendlindjen e autorit, krenarinë për

babain e tij, të ndjerin, gazetarin e shkrimtarin Tuni Papuçiu;

hynë në botën e shkencave shëndetësore, duke u ndalur gjerësisht

në sëmundjen e Talasemisë; mëson se si luftohet ajo; ndjek me

interes gjendjen shpirtërore të autorit, kur me krenari flet për

mësimin e gjuhës amtare në Zvicër, kur mban qendrim për

manipulimet që bën media shqiptare, duke harruar misionin e saj

si mbrojtëse e të drejtave të individit, të lirisë, qytetarisë dhe të

Page 262: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

262

demokracisë; përjeton situata dhe ngjarje që pasqyrohen në këtë

përmbledhje, qoftë edhe në formën e një meditimi, një ese-je apo

të një artikulli.

Në tërësi libri përfaqëson kujtime, përjetime, analiza dhe

opinione të autorit Alfred Papuçiu, paraqitur, pasqyruar dhe

shtruar me thjeshtësi, modesti dhe natyrshëm.

Prof. Dr.HAMIT BORIÇI

Page 263: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

263

Alfred Papuçiu et son œuvre littéraire

Alfredi në një çast pushimi në Montana

Alfred Papuçiu, écrivain et journaliste albanais est né le 26 juin

1947 à Tirana. Après les études universitaires de français et de

l‟albanais, il a enseigné le français à la Faculté de l‟Ingénierie de

l‟Université de Tirana. Une fois installé en Suisse il a suivi

l‟Université de Genève et a eu le Diplôme des Etudes Supérieures

Page 264: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

264

Européennes. Il a travaillé au BIT au Département de l‟Education

Ouvrière et des Publications, à l‟Office des Nations Unies à

Genève, à la CNUCED, à la Commission Economique de l‟ONU

pour l‟Europe, et a écrit plusieurs livres, entre autres : «

Réflexions sur les Albanais, l’Europe et les Nations Unies » ; «

L’Elève passionnée du romanche », « Avec le cœur net ».

Ces livres de contes, esquisses et des réflexions, ont comme

principaux sujets, des fragments de la vie de l‟auteur en Suisse.

Le livre Réflexions sur les Albanais, l’Europe et les Nations

Unies (Toena) (partiellement en deux langues, albanais et

français), parce qu‟autrement il serait volumineux, contient aussi

un journal de l‟auteur, de sa vie diplomatique, ainsi que comme

fonctionnaire international dans quelques organisations

internationales, à Genève et de ses voyages dans quelques pays

de l‟Europe, des USA, en Afrique, dans les pays arabes, en Asie

etc. Aussi, le livre a des contes et des esquisses de l‟auteur.

Tandis que le deuxième livre, bilingue (français- albanais) :

L’Elève passionnée du romanche (Toena) est composé

principalement des esquisses, des contes, et des réflexions de

l‟auteur Alfred Papuçiu, pour la Suisse et son pays natal,

l‟Albanie. Aussi, dans ce livre on remarque un journal de la vie

de l‟écrivain en tant que médiateur culturel, traducteur à la Croix-

Rouge genevoise, naturellement écrit à la troisième personne. Ce

sont de bons souvenirs pour le trialogue : qui se réalise entre les

médecins, en général le personnel soignant, les patients

(principalement du Kosovo, ainsi que du Monténégro, de

Macédoine et d‟Albanie) et le médiateur culturel, le traducteur.

Dans ce livre on trouve des sujets à propos du travail dans les

écoles suisses, ou dans les organismes de l‟assistance de la Suisse

envers les Albanais, des moments vraiment émouvants.

Page 265: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

265

Le livre Avec le cœur net (Alor) est présenté après les 10 livres

littéraires et publicistiques de l‟auteur, publiés précédemment.

L‟auteur, comme souligne le professeur docteur Hamit Boriçi

dans sa préface, « se présente devant le lecteur albanais et

étranger, et il nous donne une riche information, du savoir et de la

culture, dans divers domaines de la vie. Grâce à la formation

multiforme littéraire, artistique, historique, philosophique et

comme publiciste, ainsi que grâce à son expérience de plusieurs

années, surtout en journalistique et dans la diplomatie, l‟auteur, à

présent est connu même dans les cercles des intellectuels à

Genève et hors la Suisse. Il saisit, traite maints thèmes qui

concernent la diplomatie, la politique, l‟histoire, le langage, la

culture, les arts, la science, la santé etc. Ainsi, je voulais dire que

le livre a une nature et un caractère encyclopédique. Le mérite de

l‟auteur est que ce large problématique, il vise et l‟affiche au ras

social, ce qui est remarqué par la façon comment il communique

avec le lecteur, en s‟adressant à lui, comme s‟il l‟avait près et en

face, dans une tête-à tête sincère et ouverte. Le style familier,

choisi et réalisé d‟une façon naturelle, donne une possibilité au

lecteur, d‟entrer dans le contenu des problèmes et des divers

aspects vitaux, dans les faits et des apparences qu‟il met en

évidence.

Le lecteur fait connaissance des caractères et des types sociaux,

des personnalités, comme l‟écrivain et le penseur renommé,

Nonda Bulka, ainsi que la célèbre « artiste du peuple », Vaçe

Zela, l‟architecte Franco Marussich et de ses origines de la

famille renommée Marubi, ou de la doctoresse Marinette Wyss

etc. ; il exprime la nostalgie pour la Patrie Albanie, le pays natal

de l‟auteur, la fierté pour son feu père, le journaliste et l‟écrivain,

Tuni Papuçiu ; il pénètre dans le monde des sciences de la santé,

en arrêtant son attention largement dans la maladie de la

Thalassémie ; il raconte comment on peut combattre cette

maladie chronique. Dans le livre nous suivons avec intérêt l‟état

Page 266: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

266

spirituel de l‟auteur, quand il parle avec fierté de l‟enseignement

de sa langue maternelle en Suisse, quand il prend position

concernant les manipulations de la média albanaise, en oubliant

sa mission en tant que défenseur des droits de l‟individu, de la

citoyenneté et de la démocratie ; il vit des situations et des

événements qui sont reflétés dans ce recueil, soit dans un genre

de réflexion, d‟ un essai, ou d‟ un article. En intégralité, le livre

reflète des souvenirs, des reviviscences, des analyses et des

opinions de l‟auteur Alfred Papuçiu, présentées et posées avec

simplicité, modestie et d‟une façon naturelle (Prof. Dr. Hamit

Boriçi).

Alfred Papuçiu a traduit le livre L’Education thérapeutique des

patients de la psychologue Anne Lacroix et du professeur en

médecine Jean-Philippe Assal. Ce livre publié, sous les auspices

du professeur en médecine, Isuf Kalo, est écrit par deux pionniers

du sujet et il résume leur expérience au service des diabétiques

non seulement en Suisse francophone mais dans le monde entier.

Depuis quelques années ces auteurs s‟intéressent aussi aux

patients porteurs d‟autres affections chroniques comme la

Thalassémie, nécessitant que le malade prenne en main lui-même

au long cours un certain nombre de dispositions et puisse aussi

décider seul dans l‟urgence. C‟est un livre qui s‟adresse aux

soignants pour les rendre désireux de « former » leurs patients

sans les formater dans la pensée unique, mais aussi de les rendre

aptes au travail interdisciplinaire tel qu‟on le conçoit désormais

en diabétologie, en hématologie, en général en médecine. Alfred

Papuçiu a aussi traduit en albanais, le livre du Prof. Alain Golay

« Comprendre son diabète ».

Alfred Papuçiu prépare un recueil en albanais et en anglais,

intitulé : L’espoir pour le futur proche, sous la forme d‟un

journal, où il raconte le parcours du traitement clinique adéquat et

l‟avenir proche de la thérapie génique pour la Thalassémie. Cette

Page 267: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

267

maladie, héritée, est répandue en Albanie, au Kosovo, en Grèce, à

Chypre, en Italie, en France, aux pays arabes, en Grande

Bretagne, en Asie et comme résultat des flux migratoires, même

en Suisse, aux USA, au Canada.

Il a traduit entre autres le livre de Marie-Luce Dayer « Le

Carrousel des rêves », « L‟enfant albanais aux yeux noirs » de

Francine Koch, « Les Contes de la Suisse » de l‟Académicien

Bedri Dedja

Page 268: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

268

Botimet e Alfred Papuçiut

° « Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e

Bashkuara »(Toena), dy gjuhësh shqip – frëngjisht.

° « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena) dy gjuhësh shqip –

frëngjisht.

° „ Me zemër të pastër“ (Alor) dy ghuhësh shqip – frëngjisht.

° „ Dera drejt Parajsës“- Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët

(Junvin) dy gjuhësh shqip – frëngjisht.

° « Problemet e vendeve të Europës Jugore »- UNIDIR, Aktet e

Konferencës së Rodosit (1991) -frëngjisht

° « Shqipëria dhe Europa – perspektiva të integrimit » (Université de

Genève, 1993,100 faqe) frëngjisht

° « Eurokomunizmi »- Shtëpia Botuese « 8 Nëntori », botim i

përbashkët me Prof. Omer Hashorva.

° Katër botime në shqip të Byrosë Ndërkombëtare të Punës.

Përkthime, midis të tjerash :

° Marie – Luce Dayer: «Karruzeli i ëndrrave » (shqip)

° Francine Koch: « Fëmija shqiptar me sy të zinj »(Toena)

(frëngjisht-shqip)

° Prof. Bedri Dedja: « Përrallat e Zvicrës »(Toena) (shqip-

frëngjisht)

Page 269: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

269

° UNEP: « Konflikti i Kosovës- pasojat për mjedisin dhe

vendbanimet njerëzore » (shqip). Botim i Programit të

Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Gjenevë

° Prof. Alain Golay: “Të njohim diabetin tonë”(shqip)

° Prof. Jean-Philippe Assal “Vetedukimi i pacientëve me

sëmundje kronike”(shqip)

Libra për fëmijë:

° « Genti dhe gardalinat », Shtëpia botuese « Naim Frashëri »

° « Tregim për Arbanin dhe Dalinën », Shtëpia Botuese « Naim

Frashëri »

Artikuj, meditime, tregime, skica, përkthime :

« Tribune de Genève », « La Suisse », « Journal de Genève »,

« Le Courrier » ; “United Nations publications”, « Koha

Jonë », « Tirana Observer », « Panomara »,”Shqip”, « Bota

Sot », « AMC press », « Zëri i ditës”, « Bashkimi », « Zëri i

Rinisë », «Drita », « Gazeta Shqiptare », « Metropol »,

« Panorama », « Puna », « Albania », « Gazeta 55 »,

« Shekulli », « Ylli », « Radio Tirana », Televizioni shqiptar »,

Revista e Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë, « Fatosi »,

« Pioneri » etj.

Page 270: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

270

Les publications d’Alfred Papuçiu

°« Reflexions sur les Albanais, l’Europe et les Nations Unies »(Toena),

bilingue Albanais-Français.

°«L’Elève passionnée du romanche » (Toena) bilingue Albanais-

Français.

° « Avec le cœur net » (Alor) bilingue Albanais – Français.

° « La porte vers le Paradis » (Junvin) bilingue Albanais – Français.

°«Les problèmes de l’Europe du Sud »- UNIDIR, Actes de la

Conférence de Rhodes (1991) français

°«L’Albanie et l’Europe-perspectives de l’intégration » (Université de

Genève, 1993,100 pages) en français

°« L’Eurocommunisme »- Maison d’Edition « 8 Nëntori », avec le Prof.

Omer Hashorva.

° Quatre publications en Albanais du Bureau International du Travail.

Traductions, entre autres :

° Marie – Luce Dayer : «Le carrousel des rêves » (albanais)

° Francine Koch : « L’enfant albanais avec les yeux noirs »

(Albanais- Français)

° Prof. Bedri Dedja : « Les contes de la Suisse »(Toena)

(Albanais-Français)

° UNEP : « le conflit du Kossovo- les conséquences pour

l’environnement et les etablissements humains. Publication du

programme des Nations Unies pour l’environement).

Page 271: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

271

Livres pour enfants :

° « Gent et les chardonnerets », Maison d’édition « Naim

Frashëri »

° « Conte pour Arban et Dalina », Maison d’édition « Naim

Frashëri »

Articles, reflexions, contes, esquisses, des traductioins

« Tribune de Genève », « La Suisse », « Journal de Genève »,

« LeCourrier » ; « Koha Jonë », « Tirana Observer »,

« Panomara », “Shqip”, « Bota Sot », « Bashkimi », « Zëri i

Rinisë »,«Drita », « Shekulli », « Ylli », Fatosi », « Pioneri »

etj

]

Page 272: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

272

Përmbajtja: 1.Nga Ditari i një mediatori kulturor “të dështuar” (I), 5

- Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët, 8

2. Një familje e Kombeve të Bashkuara në Kombin e vogël: Zvicrën,

Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II), 19

3. Lumturia zvicerane dhe shqiptarët. Takim suprizë me zonjën

Micheline Calmy-Rey, ministre e jashtme e Zvicrës, në

Montana. Ditari i një mediatori kulturor (III), 29

4. Intervistë dhënë gazetës „Bota Sot“, 38

5. Meditim për doktoreshën humane zvicerane, mike e shqiptarëve,

63

6. Kineasti shqiptar Bujar Kapexhiu dhe portreti i të madhit Freddy

Buache, 72

7. « Me zemër të pastër », esse. Kujtime të ringjallura nga takimi

me Profesorin e madh Jean-Philippe Assal, 76

8 .Marcel Cellier muzikant, fitues i Grammy Award dhe

shqiptarët, 88

8. Tek dëgjoj zërin melodioz të Vaçe Zelës…, 91

9. Prof. Basil Schader dhe gjuha shqipe, 101

10. Shoqja ime, 108

11. Ikonom Stavrofor: Polizoi Anastas Prifti, 110

12. ”Leksion” zviceran për shkollën, kulturën…, 117

13. Edhe dy fjalë për Artisten, Vaçen tonë kombëtare, 121

14. Në njëqindvjetor të Nonda Bulkës (Chri-Chri)…, 126

15. Meditim për shqiptarët, Europën dhe Ballkanin, 131

16. Diplomaci bashkëkohëse, 151

17. Vështrim në « Europën tjetër », 161

18. Europa, destinacion i pahumbshëm i Shqipërisë dhe Kosovës,

177

19. Dashamirësia e shkrimtarit, gazetarit, publicistit, Tuni Papuçiu,

183

20. Ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër, 202

Page 273: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

273

20. Meditim për librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi,

Kosovë e vise dhe në Diasporë, 191

21. Ndihmë shoqatës së luftës kundër Talasemisë në Shqipëri, 209

22. Si mund të kurohet sëmundja e gjakut, Talasemia?, 216

- How to cure the blood illness, Thalassemia?, 218

23. 8 Maji i çdo viti, përkujtim i ditës së luftës kundër Talasemisë,

220

24. International Seminar “Advances in the diagnosis and treatment

of Thalassaemia”: Stem- Cell Transplantation and

Preimplantation HLA typing, 230

25. Hope for near the future. Diary of a « professor » of

Thalassemia, 233

26. Alfred Papuçiu – a self-taught “professor of thalassaemia”, 237

27. Mesazhe miqësie, Messages d‟amitié 235-236

28. Alfred Papuçiu « Një nxënës i etur i kulturës », nga Vangjush

Ziko, 237

29. Një intelektual atdhetar e shumëplanësh, nga Prof. Murat Gecaj,

243

30. Refleksione për krijimtarinë letrare dhe librin e fundit «

Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » në shqip dhe frëngjisht nga

shkrimtari i shquar Alfred Papuçiu, nga Nexhmije Mehmetaj,

248

31. Libri i Njeriut ndër Njerëz (Parathënie e librit “Meditim për

shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara »), nga Aleksandër

Çipa, 251

- Préface du livre : « Reflexions sur les Albanais, l‟Europe et les

Nations Unies »

Le livre de l‟Homme parmi les Hommes

32. Të mbledhësh kultura, histori dhe tradita, Parathënia e librit

« Nxënësja e etur e gjuhës romanshë », nga profesor Jean

Philippe Assal, 255

33. Parathënia e librit ”Me zemër të pastër”, nga Prof. Dr. Hamit

Boriçi, 258

34. Alfred Papuçiu et son œuvre littéraire, 260

35. Botimet e Alfred Papuçiut, 264

- Les publications d‟Alfred Papuçiu, 266

Page 274: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

274

Alfredi me kryemjekun Olivier Berclaz

Alfred, Prof. Solange d’Angely, Imer Cacaj

Page 275: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

275

Roza, Alfredi, Adriana, Teri dhe miq

Alfredi me Drejtorin e përgjithshëm të UIT, duke biseduar për

një project bashkëpunimi me Shqipërinë

Page 276: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

276

Alfredi me Reis Malilen në Pallatin e Kombeve Gjenevë

Me Prof. Vedat Kokona në Dajt, 1966

Page 277: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

277

Me Prof. Nonda Bulka, 1966

Page 278: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

278

Page 279: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

279

Stenda e librit shqiptar në Palekspo, Gjenevë

Page 280: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

280

Me Alphonsin, Prof. Demetriades, Mikaela të TIF

Alfredi me Prof. Solange d’Angely

Page 281: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

281

Përurimi i librave në Universitetin Popullor Shqiptar

Page 282: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

282

Prof. Hamit Boriçi dhe Alfredi

Page 283: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

283

Alfredi dhe Drejtoresha e CAF, Gina Cioffi

Nausika, Roza, Genti, Eleonore, Fredi

Page 284: FREDI 2, Zvicra Dhe Shqiptaret Faqosje Word (1)

284

Alfred Papuçiu

Alfred Papuçiu ka lindur në Tiranë, më 26 qershor 1947. Ka

përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për gjuhë,

letërsi shqipe dhe franceze, duke marrë në të njëjtën kohë një

formim si përkthyes. Ka dhënë mësim frëngjishten në Fakultetin

e Inxhinierisë së Universitetit të Tiranës. Ka punuar si gazetar në

Radion e Jashtme dhe si shef redaksie. Më vonë ka punuar në

diplomaci. Ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur

“Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane”. Ka dhënë provimin

e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge,

organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë

certifikatën e aftësisë në gjuhën angleze. Ndër të tjera ka punuar

në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin

Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e

Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në

Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e

Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës (BIT), në OMS

(Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë), në një shoqëri

multinacionale, përkthyes mediator kulturor, si dhe konsulent për

botimet në gjuhën shqipe apo frënge të organizatave

ndërkombëtare. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës së

Përkthyesve të Gjenevës - Mediatorë Kulturorë dhe Anëtar i

Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është anëtar i Bordit të

Medias së lirë shqiptare. Ka botuar libra me tregime, skica dhe

refleksione në gjuhën shqipe dhe frënge, si dhe ka përkthyer disa

autorë zviceranë në shqip dhe autorë shqiptarë në frëngjisht.

Shkruan në shtypin periodik zviceran, shqiptar dhe të

organizatave ndërkombëtare.