32
mapo libri Deputeti Arben Malaj flet për platformat ekonomike, koalicionet dhe emrat e kandidatëve për deputetë. “PS nuk duhet të angazhohet në debate publike se PD-ja po vjedh propozimet tona dhe as të nxitojë të shtojë propozime për ulje, heqje apo përjashtim nga taksat. Respekt për deputetë aktualë, jo përzgjedhje individuale për ekipin e ri” përtej privatësisë Vjen nga Milano ku merret me opera dhe së fundmi ka interpretuar te Rigoleto në “La Scala” për të prezantuar festivalin e fëmijëve “Perform Fest”, me një imazh të rritur krahasuar me prezantimin çamarrok të viteve të adoleshencës. Megjithatë, Evis Mula nuk ka ndryshuar krejtësisht. Për të, mbyllja ideale e ditës është kur e gjithë familja është e mbledhur para televizorit dhe personi që i thotë e fundit natën e mirë është mami. Si dikur... THEMELUES HENRI ÇILI- KRYEREDAKTOR ARION SULO - NUMëR 858. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" E SHTUNë-DIEL 16-17 MARS 2013 Malaj: PS nuk duhet të bjerë pre e garës me PD për ulje taksash Faqe 10-11 Faqe 18-19 Faqe 5 INTERVISTA E JAVëS ZHVILLIMI SI PëRBALLJA E MADHE E POLITIKëS ME EKONOMINë ADRIAN CIVICI dilema zhvillimi FAQE 26 ÇëSHTJA "NGJELA, ZOGAJ, KURT KOLA”, RILINDJE APO “RILINDJE SOCIALISTE” HENRI ÇILI editorial FAQE 3 JORGE MARIO BERGOGLIO OSE PAPA FRANÇESKU I TRANZICIONIT LE FIGARO proFil FAQE 31 Gërdeci, dita që përmbysi jetën e Geraldos Shpërthimi i Gërdecit në kujtimet e Geraldo Durdës, të riut që ka ndryshuar shumëçka pas tragjedisë. Faqe 12-13 Faqe 21 historia NJë TEATëR PëR LIBRIN DHE LEXIMIN Në SKENë Për herë të parë në Shqipëri, do të provohet në një gjini ndryshe të teatrit, në Teatrin e Prozës. Ky lloj teatri, shumë i lëvruar në vende të ndryshme të botës, sjell në skenë librin Ide /debat /esse IVA TIÇO single & the city DOM GJERGJ META peregrinus YLLI PANGO idi, essi,uni ARDIAN NDRECA hylli i dritës Të FAMSHMIT STUDENTë Të AUDITORëVE Fenomen Ja çfarë i ka shtyrë të famshmit të strehohen në auditorët e universiteteve dhe të jetojnë mes studentëve të thjeshtë.... RAMA NXJERR SIMPATIZANTëT JASHTë: BëRTISNI TE MITINGU I BERISHëS incident në bulqizë Një grup personash ndërpresin fjalimin e Shkëlqim Canit me thirrjet në emrin e Ardit Kajës. Rama i nxjerr nga takimi elektoral dhe pohon se Kaja nuk do të jetë kandidat për deputet i PS EVIS MULA E RRITUR? JO PLOTëSISHT 12 SHQIPëRI BLU VS ROZë Në QARQE - LLOGARIA E VOTAVE - KANDIDATëT - PROJEKSIONET Çfarë po ndodh në 12 qarqet elektorale të vendit 100 ditë para zgjedhjeve? Shifrat e 2009-s dhe mundësitë për ndryshim të rezultatit. Emrat e vjetër dhe të rinj që janë të sigurt në lista dhe qarqet që do të vendosin fatin e 23 qershorit.... Faqe 19

Gazeta Mapo

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

Citation preview

Page 1: Gazeta Mapo

mapo libri

Deputeti Arben Malaj flet për platformat ekonomike, koalicionet dhe emrat e kandidatëve për deputetë. “PS nuk duhet të angazhohet në debate publike se PD-ja po vjedh propozimet tona dhe as të nxitojë të shtojë propozime për ulje, heqje apo përjashtim nga taksat. Respekt për deputetë aktualë, jo përzgjedhje individuale për ekipin e ri”

përtej privatësisë

Vjen nga Milano ku merret me opera dhe së fundmi ka interpretuar te Rigoleto në “La Scala” për të prezantuar festivalin e fëmijëve “Perform Fest”, me një imazh të rritur krahasuar me prezantimin çamarrok të viteve të adoleshencës. Megjithatë, Evis Mula nuk ka ndryshuar krejtësisht. Për të, mbyllja ideale e ditës është kur e gjithë familja është e mbledhur para televizorit dhe personi që i thotë e fundit natën e mirë është mami. Si dikur...

Themelues henri Çili- KryeredaKTor Arion Sulo - numër 858. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

e Shtunë-diel 16-17 mArS 2013

Malaj: PS nuk duhet të bjerë pre e garës me PD për ulje taksash

Faqe 10-11

Faqe 18-19

Faqe 5

intervista e javësZhvillimi sipërballja e madhe e poliTiKës me eKonominë

ADRIAN CIVICI

dilema zhvillimi

Faqe 26

ÇëshTja "ngjela, Zogaj, KurT Kola”, rilindje apo “rilindje socialisTe”

hENRI ÇILI

editorial

Faqe 3

jorge mario bergoglio ose papa FranÇesKu i TranZicioniT

LE FIgARo

proFil

Faqe 31

gërdeci, dita që përmbysi jetën e geraldosShpërthimi i gërdecit në kujtimet e geraldo Durdës, të riut që ka ndryshuar shumëçka pas tragjedisë. Faqe 12-13 Faqe 21

historianjë teAtër për librin dhe leximin në SkenëPër herë të parë në Shqipëri, do të provohet në një gjini ndryshe të teatrit, në Teatrin e Prozës. Ky lloj teatri, shumë i lëvruar në vende të ndryshme të botës, sjell në skenë librin

Ide/debat/esse

IVA TIÇosingle & the city

DoM gjERgj META peregrinus

YLLI PANgoidi, essi,uni

ARDIAN NDRECA hylli i dritës

Të FamshmiT sTudenTë Të audiTorëve

Fenomen

ja çfarë i ka shtyrë të famshmit të strehohen në auditorët e universiteteve dhe të jetojnë mes studentëve të thjeshtë....

rAmA nxjerr SimpAtizAntët jAShtë: bërtiSni te mitingu i beriShëS

incident në bulqizë

Një grup personash ndërpresin fjalimin e Shkëlqim Canit me thirrjet në emrin e Ardit Kajës. Rama i nxjerr nga takimi elektoral dhe pohon se Kaja nuk do të jetë kandidat për deputet i PS

eViS mulAe rritur? jo plotëSiSht

12 shqipëriblu VS rozë në qArqe - llogAriA e VotAVe - kAndidAtët - projekSionet Çfarë po ndodh në 12 qarqet elektorale të vendit 100 ditë para zgjedhjeve? Shifrat e 2009-s dhe mundësitë për ndryshim të rezultatit. Emrat e vjetër dhe të rinj që janë të sigurt në lista dhe qarqet që do të vendosin fatin e 23 qershorit....

Faqe 19

Page 2: Gazeta Mapo

2 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.alNJOFTIM / REKLAMA28.02.2013 Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

Page 3: Gazeta Mapo

editorial

Po përvijohen listat, skemat e betejës, koalicionet apo tak-tikat për 23 qershorin. Në të tërën ka megjithatë disa

çështje pikante, të cilat, edhe pse nuk do të bëjnë “shiun” apo “diellin” e këtyre zgjedhjeve, sërish janë domethënëse për frymën që po ngjizet në politikën shqiptare të pas 23 qer-shorit.

Një prej këtyre detajeve të këtyre pragzgjedhjeve është dhe një debat latent në gjirin e opozitës së majtë, e cila duket për momentin në një revansh në axhendën politike të ditës, në kushtet kur Berisha është ende duke hezituar për të shpallur “kartat” e tij në këto zgjedhje. Si do t’i sistemojë Ra-ma aleatët e ditëve të vështira të opozitës 2009 - 2013, të fam-shmen “Opozita e Bashkuar”, opozitën e luftës për kutitë apo për zgjedhjet e lira, për 21 janarin dhe luftën antiLSI etj. etj. Ndërsa Nard Ndoka dhe Vangjel Dule kanë braktisur “Opozitën e Bashkuar” dhe janë nisur ta kërkojnë fatin e tyre politik gjetkë, ndërsa Gjinushi, Milo dhe Petro Koçi ja-në dhe kanë qenë përgjithmonë brenda të majtës, tre indi-vidualitete politike të tranzicionit shqiptar, Spartak Ngjela, Preç Zogaj dhe Kurt Kola janë fryma e fundit e së shkuarës së “Opozitës së Bashkuar” apo pigmenti se çfarë mund të jetë apo çfarë nuk do të mund të jetë dot kurrë “Rilindja” e Edi Ramës, nëse shqiptarët do ta votonin në ditën e provës së ardhshme elektorale. Shkurt, nëse ajo do të jetë një “Ril-indje” për shoqërinë shqiptare, apo do të jetë një “Rilindje socialiste”, thjesht një mëtim për të rimarrë pushtetin një parti, një grup individësh apo një oligarki e re e një krahu politik.

A do të mund të integrojë “Rilindja” e Edi Ramës profile të tilla si Ngjela, Zogaj apo Kurt Kola, të cilët kanë qenë përherë problematikë për politikën shqiptare të majtë dhe të djathtë, por brilant për të shprehur interesin publik apo sensin e historisë së tranzicionit shqiptar? Që kanë qenë përherë deri të padurueshëm për lidershipin e të majtës apo të së djathtës, por përherë me mendimin dhe idetë e tyre pa pyetur për kufij dhe barriera partiake. Kanë qenë gjithnjë të sikletshëm për koalicionet e së majtës apo të djathtës në pushtet apo në opozitë, por përherë me guxim për të bërë aleancë me të vërtetën dhe të dobishmen, me shoqërinë. A do t’i pranojë “Rilindja” e Edi Ramës dot individualitete të tilla “tradhtare” të kampeve të tyre politike, por gjithnjë besnikë të ideve të tyre? Kjo është çështja, pra!

Këta tre emra janë fija e fundit ku mbahet një farë për-pjekje e Edi Ramës për t’u projektuar përtej krahut të vet politik, për t’u projektuar përtej gardhit të një pale politike, përpjekja e Edi Ramës për të projektuar në shoqërinë shq-iptare një qasje ndaj së vërtetës, ndaj sistemit demokratik, ndaj interesit publik përtej interesit socialist.

Nga niveli si Rama apo PS-ja do të pranojë këtë “të ndry-shme problematike” brenda opozitës apo potencialisht bren-da pushtetit të nesërm, do të varet në fakt edhe diçka tjetër, vetë fati i kësaj beteje, vetë fati i përpjekjes së Edi Ramës për t’u shndërruar nga minorancë në mazhorancë në këtë vend. Ngjela, Zogaj dhe Kurt Kola ndoshta nuk kanë struktura dhe parti më vete, komisionerë apo aktivistë të organizuar, por në fakt, për historinë e tyre politike, për fatin e tyre të afërm apo të largët politik, janë “lakmuesi” se çfarë po ndodh brenda opozitës së Edi Ramës përtej rivaliteteve të natyr-shme të çdo partie apo krahu politik, që kanë qenë, janë dhe do të jenë sa të ekzistojnë partitë politike. Një integrim i kë-tyre individualiteteve politike tregon marzhin e veprimit opozitar, por dhe i jep një kuptim betejës së Ramës “për zgjedhje të lira”, kurse një mos-absorbim i këtyre individu-aliteteve e diskrediton të shkuarën e afërt të opozitës, jo në një luftë për “votën e lirë”, por në një simulim të Edi Ramës për të qëndruar në krye të PS-së pas humbjes së 2009-s, duke u kapur pas kutive apo “zgjedhjeve të lira”, për të cilat kishte nevojë për dëshmitarë jashtë gardhit të vet. Do të ke-mi “Rilindje” apo “Rilindje socialiste”?

Çështja "ngjela, Zogaj, Kurt Kola”, rilindje apo “rilindje socialiste”

henri Çili

përmytje në zonën e shkodrës Foto :lsa

Kolona / ide/ debate

javore

private

546

Në breNdësi

e shtunë-diel, 09-10 mars 2013 na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

malaj: ps nuk duhet të bjerë pre e garës me pd-në për ulje taksash Intervistë e deputeti Arben Malaj për fushatën elektorale, platformat ekonomike dhe ekipet

eViS mulAe rritur? jo plotëSiSht

politikëIncident në Bulqizë, Rama dëbon mbështetësit e Ardit Krajës

aktualitetTërhiqet uji në Shkodër, banorët numërojnë dëmet

KronikëHetim gjyqtares, dha tokë mbi dokumente të falsifikuara

20 FenomenPas famës vijnë auditorët

21

dilema ZhvillimiAdrian civici

idi, essi,uniYlli pango

peregrinusgjergj meta

hylli i driTësArdian ndreca

recensëhenri Çili

proFilAlice pouyat

26 28 23

29 28 31

mapo libri"Valixhja diplomatike" e Besnik Mustafajt ngjitet në skenë

24 KulturëPërkthyesja: Peng që nuk kam talentin e shkrimtarit

Foto e javës

proFil

papa Françesku i tranzicionit

BERgogLIo

Ne duhet të shmangim ligështimin shpirtëror të një Kishe vetë-referenciale. Ndërmjet një Kishe së cilës i ndodhin aksidente në rrugë, dhe një Kishe që është e sëmurë për shkak të vetë-refer-encialitetit, nuk kam dyshime për të parapëlqyer të parën. -Kardinali jorge mario bergoglio.

3e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

Page 4: Gazeta Mapo

4 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

Pas një nate të tmerrshme nën ujë, mëngjesi ka rikthy-er shpresën në Shkodër. Pushimi i shiut dhe ulja e

sasisë së shkarkimeve nga hidrocen-tralet kanë nxjerrë mbi sipërfaqe hektarë të tërë tokë. Megjithatë, dh-jetëra familje po përballen me bi-lancin e dëmeve në shtëpitë e tyre, por edhe në prodhimet bujqësore. Pu-nonjës të Emergjencës Civile thonë se nivelet e ujërave brenda natës ka-në rënë me 40%. Rruga nacionale Shkodër–Lezhë në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” është e kal-ueshme. Por banorët ankohen për lënien në mëshirën e fatit, pa u lajmëruar për rrezikun që u kanosej. Banorët e lagjes “Bahçallëk” në Shkodër shprehen se janë gjendur të papërgatitur, pasi askush nuk i ka lajmëruar se do hapen portat. “Ndo-qëm televizorin dhe ata të emergjen-cave civile thanë se nuk ka rrezik dhe se situata është në kontroll. Në orën 20:00 të mbrëmjes kemi parë ujin që ka hyrë në shtëpi dhe nuk kishim ko-hë të largonim pajisjet e rrobat”, - shprehet një banor i “Bahçallëkut”. Ata ankohen se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010, ndërsa ujin e kanë sërish brenda shtëpive. Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë dhe FNSH-së për të nxjerrë banorët e izoluar nga uji. Sipas një prej banoreve të evakuuara, ka qenë pak para mesnatës kur uji ka vërsh-uar brenda në banesën e saj, ku rrinin edhe katër fëmijë. “Nuk kishim mundësi të dilnim vetë. Kanë ardhur forcat e emergjencës me varka e go-mone dhe na kanë nxjerrë dhe jemi vendosur në konvikt”, - thotë ajo. Si-pas të dhënave nga Prefektura e Qa-

përmbytjet

Shkodra i rikthehet normalitetit, por banorët bëjnë bilancin e humbjeve. “Na thanë se nuk do të kishte rrezik. Në orën 20:00 të mbrëmjes kemi parë ujin që ka hyrë në shtëpi dhe nuk kishim kohë të largonim pajisjet e rrobat”

shkodra, 2 mijë ha tokë nën ujë, banorët numërojnë dëmet

në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 ha tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape Në komunën Bërdicë u përmbyten rreth 500 ha tokë, duke mbajtur në izolim disaorësh 55 shtëpi

shkodër Në territorin e rrethit Shkodër, sipërfaqja e mbuluar nga uji është reduktuar ndjeshëm dhe mbeten nën ujë rreth 2000 ha tokë, kryesisht në bashkinë Shkodër, zona e Bahçallëkut dhe ajasëm, komunat ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i zi, Bushat.

lEzhë Sipërfaqet e tokave bujqësore me prezencë uji janë: në zonën e zadrimës 200 ha, komunat Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet. Në zonën e Bregut të Matës 300 ha, komunat Kolsh, zejmen, Shënkoll. Në zonën Fushë- Gjormë 100 ha, bashkia Laç, Mamurras e Kom

Vlorë Në qarkun e Vlorës situata problematike vijon pranë urës së Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën dhe Novoselë. Prurjet e lumit Vjosë po pakësohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit vazhdon të jetë nën 6 m nga 7 m që është pika kritike.

fiEr Situata po vjen drejt përmirësimit. aktualisht, toka bujqësore të përmbytura janë: komuna Hekal 40 ha, komuna Kutë 40 ha, komuna

Frakull 40 ha dhe komuna cakran 25 ha. Në komunën Levan, situata e rreth 38 familjeve të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, në përmirësim.

durrës Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë. Gjatë ditës së sotme janë evakuuar rreth 20 familje në fshatin Katund i Ri, komuna Sukth.

korÇëGjatë ditës së djeshme në të gjithë territorin e qarkut Korçë ka patur mot me reshje të dobëta dhe kalimtare shiu e bore në lartësi mbi 1000 m. aktualisht nuk ka reshje dhe temperaturat janë pozitive.

Rrethi i Fierit po kalon një ndër emergjencat më të vështira në 24 orët e fundit. Më të prekura mbeten tri komunat Levan, Frakull dhe Cakran, banorët e të cilave mbeten të rrezikuar nga vërshimi i Vjosës. Mëngjesi i djeshëm ka gjetur nën ujë rreth 500 ha tokë bujqësore në 3 ko-munat e lartpërmendura. Ndërkohë kanë mbetur të izoluara mbi 100 shtëpi. Ende nuk ka njoftime për shtëpi të përmbytura, por banorët e fshatrave Ferras, Cerven, Frakull dhe Mollas nuk mund të dalin dot nga banesat.“Që në vitin 2005 e këtej nuk kish ndodhur përmbytje e tillë. Na është dëmtuar i gjithë ushqimi i kafshëve dhe na janë përmbytur të gjitha tokat. Nëse vazhdon kështu, do të na përmbyten edhe shtëpitë. Jemi të bllokuar për momentin, nuk dalim dot nga fshati. Na janë dëm-tuar të gjitha prodhimet bujqësore. Kjo situatë na ka lënë të varfër”,

-thotë banori Lami Troku. Gjendja e alarmit ka bërë që shtabet e emergjencave civile nëpër komuna dhe ai i prefekturës të monitorojnë gjatë natës nivelin e prurjeve të lu-mit, si dhe të jenë gati për evakui-min e banorëve. Për këtë fazë janë

vënë në dispozicion edhe mjete lun-druese si dhe shërbime të përforcu-ara të policisë. Nga ana tjetër, qytetarët fierakë rrezikohen të furnizohen me ujë të pijshëm. Tetë nga njëmbëdhjetë puset e ujit që furnizojnë depot e ujësjellësit në Qa-fën e Koshovicës, nga ku marrin ujë më shumë se 150 mijë banorë, janë jashtë funksionit. Kjo për shkak të vërshimit të ujit të lumit Vjosë në brendësi të tyre. Drejtori i Ujësjel-lësit, Salarion Totaj u shpreh se sit-uata është shumë e vështirë dhe nëse vërshojnë ende ujërat dhe përmbyten edhe tri puset e fundit, atëherë rreziko-het seriozisht furnizimi me ujë i qytetarëve fierakë. “Ujësjellësi po pu-non me kapacitet të ulët, ndërsa pu-nonjësit po evakuohen me gomone. Kemi vetëm tri pompa në funksion-im. Nëse gjendja vazhdon kështu, atëherë qyteti rrezikon të mbetet pa ujë”, - tha Toto.

Harta e përmbytjeve

rikthehet përmbytja e vitit 2005 në Fier

përmbytje në fshatin obot të Shkodrës

nga përmbytjet në Fier

izoluara nga uji. Në orët e vona të mbrëmjes, vetëm 2 mijë ha tokë dhe 60 shtëpi ndodheshin në mes të ujit. Kjo situatë është shoqëruar edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike në fshatin Bardhaj dhe komunën Pos-tribë, për shkak të këputjes së linjës TL në shtratin e lumit Kir. Në opera-cionet e evakuim-shpëtimit morën pjesë rreth 100 forca të policisë, 25 for-ca të FNSH-së me 5 mjete IFA dhe një gomone, të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin në lagjet e Shkodrës. Një pjesë e familjeve u akomoduan në konviktin e Shkollës Industriale, ndërsa familjet e fshatrave Bërdicë e Kuç janë akomoduar pranë të afër-mve të tyre. Nga Bashkia Shkodër ja-në marrë të gjitha masat për njofti-min e komunitetit pas njoftimit për shkarkimet në rajonet 1, 4 dhe 5, si dhe sigurimin e kushteve për ako-modimin e të evakuuarve në konvik-tin e Shkollës Industriale. Me ndër-prerjen e reshjeve gjatë ditës së premte familjet janë kthyer në bane-sat e tyre. Në Shkodër kanë qenë të pranishëm dhe ministrat Flamur No-ka dhe Genc Ruli, të cilët kanë pohuar se nuk ka rrezik që të përsëritet situ-ata e vitit 2010 në këtë qark .Sipas Ru-lit, ka patur 3 herë më shumë reshje se niveli mesatar i muajit dhe kjo ka rritur nivelin e prurjeve në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Ak-tualisht në Fierzë prurjet janë 1800m 3 ujë në sekondë. Një tjetër shkak ka qenë dhe fryrja e liqenit dhe kjo din-amikë ka sjellë përmbytje në Oblikë, ndikuar dhe nga prurjet e lumenjve që derdhen në të.

D.Kolaj

rkut Shkodër, u përmbytën rreth 200 ha tokë në zonat Bahçallëk, Ajasem, lagjen “Mark Lulaj”, Pedonale, si dhe u izoluan rreth 60 shtëpi banimi e ob-jekte. Në komunën Ana e Malit u përmbytën rreth 1800 ha, duke izolu-ar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë dhe 11 shtëpi në fshatin Muriqan. Në ko-munën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 ha tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape. Në komu-nën Bërdicë u përmbyten rreth 500 ha tokë, duke mbajtur në izolim dis-aorësh 55 shtëpi. Pra, shirat e 48 orëve të fundit shkaktuan 4900 ha tokë të përmbytur dhe rreth 315 shtëpi të

hektarë tokë u përmbytën në prefekturën e Shkodrës gjatë reshjeve të 48 orëve të fundit. Bren-da Shkodrës lagjet më të prekura janë “ajasëm” e “Bahçallëk”, ndërsa dëme ka pasur edhe në Bërdicë dhe në anën e Malit

2000

familje u evakuuan gjatë orëve të natës, për shkak të vërshimit të ujit në shtëpitë e tyre. Një pjesë e mirë e banorëve, të mësuar me përm-bytjet kanë shkuar tek të afërmit, ndërsa pjesa tjetër kanë gjetur strehë në konviktin e Shkollës Industriale të Shkodrës

110

Page 5: Gazeta Mapo

5E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

vlorë

tiranë

Banorët e novoselës, të sprovuar me përmbytjet Banorët e 30 shtëpive janë larguar prej tyre pas vërshimit të lumit Vjosë në zonën e Novoselës. 1500 hektarë tokë bujqësore ndodhen gjithashtu të përmbytura në këtë zonë.  Kryetari i Komunës Novoselë, Kanan Shakaj tha dje se presin një përmirësim të situatës për shkak të uljes së intensitetit të reshjeve. Kërcënim serioz paraqesin argjinaturat, tek të cilat është ndërhyrë gjatë ditës së djeshme. zona e Novoselës është inspektuar nga ardian Kollozi dhe prefekti i Vlorës, të cilët thanë se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve. Mbas largimit të ujit nga banesat dhe tokat do të bëhet përllogaritja e dëmeve dhe kompensimi i tyre. Tashmë ne jemi të mësuar dhe dimë se kur mund të përmbyten banesat dhe tokat tona”, -thanë ata, të bezdisur megjithatë nga kjo situatë që përsëritet në kohë reshjesh të dendura. Në zonën e përmbytur ka shkuar dhe deputeti i PS-së, eltar Deda, i cili ka parë nga afër gjendjen e banorëve.

Një grup personash ndërpresin fjalimin e Shkëlqim Canit me thirrjet në emrin e Ardit Kajës. Rama i nxjerr nga takimi elektoral dhe pohon se Kaja nuk do të jetë kandidat për deputet të PS

Pas protestës në Kukës, një tjetër incident ka shoqëruar takimet elektorale të kryesocialistit Edi Rama. Gjatë ditës së djeshme ai

ndodhej në Bulqizë, kur është përballur me një grup të rinjsh me “axhendë tjetër” nga ajo e linjës zyrtare të PS. Aktiviteti nisi rreth orës 18:00 në Pallatin e Sportit të Bulqizës, kur një grup simpatizantësh i kanë ndërprerë fjalën Shkëlqim Canit. Grupi i njerëzve kanë nisur të thërrasin emrin e Ardit Kajës, duke mos lejuar për 10 minuta Canin të mbajë fjalën e tij. Për të kthyer situatën në normalitet është dashur ndërhyrja e Edi Ramës, i cili ka kërkuar largimin nga salla të personave që shkaktuan incidentin. “Bërtisni te mitingu i Berishës dhe jo tek i PS-së”, -mësohet t’u ketë thënë Rama vrazhdë, çka ka sjellë edhe largimin e tyre nga Pallati i Sportit. Korrespondentët raportojnë se takimi elektoral i është rikthyer normalitetit, pasi gjysma e simpatizantëve kanë dalë jashtë ambienteve. Kreu i PS-së ka thënë më pas se Ardit Kaja, emër ky i brohoritur në këtë sallë, nuk do të jetë kandidat i PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit. Muajt e mbetur përpara përballjes elektorale kanë shkaktuar mjaft reaksion në radhët e Partisë Socialiste. Shkak janë bërë listat e kandidatëve për deputetë, emrat e të cilëve nuk janë zyrtarizuar ende nga kreu i PS. Megjithatë, ky i fundit ka prezantuar deri më tash disa prej prurjeve të reja në PS,

duke lënë në alarm dhe të rrezikuar një pjesë të deputetëve aktualë të kësaj partie. Kjo situatë ka shkaktuar tashmë një konflikt publik mes kryetarit të PS-së dhe deputetit Asllan Dogjani, pasi ky i fundit është zhvendosur nga lista e Kukësit. E ndërsa ditët kalojnë janë shtuar zërat brenda PS-së, të cilët i kërkojnë Ramës një strategji të ndershme me listat, ku të mos mbahen varur dhe të pakonfirmuar emrat e eksponentëve të njohur e me kontribute në këtë parti. Ndërkohë dje, kryetari i PS-së shkruante në blogun e tij se mbeten edhe 100 ditë nga ora e vendimit të popullit për 4 vitet e ardhshme. Në këtë shkrim Rama kujton përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit dhe procesin gjyqësor, sipas tij të varrosur për këtë tragjedi, por edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat ai ka premtuar se do t’i reformojë nëse vjen në pushtet. “E në fakt, zgjedhja e 23 qershorit është një zgjedhje mes të drejtave e të mirave publike si vlera të garantuara të shoqërisë që duam, apo si mallra që blihen në pazarin e pushtetit të korruptuar që kemi”, -shkruan Rama.

korrespondentët raportojnë se takimi elektoral i është rikthyer nor-malitetit, pasi gjysma e simpatizantëve kanë dalë jashtë ambienteve. Kreu i PS-së ka thënë më pas se ardit kaja, emër ky i brohoritur në këtë sallë, nuk do të jetë kandidat i PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit

rama nxjerr simpatizantët jashtë: Bërtisni te mitingu i Berishës

edi rama me simpatizantët e partisë socialiste

Bashkia e Tiranës hap dritën jeshile për më shumë se 700 qytetarë që nuk merrnin dokumentet e privatizimit për shkak të burokracisë. Gjatë ditës së djeshme kryebashkiaku Basha ka dhënë certifikatat e privatizim-it për 78 ish-banesa shtetërore, ndërsa premtoi që brenda pak kohësh do të mbyllet i gjithë ky proces. “Dua t’ju kërkoj ndjesë të thellë në emër të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të saj, edhe pse nuk ka qenë e drejtuar prej meje, për vonesën dhjetëra vjeçare të këtij procesi. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim do të shkurtojë çdo procedurë burokratike që i ndan qytetarët e qytetit tonë nga titujt e drejtë të pronësisë mbi banesat, të cilët kanë jetuar prej dhjetëra vitesh”,

- tha Basha gjatë këtij procesi. Administrata e Bashkisë shprehu angazhimin në këtë proces, i cili bën pronarë të banesave të tyre dhjetëra qytetarë të Tiranës. 128 banesa të tjera janë aktualisht në procesin e përfundimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratave noteriale. Kryebashki-aku Basha u ka kërkuar kryefamiljarëve, banesat e të cilëve janë miratuar në Këshillin Bashkiak, të paraqiten para Bashkisë së Tiranës për të përfunduar kontratat. “I siguroj se kontrata po lidhen me të njëjtat çmime për privatizimin e banesave, sikundër kanë përfituar të gjithë banorët e këtyre banesave në vitet ’90, pra me të njëjtin çmim. Nuk bëhet fjalë për shuma të papërballueshme, bëhet fjalë për 20 deri në 30 mijë lekë të reja, që i ndajnë tashmë nga marrja e certifikatës së pronë-sisë”,- tha Basha. Ai shtoi se procesi do të vazhdojë edhe për disa kategori të tjera, të cilat do t’i kalojnë për miratim Këshillit Bashkiak.

Basha u jep dokumentine privatizimit 236 banesave

lulzim Basha

incident në Bulqizë128 banesa të tjera janë aktualisht në procesin e përfundimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratave noteriale

Shkëlqim Cani, anëtar i partisë socialiste

Page 6: Gazeta Mapo

6 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pa shkaktuar dëmtime tek njerëzit që ndodheshin në makinën “Range Rover”

Durrës Një atentat me dinamit me shënjestër një makinë “Range Rover” ka ndodhur mesditën e së premtes pranë një kompleksi tek “Ura e Dajlanit” në Durrës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por në momentin e shpërthimit ndodheshin 2 persona në automjetin me targa AA 474 AA. Burime nga policia e qytetit kanë bërë të ditur se automjeti është në pronësi të

Vilson Tragës, kushëri i Leonard Tragës, i arrestuar si autor i një vrasjeje në muajin korrik të vitit 2012. Nga të dhënat hetimore mësohet se dinamiti nuk ishte instaluar mirë, ndaj për këtë arsye dyshohet se gjatë ndezjes së automjetit ka shpërthyer duke rënë nga mjeti “Range Rover”. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke tronditur zonën, por fatmirësisht as 2 personat që ndodheshin në automjet, as dëshmitarë në vendngjarje nuk pësuan dëme. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Vil-son Traga, drejtuesi i mjetit të cilit iu vendos dinamiti, ka pohuar se dyshon që

dikush e ka ndjekur dhe më pas i ka vendosur lëndën plasëse në makinë. Disa ditë më parë Policia e Durrësit arres-toi Leonard Tragan, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë, të ndodhur vitin e kaluar në Golem. 33-vjeçari Leonard Traga ishte shpallur në kërkim nga komisariati i policisë së Kavajës për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Personi i arrestuar do t’i dorëzohet për hetime të mëtejshme shërbimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

aKtualitet“Kërkesa për autorizimin e hetimeve ndaj gjyqtares nuk i është përcjellë ende KlD-së, pasi duhet të japë miratimin Prokurori i Përgjithshëm”,

atentat me eksploziv në Durrës, në shënjestër njerëzit e Tragës

Hetim gjyqtares, dyshohet për shpërdorim detyre “Task Forcë” ka marrë nën hetim një gjyqtare, pasi dyshohet se ka kthyer 4 mijë metra katror tokë duke u bazuar në një dokument të falsifikuar, për të cilin ishte dënuar më parë noteri që e ka përpiluar. Kërkesa për hetim mbërrin në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm

Tiranë Një gjyqtare e Gjykatës së Tiranës është vënë nën hetim nga prokuroria, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën lidhur me një vendim gjyqësor për çështjen pro-nësie. Prej rreth një viti “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës ka hetuar rreth pretendimeve të paraqitura nga pronarët e një toke në periferi të kryeqytetit, të cilët akuzojnë gjyqtaren se ka njohur të drejtën e pronësisë për palën kundërshtare mbi bazën e një do-kumenti të falsifikuar. Këto preten-dime janë verifikuar nga prokuro-ria, e cila në përfundim të hetimeve i ka dorëzuar Prokurorit të Përgjith-shëm kërkesën për hetimin e gjy-

qtares Teuta Hoxha, e cila aktual-isht ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës. Kjo kërkesë pritet t’i për-cillet KLD-së nga kryeprokurori Adriatik Llalla pas kryerjes së ver-ifikimeve të nevojshme nga ana e tij. Lajmi konfirmohet për “Mapo”-n nga burime të rezervuara, të cilat thanë se z.Llalla tashmë ka në dorë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës me qëllim dërgimin e saj pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Kërkesa për autorizimin e hetime-ve ndaj gjyqtares nuk i është për-cjellë ende KLD-së, pasi duhet të japë miratimin Prokurori i Përgjith-shëm”, - tha një burim i prokuror-isë. Çështja që ka përfshirë në he-time gjyqtaren Teuta Hoxha ka ni-sur në vitin 2004, kur pretendohet të jetë nënshkruar një kontratë për shitjen e një sipërfaqeje toke prej rreth 4 mijë metra katror. Konkre-tisht bëhet fjalë për kontratën e shitjes nr.148 rep, nr.33 kol, datë 28.01.2004, e përpiluar nga noteri Nezir Murati, e cila më pas ka rezul-tuar e falsifikuar. Në këtë kontratë shkruhet se shtetasit Gafurr, Naile, Arben, Hekuran, Flamur dhe Myzejen Baloshi i kanë shitur blerësit Dashamir Bathorja sipër-

faqen e tokës prej 4000 m2 (arë) me nr.pasurie 279/3, e ndodhur në Mjull, Bathore, Tiranë. Pasi janë vë-në në dijeni të këtij fakti, “shitësit” e tokës i janë drejtuar prokurorisë ku kanë kërkuar hetimin e çështjes, pasi firmat e tyre janë falsifikuar. Ata kanë pretenduar se emrat dhe nënshkrimet e tyre janë bërë nga një person tjetër, pasi pronën nuk e kanë shitur asnjëherë. Pas hetime-ve të prokurorisë rezultoi se nënsh-

krimet e personave që janë shitësit e tokës ishin të falsifikuara. Ky fakt është provuar nga akt-ekspertimi, i cili tregon se nënshkrimet janë bërë nga noteri Nezir Murati, që është noteri ku pretendohet të jetë hartuar kontrata e shitjes. Për këtë arsye, Nezir Murati është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me tre vjet burgim për akuzën e “falsifikimit të doku-menteve nga persona që kanë për detyrë t’i lëshojnë ato”. Në këtë ven-dim gjykata shprehet qartë se kjo kontratë deklarohet e falsifikuar. Por pavarësisht se ky dokument është i falsifikuar, në një tjetër pro-ces gjyqësor, gjyqtarja tashmë nën hetim e nuk e ka marrë për bazë atë, duke i dhënë të drejtën e pronësisë shtetasit Dashamir Bathorja që pretendon se e ka blerë këtë tokë nga pronari i saj i cili nuk jeton më. Palët kanë paraqitur në seancë deklaratë noteriale ku thonë se tokën e kanë shitur, ndërsa çështja është zgjidhur me pajtim mes tyre në seancë gjyqësore. Pavarësisht deklaratës noteriale, prokuroria pretendon se gjyqtarja ka konsu-muar elemente të veprës penale shpërdorim detyre.

nga mbledhja e Këshillit të lartë të Drejtësisë

pavarësisht se ky dokument është i falsifikuar, në një tjetër proces gjyqësor, gjyqtarja tashmë nën hetim e nuk e ka marrë për bazë atë, duke i dhënë të drejtën e pronësisë shtetasit Dashamir Bathorja

rrihet e grabitet oficeri i policisë Një oficer policie është dhunuar dhe vjedhur në Tiranë. Dy persona kanë mundur të grabisin çantën e një oficeri policie pasi kanë ushtruar dhunë fizike mbi të. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se 2 persona të paidentifikuar kanë goditur dhe më pas kanë mundur të largohen me çantën e oficerit të policisë, i cili punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Policia ka marrë dëshminë e oficerit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për kapjen e autorëve, ndërkohë vetë oficeri ka dëshmuar se në çantë dispononte laptop dhe sende të tjera. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia nuk mundi të zbulonte personat që grabitën një oficer të radhëve të uniformave blu.

djali i dibrës, në hetim për aksidentin Kreshnik Dibra është marrë në ndjekje penale nga policia, pasi ka plagosur në aksident një person. Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku u përplas M. zhebo, 28 vjeç. Sipas burimeve të policisë, autori i aksidentit është djali i kreut të Burgjeve, i cili po udhëtonte me veturën e tij të markës “Voklswagen Golf”, me targa aa 267 FB. e plagosura u dërgua në Spitalin Ushtarak, ku pas mjekimit të parë kaloi rrezikun për jetën. Burimet thonë se e plagosura është jashtë rrezikut, nën kujdesin e mjekëve, megjithëse ka pësuar thyerje. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, duke bërë të mundur identifikimin e 25-vjeçarit Dibra si autor i dyshuar i aksidentit.

Çmontohet makina e ditmir Bushatit Çmontohet dhe vidhet makina e deputetit të PS-së, Ditmir Bushati. Lajmi është konfirmuar për mediat nga vetë deputeti i PS, i cili pohoi se ka bërë kallëzim në polici. Bushati sqaron se veprimi kriminal ka ndodhur në garazhin e një pallati pranë Kopshtit Botanik, ndërkohë dyshon që çmontimi të jetë kryer gjatë mesnatës. Deputeti i cili ka denoncuar aktin thekson se automjetit personal të tij tip “Mercedes” i janë grabitur shumë pjesët e çmontueshme, si kofano, targat, kasetofoni etj.  Bushati njofton se e ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici, ndërkohë që thekson se “nuk mund të them nëse vjedhja ishte tendencioze”. 

Shkurt

Page 7: Gazeta Mapo

Dosje

Gërdeci, dita që përmbysi jetën e Geraldos

12 qarqet Beteja PS-PD në emra Dhe vota

ÇDo të shtunë e të Diel www.mapo.al

intervista

Në qytetin e Durrësit, Partia Demokra-tike ka hapur mbi 10 zyra elektorale, ku secila prej tyre mbulon 15 deri në 18 qendra votimi. Puna ka filluar që prej janarit, ndërkohë që askush prej atyre që po drejton punën në bazë, nuk di të thotë nëse është kandidat për deputet apo jo. I vetmi mandat i sigurt duket ai i kryetarit të grupit të punës, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi. E gjithë puna e njerëzve kryesorë në Durrës, si Igli Cara, Gjergj Lezhja, Oerd Bylyk-bashi, Arqile Goreja apo Osman Metal-la koordinohet me kryetarin e grupit. I njëjti fenomen si në Durrës, për PD-në po ndodh në të gjitha qarqet e ven-dit. Përgjigjja nga Berisha, se cilët do të jenë deputetët e ardhshëm në 12 qa-rqet e vendit, duket se do të vonojë. Berisha ka vendosur që lista përfun-dimtare e deputetëve do të bëhet pub-

like vetëm në datën 3 maj, afati limit për dorëzimin e listës në Komisionin Qen-dror të Zgjedhjeve. Një taktikë kjo e ndjekur edhe më parë nga ai, për të shmangur precedentin e pakënaqë-sisë, që dukshëm po ndodh në kampin tjetër, sa herë që kryetari i kësaj force politike, Edi Rama, prezanton kandi-datët rishtarë. Daljet publike të Ramës me pesë kandidatët e rinj dhe son-dazhet në disa media me lista jo zyrtare emrash, kanë shtuar ankthin e depu-tetëve të grupit parlamentar aktual të PS. Aq e dukshme u bë kjo, saqë Beri-sha dhe të tijtë filluan ta përdorin si ar-gument se Rama nuk respekton foru-met dhe deputetët, por po emëron si deputetë besnikët e tij. Përtej asaj që duket, në të dyja forcat politike, situata nuk është e qetë. Demokratë e social-istë i kanë veshët ngritur...

arben malaj:PS nuk Duhet të BjerëPre e garëS me PD-në Për ulje takSaSh

I n t e rv I st ëh I sto r I

r e p o rta z hn o sta lg j I

K u lt u r ë

Çfarë po ndodh në 12 qarqet elektorale të vendit, 100 ditë para zgjedhjeve? Cilat janë shifrat e 2009-s dhe mundësitë për ndryshim të rezultatit? Emrat e vjetër dhe të rinj që janë të sigurt në lista dhe qarqet që do të vendosin fatin e 23 qershorit. MAPO analizon të 12 zonat, duke përballur shifrat zyrtare të 2009-s me objektivat e tre koalicioneve që priten të jenë në garë dhe zbulon kandidatët kryesorë në gjithë vendin

Faqe 7

Deputeti dhe anëtari i kryesisë shprehet se me këto politika populiste berisha synon të ngushtojnë diferencën e humbjes më 23 qershor dhe nga ana tjetër të përshpejtojë dështimin e ps si mazhoranca e ardhshme e vendit

Geraldo Durda po kthehej nga ndeshja në Durrës më 15 mars 2008. atëherë adoleshent ai luante me 14-vjeçarët e teutës a. “isha i gëzuar, mezi prisja t’u tregoja në shtëpi që kisha shënuar dy gola”, kujton ndërsa thotë se luante si mbrojtës në krahun e djathtë dhe kishte sprint të mirë. Gjatë rrugës mësoi për shpërthimi dhe 18 ditë më vonë vëllai më i vogël humbi jetën në një spital në itali.

Page 8: Gazeta Mapo

8 16-17 Mars 2013 www.mapo.al

fushata

tirana Tirana për Partinë Demokratike pritet të kryesohet nga emra të rinj. Ministri Aldo Bumçi drejton grupin e punës, ndërkohë që listës së saj pritet t’i bashkëngjiten emra të rinj, si Keltis Kruja, Arben Qirjako, Grida Duma, Eno Bozdo, apo edhe Jorida Tabaku. Ndërsa nga PS-ja deri më tash është konfir-muar zyrtarisht emri i Lindita Nikollit, edhe pse shtabi elektoral po drejtohet nga Saimir Tahiri. Në rast se Ilir Meta vendos të garojë në Fier, pritet që Petrit Vasili të jetë në krye të listës së LSI-së në Tiranë. Llogaritë elektorale për Tiranën janë një ekualicion me disa variab-la, ku i panjohur mbetet pozicioni i LSI-së. Një koalicion i përfolur LSI- PBDNJ në Tiranë e ka të sigurt një mandat, por mund të marrë edhe një të dytë, nëse arrijnë të marrin 2496 vota të tjera plus. Në këtë rast, ky mandat do t’i hiqej koalicionit të PD-së dhe rezultati do shkonte 15 PD, 15 PS dhe 2 LSI. Pyetja që bëjnë të gjithë për Tiranën është FRD dhe efekti Topi në këtë qark. A mund të marrë ai një mandat apo vetëm dëmton demokratët? Shifrat tho-në se pavarësisht ndikimit që mund të ketë FRD, PD e ka zvogëluar gërryerjen me ko-alicionin që ka bërë me LZHK dhe PDK-në. Pra ka “blinduar” mandatin e saj të 16-të me 10 mijë vota. Në këtë rast, zotit Topi do t’i duhen të mbledhë 10 mijë vota për të hyrë në Kuvendin e ardhshëm.

Durrësi Në Durrës, PD-ja po punon intensivisht për të shkundur strukturat, komunikuar me njerëzit, ndërsa nuk po lihet pas dore edhe

Fushë-Kruja, ku PD-ja në zgjedhjet e fundit lokale pësoi humbje të madhe. Më pak të an-gazhuar po shihen strukturat e PS-së në këtë qark. Dy ditë më parë, në qytetin e Durrësit u hap zyra e parë elektorale nga PS edhe pse Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së këtij qyteti prej kohësh ka filluar takimet. Por ndryshe nga çdo qark tjetër, hapja e zyrave apo kontakti me njerëzit, pak përkthehet në vota për këtë qark. Burime nga PD e PS po-hojnë se Durrësi është i paparashikueshëm, që do të thotë se rezultati këtu është i befa-sishëm, qoftë për fituesin, ashtu edhe për humbësin. Me gjithë votën e palexuar të durrsakëve përballja në këtë qark do të jetë treshja Eduard Halimi, Blendi Klosi dhe Lefter Koka i LSI-së. Për të siguruar një man-dat deputeti, LSI-së në këtë qark i nevojiten edhe votat e PBDNJ-së. Rezultati i zgjedhjeve në 2009-tën ishte 7 deputetë PD, 5 PS dhe 1 LSI. Në këtë qark pritet të futet në lojë, edhe FRD-ja. Me gjithë respektin që gëzon Gazmend Oketa, PD-ja deri më tani nuk e shikon si rrezik për të ndikuar në rezultatin e dalë nga 2009-a. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur, sa kohë që kjo forcë politike apo edhe AK-ja votohen për herë të parë. Si-pas shifrave të 2009 PD mund të humbasë 1 mandat, nëse humbet 7 856 vota, ndërsa PS mund të marrë një mandat tjetër nëse riku-peron 6733 vota. LSI rrezikon të humbasë mandatin vetëm nëse bie me 1 184 vota.

Fieri Ndryshe nga qarku Durrës, në Fier pritet që gjërat të lëvizin. Edhe pse pa marrëveshje të

Çfarë po nDoDh në 12 qarqet elektorale të venDit, 100 Ditë para zGjeDhjeve? cilat janë shifrat e 2009-s Dhe munDësitë për nDryshim të rezultatit? emrat e vjetër Dhe të rinj që janë të siGurt në lista Dhe qarqet që Do të venDosin fatin e 23 qershorit. mapo analizon të 12 zonat, Duke përballur shifrat zyrtare të 2009-s me objektivat e tre koalicioneve që priten të jenë në Garë Dhe zbulon kanDiDatët kryesorë në Gjithë venDin

beteja në eMra Dhe vota Mes Ps-PD në 12 qarqet

garaKryeministri ka vendosur që lista përfun-dimtare e deputetëve do të bëhet publike vetëm në datën 3 maj, afati limit për dorëzimin e listës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një taktikë kjo e ndjekur edhe më parë nga ai, për të shman-gur preceden-tin e pakënaqë-sisë, që dukshëm po ndodh në kampin tjetër, sa herë që kryetari i kësaj force politike, Edi Rama, prezanton kandidatët rishtarë

shkruar, Berisha ka mbledhur rreth vetes partitë e djathta, kryesisht ato me shumë ele-ktorat si LZHK-ja apo PDK-ja, votat e të cilëve shihen si mundësi e mirë për rikuperuar një mandat deputeti. Në zgjedhjet e vitit 2009, LZHK-ja e vetme ka fituar 1993 vota, ndërsa PDK-ja rreth 600 vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK-ja ishte e rreshtuar nga e majta e po aq edhe PBDNJ-ja. Të dyja këto forca politike nuk janë më në koalicion me PS-në, çka e bën të brishtë peshoren e rapor-tit të vitit 2009, ku PS-ja mori 9 deputetë, PD-ja 6 ndërsa LSI-ja fitoi mandatin përmes Dri-tan Priftit. Edhe pse PBDNJ-ja nuk ka shumë vota në këtë qark (rreth 200 në 2009-ën) LSI-ja shpreson që bashkë më to të sigurojë mbi 11 mijë vota për një mandat deputeti. Prej ko-hësh, LSI-ja ka hapur zyrat elektorale në këtë qark, ndërsa vetë Ilir Meta nuk e ka vendo-sur ende nëse do të garojë në Fier apo Tiranë. Falë 1993 votave të LZHK-së dhe 593 votave të PDK-së në këtë qark PD shpreson të mar-rë një mandat më shumë. Por ajo rrezikon gjithashtu të humbasë mandatin e saj të gjashtë, nëse koalicioni do kenë një rënie me rreth dy mijë vota si pasojë e efektit FRD, e pasuar nga një rritje në anën e socialistëve. Ndërsa LSI humbet mandatin që ka nëse pë-son rënie me 1056 vota. Në këtë rast rezulta-ti do shkonte PS 9 mandate dhe PD 7. Deri më tash, përballja më e fortë shihet mes Sokol Olldashit që kryeson grupin e punës për këtë qark dhe Gramoz Rucit, i cili në krahun e djath-të në këto zgjedhje do të ketë edhe ish-kryeta-rin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Nga PD-ja po diskutohen gjithashtu emrat e Alfred Rrush-ajt dhe Albana Vokshit. Edhe PDIU-ja, e cila synon të marrë një mandat deputeti, nuk e ka vendosur ende se me cilin kandidat do të ga-rojë.

lezha I vështirë për përmbysje rezultati parashi-kohet qarku i Lezhës. Aktualisht puna për PD-në drejtohet nga Edi Paloka, në koordin-im me deputetët aktualë të këtij qarku. Kra-has takimeve, ajo që demokratët po shikojnë me shumë vëmendje është llogaritja e votave dhe pritja e topit nga kundërshtarët. Nga ana e PS-së është bërë e ditur se kryetare e listës do të jetë Mimi Kodheli, ndërkohë që për-fliten si kandidatë edhe emrat e Armando Prengës dhe Arben Nokës. Nuk është kon-firmuar deri më tash si kandidat për depu-tet, kryetari i PS-së së Lezhës, Xhovalin Kadeli e po aq edhe Preç Zogaj. Mospërf-shirja deri më tani e dy emrave sa më sipër shihet si lajm i mirë për PD-në, ndërkohë që gara mbetet e vështirë edhe pse votave të së djathtës i bashkohen edhe votat e PDK-së. PD-ja mund të shpresojë për ndryshim ra-porti nga 4 me 3 në 5 me 2 në favor të saj, vetëm nëse votave të PDK-së (rreth 1300), dhe

nevila perndoj Fejzi braushi

Në qytetin e Durrësit, Partia Demokratike ka hapur mbi 10 zyra elektorale, ku secila prej tyre mbulon 15 deri në 18 qendra votimi. Puna ka filluar që prej janarit, ndërkohë që askush prej atyre që po drejton punën në bazë, nuk di të thotë nëse është kandi-

dat për deputet apo jo. I vetmi mandat i sigurt duket ai i kryetarit të grupit të punës, minis-trit të Drejtësisë, Eduard Halimi. E gjithë puna e njerëzve kryesorë në Durrës, si Igli Cara, Gjergj Lezhja, Oerd Bylykbashi, Arqile Goreja apo Osman Metalla koordinohet me kryeta-rin e grupit. I njëjti fenomen si në Durrës, për PD-në po ndodh në të gjitha qarqet e vendit. Përgjigjja nga Berisha, se cilët do të jenë deputetët e ardhshëm në 12 qarqet e vendit, duket se do të vonojë. Kryeministri ka vendosur që lista përfundimtare e deputetëve do të bëhet publike vetëm në datën 3 maj, afati limit për dorëzimin e listës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një taktikë kjo e ndjekur edhe më parë nga ai, për të shmangur precedentin e pakënaqësisë, që dukshëm po ndodh në kampin tjetër, sa herë që kryetari i kësaj force poli-tike, Edi Rama, prezanton kandidatët rishtarë. Daljet publike të Ramës me pesë kandidatët e rinj dhe sondazhet në disa media me lista jo zyrtare emrash, kanë shtuar ankthin e depu-tetëve të grupit parlamentar aktual të PS. Aq e dukshme u bë kjo, saqë Berisha dhe të tijtë filluan ta përdorin si argument se Rama nuk respekton forumet dhe deputetët, por po emëron si deputetë besnikët e tij. Përtej asaj që duket, në të dyja forcat politike, situata nuk është e qetë. Demokratë e socialistë i kanë veshët ngritur për të kapur çdo sinjal që vjen nga zyra e Berishës apo ajo e Ramës. Po çfarë po ndodh në 12 qarqet elektorale të vendit, 100 ditë para zgjedhjeve? Cilat janë shifrat e 2009-s dhe mundësitë për ndryshim të rezultatit? Emrat e vjetër dhe të rinj që janë të sigurtë në lista dhe qarqet që do të vendosin fatin e 23 qershorit. Mapo analizon të 12 zonat, duke përballur shifrat zyrtare të 2009-s me objektivat e tre ko-alicioneve që priten të jenë në garë dhe zbulon kandidatët kryesorë në gjithë vendin

atyre të Preç Zogajt, do t’i bashkohen edhe votat e LSI-së.

Qarku Elbasan Edhe pse grupi i punës në Elbasan kryeso-het nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, rezultati i zgjedhjeve të 2011 në këtë qark linte shumë për të dëshiruar. Megjithatë, me hapjen e tunelit Tiranë-Elbasan, PD-ja po synon fort të ruajë raportin aktual të depu-tetëve 7 me 7. Deri më tash nga PD-ja janë an-gazhuar Arben Imami, Luciano Boci, Zyhbi Hida, Dashnor Sula, Ardian Turku, ndërkohë që përflitet edhe emri i Eduard Se-lamit. Ndërsa nga PS-ja grupi i punës drej-tohet nga Ben Blushi, i cili pasohet me Alfred Pezën, Damian Gjiknurin dhe Taulant Bal-lën. LSI-ja në këtë qark pritet të përfaqëso-het me Edmond Haxhinaston. Marrja e man-datit nga LSI-ja në këtë qark duket e vështirë. Rezultati mund të ndryshojë vetëm nëse LSI-ja bashkë me votat e PBDNJ-së rikuperojnë 1894 vota nga zgjedhjet e kaluara dhe shko-jnë në 10 273 vota, ndërsa nuk është llogari-tur efekti FRD. Në këtë rast mandatin do ia merrnin PD-së.

shkodraShkodra është një tjetër qark ku nuk priten surpriza në ndryshim raportesh të numrit të deputetëve, përveçse luftë emrash. Deri më tash, krahas Topallit në këtë qark, janë kon-firmuar emrat e Arenca Trashanit, Gjok Uldedajt dhe Benet Becit. Ndërkohë që po punojnë edhe figura të tjera të njohura në Shkodër si Astrit Bushati apo Ndue Paluca. Në ambientet e demokratëve qarkullon dhe emri i Tonin Gjurajt, themelues i Pd-së së Shkodrës, aktualisht rektor në UET. Ndërsa nga PS-ja emrat më të lakuar për kandidatë për deputetë janë Keti Bazhdari, Namik Ko-pliku, Luan Heta, Ndue Kola, Paulina Hox-ha, Paulin Sterkaj, Tom Doshi etj.

qarku berat Genc Pollo do të vijojë të drejtojë punën në këtë qark nga ana e PD-së ndërsa nga PS-ja deri më tash përflitet deputeti Fidel Ylli. Gjithçka mund të lëvizë në këtë qark në varë-si të emrave që do të sjellin secila palë. Rezul-

Page 9: Gazeta Mapo

916-17 Mars 2013 www.mapo.al

tati ndryshon për një grusht votash dhe më shumë mundësi ka që PS të marrë mandatin e pestë, një më shumë se më 2009-ën. Nga PD-ja përflitet sërish emri i Astrit Velisë i cili mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa nuk neglizho-het edhe faktori LSI. Në këtë qark i deleguari i LSI-së është Nasip Naço. LSI-ja do ta kishte shumë më të sigurt mandatin në rast se do të ishte në koalicion me PBDNJ-në. Të dyja ato do të siguronin rreth 9010 vota të përk-thyera në një mandat. Me panoramën e 2009-s, LSI-ja e humbet mandatin vetëm me 34 vota më pak. PD e humbet mandatin e tretë me 383 vota më pak, ndërsa PS e merr mandatin e pestë me 168 vota më shumë, duke ia hequr LSI-së.

Gjirokastër Në këtë qark, pavarësisht emrave që qarkullo-jnë, raporti pritet të jetë i njëjtë 3 për PS-në dhe 2 për PD-në. Dyshja më e fortë në këtë qark pritet të jetë Anastas Angjeli nga PS-ja dhe Genc Ruli nga PD-ja. Aktiv në këtë qark janë parë edhe deputetët respektivë Spiro Ksera dhe Arben Ahmetaj. Nga LSI-ja përflitet Van-gjel Tavo, i cili me gjithë punën e madhe që mund të bëjë, rezultati nuk do të ishte në favor të tij. LSI dhe PBDNJ mund të marrin një man-dat vetëm nëse marrin rreth 5500 vota plus.

vloraKryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi pritet të këtë sërish monopolin e dre-jtimit të zgjedhjeve nga selia blu në këtë qa-rk. Patozi me Ardian Kollozin kanë deri më tash përballë të vetmen kandidat të zyrtari-zuar për këtë qark, Valentina Leskaj. PS nuk ka përcaktuar ende treshen më të fortë për shkak të kontradiktave që ekzisto-jnë mes deputetëve aktualë në këtë qark dhe vetë Edi Ramës. Në qarkun e Vlorës, pritet të garojë nga PBDNJ-ja kryetari i saj Vangjel Dule, i cili e ka të sigurt mandatin në rast se garon në koalicion me LSI-në. Pavarësisht vendimit që LSI-ja do të marrë (nëse do të dalë ose jo në koalicion me PBDNJ-në) Van-gjel Dule mund të sigurojë edhe i vetëm një mandat, për shkak edhe të marrëveshjes jo zyrtare që ai mund të lidhë me PD-në. PD-ja

synon të ruajë katër mandatet e saj, ndërkohe që në lojë në këtë qark futen edhe çamët që synojnë të marrin mandatin e siguruar në zgjedhjet e 2009-ës. Deri më tash, në garë për këtë qark nga PDIU-ja është Dashamir Ta-hiri. E reja e qarkut të Vlorës është se PS nga ikja e PBDNJ si koalicion zbret në 6 mandate. Që PS të rikthehet në nivelin e 7 mandateve duhet të marrë 5 370 vota më shumë sesa ka aktualisht.

DibraFRD-ja synon të jetë faktor edhe në Dibër me kandidimin e Sali Shehut. Por përbal-lë tij do të jetë një tjetër deputet i PD-së, i afërm i tij, Sherefedin Shehu. Deri më tash, burime nga PD-ja shprehen se përfshirja e Sali Shehut nuk mund të rrezikojë rezul-tatin e zgjedhjeve në këtë qark që është katër deputetë për PD-në dhe dy për PS-

në. Krahas Sherefedin Shehut nga PD-ja në këtë qark përflitet edhe emri Selami Xhepës, ndërkohë që aktualisht grupi i pu-nës kryesohet nga Jemin Gjana. Përballë tyre, puna në PS drejtohet nga Shkëlqim Cani. Rezultati mund të ndryshojë vetëm nëse PD humbet 6 mijë vota dhe PS rikuper-on 5200 vota duke e çuar rezultatin 3 me 3.

kukësiMegjithëse PD-ja shprehet se do të ndry-shojë rezultatin në 4 me 0 në favor të saj, kjo duket shumë e vështirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në anën tjetër PS-ja mund të marrë mandatin e dytë vetëm nëse arrin të rikuperojë 5529 vota në krahasim me 2009 dhe njëkohësisht PD-ja të mos ketë ndryshim rezultati. Në këtë rast hipotetik mandatet do ndaheshin 2 me 2. Grupi i punës në këtë qark do të drejto-het nga Flamur Noka, ndërkohë që është konfirmuar edhe emri i Fatos Hoxhës për-ballë kandidatit të PS-së, Vexhi Muçmata. Në këtë qark po përflitet edhe emri i Me-sila Dodës nga PD-ja edhe pse duket pak e vështirë pasi në listën përfundimtare të këtij qarku, gjithnjë është futur një kandi-dat i sigurt nga Tropoja. Aktualisht, Me-sila Doda po punon në Fier.

korçaRidvan Bode vijon të drejtoje grupin e punës nga PD-ja, ndërkohë që emrat e tjerë që për-fliten janë Edmond Spaho dhe Fatbardh Ka-dilli. E pasigurt për një mandat të dytë është Ledina Aliolli. Rezultati në këtë qark nuk pritet të ndryshojë, ndërsa përballë listës së PD-së janë Pandeli Majko që drejton punën, Ylli Ziçishti e Erion Veliaj. Olta Xhaçka de-putete e këtij qarku më shumë gjasë pritet që të jetë në listën e Tiranës. Koalicioni i mundshëm LSI-PBDNJ sjell një pretendim për një mandat në këtë qa-rk, por objektivi i votave duhet arrirë me rreth 3600 që këto dy parti të nxjerrin një mandat. Në këtë rast, nëse votat për dy kampet e mëdha nuk do lëviznin atëherë mandati do t’i hiqej PS-së. Për dy partitë e tjera ndryshimi i rezultatit është thuajse i pamundur.

qarku BeratpD plus aleatët e rinj 27 312 vota = 3 mandateps plus aleatët e rinj 44882 vota = 4 mandatelsi plus pbDnj? 9010 vota = 1 mandat

lsi e humbet mandatin vetëm 34 vota me pak ose me 8976pD e humbet mandatin e tretë me 383 vota më pak ose me 26 929 ps merr mandatin e 5 me 168 vota më shumë ose me 45 050 dhe ia merr lsi

qarku DiBërpD plus aleatët e rinj 42902 vota = 4 mandateps plus aleatët e rinj 22570 vota = 2 mandate

rezultati ndryshon nëse pD humbet 6 mijë vota dhe ps rikuperon 5200 vota duke e çuar rezultatin 3 me 3. lsi mund të marrë mandat vetëm nëse merr rreth 6 mijë vota më shumë

qarku DurrëSpD plus aleatët e rinj 69281 vota = 7 mandateps plus aleatët e rinj 52650 vota = 5 mandatelsi plus pbDnj 9960 vota = 1 mandat

rezultati ndryshon nëse pD humbet 3600 vota dhe ps riku-peron 3648

qarku elBaSanpD plus aleatët e rinj 71908 vota = 7 mandateps plus aleatët e rinj 72582 vota = 7 mandatelsi plus pbDnj 8379 vota = 0 mandat

rezultati mund të ndryshojë vetëm nëse lsi plus pbDnj rikuperojnë 1894 vota dhe shkojnë në 10273 vota.

qarku FierpD plus aleatët e rinj 72370 vota = 7 mandateps plus aleatët e rinj 89696 vota = 8 mandatelsi plus pbDnj 11023 vota = 1 mandat

falë 1993 votave të lzhk-së dhe 593 votave të pDk-së në këtë qark pD mund të marrë një mandat më shumë në fier. lsi humbet mandatin që ka, nëse pëson rënie me 1056 vota.

qarku gjirokaStërpD plus aleatët e rinj 21138 vota = 2 mandateps plus aleatët e rinj 27105 vota = 3 mandatelsi plus pbDnj 3594 vota = 0 mandat

rezultati është tepër i vështirë të ndryshojë për secilin nga kampet që janë në garë.

qarku korçëpD plus aleatët e rinj 63458 vota = 6 mandateps plus aleatët e rinj 62443 vota = 6 mandatelsi plus pbDnj 6845 vota = 0 mandat

lsi dhe pbDnj i duhen dhe rreth 3600 vota të tjera që të marrin një mandat. në këtë rast nëse votat për dy kampet e mëdha nuk do lëvizin, atëherë mandati do t’i hiqej ps-së.

qarku kukëSpD plus aleatët e rinj 28629 vota = 3 mandateps plus aleatët e rinj 13626 vota = 1 mandatlsi plus pbDnj 1348 vota = 0 mandat

qarku leZhë pD plus aleatët e rinj 38646 vota = 4 mandateps plus aleatët e rinj 25299 vota = 3 mandatlsi plus pbDnj 1348 vota = 0 mandat

qarku ShkoDërpD plus aleatët e rinj 71472 vota = 7 mandateps plus aleatët e rinj 40581 vota = 1 mandatlsi plus pbDnj 4064 vota = 0 mandat

rezultati në këtë qark është shumë i vështirë të ndryshojë pasi që pD të marrë mandatin e 8 i duhet afërsisht dhe 10 mijë vota të tjera.

qarku tiranëpD plus aleatët e rinj 184 134 vota = 16 mandateps plus aleatët e rinj 172 417 vota = 15 mandatlsi plus pbDnj 20 493 vota = 1 mandat

koalicioni i lsi dhe pbDnj-së mund të marrë një mandat të dytë, nëse arrijnë të marrin 2496 vota të tjera plus.në këtë rast mandati që do merrnin ato do ti hiqej koalicionit të pD. pavarësisht ndikimit që mund të ketë frD në këtë qark duket se pD me koalicionin që ka bërë me lzhk dhe pDk-në e ka blinduar mandatin e saj të 16.

qarku vlorëpD plus aleatët e rinj 41871 vota = 5 mandateps plus aleatët e rinj 53250 vota = 6 mandatlsi plus pbDnj 9878 vota = 1 mandatnë këtë qark rezultati nuk ndryshon pasi do duhej përmbysja e rezultateve të 2009.

lloGaritja e votave për secilin nGa qarqet

tiranaPyetja që bëjnë të gjithë për Tiranën është FRD dhe efekti Topi në këtë qark. A mund të marrë ai një mandat apo vetëm dëmton demokratët? Shifrat thonë se pavarësisht ndikimit që mund të ketë FRD, PD e ka zvogëluar gërryerjen me koalicionin që ka bërë me LZHK dhe PDK-në. Pra ka “blinduar” mandatin e saj të 16-të me 10 mijë vota. Në këtë rast, zotit Topi do t’i duhen të mbledhë 10 mijë vota për të hyrë në Kuvendin e ardhshëm.

Page 10: Gazeta Mapo

10

intervista

Zoti Malaj, PS prezantoi në shkurt draft-programin e saj politik, me të cilin do t’u kërkojë votën shqiptarëve. Cili është vlerësimi juaj për këtë dokument, që nga shumë analistë u cilësua si i mangët në mënyrën sesi do të realizojë ndryshimin e premtuar në shumë fusha. Sa për të dhënë një shembull, ka mbetur ende pa përgjigje pyetja sesi do të hap-en 300 mijë vende pune për katër vjet...

PS do të prezantojë programin elektoral dhe ekipin politik në momentin e duhur, që në çdo vend demokratik është konventa apo kongresi elektoral. Ai dokument dhe ai mo-ment politik do të jetë momenti i kontratës midis PS-së dhe votuesve shqiptarë. Aty do të duhet të jenë, dhe shpresoj se do të jenë, të renditura sipas impaktit në jetën e çdo shq-iptari premtime konkrete. Premtimet do të jenë të shkruara në mënyrën më lehtësisht të kuptueshme për votuesit përpara zgjed-hjeve dhe lehtësisht të monitorueshme dhe të kontrollueshme pas zgjedhjeve. Kjo rrit përgjegjësinë e partive politike përballë sfi-dave të vendit, rrit kredibilitetin e tyre dhe qeverisjes së vendit pas zgjedhjeve. Patjetër papunësia përbën shqetësimin kryesor për çdo familje, nga ana tjetër pa rritur punësi-min, sfidat e luftës kundër varfërisë dhe pabarazisë janë të pamundura. Rritja e pu-nësimit nuk do të vijë nga rritja e adminis-tratës apo sektorit publik, por nga biznesi privat, ku heqja e barrierave për të bërë bi-znes dhe rritja e investimeve publike e lehtë-sojnë sfidën e luftës kundër papunësisë.

Si do t’i komentonit vlerësimet e eko-nomistëve se strategjia e zgjedhur për pjesën ekonomike është e kundërt me parimin ekonomik se ulja e taksave (siç premton PS) shoqërohet me rol të vogël të shtetit në ekonomi (e kundërta e pro-gramit të PS)?

Roli i shtetit në ekonomi nuk matet dhe vlerësohet vetëm nga madhësia e buxhetit, ai ka të bëjë edhe me raportet midis privates

dhe publikes, midis rregullimit dhe de-rregullimit. Njëkohësisht taksa të ulëta apo një taksim i ndershëm, në raport se kush duhet të kontribuojë më shumë në buxhet, nuk duhet të nënkuptojë të ardhura më të ulëta buxhetore. Është e qartë se sfidat për një mbështetje më të mirë të arsimit, shën-detësisë, infrastrukturës dhe ambientit, pa-ra së gjithash kërkojnë reforma sektoriale, por edhe një mbështetje buxhetore më të mirë, e cila nuk mund të arrihet duke rritur borxhin, por duke rritur efikasitetin e shpenzimeve dhe rritur të ardhurat në bux-het që do të mbështesin këto prioritete. Ulja e taksave nuk shërben si shkop magjik për rritjen e ekonomisë, përkundrazi kriza ak-tuale globale vërteton nevojën për një har-monizim më të mirë midis rritjes ekonomike për të siguruar stabilitetin e financave pub-like dhe stabilitetit të financave publike (niv-el ekonomik të arsyeshëm të borxhit dhe kostos së tij), që të mos dëmtohet rritja eko-nomike. Cilësia e faktorëve bazë të një rritje-je të qëndrueshme dhe cilësore, si mirar-simimi, kujdesi shëndetësor, raportet me ambientin apo infrastruktura, kanë një ko-relacion më të fortë me cilësinë e reformave sektoriale dhe mirëqeverisjen sesa vetëm me madhësinë e shpenzimeve buxhetore.

Nga ana tjetër në dy-tre raste kryem-inistri Berisha, i nxitur nga programi i PS-së, ka kthyer në vendime çështje të tilla si heqja e tatimit për pagat nën 300 mijë dhe heqja e taksës doganore për makineritë bujqësore. Cili është komen-ti juaj dhe a kemi të bëjmë me një fush-atë populiste në dëm të qëndruesh-mërisë së parametrave financiarë të ven-dit?

Pa dyshim po. PS nuk duhet të bjerë pre e garës për ulje taksash apo përjashtimesh fiskale, në të cilën PD kërkon ta tërheqë. Jo spontanisht PD po vrapon të miratojë çdo propozim të opozitës apo të biznesit. Qeve-ria Berisha nuk është duke plotësuar masa

Deputeti Dhe anëtari i kryesisë shprehet se me këto politika populiste berisha synon të nGushtojnë Diferencën e humbjes më 23 qershor Dhe nGa ana tjetër të përshpejtojë Dështimin e ps si mazhoranca e arDhshme e venDit

arben Malaj: Ps nuk duhet të bjerë pre e garës me PD-në për ulje taksash

16-17 Mars 2013 www.mapo.al

borxhi"berisha dhe bode e dinë edhe nga eksperienca e dështimit në vitet 1996-‘97 që çarja e sistemit tatimor të vendit duke rritur rastet e përjashtimeve apo ulje taksash e përkeqëson situ-atën buxhetore, ul të ardhurat, rrit borxhin dhe bar-rën e tij."

Figurat e PS"angazhimi publik i jo pak kolegëve dhe figurave influencuese të ps për rëndësinë e reformave, pari-meve e kritereve të organizimit për fitoren e zgjed-hjeve dhe mirëqe-verisjen e vendit është në shërbim të vendit dhe të socialistëve"

si të nxisë rritjen ekonomike. Opozita ka vite që i ka propozuar një paketë antikrizë me masa konkrete, të cilat kjo qeveri nuk i bëri gjatë 5 viteve të fundit edhe po i “bën” në 5 muajt e fundit. Tani efekti i tyre po dëmtohet rëndë nga ethet elektorale dhe pasiguria në rritje që kanë konsumatorët dhe investitorët privatë. Mazhoranca me çarjen e sistemit të taksave me vendime për përjashtime dhe heqje taksash ka dy objektiva të qartë par-tiako-elektoralë, por që janë të dëmshëm nga pikëpamja ekonomike e politike. Së pa-ri, këto masa e kanë shumë të vështirë të japin efekt në ekonomi përpara zgjedhjeve, sepse kërkojnë aktet nënligjore dhe imple-mentim korrekt. Por Berisha dhe Bode e di-në edhe nga eksperienca e dështimit në vitet 1996-‘97 që çarja e sistemit tatimor të vendit duke rritur rastet e përjashtimeve apo ulje taksash e përkeqëson situatën buxhetore, ul të ardhurat, rrit borxhin dhe barrën e tij. Së dyti, me këto politika populiste ata synojnë të ngushtojnë diferencën e humbjes më 23 qershor dhe nga ana tjetër të përshpejtojnë dështimin e PS si mazhoranca e ardhshme e vendit. Ata jetojnë duke krijuar dhe ush-qyer krizat sociale dhe politike, ky është thel-bi i dështimit të modelit të tyre politik e qe-verisës. Përshpejtimin e dështimit të mazh-orancës së ardhshme ata e synojnë pikërisht duke rritur numrin dhe rastet e politikave përjashtimore nga taksat. Ata synojnë që qe-veria e re të trashëgojë një situatë buxhetore sa më të rënduar. Siç edhe Banka Botërore paralajmëron që çdo mazhorancë e re do të ketë prioritet rikthimin e stabilitetit të finan-cave publike, çka do të nënkuptojë një kon-troll të rreptë mbi shpenzimet dhe rritje të të ardhurave buxhetore, të cilat janë shumë të vështira nëqoftëse thellohet përkeqësimi i borxhit publik dhe kostos së tij, të cilët vështirësojnë rritjen ekonomike me ritme te larta. Mazhoranca po synon që duke rritur përjashtimet nga taksat, ta bëjë sa më të mad-he gropën e borxhit publik, për t’ia vështirë-suar qeverisjen mazhorancës së ardhshme, e cila do të gjendet përballë detyrimit të anu-lojë disa nga këto përjashtime ose të rrisë të ardhurat në buxhet, duke rritur taksa të ndryshme. PD po punon që mazhoranca e ardhshme të gjendet përballë të pamun-durës për të mbajtur premtimet e saj, të jetë e detyruar të marrë masa edhe me efekte so-ciale dhe këtë situatë PD ta përdorë për të goditur mazhorancën e ardhshme që në hapat e para të qeverisjes së saj. PD po e

shtyn ekonominë tonë drejt greminës, sepse mendon se kështu mazhoranca e ardhshme do ta ketë të pamundur ringritjen e shpejtë të ekonomisë, hapjen e vendeve të punës, uljen e papunësisë dhe varfërisë. PS nuk duhet të angazhohet në debate publike se PD po vjedh propozimet tona dhe as të nxitojë të shtojë propozime për ulje, heqje apo për-jashtim nga taksat. Dallimi duhet të jetë i qa-rtë, PD krijon kriza, PS do të rikrijojë shpresën, besimin dhe prosperitetin për një të ardhme më të mirë.

Një tjetër risi e Konventës ishte se, me përjashtime të rralla, ligjëruesit e këtij eventi ishin më së shumti deputetë e so-cialistë të rinj, të anëtarësuar në parti pas ardhjes së Ramës më 2005, ndërsa ish-kryministra, ministra dhe anëtarë të vjetër të PS ishin në rolin e dëgjuesit. A është kjo, sipas jush, një shenjë se eki-pi i nesërm i deputetëve, por edhe ai qe-verisës, do të jetë i ngjashëm apo i njëjtë me atë që u ngjit në tribunën e Kon-ventës?

Harmonizimi i brezave, i kontributeve, harmonizimi i eksperiencave me energjitë e reja janë të efektshme për fitoren e PS-së dhe të dobishme për vendin, vetëm kur zbatohen parimet e promovimit në bazë të kontrib-uteve politike e shoqërore dhe vlera njerëzore sa më të mira të të mandatuarve politikë. Çdo nënvleftësim apo cenim i këtyre parimeve jetike të ndërtimit të ekipeve politike e qe-verisëse, i dëmton prioritetet në shërbim të vendit. Nëqoftëse ekipet politike dhe alean-cat potenciale nuk ndërtohen mbi bazën e këtyre parimeve, atëherë ato tentojnë vetëm të mbijetojnë dhe jo të mirëqeverisin, mbi-jetojnë duke mos bërë reformat e duhura me përkushtimin e duhur, çka do të thotë që qe-verisja e vendit përkeqësohet dhe kostot që do të duhet të paguajnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre partiake, rriten ndjeshëm. Ky është modeli që kemi sot me keqqeverisjen e PD-së dhe aleatëve të saj, model që në asnjë rast nuk duhet të jetë mod-eli i së nesërmes dhe aq më pak modeli i so-cialistëve. Për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, duhet të përkushtohemi të gjithë, si në diskutimet brenda PS-së edhe në debate publike. Pasiviteti, heshtja, hezitimi se mos po dëmtojnë vetveten, sjellin më shumë pa-soja negative sesa angazhimi pozitiv për të reduktuar çdo risk potencial, duke diskutu-ar me përgjegjësi qytetare e politike, për të ndalur keqqeverisjen e vendit dhe për të rri-

intervistoi Fejzi braushi

Arben Malaj e sheh fitoren e socialistëve më 23 qershor si një moment të lehtë në krahasim me momentin e dytë më të vështirë; atë të qeverisjes. Këshilla e ish-ministrit të Financave, e para e këtij lloji nga një socialist, është se PS

nuk duhet të hyjë më në garë me demokratët për të premtuar ulje të tjera taksash apo lehtësira fiskale. Ndryshe, kur të vijë në qeverisje PS do të detyrohet të anulojë disa përjashtime nga taksat apo të rrisë disa të tjera. Vështirësia e dytë është se për të realizuar pesë reformat themelore, pas zgjedhjeve duhet një koalicion me 84 vota, gjë për të cilën Malaj sugjeron se “Duhet të punojmë që tani për ambientin e ri politik të pas zgjedhjeve 2013”. Deputeti i Vlorës bashkohet me Ramën, kur hedh idenë se prioriteti i rëndësishëm elektoral i PS-së duhet të jetë rritja e pjesëmarrësve në votime, me qëllim që të mos rrezikohen zgjedhjet.

Deputeti i ps-së,arben malaj

“PS nuk duhet të angazhohet në debate publike se PD-ja po vjedh propozimet tona dhe as të nxitojë të shtojë propozime për ulje, heqje apo përjashtim nga taksat.”

Page 11: Gazeta Mapo

11

malaj Gjykon se në situatën që nDoDhet venDi, lsi-ja Duhet të më shumë të kontribuojë sesa të kushtëzojë. "pa këto reforma qeverisja Dhe e arDhmja jonë bëhet më e vështirë. Duhet të puno-jmë që tani për ambientin e ri politik të pas zGjeDhjeve 2013. "

kanDiDatët“respekt për deputetë aktualë, jo përzgjedhje individuale për ekipin e ri”

16-17 Mars 2013 www.mapo.al

Kandidimi"për të merituar mandate përfaqësi-mi nga ps, mundo-hem të punoj çdo ditë dhe nuk pres ditën kur shpallet lista. lista e ps-së për zgjedhjet e ardh-shme duhet të mbajë parasysh kontribu-tet dhe angazhimet konkrete të çdo kolegu socialist dhe të individëve me kon-tribute të shquara në shoqërinë civile dhe jetën publike"

Për LSi"i mbetem analizës se lsi duhet të më shumë të kon-tribuojë se sa të kushtëzojë. vendi ka përpara disa reforma jetike siç janë: reforma kush-tetuese, reforma administrative, re-format integruese, reformat sociale dhe reforma për qëndrueshmërinë e financave publike. shumë prej tyre do të kërkojnë shumicë të cilësuar"

tur efikasitetin elektoral dhe qeverisës të so-cialistëve.

Një tjetër debat që herë ashpërsohet e herë qetësohet po zhvillohet në PS në lidhje me listën e kandidatëve për depu-tet. Çfarë opinioni keni për prezantimet e bëra nga Rama deri tani dhe a mendo-ni se kreu i PS po përzgjedh sërish njerëz të besuar, për të qenë i padiskutu-eshëm pas 23 qershorit, si në rast hum-bjeje apo fitoreje?

Angazhimi publik i jo pak kolegëve dhe figurave influencuese të PS për rëndësinë e reformave, parimeve e kritereve të orga-nizimit për fitoren e zgjedhjeve dhe mirëqe-verisjen e vendit është në shërbim të vendit dhe të socialistëve. Kjo lehtëson përputhsh-mërinë që duhet të kenë prioritetet e çdo poli-tikani, çdo force politike në shërbim të sfi-dave të vendit. Inspirimi, vlerësimi, respe-ktimi i grupit aktual parlamentar duhet të jetë detyrimi numër një i çdo deputeti të PS, i drejtuesve të grupit dhe të PS-së deri në kri-jimin e grupit të ri parlamentar të pas zgjed-hjeve. Perceptimi publik që do të kenë votuesit nga efikasiteti i grupit parlamentar i sjell PS-së efekte pozitive. Mund të ketë shumë teori për strategjitë e fitoreve elekto-rale, por të gjitha kanë një parakusht, rritjen e inspirimit dhe përkushtimin e ekipit si një i tërë, jo në mënyrë të copëzuar dhe jo me përzgjedhje individuale. Edhe krijimi i strukturave specifike e mbivendosja e tyre me strukturat partiake apo elektorale nuk e maksimizon efikasitetin e të gjithë social-istëve për ndaljen e keqqeverisjes së vendit duke fituar zgjedhjet e reja.

Pse debati për listat e deputetëve bëhet vetëm në PS dhe jo në PD, ku dhe aty eskluzivitetin e përzgjedhjes e ka Berisha?

Pikërisht ky është thelbi i shqetësimit të disa personaliteteve dhe kolegëve të PS-së, të mos humbasim avantazhin publik që ke-mi pasur si partia me liri mendimi dhe de-mokraci funksionale më të mirë se partitë e tjera. Të eliminojmë çdo referencë me mod-elin PD dhe supermodelin Berisha, që ne dhe shqiptarët e vlerësojmë të dështuar. Rritja e demokracisë së brendshme, rritja e trans-parencës me publikun, përsosja e sistemit të përzgjedhjes dhe promovimit në karrierë politike e qeverisëse janë elementet ku duhet të mbështetet suksesi i PS-së. Demokracia bëhet më e efektshme dhe e dobishme kur të gjithë politikanët i respektojnë dhe përfshi-

jnë votuesit dhe mbështetësit e tyre në sfidat e partive politike dhe të vendit të tyre, dhe jo kur i anashkalojnë apo i nënvleftësojnë ata. Ky debat është sot shumë aktual edhe në di-sa vende me demokraci shumë më të kon-soliduar se Shqipëria dhe ku funksionimi i shtetit ligjor është garancia më e madhe. (Ro-ry Stewart: Why democracy matters)

Caktimi i të deleguarve të kryesisë së PS në qarqet e vendit ka krijuar një pështjellim se ku ata do të kandidojnë. Kemi rastin e Blushit, i cili si i deleguar lëvizi nga Korça në Elbasan dhe do të jetë po në Elbasan vendi ku ai do të kan-didojë. Por në raste të tjera kemi paqa-rtësi për shkak edhe të mungesës së një vendimi përfundimtar. Gjithsesi, rasti juaj spikat. Ju jeni i deleguar nga Krye-sia në Kukës dhe deputet në Vlorë. A mund të na zbuloni ndonjë të re, nëse ka, se ku do të kandidoni më 23 qershor?

Për lexuesit tuaj, por edhe si detyrim mirënjohës ndaj të gjithë socialistëve që më kanë inspiruar dhe mbështetur në manda-tet politike në PS dhe në qeverisjen e vendit, ju garantoj se angazhimi im mirënjohës dhe detyrues për t’i shërbyer vendit tim “kalon” vetëm nëpërmjet PS-së. Ky detyrim nuk kushtëzohet nga asnjë vend konkret në lista konkrete apo mandate konkrete partiake apo qeverisëse. Për të merituar mandate për-faqësimi nga PS, mundohem të punoj çdo ditë dhe nuk pres ditën kur shpallet lista. Lis-ta e PS-së për zgjedhjet e ardhshme duhet të mbajë parasysh kontributet dhe angazhimet konkrete të çdo kolegu socialist dhe të indi-vidëve me kontribute të shquara në shoqëri-në civile dhe jetën publike. Përgjegjësia për përmasat, cilësinë e fitores dhe të qeverisjes së vendit është më e madhe se çdo ambicie individuale e secilit prej nesh në Partinë So-cialiste.

Thuhet shpesh se për të fituar zgjed-hjet një parti duhet të kombinojë frymën politike, programin dhe ekipin e njerëzve që marrin përsipër ta realizo-jnë atë. Si e shihni ketë trinom në Parti-në Socialiste tre muaj para zgjedhjeve?

Është një proces që besoj do të vijë duke u përmirësuar. Këto zgjedhje do të jenë sfida e shqiptarëve për t’u ndarë nga dështimet dhe për t’u orientuar nga e ardhmja, e cila kërkon vizion, qartësi dhe përkushtim. Kërkon gjithëpërfshirje, kërkon hapësira promovuese dhe konkurruese, në politikë dhe jo vetëm në politikë.

Nga ana tjetër, mazhoranca duket se do të përqendrohet në fushatë në mbro-jtjen dhe propagandimin e disa ar-ritjeve, siç janë: anëtarësimi në NATO, Lëvizja e Lirë, Rrjeti infrastrukturor dhe Stabiliteti ekonomik që nuk lejoi recesionin. Sa e vështirë do të jetë për-ballja në fushatë nga ana e opozitës për këto çështje?

Gjendja ekonomike e sociale e bëjnë të pa-mundur mbijetesën e kësaj mazhorance, pa dëmtuar zgjedhjet dhe të ardhmen e shqip-tarëve. E pamundur përmes propagandës, e pa mundur nëpërmjet vjedhjes së votës. Duhet të rrisim pjesëmarrjen në votime, që të mos rrezikojmë zgjedhjet, ky duhet të jetë prioritet i rëndësishëm elektoral i PS-së. Shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit duhet të jenë aktiv në parandalimin e përkeqësimit të zhvillimeve ekonomike e politike, ata duhet ta inspirojnë dhe mbësh-tesin ndryshimin. Vendi ndodhet në pikën më kritike pas vitit 1997. Opozita ka vite që paralajmëron, tani paralajmërimet e saj po i vlerësojnë edhe institucionet financiare ndërkombëtare. Deklarata e Bankës Botërore për DW (Deutsche Welle) kishte mesazhe të qarta paralajmëruese për dësh-timet e qeverisë dhe për kostot e renda dhe afatgjatë të dështimit të saj.

Të g jithë po presin LSI-në dhe Metën… E ndani edhe ju mendimin se PS vjen në pushtet vetëm nëse Ë vendos t’ i bashkohet opozitës, apo shihni ndon-jë kombinacion tjetër për të realizuar fitoren e zgjedhjeve nga opozita?

Në këtë pikë që e ka katandisur vendin keqqeverisja e Berishës, fitorja e zgjedhjeve është momenti i parë, ndoshta edhe më i lehtë sesa qeverisja e vështirë e vendit tonë. I mbetem analizës se LSI duhet të më shumë të kontribuojë se sa të kushtëzojë. Vendi ka përpara disa reforma jetike siç janë: reforma kushtetuese, reforma administrative, refor-mat integruese, reformat sociale dhe refor-ma për qëndrueshmërinë e financave pub-like. Shumë prej tyre do të kërkojnë shumicë të cilësuar. Pa këto reforma qeverisja dhe e ardhmja jonë bëhet më e vështirë. Duhet të punojmë që tani për ambientin e ri politik të pas zgjedhjeve 2013.

Në të vërtetë kreu i PS disa herë është shprehur se dera është e hapur për të gjitha ato parti që duan rrotacionin. Por as FRD e ish-presidentit Topi, as AK e Spahiut nuk po lëvizin nga pozicionet e tyre politike. Cili është mendimi juaj për një koalicion të mundshëm me dy forcat e reja dhe a duhet PS të jetë më fleksibël, duke lëshuar nga ideologjia e saj e ma-

jtë për të afruar këto parti? Nuk besoj se koalicionet e gjera, të do-

mosdoshme, por që duhet detyrimisht të ndërtohen për të qenë të dobishme, pengo-hen nga diferencat ideologjike të pro-grameve apo platformave të partive të ndry-shme. Nëqoftëse së bashku biem dakord për prioritetet e vendit, nëqoftëse edhe këto par-ti publikisht kanë deklaruar se ndalja e keqqeverisjes së vendit dhe largimi i kësaj mazhorance është prioriteti numër një edhe i tyre, ekzistojnë premisat për koalicione pa-ra edhe paszgjedhore me PS-në. Kjo nuk i fshin dallimet ideologjike të cilat ekzistojnë, por njëkohësisht nuk bllokojnë aleancat po-tenciale me PS-në. Është e rëndësishme që procesi i ndërtimit të aleancave të konsoli-dojë potencialet elektorale brenda PS-së dhe të jetë i hapur dhe përfshirës i të gjithë bash-këpunëtorëve dhe aleatëve tradicionalë të Partisë Socialistë, të cilët kërkojnë mirëqe-verisjen e vendit. Duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me forcat poli-tike të qendrës dhe më gjerë.

A ka kosto më të madhe se humbja e një deputeti në qarkun e Vlorës, ikja e PBDNJ-së nga koalicioni opozitar?

Ne kemi parë se partitë e vogla janë shumë fleksible për të dalë dhe për të hyrë në ko-alicione pragmatike. PS do të jetë partia më e madhe në zgjedhjet parlamentare, çka nënkupton që disa parti të vogla nuk do të dëshirojnë të ndihen gjithnjë e më të vogla. Vlerësoj se më shumë se numrat, raportet apo koalicionet parazgjedhore me partitë e tjera (të vogla, një koncept shumë fleksibël), ndihmojnë fitoren e zgjedhjeve dhe sidomos lehtësojnë negociatat për qeverinë e ardh-shme. Një parti në koalicion parazgjedhor ka më pak pretendime abuzive për numrin dhe vendin konkret në strukturën e qeverisë së ardhshme. Një parti politike me të cilën negocion pas zgjedhjeve është më e prirur të ketë kërkesa “abuzive”. Përmasat e abuz-ivitetit të tyre do të kushtëzohen nga domos-doshmëria për koalicion. Nëqoftëse këto parti duhen për të krijuar një shumicë mbi-jetuese, ato mund të jenë tekanjoze, dhe të dëmtojnë kredibilitetin dhe qëndrueshmëri-në e qeverisë së ardhshme. Nëqoftëse PS maksimizon rezultatin elektoral dhe ato par-ti ftohen të bëhen pjesë e një aleance më të gjerë që synon 5 reformat themelore, që syn-on stabilitetin dhe efikasitetin e qeverisë, bashkëpunimi mund të jetë më i lehtë edhe më i efektshëm. Ky rast nënkupton që PS duhet të maksimizojë të gjitha energjitë dhe kontributet e saj pozitive në funksion të për-masave dhe cilësisë së fitores së zgjedhjeve dhe mirëqeverisjes së vendit.

ZgjeDhjet 2013"këto zgjedhje do të jenë sfida e shqiptarëve për t’u ndarë nga dështimet dhe për t’u orientuar nga e ardhmja, e cila kërkon vizion, qartësi dhe përkushtim. kërkon gjithëpërfshirje, kërkon hapësira promovuese dhe konkurruese, në politikë dhe jo vetëm në politikë"

raPorti me PBDnj"ne kemi parë se partitë e vogla janë shumë fleksible për të dalë dhe për të hyrë në koalicione pragmatike. ps do të jetë partia më e madhe në zgjedhjet parlamentare, çka nënkupton që disa parti të vogla nuk do të dëshiro-jnë të ndihen gjithnjë e më të vogla"

“Mund të ketë shumë teori për strategjitë e fitoreve elektorale, por të gjitha kanë një parakusht, rritjen e inspirimit dhe përkushtimin e ekipit si një i tërë, jo në mënyrë të copëzuar dhe jo me përzgjedhje individuale.”

Page 12: Gazeta Mapo

12 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

dosjepersona humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit, ku shpërthyen tonelata të tëra baruti e municionesh

Gërdeci, dita që përmbysi jetën e GeraldosVladimir Karaj

Geraldo Durda po kthehej nga ndeshja në Durrës më 15 mars 2008. Atëherë adoleshent ai luante me

14-vjeçarët e Teutës A. “Isha i gë-zuar, mezi prisja t’u tregoja në shtë-pi që kisha shënuar dy gola”, kujton ndërsa thotë se luante si mbrojtës në krahun e djathtë dhe kishte sprint të mirë. Gjatë rrugës mësoi për shpërthimi dhe 18 ditë më vonë vëllai më i vogël humbi jetën në një spital në Itali. Garaldo nuk shkoi më kurrë te ekipi i tij në Durrës, je-ta i kishte marrë një rrjedhë tjetër, ishte kthyer përmbys. “Mendoni një gjimnazist që çdo ditë që kthehet në shtëpi gjen nënën duke qarë”, thotë ai, për të bërë që edhe ne të kupto-jmë. Futbolli kishte qenë një pasion. Ëndërronte të luante me kombëtar-en, por ndërsa i vëllai humbi jetën në shpërthimin që vrau po ashtu ed-he 25 të tjerë e plagosi 300, Geraldos “i vrau”ëndrrat.

...i ri politikNë verë të po atij viti ai filloi cig-

aren. “Shokët e mi blinin cigare të hapura, unë e kam filluar që atëherë me paketë”, kujton tani 20-vjeçari student i Juridikut, me një këmbë në politikë, aty ku edhe nëse s’do donte e kanë tërhequr, fillimisht duke u aktivizuar me artikuj, pastaj si pjesë e “Rinisë Aktive” dhe në fund te “Fol Shqip”. “Padrejtësitë”, thotë, duke pasur sigurisht në mendje të parën atë që iu bë familjes së tij, i ndryshuan rrjedhën e jetës. Kontakti i detyrueshëm me njerëz të përfshirë në politikë e më tej ed-he vërdallosja rreth tij e familjes e atyre që u bënin presion, shantazh

për të mbyllur gojën, apo i tundon-in me para, nxitën tek i riu rebelin që nuk pajtohet dot me asgjë që, si-pas tij, mund të jetë e padrejtë. Prej asaj kohe, ai është arrestuar 1 herë dhe shoqëruar 3 herë të tjera në polici.

Hera e parë ishte ajo kur bashkë me të tjerë të Rinisë Aktive nxorën në rrugë trakte kundër kryeminis-trit Sali Berisha dhe dy herë të tjera në dy protesta kundër Ministrisë së Arsimit dhe hera e fundit pasi hod-hën thasë plehrash në hyrje të Min-istrisë së Mjedisit në një protestë kundër importit të mbetjeve. “Treshin (Komisariatin) e kam bërë si shtëpinë time”, thotë duke qeshur 20-vjeçari. Arrestimin e parë ai e mban mend me të gjitha detajet. Si erdhën dhe u rrethuan nga 7 maki-na policie, si u morën në pyetje nga drejtues të policisë së Tiranës. Madje kujton edhe si i bindën që të tregonin vendet se ku i kishin ven-dosur traktet. “Ishte qesharake”, thotë ai, “policia na kishte ndjekur dhe kishte hequr traktet pas nesh, por kur donin të na fotografonin me to në rrugë nuk po gjenin më dhe e vendosën vetë një letër për të na bërë foto-grafi”.

...alergjiaDurda nuk është

p ë r p l a s u r v e t ë m kështu me shtetin. Ai kujton se kur dha provi-met e maturës, fleta e tij e provimit humbi. “Ishte e vetmja fletë provimi që nuk gjendej”, thotë dhe buzëqesh. Një komision që u ngrit me kërkesën e tij e gje-ti në fakt më vonë dosjen, por i riu nuk u bind për asnjë moment me

notën që mori. Pas kësaj ai vendosi të ndahej përfundimisht nga gjërat publike. U fut në universitet privat, fitoi një bursë dhe vazhdon të stu-diojë Juridik në vitin e parë. “Jam i kënaqur me notat dhe studimet”, thotë ndërsa tregon se pas tragje-disë e vetmja gjë që vazhdoi të bënte me pasion dhe përkushtim ishte të mësonte. Në gjimnaz ka dalë me re-zultatet shumë të mira, me mesa-tare 9.7 dhe mendon se kjo është ajo që mund të bëjë tani. Edhe sportin thotë se nuk e vazhdoi pasi edhe aty do duhej të paguante. “Isha i mirë?!... Trajneri më thoshte që nuk të lë pa të bërë futbollist..., por pasi dhashë provat për Kombëtaren e

moshave më thanë se aty (fushë) e kisha marrë, por duhej të

kaloja diku tjetër...”, kuj-ton duke nënkuptuar se për shkak të parave që do u duhej të paguante mund të ishte tërhequr sidoqoftë nga sporti.

... sërish në GërdecKur u ulëm në fillim e

bënë me llaf që Gërdeci do të ishte vetëm pjesë e këtij shkrimi, ai nuk do të tregojë histori të ngjarjes as të kujtojë momente prej saj, por ai e di se nuk mund t’i shpëtojë Gërdecit. Jo pa pasur drejtësi, edhe pse nuk është në gjendje të t h o t ë s e ç f a r ë do t ë ndodhte nëse gjykatat ua përmbushnin këtë dëshirë dhe vendimet bëheshin aq të ashpra sa do të donin ata. Por i riu ndoshta është më i forti ndër gjithë njerëzit që pësuan

hera e parë ishte ajo kur bashkë me të tjerë të Rinisë Aktive nxorën në rrugë trakte kundër kryeministrit Sali Berisha dhe dy herë të tjera në dy protesta kundër Ministrisë së Arsimit dhe hera e fundit pasi hodhën thasë plehrash në hyrje të Ministrisë së Mjedisit në një protestë kundër importit të mbetjeve

Geraldo Durda, i riu që humbi vëllain në tragjedinë e Gërdecit.

pamje nga Gërdeci 5 vjet më parë

26

Page 13: Gazeta Mapo

13E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

persona mbetën të plagosur dhe një pjesë të gjymtuar pas tragjedisë që preku qindra familje në periferi të Tiranës

persona u morën të pandehur dhe një pjesë e tyre u dënuan, edhe pse dënimi më i rëndë ishte 10 vjet burg, pa përfshirë uljen prej gjykimit të shkurtuar

“Isha i mirë?!... Trajneri më thoshte që nuk të lë pa të bërë futbollist..., por pasi dhashë provat për Kombëtaren e moshave më thanë se aty (fushë) e kisha marrë, por duhej të kaloja diku tjetër...”

tonë barut ndodheshin në

Gërdec në momentin e

shpërthimit. Ndezja e barutit shihet si shkak i

tragjedisë

mijë predha të kalibrave të

ndryshëm ndodheshin në

Gërdec në momentin e shpërdhimit

vjet nga tragjedia familjarët e

viktimave të Gërdecit, kërkojnë

ende drejtësi, ndërsa përplasen

në gjyqe me shtetin

persona, burrë e grua u vetëvranë

disa vite pasë tragjedisë, në të

cilën ata humbën vajzën e tyre

700 15 5 2

tragjedi. Ai ka dalë ballazi dhe ka vendosur të luftojë. Sot thotë se nuk ka më shumë kontakte me njerëzit që u përfshinë po ashtu si ai në tragjedi, por thotë se ata nuk janë mirë, pjesa më e madhe janë të rrënuar ekonomikisht. “Këta kanë ecur me teori përça e sundo”, thotë ai duke pasur në mendje shtetin që, sipas tij, ka synuar gjatë gjithë ko-hës t’i dëmtojë sa më shumë që të mundej familjet që nuk hiqnin dorë nga gjyqi. Ai kujton se një bashkëf-shatar, një nga ata që humbën fëmi-jë në Gërdec, kishte blerë para ca kohësh një motor. “E kam blerë që të më marrë kokën”, i kishte thënë burri. Dy të tjerë po prej listës së kë-tyre familjeve u vetëvranë. A do t’i kishte shpëtuar ata një vendim gjy-qësorë më i ashpër?! Një zbardhje e historisë?! Geraldo mendon se gjërat do të ndryshonin pas kësaj, por sot ai e di që i është dashur të

homazhe në 5-vjetorin i Gërdecit: duam drejtësiMiq, të afërm e familjarë të viktimave të Gërdecit kujtuan dje viktimat e këtij shpërthimi, më të rëndin që goditi ven-din në vitin 2008. Homazhe u zhvilluan në kraterin e shpërthimit, por edhe varrezat e fshatit, ku prehen të ndjerët. Me lot e lule të afërmit e viktimave u përulën para tyre dhe u larguan sërish të heshtur, mes zonës që ka mbetur njësoj e vdekur që prej asaj kohe. Za-mira durda që humbi djalin 6-vjeç në atë tragjedi, tha për se nuk do të reshtë luftën për drejtësi. “shumë njerëz pas-kan qenë shurdhë, me institucione të drejtësisë, me të gjitha. Zamira ka 5 vjet, ju e dini, që po bredh dyerve të gjykatave për të gjetur drejtësi dhe askush nuk më dëgjon”, tha ajo. Të tjerë familjarë të familjeve të viktimave janë po ashtu të revoltuar me drejtësinë. dy prej tyre, burrë e grua, që humbën vajzën në tragjedi, vranë veten si pasojë e depresionit pas tragjedisë. Homazhe me rastin e kësaj dite kreu dhe kryetari i Ps, edi Rama, por nuk pranoi të flasë për mediat. 5 vite nga tragjedia e 15 marsit në Gërdec, ku nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, 15 km larg Tiranës, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë, ndërsa nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës. Ndërkohe pas nja dhjetëra seancash, Gjykata e Apelit dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes Gërdeci, duke reduktuar vendimet që dha Gjykata e shkallës së Parë për të akuzuarit kryesorë, vendim i cili pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, pas rekursit të prokurorisë. Forcat e Armatosura janë prezent në Gërdec që prej shpërthimit në 15 mars të 2008. deputeti i Partisë socialiste, sajmir Tahiri, nëpërmjet një deklarate për mediat, bëri me dije se ka nisur të numërojë, siç tha ai 100 ditët e fundit të kryeministrit Berisha në pushtet, duke theksuar se këto ditë përkojnë me 5-vjetorin e Gërdecit, “këtë tragjedi që vështirë se do shlyhet nga mendja e shqiptarëve. Ajo ka mbetur sot pa fajtor, fajtorët janë të lirë”, tha Tahiri.

Këtë ëndërr Geraldo nuk e ka harruar në asnjë detaj. “Më doli vëllai në ëndërr dhe më tha: ‘Lali’, se kështu më thërriste, “shko në filan vend dhe do të gjesh biçikletën”.

mbahet prej shokësh ndërsa është përballur në rrugë me ata që i sheh fajtorë për krimin. Ai i ka sharë. Të tjerë njerëz që kanë qenë me të e ka-në tërhequr dhe shmangur nga për-plasja. “Ç’të bëja?”, thotë, ndërsa këmbëngul se, edhe pse me pak shpresa, do presin deri në fund ven-dimin e drejtësisë.

...ëndrratGeraldo nuk ëndërron që drejtë-

sia do të vihet me shkop magjik, ai ndoshta nuk ëndërron se drejtësia do të vihet një ditë, por ka një ëndërr që ai nuk e heq dot nga mendja. Kur e takuam për herë të parë Geraldon ai ishte 15 vjeç. Ai nuk e mban mend këtë vizitë tonën në shtëpinë e tij, me dyer të shqyera nga hajdutë që për të atin ishin njerëz të paguar që t’i trembnin. Atëherë babai na tregoi sesi 15-vjeçari ishte kthyer në vendin ku ishte plagosur i vëllai dhe kishte gjetur copat e biçikletës me të cilën ai luante. Këtë ëndërr Geraldo nuk e ka harruar në asnjë detaj. “Më do-li vëllai në ëndërr dhe më tha: ‘Lali’, se kështu më thërriste, “shko në f i l a n ve n d d h e do t ë g j e sh biçikletën”. Të nesërmen Geraldo pa i thënë njeriu i është drejtuar Gërdecit. Dy ushtarë e kishin nda-luar dhe e kishin çuar te koman-danti, duke besuar se ai po kërkon-te skrap. “Ia thashë komandantit historinë dhe ai më dha dy ushtarë me vete, sepse atje ku g jeta biçikletën ishte një gur i madh”, kujton Geraldo. Duart i dridhen, zëri po ashtu. Sytë shkëlqejnë më shumë, por ai e mban veten. Biçikletën e ka në shtëpi ajo ia ku-jton vazhdimisht...

Biçikleta e Erison Durdës, e cila u gjet nga i vëllai

mine aliu ditën e shpërthimit në Gërdec

300 28

Page 14: Gazeta Mapo

14 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

Drejtues : Zyra e Pranimit dhe Kujdesit ndaj studentit Detyrat: Organizon grupe pune, të përbëra nga pedagogë dhe studentë, të cilët vizitojnë shkolla të mesme në qytete të ndryshme të vendit për t’u bërë të njohur nxënësve të vitit të fundit të shkollës së mesme programet e studimit që ofron; menaxhon dhe drejton këshillimin e studentëve në lidhje me pro-cesin akademik dhe çështje të tjera të lidhura me to, si dhe organizon e koordinon aktivitetet e UET-it dhe ato në bashkëpunim me të tretët në mjediset e UET-it dhe jashtë tij.KualifiKimet: Diplomë BA: 5 vjet experience pune në organizime dhe punë direkte me studentët apo grupimet studentore.

Drejtues: Zyra e Karrierës dhe e PraktikaveDetyrat: Është përgjegjëse për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të zhvillimit të praktikave si dhe të këshillime të karrierës; ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve në UET; ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; bashkëpunon ngushtë me Departamentet e Fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime mbi përputhjen e diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave. KualifiKimet: Diplomë MA: 5 vjet experience pune në organizime brenda organizatës dhe punë direkte me bizneset

Drejtues: Zyra e marrëdhënieve Publike dhe e marketingut Detyrat: Organizon marrëdhëniet me publikun dhe medien si dhe marketingun e UET-it. Mban lidhje dhe komunikon me mediet e shkruara dhe elektronike për pasqyrimin e çështjeve, veprimtarive të UET-it dhe promocionin e tij; bashkëpunon me njësitë e tjera të UET-it dhe me Zyrën e Kujdesit ndaj Studentit për pasqyrimin e aktiviteteve; ndërton mënyrat e komunikimit me shtypin për shpërndarjen e informa-cionit dhe për pasqyrimin e veprimtarive të UET-it; përkujdeset për faqen e internetit të UET-it dhe për përditësimin e saj; përcjell shtypin ditor dhe atë periodik; përgatit dhe mban lista të plota e të përditësuara të kontakteve me mediet e shkruara dhe elektronike.KualifiKimet: Diplomë MA në MPK, Gazetari, Shkenca Sociale: 5 vjet experience në profile pune që lidhen me detyrat sa më sipër.

Dekani i studentëve ne uetDetyrat: Mban, organizon, koordinon, zgjeron dhe administron marrëdhëniet studentit me institucionin UET, brenda dhe jashtë tUET-it me të tretët, organizma homologë ose të ngjashëm, për lidhjen dhe forci-min e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe; garanton jetën studentore në UET, zbatimin e marrëveshjeve me tretët me në qendër studentin UET dhe ndjek realizimin e aktiviteteve të parashikuara në to.KualifiKimet: Diplomë Dr e lart: 5 vjet experience në profile pune që lidhen me detyrat sa më sipër.

Njoftim PuNësimi

Për aplikimet elektronike deri me 4 mars 2013 në adresën [email protected] aplikantët duhet të sjellin:CV, Letër interesi, Diploma dhe certifikata mbeshtetese; dhe dy adresa elektronike per rekomanduesit

Universiteti Europian i Tiranës, është një universitet lider për zhvillimin e

dijes në shoqërinë shqiptare, me qëllim t’u japë studentëve një edukim

cilësor, nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve

më të mira të shkencës, si dhe partne-riteteve me tregun e punës e atyre

ndërkombëtare. UET po në zhvillim të strukturave menaxhuese kërkon

specialistë të rinj dhe dinamikë

Kontakt / [email protected]; [email protected]; Cel: 068 20 55 432

Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë:

Gazetarë:Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj.

sektOri i MarketinGut:Punonjës marketingu me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”.

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut.

MaPO Online: Gazetarë, web-master dhe web-designer me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar, vizive apo atë online.

Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: [email protected]. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi. Deri në datë 18 mars 2013

Njoftim punësimi

E përmuajshmeNr. 27, Viti II botimittetor 2012Çmimi 300 Lekë

Aurela Hoxha dheçantat që tronditën Tiranën

Libra, receta, dekor

Nr. 2

7, V

iti II

bot

imit

tet

or 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

DOSSIERSa fëmijë?Ilva Tare

Ruhjuni uraganit “Urrejtja” Elida Cangonji“I thuaj ‘jo’”Xhani ShqerraKu është kufi ri?

KINKALERI

Kthesa e madhe e ZANA ÇELËS

4Duhet të kesh

mikesha

Monika KryemadhiVera GrabockaKristina JorgaqiArdit GjebreaSaimir BrahoMerita Rexha

Seks në takimin e parë?gjërat që duhet të bëshpara se të shkosh 3525

HERMES MANIA

Të martohesh me të?SIPAS YJEVE

ZANA ÇELËSZANA ÇELËSAngazhimet e reja në shoqërinë civile. Ndryshimet e karakterit por jo të pamjes. Sekretet e zonjës së pamoshë

E përmuajshmeNr. 29, Viti II botimitdhjetor 2012Çmimi 300 Lekë

Nr. 2

9, V

iti II

bot

imit

dhj

etor

201

2

Çmim

i 300

Lek

ë

Eglantina GjermeniIlva TareXhani ShqerraSingle & the city

Julka GramoEster HoxhaViol Xhafaj

Aritmetika e lidhjesFatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

Libra, receta, ide

JozefinaDITËT E MIA TË ËMBLA

Kinkaleri

Në çift

Veshja e festaveSi Estela Ujka

HOROSKOPI

2013

Julka GramoJulka Gramo

DOSSIERNën yllin e festave

Parf�me, dhurata dekor

gatime

I shkrujanë BABAGJYSHIT

Ne që (s’)duam FESTAT

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

10 (

257)

, Vit

i Vii b

otim

it N

ëNto

r 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmu

ajsh

me

10 BURRAT E SHEKULLITDhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar.

Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida Duma-

Sali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

sokol balla Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

DorëshkrimiLibri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR.

9 (

256)

, VIT

I VII B

OTI

MIT

TET

OR

201

2 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJ

SHM

E PËR BURGUN DHE HISTORINELIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë.

Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri

ALBERT P. NIKOLLA NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESËARTUR ZHEJIHAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPESRAPORTI BRITANIK ‘23MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE

PERSIDA ASLLANIKËRKOHET NJË HEROINË

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

Pa kufizime 200 MB 200 MB

Çdo operator 200 Min. 200 Min.

Çdo kohë

200 SMS 200 SMS

Nuk është kjo liria që kërkoje?..

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 1

4 (2

59), V

ITI V

III BO

TIM

IT J

ANAR

201

3 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJS

HME SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TË

Guljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë

sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?

SPECIALE/ 2013SHQIPËRIA DHE BOTA, SI DO TË JENË...

AMIK KASORUHOGJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT

RAPORTI BRITANIKE VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS

MAJLINDA BREGUNË KOHËN E LEXIMEVE

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË MIQËSI EUROPIANE

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

Albert Nikolla Përdor standardin...pa dashuri

Ardian NdrecaIku edhe ky vit, si kalë i çalë

JOHN KERRY

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

11 (

258)

, Vit

i Vii b

oti

mit

dh

jeto

r 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmu

ajsh

me RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi,

detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…

REPoRTAZhKur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?!

NAsho JoRGAQiRAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS

PikTuRATASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

PRoFilKUSH ëSHTë FETULLAH güLEN?

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

Gilman bakalliShqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

ardian Ndreca100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

Page 15: Gazeta Mapo

1516-17 mars 2013 www.MaPo.al

Foto filE Kreu i Opozitës Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i Transportit Sokol Olldashi kanë zgjedhur të festojnë në El-basan. Moti nuk ishte fort paralajmërues i ardhjes së verës dhe ua prishi disi festimet, ndaj politikanët e kremtuan jo nën qiell të hapur, por nën çati. Ama festimet i bënë një më një, madje disa lidhën edhe verore...

të gjitha rrugët të çojnë në elbasan

dashuri për festë. Çifti Rama dhuron një shtrëngim duarsh ku nuk mund të mos bjerë në sy edhe verorja stylish, kombinuar me dizenjon e kravatës.

një festë brenda sektorit për ministrin e trans-

porteve, sokol olldashi. siç e do zakoni i kësaj

dite, ndan ballokume për punëtorët e autostradës

tiranë-elbasan

edi Rama stonon në valle , të paktën nga kostumi

Jozefina topalli ndalet fillimisht në panairin e ditës së Verës në elbasan

dhe largohet nga ky qytet me dy verore: një me ngjyrat tradicio-

nale që do e ketë bërë në shtëpi dhe tjetra me ngjyrat e partisë, që ia

kanë thurur vajzat e forumit rinor të pd-së së elbasanit.

Page 16: Gazeta Mapo

16 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

cMYK

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

15 (2

60), V

iti V

iii b

otim

it s

hku

rt 2

013

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmua

jshm

e

Mërgata e qyqeve - Nasho Jorgaqi; Mekami – Kasem Trebeshina; Lufta italo-greke, Diktatorë e kuislingë - Arben

Puto; Skënderbeu - Jens Oliver Schmitt; ‘Vepra’ - Moikom Zeqo; Berisha përmes Kasandrave - Fahri Balliu; Të jetosh në ishull

- Ben Blushi; 10 ditë që nuk tronditën botën - Aurel Plasari; Librat -Kastriot Myftaraj; Romanet - Brunilda Zllami

PERSIDA ASLLANIKam një pyetje për Zotin

KRISTO FRASHERIBalli Kombëtar dhe ballistët, një histori

DRITARE MBI BOTË / Çfarë shohin shkrimtarët nga dritaret e tyre

FAcEBOOK Demotivuesit, ata që tallen me veset tona

RAPORTI BRITANIKku gaboi Zogu me pakicën greke në shqipëri

10 LIBRA

PER T’U DJEGUR

Page 17: Gazeta Mapo

Çdo të shtunë e të diel www.mapo.al

Evis MulaE rritur? Jo plotësisht

Vjen nga Milano ku merret me opera dhe së fundmi ka interpretuar te Rigoleto në “La Scala” për të prezantuar festivalin e fëmijëve “Perform Fest”, me një imazh të rritur krahasuar me prezantimin çamarrok të viteve të adolesh-encës. Megjithatë, Evis Mula nuk ka ndryshuar krejtësisht. Për të, mbyllja ideale e ditës është kur e gjithë familja është e mbledhur para televizorit dhe personi që i thotë e fundit natën e mirë është mami. Si dikur në moshën më të bukur për të (dhe për shumicën e njerëzve) të fëmijërisë. Dhe për tre muaj do ketë mundësinë të jetë mes fëmijëve

Faqe 17

PERSonzhPLanEti SingLE

PRiVatëSiSPoRt

StiL nDRyShE

përtej privatësisë

nga iva tiço

DhE sEkrEti është… inDifErEnca

Emma Watson, nga shkolla e magjisë në universitetpasi u bë e famshme dhe shumë e pasur në sagën “harry potter”, vendosi të transferonte studimet nga shkolla e magjisë drejt një universiteti në botën reale. me një grumbull librash në krahë, e veshur me xhinse dhe atlete, studentëve u falet nëse nuk e njohin aktoren multimilionere dhe modelen e Burrberry-t në mes tyre.

fenomen

Pas famës vijnë auditorët

Eneda tarifa, anjeza shahini, “Produkt 28”, samanta karavella , Musa Ulqini, ashton kutcher, natalie Portman etj. Ja çfarë i ka shtyrë të famshmit të strehohen në auditorët e universiteteve dhe të jetojnë mes studentëve të thjeshtë....

Page 18: Gazeta Mapo

18 e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

FENoMENShpesh priremi të mendojmë se të famshmit janë njerëz

të bukur dhe pa shkollë. Por shumë nga të famshmit në industrinë e filmave, muzikës, spektaklit dhe modës

kanë mes arritjeve të tyre edhe ca diploma universitare.

Ka nga ata që iu është dashur veçse një rastësi fatlume për t’u bërë të famshëm dhe u ka mjaf-

tuar talenti për të bërë karrierë, për t’u dashur nga miliona njerëz dhe për të grumbulluar në kasaforta pa-suri të panumërta. Të tjerë e kanë cekur famën vetëm pas një punë rig-oroze dhe një shkollimi të fortë, duke ia ditur mirë vlerat këtij të fundit. Ka edhe nga ata që pasi e kanë arritur famën, pasi janë bërë të suksesshëm dhe të dashur për fansat, në një pikë të caktuar të jetës kanë kërkuar për një derë tjetër që fama nuk mund ta hapte. Kanë zgjedhur të studiojnë duke plotësuar ëndrra dhe pasione të hershme apo mundësi të reja për ato kohët kur kanë ndërmend të tërhiqen nga jeta publike.

Universiteti Europian i Tiranës është një prej atyre universiteteve ku të ndodh të hasësh nëpër korridore njerëz të njohur të ekranit , këngëtarë, modele e aktorë, të cilët kanë zgjedhur petkat e përditshme të studentëve të zakonshëm duke ndjekur çdo ditë leksionet e semina-ret për degë që nuk kanë fort lidhje me punën e tyre. Nga aktrimi tek Ko-munikimi, nga Muzika te Shkencat sociale, nga modelingu te politika dhe ekonomiku.

Këngëtarja e njohur Eneda Tari-fa, pasi u bë e njohur dhe e dashur për publikun me hitet e saj muzikore, vendosi që pas daljeve në ekran, koncerteve dhe videoklipeve t’i kushtohej tërësisht studimeve.

Të gjithë e njohin dhe ia kanë kën-duar shpesh refrenet e këngëve, e shohin edhe çdo të diel në ekranet e televizionit si moderatorja e spe-

ktaklit të humorit “Portokalli”, por ndoshta pakkush e di se Eneda Tar-ifa është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer një Master në Universitetin Europian të Tiranës, duke e zhvilluar edhe më tej am-bicien e saj akademike. Si të kishte një jetë të dytë, sekrete që vetëm ko-legët dhe pedagogët e universitetit e dinin, Eneda iu përvidhej fansave për të qenë jo më këngëtarja e fam-shme kur ngrinte dorën për t’u përgjigjur gjatë seminareve, por stu-dentja Eneda.

Nuk ishte e vetme në këtë sipër-marrje, pasi i ndodhte të ndante au-ditorët edhe me kolege të tjerë të botës muzikore. Hasej shpesh në hollin e UET-it apo në kafene me An-jeza Shahinin, duke ndarë me njëra-tjetrën jo vetëm përvojat si këngëtare të skenës shqiptare, por edhe atë të studenteve.

Anjeza Shahini, e cila arriti majën e popullaritetit të saj që në vitet e ad-oleshencës nga konkursi i talenteve “Ethet e së Premtes mbrëma” dhe u bë këngëtarja më e dashur për pub-likun shqiptar të viteve të fundit kur korri sukses të papërsëritur në Fes-tivalin Europian të Këngës, iu dedi-kua studimeve për Komunikim në Universitetin Europian të Tiranës.

Shembullin e dy këngëtareve e kanë ndjekur edhe tre djemtë e gru-pit “Produkt 28”. Treshja simpatike e grupit muzikor në kulmin e famës dhe suksesit vendosën t’iu drejto-heshin dyerve të universitetit. Dega që zgjodhën nuk kishte lidhje as me muzikën, as me menaxhimin e tyre si grup. Ata u diplomuan për Mar-rëdhënie Publike- Komunikim në

Ja çfarë i ka shtyrë të famshmit të strehohen në auditorët e universiteteve dhe të jetojnë mes studentëve të thjeshtë....

pas Famës vijnë Auditorët

UET, një diplomë që ndoshta u ka hapur edhe dyer të reja drejt karri-erës televizive, ku Turi është produ-cent i një sërë programesh televizive në ekranin e “Vizion Plus”, ndër të cilët më i famshmi “Apartamenti 2XL”. Edhe Fabi me programin për të rinjtë “Next” duket se e ka gjetur veten mirë në këtë fushë të komuni-kimit, ndërsa Albani di t’i përdorë mirë teknikat e PR-it për produksio-net e tij muzikore.

Strategjitë e komunikimit në tre-gun muzikor janë teknika që di t’i përdorë mirë edhe këngëtarja Sa-manta Karavella, e cila e pa të arsye-shme që famën që kishte arritur me anë të vokalit të saj duhet të dinte ta menaxhonte mirë për ta çuar edhe më përpara.

Ajo shpesh përdor edhe strategji komunikimi dhe menaxhimi për pu-nën e saj dhe për këtë e ka ndihmuar pa dyshim edhe specialiteti i studi-meve Master në Universitetin Euro-pian të Tiranës, për Marrëdhënie Publike –Komunikim. “Shkolla ka qenë shumë impenjuese, por është diçka që e kam zgjedhur me shumë dëshirë. Kam mësuar aq shumë gjëra, të cilat i shoh të më vlejnë në karrierën time si këngëtare”, –kësh-tu u përgjigjet edhe pyetjeve kureshtare që duan të dinë pse ka zgjedhur një degë jo shumë të afërt me muzikën.

Në UET të ndodh të shohësh ed-he supermodele si Dorela Hysa, e ci-la nisi të lakmohej nga kopertinat e revistave më të mëdha të modës në Shqipëri që në moshën 15-vjeçare, kur sapo u shpall edhe fituesja e konkursit “Super Model of the World, Albania”.

Nga bota e lustruar e sfilatave të modës dhe kopertinave të revistave, ajo shkëputet çdo ditë për të qenë studentja me T-shirt dhe xhinse e Menaxhim Biznesit në UET.

Të famshmit që fshihen në audi-torë nuk janë vetëm nga bota e spe-ktaklit. Edhe personazhet e politikës zgjedhin t’u drejtohen auditorëve, madje edhe kur kanë pasur mandate deputeti apo poste të larta në struk-turat e partisë apo qeverisë, siç është Musa Ulqini, ish-deputeti i Partisë Socialiste, që ka kryer një Master në Universitetin Europian të Tiranës për Komunikim. Ndoshta për t’u përditësuar me teknikat më të reja perëndimore në fushën e komuni-kimit politik. Tashmë krahas impen-jimeve politike, Musa Ulqini është i angazhuar edhe me rrjetin e ish-stu-dentëve të UET-it.

jo vetëm aktorë e këngëtarë, por dyert e universiteteve presin edhe gazetarë të famshëm. Shumë të njohur nga bota e me-

dias pasi kanë arritur famën si pre-zantues apo gazetarë, duke i nisur gjërat jo në rendin normal, kanë zgjedhur të vënë rregull dhe të jenë studentë të bindur në universitet.

Treshja e prezantuesve më të dashur të Top Albania Radios, Ar-bana Osmani, Xhoi Bega dhe Eno Popi e kishin arritur famën në ka-nalet e komunikimit qyshse ishin ende gjimnazistë, por megjithë suk-sesin dhe admirimin e dëgjuesve, kur erdhi koha për studimet e larta, vendosën të ishin studentë të thjeshtë, si gjithë shokët e tyre që kishin aspirata në këtë degë dhe tek-sa i shihnin të ulur në banga fare pranë tyre, dëshironin që të kishin

eneda tarifa dhe Anjeza Shahini në mjediset e uet

Ish-deputeti i PS-së, Musa ulqini, veç angazhimeve si politikan ka edhe angazhimet më të reja si anëtar i rrjetit “Alumni” në uET. Anjeza Shahini është diplomuar për Marrëdhënie Publike Komunikim. Po ashtu edhe djemtë e “Produkt 28” dhe Samanta Karavella .

Page 19: Gazeta Mapo

19e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

universiteti europian i tiranës është një prej atyre universiteteve ku të ndodh të hasësh nëpër korridore njerëz të njohur të ekranit, këngëtarë, modele e aktorë, të

cilët kanë zgjedhur petkat e përditshme të studentëve të zakonshëm, duke ndjekur çdo ditë leksionet e seminaret për degë që nuk kanë fort lidhje me punën e tyre.

të paktën gjysmën e suksesit të tyre pasi të mbaronin formimin. Megjithëse ca gjëra, siç ishte gaze-taria radiofonike apo ajo televizive i dinin më mirë se gjithë të tjerët, ata ndoqën studimet në mënyrë të rregullt, duke e merituar në fund diplomën për Gazetari nga Univer-siteti i Tiranës.

Habi në auditorë shkaktonte ed-he Drini Zeqo, i cili kur vendosi të studionte Gazetari në UT, ishte spik-er i edicioneve informative, pasi kishte prezantuar më parë emisione për të rinj, apo edhe Rudina Mneri, e njohur si Paloma e emisionit të m ë n g j e s it n ë To p C h a n n e l . Megjithëse karriera e tyre do të vi-jonte pa problem dhe numri i ad-miruesve të tyre do të rritej edhe nëse nuk do të vendosnin të studio-nin në universitet, ata zgjodhën rrugën akademike, duke u diplo-muar si të gjithë kolegët e tyre që ende nuk kishin nisur t’i hidhnin hapat e parë profesionalë.

Të famshmit që shkollohen në universitete janë prej vitesh një trend botëror.

yjet e hollivudit zbarkojnë në universitet. Zgjedhin ata më prestigjiozë të

SHBA-ve, por edhe Europës, duke lënë me gojë hapur studentët dhe pedagogët me seriozitetin dhe përkushtimin ndaj studimeve.

Emma Watson, pasi u bë e fam-shme dhe shumë e pasur në sagën “Harry Potter”, vendosi të transfer-onte studimet nga shkolla e magjisë drejt një universiteti në botën reale.

Me një grumbull librash në krahë, e veshur me xhinse dhe atlete, stu-dentëve u falet nëse nuk e njohin ak-

toren multimilionere dhe modelen e Burrberry-t në mes tyre.

Kur Emma Watson mbërriti në Universitetin Brown, studentët rea-guan me shumë entuziazëm. Një yll i vërtetë kinemaje në mes tyre! Re-agimi u zbut nga dëshira e mirë për të respektuar jetën e saj private. Por shokët e saj të shkollës ishin rritur duke parë filmat e Harry Potter-it, ku Watson luan Hermoine Granger-in, e ndonjëherë ata nuk mund ta përmbanin veten. “Vitin e parë në Brown duhej të gjeja veten, - thotë ajo. - Gjeta një grup të mrekul-lueshëm shoqesh dhe tani që e di se-si funksionojnë gjërat dhe çfarë presin profesorët, jam shumë e gë-zuar për vitin e dytë, sepse ndiej se këtë herë mund të jem e qetë dhe ta shijoj atë”.

Me të përfunduar edhe të fund-min film të Harry Potter, ajo iu rik-thye studimeve për Gjuhë angleze, duke u transferuar nga Brown në Oksford. Ajo duket se e ka gjetur veten në universitet. Ema rrëfen se studimet në Oksford e kanë bërë të zbulojë se ç’do të bëjë me jetën e saj.

Edhe shoku i saj më i ngushtë Harry, apo më mirë të themi aktori britanik Daniel Radcliffe, pas suk-sesit marramendës në filmin “Harry Potter” vendosi t’i bashkohet Uni-versitetit Princeton. Ka çuditur që nuk ka zgjedhur Oksford apo Kam-brixh, por ka bërë një zgjedhje që nuk është pranë shtëpisë së tij. Ndoshta paparacët do të poziciono-hen atje njësoj si në kohën kur stu-dionte modelja Brook Shields. “Jam i kënaqur që më kanë pranuar dhe tani fokusi im është tek studimet në Princeton”, - u përgjigjet ai mediave,

djemt e “produkt 28” gjatë viteve të studimit në ueT

reese Witherspoon

daniel redcliffe

natalie portman

ashton Kutcher

maggie gullenhall

robert pattinson

yjeT e hollivudiT ZbarKojnë në universiTeTzgjedhin ata më prestigjiozë të ShBA-ve, por edhe Europës, duke lënë me gojë hapur studentët dhe pedagogët me seriozitetin dhe përkushtimin ndaj studimeve.

emma Watson, aktorja e “harry potter” , studion letërsi angleze në oksford

ndërkohë që sapo lë mësimin shndërrohet sërish në yll kinemaje në rolin e ri të një poeti homoseksu-al në filmin “Beat Generation”, që si për rastësi xhirohet në mjediset e një universiteti.

Një tjetër yll i kinemasë, protago-nisti i sagës “Twilight”, Robert Pat-tinson, është në kërkim të një shkolle biznesi, që të ketë të plotësojë të gjitha kriteret e vampirit më të dashur të adoleshenteve në të gjithë botën. Ai ka marrë në konsideratë disa shkolla si; UCLA Anderson School of Management, Harvard Business School, NYU Stern School of Business, dhe University of Penn-sylvania’s Wharton School. Ai dëshiron t ëndjekë kurse universi-tare biznesi, për të mprehur aftësitë e tij në biznes me qëllimin për t’u bërë një ekzekutiv Hollivudi.

Ndonëse disa histori duken krejt të pabesueshme, ku njerëz krejt të thjeshtë dhe pa asnjë lloj formimi profesional apo akademik kanë ar-ritur majat e karrierës, ka shumë ak-torë hollivudianë të cilat mbartin di-ploma universitare mjaft pres-tigjioze dhe me nota të shkëlqyera.

Ndoshta askush nuk do e besonte lajmin se Ashton Kutcher ka studi-uar shkenca ekzakte, nëse nuk do e kishte zbuluar vetë aktori. Dikur ak-tori komik, ka qenë një student i zellshëm në Universitetin e Iowa-s, ku ai ka studiuar inxhinieri biokim-ike me shpresën se do të zhvillonte një kurë për problemet e zemrës së

të vëllait. Të drejtën për të qenë studente e

ka kërkuar edhe aktorja Reese With-erspoon. E famshme si studentja e Harvardit në filmin “E drejta për të qenë bionde”, Witherspoon në të vërtetë ka qenë studente e univer-sitetit Stanford, ku ka studiuar letër-si angleze.

Në Hollivud gjen edhe specialistë të të gjitha fushave, nga teknologjia tek çështjet fetare. Jo të trilluara në prodhimet kinematografike, por të faktuara me diploma universitare, si ajo e

Maggie Gyllenhaal, të cilën veçse si aktore e suksesshme, atë e mbajnë mend edhe për komentet pas sul-meve të 11 shtatorit kur deklaroi se SHBA ishte në njëfarë mënyre përgjegjëse për sulmet. Është inte-resante të vihet re se perspektiva e saj ishte e ndikuar nga studimet e Be-simeve fetare lindore në Universite-tin e Kolumbias.

Ajo që mban kurorën si më e mira e shkollës në Hollivud është pady-shim aktorja Natalie Portman. Ajo nuk arriti dot në premierën e filmit të parë “Lufta e Yjeve”, sepse po stu-dionte për provimet. Ndërsa xhiro-hej filmi i dytë, studionte Psikologji në Harvard. Natalie mbahet mend për thënien: “Do preferoja të isha e zgjuar sesa një yll kinemaje”. Përveçse sot është nga aktoret më të dashura të Hollivudit, është edhe le-ktore e ftuar në Universitetin e Ko-lumbias.

Page 20: Gazeta Mapo

20 16-17 mars 2013 www.MaPo.al

Cili është mëngjesi yt rutinë?Mëngjesi im i zakonshëm: një gotë qumësht, vezë e rrahur e skuqur, ose bukë me gjalpë e reçel dhe mix frutash (hahaha).Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?Mëngjesi i ditëve të mia të zakonshmeJashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?Në kafenenë më të afërt që ndodhet pranë shtëpisë.Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?Përgjithësisht vetëm, pasi më pëlqen të pi një kafe të shpejtë, një vështrim të shpejtë shtypit të ditës dhe gati për punë.A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Sigurisht që po, shpesh më mbush me sadisfaksione të mëdha, por jo rrallë më qëllon të kem dilemat e mia.A iu devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?Jo, mendoj se nuk më ka qëlluar ndonjëherë ta bëj këtë. Përkundrazi, përpiqem gjithnjë që të përballem me detyrimet e mia. Jam ajo çka personi përballë meje do të përcaktonte: “si një njeri tejet i përgjegjshëm”.Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?Nëse do të më duhet t’i shmangem ndonjë detyrimi për të cilin nuk jam dakord ta përfshij veten, atëherë mbase dal nga situata me një ndër shprehjet më klishe, si “nuk ndjehem fort mirë sot...më duket se po më zë gripi” (hahaha).A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?Po, hera-hera më qëllon të dembelosem, por kjo kur lodhem apo bezdisem nga studimi i përditshëm, por përpiqem mos ta vë veten në situata të tilla që dembelizmi mos të fitojë terren mbi mua.Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?Duke qenë se i mungoj shpesh Shqipërisë, kur vij kam neps për gatimet tona tipike tradicionale.Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Më ftojnë më së shumti.A je kursimtare?Përpiqem, por s’e kam këtë dhunti.

A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?Është një ndër ritet e mia të preferuara, më pëlqen shumë dhe gjumi i drekës, por jo gjithmonë gjej mundësinë për t’u shkëputur e për të pushuar.Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?Gjumi i drekës në fakt është një disiplinë e fituar në fëmijëri, mamaja ime më detyronte të flija të paktën një orë gjumë në drekë me justifikimin më të zakonshëm “fli të keqen mami se gjumi të rrit!”. Por gjithmonë gjeja ndonjë rrengë për mos ta bërë këtë, sepse fëmijë më pëlqente më tepër në atë orë të ditës të luaja me diçka sesa të flija gjumë.Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Sensin fëminor, dëshirën për ta nisur ditën me gëzimin më të natyrshëm dhe gjithmonë me radion ndezur në mëngjes.Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura? Pa dyshim që fëmijëria, por dhe vitet e shkollës së lartë pranë Konservatorit të Arteve në Tiranë.Po kujtimet e hidhura?Kujtimet e hidhura përpiqem gjithnjë t’i hedh pas shpine.Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar?Ditar kam mbajtur kur kam qenë nxënëse në bankat e shkollës, por në vitet më pas nuk gjeja më frymëzim për ta bërë këtë. Sigurisht që duke pasur një natyrë shumë të brendshme më pëlqen që gjërat e mia per-sonale t’i mbaj në vetvete, por nëse vjen një moment kur kjo fillon të më rëndojë, atëherë zgjedh të rrëfehem, por vetëm nëse marr energji pozitive nga personi që kam përballë, ku përgjithësisht qëllon rëndom të jetë shoqja ime e ngushtë.Çfarë ka në portofolin tënd?Përveç parave, kartëvizita të ndryshme dhe fotografi timen dhe të vëllait nga fëmijëria jonë.Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?Asnjëherë, prandaj përpiqem ta gjej atë që në darkë.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?Ngjyra rozë, për çudi.Ekziston një aromë të cilën ti e prefer-on për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?Po, më pëlqen të kem gjithmonë aromë të mirë përreth meje. Më pëlqejnë fragrancat sa më të lehta e femërore. Kremrat, deodorantet ‘Dove’ se pse më krijojnë idenë e një fragrance sa më natyrale. Jo ushqime të paketuara dhe aromatizues ambienti. Më pëlqen era natyrale e luleve për ambientin.Çfarë CD ke në makinë?Chopin - Kristian Zimmerman dhe jazz- Nora JonesÇfarë muzike ke zile telefoni?Asgjë speciale, rington të zakonshëm.A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?Po, kohët e fundit na ka qëlluar të takohemi rrallë. A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?Jam e hapur sigurisht dhe mund të them se me profesionin që kam, kjo më bën të kem dhe shumë kolegë me të cilët kam lidhur raport shumë miqësor.Ku rri zakonisht me miqtë? Në Skype.Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?Darkën vonë. Zakonisht kam shumë dëshirë dhe thuajse gjithmonë ndodh kështu që darka të më zërë në shtëpi.Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?Një darkë e ngrohtë mes prindërve përpara ekranit të televizorit.Po idealja cila do të ishte?Pikërisht kjo.Kur shkon për të fjetur?Natën vonë, përgjithësisht rreth orës 12.Cila është uniforma jote e gjumit? Pizhamet e gjera, të rehatshme, të pambukta.Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?Mami.

Me siguri që nuk ka ndonjë prej jush që të mos ketë parë, në çfarëdolloj moshe apo periudhe ndonjë seri të “Beautiful”-it. Me aq sa keni parë, të gjithë keni kuptuar se kur vjen

puna tek ndjenjat e pastra (domethënë tek seksi), të gjithë dashurohen (domethënë shkojnë në shtrat) me të gjithë. Domethënë mund të dashu-roni njërin, pastaj të vëllain, pastaj të atin, pastaj vëllanë e parë, pastaj del një vëlla tjetër, pastaj ai i pari nuk është vëlla me të dytin, babai është xhaxhai…

Uuuu, u ngatërrova. Domethënë më mori historia me vete. Kisha ndër mend ta krahasoja jetën e ndonjërës nga ne me një tjetër aspe-kt të “Beautiful” – it: trekëndëshat dashurorë. Ja përshembull, Rixhi duhet të zgjedhë mes Kerolajnit dhe Brukut, pastaj Bruku mes Rix-hit dhe Tornit, pastaj Kerolajni mes Tornit dhe Rixhit, Rixhi mes Brukut dhe Tejlorit, Tejlori mes Rixhit dhe Tornit, Bruku prapë mes Tornit dhe Rixhit, pastaj po Bruku mes Rixhit dhe një vëllai tjetër të Rixhit, por që s’është vëllai i Tornit…

Epo pak a shumë kështu mund të vijë rasti dhe të jetë ndonjëra nga ne, vetëm se pa Rixhin e farefisin e vet. Domethënë mund ta gjesh veten hera herës në të njëjtën situatë me Brukun, duke u betuar se kjo do jetë hera e fundit që të ndodh të jesh në një lidhje të dyfishtë. Për herë të parë një gjë e tillë shoqes sime kjo gjë i ndodhi para disa vjetësh, as vetë ajo nuk e kuptoi se si u gjend në një të tillë trekëndësh. Ajo ishte lumturisht e lidhur me një alamet çuni (kur thuhet ‘lumturi-sht e lidhur’ me këtë nënkuptohet që qante hera herës për gjëra nga më të ndryshmet, por kjo është normale në një lidhje) dhe donte që kështu si ajo, ‘lumturisht e lidhur’ të ishte dhe një shoqe tjetër. Prandaj men-doi që ta prezantonte këtë shoqen me një djalë që njihte. Që gjithçka të rridhte normal, pra të mos dukej si takim i sajuar apo nga ato shke-sitë e qëmotit, në pritje të fundjavës kur do dilnin ‘rastësisht’ të tre, ajo doli nja dy herë për kafe me këtë tipin, pastaj për drekë dhe pa-staj... Epo kuptohet, në fundjavë dolën vetëm ata të dy dhe me kaq u pa kjo punë. Ishin çift.

Por ajo ndërkohë ishte pjesë e një tjetër çifti?! E kotë këtu të shpjegoj se ç’hoqi kjo shoqja ime atë periudhë. Di

vetëm të them se që nga ajo ditë, kur ne të gjitha marrim vesh për ndonjë që ka lidhje dyfishe, nuk mendojmë aspak keq: thjesht na dhimbset. E dimë mirë se ç’po heq i shkreti, dhe vetëm qejf që nuk është kjo punë...

Po do thoni ju, që pse qan e qaravitet kot kjo shoqja dhe bën si vik-timë, kur puna është e thjeshtë fare: të ndahej nga njëri e të rrinte me tjetrin. E lehtë për ta thënë, por aspak e lehtë për ta bërë. Sepse sapo ajo mendonte të rrinte me njërin, të linte tjetrin, zbulonte se pikëri-sht pa atë tjetrin që duhej lënë, nuk jetonte dot. Ose anasjelltas.

Ishte pastaj dhe ai problemi tjetër: ja e lë, po si t’ia thuash?! T’ia thuash copë? Që do një tjetër? Apo që mes jush nuk po funksionon?!

Nuk e di pse në të tilla raste ndodh që edhe ne gocat preferojmë atë variantin tjetër, që e urrejmë aq shumë kur na e bëjnë, e për të ci-lin meshkujt janë mjeshtra, por që me ne se pse nuk ecën: zhduke-mi, nuk marrim në telefon dhe presim që ai tjetri ta kuptojë vetë që mes nesh ka mbaruar. Por ja që nuk qenkemi dhe aq të zonjat në këtë punë. Ata nuk e kuptojnë që nuk e kuptojnë që duhet ta lënë me kaq. Dhe bëjnë sikur çdo gjë shkon më së miri.

Të bindura se asnjëri prej të dyve nuk do e linte, menduam që t’ja mbushnim mendjen shoqes sonë që t’i thoshte njërit prej tyre troç fare se gjithçka kishte mbaruar. Normalisht që justifikimeve të saj, se i vinte keq t’i thyente zemrën dikujt, ne i përgjigjeshim që kur duan të na thyejnë ne zemrën, askush nuk e mendon dy herë...

Epo mirë pra, shoqja jonë na kishte qëlluar zemërmirë. Dhe pak frikacake për të marrë vendime. Pret që gjërat të rrjedhin dhe t’i mar-rin të tjerët vendimet në vendin e saj. Fiks siç mbaroi dhe kjo histori bashkë me trekëndëshin dashuror: qëlloi që një të dielë në mbrëmje, shkuan të dy në të njëjtën kohë në shtëpinë e saj. Pra, siç ndodh në telenovelat e keqija, e kapën në “flagrancë”. Pastaj e lanë që të dy, pa-staj erdhën veç e veç që të dy dhe i thanë që e kishin falur... Ajo po i tha çdonjërit prej të dyve që do rrinte vetëm me atë, u premtoi madje veç e veç të dyve dhe kur e kapën herën e dytë, mori fund gjithçka dhe ajo nisi jetë te re.

Por ja që fiks si Bruku, ndodh që dhe kjo shoqja jonë paska dhe një të keqe tjetër, që po e zbulon tani tek vetja: nuk mëson kurrë nga historitë e shkuara. Në fakt një gjë tashmë e ka mësuar, i dashuri i muajve të fundit, për arsye të ndryshme, të shpikura nga ajo, nuk ka shkuar ende në shtëpinë e saj, që një nga ish-ët ka nisur ta frekuen-tojë sërish, sa për të pirë ndonjë çaj e për t’u sqaruar.

Pra, për momentin, ajo po i lë prapë gjërat të rrjedhin. Sepse është shumë e vështirë të zgjedhësh mes një të dashuri fantastik, që t’i ka bërë muajt e fundit shumë të bukur dhe atij që të bën t’i vësh shkel-min gjithçkaje që ke arritur në jetë, vetëm për ta provuar edhe njëherë, për të njëqindtën herë... Dhe e keqja është që ashkush nuk ia qan më hallin. Te “Beautiful”-i, Brukun të gjithë e përqafojnë dhe i thonë se kanë besim që do zgjedhë më të mirin. Kurse sapo ajo nis të ankohet ne ia presim shkurt: mblidh mendtë e kokës e mos na hajde të na qash prapë!

po Bruku ç’ka më shumë?!

Vjen nga Milano ku merret me opera dhe së fundmi ka interpretuar te Rigoleto në “La Scala” për të prezantuar festivalin e fëmijëve “Perform Fest”, me një imazh të rritur krahasuar me prezantimin çamarrok të viteve të adoleshencës. Megjithatë, Evis Mula nuk ka ndryshuar krejtësisht. Për të, mbyllja ideale e ditës është kur e gjithë familja është e mbledhur para televizorit dhe personi që i thotë e fundit natën e mirë është mami. Si dikur në moshën më të bukur për të (dhe për shumicën e njerëzve) të fëmi-jërisë. Dhe për tre muaj do ketë mundësinë të jetë mes fëmijëve

PERtEj Privatësisë single and the city

Evis mula e rritur? Jo plotësisht

iva tiçoDrejtore e revistës madame mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Page 21: Gazeta Mapo

www.mapo.al

DoSjEPyEtëSoRi i PRuStit

VitRina E LiBRitREcEnSë

BotiME

Faqe 21

PoEZiTë E ZagaJEWski-T viJNë Në shqiP

pengu im, që nuk kam talentin e

shkrimtaritamantia kapo zbulon shkrimtarët e preferuar, dashurinë për përkthimin por dhe shumë “sekrete” personale

adam Zagajewski ka botuar mbi dhjetë libra me poezi dhe katër të tjerë me eseistikë, duke u bërë një prej poetëve më të rëndësishëm polakë të gjysmëshekullit XX e në vijim. ai është vazhdues i denjë i traditës së jashtëzakonshme të poezisë polake të shekullit XX

pyetsori i prustit vitrina

NJë TEaTër Për LibriN DhE LEximiN NDryshE

Një sallë e re teatri është ngritur në Tiranë, me një skenë të vogël, për-ballë së cilës mund të qëndrojnë 120 spektatorë që do t’u ofrohet një gjini e re teatrore; leximi publik i librit. Kjo është një skenë për librat dhe leximin ndryshe, e cila do të shndërrohet çdo mbrëmje në një sallë leximi ku spektatori do të dëgjojë tregimin, romanin, ditarin apo kujtimet e autorëve më në zë shqiptarë e të huaj. ‘Një teatër që i mungon Tiranës’- është kjo sfida e regjisorit Armando Bora. “Tirana është një metropol, i cili edhe pse i

ka të gjitha mundësitë për ta patur më të shumëllojshme ofertën tea-trore, ka mbetur prej shumë vitesh duke i shërbyer komunitetit të saj vetëm me dy-tri salla teatrore. Nuk është problemi vetëm te numri i pakët i sallave teatrore. Problemi më i madh qëndron në faktin se ed-he në ato pak salla ofrohet e njëjta “gjellë”. Shfaq je standarde, të cilave iu ndërrohet vetëm emri i autorit e i regjisorit, dhe asgjë tjetër. Në këtë kuptim, iniciativa për të ndërtuar një sallë me para-metra të lartë skenikë...

në skenë ‘valixhja diplomatike’ e mustafajt...

REcEnca / ParaThëNiE / ShëniM

rizbulimi i Enver hoxhës ose forca e gjërave të thjeshtaparathënia e librit "enver hoxha" të Blendi Fevziut për botimin në gjuhën maqedonase

Për herë të parë në Shqipëri, do të provohet në një gjini ndryshe të teatrit, në Teatrin e Prozës. Ky lloj teatri, shumë i lëvruar në vende të ndry-shme të botës, sjell në skenë librin

të ngjitësh në ske-në në vepër letrare nuk është e lehtë. teksti me të cilin po punon aktualisht regjisori armando Bora për ta ngjitur në skenë është një nga botimet më të suksesshme të shkrimtarit Besnik mustafaj.

Teatri i Prozës i ndërtuar në

qëndrën kulturore "robert radoja"

Page 22: Gazeta Mapo

22 16-17 mars 2013 www.MaPo.al

në antikitetkur në odeonin e apollonisë, aty rreth shek. ii para erës së re zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore, në shkal-lët e teatrit zinin vend 7000 vetë. prania e ndërtimeve teatrore antike në qendrat ilire si apolloni, Butrint, Bylis, dyrrah etj., janë dëshmi e këtyre aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit si një influencë e teatrit të antikitetit grek me tragjeditë e fuqishme të eskilit, euripidit e sofokliut. për të ardhur në të tjera kohë, ato të shekspirit, e më pas ibsenit e Bertold Brehtit, poetit që ndikoi më shumë në poezinë moderne të shekullit XX me Breliger asambel, teatri i ri i prozës që njeh themelues pikërisht atë.

një teatër për librin dhe leximin ndryshePër herë të parë në Shqipëri, do të provohet në një gjini ndryshe të teatrit, në Teatrin e Prozës. Ky lloj teatri, shumë i lëvruar në vende të ndryshme të botës, sjell në skenë librin

aida tuci

Një sallë e re teatri është ngritur në Tiranë, me një skenë të vogël, përballë së cilës mund të qëndrojnë 120 spektatorë që do t’u ofrohet një

gjini e re teatrore; leximi publik i librit. Kjo është një skenë për librat dhe leximin ndryshe, e cila do të shndërrohet çdo mbrëmje në një sallë leximi ku spe-ktatori do të dëgjojë tregimin, romanin, ditarin apo ku-jtimet e autorëve më në zë shqiptarë e të huaj. ‘Një teatër që i mungon Tiranës’- është kjo sfida e regjisorit Armando Bora. “Tirana është një metropol, i cili edhe pse i ka të gjitha mundësitë për ta patur më të shumël-lojshme ofertën teatrore, ka mbetur prej shumë vitesh duke i shërbyer komunitetit të saj vetëm me dy-tri sal-la teatrore. Nuk është problemi vetëm te numri i pak-ët i sallave teatrore. Problemi më i madh qëndron në faktin se edhe në ato pak salla ofrohet e njëjta “gjellë”. Shfaqje standarde, të cilave iu ndërrohet vetëm emri i autorit e i regjisorit, dhe asgjë tjetër. Në këtë kuptim, iniciativa për të ndërtuar një sallë me parametra të lartë skenikë si edhe tendenca për të ofruar diçka ndryshe në këtë sallë, merr një vlerë të pallogaritshme për jetën artistike dhe kulturore të kryeqytetit”, - thotë regjisori i cili për herë të parë në Shqipëri do të provojë një gjini ndryshe të teatrit, Teatrin e Prozës. Ky lloj teatri, shumë i lëvruar në vende të ndryshme të botës, mer-ret me sjelljen në skenë të një vepre letrare, e shkruar në prozë, si p.sh. tregimin e shkurtër, esenë, ditarin, kujtimet, prozën politike apo dhe atë filozofike. “Këto vepra, të cilat janë shkruar në fakt për t’u lexuar, do të vijnë te spektatorit përmes leximit publik. Që e gjitha të marrë vlerën e spektaklit skenik, leximi i tekstit do të jetë i shoqëruar me muzikë live, me materiale filmike të projektuara në një pjesë të skenës si edhe me ele-mentë të tjerë skenikë. Suksesi i këtyre formave qën-dron tek intimiteti përmes të cilit përcillet teksti te spe-ktatori”, - thotë Bora, që me sa duket e ka gjetur for-mulën sesi ta nxisë lexuesin drejt librit.

mihal Luarasi: Proza as që mendohejnë skenat e teatroveRegjisori Mihal Luarasi, botues i disa librave mbi

teatrin, thotë se Teatri i Prozës nuk është lëvruar asn-jëherë në skenat e teatrove shqiptarë. “Para viteve ’90 as që bëhej fjalë të kishte Teatër të Prozës”, - thotë ai. Ai përmend më pas se ka patur disa tentativa, por që nuk mund të bëhet fjalë për një Teatër të Prozës. “Ka patur disa tentativa vitet e fundit, por që ka-në qenë spontane”. Në fakt, ide dhe projekte ka patur shumë, por që kurrë nuk u finalizuan. “Per-sonalisht kam tentuar me një projekt në fillim të viteve ’90 për të sjellë Teatrin e Prozës. E kam ako-ma në shtëpi atë projekt. Titullohet ‘Dashuria...’ dhe synonte të sillte në skenë përmes leximit poez-itë më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave. Për shumë arsye ky projekt nuk u përkrah në atë kohë”, - thotë regjisori Luarasi.

Të ngjitësh në skenë në vepër letrare nuk është e lehtë. Teksti me të cilin po punon aktualisht regjisori Ar-mando Bora për ta ngjitur në skenë është një nga boti-

met më të suksesshme të shkrimtarit Besnik Mustafaj. “Fle-tore rezervat” ose ditari i një ambasadori, përmbledh disa nga ngjarjet më interesante dhe më të rëndësishme gjatë ushtrim-it të detyrës së tij si ambasador në Paris. Edhe pse një vepër e njohur për lexuesin francez, ajo ka mbetur e pazbuluar për publikun dhe lexuesin shqiptar. Ky libër mbart përmbledhtazi tharmet e qasjes personale të Besnik Mustafajt ndaj Francës dhe Europës Perëndimore në përgjithësi. Fletorja rezervat ka formën e një vëzhgimi të vetë autorit Mustafaj, i cili paraqet jetën politike-shoqërore të tij në kohën kur ushtronte funk-sionin e ambasadorit të Shqipërisë në Francë.

Për gati 50-60 minuta jo vetëm do të lexohen pjesë të shkëpu-tura nga ditari i Mustafajt, por pas kësaj mund të provokohen debate dhe diskutime me publikun mbi tema të ndryshme.

Teatri i ProzësVendndodhja: Qendra kulturore ‘Robert Radoja’kapaciteti: 120 vende

Ora letrare në Radio tiranaKur u krijua radioja e parë shqiptare më 1938, sipas kujtimeve që sjell Skifter Këlliçi, ajo kishte vetëm dy dhoma të vogla brenda ndërtesës së

Bashkisë. Ndër emisionet e para që nisën të transmetoheshin ishte edhe “Ora letrare” e drejtuar nga Myzafer Xhaxhiu. Për shume vite “Ora

letrare” u bë nga emisionet më të pëlqyeshme të Radio Tiranës. Aty lexoheshin dhe diskutoheshin vepra të njohura të letërsisë shqipe dhe letërsisë botërore. Më pas këto emisione përgatiteshin nga shkrimtarë dhe letrarë të rinj, ndër të cilët më aktivët ishin shkrimtarët Sterjo Spasse, Mustafa Breblleshi dhe vetë drejtori i Radio Tiranës, Gjergj Bubani.

kafe-libraritëMundësitë që duke pirë kafe të mund të lexosh dhe një libër janë të pakta në kryeqytet. Në morinë e bareve në Tiranë, ku njerëzit shpenzojnë kohën,

janë dhe disa oaze të vogla të librit, janë ato kafe-libraritë që bashkë me kafenë dhe librin të ofrojnë dhe mbrëmje poetike dhe leximi të

autorëve të ndryshëm. Në “Kafe-Li-brari e Për7shme” performancat poetike dhe leximet autoriale janë bërë pjesë e aktiviteteve kulturore në kryeqytet. Edhe pse kjo nuk është Teatër i Prozës, është një mënyrë për ta sjellë sa më pranë lexuesin tek libri.

në skenë ‘valixhja diplomatike’ e mustafajt...

Dikur dhe soT

Fletorja rezer-vat ka formën e një vëzhgimi

të vetë autorit mustafaj, i

cili paraqet jetën politike-

shoqërore të tij në kohën

kur ushtronte funksionin e

ambasadorit të shqipërisë

në Francë.

Fenomen

Page 23: Gazeta Mapo

...me zërin tregimtarë të Virgjil kules

“....E di se zbulimi i simptomave të tua tek të tjerët nuk është ngushëllim. Mbase dhe kjo pikë e përbashkët ka dobinë e vet: ed-he veset, dobësitë, duhet t’i ndihmojnë individët dhe popujt të kuptojnë njëri-tjetrin ashtu si virtytet. Nuk e kam ende të qa-rtë nëse edhe francezët vuajnë nga ky kompleks. Por kur do të vija në Paris si ambasador në vjeshtën e vitit 1992, shumë veta në Tiranë, midis të cilëve edhe adhurues pa kushte të kulturës, të historisë e të qytetërimit francez, më thanë me njëfarë dëshpërimi se më kot shpresoja në një afrim franko-shqiptar...” Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në di-sa qindra dokumentarë video, por për herë të parë do të ulet në sallën e vogël të Teatrit të Prozës për të lexuar këto pasazhe e shumë të tjera nga libri i Besnik Mus-tafajt, “Fletorja rezervat”. “Ndodh rëndom që ata që lexojnë tekste të tilla të jenë aktorë, e në rastin tonë do të jetë Virgjil Kule”, - thotë regjisori Armando Bora. Ai bëri këtë zgjedhje për vetë figurën që ofron Virgjili, i cili nuk do të konsiderohet si një lexues i zakonshëm teksti, por do të sjellë si vlerë të shtuar në këtë eksperiment eksperiencën e tij.

2316-17 mars 2013 www.MaPo.al

henri Çili

A ka mbetur gjë për t’u thënë për Enver Hoxhën? Kjo pikëpyetje e kësaj fjalie të parë, ndoshta i ka bërë të tu-ten shumë prej gazetarëve, historianëve, analistëve, intelektualëve dhe publicistëve në Shqipëri. Të cilët, për 22 vjet më radhë, nuk morën mundimin të shkru-ajnë një biografi për Enver Hoxhën. E kanë bërë në mënyrë sporadike dy ose tre të huaj, po të kemi para-sysh autorin francez Shnajder me librin “Pashai i kuq”, ose një autor zviceran, Holiday, me librin “Diktatori dinak”. Por, asnjë autor shqiptar i çfarëdo lloj katego-rie, që nga hapësira akademike dhe deri te ajo gazetareske, nuk i ishte futur ndërtimit të një biografie të Enver Hoxhës, qoftë në këndvështrimin e saj tërë-sor, qoftë dhe duke e parë atë nga një kënd i veçantë.

Në këtë pikëpamje biografia e Blendi Fevziut duket si “veza e Kolombit”, zbulimi i saj, por është Blendi Fe-vziu gazetari shqiptar më i njohur dhe më i sistemuar i shtypit të shkruar dhe atij televiziv, i cili militon në median shqiptare që prej numrit të parë të shtypit të lirë, më 5 janar 1991, në numrin e parë të gazetës “Ril-indja Demokratike” dhe deri më sot, kur drejton emis-ionin padyshim më të ndjekur dhe më të rëndësishëm politik Opinion. Fevziu bëri diçka të thjeshtë, bëri vër-tet ‘vezën e Kolombit’, por diçka që duhej bërë dhe diç-ka që eci. Suksesi ishte i padiskutueshëm, më shumë se 50 mijë kopje në harkun e dy viteve kanë qarkulluar për një libër; tirazh që nuk mba-het mend në Shqipëri për prod-hime të tilla. As në kushtet e regjimit komunist kur shpërndar-ja e librave ishte pothuajse e detyruar, fiktive, dhe kur blerja e librit ishte pothuajse një qëndrim social dhe politik ‘për të rënë në sy për mirë’. Nga të gjitha të dhënat që disponojmë, as në periudhën e komunizmit, asnjë libër nuk është shtypur më shumë se 30 mijë ko-pje dhe kjo në një shtrirje kohore 10 vjeçare.

Atëherë si shpjegohen 50 mijë kopje në harkun e dy viteve të kësaj biografie të gazetarit Blendi Fevziu? Përpara se të gjejmë së paku tri prej këtyre arsyeve, duhet të shohim gjithçka tjetër që shoqëron këtë libër. Në Shqipëri dhe në Kosovë, libri i Blendi Fevziut u dogj në disa rrethe si një akt publik kundërshtimi i ekstremistëve enveristë. Për librin shkroi The Economist: gazetari britanik Tim Judah vuri re, në panairin e vitit 2011, në stendën e Universitetit Europian të Tiranës, frenezinë publike dhe njerëz që prisnin në radhë me qindra e qin-dra për të blerë librin dhe për të marrë një autograf nga autori. U bënë kaq shumë emisione, debate, shkrime, libra, kundër-libra, si asnjëherë tjetër, si për asnjë libër tjetër.

Por pse eci pra kaq shumë ky libër? Pse pati kaq shumë diskutime, kur ishte në fakt një temë e thjeshtë, një figurë historike shumë e ekspozuar për të cilën është derdhur tonelata propagandë, është shkruar pafund në mënyrë të pjesshme apo të plotë, është diskutuar tërë kohën dhe në të gjitha mjediset shqiptare ose ndërkombëtare, që në një farë mënyrë interesohen për Shqipërinë. Është i natyrshëm gjithë ky interes, pasi bëhet fjalë për njeriun i cili nga 100 vjet të shekullit shqiptar dominoi 50 prej tyre, për dik-tatorin shqiptar që e mbajti Shqipërinë të izoluar, për njeriun i cili sundoi pa ndarje pushteti me askënd për 40 e ca vjet dhe frymëzoi regjimin politik më represiv në Evropë.

Si botues, gjatë këtyre dy viteve, por dhe si koleg i z. Fevziu, jam përpjekur të shpjegoj Pse-në e thjeshtë dhe kam arritur të sistemoj së paku tri prej arsyeve të suk-sesit të jashtëzakonshëm të biografisë së diktatorit shq-iptar. Në radhë të parë, askush nuk kishte marrë deri më tani mundimin të sistemonte në një të vetëm një seri faktesh, sipas një linje të caktuar në lidhje me En-ver Hoxhën: nga fillimi në fund, nga a në zh, në mënyrë që t’i krijonte mundësinë e njohjes brezit të ri që nuk e ka njohur atë kohë. Por edhe brezave që e kanë jetuar atë kohë, por kanë nevojë për një interpretim të saj dhe

të figurës së Hoxhës, apo për të gjithë ata që, në një farë mënyre, duan ta shohin figurën e Enver Hoxhës në një tërësi të saj. Pra u krijoi gjithë kategorive mundësinë që të gjejnë në mënyrë të sistemuar një biografi gazetareske për diktatorin shqiptar. Këtu qëndron dhe elementi i parë i ‘vezës së Kolombit’ që Fevziu zbuloi dhe që ishte aty për të gjithë.

Arsyeja e dytë e suksesit të librit të Blendi Fevziut ka të bëjë me atë se libri është i shkruar bukur. Fevziu vjen nga kultura e shtypit të shkruar. Pasioni i tij i parë ka qenë letërsia. Ai ka tentuar në letërsi, nuk është re-alizuar ndoshta, por në publicistikë ka një stil mjaft të mirë, të këndshëm, të kuptueshëm që rrjedh dhe të merr përdore për të të çuar nga fillimi deri në fund, duke realizuar intrigën e të shkruarit. Është ajo intrigë e të shkruarit, një magji e autorit që e merr përdore lex-uesin nga fjala e parë deri tek e fundit. Kjo e shkruar gazetareske, kjo publicistikë historike, i përmbush po ashtu kushtet e asaj që quhet pop-kulturë, kultura pop e të shkruarit, e cila bën të mundur që një libër i tillë të jetë i pranueshëm edhe për lexuesin me një nivel min-imal kulture, edhe për intelektualin më të rëndësishëm; qoftë për njerëz me profesione dhe mosha të ndryshe apo dhe me bindje e sensibilitete politike të ndryshme.

Arsyeja e tretë pse ky libër eci, ishte fakti që Blendi Fevziu, sikur të kishte qenë një metodist apo akademik, arriti që brenda librit të krijojë një linjë, ashtu si një

doktorant duhet të gjejë një tezë apo fill metodologjik të ndërtimit të veprës së tij. Siç thotë Umberto Eco në librin e tij për metodën ‘Si të bësh një punim diplome’ një doktoraturë duhet të përfundojë në një fjali dhe një fjali duhet të përfun-dojë në doktoraturë.

Libri i Fevziut ka një linjë të vetme që e përshkon nga fillimi deri në fund dhe e bën të qëndro-jë në një vertebër. Kjo linjë është: si i eliminoi shokët dhe bashkë-punëtorët Enver Hoxha, përmes dëshmive të atyre që e kanë njo-hur apo e kanë pësuar. Pak a shumë është nëntitulli i librit. Njerëzit nuk e shprehin, por kanë nevojë për qartësi. Një linjë në tërësinë e dimensioneve që ka kjo figurë, në tërësinë e marrëd-

hënieve shumë të komplikuara që kjo figurë vendos me historinë, aktorët ndërkombëtarë, personalitetin, psikologjinë, me turmën, me popullin, etj, është shumë e këndshme dhe e kapshme. Prania e një linje dhe e një vertebre krijon mundësinë që libri të thithet apo përf-shihet lehtësisht nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, libri i Blendi Fevziut shënon fushatën më të madhe të marrëd-hënieve publike (PR) apo të publicitetit që një libër ka pasur në Shqipëri. Kjo i dedikohet në radhë të parë af-tësive personale të Fevziut, kapaciteti dhe të qenit të tij një institucion shumë i rëndësishëm mediatik në Shq-ipëri.

I dedikohet gjithashtu një mungese kompleksi nga ana e shtëpisë botuese UET Press dhe Universitetit Eu-ropian të Tiranës, për të bërë të mundur një mekanizëm marketingu që e çon librin te lexuesi. Sepse në kohën tonë, çdo produkt kulturor duhet të promovohet si të gjitha produktet e tjera. Kjo, jo vetëm nuk është e keqe, por është diçka e mirë. Po të ishte ndryshe njerëzit do e refuzonin këtë produkt.

Njerëzit, nisur nga promocioni e morën librin, ni-sur nga ajo çka përmbante ia rekomanduan të tjerëve dhe për pasojë ai u bë modë. U bë ‘modë’ nisur nga një përmbajtje e arsyeshme, e këndshme, përmbajtje e vër-tetë. Nisur nga një e shkruar bukur, dhe nga një gjykim apo arsyetim mbi një prej të vërtetave thelbësore të dik-tatorit shqiptar. Njeriut që i eliminoi të gjithë shokët me të cilët nisi luftën për pushtet. Duke burgosur, in-ternuar dhe eliminuar të gjithë ata me të cilët nisi di-kur kauzën e ashtuquajtur komuniste nga 8 nëntori i vitit 1941, kur u themelua Partia Komuniste e Shq-ipërisë, deri më 11 prill 1985, kur ai iku nga kjo botë.

*Botuesi i librit

në Program

Regjisori Bora e ka hartuar listën e gjatë të emrave që do të sjellë në skenën e teat-rit të prozës. pas “Fletorja rezervat” e Besnik musta-fajt, në skenë do të lexohen 10 tregime të shkruara nga teodor laço. “Janë tregime shumë të bukura me temë emigracionin. edhe unë jam mahnitur kur i kam lexuar”, - thotë Bora.

Rizbulimi i enver hoxhës ose forca e gjërave të thjeshta

recenca / Parathënie / shënim

Parathënia e librit "Enver Hoxha" të Blendi Fevziut për botimin në gjuhën maqedonase

Page 24: Gazeta Mapo

pyetësoRi i pRustit

Cila është ideja jote për lumturinë?Të jem e lirë në vendimet dhe veprimet e mia.Cila është frika më e madhe?Zhdukja e njerëzve që dua.Kë person të gjallë admironi më shumë?Gjyshen time.Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Kotësia.Cili është udhëtimi yt i preferuar?Në Kaliforni, autostrada nr. 1, që e përshkon gjithë bregdetin nga veriu në jug.Në ç’rast mund të gënjesh?Për gjëra të kota.Personi që përçmon më shumë?Gënjeshtarin.Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?Fjalë përkëdhelëse, në shqip, që i drejtohen vajzës sime.Pengu yt më i madh?Që nuk kam talentin e shkrimtarit.Kur dhe ku ke qenë e lumtur?Në shumë vende dhe në shumë ras-te, sepse lumturia është si një pazëll që ndërtohet hap pas hapi.Në ç’gjendje shpirtërore je tani?Në pritje të pranverës, dimri në Paris është i gjatë për një mesdhetare.Nëse do të mundeshe të

ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Asgjë, tashmë kam bëre paqe me vetveten.Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?Time bijë.Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të dojë të ishe?Një mace.Cili është sendi më i çmuar që zotëron?Dashuria e njerëzve që më rrethojnë.Kë quan pikën më të thellë të mjerimit? Mungesa e informacionit, e cila të mbyll të gjitha dritaret e mendimit.Ku do të pëlqente të jetojë?Jam ende në kërkim të këtij vendi, por për momentin ndoshta në San Francisco, në Kyoto, madje edhe në ndonjë fshat të Jugut të Shqipërisë.Ekstravaganca jote më e madhe?Një perëndim dielli me dallëndysh-et që fluturojnë me ngut për të mbaruar punët e ditës dhe unë që sodis me një gotë porto e një puro. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?Përkthimi i romaneve dhe poezive.Cila është karakteristika juaj

më e spikatur?Disiplina.Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?Këmbëngulja dhe ëmbëlsia.Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?Vendosmëria dhe eleganca e ndjenjave.Cilët janë shkrimtarët e preferuar?Julien Gracq, Jean Giraudoux, André Gide, JMG Le Clézio, Nikos Kazanza-kis, Luis Sepulveda, Pessoa, Saul Bellow, Haruki Murakami, Kobo Abe, Soseki dhe nga autorët shqiptarë, Ben Blushi dhe një poet i ri kosovar, Ndriçim Ademaj.Cili është heroi yt në art dhe kulturë?Kandidi (Candide) i VolteritKë ke heronj në jetën reale?Kurrë nuk kam pasur heronj, por vetëm disa pika të rëndësishme referimi mbi të cilat jam munduar të ndërtohem si njeri. Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare?Qytetet e mëdha, zhurma...Si do të të pëlqente të vdisje?Pa e kuptuar dhe e qetë, sepse i kam realizuar të gjitha dëshirat.Cila është motoja juaj?Nuk mund të krijosh lumturinë e të tjerëve nëse nuk duan të jenë të lumtur.

Jo vetëm fituesi i çmimit “nobel” (2008), Jean-marie gustave, por dhe shumë shkrimtarë të tjerë francezë të çmimit “goncour”, si andrè malraux, i flasin shqip lexuesit falë mjeshtërisë së përkthyeses amantia kapo. ajo zbulon shkrimtarët e preferuar, dashurinë për përkthimin por dhe shumë “sekrete” personale për të cilat nuk ka folur më parë, ndoshta dhe sepse nuk e kanë pyetur.

Përkthyesja amantia KapoPengu im, që nuk kam talentin e shkrimtarit

vitrina E librit

PoEzi

titulli: Qyteti ku dua të jetoj autori: adam zagajewski Shqipëroi: Bardhyl Londo Shtëpia Botuese “aleph”

Poezitë e Zagajewski-t për herë të parë në shqipadam Zagajewski ka botuar mbi dhjetë libra me poezi dhe katër të tjerë me eseistikë, duke u bërë një prej poetëve më të rëndësishëm polakë të gjysmëshekullit XX e në vijim. ai është vazhdues i denjë i traditës së jashtëzakonshme të poezisë polake të shekullit XX, që fillon me czeslaw milosz, Zbigniew herbert, wislawa szymborska. Fama e adam Zagajewskit në shBa është e padiskutueshme duke u bërë një prej poetëve më të dashur të botuar dhe të vlerësuar ndër shkrimtarët e huaj në këtë vend. gjithashtu, Zagajewski është tepër i vlerësuar në europë me çmime të ndryshme si Berliner kunstlerprogramm më 1979, kurt tucholsky prize në suedi, prix de la liberté në paris etj, është nominuar disa herë edhe për çmimin nobel.

PoEzi

titulli gur i zhvendosur autori: nikola Madzirov Shqipëroi: Milena Selimi Shtëpia Botuese “Poeteka”

Një nga zërat më të veçantë të poezisë së sotme europiane"poezitë e nikola madzirovit janë si piktura ekspresive; mbushur me përjetime të ngjeshura dhe energjike, sikur burojnë nga imagjinata dhe në të njëjtin çast ato rikthehen sërish tek ajo, si zogjtë e natës, kapur në grackën e dritës së fareve të automobilave. “mbetje të shekullit tjetër jemi ne” - nikola madzirovi ia del me sukses të na bëjë të besojmë tek kjo. duhet ta ndjekim këtë poet të talentuar!"- shkruan kandidati polak për çmimin nobel adam Zagajewski për poetin maqedonas. madzirov (1973, strumë, maqedoni) përfaqëson një nga zërat më të veçantë dhe më përfaqësues të poezisë së sotme evropiane. krijimtaria e tij përkthyer në mbi 30 gjuhë është vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare.

PoEzi

titulli: Lëng argjendi origjinali: Lëng argjendi autori: Rudi Erebara Shtëpia Botuese “aleph”

Lëng argjendi nga rudi Erebarapoezitë që autori Rudi erebara sjell në botimin më të fundit titulluar “lëng argjendi”, sipas tij janë shkruar në një periudhë disavjeçare, edhe me shkëputje kohore mes njëra-tjetrës. “mund të dallohen qartë tendencat që sjellin si një sprovë për të prekur materien kohë dhe kjo është e qëllimtë. e qëllimtë është gjithashtu një lloj përsëritjeje e ndjesive njerëzore, përmes një sërë vargjesh që nëpër poezi të caktuara ndërto-hen si me një figuracion gati në përsëritje. me këtë përsëritje, ashtu edhe siç i kam shkruar poezitë, madje shpesh edhe figuracionin letrar përmes një procesi të ngjashëm me gdhendjen e një skulpture”, - ka shkruar autori për librin e tij.

RoMan

titulli: tepër krenare, tepër e brishtëautori: alfonso Signorini Përktheu: adriana hila Botimet Dudaj

Jeta e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj tepër krenare, tepër e brishtë, tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdekjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. një roman pasionant, ku maria callas herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që përgjatë gjithë jetës artistike iu dha zë, shpirt dhe ndjenjë. më 16 shtator 1977 maria callas dha shpirt në paris nga një infarkt në zemër. gruan, që gjithë bota e njohu si hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. alfonso signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj.

Përkthyesja amantia kapo

24 16-17 mars 2013 www.MaPo.al

Page 25: Gazeta Mapo

hylli i dritës

papa Françesku dhe beteja për kulturënArdian ndreca

peregrinus idi, essi,uni

nje papë nga fundii botës

imazhi i shqiptarit në botë; mes televizives dhe reales

gjergj meTa Ylli pango

ÇDo Të ShTuNë / DIELë www.MAPo.AL

PiKëPamjeProFil

economicusideologji

esse

Faqe 25

zhvillimi si përballja e madhe e politikës me ekonominë

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me

shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në

zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPo

weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të

sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh

dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë

të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the

economy stupid!

PRoFIL / ALICE PouYAT / LE FIgARo

AdriAn ciVici

Kriza financiare e ekonomike po lu-an rolin e një “testi provë” duke e vendosur politikën, të majtë apo të djathtë, përballë “kapriçove” dhe nevojave të ekonomisë, përballë sfi-dave moderne të zhvillimit eko-nomiko-social. Debatet dhe zgjedh-jet më të mëdha politike në vitet e fundit, dhe sidomos zgjedhja e “pa-ketave mbështetëse antikrizë” u zh-villuan e po evoluojnë në shtratin e dilemës klasike: “shtet shumë prezent dhe qeverisje sa më sociale apo thjesht shtet i vogël dhe efektivitet ekonomik?”. Megjithëse me emra të shumtë, si “Plani Paulson”, “Plani Bush”, “Ma-sat e administratës Obama”, “Pro-pozimi Sarkozy apo paketa e Fran-cois Hollande”, “Paketa Merkel”, “Plani Brown apo ndryshimet Cam-eron”, “Receta Draghi”, “Rekoman-dimet e FMN-së”, “Pozicioni i

OECD-së”, “Vlerësimet e Bankës Botërore”, “Propozimet e 100 ekon-omistëve” etj., thelbi i qëndrimeve dhe veprimeve politike mbetet masa dhe thellësia e ndërhyrjes shtetërore, mbetet shkalla e përdorimit të fond-eve publike në përballimin e efekteve të krizës. Gjatë gjithë shekullit të kaluar, diferencat ndërmjet krahëve të politikës ishin të dallueshme në objektivat, instrumentet, politikat ekonomike dhe klasat apo shtresat sociale që përfaqësonin dhe mbro-nin. E majta, shpesh me trashëgimi “social-demokrate e sindikaliste”, por përgjithësisht e orientuar nga “kein-sianizmi”, kalin kryesor të betejës kishte “ndërhyrjen në ekonomi dhe shtetin social”, ndërsa e djathta, më tradicionaliste e konservatore, ka privilegjuar shtetin minimal, tregjet eficente dhe liberalizmin ekonomik. Projektet themelore të dy krahëve...

joRgE MARIo BERgogLIo oSE PAPA FRANÇESKu I TRANzICIoNIT

Page 26: Gazeta Mapo

26 e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

dilema zhVILLIMI

Kriza financiare e ekonomike po luan rolin e një “testi provë” duke e ven-dosur politikën, të majtë apo të djathtë, përballë “kapriçove” dhe

nevojave të ekonomisë, përballë sfidave mod-erne të zhvillimit ekonomiko-social. Debatet dhe zgjedhjet më të mëdha politike në vitet e fundit, dhe sidomos zgjedhja e “paketave mbështetëse antikrizë” u zhvilluan e po evoluojnë në shtratin e dilemës klasike: “shtet shumë prezent dhe qeverisje sa më sociale apo thjesht shtet i vogël dhe efektivitet ekonomik?”. Megjithëse me emra të shumtë, si “Plani Paul-son”, “Plani Bush”, “Masat e administratës Obama”, “Propozimi Sarkozy apo paketa e Francois Hollande”, “Paketa Merkel”, “Plani Brown apo ndryshimet Cameron”, “Receta Draghi”, “Rekomandimet e FMN-së”, “Pozi-cioni i OECD-së”, “Vlerësimet e Bankës Botërore”, “Propozimet e 100 ekonomistëve” etj., thelbi i qëndrimeve dhe veprimeve poli-tike mbetet masa dhe thellësia e ndërhyrjes shtetërore, mbetet shkalla e përdorimit të fondeve publike në përballimin e efekteve të krizës. Gjatë gjithë shekullit të kaluar, diferen-cat ndërmjet krahëve të politikës ishin të dal-lueshme në objektivat, instrumentet, politikat ekonomike dhe klasat apo shtresat sociale që përfaqësonin dhe mbronin. E majta, shpesh me trashëgimi “social-demokrate e sindikaliste”, por përgjithësisht e orientuar nga “keinsianiz-mi”, kalin kryesor të betejës kishte “ndërhyr-jen në ekonomi dhe shtetin social”, ndërsa e djathta, më tradicionaliste e konservatore, ka privilegjuar shtetin minimal, tregjet eficente dhe liberalizmin ekonomik. Projektet themelore të dy krahëve të politikës, historik-isht dhe pa dallime të evidentueshme i janë përgjigjur qartë me objektiva, instrumente e politika specifike dilemës: shtet social apo efektivitet ekonomik?

Por, në këtë fillim shekulli të ri, përballja e politikës dhe vendimmarrjes së saj specifike për çështjet e zhvillimit ekonomiko-social të çdo vendi po bëhet e kushtëzuar me disa fenomene tipike e të qëndrueshme të tilla si globalizimi, integrimet rajonale, krizat apo siç quhen ndryshe “sfidat e modernizimit”, ske-narët e mundshëm të modeleve të kapitalizmit dhe modifikimit të tij etj. Thelbin e kësaj situ-

ate po e shprehin dy koncepte apo filozofi poli-tike që tashmë kanë fituar qytetarinë te një masë e madhe ekonomistësh, sociologësh e politologësh. Formula e famshme e ish-kry-eministres britanike Thatcher e quajtur “TIN-SA” (“There is no specific alternative” - nuk ka alternativë specifike) dhe filozofia e cilësuar si “sentenca e 5 fjalëve e ish-presidentit Sarkozy, që përsëriste shpesh se “what counts is what works”, d.m.th. “ajo që funksionon është e pran-ueshme”. Në Europë, në ShBA, në vendet me ekonomi emergjente, vendet në zhvillim etj., të gjithë duken të bindur se partitë e majta, të djathta apo të moderuara të qendrës “kanë fil-luar të përballen çdo ditë e më tepër me fundin e një cikli ideologjik e politik”, që i përkiste një periudhe të caktuar të zhvillimit ekonomik e politik të botës.

Projektet reformiste teknokratike, që lulë-zuan në vitet ‘80-‘90 të shekullit XX, të stilit të “rrugës së tretë” apo të “qendrës moderne”, të “ra-dikalizmin neo-liberal” apo “konservatorizmit tradicional” etj., nuk janë më të afta të formu-lojnë projekte politike specifike “të pastra” që mund të mobilizojnë masa të mëdha zgjedhë-sish dhe t’i përgjigjen pritjeve dhe sfidave so-ciale të evidentuara vitet e fundit. Sondazhet e zhvilluara në mjaft vende të botës, në kërkim të përgjigjes se “përse përqindjet e votuesve në zgjedhje po ulen vazhdimisht dhe si mund të interpretohet ky depolitizim apo largim i in-teresit të tyre për politikën”, si përgjigje më af-ër realitetit po konsiderojnë faktin se “nuk janë votuesit ata që po depolitizohen apo po e humbin interesin dhe besimin te politika, por është politika ajo që nuk shpreh e mbron më interesat dhe sfidat e tyre ekonomike e sociale”. Rasti më i fundit i Bepe Grillos dhe lëvizjes së tij “5 yje” në Itali e kuotuar me shumicë, me anë të sloganit “nuk jemi një parti/ nuk jemi një kastë/ jemi qytetarë/ dhe vetëm kaq”, tregon më së miri se si mund të orientohen votuesit edhe drejt një lëvizjeje thjesht kontestuese, duke braktisur partitë politike tradicionale.

Në vendet e BE, por edhe në rajone të tjera të botës, partitë e majta apo të qendrës së ma-jtë janë në një situatë delikate përsa i përket qenies apo riardhjes së tyre në pushtet. Që prej shembjes së murit të Berlinit dhe fillimit të ndryshimeve radikale në ish-kampin social-

zhvillimi si përballja e madhe e politikës me ekonominë

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPo weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy stupid!

3

Esenca e ndryshimit të së majtës moderne: “shteti duhet të luajë një rol më aktiv, jo si ekzekutues i zhvillimit, por si mbro-jtës i rregullave dhe krijimit të hapësirave sa më të gjera për zhvillim”... “vëmendje substanciale e programeve politike ndaj problematikës së zhvillimit të qëndrueshëm”, ndaj çështjeve mjedisore dhe zhvillimit social apo “cilësi e jetës”.

Presidenti i uET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

Page 27: Gazeta Mapo

27e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

Për të djathtët e moderuar: “Shteti vazhdon të jetë një instrument i pa-adaptueshëm, shumë i kushtueshëm dhe i rëndë për t’u manovruar me efektivitet”. Ata privilegjojnë “zhdërvjelltësinë dhe efikasitetin e tregut, përshtatshmërinë dhe

eficencën e sektorit privat, lirinë ekonomike në një mjedis ligjor e rregullativ cilësor, nxitjen dhe zgjerimin e incentivave të konkurrencës në emër të cilësisë etj.”

ist ato kanë humbur shumë zgjedhje edhe pse programet e tyre qeverisëse në mjaft raste ja-në konsideruar si të suksesshme. Në disa nga vendet skandinave, djepi “par exellence” i so-cialdemokracisë botërore, ka një tendencë dre-jt qeverisjes nga kryeministra të dalë nga par-titë konservatore. Po kështu dhe shumë vende të tjera europiane. Ekspertët vlerësojnë se në këtë rast nuk është fjala vetëm për një rro-tacion normal pushtetesh, por është reagimi dhe sjellja e elektoratit që ka çuar në zvogëli-min e mbështetjes për këto parti, sjellje që përkthehet si një kërkesë për një “sfidë të re fon-damentale” në qeverisje. Partitë e majta apo të qendrës së majtë (por dhe partitë e djathta) duket se nuk po humbin terren vetëm në për-fitim të kundërshtarëve të tyre tradicionalë, por po lëshojnë terren në favor të partive të re-ja me natyrë të pastër populiste, nacionaliste e thjesht kontestuese.

Çfarë po ndodh? Konkluzioni që po gjen shumë përkrahës është se fillimi i shek. XXI, dhe sidomos evenimentet e prodhuara si pa-sojë e krizës financiare, po shënojnë fundin e një cikli politik dhe ideologjik mbi gjysmë shekullor. Projekti centrist teknokratik i “rrugës së tretë” aplikuar në Angli, ai i “qendrës së re” aplikuar në Gjermani apo “trekëndëshi” alla Bill Clinton në ShBA e Francë, që u im-ponuan me sukses gjatë viteve ‘90 i arritën lim-itet e tyre dhe tashmë kanë filluar të konsid-erohen si “politikisht të ezauruara”. Në thelb, këto eksperienca politike ngjanin shumë me njëra-tjetrën. Ato tentuan me sukses të bash-

konin pozicionet neoliberale të moderuara në fushën ekonomike dhe fiskale me rolin aktiv të shtetit në arsim, shëndetësi, kulturë dhe mbështetjen sociale. Kjo natyrë “mjaft kom-plekse” i jepte “karakter progresist” këtyre pro-jekteve politike dhe i bënte ato të absor-bueshme lehtësisht nga zgjedhësit. Reformat në tregun e punës dhe zvogëlimi i shërbimeve sociale të garantuara u shoqërua me reduktim të karakterit rishpërndarës të sistemeve fis-kale dhe thellim të privatizimit të ndërmar-rjeve dhe shërbimeve publike. Edukimi u ven-dos në qendër të këtij projekti politik, duke shpallur objektiva që ishin shumë më të avan-cuara se interpretimi klasik i rolit të edukimit në shoqëri. Arsimi u bë preferenca e politika-ve buxhetore dhe atyre rishpërndarëse si dhe instrumenti kryesor i reformave, sepse sipas kësaj filozofie “të investosh në arsim, do të thotë që në një të ardhme të shpejtë të rregullosh dhe problemet e drejtësisë sociale, papunësisë, konkur-rueshmërisë, zhvillimit modern etj.”.Kështu, përveç shtresave dhe klasës tradicionale, pro-gramet politike të qendrës së majtë iu paraq-itën për mbështetje dhe shumë kategorive të tjera sociale që deri në këtë kohë konsidero-heshin si jashtë spektrit të influencës së këtyre partive. “Goditja” kryesore u përqendrua te personat e klasës së mesme që cilësohen si “ad-ministratorët më efektivë të kapitalizmit”. Kë-to politika i çuan në suksese të vazhdueshme partitë e majta.

Por, në këto vitet e fundit, programet dhe formulat e kësaj të majte teknokrate reforma-

tore duket se nuk janë të mjaftueshme që të bindin në mënyrë masive elektoratin. Situata aktuale “post-krizë”, “domosdoshmëria e ma-save drastike në thelb jo-popullore për riven-dosjen e ekuilibrave makroekonomikë” dhe “presioni i globalizimit” duken më të kompli-kuara se zgjidhjet e propozuara nga ky model. Globalizimi, integrimet e gjera rajonale në kontinente të ndryshme të botës dhe së fundi kriza globale financiare dhe ekonomike po ndikojnë negativisht në situatën ekonomike, nivelin e rrogave dhe fuqinë blerëse të shumë vendeve. Politikat për eliminim i polarizimit të shoqërisë europiane, amerikane, kanadeze, japoneze, australiane, ruse, kineze, braziliane etj., jo vetëm që nuk kanë arritur ta ulin këtë diferencë, por përkundrazi, duken si të pafuq-ishme që ta ndalin atë. Këto zhvillime ia ulën disi kredibilitetin të majtës reformiste në sh-tresat e mesme. Me gjithë ndërmarrjen e poli-tikave teknokratike efikase dhe reformave “pragmatiste”, ajo tregoi se nuk ishte plotë-sisht në gjendje të përfaqësonte njëkohësisht interesat e të varfërve dhe interesat ekonomike dhe sociale të shtresave të mesme dhe pronar-ëve të vegjël e të mesëm. Edhe premtimet për “revolucionin në edukim dhe arsimim” u rel-ativizuan në raport me synimet tejet ambicioze të tyre. Statistikat e dekadës së parë të këtij shekulli tregojnë se në vendet e BE, ShBA etj., papunësia në të rinjtë e diplomuar varion prej mëse 10-15 vitesh në të njëjtat nivele, bile ka ar-dhur në rritje si pasojë e krizës, se të rinjtë e moshës 20-30 vjeç figurojnë si kontingjent i shtresave të varfra apo në vështirësi eko-nomike etj.

Në reflektim të kësaj situate, e majta dhe qendra e majtë po tentojnë të formulojnë një projekt të ri politik dhe ideologjik të aftë që të bindë shumicën e elektoratit. Ajo po tenton të “çlirohet nga ekonomizmi pragmatik i rrugës së tretë”, por pa braktisur terrenin strategjik të “qendrës sociale”. Këtu nuk është fjala për t’iu kthyer koncepteve të vjetra të viteve ‘70-‘80-të të “shtetit social dhe solidar”, por për të ndërtu-ar një propozim të ri politik i cili nga njëra anë interpreton në mënyrë korrekte shpresat dhe ambiciet e popullsisë, dhe nga ana tjetër, i përgjigjet situatave të reja në një botë gjithnjë e më komplekse. Hartimi i programeve poli-tike bazuar në realitetet e përditshme (drejtë-sia fiskale, drejtësia në zhvillimin territorial, punësimi, transformimi i rritjes ekonomike në zhvillim social etj.) është thelbi i këtij ndryshi-mi. Kjo filozofi e re përmblidhet në sentencën

“duhet t’u flasim njerëzve dhe jo të flasim në përgjithësi për shtetin”. Një ish-kryeministër so-cialdemokrat suedez, disa vite më parë, duke shpjeguar humbjen në zgjedhje të partisë së tij, tha se nëpërmjet programit tonë “ne i folëm Suedisë, por jo direkt suedezëve”. Rasti i pres-identit Obama konsiderohet si përdorimi më brilant i kësaj filozofie. Origjinaliteti i tij qën-droi te kontakti direkt me amerikanët, te për-dorimi i rrjeteve sociale si marrëdhënie direk-te me çdo qytetar amerikan, te krijimi i “ko-munitetit Obama”, tek imazhit se Ai ishte sim-boli i ndryshimit në kuadrin e simbolikës «yes we can».

Element tjetër thelbësor janë raportet e të majtës me shtetin. Esenca e ndryshimit të ri përmblidhet në sentencën “shteti duhet të luajë një rol më aktiv, jo si ekzekutues i zhvillimit, por si mbrojtës i rregullave dhe krijimit të hapësirave sa më të gjera për zhvillim”. Së fundi, kolona e tretë e reformimit është “një vëmendje substanciale e programeve politike ndaj problematikës së zhvil-limit të qëndrueshëm”, pra ndaj çështjeve mje-disore dhe zhvillimit social, apo asaj që quhet “cilësi e jetës”.

Edhe e djathta duket ka hyrë në një proces të thellë reformimi në përballjen e saj me sfi-dat e zhvillimit ekonomiko-social. Ajo po e shmang retorikën e saj radikale neoliberale dhe po tenton “terrenin e qendrës”. Kjo formë e riorientimit të së djathtës mund të identifiko-het në forma të ndryshme. George W. Bush bëri dy fushata elektorale duke premtuar “compassionate conservatism” (konservator-izëm më social), F. Reinfeld në Suedi u an-gazhua “të mbante shtetin social të modelit suedez, duke e zvogëluar, por njëkohësisht bërë më efikas atë”, Unioni Kristiandemokrat gjerman po i bashkëngjitet më shumë “vlerave sociale të shoqërisë gjermane”, Cameron në Angli ka marrë tashmë një kthesë 180 gradë dhe po paraqitet “si një mbrojtës i investimeve publike, të shëndetit publik në Britani, të kujdesit parësor ndaj mjedisit” etj. Ish-presidenti i djath-të francez Sarkozy gjatë mandatit të tij e hapi programin dhe qeverinë e tij “për ide dhe per-sonalitete të majta”, “për një patriotizëm ekonomik më eficent” etj.

Esenca e strategjisë së këtij “konservatoriz-mi të moderurar” konsiston në pranimin e sfi-dave të shoqërisë moderne ashtu siç i pranon dhe e majta, por konservatorët ndahen në in-strumentet që ata propozojnë për t’i zgjidhur problemet. Për të djathtët e moderuar “Shteti va z hd o n t ë je t ë n j ë in s t r u m e n t i pa -adaptueshëm,shumë i kushtueshëm dhe i rëndë për t’u manovruar me efektivitet”. Përballë tij, neo-konservatorët privilegjojnë “zhdërvjelltësinë dhe efikasitetin e tregut, përshtatshmërinë dhe efi-cencën e sektorit privat, lirinë ekonomike në një mjedis ligjor e rregullativ cilësor, nxitjen dhe zgjer-imin e incentivave të konkurrencës në emër të cilë-sisë etj.” Ideja e të djathtës për të ndjekur një politikë ekonomike e sociale të ngjashme në objektivat e saj me atë të së majtës, por pa ngarkesën dhe boshtin e saj ideologjik, histo-rik e kulturor, duket se po josh zgjedhës nga shtresa të ndryshme sociale.

Edhe një afrim i të djathtës me partitë pop-uliste apo nacionaliste duket se po motivohet nga interpretimi se “populizmi nuk është pozi-cion ideologjik apo filozofik siç mund të jenë liber-alizmi, kapitalizmi, socialdemokracia apo keynes-ianizmi, por është thjesht një stil politik”. Thelbi qëndron në domosdoshmërinë e “modern-izimit të funksioneve publike të shtetit dhe qe-verisjes”, “në modernizimin e dialogut social”, në adoptimin e mënyrave eficente të zgjidhjes së konflikteve sociale, që në thelb janë konflik-te ndërmjet “punës” dhe “kapitalit” dhe rolit arbitër e garant të shtetit në këtë “kompromis”. Globalizmi po trondit në thelb dy elemente të kësaj “negociate sociale”, raportin e forcave kapital/punë dhe kapacitetin e shtetit për të përmbushur rolin tradicional të tij.

Në fund të fundit, e djathta dhe e majta e re ndahen sot vetëm në çështjen e “rolit të shtetit”. Çfarë roli duhet të luajë shteti në shoqëritë moderne: ofrimin dhe garantimin për të gjithë të shërbimeve publike dhe mbështetjes socia-le apo garantimin e rregullave dhe ofrimin e shanseve për t’u zhvilluar individualisht apo kolektivisht në një botë gjithnjë e më të pabarabartë?

edhe një afrim i të djathtës me partitë populiste apo nacionaliste duket se po motivohet nga interpretimi se “populizmi nuk është pozicion ideologjik apo filozofik siç mund të jenë liberalizmi, kapitalizmi, socialdemokracia apo keynesianizmi, por është thjesht një stil politik”. Thelbi qëndron në domosdoshmërinë e “modernizimit të funksioneve publike të shtetit dhe qeverisjes”, “në modernizimin e dialogut social”, në adoptimin e mënyrave eficente të zgjidhjes së konflikteve sociale, që në thelb janë konflikte ndërmjet “punës” dhe “kapitalit” dhe rolit arbitër e garant të shtetit në këtë “kompromis”...

Page 28: Gazeta Mapo

28 e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

nga gjERgj METAnga ARDIAN NDRECA

PEREgRINuS hYLLI I DRITëS

nje papë nga fundi i botëspapa Françesku dhe beteja për kulturën Dje me një ton disi polemik ia kushtova

rreshtat e një editoriali zgjedhjes së Papës së ri, por sidomos paraqitjes së kësaj ngjarjeje nga mediat shqiptare. Tani dëshi-roj të flas për këtë Papë i cili “na u imponua” të gjithëve në ekranet e televizionit me thjeshtësinë e tij e sidomos me historinë e an-gazhimit të tij në dobi të të varfërve.

Në jetën time për herë të parë dëgjoja em-rin dhe shihja fytyrën e këtij kardinali. Ndërkohë që të gjitha mediat botërore po je-pnin emra kandidatësh nga më të larmish-mit, emra selish kardinalore të rëndësishme, sikurse Milano, Boston, New York, San Paolo etj., një emër pothuajse i panjohur për shumë prej nesh, por jo për kardinalët zgjedhës, u shfaq në ballkonin e Shën Pjetrit. Shkurtësia e zgjedhjes së tij tregoi se Kardinalët kishin shkuar me ide mjaft të qarta në konklavë ed-he pse jo ndoshta menjëherë me një emër që të fitonte qysh në votimin e parë 2/3. Duke ulur kryet e tij para të gjithë njerëzve e para të gjithë botës për të kërkuar bekimin e Zotit, e nisi papnimin e tij në krye të Kishës, i vetëdijshëm, sipas një lutjeje të hershme të krishterë, se çdo gjë në Hyjin ka fillimin e në të përfundimin e saj.

Të Martën e ardhshme me datë 19 mars Papa fillon zyrtarisht papnimin e tij. Këto ditë ka disa takime. Do të duhet të kalojnë ditët dhe muaj për të parë se çfarë do të sjellë si ri-si ky Papë në jetën e Kishës e sidomos në qa-sjen e kësaj të fundit me realitetin jashtë saj.

Një Papë që vjen nga Amerika Latine me të gjitha ngjyrimet që një realitet i tillë ka

dhe sfidat që shoqëria latinoamerikane kalon. Por ky Papë nuk do të kujde-set vetëm për Amerikën Latine e as vetëm për Romën, ipeshkëv i të cilës

është, por për të gjithë botën, pasi është Papa i të gjithëve.

Në takimin e tij të djeshëm me kardinalët që e kanë zgjed-

hur Papë dhe me të tjerët që nuk ishin në Konklavë për shkak të

moshës, Jorge Mario Bergoglio dha mesazhin e shpresës: “Mos i leni

vend pesimizmit”. Notat e shpresës janë të nevo-

jshme në shoqërinë tonë postmoderne. Nga shumë anë, edhe brenda Kishës nganjëherë, i japim shumë hapësirë pesimizmit, se gjoja gjërat këtu nuk bëhen kurrë. Kam ndër-mend fjalët e Benendiktit XVI, cili në një ndërhyrje të tij të para do kohësh, pikërisht në hapjen e Vitit të Fesë, i ftoi të gjithë kato-likët që të shikojnë përtej shkretëtirës, shpresën. E asnjëherë njeriu nuk mund dhe nuk duhet t’i mbyllet shpresës. Ajo është e nevojshme për të jetuar jetën në përditsh-mërinë dhe plotësinë e saj.

Gjestet e një Pape të sapozgjedhur, të parat gjeste të tij, janë një buzëqeshje e Hyjit mbi Kishën e tij, por edhe mbi botën. Këto ditë kam takuar shumë njerëz që më kanë uruar për Papën e ri e prej tyre edhe shumë jo kato-likë. Nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë, së paku në Konklavën e 2005-s. Dhe shumë njerëz të cilëve u ka mbetur në mend-je buzëqeshja e tij më thonin: “Dom Gjergj, edhe pse nuk jemi katolikë, ky Papë na pëlqeu për thjeshtësinë dhe buzëqeshjen e tij”. Gjeste që hapin ndaj shpresës. “Mos t’i lëmë hapësirë pesimizmit, atij idhtimi që djal-li na ofron çdo ditë, mos t’i lëmë vend pesimizmit e shkurajimit…”. Fjalë të thukë-ta, por të nevojshme për ditën dhe njeriun e sotëm. Nuk janë fjalë vetëm për katolikët, por për të gjithë njerëzit. Sigurisht ai i drejtohet të krishterëve e sidomos atyre katolikë, duke i siguruar se shpirti i Zotit nuk e lë kurrë vetëm Kishën. Por ai është i vetëdijshëm se Zoti kujdeset për të gjithë botën e për të gjithë njerëzimin.

Cili është ai idhtim që djalli, i ligu na ofron çdo ditë? Do të guxoja të thoja pikërisht hum-bja e shikimit përtej momentit e çastit, përtej errësirës dhe dhembjes. Vetëm një njerëzi e aftë për të bërë këtë gjë, dhe kjo nuk bëhet pa iu hapur një përmase të përtejme, është një njerëzi që mbart në vetvete bërthamat e shpresës e të çlirimit nga e keqja.

Në ditën e tij të parë si Papë ai foli në meshë pa letër, duke u thënë kardinalëve të pra-nishëm se “Po nuk shpallëm Jezu Krishtin, nuk është mirë, kthehemi në një OJQ mjerane, por Kisha është diçka tjetër” - thotë ai. Drejt e në thelb të gjërave, drejt e aty ku është zemra e misionit të një pape, një ipeshkvi e një prifti. Pa këtë dimension të gjitha këto detyra në Kishë janë pa kuptim dhe pa shpirt. Thjesht na japin idenë dhe trajtat e funksionarëve, por jo të asaj çka me të vërtetë duhet të jenë ipesh-kvijtë dhe priftërinjtë, dishepuj të Zotërisë.

Para se të takonte kardinalët në ditën e tij të parë të Pontifikatit, Papa Bergoglio

bëri dy gjeste shumë domethënëse: shkoi të lutej në mëngjes herët në Ba-

zilikën Santa Maria Maggiore e më pas me një veturë dhe shoferin e

tij e i shoqëruar nga pak njerëz shkoi të merrte gjërat perso-

nale dhe të paguante faturën në hotelin ku kishte qëndru-ar para se të zgjidhej. Shumë thjesht, shumë bukur. Një

mësim për shumëkend edhe për shkruesin e këtyre radhëve që shpesh

mendojmë se heroizmi qëndron në gjëra të mëdha, ndërkohë që është në korrektësinë e përditshmërisë së gjërave të vogla.

Rrugë të mbarë Papa Francesk!

Papati asht nji institucion dymijëvjeçar e si i tillë i ka ba ballë kohnave e ndryshi-

meve epokale mes të cilave kujtojmë fundin e botës antike, mesjetën, kohët moderne, tue mbërrijtë deri më sot si nji institucion ende i gjallë e me autoritet moral.

Tradita dhe rinovimi kanë shoqnue gjith-monë historinë e Kishës e atë të Bariut të saj mbi tokë.

Ne që jemi rritë nën Papën Gjon Pali II dhe që kemi përjetue ramjen e komunizmit dhe nisjen e nji epoke të re e kemi ende të gjallë figurën e tij. Edhe Papa Ratzinger mbetë i pa-harrueshëm për thellësinë e mendimit dhe për guximin e aktit të tij të dorëheqjes.

Këto ditë të gjithë pritnim me padurim zgjedhjen e Papës së ri, dhe pakkush men-donte se kolegji i kardinajve mund të zgjidhte nji italo-argjentinas, nji rregulltar jezuit që ka tregue se ka nji përshpirtni të thellë, se i don të vorfnit dhe se nuk pëlqen luksin dhe salltanetet, me nji fjalë nji njeri të thjeshtë, të preokupuem me i pëlqye Zotit dhe jo njerzve.

Papa Françesku asht i pari Papë latino-amerikan, i pari jezuit dhe i pari që zgjedh emnin e shenjtit të Asizit. Ky papat nisë me disa risí e si i tillë asht shpresëndjellës në shumë drejtime.

Menjiherë të gjithë e vunë oroe sesi Fran-çesku asht nji Papë i thjeshtë, ashtu siç ka qe-në edhe ma përpara kur edhe si kardinal lëvizte tue përdorë autobuzin dhe preferon-te me ndejt mes njerëzve të thjeshtë. Të nesër-men e zgjedhjes ai vetë, me nji makinë të vet-me të xhandarmërisë shkoi të paguente kon-ton e hotelit ku kishte qëndrue këto ditë në Romë. Gjest i thjeshtë dhe mjaft kuptimplotë.

Me sa duket ky asht ai Papa me “zemër të madhe” për të cilin kardinal Sodano-ja para disa ditësh thonte se Kisha ka nevojë. E men-jiherë në fjalimin e tij të parë Papa Françesku kumtoi se Kisha duhet të lëvizin, të shkojë tek njerzit, tue lanë me kuptue se izolimi prej njerzve, sidomos prej të vorfënve dhe prej halleve të tyne asht kundër Unjillit.

Edhe Kisha shqiptare përjeton sot tensio-net dhe dekadencën e kohnave që po kalon shoqnia jonë. Kisha shqiptare doli para 20 vitesh prej nji periudhe të errët persekutimi, e lodhun por jo e zhbîme, e u ringjall, falë ed-he misionarëve të huej, të cilët e ndihmuen në hapat e parë derisa u përtrî kleri vendas.

Sot shumëkush pyet pse nuk kemi edhe ne nji kardinal! I vetmi kardinal shqiptar mbetë Mikel Koliqi, krijimi i të cilit asht shen-jë i dukshëm i mirënjohjes së Kishës uni-versale ndaj vuejtjeve dhe qëndresës së klerit dhe besimtarëve shqiptare. Ar-syet e pasjes së nji kardinali janë të lidhuna pikësëpari me gjeopolitikën dhe me praninë e të krishtenëve në nji vend, mandej me traditën e se-live e padyshim edhe me meritat e veçanta për të cilat shquhen pjesëtarët e klerit të naltë. Tash për tash Shqipnia nuk ka nji kardinal, por kjo s’do të thotë se nji të nesërme të mos kemi rishtas nji të tillë.

Duhet thanë se sot në Shqipni katolikët kanë ma pak peshë politike sesa kanë pasë

në fillimet e viteve ’20, edhe përfaqsimi i tyne në qeveritë e këtyne viteve të fundit kanë qe-në pothuejse zero.

Problemi i pjesmarrjes së katolikëve në jetën politike të vendit ka të bajnë me disa vlera që politika duhet t’i mbrojë me çdo kusht, e këtu kemi parasysh familjen, dialo-gun ndërfetar dhe atë ekumenik, çështjen de-likate të abortit, dhunën ndaj grave, emigra-cionin, problemit e moshës së tretë etj.

Kisha duhet të mbajë nji qëndrim kritik e konstruktiv ndaj pushtetit, tue mos u zhven-dosë në asnji kamp politik por tue mbrojtë parimet, vlerat universale dhe vetëm intere-sat e të vorfënve, pa pasë frikë me kritikue pushtetin pse forca e Kishës nuk vjen prej marrëdhanjeve e familiaritetit me push-tetarët por prej besnikrisë ndaj idealeve të krishtena.

Por ajo që duhet t’i paraprijë gjithë këtyne problemeve e që Kisha katolike duhet ta rivendosin si përparsí asht kultura. Kultura nuk prodhohet as me talk shows dhe as me qarkore burokratike, por me njerëz të aftë që mbërrijnë me vu në lëvizje nji makinë të tanë organizative, tue qenë të pranishëm në am-bjentet e vërteta kulturore e universitare dhe tue prodhue dije të mirëfilltë shkencore. Në shekullin e kaluem, deri në marrjen e push-tetit prej komunistave në vitin 1944, në rad-hët e klerit kishte gjuhëtarë dhe histo-rianë, etnologë dhe muzikanta, filozofë dhe studiues të folklorit.

Edhe sot kryefjala mbetë kultura, pse shoqnia shqip-tare përditë e ma shumë ecë përpara, dhe në qoftë se njerëzit e Kishës nuk ecin me hapin e kohës por mjaftohen me formula të thata e me nji kulturë të cekët, nuk do të ke-në asnji shans për me gjetë hapsinë dialogu me brezin e ri.

I vetmi kardinal shqiptar mbetë Mikel Koliqi, krijimi i të cilit asht shenjë i dukshëm i mirënjohjes së Kishës universale ndaj vuejtjeve dhe qëndresës së klerit dhe besimtarëve shqiptare

Cili është ai idhtim që djalli, i ligu na ofron çdo ditë? Do të guxoja të thoja pikërisht humbja e shikimit përtej momentit e çastit, përtej errësirës dhe dhembjes...

Page 29: Gazeta Mapo

imazhin e shqiptarit në mendjet e euro-pianëve.

Duhet të ndalemi pak këtu për të bërë një dallim ndërmjet imazhit dhe reputacionit a namit, siç thuhet në shq-ip. Imazhi është një tërësi vlerësimesh, besimesh,bindjesh, qëndrimesh soci-ale globale a mesatarizuese lidhur me tiparet e një njeriu, populli etj. Ai lid-het me kontakte a informacione të dre-jtpërdrejta, pavarësisht si përtypen ato nga konsumatori i tyre. Kurse reputa-cioni, nami në shqip, a ndryshe fama e keqe a e mirë, është metabesim, metabi-ndje a metaqëndrim lidhur ose jo me tiparet e vërteta, pasi bazohet a është i lidhur më shumë me vlerësimin a për-shtypjet e të tjerëve për dikë (popull, individ), sesa me ato tonat apo të kon-takteve direkte. Ai është më tepër shumë e përshtypjeve të njerëzve të tjerë (madje edhe e atyre që nuk e njo-hin një popull a një individ). Nga ana tjetër reputacioni ushqehet edhe nga thashethemi, i cili ndonëse jo i saktë, mund të përmbajë material a hamend-je lidhur me faktin, por zë gjithsesi vend jo pak herë. Flitet fjala vjen shpesh kështu: “thuhet se ju shqip-tarët”...apo “të gjithë e dinë se shqip-tarët”...apo “njihen shqiptarët që…” dhe më tej vijon thashethemi i amplifi-kuar...Reputacioni si opinion lidhur me një individ a popull mund të kon-siderohet edhe si komponent identite-ti. Reputacioni ndikon në raportet mes kombeve, popujve, individëve, në jetën e përditshme. Ai ka rëndësi për çdo vend, vendin e tij në treg, vendin në arenën ndërkombëtare, progresin e tij a mbështetjen që merr nga vende më të

zhvilluara. Reputacioni a nami përha-pet si opinion kudo dhe pikërisht me këtë koncept është lidhur edhe vlerësi-mi i shqiptarit të kësaj periudhe 23-vjeçare. Në aspektin epistemi-ologjik reputacioni pozitiv a negativ për dikë popull a individ qoftë, prano-het si informacion i gatshëm që vjen nga të tjerë që na njohin, saktë ose jo, që nuk na njohin, por që mund të lua-jnë edhe rol eksperti në njohjen tonë. Në rastin e shqiptarëve kjo ka qenë e dëmshme sepse opinioni a reputacioni i keq është përhapur jo vetëm nga me-dia e keq- ose pakinformuar, por edhe nga njerëz me pak informacion për ne në Europë. Por edhe në aspektin prak-tik a pragmatik-që lidhet me qëndri-met konkrete a veprimet karshi nesh të europianëve, ne jemi dëmtuar jo pak. Opinione negative të njerëzve më të be-sueshëm a gjoja më të besueshëm, që pak na kanë njohur ose na kanë njohur nëpërmjet informacioneve mediatike të cekëta a negative, kanë ndikuar jo mirë tek njerëz që kanë dashur të viz-itojnë vendin tonë si turistë a të in-vestojnë tek ne. Ka edhe një aspekt ga-ti mimetizues, sipas të cilit mjaft njerëz pa u menduar gjatë veprojnë në përputhje me vlerësimin e përhapur për një individ a një popull, dhe madje ua shpërndajnë atë dhe të tjerëve. Të gjitha këto duhen pasur parasysh kur duam të kuptojmë se si ka evoluar apo devoluar opinioni i të huajve për ne, çfarë mendojnë a si veprojnë ata me ne, dhe si mund të ndryshojmë ne në as-pektin e imazhit a reputacionit që të re-formojmë imazhin a reputacionin tonë aty ku është formuar gabim, por edhe

aty ku të huajt kanë të drejtë në vlerësi-met e tyre..Reputacioni ka një aspekt konjitiv, (njohës) që lidhet me atë çka ne njohim si cilësi apo që është unike për një popull fjala vjen, tiparet si din-amizmi, humori, aftësia për të prod-huar sende të caktuara me mjeshtëri etj. Por reputacioni ka edhe aspektin afektiv që gjithashtu ndikon në rapor-tet tona me të tjerët. Kështu nëse francezët, spanjollët a italianët vlerëso-hen, admirohen si popuj interesantë, të përparuar, finë. Ata pëlqehen, mar-rin afeksion, ngrohtësi, simpati nga të tjerët, edhe pa u shfaqur çdo individ syresh si i tillë. Kjo shpesh ka një bazë të fortë që i bën ata të jenë tërheqës përveç për kulturën e tyre brilante, muzikën, ushqimin, monumentet e kulturës etj., edhe për temperamentin e tyre të gjallë, dinamizmin, humaniz-min, humorin. Këto përbëjnë në një as-pekt, paragjykime pozitive që japin im-pakt shumë pozitiv në jetën eko-nomike, politike e kulturore të këtyre popujve. Pra u sjellin atyre veç simpa-tisë edhe përfitime të tjera materiale me rëndësi. Ata bëhen më të vizitueshëm si vende, mallrat e tyre blihen në masë, turizmi i tyre zhvillohet më shumë. Teoria, shkaqet e pasojat e reputacion-it duhen studiuar në detaje për popuj konkretë. Dhe kjo është me mjaft me rëndësi edhe për shqiptarët. Kështu p.sh duhen parë në detaje pasojat e rep-utacionit të përhapur për shqiptarët, impaktet në raportet me popuj a vende të tjerë. Si është qëndrimi, sidomos i Europës ku ne jetojmë e lëvizim, karshi shqiptarëve, sidomos pas daljes sonë nga izolimi në botë pas viteve ‘90?

29e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

nga Ylli pango

Një imazh sado jo plotësisht i saktë i Shqipërisë së pas viteve ‘90, do të mund të shi-hej a studiohej saktë vetëm

i lidhur me imazhin e Shqipërisë së paraviteve ‘90. Ky imazh a më saktë reputacion negativ për të nga të huajt (do të flasim më poshtë për dallimin imazh-reputacion), ishte ai i një vendi të izoluar, të pazhvilluar e nën trysninë e njërës prej diktaturave më të egra por edhe më paradoksale, në Europë e në botë. Përfytyrimet a imazhet e Tiranës pa makina me një polic në qendër që drejtonte një trafik imagjinar, janë ndër të paktat imazhe transmetuar asokohe në mediat e huaja. Për të huajt që kon-trollonin pasaportat a për ata të paktë që kontaktonin me ne, imazhi i shqip-tarëve që kalonin kufirin ishte imazhi i atyre qenieve të çuditshme, të ndry-shme nga qytetarët e tjerë të kontinen-tit, disi të ndrojtur e që nuk krijonin probleme. Ndryshe nga të tjerë, ata nuk paraqisnin rrezik trafiku droge a pros-titucioni, se vetë regjimi nga vinin ishte aq shtypës e izolues, sa as që mund të mendohej për njerëz që vinin s’andejmi të guxonin të merreshin me këto. Ndërkohë, për shqiptarët e Kosovës imazhi ishte disi më ndryshe. Ata paraqiteshin më të dyshueshëm edhe sepse ata, në sajë të regjimit liberal të Titos, qarkullonin prej kohësh të lirë në Europë, e njihnin më mirë atë. E po kështu shfrytëzonin të mirat e saj, ash-tu si disa të tjerë më të paktë edhe mundësitë që jepte demokracia për të devijuar a angazhuar në aktivitete të paligjshme fitimprurëse. Kësisoj, kos-ovarët asokohe ishin më të kontrol-lueshëm se shqiptarët e Shqipërisë.

Pas viteve ‘90 imazhi ndërroi në të kundërt. Shqiptarët, dalë rishtazi ma-sivisht në Europë, shpërthyen në të gjitha aspektet, edhe si kundërefekt i komprimimit shumëvjeçar. Mungesa e gjatë e lirisë së lëvizjes solli një shpërthim të gjithanshëm, si fillim më pak për të mirë e më shumë për të keq. Ashtu siç natyrshëm ndodh me eksplodimin e diçkaje mbyllur për një kohë të gjatë. Kështu, së bashku me qin-dra mijëra të punësuar që filluan rrugën e gjatë të integrimit ndershmërisht e me djersën e ballit, në përqindje relativisht të njëjta edhe me popuj të tjerë emigra-torë, u shfaqën edhe shqiptarët e krim-it të organizuar, të drogës e prostitu-cionit. Për arsye të daljes rishtazi në skenën europiane të së keqes, por edhe me një aktivitet kriminal të amplifikuar nga media perëndimore, ata u bënë aq impresivë e të dyshueshëm saqë imazhi i tyre, por më shumë reputacioni i keq u lidh ngushtë e në mjaft raste u bë ed-he sinjifikacion i drogës, prostitucionit, krimit të organizuar. Pa dyshim, rol të jashtëzakonshëm luajti këtu edhe ima-zhi televiziv i eksodeve biblike të fil-limviteve ‘90 e sidomos të atij me anijet i vitit ‘91, ku fytyrat e munduara e të rraskapitura të shqiptarëve, veshjet e tyre copë, nuk mund të mos identifiko-heshin gabimisht më vonë në mënyrë paragjykuese me portretin e kriminelit në mendjet e teleshikuesit europian, ende pa asnjë informacion të qartë deri atëherë për këta njerëz të çuditshëm të izoluar kaq gjatë. Me dhjetëra filma do-kumentarë e artistikë pasqyruan këtë duke e ngulitur kryesisht si negativ

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPo w do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Për të bërë një dallim ndërmjet imazhit dhe reputacionit a namit, siç thuhet në shqip. Imazhi është një tërësi vlerësimesh, besimesh,bindjesh, qëndrimesh sociale globale a mesatarizuese lidhur me tiparet e një njeriu, populli etj...

imaZhi i shqipTariT në boTë; mes televizives dhe reales

IDI, ESSI,uNI 2pSikologjiA SociAle ShqiptAre

Page 30: Gazeta Mapo

30 e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

Ndoshta duket se po vepron nën iluzion njeriu që thotë se e ka të drejtën të posedojë një planet të veçantë ose satelit në gjithësi, por ja që person mendon krejtësisht ndryshe. Dennis hope është amerikani i cili që 30 vite merret me biznesin e shitjes së tokave në hënë, Afërditë dhe Mars. Edhe pse nuk ka asnjë ligj që lejon këtë, Dennis është shumë i suksesshëm në punën tuaj. Sipas disave ai është një mashtrues i rëndomtë, e të tjerët thonë se ia doli të "shtyjë kufijtë". Ai deklaron se është një marrëveshje e vitit 1957 që rregullon gjithësinë e ku thuhet se asnjë shtet nuk mund të jetë pronar i trupave qiellorë. Megjithatë, Dennis thotë se askund nuk përmenden individët. Ky amerikan që ka mbetur pa të holla pas shkurorëzimit, një ditë e ktheu kokën lart dhe e shikoi hënën. Në atë moment i lindi një ide e pabesueshme: shitja e pronave në univers. Çdo copë e tokës në hënë kushton 24 dollarë, ndërsa në ditë shiten afro 200 parcela. Thuhet se deri tash janë pesë milionë njerëz që kanë blerë parcelat e tyre në gjithësi.

njeriu që po e shet hënën!

6

3

5

8

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:210, 215, 286, 358, 451, 596, 620, 647, 658, 841, 878, 895, 945.Numra me 4 shifra:0845, 1203, 1446, 2156, 2441, 3044, 3201, 3914, 4601, 5230, 5273, 5494, 5512, 5528, 6814, 8485.

Numra me 5 shifra:25150, 25468, 06598, 28128, 41526, 62534, 85626, 89574, 98578.Numra me 6 shifra:152632, 562956, 587485.Numra me 7 shifra:2100232, 8172172, 8380938, 8784856, 9580085, 9642827.

numërkryq

gjen

i 10

ndry

shim

eT

gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht:1. Tërësia e tabelave dhe shenjave që ndihmojnë qarkullimin e automjeteve. 10. Këngëtar operistik. 13. Qen anglez. 14. hidhet në fund të shkresës zyrtare. 15. Lorik, futbollist i Kombëtares. 16. Ndoshta, ka mundësi. 18. Eqerem, akademik i njohur. 20. Qytet në Kosovë. 21. Mënyrë se si dikush bën diçka. 24. Banor i hershëm i Amerikës Latine. 25. Mjet për të shkruar. 27. Një fshat pranë Shkodrës, që përmbytet shpesh. 30. Industria Tekstile. 31. zëri i një këngëtari. 34. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI. 35. Mund të qendrojnë anijet aty. 37. Notë muzikore. 38. Përemër vetor. 39. Ka edhe tulla të tilla për ndërtim. 42. Të lumtë! 44. Vegël gjimnastikore. 45. Përemër vetor. 47. Pa asnjë tjetër. 48. Njuton i fizikës.

Vertikalisht:1. Skuadër futbolli italiane. 2. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës. 3. Mirel, trajner i njohur futbolli. 4. Majë e mprehtë e shiringës. 5. Instituti Fiskulturës. 6. Një ishull i madh pranë Italisë. 7. Tirana në makina. 8. Përemër pronor. 9. Një lloj djathi. 10. Një liqen i madh në Rusi. 11. Agjensi Ndërtimesh. 12. Vazo lulesh. 15. E metë trupore e njeriut, gjymtim. 17. Betim, ose... 19. Degë e njomë, e hollë dhe e drejtë. 21. Veprimtari kërkimore shkencore në një fushë. 22. Përemër vetor. 23. Lëng që del nga syri. 26. Vend i lartë ku hipin fituesit. 28. I ka kabina në mes. 29. Tregu Industrial. 32. Përemër vetor. 33. Mendimi kryesor që përshkon një krijim letrar. 35. Njeri i padjallëzuar. 36. Kryeqyteti i Arabisë Saudite. 39. Targa e makinave të Poliçanit. 40. Kryetar Çete. 41. Enë për të ngrënë. 43. Notë muzikore. 46. Në rregull, dakort.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

8 1 65 97

9 75 1 4 8 26 2

82 9 5

4 6 1

8 2 96 2 1

4 7 65 1 6 4

7 51 2 5

4 8 67 2 5 3

6 1 9

horosKopi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

13 14 15

16 17 18 19

20 21 22 23 24

25 26

27 28 29 3 30 31 32 33

34 35 36 37

38 3 39 40 41 4

42 43 44 45 46

47 48

luani (23/vii-22/viii) virgjeresha (23/viii-22/iX)

jeta në çift do jetë mjaft harmonike sot. Do jeni në qejf dhe do bëni gjithçka që ambienti të jetë i ngrohtë. Momentet e intimitetit do jenë tepër të veçanta. Një takim që kanë bërë kohët e fundit beqarët do kthehet në diçka më të thellë. Përgatituni për emocione dhe rrahje zemre. Financiarisht nuk do keni asnjë problem. hyrjet e parave do jenë konstante, vetëm vazhdoni të kujdeseni për shpenzimet.

Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë sot dhe nuk do keni asnjë problem. Do nda-ni me të çdo mendim apo opinion. Duhet ta dini se komunikimi është ajo që e mban gjal-lë një lidhje. Pasioni për beqarët? Mos e prisni sot sepse nuk do të vijë. Mundohuni të merreni me diçka tjetër. Me financat nuk do merreni shumë. Ato nuk do kenë asnjë luhatje nëse tregoheni të matur.

binjaKeT (21/v-20/vi) gaForre (21/vi-22/vii)

ju që jeni prej disa kohësh në çift do kaloni mo-mente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij. Beqarët do dalin me miqtë për të festuar diçka dhe atje papritur do ndodhë takimi i shumëpritur. Tregohuni sa më të hapur. Në planin material, fati do ju buzëqeshe. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.

Venusi do jetë mjaft i favorshëm sot për jetën tuaj në çift. Do jeni sharmantë dhe part-neri do e shprehë shpesh kënaqësinë e të qenit pranë jush. Do ndiheni mjaft mirë. Be-qarët duhet të jenë më realistë. Mos kërkoni me ngulm personin perfekt sepse ai nuk ekziston. Buxheti do të rritet më shumë se-sa ju e kishit parashikuar. Nuk do keni për çarë të qaheni në këtë pikë, qetësohuni.

dashi (20/iii-20/iv) demi (21/iv-20/v)

Saturni do të influencojë sektorin tuaj të dashurisë sot. Dita do jetë e zakonshme dhe pa ndonjë histori të veçantë. Beqarët do kenë takime me shumicë dhe do kenë mundësinë të krijojnë edhe lidhje serioze. Merrini gjërat lehtë dhe lërjani gjithçka ko-hës. Në planin financiar do keni mundësi të bëni edhe transaksione. Situata do jetë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem.

Nëse jeni në çift, mundohuni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat. Mos bëni gjëra të cilat nuk janë në stilin tuaj sepse partnerit nuk do i pëlqejë aspak. Sinqeriteti është mbi të gjitha. Beqarët do kenë një takim të qetë por interesant. Analizoni çdo gjë me kujdes para se të merrni vendime të mëdha. Influenca te financat do jetë e dyzuar. Tregohuni sa më të arsyeshëm dhe më të organizuar.

ujori (20/i-19/ii) peshqiT (20/ii-19/iii)

ju që jeni në çift do bashkëpunoni shumë me partnerin tuaj sot dhe do krijoni një am-bient shumë të favorshëm. Beqarët do je-në shumë të ndjeshëm. Ka mundësi të pro-voni eksperienca të reja mjaft interesante sidomos nëse personat që do keni pranë keni disa kohë që i njihni. Situata financi-are do jete kontradiktore.

jeta juaj sentimentale do jetë mjaft kon-fuze sot. Tregohuni sa më të sinqertë që të mundni sepse përndryshe do keni prob-leme. Mos flirtoni me dikë tjetër sepse partneri do jetë shumë xheloz. Beqarët nuk do kenë fat dhe nuk do e gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh. Në planin fi-nanciar gjërat do kthehen në favorin tuaj.

shigjeTari (22/Xi-21/Xii) bricjapi (22/Xii-20/i)

Nëse kohët e fundit lidhja juaj ka kaluar një fazë të vështirë, jupiteri do ju ndihmojë t’i vendosni gjërat në vijë. Dialogu do ju ndih-mojë të stabilizoni gjithçka. Beqarët duhet ta heqin menjëherë turpin nëse duan të bëj-në për vete dikë. Mos i humbni mundësitë e mira që do ju jepen. Përfitoni nga kjo ditë e mirë për të vënë në vend edhe të gjitha problemet financiare.

Atmosfera në çift do jetë e ngrohtë. Për-fitoni për të rregulluar mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur dhe të bëni plane mbi të ardhmen. Beqarët ka shumë gjasa të ke-në dashuri me shikim të parë. Më në fund edhe ju nuk do ndiheni me vetëm. Me finan-cat duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ndryshe nga zakonisht do jeni impulsivë dhe do bëni shpenzime pa menduar.

peshorja (23/iX-22/X) aKrepi (22/X-21/Xii)

Nëse jeni në çift duhet të mundoheni shumë e të luftoni me veten për t’i qëndruar besnikë partnerit. Të shumta do jenë tundimet. Nën ndikimin e Diellit beqarët do i shtojnë dozat e joshjes. Ka shumë gjasa që rrahjet e zemrës dhe emocionet të shtohen. Mundësitë nuk do mungojnë, ju ngelet ju të bëni zgjedhjet e duhura.

Qetësia do të mbizotërojë në jetën tu-aj në çift sot. Planetët do kujdesen që marrëdhënia me partnerin mos ketë as-një problem dhe bashkëpunimi të për-forcohet. Pozicioni i yjeve në qiellin e beqarëve do favorizojë më shumë miqësitë sesa pasionin e zjarrtë. Në sektorin financiar nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Page 31: Gazeta Mapo

31e shTunë-diel, 16-17 mars 2013 www.mApo.Al

Alice pouyat / le Figaro

Habemus papam, apo më mirë ten-emos papa. Amerika latine e ëndërronte, konklava dëgjoi lut-

jet e tij duke e zgjedhur Jorge Mario Ber-goglio, një kardinal jo latin, por latino, që më shumë është jezuit, duke shënuar kështu një kthesë në historinë e kishës katolike.

Sipas zërave, në vitin 2005 arqipeshkë-vi i Buones Ajresit ishte renditur pas Jo-seph Ratzinger për votat që kishte grum-bulluar.

Pas dorëheqjes së Benediktit XVI, u mendua për një papë më të mirë se sa kar-dinali i Argjentinës që është 76 vjeç dhe ka një mushkëri më pak. Dhe nëse ai bëri për vete konklavën, një gjë e tillë u arrit falë profilit njerëzor dhe mundi të bash-konte një parti romane konservatore dhe një parti të huaj më reformiste.

Në një bashkësi të prekur nga skan-dalet, ashpërsia e Jorge Bergoglio, në fil-lim i joshi të gjithë. I lindur më 17 dhjetor 1936 nga një baba punonjës hekurudhe dhe një nënë shtëpiake, ky pasardhës i një familjeje emigrantësh nga Piemontja kul-tivoi një stil larg shkëlqimit të Selisë së Shenjtë. Në Buenos Ajres ai hoqi dorë nga vendqendrimi luksoz i arqipeshkëve dhe u kënaq me një paratament përkarshi kat-edrales. «Cohej në orën 4 e gjysëm të mëngjesit dhe lexonte shumë», dëshmon ish-zëdhënësi i tij. Nuk dihet që të ketë as një shtëpi e as makinë dhe mund të ndod-hë që ta shohësh të ulur në metro apo në radhën e fundit të sallës së mbledhjeve. Gjatë ndërhyrjes së fundit në asamble,

fjalët e tij të thjeshta rrëmbyen shumë du-artrokitje. Një njeri që di të flasë dhe të heshtë kur duhet, një njeri i shkathët dhe me një thellësi shpirtërore të pashoqe, kë-to janë fjalët me të cilat e përshkruajnë.

Ky karakter është farkëtuar falë një formimi intelektual. Pas një diplome si teknik kimist, Jorge Bergoglio në moshën 21 vjeçare futet në shoqërine Jezus dhe stu-dion filozofi. Ai do të përfundonte tezën e tij në Gjermani, pasi e zotëron shumë mirë gjuhën, dhe kthehet të japë mësim dhe të drejtojë universitetin e San Salvador në Buenos Ajresit.

Eshtë autor i shumë veprave teologjike. Pak nga pak ngjit shkallët e kishës. Papa Gjon Pali II e emëron ndihmëspeshkop në vitin 1992, më pas arqipeshkv të Buenos Ajresit në vitin 1998, kardinal të Argjen-tinës në 2001. Ai ka drejtuar gjithashtu dhe Konferencën e peshkopëve dhe merr pjesë në Këshillin espikopal latino-ameri-kan. Një eksepriencë në terren gjatë së cilës “ai ka dëshmuar se ka një tempera-ment të fortë dhe një sens politik të mprehtë”, pohon biografi i tij argjentinas, Sergio Rubin.

Këto cilësi do t’i duhen për të drejtuar bashkësinë, nga e cila nuk ka dalë kardi-nali. Ka armiq. “Por ai nuk do t’i ndjekë nga pas”, thotë biografi. Asnjëherë nuk është parë kardinali kundër fjalimeve të Benediktit XVI, me të cilin ndan ashpërsi-në doktrinale. Në Argjentinë, ai e ka bërë të ditur pozicionin tradicional të kishës për martesën e priftërinjve, abortin dhe ka luftuar, më kot, kundër martesave të homoseksualëve. Për këtë ai është në kon-flikt të hapur me presidenten Cristina

Kirchner. Kundërshtarët e tij argjentinas nuk harrojnë të përmendin rolin e tij de-stabilizues gjatë diktaturës së fundit ush-tarake (1976-1983). Në atë kohë, Jorge Ber-goglio ishte në krye të jezuitëve të Buenos Ajresit. E akuzojnë se nuk ka qenë aq kundër ndaj represionit, madje thonë se i ka dorëzuar juntës dy priftërinj, të cilët mbijetuan dhe e kanë dëshmuar këtë gjë. Kardinali i ka hedhur poshtë gjithnjë kë-to akuza. Një gjë është e sigurt, Jorge Ber-goglio nuk është një njeri i revolucionit, por është më shumë njeriu i tranzicionit, «i gatshëm për disa ndryshime», sipas Sergio Rubin. Ai pranon një hapje për di-sa nga çështjet sociale. Rregullisht ai është kundër dëbimeve, trafikut të qënieve njerëzore, korrupsionit. “Në periferitë e Buenos Ajresit ai e ka dyfishuar numrin e priftërinjve”, nënvizon at Gustavo Car-rara, që ndodhet në lagjen Bajo Flores dhe kujton se e ka parë duke iu larë këmbët toksikomanëve. Ai është ngritur dhe kundër priftërinjve që refuzojnë të bëjnë kungimin e nënave beqare.

Të flasësh në publik, në çdo vend dhe pa përjashtuar askënd, është dinamika pastorale që e ka evidentuar kryepeshko-pin në dioqezën e tij.

«Ai do të ftojë të gjithë priftërinjtë e botës të zbresin në rrugë për të bërë për vete sa më shumë shpirtra», kishte po-huar pak kohë më parë Sergio Rubin. Një energji që i ka sjellë frutet e veta në Amerikën Latine, kontinent që ka num-rin më të madh të të pagëzuarve, prej nga dhe bashkësia shpreson të përfitojë për të ndjerë një erë të re që fryn në Kishë.

përktheu: aida harka

profil

jorge mario bergoglio ose papa FranÇesKu i TranZicioniT

Këto cilësi do t’i duhen për të drejtuar bashkësinë, nga e cila nuk ka dalë kardinali. Ka armiq. “Por ai nuk do t’i ndjekë nga pas”, thotë biografi. Asnjëherë nuk është parë

kardinali kundër fjalimeve të Benediktit XVI, me të cilin ndan ashpërsinë doktrinale.

Skica nga Bujar Kapexhiu

Eshtë autor i shumë veprave teologjike. Pak nga pak ngjit shkallët e kishës. Papa gjon Pali II e emëron ndihmëspeshkop në vitin 1992, më pas arqipeshkv të Buenos Ajresit në vitin 1998, kardinal të Argjentinës në 2001...

ne duhet të shmangim ligështimin shpirtëror të një Kishe vetë-referenciale. është e vërtetë se kur del në rrugë, siç i ndodh çdo burri a gruaje, mund të të ndodhin aksidente. megjithatë, nëse Kisha mbetet e mbyllur në vetvete, vetë-referancile, vjetërohet. ndërmjet një Kishe së cilës i ndodhin aksidente në rrugë, dhe një Kishe që është e sëmurë për shkak të vetë-referencialitetit, nuk kam dyshime për të parapëlqyer të parën. -Kardinali jorge mario bergoglio.

Page 32: Gazeta Mapo

32 E shtunë - E diEl, 16-17 mars 2013 www.mapo.al

cMYK