16
KLLOKOT-VËRBOC KOMUNA E KLLOKOTIT-VËRBOCIT Investo në

invest book kllokot alb - kiesa.rks-gov.net · bukur të rrethuar me qytete të mëdha të Kosovës dhe për të ofruar potencial të madh për qytetarët e saja dhe qytetarët përreth

  • Upload
    vananh

  • View
    219

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KLLOKOT-VËRBOCKOMUNA E

KLLOKOTIT-VËRBOCIT

Investo në

2

Për hollësi tjera të kontaktit, na vizitoni në: h ps://kk.rks-gov.net/klloko

Faqosja dhe dizajni:www.rrota.com

KLLOKOT - VËRBOCInvesto në

3SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Gjilan/Gnjilane

Klokot-VrbovacKllokot-Vërboc

Ferizaj/Uroševac

Prizren/Prizren

Mitrovicë/Mitrovica

Prishtinë/Priština

vac

4

Komuna e Kllokotit/Vërbocit është njëra prej komunave të reja në Kosovë, pas procesit të decentralizimit. Kllokoti/Vërboc ka një të

ardhme të ndritur me lokacion atraktiv premtues brenda territorit të Kosovës. Kjo është një përparësi e vlefshme që do të sjell përfi time në të ardhmen, por po ashtu ballafaqohet me një shteg të mbushur me pengesa dhe sfi da potenciale. Është nder dhe rast i shkëlqyer për mua si lideri dhe stafi n tim, për të ndjekur praktikat më të mira për të administruar në mënyrë efi kase për ta promovuar këtë vend të bukur të rrethuar me qytete të mëdha të Kosovës dhe për të ofruar potencial të madh për qytetarët e saja dhe qytetarët përreth.

Kllokoti/Vërboci i ka tri avantazhe relative: resurset natyrore, burimet e ujit mineral dhe tokë të përshtatshme për rritjen e të gjitha llojeve të drithërave. Këto tri avantazhe do të jenë shtylla e orientimit të ardhshëm për zhvillimin e kësaj komune, drejt së cilës qeveria jonë do ta orientojë energjinë e saj. Resurset minerale me veti shëruese dhe burimet termale, malet përreth dhe klima relativisht e butë e bën Kllokotin/Vërbocin me potencial për t’u bërë rajon turistik me përfi time fi nanciare në Kosovë. Duke e pasur këtë parasysh, ne, si qeveri komunale, jemi të obliguar të kemi përkushtim të lartë për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës me fokus në këto fusha:

Investim në fabrikat e ujërave minerale të Kllokotit që janë dësh-muar të jenë profi tabile dhe që ofrojnë mundësi për punësim;

Taksa të volitshme për bizneset fi llestare dhe bizneset që punësojnë numër të madh të punëtorëve;

Administratë efektive; Shërbime të mira civile; Strategji të duhur për zhvillim ekonomik; Krijimi i një çasjeje nacionale të marketingut për turizëm rural

dhe për banjë termale; dhe Strategji e përgjithshme për shfrytëzimin maksimal të potencialit

të popullatës së re.Kohëve të fundit, përmes ndihmës së donatorëve tonë ne jemi të fokusuar në identifi kimin e lokacioneve për mundësi në investimeve që janë në dispozicion të investitorëve potencialë përmes procedurave më të thjeshta administrative, komunikimit mbështetës me institucionete qeverisë nacionale dhe lidhjet me furnizuesit lokalë. Përkushtimi ynë për zhvillim ekonomik lokal është i palëkundur; është dëshira ime që të shoh rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

Përmes partneriteteve të punës dhe ndryshimeve progresive, të gjitha synimet tona të mësipërme mund të arrihen dhe Kllokoti/Vërboci mund të bëhet komuna më e mira nga të gjitha komunat – një komunë, ku të gjithë qytetarët mund të thonë me krenari se kemi ardhur në një vend të bekuar ku mikpritja, rekreacioni dhe shëndeti burojnë natyrshëm!

Z. SASA MIRKOVICKryetar i Komunës së Kllokotit/Vërbocit

Parathënie nga kryetari

5Të dhënat mbi vendin

Kosovo Evropa juglindore, zemra e Ballkanit, zona kohore GMT+1.

Pozita gjeo-strategjike: në udhëkryqin e korridoreve evropiane 7 dhe 10 – lidhja kryesore në mes të Evropës dhe Azisë.

Pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Katër vende fqinje: Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi.

Territori: 10,887 km2 –rrethuar me male dhe e ndarë në dy nënrajone të madhësisë dhe popullsisë së ngjashme, tokë e rrafshët,

Klimë e butë kontinetale, temperaturat mesatare: në janar -5°C në qershor 24°C me të rreshura të volitshme.

Kosova paraqet njërën prej kushteve më të favorshme për biznes në rajon. Bazuar në Indikatorët e raportit për të bërë biznes i Bankës Botërore, Qeveria e Kosovës ka bërë një iniciativë për reformë të thellë për të përmirësuar mjedisin biznesor. Për të qenë më specifi k, Qeveria ka:

Hequr lejën e biznesit

Zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për import-eksport

Hequr taksën për regjistrimin e biznesit për të gjitha bizneset

Hequr depozitimit e kapitalit themelues për kompanitë me përgjegjësi të kufi zuar (SHPK)

Ngritur mbrojtjen e investitorëve.

6

Komuna e Kllokotit/Vërbocit ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, me një sipërfaqe prej 23.4 km2. Pozita e saj

gjeografi ke është e përshtatshme dhe e qasshme për të gjithë qytetet tjera dhe rajonin përreth Kosovës.

Komuna e Kllokotit/Vërbocit rrethohet nga komuna e Gjilanit, Ferizajt, Parteshit dhe Vitisë si komunë e saj amë.

Territori i komunës së Kllokotit/Vërbocit karakterizohet me një peisazh të rrafshët dhe është i njohur për aktivitete bujqësore dhe vende arkeologjike.

Në bazë të regjistrimit më të fundit (2011), numri total i popullsisë në komunën e Kllokotit/Vërbocit është 2,551 qytetarë. Komuna përbëhet prej komuniteteve të ndryshme etnike.

Komuna e Kllokotit/Vërbocit është komunë e re me administratë progresive e gatshme që dukshëm t’i shtyjë para projektet për zhvillim ekonomik për të përmirësuar shërbimet për qytetarët e saj.

Duke matur arritjet e administratës aktuale, ne kemi kapacitete të dalluara të një popullsie të re dhe premtuese përmes:

Avancimit të kujdesit shëndetësor;

Hapësirave të edukimit profesional;

Bashkëpunimit tolerant në mesin e komuniteteve (shqiptar, serb të Kosovës, romë etj.);

Sigurimit të infrastrukturës themelore në disa fshatra;

Mikpritjes shumë të mirë të popullsisë lokale;

Infrastrukturës rrugore të modernizuar ;

Mirëmbajtjes së përmirësuar dhe heqjes së mbeturinave;

Ndriçimit publik;

Realizimit të projekteve të ujit në lumenjt me resurse të peshkut;

Lokacioneve të mira për aktivitete rekreative;

Ushqimit tradicional dhe specialiteteve lokale;

Çasje sstrategjike për mbledhjen e frutave të malit me çajëra të ndryshme bimore;

Rinisë së interesuar në zhvillimin e turizmit rural; dhe

Pikave dhe ndërtesave të tjera arkeologjike.

Profi li i Komunës

7

8

9

Qeverisja lokale në Komunën e Kllokotit/Vërbocit përbëhet prej dy organeve: Kuvendi Komunal (organi legjislativ) –

institucioni më i lar të i qeverisë lokale, i cili përbëhet nga një plenum i komisioneve të përhershme; dhe komuna, si organ ekzekutiv, që përbëhet prej zyrës së Kryetarit, drejtorëve komunalë dhe stafi t.

Kryetari është ekzekutivi më i lar të i komunës që zgjedhet drejtpërdrejt nga vota e popullit për mandat katërvjeçar –që do të thotë që zgjedhjet lokale organizohen çdo katër vite në bazë të kornizës legjislative.

Kryetari aktual i Komunës së Kllokotit/Vërboc është z. Sasa MIRKOVIC.

Kuvendi Komunal përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarëve,

dhjetë prej tyre janë nga komuniteti serb i Kosovës dhe pesë prej tyre janë shqiptar.

Njëra prej njësive të rëndësishme që operon në komunë është Drejtoria për Bujqësi. Kjo zyrë është e plotësuar me staf të një ekipi të trajnuar dhe proaktiv që ofron mbështetje të plotë për bujqësinë dhe bizneset, fermerët në komunë, duke fi lluar nga shërbimet e regjstrimit të biznesit deri te mbështetja e plotë e investitorëve.

Përveç kësaj, komuna ka themeluar një Asociacion Bujqësor të Kllokotit/Vërbocit, një institucion i pavarur përgegjës për promovimin, mbështetjen dhe zhvillimin e industrisë së bujqësisë. Po ashtu, organizatat e shoqërisë civile janë të shumta dhe aktive që efektivisht kontribuojnënë fusha të ndryshme për këtë komunë të vogël.

Administrata Komunale

10

Historikisht, territori i komunës së Kllokotit/Vërbocit ka qenë i populluar që nga shenjat e para të njerëzimit. Komuna e

Kllokotit/Vërbocitështë çmuar që prej kohëve të lashta. Historia dhe vlera e saj tregohet në mite dhe legjenda. Në bazë të njërës prej tyre, legjionarët romakë rastësisht zbuluan vetitë shëruese të ujërave termale-minerale në komunën e Kllokotit/Vërbocit. Derisa kalonin nëpër këtë zonë, ata hasën një kalë të bardhë të molisur nga lufta, duke u përpëlitur në ujin e baltosur të kënetës. Pak më vonë, duke u kthyer andej pari, këta ushtarë e panë përsëri të njëjtin kalë përsëri, tani plotësisht i këndellur dhe në gjendje shumë të mirë.

Natyra e saj ofron mundësi kryesisht për bujqësi, por ka edhe potencial për burime të ujërave minerale, dhe janë të nevojshme shumë aktivitete të tjera që kontribuojnë në këtë zonë. Për arsye të resurseve të ujërave minerale natyrale, komuna e Kllokotit/Vërbocit ka një avantazh shumë të madh konkurrues. Kllokoti/Vërboci është i pasur në burime të ujërave minerale termale temperatura mesatare e të cilave është 38°C. Ky ujë ka efekte të dobishme për pacientët që vuajnë nga reumatizmi, ishiasi, sëmundjet e sistemit nervor, sëmundjet e lëkurës, sëmundje të diarresë, sëmundjet kardiovaskulare, gjendjet post-traumatike, kështu që fusha e parë për t’u fokusuar është zhvillimi i turizmit të banjës.

Komuna ka fi lluar mbushjen e ujit minerale dhe punëtoritë “AS process” që prodhon pajisje për përpunim, sikurse llampa UV për të kontrolluar cilësinë bakteriale të ujit, foli për mbështjellje etj. “AS Process” aktualisht punëson pesë punëtorë të kualifi kuar.

Përveç sektorëve të bujqësisë dhe prodhimit industrial, në Komunën e Kllokotit/Vërbocit ka disa kompani të rëndësishme turistike që janë dhe mund të jenë forca kryesore shtytëse prapa rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Në komunën e Kllokotit/Vërbocit janë zhvilluar me sukses dy subjekte ekonomike që veprojnë në sferën e turizmit, “Nëna Naile” dhe “Banja e Kllokotit”. Përveç kësaj, është edhe një banjë e vogël, e cila është një ndërmarrje invididuale, që tregon potencialin për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Tani, potenciali i turizmit në masë të madhe është i pashfrytëzuar, dhe ka mundësi për të zhvilluar këtë në të ardhmen.

Një aktivitet tjetër ekonomik që ka potencial dhe që është i pranishëm në territorin e Kllokotit/Vërbocit është përpunimi i drurit dhe prodhimi i mobiljeve, në shkallë të vogël, dhe prodhimi serik. Për shkak të pranisë së resurseve të rëndësishme natyrore (druri) rreth komunës së Kllokotit/Vërbocit kjo është një perspektivë e madhe për aktivitet ekonomik. Janë disa prodhues të vegjël të mobiljeve, megjithatë tregu është i dobët.

Burimet natyrore, turizmi, përparësitë konkurruese

11Burimet natyrore, turizmi, përparësitë konkurruese

Bujqësia është degë parësore ekonomike në komunën tonë, e cila, në të ardhmen, do të fuqizohet madje edhe më shumë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Vendosja nën mbrojtje e tokës cilësore bujqësore dhe zhvillimi i bujqësisë është prioritet.

Pemëtaria dhe mbjellja - pemët dhe perimet nën prodhimin bujqësor si dhe bimët postindustriale do të shënoj shkallën më dinamike të rritjes. Kjo ka të bëjë me krijimin e kushteve për shtimin e plantacioneve të sektorit privat me fi dane dhe pemishte. (molla, dardhë, kumbulla, qershi etj) dhe fruta të vogla (mjedër, lajthi, dredhëza, kaça, fruta arrore, kulumria dhe bimë të tjera mjekësore) dhe ndërtimi i serrave, zgjerimi dhe modernizimi i atyre ekzistuese (perime gjatë tërë vitit) që mund të bëhet në tokë me cilësi të lartë.

Bagëtia - bazuar në kushte shumë të favorshme natyrore dhe kushte të tjera, prodhimi i nënprodukteve të qumështit dhe mishit është sektori me rritje më të shpejtë. Shtimi i fondit të bagëtisë dhe përmirësimi i sorteve të kafshëve, sidomos për mish dhe qumësht, në kontekst të zhvillimit të bagëtisëduhet të kontribuojë në ngritje të madhe në bagëti të trashë, dele, dhi, derra etj.

Agro-turizmi mund të ofrohet nga fermerët për të gjeneruar të hyra shtesë. Turistët mund ta përjetojnë jetën e fermës dhe të kënaqen me një varg të produkteve dhe specialiteve origjinale lokale.

12

Bazuar në draft Strategjinë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme në komunën e Kllokotit/Vërbocit,

janë identifi kuar këta sektorë si prioritete për tërheqjen e investimeve:

Prodhimi bujqësor

Prodhimi dhe mbushja e ujit mineral

Turizmi i banjës

Përpunimi i drurit.

Mundësitë për Investim

13

Në Komunën e Kllokotit/Vërbocit, ekziston një numër i konsiderueshëm i kishave dhe xhamive në vendbanime të

ndryshme të komunës. Në komunën e Kllokotit/Vërbocit janë katër kisha ortodokse dhe një xhami.

Kisha Shën Petar dhe Pavle Kisha shën Teodor në Mogillë

Trashëgimia kulturore e Komunës

14

Ka mundësi të mira për të zhvilluar një varg i aktiviteteve kulturore dhe sportive përmes organizatave rinore. Janë dy

ekipe futbollistike, si dhe shoqëri kulturore dhe artistike që ndjek traditën e kulturës dhe folklorit të komunës. Edukimi është në nivel të kënaqshëm. Janë tri shkolla kryesore: njëra është në shqip dhe shkollat e mesme në gjuhën serbe me disa drejtime.

Me rastin e festimit të shën Perthit dhe shën Paulit të qytetit më 12 korrik komuna e Kllokotit/Vërbocit organizon maskaradën “baba i deda”. Gjatë ceremonisë ka manifestime rinore me muzikë tradicionale në oborrin e shkollës fi llore “Sveti Sava”. Ky aktivitet mbahet çdo javë dhe tradicionalisht bashkon të rinjtë nga komuna e Kllokotit/Vërbocit dhe komunat përreth.

Cilësia e jetesës

Ky bo m është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Inicia vës për Komuna Demokra ke dhe Efek ve në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë bo m nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.