7
100 ditët e qeverisë së Gruevskit FAKTI: Tashmë kaluan njëqind ditët e para të qeverisë së Nikolla Greuvskit, programi me të cilin fitoi mandatin e qeverisë ishte mjaft ambicioz. Ndërmjet të tjerave aty kishte premtime të shumta për përmirësimin e standartit jetësor, zhvillimin ekonomik, zvogëlimin e papunësisë, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar... Rufi OSMANI :Programi i ekonomik i mandatarit aktual është program që i adresohet një periudhe qeverisëse 4 vjeçare . Analizuar në kuadër të afatit të projektuar kohorë është heret të jipet vlerësim meritor për realizimin e objektivave të cilat ju i përmendini. Realizimi i ndryshimeve pozitive në kuadër të treguesve kryesor makroekonomik do të mund të bëhet me përfundimin e vitit të parë të qeverisjes edhe të kësaj qeverie. Ajo që tashmë është evidente dhe që do të ket efekte të drejtpërdrejta negative në realizimin e normave të projektuara të rritës ekonomike është përshpejtimi i proceseve integruese në UE dhe thithja e investimeve më serioze të huaja nuk do të ndodhë në kuadër të projeksionit optimist qeveritar. Luftimi i sektorit informal ekonomik, evazionit fiskal dhe krimit të organizuar të kësaj qeverie udhëhiqet kryesisht në kuadër të revanshizmit politik dhe me një dozë të tepruar të senzacionalizmit medial pa prezantimin e argumenteve të mirëfillta për opinionin më të gjërë. Me këtë rast më duhet të them se kryeministri aktual do të jet rezultativ ose do të dështoj në këtë betej nëse arin që juridikisht dhe politikisht të argumentoj fajësin e ish guvernatorit Lube Tërpeski dhe doganierit të parë Dallaverskit , funkcioner këto të cilët i ushtronin këto funkcione kur Nikolla Gruveski ishte ministër financash. Pyetja logjike që shtrohet është se a thua vallë z. Gruevski si ministër i Financave nuk ka pasur njohuri për veprimet jolegale të personave në fjalë? Mendoj se reformimi dhe ristrukturimi i prokuroris,gjyqësisë, ministris së financave, policisë dhe institucioneve të tjera antikoruptive në bazë të parimeve ekskluzive të profesionalitetit, depolitizimit dhe motivimit adekuat financiar janë sfida të cilat duhet të konsolidojn institucionet në këtë betejë tejet të vështirë kundër këtij kanceri modern institucional.

20-%20intervju

  • Upload
    jeton

  • View
    221

  • Download
    4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

http://rufiosmani.com/docs/HALIT%20-%20intervju.doc

Citation preview

Page 1: 20-%20intervju

100 ditët e qeverisë së Gruevskit

FAKTI: Tashmë kaluan njëqind ditët e para të qeverisë së Nikolla Greuvskit, programi me të cilin fitoi mandatin e qeverisë ishte mjaft ambicioz. Ndërmjet të tjerave aty kishte premtime të shumta për përmirësimin e standartit jetësor, zhvillimin ekonomik, zvogëlimin e papunësisë, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar...

Rufi OSMANI :Programi i ekonomik i mandatarit aktual është program që i adresohet një periudhe qeverisëse 4 vjeçare . Analizuar në kuadër të afatit të projektuar kohorë është heret të jipet vlerësim meritor për realizimin e objektivave të cilat ju i përmendini. Realizimi i ndryshimeve pozitive në kuadër të treguesve kryesor makroekonomik do të mund të bëhet me përfundimin e vitit të parë të qeverisjes edhe të kësaj qeverie.Ajo që tashmë është evidente dhe që do të ket efekte të drejtpërdrejta negative në realizimin e normave të projektuara të rritës ekonomike është përshpejtimi i proceseve integruese në UE dhe thithja e investimeve më serioze të huaja nuk do të ndodhë në kuadër të projeksionit optimist qeveritar.Luftimi i sektorit informal ekonomik, evazionit fiskal dhe krimit të organizuar të kësaj qeverie udhëhiqet kryesisht në kuadër të revanshizmit politik dhe me një dozë të tepruar të senzacionalizmit medial pa prezantimin e argumenteve të mirëfillta për opinionin më të gjërë.Me këtë rast më duhet të them se kryeministri aktual do të jet rezultativ ose do të dështoj në këtë betej nëse arin që juridikisht dhe politikisht të argumentoj fajësin e ish guvernatorit Lube Tërpeski dhe doganierit të parë Dallaverskit , funkcioner këto të cilët i ushtronin këto funkcione kur Nikolla Gruveski ishte ministër financash.Pyetja logjike që shtrohet është se a thua vallë z. Gruevski si ministër i Financave nuk ka pasur njohuri për veprimet jolegale të personave në fjalë? Mendoj se reformimi dhe ristrukturimi i prokuroris,gjyqësisë, ministris së financave, policisë dhe institucioneve të tjera antikoruptive në bazë të parimeve ekskluzive të profesionalitetit, depolitizimit dhe motivimit adekuat financiar janë sfida të cilat duhet të konsolidojn institucionet në këtë betejë tejet të vështirë kundër këtij kanceri modern institucional.

FAKTI:Në kuadër të reformave të propozuara fiskale ulja e tatimeve dhe bërja e Maqedonisë vendin me tatime më të ulta në Europë u paralajmërua si masa ekonomike që do të sjelli më shumë investime nga jasht. Sa një premtim i till mund realisht të rit aftësin konkurrues të bizneseve vendore dhe të huaja ? Mendoni se kjo masë është e vetëmjaftueshme ?

Rufi OSMANI: Në parim ulja e tatimeve duhet të përshëndetet si masë e cila do të duhet të motivon afarizmin legal ekonomik dhe të shton investimet në përgjithësi. Ndryshimet e propozuara për uljen e tatimit personal dhe tatimit në fitim në nivelin e 10% dhe zbatimin e normës së njëjtë për të gjithë subjektet fizike dhe juridike praktikisht e ka kuptimin e diskriminimit pozitiv për shtresat më të pasura në llogari të shtresave më të varfra.

Page 2: 20-%20intervju

Ulja e tatimit në fitim nga 15% në 10% do të ket efekt margjinal në motivimin e bizneseve për të legalizuar aktivitet afariste nëse nuk shoqërohet me ndryshime përmbajtësore në bilancin tatimor në kuptim të eliminimit të shumë ngarkesave tatimore të pajustifikueshme të cilat në mënyrë fiktive transformojn shpenzimet e kompanive në fitime fiktive,fitime këto që më pastaj tatimohen .Sa i përket uljes së normave aktuale progresive të tatimit personal prej 15%,18% dhe 24% në 10% në afat prej dy vitesh niveli i efekteve pozitive në uljen e kostos së fuqisë punëtore do varet nga fakti se a do të eliminohet lirimi personal dhe se a do të harmonizohet baza e llogaritjes së kontributeve nga bruto paga.Përndryshe dobin më të madhe nga ulja e tatimit personal nga 18% dhe 24% në 10% do u adresohet të punësuarëve që relaizojn paga mbi 30.000 denar, numrë ky që përbën vetëm 10% nga numri i përgjithshëm të të punësuarëve.Përndryshe duhet të konstatohet me këtë rast se për të merituar Maqedonia nofkën “oazë tatimore” duhet detyrimisht të rishqyrtohen normat e TVSH dhe Akcizave dhe selektivisht doganat e materialeve riprodhuese. FAKTI: Mendoni se ribalanci i buxhetit të vitit 2006 është në harmoni me premtimet elektorale të partisë së z. Gruevski? Rufi OSMANI: Po me këtë potez kjo qeveri bëri pikërisht të kundërtën e asaj që premtonte në “manifestin ekonomik”.Duke rritur të dalat buxhetore dhe duke i financiar shpenzimet shtesë buxhetore nga burime deficitare nuk realizoi premtimin për shkurtimin e shpenzimeve vijuese joproduktive buxhetore në dobi të shpenzimve kapitale.Me këtë rast vlen të përmendet se në veçanti është brengosës alkimi jo i drejtë i mjeteve buxhetore në nivel komunal në varshmëri nga përkatësia partiake dhe etnike e komunave.Për pasojë të konfliktësis ekzistuese të pushtetit qendror dhe pushteve komunale të udhëhequra nga BDI-PPD shumë projekte të filluara dhe shumë projekte të planifikuara do të ngelin në gjysmë ose do të duhet të presin ciklin e ardhshëm zgjedhor lokal.

FAKTI: Si çmoni rrjedhat 100 ditëshe qeveritare në kuptim të zhvillimit demokratik, marrëdhënieve ndëretnike, stabilitet politik si dhe avancimin e procesit të integrimit të vendit në BE dhe NATO. A është qeveria në rrugë të mbarrë në këtë drejtim?

Rufi OSMANI: Përgjigja negative e Komisionit Evropian në lidhje me caktimin e datës së fillimit të negociativa për anëtarësimin e Maqedonisë në UE duhet analizuar me kujdes. Komisioni Europian nëpërmjet kësaj përgjigje mesazhoi qart se : proceset demokratike në vend kan shënuar ngecje , nuk përkrahë miratimin e ligjeve si ai i policisë pa procedurën e Badindterit dhe pa koncensuzin e gjërë politik dhe etnik , nuk përkrahë shkarkimet masive nga administrata publike nga pozicione të revanshizmit politik dhe se në veçanti është kundër qasjes konfliktuale të kryeministrit dhe partnerëve të tij koalicionit ndaj opozitës politike shqiptare dhe institucioneve të tjera politike. Krahas të mësipërmes Maqedonisë i ngelën edhe shumëçka për të bërë në pjesën e funksionalitetit të institucioneve, përfaqësimin adekuat në administratën publike, zbatimin e reformave ekonomike dhe juridike ,krijimin e

Page 3: 20-%20intervju

biznes klimës së volitshme dhe në veçanti në arritjen e konvergjencës reale ekonomike dhe demokratike si parakusht për të përparuar në procesin e integrimeve euroatlantike.. Përgjigjeja pozitive nga samiti i Natos në Rigë duhet të nënkuptohet si një shansë për ndrimin e kahjes së deritashme qeverisëse.

FAKTI: Një nga masat qeveritare që ngjalli reagime të ashpra politike dhe arsimore ishte intervenimi qeveritar në USHT. Nga pozicioni i profesorit universitar dhe si person që i keni njohur mirë rrjedhat në ish UT si do të vlerësoni këtë ndodhi?

Rufi OSMANI: Nuk ka dilemë se në rastin konkret bëhte fjalë për një veprim juridik i cili bie ndesh me ligjin për arsim sipëror dhe i cili cënon rëndë (e zhbën) autonominë e universitetit. Mirëpo dilema e shumë intelektualëve qëndron në faktin se a mundej që luftimi i dukurive negative në USHT të realizohej krahas ruajtes së autonomisë universitare.Përgjigja gjithsesi është pozitive. Organet shtetërore (inspektorët arsimor) pas konstatimit të fajësisë konkrete të personave konkret sepse përgjegjësia dhe fajësia është individuale dhe jo kolektive duhej të ngrinin procedura konkrete penale dhe para organeve gjegjëse juridike të argumentonin akuzat.Është ironi e llojit të vet të propagandohet se citoj,, në USHT janë falsifikuar me mijëra diploma,, ndërsa në anën tjetrë konkretisht të akuzohen vetëm dy persona për diplomat e falsifikuara. Përndryshe duhet të thuhet me këtë rast se mosplotësimi i kushteve të parapara me ligjë për numrin e së paku 3 doktorave dhe magjistrave të shkencave në çdo program studimor është rezultat i mungesës së kuadrove universitar shqiptarë dhe të tjerë , mungesë me të cilën ballafaqohen edhe shumë universitete të reja private në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.Përndryshe me këtë rast vlen të përmendet se ,,rektori i shkarkuar Nexhbedin Beadini ,, duhet të dalë nga vetizolimi dhe të thotë të vërtetën me emër dhe mbiemër për dukurit devijante në funksion të ndërprerjes së devalvimit të mëtejm të ëmblemës së UT dhe alokimit të sakt të fajësis konkrete me në krye atë vet dhe personat politik që e emëruan në postin udhëheqës përkundër potencialit minor menaxheria që ai posedonte..Nëse si orientim qeveritar (VMRO-PDSH) do të pranonim iden e Vmro-Dpmne për themelimin e universitetit të tretë shtetëror në Shtip atëherë reformimi në kampin arsimor shqiptar do të duhet të njehë ekzistimin e të dy universiteteve shqiptare duke reformuar përmbajtjen e tyre në drejtimin komplementar krahas përzgjedhjes së kuadrove më cilësore duke përjashtuar në veçanti kriterin e nepotizmit,partizmit dhe lokalizimit. FAKTI: Në kuadër të konfliktit permanent politik pozit dhe opozit shqiptare çshtja e funksionalitetit të komunave paraqitet si problem i dorës së parë. Do jet me interes të kemi mendimin tuaj si ish prefekt i Gostivarit dhe si njohës i mirë i decentralizimit lokal. RUFI OSMANI: Kërkesës së shqiptarëve për rajonalizim,autonomi ose federalizim eksperti francezë Badinteri iu kundërpërgjigjë me ofertën e tij për decentralizim dhe demokraci lokale në nivel lokal dhe me të drejtën e pjesërishme të vetos në nivel të pushtetit qendror.

Page 4: 20-%20intervju

Përkundër faktit se tash kompetencat e komunave janë shumë më serioze në urbanizëm , arsim fillor dhe të mesësm , pjesërisht në shëndetësi dhe në asistencën sociale dhe në kulturë dhe sport dhe komunat kan për më shumë se 700% mjete financiare në buxhet ne krahasim me periudhën e para reformave të decentralizimit ,pushtetet komunale kan probleme të theksuara qeverisëse.Ndrimi i pushtetit qendrorë sërish shtron dilemat e vjetra ,dilema këto që ishin aktuale edhe në kohën kur unë isha prefekt i Gostivarit në vitin 1997.Ndrimi i pushtetit qendror pas zgjedhjeve të fundit parlamentare nxori në sipërfaqe faktin se niveli i decentralizimit është i pamjaftueshëm dhe në shumë aspekte pushteti qendror suspendon pushtetin lokal jo vetëm juridikisht por edhe e margjinalizon praktikisht nëse proviniencat politike janë të ndryshme.Jam i bindur thell si ekspert i ekonomisë se pa pronësi në tokën komunale,pa decentralizimin të mëtejm fiskal në kuptim të bartjes së 20-30% të TVSH dhe Tatimit personal në qeverisje të komunës,pa mohimin e të drejtës së ndërhyrjes së qeverisë në kompetencat komunale dhe pa kompetenca autonome komunale në sektorin e policisë (krijimi i policisë lokale ) nuk mund të bëhet fjalë për decentralizim të mirëfillit lokal.Maqedonia vazhdon të jet edhe më tej vendi me pushtet shumë më të centralizuar krahasuar me vendet e rajonit dhe në veçanti krahasuar me vendet e UE. Ndryshimet e kushtetutës në perspektivë edhe për këtë çështje janë të paevitueshme. FAKTI: Sipas jush, cila është pozita e partisë shqiptare në qeveri. A mendoni se BDI-ja i’a dobëson pozitën PDSH-së në këtë qeveri, duke e lënë në pat pozicion para VMRO-DPMNE-së, pasi kjo e fundit konsideron se BDI-ja mund të jet zëvendësuesja e sajë në qeveri në çdo kohë?

Rufi OSMANI: Përderisa dy partitë më të mëdha politike shqiptare (BDI dhe PDSH) kanë qëndrime të kundërta dhe mjaft konfliktuale për kryengritjen e armatosur shqiptare, për rolin historik të marrëveshjes së Ohrit, për të drejtën e Badinterit dhe për përfaqësimin në qeveri pavarisht nga rezultatet zgjedhore ne kemi një krizë të thellë politike shqiptare dhe kemi një përfaqësim jorelevant të subjektit shqiptar në qeveri.Në këtë drejtim se kemi një krizë të thellë dëshmon edhe manifestimi i organizuar me rastin e shpalosjes së shtatores së Skenderbeut në Shkup.Pra thelbi i problemit në rastin konkret identifikohet me mohimin e vullnetit politik të shumicë shqiptare dhe pa tejkalimin e këtij problemi në kuptimin juridik (ndrimi i kushtetutës) ose në kuptimin politik ( krijimi i qeverisë së koalicionit të gjërë) nën trysnin e faktorit ndërkombëtar problemet do të vazhdojnë. Jam i bindjes se në perspektivë faktori ndërkombëtar do të duhet të efektuoj krijimin e një qeverie të koalicionit të gjërë,koalicion në të cilin do të inkuadrohen edhe BDI-PPD krahas PDSH. FAKTI: Në librin tuaj ,,Mendimi alternativ politik dhe ekonomik,, emëruesi i përbashkët i dështimit politikë të shqiptarëve të Maqedonisë është përzgjedhja e gabuar kuadrovike, morali i dyshimt i të zgjedhurve politik ,manipulimin e vullnetit politik të popullit dhe

Page 5: 20-%20intervju

zëvendësimin e interesave kombëtare për përfitime personale dhe klanore nga partitë politike shqiptare. Cila është dalja nga ky qorsoskak sipas jush?

Rufi OSMANI: Rekomandimi kryesor në pjesën politike të librin tim është “Sfida e të sotmes dhe të nesërmes e kombit shqiptar lidhet me demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe në veçanti të partive politike shqiptare, krijimin e elitave të mirëfillta intelektuale si parakusht i përzgjedhjes së drejtë të elitave politike dhe elitave menaxheriale në funksion të krijimit të kapaciteteve humane konkurruese shqiptare në lëmin e ekonomisë, arsimit dhe politikës” Rekomandimi në fjalë jep përgjigje meritore në gjenezën e problemeve të politikës shqiptare në Maqedoni. Pra duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të themi të vërtetën “ne nuk kemi elita të mirëfillta intelektuale dhe për pasojë as elita të mirëfillta politike dhe biznesore”.Në një situat të kësaj natyre ndaj shqetësimin e shumë intelektualëve se ndodhemi në një fazë të rrezikshme kur lëvizja politike shqiptare për motive interesash individuale dhe grupore është duke bartur topin e konfliktit nga relacioni shqiptaro-maqedonas në oborrin e brendshëm shqiptarë.Personalisht mendoj se mohimi i vullnetit politikë të shumicës shqiptare dhe bartja e të drejtës së përfaqësimit të shqiptarëve në duart e mandatarit të qeverisë është një gabim i rëndë politikë strategjik që ka dëmtuar rëndë interesat shqiptare në Maqedoni jo vetëm aktualisht por edhe në perspektiv dhe ka krijuar hapësirën e kriminalizimit të mëtejm të shoqërisë shqiptare dhe të partive politike. Në çdo situatë krize dhe mosmarrëveshje hapi i parë drejtë zgjidhjes është dialogu i bazuar në parime dhe i ndërmjetësuar nga faktorë me relevantë . Përderisa nuk mbyllet çështja e Kosovës në Maqedoni do të kemi status kuo të shoqëruar me afera të ndryshme korupcioni. Pas përmbylljes së çështjes së Kosovës ndërkombëtarët do i japin rrugëzgjidhje konfliktit ndërshqiptarë në Maqedoni duke kushtëzuar qeverin e z. Gruveskit që të kyç BDI në qeveri me procesin e integrimit në UE ,duke diskutuar në pako kontestimin e legjitimitetit politik të pushtetit nga BDI me lëndët që do të kthehen nga gjykata e Hagës dhe me aferat e ndryshme koruptive të funkcionerëve të kësaj partie dhe kështu me radhë në kuadër të një destabilizimi të brendshëm të kontrolluar .Në fund e përsërisë konstatimin që e dhashë për gazetën tuaj në ditën e konstituimit të qeverisë së z. Gruevski se pas këtyre zgjedhjeve shqiptarët do të jen humbës të mëdhenjë në plan politikë dhe ekonomik. Sot pas 100 dite qeverisje ky konstatim vetëm se mund të përforcohet edhe më shumë.