8
ALBANIA KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR Gëzuar Festat Season’s Greeting KOKSH /UNICEF “Sporti për zhvillim” Edukimi Olimpik në Durrës Presidenti Topi nderon me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” volejbollistët e shquar shqiptar Ela Tase dhe Shaban Uka Aktivitete të federatave shqiptare të sportit Sërish sporti i Orientimit garë në Shqipëri KOKSH nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Francez Në këtë numër

Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR

Gëzuar FestatSeason’s Greeting

KOKSH /UNICEF“Sporti për zhvillim”

Edukimi Olimpik në Durrës

Presidenti Topi nderon me Urdhrin “Mjeshtër i

Madh” volejbollistët e shquar shqiptar Ela Tase dhe Shaban Uka

Aktivitete të federatave shqiptare

të sportit

Sërish sporti i Orientimit garë në

Shqipëri

KOKSH nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

me Komitetin Olimpik Francez

Në këtë numër

Page 2: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR TETOR - DHJETOR 2011

Projekti i përbashkët KOKSH - UNICEF: “Sporti për zhvillim”, re-alizoi me sukses fazën e fundit të tij. Ky projekt i ndarë në tre faza përfshiu nxënës të shkollave të mesme të bashkuara të komunave Farkë, Ibë në Tiranë, si dhe nxënës të shkollave të Burrelit.

Aktivitetin e hapi Shkolla e Me-sme e Farkës në datat 25 – 27 Tetor, me temën: “Respekt, Fair Play, Jo Dhunës”. Etapa e dytë u zhvillua në Ibë në 16 – 18 Nëntor, me temën: “Integrim, mirëkup-tim, jo diskriminimit”. Ndërsa faza e tretë dhe përmbyllëse u zhvillua në një atmosferë festi-ve me ngjyra Olimpike në qytetin e Burrelit në datat 07-09 Dhjetor, me temë: “Sporti si një e drejtë njerëzore”.

Gjatë tre ditëve të aktiviteteve nxënës dhe mësues u angazhuan në aktivitete të ndryshme eduka-tive, sportive dhe artistike si: kros, volejboll, futboll, ping-pong, mundje, gjimnastikë, quiz Olim-pik etj, ndërthurur këto me lojëra popullore dhe numra artistikë në këngë, recitim, valle etj. Nuk mun-goi këndi Olimpik i ndërtuar nga vetë nxënësit dhe këndi i piktu-rave ku u ekspozuan punime të nxënësve me temë: “Olimpizmi në sytë e fëmijëve”.

Këto aktivitete u bënë të mundu-ra gjithashtu në sajë të bashkëpuni-mit me Drejtoritë Arsimore Rajona-le përkatëse, dhe me mbështetjen e kryetarëve të Komunave Farkë, Bërzhitë për fshatin Ibë, dhe Bashkisë Burrel.

KOKSH /UNICEF “Sporti për zhvillim”

Farkë

Ibë

Burrel

Page 3: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

32

7-9 Dhjetor 2011, BurrelKursi Rajonal i Administratorëve Sportivë

Në 7, 8 dhe 9 Dhjetor 2011 u zhvillua Kursi Ra-jonal i Administratorëve Sportivë, i cili shënon edhe kursin e tretë të organizuar për këtë vit nga KOKSH. Ai u organizua në qytetin e Burrelit, por me pjesëmarrje rajonale nga Burreli, Bulqiza dhe Peshkopia. Morën pjesë 20 specialistë nga institu-cione si: Klubi sportiv, Bashkia, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Drejtoria Arsimore, etj.

Çeljen e kursit e përshëndeti znj. Adelina Farrici, Kryetare e Bashkisë Burrel e cila vlerësoi maksima-lisht organizimin e këtij kursi.

Programi i tij trajtoi çështje që kanë të bëjnë me: Lëvizjen Olimpike; Fair Play, Vlerat dhe Sjellja Etike në Sport; Menaxhimin, Planifikimin Strategjik; Administrimin Marketingun Sportiv, Me-naxhimin e financave, etj. Pjesëmarrësit u pajisën me një çertifikatë të lëshuar nga Ko-miteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) si dhe me Manualin e Administratorit.

Edukimi Olimpik në Durrës 7 Dhjetor 2011KOKSH organizoi në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës veprim-

tarinë «Quiz-i dhe Eseja Olimpike» me datë 7 Dhjetor 2011.

Aktiviteti u zhvillua si pjesë e projektit “Edukimi Olimpik” , që KOKSH po realizon në të gjitha shkollat e vendit në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore dhe MASH.

Morën pjesë përfaqësuesit e 26 shkollave 9-vjeça-re të Durrësit.

Pas realizimit të quizit, u zhvillua një quiz-debat, dhe më pas u prezantuan esetë më të bukura me temë “Lojërat Olimpike Rinore”.

U shfaqën materiale filmike me informacione mbi Lojërat Olimpike dhe pjesëmarrjet e Shqipërisë në këto Lojëra. Në përfundim, nxënësve fitues dhe shkollave pjesëmarrëse iu dhanë dhe çertifikatat e aktivitetit.

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

Page 4: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

Presidenti Topi nderon me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” volejbollistët e shquar shqiptar Ela Tase dhe Shaban Uka

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Ba-mir Topi nderoi më 27 Tetor me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” dy emra të shquar të vo-lejbollit shqiptar ndër vite, Ela Tase dhe Sha-ban Uka, ish lojtarë të ekipit të Dinamos.

Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, per-sonalitete të shquara të sportit shqiptar, fa-miljarë dhe kolegë të sportistëve të deko-ruar. Presidenti Topi u dorëzoi medaljen e lartë në shenjë vlerësimi për vlerat e paraqitura dhe kontributin në sportin e vo-lejbollit, si lojtarë, trajnerë dhe specialistë.

Sërish sporti i Orientimit garë në ShqipëriNë datë 9 Nëntor 2011, për herë të dytë

në Shqipëri, në kodrat e liqenit artificial të Tiranës, u zhvillua një garë e sportit të orientimit.

Rreth 100 pjesëmarrës kryesisht të ven-deve nordike iu bashkëngjitën edhe disa garues nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky aktivitet u mbështet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Bashkia Ti-ranë, dhe Klubi i Ecjes dhe Vrapimit Tiranë.

Kështu, garuesit u përshëndetën nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello, dhe Drejtori i Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë, z. Artan Pogoni, të cilët shprehën vullnetin për ta promovuar këtë sport edhe në Shqipëri.

Garuesit patën mundësinë të njiheshin me një pjesë të aktiviteteve të KOKSH, nëpërmjet stendave ekspozuese me foto-grafi e postera

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR TETOR - DHJETOR 2011

Page 5: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

54

Aktivitete të Federatave Shqiptare të SportitFederata Shqiptare e Peshëngritjes

Ekipi Kombëtar i Peshëngritjes mori pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes i cili u zhvillua në Paris në datat 03 – 13 Nëntor. Federata Shqiptare mori pjesë në këtë event me ekip të plotë në disa kategori peshash si për meshkuj edhe për femra.

• Për kategorinë femra sipas peshave48 kg - Shqiponja Brahja (171 kg; renditja 7), 53 kg - Sherjana

Ruci (184 kg; renditja 24), 58 kg - Romela Begaj (213kg; renditja 8), 58 kg - Fetije Kasaj (skualifikuar)

Sportistja e cila trajtohet me bursë Olimpike Romela Begaj, ka arritur të marrë medalje bronxi në stilin e shkëputjes duke u ren-ditur e treta në këtë stil, pasi ngriti peshën 100kg.

• Për kategorinë meshkuj sipas peshave69kg - Briken Calja (312 kg, renditja 16), 69kg - Daniel Godelli

(311kg; renditja 20), 77kg - Erkand Qerimaj (338kg; renditja 11), 77kg - Hysen Pulaku (341kg; renditja 7), 85kg - Ilirian Suli (356kg; renditja 15), 94kg - Endri Karina (355kg, renditja 20).

Me këto rezultate, deri tani peshëngritja shqiptare ka arritur të kualifikojë në nivel ekipor për në Lojërat e ardhshme Olimpike 4 sportistë meshkuj.

Federata Shqiptare e ShahutNë datat 13 - 30 Nëntor në Tiranë u zhvilluan finalet e Kampionatit Botëror të Shahut

për Femra. Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan dhe indiania Humpy Koneru.

Hu Ji Fan, vetëm 17 vjeç, u shpall kampione e Botës në shah për femra duke arritur të sigurojë titullin kampion 2 ditë para përfundimit të kampionatit.

Në ceremoninë e mbylljes, e cila u zhvillua në pallatin e Brigadave në datë 30 Nëntor, mes personaliteteve të shumtë vendas dhe të huaj, ishin të pranishëm ish-Presidenti i Bashki-mit Sovjetik, njëkohësisht dhe Presidenti i Nderit i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), z. Mikhail Gorbaçov, i ftuar nga organizatorët e këtij turneu.

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

Page 6: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

Federata Shqiptare e XhudosNë Leibnitz Austri, u zhvillua në datat 10 –

13 Nëntor 2011 Kampionati Europian i Xhu-dos për Veteranë. Në këtë aktivitet, për herë

Federata Shqiptare e BadmintonitNga data 26-28 Nëntor në qyte-

tin e Korçës u organizua kursi i parë për trajnerë në sportin e Badmintonit .Në këtë kurs morën pjesë 10 kursante nga të cilët 4 ishin femra.Trajnimi përfshiu si teori dhe praktikë. Ai u organizua nga Federata Shqiptare e Badmintonit me mbështetjen e Federatës Europiane të Badmintonit. Ky

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR TETOR - DHJETOR 2011

të parë, në kategorinë 66 kg, u shpall kam-pion Europe xhudisti shqiptar Anton Cena, u cili në finale mposhti rusin Yuri Sikoev.

kurs u drejtua nga Mishel Pili, i çertifikuar si Instruktor Kursi nga Federata Europia-ne e Badmintonit. Aktiviteti u mbështet nga DAR Korçë. Pjesëmarrësit ishin nga Korça, Devolli, Elbasani dhe Pogradeci. Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me ma-nualin e Badmintonit si dhe me çertifikatën e pjesëmarrjes.

Page 7: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan

76

Olimpiku SpecialOlimpiku Special shqiptar, me mbështetjen e

KOKSH, ka zhvilluar në qytetin e Elbasanit në datat 21-22 Nëntor 2011, aktivitetin “Java Euro-piane e Basketbollit.

Me pjesëmarrjen e rreth 70 personave me aftësi të kufizuara (42 meshkuj, 28 femra) ky turne nxori fitues ekipin vendas të Elbasanit, i

Në datat 23-24 Nëntor 2011, në Sochi të Rusisë u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Komite-teve Olimpike Europiane (EOC).

KOKSH-i u përfaqësua nga z. Genc Boga, anëtar i KE të KOKSH dhe z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm. Duke përfituar nga prezenca e përfaqësuesve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi midis Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Komitetit Olimpik e Sportiv Francez (CNOSF) i cili parashikon bashkëpunim në disa fusha si: programet e Edukimit Olimpik, stërvitja e sportistëve në trajnime të përbashkëta, etj.

Nënshkruesit e kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi ishin z. Genc Boga, anëtar i KE të KOKSH dhe z. Jean-Pierre Mougin, Sekretar i Përgjithshëm i CNOSF.

Pjesëmarrësit në Asamble, patën gjithashtu mundësinë të merrnin pjesë në festimet e 100-vjetorit të krijimit të Ko-mitetit Olimpik Rus, të cilat kulmuan në Moskë me anë të një darke ku ishin të ftuar personalitetet më të larta të sportit dhe politikës.

KOKSH nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Francez

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

cili mundi në finale ekipin e Shkodrës, me rezul-tatin 34–46.

Aktivitetit i parapriu një ceremoni prezantimi me një program artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Elbasanit, si dhe u krye kontrolli shëndetësor I të gjithë pjesëmarrësve nga një grup mjekësh stomatologë dhe kardiologë.

Page 8: Gëzuar Festat Edukimi Olimpik Season’s Greetingnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/01/revista-4-low...Protagoniste në këtë finale ishin vetëm dy shahiste: kinezja Hou Yifan