24
DREJTOR ARTUR ZHEJI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E ENJTE, 6 SHTATOR 2012. NUMËR 679. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 4 QEVERIA “HAP THESIN” PËR SHISH: KOMPENSIM AGJENTËVE LARG SHTËPISË Një format ndryshe, përtej lajmit të ditës. Politikë serioze por edhe rozë, dosierë, reportazhe, personazhe, thashetheme. Forume e ide që përballen mes emrave të njohur të publicitikës GAZETA E RE E SË SHTUNËS ME 32 FAQE, PËR VETËM 30 LEKË!!! Shtesa në pagë, nga 8 mijë - 20 mijë lekë/muaj KOMENT / 19 Federalizëm apo shpërbërje e Europës? Gushti ishte më i qetë sesa pritej në tregjet europiane të obligacioneve. Kështuqë gjatë pushimeve nëpër plazhet dhe malet e Europës, poli- tikëbërësit patën mundësinë që të largoheshin nga zhurma dhe tërbi- mi i muajve të kaluar dhe për të menduar rreth së ardhmes. A mos eurozona, ashtu në jerm, po shndër- rohet në Shtetet e Bashkuara të Eu- ropës? A mos po eksploron territore të pashkelura, apo ndoshta shtet- kombet që e përbëjnë po ndahen gjithnjë e më shumë? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, pikënis- ja më e mirë është SHBA-ja. Modeli i një unioni federal që doli nga his- toria e tij përbëhet prej një valute... JEAN-PISANI FERRY NGËRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 18-19 Kënaqësia e imunitetit PROFIL HENRI ÇILI Bashkimi i lumtur i njeriut me veprën Mund të ketë qenë një prej birrave të fundit që ai ka... Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë Java e parë e shtatorit do të shënojë... KOMENT AUGUSTIN PALOKAJ SOCIALE 8 Vendimi, hiqen dietat për trajnime, shkurtohen 20% telefonat Këshilli i Ministrave vendosi që pas datës 7 shtator të ndalohet çdo prokurim i fondeve të buxhetit për shpenzime operative, për ushqimin, ilaçet dhe blerjet e vogla Kur jezuitët denonconin Fishtën Zbulimi i dokumenteve sekrete të raportimit në Vatikan Shqipërimi i titujve, kur tradhtia ndaj autorit përligjet? SUPLEMENT Tapi për shtëpitë e ndërtuara para vitit ’91, ja rregullat e reja FAQE 8 Kreu i LSI-së dhe ministri i Jashtëm shprehen kundër Kryeministrit për dy debate të ditës. Meta nga Skrapari mbron 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit dhe Luſtën Nacionalçlirimtare: Kush lë në hije 29 Nëntorin e ka shumë gabim.” Panariti: Statusi për në BE nuk mbahet peng nga imuniteti IMUNITETI DHE 29 NËNTORI, META E PANARITI KUNDËR BERISHËS FAQE 5 Babai i Nazimes rrëfen takimet me të bijën në qeli: E vërteta e SMS-ve Beqir Visha tregon bisedën 2-orëshe me Nazimen për vrasjen e Fiqiri Muçës, mesazhet e publikuara në media dhe gjendjen e saj psikologjike. “Vajza është mërzitur, por nuk është penduar për vrasjen. Më tha se ishte e detyruar ta qëllonte. Për mesazhet, më tha që Fiqiriu ia ka dërguar vetes, pasi mbante tre telefona celularë. I thashë të rrinte e qetë, pasi do ta mbështes deri në fund.” Beqir Visha thotë se e bija s’ka pranuar që i ka shkruar ajo SMS-të për Fiqiri Muçën, të cilin e ekzekutoi pak kohë më parë në Kërrabë të... FAQE 5 Përshpirtja në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, Teodor Keko nderohet nga Digitalb me një dokumentar; nga Adel Print me një libër për 365 ditët e fundit; nga UET Press, botimet e Universitetit Europian të Tiranës, me një biografi të paautorizuar; dhe nga presidenti Nishani me titullin “Mjeshtri i Madh”. Alfred Lela dhe Luljeta Lleshanaku fitojnë çmimin “Teodor Keko”. IN MEMORIAM Ditari i Teodor Kekos për 365 ditët e fundit Pavarësisht se në një koalicion, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim e dallojnë jo pak çështje, të cilat po e bëjnë çdo ditë edhe më të pasigurt vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në zgjedhjet e ardhshme. Dallime këto që janë evidentuar dy herë dje bren- da pak orësh. Kështu ndërsa në Ti- ranë ministri i jashtëm Edmond Panariti hidhte poshtë qëndrimin e mazhorancës, duke deklaruar se imuniteti nuk ishte kusht për sta- tusin e vendit kandidat, nga Sk- rapari kreu i LSI-së, Ilir Meta, kundërshtonte qëndrimin e Partisë Demokratike për Luftën Naciona- lçlirimtare dhe datën e çlirimit, 29 Nëntorin, duke deklaruar se ajo gabohej rëndë. Ndryshe nga PD e cila ka refuzuar në vite ta festojë 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të vendit, Qeveria miraton vendimin e kalimit në pronësi të shtëpive të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie Katër përkthyes dëshmojnë për laboratorin e tyre të ‘rikrijimit’ të veprës, duke filluar nga titulli. Ose duke mbaruar tek ai. Ilir Meta dje në Skrapar, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve Luljeta Lleshanaku dje në ceremoninë përkujtimore të Teodor Kekos

Gazeta Mapo

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

Citation preview

Page 1: Gazeta Mapo

DREJTOR ARTUR ZHEJI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E ENJTE, 6 SHTATOR 2012. NUMËR 679. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

FAQE

4

QEVERIA “HAP THESIN” PËR SHISH: KOMPENSIM AGJENTËVE LARG SHTËPISË

Një format ndryshe, përtej lajmit të ditës.

Politikë serioze por edhe rozë, dosierë, reportazhe, personazhe, thashetheme.

Forume e ide që përballen mes emrave të njohur të publicitikës

GAZETA E RE E SË SHTUNËS

ME 32 FAQE, PËR VETËM 30 LEKË!!!

Shtesa në pagë, nga 8 mijë - 20 mijë lekë/muaj

KOMENT / 19

Federalizëm apo shpërbërje e Europës?

Gushti ishte më i qetë sesa pritej në tregjet europiane të obligacioneve. Kështuqë gjatë pushimeve nëpër plazhet dhe malet e Europës, poli-tikëbërësit patën mundësinë që të largoheshin nga zhurma dhe tërbi-mi i muajve të kaluar dhe për të menduar rreth së ardhmes. A mos eurozona, ashtu në jerm, po shndër-rohet në Shtetet e Bashkuara të Eu-ropës? A mos po eksploron territore të pashkelura, apo ndoshta shtet-kombet që e përbëjnë po ndahen gjithnjë e më shumë? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, pikënis-ja më e mirë është SHBA-ja. Modeli i një unioni federal që doli nga his-toria e tij përbëhet prej një valute...

JEAN-PISANI FERRY

NGËRÇ NGA BUJAR KAPEXHIUOP-ED / 18-19

Kënaqësia e imunitetit

PROFILHENRI ÇILI

Bashkimi i lumtur i njeriut me veprën

Mund të ketë qenë një prej birrave të fundit që ai ka...

Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë

Java e parë e shtatorit do të shënojë...

KOMENTAUGUSTIN PALOKAJ

SOCIALE

8 Vendimi, hiqen dietat për trajnime, shkurtohen 20% telefonat Këshilli i Ministrave vendosi që pas datës 7 shtator të ndalohet çdo prokurim i fondeve të buxhetit për shpenzime operative, për ushqimin, ilaçet dhe blerjet e vogla

Kur jezuitët denonconin FishtënZbulimi i dokumenteve sekrete të raportimit në Vatikan

Shqipërimi i titujve, kur tradhtia ndaj autorit përligjet?

SUPLEMENT

Tapi për shtëpitë e ndërtuara para vitit ’91, ja rregullat e reja

FAQE 8

Kreu i LSI-së dhe ministri i Jashtëm shprehen kundër Kryeministrit për dy debate të ditës. Meta nga Skrapari mbron 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit dhe Luftën Nacionalçlirimtare: Kush lë në hije 29 Nëntorin e ka shumë gabim.” Panariti: Statusi për në BE nuk mbahet peng nga imuniteti

IMUNITETI DHE 29 NËNTORI, META E PANARITI KUNDËR BERISHËS

FAQE 5

Babai i Nazimes rrëfen takimet me të bijën në qeli: E vërteta e SMS-veBeqir Visha tregon bisedën 2-orëshe me Nazimen për vrasjen e Fiqiri Muçës, mesazhet e publikuara në media dhe gjendjen e saj psikologjike. “Vajza është mërzitur, por nuk është penduar për vrasjen. Më tha se ishte e detyruar ta qëllonte.

Për mesazhet, më tha që Fiqiriu ia ka dërguar vetes, pasi mbante tre telefona celularë. I thashë të rrinte e qetë, pasi do ta mbështes deri në fund.”

Beqir Visha thotë se e bija s’ka pranuar që i ka shkruar ajo SMS-të për Fiqiri Muçën, të cilin e ekzekutoi pak kohë më parë në Kërrabë të... FAQE 5

Përshpirtja në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, Teodor Keko nderohet nga Digitalb me një dokumentar; nga Adel Print me një libër për 365 ditët e fundit; nga UET Press, botimet e Universitetit Europian të Tiranës, me një biografi të paautorizuar; dhe nga presidenti Nishani me titullin “Mjeshtri i Madh”. Alfred Lela dhe Luljeta Lleshanaku fitojnë çmimin “Teodor Keko”.

IN MEMORIAM Ditari i Teodor Kekos për 365 ditët e fundit

Pavarësisht se në një koalicion, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim e dallojnë jo pak çështje, të cilat po e bëjnë çdo ditë edhe më të pasigurt vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në zgjedhjet e ardhshme. Dallime këto që janë evidentuar dy herë dje bren-da pak orësh. Kështu ndërsa në Ti-ranë ministri i jashtëm Edmond Panariti hidhte poshtë qëndrimin

e mazhorancës, duke deklaruar se imuniteti nuk ishte kusht për sta-tusin e vendit kandidat, nga Sk-rapari kreu i LSI-së, Ilir Meta, kundërshtonte qëndrimin e Partisë Demokratike për Luftën Naciona-lçlirimtare dhe datën e çlirimit, 29 Nëntorin, duke deklaruar se ajo gabohej rëndë. Ndryshe nga PD e cila ka refuzuar në vite ta festojë 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të vendit,

Qeveria miraton vendimin e kalimit në pronësi të shtëpive të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie

Katër përkthyes dëshmojnë për laboratorin e tyre të ‘rikrijimit’ të veprës, duke filluar nga titulli. Ose duke mbaruar tek ai.

Ilir Meta dje në Skrapar, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve

Luljeta Lleshanaku dje në ceremoninë përkujtimore të Teodor Kekos

Page 2: Gazeta Mapo

Kryeministri: “…Nuk është bërë qoftë dhe njëherë thirrje për të denoncuar zjarrvënësit, nuk është bërë asnjë herë thirrje për të mbështetur zjarrfikësit”

TIRANË Në mbledhjen e përja-vshme të qeverisë, kryeministri Berisha u përqendrua te situata e rënduar e zjarreve në vend. Ai tha dje se vënia e zjarreve është krim i rëndë dhe kërcënues, pavarësisht se në ligj nuk përcaktohet si e tillë. Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmën e vendeve mike me mjete ajrore zjarrfikëse në përballimin e situatës. Por nuk pati të njëjtin qëndrim për opozitën, duke e fajësuar këtë të fundit se nuk ka bërë thirrje për të denoncuar zjarrvënësit. “…Është për t’u dhimbsur fakti që opozita, në një traditë unike, të pashembullt, në çdo lloj

fatkeqësie natyrore mendon se do nxjerrë kapital politik duke bërtitur. Dhe po të vini re në asnjë nga deklaratat e panumërta të tij për zjarret, nuk është bërë qoftë dhe njëherë thirrje për të denoncuar zjarrvënësit, nuk është bërë asnjë herë thirrje për të mbështetur zjarrfikësit. Një eksponent kryesor i PS-së do t’i telefononte me shumë të drejtë ministrit për t’i kërkuar ndihmë për zonën e tij. Por, kur ministri i thotë se ata që janë arrestuar janë militantë të thekur tuajt, telefoni u mbyll. Unë nuk them se është një organizim qendror, por një thirrje, një denoncim i zjarrvënësve duhet bërë, sepse janë kriminelë, janë zjarrvë-nës”, - tha ai. Për këtë situatë të krijuar, Berisha fajësoi edhe organin e akuzës. “…dua të them këtu se, në bindjen time më të thellë në 99.9 për qind janë vepër e ligësisë, kriminalitetit njerëzor, piromanë keqdashës, ziliqarë që djegin pronën e

njëri-tjetrit. Janë arrestuar mbi 70 persona të dyshuar për implikime në këto zjarre, janë kapur në flagrancë duke vendosur këto zjarre. Policia dhe agjencitë e tjera këtë vit kanë bërë një punë shumë të mirë për identifikimin e autorëve. Një banor nga Golemi i Gjirokastrës më dërgoi dje një mesazh ku thoshte se x personi vuri zjarrin dhe na dogji, policia e arrestoi, por më pas e liroi prokuroria. Së pari, krimet e zjarrit janë krime të rënda, pavarësisht se në ligjin tonë, të cilin ne duhet ta rishqyrtojmë, nuk përcaktohet si krim i tillë. Ky është krim i rëndë, por për fat të keq, ne të tillë klasifikojmë vetëm atë që është i organizuar... Sipas ligjit tonë, që të konsiderohet krim i rëndë, duhet të ketë më shumë se një person. Ky mund të jetë krim solitar, por është shumë i rëndë dhe shumë kërcënues”, - shtoi ai. Berisha bëri një panoramë të situatës së krijuar

në vend: “…Në Shqipëri, gjatë këtyre muajve tepër të thatë, kanë rënë rreth 370 zjarre. Mbi 1500 efektivë të Forcave të Armatosura, 850 punonjës të shërbimit zjarrfikës, 800 punonjës të shërbimit pyjor, qindra punonjës të Policisë së Shtetit, janë përballur në të katër anët e vendit me këto vatra zjarri, në kushte të vështira. Rreth 100 zjarrfikëse të sistemit të zjarrfikjes e të Ministrisë së Mbrojtjes, mjete të tjera dhe vetë njerëzit, kanë luftuar me zjarret në kushte heroike. Dëmet nga zjarret kanë qenë si vijon, nga vlerësimet paraprake. Këto janë të dhëna të Ministrisë së Mjedisit dhe të drejtorive të Pyjeve të vendit dhe që e vërteta është që ato në tërësi korrespondojnë me të dhënat e Ministrisë së Brendshme, por në klasifikimin e zonave të djegurave, natyrisht, më e saktë është Ministria e Mjedisit”.

N.P

MAPO2 E EnjtE, 6 shtator 2012www.mapo.al

politika Ndryshe nga PD e cila ka refuzuar në vite ta festojë 29 Nëntorin, LSI vlerëson se pa këtë datë shqiptarët nuk do mund të festonin dot pavarësinë, pasi nuk do kishin shtet

Ilir Meta duke nderuar dëshmorët në Skrapar

“Të gjithë atyre që në emër gjoja të vlerësimit të 28 Nëntorit, si ditë e pavarë-sisë dhe e krijimit të shtetit tonë, përpiqen të lënë në hije 29 Nëntorin dhe luftën e lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, ne u themi se e kanë mjaft të gabuar.”

Fejzi Braushi

Pavarësisht se në një koalicion, Parti-në Demokratike dhe Lëvizjen Sociali-ste për Integrim e dallojnë jo pak çështje, të cilat po e bëjnë çdo ditë edhe më të pasigurt vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në zgjedhjet e ardhshme. Dallime këto që janë evidentuar dy herë dje brenda pak orësh. Kështu ndërsa në Tiranë ministri i jashtëm Edmond Pan-ariti hidhte poshtë qëndrimin e mazho-rancës, duke deklaruar se imuniteti nuk ishte kusht për statusin e vendit kandi-dat, nga Skrapari kreu i LSI-së, Ilir Me-ta, kundërshtonte qëndrimin e Partisë Demokratike për Luftën Nacionalçlir-imtare dhe datën e çlirimit, 29 Nëntorin, duke deklaruar se ajo gabohej rëndë. Ndryshe nga PD e cila ka refuzuar në vite ta festojë 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të vendit, LSI vlerëson se pa këtë datë shq-iptarët nuk do mund të festonin dot pa-varësinë, pasi nuk do kishin shtet.

Festa Dita e çlirimit të Skraparit, 5 shtatori,

ka mbledhur në Çorovodë dhjetëra banorë të kësaj zone dhe ish-pjesëmar-rës në luftën antifashiste, për të kujtuar kontributin e dhënë nga të rinjtë e kësaj zone, të cilët morën pjesë në çetat e para të organizuara në Luftën Nacionalçlir-imtare. I pranishëm ka qenë dhe kreu i LSI, Ilir Meta, i cili ka bërë homazhe te

Varrezat e Dëshmorëve në këtë qytet me rastin e 5 Shtatorit. Në fjalën e tij për-shëndetëse, pas kryerjes së homazheve, kreu i LSI-së është shprehur se 5 Shta-tori është vërtet i veçantë, pasi në këtë datë fillon çlirimi i Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij ai ka gjetur rastin që të qartë-sojë se LSI, pavarësisht se është pjesë e koalicionit qeverisës me forcat e djathta, ajo mbetet një forcë e majtë dhe që ndry-she nga aleatët në qeverisje nderon ve-prën dhe kontributin që dhanë shqip-tarët dhe në veçanti forcat partizane në luftën kundër okupatorit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore. E në këtë kuadër, ai u ka kthyer një përgjigje de-mokratëve, të cilët nuk e njohin 29 Nën-torin si ditën e çlirimit të vendit, duke theksuar se kjo datë ashtu si edhe 28 Nëntori, dita e pavarësisë së vendit, qën-drojnë dhe në historinë e Shqipërisë si dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë kombëtar dhe askush nuk mund t’i nda-jë. “Është një kënaqësi e veçantë që edhe unë të jem sot në këtë 5 Shtator së bash-ku me ju. Është i veçantë, sepse të gjithë ata që në emër gjoja të vlerësimit të 28 Nëntorit si ditë e pavarësisë dhe e krijim-it të shtetit tonë përpiqen të lënë në hije 29 Nëntorin dhe Luftën e lavdishme An-tifashiste Nacionalçlirimtare, ne u themi se e kanë mjaft të gabuar, sepse 28 Nën-tori i 1912-s dhe 29 Nëntori i 1944-s qën-drojnë dhe do të qëndrojnë gjithmonë në historinë e Shqipërisë si dy kokat e shq-iponjës në flamurin tonë kombëtar dhe askush nuk mund t’i ndajë”, - tha Meta në fjalën e tij. Por ai nuk është mjaftuar me kaq, pasi u ka kujtuar demokratëve se, në rast se s’do ishte 29 Nëntori, dita që sipas tij shënoi dhe çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit nazifashistë, atëherë sot shqiptarët nuk do kishin mundësi të festonin as 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë. “Ne u themi të gjithë atyre që kërkojnë të hedhin baltë mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare se do të ishte i pavlerë 28 Nëntori 1912 pa 29 Nën-

torin e 1944, sepse në rast se populli i Shqipërisë do të ishte rreshtuar me na-zifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, nuk do të kishte më përvjetorë të pavarë-sisë së Shqipërisë. Shqipëria do të kishte humbur dhe do të ishte copëtuar, ashtu siç i ndodhi edhe në konferencat famëkeqe në fillim të shekullit të kaluar”, u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Figurat Më tej Meta, duke vijuar vlerësimin

për luftën antifashiste, ka folur me su-perlativa edhe për disa prej njerëzve të shquar të kësaj zone, midis të cilëve edhe nga ata që kanë qenë pjesëmarrës në luftën antifashiste si dhe kontribuan më pas në ndërtimin e shtetit komunist. Ai ka evidentuar mes të tjerëve edhe Karehman Yllin, një drejtues të çetave të para të zonës dhe më pas një nga dre-jtuesit sistemit arsimor në vend gjatë regjimit komunist në vend. “Ne jemi sot këtu për të vlerësuar dhe për t’u përulur përpara të gjithë patriotëve të Skraparit që kontribuuan për pavarësinë e ven-dit, përpara Riza Cerovës, i cili ud-hëhoqi lëvizjet progresiste në emër të një sistemi demokratik dhe të një jete më të mirë për Skraparin dhe për të gjithë Shqipërinë. Ne jemi këtu për t’u përkulur me nderimin më të madh ndaj partizanëve të parë të Skraparit, ndaj Zylyftar Veleshnjës, ndaj Karehm-an Yllit, kësaj figure të nderuar që nuk i takon vetëm krahinës sonë dhe qar-kut tonë, por që i takon të gjithë Shq-ipërisë, për kontributet e veçanta në luftë për çlirimin e atdheut, por edhe për arsimimin e Shqipërisë. Një vend që doli nga lufta me shkallën më të lartë të analfabetizmit dhe një vend që shumë shpejt, falë Karehman Yllit dhe shumë njerëzve të tjerë të ndritur si ai, përmes reformave në arsim e zhduku analfabetizmin”, u shpreh Meta ndër-sa e mbylli fjalën e tij duke u shprehur: “Rrofshin 28 dhe 29 Nëntori!”

Meta kundër Berishës: Të mos hidhet baltë mbi LANÇ dhe 29 Nëntorin

Zjarret, Berisha: Ata që u arrestuan janë militantë të thekur të PS “janë arrestuar mbi 70 persona të dyshuar për implikime në këto zjarre, janë kapur në flagrancë duke vendosur këto zjarre. policia dhe agjencitë e tjera këtë vit kanë bërë një punë shumë të mirë për identifik-imin e autorëve.”

Page 3: Gazeta Mapo

MAPOE EnjtE, 6 shtator 2012www.mapo.al 3

TIRANË Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi dje se opozita nuk do të kush-tëzojë paketën e saj për drejtësinë me votimin për kufizimin e imunitetit. “…Më lejoni t’ju them që në vitin e sapo mbyllur politik, Partia Socialiste ka bërë, për hir të marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe të mos dështimit, për herë të tretë radhazi me turp të Shqipërisë, aq sa asnjë forcë politike nuk ka bërë këta 20 vjet, e aq më tepër pastaj në opozitë. E kemi bërë me vetëdije të plotë. Kemi marrë edhe kosto politike të ditës, pasi përfaqëso-jmë një popull opozitar me të drejtë të revoltuar çdo ditë nga keqqeveris-ja. Nuk do të lëmë pa bërë asgjë që duhet dhe që ne mund të bëjmë për t’i dhënë Shqipërisë shans deri në minutën e fundit që të marrë statusin e vendit kandidat. Nuk ka kush-tëzim, aq më tepër që varianti i mi-ratuar për kufizimin e imunitetit është variant i propozuar nga ne…”, tha dje Rama në një interviste për “Vision Plus”. Ai shtoi gjithashtu se kryefjala e fushatës së ardhshme do të jetë ekonomia. “Ekonomia do të jetë në fokusin e vëmendjes dhe e

gjithë rrugëtimit tonë deri në fitoren e qershorit. Sepse, në fund të fundit, është produkti bazë i qeverisjes dhe sot shqiptarët jetojnë ende më keq se katër vjet më parë, nga pikëpamja e ekonomisë së tyre familjare. Ashtu sikundër ekonomia kombëtare vuan, madje lëngon në një krizë shumë të rëndë”, tha ai. Rama theksoi se PS-ja ka një program të ri, që do të pasqy-rohet në rrugëtimin e tij me bazën. “Kemi një alternativë për t’ua bërë shqiptarëve sa më të qartë zgjedhjen e 10 muajve më vonë; Mes një Shqipë-rie ku ka punësim real dhe jo rritje papunësie; Ku ka taksim të nder-shëm dhe jo një taksë të sheshtë që privilegjon vetëm 1% të popullsisë dhe në tërësi, bën që vetëm 5% e shq-iptarëve të ndihen sot më mirë, ndërkohë që 95% paguajnë më shumë taksa se 7 vjet më parë; Për një Shqipëri ku të ketë një fshat që prodhon dhe sh-et duke jetuar normalisht, e jo një fshat të braktisur në mëshirën e fatit; Për një Shqipëri ku shërbimi shëndetësor je-pet sipas nevojës së secilit dhe jo sipas xhepit, ku sot ky sistem shëndetësor lë jashtë të gjithë ata që janë të papunë

sepse janë të pasiguruar. Pra, rreth 1 milion njerëz që për të marrë shërbi-min shëndetësor duhet të paguajnë mbi dhe nën dorë; Për një Shqipëri me arsimim më të mirë, sigurisht, pa kor-rupsion dhe pa falsifikime dhe jo me një sistem arsimor të korruptuar, që në fund prodhon dhe diploma pa asnjë vlerë; Një Shqipëri ku të ketë shtet që garanton sigurinë e jetës dhe të pronës dhe jo një Shqipëri ku vetëm në tre mua-jt e fundit ka një bilanc vrasjesh, pla-gosjesh, gjymtimesh të atillë që është më i madh sesa ai i Irakut dhe Afganistanit të marra së bashku”, tha ai.

“Imuniteti nuk është një çështje që mban peng apo çliron statusin e vendit kandidat. Statusi i vendit kandidat është një çështje shumë më komplekse që ka të bëjë me avancimin në mënyrë të njëkohshme të reformave dhe të 12 prioriteteve”

TIRANË Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u kthye optimist nga vizita e zhvilluar në Bruksel lidhur me mundësitë që Shqipëria ka për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në një konferencë për shtyp, i pyetur për çështjen në fjalë, Panariti u përgjigj se shanset janë, porse nevojitet edhe mi-ratimi i disa ligjeve të tjera që janë fu-tur në procedurë parlamentare dhe që kërkojnë edhe mbështetjen e opozitës. “…Ajo që kërkohet është që konsensu-si i madh, kompromisi i madh i arritur dhe që u materializua në votimin e ligjit për reformën zgjedhore, të vazhdojë me votimin me të njëjtën frymë të ligjeve të tjera që kërkojnë dy të tretat e mbështetjes, që do të thotë se ligjet që tashmë janë futur në procedurë parla-mentare, pasi kanë kaluar fazën e kon-sultimeve, fazën e diskutimeve, inter-pretimin teknik të mbështetjes ligjore, duhet detyrimisht të mbështeten me konsensus të gjerë nga të dyja palët. Këto, kurrsesi, nuk mund të jenë pjesë e agjendave partiake. Bëhet fjalë për ligje që kushtëzojnë të ardhmen e Shq-ipërisë dhe ku kompromisi duhet ar-ritur me çdo kusht”, - nënvizoi ai. Por ajo që surprizoi qëndrimin e tij dje pas kthimit nga Brukseli ishte deklarata që ministri i Jashtëm dha për çështjen e imunitetit. Pavarësisht se për dy muaj

rresht, kryeministri Berisha fajësoi opozitën se po bëhet pengesë për mar-rjen e statusit, duke mos votuar kufiz-imin e imunitetit, kryediplomati thek-soi në anën tjetër se imuniteti nuk është pjesë e 12 kushteve të kërkuara nga Brukseli dhe se statusi për vendin kandidat nuk varet nga kjo çështje. “…Nuk është një çështje që mban peng apo çliron statusin e vendit kandidat. Statusi i vendit kandidat është një çështje shumë më komplekse, që ka të bëjë me avancimin në mënyrë të njëkohshme të reformave dhe të 12 pri-oriteteve të përcaktuara në mar-rëveshjen me Komisionin Europian, kështu që një çështje e vetme nuk mund të mbajë peng një proces të tërë...”, tha ai. Panariti sqaroi më tej: “Çështja e imu-nitetit nuk është pjesë e 12 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian, por është një sfidë që Shqipëria, poli-tika shqiptare i vuri vetes dhe që ka të bëjë, në një farë mënyre, për krijimin e një bazamenti më të shëndoshë për in-stitucionin e sistemit të drejtësisë dhe, në këtë kuptim, pa dyshim, mbetet një obligim për t’u realizuar, gjë që kërkon konsensus”. Panariti nuk sheh ndonjë arsye se pse një draft i tillë të mos voto-het në Kuvend: “Unë nuk shikoj abso-

lutisht asnjë lloj arsyeje pse ne të mos avancojmë për votimin e këtij ligji, për sa kohë që në draft propozimin e ligjit të dyja palët ranë në konsensus të plotë, madje u votua propozimi i opoz-itës dhe, padyshim, këndqasjet e ndry-shme për mënyrën sesi shikohet voti-mi apo si kushtëzohet votimi i këtij ligji, për mua nuk duhet të bëjnë pengesë, por duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të arritur konsensus, për të arritur të gjitha hapësirat e kom-promisit dhe unë jam i bindur se këto hapësira ekzistojnë, përpos alterna-tivës që është shpalosur tashmë nga mazhoranca për eventualitetin e orga-nizimit të një referendumi popullor, por që është një instrument edhe ky de-mokratik por, për të cilin, nuk kemi ko-hë, sepse të gjitha këto kërkohen që të realizohen në një hark kohor maksimal-isht trijavor në mënyrë që të kemi shpresën që të reflektohen siç duhet në progresraportin e Komisionit Europian, i cili është dhe baza e vendimmarrjes për dhënien e statusit të vendit kandidat”. Ministri i Jashtëm tha se Shqipëria ka një perspektivë të qartë europiane dhe ka bërë progres të dukshëm në avancimin me reformat integruese.

N.PerNdoj

Rama: Nuk kushtëzojmë paketën tonë me heqjen e imunitetit

Panariti pas Brukselit: Statusi nuk mbahetpeng nga imuniteti

Kreu i PS-së Edi Rama flet për çështjen e imunitetit, strategjinë e PS-së dhe rrugëtimin që do të ketë me bazën

TIRANË Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj, deklaroi dje se opozita ka afat deri në fund të muajit shtator për të vendosur për imunitetin. Në të kundërt, sipas tij, mazhoranca do të fillojë procedurat për referendum. “Ne do të kemi maturinë dhe pjekurinë që të presim deri në elementin e fundit kohor, pra shtatorin. Mund të ketë ndonjë kthim apo ndryshim kursi nga ana e Partisë Socialiste, gjithsesi, unë pak shpresoj. Duhet të kemi durimin të shkojmë deri në fund dhe më pas, kur të shohim se nuk ka më mundësi dhe nuk ka më asnjë dëshirë nga ana e PS-së, do të optohet për referendumin. Jo për një referendum të ndryshimit kushtetues, ne jemi të qartë se ai është një mënyrë tjetër, pasi ne nuk e arrijmë dot, pasi duhet dhe vota e pakicës, porse në bazë të referendumit të përgjithshëm”, tha Alibeaj. Ai sqaroi dhe arsyet përse mazhoranca refuzon paketën e

socialistëve për ndryshime kushtetuese. “Do të jetë Kuvendi ai që do të marrë fuqi më të mëdha se Presidenca. Dhe ky është defekt i madh. Ajo parti politike që do të ketë fuqi, peshë më tepër se kushdo, do të jetë pakica. Sepse, nëse do të dojë pakica të mos votojë qoftë dhe për teka, qoftë dhe për inat, pa asnjë lloj arsye politike, shteti mund të bjerë në impas. Të mund të mos miratojmë dot gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm”, - tha ai.

Imuniteti, alibeaj: E presim ps-në deri në fund të shtatorit

Edmond Panariti

Page 4: Gazeta Mapo

Kur punonjësi i shërbimit informativ të shtetit, për nevoja të punës dhe interesa të shërbimit, caKtohet jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për Kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) nga 36 km deri 60 km 8 000 lekë/muaj;b) nga 61 km deri 100 km 10 000 lekë/muaj;c) nga 101 km deri 150 km 13 000 lekë/muaj;ç) nga 151 km deri 200 km 15 000 lekë/muaj;d) mbi 200 km 20 000 lekë/muaj.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbulojë shpenzimet për punonjësit e Shërbimit sekret, që për nevoja pune caktohen larg vendbanimit të tyre. Shtesa në pagë, nga 8 mijë-20 mijë lekë/muaj

Leonard Bakillari

TIRANË Qeveria ka vendosur “të hapë” thesin për të gjithë punon-jësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, që ushtrojnë detyrën larg banesave të tyre. Gjatë ditës së djeshme, me një vendim të posa-çëm të Këshillit të Ministrave, u vendos kompensim financiar për të gjithë punonjësit e Shërbimit sekret, që për nevoja pune cakto-hen të shërbejnë jashtë vendban-imit të tyre. Ky kompensim lloga-ritet sipas kilometrave që duhet të udhëtojnë punonjësit e SHISH-it për të shkuar në punë, duke kapur një vlerë financiare nga 8 mijë lekë në muaj deri në 20 mijë lekë në muaj. Vlera minimale paguhet për ata që janë larg vendbanimit nga 36 deri në 80 kilometra, ndërsa vlera maksimale prej 20 mijë lekësh në muaj u jepet në formë kompensimi të gjithë punonjësve që do t’u duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra. “Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të SHISH-it, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin e juridiksionit të qen-drës së punës, ku punonjësi është transferuar. Kjo pagesë do të për-fitohet edhe nga punonjësit që janë aktualisht të transferuar, por jo nga punonjësit që emërohen për herë të parë në SHISH”- thuhet në vendimin e qeverisë. Por për të për-fituar kompensimin e udhëtimit, të gjithë punonjësit e SHISH-it që janë ngarkuar me detyra jashtë territorit të vendbanimit të tyre duhet të paraqesin disa dokumente pranë drejtorisë juridike dhe Burimeve Njerëzore. Sipas VKM-së, lista e do-kumenteve nis me një kërkesë me shkrim nga ana e punonjësit të SHISH-it, ku duhet të përcaktohet edhe vendbanimi aktual, përfshi ed-he një vërtetim për vendbanimin de-ri te fotokopja e kartës së identitetit dhe certifikata e gjendjes civile. Qe-veria gjithashtu përcakton se efektet financiare që rrjedhin nga ky ven-dim duhet të përballohen nga bux-heti i miratuar për SHISH-in, insti-tucion ky që ngarkohet për zbatimin e vendimit të Këshillit të Mini-strave. Kompensimi financiar për udhëtimin e punonjësve të SHISH-it vjen menjëherë pas vendimit të kreut të ri të këtij institucioni për të shkarkuar gjithë drejtorët në rrethe, të cilët u zëvendësuan bren-da tri ditësh. Kompensimi financi-ar dhe buxheti i nevojshëm për kryerjen e operacioneve të fshehta nga ana e SHISH-it kanë qenë dy nga kërkesat e vazhdueshme që ky institucion i drejtonte Kuvendit në diskutimet për buxhetin. Por të dhënat tregojnë se fondi i akordu-ar për SHISH-in pësoi ulje vit pas viti, duke vënë në vështirësi finan-

Qeveria “hap thesin” për SHISH: Kompensim për rrugën larg shtëpisë

MAPO4 E EnjtE, 6 gusht 2012www.mapo.al

Të gjithë agjentët e shërbimit sekret që do të punojnë larg vendit ku banojnë do të kompensohen për shpenzimet e rrugës. Ja sa shkojnë rritjet në pagë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA E MBIKËQYRJES SË FALIMENTIT NJOFTIM

Në zbatim të nenit 282/3 pika b) e ligjit Nr 9919, datë 19.05.2008 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr 8901, datë 23.05.2002 “ Për Falimentin” si dhe pikës 12 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 852, datë 21.10.2010 “ Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentit” njoftohen të gjithë individët që kërkojnë të aplikojnë për të filluar procedurat e pajisjes me liçensën e Administratorit të Falimentit se duhet të plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin si më poshtë:

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar 2. Të mos ketë qënë i dënuar penalisht. 3. Të mos ketë detyrime financiare të papaguara pranë organeve tatimore 4. Të ketë përfunduar një program të ciklit të dytë të studimeve, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë , në profilin

ekonomik dhe/ose juridik; 5. Të ketë përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet në fushën e ekonomisë; 6. Të zotërojë një garanci bankare në vlerën 1 000 000 (një milion ) lekë për të siguruar dëmet që mund ti shkaktojë të

tretëve si pasojë e veprimtarisë së tij si administrator falimenti; 7. Të mos ketë qënë në proçes falimentimi ose anëtar i Këshillave Mbikqyrës apo drejtues i shoqërive në proçes

falimentimi ose likuidimi, të paktën për 5 vitet e fundit; 8. Të mos jetë ne kushtet e papajtueshmërisë me funksionin e administratorit , ku përfshihet të mos punojë në Agjencinë e

Mbikqyrjes së Falimentit, të mos jetë përmbarues gjyqësor, apo të mos ushtrojë çdo profesion tjetër që është i papajtueshëm.

Kandidati, ne momentin e regjistrimit në Agjenci, duhet të paraqesë këto dokumenta:

1. Formulari i aplikimit, i cili tërhiqet pranë zyrave të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit; 2. CV , së bashku me dokumentacionin që provon përvojën prej 10 vitesh në fushën e ekonomisë; 3. Kopje të kartës së identitetit ose pasaportës së vlefshme; 4. Dëshmi penaliteti; 5. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që vërteton që nuk ka detyrime tatimore të papaguara.6. Diplomën së bashku me listën e notave, të noterizuar, me anë të së cilës provon përfundimin e një nga programeve të

ciklit të dytë të studimeve, sipas legjislacionit për arsimin e lartë. 7. Dokumentacionin me anë të së cilit provon se zotëron një garanci bankare në vlerën 1 000 000 ( një milion) lekë; 8. Dokumentacionin që vërteton se nuk ka qënë më proçes falimentimi ose anëtar i Këshillave Mbikqyrës apo drejtues i

shoqërive në proçes falimentimi ose likuidimi, të paktën për 5 vitet e fundit, të lëshuar nga organet kompetente. Në mungesë të tij , një vetëdeklarim, nën përgjegjësi penale, se nuk ka qënë në proçes falimentimi ose likuidimi, të paktën për 5 vitet e fundit;

9. Deklaratë se do të ushtrojë veprimtarinë e administratorit të falimentit në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet profesionale

Dokumentacioni shoqërues i kërkesës, duhet të jëte në gjuhën shqipe, ose me përkthim të çertifikuar rregullisht sipas legjislacionit në fuqi , si dhe do të jetë jo më i vonë së 3 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës. Kandidati është përgjegjës përsonalisht për vërtetësinë dhe saktësinë e dokumentacionit të depozituar pranë Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentit.

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit është data 17 Shtator 2012. Në datën 18 Shtator 2012 do publikohet lista e kandidatëve që do vazhdojnë më tej proçedurat mbi liçensimin. Dokumentacioni duhet dorëzuar në adresën : Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit, Bulevardi “ Zogu I-rë”, Tiranë

Nr.Kontakti: 04 2259388 (int: 71177) E-mail: [email protected] Cel: 0662077444 [email protected] Cel: 0662091002

2. për përfitimin e pag-esës sipas pikës 1, të këtij vendimi, punon-jësi i shIsh-it, paraqet pranë Drejtorisë juridike dhe Burimeve njerëzore dokumenta-cionin e poshtëshënuar:

a) kërkesë me shkrim, me gjenealitetet e plota, adresën ku banon aktualisht familja e tij, si dhe adresën ku banon përkohësisht vetë punonjësi.

b) fotokopje të kartës së identitetit dhe certifi-katë të gjendjes civile.

c) vërtetim nga njësia administrative, ku të

vërtetohet vendbanimi i familjes dhe i vetë punonjësit të shërbimit Informativ të shtetit, pavarësisht nga gjendja civile.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për shërbimin Informativ të shtetit.

4 ngarkohet shërbimi Informativ i shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

ciare këtë institucion, aq sa disku-timi në Kuvend përqendrohej shpesh te letra dhe boja e munguar. Me ndryshimin e drejtorit të SHISH-it, duket se qeveria ka ni-sur ta mbështesë financiarisht këtë institucion, duke nisur fillimisht me kompensimin e punonjësve që janë larg banesave të tyre. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Mi-nistrave vendosi të miratojë kom-pensimin e punonjësit të Shërbim-it Informativ të Shtetit, për shkak të natyrës së veçantë të punës dhe kufizimeve ligjore.

Dokumentet për kompensimin

Vlera minimale paguhet për ata që janë larg vendban-imit nga 36 deri në 80 kilometra

Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika

f kus

Page 5: Gazeta Mapo

02 MAPO 13 qeRSHOR 2012www.gAzetAmApO.cOm

rrethe Beqir Visha tregon për “Mapo”-n se në dy takimet me vajzën është përpjekur të mos e prekë temën për të cilën ajo ndodhet në qeli dhe ato që janë publikuar në media

7465

Visha: Vajza është mërzitur, por nuk është penduar për vrasjen. Më tha që ka qenë e detyruar të qëllojë

Beqir Visha thotë se e bija s’ka pran-uar që i ka shkruar ajo SMS-të për Fiqiri Muçën, të cilin e ekzekutoi pak kohë më parë në Kërrabë të Tiranës. “Vajza më ka thënë që nuk i ka shk-ruar ajo sms-të dhe se Fiqiriu që kishte dy-tre telefona, i ka rregullu-ar vetë ato (mesazhet), ia ka dërguar vetes”, tha Visha në një bisedë me “Mapo”-n, ndërsa ndodhej në shtëpinë e vajzës tjetër të tij në një fshat të Tiranës. Babai i 18-vjeçares, që ndodhet në qeli e akuzuar për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i cili dyshohet të ketë abuzuar me të që në moshë të mitur e që pati me të një marrëdhënie 4-vjeçare, thotë se e ende nuk ka kërkuar nga vajza të mësojë të plotë historinë e abuzimit.

TakimetBeqir Visha tregoi se kishte

takuar dy herë vajzën dhe kishte biseduar me të për më shumë se dy orë, por në pjesën më të madhe të ko-hës biseda është përqendruar te gjëra të tjera dhe jo te ngjarja dhe shkaqet e saj. Sipas Vishës, e bija i ka treguar se ka qenë e detyruar të kryejë vrasjen. “Ai e ngacmonte, e merrte në telefon. E kërcënonte dhe për këtë ajo s’ka pasur rrugë tjetër”, thotë Visha, që na shpjegon se fliste nga shtëpia e vajzës tjetër të martu-ar në një fshat të Tiranës. “I kam thë-në të rrijë e qetë, unë do ta mbështes deri në fund”, thotë ai, ndërsa shpjegon se i ka dalë përkrah të bi-jës pas vrasjes, duke justifikuar se ajo nuk ka pasur zgjedhje tjetër. Madje ai thotë se e vlerëson atë për aktin që ka bërë. I pyetur për gjend-jen e Nazimes në qeli, Visha tha se

ajo ishte e mërzitur. “Ka qenë në gjendje të rëndë më parë, por tani ishte më e qetë. Është e mërzitur, por nuk është bërë pishman, nuk është pendu”, thotë ai duke shpjeguar se e bija i kishte thënë që nuk kishte pa-sur rrugë tjetër. Ai ka shpjeguar ed-he se para se të ndodhte krimi vajza ka qenë shumë e shqetësuar dhe ka tentuar disa herë të vrasë veten.

Familja“I kam çuar të takojë njërin nga

vëllezërit, Dhurin, por filluan të qa-nin dhe ai nuk donte të ikte nga qe-lia”, thotë Visha ndërsa flasim. Bur-ri shpjegon se ka dashur të marrë me vete edhe djalin tjetër, Zaimin, që është më i madh në moshë, por shpjegon se ka qenë e pamundur, pa-

si ai sapo hapet kjo bisedë fillon të qajë dhe ai nuk mund ta marrë me vete. “I ka rritur vetë (Nazimeja), prandaj”, shpjegon ai gjendjen e dy vëllezërve më të vegjël të 18-vjeçares që ndodhet në qeli. Burri thotë se ende nuk ka takuar avokaten e va-jzës, por pret ta bëjë këtë. Nga ana tjetër ai thotë se ka dalë në televizion për të dërguar një mesazh familjes Muça, se nuk u ka borxh dhe se kërkon që të kontaktojë me vajzën tjetër që është e martuar me vëllain e viktimës. Ai tha se u ka kërkuar atyre që ta lejo-jnë vajzën të hapë telefonin dhe të bise-dojë me familjen e saj.

MesazhetVisha thotë se nuk ka dashur ta

ngacmojë të bijën sa i përket marrëd-

hënieve dhe historisë së abuzimit ndaj saj prej Fiqiri Muçës. Ai thotë se në ato dy orë e më shumë që ka mundur të qëndrojë me të në dy ja-vët e fundit, ka folur më shumë për gjëra të tjera, për njerëzit jashtë dhe familjen, sesa për ngjarjen dhe atë që e parapriu. Ndërkohë shpjegon se e bija ka mohuar t’i ketë dërguar sms viktimës. Sipas Vishës, vajza i ka thënë që nuk i ka shkruar ajo sms-të, ndërsa i ka thënë edhe se Muça mund t’ia kishte dërguar ato vetes, pasi ai mbante tre celularë dhe mund ta ketë bërë këtë vetë. “Vajza ime nuk ka pasur telefon, pasi iu prish ai që kishte, që i ra në ujë dhe ka përdorur telefonin tim për shumë kohë”, tha Visha.

Babai i Nazimes rrëfen takimin me të bijën në qeli: E vërteta e SMS-ve

5MAPOe enjte, 6 SHtAtOR 2012www.mApO.Al

Mjekët pohuan se vajza ka pasur aktivitet seksual që në moshë të mitur, duke konfirmuar dëshminë e saj se ishte abuzuar që në moshën 13-vjeçare

Nazime Visha, vajza 18-vjeçare nga periferia e kryeqytetit, e akuzuar për vrasje me dashje të 45-vjeçarit Fiqiri Muça, nuk ka qenë asn-jëherë shtatzënë. Rezultatet e para vijnë nga mjekësia ligjore, e cila me kërkesë të proku-rorisë ekspertoi të dyshuarën për vrasje, me qëllim konfirmimin e dëshmisë së saj, por edhe mesazheve telefonike të gjetura në tele-fonin e viktimës. Edhe pse ekspertiza nuk ka ende version zyrtar, paraprakisht thuhet se 18-vjeçarja nuk ka qenë asnjëherë shtatzë-në dhe nuk ka kryer abort. Rezultatet e pa-ra tregojnë se 18-vjeçarja ka patur aktivitet seksual të hershëm, pra në moshë të mitur, çka konfirmon një pjesë të dëshmisë së saj, se viktima ka kryer me të marrëdhënie sek-suale që në moshën 13-vjeçare. Konkluzioni është arritur pas një bashkëpunimi mes anëtarëve të mjekësisë ligjore dhe mjekëve gjinekologë të spitalit civil. Ekspertiza e va-jzës është kryer në prani të psikologes së cak-tuar nga shteti, e cila duhet të mbikëqyrë Na-

zime Vishën dhe më pas duhet të përpilojë një raport që do t’i vihet në dispozicion prokurorisë për gjendjen mendore të së pan-dehurës. Tashmë mjekët pritet të zyrtarizo-jnë rezultatet e ekspertizës, e cila do t’i për-cillet prokurorisë për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen. Sipas rezultateve të pa-ra, konfirmohet një pjesë e rëndësishme e dëshmisë së 18-vjeçares, e cila ka deklaruar në polici se është abuzuar në moshë fare të mitur nga Fiqiri Muça. Po ashtu, dyshime ka

edhe për SMS-të e gjetura në telefonin e vik-timës, që tashmë është sekuestruar nga prokuroria dhe po i nënshtrohet ekspertim-it teknik. Në disa prej mesazheve që dys-hohet se janë dërguar nga një numër i për-dorur nga 18-vjeçarja, ndër të tjera vajza thotë se do vriste veten së bashku me fëmi-jën që kishte në bark. Por ekspertiza e rrë-zon një version të tillë, duke hedhur dyshime të forta mbi autorësinë e mesazheve telefon-ike të sekuestruara në telefonin e viktimës.

SMS-ja për shtatzëninë, ekspertiza e rrëzoi, 18-vjeçarja s’ka qenë shtatzënë

ekspertiza mjeko-ligjore që u krye ndaj 18-vjeçares nazime Visha, pritet të pasohet nga një tjetër ekspertizë. Këtë radhë, për të përcaktuar gjendjen mendore të saj. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se do t’i kërkojnë mjekësisë ligjore ekspertimin psikik të 18-vjeçares, e cila ka pësuar traumë që në moshë fare të vogël, çka reflektohet edhe në sjelljen e saj në paraburgimin 313. Sipas psikologes, që është caktuar të mbajë nën kontroll të dyshuarën për vrasje, por edhe autoritetet e paraburgimit 313 në kryeqytet, thonë se vajza ka filluar të shfaqë paqëndrueshmëri mendore. Sipas burimeve nga paraburgimi 313, ku ajo po mbahet në masën e arrestit me afat, ka shfaqur shenja gëzimi dhe euforie që ndodhet në burg. Sipas psikologëve, këto shenja i shfaqin persona të paraburgosur, që ende nuk e besojnë që ndodhen në qeli dhe që vijnë nga mjedise më të dhunshme se ai që ofron një burg. me qëllim verifikimin e gjendjes mendore të së dyshuarës, prokuroria pritet të kërkojë kryerjen e ekspertimit psikik për 18-vjeçaren, ndërsa psikologia e caktuar për të ndjekur rastin e saj do të paraqesë dhe një raport ku do të jepet vlerësimi për gjendjen mendore të nazime Vishës.

Psikologia: 18-vjeçarja e paqëndrueshme, shfaq gëzim që ndodhet në burg

Beqir Visha tregoi se kishte takuar dy herë va-jzën dhe kishte biseduar me të për më shumë se dy orë, por në pjesën më të madhe të kohës biseda është përqendruar te gjëra të tjera dhe jo te ngjarja dhe shkaqet e saj

Babai i Nazime Vishës, Beqir Visha

Nazime Visha

Page 6: Gazeta Mapo

MAPO6 E EnjtE, 6 shtator 2012www.mapo.al

FIeR-gjashtë inspektorë të task-forcës kundër duhanit në Fier janë keqtrajtuar dhe mbajtur peng brenda një njësie lokal në qytetin Fier. ng-jarja është shënuar mesditën e së martës, ndër-sa emri i lokalit dhe pronarëve që kanë dashur të qëllojnë, madje dhe grisin procesverbalet e mbajtura për shkelje të ligjit të duhanit, nuk janë bërë të ditur. pesë inspektorët dhe shefja e task-forcës, shpëtime Kalemi, kanë qenë në ambien-tet e lokalit për të ushtruar kontrollin antiduhan, por kanë ndeshur në rezistencën e pronarëve të

lokalit që, sipas saj, i kanë fyer dhe për një farë kohe nuk i kanë lejuar të dalin nga njësia, ndërsa u kërkonin që të grisnin gjobat. Deklarata është dhënë nga ana e përgjegjëses së task-force për rrethin Fier, njëkohësisht dhe nëndrejtore teknike e Drejtorisë së shëndetit publik, shpëtime Kalemi. sipas saj, grupi i ngritur sipas udhëzimit të ministrit ka nisur kontrollet pas fushatës publicitare të organizuar ditë më parë, qysh nga e hëna e parë e këtij muaji. “Është ten-tuar të dhunohemi, jemi shtyrë dhe fyer prej disa

njerëzve që nuk duan të zbatojnë këtë ligj. I kemi kërkuar ndihmë policisë bashkiake dhe asaj të rendit dhe nuk na janë përgjigjur”- tha Kalemi në një deklaratë për mediat. Vetëm në ditën e djeshme në Fier janë gjobitur katër njësi shitjeje (lokale) me gjoba 50 mijë lekëshe, gjoba të cilat do të derdhen brenda dhjetë ditëve në numrin e llogarisë së task-forcës. Kontrolli parashikon jo vetëm subjektet private, por edhe të gjitha institucionet shtetërore, si bashki, komuna, prefektura, qark dhe institucionet shkollore.

Dhunë ndaj task-forcës antiduhan, mbahen peng në lokalkronika

TIRANË Oficer i policisë që akuzohet se ka ndihmuar Dritan Dajtin gjatë arratisë së tij disavjeçare i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të kërkuar lirimin nga qelia. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Mariglen Muça, që ndodhet në qeli që prej vitit 2009 kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë me argumentimin se ka përfunduar koha e mbajtjes në paraburgim. Por Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për gjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda me një trupë tjetër gjyqësore, pasi sipas gjykatës është pikërisht ky institucion që nuk ka marrë parasysh kërkesën e të pandehurit Muça, duke mos pranuar ta shqyrtojë. Ish-polici i

akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se kishte kontakte me kunatin e Dajtit, Erges Xhoxhaj, edhe ky i arrestuar dhe se ka ndihmuar Dajtin gjatë kohës që ai ishte në arrati, duke u fshehur në Durrës. Sipas kërkesës për gjykim, oficeri Muçaj i ka siguruar një uniformë policie kunatit të Dajtit, uniformë të cilën më pas e ka përdorur Dritan Dajti për të realizuar, sipas prokurorisë, disa dokumente të falsifikuara përmes të cilave u shpëtonte kontrolleve të policisë. Kjo uniformë, thotë prokuroria, ishte marrë më herët nga Maringlen Muçaj në policinë e Korçës, në kohën që ai ishte oficer policie në këtë qark.

Oficeri i Dajtit kërkon lirinë në Gjykatë të Lartë

Prokuroria e Tiranës ka nisur ndjekjen penale për 13 dëshmitarë të bandës së Durrësit, të cilët akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rreme. Kallëzimi u depozi-tua më 3 shtator nga dy prokurorët e çështjes

Leonard Bakillari

TIRANË Përfundimi i procesit gjyqë-sor ndaj 16 të akuzuarve si pjesë e “Bandës së Durrësit” pritet të paso-het nga një tjetër çështje, por këtë radhë në qendër të hetimit do të jenë dëshmitarët e gjyqit 4-vjeçar. Bëhet fjalë për të paktën 13 dëshmitarë të akuzës dhe mbrojtjes, të cilët do të ndiqen penalisht nga Prokuroria e Tiranës, pas kallëzimit për dëshmi të rreme. Duket se formula e betimit për të thënë të vërtetën para trupit gjykues, do t’u hapë mjaft probleme me drejtësinë disa personave, të cilët kanë dëshmuar gjatë procesit ndaj të pandehurve të Bandës së Durrësit. Sipas burimeve, mësohet se të pak-tën 13 persona janë kallëzuar penal-isht në Prokurorinë e Tiranës nga dy prokurorët që përfaqësuan akuzën në procesin gjyqësor ndaj të ash-tuquajturve anëtarë të “Bandës së Durrësit”. Të gjithë dëshmitarët e paditur akuzohen për dëshmi të rre-me, duke tentuar të fshehin të vër-tetën për ngjarjet ku ata kanë qenë

Mbyllet banda e Durrësit, hapet dosja për 13 dëshmitarë “të rremë” ITAlI Policia italiane ka vënë në

pranga një shqiptar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, sasi të konside-rueshme lënde narkotike si dhe materialet me të cilat përgatitej droga për treg. Sipas burimeve policore, 31-vjeçari shpërndante cilësi të konsiderueshme lënde narkotike dhe heroine kryesisht në periferi të Milanos. Gjatë hetimeve është vënë re se

shqiptari ka shpërndarë lëndë narkotike në një qendër tregtare dhe gjatë arrestimit, atij i janë gjetur në xhep rreth 100 gramë drogë. Më pas nga kontrolli në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, 127 municione si dhe 5 kg lëndë narkotike. Nga rezultatet e para të analizave kimike rezulton se 127 gramë e lëndës së sekuestruar është e llojit kokainë, 1.2 kg heroinë dhe sasia tjetër e lëndës narkotike është ende e papërcaktuar.

armë dhe drogë, pranga shqiptarit në Itali

dëshmitarë. Burime të Prokurorisë së Tiranës pohuan se dy prokurorët e çështjes ndaj Bandës së Durrësit, Anton Martini dhe Behar Dibra, ka-në depozituar më 3 shtator kallëzi-min në fjalë, menjëherë pasi është zbardhur vendimi edhe në Gjykatën e Apelit. Sipas këtij vendimi, që la në fuqi dënimet e Shkallës së parë, dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e kallëzuar penalisht nuk janë marrë parasysh, pasi janë në kontradiktë me provat e tjera të administruara në dosjen e hetimit dhe gjykimit. Duke qenë se vendimi ndaj 16 të pan-dehurve të Bandës së Durrësit ka marrë formë të prerë, Prokuroria për Krime të Rënda tashmë kërkon ndjekje penale për dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi të rreme, duke mbrojtur të pandehurit. Mes doku-menteve të depozituara nga Proku-roria e Krimeve të Rënda në organin e akuzës së kryeqytetit janë edhe ko-

pjet e vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq, të vitit 2005, kopje të procesverbaleve të mbajtura në seancat gjyqësore mbi dëshmitë që secili nga 13 dëshmitarët ka pohuar, si dhe dy kopje të vendimeve të Shkallës së Parë dhe Apelit për Kri-met e Rënda që dënojnë të pandehu-rit. Prokurorët pohojnë se dëshmi-taret veç e veç, duke përshkruar disa vrasje ose kanë ndryshuar përshkr-imin fizik të autorëve të dyshuar, ose kanë gënjyer në gjykatë, duke po-huar se ditën e krimit të dyshuarit po drekonin me të. Gjatë procesit gjyqësor që zgjati për katër vite në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk kanë munguar debatet e ashpra në sallën e gjyqit, pasi në shumë raste prokurorët nuk kanë qenë dakord me dëshmitë e dhëna. Madje në disa raste ata kanë kërkuar ndjekjen pe-nale të dëshmitarëve, madje duke urdhëruar edhe arrestimin në sallën e gjyqit të njërit prej tyre. Aktualisht në proces gjyqësor është një ish-pu-nonjës policie, për të cilin proku-rorët kërkuan hetim për dëshmi të rreme. Por kallëzimi i bërë së fundi në prokurori është rasti i parë që prokuroria kërkon hetimin e një gru-pi dëshmitarësh për dëshmi të rreme, ose ndryshim thëniesh në sallën e gjy-qit. Superprocesi ndaj të akuzuarve si pjesë e “Bandës së Durrësit” mori for-më të prerë në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi dënimet me burgim të për-jetshëm deri në 20 vjet heqje lirie për të akuzuarit.

gjatë procesit gjyqësor që zgjati për katër vite në gjykatën e Krimeve të rënda, nuk kanë munguar debatet e ashpra në sallën e gjyqit, pasi në shumë raste prokurorët nuk kanë qenë dakord me dëshmitë e dhëna

Instituti Shqiptar i Medias fton gazetarët dhe opinionistët e medias që të marrin pjesë në debatin profesional “Media për median”, duke paraqitur shkrime dhe ese rreth prirjeve kryesore të zhvillimit të medias. Ky debat do të identifikojë dhe analizojë zhvillimet kryesore në skenën e sotme mediatike shqiptare. Debati do të jetë i hapur për komunitetin e medias: gazetarët, reda-ktorët, ekspertët dhe studiuesit që i njohin më nga afër problemet e medias. Disa nga temat mund të lidhen me rregullimin ligjor të medias, marrëdhëniet me adminis-tratën qendrore dhe lokale, nivelin profesional dhe etik të gazetarëve, problemet etike në median e re, transparencën e medias, tregun dhe pronësinë e saj, aksesin në informacion, vetërregullimin etj.Pjesëmarrësit ftohen të paraqesin opinionet e tyre në ese jo më të gjata se 2000 fjalë. Ar-tikujt do të botohen online në një blog të lidhur me websajtin e ISHM të titulluar “Media për median”. Blogu do të jetë i hapur për komente, që do të mundësojnë zgjerimin e debatit pro-fesional për median. Në blog do të përfshihen rreth 30 ese/artikuj.Pjesëmarrësit duhet të shënojnë në krye të esesë/artikullit emrin dhe mbiemrin, si dhe një numër kontakti. Esetë që do të përzgjidhen do të shpërblehen me një pagesë të arsyeshme.Esetë mund të dërgohen duke filluar nga data 20 shtator dhe duke përfunduar më 20 dhje-tor në adresën: [email protected].

Instituti Shqiptar i MediasRruga Gjin Bue Shpata, Nr 8, Tiranë, Tel/Fax +355 42 22 98 00

www.institutemedia.org

THIRRJE PËR ESE RRETH PROBLEMEVE TE SOTME TE MEDIAS

MEDIA PËR MEDIAN: NJË FTESË PËR DEBAT

Të pandehurit e bandës së Durrësit

Mariglen Muçaj dhe Erges Xhoxhaj në gjyq

Page 7: Gazeta Mapo

rrethenjë 56-vjeçar, ish-kryeplak në një fshat të milotit, është plagosur dje pas një konflikti pronësie. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, mësohet se pjetër preçi, 56 vjeç, është qëlluar me pistoletë. plagosja e tij sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit

mësohet se ka ndodhur pas një konflikti pronësie në tregun e qytetit, të cilin palët pretendojnë se është i tyre. pas debateve mes preçit dhe të dyshuarit për plagosjen, moisi pjetri, ky i fundit ka nxjerr pistoletën duke qëlluar mbi pjetër preçin dhe duke plagosur

rëndë atë. pas plagosjes autori i krimit i shoqëruar edhe nga një person tjetër janë larguar me shpejtësi, për t’i shpëtuar arrestimit, por mbërritja e shpejtë e policisë ka bërë që moisi pjetri të ndalohej thuajse menjëherë pas plagosjes.

shkurt

Sherri për parkimin, të shtëna armësh në Korçë

Korçë- Panik në qytet, rikthehen krismat e armëve, qëllohet ndaj një të riu, pranga autorëve të ngjarjes. Banorët e qytetit të Korçës janë tronditur rreth orës 12:00 të të mërkurës nga të shtëna me armë që janë dëgjuar përgjatë bulevardit “Republika”. Krismat e shumta kanë tmerruar kalimtarët dhe automjetet që ishin në lëvizje në pikun e tyre, por për fat të mirë nuk ka patur të lënduar. Uniformat blu të qytetit juglindor bëjnë me dije se Taulant Konica, 24 vjeç, banor i fshatit Vashtmi, ka qenë me automjetin e tij X5, ndërkohë që

është grindur për parakalim të gabuar me dy persona të tjerë, banues në qytetin e Korçës dy ditë më parë. Sherri ka marrë të tjera përmasa, por falë një rastësie nuk është kthyer gjithçka në një tragjedi të vërtetë. Nga policia juglindore mësohet gjithashtu se shtetasit Samuel Pengu dhe Eanthi Muçllari, të dy të moshës 19 vjeç, në grindje e sipër kanë goditur me mjete të forta 24-vjeçarin dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit të këtij të fundit, i cili gjendej i parkuar në afërsi të vendit të quajtur “Valbona”.

Vrasja e 17-vjeçarit, pranga katër të rinjve në LezhëKatër të rinj u arrestuan dje nga policia e Lezhës, të akuzuar për vrasjen e një bashkëmoshatari të tyre dhe plagosjen e një tjetri, pas një sherri grupesh rivale në fshatin Blinisht. Katër të rinjtë, 20-vjeçari G. Marku; 24-vjeçari K. Prendi; 17-vjeçari O. M; si dhe 21-vjeçari N. Gjoka; sipas burimeve zyrtare të policisë janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e 17-vjeçarit D. Bardhoshi. Të ndaluarit janë vënë në pranga po në fshatin Blinisht dhe janë shoqëruar në polici, ku janë marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës

në fshatin Blinisht të Lezhës, ku 17-vjeçari Danjel Bardhoshi u vra me armë zjarri dhe një bashkëmoshatar i tij me iniciale V.M. mbeti i plagosur pas një sherri mes të rinjsh. Sipas policisë thuhet se të rinjtë, të ndarë në grupe rivale mes njëri-tjetrin, janë konfliktuar fillimisht në fshatin Kallmet të Lezhës, duke u rrahur me grushte dhe mjete rrethanore, por pas konfliktit të paradites ngjarja ka vijuar më tej. Mbrëmjen e të martës teksa Bardhoshi dhe Marku po ktheheshin nga Lezha për në banesën e tyre, kanë hasur në një pritë.

Pranga suedezit, u kap me 9 pistoleta në MuriqanShKodër-Arrestohet nga policia e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit shtetasi suedez Lars Tommy Rosen, i cili po transportonte 9 pistoleta të llojit “Ekol Special” të kalibrit 9 milimetra, me destinacion Gjermaninë, që janë gjetur në autobusin e linjës Prishtinë-Hamburg. Mësohet se suedezi u është bashkuar pasagjerëve tjerë në qytetin e Gjakovës dhe deri në momentin e kontrollit nuk ka shfaqur asnjë shenjë të dyshimit për pistoletat të cilat po i transportonte. Gjatë kontrollit të Policisë Kufitare në dy çanta të cilat suedezi mbante me vete në bordin e autobusit u gjetën edhe 9 pistoletat. Në autobus ndodheshin rreth 50

pasagjerë tjerë, të cilët udhëtonin në drejtim të shtetit gjerman dhe ishin kryesisht shtetas nga Kosova dhe disa nga Shqipëria. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 pistoletat, të cilat ishin të reja, ndërsa në karikatorët e tyre nuk kishte fishekë, si dhe një I-Pad dhe në telefon celular. Vetëm 4 ditë më parë në këtë pikë kalimi kufitar u bë sekuestrimi i 4 kilogramëve drogë të llojit heroinë dhe 868 gramë kokainë, me destinacion Europën Perëndimore. Materialet në ngarkim të shtetasit Lars Tommy Rosen i kaluan Prokurorinë për Krime të Rënda për trafikim ndërkombëtar të armëve luftarake.

Grupi i Nard Idrizit dhe vëllait të tij është gjetur fajtor nga policia e Vlorës edhe për grabitjen e një ban-ke në Vlorë. Ndërkohë që dje një nga pjesëtar i grupit që sipas policisë është një vijim i bandës së Zani Çaushit është ekstraduar nga Greq-ia, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre. Policia publikoi dje edhe fotot nga kamerat e sigurisë së bankës Raifaissen, e cila u grabit me armë

kohë më parë në qytetin e Vlorë, ndërsa njoftoi se kishte ekstraduar nga Greqia Mili Velikon, 24 vjeç, ed-he ky i dyshuar si anëtar i bandës. Policia njoftoi se në kuadër hetime-ve pas operacionit “SFIDA 2”, falë sigurimit të provave shkencore, është bërë i mundur zbulimi i au-torësisë së grabitjes me armë të Raif-feisen Bank, në afërsi të Shkollës së Naftës, ndodhur më datë 13 dhjetor 2010. Nga hetimet ka rezultuar se au-

torët e kryerjes së kësaj grabitjeje ja-në Nardi dhe Joni Idrizi dhe banda e tyre (të arrestuar në kuadër të oper-acionit “SFIDA 2”). Policia tha se personat në fjalë dyshohen edhe për një seri grabitjesh të tjera. Ndërkohë banda që është cilësuar si organiza-të kriminale, do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Policia thotë se banda ishte e lidhur me atë të Zani Çaushit dhe se vëllezërit Idrizi kanë pasur kontak-

te me persona të kësaj bande të dënuar me burg. Një vëlla, i Joni dhe Nardi (Fatbardh) Idrizi ka qenë në bandën e Çoles, atë të Zani Çaushit, dhe që është vrarë në përpjekje me bandat kundërshtare po në Vlorë. Vëllai i tyre, që ka qenë pjesë e ban-dave të Vlorës, quhej Leonard Idrizi. Pas vrasjes së tij rreth viteve ‘97-‘98, një nga vëllezërit e tij ka ndërruar emrin, duke vënë emrin e vëllait të vrarë.

Grabitje si në filma, policia zbardh pamje të tjera të grupit të Nard Idrizit

Pronari i një lokali në Vlorë është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa dyshohet se motivi i krimit është një konflikt pronësie. Një tjetër i ri mbeti i plagosur në ngjarje

Një i ri i sapo kthyer nga emigracio-ni, pronar i një lokali në Vlorë, është ekzekutuar në orët e vona të mbrëmjes së të martës, ndërsa ndod-hej në kafenenë e tij. Viktima Ama-rildo Delaj u ekzekutua në mesnatë në lokalin e tij te lagjja ‘Lirimi’, në dalje të qytetit, nga persona ende të panjohur, ndërsa një tjetër i ri mbe-ti i plagosur prej breshërive të ar-mëve, për të cilat policia thotë se mund të vijnë pas një sherri pro-nësie.

Ngjarja Sipas hetimeve të para të policisë,

autori i është afruar lokalit nga rru-ga kryesore duke lëvizur më tej për në brendësi të pallatit, nga ku fush-

ëpamja ne korridorin e krijuar mes pallatit dhe lokalit me fasadë xhami ishte mjaft e qartë. Policia bën me di-je se autori ka shkrepur kallashin dhe viktima ka marrë disa plumba, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e shumta. Blutë e Vlorës kanë gjetur 11 gëzho-ja në vendin e krimit, ndërkohë mësohet se autori ka qenë me kapele

dhe është larguar në brendësi të pal-lateve. Policia që ka shkuar men-jëherë në vendngjarja ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë, por mësohet se ende nuk ka një identitet për personin që mund të ketë kryer krimin.

HetimiNëpërmjet një njoftimi për shtyp,

policia njoftoi se në vrasjen e të mar-tës ka mbetur i plagosur jashtë rrezi-kut 1 person me inicialet S.B., po 27 vjeç, banues në Vlorë. Policia tha se Amarildo Delaj banues në Vlorë ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. “Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen hetime intensive dhe të pandërprera për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motiveve.”- thuhet në njoftimin e policisë. Burime të policisë thanë se pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje për motive pronësie, por po hetohet ed-he për konflikte të mundshme të të riut gjatë kohës që ka qenë në emi-gracion, prej nga ishte kthyer prej pak kohësh.

Ekzekutohet 27-vjeçari, vrasësi e qëlloi nga jashtë lokalit

Grabitësit të kapur nga kamera e sigurisë

Plagoset me armë ish-kryeplaku, sherr për pronën7MAPOe enjte, 6 SHtAtOR 2012

www.mApO.Al

Policia njoftoi se në vrasjen e të martës ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut 1 person me inicialet S.B., po 27 vjeç, banues në Vlorë. Policia tha se Amarildo Delaj banues në Vlorë ndërroi jetë në spitalin e Vlorës

Vendi ku ndodhi krimi

Page 8: Gazeta Mapo

Qeveria miraton vendimin e kalimit në pronësi të shtëpive të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie

Ndërtimet e bëra para vitit 1991, pose-duesit e të cilave nuk disponojnë certi-fikatë pronësie, do të bëhen tashmë pronarë të ligjshëm të shtëpisë, apo sipërfaqes që zotërojnë rreth saj. Qeve-ria miratoi dje vendimin për “Përcakti-min e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre”. Sipas vendimit, institucioni i autorizuar nga Këshilli i Ministrave për kalimin në pronësi të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, dhe të tru-allit funksional të tyre, kur nuk posedo-hen akte fitimi pronësie, është bashkia ose komuna, ku gjendet pasuria e palu-ajtshme. “Institucioni i autorizuar ve-pron gjatë procedurave të regjistrimit fillestar me kërkesë të regjistruesit apo të një personi ose të çdo grupi të ngarkuar nga kryeregjistruesi apo me kërkesë të individit (kërkuesi), sipas nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pa-surive të paluajtshme””, - thuhet në ven-dim. Në të përcaktohet se pjesë e procesit

për kalimin në pronësi të ndërtimeve, të pasurive të paluajtshme e të truallit funksional të tyre do të jenë subjektet që plotësojnë kushtet e përcaktuara, si më poshtë: “Objektit të ndërtuar t’i ketë për-funduar karabinaja dhe mbulesa deri më 10.8.1991; trualli funksional duhet të re-zultojë fizikisht i lirë dhe i pazënë nga ndërtime pa leje, të cilat janë objekt i ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtime-ve pa leje”, të ndryshuar; madhësia e sipërfaqes së truallit funksional në posedim të përfituesit të jetë ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri në daljen e ligjit nr.7693, datë 6.4.1993, “Për urbanistikën”; në rastet kur madhësia e sipërfaqes së truallit funksional në posedim të për-fituesit është më e madhe se ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri në daljen e ligjit nr.7693, datë 6.4.1993, “Për urbanistikën”, ajo sipërfaqe kalon në pronësi nga shteti tek individit, sipas procedurave të për-caktuara nga legjislacioni në fuqi; ob-jekti, trualli nën të dhe trualli funk-sional të mos jenë të regjistruar në regjistrin publik të pasurive të palua-jtshme apo edhe kur janë të regjistru-ar, mungon akti i fitimit të pronësisë; objekti i ndërtuar dhe trualli funksion-al janë të patrajtuar nga legjislacioni përkatës për njohjen, kthimin e kom-pensimin e pronës apo për legalizimin dhe urbanizmin e ndërtimeve pa leje”. Regjistrimi fillestar i këtyre pasurive

do të bëhet në mënyrë sistematike nga regjistruesi, një person ose grup per-sonash të ngarkuar nga kryeregjis-truesi apo me kërkesë të individit. Nëse bëhet me kërkesë të individit, në zonat ku ka përfunduar regjistrimi fillestar, ajo depozitohet tek institucioni i autor-

izuar, e shoqëruar me dokumentet e mëposhtme: dokumentin e lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasur-ive të Paluajtshme (ZVRPP), që vërte-ton se pasuria nuk është e regjistruar në regjistrin publik apo është regjistruar dhe i mungon akti i fitimit të pronësisë; planin e rilevimit të pasurisë, të për-gatitur nga një subjekt i licencuar për punime topografike; vërtetimin e lësh-uar nga ZVRPP-ja se për këtë pasuri të paluajtshme nuk ka pasur kërkesë për regjistrim nga ndonjë subjekt tjetër; dokumentin zyrtar, të lëshuar nga organet e pushtetit vendor brenda kompetencave të tyre, që provon se ndërtimi është bërë para vitit 1991. Për-

fituesi i pasurisë së paluajtshme, në ko-hën e marrjes së certifikatës së pronë-sisë, paguan në numrin e llogarisë së caktuar nga institucioni i autorizuar tarifën e shërbimit, masa e të cilës do të caktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të minis-trit të Brendshëm. Nëse Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajt-shme, gjatë verifikimit formal konsta-ton praktika abuzive apo korruptive të institucionit të autorizuar, paraqet menjëherë kallëzim në prokurorinë kompetente. Sipas vendimit, mos-marrëveshjet që lindin gjatë zbatim-it të vendimit mund të ankimohen në gjykatë.

Procedurat, tapi për shtëpitë e ndërtuara para vitit 1991

MAPO8 E EnjtE, 6 gusht 2012www.mapo.al

ekonomi

Pas datës 7 shtator do të ndalo-het çdo prokurim i fondeve të buxhetit për shpenzime opera-tive, përjashtohen shërbimet për ushqimin, ilaçet dhe blerjet e vogla. Hiqen dietat e punon-jësve për udhëtimet jashtë vendit dhe trajnimet, më pak lekë edhe për telefonat

Jonida Tashi

Pas datës 7 shtator, administrata do të futet zyrtarisht në stinën e “dietës” sa i takon shpenzimeve operative. Nuk ka më festa, shpërblime, dieta, udhëtime jashtë shtetit, seminare apo trajnime për punonjësit e ad-ministratës. Pas kërkesës së bërë nga min-istri i Financave, Ritvan Bode, Këshilli i Mi-nistrave ka miratuar dje vendimin “Për di-siplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2012”, i cili parashikon ngrirjen e një sërë shpenzimeve adminis-trative, me përjashtim të shërbimeve për ushqimin apo medikamenteve dhe blerjeve të vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi. Krahas bllokimit të fondeve, vendimi ndalon edhe punësimet e reja në administratë. “Pas datës 7 shtator 2012, bot-imi i çdo lloj njoftimi, përjashtuar njoftimin e kontratës së nënshkruar për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzime opera-tive të njësive të qeverisjes qendrore, sipas

përcaktimeve në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të bëhet me miratimin e ministrit të Finan-cave, pas vlerësimit të burimit të financim-it. Përjashtohen nga ky rregull fondet bux-hetore që shkojnë për shërbimin e ushqim-it apo medikamenteve në ato njësi të qe-verisjes qendrore në të cilat kryhet ky shër-bim, blerjet e vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi. Çdo funksion në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i mi-ratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në fund të vitit. Përjashtohen nga ky kufizim vendet e paplotësuara, për të cilat është realizuar konkursi, si dhe ras-te tepër specifike, për të cilat merret mirati-mi i ministrit të Financave. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qen-drore pezullohen”, - thuhet në vendim. Po kështu, paketa e masave parashikon uljen me 20 për qind të masës së mbulimit për shpenzimet e telefonisë celulare për nëpu-nësit dhe ngrirjen e fondit të veçantë deri në datën 5 dhjetor. “Masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të redukto-het 20%, për çdo përfitues sipas përcakti-meve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”. Fondi i veçantë, i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor

miratohet vendimi, shkurtohen shpenzimet për administratën

“objektit të ndërtuar t’i ketë përfunduar karabinaja dhe mbulesa deri më 10.8.1991, ndërsa trualli funksional duhet të rezultojë fizikisht i lirë dhe i pazënë nga ndërtime pa leje”

2012”, - përcaktohet më tej në vendim. Po kështu, të punësuarve në administratë do t’u hiqen edhe dietat për udhëtimet jashtë vendit, të cilat do të kryhen vetëm nëse janë të ndonjë rëndësie të veçantë dhe do të jenë për një kategori të kufizuar punonjësish, ndërsa trajnimet dhe seminaret e parashi-kuara për këtë vit do të bllokohen. “Shpenz-imet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të ud-hëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufi-zuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesë-marrjeje, merret paraprakisht miratimi i

ministrit të Financave. Trajnimet/semina-ret/kurset jashtë vendit për nëpunësit e një-sive të qeverisjes së përgjithshme, të para-shikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratu-ara për vitin 2012, bllokohen. Fondet bux-hetore të papërdorura deri në miratimin e këtij vendimi për trajnimet/seminaret/kur-set, përfshirë këtu edhe trajnimet e ITAP-it brenda vendit për nëpunësit e njësive të qe-verisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fon-det buxhetore të miratuara për vitin 2012, të reduktohen në masën mbi 50%”, - përcakton vendimi. Ministria e Financave i argumenton këto masa me faktin se gjatë monitorimit në disa institucione janë vërë re probleme dhe shkelje në mënyrën sesi zbatohet legjislacio-ni për pagat dhe shpërblimet.

“Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish.

Pezullohen kërkesat edhe për punësimin me kontrata të përkohshme. Në administratë do të plotësohen vetëm vendet për të cilat është bërë konkursi si dhe raste tepër specifike, për të cilat merret miratimi i ministrit të Financave

Qytetarë në Hipotekë

Page 9: Gazeta Mapo

WWW.MAPO.AL

Në pak muaj të ‘90-‘91-shit, kohë kur shqiptarët bënin masë shesheve duke shembur diktatorë, Rudian Zekthi i bën masë qarkut elektrik të letërsisë sonë

Shqipërimi i titujve, Kur tradhtia ndaj autorit përligjet?Katër përkthyes dëshmojnë për laboratorin e tyre të ‘rikrijimit’ të veprës, duke filluar nga titulli. Ose duke mbaruar tek ai.

press

Estetizimi i dhimbjes në romanet e Tufës, Erebarës dhe Arapit Letërsia shqiptare e kritika, pa viteve ‘90, aq sa mbijetoi dhe me mjetet që trashëgoi, maksimalisht mund të pranonte personazhet e zhbërë, kaotikë...

ex libris

A fair poem[Mbi librin “Panair” të Rudian Zekthit]

kritika pse MapO acadeMe?

KUR JEZUITËT DENONCONIN FISHTËNZbulimi i dokumenteve sekrete të raportimit në Vatikan

Dhurata Shehri

Shumë është folur shumë dhe është ndjerë mungesa e kritikës së librit në përgjithësi e të letërsisë më veçan. Arsyet, si vetë mungesa, ekzistojnë dhe janë shumë, po përmendim vetëm disa, jo sipas radhës së rëndë-sisë.

Kritika letrare, si vlerësim e gjy-kim sistemor e subjektiv mbi letërsi-në, ka statusin e ndërmjetëses mes veprës e lexuesit, por edhe statusin post festum, si produkt që vjen pas shkrimit të letërsisë, tashmë edhe ajo vetë pjesë e këtij shkrimi në kup-tim më të gjerë. Në ndërmjetësinë që merr përsipër kritika letrare në Shq-ipëri është tronditur parakushti i be-simit. Thënë ndryshe, lexuesi nuk i beson më kritikës. Po ta heqim mën-janë faktin se ajo është e re edhe në raport me letërsinë shqipe, ajo është luhatur mes himnizimit, anatemimit dhe ideologjizimit sidomos këtë gjysmëshekullin e fundit. Sot kritika letrare vuan nga rënia e hierarkive, por paradoksalisht edhe nga mos rë-nia e hierarkive. Ajo vuan subjektiv-itetin e vet, siç paradoksalisht vuan anti subjektivitetit të vet. Mungesa e kritikës shqipe pas rënies së push-tetit të ideologjisë lidhet tashmë ed-he me pushtetin e terminologjisë. Në këtë fazë ajo ka marrë trajtat e zbrazëtisë metagjuhësore. Me rënien e ideologjisë, e mbetur pa in-strumentet e terminologjisë, ajo i është drejtuar subjektivizmit të ska-jshëm. Si e tillë, e papeshë ajo është lehtësisht e kërcënueshme me mar-gjinalizim, siç po ndodh.

Në mes të të gjitha mungesave të kritikës letrare në Shqipëri, ajo që shkëlqen më shumë është mungesa e një mediumi kritik, i një reviste apo gazete kritike.

Revistën Kritike “Letra” e theme-luam për të plotësuar disi këtë mung-esën e fundit, për të krijuar fizikisht mundësinë e një mediumi, dhe pastaj, dalëngadalë, për të fituar besimin në statusin e ndërmjetësit.

Shumëkuptimësia e fjalës “Letër” që zgjodhëm për titull të revistës so-në do të na prijë.

EDITORIAL

Mungesa e kritikës dhe e një mediumi të saj

Është në fakt një ‘thyerje’ e gazetarisë së përditshme, një kalim nga ‘breaking news’ në ‘breaking views’, nga lajmi i parë te pikëpamja, ose pikëpamjet e ekspozuara dhe të debatuara. Është një përpjekje e parë për të shërbyer si urë mes botimeve apo konferencave akademike dhe shtypit të përditshëm. Sigurisht, pa pretendimin e përditësimit të akademikes, kjo do të qe e pamundur, por për njëfarë zbutjeje të hendekut që ekziston mes shkrimit akademik dhe shkrimit për kronikën e së përditshmes. Në këtë vazhdë, ky numër i MAPO Academe sjell, një pjesë të artikujve të numrit të parë të revistës ‘Letra’, një e përkatërmuajshme kritike, botim i Departamentit të Letërsisë, Fakulteti i Filologjisë, të Universitetit të Tiranës.

Page 10: Gazeta Mapo

10E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

PRESS

SHQIPËRIMI I TITUJVE

Katër përkthyes dëshmojnë për laboratorin e tyre të ‘rikrijimit’ të veprës, duke filluar nga titulli. Ose duke mbaruar tek ai.

A e filloni përkthimin nga titulli apo nga teksti?

Mirela Kumbaro: Jo, asnjëherë! Përkthimi i titullit është etapa e fun-dit me të cilën mbyllet procesi i përk-thimit të një libri apo qoftë edhe të një tregimi.

Vetëm pasi e kam asimiluar, in-terpretuar, ndjerë e bërë timin gjithë tekstin deri në pikën e rishkrimit prej meje, vetëm atëherë mund të përkthej titullin, i cili duhet të jetë me tekstin e përkthyer, në po atë sim-biozë që është teksti i origjinalit me titullin e vet.

Nëse ndodh e kundërta, përkthi-mi i titullit do të ishte një fjalëpërf-jalëzim i pavlerë...

Edmond Tupja: Zakonisht, përkthimin e titullit e lë për në fund. Në fakt, herë pas here, përkthimi i tij ose, më saktë, gjetja e tij, më vjen qysh në fillim, jo të procesit të përk-thimit, por të leximit fillestar të tek-stit burimor, d.m.th. me syrin e lex-uesit. Kjo gjetje nis e më pëlqen ose, në të kundërt, fillon të mos më pëlqe-jë pasi mbaroj leximin e dytë të tek-stit burimor, d.m.th. me syrin e përk-thyesit. Gjithsesi, përcaktimin për-fundimtar të titullit në shqipe (përk-thim, përkthshtatje, përshtatje ose gjetje e një titulli tjetër për lexuesin shqiptar), e bëj pasi e kam mbaruar përkthimin.

Jonila Godole: Në përgjithësi kur duhet të përkthej diçka, e nis që nga titulli. Ndonjëherë ky mund të jetë një titull pune, pra jo i përcaktu-ar qartë qysh në fillim, por sidoqoftë qëndron në krye të fletës kur unë fil-loj punën.

Drita Çetaku Turdiu: Do të ishte më e saktë nëse do të thoja nga teksti, sepse ndonjëherë më është dashur t`i rikthehem titullit të librit dhe mëshpesh atyre të kapitujve pë

t`i dhënë ngjyrimin e duhur në për-shtatje me përmbajtjen e tekstit. Kjo nuk nënkupton patjetër ndryshim të kuptimit nga origjinali, por më shumë një lojëz me mundësitë që të ofron gjuha.

Përkthimi i titullit- besnikëri absolute apo tradhti e justifikuar?

Mirela Kumbaro: Varet se çfarë kuptojmë me besnikëri. Besnikëri ndaj kuptimit po! Dhe kuptimi del nga harmonia e së tërës me titullin.

Dhe nëse për hir të besnikërisë ndaj kësaj harmonie duhet tradhtu-ar versioni origjinal i titullit, po, unë tradhtoj dhe ndihem e justifikuar.

Edmond Tupja: Herë besnikëri absolute, herë besnikëri relative, herë tradhti e përligjur, por gjithmo-në për hir të lexuesit pritës, në mënyrë që ai ta blejë librin e ta shi-jojë leximin e tij.

Jonila Godole: Në krye të herës kam menduar se duhet të isha sa më besnike e titullit të autorit, por tash mendoj ndryshe. Për shembull për titullin e librit “Die Verwirrungen des Zöglings Törleß” nga autori austriak Robert Musil (botohet së shpejti nga shtëpia botuese “pika pa sipërfaqe”), kanë qenë disa vari-ante: “Pështjellimet e kadetit Tör-leß”, “Trazimet e djaloshit Törleß”, “Pështjellimet e Törleß-it”. Asnjeri prej tyre nuk më ka kënaqur. Libri është shkruar në fillim të shekullit të 20-të, ku ekzistonin internatet, shkollat ushtarake dhe ekzistonin emërtime të ndryshme për nxënësit e shtresave të larta që i ndiqnin kë-to shkolla. Sot një shekull më vonë shumë emërtime të këtij lloji besoj se nuk janë të qarta për të rinjtë dhe mund t’i irritonin ata nëse do të kishin në dore një titull libri të rën-

Në përgjithësi kur duhet të përkthej diçka, e nis që nga titulli. Ndonjëherë ky mund të jetë një titull pune, pra jo i përcaktuar qartë qysh në fillim, por sidoqoftë qëndron në krye të fletës kur unë filloj punën.

KUR TRADHTIA NDAJ AUTORIT PËRLIGJET?

Edmond Tupja

Page 11: Gazeta Mapo

11E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

duar. Nga ana tjetër, një titull i tillë si “Pështjellimet e djaloshit Törleß” të kujton menjëherë “Vuajtjet e djaloshit Werther” të Goethes, prej nga është marrë edhe analogjia. Mbase më mirë do të ishte ta tradh-tonim pak autorin dhe për të mirë të tij të shënonim thjesht: “Djaloshi Törless” ose në variantin e shq-ipëruar “Djaloshi Terles”.

Drita Çetaku Turdiu: Për men-dimin tim shprehja besnikëri abso-lute nuk mund të jetë krejtësisht e përshtatshme as për përkthime në fushat që kërkojnë saktësi të lartë. Kësisoj, duke mos dashur të tradh-toj autorin, parapëlqej që nëpërmjet përkthimit të “riprodhoj” artistiki-sht dhe me ngjyrimet e nevojshme tekstin e shkruar prej tij, mundësi që letërsia ta ofron bujarisht.

I kujt është titulli i përkthimit i autorit apo i përkthyesit?

Mirela Kumbaro: Besoj i përk-thyesit, por për t’i qëndruar besnik autorit dhe qëllimit të tij. Autori ka pasur parasysh lexuesin e tij kur ka vendosur titullin me të cilin do t’i flasë. Edhe përkthyesi duhet të ketë parasysh lexuesin e vet kur përk-then një titull me të cilin do të për-cjellë mesazhin që do të donte vetë autori.

Kjo nuk do të thotë që këta tituj të jenë gjithmonë të ndryshëm, ashtu sikurse nuk do të thotë që duhet të jenë rregullisht përkues.

Edmond Tupja: Kur titulli

përkthehet fjalë për fjalë (p.sh. nga Peyre de Mandiargues: Le Lis de mer = Zambaku i detit), ai është i autorit. Kur përkthshtatet ose përshtatet (p.sh. nga Marsel Prusti: Un amour de Swann = Kur dashuronte Suani), ai është i autorit dhe i përkthyesit. Kur ndryshohet (p.sh. nga Jean Gio-no: Un de Baumugnes = Litari i lum-turisë), ai është i përkthyesit.

Jonila Godole: Bashkëpunim dypalësh, por ndonjëherë shtëpia botuese mund të operojë si arbitër, të vendosë veton dhe të zgjedhë titul-lin që mund të jetë më i përshtatshëm për të ofruar librin te lexuesi. Natyr-isht duke shpresuar se do shmangen titujt klishe që ngjajnë më shumë me telenovelat se letërsinë e mirë.

Drita Çetaku Turdiu: Nëse fja-la titull në këtë pyetje nënkupton li-brin në tërësi, nuk ka dyshim që në çdo rrethanë vepra mbetet pjellë e autorit, ndërsa punën e përkthyesit do ta quaja, pse jo, birësim të kësaj krijese.

Cili ka qenë titulli më i bukur që keni përkthyer? Më i vështiri?

Mirela Kumbaro: “Për një fjalë goje”, drama e Natalie Sarraute, ku përdora një frazeologji të gjuhës shqipe për të përkthyer idenë e dramës, të shprehur edhe në frëngjisht me një tjetër shprehje frazeologjike. Dhe më i vështiri, por për të cilin ende nuk jam e kënaqur, titulli i tregimit të Slavenka Draku-liq, “Si i mbijetuam komunizmit,

madje edhe duke qeshur”.Edmond Tupja: a) Më i bukuri:

Litari i lumturisë; b) Më i vështiri: asnjëri.

Jonila Godole: Unë kam fatin të përkthej deri tani autorë të cilët i vlerësoj shumë dhe më frymëzojnë në punën time, kështu që të gjithë titujt e tyre më duken të përzgjed-hur me kujdes, për të mënjanuar paksa përcaktimin “i bukur” që mund të jetë apo jo subjektiv në letërsi. Një ndër titujt më të vështirë ka qenë ai i romanit “Gruaja e Mes-ditës” (Die Mittagsfrau) të autores bashkëkohore Julia Franck, fituese e disa çmimeve në Gjermani (në shqip nga shtëpia botuese Scander-beg). Në takimin që autorja pati me gati 12 përkthyes të gjuhëve të ndry-shme, në të cilat do të botohej ro-mani i saj, ndër të cilët isha edhe unë, kjo pikë hapi një diskutim të gjatë. Në romanin e Julia Franck vetëm në një pasazh të vogël për-mendet një gojëdhënë e vjetër sl-lave, sipas së cilës, die Mittagsfrau, një grua që vinte në pikun e drekës, në vapë, eliminonte çdokënd që gjente duke punuar dhe, i cili nuk i rrëfente pa pushuar një histori. Në

një farë mënyre, por shumë të largët, kjo shërbente si një metaforë për romanin. Vetë autorja kishte pa-sur një titull tjetër, por shtëpia e madhe botuese gjermane Fischer, kishte këmbëngulur pikërisht për këtë titull. Përkthyesi italian dëshi-ronte titullin Shtriga e drekës, për ta bërë pak më komercial librin që trajtonte një histori të dhimbshme gjatë dhe pas Luftës II Botërore. Megjithatë, në bashkëpunim me au-toren, unë vendosa ta përktheja titullin fjale për fjalë, meqë Gruaja e Mesditës, përmbante brenda vetes disa pista asociacioni për lexuesit.

Drita Çetaku Turdiu: Përkush-timi dhe pasioni që shpenzon gjatë përkthimit të një libri (të domos-doshme për një vepër letrare) e v ë sht i r ë s o j n ë p ë rz g j e d hj e n , megjithatë unë do të veçoja librin “Unë jam e Kuq ja” të nobelistit Orhan Pamuk, tepër tërheqës dhe i veçante për nga stili i të rrëfyerit. Të njëjtin libër do ta cilësoja edhe si më të vështirin në përkthim, për shkak se ngjarjet në të i përkasin një peri-udhe dhe një kulture tepër të her-shme dhe thuajse të panjohur për lexuesin tonë.

Unë kam fatin të përkthej deri tani autorë të cilët i vlerësoj shumë dhe më frymëzojnë në punën time, kështu që të gjithë titujt e tyre më duken të përzgjedhur me kujdes, për të mënjanuar paksa përcaktimin “i bukur” që mund të jetë apo jo subjektiv në letërsi

Kësisoj, duke mos dashur të tradhtoj autorin, parapëlqej që nëpërmjet përkthimit të “riprodhoj” artistikisht dhe me ngjyrimet e nevojshme tekstin e shkruar prej tij, mundësi që letërsia ta ofron bujarisht.

Jonila Godole

Mirela Kumbaro

Page 12: Gazeta Mapo

12 MAPO e enjte, 6 SHtAtOR 2012www.mApO.Al

CmYK

Page 13: Gazeta Mapo

13E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

Zbulimi i dokumenteve sekrete të raportimit në Vatikan

Kur jezuitët denonconin FishtënAgron Gjekmarkaj

Fishta si pak të tjera personazhe të historisë sonë ka qenë objekt intri-gash jo vetëm pas vdekjes për arsye tashmë të njohura, por dhe atëherë kur ai ishte në apogjeun e famës dhe autoritetit. Të çudit fakti se ai sulmo-hej e spiunohej nga sivëllezërit e tij meshtarë të urdhrit jezuit të cilët ishin kryesisht italianë. Çuditërisht, një prej denoncuesve të tij kryesorë në Vatikan është Giuseppe Valenti-ni. (I konvertuar kulturalisht në shq-iptar dhe i njohur si Zef Valentini.) Një nga identifikuesit e kësaj au-torësie ishte dhe At Zef Pllumi. Val-entini me të drejtë konsiderohet si njëri prej albanologëve më në zë për kontributin cilësor e kryesisht për veprën e tij 26-vëllimëshe “Acta Al-bania Veneta”). Jo rastësisht ne gjetëm në Arkivin e Shtetit një ra-port të rrallë, i cili është marrë në Va-tikan nga një dorë dhe mendje e ku-jdesshme dhe është sjellë në Shq-ipëri para pak vitesh me dëshirën që historianët të jenë sa më afër të vërtetave historike. Materiali në fjalë është i kompozuar nga disa letra të ndryshme me ob-jekt të njëjtë: Fishtën, të cilat i dërgoheshin Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit nga klerikët e lartë jezuitë nga Shkodra. Ajo çka na habit më shumë në këtë rast është fakti se nuk kemi të bëjmë m e i n f o r m a c i o n e t ë detyrueshme rutinë, por me akte të vullnetshme e të pastra spiun-imi, me një nivel të larte intrigash me qëllimin e përcaktuar të den-igrimit dhe dobësimit të pozi-tave të Fishtës në Vatikan, duke e paraqitur atë si anti-je-zuit, anti-italian dhe më shumë patriot shqiptar se ç’ia lejonte petku. Nuk hezitohet aspak në këtë tentativë të shpërdo-ret letërsia e tij si argument shoqëror dhe politik në favor të tezave jezuite. Kemi të bëjmë me një manipulim të rrethanave dhe kontekstit historik me këto hipoteza, thashetheme me burime infor-macioni të ashtuquajtura sekrete, që dëshmojnë për një mënyrë të vepruari meskine dhe mungese respekti ndaj shtetit shq-iptar dhe ligjeve te tij. Inicialet me të

cilat janë firmosur disa syresh të shpien te Zef Valentini, aso kohe personazh në pah i publicistikës në Shqipëri, si drejtor i revistës ‘Leka’. Në thelb të konfliktit është përdor-

imi i gjuhës shqipe në shkollat e klerit, ndaj së cilës Jezuitet ishin

kategorikisht kundër. Fishta ishte një nga mbështetësit krye-

sorë, gjë që e kishte dëshmuar që në vitin 1902, kur ishte drejtor i shkollës françes-kane, duke futur shqipen si gjuhë mësimi e jo tashmë kur shteti shqiptar ishte i konsoliduar dhe françes-kanët dhe shkolla e tyre le-

trare kultin e gjuhës e kishin bazik.

Këto letra variojnë në momentin kur shteti shq-iptar humbet gjyqin në Hagë për çështjen e shkol-lave katolike, të cilat u mbyllën në vitin 1933 nga ministri i atëher-shëm Mirash Ivanaj, në emër të një shkolle kombëtare laike. Diku nga fillimi i vitit 1935 Gjergj Fishta ngar-kohet nga Vatikani që të negociojë me mbretin

Zog për rihapjen e këtyre shkollave, në bazë të ven-

dimit të gjykatës ndërkom-bëtare. Gjatë këtyre bisedi-

meve At Gjergj Fishta do të

kërkonte të gjitha të drejtat e mohua-ra, për të cilat Zogu u tregua mjaft i arsyeshëm, por meqenëse ai ishte përfaqësues i të gjithë klerit, pra ed-he i jezuitëve në këto bisedime, nga këta të fundit ai do të shihej me shumë dyshim, sepse Mbreti prem-ton hapjen e shkollave, por vë si kusht gjuhën shqipe, gjë që përkon dhe me bindjen e Fishtës. Nga ky mo-ment ata mendojnë se Zogu (i cili pas amnistisë mbretërore të vitit 1929 i kishte përmirësuar mjaft raportet me poetin françeskan) është cytur nga Fishta për të arritur në një për-fundim të tillë dhe, me pretekstin që nuk kanë trupë pedagogjike për këtë gjuhë, ndërtojnë një mekanizëm akuzash të rënda pranë Selisë së Shenjtë për t’i hequr atij të drejtën e p ë r f aq ë s i m it p r a n ë Ob o r r it mbretëror. Në këtë përpjekje, siç do të shohim edhe nga letrat e përkthy-era, dalin në pah të gjitha kontradik-tat e hershme ndërmjet klerikëve italianë, të cilët në disa raste mbronin edhe interesat e qeverisë fashiste. Kë-to letra hedhin dritë mbi një periud-hë të caktuar historike e sidomos për Fishtën kaq të përfolur. Ato rrëzojnë versione pasionante të disa studi-uesve shqiptarë që vënë në dyshim kontributin e tij kombëetar dhe mar-rëedhëeniet me Italinë e Fashizmit. Ne e dimë që dy rrymat më të fuq-ishme të klerit katolik në Shqipëri kanë qenë Françeskanët dhe Jezuitët, të cilët në aktivitetin e tyre kanë pa-

tur disa ndryshime thelbësore përsa i përket qëndrimeve ndaj gjuhës, kulturës, kombësisë dhe politikës. Françeskanët si Fishta, Gjeçovi, Pre-nushi etj. kishin studiuar në Bosnjë dhe ishin influencuar dukshëm nga profesorët kroatë krijues të formulës “Atme e Fe’’, çka do të thotë krahas doktrinës kristiane edhe përpjekje për identitet kombëtar e kulturë kombëtare. Kjo formulë dhe ky parim dominoi veprimtarinë fetare dhe kulturore edhe në Shqipëri, me Fishtën si autoritet të padiskutu-eshëm. Ndërsa Jezuitet janë më uni-versalë. Ata përgjatë historisë së tyre, që kur u themeluan si urdhër nga In-jacio La Jola, janë marrë kryesisht me ruajtjen e autoritetit të Selisë së Shen-jtë dhe formimin shpirtëror e teo-logjik të besimtareve, duke synuar globalizmin katolik, pa u interesuar shumë për veçoritë kombëtare të popujve pranë të cilëve ata ishin mis-ionarë. Ky dallim në fillim të shekul-lit tjetër e në vazhdim qe shumë i dukshëm në Shqipëri, sepse mbështetja që gëzonin françeskanët ishte shumë e lartë. Natyrisht kjo u kushtëzua nga zgjedhja e tyre në fa-vor të shkrimit të gjuhës shqipe, kul-turës dhe problemeve kombëtare. Këto letra janë një lakmus që na ndi-hmon për të rrokur me mend sot as-pekte të ndërlikuara historike dhe në një farë mënyre rikonfirmojnë pos-tulatin e jezuitëve “Njihe armikun më mirë se veten”.

Në këtë përpjekje, siç do të shohim edhe nga letrat e përkthyera, dalin në pah të gjitha kontradiktat e hershme ndërmjet klerikëve italianë, të cilët në disa raste mbronin edhe interesat e qeverisë fashiste

Page 14: Gazeta Mapo

14E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

Parid Teferiçi

Flaka e një qiriu, në kushte ideale, mund të dallohet në errësirë nga 14 milje larg. Një hap më tutje qiriu zh-duket. Kthehesh, është atje. Po shëtite natën në perimetrin e qiriut të Naimit (sorry!...qiririt), mund të përplasesh me dikë, dhe të siguroj se nuk do jesh në kushtet ideale as ta përshëndetësh shqip dhe as t’i kërkosh ndjesë shqip. Në shqipen që njoh, nuk di cila është më e vështirë për t’u kuptuar: poezia e Rudian Zekthit apo bezdia e disave nga kjo poezi. E cila duket sot edhe më e parakohshme se kur u shkrua njëzet e ca vjet më parë. Dhe në fakt ndikimi i tij i thellë dhe i padiskutueshëm në shumë poetë të nëntëdhjetës e më pas,

më tepër ngjan fryt i joshjes keqkuptuese që ushtron origjinaliteti, sesa i kupti-mit (të paktën në epidermë) të ligjërim-it poetik më të sofistikuar deri më sot të shqipes. Ndërkohë, studiuesit e letërsisë, të cilët parapëlqejnë t’u mbi-jetojnë heroikisht rrethimeve të rrepta e të njëpasnjëshme të rrethanave lehtë-suese, nuk kanë arritur të shohin përtej gardheve të dafinave dhe të gjykojnë mbi anomalinë që përfaqëson Rudian Zekthi. Dikush më përmendte dada-istët dhe formulën e Tristan Tzara-s së të bërit poezi, duke ngjitur rastësisht fjalë të prera me gërshërë nga gazetat e ditës. Megjithëse kam bindjen se Tzara nuk donte të prishte poezinë, por gazetat (madje jo të përditshmet,

Dhurata Shehri

Prerjet tematike nuk të japin dorë gjithmonë për të studiuar një periudhë apo dukuri le-trare, të paktën në një letërsi relativisht të vogël si letërsia shqipe. Kur janë të ngjashme rrethanat letrare e jashtë letrare, kur proce-si letrar zhvillohet në qarqe të vogla e shumë të vogla, tema bëhet modë e moda kalon shpejt. Megjithatë, ka pasur raste në letërsi-në shqipe kur një temë është bërë dominante në letërsi prej rrethanash jashtë letrare e më pas e ka markuar një periudhë të caktuar, ndonjëherë edhe të gjatë, siç është letërsia e Rilindjes kombëtare.

Jo me të njëjtat përmasa, por nga të njëjtat shtysa nga jashtë letërsisë, në letërsinë shq-ipe të pas viteve ’90 (po përdorim këtë etik-etë në pritje të një më të mire) shfaqet tema e dhimbjes. Letërsia bashkëkohore shqiptare duket sikur ishte purifikuar shumë e shumë shpejt prej dhimbjes. Në fakt dhimbja ishte kryetema e letërsisë së pas realizmit social-ist, por njëkohshëm edhe tema tabu. Letër-sia optimiste dhe “faqekuqe” e realizmit so-cialit, me shëndetin e saj social e përjashton-te për arsye profilaktike temën “fytyrëz-behtë” të dhimbjes, e bënte tabu. Bashkë me temën u shndërruan në tabu edhe shkrim-tarët që shkruan për dhimbjen, u etiketuan etikisht (disidentët, të persekutuarit), duke u hequr mundësinë e gjykimit estetik, ndo-nëse pohimi dhe kujtesa e dhimbjes në ve-prat zinte kryet e vendit, estetizimi e sub-limimi letrar i saj nuk ndodhi aq shpesh.

Hierarkia e letërsisë shqiptare kishte funksionuar në mënyrë të dyfishtë, së pari duke asgjësuar hierarkinë e mëparshme, dhe duke krijuar ex novo hierarkinë e re mbi ba-za të forta ideologjike, por jo vetëm. Hier-arkia nuk përfshinte vetëm autorët dhe nuk kishte vetëm primatin e metodës, hierarkia ishte kapilare. Kishte edhe tema “të ngritu-ra”, edhe heronj “të ndritur” nga familje “të ngritura” etj. Viktimat siç nuk kishin vend në shoqëri, për fat të keq nuk kishin vend as në letërsi.

Letërsia shqiptare e kritika, pa viteve ‘90, aq sa mbijetoi dhe me mjetet që trashëgoi, maksimalisht mund të pranonte person-azhet e zhbërë, kaotikë, pa shtyllë kurrizore e pa identitet të tranzicionit të shprehur më së miri në penën e Fatos Kongolit, por ka gja-sa që nuk ishte e gatshme t’i pranonte vikti-mat, të vuajturit, të heshturit, të persekutu-arit, të mallkuarit që të paktën duheshin dënuar sërish, me heshtje.

Ishte e tepërt të përmendeshin, të bëhej letërsi për to, ish kulakët, ish të pasurit, ish klerikët, tashmë vetëm ish të persekutuarit.

Shkrimi katartik për dhimbjen nuk erdhi as shpejt e as ngadalë, dukej sikur kishte shumë dhimbje për të shkruar për dhimb-jen, por më shumë ishte frikë e turp të shk-ruar për të. Frikë mos dhimbja kthehej sër-ish e turp se mos ky shkrim të klasifikonte asgjësueshëm në kategorinë ish. Ndoshta e gjykojmë shumë ashpër mungesën e tyre në letërsinë shqipe pas viteve ’90. Ndoshta

dhimbja ishte shumë e thellë për t’u sublim-uar kaq shpejt. Edhe personazhet e dhim-bjes, si personazhet e Pirandelos, ishin ende në kërkim të autorit.

Duhet të presim fillimin e shekullit XXI që këto personazhe dhe kjo temë të marrë qytetarinë në letërsinë që përfillet nga kriti-ka e nga publiku. Lexuesi dhe kritika kanë pasur kohën e mjaftueshme për të harruar e për të pasur nevojë të kujtojë sërish harresën e vet të shëndetshme.

Shfaqen pak a shumë në të njëjtën kohë tre romane nga tre shkrimtarë të një brezi: kronologjikisht Tenxherja i Agron Tufës, Vezët e thëllëzës i Rudi Erebarës dhe Vajzat me çelës në qafë i Lindita Arapit.

Janë romanet e dhimbjes, të kujtesës perso-nale e kolektive, të sublimimit, të estetizimit të pabujë të vetes si subjekt e objekt shkrimi.

Ata marrin trajta në ndryshme e të ndry-shueshme nga njëri autor te tjetri: intimja e personalja e vogël, e brishtë dhe e përmbaj-tur në përmasa me aromën e hidhur të së shkuarës pa histori monumentale bëhet po-etikë e rrëfimit në vetën e parë të një bote që

pa u rrëfyer nuk mund të falet. Tjetri aty është sfond, jo pengesë, shkak e pasojë e re-flektimit për veten si prani e domosdoshme, por e mbyllur, me “çelës në qafë”. Ky është shkrimi i Lindita Arapit, që vuan ndërsa e ndërton botën e vet estetike, estetikën e vet të dhimbjes.

Agron Tufa shkruan ndryshe, Tenxherja është as romani i tij i parë, as më i gjati, as më i miri ndoshta. Është romani përmbyllës, i ciklit të dhimbjes që është bërë kujtim, i ku-jtimit të peshon e bëhet rrëfim, i rrëfimit që duke ndodhur ndërton një variant e variac-ion të vetes dhe botës që shndërrohet ndërkohë.

Rudi Erebara krijon një botë monotone, një monotoni madhështore, një monument të së keqes të çuar në skaj, përsëritur pafund, përditë, çdo çast, deri në sfilitje. Ligjërimi është i ashpër si natyra që nuk përshkruhet, por thjeshtë është. Dy njerëz, dy femra nuk kanë asgjë për të thënë, nuk e kanë luksin e përsiatjes, nuk kanë fuqinë për të menduar, ato vetëm ndërtojnë botën e vet të dhimbjes, të vetmuar, pa të tjerë. Kanë vetëm një detyrë, ta jetojnë pa fjalë kufirin e jetës.

Më pas mbetet heshtja madhështore e botës së krijuar, estetikisht.

Letërsia shqiptare e kritika, pa viteve ‘90, aq sa mbijetoi dhe me mjetet që trashëgoi, maksimalisht mund të pranonte personazhet e zhbërë, kaotikë, pa shtyllë kurrizore e pa identitet të tranzicionit

Estetizimi i dhimbjes në romanet e Agron Tufës, Rudi Erebarës dhe Lindita Arapit

Në pak muaj të ‘90-‘91-shit, kohë

kur shqiptarët bënin masë

shesheve duke shembur

diktatorë, Rudian Zekthi i

bën masë qarkut elektrik të

letërsisë sonë

EX LIBRIS

[mbi librin “Panair” të Rudian Zekthit]

A FAIR POEM

Hierarkia e letërsisë shqip-tare kishte funksionuar në mënyrë të dyfishtë, së pari duke asgjësuar hierarkinë e mëparshme, dhe duke krijuar ex novo hierarkinë e re mbi baza të forta ideologjike, por jo vetëm

Page 15: Gazeta Mapo

15E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

Ndër të gjitha shqisat, për grekët kryesorja ishte të parit, ndërsa për hebrejtë të dëgjuarit. Ndryshe nga shurdhi, i verbri ndoshta nuk sheh koren e botës, as luspat vezulluese të gjarprit të ekzistencës që shket mbi të

Shpesh harrojmë se ajo që dimë mbi botën është thjesht një bashkësi metaforash, të cilat kemi harruar se janë metafora. “Këmbët e tryezës” nuk janë këmbë të vërteta dhe nuk do ishim dhe aq të kënaqur sikur tryezat të na lëviznin

por të përditshmen); megjithëse nuk mohohet dot thelbi ikonoklast dhe hu-mori i zi jo vetëm i Rudit, por i tërë atyre të rinjve të revistës “E Përshtatshme”, prapëseprapë kam bindjen se poezia e tij nuk është dada, nuk është Zaum, nuk është hermetike, nuk është diçka që kish ngjarë më parë dhe as diçka që ka ngjarë më pas. Në pak muaj të ‘90-‘91-shit, kohë kur shqiptarët bënin masë shesheve duke shembur dikta-torë, Rudian Zekthi i bën masë qarkut elektrik të letërsisë sonë. Ka patjetër diçka patologjike në neverinë e tij për patosin letrar, por kjo ka sjellë shëri-min apo fashitjen e etheve te shumë poetë të brezit tim. Ai braktis hovet e tepruara thirrore të lirikës shqipe (me marrë armën apo kazmën, hakun apo uratën, me marrë vallen apo gotën ...ama të gjitha me synimin e vetëm me të marrë mendjen) dhe ndërmerr një shëtitje të vetmuar (gjysmë Linnaeus, gjysmë Walser) me të vetmin synim: me marrë pjesë në mrekullinë tragjike të ekzistencës, me marrë pjesë total-isht, me të gjitha shqisat, me të gjitha gradët e tij të lirisë, qoftë dhe me kos-ton e “gradës zero të shkrimit”. Në këtë shëtitje, gjuha nuk tërhiqet rrëshqan-thi për ta përkitur me sendet, por amëshimthi. Grekët ndanin mirë dy llo-je kohësh: kronos është koha e shtrirë, koha që të plak dhe të mëson me jetën

(tënden dhe të atyre që të sollën në jetë); kairos është koha e rastit, e çastit, koha që papritur të heq vëmendjen nga jeta dhe mësimet e saj. Martesa shtri-het në kronos, dashuria ngjet befas në kairos. Asnjëra nuk është koha e Zek-thit. Nuk arrita të gjej tjetër fjalë për të thënë çlirimin që Zekthi i bën gjuhës nga koha (kryesisht foljeve nga zgjed-ha gramatike dhe dramatike e zgjed-himit, por edhe përemrave duke i s h p r o n ë s u a r n g a z a p t i m e t e paligjshme, vetore a pronore, duke i kthyer në natyrën e tyre endacake dhe kalimtare), sesa të shëmtuarën (e pranoj) amëshimthi. Përfytyroni një syprinë xhami të mbuluar nga pluhuri. Shkruani aty me gisht “pluhur”. Aty ku gjendet e shkruar “pluhur” nuk ka pluhur si rrotull, por kjo e shton enig-mën përse këto “njolla” të tejdukshme nuk janë çfarë shihet pas tyre (dritë, degë, qiell, errësirë etj.), por janë çfarë i rrethon, opak dhe uniform, pluhur. Meqenëse përkufizimi kufizohet kaq saktësisht nga çfarë përkufizon, duhet edhe të pranojmë se ai është pikërisht çfarë nuk është? Nëse teshtini, Shën-det!, por prisni dhe pak. Le ta quajmë, këtë hap të parë, përputhje të gjuhës sonë me botën. Tani fshijeni mirë kre-jt syprinën (Shëndet! sërish) dhe shi-koni tej saj botën (dritë, degë ...etj.). Te Zekthi ky është ekuivalenti i të shkru-

arit në pluhur “fshij pluhurin”. Kjo cipë e munguar e pluhurit, me mosqe-nien e saj, befas jo vetëm vijon të mbu-lojë xhamin ku qe më parë, por tanimë është si një cipë argjendi në faqen tjetër të tij, e cila e kthen atë në pasqyrë. Pa-varësisht se gjuha dhe bota ikin për-jetësisht kithët shikimit tonë, ne vijo-jmë për inerci të shihemi në fjalët tona dhe të besojmë se jemi mes gjërash familjare, të cilave ua dimë emrin, ua dimë emrin e formës, emrin e ngjyrës, apo emrin e dobisë që kanë për ne. Madje, ne besojmë se do të vijojmë të shihemi në fjalët tona, edhe kur të jemi mes gjërash të panjohura, të paduk-shme, të paqena, apo mes asgjësë... pluhur përmbi pluhur.

Vargjet e Zekthit ngjajnë si të shk-ruara në rripa Moebius-i, duke hum-bur vijimësinë kronologjike, sintak-sore, apo logjike dhe duke fituar një vi-jimësi krejt të vetën, një continuum që nuk thyhet nga fragmentariteti i pash-mangshëm i epifanive dhe nga ndërri-mi i detyruar i skenës akt pas akti. Për këtë mund t’i drejtohemi një eseje të rëndësishme të Agron Tufës mbi poez-inë e Zekthit, “Identifikimi gjuhësor i kohës”. Por prapë enigma mbetet. Madje shtohet. Enigma, thotë Blan-chot, nuk ka të bëjë aspak me fshehjen e diçkaje, por me “diçka për t’u thënë kur të gjitha fjalët janë thënë tashmë: një e fol-

ur më tej ‘g jithçkaje është thënë’”. Por çfarë mbetet për t’u thënë? Kjo na sjell te keqkuptimi i zgjatur në letrat shqipe i të ashtuquajturit frymëzim. Homeri i kërkon ndihmë Muzave se çfarë të thotë dhe jo se si ta thotë. Tek Iliada ai pret nga to t’i komunikojnë, me anë të frymëzimit, inventarin e përpiktë të trupave dhe anijeve, jo fjalët e gjetura dhe vargjet e duhura për të rrëfyer ng-jarjet. Frymëzimi që ka mbushur 24 fle-toret e Zekthit i përket kësaj natyre, prandaj dhe kjo poezi mund të shihet vëngër nga disa si cerebrale, si një in-ventar i detajuar i hyrje-daljeve të mag-azinës së metaforave, ku përkujdesja kryesore është në stivimin dhe skedi-min sa më mirë të tyre. Mendoj se edhe kaq do të ishte diçka mahnitëse, por logjistika e supozuar shërben thjesht për të shkuar më tej, për të shkuar te të folurit “tej gjithçkaje është thënë”. Ze-kthi është i vështirë, por nuk ndihmon aspak aksioma e Hugo Friedrich mbi kripticitetin e modernes, as Heidegger me “gjuhën si banesë të qenies”, as Lacan, as Artaud, as Rudian Zekthi me “dritën gjuhësore të kohës”, askush nuk të ndih dot kur je mes vargjeve të tij. Ti duhej të merrje pjesë në shëtitjen e tij gjuhësore, por ajo tashmë është kryer dhe ai zgjodhi ta kryente i vetëm. Na mbetet të shëtisim mes këtyre rad-hëve, të cilat më në fund nuk janë të një magazine apo muzeu, por të një panai-ri të gjallë, ku mund të frymëzohemi se çfarë dhe si shkruhet në poezi. Me të gjitha shqisat.

Ndër të gjitha shqisat, për grekët kryesorja ishte të parit, ndërsa për he-brejtë të dëgjuarit. Ndryshe nga shur-dhi, i verbri ndoshta nuk sheh koren e botës, as luspat vezulluese të gjarprit të ekzistencës që shket mbi të, por nga dyert e dëgjimit mund të mirëpresë shpirtin e gjithësisë. Edhe pse nuk shquan ngjyrat e pendëve të palloit tokësor, ai mund të ndiejë rrahjen e krahëve të engjëjve. Shqiptarët kanë, përveç të parit vëngër njëri-tjetrin, përveç errësimit herë pas here të syve nga pasionet, një shurdhëri të vetën, pothuaj permanente. Shqiptarët beso-jnë jo te fjala, jo te fjala e thënë, as tek ajo e shkruar, por te fjala e dhënë. Ky nuk është besim i verbër. Ky është be-sim i shurdhër. Prandaj rrallë flasim, bërtasim. Edhe kur heshtim, brenda nesh gumëzhijnë aq fort brengat, mëritë, hallet, saqë çdo mendim që shkrep papritur vjen jo si shkëmbim dritash, por si shkëmbim zjarri, dhe si i tillë humbet në mizoritë tona intime. Edhe në rast se ndonjë mendim mbije-ton, zor se mund t’i kalohet tjetrit dhe të kalojë flluskën e shurdhërisë ku ky gjendet, pa e plasur këtë flluskë dhe pa i krijuar atij ndjesinë se “i plase shpir-tin” apo “i plase ...”. Pasi ne harrojmë se këto flluska nuk janë bërë me frymë, por me gjuhë.

Gjuha sjell vetiu pasoja dëgjimore (zhurmë apo melodi) dhe pasoja pamore (njolla apo ikona qofshin), por ritmi i Zekthit nuk synon të çlirojë ndonjë ngarkesë muzikore, as veçantia e retorikës së tij nuk ushqen medoemos një zinxhir figural vegimesh. Koncizio-ni dhe saktësia e tij metamorfike e dety-rojnë domethënien dhe sintaksën t’i nënshtrohen trysnive ose zbrazëtive ekstreme, transsubstancuese. Kauza-liteti (lidhja shkak-pasojë) nuk zëvendësohet nga kazualiteti (rastësia), por kthehet në një rruzare që shërben për të thënë në renditjen e duhur lutjet e duhura, në mënyrë që të ndodhin gjërat e duhura.

Ervin Hatibi më ka treguar dikur paradoksin e “sëpatës së gjyshit”, të cilës babai i ndërroi bishtin pasi u thye,

ndërsa i biri pas disa vitesh i ndërron kokën meqë nuk priste më, por duke vijuar ta njohë atë si “sëpata e gjyshit”. Shpesh harrojmë se ajo që dimë mbi botën është thjesht një bashkësi meta-forash, të cilat kemi harruar se janë metafora. “Këmbët e tryezës” nuk janë këmbë të vërteta dhe nuk do ishim dhe aq të kënaqur sikur tryezat të na lëviznin. Kjo bashkëjetesë paqësore mes gjërave dhe emrave që u kanë vënë paraardhësit, hera herës thyhet (nga ligjërimi poetik, shkencor, apo i së për-ditshmes) duke nxjerrë në pah se kemi t ë b ë j m ë m e a r m ë p u sh i m e t ë përkohshme dhe jo me paqe të mirë-filltë e të përjetshme. Por edhe pse një marangoz e kupton se nuk duhet mar-rë fjalëpërfjalshëm porosia jonë për “këmbët” e tavolinës, nganjëherë bez-disemi nga poetët se nuk flasin troç.

Pas të kuptuarit, në ka diçka së cilës Zekthi i druhet realisht, është ujdia me parimin e të pëlqyerit. Dhe ia ka arritur. As mua nuk më pëlqen poezia e tij (siç nuk më pëlqen kur pi shumë, por meqenëse pija më pëlqen, përfundoj za-konisht që pi shumë), por pasi kam lex-uar atë, nuk mund të mos ndiej shoqëri-në e saj sa herë sodis botën. Për Keats-in, poeti është kameleon, por Zekthi është i një lloji të veçantë: ai, për të mos u dalluar, ndërron ngjyrën e mjedisit. Kjo mësymje mimetike, me tërë forcën egocentrifugale që zotëron, bën që aso-ciacionet e tij të jenë fluturime nën lëkurë, as të prekshme as prekëse.

Pavarësisht qarkullimit të paktë, leximi avanguardist i Zekthit është tashmë, për habi, një kuotë e arritur dhe e pranuar në letrat shqipe, duke e dënuar atë, në mungesë, me adhurim. Por gjithmonë kam pasur ndjesinë se ky lexim i rrinte mjaft ngushtë poezisë së tij, dhe kjo u kthye në bindje nga bot-imi i plotë, nga fundi i vitit që shkoi, i 24 fletoreve të mbushura në pesëmbëd-hjetë muaj të ‘90-‘91-shit. Duke rikuj-tuar se ato qenë muajt më të vrullshëm e të pështjelluar të krejt historisë bash-këkohore shqiptare, duhet theksuar se libri “Panair” nuk është për nostal-gjikë, nuk është për ata që e lidhin ter-min “poezi” me ca zjarrmí gjimna-zistësh a konviktorësh, me gulshe kre-narie a patriotizmi, apo me rrëqethje rebelimi. Përfytyroj kohë të mira të një Shqipërie normale dhe gjakftohtë, ku studentët përqendrohen librave dhe arkivave edhe për tema diplomash mbi studentët e dhjetorit, mbi Berishën, Kadarenë etj., por nganjëherë guxoj më shumë: lexues (studentë ose jo, poetë ose jo, normalë ose jo) që përqendrohen mbi vargjet e njërit prej atyre stu-dentëve të dhjetorit ’90. Sepse kohët e bukura për letërsinë shqipe do të vijnë kur të gjejmë kohë të përshtatshme për Rudian Zekthin. Ai ende nuk është për orët e letërsisë, për orët e leximit nën çadrën e plazhit, për ato në tren apo për ato para gjumit. Ai nuk është për çastet kur na duhet një mallkim, as për ato kur na duhet t’i servilosemi kujt. Ai nuk është për çastet kur i drejtohemi, për herë të parë, vajzës që dashurojmë. As për çastet kur i drejtohemi, për herë të fundit, atyre që na sollën në këtë jetë, e cila paska edhe dashuri, në kairos, në kronos dhe përtej. Është një hap i parë i mirë, i vogël por i rëndë-sishëm, të kuptuarit se orët tona, sido t’i kurdisim, nuk mund të sinkronizo-hen me të. Vetë atij iu deshën njëzet vjet të bindej për të na sjellë këtë libër. Kur më në fund të gjejmë ndonjë mik me të cilin të flasim si në poezitë e tij, jeta jonë nuk do të jetë më e bukur se sot, bisedat tona nuk do të jenë më të bukura se sot, ama, më në fund, do je-mi realisht ne që bisedojmë. Shqip.

Page 16: Gazeta Mapo

16 MAPO e enjte, 6 SHtAtOR 2012www.mApO.Al

CmYK

Page 17: Gazeta Mapo

02

sociale17MAPOe enjte, 6 SHtAtOR 2012

www.mApO.Al

Duke e cilësuar Gjuhën shqipe si një lëndë lider, Kryeministri kërkon ndarjen e saj përfundimtare nga Letërsia: Ky bashkim e ka dëmtuar gjithë këto dekada Gjuhën

Jonida TaSHI

Në kohën kur debati për ndryshimin e standardit të Gjuhës shqipe filloi të shuhej të paktën në sferën publike, Kryeministri i vendit e rikthen sër-ish në qendër të gjuhëtarëve çështjen e gjuhës, këtë herë në një tjetër rrafsh, duke kërkuar ndarjen e saj nga Letërsia. Sipas kreut të qeverisë, tashmë ka ardhur koha që Gjuha të divorcohet nga Letërsia, pasi, siç tha ai: “Gjuha është lëndë lider dhe nuk mund të futet në sqetullën e Letër-sisë”. Këtë kërkesë kreu i qeverisë e ka bërë nga mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave, ku sqaroi ed-

he arsyet pse kurrikula dhe metoda e mësimdhënies së Gjuhës duhet të rishikohen. “Gjuha është lëndë lid-er dhe nuk mund të futet në sqetul-

lën e Letërsisë dhe unë kërkoj ndar-jen përfundimtare të saj nga Letër-sia. Ne në shkollë duhet të kemi dy shtylla kryesore: g juhën dhe matematikën. Por, nëse i përmbahe-mi konceptit gjuhë-letërsi, nuk bëjmë as gjuhë e as letërsi. Ndaj duhet të hyjnë sa më shpejt kurriku-lat e reja. Problemi është këtu se ata të cilët i hartojnë ato, ata kanë në mendjen e tyre skemat klasike, sepse janë bërë ndoshta kaq shumë deka-da ku gjuha mbështillet me letërsi-në. Unë jam një admirues i letërsisë, por natyrisht nuk mund të dëmtojë dhe nuk mund t’i marrë gjuhës as edhe një rrokje të vetme, as edhe një minutë të vetme nga programi. Ed-he mësuesit duhet të rikualifikohen. Ndaj, në qoftë se ka një divorc pozi-tiv, të sigurt në të gjitha aspektet, është ky: Gjuha më vete dhe Letër-sia më vete. Ky bashkim, e ka dëm-tuar gjithë këto dekada gjuhën, që është, pas AND-së, elementi më thelbësor i identitetit tonë kombëtar. Dy shtylla janë: AND-ja dhe gjuha”,

- deklaroi Kryeministri. Duke iu drejtuar ministrit të Arsimit, Kryeministri insistoi se Gjuha shqipe duhet të shtrihet në të gjitha ciklet shkollore, po të jetë e mundur edhe në ciklin parashkollor, me el-

ementet më fillestare të saj. “Kjo kërkon dy gjëra; së pari, shmangien tërësisht të metodës klasike të mësimit të saj dhe kalimin e mësim-

it të saj me rrokëzim. Ata të cilët qën-drojnë më lart në mësimin e gjuhës së tyre, ata kanë aplikuar prej ko-hësh metodën e rrokëzimit”, - u shpreh kreu i qeverisë. Duke uruar nxënësit për vitin e ri shkollor, Kry-eministri theksoi se të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë do t’i marrin li-brat falas që ditën e parë të shkollës, ose me rimbursim 100 për qind. Kry-eministri përmendi konkretisht kat-egoritë përkatëse të cilat përfitojnë rimbursim 100 për qind të teksteve falas, si: nxënësit romë që vijojnë ar-simin e detyruar; nxënësit që kanë probleme me dëgjimin dhe shikim-in; nxënësit që vijnë nga familjet e pakicave kombëtare; nxënësit që vi-jnë nga rreth 100 mijë familje që tra-jtohen me ndihmë ekonomike; nxë-nësit që vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuar të dokumentuar nga Kemp-et; nxënësit që kanë në familjet e tyre kryefamiljarë me pension invalidite-ti nga shteti, ose që vijnë nga familje ku kryefamiljari është pensionist për rrethana të caktuara; fëmijët e grave kryefamiljare që mbajnë famil-jet pa burrin e tyre. Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se rimbursohen në masën 50 për qind tekstet për të gjithë punonjësit buxhetorë e jo buxhetorë të sipërmarrjeve publike, apo kompa-nive ku shteti është aksioner, por që kanë një pagë bruto nën 30 mijë lekë, ndërsa fëmijët e emigrantëve të dia-sporës marrin falas tekstet për mësi-min plotësues.

Një bisedë e ëmbël me infermieren

Në misionin për të ushqyer foshnjat me qumësht gjiri

në 6 muajt e parë fëmija juaj duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri, duhet të dini pozicionet sesi duhet ta ushqeni, duhet të lani gjoksin me ujë të pastër. Këto janë disa nga këshillat që infermierja Fetjana enini u përsërit nënave shtatzëna dhe atyre të reja çdo ditë në “Spitalin mik të Fëmijës” në Durrës, një ambient ky shumë i këndshëm dhe i ëmbël i rregulluar apostafat për nënat. Ajo nuk resht për asnjë moment së shpjeguari me shumë ëmbëlsi dhe pasion sa u tërheq vëmendjen edhe atyre që nuk janë objekt i bisedës. “Çdo ditë kemi takime me nënat e reja shtatzëna, që i mësojmë ende pa lindur sesi duhet të kujdesen me ushqyerjen e foshnjës së tyre, por edhe me nënat e reja që kanë foshnje të vogla. Është shumë i rëndësishëm

informimi i tyre dhe vërej se ato kanë shumë interes”, - pohon infermieria, përballë së cilës qëndron një vajzë e re shtatzënë, Denada zeqiri, 19-vjeçare, e cila shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. teksa mban duart mbi barkun e rrumbullakosur dhe e ledhaton atë në mënyrë krejt instiktive, me sy dhe veshë 19-vjeçarja është e tëra nga infermierja, e cila i shpjegon sesi duhet të ushqejmë foshnjën me qumësht gjiri. madje, Denada nuk i kursen as pyetjet ndaj infermieres, kur nuk është e qartë me ato që thotë. “e kam vajzën e parë dhe dua më të mirën për të, ndaj edhe po marr informacione. nëse qumështi i gjirit është i domosdoshëm, siç thotë infermierja, edhe unë nuk do t’ia ndaj foshnjës sime”, - pohon Denada.

Një ditë në qytetin bregdetar në “Qendrat Shëndetësore Mike të Fëmijëve”. Aty ku nënat lidere dhe mjekët bindin për domosdoshmërinë e qumështit të gjirit

Në gjunjë mban foshnjën e saj të mbështjellë rreth krahëve dhe duart i përkëdhelin lehtë fytyrën, ndërsa sytë dhe veshët i ka të ngulitur mirë në ekranin ku mjekja shpjegon sesi duhet të ushqejmë foshnjën me gji. Për maminë Jetmira Berisha është hera e parë që merr pjesë në një trajnim të til-lë. “Foshnja ime është 3 muajshe dhe kurrë nuk ia kam ndarë qumështin e gjirit. Jam laborante dhe e di sa i rëndë-sishëm është g jiri për bebet. Megjithatë, më pëlqen të marr çdo in-formacion të mundshëm rreth ushqy-erjes me qumësht gjiri”, - pohon 24-vjeçarja Jetmira Berisha, e cila ishte prezente në Qendrën Shëndetësore Nr.4 në Durrës tek zhvillohej seminari me nënat, nismë kjo tashmë e zbatuar nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Durrës dhe mbështetur nga UNICEF-i. Pikërisht në Javën Ndërkombëtare të Ushqyerjes me Gji në qytetin bregdetar janë zhvilluar një sërë aktivitetesh. Mjedisi i improvi-zuar në këtë qendër shëndetësore, e cila synon që së shpejti të jetë edhe ajo qendër mike e fëmijëve, është shumë i këndshëm dhe ngjan me një çerdhe të mbushur me foshnje dhe nëna të re-ja. Koordinatorja e Qendrës për fëmi-jëri të shëndetshme, Mirela Dibra, e pranishme në këto aktivitete, shpje-goi se qëllimi kryesor është pikërisht sensibilizimi i nënave të reja për ush-

qyerjen me qumësht gjiri dhe më pas transmetimi i këtyre informacioneve nga ato te nënat e tjera të reja. “Në fil-lim ishim skeptikë nëse do të mblid-heshin vërtet nënat të flisnin me njëra-tjetrën dhe përvoja tani tregon se nënat kanë nevojë të flasin me njëra-tjetrën. Madje nënat e kanë të domos-doshme që përveç ndihmës së special-izuar të marrin edhe mendimet e njëra-tjetrës, sepse fitojnë siguri, për-fitojnë nga përvoja e nënës që ka më shumë eksperiencë. Ndaj ne shpreso-jmë që edhe në qendrat e tjera të fillo-jë kjo iniciativë dhe të kemi sa më shumë nëna lidere”, - pohon Mirela Dibra. E ndërsa pyet sërish nënat e re-ja në lidhje me eksperiencën e tyre dhe transmetimin e përvojës te nënat e tjera, duket se është një ndër rrugët më efikase dhe më të bukura. Një tjetër nënë e re, Marjeta Lama, edhe pse vetëm 21-vjeçare duket se e ka më të lehtë, sepse ajo tashmë po rrit fëmijën e dytë, megjithatë çdo informacion pozitiv do t’i vlente edhe më shumë. “Me fëmijën e parë e kam pasur pak më të vështirë dhe mundohesha të më-soja nga të tjerët. Është vërtet shumë kënaqësi sot që përvojën time t’ua transmetoj nënave që kanë fëmijët e parë. Mendoj se është shumë e rëndë-sishme për fëmijët qumështi i gjiri, sepse u zhvillohet truri, trupi dhe rriten të shëndetshëm sa më larg së-mundjeve. Nuk është kot shprehja: ‘E paç hallall qumështin e nënës’. Kjo ka ardhur për shkak të domosdosh-mërisë që ka pasur në historinë e njerëzimit lëngu i mrekullueshëm që krijoi vetë Zoti ”, - pohon Marjeta, e ci-la thekson se nuk resht duke u thënë nënave se qumështi pluhur vetëm i fryn fëmijët dhe nuk ka asnjë dobi mbi shëndetin e tyre.

në prag të nisjes së vitit të ri akademik, ministria e Arsimit kërkon nga të gjitha universitetet private të bëjnë publike stafet e tyre akademike, një pjesë e të cilëve japim mësim edhe në universitetet publike. për të evituar çështjen e dypunësimit të pedagogëve, autoritetet e Arsimit bëjnë të ditur se nga publiku në privat do të japin mësim ata që kanë një ngarkesë të ulët mësimore si dhe që marrin lejen e posaçme nga rektori i universitetit përkatës. “Asnjë pedagog, apo profesor, që punon në universitetin

publik, që jep leksione në universitetet publike, nuk mund të japë seminare në universitetet private, nëse nuk merr një leje të posaçme nga rektori i universitetit”, - deklaron drejtori i Arsimit të lartë privat në mASH, Alfred mullai. Sipas ligjit të Arsimit të lartë, personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në një institucion të arsimit të lartë, publik ose privat, ka të drejtë, me miratimin e titullarit të njësisë kryesore dhe të institucionit të arsimit të lartë, të angazhohet si personel akademik i ftuar

me kohë të pjesshme, në një institucion tjetër të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda dhe jashtë vendit. në ligj përcaktohet se autoritetet drejtuese, rektor, dekan dhe ato të njësuar me to, nuk kanë të drejtë të angazhohen me kohë të plotë në veprimtari mësimd-hënieje, kërkimi apo në veprimtari të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit, përveçse me kohë të pjesshme, pas miratimit, përkatësisht, të ministrit të Arsimit dhe Shkencës ose të rektorit.

Rikthehet debati për Gjuhën, Berisha: Të ndahet nga Letërsia

Dypunësimi i pedagogëve, asnjë pa leje nga publiku në privat

100% 50%do të jetë masa e rimbursimit të teksteve për të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë si dhe ato që marrin ndihmë ekonomike, fëmijët romë etj.

masa e rimbursimit për të gjithë punonjësit buxhetorë e jo buxhetorë të sipërmarrjeve publike që kanë një pagë bruto nën 30 mijë lekë

Nëse i përmbahemi konceptit gjuhë-letërsi, nuk bëjmë as gjuhë e as letërsi. Ndaj duhet të hyjnë sa më shpejt kurrikulat e reja

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë

Page 18: Gazeta Mapo

mbështetjen edhe të “Vetëven-dosjes” për çfarëdo dialogu me Serbinë.

Insistimi në nisjen sa më të shpejtë të dialogut politik në nivel të lartë dëshmon se faktori ndërkombëtar e ka pranuar sesa i pakuptimtë ka qenë dialogu i de-ritashëm i ashtuquajtur teknik. Ai dialog nuk ka përmbushur asnjë pritje, pos dhënies së statusit të kandidatit Serbisë. Prej kur ka ni-sur dialogu janë arritur shumë pak marrëveshje dhe shumica e tyre nuk janë zbatuar. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm se nuk janë relaksuar, por janë keqë-suar. Edhe situata në terren, sido-mos në veri të Kosovës, nuk është përmirësuar madje ka eskaluar në dhunë dhe barrikada. Pas gjithë kësaj periudhe tash edhe faktori ndërkombëtarë ka pranuar se problemet të cilat janë diskutuar në dialog nuk janë teknike, por politike. Të gjitha “pengesat dhe problemet teknike praktike“, për të cilat është kërkuar zgjidhje përmes dialogut, kanë qenë rezul-tat i mospajtimeve politike. Edhe disa marrëveshje të cilat kanë qenë të përgatitura në tërësi, si ajo për telekomin, kanë dështuar për shkak të mungesës së vullnetit politik. Vazhdimi i dialogut në mënyrë të tillë është kumtuar se do të ishte humbje kohe dhe vetëm do ta shtynte problemin kyç.

Në anën tjetër një prej qëllime-ve të dialogut, i cili është quajtur teknik, ka qenë që, përmes zgjid-hjeve të “problemeve të vogla”, të arrihet deri te tema e vështirë “sta-tusi i Veriut”. Në këtë, zyrtarë nga BE-ja qëmoti kanë bërë të ditur se “duhet nisur nga situata në terren e jo nga Pakoja e Ahtisaarit” dhe në këtë mënyrë kanë stimuluar serbët në Veri që të mos lejojnë ndryshimin e “realitetit në terren”.

Tash faktorit ndërkombëtar dhe kryeministrit të Kosovës, Tha-çi, pos që duhet ta bindin opozitën që të mbështesë dhe të jetë pjesë e në dialogu politik me Serbinë, u duhet edhe të sigurojnë të mbësh-tesin opsionet për të cilat Thaçi u ka premtuar “fleksibilitet”. Të gjitha këto “paqartësi” do të duhet të sqarohen deri në muajin tetor, kur edhe pritet takimi i parë i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e “nivelit të lartë” të BE-së.

MAPO18 E ENJTE 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

OpEdNëse unë do të kisha dy fytyra, a do të mbaja këtë që kam?

Republikanët janë në favor të njeriut dhe dollarit, por në rast se duhet zgjedhur, njeriun para dollarit.

Mënyra më e mirë për ta shfuqizuar një ligj të keq është ta zbatosh pikë për pikë atë. Abraham Lincoln

01

02

03Opinione dhe Editoriale

Kënaqësia e imunitetit

NGA BUJAR KAPEXHIU

Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë

Java e parë e shtatorit do të shëno-jë edhe përshpejtimin e për-gatitjeve për nisjen e një dialogu

në nivelin e lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë. Ide ka shumë, ka edhe plane të ndryshme, por ka shumë gjëra që duhen sqaruar. Dëgjuam se në Serbi janë afër që të vendosin se në cilin nivel dhe kush do të formojë ekipin për negociata të tilla. Dëgjuam po ashtu se edhe vetë pres-identi i Serbisë, vojvoda çetnik Tomislav Nikoliq, është i interesuar që të jetë në krye të një dialogu të til-lë nga ana e Serbisë. Po ashtu këtë javë në Bruksel opinionet e tij rreth një dialogu të tillë “me shqiptarët e Kosovës” apo “me autoritetet e Prishtinës” do t’i shprehë në Bruk-sel kryeministri i ri i Serbisë, pas-ardhësi i Slobodan Milosheviqit në krye të SPS-it, Ivica Daçiq. Serbia ka shprehur qartë gatishmërinë e saj për “dialog politik në nivel të lartë me autoritetet e Prishtinës” dhe gatishmërinë për arritjen e një “mar-rëveshjeje historike me shqiptarët”. Këtë e kanë përsëritur zyrtarët e Ser-bisë në vizitat e fundit, të cilat i kanë zhvilluar në Bruksel. Së fundi të en-jten e kaluar në selinë e BE-së ishte zëvendëskryeministrja Suzana Grubjeshiq, që është edhe ministre e Integrimeve Europiane. Edhe në BE pak a shumë kanë qartësuar qoftë vetëm jozyrtarisht se nivelin e tyre të ndërmjetësimit do ta ngritin duke e përfshirë në proces person-alisht përfaqësuesen e lartë për Poli-tikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Shtetet kryesore anëtare të BE-së, Gjermania dhe Britania e Madhe, dhe në një masë edhe Fran-ca e Italia, janë mëse të interesuara që përmes një dialogu politik në niv-el të lartë të gjendet një zgjidhje për raportet mes Kosovës dhe Serbisë e sidomos një zgjidhje për statusin e veriut të Kosovës.

Tash ka mbetur që edhe Kosova të qartësojë se kush do të jetë bartës i këtij dialogu në emër të saj. Bash-kësia ndërkombëtare dëshiron që të mos përsëritet rasti i dialogut të mëparshëm, në të cilin hyri person-alisht kryeministri Hashim Thaçi, pa siguruar mbështetje të gjerë në opinion dhe në spektrin politik, çka rezultoi me mungesën e mirëkupti-mit në Kosovë për këtë dialog.

Qarqet diplomatike nuk kanë dyshim se bartës kryesor i dialogut në emër të Kosovës duhet të jetë kry-eministri Hashim Thaçi, me kusht që të sigurojë edhe mbështetjen e opozitës kësaj radhe. Por hetimet që i bën ekipi special i EULEX-it për

akuzat në raportin famëkeq të Dick Martit, fakti që Serbia ende e mban në listën e të akuzuarve, hap mundësinë që në emër të Kosovës në “nivel të lartë” me homologun nga Serbia të takohet presidentja Jahja-ga. Në rastin e saj problem është mungesa e legjitimitetit, sepse ajo ka ardhur në post përmes pazareve politike dhe presionit ndërkom-bëtar.

Konfirmimi i legalitetit të man-datit të saj nga ana e Gjykatës Kush-tetuese nuk do të thotë se president-ja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të përfaqësojë tërë spektrin politike e sidomos jo qytetarët e Kosovës në kohën kur partia më e madhe opoz-itare, LDK, kërkon dorëheqjen e saj dhe respektimin e marrëveshjes politike, e cila e solli atë në pushtet. Ajo me sjelljen e saj po ashtu ka irri-tuar një pjesë të opozitës, duke shfaqur simpati dhe mbështetje haptas për partinë në pushtet, PDK-në, që shkon përtej raporteve të mi-ra ndërinstitucionale mes zyrës së Presidentes dhe Qeverisë. Në këtë mënyrë ajo nga një pjesë e opozitës në Kosovë e ka fituar edhe epitetin “Presidentja e Hashim Thaçit”.

Në anën tjetër dhe legjitimiteti de-mokratik i Qeverisë (jo legaliteti, sepse ajo i ka formalisht votat e nevo-jshme në Kuvend) është i diskutu-eshëm. Kjo Qeveri e ka shumicën e votave në Kuvend f alë edhe mbështetjes së deputetëve të paki-cave, të cilët i kanë pasur vendet e ga-rantuara pa marrë parasysh numrin e votave. Deputetët që votojnë për Qe-verinë nuk përfaqësojnë shumicën e atyre që kanë dalë në votime në Kosovë, e sidomos jo shumicën e qytetarëve me përkatësi etnike shu-micë shqiptare. Por ligjet janë ashtu siç janë dhe ato duhet të respektohen.

Megjithëkëtë, për një dialog aq të rëndësishëm, aq të ndjeshëm dhe aq problematik siç është ai për statusin special të veriut të Kosovës, për ra-portet me Serbinë dhe për heq je dorë nga disa elemente të shtetësisë nuk mjafton që pushteti aktual të jetë legal, por duhet të ketë një mbështetje më të madhe. Këtu kry-eministri Thaçi mund të llogarisë jo vetëm në mbështetje të faktorit ndërkombëtar, por edhe në ndih-mën e këtij faktori për të ushtruar presion ndaj opozitës. Jemi tashmë dëshmitarë të numrit të shtuar të ta-kimeve të diplomatëve të huaj me udhëheqës të LDK-së e AAK-së, ndërkohë që, siç duket, “ndërkom-bëtarët” apriori kanë hequr dorë nga çfarëdo përpjekjeje për të përfituar

AUGUSTIN PALOKAJ

KOMENT

Konfirmimi i legalitetit të mandatit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të përfaqësojë tërë spektrin politike e sidomos jo qytetarët e Kosovës në kohën kur partia më e madhe opozitare, LDK, kërkon dorëheqjen e saj dhe respektimin e marrëveshjes politike, e cila e solli atë në pushtet. Ajo me sjelljen e saj po ashtu ka irrituar një pjesë të opozitës, duke shfaqur simpati dhe mbështetje haptas për partinë në pushtet, PDK-në, që shkon përtej raporteve të mira ndërinstitucionale mes zyrës së Presidentes dhe Qeverisë. Në këtë mënyrë ajo nga një pjesë e opozitës në Kosovë e ka fituar edhe epitetin “Presidentja e Hashim Thaçit”.

Në anën tjetër një prej qëllimeve të dialogut, i cili është quajtur teknik, ka qenë që, përmes zgjidhjeve të “problemeve të vogla”, të arrihet deri te tema e vështirë “statusi i Veriut”. Në këtë, zyrtarë nga BE-ja qëmoti kanë bërë të ditur se “duhet nisur nga situata në terren e jo nga Pakoja e Ahtisaarit” dhe në këtë mënyrë kanë stimuluar serbët në Veri që të mos lejojnë ndryshimin e “realitetit në terren”.Tash faktorit ndërkom-bëtar dhe kryeministrit të Kosovës, Thaçi, pos që duhet ta bindin opozitën që të mbështesë dhe të jetë pjesë e në dialogu politik me Serbinë, u duhet edhe të sigurojnë të mbështesin opsionet për të cilat Thaçi u ka premtuar “fleksibilitet”. Të gjitha këto “paqartësi” do të duhet të sqarohen deri në muajin tetor, kur edhe pritet takimi i parë i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërm-jetësimin e “nivelit të lartë” të BE-së.      

Page 19: Gazeta Mapo

Moderimi “qoftë si përzgjedhje, qoftë si orientim i diskutimit, qoftë si zbatim rregulli dhe mundësi “ndëshkimesh” për kë nuk i përfill rregullat, duhet menduar, në këtë rast, si një formë e injektimit të rregullsisë, ose të anti-entropisë në një sistem i cili nuk rregullohet dot vetë dhe, i lënë në mëshirë të fatit, është i dënuar me “vdekje termike”.Drejt këtij modeli po orientohet tashmë krejt komunikimi online: i lirë në nivelin epror, sa kohë që Interneti ka vend për të gjithë; por i kufizuar me moderim, në çdo hapësirë veç e veç.

— ARDIAN VEHBIU

MAPO 11MAPO 11MAPOE ENJTE 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL 19

ARDIAN VEHBIU

Lexoja në re-agimet ndaj

këtij lajmi edhe

shqetësimin e disave se

mos moderi-mi do t’ia

prishte paanshmëri-

në informa-cionit në

faqe, duke e bërë këtë të anojë edhe më majtas.

Më në fund, edhe ResPublica vendosi t’i modero-jë komentet, gjë të cilën e përshëndetim! Prej kohësh besoja se ajo faqe shumë e mirë e me-

dias shqip po e vuante plehun që i mblidhej, për shkak të anonimëve të frustruar, që nuk u linin kusur autorëve “mes të cilëve edhe mua.

Kjo formë komunikimi të nyjëtuar si një varg i pafund ndyrësish, sulmesh ad hominem, goditjesh xhamash me llastiqe, shpifjesh dhe rrugaçërish rrezikonte edhe për shkak të natyrës së saj virale, ose aftësisë për t’u klonu-ar nga një forum në tjetrin.

Gjithnjë prej kohësh, kam thënë edhe se përçudnimi i lirisë së shprehjes, që u jep hapësirë veprimi parazitëve të komunikimit publik, nuk është veçse forma më efikase e censurës, në një epokë si kjo e sotmja, ku liria e fjalës kultivohet me aq pompozitet dhe vetëkënaqësi, sa është shndërruar në zhguall pa përmbajtje.

Mustafa Nanoja dhe kolegët e tij kanë treguar tashmë se kanë çfarë t’i thonë lexuesit dhe çfarë vlerash t’i për-cjellin kulturës publike të informacionit shqip, duke ru-ajtur këndvështrimin specifik dhe origjinal të një faqeje online, më e mira në blogosferën shqipe, për llojin e vet. Duke i dëbuar nga faqja lehësit dhe snajperët e shumtë, ResPublica u krijon mundësi të tjerëve, komentuesve se-riozë dhe të përkushtuar, që të bëhen pjesë e komuni-kimit në faqe dhe gjetiu.

Lexoja në reagimet ndaj këtij lajmi edhe shqetësimin e disave se mos moderimi do t’ia prishte paanshmërinë informacionit në faqe, duke e bërë këtë të anojë edhe më majtas.

Këtu m’u kujtua një eksperiment që pat bërë Radio Radicale, në Itali, dikur në fillim të viteve 1990 (tetor 1993), kur, në shenjë proteste ndaj një ligji për informa-cionin, i hapi mikrofonat ndaj telefonatave të çfarë-doshme, rregullisht anonime, të dëgjuesve.

Kush sintonizohej në valët e asaj Radioje “nga më të dëgjuarat në Itali “mund të dëgjonte mesazhet që linin thirrësit, të pacensuruara dhe të paprekura.

Ndodhi ajo që pritej: dalëngadalë, por pandalshëm, mesazhet erdhën e u degraduan deri aty sa t’u ngjanin shkarravinave në muret e nevojtoreve: vetëm sharje, breshëri fjalësh të ndyra, shkëmbime kërcënimesh mes tifozerive të ndryshme, pasthirrma të urrejtjes dhe të për-çmimit.

E majtë është haleja, apo e djathtë?Në mungesë të një moderimi çfarëdo, komunikimi i

ndërmjetësuar nga elektronika erdhi e u shndërrua në një kakofoni majmunësh të mbetur pa seks; ku nuk gje-je më gjurmë të arsyes, të respektit ndaj tjetrit (Tjetrit), të mirëkuptimit.

Të gjithë ata që shpresojnë, me optimizëm të papër-ligjur, se komunikimi dhe debati me rrugë elektronike mund të vetë-rregullohet pa qenë nevoja për mbikëqyr-je nga lart, duhet të kenë parasysh eksperimentin e Ra-dio Radicale-s.

Eksperiment që provoi se, në kontekste elektronike anonime, ose kur folësit nuk janë në kontakt “fizik” mes tyre, nuk ka shkëmbim dhe debat që të mos i nënshtro-het entropisë dhe të rrëgjohet sakaq në ulërima.

Moderimi “qoftë si përzgjedhje, qoftë si orientim i dis-kutimit, qoftë si zbatim rregulli dhe mundësi “ndësh-kimesh” për kë nuk i përfill rregullat, duhet menduar, në këtë rast, si një formë e injektimit të rregullsisë, ose të anti-entropisë në një sistem i cili nuk rregullohet dot vetë dhe, i lënë në mëshirë të fatit, është i dënuar me “vdekje termike”.

Drejt këtij modeli po orientohet tashmë krejt komu-nikimi online: i lirë në nivelin epror, sa kohë që Interneti ka vend për të gjithë; por i kufizuar me moderim, në çdo hapësirë veç e veç.

www.respublica.al

Dëbojini, para se t’ju dëbojnë

Gushti ishte më i qetë sesa pritej në tregjet europiane të obligacioneve. Kështuqë

gjatë pushimeve nëpër plazhet dhe malet e Europës, politikëbërësit patën mundësinë që të largoheshin nga zhurma dhe tërbimi i muajve të kaluar dhe për të menduar rreth së ardhmes. A mos eurozona, ashtu në jerm, po shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës? A mos po eksploron territore të pashkelura, apo ndoshta shtet-kombet që e për-bëjnë po ndahen gjithnjë e më shumë? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, pikënisja më e mirë është SHBA-ja. Modeli i një unioni federal që doli nga historia e tij përbëhet prej një valute të përbashkët, të menax-huar nga një agjenci federale; tregje të integruara ngushtë të mallrave, punës dhe kapitalit; buxhet federal që pjesërisht, por automatikisht, zbut trazirat ekonomike që prekin shtetet e caktuara; një qeveri federale që merr përgjegjësinë për përballjen me krizat e mëdha, më së shumti ato që rrjedhin nga sektori bankar; si dhe shtetet që sigurojnë mallra pub-like, por nuk kanë faktikisht rol në stabilizimin makroekonomik.

Ky model u vu në përdorim nga arkitektët e Bashkimit Europian, më së shumti për krijimin e një tregu të unifikuar dhe valutën e përbashkët. Por, në disa aspekte, Europa ka dev-ijuar në masë të madhe nga modeli amerikan.

Në rend të parë, Europa nuk ka krijuar një buxhet federal. Gjatë viteve të shtatëdhjeta, zyrtarët kishin shpresë se shpenzimet e për-bashkëta do të përfshinin pesë deri në dhjetë për qind të GDP-së së BE-së, por ajo ëndërr nuk u materiali-zua kurrë. Buxheti i BE-së sot nuk është më i madh sesa tridhjetë vjet më parë; vetëm një për qind e GDP-së.

Në dallim nga SHBA-ja, ku shpenzimet federale publike u rritën si rezultat i krijimit të programeve të reja të blerjes gjatë tërë shekullit njëzet, shpenzimet publike ishin shumë të larta në nivel shtetëror gjatë kohës kur Europa filloi të inte-grohej. Programet e shumta federale të shpenzimeve kishin mundësi të krijoheshin vetëm nga transferimi i programeve ekzistuese nacionale në nivel europian. Mbase nuk është be-fasi që transfertat e tilla u kundër-shtuan fuqimisht.

Kohët e fundit, eurozona e ka fil-luar krijimin e një sistemi të sig-urimit të përbashkët të shteteve anëtare. Që nga viti 2010, ndihma i është ofruar Greqisë, Irlandës, Por-tugalisë dhe tani edhe Qipros. Span-ja shumë shpejt mund t’i bashkohet grupit me një fokus të veçantë të

mbështetjes për sektorin e vet ban-kar. Kështu, një skemë specifike është duke dalë në pah: shtetet po e ndihmojnë njëri-tjetrin.

Por, solidariteti kushton. Për-fituesve u vihet si kusht nënshkrimi i një traktati fiskal, përmes të cilit ata zotohen për përgjegjshmëri buxhe-tore, duke i vënë faktikisht para të sanksioneve pothuajse automatike. Për më tepër, për të siguruar ndih-mat, përfituesit duhet të zbatojnë masat e negociuara dhe të pranojnë monitorimin e afërt nga jashtë të zh-villimeve politike. Më fjalë tjera, çmimi i solidaritetit është sovranite-ti i kufizuar.

Megjithatë, në dallim nga Ameri-ka, qeveritë e shteteve anëtare të BE-së - ashtu si edhe parlamentet e tyre - janë duke e ushtruar autoritetin. Për shkak se ndihma nuk ofrohet në nivel federal, por në mjetet e grum-bulluara në nivel shtetesh, shtetet kreditore kërkojnë më shumë ndi-

kim, në shkëmbim të sigurimit të ndihmave për fqinjët e tyre. Si rezul-tat i kësaj, unifikimi valutor nuk e ka afruar Europën me SHBA-në; përkundrazi, e ka larguar edhe më shumë.

Në SHBA qeveria federale vepron si mburojë nga rreziqet e përbash-këta dhe ofron ndihmë automatike dhe të pakushtëzuar për shtetet në telashe; por në fund, ajo nuk i vjen në ndihmë një shteti buzë falimen-timit dhe as që e merr përsipër qe-verisjen e tij. Në dallim nga kjo, në Europë nuk ka pothuajse fare mbu-rojë të përbashkët dhe as mbështetje automatike për shtetet anëtare në telashe - shtetet në gjendje më të mirë thjesht ofrojnë ndihmë me kushte, me qëllim të parandalimit të falimentimit. Prandaj, derisa shtetet amerikane përballen me qendrën e pushtetit, në Europë shtetet përbal-len njëri me tjetrin.

Ky rivalitet midis shteteve “që nganjëherë mund të krahasohet ed-he me armiqësi” është duke vështirë-suar politikën e integrimit europian. Që të gjitha federatat kanë përjetuar periudha të raporteve të tensionu-ara midis qeverisë federale dhe atyre shtetërore. Por, të pranosh që fqinjët e tu të të ndihmojnë dhe të tregojnë se çfarë duhet të bësh është më e tmerrshme sesa ta pranosh mbikëqyrjen nga qendra.

Në të vërtetë, një problem i madh i gjendjes aktuale është dobësia e in-stitucioneve të BE-së, të cilat kanë detyrë avancimin e interesave të për-bashkëta dhe të cilat u japin llogari europianëve në tërësi. Europa nuk mund të drejtohet nga interesat na-cionale të qeverive dhe parla-menteve, që u japin llogari vetëm votuesve të tyre.

Pyetja kryesore, për të cilën askush nuk ka përgjigje të qartë, është nëse Europa është në proces e sipër të shpikjes së një modeli vet-jak, apo thjesht po mundohet që të zgjidhë midis shpërbërjes apo bash-kimit në nivel federal. Një zgjidhje mund të jenë debatet në nivel euro-pian, në të cilin do të merrnin pjesë përfaqësuesit e shteteve. Zgjidhje tjetër mund të ishte bartja e rolit të mbrojtësit te një institucion federal, që do t’i jepte përgjegjësi Parlamen-tit Europian.

Pa marrë parasysh se cilën rrugë do të zgjedhë, Europës gjatë viteve në vijim do t’i duhet të merret me problemin e përfaqësimit të dobët të interesave të përbashkëta” apo të pranojë se asnjë interes i tillë i për-bashkët nuk mund të justifikojë mbetjen në rrugën e integrimit.

*Autori: Profesor i Ekonomisë në Université Paris-Dauphine. Marrë nga Project Syndicate.

Federalizëm apo shpërbërje e Europës?

JEAN-PISANI FERRY

KOMENT KOMENT

Pyetja kryesore, për të cilën askush nuk ka përgjigje të qartë, është nëse Europa është në proces e sipër të shpikjes së një modeli vetjak, apo thjesht po mundohet që të zgjidhë midis shpërbërjes apo bashkimit në nivel federal. Një zgjidhje mund të jenë debatet në nivel europian, në të cilin do të merrnin pjesë përfaqësuesit e shteteve. Zgjidhje tjetër mund të ishte bartja e rolit të mbrojtësit te një institucion federal, që do t’i jepte përgjegjësi Parlamentit Europian.

Page 20: Gazeta Mapo

In MemoriamMAPO20 E EnjtE, 6 shtator 2012

www.mapo.al

Ëndërr kisha një shtëpi në plazh, që s’e pata kurrë, ëndërr kisha një kalë. Letër-

sia ishte hobi im, më qetësonte shpirtin, kështu ishte për mua”. Kështu iku dhjetë vjet më parë shkrimtari Teodor Keko. Në dol-lapin e shtëpisë Xhuli i mban akoma rrobat e tij, ruan gjithçka që e lidh gruan me bashkëshortin dhe babain me dy djemtë. Teodor Keko u risoll në jetë përmes kujtimeve të miqve në një mbrëmje homazh në Teatrin Kombëtar. Miq që janë rritur me të kanë pirë nga një gotë në barin e preferuar, por dhe të tjerë që në mungesë të njohjes personale e ka-në njohur po njësoj përmes letërsisë së tij. Një shandan me qiri të ndezur, vendosur mbi një tavolinë prej druri qëndronte në anë të skenës, ku miqtë ndalnin hapin dhe linin një

trëndafil të kuq për Dorin. Secili ka diçka për të thënë, dikush disa fjalë e një tjetër një poezi, një kujtim nga Dori i vogël (siç e thërrisnin). Besn-ik Mustafaj, Timo Flloko, Preç Zogaj, Natasha Lako dhe Bardhyl Londo e kujtojnë herë si mikun që u mungon e herë si shkrimtarin dhe poetin që mbeti në përjetësi. “Mall për Dorin”... kishin shumë. E kanë shprehur në fakt me fjalë e shkruar shumë prej miqve të tij, sidomos muajt e fundit. Më 20 gusht u bënë 10 vjet që kur Teodor Keko mbylli sytë në një spital në Selanik. Së-mundja e kishte mposhtur, por vdekja me sa duket jo. Familjarët dhe miqtë vazhdojnë ta kenë mes tyre me kujtime, poezi, shkrime, fo-to, por dhe imazhe. Ai ishte sidomos i pranishëm mbrëmë në atë sallë paksa të errët të Teatrit Kombëtar,

ku shumë njerëz kishin ardhur për të kujtuar Dorin e vogël. Një cere-moni ku u rrëfye gjithçka për Dorin. Për ditën kur lindi, si u rrit mes li-brave dhe lojërave me zara dhe kopaca, si rastësisht u bë politikan, si nuk u nda kurrë nga dashuria e përjetshme letërsia, batutat me miqtë përpara një gote birre…e deri në ditën e fundit në shtratin e urgjencës në një spital në Selanik.

Një dokumentar “Për Dorin”“Për Dorin...” shkrimtar, njeri,

gazetar, rastësisht edhe politikan, dokumentari i realizuar nga gazetar-ja Beti Njuma dhe nga Digitalb u shfaq mbrëmë në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Teodor Kekos. Një ecejake në jetën e Dorit, që ditën kur erdhi në jetë, deri në ditët e fun-dit mes Selanikut dhe Tiranës. “Një

tjetër fëmijë prisnim të hynte në familjen tonë…Ishte koha kur në Shqipëri, Drajzeri ishte nga shkrim-tarët më të preferuar dhe ‘Një tragje-di amerikane’, nga librat më të dashur për të rinjtë e moshës sime”. Beti Njuma ka shkëputur këtë kuj-tim të nënës Xhanfize Keko nga libri “Ditët e jetës sime”. Kështu ditë pas dite mes kujtimeve të nënës Xhan-fize Keko, bashkëshortes Xhuli, miqve Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Preç Zogaj, Vladimir Murtezaj, Sh-aban Sinanit etj. etj. rrëfehet jeta e Teodor Kekos. Imazhe të panjohura, intervista, rrëfime për veten dhe letërsinë janë shkëputur nga arkivi i familjes për këtë dokumentar. Mo-mente nga jeta familjare, batuta me djemtë dhe përqafime dashurie me bashkëshorten. “Gjithçka tek ai më bëri për vete. Mënyra sesi fliste,

Në dollapin e shtëpisë Xhuli i mban akoma rrobat e tij, ruan gjithçka që e lidh gruan me bash-këshortin dhe babain me dy djemtë. Teodor Keko u risoll në jetë përmes kujti-meve të miqve në një mbrëmje homazh në Teatrin Kombëtar.

në dhjEtëvjEtorin E ndarjEs nga jEta të shkrimtarit dhE publicistit tEodor kEko, u organiza një cErE-moni kujtimorE, u shfaq dokumEn-tarit “për dorin” dhE u ndanë çmimEt për gazEtarinë kulturorE

teodor kekoDitari i jetës shkruhet nga miqtë për Dorin e vogël

Alfred Lela dhe Luljeta Lleshanaku ja-në vlerësuar me çmimin kombëtar për gazetarinë kulturore, “Teodor Keko 2011”, i cili akordohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sport-eve. Juria e përbërë nga Artur Zheji (kryetar), Fatos Baxhaku, Ben Andoni dhe Artan Fuga nuk e ka patur të lehtë për të shkuar tek emrat e fituesve. “Për-para se të dua të them dy fjalë, juria e pati shumë të vështirë për të arritur në këtë finalizim. Sistemi i përdorur ka qe-në ai i votimit dhe kryetari i jurisë ka patur një votë si gjithë anëtarët e tjerët dhe them se kemi arritur në mënyrën më korrekte të mundshme në ndarjen e këtyre çmimeve. Shumë ishin ata që

meritonin po aq këtë çmim, por numrat janë herë objektiv dhe herë subjektiv”- tha kryetari Artur Zheji, i cili më pas i dorëzoi çmimin për mediat elektronike shkrimtares Luljeta Lleshanaku, për kontributin e dhënë në realizimin e emisionit Orkidea. “Falenderoj tele-vizionin ‘AlbanianScreen’ për mundësi-në që më dha për ta kthyer fjalën në ima-zh” –tha ndër të t jera Luljeta Lleshanaku, duke falenderuar dre-jtuesit e emisionit të saj. Zv.ministrja e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, vlerësoi se me kontrib-utin e çdo gazetari dhe me vlerësimet që ka dhënë juria, ky çmim do të arrijë në lartësinë e emrit që e përfaqëson.

Zv.ministrja Turku i dorëzoi çmimin për median e shkruar gazetarit Alfred Lela, me motivacionin: Për kontributin në lëvrimin e gazetarisë së shkruar kul-turore dhe paraqitjes para lexuesit shqiptar të profileve të personaliteteve të kulturës shqiptare. “Unë vij sonte këtu me mung-esën e madhe të mosnjohjes personale me Teodor Kekon. Megjithatë, e kam njohur nëpërmjet letërsisë dhe gazetar-isë së tij. Sa i takon këtij çmimi, do doja që të ishte, më shumë se për gazetarinë kulturore, për përmasën kulturore të gazetarisë dhe gazetarëve. Shpresoj, madje besoj, se këtë do të kish dashur edhe Teodori.”- tha Alfred Lela, një nga drejtuesit e Media Mapo-s.

Alfred Lela dhe Luljeta Lleshanaku vlerësohen ne çmimin “Teodor Keko”

Page 21: Gazeta Mapo

mbase ngaqë ishim tipa të ndry-shëm. Ai ishte i qetë, unë natyrë san-guine. Mendoj se natyrat e kundërta tërhiqen dhe kështu ishte për mua dhe Dorin. E kam pranuar ashtu siç është dhe ai më ka pranuar mua ash-tu siç isha. Gjithmonë kam menduar se jeta përpara do të ishte sa e bukur edhe e vështirë. Gjithmonë i thoja do isha shumë e lumtur sikur të të kisha mbajtur të dashur gjithë jetën dhe të mos ishim martuar.” Xhuli akoma nuk është mësuar me ikjen e tij. Ruan gjithçka që ai la pas dhe duket se nuk ia fal dot ikjen aq shpejt. I vëllai i Dorit, Ilir Keko, ka kontribuar në realizimin e këtij dokumentari me foto dhe ma-teriale filmike.

Një portret i pautorizuar nga 178 autorëNë dhjetëvjetorin e ndarjes nga

jeta të shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko, UET Press botoi “In Memoriam një portret i paautori-zuar”.178 autorë, gazetarë, shkrim-tarë, poetë, piktorë dhe politikanë, që kanë shkruar dhe kanë folur për mikun e munguar Teodor Keko, ja-në përmbledhur në këtë vëllim. “Unë në këtë ceremoni vij duke për-faqësuar botimet UET press të Uni-versitetit Europian të Tiranës, por dhe si një mik i ri atëherë i Teodor Kekos. Doja të ndaja një impre-sion. Sapo ceremonia filloi, nisa të numëroj personat që ishin përf-shirë në këtë biografia të pautori-zuar të Teodor Kekos. Ne kemi ar-ritur të mbledhim çdo shkrim që është bërë për Dorin.”- tha botuesi i UET Press, Henri Çili. Libri është ndarë në katër pjesë; “Sytë e në-nës”, “Shtypi dhe Media”, “Men-

dime mbi krijimtarinë dhe indi-vidualitetin”, “Poezia dhe Piktu-ra”, në të cilat “vizatohet” portre-ti i njeriut, shkrimtarit dhe pub-licistit Teodor Keko. Një tjetër vëllim që u promovua në cere-moninë përkujtimore ishte dhe një përmbledhje e krijimtarisë së Teodor Kekos vitin e fundit të jetës. “Si breshka mbi shpinë mbaj një varr”, botim i Adelprint, sjell dorëshkrime të panjohura e të pabotuara më parë të vitit të fun-dit të jetës së shkrimtarit. E gjithë krijimtaria e tij e shkruar në eceja-ket Tiranë-Selanik, kur ai luftonte me vdekjen, por dhe foto dhe copëza kujtimesh nga jeta e tij. “Gjithkush që do të shfletojë këtë libër do të gje-jë dashurinë e madhe të Dorit për li-brin dhe njerëzit”- u shpreh botuesi i AdelPrint.

MAPOE EnjtE, 6 shtator 2012www.mapo.al 21

Natasha Lakokush lexon poezinë e teodor kekos që nga fillimet e veta deri në fund tëjetës së tij të shkurtër, por të padorëzuar asnjëherë para vdekjes, ka të drejtëqë ta konsiderojë kraharorin e unit të tij poetik si një truall prej nga lind dhendriçohet një vizion për të tjerët. ndriçohet një vizion për të tjerët.kam dëshirë të citoj një nga poezitë e tij të para, të vitit 1980.

Kur nisem për te ty vetëtij dhe bubullij,Bëhem trim i madh dhe më pushton një guxim i rrallë.Para teje hesht. Nën heshtje zbardhem dhe ngrij.Zbres në zemrën tënde lehtë, siç bie në rrugë borë e bardhë.Zbres atje dhe dashurinë time ngroh,Dhe pres të vijë pranvera e fara të çelet.Kur të ndodhë kjo, kur të ndodhë kjo....Trim i madh do të bëhem dhe do të bubullij patjeter.

Remzi Laninjë nga pyetjet që i kam bërë vetes gjithë këto vite ka qenë: çfarë ishteteodori? poet? prozator? gazetar? politikan? orator?apo të gjitha bashkë?ndoshta kjo e fundit është më e vërtetë. keko ishte një poet interesant, ipangjashëm me të tjerët; ishte një prozator i spikatur, që ecte pa frikë në telin e hollë që ndan seriozen me komiken; një gazetar i lindur, ndoshta i vetmi në llojin e vet, që gazetarinë e kishte jo vetëm profesion, por edhe mënyrë jetese; një politikan që nuk dinte të shtirej dhe për këtë arsye mund të thoshte të vërteta që të tjerët i mbanin fshehur; një orator i jashtëzakonshëm, që refuzonte kakofoninë e tmerrshme të skenës publike shqiptare. mbi të gjitha ai ishte një mik, që unë nuk kam mundur ta zëvendësoj as pas një dekade dhe që nuk do të mund ta zëvendësoj ndonjëherë.

Preç Zogajshkrimtari dhe publicisti teodor keko bën pjesë në këtë pakicë. kaluan dhjetë vjet që nga dita kur mbylli sytë përgjithmonë në selanik të greqisë. por na mungon njëlloj si ta kishim përcjellë dje në banesën e fundit. i mungon familjes.u mungon shokëve e miqve. i mungon qytetit, vendit. dhe letërsisë pa dyshim.kjo ndodh sepse ai krijoi te vetja e tij - le ta themi kështu - një personazh të papërsëritshëm, jo vetëm bohemin, mikun e gotës dhe portretin e buzëqeshjes së çiltër me një tis trishtimi përsipër, por shumë më shumë se kaq. krijoi njeriun që zotëronte dhuntinë hyjnore të dashurid-hënies dhe dashurimarrjes pa asnjë qëllim, vetëm se ashtu ishte. ky njeri mungon prej dhjetë vjetësh në qytetin tonë.do të vazhdojë të mungojë. besoj do t’u jepet brezave me veprën letrare që la, por edhe si personazh i një romani që do të shkruhet për të një ditë.

Naim Zotoluajti dhe u tall me vdekjen deri në minutën e fundit. vdiq në udhëtim e sipër, duke udhëtuar nga holanda për në greqi. E jetonte jetën siç i vinte.kurrë nuk bëri llogari apo të shtirej ndryshe nga ç’ishte. për më tepër, ndonëse qe rritur në mes të kryeqytetit, pranë kafe “florës” dhe në një mjedis artistësh (prindërit e tij janë reg jisorët e njohur të filmit shqiptar Endri e Xhanfize keko), asnjëherë nuk përdori orig jinën “për të bërë përpara”. do të rrinte në bankën e fundit të auditorit. aty do të njihte dhe dashuronte “me të parën” edhe Xhulin, gruan e ardh-shme. aty do të shkruante edhe poezitë dhe tregimet e para në orët “e mërzitshme” të gramatikës historike dhe të latinishtes. E ndjente se nuk kishte kohë.

Kanë thënë për teodor KeKon

Presidenti Nishani i jep titullin “Mjeshtër i Madh”Presidenti Nishani nderoi dje shkrimtarin Teodor Keko (pas vdekjes) me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke promovuar në kulturën kombëtare, risi dhe vlera autentike shpirtërore dhe intelektuale”. Kryetari i Shtetit vlerësoi kontributin e lartë të Teodor Kekos në letërsi dhe oratorinë e tij, duke u shprehur ndërmjet të tjerash se “Një njeri mund të

jetojë dhe njëqind vjet dhe mund të mos lërë asgjë si shenjë të ekzistencës së tij. Teodor Keko jetoi pak, por la shumë”. Në ceremoninë zyrtare, ishin të pranishëm familjarë shkrimtarë, publicistë dhe miq të shkrimtarit Teodor Keko. Xhulieta Keko, tepër e emocionuar, shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit të Republikës për këtë vlerësim që i bën veprim-tarisë, përkushtimit dhe personalitetit profesional të Teodor Kekos.

uEt press botoi “in memoriam një portret i paau-torizuar”.178 autorë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë dhe politikanë, që kanë shkruar dhe kanë folur për mikun e munguar teo-dor keko, janë përmbledhur në këtë vël-lim.

Kopertina e botimit të UET PRESS

Page 22: Gazeta Mapo

5 6 2 5

t

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:017, 123, 150, 156, 298, 321, 356, 374, 420, 427, 528, 543, 562, 594, 610, 636, 658, 710, 847, 867.Numra me 4 shifra:0527, 1020, 3541, 5245, 5415, 5751, 8444, 8838.

Numra me 5 shifra:04415, 12629, 17314, 20202, 21425, 34586, 43601, 44447, 45272, 45543, 45915, 46295, 48541, 50894, 51521, 55167, 62030, 65623, 85121, 95865. Numra me 6 shifra:111302, 155285, 191528, 231544, 475771, 488895, 500457, 625965.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

PËRG

JIGJ

ET N

R TË

DJE

SHËM

GJEN

I 10

NDRY

SHIM

ET

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

MAPO22

LUANI (23/VII-22/VIII)

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

DASHI (20/III-20/IV)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

DEMI (21/IV-20/V)

PESHORJA (23/IX-22/X)

UJORI (20/I-19/II)

BINJAKET (21/V-20/VI)

AKREPI (22/X-21/XII)

PESHQIT (20/II-19/III)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju duhet të keni durim me heshtjet e mëdha sot – ato nuk zgjidhen me l e h t ë s i , d h e s a m ë shumë ju shtyni, aq më shumë ato rezistojnë. P ë r g j i g j a v j e n m e ngadalë, dhe me një për-pjekje në grup. Tregohu-ni korrekt në punë.

Jeta juaj e dashurisë nuk mund të jetë më shumë energjike, prandaj tani është momenti për ti bërë të ditur asaj zemrës sesi ju ndiheni – edhe nëse ju keni dekada që jeni bashkë. En-ergjia juaj e madhe garan-ton përgjigjen më të mirë të mundshme.

Ju keni nevojë që të lëvizni përtej zonës suaj të kom-fortit dhe të shikoni nëse ju mund të përjetoni diçka krejtësisht të re dhe të kënaqshme. Ju mund të provoni një lloj të ri ushqi-mi ose udhëtimi në një destinacion të rastë-sishëm në botë.

Egoizmi juaj mund t’ju shkaktojë disa probleme sot, por nuk është asgjë që ju nuk mund të trajtoni me gjakftohtësinë tuaj tipike. Shikoni nëse ju mund të absorboni ndon-jë kriticizëm në formën në të cilën ai është menduar! Jeta bëhet më mirë.

Aftësia juaj për tu përqen-druar është ajo çka ju ndih-mon për të kaluar ditën. Nëse ju nuk mund të gjeni një mënyrë për të shman-gur të gjitha shpërqendri-met, ju do jeni të vendosur në mënyrë perfekte për të nesërmen dhe për pjesën e mbetur të muajit.

Ju sot keni nevojë që të bëni kujdes – është e gjitha shumë e lehtë për të abuzuar. Kjo nuk është vetëm, përndryshe, ju mund të përpiqeni të lar-goni tundimin nga shtëpia ose zyra në mënyrë që të tjerët të mos shkojnë poshtë së bashku me ju.

Aftësia juaj për të mësuar gjëra është rritur sot – prandaj dilni atje jashtë dhe edukojeni veten! Është me të vërtetë një ditë e mirë për të absor-buar informacionet e reja dhe për tu siguruar që të bëni lëvizjet më të zgjuara në ditët e ardhshme.

Ju sot keni nevojë që të shpenzoni më shumë kohë në një mjedis shoqëror – është më e lehtë se kurrë për ju! Shikoni nëse mund ti bëni shokët që te mblid-hen për një lojë bouling ose një festë ose çfarëdo lloj gjëje që të tundi botën tuaj kolektive.

Kombinimi juaj i rrallë i një energjie të egër dhe një sigurie emocionale mund të bëjë për disa kohë të rëndësishme sot. Ju mund të dëshironi të filloni një romancë të re ose të shikoni nëse shefi juaj është dakord me talentet tuaja.

Ju jeni të magjepsur nga iluzioni i bukurisë, por ju duhet që të sigu-roheni se ju nuk jeni duke humbur mrekul-litë e jetës reale! Tani është një kohë e bukur për ti kërkuar një shoku që të bëje një kontroll realiteti.

HOROSKOPI I DITËS

horizoNtalisht:1. Mahisje, acarim i një plage. 8. Shtet në Europë. 14. Heqja dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror. 16. Blokhin, trajner i njohur futbolli. 17. Një krahinë turistike në veri të Shqipërisë. 18. Lëndë djegëse. 19. Instituti Sizmik. 20. Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës. 21. Notë muzikore. 23. Grumbuj avujsh në atmosferë. 24. Quhet ndryshe veriu i Shqipërisë. 27. Pranimi i një perso-ni, i një delegacioni etj. nga kryetari i shtetit ose nga një përfaqësues tjetër i lartë për të biseduar në mënyrë zyrtare. 32. Pjesë e një spitali. 33. Markë makine. 34. Dhimitër i njohur i kinemasë shqiptare. 37. Pjesë kryesore e një mjeti a e një vegle pune, ku lidhen pjesë të tjera me të vogla. 39. Repart In-dustrial. 40. Është i njohur ai i ekuilibrit në gjimnastikë. 41. Tregu Europian 43. Lëndë plasëse. 46. Njeri që nuk të tërheq, i pakëndshëm. 49. Kryeqyte-ti i Perusë. 50. Quhej mbretëria e Pirros. 51. Njësi vlerësimi për shahistët.

Vertikalisht:1. Njeri që di shumë gjuhë të huaja. 2. Zog i madh sa mëllenja, me pendë të gjel-bra, që rron brigjeve të lumenjve. 3. Ndoshta, ka mundësi. 4. Agjensi Detare. 5. Është kafshë e egër gjitare. 6. Shkova, ose... 7. Kandërr fluturuese. 8. Ofic-eri në shah. 9. Jo në Francë. 10. Bëjnë shumë llafazanet 11. Agjensi Ekologjike. 12. Kohë e lirë, në të cilën dikush nuk është i zënë me ndonjë punë. 13. Lakër turshi. 15. Zyhdi, shkrimtar i njohur. 22. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendet më larg nga mesi i tij. 23. Metal shumë radioaktiv. 25. Bimë bar-ishtore, farat e së cilës përdoren në mjekësi. 26. Gjendje plogështie. 28. Kafshë e egër gjitare. 29. Tom i politikës shqiptare. 30. Industria Ndërtim-it. 31. Bajram, luftëtar patriot. 35. Pemë e lartë me kurorë të gjerë. 36. Orët e punës. 38. Targa e makinave të Librazhdit. 42. Legjenda, ose... 44. Thirrje telefonike. 45. Enë për të ngrënë. 47. Përemër vetor. 48. Koka e ketrit.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

14 15 16

17 18

19 20 21 22 23

24 25 26 27 28 29 30 31

32 33

34 35 36 37 38 39

40 41 42 43 44 45

46 47 48 49

50 51

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

6 12 4 5

9 8 78 5

4 1 7 25 33 9 6

7 4 31 4

6 27 9

3 2 6 4 83

7 1 9 4 568 7 1 5 4

8 25 9

P E R F O R M A N C A Q U M A

E A S E G J I N K A L L A

T E R M I N A L N D A S I R E

R E A E O R G A N S O L

O D A A G I M O N D E O G

V O L T A D E M T A V E R N A

C I N A T R E F E R R R

I K S I C A N I M H A

A T A K A T U N D C A R A N

A H S K A J E E U K A L I P T

0 2 5 6 3 5 2 1 4 8 5 9 6

5 8 4 7 8 4 5 8 5 8 5 8 5

8 4 5 1 5 2 5 6 3 2 5 6 9

5 8 4 2 3 0 0 0 1 2 5 0 2

3 6 2 0 3 3 6 9 5 8 4 5 7

8 4 5 1 2 0 1 2 5 6 3 2 5

6 9 5 8 7 4 8 0 4 1 5 2 5

6 5 6 5 6 5 4 3 2 6 9 8 5

7 8 8 4 1 1 4 7 8 4 1 5 1

0 32 3 2 1 0 2 3 6 2 6 3 9

6 3 2 5 1 4 6 3 2 1 0 3 8

9 6 7 4 1 1 1 2 0 1 3 2 6

3 2 1 4 6 5 9 7 4 1 4 7 1

SA PESHON – AQ LITRA BIRRËSa kilogramë, aq litra birrë – kështu i ka shpër-blyer futbollistët spanjollë kompania e birrës “Cruzcampo”, për mbrojtjen e titullit të kampionit të Evropës këtë verë (Euro 2012). “Cruzcampo” është sponsor i Furisë së Kuqe që nga viti 2007, ndërsa që atëherë spanjollët e kanë fituar Kampionatin Evropian (2008), Kupën e Botës (2010) dhe sërish Kampionatin Evropian (2012). “Është nder të jesh sponsor i atyre kampionëve. Besojmë në sukses të kësaj përfaqësuese dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të jemi hajmali e kësaj skuadre”, ka thënë drejtori i marketingut i birrarisë, Erick Lars-son. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimit ishin të pranishëm Jordi Alba dhe Xabi Alonso. Futbollisti i Barcelonës mori 67 litra birrë, ndërsa ai i Real Madridit 84 litra.

E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.AL

Energjia juaj është e m a d h e s o t – d h e e përkryer për tu marr me fëmijët. Provoni të luani , kujdeseni për fëmijët, të mësoni dhe çdo lloj aktiviteti tjetër ku mund tu tregoni të vegjëlve sesi në të vër-tetë jetohet.

ANDROID DHE SAMSUNG UDHËHEQIN TREGUNComScore ka publikuar të dhënat e fundit për tregun e telefonave mobil në SHBA, dhe sipas këtij raporti platforma mobile e Google, Android tani mban 52,2 për qind të tregut të SHBA-së për muajin korrik 2012. Në vendin e dytë është Apple me platformën iOS me 33.4 për qind të tregut, e përcjellë nga RIM në vendin e tretë me “vetëm” 9.5 për qind, passi Apple dhe Google janë rritur, ndërsa RIM ka rënë vazhdimisht që nga prilli 2012. Përveç publikimit të dhënave për pjesët e tregut që mbahen nga platformat mobile, ComScore gjithashtu ka publikuar të dhëna edhe për prodhuesit e telefonave mobil. Sipas këtij raporti, Samsung është në vendin e parë me 25.6 për qind, LG është prodhuesi i dytë me 18.4 për qind, Apple i treti me 16.3 për qind.

Ju duhet ti merrni gjërat pak me ngadalë dhe me të vërtetë të fokusohe-ni tek detajet e vogla – nëse është e mundur! Nëse ju do të kryeni ndonjë plan afat-gjatë, përpiquni që ta ndani atë në pjesë në çdo lloj mënyrë që të mundeni.

Page 23: Gazeta Mapo

MAPO 23E ENJTE, 6 SHTATOR 2012WWW.MAPO.ALFAQJA E FUNDIT

SOTAnija Mayflower transportoi separatistët anglezë të njohur më mirë si Pelegrinët nga Shkallët Mayflower në Plymouth, Angli drejt Plymouth, Massachusetts. Në anije gjendeshin 102 udhëtarë dhe një ekuipazh prej 25-30 vetësh. Anija u nis nga Anglia më 6 shtator 1620 dhe pas një udhëtimi rraskapitës prej 66 ditësh, mbushur me sëmundje prej të cilave vdiqën dy vetë, u

hodh spiranca në Cape Cod, më 11 nëntor. Mayflower fillimisht kishte si destinacion grykëderdhjen e lumit Hudson pranë Nju-Jork-ut të sotëm, në këndin verior të kol-onisë angleze të Virxhinia-s. Sidoqoftë Mayflower u shmang nga kursi fillestar, me afrimin e dimrit, dhe mbeti në Cape Cod. Më 21 mars 1621 të gjithë pelegrinët që mbijetuan dhe që kishin jetuar në anije

përgjatë dimrit, zbarkuan në Plymouth dhe më 5 prill Mayflower, një anije private, u kthye në Angli. Në vitin 1623 një vit pas vdekjes së kapitenit të saj Christopher Jones, Mayflower ka gjasa të jetë çmontuar për skrap në Rotherhithe, Londër. Anija ka një vend të posaçëm në historinë amerikane si simbol i kolonizimit të hershëm europian të Amerikës së ardhshme.

6 SHTATOR

1620

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] CEL: 068 20 55 477

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Dashamir BIÇAKU Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Gentian ELEZI, Arjan VASJARI, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Niset Mayflower

Më shpesh Dor Kekon e ndeshje në dyert e redaksive, por edhe më shpesh në faqet e gazetave, ku shkrimet, shënimet, editorialet, fejtonet, intrafilet-et apo kolonat e tij, ishin një subjekt më vete, letrar, politik, apo filozofik deri diku

Bashkimi i lumtur i njeriut me veprën TEODOR KEKO

HENRI ÇILI

Mund të ketë qenë një prej birrave të fundit që ai ka rrëkëllyer me të njëjtin gëzim njerëzor, kënaqësi tavoline si përherë. Në mes të korrikut 2001 e nde-sha Teodor Kekon te bar “Akademia”, nën shoqërinë e njerëzve që vinin, iknin, e përshëndesnin apo të tjerëve që shkëmbenin me të një batutë në dis-tancë. Po pinte një gotë birrë dhe po përgatitej që ato ditë të merrte pushi-met e të nisej diku me familjen. Takimi tjetër në fillim të gushtit, kur të kthehej. Celulari i tij nuk ishte më i dis-ponueshëm. Në shtëpi telefonin e ngri-ti një prej djemve, i cili kishte një zë të çuditshëm. “Alo, aty është Dori? Ma ka-lo pak të lutem”. Përgjigjja nga ana tjetër e telefonit: “Po, këtu është, ja të kaloj mamin”. Në telefon del Xhuli, gruaja stoike e Teodor Kekos, e cila më thotë se “nesër do të nisemi për në Se-lanik për një vizitë mjekësore të Dorit”. Nga ai çast Teodor Kekon nuk e takova më. Ose më mirë nuk pata guximin ta takoj më… Sëmundja e tij ishte marrë vesh dhe përpjekjet për kurimin e tij ishin një lajm i ankthshëm që merrej andej këndej në dymbëdhjetë muajt që pasuan, gjatë të cilave ai ishte ende në jetë. Më saktë fare interesimi rreth shëndetit të tij ishte një ankth më vete, kur pritej një përgjigje fatale. Të tjerë miq e të afërm e takuan Teodor Kekon edhe gjatë kësaj kohe dhe nuk di se ç’kanë ndjerë ata me mikun e tyre në tavolinë, në ato biseda të tmerrshme për shëndetin, për kurat që sjellin gjith-një një përmirësim të pjesshëm në këto raste, dhe më pas… përkeqësohen, bise-dat e fundit, kafet e fundit, minutat që fluturojnë në këto raste vërtik, për gjysëm – amanetet, për pengjet e jetës ndaj njerëzve. Ai vetë vetëm për së-mundjen e tij nuk fliste me ta. Edhe në atmosferë ai ishte i pranishëm në këto biseda. Për vete mbaj mend një Teodor Keko në jetë, në aktivitet, larg pesimizmit dhe larg tjerrjes boshe mbi ekzistencën dhe botën, plot humor dhe inteligjencë, plot inkurajim për bash-këbiseduesin dhe realizëm njëkohë-sisht, plot konsensus, me një botë që jo gjithnjë ishte miqësore me të aq sa dukej. Një të tillë njeri dhe bashkë me veprën e tij është vërtet e rrallë ta ta-kosh. Më shpesh Dor Kekon e ndeshje në dyert e redaksive, por edhe më shpesh në faqet e gazetave, ku shkri-met, shënimet, editorialet, fejtonet, in-trafilet-et apo kolonat e tij, ishin një subjekt më vete, letrar, politik, apo filo-

zofik deri diku. Përherë një qasje befa-suese ndaj asaj që ndodhte, për herë ajo mungesë zhgënjyese militantizmi apo epjeje nga ajo që shtypi i ditës, ai opoz-itar apo ai afër qeverisë aplikonin rreth çështjeve të ditës, duke i “prerë drutë” aq trashë sa nuk bëhej më. Në kohën e një luzme të re personazhesh që kishin sjellë në skenë kohët e reja në Shqipëri-në e fillim viteve ’90, Teodor Keko kishte zgjedhur “mesin”. Me plot kup-timin e fjalës kishte zgjedhur “mesin” me intuitën dhe zemrën e tij. Larg një lukunie personazhesh të reja të push-tetit që kishin ndërruar vetëm etiketën dhe të ngjallnin krejt personazhet e së shkuarës me fryrjen e pushtetit apo larg tipave që së shkuarës kishin dashur t’i ndalnin kohën, për të ruajtur veten. Në asnjë prej këtyre grupeve nuk e gjeje Kekon. Pa ndonjë arsye serioze ai braktis grupin e shumicës parlamen-tare të PD-së, braktis të qenit deputet i

shumicës dhe i bashkohet shokëve të tij në “shizmën “e parë historike të par-tisë që kishte sjellë demokracinë në Shqipëri, duke u bërë deputet i Ale-ancës Demokratike. Por kjo nuk do të thotë se Keko është një nga ata të bërë “pishman” për kohët e reja. Përkundra-zi, ai ka një qëndrim estetik ndaj fenomeneve të pushtetit të ri, ose më saktë atyre që po ushtronin atë, por ase-si nuk ishte kundër asaj që po ndodhte. Kjo e bëri atë jo dhe aq të preferuar në vijimësi në harkun politik opozitar rreth partisë socialiste. Shtypi më shumë se politika është beteja e tij reale, duke qenë një nga penat e jashtëzakon-shme të shtypit shqiptar të gjysmës së parë të viteve ‘90-të, duke zbutur në një farë mënyre varfërimin e tmerrshëm stilistik, gjuhësor dhe letrar të medias së re pluraliste. Nuk do të ketë një Teo-dor Keko politik dhe kjo u duk qartë që në fillim. Ai ishte tipik jo politik, në rad-

hë të parë sepse ishte atipik si njeri dhe në radhë të dytë se ishte i pakompromis me personin e duhur, në kohën e duhur dhe për çështjen e duhur. Kjo e fundit është një kusht “sine qua non” për t’ia nisur karrierës politike. Nuk do të ketë një Teodor Keko politik së fundi dhe ç’është më e rëndësishmja ai nuk ishte militant, edhe ky një kusht po aq i rëndësishëm për t’u marrë me politikë. Kështu Teodor Keko do të kishte në fund “nënpunësi të rehatshme” të tipit të këshilltarëve të kryeministrave Me-ta, Majko dhe Nano për kulturën. Po sakaq Teodor Keko i veprës ishte gjith-një në “punë”. Ai është ndoshta nga speciet e fundit të shkrimtarëve, të cilët jetojnë si të tillë kudo, që shkruajnë ku Një portret i paautorizuar 171 t’i dalë ndonjë impuls letrar, që mahniten nga një shprehje, situatë, nga ndonjë fabul, apo ndonjë “fitcher” nga ato pikantet në kafenetë e Tiranës, që kishte gjith-një një letër apo stilolaps me vete për të shënuar një moment, situatë, fjalë apo shenjë. Duke filluar nga “Lajmëtarja e vdekjeve” ai ishte bërë njëkohësisht një shkrimtar krejt në modë, me një përgjigje “adekuate” ndaj asaj që ndodhte përreth. Për specialistët e le-trave, vepra e tij ilustron aksh fenomen, apo ndjek atë skemë. Për lexuesin ai lexohej. Lexohej me kërshërinë e një autori, qëllimi më i madh i të cilit është një qëllim mjaft i vogël. Të ndalë në letër kohën, personazhet dhe shenjat e tij. Bashkëkohësit e tij i kishte përfshirë një “dobësi” e përgjithshme në jetën e tyre. Provat e jetës ishin bërë të tmerrshme për njerëzit përreth në këtë kapërcyell kohësh. Ndoshta ishin bërë prova më të vështira se në kohën e diktaturës sepse tanimë lakmia krahasohej me tjetër gjë, sprovat e karakterit ishin të shumëllojshme, modestia dhe jeta e ndershme përçmohej si një gjë jashtë kohe. Të gjitha këta personazhe janë grumbull, të gjitha në veprën e Kekos, të hedhur ashtu gjysëm bruto, me një lloj nxitimi sikur ta dinte se nuk kishte shumë kohë për të tjerrë, personazhet e tij gjerë e gjatë, për t’i bërë ata të latu-ar në studion e shkrimtarit. Nga e cila nuk ishte e sigurt nëse do të dilnin më të gjetur apo më artificialë.

*Profili është marrë nga libri In memoriam-Një portret i paautorizuar,

botim i UET Press, paraqitur dje në Teatrin Kombëtar me rastin e ceremonisë përkujtimore në 10 vjetorin e ndarjes nga

jeta të shkrimtarit Teodor Keko. Botuar së pari në Gazeta FJALA – 29. 08. 2004.

Page 24: Gazeta Mapo

24 MAPO e enjte, 6 SHtAtOR 2012www.mApO.Al

CmYK

NE JEMI KUDO!TIRANE MOMA DURRES GENIUS ELBASAN VERSACE FIER RED ICE PUB KORÇE OMEGA

VLORE SAINT TROPEZ GJIROKASTER HELLA’S CLUB SHKODER CHIKAGO LEZHE BAR CAPITAL