20
SH.M.K “GOSTIVARI- GOSTIVAR DETYRË PROJEKTUESE Lënda: GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE Tema: “ILIADA DHE ODISEA” nga Homeri Mentori: Nxënësi: Prof. Mirsad Iseini Besart Dauti Gostivar, 2012

Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

SH.M.K “GOSTIVARI” - GOSTIVAR

DETYRË PROJEKTUESE

Lënda: GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE

Tema: “ILIADA DHE ODISEA” nga Homeri

Mentori: Nxënësi:

Prof. Mirsad Iseini Besart Dauti

Gostivar, 2012

Page 2: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

2

PËRMBAJTJA

HYRJE ...................................................................................................................................................... 3

JETA E HOMERIT ...................................................................................................................................... 4

ANALIZA E “ILIADËS” DHE “ODISESË” ....................................................................................................... 5

ILIADA ................................................................................................................................................. 5

ODISEA ................................................................................................................................................ 9

PËRFUNDIM .......................................................................................................................................... 19

LITERATURA .......................................................................................................................................... 20

Page 3: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

3

HYRJE

Gjithmonë në shkencat e antropologjisë, arkeologjisë, historisë është folur dhe janë

shtruar pyetje se si lindi e folura, po si e pat zanafillën shkrimi etj, ende nuk mundet të caktohet

një përgjigje e saktë. Duke u bazuar në burrimet arkeologjike, kemi si dokument të parë të

shkruar me shkrimin kuneiform tek sumerët e vjetër (asuro-babilonia) “Epi i Gilgameshit” , e

gjithashtu edhe tek egjiptasit e vjetër etj.

Historia e njerëzimit është një hark kohor shumë i gjatë, përsëri arkeologjia thotë se 200

mijë vite është i vjetër lloji ynë (Homo sapiens), edhe pse këto përfundime merren si të

mirëqena, përsëri duhet marrur me rezervë, sepse studimet asnjëherë nuk mbarojnë dhe

gjithashtu edhe enigmatika historike duhet zbardhur ende. Përmenda historinë e njeriut sepse dua

të bëj një korelacion mes letërsisë dhe njeriut, gjë që është e pashmangshme dhe përsëri do të

them se vjetërsinë e letërsisë (të shkruarit) nuk mundet ta dijmë saktë por si e gjithë bota do t’i

pranojmë faktet që përmenda më lartë.

Edhe pse letërsia greke është mjaft e vjetër, mund të themi se ajo paraqet një avangardë

për letërsinë në përgjithësi, bartësi kryesor i së cilës është Homeri, themeluesi i saj. Jo rastësisht

kam zgjedhur këtë letrar, për të studjuar pak “Iliadën dhe Odisenë”, si vepra dhe poema të para të

letërsisë greke.

Page 4: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

4

JETA E HOMERIT

Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha

epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i

ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj se asgjë.

Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit.

Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka

pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në

Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm nëTurqi).

Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX

para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V

p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re.

Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku

tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që

jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë".

Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para

tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe

shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e

egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të

këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe

"Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi

në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema.

Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e

himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e

mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i

përkryer i një proçesi të gjatë letrar. Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në

gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII p.e.s.

Për Homerin ka mendime të ndryshme si:

- I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";

- Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;

- Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.

Page 5: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

5

- Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e

vazhdon deri në ditët tona.

Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjegull.

Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i

përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë.

Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore,

që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para

erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një

numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe

gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë

pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza

rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.

ANALIZA E “ILIADËS” DHE “ODISESË”

ILIADA

Subjekti i dy poemave homerike "Iliada" dhe "Odisea" është nxjerrë nga cikli i

legjendave heroike mbi luftën e Trojës, ndërmjet grekëve dhe trojanëve. Sipas gojëdhënës, princi

Trojan Paridi rrëmben gruan e mbretit të Spartës, Menelau, Helenën e bukur (1). Për tu hakmarrë

dhe për të larë këtë dhunë që iu bë njërit prej mbretërve të saj, u ngrit në këmbë tërë Greqia.

Menelau dhe vëllai i tij Agamemnoni, mbret i Mikenës, mblodhen një ushtri të madhe nën

komandën e përgjithshme të Agamemenonit. Për dhjetë vjet rresht qëndroi e nuk u dha Troja e

rrethuar nga armiqtë. Vetëm me anën e dredhisë, të fshehur në kalin e drunjtë, luftëtarët grekë

mundën më në fund të futeshin në qytet. Troja u dogj e u rrënua nga themelet, kurse Helena iu

kthye të shoqit.

Këto ngjarje nuk përmenden në "Iliadë" jepen skena të veçanta vetëm Brenda 51 ditëve të

fundit të luftës së gjatë dhjetëvjeçare rreth mureve të Trojës. Në qendër të poemës është

zemërimi i Akilit, që është tërhequr nga lufta dhe qëndron i veçuar në shtatoren e tij, sepse

Agamemnoni i ka rrëmbyer atij skllaven e bukur Brisedë që heroi e donte aq shumë. Kjo poemë

Page 6: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

6

e gjatë prej 15696 vargjesh, që në dy vargjet e para na fut menjëherë në temë:

Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit që shumë hidhrime e kobe akejve u solli…

Momenti i zemërimit është fillimi që end pëlhurën e gjerë të luftimeve të ashpra ndërmjet

akejve dhe trojanëve dhe që përcakton fatin e tyre. Zeusi i thotë Tetidës, se trojanët do të fillojnë

sa kohë që Akili, biri i saj do të qëndrojë i tërhequr nga fusha e luftës. Trojanet, të udhëhequr nga

kryetrimi i tyre Hektori, zmbrapsin njëri pas tjetrit sulmet e akejve, të cilët gati sa si hedhin në

det dhe su vënë zjarrin anijeve të tyre. Por sukseset e trojanëve në luftë nuk janë kaq të lehta. Në

këngët e tjera të "Iliadës" tregohen heroizmat e prijësave akej si Diomedi, Ajaks Telamoni,

Menelau, Odiseu etj. Gjithësesi kjo nuk e ndryshon rrjedhën e luftimeve.

Akili, i shqetësuar nga epërsia e trojanëve në fushën e luftës, pranon që miku i tij Patrokili të

njgeshë armët e tij dhe të dalë t'u presë hovin trojanëve. Por s'shkon shumë dhe vritet nga

Hektori. Akili pikëllohet nga humbja e mikut të tij më të dashur dhe si një re e zezë lëshohet dhe

bën kërdinë në njësitë trojane. Ata që i shpëtojnë dorës së tij gjakatare, mbyllen Brenda mureve

të kalasë. Vetëm Hektori mbetet tani përballë Akilit.

Njerëz e perëndi janë ngritur peshë e shikojnë teatrin e dyluftimit që përfundon më në

fund me vrasjen e Hektorit. Por ende Akili s'e ka shuar etjen e hakmarrjes, prandaj trupin e

Hektorit të vrarë e lidh pas qerres së tij dhe e heq zvarrë egërsisht nëpër pluhur e baltë. Duke u

shkaktuar kështu një pikëllim të thellë prindërve dhe luftëtarëve trojanë.

Pas tërë këtyre ngjarjeve plot mizori e gjak, një notë thellësisht njerëzore do të përshkorjë

tani këngën e XXIV, që i jep fund "Iliadës". Mbreti plak i Trojës, Priami, vjen në shtatoren e

Akilit dhe i lutet ti kthejë trupin e të birit. Akili preket nga lutjet e thekshme të plakut fatkeq, që

qëndron i gjunjëzuar në këmbët e tij. E merr përdore, e ngre, dhe të dy së bashku qajnë për

fatkeqësinë që iu bien njerëzve mbi krye nga zotat e pamëshirshëm.

Luftën e përgjakshme që bënë grekët për të plaçkitur Trojën aty nga fundi i shek. XII,

fantazia e poetit e ka shndërruar në një luftë për tu hakmarrë e për të vënë në vend nderin e tyre

të cënuar nga Paridi që rrëmbeu Helenën. U krijua kështu një dramë epike, e thurrur në vargje, që

është dramë e fuqishme njerëzore, plot pasione; dashuri dhe urrejtje, gëzime e hidhërime, humbje

e fitore.

Tek Homeri çdo gjë kthehet në poezi, edhe kur ai u këndon luftimeve të përgjakshme,

edhe kur i këndon ndarjes së dhimbshme të Hektorit nga e shoqja dhe i biri, kur vajton heronjtë e

rënë në luftë ose kur përshkruan agimin me gishta trëndafili, natyrën e bukur ku poeti sheh

Page 7: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

7

madhështinë e mistershme të gjithësisë. Nuk është më Zeusi zot i saj, por poeti, vështrimit të të

cilit nuk i shpëton asgjë, as hyjnitë në qiell, as njerëzit në tokë.

Homeri është poeti më i madh dhe i pari që thurri një tragjedi, - ka thënë filozofi i lashtë

grek Platoni.

Poemat homerike janë ndërtuar me mjeshtëri të rrallë nga pikëpamja e thurrjes së

ngjarjeve. Kompozicioni në "Iliadë" është i thjeshtë. Filli i tregimit ecën përpara dhe drejt. Ku

më i shpejtë dhe ku më i ngadalësuar nga episode të dorës së dytë, që lidhen me episodin

kryesor, me mërinë e Akilit. Kjo veçori e shtjellimit të ngjarjeve, që në stilistikë quhet vonesë,

është karakteristikë e mënyrës epike të të treguarit.

"Iliada" është më e thjeshtë, ka më pak vonesa ose digresione se sa "Odisea".

Kompozicioni i secilës poemë kushtëzohet nga përmbajtja e saj. "Odisea" ka një thurrje më

interesante e më të koklavitur. Këtu veprimi fillon nga mesi, kurse për ngjarjet e mëparëshme

njihemi nga tregimi i vetë Odiseut te mbreti Alkino i Feakëve.

Por talenti i madh i poetit duket, sidomos në krijimin e karaktereve, të cilët janë sa të

shumtë, aq edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Karakteret e personazheve që dalin më në pah në "Iliadë", janë të fuqishëm e si të derdhur

në Bronx. Mbi të gjithë heronjtë, ngrihet si një piramidë e lartë dhe shquhet nga të tjerët për

guxim dhe heroizëm, Akili. Edhe pse vdekja i qëndron vazhdimisht mbi krye ai nuk tutet, por

lëshohet me vërtik si një shqiponjë dhe e mbyt në gjak fushën e përleshjes. Akili është ideali i

epokës homerike.

Ky hero, kaq i rreptë dhe gjakatar në luftë ka një zemër të ndjeshme e bujare. Ai qan si

fëmjë kur shikon në këmbët e tij plakun Priam që i lutet ti kthejë trupin e të birit.

Midis luftëtarëve trojanë, Hektori është heroi që i përgjigjet më tepër Akilit për nga guximi e

trimëria. Ai u prin trojanëve dhe hidhet aty ku rreziku është më i madh, i frymëzuar nga dashuria

e pakufishme për atdheun. Si figur¨r letrare, Hektori është më i plotë se Akili, është personazhi

me simpatik e më i dashur i "Iliadës". Në ndryshim nga Akili, Hektori është treguar në rrethana

të ndryshme, në të cilat ai zbulon virtytet e tij të larta. Ai është jo vetëm trimi më i çartur

ndërmjet të gjithë luftëtarëve trojanë, por edhe i matur, i përmbajtur e tepër njerëzor; baba i

dhembshur dhe bashkëshort besnik e i dashur, mik i çiltër për shokët e fort i ndjeshëm ndaj

halleve dhe fatkeqësive të të tjerëve, Në vajtimet e saj mbi trupin e heroit të vrarë nga dora

mizore e Akilit, Helena shpreh ndjenjat më të bukura për të, dhe disa nga tiparet e tij si urtësinë e

Page 8: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

8

maturinë. Përkundrazi kur ndonjëri nga kunetërit, ose kunatat “o e nderuara vjehërr mua më

përbuztë ndër këto saraje…ti urtë e butë njerzishëm i qortoje…

Mbreti i Argosit dhe i Mikenës, Agamemnoni është tipi i sundimtarit kryeneç dhe despot,

por edhe trim, si Menelau, Diomendi, Ajaksi e shumë luftëtarë të tjerë akej…

Paridi shkaktari i luftës së Trojës, është një djalosh i bukur mendjelehtë, "mashtrues grash", siç e

quan i vëllai, Hektori. Ai është qitës i shquar me shigjetë, herë i guximshëm e herë frikacak.

Një vend të veçantë zënë në poemë figurat e grave, e sidomos Helena. Në vizatimin e saj,

Homeri është treguar artist i madh dhe njohës i thellë i shpirtit njerëzor.

Helena është në poemë simbol i bukurisë së përsosur hyjnore. Dikur e rrëmbyer nga pasioni i

dashurisë, tani e ndien veten fajtore ndaj dhe përjeton një dramë të rëndë në ndërgjegjen e saj. Në

një bisedë me të vjehrrin, plakun Priam, ajo i shpreh me dhembje pendimin që e bren.

Përveç kësaj , ajo e ndjen se Paridi, për të cilin sakrifikoi çdo gjë dhe i përgjigjej idealit të saj,

tregohet frikacak përballë Menelaut dhe Helena nis ta neveritë, por e plotfuqishmja Afërditë,

hyjneshë e dashurisë, e hedh përsëri në krahët e tij.

Homeri nuk na e përshkruan drejtëpërsërdrejti bukurinë e Helenës, por na e jep vetëm

efektin që shkakton ajo në shpirtin e atij që e sheh. Pleqtë trojanë, që rrinë dhe kundrojnë nga

bedenat e kalasë së Trojës, kur panë Helenën që po vinte s'largu/ sa shpejt nën zë mes tyre zun' të

thoshin:” Nuk duhen sharë, për besë trojanë e akej,që për këtë grua hoqën aq mundime vite me

radhë; me të vërtetë përqaset/ për bukuri me zonjat perëndesha.

Ndryshe nga Helena, Andromaka, gruaja e Hektorit, është mishërim i besnikërisë

bashkëshortore. Nga faqet më të bukura e më prekëse të "Iliadës", ku tregohen virtytet e saj të

larta morale si grua, nënë, bijë, janë skenat e ndarjes nga i shoqi, Hektori, dhe vajtimi plot

dhembje e gjëmë mbi trupin e tij të vrarë.

Në galerinë e figurave të personazheve ka edhe shumë të tjerë që kanë rolin e tyre e të

gjithë së bashku plotësojnë tablonë e gjerë të dramës së madhe që luhet rreth mureve të Trojës.

Një vend më vete zënë figurat e hyjnive, të cilat janë ndarë edhe ata në dy kampe. Ata lëvizin

nga qielli në tokë dhe kryejnë veprime çudibërëse. Por forcë lëvizëse e ngjarjeve janë luftëtarët,

të cilët me heroizimin e sakrificat e tyre përcaktojnë fatin e luftës. Mbi të gjithë hyjnitë e Olimpit

qëndron Zeusi i plotfuqishëm. Ashtu si njerëzit edhe ata kanë sërën e tyre, disa qëndrojnë më

lart, disa me ulët, Zeusin e nderojnë edhe e kanë frikë edhe njerëz edhe hyjni. Poeti, fuqinë e

Zeusit e ka dhënë me vargje shumë të bukura.

Page 9: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

9

Ai… vërenjti të zezat vetulla, e në kokë të pavdekshme leshrat hyjnore si dallgë iu

lëkundën, të madhit mbret; sa u drodh i tërë Olimipi.

Homeri në poezinë e tij ka mundur të gërshetojë botën fantastike të hyjnive me botën

reale njerzore, të mbinatyrshmen me të natyrshmen. Çdo gjë në poemat homerike tingëllon e

besueshme. Dhe kjo i bën ato vepra të një bukurie të rrallë dhe të një arti të fuqishëm realist.

Të njohura, sidomos në "Iliadë", janë similituadat dhe krahasimet, të cilat për nga bukuria dhe

forca e tyre, është bërë zakon të quhen "krahasime homerike". Stili epik i "Iliadës" përmes të cilit

heronjtë, madje dhe sendet duhet të bëhen sa më të afërta e në të njëjtën kohë sa më

monumentale, kërkon përdorimin e epiteteve të shumtë. Kështu Akili cilësohet hyjnori,

këmbëshpejti, Atena sykaltra, Odise mendtaku, Menela zemërmadhi, Hektor lavdimadhi, i

ndritëshmi, Paridi mashtrues grash, Helenë krahëbardha. Herë mendjezeza, Prijam gojëmbli,

Ares gjakatari; Eos (Agimi) gishtatrëndafili etj.

Për Zeusin, që ka në duart e tij pushtetin mbi njerëzit e perëndisë ka shumë epitete si

shungullues, rrufehedhës, stuhishpërthyes; mizor, etj.

ODISEA

Në epin Odisea përshkruhen peripecitë e trimit grek Odiseut pas rënies së Trojes dhe

ngjarjet në kështjellën e tij në Itakë.Sipas mitologjisë greke,Odiseut trim dhe i mençur,mbret nga

ishulli i Itakës, dhjetë vjet luftoi për Trojën.Sipas këshillave të tij Troja ra në duart e Grekëve.

Këshilla e tij ishte që grekët ta ndërtonin një kal të madh nga druri në barkun e të cilit u futën

disa ushtarë grek, ata e vendosën kalin në portën e qytetit të Trojës. Ata e vendosën si për nder të

perëndive dhe u larguan po në të vërtet ata u fshehën, kur e panë Trojanët menduan se lufta

përfundoi,morën kalin dhe e futën brenda në qytet.

Natën kur e gjithë Troja po flinte ushtarët dolën nga kali dhe hapën portën e qytetit të

Trojës,grekët shkatërruan dhe ja vunë flakën Trojës. Pas shkatërrimit të Trojës,bredhi edhe 10

vjet i ndjekur nga hyu(zoti) Poseidon,i cili ishte i hidhëruar në Odiseun sepse e kishte verbuar

djalin e tij ciklopin Polifem.Pas 20 vjetësh Odiseu u kthye në Itakë,i vrau kërkuesit e gruas së tij

të besueshme Penelopës dhe vazhdoi të jetë ende sundimtar i ishullit të Itakës. Ai u kthye,kishte

parë djalin dhe gruan e tij por përsëri asgjë nuk mund të ndalte as dashuria ndaj djalit e as

Page 10: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

10

dashuria ndaj gruas(Penelopës) që të mos udhëtonte. Ai udhëtoi përsëri nëpër dete dhe

oqeane.Ky udhëtim mendohej se ishte i fundit i tij dhe i shokëve të tij.

ODISEU (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkëshortës së tij,

Antiklesë, mbret i Itakës.

Odiseu ishte njëri prej kreshnikëve më të famshëm dhe me të spikatur të miteve greke.

Trimëria, guxirni, qëndrueshmëria dhe sidomdos dinakëria kanë hyrë në proverba që edhe sot

janë të gjalla. "Odiseada" sot e kësaj dite është për nga kuptimi emërtim më i ngarkuar i

udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm. Meritë më të madhe për popullaritetin e tij ka Homeri i

cili e ka ngritur deri te trimi titullar i Odisesë së vet. Si trim pa frikë, ndonëse jo edhe përherë pa

të meta, Odiseu jeton në veprat e shumta të artistëve grekë, romakë dhe të atyre të kohës së re.

Derisa te grekët gabimet dhe dobësitë e tij njerëzore e kanë shpëtuar që mos të bëhet trim në

letër, te romakët e kanë shndërruar në personazh thjesht negativ. Romakët të cilët

konsideroheshin si pasardhës të trojanëve, në këtë mënyrë i hakmerreshin sepse prej të gjithë

udhëheqësve akeas ka pasur meritat më të mëdha për shkatërrimin e Trojës.

Origjinën e vet Odiseu, nga babai, e kishte drejtpërdrejt prej Zeusit, zotit suprem, ndërsa

për nga nëna prej zotit Hermes. I ati i tij, Laerti, në të vërtetë, ka qenë me origjinë mbretërore,

por nuk ka sunduar në Itakë. Mbretërinë e vet Odiseu e ka fituar përmes martesës me Penelopën,

bijën e Ikariut, mbretit akarnanas dhe bashkëshortes së tij, Periboes. Mbretërinë e tij e përbënin

ujëdhesat Itaka, Kafalonia, Zakinti dhe viset e afërta. I mençur sa edhe dinak, sundonte në

mënyrë të drejtë, në pajtim me vendimet e kuvendit dhe me vullnetin e popullit, ndërsa me

mbretërit fqinj jetonte në paqe.

Ka pasur merita për paqen madje edhe në dimensione të përgjithshme greke me çka edhe

u bë i famshëm sa edhe më vonë në luftë kundër Trojës. Kur u bë mbret u paraqit rreziku se do të

shpërthejë konflikti i hapët ndërmjet mbretërve akeas, djemt e të cilëve ziheshin rreth dorës së

Helenës së bukur, modestes së Tindareut, mbretit spartan. Për ta penguar katastrofën Odiseu u

nis për në Spartë dhe Tindareun e këshilloi me këshilla jo të rëndomta, me fjalë të tjera që mos

t'ua verë veshin konsideratave dinastike dhe t'ia lejojë vajzës që të zgjedhë kë ta dojë. Krushqarët

e Helenës i bëri që të zotërohen solemnisht e zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kundërshtim dhe

zgjedhësit të saj do t'i ofrojnë çfarëdo ndihme. Helena për burrë e zgjodhi Menelaun, vëllaun e

Agamemnonit, mbretin e mëvonshëm të Mikenës, me të cilin u martua motra e saj, Klitemnestra

Page 11: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

11

dhe çdo gjë qe në rregull. Por jo gjatë: vetëm deri në atë çast kur Helenën e rrëmbeu Paridi i

bukur dhe gojëmbël, i biri i Priamit, mbretit trojan.

Rrëmbimi i gruas së mbretit është marrë si arsye e pamohueshme dhe e parevokueshme për të

shpallur luftën. Ndërkaq, Menelaut iu zhduk edhe pasuria dhe kjo poashtu nuk mund të durohej.

Pasi që lufta është përherë alternativa më e keqe e zgjidhjes së konflikteve u nis me Menelaun

për në Trojë,për të ndihmuar zgjidhjen në mënyrë paqësore të konfliktit të lindur. Mirëpo, Paridi

mbeti i pamëshirshëm.Pranoi që vetëm thesarin ta kthejë, ndërsa Helenën vendosmërisht refuzoi

ta kthejë dhe mbreti Priam në këtë e përkrahte. Andaj Agamemnoni i ftoi të gjithë mbretërit

akeas që t'i ndihmojnë Menalaut për t'ia kthyer gruan dhe nderin, dhe filloi të përgatitet për

ekspeditë luftarake kundër Trojës.

Odiseu nuk reagoi në këtë ftesë. Mendoi se për Menelaun ka bërë mjaft dhe në vend që të

luftojë për gruan e mbretit tjetër, vendosi që në qetësi të jetojë pranë asaj të vetës. Prandaj

Agamemnoni ia dërgoi trimin Palamed për ta bindur se krimi i Paridit në të vërtetë ishte fyerje e

bërë të gjithë mbretërve akeas dhe vëç kësaj ekspedita luftarake, në krye të së cilës u vu mbreti i

fuqishëm i Mikenës, premton famë të madhe dhe plaçka të begatshme.

Mirëpo, ishte vështirë të bindet Odiseu, shtirej si i marrë që në rastin konkret pa dyshim

ka qenë dëshmi e mençurisë dhe e dinakërisë dhe për ta dëshmuar këtë, shkoi në fushë, filloi ta

lëvrojë arën dhe të mbjellë kripë. Mirëpo, për Palamedin ky trik ka qenë mjaft i thjeshtë. Prandaj

e merr Telemakun, të birin e Odiseut, të mbështjellë në mënela dhe e lë para kuajve që e

ngrehnin pllugun: kuptohet Odiseu i ndali kuajt. Me këtë tregoi se në kokën e tij çdo gjë është në

rregull dhe ka qene në rregull gjatë tërë kohës së luftës, në të cilën, më në fund u nis përsëri. Për

më tepër u bë këshllltari më i mirë i kryekomandantit dhe njësoj si në fushëbetejë u dallua edhe

në aksione të vëzhgimeve dhe në misione diplomatike. Ideja e tij ishte edhe "kali i Trojës" i

famshëm.

Kur u vra Akili, trimi më i madh akeas, ishte njëri prej të parëve i cili e kishte mposhtur

tmerrin e vdekjes dhe së bashku me Ajantin e madh e shpëtoi trupin e tij që mos të bie në duart e

trojanëve.

Por për vepër të bërë në vetëmbrojtje dhe në interes të shokëve të vet është dashur që

Odiseu të vuajë tmerrësisht. Kjo ndodhi gjatë lundrimit nga ujëdhesa Lotofag, në të cilën Odiseu

u ndal pas sulmit të Ismarës. Era i shtyri anijet e tij kah brigjet e panjohura. Odiseu zbarkoi në

breg për të parë se çfarë njerëzish jetonin aty. Pas përvojës së përfituar nga qëndrimi te

Page 12: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

12

Lotofagët, ku disa prej ushtarëve të tij aq fort i ka tërhequr shija e ëmbël e fryteve të groshës

(lotos) sa që më nuk dëshironin të kthehen në anije dhe të vazhdonin udhëtimin, u përgatit për

çfarëdo rreziku të mundshem. Ndërkaq, realiteti e ka tejkaluar edhe ankthin e tij më të madh. U

zbarkuan në ujëdhesën e kiklopëve, viganëve të tmerrshëm me një sy te cilët nuk dinin për ligje

dhe nuk i respektonin mysafirët. I pari prej tyre të cilin Odiseu e vizitoi, Polifemi, e burgos në

shpellën e tij, duke dashur të gostitet me të dhe shokët e tij.Gjashtë njerëz të tij ia vrau Kiklopi

dhe i gëlltiti njërin pas tjetrit dhe pastaj Odiseu e deh dhe derisa kiklopi flenë ia verboi syrin me

një hu të ndezur. Polifemi i vërbuar filloi të endet nëpër shpellë duke thirrur në ndihmë. Kur

bashkëvendasit e tij nga shpella fqinje shpejtuan të shohin se ç'po ndodhte me të dhe e pyetën se

kush e ka verbuar, Polifemi i përgjegji se ky ishte Askushi, siç iu kishte paraqitur më parë

largëpamësi Odise. Në mëngjes Odiseu me shokët që i kishin mbetur iku prej shpellës nëpër

vrimë të vogël nëpër të cilën vigani i lëshonte delet në kullosë. Mirëpo, kjo nuk ishte aq e

thjeshtë, sepse Polifemi ia prekte shpinën secilës kafshë me qëllim që asnjëri prej robërve të tij

mos të ikte. Por Odiseu shokët e vet i kishte lidhur për bark të deshëve të fuqishëm dhe, më në

fund edhe vetë u kap për leshi nën bark të dashit më të madh. Dhe kur, më në fund, arriti në

anije, nuk mundi t'i përmbahet tumimit që mos ta përqesh Polifemin. Kiklopi i tërbuar e theu

majen e kodrës më të afërme dhe e rroposi në detë nga arrinte zëri i Odiseut. Kur nuk i shkoi për

dore të qëllojë anijen, e luti babën e vet Poseidonin, që t'i hakmirret Odiseut. Zoti i detit e çoi në

vend lutjen e të birit, ndërkaq Odiseu ka mundur t'u falenderohet zotërave që njerëzve ua kanë

ndalur që përpara ta dinë fatin e vet.

Poseidoni së pari nuk ia humbi shpresën Odiseut për kthimin fatlum në shtëpi, e pastaj e

përmbyti ne vetë fundin e dëshpërimit. E lejoi që të vijë deri te ujdhesa e Eolit, sunduesit të

erërave, i cili e pranon tejet miqësisht dhe i jep në rrugë dhuratë jashtëzakonisht të dobishme. Ky

ishte rrësheku prej lëkurës së kaut në të cilin ishin të mbyllura të gjitha erërat përveç Zefirit, i cili

është dashur që anijet e Odiseut t'i dërgojë kah brigjet e Itakës. Kur më në fund Odiseu arrin afër

ujëdhesës së vet, dy burra nga ekuipazhi i tij fshehurazi e zgjidhin rrëshekun, duke menduar se

në të gjendet ari dhe argjendi i cili si plaçkë do t'u shërbente aq shumë. Në atë moment nga

rrësheku u vërsulën erërat dhe, duke iu gëzua lirisë së vet, e shkaktuan shtërngatën e tmerrshme

dhe pastaj të ndëgjueshme u kthyen në ujëdhesën e patronit të tyre.Kjo vetvetiu nuk do të ishte

asgjë e keqe, sikur mos të kishin tërhequr pas vetes edhe anijet e Odiseut.

Page 13: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

13

Më kot Odiseu i gjorë kërkonte ndjesë prej Eolit që nuk e ka ruajtur më mirë dhuratën e

tij, dhe më kot përpiqej që sërish ta fitojë hirin e tij. Eoli deklaroi se ai i cili kundër vetës di ta

drejtoj dhuratën e mikut, me siguri se nuk e duan zotërat dhe e dëboi Odiseun pa shpresë për erë

të mirë.

Në rrugë prej ujëdhesës së Eolit Odiseu bredhi nëpër hapësira të panjohura dhe më në

fund arriti deri te ujëdhesa ku jetonin lestrigonët. Si u bind së shpejti këta ishin viganë të

ngjashëm me kiklopët, poashtu njerëzngrënës. Anijet e Odiseut pa kurrëfarë paralajmërimi i

sulmuan me breshëri trungjesh, gurësh dhe shkëmbinjësh, kështu që të gjitha anijet i asgjësuan

përveç njërës e cila kishte lëshuar spirancë afër ujëdhesës, larg bregdetit. Në të pastaj me një

grup shokësh iu shmang fatit të shokëve të vet, prej të cilëve lestrigonët ia përgatiten vetes

gostinë njerëzngrënëse.

Pas lundrimit të gjatë anija e Odiseut, e bartur me erërat kah brigjet e ujëdhesës, që quhej,

Ea, në të cilën jetonte falltorja Kirka, e bija e Heliut, zotit të diellit. Odiseu zbarkoi në ujëdhesë

duke mos parandier se aty do të duhej të jetojë një vit. Njerëzit që Odiseu i dërgonte në vëzhgim

Kirka me lëvizjen e shkopit të vet magjik i shndërronte në derra: e fitonin kokën dhe trupin e

derrave, ungëronin dhe gërmonin tokën, por u kishte mbetur vetëm arsyeja njerëzore. Mirëpo,

Odiseu nuk ia lë fatit të tyre dhe u nis te Kirka për t'i shpëtuar. Guximi i tij i pëlqeu zotit Hermes,

i cili ia dha bimën që magjitë e Kirkës i bënte të paafta dhe e këshilloi që me shpatë dhe

kërcënime se do ta vriste ta detyrojë të premtojë që shokëve të tij t'ua kthejë pamjen njerëzore.

Kirka ia premtoi këtë, por me kusht që një vjet të mbesë në ujë dhesan e saj dhe që ta shoqërojë

në vetminë e saj. Pasi që nuk pat zgjidhje tjetër, Odiseu e pranoi këtë. Te Kirka nuk e pat keq dhe

me të madje edhe u miqasua shumë. Përkundër kesaj, ai me plot kuptimin e fjalës iu gëzua

ardhjes së ditës kur mundi të kërkojë prej falltores që t'i japë leje për të shkuar në shtëpi.

Kirka e plotësoi premtimin e vet dhe miqësisht i përcolli Odiseun dhe shokët e tij. Përveç

dhuratave e këshilloi që në rrugë për në shtëpi të ndalet në hyrje të botës nëntokësore dhe ta

thërrase shpirtin e Tireziut, magjistarit teban, i cili do t'i thotë se çka e pret dhe se çka duhet të

bëjë për t'u kthyer me fat në shtëpi. Ishte kjo detyrë tejet e rëndë, por Odiseu nuk nguroi.U nis

për në veriun e largët, në atdheun e kimerasve ku gjendej hyrja në botën nëntokësore. Në vendin

ku nga shkëmbi i lartë uji derdhet në Akeront, lumin e botës nëntokësore, Odiseu u flijoi

kurbanin hijeve të të vdekurve dhe e thirri Tireziun. Nga ky mësoi se i kishte vdekur e ëma, por

se bashkëshortja e tij, Penelopa, i biri Telemaku dhe babai plak, Learti, e presin ditën e kthimit të

Page 14: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

14

tij me gjithë shokët të cilët janë me ta, vetëm në qoftë se dikush prej tyre nuk e fyen Heliun, zotin

e diellit. I gëzuar që mundi ta braktisë perandorinë e zymtë të Hadit, Odiseu sërish u kthye në

ujëdhesën e Kirkës. Dhe sërish u dridh nga tmerri kur prej saj dëgjoi, se ku do të jetë i detyruar të

kalojë.

Së pari ishte i detyruar të kalojë pranë ujedhesës së Sirenave, zërit e magjepsur të të

cilave njeriu nuk mund t'i përballonte dhe kur shkelte në bregdet i vërsuleshin në të dhe ia

thithnin gjakun. Për këtë arsye Odiseu shokëve të vet ua mbylli veshët për të mos dëgjuar zërin e

Sirenave. Vetë urdhëroi që të lidhet për katart dhe urdhëroi po qe se kërkon dhe lutet që ta lironin

nga litarët që e lidhin, le ta shtërngojnë edhe më tepër. Pasi që lundruan me fat pranë ujëdhesës

së rrezikshme, plot e përplot me eshtra të marinarëve të ngashnjyer, vërejtën dallgët e forta të

detit dhe dëgjuan bubullimën e tmerrshme. U gjetën para ngushticës detare në të cilën në njerën

anë u kanosej përbindëshi Scilla dhe nga ana e tjetër vorbulla e furishme Karibda. Odiesu nuk

mund t'u thotë shokëve të vet se kah të lundrojnë - por se nga proverbi e kanë pasur të njohur se

ai i cili i shmanget Karibdës do të bie si viktimë e Scillës. Prandai u ka urdhëruar që mos të

shikojnë as djathtas as majtas, por se me gjithë fuqitë le t'i lëvizin remat drejt përpara. E dëgjuan,

por përkundër kësaj gjashtë vetë u vranë: deri sa u përpoq që t'i shmanget Karibdës, nuk i kushtoi

kujdes Scillës e cila ia rrëmbeu gjashtë njerëz nga pupa dhe ia përbiu. Më kot shpresonte Odiseu

se më në fund, u iku të gjitha të këqiave në botë. Në horizont u duk ujëdhesa e mrekullueshme.

Quhej Trinaki dhe ishte pronë e Heliut, zotit të diellit. Kirka me seriozitet të madh ia pat bërë me

dije që mos të ndalet në ujëdhesë. Shokët e molisur e detyruan Odiseun që aty të ndalet për t'u

ç’lodhur. Posa zbarkuan i pa zoti Poseidon dhe e lëshoi një shtrëngatë të tmerrshme, kështu që u

bë e pamundur dalia me anije. Për disa ditë nuk mund ta durojnë më urinë e cila i mundonte, por

Odiseu i detyroi që të përbetohen se nuk do të prekin në gjedhët që jetonin, në ujëdhesë për arsye

se ato janë pronë e zotit Heli. Por njerëzit pritnin deri sa ta zëjë gjumi Odiseun dhe pastaj,

pavarësisht nga betimi i dhënë, i therën disa gjedhe. Lëkurat e rjepura filluan të rrëshqasin nëpër

tokë, ndërkaq mishi i ngulur në heje, buluriste sikur gjedhët e gjalla. Kur e pa këtë Heliu prej

karrocës së vet diellore, u hidhërua shumë. Gjatë shetitjes me karrocë nuk mundi ta lëshonte

vendin e vet në karrocën diellore dhe të zbresë në tokë, prandaj kërkoi prej Zeusit që ai t'i

hakmerret për të. Zoti suprem ia pranoi lutjen e tij kur anija e Odiseut lundroi në hapësirën e

detit, shkaktoi shtrëngatë të furishme dhe anijen e gjuajti me rrufe. Të gjithë u mbytën në dallgët

e shkumuara. Shpëtoi vetëm Odiseu i cili nuk e fyejti Heliun, duke u kapur për një copë katarte.

Page 15: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

15

Përsëri Odiseu u detyrua të kalojë pranë Scillës dhe Karibdës. Doli me sukses në saje të

fuqive dhe vullnetit të vet. Pas nëntë ditë notimi pa ngrënë dhe pa pirë, dallgët e hudhën në

bregdet. Por shpëtimin e vet e pagoi shtrenjtë: ishte kjo ujëdhesa Ogigia, vendi i nimfës së

fuqishme Kalipsa, e cila nuk i lejoi që të shkojë nga ujëdhesa plot shtatë vjet. Ndonëse i ofroi të

gjitha të mirat e kësaj bote, për çka do t'i kishin zili edhe zotërat, Odiseu në thellësi të zemrës së

vet ka qenë i pakënaqur: në mënyrë të flaktë dëshironte që të kthehet në vendin e vet.

Në atë kohë gjendja në Itakë ishte tejet e vështirë. Atje vinin njerëzit nga vendet e

ndryshme për ta bindur bashkëshorten e Odiseut, Penelopën, për t'u martuar sërish, sepse me

siguri është e vejë. Asnjëri nuk kënaqej me refuzimin e saj të prerë dhe asnjëri nuk largohej. Me

kohë aty u tubuan njëqind e tetë vetë. Sado që krushqarët e Penelopës ishin për nga mendimi dhe

vepra të ndryshëm në një gjë plotësisht pajtoheshin: me gadishmërinë e vet që kohën e pritjes së

vendimit të Penelopës ta kalojnë në ngrënie dhe pije në llogari të Odiseut. Më në fund e detyruan

Penelopën që të pranojë të martohet sërish. I shkoi për dore që vetë ta caktojë ditën kur do ta

shpallë vendimin e vet: do të jetë atëherë kur babait të Odiseut t'ia bënte petkat e vdekjes. Atë që

ditën e kishte bërë, natën e kishte prishur. Kjo i shkon për dore brenda tri vjetëve që tundonjësit e

vet t'i gënjejë për të fituar në kohë. Pastaj krushqarët marrin vesh mashtrimin sepse këte ua bëri

me dije një shërbëtore e Penelopës dhe e detyruan qe t'u japë fund rrobave të funeralit.

Telemaku nuk pati fuqi për ta mbrojtur nënën prej tunduesve agresivë. Andaj e thirri

kuvendin, i cili do të duhej t'i ftonte krushqarët që të heqin dorë nga kërkesa dhe të shkonin.

Tunduesit, ndërkaq, e shpartalluan kuvendin dhe disa në mesin e tyre, ata më të pafytyrët,

deklaruan se Odiseun, po qe se për çdo rast paraqitet, do ta vrasin. Pas kësaj Telemaku vendosi të

shkojë në botë për ta kërkuar babain. Te Menelau, mbreti i Spartës, më në fund, mësoi se Odiseu

është gjallë dhe se është i zënë rob në ujëdhesën e nimfës Kalipso që nuk po e lejonte të kthehej

në shtëpi. Telemaku menjëherë shkoi te nëna e vet me këtë lajm, por hyjnesha Athena ia bëri me

dije që mos të shkojë drejt në shtëpi, sepse krushqarët janë duke e ruajtur dhe dëshirojnë ta

vrasin.Telemaku andaj zbarkoi në kepin e parë të Itakës të cilët i afrohej anija e tij dhe shkoi te

bariu Eume, shërbëtori besnik, që në shtëpinë e tij ta gjejë strehimin. Aty e ndeshi plakun e

panjohur. Siç u tregua së shpejti, ky plak nuk ishte askush tjetër, por vetë Odiseu.

Zotërave më në fund iu dhimb Odiseu dhe pas shtatë vjetëve e detyruan nimfën Kalipsa

që ta lëshojë të shkojë në shtëpi. Odiseu e ndërtoi një trap dhe e hudhi në det. Lundroi aq gjatë

deri sa nuk e pa Poseidoni dhe, nga urrejtja dhe armiqësia e vjetër, ia shkatërroi trapin. I

Page 16: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

16

pamposhtur nga goditjet e reja të fatit, Odiseu notoi plot dy ditë kah bregdeti i largët deri sa nuk

pat sukses të arrijë deri te buzëderdhja e lumit të qetë, ku doli në breg dhe i lodhur ra në një

gjumë të rëndë. Kur u zgjua, pranë vetes e pa një vashë të bukur e cila atje bashkë me shërbëtoret

e veta erdhi të lajë tesha. Ishte kjo Nauzikia, e bija e mbretëreshës Areta dhe bashkëshortit të saj

Alkinout, mbretit të vendit të lumtur të feakasve. Nauzakia e çoi Odiseun në shtëpi të babait të

vet i cili e pranoi miqësisht dhe për nderë të tij shtroi gosti dhe organizoi gara sportive me

disiplina të ngjashme si në Olimpiadat e mëvonshme. Pastaj i dha dhurata të begatshme Odiseut

dhe ia dha anijen e cila e ka zbarkuar në bregdëtin në afërsi të shtëpisë së Eumeut. Që krushqarët

mos ta vrasin, Athena ia la pamjen e lypsit plak. Në këtë pamje Odiseu u takua me të birin e vet.

Në Itakë u kthye në çastin e fundit: Penelopa i kishte shpenzuar të gjitha mjetet me të

cilat e vononte vendimin e vet. Prandaj, nën presionin e krushqarëve, i hapi garat për dorën e saj

që do të duhej të mbahen që në ditën e nesërme. Urdhëroi që të sillet harku i rëndë i Odiseut dhe

dymbëdhjetë sopata: ai i cili me shigjetë do të qëllojë vrimat e të gjitha sopatave të ngulura njëra

pas tjetrës në tokë, do të bëhet burri i saj.

Në vigjilen e garave Telemaku e sjell Odiseun në pallatin mbretëror. Askush nuk e njohti

përveç Argut, qeni plak i cili më nuk ka mundur të ngritet prej vendit në të cilin rrinte i shtrirë.

Duke lypur lëmoshë Odiseu i vështroi hollësiht luftëtarët e pranishëm, prej të cilëve mori vetëm

fyerje. Për të u angazhua vetëm Penelopa e cila me bujarinë e vet nuk lejoi që në shtëpinë e saj të

fyhen madje as lypsat dhe i urdhëroi shërbetores Euriklea që t'ia lajë këmbët dhe t'ia përgatisë

shtrojën siç i ka hije mysafirit. Euriklea, dada e moçme e Odiseut, sipas vrragës në këmbë, e

njohu kend e ka përpara, por asgjë nuk zbuloi, sepse ia ndali Odiseu. I panjohur prej

krushqarëve, madje edhe prej bashkëshortes së vet, Odiseu përherë të parë pas njëzet vjetësh e

kaloi natën në shtëpinë e vet dhe e shfrytëzoi mirë për përgatitjen e planit për ditën e ardhshme.

Në mëngjes krushqarët e shikonin harkun e Odiseut me admirim dhe së pari ia dhanë

Telemakut për ta ngrehur. Kur kjo këtij nuk i shkoi për dore provuan secili veç e veç, por u

mungonte fuqia. Vendosën pra, që të forcohen me ushqim dhe u nisën në odën e ngrënies.

Atëbotë Odiseu i luti që t'i lejojnë që edhe ai ta provojë fatin. Në vend të përgjegjes krushqarët e

përqeshën. Më në fund magjithatë, në lutje të Penelopes, ia dhanë. Odiseu pa kurrëfarë mundi e

ngrehu harkun, u ul në prag të derës së hyrjes, e ngrehu harkun dhe me të parën i godit i të

dymbëdhjetë vrimat e sopatave.

Page 17: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

17

Por kjo nuk qe e vetmja befasi Odiseu u ngrit, i hoqi nga vetja leckat e lypsit dhe u

paraqit para krushqëve në pamjen e vet të vërtetë, të cilën Athena, në atë çast, ia riktheu. E mori

shigjetën nga qesja e vendosi në hark dhe e drejtoi kah Antinou, më i paftyri prej të gjithë

krushqarëve dhe me një shigjetë ia shpoi fytyin, menjëherë pastaj e vrau edhe tjetrin. Kur shënjoi

për të tretën herë krushqarët e tmerruar u turrën kah muri i sallës ku ishin të varura armët e tyre -

por Odiseu më parë kishte urdhëruar që fshehurazi t'i largojnë. Për mbrojtje u kishin mbeutr

vetëm shpatat e shkurtëra dhe orenditë në sallë, mirëpo, përkundër kësaj, nuk u dorëzuan. U

zhvillua betejë e ashpër. Mbarimin e saj nuk e ndryshoi as fakti që Melanteu, skllavi trathtar i

Odiseut më vonë ua solli krushqarëve armët e tyre. Odiseu me ndihmën e Telemakut i vrau deri

te i fundit dhe nuk e kurseu asnjërin prej ndihmësve të tyre - me përjashtim të lajmëtarit, Medonti

dhe këngëtarit Femiu, të cilët u kanë ndihmuar kundër vullnetit të tyre.

Pas këtij ngadhënjimi Odiseu ka qenë i detyruar të japë edhe një provim. Penelopa, së

cilës gjatë vitëve të tëra të mungesës së tij i kishte ngulitur thellë pabesia ndaj meshkujve, nuk

besonte se para vetes e kishte burrin e vet.

Penelopa mandej klithi me gëzim: „Mos u zemro me mua, Odise i dashur që nuk të

përqafova sa të pashë. Sa herë frika m'ka zënë mos një shtegtar po vjen e më gënjen me fjalë të

bukura. Tani që m'i tregove qartë ,të gjitha shenjat e shtratit tonë, që njeri tjetër s'i dinte përveç

nesh".

Sipas veprave të mëvonshme poetike Odiseu, kinse, pas shumë viteve u vra nga dora e

Telegonit, djalit të vet të dytë të cilin e lindi magjistarja Kirka pas largimit të tij nga ujëdhesa

Eea. Telegoni, gjoja se u përlesh me Odiseun në dyluftimin i cili u shkaktua kur ai po e kërkonte

babanë, arriti në Itakë, ku shokët e tij e kishin nxitur zënkën. Duke mos menduar se i është

kundërvënë babait të vet, Telegoni e goditi me shpatë. Pastaj, thonë se trupin e tij e çoi në

ujëdhesën e magjistarës Kirka, nënës së vet, dhe atje ia organizoi funeralin madhështor.

Përpjekja për t'u përgjigjur në dy pyetje lidhur me Odiseun. Së pari ka të bëjë me

udhëtimin e tij. Përpjekjet që ky të rekonstruktohet edhe sot janë njësoj të shumta sa edhe

tërheqëse sikurse në antikë. Ndërkaq, problemi qëndron në atë që Homeri pjesërisht i përshkruan

vendet të cilat vetë i ka njohur dhe pjesërisht vendet për të cilat vetëm ka dëgjuar. Si të parat

ashtu edhe të dytat i vendos në viset të cilat sipas të dhënave mbi kohën dhe drejtimin e

udhëtimit të Odiseut nuk mund të përcaktohen saktësisht. Prandaj mund të konstatohet se

udhëtimi i Odiseut nuk u përgjigjet të dhënave koherente dhe gjeografike reale të cilës do pjesë

Page 18: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

18

të botës. Tek e fundit Odisea nuk është kurrëfarë „udhë përshkrimi". Mirëpo, ujëdhesa Itaka,

sipas përshkrimeve të Homerit, mundet me plotë besim të identifikohet me Itakën e sotme,

ujëdhesën afër bregdetit veriperëndimor të Greqisë. Kërkimet arkeologjike në të kanë dëshmuar

ekzistimin e një vendbanimi akeas nga koha para luftës së Trojës.Çështja tjetër është se a janë

Odiseja dhe Iliada vepër e të njëjtit autor. Çështja është pjese përbërëse e „problemit homerik"

tejet të ndërlikuar, që shkenca nuk e ka zgjedhur, ende bindshëm. Numri më i madh i

hulumtuesve sot mendon (për dallim nga shekulli i kaluar) njësoj si në antikë: të dy epët janë

vepër e të njëjtit poet i cili në to e ka shkrirë "xehen e papërpunuar" të tregimeve dhe epeve greke

në "flori të pastër" të Iliadës dhe Odisesë. Poashtu njësoj shkencëtarët pajtohen me mendimin që

të dy epet shprehin të njejtën shkallë të zhvillimit të shoqërisë greke dhe në thelb janë të së

njëjtës kohë.

Page 19: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

19

PËRFUNDIM

Si përfundim dua të theksojë edhe një herë madhështinë e Homerit si autor, edhe pse nuk

dihet ende a janë veprat e tija ose a ka ekzistuar ndonjëherë Homeri, gjithsesi thesarin që ka lënë

mbrapa është një pasuri kolosale për letërsinë.

Tani më nuk gabojmë nëse themi se Homeri është themelues jo vetëm i letërsisë greke

por edhe i asaj që do të pasojë më pas nëpër tërë botën.

Veprat e tij jo vetëm janë thesarë për letërsinë, por ato përmbajnë një histori të tërë në

vetvete, mitologji dhe mstikë, janë pasqyra e jetës, të menduarit dhe njerëzimit në atë kohë.

Page 20: Iliada Dhe Odisea Detprojektuese Per Fun Dim Tare

“Iliada” dhe “Odisea” nga Homeri

20

LITERATURA

1. www.sq.wikipedia.org/odisea&iliada

2. www.letersia.fajtori.com/Letersi/Antike_Greke

3. “Iliada dhe Odisea” – Homeri