8
E premte, 15 MAJ 2015 13 CYANMAGENTA YELLOWBLACK

Gazeta koha jone koha tjeter 15 maj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Suplementi "Koha Tjeter i te perditshmes Koha Jone, i cili realizohet nga departamenti i kultures dhe dizajnit, Albina Gjergji, Albert Vataj dhe Sidorela Lepuri

Citation preview

E premte, 15 MAJ 201513

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E premte, 15 MAJ 201514

INTE

RVIS

TA

Ideja e klipit është që mes proble-meve të shumta ato i kap policia. Njëherë arrijnë t'u shpëtojnë, pastaj ikapin prapë, pastaj mendojnë arat-

isjen, etj.. Pra, i gjithë skenari ështëmenduar në trajtën e një filmi.Është përfolur që pjesë e klipitdo të jetë edhe yt bir, Fernando.

“Dashuria gangstere”e Çiljetës dhe Noizyt

"Hiti po vjen", kështu njofton Çiljeta Xhilaga përmes një posti-mi në instagram, ku ndër të tjera prezanton edhe projektin mëtë ri, i cili mban titullin "Gangsta love". Një bashkëpunim meNoizyn, rreperin më të komentuar në Shqipëri e më gjerë, kjokëngë sipas këngëtares do të vijë e shoqëruar me një videoklip,i konceptuar në trajtën e një filmi me metrazh të shkurtër.Klipi do të zgjasë plot 7 minuta, marrin pjesë 50 figurantë dheprotagonistë do të jenë dy të dashuruar, të cilët nga problemete njëpasshme që krijojnë ndiqen gjatë gjithë kohës nga policia.Fernando, djali i këngëtares do të jetë gjithashtu një nga pro-tagonistët e "filmit", ku në rolin e fëmijës së Çiljetës dhe Noizytdo t'i japë edhe më ngjyra fabulës së këngës. Pikërisht për këtëprojekt, që pritet të lançohet shumë shpejt, si dhe për shumëdetaje të tjera që kanë të bëjnë me jetën artistike e jo vetëm,Xhilaga rrëfehet në intervistën e mëposhtme dhënë për suple-mentin "Koha Tjetër, të gazetës "Koha Jonë".

Nga Albina Gjergji

Bëhet fjalë për një këngë, bash-këpunim me rreperin më të suk-sesshëm në Shqipëri, Noizy. Nëfakt këtë bashkëpunim publikuka kohë që e pret. Pse u desh kaqshumë kohë për ta sjellë?Gjetja e vendeve të pakonsumuarapër ta realizuar klipin, veshjet që dojenë të realizuara në përshtatje mehistorinë e këngës, detajet e vogla qënë fakt bëjnë diferencën… të gjithakëto na ka vonuar disi, por e gjithëkjo vonesë mendojmë se do të justi-fikohet, sepse ajo çka duam të bëjmëkëtë herë do të jetë diçka që publikus'e ka parë më parë. Kjo është edhearsyeja e vonesës së publikimit tëkëngës me klip.Ku dhe si është konceptuar ngaana regjisoriale ky videoklip?Çfarë të reje do të ketë në lojën"aktorëve"?Gjithë klipi vjen në formën e një filmidhe do jetë një lojë aktoreske mjaftinteresante. Pjesë e klipit janëpothuajse 50 vetë dhe duke qenë seskenarin e kam shkruar unë e kamkonceptuar si një film me metrazhtë shkurtër, ku rrefehet e gjithë his-toria e dashurisë mes dy të rinjve.Pse ky titull, ç'histori mbart nëvetvete kjo këngë?Unë e gjej veten shumë brenda këtijtitulli dhe kam përshtypjen se edheNoizy e gjen veten si karakter. Kësh-tu, në bazë të këngës e klipit kemipërshtatur edhe lojën tonë si person-azhe. Fabula flet për një çift të dashu-ruar, të cilët janë me fëmijë në këtëhistori dhe kanë familjet e tyre. Tëdy këto protagonistë kanë problememe policinë, sepse janë "gangsta".

Në një intervistë për gazetën Koha Jonë,këngëtarja prezanton projektin e saj më të ri, i cilipritet të hidhet në treg së shpejti, si dhe ndalet eflet për veten dhe raportin me median e politikën

"Gangsta love", hiti po vjen,kështu njoftoni në rrjetin so-cial, instagram. Na flisni pakmë gjatë për këtë projekt Çil-jeta?Ky projekt ka kohë që pret tëlançohet në fakt, por është vonu-ar, sepse do të jetë një këngë meklip të gjatë, i cili zgjat 7 minuta.Është projektuar në formën e njëfilmi dhe mendoj se ka për t'upëlqyer shumë.

E premte, 15 MAJ 201515

Është e vërtetë?Po, sigurisht që do jetë edhe imbir dhe në videoklip supozohetqë është djali im dhe i Noizy-t.Prej shumë vitesh në treg, njënga këngëtaret më të komen-tuara në Shqipëri. Si e shiko-ni raportin personazh-publiknë vendin tonë Çiljeta?Unë jam rritur me këtë publikdhe gjithmonë kam gjeturmbështetjen e tyre. Është pikër-isht dashuria e djalit tim, poredhe e publikut ajo që më ka mo-tivuar gjithmonë që të ec për-para edhe në këtë treg. Sigurishtnuk ka qenë shumë e lehtë, porduke qenë natyrë e dashur kampreferuar që gjithmonë të shikojpozitivisht.Marrëdhënien tuaj me medi-an si e keni konsideruar ndërvite, duke marrë parasysh qëedhe fama ka koston e saj?Në jetë kemi hasur edhe për-plasje me median, por dukeqenë se unë e fus veten teknjerëzit paqësore gjithmonë ikam kaluar me dashamirësiedhe keqkuptimet, apo keqin-terpretimet.Ka pasur ndonjë moment nëjetën tuaj që keni menduar,"më mirë të mos i isha futurbotës së këngës" dhe kur kaqenë ky moment?Jo, nuk më ka ndodhur në asn-jë moment. Çdonjeri lind me njëtalent e për të qenë diçka në jetë.Pra çdonjeri vjen me një qëllimnë këtë botë, kështu që edhe unëkam lindur për të qenë kjo qëjam e do vazhdoj të jem kjo qëjam, pavarësisht kostos.Ka pasur ndonjë lajm jo tëvërtetë që është botuar dheju ka bërë të ndjeheni keq?Cili ka qenë ai?Sigurisht ka pasur shumë ras-te, por botimi i një lajmi ku kra-hasohesha me Kim Kardashiandhe që gjoja unë paskam thënëqë "Kim duhet të ndjehet inferi-or përpara meje", kjo më ka çui-tur shumë, sepse nuk ka qenëaspak e vërtetë. Ishtenjë sajesë,që s'e kam thënë kurrë.Shumë aktive në rrjetet so-ciale, ku herë pas here pos-toni foto-mesazhe, përfshirëdhe të Fernandos. Mendonise edhe fakti i të qenuritshumë aktiv në rrjetet so-ciale ka disavantazhet e veta?S'mendoj që të qenurit aktiv nërrjetet sociale ka disavantazhe,sidomos për një person publik,kështu që nuk e them dot këtë.Pastaj unë jam një natyrë, që mëpëlqen t'i ndaj gjërat me tënjerëzit, qofshin këto edhe gëz-imet, apo sukseset. Kështu jamgatuar.Jeni komentuar nga fansat eshumtë për raportin tuaj tëngushtë me Noizyn, sdm pas

publikimit të një tattoo-jedhe fotoje me grupin OTR.Çfarë do të thotë të jesh pjesëe OTR-së Çiljeta?"On the top of the rest", që do tëthotë "në majë të gjithçkaje". Ësh-të një grup i formuar nga Noizydhe ca miq të tij në Angli, por kjoështë një histori më vete dhe ebukur shumë. Ndërsa sa i takonbashkëpunimit dhe miqësisësime të ngushtë me Noizyn du-het ta them që unë kam vite qënjihem me të, por ky bash-këpunim na ka afruar edhe mëshumë me njëri-tjetrin jo thjeshtsi artistë, por edhe si miq. Noizynunë e konsideroj si vëlla edhe pses'e kam vëlla nga gjaku. Nënas’më ka bërë një vëlla që takisha prej gjaku, por Noizyn,në jetën time e konsideroj tëfamiljes.Nuk mendoni se, duke qenëpjesë e OTR-së humbisni nga

krahu tjetër fansa, që pëlqe-jnë rivalin e Noizyt, Stresit?Unë jam një natyrë që kur përf-shihem në shoqëri lidhem mezemër, kështu që s'e kam mend-uar asnjëherë këtë pjesën e fan-save. Kjo ka të bëjë me mua e jome fansat.Sezoni veror po afron, si ekeni organizuar axhendën ekoncerteve këtë vit? Engarkuar?Normalisht, pas klipit që do pub-likojmë me Noizyn do tëkeminjë axhendë të përcaktuar. Ësh-të ai që do më menaxhojë edhemua dhe është ai që po mbylldatat e koncerteve, etj..Gjatë kohës që gjendeni nëtur koncertor, kujt ia besoniFernandon, apo e merrniedhe atë me vete?Vetëm mamasë sime.Po të mos këndonit, ç'pro-fesion mendoni se do të ush-

tronit Çiljeta?Po të mos këndoja, ndoshta dotë merresha me ndonjë sport,ose do të isha ndonjë grua shtë-piake shumë e mirë (qesh).Politika, shfaqeni e heshturnë këtë aspekt prej disa ko-hësh. Pse?Në fakt edhe jam shkëputuredhe s'jam shkëputur nga poli-tika. Them kështu, sepse jamshkëputur fizikisht, pasi nukkisha kohë të merresha me tëprej ardhjes në jetë të tim biri,por shpirtërisht vazhdoj të kembindjet që kam pasur dhe vazh-doj t'i jem mirënjohëse përmundësinë që më dha doctorBerishës. Ai më dha mundësinëqë dëshirat e mia t'i vë në provëdhe aq sa munda dhashë kon-tributin tim në politkkë. Ishtenjë eksperiencë e bukur dhe gë-zohem që e provova. Më vjenmirë, madje se, që prej startittim ju hapën shumë dyer edheartistëve të tjerë. Me pak fjalëkëtu gjen vend shprehja, që "unëthyej akullin, të tjerët shfrytë-zojnë hapësirat".Me bindje të djathta, si eshikoni kandidatin për krye-bashkiak të Tiranës, dr.Halim Kosova përballë Eri-on Veliajt, ose anasjelltas?

Për të qenë e sinqertë, nuk e kamndjekur këtë fushatë, sepse jame zënë me projektet e mia, por letë fitojë më i miri, ai që do të bëjërealisht më shumë për kryeqy-tetin e vendin, sepse vendi kanevojë për më të zotin.Jeni ndjerë ndonjëherë e sul-muar politikisht gjatë kohësqë ishit pjesë aktive e FRPD?Kam një dhunti që ma ka dhënëZoti, qetësinë. Jam shumë rehatnga mendja në këtë aspekt. Pranuk e kam vrarë mendjen nëkëtë pikë. Nëse e kanë bërë, muas'më kanë prishur punë.Si reagoni përballë padrejtë-sive?Zakonisht i injoroj njerëzit qëmë bëjnë padrejtësi, ose kurshikoj diçka që është me të "fu-tur".Çfarë gjëje i frikësoheni mëshumë?Vdekjes. Nga mënyra sesi do mëvijë dhe jo vetë procesit në vetve-te.Çfarë ju lumturon dhe çfarëju trishton?Më lumturon djali im dhe më tr-ishton vetmia.Nëse do ju kërkonim t'u jep-nit një mesazh atyre që s'juduan, cili do të ishte ai?Zoti i bekoftë të gjithë.

E premte, 15 MAJ 201516

INTE

RVIS

TA

analizosh dhe zbërthesh karakterinnë gjithë kompleksitetin e vet dhe kurbëhet fjalë për karaktere të tilla ko-mplekse dhe multidimensionalë, kurpersonazhet janë njëherazi edhenjerëz, liderë, diktatorë, demagogë,pra mishërojnë shumë cilësi njëkohë-sisht, ky është një vlerësim shumë imadh.Aktor, regjisor dhe pedagog iMjeshtrisë së Aktorit në Univer-sitetin e Arteve. Nëse për një mo-ment do t'ju duhej të zgjidhnit t'ipërkushtoheshit vetëm njerës prejtyre, cilën do të zgjidhnit?Nuk i ndaj dot. Tani unë i kamzgjedhur këto dhe i kam bërë pjesëtimen.Fitues i një sërë çmimesh, si çmi-mi "Kult", apo "Aktori më i mire"në Festivalin e Preshevës. Çfarëdomethënie kanë për ju çmimetdhe a janë gjithmonë tregues ipunës së kryer?Çmimet sigurisht janë moment vlerë-simi dhe mirënjohjeje ndaj punës së

bërë. Në parim le të themi janëtregues i punës së bërë, por duke parënë rajonin tonë puna e çmimeve e kahumbur vlerën dhe seriozitetin, sepsejanë bërë çmimet si puna e doktor-aturave në arsim. Në këtë sens ështëpër të ardhur keq puna e ndarjes sëçmimeve. Thelbi i dhënies së një çmi-mi në fund të fundit është të bëjë difer-encimin dhe të strukturojë një hier-arki vlere.A vlerësohen sa duhet artistët nëvendin tonë, qoftë moralisht, apomaterialisht?Në kuptimin moral marrin pjesërishtsadisfaksion, ndërsa në kuptimin ma-terial është për të mos folur fare. Pag-esat janë shumë qesharake dhe gatitë pakonsiderueshme. Por vlerësimireal që merr një artist është puna,vepra e tij si edhe impakti që lë tekspektatori. Nëse spektatori merr tëgjitha idetë, mendimet që ti ke dashurtë përcjellësh nga vepra, atëherë ti jevlerësuar dhe e ke marrë çmimin.Dashuria juaj për teatrin është njëdashuri e hershme, apo e kulti-vuar me kohën?Nuk ka dashuri të hershme, këto janëutopi. Dashuria për një drejtim të cak-tuar artistik është një gjë që lind dhekultivohet falë talentit, përkushtim-it dhe sakrificave të mëdha.Keni studiuar në Danimarkë dhemë pas jeni rikthyer në Shqipëri.Ndodh të pendoheni për këtë fakt?Në përgjithësi të gjitha vendimet qëmarr i bluaj mirë e më pas marr ven-dimin që të mos bëhem pishman. Pen-duar? (qesh) Në aspektin profesionalnuk jam penduar, mbase në aspektinsocial po. Ndodh të lexoj informa-cione që Danimarka është vendi më imirë për të jetuar për shkak të stan-dardit, mirëqënies dhe në këtë pikëmund të kem një lloj pishmani tëvogël që nuk jam pjesë e këtij vendi.Njeriu jeton mirë atje ku realizon ën-drrat, dëshirat dhe pasionet e veta.Mbase atje do të kisha jetuar mirë nëaspektin social, por në aspektin pro-fesional nuk do të kisha bërë ato qëkam bërë këtu.Bashkëshortja juaj, Violeta Tre-bicka është gjithashtu një aktore.Partnere në jetë dhe kolege në pro-fesion. Na tregoni pak për këtëraport…Në fakt ka shumë për të treguar.Si është të punosh me të?Kemi punuar në shumë projektebashkë. Mënyra sesi ne kemi ndërtu-ar jo vetëm marrëdhënien profesion-ale, por edhe të gjitha marrëdhëniete tjera na rezulton produktive. Tash-më jemi prej më shumë se 25 viteshbashkë dhe e kuptojmë njëri-tjetrinpa qenë nevoja të flasim. Kot nuk thu-het që dy njerëz që jetojnë shumëkohë bashkë fillojnë e marrin nganjëri-tjetri, qoftë edhe psiko-fizikisht.

Një personazh kompleks dhe shumëdimensional si "Arturo Ui", lider, diktator, njeri human, demagog, etj., ishin

këto cilësitë në petkun e të cilave u vesh së fundmiaktori i njohur, Alfred Trebicka. Një shfaqje, nëtë cilën vlerësimet dhe komentet ishin nga mëpozitivet, aktori, regjisori dhe pedagogu i Mjesh-trisë së Aktrimit në Universitetin e Arteve rrëfenvlerësimin më të madh që ka marrë, por jo vetëm.Me çiltërsinë dhe origjinalitetin që e karakteri-zon, mënyrën e tij të të thënurit të gjërave ashtusiç i mendon, në një intervistë për gazetën "KohaJonë" Trebicka flet për shfaqjen e fundit, rolet qëka interpretuar dhe që do të dëshironte të inter-pretonte, raportin me kolegët, çmimet e marra,publikun, si edhe projektet e ardhshme.

ke shkërmoqur këtë karakter deri nëindet më të imëta". Më pëlqeu kjofrazë jo thjesht si vlerësim, por edhesi perceptim i së tërës. Çdo aktorpërpiqet që ta shkërmoqë karakter-in që interpreton, që do të thotë ta

Shfaqja juaj e fundit "Arturo Ui",ku ju interpretuat rolin kryesor,është cilësuar si një shfaqje mjafte suksesshme. Ishte e vështirë përju të vishnit cilësitë e një dikta-tori, sikurse është Arturo Ui?E vështirë është të bëhesh diktatordhe jo të interpretosh diktatorin. Njënga simbolikat e veprës në tërësi ësh-të figura e diktatorit. Unë, së bash-ku me regjisorin në bazë të koncep-tit të shfaqjes, këtë momentin e dik-taktorit tek "Arturo Ui" e kemi parënë sensin që çdonjeri prej nesh ështënga pak diktator në vetvete. Janë njësërë kushtesh sociale, politike etj., qëçojnë në lindjen e diktatorit brendanjeriut. Jo çdo njeri mund të bëhetdiktator, pasi ndikojnë një sërë rre-thanash individuale dhe kolektive.Të mbetemi tek shfaqja e fundit,cili ka qenë vlerësimi moral më imadh që keni marrë? Qoftë kynga publiku, apo artistë të tjerë?Në përgjithësi komentet kanë qenëpozitive dhe vlerësuese. Një frazëshumë domethënëse që më tha njënga kolegët e mi dhe që më ka mbe-tur në mendje ka qenë kjo: "Alfred, e

Alfred Trebicka:Të gjithë jemi pak diktatorë në vetvete

Flet për Koha Jonë, aktori i njohur i Teatrit Kombëtar,shfaqja e fundit, rolet që ka interpretuar dhe që do tëdëshironte të interpretonte, raporti me kolegët, çmimet,publikun, si edhe projektet në vazhdim

Intervistoi: Sidorela Lepuri

E premte, 15 MAJ 201517

INTERVISTA

Dhe kjo profesionalisht funk-sionon mirë. Ke një partnere, apopartner që kuptohesh shumëmirë, e nuhat qënien që ke nëkontkat dhe kjo të jep një kom-fort skenik. Bashkëpunimet janëtë frytshme, duke parë parasyshqë nuk është e lehtë të gjesh per-sonat e duhur për të bash-këpunuar.Meqënëse jemi tek bash-këpunimet, ju ka ndodhur tëbashkëpunoni me njerëz që

nuk keni dashur, apo që nukkeni një simpati ndaj tyre?Sigurisht. Kam bashkëpunuarme kolegë që nuk kam ndonjëraport miqësor dhe aty bëhetdiferenca mes profesionistëvedhe amatorëve. Nuk kamparagjykuar asnjëherë dhe kurmë kanë paragjykuar. Ne nukduhet të ngatërrojmë profesion-in me pjesën pas profesionit.Ashtu sikurse e thamë edhemë lart prej vitesh jeni pjesë

e botës së teatrit. Çdo daljepara publikut, është një emo-cion i ri?Absolutisht që po. Në momentinqë nuk do të jetë më një emocioni ri, do të thotë që ka ardhur kohatë heqësh dorë nga kjo punë.Brenda këtij emocioni të përher-shëm, përvoja si edhe eksperien-ca të dhurojnë një magji në kon-taktin e emocionit tënd me emo-cionin e publikut. Ky është njëmoment magjik. Kjo puna e emo-cionit është si puna e prushit tëzjarrit që duhet mbajtur ndezurdhe nëse shuhet kjo ndjesi mëmirë tërhiqu dhe ik.Çcdo rol në vetvete është iveçantë, por disa prej tyrembeten më gjatë në memorie.Cilat janë këto role për ju?E thashë edhe në fillim që pasdisa vitesh karriere çdo njeri bënnjë rezyme të përgjithshme tëkarrierës së tij dhe roleve të in-terpretuara dhe unë kam arriturnë një lloj konkluzioni se nëpërgjithësi të gjitha rolet që kamluajtur jam përpjekur t'i çoj tekniveli mire. Ka që janë shkëlqye-shëm, ka të tjerë që janë shumëmirë, ka edhe të tjerë jo mirë.Është normale.Po rolet që do të doje të luaje?Ka plot. Janë një mori autorëshqë vërtiten brenda mendjes dheshpirtit që të materializohen. Njënga autorët e mi të preferuar ësh-të Dostojveski dhe në kontekstine kësaj që po flasim fatkeqësishtDostojevski nuk ka shkruardramë, por veprat e tij në vetve-te kanë dramë.A ka mundësi t'i luaj të gjitha atoqë ka shkruar ai? (Qesh) Por nuki luaj dot. Pas Dostojevskit, vjen

Çehovi, Shekspiri e një mori au-torësh të tjerë.Keni bërë kompromise për hirtë profesionit?Kompromiset bëhen dhe duhen,por jo të bastardojnë. E kamfjalën për kompromise të padëm-shme dhe që i bëjnë mirë punës,prandaj them që kompromisinuk duhet të humbasë balancënme profesionalizmin.Shoqëria jonë në vetvete ësh-të një shoqëri shumë problem-atike. Sa të pasqyruara janëproblemet e shoqërisë nëteatër?Pyetje e mirë. Ideja është që tëngacmohet publiku edhe të re-agojë, qoftë edhe live. Çdo vepërmund të trajtojë një problem tëcaktuar dhe kur spektatori re-agon, bën dialog me njerëzit e

skenës, atëherë impakti do të jetëi madh dhe i frutshëm. Teatriështë pasqyra e civilizimit dhestandardeve të një shoqërie.Për ta përmbyllur, cilat janëplanet tuaja të ardhshme?Kam një projekt prestigjioz menjë mikun tim, regjisor turk qëpritet të fillojë tani nga gjysma emuajit maj. Po ashtu është njëtjetër projekt në Teatrin e Met-ropolit ku do të vijë një regjisorgjeorgjan dhe do të vendosetHamleti. Unë sigurisht nuk do tëluaj Hamletin, por do të luaj njërol po aq të bukur sa Hamleti.Kam edhe një projekt tjetër te-atror që është me teatrin e Prish-tinës, i cili mund të bëhet këtë se-zon, ose në tjetrin. Këto janë pro-jektet që momentalisht kanë njëmarrë një formë më konkrete.

Big Mama u ka bërë thirrjekolegëve dhe kolegeve të saj

të tregojnë anën humane dhe ko-mbëtare dhe të ndihmojnë sh-qiptarët e Kumanovës. Kumano-varët pak ditë më parë ishin vik-tima të një sulmi të policisëmaqedonase, e cila ndërsakërkonte disa kryengritës të ar-matosur dëmtoi shtëpitë e sh-qiptarëve, madje la edhe vikti-ma. Në përpjekje për të ndih-muar bashkëvendësit e saj sh-qiptar, ajo ka shkruar një statusnë Facebook, ku ju ka bërë thir-

Big Mama fton këngëtarëttë ndihmojnë Kumanovën

rje kolegëve të organizojnë njëkoncert humanitar në Tetovëpër të përkrahur vëllezërit ngaMaqedonia. "Në këto ditë të vësh-tira për kumanovarët, ftoj gjithëkolegët që kanë shprehurdëshirën të më bashkangjiten nëaksionin për të ndihmuar Ku-manovën me një koncert nëTetovë, jam e gatshme për cdoaktivitet vetëm se më duhetpërkrahja juaj. Më shkruani përt'ju dhënë detajet dhe të tregojmëshpirtin human", thuhet nëpostimin e saj.

Rona Nishliu kudo që shfaqetrrëmben shumë duartro-

kitje dhe rikonfirmon vlerat e sajartistike. Rona, së fundmi kambajtur koncert me performan-ca të frymëzuara nga motivettona, i cili po ashtu është titullu-ar "Me motivet tona". Flitet sekëto këngë do të përmblidhen nënjë album. Po ashtu këngëtarjaka këndur edhe në Oborrin Qe-veritar në Tiranë dhe ka sh-

Rona Nishliu: Të rinjtë kanë nevojë për përkrahjekëlqyer para njerëzve me ndikimnë jetën politike, art e kulturë. E,pavarësisht sukseve, Rona ruanthjeshtësinë. Ajo mendon se nukështë më e mira, madje thotë sevendi ynë, kosovë e Shqipëri kashumë zëra të veçantë. "Të rin-jtë kanë nevojë për përkrahjedhe unë me aq sa kam mundësido t'i ndihmoj ata në vazhdimë-si", ka thënë këngëtarja e"Suus".

Reperi i Babastars, Skivi, ka përfunduar xhirimet e videoklipit të tij të ri, i cili do të lanço-

het së shpejti. "Emrin qysh e ki", një këngë kjoqë vjen në bashkëpunim me Onatin, pritet tëshndërrohet në një këngë shumë të dëgjuar.Mësohet se xhirimet dy ditore kanë përfunduardhe se reperët kanë bërë vetëm tri orë gjumë, pasikanë punuar intensivisht. Po ashtu mësohet sekënga do të lançohetjo më larg se brenda10 ditëve të ardhs-hme. Muzika ështëpunuar nga LiBeats,ndërsa teksti ështëshkruar nga vetë rep-erët.

Skivi përfundon xhirimete klipit të ri, ja detajet

Reperi i Babastars, Cozman ka festuar suksesin e projektit të tij "Shumë i Smut". Kënga e

rreperit të Babastars arriti tre milionë klikime,në mesin e shumë kritikave për shkak të fem-rave të zhveshura dhe tekstit mjaft provokativ.Megjithatë kjo gjë pak i ka interesuar atij, duke iinjoruar këto kritika. Ai në një postim në Insta-gram ka etiketuar duke ubërë tag bashkëpuntorëvetë afërt të projektit dhe karikujtuar një prej skenavetë këtij projekti. Cozmandhe gjithë Babastars thu-het se po punojnë në pro-jekte të reja që do të lanço-hen shumë shpejt.

Cozman feston suksesine "Shumë i Smut"

E premte, 15 MAJ 201518

INTE

RVIS

TA

Mjeshtër i Madh Edi Luarasi mbushi75 vjeç. Atë nuke shqetësojnë aspak vitet

dhe sikurse shprehet vetë ajo dhebashkëshorti, regjisori MihallaqLuarasi, këtë ditë të shënuar të jetëse shndërruan në festë. Pse jo - thotëEdi. -Shyqyr që arrita të bëhem 75vjeç, madje me atë mëndje që kampasur kur isha e re. Edi rrëfen se 7maji ishte një ditë e mbushur me viz-ita, me telefonata pa mbarim, ndër-sa në mbrëmje, një darkë surprizëpër artisten tek "Taivani". - Gëzimine festës, na e shtoi ardhja e vajzës,Leas - thotë Mihali, që merret veshmë mirë se unë me të ëmën.Ndërsa vetë Lea, që ka emrin e njëroli, që ka interpretuar dhe ështëvlerësuar Edi, shprehet për "KohaJonë". I kam sjellë plot gjëra të vlef-shme prindërve të mi, një shportë tëmadhe me dhurata për nënën time,por mbi gjithçka dashurinë e vajzës,që i sheh rrallë prindërit. Të njohëshnga afër Edi Luarasin, do të thotë tëjesh përballë një gruaje çapkëne, menjë humor, që nuk mund të ndalështë qeshurën,që përcjell mirësi, njëfemër, që gëzon plotësisht lirinë dheqë si rrallë kush ka interpretuar medinjitet dramën në jetë dhe në skenë.Duke biseduar gjatë për jetën e ak-tores, shpejt kupton se Edi Luarasika qënë dhe mbetet një personazh epandreqshme, që guxoi dhe sfidoi siasnjë tjetër gjatë jetës së saj. Vajza ebukur, këngëtarja, të mirënjohuratmotrat Mirdita, aktorja e skenës dhefilmit, prezantuesja e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepësja me kate-gori të shtatë, janë sfida të vërteta, sivetë ajo! Me gjithë jetën e trazuar,artistja interpretoi mbi 70 role nëskenë, duke realizuar nga figurat erëndësishme edhe të skenësbotërore, në tre filma, duke filluarme, "Vitet e para, "Gjurmët" dheduke u bërë e paharruar jo vetëm përartdashësin shqiptar me rolin eAfërditës tek filmi, "Ngadhnjim mbivdekjen". Edi Luarasi është Mjesh-

FëmijëriaLindi në Tiranë më 7 maj 1940 ngaprindër intelektualë. I ati, NdocMirdita kish kryer shkollë të lartëushtarake në Austri. Kolonel në ush-trinë mbretërore edhe më pas deri nëmbarim të luftës. Vetëkuptohet,pushteti komunist e internoi në kën-etat e Lezhës dhe mbeti atje, derisavdiq. E ëma e Edit, Çezarina Laca,mësuese, nxënëse e Fishtës dhe eAnton Harapit. Grua e rreptë, por edrejtë, e përkushtuar për arsimin, kupunoi derisa doli në pension. Duke

kujtuar vitet e fëminisë, Edi rrëfen:"Mua dhe motrën, nëna mundohej tëna fuste në gjak disa mësime morale,si për shembull, "mos gënjeni kurrë","mos u bëni keq të tjerëve", etj., tëvërteta këto që mua më kanë drejtu-ar tërë jetën. Ishte grua e guximshmepër t'i thënë troç mendimet e saj edhenën diktaturë. Nëna ime e bëri shumëmirë edhe detyrën e babait, që namungonte.Rruga në fushën e artitQysh kur ishte e vogël, Edi e veshursi djalë, këndonte gjithë ditën për qe-jfin e saj. Këndonte kudo që ndodhej,në majë të pemëve, hipur mbi mure,tamam si gjinkalla, që nuk rresht sëkënduari as në piskun e vapës. Vazh-doi të këndojë edhe në shkollë, ku ranë sy të atyre mësuesve që merreshinme aktivitetet artistike , duke u bërëpjesë e konkurimeve mes shkollave.Më pas, u bë pjesë e aktiviteteve tëShtëpisë së Pionierit, ku bashkë metë motrën Fildën, organizuan duetin,"Motrat Mirdita".Sikurse tregon vetë Edi, ashtu edhemotra e saj, 2 vjet më e madhe, Filda,natyra e saj, deri në moshën13-14 vjeçishte ajo e një djali sherrxhi që ishtebërë, "tmerri i lagjes". Edi rrihej meçuna, nuk guxonte kush t'i hidhtendonjë fjalë të keqe se ia kthente megrushta, madje edhe me gurë.

Ju rrëfej jetën time dheçapkënllëqet e rinisë në75 vjetorin e lindjes

Edi Luarasi:

tër i Madh, që mban medaljen "NaimFrashëri"dhe tek drama, "Njollat eMurrme" u vlerësua me Medalje Aripër interpretimin e rolit kryesor,Lea. Edi Luarasi është modeli i gru-as shqiptare, që sfidoi dhe interpre-toi me dinjitet dramën në jetë dhe nëskenë. Jeta e saj e trazuar, është kaqe pasur sa do të duheshin një seri li-brash për ta pasqyruar, por në këtëditë të veçantë për të, po hedhim këtorreshta eskluzive për "Koha Jonë",pas bisedës së gjatë që bëmë me ar-tisten dhe pjesëtarët e familjes.

Nga Zenepe Luka

Kur pret të festojë 70-vjetorin, Edikujton detaje nga fëminia. "Shkollanuk më ka pëlqyer kurrë. Nuk mundtë rrija gjithë paraditen e gozhduarnë bankën e klasës, prandaj shpesh eprishja orën e mësimit me lloj-llojmarifetesh. Kujtoj një rast. Ishtedimër. Ma dha truri, që për të prishurorën e mësimit, nxora nga vendi qyn-gjin e sobës dhe klasa u mbush metym. Kjo pati pasoja, pasi më thyennotën e sjelljes! Ishte koha kur do tëorganizohej festivali artistik i shkol-lave dhe mësuesit zunë të më luten

E premte, 15 MAJ 201519

që të këndoj, që t'i sillja fitoren shkollës.Unë ju thashë: Më hiqni dënimin, ndreq-mani notën, përndryshe nuk këndoj! Më-suesja më tha: "Këndo dhe pas festivalitdo të ta ndreqim"! Jo, jo - u përgjigja. Mandreqni tashti, po të doni"! Deshën,s'deshën ma ndreqën notën. "Ime motër,që ishte më e madhe, por e kundërta ime,qante dhe më lutej të mos bëja nga këtoveprime. Ajo mësonte dhe ishte e rreg-ullt".Karriera artistike-Mbasi mbarova shtatëvjeçaren, kujtonEdi, pa dëshirën time më dërguan në Sh-kollën Tregtare , sa larg natyrës dhe pa-sionit tim ishte kjo shkollë. Ishte zëri dhetalenti, që më ndryshuan drejtimin ejetës. Në vitin 1954, krijohet Estrada Pro-fesioiniste e Ushtarit dhe dueti, "MotratMirdita" thirret të punojë atje. Kështu, nëmoshën 14 vjeç, kënga më bëri me rrogë.Po, nga unë harrakatja, nëna merrterrogën dhe një rrogë e mirë, por përfitojaedhe triskat e ushqimeve. Përfitimi krye-sor ishte artistik. Kishte pedagoge kantojedhe mësimi i notave muzikore, njohja dhefamiljarizimi me skenën, ishin faktorë merëndësi për të ardhmen time si artiste dhe

Por fatin e saj edhe timin, ky opinon ishprehur me ngut nuk rezistoi shumë dhendoshta në subkoshiencën e saj fshihtediçka tjetër që nuk vonoi të shfaqet: sim-patia... Mbasi u miqësuam, gjetëm gjuhëndhe u martuam - për të kaluar bashkë njëjetë të trazuar - thotë regjisori.Çapkënllëqet e EditJeta e aktores është e mbushur edhe meçapkënllëqe, që nuk njohin moshë. Disanga çapkënllëqet e Edit, që mbahen mënd;Heqja e tubit e sobës në klasë që prishiorën e mësimit, për të cilën drejtoria e sh-kollës i uli notën në sjellje. Veprime të til-la në shkollë ishin të pafundme. Si hyri në shtëpinë e Kico Ngjelës... tre-gon e motra, Filda. "Kur kisha mbushur15 vjece, u futa në punë në Ushqimore, kuishte drejtor Afrim Celi, të cilit i mbahejpak goja. Numri i telefonit në zyrën e tijishte 24 24. Ne nuk kishim telefon në sh-tëpi, kështu që Edit i shkrepi në kokë dhefutet nga veranda me xhama në shtëpinëe Kiço Ngjelës, që në të vërtetë ishte shtë-pia jonë, por që na e kishin sekuestruar.Ajo telefonoi drejtorin Afrimin, që e pye-ti: "Alo, ku… ku… kush je?"! Edi i përgjig-jet: E di ve... ve... vetë se ku... ku... kush

koha e tregoi.Në vitin 1956, na kërkojnë në Teatrin eEstradës së Shtetit, që në atë kohë, kyteatër ishte më i kërkuari nga spektatorët.Shfaqjet ishin të përnatshme dhe "thy-heshin dyert" për bileta, të cilat në ditët epremierave shiteshin me autorizime.Tashmë Edi Luarasi u bë një këngëtareshumë e njohur dhe e duatrokitur. Nëkëto rrethana ajo braktisi shkollën treg-tare dhe ndoqi "pa shkëputje nga puna"Liceun Artistik të Tiranës, "Jordan Mis-ja".Njohja me regjisorinRegjisori, Mihal Luarasi tregon megojën e tij njohjen me Edin dhe sesi lin-di dashuria mes tyre. Sapo isha kthyernga studimet në Hungari dhe ishtepikërisht viti 1957, kur shkova në Es-tradën e Shtetit Edi më kish pëlqyer njëvit më parë, kur jo drejtpërdrejt i pro-pozova ta vija në provë për një rol nëTeatrin Popullor. Përgjigjia që moraprej saj ishte: "Nuk më pëlqen teatri".Kur e kujtojmë sot këtë moment, na vjenpër të qeshur, pasi për ironi të fatit re-fuzoi atë që do të bëhej pak më vonë,karriera dhe pasioni i jetës së saj. Edi,jo vetëm shmangu aktivizimin nëteatër, por "eliminoi" edhe regjisorin, qëe simpatizonte, për të cilin ishte shpre-hur: "Na ka ardhur një regjisor i rimëndjemadh, që nuk më pëlqen fare".

jam. Po tttt… tiii… k... ku… kush jee?"!Pasi bëri telefonatën doli menjëherë ngaveranda dhe na tregoi se çfarë kishte bërë.Nënës i vinte inat, por edhe për të qeshurme të bijën trazovaçe, por ne ishim më-suar me prapësitë e saj dhe nuk do t'iakish vënë re as Kiço Ngjela, që në atë kohëishte Ministër Tregtie.Edi bën grusht me çunat e lagjes, se ingacmuan motrënNdërsa ecnim tok me Edin, - tregon emotra, disa djem më hedhin rromuze.Kuptohet, isha më e madhe dhe kjondodhte shpesh me vajzat, që ishin edhetë pashme. Edi kaloi një rast, dy dhe tëtretin nuk e përtoi. Ajo hoqi xhaketën dheia plasi me grusht djalit të fundit që kishngacmuar dhe më pas ia mbathi vrapit.Por kjo nuk ishte as e para as e fundit.Edi më mbronte gjithmonë nga djemtë,por ajo nuk i donte këto veprime dhe rru-ga e vetme e zgjidhjes ishte grushti. Dukeqenë se rrinte me flokë të shkurtra dheveshur me pantallona, shumëkush e dinteqë ishte vëllai im. "I forti i lagjes" dhe kjokish frenuar ngacmimet e djemve, kurkalonim rrugës - përfundon ajo.Edi lagte vajzat nga maja e fikutPemët kanë qënë miqtë më të afërt përEdin.Nuk kish mbetur pemë në lagje pahipur e zbritur çapkënia, veçanërisht kurshërbenin si strehë për t'u feshur pas ga-bimeve që bënte. Fiku afër shtëpisë për-

dorej prej saj për të ngacmuar vajzat edjemtë që kalonin rrugës. Ata ktheninkokën për të diktuar se kush i ngacmon-te, por ajo fshihej mes gjetheve majë tëfikut, që e mbronin shumë mirë. Nukmund të harroj një rast, që kur e kujtojmënuk na pushon e qeshura. Një ditë po ka-lonin balerinat që përgatiste mjeshtriPanajot Kanaçe, ishte rruga e tyre ngakalonin gjithmonë. Edi i pa nga larg dheu ngjit shpejt në majë të fikut me topin eshpuar të mbushur me ujë dhe i lagte. Atoshihnin rrotull, ngrinin sytë lart, nëse pobinin pika shiu, por asnjëherë nuk e më-suan se kush i ngacmonte, kush i lagte.Ato u detyruan të ndryshojnë rrugën. Nëmajë të fikur Edi këndonte shpesh këngëne saj të preferuar, "Këndon bilbili poshtëzallit" dhe nuk i bënte përshtypje se e dëg-jonte jo vetëm Kiço Ngjela, por edhe Ram-iz Alia, që ishte aq pranë shtëpisë.Në Pallatin e Brigadave, në prehrin eEnverit dhe të NexhmijesVajza e bukur trazovaçe ka rastisur të jetë

në grupin e fëmijve të privilegjuar që fto-heshin në Pallatin e Brigadave me rastine festës së 1 Qershorit, apo festa të tjera.Nënjë rast i takoi të jetë në prehrin e Nexh-mije Hoxhës, nuk i kish mbushur 5 vjeç.Duket se nuk ndjehej mirë aty dhe i futetnë prehër Enverit, më pas kalonte përsëritek Nexhmija. Me flokët e prera shkurtdhe gjunjët e bërë copë nga prapësitë e saj,askush nuk ia vinte veshin për lëvizjet qëbënte. Fatmirësisht ata nuk e mësuan see kujt ishte kjo vajzë, pasi nuk do ta kish-te kurrë fatin të qëndronte në prehrin ebashkëshortëve Hoxha.Meraku i LeasE lidhur aq shumë me prindërit, vajza Leathotë e shqetësuar se po ikën nga Tiraname kokën prapa, shqetësimin përprindërit e saj. "Erdhi vetë jeta ashtu qëunë dhe vëllai të punojmë e jetojmë nëemigrim, ndërsa meraku për ta më lë pagjumë". Do të punësoj një grua që t'jushpërbejë, por meraku i vajzës nuk tretetkurrë", thotë ajo me lot në sy.

E premte, 15 MAJ 201520

Printimet në veshje,modelet që dominuannë pasarelaNë një kohë që në botë

printimet në veshje janëduke u bërë element

kryesor i modës, veçanërishtvlerësohen ato stilistë të cilëtthyejnë traditën dhe guxojnë tësjellin printime të mëdha dhe tëveçanta në veshje.Në koleksionin pranverë 2015 të

tilla veshje nuk munguan dhe sizakonisht, ne po ju sjellim disanga modelet më të preferuara,më të guximshme dhe sigurishtmë të kombinueshme.Në javën e modës së mbajturLondër, koleksioni pranverë2015 solli veshje përtej ngjyravetë menduara, printime nga më tëguximshmet si përshembull atome zogj, apo grafite pëlhure tësjella nga Donna Karan.Për sa i i përket printimevetërhoqën vëmendje shtëpitë emodës si: Carven Paris, Missoni,Emilio Pucci, Peter Pilotto, Mar-ia Katrantzou, etj..Ndërkohë që të gjitha markat

botërore më të njohura, kishinnë koleksionet e tyre veshje meprintime, të ndryshme nga njërafirmë tek tjetra krijonin diver-sitet.Më poshtë po ju paraqesim njëkoleksion të modeleve tëveshjeve me printime që jumund të vishni.

Rihanna,përrallore përfushatën eChristian Dior

Këngëtarja e hitit "FourFive Seconds" ështëshfaqur për herë të

parë në fushatën "Secret Gar-den" për pranverë - 2015.Këngëtarja me origjinë ngaBarbados ka hyrë gjithashtunë histori me këtë shërbim fo-tografik, sepse është femra eparë me ngjyrë që drejton fus-hatën e markës së njohur.Fotot për këtë brend të gjigan-dit francez janë realizuar ngaSteven Klein dhe Rihannashfaqet përrallore."Kjo gjë më bën të ndjehem nd-jehet fantastike. Është diçka erëndësishme për mua, përkulturën time, për shumë va-jza të reja të çdo ngjyre. Unë

mendoj që pranimi nga Diordo të thotë shumë, si një grua,që të ndjehesh e bukur, të nd-jehesh elegante dhe e përjet-

shme", ka thënë ajo.Rihanna përpos fushatës sëDior është duke punuar edhepër albumin e ri.