1
GJURI I DHELPRËS DHE GJURI I DEVESË Një ditë dhelpra e pyeti devenë, e cila qëndronte në anën tjetër të lumit: Sa është thellësia e liqenit? Deri tek gjuri iu përgjigj deveja. Pa një pa dy dhelpra kërceu në ujë ndërsa gati sa nuk u mbyt. Uji e mbuloi i tëri kurse ajo përpiqej me tërë forcën të dilte jashtë. Me mezi ia doli të shpëtonte dhe duke nxjerrë frymëmarrjet e rënda dhe të shpeshtuara për shkak të lodhjes dhe frikës, iu kthye devesë: Po a nuk më the se uji nuk ishte më i thellë se deri tek gjuri?! Po, por deri tek gjuri im - iu përgjigj deveja. Mësimi: Mos u krahaso me të tjerët. Zgjidhjet e tyre mund të jenë personale dhe të dobishme vetëm për ta por jo edhe për ty. Shqyrto përvojat e njerëzve, dhe, vetëm pas një analize të thellë se çfarë të përshtatet më së miri, vendos. Po kështu, mos i krahaso të tjerët me veten tënde. Përvojat tuaja mos ua ofroni të tjerëve si zgjidhje përfundimtare e më pas ti akuzoni në rast dështimi se nuk kanë qenë të sinqertë në aplikimin e tyre.

GJURI I DHELPRËS DHE GJURI I DEVESË

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Rrëfim këshillues dhe mësimdhënës.

Citation preview

Page 1: GJURI I DHELPRËS DHE GJURI I DEVESË

GJURI I DHELPRËS DHE GJURI I DEVESË

Një ditë dhelpra e pyeti devenë, e cila qëndronte në anën tjetër të lumit: Sa është thellësia e liqenit?

Deri tek gjuri – iu përgjigj deveja.

Pa një pa dy dhelpra kërceu në ujë ndërsa gati sa nuk u mbyt. Uji e mbuloi i tëri kurse ajo përpiqej

me tërë forcën të dilte jashtë. Me mezi ia doli të shpëtonte dhe duke nxjerrë frymëmarrjet e rënda

dhe të shpeshtuara për shkak të lodhjes dhe frikës, iu kthye devesë: Po a nuk më the se uji nuk

ishte më i thellë se deri tek gjuri?!

Po, por deri tek gjuri im - iu përgjigj deveja.

Mësimi:

Mos u krahaso me të tjerët.

Zgjidhjet e tyre mund të jenë personale dhe të dobishme vetëm për ta por jo edhe për ty. Shqyrto

përvojat e njerëzve, dhe, vetëm pas një analize të thellë se çfarë të përshtatet më së miri, vendos.

Po kështu, mos i krahaso të tjerët me veten tënde. Përvojat tuaja mos ua ofroni të tjerëve si zgjidhje

përfundimtare e më pas t’i akuzoni në rast dështimi se nuk kanë qenë të sinqertë në aplikimin e

tyre.