7
FAKTI – INTERVISTA MARS 2009 1) Kandidimi Juaj për kryetar komune të Gostivarit vjen pas një përvoje tënde të gjatë në politikë, ndonëse pati një ndërprerje dhjetwvjeçare në karrierën politke.A mendoni se rifillimi i karrierës politke nga pozita e kryetarit të komunës, është në fakt edhe vazhdimësi e një projekti politk tuajin të lënë në gjysmë (në mënyrë të dhunshme) ? Rufi Osmani : Shumica e analistëve dhe politikanëve kan pasur opinione dhe vleresime nga me te ndryshmet ne lidhje me mundesin e rikthimit tim ne skenën politike. Shumica e tyre kan pasur vlerësime negative per mundësin e kthimit tim autonom në politik. Kam vlerësuar edhe më heret se nuk kan qen të plotesuara kushtet reale per rikthimin tim në politik. Rikthimi im e ka simboliken e vet me shume domethënie, une do te vazhdoj aty ku pushteti me dhunë ma mori mandatin në vitin 1997 në pozitën e kryetarit të Gostivarit. Ky ka qene një qendrim konstat i cili në këto zgjedhje do të verifikohet nëpërmjet votes së lire demokratike. 2) Ju po kandidoheni i pavarur, pa ndonjë sigël partiake. Kjo paraqet përparësi apo hendikep për juve, aq më tepër kur dihet që ende te ne votohet partia e jo individi. Sa individi Rufi Osmani do të arrijë t'i bind njerëzit se ka relevancë më të madhe se një parti politike? Rufi Osmani : Une kandidoj si kandidat i pavarur i qytetareve te Gostivarit sepse vota e lire dhe mandati politik buron vetëm nga qytetarët. Strukturat e mia organizative pa asnje dileme mund tu konkurojn strukturave të partive politike. Une konkuroj se bashku me listen e kandidateve të pavarur për keshilltar nën moton ,, Është koha për ndryshime,,. Konventa madheshtore e alternativës sonë e mbajtur me 6.03.2009 mblodhi mbi 6.000 simpatizer dhe definitivisht vërtetoi se vetëdija demokratike e qytetareve të Gostivarit e ka tejkaluar që moti relevancat e rrejshme të partive politike. Qytetaret e Gostivarit do të votojn për kandidatet e mirëfillt dhe jo për kandidatët që mshehen pas petkut të partive politike. 3)Gostivari është një rajon që kërkon zhvillim dhe investime. Mendoni se nëpërmjet politikave të zhvillimit ekonomik lokal do te mund te beni permiresime cilesore ne kete drejetim duke pasur parasysh edhe krizen e pergjitheshme ekonomike dhe financiare.

20-%20INTERVISTA%20MARS%202009

  • Upload
    jeton

  • View
    216

  • Download
    0

Embed Size (px)

DESCRIPTION

http://rufiosmani.com/docs/FAKTI%20-%20INTERVISTA%20MARS%202009.doc

Citation preview

Page 1: 20-%20INTERVISTA%20MARS%202009

FAKTI – INTERVISTA MARS 20091) Kandidimi Juaj për kryetar komune të Gostivarit vjen pas një përvoje tënde të gjatë në politikë, ndonëse pati një ndërprerje dhjetwvjeçare në karrierën politke.A mendoni se rifillimi i karrierës politke nga pozita e kryetarit të komunës, është në fakt edhe vazhdimësi e një projekti politk tuajin të lënë në gjysmë (në mënyrë të dhunshme) ?Rufi Osmani : Shumica e analistëve dhe politikanëve kan pasur opinione dhe vleresime nga me te ndryshmet ne lidhje me mundesin e rikthimit tim ne skenën politike. Shumica e tyre kan pasur vlerësime negative per mundësin e kthimit tim autonom në politik. Kam vlerësuar edhe më heret se nuk kan qen të plotesuara kushtet reale per rikthimin tim në politik. Rikthimi im e ka simboliken e vet me shume domethënie, une do te vazhdoj aty ku pushteti me dhunë ma mori mandatin në vitin 1997 në pozitën e kryetarit të Gostivarit. Ky ka qene një qendrim konstat i cili në këto zgjedhje do të verifikohet nëpërmjet votes së lire demokratike.2) Ju po kandidoheni i pavarur, pa ndonjë sigël partiake. Kjo paraqet përparësi apo hendikep për juve, aq më tepër kur dihet që ende te ne votohet partia e jo individi. Sa individi Rufi Osmani do të arrijë t'i bind njerëzit se ka relevancë më të madhe se një parti politike?Rufi Osmani : Une kandidoj si kandidat i pavarur i qytetareve te Gostivarit sepse vota e lire dhe mandati politik buron vetëm nga qytetarët. Strukturat e mia organizative pa asnje dileme mund tu konkurojn strukturave të partive politike. Une konkuroj se bashku me listen e kandidateve të pavarur për keshilltar nën moton ,, Është koha për ndryshime,,. Konventa madheshtore e alternativës sonë e mbajtur me 6.03.2009 mblodhi mbi 6.000 simpatizer dhe definitivisht vërtetoi se vetëdija demokratike e qytetareve të Gostivarit e ka tejkaluar që moti relevancat e rrejshme të partive politike. Qytetaret e Gostivarit do të votojn për kandidatet e mirëfillt dhe jo për kandidatët që mshehen pas petkut të partive politike. 3)Gostivari është një rajon që kërkon zhvillim dhe investime. Mendoni se nëpërmjet politikave të zhvillimit ekonomik lokal do te mund te beni permiresime cilesore ne kete drejetim duke pasur parasysh edhe krizen e pergjitheshme ekonomike dhe financiare. Rufi Osmani: Te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nevojën për zhvillim dhe investime e kan pasur dhe e kan problemin kryesor. Pa investime nuk ka zhvillim dhe dajle nga kriza ekonomike, në këtë drejtim as Maqedonia si shtet dhe Gostivari si komunë nuk bëjn kurfarë perjashtimi. Ekonomia do te jet prioriteti jonë kryesor. Në funksion të rritjes së investime dhe zhvillimit ekonomik do të ndermari më tepër inciativa:-Do të zvogëlojm taksat komunale dhe tatimin në pronë për investimet e reja prodhuese, -Me planin urbanistik do të parashikojmë krijimin e zonave industriale dhe parqeve teknologjike të cilat do ti rregullojmë në plan infrastrukturorë,

Page 2: 20-%20INTERVISTA%20MARS%202009

-Do krijojm Qendrën për zhvillim ekonomik te rajonal e cila për qëllim parësorë do ta ketë intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë midis komunave të rajonit të Pollogut,-Do të themelojmë Agjencionin për tërheqjen e investimeve të huaja në komunën e Gostivarit,-Do të pregadisim një fisibility studim me të cilin do të përcaktohen sektorët prioritar ekonomik me të cilët do të konkurrohet për të siguruar mjete financiare nga IPA fondet e Unionit Evropian,-Do të themelojmë më shumë inkubatorë biznesi për sektorët me përparësi komparative,-Do të kyçim komunën e Gostivarit në kuadër të ,,Euro-regjioneve,, nëpërmjet përpilimit të një strategjie të veçantë integruese dhe masa te tjera.Masat e mesiperme do te jen te koordinuara me programet qeveritare dhe institucionet qendrore nepermjete resoreve ekonomik qeveritar qe te mund te prodhojn efekte me propulzive . 4) Marrëdhënie pak a shumë konfliktuoze në relacionin pushtet qendror-pushtet-lokal kan qene dhe vazhdojn te jene teme debati. Shumë kompetenca tani janë bartur tek pushteti vendor dhe kjo është një përparësi për ata që menaxhojnë me fondet publike në nivel komunal. Na interesojmë të dijmë si do të arrini të kombinoni financat private me ato publike, kur janë në pyetje projekte të ndryshme me karakter jetik? Rufi Osmani: Financat publike dhe konsoldimi i sektorit publik ne nivel lokal ka qene dhe vazhdojn te jen një nga çeshtjet më problematike. Perkundër decentralizimit fiskal sipas ligjit per financim të komunave , Maqedonia vazhdon te jet vendi me financa më të centralizuara në Europe ndërsa borxhet e komunave vazhdojn te ngelin te pambuluara nga qeveria. Komuna e Gostivarit nga viti 2005 deri ne fund te vitit 2008 ka rritur borxhet publike per 214% ose nga 59 milion denar ne 130 milion denar. Nëse këtij borxhi do i shtohen edhe se paku 200 milon denar borxhe te kompanise publike te konstatuar nga revizioni shteteror do te konstatojm se financat publike ne Gostivar jane ne gjendje teper negative. Analiza e projekcioneve dhe realizimeve buxhetore ne Gostivar ne periudhen e kaluar kan evidentuar deshtime serioze sa që ne vitin 2007 financat publike jane realizuar vetem 17% në krahasim me projeksionet buxhetore. Per kete situat negative fiskale dhe financiare do te konstatohet pergjegjesia personale e personave pergjegjes dhe do te zbatohen programe per menaxhimin e borxheve me asistencen e qeverise dhe te institucioneve te huaja.Kompetencat e reja fiskale te komunave jane mbi 10 here me te larta se ne vitin 1996 me mundesi te rritjes shtese. Krahas këtij kapaciteti te rritur fiskal komunat i

Page 3: 20-%20INTERVISTA%20MARS%202009

kan ne disponim edhe fondet IPA te UE , Bankes Boteroere, USAID dhe fondacioneve te tjere te huaja te cilave do u perkushtohemi maksimalisht. Kam garancione nga faktori nderkombetar dhe udheheqes te lart qeveritar se praktika e konfrontimit qeveri-komune do te jet e kaluar dhe se Gostivari do ket tretmanin institucional si te gjitha bashkit tjera në vend . Do aplikojm Partneritet efektiv privato-publik në lëmi publike me interes në procedur shumë transparente. Vetkontributi i qytereve do jet nje burim shtesë për financimin e projekteve me interes publik .5)Platforma juaj zgjedhjore me siguri është punuar në bazë të një analize paraprake të nevojave e objektivave që duhet arritur brenda një mandati katërvjeçar. Na thuani, ju lutemi, se cilat do të jenë ato objektiva dhe sa në platformën tuaj ka dorë dija profesionale e akademike e juaja dhe e bashkëpunëtorëve tuaj?Rufi Osmani: Platforma ime zgjedhore eshte produkt i punës së një grupi te mirefillt te profesionisteve bazuar ne praktikat e avansuara te komunave perëndimore. Nga më shume objektiva te percaktuara do i permendi disa me kryesore: -Reformimi i mirëfilltë i ndërmarjeve publike, administratës publike, delegim i kompetencave komunale në njësi rajonale komunale dhe rikthim i kompetencave bashkësive lokale ,-Luftë e pakompromis korupcionit, nepotizmit, mafisë urbane dhe dukurive tjera devijante , -Do të sigurohet barabarësi e plotë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe do te avansohet perdorimi i gjuhës turke,-Depolitizimi i arsimit , sigurim i menaxhmentit cilesor në shkollimin fillor dhe të mesëm dhe ofrim i arsimimit cilesor universitar privat dhe publik në lëmit me perparesi komparative, -Planifikimin i mirëfilltë hapësirorë, urbanizim i plotë i tërë teritorit të komunës , transparencë e plotë në dhenien e lejeve per ndertim dhe kontroll rigoroz ligjor për ndërtimet e reja ,-Transaprence e plote në menaxhimin e investimeve publike në të gjitha lëmit ,-Shfrytëzim produktiv i asitencës financiare dhe teknike të institucioneve të UE dhe fondeve të tjera të huaja në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social ,-Krijim i institucioneve për organizim të manifestimeve kulturore, artistike dhe ruajtje të trashëgimisë historike,-Ndërtimi i shtëpive sociale dhe objekteve për përkujdesje të pleqve dhe fëmijëve pa strehë ,-Zgjedhja afatgjatë e problemit për furnizim me ujë të pijshëm dhe te deponise së qytetit të Gostivarit dhe mjediseve rurale,-Menaxhim produktiv dhe rritje permanente e të hyrave burimore fiskale të komunës dhe menaxhim teper racional i të dalave publike,

Page 4: 20-%20INTERVISTA%20MARS%202009

-Ngritje e iniciatives ligjore per rritje prej së paku tre here të burimeve të financimit të komunave nga TVSH dhe Tatimi personal, -Zbatimi i tërësishmë i e-qeverisjes në punën e pushtetit komunal,-Avansim i bashkëpunimit të administratës komunale me sektorin civil, organizatat joqeveritare dhe mediumet lokale dhe qendrore,,,, 5) A keni menduar se si do t'ia riktheni Gostivarit lavdinë e plagosur në v. 1997?Rufi Osmani :Duke respektuar të kaluarën tonë historike në veçanti atë të periudhës demokratike në mandatin tonë do të bëjmë rehabilitimin e mirëfilltë institucional të të gjithë personave që kontribuan në rrugëtimin demokratik për barabarësi dhe të drejta dhe në veçanti do të rehabilitojmë në kuptim të plotë në mënyrë institucionale 9 korrikun e vitit 1997. Ky rehabilitim do te behet nepermjet nje programi te vecant duke rehabilituar ngjarjet e 9 korrikut , viktimat dhe familjet e tyre dhe duke e evidentuar kete date ne kalendarin historik te qytetit . 6)Në çka dallon oferta juaj zgjedhore nga ofertat e kandidatëve të tjerë, e mbi të gjitha nga ofetta e kryearit aktual. Me fjalë të tjera, pse duhet të votojnë njerëzit për juve?Rufi Osmani: Ka ardhur koha që komuna e Gostivarit përfundimisht të fillon procesin e ndryshimit përmbajtësor duke u transformuar në një komunë europiane në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale. Programi im dhe i listes se keshilltareve eshte nje ofert cilesore gjitheperfshirese qe nuk ka pika takimi me asnje kandidat tjeter.Ekipi i mbledhur përeth meje i posedon të gjitha vlerat morale dhe profesionale dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punon për të rikthyer shpresën në komunen tonë. Programi dhe ekipi me mua ne krye jane veçoria dalluese qe do të votohen nga qytetaret e Gostivarit në këto zgjedhje .7) A kanë nevojë të frikësohet dikush nga revanshizmi i Rufi Osmanit, me fjalë të tjera, sa e kanë kuptuar drejt njerëzit diksursin tuaj për të vendsosur rend në urbanizëm, në infrasktrukturë, në taksa, në marrëdhëniet e biznesit me pushtetin vendor etj.?Rufi Osmani : Njerezit qe me njohin, bashkëpuntoret e mije dhe studentet e mije e din se ne jet jam prir nga konzistenca dhe parimet e larta morale dhe revanshizmi nuk eshte ves që me karakterizon. Luftimi i mafise urbane dhe fenomenit te masovizimit të ndertimeve te egra ne Gostivar do jet njera nga sfidat me te medha me te cilen do te miremi ne menyre institucionale duke konstatuar pergjegjesin e te gjithe personave te kyçur në keto dukuri kancerogene komunale.Ne kater vitet e fundit në qytetin tone ka ndodhure nje katrahurë e vertet urbanistike, dukuri kjo që është projektuar dhe realizuar nga personat me pergjegjes te qytetit. Në kundershtim me te gjitha normat ligjore dhe urbanistike janë lejuar ndërtime afariste dhe banesore në të egër prej 5-10 kate pa leje

Page 5: 20-%20INTERVISTA%20MARS%202009

ndertime, pa dokumentacion teknik, pa evidentim ne listen e pronesis (kadaster), pa pranim dorëzim te objekteve pa garazha dhe parkingje dhe me tejkalim të të gjitha kritereve ndërtimore duke uzurpuar trotuare, duke ngushtuar rruget e qytetit dhe duke arketuar pa baze ligjore disa miliona euro në emër të komunalieve.Para fillimit te fushates persona te punësuar në sektorin e urbanizmit kan rendur e ngarendur çdo dite ne ministrit gjegjëse ne Shkup per te bere disi legalizmin e ketyre ndertimeve te egra , mirepo ky proces do i nënshtrohet revizionit komplet. Ka indikacione te dokumentuara se po keto persona ne qeverisjen lokale kan bere falsifikimin e dokumenteve investive në zonat e ndryshme te qytetit, kan realizuar investime komunale ne rruge, kanalizime, ujesjellsa , shkolla ne qytet dhe ne fshatra pa dokumentacioni te kompletuar teknik dhe pa procedur transparente. Si pasoje e ketyre dukurive devijante borxhet e mshehura te komunes do te jen shume me te larta nga ato qe u permenden më lartë në këte intervist. Te gjitha dukurit negative të mësiperme do te luftohen vetem në kuader te regullave juridike , me procedur transparente dhe raportet me qytetaret dhe biznesin do te jen te ekuilibruara dhe korrekte. Nga e mesipermja lexuesit tuaj do te kuptojn se ne këto zgjedhje une dhe ekipi im konkurojm jo në një garre normale zgjedhore por kunder perfaqesuesit te krimit te organizuar të mveshur me petkun politik.8) Në fund, a do të premtoni punë e ide të cilat nuk do të mund të realizohen brenda manadatit Tuaj?Rufi Osmani : Programi i adresohet periudhes katervejçare dhe viti i pare i zbatimit do jet me problematik per shkak te gjendjes se veshtirë financiare qe do te trashigon komuna dhe ne veçanti kompanit publike. Reformimi dhe ristrukturimi i ketij sektori do te jet nje proces i veshtire dhe me shumë kosto. Idet dhe projektet e propozuara jane realisht te realizueshme ne kuader te nje partneriteti funksional komune, qeveri dhe komunitet nderkombetar. Gostivar , 08.03.2009