32
Revistë shëndetësore • Numër 07, Maj 2008 / GRATIS Si ta mbroni Shikimin • hekuri • mjekimi i rënieS Së flokëve • ndalojeni dhimbjen pa barna

iMedicaPlus07.pdf

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta

Citation preview

Page 1: iMedicaPlus07.pdf

Re

vi

st

ë

sh

ën

de

so

re

N

um

ër

0

7,

M

aj

2

00

8

/

gr

at

is

Si ta mbroni Shikimin • hekuri • mjekimi i rënieS Së flokëve • ndalojeni dhimbjen pa barna

Page 2: iMedicaPlus07.pdf

Para përdorimit lexoni me kujdes udhëzimindhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin

Page 3: iMedicaPlus07.pdf

Shërim nga natyra4 Disa receta të

kurave me bimë medicinale

alergjia8 Shkaktarët e

fshehtë të alergjisë

KoKëDhimbja12 Si ta mposhtni

kokëdhimbjen pa barna?

ShënDeti oral18 ParoDontoPatia

FitneSS23 Pesë gabimet që na

mbajnë në peshë

UShqimi24 Sëmundjet të cilat

mund t’i mjekoni me ushqime

heKUri27 rëndësia dhe

mungesa e tij

KoNtaKt: tel. +381 38 541 908; fax: +381 38 541 909; EMail: [email protected]; adrEsa: rr. Fehmi agani Nr. 24, 10 000 Prishtinë, Kosovë

Revistë shëndetësoreNumër 07, Maj 2008

plus DrejtorMilot H. Cena

Kryeredaktormr. ph. jaser veseli

Bashkëpunëtorprofesional:

dr. Gazmend kajtazi

Lektor:valmir Gërguri

Dizajni:kombëtar ramadani

Bashkëpunëtorë:imran amiti

Përmbajtja plus

Materiali dhe tekstet e publikuara i dedikohen çdo konsumatori si-pas regullativës ndërkombëtare të autorizim marketingut.

3maj 2008 ®pluswww.imedica.org

Kujdesi ndaj flokëvePër flokë të yn-dyrshme duhet të përdorni produkte të cilat do ta mini-mizojnë yndyrën në lëkurën e kokës.

Faqe 20

Me gjërat me të cilat e ushqejmë trupin, i ushqejmë edhe sytë.

Si ta mbroni shikimin

Faqe 30

Page 4: iMedicaPlus07.pdf

®

4 maj 2008plus

plus Shërim nga natyra

Për më tepër informacion po japim disa nga kurat më të dëgjuara që përgatiten thjesht nga bimët mjekësore. Përvoja ka treguar se edhe këto kura kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Ja disa prej kurave që përdoren në shërimin e anemisë, astmës, aritmisë, inflamacionin e bajameve, arteriosklerozën, diarrenë, dhimbjet e barkut dhe spazmat.

AnemiAVajzat kur duan të ruajnë “linjat” pakësojnë

ushqimin e tyre ose e marrin atë me shumë delikatesë. Edhe për ndonjë tjetër arsye ka

njerëz që vuajnë nga anemia. Për kurimin e kësaj

sëmundjeje përdo-ren edhe receta me

përzierje bimësh mjekësore. Për shembull, çdo ditë të pihen së paku nga 150 ml lëngë të rrepës së kuqe (Rapa Rubra),

para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nuk

duhet të mos merrni gjithashtu

çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një kohë prej 20 - 25 ditë. Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithri (Urtica dioica), 10 gramë uthull (Rumex accetosella) dhe 10 gramë gjethe delli (Plantago maior). Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

AritmiAPërgatitet përzierja nga: 500 ml alkool 96

për qind, 5 lugë gjelle murrizi (Crataegus mo-nogyna), dhe mbyllen në një shishe 1-litërshe.

Qëndrojnë 10 ditë duke u përzier çdo ditë. Kullohet dhe hidhen 20 pika në 100 ml ujë.

AStmASëmundja e astmës ka kurën e vet popul-

lore. Për përgatitjen e së cilës merren 2 lugë gjelle lule dhe gjethe të barpezmit (Achil-lea milefolium), dhe 1 lugë gjelle lule dhe gjethe të të izopit (Hyssopus off), të thun-dërzës (Thymus serpyllum) dhe buzëgomarit (Verbascum densiflorum), të gjitha të grira imët. Më pas këto vendosen në 1 litër verë të bardhë, të nxehtë e të zier, dhe i lëmë për gati 2 orë të mbyllura mirë. Pastaj shtrydhen dhe kullohen, si dhe ëmbëlsohen me mjaltë e pihen nga 50 ml çdo orë. Mund të përdoret edhe një karrotë që thellohet, mbushet me mjaltë, e pastaj piqet në furrë. Nga kjo duhet

më pas të kullohet lëngu, dhe të merret çdo mëngjes nga 4 lugë.

Merret një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj bluhen në mulli të kafes. Nga pluhuri i tillë merren nga 2 lugë kafeje,esull duke e përcjellur me qumësht apo ujë.

Një tjetër kurë përgatitet me hudhra që prihen imët dhe nga ajo merret masa prej 7 lugëve dhe përzihet me 1 litër raki, mbyl-let shishja dhe mbahet në vend të nxehtë 20 ditë. Kohë pas kohe shishja tundet. Në fund kullohet lëngu dhe pihet tri herë në ditë nga një gotë para buke, për 20 ditë rradhazi.

AterioSklerozAKjo sëmundje mund të kurohet me hithra

të ziera. Për të përgatitur medikamentin ve-prohet kështu: merret sasi e mjaftueshme e gjetheve të hithrës dhe zihen. Kjo masë e zier hahet nga 1 lugë për drekë dhe darkë, e me të edhe nga 3 mushkëri pule të papjekura mirë, si dhe 200 gr. mushkëri të pjekura mirë në

prush apo skarrë. Më pas pihet 100 ml verë e kuqe. Këtë përzierje duhet ta përsëritni çdo tri ditë, për plot 10 ditë. Një tjetër ilaç kurues përftohet edhe kur tri lugë gjelle rrushkëza të murrizit (Crataegus monogyna) vendosen në 400 ml ujë të valuar. Mbyllen mirë, dhe duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës në një vend të ngrohtë. Në mëngjes kullohen dhe shtrydhen rrushkëzat. Doza kuruese: 1 gotë uji 200 ml pihet gjatë çdo racioni, së paku dy herë në ditë. Nëse nuk ka rrushkëza të freskëta, mund të përdoren edhe ato të tharat.

Disa receta të kurave me bimë medicinaleTë sëmurët presin që medikamentet që marrin në farmaci të ndikojnë në shërimin e sëmundjes së tyre. Shumë pak prej tyre e marrin guximin të provojnë kura të përgatitura me bimë medicinale.

Page 5: iMedicaPlus07.pdf

5maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plus

BAjAmet (inflAmAcioni i BAjAmeve)Shpesh fëmijët tuaj vuajnë nga inflama-

cioni i bajameve. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni se mjekët

popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmund-jeje. Për përgatitjen e mjekimit nevojiten 15 - 30 gram lule pjesh-ke që më pas duhet t’i zieni në 500 ml ujë. Kjo pihet në formë çaji apo përdoret si gargarë. Bënë punë edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara

të pjeshkës, e cila mer-ret me majë të lugës për

çdo përdorim.Përzihen në raport 1:1 bimët: sherbela

(Salvia officinalis), këputja e arave (Equise-tum arvense), boçet e hormoqit (Picea obies). Nga këto bëhet çaj i cili pastaj ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çaj shplahet fyti (gargarë) çdo 15 minuta.

Të pihet çaji i përgatitur nga rrënja e mul-lagës së bardhë, takër, takër uji (lthea offici-nalis L.)

BArkqitjA - DiArrejABarku - dhimbjet dhe spazmat e barkut

kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit mer-

ren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës

(Rubus), pastrohen, shtypen dhe ven-dosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu

i fituar pihet nga një gotë para buke. Po

kështu, një tjetër kurë popul-lore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150 - 200 gramë fruta që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.

Merren 50 gramë mendra (Mentha pip-erita), dhe 50 gramë kamomile (Matricaria chamomilla) dhe përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valë. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke të mos ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Kurse për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se diçka ua shkul barkun, përdorni 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Pihet disa herë kur të lajmërohen dhimbjet, gjersa të ndalen ato.

Bajamet

Soja, në ndihmë të menopauzësTashmë në ndihmë të një periudhe të vështirë, siç është menopauza, vjen edhe soja. Një studim amerikan ka zbuluar se disa elementë të sojës kanë një efekt pozitiv te gratë që janë në meno-pauzë, duke qenë njësoj si estrogjeni dhe janë emër-tuar ‘isoflavin’. Isoflavin-ët e sojës janë substanca të marra nga proteina e sojës dhe paraqesin një strukturë të ngjashme me estrogjenët, madje marrin edhe të njëjtat veprime fiz-iologjike. Është vërejtur se, nëse do të merren rregull-isht nga gratë, atëherë

simptomat e pakëndshme të shkaktuara nga meno-pauza do të zvogëlohen ndjeshëm.Në fakt, gratë e orientit, që ushqehen në mënyrë të bollshme me sojë, i për-shtaten më mirë se gratë perëndimore çekulibrimit hormonal të shkaktuar nga menopauza, që ndër shqetësimet e saj më të mëdha sjell përqendrimin e kalciumit në gjak. Zakon-isht, 99 për qind e kalci-umit është i depozituar në kockë, ndërsa 1 për qind gjendet në gjak dhe niveli i tij në gjak duhet të jetë konstant. Kur ky nivel ulet,

ashtu siç ndodh si pasojë e ndryshimeve hormonale gjatë menopauzës, kal-ciumi merret nga kockat dhe futet në gjak. Si pa-sojë shkaktohet dobësimi i zonës së brendshme e kockave. Megjithëse ende nuk është e qartë nëse këta ‘iso-flavin’ ndikojnë apo jo te kalciumi, por ajo që është tashmë e qartë është efekti pozitiv i tyre në shëndetit dhe gjendjen e mirë fizike të grave që janë në menopauzë. Ndërkohë shkencëtarët amerikanë janë ende duke kryer stu-dime të tjera.

Shërim nga natyra

kapsula Soja flakonPërdoret si: Ndihmë natyrale në menopauzë Për mënjanimin e shenjave të klimaksit

Përbërja: Novasoy, izoflavon, vitaminë E; Përmban NovaSoy

të testuar klinikisht. Dietpharm

Page 6: iMedicaPlus07.pdf

®

6 maj 2008plus

plus Bakteret

Bakteret kudo rreth nesh

Transporti publik, qendrat tregtare, paratë dhe shumë gjëra tjera me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, janë për-plot me baktere. Edhe shtëpitë e të gjitha familjeve kanë vende, të cilat janë të përshtatshme për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave. Bakteret të cilat na rrethojnë mund të shkak-tojnë sëmundje të ndryshme infektive që përcillen me tem-peraturë, vjellje dhe barkqitje. Këto baktere kanë edhe vendet e veçanta të cilat i favorizojnë për zhvillimin dhe shumimin e tyre.

Banjat janë ndër vendet, në të cilat bakteret zakonisht qën-drojnë. Kujdes të veçantë i duhet kushtuar mbulesës së guacës, e cila gjithmonë duhet të qën-drojë e mbyllur para lëshimit

të ujit, përndryshe bakteret do të shpërndahen kudo përreth. Nuk është mirë që brushat e dhëmbëve të qëndrojnë afër njëra tjetrës për shkak se në atë mënyrë bakteret kalojnë nga njëra brushë në tjetrën. Sapuni i lëngshëm është zgjedhje më e mirë në raport me sapunin ngurtë, në të cilin shpesh qën-drojnë bakteret.

Lavamani i kuzhinës dhe sfungjeri për larjen e enëve paraqesin vendin e preferuar ku qëndrojnë baktere të ndryshme dhe kërpudha. Aty bëjnë pjesë edhe leckat për fshirje, kova e bërllokut etj. Një studim më i ri ka treguar se tavolina e pu-nës është rreth 400-herë më e ndyrë sesa WC-ja, për këtë ar-sye shumë shpesh duhet të pas-trohet telefoni dhe kompjuteri.

Guaca e Wc-së Gjithmonë

duhet të qëndrojë

e mByllur para lëshimit

të ujit, përndryshe

Bakteret do të

shpërndahen kudo përreth

ja pse bakteretjanë rezistuese ndaj antibiotikëve duke përdorur kristalografinë me

rëntgen shkencëtarët nga parë struk-turën bazë të rezistencës së antibioti-kut ndaj bakteret. Zbulimi është publi-kuar në revistën “cell”, duke nxjerrë në dritë sekretet e antibiotikeve dhe rolin e tyre mbi shëndetin e njeriut.

Studimet nën udhëheqjen e profesor Thomas Steitza dhe Peter Moor kanë treguar shkakun e rezistencës së antibi-otikëve. Disa baktere bëhen rezistuese për shkak të mutacionit të një baze nukleotide - adenin në guanin. Ky grup hulumtuesish ka arritur të shohë ndry-shimet strukturale kur antibiotiku lidhet me ribozën me një afinitet të zvogëluar për shkak të një mutacioni. “Guanina me mutacion ndikon në qendrën e unazës makrolide dhe largon antibiotikun nga ribozomi për një ose më shumë angs-trem” tha dr. Steiz.

Ndryshime të tilla shkaktojnë zvogëlim të afinitetit të lidhjes së antibiotikut me ribozomin për faktor 10000. Mutacione të këtij tipi ndodhin natyrshëm, një në 100.000 deri 10.000.000 mutacione të baktereve do të krijojnë rezistencë. Mirëpo, nëse marrim parasysh faktin se bakteret ndahen shumë shpejt, një mu-tacion i tillë mund të shkaktojë infeksion të rrezikshëm për një kohë të shkurtë.

Page 7: iMedicaPlus07.pdf

7maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plusinfektivë

Një trajtim jo i duhur i infeksioneve urinare mund të çojë në kronicizim të tyre, e mandej në atrofi (zvogëlim) të veshkave, rritje të shi-frave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për t’u prekur?

ÇfArë jAnë infekSionet urinAre Dhe SA të ShPeShtA jAnë?Infeksionet e rrugëve urinare janë të

shpeshta dhe përbëjnë një problem të përdit-shëm. Ato prekin çdo lloj moshe, fëmijë, të rinj dhe pleq, mund të përsëriten apo të mar-rin karakter kronik, prandaj duhen vlerësuar me kujdes. Kur sasia e mikrobeve është më e vogël kemi të bëjmë me ndotje urinare e në këto raste përsëriten analizat pas një trajtimi me lëngje dhe higjienë më të lartë person-ale.

SA llojeSh jAnë infekSionet urinAre?Infeksionet e rrugëve urinare ndahen në

infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhet pyelonefrite dhe infeksionet urinare të rrugëve të poshtme. Këtu hyjnë ato të fshikëzës së urinës (cistite), infeksione të prostatës tek burrat (prostatite), infeksionet e uretrës, kanalit të poshtëm të nxjerrjes së urinës (uretrite).

Infeksionet urinare mund të jenë akute dhe kronike. E rëndësishme është të theksohet se in-feksionet e rrugëve urinare të rrugëve të poshtme (që janë dhe më të shpeshta) mund të kalojnë në rrugët e sipërme urinare, në rast se nuk mjekohen mirë e të japin pyelonefrite. Këto të fundit me kalimin e kohës kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike.

cilët jAnë ShkAktArët e infek-Sioneve urinAre?Shkaktarët më të shpeshta të infektimit të

rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo miktobet: E.coli në 80% të rasteve, proteus kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike. mikrobilis në 10-15% të rasteve e më rrallë klebsiella, piocineus, stafilokoku aureus, streptokoku etj. Shkaktarë të tjerë, përveç mikrobeve, mund të jenë edhe parazitët si

trikomonas, apo më rrallë viruset.

- Çfarë shenjash klinike shfaqin in-feksionet urinare kronike?

- Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut?

- Si ta kuptosh se vuan nga infek-sionet urinare?

- Cilët persona janë të predispo-zuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare?

- Kush preken më shumë, burrat apo gratë?

- Si mjekohen infeksionet urinare?- Si mund të parandalohen? për më shumë lexoni nëwww.telegrafi.com >>>> lifestyle

ShKaKtar më i ShPeShtë i infektimit të rruGëve

urinare është Bakteri e.coli, me afro 80% të rasteve.

Gratë, më të rrezikuarat nga infeksionet urinare

Të gjitha numrat e revistave “imedica” dhe “imedica plus”, mund t’i lexoni dhe shkarkoni në portalin www.telegrafi.com

Page 8: iMedicaPlus07.pdf

®

8 maj 2008plus

plus

Keni rrufë dhe teshtini? Shkaktarët e alergjisë fshihen gjithkund dhe mund t’ju shqetësojnë edhe aty nuk e pritni.

Nëse jetoni me alergji, sigurisht që tashmë i dini shkaktarët e dukshëm: mos qëndroni në afërsi të kafshëve shtëpiake (maceve), mos qëndroni në vende me pluhur, mos merrni frymë thellë në salla të tymosura. Por, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Mund të ketë mjaft shkaktarë dhe ngacmues të fshehur të alergjisë, të cilët mund të jenë rreth e rrotull jush dhe ju nuk dini rreth tyre.

Këta faktorë të fshehtë nuk janë të vetmit. Po aq problematike janë edhe mënyrat për të cilat nuk mendoni se mund të ju çojnë në ekspozim edhe ndaj alergjenëve të cilët men-doni se po u shmangeni.

Për personat me alergji, bota mund të duket si fushë minash. Për t’ju ndihmuar si ta menaxhoni këtë gjendje, më poshtë do të ju përshkruajmë disa alergjenë dhe ngacmues, të cilët mund të mos i keni ditur, së bashku me disa këshilla të ekspertëve amerikan, se si t’i shmangni ata.

Shkaktarët dhe ngacmuesitNdotësite brendshëmGjatë çdo sezoni të mbushur me

grimca të polenit, ju mund t’i mb-yllni me sukses dritaret dhe të mbroni veten në shtëpi. Por, de-risa jeni të fokusuar në alergje-nët jashtë shtëpisë tuaj, mund t’i harroni ata brenda. Studi-met kanë treguar se ndotësit e brendshëm janë dyfish më të shumtë se sa të jashtmit.

Kur jeni në hapësirë jashtë shtëpisë, ju keni një ventilim të pa-fund, derisa në brendi të shtëpisë ir-rituesit mund të bëhen shumë të koncentruar. Andaj kur të filloni të kërkoni shkaktarin e al-ergjisë, filloni nga brenda. Mbi të gjitha, aty e kaloni pjesën më të madhe të kohës.

Fshesa elektrikePo, fshirja me fshesë elektrike mund të jetë

e vështirë për alergjinë. Një fshesë normale elektrike është e mirë për thithjen të gjërave të dukshme, si pluhurit, ndyrësirave dhe qimeve. Por vetë alergjenët janë aq të imët sa që mund të tejkalojnë nëpër filtër dhe të dalin jashtë qeses së mbeturinave.

Është e kuptueshme që njerëzit me alergji kanë

nevojë për fshesë elek-trike, pasi që pluhurat e ngritur, që janë të pasur me polen, grim-cat e ndyrësirave dhe mbetjet e insekteve, janë gjëja e fundit që ju duhen.

Prandaj, harxhoni ca para në një fshesë elektrike me HEPA filtra (filtra mjaft efektiv), të cilat do të jenë të mjaf-tueshme të kapin shumicën e grim-cave shkaktare të

alergjisë. Po ashtu duhet të pastroni vazhdimisht, veçanërisht nëse keni kafshë shtëpiake, ose i mbani dritaret e hapura.

Produktete pastrimitJo vetëm fshirja është

problem, por shumë agjentë pastrues mund të jenë të vështirë për njerëzit me al-ergji. Edhe pse nuk janë alergje-në të vërtetë, a g j e n t ë t e pastrimit mund

të irritojnë rrugët e frymëmarrjes dhe

të nxisin simptoma mjaft serioze.

Mënyra për ta eliminu-ar këtë është të mos lejoni që aroma e detergjentit të bëhet shumë e koncen-truar në hapësirën ku pastroni. Kur pastroni në një vend të mbyllur, gjithmonë duhet të keni një ventilim të mirë, tho-në ekspertët. Gjithmonë mbani dritaret e hapura ose siguroni një gyp që thith ajrin.

Alergjia

Shkaktarët e fshehtë të alergjisë

kAfShët ShtëPiAke Kafshët

mund të jenë shkaktarë të alergjisë, por jo për arsyen që ju mendoni. Nuk është vetëm tek aroma dhe qimet e tyre. Edhe nëse nuk jeni alergjik në vetë kafshët, duhet të dini se ata janë fajtorët e parë që mund të sjellin shkak-tarë të fshehtë të alergjisë në shtëpinë tuaj.Kafshët që dalin jashtë shtëpisë, shpesh pre-kim barëra dhe kështu mund të fusin polenin dhe pluhura tjerë në brendi të shtëpisë. E vet-mja zgjidhje është t’i mbani kafshët brenda shtëpisë, ose t’i pastroni rregullisht.

Page 9: iMedicaPlus07.pdf

9maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plusAlergjiaMiqtëSi kafshët shtëpiake edhe vizitorët tuaj

mund të shërbejnë si sistem shpërndarës për shkaktarët e alergjisë. Ata mund t’i sjellin alergjenët tek ju përmes veshjeve, çantës ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe t’i lënë aty kur të largohen.

Trajtoni me kujdes miqtë tuaj. Kërkoni që t’i lënë gjërat e tyre në hyrje, ose në një dhomë të mbyllur, në të cilën ju nuk do të hyri. Ndoshta do ta keni vështirë t’ua thoni, por sigurisht se është një zgjidhje më e mirë, se sa të teshtini gjithë kohën para tyre. Thjesht shpjegojuni problemin mirë.

LagështiaSiç ndoshta edhe e dini, lagështia është

thelbësore për zhvillimin e myqeve. Grim-cat e pluhurit po ashtu lulëzojnë në vende të lagështa. Andaj, ekspertët këshillojnë që, nëse keni alergji, duhet të përpiqeni ta mbani lagështinë në nivelet e 40% ose më poshtë.

Por, ajri që është shumë i thatë, nën 20 % lagështi, po ashtu nuk është i mirë. Kur ajri bëhet shumë i thatë, përgjigja natyrale e trupit është lagështimi. Në këtë proces, rrugët tuaja nazale gjenerojnë një mukus së tepërmi dhe mbyllin hundët tuaja. Njerëzit shpesh fajësojnë pluhurin në hapësirat e nxehta kur kanë simptome të alergjisë, por kjo mund të jetë edhe si përgjigje e vet trupit ndaj ajrit të thatë.

Ja si mund t’ia bëni: merrni një lagështi-matës, aparaturë e thjeshtë që lexon lagështi-në në shtëpinë tuaj. Në këtë mënyrë mund ta lagështoni ose thani hapësirën ku jetoni, në varësi prej të nivelit të lagështisë.

Stufat ose ngrohësitDjegia në stufat e gazit, vatra, llamba të

vajgurit dhe shumë pajisje dhe aplikime të tjera, mund të krijojë dyoksid azoti dhe ndotës të tjerë. Nëse ata nuk janë të hapura nga jashtë, gazrat që prodhojnë hyjnë direkt në hapësirën tuaj ku jetoni. Andaj, nëse është

e mundur, shmangni përdorimin e formave të paventiluara. Përdorni vatrat dhe stufat e drurit me masë. Tentoni të mos i përdorni vajgurit e lëvizshëm ose ngrohëset e paven-tiluara të gazit.

Orenditë, qilimat dhe pajisjet shtëpiakeNëse e rimodeloni ose e ridekoroni

shtëpinë tuaj, mos u befasoni nëse alergjia juaj reagon. Shumë materiale furnizuese dhe konstruktuese përmbajnë formaldehide dhe kompozime të tjera të avullueshme, të cilat mund të irritojnë rrugët tuaja të frymëmar-rjes. Aty përfshihen përbërësit e qilimave, copëzat e dërrasave në kabinetin e kuzhinës tuaj, sfungjeri në orenditë tuaja, ose grimcat apo ngjyra në muret tuaja. Shumica nga këto irritues zbehen me kalimin e kohës, por kjo zgjat disa javë ose muaj. Nëse ende mund ta ndjeni aromën, ajo mund të jetë një irritues potencial.

Nëse është e mundshme, filloni me paran-dalim. Zgjidhni produktet të cilat janë më pak të prira të japin simptoma. Zgjidhni orendi të përbëra nga druri i vërtetë dhe jo nga dër-rasat e përbëra nga thërrmijat, ose mbuloni ato me mbështjellës që mbrojnë ngritjet e grimcave. Kërkoni qilima që janë pa form-aldehid. Përdorni ngjyra që kanë më pak përbërës të avullueshëm. Nëse këta tashmë i keni në shtëpi, mundohuni ta zvogëloni efektin e tyre. Ventilojeni shtëpinë sa më mirë që mundeni, me qëllim që irrituesit të mos bëhen aq të koncentruar.

Vendi i punëssë familjarit tuajPo, edhe ekspozimi i dikujt tjetër ndaj ir-

rituesve në vendin e punës, mund të ndikojë

edhe tek ju. Nëse dikush në familjen tuaj punoj në fabrikë, garazh, laborator, ose kudo qoftë tjetër ku është i ekspozuar irrtuesve kimik, ai ose ajo mund t’i sjellë ata në shtëpi. Dhe kjo mund t’ju nxisë të teshtini dhe kolliteni. Nëse është e mundur, kërkoni nga personi me të cilin bashkëjetoni t’i ndërrojë teshat pas punës, ose sapo arrin në shtëpi.

Ngrohja globaleShumë ekspertë mendojnë se ndryshimet

klimatike e bëjnë edhe më të vështirë jetën për personat që vuajnë nga alergjia. Ngrohja globale është e lidhur me rritjen e dyoksidit të karbonit, ndërsa kjo “i gëzon” bimët. Dhe, cili është rezultati? Disa lloje të bimëve lulëzojnë dhe kohëzgjatja e sezonit të tyre me polen zgjerohet.

Sipas ekspertëve, sezoni i alergjisë është zgjeruar për po thuajse një muaj në 10 deri 15 vitet e fundit. Për ta ndaluar këtë nuk mund të bëni asgjë, përveçse të ulni efektin tuaj në ndryshimet klimatike. Vetëm duhet të keni kujdes, sezoni i polenit mund të fillojë më herët se që keni planifikuar ju.

Si t’i gjeni shkaktarët e fshehur të alergjisë?Nëse vuani nga ndonjë alergji, por nuk

mund ta gjeni shkaktarin, mund të jeni ca i pashpresë.

Por ka mjaft gjëra që mund të bëni në këtë drejtim. E para është të vizitoni mjekun, ju preferojmë një alergolog ose një imunolog.

Ai mund t’ju sigurojë nëse keni vërtet alergji, ose kjo është shkak i ndonjë faktori tjetër.

Testimi i alergjisë është një mënyrë e qëlluar për të saktësuar se cilat alergjenë ju

shkaktojnë probleme. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë test të thjeshtë për të gjetur se cilët ngacmues, të dukshëm apo të fshehur, mund t’i shkaktojnë simptomat tuaja të alergjisë. Duhet vetëm të mbështeteni në provat dhe gabimet, duke e nxjerrë veten në pozitën e të eksperimentuarit.

Shumë njerëz përpiqen të gjejnë zgjidhje të tjera: nënshtrohem. Të dëshpëruar, ata rilokalizohen, ose në ndonjë shtëpi të re në atë zonë, ose diku larg vendit të tyre. Sido-qoftë, ekspertët thonë se kjo nuk është ide e mirë. Mund të silleni rreth e rrotull vendit, por të sërish të jeni në kontakt me të njëjtin alergjen misterioz. Ose mund t’ju paraqitet një alergji e re.

Andaj, sado që duket se është një zgjidhje e mirë, ikja nga alergjitë zakonisht nuk funk-sionon. Është më mirë ta përballoni. Me ca kohë, përkushtim dhe ndihmë nga ekspertët, më në fund do të jeni në gjendje ta t’i zbuloni shkaktarët e fshehur të alergjisë, të cilët e kanë vështirësuar jetën tuaj.

Page 10: iMedicaPlus07.pdf

®

10 maj 2008plus www.imedica.org

Kanceriplus

Disa studime të reja kanë treguar se pektina, një heteropolisakarid i pran-ishëm në frutën e mollës, si dhe ekstraktet të cilat janë të pranishme në lën-gun nga molla, ndihmojnë në formimin e substan-cave antikancerogjene gjatë procesit të fermen-timit në zorrën e trashë, dhe në këtë mënyrë ndi-hmojnë që të pengohet zhvillimi kancerit.

Këto studime kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet, në veçanti, e

rritin nivelin e butiratit, një ester apo kripë e acidit butirik, i cili besohet se ka veti antikarcinogjene.

Duke marrë parasysh se mollët janë njëri nga frutat të cilat konsumohen më së shumti, dhe se kar-cinoma e zorrës së trashë hyn në grupin e kancer-eve më të shpeshtë, këto të dhëna tregojnë një dobi të konsiderueshme, dhe për këtë arsye duhet të shtohet gjithnjë e më shumë konsumimi i fru-tave të mollës.

Sipas disa hulumtimeve të botuara në revistat “Nature” dhe “Nature Genetics”, rreziku nga kanceri i mushkërive varet nga alternimet individuale gjenetike. Te 10 % e personave të cilët kanë këtë prirje, ekziston rrezik dy herë më i madh për paraqitjen e kancerit të mushkërive në krahasim me personat të cilët nuk e kanë këtë predispozitë për kancer.Studimet e zhvilluara në lidhje me kancerin e mushkërive, si fajtor të mundshëm për paraq-itjen e tij e konsiderojnë kromozomin 15. Mirëpo, autorët e këtyre studimeve nuk janë dakord nëse predispozita për kancer është

po aq e rrezikshme sa edhe pirja e duhanit, ndërsa kontradikta më e madhe është lidhur me faktin se a kanë lidhshmëri varshmëria në nikotinë dhe predispozita në kancer.Megjithatë, shumica e shkencëtarëve mendoj-në se përbërësit e duhanit janë përgjegjës për 90 % të sëmurëve nga kanceri i mushkërive dhe, sipas tyre, hulumtimet kanë treguar se disa duhanpirës janë më shumë të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të predispoz-itës gjenetike të cilën e kanë; në këtë mënyrë thuajse dyfishohet rreziku për mundësinë e zhvillimit të kancerit.

Prirja gjenetike për kancer të mushkërive

Solariumi rrit rrezikunpër melanomën malinje

Shkencëtarët britanik par-alajmërojnë se shumica e personave të cilët e shfrytëzojnë solariumin për të fituar ngjyrë më të mirë, janë shumë më të

rrezikuar për t’u sëmurë nga forma më e rrezikshme kancerit të lëkurës, mela-noma malinje.Studimi i realizuar nga Cancer Research UK, ka treguar se përdorimi i solariumit para moshës 35 vjeçare, në 75% të rasteve është i lidhur me zhvillimin e kancerit të lëkurës. Sipas disa hulum-timeve britanike, melanoma malinje është forma më e shpeshtë e kancerit te personat e moshës së re. Është më e shpeshtë te femrat, mirëpo te meshkujt është shumë më e rëndë dhe te kjo gjini ka vdekshmëri më të lartë.Ekspertët janë kundër mendimit se solariumi ofron mundësi të sigurt për nxirjen lëkurës, duke thënë se një gjë e tillë është shumë e rrezikshme, ndërsa testimet kanë treguar se intensiteti i rrezatimit i disa aparateve është madje 15 herë më i fortë sesa rrezatimi i zakonshëm diellor.Ekspozimi i vazh-dueshëm ndaj rrezeve ultraviolete dëm-ton ADN-në e qelizave të lëkurës duke e shkaktuar plakjen e shpejtë të lëkurës dhe duke rritur në këtë mënyrë rrezikun për paraqitjen e melanomës malinje.

mollaantikancerogjen

KANCERII MUShKËRIvE

MUShKËRITË

Page 11: iMedicaPlus07.pdf

mollaantikancerogjen

SeptoleteOff A4Eng curves.indd 3 4/9/08 12:11:46 PM

Dhe do të mund ta kaloni këtë verëpa porositur fare çaj të nxehtë.

Dhe fyti juaj është si më parë.

ndjenjë therëse dhe djegëse në fyt. Kjoështë ajo ndjenja e veçantë, që tanimë polajmëron diçka. Dhe, zakonisht jo diçka tëmirë, fillimisht racioni i parë i vogël.Rrëfimi i ngjashëm mund të përsëritet nëhotel. Meqë dhomat me ajër të kondicio-nuar, janë pjesë e secilës ofertëturistike, dhomat pa një sistemtë tillë tanimë janë të rralla. Eposaçërisht, në vendet e nxehta.Ndryshimet e shpejta të tempe-raturës mund t'i bëjnë njerëzit tëmos ndihen mirë. Hapësiratme ajër të kondicionuar, ajri ithatë, numri i madh i mysa-firëve, që të gjitha në masë të konside-

rueshme ulin kapacitetin e organi-zmit tonë për t'u mbrojtur nga infe-ksionet. Një fyt me dhimbje, mund

shpesh të bëhet makthi ynë më i madhi pushimeve.Pushimet janë sinonim i qëndrimitdisa orësh shtrirë nën diell, i përcjellurnga zhytjet e kohëpaskohshme dhe tëshkurtra në ujë dhe i disa orëve pu-shimi pasditeje në dhomën e hotelit

me ajër të kondicionuar. Kështu që, nukështë befasi që fyti juaj t'ju zhgënjejë së

shpejti. Andaj, jo shumë vonë, mund tagjeni veten në një kafiteri duke porositurnjë filxhan me çaj të nxehtë dhe limon nëvend të një pijeje të ftohtë freskuese. Saverore!Septolete, Septolete D pa sheqer dheNeoSeptolete me shije të qershisë së egër,

mollës së gjelbër ose të limonit meefikasitet lirojnë nga parehatia në fytine ndezur dhe të irrituar.

Për të gjithë ata që u duhetnjë zgjidhje e shpejtë përfytet e tyre, rekomandohetmarrja e Septolete plus. Meefektin e tyre analgjetik dhe

anti-inflamator që kanë, atoe largojnë burimin e dhimbjes dhe tëinflamacionit në fyt.Fytit tonë, duhet t'i kushtojmëvëmendje madje edhe gjatëverës, sepse shumë shpejt mundtë na prishet idili i pushimit tonëfamiljar. Kjo është arsyeja, pseSeptolete duhet të jetë gjithnjë nëmesin e plaçkave tuaja tëudhëtimit. Madje edhe gjatëverës.

Pushimet verore me familjejanë gjithnjë projekt i

veçantë. Nënat, zakonishtluajnë rolin kryesor

dhe shumë shpejttë gjithë pajtohenme planin e saj.

Përveç vet nënave. Tëmbash përgjegjësipër çdo gjë nuk ështëaq punë e lehtë.

I tërë bagazhi duhet tëjetë i paketuar dhe i futur në

makinë, ndërkohë që edhe paratë,pasaportat dhe shumë gjëra tjera duhet tëjenë gati. Ditët para nisjes janë mjaftstresuese. Shumica e njerëzve janë paksatë tensionuar deri në çastine nisjes, ndërkaq që, mëpas gradualisht fillon tëshfaqet një shtendosje.Një udhëtim i gjatë për nëdet me një makinë me ajër tëkondicionuar është shpeshshpatë me dy tehe. Krahas,dobive të dukshme, kondi-cionimi i tepërt i ajrit mundshpejt të ketë për pasojë një

Page 12: iMedicaPlus07.pdf

®

12 maj 2008plus

plus Dhimbja

Sot, është vështirë të ndash an-gazhimet në punë, në shtëpi dhe kohën e lirë. Lëvizja e shpejtë çdo ditë në vende të ndryshme të punës, e lodh trupin tonë. Si pasojë paraqitet kokëdhembja, problemet me zemër, dobësimi dhe të ngjashme. Dhembjet janë një ndjenjë e pakënd-shme dhe një prej simptomave më të shpeshta të sëmundjeve. Përmes tyre, trupi jonë na par-alajmëron se me të diçka nuk

është në rregull. Dhembjet në disa raste madje janë edhe të dobishme dhe të rëndësishme për mbijetesë.

Kur dhembjet zgjasin një kohë të shkurtër, quhen akute. Këto dhembje afatshkurta, kanë kuptimin e vet biologjik, pasi që neve na paralajmërojnë për ndonjë veprim të dëmshëm në organizëm ose në mjedisin rre-thues ose kanë efekt mbrojtës. Kur ato zgjatin një kohë më të gjatë, edhe pse shkaktari i vërtetë nuk ekziston, ato quhen kronike. Tek këto dhembje humbet kuptimi primar i tyre, shpesh shoqërohen edhe me shenja të depresionit, që edhe më shumë e përkeqëson gjend-jen. Zhvillohet sindroma kroni-ke e një sëmundje të caktuar.

Të gjitha dhembjet, qof-shin akute ose kronike, duhet të shërohen. Gjithmonë e më shumë dëshmohet se dhemb-jet, të cilat nuk i shërojmë ose nuk i shërojmë mjaftueshëm, e dëmtojnë organizmin tonë. Ekzistojnë shumë mënyra të shërimit, me barna dhe pa bar-na. Pa barna, dhembjet mund t’i shërojmë me masazhe të ndryshme, kompresa, hipnozë, akupunkturë, etj.

Kokëdhembjet janë vërtet të mër-zitshme dhe të dhembshme. Hapi i parë në eliminimin e tyre është

që të kuptohet fillimisht se për cilën lloj të kokëdhembjes bëhet fjalë, dhe pastaj të ndiqen disa këshilla të thjeshta, por shumë të efektshme me të cilat shumë lehtë do ta largoni dhimbjen, ose së paku do ta zvogëloni atë.

tenDoSjAKy lloj i kokëdhembjes manifestohet

si dhembje e mërzitshme dhe e gjatë në të dy anët e kokës, e cila shkakton një dhembje nga e lehta në mesatare, që do të thotë se përkundër tendosjes që ndjeni, ju mund të funksiononi normalisht dhe t’i kryeni punët tuaja.

Zakonisht zgjat nga 30 minuta deri në disa ditë. Tendosjet kronike lajmërohen

shumë shpesh, ndodh që të paraqiten edhe deri në 15 herë brenda një muaji.

Nga kjo kokëdhembje nuk kurseh-et askush. Ky lloj paraqet tipin më të shpeshtë, nga i cili kanë vuajtur 78% e të rriturve, së paku në një periudhë kohore. Më së shpeshti paraqitet te femrat.

Shkaktarë të kësaj mund të jenë kafeina e tepërt apo mungesa e dozës së zakon-shme të kafeinës, sidomos në mëngjes, stresi mental ose emocional, tendosjet e muskujve të supeve, qafës dhe të kokës, uria, pagjumësia, çrregullimi i orarit të gjumit si dhe mungesa e lëngjeve.

Kjo kokëdhembje mund të mposhtet duke pushuar aq sa është e nevojshme, duke e rregulluar ritmin e gjumit; me masazh të muskujve të tendosur, si dhe me konsumim të mjaftueshëm të lëngjeve.

Si ta mposhtni kokëdhimbjen pa barna?

Dhimbjet janë një ndjenjë e

pakëndshme dhe ndër shenjat më të shpeshta të

sëmundjeve. përmes tyre, trupi na

paralajmëron se me të nuk është

diçka në rreGull.

Dhimbjet,shenjë paralajmëruesee sëmundjeve

cilat janë mjetet e sigurta dhe efikase për të lehtë-suar dhimbjen, të cilat mund t’i marrim edhe pa recetë të mjekut?

Barnat për lehtësimin e dhembjeve (analgjetikët), të cilat mund të gjinden nëpër barnatoret tona pa recetë të mjekut, më së shpeshtë përmbajnë njërën prej këtyre përbërësve: paracetamol, ibuprofen, acid acetilsalicilik, naproksen ose kombinim të tyre në sasi më të vogla.Paracetamoli, për shembull, sigurisht është bari më së shpeshti i përdorur për të lehtësuar dhembjet e lehta, ato mesatarisht të forta dhe për uljen e temperaturës trupore. Mund ta shfrytë-zojnë edhe fëmijët dhe të rriturit. Mekanizmi i veprimit të paracetamolit, dallohet mjaft prej mekanizmit të veprimit të barnave tjera për qetësimin e dhembjes, pastaj ka më pak efekte të dëmshme, nuk e dëmton mukozën e lukthit, etj.Në barnatore, pa recetë mund të marrim edhe tableta të cilat treten në gojë pa shtesë të lëngjeve dhe pa përtypje, ndërsa kanë edhe shije mjaft të këndshme.

kokëDhimBjA

Page 13: iMedicaPlus07.pdf

13maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plusKokëdhimbjamigrenAËshtë kokëdhembje me intensitet më të

madh, e cila paraqitet zakonisht në njërën anë të kokës. Thuajse gjithmonë para “sulmit” kryesor, paraqiten disa simptoma paraprake paralajmëruese. Këto simptoma përfshijnë lodhje, dhimbje në muskujt e qafës dhe su-peve, dëshirë për ndonjë ushqim të veçantë, hapje goje, problem në përqendrim. Rreth 15 % e të sëmurëve kanë edhe rrëqethje nëpër trup, qarkullim të dobët të gjakut dhe gishta të ftohtë, disa pika të shndritshme para syve dhe marramendje. Në momentin kur fillon dhimbja, disa ndjejnë mundim në bark, kanë vështirësi në përqendrim dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës dhe zërave.

Migrena zgjat nga disa orë në disa ditë. Migrena kronike mund të paraqitet nga një në disa herë brenda një viti, madje edhe shumë shpesh brenda vetëm disa ditësh. Mi-grena është kokëdhembja e dytë sa i përket shpeshtësisë. Paraqitet më së shpeshti te fem-rat. Vetëm në SHBA, nga ky lloj i kokëdhem-bjes vuajnë rreth 30 milionë amerikanë.

Nxitësit e migrenës janë rrethi i zhurm-shëm i jetesës, drita e fuqishme, stresi, mung-esa e gjumit, helmimi me kafeinë, si dhe prirja gjenetike ka një rol të rëndësishëm. Po ashtu, migrenën mund ta shkaktojnë edhe pijet e ndryshme, ushqimi apo aromat. P.sh. vera, djathi ose çokollata, apo ekspozimi në tym ose ndaj një parfumi të fortë.

Në luftimin e migrenës pa barna rolin kryesor e ka pushimi. Thjeshtë shtrihuni dhe mundohuni të flini, ndërsa nëse kjo është e pamundur, atëherë tërhiquni në një ambi-ent të qetë dhe të errët. Regjimi i veçantë i ushqimit, i cili përjashton ushqimet “e rrezik-shme” për migrenë dhe që përmban vitaminë B dhe magnez mund të ndihmojë. Vlen të bëhet një ditar i dhembjeve, shënoni kur dhe si ka filluar sulmi, sa kohë keni bërë gjumë para se të lajmërohet kokëdhembja, çka keni përdorur dhe çka ju ka ndihmuar ta largoni dhembjen.

kokëDhemBjA SinuSAleKy lloj i kokëdhembjes shkakton dhimbje

nga të lehtat në mesatarisht të rënda, si edhe shkakton një presion në hapësirën e sinu-seve. Duke ditur se disa fije nervore të cilat aktivizohet në rastet e migrenës, aktivizohen edhe këtu, këto dy sëmundje mund të ngjajnë shumë me njëra tjetrën. Dallimi i tyre është në praninë e sekretit në hundë, i cili te kokëd-hembjet sinusale është i verdhë ose i gjelbër, ndërsa te ato migrenoze është i kthjellët.

Kokëdhembjet sinusale mund të zgjasin deri në kohën kur do të qetësohet ndezja e sinuseve dhe do të del i gjithë sekreti nga hunda. Edhe këto kokëdhembje janë të

përsëritshme, megjithatë nuk ekziston ndonjë përsëritje periodike. Më së shpeshti paraqitet te personat që janë të prirë ndaj alergjive të rrugëve të frymëmarrjes dhe tek ata të cilët qëndrojnë në hapësira të klimatizuara dhe të mbyllura. Shkaktarët e këtyre kokëdhembjeve janë bakteret ose viruset, të cilët e shkaktojnë infeksionin dhe ndezjen e sinusit. Problemet në strukturën e hundës, siç janë devijimet e septumit nazal, të cilat mund ta bllokojnë qarkullimin e ajrit, e rritin mundësinë infek-sionit të sinuseve.

Për ta mposhtur pa barna kokëdhembjen sinusale duhet që vazhdimisht të përdorni

tretësirë të kripur e cila ndihmon në pastrim-in e pluhurave, alergjenëve dhe baktereve të cilat e shkaktojnë infeksionin.

Gjatë dimrit vendosni njomës të ajrit në hapësirën ku jetoni dhe në këtë mënyrë do ta pengoni tharjen e mukozës së hundës (ajri i thatë mund ta dëmtojë mukozën e hundës me ç’rast mund të paraqitet gjakderdhje dhe infeksion). Mundohuni që kondicionerët e ajrit t’i mbani të pastër dhe mos i përdorni ato në kohë me shi dhe në kohë shumë të nxehtë, pasi që ndihmojnë në përhapjen e infeksionit të sinusit dhe njëkohësisht në paraqitjen e kokëdhembjeve.

Page 14: iMedicaPlus07.pdf
Page 15: iMedicaPlus07.pdf

15

plusPushimi

Si të planifikoni njëpushim me më pak stres?

1 Mos pritni deri në minutën e fundit për t’u bërë gati.

Bëni një listë të gjërave të cilat do t’i merrni në udhëtim. Nëse keni fëmijë, ndihmoni ata të përga-titen më herët dhe në këtë mënyrë zvogëlojeni stresin para ud-hëtimit. Gjatë kohës së përgatitjes kontrolloni të gjithë artikujt të cilët e keni shënuar paraprakisht në listë, me qëllim që të mos har-roni asgjë. Mbani një kopje të listës me vete, kështu që nëse diçka humbet nga linja ajërore, treni ose autobusi me të cilin do të udhëtoni, atëherë ju keni gjithçka të shënuar dhe do ta dini një gjë të tillë.

2 Sigurohuni që biletat, pasaportat, hartat dhe gjërat

tjera me rëndësi të jenë në një vend të sigurt dhe të arritshëm lehtë gjatë kohës së udhëtimit.

3 Mbani diçka që do t’ju argëtojë gjatë udhëtimit të

gjatë. Merrni nga një çantë ku do të mbani libra individuale, lodra dhe lojëra për fëmijët dhe gjëra të ngjashme, të cilat do t’i qetë-sojnë ato në momentet stresuese.

Nëse ju pëlqen muzika apo lojërat me zë merrni me vete dëgjuese që të mos i pengoni të tjerët dhe në këtë mënyrë nuk do t’i pen-goni njëri-tjetrit, ndërkohë që do të argëtoheni për vete.

4 Paketoni ushqime të lehta të cilat u pëlqejnë të gjithë

anëtarëve të familjes suaj. Për udhëtime më të gjata mos har-

roni shishet me ujë ose lëngjet e preferuara, nëse keni vend. Merr-ni gjëra për pastrimin e duarve, gjërave që mund t’ju bien dhe qese për mbeturina.

5 Merreni çantën e ndihmës së parë dhe raketa ndriçuese,

litarë, llambë dore, mbulesa, jastëk etj., nëse planifikoni një pushim udhëtimi. Po ashtu mos i harroni

numrat emergjentë, numrat për kontakt dhe adresat. Merrni më shumë para për raste të jashtëza-konshme.

6 Përgatiteni shtëpinë për një pushim familjar. Në

këtë mënyrë nuk do t’i mbani mendtë te siguria e shtëpisë suaj deri sa jeni në pushim me familjen tuaj.

7 Planifikoni lojëra të për-bashkëta me të cilat do të

argëtohen të gjithë anëtarët e familjes suaj gjatë rrugës. Inkura-joni të gjithë të participojnë që rrugëtimi juaj të jetë më zbavitës dhe në këtë mënyrë do ta ndjeni më pak kohën.

Nëse i bëni të gjitha këto përgatitje paraprakisht do ta zvogëloni një pjesë të madhe të stresit kur të niseni në një pushim familjar ose me shoqëri. Është një obligim, mirëpo do ta bëjë pushimin tuaj shumë më të kënaqshëm dhe do të ofrojë një përjetim të paharrueshëm për të gjithë ju

Page 16: iMedicaPlus07.pdf
Page 17: iMedicaPlus07.pdf

17maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plus

Sindromaparamenstruale

Përmbajtja:vaj pishe (Borago officinalis) më së paku 22% GLA 250 mgMagnez 50 mgvitaminë E 20 mgvitaminë B6 5 mgZink 5 mg

mënyra e përdorimit:Merret një kapsulë në ditë me ushqim.Sipas propozimit të mjekut doza ditore mund te rritet.

PMS-balance propozohet për lehtësimin e vështirë-sive paramenstruale.

Dietpharm Mund ta gjeni në

çdo barnatore

Sindroma paramenstruale nënkup-ton një grup simptomash që paraqiten në gjysmën e dytë të ciklit menstrual tek pothuajse 75-80% të femrave në periud-hën reproduktive. Simptomat zakonisht fillojnë në ditën e pestë para shfaqjes së ciklit menstrual, të cilat ndërpriten me paraqitjen e ciklit menstrual apo një kohë të shkurtër pas tij.PMS-simptomat janë më të shpeshta tek femrat në moshën 20-40 vjeçare, tek femrat me së paku një fëmijë, me ana-mnezë familjare pozitive të depresionit si dhe tek femrat që kanë vuajtur nga depresioni pas lindjes.Shkaku kryesor i shfaqjes së kësaj sin-drome mendohet të jetë çekuilibrimi hormonal i vezoreve me pjesëmarrje relative të estrogjeneve si dhe mungesë progesteroni për shkak të funksionit të çrregullt të trupthit të verdhë. Një mung-esë e tillë shpesh vërehet tek niveli i rritur i hormonit të stresit – prolaktina.

Simptomat janë shumë të ndryshme si për nga lloji ashtu edhe për nga inten-siteti i vështirësive. Më të shpeshta janë kokëdhembja, grumbullimi i lëngjeve në inde të ndryshme, konstipacioni, spazma, si dhe një ndjenjë e fryrjes në pjesën e poshtme të stomakut, ngarkesë në krahëror, apetit i shtuar dhe ndjesi e urisë, ngarkesë e rritur psikike, depre-sion dhe pagjumësi.

terapia është simptomatike dhe zakon-isht përfshin inhibitorët e prostaglandi-nës (aspirinë, ibuprofen etj). Ushqimi i rregullt si dhe aktiviteti trupor mund

të lehtësojë vështirësitë e shfaqura. Në rastet tjera akoma më të renda mund të aplikohet edhe terapi hormonale. veprimi efektiv i GLA në vështirësitë paramenstruale është dëshmuar në stu-dime të shumta. Mungesa e GLA-së në organizmin e femrave sjell deri tek rën-dimi i gjoksit. Gjithashtu ajo lidhet edhe me depresionin, ngarkesën si pasojë e grumbullimit të lëngjeve (1). Marrja e vitaminës B6 zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave PMS (2), përderisa magnezi zvogëlon grumbullimin e lëngjeve (3). Është evidentuar edhe mungesa e zinkut në fazën luteale të ciklit menstrual (4).

1. horrobin DF., Reprod Med 1983;28:465-468.2. Kashanian M.,Int J Gynaecol Obstet. 2007 Jan;96(1):43-4. Epub 2006 Dec 213. Walker AF., J Womens health. 1998 Nov;7(9):1157-65.4. Choung CJ., Fertil Steril. 1994 Aug;62(2):313-20

Betatene®

kapsula

Betatene®, është kombinim i karote-noideve natyrale me prejardhje nga alga Dunaliella Salina. Përmban beta-karoten, alfa-karoten, zeaksantin dhe kriptoksantin. Karotenoidet natyrale Betatene®, me shumë sukses mbrojnë lëkurën nga vep-rimi i rrezeve ultravjollce. Studimet kanë treguar zvogëlim të skuqjeve dhe djegieve në lëkurën e ekspozuar, ndërsa lëkura e personave të studiuar po ashtu është bërë më rezistuese ndaj rrezeve Uv.

Studimet shtesë të cilat kanë përfshirë personat që kanë përdorur si shtesë edhe vitaminë E dhe/ose vitaminë C, kanë treguar efekt edhe më të mirë në mbrojtjen e lëkurës. veçanërisht është vërejtur një efekt pozitiv tek njerëzit me lëkurë të ndritshme, andaj edhe preferohet tek alergjitë në diel. Betatene® shkurton kohën e nevojshme që të arrihet lëkurë e bukur dhe e rrezitur.

mënyra e përdorimit: 1-2 kapsula në ditë gjatë ushqimit. Preferohet që produkti të merret për dy deri në tre muaj para daljes në diel.

Vërejtje: Shtatzënat dhe gratë në gji, para përdorimit të cilitdo produkt, duhet të kon-sultohen me mjekun apo farmacistin.

Page 18: iMedicaPlus07.pdf

®

18 maj 2008plus

plus Shëndeti oral

Parodontopatia karakterizohet si inflamacion destruktiv i strukturës mbështetëse (mbajtëse) të dhëmbit. Struktura mbështetëse e dhëmbit përbëhet nga gingiva, cementi i dhëmbit si dhe kocka alveolare, e ashtuquajtur paro-donciumi. Parodontopatia është një ndër sëmundjet më të zakonshme orale. Studime epidemiologjike nga shumë shtete të botës dëshmojnë që afër 10 deri 15% tek të rriturit vuajnë nga sëmundja e parodontopatisë. Kjo

shifër mund të krahasohet me sëmundje tjera popullore, siç janë, diabeti dhe

artriti reumatoid.

SimPtomat e SëmunDjeS Së ParoDontoPatiSë

Parodontopatia konsidero-het sëmundje kronike e cila mund të shpie deri tek hum-bja e dhëmbëve. Kjo sëmundje orale mund zgjatë një kohë të gjatë dhe pacienti të mos jetë i

vetëdijshëm. Shenjat e jashtme të sëmundjes shumë herë nuk

janë aq të “rëndësishme” dhe të vështira për pacientin sa që janë vështira për t’i zbuluar, prandaj kjo sëmundje shpesh herë “nënvlerë-sohet” dhe zbulohet vonë.Zbulimi i hershëm i sëmundjes si dhe shërimi profesional i saj, shpesh herë ka prognozë të mirë pasi që in-tervenimi në fazën e hershme mund ta paran-dalojë progresin agresiv të sëmundjes.

SimPtomat Dhe Shenjat të cilat PërfShijnë SëmunDjen e ParoDontoPatiSë:• Gingiva e skuqur, e ënjtur dhe e

ndjeshme• Gingiva e gjakosur gjatë pastrimit • Humbja e dhëmbëve• Qelb përreth dhëmbëve dhe gingivës• Dhimbje gjatë përtypjes• Pengesë dhe ndryshim në përputhjen e

dhëmbëve gjatë përtypjes• Ndryshimi i adaptimit të protezave pro-

tetike• Prezencë e madhe e gurit të dhëmbëve• Lëvizja e disa apo një dhëmbi• Erë e keqe nga goja

faKtorët të cilët ShKaKtojnëParoDontoPatinëKa faktorë

të ndryshëm të cilët kanë rol të rëndësishëm në sëmundjen e parodonto-patisë. Dihet se bakteret janë faktorë të rëndësishëm, mirëpo, jo gjith-monë, ky faktor është i mjaftueshëm për ta zhvilluar parodontopatinë. Studimet tregojnë që tek 20% të individëve që kishin sëmund-jen e parodontopatisë, shkaktare janë bak-teret, ndërsa faktori tjetër ishte duhani (afro 30%) dhe rreth 50% si shkaktar ishte faktori trashëgues.

Duhet të kemi parasysh se kjo sëmundje nuk duhet të injorohet dhe personeli i stoma-tologjisë mban përgjegjësinë për ta zbuluar me kohë, për ta informuar pacientin me masat parandaluese dhe parandalimin e saj.

DiaGnoStiKimi Dhe ShërimiVizitat e rregullta tek higjienisti i dhëm-

bëve dhe tek dentisti janë mënyra më e mirë për të diagnostikuar dhe për të parandaluar këtë sëmundje të gojës, por edhe të tjera.

Rëntgeni është element i rëndësishëm për ta diagnostikuar progresin e sëmundjes dhe nuk ka ndonjë element tjetër përpos matjes se xhepave parodontal.

Pas diagnostikimit duhet filluar me një intervenim intensiv ku përfshihet pastrimi profesional (me anestezion), në shumë raste jepet terapia me antibiotikë sistematik apo lokal si dhe instruksione për mirëmbajtjen e higjienës orale, por edhe me përdorimin e brushave interdentale. Në shumë raste duhet të ndërmerren masa kirurgjike për ta paran-daluar progresin agresiv.

Pacienti duhet të jete i disiplinuar në këtë fazë, pasi që, kujdesi dhe pastrimi në shtëpi ka rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes. Pacienti gjithashtu duhet të ketë mbështetje nga personeli qoftë nga aspekti profesional, por edhe nga ai emocional, duke pas parasysh se ndjenja për humbjen e dhëmbëve mund të konsiderohet e vështirë për shumë individë.

Kjo sëmundje mund të krahasohet me një plagë në madhësi të shuplakës së dorës, nuk mendoj që asnjëri nga ne mund ta kishte një plagë aq të madhe duke mos e shëruar?!

PAroDontoPAtiA

besa beguhigjieniste e dhëmbëve(e licencuar nga enti kombëtar për shëndetin dhe mirëqenien, suedi)

Page 19: iMedicaPlus07.pdf

19maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plusShëndeti oral

Dy faktorë kanë ndikim në perceptimin e bukurisë së fytyrës janë kualiteti i pjesëve të fytyrës (flokët, veshët, sytë, hunda, nofulla, goja dhëmbët etj) si dhe pozita dhe forma e pjesëve të fytyrës. Kualiteti pjesëve të fytyrës ka një ndikim të dukshëm në perceptimin e të bukurisë. Kualiteti i flokëve, syve, qer-pikëve, buzëve, gingivës (mishi i dhëmbëve) dhe dhëmbëve ka rëndësi primare për një fytyrë të bukur.

Tek ne sa i përket të gjitha të lartpërmen-durave, i jepet kujdes i mjaftueshëm përveç gingivës dhe dhëmbëve. Frizura, procedu-rat kozmetike, kontakt lenset që ndryshojnë ngjyrën e syve e të tjera të gjitha modifikojnë dhe përmirësojnë pamjen e pjesëve të fytyrës por gjëja e parë që bie në sy kur bisedojmë me dikë janë dhëmbët dhe goja. Mund të keni fri-zurë të bukur, por ajo nuk do të vërehet nëse keni dhëmbë të prishur dhe të palarë.

Buzëqeshja është një nga vetitë më të çmuara që njeriu ka. Është gjëja e parë që të tjerët e vërejnë dhe fokusohen kur ju flisni. Buzëqeshja reflekton personalitetin dhe shëndetin tuaj. Jeta është shumë e shkurtër që ta jetoni me buzëqeshje dhe dhëmbë të prishur. Me zhvillimin e teknologjisë përveç që është lehtësuar shërimi i dhëmbëve me më pak stres kemi edhe aparatura të reja që bëjnë zbardhjen e dhëmbëve me efektivitet të lartë dhe shumë shpejtë. Një nga të arriturat e fundit të teknologjisë dentare është edhe LASERI për zbardhje të dhëmbëve.

Me zbardhje me laser stomatologu aplikon solucionin ose gelin në bazë të peroksidit të hidrogjenit dhe pastaj vepron me laser dhe fillon procedura e zbardhjes. Në SHBA përq-indja e personave që ndahen të kënaqur pas aplikimit është deri në 93%, kurse për rezul-tatet afatgjata, kjo varet prej individit duke u bazuar në shprehitë sikur janë përdorimi i duhanit, kafesë, çajit, pijeve të gazuara me ngjyrë si dhe higjiena e përditshme orale.

Nëse jeni të kujdesshëm për dhëmbët tuaj dhe keni shprehinë e vizitës sistematike te dentisti, atëherë rezultatet e zbardhjes me la-ser mund të kenë efekt prej 1 deri në 2 vjet. Me këtë proces nuk ka nevojë që më të bëni zbardhje të dhëmbëve në shtëpi dhe të bëni ekstra harxhime për pasta dhe materiale të tjera për zbardhje. Laser zbardhja është e sig-urt dhe nuk shkakton asnjë dëmtim të zmaltit të dhëmbëve. Kjo sepse, siç u cek më lartë përbërësi kryesor është peroksid hidrogjeni, i cili është përdorur me vite nga stomatologët. Përparësitë: Efekti i zbardhjes me laser zgjatë më shumë se cila do metodë tjetër e zbard-hjes. Zgjat më shkurt (tek ne vetëm 8 min) prej 10 deri 60 minuta dhe nuk ka nevojë për procedurë tjetër pas zbardhjes.

ProceS i SigurtZbardhja e dhëmbëve me laser sot është

procedura më e sigurt pasi që është vërtetuar dhe testuar se nuk shkakton asnjë dëm as zmaltit e as dentinës ose strukturave tjera të dhëmbit dhe gojës.

PA DhimBjeËshtë një procedurë shumë e thjeshtë për

pacientin. Nuk përdoret kurrfarë anestezioni

pasi që nuk ka kurrfarë dhimbje por ndodh te disa pacientë që të kenë ndjesi minore varë-sisht prej gjendjes së dhëmbëve të tyre.

Tretmanin me laser mund ta bëjë çdokush, i cili dëshiron që të ketë dhëmbë më të bardhë dhe më të pastër, por duhet të vizitoni stomatologun para tretmanit që të shohë gjendjen e dhëmbëve tuaj dhe pastaj stomatologu do të ju udhëzoj për procedurat e mëtutjeshme.

SA zBArDhen DhëmBët?Zbardhja e dhëmbëve me laser ka ar-

ritur rezultatet me të mira se cilado metodë tjetër deri më tani. Në të shumtën e rasteve zbardhja do të shkojë për 5 deri 10 hije më e bardhë.

Për SA kohë mBeSin DhëmBët e BArDhë?Sa mbesin dhëmbët e bardhë varet nga

individi. Konsumimi i duhanit, kafesë, verës së kuqe si dhe mosmbajtja e higjienës orale shpejtojnë procesin e errësimit të ngjyrës së dhëmbëve tuaj. Nëse keni kujdes atëherë zbardhja zgjatë së paku 1 vjet.

A munD të nDryShojë ngjyrën e kurorAve të mBuShjeve Arti-ficiAle?Është e pamundur që të zbardhen kurorat

dhe mbushjet kompozit (pllombat e bardha) por mund të largohen pigmentimet nga to.

Tani edhe në Kosovë kemi mundësinë e aplikimit të laserit për zbardhje dhe atë për vetëm 8 minuta.

Shkruan:dr. stom edin kolgeci

Zbardhimii dhëmbëve me laser

Page 20: iMedicaPlus07.pdf

®

20 maj 2008plus www.imedica.org

plus flokët

Gjendja e flokëve luan ro-lin kryesor në përcaktimin e mënyrës dhe preparateve me të cilat do të kujdeseni për flokët tuaj. Nëse keni flokë të yndyr-shme, atëherë do të kujdeseni më mirë për to nëse përdorni produkte të cilat do ta mini-mizojnë yndyrën në lëkurën e kokës suaj. Në këtë mënyrë do t’i parandaloni flokët tuaj që të shndërrohen në të yndyrshme dhe të lëshuara nga butësia. Në të njëjtën mënyrë do të parandalohet edhe zbokthi. Po ashtu, mund të keni dobi nga preparatet të cilat

pengojnë shtresimet e luspave në lëkurën e kokës suaj. Përdorni shampon dhe kremra qetësues, të cilët përmbajnë aminoacide së bashku me substancat pastruese për flokë. Flokët e yndyrshme mund të shkaktohen edhe si pa-sojë e ushqimit të cilin e merrni, prandaj duhet të keni kujdes edhe në këtë sferë.

Nëse keni flokë të thata, atëherë preparatet e kujdesit të flokëve duhet të jenë të atilla që t’i ush-qejnë flokët. Përdorni intensiv-isht kremra ushqyes të cilët do t’u sjellin dobi flokëve tuaj. Flokët kaçurrele më së shpeshti

janë të thata, prandaj njëra nga gjërat më të rëndësishme për ku-jdesin e flokëve të thata është të mos përdoren tharëset e flokëve. Flokët e thata nuk është mirë që të lahen shpesh, preferohet çdo të katërtën ditë dhe jo më shpesh. Për krehjen e flokëve përdorni furça të ashpra. Spërkatësit e ndryshëm të cilët përmbajnë substanca shplekse dhe qetë-suese do t’u bënin mirë flokëve të thata.

Substancat e ndryshme kimike mund t’i dëmtojnë edhe më shumë flokët tuaj. Prandaj sa më shumë që është e mundur, duhet të

përdoren produktet natyrale për kujdesin e flokëve. Edhe pse është vështirë për t’i prodhuar vetë ato, megjithatë, kompani të ndryshme tanimë janë orientuar pikërisht në këtë drejtim, duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit ndaj flokëve.

Mirëpo, nuk janë vetëm produktet dhe shërbimet e ndry-shme, e vetmja mënyrë për të pasur flokë të shëndosha, por duhet pasur kujdes të veçantë në mënyrën e përdorimit të tyre. Ekzistojnë mënyra të caktuara të

aplikimit të preparateve për flokë ndaj të cilave duhet pasur një kujdes të veçantë.

Faktorë tjerë, të cilët përmirësojnë shën-detin e flokëve, janë ushqimi i shëndetshëm dhe shëndeti i përgjithshëm trupor. Kjo është për arsye se dëmtimet e flokëve shpesh mund të jenë pasojë e gjendjeve të ndryshme shën-detësore, të cilat kërkojnë një qasje krejtësisht mjekësore, e cila njëkohësisht do ta mjekonte edhe dëmtimin e flokëve.

Për më shumë, disa njerëz shfaqin reak-sione alergjike ndaj substancave të ndryshme kimike. Prandaj është mirë që paraprakisht të konsultoheni me ekspertë dhe pasi të jeni të sigurt se nuk u shkakton dëm, atëherë mund të vendosni për përdorimin e preparatit apo shërbimit të caktuar për flokët tuaja. Përdorni vetëm produktet dhe shërbimet e lejuara.

Kujdesi ndaj flokëvePër FloKë të yndyrshme

duhet të përdorni

produkte të cilat do ta minimiZojnë yndyrën në lëkurën e

kokës

nëSe Keni FloKë të

thata, atëherë preparatet e kujdesit të

flokëve duhet të jenë të tilla që t’i ushqejnë

flokët

Është shumë më lehtë të parandalohet rënia e flokëve të shëndosha sesa të nxitet zhvil-limi i sërishëm i flokëve nga folikulet, të cilat bëhen joaktive pas humbjes së flokut. Ekzistojnë produkte të cilat kanë treguar sukses në daljen e sërishme të flokëve (përfshirë edhe produk-tet e dëshmuara shkencërisht si Finasteride dhe Minoxidil). Pre-paratet e ndryshme të cilat janë në treg me strukturë të ngjashme kimike dhe me përbërës të njëjtë aktiv, kanë efekt të njëjtë dhe janë shumë më lirë.Mjekimi më i suksesshëm i rë-

nies së flokëve duhet të bazohet në shumë aspekte. Megjithatë, ekzistojnë tri parime të cilat kon-siderohen shumë të rëndësishme për të siguruar sukses dhe për t’iu shmangur gabimeve të cilat do ta pengonin efektin e trajtimit.

këto jAnë:• nënshtrimi ndaj trajtimit të dëshmuar shkencërisht,• bërja e vazhdueshme e fo-

tografive dhe krahasimi i tyre, dhe• duhet të jeni të durueshëm.

Mesatarja e trajtimit të humbjes së flokëve merr një kohë nga gjashtë deri në tetë muaj për të pasur sukses, nganjëherë mund të kalojnë 24 muaj për t’u vërej-

tur rezultatet optimale. Kjo kohë është e nevojshme për shkak të ciklit të flokëve. Procesi i rënies së flokëve është një proces min-iaturizimi i cili ndodh për disa vite.Rënia e flokëve shkon në mënyrë ciklike. Ato rriten në një cikël në mënyrë pasive, ndërsa pastaj rriten përsëri pas disa muajsh. Secilën herë ato bëhen më të holla, më të shkurta dhe me më pak pigment. Pas një pe-riudhe kohore ato mbesin aq të vogla saqë më nuk shihen. vep-rimi i produkteve të cilat mjekoj-në rënien e flokëve mbështet pikërisht pengimin e progresit të këtij cikli. Ato veprojnë në flokët e dëmtuara, flokët e holla dhe të dobësuara, kanë ndikim në përforcimin e rrënjës së flokëve, si edhe parandalojnë dëmtimin e flokëve të shëndosha.

mjekimi i rënies së flokëve

Page 21: iMedicaPlus07.pdf

prerje

fatale?

Flokët tuaja të dëmtuara

ju bëjnë të ndiheni keq?Ne ofrojmë zgjedhje efikase për ju…

FITOVAL formula - trajtim aktiv për flokët e dëmtuara

FITOVAL shampon + FITOVAL kapsula

Ne e rekomandojmë për:

për flokët e dëmtuara, të holla dhe të dobësuara

për përforcimin e rrënjës dhe flokëve

trajtim parandalues për flokë të padëmtuara

FITOVAL shamponi është një produkt i butë barishtash nga natyra

i cili forcon dhe mbron flokët nga efektet e jashtme të dëmshme

dhe nga tharja e tyre. Ajo parandalon ndarjen e majës së flokëve,

forcon flokët dhe i bën ato elastike dhe të shndritshme.

ofron ushqim biologjik për flokët problematike

dhe të dëmtuara. Përmes qarkullimit të gjakut ato furnizojnë rrënjët

e flokëve me substanca, të cilat janë të domosdoshme për rritjen

dhe rigjallërimin e flokëve.

FITOVAL kapsula

FITOVAL kapsula mund ta merrni në Barnatore pa recetë të mjekut

prerje

fatale?

Flokët tuaja të dëmtuara

ju bëjnë të ndiheni keq?Ne ofrojmë zgjedhje efikase për ju…

FITOVAL formula - trajtim aktiv për flokët e dëmtuara

FITOVAL shampon + FITOVAL kapsula

Ne e rekomandojmë për:

për flokët e dëmtuara, të holla dhe të dobësuara

për përforcimin e rrënjës dhe flokëve

trajtim parandalues për flokë të padëmtuara

FITOVAL shamponi është një produkt i butë barishtash nga natyra

i cili forcon dhe mbron flokët nga efektet e jashtme të dëmshme

dhe nga tharja e tyre. Ajo parandalon ndarjen e majës së flokëve,

forcon flokët dhe i bën ato elastike dhe të shndritshme.

ofron ushqim biologjik për flokët problematike

dhe të dëmtuara. Përmes qarkullimit të gjakut ato furnizojnë rrënjët

e flokëve me substanca, të cilat janë të domosdoshme për rritjen

dhe rigjallërimin e flokëve.

FITOVAL kapsula

FITOVAL kapsula mund ta merrni në Barnatore pa recetë të mjekut

Page 22: iMedicaPlus07.pdf

®

22 maj 2008plus

plus femrat

Sporti dhe menstruacionetBalerinat, femrat të cilat vrapojnë apo ato të cilat kanë aktivitete të rënda fizike, shpesh ankohen për menstruacione të çrregullta ose për mungesë të tyre. Çr-regullimi është më i shpeshtë te femrat e moshave të reja, sidomos te ato ku cikli ka qenë i çrregullt edhe para marrjes me sport.

KujDeS nGa StreSi Dhe DietaSi shkaktarë të çrregullimit të ciklit

përmenden stresi dhe raporti ndaj qelizave yndyrore dhe të gjitha qelizave tjera në organizëm . Dietat rraskapitëse, të cilat kanë si pasojë dobësimin e shpe-jtë, shumë shpesh shkaktojnë vonesën e menstruacioneve.

Menstruacionet nuk vijnë pasi që vezoret nuk e prodhojnë estrogjenin në mënyrë ciklike, si më parë, për shkak të trashjes së mukozës së mitrës dhe për shkak të puthitjes së saj gjatë menstrua-cioneve.

Me zvgëlimin e aktivitetit fizik ose me fitimin në peshë menstruacionet kthe-hen përsëri në formë normale. Nëse vajza nuk dëshiron ta zvogëlojë aktiv-itetin fizik dhe nuk dëshiron të trashet, atëherë duhet të jepen doza të vogla të estrogjenit.

Mungesa e estrogjenit sjell deri resor-bimi i eshtrave dhe paraqitja e osteo-porozës, e cila në jetën e mëvonshme shkakton thyerjen e eshtrave.

ShtatZënia ëShtëe munDur eDhe Pa ciKël!Edhe nëse cikli vonohet apo mungon,

kjo nuk do të thotë se femra nuk mund të mbetet shtatzënë. Ovulacioni mund të ndodh edhe pas mungesës së gjatë të ciklit.

Vagjiniti (colpitis) paraqet inflamacion të vagji-nës. Mbrojtjen e vagjinës nga infeksionet e bën aciditeti i saj (pH 4,5-5), duke iu falënderuar bacileve të Doederleinit, të cilat e shndërrojnë glikogjenin në acid laktik. Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vagjinës luajnë edhe hormonet e vezoreve (estrogjeni dhe progesteroni) të cilat ndihmojnë në ndërtimin e epitelit vaginal deri në shtresat sipërfaqësore dhe të ndërmjetme në të cilat gjendet glikogjeni.Vagjiniti mund të jetë pasojë e infeksioneve (vagjiniti infektiv), irritimeve fizike dhe kimike (vagjiniti join-fektiv), si dhe nën ndikimin e hormoneve (vagjiniti atrofik). Tri format më të shpeshta të infeksioneve vagjinale janë: vagjiniti bakterial, kandidiaza dhe trihomoniaza. Vagjiniti bakterial karak-terizohet me paraqitjen e një lëngu homogjen të bardhë ose të gjelbër me erë të keqe, dhe me praninë e kruarjes.Te kandidiaza vagjinale simptoma kryesore është kruarja e mundim-shme dhe e pakëndshme, e cila nganjëherë shtrihet edhe në pjesën e rektumit. Kruarja përcillet me eritemë dhe me paraqitjen e lëng-

ut të bardhë, të dendur dhe pa erë, i cili është në sasi të vogël. Mund të paraqitet dhimbje, sidomos gjatë kontaktit seksual.

Te trihomoniaza, rreth 20-50% e të sëmu-rave nuk kanë fare simptoma dhe shenja të sëmundjes. Megjithatë te femrat te të cilat lajmërohen, shenjat mund të përfshijnë vagjinën e skuqur dhe të ënjtur me luspim të epitelit, me lëng të dendur vaginal i cili mund të jetë i bardhë, i zbehtë, i verdhë ose i gjelbër. Mund të ketë disa gjakderdhje të vogla, sido-mos pas kontaktit seksual, si edhe paraqitja e njollave te i ashtuquajturi “colpitis macularis”, i cili paraqitet te 2-5% e të sëmurëve.

Mjekimi i vagjinitit bakterial bëhet me anë të antibiotikëve oral dhe me anë të aplikimit të kremrave të ndryshëm, gelëve dhe vagjinale-tave, varësisht nga rekomandimi i gjinekologut. Kandidiaza vagjinale mjekohet ngjashëm por me preparate antimikotike. Ndërsa për dallim nga infeksionet bakteriale dhe mikotike, në rastet me trihomoniazë duhet të mjekohen të dy partnerët me marrjen e antibiotikëve oralë dhe aplikimin lokal të vagjinaletave.

vAginitiS 5

Page 23: iMedicaPlus07.pdf

23maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plusfitness

Shpesh njerëzit bëjnë aktivitete të ndryshme që të bien në peshë, por kjo nuk funksionon. Sigurisht faktori i kësaj mosrënie gjendet diku. Më poshtë do t’ju prezantojmë pesë arsye se pse mund të mos bini nga pesha, edhe pse merreni me gjimnastikë.

Gjithmonë e Bëni të njëjtën Stërvitje

1 Njerëzit shpesh bien në grackën e stërvitjeve rutinë, gjatë 30 minutave

sa këshillohen se duhet të angazhohen. Sipas ekspertëve, kjo mund të funksionojë në fil-

lim, por pastaj trupi juaj fillon t’i përshtatet kësaj rutine dhe humb vetëm pak kalori. Për të vazhduar të shihni rezultate, duhet të ndryshoni një faktor të stërvitjes, si për shembull të intensifikoni atë ose të zgjatni gjimnastikën, si dhe tërësisht ta ndryshoni aktivitetin çdo tre deri në katër javë.

arGëtoheni

2 Nëse mund të shikoni televizor gjatë stërvitjes, atëherë nuk angazhoni

aq sa duhet. Në vend se të pushoni për tu relaksuar derisa ecni, provoni stërvitje tjera

ndërkohë. Pas pesë ose gjashtë minutash nxehje, duhet të angazhoheni sa më fort që mundeni për një minutë, pastaj ta reduktoni intensitetin për dy minuta. Lëvizni prapa dhe përpara për pesë herë, duke qenë të sigurt të rrisni numrin e intervaleve që bën në secilën stërvitje.

munDoheni të DoBëSoheni me BiçiKletë

3 Kur krahët e juaj e marrën një pjesë të ngarkesës së këmbëve tuaja (në rastin

me biçikletë), ju digjni më pak kalori. Nëse duhet të qëndroni ose të përkuleni, bëjeni këtë ngadalë, pasi që kështu do të humbisni më shumë kalori. Të bëni këto stërvitje edhe me asistencën e dikujt, ndihmon të keni edhe më shumë rezultat.

nuK anGaZhoheni maKSimaliSht

4 Të angazhohesh në një ecje përpjetë, rrit aktivitetin e muskujve tuaj të

këmbëve (krahasuar me ecjen në rrafsh ose tatëpjetë), dhe i muskujt më të fortë si dhe djeg edhe më shumë kalori tuaja. Varësisht prej nivelit tuaj të gjendjes fizike, caktoni vetes një përpjetë në mes 6% dhe 10%, të cilën do ta ecni.

mBiuShqeheni

5 Nuk keni nevojë të merrni pije sport-ive gjatë gjithë pasdites, pastaj të hani

ushqime kalorike në sallë, ose të ngopeni me diçka edhe pas mbarimit të stërvitjes. Në vend të saj, kufizojeni veten në 300 kalori, numër të cilin e harxhoni gjatë mesatarisht 30 minutash stërvitje. Mos u shqetësoni, se nuk do të dobësoheni së tepërmi.

5GaBimet që nA mBAjnë në PeShë

Page 24: iMedicaPlus07.pdf

vetitë Dhe nDikimi Apipol shurup mjalti është kombinim natyror i produktit të bletëve dhe bimëve mjekuese, i cili i bashkon vetitë e mjaltit,

maceratin e mullagës së bardhë dhe tink-turës së propolisit.Mjalti është lënd natyrore me veprim të dëshmuar kundër mikrobeve, kurse propolisi përveç veprimit antimikrobik ka edhe veti imunostimuluese. Macerati i mullagës së bardhë është me veprim mu-cillagjenoz , që do të thotë se është një lloj tretjeje e sekretit e cila e zbutë mukozën e pezmatuar dhe në këtë mënyrë e zvogëlon shtërngimin e muskujve të butë të rrugëve respiratore (të frymëmarrjes) duke e zbutur kështu ngacmimin e kollit.

inDikAcionet Ftohja, gripi , pezmatimi i grykës së fytit , bronhiti, si dhe ngacmimi i kollit në kohë më të gjatë.

Dozimi Fëmijët prej 1-5 vjet, 3 herë në ditë nga 1 lugë shurup pas buke, ndërsa fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit 3 -5 herë në ditë nga 1 lugë shurup pas buke. Sipas nevojës mund të merret nga një lugë shurup para fjetjes. Shurupin mund ta përdorni edhe krahas terapisë që ua cakton mjeku. Para përdorimit shurupin duhet tundur.

vërejtje – Me qëndrimin në një vend shurupi shtresohet në formë të fundërri-nës e cila ndikon në cilësinë e tij, prandaj ajo mënjanohet vetëm me tundjen që ia bëni shurupit para se ta keni përdorur.

PËRBËRJA (100 ml shurup përmbajnë) Mjaltë lulesh 66,10 g Ujë 50,40 gMacerat të mullagës së bardhë 5,90 g Tinct.propolisi 10% 2,20 g

1 ml shurup i përgjigjet 1,246 g

vetitë Dhe nDikimi Apitusik shurup mjalti është kombinim natyror i produktit të bletëve dhe bimëve mjekuese, i cili i bashkon vetitë e mjaltit, tinkturës së trumëzes dhe tinkturës së propolisit.Mjalti është mjet natyror me veprim të dëshmuar kundër mikrobeve, kurse propolisi përveç veprimit kundër mikrobeve ka edhe veti imunostimuluese. Tinktura e trumëzes është ekspektorans natyror, e ky është mjet i cili e mundëson nxjerrjen e gëlbazit duke e përshpejtuar tajimin dhe tretjen e sekretit. Propolisi dhe mjalti i kontribuojnë efektivitetit të tillë të rëndësishëm, sepse në sekretin e grykës së fytit veprojnë në mënyrë an-tibakteriale dhe kështu e përshpejtojnë shërimin e saj.

inDikAcionet Ftohja, gripi, pezmatimi i grykës së fytit, si dhe ngacmimi i kollit në kohë më të gjatë.

Dozimi Fëmijët prej 1-5 vjet, 3 herë në ditë nga 1 lugë shurup pas buke, ndërsa fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit 3 -5 herë në ditë nga 1 lugë shurup pas buke. Shurupin mund ta përdorni së bashku me terapinë që ua cakton mjeku.

vërejtje – Me qëndrimin në një vend shurupi shtresohet në formë të fundër-rinës e cila ndikon në cilësinë e tij, prandaj

ajo mënjanohet vetëm me tundjen që ia bëni shurupit para se ta keni përdorur.

mASAt e kujDeSit Personat alergjik në mjaltë dhe në propo-lis nuk guxojnë t’i marrin këto preparate.

PËRBËRJA PËRBËRJA (100 ml shurup përmbajnë): Mjaltë lulesh 71,60 g Ujë 44,70 gTinct. Thymi folium, trumëza 6,30 gTinct.propolisi 10% 2,40 g

1 ml shurup i përgjigjet 1,25 g

APITUSIK shurup mjalti me tinkturë trumëze dhe tinkturë propolisi

APIPOL shurup mjalti me macerate të mullagës së bardhë dhe tinkturës së propolisit

Distributor për Kosovë: aSgetoPellagonia, Prishtinë

Përfaqësia për kosovëRr. hyzri Talla, hy. 7/12,10000 Prishtinë Kosovë+37744 111 484

Ndihmë natyrale nga Apipharma!

Page 25: iMedicaPlus07.pdf

25maj 2008 ®pluswww.imedica.org

plusStresi

Stresi nënkupton veprimin e befasishëm të faktorëve psiko-social, të cilët në mënyrë të shpejtë çrregullojnë baraspeshën psikike, biologjike dhe sociale, ndërsa reagimi në situata të stresit është individual për secilin.

Për këtë arsye, për të parandaluar në mënyrë të suksesshme dhe për të pa-sur një veprim terapeutik mbi pasojat e padëshirueshme të stresit, është e domo-sdoshme që të llogariten karakteristikat individuale të secilit (eksperienca jetësore, personaliteti, predispozita gjenetike, moti-vimi aktual dhe ndikimet e mëparshme të stresit) në aspektin biologjik dhe psikik, për të diagnostikuar stresin nëse ka prejardhje biologjike apo mentale.

Njëra nga ndërhyrjet më të thjeshta, por më efikase në kontrollimin e stresit është ndryshimi i mënyrës së jetesës të bazuar në ushqimin e shëndetshëm, relaksimin dhe ushtrimet fizike. Thelbi i ushqyerjes së shëndetshme qëndron në kualitetin e ush-qimit dhe në baraspeshën ndërmjet ushq-imit të marrë dhe energjisë së harxhuar.

Ushqimi ka rëndësi të dyfishtë në lidhje me kontrollimin e stresit. E para, ajo çka hamë dhe si e hamë ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe luan një rol të veçantë në kontrollimin e stresit. E dyta, disa ushqime provokojnë reaksionin e stresit dhe në mënyrë akumuluese ndikon në shkaktarët tjerë të stresit. Nga kjo kup-tojmë se është e nevojshme baraspesha ushqyese, e cila përbëhet nga 30-35% yn-dyra, 15-20% proteina, 50% karbohidrate (në këtë grup duhet të ketë më pak se 10% sheqer të zakonshëm).

rekomAnDimet konkreteSA i Përket uShqyerjeS: - ushqimi natyral, që është mjaft i

preferuar,- konsumimi i sasisë së nevojshme fijeve

dietale (celulozë, pektina etj, rreth 50 g në ditë),

- zvogëlimin e konsumimit të ushqimit i cili përmban kolesterol (pra zëvendësimi i yndyrave me prejardhje shtazore me ato me prejardhje bimore),

- konsumimi adekuat i lëngjeve (më shumë se një litër në ditë),

- zvogëlim i përdorimit të kripës dhe sheqerit,

- zvogëlim i konsumimit të produkteve që nxisin stres (kafeinës dhe çokollatës),

- marrja e vazhdueshme e vitaminave dhe mineraleve,

- caktimi i baraspeshës ndërmjet kalo-rive,

- ngrënia e rregullt dhe më e paktë.

Djathi, ngacmon të sëmurët me verdhëzsëmundja e verdhëzës duhet trajtuar me shumë kujdes edhe përsa i përket ushq-imit, pikërisht për këtë arsye të gjithë pa-cientët duhet të ndjekin me vëmendjen e duhur këshillat e mjekëve. në listën e ushqimeve që nuk duhen përdoruar futen edhe bimët jeshile, si: lulelakra, trangujt, patëllxhani, qepa, hudhra bizelet, thjerrëzat. por, veçanër-isht bëjnë përjashtim djathi i yndyrshëm

dhe i kripur, pasi ai ngacmon organizmin. 60 % të produkteve ushqimore që konsu-mon një njeri i sëmurë më verdhëz gjatë një ditë duhet të jenë sheqerna. këto mund të merren nëpërmjet ëmbëlsirave ose edhe ushqimeve të tjera. organizmi i njeriut në një ditë duhet të marrë produk-tet e qumështit, të cilat këshillohen që të përdoren të gjitha pa kripë, pasi kripa nuk i bën mirë organizmit në këtë periudhë.

mposhteni stresin me ushqim

Page 26: iMedicaPlus07.pdf

plus fëmijët

Pasojat e fëmijëve joaktivëFëmijët të cilët nuk janë fizikisht aktivë aq sa është e nevojshme, kanë predispozita të shumta për të pasur probleme me zem-rën, madje edhe në moshë shumë të re. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i North Carolinas, kanë studiuar për shtatë vite shëndetin e 400 pjesëmarrësve, mosha fillestare e të cilëve ka qenë ndërmjet shtatë dhe dhjetë vjet.

Rezultatet të cilat janë botuar në revistën mjekësore, “Dynamic Medicine”, kanë treguar se rreth 5% e të rinjve të cilët kanë marrë pjesë në eksperiment, kanë pasur shenjat e para të sindromat metabolik, një grup simptomash të cilët çojnë në rreziksh-mëri të lartë për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës.Është vërtetuar se sindroma metabo-like ka qenë gjashtë herë më e shpeshtë te tinejxherët, të cilët në fillim të studimit kanë pasur nivel të ulët të aktivitetit fizik.

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët bren-da ditës të kalojnë së paku një orë duke u marrë me ndonjë aktivitet fizik me intensitet mesatar.

fëmija është dembel apo anemik?“Fëmija im është shumë agresiv”. Kështu an-kohen disa herë me shqetësim prindërit. Jo rrallë fajësojnë fëmijët për sjellje të keqe. Por “fajtori” mund të fshihet gjetkë, jo në mend-jen e tyre. Shkaqet mund të jenë të shumta e midis të tjerash, duhet dyshuar edhe për anemi.

Te fëmijët pa gjak shohim një agresiv-i t e t t ë dukshëm, sjel lje të dëmshme,

paaftësi për të kuptuar siç duhet

ato që u thuhen dhe një ndjenjë të

theksuar dembelizmi. Që të parandalohen këto tipare sjelljeje dhe shqetësime, rekomandohet që fëmijët të trajto-hen me vitami-nën e hekurit. Ky parandalim është

mirë të bëhet që kur fëmija është 4 muajsh. Duke patur parasysh rëndësinë e kësaj situate, në shtëpi duhet mbajtur patjetër “vitamina hekuri” e cila i jepet fëmijës derisa bëhet 12 muajsh.

Ndërkaq, vihet re se disa nëna i mundojnë fëmijët që të pijnë qumësht, veprim i cili kri-jon tek fëmijët rrugën e urisë dhe më pas sjell aneminë. Në të tilla raste rekomandohet që, nëse fëmi-jët nuk e duan qumështin, në vend të tij të jepet kosi. Nënave u sugjerohet gjithashtu që djemve të tyre, derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, t u japin 1-2 gota me kos çdo ditë. Kurse vajzave, 1-2 gota me qumësht.

ÇfArë Duhet të kemi PArASySh Për fëmijët Ane-mikë?

- Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veshjen e fëmijëve për t i mbrojtur nga

i ftohti- Kur fëmijët lozin, duhet t u ndryshojmë

kanotierën e djersitur menjëherë- Fëmijëve kur u bëjmë banjë, duhet t’u

thajmë flokët patjetër- Fëmijët nuk duhen lejuar që të lozin në

hyrjet e dyerve sepse janë më të ndjeshëm ndaj rrymave

- Në vend të e ujit të ftohtë, duhet t u jepet

ujë me temperaturë normale

- Fëmijët, për t i mbrojtur nga ane-mia, çdo javë duhen ushqyer dy herë me mish

- Mishi përmban proteina që zhvilloj-në muskujt e fëmi-jëve dhe ndalojnë aneminë

- Anemia pengon zhvillim e fëmijëve

- Anemia bën që fëmijët të sëmuren më shpesh

®

26 maj 2008plus

Page 27: iMedicaPlus07.pdf

Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak. Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë kromoproteinat, flavopro-teinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe feritina.

Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në me-tabolizmin e katekolaminave dhe shërben si përcjellës i elektroneve në mitokondrie.

Në organizmin e njerëzve të rritur gjenden prej 3 deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe gjendet në hemoglo-binë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e hekurit në organizëm gjendet si rezervë në formë të feritinës dhe hemo-siderinës në mëlçi, shpretkë dhe palcën kockore.

Feritina ka mjaft role në organizëm: p e ngon

grumbullimin e hekurit të lirë; ruan hekurin për sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina është masë më e mirë për të matur edhe sasinë e hekurit në organizëm.

Burimet nAtyrore të hekurit

Përmes ushqimit në or-ganizëm futen rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në ditë. Burimet më të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë, kun-gull, bizelja, fiku, etj. Person-at e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, asorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur, ose

5-10%. Tek personat të cilët kanë mungesë të hekurit në or-gazmën, absorbohet rreth 30% e hekurit nga ushqimi.

mungeSA e hekurit

Mungesa e hekurit në or-ganizëm mund të jetë si pasojë

e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tu-moret e traktit digjestiv, gjakderdhjet men-struale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mos-marrja e mjaftueshme me anë të ushqimit.

Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet fil-lojnë gjatë ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e vështirësuar, rrahje e zemrës, kokëdhembje, përtypje e vështirë-suar. Në dukje të parë vërehet një zverdhje e lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata, të thyeshme dhe lehtë bien.

Po thuajse secili person që ka mungesë të hekurit, ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen anemike.

ShërimiShërimi nga pasojat e mungesës së hekurit

qëndron në marrjen e preparateve perorale të hekurit ose përmes injeksioneve. Në format e rënda duhet të bëhet edhe transfuzioni i eritrociteve të koncentruara. Sigurisht, më i mirë është shërimi i shkaktarit të anemisë.

mArrjA e tePërtPreparatet e hekurit tek disa njerëz mund të

shkaktojnë dhimbje në bark, mundime, vjellje, diarre dhe kapsllëk. Efektet e padëshirueshme në traktin digjestiv mund të zvogëlohen nëse pacienti në fillim të terapisë merr sasi më të vogla të hekurit. Shërimi me sasi të vogla të hekurit duhet të zgjatë së paku 3 deri në 6

muaj. Arsyeja është se duhet të mbushen edhe rezervat e hekurit në organizëm.

Tek personat shumë të ndjeshëm, prefero-het marrja e preparateve që përmbajnë hekur së bashku me ushqimin, ose pas ushqimit.

plushekuri

Burimet më të pasura të

hekurit janë këto: mishi, mëlçia, veZët, mishi i

pulës, peshku, soja, tërshërë,

kunGull, BiZelja, fiku etj.

27maj 2008 ®plus

hekuri – rëndësia dhe mungesa e tij

Page 28: iMedicaPlus07.pdf

®

28 maj 2008plus www.imedica.org

plus

Problemet seksualete femratekzistojnë katër probleme seksuale te fem-

rat:• Çrregullimet e dëshirës - kur nuk jeni të

interesuara të keni marrëdhënie ose keni më pak dëshirë se që keni pasur më herët;

• Çrregullim në nxitje - nuk keni reagim në ndjenja dhe nuk nxiteni seksualisht;

• Çrregullime të orgazmës - nuk keni or-gazëm ose keni dhimbje gjatë saj;

• Dhimbje seksuale- keni dhimbje gjatë mar-rëdhënieve ose pas tyre.

Këto probleme mund t’i shkaktojnë barnat e ndryshëm (kontraceptivët ose hemoterapia), sëmundjet (diabeti, hipertensioni), përdorimi i tepërt i alkoolit, infeksionet vaginale. Pastaj, depresioni, problemet në lidhje, shtatzënia.

Menjëherë pas lindjes ose gjatë ushqimit me gji të fëmijës, femrat e kanë të zvogëluar dëshirën për të pasur marrëdhënie. Pas

menopauzës, si pasojë e zvogëlimit të es-trogjenit, shumica e femrave kanë më pak

dëshirë për të pasur marrëdhënie, për shkak të dhimbjes që e kanë.

Stresi nga përditshmëria, lodhja nga puna, kujdesi ndaj fëmijëve mund të jenë faktorë tjerë që mund të shkaktojnë probleme sek-

suale.

jeta seksuale

Gjendja kur mashkulli nuk mund të ketë ereksion për të kryer marrëdhënie, ose kur nuk mund ta mbaj ereksionin aq gjatë sa për të kryer mar-rëdhëniet seksuale, quhet disfunksion erektil (DE) ose impotencë.- Shkaktarët fizikë të De:Përdorimi i alkoolit dhe du-hanit, lodhja; dëmtimet e trurit apo palcës kurrizore; hipogo-nadizmi (që çon në zvogëlimin e nivelit të testosteronit); pam-jaftueshmëria e mëlçisë ose veshkave; skleroza multiple; sëmundja Parkinson; terapia rrezatuese në testikuj; si edhe disa intervenime kirurgjike në

prostatë ose fshikëz urinare.- Disa probleme mjekësore mund ta shkaktojnë De:Diabeti (niveli i rritur i sheqerit në gjak), hipertensioni (shtypja e rritur e gjakut) dhe arteroskleroza (ashpërsimi i arterieve).Nëse nuk mund ta kontrol-loni sheqerin dhe shtypjen e gjakut, mund të fitoni DE. Është me rëndësi që barnat për këto sëmundje të mer-ren ashtu si i ordinon mjeku. Nganjëherë ndodh çrregullim i baraspeshës së hormoneve dhe kjo çon në impotencë. Disa barna mund të shkaktoj-në DE dhe, nëse zbulohen ato,

mjeku duhet të gjejë barna zëvendësuese për to. Pirja e tepërt e alkoolit, duhanit, si dhe abuzimi me droga të ndryshme, po ashtu mund të shkaktoje DE.Problemet në relacion me partnerin seksual janë shkaktarë të shpeshtë të DE. Përmirësimi i raportit me partnerin seksual gjithashtu përmirëson jetën seksuale. Nëse vendosni për të kërkuar terapi, duhet që edhe partneri seksual të jetë pjesëmar-rës. Çiftet mund të mësojnë mënyra të reja për të treguar përkushtimin dhe për ta kënaqur njëri-tjetrin.

Shkaktarët eimpotencës

Page 29: iMedicaPlus07.pdf

29maj 2008 ®plus

Së pari, duhet ditur se psoriaza është një sëmundje e lëkurës, e cila fillon nga pu-berteti dhe që vazhdon edhe pas kësaj faze. Kjo sëmundje ka etiologji të panjohur, ndërsa në përkeqësimin e saj ndikojnë si faktorë en-dogjen, po ashtu edhe ekzogjen. Ndër fak-torët endogjen janë gjendja shpirtërore, trau-mat dhe streset që paraqiten tek një numër i madh i të infektuarve me psoriazë. Nga fak-torët ekzogjen mund të përmendim lëndimet e ndryshme mekanike, të cilat provokojnë manifestimin e kësaj sëmundjeje.

Ndryshimet e shkaktuara nga psoriaza prekin më së shumti zonat e bërrylave, gjun-jëve, krahëve, organet gjenitale, këmbëve, skalpit të kokës dhe faqeve. Këto ndryshime janë një skuqje në të bardhë ose të argjendtë, që vjen për shkak të shumimit të përshpej-tuar ose të mitozës së pakontrolluar në qelizat sipërfaqësore të epidermës.

Shumimi i qelizave tek psoriaza arrin deri në dhjetë herë më shumë se sa që kjo ndodh tek lëkura normale. Por, kjo sëmundje shfaqet në disa mënyra dhe secila formë ndryshon për kah kohëzgjatja, vendndodhja, intensiteti dhe forma e petëzave. Kur këto petëza largo-hen, lëkura fillon të rrjedhë gjak. Këto zona të kuqe më pastaj zmadhohen dhe mund të përfshijnë një pjesë të madhe të trupit.

Bimët mjekueSe që veProjnë tek PSoriAzA

SPeci i Kuq DjeGëS – caPSicum annuumSpeci djegës i kuq nga jashtë përdoret në

formë ekstrakti, si liniment ose në formë flasterësh për masazhim ose fërkim të

lëkurës, nga çka krijohet hiper-emija (mbështjellje e indeve

për shërim të lëkurës). Speci përmban kapsaicin, që

është përbërës mjaft efektiv, i ci l i mes tjerash ndi-hmon edhe në lehtësimin

e dhembjeve. Ky përbërës zvogëlon edhe

rrjepjen e lëkurës tek psoriaza, megjithëse kremi nga speci i kuq mund të shkaktojë një ndjeshmëri nxehëse, therëse, por edhe të kruara. Duhet pasur kujdes që pas prekjes së specit të kuq me dorë, të mos preken sytë.

anGjeliKa (anGelica archanGeli-ca)Psoralenin e përmbajnë edhe mjaft bimë të

tjera mjekuese dhe që të gjitha vijnë në shpre-hje tek psoriaza. Por, në rastet kur përdorni çfarëdo bime që përmban psoralenin, duhet që një kohë të qëndroni në rreze ultraviolete. Ky përbërës gjendet edhe tek karota, selinoja (Apium graveolena), agrumet (portokalli, limoni etj.), fiku dhe maraja (Foeniculum vulgare).

Kamomili (matricaria chamomilia)Me kamomil mund të përgatiten shumë

preparate që përdoren për shërimin e pso-riazës, ekzemës dhe lëkurës së thatë e cila

zbokthohet (qërohet). Mjekët amerikanë e preferojnë tek shumë raste këtë bimë (për përdorim të jashtëm), e cila përmban në vete edhe flavonoide që janë efektive kundër in-flamacioneve.

liri (linum uSitatiSSimum)Disa bimë vajore sipas përbërësve të tyre

janë të ngjashme me vajin e peshkut, por janë të mira për shërimin e psoriazës.

Njëri nga këto është edhe vaji i lirit, që ka përbërës mjaft të

dobishëm, që ndih-mojnë tek shërimi i psoriazës.

GlicirriZa e ShoGët (GlycyrrhiZa GlaBra)Ekspertët, glicirrizën e shogët e konsid-

erojnë si mjaft të dobishme gjatë përdorimit të jashtëm, e që mund të veprojë njëlloj si yn-dyrat hidrokortizone. Pra, acidi glicirridik, të cilin e përmban glicirrhiza e shogët, ndihmon si tek shërimi i psoriazës edhe tek shërimi i disa ekzemave të alergjive dermatitive, që veprojnë sikurse hidrokortizoni.

BorDullaKu (Portulaca oleracea)Dr. Andrew Veil, profesor i Fakultetit

të Mjekësisë në Universitetin e Arizonës, njëherësh edhe autor i librit “Shëndeti natyral dhe mjekësia natyrore”, për shërimin e psori-azës rekomandon disa nutritientë që përm-bajnë vitaminë A, C dhe E, si dhe mineralin selen, që së bashku me alfa acidin linolinik, gjenden tek bima bordullaku.

Në mesin e bimëve tjera të cilat mund të

ndihmojnë tek psoriaza janë edhe tërshëra (Avena stiva), fomi mjekësor (Fumanaria officinalis) si dhe lavanda (Lavandulla vera). E përgatiti:Prof. Qemajl Shasivari - b i o l o g -

Psoriaza plus

mjekimi natyral i psoriazës

Page 30: iMedicaPlus07.pdf

®

30 maj 2008plus www.imedica.org

plus Syri

Si ta mbroni shikimin

Mbi 75% e njerëzve besojnë se syri është shqisa më e rëndësishme të cilën ato e kanë, dhe kanë të drejtë. Afërsisht 80% të informatave i perceptojmë me anë të syrit. vetëm një numër i vogël njerëzish bëjnë ekzaminime vjetore të syve, derisa shumica (mbi 85%) nuk kujdesen për sytë e tyre aq sa është e nevojshme.

Qëllimi i kësaj këshille është që të rritet kujdesi ndaj syve, kështu që të jetë sa më i vogël numri i personave te të cilët zhvil-lohen sëmundjet e syve, ndërsa të sëmurët ta ngadalësojnë procesin e sëmundjes dhe të lehtësojnë simptomat e saj. Me fjalë tjera synimi është që të parandalohet verbimi ose dëmtimi i syve dhe që të keni sy të shëndoshë për shumë vjet dhe ta për-dorni shqisën tuaj më të rëndësishme.

ju munD tA mBroni Shikimin Dhe të PArAnDAloni SëmunDjet e Syrit nëSe:- hani ushqime që përmbajnë vitamina

dhe minerale antioksidues (vitaminë A, zink, selen, bakër, magnez, taurin, lutein etj);

- hani ushqime të cilat kanë përbërës që e rrisin nivelin e antioksidues (beta-karotene, lutein, zeaxanthin, vitaminë C, vitaminë E etj);

- Largohuni nga shprehitë e këqija (du-

hani, alkooli, yndyrat e tepërta, sheqeri i tepruar, stresi kronik, qëndrimi para kompjuterit etj);

- Zhvilloni dhe praktikoni shprehi të mira të cilat mund ta zvogëlojnë rrezikun për paraqitjen e ndonjë sëmundje të syrit, siç janë katarakta, glaukoma dhe degjenerimi makullar.

Me gjërat me të cilat e ushqejmë trupin, i ushqejmë edhe sytë. Shumë nga vitami-nat dhe mineralet që i kemi në trup janë gjetur në përqendrime më të larta në sy, kështu që mungesa e tyre në ushqim mund të shkaktojë ndonjë problem në sy me kalimin e moshës.

Ushqeni sytë tuaj (dhe trupin) me ushq-imet për të cilat kanë nevojë. hani ushqime dhe merrni preparate të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale antioksiduese, të nevojshme për sytë tuaj. Përveç ushqimit, ndryshimet në mënyrën e jetesës, siç është zvogëlimi i stresit, do ta përmirësojë shën-detin e syrit tuaj. Shmangni shprehitë e këqija (siç është pirja e duhanit) dhe zhvil-loni shprehi të mira (p.sh. pini lëngje dhe mbani syze kur të dilni jashtë).

Me kalimin e moshës, për shkak të veprimit të vazhdueshëm të rrezeve ultra vjollce të diellit dhe faktorëve të ndryshëm të ambientit, vjen deri të ndryshimi i ok-sigjenit në substanca dëmtuese, të quajtura radikale të lira. Kështu veprimi oksidues i diellit mund të jetë shkaktari më i shpeshtë i verbimit, kataraktës dhe degjenerimit makular.

Katarakta formohet nga shkatërrimi i proteinave në lens (pjesa e tejdukshme e syrit e cila mbledh dhe fokuson dritën në retinë). Lensi (thjerrëza e syrit) bëhet i tur-bullt ose i errët, duke e zvogëluar kalimin e dritën, dhe nëse nuk mjekohen kataraktat mund të shkaktojnë verbim.

Makula është e vendosur në qendër të retinës dhe mundëson kapjen dhe dallimin e imazheve. Dëmtimet oksidative mund të shkaktojnë dëmtimin e makullës, duke e bërë shikimin të mjegullt, në veçanti në mes të fushës vizive që mund të pasohet me verbim.

Studimet e reja kanë treguar se vitami-nat antioksiduese C dhe E, dhe karotidet (të ngjashme me vitaminën A), mund të jenë mbrojtës të fuqishëm të shikimit duke i mbledhur radikalet e lira para se ato të veprojnë negativisht në sy. Retina përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila mbron nga kataraktat duke larguar proteinat e dëmtuara nga lensi. vitamina E ndihmon për parandalimin e oksidimit të acideve yndyrore rreth lensit. Karotidet janë parandalues të rëndësishëm të veprimit dëmtues të radikaleve të lira.

Riboflavina (vitamina B2) mund të jetë po ashtu e dobishme, sepse ndikon që organizmi ta rrit nivelin e antioksiduesve. Spinaqi është i mirë jo vetëm për muskujt, por ka efekt pozitiv edhe për makullën. vitamina A dhe derivatet e karotideve (në veçanti luteina dhe zeaxanthina, të gjetura në sy), duket të kenë dobi të madhe në mbrojtjen nga dëmtimi makullës.

me Gjërat me të cilat e ushqejmë trupin, i ushqejmë edhe sytë

Page 31: iMedicaPlus07.pdf

• OCULO Optica 1 Rr. Agim Ramadani 50/2 038 221 621 Prishtinë• OCULO Optica 2 Rr. Sylejman Vokshi 15/1 038 225 643 Prishtinë

• The Frame Rr. Qamil Hoxha pn 038 222 644 Prishtinë• Optica GENNY Rr. Ismajl Qemajli nr. 10 044 168 733 049 168 733 Gjakovë

Produktet tona origjinale mund ti gjeni në këto pika të shitjes:

Page 32: iMedicaPlus07.pdf

Bilobil. Dhe asgjë nuk ishpëton mendjes suaj!

Për përtrirjen e kujtesës dhe koncentrim më të mirë.

Marrja e rregullt e Bilobil kapsulave me ekstrakt të gjethes ginko përmirësonqarkullimin e gjakut. Truri juaj furnizohet më mirë me oksigjen dhe energji.

Kohëzgjatja optimale e trajtimit është së paku tre muaj.

Bilobil dhe Bilobil forteI zhvilluar nga ekspertët në KRKA

Bilobil. Dhe asgjë nuk ishpëton mendjes suaj!

Për përtrirjen e kujtesës dhe koncentrim më të mirë.

Marrja e rregullt e Bilobil kapsulave me ekstrakt të gjethes ginko përmirësonqarkullimin e gjakut. Truri juaj furnizohet më mirë me oksigjen dhe energji.

Kohëzgjatja optimale e trajtimit është së paku tre muaj.

Bilobil dhe Bilobil forteI zhvilluar nga ekspertët në KRKA