5
Shkon në 200 numri i çështjeve të dërguara në Gjykatën e Strasburgut. Dje, në Ditën Botërore të Pronës përfaqësuesit e ish-pronarëve deklaruan se mosdhënia e të drejtës së pronës nga institucionet shqiptare ka bërë që numri i çështjeve të cilat dërgohen në Gjykatën e Strasburgut të rritet. Sipas tyre, në vitin 2008 numri i dosjeve që do të dërgohen në këtë institucion do të shkojë në 1000. Gjithashtu ish-pronarët kanë ripërsëritur abuzimet me pronat, gjë që ditët e fundit është pohuar dhe nga Presidenti Topi. Deri më sot shteti shqiptar ka humbur tetë çështje, nga të cilat tre janë për pronat. Dosjet Numrin më të madh të dosjeve në Gjykatën e Strasburgut e zënë pronat e ish- pronarëve shqiptarë. Sipas përfaqësueseve të shoqatës "Pronësi dhe Drejtësi", aktualisht në këtë institucion janë 200 dosje me të njëjtin emër, kthimin e pronës. Ndërkohë në vitin 2008 numri i çështjeve që do të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut do të shkojë në 1000. Po sipas përfaqësuesve të ish-pronarëve, numri i çështjeve do të vazhdojë të rritet deri sa shteti shqiptar ta zgjidhë problemin e pronës. Pra, të gjithë pronarët, të cilët e humbin të drejtën e pronës, do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Sanksionet Gjykata e të Drejtave të Njeriut, pasi jep vendimin që shteti duhet t'u kthejë pronat palës që ka bërë padinë, gjithashtu jep masën që shteti duhet të dëmshpërblejë për dëmin moral që i ka bërë palës. Nëse shteti nuk zbaton vendimin dhe nuk dëmshpërblen pronarin brenda afatit të përcaktuar në vendim, atëherë Gjykata e Strasburgut njofton Parlamentin Evropian që të marrë sanksione politike ndaj shtetit që nuk i zbaton këto vendime. Fituesit Familja e Gjon Poçarit është e treta që fiton gjyqin për pronën kundrejt shtetit pronar. Por startin e fituesve e ka shoqëria "Qofaj Co". Në vitin 1992 ajo doli fituese ndaj shtetit shqiptar, ku firma mori lejen urbanistike për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit. Më pas ky triumf kalon në familjen Beshiri. Ish-pronari ka rimarrë përsëri pronat e tij. Familja Beshiri merr 126 mijë euro dëmshpërblim Shteti shqiptar humb në Gjykatën e Strasburgut, është rasti i anëtarëve të familjes Beshiri, të gjithë me banim në Tiranë. Sipas ankuesve, i ati i tyre ka qenë pronar i një vile me sipërfaqe prej 42.70 metra katror dhe dy parcelash toke afër saj, përkatësisht 46.70 metra katror dhe 48.55 metra katror. Familja Poçari merr 7 mijë euro dëmshpërblim Familja e Gjon Poçarit ka fituar gjyqin me shtetin në Gjykatën e të Drejtave

Gjykata e Strasburgut

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gjykata nderkombtare e drejtsis

Citation preview

Page 1: Gjykata e Strasburgut

Shkon në 200 numri i çështjeve të dërguara në Gjykatën e Strasburgut. Dje, në Ditën

Botërore të Pronës përfaqësuesit e ish-pronarëve deklaruan se mosdhënia e të drejtës së

pronës nga institucionet shqiptare ka bërë që numri i çështjeve të cilat dërgohen në

Gjykatën e Strasburgut të rritet. Sipas tyre, në vitin 2008 numri i dosjeve që do të dërgohen

në këtë institucion do të shkojë në 1000. Gjithashtu ish-pronarët kanë ripërsëritur abuzimet

me pronat, gjë që ditët e fundit është pohuar dhe nga Presidenti Topi. Deri më sot shteti

shqiptar ka humbur tetë çështje, nga të cilat tre janë për pronat. 

Dosjet 

Numrin më të madh të dosjeve në Gjykatën e Strasburgut e zënë pronat e ish-pronarëve

shqiptarë. Sipas përfaqësueseve të shoqatës "Pronësi dhe Drejtësi", aktualisht në këtë

institucion janë 200 dosje me të njëjtin emër, kthimin e pronës. Ndërkohë në vitin 2008

numri i çështjeve që do të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut do të shkojë në 1000. Po

sipas përfaqësuesve të ish-pronarëve, numri i çështjeve do të vazhdojë të rritet deri sa

shteti shqiptar ta zgjidhë problemin e pronës. Pra, të gjithë pronarët, të cilët e humbin të

drejtën e pronës, do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. 

Sanksionet 

Gjykata e të Drejtave të Njeriut, pasi jep vendimin që shteti duhet t'u kthejë pronat palës që

ka bërë padinë, gjithashtu jep masën që shteti duhet të dëmshpërblejë për dëmin moral që i

ka bërë palës. Nëse shteti nuk zbaton vendimin dhe nuk dëmshpërblen pronarin brenda

afatit të përcaktuar në vendim, atëherë Gjykata e Strasburgut njofton Parlamentin Evropian

që të marrë sanksione politike ndaj shtetit që nuk i zbaton këto vendime.

Fituesit 

Familja e Gjon Poçarit është e treta që fiton gjyqin për pronën kundrejt shtetit pronar. Por

startin e fituesve e ka shoqëria "Qofaj Co". Në vitin 1992 ajo doli fituese ndaj shtetit

shqiptar, ku firma mori lejen urbanistike për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit. Më

pas ky triumf kalon në familjen Beshiri. Ish-pronari ka rimarrë përsëri pronat e tij. 

Familja Beshiri merr 126 mijë euro dëmshpërblim

Shteti shqiptar humb në Gjykatën e Strasburgut, është rasti i anëtarëve të familjes Beshiri,

të gjithë me banim në Tiranë. Sipas ankuesve, i ati i tyre ka qenë pronar i një vile me

sipërfaqe prej 42.70 metra katror dhe dy parcelash toke afër saj, përkatësisht 46.70 metra

katror dhe 48.55 metra katror. 

Familja Poçari merr 7 mijë euro dëmshpërblim

Familja e Gjon Poçarit ka fituar gjyqin me shtetin në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në

Strasburg. Gjykata ka vendosur 7 mijë euro dëmshpërblim moral për fëmijët e familjes

Poçari dhe të drejtën për të marrë pronën, të cilën nuk ia njihte shteti shqiptar. Prona në

total është njehsuar në sipërfaqen 132 hektarë në rrethin e Vlorës.

ad

Page 2: Gjykata e Strasburgut

Numri i postimeve: 4178

Reputation: 56

Points: 15753

Registration date: 08/12/2007

 

Share this post on: 

200 çështje në gjykatën e Strasburgut :: Komentet

RE: 200 ÇËSHTJE NË GJYKATËN E STRASBURGUT

 prej Thu Dec 13, 2007 4:52 pm nga ad

SI DUHET T'I DREJTOHENI GJYKATES SE STRASBURGUT

1. Gjuhët zyrtare të gjykatës janë frëngjishtja dhe anglishtja, por, nëse e keni më të lehtë,

mund t'i shkruani sekretariatit në gjuhën zyrtare të njërit prej shteteve që e kanë ratifikuar

konventën. Në fazën fillestare të procedurës, edhe letrat që merrni nga gjykata mund të

jenë në këtë gjuhë. Megjithatë duhet të kini parasysh se në një fazë më të vonët të

procedurës, d.m.th. nëse gjykata nuk e deklaron të papranueshme çështjen tuaj në bazë të

dosjes që keni paraqitur, por vendos t'i kërkojë qeverisë të paraqesë me shkrim vëzhgime

lidhur me ankimin tuaj, korrespondenca e gjykatës do të jetë në frëngjisht ose në anglisht,

dhe ju vetë apo përfaqësuesi juaj duhet në parim të përdorni në vëzhgimet tuaja

frëngjishten apo anglishten.

2. Gjykatës mund t'i drejtoni ankesën tuaj vetëm me letër (dhe jo me telefon). Nëse ju e

dërgoni ankimin tuaj me postë elektronike apo fax, duhet patjetër ta konfirmoni nëpërmjet

rrugës postare.

Është e kotë të vini personalisht në Strasburg për të paraqitur gojarisht rastin tuaj.

3. Çdo korrespondencë që ka lidhje me ankesën tuaj duhet të drejtohet në adresën e

mëposhtme :

Monsieur le Greffier de la

Cour européenne des Droits de l'Homme

Page 3: Gjykata e Strasburgut

Conseil de l'Europe

F-67075 STRASBOURG CEDEX.

4. Me marrjen e letrës tuaj të parë apo të formularit të ankesës, sekretariati i gjykatës do t'ju

përgjigjet duke ju vënë në dijeni për hapjen në emrin tuaj të një dosjeje, numri i së cilës

duhet paraqitur gjatë tërë korrespondencës që do vijojë. Më pas, ndoshta do t'ju kërkohen

dokumente, të dhëna ose shpjegime plotësuese lidhur me ankimin tuaj. Në të kundërt,

sekretariati nuk mund t'ju informojë për dispozitat ligjore në fuqi në shtetin për të cilin ju

ankoheni, dhe as nuk jep konsultim juridik lidhur me zbatimin e interpretimin e së drejtës

kombëtare.

5. Është në interesin tuaj të tregoheni të zellshëm në mbarëvajtjen e korrespondencës që do

mbani me sekretariatin. Çdo vonesë apo mungesë përgjigje mund të konsiderohet si shfaqje

mosinteresimi nga ana juaj për të vijuar hetimin e dosjes.

6. Nëse vlerësoni që arsyet e ankimit tuaj kanë të bëjnë me shkeljen e një prej të drejtave të

garantuara nga konventa apo nga një prej protokolleve dhe se kushtet e përshkruara këtu

më sipër plotësohen, jeni të lutur të plotësoni me kujdes dhe lexueshëm formularin e

ankimit dhe ta dërgoni atë të shoqëruar me dokumentet e nevojshme për trajtimin e

çështjes, sa me shpejt të jete e mundur, por sidoqoftë jo me vonë se gjashtë muaj duke

filluar nga data e letrës së parë dërguar në sekretariat. Mos dërgimi i formularit të ankimit

dhe dokumenteve të nevojshme brenda këtij afati, konsiderohet si shfaqje mosinteresimi

nga ana juaj për të vijuar hetimin e dosjes dhe gjykata do të procedojë me asgjësimin e

dosjes suaj.

7. Sipas nenit 47 të rregullores së gjykatës, formulari i ankesës duhet detyrimisht të

përmbajë

a) një përmbledhje të shkurtër të fakteve për të cilat dëshironi të ankoheni si dhe të

shkeljeve që ju janë bërë;

b) paraqitjen e së drejtës apo të të drejtave të garantuara nga Konventa dhe që ju mendoni

se ju janë shkelur;

c) paraqitjen e rekurseve që ju keni ndjekur;

d) listën e vendimeve të dhëna për çështjen tuaj nga një autoritet publik, duke saktësuar për

çdo vendim : datën, përmbajtjen e tij të shkurtuar dhe autoritetin që e ka dhënë.

Bashkëngjitni letrës tuaj një kopje të plotë të këtyre vendimeve. (Këto dokumente nuk do

t'ju kthehen. Si rrjedhim, është në interesin tuaj të dërgoni vetëm kopje dhe jo origjinale.)

8. Sipas nenit 45 të rregullores së gjykatës, formulari duhet të nënshkruhet nga ju vetë si

ankues apo nga përfaqësuesi juaj.

9. Nëse nuk dëshironi të tregohet identiteti juaj, duhet ta saktësoni këtë dhe të paraqisni

arsyet që përligjin një shmangie nga rregulli i zakonshëm i publikimit të procedurës. Gjykata

mund të autorizojë anonimatin në raste të veçanta dhe të motivuara si duhet

10. Për depozitimin e ankesës fillestare, nuk është e nevojshme të jeni i përfaqësuar dhe

Page 4: Gjykata e Strasburgut

përfaqësuesi juaj i mundshëm nuk ka pse të jetë domosdoshmërish një avokat. Megjithatë,

është për t'u theksuar se në një stad të mëvonshëm të procedurës, në rast se gjykata do t'i

kërkojë qeverisë të paraqesë me shkrim vëzhgime lidhur me ankimin tuaj, ju në parim duhet

të jeni i përfaqësuar për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës nga një avokat, i cili, përveç

përjashtimeve të autorizuara, duhet të jetë i aftë ligjërisht të ushtrojë profesionin e tij në një

nga shtetet që kanë ratifikuar Konventën. Veç kësaj, ai duhet të njohë si duhet njërën prej

gjuhëve zyrtare të gjykatës (anglisht dhe frëngjisht). Ju kujtojmë se duke filluar nga ky stad i

procedurës, korrespondenca e gjykatës do të jetë në njërën nga këto gjuhë zyrtare dhe se

vëzhgimet që ju do të paraqisni duhet gjithashtu të jenë të hartuara në një nga këto gjuhë,

me përjashtim të rasteve kur keni marrë autorizimin të vazhdoni të përdorni një gjuhë jo

zyrtare. Nëse dëshironi t'i drejtoheni gjykatës nëpërmjet një avokati apo një përfaqësuesi

tjetër, duhet t'i bashkëngjisni formularit një prokure në favor të tij. Përfaqësuesi i një personi

juridik (shoqëri, shoqatë etj.) apo i një grupi personash duhet të përligjet me të drejtën e tij

statutore apo ligjore të përfaqësimit.

11. Gjykata nuk jep asistencë gjyqësore për t'ju ndihmuar që të paguani një avokat për

hartimin e ankesës suaj fillestare. Në një stad të mëvonshëm të procedurës, domethënë pas

një vendimi të gjykatës për t'ia komunikuar ankesën qeverisë përkatëse për vëzhgime me

shkrim, ju mund të përfitoni, në rast nevoje, asistencë gjyqësore nëse nuk dispononi mjetet

për të paguar avokatin dhe nëse gjykata e shikon të nevojshme dhënien e kësaj asistence

për mbarëvajtjen e çështjes

12. Studimi i dosjes suaj është falas. Kjo procedurë, të paktën në fillim, zhvillohet me shkrim.

Kështu që ju nuk keni pse të paraqiteni në selinë e gjykatës. Sekretariati do t'ju mbajë

rregullisht në dijeni të ecurisë së procedurës.