114

HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

  • Upload
    others

  • View
    31

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 2: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

HISTORIKU I

BANKËS KOMBËTARE TREGTARE

BKT

Lindja dhe puna e një banke konkurruese

Orhan Zarshati

Tiranë, 2011

Page 3: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

Autor: Orhan Zarshati

Recenzent: Elton Xhafa

Redaktor: Adrian Bunguri

Burimet arkivore dhe literatura: Orhan Zarshati

Kopertina, përpunimi grafik dhe dizajni: DFCB_AJA

Shtypur në Shtypshkronjën: MediaPrint

Copyright © 2011 Banka Kombëtare Tregtare - BKT

Tiranë, 2011

Page 4: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

3

PËRMBAJTJA:

Faqe Parathënie...........................................................................................................................7 Hyrje....................................................................................................................................9

1. Mbi themelimin e Bankës Kombëtare Tregtare - BKT...................................................10

PJESA E PARË

2. Bankat dhe zanafilla e tyre............................................................................................12 3. Veprimtaria bankare në antikitet....................................................................................12 4. Veprimtaria bankare në mesjetë....................................................................................13 5. Bankat në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës........................................15 6. Bankat dhe bankingu në Perandorinë Osmane përfshirë dhe trojet shqiptare..............16

PJESA E DYTË

7. Veprimtaria bankare pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në periudhën 1912-1914 dhe ngritja e Bankës Kombëtare................................................22

8. Veprimtaria bankare në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore (LPB) 1914-1918.....................................................................................................................27

9. Veprimtaria bankare në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore (LPB)...........................28 10. Ngritja e Bankës Kombëtare të Shqipërisë në vitin 1925 dhe periudha

kohore 1925-1939 e veprimtarisë bankare në Shqipëri.................................................30 11. Marrëveshja italo-shqiptare për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shtetit

Shqiptar dhe dekretligji i marsit 1925, i nënshkruar nga Ahmet Zogu...........................31 12. Konventa për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë......................................32 13. Dekretligji i 15 marsit 1925, i nënshkruar nga Ahmet Zogu...........................................35 14. Ngjarjet që pasuan dekretimin e pranimit të konventës “Për themelimin

e Bankës Kombëtare të Shqipërisë”..............................................................................38 15. Për politikën monetare të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) gjatë

viteve 1925-1939...........................................................................................................39 16. Zhvillimi i veprimtarisë bankare në Shqipëri në vitet 1925-1939.

Depozitat bankare dhe politika e kreditit në ato vite......................................................41 17. Tronditja e sistemit monetar shqiptar nga kriza e madhe botërore e

viteve 1929-1933...........................................................................................................42 18. Filiale të tjera të BKSH-së, që u hapën në disa qytete në vitet ‘20 dhe ‘30

dhe ku sot ndodhen degë të Bankës Kombëtare Tregtare............................................42 19. Veprimtaria bankare në Shqipëri në periudhën 1939-1944...........................................43 20. Ndryshimi i sistemit ekonomik në Shqipëri, në periudhën kohore 1944-1991...............44 21. Sistemi bankar shqiptar në periudhën e “pushtetit popullor” 1944-1991.......................45 22. Sistemi bankar shqiptar në periudhën e ekonomisë së tregut të lirë në

vitet 1991-2010..............................................................................................................4823. Premisat e ngritjes së Bankës Kombëtare Tregtare dhe të sistemit të

bankave të nivelit të dytë në Shqipëri............................................................................49 24. Fenomeni i “firmave piramidale” në Shqipëri................................................................50 25. Rimëkëmbja dhe arritja e stabilitetit të sistemit bankar të Shqipërisë............................51

Page 5: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

4

26. Një vështrim i shkurtër historik, ose një rikapitulim kronologjik i etapave tëzhvillimit të veprimtarisë bankare në Shqipëri, nga Shpallja e Pavarësisë deri në ditët tona...................................................................................................................54

PJESA E TRETË

27. Banka Kombëtare Tregtare - BKT.................................................................................56 28. Bordi Drejtues dhe Drejtoria e Përgjithshme e Bankës Kombëtare Tregtare................57 29. Struktura Organizative e BKT-së. Gjendja më 1 tetor 2011..........................................62 30. Degët dhe agjencitë e BKT-së në Shqipëri dhe në Kosovë...........................................64 31. Pamje të godinave historike që ishin filiale të Bankës Kombëtare të Shqipërisë..........6532. Shtrirja, zgjerimi dhe shtimi i numrit të njësive bankare të BKT në Shqipëri e

në Kosovë......................................................................................................................7033. Rritja e nivelit të teknologjisë së informacionit (TI) të aplikuar në veprimtarinë

bankare të BKT-së në qendër, në agjenci dhe në degë................................................7134. Evoluimi i strukturës juridike të Bankës Kombëtare Tregtare........................................73 35. Treguesit kryesorë financiarë të Bankës Kombëtare Tregtare.

Dinamika e ndryshimit të tyre në kohë për vitet 2001, 2005 dhe 2010..........................7436. Ndryshimet cilësore në administrimin e korporatës.......................................................7537. Komitetet e Bankës Kombëtare Tregtare dhe funksionet e tyre....................................7638. Banka Kombëtare Tregtare dhe Burimet Njerëzore.......................................................7939. Politika e Burimeve Njerëzore në Bankën Kombëtare Tregtare....................................8040. Operacionet bankare, të thesarit dhe të kredidhënies në BKT......................................8241. Kontrolli i Brendshëm në BKT........................................................................................8842. Zhvillimet në teknologji e në produkte, si pjesë e pandarë e rinovimit të

vazhdueshëm të funksioneve në veprimtarinë bankare të BKT-së................................9143. Etika në biznes dhe profili social i BKT-së.....................................................................9844. Vlerësimi kombëtar dhe ndërkombëtar i punës së BKT-së.........................................10045. Një vështrim përmbyllës për historikun e BKT-së........................................................107

Literatura...........................................................................................................................109

Page 6: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 7: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 8: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

7

PARATHËNIE

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë një popull i madh, që ka nxjerrë personalitete të rëndësishme për skenën botërore dhe BKT-ja ka qenë gjithmonë një bankë e rëndësishme në sistemin financiar shqiptar si dhe në jetën e shqiptarëve të thjeshtë. Ajo ka patur, si çdo bankë tjetër me jetë mjaft të gjatë, ulje-ngritjet e saj dhe i mbijetoi orëve ndoshta më të errëta të saj gjatë gjysmës së dytë të viteve ’90. Kjo ishte koha kur mbretërimi i pothuaj-anarkisë pasoi me një krizë shkatërruese financiare. Menjëherë pas saj në vitin 2000, banka u privatizua dhe shijoi një dekadë lulëzimi me nivele të pashembullta rritje dhe fitimi. Shumë herë gjatë dekadës që kaloi, BKT-ja është përzgjedhur banka më e mirë në Shqipëri dhe/ose në rajon. Prej shumë vitesh, banka ka qenë në nivelin më të lartë të renditjes në vend nga autoritetet lokale dhe ndërkombëtare. Sot ajo ka 82 degë nga të cilat 22 në Kosovë, ku viti ynë i katërt i operimit po provon gjithashtu një sukses.

Unë besoj se deklarimi i pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka shënuar njëkohësisht fundin e një shekulli të pafat, të zymtë dhe të mundimshëm për shqiptarët, të cilët tani shikojnë përpara për ditë më të shndritshme, të cilat i meritojnë. Unë, gjithashtu, besoj se BKT do të vazhdojë të jetë banka e shqiptarëve kudo që janë, në këtë periudhë më premtuese dhe tashmë më të begatë të historisë së tyre.

Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa festonim 85-vjetorin e themelimit të bankës. Unë falenderoj z. Orhan Zarshati për realizimin e kësaj ideje në formën e librit që ju po mbani në duar.

Seyhan Pencablıgil

Drejtor i Përgjithshëm

dhe Anëtar Bordi

Page 9: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 10: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

9

HYRJE

Historiku i Bankës Kombëtare Tregtare u përgatit për të pasqyruar veprimtarinë e njërës nga bankat e suksesshme të nivelit të dytë në Shqipërinë e tranzicionit. Ky historik shpresojmë të jetë një njohës i vlefshëm për të gjithë ata që interesohen për zhvillimin e veprimtarisë bankare në Shqipëri dhe të BKT-së në veçanti.

Sigurisht lindja e një institucioni të tillë të rëndësishëm e ka një bazë, e cila nis herët, që me veprimtarinë dhe interesimin e tregtarëve, prodhuesve artizanalë, të manifakturës e atyre industrialë fillestarë, si dhe atyre bujqësorë shqiptarë të kohës së Perandorisë Osmane, të cilët ushtronin veprimtarinë e tyre ekonomike në territoret e vilajeteve shqiptare dhe të vilajeteve të tjera të asaj perandorie. Ata filluan të mendonin për një bankë me kapital të pronarëve shqiptarë, që t’ua lehtësonte veprimtarinë prodhuese, importuese dhe eksportuese brenda vendit dhe në vendet e tjera, të krijohej pra sistemi monetar dhe i kreditit në Shqipëri.

Patrioti i madh rilindës, shkencëtari erudit Sami Frashëri, në veprën e mirënjohur të botuar në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ”Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?”, ka parashikuar me gjenialitet ngritjen dhe organizimin e sistemit monetar e bankar në Shqipërinë e ardhshme të pavarur.

Diplomati dhe shtetari i shquar, arkitekti i pavarësisë dhe kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali, që në rininë e tij ishte njohur me historinë e ngritjes dhe të formimit të institucioneve shtetdrejtuese të vendeve të përparuara të Europës Perëndimore dhe të Amerikës së Veriut. Ai i kishte pranuar idetë përparimtare të reformatorit të mirënjohur Mit’hat Pasha. I pajisur me këto njohuri, Ismail Qemali mendonte se Shqipëria e pavarur dhe qeveria e saj, hapin e parë drejt administrimit modern të shtetit duhet ta hidhte patjetër për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm dhe i nevojshëm financiar, i cili do të mbështeste ngritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Përvoja historike botërore, që nga antikiteti, mesjeta e kohët moderne të evoluimit të konceptit dhe fushës së veprimit të sistemeve monetare e bankare, është përfshirë shkurtimisht në këtë historik për të ilustruar si fillim e vazhdimësi historinë e themelimit dhe zhvillimit të bankave në Shqipëri, deri te historia e ngritjes dhe e zhvillimit të Bankës Kombëtare Tregtare. Si moment historik i ngritjes së BKT-së është pranuar dita e përurimit më 30 nëntor 1925 të filialit të Durrësit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ku sot ndodhet Dega e Durrësit e Bankës Kombëtare Tregtare.

Kjo preambul historike, e cila do të ndiqet edhe nga trajtesa, që përmbahet në faqet 10 e 11 të këtij historiku, mendojmë se do t’i shërbejë dhe do të plotësojë tablonë e themelimit të BKT-së, si një nga komponentët e rëndësishëm të sistemit të bankave të vendit tonë, ku përfshihen Banka e Shqipërisë, si bankë qendrore dhe bankat e nivelit të dytë.

ORHAN ZARSHATI

Page 11: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

10

1. Mbi themelimin e Bankës Kombëtare Tregtare - BKT.

Në vijim të preambulës historike, kujtojmë dhe vëmë në dukje se në fund të vitit 1990, kur ishte më se e qartë se sistemi politik dhe ai ekonomik i vendit do të ndryshonte, me dekretin nr.7493, datë 1.12.1990 u krijua Banka Shqiptare e Tregtisë, si person juridik me objekt veprimtarinë bankare në Tiranë dhe në rrjetin e saj në vend.

Banka Shqiptare e Tregtisë u ngrit si rrjedhojë e nënndarjes së veprimtarive të Bankës së Shtetit Shqiptar - BSHSH (banka qendrore e periudhës së socializmit). Banka Shqiptare e Tregtisë trashëgoi një pjesë të veprimtarisë së BSHSH-së, kryesisht atë në fushën e operacioneve të tregtisë së jashtme, që zhvillonin subjektet shtetërore me ish-vendet socialiste dhe ato të valutës.

Banka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) u ngrit në vitin 1992 nga një nënndarje e dytë e BSHSH-së, me qëllim menaxhimin e veprimtarisë tregtare brenda vendit të subjekteve shtetërore. Aktivet dhe pasivet nga veprimtaritë e këtyre subjekteve iu transferuan llogarive të BKSH-së, që nga dita e formimit të saj.

Me ligjin 7560, datë 28.4.1992 “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”, Bankës Shqiptare të Tregtisë iu dha liçensa paraprake për të vepruar si bankë. Më 30 dhjetor 1992, doli vendimi nr. 1 i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe i Bankës së Shtetit Shqiptar (BSHSH) për bashkimin e Bankës Shqiptare të Tregtisë me Bankën Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) dhe për krijimin e Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë, bankë e cila e filloi veprimtarinë bankare më 1 janar 1993.

Banka Kombëtare Tregtare u kthye në shoqëri aksionere në korrik 1997 me një kapital shtetëror prej 2.7 miliardë lekësh. Banka Kombëtare Tregtare e përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000. Kuvendi i Shqipërisë, më 6 korrik 2000, miratoi kontratën e shitjes ndërmjet Ministrisë së Financave nga njëra anë, dhe Konsorciumit të Investitorëve Ndërkombëtarë nga ana tjetër. Konsorciumi përbëhej nga Kentbank me 60% të aksioneve, Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) me 20% të aksioneve dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me 20% të aksioneve. Kalimi i pronësisë tek koncorciumi u bë efektiv më 17 tetor 2000, moment që është pranuar si dita e privatizimit të Bankës Kombëtare Tregtare, BKT-së të sotme. Aksionerët e rinj derdhën 10 milionë dollarë, duke sjellë një kapitalizim të ndjeshëm të bankës.

Më vonë, në korrik 2000, Kentbank u shtetëzua nga shteti turk, aksionet e saj i mori Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Turqisë. Kurse në vitin 2006 aksionet e BKT-së i mori Çalık Şeker Konsorsiyum Yatırım A.Ş. i cili përbëhej nga dy aksionerë:

“• Çalık Holding” dhe“Şekerbank” •

Në janar të vitit 2008 Şekerbank u largua nga konsorciumi dhe kështu i quajturi Çalık Finansal Hizmetler (ÇHF) mbeti aksioneri i vetëm i huaj. Më 30 qershor 2009 ÇHF i bleu aksionet e IFC-së dhe ato të BERZH-it duke u bërë aksioneri i vetëm i BKT-së. Nën drejtimin e aksionerëve të rinj dhe të menaxhimit të ri, të përbërë nga një staf pothuajse i tëri i ri e me përvojë ndërkombëtare, BKT ndërmori transformime që nisën nga viti 2001 e në vazhdim. Këto transformime u bënë për rindërtimin e infrastrukturës dhe ristrukturimin

Page 12: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

11

e çdo aspekti operacional të bankës, duke filluar që nga personeli, procedurat e deri te infrastruktura e teknologjisë së informacionit (TI), si dhe shndërrimi i burimeve të veta njerëzore në një ekip të ri e dinamik profesionistësh të përkushtuar, për të arritur nivele të larta profesionalizmi.

Në shkurt të vitit 2003, me një vendim të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionerëve, kapitali i paguar i bankës arriti shumën e 14.64 milionë dollarëve, duke e kthyer BKT-në në një bankë të mirë kapitalizuar të sistemit bankar shqiptar (SBSH).

Në vitin 2006 banka pati një zhvillim të ri cilësor, sepse me marrjen e miratimit nga Banka e Shqipërisë dhe të vendimit të posaçëm gjyqësor, më 9 qershor 2006 u krye transferimi i aksioneve. Ky transferim konsistonte në kalimin e 60% + 2 të aksioneve të BKT-së në favor të Çalık Şeker Konsorsiyum Yatırım A.Ş., por që më vonë, siç u tregua edhe më lart, shumica e aksioneve i kaloi Çalık Finansal Hizmetler (ÇHF).

Gjatë viteve 2006 - 2010, me performancën e arritur prej saj, BKT mori një sërë vlerësimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, disa herë rresht si: “Banka më e mirë e vitit” në Shqipëri, ”Banka më e mirë ndër bankat e nivelit të mesëm” në Europën Juglindore”, duke kulmuar me vlerësimin, si “Banka më e mirë e vitit 2009 në Europën Juglindore” dhe “Banka e vitit 2010“ nga revista prestigjioze financiare “The Banker”. Gjithashtu, për tre vjet rresht (2008, 2009, 2010) BKT u vlerësua me notën më të lartë AAA (Alb) nga instituti prestigjioz i vlerësimeve JCR – ER. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë e ka vlerësuar disa herë me notën 1- “I fortë”, sipas sistemit të vlerësimit bankar “Camels”. Ky vlerësim solli një besueshmëri dhe qëndrueshmëri edhe më të madhe për BKT-në në sistemin bankar shqiptar.

Pas marrjes së vendimit për zgjerimin e BKT edhe në Kosovë, nga shtatori i vitit 2007, atje janë ngritur 20 degë. Me këtë zgjerim, BKT renditet si banka më e madhe shqiptare në rajon.

Page 13: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

12

PJESA E PARE

2. Bankat dhe zanafilla e tyre.

Për origjinën e termit “bankë” historianët kanë shprehur mendime të ndryshme. Mendimi, ose opinioni i parë për prejardhjen e fjalës bankë, shprehur nga studiuesi Rajmond P. Kent është se ajo rrjedh nga fjala italisht “banco”. Këtë ai e lidh me faktin se hebrenjtë, që merreshin me shkëmbimin e monedhave, jetonin në Lombardi, që njihej si vendi ku e ka origjinën praktika e shkëmbimit të monedhave nga tregtarët hebrenj. Në këtë rajon verior të Italisë ata blinin, shitnin dhe shkëmbenin ar dhe argjend me peshë. Këtë biznes ata e zhvillonin mbi një tavolinë, në qiell të hapur drejtpërdrejt në sheshin e tregut. Në italisht kjo tavolinë quhej “banco”, siç quhet dhe sot. Sipas studiuesit Rajmond P. Kent, me kalimin e kohës, fjala “banco” evoluoi në fjalën “banka”.

Mendimi ose opinioni i dytë është ky: Në shekullin XII-të, veçanërisht në qytetin e Venedikut, në Veri të Italisë, shkruheshin dhe jepeshin disa fletë, të cilat shërbenin si dëshmi për huatë e dhëna (borxhet) huamarrësve, ose më saktë për huatë si formë biznesi, ndërmjet tregtarëve dhe blerësve. Këto fletë luanin rolin e obligacioneve. Për të lehtësuar kryerjen e transaksioneve nëpërmjet këtyre dëshmive, ose obligacioneve për huatë e dhëna, në vitin 1157 në Venedik, u krijua një institucion i veçantë, i quajtur “Zyra e borxheve e Venedikut”. Në atë kohë këto dëshmi borxhi ose obligacione, u quajtën “banchi”, duke u nisur nga fjala gjermanisht “banck”. Autori i këtij përcaktimi është studiuesi R. W. Jones, i cili në studimin e tij sqaron se fjala “banka” lindi sepse këto obligacione u njohën me emrin “banchi”.

Sidoqoftë, të dyja mendimet apo opinionet e mësipërme janë për prejardhjen nga Italia ose më drejt nga Italia e Veriut e shekullit XII. Për këtë arsye historianët janë të mendimit se veprimtaria bankare ose bankingu, në kuptimin e sotëm të fjalës, origjinën e ka nga Italia.

3. Veprimtaria bankare në Antikitet.

Popujt antikë, si: asirianët, babilonasit, sumerët dhe egjiptianët, në kohën e shirjes së të lashtave i paguanin punëtorët me mëditje, ndërsa pagesa për asistencë të mëtejshme bëhej deri sa të fillonin mbjelljet e ardhshme. Pagesat bëheshin në tempujt e ngritur për nderimin e perëndive pagane. Kështu tempujt, zakonisht ata të mëdhenjtë, shërbenin si “banka”, çka vërtetohet nga mbishkrimet në gjetjet arkeologjike.

Në Greqinë e lashtë, duke filluar nga shekulli i pestë para Krishtit, në tempujt e kohës, veçanërisht të Athinës, kryheshin veprime huadhënieje me monedha metalike dhe këmbime monedhash, zakonisht para hyrjes në tempull. Këto veprime kryheshin mbi tavolina, që në greqisht quheshin “trapeza”, ndërsa njerëzit që rrinin para këtyre tavolinave dhe që kryenin veprimet, quheshin “trapezitas”.

Page 14: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

13

Kur Egjipti i lashtë kaloi nën qeverisjen greke, pas pushtimit nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë edhe në Egjipt u ndoqën praktikat greke të huadhënies dhe të këmbimit të monedhave mbi trapeza nga trapezitasit, po ashtu para hyrjes së tempujve. Trapezitasit u përhapën në të gjithë Egjiptin, deri në fshatra.

Në Romën antike, taksambledhësit e shtetit, në bashkëpunim me senatorët romakë, grumbulluan sasi të mëdha monedhash. Kësisoj ata u pasuruan aq shumë, sa Senati romak ua ndaloi rreptësisht senatorëve të merren me veprimtari të ndryshme fitimprurëse. Megjithatë senatorët gjetën mënyra të tjera bashkëpunimi me taksambledhësit, ata ngritën disa dhoma, që funksiononin si një lloj bankash. Njerëzit që mbikëqyrnin punën e këtyre dhomave, u quajtën “argentarii”. Këta filluan të jepnin në fshehtësi hua me përqindje interesi (rentë), si dhe të merreshin edhe me këmbim monedhash, kryesisht brenda kufijve të Italisë romane.

Në mesjetë, veprimtaria bankare u zhvillua më tej. Në këtë periudhë të historisë së njerëzimit, u ngritën dhe u zhvilluan bankat e para, si embrione të bankave të mëvonshme. Veprimtaria e këtyre bankave, e kombinuar me tregtinë e zakonshme dhe atë detare me kalimin e kohës u zgjerua shumë dhe kështu lindi klasa e të ashtuquajturve “banchieri”.

4. Veprimtaria bankare në mesjetë.

Fillimisht veprimtaria bankare në mesjetë, ka qenë praktikuar dhe zhvilluar vetëm nga hebrenjtë, të krishterëve iu desh shumë kohë për ta marrë në duart e tyre drejtimin e kësaj veprimtarie. Kjo lidhet dhe me faktin se kisha dhe krishtërimi e ndalonin interesin e vendosur mbi huanë e dhënë. Shkak ishte interpretimi i faktit historik të grabitjes së popullit nëpërmjet interesave të larta mbi huatë e dhëna, që i aplikuan argentarii-të në Romën antike. Filozofi dhe teologu i shquar italian i katolicizmit, Shën Tomas Akuini (Saint Thomas Aquinus, 1225-1274), është shprehur në këtë mënyrë për interesin:“Të marrësh interes për paranë që ke dhënë hua, nuk është praktikë e drejtë. Ky lloj biznesi është shitja e diçkaje që ka vlerë simbolike, ajo është e papërputhshme, si me barazinë, ashtu edhe me drejtësinë”. Nga ky përkufizim i Shën Thoma Akuinit, kisha e ndaloi marrjen e interesit për huatë e dhëna. Kisha e konsideronte paranë e huajtur si të nevojshme vetëm për të plotësuar nevojat immediate, jo për investime.

Nga ana tjetër hebrenjtë, si të palidhur me kishën, vazhduan veprimtarinë e huadhënies me interes. Dukuria e mbledhjes së rentës (përqindjes mbi shumën e huajtur), u përhap shumë në Italinë e shekullit XI.

Përveç vëllimit të madh të transaksioneve për huadhëniet e kryera nga hebrenjtë, taksambledhësit ishin të detyruar të mblidhnin paratë (monedhat) për prijësit feudalë, princat dhe kishën (Papatin). Kjo kërkonte një rrjet të mirëorganizuar personash, që do të merreshin me dërgimin e monedhave të mbledhura te qendrat përkatëse të grumbullimit. Transportimi i monedhave apo i shufrave (lingotave) prej ari kërkoi rritjen dhe nevojën e një personeli të rreptë e të fuqishëm gardianësh. Kahori (Cahori), qendra e provincës Lot në jug të Francës, ishte vendi ku u shtua si numër dhe si aftësi ky lloj personeli. Ata u quajtën Kahorsinë (Cahorsin). Në fillim kahorsinët merreshin vetëm me transferimin e monedhave të mbledhura nga taksat. Por, me kalimin e kohës, ata filluan të kërkojnë mënyrat se si t’i vinin në punë për dobinë e tyre këto monedha. Gardianët, që ishin nën mbrojtjen e Papës, në jug të Francës, quheshin kahorsinë, në Veri të Italisë quheshin lombardinë.

Page 15: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

14

Këta jepnin hua në sasira të vogla, pasi si të krishterë druheshin dhe kishin frikë se mos binin në mëkat duke shkelur rregullat e kishës. Prandaj duke filluar të kërkonin forma të reja të mbledhjes së interesit, ata e gjetën formulën e përshtatshme për këtë: “ndalohej të merrej interesi për huanë e dhënë, por nuk ndalohej të vendosej gjobë”.

Kështu ata ndoqën këtë praktikë për huadhëniet: Nëse një hua e dhënë nuk shlyhej brenda një periudhe fikse të caktuar ose në datën e duhur, gjithashtu fikse, huadhënësi mund të vendoste kushtin e një gjobe dhe, nëse në përputhje me kushtin koha e shlyerjes ishte tejkaluar, huadhënësi vendoste një rentë mbi bazë mujore. Kjo nuk ishte më një interes, por gjobë.

Në mesjetë kanë vepruar edhe “tempullarët”, një sekt i krishterë ushtarako-fetar, anëtarët e të cilit mblidhnin dhe ruanin sendet me vlerë, si monedha, ar, gurë të çmuar, që i depozitonin nëpër kisha dhe manastire (pra në tempuj). Tempullarët u eleminuan nga një gjyq i inkuizicionit që u zhvillua në Vjenë, në vitin 1312, në kohën e papës Klementi i Pestë.

Në Europën mesjetare, shoqëria kishte strukturë feudale. Ajo drejtohej nga princat dhe aristokracia feudale nëpër qytetet e vogla, këta shtypnin secili monedhat e veta.

Kjo solli nevojën e këmbimit të monedhave nga një vend në tjetrin dhe, për pasojë u shtua së tepërmi transaksioni i këmbimit dhe numri i monedhëkëmbyesve. Këta të fundit, nga zhvillimi i biznesit nëpër tavolina (banco), filluan t’i ruanin monedhat nëpër rafte, që i vendosnin në vende të fshehta, derisa u organizuan nëpër banka, sigurisht si fillim mjaft primitive, por që ishin embrioni i bankave të mëvonshme. Veprimtaria e këtyre bankave, e kombinuar me tregtinë e zakonshme dhe me tregtinë detare, u zgjerua dhe kështu u krijua klasa e “banchieri”-ve, që u përmend më lart. Kjo klasë lulëzoi në qytetet porte italiane të Gjenovës, Napolit dhe Venedikut, si dhe në qytetet e Firences dhe Pizës. Në Firence lindën familjet e mëdha bankiere, si ajo e Mediçi-ve, e cila arriti të lidhë krushqi me familjen mbretërore të Francës (Katerina Mediçi u martua me mbretin e Francës, Henriku III). Në Firence e kishin origjinën dhe familjet bankare Alberti, Bardi dhe Peruzzi, të cilat e transferuan veprimtarinë e tyre në Perandorinë Osmane, në kuartierin Pera të Stambollit.

Në Francë u bë i famshëm ndërmjet të pasurve të Francës Zhak Kër, kurse në Gjermani, në qytetin Augsburg, u bë i pasur dhe i famshëm Jakob Fugger, që rridhte nga një familje e varfër e ardhur nga zonat rurale. Ai mbahet si lider i rendit kapitalist në Gjermani. Familja e tij u bë më e pasura e borgjezisë së sapolindur gjermane. Familja Fugger hyri në marrëdhënie tregtare me familjen italiane Mediçi të Firences, Jakob Fugger shkoi në Venedik, që për të u bë një shkollë suksesi në tregti. Jakob Fugger arriti të bëhet thesarmbajtësi i perandorit Karli i Pestë (Habsburg) dhe të financojë luftërat e tij kundër francezëve, italianëve dhe turqve.

Një tjetër bankier dhe tregtar i madh gjerman, i cili ashtu si Jakob Fugger, u lind në Augsburg, ishte Bartholeme Welser. Ky që i ri vendosi lidhje tregtare me shumë vende. Ai shkoi për tregti deri në Indi dhe më vonë u bë mjaft i pasur. Pas vdekjes së Fuggerit, më 1525, ai u bë këshilltar dhe thesarmbajtësi i perandorit Karli i Pestë. Welser vdiq në vendlindjen e tij, në Augsburg, në vitin 1561. Në mesjetën e vonshme dhe në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, në Frankfurt të Gjermanisë u shqua familja e bankierëve hebrenj Rothschild (Rotçajld), të cilët më vonë u transferuan në Mançester të Anglisë. Më vonë ata zhvilluan veprimtari bankare edhe në SHBA e Francë. Sot njihen si një nga familjet bankiere më të fuqishme në botë, të përqendruar kryesisht në Angli.

Page 16: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

15

5. Bankat në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në periudhat e mesjetës së vonshme, të Rilindjes dhe atë të Revolucionit Industrial, në vendet e Europës Perëndimore dhe, më vonë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bankat dhe veprimtaria bankare morën zhvillim të madh.

Pas shekullit XVI, nën shembullin e Italisë, sidomos të Firences, në Europë u hapën dhe filluan të veprojnë disa banka. Me kalimin e viteve ato u shtuan si numër, cilësi dhe llojshmëri transaksionesh.

Banka e Anglisë (The Bank of England) u themelua në vitin 1696 nga Uiliam Paterson (William Patterson), së bashku me disa të tjerë që merreshin me veprimtari bankare në Londër.

Banka më e vjetër e ngritur në Itali, por që konsiderohet edhe më e vjetra në botë, është Banco Monte dei Paschi di Siena. Ajo u themelua në vitin 1472 nga magjistrati i qytetit shtet të Sienës, dhe është në funksion edhe sot. Më vonë u ngrit Banka e Venedikut nga vetë dogji i Venedikut, Tomaso Kontorini (Tomasso Contorini) dhe u quajt Banka e Sheshit të Rialtos (Banco della Piazza di Rialto). Në shekujt pasues, në Itali u ngritën Banka e Romës, e Napolit etj.

Banka e parë e ngritur në Holandë njihet Banka e Amsterdamit, e cila kur u themelua më 1609 quhej Amsterdam Wisselbank. Kjo bankë ishte nën garancinë e bashkisë së qytetit.

Në Gjermani, në vitin 1619 u themelua Banka e Hamburgut. Ndryshe nga bankat e tjera, ajo hodhi për qarkullim në treg disa karta që kishin mbështetje (mbuloheshin) nga depozita monetare, të quajtura “mark banco”. Në atë kohë këto karta ose kartëmonedha ishin në përdorim vetëm brenda kufijve të Hamburgut, ndërsa, më vonë, ato u përhapën në të gjithë Europën dhe mund të përdoreshin nga kushdo. Po në Gjermani, në vitin 1621 u themelua Banka e Nyrenbergut.

Në Austri, në vitin 1689 u themelua Banka e Vjenës, emri i saktë i saj ishte Wiener Bank-Verein (Viner Bankferajn).

Në Suedi, në vitin 1656 u themelua Banka e Stokholmit.

Në Francë, në vitin 1716, me lejen e mbretit, u themelua La Banque General (Banka e Përgjithshme), por kur filloi nga veprimtaria, në vitin 1718, u quajt Banka Mbretërore. Pak më vonë banka falimentoi dhe Franca për një kohë relativisht të gjatë nuk ngriti ndonjë bankë.

Në Prusi, në kohën e mbretërimit të Frederikut II, në vitin 1765 u ngrit Banka Mbretërore e Prusisë.

Reichsbank ose Banka e Rajhut Gjerman u ngrit në vitin 1875 nga kancelari Bismark (Bismarck) me dekret të veçantë nga ai, për të zëvendësuar Bankën Mbretërore të Prusisë.

Banka e Francës (Banque de France) u themelua në janar të vitit 1800 me ndihmën e Napoleon Bonapartit.

Page 17: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

16

Bankat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The First Bank of the United States (Banka e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës), u themelua në vitin 1791 me ndihmën e shtetit. Ajo u mbyll në vitin 1811, sepse falimentoi.

The Second Bank of the United States (Banka e dytë e Shteteve të Bashkuara) u themelua në vitin 1816 me këmbënguljen e ministrit të financave të asaj kohe. Shteti ishte ortak me këtë bankë. Kur banka filloi të përzihet në politikë, jashtë sferës së kredive bankare, ajo u ndesh me vështirësi dhe në vitin 1841 u detyrua të mbyllet .

Përveç këtyre bankave, në SHBA u krjuan edhe një sërë bankash private, si:

The National City Bank (Banka Kombëtare Metropolitane, në Nju Jork) u themelua në vitin 1812. The Guarantee Trust Company of New York (Kompania e garancisë dhe e siguracionit e Nju Jorkut) u themelua në vitin 1863. The Chase National Bank (Banka Kombëtare Çejz), u themelua në vitin 1877, mori emrin Çejz për nder të sekretarit të thesarit, Salomon P. Chase. The Bank of America (Banka e Amerikës) u themelua në vitin 1904.

Sigurisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kohë dhe deri më sot, u ngritën dhe funksionojnë shumë institucione financiare dhe banka, por ne renditëm ato më të rëndësishmet, të cilat historikisht i kanë dhënë jetë ekonomisë më të madhe e më të fuqishme të botës.

6. Bankat dhe bankingu në Perandorinë Osmane, përfshirë dhe trojet shqiptare.

Në Perandorinë Osmane, njerëzit që nisën të hapin banka ose që filluan të ngrenë degë të bankave të huaja, të cilat operonin jashtë perandorisë, ishin “bankierë monedhëkëmbyes”, të ashtuquajturit “saraf”. Ata u vendosën në Turqi në mesin e shekullit XVI, madje edhe më parë. E tillë ka qenë familja me origjinë hebrenje Nassi, e ardhur nga Spanja nëpërmjet Portugalisë. Sipas burimeve arkivore, përfaqësuesi i kësaj familjeje, Joseph Nassi, u vendos në Stamboll në vitin 1552. Në përgjithësi, rolin e bankierëve, apo të sarafëve në Perandorinë Osmane e kanë luajtur hebrenjtë. Kështu në periudhën e gjatë nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë e deri në vitin 1840, brenda kufijve të Perandorisë Osmane nuk u ngrit asnjë institucion financiar, në kuptimin e asaj që në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore, quhej bankë.

Megjithatë, ka qenë një numër i madh monedhëkëmbyesish apo sarafësh të cilët ishin në gjendje të kryenin funksione krediti. Numri i tyre u shtua shumë në shekujt e shtatëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë, kryesisht në Stamboll, aq sa u konsideruan si një shtet brenda shtetit. Këta u quajtën “bankierët e Gallatës”, sipas emrit të kuartierit me të njëjtin emër në Stamboll. Duke qenë se këta ishin në gjendje të kryenin të gjitha llojet e funksioneve bankare, ishte e natyrshme të kërkonin ngritjen e një banke për të plotësuar nevojat e tyre sipas interesave që kishin dhe kjo ishte ngritja e një banke në Perandorinë Osmane, ku ata të ishin pronarë ose partnerë.

Deri në vitin 1840, pariteti i lirës osmane kundrejt valutës së huaj ishte vazhdimisht në ndryshim, për shkak të borxheve dhe kapitulacioneve të shtetit osman. Për të dalë nga kjo gjendje shteti vendosi të ngrinte një bankë për të rregulluar fluktuacionin monetar dhe për të siguruar një kurs fiks këmbimi të lirës osmane (turke). Në Perandorinë Osmane

Page 18: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

17

kartëmonedhat e para u emetuan në vitin 1830. Këto kartëmonedha ose, më saktë dëftesa me vlerë, të shkruara me dorë, kishin një normë interesi prej 8% dhe nga forma u ngjanin bonove të sotme të thesarit. Ato u vunë në qarkullim në rolin e kartëmonedhave. Megjithatë nuk ishin kartëmonedha në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe mund të falsifikoheshin lehtë, prandaj, më vonë në vitin 1842 ato u përgatitën me shtypshkrim. U hodhën në treg me emrin “kaime-i mutebere-i nakdijje” ose “kaime-i mutebere-i osmanijje”, si bankënota të mirëqena zyrtare për veprime pagimi në dorë (kesh). Kjo ndodhi në kohën e sulltan Abdulmexhidit, atëhere kur filluan reformat e mëdha administrative, legale dhe sociale, të njohura si “Tanzimat”. Bankënotat kaime u shtypën në forma dhe vlera të ndryshme deri në vitin 1862. Ato u përdorën në të gjitha vilajetet shqiptare të Perandorisë Osmane, si në atë të Janinës, Manastirit, Kosovës dhe Shkodrës. Ndonëse në atë kohë nuk kishte një diferencë të madhe ndërmjet kursit të këmbimit të kartmonedhave kaime dhe monedhave të arit, Shteti Osman për shkak të gjendjes së tij finaciare e rriti numrin e kartëmonedhave të emetuara, çka shkaktoi një rënie të padëshiruar të vlerës së tyre.

Në vitin 1845, për të parandaluar këtë rënie dhe për të ruajtur kursin e këmbimit në një nivel të caktuar, shteti bëri një marrëveshje për një pagesë në shumën prej dy milionë grosh (“kurush” turqisht) me dy bankierë nga ata të Gallatës, që punonin si ortakë: Theodhor (Todori) Baltazzi dhe Jaques (Zhak) Alleon. Këta bankierë qenë të suksesshëm në mbajtjen stabël të kursit të këmbimit për një periudhë prej dy vitesh.

Në vitin 1847 këta dy bankierë kërkuan nga shteti dhe fituan të drejtën për të ngritur një bankë, e cila u quajt Banka e Stambollit (Banque de Constantinople).

Kartëmonedhat e para osmane, si bankënota të mirëqena zyrtare për veprime pagimi në dorë (kesh), të quajtura “Kaime-i mutebere-i nakdijje”

Faqja e përparme e një kaimeje me vlerë një kurush (grosh)

Faqja e pasme e një kaimeje me vlerë një kurush (grosh)

Page 19: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

18

6.1 Themelimi i Bankës Perandorake Osmane - Bankë Osmani-i Shahane.

Ngjarja më e rëndësishme në historinë e veprimtarisë bankare të Perandorisë Osmane, padyshim është themelimi i Bankës Osmane. Pas tronditjes së sistemit fiskal dhe krizës financiare të shtetit, si pasojë e Luftës së Krimesë të viteve 1853-1856 ngritja e kësaj banke u pa si mjaft e nevojshme nga Shteti Osman. Kështu në dekretin perandorak të 18 shkurtit 1856 përfshihej dhe një amendament për dekretin osman të Reformave të Tanzimatit, të datës 3 nëntor 1839, si vijon:“Në mënyrë që reformat të pasqyrojnë dhe rregullimet në sistemin fiskal të ndërmerren studime për të ngritur banka dhe institucione të tjera të ngjashme. Rrugët për të arritur në këto synime të kërkohen me qëllimin e shfrytëzimit të njohurive, zotësisë dhe kapitalit europian.”

Pasi këto direktiva u përfshinë në dekretin perandorak të vitit 1856, në maj të po atij viti, Mbretëresha Viktoria e Anglisë miratoi dhe nënshkroi dekretin përkatës për ngritjen e një banke në Stamboll me kapital të përbashkët anglo-francez, si rajoni kryesor operacional i bankës (sepse dega qendrore e saj u vendos në Londër). Banka u bë operacionale më 1 qershor 1856, në kuartierin Gallata të Stambollit dhe, pak më vonë, me një degë në Izmir e në vende të tjera të perandorisë. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë me anën e Dekretit Perandorak të 4 shkurtit 1863 kjo bankë u quajt Bankë Osmani - i Shahane - Banka Perandorake Osmane. Për shumë vite kjo ka qenë banka zyrtare e Perandorisë Osmane dhe institucioni i thesarit i shtetit osman. Ajo u themelua me një kapital prej 2.7 milionë lira (paundë) angleze. Ky kapital fillestar më vonë arriti në 5 milionë lira angleze.

Kjo bankë mbështeti një sërë investimesh në tërësinë e perandorisë dhe duke pasur një rrjet të gjerë degësh, i shtoi marrëdhëniet me tregun dhe i bëri një vend të rëndësishëm vetes në bankingun tregtar osman. Banka Perandorake Osmane siguroi të drejtën e emetimit të kartëmonedhave (bankënotave). Duke gëzuar shërbimet e depozitave dhe të veprimeve me to, si dhe të kreditimit dhe skontos, ajo u bë pjesë e pandarë e jetës së përditshme ekonomike në perandori. Gjatë periudhave kur shteti osman merrte shpesh borxhe nga tregjet europiane, Anglia dhe Franca i besuan kësaj banke (e cila në fakt menaxhohej prej tyre) dhe preferuan të kryenin veprimet financiare nëpërmjet saj. Shteti osman, për një periudhë të gjatë kohe i njohu vetëm kësaj banke privilegjin e emetimit të kartëmonedhave (bankënotave). Në vitin 1863 kjo bankë emetoi për herë të parë bankënota, të konvertueshme në ar.

Banka Perandorake Osmane ngriti degë në të gjitha vilajetet shqiptare të perandorisë, duke filluar nga Janina (1910), Manastiri (1903), Shkupi (1903) dhe Shkodra (1911). Këto degë u mbyllën në vitin 1914, me përjashtim të degës së Janinës, që u mbyll në vitin 1921. Që në fillimet e saj Banka Perandorake Osmane, ngriti një degë në Selanik. Kjo degë ishte një qendër e rëndësishme tregtare, ekonomike dhe transporti e pjesës europiane të perandorisë ku kishin bizneset e tyre shumë tregtarë shqiptarë, si psh; tregtari dibran, më vonë politikan, Fuad Dibra. 6.2 Ngritja e Bankës Bujqësore Osmane - Osmanllë Ziraat Bankasë.

Më sipër kur u trajtua ngritja e bankave dhe veprimtaria bankare në Perandorinë Osmane, u nënvizua fakti se me adoptimin e modeleve perëndimore në tregti dhe financa, gjatë gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, bankat e huaja filluan të aktivizohen në hapësirat e Perandorisë Osmane. Por në këtë periudhë nuk kishte kapital të mjaftueshëm për të financuar një sistem bankash dhe askush nuk mund të mendonte për ekzistencën

Page 20: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

19

e bankave osmane si burim kapitali financiar. Kjo gjendje ishte shumë e pafavorshme, sidomos për bujqit (fermerët), që përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë dhe, përderisa për ta nuk kishte një strukturë institucionale financiare ku të drejtoheshin për t’u kredituar, ata huanin para nga fajdexhinjtë me përqindje të larta interesi. Në këto rrethana, në vilajetin e Nishit (që sot është prefekturë në Serbi), i cili shumicën dërmuese të popullsisë e kishte me origjinë shqiptare, Mit’hat Pasha (1822-1884), valiu i këtij vilajeti bëri përpjekjet e para për të kaluar vështirësitë ekonomike të popullsisë rurale. Në vitin 1863 ai organizoi dhe ngriti të ashtuquajturat “memleket sandëkllarë” (arkat vendore, ose krahinore). Për këto arka në vitin 1867 u hartuan dhe hynë në fuqi rregullativat përkatëse. Por më vonë në veprimtarinë e arkave krahinore u shfaqën mangësi, prandaj efektiviteti i tyre u ul. Kështu që shteti osman, për të njëjtat qëllime si ato me arkat krahinore, në vitin 1883 ngriti të ashtuquajturat “menafi sandëkllarë” (arkat e interesave). Këto arka e përmirësuan ndjeshëm punën dhe e përshtatën atë me nivelin bashkëkohor.

Ky përmirësim bëri të mundur që në vitin 1888, mbi bazën e arkave të interesit, të ngrihej si një institucion modern financiar: Banka Bujqësore e Perandorisë Osmane, e njohur shkurt me emrin Ziraat Bankasë. Për disa vite kjo bankë zhvilloi veprimtari të gjerë edhe në vilajetet shqiptare të perandorisë. Ajo hapi degë, agjenci dhe arka në Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj. Banka Bujqësore Osmane ose Banka Agrare Osmane u themelua me një kapital nominal prej 10 milionë lira turke. Fitimet e kësaj banke u rritën nga norma e interesit prej 1%, e cila mblidhej nga të gjithë fermerët, mbi bazën e prodhimeve të tyre.

Në vitin 1912, kjo bankë kishte dhënë në vilajetet shqiptare një kredi prej 6.7 milionë grosh (kurush) ar, pjesën më të madhe të të cilave me afat të gjatë shlyerjeje.

Për një kohë të konsiderueshme, patrioti i madh dhe lideri i pavarësisë së shtetit shqiptar, Ismail Qemali, ka qenë si ndihmës dhe bashkëpunëtor pranë reformatorit të shquar osman, Mi’hat Pashës, nga i cili ai mori shumë ide progresive. Këto ide ishin të nevojshme për ngritjen e ekonomisë dhe të financave të shtetit të ardhshëm të pavarur shqiptar, për të cilin Ismail Qemali mendonte se do të ngrihej patjetër me rrënimin dhe dekadencën e pashmangshme të Perandorisë Osmane. Prandaj hapi i parë që ai ndërmori për konsolidimin e shtetit shqiptar të saposhpallur të pavarur, ishte ngritja e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Lidhur me këtë akt të rëndësishëm do të ndalemi më poshtë në kreun “Veprimtaria bankare pas Shpalljes së Pavarësisë, në periudhën 1912-1914”. 6.3 Idetë e veprës “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?” e Sami Frashërit për ngritjen e Bankës Qendrore në Shqipëri.

Në Shqipëri, ose më saktë në vilajetet shqiptare nuk kishte një institucion financiar si bankë qendrore për këto vilajete dhe një sistem të unifikuar monetar, për pasojë monedhat dhe kartëmonedhat e ndryshme shkëmbeheshin krejt ndryshe nga qyteti në qytet, nga vilajeti në vilajet.

Në këto kushte, studiues dhe patriotë të shquar shqiptarë si ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri, hodhën idenë e sistemit të bankës Qendrore të Shqipërisë, e cila do të luante një rol vital për Shqipërinë dhe ekonominë e saj, kur ajo të shpallte Pavarësinë. Për këtë, në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Samiu botoi veprën madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?”.

Page 21: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

20

Kjo vepër është një traktat madhor me karakter politik, ekonomik dhe shoqëror. Në të janë formuluar shumë qartë problemet e së ardhmes dhe të ndërtimit të shtetit shqiptar, ndër të tjera, mbi baza botëkuptimore përparimtare dhe patriotike, janë dhënë mendime dhe ide për ngritjen e sistemit monetar dhe të kreditit në Shqipëri. Këto ide paraqesin interes të veçantë për historikun e ndërtimit dhe të zhvillimit të institucioneve financiare bankare, që kur vendi ynë nuk e gëzonte pavarësinë.

Sami Frashëri e vlerësonte ngritjen e sistemit monetar dhe të kreditit në Shqipëri, si një nga masat e para të ngutshme që duhet të ndërmerrte shteti i ri shqiptar, sapo të shpallej pavarësia. Sami Frashëri ishte i mendimit se në Shqipëri duhet të ngrihej patjetër një bankë emisioni edhe me funksione krediti. Kjo bankë duhet të kishte karakter kombëtar dhe të drejtohej nga qeveria e Shqipërisë.

Sami Frashëri ishte i mendimit që sistemi monetar shqiptar të mbështetej në standardin e arit të monetuar, sipas të cilit do të bëhej shkëmbimi i lirë i kartëmonedhave me ar. Ai mendonte se në Shqipëri duhet të kishte në qarkullim kartëmonedha për të kryer të gjitha llojet e veprimeve ekonomike. Por krahas kartëmonedhave, duhet të priteshin edhe monedha prej ari, argjendi dhe nikeli. Samiu propozonte që, si njësi bazë e sistemit monetar shqiptar të ishte frangu.

Njëzet franga do të ishin baras me një lirë shqiptare. Lira do të kishte nënfishet e saja, si ato prej gjysmë lire dhe një të katërtën e lirës. Një (1) frang do të ndahej në 100 qindar (qindarka) ose cinga, sikurse i emërtonte Samiu.

Banka Shqiptare e emisionit dhe e kreditit, sipas Sami Frashërit, duhet t’i kushtonte rëndësi të vecantë veprimeve për mobilizimin e mjeteve të lira dhe do të jepte kredi për degët e ndryshme të ekonomisë shqiptare.

6.4 Synimet e kapitalit austriak dhe italian para vitit 1912, për të hyrë në ekonominë shqiptare nëpërmjet kapitalit bankar e financiar.

Në muajin prill të vitit 1903, kur kontradiktat italo-austriake ishin ashpërsuar për shkak edhe të interesave të tyre në Ballkan, Antonio Baldaçi, (Antonio Baldacci), specialisti italian i ekonomisë politike, botoi artikullin “Italia dhe tregtia jonë me Malin e Zi dhe Shqipërinë Veriore” (L’Italia e il nostro commercio con il Montenegro e con l’Albania Settentrionale). Në këtë artikull ai parashtronte që kapitali italian të ngrinte një bankë në Malin e Zi, e cila do të shërbente jo vetëm për investimin e kapitaleve në degë të ndryshme të ekonomisë të Malit të Zi, por do të bënte të mundur edhe ndikimin e kapitalit italian në ekonominë e Shqipërisë.

Gjithashtu, në vitin 1903, në gazetën italiane “Il giornale d’Italia” (Gazeta e Italisë), që dilte në Romë, deputeti Antonio di San Giuliano, botoi artikullin me titull: ”Letra për Shqipërinë” (Lettere sull’Albania). Në këtë artikull ai propozonte ngritjen e një banke italiane në Shkodër.

Në vitin 1906, Batista Pelegrini (Battista Pellegrini), botoi në Romë librin me titull:“Drejt luftës? Mosmarrëveshjet mes Italisë dhe Austrisë” (Verso la Guerra? Il dissidio fra l’Italia e l’Austria). Në këtë libër Batista Pelegrini i propozonte qeverisë italiane të asaj kohe dhe përfaqësuesve të kapitalit Italian që të investonin veçanërisht për ngritjen e bankave italiane në Shqipëri.

Page 22: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

21

Një vit më vonë, më 1907, Banka Tregtare e Lindjes (Banca Commerciale d’Oriente), e cila kishte filiale dhe agjenci në Stamboll, ngriti një filial të sajin në Shkodër me emrin Banca “Tozzi and Company”.

Në vitin 1909, në Venedik u botua vepra e ekonomistit të shquar shkodran, Gaspër Guga, me titull: “Shqipëria e dy vilajeteve të Adriatikut. Çështje të morfologjisë dhe të antropogjeografisë në rajonin shqiptar. Marrëdhëniet e saj tregtare me Italinë dhe Austrinë. E ardhmja e saj ekonomike”. (L’Albania dei due vilajet Adriatici. Appunti di morfologia e d’antropogeografia nella regione albanese. I suoi rapporti commerciali con l’Italia e con l’Austria. Il suo avvenire economico.)

Në këtë vepër Gaspër Guga jep skemën për ngritjen e një banke, e cila duhet të kishte degën tregtare, financiare dhe teknike. Ai mendonte që kjo bankë të ishte qendra kryesore e financimit të shoqërive të ndryshme aksionere që do të themeloheshin në Shqipëri. Me krijimin e sistemit të kreditit në Shqipëri, Gaspër Guga shikonte një mjet efikas për fuqizimin e ekonomisë kapitaliste shqiptare në rritje.

Page 23: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

22

PJESA E DYTE

7. Veprimtaria bankare pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në periudhën 1912-1914 dhe ngritja e Bankës Kombëtare.

Shqipëria u shpall shtet i pavarur në sajë të përpjekjeve të mëdha të popullit shqiptar dhe të patriotëve të tij të shquar, të cilët me në krye Ismail Qemalin ngritën flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Shpallja e Pavarësisë ishte një ngjarje madhore dhe e shënuar në historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Shteti i pavarur shqiptar tani e kishte të çelur rrugën për zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror, pavarësisht vështirësive të mëdha që trashëgoi dhe që iu shtuan nga qëndrimi i shteteve shoviniste ballkanike. Këto shtete të mbështetura edhe nga disa prej fuqive të mëdha të kohës, ishin fort të interesuara për copëtimin dhe zhdukjen e shtetit të ri shqiptar, që në embrion, fill pas luftrave ballkanike.

Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, megjithëse ndodhej para pengesave e vështirësive të mëdha, mori një sërë masash për fuqizimin dhe konsolidimin e Shtetit të ri Shqiptar.

Fillimisht u morën masat për ngritjen e strukturave, institucioneve dhe organeve të nevojshme për drejtimin dhe administrimin e shtetit, siç ishin ministritë dhe dikasteret, si dhe organizmat e lidhur me to. Në këtë periudhë kritike për shtetin e sapo mëvetësuar, politika ekonomike e Qeverisë së Ismail Qemalit kishte për qëllim t’i vinte në ndihmë borgjezisë së re shqiptare, që po ngrihesh.

Një prej masave me të rëndësishme dhe më të ngutshme që duhet të merrte Qeveria e Ismail Qemalit, ishte ngritja e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Për ngritjen e saj kjo qeveri një rol të veçantë i caktoi bashkëpunimit me shtetet e mëdha perëndimore.

Kështu, ajo përfundoi marrëveshjen për ngritjen e bankës me Karol Pitner e Oskar Pollak, të dy përfaqësues të Viner Bank Ferajn (Wiener Bank Verein), e cila vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez, si dhe me Pietro Fenolio (Fenoglio) e Guido Ansbaher (Ansbacher), të dy këta përfaqësues të Banka Komerçiale Italiana (Banca Commerciale Italiana), e cila vepronte në emër të grupit bankar italian.

Marrëveshja përfaqësonte një koncesion për një periudhë gjashtëdhjetëvjeçare, nga data e themelimit të bankës. Një vit para skadimit të koncesionit, qeveria shqiptare mund të njoftonte prishjen e kontratës ose përndryshe koncesioni quhej i shtyrë automatikisht edhe për tridhjetë vjet të tjerë.

Page 24: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

23

Kapitali i bankës do të ishte 10 (dhjetë) milionë korona ose dhjetë milionë e gjysmë lireta. Kapitali do të formohej në monedha ari dhe do të derdhej sipas nevojave të bankës. Kapitali mund të rritej një herë e më shumë me vendim të mbledhjes së përgjithshme të aksionerëve.

Banka Kombëtare e Shqipërisë do të drejtohej nga një këshill administrimi i përbërë nga anëtarë prej dy grupeve themeluese dhe me përfaqësues shqiptarë. Këshilli i delegonte fuqitë e veta komitetit drejtues me dy deri në katër anëtarë.

Marrëveshja parashikonte që Banka Kombëtare e Shqipërisë të kryente një numër të konsiderueshëm veprimesh, si:Shitblerje titujsh, monedhash, metalesh të çmuara, mallrash tregtare, për llogari të vet dhe për llogari të të tjerëve, dhënie parapagesash (avansash) për sigurim malli, titujsh etj.

Gjithashtu banka merrte përsipër edhe pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive për shoqëritë dhe ndërmarrjet tregtare, industriale, financiare e bujqësore. Banka merrte përsipër edhe kryerjen e emisionit të obligacioneve të garantuara, si dhe kryerjen e veprimeve hipotekore.

Banka Kombëtare e Shqipërisë mbetej i vetmi institucion të cilit i njihej e drejta për emetimin e kartëmonedhave (biletave bankare), për të cilat u vendos të emetoheshin në shqip dhe në frëngjisht. Banka duhet të mbante në ar 1/3 e sasisë totale të kartëmonedhës në qarkullim. Banka do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Vetëm ajo kishte të drejtën të tregtonte për llogarinë e qeverisë, bonot e thesarit dhe letra të tjera me vlerë të qeverisë.

Qeveria e Ismail Qemalit synonte nga njëra anë të konsolidonte shtetin e ri shqiptar dhe, nga ana tjetër, të ndihmonte borgjezinë shqiptare, e cila ishte në hapat e parë të saj, “E them me lavdërim, - vinte në dukje Ismail Qemali, në fjalimin që mbajti në sheshin e mbledhjes në Vlorë, - se puna e bankës së Shqipërisë është i dyti fitim pas lirisë, edhe nga pikëpamja ekonomike dhe politike”.

Në këtë mënyrë Ismail Qemali mori të gjitha masat që, ndërsa të përgatitej dhe të nënshkruhej marrëveshja për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të krijoheshin të gjitha kushtet që ky institucion të fillonte punën pa humbur kohë.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Qeveria e Ismail Qemalit depozitoi pranë bankës fondet që dispononte dhe u bëri thirrje tregtarëve që të depozitonin në bankë mjetet e tyre të lira.

Banka Kombëtare e Shqipërisë duke qenë se e filloi veprimtarinë në një kohë të vështirë pas dy luftërave ballkanike dhe në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (LPB), u ndesh me pengesa të mëdha. Për pasojë, banka veproi për një kohë të shkurtër, brenda periudhës kohore 1913-1914.

Pasi kreu disa veprime me Qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali dhe me disa subjekte private, ajo e pushoi veprimtarine e vet. Studiuesi shqiptar dhe financieri i asaj kohe, Haxhi Shkoza, tregon se mungonin aktet zyrtare për veprimet që kreu banka brenda periudhës së shkurtër të ekzistencës së saj. Nuk gjendeshin të dhëna për kohën e largimit dhe mënyrën e likuidimit, përveç një llogarie rrjedhëse me arkën e financave të Vlorës. Banka Kombëtare e Shqipërisë e pati jetën të shkurtër, jo për faj të qeverisë shqiptare, por për shkak të zhvillimeve politike të kohëve të turbullta pas luftërave ballkanike dhe vigjiljes së shpërthimit të LPB-së.

Page 25: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

24

Faksimile e marrëveshjes për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë:

BANKA KOMBETARE

E

SHQYPERISE

=====

Vlorë

Shtypshkronja e Shtetit Shqyptar

1914

Page 26: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

25

AKT KONQESIE

Në vjetin 1913, më 4 të tetorit, midis:

Qeverisë Shqiptare, nga njëra anë: dhe nga ana tjetër,

1. Zotërinjtë Baron Karol Pitner dhe Oskar Pollak, të cilët punojnë n’emën të Wiener Bank- Verein,

që ka ndejtjen në Vienë, 2. Zotërinjtë Pietro Fenoglio e Guido Ansbacher të

cilët punojnë në emën të Banca Commerciale Italiana, që ka ndejtjen në Milano,

U venduan këto që vazhdojnë më poshtë:

I

Qeveria e Shqipërisë i jep Bankës Commerciale Italiana, që ka ndejtjen në Milano, dhe punon në emërin e vet dhe të një togu Bankash Italiane, edhe Bankës Wiener Bank-

Verein, që ka ndejtjen në Vienë dhe punon në emërin e vettë një togu Bankash Austriane dhe Ungare,

Konqesien

Për të krijuar një institut Banke të privilegjuar, shoqërie

anonyme Shqiptare, e cila do të emënohet :

BANKA KOMBETARE E SHQIPERISE,

dhe do të ketë të drejtën të mbajë armurat e Shtetit shqiptar.

Konqesia është e dhënë për 60 vjet duke nisur nga

dita kur banka u themelua përfundimisht dhe …

Page 27: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

26

Pamje nga Vlora, kryeqyteti i parë i Shqipërisë dhe vendndodhja e së parës bankë kombëtare të shtetit shqiptar

Page 28: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

27

8. Veprimtaria bankare në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore (LPB), 1914-1918.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u pushtua nga ushtritë e fuqive ndërluftuese të shteteve të mëposhtme, si të:

Austro-Hungarisë, që u dislokuan nga veriu deri në jug, në Vjosë dhe ato të Italisë dhe të Francës vetëm në jug. Fillimisht nëpër territorin shqiptar kaluan në tërheqje, si të mundur nga Austria, trupat e ushtrisë serbe. Nuk mbetën pa ndërhyrë edhe trupat paramilitare greke (andartët), si dhe ato të reparteve të rregullta të ushtrisë greke, aq sa francezët u detyruan të njohin shpalljen më 10.12.1916 të Krahinës Autonome të Korçës.

Për kushtet që ndodhej Shqipëria, gjatë LPB-së nuk mund të kishte një bankë kombëtare ose bankë shqiptare, që të vepronte në territorin e saj të pushtuar, midis disa ushtrive të huaja ndërluftuese. Fuqitë e huaja, për qëllimet e luftës ngritën në Shqipëri filiale të bankave të tyre. Këtë e bënë për të financuar ushtritë e veta me paratë e tyre.

Kështu, austriakët hapën në Shkodër degë të bankave të mëposhtme:

Wiener Bank-Verein, Pester Bank, Ungarische Bank.

Veprimtaria e këtyre degëve u kufizua vetëm në fushën e kreditimit.

Page 29: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

28

9. Veprimtaria bankare në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore (LPB).

Pas LPB-së, gjendja e brendshme dhe sidomos ajo ndërkombëtare e Shqipërisë ishte tejet e rëndë. Në Konferencën e Paqes, që po zhvillohej në Versajë afër Parisit, shtetet shoviniste fqinje të nxitura dhe nga qëndrimi e mbështetja e disa liderëve të fuqive fituese, si: Kryeministri britanik Dejvid Llojd Xhorxh (David Lloyd George) dhe Kryeminstri francez Zhorzh Klemanso (Georges Clemanceau), si dhe nga synimet e Kryeministrit italian Tomaso Titoni (Tomasso Tittoni) dhe atij grek Elefterios Venizellos, kërkonin ta ndanin e ta coptonin Shqipërinë sipas klauzolave të traktatit famëkeq të Londrës të prillit 1915. Ky traktat ishte denoncuar në vitin 1917 nga Austro-Hungaria dhe Rusia Sovjetike e asaj kohe.

Vetëm në sajë të ndërhyrjes dhe kundërshtimit energjik e të vendosur të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Udru Uillson (Woodrow Wilson), i cili me 14 pikat e famshme të tij doli në mbrojtje të kombeve të vogla që rrezikoheshin, Shqipëria mundi të shpëtojë nga copëtimi në mes Greqisë, Italisë dhe Jugosllavisë (të sapokrijuar).

Pas LPB-së, kapitali shqiptar që po lindte dhe që kishte realizuar njëfarë akumulimi fillestar, filloi të bëjë përpjekjet e para për të zgjeruar veprimtaritë e nisura dhe për t’u shtrirë në veprimtari të reja.

Deri në vitin 1921, në Shqipëri në treg qarkullonin një mori monedhash turke, austriake, italiane, greke, serbe etj. Fill pas LPB-së në Shqipëri mungonte sistemi bankar, krediti ishte në dorën e fajdexhinjve, çka e frenonte dhe e pengonte dukshëm zhvillimin e ekonomisë.

Prandaj shteti shqiptar, nëpërmjet ligjit nr. 41, datë 6.5.1920, emetoi një hua të brendshme me bono me prerje 50 franga ar, me tre kupona secila bono. Secili kupon, kishte të shënuar shumën e të hollave që do të shlyhej deri në fund të vitit, si dhe përqindjen e interesit. Vlera e huasë prej dyzet mijë bonosh arrinte 2 milionë franga ar. Kuponat mund të shlyheshin deri më 1 nëntor të viteve 1921, 1922, 1923.

Gjithashtu, në vitin 1920, qeveria shqiptare e kryesuar nga Sulejman Delvina, filloi bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë italiane, për një sërë çështjesh ekonomike, që paraqitnin interes të ndërsjelltë për të dyja vendet.

Lidhur me çështjen e ringritjes së Bankës Kombëtare të Shqipërisë, qeveria shqiptare, që kryesohej nga Sulejman Delvina, deklaroi se marrëveshja që ishte arritur në tetor të vitit 1913, nuk ishte e përshtatshme për Shqipërinë, prandaj ajo kërkonte kushte më të favorshme.

Qeveria shqiptare u deklarua se ishte e gatshme për të diskutuar me një grup përfaqësuesish financiarë italianë për krjimin e Bankës së Shtetit Shqiptar me kapital të përbashkët shqiptaro-italian, e cila duhet të kishte karakterin e një personi juridik.

Qeveria shqiptare, në qershor të vitit 1922 iu drejtua Lidhjes së Kombeve me kërkesën për të dërguar një këshilltar dhe disa teknikë, të cilët do të këshillonin për marrjen e disa masave, të cilat do të mundësonin dhe do të nxitnin pjesëmarrjen e kapitaleve të huaja në shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë.

Pas komunikimit që vendosi qeveria shqiptare me komitetin financiar të Lidhjes së Kombeve në qershor të vitit 1922, po atë vit në shtator, erdhi në Shqipëri eksperti në fushë të ekonomisë, profesori luksemburgas Albert Kalmes.

Page 30: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

29

Në përfundim të punës së tij ai paraqiti një raport të hollësishëm për gjendjen ekonomike e financiare të Shqipërisë në atë kohë dhe për masat që ai i konsideronte se duheshin marrë për të shëndoshur gjendjen.

Në Shqipëri, që nga koha e Perandorisë Osmane, njerëzit ishin mësuar t’i ruanin kartëmonedhat, siç thuhej “nën jastëk”, ndërsa monedhat e arit e të argjendit “në qypa”, kjo për kohë të vështira! Kështu, kur erdhi profesori Albert Kalmes vlerësohej që në Shqipëri të kishte para (kartëmonedha e monedha) në qarkullim dhe të ruajtura rreth 50 deri 100 milionë franga ari.

Profesor Kalmes propozoi atëherë që të ngrihej një bankë emisioni dhe krediti. Ai thoshte që banka të kijohej pjesërisht me kapitale të vendit dhe pjesërisht me kapitale të huaja dhe të drejtohej nga të huajt. Kjo bankë, sipas tij, do të kishte të drejtën ekskluzive për hedhjen në qarkullim në treg, të kartëmonedhave që do të emetonte. Banka do të merrej edhe me veprime krediti, madje profesor Kalmes mendonte që, krahas kësaj banke, të ngrihej dhe një bankë e veçantë për të zhvilluar veprimtarinë e kreditit.

Qeveria shqiptare, në janar të vitit 1923 nxori një ligj, i cili autorizonte bashkitë e vendit të emetonin kartëmonedhat e veta me një shumë deri në 80 mijë franga ar, me prerje të ndryshme. Duke u mbështetur në këtë ligj, bashkitë e Fierit, Korçës, Shkodrës, Vlorës etj., hodhën në qarkullim kartëmonedhat e tyre. Sigurisht kjo veprimtari emetuese e decentralizuar nuk mund të zgjaste për shumë kohë, sepse, në radhë të parë ishte në kundërshtim me centralizimin e shtetit të dobët shqiptar dhe me masat që duheshin marrë për shëndoshjen e ekonomisë dhe të financave të tij.

Gjatë vitit 1923, Lidhja e Kombeve u përpoq ta ndihmonte Shqipërinë për ngritjen e Bankës Kombëtare të saj. Kështu, me kërkesën e qeverisë shqiptare, Lidhja e Kombeve dërgoi një këshilltar hollandez, i quajtur Hunger, i cili u ngarkua me detyrën për të paraqitur një projekt për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë në Shqipëri po piqej mendimi për të themeluar sa më parë, Bankën e Shtetit. Kështu, më 11 prill 1924, mendimtari patriot Avni Rustemi shkroi një artikull në gazetën “Dajti”, me titull: “Kasat e kursimit dhe Banka Kombëtare”. Avni Rustemi në këtë artikull dha mendime e propozime të vlefshme për zgjidhje, lidhur me ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Në atë artikull ai i kushtonte rëndësi krijimit të bankës, si një institut financiar kombëtar dhe përqendrohej veçanërisht në kërkesën që kapitali i bankës të ishte tërësisht shqiptar.

Puna pararendëse e qeverisë shqiptare për themelimin e Bankës Kombëtare të shtetit të ri shqiptar u kurorëzua me sukses në vitin 1925, vit kur kjo bankë më së fundi u ngrit.

Page 31: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

30

10. Ngritja e Bankës Kombëtare të Shqipërisë në vitin 1925 dhe periudha kohore 1925-1939 e veprimtarisë bankare në Shqipëri.

Në fillim të vitit 1925, kur në krye të shtetit shqiptar erdhi Ahmet Zogu, konkurrenca ndërmjet kapitalit anglez, francez, italian, grek dhe jugosllav për marrjen e koncesioneve ekonomike dhe financiare në Shqipëri, përfshirë dhe koncesionin e bankës, mori zhvillime të reja. Përfaqësuesit dhe ekspertët e dërguar nga shtetet e mësipërme bënë përpjekje intensive për të marrë koncesionet përkatëse.

Kështu më 14 janar 1925, në bazë të udhëzimeve që kishte marrë nga qeveria italiane, Karlo Duraco (Carlo Durazzo) i shoqëruar nga një diplomat italian, Ugo Sola, zhvilloi bisedime me Ahmet Zogun për zgjerimin e marrëdhënieve italo-shqiptare, çka gjeti pëlqimin dhe miratimin e Ahmet Zogut.

Po atë vit, më 20 janar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Salvatore Kontarini (Contarinni), i paraqiti Benito Mussolinit një plan prej 9 pikash për investimet e kapitalit italian në Shqipëri, plan i cili u miratua në Romë. Ahmet Zogu e diskutoi planin me Mufid Libohovën dhe me Eqerem Libohovën. Plani në përgjithësi u miratua nga të tre, me përjashtim të koncesionit të vajgurit (naftës), që i ishte premtuar më parë kapitalit anglez.

Në shkurt të vitit 1925, në Shqipëri erdhi një grup kapitalistësh anglezë për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare lidhur me marrjen e koncesioneve ekonomike në Shqipëri. Grupi anglez drejtohej nga përfaqësuesit e Midland Bank. Ai hartoi një skemë marrëveshjeje për koncesionin e bankës. Në këtë marrëveshje veçoheshin dy momente kryesore:

a. Të krijohej Banka e Shtetit Shqiptar me kapital prej 500,000 lirash stërlina, prej të cilit 51% do t’i takonin kapitalit anglez, ndërsa 49% do t’i takonin kapitalit shqiptar. b. Grupi anglez që do të merrte koncesionin e bankës, do t’i siguronte qeverisë shqiptare një hua prej 2 milionë lirash sterlina, ndërsa 100,000 lira sterlina do të jepeshin paradhënie që nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes. Grupi anglez do të kishte epërsi në të gjitha koncesionet ekonomike në Shqipëri.

Por zyrtarët italianë, të interesuar fuqimisht për penetrimin e kapitalit italian në Shqipëri, nuk e pritën mirë këtë marrëveshje të Ahmet Zogut me përfaqësuesit e kapitalit anglez. Prandaj diplomati italian, Ugo Sola, i ngarkuar me punë i Italisë dhe me qëndrim në Durrës, i dërgoi Romës një telegram me të cilin e njoftoi për hapat që kishte bërë kapitali anglez dhe shtonte se ardhja e menjëhershme e një grupi përfaqësues të interesave bankare italiane do të mund ta ndalonte veprimtarinë e grupit anglez.

Kështu nisi letërkëmbimi diplomatik midis Romës dhe Londrës, për çështjen e përparësisë së Italisë në ekonominë e Shqipërisë. Londra, e cila fill pas LPB-së i kishte dhënë pëlqimin kapitalit italian për pozitë të privilegjuar në Shqipëri, u tërhoq nga plani i saj dhe i hapi rrugë Italisë.

Page 32: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

31

11. Marrëveshja italo-shqiptare për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shtetit Shqiptar dhe dekretligji i marsit 1925, i nënshkruar nga Ahmet Zogu.

Më 21 shkurt 1925, Mufid Libohova, në atë kohë Ministër i Financave dhe Zv. Ministër i Punëve të Jashtme, hyri në bisedime me Ugo Solën, i ngarkuari me punë i Italisë në Shqipëri. Mufid Libohova i paraqiti Ugo Solës projekt-marrëveshjen me Grupin Anglez dhe vështirësitë financiare që po kalonte në atë kohë Shqipëria. Gjatë bisedimeve u arrit në marrëveshje për këto çështje:

- qeveria shqiptare do t’i ndërpriste menjëherë tratativat me Grupin Anglez;- qeveria italiane jepte menjëherë një paradhënie prej 500 mijë frangash ar;- qeveria shqiptare do t’ia përcillte qeverisë italiane të gjitha klauzolat e kontratës të parashikuar me Grupin Anglez; - qeverisë shqiptare, brenda datës 15 mars 1925 do t’i jepej një tjetër paradhënie prej 500 mijë frangash ari;- kur të nënshkruhej marrëveshja, qeverisë shqiptare do t’i jepeshin edhe një milion franga ari të tjera; - huaja prej 2 milionë frangash ari do të ndahej në kuota për 5 vjet.

Me këtë rast, më 6 mars 1925, nëpunësi i lartë italian Mario Alberti i dërgoi një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë me të cilën e njoftonte se, sipas udhëzimeve që kishte patur nga Musolini, ai kishte përfunduar projektmarrëveshjen për konventën lidhur me çështjen e bankës dhe të huasë, e cila do t’i jepej qeverisë shqiptare sipas konventës.

Mario Alberti i parashtroi Ministrisë së Punëve të Jashtme këto dy çështje kryesore:- Marrëveshja do të nënshkruhej në emër të grupit financiar Italian, sipas rekomandimit të Qeverisë Italiane. Grupi Italian kryesohej nga Instituti Kombëtar për Këmbimet me Botën e Jashtme. - Në krijimin e bankës dhe të shoqërisë SVEA, të mos angazhoheshin në asnjë mënyrë kapitalet e Kreditit Italian (Credito Italiano) i drejtuar nga Mario Alberti.

Për këtë arsye, para se të nisej për Tiranë, Mario Alberti u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e kapitalit të huasë SVEA, kuptohet edhe të huasë për qeverinë shqiptare. Në krijimin e bankës dhe të shoqërisë SVEA mori pjesë vetë shteti italian. Midis qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Mufid Libohova dhe grupit italian të përfaqësuar nga Mario Alberti, u arrit një kompromis i gjerë për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe për huanë SVEA. Banka krijohej si Institut i Shtetit Shqiptar, por mbizotërohej nga kapitali finaciar italian.

Pas përfundimit të tratativave, më 11 mars, Mufid Libohova dhe Mario Alberti, nënshkruan konventën prej 11 pikash për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Page 33: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

32

12. Konventa për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Mufid Libohova, Ministër i Financave dhe Zv. Ministër i Punëve të Jashtme, si dhe Mario Alberti, Nënpunës i Lartë - Grand Ufficiale, përfaqësues i Grupit Financiar Italian, më 11 mars 1924 nënshkruan këtë konventë:

1. Grupi Italian i përfaqësuar nga Gr. Uff. Mario Alberti, ka për të formuar brenda nëntëdhjetë ditëve prej ratifikimit të kësaj konvente “Bankën Kombëtare të Shqipërisë” (Banca Nazionale d’Albania) me një kapital nominal prej franga ari 12,500,000 (dymbëdhjetë milionë e gjysmë), i ndarë në 495 (katërqindenëntëdhjetë e pesë) aksione të zakonshme me një vlerë secili 25 franga ari e në 100,000 (njëqind mijë) aksione themeltare me një vlerë secili prej 1.25 franga ari. Prej një kapitali të tillë nominal 2,500,000 franga ari kanë për të qenë të nënshkruara menjëherë e banka mund të fillojë aktivitetin e saj porsa t’i ketë dhënë provë qeverisë shqiptare se ka dërguar efektivisht pranë një banke më në zë në Zvicër, shumën prej 2,500,000 franga ari ose ekuivalenten e saj. 2. Shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e pjesëmarrjes deri në masën 49 për qind të kapitalit aksioner. 3. Drejtoria qendrore e bankës do të vendoset në kryeqytetin e Shqipërisë. 4. Kjo konventë ka një afat 50-vjeçar, me të drejtë zgjatjeje sipas një marrëveshjeje ndërmjet të dyja palëve. 5. Banka do të jetë në harmoni me ligjet e shtetit dhe mund të çelë degë, si në Shqipëri, ashtu dhe edhe jashtë. 6. Banka ka për të patur këto të drejta, ashtu si lejohet në konventë: a. Të marrë mbi vete çdo lloj veprimi bankar e financiar. b. Privilegjin ekskluziv të nxjerrjes së kartëmonedhës, që do të ketë një kurs ligjor e një

fuqi të patundshme për pagesat në Shqipëri. c. Të depozitojë fondet e shtetit, të ketë shërbimin e thesarit dhe të negociojë huanë

qeveritare të bashkive. 7. Çdo gjë që nevojitet për ndërtesën, për instalimet dhe për shtrimet në ndërtesat e bankës do të jetë e përjashtuar nga detyrimet doganore. Me përfundimin e koncesionit ndërtesat e bankës do të jenë në pronësi të shtetit shqiptar, sipas vlerës me të cilën do të çmohen. Çmimi do të përcaktohet nga një i tretë, i cili do të vendoset nga marrëveshja mes shtetit dhe Bankës. 8. Të gjitha kapitalet dhe vlerat private që vendosen pranë Bankës së Shqipërisë, do të jenë të lira prej çdo konfiskimi, direkt apo indirekt nga çdo sekuestrim apo kontroll prej shtetit, përveç rasteve të vendimeve formale ligjore të gjyqtarëve, për shkak se Banka u nënshtrohet ligjeve të Shtetit. 9. Drejtoria qendrore e bankës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ka për t’u përbërë prej dy misave italianë, që do të kenë votën përfundimtare. Dy misat shqiptarë do të emërohen nga qeveria. Derisa banka nuk do të ketë zhvillimin e nevojshëm, misat e drejtorisë qendrore të lartpërmendur mund të zbriten në dy misa, njëri italian me votë përfundimtare, tjetri shqiptar. 10. Në këshillin administrativ të bankës, një misë e një komisioner do të përcaktohen nga Ministria e Financave të Shqipërisë. 11. Banka do të përgatitë një rezervë metalike (ar ose argjend, në shufra ose monedhë) me vlerë sa një e treta e bankënotave të lëshuara.

Nënshkruar

Mufid Libohova Mario Alberti

Page 34: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

33

Pamje të qyteteve dhe të selive të filialeve të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në periudhën kohore 1912-1944. Pamje të Vlorës.

Page 35: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

34

Pamje të qyteteve dhe të selive të filialeve të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Elbasan, Sarandë dhe Shkodër, në periudhën kohore 1912-1944.

Filiali i Shkodrës, Marubi 1926

Foto e rrugës ku ndodhej selia e filialit në Shkodër, vitet ‘30

Foto e degës së Bankës në Shkodër

Foto e degës së Bankës në SarandëFoto e degës së Bankës në Elbasan

Page 36: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

35

13. Dekretligji i 15 marsit 1925 i nënshkruar nga Ahmet Zogu, “Mbi pranimin e Konventës për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisëdhe për operacionet e huasë”.

(Botuar në Fletoren zyrtare nr. 15, më 18 prill 1925)

Pasi u pa Konventa (marrëveshja) më 15 mars 1925 e nënshkruarprej Zotit Ministër i Financave dhe Grand Ufficiale Mario Alberti:

Pasi u pa artikulli (neni) 88 i statutit dhe u muarr vendimi i Këshillit të Ministrave

Dekretojmë

Art. 1. - Pranohet Konventa e nënshkruar ndërmjet Zotit Ministër iFinancave dhe Grand Ufficiale Mario Alberti për themelimine Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe operacionet përkatëse të huasë.

Art. 2. - Konventa e lartpërmendur do t’i paraqitet Parlamentit përndërrimin e saj në ligj.

Art. 3. - Për zbatimin e këtij dekreti ngarkohet Ministria e Financave.

Kryetari i Republikës AHMET ZOGU

Ministri i FinancaveZv. Ministër i Punëve të Jashtme MUFID LIBOHOVA

Page 37: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

36

Selia e komitetit të administrimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, në Romë.

Page 38: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

37

Page 39: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

38

14. Ngjarjet që pasuan pasi u dekretua pranimi i Konventës për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Menjëherë pas nënshkrimit të Konventës për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Banka Serbo-Shqiptare me qendër në Cetinje të Malit të Zi bëri përçapjen për hapjen e një filiali të saj në Shkodër, çka u autorizua nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë dhe në maj të vitit 1925 veprimtaria e saj u legalizua.

Kërkesë për hapje filiali në Shqipëri bëri edhe Banka e Athinës.

Pas përfundimit të marrëveshjes së lartpërmendur italo-shqiptare, në Romë u krijua shoqëria SVEA. Kjo shoqëri fillimisht u quajt Societa per lo Sviluppo Economico d’Albania (SVEA), dmth Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë. Nga 15 maji 1936 mori emrin Shoqëria për Financimet e Jashtme (Societa per i Finanziamenti Esteri). Shoqëria SVEA u krijua nga i njëjti grup financiar italian, që ishte aksioner i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, fill pas krijimit të saj. U krijua që t’i siguronte qeverisë shqiptare një hua prej 50 milionë frangash ari, për të financuar punët botore (publike) në Shqipëri.

Deri më 31.12.1935, SVEA i dha Shqipërisë një hua prej 62,743,000 franga ari, nga të cilat 54.76% u përdorën për rrugë, ura dhe porte, ndërsa pjesa tjetër u caktua për hekurudha (që nuk u ndërtuan asnjëherë), rrjete telefonie etj. Për bujqësinë u dhanë fare pak fonde, vetëm 2.43%, megjithëse bujqësia ishte dega kryesore e ekonomisë shqiptare.

Parlamenti i Shqipërisë, më 23 qershor 1925 miratoi ligjin për rregullimin e monedhës, i cili i jepte Bankës Kombëtare të Shqipërisë të drejtën ekskluzive për nxjerrjen e kartëmonedhave, si dhe për prerjen e monedhave prej ari dhe argjendi. Ky ligj kaloi nga Senati i Shqipërisë më 5 korrik 1925. Kryetari i Republikës, Ahmet Zogu, nxorri urdhrin “Mbi detyrimin e blerjes së aksioneve të Bankës Kombëtare”, që u botua në fletoren zyrtare nr. 22, datë 26 maj 1925.

Ahmet Zogu urdhëroi gjithashtu ekzekutimin e ligjit “Mbi pranimin e Konventës për Bankën Kombëtare, të Konvencionit për huanë për 50 milionë franga ari për punë botore, të Ligjit Organik të Bankës Kombëtare dhe të Ligjit mbi Rregullimin e Monedhave”, i cili u botua në fletoren zyrtare nr.40, datë 31 korrik 1925.

Në konstituimin që iu bë në Romë, Banka Kombëtare e Shqipërisë cilësohej se krijohej si një bankë emisioni dhe veprimtaria e saj rregullohej nga statuti i Bankës në përputhje me ligjin organik të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Sigurisht themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë më 4 tetor 1913 dhe ringritja e saj me dekretligjin e 15 marsit 1925, janë ngjarje të mëdha në historinë e shtetit shqiptar dhe të popullit shqiptar. Ato përcaktojnë fillimin e mundimshëm të konsolidimit e të zhvillimit të pavarur ekonomik të shtetit në kuadrin e pavarësisë së fituar me aq sakrifica, më 28 nëntor 1912. 15. Për politikën monetare të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) gjatë viteve 1925-1939.Banka Kombëtare e Shqipërisë u ringrit në vitin 1925 kur në Shqipëri qarkullonin një mori monedhash të vendeve të ndryshme, prandaj banka e pa të domosdoshme marrjen e masave për t’i zëvendësuar ato me monedhën e vetme shqiptare. Kështu, si njësi monetare zyrtare u caktua frangu ar dhe kjo monedhë zyrtare shqiptare u pre me këta nënfisha dhe shumëfisha:

Page 40: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

39

Nënfishat: leku, qindarka. 1 (një) frang ar ishte baras me 5 (pesë) lekë dhe 100 (njëqind) qindarka.

Shumëfishat: 5 (pesë), 20 (njëzet) dhe 100 (njëqind) franga ar.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, grupi financiar italian kishte të drejtën ekskluzive në fushën e emetimit të kartëmonedhave. Grupi financiar italian përfitonte gjithashtu 50% të fitimeve që rridhnin nga prerja dhe hedhja në qarkullim e monedhave, aq sa dhe shteti shqiptar.

* * * Banka Kombëtare e Shqipërisë duhet të mbante parasysh konjukturën e brendshme monetare, sepse në Shqipëri qarkullonin monedha prej ari dhe argjendi, populli nuk i parapëlqente kartëmonedhat (ishte mësuar kështu që nga koha e Perandorisë Osmane).

* * * Në atë kohë në mjaft vende të botës ishte vendosur standardi i arit në formë të cunguar, në formën e standardit të arit shufër ose në formën e standardit të arit dhe të devizës.

Për arsyet e mësipërme, Banka Kombëtare e Shqipërisë zbatoi standardin e arit të cunguar ose standardin e arit dhe të devizës, që nënkuptonte se kartëmonedhat kthehen në ar dhe në valuta të forta të huaja, si në dollarë, në lira, në sterlina etj.

Veçoritë më kryesore të këtij standardi të adoptuar në Shqipëri, ishin:I. Bankës Kombëtare të Shqipërisë iu dha e drejta ekskluzive për të nxjerrë (emetuar) bankënota.

Në bazë të ligjit për rregullimin e monedhës, të miratuar nga Parlamenti dhe Senati i Shqipërisë, banka do të përkujdesej gjithashtu për prerjen e monedhave të arit prej 100 franga ar, 20 franga ar dhe 10 franga ar, si dhe të monedhave prej argjendi prej 5 franga ar dhe 0.50 franga ar.

II. Në bazë të Statutit të bankës dhe të ligjit të saj organik, kartëmonedhat do të shkëmbeheshin në valutë ari të shtetit shqiptar, në kartëmonedha të vendeve ku do të shkëmbeheshin, në ar dhe në çeqe. Në bazë të Statutit të bankës dhe të ligjit të saj organik, shkëmbimi i monedhave në njërën nga dy format e para (në monedha ari të shtetit shqiptar, ose në valutë të huaj) mund të bëhej vetëm në Durrës. Po ashtu, në bazë te Statutit të bankës dhe të ligjit të saj organik, shkëmbimi i kartëmonedhave me monedha ari dhe me valutë të huaj, mund të bëhej vetëm me autorizim dhe në përputhje me normat e caktuara nga komitetit administrativ i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me seli në Romë.

III. Me rregullat në fuqi, për shkak të deficitit të thellë të bilancit të tregtisë së jashtme dhe për të ruajtur rezervat e arit, u vendos që të mos lejohej dalja e arit jashtë dhe të ndalohej eksportimi i tij. Veç të tjerash, eksportimi mund të bëhej për sasitë që do të përdoreshin nga banka për prerjen e monedhave prej ari te shtetit shqiptar, monedha këto që priteshin jashtë vendit.

Drejtuesit e bankës morën masat e nevojshme për të hedhur në qarkullim kartëmonedhat dhe monedhat e reja, që ishte një prej kushteve kryesore të marrëveshjes italo-shqiptare. Gjatë viteve 1925-1926 u përgatitën kartëmonedhat dhe një sasi e vogël monedhash metalike.

Page 41: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

40

Më 19 dhjetor 1926 firma angleze Bradbury Wilkinson & Co. Ltd. - Londër dërgoi me anije drejt degës së Barit të Banca d’Italia, sasinë e parë të kartëmonedhave shqiptare. Më 28 shkurt 1926 u hodhën në qarkullim kartëmonedha me vlerë 5,000 franga ar, me prerje nga 20 franga ar. Deri në fund të vitit 1926 u hodhën në qarkullim kartëmonedha me prerje 1 frang ar (5 lekë), 5 franga ar, 20 franga ar dhe 100 franga ar. Gjatë vitit filloi hedhja në qarkullim e monedhave prej nikeli me prerje 0.5 lek. Në fund të vitit 1926 ishin hedhur në qarkullim 331,000 franga ar monedha metalike.

Më 31 gusht 1927 filloi hedhja në qarkullim e monedhave prej ari me prerje 100 franga ar, gjithsej 27,000 franga ar. Në fund të vitit 1928 ishin hedhur në qarkullim 10,095,000 franga ar kartëmonedha dhe 422,000 franga ar monedha. Kështu në qarkullimin monetar një masë e konsiderueshme monedhash të vjetra, u zëvendësua me monedha të reja. Por ende kishte në qarkullim korona prej argjendi. Për tërheqjen e tyre nga qarkullimi u zhvilluan debate të ndryshme në sferat ekonomiko-financiare të shtetit dhe jashtë atyre sferave.

Në qershor të vitit 1930 u mblodh Kongresi i Tregtarëve Shqiptarë, i cili shqyrtoi zëvendësimin e koronave prej argjendi që qarkullonin në Shqipëri. Kjo edhe për domosdoshmërinë e heqjes së tyre nga qarkullimi, pasi mungesa e monedhave metalike bëhej shkak për vështirësi të shumta në transaksionet brenda vendit. Ky fakt kishte sjellë rritjen artificiale të çmimit të koronave të argjendit. Problemi i mësipërm u arrit të zgjidhej në mars të vitit 1936 përmes marrëveshjes ndërmjet qeverisë Italiane dhe qeverisë shqiptare, për hedhjen në qarkullim në tregun shqiptar të 1 (një) milion frangave ar. Ky veprim e zbuste krizën e monedhës, por nuk e zgjidhte tërësisht problemin.

Tregtarët shqiptarë dhe njerëzit e biznesit, që në kohën e Perandorisë Osmane, kur zhvillonin me sukses tregtinë në katër vilajetet shqiptare dhe në provinca të tjera osmane, e kishin ndier nevojën për themelimin e një banke tregtare me kapitalin e tyre, ç’ka u cek edhe më lart. Kjo nevojë u bë e prekshme në gjysmën e dytë të viteve ‘20. Kështu kapitalistët dhe tregtarët shqiptarë, duke shpresuar dhe në ndihmën e dhomave të tregtisë që funksiononin në vend, ndërmorën nismën për ngritjen e Bankës Tregtare të Shqipërisë. Kapitalistët dhe tregtarët nga Tirana dhe Durrësi, ngritën një komision me anëtarë: Isuf Beshirin, Aleksandër Hobdarin, Vlash Dovanën etj. Mendohej që projekti t’i paraqitej Kongresit të Dhomave të Tregtisë. Qendra e bankës parashikohej të ndodhej në Durrës. Ky ishte projekti i parë shqiptar për ngritjen e një banke kombëtare tregtare në Shqipëri, që në kuptimin e vërtetë të fjalës, u realizua vetëm pas vitit 1990.

Page 42: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

41

16. Zhvillimi i veprimtarisë bankare në Shqipëri në vitet 1925-1939. Depozitat bankare dhe politika e kreditit në ato vite.

Në Shqipëri, depozitat bankare, si tregues i akumulimit të kapitaleve të lira, shënuan një rritje të shpejtë gjatë periudhës 1925-1939. Në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, në vitin 1926 ishin depozituar 1,734,000 franga ar, si fillim i veprimtarisë së saj. Këto depozita erdhën duke u rritur dhe në vitin 1936 arritën nivelin e tyre më të lartë me 20,775,000 franga ari.

Më vonë ecuria e kësaj rritjeje pësoi ulje-ngritjet e veta. Në vitin 1938 depozitat ishin në nivelin e 12,155,000 franga ari. Rritja relativisht e shpejtë e depozitave bankare në atë periudhë përbën një karakteristikë të sistemit bankar shqiptar. Pjesa më e madhe e depozitave bankare formohej nga depozitat e enteve publike, të bankave dhe të institucioneve finaciare. Kjo lidhej me përdorimin e fondit të huasë SVEA, të huasë prej 100,000. 000 franga ar, që Italia i dha qeverisë shqiptare për punët botore, për mbulimin e deficitit buxhetor dhe për të tjera qëllime. Rritja e lartpërmendur kishte lidhje pjesërisht me krijimin e fondit për kapitalin e Bankës Bujqësore të Shtetit shqiptar, për të cilën qeveria shqiptare nxori dy herë ligjin përkatës, në maj 1930 dhe në dhjetor 1936.

Zhvillimi me ritme të shpejta i depozitave të enteve publike financiare përbën një karakteristikë tjetër në fushën e depozitimit bankar në Shqipëri. Politika e mbajtjes së monedhës në qarkullim në një nivel më të ulet nga nevojat e ekonomisë shqiptare të asaj kohe shpuri në mbajtjen artificiale të vlerës së depozitave bankare dhe në zhvleftësimin e tyre.

Gjatë periudhës kohore 1925-1939 pati një rritje të veprimtarisë aktive të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH). Drejtuesit e bankës, investuan një pjesë të rëndësishme të mjeteve monetare që dispononte banka, në obligacionet dhe në titujt e tjerë te shtetit italian. Kështu p.sh. nga 5,300,000 franga ar që ishin investimet e Bankës Kombëtare të Shqipërisë në titujt e shtetit italian në vitin 1926, ato arritën në 8,500,000 franga ar në vitin 1938. Duhet përmendur se, ndërsa drejtuesit e bankës erdhën duke i rritur investimet e saj në obligacione dhe në titujt e tjerë të shtetit italian, banka refuzoi dhënien e një huaje të vogël me 2,500,000 franga ar qeverisë shqiptare për nevojat e përkohshme të buxhetit të shtetit.

Në këtë periudhë politika e kreditit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë ka synuar të mbështesë veprimtarinë ekonomike të shoqërive italiane, të cilat vepronin në industri, bujqësi, ndërtim dhe sidomos në tregti. Banka Kombëtare e Shqipërisë mbështeti me kredi edhe tregtarët shqiptarë, veçanërisht ata që kishin marrëdhënie tregtare me Italinë.

Drejtuesit e BKSH-së për shumë vite kishin monopolin e tregut të kreditit, duke penguar kështu zhvillimin me ritme më të shpejta të Shqipërisë. Me gjithë përpjekjet e kapitalit shqiptar, ai nuk arriti të ngrejë një institut krediti të tijin, sepse BKSH (më saktë aksionerët italianë) i shihte kapitalistët shqiptarë si konkurrentë, prandaj u mundua t’i pengonte me mënyra të ndryshme.

Përveç kësaj, BKSH ndoqi politikën e kreditimeve të ulëta e të kufizuara për kapitalin shqiptar. Kështu kjo bankë e mbajti masën e kredive në një nivel mjaft të ulët kundrejt nevojave të ekonomise shqiptare, prandaj kreditë e përdorura ishin shumë nën nivelin e kredive të autorizuara.

Page 43: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

42

17. Tronditja e sistemit monetar shqiptar nga kriza e madhe botërore e viteve 1929-1933.

Ndikimet e krizës së madhe të ekonomisë botërore, si kudo u ndien edhe në Shqipëri, madje ato vazhduan deri në vitin 1935. Frangu shqiptar u zhvleftësua me 5-6%. Kjo gjendje i alarmoi tregtarët e industrialistët dhe i shtyu firmat e ndryshme të këmbejnë kartëmonedhat me monedha ari shqiptare në sportelet e BKSH-së. Banka e zvogloi sasinë e kartëmonedhave në qarkullim duke thelluar deflacionin, aq sa në periudhën 1934-1936 u shkëmbyen vetëm 2660 franga në vit.

18. Filiale të tjera të BKSH-së, që u hapën në disa qytete në vitet ’20 dhe ‘30 e ku sot ndodhen degë të Bankës Kombëtare Tregtare.

Më 29 nëntor 1925 në Durrës u hap filiali i BKSH-së, por që më vonë (1938), në një godinë tjetër, shumë më funksionale dhe madhështore, u vendos jo filiali, por selia qendrore e BKSH-së. Kjo godinë nuk ka patur dhe as nuk ka lidhje me një vendndodhje të ndonjë dege të BKT-së së sotme.

Aktualisht, në Tiranë, në një godinë të restauruar sipas të gjitha kërkesave bashkëkohore, ndodhet selia e Drejtorisë Qendrore të BKT-së. Gjithashtu, në Tiranë janë dhe vendndodhjet e 20 degëve dhe agjencive të rëndësishme të BKT-së.

Më 29 nëntor 1925 në Durrës u hap filiali i BKSH-së. Sot godina e këtij filiali të atëhershëm të BKSH-së, shërben si vendndodhje e një dege të rëndësishme të BKT-së, në qytetin e dytë për nga pesha ekonomike në Shqipëri. Edhe godina ku ndodhet kjo degë e BKT-së, është restauruar sipas të gjitha kërkesave bashkëkohore dhe ka një pamje që tërheq vëmendjen e cilitdo kalimtar.

Në Shkodër filiali i BKSH-së u hap më 1 nëntor 1926. Sot në Shkodër ndodhet një prej degëve më konkurruese të BKT-së, për të gjithë veriun e Shqipërisë.

Në Vlorë filiali i BKSH-së u hap më 15 nëntor. Aktualisht në Vlorë, funksionon një degë e suksesshme e BKT-së.

Në vijim, në vitet ‘20 dhe ‘30 BKSH hapi filiale në këto qytete:Berat, Elbasan, Korçë, Prizren (u hap pas pushtimit italian të Shqipërisë) dhe në Sarandë. Në këto qytete, aktualisht funksionojnë degë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT).

Page 44: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

43

19. Veprimtaria bankare në Shqipëri në periudhën 1939-1944.

Më 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Menjëherë pas këtij pushtimi, qeveria italiane dhe e ashtuquajtura “Qeveri Shqiptare” e ngritur nga italianët si një qeveri kolaboracioniste, u arrit dhe u nënshkrua një marrëveshje, apo konventë ekonomiko-doganore dhe valutore. Konventa ishte një reformë në sistemin monetar dhe të kreditit në Shqipëri. Sistemi monetar dhe ai i kreditit i Shqipërisë u shndërrua në një shtojcë të sistemit monetar e të kreditit italian. Pas pushtimit italian, një e ashtuquajtur Ansamble Kushtetuese shpalli fundin e mbretërisë së Ahmet Zogut dhe i ofroi kurorën e ish-Mbretërisë Shqiptare, Viktor Emanuelit të III-të. Me këtë akt Shqipëria e humbi plotësisht pavarësinë dhe mbeti gjoja mbretëri kushtetuese nën sundimin italian. Natyrisht, rrjedhojat e këtij pushtimi i ndjeu ekonomia shqiptare, sistemi i saj bankar, ai monetar dhe i kreditit.

Pas 7 prillit 1939 filloi një konkurrencë e madhe ndërmjet grupeve të ndryshme bankare që vepronin në Shqipëri, për zotërimin e sistemit të kreditit. Konkurrenca u zhvillua në tri drejtime:

- zgjerimi i rrjetit bankar, - tërheqja e depozitave bankare, - shpërndarja e kreditit bankar.

Banka Kombëtare e Shqipërisë synonte ta rriste numrin e degëve dhe të agjencive të saj në qendrat më të zhvilluara dhe me popullsi më të madhe të Shqipërisë. Por pesha e saj në sistemin bankar pësoi ulje të ndjeshme si rrjedhojë e fuqizimit të Bankës së Napolit (Banco di Napoli) në Shqipëri, veçanërisht në vitin 1943. Mirëpo në këtë vit, më 8 shtator, Italia Fashiste kapitulloi pa kushte, sigurisht pas kësaj ngjarjeje madhore kapitali bankar italian filloi tatëpjetën, sepse shoqëritë italiane në Shqipëri e zbehën veprimtarine e tyre ekonomike për shkak të kapitullimit dhe të prerjes së lidhjeve me qendrat e tyre në Itali.

Pikërisht në vitin 1943, kur Italia fashiste kapitulloi pa kushte dhe u detyrua të tërhiqej nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera ballkanike ku kishte trupa ushtarake, vendin e saj e zuri pushtimi ushtarak i Gjermanisë naziste. Më 11 shtator 1943, kur trupat italiane po përpiqeshin të largoheshin nga Shqipëria, komanda e tyre dha një urdhër për të pezulluar të gjithë veprimtarinë e bankave italiane në Shqipëri. Ky pezullim zgjati deri më 20 shtator 1943. Urdhri shkaktoi një krizë në ekonominë shqiptare dhe paralizoi sistemin bankar në Shqipëri. Të gjitha llogaritë rrjedhëse bankare u ngrinë dhe bankave nuk u lejohej t’u kthenin klientëve depozitat e tyre dhe të mbanin depozita të reja. Në këtë kohë u ndërpre edhe akordimi i mëtejshëm i kreditit bankar.

Për pasojë u ngadalësua dhe dobësua veprimtaria e dy bankave italiane që operonin në Shqipëri, siç ishin Banka Kombëtare e Punës dhe Banka e Napolit (Banco Nazionale di Lavoro, Banco di Napoli). Brenda pak muajve pas urdhërit të lartpërmendur ato u tërhoqën nga sistemi bankar shqiptar dhe i dhanë fund pranisë së tyre në Shqipëri dhe në vend mbeti vetëm Banka Kombëtare e Shqipërisë.

Por Banka Kombëtare e Shqipërisë operonte me mundësi shumë të kufizuara. Me urdhër të Komitetit të Përkohshëm Ekzekutiv, rifilloi veprimtarinë në atë shkallë sa i nevojitej komandës ushtarake gjermane dhe qeverisë që ishte ngritur në atë kohë. Banka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) financonte në atë kohë të dyja palët, brenda mundësive që kishte. Faktikisht, BKSH operonte si kreditore e ushtrisë gjermane, Wehrmacht-it, që mori shuma

Page 45: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

44

të konsiderueshme huash nga banka. Kështu, deri në fund të vitit 1943, Wehrmacht mori 50 milionë franga shqiptare kredi. Kurse deri në tetorin e vitit 1944, ushtria gjermane mori nga BKSH 99 milionë franga ari kredi.

Duke qenë e vetmja bankë që operonte ne Shqipëri, BKSH u kthye në financuesin ekskluziv të Wehrmacht. Banka shtypi monedha me diskrecionin (lirinë e veprimit) e qeverisë gjermane, si dhe financonte trupat ushtarake gjermane.

Nga fundi i qëndrimit të tyre në Shqipëri, gjermanët hapën thesarin e bankës dhe morën prej tij të gjithë arin që ndodhej në të. Drejtuesit shqiptarë të asaj kohe iu lutën gjermanëve që ari t’i kthehej Shqipërisë ose të depozitohej në emër të qeverisë shqiptare në një llogari bankare të Zvicrës, por qeveria gjermane nuk pranoi dhe vendosi që ari të mbahej në Berlin. Kur gjermanët u detyruan të largohen nga Shqipëria, ata shpërthyen shumë kasaforta të degëve të bankës, duke vjedhur haptasi çdo lloj monedhe dhe arin që mundën të gjejnë.

Pushtimi italo-gjerman i Shqipërisë i shkaktoi vuajtje e humbje të mëdha popullit shqiptar. Sovraniteti i shtetit shqiptar, të themeluar me aq mund e sakrifica, u shua nga akti i rëndë i pushtimit fashist më 7 prill 1939. Vendi rrezikohej të fshihej përgjithmonë nga harta gjeografike e shteteve të pavarura, si pasojë e synimeve për copëtimin e tij midis shteteve shoviniste fqinje dhe nga manipulimet e pritshme, që ato vende do të bënin në kurriz të Shqipërise, në Konferencën e Paqes pas luftës.

Ekonomia e vendit u rrënua dhe, po ashtu, u trondit thellë edhe sistemi monetar e bankar i vendit. Për rindërtimin e vendit dhe rigjallërimin e ekonomisë duheshin investime të mëdha, të cilat Shqipëria e varfër dhe e shkatërruar nga lufta vështirë se mund t’i siguronte, pa iu shtrirë dorën aleatëve. Por aleatët ishin ndarë në dy kampe të mëdha antagoniste dhe Shqipërisë i takoi të mbetet në sferën e kampit komunist. Kështu që qeveria që do ta drejtonte atë do të ndiqte doemos rrugën e socializmit dhe do t’i vinte kazmën ekonomisë së tregut, që vendi kishte pasur deri në fund të vitit 1944 dhe që pa dyshim ishte rruga më e mirë për gjallërimin e një ekonomie të përshtatshme për mundësitë e një vendi të vogël, si Shqipëria.

Ari shqiptar i grabitur nga gjermanët, pas lufte u konfiskua nga anglezët, si kompensim për dëmet që pësoi flota britanike në incidentin e Kanalit të Korfuzit.

20. Ndryshimi i sistemit ekonomik në Shqipëri, në periudhën kohore 1944-1991.

Pak ditë pas çlirimit të Tiranës, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar i qarkut të Tiranës mori porosi nga Qeveria Demokratike, që në atë kohë ndodhej në Berat, për të bllokuar veprimtarinë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të arkivave të saj.

Shteti shqiptar, i drejtuar tashmë nga komunistët, mori disa masa rrënjësore për krijimin e bazës ekonomike të pushtetit socialist, për futjen e Shqipërisë në rrugën e socializmit me ekonomi të centralizuar dhe heqjen dorë nga ekonomia e tregut. Më 15 dhjetor 1944 u vendos kontrolli shtetëror mbi prodhimin dhe shpërndarjen, me qëllim që të shtetëzoheshin mjetet kryesore të prodhimit. Kështu u shtetëzuan minierat dhe u konfiskuan pronat dhe pasuritë e kundërshtarëve të regjimit komunist dhe të arratisurve politikë. Një muaj më vonë doli ligji për konfiskimin pa shpërblim të pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë në Shqipëri. Pasuria e 111 shoqërive aksionere të huaja kaloi pa shpërblim në pronësi të Shtetit Shqiptar.

Page 46: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

45

Kështu filloi të sekuestrohet ari (në formë monedhash, lingotash ose shufrash) që e kishin grumbulluar qytetarët, kryesisht tregtarët. Me këtë rast, këtu u bënë padrejtësi të mëdha, sepse ari, përveç tregtarëve, iu konfiskua edhe qytetarëve të thjeshtë, të cilët arin e kishin grumbulluar me shumë mundime, familjarisht, prej shumë dekadash dhe e kishin trashëgim nga të parët e tyre. Sidoqoftë, konfiskimi i arit, i cilitdo qytetari ishte një padrejtësi e madhe, pasi me këtë masë drakoniane u varfërua si populli ashtu dhe shteti.

Procesi i shtetëzimit të ekonomisë gjatë viteve të para të pushtetit komunist, i quajtur Pushteti i Demokracisë Popullore, shkurt Pushteti Popullor, ka qenë shoqëruar me përndjekje dhe represione te rënda e mizore ndaj njerëzve të pafajshëm. Këto përndjekje nuk iu ndanë njerëzve të pafajshëm gjatë gjithë kohës së pushtetit komunist, i cili dështoi fatalisht keq në arritjen e objektivit të tij për të ndërtuar një ekonomi të lulëzuar socialiste, që do ta gëzonin njëlloj të gjithë shtetasit. Ndërtimi i bazës ekonomike të socializmit sipas parimit çdo gjë e kontrollon dhe e planifikon integralisht shteti dhe produkti i tij “ekonomia e planifikuar socialiste”, pas pothuaj pesëdhjetë vjetësh pësoi fiasko dhe e la vendin në gjendjen e një kolapsi të plotë ekonomik, financiar e monetar me arkën e shtetit të zbrazët dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen (sepse në Kushtetutën e fundit komuniste të vitit 1976 ndalohej marrja e kredive dhe e huave nga vendet kapitaliste e revizioniste). Në këtë gjendje të mjerueshme e gjeti veten shteti shqiptar në vitin 1990, kur ndodhën ndryshimet demokratike epokale dhe kur vendi e nisi rrugën për në ekonominë e tregut të lirë. 21. Sistemi bankar shqiptar në periudhën e “Pushtetit Popullor”, 1944-1991.

Më lart u tregua se regjimi komunist shqiptar dhe qeveria e formuar prej tij vendosën kontrollin mbi të gjitha veprimtaritë politike, ekonomike dhe sociale në vend, përfshirë dhe sistemin bankar. Kështu për sistemin bankar në Shqipëri filloi një periudhë e re dhe unikale, e cila zgjati deri në vitin 1991. Pushteti popullor filloi një shtetëzim e centralizim masiv të ekonomisë, sipas parimit që çdo gjë private i përket shtetit. Duke qenë se e vetmja bankë në Shqipëri, d.m.th. Banka Kombëtare e Shqipërisë, nuk ishte shtetërore, por u përkiste aksionerëve italianë, hapi i parë për të ngrirë të gjitha aktivitetet e saj ishte shtetëzimi i bankës. Shtetëzimi u krye menjëherë, pasi qeveria demokratike më 13 janar 1945 kaloi një ligj për shtetëzimin e BKSH, të cilës iu ndërrua emri në ceremoninë e përurimit më 21 janar 1945.

Pas shtetëzimit u ndërmorën disa masa, siç ishin ligjet për ndalimin e eksportimit jashtë shtetit të metaleve dhe të gurëve të çmuar, deklarimi i të gjitha depozitave në ar dhe në valutë si pronë e shtetit, si dhe mosnjohja nga qeveria e çdo borxhi të bankës ndaj të tretëve, në ar ose valutë të huaj. Gjithashtu, u anulua marrëveshja e marsit 1925 ndërmjet Ahmet Zogut dhe Grupit Financiar Italian.

U rivendos përsëri standardi i arit. Banka do t’i kishte depozitat e saja në mjediset e thesarit ose në një bankë të huaj, së paku për një të tretën (1/3) e bankënotave që ndodheshin në qarkullim në çdo kohë. Që nga data 22 janar 1945, monedha zyrtare e shtetit shqiptar do të ishte frangu dhe banka do të shtypte (emetonte) frangun e ri shqiptar në vitin 1945, ç’ka ndodhte për herë të parë në Shqipëri që nga Shpallja e Pavarësisë. Monedha e re hyri në qarkullim në vitin 1946. Në këtë kohë kishte një problem me sasinë e madhe të bankënotave që ishin në qarkullim, që nga koha e paraluftës dhe ajo e luftës. Këtë problem qeveria komuniste e zgjidhi në një farë mënyre me dy reforma monetare. Fillimisht me këmbimin e 5 frangave të vjetra me një frang të ri dhe pastaj, në korrik 1947, me monedhën e re të emëruar “Lek”, me kursin e këmbimit të 1 frangu me 9 lekë.

Page 47: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

46

Me synimin dhe shpresën për të pasur miq në ndërtimin e ekonomisë u bë një marrëveshje e veçantë në vitin 1946 për të ngritur një bankë shqiptaro-jugosllave, që do t’i kishte zyrat qendrore në Beograd. Ndërsa një degë (apo filial) kjo bankë do ta kishte në Tiranë. Të dyja palët do të kishin një kontroll 50%-50% mbi bankën, e cila do të kishte një kapital prej 6 milionë frangash, ose 600 aksione dhe secila palë duhet të depozitonte kapitalin fillestar në rezervat e bankës. Banka e nisi punën në shkurt 1947. Qeveria e Shqipërisë e kreu depozitimin e nevojshëm në depozitat e bankës, ndërsa pala jugosllave megjithëse nuk bëri asnjë depozitim, pretendonte se e kishte bërë.

“Bashkëpunimi ekonomik me Jugosllavinë” në të vërtetë e rrënoi ekonominë e dobët shqiptare gjatë viteve 1945-1948. Ajo ekonomi anemike mezi e mori deri diku veten në vitet 1949-1960, për t’u rrënuar përsëri në dekadat pasuese.

Në kushtet e reja të drejtimit të ekonomisë, Banka e Shtetit Shqiptar (BSHSH) merrte nga qeveria gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Asaj iu akordua roli i thesarit të shtetit dhe kontrolli mbi buxhetin e shtetit. Bankës iu ngarkua detyra të mbikqyrte të gjitha transaksionet e institucioneve të shtetit. Kjo do të thoshte se ajo kontrollonte të gjitha aspektet financiare të vendit, sepse në Shqipëri gjithçka ishte e centralizuar.

Për shkak të ekonomisë së centralizuar dhe zbatimit të planeve 5 vjeçare “të zhvillimit të ekonomisë dhe të kulturës së vendit”, BSHSH ishte i vetmi entitet legal që financonte të gjithë punën për investimet kapitale të shtetit socialist.

Në gusht të vitit 1949, BSHSH ngriti nën tutelën e saj, të ashtuquajturat arka të kursimit, në rolin e një banke kursimesh. Kjo bankë do t’u shërbente qytetarëve, sepse banka qendrore, BSHSH, do të merrej vetëm me qeverinë, institucionet dhe sektorët e ndryshëm të saj.

Gjatë viteve pasuese, BSHSH shtypi dhe emetoi shumë kartëmonedha dhe monedha metalike, ajo nënshkroi kontrata me Bankën Qendrore të Bashkimit Sovjetik për të shtypur monedhat shqiptare. Banka vazhdoi të ndihmojë financimin e projekteve qeveritare në rolin e kreditorit dhe të jepte hua afatgjata, sa herë që qeveria kërkonte të financonte projekte të reja. Projektet ambicioze dhe shpenzimet e kreditë për to e tejkalonin buxhetin e shtetit, prandaj në vitin 1965, BSHSH në përputhje me rregullativat e reja të qeverisë, emetoi dhe shtypi, tashmë në Kinë, lekun e ri. Vlera e lekut të ri ishte e barabartë me dhjetëfishin e lekut të vjetër, emri i të cilit mbeti po ai, por pamja e kartëmonedhave dhe e monedhave metalike ndryshoi. Monedhat e vjetra u hoqën nga qarkullimi ndërsa u shtypën të rejat me prerje: 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek. Të gjitha bankënotat u ndërruan, ndërsa çmimet, rrogat, pagesat dhe gjithçka tjetër në treg, përfshirë dhe buxhetin e shtetit, u rregulluan me përpjesëtimin 10:1. Ky ishte rasti i tretë dhe hera e fundit që sistemi monetar u ndërrua dhe që nga ajo kohë nuk ndryshoi më. Por duhet vënë në dukje se populli nuk u përshtat me këtë ndryshim të sistemit, madje edhe sot e kësaj dite populli flet me “lekët e vjetër” për çmimet e mallrave dhe të shërbimeve. Kursi i ndryshimit të lekut të vjetër me lekun e ri nuk duhej bërë me përpjesëtimin 10:1, por me një përpjesëtim tjetër, p.sh. 7:1, në mënyrë që llogaritë e ndërrimit të mos bëheshin dhe të bëhen lehtë përmendsh. Kjo do ta mënjanonte konfuzionin në përdorimin e parasë me emertimin gojor “lekë të rinj” dhe “lekë të vjetër”. Sidoqoftë, duhet theksuar se, zyrtarisht, të gjitha veprimet monetare dhe transaksionet e ndryshme janë të cilësuara dhe nënkuptohen me lekë të rinj, sot e kësaj dite.

Page 48: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

47

Në vitin 1969 u ngrit Banka Bujqësore e Shqipërisë. Në fillim ajo u krijua si entitet i pavarur, por më vonë, ajo mbeti si një ndarje apo sektor i Ministrisë së Financave. Kjo bankë u krijua si një organ mbikëqyrës dhe kontrollues i aspekteve financiare të kooperativave bujqësore dhe duhet të administronte të gjitha nevojat financiare dhe fitimet e kooperativave dhe të fermave bujqësore (NB-të). Më parë kjo detyrë plotësohej nga BSHSH, por meqë qeveria donte ta ndante industrinë (veçanërisht industrinë e rëndë) nga prodhimi bujqësor, u krijua Banka Bujqësore.

Themelimi i Bankës Bujqësore nuk kishte për qëllim ta bënte atë një konkurrente të Bankës së Shtetit Shqiptar (BSHSH). Megjithëse në dukje ato ishin dy organizma të pavarur nga njëri tjetri, ata i shërbenin qeverisë shqiptare dhe as që mund të imagjinohej një konkurrencë ndërmjet tyre. Në vitin 1976 gjithçka u bë pronë e shtetit, kështu që edhe operacionet bankare kryheshin në përputhje me kërkesat e qeverisë.

BSHSH, e krijuar me shtetëzimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH), kishte trashëguar prej saj edhe aksionet, që ajo kishte pranë Bankës së Rregullimeve Ndërkombëtare në Bazel të Zvicrës (Bank for International Settlements in Basel, Switzerland - BIS, ose emërtimi gjermanisht: Bank fur Internationalen Zahlungsausgleich). Më 12 maj 1976, Ministri i Financave të asaj kohe, Lefter Goga, i dërgoi një letër Kryeministrisë për largimin e BSHSH-së nga pjesëmarrja me aksione pranë BIS në Bazel. Kryeministria e pranoi aktin e largimit nga BIS-i, duke e argumentuar me nenin e mosmarrjes së kredive, në përputhje me Kushtetutën e re të vitit 1976. Por, në një konsultë që u organizua në Ministrinë e Financave me pjesëmarrjen e disa personaliteteve politike të kohës dhe të ekspertëve bankarë e finaciarë të asaj kohe, shumica e pjesëmarrësve u deklaruan për moslargimin e BSHSH-së nga BIS-i në Bazel, e cila kishte për detyrë të kujdesej për bashkëpunimin monetar e financiar ndërkombëtar dhe të shërbente edhe si bankë për bankat qendrore, të shteteve anëtare.

Në vitin 1985 qeveria shqiptare vendosi që BSHSH të varej nga Këshilli i Ministrave dhe nga kryeministri, ndërsa Banka Bujqësore do të vazhdonte të varej nga Ministria e Financave. Veprimtaria e këtyre bankave në vitet e mëvonshme ishte e pakët dhe pa efektivitet. Më 31 korrik 1991 u themelua Banka Shqiptare e Tregtisë.

Gjatë periudhës së socializmit, sistemi bankar shqiptar nuk pati veprim operacional dhe konkurrencë ose kompeticion të mirëfilltë bankar. Bankat ishin komponente të ekonomisë së centralizuar dhe funksionet e tyre si banka, ishin mjaft të kufizuara. Ato merreshin vetëm me kontrollin financiar të ekonomisë socialiste të Shqipërisë.

Të tria bankat, që u ngritën në Shqipëri, si: Banka Bujqësore, Banka e Kursimeve dhe Banka Shqiptare e Tregtisë, të gjitha prejardhjen e kishin nga Banka Qendrore e Shtetit, ose Banka e Shtetit Shqiptar (BSHSH). Ato u ngritën me qëllimin për të krijuar një sistem bankar shqiptar. Arritjet e tyre ishin të pakta, meqenëse sistemit bankar i mungonte sektori privat, si dhe ishte i kufizuar në kryerje operacionesh. Banka Qendrore (BSHSH) në atë kohë shërbente vetëm si financuese e projekteve të qeverisë së shtetit socialist shqiptar, i cili ishte instaluar prej dekadash në Shqipëri.

Diçka që mund të kujtohet nga kjo periudhë e historisë së shtetit shqiptar, por pa e konsideruar aspak si një përparësi dhe që nuk solli asnjë dobi ekonomike e sociale, është fakti se për herë të parë të gjitha bankat e sistemit bankar shqiptar, operonin me kapital shqiptar mjaft të kufizuar dhe se nuk kishte kontroll të kapitalit të huaj mbi Bankën Qendrore (BSHSH).

Page 49: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

48

22. Sistemi bankar shqiptar në periudhën e ekonomisë së tregut të lirë në vitet 1991-2010.

Më sipër u trajtua veprimtaria bankare në Shqipëri, që kur ishte fort e kufizuar gjatë periudhës së shekullit të 19-të në Perandorinë Osmane e deri në periudhat e Pavarësisë, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave botërore, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në periudhën e ekonomisë socialiste ose të ashtuquajturit “periudhë e socializmit real”. Periudha e fundit, që ka zgjatur më shumë se intervali kohor i viteve 1912-1944 njihet si periudha e “ekonomisë së centralizuar socialiste”, atëherë kur ekonomia planifikohej e drejtohej ekskluzivisht nga shteti. Në këtë periudhë mbizotëroi mendësia e drejtimit autarkik të ekonomisë, sipas parimit të mbështetemi në forcat tona. Diapazoni kohor i periudhave të mësipërme, gati njëqindvjeçar, ishte trashëgimia ose tabani, që do të mbahej parasysh si një referencë e pikënisje prej nga do të niste akti madhor i kalimit të ekonomisë shqiptare në shinat e ekonomisë së tregut të lirë, pas ndryshimeve epokale demokratike që filluan në vitin 1991.

Kushti themelor për një ekonomi tregu kërkonte që, krahas rrjetit të gjerë të kompanive private, prodhuese dhe të shërbimit, të kryhej edhe ngritja e sistemit të lirë bankar në vend. Kjo kërkesë u plotësua me ngritjen e bankave private të nivelit të dytë dhe riorganizimin rrënjësor të Bankës Qendrore, tashmë të Bankës së Shtetit Shqiptar, e cila u emërtua përfundimisht: Banka e Shqipërisë.

Në rrjetin e bankave të nivelit të dytë, ngritja e Bankës Kombëtare Tregtare dhe fillimi i veprimtarisë nga ana e saj me 1 janar 1993, pa dyshim që vinte si një element i rëndësishëm, i cili e plotësonte kuadrin e sistemit bankar të Shqipërisë.

Kalimi i Shqipërisë në ekonominë e tregut të lirë ishte sfida e pranimit të një sistemi më efektiv për zhvillimin ekonomik të vendit, i cili mënjanoi plotësisht sistemin e ekonomisë së centralizuar të shtetit socialist ose sistemin ekonomik të të ashtuquajturit “socializëm real”. Përvoja e atij sistemi kishte treguar bindshëm se jepte fare pak ose aspak mundësi për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe shumë mundësi për të ngecur në vend dhe për të ngurtësuar ekonominë e çdo shteti që e pranonte atë për të drejtuar ekonominë e vet. Kuptimplote janë rastet e Bashkimit Sovjetik, ku socializmi real dështoi plotësisht pas pothuaj treçerek shekulli dhe ai i Kinës komuniste ku, në sajë të reformave ekonomike vendi shpëtoi nga kolapsi ekonomik dhe sot ka një ekonomi me një zhvillim e përparim tronditës, por që përsëri kërkon reforma më të avancuara.

Largimi nga ekonomia e centralizuar dhe e planifikuar (centrally planned economy), pranimi dhe zbatimi i ekonomisë së tregut të lirë dhe lidhjet që u vendosen pas aderimit të Shqipërisë në institucionet financiare dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (BB) etj., kanë qenë kyçi i ndryshimit të sistemit ekonomik dhe i sistemit të veprimtarisë bankare në Shqipëri.

Page 50: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

49

23. Premisat e ngritjes së Bankës Kombëtare Tregtare dhe të sistemit tëbankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Si rrjedhojë e reformave rrënjësore politike, ekonomike, sociale e kulturore dhe të vendosjes së një sistemi të lirë bankar, që u kryen si rezultat i ndryshimeve demokratike në jetën e vendit, mbi këtë shtrat ndryshimesh u ngrit dhe u zhvillua Banka Kombëtare Tregtare, si një komponente me peshë në sistemin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ashtu siç u tha edhe më lart, me ndryshimin e sistemit ekonomik, ishte e domosdoshme të ndryshohej dhe sistemi bankar i vendit. Banka e rangut më të lartë tani ishte Banka e Shtetit, e cila mori emrin Banka e Shqipërisë. Ndërsa bankat e rangut (nivelit) të dytë, të cilat në fillim të vitit 1992 mbetën ende banka shtetërore, ishin: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare e Tregtisë dhe Banka Bujqësore. Brenda vitit 1992, kur u bënë ndryshimet në sistemin bankar shqiptar, u krye edhe anëtarësimi i Bankës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Këto ndryshime sollën një periudhë të re në Sistemin Bankar të Shqipërisë (SBSH). Qeveria shqiptare filloi menjëherë të veprojë për të tërhequr investitorët e huaj që të ngrinin bankat e tyre private në Shqipëri dhe të fillonin të operonin në tregun e lirë shqiptar.

Pas këtij veprimi të qeverisë shqiptare Banka Kombëtare e Tregtisë filloi operacionet për të nënshkruar një kontratë me Bankën e Romës në mënyrë që të fillonte nga aktiviteti një bankë e re italo-shqiptare. Kjo bankë do të kishte një kapital prej 10 milionë dollarësh dhe do ta kishte selinë në Tiranë. Banka e filloi punën në muajin korrik të vitit 1993. Pas kësaj banke u liçencua Banka Dardania (Dardania Bank), dhe kështu, vit pas viti, në Shqipëri u hapën bankat private.

Në korrik 1994, në dy qytete të Shqipërisë, në Shkodër dhe në Fier, filloi nga puna Banka e Bashkuar e Shqipërisë. Kurse në shtator 1996 u hap në Tiranë një bankë, kapitali i të cilës vinte drejtpërsëdrejti nga Pireu i Athinës në Greqi. Filiali i kësaj banke në kryeqytetin e Shqipërisë u quajt “Tirana Bank”.

Kështu nisi të formohej sistemi i bankave të nivelit të dytë në SBSH, i cili do të shënonte një progres në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, tashmë në kushtet e reja të ekonomisë së tregut të lirë, të pakrahasueshëm me kushtet e “ekonomisë socialiste” që e ngurtësoi dhe e la në prapambetje të thellë ekonominë shqiptare.

Page 51: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

50

24. Fenomeni i “firmave piramidale” në Shqipëri.

Por, pas reformave të lartpërmendura, jo gjithçka në shtetin shqiptar shkoi mirë. Nuk ndodhi ajo që prisnin njerëzit, pra zhvillimi i shpejtë e i shumëpritur i vendit në kushtet e reja të ekonomisë së tregut. Tregu i lirë ende nuk ishte formësuar dhe stabilizuar sa duhet dhe bankat private kishin ndikim minimal në ekonominë e vendit, kur ende 90% e depozitave bankare kontrolloheshin nga bankat shtetërore. Në vitin 1996 dhe në fillim të vitit 1997, disa të ashtuquajtura “firma financiare” filluan të ofronin përqindje të larta interesi mbi paratë e depozituara tek ato. Shumë njerëz të paditur dhe të panjohur me sektorin financiar dhe financat në përgjithësi, filluan t’i depozitonin paratë e tyre në këto “firma fantazmë”, të joshur dhe me shpresën se do të merrnin lehtësisht fitime të majme mbi bazën e kapitalit që kishin depozituar. Por ata nuk e dinin se kishin të bënin me skema piramidale apo firma piramidale mashtruese që operonin me të ashtuquajturin “fajnanshiall inxhiniering” në kushtet e Shqipërisë, e cila sapo ishte futur në sistemin e ekonomisë së tregut. Firmat piramidale, që operonin sipas skemave piramidale, mblidhnin gjithnjë e më shumë klientë dhe para, duke premtuar kthim me interesa të larta, deri në 300% për tre muaj. Këto firma mashtruese nuk kishin kurrfarë kapitali ose veprimtarie ekonomike fitimprurëse, për të qenë të afta t’u kthenin në çdo kohë klientëve depozitat bashkë me interesin shumë atraktiv që ofronin. Kur njerëzit i ndaluan depozitimet dhe filluan të kërkonin atë çka kishin depozituar bashkë me interesat (madje edhe pa to), këto të ashtuquajtura firma financiare, në të vërtetë piramidale, duke mos patur mundësi t’u paguanin klientët në kesh (me para në dorë, si e vetmja mënyrë me të cilën ato operonin), falimentuan shumë shpejt. Për pasojë gjithëkush humbi, ndërsa pas kolapsit të tyre, nuk u zbulua asnjëherë publikisht se ku shkuan vlerat e mëdha të parave të depozituara. Pak kohë para se të ndodhte falimentimi i skemave piramidale, sasia totale e parave të depozituara kuturu me dengje thasësh në “arkat apo gjoja kasafortat e tyre”, arriti vlerën e 1.2 miliardë dollarëve

Si pasojë e falimentimit të bujshëm të firmave piramidale, ekonomia e Shqipërisë pësoi një rënie të madhe, ndërsa inflacioni arriti vlerën 40%.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, që u krijua fill pas këtij kolapsi të rëndë që pati pasoja të mëdha politike, ekonomike dhe sociale për vendin, arriti të vendosë njëfarë stabiliteti të ekonomisë së rrënuar shqiptare.

Një faktor i cili ndihmoi deri diku në arritjen e stabilitetit në ekonomi, ishte “ngrirja e aseteve” që firmat piramidale kishin në llogaritë e tyre bankare në Bankën e Shqipërisë.

Ngjarja me firmat piramidale ka qenë një episod fort i dhembshëm në “sistemin bankar të Shqipërisë (SBSH)”. Firmat piramidale fillimisht u paraqitën në publik si dashamirëse për nevojat e popullit të shumëvuajtur, por shumë shpejt, me veprimet e tyre të jashtëligjshme ato tronditën besimin që kishte populli në përgjithësi te bankat. Kjo u vu re veçanërisht gjatë trazirave civile nga kolapsi i skemave piramidale, kur degët e bankave në disa qytete u grabitën dhe u dogjën.

Page 52: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

51

25. Rimëkëmbja dhe arritja e stabilitetit të sistemit bankar të Shqipërisë (SBSH) dhe zhvillimi progresiv i Bankës Kombëtare Tregtare. Si rrjedhojë e ngjarjeve me “firmat piramidale”, Banka e Shqipërisë u ndodh ngushtë. Ajo vendosi të mbyllë degët në Shkodër dhe në Gjirokastër, në këtë mënyrë SBSH mbeti disi i braktisur dhe i lënë mënjanë. Por, me kalimin e kohës, gjendja filloi të përmirësohet e në vend filluan investimet. Rritja e kapitalit në Shqipëri e bëri të nevojshme ngritjen e një sistemi funksional bankar, i cili, sidoqoftë, kishte qenë i pranishëm edhe më parë. Kështu në Shqipëri filluan të hapen banka të reja. Fillimisht në sistemin bankar shqiptar (SBSH) u përfshi Banka Italo-Shqiptare (BIA). Një vit më vonë, në gusht 1997, filloi të funksionojë Banka Amerikane e Shqipërisë - American Bank of Albania (ABA). Më 28.9.2007 u bë bashkimi i të dyja bankave (BIA me ABA) nën emrin ABA. ABA më vonë u ble nga Intesa San Paolo Bank. Bankat pjesëtare bashkuan si asetet, ashtu edhe detyrimet e tyre.

Duhet përmendur se për biznesin shqiptar, hapja e Bankës Amerikane të Shqipërisë (ABA) shënoi hapjen e parë të një banke që nga koha kur ndodhi kriza me skemat piramidale, që vijoi me krizën mbarëshqiptare në mars të vitit 1997. Për rrjedhojë për një periudhë kohe, të drejtat e kësaj banke ishin të kufizuara, ngaqë qeveria shqiptare kishte ende paqartësi e hezitime për bankat e reja që do të operonin në Shqipëri. ABA filloi të operojë plotësisht në gusht të vitit 1998, pastaj funksionoi, siç u tha më lart, me emrin Intesa San Paolo Bank.

Në Shqipëri filluan të veprojnë banka të tjera. Zhvillim i rëndësishëm ishte blerja e Bankës Popullore nga Société Générale, që ndikoi në ardhjen e një tjetër gjiganti bankar, siç është Crédit Agricole. Ky zotëron edhe 100% të kapitalit të aksioneve të Emporiki Bank, që është një bankë e nivelit të dytë në SBSH. Në Shqipëri, aktualisht, funksionojnë 16 banka, nga të cilat disa janë ngritur si rezultat i bashkimeve dhe shkrirjeve (mergers and acqusition) ndërmjet bankave. Një nga shkrirjet e para u krye prej bankave shtetërore, kur Banka Bujqësore u mbyll dhe të gjitha asetet dhe kreditë e saja në gjendje të mirë u ndanë në mes Bankës së Kursimeve dhe Bankës Kombëtare të Tregtisë. Të gjitha borxhet e këqija të bankave u lanë në trajtim të një organi ose të një agjencie shtetërore, të quajtur Agjencia e Trajtimit të Kredive (ATK). Ky ishte hapi i parë i proçesit të konsolidimit në SBSH.

Ndërkohë, liçenca e Dardania Bank u revokua për shkak të problemeve të saj financiare dhe të likuiditetit.

Deri në vitin 2004, me gjithë hapjen e bankave të reja, nuk u arrit konsolidimi i kërkuar në SBSH. Po në vitin 2004, Banka Raiffeisen International bleu Bankën e Kursimeve, që ishte një bankë shtetërore. Kjo ishte blerja më e madhe në historinë e bankingut shqiptar. Raiffeisen International bleu 100% të aksioneve të Bankës së Kursimeve me 129 milionë dollarë amerikanë.

Bashkimet tregojnë se, sido që sistemi bankar në Shqipëri është i ri dhe mund të thuhet bashkëkohor, ai është duke përparuar në mënyrë të tillë që disa banka tashmë të konsoliduara, po kërkojnë vendin e tyre në tregun bankar të Shqipërisë.

Sistemi bankar shqiptar (SBSH), gjatë këtyre më se shtatëmbëdhjetë viteve të fundit ka pasur një zhvillim që duhet vlerësuar. Tani bankat ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh e shërbimesh dhe është i mundur përdorimi i ATM (automated teller machine) ose shërbim bankomati për 24 orë. Depozitat janë të siguruara deri në një masë të caktuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), ndërsa kreditë për bizneset dhe për konsumatorët merren më lehtë.

Page 53: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

52

Banka e Shqipërisë, luan një rol të madh për vënien në veprim të mjaft rregullave për mbrojtjen me përparësi të konsumatorëve nga bankat e pasigurta dhe, në të njëjtën kohë, për mbajtjen nën kontroll të bankave lidhur me huadhëniet dhe linjat ose kufijtë e kreditimit prej tyre.

Disa nga rregullat më të rëndësishme që janë hartuar dhe miratuar nga Banka e Shqipërisë, renditen më poshtë:* Kërkesa minimale për të hapur një bankë në Shqipëri është 1 miliard lekë, * Depozitat sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - ASD, * Sigurimi i depozitave bazohet në dispozitat e ligjit nr. 8873, datë 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave”.

Banka Kombëtare Tregtare, në bazë të këtij ligji, ka marrë certifikatën për sigurimin e depozitave me nr. 5, datë 24.12.2002, e ndryshuar më 11.5.2009, nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD). Në bazë të kësaj certifikate, të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi në BKT sigurohen nga ASD, deri në nivelin 2,500,000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të ligjit nr. 8873, i ndryshuar me ligjin nr. 10106, datë 30.3.2009 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8873, datë 29.3.2002, “Për sigurimin e depozitave”.

* Banka e Shqipërisë dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave lidhur me sigurimin e depozitave kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, * Bankat auditohen (u bëhet kontroll-revizioni) rregullisht nga auditorë të jashtëm. Raportet e tyre i paraqiten Bankës së Shqipërisë, si Banka Qendrore e Shtetit Shqiptar. Nga sa u paraqit më sipër, kuptohet se SBSH-së ka bërë përparime dhe është i mirërregulluar dhe çka është me rëndësi: ai është rregulluar sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Ka auditorë (revizorë kontrollues) të cilët ndjekin dhe kontrollojnë zbatimin dhe sigurimin e veprimit të këtyre standardeve në SBSH dhe përgatisin raportet e kontabilitetit të bankave. Këto janë kompanitë e huaja të kontabilitetit (accounting firms), si psh: KPMG dhe Deloitte & Touche. Duke u nisur nga shërbimet dhe produktet që ofrojnë bankat në SBSH, mund të thuhet se ky sistem tashmë operon plotësisht mbi bazën e parimeve të tregut të lirë dhe po zhvillohet në rrugë të drejtë. Kështu që Shqipëria sot ka një sistem bankar të përparuar dhe bashkëkohor. Në periudhën e ekonomisë së tregut të lirë, Banka Kombëtare Tregtare është zhvilluar progresivisht.

Arritjet e saj në përsosjen e strukturës organizative, evoluimin e strukturës juridike, përparimet në fushën e operacioneve bankare dhe të thesarit, ecuria e ngritjes dhe e organizimit të degëve dhe agjencive në Shqipëri dhe në Kosovë, puna e përkushtuar me burimet njerëzore, si edhe inovacioni teknik në teknologjinë e informacionit, fushë ku janë bërë investime të mëdha (rreth 15 milionë euro) janë pritur dhe janë vlerësuar mirë. Personeli i bankës, udhëheqja dhe bordi i drejtorëve (këshilli drejtues) i saj, kanë synuar vazhdimisht dhe janë përpjekur për të zbatuar arritjet e fundit në fushë të veprimtarisë bankare në Shqipëri. Kjo ndjenjë përkushtimi për përparimin e vazhdueshëm të bankës, si nga personeli, ashtu edhe nga drejtuesit e saj, bëhet e dukshme dhe e kuptueshme për çdo të interesuar, mjafton

Page 54: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

53

që ai të shikojë treguesit kryesorë të bankës si: bilancin, performancën, të ardhurat dhe shpenzimet, burimet njerëzore, si dhe raportet e audituara dhe ato vjetore, që tregohen në faqen e internetit të BKT-së. Për t’u vënë në dukje janë dhe përparimet në kredidhënien dhe marrjen parasysh e trajtimin e rrezikut që e shoqëron atë, puna për përgjegjshmërinë sociale dhe bashkëpunimi me institucionet relevante në luftën kundër pastrimit të parave, politika mjedisore etj.

Të gjitha momentet që u përmendën më lart për arritjet e Bankës Kombëtare Tregtare, trajtohen në vijim më në gjerësi dhe hollësi. Kështu jepet një pasqyrë e plotë për etapat në të cilat ka kaluar BKT për të kapur nivelin ku ajo qëndron sot.

Page 55: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

54

26. Një vështrim i shkurtër historik ose një rikapitulim kronologjik i etapave të zhvillimit të veprimtarisë bankare në Shqipëri, nga Shpallja e Pavarësisë deri në ditët tona. Ky vështrim i shkurtër historik jepet për të rikapituluar atë çka u shtjellua deri këtu në Pjesën e Dytë të historikut të BKT-së, për bankingun në Shqipëri. Vështrimi përmbledhës nuk ka për qëllim të përsëritë kapitujt e mëparshëm, përkundrazi, ai është një përmbledhje koncize e punës së vyer patriotike të disa brezave që iu përkushtuan përparimit ekonomik të vendit edhe në fushë të veprimtarisë bankare.

Në historikun e bankës përfshihet veprimtaria bankare dhe e sistemit monetar e të kreditit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit (1944-1992) për të arritur sëfundi në vitin 1992, kur u bë konstituimi i Bankës së Shqipërisë, si bankë qendrore e Shtetit Shqiptar. Pas këtij akti sinjifikativ ndodhi kompozimi i rrjetit të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, ku përfshihet dhe Banka Kombëtare Tregtare, që u konstitua më 1 janar 1993.

Për herë të parë, në vitin 1913, shqiptarët patën një institucion të Bankës Qendrore. Ky institucion qendror bankar u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit me Karol Pitner dhe Oskar Pollak, përfaqësues të Wiener Bank Verein (Viner Bank Ferajn) dhe me Pietro Fenoglio (Fenolio) e Guido Ansbacher (Ansbaher), përfaqësues të Banca Commerciale Italiana (Banka Tregtare Italiane). Këta të katër vepronin në emër të grupit bankar austro-hungarez dhe të grupit bankar italian, që kishin ardhur për bisedime në Shqipëri.

Banka Kombëtare e Shqipërisë nuk jetoi gjatë për shkak të turbullirave dhe zhvillimeve politike të kohës në Shqipëri, si dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore (LPB).

Në vitin 1925 banka e rifilloi veprimtarinë me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë, me qendër administrative në Durrës, por me komitetin administrativ në Romë. Ringritja e bankës u arrit me marrëveshjen e nënshkruar nga Mufid Libohova, në emër të qeverisë shqiptare, dhe nga Mario Alberti, në emër të grupit financiar italian.

Më 24 tetor 1925 Komisioni Hetues Parlamentar, akuzoi për tradhti kombëtare Mufid Libohovën, përfaqësues i shtetit shqiptar në tratativat me italianët. Ai u akuzua për shkelje të rënda të interesave kombëtarë gjatë tratativave dhe për përfundimin e marrëveshjes për bankën, si dhe për huanë SVEA (Societa per lo Sviluppo Economico d’Albania - Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë).

Në atë kohë gazeta “Liria kombëtare” shkruante se Banka Kombëtare ishte as më shumë dhe as më pak, por si një degë e bankave italiane.

Megjithatë u arritën disa përparime. Kështu, në shkurt të vitit 1926 u krye qarkullimi i monedhës së parë kombëtare shqiptare. Si njësi monetare zyrtare u caktua frangu ar, për nënfishat dhe shumfishat e të cilit është folur më lart. Për të rritur diversitetin e bankave në Shqipëri, në vitet 1928-1929 u diskutua për krijimin e një banke të kreditit të paluajtshëm (immobiliar). Nga viti 1925 e deri në vitin 1939, Banka Kombëtare e Shqipërisë zbatoi standardin e arit, sipas të cilit kartëmonedhat ktheheshin në ar dhe në valuta të forta, si: dollar, lira, stërlina etj.

Page 56: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

55

Përveç funksionit emetues, Banka Kombëtare e Shqipërisë kryente edhe funksione kreditimi, ku gjatë një periudhe 10-vjeçare veproi në kushte monopoli. Por, në vitin 1938 Banka Kombëtare e Shqipërisë u gjend në konkurrencë me bankat italiane, si Banco di Napoli dhe Banco Nazionale di Lavore (Banka e Napolit dhe Banka Kombëtare e Punës).

Pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), në vitin 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar miratoi ligjin për anullimin e konvencionit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj, i cili i hapi rrugë shtetëzimit të bankës.

Më 3 janar 1945 u miratua ligji organik i Bankës së Shtetit Shqiptar, me atributet e një banke qendrore dhe ato të një banke tregtare njëkohësisht. Pas LDB-së deri në vitin 1990, Banka e Shtetit Shqiptar mbështeti programin e zhvillimit të ekonomisë së centralizuar socialiste, karakteristikë e së cilës ishte përqëndrimi i skajshëm i këtij sistemi ekonomik në duart e shtetit. Ky përqëndrim çoi në drejtimin autarkik të ekonomisë tërësisht shtetërore dhe si përfundim në kolapsin total të ekonomisë në fund të vitit 1990.

Ndërrimi i sistemit politik në Shqipëri, që filloi në fund të vitit 1990, u shoqërua me ndryshime thelbësore, ekonomia kaloi nga një ekonomi tërësisht shtetërore në një ekonomi të tregut të lirë. Ky ndryshim thelbësor në sistemin e ekonomisë së vendit, çoi në lindjen në Shqipëri të sistemit bankar dynivelësh.

Në Shqipëri ka disa banka të nivelit të dytë, ato formojnë sistemin e këtyre bankave. Banka Kombëtare Tregtare, si një bankë me arritje të mira, zë një vend të cilësuar në këtë sistem bankash.

Page 57: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

56

PJESA E TRETE

27. Banka Kombëtare Tregtare - BKT.

Në pikën 1 të historikut të BKT-së, të titulluar “Mbi themelimin e Bankës Kombëtare Tregtare”, janë përmendur momentet kryesore që lidhen me themelimin e kësaj banke, si një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Më poshtë do të trajtohen të dhënat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punën, strukturën organizative dhe veprimtarinë bankare të BKT- së.

Drejtoria e Përgjithshme e Bankës Kombëtare Tregtare:

Bulevardi Zhan d’Ark, Tiranë, ShqipëriTel: +355 4 22 50 955Fax: +355 4 22 50 956Reuters: NCATSWIFT code: NCAALTXe-mail: [email protected]

Zyra administrative në Kosovë:

Banka Kombëtare TregtareRr. Kosta Novakoviç, Nr. 9, Qyteza Pejton Prishtinë - KosovëTel: +381 38222910Fax: +381 38222906 Shtrirja gjeografike e degëve dhe e agjencive të BKT-së në Shqipëri dhe në Kosovë tregohet në hartën skematike:

Page 58: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

57

28. Bordi Drejtues dhe Drejtoria e Përgjithshme e Bankës Kombëtare Tregtare.

Bordi i Drejtues i BKT- së është një organ kolegjial që mblidhet sipas një periodiciteti të caktuar dhe merr vendime të cilat janë akte të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha hallkat e strukturës organizative të BKT-së. Anëtarët e Bordit Drejtues zgjidhen nga specialistë me përvojë dhe aftësi e kualifikim shkencor, që i kanë demonstruar në veprimtaritë e tyre të mëparshme, kryesisht në fushë të bankingut dhe të legjislacionit bankar. Ata kanë edhe përgatitje në fushë të makroekonomisë dhe të menaxhimit të bankave, si dhe të bordeve të drejtorëve dhe këshillave drejtues të bankave më në zë, në vende të ndryshme të botës.

Më poshtë tregohen emrat e anëtarëve aktualë të Bordit Drejtues dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së, si dhe CV-të e anëtarëve të bordit.

Bordi Drejtues:

Mehmet Usta Kryetar Bordi Mehmet Ertuğrul Gürler Nënkryetar Bordi Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi İzzet Serhat Demir Anëtar Bordiİsmail Hakkı Ergener Anëtar Bordi

Drejtoria e Përgjithshme e BKT- së:

Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi Abdurrahman Balkız Drejtor i Grupit të Operacioneve Aydın Argın Drejtor i Grupit të Bankingut të Korporatave Cüneyt Erigüç Drejtor i Grupit të Bankingut IndividualKaan Pekin Drejtor i Grupit të Thesarit dhe i Institucioneve Financiare İbrahim Yaşar Drejtor i Grupit të Auditit të BrendshëmNdue Maluta Drejtor i Grupit të Menaxhimit të RiskutPekhan İşipek Drejtor i Grupit të Bankingut TregtarSkënder Emini Drejtor i Grupit Financiar dhe TINatasha Ahmetaj Drejtore e Divizionit të Rrjetit Suat Albayrak Drejtor i Degës Kosovë

Page 59: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

58

BORDI DREJTUES

Mehmet Usta - Kryetar Bordi

Z. Usta, i cili është diplomuar për Ekonomik në Universitetin Anadolu në Eskişehir, ka një përvojë më tepër se 30 vjeçare në sektorin ban-kar. Karrierën e ka filluar si auditor i brendshëm në Anadolu Bank, ku u promovua në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Këmbimit Valutor. Pas shkrirjes së Anadolu Bank me një bankë tjetër shtetërore, Emlak Kredi Bank në vitin 1987, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale në Emlak Bank. Ndërmjet viteve 1994 dhe 2007 ka

mbajtur pozicionin e Drejtorit të Pergjithshëm dhe anëtar Bordi i Banque du Bosphore me qendër në Paris. Në prill të vitit 2008 z.Usta u bë pjesë e Aktif Bank si nënkryetar i Bordit Drejtues, pozicion të cilin ai vazhdon ta mbajë ende. Në dhjetor të vitit 2008 ai u bë anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së.

Mehmet Ertuğrul Gürler - Nënkryetar Bordi

Z. Gürler, i cili ështe diplomuar për Ekonomik në Universitetin Marma-ra, ka shërbyer në disa pozicione menaxheriale në kompani ndërkom-bëtare si Total Oil Turkey, DOW dhe BP përpara se të bëhej pjesë e Çalık Holding në vitin 1998 si Drejtor i Përgjithshëm. Z. Gürler është aktualisht anëtar bordi për Sektorin Financiar në Bordin e Drejtuesve në Çalık Holding si edhe anëtar bordi në Aktifbank. Ai është, gjithash-tu, anëtar bordi në disa kompani të tjera të Çalık Holding. Në korrik të vitit 2009 z. Gürler është bërë pjesë e bordit drejtues të BKT-së.

Seyhan Pencablıgil - Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi

Z. Seyhan Pencablıgil, i laureuar si M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi dhe M.Sc. në Financë nga Univer-siteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, është një bankier me për-vojë, me një eksperiencë të gjatë bankare. Ai ka punuar në pozicione të ndryshme në Kentbank, si Nëndrejtor i Përgjithshëm për Depozitat-Thesarin dhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Bankingun Ndërkombëtar. Z. Pencablıgil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-së që prej tetorit të vitit 2000.

Page 60: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

59

İzzet Serhat Demir - Anëtar Bordi

Z. Demir, i diplomuar për Juridik në Universitetin e Stambollit, ka kryer me parë funksionin si Analist Biznesi dhe më pas si Menaxher Infor-macioni dhe Raportimi në kompaninë Dun & Bradstreet në Stamboll. Përpara se të bëhej pjesë e Çalık Holding si Drejtor i Departamentit Ligjor në vitin 2007, ai ka kryer funksioninn e Avokatit për Yıldız Hold-ing A.S. (grupi Ülker). Z. Demir u bë pjesë e bordit drejtues të BKT-së në korrik të vitit 2009.

İsmail Hakkı Ergener - Anëtar Bordi

Z. Ergener, i diplomuar për ekonomik në Fakultetin e Ankarasë dhe me Ph.D. në ekonomik nga Universiteti i Vienës, ka më tepër se 25 vjet përvojë bankare në Turqi dhe Europë. Ai ka punuar si senior me-naxher në disa degë bankash turke në Gjermani, përpara se të kry-ente funksionin e Menaxherit të Përgjithshëm në DenizBank AG, në Vienë. Përveç të qënit anëtar bordi i BKT-së z. Ergener ka shërbyer, gjithashtu, si anëtar bordi i disa institucioneve të njohura, si Shoqata e

Bankave të Austrisë, DEXIA-Bank, Moskë, Shoqata e Bankave Turke etj. Z. Ergener është bërë pjesë e Bordit Drejtues të BKT-së në korrik 2009.

Page 61: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

60

İbrahim Yaşar

Grupi i Auditit të BrendshëmDrejtor i Grupit

Aydın Argın

Grupi i Bankingut të KorporataveDrejtor i Grupit

Cüneyt Erigüç

Grupi i Bankingut IndividualDrejtor i Grupit

Abdurrahman Balkız

Grupi i OperacioneveDrejtor i Grupit

Kaan Pekin

Grupi i Thesarit dhe Institucioneve FinanciareDrejtor i Grupit

DREJTORËT NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME

Page 62: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

61

Pekhan İşipek

Grupi i Bankingut TregtarDrejtor i Grupit

Natasha Ahmetaj

Divizioni i RrjetitDrejtore e Divizionit

Skënder Emini

Grupi Financiar dhe TIDrejtor i Grupit

Suat Albayrak

BKT Dega KosovëDrejtor

Ndue Maluta

Grupi i Menaxhimit te RiskutDrejtor i Grupit

Page 63: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

62

29. Struktura organizative e BKT-së.

Struktura organizative e BKT-së, që nga themelimi i saj e deri më sot, ka ardhur vazhdimisht duke u përsosur në përputhje me kërkesat e kohës, të diktuara nga zhvillimi i sistemit bankar të nivelit të dytë në Shqipëri. Kështu që edhe personeli përbërës i strukturës organizative të BKT-së, i nënshtrohet dinamikës së ndryshimeve të vazhdueshme.

Struktura organizative e BKT-së, në formën e një bllok-skeme (organigrame) që tregohet më poshtë, gjatë viteve ka pësuar ndryshime në drejtim të zhvillimit e plotësimit me shërbime të reja në funksion të nevojave në rritje të grupeve dhe divizioneve administrative të bankës, degëve dhe agjencive të saj, në qendër, në rrethe dhe në Kosovë.

Bordi Drejtues, Drejtori i Pëgjithshëm dhe komitetet që ka ngritur BKT e kanë pasur preokupim të përhershëm përsosjen e strukturës organizative të bankës, në mënyrë që ajo t’u përgjigjet më së miri kërkesave bashkëkohore të bankingut shqiptar.

Struktura organizative e BKT-së, përbëhet nga këto grupe e divizione:

- Grupi i Operacioneve; - Grupi i Bankingut të Korporatave;- Grupi i Bankingut Tregtar; - Grupi i Bankingut Individual;- Grupi i Thesarit dhe i Institucioneve Financiare; - Grupi i Menaxhimit të Riskut; - Grupi Financiar dhe TI;- Grupi i Auditit të Brendshëm- Divizioni i Rrjetit.

Gjithashtu, në strukturën organizative të BKT- së bëjnë pjesë edhe këto komitete:- Komiteti i Auditimit, - Komiteti i Kreditit, - Komiteti Ekzekutiv, - Komiteti i Aktiveve dhe Pasiveve (ALCO), - Komiteti i Teknologjisë së Informacionit (TI), - Komiteti i Personelit, - Komiteti Disiplinor, - Komiteti i Sigurisë së TI, - Komiteti i Qeverisjes së Korporatës dhe i Përgjegjësisë Sociale. Puna e këtyre komiteteve do të trajtohet përsëri në vijim të historikut të BKT-së.

Page 64: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

63

Stru

ktur

a O

rgan

izat

ive

Page 65: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

64

30. Degët dhe agjencitë e BKT-së në Shqipëri dhe në Kosovë.

Page 66: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

65

31. Pamje të godinave historike, që ishin filiale të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, pastaj të ish-Bankës së Shtetit Shqiptar ku sot funksionojnë degë të BKT-së.

Sot në këto godina historike ndodhen degët e BKT-së në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. Në Tiranë nuk ka asnjë godinë historike ku të jetë vendosur ndonjë degë apo agjenci e BKT-së.

31.1 Tri pamje të godinës së filialit të Durrësit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Selia e vjetër e përkohshme, selia e re në ndërtim dhe ajo e re e përfunduar.

Kjo seli, ku sot ndodhet një degë e rëndësishme e BKT-së, ajo e Durrësit, u përurua më 30 nëntor 1925, datë që është pranuar si dita historike e themelimit të Bankës Kombëtare Tregtare.

Page 67: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

66

31.2 Pamje të godinave të dy selive të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Korçë. Në godinën e dytë ndodhet dega e BKT-së për Korçën.

Page 68: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

67

Page 69: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

68

31.3 Pamje të godinës historike të degës së ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Vlorë. Sot në këtë godinë, pas rikonstruksionit, ndodhet dega e BKT-së.

Foto e godinës ku u vendos filiali i Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Vlorë

Foto e degës së bankës, Vlorë

Page 70: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

69

31.4 Pamje të filialit, më vonë degë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH), Bankës së Shtetit Shqiptar (BSHSH) dhe Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Vlorë.

Page 71: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

70

32. Shtrirja, zgjerimi dhe shtimi i numrit të njësive bankare të BKT-së në Shqipëri e në Kosovë.

Gjatë viteve pas konstituimit dhe privatizimit të Bankës Kombëtare Tregtare, para dhe pas vazhdimit të punës pas këtyre ngjarjeve, disa degë të saj (7 degë) u mbyllën, por u rihapën më vonë.

Kështu, në fund të vitit 1999 mbetën vetëm 10 degë. Rihapja e degëve të mbyllura u bë kryesisht në Lezhë, Sarandë, Rrëshen, Fier etj.

Drejtuesit dhe personeli i BKT-së, duke punuar progresivisht për shtrirjen e njësive bankare të saj, degë dhe agjenci, në qendër (Tiranë) dhe në rrethe, krahas fuqizimit të kompetivitetit të saj, kanë pasur dhe kanë një objektiv të qartë: banka e nivelit të dytë, BKT, të mbulojë një hapësirë sa më të madhe të territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës. Kështu deri më 30 shtator 2011, BKT kishte hapur 82 degë dhe agjenci në Shqipëri dhe në Kosovë.

Natyrisht, ky numër ndryshon në kohë, sepse ai i nënshtrohet dinamikës së zhvillimit progresiv të BKT-së. Kështu që në ribotimet e mëvonshme të këtij historiku do të pasqyrohen edhe ndryshimet numerike dhe cilësore në BKT. Pra do të bëhet përditësimi i tyre, çka është normale për një bankë të suksesshme në mjedisin e bankave konkurruese të nivelit të dytë në Shqipëri.

Divizionit të rrjetit të BKT-së i dedikohet kujdesi për përparimin dhe plotësimin me shërbimet e produktet e nevojshme bankare të njësive të BKT-së, në qendër, në rrethe dhe në Kosovë, fakt ky që është pasqyruar me një dinamizëm në rritje, gjatë viteve 2000-2011.

Page 72: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

71

33. Rritja e nivelit të teknologjisë së informacionit (TI) të aplikuar në veprimtarinë bankare të BKT-së; në qendër, në agjenci dhe në degë.

Pa dyshim, një rol të rëndësishëm dhe vendimtar në përparimin e BKT-së dhe të njësive të saj bankare, nga pikëpamja e teknologjisë bashkëkohore informatike të aplikuar në banka për drejtimin e tyre, ka luajtur departamenti i teknologjisë së informacionit. Privatizimi i bankës në vitin 2000 e gjeti atë me një sistem mjaft primitiv informatizimi. TI në atë kohë kishte vetëm 5 punonjës, ndërsa sot ka mbi 20. Të dhjetë degët e bankës punonin në mënyrë të pavarur me një program të ndërtuar nga vetë departamenti i TI-së, i cili mbulonte një pjesë shumë të vogël të veprimeve. Kjo gjendje i detyronte punonjësit që të kryenin me dorë nga jashtë nëpërmjet Excel-it një pjesë të mirë të transaksioneve, përfshirë këtu edhe mbajtjen e depozitave të klientëve. Shkëmbimi i informacioneve me drejtorinë kryhej vetëm një herë në muaj, nëpërmjet dërgimit të disketave, ai kryhej vetëm për efekt të ndërtimit të një bilanci të konsoliduar për raportim. Për më tepër, degët përdornin kompjutera personalë të zakonshëm për ekzekutimin e programit (një ose dy kompjutera në degë), të cilët shpesh kishin probleme kapaciteti ose pësonin defekte, çka jo rrallë shkaktonte edhe humbje të të dhënave. Kjo gjendje bënte që aktiviteti i bankës të mbështetej kryesisht në punën manuale të punonjësve, si dhe mbi dokumentet e printuara në letër, gjë që kërkonte mjaft kohë dhe pengonte rritjen e aktivitetit të bankës.

Menjëherë pas privatizimit të bankës, drejtuesit e saj i kushtuan vëmëndjen kryesore zëvendësimit të sistemit kompjuterik që përdorte banka, si dhe lidhjes së degëve të saj “on-line”, në mënyrë që drejtoria e përgjithshme të mund të merrte informacion në çdo moment se çfarë po ndodhte në bankë, si dhe të mënjanohej puna manuale, të rritej kontrolli dhe siguria e informacionit.

Gjatë vitit 2001 filloi implementimi i sistemit “Flexcube”, një nga programet bankare më të shitura në shkallë globale. Gjatë atij viti, paralelisht me rikonstruksionin e godinës qendrore të bankës, u ngrit dhe një “data centre” (qendër të dhënash), si dhe u lidhën “on-line” (dmth në kohë reale), të gjitha degët e BKT-së. Ndërkohë u krye konvertimi i të dhënave nga sistemi i vjetër, që ishte në gjuhën algoritmike “Cobol”, dhe kështu, në fund të vitit 2001 të gjitha degët e BKT-së tashmë kishin kaluar në programin e ri, duke mundësuar në këtë mënyrë për herë të parë kryerjen e transaksioneve në kohë reale nëpërmjet degëve të bankës.

Viti 2002 solli një tjetër sfidë për BKT-në: futjen në përdorim të monedhës EUR (euro) në fillim të atij viti. Ky moment kërkoi konvertimin brenda një kohe mjaft të shkurtër të të gjitha depozitave dhe llogarive të klientëve të bankës në monedhat e “shportës EUR” në euro. Ky proçes u krye me sukses nga departamenti i teknologjisë së informacionit (TI) i BKT-së, i cili, pavarësisht se në atë kohë ishte i pakët në personel, kishte fituar një përvojë të mjaftueshme gjatë vitit 2001 në implementimit e sistemit “Flexcube”.

Gjatë vitit 2002 u ngrit gjithashtu një qendër rikuperimi në rast fatkeqësish, e cila do të mundësonte garantimin e sigurisë së të dhënave, si dhe vazhdimin e punës në rast fatkeqësish. Për të bërë të mundur këtë garanci, të gjitha degët u lidhën me një linjë të dytë rezervë për transmetimin e të dhënave.

Në fillim të vitit 2003 puna e departamentit të teknologjisë së informacionit (TI) u përqendrua kryesisht në përfundimin e dokumenteve zyrtare, përfshirë këtu politikat e sigurisë, të strategjisë dhe procedurat operative të TI, që do të përdoreshin si bazë për të gjitha projektet dhe investimet e ardhshme. Për këtë arsye u kërkua edhe asistencë nga kompani

Page 73: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

72

ndërkombëtare, si psh, Deloitte & Touche. Menjëherë pas kësaj u krye implementimi i një “firewall- i” për mbrojtjen nga interneti, si dhe kodimi i të gjithë informacionit që qarkullonte në rrjetin midis degëve dhe zyrave qendrore, si një hap i rëndësishëm për rritjen dhe garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të informacionit në lëvizje.

Rritja e BKT-së me ritme të shpejta dhe hapja e degëve të reja kërkoi ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin e informacionit të BKT-së për të ruajtur performancën e këtij të fundit gjatë shtimit të numrit të përdoruesve të rinj. Gjatë kësaj periudhe u ndryshua sistemi i lidhjes se kompjuterave në rrjet nga “Windows NT 4.0” në “Windows 2000 Active Directory”, si dhe u ndërtua një program për departamentin e burimeve njerëzore, i cili automatizonte jo vetëm përgatitjen e borderosë dhe raporteve përkatëse, por lidhej drejtpërdrejt me programin Flexcube për kalimin automatik të pagave në llogaritë e stafit të BKT-së.

Gjatë vitit 2005 u instalua sistemi i ATM-së në të gjithë degët e BKT-së si dhe u pasurua sistemi i bankës me module të reja, si ai i ATM-ve dhe i pagesave të faturave “Utility Payment”.

Po këtë vit me marrjen e licensës nga “Mastercard”, BKT filloi shpërndarjen e kartave të debitit dhe të kreditit për klientët e saj. Gjatë vitit 2006 vazhdoi rritja e BKT-së me 7 degë dhe agjenci të reja, si dhe u ndërtua një sistem i brendshem telefonik ndërmjet degëve të BKT-së, i bazuar në teknologjinë VoIP, i cili synonte një ulje drastike të kostos së komunikimit telefonik për BKT-në.

Në vitin 2007 BKT hapi degën e saj të parë në Kosovë, e cila përbënte një sfidë të rëndësishme për departamentin e teknologjisë së informacionit. Degët, apo njësitë e BKT-së në Kosovë u lidhën gjithashtu, “on-line” dhe sistemi Flexcube u konfigurua për të aplikuar kushte pune të tjera, si dhe monedhën lokale euro për degët e Kosovës, por pa cënuar aftësinë për gjenerimin e raporteve të konsoliduara në shkallë shteti apo banke.

Gjatë vitit 2008 BKT jo vetëm dyfishoi numrin e degëve, por kreu edhe investime të rëndësishme në fushën e teknologjisë TI, si: forcimi i standardeve të sigurise, ndërtimi i një “call- center” për shërbimin ndaj klientëve, nënshkrimi i një kontrate 3-vjeçare me kompaninë Microsoft për liçensimin dhe mbështetjen nga kjo kompani të përdorimit të produkteve të saj nga BKT, implementimi i një sistemi për menaxhimin e aseteve të departamentit të teknologjisë së informacionit-TI, si dhe ndihmës ndaj përdoruesve “Help Desk”, bazuar mbi standardet përkatëse etj. Një nga innovacionet e rëndësishme gjatë viteve 2008-2009 ishte ai për licensën e kartave VISA. Ndërsa një nga projektet kryesore në fushën e teknologjisë ishte instalimi i modulit “Internet Banking”, i cili u jep mundësi klientëve të BKT-së të përdorin një gamë të gjerë të shërbimeve të bankës nëpërmjet internetit. Gjithashtu, gjatë vitit 2009 filloi lëshimi dhe pranimi i kartave të debitit dhe kreditit në Kosovë, si dhe rinovimi i një numri të madh kompjuterash, përfundimi i implementimit të IBAN-it (International Bank Account Number), si dhe fillimi i implementimit të një sistemi të ri raportimi on-line, i bazuar në teknologjinë BI (Business Intelligence) të Oracle (Oracle Company).

Sot BKT-ja, ashtu si edhe i gjithë sistemi bankar shqiptar, në përgjithësi vazhdon të bazohet mbi teknologjinë e cila shërben jo vetëm si një funksion qendror, por edhe strategjik në kushtet e një tregu mjaft konkurrues. Banka vazhdon të investojë fuqishëm në teknologji, jo vetëm për të mbajtur një nivel të lartë performance të shërbimeve të ofruara, por për të rritur motivin dhe rolin udhëheqës në shfrytëzimin e oportuniteteve të bazuara mbi teknologjinë. Deri më sot janë investuar mbi 15 milionë euro për rinovimin e vazhdueshëm teknologjik në drejtim të TI-së.

Page 74: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

73

34. Evoluimi i strukturës juridike të Bankës Kombëtare Tregtare.

Në trajtesën që iu bë themelimit të BKT-së në pikën 1 të historikut, janë përmendur momentet kryesore që lidhen me kronologjinë e ngritjes dhe të zhvillimit të BKT-së. Më poshtë do të trajtohet evoluimi në kohë i strukturës juridike të bankës.

Banka është krijuar në vitin 1993 me një kapital tërësisht shtetëror, mbi bazën e një vendimi të përbashkët të Bankës së Shtetit Shqiptar (më vonë Banka e Shqipërisë) dhe Ministrisë së Financave e Ekonomisë, Numër 1, datë 30.12.1992, për bashkimin e Bankës Tregtare të Shqipërisë me Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe krijimin e Bankës Kombëtare Tregtare”. Hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe data ligjore e krijimit të BKT-së, është 1 janari 1993.

Më vonë, me dekretin nr. 1430, datë 27.3.1996, është vendosur transformimi i Bankës Kombëtare Tregtare në shoqëri anonime.

Ministria e Financave në cilësinë e pronarit, nëpërmjet vendimit nr. 17,469, datë 23.7.1997, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, regjistroi si person juridik në regjistrin tregtar Bankën Kombëtare Tregtare sh.a. me aksioner të vetëm Ministrinë e Financave, si përfaqësuese të shtetit shqiptar, me një kapital prej 2.7 miliardë lekë. Madhësia e kapitalit nënkuptonte edhe liçencë bankare të shkallës më të lartë ose, siç quhej ndryshe, niveli i tretë i liçencës bankare.

Me ligjin nr. 8634, datë 6.7.2000, u miratua marrëveshja e shitjes së aksioneve të shoqërisë anonime “Banka Kombëtare Tregtare”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konsorciumit të Investitorëve Ndërkombëtarë, të përbërë nga Kentbank, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH - EBRD). Pronësia e aksionerëve të rinj strategjikë mbi BKT-në hyri në fuqi më 17 tetor 2000.

Nga viti 2000 kapitali i bankës rritet vazhdimisht, si më poshtë :

Me vendimin nr. 17469/2, datë 24.11.2000, të Gjykatës së Tiranës bëhet regjistrimi i emetimit të një milion aksioneve të reja me vlerë nominale 10$/aksion, kurse me vendimin nr. 17469/5, datë 6.3.2003, të gjykatës së Tiranës, bëhet regjistrimi i emetimit të aksioneve të reja, duke e çuar kapitalin e bankës në 14,644,250 USD.

Me vendimin nr. 17. 469/6 të Gjykatës së Tiranës bëhet regjistrimi i emetimit të aksioneve të reja dhe kështu kapitali i bankës arrin në 44,644,250USD.

Më 9 qershor 2006, me vendimin nr. 17469/7 të gjykatës së Tiranës regjistrohet transferimi i pronësisë së 60% + 2 aksione të BKT-së nga pasardhësi ligjor i Kentbank, d.m.th. Bayindir Bank A.Ş. te Çalık-Şeker Konsorsiyum Yatırım A.Ş., i cili bëhet mbajtës i paketës maxhoritare të aksioneve të BKT.

Në korrik 2006 emetohen 1,170,000 aksione të reja.

Në prill 2008, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) regjistrohet ndryshimi i emetimit të aksionerit mazhoritar, në “Çalık Finansal Hizmetler”, ndërkohë që bëhet edhe rritja e kapitalit nëpërmjet emetimit të 1,870,000 aksioneve të reja.

Në mars 2009, në QKR regjistrohet rritja e kapitalit nëpërmjet rritjes së vlerës nominale të aksionit nga 10 USD për aksion, në 12,35 USD për aksion.

Page 75: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

74

Në janar 2010 regjistrohet në QKR largimi i aksionerëve të IFC dhe EBRD (BERZH). Paketat e tyre i kaluan aksionerit “Çalık Finansal Hizmetler A. Ş.”, mbajtës i 100% të aksioneve të BKT-së.

Në maj 2010, në QKR regjistrohet emetimi i 512,000 aksioneve të reja, duke e çuar vlerën e kapitalit të BKT-së në 84,622,200.00 USD.

35. Treguesit kryesorë financiarë të Bankës Kombëtare Tregtare. Dinamika e ndryshimit të tyre në kohë për vitet 2001, 2005 dhe 2010.

000’USD 31 dhjetor 2001 31 dhjetor 2005 31 dhjetor 2010B i l a n c i Totali i aktivit 223,781 590,217 1,502,902Hua dhe paradhënie për klientët 700 125,542 551,046Letra me vlerë 114,160 308,627 565,457Depozitat e klientëve 207,756 551,132 1,309,652Kapitali i paguar 10,000 24,644 84,622Totali i kapitalit aksioner 13,195 32,633 118,670

Të ardhurat

Fitimi neto 363 8,396 25,003Të ardhurat nga interesat 4,993 19,601 54,687Të ardhurat neto nga jo-interesat 847 3,599 7,260Shpenzimet operative 8,814 11,844 32,365Provigjoni për humbjet nga huatë 479 395 1,644

Treguesit e performancës

Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit 32,1% 21,1% 13,1%Kthimi nga aktivet mesatare (RoAA) 0,2% 1,3% 1,8%Kthimi nga kapitali (RoE) 2,6% 29,1% 25,4%Huatë me probleme / portofoli i huave (PAR 90) 0,0% 1,15% 8,47%

Burimet

Numri i punonjësve 227 375 922Numri i degëve/agjencive 10 25 72

Page 76: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

75

36. Ndryshimet cilësore në administrimin e korporatës.

Me paraqitjen e treguesve kryesorë financiarë dhe të performancës së BKT-së, të arritur për periudhën deri në 31 dhjetor të vitit 2010, është synuar të tregohet në mënyrë koncize dinamika e veprimtarisë së bankës gjatë viteve të progresit të saj, si bankë e nivelit të dytë.

Prandaj janë trajtuar shkurtimisht përsosja e strukturës organizative, shtrirja, zgjerimi dhe shtimi i numrit të njësive bankare (agjenci dhe degë) në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo tablo është shoqëruar me faktet e rritjes së nivelit të teknologjisë informatike të aplikuar në aktivitetin bankar të BKT-së. Gjithashtu është trajtuar evoluimi i strukturës juridike të bankës, si dhe puna për sigurimin e burimeve njerëzore, si faktori human kyç për performancën e bankës.

Tabloja e plotë e ngritjes, evoluimit dhe dinamikës së ecurisë në kohë të bankës, trajtohet në të gjithë elementët e tjerë, përsa i përket përparimit në fushë të operacioneve bankare, në fushë të operacioneve të thesarit, si dhe në kredidhënien dhe rrezikun që e shoqëron atë.

Sigurisht, menaxhimi dhe puna e suksesshme e BKT-së lidhet pazgjidhshmërisht me punën e Bordit Drejtues të BKT-së, si një organ kolegjial i direktivave, por sidomos me punën e Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së, çka është pasqyruar në performancën tërësore të arritur nga banka dhe që dëshmohet nga çertifikatat e vlerësimit kombëtar dhe ndërkombëtar të saj, fakt që ka qenë nën kujdesin e departamentit të komunikimit të korporatës. Një punë të dobishme në mbështetje të grupeve, divizioneve dhe të departamenteve administrative të bankës kanë realizuar komitetet e ngritura pranë tyre, të cilat funksionojnë në harmoni me hallkat e tjera të strukturës organizative të BKT-së, si:

komiteti i auditit, komiteti i kreditit, komiteti ekzekutiv, komiteti i aktiveve dhe pasiveve (ALCO), komiteti i teknologjisë së informacionit (TI), komiteti i personelit, komiteti i disiplinës, komiteti i sigurisë së TI-së.

Në punën e tyre për zbatimin e teknologjive të reja të përparuara në fushë të bankingut, si p.sh., atij elektronik, BKT ka mbajtur parasysh dhe ka aplikuar standardet ndërkombëtare ISO dhe ato europiane, si ECBS (European Committee for Banking Standards), përfshirë procedurat e SWIFT-it (Society for Worlwide Interbank Financial Telecommunication) dhe IBAN (International Bank Account Number).

Page 77: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

76

37. Komitetet e Bankës Kombëtare Tregtare dhe funksionet e tyre.

Banka u zhvillua gjatë dhjetëvjeçarit 2000-2010 me pikësynimin për t’u plotësuar me të gjithë komponentët strukturorë të nevojshëm për të funksionuar mbi bazën e koncepteve të bankingut bashkëkohor, koncepte që evoluojnë vazhdimisht me përsosjen e teknologjisë. Duke ndjekur këtë pikësynim, BKT përfshiu në strukturën e saj organizative disa komitete, me detyra të caktuara, që renditen më poshtë:

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm (auditit)

Komiteti ka për detyrë:- të mbikëqyrë pajtueshmërinë e proçedurave të kontabilitetit të bankës me kontrollet e brendshme dhe të verifikojë njoftimet financiare vjetore të bankës. - të vëzhgojë (monitorojë) implementimin e rregulloreve dhe politikave të brendshme të bankës dhe t’i raportojë Bordit Drejtues, si dhe t’i përcjellë këtij të fundit mendimet për çdo çështje që i është paraqitur atij.

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm (auditit) i raporton çdo tre muaj Bordit Drejtues për punën që ka kryer.

Komiteti i Kreditit

Komiteti ka për detyrë:- të përgatitë dhe të propozojë politikat e kreditit të bankës për miratim te Bordi Drejtues. - të shqyrtojë, të miratojë, të kthejë ose të kërkojë për amendamente propozimet për kredi deri në shumën e përcaktuar nga Bordi Drejtues (aktualisht EUR 1,000,000). - t’i përcjellë për miratim Bordit Drejtues, gjatë mbledhjes së tij, propozimet për kredi që kanë opinion pozitiv dhe që e kalojnë shumën e mësipërme. - të përcaktojë përqindjet e interesit për huatë, brenda limitit të vendosur nga komiteti i aktiveve dhe i pasiveve (ALCO).

Personi kryesues është Drejtori i Përgjithshëm.

Komiteti Ekzekutiv

Ka për detyrë:- të përcaktojë politikat dhe strategjitë e bankës dhe të ndjekë implementimet e tyre. - të vendosë për rrezikun e politikave të menaxhimit. - të diskutojë problemet e zakonshme në kuadrin e agjendës së specifikuar dhe të gjejë zgjidhjet për to, duke analizuar të gjitha rrethanat.

Personi kryesues: vetë drejtuesi i komitetit.

Page 78: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

77

Komiteti i Aktiveve dhe i Pasiveve

Ka për detyrë:- Të planifikojë, të drejtojë dhe të mbikëqyrë ardhjen e fondeve, përbërjen, koston dhe përfitimin. - Të shqyrtojë dhe të miratojë çmimvënien, politikat e menaxhimit të rrezikut dhe procedurat përkatëse për bankën. - Të alokojë aktivet dhe pasivet e mbetura (tepricë) të bankës për të përballuar objektivat e rrezikut dhe të fitimit. - Të vlerësojë probabilitetin e skenarëve të ndryshëm të tronditjeve të likuiditetit dhe të përqindjeve të interesit. - Ta pozicionojë bankën për të trajtuar më të mundshmit e këtyre skenarëve me koston minimale (impaktin mbi fitimet dhe kapitalin) derisa të jetë arritur një nivel i arsyeshëm përfitueshmërie.

Personi kryesues: Drejtori i Përgjithshëm.

Komiteti i Teknologjisë së Informacionit

Ka për detyrë: - Të alokojë (caktojë) buxhetin dhe të përcaktojë strategjinë për teknologjinë e informacionit (TI) të bankës. - Të analizojë, të shqyrtojë dhe të vendose për kërkesat e ”hardware and software” të bankës. - Të vendosë për standardet dhe praktikat e sigurisë së TI-së të bankës, duke vlerësuar propozimet e TI-së për komitetin e sigurisë. - Të vëzhgojë (monitorojë) aktivitetet e TI-së, përmirësimet dhe implementimet, nevojat për trajnimin e stafit të bankës dhe të zhvillimeve përkatëse, si në banking, ashtu dhe në industrinë e TI-së.

Personi kryesues: Drejtori i Përgjithshëm.

Komiteti i Personelit

Ka për detyrë: - Të përcaktojë dhe të rishikojë politikat e bankës për burimet njerëzore. - Të veprojë si autoritet final për të gjitha çështjet e punësimit në bankë, me përjashtim të atyre që kryejnë menaxhim të lartë. - Të rishikojë dhe të vendosë për propozimet për rekrutimin e dhe/ose promovimet. - Të vendosë për shpërblimet monetare dhe jomonetare të stafit të suksesshëm.

Personi kryesues: Drejtori i Përgjithshëm.

Page 79: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

78

Komiteti i Disiplinës

Ka për detyrë: - Të rishikojë raportet e ekzaminimit dhe të investigimit të përgatitur nga anëtarët e auditit të brendshëm, ose nga ekipe të tjera investiguese, të autorizuara nga drejtori i përgjithshëm ose komiteti i auditit. - Të përcaktojë masat disiplinore që duhet të merren kundër shkeljeve të ligjeve dhe rregullave të brendshme të bankës nga punonjësit.

Personi kryesues: Drejtori i Përgjithshëm.

Komiteti i Sigurisë

Ka për detyrë: - Të përcaktojë dhe të rishikojë politikën dhe praktikat e sigurisë së TI-së të bankës. - Të vendosë standardet e sigurisë së TI-së. - Të vëzhgojë (monitorojë) operacionet që kanë lidhje me sigurinë, me anën e reporteve nga nëpunësi i sigurisë TI. - Të përgatitë rekomandimet për komitetin e TI-së (për ndryshimet e mëdha në politika dhe praktika) ose të drejtojë punën për ndryshimin që do të implementohet (për ndryshime të vogla).

Page 80: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

79

38. Banka Kombëtare Tregtare dhe Burimet Njerëzore.

Departamenti i Burimeve Njerëzore i BKT-së, si njësi e rëndësishme menaxhuese në strukturën organizative të bankës, është zhvilluar në kohë dhe në hapësirë drejt përsosjes e plotësimit të vazhdueshëm, në funksion të rritjes së performancës së bankës.

Punonjësit e bankës që përbëjnë personelin e punësuar të saj, në tërësi janë të përzgjedhur dhe të rekrutuar nëpërmjet punës së vëmendshme dhe delikate të departamentit të burimeve njerëzore të BKT-së.

Procesi i përzgjedhjes për marrjen në punë ndryshon sipas vendit të punës (pozicionit) për të cilin aplikohet nga punëkërkuesi. Përzgjedhja e parë bëhet duke u bazuar në jetëshkrimin apo CV-në e kandidatit. Aktualisht, punëkërkuesit mund të aplikojnë nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected]ër këtë qëllim plotësohet formulari, i përgatitur nga departamenti i burimeve njerëzore (numër telefoni: 04 22 81 554). Formulari tregohet në faqen e internetit të BKT-së.

Kandidatët e përzgjedhur informohen për hapat e mëtejshëm që duhet të plotësojnë për marrjen e tyre në punë në BKT, në përputhje me organizimin e kryer nga komiteti i intervistimit që konsiston në:- testin me shkrim për njohuri të përgjithshme në ekonomi; - intervistimin me gojë, pasi të jetë kaluar testi me shkrim; - kalimin në fazën e rekrutimit pas përzgjedhjes nga komiteti i intervistimit.

Kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në BKT, duhet të mbajnë parasysh këto momente kryesore të politikave të punësimit në bankë, që konsistojnë në:

komunikimin e përditshëm me klientët;- punën me një ekip të përkushtuar; - sfidat në vendin e punës;- përshtatjen me ndryshimet e shpejta; - punën në një institucion në rritje dhe në zgjerim, ku performanca, aftësitë dhe kontributet - vlerësohen dhe shpërblehen.

Page 81: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

80

39. Politikat e Burimeve Njerëzore në Bankën Kombëtare Tregtare.

Ngritjet në përgjegjësi apo promovimi i punonjësve të BKT-së, vendosen mbi bazën e hapjes së vendeve të lira të punës për pozicione të një niveli më të lartë në strukturën organizative të BKT-së, si dhe sipas aftësive dhe zotësisë së treguar më parë nga punonjësit, për një nivel më të lartë pune në bankë.

Vendet e lira të punës të hapura brenda bankës fillimisht u njoftohen kandidatëve të mundshëm brenda bankës. BKT-ja ka një program menaxhimi për zhvillim, nëpërmjet të cilit përcaktohet personi, i cili ka aftësitë, njohuritë dhe mundësitë që nevojiten për të arritur objektivat e strategjisë së bankës.

Punonjësit e talentuar, që janë rritur profesionalisht në “shkollën BKT”, kanë treguar një performancë të vazhdueshme dhe sot janë drejtues agjencish, degësh dhe departamentesh.

Motoja e bankës është: talentet e sotme do të jenë drejtuesit e së nesërmes!

Punonjësit e talentuar të bankës, me profile, aftësi dhe interesa të ndryshëm, kanë dhënë ndihmesën e tyre për ta bërë BKT-në një institucion financiar të njohur, konkurrues, të parapëlqyer e të sigurt në Shqipëri. Në këtë drejtim, për rritjen e aftësive të drejtuesve të nivelit të mesëm rol të konsiderueshëm ka luajtur Kontrolli i Brendshëm i bankës.

Për t’iu përgjigjur përkushtimit të punonjësve të bankës dhe për të kontribuar në mirëqënien e tyre sociale, BKT-ja ka hartuar dhe zbatuar një sërë skemash të reja që e dallojnë atë nga bankat e tjera në Shqipëri. Kështu BKT-ja është banka e parë në Shqipëri, që: - ka ofruar sigurimin e jetës dhe sigurimin nga aksidentet gjatë gjithë kohës së punësimit; - ka shpallur programin mbështetës të pensioneve, të bazuar në programin mbështetës për stafin;- është cilësuar si më e mira bankë në Shqipëri për të thithur, për të trajnuar dhe për të promovuar talentet e reja;- ka ofruar kredi për shtëpi dhe kredi të tjera me kushte lehtësuese për stafin; - u ka ofruar punonjësve të saj sistemin e atributeve të bazuar në aftësitë dhe arritjet në drejtim të performancës. Një pjesë e caktuar nga stafi i BKT-së mund të përfitojë nga sistemi i bonuseve të bankës.

Banka Kombëtare Tregtare është punëdhënësi më i mirë për sa i përket shëndetit të stafit, duke sjellë mbështetje financiare dhe profesionale për të, brenda dhe jashtë vendit.

Stafi i BKT-së përfiton të gjitha të drejtat sipas Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, ai përfiton, gjithashtu, të drejta të tjera suplementare, që përmbahen në Manualin e Politikave të Burimeve Njerëzore të BKT-së.

Në vijim të rubrikës për politikat e Burimeve Njerëzore, që ndiqen nga BKT-ja, do të trajtohen edhe specifika të tjera të punës për kualifikimin dhe trajtimin e personelit të BKT. Puna e vazhdueshme e secilit punonjës të BKT, për ngritjen nga ana profesionale, të aftësive dhe të performancës personale të tij e, për pasojë edhe për suksesin e bankës në konkurrencën e fortë ndërmjet bankave të nivelit të dytë, qëndron në qendër të politikave të menaxhimit të bankës. Të mësuarit, trajnimi dhe zhvillimi, si çështje thelbësore të performancës së çdo individi të punësuar në BKT, është e natyrshme të jenë në fokusin e zhvillimit të kapitalit njerëzor nga ana e BKT-së.

Page 82: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

81

Praktikisht, të mësuarit dhe puna janë të integruara në jetën e çdo punonjësi të BKT-së. Programet e trajnimeve brenda bankës përfshijnë: bankingun, menaxhimin dhe rritjen e aftësive personale nëpërmjet programeve trajnuese. Punonjësve të BKT-së u jepet mundësia të rrisin performancën e tyre me anën e kurseve dhe të programeve, që janë efektive në punën e tyre.

Për programet e trajnimeve brenda vendit, BKT-ja shpesh si lektorë zgjedh punonjës me përvojë në fushën bankare. Trajnimi i vazhdueshëm ka sjellë një profesionalizëm të dukshëm të punonjësve, çka ka ndikuar në ecurinë e cilësuar edhe të institucionit.

Banka gjatë viteve ka vendosur dhe vazhdon të vendosë marrëdhënie të dobishme me institucione ndërkombëtare, që kanë reputacion të lartë në fushën e trajnimeve. Shumë punonjës të BKT-së kanë marrë pjesë në trajnime jashtë vendit. Kjo tregon rëndësinë që BKT i jep integrimit të stafit të vet në zhvillimet, produktet dhe sfidat e tregut bankar ndërkombëtar.

Në “Manualin e Politikave të Burimeve Njerëzore”, të përgatitur nga Komiteti i Personelit i BKT-së, trajtohet dhënia e direktivave të qarta për drejtuesit, mbikëqyrësit dhe personelin, lidhur me proçedurat, rregullat dhe praktikat që rregullojnë punësimin e personelit në BKT. Manuali trajton këto çështje: komitetin e personelit, politikat dhe procedurat e marrjes në punë, politikat e punësimit, standardet e vendit të punës, marrëdhëniet me punonjësit, sjelljen e punëmarrësit, përfitimin e punonjësit. Më poshtë renditen më me hollësi detyrat e komitetit të personelit (nga çka u tregua më lart).

Komiteti i personelit i BKT-së gëzon të drejtën e ndryshimeve në politikat që përmbahen në Manualin e Politikave të Burimeve Njerëzore. Gjithashtu, komiteti i personelit gëzon të drejtën për të interpretuar dhe për të administruar politikat, sipas rastit, në kuadër të rrethanave dhe ngjarjeve të ndryshueshme. Komiteti i personelit ka si detyrë të përcakojë dhe rishikojë politikat e burimeve njerëzore të bankës, të veprojë si autoriteti final për të gjitha çështjet e punësimit në bankë, me përjashtim të atyre që performojnë për menaxhimin superior (senior management). Gjithashtu komiteti i personelit rishikon dhe vendos për rekrutimin dhe/ose për propozimet e promovimit, si dhe vendos për shpërblimet monetare ose jomonetare të stafit të suksesshëm. Për të pasur një përfitim të ndjeshëm për stafin në pajtueshmëri me vjetërsinë e punës në bankë, kjo ka hartuar programin e kreditimit të qëndrueshmërisë së stafit, gjë që do të rrisë qëndrueshmërinë dhe numrin e përfituesve. Drejtori i Përgjithshëm ka autoritetin detyrues e përfundimtar për të vendosur për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje dhe kontestimi që lind me punonjësit e bankës gjatë ushtrimit të detyrës nga ata.

Page 83: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

82

40. Operacionet bankare, të thesarit dhe të kredidhënies në BKT .

Këto operacione janë vitale dhe karakterizojnë punën dhe funksionet e strukturave të çdo banke të nivelit të dytë. Në Bankën Kombëtare Tregtare, pas privatizimit të saj më 17 tetor 2000 dhe vënies në përdorim të një sistemi informatik më të avancuar (çka u tregua në kreun 33 të këtij historiku), sektorët që mbulojne këto tri operacione në BKT, kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme progresive.

40.1 Operacionet Bankare në BKT pas privatizimit të saj.

Me riorganizimin e strukturës administrative të BKT-së, sektori i operacioneve është zhvilluar ndjeshëm në drejtim të përpunimit të automatizuar të të dhënave. Kështu nga një procesim kryesisht manual të veprimeve kontabël të transfertave, çeqeve, letërkredive dhe letërgarancive, si dhe nga përpunimi manual i raporteve të ndryshme, sistemi informatik i bankës nëpërmjet programit Flexcube mundësoi regjistrimin dhe përpunimin më të automatizuar të të dhënave për rritjen e efiçencës së sektorit të operacioneve bankare.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, tregu bankar ne Shqipëri ka përjetuar ndryshime në futjen e shërbimeve të reja bashkëkohore, si dhe në rritjen e numrit të klientëve të cilët i drejtohen bankave për shërbimet që u nevojiten. BKT, si dhe bankat e tjera tregtare në Shqipëri, u përfshi në një mori projektesh të përbashkëta, të drejtuara nga Banka e Shqipërisë për përmirësimin e pagesave në vend. Kështu, gjatë vitit 2003 u punua intensivisht për modernizimin e sistemit të pagesave në monedhën vendëse dhe vënien në punë të sistemit të parë të tipit RTGS (real time gross settlement) në Shqipëri. Sistemi AIPS (Albanian Interbank Payment System) filloi operimin “live” në janar 2004 dhe u mundësoi të gjitha bankave pjesëmarrëse shlyerjen në kohë reale të pagesave (kryesisht shuma të mëdha dhe veprime bankë me bankë). Sistemi siguroi edhe një monitorim në kohë reale të likuiditetit. Kjo solli një menaxhim më të mirë të fondeve, si dhe shkurtimin e kohës së nevojshme për kryerjen e transfertave ndërbankare, rrjedhimisht një shërbim më të mirë për klientët e BKT-së.

Procesi i modernizimit të sistemeve të pagesave vijoi edhe gjatë viteve 2004-2005, kohë në të cilën BKT-ja mori pjesë aktive në grupet e punës të ngritura nga Banka e Shqipërisë, për vënien në punë të sistemit të parë të shlyerjes me bazë neto të pagesave me vlerë të vogël (shumat nën 1 milion lekë) në Shqipëri. Sistemi AECH (Albanian Electronic Clearing House) filloi operimin “live” në korrik 2005. Ky sistem u mundësoi të gjitha bankave pjesëmarrëse shlyerjen brenda ditës të vëllimeve të mëdha të pagesave me vlerë të vogël (kryesisht të pagesave të iniciuara nga klientët e bankave). Sistemi AECH u mundëson gjithashtu bankave pjesëmarrëse dërgimin e pagesave të faturave utilitare (debitimi i drejtpërdrejtë).

Në vitin 2009 u finalizua standardizimi i numrave të llogarive bankare sipas formatit ndërkombëtar IBAN. Ky standardizim ishte një hap tjetër në drejtim të identifikimit automatik të llogarive bankare, rrjedhimisht në arritjen e procesimit STP të pagesave (procesimit pa ndërhyrje manuale).

Page 84: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

83

Vënia në punë e dy sistemeve ndërbankare si dhe standardizimi i numrit të llogarive u pasqyrua edhe në ndryshime dhe përshtatje të sistemit të brendshëm informatik - Flexcube. Departamenti i operacioneve qendrore në bashkëpunim me departamentin e teknologjisë së informacionit synuan arritjen e procesimit të plotë STP të pagesave. Sot ky procesim kryhet automatikisht për të gjitha pagesat në nisje, si dhe për pjesën më të madhe të pagesave që mbërrijnë në BKT. Gjatë vitit 2010, Ministria e Financave filloi kryerjen e pagesave të buxhetit nëpërmjet sistemeve të pagesave AIPS dhe AECH. Kjo solli një rritje të konsiderueshme të vëllimit të pagesave në këto sisteme (në tetor 2010 rreth 35 mijë pagesa më shumë se viti 2009), vëllim që u përballua me sukses dhe pa vonesa nga bankat.

Më poshtë jepen disa të dhëna statistikore për vëllimin e transfertave:

Në lekë 2005 2009 Mbërritje 16,739 22,888 Nisje 8,224 16,793

Në valutë të huaj 2005 2009

Mbërritje 7,046 11,417 Nisje 12,654 26,086

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2010, pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes BKT-së dhe MoneyGram International, filloi nga funksionimi sistemi i pagesave “MoneyGram”, duke u ofruar kështu klientëve shërbimin e transferimit shumë të shpejtë të parave për/nga jashtë Shqipërisë. Ky sistem po shtrihet gradualisht në të gjitha degët e BKT-së.

Departamenti i operacioneve qendrore proceson, gjithashtu, të gjitha letër kreditet (LC) që lëshohen nga apo mbërrijnë në BKT, si dhe letërgarancitë (LG) nga jashtë. Aktiviteti i LC-ve dhe LG-ve, këto 2-3 vitet e fundit ka ardhur në rritje.

Që nga viti 2008, në departamentin e operacioneve qendrore funksionon edhe njësia përgjegjëse për kontrollin dhe regjistrimin e shpenzimeve administrative të bankës. Zgjerimi në vijim i rrjetit të degëve të bankës eshtë pasqyruar në një vëllim të shtuar operacionesh, gjë që e ka bërë të nevojshme përfshirjen e tyre në procesin e automatizimit të veprimeve me qëllim arritjen e standardeve më të mira në këtë fushë.

Paralelisht me operacionet e pagesave në mbërritje e nisje, në lek e valutë, çeqet, LC/LG, shpenzimet administrative, vitet e fundit departamenti i operacioneve qendrore mban korrespondencë të vazhdueshme me institucione të ndryshme, si me: ILDKP (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive), tatimet, bashkitë dhe komunat, dogana, prokuroria dhe gjykata etj. Departamenti i operacioneve qendrore proceson vëllime të konsiderueshme kërkesash për informacion, urdhrat për bllokim/sekuestrim llogarish (mesatarisht 2000 në muaj).

Page 85: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

84

40.2 Operacionet e thesarit në BKT.

Privatizimi i bankës u shoqërua me ndryshime të ndjeshme në produktet e thesarit, si dhe me fillimin e procesit të automatizimit të tyre. Para privatizimit veprimet e thesarit regjistroheshin në mënyrë manuale, sipas një programi informatik në gjuhën “Cobol”. Sipas këtij programi, çdo bilanc dhe raport për të dhënat e bankës dhe investimet e saj kryhej me dorë nga punonjësit e departamentit të thesarit. Më vonë, me futjen e sistemit informatik të aplikuar në banka “Flexcube” dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e sistemit, u bë i mundur regjistrimi i veprimeve të thesarit në këtë sistem.

Fillimisht, transaksionet e thesarit regjistroheshin në modulet përkatëse të sistemit të krijuar për tregun e parasë dhe për tregun e këmbimeve valutore, ku përfshiheshin veprimet me Cash-in, me bonot e thesarit, depozitat me bankat, si dhe këmbimet valutore që kryheshin “spot” (pagesë e menjëhershme) me bankat dhe zyrat e këmbimeve valutore.

Në vitin 2001, krahas punës shumë të madhe të konsolidimit të të dhënave në sistemin e bankës, filluan të kryhen dhe transaksionet e para të letrave me vlerë në tregun e kapitalit ndërkombëtar. Këto transaksione ishin të panjohura fillimisht në tregun vendës për shkak se sistemi financiar shqiptar dhe në veçanti sistemi bankar përjetoi një periudhë të gjatë tranzicioni të kalimit të ekonomisë nga ajo e centralizuar në atë të tregut të lirë dhe të konkurrencës. Kapitali i huaj hyri në Shqipëri edhe nëpërmjet privatizimit të Bankës Kombëtare Tregtare, gjë që bëri të mundur nxitjen dhe zhvillimin e tregut, duke rritur numrin dhe vëllimin e transaksioneve në treg. Krahas futjes së produkteve të reja, operacionet e thesarit monitoruan fort rrezikun dhe limitet, që do të zbatoheshin për këto produkte, si nga shuma maksimale, ashtu edhe nga tregjet ku do të investoheshin.

Në vitin 2002 filloi puna për procesimin e përftimit automatik të mesazheve të SWIFT-it, drejtpërsëdrejti nga sistemi, lidhur me veprimet e thesarit për transaksionet e tregut të parasë dhe të tregut të këmbimeve valutore, duke u barazuar kështu me nivelin e bankave ndërkombëtare. Gjithashtu, gjatë këtij viti krahas shtimit të numrit të veprimeve dhe të larmisë së tyre, përfshirë dhe transaksionet e marrëveshjes së riblerjes dhe të anasjelltë riblerjes, pati dhe investime të ndjeshme në Eurobonde të disa shteteve të fuqishme europiane. Departamenti i operacioneve të thesarit u përfshi gjërësisht në përllogaritjen e vlerës se tregut, mbi bazën e të dhënave të tregut aktual ndërkombëtar, si dhe në zbatim të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, për sigurimin e treguesve të të njëjtit raportues për mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe për auditorët e jashtëm.

Në vitin 2003 sistemi i brendshëm i bankës u përshtat me ndryshimet e bëra në tregun e brendshëm operacional nga ana e Bankës së Shqipërise, ku filluan sistemet e pagesave ndërbankare për monedhën vendase “lek”, nëpërmjet sistemit RTGS për pagesat mbi 1 (një) milion lekë, ku përfshihen dhe veprimet e thesarit në sistemin e pagesave ndërbankare AECH për shumat nën 1 (një) milion lekë, përfshirë klientët e bankës.

Gjatë vitit 2004, krahas veprimeve të tjera, pati një shtim të vëllimit të veprimeve në kesh (cash) dhe me zyrat e këmbimeve valutore, ku ndiqej kryerja e transaksioneve, si dhe konfirmimet përkatëse. Transaksionet e kryera në monedhë të huaj u rritën ndjeshëm, si rezultat i të cilës pati një rritje të transportimit të cash-it drejt bankave ndërkombëtare.

Gjatë këtij viti u përsos më tej ndjekja e limiteve të cash-it dhe monitorimi i transaksioneve. Gjithashtu, tregu bankar i brendshëm gjatë këtij viti u zhvillua më tej si rezultat i futjes në treg të bankave të huaja private, si Raiffeisen Bank, çka e rriti konkurrencën e veprimeve në treg, si dhe riskun e tyre.

Page 86: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

85

Në vitin 2005, tregu i bonove të thesarit mori hov shumë të madh, ku përveç institucioneve financiare, kryesisht bankat, në ankandin e bonove të thesarit morën pjesë me investimet e tyre direkte edhe individë e persona juridikë.

Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) u caktua mbikëqyrës i këtij tregu dhe në fund të vitit 2005, BKT mori licensën e tregtimit të letrave me vlerë në tregun me pakicë. Përsosja e sistemit të bankës për mbajtjen e regjistrit të letrave me vlerë gjatë vitit 2006 kërkoi tre muaj punë. Gjatë kësaj kohe u realizuan të gjitha kërkesat e autoritetit mbikëqyrës KLV (sot AMF). U arrit të realizohet mbajtja e llogarive bllokuese për klientët dhe pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në ankandin e letrave me vlerë të Qeverisë Shqiptare, duke kryer në mënyrë automatike regjistrimin e veprimeve kontabile, si dhe mbajtjen e informacionit për numrin e ankandeve, datat e emetimit dhe të maturimit, si dhe evidentimin e lëvizjes së këtyre letrave në rastet e shitblerjes për ndryshimin e portofolit të tyre. Gjithashtu, gjatë tremujorit të parë të vitit 2005 u krye implementimi i versionit më të fundit të sistemit “Flexcube”, ku operacionet e thesarit u regjistruan dhe u monitoruan drejtpërdrejt për t’iu përshtatur teknologjisë më të fundit të kohës, duke realizuar dhe regjistrimin e veprimeve për produktet e reja të këmbimeve valutore “Forward” dhe “Swap”, si dhe përftimin e mesazheve dhe raporteve njëlloj si me praktikat ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2006 operacionet e thesarit morën përsipër dhe mbajtjen e regjistrit për klientët e Postës Shqiptare dhe pjesëmarrjen e tyre drejtpërdrejt në ankandin primar nëpërmjet BKT- së. Në këtë periudhë tregtimi i bonove të thesarit u rrit, si nga shitja e letrave me vlerë nga portofoli i bankës, ashtu edhe nga rritja e numrit të klientëve, që merrnin pjesë në këto transaksione.

Në vitin 2007 operacionet e thesarit u përfshinë gjerësisht në marrëveshjen që do të lidhej midis BKT-së dhe Ministrisë së Financave për shpërblimin e grumbullimit të të ardhurave të buxhetit të shtetit dhe kryerjen e pagesave shtetërore. Në mars të këtij viti u nënshkrua marrëveshja dypalëshe, në të cilën BKT mori përsipër përshtatjen e sistemit të saj të bankës për t’iu përgjigjur kërkesave të sistemit të ri të thesarit, që do të fillonte të implementohej.

Viti 2008 e në vazhdim shënoi një ndryshim cilësor, si rezultat i hyrjes së produkteve të reja më të fundit e bashkëkohore, që nuk ishin përdorur më parë.

Këtu mund të përmenden të gjitha instrumentet e tregut të parasë dhe të tregut të kapitalit, si pjesëmarrje në kredinë sindikale të kompanive dhe bankave, premtim pagesat, blerje në treg sekondar të letër-kredive (L/C), të letrave tregtare dhe pjesëmarrje në obligacione të qeverive dhe obligacioneve të mbuluara të kompanive. Me hyrjen e produkteve të reja, procesi i përsosjes së operacioneve të thesarit do të vazhdojë për të arritur standardet e zbatuara nga praktikat më të mira ndërkombëtare.

Page 87: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

86

40.3 Operacionet e kredidhënies dhe evoluimi në kohë i strukturës së departamentit të kredisë në BKT.

Pas privatizimit të bankës, më 17 tetor 2000, filloi riorganizimi i departamentit të kredidhënies, ose i departamentit të kredisë në BKT.

Ky departament e kishte filluar punën nga një nivel nismëtar. Specialisti mjaft i kualifikuar që u caktua në krye të këtij departamenti solli një përvojë shumëvjeçare në fushën e analizës së rrezikut dhe të vlerësimit të aftësive kredimarrëse të klientëve pranë bankave të njohura, të huaja. Riorganizimi i departamentit të kredisë nisi me punën për ndërthurjen e përvojës shumë të vyer që kishte banka për kredidhënien me kuadrin ligjor dhe rregullator të Sistemit Bankar të Shqipërisë (SBSH). Kjo ndërthurje u finalizua me sukses me përpilimin e Manualit të Kreditit dhe të gjithë procedurës teknike dhe ligjore të kredidhënies.

Në maj të vitit 2001 bordi drejtues miratoi Manualin e Kreditit, ndërsa menjëherë pas kësaj filloi sesioni i trajnimeve për të gjitha degët, si dhe vizitat te klientët, në mënyrë që të kuptohej sa më mirë koncepti i ri. Theksi kryesor iu vu jo vetëm kolateralit, që ishte zbatuar gjërësisht më parë, por edhe analizës së aftësisë kredimarrëse dhe likuiduese të klientit, duke përfshirë në tërësinë e vet një sërë elementesh teknike dhe ligjore. Prandaj iu kushtua një rëndësi e veçantë trajnimit të stafit me teknika të reja dhe me parimet e kredidhënies.

Ndërkohë që viti 2001 u mbyll me një portofol modest kredie, viti 2002 shënoi një fillim të ri. Vëllimi i kredidhënies tregonte vazhdimisht rritje, kurse në sajë të rezultateve financiare dhe të një zelli të përkushtuar në punë, BKT u përzgjodh si e vetmja bankë në programin SBCA të USAID-it, për mbështetjen dhe asistencën teknike të treguar ndaj SME-ve (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme). SBCA ishte një program garancie prej 750,000 dollarësh amerikanë të dhënë nga qeveria amerikane.

BKT, si bankë mjaft rigoroze dhe e kujdesshme në përzgjedhjen e klientëve, që mund te përfshiheshin në këtë program garancie, bëri të mundur financimin e 185 klientëve me një kthyeshmëri të plotë kredie, si dhe regjistrimin e një “historie suksesi” me USAID-in. Banka e vazhdoi bashkëpunimin me USAID- in deri në shkurt të vitit 2007, vit kur programi përfundoi me sukses.

Më vonë BKT vazhdoi të luajë rolin e saj si një bankë tregtare, ku rëndësi i jepet fokusimit te kreditë e mesme dhe të vogla, ndërkohë që kreditë korporatë, apo të ashtuquajturit “klientë të mëdhenj”, ishin më pak të afruar e tërhequr në bankë, për arsye të kërkesave të tyre më të veçanta (specifike). Në vitin 2006, në strukturën aksionere të bankës ndodhën ndryshime të rëndësishme, si transferimi i pronësisë 60+2%, nga pasardhësi ligjor i Kentbank te Çalık-Şeker Yatırım Konsorsiyum A.Ş., i cili tashmë bëhet dhe mbajtësi i paketës maxhoritare të aksioneve të BKT-së. Aksioneri strategjik sjell me vete dhe një përvojë më të vyer në fushën e kredidhënies për të përmirësuar dhe për të pasuruar më tej procesin në tërësi, duke pasur qëllim të vetëm arritjen e kënaqësisë nga ana e klientit. Në vijim të këtij qëllimi, në janar të vitit 2007 u bë riorganizimi i strukturës së kredidhënies në BKT. U krijua grupi i bankingut tregtar dhe i korporatave, si edhe grupi i menaxhimit të riskut. Në krye të grupit të bankingut tregtar dhe të korporatave vjen një specialist me përvojë të gjatë në analizën e riskut të kredisë. Mbi bazën e përvojave të stafit të fushës së kredidhënies dhe të vetë bankës, në strukturën e këtij grupi u krijuan këto departamente: departamenti i bankingut tregtar, departamenti i bankingut të korporatave, departamenti i financës së strukturuar dhe departamenti i sektorit publik.

Page 88: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

87

Në këtë mënyrë vijëzohet një strategji e re: më shumë klientë potencialë, më shumë projekte të financës së strukturuar dhe me një vëmendje të veçantë për sektorin publik.

Departamenti i korporatave duke luajtur rolin e marketingut, filloi një fushatë agresive për tërheqjen e klientëve të mëdhenj, kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare të mirënjohura në Shqipëri. Kjo ndihmoi në krijimin e imazhit të BKT-së, si një institucion që operon edhe me klientë potencialë. Si rezultat i arritjeve gjithmonë në rritje dhe i reputacionit pozitiv të fituar, BKT përzgjidhet në programe të ndryshme, si ai për huamarrjen e qeverisjes vendore, një program garancie me USAID-in, programi për mbështetjen e sektorit bujqësor me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, programi për mbështetjen e SME- ve nëpërmjet linjës së kredisë të qeverisë italiane me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në këto programe banka është dalluar për punë të kujdesshme dhe rezultative, duke përzgjedhur klientë me performancë shumë të mirë kredie. Ndërkohë i kushtohet vëmendje e veçantë edhe financës së strukturuar dhe financimit të projekteve të ndryshme, ndërtohet struktura e financimit të hidrocentraleve dhe BKT-ja bëhet pjesë e programit të garancisë me KfW për këto projekte. EBRD-Cofinancing Project dhe EBRD-Energy Efficiency Project janë projektet e radhës, të cilët mbeten për t’u zhvilluar më tej dhe për të shënuar arritje të tjera të suksesshme. Tanimë me krijimin e një emri shumë të mirë në rrethet e klientëve potencialë, nën drejtimin e departamentit të bankingut të korporatave, është bërë riorganizimi i fundit, ku Bankingu Tregtar, paraqitet si një grup më vete. Në këtë mënyrë BKT do të fokusohet më shumë në këtë fushë që ka qenë dhe aktiviteti tradicional i saj.

Gjatë gjithë këtyre viteve të një pune të motivuar, ajo çka e ka dalluar stafin e këtij grupi, ka qenë puna e dedikuar për ta shquar bankën si një shkollë e mirëfilltë e trajnimit dhe e kualifikimit të analistëve të kredisë.

Page 89: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

88

41. Kontrolli i Brendshëm në BKT.

Qëllimi i Kontrollit të Brendshëm në BKT është që t’i japë siguri Bordit Drejtues (BD) apo këshillit drejtues të bankës dhe nëpërmjet tij aksionerëve të saj, se banka është duke ushtruar me efiçencë aktivitetin, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me rregulloret e brendshme të përcaktuara nga Bordi Drejtues.

Zhvillimi, ose evoluimi në kohë i kontrollit të brendshëm, ose i auditit të brendshëm në BKT mund të ndahet në dy faza: para dhe pas privatizimit.

Para privatizimit, deri në vitin 2000, departamenti i kontrollit të brendshëm përbëhej nga katër anëtarë, ku secili kishte detyrën e kontrollit të degëve në një zonë të caktuar të vendit. Në këtë kohë objekti i kontrollit të brendshëm ishte i përqëndruar kryesisht në kontrollin e shpenzimeve dhe të kontabilitetit.

Me privatizimin e bankës, ashtu si dhe shumë departamente të tjera të strukturës organizative të BKT-së, edhe ai i kontrollit u riorganizua plotësisht. U shtua numri i punonjësve të departamentit nga katër në tetë, duke rekrutuar studentë të diplomuar në universitetet më të mira, brenda dhe jashtë vendit. Drejtimi i bankës miratoi një strategji të re për mënyrën e funksionimit të këtij departamenti, duke mos pasur si qëllim vetëm konstatimin e mangësive dhe raportimin e tyre. Departamenti u riorganizua për të patur një funksion të pavarur, funksion që përfshin: vlerësimet, njoftimet, vrojtimet dhe raportimet për rrezikun e përputhjes së bankës, si garant i ruajtjes së reputacionit që banka mund të pësojë për shkak të mospërputhjeve me rregullat dhe ligjet në fuqi dhe si garant i imazhit të bankës.

Pas privatizimit të bankës, ashtu si edhe në disa prej njësive bazë të veprimtarisë bankare, një ndër objektet e para që pësoi ndryshim rrënjësor, ishte departamenti i kontrollit të brendshëm. Drejtuesit e rinj që erdhën në menaxhimin e lartë të bankës në këtë periudhë, sëbashku me përvojen e tyre të pasur bankare, sollën edhe një praktikë të veçantë në lidhje me kontrollin e brendshëm, shumë të arrirë në vendin e tyre. Kjo praktikë e vendoste organizmin e kontrollit të brendshëm, jo vetëm si një trup përgjegjës për ushtrimin e këtij aktiviteti në bankë, por edhe si një mjedis të përshtatshëm për përgatitjen e drejtuesve të nivelit të mesëm në çdo sektor të bankës.

Zbatimi i kësaj strategjie që ishte një përpjekje për krijimin e një ambienti sigurie, aq të dëshiruar nga aksionerët e rinj dhe e zhvillimit të burimeve njerëzore në përputhje me prirjet bashkëkohore të industrisë bankare. Ky synim u pranua dhe u realizua me shumë sukses nga dy auditorë, të cilët pervojën e parë në veprimtarinë e tyre bankare e kishin pasur në kontrollin e brendshëm. Përkushtimi në detyrë dhe përvoja profesionale e tyre, e ndërthurur me përzgjedhjen e elementëve të saktë ndër aplikantët e rinj të bankës, krijoi një “shkollë” të vërtetë drejtuesish, e cila përgatiti në një periudhë kohore, afro dhjetëvjeçare:

- 1 drejtor grupi, - 2 drejtorë divizioni, - 7 drejtues departamenti, - 3 drejtorë dege, - 2 drejtues agjencie, - 4 zv. drejtues departamenti, - 1 menaxher marketingu, - 1 menaxher operacionesh.

Page 90: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

89

Gjatë këtyre dhjetë vjetëve në njësitë e kontrollit të brendshëm kaluan 57 punonjës, përfshirë punonjësit aktualë në Shqipëri dhe Kosovë. Të gjithë këta punonjës janë promovuar në pozicione drejtuese në bankë. Gjithashtu, disa punonjës të tjerë që janë larguar nga BKT-ja për në banka të tjera, sot janë pjesë e menaxhimit të lartë të tyre.

Drejtuesi dhe anëtarët e departamentit të kontrollit të brendshëm kanë dhënë një ndihmesë të veçantë në rinovimin, rikonstruktimin, implementimin e sistemit të ri, adaptimin e rregulloreve të bankës dhe në shumë veprimtari të tjera. Ky departament ka qenë një ndër kontribuesit kryesorë në implementimin e politikave modernizuese të bankës, si në implementimin e sistemit Flexcube etj.

Ligji i ri bankar, i miratuar në qershor 2006, ridimensionoi veçanërisht rolin e organeve të kontrollit të brendshëm në banka, sidomos në drejtim të pavarësisë së tyre. BKT duke i paraprirë këtij ligji, më 1 janar 2005 krijoi departamentin e kontrollit të brendshëm, i pozicionuar ky jashtë ombrellës së menaxhimit të bankës dhe në varësi të drejtpërdrejtë të komitetit të kontrollit dhe nëpërmjet tij te bordi drejtues. Për rrjedhojë në strukturën organizative të bankës rezultuan dy departamente kontrolli: departamenti i inspektimit dhe departamenti i kontrollit të brendshëm.

Njësia e kontrollit të brendshëm, e cila mori emrin departamenti i inspektimit, vazhdoi veprimtarinë e saj normale në varësi të menaxhimit të brendshëm të bankës. Anëtarët e departamentit të inspektimit monitoronin çdo proces pune, çdo dokumentacion dhe procedurë të ndjekur, për të vlerësuar nëse gjithçka ishte në përputhje me rregulloret e brendshme dhe me ligjet në fuqi. Pikërisht ky fakt bëri që në vitin 2007, departamenti i inspektimit të emërohej “Divizioni i Pajtueshmërise dhe i Kontrollit”, ndryshim ky që u pasua me një sërë propozimesh të tjera strukturore të ndërmarra nga drejtoria e përgjithshme e bankës. Ky divizion u kompletua me 15 punonjës, përvoja e një pjese të të cilëve, tashmë në rolin e drejtuesve të departamenteve, degëve dhe agjencive, i bën ata të jenë një burim dinamik pune, që përmirëson çdo ditë imazhin e bankës në të gjitha strukturat e saj.

Paralelisht operonte dhe departamenti i kontrollit të brendshëm, i cili fillimisht kishte vetëm dy anëtarë. Më vonë, departamenti mori emrin “Divizioni i Kontrollit të Brendshëm”. Anëtarëve të tij iu shtuan edhe tre auditorë të tjerë, funksioni i të cilëve ishte të vlerësonin përmbushjen e synimeve dhe objektivave të vendosur nga Bordi Drejtues. Funksione të tjera të anëtarëve të divizionit të kontrollit të brendshëm ishin përcaktimi i rreziqeve dhe i ndikimit potencial të tyre mbi veprimtarinë e bankës, si dhe verifikimi i gjendjes nëse aktiviteti operacional ishte në përputhje me rregulloret dhe manualet në fuqi në bankë. Tashmë ishte e qartë se funksionet e këtyre dy divizioneve kishin të njëjtin qëllim, të kontrollonin dhe të evidentonin çdo parregullsi nëpërmjet kontrolleve periodike, të konstatonin çdo shkelje të rregulloreve dhe procedurave, të vlerësonin punët e çdo dege dhe agjencie duke kritikuar parregullsitë dhe duke përgëzuar arritjet, si dhe të përcaktonin nivele të ndryshme të riskut dhe të shmangnin çdo rrethanë që ndikonte në rëndimin e tyre.

Sidoqoftë, ata do të raportonin në dy nivele të ndryshme vendimmarrjeje, divizioni i pajtueshmërisë dhe kontrollit tek drejtori i përgjithshëm, ndërsa divizioni i kontrollit të brendshëm te Bordi Drejtues. Nga ana tjetër, metodologjia e vlerësimit dhe e raportimit ishte e ngjashme për të dyja divizionet, objektivat të përbashkëta, kurse stafi i divizionit të pajtueshmërisë dhe kontrollit ishte një burim i vazhdueshëm përvoje për divizionin e kontrollit

Page 91: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

90

të brendshëm. Kjo bëri që më 1 tetor 2009 të dyja divizionet të bashkoheshin zyrtarisht në një divizion të vetëm, duke marrë sërish emrin e tij të origjinës: Divizioni i Kontrollit të Brendshëm. Ky divizion, i cili më pas do të kthehej në Grupin e Auditit të Brendshëm, do të drejtohej nga dy persona me përvojë të çmuar në fushën e kontrollit të brendshëm, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Bashkimi i mësipërm erdhi edhe si rezultat i përshtatjes me kërkesat dhe objektivat e Bankës së Shqipërisë, si dhe me implementimin e kuadrit të kërkesave të BASEL II, i cili parashikon një strukturë kontrolli tërësisht të pavarur. Gjithashtu, ky divizion mbikëqyr edhe njësinë e kontrollit te brendshëm në degën e BKT-së në Kosovë, e ngritur në korrik të vitit 2009.

Bashkimi i lartpërmendur ka sjellë një dinamizëm të ndjeshëm, si dhe mundësi më të mëdha për kryerjen e kontrolleve më të shpeshta dhe intensive. Hartimi i një metodologjie më sistematike të punuari dhe përpunimi të informacionit dhe, së fundmi, krijimi i një baze të dhënash statistikore që do të përdoren dhe do të përditësohen në mënyrë periodike pas çdo kontrolli të kryer, është synimi final i Grupit të Auditit të Brendshëm në BKT.

Page 92: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

91

42. Zhvillimet në teknologji e në produkte, si pjesë e pandarë e rinovimit të vazhdueshëm të funksioneve në veprimtarinë bankare të BKT-së.

42.1 Bankingu elektronik (e-banking).

Bankingu elektronik përfaqëson një prej arritjeve më sinjifikative të BKT-së, në fushën e aplikimit të teknologjisë së përparuar bankare. Kjo arritje tregon për dinamikën e zhvillimit në kohë të BKT-së. Dega “Internet”, bankingu mobil mbi bazën e telefonave celularë, funksionet e reja për ATM-të (bankomatet), shërbimet top-up dhe shërbimi Prima Këste janë arritje të vlerësuara pozitivisht nga publiku i gjërë.

Dihet se evolucioni i bankingut elektronik (e-banking) filloi me përdorimin e bankomatëve dhe pastaj u shtri në pagesat e drejtpërdrejta të faturave, në transferimin elektronik të fondeve dhe në bankingun në kohë reale on-line.

Bankingu elektronik është përkufizuar si dërgimi automatik drejtpërsëdrejti te klientët i produkteve dhe i shërbimeve bankare të reja dhe tradicionale, nëpërmjet kanaleve të komunikimit interaktiv elektronik. Bankingu elektronik përfshin sistemet që u bëjnë të mundur klientëve individualë ose bizneseve të futen në llogaritë (accounts), të kryejnë transaksione të bizneseve, ose të marrin informacion për produktet dhe shërbimet nëpërmjet një rrjeti publik ose privat, përfshirë dhe internetin.

Faktorët e mësipërm janë mbajtur parasysh nga drejtuesit e BKT-së në realizimin e produkteve dhe të shërbimeve të lartpërmendura, siç janë:- Dega “Internet”, që është rruga më e shkurtër për në BKT, rrugë që klientët mund ta përdorin për kryerjen e veprimeve bankare pa qenë e nevojshme të paraqiten fizikisht në degën ku ata realisht kanë kryer më parë veprimet bankare, duke u kursyer kohën dhe lehtësuar punët e preokupimet e përditshme. - Mobile banking ose vendosja e bankingut në telefonat celularë. Nëpërmjet Mobile Banking mund të hyhet në mënyrë të sigurt në sistemin e BKT-së, pa qenë nevoja të shkohet në degët e saj, të kryhen transferta bankare në monedha të ndryshme, të shikohet gjendja e llogarisë në kartat e kreditit, si dhe veprimet e papasqyruara të kartës së kreditit në gjendjen e llogarisë. - Funksionet e reja të ATM-ve, që japin mundësi për tërheqjen e të hollave në lekë ose në euro deri në katër llogari, në monedha të ndryshme, nga ATM-të në Shqipëri dhe në euro nga ATM-të në Kosovë, të gjitha pa asnjë komision. ATM-të funksionojnë si njësi këmbimi valutor, që punojnë 24 orë në ditë. Në ATM- të mund të aplikohet për karta krediti dhe po në to mund të shikohet gjendja e kartave të kreditit. - Shërbimet top-up, që përjashtojnë blerjen e kartave me gërvishtje për të rimbushur numrat në Eagle Mobile. Shërbimi bën të mundur rimbushjen e numrit Eagle me vlerën e dëshiruar, në të gjitha pikat me marrëveshje, që kanë POS të BKT-së. - Prima Këste. Kartat e kreditit kudo në botë janë një mjet i domosdoshëm dhe sistemi i tyre përbën një forcë ekonomike. BKT me kartat e saj prestigjoze të kreditit BKT Prima MasterCard dhe VISA ka ndryshuar sjelljen e konsumatorit në një mënyrë të re blerjesh. Me veçorinë Prima këste, Kartat BKT Prima Visa dhe MasterCard për herë të parë në Shqipëri mundësojnë blerje me këste mujore fikse, të cilat pasqyrohen në gjendjen mujore të llogarisë së kartës së kreditit. Kështu tani karta e kreditit mund të përdoret si një kredi konsumatore duke eliminuar procedurat e panevojshme.

Page 93: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

92

42.2 Produktet e shërbimit bankar në BKT, si zhvillim i përhershëm në kohë i performancës së saj.

Stafi drejtues, kryesisht ai i Drejtorisë së Përgjithshme dhe në përgjithësi personeli i BKT-së, karakterizohet nga një punë sistematike dhe përkushtim i pareshtur për të çuar para performancën e bankës, kjo nëpërmjet veprimtarisë kërkimore-zhvillimore (Research and Development, R&D). Kështu, për sa i përket plotësimit sa më të mirë të kërkesave të klientëve individualë, BKT ka zbatuar dhe ka zhvilluar kreditë hipotekore, ku përfshihen:

- kreditë për shtëpi ose dyqan; - kreditë për emigrantë; - kreditë e nivelit zero.

Lidhur me këto shërbime (kreditë hipotekore) për klientët individualë, në BKT është përgatitur udhëzuesi përkatës, të cilin mund ta konsultojë çdo klient nëpërmjet lidhjes me internetin, në adresën: www.bkt.com.al

Klientëve individualë BKT u përgjigjet edhe me kreditë konsumatore ku përfshihen:

- kreditë për rregullim shtëpie; - kreditë me kolateral; - kreditë për makinë; - overdraftet, - kreditë me peng depozite.

BKT pajis klientët e saj me karta krediti e debiti, të llojeve që përshkruhen në faqen e internetit të saj. Për kartat aplikohen interesa dhe komisione, të cilat, gjithashtu, tregohen në faqen e internetit. Hapja e llogarive rrjedhëse nga ana e klientëve, si për çdo bankë, edhe për BKT-në është një prej shërbimeve themelore të saj. Klient i bankës mund të bëhet çdo qytetar, thjesht duke hapur një llogari rrjedhëse, e cila përdoret për të depozituar dhe për të tërhequr para në cdo kohë. Duke hapur llogari rrjedhëse, klientët përfitojnë mjaft shërbime, si dhe përparësi, të cilat gjithashtu tregohen në adresën e internetit të BKT-së. Kursimet e klientëve individualë, të depozituara në BKT, ndahen në:

- depozita me afat; - depozita elastike; - depozita rekord.

BKT publikon periodikisht buletinin e normave të interesit për depozitat e klientëve. Ky buletin gjendet në faqen përkatëse të BKT-së në internet. Nëpërmjet njësive të bankës (degë dhe agjenci) mund të kryhen pagesa dhe transferta të ndryshme, si: pagesa faturash, pagesa qiraje, transferta për llogari të të tretëve etj.

Për disa nga këto pagesa banka ofron edhe shërbime specifike, si: pagesa faturash telefoni fiks, telefoni celular, energji elektrike, ujë etj.

Pagesat mund të kryhen nga sporteli i bankës dhe me debitim të drejtpërdrejtë (pagesë automatike fature). Këtu është i domosdoshëm bashkërendimi i shërbimit publik, bankë- institucion shtetëror ose institucion privat, në mënyrë që të mos ndodhin ngatërresa.

Gjithashtu, mund të kryhen pagesa periodike, automatikisht nga llogaria rrjedhëse, si: qira, tarifë shkollimi etj.

Page 94: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

93

42.2.1 Transfertat e parave në BKT.

BKT kryen transferta parash nëpërmjet agjencive të institucionit të transfertave të parave MoneyGram. Ky është një lider botëror në fushën e transfertave që mundëson mbërritjen e parave të klientëve, si brenda vendit, ashtu dhe në vende të ndryshme, në të gjithë botën. MoneyGram është një institucion kryesues në botë për të gjitha llojet e transfertave. Ai operon me punonjës të zgjedhur në më shumë se 200,000 degë, në 190 vende të botës.

Me anën e rrjetit ndërkombëtar të transfertave që ka MoneyGram, klientët mund të dërgojnë dhe të marrin me shpejtësi para (të holla), zakonisht brenda 10 minutave, me shpenzime shumë të leverdishme dhe konkurruese.

Tani që BKT është një partner i MoneyGram, klientët mund të marrin para në Shqipëri dhe mund të dërgojnë para nga Shqipëria, nëpërmjet këtyre veprimeve:

- informohet dërguesi të kryejë transfertën nëpërmjet MoneyGram; - merret i saktë numri i referencës; - shkohet pranë njërës nga degët e BKT-së; - kryhet tërheqja e parave.

Për të dërguar para nëpërmjet BKT-së, ndiqet kjo procedurë:

- shkohet pranë njërës nga degët e BKT, - paraqitet një dokument identifikimi (ID ose pasaportë) dhe plotësohet formulari i aplikimit, - kryhet pagesa që do të transferohet, - njoftohet përfituesi për kryerjen e transfertës dhe për numrin e referencës.

Më me hollësi, transferimi i parave nga BKT-ja nëpërmjet MoneyGram tregohet në faqen e internetit të BKT-së.

42.2.2 Shërbimi 24 orë në 7 ditët e javës për klientët e BKT-së.

Në shërbimin 24x7 të BKT-së, për klientët e saj, përfshihen: - Bankomatët, ATM, Automatic Teller Machine ose sportelisti automatik i bankës. Nga bankomatët mund të tërhiqen para (lek ose euro) nga të gjitha llogaritë rrjedhëse, në Shqipëri dhe në Kosovë (vetëm në euro) duke përdorur kartat e debitit dhe të kreditit. - Dega “Internet” jep mundësinë e menaxhimit të llogarive rrjedhëse dhe të kryerjes së transaksioneve bankare gjatë 24 orëve, në të 7 ditët e javës. - Call Center ose qendra e thirjes telefonike e BKT-së, e cila jep mundësinë e kryerjes së transaksioneve bankare në vendin dhe në kohën e dëshiruar, me anën e shërbimit telefonik, në numrin e telefonit: + 355 42 266 288. - Mobile banking i BKT-së jep mundësinë e kryerjes së transaksioneve bankare në vendin dhe në kohën e dëshiruar, nëpërmjet telefonit celular personal.

Page 95: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

94

42.3 Banka Kombëtare Tregtare dhe bizneset.

BKT i ka dhënë dhe i jep mbështetjen e duhur financimit të bizneseve, njëkohësisht ajo kryen dhe ekspertizën më të mirë, që siguron një ecuri sa më të shëndetshme dhe efiçente të bizneseve. Për bizneset BKT-ja ka zhvilluar bankingun tregtar, për çka ajo operon nëpërmjet kredive në cash dhe kredive jo-cash (me para në dorë dhe jo me para në dorë).

Në kreditë cash përfshihen: kreditë për sektorin e ndërtimit, kreditë për furnitorët e materialeve të ndërtimit, kreditë për investime në ndërtim, kreditë për inventar, kredi të linjës qarkulluese, kredi mbi depozitën.

Në kreditë jo cash përfshihen: letërgarancitë, ku futen garancitë e ofertave, garancitë e kontratave, garancitë bankare për importet, garancitë bankare për eksportet.

Klientët paguajnë një komision për lëshimin e letrës së garancisë. Si garanci përdoret pengu i cash-it, hipoteka e pasurive të tregtueshme, si dhe pengu i pajisjeve.

Në praktikën e kredive “jo cash” përfshihen edhe letërkreditë, të cilat financohen në 100% të shumës. Si garanci për letërkreditë (L/K, apo L/C) përdoret pengu i cash-it, hipoteka e pasurive të tregtueshme, si dhe pengu i pajisjeve.

42.4 Bankingu i korporatave.

Me bankingun e korporatave BKT-ja u ka ardhur në ndihmë kompanive për t’u përballur me vështirësitë e ndryshme, që natyrshëm lindin dhe shoqërojnë çdo veprimtari private.

Nëpërmjet marketingut, bizneset ndodhen nën kujdesin e specialisteve të bankës dhe ekspertëve të korporatës, të cilët punojnë sëbashku me kompanitë për të gjetur mundësi të reja dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme të veprimtarisë së kompanive.

Në departamentin e bankingut të korporatave ka një preokupim të vazhdueshëm kundrejt shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke i ofruar atij produkte dhe shërbime financiare cilësore të kohëve më të fundit. Kjo realizohet nëpërmjet degëve të BKT-së, të cilat shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe në Kosovë.

BKT ofron, negocion dhe propozon kushte lehtësuese për bizneset e ndryshme, të cilat i drejtohen bankës. Specialistët e bankës ndjekin procedurën e miratimit dhe të disbursimit të kredisë së klientëve të korporatës, si dhe të gjitha transaksionet e tjera bankare të kompanive të ndryshme me BKT-në. Për këtë qëllim BKT-ja ka ofruar shërbime të tilla, si:Kapital punues, kredi me afat të shkurtër, kredi me afat të gjatë, shërbime të financës së strukturuar dhe financim të institucioneve shtetërore.

Departamenti i bankingut të korporatave punon për të ndihmuar bizneset, si në rrafshin e investimeve, ashtu dhe në atë të zgjerimit të aktivitetit të bizneseve.

Nëpërmjet financës së strukturuar dhe me anën e një larmie të konsiderueshme “produktesh jo cash”, si me letërgarancitë, letërkreditë, inkasot, ose kërkesë-arkëtimet dokumentare, BKT u jep një asistencë të gjithanshme bizneseve të ndryshme që i drejtohen departamentit të korporatave në BKT, i cili strukturon bizneset dhe u jep atyre shkathtësinë e nevojshme financiare.

Page 96: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

95

Gjithashtu, BKT bën të mundur financimin e projekteve për energji të rinovueshme, si: hidrike, diellore, eolike (erë), po ashtu dhe të projekteve të sektorit publik, si p.sh. projektet qeveritare të koncesioneve. Financimi i projekteve nga BKT është i shpejtë, i thjeshtë, fleksibël, reagues dhe i fokusuar.

Për t’i ardhur në ndihmë sektorit publik, si një komponent i rëndësishëm i jetës ekonomike dhe administrative të vendit, ku përfshihen qeveria qendrore, qeveritë vendore dhe korporatat publike, në strukturën e saj organizative, BKT ka përfshirë departamentin e sektorit publik.

42.5 Sektori publik dhe kreditë që jep BKT për këtë sektor

Banka Kombëtare Tregtare ka zbatuar një strategji të veçantë për sektorin publik, ky kujdes ka çuar në aplikimin e disa produkteve të reja për rritjen e efektivitetit të këtij sektori. Këtu përfshihen: kreditë për investime qeveritare me afat të shkurtër ose të gjatë për institucionet e qeverisjes vendore; kreditë për korporatat publike, si ato për ndërmarrjet me pronësi shtetërore.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë sektorit publik, BKT-ja ka organizuar: - shërbimin e pagave për punonjësit e sektorit publik nëpërmjet bankës; - kreditë preferenciale për punonjësit e sektorit publik; - shërbimet preferenciale për institucionet publike dhe punonjësit e tyre.

Nëpërmjet marrëveshjeve të pagave, që ka nënshkruar me institucionet publike, BKT qëndron më pranë tyre dhe plotëson rolin e saj social.

Duke mbajtur parasysh faktin se në periudha të shkurtra kohe, gjatë veprimtarive në sektorin publik krijohen fonde të lira, si dhe faktin se të ardhurat e punonjësve të sektorit publik nuk shpenzohen menjëherë, BKT ka ofruar mundësinë që këto të ardhura të investohen në depozita me interes të favorshëm për institucionet publike, si dhe në depozita me interes të favorshëm për punonjësit e institucioneve publike.

BKT qëndron ndër vendet e para midis bankave të nivelit të dytë në Shqipëri përsa i përket vëllimit të depozitave publike. Kjo është arritur falë cilësisë së produkteve të bankës, marrëveshjeve të nënshkruara dhe punës sistematike të stafit të BKT-së.

Page 97: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

96

42.6 Investimet që BKT u mundëson klientëve të saj. Hapja ose disponimi i një llogarie rrjedhëse në degët dhe agjencitë e BKT-së u jep mundësi klientëve t’i përdorin me dobi investimet e tyre. Ata mund të kryejnë: transferta parash, pagesa për kartat e kreditit, pagesa të faturave të shërbimeve dhe pagesa periodike. Kjo përsëritje e pjesshme jepet këtu për të pasur një panoramë më të plotë të shërbimeve të bankës për klientët.

Kështu llogaria rrjedhëse u mundëson klientëve të përfitojnë paradhënie bankare, gjë që u mundëson atyre para në cash edhe kur depozitat në llogaritë rrjedhëse nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar vlerën e paradhënies.

Depozitat me afat maturiteti mund të jenë depozita standarde, depozita elastike dhe depozita rekord. Gjendja e llogarisë në depozitat e klientëve mund të shihet prej tyre nëpërmjet shërbimit bankar elektronik (e-banking), i cili është treguar edhe më lart.

BKT u mundëson klientëve investimin e kursimeve të tyre (depozitave) në bono thesari dhe në obligacione, të cilat janë instrumente financiare të indeksuara.

Ndryshimi ndërmjet bonove të thesarit dhe obligacioneve konsiston në faktin se të parat kanë maturitet për një periudhë më pak se një vit, ndërsa obligacionet, që janë instrumente financiare të qeverisë, mbahen, pra mund të ruhen deri në maturitetin e tyre. Si pagesa e principalit, ashtu dhe ajo e interesave, janë të garantuara.

Bonot, ashtu si dhe obligacionet, janë instrumente të borxhit qeveritar, kanë afat të shkurtër dhe janë të garantuara nga qeveria e Shqipërisë. Si instrumente të likuidueshme, ato sigurojnë një kthim fiks, nëse paratë investohen deri në maturitetin e duhur.

Gjithashtu, BKT ofron shërbime për ruajtjen e investimeve të klientëve në bono thesari dhe në obligacione duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe veçoritë e këtyre letrave me vlerë. Kërkesat dhe specifikat për të kryer veprime me bonot e thesarit dhe me obligacionet, duke pasur më parë një llogari rrjedhëse në bankë, tregohen në faqen e internetit të BKT-së.

Departamenti i thesarit i BKT-së ofron, gjithashtu, transaksione me çmimet më konkurruese të tregut, shitblerjet në monedhë të huaj ndaj monedhës vendëse, lekut. Veprimet e këmbimit valutor mund të kryhen kudo në internet, gjatë 24 orëve në të 7 ditët e javës, nëpërmjet shërbimit bankar elektronik. Ndërsa transaksionet e këmbimit valutor mund të kryhen me kartë debiti në bankomatët e BKT-së. Mund të kryhen, gjithashtu, edhe transaksionet “forward”, kur midis palëve për kursin e këmbimit është rënë dakord më parë. Edhe për transaksionet, informacione të mëtejshme mund të merren nëpërmjet telefonit: 04 22 81 499 të departamentit të thesarit të BKT-së.

Page 98: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

97

42.7 Banka Kombëtare Tregtare dhe puna e saj hulumtuese për inovacion në shërbime dhe produkte.

Në rast se bëhet një rikapitulim i të gjithë veprimtarisë së BKT-së dhe të vlerësohet gama e gjërë e shërbimeve dhe produkteve që u ka ofruar klientëve në mënyrë të admirueshme personeli i saj, ashtu siç është nënvizuar dhe trajtuar dhe më sipër, mund të thuhet se arritjet e bankës, mbështetjen e kanë gjetur gjithmonë te puna kërkimore-zhvillimore dhe hulumtuese e personelit të përkushtuar të saj. Si një institucion i rëndësishëm financiar, që ka operuar dhe operon në kushtet e përparimit të ekonomisë së tregut të lirë, duhet vënë në dukje se te puna e BKT-së është mishëruar optimalisht dhe është mbajtur parasysh korrelacioni ndërmjet sferës së treguesve makroekonomikë me ata mikroekonomikë të vendit.

Që në vitin 1936 ekonomisti i madh britanik John Maynard Keynes (1883-1946) përcaktonte se makroekonomia në tërësi është teoria e prodhimit me rendiment dhe e punësimit. Në vijim të përcaktimeve kejneziane dhe të kritikës ndaj tyre, makroekonomia përcaktohet si ajo fushë, që në tërësinë e saj trajton: GDP-në (prodhimin bruto kombëtar), papunësinë, përqindjet e interesit, rrjedhën e burimeve financiare, kurset e këmbimit monetar dhe faktorë të tjerë që lidhen me këta tregues thelbësorë.

Stafi drejtues i BKT-së, veç të tjerash, i ka mbajtur mirë parasysh mësimet e ekonomistit të madh në kushtet specifike të Shqipërisë, duke e bashkërenduar punën me institucionet kryesore shqiptare të sferës ekonomiko-financiare, si me Bankën e Shqipërisë, bankat e nivelit te dytë që operojnë në Shqipëri, Shoqatën Shqiptare të Bankave, institucionet relevante të shtetit shqiptar etj.

Si një institucion i rëndësishëm financiar, që trajton paratë e klientëve privatë dhe paratë e enteve publike, BKT është e anëtarësuar në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD), që nga viti 2002. Më poshtë do të ndalemi edhe njëherë mbi këtë moment të rëndësishëm sigurie, që banka u garanton klientëve të saj.

Anëtarësimi i Bankës Kombëtare Tregtare në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD) është bërë mbi bazën e dispozitave ligjore të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD).

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet BSH-së dhe ASD-së është bazuar në këto akte ligjore:

ligji nr. 8369, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”;ligji nr. 8365, datë 2.7.1998 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”;ligji nr. 8873, datë 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave”.

Gjithashtu, marrëveshja e nënshkruar midis dy institucioneve të lartpërmendura është mbështetur edhe në aktet nënligjore të BSH-së, të dala për/dhe në zbatim të ligjeve të mësipërme dhe të atyre që prekin veprimtarinë bankare.

Page 99: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

98

43. Etika në biznes dhe profili social i BKT-së.

43.1 Përgjegjshmëria sociale e Bankës Kombëtare Tregtare.

BKT i ka kushtuar dhe i kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë zhvillimit dhe përparimit në drejtim të emancipimit të shoqërisë shqiptare, duke treguar kujdes edhe për veprimtaritë, të cilat shtojnë vlerë në evoluimin e shoqërisë shqiptare. Një ndër fushat ku BKT ka kontribuar për shoqërinë shqiptare, është ndihmesa ndaj asaj shtrese të shoqërisë, e cila ndihet e vetmuar dhe përbën një realitet të gjallë të jetës në Shqipëri. Gjatë kohës që BKT vepron si një bankë e dalluar e nivelit të dytë, ajo asnjëherë nuk i ka harruar fëmijët jetimë të të gjithë Shqipërisë. Banka ka organizuar veprimtari të ndryshme kulturore për fëmijët jetimë dhe i ka ndihmuar ata.

Përveç kësaj shtrese të shoqërisë, BKT i kushton vëmendje edhe edukimit (arsimimit) në shoqërinë e vendit tonë. Ajo ka ndihmuar në sponsorizimin e programeve mësimore dhe në stimulimin me bursa vjetore të studentëve më të mirë. Rëndësi e veçantë u është kushtuar atyre studentëve që studiojnë në profilet e financës, të bankave dhe të ekonomisë në përgjithësi. BKT është partnere në hartimin e programeve “master” në Universitetin e Tiranës, si dhe jep ndihmesën e vet ne kompletimin me libra të bibliotekës shkollore të studentëve. Banka ndihmon studentët më të mirë me bursa vjetore. Gjithashtu, ajo është angazhuar aktivisht në projektin “FASTIP”, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke sjellë një risi në fushën e bashkëpunimit “sektor bankar - institucion arsimor”.

Në vijim të kësaj nisme, BKT do të japë ndihmesën e vet edhe në plotësimin e nevojave të mjediseve studimore, në mënyrë që studentët shqiptarë të kenë mjedise sa më koherente dhe të njëjta me mjediset e studentëve në shtetet e tjera.

Banka sponsorizon gjithashtu veprimtaritë kulturore, artistike e muzikore, si p.sh., “maratonat” me muzikë popullore, që janë organizuar dhe do të organizohen në rrethe te ndryshme të vendit dhe në trevat shqiptare, në Kosovë dhe Maqedoni.

43.2 Politika kundër pastrimit të parave në Shqipëri dhe BKT.

Në Shqipëri “pastrim i parave” është konsideruar procesi i tjetërsimit të prejardhjes së fondeve me qëllimin për t’i bërë të duken legale paratë dhe të ardhurat nga veprimtari të paligjshme dhe për t’i futur ato në sistemin ekonomiko-financiar ligjor.

Në funksion të këtij përcaktimi dhe me rekomandimet e vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare dhe të atyre të disa vendeve të tjera, në Shqipëri janë hedhur hapat që të nisë veprimtaria shtetërore për luftën kundër pastrimit të parave, fillimisht me miratimin e ligjit nr. 8610, datë 17.5.2000, “Për parandalimin e pastrimit të parave” dhe në vijim me krijimin në gusht të vitit 2001 të Drejtorisë së Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave. Në qershor të vitit 2003 Kuvendi i Shqipërisë bëri disa ndryshime në ligjin e lartpërmendur dhe miratoi ligjin nr. 9084, datë 19.6.2003, për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8610.

Më vonë, në gusht të vitit 2005, po në Ministrinë e Financave, drejtoria e lartpërmendur u ngrit në nivelin e Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Page 100: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

99

Kurse në shtator te vitit 2008 hyri në fuqi ligji nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Në tetor të vitit 2009, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1077, datë 27.10.2009, u miratua dokumenti strategjik kombëtar “Për hetimin e krimit financiar”.

Banka Kombëtare Tregtare i ka dhënë rëndësinë e duhur dukurisë së pastrimit të parave, i cili është një akt negativ e që duhet luftuar që në embrion për t’a parandaluar, në mënyrë që të mos e implikojë bankën në veprimtaritë kriminale në fushën e financave dhe kështu të ndihmojë tërthorazi në financimin e terrorizmit.

Lidhur me pastrimin e parave banka ka plotësuar dhe ka nënshkruar “Pyetësorin e masave kundër pastrimit të parave “, të hartuar nga Grupi Uollfsberg (The Wolfsberg Group), i cili përbëhet nga këto instritucione kryesore financiare ndërkombëtare: Banco Santander, Bank of Tokio - Mitsubishi UFJ, Barclays, Credit Suisse, Deutsche Bank, Goldman Sachs, HSBC, JP Morgan Chase, Societe Generale, UBS.

Grupi i mësipërm synon të zhvillojë shërbime financiare, standarde industriale dhe produktet përkatëse, në mënyrë që klientët të njohin masat kundër pastrimit të parave dhe politikat kundër financimit të terrorizmit.

Pyetësori i masave kundër pastrimit të parave (Anti-Money Laundering Questionnaire - AML) përbëhet nga gjashtë kapituj bazë me 27 pyetje, që trajtojnë këto çështje: - politikat, praktikat dhe procedurat e përgjithshme të AML-së; - vlerësimi i rrezikut; - njihni klientin tuaj, tregoni kujdes dhe kujdes të shtuar; - transaksionet e raportueshme dhe parandalimi e zbulimi i transaksioneve me fonde të

përfituara ilegalisht; - monitorimi i transaksioneve;- trajnimi në kuadër të AML-së.

43.3 BKT dhe politika e kujdesit për mjedisin.

Banka Kombëtare Tregtare, si çdo institucion financiar dhe monetar që ndihmon financat e shtetit ku vepron, nuk mund t’u qëndrojë mënjanë çështjeve të mjedisit, të cilat shoqërojnë huatë apo kreditë dhe investimet. Prandaj banka ka adoptuar procedurat mjedisore përkatëse. Ky veprim i bankës bën të mundur rritjen e shanseve për të arritur një zhvillim mjedisor ekonomik, të pranueshëm dhe nxitës. Kjo do të minimizonte përballjen me rrezikun financiar e mjedisor.

Objektivat e veçanta të BKT-së për procedurat e mjedisit janë:- Të evidentojë dhe të vlerësojë ndikimet dhe çështjet mjedisore që shoqërojnë huatë dhe

investimet, si p.sh., rreziku dhe detyrimet mjedisore.- Të identifikojë dhe të vlerësojë ndërlikimet financiare që lidhen me çështjet e mjedisit.- Të maksimizojë shanset për dobishmërinë e mjedisit, të evidentojë dhe të minimizojë

shanset për ndikime mjedisore negative (ndotjet e ndryshme).- T’u kërkojë huamarrësve që si hap i parë, të jetë veprimi i tyre në përputhje me rregullat

dhe standardet lokale ose kombëtare për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë, duke zbatuar. aty ku është nevoja, udhëzimet e Bankës Botërore, si dhe standardet e Bashkimit Europian për mjedisin.

Page 101: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

100

Lidhur me sa më lart, BKT:

Financon projekte stimuluese mjedisore, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të • Republikës së Shqipërisë, Sigurohet, nëse identifikimi, analiza e kredisë dhe mbikëqyrja e huave janë realizuar duke • u kushtuar një vëmendje të veçantë faktorëve ekologjikë dhe mjedisorë, në përputhje me procedurat mjedisore të Bankës Europiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit (BERZH) për bankat lokale, Sigurohet, gjithashtu, se veprimtaritë, të cilat përfshihen në listën e përjashtimeve të • Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC-KNF) dhe të BERZH-it, janë veprimtari të cilat nuk mund të financohen nga ajo (BKT), U kërkon huamarrësve dhe shoqërive industriale që të veprojnë në përputhje me rregullat e • ligjet për mjedisin, shëndetsinë dhe sigurinë në Republikën e Shqipërisë.

44. Vlerësimi kombëtar dhe ndërkombetar i punës së BKT-së.

Banka e Shqipërisë e ka vlerësuar BKT-në me notën 1-”I Fortë”, sipas sistemit të vlerësimit bankar ”Camels”.

Një nga agjencitë vlerësuese më të njohura në botë, si JRC Eurasia Rating e ka vlerësuar BKT-në për dy vite radhazi me notën “AAA (Alb)” dhe me një gjendje të qëndrueshme në terma afatgjatë, që është vlerësimi më i lartë i dhënë për një bankë shqiptare.

Revista prestigjioze angleze “Finance Central Europe” e ka vlerësuar BKT-në, si “Banka më e mirë e vitit në Shqipëri” dhe si “Banka më e mirë, ndër bankat e nivelit të mesëm” në Europën Juglindore, duke kulmuar me vlerësimin si “Banka më e mirë në Europën Juglindore për vitin 2009”. Revista angleze “The Banker” e ka vlerësuar BKT-në si “Banka më mirë e Shqipërisë për vitin 2010”. Vlerësimet në fjalë janë bazuar në një studim të hollësishëm të performancës vjetore të bankave që janë marrë në konsideratë dhe në referencat e agjencive këshilluese.

Më 17 shkurt 2010, BKT arriti një tjetër sukses të rëndësishëm, ajo mori certifikatën e sistemit të menaxhimit të cilësisë, duke qenë se kishte plotësuar kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001 : 2008, për këto aktivitete:

- marrjen e masave dhe ndihmë për shërbimet që lidhen me sistemet e pagesave, shërbimet e jashtme dhe të thesarit, menaxhimin e akumulimit të kursimeve dhe të gjitha llojeve të kreditit dhe shërbimeve bankare për klientët.

Kjo çertifikatë është lëshuar nga enti italian: CISQ/CERTQUALITY S.r.l. si një partner ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të cilësisë.

Page 102: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

101

Page 103: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

102

Page 104: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

103

Page 105: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

104

Page 106: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

105

Page 107: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

106

Page 108: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

107

45. Një vështrim përmbyllës për historikun e BKT-së.

Puna e bankës, përveç vlerësimeve të bëra nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, është vlerësuar edhe nga autoritete të larta shtetërore dhe qeveritare. Ata e kanë përgëzuar bankën për arritjet e saj, e cila dhjetë vjet pas privatizimit i ka shtuar, po ashtu, dhjetëfish asetet e saja. Kryetari i bordit drejtues të Grupit Çalık, që është grupi mbajtës i paketës së aksioneve të BKT-së, e ka vlerësuar lart punën e bërë nga stafi drejtues i BKT-së për futjen e produkteve më moderne të bankingut elektronik.

Me investimet e rëndësishme të kryera në fushë të të rejave dhe inovacioneve, BKT ka shënuar arritje të ndjeshme që janë përmendur gjatë tekstit të këtij historiku.

Vëmendje e veçantë në BKT u është kushtuar burimeve njerëzore, si një faktor kyç, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e biznesit të bankës dhe në performancën e saj. Prandaj për burimet njerëzore është investuar në përzgjedhjen, trajnimin, qëndrueshmërinë dhe përparimin profesional të punonjësve.

Banka Kombëtare Tregtare sot numëron mbi 1000 vetë, të cilët punojnë në selinë qendrore dhe në 82 degët dhe agjencitë e saj, në Shqipëri dhe në Kosovë (ku aktualisht veprojnë 22 njësi).Këto shifra janë gjithmonë në ndryshim, si rrjedhojë e dinamikës së zhvillimit të BKT-së, prandaj përditësohen dhe do të përditësohen vazhdimisht, si të thuash në kohë dhe në hapësirë.

Puna për shkrimin e historikut të Bankës Kombëtare Tregtare nuk mund të ndahet nga ndihma e pakursyer e punonjësve të saj, qofshin këta drejtuesit kryesorë ose drejtues dhe ekspertë të departamenteve dhe të divizioneve të bankës.

Së pari falënderojmë Drejtorin e Përgjithshëm dhe Anëtarin e Bordit Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare, zotin Seyhan Pencablıgil, si nismëtar dhe mbështetës i punës për shkrimin e këtij historiku, i cili me ndihmën e tij të gjithanshme dhe këshillat e vlefshme, bëri të mundur daljen e historikut, i pari i këtij lloji për një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, që është pa dyshim një risi në zhanrin e vet.

Gjithashtu, falënderojmë për ndihmën dhe vërejtjet e vlefshme, z. Skënder Emini, i cili me mendimet, sqarimet dhe propozimet e tij ka dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen e këtij historiku.

Falënderojmë veçanërisht znj. Natasha Ahmetaj, për vërejtjet dhe sugjerimet e saj konstruktive, që kanë qenë një ndihmë e vlefshme dhe mjaft e dobishme për përmirësimin e përmbajtjes tematike të historikut të BKT-së.

Falënderojmë për ndihmën e çmuar z. Adrian Bunguri e Elton Xhafa, si dhe zonjat Admira Mlika, Etleva Kaiku, Marseda Dumani dhe Veronika Prifti, të cilat me mendimet dhe shënimet e tyre skrupuloze, plotësuan dhe bënë të mundur përgatitjen e kapitujve të rëndësishëm të historikut të BKT- së.

Orhan Zarshati

Page 109: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 110: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa

109

LITERATURA

1. Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, botues Banka e Shqipërisë, Tiranë, 2003. 2. Faqja e internetit e Bankës Kombëtare Tregtare – www.bkt.com.al. 3. Statuti i Bankës Kombëtare Tregtare - BKT, Tiranë, 31.3.2010. 4. Udhëzues e rregullore të nxjerra nga departamentet, divizionet dhe komitetet e BKT-së. 5. Paraqitje të punës dhe të funksioneve të departamenteve dhe divizioneve të BKT-së. 6. Artikuj, studime, të dhëna statistikore, të botuara në revistën “Hapësirë”, që nxjerr BKT. 7. Banka Kombëtare Tregtare sh. a. Independent Auditor’s Review Report, Tirana, 2010. 8. Kentbank. The Bank, The Money, The Money Changers, The Usurers and the

Jewellers of Pera & Beyoglu. Behzat Usdiken, Creative Publishing, Istanbul 2000. 9. Fletorja zyrtare e Republikës Shqiptare, viti 1925, përmban dekretin për konventën për

ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë etj., akte ligjore të lidhura me të. 10. Evolution of the Albanian Banking System, Masar Bushati - Pace University, 2008. 11. Bank of Greece, Eurosystem Working Paper, Banking and Finance in South Europe,

Albanian case. Athens, July 2000. 12. Albania during 1930’s: Time of Italian domination. East Europian Quarterly, 2006. 13. Mbi përfundimin e marrëveshjes për Bankën e Huanë Italiane SVEA, Tiranë, 1925. 14. The Albanian Economy during World War II and the first attempt at planning. Gian

Paolo Caselli – University of Modena and Reggio Emilia, Grid Thoma - Scuola Superiore Sant’ Anna, Pisa, 2000.

15. Tireas, org-e.banking Standards. International Organisation for Standardization ISO2010.

16. Supervisory and Regulatory Guidelines - Electronic Banking, 2006. 17. Barclay’s Business Internet Banking. Currency, International Payment and SEPA

Credit transfer formating guide, 2007. 18. Abbrevations and technical terms relating to IBAN and IPI payment transactions,

10.03.2010. 19. Is macroeconomic for real? By Kevin Hoover, California - USA, 1999. 20. Wikipedia the free encyclopedia - Rothchild family, 2010. 21. Bojan Radovanovic. 110 years of the National Bank, 1884-1984, Belgrade, 1998. 22. Serbian Banking. Association of Serbian Banks. Belgrade, 2006. 23. The origins of the modern banking in the Levant. The Branch Network of the Imperial

Ottoman Bank, 1890-1914. 2010. 24. Ziraat Bankasinin Kurulusu. Istanbul, 2010. 25. Zafer Toprak. The Quest for Globalization: The financial structure and the stock

exchange in the late Ottoman Empire. Istanbul, 2007. 26. A monetary history of the Ottoman Empire. Cambridge University Press. 2000. 27. Ancient Prices. London, 2000. 28. Osmanli Bankasi. Arsiv ve arastirma merkezi. Garanti Bankasi kurulusudur, 2010. 29. History of Paper Money. Arkivi i Bankës Osmane, 2010. 30. Ottoman Bank. Wikipedia, the free encyclopedia. 2010. 31. Ziraat Bankasi. From Wikipedia, the free encyclopedia, 2010. 32. Ottoman Akche. Silver Turkish Coins in 18 century, eBay, Ancient, 2010. 33. Byzantine Coinage. From Wikipedia, the free encyclopedia, 2010. 34. Ottoman Empire Money, from Pierr Marteau. Wikipedia, 2010. 35. Zafer Toprak, Bogazici University. The Ottoman realities and Economic mind in the

age of Nation State (1839-1914). Istanbul, 2000.

Page 111: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 112: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 113: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa
Page 114: HISTORIKU - bkt.com.al BKT.pdf · Idea që historia e BKT, pothuaj po aq e gjatë sa dhe historia e shtetit modern shqiptar, duhej dokumentuar, më lindi më 30 nëntor 2010, ndërsa