28
Cyan magenta yellow black Në tregun e zi, 56% e huave F amiljet shqiptare, edhe pse duket sikur koha e piramidave ka perën- duar njëherë e mirë, vijojnë të marrin hua “në të zezë”. Madje, në shifra shqetësuese. Në një anketë të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë del se në 44% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se e kanë siguruar... TIRANE “RILINDASI” Faqe 15-22 FAMILJET SHQIPTARE LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 243 E diel, 13-10-2013 Publikohet raporti i Bankës së Shqipërisë, ulen çmimet e banesave INTERVISTA EKSLUZIVE/ Dritëro Agolli Àet me rastin e 82-vjetorit BLOG/ SHENDETI JUAJ NGA SILVA BINO MENDONI DHE KUJTONI Faqe 24 AKSIONI Pas urdhrit të 2 ministrave, mbahen me hatër QSUT, NUK PRISHEN TE GJITHA LOKALET Faqe 13 Ndre Mjeda dhe vargjet erotike të priftit të vrazhdë Mustafa Kruja: Fatkeqësia jonë, çdokush do të jetë i parë POLEMIKA Faqe 5 Opozita nuk pranon ofertën e Edi Ramës “Tërhiq Aktin Normativ për nëpunësin që të nisë dialogu” “ME DRIDHET DORA, S’PO MBAROJ VEPREN E JETES” Faqe 10-11 Humor politik Koment Ushtarakëve çështja, me kohë do t’u zgjidhet, po sot menjëherë, në “ring” s’mund të hidhet... Mos i zëmë frymën qeverisë.. Të ndiqen abuzuesit NGA ARBEN DUKA GENC KONDI NGA VIRON BEZHANI vijon në faqen 25 edhe me një poezi tjetër vijon në faqen 24 Amaneti i shkrimtarit që ka marrë nga Italia çmimin Carlo Levi: “Duhet ta botoni kur nuk jam”. Më pas, përmend Marksin: Shqipëria është vend i vogël, këtu revolucioni ishte gabim Faqe 2-3-4 A rdhja e një force të re politike në qeverisje do të thotë gjithnjë një erë ndryshimi për atë vend e kështu po ndodh edhe me Shqipërinë, që tani ka... PROCESI U dënua 20 vjet për vrasjen e bujshme të Mirit të Xhikes Faqe 23 Lavdërim Tufa kërkon lirimin nga burgu (Pjesa e dytë) INTERVISTA EK Ndre Mjeda dhe vargjet erotike të priftit të vrazhdë Mustafa Kruja: Fatkeqësia jonë, çdokush do të jetë i parë Në foto: Dritëro Agolli, i nderuar dje në Itali me çmimin “Carlo Levi”

INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

Cyan magenta yellow black

Në tregun e zi, 56% e huave

Familjet shqiptare, edhe pse duket sikur koha e piramidave ka perën-duar njëherë e mirë, vijojnë të

marrin hua “në të zezë”. Madje, në shifra shqetësuese. Në një anketë të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë del se në 44% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se e kanë siguruar...

TIRANE

“RILINDASI” Faqe 15-22 FAMILJET SHQIPTARE

LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 243 E diel, 13-10-2013

Publikohet raporti i Bankës së Shqipërisë, ulen çmimet e banesave

INTERVISTA EKSLUZIVE/ Dritëro Agolli et me rastin e 82-vjetorit

BLOG/ SHENDETI JUAJ

NGA SILVA BINO

MENDONI DHE KUJTONI

Faqe 24

AKSIONI

Pas urdhrit të 2 ministrave, mbahen me hatër

QSUT, NUK PRISHEN TE GJITHA LOKALET

Faqe 13

Ndre Mjeda dhe vargjet erotike të priftit të vrazhdëMustafa Kruja: Fatkeqësia jonë, çdokush do të jetë i parë

POLEMIKA Faqe 5

Opozita nuk pranon ofertën e Edi Ramës“Tërhiq Aktin Normativ për nëpunësin që të nisë dialogu”

“ME DRIDHET DORA, S’PO MBAROJ VEPREN E JETES”

Faqe 10-11

Humor politik

Koment

Ushtarakëve çështja,me kohë do t’u zgjidhet,po sot menjëherë,në “ring” s’mund të hidhet...

Mos i zëmë frymën qeverisë..

Të ndiqen abuzuesit

NGA ARBEN DUKA

GENC KONDI

NGA VIRON BEZHANI

vijon në faqen 25edhe me një poezi tjetër

vijon në faqen 24

Amaneti i shkrimtarit që ka marrë nga Italia çmimin Carlo Levi: “Duhet ta botoni kur nuk jam”. Më pas, përmend Marksin: Shqipëria është vend i vogël, këtu revolucioni ishte gabim Faqe 2-3-4

Ardhja e një force të re politike në qeverisje do të thotë gjithnjë një erë

ndryshimi për atë vend e kështu po ndodh edhe me Shqipërinë, që tani ka...

PROCESI

U dënua 20 vjet për vrasjen e bujshme të Mirit të Xhikes

Faqe 23

Lavdërim Tufa kërkon lirimin

nga burgu

(Pjesa e dytë)

INTERVISTA EK

Ndre Mjeda dhe vargjet erotike të priftit të vrazhdëMustafa Kruja: Fatkeqësia jonë, çdokush do të jetë i parë

Në foto:Dritëro Agolli, i nderuar dje në Itali me çmimin “Carlo Levi”

Page 2: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

2 E diel, 13 tetor 2013

NDËRSA et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli, një ish partizan dhe komunist duke folur për jetën e tij thotë se i sheh “më qartë” gabimet e asaj kohe dhe i vjen keq që Shq-ipëria ka qenë e destinuar të dështoj me revolucionin

Intervista

“Dorëshkrimet të m’i botojnë kur të mos jem”

Dritëro Agolli: Më ka mërzitur dora që dridhet

TIRANE

DHURATA HAMZAI

LAJMIShkrimtari i madh Dritëro Agolli rrëfen ekskluzivisht për A1 Report emocionet që ka pas marrjes së çmimit Karlo Levi në Itali. Në këtë intervistë ai kalon edhe njëherë si nëpër skaner jetën e tij, sepse çmimi përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes së tij. Agolli rrëfen jetën që kur iku nga fshati Menkulas deri në çastin më mbresëlënës të karrierës së tij. Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, shkrimtari thotë se vijon të shkruaj dhe ka në sirtar dhjetëra dorësh-krime, përfshi dhe rrë met nga jeta e tij...

Unë lindur në fshatin që quhet Men-kulas. Në ata fshat kur isha adolesh-ent kam lëruar tokën. Isha mjeshtër i hedhjes së farës dhe i doja të gjitha kafshët dhe shpeshherë i përqafoja veçanërisht kuajt...

Unë kam plot, plot shkrime, por nuk i kam botuar. Ndoshta më vonë, ose kur të mos jem, t’i lexojnë të tjerët. Sot është çudi e madhe, shkrimtarëve nuk u gjen ndonjë dorëshkrim, të gjithë i kanë botuar

I ngjizur bashkë me humorin, shkrim-tari i madh Dritëro Agolli jo pak herë kërkon të fsheh emocionet duke

bërë shaka të tilla si: “kam kënaqësi që e mora këta çmim, se ndoshta ky çmim ma shton frymëmarrjen, që kur të zbres e të ngjitem nga shkallët të mos thyej ndonjë këmbë...”. E intervistuam pasi në shtëpinë e tij kishte mbërritur nga Italia trofeja e edicionit të 26-të të Çmimit Kombëtar për Letërsinë Carlo Levi” , ku u shpallën fitues në Itali autori shqiptar Dritëro Agolli dhe autorët italianë, Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro, si dhe

francezi Andre Vauchez. Vetë Dritëro Agolli nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj çmimin e solli e bija Elona Agolli nga Italia në Shtëpinë e tij. Dritëroi duket se ar-rin t’i mposht disa nga dhimbjet e moshës, por thotë se është ajo dridhja e dorës e ka mërzitur shumë, ngaqë ai shkruan ende. Shkruan ashtu me bojë dhe dorë të dridhur. Nuk heq dorë nga dorëshkrimet, pavarësisht se shkronjat krijojnë nga ato kaçurrelat mikroskopike. Ka shumë vepra të pabotuara dhe sipas parashikimit të tij do të ketë ende dorëshkrime edhe kur të mos jetë, që t’i botojnë të tjerët. Shkrimtari Dritëro Agolli, në një intervistë për A1 Re-port rrëfen gjithfarë gjërash nga jeta, edhe që adoleshentë ka ngarë qetë, por vetëm për politikën aktuale nuk do të flasë, sepse sipas tij kjo i prish humorin dhe nuk ka lidhje me çmimin për të cilin ai ndihet i nderuar, sepse Karlo Levi është një personalitet për

imazhin e të cilit Dritëro Agolli ndihet krenar. Në këtë 82-vjetor Dritëro Agolli, ish partizan dhe komunist, shprehet se ka reflektuar edhe për disa nga gjërat e kohës në të cilën jetoi, dhe i vjen keq që nuk është lexuar mirë Marksi...

Ditëlindja juaj përkoi me çmimin kombëtar Karlo Levi, një çmim që ju jepet autorëve më të mirë dhe ka motivacion “autorin e lidhur ngushtësisht me traditën dhe rrën-jët e tij, vendlindjen, krenarinë, origjinën. Si e pritët këtë çmim?

-Unë e kam të vështirë të f las për vetveten. Unë si një i moshuar 82-vjeçar kam kënaqësi që e mora këta çmim, se ndoshta ky çmim ma shton frymëmarrjen që kur të zbres e të ngjitem nga shkallët të mos thyej ndonjë këmbë. Ky çmim, ndoshta më

ndihmon për këtë, gjë, çmimi Karlo Levi jepet nga shoqëria Dante Aligieri dhe propozohet në çdo edicion dhe unë e mara në edicionin e 16-të. Karlo Levi është një personalitet i madh i njohur edhe në vendin tonë me librin e tij të famshëm “Krishti ndaloi në Eboli”,ku përshkruan gjendjen e mjeruar të krahinës së tij në kohën e fashizmit dhe me këtë libër mori famë. Por ai ka famë ta madhe nga ana tjetër, se ka qenë shkrimtar, piktor, publicist dhe aktivist i madh shoqëror që ëndërronte një botë pa mjerim e pa luftëra një antifashist dhe i dënuar me burg, pastaj i internuar në krahinat më të varfra të Italisë, dhe i njohur edhe si disident i papajtueshëm me regjimin. Kjo figurë mua më bënë që të emocionohem, se është vërtetë figurë e madhe dhe çmimi i tyre kombëtar është i madh, por ju jepet edhe shkrimtarëve apo publicistëve të vendeve të tjera.

I dashur Ditëro, juria duhet të ketë një pikë të fortë ku mbështetet për një çmim, cila mendon se ka qenë pika e fortë që u mbështet juria dhe iu referua për trofeun që ju dha?

-Më vjen rënd të flas për vetveten, por nga ana tjetër më vjen mirë që e njohën krijimtarinë time, sepse disa nga krijimet e mia janë të njohura në Itali si “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe një libër me poezi, një vëllim me tregime, etj. Dhe ata e vënë re që unë kam shkruar për jetën e njerëzve të thjeshtë, por kam thumbuar edhe njerëzit mendjemëdhenj që e kupto-

jnë së prapthi përparimin e një vendi, që nuk beson në forcat e njeriut të thjeshtë të vendit. Unë jam vetë një fshatar dhe e dua shumë popullin dhe çmimin më të madh që e pres është ai çmim që do më jap toka. Ky është çmimi i padiktueshëm dhe pa juri; dy metro gjatësi dhe një metro gjerësi në tokë...

Dua t’ju komentoj diçka ju lutem. Ju e bëtë Devollin ta donte e gjithë Shqipëria. Ndoshta do të ishte har-ruar, ndoshta do të konsideroj si një fshat i zakonshëm i Shqipërisë. Duke marrë çmimin Karlo Levi, a bëtë për Shqipërinë atë që keni bërë për De-vollin?

-Unë lindur në fshatin që quhet Men-kulas. Në ata fshat kur isha adoleshent kam lëruar tokën. Isha mjeshtër i hedhjes së farës dhe i doja të gjitha kafshët dhe shpeshherë i përqafoja veçanërisht kuajt, lopët dhentë, bile edhe gomarët i kisha

qejf, megjithëse thonë se gomari është veshgjatë, por ai është është i mençëm se është paqësor.

Ju i doni kaq shumë natyrën, kaf-shët, jetën dhe megjithatë shkuat partizan. Nuk kishin frikë se mund të vriteshit?

-Po atëherë ne të gjithë të moshës kemi shkuar. Ka edhe heronj në moshën time, ka qenë një hero i popullit nga Labëria më duket, Sinani e ka mbiemrin dhe ishte në moshën time (e ka fjalën për Çelo Sinanin). Ne atëherë nuk shërbenim vetëm me armë, por shërbenim edhe për të çuar ndonjë letër, për t’u dhënë ushqime partizanëve, u tregonin udhën, bënin dhe propagandë...

Ju vetë çfarë u bindi që e morët këtë iniciativë?

-Unë dy xhaxhallarët e mi i kisha

Karlo Levi është një personalitet i madh i njo-hur edhe në vendin tonë me librin e tij të fam-shëm “Krishti ndaloi në Eboli”,ku përshkruan gjendjen e mjeruar të krahinës së tij në kohën e fashizmit dhe me këtë libër mori famë

ÇMIMI

NË FOTO: Dritëro Agolli në shtëpinë e tij duke folur për “A1 Report”

SPECIALE

Page 3: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

3E diel, 13 tetor 2013

ÇMIMI “CARLO LEVI”

Shkrimtari: Ja pse kam ndryshuar bindjetAgolli et me rastin e 82-vjetorit të lindjes

Më dridhet dora dhe në ka mërzitur shumë, dhe ajo më pengon. Më thonë pse nuk shkruan duke folur që unë ta diktojë te një shkrues. Por unë kur shkruaj dua të ndjej erën e bojës, vetë dua t’i shkruaj

partizan. Im atë, edhe ai, ishte kryetar i këshillit të fshatit dhe ishte i lidhur me lëvizjen. Kështu që unë s’kisha nga të vija tjetër, kështu që do të bashkohesha me ta. Megjithëse një kushëriri i parë i xhaxhait, kishte merak dhe thoshte “ik ti, mos rri këtu se do të vritesh, dhe ai është dëshmor dhe ra po në moshën time, dhe nëna kishte këtë frikë që të mos ndodh si atij djalit të mikut tonë. Mirëpo kur je në atë moshë nuk ke frikë, plumbi s’të duket gjë....

E pastaj le t’i kalojmë disa nga hapat e jetës suaj me shpejt.. Kur shkuat studentë në BS, si e tuat të drejtën e studimit?

-Shiko si është puna. Kur isha në gjimnazin e Gjirokastrës unë isha në një rreth letrar. Ishin profesorë të shquar siç ishte Vehbi Bala, Fejzi Dika. Kishim Luigj Franjën që ishte nga Shkodra dhe ishte i ditur, por kishim edhe të famsh-

min Shaban Demiraj që ishte për gjuhë dhe ishte më i rrepti. Unë atëherë botoja në gazetat qendrore vjersha, ose ndonjë artikull e tregim siç ishte “Zëri i Rinisë” dhe ishte edhe një “Letrari i Ri”, bëheshin konkurse kombëtare të letrarëve të rinj dhe unë mora një çmim të tretë. Sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë më duket ishte Ramiz Alia dhe më dhanë një çmim të tretë. Në atë kohë u njoha edhe me Nasho Jorgaqin, se edhe ai mori një çmim të tretë për një tregim dhe ai studionte në Shkodër, e unë në Gjirokastër e kështu u kompletuam. Dikush aty tha që ata të kryeqytetit i marrin me hatër këto çmimet e para, kurse neve na japin të tretat, por në atë kohë unë kisha lexuar që më për-para Don Kishotin. Dhe, Don Kishoti si personazh i thoshte një poeti të ri: më mirë mos merr çmimin e parë se cmimi i parë është me hatër dhe duhet të mar-

rësh çmimin e tretë. Dhe unë ngushëllohesha me çmimin e tretë sipas Servantesit. Në të vit që më doli e drejta e studimit, erdhi Kareman Ylli ministër i Arsimit dhe dëgjoi për mua. Kishte lexuar plot shkrime dhe më tha: -Çfarë do të studiosh? I thashë:-Veter-inari. –Jo, -më tha ai, -do të vazhdosh për letërsi.

E kishe seri-ozisht që doje të bëheshe veter-iner?

-E kisha serioz-isht, sepse isha nga fshati dhe atë shkollë pëlqeja, sepse kri-j imtaria letrare bëhet edhe pa shkollë. Dostoje-vski ishte inxhin-ier, Çehovi ishte mjek. Uitmani ishte tipograf.

I ndjeri Mar-a s h H a j a t i k a shkruar një l ibër. Shquheshit si djem të bukur të shkathët. A ka lënë ndonjë një gjë pa e treguar?

-Ka pasur edhe shumë gjëra të tjera që njeriu nuk mund t’i tregoj dot në një libër, por Marashi ka zgjed-hur ato më pikantet dhe ka bërë një punë shumë të mirë. Mua nuk më kujtohet të jetë në atë libër, por ka plot humor atje edhe nga jeta jonë si studentë, por kujtoj një histori të vogël. Kishin një shok një kinez, më trazonte veshin dhe po ta për-zije, ai prapë do të më ngacmonte dhe unë rrija indiferent. Një javë të tërë e bëri, u lodh dhe nuk e bëri më.

Po dashuri-në e kujtoni në

mënyrë më të shpeshtuar sot. Si u njohët me Sadijen. Besoj se sot kuj-toni më shumë detaje?

-Po kujtojmë më shumë hollësira. Atëherë të rinjtë kishin mundësi të nji-heshin e të bënin dashuri, jo siç thonë sot që ishtë një vend që s’dinin të bënin dashuri. Populli ynë ka bërë dashuri që kur ka lindur. Folklori ynë pjesën më të madhe e ka me këngë dashurie: “O kjo anë e lumit ka bilbila shumë/Dale bandill dale, sa të rritem unë, etj. Kjo këngë ka dalë

para 200 vjetësh; ose “Çfarë kërkon bejkë belaja, etj. kështu që rinia nuk ka qenë ashtu si e mendojnë sot..

Keni mbetur i njëjti Dritëro si karakter, por çfarë ka ndry-shuar te Dritëro Agolli pas viteve ‘90?

-Njeriu transfor-mohet si çdo gjë

në botë, por nuk zhduket. Edhe njeriu trans-formohet, është i ri bëhet plak, vdes, bëhet krimb...

Jo, jo, në pikëpamjen filozofike, por çfarë ka ndryshuar te Dritëroi si qytetar?

-Kam ndryshuar, sepse unë tani mendoj më ndry-she. Shikoj më qartë gabi-met e asaj kohe, si mund të mos ndodhte ashtu, si mund

të behej një shoqëri me e përparuar dhe dua ta theksojë një gjë që nuk e citonin nga Marksi dikur dhe ju s’e dini, sepse ai ka thënë se “vetëm po të fitoj revolucioni, komunizmi në Amerikë dhe në Francë dhe në vende të tjera të përparuara, vetëm atëherë mund të fitojë, ndërsa kur bëhet në vendet e varfra nuk mund të tojë. Kështu

që edhe vetë Marksi e bën shumë të vështirë tim e asaj ëndrre utopike në vendet e varfra. Unë e shikoj me syrin e kësja kohe atë që ndodhi në Shqipëri si një gjë utopiste që nuk dihej sesi do të zhvil-lohej më mbrapa. Gjithë këto gjëra që ndodhën kërkojnë një ndryshim. Sesi do bëhet nuk e di...

Është vënë re kohët e fundit një gjë që është jashtë natyrës tënde, një tërheqje nga opin-ionet për politikën. Sinqerisht, a mund të na thoni se çfarë po mendoni, së paku, për politikën aktuale?

-Unë mendoj shumë, por tani nuk kam qejf të flas për këtë.

Nuk dëshironi të thoni as si po ecën qeveria e re në këto hapat e para?

-Nuk kam qejf se s’kam fuqi dhe kam një temë tjetër atë të çmimit. Nuk e kam as humorin të kthehem tek politika.

Mirë, le të kthehemi sërish tek çmi-mi Karlo Levi. Na tregoni mbresat.

-Unë nuk vajta se “këputa mish”, siç thuhet në gjuhën popullore në shtyllën kur-rizore dhe akoma më dhemb dhe dërgova vajzën time. Ajo bëri përshëndetjen dhe erdhi në shtëpi.

Po a jeni duke shkruar ndonjë gjë të re?

-Unë kam plot, plot shkrime, por nuk i kam botuar. Kam

një libër me poezi e kam të pabotuar. Ndoshta më

vonë, ose kur të mos jem, t’i lexojnë të tjerët. Sot është çudi e madhe, shkrimtarëve nuk u gjen ndonjë dorëshkrim, të gjithë i kanë botuar, Unë kam edhe të pabotuara, që të thonë ja paska lënë edhe një dorëshkrim....

Pra, paskemi të bëjmë dorëshkrime

interesante?-Ka. Po, kam një për jetën

time. E kam e filluar, e kam lënë, shkaku sëmundja e gjëra të

tjera. Por më pengon edhe dridhja e dorës. Më dridhet dora dhe në ka mër-

zitur shumë, dhe ajo më pengon. Më thonë pse nuk shkruan duke folur që unë ta diktojë te një shkrues. Por unë kur shkruaj dua të ndjej erën e bojës, vetë dua t’i shkruaj. Madje ndonjëherë unë pajtohem me Cvajkun që shkruan për shpikjen se “që kur doli Guten-bergu humbi një pjesë të origjinalitetit”, që janë korrektorët, redaktorët...Kështu që unë kur shkruaj me dorë, nuk kam redaktor.

e tretë. Dhe unë sha me çmiminServantesit. Në doli e drejta e hi Kareman Ylli simit dhe dëgjoishte lexuar plot më tha: -Çfarë do I thashë:-Veter-

më tha ai, -do për letërsi.

seri-oje të eter-

erioz-ha nga shkollë e kri-rare

paje-in-hte ani

Mar-t i k ajë l ibër.si djem të

kathët. A kanjë gjë pa e

edhe shumë që njeriu nuk oj dot në një ashi ka zgjed-kantet dhe ka

në shumë të k më kujtohet ë libër, por

or atje edhe si studentë, ë histori të n një shok ë trazonte o ta për-do të më he unë

nt. Një bëri,uk e

uri-i në

p j“Çfarë kërkon belaja, etj. kqë rinia nuk kaashtu si e mensot..

Keni mbi njëjti Drisi karakter,çfarë ka nshuar te DrAgolli pas v‘90?

-Njeriu tranmohet si çd

në botë, pozhduket. njeriu tformoheplak, vd

Jo, jfilozofndryshqyteta

-Kamunë tashe. Shmet e amos nd

Marksi ka thënë se “vetëm po të toj rev-

olucioni, komunizmi, në Amerikë dhe në Francë dhe në vende të tjera të

përparuara, vetëm atëherë mund të tojë, ndërsa kur bëhet në vendet e varfra nuk mund të tojë. Kësh-

tu që edhe vetë Marksi e bën shumë të vështirë tim e asaj ëndrre utopike

në vendet e varfra

Çmimi i “Carlo Levi” i sjellë nga e bija në shtëpinë e shkrimtarit

SPECIALE

Page 4: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

4 E diel, 13 tetor 2013

“Carlo Levi” në Itali për Dritëro Agollin

AGOLLI: “Unë ndiej një kënaqësi të madhe të marr një çmim me emrin e Carlo Levit, piktorit, publicistit dhe shkrimtarit të shquar, luftëtarit Antifashist dhe ëndërrimtarit për një botë të re pa varfëri, padrejtësi shoqërore dhe pa luftëra

Çmimi letrar

TIRANE

DHURATA HAMZAI

LAJMINë edicionin e 16-të të Çmimit Kombëtar për Letërsinë Carlo Levi” u shpallën fitues autori shqiptar Dritëro Agolli, autorët italianë, Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro, si dhe francezi Andre Vauchez.

Pak ditë para ditëlindjes së 82-të, shkrimtari i madh Dritëro Agolli

sërish nderon Shqipërinë me veprën e tij. Fjalët magjike të Agollit janë nominuar në Itali me Çmimin Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi”. Në edi-cionin e tij të 16-të të Çmimit Kombëtar për Letërsinë Carlo Levi” u shpallën tues autori shqiptar Dritëro Agolli, au-torët italianë, Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro, si dhe francezi Andre Vauchez.

Çmimi u shoqërua me motivacionin “Poet, gazetar dhe shkrimtar, ngushtësisht i lidhur me traditën dhe rrënjët e tij nga vendlindja, duke venë gjithnjë në pah me krenari origjinën e tij. Vargjet e tij i japin jetë një thirrjeje prekëse, në të cilën të gjithë elementet e jetës gërshetohen e shkrihen tek njëri tjetri për të ravijëzuar një identitet i cili është fëmi-jëri, punë, dhimbje, beteja, dashuri, përhumbje dhe shpëtim.

Në romanet e tij “Shkël-qimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Njeriu me Top”, me kurajo të admirueshme, Agolli i jep jetë kritikës sarkastike ndaj burokracisë tek i pari, dhe përkujtimit epik dhe ironik të heroizmit partizan në luftën kundër na-zifashizmit tek i dyti. Dritëro Agolli, edhe pse në rolin e tij për njëzet vjet President i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe më pas anëtar i Parlamentit, gëzon një famë të tejskajshme në vendin e tij, që e ka dashur dhe e do me mjaft dhembshuri”.

Ceremonia e dhënies së Çmimit për tuesit u mbajt në datën 5 tetor në Aliano, pranë Auditoriumit të Komunës në Aliano në Itali, në praninë e kryebashkiakut të Alianos Luigi De Lorenzo, Presidentit të Parkut Letrar “Carlo Levi” Antonio Colaiacovo, Pres-identit të Këshillit Krahi-nor të Bazilikatës, Vincenzo Santochirico, Presidentit të

Rrethit Kulturor “Nicola Pa-nevino”, Pietro Dilenge, si dhe shkrimtarit dhe mikut të Shqipërisë Raffaele Nigro i cili intervistoi tuesit në vijim të ceremonisë.

PËRSHËNDETJA E SHKRIMTARIT NË DITËN E MARRJES SË ÇMIMIT

Emocione të veçanta ngjallën tek të pranishmit fjalët e përshëndetjes së Dritëro Agollit, të lexuara nga

vajza e tij Elona, e cila në vet-vete shprehte edhe një herë magjinë e fjalës së Agollit. Në përshëndetjen e Agollit thuhej: “Të nderuar miq, unë sot duhet të isha atje mes jush, por jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e tru-rit ende i mbajnë. Por, të mos bëhem i mërzitshëm si personazh parlamenti, falënderoj jurinë e Edicionit

të XVI të Çmimit Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi” dhe veçanërisht Rafaele Nigron, mikun e mirë dhe shkrimta-rin e shquar, vepra e të cilit tanimë është njohur dhe pri-tur në Shqipëri me dashuri dhe vlerësim nga lexuesit e shumte dhe kritika letrare.

Unë ndiej një kënaqësi të madhe të marr një çmim me emrin e Carlo Levit, piktorit, publicistit dhe shkrimtarit të shquar, luftëtarit Anti-fashist dhe ëndërrimtarit për një botë të re pa varfëri, padrejtësi shoqërore dhe pa luftëra. Sikur të ndodhte një mrekulli që Carlo Levi të më shtrëngonte dorën, vetëm

kjo gjë do të ishte çmimi më i madh që do të merrja ndon-jëherë. Letërsia shqiptare që në llimet e saj është ushqyer nga letërsia, arti dhe kultura italiane, sepse jemi fqinj dhe, siç thonë, na ndan vetëm një mur uji dhe mbi këtë mur uji siç fluturojnë pulëbardhat në brigjet tona, ashtu fluturon poezia, proza, muzika dhe të gjitha artet e tjera. Edhe njëhere, nëpërmjet kësaj përshëndetjeje të lexuar e të përcjellë nga vajza ime Elo-na, ju falenderoj për nderin dhe emocionet që më dhatë me Çmimin “Carlo Levi”.

Pleqtë dhe fëmijët u gëzo-hen çmimeve.

DRITËRO AGOLLI, 2 TETOR 2013

Ndërsa Fatmir Toçi, de-putet dhe botues i “Toenës”, në fjalën e mbajtur në ceremon-inë e dhënies së çmimit, ka falenderuar kreun e Bashkisë së Alianos, Luigi De Lorenzio dhe jurinë, që “kthyen sytë nga letërsia e vendit përballë dhe të vlerësojë me çmimin e këtij viti një prej penave më të ndritura të letërsisë sh-qipe bashkëkohore, poetin, shkrimtarin, publicistin, mendimtarin, personalitetin dhe mbi të gjitha, intelektua-lin e një kohe të trazuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, Dritëro Agolli”.

Gjatë pasdites, u shfaq një Videoklip mbi jetët e autorëve të vlerësuar me çmim, dokumentari “Kine-turizëm nëpër vendet ku ka jetur Carlo Levi”, si dhe një përshëndetje nga Grupi Poli-fonik i Krahinës së Vlorës.

Çmimi Kombëtar Italian për Letërsinë “Carlo Levi” konsiderohet sot si një takim i rëndësishëm në lëmin e kul-turës italiane dhe është pady-shim së bashku me Parkun Letrar kushtuar autorit pje-montez, një tribut që komu-niteti i Alianos i njeh Carlo Levit, i cili është një piktor, publicist, si dhe shkrimtar shumë i njohur italian. Në 1931, i bashkohet lëvizjes an-tifashiste “Drejtësi dhe Liri”.

Për veprimtari antifash-iste, në vitin 1934, Levi ar-restohet, dhe një vit me pas, pas një arrestimi të dytë, dënohet me internim në fshatin lukez të Grassanos, e më tej transferohet në Aliano. Nga kjo përvojë do të lindë dhe romani i tij më i famshëm “Krishti u ndal në Eboli” (në roman, fshati quhet Gagliano duke imituar shqiptimin e vendasve). Ky roman, në 1979 përshtatet edhe për kinema dhe televizion nga Gillo Pon-tercorvo dhe Francesco Rosi.

“Të nderuar miq, unë sot duhet të isha atje mes jush, por jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbajnë. Por, të mos bëhem i mërzitshëm si personazh parlamenti, falënderoj jurinë e Edicionit të XVI të Çmimit Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi”

PERSHENDETJA

Emocione të veçanta ngjallën tek të pranishmit fjalët e përshëndetjes së Dritëro Agollit, të lexuara nga vajza e tij Elona, e cila shprehte edhe një herë magjinë e fjalës së Agollit.

Ceremonia u mbajt më 5 tetor në Aliano, Itali

Vajza e Dritëro Agollit duke lexuar përshëndetjen e shkrimtarit i cili mungoi për arsye shëndetësore

Portreti i Dritëro Agollit në posterin e çmimit “Carlo Levi”

SPECIALE

Page 5: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

5E diel, 13 tetor 2013

POLITIKE

“Dialog me kushte s’ka! Prandaj quhet dialog”

Kryeministri, letër të hapur krerëve të partive opozitare

Rama, ftesë Bashës:Takohemi për dialog

Refuzimi i kreut të PDBasha-Ramës: Tërhiq aktin normativ opozita e gatshme që të dialogojë

TIRANE

Kreu i PD dhe opozitës Lulzim Basha i ka vënë kusht kryeministrit Rama

për takim, atë të tërheqjes së Aktit nor-mativ për ligjin për Nëpunësin Civil. “Opozita, PD, unë si kryetar i saj jemi dhe kemi qenë gjithmonë të hapur për dialog, bashkëpunim, gjithpërfshirje dhe në këtë kuptim nuk ngurrojmë të përgjigjemi pozitivisht për asnjë kërkesë për takim, takim për të diskutu-ar çdo çështje në të mirë të vendit, në të mirë të qytetarëve”, shprehet në parim lideri i PD. Pastaj e refuzon ftesën duke vënë kushte. Sipas tij, në rastin në fjalë është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë kërkohet “kërkohet konsensus, për të prishur konsensusin. Kjo është e papranueshme, madje e dënueshme në

sytë e opinionit qytetar. Ka ndodhur një akt i rëndë e i paprecedentë në 23 vite demokraci. Është arritur konsensusi në mënyrë unanime dhe 4 orë para se ligji i miratuar unanimisht dhe me konsen-

sus të hynte në fuqi, është anuluar në mënyrën më arbitrare, duke anashkaluar Parlamentin e le më konsensusin ndër-partiak me një akt normativ”. Ai jep përgjigje të vetme refuzimin. “Përgjigja e vetme e opozitës së unifikuar është kjo: Tërhiq aktin normativ dhe opozita ka qenë, është dhe do të mbetet gjith-monë e gatshme të ulet dhe të dialogojë për interesin publik, për interesin e Sh-qipërisë, për interesat e mëdha të kombit, siç është integrimi europian i vendit, siç është mirëqënia e qytetarëve shqiptarë”, thotë Basha. Duke thënë se kishte folur në emër të opozitës që ka një qëndrim të uni kuar. “Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë krerët e par-tive parlamentare të opozitës, e ky është qëndrimi që ju bëj prezent”, tha Basha. Duke mohuar të jetë kundër Idrizi.

Kryetari i PDK Nard Ndoka është shprehur kundër një takimi të mundshëm me kryeministrin Rama për sa kohë ai nuk tërheq Aktin Normativ për ligjin për Nëpunësin Civil. Ai nënvizoi se “dialogu pikërisht mbi këtë bazë duhet të bëhet”.

PDK, NDOKA

Kryeministri Edi Rama përmes një letre të hapur u kërkon krerëve

të grupeve parlamentare të partive opozitare që të ulen në dialog. Ndërkohë që këm-bëngul se nuk ka dialog me kushte. Më konkretisht, Rama kërkon takim me Bashën kry-etarin e PD për të dialoguar në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë lindur për ligjin e “Nëpu-nësit Civil” por dhe për të gjithë hapat e tjerë për një dialog të vazhdueshëm me opozitën. Të njëjtën letër Rama i ka dërguar e kreut të grupit parlamentar të PDIU, Shpëtim Idrizi, atij të PR Fatmir Mediu e deputetit të PDK, Nard Ndoka. “Dua t’ju rishpreh përmes kësaj letre, vullnetin e palëkundshëm të shumicës së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, për dialog të vazhdueshëm me opozitën e me këtë rast, t’ju bëj me dije, se jam gati të takohem me Ju drejtpërdrejt, lidhur me mosmarrëveshjen për Ligjin 152/ 2013 “Për Nëpunësin Civil”. Shumica parlamentare dhe Qeveria e Republikës se Shqipërisë kanë vetëm një synim: Ta bëjnë të zbatueshem ligjin në fjalë që jo vetëm sipas nesh, po edhe sipas asistencës teknike evropiane, është i paz-batueshem në mungese të akteve nënligjore të domos-doshme. Ne kemi zgjedhur rrugën e aktit normativ, si atë më të përshtatshmen. Nga ana Juaj s’kemi arritur të degjojmë ende asnjë alternativë tjetër që e zgjidh më mirë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore, por jemi të hapur t’Ju dëgjojmë deri në fund për një zgjidhje përtej konsensusit kushtetues”, shkruan Rama në letrën e tij të hapur dër-guar kreut tw opozitës Basha. Njëherësh ai përcakton llimin e javës, një nga tre ditët e para të saj, si një nga ditët më të përshtatshme për një takim mes tyre. “Ja pse, për të dëgjuar çdo argument të opozitës dhe ballafaquar me Ju qetësisht, arsyet e shumicës parlamen-

TIRANE

JAKIN MARENA

LAJMIKryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të hapur kreut të PD Lulzim Basha, por dhe krerëve të partive të tjera opozitare, të PDIU Shpëtim Idrizi, të PR Fatmir Mediu e të PDK Nard Ndoka, ku kërkon takim për aktin normativ dhe bashkëpunimin me opozitën.

tare për të shtyrë me një akt normativ efektet e Ligjit “Për Nëpunësin Civil”, ua le Ju të zgjidhni ditën e hënë, të martë apo të mërkurë për një takim mes nesh-nëse natyrisht kjo ftesë përputhet me dëshirat, me interesat Tuaja. Ne kemi

marrë një zotim, të cilit do t’i qëndrojmë deri në fund: me ne në qeverisje, opozitës s’do t’i mungojë më asnjë prej hapësirave për të luajtur rolin e vet e asnjë prej mundësive për dialog mes të barabartësh me Qeverinë”, përfundon

letra e hapur e kryeministrit Rama për krerët e partive opozitare.

RAMA-BASHËS: DIALOG ME KUSHTE S’KA

Kryeministri Edi Rama i

është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me kushtin e vënë nga ky i fundit, për të ulur në një tryezë për të diskutuar mbi ligjin e nëpu-nësit civil.

Sipas Ramës, nuk mund të ketë dialog me kushte, duke qenë se Basha ka thënë se nuk ulet në asnjë tavolinë, nëse nuk tërhiqet akti normativ për për ligjin e nënpunësit civil. “Kushte kur ishin në qeveri, kushte edhe tani në opozitë! S’kanë kuptuar ende pas 20 vjetësh se dialog me kushte s’ka! Prandaj quhet dialog”, ka thënë Rama në pro lin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi

Deklarata

Olldashi: LSI do Metën ‘kryenegociator’

Shehu: Dialogu, pas tërheqjes së Aktit

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili i ka bërë sërish apel opozitës që të zgjedhë rrugën e dialogut për Aktit Normativ që ka të bëjë me ligjin e Shërbimit Civil. Sipas tij ka ende hapësira për dialog mes mazhorancës dhe opozitës. “S’duhet pasur komplekse për të dialoguar ka ende mjaft hapësira për dialog. Gjakftohtësia dhe jo emocionet janë ato që duhet t’i prijnë debatit politik. Reagimet refuzuese janë emocionale e jo racionale. LSI do mbështesë dialogun që zhbën kon iktualitetin”, tha Vasili.

Reagon nënkryetari i grupit të PS. “Dëgjova kreun e opozitës Basha. Me një fytyrë që i pulsonte, gëzohej e kujtohej që s’duhet të gëzohej prej fërkimit të një ftese qeveritare për t’u ulur e diskutuar por që në fakt e njeh për kryetar të PD, tha: Refuzonte të ulej për të dialoguar pa u tërhequr qeveria nga Akti Normativ. Jam i mëdyshur të them në ishte kështu, i emocionuar prej faktit që po e njihnin për kryetar apo se e konsideronte ftesën tore. Administrata partiake është ajo që kërkon të mbrojë Basha”, tha Braçe.

Vasili: Reagimet refuzuese, joracionale Braçe: Ftesa, Basha tani kryetar i PD

Reagon ish-rivali i Bashës për kreun e PD

Sokol Olldashi. “Propo-zimi i LSI për takim mes kryetarëve të PD dhe PS është një maskaradë që synon vetëm të mbajë LSI e z.Meta në pozicionin ko-mod të “kryenegociatorit”! LSI e ka shumë të thjeshtë zgjedhjen të votojë ose jo aktin normativ për ndry-shimin e Statusit të Nëpu-nësit Civil. Përpjekja për të tërhequr duart jashtë paça-vures që po gatuhet është e ligë. Pozicionet në këtë pikë janë të qarta e s’mund të ketë asgjë që varet në midis!”, tha Olldashi

“Padyshim që dialogu e takimet në poli-

tikë janë thelbësore. PD asnjë herë nuk ka mohuar dhe nuk i është shmangur dialogut. Dhe në mo-mentet më të vështirë, PD ka respektuar e ka qënë e hapur ndaj dialo-gut. Por dialogu të bëhet mbi baza reale për të pasur mundësi suksesi. Në rastin konkret, të gjendjes së ligjit për nëpunësin civil, abso-lutisht dialog është i domosdoshëm, sepse ai ligj është miratuar mbi bazën e një kompromisi të gjërë. Dialogu, të para-prihet nga tërheqja e Aktit Normativ”, thotë Shehu.

Lulzim Basha

Edi Rama dhe faksimile e letrës së hapur drejtuar krerëve të opozitës shqiptare

Page 6: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

6 E diel, 13 tetor 2013

POLITIKE

Edi Rama takim

me deputetët në Vlorë,

prezanton prefektin e ri

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dje në Vlorë,

prefektin e ri të këtij qarku Besnik Dervishin, i cili u emërua pak ditë më parë nga Qeveria. gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu sigurinë për këtë emërim. “Kam rmosur njeriun e duhur në krye të

institucionit. Prefektura do të mbështesë zbatimin e ligjit. Zgjedhja e bërë nga Ministri i Brendshëm është duhura. I uroj përkushtim dhe sa më shumë frymë bashkëpunimi”, u shpreh kryeministri. Ndërkohë që gjatë vizitës së tij në vlorë, vend nga është zgjeddur dhe

deputet, Rama është ndalur edhe në zyrën e tij elektorale, ku është njohur me ankesat që kanë pasur elektorati i majtë në këtë qytet. Gjithashtu Rama ka takuar edhe deputetë e këtij qarku. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ndoka: Emërimet, e majta veproi si

mazhoranca që iku

Kreu i PDK kon rmon qëndrimin në opozitë

Sistemi shëndetësor të çlirohet nga monopolet

TIRANE

FERNADA CENKO

LAJMIKreu i PDK, Nard Ndoka sqaron pozicionin e tij në Kuvend, në radhët e opozitës si dhe komen-ton emërimet e reja në adminis-tratë bërë nga qeveria “Rama”. Ai në të njëjtën kohë jep kritika edhe ministrit të Shëndetësisë si dhe et për raportet me Berishën dhe Bashën.

Marrëdhëniet me Bashën sot janë marrëdhënie korrekte institucionale. Me z. Berisha nuk jam takuar dhe nuk kam patur kontakte, përveç takimeve në Kuvend.

MARRËDHËNIET NË PD

Kreu i PKD-së Nard Ndoka i ka dhënë fund komenteve të medias se mund të ekszis-

tojë mundësia për të katapultuar në qeveri. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Ndoka sqaron se do të jetë në opozitë. Ai ka kritikuar emërimet e Ramës, ku mungoi rën-dom konkurrimi, duke nënvizuar faktin se vetëm sekretarja e tij në Vlorë u mor me konkurs.

Ju keni qenë një mbështetës i Ramës në opozitë, dhe pak a shumë e njihni. Si i shikoni emërimet e reja të bëra nga ai?

Unë kam qenë në opozitë, se isha në opozitë si parti politike, jo si mbështetës i Ramës apo i PS-së, por si kontribues politik në opozitë. Kam marrë pjesë në të gjitha aksio-net politike të opozitës në mënyrë aktive, kam qenë kontribues, por edhe kritikues për ato fenomene që i kam konsideruar të dëmshme për demokracinë dhe për vendin. Emërimet e reja, pa dashur ti par-agjykoj, nuk ngjallin shpresë dhe besim se do të jenë rezultative dhe të dobishme. Emërime politike në një rreth të ngushtë, me personazhe anonime dhe pa eksperiencë profe-sionale. Mazhoranca ndoqi rrugën dhe kopjen me të keqe të mazho-rancës së djeshme, madje duke i thelluar akoma me shumë gabimet.

Për postet e drejtorëve, a mund të ishte bërë një konkurs,

qoftë edhe ndërkombëtar për të thithur shqiptar që jetojnë jashtë?

Të gjithë e pritëm një gjë të tillë, politika dhe publiku, por z.Rama zh-villoi konkurs vetëm për sekretaren e tij në zyrën elektorale në Vlorë. Nëse drejtuesit e institucioneve do të vendoseshin personazhe që vinin nëpërmjet një konkursi ku të përf-

shiheshin emrat që kanë një histori suksesi në punën e tyre, qoftë edhe jashtë vendit do të krijonin një besim dhe siguri për të gjithë. Këta drejtues me punën e tyre kanë në dorë mos-funksionimin e shtetit nëpërmjet buxhetit të tij, aty marrin jetë të gjitha shërbimet ndaj qytetarve, ato drejtues dhe institucionet e tyre paguajnë edhe vetë kryeministrin për punën e tij.Unë uroj të parën, por jam shumë skeptik, se mund të ndodhë mrekullia rilindase nga per-sonazhe që nuk kanë “lindur” akoma.

Në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, si i shihni vep-rimet e para të ministrit Beqja?

E njoh personalisht z.Beqja dhe kam një opinion shumë të mirë për të, si politikan dhe si profesion-ist. Sistemi shëndetësor ka nevojë për reforma dhe reformat duan ide dhe buxhet. Buxheti mungon dhe do të vazhdojë të mungojë, idetë mungojnë për momentin dhe e vetmja armë është promovimi mediatik me “lugën bosh”. Por, si ish ministër, si opozitar dhe si mik, mund ta këshilloj z.Beqja, së pari, të kërkojë financim për sistemin për të mbuluar borxhet financiare që mbart mbi vete, që në spitale të

mos mungojnë të paktën barnat për pacientët. Së dyti, të fusë në efi-censë të plotë tre spitalet kryesore në Tiranë, QSUT, Spitalin Ushtarak dhe Spitalin Universitare “Shefqet Ndroqi”. Të çlirojë sistemin shën-detësor nga monopolet dhe blloki-mi, që klanet brenda sistemit vazh-dojnë ta mbajnë të bllokuar atë. Brenda QSUT vazhdon të mbetet jashtë funksioni spitali me pesë kate, godina spitalore më moderne në Ballkan. Duhet të vazhdohet akoma më tej me reforma, për privatizimin e disa shërbimeve, si urgjenca, hemodializa, laboratori, mbetjet spitalore dhe shërbime të

tjera spitalore. Reformat e nisura në hoteleri dhe shërbime duhet të vazhdojnë dhe të thellohen më tej edhe në spitalet rajonale.

Ju jeni bërë pjesë e bojkotit parlamentar. Edhe pse jeni si i pavarur, pse ky veprim?

Bojkoti është një vendim politik që ndërmerr çdo deputet, grup parlamentar apo subjekt politik. PDK-ja është kundër bojkotit, kam mbështetur vendimin e opozitës dhe të PD-së në këtë revanzh politik që mazhoranca ka ndërmarrë, por shpresoj se politika shqiptare në Ku-vendi do të rikthehet në normalitet. Pavarësia dhe vendimet politike të PDk-së, që unë përfaqësoj, nuk do të mungojnë në të ardhmen, mbi bojko-tin, projektligjet, nismat e ndryshme në kuvend.

Mos ju duket produktiv si bo-jkoti i post zgjedhjeve të 2009?

Bojkoti është arma e fundit demokratike, unë personalisht si deputet nuk do ta përdor atë në Ku-vendin e Shqipërisë, si një vendim të përhershëm politik. Nuk mendoj se bojkoti i përdorur nga PS-ja në opozite kë qenë produktiv, përkun-drazi e ka dëmtuar atë.

Në media duket sikur jeni treguar i lëkundur. Do të qën-droni në opozitë?

Unë jam dhe do qëndroj në opozitë, por dëshiroj që qeveria e vendit tim të ecë në rrugën e duhur për të mirën e vendit, nuk do xhelo-zohem për diçka të tillë, por do jap kontributin tim politik për zbutjen e klimës mes opozitës dhe qeverisë.

Në qeveri zgjidhen më mirë hallet e elektoratit, ju mund të kaloni në PS- LSI në emër të tij?

Disa parti politike shqiptare për fatin e keq janë kthyer në ndërmar-rje punësimi, unë mendoj se alter-nativa politike, idetë, mbështetja nuk pengohen nëse je në opozitë. Interesat e ngushta të një grupi njerzish, apo të mbështetësve nuk duhet të deformojnë thelbin programor dhe pozicionin politik. Largimet nga qeveria ne opozitë janë të justifikuara, e kunderta krijon në çdo rast probleme morale dhe me shumë se aq.

Kush do ishte lëvizja më e duhur, ikja në PS apo në LSI?

Lëvizja e duhur, të cilën edhe po e bëj është, faktorizimi i alter-nativës Kristiane në politikën sh-qiptare dhe përfaqësimi i saj sipas peshës politike dhe ajo çfarë ne përfaqësojmë sot. PS-ja dhe LSI-ja janë dy parti qe kane fituar zgjed-hjet, po qeverisin vendin, sipas gjykimit tim jo mirë dhe që kanë nevojë për një opozitë të fortë alter-native dhe të gatshme për rotacion politik në çdo moment. Problemi të jesh me PS-në apo me LSI-në është më tepër një problem pragmatist i të pa kënaqurve në kampin e majtë.

Si janë marrëdhëniet tuaj me kreun e ri të PD? Po me Berishën?

Marrëdhëniet me Bashën sot janë marrëdhënie korrekte institucionale, që unë i vlerësoj dhe i respektoj, të cilat janë një garanci për vazh-

dimësinë e bashkëpunimit politik midis PD-së dhe PDK-së edhe në të ardhmen. Me z. Berisha nuk jam takuar dhe nuk kam patur kontakte, përveç takimeve në kuvend. Por men-doj ta takoj së shpejti për të pirë një kafe miqësore dhe për të biseduar mbi situatën politike. Unë i vlerësoj dhe i respektoj me shumë personazhet poli-tike kur janë në opozitë se në qeveri.

Të çlirojë sistemin shëndetësor nga monopolet dhe bllokimi, që klanet brenda sistemit vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar. Brenda QSUT vazhdon të mbetet jashtë funksioni spitali me pesë kate

Rama zhvilloi konkurs vetëm për sekretaren e tij në zyrën elektorale në Vlorë. Nëse drejtuesit e institucioneve do të vinin nëpërmjet një konkursi, do të krijonin një besim dhe siguri për të gjithë

Nard Ndoka

Page 7: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

7E diel, 13 tetor 2013

POLITIKE

Në Fletoren Zyrtare zgjidhja e çështjes çame

Venizelos,të hënën takime me drejtuesit e lartë në vend

PDIU rikujton: Rezoluta çame u botua

Zyrtari i lartë grek do të pritet nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Ai do të takojë edhe kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule.

AXHENDA Vetëm dy ditë para vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Evangelos

Venizelos, PDIU-ja e drejtuar nga Shpëtim Idrizi rikujton botimin e Rezolutës Çame në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë që nisur nga Fletorja Zyrtare, bot-imi i rezolutës çame është bërë që më datë 20 qershor 2013, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Më herët botimi i rezolutës u shoqërua me de-bate në Kuvend, si dhe me kreun e PBDNJ, Vangjel dule, i cili ka kundërshtuar miratimin e saj në Kuvend. Gjithësesi fakti i miratimit të saj në Fletoren Zyrtare si dhe rikutjiomi i këtij fakti nga ana e PDIU shpreh sigurinë në zbatimin e saj. Edhe pse rezoluta doli në dritë nga ana e ish-kryeparlamentares Joze na Topalli si e miratuar nga Kuvendi kohë më parë, në kohën kur po përgatiteshin ale-ancat parazgjedhore, deputetët çamë kërkuan zbatimin e saj në lidhje me palën e shtetit fqinj. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të mar-rëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, vullne-tin e dyanshëm për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon, e të integrimit europian dhe euroat-lantik; Duke mbajtur parasysh se Greqia, si vend mik, anëtar i BE dhe NATO-s, përbën një partner shumë të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë për arritjen e objek-tivit madhor për integrimin në strukturat euro-atlantike; Duke konsideruar Konventën Europi-ane, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe doku-mente të tjera ndërkombëtare, të njohura nga të dyja palët; Mbështetur në frymën e Trak-tatit të Miqësisë, Bashkëpun-imit, Fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë”, thuhet në rezolutë.

ARDHJA E VENIZELOS Ministri i Jashtëm dhe

zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos njofton

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

LAJMIPDIU rikujton edhe një herë botimin e Rezolutës Çame në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që të hënën pritet që zv.kryemisnitri dhe min-istri i Jashtëm grek pritet që të takojë krerët e lartë drejtues në vend.

zyrtarisht vizitën që do të zhvillojë në Tiranë. Ministria e Jashtme greke bën të ditur se Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos do të vizitojë Tiranën, të hënën në

14 tetor. Zyrtari i lartë grek do të pritet nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm

Ditmir Bushati. Ai do të ta-kojë edhe kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule. Venizelos do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin e

Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Vizita e Venizelos në Shqipëri, zh-villohet disa ditë para asaj të presidentit grek Karolos Papulias, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 4 dhe 5 nëntor. Vizita bëhet edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014. Sipas medias greke, në takimet do të tra-jtohen çështje dypalëshe si procesi i ratifikimit të Mar-rëveshjes së Ujërave detare, e cila ka mbetur e “ngrirë”, çështja e përcaktimit të zo-nave ekonomike ekskluzive, bashkëpunimi për gazsjellë-sin TAP, por dhe çështjet e migracionit.

Statusi për në BE

Bumçi: Po bllokohet statusi. “Dëgjo lajmet Aldo”Replikojnë deputetët e PS dhe PD për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

TIRANE

Partia Demokratike akuzon Kry-eministrin Edi Rama se po e

bllokon me qëllim marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë. Sipas deputetit Aldo Bumçi, Kry-eministri Rama po e shtyn datën e marrjes së statusit kandidat për vitin tjetër me qëllim që kjo meritë të mos i njihet qeverisë së PD. “Zoti Rama, data është e rëndësishme sepse ne i përmbushëm të gjithë detyrimet që iu vunë Shqipërisë, dhe qeveria jote e ka këtë dhuratë mbi tavolinë. Prandaj nuk do qe statusi te merret këtë vit sepse do ti njihet si merite Qeverisjes se Partisë Demokratike. Prandaj shkelmove konsensusin e arritur për ligjin e shërbimit civil

dhe ke ndërmarrë fushatën e spas-trimeve në administratë sepse do të shtysh datën e marrjes se statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”, ka deklaruar deputeti Bumçi. Sipas tij Rama tregoi se për Kryeministrin nuk është e rëndësishme data kur Shqipëria mund të marrë statusin si vend kandidat për në BE. I men-jëhershëm ka qenë dhe reagimi i Partisë Socialiste, ku deputeti Erjon Braçe i kujton ish-misnitrit të Jashtëm se kjo nuk është në odrë të qeverisë, por BE. “Llahtarisem nga logjika e Aldos!! Ky është rëndë, po shumë shumë rëndë!! E dëgjova të iste për ditë të shtunë e të lutej si pikëpyetje:Përse zoti Rama nuk thotë datën se kur do merret statusi i vendit kandidat të be? Përse Rama se thotë datën? Të thotë datën!

Ai po bën çdo përpjekje për të shtyrë datën e marrjes së statusit sepse nuk do që kjo të quhet meritë e PD. Unë nuk di nëse Aldo dëgjon lajme apo ja kanë ndaluar të ndriçohet, por edhe dje, edhe pardje, edhe mbi pardje, një seri ministrash të vendeve të BE që po vizitojnë përditë Shqipërinë, një seri ambasadorësh të vendeve të BE, një seri lajmesh me burim Komisionin Evropian tregoni si muajin e mund-shëm të dhënies së statusit: muajin dhjetor!”, i kundërpërgjigjet Braçe deputetit të PD në Facebook. Ai vijon edhe më tej duke u shprehur se nuk do t`i mohoet merita PD për atë çka bërë në qeveri. “Kjo puna e meritës është çështje e rëndësishme shumë!! Po, ua njohim meritën!!”, tjotë Braçe.

Celibashi:

Me konsensus do ti rikthejmë legjimitetin KQZ

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me

Parlamentin, Ilirjan Cel-ibashi bën të ditur se formula për përbërjen e KQZ-së do të ndry-shojë dhe për këtë çështje do të kërkohet edhe bashkëpunimi i opozitës. “Qëndrimi ynë ndaj KQZ nuk ka ndryshuar, është i njëjti me atë që ne kemi mbajtur edhe kur ishim ne opozitë dhe tashmë në mazhorancë. Ne e konsiderojmë institucion me legjitimitet të cunguar dhe munguar, prandaj gjykojmë se duhet të rik-thehet legjitimiteti dhe te përcaktojmë bashkërisht se cila do të ishte formula për të patur një institu-cion larg ndikimeve poli-tike dhe të karakterizohet nga paanësia dhe profe-sionalizmi”, tha ai.

Aldo Bumçi

Në foto:Deputetët e PDIU

Braçe: Mbikëqyrja e

Lojërave të Fatit, magazinë

e pastrimit të parave

Deputet i PS-së dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, e konsideron rmën e Ministrit Shkëlqim Cani, për kallëzim në prokurori të dy ish-drejtuesë të lartë të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, si nisje të luftës kundër krimit të lojërave të fatit. Braçe ka reaguar në FB, pas vendimit të Ministrisë

së Financave, duke u shprehur se ky lloj biznesi është magazinë e pastrimit të parave. “Ministri i Financave ka kallëzuar penalisht dhe ka dërguar në Prokurori; dy ish drejtorët e njëpasnjëshëm të njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit!! Dua të besoj shumë në nisjen e një beteje të madhe kundër: Krimit në

lojërat e fatit; evazionit të tmerrshëm skal, por edhe krimit të organizuar,

që ka pushtuar me paratë e pista këtë sektor të sipërmarrjes. Kumari mbetet kumar, por lufta kundër krimit në të, është jetike. Ky biznes është magazina e madhe e parave të krimit të organizuar në këtë vend dhe Rajon!”, tha Braçe.

Page 8: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

8 E diel, 13 tetor 2013

POLITIKE

Ministri italian i

Financave “skanon”

ekonominë shqiptare

Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, Fabrizio Saccomani, i

ngarkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për analizën e situatës ekonomike e nanciare të Shqipërisë, Greqisë, Italisë,

Maltës, Portugalisë dhe San Marinos, ka bërë një deklaratë para Komisionit Financiar dhe Monetar të FMN-së,ku ka përfshirë edhe një raport mbi Shqipërinë.

Përsa i përket vendit tonë, ministri ka deklaruar se, pas një rritjeje prej 1.6 përqindësh në vitin 2012, Prodhimi i Brendshëm Bruto real pritet të rritet afro 2 për qind këtë vit dhe të përmirësohet lehtësisht më 2014. Kërkesa private mbetet e ulët, por rritja e eksportit mbeti e fortë, si pasojë e përmirësimeve strukturore në ekonomi dhe një norme më të favorshme

të këmbimit valutor. Megjithatë, rritja ekonomike mbetet poshtë mundësive, sipas Saccomanit. Kështu, nevojiten reforma strukturore në afatin e mesëm, për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë. Papunësia ka mbetur në të njejtin nivel: 12.8 për qind, ndërkohë që in acioni për tetë muajt e vitit ishte 2.1 për qind dhe nuk duken shenja të rritet në afatmesëm.

Tatim-taksat dhe doganat, shkelësit

para ligjit

Ministri i Financave, et për situatën ekonomike

‘Shifra e borxhit, nga eksperët ndërkombëtarë’

UASHINGTON

ZËRI I AMERIKËS

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli mbi

nivelin e borxhit të qeverisë ndaj biznesit, duke thënë se shifrat që zotërohen janë vetëm të përafërta dhe se për të dhëna të sakta do të përdoret ndihma e një kompanie ndërkombëtare. Ai tha se punonjësit e administratës së tatim-taksave dhe doganave që do të rezultojnë se kanë shkelur ligjin, do t’i përgjigjen ligjit.

Një nga shqetësimet kryesore është borxhi ndaj ndërmarrjeve private. Ju thoni që ky borxh është në shifrat 570 milionë dol-larë. Ndërkohë opozita thotë se kjo është një fryrje e qëllimshme e shifrës, për të rritur tavanin e borxhit. Si i përgjigjeni këtyre akuzave dhe pse kjo përplasje në shifra?

Çështja e shifrave nuk është një çështje që nuk po e dëgjoni për herë të parë, edhe ju edhe publiku. Ne vazhdimisht kemi pasur mosrakordim shifrash, kur kemi qenë në opozitë me qeverinë. Tani jemi ne jemi në qeveri dhe përsëri kemi mosrakordim shifrash. Së pari, unë si ministër Fi-nancash nuk është se kisha një borxh të shtëpisë time dhe unë po e përfshij në borxhin e qeverisë sepse do të marr diçka në shtëpi. Së dyti ne nuk kemi folur për shifër të saktë, për arsye se ne themi që po bëjmë vlersime të përafër-ta të shifrave të borxhit që qeveria i ka biznesit. Së treti, ne nuk kemi hezituar të themi se një tjetër kompani private e njohur në tregun ndërkombëtar – një nga katër të mëdhatë – do të bëjë rivlerësimin dhe matjen e borxhit që qeveria i ka biznesit dhe atëherë do të kemi shifrën e saktë të këtij borxhi. Sa do të jetë saktësisht, kjo do të veri -kohet nga kompania ndërkombëtare, pasi pikërisht ishim të shqetësuar që në llim se do të na akuzonin që po manipulojmë shifrat. Madje, meqë-nëse më jepet mundësia, unë e ftoj vetë ish ministrin e Financave Bode si edhe ish zv. ministrin e Financave Sherefedin Shehu, të jenë pjesëtarë të grupit që po bën veri kimin. Unë nuk kam ndërmend si ministër i Financës të paguaj për gjëra që nuk i ka borxh shteti ndaj biznesit.

Ju parashikoni të rrisni huamarrjen dhe të shlyeni de-tyrimet ndaj biznesit privat siç e thatë, dhe parashikoni që kjo ta çojë borxhin publik deri në fund të vitit, në nivelin 73 %...

Janë dy grupe ekspertësh që janë të Bankës Botërore dhe të FMN-së që përgjithësisht në Shqipëri kanë gjetur pajtim, në publik apo edhe në institucionet publike shqiptare. Të dy këto ekspertë bien dakord se shifra e borxhit optimale, më e mira

për Shqipërinë, është diku tek 40 përqindshi, dikush e çon edhe 45, po asnjë nuk e çon mbi 50 për qind. Ndërkohë ju përmendët shifrën 60 për qind. Jo se është optimale, jo se është e dëshiruar, përkundrazi, qeve-ria që iku, kishte detyrimin që ta çonte 50 për qind dhe nuk e realizoi dot. Kështu që shifra 60 përqind nuk është e dëshiruar por është e imponuar. Ndërkohë, të kërcesh nga 60 për qind në 72 për qind, kuptohet që shifra bëhet shqetësuese, sepse prek raporte

të rritjes së ekonomisë, të punësimit, prek raporte të mundësisë së balan-cimit të buxhetit, të de citit buxhetor, dhe të mundësisë së shlyerjes. Përveç faktit që kthehet në problem edhe ndaj kredi dhënësve, për arsye se duhet të kesh një raport të caktuar.

Ju keni deklaruar se do të bashkëpunoni me FMN-në, se do të kërkoni hua nga FMN-ja dhe nga Banka Botërore. Gjatë taki-meve këtu në Uashington, keni

lluar tratativat për këto hua? Qeveria shqiptare, kryeministri,

më kanë ngarkuar që të hulumtoj të gjithë tregjet, në mënyrë që të marr huanë me kushtet më të mira të mundshme. Kështu që, opsioni i FMN-së dhe i Bankës Botërore është ndër opsionet e para, para se të dalim në tregun ndërkombëtar, tek të tjerë aktorë huadhënës. Natyrisht që ne do të shohim për FMN-në dhe Bankën Botërore. Por në qoftë se ne shohim hapësira më të mira dhe në tregun

e brendshëm apo nga huadhënës të tjerë ndërkombëtarë, natyrisht që ne do t’i marrim atje. Kështu që pjesë e bi-sedimeve këtu me FMN-në, në radhë të parë është gjendja e ekonomisë shqiptare në tërësi, dhe çfarë masash mund të marrim për ta sistemuar ekonominë shqiptare.

Ju pra isni për një keqad-ministrim të tatimeve dhe të doganave dhe keni kritikuar 8 muajt e qeverisjes së më-parshme. Megjithatë, edhe para-shikimi për pjesën tjetër të vitit është me rënie të këtyre të ardhurave. Sa do të zgjasë re-formimi i sistemit skal?

Në 8 vjet rresht, nuk ka qenë opozita që ka kritikuar tatim-taksat dhe doganat. Kanë qenë institu-cione ndërkombëtare që kanë bërë vlerësime apo intervista të ndryshme në publik për perceptimin e tyre për këto institucione. Ka qenë biznesi i cili i ka quajtur marrëdhëniet me tatim-taksat, me institucionin e drejtorisë së përgjithshme të tatim-taksave dhe të doganave, marrëdhënie thuajse brutale kundër tyre. Pavarësisht nga britmat e opozitës, ata janë përsëri në punë. Ata janë Dhe disa nga ata janë majmur kaq shumë. Natyrisht që do të përballen me ligjin dhe unë nuk hezitoj të them se kushdo që do të dalë në shkelje të ligjit, natyrisht që do t’i përgjigjet ligjit. Ne kemi në një projekt për të thirrur në ndihmë të doganave shqiptare, një kompani të njohur në botë, në mënyrë që t’i japim një pjesë, “outsourcing,” jo të gjithë doganat shqiptare. Doganat shqiptare do të bëhen nga shqiptarët.

Zoti Ministër gjatë fushatës Partia Socialiste premtoi të zba-tojë taksën e sheshtë, një prej premtimeve më të debatueshme në atë kohë. A do të zbatohet kjo taksë në Shqipëri dhe kur?

Natyrisht që nuk është kënaqësi as për biznesin ose atë që e paguan taksën, as për atë që e vendos taksën të rrisë taksat. Sepse taksat janë të dhimbshme për atë që e paguan. Por ndërkohë, ju merni edhe një mori shërbimesh për taksën që paguani. Në qoftë se taksat shkojnë si në Shqipëri, jo në drejtimin e duhur, dhe populli nuk sheh ndonjë gjë të prekshme nga shpenzimet që bën qeveria, është e natyrshme që të qenit kundër taksës do të jetë më i fuqishëm se sa kur shohin shërbimet.

Madje, meqënëse më jepet mundësia, unë e ftoj vetë ish ministrin e Finan-cave Bode si edhe ish zv. ministrin e Financave Sherefedin Shehu, të jenë pjesëtarë të grupit që po bën veri kimin.

FETSA

TakimiBerisha: Rama po e çonekonominë e vendit drejt krizësIsh-kryeministri Sali Berisha i ka

shprehur shqetësimet ambasa-dorit holandez, Martin de la Beil, për mungesen e plotë të programit ekono-mik të qeverisë Rama dhe aktin e fundit normativ të saj për buxhetin. “Me këto të dyja me siguri do të zhysë në krizë ekonominë e vendit. Sipas të gjitha vlerësimeve të huaja dhe te vendit ekonomia vazhdon rritjen dhe nuk ra në recesion. Por mungesa e

programit ekonomik dhe akti i fundit normativ i Ramës për buxhetin dësh-mojnë se kjo qeveri me masat e saj po shtyjnë ekonomine drejt krizës”, tha ai. Berisha theksoi se për rritjen me çdo kusht të borxhit publik Rama, jashtë çdo kriteri, ka përfshirë në borxhin publik detyrimet e organeve tatimore ndaj biznesit, të cilat jane 3.5 herë më të vogla se sa detyrimet e biznesit ndaj organeve tatimore.

NË FOTO: Ministri i Financave, Shkëlqim Cani

Page 9: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

9E diel, 13 tetor 2013

POLITIKE

Ferizaj, manifestim

në 105 vjetorin e

lindjes së Hoxhës

Fronti Popullor i Kosovës feston përmes një manifestimi në Ferizaj 105 vjetorin

e lindjes së ish-diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha. Kryetari i Frontit Popullor Remzi Hasani e ka cilësuar Enver Hoxhën si vigan dhe kolos të kauzës kombëtare që jetën e tij e ka konceptuar si detyrim ndaj atdheut. “Epoka që mban emrin e Enverit është epoka e njeriut

që luftoi dhe punoi për çlirimin dhe emancipimin e Kombit dhe ndërtimin e fatit të atdheut e jo të atij. Populli shqiptar rreth gjysmë shekulli çdo shkallë të progresit ia dedikonte shokut Enver Hoxha, sepse me emrin dhe kujdesin e tij u bënë ndryshime epokale në Shqipëri”, thotë Hasani. Krahas ditëlindjes së Enver Hoxhës Fronti Popullor ka shënuar dhe tre

vjetorin e krijimit, dhe në këtë rast janë evokuar personazhe të luftës Nacional Çlirimtare, mes të cilëve dhe themeluesin e PKSH Ramdan Çitakun, por dhe Sabrije Vokshin. Aktiviteti ka qënë i konceptuar me muzikë, poezi për ish-diktatorin komunist por dhe përmes fjalimeve, që tregojnë ecjen me vendosmëri në rrugë e tij, rrugën e ndërtimit të komunizmit.

“Pretendimet, tërësisht të pabaza, joligjore”

Organi më i lartë gjyqësor, akuza Naços dhe Isarajt

KLD: Prapaskena tëqeverisë ndaj nesh

TIRANE

JAKIN MARENA

LAJMINuk rreshtin përplasjet mes KLD dhe dy dre-jtuesve më të lartë të Drejtësisë, përkatësisht ministrit Nasip Naço e zv.ministrit Arben Isaraj në lidhje me emërimet në gjyqësor dhe plotësimin e vendeve vakante në krye të disa prej gjykatave të rretheve.

“Promovimi i gjyqtarëve bazohet në vlerësimin profe-sional, në kontrast me përvojen shumëvjeçare të mëparshme, ku më parë për këtë gjë prevalonin konisideratat subjek-tive te anëtarë të saj”, thuhet në deklaratën publike të KLD.

AKUZA

Pavarësisht se mbledhja e KLD e dy ditëve më parë është zhvilluar pa

debate serioze, dje ka qënë vetë KLD ajo që ka lëshuar një sinjal shumë të fortë kundër ministrit aktual të Drejtë-sisë, Nasip Naço. Dhe këtë radhë përmes një deklarate për mediat ku duhet qartë se marrëdhëniet me anëtarin e qeverisë Nasip Naço ka shumë shanse të jenë nën tension edhe në ditët në vijim. Përmes një deklarate, KLD e konsi-deron qendrimin jo vetëm të anëtarit më të ri në KLD, Naço, por edhe zv.ministrit Arben Isaraj, si një prapaske-në politike. Duke shprehur vendosmëri për konsolidimin e drejtësisë, KLD nënvizon se mirëpret sygjerimet për përmirësim të standardeve përmes zgjidhjeve konkrete e jo ngritjes së pengesave arti -ciale. “Pretendimet e Ministrit të Drejtësisë për pamundësi të zgjedhjes së drejtuesve të gjykatave apo plotësimit të vendeve vakante sepse KLD s’ka përfunduar vlerësimin e dytë të karrierës për gjyqtarët konkurrentë, anëtarët e tjerë të Këshillit i konsideruan unanimisht si të pabazuara në ligj, aspak realiste dhe një tentativë për ndërhyrje politike në sistemin e drejtë-sisë. Prapaskena politike e këtij qëndrimi përforcohet dhe nga deklarata vijuese e zv.ministrit të Drejtësisë Isaraj”, thuhet në deklaratën e KLD. Isaraj përmendet për shkak të statusit të tij në rrje-tin social Facebook, në të cilin shprehet se “KLD ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se: KLD në këtë rast po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sul-met” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej poli-tikës që iku me votë. Sot pa-drejtësia, në vetë KLD, është

kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri. Dhe kur populli thotë se “peshku qelbet nga koka”, reforma në drejtësi duhet të llojë këtu”. Pikërisht këtu është përzgjedhur qën-drimi i KLD për të replikuar ashpër. “Argumentet teknikë të përdorur prej tyre janë

lexim i shkëputur i dispozi-tave ligjore përkatëse, të cilat bien në fakt ndesh me frymën e ligjit dhe qëllimin e tij për të pasur drejtim të qëndrueshëm të gjykatave dhe për të shman-gur komandimet me afate të paarsyeshme kohore. Për më tepër ky qëndrim bie ndesh

me deklaratat publike të para pak ditëve të vetë Ministrit, ku kritikon KLD për vonesa në procesin e emërimeve të drej-tuesve të gjykatave”, thuhet në reagimin e fortë të dalë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Por në fakt shkakun për këtë debat në KLD e ka dhënë vetë

së pari ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë një takimi me ambasadorin spanjoll ku dhe shprehu shqetësimin për mënyrën se si vlerësohen gjyqtarët në Shqipëri, sipas tij me tepër vonesë. Në fund KLD ka gjetur rastin të bëjë dhe pak politikë, teksa ka bërë kra-hasimin mes dy qeverisjeve, të PS dhe të PD. KLD e mbyll deklaratën duke theksuar se “promovimi i gjyqtarëve bazohet në vlerësimin pro-fesional, në kontrast me për-vojen shumëvjeçare të më-parshme, ku më parë për këtë gjë prevalonin konisideratat subjektive te anëtarë të saj”.

Të përndjekurit

Korçë

Shkodër,Zeneli:Berisha natradhëtoi

Zgjedhjet, PD çelizyrtarishtfushatën

Dështon zbatimi i ligjit

Nuk ka fonde për ngritjen ezyrave të deputeteve në zona

TIRANE

Pavarësisht se ligji për statusin e de-putetit përmban ngritjen e një zyre

për deputetët në zonë, mungesa e fond-eve ka bërë që të mos realizohet një gjë e tillë. Por socialisti Ervin Koçi përtej detyrës së tij si anëtar i Komisionit te Ekonomisë apo detyrave që rrjedhin nga strategjia e partisë është një prej deputeteve që mesatarisht një herë në javë shkon në zonën elektorale ku është votuar deputet, në fshatrat e Myzeqesë në qarkun e Fierit. Edhe kur PS ishte në opozitë, por veçanërisht tani që e majta është në pushtet Koçi shpjegon se lid-hja me banorët e zonës e takimet me ta janë të domosdoshme veçanërisht pasi pritshmëritë e qytetarëve janë ngushtë-sisht personale e s’kanë të bëjnë shumë

me çështje të mëdha të Tiranës, si inte-grimi apo kriza nanciare. Në nëntorin e vitit 2011 PD dhe PS arritën një mar-rëveshje politike për të realizuar një sërë reformash ndër to edhe atë parlamen-

tare, ku parashikoheshin ndryshime në rregulloren e kuvendit e ndryshimet në ligjin për “statusin e deputetit”. Reforma parlamentare u miratua vetëm 2 vjet më vonë në sesionin e jashtëzakonshëm të 30 majit. Pak deputetë janë në dijeni por me këto ndryshime ligjore Kuvendit i lind detyrimi që në çdo rreth të hapë zyra të veçanta me sta n përkatës për çdo parti që është përfaqësuar në Ku-vend. Një hap që vlerësohet pozitivisht nga deputetët edhe pse një zyrë e vetme për një parti politike në qarqe të mëdha që nxjerrin 16 deputetë siç është rasti i Fierit s’është e mjaftueshme. Por edhe pse ligji ka hyrë në fuqi ngritja e zyrave nuk ka lluar nga Kuvendi për shkak të mungesës se fondeve dhe siç ndodh jo rrallë në vendin tonë, ligji ka mbetur vetëm në letër.

Shoqata e të përnd-jekurve politik në

Shkodër ka shprehur hapur zhgënjimin ndaj qeverisjes së PD e kry-eministrit Berisha për mosrealizimin e prem-timit për dhënien e dëm-shpërblimeve ndaj të përndjekurve politikë. Kreu i saj, Zenel Drangu, ka pohuar një fakt të tillë, duke thënë se Berisha i përdori për qëllime elek-torale. I pyetur për prem-timet e dhëna nga qeve-ria “Rama”, për rritjen e çmimit për ditët e burgut dhe dëmshpërblimin e të gjithë të përndjekurve, Drangu është shprehur se ka besim që një premtim i tille të realizohet nga kjo qeveri. Ish-të përnd-jekurit në Shkodër ishin mbështetësit kryesorë të PD që nga viti 90.

PD ç e l i z y r t a r i s h t fushatën elektorale

në Korçë për zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen në 3 nëntor. Në ceremoninë e prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Stratobërdha ishin të pranishëm edhe de-putetët demokratë Tabaku Eduard Selami. Strato-bërdha ka shpalosur pro-gramin e tij duke theksuar se parimi i parë i qeverisjes është barazia e qytetarëve.

Mbledhje e KLD

Page 10: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

10 E diel, 13 tetor 2013

EKONOMI

RAPORTI Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e stabilitetit nanciar për gjashtëmujorin e parë të vitit. Vihet re një lloj optimizmi në kreditim, por problemet kanë ardhur duke u thelluar

Portofoli

LAJME SHKURT

Kriza nanciare

Bizneset, ¾ kanë borxhe sa gjysma e kapitalitNgërçi është shkaktuar kryesisht nga mosshlyerja e detyrimit prej institucioneve të shtetit

TIRANE

Mosshlyerja e detyrimeve fi-nanciare të shtetit për shumë

vite ndaj biznesit privat ka sjellë ngërç për aktivitetin normal të këtij të fundit. Kjo konstatohet edhe në raportin e Bankës qendrore lidhur me stabilitetin financiar në vend, që analizon veprimtarinë financiar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2012.

Në qershor 2013, pozicioni debitor i bizneseve ndaj bankave ka shënuar vlerën 285.35 mil-iardë lekë, duke u ngushtuar me 3.1 miliardë lekë krahasuar me dhjetorin 2012 dhe me 11.15 mil-iardë lekë krahasuar me një vit më

parë, thuhet në raport. Zhvillimi i pozicionit debitor gjatë gjysmës së parë të vitit ka qenë rezultat i rritjes së depozitave të bizneseve me 4.09 miliardë lekë, ndërkohë që kredia është rritur vetëm me 0.99 miliardë lekë. Por, në terma vjetorë, kredia për bizneset ka rënë me 0.5% në qershor 2013, krahasuar me rritjen prej 11.6% të rezultuar një vit më parë. Depozi-tat kanë ndjekur prirje të kundërt, duke u rritur në qershor 2013 me 12.2% në terma vjetorë, ndërkohë që një vit më parë kanë shënuar rënie me 2.6%.

Huaja nga bizneset rezulton se shlyhet nëpërmjet pagesave me shuma të barabarta, me frek-uencë mujore dhe me një normë

interesi të pandryshueshme deri në fund të afatit të maturimit, për më shumë se gjysmën e ndërmar-rjeve huamarrëse të përgjigjura në këtë vrojtim. Vlera e përgjithshme e huasë në raport me kapitalin e ndërmarrjes ka qenë afërsisht sa gjysma e tij për 73.0% të ndër-marrjeve të pyetura, konstatojnë ekspertët e Bankës.

Tek bizneset, pozicioni debitor mbetet në nivele të larta, por ai ka vijuar rënien e nisur në periudhën e mëparshme në kushtet e rritjes së depozitave të bizneseve në banka dhe mungesës së rritjes së kreditimit. Pozicioni debitor ndi-kohet kryesisht nga veprimtaria e ndërmarrjeve private në valutë të huaj.

Huatë, 56% e familjeve i marrin “në të zezë”Nuk marrin dot kredi të re në bankë 60% e tyre

Shlyerja e detyrimit

Aftësia paguese e shqiptarëve rezulton negative

TIRANE

GENC KONDI

LAJMIRaporti i sapopublikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se ende në vend ekziston një “treg i zi” i fuqishëm i huave infor-male. 40% e familjeve mar-rin hua direkt nga persona të caktuar, ndërkohë që 16% të tjera shënojnë em-rin në listë në dyqane

Familjet shqiptare, edhe pse duket sikur koha e piramidave ka perën-

duar njëherë e mirë, vijojnë të marrin hua “në të zezë”. Madje, në shifra shqetësuese. Në një anketë të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë del se në 44% të rasteve, familjet hua-marrëse deklarojnë se e kanë siguruar huanë/huatë nga burime formale, si “banka” (39%) dhe “institucione të tjera financiare jobanka” (4%), çka shënon një rënie me 2 pikë përqindje kra-hasuar me gjashtëmujorin e kaluar, më e theksuar në zërin e dytë. Por, në 56% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se u janë drejtuar burimeve informale si “per-

sona zikë” (40%) dhe “hua nga dyqanet” (16%).

Sipas Raportit të Bankës qendrore për Stabilitetin Fi-nanciar për 6-mujorin e parë 2013, numri i familjeve që po-hojnë se kanë të paktën një hua të papaguar në momen-tin e intervistimit, pavarësisht karakteristikave të saj, ka re-zultuar 321 familje ose 28% e të përgjigjurve, duke shënuar rënie me 6 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve mbeten: “blerje/

riparim i një prone të paluajt-shme” në 32% të rasteve, “kon-sum” në 35% të rasteve dhe “për zhvillim të biznesit” në 14% të rasteve. Huamarrja me qëllim blerje/riparim prone dhe ajo me qëllim zhvillimin e biznesit kanë vazhduar tendencën rënëse të konstatuar që në dy periudhat e kaluara.

Euroizimi i huamarrjes së familjeve vazhdon të jetë i ulët: vetëm në 4% të ras-teve huaja e marrë është në valutë, duke shënuar rënie me 2 pikë përqindje krahasuar me

gjashtëmujorin e dytë 2012. Sipas raportit të Bankës së

Shqipërisë, familjet që kanë marrë tashmë hua nga bankat dhe që ndodhen në kushte të rënies së aftësisë paguese gjatë periudhës së gjashtë muajve të parë të këtij viti, në 51% të rasteve zgjedhin të ulin shpen-zimet familjare dhe në 22% të rasteve kërkojnë një punë

të përkohshme, si dy mëny-rat kryesore për të përballuar vështirësinë nanciare.

Rreth 73% e familjeve hua-marrëse deklarojnë se “nuk kanë patur ndryshim të af-tësisë së tyre paguese” gjatë periudhës referuese, 23% kanë deklaruar “rënie” dhe 5% kanë deklaruar “rritje” të aftësisë paguese.

Ministri Ahmetaj takim në DASHGjatë qëndrimit të tij në Washington DC për takimet e përvitshme të Bankës Botërore dhe FMN, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka patur një takim në Departamentin e Shtetit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ekonominë dhe Biznesin, Krishna Urs. Ahmetaj paraqiti gjendjen ekonomike dhe buxhetore në vështirësi, si edhe disa nga nismat e qeverisë për të adresuar situatën. Nga ana e tij, Urs përshëndeti nismën e qeverisë Rama për të krijuar Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Paraqiten ofertat për autostradën drejt MaqedonisëKonsorciumi “Bechtel&Enka”, si dhe “CMC-Dogus” kanë dorëzuar ofertat e tyre për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit. Ndërkaq, kompania austriake “Strabag” është tërhequr nga gara. Kjo është bërë e ditur nga vetë ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, në një konferencë urgjente për media.

BSPSH kërkon bashkëpunim nga qeveria RamaBashkimi i Sindikatave të Pa-varura i ka kërkuar qeverisë të dialogojnë së bashku në emër të zgjidhjes së mjaft problemeve që kanë punon-jësit në vend. Gëzim Kalaja, kreu i sindikatave të pavarura tha se sindikatat kanë bërë të mundur rritjen e pagave dhe në anën tjetër mbrojtjen e vendeve të punës. Marëd-hënia mes tyre dhe qeverisë do të jetë frytëdhënëse vetëm nëse do të këtë mirkuptim reciprok, tha Kalaja.

Balanca neto e përgjigje-ve lidhur me aftësinë

paguese të kredisë nga familje, të marra në son-dazhin e bërë nga Banka qendrore me “kampionë” të caktuar familjarë, ka re-zultuar negative. Kjo do të thotë se është përkeqësuar, në total, aftësia paguese e familjeve, por, krahasuar me periudhat e kaluara, duket se ritmi i përkeqësim-it është ngadalësuar. Për sa i përket gjashtëmujorit të ardhshëm familjarët e pyetur shfaqin një lloj op-

timizmi. Kështu, janë 78% e huamarrësve ata nuk presin ndryshime në af-tësinë e tyre paguese (nga 73% më parë), 14% presin të kenë përmirësim (kjo shifër ishte 5%)dhe 8% presin të kenë përkeqësim (nga 23 për qind).

Përsa i përket mundësisë së rimarrjes së një huaje të re në periudhën e ardhshme, rreth 59% e familjeve të përgjigjura (duke iu referuar të gjithë kampionit të interv-istuar) e kanë përjashtuar si mundësi.

Page 11: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

11E diel, 13 tetor 2013

EKONOMI

BSH: Shtëpitë, tani 11% më të liraRaporti i Mbikëqyrjes Financiare për 6-mujorin konstaton ndryshimet në tregun e të

patundshmeve; por, nga ana tjetër, është rritur kostoja e kredisë që përdoren për banesa

Burimet

Nga vijnë të ardhurat e familjeve shqiptare

Kursimet

Depozitat e reja në lekë janë ulur me 20 për qind në 6 muaj

TIRANE

Në total, ende vihet re se sh-qiptarët kanë fuqi të kursejnë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, baza e depozitave për sektorin bankar u rrit me 15.4 miliardë lekë ose 1.5% duke u ngjitur në nivelin 1,007 miliardë lekë, thekson BSH. Por, ndryshojnë tendencat brenda sektorit të depozitave. Kështu, psh Banka konstaton se ritmi i rritjes vjetore të depozitave u ngadalësua në 4.7% në qershor 2013, kundrejt 12.2% që shënonte një vit më parë. Depozitat e individëve, të cilat përfaqësojnë rreth 87.5% të totalit të depozitave, u rritën me një normë më të ulët vjetore prej 4.9%, kundrejt rritjes tri herë më të lartë, prej 13 përqindësh të një viti më parë. Depozitat e bizneseve u rritën me rreth 8% në terma vjetorë, thuajse me ritme rritjeje të njëjta kundrejt vitit të mëparshëm.

Depozitat e reja me afat në monedhën vendase pësuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.

Gjatë kësaj periudhe u pranuan 230 miliardë lekë depozita të reja me afat në lekë, ose rreth 20% më pak se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.

Kjo rënie ka ardhur në një kohë kur norma mesatare e interesit për de-pozitat në lekë ka pësuar ulje në 4.3%, nga 4.5%. Për sa i takon strukturës së maturimit të depozitave të reja në lekë,

gjatë periudhës vërehet rënie me rreth 20 pikë përqindje në peshën e depozi-tave të reja me afat maturimi 1 muaj, në nivelin 17.2% dhe rritje e peshës së depozitave të reja me afat maturimi 12 muaj me rreth 13.8 pikë përqindje, në nivelin 45%.

Depozitat e reja me afat në dollarë të pranuara nga sektori bankar, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 ishin 337.6 milionë USD, rreth 7.2% më pak se një vit më parë. Norma mesatare e interesit për depozitat e reja në valutën amerikane ka qenë 1.8%, krahasuar me 1.6% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Depozitat e reja me afat në euro të pranuara nga sektori bankar ishin 1.27 miliardë euro, duke rënë me 24.5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Norma mesatare e interesit tre-goi rënie, nga 2.5% në 2%. Vërehet rritje e peshës të depozitave me afat maturimi 12 muaj me 10.3 pikë përqindje, në nive-lin 37%, ndërsa pesha e depozitave me afat maturimi 1 muaj ka rënë me 15 pikë përqindje, duke zbritur në nivelin 20%.

TIRANE

GENC KONDI

kostoja e pagesës së kredisë për shtëpi ka vijuar të rritet gjatë gjashtëmujorit të parë 2013, +3.26% në fund të tremujorit të dytë të vitit në terma vjetorë

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, indeksi i çmimit të

banesave dhe ai i qirasë kanë vijuar të bien në terma vje-torë, duke shënuar një rënie mesatare vjetore prej për-katësisht 10.8% dhe 9%. Në Raportin e Stabilitetit Finan-ciar, të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, pasqyrohen ndryshimet përkatëse.

Sipas këtij Raporti, në fund të tremujorit të dytë 2013, totali i kredisë bankare për blerje pasurie të palu-ajtshme u rrit me 4.89% ndaj një viti më parë, pas një zgjerimi me 2.07% në tremu-jorin e parë të vitit. Në fund të tremujorit të dytë 2013, norma e interesit për kredi për blerje pasurie të palu-ajtshme ka rënë me 1.02 pikë përqindje në terma vjetorë, duke ndjekur prirjen rënëse të tremujorit të parë 2013.

Por, kostoja relative e pag-esës së kredisë për blerje pas-urie të paluajtshme rezulton se ka vijuar të rritet përgjatë gjashtëmujorit të parë 2013, me një rritje prej 3.26 pikë përqindje në fund të tremu-jorit të dytë të vitit në terma vjetorë.

Në terma relativë, kostoja e huasë për banesa është rri-tur pasi çmimi i banesave ka rënë më shumë sesa norma e

interesit të huasë. Ky ndry-shim e bën koston e pagesës së huasë më të shtrenjtë në terma relative. Një prirje e ngjashme u reflektua edhe në gjashtëmujorin paraard-hës në vijim të procesit të qëndrueshëm të korrektimit të çmimeve në tregun e bane-save.

KREDIA E KEQERaporti i kredive me prob-

leme për blerje pasurie të patundshme ndaj tepricës së kredisë për këtë qëllim shë-noi 13.57%, në fund të këtij gjashtëmujori, ose 0.69 pikë

përqindje më tepër krahasuar me 12.88% që rezultonte në fund të vitit 2012. Sidoqoftë,

ky tregues është më i ulët se një vit më parë, periudhë në të cilën shënonte një vlerë prej 13.9%.

KREDIANë gjashtëmujorin e parë

2013, kredia afatshkurtër për individë në total rezulton të ketë shënuar rritje jo të vogël, me 20.43%. Në të njejtën kohë, kredia afatmesme është tkurrur me 3.38%, ndërsa ajo afatgjatë është zgjeruar me 2.16% në terma vjetorë. Kredia afatshkurtër zë 8.2% të tepricës së kredisë për individët, kredia afatmesme

zë 12.9% dhe ajo afatgjatë zë 78.9% të portofolit të kredisë për individë.

Sa i përketë vetëm kredisë së dhënë për herë të parë, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, sektori bankar dha shumë më pak kredi të re, në masën 105.8 miliardë lekë, çka është 36.3 miliardë lekë ose 25.5% më pak krahasuar me fundin e vitit 2012. Kra-hasuar me një vit më parë, niveli i kredisë së re eviden-tohet të ketë rënë me 20.5 miliardë lekë ose 16.3%.

Të njëjtën tendencë pa-raqet edhe kredia e mbledhur gjatë periudhës. Më konkret-isht, sektori bankar mblodhi kredi në masën 103.7 mil-iardë lekë, 35.2 miliardë lekë (25.3%) më pak se në fund të vitit 2012 dhe 12.7 miliardë lekë (10.9%) më pak se gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Sektori bankar dha shumë më pak kredi të re, në masën 105.8 miliardë lekë, 36.3 miliardë lekë ose 25.5% më pak krahasuar me fundin e 2012-ës. Krahasuar me një vit më parë, niveli i kredisë së re evidentohet të ketë rënë me 20.5 miliardë lekë ose 16.3%.

KREDITIMI

Sipas rezultateve të vrojtimit të BSH,

burimet kryesore të të ardhurave të familjeve të vrojtuara vazhdojnë të mbeten të ardhurat nga vetëpunësimi, pensioni dhe puna në sektorin privat, përkatësisht për 28%, 28% dhe 24% të totalit të personave që sigurojnë të ardhura. Pesha e emigracionit dhe e punës në sek-torin privat, si burime të ardhurash, ka rënë gjatë gjashtëmujorit të parë 2013 krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, ndërkohë që pesha e të vetëpunësuarve ka vazh-duar të rritet. Rreth 52% e familjeve të përgjigjura deklarojnë të ardhura mujore (lekë dhe valutë) në nivelin 17 mijë-50 mijë lekë dhe 22% në nivelin nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Page 12: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

12 E diel, 13 tetor 2013

SOCIALE

Panairi ‘Work & Study’

3 mijë vende pune

vetëm 350 kërkesa

Ka hapur dyert për të katërtin vit radhazi panairi “Work and study”, që ka si

qëllim përballjen e ofertave të punës me punëkërkuesin. Panairi “Work and Study”, është një nismë e përbashkët mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me atë të Mirëqenies Sociale dhe të Arsimit, si edhe me Bashkinë e Tiranës.

Në këtë panair morën pjesë përfaqësues nga biznese të ndryshme, si dhe punëkërkues shumica e të cilëve ishin studentë, që synojnë të punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë. Panairi do të zhvillohet përgjatë tre ditëve, 11,12 dhe 13 tetor, dhe pritet te ketë një numër të madh pjesëmarrësish. Për t’u theksuar ishte fakti se numri i ofertave ishte shumë herë më i madh se ai i aplikantëve, përkatësisht rreth

3000 oferta punë dhe vetëm 350 aplikante. I pranishëm në ceremoninë e hapjes se panairit ka qenë edhe Kryebashkiaku Basha i cili ndër të tjera u shpreh se Ky aktivitet përcjell frymën e mirë të bashkëpunimit, krijojnë mundësi të reja për marrjen e informacionit të tregut të punës, lehtësojnë kontaktet e drejtpërdrejta të punëdhënësit me punëmarrësit, afrojnë shkollat me bizneset dhe nxisin punësimin.

Akuzat

TIRANE

Gjakmarrja po kthehet në biznes nga një pjesë e misonarëve të

licencuar nga minsitria e Drejtësisë. Akuza vjen nga kreu i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, i cili kërkon ndërhyrjen e Qeverisë. “Miratimi i ligjit për ndërmjetësimin me licencë, i nxitur nga një grup sek-serësh pranë avokatëve të lidhur me ministrinë e Drejtësisë, ka zhvilluar ko-rrupsionin duke abandonuar pajtimin e thelluar hasmëritë mes familjeve që janë në konflikt. Ndërmjetësit e licensuar nga Ministria e Drejtësisë kërkojnë zyrtarisht shuma deri në 200.000 euro për një akt pajtimi, kur ai bëhet nga misionarët pa shpërblim e me vullnet të pastër midis palëve.

Misionarët e pajtimit nuk gjykojnë palët as dëmin, por pajtojnë në emër të jetës e të ardhmes midis dy familjeve. Veprimet korruptive të ndërmjetësve të licensuar e favorizojnë gjakderdhjen sepse shumica

e familjeve në hasmëri nuk e përballojnë koston e caktuar për dëmin. Ata nuk kanë as mundësitë minimale të jetesës. Edhe në rastet kur është imponuar ky lloj pajtimi me para, apo kompensim, nuk ka qenë afatgjatë dhe është prishur duke sjellë akte tragjike të reja mes palëve. Ekspeditat e pajtimit kanë konstatuar se vrasjet janë me vetëgjyqësi dhe nuk përputhen me nocionin gjakmarrje. Futja në kodin penal i termit gjakmarrje, në kundërshtim me opinionin e Komitetit të pajtimit Mbarëkombëtar, është ven-dim i gabuar i parlamentit që i shërben konsolidimit pa vend të këtij nocioni, pranon institucionin e gjakmarrjen nën mendësitë kanunore të deformuara. Gjakmarrja është nocion kanunor i papërshtatshëm me ligjet e kohës”, - ka deklaruar Gjin Marku.

Ministrja e Arsimit i premton trajtim me prioritet

Aurela Kullolli, e dyzuar mes matematikës e Mjekësisë

Maturantja ekselentepa “Medalje Ari”

TIRANE

ESMERALDA KETA

LAJMINë 12-vitet e shkollës deri më tani, 9-at që ka marrë numërohen me gishtat e dorës. 18-vjeçarja nga El-basani, Aurela Kullolli, është shpallur maturantja e tretë më e mirë në vend. E dashur-uar me matematikën, zgjodhi të studiojë Mjekësi në uni-versitetin publik, vetëm për shkak të ardhshmërisë së profesionit.

Aurela Kullolli, është maturantja më e mirë e të gjithë shkollave të

mesme publike. E renditur në vendin e tretë në rang vendi, pasi dy vendet e para i kanë zënë maturantë nga shkollat e mesme private, 18-vjeçarja nuk e ka ende të qartë nëse MAS do t’i japë apo jo medaljen e Artë, megjithëse i plotëson kriteret. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Dhaskal Todri” të Elbasanit, me të gji-tha 10-ta, dhe po ashtu është vlerësuar me notën 10 në të gjitha provimet e maturës shtetërore. Aurela e dashuruar pas matematikës, ka vendosur të studiojë për Mjekësi vetëm në momentin e fundit, pasi e ka parë më me të ardhme pro-fesionin e mjekut se sa atë të një mësuesi matematike. Ashtu siç e parashikon ligji, ajo është përjashtuar nga tarifa e pagesës së shkollës së lartë prej 30 mijë lëkësh të reja, ndërsa duket se do të futet automatikisht në listën e atyre studentëve që do të përfitojnë edhe bursë, në masën 8900 lekë të reja në muaj. Por Aurela pretendon më tepër. Ajo dëshiron që të tojë “Medaljen e Artë” për arsimin parauniversitar, për të cilën ende nuk ka marrë një përgjigje të saktë nga MAS, pavarësisht se ajo e ka dorëzuar dosjen e saj. “Ishin mësuesit e shkollës që më nxitën për këtë gjë. Ata më thanë që i plotësoja të gji-tha kriteret dhe s’kisha përse të mos e kërkoja. Dhe kështu ndodhi. Ishte sta pedagogjik i shkollës që bëri propozimin, të cilin, sipas procedurave që përcakton ligji e përcolli në drejtorinë arsimore të Elba-sanit, dhe ata e përcollën më pas edhe në Ministrinë e Ar-simit. Gati 10 ditë më parë unë kam zhvilluar një takim edhe me specialistët e arsimit në ministri, të cilët më thanë se do ta trajtonin me prioritet rastin tim. Po ashtu edhe ministrja e re e arsimit, Lindita Nikolla,

LAJME SHKURT

Publicisti italian dhuron libra per universitetinRreth 600 vëllime libra të literatures italiane i janë dhuruar bibliotekës së uni-versitetit “Eqrem Çabej”. Nisma e ndërmarrë në bashkëpunim me konsul-latën italiane kishte për gurë qendrore publicistin Amedeo Ranghelli, i cili në një iniciative private ka dhuruar për Universitetin librat e bibliotekës së tij familjare. Aktiviteti ku ka marrë pjesë dhe konsulli italian në Vlorë Stefano Bergesio dhe rektori Ge-zim Sala u zhvillua në mjediset e Universitetit. Konsulli italian tha se librat voluminoze do të jenë një vlerë për bibliotekën e Fakultetit të Gjuhës Italiane, dhe falë faktit se literatura është e sektorëve të ndryshëm ajo do ti shërbejë edhe komunitetit.

Ekonomiku, nis të hënën procesin akademik Fakulteti Ekonomik do të nisë të hënën procesin akademik. Ky është i vetmi fakultet publik, i cili deri më tani nuk i ka hapur ende auditoret për studentët e tij. Kjo pasi ata e shtynë me një javë nisjen e vitit akademik për shkak të protestës tre javore për ndërtimet pa leje. Kështu të hënën, rreth 10 mijë studentë të Ekonomikut do të mund të shkojnë në auditore për të ndjekur leksionet. Po ashtu të hënën është dita e parë e fakultetit edhe për të rinjtë e masterit te Filologjiku, që po ashtu e kanë shtyrë me një javë nisjen e vitit akademik.

Formulari A3 dhe vendet bosh do të publikohen këtë javë Kjo javë është mundësia e fundit për ata të rinj që dëshirojnë të nisin një shkollë të lartë, por nuk iu ka dalë emri në listat e tuesve. Kjo pasi pritet të dalë formulari A3 ku të bëhen publike vendet që kanë mbetur bosh për çdo degë dhe në cilët degë ata mund të aplikojnë. Java që sapo lamë pas, ka qenë afati i fundit kur të rinjtë duhet të kon rmonin se do të ndjekin fakultetin, ndërsa ata që nuk e kanë bërë do iu hiqet emri nga lista. Kuotat e mbetura bosh do të rishpërndahen nga MAS, dhe pjesa më e madhe e tyre janë në universitetet e rretheve, universitete që nuk preferohen shumë nga të rinjtë.

Biznes me gjakmarrjen, misionarët200 mijë euro për një pajtim

më priti në zyrën e saj dhe më tha se dosja ime do iu kalojë juristëve të MAS për të parë nëse më takon apo jo “Medalja e Artë””, - na shpjegon Aurela. Ajo na tregon se dyshimi për verifikimin e kushteve për “Medaljen e Artë, ka lindur pas një udhëzimi të dalë në gusht të 2013, që përcakton se këtë titull mund ta tojnë edhe ata që janë tues të njërit prej tre çmimimeve të para në një olimpiadë ndërkombë-tare. “Në letërsi jam vlerësuar

me 9.65; në Matematikë jam vlerësuar me 10.00; ndërsa si lëndë me zgjedhje në provimet e maturës kisha Matematikë e thelluar dhe Kimi e thelluar në të cilat jam vlerësuar në të dyja me 10.00, ndërsa mesataren e shkollës së mesme e 10.32, pasi vlerësohemi me kredite. Po ashtu kam tuar edhe olim-piandën kombëtare të Matema-tikës, ndërsa në olimpiadë ndërkombëtare nuk kam marrë pjesë, pasi vendi ynë u bënë dy vite që s’merr pjesë, duke

qenë se të gjitha shpenzimet duhet t’i mbulosh vetë. Këtë vit olimpianda ndërkombëtare e Matematikës ishte në Kili dhe sigurisht që unë me lekët e mia nuk mund të shkoja. Unë jam konsultuar me specialistë dhe më kanë thënë që më takon, sigurisht që unë nuk dua një gjë

që nuk më takon. Kam shpresë tek ministrja e Arsimit, dhe do ta da sqarojë përfundimisht nëse më takon apo jo, por sig-urisht që kjo ka një procedurë të gjatë dhe ndoshta nga fundi i nëntorit do të përfundojnë të gjitha procedurat”, - na thotë Aurela.

Udhëzimi 2013

Kriteret, ja kush e për ton “Medaljen e Artë”

Sipas një urdhëzimi të ish ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, që mban datën 2 gusht 2013: Nderohen me

medaljen e artë nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm të lartë dhe plotësojnë njëherësh këto kushte: a) kanë pikët mesatare për kredit jo më pak se 10.00; b)në secilin prej provimeve të detyruara të maturës shtetërore janë vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5; c) në provimet me zgjedhje të maturës shtetërore kanë mesataren e notave të shkallëzuar 10.00; d) kanë sjellje shumë të mirë gjatë viteve të shkollimit. 3. Nderohen me medaljen e artë nxënësit që janë tues të njërit prej tri çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse.

Aurela Kullolli

Page 13: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

13E diel, 13 tetor 2013

SOCIALE

Mbërrin sezoni i

gripit, deri tani 11

mijë të prekur

Stina e vjeshtës ka sjellë edhe shtimin e rasteve të pacientëve me grip.

Infeksionet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kanë qenë më prezentë në pjesën më të madhe të pacientëve që kanë marrë ndihmë mjekësore. Mbi 11 mijë raste, raportohen nga spitalet dhe qendrat shëndetësore, me diagnozë gripin, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre i

përkasin grupmoshës pediatrike. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Ardian Hoxha, u bën apel qytetarëve që të marrin masa, ndërkohë që shprehen se instituti çdo ditë merr mostra për të analizuar viruset që qarkullojnë në vend. “Sipas OBSH-së është java e llimit të sezonit të gripit dhe tabloja ndryshon që në këtë moment. Kjo do të thotë që kemi një tendencë në rënie të

sëmundjeve diareike dhe kemi një tendencë në rritje të rasteve me infeksione të sipërme dhe të poshtme të rrugëve të frymëmarrjes. Këto lidhen me ndryshimet e momentit, si ndryshimi i temperaturave dhe i sezonit”- tha Ardian Hoxha. Aktualisht në farmacitë e vendit disponohet vaksina antigrip e një viti më parë dhe është periudha më e përshtatshme për të bërë vaksinën antigrip.

Dy prej tyre funksionojnë normalisht

Aksioni për prishjen e tyre nisi me urdhër të ministrit

QSUT, disa lokale mbahen me hatër

TIRANE

ESMERALDA KETA

LAJMIVetëm pak ditë pasi erdhi në krye të ministrisë së Shën-detësisë, Ilir Beqja, dha një urdhër për prishjen e të gjitha lokaleve dhe kios-kave që ndodheshin bren-da territorit të QSUT-së. Aksioni nuk mbeti vetëm një premtim, por një fakt konkret dhe shumë shpejt thuajse të gjithë lokalet u shembën.

Aksioni për largimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktiv-itetin privat brenda spitaleve, nis edhe në Qytetin Studenti ku u larguan të gjithë lokalet, ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, urdhëroi largimin të çdo subjekti privat edhe nga spitali Ushtarak

AKSIONI

LAJME SHKURT

Arrestimi i bluzave të bardha

TIRANE

Operacioni i koduar “kirurgu” që vuri në pranga dy mjeke të cilët shfrytë-

zonin detyrën duke marrë rryshfete nga persona që kishin nevojë për ndihmë mjekësore, tregoi edhe një herë ven-dosmërinë e qeverisë së re për të luftuar korrupsionin. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar dhe ka përshëndetur këtë aksion të policisë, si dhe shprehu mbështetjen maksimale për çdo nismë të ndërmarrë në shërbim të sistemit të kujdesit shëndetësor. “Ministria e Shëndetësisë e përshëndet fuqimisht këtë aksion të Policisë së Shtetit dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për çdo nismë dhe hap të ndërmarrë për shërimin e sistemit të kujdesit shënde-tësor nga plaga e vjetër e korrupsionit.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë, është e vendosur për të ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm, dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë rasteve të tilla ku mjekë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor për tojnë

nanciarisht në mënyrë të pamerituar për shkak të profesionit nga qytetarët, të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ministria e Shëndetësisë është e vetëdi-jshme se sistemi i sotëm i nancimit të shëndetësisë stimulon korrupsionin, burokracinë e tepruar dhe diskriminimin në masë. Prandaj, një nga nismat e ndër-marra nga administrate e re e Ministrisë është edhe krijimi i njësisë së veçantë të luftës kundër korrupsionit për të luftuar ndaj dukurive të tilla, dhe për të thelluar më tej luftën ndaj korrupsionit, si një nga plagët më të thella që bjerr mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë dhe e ndan atë dukshëm nga vendet e Bashkimit Evropian.”, 0 thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë pas arrestimit të mjekëve.

Urdhri për shembjen e të gjitha lokaleve, me kontratë afatgjatë apo

afatshkurtër, që ndodhen brenda territorit të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, duket se nuk ka funk-sionuar për të gjithë. Ndërsa thuajse të gjitha lokalet që ndodheshin brenda këtij am-bienti janë larguar që ditët e para, ka nga ata që ende nuk u ka shkuar urdhri për mbylljen e tyre. I tillë është

Edhe lokali që ndodhet për-ballë me kirurgjinë e përgjith-shme (godinën e vjetër) i cili vazhdon të ushtrojë i qetë aktivitetin e dy shtë, me dy pamje dhe hyrje të ndryshme: në njërën anë bar-kafe dhe në tjetrën fast-food. Në fakt ky është një ndër lokalet më të mëdha që ndodhej brenda rrethimit të QSUT-së, dhe që shfrytëzon një pjesë të mirë të lulishtes së kësaj zone. Mëso-het se këtij lokali ende nuk i ka shkuar një urdhër për të pe-zulluar aktivitetin, ndërsa për t’u shembur nuk bëhet fjalë, pasi ndodhet në katin e parë të godinës së Djegie-Plastikës. Po ashtu, burime kon den-ciale na thonë se personi që ka nënshkruar kontratën e qirasë me drejtorinë e QSUT, prej më shumë se 4 vjetësh, është një i afërm i një politikani të mazhorancës së sotme dhe ndoshta me këtë ka të bëjë edhe vonesa e urdhrit. Ndër-kohë që burime pranë drej-

torisë së QSUT-së, na thonë se ashtu se siç kanë deklaruar nuk do të lejojnë askënd që të ushtrojë aktivitetin privat brenda territorit të spitalit, dhe është vetëm çështje pro-cedurash, pasi shumë shpejt do t’i shkojë urdhri edhe të zotërve të këtij lokali për të

mbyllur aktivitetin. Por duket se ky nuk është

i vetmi lokal që ushton ak-tivitetin privat, pa u trazuar. Pak metra më tutje, ngjitur me hyrjen e spitalit të Burgut, në katin e parë të kësaj godine ushtron aktivitetin privat një tjetër lokal, i cili për hir të së

vërtetës, në llim të këtij ak-sioni i janë shembur shtesat që kishte bërë, pasi ishte zgjeruar shumë duke marrë një pjesë të konsiderueshme të lulishtes së spitalit. Sig-urisht që “shpëtimi” i këtyre lokaleve aksionit të deritan-ishëm, ka bërë xhelozë mjaft të tjerë, që kishin me kontratë të rregullt qiraje lokale në të gjithë QSUT-në. Ata thonë se do t’i drejtohen gjykatës, pasi QSUT ka prishur kontratën me ta. Vetë drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirl-liu, e ftuar dje në një emision televiziv ka deklaruar se nuk do të tolerohet askush, dhe

se QSUT nuk i friket ndonjë vendimi gjykate që u jep të drejtë privatëve, pasi sipas saj, aksioni është ndërmarrë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, ndaj MSH duhet të ketë menduar më parë edhe se si do të veprojë në këtë rast. Brenda QSUT-së ushtronin aktivitetin plot 40 subjekte private, nga të cilët 29 ishin lokale me kon-tratë 5-vjeçare dhe 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi dhe pjesa tjetër ishin kioska apo ambulantë që tregtonin që nga fruta-perimet, e deri tek pizhamet apo çarçafët për të sëmurët.

Juridiku: Stafi i mbingarkuar, punë deri natën vonëNjë shqetësim që mbetet për këtë fakultet është mbingarkesa e pedagogëve thotë dekani. Ai shprehet se duhet të ketë ndryshime emergjente përsa i përket ngarkesës që duhet të përballojë çdo pedagog, por kjo nuk zgjidhet vetëm me shtimin e numrit të peda-gogëve. Duhet parë norma e ngarksesës se pedagogut. Referuar ligjit të arsimit të lartë, mbi të cilin ne mbësh-tesim aktivitetin tonë, pedagogu është punonjës mësimor shkencor, dhe ai përballon një ngarkesë të madhe mësimore, një vëllim të madh në auditor, por që nuk i mbetet kohë për tu angazhuar në një aktivitet të mirë lltë shkencor.”- tha Shegani.

Tiranë, 39 mln lekë për rikonstruksionin e kopshtit 21Njësia bashkiake numër 6 së shpejti do të ketë një kopsht me kushte dhe standarde bashkëkohore. Ka nisur dje puna për shembjen dhe punimet në godinën e vjetër të kopshtit 21, ku prej vitesh funksiononte në një gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë standard. I pranishëm në këtë nismë ka qenë edhe kryebashkiaku Basha, i cili u shpreh se ky projekt ishte pjesë e premtimeve për një cilësi më të lartë jete, për shërbime më të mira komu-nitare. Rikostruksioni do të kushtojë 39 milionë lekë dhe do t’ju shërbejë 150 fëmijëve të Kombinatit, të ndarë në 6 grupe.

Ministria: Do thellojmë luftën kundër korrupsionit të mjekëve

Pamje e fast-food-it në hyrje të QSUT

Lokali që ndodhet përballë me kirurgjinë e përgjithshme të QSUT, gjatë ditës së djeshme

Page 14: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

14 E diel, 13 tetor 2013

Elisa Spiropali

FIER

JONIDA ALIU

LAJMIPolicia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Lefter Sulaj, 41 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi nga kontrolli i ushtruar nga strukturat e policisë në banesë iu gjetën e sekue-struan 13 objekte antike.

Pas zbulimit të veprave të artit të cilat mbaheshin në një lokal me qira në

“Don Bosko” në Tiranë, në një tjetër banesë në Cakran të Fierit janë gjetur 13 ob-

materiale, të cilat dyshohet se janë mjaft antike. Policia po heton edhe për raste të mëparshme të gjetjes dhe tregtimit të objekteve të tilla nga i arrestuari, ndërsa ma-terialet procedurale do ti ka-lojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme. Ndërkohë Artan Koçiu, i arrestuari i tretë i operacionit “Ikona” doli dje para gjykatës së Tiranës për të marrë masën e arrestit. Gjykata e Tiranës i dha Artan Koçiut të njëjtën masë sigurie “arrest në burg” siç dha dy ditë më parë për Gjergji Thi-mon dhe Arben Spahon, të akuzuar për trafik të veprave të artit, të cilët u arrestuan mbrëmjen e 8 tetorit.

Fier, 5 të rinj vodhën

350 litra naftë e qëlluan

mbi rojet, arrestohen

Dyshohen si hajdutë të 350 litrave naftë, por jo vetëm kaq; kanë

qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojave private në momentin kur janë diktuar prej tyre dhe më pas janë larguar me një mjet tip audi pa targa. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në zonën naftëmbajtëse në Marinëz Fier, por sot u bë i mundur arrestimi në agrancë

i të dyshuarve, shtetasve: Vilson Plaka, 28 vjeç, Dorjan Biçaku, 21 vjeç, Emiljano Biçaku, 19 vjeç dhe Marjus Metaj, 25 vjeç, banues në Kuman Fier. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi Sefedin Shehaj. Menjëherë me marrjen e njoftimit strukturat policore kanë organizuar punën dhe falë një operacioni të shpejtë policor kanë bërë

të mundur identi kimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, si dhe gjetjen e mjetit të cilit autorët i kishin vënë akën për të humbur gjurmët. Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automatik, tip kallashnikov, 40 shekë dhe 2 karikatorë.

Fier, bllokohen 13 vepra antikeNdërsa për rastin e zbuluar në kryeqytet, Gjykata e Tiranës ka vendosur dje masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin e tretë të operacionit “Ikona”, Artan Koçiu

VEPRAT/ Policia arreston poseduesin e tyre, dyshohet se i kishte për tra kim

jekte të ndryshme antike të dyshuara si pjesë e fondit të trashëgimisë kulturore. Ndërkohë, policia e Fierit ka vënë në pranga si të dyshuar për tra kim të këtyre veprave antike, punonjësin e CEZ-it, 41-vjeçarin Lefter Sulaj, banor i fshatit Cakran. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas këto objekte i ka siguruar duke bërë gërmime në zonën arkeologjike Gurëzezë, Cakran dhe Bylis Hekal, Mallakastër, ndërsa banorët e zonës e kanë njohur si një person të apasionuar pas veprave kulturore, historike dhe objekteve antike. Mad-je, mësohet se pikërisht prej banorëve të zonës, policia ka siguruar informacione lidhur

me aktivitetin e paligjshëm të 41-vjeçarit. Burimet pohojnë se banorët kanë dhënë infor-macione menjëherë pas pub-likimit të skandalit të tra kimit të ikonave disa ditë më parë në kryeqytet. Sipas policisë, i dy-shuari është vënë në vëzhgim gjatë ditëve të fundit dhe pasi

janë siguruar të dhëna e prova që vërtetonin aktivitetin e tij të paligjshëm, organi i akuzës ka vendosur të ushtrojë kontroll në banesën e 41-vjeçarit Lefter Sulaj. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur në shtëpinë e tij ob-jekte të ndryshme antike që mendohet të jenë pjesë e fon-

dit të trashëgimisë kulturore. Sipas policisë, ato mbaheshin aty me qëllim trafikimin në vende të ndryshme të Europës. Ndërkohë, janë sekuestruar 13 objekte në cilësinë e provës

Veprat e artit të sekuestruara dje në Fier

AKTUALITET

Cyan magenta yellow black

Page 15: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

Viti III - Nr:41 E diel, 13 tetor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

LETRA NE VATIKAN QE PERMENDIN NJE HISTORI DASHURIE TE PRIFTIT ME NJE GRUA TE MARTUAR

MJEDA DHE EROSIMjeda ishte prift i de-

votshëm, por ishte edhe poet i madh, dhe

gjuhëtar i talentuar, filozof, psikolog edhe njeri. Në të ritë kishte qenë pjesë e shtresës më të ulët shoqërore, siç e quan mësuesi i tij, Simon Petroviq: mizerabël. Mjeda kishte marrë pjesë me shokët në biseda e lo-dra erotike, me tekste me fjalor të pistë. Ai ka shfaqur, si tërë fëmijët dhe adoleshentët kur-reshtjen për seksin, për riprod-himin e jetës. Më vonë kur ishte profesor i lozo së duhet të ketë mbajtur qëndrim aktiv ndaj jetës, qënjes, ekzistencës, ripro-dhimit të jetës si aksion madhor që mban botën në ekuilibër. Nuk ka pse të çuditemi që Dom Ndre Mjeda, solli erosin në letrat sh-qipe, në një lartësi të paparë deri atëhere. Sidomos me këngën e

Vepra e saj sillet rreth përvojës së “përgjakshme,” të jetës në Bashkimin Sovjetik. Ajo thotë se do të

tregojë të vërtetën dhe për këtë “ia ka dhënë fjalën si viktimave ashtu edhe xhelatëve

Me autor Prof. Dr. Valter Shtylla “Rrugët dhe Urat e Shqipërisë” një album prej ...faqesh, shpalos një tërësi kërkimesh shoqëruar me

dokumentacionin që ilustron qartë çdo objekt...

Kjo letër e Mustafa Krujës e shkruar në 14 nëntor 1948 që i drejtohet Ismail Goranit,

një mik i veçantë i Krujës është shkëputur nga vëllimi i tretë i “Kuvend letrash me miqtë”

Librat e saj janë të nda-luar në vendlindjen

e saj në Bjellorusi. Tel-efoni i saj është përgjuar, daljet në publik i kishte të ndaluara. Një herë madje kundër saj u ngrit akuza për gjoja “ndyrjen e nderit të ushtarëve sovjetikë” dhe kështu humbi punën si gazetare.Në vitin 2000 Svetlana Aleksijevic iku në Evropën Perëndimore, jetoi në Stokholm, Paris dhe Berlin. Librat e saj rreth jetës në shoqëritë autoritare kanë gjetur vlerësim ndërkombëtar. Në përfundim të panairit të librit në Frankfurt të dielën (13.10.2013) Alek-sijeviçit i jepet çmimi i

Album me vlerë shkencore për rrugët dhe urat e Shqipërisë

Kruja: Fatkeqësia jonë, seicili shqiptar don me qenë i pari

Svetlana Aleksijeviç, një kroniste

e guximshme

paqes të rrjetit gjerman të tregtimit të librit në kishën e shën Palit. Aleksijeviç është konsideruar edhe si një kandidate me shumë shanse për çmimin No-bel të këtij viti në letërsi.Aleksijeviç nuk rreshti megjithë mërgimin, që të shprehë në librat dhe in-tervistat e saj shqetësimet e njerëzve në ish repub-likën sovjetike dhe të sul-mojë regjimin diktatorial në Minsk. Meqenëse veprat e saj nuk shtypen në Bjel-lorusi, ajo nuk ka mundösi të asë me lexuesit e saj, “pushtetarët bëjnë sikur unë të mos jem.”

KUJTESË MORALESvetlana Aleksijeviç është një kroniste e madhe e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik dhe një...

Shqipëria e ndodhur në kryqëzimin e rrugëve

të rëndësishme që lidhnin gjatë shekujve Lindjen me Perëndimin, ruan dësh-mi të shumta për to, të cilat na paraqiten në nivel shkencor në këtë Album shterues nga Prof. Dr. Valter Shtylla. Libri është fryt i i dhjetëvjeçarëve kërkimesh e studimesh, në terren e literaturën shkencore e jo vetëm në të. Meritë tjetër e autorit është se ai na jep dhe të dhëna për shumë prej tyre që rrebeshet e kohës nuk kanë lënë dëshmi e që ndërkohë janë zhdukur. Veç tyre (rrugë dhe ura) në album paraqiten dhe vepra të tjera inxhinierike si ha-mame (banjat mesjetare),

tombino, çezma, rezervuar e të tjera, duke plotësuar tablonë e ndërtimeve in-xhinierike.Albumi, si një punim përgj ithësues, është ndërtuar në mënyrë mjaftë të qartë, duke paraqitur një objekt për çdo faqe, të ilus-truar me fotogra apo dhe skica si edhe shpjegimet sqarues dhe datimin. Në këtë mënyrë bëhet mjaftë i dobishëm dhe me interes për lexuesit dhe jo vetëm për ata por edhe për studi-uesit e historisë së ndërti-meve.Puna e Prof. Dr. Valter Shtyllës paraqet në këtë mënyrë një tërësi kërkimesh që të shtjelluara e dokumen-tuara në këtë album dhe për këtë duhet vlerësuar për dokumentacionin që ilustron qartë çdo objekt, për klasi kimin e objekteve, ndërtimin...

faqe 19faqe 21

vijon në faqen 16-18

faqe 22

dytë, të titulluar “Zoga”, Mjeda tregohet njohës i saktë i kësaj ndjesie njerëzore.

Poeti dhe lozo Mjeda e sheh erosin si qendrën e ekzistencës së mbarë botës. Erosi mbart mbi vete elementin e buku-risë, e cila përbën pjesën aktive gjatë tërheqjes reciproke të së kundërtave. Raportet në mes të erosit, botës së gjallë, njerë-zimit, bukurisë, instinkteve të epshit, janë të gjitha brënda vargjeve në poemën, “Andrra e jetës”. Mjeda solli para njerëzve kuptimin e jetës, me tërë fazat e saj: fëmijërinë, adoleshencën, erosin, pjekurinë, pleqërinë dhe vdekjen. Poema është vlerësuar kryevepra e poetit, dhe si një nga kryeveprat e letërsisë shqipe të traditës, cilësuar si shprehje e përsosmërisë në poezinë shqipe. Kur famullitar i Dajçit Zadrimës, Dom Gaspër Gurakuqi, e pyeti Mjedën se cila...

faqe 20

Në bjeshkët e Malësisë së Madhe ata lluan ta thër-

risnin “Lotara” pas përpjekjeve të saj për tu larguar, për tu

lidhur te shpina e një kali, ajo nuk kishte asnjë ide se sa kohë u ishte dashur atyre ta transpor-tonin përmes maleve. Kohë pas kohe I jepnin ujë nga njëherë raki, një lloj...

Tregimi i nobelistes Munro, “Virgjëresha shqiptare”treguar se si quhej. Në këmbë kishte një plagë që e kishte marrë kur ra mbi një gur të mprehtë në çastin kur qëlluan mbi shoqërue-sin e saj. E kishin zënë ethet. Ashtu e mbledhur me batanije e

ALEKSANDËR MEKSI

MENTOR QUKU

JAN BRUCKNGJELINA VERBICA

Vargjet erotike të një prifti ‘të vrazhdë’NË FOTO: Ndre Mjedha dhe një gravurë e piktorit Pandi Mele ilustrim i këngës së dytë të poemës “Andrra e jetës”

ALICE MUNRO

Page 16: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 13 tetor 2013

16 SH.com

POETI EROSI

STUDIMI

NDRE MJEDAMENTOR QUKU

vijon nga faqja 13 Ky prift i vrazhdë në dukje një mjeshtër i vargjeve erotike

Mjeda e sheh erosin si qendrën e ekzistencës së mbarë botës. Raportet në mes të erosit, botës së gjallë, njerëzimit, bukurisë, instinkteve të epshit,

janë të gjitha brënda vargjeve në poemën, “Andrra e jetës”….

...ishte vepra e tij ma e bukur, poeti u përgjigj pa hezitim: “Andrra e jetës”. Është poezia që është bërë, më shumë se çdo tjetër, objekt i studimeve dhe analizave të gjata. Ka pasur edhe debate të shumta lidhur me këtë poemë: disa e kanë quajtur romantike, disa roman-tike me nota të dukshme realiste, disa poemë realiste, disa poemë e thellë psikologjike me domethënje lozo ke e shoqërore, disa poemë

shoqërore, të tjerë poemë lozo ke ku problemi shoqëror është aksidental, të tjerë poemë shoqërore- lozo ke, por edhe po-

emë olozo ke me el-emente reale shqiptare, poemë ku bashkëjetojnë klasikja me pathosin romantik të krijimit. Secili sipas këndvësh-trimit të vet, por që fa-vorizohet edhe pse për Mjedën, poezia është një vështrim i përgjith-shëm i jetës. Mjeda e vlerëson vdekjen si pjesë të pashmangshme e jetës. Nuk e misti kon dhe as e predikon, por e trajton si një amëshim që vjen pas saj. Poema ndahet në tre këngë ku secila mund të qëndrojë më vete. Trina, Zoga dhe Lokja.

N ë t ë f o l m e n e Gropës së Shkodrës fja-la “Andërr”, përdoret në rastet kur “ lani nuk ta tregon andrrën”, “nuk tregon të mshehtën e vet”, “nuk tregon sekre-tet e veta”, “nuk tregon planet, synimet e veta”, në kuptimin “njeri i mshehtë”. Mund të the-mi Andërr=kuptimi, shpjegimi. Me poemën “Andrra e jetës”, Mjeda ka treguar në mënyrë artistike të fshehtat e jetës. Poema është simbolike dhe real-iste njëherit. Mjeda ka dashtë të thotë me këtë poemë se thelbi i jetës është garantimi i ekzistencës së njerëzi-mit, ripërtritja, ripro-dhimi, kështu që çelsi është erosi: Për Mjedën erosi është tërheqja fatale në mes dy gjinive njerëzore. Jeta riprod-hon vetveten përmes erosit. Në poemë funksionon parimi i treshes. Poema hapet me dy çika me një nanë, ku njeri element i treshes, Lokja, ka siguruar riprodhimin. Në mes treshes vërtiten të gjitha fabulat e jetës mbi tokë. Por vjen erosi dhe Zoga gjen shokun e jetës: Bëhen dy, që edhe ato sigurojnë

guar se thelbi i jetës është erosi, i cili siguron ekuilibrin e kësaj bote: Kënga e parë, “Trina” ka 120 vargje, kënga e tretë “Lokja” ka 52 vargje, kurse kënga e dytë “Zoga” përfshin 144 vargje. Erosi për Mjedën është ekzistencë, ruajtje e llojit. Erosi për Mjedën është konk-ret: i veshet një vajze konkrete dhe një djali konkret. Ka një shënim në kopjen e daktilografuar të veprës poetike të Mjedës, që ruhet në AQSH, fondi 40, dosja 4, ku thuhet: “Shkasin e muer auktori prej nji nane qi mbet e vejë me nji vajzë të vogël e kje lanë me banue në nji jerevi të Dom Ndreut në Kukel”. Por që kalojnë në situata irreale, dhe irracionale. Zoga përfaqëson erosin në plotëninë e vet në katër fazat e saj. Lasgushi e ka erotikën si shteg-bashkimi, ndërsa Migjeni si gëzim i të qenurit (Anastas Ka-purani, Rilindasi, 6 tetor 2013). Mjeda si filozof dhe psikolog i natyrës njerëzore që është, e sheh erosin si dalldisje që shtyn drejt njeri tjetrit dy qenje, njera prej të cilave pa tjetër e bukur, për të siguruar riprodhimin e vetes.

Njësia e parë, e këngës së dytë “Zoga”, krijon mjedisin erotik. Bilbilat këndojnë dhe përrallen me njeri tjetrin, “bëjnë dashuri” dhe ndërtojnë çerdhet për të rritur zogjtë e tyre. Zana u prin shoqeve në valle në maje të bjeshkëve. Zoga e molisur nga erosi dhe jo nga pu-nët e shtëpisë, mezi qëndron bri votrës. Zymbylat i çojnë, si dhunti, erë të kandshme drando lleve, E zë gjumi, por ajo qesh në gjumë, i falet djalit, struket përmallshëm. I vlon tanë gjaku në fytyrë: Ka shikuar në ëndërr nën balkonin e shtëpisë një djalë të ri, të hollë e të gjatë, ngrimun në ar mbi një kal shale. Kurse nanë bardha, Lokja, e gënjen veten: e uron vajzën që të ej me engjëj, që të pushojë, se duhet për t’i ndihmuar në punët e shtëpisë.

Njësia e dytë e këngës së dytë “Zoga”, tregon se si e pushton vajzën adoleshente, magjepsja, si shpërthen sensualiteti, si shprehet hutimi, turbullimi, halucinacioni i vajzës së re. Zoga zgjohet heret del në balkue tek sheh jetën e fshatit që është zgjuar. Zoga ka ndërruar nuk është më ajo e para. Këtë,

mbijetesën: foshnjen e tyre. Me këtë cast, Lokja ka përfunduar me sukses mbijetesën, misionin e ripërtritjes, dhe shkon drejt sh-uarjes, drejt vdekjes. Vdekja për Mjedën shihet si pjesë e jetës. Ajo ndodh në dy raste: 1. Kur njeriu që vdes nuk e ka kryer misionin erotik: “Të gjitha lulet që çilin, tana nuk lidhin”, thotë populli. Trina

është “lulja” që ka çilë por që nuk ka riprodhuar veten. Dy vajzat tek kënga e parë “Trina” janë fëmijë që përjetojnë punët e përditshme e të zakonshme të një shtëpie malësore. Por vdekja e merr Trinën pa ar-ritur të bëhet grua e të riprodhojë veten. 2. Rasti I dytë përfaqësohet nga Lokja, e cila ka kryer aktin e riprodhimit, dhe mbasi është

plakur, kërkon vdekjen e cila vjen butë-butë dhe e puth në ballë.

Tek koncepti eros, rolin kryesor e luan bukuria, ngjyrat, erërat e kandshme, paraqitja zike. Erosi tek Mjeda përfaqëson segmentin më irracional të jetës reale të nje-riut, deri në atë fazë sa që bëhet fjalë për një jetë ireale. Mjeda, qoftë në mënyrë formale ka tre-

Tek koncepti eros, rolin kryesor e

luan bukuria, ngjyrat, erërat

e kandshme, paraqitja zike. Erosi tek Mjeda

përfaqëson segmentin më

irracional të jetës reale të njeriut, deri në atë fazë sa që bëhet fjalë

për një jetë ireale. Mjeda, qoftë në mënyrë formale

ka treguar se thelbi i jetës është erosi, i cili siguron

ekuilibrin e kësaj bote

NË FOTO: Ndre Mjeda

Page 17: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 13 tetor 2013

STUDIMI Nuk ka pse të çuditemi që Dom Ndre Mjeda, solli erosin në letrat shqipe,

në një lartësi të paparë deri atëhere. Sidomos me këngën e dytë, të titulluar “Zoga”, Mjeda tregohet njohës i saktë i kësaj ndjesie njerëzore.

Mjeda e tregon përmes ndërrimit të filcigeni bimë aromatike për vajzat e reja, me një bimë tjetër, makthin, karakteristike për vajzat kandidate për fejesë. Zoga sheh dritë tek rruga nën balkue, atje ku ktheheshin nga mali, me çeta ka-tundarët, pa pushim, sepse ajo pret aty djalin e saj, princin e kaltër. Më parë, Zoga, nuk e kishte vërejtë dritën asnjëherë që ndriçonte atë shteg. Mjeda thotë “nuk e kishte pa”. Zoga, vajzë e re në fshat, e bri votrës me një gjumë engël-lor, ku ajo qesh, ngre dorën sikur kërkon ta prekë djaloshin, struket përmallshëm dhe gjaku i vlon në fytyrë. Është pranverë: Mjeda lë të kuptohen lodrat erotike në gjumë, karakteristike për një vajzë të re. Shkaku është djali i ri që shfaqet nën ballkon. Por Lokja që ka har-ruar rininë e vet, mendon se Zoga po e me engjëjt. Zoga zgjohet prej gjumit, nënkupto: prej ëndrrave erotike. Sapo kanë dalë rrezet e para të diellit. E tërë natyra është zgjuar dhe kërkon të përtrihet. Edhe Zoga shpërthen, i vlon gjaku, nuk është më ajo e mëparshmja. I gjithë fshati është zgjuar, edhe natyra edhe bujku edhe bletët kanë lluar nga puna, vetëm Zogës nuk

i punohet në tezgjahun e saj: ajo e ka mendjen diku tjetër: ka dalë në ballkon, me shpresë të shohë, djalin e ri. Është në një gjëndje të dalldisur, është e hutuar, e shastisur, gjendje shpirtërore e veçantë, kur Zoga don me ngulm të gjejë shokun. Edhe në gjumë ajo lëviz dorën të prekë djalin e ri që e sheh në ëndërr, përmallohet, mund të themi se është një gjëndje e harlisur, ka shpërthyer, shfreno-het, karakteristika për azdisje të ndjenjave epshore. Lëvizjet e saj janë të çakorduara. Shkon dhe vjen nga tezgjahu tek ballkoni. Lëviz nëpër shtëpi kuturu. Është pranverë: gjaku i vlon në fytyrë. Zoga është e shastisur, e trullosur, e perhumbur, e habitur. Në një çast të tillë e ka ksuar piktori i talentuar Pandi Mele, në gra kën

kushtuar këtij çasti për Zogën.Kemi portretin më erotik dhe më

modern të vajzës së re shqiptare: Zoga këndon duke sjellë krëhërin mbi okët e saj, që valëviten si dallgë deti, ndërsa dielli lëshon rrezet e ndritshme, si akë ari. Va-jza e re është bërë grua! Sipas Kolë Ashtës, Zoga është e para vashë moderne që prodhoi poezia shqipe. Poeti çuditet: çdo gjë kishte ndër-ruar! Edhe era e lcigenit kishte ndërruar ne erë makthi, simbole të ndërrimit të statusit nga vajzë në grua që kërkon shokun e jetës. Edhe rruga e vjetër që kalon në

shkon në dritare, ndoshta djali ka mbërri tek shtegu e po pret i veshur për bukuri. Po zhgënjehet. Nuk ka ardhë djali, por kanë ardhë dy dallëndyshe që po bëjnë çerdhen e vet. Kujtesë: ka ardhë koha që fshati bën fejesat. Përsëri shkon e vjen dhe gjen vetëm dy bilbila, njeri në drando lle dhe tjetri në zymbyla, që thërrasin njerit jetrin përmallshëm.

Njësia e tretë, e këngës së dytë “Zoga”, tregon se erosi “ka realizuar qëllimin e vet”: çifti është martuar. Zoga largohet nga shtëpia e ndahet prej Lokes. Erosi është bukuri tërheqje ekzistencë. Zogën e çon tjetër kund aka e erosit që në zemër i lindi. Vijnë dallëndyshet përtej detit, kthehen bilbilat nëpër pyje të veshuna. Ka ardhë pranvera. Edhe bimët endin lulet, prroni ndahet prej borës që i jep ushqim. Kemi bashkimin e dy zemrave: Njajo akë që pati Zoga në zemër për djalin e ri e përcjellë atë në një vend tjetër, tek shtëpia ku do të ngrehin çerdhen, atje ku e pret një zemër ak’ e shkëndija, me të Zogës me u ba një. Erosi bashkon dy zemra me u ba një, thotë Mjeda, me lidhjen e shenjtë, me besë, garant është Krishti, rojtarë janë engjëjt në qiell që nuk do të lejojnë gabimin e Davidit, mbretit te ebre-jve, i cili trathtoi kunorën e tij me gruan e një ushtari.

Njësia e katërt, e këngës së dytë “Zoga”, i këndon lindjes së foshnjes. Plotësohet treshja, burrë, grua, fëmija: Lokja kërkon vdekjen e cila e merr dhe ajo largohet në qetësi nga kjo jetë. Kjo skenë është një nga perlat e letërsisë shqipe. Mjeda e ngre në pjedestal hënën e këndshme, yjet që shëtisin natën në qiell, kur del agimi e rruzul-limi mbulohet me dritë kuqaloshe, shpendin tue pingrue në pyje, por asnjë nga këto nuk i ngjason fosh-njes kur i qeshet nënës, kur ajo mbi te përkulet. Në këngën e katërt...

shtëpinë e Zogës, mbas gardhit, ka marrë dritë në sytë e Zogës. Deri atëhere ajo nuk e kishte vërejtë asnjëherë atë rrugë nën ballkonin e shtëpisë. Nuk i kishte bërë për-shtypje. Nëpër atë rrugë gjithnjë kishin kaluar çeta katundsish pa pushim, por asaj nuk i kishin tër-heqë vemendjen. Tani Zoga andej pret të kalojë djali i ri, por nuk e sheh të vijë, dhe ashtu kthehet përsëri mërzitshëm tek tezgjahu. Mjeda tregohet njohës i mirë i lo-drave të erosit që kanë mbërthyer Zogën: Vajza e re, shkon tek tezg-jahu të punojë por nuk i punohet, vijon në faqen 18

Njësia e tretëe këngës “Zoga”Njësia e tretë, e këngës së dytë “Zoga”, tregon se erosi “ka realizuar qëllimin e vet”: çifti është martuar. Zoga largohet nga shtëpia e ndahet prej Lokes. Erosi është bukuri tërheqje ekzistencë.

Njësia e dytë e këngës “Zoga”Njësia e dytë e këngës së dytë “Zoga”, tregon se si e pushton vajzën adoleshente, magj-epsja, si shpërthen sensualiteti, si shpre-het hutimi, turbullimi, halucinacioni i vajzës së re. Zoga zgjohet heret del në balkue tek sheh jetën e fshatit që është zgjuar. Zoga ka ndërruar nuk është më ajo e para. Mjeda e tregon përmes ndër-rimit të lcigeni bimë aromatike për vajzat e reja, me një bimë tjetër, makthin, kara-kteristike për vajzat kandidate për fejesë

Njësia e parëe këngës “Zoga”Njësia e parë, e këngës së dytë “Zoga”, krijon mjedisin erotik. Bilbilat këndo-jnë dhe përrallen me njeri tjetrin, “bëjnë dashuri” dhe ndërtojnë çerdhet për të rritur zogjtë e tyre. Zana u prin shoqeve në valle në maje të bjeshkëve. Zoga e molisur nga erosi dhe jo nga punët e shtëpisë, mezi qëndron bri votrës. Zymbylat i çojnë, si dhunti, erë të kand-shme drando lleve, E zë gjumi, por ajo qesh në gjumë, i falet djalit, struket përmallshëm

NË FOTO: Një gravurë e piktorit Pandi Mele ilustrim i këngës së dytë të poemës “Andrra e jetës”

Page 18: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 13 tetor 2013

18 SH.com STUDIMI

POETI EROSI

...Zoga-nënë përkulet mbi fos-hjën e saj, mbi frutin e dashurisë, e cila i qeshet nënës në një mënyrë të veçantë. Ernest Koliqi, shkruan: “Ky prift i vrashtë në dukë na la vargjet mâ të nxehta e të pastra qi njef gjuha e jonë mbi dashtní. Jo vetëm dijti të përshkruej atmos-ferën mysterjoze në të cilen zgjo-hen papritmas zêmrat e vashave dhe s t e rij qi u falë ai zgjim dhe vegimet e âmbla të pacaktueme qi u a rrëmbejnë menden, por këndoj, ai qi nuk e njofti martesën, hovin e dashnís amtare mbi djep të fosh-njes së vet.”

Poeti e ka trajtuar temën e dashurisë së përjetshme, kur për-shtati poezinë e Goethes “Mbreti i Tules”, poeti ynë i thuri lavde dashurisë sublime: Kur erdhi koha të vdiste, mbreti plak i dhuroi të gjitha, përveç putirit të rakisë që ia kishte falë e dashura. “Deri n’dekë besnik ke s’thohet/ Ishte n’Tule ‘j padishâ,/ Diq e dashtna mbas do

Mjeda, një histori dashurie me një grua nga Kodheli

NDRE MJEDA

vijon nga faqja 17

Por Ndre Mjeda ka edhe një histori dashurie me një grua

kur ishte në Nënshat. Për këtë histori pata dëgjuar nga mësues shkodranë që shërbenin në Dajç të Zadrimës, në mes të cilëve miku im, Hysen Karagjozi, që e kishte mësuar këtë nga burime të besu-ara. Në atë kohë shërbeja mësues në Barbullush dhe kisha kontakte me bashkëkohës që tregonin për një raport sentimental të Ndre Mjeëds me një grua në Kodhel. Në se kjo është e vërtetë mbetet të pranohet fakti se poeti kishte edhe një pro l pak të njohur të poetit, pro l njerëzor. Më vonë mësova se kishte dhe raporte dhe dokumente që provonin këtë his-tori sentimentale të poetit tonë të madh. Emzot Jakë Serreqi, sapo u emërua Ipeshkëv i Sapës, lloi

fushatën e sulmeve ndaj Ndre Mjedës, që e kishin zana llen në përplasjet për alfabetin në mes të dy shoqërive “Bashkimi” dhe “Agimi”. Ai shkruan letra kon den-ciale në Vatikan, ku sulmon Ndre

Mjedën sepse nuk ka bërë betimin gjatë kohës katërvjecare që ka shërbyer në dioqezën e Sapës, si edhe që ai ka një lidhje me një grua nga Kodheli. Në letrën e tij të 14 dhjetorit 1905, drejtuar në Romë,

Serreqi sulmon Ndre Mjedën që nuk ka bërë betimin për të qenë i lidhur medioqezën e Sapës dhe se nuk i bindet urdhërave të tij. (Arkivi i Prpoganda Fides, Romë, Rubrica 109/v. 1907, fq. 392, In-dica-Rubrica, nr. 11, v. 1907, vol. 400, N.S., . 486-487. Emzot Jakë Serreqi i shkruan kradinalit të Propagandës, Gottit, Nënshat, më 14 dhjetor 1905). Kurse në letrën e 4 shkurtit 1906, vazhdon sulmet ndaj Ndre Mjedës duke e akuzuar për imoralitet: “Përveç gjithë kë-tyre, duhet të shtoj se udhëheqja morale e priftit Andrea Mjeda mundet të ketë pikëpamje mjaft të zeza. Ndërkaq, prej kësaj, sjellja morale pati një fakt, që kur unë gjendesha famullitar i Shkodrës, të them të vërtetën, nuk isha i prirur për ta besuar, duke e quajtur gjë

të pamundur. Me hidhërimin tim më të madh, pra tani që gjendesha këtu, më është dashur të vërtetoj se sjellja e tij është skandaloze për praktikën e keqe që mban me një grua të martuar në famullinë e Kodhelit, për të cilin dy vite më parë, ai ishte administrator. Atëhere njoftimet e shekullarëve dhe të priftërinjve të ndryshëm, nuk kanë pasur prova bindëse për këtë praktikë të keqe të priftit Andrea Mjeda me atë grua dhe as për disa atentate imorale drejtuar personave të ndryshëm.” (Arkivi i Prpoganda Fides, Romë, Ru-brica 109/v. 1907, fq. 392, Indica-Rubrica, nr. 11, v. 1907, vol. 400, N.S., . 489, 490, 491. Emzot Jakë Serreqi I shkruan kradinalit të Propagandës, Gottit, Nënshat, më 4 shkurt 1906)

Në se kjo është e vërtetë mbetet të pranohet fakti se poeti kishte edhe një pro l pak të njohur të poetit, pro l njerëzor. Më vonë mësova se kishte dhe raporte dhe dokumente që provonin këtë histori sentimentale të poetit

Si i mblodhi fjalët e urta e këngët erotike për Gustav MajerinLetra në Vatikan që përmendin një histori dashurie

të priftit Mjeda me një grua të martuar…

kohet/ E ‘j got’arit shêj i la.// Sa at gotë arit gja nuk dote/ E gjithmonë me têne piu/ Por ka ‘j lot per faqe i shkote/ Gjith’ sa herë pite fatziu.// E t’ksaj t’kandshmes jetë dëshirin/ Piu ma t’mbramin e lumnoj/ Pisi

plak, mandej putirin/ Nder val’ t’détit e akroj.” (Mbreti i Tules). Në poezitë e Mjedës tema e familjes zinte një vend të dukshëm, duke e ngritur familjen e shenjtë në kult. Mjeda ishte ankuar direkt ose in-direkt se nuk pati mundësi të kri-jonte familje, atë që e kishte dhanë si të drejtë vetë Perendija. “Na dha né t’shkretve vetë Perëndija/ Mallin m’u pamun, me ndejë n’nji votrë;/Grueja me t’shoqin, me prinden fëmija/ E vllau me motrë.” (Malli për atdhe).

Mjeda i ri, i dërgoi Gustav Meyerit fjalë të urta dhe këngë erotike me tekste ”vulgare”, që i këndonin në gegëri e që u botuan nga Akademia e Vjenës, në “Stu-dime shqiptare”, vëllimi VI, Vienë, 1897. Tekstet e Mjedës u botuan nga Meyeri, megjithëse ai i ishte lutur Mjedës që të tregonte emrin e tij si gjetësi dhe mbledhësi i tyre i vërtetë. Meyeri botoi 206 fjalë të urta ku përfshiheshin në variantin bisedor, fjalë vulgare. Gjithashtu Meyeri botoi në kapit-ullin Këngë lirike, erotike, hu-

moristike, historike dhe legjenda gege. Nga letërkëmbimi I Mjedëës me Meyerin mësojmë se Mjeda ka kundërshtuar të ëprmendej emri I tij. Mjeda i ka shërbyer Meyer-it edhe këngë lirike e ero-tike, që pëshpëriteshin në rrethet e të rinjve të kohës. Në rastin e këngëve erotike, bie në sy leksiku vulgar por me të drejtë Mjeda e ka futur në dorë, këtë mate-rial tekstologjik, sepse shprehte gjendje të caktuara shpirtërore psikologjike të të rinjve. Ato ishin të frymëzuara nga jeta, në kushte të caktuara historike dhe trashëgimi e kulturës shpirtërore të popullit. Është i njohur interes-imi i Mjedës për folklorin shqiptar. Ai e kërkoi gjenezën e popullit të

vet, gjurmoi dhe studioi folklorin, gjuhën dhe historinë e popullit me një zell të jashtëzakonshëm. Tek vepra e tij poetike kemi personazhe legjendare e mitologjike, të cilat Mjeda i kishte zgjedhur për t’iu komunikuar bashkëatdhetarëve lashtësinë e të parëve të tyre. Po-ezia e tij është plot frazeologjizma. Tek Mjeda gjejmë të përthithura nga letërsia gojore e popullit, mallkime, urime, përshëndetje. Erosi ishte për Mjedën thelbi i dashurisë, i impulsive njerëzore që sigurojnë këmbimin e brezave. Mjeda kishte pranuar metaforat e poezive lirike të folkut popullor, si një shfaqje jo thjeshtë vulgare por si shprehje e thelbit të botës intime të njeriut që dashuron.

Tekstet “vulgare”Mjeda i ri, i dërgoi Gustav Meyerit fjalë të urta dhe këngë erotike me tekste ”vulgare”, që i këndonin në gegëri e që u botuan nga Aka-demia e Vjenës, në “Studime shqiptare”, vëllimi VI, Vienë, 1897. Tekstet e Mjedës u botuan nga Meyeri, megjithëse ai i ishte lutur Mjedës që të tregonte emrin e tij si gjetësi dhe mbledhësi i tyre i vërtetë.

Ndre Mjeda

Page 19: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 13 tetor 2013

SHKRIMTARJA KAUZA

PORTRET

SVETLANA ALEKSIJEVIÇNjë kroniste e guximshme

E gjithë vepra e saj sillet rreth përvojës së “përgjakshme, të tmerrshme” të jetës në Bashkimin Sovjetik. Ajo thotë se do të tregojë të vërtetën dhe për këtë “ia ka dhënë fjalën si viktimave ashtu edhe xhelatëve.

Ne jemi një shoqëri viktimash, xhelatët zhduken dhe ne nuk e dimë se çfarë mendojnë ata.”

JAN BRUCKNGJELINA VERBICA

Librat e saj janë të ndal-uar në vendlindjen e saj në Bjellorusi. Telefoni i saj

është përgjuar, daljet në publik i kishte të ndaluara. Një herë madje kundër saj u ngrit akuza për gjoja “ndyrjen e nderit të ushtarëve sovjetikë” dhe kështu humbi punën si gazetare.

Në vitin 2000 Svetlana Aleksi-jevic iku në Evropën Perëndimore, jetoi në Stokholm, Paris dhe Berlin. Librat e saj rreth jetës në shoqëritë autoritare kanë gjetur vlerësim ndërkombëtar. Në përfundim të panairit të librit në Frankfurt të dielën (13.10.2013) Aleksijeviçit i jepet çmimi i paqes të rrjetit gjer-man të tregtimit të librit në kishën e shën Palit. Aleksijeviç është kon-sideruar edhe si një kandidate me shumë shanse për çmimin Nobel të këtij viti në letërsi.

Aleksijeviç nuk rreshti megjithë mërgimin, që të shprehë në librat dhe intervistat e saj shqetësimet e njerëzve në ish republikën sovje-tike dhe të sulmojë regjimin dikta-torial në Minsk. Meqenëse veprat e saj nuk shtypen në Bjellorusi, ajo nuk ka mundösi të asë me lexuesit e saj, “pushtetarët bëjnë sikur unë të mos jem.”

KUJTESË MORALESvetlana Aleksijeviç është një

kroniste e madhe e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik dhe një ilumin-iste kurajoze. Autorja me mënyrën e saj të të shkruarit është kthyer në një kujtesë morale për njerëzit në ish republikat sovjetike, thuhet në argumentimin e dhënies së çmimit. Svetlana Aleksijeviç ka skicuar jetët e njerëzve nga Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina dhe në përulje dhe zemërgjerësi ka shprehur vua-jtjet dhe pasionet e tyre.”

Si bursiste e qendrës PEN të Gjermanisë ajo jetoi nga vitet 2008 deri 2010 në Berlin. “Na vjen shumë mirë që bursistja jonë e dikurshme merr këtë çmim të rëndësishëm”, thotë sekretarja e përgjithshme Regula Veske, “është një vendim i guximshëm dhe i men-çur, për një grua kaq të guximshme dhe të mençur.”

KOLAZHE NGA E PËRDITSHMJANë librat e saj Aleksijeviç ka

dokumentuar vuajtjet e grave

Këtë metodë e përdor për herë të parë në librin e saj “Lufta nuk ka fytyrë femërore”, që e botoi në vitin 1983. Në të ajo temati-zon fatin e ushtareve sovjetike në Luftën e Dytë Botërore dhe demonton pörmes qindra interv-istave mitin heroik sovjetik të “luftës së madhe për atdheun”. Ajo bëhet e famshme në botë në vitin 1997 me librin “Çernobili një kronikë e së ardhmes”. Libri është një portret psikologjik i njerëzve të prekur dhe hedh vështrime tron-ditëse në përmasat e katastrofës.

KTHIM NË NJË JETË TË VËSHTIRËE gjithë vepra e saj sillet rreth

përvojës së “përgjakshme, të tmerrshme” të jetës në Bashkimin Sovjetik. Ajo thotë se do të tregojë të vërtetën dhe për këtë “ia ka dhënë fjalën si viktimave ashtu edhe xhelatëve. Ne jemi një sho-qëri viktimash, xhelatët zhduken dhe ne nuk e dimë se çfarë men-dojnë ata.”

Në gusht ka dalë libri i saj i ri “Koha second-hand”. Në të njerëz nga vende të ish BS tregojnë për shpresat e tyre të papërmbushura për liri pas shpërberjes së bllo-kut të shteteve. Për librin “Koha second-hand” ajo u kthye në atdhe në vitin 2011 pas 16 vjet vitesh në mërgim. “Për të shkruar libra të tillë si unë duhet të jesh në vendin e ngjarjes”, thotë Aleksijeviç. “Unë duhet të dëgjoj biseda në rrugë, kafe, restorante.

Veshët e mi janë të drejtuar nga rruga. Ato janë instrumenti i punës sime.” Dhe megjithëse puna e saj nuk është ende e lehtë. Regjimi i Lukashenkos nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj saj. “Svetlana Aleksijeviç këmbëngul në temat e saj megjithë rrethanat e vështira. Eshtë fantastike të shohësh që ky angazhim tani nderohet me çmimin e paqes”, përfundon Regula Veske.

Çmimi i shoqëruar me 25.000 euro u jepet që nga viti 1950 shkrimtarëve, filozofëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota. Në vitin 2012 ai iu dha shkrim-tarit disident kinez Liao Yiwu, në vitin 2011 shkrimtarit algje-rian Boualem Sansal. Çmimi jepet tradicionalisht gjatë një ceremonie në kishën historike të shën Palit. Me të nderohen personalitete nga letërsia, arti dhe shkenca, që angazhohen në masë të madhe për paqen dhe njerëzimin, si Aleksijeviç.

dhe fëmijëve rusë në Luftën e Dytë Botërore, luftën e fshehtë në Afganistan dhe katastrofën e Çernobilit. “Disa tema ishin krejt e kundërta e asaj, që është shkruar në Bashkimin Sovjetik

dhe që shkruhet sot në Bjellorusi”, shpjegon Regula Veske. “Svetlana Aleksijeviç ka patur guxim të thye-jë hapur tabutë ndërkombëtare.”

Pas studimit të gazetarisë Aleksijeviç punon llimit si kor-

respondente e një reviste letrare, në reportazhet dhe esetë e saj ajo zhvillon një stil unik. Ajo bën shumën intervista dhe bön me to kolazhe emocionale nga jeta e përditshme.”

Svetlana Aleksijeviç

Page 20: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 13 tetor 2013

20 SH.com LETERSI

Në bjeshkët e Malësisë së Madhe ata lluan ta thër-risnin “Lotara” pas përp-

jekjeve të saj për tu larguar, për tu treguar se si quhej. Në këmbë kishte një plagë që e kishte marrë kur ra mbi një gur të mprehtë në çastin kur qëlluan mbi shoqërues-in e saj. E kishin zënë ethet. Ashtu e mbledhur me batanije e lidhur te shpina e një kali, ajo nuk kishte asnjë ide se sa kohë u ishte dashur atyre ta transportonin përmes maleve. Kohë pas kohe I jepnin ujë nga njëherë raki, një lloj pije shumë e fortë. Ndjeu aromën e pishave. Në varkë hapi sytë e pa yjet që shkëlqenin e shuheshin duke ndryshuar ven-det e në çast i erdhi për të vjellë. Më vonë kuptoi se do të kishin qenë duke udhëtuar mbi liqen. Liqeni i Skutarit ose i Shkodrës. Ndaluam në mes të kallamave. Batanija ishte mbushur plot me insekte të cilat kishin mundur të futeshin Brenda leckës që I kishin lidhur këmbën. Në fund të ud-hëtimit, megjithëse s’kishte sit a dinte që ishte fundi, ajo qëndronte e shtrirë në një kasolle që ishte ngjitur me shtëpinë e madhe të quajtur kulla. Kasollja u përkiste të sëmurëve dhe atyre që ishin në grahmat e fundit të jetës. Nuk për-dorej për lindjet, pasi gratë në këtë vend lindnin ku tu qëllonte: nëpër fushat e misrit, ose ndanë shtigjeve ku çapiteshin të ngarkuara.

Ajo rrinte shtrirë, ndoshta prej javësh, në një shtrat, formuar nga një pirg fieri. Ndihej rehat dhe ishte shumë kollaj ta ndërroje kur ndotej apo gjakosej.

Një plakë e quajtur Tima ku-jdesej për të. Ia lyente plagën me një pomadë të përgatitur me dyllë bletësh, vaj ulliri dhe rrëshirë pishe. Disa herë në ditë ia ndër-ronin leckat e ia lanin plagën me raki. Lotara shikonte perde të zeza të varura në trarët e tavanit e ku-jtonte se ndodhej në shtëpinë e saj me të ëmën (tashmë të vdekur) që kujdesej për të. “Përse i ke varur ato perde ashtu?” tha ajo. “Ato duken të llahtarshme”.

Në të vërtetë ajo po shikonte rrjetat e merimangave, të trasha e të nxira nga tymi: pëlhura shekul-lore që askush s’i kishte prekur.

Në atë gjendje jermi, asaj i dukej gjithashtu sikur po i shtypnin fytyrën me ca dërrasa të gjera, sit ë ishin dërrasa arkivoli. Vetëm kur erdhi në vete pa një kryq dër-rase, që një burrë ia mbështeste te buzët që ajo ta puthte. Burri ishte

Virgjëresha shqiptareDy fragmente nga tregimi “Virgjëresha shqiptare” e nobelistes së shpallur të enjten në mesditë me 10 tetor 2013 Alice Munro. Fragmentet janë marrë nga libri i botuar në shqip në vitin 2005 nga IDEART me përkthimin e Pirro Dollanit

ALICE MUNRO

një prift françeskan, i gjatë, fy-tyrëvrazhdë, me vetulla e mustaqe të zeza dhe kutërbonte një erë të rëndë. Përveç kryqit kishte një revolver që ajo më vonë e mësoi se ishte i markës Browing. Vetëm duke e parë ai e ndjeu se ajo ishte kaure, jo myslimane, por nuk arriti të kuptonte që Lotara mund të ishte heretike. Ai dinte pak anglisht, por e shqiptonte në një mënyrë të tillë saqë ajo nuk kuptonte asgjë. As ajo nuk e iste gjuhën e këtyre gegëve. Pasi I pushuan ethet, ata mundën të mer-reshin vesh së bashku kur ai lloi t’i asë italisht. Ajo kishte mësuar italisht në shkollë dhe kishte gjashtë muaj që udhëtonte nëpër Itali. Ai ishte i vetmi me të cilin arriti të kuptohej, prandaj mendoi se mund të priste më shumë prej tij. Cili është qyteti më i afërt? Py-

eti ajo dhe ai iu përgjigj, Shkodra. Shko atje të lutem, tha ajo, shko dhe gjej ku është konsullata bri-tanike, nëse ka një të tillë. Unë I përkas perandorisë britanike. Thuaju që jam këtu. Nëse nuk ka konsullatë angleze, shko në polici.

Ajo nuk e kuptonte se sido që të ishin rrethanat, askush nuk do të raportonte në polici. Nuk e dinte që tani ajo i përkiste këtij si, kësja kulle edhe pse rrëmbimi i saj nuk kishte qenë qëllimi i tyre, por ishte një ngatërresë e sikletshme për ta.

S’ka turp më të madh se sa të sulmosh një grua.

Kur qëlluan e i vranë shoqërues-in, ata kujtuan se ajo do ta kthente kalin e do t’ia mbathte me të katra poshtë malit në drejtim të Tivarit. Por kali i saj u frikësua, u pengua nëpër gurë dhe ajo ra e vrau këm-bën. Ata nuk kishin rrugë tjetër

veçse ta merrnin me vete përmes ku rit të Cerna Gorës (që do të thotë Mali i Zi, ose Montenegro) dhe Malësisë së Madhe.

“Po pse grabitën shoqëruesin tim dhe jo mua?” pyeti ajo duke menduar vetvetiu se motive ishte grabitja. Solli ndërmend pamjen e uritur të burrit e të kalit dhe valëvitjen e pëlhurës së bardhë me të cilën kishte lidhur kokën. “Oh, ata nuk janë hajdutë!” tha i habi-tur Françeskani. “ata janë njerëz të ndershëm. Ata e vranë sepse janë njerëz të ndershëm. Ata e vranë sepse janë në gjak me të. Me shtëpinë e tij. Ky është ligji i tyre.”

Ai i tregoi asaj se djali që u vra, shoqëruesi i saj, kishte vrarë një burrë të kësaj kulle. Kjo do të vazhdojë kështu siç kishte vazh-duar prej shumë kohësh. Këtu gjithnjë lindin më shumë djem.

Këta mendojnë se kanë djem më tepër se çdo popull tjetër në botë dhe ndodh pikërisht kështu për ti shërbyer kësaj çështjeje thelbësore.

“Është e tmerrshme”, përfundoi Françeskani, “por e bëjnë këtë për nderin e tyre e të familjes. Ata janë gjithnjë gati të vdesin për nderin.”

“Shoqëruesi im nuk duhet të ketë qenë kaq i gatshëm, derisa ia mbathi në Cerna Gora,” iu përgjigj ajo.

“Po ç’rëndësi ka ky fakt?” tha Françeskani. “Edhe sikur të kishte shkuar në Amerikë, përsëri nuk do të kishte ndonjë rëndësi”...

FRAGMENTI 2Një natë, ndërsa Lotara po

i bënte një miku për të ngrënë (gjithnjë kishte miq të ftuar rrot-ull tryezës së ulët, sofrës) ajo vuri re duart e tij të vogla dhe krahët pa asnjë qime edhe pse nuk ishte një djalë i ri. Lëkurën e kishte si zhabë, me rrudha e pa mustaqe. Ajo I mbajti vesh zërit të tij kur foli e iu duk i ngjirur, si zë femre. Por ai pinte duhan, ulej ën sofër me burra e mbante pushkë.

“Burrë është ai?” pyeti Lotara gruan me të cilën shërbente. Grua-ja tundi kokën e nuk e hapi gojën se mos e dëgjonin burrat. Por cucat e reja që ua kapi veshi pyetjen nuk u treguan kaq të kujdesshëm. “Burrë është ai? Burrë është ai?” imitonin ata Lotarën. “Oh, Lotara, ti je e marrë! A nuk mund të dallosh një Virgjëreshë?”

Ajo nuk bëri ndonjë pyetje tjetër. Ca ditë më vonë, kur pa Françeskanin, e ndoqi nga pas për ta pyetur. Ç’do të thotë të jesh virgjëreshë? Asaj i duhej të vra-ponte pas tij, pasi ai nuk ndalonte e as iste më me të siç bënte kur ajo ishte e sëmurë në kasollen e vogël. Ajo ishte e zënë me punë kurdoherë që ai do të vinte në kullë. Megjithëse asi vetëm sa i përshëndeste gratë e ulej me bur-rat. Kur e shihte që largohej në drejtim të kishës prej druri krejt të zhveshur, dhe barakës që ishte ngjitur me kishën e shërbente si qelë, ajo e ndiqte me nxitim nga pas, poshtë shtegut që kalonte përmes pyllit me shqeme.

Ai i tha që është një grua e bërë si burrë, e cila nuk është e mar-tuar dhe është betuar para disa dëshmitarëve që kurrë nuk do të martohet; vishet si burrë dhe ka pushkën e kalin e saj (natyrisht nëse mund ta blejë) dhe jeton ashtu siç i pëlqen; zakonisht, ajo është e varfër, kështu që nuk ka ndonjë grua që të punojë për të. Asnjeri nuk e shqetëson dhe ajo mund të ulet e të hajë në sofër së bashku me burrat…..

Përktheu: Pirro Dollani

Kopertina e librit “Virgjëresha shqiptare”

Page 21: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 13 tetor 2013

LETËR ISMAIL GORANIT

EPISTOLAR

Kjo letër e Mustafa Krujës e shkruar në 14 nëntor 1948 që i drejtohet Ismail

Goranit, një mik i veçantë i Krujës ëhstë shkëputur nga vëllimi i tretë i “Kuvend letrash me miqtë”. Le-tra është një shpalosje parimesh e idesh që kishin gjithmonë, në qendër të tyre, shërbimin ndaj Atdheut e çështjes së tij kryesore, bashkimit të shqiptarëve në mër-gatë, në funksion të një shprese të vakët, të shpëtimit të Shqipërisë nga zgjedha sllavokomuniste. Por në letër shprehet edhe malli për një dashuri të hershme, Kosova dhe dhimbja për të e njerzit e saj, të cilët zinin një vend të posaçëm në zemrën dhe mendimin e Mustafa Krujës. Vëllimi i tretë i “Kuvend le-trash me miqtë”, u botua para pak ditësh. Ai është një mozaik i vogël i problematikës, ideve dhe argu-mentave të sagës shqiptare të mër-gimit.Në qendër të letërkëmbimit edhe në këtë vëllim mbetet gura e Mustafa Krujës, që ruan lidhjet me shumë kolegë të politikës e të jetës kulturore. Bashkëbiseduesit e tij janë njerëz të respektuar të jetës shqiptare e të mërgatës së saj si: Mbretëresha Geraldinë, Eqerem Bej Vlora, Dhimitër Be-rati, Baba Rexhepi, Abaz Kupi, Tahir Kolgjini, Tahir Zajmi, Fan s.Noli, Kolë Bibë Mirakaj, Ago Agaj dhe Ismail Gorani.

LETRA Ismail Goranit, kosovarAlexandrí, 14 – 11 – 1948I ndershmi mik,Mora sod nji letër prej Z. Jusuf

Agushit, i cili bashkë me tê më përsillte edhe nji t’Uejën me datë 19 të mojit të kaluem tue m’u lutun qi t’Ju epshem nji përgjigje për sa i përket thelbit të ksaj.

Mik i dashtun, Z. Jusu më ka ngarkue nji barrë qi s’do të kishem deshirue kurr me e marrë mbi veti, tue qênë se me sa pásh gjatë vjetve të luftës në Shqipní edhe deri sod përjashta, secili Sh-qiptar po beson se ka mênd mjaft jo veç për veti, por edhe me u falë tjerve sa të duen ! E tue pasun këtë besim të madh në vetveti, prap secili Shqiptar s’duron me i a qitun tjetri asnji kâmbë para, por shumë – shumë me qênë baras me tê. Kjo më duket mue se âsht plaga e jonë mâ e madhja. Sepse kështu s’munden kurrsesi me shkue mbarë punët e kombit. Në nji komb ku të tânë duen me qênë të parë e komandanta, në nji sho-qní ku mbretnon vetëm egoizma personale, ku interesa e soçme a e nesërme e secilit vêhet përmbi atê të përgjithshmen, ku mënija e sho-qit e mund dashtunín e atdheut, i urti s’ka shka bân tjetër veçse me u tërhjekun në nji qoshe, mos me bâ zâ e me plasë me zêmër ase me bâ shka âsht i zoti në krye të vet. Mue për veti m’u mbush mêndja me i a varë kumbonën e parís për punët t’ona njâj të vetmi qi kam

Seicili shqiptar don me qenë i pari, kjo është

plaga jonë ma e madhe

MUSTAFA KRUJA:

besue për mâ t’aftë se veten t’eme e me u bâ ushtar i thjeshtë. Kjo âsht arsyeja qi më ka prû këtu ku po gjindem. Deshta edhe me u dhânë nji shêmbull tjerve qi kur e lyp nevoja e Atdheut njeri duhet me u bâ ushtar i thjeshtë edhe tue pasë qênë dikur komandant.

Këto fjalë, Z. Gorani, mos m’i merrni për mësim, se gjithëshka jam tue thânë janë të dituna prej gjithkuj me mênd në krye. Deshta vetëm me Ju spjegue pozitën t’eme personale e me Ju diftue shkakun se pse une nuk due me i dhânë kuj kshilla. Por Jusuf Agushi âsht vllai i deshmorit Iljas, mâ të madhit mik qi un pata në Kosovë prej ditës qi e njofta e mbrapa. E Ju edhe keni qênë gjithashtu mik i tij e jeni mik

i Jusu t, si edhe mue vetë më keni nderue me miqsín t’Uej. Pra nuk mundem mos me Ju folë me zêmër në dorë kur më pyetni. E themel-isht, si miq qi ju kam, s’kam si me ju dhânë nji kshill mâ të mirë se atê qi i kam imponue vetevetes : me i fshî e me i harrue punët e kalueme qi kanë mujtë me krijue mënina ndërmjet nesh. Në mos mujshim me bâ gjâ të mirë për shpëtimin t’onë e të kombit, nemose mos të bâjmë nji vepër të keqe. E vepër e keqe fort kishte me qênë me u grî me shoshoqin tue u bâ gazi i dheut e loja e anmikut. Punë e keqe fort kishte me qênë me pengue e diskreditue faqe miqve e anmiqve kë don me bâ dishka për të mirën e përgjithshme edhe âsht i zoti me

bâ, sado pak.Tash ka ardhun momenti me

folë mâ açik. E dijni edhe Ju, besoj, se une, siç Ju thásh, në Kosovë kam pasun mik Iljas Agushin e jo Xhafer Devën. Por sod n’âsht se ky përpiqet n’emën të Kosovarve me bâ nji bashkim kombtar midis emi-gracjonit, n’âsht se mundohet me i sjellë ndonji dobí Kosovës e mbarë kombit, edhe pa pyetun shokë e pa u kshillue me të gjithë, nuk e quej, nuk mund t’a quej kurrsesi vepër patriotike me dalë e me i nxjerrë pengime e me e diskreditue pa vênd poshtë e përpjetë. E mira do t’ishte me e ndjekun e përkrahun të tânë secili n’atë kandarin e vet. E pakta me heshtun. Deva për këto punë âsht pa pikë dyshimi mâ i zoti ndër të tânë Kosovarët qi ndodhen përjashta. Jam i bindun qi Kosovën e Shqipnín i don e kurrë nuk bân gjâ për dâm të tyne. S’pyet e nuk kshillohet me Kosovarët. Do t’ishte shumë mirë qi çdo punë të bâhej me mendimin e të gjithve e dakord me të gjithë. Por a âsht vallë e mundun? Në fund të fundit le t’i lâmë sod për sod format demokra-tike e të shikojmë vetëm punën. Ka për t’ardhun me ndihmë të Zotit edhe dita e demokratís e ndoshta s’kemi me qênë të denjë për tê !

I dashtuni Z. Gorani, e dij se këto fjalë të mija s’kanë me tingllue mirë në vesh t’Uej e as n’atê të Z. Jusu t, të cilit po i çoj nji kopje të ksaj letre. Por un s’i kam folë kurrë mikut si i a ka dashtun qej , veç ashtu si m’a ka marrë mêndja qi âsht mirë për tê e si kam kujtue qi âsht e drejta. Prandej falmëni. Mâ mirë kështu se mos me e çue në vênt lutjen e nji miku tue heshtun.

Ju lutem me u thânë të falat e mija me shumë shëndet dy miqve lumjanë qi kam aty : Asllan Zenelit e Miftar Spahís. Për këta e dij prej Tahir Kolgjinit qi ndodhen aty. Për tjerë nuk dij.

Jue Ju përshëndes në mënyrë të posaçme e miqsisht.

LetraLetra është një shpalosje parimesh e idesh që kishin gjithmonë, në qendër të tyre, shërbimin ndaj Atdheut e çështjes së tij kryesore, bashkimit të shqiptarëve në mërgatë, në funksion të një shprese të vakët, të shpëtimit të Shqipërisë nga zgjedha sl-lavokomuniste. Por në letër shprehet edhe malli për një dashuri të hershme, Kosova dhe dhimbja për të e njerzit e saj, të cilët zinin një vend të posaçëm në zemrën dhe mendimin e Mustafa Krujës. Vëllimi i tretë i “Kuvend letrash me miqtë”, u botua para pak ditësh

Mustafa Kruja

Page 22: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 13 tetor 2013

22 SH.com

BOTIMI I RI

BIBLIOTEKE

Album me vlerë shkencore e njohëse për rrugët dhe urat e Shqipërisë

Me autor Prof. Dr. Valter Shtylla “Rrugët dhe Urat e Shqipërisë” një album prej ...faqesh, shpalos një tërësi kërkimesh shoqëruar

me dokumentacionin që ilustron qartë çdo objekt...

ALEKSANDËR MEKSI

Shqipëria e ndodhur në kryqë-zimin e rrugëve të rëndë-sishme që lidhnin gjatë shek-

ujve Lindjen me Perëndimin, ruan dëshmi të shumta për to, të cilat na paraqiten në nivel shkencor në këtë Album shterues nga Prof. Dr. Valter Shtylla. Libri është fryt i i dhjetëvjeçarëve kërkimesh e studimesh, në terren e literaturën shkencore e jo vetëm në të. Meritë tjetër e autorit është se ai na jep dhe të dhëna për shumë prej tyre që rrebeshet e kohës nuk kanë lënë dëshmi e që ndërkohë janë zhdukur. Veç tyre (rrugë dhe ura) në album paraqiten dhe vepra të tjera inxhinierike si hamame (ban-jat mesjetare), tombino, çezma, rezervuar e të tjera, duke plotësuar tablonë e ndërtimeve inxhinierike.

Albumi, si një punim përgj-ithësues, është ndërtuar në mënyrë mjaftë të qartë, duke paraqitur një objekt për çdo faqe, të ilustruar me fotogra apo dhe skica si edhe shpjegimet sqarues dhe datimin. Në këtë mënyrë bëhet mjaftë i dobishëm dhe me interes për lexuesit dhe jo vetëm për ata por edhe për studiuesit e historisë së ndërtimeve.

Puna e Prof. Dr. Valter Shtyllës paraqet në këtë mënyrë një tërësi kërkimesh që të shtjelluara e do-kumentuara në këtë album dhe për këtë duhet vlerësuar për dokumen-tacionin që ilustron qartë çdo ob-jekt, për klasi kimin e objekteve, ndërtimin e tyre, për kohën e ndër-timit dhe rrugën e monumentit gjatë shekujve (fazat e zhvillimit dhe ndryshimet që ka pësuar). Për

secilin ndërtim jepet gjendja e tij e sotme, teknika e ndërtimit me të cilën është realizuar, punimet eventuale restauruese të kryera në të, si dhe propozime në këtë drejtim për sot apo për të ardhmen.

Materiali është paraqitur në pesë kapituj të ndarë sipas periud-have historike. Kështu pas Hyrjes

dhe Parathënies në Kapitullin e parë jepen rrugët dhe urat gjatë periudhës së antikitetit, mbi bazën e mbetjeve të tyre, gjurmëve dhe të dhënave burimore historike. Kapitulli i dytë trajton rrugët dhe urat që nga pushtimi romak i vendit deri në shekullin e vi-të, një periudhë me gjurmë mjaftë të

rëndësishme për të gjykuar mbi zhvillimin ekonomik të vendit dhe nivelin e ndërtimeve të kohës. Në Kapitullin e tretë paraqiten ndër-timet e shekujve VII-XV-të, pra të mesjetës së hershme dhe asaj të mesme, nga dyndjet sllave deri në pushtimin osman të trojeve sh-qiptare. Kapitulli i katërt shqyrton ndërtimet e shekujve XVI-XIX-të, që janë të shumta dhe ndodhen në gjithë vendin, sepse shumica e tyre kanë qenë në përdorim deri vonë. Së fundi, Kapitulli i pestë ka rrugët dhe urat nga fundi i shekullit të

XIX deri në vitin 1939. Ky kapit-ull vijon me përmbylljen me titull “Rrugët dhe urat si faktorë historik në trojet tona”, ku autori na njeh me përfundimet shkencore me mjaftë vlerë nga studimi i këtyre gjinive ndërtimesh të përhapura në gjithë trojet shqiptare gjatë sheku-jve. Duhet të pranojmë se tërësia e rrugëve si arterie të lëvizjes së njerëzve, ushtrive, mallrave tregojnë për realitete historike e shoqërore duke dëshmuar dhe zh-villimin ekonomik të vendit.

Vëllimi, i cili për nga ilustrimet dhe tekstet shpjeguese, është më teper se një album, nuk ju drejto-het vetëm studiuesve të kulturës materiale dhe të historisë së shqiptarëve por edhe lexuesve të interesuar për të kaluarën e popullit tonë, për pasuritë kultu-rore, sepse ofron të dhëna të sakta dhe me nivel shkencor prej një studiuesi të mirë lltë, çka e bënë shumë të dobishme albumin. Albumi ju vlen edhe personave që promovojnë njohjen e vendit dhe turizmin kulturor, duke venë kështu albumi tejet i dobishëm për të gjithë. Duhet vënë në dukje se tekstet shoqëruese të çdo ndërtimi si dhe pjesët hyrëse të përgjithshme të çdo kapitulli janë dhe në gjuhën angleze duke e bërë edhe më të dobishëm librin dhe ndihmon në realizimin e qëllimit të tij. Siç thuhet dhe në parathënien e Akademikut Emin Riza, Albumi do ti qëndroj kohës, sigurisht duke nxitur me përmba-jtjen dhe të dhënat e tij kërkime të mëtejshme.

Tiranë 11 tetor 2013www.aleksandermeksi.com

LibriVëllimi, i cili për nga ilustrimet dhe tekstet shpjeguese, është më teper se një album, nuk ju drejtohet vetëm studiuesve të kulturës materiale dhe të his-torisë së shqiptarëve por edhe lexuesve të interesuar për të kaluarën e popullit tonë, për pasuritë kul-turore, sepse ofron të dhëna të sakta dhe me nivel shkencor prej një studiuesi të mirë lltë, çka e bënë shumë të dobishme albumin

Page 23: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

23E diel, 13 tetor 2013

DOSJANga dosja penale në ngarkim

të Tufës rezulton se ai është në burg që nga viti 2004. Deri në vitin 2012, çështja në ngarkim të tij është gjykuar dhe rigjykuar në të gjitha shkallët e gjykimit, duke qëndruar në paraburgim dhe burgim për një periudhë ko-hore prej tetë vitesh. Sipas dosjes, me vendimin nr. 1723 , datë 30 nëntor 2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është deklaruar fajtor i pande-huri Lavdërim Xhevdet Tufa, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rre-thana të tjera cilësuese” dhe është dënuar përfundimisht me 20 vjet bur-gim. Vuajtja e dënimit i ka l-luar nga data e arrestimit, pikërisht më 22 janar 2004 dhe ai vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Ape-lit Tiranë, e cila me vendimin nr. 540, datë 23 maj 2013 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

GJYKATASipas vendimit të gjykatës,

Lavdërim Tufa ka marrë pjesë

në vrasjen e Fatmir Ramës, Julian Durishtit dhe Kristaq Camit si edhe plagosjen e Fla-mur Rrapajt. Megjithatë, duke marrë parasysh se së pari në armët e përdorura nga autorët nuk janë gjetur gjurmë të të pandehurit Lavdërim Tufa; së dyti dëshmitari i vetëm okular Ylli Kelmendi, që jep të dhëna për ngjarjen, deklaron se e njeh të pandehurin Lavdërim Tufa

dhe se ai nuk ka qenë njëri nga personat që ka qëlluar mbi viktimat dhe së treti gjurma e gja-kut në armët e përdoruara dhe në ka-puçin provë m a t e r i a l e nuk është e të pandehurit L a v d ë r i m Tufa, Gjykata

krijon shumë dyshime për rolin e të pandehurit në këtë vepër dhe faktin nëse i pandehuri Lavdërim Tufa ka qenë njëri nga ekzekutorët apo vetëm një bashkëpunëtor, që ka ndihmuar ekzekutorët e kësaj vepre. Duke qenë se Tufa është njëri nga bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj vepre, por se roli i tij mbetet i dyshimtë, Gjykata nuk e dënoi Tufën me maksimumin e dënimit.

Pogradec, nënkomisari

merrte ryshfet gjykata e

vendos në arrest shtëpie

“Arrest shtëpie” është masa e sigurisë e cila është dhënë nga gjykata e

Pogradecit për nënkomisarin Agustin Cinari, i cili akuzohej për marrje ryshfeti në shumën prej 50.000 lekësh, rast ky i denoncuar nga një qytetar. Në seancën e radhës, prokuroria ka kërkuar nga trupi gjykues masën e sigurisë “Arrest me burg” për të pandehurin Cinari duke shtuar se të gjitha provat

materiale tregojnë që Cinari ka marrë ryshfet nga qytetari për të mbyllur çështjen e tij. Nga ana tjetër, Armand Zeka - avokat i të pandehurit, ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë, duke e quajtur të paligjshëm masën e kërkuar pasi sipas tij, Cinari nuk ka marrë asnjë ryshfet nga kallëzuesi. Gjykata e Pogradecit, duke shqyrtuar provat, ka vendosur arrest shtëpie për nënkomisarin

Agustin Cinari. Ai u vu në pranga katër ditë më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pas denoncimit nga një qytetar që pohonte se Cinari i kishte marrë një shumë prej 50.000 lekësh për mbylljen e një çështjeje, në të cilën ishte akuzuar padrejtësisht. SHKB-ja, pas hetimit, e ka arrestuar nënkomisarin në një lokal në momentin ku ishte duke marrë lekët ndaj kallëzuesit.

LAJME SHKURT

Atij i kanë mbetur ende edhe rreth 5 vite

Vrasësi i Mirit të Xhikes kërkon ulje dënimi

Lavdërim Tufa, drejt lirimit nga burgu

Ditën e enjte Tufa ka regjistruar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës për ulje dënimi. Kërkesa e tij është reg-jistruar me numrin 1592, ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës nëse do pranojë këtë kërkesë të Tufës. Kjo është kërkesa e dytë e të dënuarit për vrasje, e cila vjen në harkun kohor prej tre muajsh, pasi në Korrik, gjykata i uli një vit burg nga dënimi i dhënë në vitin 2011.

KERKESATIRANE

JONIDA ALIU

LAJMII dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikes, Lavdërim Tufa ka kërkuar për të dytën herë brenda tre muajsh ulje dënimi, duke tentuar të ri tojë lirinë sa më shpejt të jetë e mundur. Aktualisht, atij i kanë mb-etur 5 vite burg

Historia

Në mbrëmjen e datës 29 mars 2003 Fatmir

Rama, së bashku me të njohurit e tij Ylli Kelmendi, Nazmi Çela, Kristaq Cami dhe Flamur Rrapaj, kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të komplek-sit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lun-dër. Personat e mësipërm për shkak të njohjeve që kishin me njëri-tjetrin dhe të faktit që po zhvil-lohej ndeshja e futbollit e përfaqësueseve Shqipëri-Rusi, kanë qëndruar së bashku ditën e ngjarjes. Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë

afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë lluar të qëllojnë me armë

në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm. Në këtë mo-ment, dëshmitari Ylli Kel-mendi ka qenë në këmbë i distancuar nga tavolina, ndërsa Julian Durishti, si punonjës i lokalit, ka qenë në afërsi të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Si rezultat i breshërisë së plumbave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmir Rama dhe Julian Durishti dhe pak çaste më pas edhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj është plagosur dhe ka humbur ndjenjat.

Vrasja e Mirit të Xhikes ndodhi në Mars të 2003

Tashmë, gjithçka do të varet nga kërkesa e fundit

që ai ka bërë dhe nëse kjo kërkesë pranohet,

specialistët shpjegojnë se shumë shpejt ai mund

të tojë lirinë

Lavdërim Tufa, njeriu i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes, brenda

tre muajve ka kërkuar dy herë ulje dënimi, duke tentuar që të për tojë sa më shumë nga ato vite burgu që i kanë mbetur dhe të ri tojë lirinë. Kërkesa e fun-dit e tij është bërë në Gjykatën e Tiranës vetëm dy ditë më parë, ndërkohë që në muajin Korrik të këtij viti, Tufa për toi një vit ulje dënimi. Aktualisht, atij i kanë mbetur rreth 5 vite burg për të përfunduar dënimin dhe nëse i pranohet kërkesa e fundit, shumë shpejt ai mund të tojë lirinë.

KËRKESATLavdërim Tufa, i dënuar

më 30 nëntor të vitit 2011 me 20 vite burg për vrasjen e Fat-mir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, pikërisht ditën e enjte ka regjistruar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës së Tira-nës për ulje dënimi. Kërkesa e tij është regjistruar me num-rin 1592, ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës nëse do pranojë këtë kërkesë të Tufës. Kjo është kërkesa e dytë e të dënuarit për vrasje, e cila vjen në harkun kohor prej tre muajsh, pasi në Korrik, gjykata i uli një vit burg nga dënimi i dhënë në vitin 2011. I dënuari Lavdërim Tufa, sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit, deri më datën 09 korrik 2013 kishte kryer 9 vjet 5 muaj e 17 ditë burg, tuar me paraburgim 4 vjet 2 muaj e 1 ditë, ndërkohë që kishte për tuar edhe një ulje dënimi me 3 muaj. Meqë Tufa kishte për tuar një ulje dënimi në vitin 2012 dhe nuk kishte kaluar një vit nga ky vendim, në vendimin e muajit korrik, gjykata arsyetoi se kërkesa e tij duhej të pranohej pjesërisht, duke vendosur që ky i dënu-ar të mos përfitojë 15 muaj burgim, por të përfitojë ulje dënimi 12 muaj burgim. Me këtë përllogaritje, Lavdërim Tufa rezulton se ka vuajtur

rreth 15 vjet burg, kështu që atij i kanë mbetur edhe pesë vite burg. Tashmë, gjithçka do të varet nga kërkesa e fundit që ai ka bërë dhe nëse kjo

kërkesë pranohet, specialistët shpjegojnë se shumë shpejt ai mund të tojë lirinë, duke për tuar nëpërmjet dënimeve alternative.

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin plagoset një shofer me pasagjerinPërplasja e dy autom-jeteve në aksin që lidh Lezhën me Shëngjinin ka shkaktuar plagosjen e dy personave. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme në vendin e quajtur Sake, ku në tentativë për të hyrë në një rrugë dytësore, një “Fiat” me targa AA 653 AY me drejtues 55- vjeçarin Tom Nika nga Ishull Lezha, është goditur nga një tjetër automjet që drejtohej nga 33- vjeçari Gjergj Totaj, i sapohyrë në parakalim. Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve janë plago-sur drejtuesi i “Fiatit”, 55-vjeçari Tom Nika si dhe nje pasagjer i tij, që pas ndihmës së marrë në spitalin e Lezhës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Britani, regjisori shqiptar kapet me 3 kg kokainë, dënohet 3,5 vjet burg Një emigrant shqiptar i paligjshëm kapet me kokainë me vlerë 380,000 paund dhe i tha policisë se me këtë synonte të lante borxhet ndaj njerëzve që e kishin çuar në atë vend. Arber Jakllari, ish-regjisor në Shqipëri, pa adresë kse në Britani, u burgos me tre vjet e gjysmë burg të enjten nga një gjyqtar në Oxford Crown. 29 -vjeçari ka pranuar posedimin e kokainës, drogë e klasit A, me vlerë 380 mijë paund, si dhe pasjen e një dokumenti dhe identiteti të rremë për qëllime të paligjshme. Jakllari shpjegoi në gjyq se i duheshin 6000 euro për të pagur njerëz kontrabandistë në Tiranë, të cilët i mundësuan atij ëndrrën për të jetuar në këtë vend.

Dhuna në familje, policia e shtetit parandalon 9 raste në gjithë vendinGjatë ditës së djeshme nga strukturat e policisë është ndërhyrë në 9 raste të dhunës në familje, duke arritur në parandalimin e rasteve. Në një rast autori i kësaj dhune është arrestuar në agrancë, në katër raste autorët janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe në katër raste të tjera nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Lavdërim Tufa Fatmir Rama (Miri i Xhikes)

AKTUALITET

Page 24: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

24 E diel, 13 tetor 2013

Cyan magenta yellow black

OPINION

Koment

NGA VIRON BEZHANI

vijon nga faqja 1

Ndjekja e abuzuesve, një e mirë për administratën

...nisur të shohë me më shumë perspektivë nga e ar-dhmja. Një Shqipëri, që po përpiqet të shpejtojë hapat e saj drejt integrimit evropian e këtë, natyrisht që do ta bëjë me njerëzit e saj më të mirë, me ata njerëz që kanë marrë votëbesimin e popullit. Vota e 23 qershorit kon rmoi se për të korruptuarit dhe të paaftët nuk ka më vend në admin-istratën publike, pasi ata, jo vetëm që nuk bënë asgjë, por shfrytëzuan postin e dhënë dhe e kthyen atë në një o q personal. Një administratë, që këtë gjë e ka bërë për 8 vjet me radhë, duke mos menduar asnjëherë se i përkiste qyte-tarit dhe ishte në shërbimin e tij. Ata njerëz nuk e kanë bërë kurrë detyrën e tyre, sepse nuk kanë dashur, se kanë pasur në mendje vetëm të vjedhin ose nuk kanë ditur ta bëjnë atë, sepse kanë qenë të paaftë e militantë, ndaj duhet të largohen.

Ditët e fundit, po vëre-het nga drejtuesit e Partisë Demokratike një “betejë” për të mbajtur në punë me zor këta njerëz që nuk dhanë asgjë kur ishin në pushtet. Z.Paloka, ju harroni që pushteti nuk është i përjetshëm e aq më tepër për ata njerëz që nuk mundën të bëjnë asgjë për këtë vend, madje e shkatër-ruan më keq atë. Cilët njerëz të aftë të qëndrojnë në ad-ministratën publike, ata që e shkatërruan sportin në 8 vitet e fundit? Që me ardhjen e zyrtarëve tuaj në pushtet nisën spastrimi në sport, duke vendosur në krye të sportit njerëzit më të paaftë, që ni-sën një luftë personale dhe e çuan drejt greminës sportin shqiptar? Ish zv.ministri juaj, Ekrem Spahia, ishte dhunues dhe deklaronte pa turp se të majtët duhen larguar nga administrata. Një njeri që nisi shkatërrimin e sportit dhe e çoi atë drejt humnerës e pasardhësit e tij e shtynë atë. Këta njerëz, jo vetëm që janë të paaftë, por edhe meskinë, duke zëvendësuar fjalën kundërshtarë (në ter-min sportiv) me armiq, duke krijuar federata me dy koka, duke futur përçarjen e urre-

jtjen në vend të bashkëpun-imit. Këta njerëz nuk kanë më vend në sport.

Dhe ata njerëz janë jo vetëm në sport, por kudo, ndaj dhe vendi ynë duhet të shpëtojë një herë e mirë nga këta zyr-tarë në largim, pasi abuzimet e tyre kanë qenë të mëdha, të evidentuara edhe nga Kon-trolli i Lartë i Shtetit. Me çfarë mënyrash do t’i mbani në p u n ë e n d e këta njerëz, z.Paloka, kur veprimet e tyre krimi-n a l e p ë r -bëjnë shkelje penale? Drej-tues e zyrtarë që vodhën mil-iarda lekë në Drejtorinë e Lojërave të Fatit, të cilët mund të jenë gjithçka, por vetëm njerëz në shërbim të popullit jo. Ish-drejtori Besnik Cobaj ishte abuzues me postin e tij dhe, bashkë me grupin e tij,

bënë vjedhje marramendëse, që edhe sot rëndojnë në xhepat e shqiptarëve. Vjedhje që i dinin edhe zyrtarët e Min-istrisë së Financave, por edhe këta heshtën e për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi penale e jo të qëndrojnë ende në punë. Apo, mos vallë, e keni për zyrtarët e Kryeministrisë, që, me gjithë dokumentet e

paraqitura për miliarda lekë abuzime me lojërat e fatit, bënë dikur një kontroll dy-ditor pa marrë parasysh fare ankesat. Apo mos e ke fjalën për Prokurorinë, që nuk i mori fare për shqyrtim ankesat për abuz-ime kolosale në shumë sektorë të

vendit? Kjo Prokurori, që hesht, në vend të hetojë, në rast se nuk i çon ata para gjyqit, atëherë do të mbulojë edhe më tepër vjedhjen dhe po në të njëjtën mënyrë do të veprojnë edhe pasardhësit e tyre.

Sot, kur era e ndryshimit po na deh të gjithëve e na shtyn drejt një Shqipërie që vrapon për të shkuar në Bashkimin Evropian, nuk mund të qën-

drojë më në punë një ad-ministratë e tillë, e kor-ruptuar deri në palcë. Një administratë, që këtë gjë e ka bërë për 8 vjet me rad-

hë, duke mos menduar asn-jëherë se në atë karrige ishte ulur prej votës së popullit dhe për të qenë në shërbimin e tij. Ata njerëz kanë pasur në mendje vetëm të vjedhin, ndaj dhe sot korrupsioni është një sëmundje alarmante në

Shqipëri. Ata janë të paaftë e militantë, ndaj duhet të largo-hen e jo të fshihen poshtë kar-riges, për të qëndruar ende në atë zyrë ku kanë abuzuar me postin. Sot Shqipëria, e rinia e saj në veçanti, sheh përpara me një tjetër vizion, atë të punës dhe integrimit, të një vendi që kërkon të ecë drejt një të ardhme më të mirë. Ky është një shans i mirë për këtë vend që nuk duhet humbur, por kjo gjë nuk bëhet me njerëz të vjetruar e pluhuro-sur në administratë dhe të ndryshkur prej korrupsionit disavjeçar. Ata nuk kanë se

çfarë t’i japin më Shqipërisë, përkundrazi ata e kanë vjed-hur dhe shkatërruar këtë vend, duke futur në xhepat e tyre ato miliarda lekë, që sot duhej të ishin kthyer në spitale, rrugë, shkolla e më shumë mirëqënie. Ndaj sot nuk ka më kohë për të humbur me njerëz, që e dinë shumë mirë se cili është fundi i tyre, por duhet parë me optimizëm përpara, për të sjellë në shërbim të qyte-tarit dhe shtetit ata njerëz që kanë pasionin e dëshirën për të vrapuar drejt një Shqipërie evropiane.

Blog/ Shendeti Juaj

NGA SILVA BINO

Mendoni dhe kujtoni

Mendoni dhe kujtoni se në Shqipëri thuajse çdo ditë nje grua diagnostikohet me

kancer të gjirit dhe ndoshta akoma më shumë pasi akoma në këtë cep të botës rastet nuk grumbullohen e analizohen ashtu si duhet për shkak të tekave të drejtuesve dhe profesorëve.

Mendoni dhe kujtoni se 77% e grave shqiptare e kuptojnë rëndë-sine e mamogra së për kancerin e gjirit por nuk dijnë si të veprojnë e ku të shkojnë.

Mendoni dhe kujtoni dhe se në këtë vend ku ka me qindra gazeta e diskutime në facebook e foto pa fund nuk ka të paktën 3 - 4 faqe udhëzime se ku, kur dhe si e në cfarë moshe duhet të kryhet depistimi i grave tona për kancerin e gjirit nëpërmjet mamogra së.

Mendoni dhe kujtoni se askush nuk e di nëse mamogra të ekzis-tuese mjaftojnë për të kontrolluar

të gjitha gratë e vendit të moshës 45 deri 70 vjec apo përdoren brenda kapacitetit të tyre.

Mendoni dhe kujtoni që nuk ka asnjë lloj sistemi që të sigurojë që cilësia e mamogra së është ajo qe duhet dhe kur më thone qe nuk kam kancer duhet të mbledh mendjen dhe të festoj.

Mendoni dhe kujtoni se këtu nuk ka asnjë lloj sistemi apo më mirë programi që i udhëzon gratë se kur dhe ku duhet të shkojne për të kryer mamografinë megjithse qindra mijëra femije të tyre udhë-zohen e vaksinohen nëpërmjet nje sistemi që funksionon në mënyrë perfekte falas për te gjithë në cdo cep të vendit.

Mendoni dhe kujtoni që këtu nuk ka asnjë mekanizëm që të sigurojë kontrollin nëpëmjet mamografisë falas për ato grupe të cilat nuk mund ta perballojnë atë megjithse në bazë te ligjit të sigurimeve shendetësore duhet te ishin falas per të gjithë dhe une ti apo dikush tjetër ke gjithë jeten tënde në punë që paguan për këtë.

Mendoni dhe kujtoni se nuk ka asnjë udhëzim që tregon se kur duhet kryer biopsia apo përsëritur mamogra a.

Mendoni dhe kujtoni se nuk ka asnjë sistem që na siguron se biopsia kryhet në kohë dhe falas dhe po ashtu askush nuk na siguron për cilësine e saj pasi nuk ka asnjë mekanizëm që të ekzistojë edhe për këtë.

Mendoni dhe kujtoni se pjesa dërmuese e grave në këtë vend ka-pen akoma në stade të avancuara të kancerit dhe mbijetesa është e ulët megjithse ky vend pamvarësisht statisticieneve mjaft të zotë akoma nuk e mat dot mbijetesën.

Mendoni dhe kujtoni se kur kan-ceri është aty nuk mund të kesh të gjitha medikamentet e duhura apo kujdesin përkatës për të frenuar sëmundjen dhe gëzuar më tej jetën.

Mendoni dhe kujtoni se duhet të cohesh në pike te mëngjezit te zesh rradhën për kryer kemioterapinë ne spitalin publik ku gëlon papastërtia apo të sorrollatesh ne atë privat ku paguan dhe paratë.

Mendoni dhe kujtoni se barra për familjet qe duan të shpëtojne të afërmin e tyre është tepër e madhe.

Mendoni dhe kujtoni se si mund të ndihen ata që nuk kanë mundësi nanciare të mos shpëtojne dot të

afërmin e tyre.

Mendoni dhe kujtoni se ata më të kamurit i kanë mundësitë të trajtohen këtu apo jashtë vendit dhe mbijetojne ndërsa disa të tjerë fatkeq i nënshtrohen fatit dhe presin cudirat apo përpiqen e rrënohen dhe nuk ja dalin të përballojnë gjithshka.

Mendoni dhe kujtoni se edhe kur vijnë momentet e vështira shërbimi per të lehtësuar sado pak dhimbjen dhe dhëne dinjitet asaj jete që të ka mbetur është tepër i mangët apo nuk ekziston.

Mendoni dhe kujtoni se nuk ka asnjë lloj zinxhiri kujdesi dhe paran-dalimi për këtë sëmundje.

Mendoni dhe kujtoni sa here e vendosni fjongon rozë se cfarë duhet të kryhet dhe cili do jetë veprimi tënd që do të ndryshojë jetën e grave në këtë vend. Mendoni dhe veproni që vitin tjetër të kemi arritur vetëm disa prej atyre gjërave që na mun-gojnë dhe të paktën do bëjne një lloj ndryshimi në jetët tona.

Kjo Prokurori, që hesht, në vend të hetojë, në rast se nuk i çon ata para gjyqit, atëherë do të mbulojë edhe më tepër vjedhjen dhe po në të njëjtën mënyrë do të veprojnë edhe pasardhësit e tyre

Page 25: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

25E diel, 13 tetor 2013

Cyan magenta yellow black

OPINION

NGA ARBEN DUKA

Të mos i zëmë frymën qeverisë!..(pjesa e dytë)

vijon nga faqja 1

Humor politik

Epigrame dhe Kushtime

NGA ARBEN DUKA

Them se miqtë e mi,do presin dhe ca,se zgjidhja e tyre,kërkon shumë para.

Se zgjidhja e tyre,kërkon shumë para,tani qeveria,paratë nuk i ka.

Dhe ju të përndjekur,kini hak vërtetë,por s’u’a zgjidhën hallin,për mbi njëzet vjet.

Dhe pse me rezerva,jam në anën tuaj,“borxh” i njëzet vjetëve,s’jipet për një muaj.

Ju do për toni,s’po i bie anës,dhe pse gjithë ky borxh,s’është fare i Ramës.

Dëmshpërblimi juaj,s’është më gjë e re,nuk paguan shteti,e paguajmë ne.

Ato do t’i merrni,se ju janë premtuar,po dhe neve bëmë,punë të papaguar!

Po dhe fondi juaj,do goxha para,po sot qeveria,paratë nuk i ka.

Pak duhet të presi,edhe shtresa juaj,nuk prodhoi orinj,Rama këtë muaj.

Si dhe ushtarakët,do presësh o mik,Ramës i dhamë shtetin,jo “shkopin magjik”

As unë s’hyj në grevë,në mes të Tetorit,meqë më është vjedhur,E Drejtë e Autorit!

Nuk duhet të gjithë,të vëmë ulërimën,kështu qeverisë,do t’i marrim frymën.

Them se do t’i zgjidhi,punët qeveria,jo veç sipas radhës,por dhe nga rëndësia.

Tani miq të dashur,e kupton dhe lopa,

këtu ikanakët,lanë me mijra gropa.

Dhe gropat e zeza,që Sala na la,s’do mbushen me baltë,po plot me para.

Mbushen me para,jo me baltë e pluhur,dhe gjithë ky proces,do kohën e duhur.

Ne që e duruam,për tetë vjet Salinë,ju them që ta presim,ca kohë qeverinë.

Endërojnë Lulashët,edhe Joze nat,që neve të parët,Ramës t’i vëmë minat.

S’mund ta bëjmë ne,tani sabotimin,gjersa e votuam,dhe i dhamë bekimin.

Gjersa e votuam,i dhamë një bekim,është kohë e vështirë,por duhet durim.

Por duhet durim,dhe jo lot e kujë,gjëja më e lehtë,është të bësh rrëmujë.

Pak a shumë kjo është,qeveria jon’,sot nuk është e ndershme,t’i bëjmë presion.

Ta lëmë të punojë,si që ka dhënë fjalën,dhe po na gënjeu,ta hedhim si Salën.

Po tani normale,është që të presim,ne që e votuam,duhet ta mbështesim.

Them që ta mbështesim,tani ditë për ditë,por aspak të mbyllim,gojën edhe sytë.

Them që ta mbështesim,çdo çast e çdo orë,pa hequr vëzhgimin,super popullor!

Them që ta mbështesim,të gjithë këtë vit,pa do kemi kohë,dhe për opozitë.

Dhe kokëposhtë të rrish,për një vit nuk vdes,por unë opozitën,mezi që e pres!

10 shtator 2013

Jetoj mes egërsirash..

Jetoj në mes egërsirash,mes njerëzish që zjarre vjellin,djegur në vapë shkretëtirash,ku gratë nepërka pjellin...

Jetoj në mes egërsirash,me helm të gjarpërit dehur,dhëmbët duzina prej shtizash,me gjuhën shpatë të mprehur.

Po s’trëmbem nga dhunë e pabesë,nga djalli me gjithë ç’ka gatuar,të ndritur si Yll i Mëngjezit,kam Zotin kështjellë të besuar..

Do ta njohësh mikun?Do ta njohësh mikun,është burrë a kopuk,jepi një thes pare,apo një kolltuk..

Nuk jam gjithkushi

Nuk jam gjithkushi,s’jam limonadë,jam raki rrushi,mbi njëzet gradë..

O popull...O popull që mbush qelitë,mos rri i brengosur,se Krishti kur lart u ngjit,burgun ka burgosur.

Mos e torturo më trupin,trupin edhe shpirtin,braktis thikën dhe barutin,kërko Jezu Krishtin...

Qiriri...

Në rrugët e jetës,kudo që të shkosh,në do që të paktën,shpirtin ta shpëtosh,

Dhe në mos besofsh,Zot e Perëndi,gjej gjëkund një kishë,dhe ndiz një qiri...

O plak i zbardhur!..O ti plak i zbardhur,dhe ti bukurosh,nga balta ke ardhur,në baltë do të shkosh.

Një nga një do zbresim,në terrin e natës,vetëm Jezu Krishti,nuk është Bir i Baltës!..

Gjarpëri...

Që prej qindra vjetësh,o njerëz të varfër,te kolltuku i lartë,frymë merr një gjarpër..

Page 26: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

26 E diel, 13 tetor 2013

Kapiteni

Kosovari

Instruktori:

Cana: Në Brazil, tifo për shqiptarët e Zvicrës

Shaqiri: Pres mbështetjen e shqiptarëve në Botëror

“Shqiponja në vendin e shqiponjave”

TIRANE

Kapiteni i ekipit të Shqipërisë, Lorik Cana në një intervistë

për mediat zvicerane pas hum-bjes me rezultatin 1-2 u shpreh se kuqezinjtë do të jenë në krah të futbollistëve me kombësi shq-iptare në kampionatin botëror të Brazilit. “Ne do të mbështesim

futbollistët shqiptarë që lua-jnë me Zvicrën në kampionatin botëror të Brazilit. Të jem i sin-qertë mendoj se vendi i tyre është Shqipëria dhe duhet që të ishin në fushë me ngjyrat kuqezi, por kjo është zgjedhja e tyre dhe unë i përgëzoj dhe u uroj suksese në vazhdim. Në qershor do të jemi tifozët e tyre në Brazil” tha ai.

Ndërsa përsa i përket faktit që Berhami, por edhe futbollistët e tjerë u ofenduan nga koret rac-iste gjatë gjithë ndeshjes, Cana u shpreh se” Nuk mendoj që tifozët reaguan në mënyrë të drejtë, megjithatë nuk ka dyshim se kjo erdhi për shkak të gjendjes së tyre emocionale. Për shqiptarët që luajnë me ngjyrat zvicerane ishte

e vështirë”. Për nivelin e lojës që treguan kuqezinjtë në fushë Cana nuk është i kënaqur, por shprehet se edicioni i radhës do të jetë me objektiva të qarta. Ndërsa pas ndeshjes, ekipi kombëtar ka lluar përgatitjet për ndeshjen tjetër që Shqipëria do të zhvillojë në Qipro ditën e martë, e cila është e fundit për këtë edicion kuali kues.

Bardheblutë në zonën e ftohtë

Demiraj shënon golin e vetëm të ndeshjes

Bie Tirana derbi shkon

për Partizanin

LAJME SHKURT

Shaqiri kërkon mbështetjen e shqiptarëve për në kam-

pionatin botëror. “Zvicra është e kuali kuar tani, por ne presim që shqiptarët nga Shqipëria, Kosova e Maqe-donia të na përkrahin ne në Brazil. Unë në botëror do ti mbajë tre amujt me vete, Kosovës, Shqipërisë e Zvi-crës” deklaroi Shaqiri.

Kosovari shënoi golin e parë për ekipin ‘helvet’ në Shqipëri, ndërsa Xhaka në krahun tjetër fali kuqezin-jtë në një rast të pastër për të shënuar, pasi përballë me portierin nuk e dërgoi

Në një intervistë për A1Report, Juan Bernabeo instruktori i shqiponjës që

uturoi mbi stadiumin kombëtar shprehet i se nëse arrihet akordi me FSHF shqiponjën do ta lënë në Shqipëri. “Nëse shqiptarët e kërkojnë, atëherë jam i gatshëm që kjo

shqiponjë të qëndrojë këtu. Kjo do të varet nga bisedimet me Presidentin e FSHF. Për momentin ende nuk është diskutuar dhe nuk ka një kontratë të rmosur për ta mba-jtur këtë shqiponjë gjithmonë për ekipin e kombëtares kuq e zi”, thotë Juan Bernabeo.

topin në rrjetë njëlloj me rastin e ndeshjes së parë në Zvicër. Ndërsa Berhami pas ndeshjes që u siguroi

kuali kimin në kampionatin botëror shprehet se nuk i intereson aspak reagimi i tifozëve shqiptarë.

TIRANE

DYLBER BALLA

LAJMIDerbi mes Partizanit dhe Tiranës është vendosur nga Demiraj në minutën e 57 të ndeshjes duke ngritur në këmbë gjysmën e stadiumin kombëtar që kishin shumë vite që e prisnin një moment të tillë.

Ronaldo: Nuk e dua Francën në Play-offPortugalia sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e play-off-it dhe tashmë Ronaldo ka lluar të bëjë llogaritë. “Nuk është dramë që të jesh në play-off. Është bërë normale, nuk është befasi pasi na ka ndodhur në vitet e fundit. Kuali kimi automatik është matematik-isht i mundur, por nuk është në dorën tonë. Ne duhet të pranojmë edhe play-of n. Shpresoj se do të kemi fat dhe nuk do të na bie një ekip i komplikuar. Ekipi i vetëm me të cilin nuk dua të përballem është Franca”, ka deklaruar Ronaldo.

Hicfeld më shqiptar se shqiptarëtNë gjithë këto ditë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës është folur për gjithcka duke mos lënë as-gjë të kalojë nga vëmendja e medias, por është harruar një detaj mjaft i rëndësishëm që lidhet me trajnerin e Zvi-crës. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 ka qenë vet përzgjedhësi Ottmar Hitcfelt që nga llogaria e tij personale kishte ndarë 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës. Në ndeshjen e fundit, ai bëri një kërkesë në konferencë për shtyp. Ai kërkoi që lojtarët e tij shqiptar të mos vërshëllehen, një kërkesë që u shkel nga tifozët Kuq e Zi.

Bale do të operohet, rrezikon 3 muaj“Marca” zbulon problemin që e mban larg fushës së blertë uellsianin, Bale që u ble nga Reali për 100 milionë euro. Sipas të përditshmes prob-lemi konsiston në një lëvizje të unazave broze që lidhin shtyllën kurrizore me legenin e trupit. Për momentin ai nuk ndjen dhimbje, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërhyrja është e njëjtë me atë që kreu Higuain dhe që e mabjti 4 muaj larg fushës.

Derbi i kryeqytetit rik-thehet pas 4 vitesh mungesë dhe shkon

për ekipin e Partizanit që ka mundur në stadiumin kom-bëtar ‘Qemal Stafa’ ekipin e Tiranës me rezultatin mini-mal 1-0. Derbi është vendosur nga Demiraj në minutën e 57 të ndeshjes duke ngritur në këmbë gjysmën e stadiumin kombëtar që kishin shumë vite që e prisnin një moment të tillë. Demiraj ka për tuar nga një rrëmujë në zonë pas një harkimi nga e djathta duke kërcyer mbi mbrojtjen bardheblu dhe dërguar topin në rrjetë. Pas golit Partizani u kthe në administrim të re-zultatit, ndërsa Tirana tentoi disa herë me Cotën dhe Kara-becin për të barazuar shi-frat, por vendasit u treguan mjaft të saktë në mbrojtje. Vlen të theksohet interesimi mjaft i madh i tifozerisë së dy kampeve në këtë ndeshje që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme duke har-ruar edhe vuajtjet në mo-mentet e futjes në stadium. Ndërsa pas kësaj ndeshjes Partizani ngjitet në kuotën e 14 pikëve duke qenë një pikë

larg vendit të parë që e mban Skënderbeu, teksa Tirana en-det në vendet e fundit. Ndërsa bilanci i derbit është 54 tore për Partizanin, bardheblutë kanë 42 tore dhe 40 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Në prag të ndeshjes në ambientet e stadiumit kombëtar është krijuar një rrëmujë dhe kaos duke vonuar edhe për disa minuta hyrjen e tifozëve në stadium. Policia po kontrollonte në imtësi cdo tifoz për sendet e ndaluara që mund të kishin me vete. Partizani dhe Tirana e kanë nisur mjaft mirë ndeshjen. Ekipet mundoheshin që ta mbanin sa më lart që të ishte e munguar kundërshtarin nga porta e tyre duke e përqen-

druar lojën në mesin e fushës, që kishte për strategji nga dy ekipet pasimet e sakta vertikale dhe shkëputjet e

shpejta nga krahët për të zë-nën në befasi kundërshtarin. Tirana rrezikon Cotën dhe Karabecin, por edhe Semedo përqiet që të zërë në befasi mbrojtjen e kuqe. Ndërsa Partizani që është pritësi i derbit kontrollon lëvizjet e kundërshtarit dhe tenton me Hyshmerin dhe Mitrajn, por që nuk tregohen të saktë para portës. Në pjesën e dytë është Tirana në llim që ka një rast të dyshimtë. Minuta

e 48-të është e diskutueshme ndërhyrja e një mbrojtësi të Partizanit ndaj Cotës me takë të ngritur lart. Në minutën e 54, Karabeci lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, duke sjellë panik për të kuqtë. Por Partizani përgjigjet me rastin e 57 duke shënuar dhe mbyllur ndeshjen. Tifozët e Partizanit kanë vijuar fes-timet për toren deri në orët e vona të mbrëmjes në rrugët e kryeqytetit.

SPORT

Në pjesën e dytë është Tirana në llim që ka një rast të dy-shimtë. Minuta e 48-të është e diskutueshme ndërhyrja e një mbrojtësi të Partizanit ndaj Cotës me takë të ngritur lart. Në minutën e 54, Karabeci lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, duke sjellë panik për të kuqtë

PRTENDIMI

Pamje nga ndeshja Partizani-Tirana

Page 27: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

27E diel, 13 tetor 2013

FJALEKRYQI SPORTIV

FJALEKRYQI PA SKEME

HORIZONTAL1. Ngrihet mbi piedestal. -Inicialet e Petrarca-s.-Një mund të jetë pushimi.2. Janë periodike me revistat -Jan shtëpi dy- tre katëshe. -Mbyllin komentin.3. Rrjeshtohen në kuvertë. -Janë halle, probleme.4. Eshtë lloj papagalli. -Inicialet e Rohmer. -Drejtohen nga abatë.5. Eshtë tuesi i ngushëllimit. -Rossi në MotoGP.6. Janë në skaje. -Të egër dhe të fortë. -Në kryr të kryesisë.7. Janë si halla -Marin shkrimtar.8. Power, ish- e Al Bano-s. -Nafta e Shell. -Fillojnë panikun.9. Ulan.. kryeqytet i Mongolisë. -Një peshk... i rëndë. -Inicialet e Neëman. -Stërmilli që qe shkrimtar.

10. Janë defekte në bord. -Canetti shkrimtar. -Grirë pa ku j. 11. Jep alarmin. -Ai dhe ajo. -Një version i FIAT.12. Rubinstein që qe balerinë. -Emri i Bismarck. -Këtë natë. -Mbyllin kuvendin.

VERTIKAL1. Janë zonja që hanë gurë. -Eshtë zë i trashë.2. Ishte mbret i elfëve. -Morse aktor.3. Bëjnë stil të lirë. -Reid aktore.4. Tutat pa ekstreme. -Eshtë përkujdesja e babait.5. Josa trainer -Qytet Italian.6. Nuk ka akoma një bebe. -Hansk aktor.

D A F A T E T L E V D A T A TI C I L I N I C O T A N I T AK O I D E T E S K T P O RA B E T A R E M A D A M E A N GS U L N O M I L A N I N T E RT R I S R O N A L D R A L G AE N O K C A L A M A I A RR T R U A L L O I L A N T II E I N F A R S L E P A D I A

D E B I T O R C A T F R E V MD E R E K G A B I M C M A R I OI N A T E T A S I A U R U E W

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME

D U R O S S P S D R A M O SP A D Q E N I N I S PA M R D E R M A N I I K E RR I O F E R D I N A N D I L E

Z L A T A N I B R A H I M O V I C DS E R G I O A G U E R O O O D D IH M A Z L O T K V K RI A N A A D I D E A L E A

M N E N Z O M U R R A Y KA E L I A L I K A S E

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

S A P P I L E P A O KH R H E M O F I L I K EK P O L I T I K A N E TO P E R A T I K E T RP I L A T I A B I F I

K O C M S A N T AH P I K E E N I L KE M O A T P A A L OK O N T I U F E R I CU R E M I L I O N I KB A Z A L L A N E E AA L I E N A T L E T E T

DASHI DEMI BINJAKET GAFORRJA

LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

14N 3 O 5 T 4 A 4 10 17 12 4 13

3 12 6 13 4 8 4 1 6 4 4

5 6 12 4 14 6 15 2 13 5 6 12

3 16 2 1 2 5 6 7 9 5 1 9

1 1 9 17 4 4 14 2 6 1

6 1 13 4 5 6 4 4

17 18 19 13 16 2 5 13 9 11 6

4 8 2 4 5 2 5 5 4 14 10 19

10 6 4 14 4 1 3 13 13 1 2 1

14 14 5 6 3 4 5 8 2 5 2

5 4 8 2 12 11 2 1 19 18 2

3 1 9 13 6 4 3 8 4 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

DUHET TË NXINI 33 KUTI

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11 12 13 14 15 16

17 18 19

20 21 22 23 24

25 26 27 28 29 30 31 32 33

34 35 36

37 38 39

40 41 42 43 44 45 46 47

48 49 50 51 52 53 54

55 56

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV

HORIZONTAL1. Lattek traimer gjerman.4. Fillojnë sefte.5. Kubica pilot.11. Menez te PSG.14. Schiavone, teniste italiane (inic).16. Gomez bomber gjerman.17. Zinedine që thirrej Zizou.18. Gjysmë mohimi.19. Në atrë vend.20. Luis te Liverpool.23. Diftong në teori.25. Williams teniste.30. Personazhi në foto.33. Kush nuk di... mbytet.34. Sivori që qe as i futbollit.35. Personazhi në foto.37. Räikönen pilot.38. Sebino te Skënderbeu.40. Mbyllin një simbol.41. Në krye të kryesisë.43. Alesi ish-pilot.46. Në fund të ndeshjes.48. Shllaku ish

mesfushor i Partizanit.50. Carol aktore.51. Dream... siç thirret përfaësuesja USA e NBA.

VERTIKAL1. Eshtë mineral... në shishe.2. Një Nevil trainer.3. Eshtë X ajo e sulmit.4. Hidhet një për të parë.6. Roman pa llime pa fund.7... Borisov, skuadër bjelloruse.8. Bogdani bomber.9. Rrihet pa çifte.10. Fillojnë tokëzimin.12. Mbeten në fund.13. Janë djem në... basket.14. George ish-kampion i ringut.15. Eshtë kallauzi i Himalajeve.17. Gjysmë zanati.18. Juan te Chelsea.

21. Union Ndërmjetës Lokal.22. Jaë tek në zarfa.24. Pak stabilitet.25. Kushta që qe bomber.26. Sanchez ish tenist.27. Memoria në computer.28. Lamela te Roma.29. Agjenci e njohur lajmesh (sigla).30. Stam ish-mbrojtës holandez.31. Organizma Ndihmëse Kombëtare

32. Hyrë në qendër.36. Role pa zanore.42. Drama pa ku j.44. Mbetet në fund.45. Agjenci Operative Tiranë.46. Ente Prodhuese Mat.47. Qendër mësimi.49. Ndal në ku j.51. Inicialet e Pasteur.52. Fillojnë titrat.53. Diftong poetik.54. Inicialet e Asimov.

I KRIPTOGRAFUAR SUDOKU

Rutina ne jetën tuaj ne çift do marre fund gjate kësaj dite kështu qe edhe emocionet do jene me te mëdha. Do provoni eksperienca te reja me partnerin dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Be-qaret do llojnë te ndiejnë shume për një mik te hershem.

Ka shume mundësi te përballeni me zhgënjime te shumta sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i kërkoni partnerit gjera te pamundura. Dita nuk do jete aspak e mire. Be-qaret duhet te tregohen ashtu si janë me per-sonat qe do takojnë dhe jo ashtu si duhet te ishin.

Aventurat me persona te tjerë do iu joshin pa mase gjete kësaj dite dhe ka gjasa qe ta tradhtoni atë qe keni ne krah. Do mendoni vetëm për emo-cionet e momentit dhe kjo do shkatërroje gjithçka qe kishit ndërtuar deri me sot. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Ata qe kane pasur mos-marrëveshje kohet e fundit ka mundësi te kalojnë një krize goxha te vështirë gjate kësaj dite, ndërsa ata qe kane pasur një lidhje te qete do vazhdojnë te ndihen mire pranë atij qe dashuro-jnë. Beqaret do kenë takime impresionuese ne momen-tin qe me pak e presin.

Ne jetën tuaj ne çift do kor-rni atë qe keni mbjelle për gjithë këtë kohe. Ju e dini me mire situatën qe keni krijuar dhe sigurisht qe e parandieni se çfarë mund te ndodhe. Beqaret nuk do jene te privilegjuar dhe nuk do mund te realizojnë dot takimet qe kane ëndërruar.

Do bashkëpunoni pa fund sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do ngrohet se tepërmi. Te dy do bëni gjithçka qe te ndiheni sa me mire shpirtër-isht. Beqaret do jene me te shpërqendruar se kurrë dhe nuk do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër.

Venusi do e mbroje nga çdo gjë jetën tuaj ne çift sot dhe do përjetoni emocione te fortave një mjedis plot ngjyra. Nga ana tjetër re-alizmi nuk do ju mungoje. Beqaret do kalojnë një dite me te bukur dhe me plot takime. D e kenë ata te drejtën e zgjedhjes.

Do jeni shume impulsive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund t’iu çoje drejt problemeve te mëdha. Nga ana tjetër mundohuni te jeni sa me realiste. Edhe beqaret do përballen me zhgënjime sepse kane ëndërruar me shume sesa duhet.

Jeta juaj ne çift do jete me e ngrohte sot sepse te dy do përkujdeseni për njeri-tjetrin dhe do e përkrahni për gjithçka personin ne krah. Beqa-ret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj nëse duan te gjejnë shpirtin binjak. Thjeshtësia dhe sinqeriteti do ishin ideale.

Kjo dite do jete shume me e favorshme për beqaret sesa për ata qe ane tashme ne një lidhje. Nuk do mun-gojnë takimet interesante, por për disa do ketë edhe dashuri me shikim te pare. Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni me liberale dhe me tolerante me atë qe keni ne krah.

Kësaj here ju do rizgjoheni dhe do e kuptoni se e keni lënë pas dore partnerin. Merrni sa me shpejt masa, përgatisni surpriza dhe bëjeni atë qe te ndihet ser-ish i dashuruar. Beqaret nuk do jene te sigurte për ata qe duan te bëjnë dhe kjo do i pengoje te dalin neper takime.

Dite jo vetëm pozitive, por e mbushur edhe me momente shume te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzo-jeni deri ne maksimum sepse ndjesi te tilla rralle here mund te provoni. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe shar-mante. Mundësitë për te marre propozime do jene te panumërta.

7. Rrjetë në tenis. -Janë cilësi.8. Markë pistolete -Eshtë qendra. -Fillojnë normalisht. -Qendër në kaos.9. Organizojnë atentate në Kandahar.10. Afërdita ndryshe. -Artikulli para Vegas.11. Eshtë bamirës, njeridashës.12. Eshtë baltë për modelim.

13. Adriana aktore. -Artikull spanjoll. -Susta pa zanore14. Janë si dhoma të vogla. -Fillojnë detyrën.15. Gjysmë erotik. -Shkruhet në janar16. Janë legjendat. -Vrau Hektorin.17. Ku zojnë pronën. -Eshtë fytyra. -... Maiden rockband.

Page 28: INTERVISTA EKSLUZIVE INTERVISTAEK / Dritëro Agolli À “ME ... · 2 E diel, 13 tetor 2013 NDËRSA À et për çmimin që përkon edhe me 82-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli,

28 E diel, 13 tetor 2013

Cyan magenta yellow black

LAJMENGA BOTA

Departamenti i Marketingut:Cel: +355696060419

[email protected]

Shpërndarja:

Saimir Zenelaj cel : +355696060418cel : +355696088847

• Alba MallteziDrejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BashaDrejtore e Shqiptarja.com

• Genc KondiZv.Kryeredaktor

Design: Altin AliajGenti Manelli

Website: Suela Gera

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Aktualitet: Jonida AliuEkonomia: Genc Kondi

Sociale: Esmeralda KetaKulturë: Admirina PeçiPolitika: Jakin Marena

* Paketat janë pa limit. Instalimi ofrohet falas.Çmimet janë të vlefshme për parapagimet 1 vjeçare. TVSh e përfshirë në çmim.

ju sjellim lumturinë cdo stinë

* * * * *

Paketat Fibër Optike

Shpejtësia 1 Mbps 2 Mbps 6 Mbps 8 Mbps 50 Mbps

Cmimi 900 Lekë 1,200 Lekë 1,400 Lekë 2,000 Lekë 5,500 Lekë

[email protected]

Rr. Ismail Qemali, ish Blloku. TiranëTe l : 0 4 43 0 0 1 2 3

ADSL 2+

Kosovë, akreditohen 7.000 vëzhgues për zgjedhjetPër vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor, janë akredituar 7029 vetë, ka njoftuar mbrëmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këta vëzhgues i përfaqësojnë katër parti politike, dy organizata ndërkombëtare dhe një ambasadë. Anëtarë të Komis ion i t Qendro r të Zgjedhjeve e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme praninë e vëzhguesve në zgjedhje, që mbahen në 38 komuna në Kosovë. Zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë, për të parën herë, pritet të shtrihen edhe në pjesën veriore të Kosovës, të banuar nga shumë qytetarë me kombësi serbe.

Kryeministri serb takon shqiptarët e Preshevës Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, pas kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, takuan kryeministrin serb, Ivica Daçiç. Në një delegacion të gjerë, shqiptarët shkuan për të kërkuar të drejtat e tyre dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve të jugut të Serbisë. Qeveria e Serbisë u ka premtuar se të gjitha ministritë do të merren me problemin e tyre, do të ketë takimeve punuese dhe çdo tre muaj takime në qeveri. Problemi i parë, sipas zyrtarëve serbë është shëndetësia, ndërkaq shqiptarët presin që qeveria të heqë pagesën e siguracionit për makinat nga Kosova drejt Serbisë.

Ende pa zgjidhje ngërçi financiar në SHBAShtëpia e Bardhë tha dje se ende nuk është arritur marrëveshje me republikanët në Kongres për një zgjidhje mbi buxhetin, për të rihapur qeverinë federale dhe për të rritur nivelin tavan të borxhit. Presidenti Obama u takua me republikanë të Senatit dhe mbrëmë vonë i bëri një telefonatë Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner për të diskutuar përparimin në negociata. Sekretari i shtypit për Shtëpinë e Bardhë Jay Carney dhe zyra e zotit Boehner thanë se të dyja palët mendojnë që bisedimet duhet të vazhdojnë.

Edhe 30 të mbytur në Kanalin e SiçilisëTë paktën 211 persona u shpëtuan pas mbytjes së një tjetër varke të madhe dje në Kanalin e Siçilisë, mes Lampeduzës dhe Maltës, ndërkohë që 34 të tjerë humbën jetën, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë. Nuk dihet ende numri i të zhdukurve. Në varkë ndodheshin mbi 250 persona, sipas të mbijetuarve. Nuk është bërë ende e mundur një bilanc i saktë i tragjedisë së fundit pasi njësitë e Rojes Bregdetare, të asaj Financiare dhe të Marinës Ushtarake qëndruan në gaishmëri për ardhje të mundshme të varkave të tjera drejt Lampeduzës.

Rasmussen: Emri pengon Maqedoninë në NATOSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë një vizite zyrtare në Athinë, tha se negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nuk mund të nisin pa u zgjidhur më parë çështja e emrit. Gjatë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm grek, Rasmussen deklaroi se NATO ka marrë një pozicion të qartë në takimin e vitit 2008 në Bukuresht. Ai gjithashtu shprehu shpresën se gjatë presidencës së ardhshme greke të BE, bashkëpunimi midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të mbetet një çështje e madhe. “Të dyja organizatat duhet të shfrytëzojnë potencialin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur dhe në mënyrë sa më efektive”, deklaroi Rasmussen.