3
KALLËZIM PENAL KUNDËR : Znj. Zana Xhuka Inspektore e Përgjithshme e ILDKPKI Drejtuar : Prokurorit të Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla. Për dijeni : Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani. Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta. Kryetarit të Komisionit të çështjeve ligjore, Z. Fatmir Xhafaj. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Bujar Leskaj. Ambasadorit Amerikan Z. Aleksandër Arvizu. Ambasadorit të Bashkimit Europian Z. Ettore Sequi. Ambasadorit të prezencës së OSBE Z. Florian Raunig. Z. Prokuror i Përgjithshëm ! Në datë 21 janar 2013, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur znj. Zana Xhuka në postin e Inspektorit të Përgjithshëm te ILDKPKI. Kjo zgjedhje është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”, i ndryshuar, i cili në nenin 12 gërma "b" dhe "c" përcakton se : Inspektori i Përgjithshëm mund të zgjidhet kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme : b. të ketë arsimin e lartë, si ekonomist financier ose jurist. c. të ketë vjetërsi pune në këto profesione jo më pak se 10 vjet. Arsimimi i znj. Zana Xhuka është : -1994 - 1988 Matematikë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. -1993 - 2003 Administrim Biznes, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës. Përvoja profesionale e znj. Zana Xhuka është : -Shtator 2005 - Janar 2013 Zëvendësministre e Mbrojtjes. -Shkurt 2004 - Shefe e Sektorit të Politikave të Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes, Tiranë. -2004 - Pedagoge e ftuar, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës. -1996 - 2004 Pedagoge, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë. -1995 - 1996 Kancelare, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodrës. -1988 - 1995 Mësuese matematike në Shkollën e Mesme, Shkodër. Përmendëm për sa më sipër sepse, përvec të tjerave, arsimimi i saj i papërshtatshëm me detyrën aktuale dhe mospasja asnjë lidhje profesionale me ILDKPKI, ka sjellë bllokimin total të punës në institucionin tonë, paaftësi të plotë në kryerjen e detyrave që ngarkon ligji, falsifikime, shpërdorim të detyrës dhe vjedhje nga ana e Inspektores së Përgjithshme, që prej emërimit të saj e deri më sot. Duke ju referuar edhe nenit 281 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale po ju parashtrojmë sa më poshtë vijon: Inspektorja e Përgjithshme ka larguar nga shërbimi civil Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtoren e Burimeve Njerëzore, Drejtoren Juridike në kundërshtim flagrant me ligjin, edhe pse gëzonin statusin e nëpunësit civil, për shkakun e vetëm se nuk pranuan të firmosnin urdhërat e saj të kundërligjshem lidhur me administrimin e deklaratave të interesave private për subjekte të vecantë dhe përfitimin e padrejtë nga ana e saj të vlerave monetare dhe aseteve në ILDKPKI. Edhe pse KSHC dhe Zyra e Përmbarimit kanë urdhëruar rikthimin e tyre në punë Inspektorja e Përgjithshme me dashje ka refuzuar zbatimin e këtij urdhëri. Ka larguar nën presion nga shërbimi civil drejtoren e IT dhe emëron në këtë pozicion, në kundërshtim flagrant me ligjin për statusin e nëpunësit civil, pa konkurs, një njeri të ndjekur penalisht.

KALLËZIM PENAL

Embed Size (px)

DESCRIPTION

KALLËZIM PENAL

Citation preview

Page 1: KALLËZIM PENAL

KALLËZIM PENAL

KUNDËR : Znj. Zana Xhuka Inspektore e Përgjithshme e ILDKPKI

Drejtuar : Prokurorit të Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla.Për dijeni : Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta.Kryetarit të Komisionit të çështjeve ligjore, Z. Fatmir Xhafaj.Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Bujar Leskaj.Ambasadorit Amerikan Z. Aleksandër Arvizu.Ambasadorit të Bashkimit Europian Z. Ettore Sequi.Ambasadorit të prezencës së OSBE Z. Florian Raunig.

Z. Prokuror i Përgjithshëm !Në datë 21 janar 2013, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur znj. Zana Xhuka në postin e Inspektorit të Përgjithshëm te ILDKPKI. Kjo zgjedhje është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”, i ndryshuar, i cili në nenin 12 gërma "b" dhe "c" përcakton se :Inspektori i Përgjithshëm mund të zgjidhet kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme :b. të ketë arsimin e lartë, si ekonomist financier ose jurist.c. të ketë vjetërsi pune në këto profesione jo më pak se 10 vjet.Arsimimi i znj. Zana Xhuka është :-1994 - 1988 Matematikë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës.-1993 - 2003 Administrim Biznes, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës.Përvoja profesionale e znj. Zana Xhuka është :-Shtator 2005 - Janar 2013 Zëvendësministre e Mbrojtjes.-Shkurt 2004 - Shefe e Sektorit të Politikave të Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes, Tiranë.-2004 - Pedagoge e ftuar, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.-1996 - 2004 Pedagoge, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë.-1995 - 1996 Kancelare, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodrës.-1988 - 1995 Mësuese matematike në Shkollën e Mesme, Shkodër.Përmendëm për sa më sipër sepse, përvec të tjerave, arsimimi i saj i papërshtatshëm me detyrën aktuale dhe mospasja asnjë lidhje profesionale me ILDKPKI, ka sjellë bllokimin total të punës në institucionin tonë, paaftësi të plotë në kryerjen e detyrave që ngarkon ligji, falsifikime, shpërdorim të detyrës dhe vjedhje nga ana e Inspektores së Përgjithshme, që prej emërimit të saj e deri më sot. Duke ju referuar edhe nenit 281 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale po ju parashtrojmë sa më poshtë vijon:Inspektorja e Përgjithshme ka larguar nga shërbimi civil Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtoren e Burimeve Njerëzore, Drejtoren Juridike në kundërshtim flagrant me ligjin, edhe pse gëzonin statusin e nëpunësit civil, për shkakun e vetëm se nuk pranuan të firmosnin urdhërat e saj të kundërligjshem lidhur me administrimin e deklaratave të interesave private për subjekte të vecantë dhe përfitimin e padrejtë nga ana e saj të vlerave monetare dhe aseteve në ILDKPKI.Edhe pse KSHC dhe Zyra e Përmbarimit kanë urdhëruar rikthimin e tyre në punë Inspektorja e Përgjithshme me dashje ka refuzuar zbatimin e këtij urdhëri.Ka larguar nën presion nga shërbimi civil drejtoren e IT dhe emëron në këtë pozicion, në kundërshtim flagrant me ligjin për statusin e nëpunësit civil, pa konkurs, një njeri të ndjekur penalisht.Ka refuzuar të firmosë raportet e Inspektorëve të Lartë ku propozohen kallëzime penale dhe gjoba për zyrtarë me fshehje pasurie qindra mijë dollarë dhe konflikte flagrante interesi. Ligji kërkon që në përfundim të hetimeve administrative Inspektori i Përgjithshëm të miratojë ose të kthejë për verifikime të mëtejshme dosjet e kontrollit. Nuk është bërë as e para dhe as e dyta dhe aktualisht nuk dihet edhe fati fizik i këtyre dosjeve edhe pse afatet janë djegur përfundimisht duke i bërë të gjitha veprimet e kryera dhe aktet e administruara absolutisht të pavlefshme.Ka bllokuar punën e nisur në date 19.11.2012, për kontrollin e plotë të rreth 200 zyrtarëve për shkak të funksionit dhe për dyshime për pasurinë e tyre, me arsyetimin absurd e antiligjor se kjo nuk ishte puna e saj. Edhe këto dosje, të papërfunduara, kanë dalë jashtë afateve ligjore duke i bërë aktet të pavlefshme. Në veprimtarinë e tij, ILDKPKI bazohet te Kodi i Procedurave i Administrative.Nuk ka kryer kontrollin aritmetik dhe logjik si dhe hetimin administrativ për konfliktin e interesave për rreth 1200 deklarata të mbartura nga viti 2012, të patrajtuara dhe jashtë afateve ligjore, të cilat Inspektorja e Përgjithshme refuzon ti kontrollojë duke i arshivuar të papërfunduara e të pafirmosura prej saj.

Page 2: KALLËZIM PENAL

Po ashtu, për të gjitha deklaratat e këtij viti, rreth 4800 copë, nuk është bërë skanimi elektronik sic kërkon ligji me qëllim shmangien e ndërhyrjeve në to, nuk janë kontrolluar paraprakisht sic kërkon ligji, nuk është bërë kontrolli aritmetik e logjik sic kërkon ligji, nuk jane bërë kontrollet e plota sic kërkon ligji dhe nuk janë kryer verifikimet e konfliktit të interesit sic kërkon ligji.Nuk dihet fati i rreth 100 dosjeve të kontrollit të plotë të filluara në muajin qershor, afati i të cilave mbaronte më 23 shtator. Edhe pse ka filluar kontrolli i plotë për këto dosje Inspektorja e Përgjithshme refuzon tu japë Inspektorëve të Lartë deklaratat e interesave private për të kryer detyrën edhe pse është njoftuar nga të gjithë punonjësit nëpërmjet emailit për këtë fakt. Në këtë mënyrë, afatet proceduriale janë djegur duke bërë absolutisht të pavlefshëm gjithë aktet e administruara në këto dosje, të cilat kishin evidentuar pasuri të fshehura e të vëna në kundërshtim me ligjin, konflikte flagrante interesi dhe shkelje të tjera nga zyrtarë të shtetit.

Sipas ligjit, duhet të kishte filluar që prej muajit prill kontrolli i 4% të dosjeve që përzgjidhen në bazë të shortit të hapur që kryhet vit për vit. Po mbyllet viti dhe nuk dihet akoma se cfarë bëhet me rreth 190 dosjet e përzgjedhurave me short.ILDKPKI është institucioni përgjegjës për parandalimin, evidentimin, zgjidhjen dhe ndëshkimin e rasteve të konfliktit të interesit. Konflikti i interesit është një nga dy shtyllat që mbajnë në këmbë këtë Institucion. Inspektorja e Përgjithshme e ka eleminuar me dashje dhe qëllimisht këtë aspekt të rëndësishëm të punës sonë sepse qoftë në deklaratat e saj para mediave, qoftë në urdhërat e lëshuara me shkrim prej saj verifikimi, parandalimi dhe zgjidhja e rasteve të konfliktit të interesit nuk është më pjesë e punës sonë të përditshme që prej Janarit 2013 deri më sot.Sektori i Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse është tërësisht i paralizuar. Rezultatet në drejtim të kontrollit, trainimeve periodike, pjesëmarrjes në cështjet gjyqsore ku ILDKPKI është palë si dhe në cdo aspekt tjetër të punës së tyre deri më sot janë zero.Transparenca, një nga aspektet e punës më të vlerësuara të ILDKPKI, e sanksionuar jo vetëm në ligj por e mbështetur edhe nga Gjykata Kushtetuese, ka rënë përfundimisht. Është ndaluar me urdhëra në kundërshtim me ligjin publikimi i deklaratave të interesave private dhe marëdhëniet me median, shoqërine civile, institucionet homologe të rajonit pjesë e nismës rajonale antikorrupsion janë ndërprerë. Është ndërprerë gjithashtu edhe bashkëpunimi me OPDAT, OSBE si dhe institucionet nënshkruese të memorandumit të bashkëpunimit për krijimin e NjHP. Punonjësit e shërbimit civil të këtij institucioni janë detyruar nën kërcënimin e largimit nga puna të nënshkruajnë një dokument që znj. Zana Xhuka e quan deklaratë konfidencialiteti, sikur të ishin oficerë të shërbimeve sekrete dhe jo nëpunës civilë të ILDKPKI.ILDKPKI, që prej krijimit në vitin 2003 është vlerësuar në të gjitha raportet si institucion vërtet i pavarur e i depolitizuar, pavarësi e depolitizim që morën fund me emërimin e znj. Zana Xhuka kur për herë të parë në këto 10 vjet punonjësit civilë u detyruan të mernin pjesë në aktivitetet e partive politike gjatë orarit zyrtar.Nuk mund të gjesh zyrtar tjetër në Shqipëri, në botë jo e jo, përvec znj. Zana Xhuka, që orarin zyrtar të punës ta ketë 11.00 deri 15.00 dhe jo 8.00 deri 16.00 sic përcakton ligji. Kamerat e sigurisë e vërtetojnë lehtësisht këtë fakt. Për të mos folur pastaj për mbledhjet me kolektivin në të cilat vetëm për punën nuk është diskutuar ndonjëherë. Është diskutuar për Frojdin dhe teorinë e tij, Jungun dhe teorinë e tij, Don Kishotin dhe bëmat e tij, modën dhe të rejat e fundit të saj, kulinarinë etj etj. Për rritjen e kapaciteteve investiguese, për kallëzimet penale që duhen dërguar në Prokurori, për masat administrative ndaj zyrtarëve të gjetur në shkelje të ligjit, për konfliktin e interesit nuk është diskutuar ndonjëherë që prej Janarit 2013 ne ILDKPKI.Që prej vitit 2003 ILDKPKI ka patur arritjet e veta. Cdo vit janë depozituar ne Prokurori kallëzime penale për fshehje pasurie, janë propozuar masa administrative për mosdeklarim pasurie, janë vendosur gjoba për zyrtarë në konflikt interesi etj. Është i pari vit që ILDKPKI i ka rezultatet zero. Zero kallëzime penale për 2012 - 2013, zero masa administrative, zero parandalim dhe zgjidhje konflikti interesi. Pra, shkurt dhe qartë, zero punë dhe zero rezultate i një institucioni të tërë për 2012 - 2013 që mbahet me taksat e shqiptarëve.Ne sektorin financiar, është vjedhur duke shpërdoruar detyrën muaj për muaj bonusi prej 35.000 lekë i dhënë për transportin e zyrtarëve pa makinë, pa naftë e pa shofer. Znj. Zana Xhuka ka në përdorim personal makinën me targa zyrtare të ILDKPKI, gjithë sasinë e naftës prej 7.000 litra, shoferin personal dhe nuk duhet ta përfitonte këtë bonus sipas ligjit.E gjithë sasia e naftës e blerë për vitin 2013 është tërhequr nga Inspektorja e Përgjithshme nga magazina pa u justifikuar e shoqëruar me procedurat ligjore për tu përvetësuar, shitur dhe për tu futur si para te thata në xhepat e Inspektores së Përgjithshme.Në këto kushte, kërkojmë fillimin e cështjes penale ndaj Inspektores së Përgjithshme znj. Zana Xhuka për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën parashikuar nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.

Page 3: KALLËZIM PENAL

Kolektivi i ILDKPKI.Origjinali me emrat e punonjësve të ILDKPKI dhe firmat e tyre është depozituar në organin e akuzes.