5
8/19/2019 Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime http://slidepdf.com/reader/full/gjergj-fishta-poezia-i-debuemi-me-shpjegime 1/5  Gjergj Fishta I DBUEMI ME SHENIME TE PERGATITURA NGA VLADIMIR KOLA DUKE QENE SE EDHE UNE QE JAM NGA VERIU, NDESH NDONJE VESHTIRESI PER TA KUPTUAR TEKSTIN, UNE KAM BERE CA SQARIME TE TEKSTIT, TE CILAT I GJENI NE KLLAPA. KETU JANE VETEM RRESHTAT E RECITUAR NGA MIRUSH KABASHI https://www.youtube.com/watch?v=l36fwMtV2U Lamtumirë!-vendet e mija, qe, po zhduken dalë-kadalë; gjimon deti, ushton duhija (furtune, stuhi), lkundet barka valë mbi valë.

Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

8/19/2019 Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

http://slidepdf.com/reader/full/gjergj-fishta-poezia-i-debuemi-me-shpjegime 1/5

 

Gjergj Fishta

I DBUEMI

ME SHENIME TE PERGATITURA NGA

VLADIMIR KOLA

DUKE QENE SE EDHE UNE QE JAM NGA

VERIU, NDESH NDONJE VESHTIRESI PERTA KUPTUAR TEKSTIN, UNE KAM BERE CA

SQARIME TE TEKSTIT, TE CILAT I GJENI

NE KLLAPA.

KETU JANE VETEM RRESHTAT E

RECITUAR NGA MIRUSH KABASHI

https://www.youtube.com/watch?v=l36fwMtV2U

Lamtumirë!-vendet e mija,

qe, po zhduken dalë-kadalë;gjimon deti, ushton duhija (furtune, stuhi),

lkundet barka valë mbi valë.

Page 2: Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

8/19/2019 Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

http://slidepdf.com/reader/full/gjergj-fishta-poezia-i-debuemi-me-shpjegime 2/5

Kah njai diell, qi asht tue flakue

(nga ai diell qe eshte duke ngrohur)

andaj fill un tash do t'veta...

(andej tani une menjehere do te shkoj)

Lamtumirë! Atdhe i bekue!

Lamtumirë! Për sa tjet jeta!

Nesër nade (mengjes) kur mbi ne

rrezja diellit ka me ra (do te bjere),

kush e din sa ujë e dhe

mue prej teje ka me m'da (do na ndaje)!

E por n'pvetsha ret' mizore (vetem nese do te

pyes rete, domethene vetem nese do te flas me

rete),

e por n'pvetsha zogjt e detit;

se peër ty, moj tokë arbnore,

s'ka me m'folë ma mue t'shkretit...

Tjera fushë e tjera zalle (toke me gure, zalline)

Page 3: Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

8/19/2019 Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

http://slidepdf.com/reader/full/gjergj-fishta-poezia-i-debuemi-me-shpjegime 3/5

kam me pa, e tjera dete:

kam me ndie (do te degjoj), po, tjera valle,

tjera gjuhë, n'tjera qytete;

vendin tem, por s'kam me pa,

ku kam le e jam burrnue (lindur dhe rritur);

syt e mi edhe kamë me kja (syte e mi edhe do te

derdhin lote)

pa u gjetë (pa qene) kush qi me i ngushllue.

Pa kend temin, posë nji zotit (pa njeri timin,

perveç Zotit),

tue shkretue për dhe të huej (duke jetuar ishkrete, ose duke u shkaterruar, ne dhe te huaj),

kanë me m'shkue mue ditt e motit (koha)

sha (i share) e perbuzun prej gjithkuej.

Nana e mbetne për se gjallit (e mbetur vetem)ka me m'kja (do te me vajtoje), kushedi, ndo'i

dite,

Page 4: Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

8/19/2019 Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

http://slidepdf.com/reader/full/gjergj-fishta-poezia-i-debuemi-me-shpjegime 4/5

dersa motka, dekun mallit (ndersa motra e

vdekur prej mallit),

kot ndo'i herë mue ka me m'pritë (ndoshtandonjehere do te me prese).

Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!

E ju shkrepa (shkembinj) edhe ju curra (shkemb

i larte dhe i thepisur);

e ju breshta (pyll me bredha) e ju gjeth hale

(gjethe pishe),

e ju prroje (perrua, vije uji me e vogel se lumi) e

 ju gurra (vendi ku fillon nje lum ose nje perrua)!

Lamtumirë ti shpija e t'parvet (prinderve),

ku ma s'parit m'agoi drita (ku per here te pare

kam pare driten me sy).

Lamtumirë! ti nanë e moter!

Lamtumirë, për sa t'jet jeta!...

O shtektar, m'nji nji vorr të ri,

n'has ndo'i herë ti tue ndjekë shtekun,

Page 5: Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

8/19/2019 Gjergj Fishta Poezia i Debuemi Me Shpjegime

http://slidepdf.com/reader/full/gjergj-fishta-poezia-i-debuemi-me-shpjegime 5/5

t'Çilun n'ranë ndo'i shkreti,

aty vet kam me kenë dekun

(o shtegtar, kur je duke ecur, nese do te ndeshesh

ne ndnonje varr te ri, i hapur ne rere per ndonje

te shkrete, une vete aty do te jem i vdekur) .

Nji kryq drunit, t'kjofsha true,

ziere e venma permbi krye,

(ma bej hallall, nxirre nje kryq prej druri dhe

verma mbi krye)

e, nemose, ti për mue

lutju Hyjt' për shka t'kem fye

(dhe te pakten, lutju Zotit per mua, per çdo gje

qe une mund te te kem fyer).