30
INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn” Elbasani në fokus Albanologji - Aktivitete rinore Maj-Gusht 2005 Redaktim Treguesi INTERREG III ITALI-SHQIPERI

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI

2000-2006

“BiblioDoc-Inn”

Elbasani në fokus

Albanologji - Aktivitete rinore

Maj-Gusht 2005

Redaktim

Treguesi

INTERREG III ITALI-SHQIPERI

Page 2: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Redaktorë: Steliana Sinani, Ornela Bardhi, Alba Abazi, Manola Lleshanaku

Përkthyes: Marsida Jashari

Perpunimi dixhital: Valter Messore

Drejtoreshë e Bibliotekës Publike të Elbasanit “Qemal Baholli”: Drita Cankja

Konsulente: Paola Grimaldi

Partner: Koperativa e Shërbimeve Kulturore Ninive

Një vend të veçantë në mirëbërësinë e Elbasanit zë emri i tregtarit Nazif Baholli, i cili ia ngriti lart emrin vetes me dhuratën shumë të çmuar, që i bëri qytetit të Elbasanit. Në perkujtim të të birit, Nazifi, si patriot me ide përparimtare, pati idenë të ngrinte në Elbasan një vepër kulturore, biblioteke publike, duke e pagëzuar me emrin e të birit: “Qemal Baholli”. Në fondet e saj fillimisht u futën 1000 vëllime.

Page 3: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

TTRREEGGUUEESSII

Albanologji (monografi)

Aktivitete rinore (shtypi i përdisthëm) Fondi i shfrytëzuar për punimin e këtij materiali është marrë nga fondi i bibliotekës së Elbasanit

“Qemal Baholli”

Page 4: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

INTERREG III ITALI-SHQIPERI1

“Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet biliotekave dhe

qendrave të dokumentimit italo-shqiptare” (BiblioDoc-Inn) Aksi IV – Mizura 4.1 – Aksioni 4 – Nën Aksioni 4.1 Financuar nga Bashkimi Europian, projekti shënon arritje në drejtim të bashkëpunimit institucional të bibliotekave shqiptare me ato italiane. Ai promovon forma të bashkëpunimit ndërrajonal, krijon mundësira të njohjes së kulturave të dy popujve, të integrimit të bibliotekave shqiptare në rrjedhën e atyre europiane. Në këtë projekt janë përfshirë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, biblioteka publike “Qemal Baholli” e qytetit të Elbasanit dhe biblioteka publike “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës.

Projekti synon arritjen e objektivave të tillë si: - Zbatimin e të drejtës për akces në informacion, të garantuara nga Bashkimi Europian, në

dobi të qytetarëve në përgjithësi; - Lehtësimin e procesit të integrimit europian përmes një informacioni të saktë mbi

probleme të bashkësisë me interes të veçantë për bashkëpunimin ndërkufitar; - Zvogëlimin e “dallimeve digjitale” përmes zbatimit të shpërndarjes së teknologjisë

infotelematike në administrimin publik në dobi të zonave më të prapambetura; - Promovimin e trashëgimisë biblio-dokumentare në përgjithësi, veçanërisht asaj të

përcaktuar si vlerë kulturore; - Modernizimin në planin e administrimit, përmirësimin cilësor dhe rritjen e shërbimeve

publike.

Për arritjen e këtyre objektivave projekti parashikon realizimin e një programi për hartimin e buletineve tematike periodike dygjuhëshe, kryesisht për konsultim në www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn.htm, por edhe për konvertim në letër në përshtatje me shërbimet tradicionale të bibliotekave të përfshira në projekt; si edhe realizimin e një programi për hartimin e botimeve profesionale.

1 Në konferencën e mbajtur në Bari më 11-12 tetor të vitit 2001 në kuadër të INTERREG II, u vu në dukje gjendja e vështirë e

bibliotekave publike në Shqipëri. Rruga më e sigurtë dhe më efektive për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e drejtimit bibliotekar është përfshirja e drejtpërdrejtë e disa bibliotekave publike dhe qendrave shqiptare të dokumentacionit në struktura-pilot përmes të cilave të pasqyrohen risitë dhe të konsolidohen në territorin shqiptar modele që nxitin zhvillim në këtë fushë.

Page 5: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

Albanologj

Camaj, Martin

Dranja. – Romë : [s. n.], 1981. - 103 f. ; 21 cm.

Ky libër u shkruajt rreth vitit 1975 dhe mbaroi së shkruajturi më 1979.Poeti e ka shkruar këtë vepër

për vetë faktin se vetë fati i tij është i ngjashëm me fatin e Dranjës, breshkës së mitizuar në

madrigalet e tij, perëndeshës së kujtimit të dalë nga Dheu. “Dranja”, ndonëse nuk është në vargje si

madrigali tradicional, në përmbajtje i përket kësaj gjinie dhe si i tillë i kundërvihet trajtave të tjera

letrare, të përdorura deri më sot në gjuhën shqipe. Në një lexim të kujdesshëm që mund t’i bëhet

veprës, duhet pasur parasysh se trajta e jashtme, pra historia e breshkës dhe e rrashtës së saj lidhen

me nënkuptime simbolike, me fjalë të tjera me zbërthimin e përmbajtjes së brendshme apo

“teoremës”. E rëndësishme për autorin është fjala e bukur poetike, me të cilën bën përpjekje që

gjuha t’i përshtatet lakueshëm çdo situate.

“Dranja” është një formë e re letrare për kulturën e shkruar shqiptare. Duke qenë thellësisht vepër

simboliste, madrigalet mund të jetojnë edhe si copa më vete.

DDC: 981.98

Vendndodhja: C. 18

Camaj, Martin

Njeriu më vete dhe të tjerë. – Munchen : [s. n.], 1978. - 99 f. ; 21 cm.

Me librin “Njeriu më vete dhe të tjerë”, poezia e Camajt e rrit karakterin e vet metaforik dhe

simbolik si dhe zgjeron format e shprehjes gjuhësore.

Ndërmjet dritës dhe territ, për poetin, më shumë se njeriu është hija e tij e cila s’ka shqisë, vetëm sy

për vete. Mungesa e zjarrit e bën jetën të vdesë, mungesa e dritës e bën kohën të vdesë dhe janë

pikërisht këto mungesa që e bëjnë njeriun të vdesë. Temat si, kontrasti midis së vjetrës e së resë,

Page 6: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

pohimi i së resë si dhe situatat e njerëzve në botën moderne zhvillohen në trajtimin e motiveve

tradicionale dhe simboleve (gurët, zogjtë, zanat e malit etj).

Tek vëllimi përmbledhës “Njeriu më vete dhe të tjerë” janë bashkuar poezitë, të cilat i paraqesin

njerëzit me kostelacione të ndryshme sipas idesë së Camajt. Si elementë tematikë dalin shpesh:

shtegtimi, mospërfillja, e vetmia.

Lirika e Camajt është e karakterizuar që nga fillimi përmes pjesëmarrjes në fatkeqësitë e njerëve,

por gjithashtu nga shpresa në vitalitetin e nevojave të tyre. Vuajtja jepet shpesh me anë të një ironie

të lehtë para kalimit në dëshpërim. Poezia shihet si formë për mposhtjen e tragjkes. Përmes

sensibilitetit plot kontradita dhe kontrasteve të jetës, lirika e Camajt fiton një karakter shprehës

dramatik. Gjuha e Camajt fiton aftësinë e saj shprehëse përmes mjeteve të pasura retorike

veçanërisht të figurave tingëlluese, metonimeve dhe metaforave.Simbolet nga bota e kafshëve

(gjarpri, breshka, krimbi I mëndafshit, korbi etj), poeti i merr për të krijuar paralele motivesh

universale me botën njerëzore. Raporti mes jetës dhe vdekjes njerëzore përzihet me raportin mes

jetës dhe vdekjes së kafshëve, madje të atyre zvarranikëve, të cilët e bëjnë më të afërt idenë

ekzistenciale të jetës së vetë njeriut.

Nje karakteristikë e veçantë e poetikës së Camajt është interesi i tij për figurën gjuhësore - formale,

ku me anë të një thjeshtësie të veçantë ai e tematizon në trajtë, duke përdorur me mjeshtëri të rrallë

variantin gjuhësor të gegërishtes.

DDC: 891.983

Vendndodhja: C. 18

Camaj, Martin

Rrathë. Munchen, [s.n.], 1978. - 317 f. ; 21 cm.

Në këtë roman, i cili është shkruar gjatë një periudhe 15-vjeçare, paraqiten një varg njgjarjesh të

lidhura njëra me tjetrën pa përcaktim kohe. Kjo është ana e jashtme e romanit “Rrathë”, ndërsa

qendrore për autorin mbetet kundrimi i vetes në gjendje të ndryshme vepruese, jo aq si përfaqësues i

një shtrese apo rryme ideologjike, sa si njeri në vetvete – botë e veçueme.

Ndër tiparet kryesore dallohet vetja e një shkrimtari që dalëngadalë mënjanohet prej rrethit shoqëror

derisa bie ne letargji. Zgjohet pas disa vjetësh për të parë se në çfarë pellgu vetmie e harrese ka

rënë.

Page 7: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

Në thurjen e ngjarjeve, kuptimi simbolik e aty këtu edhe buzëqeshja, kanë zënë një vend me rëndësi

në vepër. Prandaj për vështrimin e drejtë të romanit “Rrathë” lexuesi nuk duhet të niset nga

paragjykimi se ka në dorë një vepër letrare thjesht realiste, por duhet të ketë parasysh se:

a) vendi i ngjarjeve, vetja e rrethanat janë të gjitha të trillueme.

b) në këtë vepër autori u përmbahet prirjeve themelore të njesimit të gjuhës shqipe letrare.

Gjuha e romanit “Rrathë” ndryshon nga gjuha letrare shqipe dhe i lë shteg përdorimit të varianteve

të njohura gjuhësore. Krahasimet popullore, frazeologjizmat, varianti i pasur gjuhësor i gegërishtes

si dhe fjalori i zgjedhur, janë elementë karakteristikë për gjuhën e tij.

Romani “Rrathë” është vlerësuar si romani i parë psikologjik shqiptar. Baza e tregimit qëndron në

një monolog të brendshëm dhe në një bisedë të gjallë. Tendenca bazë e romanit që tingëllon që në

titull, është të tregojë sesi njerëzit janë të lidhur në rrathë të ndryshëm shoqërorë e metafizikë, ku

qëndrojnë simbolet e ofruara: uji, zjarri dhe gjaku. Temat e mirëfillta janë përgjithësisht: natyra,

vetmia, humbja e traditës, kërkimi i fatit, i suksesit dhe lidhja me vetë rrënjët. Mbizotërimi i

karaktereve poetike letrare dhe komentimi i gjerë i problemeve të gjuhës, letërsisë dhe artit në

përgjthësi, mund të përbënin gjithashtu nëntemat e veprës artistike.

DDC: 891.983

Vendndodhja: C. 18

Çabej, Eqrem

Studime etimologjike në fushë të shqipes. Tiranë : Mihal Duri”, 1982. - 180 f. ; 21 cm.

“Studime etimologjike në fushë të shqipes” paraqesin, formën e zgjeruar e të përpunuar të një vargu

studimesh, të botuara pjesë – pjesë, gjatë viteve 1960 tek “Buletini i Universitetit Shtetëror të

Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore” dhe tek vazhdimi i këtij periodiku “Studime filologjike”. Kjo

vepër është fryt i njohjes së gjithanëshme të gjuhës amtare, përgjithsim i dijeve të thella dhe i

përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të

indoevropianistikës. Në këtë vepër, nëpërmjet një shqyrtimi të imtë kritik të punës së kryer në

fushën e gjuhës deri më sot nga dijetarë të tjerë, me argumente bindëse prof. E. Çabej ka hedhur

poshtë një varg përfundimesh të gabuara që janë nxjerrë qoftë sepse ka munguar fryma objektive në

studimet e tyre, qoftë sepse nuk e kanë njohur në mënyrë të mjaftueshme gjuhën shqipe, qoftë edhe

sepse kanë pasur të meta në metodat e përdorura e në parimet e ndjekura dhe ka perforcuar nga ana

e vet me të dhëna të reja shpjegimet e drejta. Nga ana tjetër, mbështetja në një lëndë gjuhësore të

pasur dhe e pa shfrytëzuar më parë, njohja e thelluar e fakteve gjuhësore, metoda e rreptë shkencore

Page 8: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

e ndjekur sistematikisht prej autorit, duke vepruar së pari me krahasime të brendshme dhe duke

kaluar në krahasime të jashtme në kuadrin ballkanik dhe indoevropian vetëm pasi sqarohen lidhjet

brenda shqipes , i kanë dhënë mundësi autorit të arrijë në rezultate të rëndësishme në zgjidhje të

reja, në etimologjike më të drejta e më të sakta. Në sajë të këtij vështrimi të ri u zbërthyen mjaft

etimologji të pashpjeguara më parë ose të shpjeguara në mënyrë të gabuar, shumë fjalë që

mbaheshin si huazime nga gjuhë të tjera iu kthyen shqipes, duke shtuar kështu fondin autokton të

gjuhës sonë dhe duke vënë në pah pasurinë gjallërinë dhe origjinalitetin e saj. Një anë tjetër me

rëndësi e këtyre studimeve është se kanë vënë në dukje mjaft gjerë se shqipja në periudha të

ndryshme të historisë së saj u ka dhënë gjuhëve me të cilat ka qenë në kontakt, fjalë e shprehje.

Përmbajtja e gjerë që i ka dhënë autori etimologjisë si një disiplinë që nuk merret vetëm me gjetjen

e burimit të fjalëve, por që ndjek edhe jetën e fjalëve, historinë e tyre, mjedisin ku u formuan,

përhapjen gjeografike të tyre brenda truallit të shqipes dhe jashtë saj, aftësia për të formuar fjalë të

tjera të reja e për të hyrë në lidhje me fjalë të ndryshme, - të gjitha këto i japin kësaj vepre një

rëndësi të shumanshme për studime të ndryshme rreth gjuhës shqipe jo vetëm në rrafshin diakronik,

por edhe në atë sinkronik.

Për ndriçimin e etimologjisë së shumë fjalëve, E. Çabej ka shfrytëzuar me dobi edhe të dhënat e

kulturës materiale e shpirtërore të popullit tonë, të dhënat e onomastikes, emrat e vendeve, emrat e

fiseve, të familjeve e të personave që kanë rëndësi për historinë e gjuhës dhe të popullit. Pra,

dukuritë gjuhësore janë vështruar e studiuar në ndërthurjet e tyre të gjithanshme, në lidhje me të

dhënat e historisë, të kulturës, të etnografisë etj. Kjo ka dhënë mundësinë që jo vetëm të arrihet në

argumentime më bindëse të dukurive gjuhësore, por edhe të jepen ndihmesa me vlerë edhe për

shkencat e tjera albanologjike të lidhura me historinë e gjuhës.

DDC: 491.983

Vendndodhja: C. 12

Çabej, Eqrem

Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe. Tiranë : Mihal Duri, 1988. - 457 f. ; 21 cm.

Vëllimi “Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe” është një përmbledhje e paparë e plotë e

studimeve të Prof. Eqrem Çabejt nga fusha e fonetikës historike, që ka qenë një nga fushat

themelore të veprimtarisë së tij shkencore. Në këtë vëllim janë perfshirë 12 punime ku janë trajtuar

probleme themelore të fonetikës historike të shqipes. Nëntë prej këtyre punimeve kanë qenë botuar

në organet tona shkencore, disa edhe në revista të huaja.

Page 9: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

“Fonetikë historike dhe etimologji nga fusha e shqipes” ka qenë botuar vetëm në gjermanisht,

ndërsa në gjuhën shqipe për herë të parë botohet në këtë vëllim. Vëllimi përveç punimeve të botuara

përfshin edhe botime të pabotuara, megjthatë duhet theksuar se interesi që paraqet ky vëllim nuk

qëndron vetëm tek punimet që botohen për herë të parë, por për të parën herë në gjuhën shqipe.

Në këtë vëllim studiuesit do të gjejnë të gjitha punimet e studimet që prof. Eqrem Çabej ia ka

kushtuar fonetikës historike të shqipes . Në punimet e ndryshme që përfshihen në këtë vëllim,

lexuesi do të gjejë jo vetëm çështje të fonetikës historike, por edhe probleme të ndryshme më të

përgjithshme të historisë së gjuhës dhe të morfologjisë historike. Në mënyrë të veçantë, vepra

madhore “Studime etimologjke në fushë të shqipes” ka vlera të shumanshme për studimet në fushën

e fonetikës historike.

Përmbledhja është pajisur në fund me shënime bibliografike, të cilat përmbajnë kohën dhe vendin e

botimit e të ribotimit të punimeve që përfshihen në të.

DDC: 491.983

Vendndodhja: C. 12

Demiraj, Shaban

Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe. Tiranë : Mihal Duri, 1972. - 296 f. ; 21 cm.

Duke pasur parasysh kërkesat gjithnjë në rritje, sidomos, të shkollave tona të larta dhe të

arsimtarëve tanë në ato vite, prof. Shaban Demiraj botoi këtë vëllim me tri studime gjuhësore ku

trajtohen disa çështje me interes të sistemit emëror të shqipes. Studimi monografik “Gjinia

asnjanëse në gjuhën shqipe”, që zë pjesën më të madhe të këtij vëllimi, është botuar për herë të

parë. Kurse dy studimet e tjera – “Rreth kategorisë së shquarsisë e të pashquarsisë” dhe “Rreth

ndërrimit të gjinisë së emrave në shumës në gjuhën shqipe, vështruar edhe në përqasje me

rumanishten” – janë ribotuar këtu me disa ndryshime të pjesëshme. Në trajtimin e çështjeve të

shqyrtuara, prof. Shaban Demiraj është udhëhequr nga parimi që forma dhe përmbajtja përkatëse të

vështrohen në lidhjet e tyre të ngushta dialektike.

Të tri studimet e vëllimit janë të shoqëruara edhe me nga një përmbledhje në gjuhën frënge për

studiuesit e huaj.

Për argumentimin e çështjeve të shqyrtuara është vjelë një material faktik mjaft i gjerë, sidomos nga

veprat e autorëve shqiptarë edhe arbëreshë.

DDC: 491.983

Vendndodhja: D. 37

Page 10: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

Demiraj, Shaban

Gjuha shqipe dhe historia e saj. Tiranë : Mihal Duri, 1988. - 321 f. ; 21 cm.

Gjuha shqipe dhe historia e saj e kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve gjatë

këtyre dy shekujve të fundit. Përpjekjet e disa brezave dijetarësh, shqiptarë dhe të huaj, kanë bërë të

mundur që të hulumtohen e të njihen gjithnjë e më mirë sistemi i kësaj gjuhe dhe historia e saj. Ishte

e natyrshme që këto përpjekje të jepnin përfundime më të plota dhe më të qëndrueshme në studimin

sinkronik të sistemit gjuhësor të shqipes nëpërmjet hulumtimit dhe përshkrimit të pjesëve të

ndryshme përbërëse të këtij sistemi. Por hapa të mirë përpara janë hedhur edhe në sqarimin e

evolucionit të kësaj gjuhe të lashtë të Ballkanit, e cila, për arsye të njohura historike, me shkrim ka

nisur të lëvrohet relativisht vonë.

Në vazhdim të këtyre përpjekjeve u hartua edhe ky libër, i cili synon t’u përgjigjet kërkesave të

atyre që duan të kenë në dorë një vepër sintetizuese për gjuhën shqipe dhe për historinë e saj. Në

pamundësi që të trajtohen gjerësisht të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e gjuhës shqipe

dhe evolucionin e saj historik, në këtë libër janë dhënë kryesisht njohuri të përmbledhura mbi disa

çështje themelore. Për trajtime më të gjera të çështjeve të punuara, gjatë shfletimit të këtij libri,

lexuesi do të gjejë në fund të çdo kapitulli, bibliografinë e shfrytëzuar. Nisur nga ideja që kjo vepër

mund të shfrytëzohet nga një masë e madhe lexuesish, në disa raste përmenden edhe disa të dhëna

që janë të njohura për specialistët.

Për t’u ardhur në ndihmë studiuesve të huaj, në fund të veprës është shtuar një përmbledhje në

gjuhën angleze.

DDC: 491.983

Vendndodhja: D. 37

Gosturani, Xheladin

Historia e Albanologjisë. Tiranë : Rilindja, 1999. - 304 f. ; 21 cm.

Vepra “Historia e Albanologjisë” përbëhet nga dy pjesë:

Në pjesën e parë “Gjuha shqipe gjatë shekujve” jepet në një pamje të plotë e shumë të përmbledhur

i tërë zhvillimi historik i saj që në lashtësi, duke e parë atë si gjuhë indoeuropiane. Më tej flitet për

shqipen si pasardhëse e ilirishtes, duke sjellë për këtë qëllim argumente gjuhësore, historike,

Page 11: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

arkeologjike, gjeografike dhe bëhet fjalë për tiparet thelbësore të shqipes, të cilat nuk janë trashëgim

indoeuropian, por paraqiten si zhvillim i brendshëm i saj. Në këtë pjesë shtjellohet mirë ndeshja e

shqipes me gjuhën ballkanike, ndeshje e cila çoi në formimin e Njësisë gjuhësore ballkanike, në

Afrine kulturore ballkanike, në Ballkanizmat. Me këtë rast trajtohen qartë marrëdhëniet sllavo –

shqiptare, greko – shqiptare dhe romuno – shqiptare. Më tutje gjithashtu jepet një pamje e plotë e dy

dialekteve të shqipes ku theksohet “Njesia e gjuhës shqipe” dhe vihet në dukje lëvrimi e pasurimi i

saj gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, si dhe formimi dhe konsolidimi i gjuhës letrare pas Luftës së

Dytë Botërore.

Në pjesën e dytë është trajtuar, i gjithë mendimi shkencor që është shprehur qoftë nga vendasit,

qoftë nga të huajt për origjinën e gjuhës shqipe, për strukturën gramatikore të saj dhe për

prejardhjen e popullit shqiptar. Për ta dhënë sa më të qartë e të plotë, studimi i gjuhës shqipe është

ndarë në katër periudha.

Për çdo periudhë janë vënë në dukje, me një analizë përmbledhëse, veprat, studimet, punimet,

artikuj të autorëve vendas, arbëreshë të huaj, duke i grupuar veçant, por edhe duke i nxjerrë në pah

mendimet dhe vlerësimet e tyre për origjinën e gjuhës shqipe e të shqiptarëve.

Në periudhën e fundit, pas Luftës së Dytë Botërore, janë theksuar arritjet e gjuhësisë shqiptare në

këtë fushë, si dhe janë përmendur Qendrat albanologjike me studiuesit e tyre më të rëndësishëm sot

nëpër botë.

Ky libër është shkruar me një gjuhë të thjeshtë për t’u kuptuar nga të gjithë. Ai është rezultat i

studimeve dhe konspektimeve të veprave, punimeve kushtuar gjuhës shqipe është rezultat dhe i

studimit të disa veprave përgjithsuese të vëna si bibliografi në fund, të cilat kanë shërbyer si bazë

kryesore. Krejt vepra është koncentrim i mendimeve të shprehura për gjuhën shqipe dhe popullin

shqiptar gjatë shekujve.

DDC: 80

Vendndodhja: G. 66

Gjevori, Mehmet

Frazeologjizma të gjuhës shqipe. Prishtinë : Rilindja”, 1988. - 511 f. ; 21 cm.

Ky libër është botimi i dytë i librit “Frazeologjizma të gjuhës shqipe” Prishtinë 1972. Ky botim i

dytë ka dalë si rezultat i punës së vazhdueshme të prof. Mehmet Gjevori, i cili ka mbledhur

frazeologjizma të tjera e shprehje të figurshme jo vetëm nga goja e popullit, por edhe nga gazeta,

revista e botime të ndryshme të shkrimtarëve tanë, kryesisht të atyre që fëmijërinë dhe rininë e kanë

Page 12: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

kaluar në ambiente fshatare – malësore, ku e kanë burimin dhe janë ruajtur më së miri shprehjet e

bukura idiomatike të gjuhës sonë.

Në këtë botim janë përdorur kryesisht ato njësi frazeologjike që janë thjesht frazeologjzma të gjuhës

në të cilat hyjnë dy a më shumë fjalë emërtuese, që gjatë të shpehurit të mendimit vihen aty për aty

në marrëdhënie ndërmjet tyre. Janë lënë jashtë proverba, fjalë të urta, gjëegjëza e të tjera, që janë

krijime letrare folklorike.

Për këtë përmbledhje përveç një varg fjalorësh e veprash të ndryshme që kanë shënuar në

bibliografi të botimit të parë, janë shfrytëzuar më vonë edhe këto vepra:

1- “Fjalë e shprehje të shqipes” nga Aleksandër Xhuvani

2- “Disa frazeologjizma nga Drenica” të Halil Bogajt

3- “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”

4- “Frazeologjizma dhe shprehje të reja nga goja e popullit” të Murat Muratit.

E gjithë kjo lëndë frazeologjike e përmbledhur, që përfshin rreth 15.000 njësi frazeologjike,

shumica e të cilave janë krijime të popullit, është renduar sipas kriterit alfabetik, duke pasur për

bazë fjalën bosht të njësisë frazeologjike.

Njësitë frazeologjike janë të paraqitura brenda fjalive të zgjeruara duke u dhënë në trajtë

përfaqësuese të dallueshme me shkronja të pjerrëta dhe shpjegohen, sipas rastit, me ngjyrime të

ndryshme kuptimore.

Ky botim, natyrisht që paraqitet jo i plotë, me mungesa e zbrazti, por është një bazë e mirë

materiale, e cila mund t’i shërbejë një botimi të ardhshëm.

Pika, Pre

Jashtëvënie të mënyrës për të trajtuar fjalët e rea. Bukuresht : Arresimi i popullit rumen, 1923.

- 132 f. ; 21 cm.

Siç mund të shohim edhe nga viti i botimit, kjo vepër është botuar kur gjuha shqipe dhe gramatika e

saj ishte pothuajse në hapat e parë. Gjuha që ka përdorur autori është një gjuhë tepër e vështirë për

t’u kuptuar nga lexuesi i sotëm. Megjithatë edhe kjo vepër ka rëndësinë e saj qoftë për çështjet

gjuhësore që trajton (nisur nga këndvështrimi i atyre viteve), qoftë për gjuhën që përdor autori, e

cila duke qenë aq e gjallë, mund të ndihmojë studiuesit e sotëm në punimet shkencore të tyre.

Vetë vepërza (siç e quan edhe autori) në fund të saj, është e shoqëruar me një reshtar, i cili paraqet

të gjitha fjalët e reja që shqyrtohen në tekst, të shoqëruara me shpjegimin e tyre përkatës. Këto fjalë

(sipas vetë shkrimtarit) janë fjalët që i mungonin atij në gjuhën shqipe dhe në paraqitjen e reshtarit

ai i jep ato në të gjitha gjuhët që ai njeh.

Page 13: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

DDC: 491.983

Vendndodhja: P. 63

Shkurtaj, Gjovalin

Hysa, Enver

Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut. Tiranë : Toena, 1996. - 447 f. ; 21 cm.

Ky libër synon t’u japë lexuesve njohuritë kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe

letrare, në rradhë të parë atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë sot mundësitë për ta

mësuar në shkollë me program të rregullt si lëndë mësimore.

Libri u shërben dhe u drejtohet gjithashtu dhe atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë të nënës, por që

dëshirojnë ta mësojnë atë, duan të jenë në gjëndje ta lexojnë dhe të flasin gjuhën shqipe. Është

menduar që fillimi i këtij libri të jetë sa më i thjeshtë për lexuesin. Gjithashtu është pasur parasysh

që ky tekst t’i shërbejë lexuesve dhe mesimdhënësve të shqipes.

Libri nis me një sasi mësimesh hyrëse të thjeshta sa për të fituar një numër shprehish themelore të

shqipes letrare, pastaj vjen pjesa e mirfillte tekstore prej tridhjetë mësimesh. Orbita e librit, shkon

në një theksim të dukshëm të profilit gjuhë dhe qytetërim shqiptar, sidomos gjuhë shqipe dhe letërsi

shqiptare, duke u ngjallur lexuesve dashurinë për fjalën artistike shqipe dhe pastaj, nëpërmjet

pjesëve antologjike që jepen në fund të librit, të arrijnë jo vetëm ta kuptojnë, po edhe ta dashurojnë

e ta dëshirojnë poezinë shqiptare dhe përgjithësisht fjalën e shkruar e të folur shqipe.

Libri është pajisur gjithashtu, me tabela të plota të lakimit të emrave, të përemrave, me paradigma të

plota të zgjedhimit të foljeve, me tregues të lidhëzave nga letërsia shqiptare e të traditës, me

krijimtarinë më të re të poetëve dhe të shkrimtarëve shqiptarë e arbëreshë dhe me disa fragmente

nga stilet e ndryshme të shqipes. Libri mbyllet me një fjalorth të fjalëve dhe shprehjeve më të

përdorura e më të domosdoshme për t’u ditur nga ata që duan të lexojnë e të flasin shqip. Fjalordhi

është dhënë në katër gjuhë të mëdha: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Në fund të librit

jepet një bibliografi e gramatikave dhe metodave të shqipes, të cilat i shërbejnë lexuesit për t’u

thelluar në gjuhën shqipe.

DDC: 80

Vendndodhja: Sh.67

Page 14: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

Xhuvani, Aleksandër

Çabej, Eqrem

Prapashtesat e gjuhës shqipe. Tiranë : Mihal Duri, 1962. - 112 f. ; 21 cm.

Në këtë libër paraqiten punimet e bëra rreth prapashtesave të gjuhës shqipe. Këtu merren në

shqyrtim 168 prapashtesa, kryesisht formate nominale, duke lënë jashtë prapashtesat verbale.

Ky material është i përbërë nga shumë punime dhe i përpunuar nga vetë autorët e ketyre shkrimeve,

duke nisur nga gjuhëtari arbëresh Dhimitër Kamarda (1864), konsulli austriak (1854) etj., duke i

parë prapashtesat si element fjalëformues. Materiale të tjera plotësuese për realizimin e këtij botimi

janë marrë nga materialet e botuara nëpër artikuj, në të cilat janë trajtuar një shumicë e

prapashtesave bashkë me caktimin e funksioneve të tyre. Këtyre u shtohen materialet që vetë

autorët kanë punuar në vite si nga gjuha popullore, shkrimet shqip të reja dhe të vjetra si dhe nga

literatura shkencore e gjendur në veprat e huaja. Në bibliografinë e çdo prapashtese citohen më parë

shkrimet që përmbajnë materiale, pastaj studimet.

Ky është i pari studim tërësor e përmbledhës mbi këtë temë. Qëllimi i këtij punimi është që të dalë

në pah mënyra e formimit të fjalëve me anë prapashtesash, funksionet e këtyre dhe kriteret e këtij

formimi. Për këtë qëllim tek çdo prapashtesë merret së pari në shqyrtim paraqitja e saj në kategoritë

e ndryshme të fjalëve dhe funksioni i saj në këtë kategori.

Studiohet gjithashtu nëse prapashtesa është produktive në gjuhë apo ruhet vetëm në një gjendje të

fosilizuar në disa fjalë. Së fundi, shtrohet pyetja e etimologjisë nëse kemi të bëjmë me një

prapashtesë vendi apo të ardhur prej ndonjë gjuhe të huaj. Me fjalë të tjera prejardhja gjeografike

dhe zhvillimi historik, shtrirja në hapësirë dhe në kohë, vështrimi i dukurive si gjendje e sotme dhe

si rezultat i rrethanave të mëparme, përbëjnë për ne dhe për këtë fushë të gjuhësisë dy pamje të

ndryshme të një tërësie të vetme, të cilat si të tilla duhen shikuar së bashku, për të pasur një ide sa

më të plotë e sa më të drejtë të sistemit të gjuhës.

DDC: 491.983

Vendndodhja: Xh. 97

Xhuvani, Aleksandër

Studime gjuhësore. Tiranë : Mihal Duri, 1956. - 227 f. ; 21 cm.

Ky vëllim përmbledh një pjesë të mirë të punës gjuhësore të prof. Aleksandër Xhuvanit, e cila deri

pak kohë para botimit të librit ka qenë e shpërndarë në revista e gazeta. Në këtë mënyrë shihen

Page 15: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

mjaft anë me rëndësi të kontributit të këtij studiuesi të palodhur në fushën e studimeve të gjuhës

shqipe dhe iu jepet mundësi studentëve, arsimtarëve e rrethit të gjerë të njerzve të tjerë që merren

me gjuhë e letërsi, të njihen me materiale e punime me vlerë, që ndryshe do të kishin vështirësi t’i

konsultojnë.

Në këtë botim trajtohen probleme të përgjithshme të gjuhës letrare, - si formimi i gjuhës letrare

kombëtare, pastërtia e gjuhës, - të cilat janë kontribute me vlerë në studimin e çështjeve të

leksikologjisë, gramatikës, historisë së gjuhës letrare dhe të etimologjisë. Në këtë vëllim janë

zgjedhur artikuj të shkruar në kohë të ndryshme, ndonjë edhe në vitet e para të veprimtarisë së tij

shkencore. Artikujt e studimet, me ndonjë përjashtim të rrallë, janë riprodhuar ashtu si kanë qenë

shkruar kur u botuan për herën e parë, pa iu ndryshuar as ortografia.

Vëllimi është shoqëruar me një bibliografi të shkrimeve të prof. Aleksandër Xhuvanit .

DDC: 491.983

Vendndodhja: Xh. 97

Çabej, Eqrem

Studime gjuhësore II. Prishtinë : Rilindja, 1976. - 154 f. ; 21 cm.

“Studime etimologjike në fushën e shqipes P-ZH”

Edhe në këtë vëllim të dytë Çabej bën studime rreth fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe të Gustav

Meyerit. Ky dijetar me këtë vepër që e ka botuar më 1891 në Strassburg mori çmimin Ëerner të

Akademisë Franceze. Ky fjalor, pa dritën e botimit afërsisht tetëdhjetë vjet më pare, natyrisht edhe

për arsye të kohës, sot është mjaft i vjetëruar dhe në disa pika i kapërcyer. Megjithatë duhet të

pranohet që ai edhe sot përbën një bazë jo vetëm për studimet shqiptare, po edhe përgjithësisht për

studimet ballkanistike. Gustav Meyeri është munduar me sa mundi të mbledhë leksikun e shqipes

që dihej në kohën e tij dhe ta shtjerë në punë atë në fjalorin e vet. Materialin e qëmtoi pjesërisht

nëpër burimet shkrimore, nëpër tekstet e vjetra e të reja të literatures artistike e popullore, në fjalorë

e glosarë, pjesërisht nëpër letërkëmbimin që pati me disa shqiptarë të mësuar.Për arsye të

përgjithshme të karakterit kulturor, në atë kohë njihej më mirë gjuha e ngulimeve arbëreshe të

Italisë se gjuha e dheut mëmë, ku studimi i dialekteve nga ana e njerëzve të vendit ishte ende një arë

krejt e palëvruar. Shohim kështu se ka patur arsye objektive të cilat kanë shkaktuar që fjalori i

Gustav Meyerit është i mangët në punë të materialit. Ai është dokument i kohës, në të është

përpunuar leksiku i shqipes gjer aty nga viti 1980.

Page 16: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

Ky fjalor, në pajtim me qëllimin e autorit të tij, përmban shumë leksema nga gjuha e Shqipërisë,

po njëkohësisht edhe një sasi të pasur elementesh të dialekteve arbëreshe që fliten në Itali, të cilat

autori, si i vendit që është, i njeh më së miri. Shumë më tepër ndërkaq është pasuruar për ne njohja e

leksikut popullor të gjuhës me punën që është kryer në vetë Atdheun mëmë, e cila me hov të ri ka

shkuar përpara që me themelimin e shtetit shqiptar, dhe në kohët e fundit, në mënyrë të veçantë me

veprimtarinë mbledhëse të organizuar me rrugë shtetërore në Republikën Popullore të Shqipërisë.

Me një proçedim metodik, në fushë të shqipes ndeshim shpeshherë në çështjen se ç'është e moçme

në këtë gjuhë dhe ç'është e re. Si në të gjitha gjuhët edhe këtu ka fjalë – bisht, blobë, errët, kërmill,

nesër, rrej, send, vitore, “figure e besimit popullor, që përfytyrohet si një gjarpër me bri të arta e që

pjell florinj”, vonë e shumë të tjera -, të cilat paraqesin formime relativisht të reja prej lëndës së

lashtë gjuhësore; duke qenë të tilla, këto nuk lejojnë një krahasim të drejtpërdrejtë me leksikun e

gjuhëve të tjera.

Kuptimi i figurshëm, metaforik i fjalëve, në shqipen popullore është një proçes shumë më i shpejtë

nga sa mendohet, metafora dhe shprehja figurative është përgjithësisht një dukuri e shpeshtë edhe

ndër njerëzit e thjeshtë. Kalimin nga konkreti drejt abstraktit autori e ilustron me shembuj.

DDC: 491.983

Vendndodhja: Ç 12

Xhuvani, Aleksandër

Vepra I. Tiranë : Mihal Duri, 1980. - 591 f. ; 21 cm.

Botimi i veprës tërësore të prof. Aleksandër Xhuvanit ka për qëllim t’i bëjë të njohur mirë publikut

të gjerë veprimtarinë studimore aq të pasur të kësaj figure të shquar të shkollës sonë, kontributin e

tij të rëndësishëm dhënë studimeve tona gjuhësore.

Vepra e prof. A. Xhuvanit është parashikuar të ketë këto nënndarje:

1 – Gjuhësi 2 – Histori e letërsi 3 – Shkenca pedagogjike e Histori e shkollës sonë 4 – Artikuj

politiko – shoqëror, epistolar dhe të ndryshme.

Ky vëllim përmbledh shkrimet më të rëndësishme të fushave kryesore të gjuhësisë sonë, që janë

lëvruar nga prof. Dr. A. Xhuvani. Janë përfshirë në të shkrime për probleme themelore të gjuhës

letrare e çështje të përgjithshme të saj (si alfabeti, drejtshkrimi) për çështje të kulturës së gjuhës, të

gramatikës e të formimit të fjalëve.

Në këtë vëllim janë përfshirë dhe dy monografitë që hartoi prof. Dr. A. Xhuvani së bashku me prof.

E. Çabej “Prapashtesat e gjuhës shqipe” dhe “Parashtesat e gjuhës shqipe”.

Page 17: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Albanologj

Përveç ribotimit të veprave, punimeve, artikujve të shtypur në forma e kohë të ndryshme, në vëllim

janë përfshirë edhe shkrime të pabotuara ndonjëherë.

Materiali është renditur në bazë të kriterit problemor – tematik, të kombinuar me kriterin

kronologjik.

DDC: 491.983

Vendndodhja: Xh. 97

Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë

Rregullat e drejtshkrimit të shqipes. Tiranë : Mihal Duri, 1967. - 214 f. ; 21 cm.

“Regullat e drejtshkrimit të shqipes” është hartuar nga komisioni i drejtshkrimit te Institutit të

Historisë e të Gjuhësisë të Universitetit shtetëror të Tiranës. Ato paraqiten si projekt që do të

shërbejë si bazë për një diskutim të gjerë e të gjithanshëm.

Qëllimi i këtij libri është që këto rregulla të ndihmojnë për njësimin e mëtejshëm të normës letrare

kombëtare, duke u mbështetur gjerësisht mbi trajtat e përbashkëta dhe duke ruajtur e zhvilluar më

tej atë traditë shkrimi që i ka shërbyer njësimit të shqipes letrare. Komisioni i drejtshkrimit është

përpjekur që rregullat të jenë njëkohësisht të përpikta, të qarta e të thjeshta, të jenë sa më të

njësishme, pa përjashtime të shumta. Rregullat janë paraqitur me shembuj ilustrues.

Ky libër është rezultat i një pune të gjatë kolektive kërkimesh, diskutimesh e përpunimesh.

Megjithatë, duhet theksuar se drejtshkrimi i shqipes së sotme, për shkak të vetë kushteve historike

të formimit të gjuhës sonë letrare kombëtare, përbën një nga problemet gjuhësore më të vështira e të

ndërlikuara. Zgjidhja e këtij problemi vështirësohet nga mungesa e studimeve të veçanta e

sistematike te çështjeve teorike të drejtshkrimit të shqipes.

DDC: 491.983

Vendndodhja: Rr. 9

Treguesi

Page 18: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

Aktivitete rinore

Qyteti i Elbasanit ka pasur probleme te tranzicionit ashtu si e gjithe Shqiperia.Dhe problemi kryesor

ka qene me femijet dhe rinine.Dhe keto probleme rinore vijne kryesisht nga mungesa e sistemit

shkollor dhe përqindjeve të larta të papunësisë. Dëshpërimi i shumë të rinjve nga mungesa e një

perspektive jete, provokon mënjanimin social dhe transformohet ndonjëherë në sjellje të dhunshme

dhe ilegale.

Në Elbasan ka pak hapësira, të cilat mund të frekuentohen nga të rinjtë për t’u shoqëruar dhe për të

përballuar në mënyrë kolektive problemet e tyre. Vendet kryesore të argëtimit që ekzistojnë,

përfaqësohen nga salla bilardoje ose nga klube, ku natyrisht të rinjtë nuk gjejne një ambjent që t’i

ndihmojë për t’u përballur me një realitet social dhe ekonomik veçanërisht të vështirë.

Qendra të ndryshme rinore si RIEMAR (Rini, Emancipim, Argëtim), Hëna e Re, Magjia, Ëord

Vizion, CEFA (Komiteti Europian per Formim dhe Agrikulturë) propozohen si vend i argëtimit për

të realizuar inisiativa të karakterit krijues, social, kulturor dhe edukativ, që i lejon të rinjve të jenë

në të njëjtën kohë përfitues dhe protagonistë të aktiviteteve. Këto aktivitete shoqërohen dhe

realizohen me ndihmën e operatorëve të këtyre qendrave. Të rinjtë që frekuentojnë këto aktivitete

vijnë nga shtresa të ndryshme sociale: të rinj që jetojnë situata familjare dhe sociale të një

vështirësie të fortë, si dhe të rinj pa probleme.

Aktivitet e zhvilluara në këto qendra janë të llojeve të ndryshme si psh:

- aktiviteti i muzikes, në të cilin zhvillohen koncerte ku të rinjtë prezantojnë këngët e tyre

- aktiviteti i futbollit, në të cilin zhvillohen stervitje dhe kryhen ndeshje

- grupe sensibilizimi, ku të rinjtë organizojnë aktivitete të ndryshme sensibilizuese për ditë të

caktuara gjatë vitit.

- shërbimi i bibliotekës, në të cilin bëhen takime të herëpashershme me shkrimtarë e poetë, te

cilët trajtojnë tema të ndryshme të kësaj fushe,si edhe njohja e rinise me historine e qytetit.

- perdorimi i kompjuterit, të cilin e ofron për të rinjtë elbasanas qendra rinore RIEMAR

dhe Biblioteka e Elbasanit.

- Lufta kunder droges,duhanit si edhe pijeve alkolike te cilat jane rrezik kryesor per shthurjen

e rinise.

- Kujdesi i nenes per femijen si dhe lufta kunder trafikut te femijeve.

Page 19: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

- Lufte kunder prostitucionit,rrezik i madh i rinise,takime dhe biseda lidhur me kete problem

te shoqerise.

- aktivitetet verore, të cilat përmbledhin lojrat të lira të organizuara, aktivitete sportive shëtitje

etj.

- kurse të gjuhëve të huaja etj.

Siç shihet nga ato që u përmendën më lart, në brendësi të komunitetit rinor të Elbasanit janë shtuar

mundësitë e argëtimit dhe të kulturës, si rezultat ky i bashkëveprimit të shoqatave të ndryshme me

njëra-tjetrën, ndikimit te bibliotekes me të rinjtë e këtij qyteti.

Një zë më shumë (Prill 2002)

• Q.R.R. (Qendra Rinore RIEMAR) në datë 4 Mars zhvilloi në Cerrik një konkurs pikture dhe

poezi me temën “Mbi sensibilizimin e të rinjve mbi drogën, alkolin, dhunën dhe prostitucionin”.

Ky aktivitet u realizua si rezultat i bashkëpunimit të “Qendrës së Këshillimit për Gratë dhe

Vajzat” dhe RIEMAR-it. Në këtë konkurs u shpërndanë edhe stimuj për nxënësit dhe shkollat

fituese.

• Në datë 7 Mars, Q.R.R. dha ndihmesën dhe mbështetjen e saj në aktivitetin e zhvilluar në

shkollën e Gjuhëve të Huaja me rastin e festave të 7-8 marsit. Gjithashtu në këtë datë, nxënësit e

shkollës së mesme dhanë një koncert artistik në ambjentet e qendrës me rastin e festave.

• Më datë 12 Mars në qendër u zhvillua një koncert artistik, i cili mbështetej nga Drejtoria

Arsimore.

• Më datë 13 Mars u zhvillua festivali i parë “Don Orione 2002”, i cili u realizua si një

bashkëpunim i Q.R.R. dhe Qendrës Didaktike “Shën Piu X”. Në këtë festival, dy të rinj të

qendrës sonë fituan çmimin e dytë.

• Dita e Verës, 14 Marsi, festa tradicionale e popullit të Elbasanit nuk mund të mbeste jashtë

vëmendjes së qendrës. Në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, Drejtorinë e Kulturës dhe të

Sportit, RIEMAR-i zhvilloi një aktivitet në kodrën e Krastës. Aktiviteti filloi me një koncert me

këngë të përgatitura nga të rinjtë e qendrës (rreth 20 të rinj). I rëndësishëm ishte fakti se

pjesëmarrja në këtë aktivitet, i cili vazhdoi deri në orët e vona të mbasdites, ishte shumë e

madhe.

• Në datë 16 Mars, RIEMAR-i dha ndihmesën e tij në aktivitetin e zhvilluar në parkun “Rinia”

nga disa shoqata në ndihmë të fëmijëve.

Page 20: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

Po në këtë datë, në mbrëmje, të rinjtë e qendrës dhanë një koncert në sheshin “Gensher”. Ky

spektakël ishte organizuar në formën e një mbrëmjeje – party.

• Në datë 30 mars, 40 të rinj të qendrës, mbështetën skuadrën e qytetit tone, Elbasanit, në një

ndeshje futbolli, e cila u luajt në Pogradec.

Një zë më shumë (Qershor 2002)

• Një nga ativitetet më të rëndësishme dhe më masive që ka zhvilluar qendra jonë është pikërisht

aktiviteti që u zhvillua më datë 31 Maj në ditën ndërkombëtare kundër duhanit. Me rastin e

kësaj dite, qendra rinore dha një koncert në sallën e madhe të kinemasë, i cili ishte përgatitur

nga të rinjtë e grupit të muzikës të kësaj qendre dhe nga të rinjtë e grupit të sensibilizimit. Ky

ativitet kishte si synim në radhë të parë jo vetëm sensibilizimin në atë ditë, por edhe në ditët e

tjera të vitit. Nga këta të rinj u krijuan fletë – palosje, të cilat u shpërndanë në të gjitha shkollat e

mesme të qytetit, dy ditë përpara këtij aktiviteti. Këto fletë – palosje përmbanin programin e

asaj dite, por edhe informacione të ndryshme mbi dëmin që sjell pirja e duhanit. Gjithashtu edhe

gjatë koncertit, nga të rinjtë e këtij grupi u përcoll qartë ky mesazh nëpërmjet aktrimeve të

luajtura nga vetë të rinjtë. Ky aktivitet u realizua me ndihmën e të gjitha grupeve të qendrës

(grupit të muzikës, të vizatimit, të sensibilizimit etj ). Edhe grupi i vizatimit paraqiti një mini –

ekspozitë në ambjentet e qendres, me temë “Jo duhanit”. Duhet theksuar se pjesmarrja në këtë

aktivitet ishte vërtet masive.

Një zë më shumë (Korrik 2002)

Gjatë muajit Korrik Q.R.R ka zhvilluar disa aktivitete te rëndësishme.

Një ndër aktivitetet e kësaj qëndre ishte ai i datës dy Korrik, ku disa të rinj të kësaj qendre dhanë një

koncert të shkurtër në qendrën “Balash”.

Një tjetër aktivitet ishte ai i datës 26 Korrik, ku të rinjtë e Q.R.R. dhanë një koncert në sheshin

“Gensher”.Në këtë koncert merrnin pjesë këngëtërarë të qendrës, të cilët kënduan “life”. Në këtë

koncert ishte i pranishem një mik nga Italia, i cili këndoi dhe aktroi në shqip. Të hënën të rinjtë e

Q.R.R. dhanë një tjetër koncert, por këtë rradhë në kodrën e Krastës. Ky koncert u dha për të gjithë

fëmijët e Qendrës Ditore Magjia, të cilët mbyllnin sezonin e tyre tre mujor të kampit veror. Pas këtij

koncerti, ku morën pjesë shumë këngëtarë të qendrës, për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve u

Page 21: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore organizua dhe një “Party”, sigurisht me pjesëmarrjen e të rinjve të Q.R.R.,me fëmijët e Qendrës

Ditore Magjia dhe operatorëve të të dyja qendrave.

Ky aktivitet përfundoi rreth mesditës.

Këto ishin disa nga aktivitettet e zhvilluara nga qendra gjatë këtij muaji.

Duhet theksuar ketu ndihma dhe pjesëmarrja e gjerë e të gjithë të rinjve të kësaj qendre, të cilët

kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në këto aktivitete, pa harruar këtu edhe punën

e të gjithë stafit të kësaj qendre.

Megjithatë, kjo qendër do të vazhdojë të organizojë edhe në të ardhmen spektakle dhe koncerte të

tilla, të cilat jo vëtem që gjallërojnë jetën artistike të qytetit, por përfshijnë edhe të rinjtë në masë,

duke i larguar ata nga fenomenet negative dhe duke i afirmuar ato edhe më shumë në shoqëri,

sepse pikërisht për gjëra të tilla rinia e sotme ka më shumë nevojë dhe dëshirë.

Gjithsesi, në të ardhmen do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera me tema nga më të

ndryshmet, duke pasur gjithnjë parasysh dëshirat dhe nevojat e rinisë së qytetit tonë.

Një zë më shumë (Shtator 2003)

• Si staf drejtues i qendrës rinore RIEMAR, ne jemi munduar të japim informacione të sakta

lidhur me problemet që shqetësojnë të rinjtë, duke ju sensibilizuar për çdo eveniment që ndodh

në qytetin tonë e në të gjithë botën, por jemi të ndërgjegjshëm që edhe shumë të rinj nuk na

njohin, nuk njohin veprimtaritë që zhvillon qendra jonë. Prandaj duhen thënë dy fjalë rreth

veprimtarive që zhvillohen në qendrën rinore RIEMAR. Gjatë këtyre 5 viteve, shumë të rinj

dhe adoleshentë elbasanas kanë frekuentuar ambjentet e qendrës sonë. Në RIEMAR do të gjeni

argëtimin, kohën e lirë të përshtatshme për moshën tuaj. Një sallë lojrash me kalçeto dhe pin-

pong është në dispozicionin tuaj falas. Në qoftë se keni dëshirë për të pikturuar vizatuar ose të

punoni artizanalisht ne jemi pranë jush duke ju siguruar bazën materiale. Gjithashtu

organizojmë aktivitete sportive, në rang prefekture, ku marrin pjesë të rinj të moshës 15 – 18

vjeç. Nëse keni dëshirë të jeni pjesëtar i ekipit tonë të futbollit, në Shtator jeni të mirëpritur pasi

fillon kampionati i paratërinjve të qytetit tonë. Një operator muzike eshtë në dispozicionin tuaj

për inçizime të ndryshme të këngëve tuaja, të cilat mund t’i këndoni nëper aktivitetet e

ndryshme muzikore që qendra zhvillon. Në ambjentet e qendrës ndodhet një sallë biblioteke e

pajisur me libra shkollorë dhe artistikë të autorëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe një numër i

konsiderueshëm librash në gjuhë të huaj. Cdo i ri mund të regjistrohet si anëtar kësaj biblioteke

duke u pajisur me një kartelë, të cilën ia ofron vetë qendra. Në dispozicionin tuaj, të dashur të

Page 22: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

rinj, disponojmë kompjutera, ku ju mund të ushtroheni pothuajse çdo ditë duke u ndihmuar dhe

nga operatorët tanë. Ghithashtu ofrojmë për ju kurse për mekanikë, hidraulikë dhe saldatorë me

një kohëzgjatje prej katër muaj e gjysëm të planifikuar në tre faza, ku krahas teorisë dhe

praktikës, qendra ju pajis me sigurime dhe në varësi të korrektësisë suaj jepet një pagesë

stimuluese për çdo të ri.

Por nuk ndalemi këtu. Cdo mendim juaji apo ide është një ofertë për ne. Duke frekuentuar

qendrën rinore RIEMAR do të shihni nga afër që koha juaj e lirë dhe jeta juaj do të ndryshojnë.

. . .

• Opera rrok “Jesus Christ Superstar” që mban firmën e bashkëpunimit ndërmjet Andrew Lloyd

Webber dhe Timothy Rice, e krijuar që në vitin 1971( opera kjo që në historinë e teatrit britanik

konsiderohet si opera më me tendencë për t’u rishfaqur vazhdimisht në shumë vende të botës), u

soll këtë verë në qytetin tonë në një mënyrë disi të veçantë, nga një grup të rinjsh skautistë

italianë. Opera i ka kaluar kufijtë e SHBA duke u përkthyer në 11 gjuhë të huaja dhe duke u

parë në 22 vende. Merita e madhe e kësaj opere është se u mblodhën disa aspekte thelbësore të

Jezusit duke u prezantuar në një formë artistike moderne. Grupi i të rinjve AGESCI

(Assocacione Giovani e Scaut Catholici Italiani ) u prit nga CEFA dhe nga qendra rinore

RIEMAR me bashkëpunimin e të cilëve u mundësua realizimi dhe shfaqja e kësaj opere në

sheshin Gensher më datë 29 Korrik. Kjo shfaqje zgjati rreth 2 orë. Krahas pjesëmarrësve italianë

morën pjesë edhe të rinj frekuentues të qendrës rinore, të cilët përjetuan një eksperiencë të

mrekullueshme. Grupi i skautisëve përbëhej nga të rinj të moshave 15 – 21 vjeç. Qëllimi i tyre

ishte ingranimi i të rinjve shqiptarë në një eksperiencë të kësaj rëndësie, që u kishte falur atyre

një kënaqësi të veçantë. Qëndrimi i të rinjve italianë në qytetin tonë bëri që mjaft të rinj

shqiptarë të miqësohen me ta dhe të mbajnë lidhjet nëpërmjet korespondencës.

. . .

• Qendra Rinore RIEMAR vuri në jetë një program me të vërtetë të admirueshëm përsa i përket

organizimit të pushimeve verore me të gjithë aktivizantët e saj. Që në Qershor Q.R.R. kishte

planifikuar një periudhë një mujore pushimesh në shërbim të të gjithë anëtarëve të saj. Nën

përkujdesjen e operatorëve, tre grupet përbërëse të qendrës, ai i sensibilizimit, muzikës dhe

futbollit, në mënyrë mjaft organizative pushuan nga 10 ditë në plazhin Spille në Kavajë.

Gjithashtu Q.R.R. u mor edhe me përzgjedhjen e territorit, sistemimin dhe akomodimin tonë në

Page 23: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

këtë plazh. Kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur 10 – ditore , duke marrë parasysh faktin që

ishim të rrethuar vetëm nga shokët e shoqet tona. E veçanta ishte se, përveç ekspozimit në diell

edhe mbrëmjet ishin mjaft të këndshme dhe të ndryshme nga njëra – tjetra. Nuk harrohen

shakatë dhe bisedat argëtuese me njëri – tjetrin deri në orët e para të mëngjesit, saqë gjithkujt iu

duk se ishte në një endërr, nga e cila u zgjua mbas 10 ditësh. Megjithatë, për të gjitha këto duhet

përgëzuar iniciativa financuese e Q.R.R., e cila kishte si qëllim parësor hapjen e mundësive të

reja argëtuese të rinisë shqiptare si dhe bashkimin dhe harmonizimin e raporteve midis të rinjve.

. . .

• Në datat 17, 18 dhe në 19 Shtator, përkatësisht në ambjentet: që nga sheshi “Kozma Naska” e

përgjatë bulevardit “Qemal Stafa” deri te sheshi “Gensher”, tek parku “Rinia” dhe te lagjia

“Vullnetari”, banorët e qytetit tonë mundën të asistojnë në një eveniment të një rëndësie të

veçantë në lidhje me aktivitetet kulturore. Bashkia Elbasan, CEFA edhe Q.R.R mundësuan

ardhjen e trupës teatrore “Teatro di due mondi” ( “Teatri i dy botëve” ) të cilët në vendet e

sipërpërmendura shfaqën diçka krejt të ndryshme nga ajo ç’ka ne jemi mësuar të perceptojnë

kur përmendet fjala teatër.

Ndryshimi qëndron tek fakti që ai zhvillohet jashtë, po aq sa tek fakti që materialet e përdorura

janë me të vërtetë të veçanta; përfshirë ketu veshjet, maskat dhe dekorimet e përgatitura me dorë

me material të riciklueshëm dhe të përgatitura nga vetë anëtarët e trupës teatrore. Një tjetër tipar

i dallueshëm është përdorimi i zileve që shërbejnë për t’u vënë re. Trupa ka tetë anëtarë; tre

meshkuj dhe pesë femra dhe është krijuar në vitin 1978. Gjatë verës 2003 ata kanë zhvilluar një

turne në mjaft vende të Europës si: në Belgjikë, Gjermani etj. Ndërsa për sa i përket Shqipërisë

kanë qenë përpara dy vjetësh në Shkodër. Ata i janë dedikuar vetëm këtij profesioni dhe

“Ndonëse fiton shumë më pak se profesionet e tjera është diçka që të fal kënaqësi të veçantë” –

shprehet Tanja, një nga anëtaret e grupit. Gjithçka përgatitet nga ata vetë, ndaj rolet e tyre janë

të shumëfishta: regjizorë dhe aktorë, në të njëjtën kohë menaxherë ekonomikë por edhe

pastrues, gjithçka për hir të pasionit që ata kanë për këtë formë të teatrit.

Teatri “Fiesta”, megjithëse në pamje të parë të jep përshtypjen e një feste me maska apo të një

fragmenti nga parada e karnevaleve, në të vërtetë bazohet mbi një tregim të Gabriel Garsia

Markez. “Fiesta” ka një rëndësi të veçantë duke konsideruar faktin që është një ndryshim nga

teatri tradicional dhe që është një aktivitet kulturor, ( që ndonëse nuk ka një emër të madh për

shkak të moszhvillimit të rrymave të cilat konsiderohen të përmasave moderne) i cili sillet për

herë të parë për banorët elbasanas.

Page 24: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

Një zë më shumë ( Tetor 2003 )

• Cdo ditë që kalon aq më shumë halle e probleme na shtohen. Shkolla ka dy muaj që ka filluar

dhe që ditën e parë na kanë thënë se konvikti i shkollës së gjuhëve të huaja do të shkojë tek

konvikti i shkollës së muzikës dhe kushtet do të përmirësohen nga sponsorizimet e një firme

private.

Menduam se ishte e vërtetë dhe qendruam në heshtje duke i lënë gjërat në rrjedhën e tyre.Ditët

kalonin dhe asgjë s’po ndryshonte dhe kështu vendosëm t’i bënim një kërkesë drejtorit. Në krye

të dy ditëve zhvillohet një mbledhje në mencën e konviktit ku disa të rinj shtruan disa kërkrsa

ku më kryesoret ishin:

1. A do të kemi një sallë studimi ashtu siç duhet?

2. A do të kemi priza në dhomë, se për ngrohje as që bëhet fjalë?

3. A do të përmirësohet ushqimi në mencë, sepse ushqimi që na japin nuk na mjafton?

Një zë më shumë (Nëntor-Dhjetor 2003)

• Gjatë muajit nëntor, qendra rinore “Riemar” ka organizuar disa aktivitete. Aktivitetet janë

zhvilluar në mjedise publike por edhe brenda ambienteve të qendrës.

Një eveniment i rëndësishëm që u zhvillua në një nga sallat e qëndrës ishte tre vjetori i krijimit

të biblotekës në qendrën rinore Riemar. Aktiviteti u zhvillua në formën e një diskutimi letrar

mes të rinjve, mësuesve të lendës së letërsisë dhe disa poetëve të njohur elbasanas. Në këtë

aktivitet morën pjesë poetë të njohur si: z. Mihal Disho, z. Milianov Kallupi ( kryetar i lidhjes së

shkrimtarëve për degën e Elbasanit). Ndër mësuesit e ftuar veçojmë profesor Gjergji Junçaj, i

shkolles Ahmet Dakli, si dhe të rinj të apasionuar pas librit. Takimi pati formën e një

bashkëbisedimi të lirë ku u konsumuan shumë ide, mendime, analiza e konkluzione.

Vençanërisht u diskutua për problemet kryesore që ka libri shqiptar sot. Përveç diskutimit,

poetët elbasanas recituan edhe disa poezi nga krijimtaria e tyre, të cilat ngjallën emocione tek të

gjithë të pranishmit.

Gjithashtu, këta poetë i dhuruan bibliotekës së qendrës edhe 15 libra nga krijimtaria e tyre duke

e pasuruar atë me libra nga autorët e qytetit tonë. Në këtë aktivitet foli edhe operatoria e

qendrës që kujdeset për shërbimin e bibliotekës znj.Aneta Miraka, e cila bëri një përmbledhje të

shkurtër për sa i përket anëtarëve të bibliotekës, lagjet ku banojnë këta të rinj, moshën e tyre,

Page 25: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

shkollat ku studiojnë, librat dhe autorët më të lexuar si dhe të “rinjtë rekordmenë” ( që kanë

lexuar më shumë libra). Më duhet të theksoj disa nga gjërat kryesore që u thanë në këtë

aktivitet: janë rreth 170 të rinj që janë anëtarësuar në bibliotekën e qendrës;nëse do ta shprehim

me përqindje numrin e frekuentuesve do të kishim 90% vajza dhe 10% djem. Rreth 75 % e të

rinjve janë të moshës 15-18 vjeç të shkollave të mesme të qyteti tonë dhe kryesisht të shkollës

Ahmet Dakli, meqenëse ndodhet edhe afër qendrës, ndërsa pjesa tjetër frekuentohet nga

studentët e universitetit Aleksandër Xhuvani që ndodhet afër qendrës, të rinj të moshës 18-22

vjeç.Gjithashtu ky shërbim frekuentohet edhe nga nxënësit e ciklit 9-vjeçar të shkollës Abdyl

Myzyri. Frekuentuesit më të rregullt janë ato të rinj që banojnë më afër qendrës si psh: lagja

“Haxhias”, “Vullnetari”,”Viserion Xhuvani”,”11 Nëntori” etj. Pjesa më e madhe e të rinjve u

përkasin familjeve me shtresë mesatare, por ka edhe të rinj që vijnë nga shtresa të ulta. Në

bibliotekën e qendrës sonë gjenden rreth 700 libra ku 500 prej tyre janë romane, novela dhe

tregime që trajtojnë temën e dashurisë me autorë shqiptarë dhe të huaj, Një pjesë e librave janë

poezi, kemi gjithashtu edhe libra informativë e filozofikë. Nuk mund të lemë pa përmendur rreth

200 libra në gjuhë të huaj, si në italisht ashtu edhe në anglisht. Një pjesë e librave që blihen janë

botimet e reja, ndërsa një pjesë tjetër janë librat me autorët më të kërkuar nga të rinjtë

frekuentues.

Ky aktivitet zgjati rreth 2 orë dhe në fund u bë edhe një koktej. Po kështu grupi i muzikës të

kësaj qendre përshëndeti të gjithë të pranishmit. Ky aktivitet kaloi në një atmosferë festive dhe

të gjithë të rinjtë përjetuan një eksperiencë të veçantë.

. . .

• Në datën 29 Nëntor në qendrën RIEMAR u mirëprit grupi i skautistëve italianë i njohur nga ne

pasi në muajin korrik ishin të ftuar për të zhvilluar një pjesë teatrale në qytetin tonë. Ky grup

teatral dha shfaqje në sheshin “Gensher” në datën 29 Korrik.

Grupi i skautistëve “Agessi Roma 8”, që këtë radhë ishte i përbërë vetëm nga 14 anëtarë erdhën

me një qëllim tepër të veçantë: kanë dëshirë të japin një shfaqje në qytetin e Romës me një temë

paksa interesante për popullin italian. Ata duan të paraqesin Shqipërinë ashtu siç e kanë parë ata

vetë. Qëllimi i tyre ishte të mësonin disa këngë në gjuhën tonë, të mësonin të kërcenin disa valle

tradicionale shqiptare të trevave të ndryshme, të njiheshin me historinë e popullit tonë dhe

gjithashtu të mësonin sadopak të komunikonin në gjuhën shqipe. Gjithashtu, kërkuam materiale

përsa i përket historisë së jetës të të rinjve që frekuentojnë qendrat, marrëdhëniet me familjen,

problemet e tyre, dëshirat dhe preferencat për vazhdimin e studimeve brenda apo jashtë shtetit,

Page 26: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

histori që i përkasin regjimit të komunizmit në vendin tonë. Ky grup qëndroi në qytetin e

Elbasanit tre ditë dhe përkatësisht në datat 29, 30 Nëntor si dhe në datën 1 Dhjetor. Këto tre ditë

kanë qenë të mbushura me punë që nga mengjesi deri në darkë. Në këtë aktivitet morën pjesë 15

të rinj italianë dhe 30-40 të rinj të qendrës sonë. Në ambjentet e qendrës “Riemar” ky grup

zhvilloi provat të cilat për të lehtësuar punën u ndanë në tre grupe:

-Në grupin e parë bënin pjesë 7 të rinj italianë që do të mësonin këngët shqiptare që kolegu ynë i

muzikës zoti Dritan Tare kishte përgatitur. Ndër këngët më të zgjedhura ishin: “Lule bore”,

“Mora mandolinën”, Himni i flamurit”, “Malet me blerim mbuluar”, “Tuman kuqe” etj. Këtu

duhet theksuar edhe ndihma që dhanë disa nga të rinjtë tanë që bëjnë pjesë në grupin e muzikës

për shqiptimin dhe mësimin e këngëve të ndryshme.

-Në grupin e dytë bënin pjesë 4 të rinj italianë si dhe 9 të rinj të grupit të sensibilizimit që

ndihmuan në mësimin e valleve popullore nga zona të ndryshme të vendit tonë.

-Në grupin e tretë ishin 2 të rinj italianë që u morën me leximin dhe përkthimin e materialeve

nga gjuha shqipe në atë italiane, me legjendat e vjetra që përfaqësojnë traditat dhe kulturën tonë

të hershme si dhe me gjendjen e Shqipërisë në ditët e sotme, ndryshimet dhe evenimentet që

kanë ndodhur pas ardhjes së demokracisë. Nuk duhet harruar edhe mikpritja që të rinjtë

shqiptarë i bënë të rinjve italianë duke i ftuar për darkë në shtëpitë e tyre për të shijuar ushqimet

dhe gatimet tona tradicionale, por gjithashtu duhet përmendur edhe darka që gatuan të rinjtë

italianë për të gjithë ata vajza dhe djem që u angazhuan në realizimin e punës së tyre.

Shpresojmë që sërisht në të ardhmen të kemi të tilla bashkëpunime, jo vetëm me këtë grup, por

edhe me grupe nga vende të tjera.

Një zë më shumë (Mars 2004)

Më datën 5 Mars 2004 në një nga ambientet e Shtëpisë së Kulturës u zhvillua një shfaqje teatrale

falë bashkëpunimit të Qendrës Rinore “Riemar” me shoqatën e Artistëve të Rinj të Skenës si dhe

me mbështetjen e Ballkan Children Youth Fondacion ( Fondacioni i të rinjve ballkanas) me

donacion të USAID-it.

Po bëjmë një përmbledhje të shkurtër për këtë zhanër të ri të teatrit i cili e ka filluar turneun e

spektakleve teatrore dhe do të vazhdojë edhe në tre qytete të tjera të shqipërisë. Qytetet e para që e

kanë mirëpritur këtë lloj teatri kanë qenë qyteti i Gramshit dhe i dyti ka qenë qyteti i Elbasanit. Ky

zhanër i ri teatri që quhet ndryshe edhe “Teatri i Rrugës” vjen për herë të parë në Shqipëri pas një

eksperience 6 vjeçare të tranierëve të shoqatës së Artistëve të Rinj të Skenës.

Page 27: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore Në realizimin e kësaj shfaqjeje morën pjesë të rinj që aktivizoheshin në qendrën rinore që

përfaqësojnë shkolla të ndryshme në qytetin tonë dhe veçanërisht shkollën e mesme “Ahmet Dakli”.

Kjo shfaqje përveç disa pjesëve të shkurtra teatrale që shkurt quheshin “etyde” ishte e ndërthurur

me elemente muzikore, numra të ndryshëm baleti si dhe me pjesë humoristike. Etydet kishin të

bënin me trajtimin e disa temave sociale që janë më afër moshës dhe problemeve të të rinjve ku

ndër to mund të përmendim “Prostitucionin”, “Drogën”, “Ambientin”, “Papunësinë” etj. Për

realizimin sa më dinjitoz të shfaqjes, të rinjtë bënë prova për 7 ditë me radhë në ambientet e

qendrës rinore. Një veçori ishte se të rinjtë aktruan por jo me fjalë. Ato do të interpretonin e do t’i

paraqitnin publikut mesazhin me anë të xhesteve dhe për këtë arsye ky quhet “Teatri i Rrugës”. Kjo

shfaqje u prezantua me shumë dinjitet nga prezantuesi Renato Tafani dhe operatorja Aneta Miraka.

Kjo shfaqje zgjati rreth një orë dhe të gjithë të pranishmit kaluan momente të bukura duke thyer

monotoninë e ditëve tona.

Një zë më shumë ( Nëntor – Dhjetor 2004)

• Me rastin e festës së Shpalljes së Pavarësisë dhe 60 vjetorin e Clirimit të vendit tonë, në qytetin

e Elbasanit, shkolla të ndryshme duke përfshirë dhe ato të mesme kanë realizuar aktivitete të

ndryshme kulturore ( sportive – muzikore ). Cdo shkollë është përpjekur ta realizojë në mënyrë

sa me origjinale këtë festë.

Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja në datë 25 Nëntor, në ambientet e qendrës rinore zhvilloi

një aktivitet muzikoro - kulturor me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së qytetit të Elbasanit. Ky u

realizua nga të rinjtë e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, falë ndihmës së Drejtorisë së

shkollës dhe në veçanti Znj. Rukie Kila, nëndrejtorit Z. Arian Gani dhe mësueses së letërsisë

Znj. Lida Zyko.

Në këtë aktivitet masiv morën pjesë rreth 150 të rinj, nxënës të kësaj shkolle, si dhe të rinj që

frekuentojnë shërbimet që ofron Q.R.R .

Ky aktivitet përmbante poezi dhe këngë, të cilat u recituan dhe u kënduan si në gjuhën shqipe

ashtu dhe në gjuhë të huaja nga nxënëse të vitit të II dhe të III të kësaj shkolle.

Shkolla e mesme Ahmet Dakli në muajin Nëntor ka zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive

kulturore.

Page 28: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

Një ndër aktivitetet sportive që u zhvillua nga të rinjtë e kësaj shkolle, nën drejtimin e mësueses

së fiskulturës ishte një kros masiv që u nda në katër grupe.

Grupi i parë filloi krosin nga shkolla A. Dakli dhe e dorëzoi flamurin tek shkolla B. Popa.

Grupi i dytë e filloi krosin tek shkolla B. Popa dhe e dorëzoi flamurin tek turizmi.

Grupi i tretë e filloi krosin tek turizmi dhe dorëzoi tek Kryqëzimi i Dinamos.

Grupi i katërt e mori flamurin tek Kryqëzimi i Dinamos dhe e dorëzoi tek shkolla A. Dakli.

Shkolla e mesme Dhaskal Todri, me rastin e festave të nëntorit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh

duke pasur pjesmarrjen e plotë të nxënësve të saj. Në datën 25 Nëntor në shkollë u zhvillua një

takim me prof. Kujtim Bevapin. Në këtë takim morën pjesë mësues dhe nxënës të kësaj shkolle

ku u diskutua mbi rolin e Elbasanit gjatë Clirimit dhe Pavarësisë, duke theksuar rolet patriotëve

elbasanas .

Edhe në datën 29 Nëntor u organizua një program artistik me këngë dhe poezi ku morën pjesë

nxënës nga të gjitha grupet artistike të shkollave. Ky program artistik kishte frymë atdhetare.

. . .

• Është mbyllur dhe për këtë vit kampionati i basketbollit midis shkollave të mesme për djemtë e

qytetit tonë. Fitues kanë qenë djemtë e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja “Mahmut e Ali

Cungu”.

Pasi i kanë mundur në çerekfinale, të rinjtë e shkollës “Sali Ceka” janë ndeshur me të rinjtë e

shkollës së mesme “Dhaskal Todri”. Në të dyja takimet e zhvilluara, djemtë e shkollës së

Gjuhëve të Huaja kanë dalë dy herë fitues, ndërsa në finale këta të rinj patën si rivalë të rinjtë e

shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi”. Takimi u zhvillua në pallatin e sportit “Tomorr

Sinani” në datë 25 nëntor 2004. Në lojën e djemve të shkollës fituese ra në sy organizimi i

përkryer i skuadrës, ku meritat kryesore i takojnë padyshim edhe profesorit, që është

njëkohësisht dhe kapiteni i skuadrës së parë të basketbollit të qytetit të Elbasanit, Z. Arben

Xhyra. Në pallatin e sportit u krijua një atmosferë deliri pas fitores së djemve që ishin nxënës në

shkollën e Ghjuhëve të Huaja. Edhe njëherë sporti tregoi se nuk mund të fitohet me fjalë po me

punë, gjë të cilën djemtë e Gjuhëve të Huaja e treguan me fitoren e tyre. Të nesërmen në shkollë

u zhvillua dhe ceremonia e fitimit të trofeut ku pati si pjesmarrës të gjithë nxënësit e shkollës

dhe bordin e mësuesve.

Drejtoria e shkollës falenderoi djemtë që ngritën akoma edhe më lart krenarinë e shkollës.

Page 29: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

Drita Cankja Drejtor i Bibliotekës Publike “Qemal Baholli” Elbasan.

Zane, Hyqmet. Femijët takojnë Andersenin.Gazeta”Sot” E Diel 10 Prill 2005,f.7

Zane,Hyqmet. Perkujtohet 200-vjetori i Andersenit.RD e Shtunë 30 Prill 2005.f.10.

Cankja, Drita. Eksperienca e merituar e Bibliotekes Publike “Qemal Baholli” Elbasan.

Gazeta “Sot” 17 Maj 2005 f.17.

Cankja,Drita. Përvojë nga Londra.Gazeta “Elbasani” Maj 2005 f.7.

• Për gjallërimin e aktiviteteve me fëmijët dhe me rininë, si edhe për afrimin e tyre tek libri,

Biblioteka Publike “Qemal Baholli” ka organizuar mjaft aktivitete të cilat kanë vlera të mëdha

kulturore. Me rastin e 23 prillit Ditës Botërore të Librit në sallën e bibliotekës u përkujtua 200-

vjetori i Andërsenit. Ky aktivitet nisi me një film rreth jetës dhe veprimtarisë së Andersenit.

Fëmijët pjesmarrës kishin përgatitur pjesë të ndryshme në përkujtim të Andersenit. Të tillë

ishin: Martin Dakli, Adela Karaj, Iglini Gjata, Ira Pupuleku etj. Një aktivitet po kaq i bukur u

zhvillua në ambientet e bibliotekës për promovimin e librit “Fjongo Dielli” të Anxhela Mazhit

po me rastin e Ditës Botërore të Librit. Nuk duhet të lemë pa përmendur edhe aktivitetin i cili u

bë për librin më të lexuar të vitit “Harri Poter”, takimet me shkrimtarët për fëmijë Astrit

Bishqemi, Beatrice Ballici etj.Gjatë këtyre takimeve duke pasur parsysh moton dhuro nje lule,

dhuro një fjalë të bukur, dhuro një libër etj. iu dhuruan libra lexuesve më të mirë si dhe atyre që

marrin pjesë në cdo aktivitet të bibliotekës si edhe u recituan poezi dhe pjesë të zgjedhura, u

kënduan këngë për të përshëndetur krijuesit e rinj. Duke bërë të tilla aktivitete dhe takime dhe

duke i bërë në bibliotekë dhe duke i bërë me grupe të ndryshme nxënësish ne edukojmë nxënësit

me dashurinë për librin si dhe ato mësojnë se ku është biblioteka dhe roli i saj në jetën kulturore

të qytetit. Një suprizë e bukur që për bibliotekën dhe lexuesin libri fantastiko-shkencor “Elsa

bom 3113” i shkruajtur nga nxënësja e shkollës “Jorgji Dilo” Griselda Qosja. Promovimi i këtij

libri që jashtëzakonisht emocionuese. Meritë për këtë aktivitet patën mësuesit: Mereme Kreka,

Jakov Ziu, Ylvije Kolla, Drita Molloholli të cilët janë prezent në cdo aktivitet me librin. Në

bibliotekën Publike “Qemal Baholli” jeta kulturore është e gjallë. Në të bëhen edhe takime me

rininë në drejtim të edukimit të tyre. P.sh.

• Lufta kundër drogës, kësaj sëmundjeje të shëmtuar të shekullit.

• Lufta kundër prostitucionit dhe veseve të këqija të degjenerimit të rinisë.

• Lufta kundër ndotjes së ambientit, ujit dhe tokës.

• Lufta kundër dhunës së femrës në përgjithsi.

• Kujdesi i nënës për fëmijën etj.

Page 30: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-mag-ago05-shq.pdf · INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn”

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli”- Aktivitete rinore

• Rëndësi i kushton biblioteka njohjes së rinisë me historikun e qytetit të lindjes në vecanti

dhe problemeve që ajo ka në përgjithsi.

Gjithashtu Biblioteka Publike “Qemal Baholli” u përfaqsua për herë të parë në një aktivitet të

madh në Angli me rastin e Ditës Botërore të librit nga 4 specialistë të bibliotekës. Këto qenë nga

fusha të ndryshme për të marrë eksperiencë. Të tilla qenë Manjola Hatellari klasifikatore, Drita

Cankja Drejtoreshe e bibliotekes, Pranvera Duli bibliografe, Myrvet Dhono specialiste për

redaktimin e skedarëve tradicionale. Takimi LIS 2005 u bë në Birmingam. Ky aktivitet

ndërkombëtar që një eksperiencë e shkëlqyer për bibliotekën tonë.Biblioteka Publike “Qemal

Baholli” Elbasan i është kthyer traditës së shkëlqyer. Të rinjtë i janë kthyer librit, bibliotekës, të

lexuarit dhe kjo është një domethënie e madhe, është një fitore e kulturës kundër injorancës që

po zaptonte rininë. Le të shpresojmë që kjo do të sjellë edhe ndryshime të thella sociale dhe le të

shpresojmë që Elbasani ka filluar të ndryshojë.

Treguesi