33
1 Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) Programi i MASH-it “Braktisja zero” 2009-2013 RAPORT VLERËSIMI Vlerësimi i zbatimit të Udhëzimit Nr. 34, datë 08.12.2004, të MASH-it “Për zbatimin e programit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes(Efektet e zbatimit të tij për minimizimin e kësaj dukurie te komuniteti rrom dhe egjiptian në shkollat e DAR-eve Tiranë, Korçë, Fier dhe Durrës) Material për MASH-in, drejtues të shkollave të arsimit bazë dhe mësues Mbështetur nga UNICEF Tiranë, 2012

Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

1

Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

Programi i MASH-it “Braktisja zero” 2009-2013

RAPORT VLERËSIMI

Vlerësimi i zbatimit të Udhëzimit Nr. 34, datë 08.12.2004, të MASH-it

“Për zbatimin e programit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që

kanë braktisur shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të

gjakmarrjes”

(Efektet e zbatimit të tij për minimizimin e kësaj dukurie te komuniteti rrom

dhe egjiptian në shkollat e DAR-eve Tiranë, Korçë, Fier dhe Durrës)

Material për MASH-in, drejtues të shkollave të arsimit bazë dhe mësues

Mbështetur nga UNICEF

Tiranë, 2012

Page 2: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

2

Ky material është përgatitur në kuadrin e programit të Arsimit Bazë 2011-2012 të UNICEF-

it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët).

Koordinoi e zbatoi projektin Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar

(IKAP)

Grupi i punës Fatmir Bezati (Fakulteti i Shkencave Sociale UT),

Fatmir Vejsiu (MASH), Gramoz Bregu (MASH),

Robert Gjedia (IKAP), Rahim Kaleci (IKAP),

Xhevahir Kajusha (DAR Fier), Anesti Shuke (DAR

Durrës), Majlinda Xhamo (DAR Berat)

Nën kujdesin e përgjegjëses së Aurora K. Bushati

Programit të Arsimit Bazë,

UNICEF

Mbështetur nga UNICEF

Rruga “Skënderbej”, Godina e Volkswagenit, Kati i 3-të.

Tiranë, Shqipëri.

Tel: (+335-4) 227 3335

Fax: (+335-4) 243 775

http://www.unicef.org/albania

Copyright © 2012 IKAP & UNICEF

Page 3: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

3

PËRMBAJTJA

1. Hyrje

2. Përmbajtja dhe kërkesat e udhëzimit të MASH-it për “Shansin e Dytë”

2.1. Situata që diktoi hartimin e Udhëzimit

2.2. Përmbajtja e Udhëzimit

3. Pse u ndërmor ky vlerësim?

3.1. Gjetjet e studimit

4. Përmbledhje mbi elementet e studimit

4.1. Qëllimi

4.2. Objektivat

4.3. Shtrirja kohore dhe gjeografike

4.4. Çështje dhe kritere të vlerësimit

4.4.1. Lidhja e Udhëzimit me problematikën në terren (Relevanca)

4.4.2. Efektiviteti

4.4.3. Ndikimi

4.4.4. Qëndrueshmëria

5. Metodologjia

5.1. Grupet e interesit dhe përfituesit

6. Plani i punës

7. Zbatimi i Udhëzimit

8. Të dhëna të përgjithshme

9. Analizë e të dhënave të mbledhura nga pyetësorët

10. Rezultatet e pyetësorëve të zhvilluar me drejtues dhe mësues të shkollave të

përfshira në projektin “Shansi i dytë”

11. Përvoja pozitive për zhvillimin e udhëzimit “Shansi i dytë”

12. Përfundime

13. Rekomandime

14. Aneks

Page 4: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

4

Përmbledhje

Iniciativa për kryerjen e këtij vëzhgimi u ndërmor nga UNICEF-i, në kuadër të

programit të Arsimit Bazë “Braktisja zero”. Projekti që pasoi u fokusua në vlerësimin e

udhëzimit Nr. 34 të MASH-it, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e programit të MASH-it

“Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe të nxënësve të

ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

Vëzhgimi mbi vlerësimin e udhëzimit për “Shansin e dytë” u krye në qytetet e Tiranës,

Korçës, Durrësit dhe Fierit. Të dhënat për hartimin e këtij vëzhgimi u mblodhën përmes

realizimit të pyetësorëve, fokus grupeve dhe intervistave me mësues, drejtues, përfaqësues

të pushtetit lokal, specialistë të arsimit në nivel lokal dhe prindër të fëmijëve që braktisin

shkollën nga po të njëjtat qytete të përmendura më sipër. Të gjithë pjesëmarrësve në studim

iu kërkua të vlerësonin gjendjen e tyre përmes një anketimi të tipit sasior, si dhe të

shprehnin mendimin dhe nevojat e tyre në funksion të përmirësimit të udhëzimit për

“Shansin e Dytë”.

Projekti synon në përmirësimin e zbatimit të këtij udhëzimi me qëllim uljen e numrit të

fëmijëve që braktisin shkollën në të katër qytetet, si dhe në ndërgjegjësimin e shoqërisë e

strukturave përgjegjëse për të zgjidhur problematikën e kësaj dukurie.

Vëzhgimi tregoi se, megjithëse ka arritje në drejtim të përmirësimit e përafrimit të

legjislacionit shqiptar me normat ndërkombëtare, si dhe janë bërë përpjekje për të hartuar

një kuadër bashkëkohor politikash në këtë drejtim, efektet e zbatimit të tyre nuk kanë arritur

ende të minimizojnë braktisjen e shkollës, veçanërisht e theksuar kjo dukuri te komuniteti

rromë dhe egjiptian. Për rrjedhojë, numrin më të madh të fëmijëve braktisës e përbëjnë ata

që vijnë nga familjet e këtij komuniteti.

Gjithashtu, në këtë studim vërehet se fëmijët rromë krahasuar me fëmijët egjiptianë kanë një

frekuentim më të ulët të shkollës, pasi ndikojnë faktorë të tillë, si: pasiguria që i shoqëron

fëmijët në arritjen e rezultateve, mentaliteti i prindërve për nevojën e shkollimit, pamundësia

e prindërve për të mbështetur fëmijët në kërkesat e tyre, pamundësia e shkollës për të qenë

tërheqëse për fëmijët rromë, si dhe martesat e hershme, më e theksuar kjo te vajzat.

Përgjithësisht, komunitet ku jetojnë fëmijët rromë janë totalisht të papërshtatshme, duke

mos lejuar përfshirjen e tyre në rrjedhën normale të jetës.

Vëzhgimi vërtetoi se institucioni qendror përgjegjës (MASH-i) është mbështetësi më i madh

për hartimin e politikave legjislative për reduktimin e braktisjes shkollore. Raporti

parashtron nevojat më emergjente, si dhe ofron rekomandime të mundshme në ndihmë të

këtyre zgjidhjeve.

Page 5: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

5

1. Hyrje

Ky raport vlerëson zbatimin e projektit “Shansi i dytë” të MASH-it, bazuar në udhëzimin

përkatës (Udhëzimi Nr. 34, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e projektit “Shansi i dytë”).

Shqipëria vazhdon të përballet me probleme dhe sfida, lidhur me zgjerimin e arsimit bazë

për fëmijët e komuniteteve më të margjinalizuara.

Në vendin tonë, gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, një pjesë e nxënësve të arsimit të

detyruar braktisën shkollën për arsye të ndryshme (më e theksuar kjo dukuri në vitet ’90-

’92 dhe ’97-’98)1. Në këto vite, si dukuri, braktisja e shkollës u shtua në mënyrë progresive,

ku në përmasa më të ndjeshme u përfshin shtresat e margjinalizuara, sidomos ato të

minoritetit rromë dhe egjiptian. Në përmasa më të zbutura, kjo dukuri, mbartet edhe në ditët

e sotme.

Në mbështetje të edukimit dhe integrimit të fëmijëve të shtresave të margjinalizuara (rromë,

egjiptianë, me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të ngujuar) dhe trajnimit të mësuesve që

punojnë me nxënësit e këtyre shtresave, MASH-i ka hartuar akte ligjore e nënligjore, ku

udhëzon institucionet e varësisë të realizojnë politika mbështetëse arsimore.

Në të gjitha studimet dhe raportet e përgatitura rezulton se, krahasuar me minoritetet e tjera,

si dhe me vetë mazhorancën, minoriteti rromë është i margjinalizuar. Për këtë arsye është

hartuar dhe Strategjia Kombëtare “Për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit

rromë”, miratuar me VKM Nr. 633, datë 18.09.2003.

Në zbatim të kësaj strategjie, filloi projekti “Shansi i dytë”2 për arsimimin e nxënësve që

kanë braktisur shkollën, ku fëmijët e komunitetit rromë zënë një pjesë të madhe në këtë

kontingjenti.

Me gjithë masat e marra në zbatim të kësaj Strategjie, përsëri rezulton se kushtet e jetesës së

rromëve janë shumë të vështira. Sipas të dhënave të Strategjisë Kombëtare për Arsimin

Parauniversitar 2009-2013 rezulton se:

“...Braktisja e shkollës përbën një fenomen për fëmijët të shtresave në nevojë dhe sidomos

ata rromë. Aktualisht në Shqipëri ka rreth 5 000 fëmijë rromë të moshës 3-16 vjeçare. Niveli

i regjistrimit të fëmijëve në shkollë në moshën e caktuar sipas ligjit është i ulët. Vetëm 27 %

e fëmijëve në moshën 6 vjeç ndjekin aktualisht klasën e parë. 1 në rreth 2 fëmijë rromë në

moshë shkolle (6-16 vjeç) ka braktisur shkollën. Aktualisht 54% e fëmijëve rromë që janë

aktualisht në moshën e detyrimit shkollor (6-16 vjeç), nuk kanë përfunduar ndonjë klasë të

shkollës 9-vjeçare. 43% e fëmijëve rromë të grupmoshës 15-16 vjeçare janë analfabetë.

Dukuria bëhet edhe më shqetësuese për vajzat rrome. Rëniet në vijueshmërinë e shkollës,

pra ndjekja e saj me hope, prej vajzave rrome pas moshës 11 vjeç, janë dukshëm më të larta

1 Statistika të MASH-it.

2 Udhëzimi Nr. 34, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e projektit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që

kanë braktisur shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

Page 6: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

6

sesa ato të meshkujve (në moshën 12 vjeçare vajzat rrome e ndjekin shkollën 23% më pak

se djemtë)3”.

Te “Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013” (SKZHI) theksohet:

“Fëmijët rromë shpenzojnë mesatarisht më pak se gjysmën e kohës së fëmijëve të tjerë,

pjesë e shumicës së popullsisë në sistemin arsimor. Për rrjedhojë, një në katër rromë është i

paarsimuar4”.

Në raportin e Bankës Botërore Nr. 34919-AL, theksohet: “Rromët dhe egjiptianët në

Shqipëri janë identifikuar si pjesa më e varfër e shoqërisë. Të dyja këto grupe përballen me

përjashtimin social papunësinë, varfërinë dhe diskriminimin5”.

Në studimin “Situata arsimore e fëmijëve rromë në Shqipëri” theksohet: “Në përgjithësi

62% e fëmijëve rromë 3-16 vjeç nuk ndjekin shkollën dhe kopshtin. Vetëm 13.5% e

fëmijëve të grupmoshës 3-5 vjeç ndjekin aktualisht arsimin parashkollor”6.

Me gjithë ekzistencën e Udhëzimit të MASH-it, Nr. 06, datë 29.03.2006, “Për regjistrimin

në shkollë të nxënësve rromë që nuk janë të pajisur me certifikatë lindjeje”, përsëri numri i

nxënësve rromë që frekuentojnë shkollën, mbeti në shifra shumë të ulëta. Edhe ajo pakicë që

vazhdon shkollën, ka progres tepër minimal dhe frekuenton me hope mësimin. Po ashtu,

fëmijët rromë dhe egjiptianë për shkaqe të shumta, në shkollë përjetojnë forma të ndryshme

të paragjykimeve, diskriminimit dhe segregimit, të cilat pengojnë arsimimin e tyre.

Në këtë kuptim, ende nxënësit rromë dhe egjiptianë përbëjnë kontingjentin kryesor të

nxënësve që braktisin shkollën. Një pjesë e tyre nuk ekzistojnë as si nxënës braktisës,

sepse ata nuk janë regjistruar fare në shkollë.

Disa nga arsyet e braktisjes së shkollës në këto vite janë:

Moszbatimi i ligjit të detyrimit shkollor nga organet e pushtetit lokal

Niveli i ulët ekonomik, sidomos në zonat rurale, detyron shumë familje të përdorin edhe

krahun e punës së fëmijëve

Veçoritë social-kulturore të rromëve dhe egjiptianëve (fejesa, martesa në moshën 12-14

vjeçare)

Rënia e nivelit të mësimdhënës, si dhe rritja e indiferentizmit të shoqërisë ndaj shkollës

Mungesa e perspektivës ka ushqyer konceptin “ç’na duhet shkolla sot”

Lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë

Infrastruktura jo e përshtatshme për një mjedis edukues

Rritja e përqindjes së mësuesve pa arsim përkatës, kryesisht në zonat rurale

Largimi i mësuesve cilësorë në sektorë të tjerë ose në emigracion

Mungesa e bashkëpunimit të institucioneve shkollore me pushtetin vendor

Mungesa e psikologut shkollor në zonat rurale

3 Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2009-2013.

4 Në rrezik: Prekshmëria shoqërore e rromëve në Shqipëri, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara,

Gusht 2006. 5 Raporti i Bankës Botërore Nr. 34919-AL.

6 Raport studimor i financuar nga UNICEF & Save the Children, Shqipëri”, Tiranë 2007.

Page 7: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

7

Dekada e Përfshirjes së Rromëve 2005-2015, në të cilën dhe Shqipëria u bë pjesë e saj me

“Planin Kombëtar të Veprimit për Dekadën e Përfshirjes së Rromëve 2010-2015”7, si një

prej iniciativave më të mëdha për përmirësimin e jetës së rromëve, vë një theks të veçantë në

arsimimin e fëmijëve rromë, si një nga rrugët kryesore të integrimit të tyre në shoqëri.

Në shumë studime dhe raporte kombëtare dhe ndërkombëtare problem mbetet dhe situata e

jetesës dhe padyshim dhe e arsimimit edhe e fëmijëve egjiptianë si dhe të tjerëve nga familje

të varfra. Në këto kushte, në mbështetje të së drejtës së çdo fëmije për t’u arsimuar, ka

ardhur koha që ndaj dukurisë së braktisjes shkollore të mbahet një qëndrim më i prerë, si

dhe të realizohen trajtime në përshtatje me kushtet konkrete të zhvillimit të vendit dhe të

kërkesave që shtron koha.

Nisur nga situata e arsimimit të rromëve, egjiptianëve, fëmijëve të tjerë nga shtresa të varfra,

në arsimin parashkollor dhe të detyruar, si dhe nga eksperienca e grumbulluar në kuadrin e

zbatimit të programit të UNICEF-it mbi arsimin bazë, u pa e nevojshme që të vlerësohej

projekti i MASH-it “Shansi i dytë”.

Synimi i vlerësimit është që të formulohen rekomandime për MASH-in, në lidhje me

përmirësimin e zbatimit të programit në të gjithë vendin, nëpërmjet nxjerrjes së një

udhëzimi të ri brenda vitit 2013.

Për t’u njohur më mirë situata, u përzgjodhën zonat më problematike, ajo e Tiranës, Korçës,

Durrësit dhe e Fierit.

1. Përmbajtja dhe kërkesat e udhëzimit të MASH-it për “Shansin e Dytë”

2.1. Situata që diktoi hartimin e Udhëzimit

Parandalimi i braktisjes së shkollës, mbrojtja dhe riintegrimi i fëmijëve, sigurimi i kushteve

normale për mësim etj., kanë qenë dhe mbeten ndër prioritet kryesore të MASH-it. Me theks

të veçantë, në punën e saj, ka qenë dhe mbetet sigurimi i mbështetjes shkollore, psiko-

sociale dhe ekonomike, veçanërisht, për atë kategori fëmijësh të cilët gjenden në vështirësi.

Pjesë e kësaj kategorie janë edhe fëmijët e komunitetit rromë/egjiptian.

Për këtë, në mbështetje të Ligjit Nr. 7952, datë 21.06.1995, i ndryshuar, “Për Sistemin

Arsimor Parauniversitar”, “Strategjisë së Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar” dhe në

pjesën plotësuese të saj “Edukimi për të gjithë”, Strategjisë Kombëtare për shtresat e

margjinalizuara, si dhe në “Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar”, MASH-i

ndërmori një varg masash për të siguruar arsimim dhe për të krijuar shanse të barabarta për

të gjithë.

7 Vendimi Nr. 1087 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Dekadën e Përfshirjes së Rromëve

2010-2015”.

Page 8: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

8

Por, me gjithë masat e marra, një pjesë e nxënësve ngelën jashtë sistemit arsimor për shkaqe

të ndryshme dhe, kryesisht, për shkak të braktisjes.

Në detyrim të zbatimit të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve dhe kryesisht të të drejtës

për arsim, kërkohej që çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç të plotësojë arsimin e detyruar.

Nisur dhe nga shqetësimet e shumta, të shfaqura në atë periudhë për nxënësit që kishin

braktisur shkollën ose ata që kishin prirje për ta braktisur atë, si: punësimi, trafikimi,

ngujimi etj., MASH-i nxori Udhëzimin Nr. 34, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e projektit

“Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe të nxënësve të

ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

2.2. Përmbajtja e Udhëzimit

Udhëzimi Nr. 34, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e projektit “Shansi i dytë” për arsimimin e

nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”

është i përbërë nga dy pjesë.

Pjesa e parë (pika A) ka të bëjë me masat për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur

shkollën dhe pjesa e dytë (pika B) me masat për arsimimin e nxënësve të ngujuar për shkak

të gjakmarrjes. Pika B e këtij Udhëzimi është amenduar me pikën Nr. 11, të Udhëzimin Nr.

09, datë 11.04.2007, “Për arsimimin e nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

Përmbajtja e pikës A e këtij Udhëzimi që është edhe objekt i vlerësimit, ka të bëjë me

nxënësit që kishin braktisur shkollën dhe me ata që nuk e vijonin atë rregullisht ose

ndiheshin “të braktisur” gjatë mësimit. Mbi bazën e zbatimit të procedurave ligjore për

detyrimin shkollor dhe të punës paraprake bindëse me nxënësit dhe prindërit, për çdo

shkollë ose grup shkollash, u formuan klasa me këtë kategori nxënësish.

Klasat nuk duhet të kishin numër më të vogël nxënësish se gjysma e numrit të nxënësve të

përcaktuar në normat e nxënësve për klasë; si për klasat e veçanta, edhe ato të bashkuara.

Aty ku kishte nxënës që u përkisnin klasave të ndryshme, do të punohej me sistemin e

klasave të bashkuara.

Sipas Udhëzimit, në këto klasa do të zhvillohej mësim vetëm në lëndën e gjuhës shqipe, të

historisë, gjeografisë kombëtare dhe të shkencave të natyrës. Për secilën nga lëndët nuk

duhet të zhvillohet mësim më shumë se dy orë në javë. Njëkohësisht, planifikohen edhe

veprimtari edukative dhe zbavitëse sipas planeve mësimore të miratuara nga DAR-i.

Grupimet e nxënësve nëpër klasa bëhen pas diagnostikimit të njohurive të tyre dhe mbi këtë

bazë, hartohen programe pune nga drejtoritë e shkollave për të zhvilluar mësim me këta

nxënës. Mësimi zhvillohet 3 herë në javë, me nga 4 orë në ditë. Orët e mësimit duhet të jenë

45 minuta. Viti mësimor të jetë jo më pak se 25 javë.

Orët plotësuese me këta nxënës zhvillohen nga mësues të komanduar nga DAR-i ose ZA-ja

në këtë detyrë, sipas shtesave të fuqisë mësimore të bëra nga MASH-i, të cilët do të punojnë

t’i përgatitin nxënësit që kanë braktisur shkollën, për t’u integruar në arsimin normal.

Mësuesit punojnë 5 ditë në javë.

Page 9: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

9

Udhëzimi ngarkon me përgjegjësi DAR/ZA-të për të përcaktuar dhe miratuar shkollat dhe

klasat ku do të zhvilloheshin mësimet plotësuese, si dhe të merrnin masat për pajisjen e

nxënësve me libra shkollorë.

Tabela 1: Plani mësimor vjetor

Nr. Lëndët Kl.I Kl.II Kl.III Kl.IV Kl.V Kl.VI Kl.VII Kl. VIII

1 Gjuhë shqipe 160 90 80 80 70 60 60 50

2 Lexim - 50 50 50 50 50 50 50

3 Histori - - - 10 10 10 10 10

4 Edukatë shoqërore 10 10 10 10 10 10 10 10

5 Matematikë 80 90 90 80 70 60 60 60

6 Fizikë - - - - - 20 20 20

7 Biologji - - 10 10 20 20 20 20

8 Gjeografi - - - - 10 10 10 10

9 Kimi - - - - - - - 10

10 Veprimtari

edukative/zbavitëse 10 20 20 20 20 20 20 20

Orë gjithsej në vit 260 260 260 260 260 260 260 260

Për realizimin e këtij plani mësimor që do ta zbatohej me nxënësit braktisës, u morën masa

për sigurimin e fuqisë mësimore shtesë që nevojitej për të zhvilluar mësim në këto klasa. Për

këtë, MASH-i iu dha DAR/ZA-ve 92 fuqi mësimore shtesë që të punonin për të përgatitur

nxënësit braktisës për t’u integruar në arsimin normal. Për DAR-në Korçë u shtuan 3

punonjës shtesë. Më poshtë është lista e punonjësve shtesë për “Shansin e dytë”, në shkallë

vendi.

Tabela 2. Numri i punonjësve shtesë për “Shansin e dytë’’ në shkallë vendi

Nr. DAR/ZA Numri i punonjësve shtesë për

“Shansin e dytë”

1 Berati 2

2 Dibra 6

3 Durrësi 10

4 Elbasani 10

5 Fieri 4

6 Korça 3

7 Kruja 2

8 Kuçova 4

9 Kukësi 5

10 Kurbini 2

11 Lezha 1

Page 10: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

10

12 Librazhdi 2

13 Lushnja 3

14 Mallakastra 1

15 Mati 1

16 Shkodra 10

17 Tirana (rreth) 20

18 Tirana (qytet) 6

Gjithsej 92

DAR-et dhe ZA-të përcaktuan dhe miratuan shkollat dhe klasat ku do të zhvillohen mësimet

plotësuese.

2. Pse u ndërmor ky vlerësim?

Respektimi i të drejtave të njeriut përbën një nga detyrimet kryesore të shoqërive

demokratike. Kjo çështje merr rëndësi të veçantë për shoqërinë shqiptare, e cila aspiron të

integrohet në strukturat e Bashkimit Evropian, jo thjesht për arsye gjeografike dhe

gjeopolitike, por mbi bazën e arritjeve reale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në kuadrin e mbrojtjes së dinjitetit, të të drejtave civile, sociale, politike dhe ekonomike të

shtresave të margjinalizuara, vend të veçantë zë çështja e përmirësimit të kushteve të jetesës

së rromëve dhe egjiptianëve. Parësore në këtë proces është edhe problematika e arsimimit

real e cilësor të tyre.

Zhvillimet e vrullshme në Shqipëri janë shoqëruar me hartimin e strategjive kombëtare për

adresimin e problematikave kryesore të shoqërisë shqiptare. Kështu, me VKM Nr. 633, datë

18.09.2003, u miratua Strategjia Kombëtare “Për përmirësimin e kushteve të jetesës së

minoritetit rromë”. Ky dokument përmban disa fusha kryesore si: Arsimi dhe edukimi,

Trashëgimia kulturore dhe familja, Ekonomia, Punësimi, Ulja e varfërisë dhe Mbrojtja

sociale, Shëndetësia dhe Infrastruktura, Rendi publik, Drejtësia dhe Administrata civile. Ai

është i plotësuar dhe me një plan veprimi.

Duhet theksuar se në planin e veprimit nuk ishte parashikuar ofrimi i një mundësie

alternativ për të gjithë nxënësit që kishin braktisur shkollën. Kështu, për të plotësuar këtë

boshllëk, lindi nevoja e hartimit të Udhëzimit Nr. 34, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e

projektit “Shansi i dytë”, për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe nxënësve

të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

MASH-i, për zbatimin e projektit “Shansi i dytë”, planifikoi 92 mësues në të gjithë vendin.

Por, duhet theksuar se nga 92 mësuesit e planifikuar, DAR-et dhe ZA-të, kanë shfrytëzuar

për këtë qëllim vetëm 39 mësues, pjesa tjetër e këtyre mësuesve u përdor në klasa të tjera, jo

në ato të “Shansit të dytë”.

Page 11: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

11

Në vitin shkollor 2005-2006 në shkallë vendi funksiononin 61 klasa, në të cilat frekuentonin

469 nxënës. Po të krahasosh numrin e nxënësve që kishin braktisur shkollën me numrin e

nxënësve të përfshirë në klasat e projektit, del se vetëm 11% e nxënësve8 braktisës ishin të

përfshirë në këtë projekt. Në vitin shkollor 2006-2007 numri i mësuesve dhe i klasave të

“Shansit të dytë” u zvogëlua dhe aktualisht vazhdojnë vetëm ato shkolla që kanë mbështetje

nga donatorë të ndryshëm.

Përvoja e fituar në këto vite për punën me nxënësit braktisës, duke i përfshirë ata në

projektin “Shansi i dytë”, tregon se shkolla e shoqëria kanë shumë për të bërë në këtë fushë,

ndonëse ende nuk është arritur që në këtë projekt të përfshihen të gjithë fëmijët braktisës të

moshës 6-16 vjeç në të gjithë vendin.

Nisur nga përqindja shumë e ulët e nxënësve që frekuentojnë mësimin në klasat e “Shansit

të dytë”; nga fakti që ky projekt qëkurse është miratuar e deri sot nuk është vlerësuar

asnjëherë; nga prioriteti i MASH për të çuar drejt zeros braktisjen e nxënësve, vlerësimi i

këtij programi bëhet i domosdoshëm, me qëllim që rekomandimet e tij të shërbejnë për

hartimin e një udhëzimi të ri nga MASH-i, brenda vitit 2012.

Iniciativa për vlerësimin e “Shansit të dytë” erdhi gjithashtu, si rrjedhojë e natyrshme e

eksperiencës së grumbulluar përgjatë zbatimit të programit të arsimit bazë të UNICEF-it, i

cili ka si synim uljen e margjinalizimit në arsim.

Po kështu, gjatë vizitave të shumta monitoruese në terren, dukej qartë se zbatimi i programit

mbi “Shansin e dytë” linte për të dëshiruar. Plani mësimor në udhëzimin ekzistues paraqitet

me mospërputhje, pasi nuk pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në kurrikulën e arsimit

bazë, si në drejtim të emërtimit të lëndëve, ashtu edhe të parashikimit të klasës IX

(përfshihet në arsimin bazë) dhe të mospërputhjes së numrit të orëve të parashikuara në këtë

plan me ato që parashikon pika A.3 e tij. Mësuesit nuk ishin të trajnuar specifikisht për

kontingjentin e nxënësve të ‘Shansit të dytë’; nevojat reale ishin më të mëdha nga ç’ishin

planifikuar fillimisht; zbatimi i programit nuk kishte fleksibilitet, nuk të krijonte mundësi

për ta përshtatur me nevojat specifike lokale; nuk kishte një metodologji të qartë pune;

mungonte mbështetja e duhur financiare, si dhe mjetet didaktike të nevojshme për ta zbatuar

me efektivitet etj.

Gjetjet e studimit

Udhëzimi i MASH-it mbi “Shansin e dytë” nuk u parapri me një studim të situatës për të

identifikuar nevojat në terren.

Planifikimi i mësuesve shtesë për këtë projekt nuk u bë mbi bazën e nevojave reale të çdo

DAR/ZA-je. Nëse krahasohen të dhënat statistikore të DAR-eve, do të vihet re se numri i

nxënësve braktisës nuk është në raport të drejtë me numrin e mësuesve që mbështetin

projektin.

8 Duhet theksuar se të dhënat statistikore të MASH-it japin informacion për nxënësit braktisës.

Nxënës braktisës konsiderohet ai që është regjistruar në shkollë dhe e ka braktisur atë. Pra, këtu nuk përfshihen

nxënësit që nuk janë regjistruar fare në shkollë, karakteristikë kjo për rromët dhe egjiptianët.

Page 12: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

12

Përpara hartimit të projektit “Shansi i dytë”, për nxënësit rromë dhe egjiptianë nuk ka

pasur të dhëna statistikore, prandaj planifikimi i mësuesve shtesë për këtë projekt, nuk ka

qenë realist. Ai nuk ka siguruar një shpërndarje të tillë të mësuesve, që t’u përgjigjej

nevojave reale.

Krijimi i klasave të “Shansit të dytë” nuk u shoqërua me trajnim të mësuesve të

planifikuar për të punuar me nxënësit braktisës dhe familjet e tyre.

Ky projekt ka marrë në konsideratë nxënës të cilët kanë braktisur shkollën, por jo ata që

nuk janë regjistruar fare.

Nga 92 mësues të planifikuar nga MASH-i për projektin në fjalë, vetëm 39 u përdorën për

këtë qëllim. 53 mësuesit që mbeten, u përdorën për nevoja të tjera të sistemit arsimor.

Krijimi i klasave për mësim plotësues nuk u mbështet me aktivitete të posaçme për këtë

qëllim, me bazë materiale, si edhe me buxhetin përkatës.

Në shumicën e rasteve, veçanërisht në Korçë e Fier, klasat e projektit iu besuan OJF-ve

dhe u lanë jashtë vëmendjes së strukturave shtetërore.

Klasat e projektit nuk u bënë objekt i punës së ish- sektorëve të inspektimit në DAR dhe të

ish-Drejtorisë së Inspektimit në MASH.

Plani mësimor në udhëzimin ekzistues paraqitet me mospërputhje, pasi nuk pasqyron

ndryshimet që kanë ndodhur në kurrikulën e arsimit bazë.

Në shkollat e përfshira nuk u hartuan programe të veçanta pune në nivel klase dhe shkolle

me qëllim sensibilizimin e prindërve për rëndësinë e shkollimit.

Shumë prindër të shkollave ku zbatohet projekti “Shansi i dytë”, nuk kanë ende

informacion për ekzistencën e këtij udhëzimi.

4. Përmbledhje mbi elementet e studimit

4.1. Qëllimi

Të analizohet zbatimi i programit të MASH-it “Shansi i dytë” në qarqet e Tiranës, Korçës,

Durrësit dhe Fierit, duke pasur parasysh që nga rezultatet dhe problemet që kanë dalë, të

nxirren rekomandime për përmirësimin e programit në shkallë vendi, duke synuar

përmirësimin cilësor të edukimit, kryesisht të nxënësve rromë dhe egjiptianë.

4.2. Objektivat

o Të identifikojë masat e marra nga MASH-i për zbatimin e programit “Shansi i dytë”

o Të përshkruajë situatën dhe kontekstin në të cilin është realizuar zbatimi i programit

“Shansi i dytë”

Page 13: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

13

o Të vlerësojë gjendjen aktuale të zbatimit të udhëzimit “Shansi i dytë” dhe evidentimin e

mangësive që janë hasur gjatë zbatimit të tij

o Të japë rekomandime për përmirësimin e udhëzimit Nr. 34 datë 08.12.2004, “Për

zbatimin e programit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur

shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”

4.3. Shtrirja kohore dhe gjeografike

Ky studim u shtri në DAR-et Tiranë, Fier, Korçë dhe Durrës. Një nga kriteret e përfshirjes

së këtyre DAR-eve në studim ishte përqendrimi më i madh i familjeve të komunitetit rromë.

Fazat e studimit u shtrinë në periudhën kohore Prill-Korrik 2012, ku u mundësuan kontaktet

dhe intervistat me grupet e interesit dhe target- grupet, si edhe u bë përpunimi i të dhënave

të mbledhura.

4.4. Çështje dhe kritere të vlerësimit

4.4.1. Lidhja e Udhëzimit me problematikën në terren (Relevanca)

Nëpërmjet këtij studimi del në pah mënyra sesi po zbatohet udhëzimi për përfitimin e

teksteve falas për fëmijët në nevojë (nxënësit rromë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara,

jetimë, të riatdhesuar). Krahas kësaj, ai do të sjellë risi në përfshirjen e një numri më të

madh përfituesish (fëmijë egjiptianë dhe ata me aftësi të kufizuara), të cilët aktualisht kanë

vështirësi social-ekonomike dhe janë lënë jashtë përfitimit nga ky udhëzim.

4.4.2. Efektiviteti

Të dhënat e mbledhura nga ky studim do t’i vijnë në ndihmë MASH-it, për fëmijët në

nevojë. Gjithashtu, ky studim do të ndikojë në rritjen e numrit të nxënësve rromë/egjiptianë

në frekuentimin e shkollës, duke minimizuar braktisjen e saj.

4.4.3. Impakti - Ndikimi i programit

Ky studim do të shërbejë për të siguruar një mbështetje të frytshme për realizimin e të

drejtave të fëmijëve për t’u arsimuar, kjo sidomos të fëmijëve në nevojë. Duke marrë

parasysh rezultatet e projektit, nevojën për mbështetje dhe për krijimin e mundësive për t’u

arsimuar të fëmijëve në nevojë, ky projekt do të zgjerojë shtrirjen e grupeve të përfituesve.

Gjithashtu, ai do të ndikojë në rritjen e numrit të nxënësve që vazhdojnë arsimin

parauniversitar, duke minimizuar braktisjen e shkollës dhe duke siguruar një proces të

mësuari afatgjatë.

4.4.4. Qëndrueshmëria

MASH-i, nëpërmjet politikave të saj arsimore, afirmon të drejtën për arsimim të çdo fëmije

dhe vë theksin se ai duhet të zhvillohet mbi bazën e shanseve të barabarta. Për këtë qëllim

MASH-i, nëpërmjet masave që do të marrë për përmirësimin dhe zbatimin e këtij udhëzimi,

do të ofrojë mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.

Page 14: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

14

5. Metodologjia

Vlerësimi i programit “Shansi i dytë” është rezultat i një bashkëpunimi midis MASH-it,

UNICEF-it, Drejtorive Arsimore Rajonale Korçë, Durrës, Tiranë dhe Fier.

Materiali u shqyrtua dhe u ripunua në disa aspekte të metodologjisë e përmbajtjes sipas

sugjerimeve të përgjegjëses së Sektorit të Arsimit Bazë, znj. Aurora K. Bushati në UNICEF.

Për realizimin e këtij studimi u përdorën teknikat e kërkimit sasior dhe cilësor. Nëpërmjet

këtyre metodave u bë e mundur njohja e realitetit, lidhur me zbatimin e projektit “Shansi i

dytë”, pjesëmarrjen e fëmijëve rromë/egjiptianë në këtë projekt, si dhe punën e drejtuesve të

shkollave, mësuesve dhe prindërve për reduktimin e braktisjes së shkollës nga këto

komunitete.

Studimi mbështetet në shembuj konkretë nga jeta e nxënësve rromë/egjiptianë në shkollë

dhe prindërve të tyre, të cilët na krijuan mundësinë për të kuptuar vështirësitë dhe pengesat e

këtyre komuniteteve për frekuentimin e shkollës.

5.1. Grupet e interesit dhe përfituesit

Përfitues të zbatimit të këtij programi do të jenë: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, fëmijët

në nevojë (nxënësit rromë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara), si dhe familjet e këtyre

nxënësve. Ndërsa grupet e interesit janë: MASH-i, institucionet e varësisë në arsimin

parauniversitar, DAR/ZA-të, si dhe shkollat 9-vjeçare.

U zhvilluan intervista të hapura dhe fokus grupe me drejtuesit e shkollave, mësuesit,

nxënësit rromë/egjiptianë dhe prindërit e tyre, në mënyrë që ata të kishin mundësi për të

shprehur sa më hapur mendimet e tyre.

Kështu, u zhvilluan intervista me 18 drejtues dhe 57 mësues të shkollave 9-vjeçare të

Tiranës, Korçës, Fierit dhe Durrësit, në të cilat komuniteti i fëmijëve rromë/egjiptianë është

me numër më madh.

Po ashtu, u zhvilluan fokus-grupe me 40 prindër rromë/egjiptianë në shkollën 9-vjeçare

“Kolë Jakova” (Tiranë), prindër që u treguan të gatshëm të bashkëbisedojnë me grupin e

punës.

Një tjetër grup interesi i intervistuar ishin dhe fëmijët rromë dhe egjiptianë, ku në fokus-

grupe morën pjesë 39 fëmijë, nxënës të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët, që u

përfshin në diskutime që lidheshin me vijimin dhe dëshirën për shkollën.

Përveç intervistës dhe fokus- grupit, u realizua edhe një tryezë e rrumbullakët me drejtues të

arsimit, specialistë të institucioneve arsimore vendore, pedagogë të universitetit “A. Moisiu”

dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Të dhënat e siguruara nga anketimet u kryqëzuan me të dhënat e përftuara përmes fokus-

grupeve dhe intervistave, duke synuar garantimin e një niveli më të lartë vërtetësie në

rezultatet përfundimtare. Për këtë arsye, ata propozojnë disa rekomandime për institucionet

qendrore, institucionet arsimore vendore dhe shkollat, të cilat do të sjellin hartimin e një

udhëzimi të ri.

Page 15: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

15

Në këtë studim u përfshinë:

Drejtues të shkollave të përfshira në programin “Shansi i dytë” të DAR-eve Tiranë,

Korçë, Fier dhe Durrës, ku kontingjenti i nxënësve rromë/egjiptianë është më i madh

Mësues që punojnë me nxënës rromë/egjiptianë

Nxënës rromë/egjiptianë të shkollave 9-vjeçare

Prindër të nxënësve rromë/egjiptianë

Drejtues dhe specialistë të DAR-ve Tiranë, Korçë, Fier dhe Durrës

6. Plani i punës

Ky studim është zhvilluar me kontributin e shumë specialistëve të fushës së arsimit dhe

njohës të të drejtave të fëmijëve. Zhvillimi i këtij studimi kaloi në disa etapa:

Përzgjedhja e DAR/ZA-eve dhe shkollave në të cilat u zhvilluan intervistat dhe

pyetësorët

Hartimi i pyetësorëve dhe i instrumenteve që u përdorën gjatë studimit

Zhvillimi i pyetësorëve me target-grupet me nxënësit rromë/egjiptianë dhe prindërit e

tyre

Zhvillimi i pyetësorëve me drejtuesit dhe mësuesit e shkollave të përzgjedhura

Përpunimi i të dhënave të pyetësorëve dhe intervistave

Përpunimi i të dhënave të mbledhura nga raportet e specialistëve të DAR/ZA-ve

Hartimi i raportit të vlerësimit e Udhëzimit për “Shansin e dytë”

7. Zbatimi i udhëzimit

Nga informacionet e marra në MASH, rezulton se në të gjitha DAR/ZA-të, nga 92 mësues

të planifikuar për “Shansin e dytë”, vetëm 39 janë përdorur për këtë qëllim. Kjo situatë

flet për një vlerësim jo në shkallën e duhur të këtij projekti nga DAR/ZA-të.

Nisur nga fakti që Udhëzimi doli në mes të vitit shkollor 2004-2005, për zbatimin e tij,

MASH-i grumbulloi informacionin e parë në vitin shkollor 2005-2006. Në këtë vit shkollor,

në shkallë vendi u hapën 61 klasa, ku frekuentonin 469 nxënës. Po të krahasohet numri i

nxënësve që kanë braktisur shkollën me numrin e atyre të përfshirë në klasat e projektit, del

se vetëm 11% e nxënësve9 braktisës janë të përfshirë në këtë projekt. Në vitin shkollor

2006-2007 numri i mësuesve dhe i klasave të shansit të dytë u zvogëlua.

Aktualisht vazhdojnë zbatimin vetëm ato shkolla që kanë mbështetje nga donatorë të

ndryshëm.

9 Duhet theksuar se të dhënat statistikore të MASH-it japin informacion për nxënësit braktisës.

Nxënës “braktisës” konsiderohet ai që është regjistruar në shkollë dhe e ka braktisur atë. Pra, këtu nuk

përfshihen nxënësit të cilët nuk janë regjistruar fare në shkollë, karakteristikë kjo për rromët, egjiptianët

dhe të tjerë në kushte të rënda varfërie.

Page 16: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

16

8. Të dhëna të përgjithshme

Në shkallë vendi, gjatë vitit shkollor 2011-2012, programi “Shansi i dytë” është zbatuar në

34 shkolla të 12 DAR/ZA-ve. Klasat e “Shansit të dytë” janë frekuentuar nga 626 nxënës

gjithsej, të shpërndarë në 31 klasa. Në këto klasa janë të regjistruar 417 fëmijë

rromë/egjiptianë, e barabartë kjo me 66.6% e gjithë numrit të fëmijëve që ndjekin këtë

formë shkollimi10

.

Grafiku 1. Të dhëna për numrin e nxënësve gjithsej dhe të përfshirë në programin “Shansi i

dytë”

Përgjithësisht, familjet rrome janë nomade, të vendosura për një kohë të shkurtër në kampe

të përkohshme me çadra, kryesisht, në stinën e vjeshtës e të pranverës. Ky fakt tregon se

është e vështirë të gjykosh për shifra të sakta të braktisjes së shkollës nga ky kontingjent.

9. Analizë e të dhënave të mbledhura nga pyetësorët

Specifika e trajtimit të braktisjes shkollore nga rromët dhe egjiptianët kërkon një angazhim

të orientuar drejt një pune të hapur, të studiuar, të shpejtë dhe të matshme. Kjo ndërthurje

problematikash, si: fëmijë të paregjistruar, minoritet në lëvizje të vazhdueshme, shpesh me

probleme ekonomike etj., krijon jo rrallëherë vështirësi. Të katër rrethet, ku është pilotuar

për vlerësimin e zbatimit të udhëzimit për “Shansin e dytë”, shtrihen kryesisht në Shqipërinë

e mesme dhe juglindore, në të cilat arsimohen një numër i madh nxënësish.

Pyetësori është plotësuar nga drejtues shkollash dhe mësues që punojnë me fëmijë në klasat

e “Shansit të dytë”. Mësuesit që kanë plotësuar pyetësorët janë të arsimit fillor dhe të arsimit

të mesëm të ulët dhe japin mësim në të gjitha shkollat dhe lëndët mësimore. Kështu,

mësuesit e arsimit të mesëm të ulët zënë 44% të të pyeturve dhe ata të arsimit fillor 32%. Po

kështu, një pjesë të konsiderueshme në intervistim zënë edhe drejtuesit (24%).

10

Burimi: MASH-i

Page 17: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

17

Grafiku 2. Përqindja e drejtuesve dhe mësuesve të anketuar

10. Rezultatet e pyetësorit të zhvilluar me drejtues dhe mësues të

shkollave të përfshira në programin “Shansi i dytë”

Pjesëmarrësit në sondazh, 18 drejtues dhe 57 mësues të arsimit fillor (AF) dhe të arsimit të

mesëm të ulët (AMU) u pyetën për kontingjentin e përfshirjes së fëmijëve në projektin

“Shansi i Dytë”, formimin e klasave të bashkuara (AF+AMU), mënyrën e zhvillimit të

veprimtarive edukative dhe zbavitëse (e kombinuar apo veç), koncepti i tyre për numrin e

javëve/orëve mësimore në vit/javë/ditë, perceptimi për formën e organizimit të punës në

klasë (me një mësues/mësues të profileve), si dhe vlerësimi për zbatimin e programit që do

të zhvillohet me ta.

Gjetjet e këtij pyetësori, bazuar në përgjigjet e dhëna nga të intervistuarit, janë pasqyruar në

vijim përmes paraqitjes grafike si dhe analizës së bërë për çdo gjetje.

10.1. Perceptimi i të anketuarve për përfshirjen në programin e “Shansit të dytë”

Rezultatet tregojnë se 60% e të anketuarve drejtues shkollash janë të mendimit që në projekt

të përfshihen vetëm nxënësit braktisës. 40% e tyre shprehen se duhet të përfshihen jo vetëm

nxënësit braktisës, por edhe ata që nuk vijojnë rregullisht shkollën. Ndërkaq, mësuesit e të

dy cikleve ndajnë mendime të ndryshme me drejtuesit e tyre. 66.5% e mësuesve të AF dhe

55% e mësuesve të AMU shprehen se duhet të përfshihen të dy grupimet.

Grafiku 3. Niveli i përfshirjes së fëmijëve në programin “Shansi dytë”

Page 18: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

18

Të dhënat tregojnë se mësues të arsimit të mesëm të ulët (klasat 7-9) dhe arsimit fillor

(klasat 1-6) janë të mendimit që klasat e “Shansit të dytë” të formohen jo vetëm me nxënës

që kanë braktisur shkollën, por edhe ata që nuk vijojnë rregullisht. Ky është një tregues i

rëndësishëm, pasi në të përfshihen të dy grupimet e përmendura dhe kjo do të thotë mundësi

reale për të shmangur braktisjen e fshehtë.

Page 19: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

19

10.2. Perceptimi i të intervistuarve për formimin e klasave të “Shansit të dytë”

Tabela 3. Të dhëna nga intervistat për formimin e klasave të “Shansit të dytë”

Niveli i formimit të

klasave

Përqindja e

drejtuesve

Përqindja e

mësuesve të arsimit

të mesëm të ulët

Përqindja e

mësuesve të arsimit

fillor

Në bazë cikli

100%

100%

100%

Dy cikle së bashku 0% 0% 0%

Grafiku 4. Për formimin e klasave të “Shansit të dytë”

Siç shihet në tabelë, të tri grupimet e pyetura janë 100% të mendimit se klasat e bashkuara

të “Shansit të dytë” duhet të formohen sipas cikleve. Këto të dhëna tregojnë se kjo formë

grupimi bën që nxënësit të ndihen më të vlerësuar, shmang disnivelin e lartë të moshave,

arritjet janë më cilësore, shmang subjektivizmin në zbatimin e programeve të të dy cikleve

nga mësuesit, si dhe mësuesit janë më kompetent.

10.3. Perceptimi për organizimin e veprimtarive edukative dhe lojërave zbavitëse

Grafiku 5. Organizimi i veprimtarive edukative dhe lojërat zbavitëse

Në lidhje me organizimin e veprimtarive edukative dhe lojërave zbavitëse, 100% e të

intervistuarve japin përgjigje pozitive. Kur u pyetën në mënyrë specifike se veprimtaritë

Page 20: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

20

edukative dhe zbavitëse duhet të jenë të ndara apo të kombinohen me njëra tjetrën, përgjigjet

e tyre janë të ndryshme. Drejtuesit përgjigjen 100% pro veprimtarive të kombinuara, ndërsa

mësuesit e ciklit të lartë 72,7% dhe 91,6% cikli fillor. Në këtë mënyrë, këto veprimtari

bëhen më tërheqëse për fëmijët, janë në varësi/ndihmojnë njëra-tjetrën dhe i tërheqin më

shumë në procesin mësimor.

Vetëm 27.3% e mësuesve të ciklit të lartë paraqesin alternativën që këto veprimtari të

zhvillohen të ndara, pasi sipas tyre, kanë më shumë seriozitet dhe bëhen më masive.

10.4. Numri i orëve të zhvillimit të veprimtarive edukative dhe zbavitëse

Tabela 4. Orët mësimore të zhvilluara për veprimtaritë edukative dhe zbavitëse

Numri i orëve

për javë

Drejtues Mësues arsimi

mesëm i ulët

Mësues arsimi

filllor

Një orë/javë

60%

54,5 %

50 %

Dy orë/javë 20% 36,4 % 33,3 %

Mbi 2 orë/javë 20% 9,1 % 16,7 %

54.8% e drejtuesve/mësuesve shprehen se këto veprimtari duhen zhvilluar 1 orë/javë, 29.8%

2 orë në javë dhe vetëm 15.4 % janë dakord me mbi 2 orë në javë. Po kështu, të

intervistuarit japin edhe propozime konkrete për tematikat e veprimtarive dhe lojërave

zbavitëse që duhet të zhvillojnë me fëmijët rromë dhe egjiptianë.

Page 21: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

21

Tabela 5. Propozime për tematikat e zhvillimit të veprimtarive edukative dhe lojërave

zbavitëse

Veprimtari jashtëshkollore Lojëra zbavitëse

Edukimi për të drejtat e fëmijëve Lojëra të ndryshme popullore për t’u zbavitur

Edukimi për paqe Lojëra të ndryshme sportive

Edukimi me ndjenjën e tolerancës Ekskursione për njohjen e monumenteve të kulturës

Të njohim vetveten Shëtitje për njohjen e vendlindjes

Mirëmbajtja e mjedisit Aktivitete për ditëlindjet e nxënësve

Stop dhunës

10.5. Struktura e vitit mësimor, organizimi i mësimit në javë dhe orë mësimore

Të dhënat e siguruara nga pyetësori tregojnë gjithashtu se numri i ditëve që duhet të

zhvillohet mësim rezulton 3 herë në javë. Edhe në total, përqindja më e lartë e mësuesve

kanë zgjedhur alternativën 3 herë.

Në total, përqindja më e lartë e drejtuesve/mësuesve është për numrin e ditëve mësimore

deri 3 herë në javë.

Grafiku 6. Numri i ditëve mësimore në javë

Pyetjes se sa orë mësimi mund të zhvillohet me këta nxënës në ditë nga klasa e parë deri tek

e nënta (2 orë, 3 orë, 4 orë, 5 orë), 57.7 % e të anketuarve iu përgjigjën tri orë/ditë, 26.7 %

4 orë/ditë dhe vetëm 5.9 % pranojnë për 5 orë në ditë.

Page 22: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

22

Grafiku 7. Përqindja e zhvillimit të orëve të mësimit në ditë

Ora e mësimit

Në lidhje me minutazhin e orës së mësimit, drejtuesit kanë mendime të ndryshme nga

mësuesit. Kështu, 60% e drejtuesve shprehen se për AMU ora e mësimit të jetë 45’; 30 % e

tyre janë dakord për 30’ dhe për AF, ½ e tyre ndajnë mendimin për 45’, e po e njëjta pjesë

30’. Ndërkaq, rreth 70% e mësuesve përgjigjen për orën klasike të mësimit (45’).

Struktura e vitit mësimor

Në tabelën nr. 5 është paraqitur përqindja e të anketuarve për strukturën e vitit, duke iu

referuar të dhënave sasiore.

Tabela 6. Struktura e vitit mësimor

Përqindja e të anketuarve Struktura e vitit mësimor

78,8 % 25 javë/viti

9,1 % 30 javë/viti

6,1 % 28 javë/viti

3% 35 javë/viti

3% ta përcaktojë MASH-i

Siç shihet, të dhënat e vjela nga drejtues, mësues të arsimit të mesëm të ulët, si dhe mësues

të arsimit fillor tregojnë se 78.8 % janë për strukturën 25 javë/viti, ndërsa pjesa tjetër e të

anketuarve është në përqindje të papërfillshme për strukturën 28, 30 dhe 35 javë/viti.

Ngarkesa mësimore

Ajo që vihet re, është fakti që të tri grupimet në anketim (drejtues, AMU dhe AF) ndajnë

mendime të ndryshme në lidhje me ngarkesën mësimore. Të dhënat tregojnë se 80 % e

drejtuesve dhe 90.9 % e mësuesve të arsimit fillor janë të mendimit që me këta nxënës të

punohet një mësues për klasë, pasi në këtë formë, jo vetëm janë më profesional, por edhe

njohin më mirë mentalitetin e fëmijëve. Në ndryshim me këtë grupim, 100% e mësuesve të

arsimit të mesëm të ulët janë dakord që ngarkesa mësimore të ndahet me profile.

Page 23: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

23

Përqindja e programit mësimor që duhet kryer për kalimin e klasës

Tabela 7. Përqindja e programit për kalimin e klasës

Përqindja e programit që duhet

zhvilluar me nxënës të projektit

“Shansi i dytë”

Drejtues

AMU

AF

50-70 % e programit 90% 91% 90.1 %

Deri në 40 % të programit 10% 9% 9.1%

Grafiku 8. Paraqitje grafike e përqindjes së programit për kalimin e klasës

Sipas të dhënave sasiore të dala nga pyetësori i përdorur gjatë këtij vlerësimi, 90% e

drejtuesve të intervistuar shprehen që në klasat e “Shansit të dytë” të zbatohet 50-70 % e

programit mësimor. Po sipas këtyre të dhënave, vihet re se 91% e mësuesve të AMU-së janë

për këtë % dhe, pothuajse, në të njëjtat shifra janë edhe mësuesit e arsimit fillor.

10.6. Niveli i zbatimit të programit

Lidhur me nivelin e zbatimit të programit u analizuan këto çështje

A zbatohen programet lëndore njësoj siç e zhvillojnë nxënësit e shkollës së

zakonshme?

A është i lirë profesionalisht mësuesi që, pas diagnostikimit të nivelit të nxënësve, të

hartojë planin lëndor për nxënësit, duke e zbatuar atë hap pas hapi për të përmbushur

programin zyrtar të vitit mësimor?

Të intervistuarit kanë mendime pothuajse të unifikuara

Kështu, 90% e drejtuesve, 90,9% e mësuesve AMU dhe 90% e mësuesve AF janë të

mendimit që fillimisht mësuesi të jetë i lirë në hartimin e programit, pasi është

domosdoshmëri diagnostifikimi i nivelit të nxënësve, për të kaluar gradualisht në zbatimin e

programit të miratuar nga MASH-i.

Page 24: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

24

11. Përvoja pozitive gjatë zbatimit të udhëzimit “Shansi i dytë”

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga MASH-i për vitin shkollor 2009-2010

në lidhje me braktisjen e shkollës për arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar, del se ajo është në

shifrat 0,84%. Siç vihet re, në vitet e fundit kjo shifër ka ardhur në ulje, ndonëse ende nuk

mund të kemi një përcaktim të plotë, pa bërë një regjistrim të saktë të popullatës banuese.

Nisur nga një fakt i tillë, mund të themi se problemi për mënjanimin e braktisjes së shkollës

ka hyrë në rrugën e zgjidhjes, rrjedhojë e një pune të gjithanshme, nëpërmjet masave të

marra.

Krahas kujdesit të treguar për ruajtjen e kontingjenteve të nxënësve të regjistruar nga DAR-

et, drejtoritë e shkollave dhe pushteti vendor, një ndihmesë me vlerë në përmirësimin e

gjendjes po jep edhe zbatimi i projektit “Shansi i dytë”. Nga vëzhgimi i kryer në DAR-et

Durrës, Fier, Tiranë dhe Korçë, ky projekt ka disa vite që po zbatohet, duke synuar të

përfshijë të gjithë nxënësit që kanë braktisur shkollën vite më parë, duke ngritur klasa me

nxënës të përfshirë në “Shansin e dytë”.

U caktuan mësues, të cilët punuan me kontingjente të nxënësve braktisës, në të gjitha

shkollat, të grupuar në qendra, të cilat e zhvilluan veprimtarinë mësimore-edukative sipas

planeve të parapërgatitura me nivele nxënësish. Me nxënës nga shkolla të ndryshme, të

përqendruar për klasat e 8-ta dhe të 9-ta, u formuan klasa ku veprimtaria mësimore-

edukative u bë në qendra të ndryshme, si dhe në mjedise të tjera. Mësuesit përgatitën në

kohë dokumentacionin e nevojshëm, plane vjetor, plane edukativ, dokumentuan

veprimtarinë ditore, javore dhe vjetore në regjistra etj.

Vlera pozitive po vërehen në funksionimin e klasave nëpërmjet “Shansit të dytë”, për

nxënësit me vështirësi ekonomike dhe për rastet kur ata nuk frekuentojnë për arsye të

ndryshme.

Mendime të fëmijëve rromë/egjiptianë të shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” (Tiranë)

Nga intervistat e realizuara me fëmijët rromë/egjiptianë (17 nxënës rromë/egjiptianë të

klasave VI-IX dhe 20 nxënës të klasave III-V) në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova”, Tiranë

rezulton se, vlerësohen përpjekjet e drejtorisë së shkollës për zgjidhjen e problemeve të tyre,

marrëdhëniet me mësuesit kujdestarë, trajtimi i tyre nga mësuesit dhe përfshirja e në

aktivitetet që zhvillon shkolla.

1. Nxënësit rromë/egjiptianë të pyetur se çfarë ju pëlqen më shumë në shkollë,

shprehen: “Të mësojnë e të kalojnë një pjesë të kohës në shkollë me shoqërinë”, si

dhe në “pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme të organizuara nga shkolla’.

Gjithashtu, ata përmendin edhe lëndët mësimore që ju pëlqejnë më shumë, si:

edukimi fizik, muzika, letërsia dhe vizatimi.

2. Nxënësit pjesëmarrës në fokus-grup pohuan se frekuentojnë rregullisht shkollën, por

ata shprehen se disa prej shokëve/shoqeve të klasës nuk vijnë çdo ditë në shkollë, gjë

që u konstatua edhe atë ditë, ku një pjesë e fëmijëve rromë/egjiptianë mungonin.

3. Të pyetur rreth vështirësive që hasin në shkollë, nxënësit rromë/egjiptianë shprehen

se disa prej problemeve që ndeshen më shpesh janë: mundësitë e kufizuara

Page 25: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

25

ekonomike për t’u pajisur me tekste dhe mjete mësimore, si dhe vështirësitë në

mësime.

4. Por, të pyetur rreth rolit të prindërve në këtë proces, ata përgjigjen se ka prindër që

janë paragjykues dhe nuk i lejojnë, sidomos vajzat, të vazhdojnë shkollën pas klasës

së VII, VIII, IX, si dhe mundësitë e tyre për t’i ndihmuar në kryerjen e detyrave të

shtëpisë janë të kufizuara, pasi ata, jo vetëm janë të larguar për një kohë të gjatë nga

shtëpia, por edhe për shkak të nivelit të ulët arsimor.

5. Në lidhje me dëshirën për vijimin e shkollës, nga të intervistuarit vetëm dy vajza

janë kundër, për shkak të mentalitetit të prindërve të tyre, ndërsa pjesa tjetër dëshiron

ta vazhdojnë atë me tej.

6. Pritshmëritë e tyre për t’u arsimuar dhe për të zgjedhur profesione janë të larta. Ata

shprehen se nuk duan të ndjekin rrugën e prindërve të tyre, të cilët janë të paarsimuar

dhe pa profesione. Por, si nxënësit e AF-së ashtu edhe të AMU-së preferojnë

kryesisht profesione, si: muzikantë, gazetarë, mësues, inxhinierë, kërcimtarë dhe

piktorë.

7. Përgjithësisht, fëmijët e intervistuar shprehen për marrëdhënie të mira me mësuesit.

Ndërkaq, një pjesë e nxënësve të ciklit të lartë u shprehën se me disa mësues nuk

kanë marrëdhëniet të mira, pasi në disa raste ata ushtrojnë dhunë fizike dhe

psikologjike ndaj tyre.

8. Nga fokus-grupet e zhvilluara me nxënësit rromë/egjiptianë u konstatua se mësuesit

nuk bëjnë diferencime në punën e tyre dhe i trajtojnë si të gjithë nxënësit e tjerë.

9. Për arsye të ndihmës së kufizuar nga ana e prindërve ka shumë raste, kur nxënësit

rromë/egjiptianë ndihmohen nga motra/vëllai më i madh, por dhe kjo nuk është e

mjaftueshme, pasi edhe ata nuk kanë kohë të mjaftueshme, ngaqë duhet të merren

me detyrat e tyre. Një kontribut me vlerë në këtë drejtim, jep shoqata “SHKEJ”, e

cila ushtron veprimtarinë në këtë komunitet, duke i ndihmuar për të mësuar dhe

për të plotësuar nevojat e tyre për ushqim e veshmbathje.

10. Pozitive paraqiten marrëdhëniet mes fëmijëve rromë/egjiptianë me fëmijët e tjerë.

Ata nuk kanë paragjykime dhe qëndrime diskriminuese ndaj njëri-tjetrit. Fëmijët

qëndrojnë, luajnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Përgjithësisht, nxënësit

rromë/egjiptianë nuk fyhen e keqtrajtohen nga shokët/shoqet e tyre. Por, në disa

raste, në arsimin e mesëm të ulët, nxënësit u shprehën se ndaj tyre përdoren

zhargone (“jevg”, “arixhinj”, “gabelë”).

11. Të pyetur rreth aktiviteteve që u pëlqejnë më shumë, nxënësit rromë/egjiptianë në

shkollë, shprehen se janë kryesisht ekskursionet, aktivitetet social-kulture dhe

kampet verore të cilat zhvillohen pas mbarimit të shkollës, ku vetëm një pjesë e

vogël e tyre janë pjesëmarrës aktivë. Pjesa tjetër shprehen se duan të jenë edhe ata

pjesë aktive si gjithë fëmijët e tjerë.

12. Në lidhje se çfarë mendojnë se duhet ndryshuar në shkollë, përgjithësisht, nxënësit

rromë/egjiptianë janë të kënaqur me shkollën. Për sa i përket kushteve fizike të

shkollës, ata dëshirojnë të përmirësohen bankat, karriget dhe mjedisi i jashtëm

sportiv. Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet në shkollë, ata shprehen se nuk duhet të

ketë dhunë fizike dhe psikologjike nga disa mësues.

Nisur nga përgjigjet e dhëna në intervistat e mësipërme rezulton se fëmijët rromë/egjiptianë,

ndonëse kanë dëshirë ta vazhdojnë shkollën, shumica e tyre përmendin kryesisht lëndë

mësimore që lidhen me artin. Pak ose aspak prej tyre përmendin lëndë të cilat lidhen me

Page 26: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

26

profesione të tilla, si: mjek, jurist/avokat, mësues etj. Po kështu, roli i prindërve në këtë

proces është minimal. Kjo shpreh mosbesim në karrierën e fëmijëve të tyre.

Mendimi i mësuesve të intervistuar është se në punën e tyre ka probleme, të cilat kanë të

bëjnë jo vetëm me pagën, por kanë edhe vështirësi të tilla, si:

punojnë me nxënës që bëjnë shumë mungesa, për rrjedhojë, krijojnë boshllëqe për të

cilat duhet punë suplementare në klasë edhe pas mësimit

punojnë me nxënës të cilët nuk kanë të njëjtin nivel motivimi

nuk kanë informacione shtesë dhe trajnime të veçanta për të punuar me këtë kategori

fëmijësh

mungon baza materiale shkollore për konkretizimin e orës së mësimit

u kërkohet që pasditeve të bëjnë punë suplementare me prindërit, vizita në shtëpitë e

nxënësve që mungojnë, etj.

Model plani mësimor për zbatimin e “Shansit të dytë” nga DAR-i, Durrës

Në lidhje me planin mësimor, përfaqësues të DAR-it Durrës japin edhe një model të tillë për

zbatimin e udhëzimit për “Shansin e dytë”.

Tabela 8. Plan mësimor model nga DAR-i Durrës

NR. LËNDA KLASAT KLASAT

I II III IV V VI VII VIII IX

1 Gjuhë amtare 4 4 4 3 3 3 3 3 3

2 Matematikë 3 3 3 3 3 2 2 2 2

3 Histori - - - 1 - 1 1 1 1

4 Vendlindje - - - - 1 - - - -

5 Gjeografi - - - - 1 1 1 1

6 Ed. shoqërore 1 1 1 1 1 1 1 1 1

7 Fizikë - - - - - 1 1 1 1

8 Dituri natyre - - 1 1 1 - - - -

9 Biologji - - - - - 1 1 1 -

10 Kimi - - - - - - - - 1

11 Vep ed/zbat. 2 2 2 2 2 1 1 1 1

Orë/javë 10 10 11 11 11 11 11 11 11

Orë/vjetore 250 250 275 275 275 275 275 275 275

Monitorimi ditor i shkollave nga DAR-i, Durrës

Në këtë vlerësim, është parë e nevojshme të shihen edhe përvojat për monitorimin ditor të

shkollave.

Page 27: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

27

Për të parë ecurinë e punës ditore të stafeve drejtuese dhe pedagogjike, në lidhje me nxënësit

me vështirësi në të nxënë që mund të bëhen kontingjent i nxënësve braktisës në të ardhmen,

DAR-i Durrës ka bërë vëzhgime në shkollat periferike që udhëtojnë me linjë autobusi.

Pavarësisht përpjekjeve pozitive të shumë drejtuesve për të monitoruar veprimtarinë

gjithëvjetore dhe atë ditore, tek mësuesit na u paraqit një tjetër panoramë.

Nga drejtoritë e shkollave të vëzhguara, rezultoi se për nxënësit me vështirësi në të nxënë

janë parashikuar:

a. Kontrolle për planin ditor të mësuesve për të pasqyruar punën e diferencuar brenda

orës së mësimit.

b. Grafik për konsultimet e punës së diferencuar me këtë kategori nxënësish.

c. Punë me ata (fëmijët), prindërit dhe organet vendore. Në shumicën e rasteve vërehet

indiferencë e prindërve dhe mungesë dëshire e vet nxënësve. Gjithashtu, për vajzat

rezulton se pengesë për to bëhen prindërit për shkak të mentalitetit.

Ndonëse bëhen analiza pune të planifikuara, problemi i nxënësve me vështirësi në të nxënë,

pothuajse, asnjëherë nuk është trajtuar në mënyrë të veçantë.

Ndërkaq, për monitorimin e punës ditore të mësuesve është një tjetër situatë. Në asnjë

rast nuk u evidentua që në përgatitjet e tyre ditore të planifikojnë punë me nxënësit me

vështirësi në të nxënë. Kjo tregon se punohet pak ose aspak nga mësuesit, në mënyrë të

planifikuar me nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë në lëndët e tyre. Kjo neglizhencë bën

që këta nxënës të harrohen në orën e mësimit. Ata largohen që në momentin e përfundimit të

orës së fundit të mësimit, duke mos pasur kohë për punë jashtë orarit me këtë kontingjente

fëmijësh.

Mendime të mbledhura nga tryeza e rrumbullakët në DAR-in Durrës

Në fund u zhvillua një konsultim, në formën e tryezës së rrumbullakët, me një grup

personash përgjegjës të përbërë nga përfaqësues të DAR, drejtorë shkollash ku zbatohet

projekti “Shansi i dytë”, mësues që janë zbatues të këtij projekti, pedagogë të Universitetit

“A.Moisiu” etj. Qëllimi i tryezës ishte të përcilleshin gjetjet kryesore të këtij studimi dhe të

merreshin përshtypjet e idetë mbi rekomandimet e propozuara.

Ja disa prej këtyre mendimeve:

1. Në lidhje me pyetjen se kush do të përfshihet në projektin “Shansi i dytë”, rezultoi se

të gjithë ishin të mendimit që në këtë projekt të përfshihen vetëm nxënësit braktisës,

ndërsa nxënësit që nuk vijojnë rregullisht shkollën, të jenë objekt i punës me

përgjegjësi e drejtorisë së shkollës për normalizimin e gjendjes. Përfshirja në këtë

projekt edhe e nxënësve që nuk vijojnë rregullisht shkollën, do të thotë që jo vetëm

të shtohet numri i nxënësve braktisës, por edhe të ulet interesimi i shkollës për këtë

kontingjent.

2. Për zbatimin e masës së gjobës për nxënësit që frekuentojnë projektin “Shansi i

dytë” kur nuk paraqiten në shkollë apo nuk e frekuentojnë atë, nga të anketuarit

Page 28: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

28

kishte mendime të kundërta me theks që të vazhdojnë shkollimin deri në përfundim

të saj.

3. Për formimin e klasave në bazë cikli apo në bazë klase të bashkuar, pjesëmarrësit

shprehen që të zbatohet ashtu siç veprohet me krijimin e klasave të bashkuara, pra

duke ruajtur ciklet në krijimin e klasave aty ku ka mundësi. Gjithashtu, prej

pjesëmarrësve ka mendime që të ulet numri i nxënësve që formojnë klasën, deri në

10-12 nxënës. Të intervistuarit shprehen se për nxënësit që grumbullohen nga disa

shkolla, në bashkëpunim më njësinë vendore, bashkinë apo komunën të sigurohet

transporti i nxënësve. Po kështu, hidhet ideja e mundësisë së zhvillimit të orëve

suplementare me këta nxënës nga mësuesit e shkollës.

4. Në lidhje me hartimin e programeve lëndore, pjesëmarrësit ruajnë idenë e hartimit të

tyre nga MASH-i.

5. Për përqindjen e vijueshmërisë së mësimit në këtë program, si dhe për klasifikimin

kalues të nxënësit, mendimet e pjesëmarrësve ishin që kjo të përcaktohet nga

MASH-i, duke sugjeruar frekuentimin deri në 70% të orëve, ndëra për të kaluar, të

realizohen deri në 50% të programit.

6. Për kohëzgjatjen e orës së mësimit për këtë kategori nxënësish, mendimi i

pjesëmarrësve ishte për orën 45 min.

7. Në lidhje me problemin e dokumentit përfundimtar zyrtar (dëftesë apo certifikatë),

pjesëmarrësit shprehen që të mos jetë e njëjta dëftesë, por të mendohet si për

formatin e saj, ashtu edhe për pasqyrimin e saj në amzë. Në këtë rast, del e

domosdoshme nevoja e unifikimit të dokumentit nga MASH-i, ku dëftesa të ketë

specifikime të ndryshme dhe nxënësit e kësaj kategorie t’i nënshtrohen provimeve

para kalimit në Provimet e Lirimit, pra, modeli i një Certifikate me kufizime për

ndjekjen e shkollës së mesme.

8. Për ditët e mësimit në javë, dominoi mendimi që mësimi të zhvillohet 3 herë në javë.

Si mund të përmirësohet ky udhëzim?

Nga analiza e mësipërme, u evidentuan edhe probleme të zbatimit të Udhëzimit, Nr. 34, datë

08.12.2004, “Për zbatimin e programit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë

braktisur shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes” për nxënësit

rromë/egjiptianë, por e rëndësishme është që ai ofron mbështetje institucionale për

arsimimin e këtyre nxënësve. Prindërit dhe nxënësit rromë/egjiptianë vlerësojnë përpjekjet e

MASH-it për integrimin e këtij komuniteti me probleme të theksuara social-ekonomike në

sistemin arsimor.

Gjatë intervistave të zhvilluara me drejtuesit e shkollave, mësuesit, prindërit dhe nxënësit

rromë/egjiptianë u dhanë disa mendime sesi mund të përmirësohet puna. Konkretisht:

Mbi bazën e zbatimit të procedurave të ligjit për detyrimin shkollor dhe të punës

paraprake bindëse me nxënësit dhe prindërit, në projektin “Shansi i dytë” të përfshihen

vetëm nxënësit që kanë braktisur shkollën dhe jo nxënësit që nuk vijojnë rregullisht atë.

Kur nxënësi mbush moshën 16 vjeç gjatë vitit mësimor, pavarësisht se në çfarë klase

vijon,bëhen përpjekje, në bashkëpunim me prindërit e tij, që ai të vazhdojë mësimet deri

në përfundim të vitit mësimor përkatës.

Page 29: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

29

Grupimet e nxënësve sipas klasave bëhen pas diagnostikimit të njohurive të tyre dhe mbi

këtë bazë, hartohen programe pune nga drejtoritë e shkollave për të zhvilluar mësim me

këta nxënës. Për klasat I, II, mësimi të zhvillohet 3 herë në javë dhe me 10 orë gjithsej

(4+3+3). Ndërsa, për klasat III, IV,V,VI,VII,VIII,IX, mësimi të zhvillohet 3 herë në javë

me 11 orë gjithsej (4+4+3).

Nxënësit që ndjekin programin “Shansi i dytë”, pavarësisht mundësive të kufizuara

ekonomike të familjeve të tyre, të jenë të gjithë të pajisur me libra shkollorë falas.

Në shkolla me numër të vogël nxënësish, të cilët nuk kanë mundësinë e bashkimit me

nxënës të shkollave të tjera, drejtoria e shkollës në bashkëpunim me DAR/ZA-të të

marrin masa që mësimi t’u sigurohet në shkollë ose shtëpi, me mësuesit e shkollës

përkatëse duke kryer pagesë ore shtesë, sipas akteve nënligjore.

Drejtuesit/mësuesit e shkollave kërkojnë që të përmirësohet Udhëzimi, Nr. 34, datë

08.12.2004, “Për zbatimin e programit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë

braktisur shkollën dhe të nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”, me qëllim

minimizimin e dukurisë së braktisjes së shkollës.

Nga identifikimi në intervistat e dhëna nga grupet e interesit dhe përvojave të prindërve,

nxënësve dhe drejtuesve, rezulton se udhëzimi për zbatimin e projektit “Shansi i dytë” ka

vend për përmirësim e ndryshim.

12. Përfundime

Arsimimi i fëmijëve rromë, si një nga rrugët kryesore dhe më të frytshme për integrimin e

popullsisë rrome në jetën shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të vendit ka zënë një

vend të veçantë në punën e MASH-it. Për këtë, përqendrimi në përfshirjen e fëmijëve rromë

dhe egjiptianë (sidomos në kuadër të Dekadës Rrome), është realizuar nëpërmjet politikave

arsimore mbështetëse, ku një i tillë është Udhëzimi Nr. 34, datë 08.12.2004, “Për zbatimin e

programit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe të

nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

Në këtë kuptim, edhe pse për organizimin e punës, DAR-et bashkëpunojnë me drejtoritë e

shkollave, me mësuesit dhe me pushtetin lokal, për realizimin e veprimtarisë mësimore-

edukative sipas planit mësimor të përcaktuar në udhëzimin e MASH-it, nga vëzhgimet e

drejtpërdrejta dhe anketimet e kryera, del se edhe ky projekt po ndesh në vështirësi, ndër të

cilat veçojmë:

Jo rrallë, në klasat e krijuara numri i nxënësve për klasë është tepër i madh, kjo për

arsye të numrit të pakët të mësuesve që zbatuan këtë projekt.

Në disa raste, për shkak të largësisë në qendrat e grumbullimit apo në gjeografinë e

shpërndarjes së vendbanimeve, nxënësit e përfshirë në “Shansin e dytë” duhet të

udhëtojnë mbi standardin e lejuar për të ndjekur mësimet.

Për vetë kushtet e punës së ngjeshur, vërehet një ngarkesë e madhe në planin

mësimor, e shpërndarë në tri ditë në javë me 4 orë mësimi.

Page 30: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

30

Me gjithë përpjekjet për ndërgjegjësimin e nxënësve braktisës, interesimi i familjeve

të tyre vazhdon të mbetet i ulët, të cilat në jo pak raste, dërgimin e fëmijëve në

shkollë e quajnë një veprim angari, pasi i shmang fëmijët e tyre nga puna.

Problemet që dalin nga zbatimi i këtij programi janë bërë objekt diskutimesh, pasi

përvoja për një veprimtari të tillë në shkollat tona është ende në hapat e parë.

13. Rekomandime

Nga përvoja e fituar, mendojmë se ka ardhur koha që ky program të shoqërohet me një

udhëzim të ri, ku të pasqyrohen më drejt kërkesat dhe shqetësimet që kanë dalë.

Konkretisht:

Nxënësit që ndjekin projektin “Shansi i dytë” kur mbushin moshën e detyrimit

shkollor, të kenë mundësi të kalojnë në sistemin me shkëputje nga puna, duke u

mbështetur në nivelin e njohurive të fituara në fushën e komunikimit dhe të

matematikës.

Për klasat e përfshira në këtë projekt të përcaktohet dokumentacioni përkatës për

vlerësimin e nxënësve, duke u barasvlerësuar me dokumentacionin e shkollave pa

shkëputje nga puna, sidomos për të drejtën e marrjes së dëftesës së klasës që i takon

dëftesës së lirimit.

Ka ardhur koha që projekte të tilla të përfshihen në sistemin arsimor parauniversitar,

duke u dhënë edhe të drejtën e pajisjes së nxënësve me dokumentin shkollor në

përfundim të kursit, pra të Dëftesës së Lirimit, me të drejtë për vazhdimin e shkollës

së mesme me një formë të ngjashme, si në vendet e zhvilluara perëndimore, në

formën e kurseve për profesione të ndryshme.

Në mënyrë më të detajuar, për institucionet qendrore, institucionet arsimore vendore dhe

shkollat, të cilat do të sjellin hartimin e një udhëzimi të ri, propozojnë disa rekomandime:

13.1. Ndryshime ligjore që rekomandohen për MASH-in

Rishkrimi i Udhëzimit për “Shansin e dytë”, i cili të minimizojë dhe të reduktojë

drejt zeros braktisjen e shkollës.

Dhënia e librave falas, futja e ushqimit në shkollë dhe shërbime të tjera ndihmëse për

fëmijët braktisës fizikë të shkollës në bashkëpunim me MPÇS-së dhe Shtëpitë

Botuese.

Analizë dhe përcaktim i mundësive për të paguar mësuesit që zbatojnë programin

“Shansi i dytë”, si dhe të mbështesë financiarisht dhe me shpërblime fëmijët e

suksesshëm në këtë program.

13.2. Hartimi i materialeve profesionale nga MASH-i dhe IZHA

Hartimi i një plani mësimor për klasat e programit “Shansi i dytë”

Hartimi i programeve dhe planeve mësimore për lëndët e programit “Shansi i Dytë”

Hartimi i një pakete me programe dhe veprimtari për fëmijët e “Shansit të dytë”

Page 31: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

31

Përcaktimi i një certifikimi të vlefshëm për nxënësit që përfundojnë programin

“Shansi i dytë”

Hartimi i një pakete me instrumente për përfshirjen e prindërve në edukimin dhe në

procesin e mbështetjes së nxënësve braktisës

Trajnimi i mësuesve që punojnë me klasat e “Shansit të dytë” kryesisht për

metodologjitë ndërvepruese dhe të nxënit përmes lojës

13.3. Për IKAP-in, DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave

KAP-i të ketë përparësi mbështetjen e shkollave të programit “Shansi i dytë”,

përmes një plani të veçantë inspektimi.

DAR/ZA-të të monitorojnë dhe të motivojnë në vijimësi zbatimin e programit

“Shansi i dytë”, duke e planifikuar si detyrim në planin vjetor të punës.

Drejtoritë e shkollave të vëzhgojnë dhe të mbështetin zbatimin e frytshëm të këtij

programi, duke mundësuar dhe shpenzime financiare për fëmijët e suksesshëm dhe

mësuesit me rezultate në këtë program.

Drejtoritë e shkollave të angazhojnë me një plan të posaçëm pune psikologun

shkollor dhe burime të tjera njerëzore në këtë proces.

Drejtoritë e shkollave të bashkëpunojnë dhe me OJF-të që mbështesin programe

edukimi me fokus braktisjen shkollore.

Page 32: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

32

14. Aneks

A. INTERVISTË ME FËMIJËT RROMË/EGJIPTIANË

Çfarë ju pëlqen më shumë në shkollë?

A shkoni në shkollë çdo ditë? Nëse jo, pse?

Çfarë vështirësish keni pasur në shkollë? Si janë zgjidhur ato?

Sa ju kanë mbështetur prindërit për vazhdimin e shkollës?

Si ju ndihmojnë prindërit në detyrat e shtëpisë?

Dëshironi ta vazhdoni shkollën? Nëse jo, pse?

Çfarë doni të bëheni në të ardhmen?

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me mësuesin?

A keni ndonjë rast kur mësuesi ju ka trajtuar ndryshe nga nxënësit e tjerë jo rromë/

egjiptianë? Sa herë?

Kush ju ndihmon veç prindërve për të mësuar? Si ju ndihmon? Si sillet ai me ju?

Çfarë marrëdhëniesh keni me fëmijët e tjerë në shkollë?

A jeni fyer apo keqtrajtuar nga shokët tuaj? Nëse po, si dhe për çfarë arsye?

Çfarë aktivitetesh ju pëlqejnë në shkollë?

Cili është roli juaj në këto aktivitete?

Çfarë mendoni se është e rëndësishme për arsimimin tuaj?

Çfarë mendoni se duhet ndryshuar në shkollë?

B. INTERVISTË ME MËSUESIT/DREJTUESIT E SHKOLLËS

Sa fëmijë rromë/egjiptianë ka në klasën/shkollën tuaj?

Si është pjesëmarrja e fëmijëve rromë/egjiptianë krahasuar me fëmijët e tjerë?

A vijnë fëmijët rromë në shkollë rregullisht? Nëse jo, cila është arsyeja?

Ka fëmijë rromë që kanë braktisur shkollën? Sa është numri i tyre?

Cilat janë arsyet e braktisjes së shkollës?

A keni vështirësi për arsimimin e tyre? Nëse po, çfarë problemi keni? Pse e

keni këtë problem? Si i zgjidhni ato?

Çfarë eksperiencash keni në punën me fëmijët rromë/egjiptianë?

Çfarë vështirësish keni në punën me fëmijët rromë/ egjiptianë krahasuar me fëmijët

e tjerë?

Si kontaktoni me prindërit e fëmijëve rromë/egjiptianë?

Çfarë mendoni se duhet bërë për të përmirësuar edukimin (arsimimin) e fëmijëve

rromë/egjiptianë?

Çfarë mendimi keni për zbatimin e projektit “Shansi i dytë”?

Çfarë mendoni se duhet përmirësuar në këtë Udhëzim?

Page 33: Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)

33

C. INTERVISTË ME PRINDËRIT E FËMIJËVE RROMË/ EGJIPTIANË

Cili është opinioni juaj për mësuesit dhe drejtuesit e shkollës?

Cili është opinioni juaj për kushtet e shkollës?

Si trajtohen fëmijët tuaj në shkollë nga mësuesit?

Si trajtohen fëmijët tuaj në shkollë nga shokët?

A keni pasur apo keni vështirësi për të regjistruar fëmijët në shkollë? Nëse po, si i

keni zgjidhur ato?

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me mësuesit e shkollës?

Cili është progresi i fëmijës suaj në shkollë?

Çfarë vështirësish shikoni ju në progresin e fëmijës suaj në shkollë?

Si mund të kapërcehen këto vështirësi?

A do ta vazhdojë fëmija shkollën? Nëse jo, pse?

A ka ndonjë rast që fëmija juaj është diskriminuar sepse është rrom/egjiptian?

Nëse po, për çfarë arsye?

Çfarë mendimi keni për zbatimin e projektit “Shansi i dytë”?

Çfarë mendoni se duhet përmirësuar në këtë Udhëzim?

* * *