6
Shkruan. Dr. Rufi Osmani Tema : Tranzicioni ekonomik , një proces i papërfunduar në kuadër të vendeve në tranzicion Procesi i transformimit të ekonomive të bazuara në planifikimin qendror socialist në ekonomi të bazuara në ligjëshmërit e tregut në literaturën ekonomike në përgjithësi identifikohet si proces i tranzicionit ekonomik. Analiza e përvojës së deritashme të procesit të tranzicionit ekonomik ndër mungesat më të theksuara të sistemit të vjetër ekonomik në proceset fillestare transitore drejt ekonomisë së tregut evidentoi : mos definimin juridik të të drejtave pronësore, mungesën e legjislacionit komercial për ndërmarrjet private, mungesën e tregjeve financiare ,mungesën e sistemit të bankës kombëtar dhe bankave komerciale, mungesën e tregut të hapur të punës dhe mosekzistimin e sistemi tatimor dhe financiar të bazuar në ekonomin e tregut. Në shumicën e vendeve në tranzicion të Ballkanit Përëndimor përkundër faktit se nëpërmjet implementimit permanent të reformave tranziciore në masë të konsiderushme tashmë janë eliminuar magësit e fillimtranzicionit ende nuk është aritur objektivi final që procesi të llogaritet I mbyllur dhe që të kemi një ekonomi funkacionale të tregut të përkrahur nga institucione të mirëfillta ekonomike dhe politike . Përgjigjeja për vonesën dhe dështimin në realizimin e objektivit bazë është sa e thjeshtë aq edhe paradoksale . 1

20-%20shkrimi

  • Upload
    jeton

  • View
    215

  • Download
    3

Embed Size (px)

DESCRIPTION

http://rufiosmani.com/docs/Tranzicioni%20-%20shkrimi.doc

Citation preview

Shkruan. Dr. Rufi Osmani

Tema : Tranzicioni ekonomik , një proces i papërfunduar në

kuadër të vendeve në tranzicion Procesi i transformimit të ekonomive të bazuara në planifikimin qendror

socialist në ekonomi të bazuara në ligjëshmërit e tregut në literaturën ekonomike në

përgjithësi identifikohet si proces i tranzicionit ekonomik.

Analiza e përvojës së deritashme të procesit të tranzicionit ekonomik ndër

mungesat më të theksuara të sistemit të vjetër ekonomik në proceset fillestare

transitore drejt ekonomisë së tregut evidentoi : mos definimin juridik të të drejtave

pronësore, mungesën e legjislacionit komercial për ndërmarrjet private, mungesën e

tregjeve financiare ,mungesën e sistemit të bankës kombëtar dhe bankave komerciale,

mungesën e tregut të hapur të punës dhe mosekzistimin e sistemi tatimor dhe financiar

të bazuar në ekonomin e tregut.

Në shumicën e vendeve në tranzicion të Ballkanit Përëndimor përkundër faktit

se nëpërmjet implementimit permanent të reformave tranziciore në masë të

konsiderushme tashmë janë eliminuar magësit e fillimtranzicionit ende nuk është

aritur objektivi final që procesi të llogaritet I mbyllur dhe që të kemi një ekonomi

funkacionale të tregut të përkrahur nga institucione të mirëfillta ekonomike dhe

politike . Përgjigjeja për vonesën dhe dështimin në realizimin e objektivit bazë është

sa e thjeshtë aq edhe paradoksale .

Cilat janë çështjet kryesore të tranzicionit ekonomik

Në qarqet teorike shkencore dhe në institucionet kryesore financiare

ndërkombëtare me relevancë vendimmarrëse u arrit pajtueshmëri e plotë për një qasje

gjithëpërfshirëse me qëllim të menaxhimit simultan të çështjeve kyçe që kanë të bëjnë

me tranzicionin ekonomik.

Si çështje kryesore të tranzicionit ekonomik u identifikuan :

1)Liberalizimi ekonomik,

2)Stabilizimi ekonomik dhe

3)Reformat strukturore të ekonomive në tranzicion.

Çështja e liberalizimit ekonomik kishte të bëjë kryesisht me liberalizimin e

çmimeve , liberalizimin e regjimit të tregëtis dhe liberlaizimin e veprimatrive me

karakter monopoli .

1

Çështja e stabilizimit ekonomik kishte të bëjë me stabilitetin monetar,

stabilitetin fiscal, stabilitetin e kursit të këmbimit të valutës vendore , ,stabilitetin e

bilancit të pagesave dhe arritjen e normave stabile të rritës ekonomike .

Çështja e reformave strukturore përfshinte një vistër më të gjerë të sektorëve

ekonomik dhe kryesisht i dedikohej procesit të privatizimit, reformimit të sektorit

financiar,reformimit të administratës publike, institucionalizimit të tregjeve

financiare, reformimit të sistemit gjyqësor dhe krijimit të ambientit stabël dhe atraktiv

investues.

Pse trinomi I tranzicionit ekonomik nuk realizoi pritjet

Thënë më ndryshe esenca e procesit të tranzicionit ekonomik gërshentonte të

ashtuquajturin,,trekëndësh të pamundur ,, të identifikuar me liberalizimin në ekonomi

krahas ruajtjes së stabilizimit ekonomik, objektiva këto që duhej të zbatoheshin

nëpërmjet zbatimit konzistent të reformave ekonomike dhe politike përgjat një

periudhe kohore kur stabiliteti makroekonomik, rrita ekonomike dhe standardi jetësor

I popullsisi në masë të konsiderusheme ishin të rrezikuara.

Duhet konstatuar me kompetence se ambienti ekonomik dhe politik përgjatë

periudhës së deritashme tranzitore ishte në masë të konsiderushem I pavolitshëm dhe I

shoqëruar me rritje enorme të papunësisë is rezultat I procesit joefektiv të privatizimit

dhe humbjes së aftësisë konkuruese të ekonomisë vendore, tensioneve të larta sociale

dhe etnike, krizave politike dhe menaxhmentit joreformator qeveritar.

Duke pasur parasysh faktin se përvojat dhe dijet e nevojshme në menaxhimin

e politikave ekonomike të vendeve në tranzicion ishin tepër të kufizuara dhe në

shumicën e rasteve minimale në raport me çështjet me të cilat ballafaqoheshin vendet

në tranzicion asistenca e institucioneve ndërkombëtare ishte më se e domosdoshme.

Roli i institucioneve ndërkombëtare financiare dhe në veçanti i FMN dhe

Bankës Botërore paraqitet ndër më të rëndësishmit në aspekt të tejkalimit të

vështirësive të tranzicionit në kuadër të bashkëpunimit dhe mbykqirjes së politikave

ekonomike të vendeve në tranzicion.

Përkundër faktit se në periudhën e deritashme të tranzicionit ekonomik

institucionet financiare ndërkombëtare ofruan asistencë të konsiderueshme teknike

dhe financiare autoriteteve kombëtare në drejtim të zbatimit të programeve dhe

reformave ekonomike debatet në lidhje me ndikimin e këtyre institucioneve vazhdojn

të jen polemizuese .

2

Cilët ekuilibre të reja duhej të efektuon tranzicioni ekonomik

Në parim tranzicioni ekonomik duhej të zgjedhin tre probleme kryesore.Problemi i parë në mënyrë implicite imponon gjetjen e ekuilibrit të ri

ndërmjet sektorit privat dhe sektorit publik.Problemi i dytë nënkupton gjetjen e ekuilibrit në mes të profitit dhe

mëditjeve në sektorin privat,dheProblemi i tretë kërkon rikthimin e ekuilibrit ndërmjet politikës monetare dhe

fiskale në kuadër të strategjie optimale të ngadalësimit të inflacionit,zvogëlimit të kamatës reale ,stabilizimit të normës së këmbimit dhe realizimit të rritës ekonomik.

Duhet të konstatohet me kompetenecë se ekuilibri i ri i arituar në mes të

sektroriut privat dhe atij publik dhe në mes të profitit dhe pagave në rastin e vendeve

të Ballkanit Përëndimor ka qenë i paqëndrueshëm dhe kryesisht në dëm të sektorit

publik dhe të pagave që për pasojë ka efektuar deficite fiskale dhe pakënaqësi sociale

në vazhdimësi. Ekuilibri i aritur në mes të politikës monetare dhe fiskale kryesisht ka

efektuar stabilitet të çmimve dhe të kursit revizor por nuk ka realizuar rrit të

kënaqshme ekonomike dhe zvogëlim përmbajtësor të papunësisë .

Konkluzion-Rezime

Hartimi dhe zbatimi i strategjive gjegjëse të politikave ekonomike në faza të

ndryshme të tranzicionit ekonomik vazhdojnë të ngelin ndër temat më të nxehta dhe

më të debatueshme në vend dhe në botën e jashtme në kudër të një prezence tepër

aktive të FMN-së, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare.

Procesi i deritashëm i tranzicionit në ekonomi të ndryshme transitore kanë

nxjerr në sipërfaqe korelacionin e lartë të rezultateve të arritura ekonomike me

vullnetin dhe aftësinë e autoriteteve kombëtare që të projektojnë dhe zbatojnë

politikat e stabilizimit ekonomik dhe të reformave strukturore me ose pa përkrahjen e

FMN dhe Bankës Botërore dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Analiza komparative e nivelit absolut të PBB të ekonomive në tranzicion dhe

në veçanti nivelit të PBB-së për banor në krahasim me mesataren e Unionit Evropian

nxjerr në sipërfaqe faktin se të gjitha vendet në tranzicion dhe në veçanti vendet e

Ballkanit Përëndimor janë shumë larg nivelit të konvergjencës reale me vendet e

Unionit Evropian.

Sfida e të sotmes dhe të nesërmes të ekonomive në tranzicion dhe të

autoriteteve qeveritare lidhet me realizimin e reformave kryesore strukturore në

funkcion të krijimit të një ekonomie funkcionale të tregut si kushti kryesor për

përfundimin e procesit të tranzicionit ekonomik dhe integrimit të këtyre vendeve në

strukturat euroatlantike .

3

Referenca:

1) Banka Botërore,,,Ten years transition,,Grup autorësh,2002,

2) Vito Tanzi,,Transition and changing role of government,, ,2002,

3)Banka Botërore ,,Institucional Reform for Investment and Growth in

SEU,,2003,

4) Banka e Shqipërisë,,Tranzicioni dhe reformat ekonomike,, ,2002,2005,

5)Hansen Yyrgen ,,Europian integration,,1997,

6)WEB faqja e IMF,World Bank, dhe institucioneve te tjera

4