44
Udhëzues për Biznes dhe Investime në Han të Elezit kk.rks-gov.net/hanielezit Investo në Han të Elezit

Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

Udhëzues përBiznes dhe

Investime nëHan të Elezit

kk.rks-gov.net/hanielezit

Investo në

Hantë Elezit

Page 2: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

2

Page 3: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

I. HYRJE i

II. FJALAEKRYETARIT 2

III. PROFILIIKOSOVËS 6-7

Profil i shkurtër i Kosovës 6

Harta e Kosovës 7

IV. PROFILIIHAnITTËELEzIT 10

V. MUnDËSITËPËRInVESTIME,SEKTORËTDHEFUSHAT 14-15

Bujqësia dhe Blegtoria 14

Turizmi Kulturor 14

Burimet Natyrore 15

VI. KARAKTERISTIKATDHEPOLITIKATSTIMULUESEqËEbËJnË ATRAKTIVInVESTIMInnËKOMUnËnEHAnITTËELEzIT 18-19

VII. THEMELIMIInJËbIznESI 22-23

Regjistrimi i Biznesit 23

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e një biznesi 23

VIII. TATIMETDHELEGJISLACIOnIRELEVAnT 26-30

Investimet e huaja 26

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave 26

Tatimi në të Ardhurat Personale 27

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 28

Tatimi i Mbajtur në Burim 29

Standardet e kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit 29

Sistemi Doganor 30

Marrëdhëniet e Punës 30

IX. VEGËzAMERËnDËSI 34-35

Permbajtja

i

Page 4: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të
Page 5: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

Qëllimi i këtij udhëzuesi është të informojë investitorët dhe

komunitetin e biznesit për mundësitë e shkëlqyera që ofron

Hani i Elezit për investime dhe zhvillim të veprimtarive të

ndryshme të biznesit. Duhet patur parasysh se informatat

në këtë udhëzues janë të natyrës së përgjithshme infor-

mative dhe, si të tilla, jo detyrimisht mbulojnë tërësinë e

specifikave dhe aspekteve të të bërit biznes në Han të Elezit.

Ky udhëzues është konceptuar si një përmbledhje e disa

prej çështjeve kryesore me interes për komunitetin e bizne-

sit dhe investitorët potencial. Zbatimi i udhëzuesit është bërë

nga Foundation Kosovo- Luxembourg dhe është përpiluar

nga Zagragja & Associates. Zhvillimi i këtij udhëzuesi është

ideuar nga Komuna e Hanit të Elezit ndërsa është financuar

nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropi-

ane e Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut —

nëpërmjet Foundation Kosovo-Luxembourg.

Korrik 2016 - Hani Elezit, Kosovë

I. Hyrje

i

Page 6: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

2

Të nderuar investitorë,

Është privilegj i veçantë t’ju prezantoj mundësitë e shkëlqyera

për investime të cilat i ofron komuna jonë. Hani i Elezit ka

rëndësi të posaçme ekonomike për shtetin e Kosovës, duke

shërbyer si urë lidhëse me rrugët kryesore tregtare të rajonit.

Shumica e projekteve kapitale infrastrukturore me rëndësi

për zhvillimin ekonomik të vendit ndërlidhen me territorin e

komunës. Kjo përparësi krahasuese e komunës sonë përbën

edhe një mundësi unike për investitorët. Vendndodhja

gjeografike e komunës së Hanit të Elezit është ideale për investime në sektorin e

tregtisë. Ndërkaq klima e favorshme për produkte bujqësore, trashëgimia kulturore, pei-

zazhet magjepsëse natyrore, si dhe resurset e shumta nëntokësore ofrojnë mundësi të

shkëlqyera për investime në zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese industriale, por edhe

për krijimin e industrive tërësisht të reja. Suksesi jetëgjatë i projekteve të mëdha indus-

triale në komunën tonë, siç është rasti i zonës industriale rreth prodhimit të çimentos,

dëshmon për potencialin e madh ekonomik të kësaj komune si dhe për kapacitetin dhe

përvojën tonë shumëvjeçare në bashkëpunim me investitorë seriozë.

Zgjerimi i kapaciteteve të tanishme industriale si dhe krijimi i industrive të reja në Han

të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është

jetik edhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Andaj, ne konsiderojmë

se e kemi për detyrë që potencialin ekonomik dhe zhvillimor të komunës sonë ta bëjmë

realitet. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat dhe stimulimi i

investimeve është i domosdoshëm për t’i arritur qëllimet tona. Për këtë arsye, Komuna

e Hanit të Elezit në vazhdimësi ka përpiluar politika stimuluese për sektorin privat.

Taksat komunale kanë një trend uljeje duke filluar nga viti 2009. Praktika e politikave

stimuluese do të vazhdojë edhe më tutje.

Ne e kuptojmë më së miri se krijimi i kushteve të mira për aktivitete afariste është i

domosdoshëm për të shfrytëzuar potencialin ekonomik dhe burimet e komunës sonë.

Prandaj, ne si përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezit, jemi plotësisht të përkushtuar

në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për zhvillim të sektorit privat. Përveç

heqjes së pengesave administrative, ne jemi të fokusuar edhe në përpilimin e politikave

stimuluese për biznese të reja bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ne ju mirëpresim në komunën e Hanit të Elezit dhe mbesim të përkushtuar në ofrimin

e kushteve ideale për investime dhe në zhvillimin e aktivitetit afarist për sektorin privat

në përgjithësi.

Sinqerisht,

RufkiSuma,Kryetar, Komuna e Hanit të Elezit

II. Fjalaekryetarit

Page 7: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

3

Page 8: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

4

Page 9: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

5

Profili i KosovësQendra e qytetit, Hani i ElezitKorrik, 2016

Page 10: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

6

Sipërfaqja 10,908 km²

Popullsia 1,820,631

Kryeqyteti Prishtina

Vendndodhjagjeografike Kosova është e vendosur në Ballkan. Kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë

DestinimiitokësnëKosovë

• 53 % agrikulturë• 41 % pyje• 1% ujë• 5% të tjera (infrastrukturë dhe zona urbane)

Përbërjaetnike• 90 % Shqiptarë• 5 % Serbë• 5 % Të tjerë

Kategorizimiipopullatës• 42 % urbane• 58 % rurale

Legjislacioni

Legjislacioni i Kosovës tashmë është në harmoni me atë të BE-së.Legjislacioni në fuqi përfshin:• Ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;• Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm gjatë Misionit të Përkohshëm të

Kombeve të Bashkuara në Kosovë;• Ligjet në fuqi në Kosovë të datës 22 mars, 1989

Çdo ligj është në dispozicion në gjuhët angleze, shqipe, serbe dhe mund të gjendet në formë elektronike në:

www.assemblyofkosovo.org

Valuta Euro (€)

SektoriFinanciarDy sisteme të nivelit bankar të përbëra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, nëntë banka private, 13 kom-pani të sigurimeve, 2 sisteme pensionale (publike dhe private), dhe 17 institucione mikrofinanciare.

Tarifat/Detyrimetdoganore

• 10 % taksa doganore në import;• Nuk ka detyrime për mallrat kapitale dhe të ndërmjetme, apo materiale të caktuara të papërpunuara;• Akciza për lëndë djegëse, duhan, alkool dhe mallra luksoze;• Nuk aplikohen detyrime dhe taksa në eksport.

Sistemitatimor

• TVSH 18 %• Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës 10%• Tatimi mbi dividenda 0%• Tatimi mbi të Ardhurat Personale është progresiv (maksimumi 10%)

Tregtiaelirë• Qasje e lirë doganore në tregun e BE-së bazuar në Regjimin Autonom të Preferencave Tregtare të BE-se (ATP)• Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë – CEFTA• Trajtim i privilegjuar i mallrave të eksportuara në tregjet e SHBA-së, Japonisë dhe Norvegjisë.

Treguipunës • Ne vitin 2013, kosto e punës për fuqi punëtore të aftësuar dhe me arsimim të mirëfilltë ka qenë 364 Euro.

KomunikimiVala, IPKO, D3 dhe Z-Mobile janë ofrues të shërbimeve GSM në Kosovë dhe roamingu ofrohet nga shumica e ofruesve të shërbimeve telefonike ndërkombëtare. Rreth 72% të ekonomive familjare mbulohen nga rrjeti i internetit.

III. ProfiliiKosovës

Page 11: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

7

Harta e Kosovës

Pse të investosh në Kosovë dhe në Han të Elezit

Distanca e udhëtimit nga Prishtina për në Qendrat Regjionale shprehur në kilometra (km)

Popullsiere,earsimuardhedinamikeKosova ka popullsinë më të re në

Evropë, me 70% të popullsisë nën

moshën 35 vjeç.

Të rinjtë e Kosovës flasin Anglisht më

shumë dhe më mirë se mesatarja e

bashkëmoshatarëve të tyre në rajon.

Ata janë të njohur, po ashtu, për shpirtin

e tyre ndërmarrës, arsimimin dhe entu-

ziazmin e tyre për punë.

qasjeelirënëtregjePjesë e CEFTA që nga viti 2007, Kosova

përfiton po ashtu edhe nga Preferen-

cat Tregtare (ATP-ja) me BE-në dhe ka

qasje, pa obligime doganore, në tregun e

SHBA-së si dhe lidhje tregtare me Japon-

inë dhe Norvegjinë.

Në tetor të vitit 2015, Kosova ka

nënshkruar Marrëveshjen e Stabi-

lizim-Asocimit me Bashkimin Evropian.

VendndodhjestrategjikeFalë pozitës së saj unike gjeografike,

Kosova ka qasje në tregun në rritje e

sipër të Ballkanit dhe Evropës Qen-

drore. Këto tregje mbulojnë miliona

konsumatorë potencial. Për shkak

të pozitës së saj qendrore në Ballkan,

Kosova shërben si urë lidhëse mes

vendeve të Evropës Juglindore.

Kostoeulëtoperative—punëtorëtëkualifikuarKostoja e ulët operative përbën njërën

ndër përparësitë kryesore të forcës

punëtore në Kosovë. Paga mesatare

mujore në Kosovë është 360 Euro —

gjë që e bën forcën punëtore të saj më

konkurruesen në Evropë. Për më tepër,

Kosova është e mbuluar nga qendra

të shumta profesionale të trajnimit,

të themeluara nga Qeveria e Kosovës

dhe organizata të ndryshme ndërkom-

bëtare.

Nga këto qendra moderne të trajnimit

mund të përfitojnë jo vetëm të punësu-

arit, por edhe punëdhënësit.

TelekomunikimmodernSistemet e telekomunikimit të cilat i

ofron Kosova nuk dallojnë fare, si për

nga cilësia ashtu edhe përditësimi, prej

atyre që ofrohen në vendet e tjera në

Evropë.

Ofruesit e ndryshëm të shërbimeve

të telefonisë mobile investojnë vazh-

dimisht në teknologjitë më të reja dhe

ofrojnë shërbime si GPRS, VoIP dhe

kështu me radhë. Shërbimet e internetit,

po ashtu, janë shumë profesionale dhe

të sofistikuara.

Interneti në Kosovë ka shtrirje në

pothuajse gjithë territorin dhe për-

dorshmëria e internetit është nga më të

lartat në Evropë.

Shkup 87km

Tiranë 265km

Sofje 279km

Durrës 290km

Selanik 312km

Beograd 355km

Sarajevë 390km

Bari 570km

Zagreb 741km

Budapest 747km

Page 12: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

8

Page 13: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

9

Profili i Hanit të Elezit

Pamje e qytetit, Hani i ElezitKorrik, 2016

Page 14: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

10

IV. ProfiliiHanittëElezit

Hani i Elezit ndodhet në pjesën jug-lin-

dore të Kosovës, në pikën kufitare në mes

të Kosovës dhe Maqedonisë. Territori i

Komunës mbulon një sipërfaqe prej 83

km² dhe përveç qytezës, përfshin edhe

dhjetë fshatra përreth. Fushëgropa në të

cilën shtrihet kjo komunë rrethohet nga

Malet e Sharrit në perëndim, malet e Kara-

dakut në lindje, lugina e lumit Lepenc në

veri, dhe Republika e Maqedonisë në jug.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popull-

sisë të vitit 2011, numri i përgjithshëm i

banorëve të komunës është 9,389.

Karakteristikë e veçantë e Komunës sonë

janë rrymat e ngrohta të ajrit që vijnë

nga jugu përmes luginës së Vardarit. Kjo

ndikon që tokat bujqësore të Hanit të

Elezit të kenë një klimë më të favorshme

në krahasim më pjesët tjera të Kosovës.

Si rrjedhojë, produktet bujqësore të kësaj

komune japin fryte shumë më herët në

stinën e pranverës. Në fakt, produktet

bujqësore të kultivuara në Han të Elezit

janë produktet e para vendore të gatshme

për plasim në tregun e Kosovës.

Ndër pasuritë natyrore më me rëndësi

të kësaj komunë është padyshim lumi

Lepenc, i cili gjithashtu është edhe ujëm-

bledhës i ujërave të Kosovës për detin

Egje. Përveç rëndësisë për ujitjen e tokave

bujqësore të komunës, ky lum mundëson

funksionimin e mirëfilltë të veprimtarisë

industriale në këtë zonë, duke shërbyer si

ujë industrial. Vendndodhja në pikën kuf-

itare me Maqedoninë i mundëson qasje

komunës në rrugët kryesore që lidhin

Kosovën me rrugët tregtare të Ballkanit.

Si rrjedhojë, Hani i Elezit është zonë e për-

shtatshme për zhvillimin e aktiviteteve

të biznesit që lidhen me transportin e

mallrave, transportin e njerëzve, si dhe

shërbimet që lidhen me terminalin

doganor. Pra, veprimtaria e shumë bizne-

seve të vogla të kësaj komune graviton në

shërbime që lidhen me sektorin e tregtisë.

Përveç vendndodhjes së favorshme,

kontribut me peshë në jetën ekonomike

të Hanit të Elezit ka edhe veprimtaria

industriale. Hani i Elezit njihet si zonë

industriale e prodhimit të çimentos dhe

gjithashtu si zonë e pasurive të tjera

minerare.

Page 15: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

11

Page 16: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

12

Page 17: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

13

Mundësitë për investime, sektorët dhe fushat

Fëmijët në natyrë, Hani i ElezitKorrik, 2016

Page 18: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

14

Bujqësia dhe Blegtoria

Klima e butë kontinentale, me rrymime

të ngrohta nga lugina e lumit Vardar,

bën që produktet nga tokat bujqësore të

Hanit të Elezit të jenë më frytdhënëset

dhe më të hershmet në krahasim me

rajonet tjera të Kosovës. Si rrjedhojë,

prodhimet e Hanit të Elezit, dalin të

parat në tregun e Kosovës, për sa i

përket produkteve vendore. Komuna

e Hanit të Elezit është proaktive në

frymën e përgjithshme të stimulimit të

sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në

Kosovë. Cilësia e lartë tokave pjellore,

qasja e lehtë në sistemin e ujitjes si dhe

livadhet e fshatrave të kësaj komune

ofrojnë kapacitete të mjaftueshme

që ky sektor të jetë kyç në zhvillimin

ekonomik. Për shkak të bashkëpunimit

dhe besueshmërisë që Komuna e Hanit

të Elezit ka ndërtuar ndër vite me insti-

tucione vendore dhe ndërkombëtare,

investitorëve potencial u mundësohet

qasje e drejtpërdrejtë në programe

stimuluese për këtë sektor.

Potenciali për prodhime bujqësore dhe

të blegtorisë nuk kufizohet vetëm në

tregun vendor. Duke patur parasysh

edhe afërsinë gjeografike me qytetin

e Shkupit, produktet e Hanit të Elezit i

ofrojnë tregut të Shkupit shpërndarje

me xhiron më të shkurtër kohore të

mundshme, duke garantuar kështu

freskinë shpeshherë të munguar në

prodhime të tilla.

Turizmi Kulturor

ReliktetArkeologjikeQë nga antikiteti, fushëgropa e Hanit të

Elezit ka shërbyer si urë lidhëse në mes

të qendrave të rëndësishme ekonomike

si Ulpiana dhe Scupi. Rrjedhimisht,

vendbanimet e para në këtë zonë

datojnë qysh nga fillimi i erës së re. Këtë

e dëshmon fakti se në pothuajse çdo

fshat të kësaj komune gjenden relikte

të shumta të kësaj periudhe, duke përf-

shirë: monedha romake, tjegulla, qypa

dhe kanalizime.

Gjetjet më të veçanta përfshijnë pllakën

në fshatin Paldenicë që daton që nga

shekulli II-III i erës sonë. Gjithashtu,

mbetjet e kalasë dhe kishave të vjetra

në Kepin e Hisarit në fshatin Rezhancë

janë gjetje që kërkojnë hulumtim të

mëtutjeshëm arkeologjik.

Në këto fshatra gjithashtu janë gjetur

edhe relikte tjera të shumta arkeolog-

jike, që dëshmojnë se me hulumtim të

mirëfilltë në aspektin arkeologjik, kjo

trevë ka potencial të lartë për turizëm

kulturor.

ArkitekturaAutoktonePërveç relikteve nga antikiteti, një rol

të veçantë në trashëgimin kulturore të

Hanit të Elezit luan edhe fshati Puset

e Nikës. Karakteristikë dalluese e këtij

fshati janë shtëpitë e ndërtuara nga

guri që përfaqësojnë traditat autoktone

arkitektonike shqiptare.

V. Mundësitëpërinvestime,sektorëtdhefushat

Tokë pjellore 1,971.33 ha

Livadhe 230.16 ha

Kullota 1,693.25 ha

Gjithsej tokë bujqësore

3,894.74 ha

TabelaI:TokëbujqësorenëKomunëneHanittëElezit

Page 19: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

15

V. Mundësitëpërinvestime,sektorëtdhefushat

Turizmi Malor

Përveç tokave bujqësore dhe indus-

triale në fushëgropën e Hanit të Elezit,

komuna karakterizohet edhe nga

masivet pyjore që e rrethojnë këtë zonë,

përkatësisht Masivi pyjor i Karadakut

të Shkupit si dhe Malet e Sharrit. Pyjet

përbëjnë rreth 55% të sipërfaqes së

përgjithshme komunale.

Peizazhi në Malet e Sharrit dhe në Malet

e Karadakut përbën një pasuri natyrore

të veçantë me potencial të lartë për

turizëm. Me përmirësime infrastruk-

turore, qoftë me mjete komunale, apo

me anë të partneritetit publiko-privat,

turizmi malor i Hanit të Elezit mund të

shërbejë si një nga shtytësit e zhvillimit

të përgjithshëm ekonomik të kësaj

komune. Duke e patur parasysh edhe

pozitën gjeografike të Hanit të Elezit,

padyshim se investimet në turizëm

kanë potencial të lartë për konsuma-

torët e tregut vendor dhe atij rajonal.

Burimet Natyrore

Sa i përket potencialit për zhvillim,

pasuritë më të mëdha të Hanit të Elezit

janë burimet nëntokësore. Rreth

burimeve të Hanit të Elezit veçse

janë zhvilluar industri të rënda, ku në

veçanti duhet të theksohet fabrika e

çimentos “Sharr Cem”, e cila ka qenë

funksionale që nga viti 1936 dhe

vazhdon të jetë funksionale pas pro-

cesit të privatizimit. Me shfrytëzimin

e resurseve të shumta të Hanit të

Elezit, zona industrial e tanishme

rreth fabrikës së çimentos “Sharr Cem”

ka mundësi të mëdha të zgjerimit të

kapaciteteve ekzistuese dhe krijimit të

industrive të reja.

Në mesin e burimeve natyrore të Hanit

të Elezit janë vlerësuar të jenë rreth

39,423,290.00 tonë të verifikuara të arg-

jilës në Han të Elezit dhe 26,392,460.00

tonë të argjilës në fshatin Paldenicë.

Përveç argjilës, fshatrat rreth Hanit të

Elezit janë të pasura me resurset në

vijim:

• Gur gëlqeror në fshatrat Seçishtë dhe

Rezhancë

• Gur dekorativ në fshatin Dremjak

• Mermer dhe gur gëlqeror në fshatin

Kashan

• Krom në fshatrat Rezhancë, Guranë

dhe Krivenik

• Hekur në fshatin Laç

Hani i Elezit është gjithashtu i pasur me

ujë mineral. Sipas Institutit Meteorolog-

jik të Kosovës, burimet e ujit mineral

kanë cilësi të larta fiziko-terapeutike.

Duke pasur parasysh historikun e

gjatë të suksesit dhe të profitabilitetit

të industrive të rënda në këtë zonë,

investimet në shfrytëzimin e burimeve

natyrore dhe krijimin e industrive të

reja përbëjnë një mundësi të leverd-

ishme për investitorët. Komuna e Hanit

të Elezit shfrytëzon të gjithë potencialin

institucional për të lehtësuar investimet

dhe të bërit biznes në këtë sektor.

Page 20: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

16

Page 21: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

17

Politikat stimuluese dhe karakteristikatqë e bëjnë atraktiv investimin në Komunën e Vitisë

Mulliri tradicional në VitiQershor 2015

Karakteristikat dhe politikat stimuluese që e bëjnë atraktiv investimin në komunën e Hanit të ElezitBlegtor, Hani i ElezitKorrik, 2016

Page 22: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

18

VI. Karakteristikatdhepolitikatstimulueseqëebëjnë atraktivinvestiminnëkomunëneHanittëElezit

Vendndodhja gjeografike është një ndër avantazhet kryesore

të komunës së Hanit të Elezit për sa i përket lehtësirave oper-

uese logjistike të bizneseve.

Si komunë në të cilën gjendet pika kufitare me Republikën

e Maqedonisë por edhe qasje direkte në autostradën e re që

lidh Kosovën me portet detare në Shqipëri dhe shtetet në

rajon, bizneseve këtu u mundësohet qasje e shpejtë në rrugët

kryesore tregtare të rajonit.

Rrjedhimisht, projektet e mëdha infrastrukturore që lidhen

me tregtinë ndërkombëtare të mallrave, domosdo kalojnë

nëpërmjet territorit të komunës së Hanit të Elezit.

Për më tepër, stacioni i trenit Hani i Elezit parashihet të jetë

qendra kryesore në sistemin e ri hekurudhorë të Kosovës.

Andaj, kjo komunë është ideale për investime në veprimtari

prodhuese por edhe tregtare, ku kërkohet qasje direkte në

lidhjet kryesore të transportit.

Pavarësisht avantazhit gjeografik, Komuna e Hanit të Elezit

është plotësisht e angazhuar në ofrimin e kushteve sa më

të favorshme të të bërit biznes, duke përfshirë caktimin e

politikave stimuluese, garantimin e konkurrencës së drejtë,

zvogëlimin e barrierave administrative si dhe ofrimin e

mbështetjes së vazhdueshme për bizneset ekzistuese.

Dega Doganore Hani i ElezitDega Doganore Hani i Elezit është dega me fluksin më të

madh të udhëtarëve, veturave dhe maunave për bartjen e

mallrave komerciale për tregun e Kosovës.

Në kuadër të Degës Doganore Hani i Elezit operon edhe

terminali doganor me hapësirën më të madhe në Kosovë.

Përafërsisht 60% e të gjitha mallrave të cilat importohen dhe

kryejnë procedurat doganore në Kosovë kalojnë përmes

Degës Doganore Hani i Elezit. Në kuadër të këtij terminali

gjithashtu gjenden të gjitha agjencitë tjera kufitare.

Infrastruktura Rrugore-Hekurudhore

AutostradaPrishtinëShkupProjektet kapitale më me ndikim për tregtinë kalojnë nëpërm-

jet territorit të komunës. Këtu përfshihet edhe autostrada në

ndërtim e sipër Prishtinë – Shkup.

Ndërtimi i kësaj Autostrade përveçse do ta shkurtojë dis-

tancën nga Hanit i Elezit te qytetet e tjera të mëdha të rajonit,

do të përcillet gjithashtu me rritje të fluksit në këtë zonë

kufitare.

StacioniiTrenitStacioni i trenit në Hanin e Elezit është gjithashtu pika më e

rëndësishme në sistemin e hekurudhor pasi që është vendi

ku bëhet shkarkimi më i madh i mallrave të importuara në

Kosovë. Projekti i rehabilitimit të sistemit hekurudhor të

Kosovës parasheh që të gjitha shërbimet doganore, kontrolli

policor, shërbimet e shpedicionit, shkarkimi dhe ngarkimi, e

deri te shpërndarja e mallrave në tërë Kosovën të bëhet në

këtë pikë. Deri tani, këto aktivitete janë kryer në pika tjera.

Mbështetja Institucionale për zhvil-limin e sektorit privat

PolitikatLehtësueseKomunaleDuke filluar nga viti 2009 e deri më tani, Komuna e Hanit të

Elezit në vazhdimësi ka zbritur taksat komunale. Kjo praktikë

do të vazhdojë me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të

përshtatshëm të të bërit biznes. Aktualisht, lirimet për taksa

komunale jepen si në vijim:

• Bizneset e sapoformuara lirohen nga taksa komunale për

2 vite;

• Bizneset e udhëhequra nga gjinia femërore lirohen nga

taksa komunale për 4 vite

• Bizneset të cilat kanë të punësuar deri në 10 punonjës

lirohen nga taksa komunale për 3 vite

• Bizneset të cilat kanë të punësuar mbi 10 punonjës lirohen

nga taksa komunale për 5 vite.

Page 23: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

19

Heqjaebarrieravepërsektorinprivat

• qendraeRegjistrimittëbiznesit- Me qëllim të përshpejti-

mit të procedurave të hapjes së bizneseve të reja, në vitin

2014 është hapur qendra e regjistrimit të biznesit.

• zyrapërInvestimedheMbështetjetëbizneseve– Në

kuadër të angazhimit të komunës për lehtësimin e të bërit

biznes është realizuar edhe hapja e zyrës për investime dhe

mbështetje të bizneseve, në bashkëpunim me Foundation

Kosovo-Luxembourg. Qëllimi i këtij projekti është asistimi i

investitorëve lidhur me procedurat administrative, ofrimi i

këshillave dhe informimi për mundësi për investime.

• Trajnime-Në bashkëpunim me laboratorin për aktivitete

afariste “LAB”, komuna e Hanit të Elezit organizon trajnime

për fermerë brenda dhe jashtë vendit.

• qasjanëinformata- Bizneset informohen për çdo akti-

vitet të prokurimit publik, nëpërmjet ueb faqes publike të

komunës. Gjithashtu, komuna organizon debate publike ku

gjithmonë merren parasysh propozimet e bizneseve.

Page 24: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

20

Page 25: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

21

Tokë bujqësore, Hani i ElezitKorrik, 2016

Themelimi i një biznesi

Page 26: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

22

VII. Themelimiinjëbiznesi

Ligji mbi shoqëritë tregtare Nr. 03/L-

123, dhe legjislacioni tjetër përkatës,

mundëson regjistrimin e shoqërive

tregtare si më poshtë:

ndërmarrjaIndividualeNdërmarrja individuale nuk është

person juridik. Pronari i një ndërmarrje

individuale ka përgjegjësi të pakufizuar

personale për të gjitha borxhet dhe

detyrimet. Përgjegjësia përfshin tërë

pronën dhe asetet e çfarëdo lloji që

janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të

tërthortë të këtij personi, pavarësisht

nëse prona/asetet e tilla shfrytëzohen

për qëllime afariste, personale apo

shtëpiake.

ShoqëriaKolektiveShoqëria kolektive nuk është person

juridik. Shoqëria kolektive themelohet

kur dy apo më shumë persona dhe/ose

shoqëri bashkëpunojnë në ushtrimin e

veprimtarive tregtare. Secili ortak, dhe

të gjithë ortakët, janë bashkërisht dhe

personalisht përgjegjës për të gjitha

borxhet dhe detyrimet tjera që lidhen

me shoqërinë kolektive.

ShoqëriaKomanditeShoqëria komandite nuk është person

juridik. Shoqëria komandite është

shoqëri që përbëhet nga së paku një

ortak i përgjithshëm dhe së paku një

ortak i kufizuar. Ortaku i përgjithshëm

është po ashtu bashkërisht dhe per-

sonalisht përgjegjës për detyrimet e

shoqërisë.

Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës

për borxhet ose detyrimet e tjera të

shoqërisë komandite.

ShoqëriamePërgjegjësitëKufizuaraShoqëria me përgjegjësi të kufizuar

është person juridik dhe është e

ndarë dhe e dallueshme nga pronarët.

Pronarë i shoqërisë me përgjegjësi të

kufizuara mund të jetë person fizik ose

juridik. Një pronar nuk është përgjegjës

për borxhet ose detyrimet e shoqërisë

vetëm për arsye se është pronar.

ShoqëriaAksionareShoqëria aksionare është person juridik

në pronësi të aksionarëve të saj mirëpo

është juridikisht e ndarë dhe e veçantë

nga aksionarët. Asnjë person, shoqëri

tregtare ose shoqëri tjetër nuk mban

përgjegjësi për detyrimet e shoqërisë

aksionare vetëm për shkak se është

aksionar në këtë shoqëri. Kapitali

themeltar për këtë shoqëri është mini-

malisht 10,000 Euro.

ShoqëriaeHuajShoqëria e huaj tregtare mund të

angazhohet në aktivitete tregtare në

Kosovë, njëlloj sikurse edhe Shoqëria

Tregtare e Kosovës, por vetëm nëse

paraprakisht është regjistruar në Zyrën

e Regjistrimit si “Shoqëri e Huaj Treg-

tare”. Pas regjistrimit, shoqëria e huaj

tregtare konsiderohet se ka themeluar

degë në Kosovë. Kjo degë nuk ka iden-

titet ose personalitet juridik të ndarë

ose të veçantë nga ai i shoqërisë së huaj

tregtare që e ka themeluar atë.

ndërmarrjaShoqëroreNdërmarrje shoqërore do të thotë

një person juridik shumica e aseteve

dhe kapitali i të cilit janë në pronësi

shoqërore. Këto ndërmarrje deri në pri-

vatizim monitorohen dhe regjistrohen

nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

sipas Ligjit Nr. 02/L-123.

ndërmarrjaPublikeNdërmarrja Publike është ndërmarrje

e cila kryen veprimtarinë e interesit të

përgjithshëm dhe që është e themeluar

nga shteti. Ndërmarrja publike moni-

torohet nga Qeveria dhe organizohet

si Shoqëri Aksionare në përputhje me

ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare.

Të gjitha interesat pronësore në një

ndërmarrje publike do të përfaqësohen

me aksione dhe të gjitha këto aksione

duhet të jenë të regjistruara.

KooperativabujqësoreKooperativa bujqësore është një

shoqëri tregtare e krijuar nga personat

fizik apo juridik të cilët duhet të jenë të

gjithë bujq që kontribuojnë me pronën

e vet private në kapitalin aksionar.

Kooperativa e Bujqëve themelohet nga

së paku pesë bujq, të cilët janë nënsh-

krues të detyrimeve. Kooperativa nuk

do të themelohet pa kapital e as nuk do

të ekzistojë pa kapital. Kapitali ndahet

në aksione të vlerës së barabartë.

Të gjitha këto mund t’i shihni në Ligjin

Nr. 2003/9 për Kooperativat e Bujqëve si

dhe Ligjin Nr. 03/L-004 për Ndryshimin

dhe Plotësimin e Ligjit për Kooperativat

e Bujqëve Nr-2003/9.

Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet

të regjistrohen në Agjencinë e Regjis-

trimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) të

Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ndër tjera, shërbimet që ARBK ofron

janë:

• Regjistrimi i bizneseve të reja;

• Ndryshimet e të dhënave të biznesit;

Page 27: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

23

• Shuarja e biznesit;

• Lëshimi i certifikatës për regjistrim

me numrin fiskal, certifikatës së

tatimit mbi vlerën e shtuar, cer-

tifikatës së eksport-importit;

• Informacione si dhe formularë falas.

RegjistrimiibiznesitAplikimi për regjistrim të biznesit

mund të bëhet në çdo qendër komu-

nale. Ekzistojnë 22 qendra komunale

të regjistrimit, me zyrën kryesore të

ARBK-së në Prishtinë. Të gjitha bizneset

dhe markat tregtare janë të shënuara

në listën e Regjistrit të Organizatave

të Biznesit dhe Emrave Tregtarë, dhe

informatat themelore në lidhje me kom-

panitë e regjistruara mund të gjenden

përmes ueb faqes së ARBK-së.

ListaedokumenteveshoqëruesepërregjistriminenjëbiznesiPër regjistrimin e Biznesit Individual

(B.I.) apo Ortakërisë së Përgjithshme

(O.P.):

1. Plotësimi i formularit B;

2. Dokument identifikimi (letërnjoftim,

pasaportë);

3. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në

bazë të nenit 27.1 pika d e Ligjit Nr.

02/L – 123;

4. Për ortakëri të përgjithshme mar-

rëveshja e ortakëve të përgjithshëm

në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 02/L–

123;

5. Afati për kryerjen e regjistrimit të

biznesit individual dhe ortakërisë së

përgjithshme në ARBK është 1 ditë.

PërregjistrimineShoqërisëKoman-dite(SH.K.M.):1. Plotësimi i formularit Ao;

2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të

Nenit 31.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123;

3. Statuti;

4. Kopjet e dokumenteve të identifi-

kimit (letërnjoftim, pasaportë) të

pronarëve, personave të autorizuar

të përfshirë në biznes;

5. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në

bazë të nenit 31.2 të Ligjit Nr. 02/L –

123.

PërregjistrimineShoqërisëmePërg-jegjësitëKufizuar(SH.P.K):1. Plotësimi i formularit Ao;

2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të

Nenit 86 të Ligjit Nr. 02/L – 123;

3. Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr.

02/L – 123;

4. Kopje të një dokumenti të identi-

fikimit (letërnjoftim, pasaportë) të

pronarëve dhe personave të autor-

izuar në biznes;

5. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë

të nenit 33.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123;

6. Afati për kryerjen e regjistrimit të

Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar

dhe shoqërive aksionare në ARBK

është 3 ditë.

PërregjistrimineShoqëriveAksion-are(SH.A):• Plotësimi i formularit Ao;

• Statuti në bazë të Nenit 35.1 të Ligjit Nr.

02/L – 123;

• Marrëveshja apo Rregullorja e

Shoqërisë sipas Nenit 138 të Ligjit Nr.

02/L – 123;

• Pëlqimi i agjentit të regjistruar në

bazë të nenit 35.3 te Ligjit Nr. 02/L –

123;

• Kopje të një dokumenti të identi-

fikimit (letërnjoftim, pasaportë) të

pronarëve dhe personave të autor-

izuar në biznes.

PërregjistrimineKompanisëseHuaj-DeganëKosovë:• Plotësimi i formularit Ao;

• Vendimi për hapjen e Kompanisë së

huaj;

• Vendimi për emërimin e Drejtorit

(kopja e pasaportës) dhe Agjentit të

regjistruar (kopja e letërnjoftimit);

• Vendimi nga gjykata e shtetit

përkatës që biznesi ekziston (i noter-

izuar);

• Certifikata e biznesit (origjinal apo

kopje e noteruar, jo me e vjetër se tre

muaj nga data e lëshimit dhe nëse

nuk është në gjuhën shqipe, serbe

apo angleze të përkthehet në njërën

nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të

jetë i noterizuar) që e hap përfaqësinë

në Kosovë;

• Fotokopje e pasaportës së pronarit

dhe drejtorit të Kompanisë së huaj;

• Fotokopje e statutit të kompanisë së

huaj;

• Pëlqimin e Agjentit te Regjistruar në

bazë të nenit 23 të të Ligjit Nr. 02/L –

123.

Vërejtje:Nëse pronari i biznesit nuk

është prezent kur dorëzohen dokumen-

tet atëherë aplikuesi mund t’i dorëzojë

dokumentet me autorizim dhe kopje të

letërnjoftimit.

PërregjistrimineKooperativësbujqësore:1. Plotësimi i formularit Ko;

2. Marrëveshja e Shoqërisë;

3. Statuti;

4. Vendimi për emërimin e drejtorit

5. Kopje të një dokumenti të identi-

fikimit (letërnjoftim, pasaportë) të

pronarëve dhe personave të autor-

izuar në biznes;

6. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në

bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L–

123.

Page 28: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

24

Page 29: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

25

Bujku duke punuar tokën e tij, Hani i ElezitKorrik, 2016

Tatimet dhe legjislacioni relevant

Page 30: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

26

VIII. Tatimetdhelegjislacionirelevant

Investimet e huaja

Sipas Ligjit Nr.02/L-33, Kosova dety-

rohet t‘i ofrojë trajtim të drejtë dhe të

barabartë investitorëve të huaj dhe

investimeve të tyre në Kosovë. Kosova

gjithashtu u ofron investitorëve të huaj

dhe investimeve të tyre mbrojtje dhe

siguri të vazhdueshme.

Të gjitha autoritetet publike që dështo-

jnë ose nuk i respektojnë të drejtat dhe

garancitë e siguruara nga ky ligj për

investitorët e huaj dhe investimet e tyre,

janë përgjegjës për të paguar kompen-

sim për dëmet e shkaktuara si pasojë

e veprimeve të tyre. Ky ligj po ashtu

mbron investimet e bëra në Kosovë nga

një investitor i huaj ndaj nacionalizimit

të investimeve apo aseteve.

Në veçanti, të drejtat që i takojnë një

investitori të huaj janë:

• Trajtimi jo-diskriminues;

• Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme;

• Kompensimi në rast të nacionalizimit

apo shpronësimit, duke përfshirë

edhe pagesën e interesit;

• Kompensimi në rast të shkeljeve

të ligjeve të aplikueshme dhe ligjit

ndërkombëtar për Kosovën;

• Transferimi i lirë si dhe përdorimi i

pakufizuar i të ardhurave;

• Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të

ligjeve.

MarrëveshjetbilateraleQeveria e Kosovës ka nënshkruar

shumë marrëveshje bilaterale në

lidhje me promovimin dhe mbrojtjen

e investimeve. Ndër shtetet me të cilat

Kosova ka marrëveshje bilaterale janë:

SHBA (OPIC), Austria, Turqia, Shqipëria,

Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia,

Kroacia, Mali i Zi, Kuvajti dhe Katari.

TatiminëtëArdhurateKorporataveLigji Nr.05/L – 029, i cili është në fuqi

që nga data 1 Shtator 2015, rregullon

sistemin e Tatimit në të Ardhurat e

Korporatave në territorin e Republikës

së Kosovës.

Tatimi në të ardhurat e korporatave

është dhjetë për qind (10%) e të ard-

hurave të tatueshme që nënkupton

ndryshimin në mes të të ardhurave

bruto dhe zbritjeve dhe lejimeve të

lejueshme.

Korporatat me të ardhura vjetore bruto

prej 50.000 Euro ose më pak mund të

zgjedhin të tatohen në bazë të qarkul-

limit:

• Tre për qind (3%) të të ardhurave

bruto nga tregtia, transporti, bujqësia

dhe veprimtaritë e ngjashme komer-

ciale të çdo tremujori.

• Pesë për qind (5%) të të ardhurave

bruto nga shërbimet, veprimtaritë

profesionale, të zanatit, të argëtimit

dhe të ngjashme të çdo tremujori.

• Dhjetë për qind (10%) të të ardhu-

rave neto të qirasë për tremujor

të zvogëluar nga cilado shumë e

mbajtur në burim gjatë tremujorit.

• Në rast se korporatat e tilla nuk kanë

arkëtuar të ardhura gjatë tremujorit,

atëherë nuk obligohen të kryejnë

pagesë.

• Korporatat me këto të ardhura

munden vullnetarisht të vendosin të

tatohen me 10% në të ardhurat e tat-

ueshme dhe jo në bazë të qarkullimit.

TëardhurateliruarangatatimiTë ardhurat në vijim janë të liruara nga

tatimi në të ardhurat e korporatave:

• Dividendët;

• Të ardhurat e organizatave joqever-

itare;

• Të ardhurat e Bankës Qendrore të

Kosovës dhe të institucioneve financ-

iare qeveritare ndërkombëtare;

• Interesi nga instrumente financiare

të lëshuara nga Banka Qendrore e

Kosovës;

• Të ardhurat e kontraktorëve primarë

ose nën-kontraktorëve (përveç

personave vendorë) për kontratat me

disa organizata ndërqeveritare;

• Të ardhurat nga grantet, donacionet

apo subvencionet.

Shpenzimetelejueshmedhetëpale-jueshmeNë përcaktimin e të ardhurave të

tatueshme, shpenzime të lejueshme do

të konsiderohen vetëm ato që lidhen

në tërësi dhe ekskluzivisht me veprim-

tarinë ekonomike të tatimpaguesit.

Ndërsa shpenzime të palejueshme

konsiderohen shpenzimet në vijim:

• Shpenzimet e përvetësimit dhe

përmirësimit të tokës;

• Shpenzimet e përvetësimit, përmirë-

simit, ripërtëritjes dhe rindërtimit të

mjeteve të cilat janë kapitalizuar dhe

zhvlerësuar ose amortizuar;

• Gjobat, ndëshkimin, shpenzimet dhe

interesi që lidhet me to;

• Tatimet;

• Kontributet pensionale mbi shumën

maksimale të lejuar nga ligji mbi

pensionet në Kosovë.

Ligji për Tatimin në të Ardhura të

Korporatave përcakton kufizime për

shpenzimet në vijim:

• Kontributet bamirëse deri në pesë

për qind (10%) të të ardhurave të

Page 31: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

27

tatueshme të llogaritura përpara se të

jetë zbritur ky kontribut;

• Shpenzimet e reprezentacionit janë

të lejuara deri në 1% të të ardhurave

bruto vjetore;

• Borxhet e këqija vetëm nëse plotëso-

hen kushtet e parapara me ligj;

• Pagesat për personin e lidhur deri

në shumën e barabartë me vlerën e

hapur te tregut.

zhvlerësimiShpenzimet për pronën e prekshme

(përveç shpenzimeve për tokën) do

të kompensohen me kalimin e kohës

përmes zbritjeve të zhvlerësimit.

Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerë-

sim sipas metodës lineare caktohet në

njërën prej kategorive vijuese:

• Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat

tjera ndërtimore – zhvlerësohen me

shkallën 5%.

• Kategoria 2: Automobilat dhe mjetet

tjera për transport, kompjuterët dhe

pjesët shtesë për kompjuterë dhe

pajisjet tjera për përpunimin e të

dhënave, mobilet dhe pajisjet për

zyra, instrumentet dhe bagëtitë e

shfrytëzuara për prodhim ose për

mbarështim – zhvlerësohen me

shkallen 20%.

• Kategoria 3: Uzinat dhe makineria;

inventari i hekurudhës dhe lokomo-

tivat që shfrytëzohen për transportin

hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe

bimët shumëvjeçare, dhe të gjitha

asetet e trupëzuara që nuk janë përf-

shirë në kategorinë 1 apo Kategorinë

2 – zhvlerësohen me shkallën 10%.

AmortizimiShpenzimet për mjetet e paprekshme

zbriten në formë të detyrimeve të amor-

tizimit. Metoda e amortizimit do të jetë

metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi

bazohet në afatin e përdorimit të pasur-

isë. Në rast se afati i përdorimit nuk

është përcaktuar, atëherë shpenzimet e

amortizimit lejohen deri në 20 vite.

zbritjeteposaçmepërpasuritëerejaDo të lejohet një zbritje prej 10% të

çmimit të përvetësimit të pasurisë së re

në vitin në të cilin pasuria e tillë është

vënë për herë të parë në shërbim në

Kosovë.

bartjaehumbjeveTatimet dhe humbjet e kapitalit mund

të barten deri në gjashtë periudha të

njëpasnjëshme dhe mund të përdoren

si zbritje kundrejt çdo fitimi të atyre

viteve.

Marrëveshjet për eliminimin e tatimit të

dyfishtë

Momentalisht Kosova ka marrëveshje

me shtetet në vijim:

• Belgjikën;

• Hungarinë;

• Maqedoninë;

• Shqipërinë;

• Slloveninë;

• Britaninë e Madhe;

• Turqinë

Kosova po ashtu ka trashëguar disa

marrëveshje për eliminimin e tatimit të

dyfishtë nga ish-republika Jugosllave

me shtetet në vijim:

• Gjermaninë;

• Finlandën;

• Holandën.

TatiminëtëArdhuratPersonaleTatimi në të Ardhurat Personale rreg-

ullohet nëpërmjet Ligjit Nr. 05/L-029 i

cili është në fuqi që nga data 1 Shtator

2015.

• Të ardhurat bruto për qëllime të

Tatimit në të Ardhura Personale

përfshijnë të ardhurat nga:

• Pagat

• Qiratë

• Përdorimi i pasurisë së paprekshme,

• Interesi, përveç interesit i cili është i

liruar

• Fitimet kapitale

• Fitimet nga lotaria

• Pensionet e paguara nga një

punëdhënës i përparshëm

• Veprimtaria afariste

• Mëditjet

Të ardhurat mujore

Shkalla e Tatimit (progresive)

Euro 0 – 80 0%

Euro 81 – 250 4%

Euro 251 – 450 8%

Euro 450+ 10%

Të ardhurat vjetore

Shkalla e Tatimit (progresive)

Euro 0 – 960 0%

Euro 961 – 3000

4% të shumës që tejkalon Euro 960

Euro3001 – 5400

Euro 81.6 + 8% të shumës mbi Euro

3000

Euro 5401+

Euro 273.6 + 10% të shumës mbi Euro

5400

Page 32: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

28

TatimimbiVlerëneShtuarLigji Nr. 05/L-037 rregullon sistemin e

tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-në)

në territorin e Republikës së Kosovës.

Një person është i detyruar për t’u

regjistruar për TVSH kur kryen aktivitet

ekomomik dhe në tërësi gjatë vitit kal-

endarik e tejkalon pragun prej 30.000

Euro.

Pragu i përmendur nuk vlen për

personat që nuk janë të themeluar në

Kosovë por zakonisht zbatohen proce-

durat e ngarkesës së kundërt.

normaStandardeeTVSH-së:Sipas Ligjit aktual, TVSH-ja ngarkohet

me normën standarde prej 18 %, ndërsa

një normë e reduktuar e TVSH-së do të

aplikohet në furnizimin dhe importimin

e disa mallrave apo shërbimeve si në

vijim:

• Furnizimi me ujë, energji elektrike,

me ngrohje qendrore, shërbime për

mbledhjen e hedhurinave;

• Drithërat dhe prodhimet prej

drithërave, vajrat, qumështi dhe pro-

duktet e qumështit, kripa, vezët, librat

shkollorë dhe publikimet serike;

• Pajisjet e teknologjisë së informa-

cionit;

• Furnizimi i barnave, produkteve

farmaceutike, instrumenteve dhe

aparateve mjekësore dhe kirurgjike;

• Pajisjet mjekësore, autoambulan-

cat, ndihmat dhe aparatet tjera

mjekësore.

LirimetpatëdrejtënezbritjessëTVSH-sësëzbritshmeLigji aktual i TVSH-së përcakton tran-

saksione të liruara nga TVSH-ja por të

cilat nuk kanë të drejtën e zbritjes së

TVSH-së së zbritshme. Ndër të tjera, në

këto transaksione përfshihen lirimet

për aktivitetet e caktuara në interes

publik, siç janë:

• Shërbimet spitalore dhe kujdesi

mjekësor

• Ofrimi i kujdesit mjekësor

• Shërbimet e mirëqenies dhe sigurimit

social

• Edukimi shkollor apo universitar

AktivitetettjeratëliruarangaTVSH-ja,patëdrejtënezbritjessëTVSH-sësëzbritshmepërfshinë:• Transaksionet e sigurimit dhe ri-sig-

urimit

• Dhënia dhe negocimi i kredisë dhe

menaxhimi i kredisë

• Menaxhimi i fondeve investuese

speciale

LirimetmetëdrejtënezbritjessëTVSH-sësëzbritshmeFurnizimet që janë të liruara nga

Page 33: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

29

TVSH-ja por që kanë të drejtën e zbritjes

së TVSH-së janë:

• Eksportet

• Furnizimi nën aranzhimin diplomatik

• Furnizimi për organet ndërkom-

bëtare

• Furnizimet e financuara nga te ard-

hurat e donacioneve

• Furnizimi për disa organizata ndërqe-

veritare

zbritjaeTVSH-sësëzbritshmePersoni i tatueshëm ka të drejtë të zbres

nga obligimet e tij të TVSH-së, TVSH-në

e paguar në lidhje me blerjet e mallrave

dhe shërbimeve.

RimbursimiiTVSH-sëLigji për TVSH mundëson që të bartet

krediti i tepërt i TVSH-së në periudhën

tatimore vijuese apo që të dorëzohet

kërkesa për rimbursim të TVSH–së.

Kërkesa e rimbursimit të TVSH-së

imponon të zbatohen procedurat si në

vijim:

• Personi i tatueshëm mund të kërkojë

rimbursimin e TVSH-së nëse në fund

të secilit tremujor kalendarik shuma

e kreditit të TVSH-së tejkalon shumën

prej 3,000 Euro;

• Personi i tatueshëm të ketë qenë në

gjendje kreditimi në fund të secilës

periudhë tatimore të tremujorit;

• Janë dorëzuar të gjitha deklaratat

e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të

gjitha periudhat tatimore të kaluara.

TatimiiMbajturnëburimLegjislacioni Tatimor i Kosovës obligon

që të mbahet tatimi në burim për

pagesat që i bëhen rezidentëve apo jo

rezidentëve lidhur me:

• Pagesat për shfrytëzimin e të drejtave

pronësore - 10% e pagesës;

• Pagesat për qira – 9% e pagesës;

• Pagesa e interesit – 10% e pagesës;

• Pagesat për personat fizik jo-afarist,

bujqit, fermerët, grumbulluesit e

materialeve ricikluese, frutave të

malit, bimëve.Ndërsa 5% e kompen-

simit bruto nga të ardhurat për

shërbimet e kryera në Kosovë nga jo

rezidentët i nënshtrohen mbajtjes në

burim nga paguesi i atyre të ardhu-

rave.

Standardetekontabilitetit,raportimitfinanciardheauditimitLigji Nr. 04/L-014 për Kontabilitet,

Raportim Financiar dhe Auditim

rregullon sistemin e kontabilitetit dhe

raportimit financiar të shoqërive treg-

tare, kërkesat për auditim etj. Kategoritë

e shoqërive tregtare për qëllim të rapor-

timit financiar klasifikohen si vijon:

Page 34: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

30

Shoqëritë tregtare të mëdha, pavarësisht

regjistrimit, automatikisht detyrohen të

aplikojnë Standardet Ndërkombëtare

të Raportimit Financiar, të lëshuara nga

Bordi për Standarde Ndërkombëtare të

Kontabilitetit.

SistemiDoganorDetyrimet doganore dhe taksat kufitare

rregullohen përmes Ligjit Nr. 2003/03-

L-109 mbi Doganat dhe Kodin e Akcizës.

Ligji parasheh të aplikohet një taksë e

sheshtë prej 10% për importet, ndërsa tek

eksporti nuk aplikohet asnjë taksë.

Përjashtime përbëjnë importi i materia-

leve të papërpunuara dhe disa mallrave

kapitale dhe ndërmjetësuese, dhe për

mallrat farmaceutike.

Ligji po ashtu parasheh një taksë akcize

që sillet në mes 10 dhe 50 % të vlerës së

disa mallrave të caktuara dhe ndryshon

varësisht nga lloji i produktit.

Ndër produktet ndaj të cilave aplikohet

akciza, janë: kafeja, pijet e freskëta, birra,

vera, pijet alkoolike, prodhimet e duhanit,

automjetet, nafta, benzina për mjete

motorike dhe kerozina.

MarrëdhënietePunësMarrëdhëniet e Punës në territorin e

Republikës së Kosovës rregullohen

përmes Ligjit 03-L-212 të Punës. Ky ligj

bazohet në Konventat e Organizatës

Ndërkombëtare të Punës, legjislacionin e

BE-së dhe parimet themelore të ekono-

misë së hapur dhe të tregut të punës. Ky

ligj është i aplikueshëm për të punësuarit

dhe punëdhënësit qoftë publik apo privat.

Ndër tjerash ligji i punës përcakton aspek-

tet në vijim:

• Moshën e pensionimit, e cila është 65

vjeç;

• Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë

në javë;

• I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka

të drejtë për pushim vjetor të paguar

në një kohëzgjatje prej së paku katër

javëve;

• Femra e punësuar gëzon të drejtën prej

dymbëdhjetë muajve të pushimit të

lehonisë;

• I punësuari në rast të sëmundjes ka të

drejtë në pushim mjekësor të rregullt

mbi bazën, deri në njëzet ditë pune

brenda një viti;

• Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kon-

tratën e punës të punësuarit vetëm me

periudha të paralajmërimit të parapara

me ligj.

Page 35: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

31

Page 36: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

32

Page 37: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

33

Vegëza me rëndësi

Pikë doganore, Hani i ElezitKorrik, 2016

Page 38: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

34

IX. Vegëzamerëndësi

Komuna e Hanit të Elezit

Ueb faqe: kk.rks-gov.net/hanielezit/

Adresa: Rr. Nuri Bushi, 71510, Hani i Elezit

zyraeKryetarit

Tel: +381 (0)290 385 100

Institucione të Kosovës

KuvendiiKosovëskuvendikosoves.org

zyraeKryeministrittëRepublikëssëKosovëkryeministri-ks.net

MinistriaeTregtisëdheIndustrisë:mti-ks.org

MinistriaezhvillimitEkonomikmzhe.rks-gov.net

MinistriaeFinancavemf.rks-gov.net

MinistriaebujqësisëPylltarisëdhezhvillimitRuralmbpzhr-ks.net

MinistriaePunësdheMirëqeniesSocialempms.rks-gov.net

MinistriaeInfrastrukturësmi-ks.net

MinistriaeMjedisitdhePlanifikimitHapësinormmph-rks.org

AdministrataTatimoreeKosovësatk-ks.org

bankaqendroreeKosovësbqk-kos.org

AgjensioniiRegjistrimittëbiznesevenëKosovëarbk.org

AgjenciaKosovareePrivatizimitpak-ks.org

DoganateKosovësdogana.rks-gov.net

AgjenciaeStatistikavetëKosovësask.rks-gov.net

ShoqataeKontabilistëvedheAuditorëvetëCertifikuartëKosovësscaak-ks.org

TrustiiKursimevePensionaletëKosovëstrusti.org

Page 39: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

35

Bankat

RaiffeisenbankAdresa: Rruga UCK 51, 10000 Prishtinë

Tel.: +381 (0)38 226 400, 401

Fax: +381 (0)38 226 408

Ueb Faqja: raiffeisen-kosovo.com

E-mail: [email protected]

nLbbankaAdresa: 5 Rexhep Luci 10000 Prishtinë

Tel.: +381 (0)38 246 180

Fax: +381 (0)38 246 189

Ueb Faqja: nlbprishtina-kos.com

E-mail: [email protected]

ProCreditbankAdresa: Nëna Terezë No. 16, 10000 Prishtinë

Tel: +381 (38) 555 555

Fax: +381 (38) 248 777

Ueb Faqja: procreditbank-kos.com

E-mail: [email protected]

bankaEkonomikeAdresa: Qafa, No:5/A 10000 Prishtinë

Tel.: +381 (0)38 22 53 53

Fax: +381 (0)38 22 54 54

Ueb Faqja: bekonomike.com

E-mail: [email protected]

bankapërbiznesAdresa: Rruga UCK, No. 4110000 Prishtinë

Tel.: +381 (0)38 244 666

Fax: +381 (0)38 243 656, 657

Ueb Faqja: bpb-bank.com

E-mail [email protected]

bankaKombëtareTregtareAdresa: Qyteza Pejton, No.9 10000 Pristinë

Tel.: +381 (0)38 222 910

Fax: +381 (0)38 222 907

Ueb Faqja: bkt.com.al

E-mail [email protected]

Institucione që Mbështesin Zhvillimin e Bizneseve

AgjenciapërInvestimedhePërkrahjenendërmarrjevenëKosovë(KIESA)Adresa: 3 – 5 Perandori Justinian

Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë

Tel./Fax: +381(0)38 200 36041

Ueb Faqja: invest-ks.org

Email: [email protected]

nismaEkonomikepërKosovë(ECIKS)Adresa: 20/23Nussdorfer Strasse

A-1090 Vienna, Austria

Tel.: +43 (0)1 890 50 26

Fax: +43 (0)1 890 50 26 26

Ueb Faqja: eciks.org

OdaEkonomikeeKosovësAdresa: Rruga Nena Tereza 20 Prishtinë

Tel.: +381 (0)38 524 741

Fax: +381 (0)38 23 397

Ueb Faqja: odaekonomike.org

bankabotëroreAdresa: Prishtinë - Fushë Kosovë

10060 Prishtinë

Tel: +381 38 224 454

Ueb Faqja: worldbank.org/kosovo

OdaEkonomikeAmerikaneAdresa: 6 Gustav Majer

10000 Prishtinë

Tel: +381 (0)38 246 012

Fax: +381 (0)38 248 012

Ueb Faqja: amchamksv.org

Email: [email protected]

Page 40: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

36

Page 41: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

37

Page 42: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

38

Page 43: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

39

Page 44: Investo në Han të Elezit - kk.rks-gov.net · të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të

Shtypur nëletër të ricikluar!