130
TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI Analiza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës

KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI për ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Korica-Barijere-ALB-web-s.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

TEJKALIMII BARRIERAVE PËR BIZNESIN

DHE NORMALIZIMIAnaliza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ

për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës

KAPË

RCIM

I I B

ARRI

ERAV

E PË

R BI

ZNES

IN D

HE

NO

RMAL

IZIM

I

TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR

BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Analiza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës

Beograd, Qershor 2017

TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMIAnaliza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës

PublikuesiForumi për Marrëdhënie EtnikeKraljice Natalije 45/VII11000 Beograd, Serbi+381 11 36 20 [email protected] KryeredaktorNenad Đurđević PërkthimiFilip Vukadinović PrepressAtelje, Beograd PrintimiDosije studio, Beograd Viti i publikimit2017.

Tirazhi100 kopje

ISBN 978-86-904383-9-6

Qendrimet e shprehura në këtë analizë janë qendrimet e autorit, dhe jo të Fondacionit Heinrich Bӧll Serbia, Mali i Zi, Kosovë.

Përmbajtja

HYRJA ................................................................................................................ 5

PJESA E I: NORMALIZIMI – AVANCIMI I KUSHTEVE POLITIKE DHE MAKROEKONOMIKE TË BIZNESIT MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS ..................................................... 9 Dr Dushan Janjiq

PJESA E II: MARRËDHËNIET EKONOMIKE MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS .................................................................... 37 Olivera Ceni Bardiqi

PJESA E III: AVANCIMI I MJEDISIT TË BIZNESIT DHE MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS Rezultatet e hulumtimit të bërë në Serbi ..................................................... 71 Dr Boban Stojanoviq dhe Zorana Kostiq

PJESA E IV: BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS Rezultatet e hulumtimit të bërë në Veri të Kosovës ..................................115 Dr Sonja Radenkoviq dhe Milena Banoviq

5

Hyrja

Studimi “Tejkalimi i barrierave për biznesin dhe normalizimi. Analiza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës” është rezultat i projektit të Forumit të Marrëdhënieve Etnike (Forum) “Fuqizimi ekonomik i komunitetit serb në Kosovë” të mbështe-tur nga Fondacioni Heinrich Böll (HBS), Zyra Beograd, gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017.

Autorët e studimit i cili përfshin dhe rezultatet e hulumtimit empirik (hulumtimi) janë: Dr Dushan Janjiq, drejtuesi i hulumtimit; Dr. Boban Stojanoviq drejtuesi i ekipit të ekspertëve, Milena Banoviq, Olivera Ceni Bardiqi, Nenad Gjurgjeviq, drejtuesi i Projek-tit, Zorana Kostiq, Dr Sonja Radenkoviq, Aleksandar Radovanoviq.

Qëllimi i hulumtimit dhe studimit është për të treguar nevojën e eliminimit të barrie-rave në biznesin midis Serbisë dhe Kosovës si dhe të jepen rekomandimet për avancimin e mjedisit të biznesit. Në bazë të barrierave të konstatuara, jepen rekomandime si më poshtë:

•• Të shqyrtohen dhe analizohen rregullativa ligjore dhe rregullat e Kosovës që rre-gullojnë themelimin dhe biznesin e ndërmarrjeve, taksa tatimore dhe të tjera për ndërmarrësit, fermerët dhe kooperativat që janë të rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë (duke vënë theksin mbi Veriun e Kosovës ku “tranzicioni” në siste-min e Kosovës është më akut);

•• Të shqyrtohen rregullativat ligjore dhe rregullat e Serbisë që rregullojnë statusin dhe bi-znesin e ndërmarrjeve, duke përfshirë dhe zonat ku komuniteti serb jeton në shumicë;

•• Të identifikohen praktikat e mira dhe të këqija, si dhe barrierat për biznesin e: •− “Ndërmarrjeve serbe” të regjistruara në përputhje me kuadrin ligjor të Ko-

sovës, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Kosovës dhe Serbisë,•− “Ndërmarrjeve kosovare” që bëjnë biznes me ndërmarrjet në Serbi - të përcak-

tohen pengesat me të cilat hasen këto ndërmarrje duke bërë biznes me vendet e treta, për shkak të kuadrit të paplotë dhe pasaktë ligjor në Serbi dhe Kosovë,

•− Ndërmarrjeve të regjistruara në Serbi që punojnë ose duan të punojnë “në mënyrë të pavarur” në Kosovë - të përcaktohen rekomandimet për heqjen e barrierave,

•• Të analizohet zbatimi i Marrëveshjes CEFTA në raportet midis Serbisë dhe Ko-sovës, me rekomandime për zbatimin më efikas të Marrëveshjes,

•• Të përcaktohen kompetencat dhe marrëdhëniet midis organeve të vetëqeverisjes loka-le në komunat me shumicë serbe nga pikëpamja e sigurimit të nxitjeve dhe mbështe-tjes së biznesit, përkufizimit të kriterëve për shpërndarjen e mjeteve dhe informimin e biznesmenëve mbi kushtet e biznesit në komunën e dhënë sipas ligjëve të Kosovës,

6 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Të shqyrtohet politika e Ministrive kompetente të Kosovës ndaj biznesmenëve dhe fermerëve në komunat me shumicë serbe; qasja në informacionet mbi mundësitë e marrjes së subvencioneve dhe llojet e tjera të mbështetjes së zhvillimit të ekono-misë nga fondet e disponueshme të Qeverisë së Kosovës; qasja në ligje dhe doku-mentat relevante në gjuhën serbe,

•• Të analizohet zbatimi i Marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësim dhe bashkëpu-nim të Odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë;

•• Rekomandimet për avancimin e komunikimit midis ndërmarrësve dhe bizne-smenëve me organet shtetërore dhe/ose njësitë e vetëqeverisjes lokale me qëllim të heqjes së barrierave të biznesit,

•• Të sugjerohen mekanizmat e informimit të përshtatshëm të biznesmenëve mbi kushtet dhe kërkesat e biznesit në mënyrë që të mundësohen projekte të sukse-shme biznesi të orientuara drejt profitit, përkatësisht të themelohet një Qendër të inovacionit për komunikim të drejtëpërdrejtë me biznesmenët, për t’u ofruar ndihma profesionale dhe lidhje me institucionet kompetente me seli në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.

Në hulumtimin dhe hartimin e Studimit, Forumi ka angazhuar profesionistët nga Kosova, që kanë analizuar rregullativat ligjore që rregullojnë ambjentin e biznesit në Ko-sovë dhe kanë kryer hulumtimin – duke intervistuar biznesmenët dhe përfaqësuesit të kompanive në Kosovë përveç Veriut, profesionistët nga Serbia dhe Veriu i Kosovës që kanë analizuar rezultatet e Dialogut të Brukselit dhe shtrirjen e procesit të normalizimit, rregullativën ligjore që rregullon ambjentin e biznesit në Serbi dhe në Veri të Kosovës dhe kanë kryer hulumtimin – duke intervistuar biznesmenët dhe përfaqësuesit e kompanive të firmave në Serbi dhe biznesmenët dhe kompanitë nga Veriu i Kosovës.

Në bazë të të dhënave të disponueshme mbi subjektet aktive ekonomike që realizojnë lidhje biznesi me Kosovën, u përzgjedh një mostër reprezentative të firmave dhe institu-cioneve kompetente me të cilat është krijuar kontakt nëpërmjet e-mailit dhe/ose telefonit. Përzgjedhja e kompanive të synuara është kryer sipas vlerës së qarkullimit të rregullt me Kosovën në 2015 dhe 2016 (në bazë të të dhënave të disponueshme të Drejtorisë së Doganave të Republikës së Serbisë) duke vlerësuar përfaqësim të barabartë gjeografik të komapanive si dhe shumëllojshmërine e veprimtarive.

Bazën metodologjike të hulumtimit e përbën dërgimi i pyetësorit të krijuar në mënyrë të posaçme, në adresat e 50 kompanive në Kosovë, 140 në Serbi, si dhe organizimi dhe kryerja e intervistave me kompanitë në Serbi dhe kompanitë serbe në Kosovë, por edhe me institucionet kompetente. Prej 140 kompanisht të kontaktuara në Serbi, 61 kanë plotësu-ar pyetësorin ku: 10 kompanitë janë nga territori i Beogradit, 12 nga Vojvodina, 29 nga Serbia Qendrore dhe Jugore (duke përfshirë Preshevën dhe Bujanocin), kurse 10 nga zona e Rashkës ( Rashka, Novi Pazar dhe Tutin). Pastaj janë bërë dhe intervista të hollësishme në bazë të pyetësorit të dorëzuar paraprakisht kompanive. Gjatë pjesës së hulumtimit në terren janë bëre 31 intervista me kompanitë. Me qëllim të nxjerrjes së konkluzioneve të përshtatshme, janë bërë intervista të hollësishme me institucionet komptente në Serbi siç janë: Drejtorie e Doganave (Ministria e Financave), Drejtoria e Veterinës (Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit), Inspeksioni kufitar fitosanitar (Ministria e Bujqësisë

Policy Paper 7

dhe Mbrojtjes së Mjedisit), Zyra për Kosovën dhe Metohinë të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Në hulumtim janë përdorur të dhënat parësore të mbledhura duke studiuar në terren pikat doganore të kontrollit (pika e Doganës në Vranjë), përkatësisht pikat e për-bashkëta të kalimit Konçul, kurse burimi bazë i të dhënave dytësore janë bazat e selektuara të të dhënave të Entit Statistikor të Republikës, Odës Ekonomike të Serbisë, Drejtorisë së Doganave dhe Bankës Botërore.

Për analizën e kuadrit juridiko-rregullator janë përdorur rregullat, dispozitat, vendi-met dhe rregulloret ligjore në fuqi.

Qasja e përdorur gjatë hulumtimit mundëson një vështrim mbi gjendjen reale në terren si dhe kontribon për informimin më të mirë të biznesmenëve mbi kushtet e bi-znesit në Kosovë. Avancimi i komunikimit midis biznesmenëve nga njera anë, dhe in-stitucioneve relevante nga ana tjetër, mund të arrijë rezultate të rëndësishme në fushën e avancimit të ambjentit të biznesit.

Në këtë studim do të përdoren emërtime teknike si më poshtë:•• “Kosovë” në kuptim të përcaktuar nga Marrëveshja e Brukselit, përkatësisht

“Emërtimi ‘Kosovë*’ është pa prejudicimin e statusit dhe në përputhje me Rezo-lucionin 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombëve të Bashkuara dhe Mendimin e Gjykatës Ndërkobëtare të Drejtësisë mbi deklaracionin e pavarësisë së Kosovës.

•• “Veriu i Kosovës” i cili përbën një zonë me popullsi kryesisht serbe në veri të lu-mit Ibër, i përbërë nga komunat: Zubin Potoku, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut. Kuptimi i përdorur në këtë analizë nuk është identik me emërtimin e përdorur zyrtarisht në Kosovë, i cili shënon një zonë më të gjerë dhe të përbërë nga komunat e mësipërme dhe komunat në jug të lumit Ibër me popullsi kryesisht shqiptare, siç janë: Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri.

PJESA E I:NORMALIZIMI DHE AVANCIMI

I KUSHTEVE POLITIKE DHE MAKROEKONOMIKE TË

BIZNESIT MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS

Dr Dushan Janjiq

11

1. Dialogu i Brukselit si mbështetje për avancimin e bashkëpunimit të biznesit dhe ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës

Dialogu i cili zhvillohet në bazë të Rezolutës së KS KB 64/298 nga marsi 2011 midis Serbisë dhe Kosovës nën kujdestarinë e BE (në tekstin e mëtejshëm Dialogu i Brukselit) ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis njerëzve, komuniteteve kombëtare, si dhe Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo nënkupton reforma dhe ndryshime të shumta në Serbi dhe në Kosovë. Procesi i normalizimit është në funksion të vendosjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, promovimit të bashkëpunimit, avancimit e hyrjes në BE për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve dhe kjo duke marrë traditat e përcaktuara juridike evropiane ose “standardet”.

Në realitet, këto janë hapa të shumta në rrugëtimin e gjatë që duhet bërë nga të dyja palët, por normalizim nuk është vetëm normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe “normalizimi” i Serbisë dhe Kosovës. Kjo konfirmon që procesi i nor-malizimit është kompleks dhe përfshin zgjidhjen e shumë problemeve të ndërlidhura, si të atyre të trashëguara, ashtu dhe të atyre që krijohen nga vet Dialogu i Brukselit, ose nga procesi i normalizimit (Janjiq, 2015).

Procesi i normalizimit, nga ana tij, sjell lehtësim të vendimeve politike dhe të bizne-sit mbi bashkëpunimin dhe ky bashkëpunim është një nga elementet e rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe normalizimit total të Kosovës dhe Serbisë.

12 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Sistemet ekonomike të Serbisë dhe Kosovës zhvilloheshin si një nënsistem në kuadër të sistemit unik të ekonomisë së ish Jugosllavisë. Prandaj, krahas ndryshimeve të rëndësis-hme, ekzistojnë shumë ngjashmëri dhe ndërvarësi të këto dy sistemeve ekonomike. Kjo lehtëson biznesin dhe bashkëpunimin ekonomik të bazuar në interesat ekonomike të partnerëve të barabartë.

Nga takimet e numërta në kuadër të këtij dialogu kanë rrjedhur 28 marrëveshje si dhe shumë “konkluzione të dakorduara”, planet e veprimit, protokolle teknike etj. (emërtimi i përbashkët për këto është “Marrëveshja e Brukselit” ose “Marrëveshjet e Brukselit”). Deri në maj të vitit 2017, për vetëm katër nga ato mund të thuhet që janë përmbushur. Është një rezultat modest i cili prapë ka avancuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, por këto marrëdhënie janë larg të të qenit të kënaqshme.

Edhe pse marrëveshjet e Brukselit nuk shprehen rreth ekonomisë, ato krijojnë pa-rakushtet e duhura për avancimin e ekonomisë dhe lidhjen intensive të biznesmenëve. Për temën e Studimit janë veçanërsht të rëndësishëm Marrëveshja e lirisë së lëvizjes e mbështetur nga Marrëveshja për menaxhim të integruar të kufirit, evidentimin dhe mbledhjen e taksave doganore dhe TVSH-së, dhe vulën doganore kurse si rezultati ko-lateral u vendos Fondi i përkohshëm për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Ve-riut të Kosovës (në teksin e mëtejshëm: Fond). Zbatimi i këtyre marrëveshjeve mundë-son vendosjen e standardeve evropiane të cilat mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe krijohen presupozime për heqjen e pengesës së zhvillimit më të shpejt ekonomik të Kosovës, duke përfshirë dhe Veriun e Kosovës (A‘Peace Treaty’, 2012: 6, 8, 10).

1.1. Lëvizja e lirë u vendos

me “konkluzionet e dakorduara” më 2 Korrik 2011, kurse më 2 Dhjetor të po atij viti janë koordinuar Konkluzionet operative që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Qëllimi është të mundësohet udhëtimi i lirë brenda dhe nëpër territoret të Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka filluar më 26 Dhjetor të vitit 2011.

Marrëveshja rregullon përdorimin e letërnjoftimit kosovar, patentës së makinës, regj-istrimit të makinës dhe sigurimit dhe janë vendosur procedurat e reja të udhëtimit midis Kosovës dhe Serbisë. Në procesin e zbatimit të Marrëveshjes, Qeveria e Serbisë ka marrë një sërë aktesh dhe ka ndërmarrë aktivitete të shumta duke synuar të rregullojë çështjen e siguracioneve që u pasua nga heqja përfundimtare të pagesës së siguracioneve në ka-limin kufitar, në Gusht të vitit 2015. Targat “RKS” dhe letërnjoftimet e Kosovës akoma nuk janë bërë të detyrueshme për serbët etnikë në Veri të Kosovës. Ata kryesisht përdorin targat e Serbisë dhe nuk paguajnë siguracionet e veturës. Ky mosrespektim i marrëveshjes së lëvizjes së lirë, e cila ka vënë si afat: 11 Nëntor 2011 dhe justifikohet me “arsye politike” për shkak të së cilës Qeveria e Kosovës ka vendosur një qasje të ashtuquajtur e butë (soft) në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje (Kosovë, 2014, 2014).

Policy Paper 13

Beogradi ka refuzuar kërkesën e Prishtinës për t’i mundësuar pronarëve të makinave me shenjën “RKS” udhëtimin nëpërmjet Serbisë Qendrore pa ndërruar targat me ato me shenjën “Proba”. Gjithashtu, Beogradi mbështet përdorimin e targave “KS” në Veri të Kosovës, si edhe që targat e tilla të mbeten në përdorim në zonën e Anamoravës për ata që nuk kanë bërë regjistrim të ri në targat “RKS”. Gjithashtu, Beogradi refuzon kërkesën që stacionet e zhvendosura të Policisë të lëshojnë dokumentat dhe të kryejnë regjistrim të makinave në targat e Republikës së Serbisë (Raport, 2016:13). Nga ana e saj, Prishtina tregon që kjo sjellje e Serbisë përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe shton që Serbia ka shkelur lirinë e lëvizjes atëherë kur ka arrestuar drejtorin rajonal të Policisë nga Mitrovica, Nehat Thaçin (më 29 Shtator 2016) dhe Hilmi Kelmendin (më 28 Tetor 2016). Këto ngjarje cilësohen nga Prishtina si tentativat joligjore të Serbisë për të zgjeruar kompetencën e saj për ndjekje penale për krimet e luftës jashtë territorit të Serbisë. Pris-htina i është drejtuar BE-së me këtë problem, si dhe me problemin e moslejimit të kalimit në Serbi për qytetarët nga vendet e treta që kanë hyrë në Kosovë (Brussels Agreement, 2016:21, 21). BE ka mbështetur parimisht Prishtinën kur ka vlerësuar që Serbia akoma nuk lejon hyrjen e qytetarëve nga vendet e treta nga Kosova në Serbi; nuk respektohet marrëveshja e targave për veturat e qytetarëve nga Veriu i Kosovës; nuk respektohen as afatet dhe thelbi i detyrimit për të mundësuar kalim të lirë në urën e lumit Ibër në Mitro-vicën e Veriut (Non paper of the EEAS and European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Një progres më të dukshëm në zbatimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufijve ka ndodhur nga fundi i muajit Prill të vitit 2013. Udhëtarët e parë me letërnjo-ftimet kosovare kanë filluar të udhëtojnë nëpërmjet Serbisë më 1 Maj 2013. Atëherë janë vënë në funksion dy kalime, Mutivodë dhe Muçibaba, që lidhin Kosovën - Anamoravën me “Luginën e Preshevës”. Në Prill të vitit 2015 u dakordua dhe hapja e dy pikave të vogla kufitare (midis Kamenicës dhe Medvegjës, përkatësisht midis Leposaviqit dhe Rashkës).

Në Bruksel më 11 Shtator 2014 u dakordua që tu mundësohet personave me letër-njoftime të lëshuara nga Kosova, të përdorin disa kalime në tranzit, siç është aeroporti i Beogradit dhe kalime drejt Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në fund të vitit 2014 kjo marrëve-shje është zgjeruar edhe tek pasaportat e Kosovës, duke u lëshuar dokumenta të për-kohshme pronarëve të tyre për të kaluar nëpër Serbinë. Kështu janë përfshirë dhe kalimet drejt Kroacisë dhe kalimet veçanërisht të rëndësishme drejt Hungarisë, përkatësisht zona Shengen. Kjo ka avancuar në mënyrë të konsiderueshme lirinë e lëvizjes së njerëzve por si pasojë kolaterale është shtuar numri i lëshimeve ilegale nga Kosova, përkatësisht është rritur numri i “azilantëve të rremë” nga Kosova në BE.1

Një “bum i vërtetë shpërnguljesh” të shqiptarëve nga Kosova ka ndodhur në gjysmën e parë të vitit 2015. KE më 11 Shkurt 2015 ka treguar që numri i migrantëve ilegalë nga Kosova që kërkojnë azil pa bazë në BE, është rritur për 40% dhe kështu ia kalon numrit të migrantëve nga Siria dhe Afganistani. Mbi të gjitha, kjo është pasojë e mungesës së

1 Vetëmnëdymuaj,nëfillmtëvitit2015,Kosovënekanëbraktisurmëshumëse50.000shqiptarë,nëmes të cilëve edhe 6.000 nxënës të shkollave të mesme. Mediat e Prishtinës kanë shkruar që, deri te mesi i vitit 2014, Kosovën e kanë braktisur nga 60.000 deri 100.000 njerëz. Në periudhën Tetor 2014 - Shkurt 2015, në zonën e Evropës kanë kaluar rreth 150.000 migrantë shqiptarë ku më shumë se 120.000 kanë kaluar pa asnjë lloj kontrolli (Jovanović, 2015; Zečević, 2015).

14 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

zhvillimit ekonomik, mungesës së politikave zhvilllimore dhe vendeve të punës dhe ndi-kimeve të krizës globale (Gërxhalliu, 2014). Në këto migracione, vendin e tyre ka gjetur dhe krimi i organizuar si dhe zyrtarët e korruptuar të policisë dhe të tjerë. Të gjitha këto dëshmojnë që Kosova dhe Serbia nuk kanë vendosur një sistem efikas të menaxhimit të migracioneve, Serbia dhe BE nuk kanë vendosur një bashkëpunim efektiv edhe pse Ser-bia kufizohet me katër vende të BE-së dhe gjendet në kufirin e Shengenit (me Hungarinë) nëpër të cilin ka kaluar dhe po kalon një numër i madh migrantësh ilegalë.

1.2.Kontrolliiintegruarikufirit(IBM)

është dakorduar në periudhën nga 30 Nëntor deri më 2 Dhjetor të vitit 2011, kurse zbatimi ka filluar më 10 Dhjetor 2012. Kjo ka qenë një hap i konsiderueshëm përpara i cili kishte të bënte me një çështje shumë delikate dhe kontestueshme - të kufijve, që ka një rëndësi të veçantë për Kosovën nga pikëmapja e shënimit të integritetit territorial dhe sovranitetit por edhe si rritje e të ardhurave doganore dhe vendosja e kntrollit të kontrabandës dhe tregtisë së jashtëligjshme të njerëzve dhe mallrave (Kosovë, 2014). Për Serbinë kjo ka qenë një “pilulë e hidhur” e cila duhej gëlltitur sepse realiteti është më i fortë se dëshirat politike dhe Serbia ka patur nevojë për të vendosur kontrollin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, për të parandaluar kontrabandën dhe qarkullim të paregjistruar të përmasave të mëdha si dhe për të rritur të ardhurat e veta nga TVSH-ja dhe dogana. Me qëllim të zbatimit të marrëveshjes, Qeveria e Serbisë më 22 Dhjetor 2011 ka marrë një sërë aktesh, përfshirë dhe Protokollin Teknik për Zbatimin e Konkluzioneve operative, i cili është dakorduar në takimin e përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësim të BE-së, më 23 Shkurt të vitit 2012 në Bruksel.

Fillimisht IBM ka qenë propozimi i Serbisë, i bërë për të ulur presionin për pranimin e oficerëve doganorë të Kosovës në hyrjet veriore, duke i shëndërruar në një prezencë “të integruar” e cila përfshin oficerët e EULEX-it dhe Serbisë. Marrëveshja IBM është hasur me një kundërshtim të ashpër politik të serbëve nga Veriu i Kosovës, i cili ka shkuar nga deklaratat politike deri te ngritja e bllokadave të rrugëve dhe pikave kufitare gjatë viteve 2011 dhe 2012. Idea bazë e liderave politikë nga Veriu i Kosovës që kanë udhëhequr këto protesta, dhe të një pjese të pushtetit në Beograd, ka qenë shtyrja sa më e gjatë të pranimit të marrëveshjes. Kjo u arsyetua nga mospranimi i integritetit territorial i Kosovës dhe shtyrja e ndarjes institucionale dhe territoriale të Veriut të Kosovës nga Serbia. Kjo impli-kon që konflikti rreth doganave dhe marrëveshjes IBM ka qenë vetëm një nga shprehjet e mosdakordësisë të Serbisë dhe Kosovës rreth çështjes së sovranitetit. Mbrapa këtyre protestave ka pasur dhe tentativa për të zgjatur sa më shumë realizimin e ekstra-profitit si pasojë e mospagesës së akcizave dhe doganave, si dhe kontrabandës së produkteve. Si pasojë, Serbia (edhe pse iniciator) dhe Kosova më në fund kanë pranuar IBM nën presi-onin nga SHBA (Serbia and Kosovo, 2013: 15).

Kosova ka nëntë pika kufitare dhe gjashtë pika kalimi në vijën ndarëse me Serbinë: Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muqibaba. Në kuadër të dialogut

Policy Paper 15

teknik, gjatë viteve 2011 dhe 2012 janë firmosur marrëveshja dhe protokolli teknik për me-naxhimin e përbashkët të kalimeve, por Serbia ka shtyrë zbatimin e tyre kështu që kalimet përfundimisht janë hapur në vend të tetorit 2012, në mars të vitit 2013. Faza e marrëveshjes e cila nënkupton ndërtimin e objekteve permanente në kalimet nuk është përfunduar as në vitin 2017, edhe pse ndërtimi i objekteve permanente në vitin 2013 i është besuar Progresit Evropian, projekt të cilin e financojnë BE dhe Qeveria e Suedisë, kurse e zbaton Zyra e Kombëve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) dhe Sektori i dakordësimit dhe financimit të projekteve nga asetet e Bashkimit Evropian (CFCU) pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë. Markimi i pikave në bazë të koordinatave të dakordu-ara, që do të shërbejnë si pika referimi për ndërtimin e objekteve permanente të kalimeve doganore, konsiderohet si sukses i grupit të përzier për zbatimin e marrëveshjes (i përbërë nga përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës dhe BE). Megjithatë, KE në 2017 ka vendosur ta “kuj-tojë” Serbinë në lidhje me detyrimet e papërmbushura sipas IBM, dhe këto janë: që Serbia është e kënaqur me mënyrën e funksionimit të kalimeve të përkohshme dhe nuk bën asgje për ndërtimin e kalimeve të qëndrueshme; nuk është vendosur kontrolli efektiv në “rrugët alternative” dhe kalimet kështu që njerëzit dhe mallrat akoma hyjnë dhe dalin nga Kosova pa evidentim dhe kontroll të plotë (Non paper of the EEAS and European Commission Ser-vices on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Prishtina thekson që gjatë vitit 2016 ka bërë një progres në projektimin dhe ndërtimin e dy kalimeve të reja kurse Serbia nuk respekton këtë pjesë të marrëveshjes së IBM dhe që ndihma e ndërsjelltë juridike (Mutual Legal Assistence – MLA) nuk funksionon sepse Serbia vonohet me zgjidhjen e kërkesës së Kosovës në lidhje me zbatimin e njëanshëm të vulës dhe lëshimin e dokumentave personale nga ana e departamenteve të Drejtorisë së Policisë, të zhvendosura nga Kosova (Raport, 2016:14, Brussels Agreement, 2016:23).

Realizimi i lëvizjes së lirë ka kontribuar në rritjen e tregtisë dhe është mbështetur edhe nga zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).2

Tani për tani, qarkullimi i mallrave midis Serbisë dhe Kosovës është e vetmja formë e bashkëpunimit ekonomik. Të dhënat e tre vitëve të fundit tregojnë që mbulueshmëria e importit kosovar me eksportin është nga 11 deri 14%, që metali dhe produktet me-talike eksportohen më shumë, produktet nga mineralet e tjera, produktet ushqimore, pije dhe duhan, tekstil, gomë dhe produktet bimore, dhe kjo drejt Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Gjermanisë, kurse importohet më shumë nga Maqedonia, Gjermania, Serbia dhe Turqia.

Për nga qarkullimi i mallrave, Kosova me vlerën e mallrave prej 428,5 milion euro (në vitin 2016) është në vend të dhjetë të partnerëve ku Serbia eksporton, kurse në vend të 58-të kur bëhet fjalë për importin e mallrave nga Kosova sepse vlera e mallrave të ekspor-tuara në periudhën në fjalë ka qenë 17,1 milion euro (Informacioni rreth KA Kosovë dhe Metohi, Qendra e bashkëpunimit rajonal dhe nismave. Oda Ekonomike e Serbisë, 2016).

2 Në fakt, Serbia në vitin 2006 e ka pranuar efektivish Kosovën si një territor i veçantë doganor, duke firmosurMarrëveshjeneTregtisësëLirënëEvropënQendrore-CEFTA2006(Ligji i konfirmimit të Marrëveshjes së ndryshimit dhe aderimit në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore - CEF-TA 2006, Fletorja Zyrtare - Kontratat Ndërkombëtare, numër 88/2007)UNMIKatëherëkaqenëpalëefirmosursepsepolitikaetregtisësëjashtmekaqenënëduarteUNMIK-ut,përkatësishttëBE-sësishtylaIV(PillarIV).

16 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Bilanci negativ i tregtisë, krahas ekonomisë gri dhe tregut të zi, përbën një fak-tor vështirësues për zhvilliimin e ekonomisë së Kosovës. Përveç kësaj, konkurue-shmëria e ulët e prodhimit kosovar dhe eksport i orijentuar kryesisht drejt lëndëve të para ndkikojnë keq në perspektivat e ekonomisë. Kosova është anëtare e CEFTA dhe nga viti 2009 edhe të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Regjimi i tregtisë në Kosovë është neutral dhe unik por kjo nuk është e mjaftueshme për të ulur deficitin tregtar.

1.3. Marrja e detyrimeve të doganës dhe vula doganore

Pas vitit 2008 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur marginalizimi i rolit të UNMIK-ut dhe Kosova ka marrë përsipër politikën e tregtisë së jashtme dhe ka ven-dosur dokumentacionin e vet doganor me shenjën “Republika e Kosovës”. Shërbimi Do-ganor i Serbisë, si përgjigje ndaj kësaj, refuzon të lejojë hyrjen e mallrave në territorin e Serbisë. Që atëherë mallrat nga Kosova vijnë në Serbi kryesisht së rieksport nga Mali i Zi dhe Maqedonia me dokumentacionin e këtyre shteteve, me indikacion që malli origjinon nga Kosova (Monitoring, 2013: 11, 12).

Misioni i BË-së në Kosovë - EULEX merr përsipër një pjesë të autorizimeve sipas planit të UNMIK-ut, nga 26 Nëntor 2008, si dhe çështjet në lidhje me doganën dhe pikat kufitare në Veri të Kosovës, themelohet dhe një pikë doganore në Mitrovicën e Jugut. Kjo do të thotë që Kosova nuk funksionon si një territor unik doganor, por si territori i ndarë në pjesë jugore dhe atë veriore me lumin Ibër në mes. Në këtë mënyrë Veriu i Kosovës u bë de facto “zona e lirë të tregtisë”, me probleme të mëdha në mbikëqyrjen e qarkulli-mit të mallrave (Monitoring, 2013: 11, 12). Kjo ka qenë një “parajsë e vogël” për tregtinë jotransparente, mospagesën e TVSH-së dhe doganave, kontrabandë dhe mbledhjen e të ardhurave pa pasur detyrime ndaj shtetit. Ky është një ambjent ku kanë lulëzuar kon-trabanda, krimi i organizuar dhe korrupsion, rrjetet e forta shqiptaro-serbe për kontra-bandimin e mallrave, shmangja e taksave dhe zhvillimi i shërbimëve dhe tregtisë e cila fuqizon elitat kriminale dhe është bërë aq e fuqishme sa që ndikon ndaj ekonomisë dhe politikës në Veri të Kosovës (Perspective of Northern Kosovo, 2013).

Marrëveshja e vulës doganore, e arritur më 2 Shtator 2011, ka si qëllim “të sigurojë lëvizjen e lirë të mallrave në përputhje me CEFTA”. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje ka filluar në Shtator të vitit 2011 nga ana e Kosovës, kurse Serbia ka pranuar vulat kosovare më vonë.

Vlerësimi i përgjithshëm i zbatimit të regjimit të lëvizjes së lirë është pozitiv: liria e lëvizjes përdoret nga gjithnjë e më shumë njerëz në sajë të faktit që Kosova ka miratuar legjislacion të ri, ka avancuar procedurat dhe ka rritur kapacitetet e saj administrative dhe organizative të shërbimit doganor kurse regjistrimi i qarkullimit midis Kosovës dhe Serbisë zbatohet sipas programit „Systematic Electronic Exchange of pre-arrival Data“ (SEED).

Policy Paper 17

Me Urdhrat e Qeverisë së Serbisë janë hequr disa barriera si për shembull që në pikat kufitare është ulur koha e pritjes dhe shpenzimeve manipulative në rast të PROMETA FRANKO-KUPAC në pjesën jugore të Kosovës, në rreth 3 - 5 orë.

Zbatimi i marrëveshjes së IBM dhe marrjes së të hyrave doganore dhe TVSH-së ka mundësuar rritjen e qarkullimit të ligjshëm të mallrave midis Serbisë dhe Kosovës. Pro-duktet serbe që shiten më shumë në Kosovë janë ato ushqimore dhe pijet, kimikatat dhe produktet kimike, produktet bujqësore, derivatët e naftës etj., kursa nga Kosova në Serbi shiten metalet bazë, riciklimi, produktet ushqimore dhe pijet; me urdhrin e datës 16 Shta-tor 2011, është kthyer dhe TVSH-ja e pezulluar e naftës dhe derivatëve të saj, makinat dhe telefoninë celulare në Veri të Kosovës, ku qarkullimi jotransparent i naftës dhe derivatëve të saj është ulur radikalisht për rreth 90%; tregtia e makinave dhe shërbimet e telefonisë celulare të operatorëve Telenor dhe MTS nuk janë më “privilegji i qytetarëve të Veriut të Kosovës”; është hequr pozicioni monopolist i disa prodhuesve të mëdhenj nga Serbia, të cilët kanë eksportuar në Veri të Kosovës produktet e tyre me çmimet “dumping” që ishin mesatarisht 30-40% më të ulëta, pa akciza dhe TVSH; janë përmirësuar standardet e për-faqësuesve të Serbisë në pikat kufitare drejt Kosovës (Monitoring, 2013: 15); Një rezultat i dukshëm është edhe rritja e të ardhurave nga taksat direkte në të ardhurat e mbledhura (Raport, 2015: 19; Kosovë 2014, 2014). Por akoma ekzistojnë çështje të shumta të hapura që duhet të zgjidhen në tregtinë e mallrave midis Serbisë dhe Kosovës. Një nga këto janë dhe çështjet e të ashtuquajturit siguracionit kufitar, kryerjes së pagesave ose shkrimit të udhëzimeve dhe dokumenteve në të gjitha gjuhët; kushteve jo të barabarta të biznesit nga Serbia në pjesën veriore në raport me pjesën jugore të Kosovës.3

Pagesat e paintegruara në Kosovë dhe mungesa e pagesave të drejtëpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës është një nga pengesat e mëdha për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe kusht për parandalimin e korrupsionit dhe normalizimin e bashkëpu-nimit të biznesit, sidomos të tregtisë së jashtme midis Kosovës dhe Serbisë. Menyra e tanishme të qarkullimit të pagesave të Serbisë dhe Kosovës, e mbështetur te Ligji i kryerjes së përkohshme të punëve të caktuara të qarkulliimit të pagesave në territorin e Republikës Federale të Jugosllavisë, është shumë e ngarkuar nga ana financiare dhe destabilizon edhe më shumë aktivitetet e biznesit. Kjo duket nga zgjidhja që në këtë biznes mund të pa-guhet në euro por kjo valutë të nesërmen duhet t’i shitet bankës së autorizuar për punët me jashtë, kurse ajo të nesërmen ia shet eurot Bankës Popullore të Serbisë e cila në dy ditët në vijim ia paguan, por me dinarë, Bankës së Biznesit dhe kjo e fundit të nësërmen ia paguan subjektit i cili i ka fituar në Republikën e Serbisë. Me qëllim të avancimit të biznesit por edhe të sigurisë juridike, është e nevojshme që Ministria e Financave të nisë një Iniciativë për ndryshimin e ligjit dhe udhëzimit nga viti 2001, si edhe të udhëzimit të vet, si edhe të ndryshohet udhëzimi përkatës i BPS. Një nga pengesat për vendosjen e qarkullimit të pagesave midis Serbisë dhe Kosovës është mospërfshirja shumëvjeçare e bankave në Veri të Kosovës nga qarkullimi i pagesave në Kosovë. Gjithashtu një pengesë tjetër është mosekzistenca e garancisë bankare dhe sigurisë së biznesit me blerësit nga Kosova. Si pasojë, qarkullimi me Kosovën është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe trajtohet

3 Disa mallra janë liruar nga TVSH-ja kurse në Veri nuk ekziston ndonjë institucion drejtues-mbikëqyrës përndjekjeneqarkullimittëmallravetëcilaveuevidentohenTVSHdhedoganavetëmnëpikatkufi-tare Jarinjë dhe Bërnjak dhe kështu favorizohet zona gri e tregtisë.

18 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

si qarkullim i jashtëm; detyrimi i konverzionit të eurove në dinarë sipas kursit të mesëm që ul interesin e biznesit dhe ndikon negativisht në konkurueshmërine e kompanive nga Serbia në tregun e Kosovës.

Kjo çështje duhet të jetë sa më parë në rendin e ditës së Dialogut të Brukselit dhe kjo tërheq dhe hapjen e çështjes së debatit mbi pretendimet e ndërsjellta të Serbisë dhe Kosovës. Serbia nga viti 2001 shlyen kreditë të firmave nga Kosova, të trashëguara nga koha e RSFJ. Në fakt, Serbia ka marrë përsipër 858 milion euro borxhe të Kosovës drejt huadhënësve të huaj, si borxh publik. Bëhet fjalë për borxhin ndaj Bankës Botërore, Kla-bit Parizian dhe Londinez të Kreditorëve, Bankës së Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB), Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Shoqatës Evropiane të Hekurudhave (Euro firma), Qeverisë së Kuvajtit, borxhi i parregulluar ndaj Libisë dhe borxhit të kle-ringut ndaj Çekosllovakisë.

Nga viti 2002 deri më 31 Dhjetor 2014, Serbia ka shlyer një pjesë të borxhit kosovar prej 547,95 milion euro si vijon: në bazë të principalit 154,6 dhe kamatë 393,19 milionë euro. Duke marrë parasysh që për periudhën 2015-2041 mbërrin borxhi i cili vetëm në bazë të principalit është 351,23 milion euro (Serbia akoma paguan borxhet e Kosovës, “Po-litika”, Beograd, 20 Janar 2015), zgjidhja e kësaj çështjeje është në interest të buxhetit dhe ekonomisë të Serbisë dhe Kosovës. Kjo ka të bëjë me pretendimet e ndërsjellta në baza të tjera: privatizimi, energjitika, telekomunikacionet, sigurimet e pronës, jetës, pensionet, sigurimet sociale dhe shëndetësore etj.

“Llogaritë e pastra” do të forcojnë besimin, do të lehtësojnë marrëveshjet e dhe do të avancojnë bashkëpunimin ekonomik, por edhe besimin midis njerëzve. Prandaj është e rëndësishme që të gjendet një model i cili nuk është identik me sukcesionin dhe mundë-son zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Në praktikë kryesisht tregohet që qarkullmi i produkteve bujqësore dhe blegtorale është i rënduar sepse EULEX insiston në respektimin e rregullave të BË-së kurse shumë prodhues të produkteve të eksportit nga Serbia nuk përmbushin standardet e BE-së që kërkohen në Kosovë. Madje vetëm 6 nga 30 thertore në Serbi e përmbushin këtë kusht. Kjo tregon që ky sektor në Serbi nuk është i gatshëm për t’u integruar në BE dhe që organët shtetërore, Oda Ekonomike e Serbisë dhe shoqatat e tera të prodhuesve bujqësorë do të duhej t’i për-kushtoheshin heqjes së sa më shpejtë të kësaj mungese. Kjo është në interes të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vetë Serbinë sepse kështu aftësohet edhe për tregun e Kosovës por edhe për një treg më të gjerë, siç është tregu evropian. Kjo është e rëndësishme edhe për Kosovën sepse rreth 60% të popullsisë së Kosovës janë fshatarë, bujqësia punëson midis 25% dhe 35% të të punësuarve në total, kurse toka e punueshme bujqësore përbën rreth 35% të të gjithë territorit. Megjithatë, bujqësia merr pjesë në PBB me vetëm 12,9%. Prod-himi bujqësor është kryesisht i tipit të përzier dhe punohet sipas metodave të vjetërsuara tradicionale të cilat nuk janë efikase. Bagëtia është gati e zhdukur, mekanizimi bujqësor është i dëmtuar kurse pajisjet e prodhimit janë kryesisht të vjetërsuara.

Në Veri të Kosovës ka një potencial i madh natyror për zhvillimin e të gjitha llojeve të bujqësisë që nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm, kryesisht për shkak të nivelit të ulët të arsimit të bujqve, tokës bujqësore të fragmentuar, sistemit të pamjaftueshëm dhe paqëndrueshëm të ujitjes, kapacitetit të vogël të përpunimit dhe marketingut të pro-dukteve bujqësore.

Policy Paper 19

Blegtoria, si dhe bujqësia, haset me furnizimin e rënduar të lëndëve të para, zbatimin e pamjaftueshëm të masave agroteknike, përmbajtjet e pamjaftueshme infrastrukturore dhe qasje të vjetërsuara. Për të kaluar nga prodhimi individual në atë shumë produktiv, duhet investuar në ekonomi të specializuara, mini ferma me burime të vetëqendrueshme, duhet të vendoset dhe rrjeti i kontrollit dhe mbrojtjes veterinare si dhe të kërkohen zgji-dhje nëpërmjet shoqatave të prodhuesve.

Në bashkëpunim të organeve doganore të Serbisë dhe Kosovës, u realizua progres i konsiderueshëm në zbatimin e procedurave të vënies së mallrave në qarkullim të lirë me procedura të thjeshtëzuara në bazë të faturave. Vonesa e zakonshme të mallrave në pikat kufitare është nga 15 minuta deri 1 orë në sezon, kurse në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë deri në 2 orë në sezon. Problemet më të shpeshta janë në lidhje me leximin e dokumentit unik doganor dhe përdorimin e vullës së rrumbullakët doganore të Kosovës. Gjithashtu, nuk ka udhëzime nga Ministria përkatëse mbi zbatimin e procedurës së po-saçme në lidhje me kontrollin e qarkullimin e mallrave nga Kosova ( në bazë të Urdhrit mbi kushtet për kryerjen e qarkullimin të mallrave nga Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë, “Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë”, numër 86 / 2010 dhe Vendimit të për-caktimit të mallrave për import, transport dhe tranzit të të cilave përshkruhet marrja e dokumentave të caktuara, “Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë”, numër 32 / 2015)

Ndërkohë që Beogradi pretendon se marrëveshja e vulës doganore respektohet në tërësi ( Raport, 2016: 11), Prishtina ende e akuzon për përdorimin e vulës “paralele” do-ganore me mbishkrimin “Carinarnica Priština / Prishtina Custoum’s Branch” e cila është nën jurisdiksionin e Drejtorisë së Doganave Nish, në Serbi, dhe ka lajmëruar dhe Komi-sionin Evropian për këtë (Brussels Agreement, 2016: 21). Sipas vlerësimit të KE, Serbia në fushën e Doganës dhe vulës doganore, as në pranverë të vitit 2017 nuk kishte shpërndarë personelin doganor sipas rregullave të Kosovës dhe as nuk lëshon dokumentat doganore siç u detyrua më 17 Janar 2013 (Non paper of the EEAS and European Commission Servi-ces on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

1.4.Fondiipërkohshëmpërzhvilliminekonomikdhe infrastrukturor të Veriut të Kosovës

Themelimi i fondit është dakorduar për 17 Janar 2013.4 Fondi menaxhohet nga Zyra dhe Këshilli Drejtues, i përbërë nga një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, komunave serbe nga Veriu i Kosovës dhe BE, përkatësisht Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së. Vendimet

4 QeveriaeKosovësekamundësuarrealizimineFonditmeamandamentineligjittëbuxhetittëKo-sovës dhe e ka përcaktuar si më poshtë: “Të gjitha paratë publike, të mbledhura nga mallrat e im-portuarangafirmateregjistruaranëMitrovicënVeriore,ZubinPotok,LeposaviqdheZveçan,sidheato të destinuara për konsum në këto komuna, në momentin e hyrjes në Kosovë nëpërmjet pikës kufitareJarinjë(pika1)dheBërnjak(pika31)dotëdërgohennëFond.KëtoparadotëregjistrohennëSistemineinformacionittëMenaxhimitFinanciarnëKosovëdhedotëkalohennëllogarinëebankëssë biznesit, të hapur nga SPEU në NLB”.

20 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

mbi investimet kapitale dhe infrastrukturë merren me koncenzus dhe nëse kjo nuk është e mundur, vota e përfaqësuesit të BE-së është vendimtare.

Fondi mundëson vendosjen e standardeve evropiane të cilat mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj ai duhet të ketë një rol të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik por edhe të bashkëpunimit të bizne-smenëve dhe qytetarëve në procesin e normalizimit. Vendosja e Fondit është edhe një sigurim i ri që Kosova është një zonë unike doganore dhe kjo do të thotë që serbët nga Veriu i Kosovës do të kenë detyrim për t’i paguar doganën, tarifat dhe TVSH buxhetit kosovar.

Sipas raportit të Prishtinës dhe Beogradit, derdhja në Fond bën 11 milion euro kurse komunave në Veri të Kosovës u është alokuar dy herë nga 4,4 milion euro ( Raport, 2016: 17; Brussels Agreement, 2016: 25).

Masa e suksesit të veprimtarisë së Fondit dhe ndikimit të tij ndaj zhvillimit të Veriut të Kosovës është numri dhe cilësia e projekteve të realizuara, përkatësisht nëse ata shër-bejnë së “motorët” e zhvillimit intensiv. Tani për tani nuk është realizuar transparenca e plotë të punës së Fondit dhe ndaj është e domosdoshme që të vendoset një monitoring i përbashkët mbi ligjshmërinë dhe efektshmërine e financimeve nga Fondi.

21

2. Avancimi i kushteve ekonomike të normalizmit

Zbatimi i deritanishëm i marrëveshjeve të arritura nuk jep efekte të kënaqshme në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe as avancimin e biznesit. Një nga faktorët e rëndësishëm që e bën të pamundur biznesin e ndërsjelltë është ambjenti ekzistues ma-kroekonomik. Kjo vlen për kufizimet në procesin e ndërtimit të sistemit ekonomik të Kosovës por edhe për ambjentin e biznesit i cili ekziston në Serbi dhe është nën ndikimin e çështjes së pazgjidhur politike të statusit të Kosovës.

Historia mëson që procesi i ndërtimit të dy sistemeve të pavarura nga një sistem i cili ka qenë i unifikuar, nuk është i lehtë dhe as i shpejtë. Kjo punë mund të lehtësohet nëse, si në rastin e ish-federatës së Çekosllovakisë, ekziston koncenzusi politik për “ndarjen” dhe nëse në të vërtetë synohet një sistem i ri, më i gjerë dhe më efikas siç është sistemi i BE-së. Në rastin e ish-Jugosllavisë, dhe sidomos në shembullin e Serbisë dhe Kosovës, nuk ka pasur konsenzus për “ndarjen” por kjo ka ndodhur nëpërmjet konflikteve duke përfshirë dhe dhunën e motivuar etnikisht, dhe nuk ekziston një vendosmeri mjaftueshëm e fortë politike për të bashkëpunuar. Gjithashtu, BE-ja shfaqet në dy role: i pari, ku ai është përbërës aktiv i ndërtimit të ekonomisë së veçantë të Kosovës ( si shtylla IV brenda UNMIK-ut) duke mos vlerësuar kundërshtimet politike nga Serbia dhe duke mos ndërtuar as konsenzusin e bren-dshëm politik në Kosovë; së dyti, BE-ja, përkatësisht “e ardhmja evropiane” në Kosovë dhe në Serbi ofrohet në një moment kur vet BE-ja është përfshirë nga pasojat e një krize të rëndë ekonomike dhe tendencat e mbylljes ndaj anëtareve të reja dhe fuqisë së punës sidomos nga vendet kandidate. Prandaj “karrota” e BE-së nuk është as aq e freskët dhe as tërheqëse sa ishte gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar kur Çekia dhe Sllovaka, në kuadër të Grupit të Vishegradit, kanë hyrë në BE. Për momentin, shpresa e re të Kosovës dhe Serbisë drejtohet drejt bashkëpunimit rajonal, ballkano-perëndimor por në Ballkanin Perëndimor po vepron shembja e ambjentit poltik dhe të sigurisë. Pra, mbetet që kapacitetet ekonomike dhe të tje-ra të organizohen “nga poshtë”, nga Kosova dhe Serbia dhe që instrumentet evropiane dhe rajonale vetëm të mbështesin reformat e vendeve individuale.

22 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Nga fillimi i reformave në Kosovë, në fakt nga viti 1999, kryesisht falë donacioneve të huaja dhe remitancave, ekonomia kosovare shënon shenjat e progresit: rritja e BPP nga viti 2007 është mbi 2% kurse mesatarisht është 4,5%; “evropeizimi” ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit të ulët, si dhe krijimin e suficitit në buxhet, dhe orientimit të tij drejt zhvillimit.

Ekonoma kosovare dhe ajo serbe kanë qenë midis 4 ekonomive evropane të cilat kanë qenë të kursyer nga kriza globale financiare në periudhën nga 2008 - 2012, por këto pasoja janë shfaqur më vonë në formë të mungesës së investimeve, rritjes së papunësisë, thellimit të varfërisë, ikjeve masive, kryesisht në BE, të popullsisë së aftë për punë etj. Në këtë element Serbia dhe Kosova janë në një pozitë të ngjashme. Kjo vonesë e ndikimit të krizës dhe shfaqja e saj të shtuar socio-ekonomike dëshmon për intensitetin e ulët të shkëmbimit tregtar dhe financiar me vendet e goditura nga kriza dhe nivelin e ulët të aktiviteteve ekonomike.5

Vlerësimi i Kosovës nga pikëpamja e nisjes së biznesit, sipas raportit të Bankës Botëro-re, është duke u rritur nga viti 2012 dhe tani është në vend të 96 në botë, por kjo nuk është ndonjë rritje që mund t’i inkurajojë investuesit. Në fakt, thithjen e investimeve e pengojnë procesi i pakryer i privatizimit, qasja e rënduar në kapital, sidomos për ndërmarrjet mi-kro, të vogla dhe të mesme; mbizotërimi i bankave të biznesit në sistemin financiar të Kosovës, tregu i kapitalit është në fazën fillestare të zhvillimit; krahas kostove të ulëta dhe mobilitetit të lartë të forcës së punës, ajo ka një strukturë të dobët arsimi; ambjenti i fa-vorshëm tatimor nuk mund të kompensojë pasojat negative të situatës së keqe energjitike, e cila shkakton ndërprerje të shpeshta të rrymës.

Me shkallën e varfërisë prej 29,7% dhe të ardhurat bruto prej 1,760 euro për kokë, ekonomia e Kosovës është një nga më të dobëtat në Evropë. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, Kosova mban vendin e 111 nga 176 (sipas raportit të Transparency In-ternational). Lidhja e korrupsionit dhe krimit të organizuar e dobëson shtetin tashmë të dobët dhe çon në mungesë të sundimit të së drejtës. Të gjitha këto shtojnë rrezikun dhe shpenzimet e biznesit, por edhe të jetesës në Kosovë.

Mungesa e aktivitetit ekonomik ka rezultuar me normën më të madhe të papunësisë në rajon, e cila është rreth 45%. Kjo kushtëzon mbajtjen e normës së lartë të ekonomisë gri dhe një trend të fuqishëm të emigrimit të popullsisë së re i cili shfaqet veçanërisht fortë nga fundi i vitit 2014 dhe gjatë 2015. Kjo e ashpëron skenën e brendshme sociale dhe politike dhe kjo pasqyrohet në bllokadat e vazhdueshme politike brenda Kosovës, që nuk zgjidhen me zgjedhje të shpeshta.

Në këtë studim janë analizuar veçanërisht kushtet e biznesit në dhe me komunat me shumicë serbe. Leposaviq, Mitrovica Veriore, Zveçan dhe Zubin Potoku ose “Veriu i Ko-sovës” sepse këto komuna janë në një situatë të veçantë ekonomike dhe politike e cila mund të përcaktohet si “zona midis dy sistemeve”.

Mungesa e integrimit të plotë administrativ dhe ekonomik në sistemin e Kosovës dhe mospërfshirja në sistemin e Serbisë, mungesa e masave efektive të mbështetjes së Serbisë dhe Kosovës zhvillimit të qendrueshëm të ekonomisë të këtyre komunave e vështirëson

5 Për nivelin e ulët të aktiviteteve ekonomike dëshmon dhe struktura e BPP-së së Kosovës në të ilën remitancat marrin pjesë me rreth 14%, ndihma e donatorëve me rreth 10%, nga industria 22,6%, nga bujqësia 12,9% kurse shumica e vlerës, 64,5% krijohet në sektorin e shërbimeve.

Policy Paper 23

më shumë këtë situatë tashmë të keqe ekonomike. Vetëm 20% të firmave lokale bëjnë biznes jashtë tregut të kufizuar të të katër komunave, kurse 75% të subjekteve të regjistru-ara ekonomike nuk kanë status ligjor që do t’u mundësonte të bëjnë biznes në të gjithë territorin e Kosovës. Kjo e vështirëson planifikimin e buxhetit të komunave dhe mjeteve të nevojshme për punën e firmave lokale (Gavrilović, 2015:8).

Beogradi, që nga koha e Millosheviqit e deri më 2017, ka udhëhqur politikën e mbështetjes buxhetore aktiviteteve ekonomike në Kosovë, sidomos në enklavat ku ba-nojnë serbët. Për sa i përket firmave shtetërore dhe shoqërore, ato janë drejtuar me ndërhyrje politike për të financuar aktivitetet ekonomike kryesisht të serbëve në Ko-sovë, me qëllim të mbajtjes së institucioneve të ashtuquajtura paralele. Nga viti 2005, kjo mbështetje kryesisht financiare e Serbisë për serbët në Jug të lumit Ibër është duke u zvogëluar, e shprehur me sasine e parave, kurse nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për shkak të ngushtimit real të hapësirës ligjore e politike të veprimit të shtetit të Serbisë në Kosovë dhe pjesërisht për shkak të dialogut të Brukselit dhe pa-sojave të krizës globale ekonomike në ekonominë e brishtë dhe buxhetin e Serbisë, po zvogëlohet dhe ky lloj mbështetjeje edhe në Veri të Kosovës. Në kuadër të synimeve të Qeverisë së Serbisë, ka pasur paralajmërime dhe tentativa për të ndryshuar këtë qasje dhe për të mbështetur vetëm ato projekte dhe institucione që mund të realizojnë një zhvillim të qendrueshëm. Ndryshimi i tillë u paralajmërua në tavolinën e rrumbullakët “Rajoni i suksesit” të mbajtur më 29 Maj 2015, të organizuar nga Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën dhe Metohinë. Idea themelore e kësaj qasjeje është përshtatja me rrethanat e sapokrijuara. Për shembull, themelimi i të ashtuquajturave kompanitë bija që do të ishin të regjistruara në Kosovë, sipas ligjeve të Kosovës, kurse për veprimtarinë e tyre do të merrnin mbështetje nga Serbia. Një formë e mbështetjes së premtuar ishte ajo që këto kompanitë për çdo punonjës në Kosovë të lirohen nga detyrimi i pagesës së kontributeve të punonjësit në Serbi, që në çdo 1 (një) euro të shitur në Kosovë, të fito-het 30 cent shtesë në Serbi etj. Në praktikë nuk ka pasur projekte të rëndësishme përveç disa projekte ndërtimore dhe komunale-infrastrukturore. Disa kompani kanë zhven-dosur veprimtarinë e tyre në Veri, por kryesisht për të shmangur pagesën e TVSH-së dhe energjisë elektrike e cila nuk paguhet në Veri të Kosovës. Ndërkohë të gjitha kom-panitë nga Veriu i Kosovës janë marrë nga ana e Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA) e cila do t’i privatizojë gjatë vitit 2017 sipas modelit “Spin off ”. Disa nga kompanitë që kanë vepruar me fitimprurje, janë marrë nga komunitetet lokale që kanë vendosur një menaxhim të përkohshëm i cili kryesisht ka ndaluar prodhimin dhe ka shitur makine-ritë dhe objektet. Një nga shembujt të kësaj praktike së keqe është Fabrika e farkëtimit “Llolla Ribar” nga Leshaku, komuna e Leposaviqit.

Në periudhën 2015 - 2017 ka ndodhur një rritje e dukshme të korrupsionit dhe fuqi-zimit të lidhjes së krimit të organizuar me politikën. Kjo krijon një ambjent të keq për investitorët e ardhshëm si dhe për punëdhënësit aktivë që nuk janë të përfshirë në këtë “rreth” i cili ka mbështetje të fortë dhe në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Në këtë pe-riudhë erdhi duke u shuar dhe puna e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë kështu që punëdhënësit dhe kompanitë në pronësit të serbëve ose nga Veriu i Kosovës veprojnë jashtë çdo sistemi të organizuar i cili do t’u mundësonte të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e tyre dhe të sigurojnë kushtet më të mira të biznesit.

24 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

I gjithë mjedisi ekonomik dhe social tregon që procesi i Dialogut të Brukselit dhe normalizimt do të shoqërohet nga një sërë rreziqesh nga vetë jeta ekonomike dhe so-ciale. Nga ky mjedis vijnë dhe sinjalët kontraverse: disa që nxisin zhvillimin dhe për-parimin e normalizimit, dhe disa të tjerë që e ndërlikojnë dhe e rëndojnë dialogun dhe normalizimin. Kjo, megjithatë, tregon që roli i udhëheqjes ekonomike, politike dhe shtetërore është kyç, si dhe që nga kapacitet e tyre varet shpejtësia dhe cilësia e zgji-dhjes. Një nga joshjet më të mëdha në këtë është përfundimi i përshpejtuar i procesit të privatizimit.

Në bazë të Rezolutës së KS KB 1244, menaxhimi në territorin e Kosovës më 10 Qers-hor 1999 i është besuar administrimit të përkohshëm të KB. Sipas autorizimeve nga Re-zoluta dhe në përputhje me Urdhrin e autorizimeve të administrimit të përkohshëm në Kosovë dhe Urdhrin e së drejtës e cila zbatohet në Kosovë, të marrë nga Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, më 1999 zbatohet privatizimi në Kosovë. Në fakt, Urdhri i së drejtës e cila zbatohet në Kosovë përcakton që e drejta e vlefshme është ajo e Urdhrit të Përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KB dhe ligjet që kanë qenë të vlefshme në Kosovë deri më 22 Mars 1989,6 si dhe ligjet qe kanë hyrë në fuqi pas kësaj date, nëse nuk janë përjashtues në asnjë bazë, dhe nëse janë në përputhje me standardet e përcaktara ndërkombëtarisht të drejtave të njeriut.

Me Urdhrin e Qershorit 2002, e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së themelohet Agjencia Kosovare të Pronave (KPA) si një trup i pavarur i au-torizuar për të menaxhuar ndërmarrjet publike dhe shoqërore, si dhe ndërmarrjet e themeluara nga këto ndërmarrje. Në kompetencën e KPA u gjenden dhe ndërmarrjet e regjistruara kontrolli i vërtetë i të cilëve është në territorin e Kosovës, si dhe aktivet që ndërmarrje të tilla kanë në territorin e Kosovës (nëse ajo gjendet në Kosovë dhe nëse menaxhohet prej datës 10 Qershor 1999 në mënyrë të pavarur nga aktivet që janë jashtë Kosovës). Përveç këtyre, në kompetencën e KPA u gjenden dhe ndërmarrjet industriale dhe tregtare të cilat i janë besuar UNMIK-ut në bazë të vendimit të PP SP KB (kjo nuk ndikon në statusin e tyre të ardhshëm dhe nuk i kufizon personat fizike dhe juridike për të provuar të drejtën e tyre të pronës), ndërmarrjet komunale publike nën kompe-tencën e komunave, si dhe tokat dhe pasuritë të patundshme në pronën e komunave, ndërmarrjet postare dhe të telekomunikacionit, ndërmarrjet e trafikut ajror, tokësor, rrugor dhe hekurudhor dhe ndërmarrjet nga fusha e bujqësisë, veterinës, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Kur bëhet fjalë për ndërmarrjet e dikurshme shoqërore të cilat, spas Ligjit të transfor-mimit të pronës së Republikës së Serbisë, janë transformuar në një formë tjetër të pronës, transformimi i tyre konsiderohet ligjërisht i vlefshëm vetëm nëse është kryer përpara datës 22 Mars 1989 ose pas kësaj date nëse është shpallur në përputhje me ligjin në fuqi dhe jo në mënyrë diskriminuese.

6 Ky Urdhër ka të bëjë me privatizimet e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, që janë zhvilluar pas mi-ratimit të Amandamentit të Kushtetutës së Serbisë në Mars 1989, në qoftë se këto procedura kanë qenë përjashtuese, dhe i njëjti rregull zbatohet edhe ndaj riregjistrimeve dhe integrimeve të kryera të këtyre ndërmarrjeve shoqërore. Bëhet fjalë që pasi Kuvendi i KA-së së Kosovës më 23 Mars 1989 (pasnjëvotimivlefshmëriaprocedurialeetëcilitështëobjektipolemikave)kadhënëpëlqiminndajamandamentevetëKushtetutëssëRepublikësSocialistetëSerbisë(tëcilatjanëmiratuarpesëditëmëvonëkanëardhurme“masatëpërkohshme”tënatyrëspërjashtuese).

Policy Paper 25

Procesi i privatizimiz zhvillohej kështu që KPA ka qenë e autorizuar për të themeluar shoqatat e aksionerëve të ndërmarrjeve dhe për t’ua kaluar aktivet atyre dhe për t’i likui-duar ndërmarrjet shoqërore – i ashtuquajturi model spin-off i privatizimit. Në këtë mënyrë KPA ka themeluar kompanitë e reja, shoqatat e reja të aksionerëve të cilëve u ka kaluar vetëm kapitalin “e shëndetshëm” të ndërmarrjes, kurse pasivet i mbeteshin ndërmarrjes së vjetër, e cila likuidohet. Të ardhurat nga privatizimi drejtohen në Fondin e Privatizimit, të themeluar me qëllimin kryesor i shlyerjes së pretendimeve eventuale të pronarëve, si dhe pretendimet e investitorëve, duke përfshirë dhe ish-punonjësit që kanë të drejtë për një të pestë të të ardhurave totale. Fondi menaxhohet nga KPA (sot AKP) dhe ai nuk është pjesë e buxhetit dhe as nuk është fondi zhvillimor. Procesi i privatizimit në Kosovë e ka bazën ligjore në Urdhrin me të cilën themelohet KPA dhe përcaktohen kompetencat e saj, në Urdhrin me të cilën themelohet Oda e posaçme të Gjykatës së Lartë, si një organ i shkallës së dytë për çështjet e krijuara në lidhje me procesin e privatizimit dhe udhëzimit administrativ i cili përcakton aktivitetin e tij, në Urdhrin e ndryshimit të të drejtave të përdorimit të pasurisë së patundshme e cila është në pronën shoqërore, si dhe në aktet e brendshme të KPA-së që përpunojnë më tutje aktet e përmendura. Urdhri i mësipërm i ndryshimit të të drejtave të përdorimit të pronës së patundshme e cila është në pronën shoqërore ndryshon çdo të drejtë përdorimi të pronës së patundshme të regjistruar në emër të ndërmarrjes në pronën shoqërore, e cila i është kaluar filialës së ndërmarrjes në pronën shoqërore, në të drejtën e qeramarrjes për 99 vjet (përfshihet e drejta e mbajtjes, përdorimit, nënmarje me qera, madje dhe e drejta e hipotekës, por jo dhe e kalimit, për-veç trashëgimit për personat fizike dhe disa mënyra të sukcesionit për personat juridike, përkatësisht një institut i ngjashëm me lease hold në traditën juridike angloamerikane). Zbatimi i institutit të marrjes me qera për 99 vjet, deri diku i është përgjigjur ankesave të Beogradit dhe të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që UNMIK i tejkalon kompetencat e tij të menaxhimit dhe disponon pronën. Pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës u the-melua me ligj Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) si trashëgimtare e KPA-së, të cilën nuk e njohin autoritetet e Republikës së Serbisë. Nga tetë zyrat e AKP-së, tri janë në zonën me shumicë serbe (në Shtërpcë, Leposaviq dhe Graçanicë), kurse komuniteti serb ka dhe përfaqësuesin e tyre në Bordin e Drejtorëve.

Viti 2011 ka qenë i rëndësishëm për kuadrin e privatizimit në Kosovë sepse gjatë tij janë miratuar tri ligje: Ligji i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili rregullon veprimta-rinë e Odës së Posaçme të Gjykatës së Lartë si dhe Ligji i riorganizimit të ndërmarrjeve të caktuara si dhe aktiveve të tyre, i ashtuquajturi Ligji i Trepçës, i cili parashikon vendosjen e partneriteteve publiko-private dhe dhënien e koncesioneve.

Në ecurinë e deritanishme të privatizimit janë privatizuar rreth 70% të ndërmarrjeve shoqërore kurse privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ka filluar në 2010 dhe është duke u zhvilluar shumë ngadalë, sidomos në Veri. Të ardhurat nga privatizimi prej rreth 650 milion euro, janë pezulluar në Fondin e Privatizimit për shkak të strukturës së pazgjidhur të pronësisë. Disa vlerësime implikojnë që ekzistojnë midis 50 dhe 60 mijë pretendime në bazë të pronës së dëmtuar apo të përvetësuar në mënyrë të paligjshme në Kosovë.

Në kuptimin e kontributit në zhvillimin ekonomik të Kosovës, privatizimi kritikohet për shkak të përzgjedhjes së modelit spin-off të privatizimit, shitjes me çmime shumëfisht më të ulëta, si dhe për shkak të faktit se këtu bëhet fjalë për zbatimin e “modelit universal”

26 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

të vendosur nga ana e përfaqësuesit të bashkimit ndërkombëtar pa bërë asnjë përshtatje me nevojat dhe rrethanat lokale.

Serbia prapë e konteston privatizimin e kryer në Kosovë, duke theksuar që ajo preten-don pronësinë mbi ndërmarrjet në pronën shoqërore dhe shtetërore. Gjithashtu, Beogradi tregon shqetësimin për të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë. Megjithatë, ky pretendimi i Serbisë kontestohet nga Prishtina dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për shkak të mosekzistencës së përcaktimit të qartë të titullarit të pronës shoqërore. Prandaj është e nevojshme që të sigurohet përmbyllja juridike e privatizimit dhe të respektohen të drejtat e pronës në mënyrë konsistente. Gjithashtu të avancohet klima e përgjithshme të investimeve dhe të sigurohet një privatizim transparent. Nga kjo pikëpamje, shqetëson kundërshtimi publik ndaj ardhjes së investitorëve nga Kosova në Serbi si dhe të atyre nga Serbia në Kosovë. Për të ndaluar këtë trend, është e nevojshme të parandalohet korrup-sioni në mënyrë energjike në të gjitha nivele, të fuqizohet sundimi i së drejtës dhe të sigurohet kompetenca dhe efektshmëria e administratës publike.

27

3. Fushaterëndësisëprioritare për avancimin e normalizimit të biznesit midis Serbisë dhe Kosovës

3.1.Avancimiiinfrastrukturëssëtrafikut

Edhe pse Kosova nuk gjendet në hartën e korridoreve pan-evropiane, është e lidhur me korridorin VIII me autostradën “Ibrahim Rugova”, e cila bashkon Prishtinën me Tiranën, janë duke u zhvilluar dhe punimet për lidhjen e Prishtinës me Shkupin kurse planifikohet dhe lidhja me korridorin X (Tiranë – Prishtinë – Nish). Veriu (Mitrovica e Kosovës) është në kryqëzimin e rrugëve tregtare kurse lidhet me një rrugë magistrale nëpërmjet liqenit Ga-zivodë me Malin e Zi dhe detin Adriatik. Rruga magistrale Prishtinë – Mitrovicë e cila bas-hkon Veriun me pjesën tjetër të Kosovës është në fazën e rikonstruktimit, e cila financohet me borxhin nga Fondi Zhvillimor të Arabisë Sauditë. Krahas këtyre investimeve kapitale, rrjeti rrugor i Kosovës nuk është zhvilluar mjaftueshëm kurse karakteristikat e tij topogra-fike nuk e bëjnë të mundur lidhjen e shpejt dhe të sigurt me rajonin.

Lidhja hekurudhore e Kosovës me Serbinë dhe Maqedoninë ekziston, por jo dhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Nga vjeshta e vitit 2013, “Hekurudhat e Serbisë” prapë servisojnë linjën Beograd – Kraljevë – Mitrovica e Kosovës dhe nga Mitrovica e servisojnë “Hekurudhat e Kosovës”. Pas këtij hapi para (Maj 2014) trafiku ende zhvillohet vetëm deri në Zveçan. Kjo justifikohet me dëmet e shkaktuara gjatë përmbytjeve nga muaji Maj i vitit 2014. Megjithatë, me ndërmjetësimin e dy odave Ekonomike gjatë vitit 2014 dhe 2015, “Hekuruhat e Serbi-së” dhe “Hekurudhat e Kosovës” në kuadër të dialogut teknik kanë biseduar disa herë mbi mundësinë e vendosjes së trafikut hekurudhor. Me këtë rast u identifikuan dy probleme për funksionimin e papenguar të trafikut – linja që lidh Prishtinën me Mitrovicën e Kososvës dhe nëpërmjet Leshakut çon drejt Kraljevës, është teknikisht funksionale dhe mund të vihet

28 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

në punë, por nuk është arritur marrëveshja për kompetencën mbi menaxhimin dhe mirëm-bajtjen e hekurudhës nga Mitrovica Jugore deri te pika kufitare me Serbinë, si dhe statusin e punonjësve të punësuar në “Hekurudhat e Serbisë”; krahu i dytë i cili lidh Nishin, Doljevacin, Prishtinën dhe Fushë-Kosovën është i ndërprerë në dy vende gjatë konflikteve të vitit 1999 - tuneli te Merdara është shembur kurse mungon dhe një pjesë të shinave te Podujeva. Banka Evropiane e Zhvillimit dhe Rinovimit ka miratuar zgjerimin e huasë së Qeverisë së Kosovës për rihabilitimin e drejtimit hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë deri te pika kufitare me Serbinë. Hekurudhat e Serbisë kanë kryer një vlerësim të punimeve të duhura për rikonstruk-timin e tunelit te Merdara. Në përputhje me Direktivën e BE-së, Kosova gjatë vitit 2011 e ka ristrukturuar hekurudhën dhe ka ndarë ndërmarrjen e cila merret me infrastrukturë (“Infra Kos”) nga ndërmarrja e cila merret me operacionet (“Infra Train”).

Kosova ka dy aeroporte vendase ( Në Gjakovë dhe Podujevë) si dhe një ndërkombëtar në Prishtinë. Nga viti 2010, me një koncesion 20 vjeçar me konzorciumit turko-francez, transportuesi kombëtar është “Kosova Airlines” i cili fluturon në 11 destinacone. Flu-turimet direkte nga aeroporti ekzistojnë për qytetet e Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë, Francës, Suedisë, Norvegjisë dhe Turqisë.

Për të shfrytëzuar këtë potencial për avancimin e lëvizjes së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik të Serbisë dhe Kosovës, por edhe të fuqizimit të ekonomive të tyre respektive dhe normalizimit të marrëdhënieve, është e nevojshme të realizohen të gjitha marrëve-shjet e arritura brenda Dialogut të Brukselit por dhe të realizohen projektet e bashkë-punimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore si dhe të rinovohet trafiku ajrror midis Beogradit dhe Prishtinës, që është dhe tema e Procesit të Berlinit.

3.2. Energjitika

Energjia elektrike është burimi kryesor i energjisë në Kosovë. Por, krahas potencialeve të rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike ( për shembull, rezervat e qymyrit të zi (lignit) të vlerësuara diku midis 11 dhe 14 miliardë ton, janë një nga më të pasurat në Evropë), Kosova ka probleme serioze në përmbushjen e nevojave në rritje për energji elek-trike dhe detyrohet të importojë midis 10% dhe 15% të nevojave totale të rrymës. Sistemet energjitike të Serbisë dhe Kosovës janë zhvilluar në kuadër të një shteti të vetëm - Jugoslla-visë. Këto sisteme disponojnë burimet natyrore të energjisë: qymyr, naftë, gaz, ujë; ndajnë pozitën gjeografike të Serbisë për tranzitin e rrymës, naftës dhe gazit. Vetëm pas lidhjes së sistemeve të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë me një lidhje 400 kV, ky si-stem bëhet i rëndësishëm si potencial i tranzitit. Sistemet energjitike ekzistuese nuk kanë mundësi të japin përgjigje për sfidat e sigurimit të furnizimit të qendrueshëm të energjisë elektrike për konsumatorët e tyre. Me zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e standardeve në të dyja sisteme ( të Kosovës dhe Serbisë) do të rritet edhe nevoja për blerjen e energjisë elek-trike. Prandaj është e rëndësishme të vendoset tranziti Serbi - Kosovë me 400 kV. Në këtë moment ky drejtim është i rëndësishëm për Kosovën sepse ai përbën një mundësi furnizimi me energji elektrike nga tregu i lirë. Për sa i përket Serbisë, ky drejtim bëhet më i rëndësis-

Policy Paper 29

hëm me përfundimin e linjës së transportit të energjisë elektrike 400 kV Kosovë – Shqipëri. I gjithë tranziti për furnizimin e Kosovës dhe Shqipërisë me energji elektrike, do të kalojë nëpërmjet rrjetit të Serbisë dhe kjo nënkupton dhe pagesën e tranzitit.

Rreth 90% të energjisë elektrike prodhohet në impiantet e Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK), “Kosova A” e ndërtuar me përdorimin e teknologjisë sovjetike të viteve 60 të shekullit të kaluar dhe “Kosova B” e ndërtuar në vitet 80 të shekullit të kaluar. Të dyja termocentralët përdorin qymyr për prodhimin e rrymës, dhe duke qenë se “Kosova A” është një ndotës i madh i mjedisit, disa pjesë janë vënë jashtë punës dhe planifikohet fikja totale deri në vitin 2017 dhe ndërtimi i një termocentrali i ri (TC “Kosova e Re” e njohur si “Kosova C”). Për t’u përgjigjur kërkesave të standardeve të BE-së, Kosova do të duhet të rrisë konsiderueshëm përdorimin e energjisë së rinovueshme. Kjo nënkupton prodhimin e 20% të energjisë nga burimet e rinovueshme, rritjen e prodhimit të energjisë së erës për 20% dhe uljen e emitimit të dioksidit të karbonit për po atë përqindje.

Në kuadër të dialogut politik më 8 Shtator 2013 janë nënshkruar Aranzhimet në fus-hën e energjitikës, që rregullojnë marrëdhëniet e ardhshme midis Elektrorrjetit të Serbisë (EMS) dhe Operatorit të Sistemit të Transmsionit dhe Tregut të Energjisë (KOSTT).

Aranzhimet parashikojnë që EMS të mbështesë synimin e KOSTT për t’u bërë anëta-re të ENTSO-E e cila është një shoqatë dhe fushë më vete të kontrollit, kurse Prishtina duhet t’i mundësojë palës serbe regjistrimin e dy ndërmarrjeve të reja për tregtimin me shumicë e energjisë elektrike dhe furnizimin e shpërndarjen e saj. Edhe pse Qeveria e Serbisë pretendon që ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe që ka firmosur Connecti-on Agreement me KOSTT dhe kushtëzon këtë Marrëveshje me marrjen e licencës për “ElektroSever” për furnizim të energjisë elektrike për ta bërë operative (Raporti, 2016:8) KE vlerëson që Serbia nuk ka firmosur marrëveshjen e ndërsjlltë e cila do të mbështeste anëtarësinë e KOSTT në ENTOS-E (Non paper of the EEAS and European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Pas kontestimit shumëvjeçar të Beogradit dhe Prishtinës se kush e furnizon Veriun e Kosovës me rryme elektrike, në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, ndërmarrja “Elektroko-smet” është shëndërruar në një ndërmarre të re “ElektroSever” e cila duhet të jetë furnizuesi dhe shpërndarësi i rrymës elektrike për katër komuna në Veri të Kosovës. Megjithatë, Serbia nuk e ka pajisur këtë kompani të re me mjetet dhe stafin e nevojshëm dhe nuk ka firmosur marrëveshjen komerciale me “Elektrokosmet” që ekziston akoma (Non paper of the EEAS and European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

U dakordua edhe që KOSTT të kryejë lidhjen e përsëritur të linjës së transportit prej 110 kV dhe trafostacionit te vendi Vallaq dhe të marrë përsipër kontrollin mbi këtë trafostacion në kufi të Serbisë dhe Kosovës. Në këtë mënyrë KOSTT do të merrte kontroll të plotë mbi sistemin e transmetimit të Kosovës. Gjithashtu, KEK duhej të merrte në sistemin e tij Hidrocentralin “Gazivodë” me kapacitet prej 38 KW që është rreth 2% të energjisë së prodhuar në Kosovë. Sipas vlerësimit të Prishtinës dhe Brukselit, kjo akoma nuk ka ndodhur sepse Serbia ende nuk e ka emëruar udhëheqjen e Hidrocentralit të Vallaqit ( Kosovë Raport, 2016: 9; Non paper of the EEAS and European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Nga sa më sipër mund të vërehet që, duke gjykuar sipas marrëveshjeve të firmosura, progresi në fushën e energjitikës është i mirë por realisht është i bllokuar (Brussels Agreement Implantation, 2015: 16). Njëkohësisht, Kosova, përpara rregullatorit rajonal energjitik ( Energy Community), i

30 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

kërkon Serbisë 5 milion euro për vit, në emër të tatimeve të papaguara për buxhetin e Kosovës. Ko-sova akuzon operatorin energjitik nga Serbia për dëmtimin e konsumatorëve kosovarë për 10 mili-on euro për vit duke niveluar çmimet në mënyrë të paligjshme dhe duke rritur çmimin e energjisë për 20 cent. Sipas mendimit të Prishtinës, vetëm KEK është i autorizuar të furnizojë me energji në të gjithë Kosovën, si dhe “Elektrokosmet” ose EPS nuk kanë të drejtë të faturojnë energjinë elektrike në Kosovë. Natyrisht, sipas mendimit të Beogradit dhe EPS-së, ata nuk punojnë në kundërshtim me ligjin, por kanë edhe humbjet në Veri të Kosovës prej 100 milion euro që justifikohen me faktin që konsumatorët kanë mbi 10 vjet që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Realizimi i marrëveshjeve të Brukselit mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderue-shme në rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellëta dhe bashkëpunimit dhe kjo duhet të bazohet në interesat ekonomike të partnerëve të barabartë, marrëveshjet komerciale të shkëmbimit/blerjes/tranzitit të energjisë elektrike dhe marrëveshjet komerciale të ndërti-mit të gazsjellësit dhe përdorimit / tranzitit / shitjes së gazit.

3.3. Industria minerare, e përpunimit të metaleve, mekanike dhe ndërtimore

Një potencial i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë së Kosovës dhe të bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me Serbinë janë edhe pasuritë e mëdha minerare.7 Pengesa e këtij potenciali është privatizimi i pakryer. Pra, fabrikat e industrisë metalurgjike nga koha e Ju-gosllavisë kryesisht nuk ekzistojnë më dhe janë zëvëndësuar me fabrikat më të vogla kurse vetëm disa nga ato të mëdha janë privatizuar. Industria metalurgjike sot përbëhet nga rreth 80 ndërmarrje që në total kanë xhiro prej rreth 80 milion euro ( ku vetëm 2 janë të mëdha, ish “Zastava - Ramiz Sadiku”, sot “Kosova Steel Group” dhe “Ferronikël” në Kosovën Qen-drore), dhe punësojnë rreth 2.500 njerëz dhe eksportojnë produktet drejt 15 vendeve.

Numri më i madh i kompanive merren me prodhimin bazë dhe përpunimin e metaleve (farkëti-me, armatura, grila çatie etj.), prodhimin e llamarinave, hekurit të farkëtuar, shkallëve dhe kompo-nenteve të tjera ndërtimore, pajisjeve për sistemet e ngrohjes dhe ventilimit, veglave dhe pajisjeve të tjera. Por, përveç kësaj Kosova importon mallrat metalike në vlerën prej rreth 180 milion euro, ekzi-ston një potencial i madh për zhvillim dhe hapësira për të bashkëpunuar me ekonominë e Serbisë.

Në kuadër të industrisë mekanike, të rëndësishme janë: Fabrika e amortizatorëve në Pris-htinë, në Veri Fabrika e kushinetave sferike “Prva petoletka” në Leposaviq dhe Fabrika e ma-kinerive, pjesëve dhe komponenteve “Lola-Fot” nga Leshaku, Fabrika e veglave të prera “Lola” nga Gazivoda dhe Fabrika “Gradac” nga Bërnjaku e cila prodhon panelet diellore dhe sustat.

Industria ndërtimore, viteve të fundit ka qenë një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Fabrika e çimentos “Sharrcem” është një nga fabrikat më të mëdha të çimentos në Kosovë dhe është në pronësi të grupit grek “Titan grup”.

7 Rezervat kosovare të linjitit janë në vendin e pestë në botë. Gjithashtu, nisja e eksploatimit të rezer-vave të pasura të plumbit, zinkut, argjendit, magneziumit, azbestit, kromit, mermerit dhe kuarcit do të kontribuonte në rritjen e punësimit dhe atë ekonomike.

31

4. Bashkëpunimi rajonal dhe i odave

Në lidhje me marrëveshjen e Brukselit për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal (Marrëve-shja e përfaqësimit dhe bashkëpunimit rajonal) Beogradi thekson që ajo po realizohet si dhe që Prishtinës i është mundësuar pjesëmarrja në konferencat dhe forumet e shumta rajonale, duke përfshirë dhe firmosjen e Marrëveshjes së themelimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor më 13 Nëntor 2015 (Raporti, 2016:14). Prishtina është dakord që “progresi i mirë” është arritur për sa i përket kësaj çështjeje. Njëkohësisht, tregon që Serbia është duke penguar anëtarësinë e Kosovës në organizatat e shumta, sidomos UNESCO (Brussels Agree-ment, 2016: 24, 25). Nga ana e tij, BE ka vënë re që Serbia ndonjëherë pengon pjesëmarrjen efektive të Kosovës në nismat rajonale, por që në përgjithësi nuk e pengon bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen e Kosovës në të (Non paper of the EEAS and European Commissi-on Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Konferenca e Ballkanit Perëndimor dhe prioriteteve të zhvillimit të tij të ardhshëm në dritën e aderimit në BE, e mbajtur në Berlin më 28 Gusht 2014, ka nisur shumë pyetje të rëndësishme, kryesisht të fokusuara në investimet, infrastrukturën, konkurueshmërine, transparencën e parashikueshmërinë e mjedisit të biznesit. Kështu ka filluar i ashtuquaj-turi Procesi i Berlinit, ku janë aktivizuar qeveritë dhe shoqatat e biznesmenëve (Odat eko-nomike). Brenda këtij procesi dakordohen shumë projekte të rëndësishme të ndërtimit të rrjetit rrugor dhe hekurudhor; projektet e investimit në sigurinë energjitike, por edhe në rritjen e aftësive dhe profesionalitetit, transparencës në luftën kundër korrupsionit.

Organizimi dhe përshpejtimi i të ashtuquajturit Procesi të Berlinit është mundësuar falë marrëveshjeve për zbatimin e Planit të veprimit për Ballkanin Perëndimor 6 të arritur në Samitin e Vjenës më 27 Gusht 2015.8 Rezultatet e rëndësishme të këtij Forumi janë: themelimi i Forumit të Odave për Investimet ZB (KIF ZB); mbështetja për përfshirjen e kryetarëve të Odave ekonomike në punën e komisoneve kombëtare të investimit (NIK);

8 NëpunëneForumitkanëmarrëpjesëJohanesHahn,komisioneripërpolitikënefqinjësisëevropianedhe negociatat e zgjerimit; kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e BE si dhe ministrateekonomive;përfaqësuesiteinstitucionevendërkombëtaretëinvestimit(BankaEvropianeeInvestimit,BankaEvropianepërRikonstruktimdheZhvillimdheBankaBotërore);përfaqësuesittëinvestitorëve nga BE dhe përfaqësuesit të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

32 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

themelimi i Forumit të përbashkët të Odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor për programimin e projekteve rajonale në fushën e infrastrukturës, energjitikës, efiçencës energjitike; arsimi i mesëm profesional dhe ai i përjetshëm; investimi në teknologjitë e gjelbërta; mbështetja e luftës kundër korrupsionit, disponueshmëria e burimeve të finan-cimit; Shkolla Rajonale e Arsimit Profesional (Regional Vocational School – RVS) me seli në Kosovë; Forumi i inovacioneve dhe ekselencës, etj.

Të rëndësishme për avancimin e drejtëpërdrejt të ekonomisë janë: nisma për formimin e konzorciumit të ndërmarrjeve rajonale ndërtimore për shfaqjen e përbashkët në tregje të treta; zhvillimi i strategjisë rajonale afatgjatë të Ballkanit Perëndimor për hulumtimet bujqësore, inovacionet dhe zhvillim të qendrës bujqësore informative. Gjithashtu projek-tet e avancimit të infrastrukturës elektroenergjitike dhe të gazit, si dhe një set projektesh për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore përgjatë Korridorit VIII dhe X. Vlerësohet se në Vjenë janë dakorduar projektet në vlerë prej 550 milion euro.

Projektet në vijim janë me rëndësi të veçantë për avancimin e ekonomisë dhe krijimin e kushteve për bashkëpunimin rajonal të Serbisë dhe Kosovës: ndërtimi i autostradës Nish – Prishtinë – Tiranë, përkatësisht Deti i Zi – Deti Adriatik; gjetja e zgjidhjes për përdorim dhe modernizim të hekurudhës Nish – Doljevac – Merdarë – Prishtinë; elek-trifikimi i aksit hekurudhor X (Lapovë – Kraljevë - Fushë Kosovë/Kosovo Polje – Ferizaj/Uroševac – Shkup ); rinovimi i trafikut ajror.

Rëndësia e realizimit të projekteve në Kuadër të Gjashtës Ballkanike, krahas dobisë së drejtëpërdrejtë në lidhjen e vendeve të rajonit, ka dhe efekte afatgjata të rritjes së rëndësi-së së tregut të Ballkanit Perëndimor dhe investimeve në këtë rajon, si për investitorët evropianë, ashtu dhe për të tjerët. Nga ana politike dhe institucionale, ky program kërkon takime më të shpeshta dhe punën e përbashkët të politikanëve dhe qeverive, dhe kjo, përveç të tjerave, sjell dhe harmonizimin e legjislacionit dhe vendimeve institucionale dhe proceduriale.

Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi i rregullt i kompanive, biznesmenëve dhe shoqatave të tyre.

Diku nga mesi i vitit 2013 ka filluar bashkëpunimi i Odës Ekonomike të Serbisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës me ndërmjetësim të Odës Evropiane (Eurochambers). Roli i Odës Evropiane me kalimin e kohës u bë i tillë që Odat Ekonomike të Serbisë dhe Ko-sovës vetëm e informojnë mbi ecurinë e bashkëpunimit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lidhja e komuniteteve të biznesit, përkatësisht filli-mi i dialogut për arritjen e një sërë marrëveshjesh që duhet të mundësojnë normalizimin e të bërit biznes dhe krijimin e kushteve për investimet e ndërsjellta.

Deri tani janë organizuar 17 takime të ndërsjellëta të Odave. Në këto takime ishin zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, avan-cimin e bashkëpunimit doganor, bashkërendimi i certifikatave fito dhe veterinare, si dhe të atyre për vënien në qarkullim të barnave dhe mjeteve mjekësore. Dy Oda në bashkë-punim me dy Drejtori Veterinare nga Serbia dhe Kosova kanë iniciuar bashkërendimin e certifikatave veterinare kurse bashkërendimi i certifikatave për mishin e derrit, gjedhit, delës, shpendeve dhe produktet e mishit, qumështit dhe bulmetit është duke u zhvilluar. Bashkërendimi i këtyre certifikatave, krahas qarkullimit të papenguar të produkteve të bulmetit, do të mundësojë investime të përbashkëta të kompanive nga Serbia dhe Kosova

Policy Paper 33

në përpunimin e qumështit, gjë që do të sigurojë krijimin e produkteve të përbashkëta konkurrente në tregjet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar punësimin e të gjithë qyte-tarëve dhe kjo përbën një nga parakushtet për bashkëpunim të mirë midis serbëve dhe shqiptarëve. Vetëm me avancimin e marrëdhenieve rajonale ekonomike dhe me harmo-nizimin dhe lidhjen e tregut të mallrave, shërbimeve dhe forcës së punës, bëhet i mundur zhvillimi i vazhdueshëm, rritja e punësimit dhe ndërlidhja e kompanive për t’u shfaqur së bashku në panairet rajonale dhe të tjera.

Siç u theksua më parë, bashkëpunimi i dy Odave realizohet edhe në ndërmjetësi-min për të vendosur trafik hekurudhor, postar dhe ajror midis Beogradit dhe Prishtinës, por tani për tani nuk kemi ndonjë rezultat të dukshëm. Njëkohësisht, ky bashkëpunim ka sjellë dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit në ndërtimin elektro-mekanik, në fushën e ndërtimtarisë dhe industrinë e materialeve ndërtimore (Raporti, 2016: 21).

Që nga firmosja e Marrëveshjes së Brukselit, e cila nënkuptonte themelimin e sistemit juridik të Kosovës në të gjithë territorin, madje dhe në katër komuna në Veri, sipërmarrësit dhe firmat duhej të riregjistronin bizneset e tyre sipas ligjeve kosovare. Futja graduale e kontrollit të integruar në pikat kufitare dhe respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, si një nga kushtet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian i cili matet gjithashtu dhe me progresin e bërë në zbatimin e Kapitullit 35, kanë vënë sipërmarrësit serbë në një pozicion jo të favorshëm. Pothuajse në varësi të plotë nga institucionet, tregjet dhe financimet nga Serbia, sipërmarrësit nga Kosova janë ballafaquar me procedurat e reja të biznesit dhe shpenzimet për zbatimin e tyre. Në këtë situatë të sapokrijuar duhet të themelohet një shoqatë e cila do të përfaqësojë interesat e sipërmarrësve serbë kryesisht përpara institucioneve kosovare dhe organizatave ndërkombëtare, e cila do të shërbejë si organizatë përfaqësuese e cila do të sigurojë shërbimet dhe konsulencat e nevojshme për të bërë biznes në kushtet e reja. Një shoqatë e tillë, nëse do të bashkojë një numër reprezentativ sipërmarrësish dhe fermerësh, nëse do të sigurojë kontakt me furnizuesit, shpërndarësit dhe fondet e disponueshme për nxitjen e zhvillimit ekonomk, mund të jetë një instrument i rëndësishëm për fuqizimin ekonomik të komunitetit.

Bashkëpunimi i Odave Ekonomike, në mënyrë në të cilën po zhvillohet, dhe sidomos intensiteti i këtij bashkëpunimi, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e hapur apo heshtur të Qeverive në Beograd dhe në Prishtinë për këtë dialog midis Odave. U tregua se ekzistenca e “dialogut paralel”, komplementar me procesin “zyrtar” politik i cili po zhvillohet në Bruksel, mund të shërbejë për të testuar zgjidhjet individuale të rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve. Fakti që takimet organizohen jashtë vëmendjes direkte të publikut, me konsultimet me aktorët politikë mundëson një vështrim gjithëpërfshirës mbi fushat e mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e propozimeve të zgjidhjeve.

35

Literatura

1. A ‘Peace Treaty’ for Sustainable Peace: A new beginning for Kosovo and Serbia (2012) Policy Study, Kosovo Institute of Peace, Pristinea No. 1/ 2012, Dhjetor.

2. Brussels Agreement Implementation State of Play 16 June – 25 November 2016 (2016) Report submitted to the European Union / European External Action Ser-vice by the Government of the Republic of Kosovo, Prishtina, 23 March.

3. Gavriloviq Zoran, Dimitrijeviq Pavle (2015), Raport mbi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit (nga ana e Republikës së Serbisë). Periudha Qershor - Dhjetor 2014, Buroja e hulumtimeve shoqërore (BIRODI), Beograd, Janar.

4. Gërxhaliu Safet (2014), Kosovë, oaza e njerëzve pa shpresë, „Novi magazin“, Beo-grad, 25 Nëntor.

5. Raporti i progresit në Dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, për periudhën 2015 - Prill 2016 (2016), Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra e punëve të bash-kërendimit në procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të vetëqe-verisjes në Prishtinë, Qeveria. Republika e Serbisë, Beograd, Prill.

6. Janjiq Dushan (2015), Sfidat e normalizimit. Analiza e negociatave dhe zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, Forumi i Marrëdhënieve Etnike, Beograd, 140.

7. Jovanoviq Jelka (2015), Rrugë pa kthim, „Gazeta e pavarur, Banjaluka, 11 Shkurt.8. Kosovo 2014 Progress Report. Accompanying the document Communication from the

Commission to the European Parliament, the Council, the European Economic and Social Committee and the Committee of the Regions (2014) Enlargement Strategy and Main Challenges 2014-2015, European Commission, Brussels, 8.10.2014, SWD (2014) 306 final.

9. Monitoring i implementimit të Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë në fushën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave (2013), Qendra e rajonalzmit, Novi Sad.

10. Perspective of Northern Kosovo in the Process of Normalization between Belgrade and Prishtina (2013) Forum. Policy Paper, Forum for Ethnic Relations, Belgarde, No. 1.

11. Serbia and Kosovo: The Path to Normalization (2013) International Crisis Group, “Europe Report”, N°223, 19 February.

12. Zeçeviq Dragana (2015), Merdarë: Shqiptarët ikin nga mjerimi dhe islamistët, 6 Shkurt, 14.45 – Zeqiri Adrian dhe Tro Piter (2015), Shoqata/ Komuniteti i ko-munave me shumicë serbe – Shumë spekulime, pak përgjigje të sakta dhe mung-esa e implementimit, Policy Paper, European Center for Minority. Issues Kosovo, Prishtinë, 22 Shkurt (www.ecmikosovo.org).

PJESA E II:MARRËDHËNIET

EKONOMIKE MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË

Olivera Ceni Bardiqi

39

1. Hyrja

Kosova ende përballohet me deficitin e lartë tregtar, sidomos kur bëhet fjalë për shkëmbimin tregtar të mallrave. Kompanitë kosovare ballafaqohen me vështirësitë në tregtinë ndërkombëtare, për shkak të nivelit më të ulët të eksportit në tregtinë rajonale.

Sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen eksportuesit e produkteve nga Kosova, burojnë nga autoritetet serbe dhe kryesisht kanë të bëjnë me pengesa tregtare, si kundër import – eksportit të produkteve të caktuara bujqësore dhe jobujqësore në Kosovë, ashtu edhe kur produktet kosovare gjenden në tranzit në territorin e Serbisë. Serbia nuk i njeh eksportuesit dhe importuesit kosovarë. Bëhet fjalë për pengesa të ndryshme: pengesa jo-doganore, pengesat teknike në tregti, standardet/masat sanitare dhe fitosanitare.

Pengesat në tranzit kanë të bëjnë me numrin e madh të ndërmarrjeve kosovare kur importojnë nga vendet e tjera, duke përfshirë dhe shtetet anëtare të BE-së ose kur ekspor-tojnë drejt tyre.

Të gjitha çështjet e mësipërme janë shqyrtuar në takimin e Nënkomitetit CEFTA për pengesat teknike të tregtisë dhe barrierat jodoganore, madje dhe në takimin e Komitetit të përbashkët i cili përfaqëson nivelin më të lartë për shqyrtimin e çështjeve të tilla në CEFTA. Gjithashtu, Oda Ekonomike e Kosovës, nëpërmjet projektit DIHK-CEFTA i ka shqyrtuar këto çështje me komunitetin e biznesit nga Kosova si dhe me investitorë të huaj. Komuniteti i biznesit ka pasur një fushatë me qëllim të përballimit të pengesave politike. Fatkeqësisht nuk u dakorduan zgjidhjet e qendrueshme.  

Qeveria e Kosovës trajton promovimin e eksportit si priotitet më të lartë dhe në këtë kontekst CEFTA në 2006 ka dhënë një kuadër unik për forcimin e marrëdhënieve ekono-mike dhe tregtare me të gjitha vendet fqinje, në një bazë të barabartë, pa diskriminim. Në kuadër të CEFTA, Serbia është një nga partnerët më të mëdhenj tregtar të Kosovës. Duke marrë parasysh këto fakte, barrierat e vendosura nga pala serbe për mallrat kosovare, mund të cenojnë seriozisht tregtinë e Kosovës, si dhe ekonominë në përgjithësi.

41

2. Kuadri juridik

Pas luftës, regjimi i parë tregtar i Kosovës bazohej mbi një përcaktim realisht të pa-bazuar të UNMIK-ut. Regjimi i ri ka qenë vazhdim i politikës tregtare nga periudha e Jugoslavisë, ku interesat e ekonomisë së Kosovës nuk kanë qenë në plan të parë (në ne-gociatat e marrëveshjes CEFTA, nuk është mbajtur parasysh që të mbrohen disa sektorë ekonomikë). Vendimi i tillë u gjet përpara kritikave të ashpra për shkak të qendrimit të tij liberal, thjeshtësisë dhe pamjes neutrale (në fakt, mund të dëshmohet që norma nomi-nale unike në kuptimin e “normës efektive të mbrojtjes” nuk ka qenë neutrale). Shumë shpejt janë bërë përjashtime për disa produkte. Gjithashtu, Ligji i tregtisë së jashtme (nr. 04/L-048) i miratuar në 2011 dhe i plotësuar me një sërë ligjesh që rregullojnë çështjet e lidhura me tregtinë.

Tregtia e mallrave dhe shërbimeve u liberalizua dhe, jo shumë kohë më pare, kanë mbaruar negociatat për liberalizimin e tregtisë së shërbimeve. Raunde të para të këtyre negociatave kanë qenë të fokusuara në shërbimet profesionale - kryesisht shërbime të ndjeshme sepse kanë të bëjnë me lëvizjen e personave fizikë dhe njohjen e ndërsjelltë të diplomave. Negociatat kanë marrë mbështetje dhe nga projekti i Bashkimit Evropian për Zhvillimin e Politikave të Tregtisë, dhe kjo ka mundësuar krijimin e bazës së të dhënave për tregtinë e shërbimëve (TIS) nëpërmjet të të cilës mund të merren infor-mata kyçe mbi ecuritë e tregtisë, ndërmarrjet, legjislacionin, rregullat e partnerëve dhe pozitat e ashtuquajtura ofanzive dhe defanzive – një vegël shumë unike (Sekretariati i CEFTA, 2016).

Zbatimi i Marrëveshjes u shoqërua nga vështirësitë për Kosovën për shkak të pen-gesave të vendosura nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina (BH). Duke qenë se ato nuk pranojnë asgje që origjinon nga institucionet kosovare, duke përfshirë dhe vulat doganore, kanë bllokuar çdo eksport të Kosovës në tregun e Serbisë si dhe tranzitin e mallrave nga Kosova nëpërmjet territorit të Serbisë. Për sa i përket BH, duke qenë se nuk e njeh Kosovën, ajo nuk njeh as origjinën e mallrave dhe prandaj trajton eksportin kosovar si mallrat që e kanë origjinën nga çfarëdo vendi tjetër me të cilin nuk ekziston marrëveshja e tregtisë.

Kosova është nje ekonomi e hapur. Në tregtinë e jashtme mbizotëron importi; niveli i eksportit është i ulët dhe kjo rezulton me një deficit të lartë tregtar. E parë në mënyrë të përgjithshme, ekonomia e Kosovës nuk punon në përputhje me potencialet e saj, dhe kjo i referohet sidomos sektorit të eksportit.

42 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

2.1. Kuadri juridik i Kosovës / ligjet në fushën e tregtisë

Ligji nr. 04/L-005 për ndryshimet dhe amandamentet e ligjit nr. 2004/18 për tregtinë e brendshme, rregullon kërkesat që kanë të bëjnë me zhvillimin e tregtisë në tregun e bren-dshëm, shitjen me shumicë, shitjen me pakicë, ankande, ndërmjetësimin në tregti, prak-tikat restriktive dhe masat mbrojtëse për zhvillimin e aktiviteteve tregtare, konkurrencën e paligjshme, masat e mbikëqyrjes, masat administrative dhe masat ndëshkuese.

Tregu i brendshëm i Kosovës është unik dhe rregullohet nga ky ligj. Për më tepër, Ligji shprehet që të gjithë personat që merren me aktivitete komecriale duhet të trajtohen pa diskriminim ose privilegje në përputhje me dispozitat e këtij ligji; ndalohet konkurrenca jolojale; përveç rasteve të përcaktuara nga Ligji, organet lokale qendrore nuk mund të kufizojnë me ligj apo me rregulla të tjera, pesëmarrjen në treg, nuk mund të ndalojnë konkurrencën e lirë të tregut dhe as të krijojnë pozicione jo të barabarta për tregtarët dhe konsumatorët e përcaktuar.

Ky ligj i trajton njëlloj të gjithë grupe të interesuara por, në varësi nga situata, Qeve-ria është e autorizuar të zbatojë kufizimet në zbatimin e aktiviteteve tregtare. Pra, Qe-veria mund të kufizojë në mënyrë të përkohshme, nëpërmjet aktit të posaçëm, kryerjen e aktiviteteve tregtare në raste si më poshtë: a. katastrofat elementare dhe natyrore kur ata kanë shkaktuar ose mund të shkaktojnë ndërprerjen e tregtisë, furnizimet e po-pullsisë ose çrregullimet në rajon të cilat cenojnë shëndetin dhe sigurinë e popullsisë; b. çrregullimet e rëndësishme siç janë: mungesa e mallrave të nevojshme për prod-him dhe përpunim si dhe për sigurimin e ekszistencës së banorëve; c. gjendje lufte ose kërcënimi imanent i luftës, d. kur ekziston një kërcënim për furnizim me lëndët e para ose mallrat e rëndësisë strategjike”.

Qeveria do të përcaktojë kufizimet ndaj kryerjes së aktiviteteve tregtare sipas paragra-fit 1 të këtij neni vetëm nëse këto çrregullime nuk mund të shmangen duke zbatuar masa të tjera, ose nëse nevojat nuk mund të përmbushen nga rezervat, importi ose masat e tjera të politikës ekonomike. Për më shumë detaje në lidhje me Ligjin (shiko:http://www.kuvendikosoves.org).

Ligji nr. 04/L-048 Ligji i tregtisë së jashtmeQëllimi i ligjit është përkufizimi i rregullave të përgjithshme të kryerjes së tregtisë së

jashtme midis personave që banojnë brenda apo jashtë territorit të Kosovës, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Me tregtinë e jashtme mund të merren personat fizikë dhe juridikë, kurse me tregtinë komerciale mund të merren vetëm personat e regj-istruar për kryerjen e aktiviteteve ekonomike në Kosovë.

Organi publik ose akti normativ nuk mund të imponojnë kufizimet, ndalimet ose kushtëzimet në asnjë aktivitet të tregtisë së jashtme, dhe as të prishin ose imponojnë kushtet nga pikëpamja e aftësive ose të drejtave të çdo ndërmarrjeje vendase ose të huaj

Policy Paper 43

për të përfshirë ose kryer aktivitete të tregtisë së jashtme në biznesin e tij, përveç rastit kur Ligji e miraton shprehimisht ose në ndonjë mënyrë tjetër. Për më tepër, organi pu-blik ose akti normativ nuk mund të vendosin masat që përmbajnë kërkesat konkrete të cilat kufizojnë ose ndalojnë, përveç rastit kur kjo lejohet shprehimisht nga Ligji ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Megjithatë, ligji lejon institucionet shtetërore të zbatojnë masat restriktive në fushën e tregtisë: “Nëse një përcaktim i Ligjit kërkon ose lejon zbatimin e masës mbrojtëse e cila në një rast tjetër do të ishte në kundërshtim me paragrafin 4 të Ligjit, Qeveria e Kosovës, kur kjo është e nevojshme, miraton një akt normativ për vendosjen e një mase të tillë restrik-tive; me kusht që çdo masë restriktive e përcaktuar në mënyrë të tillë, të jetë në përputhje me kriteret në vijim: 1.1. duhet të jetë e lejuar qartësisht dhe në përputhje me dispozitën përkatëse të Ligjit; 1.2. duhet të jetë në lidhje të qartë me qëllimin e shprehur në atë dis-pozitë dhe të jetë e domosdoshme për realizimin e saj; 1.3. një masë e tillë, për nga lloji dhe shtrirja duhet të jetë e kufizuar në minimunim e domosdoshëm për realizimin e qëllimit të dhënë; 1.4. masa zbatohet në mënyrë që ndërhyrje dhe barra e imponuar ndaj aktiviteteve të tregtisë së jashtme dhe lirisë së përgjithshme të aktiviteteve ekonomike, të jenë sa më të vogla; 1.5. të mos jetë në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare e cila detyron Kosovën”.

Masa e mbrojtjes nuk mund të ndikojë negativisht ndaj kryerjes së detyrimit të kontratës i cili ekziston në kohën e miratimit të masës restriktive, përveç rastit kur re-alizimi i qëllimit të një mase të tillë do të ishte i cenuar në mënyrë të konsiderueshme nga kryerja e një detyrimi të tillë. Masa restriktive do të hiqet ose do t’i zvogëlohet efekti deri në masë kur të pushojnë së ekzistuari ose së qenit të rëndësishme arsyet që justifikojnë ekzistencën dhe efektet e tij të zbatimit. Për më shumë detaje rreth Ligjit, shiko: http://www.kuvendikosoves.org/

Ligji numër 03/L –232 për tregtinë e mallrave strategjikeLigji rregullon veprimtaritë e institucioneve shtetërore të Kosovës nga fusha e

eksportit, importit dhe tranzitit të mallrave dhe shërbimeve strategjike; kontrollit, mbikëqyrjes, të drejtave dhe detyrimeve të palëve pjesëmarrëse në aktivitetet e biznesit nga kjo fushë për përdoruesin përfundimtar. Sipas ligjit, Ministria është një institucion përgjegjëse për mbikëqyrjen e mallrave strategjike dhe kryen punët drejtuese dhe pro-fesionale për Komisionin. Me qëllim të zbatimit të dispozitës nga paragrafi 1 i Ligjit, Ministria themelon një njësi përkatëse për kontrollin e mallrave strategjike. Njësia për-katëse e organizacionit, fusha e veprimit dhe puna e saj përcaktohen nga aktet nënli-gjore të cilat i sjell Ministri.

Qeveria, me propozimin e Ministrisë, e miraton Vendimin për përgatitjen e listës së mallrave dhe shërbimeve strategjike, në përputhje me listën e mallrave vdekjeprurëse joushtarake për qëllime komerciale.

Ministria lëshon lejet e eksportit ose importit, veç e veç për çdo eksport ose import. Kjo leje lëshohet për periudhën deri në gjashtë (6) muaj. Me propozimin e Komisionit, Ministri përkufizon formën dhe përmbajtjen e lejes nëpërmjet një akti nënligjor.

Eksport dhe import i mallrave dhe shërbimeve strategjike kryhet në bazë të lejes së lëshuar nga Ministria, me miratimin e Komisionit.

44 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Leja e eksportit është e nevojshme kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave që nuk janë përcaktuar nga Ligji, nëse Ministria e ka lajmëruar eksportuesin. Për më shume detaje shih: http://www.kuvendikosoves.org/

Kosova ka miratuar ligje që lehtësojnë tregtinë për kompanitë lokale dhe ndër-kombëtare. Në tekstin e mëtejshëm do të shfaqen ligjet relevante si më poshtë:

Ligji nr. 03/L-097 për masat kundër dampingut dhe kundërmasat Ky ligj siguron bazën juridike për vendosjen e masave anti-damping në mallrat dhe

në lidhje me mallrat e importuara në zonën doganore të Kosovës sipas çmimit më të ulët se çmimi normal i këtyre mallrave, nëse importi i mallrave të tilla në zonën doganore të Kosovës i shkakton ndonjë dëm material industrisë përkatëse në Kosovë.

Ky ligj gjithashtu siguron bazën ligjore për vendosjen e kundërpagesave ndaj mallrave të importuara për të cilat është fituar një apo më shumë subvencione direkte apo indirekte të alokuara nga qeveritë e huaja ose organi publik për prodhim, eksport dhe import të mallrave të tilla, nëse importi i mallrave të tilla në zonën doganore të Kosovës i shkakton dëme materiale industrisë së Kosovës.

Çdo masë apo pagesë e tillë vendoset vetëm pas zbatimit të procedurës e cila është në përputhje me kërkesat proceduriale të përcaktuara nga Ligji. Zbatimi i çdo mase apo pagese doganore të tillë, do të jetë në përputhje me kërkesat materiale në fuqi, të përcak-tuara nga Ligji ose në përputhje me Ligjin (Shih: http://www.kuvendikosoves.org)

Ligji numër 02/L-123 për shoqëritë tregtareQëllimi i ligjit është që: a) të përcaktojë llojet e shoqërive tregtare nëpërmjet së cila-

ve mund të kryhen veprimtaritë tregtare në Kosovë; b) të caktojë kushtet e zbatueshme të regjistrimit, për secilin lloj të shoqërive tregtare; c) të përcaktojë, për secilin lloj të shoqërive tregtare, dispozitat ligjore për kapacitetin dhe strukturën juridike si dhe të drej-tat dhe detyrimet e pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve juridik dhe palëve të treta; dhe d) të përcaktojë në një mënyrë tjetër dispozitat ligjore të cilat mundësojnë themelimin, fuknsionimin dhe shpërbërjen efektive të shoqërive tregtare, në përputhje me rregullat. Shprehimisht, ky ligj është i kufiziar në fushëveprim dhe nuk përmban rre-gulla të cilat rregullojnë çështje që janë në fushëveprim të akteve të tjera themelore nor-mative. Pa paragjykuar të mësipërmen, shprehimisht është përcaktuar se rregullat për licencim, rregullimi i veprimtarive të shoqërive tregtare, kontabiliteti, raportimi financiar si dhe praktikat e punës dhe punësimit të shoqërive tregtare nuk janë në fushëveprim të këtij ligji. (http://www.kuvendikosoves.org).

Ligji nr. 04/L-220 për investimet e huajaKy ligj ka për qëllim të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investi-

meve të huaja Republikën e Kosovës, t’u ofrojë investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore, që t’u japin siguri investitorëve të huaj që investimet e tyre të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standardet dhe praktikat e pranuara ndër-kombëtare. (http://www.kuvendikosoves.org).

Policy Paper 45

2.2. Institucionet dhe zbatimi i akteve normative

Kosova ka miratuar “Ligjin e tregtisë së jashtme” Ligji nr. 04/L-048, i cili ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2011. UNMIK-u e ka firmosur Marrëveshjen CEFTA në emër të Kosovës në 2006, dhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, vazhdojnë të dërgojnë raporte dhe bëjnë tentativa për të politizuar çështjet me mandatin e UNMIK-ut. Për më tepër, mandati i UNMIK është shumë formal dhe kjo krijon një sërë keqkuptimesh në raport me çështjet e ngritura. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është kompetente për cilësinë e zbatimit të Marrëveshjes, së bashku me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Megjithatë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës është institucioni udhëheqës për zbatimin e Marrëveshjes dhe ligjeve të tjera relevante që kanë të bëjnë me tregtinë e lirë dhe marrëdhëniet ekonomike.

47

3. Zbatimi i Marrëveshjes CEFTA-situataaktualedhe perspektivat

Përvoja e Kosovës me CEFTA që në fillim nuk ka qenë mjaft pozitive për shkak të animozitetit politik i cili ekziston në rajon. Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk i kanë njohur dokumentat që lëshohen nga institucionet kosovare. Edhe pse vazhdimisht bëhen përpjekje për të zgjidhur problemin, importi nga Kosova drejt vendeve të përmendura më sipër haset me një numër të madh pengesash.

Në përgjithësi ekziston mendimi, sidmos në komunitetin e biznesit, që Marrëveshja CEFTA nuk do të sjellë dobitë e pritura për Kosovën dhe që do të përfitojnë vetëm vendet e tjera në rajon, duke u bërë konkurrente. Ndonjëherë, institucionet publike të Kosovës pretendojnë që procesi i aderimit në Marrëveshjen CEFTA nuk ka qenë i menduar mirë dhe që vendimet janë marrë pa bërë analizën dhe vlerësimin e ndikimeve.

Qëllimi i CEFTA-s është hartimi i rregullave dhe mekanizmave në bazë të të cilëve do të zhvillohet tregtia e jashtme në rajon. Këto rregulla janë në pajtim me parimet e BE dhe OBT. Eksperienca e përfituar në tregtinë rajonale do t’i bëjë produktet kosovare kon-kurrente në tregun e BE-së dhe më gjerë. Qëllimi i dytë i CEFTA-s është krijimi i tregut tërheqës rajonal i cili do të krijojë mundësitë e reja për kompanitë vendase ose investitorë të huaj. Ky dimension është veçanërisht i rëndësishëm për Kosovën sepse investimet e huaja direkte janë më të rëndësishme për avancimin e pozicionit të industrisë së Kosovës në tregjet e huaja. (TradePolicy, MTI, 2009).

Faktorët kyçë të suksesit të Marrëveshjes CEFTA:•• Devotshmëria politike dhe bashkërendim në nivelin e lartë, nëse e mundur, në

nivelin e kryeministrit•• Qasje holistike, duke qenë se të gjitha fushat janë lidhur drejtëpërsëdrejti me qëlli-

met më të larta të politikës ekonomike, siç janë konkurrueshmëria dhe investimet•• Dialog i fuqishëm me sektorin privat, i rregulluar dhe institucionalizuar•• Ndihma teknike dhe koordinimi i donatorëve duke pasur parasysh dhe përdoruesit

48 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Rezultatet e pritura:•• Krijimi i rajonit:

•− i cili nuk ka pengesa sistematike në qasjen në treg, •− i cili ka lehtësime për tregtinë më shumë se standardet e vendosura në Marrëve-

shjen e OBT për lehtësimet e tregtisë,•− i cili ka liberalizuar tregtinë e mallrave dhe shërbimeve•− në të cilin dokumentat, procedurat dhe programet njihen reciprokisht kur të

arrihet marrëveshja me BE-në •− në të cilin nuk ka masa për mbrojtjen e tregtisë •− në të cilin nuk ka shkelje të konkurrencës së tregut dhe as kufizime në proku-

rimet publike•− në të cilin ekziston cilësia e lartë e zgjidhjes së çështjeve përpara çuarjes së tyre

para gjyqit ose pa çuarjen para gjyqit•− i cili është pjesë e sistemit pan-euro-mediteran të kumulimit të origjinës, dhe

ka kumulim të plotë dhe kryen kthimin e detyrimeve doganore•− në të cilin është e vlefshme detyra uniforme doganore MFN për statusin e kom-

bit më të privilegjuar, e barabartë me doganën e përbashkët të jashtme të BE-së•− në të cilin sektori privat përfshihet fortë në hartimin e politikës rajonale

Kosova nuk ka pasur ndonjë përfitim të madh nga rezultatet e mësipërme, kryesisht për shkak të statusit të saj politik dhe faktit që vendet partnere ekonomike nuk tregojnë vullnet për ta ndihmuar në përmirësimin e performancës dhe zhvillimit ekonomik.

49

4. Problemet e vërejtura në marrëdhëniet ekonomike të Serbisë dhe Kosovës

Barrierat jodoganore janë në fokusin e diskutimeve me CEFTA; kanë të bëjnë me ma-sat sanitare dhe fitosanitare, standardet teknike dhe formalitetet komplekse si dhe proce-durat për kalimin e kufirit. Në këtë kontekst duhet përmendur që Serbia përdor barrierat jodoganore kundër Kosovës, dhe që ato nuk janë gjithmonë në përputhje me “faktorët objektivë” (MTI, 2016).

Barrierat jodoganore kanë të bëjnë me masat politike të cilat nuk janë pjesë e tarifa-ve të zakonshme doganore, që potencialisht mund të kenë një ndikim ekonomik ndaj tregtisë ndërkombëtare të mallrave, duke ndryshar sasitë ose çmimet, ose të dyja (për më shumë detaje shih UNCTAD, 2013). Me fjalë të tjera, siç theksohet nga Deardorf and Stern (1997), këto barriera përfshijnë të gjitha masat që nuk janë dogana por në një mënyrë apo tjetër, kufizojnë ose pengojnë qarkullimin e tregtisë.

Vështirësia themelore në qasjen barrierave jodoganore është që ato janë të përku-fizuara me atë që s’janë, e jo me atë që janë. Barrierat jodoganore janë të gjitha pengesat tregtare që nuk janë doganat.

Shembujt e barrierave jodoganore janë: rregullat e origjinës, standardet sanitare dhe fi-tosanitare, masat ose kushtet, pengesat teknike të tregtisë, lejet importuese, lejet restriktive, praktikat e korruptuara dhe/ose procedurat e tjera doganore dhe kërkesat shtesë nga pikë-pamja e dokumentacionit tregtar siç janë licenca dhe certifikata të ndryshme (MTI 20169).  

Më datë 4 Dhjetor 2008, Serbia dhe BH kanë bllokuar eksportin e mallrave nga Ko-sova, si dhe përdorimin e territoreve të tyre për nevojat e tranzitit. Kjo bllokadë është imponuar pasi Kosova ka vendosur vulat e saj doganore dhe në vend të UNMIK ka vënë Kosovë, sepse për Serbinë dhe BH kjo vulë ka qenë në kundërshtim me Marrëve-shjen CEFTA.

9 Intervista me znj. Sytrime Dervisholli, drejtore në Departamentin e Tregtisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

50 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Për shkak të kësaj bllokade eksporti ka rënë për 9.8% gjatë vitit 2008. Ndërmarrjet nga Kosova që nuk janë hasur me këtë problem, duhet të përdornin vendet e treta për t’u integru-ar në tregun rajonal. Por, kjo alternativë do të thotë procedurat e mbingarkuara, më shumë kohë të harxhuar dhe kostot më të larta të eskportit. Përveç kompanive lokale, investitorët ndërkombëtarë gjithashtu janë goditur nga kjo bllokadë. Presupozojmë që një nga faktorët i cili i shkurajon investitorët e huaj për të investuar në Kosovë është se ata hasin vështirësitë kur eksportojnë produktet e tyre në rajon. Investitorët e huaj me shumë siguri do të vendosnin të investonin në një vend ku e kanë të lehtë të eksportojnë drejt të gjitha shteteve anëtare të CEFTA-s. Siç u përmend më sipër, CEFTA po e zmadhon tregun për Kosovën, nga 2 milion në 20 milion konsumatorë dhe ky është një faktor i fuqishëm për thithjen e investitorëve të huaj. Megjithatë, nga viti 2007 investimet nuk janë rritur; madje janë ulur. Mosrespektimi i Marrëveshjes CEFTA është një nga arsyet më të rëndësishme për uljen e investimeve të huaja.

Pengesat tregtare të imponuara nga Serbia për produktet nga Kosova janë:

1. Çështje tranziti: Nga viti 2008 shumë ndërmarrje kosovare hasen me problemim e transportit. Pra,

gjatë importit nga vendet e BE dhe kalimit përmes territorit serb në pikat e ndryshme kufitare, veturat e tyre ndalohen. Përveç faktit që kompanitë kosovare kanë të gjithë do-kumentacionin e nevojshëm, atyre u kërkojnë lejet e importit të lëshuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterins së Serbisë ose nga Ministria e Bujqësisë. Gjithashtu, për transport ndonjëherë kërkohet dhe certifikata sanitare dhe fitosanitare të cilin Serbia nuk e njeh, edhe pse vërtetimi lëshohet nga autoritetet e Bashkimit Evropian. Kjo praktikisht do të thotë që transporti pothuajse nuk lejohet. Kompanitë zakonisht detyrohen të kthehen dhe të përdorin ndonjë rrugë tjetër përmes Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë për të arritur në Kosovë, dhe çdo pritje sjell dhe kostot shtesë në kohë dhe para.

2. Pengesat teknike për tregtinë/lëshimin e lejeve të importit:Nga muaji Mars 2013, kompania nga Kosova nuk mund të eksportojë më mbeturinat e

letrës në Serbi, me arsyetim që kompania importuese nuk ka leje nga Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit në Serbi për importin e këtyre mallrave nga Kosova. Kërkesa për marrjen e kësaj leje është vendosur kur kompetenca për mbledhjen e detyrimeve të importit i është besuar Do-ganave të Serbisë dhe jo Drejtorisë së Tatimeve. Kompanisë importuese serbe i është thënë që leja lëshohet për import të ardhur nga shtetet, dhe duke qenë se Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë, ata nuk lëshojnë licenca për importin e mbeturinave të letrës nga Kosova.

E ballafaquar me këtë pengesë, kompania nga Kosova ka hapur një kompani në Maqe-doni përmes së cilës eksporton mbeturinat e letrës përmes Maqedonisë deri në Serbi në formë të rieksportit. Kompania prapë eksporton në Serbi përmes Maqedonisë, por në dokumentat e dërgesës shkruan origjina e mallrave nga Kosova.

3. Pengesat tregtare / Ligji për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim e Konformitetit / Certifikata e konformitetit / Neni 13:

Për sa i përket legjislacionit të pajisjeve elektrike, Serbia ka miratuar një Urdhër për pajisjet elektrike të projektuara për të punuar në një tension të caktuar, i cili është në për-puthje me Direktivën 2014/35/EU.

Policy Paper 51

Krahas dispozitave të Direktivës, autoritetet serbe kanë futur gjithashtu dhe dispozitat kombëtare - Kapitulli 3, Neni 13, të cilin duhej ta njihnin të gjitha vendet nënshkruese e Marrëveshjes CEFTA, në përputhje me Urdhrin e procedurës së aplikimit dhe mënyrës së informimit në lidhje me rregullat teknike, vlerësimet e përputhshmërisë dhe standar-det ( Flerorja Zyrtate të RS, nr. 45/2010). Këto dispozitat përbëjnë pengesat tregtare për produktet të cilave u referohet Urdhri i mësipërm, jo vetëm për Kosovën por për të gjitha nënshkrueset e Marrëveshjes CEFTA.

Në bazë të nenit 6 § 1 të Ligjit për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit (“Fletorja Zyrtare e RS”, nr 36/09), Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal ka marrë “Rregulloret mbi pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda kufijve të përcaktuara të tensionit “. Rregullorja është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”, Nr. 25/2016 të 9 Marsit 2016. Ajo hyri në fuqi më 17 mars 2016 dhe të zbatohen nga 1 Qershori 2017.

Certifikata e konformitetit, neni 13: Përpara nxjerrjes së pajisjeve elektrike në treg, prodhuesi, agjenti ose importuesi i tij, në përputhje me procedurën e përcaktuar në Aneksin 3 - Certifikata e konformitetit, e cila është e printuar me këtë Rregullore dhe është pjesë përbërëse e saj, siguron certifikatën e konformitetit ose kopjen e certifikatës nga arkivi për certifikatat e konformitetit të lëshuara nga organi i vlerësimit të konformitetit i cili është emëruar për të vlerësuar konformitetin e pajisjeve elektrike me kërkesat nga pikëpamja e sigurisë nga neni 5, aneksi 1 i Urdhrit (në tekstin e mëtejshëm: organ). Certifikata e kon-formitetit ose kopja e certifikatave të lëshuara të konformitetit nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk sigurohet për pajisjet elektrike, aspektet e sigurisë të të cilave janë rregulluar me rregulla të veçanta teknike të cilat, në kuptimin e kërkesave të lidhura me rrezikun e fatkeqësisë, udhëzojnë në zbatimin e Urdhrit. Certifikata e konformitetit është e vlefshme për të njëjtin tip dhe/ose model të të njëjtit prodhuesi të pajisjeve elektrike në periudhën pesë vjeçare nga data e lëshimit.

53

5. Problemet konkrete sipas fushave të aktivitetit

Përpara se të prezantojmë atë që ndërmarrjet kosovare kanë thënë për pengesat tregta-re me Serbinë në kuadër të hulumtimit të kryer për nevojat e këtij teksti, do të japim disa të dhëna që kanë të bëjnë me rajonin CEFTA dhe sidomos me Kosovën.

Tregtia ka luajtur dhe ende duhet të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një shteti. Duke marrë parasysh rritjen gjithnjë e më të madhe të eksportit, tregtia e jashme ka një rol veçanërisht të rëndësishëm. Në fillim tregtinë e ndihmojnë marrëveshjet dy-palëshe midis vendeve dhe më pas dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë. Evropa Juglindore tani është pjesë e CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore).

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes CEFTA, rajoni ynë është bërë më konkurrent kurse ekonomitë tona janë hapur nga pikëpamja e raportit të eksportit dhe PBB ose nga pikë-pamja e raportit të eksportit me importin.

Pritet që rimëkëmbja e investimeve dhe stabilizimi i balancit makroekonomik, si dhe avancimet e mëtejshme, të çojnë në rritje të vazhduar të importit.

Në rastin e Kosovës, nga viti 2008 deri 2015, eksporti është rritur për 84%, eksporti i mallrave për 53% kurse eksporti i shërbimeve për 100%. Në këtë periudhë BPP-ja rritej me një normë prej 3.7% në vit në kuptimin real.

Në kuadër të CEFTA është realizuar një rritje e fuqishme në periudhën fillestare pas krizës në 2008 (CEFTA 2015 Brochure). Rritja e eksportit varet nga kushtet e furnizimit në ekonomitë e vogla të hapura. Tregtia në kuadër të CEFTA, megjithatë, varet nga kër-kesa në ekonomitë përkatëse. Prandaj tregtia brenda CEFTA nuk rritet si tregtia me BE.

Megjithatë, pritet progresi i mëtejshëm në bazë të dobive që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA. Sipas qëllimeve të pranuara, CEFTA nuk ka të bëjë vetëm me barrierat doganore dhe jodoganore për tregtinë e lirë, por edhe me mundësitë e promovimit rajonal, sidomos me thithjen e investimeve.

Në nivelin rajonal, në bazë të pasqyrës së bërë nga Sekretariati i CEFTA, rreth një të trete të drejtuesve të ndërmarrjeve e dinë shumë mirë se çfarë është CEFTA dhe çfarë roli ka. Ndërmarrjet kosovare në kornizat rajonale janë ndër më të mirëinformuarat mbi Marrëveshjen CEFTA.

54 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Ndërkohë që në nivelin rajonal janë tre pengesa kryesore: 1. “mosekzistenca e vetëdi-jes mbi mundësitë e CEFTA”, 2. “trupi kompetent i cili nuk është i mirëinformuar se çfarë është CEFTA dhe çfarë mundësisht ofron për biznesin” dhe 3. “promovimi jo i mjaftue-shëm të avantazheve dhe mangësive të tregtisë në vendet CEFTA”, rasti i Kosovës është deri diku i ndryshëm.

Firmat kosovare kanë shprehur pengesa të tjera nga pikëpamja e zbatimit të Marrëve-shjes CEFTA, ndër të cilave janë disa kryesore: “procedurat për eksport/import”, “nxi-tjet”, “marrëveshja nuk është zbatuar ashtu siç është dakorduar”, “transport”. Ndërmarrjet kosovare kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme në promovimin e avantazheve dhe mangësive të tregtisë në vendet anëtare të CEFTA, si dhe nevojën e madhe për infrastruk-turën më të mirë dhe zgjidhjen e çështjeve në lidhje me transportin.

Ndërmarrjet kosovare kanë përmendur procedurat e eksport/importit si një nga pengesat më të mëdha. Në kuadër të hulumtimeve, ndërmarrjeve u është kërkuar mendimi rreth pro-gresit të realizuar në bazë të marrëveshjes gjatë vitëve të fundit në rajonin e CEFTA; megjithatë, rreth 68% të ndërmarrjeve të intervistuara kosovare kanë thënë që në 10 vjet të fundit janë avancuar procedurat e eksport/importit; rreth 14% kanë thënë që ky përmirësim ka qenë i konsiderueshëm kurse vetëm 1% kanë thënë që procedurat janë përkeqësuar. Për më tepër, 100% të ndërmarrjeve kosovare të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, kanë thënë që masat qeveritare kanë ndikuar në përkeqësimin e eksport/importit. Nga ana tjetër, disa ndërmarrje kanë thënë që disa avancime janë arritur falë rrethanave që janë rezultat i ekzistencës së CEF-TA (33%): bashkërendimi me ligjet e BE-së (63%), masat qeveritare (71%).

Ekipi kosovar ka zbatuar një hulumtim, me qëllim të identifikimit të problemeve kryesore, mbi ndërmarrjet që eksportojnë në CEFTA, përkatësisht në tregun e Serbisë.

Ndërmarrjeve u është shtruar pyetja nëse kanë probleme me marrjen e dokumenta-cionit shoqërues për mallrat gjatë eksportit/importit/tranzitit. 6 nga 13 ndërmarrje të in-tervistuara kanë deklaruar që nuk u është kërkuar dokumentacioni i veçantë. Megjithatë, kompanitë e tjera kanë deklaruar që u janë kërkuar lejet dhe certifikatat shumë konkrete, si dhe certifikatat e konformitetit, certifikata e cilësisë së produktit dhe testet laborato-rike. Këtu duhen përmendur edhe probleme të tjera që burojnë nga organet dogano-re, kur produkti është “i lirë” (me çmim të ulët), shërbimi doganor kërkon vërtetimin e ndërmarrjes, madje edhe kur e merr vërtetimin, shërbimi i vlerëson mallrat ndryshe dhe detyrimet doganore janë gjithmonë shumë të larta. Disa ndërmarrje gjithashtu kanë përmendur se probemi më i madh është kërkesa e organeve serbe për ndërrimin e targave të kamionave/mjeteve të transportit që kalojnë kufirin; nga njëra anë kjo është një kosto e veçantë, por nga ana tjetër është edhe humbje kohe për ndërmarrjet. Duket se ndikimi i tyre në tregtinë përtejkufitare është akoma i vështirë për shkak të ndikimit politik. Për shkak të problemeve të përmendura më sipër, disa ndërmarrje, sipas regjistrave, kanë deklaruar qe janë duke shqyrtuar ndryshimin e korridorit tregtar me Serbinë (madje dhe tranzitin) ose në rastin më të keq, të mbyllin ndërmarrjen. Të dyja alternativat janë të shtrenjta, megjithatë, ndërmarrjet nuk shohin asnjë alternativë tjetër.

Ndërmarrjet kanë deklaruar që bashkë me dokumentacionin e nevojshëm i cili shoqëron mallrat gjatë eksport/importit, janë detyruar të tregojnë edhe certifikatat e origjinës, të lëshuara nga organet serbe (që nuk është e llogjikshme) si dhe vërtetimet ve-terinare dhe fitosanitare. Këtu futet dhe një pengesë tjetër tregtare, qëllimi i së cilës është

Policy Paper 55

edhe një herë imponimi politik i problemeve për tregtarët kosovarë. Qeveria e Kosovës, Oda Ekonomike, Shoqëria civile dhe aktorët e tjerë relevantë u kanë kërkuar faktorëve politikë të mos ndërhyjnë në tregtinë e jashtme dhe të mos ndikojnë ndaj marrëveshjeve të tregtisë së lirë, pavarësisht nga problemet politike me të cilat hasen Kosova dhe Serbia. Në këtë kontekst nuk ka të dhëna konkrete, megjithatë në Kosovë gjatë vitit 2016 janë mbyllur më shumë se 2500 ndërmarrje dhe kjo, në bazë të të dhënave të marra gjatë hu-lumtimit, na mundëson t’ia atribuojmë këtë problem barrierave të imponuara.

Rreth 80% të ndërmarrjeve të pyetura kanë deklaruar që janë hasur me situata shumë problematike në kalimet administrative. Disa nga dokumentat nuk njiheshin ose kër-koheshin kontrolle të veçanta (mostrimi); efektivët e policisë së kufirit nuk kanë aftësitë komunikuese, inspeksionet fitosanitare janë të pranishme (sepse organet serbe nuk i njo-hin certifikatat), etj. Kjo na kthen përsëri në një realitet të mjerë nga pikëpamja e penge-save tregtare që u janë imponuar prodhuesve. Në disa raste ndërmarrjet kanë përmendur mungesën e njerëzve të kualifikuar për procedurat kufitare. Disa ndërmarrje shumë opti-mistike kanë deklaruar që pengesat mund të zgjidhen me pak mundim nga të dyja anët.

Në pyetjen “nëse inspeksionet në kalimet administrative janë të bashkërenduara, dhe nëse oraret e tyre të punës janë përshtatur”, rreth një të trete të tyre kanë deklaruar që presin shumë gjatë në pikat kufitare, që nuk janë të bashkërenduar dhe nuk kanë mjaf-tueshëm staf dhe mbështetje të tjera teknike, si dhe zbatojnë standarde të dyfishta ndo-njëhere dhe kjo ndikon drejtëpërsëdrejti në konkurrueshmërinë e ndërmarrjes në treg.

Nga ndërmarrjet e intervistuara, asnjëra nuk ka përmendur asnjë rast të pagesave të dyfishta të akcizave dhe TVSH-së; megjithatë, përllogaritja e kostove akoma përbën pro-blem. Në përputhje me këtë, asnjëra nga ndërmarrjet nuk ka deklaruar të ketë parë asnjë shkelje të Marrëveshjes CEFTA në kalimin kufitar. Vetëm një nga kompanitë e intervi-stuara ka deklaruar që haset me shkelje të tilla çdo ditë - dokumentat nuk njihen, targat e veturave/kamionave nuk njihen dhe kërkohet vërtetime të veçante etj.

Në lidhje me trajtimin e tranzitit të mallrave përmes Serbisë, ndërmarrjet pjesëmarrë-se të hulumtimit kanë deklaruar që problemet bëhen akoma më të mëdha gjatë kalimit të tranzitit përmes territorit serb, sepse dokumentat kosovare nuk njihen ose kërkohen më shumë dokumente nga eksportuesit kosovarë, vonesat në kalimet administrative, në dokumentacion kërkohet përshkrimi në serbisht dhe jo vetëm në anglisht, në përgjithësi njihen dokumentat tona të transportit. Disa të intervistuar kanë deklaruar se të njëjtat produkte nuk trajtohen në mënyrë të barabartë kur janë importuar/eksportuar përmes Serbisë. Ndërmarrjet kosovare nuk hasen asnjë problem kur importojnë, problemi krijo-het vetëm kur tentojnë të eksportojnë mallrat (edhe në tranzit). Një ndërmarrje ka për-mendur përmirësimet e realizuara në vitet e fundit: “Problemet janë zgjidhur në raport me kohët e kaluara, kemi më pak vonesa dhe më pak kërkesa për vërtetime të veçanta, megjithatë ka ende hapësirë për përmirësime”. Një ndërmarrje tjetër ka përmendur pro-blemin e kostove të larta sepse nuk mund të punojnë me kompanitë lokale si pasojë e problemeve të përmendura më sipër.

Gjatë hulumtimit erdhëm në një konkluzion shumë inkurajues: asnjëra nga ndër-marrjet nuk haset me problemet e pagesës së pretendimeve, sidomos në lidhje me sigura-cionon (garancitë bankare, siguracioni i kredisë etj). Duket se ky segment është rregullu-ar mirë dhe funksionon mirë.

56 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Rreth 90% të kompanive eksportuese që kanë marrë pjesë në hulumtimin tonë kanë deklaruar që edhe Kosova edhe Serbia kanë një infrastrukturë të papërshtatshme dhe kjo krijon humbje të shumta për eksportuesit. Sipas mendimit të tyre, pjesa më e madhe e vonesave buron nga infrastrutura e papërshtatshme gjatë pritjeve në kalimet kufitare. Një nga ndërmarrjet shkon akoma më tej, duke thënë se madje edhe investitorët janë demotivuar për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme. Ndërmarrjet nga të dyja anët tregtojnë në një ambjent pa konkurrencë.

Për sa i përket konkurrencës jolojale, 11 nga 13 ndërmarrje e kanë përmendur si një problem real. Si shëmbull marrin diskriminimin negativ i cili vjen nga konkurrenca e ndër-marrjeve më të mëdha, tregojnë që produktet nuk trajtohen njësoj edhe atëhere kur nuk përmbushin anjë nga kriterët, në kufi favorizohen disa ndërmarrje (dhe kjo shkakton pozi-cionimin më të mirë të ndërmarrjeve të mëdha në treg kurse i vret eksportuesit të vegjël).

Për sa i përket pengesave të tjera që nuk përfshihen në pyetësor, ndërmarrjet kanë përmendur diskriminimin negativ të investitorëve të brendshëm në raport me ata të huaj, ligjin e prokurimeve publike, planet zhvillimore, normat e larta të interesit dhe vështirësitë në huamarrje etj.

Duke përmbyllur pyetësorin dhe qendrimet individuale të komunitetit të biznesit të ndërmarrjeve kosovare të eksportit, mund të shohim se shumica e pengesave janë më shumë të natyrës politike sesa ekonomike si dhe të dyja palët nuk investojnë në për-mirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës, politikën më të mirë ekonomike, zbati-min më të plotë të Marrëveshjes CEFTA etj.

Siç u tha në vazhdim, një hap i vogël mund të çojë në ndryshimet pozitive nga pikë-pamja e shumë gjerave.

57

6. Tregtia e Kosovës dhe Serbisë

Kosova ka një deficit të lartë tregtar me Serbinë. Situata e tillë e pasqyron pjesërisht faktin që Kosova nuk vendos asnjë pengesë konkrete tregtare kundër produkteve serbe, kështu që rezul-tati përfundimtar i akumulimit të disbalanceve të vazhdueshme është në dëm të Kosovës. Për sa më sipër, kundër Kosovës përdoren rregullisht ose në mënyrë sistematike llojet e ndryshme të barrierave kundër produkteve bujqësore dhe jobujqësore. Duke marrë parasysh provat, mund të thuhet që duket se një pjesë e deficitit të Kosovës në raport me Serbinë shpjegohet nga fakti që kundër produkteve kosovarë - sidomos nga pikëpamja e produkteve bujqësore dhe uhshqimore - ushtrohen llojet e ndryshme pengesash siç janë barrierat jodoganore, barrierat teknike, kushtet sanitare dhe fitosanirare, duke përfshirë dhe çështjet e tranzitit.

Në fakt, kur bëhet fjalë për tregtinë e produkteve bujqësore dhe jobujqësore midis Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm disa produkte që Kosova mund të eksportojë në Serbi. Nga ana tjetër, nga Serbia importohet një gamë e gjerë produktesh ndaj të cilave Kosova nuk zbaton barrierat e panevojshme restriktive.

Siç mund të shihet, Kosova eksporton një numër të vogël produktesh në Serbi dhe do-gana serbe, duke ndjekur ndonjëherë udhëzimet e organeve të tjera shtetërore, siç është inspeksioni kompetent për produktet ushqimore dhe inspeksioni veterinar, u vendos llojet e ndryshme të pengesave eksportuesve kosovarë. Nga ana tjetër, kompanitë serbe eksportojnë sasite e mëdha produktesh në Kosovë dhe autoritetet kosovare nuk zbatojnë masat restriktive ndaj tyre (MTI, 2016)

6.1. Problemet me institucionet e Serbisë

Për sa i përket Serbisë, ajo me procedurat e saj të shumta dhe kërkesat në lidhje me te-stimin si dhe procedurat e gjata të inspeksionit, ka ndikuar shumë negativisht ndaj ndër-marrjeve bujqësore në Kosovë. Kompanitë kosovare janë hasur me pengesa të papritura, të vendosura nga agjencia kompetente për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve

58 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

në territorin e Serbisë, që rrisin kostot e kalimit të kufirit në kuptimin e kohës dhe parave të humbura dhe kjo i bën produktet kosovare më pak konkurrente në tregun serb.

Për sa i përket vendeve më të zhvilluara, në rastin e prodhuesve të mëdhenj nuk ka probleme me respektimin e shumicës së kërkesave sanitare dhe fitosanitare, dhe as me barrierat teknike.  Nga ana tjetër, për prodhuesit e mesëm dhe të vegjël në vendet në zhvillim ose tranzicion, siç është Kosova dhe anëtarët e tjerë të CEFTA, kjo përbën një çështje shumë më të ndërlikuar dhe plotësimi i të gjithë standardeve sanitare dhe fitosani-tare dhe përballimi i barrierave teknike shpesh kërkon shumë kohë dhe resurse që shumë ndërmarrje nuk mund të arrijnë të realizojnë.

Në lidhje me këtë, mosnjohja e certifikatave ekzistuese të cilësisë që lëshohen nga organet zyrtare (për shembull, certifikata sanitare, fitosanitare dhe veterinare për pro-duktet bujqësore dhe uhsqimore) mund të bëhet një pengesë serioze në tregti. Kjo është një çështje problematike, e shkaktuar nga Serbia me qendrimin e saj kundër produkteve nga Kosova.

Në përgjithësi, e rëndësishmja është që Serbia tregon një mungesë të theksuar kon-zistence, duke pasur parasysh se kërkesat që produktet kosovare duhet të përmbushin, ndryshojnë me kalimin e kohës; kjo është në kundërshtim me rregullat e CEFTA 2006. 

Si ilustrim i qendrimeve të mësipërme, në vijim tregojmë përgjigjet e ndërmarrjeve të intervistuara kosovare

Rasti 1

Emri i ndërmarrjes ELKOSGROUP

Pala e cila raporton KOSOva

Pala e cila zbaton masën SERbia

Data e zbatimit të masës 16 Prill 2015

Sektor bujqësia

Produkt Produktet e origjinës shtazore

Kategoria e problemit Çështje tranziti

Përshkrimi i problemit

Ndërmarrje kosovare “ELKOSGROUP” haset rregullisht me problemin e tranzitit. Rasti i fundit ka ndodhur më 16 Prill 2015. Gjatë importit të produkteve të origjinës shtazore nga Polonio, kamioni i kompanisë është ndaluar në pikën kufitare “HORGOSH”. Edhe pse ka pasur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, nga ndërmarrja kosovare është kërkuar dhe leja e importit të agjencisë serbe për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve. Kjo ishte arsyeja e ndalimit të tranzitit. Kanë pritur 48 orë dhe kompania duhet të kthehej dhe të përdorte rutën tjetër përmes Rumanisë, bullgarisë dhe Maqedonisë, duke ardhur në Kosovë më 20 Prill 2015. Gjatë kohës së pritjes janë krijuar kostot shtesë nga pikëpamja e kohës dhe parave. Kjo ndërmarrje importon pesë deri shtatë herë në javë dhe gjithmonë haset me problemet në tranzit dhe akoma detyrohet të kthehet e të përdorë opsionin tjetër.

Mënyra e zgjidhjes së problemit

Mekanizmi CEFTa

Rasti i fundit nuk është futur në MaDb (Market access Database) Rastet e tjera të këtij lloji do të futen. Çështja e tranzitit bëhet shumë problematike sepse raste të tilla përsëriten dhe shpesh janë pjesë e debatit në seancat e Nënkomitetit për barrierat jodoganore dhe teknike, si dhe në seancat e Komitetit të Përbashkët.

Takimet dypalëshe Çështja e tranzitit është nisur edhe gjatë takimeve dypalëshe të organizuara nga Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Procedura është në zhvillim e sipër

Policy Paper 59

Rasti 2

Emri i ndërmarrjes NORa TRaDiNG

Pala e cila raporton KOSOva

Pala e cila zbaton masën SERbia

Data e zbatimit të masës Në proces

Sektor bujqësia

Produkt bërsi dhe mbetje të tjera të forta

Kategoria e problemit Çështje tranziti

Përshkrimi i problemit

Është dhe një rast i natyrës së përsëritur i cili ndikon në tranzit, pra, nuk ka inspektorë sanitarë në pikën kufitare vrshka Çuka. Ndërmarrja kosovare ka importuar produktet ushqimore dhe bujqësore nga bullgaria përmes kësaj pike kufitare. Megjithatë, duke marrë parasysh mungesën e inspektorëve në kufi, ndërmarrja detyrohet të përdorë ruta alternative dhe kjo krijon kostot shtesë nga pikëpamja e kohës dhe parave. Në këtë kontekst, rutat alternative duhet të gjenden për të shmangur tranzitin përmes Serbisë.

Mënyra e zgjidhjes së problemit

Mekanizmi CEFTa

Rasti i fundit nuk është futur në MaDb (Market access Database) Rastet e tjera të këtij lloji do të futen. Çështja e tranzitit po bëhet shumë problematike për shkak të faktit që rastet përsërten dhe janë shqyrtuar disa herë në takimet e Nënkomitetit të barrierave jodoganore dhe teknike. Këto çështje janë shqyrtuar edhe në seancën e Komitetit të Posaçëm të Përmbashket por deri tani nuk janë zbuluar reagimet pozitive të palës serbë me qëllim të heqjes së pengesave të përsëritura që lidhen me tranzitin.

Takimet dypalëshe Çështja e tranzitit është nisur edhe gjatë takimeve dypalëshe të organizuara nga Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Zgjidhja në proces

Rasti 3

Emri i ndërmarrjes NaRa

Pala e cila raporton KOSOva

Pala e cila zbaton masën SERbia

Data e zbatimit të masës 19 Dhjetor 2013 deri më sot

Sektor industria

Produkt Mbeturinat e letrës

Kategoria e problemit barrierat teknike për tregtinë/lejen e importit

Përshkrimi i problemit

Më 19 Mars 2913, “NaRa company” nga Kosova ishte duke eksportuar mbeturinat e letrës në Serbi, kurse kompania importuese në Serbi ka qenë TEHNOPaPiR D.O.O Kur ka arritur dërgesa në territorin serb, nuk lejohej të vazhdonte më tej me pretendimin që kompania importuese nuk ka marrë lejen nga Ministria e Mjedisit të Serbisë për importin e këtyre produkteve nga Kosova. Ndërmarrja nga Kosova ka kryer eksporte dhe më përpara, por asnjëherë nuk i është kërkuar një leje e tillë. Kërkesa për marrjen e licencës është vendosur kur kompetenca për mbledhjen e taksave të importit ka kaluar nga Doganat e Serbisë në Drejtorinë e Tatimeve. Kompanisë importuese serbe Tehnopapir i është thënë që leja lëshohet për import të ardhur nga shtetet, dhe duke qenë se Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë, ata nuk lëshojnë licenca për importin e mbeturinave të letrës nga Kosova.Kur u ballafaqua me këtë barrierë, NaRa sh.p.k ka hapur një kompani në Maqedoni, DiDi PaK sh.p.k. Përmes kësaj kompanie eksportonin letra përmes Maqedonisë në Serbi në formë të rieksportit. Rieksport për në Serbi kryhet përmes Maqedonisë, por në dokumentacionin shoqërues shkruan origjina e produktit nga Kosova.

Mënyra e zgjidhjes së problemit

Mekanizmi CEFTa Rasti i fundit nuk është futur në MaDb (Market access Database). Rasti i radhës të këtij lloji do të futet. Kjo çështje është ngritur gjatë takimit të fundit të Nënkomitetit të barrierave jodoganore dhe teknike.

Takimet dypalëshe Nuk aplikohet.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk aplikohet.

Status Zgjidhja në proces

60 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Rasti 4

Emri i ndërmarrjes FRUTEX

Pala e cila raporton KOSOva

Pala e cila zbaton masën SERbia

Data e zbatimit të masës Në proces

Sektor bujqësia

Produkt Shqiponja e artë/pije energjitike

Kategoria e problemit Çështjet sanitare dhe fitosanitare

Përshkrimi i problemit

Kompania kosovare eksportuese “FRUTEX” rregullisht haset me mungesën e inspektorit sanitar në pikën kufitare „Dheu i bardhë”. Në këtë pikë kufitare inspektorët janë të pranishëm vetëm dy herë në javë që do të thotë që kompanitë nga Kosova mund të kryejnë eksport në këtë pikë kufitare vetëm kur inspektorët janë të pranishëm. Kjo e detyron kompaninë nga Kosova që të kthehet pas pritjes dhe të përdorë pikën kufitare “Merdarë”, dhe kjo krijon kostot shtesë për shkak të kohës dhe parave të humbura. Pastaj, kur dërgesa arrin në Merdarë, inspektori serb fitosanitar kërkon testime shtesë. analizat më shpesh kërkohen për çdo dërgesë dhe kjo zgjat rreth 7-10 ditë.

Mënyra e zgjidhjes së problemit

Mekanizmi CEFTa Çështja e mungesës së inspektorit fitosanitar dhe testet janë tema të përfolura disa herë në takimet e Nënkomitetit të barrierave jodoganore dhe teknike, por zgjidhja permanente nuk është arritur.

Takimet dypalëshe Çështja e tranzitit është nisur edhe gjatë takimeve dypalëshe të organizuara nga Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Zgjidhja në proces

Rasti 5

Emri i ndërmarrjes OaZa

Pala e cila raporton KOSOva

Pala e cila zbaton masën SERbia

Data e zbatimit të masës Në proces

Sektor bujqësia

Produkt Qumështi

Kategoria e problemit SPS - Çështje tranziti

Përshkrimi i problemit

Ndërmarrja kosovare „OaZa“ është një kompani e cila merret me importin e qumështit dhe produkteve të bulmetit nga Republika e Sllovenisë, nga prodhuesi „aLPSKO“, përkatësisht nga Fabrika e Qumështit të Lubljanës. Për të arritur në destinacion, ndërmarrja duhet të arrijë nga vendi i origjinës nga Lubljana në Kroaci, Serbi dhe pastaj në Kosovë. Kur të arrijë në territorin e Serbisë, te pika kufitare Patrovi, mjeti i transportit ndalohet duke iu kërkuar të tregojë lejen e importit nga Ministria e bujqësisë, përkatësisht agjencia kompetente për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve. Shqetësimi buron nga fakti që marrja e lejes zgjat shumë dhe leja duhet ripërtëritur (nxjerrë) çdo tre muaj. Transportuesi serb duhet të aplikojë në vend të ndërmarrjes kosovare. Gjatë muajit Maj të këtij viti, shumë kamiona janë ndaluar në kufi, ku kanë pritur pesë ditë vetëm për të marrë lejen. Kjo do të thotë që kjo pengesë është shfaqur shumë shpesh dhe kryesisht ka shkaktuar kosto shtesë.

Mënyra e zgjidhjes së problemit

Mekanizmi CEFTa Duhet të shqyrtohet gjatë takimit të Nënkomitetit të barrierave jodoganore dhe teknike.

Takimet dypalëshe

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Zgjidhja në proces

Rasti 6Arsyetim në lidhje me pengesat tregtare të imponuara nga Serbia për ndërmarrjen koso-vare eksportuese “FLUIDI”sh.p.k.

Ndërmarrja kosovare „FLUIDI“ për një kohë të gjatë është duke u ballafaquar me pengesat e vazhdueshme tregtare, të imponuara nga autoritetet serbe. Rasti më i fundit

Policy Paper 61

është i datës 4 Shkurt 2016 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” (“Bela Zemlja”); ndërmarrja ka eksperienca të këqija me Serbinë kur gjatë importit të lëngut „Jaffa-Champion“ i është kërkuar që deklaracionit (vulës) t’i vihet shenja „importuar nga Krahina Autonome Ko-sovë dhe Metohi“ (shih aneksin). Departamenti i tregtisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka kontaktuar kompaninë dhe ka marrë informacione në vijim:

Ndërmarrja “FLUIDI” ka filluar të eksportojë në Serbi pas luftës dhe ka vazhduar deri më sot. Në fillim të vitit 2014 eksportonte në Serbi përmes terminalit doganor “Zavari-vaç” në Preshevë dhe ka pasur probleme me adresën e prodhuesit. Efektivët e Doganës së Serbisë nuk kanë pranuar tekstin e prodhuesit i cili thoshte që produkti bëhet dhe mbus-het nga”Fluidi” sh.p.k. 60000 Gjilan, Kosovë, por që teksti duhet të thoshte: „Import nga KAKM“, Importuesi: Fluidi sh.p.k. Preshevë, në të kundërtën mallrat/produktet do të kthe-heshin në Kosovë. Duke e pasur parasysh, importuesi ishte i detyruar të vendoste shenjën „Import nga KAKM“ në terminalin e Preshevës, në të gjithë sasinë/mallrat në kamion.

Kjo pengesë ka ekzistuar dhe akoma shfaqet vazhdimisht. Ndërmarrja e ka përmendur që eksporti i tyre në Serbi është afërsisht 1 kamion në 10 ditë. Gjatë eksportit të fundit më 04.02.2016. bëhej fjalë për të njëjten pengesë, eksporti nuk realizohej dot sepse Dogana e Kosovës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” ka refuzuar të eksportonte mallrat me pullën në të cilën është shkruar „Import nga KAKM“.

Në këtë rast aksioni i Doganës së Kosovës është i drejtë dhe në përputhje me kushtet e Kosovës. Veprimet e autoriteteve serbe përbëjnë pengesë për ndërmarrjet kosovare ek-sportuese dhe gjithashtu nuk janë në përputhje me qarkullimin e lirë të mallrave sipas Marrëveshjes CEFTA dhe Marrëveshjes së arritur në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.

Departamenti i Tregtisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila përbën një pikë kon-takti të CEFTA, ka folur dhe më herët për raste të tilla, por pala serbe nuk ka dhënë ndonjë zgji-dhje permanente sepse disa pengesa përsëriten çdo herë, kësaj radhe edhe te kompania “Fluidi”. Përfaqësuesit e Ministrisë së dialogut kanë lajmëruar Departamentin e Tregtisë; mbi këtë rast u fol dhe në Bruksel, por asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Në bazë të përvojave të fundit me Serbinë, gjatë shqyrtimit të pengesave të natyrave të ndryshme, përgjigjet e palës serbe kanë qenë tërësis-ht të natyrës politike dhe nuk është treguar asnje përpjekje ose vullnet për të arritur zgjidhjen.

6.2. Propozimet për mundësimin e shkëmbimit më të lehtë dhe më të shpejt të mallrave dhe shërbimeve

Hulumtimi tregon se argumentet dhe përpjekjet për të arritur zgjidhjen dhe heqjen e pen-gesave për biznesin e kompanive konkrete kosovare me kompanitë nga Serbia, nuk kanë pa-sur sukses; ndërmarrjet lokale akoma ballafaqohen me kostot shtesë në kuptimin e kohës dhe burimeve financiare dhe rrjedhimisht janë penguar për të konkurruar në treg. Në këtë aspekt, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë propozon masat reciproke kundër Serbisë, kryesisht masat të cilat do të parandalonin hyrjen në tregun e Kosovës të produkteve të njëjta nga Serbia.

62 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Me qëllim të uljes së pengesave teknike në tregti, anëtaret e CEFTA duhet të nego-ciojnë dhe të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës do të njihen vlerësimet e për-puthshmërisë dhe pranimit të produkteve industriale jo vetëm në mënyrë reciproke por edhe me BE. Firmosja e marrëveshjes midis BE-së dhe vendet e CEFTA do të kontribuojë në njohjen automatike dhe reciproke të rezultateve të testimit të produkteve, që sot përbën pengesën më të madhe në tregti. Mosnjohja reciproke e vlerësimeve të përputhshmërisë dhe pranimit të produkteve industriale, çon në rritjen e kostove dhe kontrolle të dyfishta në pikat kufitare. Pra, Odat mbështesin firmosjen e marrëveshjeve të tilla për heqjen e këtyre pengesave jodoganore.

Fakti që nuk ka harmonizim dhe pranim nga trupa për akreditim dhe certifikim në nivelin rajonal, është një prej arsyeve pse është i pamundur zbatimi konzistent i marrëve-shjes CEFTA. Shembujt pozitivë në këtë pjesë janë Marrëveshja e bashkëpunimit fito-sanitar dhe Marrëveshja e sigurisë së ushqimit dhe mjekësisë veterinare midis Serbisë dhe Maqedonisë, Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë së bimëve dhe Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë veterinare dhe njohjes reciproke dhe pranimit të provave të përmbushjes së kushteve të përshkruara të ushqimit dhe ushqi-mit për kafshët dhe bimët, origjina e kombinuar midis Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe Protokolli i njohjes reciproke të dokumentave të lëshuara nga organët e akredituar dhe lehtësimi i tregtisë dypalëshe të mallrave midis Bosnja Hercegovina dhe Republika e Ser-bisë. Protokollët duhet të firmosen nga të gjithë vendet anëtare të CEFTA. Pra, anëtaret e CEFTA duhet të firmosin marrëveshjet shumëpalëshe në fushën e standardizimit, akre-ditimit dhe metrologjisë, të cilat do të ndikojnë në bashkërendimin e shpejtë të rregullave teknike, standardeve, akreditimit dhe metrologjisë midis anërateve të CEFTA.

Në të gjitha anëtaret e CEFTA janë intensivuar aktivitetet e drejtuara ndaj analizës së rrezikut. Fakti është që shumica e anëtareve nga rajoni nuk përdorin procedurat e kon-trollit të bazuara në analizën e rrezikut. Për këtë arsye frekuenca e kontrollit është e lartë, duke përfshirë kostot dhe kohën e nevojshme për të. Për të ulur numrin e kontrolleve, kostot dhe kohën si dhe për të lehtësuar tregtinë rajonale, ne rekomandojmë vendosjen dhe/ose avancimin e sistemit të analizës së rrezikut në anëtaret e CEFTA-s.

6.3. Përfundimi

Duke pasur parasysh “zhvillimet” e fundit është e nevojshme që vendet e CEFTA-s të vazhdojnë të diskutojnë për problemet dhe të identifikojnë pengesat në tregti dhe, mbi këtë bazë, të marrin masat konkrete për të hequr pengesat që shkaktojnë humbjet e mëdha, si dhe të rrisin efektet e masave politike me qëllimin e reduktimit të kohës së duhur për zgjidhjen e problemeve nga momenti kur subjekti ekonomik njofton që pengesa ekziston.

63

Literatura

1. Deardorff A. V. and Stern R. M. (1997), Measurement of Non-Tariff Barriers, OECD Economics Department. Working Papers, No. 179.  

2. Gashi P. and Linotte D. Handbook on International Trade Indicators (Chapter 6: NonTariff Barriers), EU Trade Policy Project, Prishtinë, 2015.

3. UNCTAD, Non-Tariff measures for trade – Economic and policy issues for deve-loping countries, 2013.

4. Oda Ekonomike e Kosovës - www.oek-kcc.org5. Ministrria e Tregtisë dhe Industrisë - www.mti-ks.org/6. Dogana e Kosovës - www.dogana.rks-gov.net/7. Agjencia kosovare e statistikës – http://ask.rks-gov.net

65

Shtesat – Statistika tregtare për tregtinë e Kosovës dhe Serbisë

66 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Policy Paper 67

68 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Policy Paper 69

PJESA E III:AVANCIMI I AMBJENTIT

TË BIZNESIT DHE MARRËDHËNIEVE

EKONOMIKE MIDIS REPUBLIKËS SË SERBISË

DHE KOSOVËSRezultatët e hulumtimit të

zbatuar në Republikën e Serbisë

Dr. Boban Stojanoviq dhe Zorana Kostiq

73

1. Përmbledhja

Fuqizimi i lidhjeve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës është një parakusht për arritjen e lirisë totale të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Nga qasja në bilancin e tregtisë së jashtme midis Republikës së Serbisë dhe Kosovës mund të konstatohet që nuk janë shfrytëzuar të gjitha avantazhet e afërsisë së dy tregjeve.

Për të parë potencialet e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, në fokusin e hulu-mtimit ishte identifikimi i problemeve të përgjithshme dhe specifike me të cilat hasen subjektet ekonomike. Duke marrë parasysh që gjetja e zgjidhjes së qendrueshme politike ka kohë që zgjat, humbjet e mëdha janë evidentuar në kuptimin ekonomik. Në mungesë të parakushteve të shumta për komunikimin normal tregtar, subjektet ekonomike duhet të ushtrojnë presion ndaj kornizës juridike dhe rregullatore dhe ndaj institucioneve për të intensivuar bashkëpunimin ekonomik. Sipas të dhënave të arritura gjatë hulumtimit në terren, liberalizimi i tregtisë dhe barazimi i rregullave të cilat rregullojnë qarkullimin e mallrave janë të favorshëm si për palën kosovare, ashtu dhe për palën serbe.

Me qëllim të avancimit të ambjentit të biznesit, është e domosdoshme të identifikohen dhe evidentohen barrierat e biznesit. Duke pasur parasysh problemet e përgjithshme dhe specifike të personave juridikë nga veprimtaritë e ndryshme, janë dhënë propozime për zgjidhjen e tyre. Hulumtimi ofron qasje në gjendjen reale në terren, dhe tërheq vëmen-djen në mënyrat e kufizimit të tregtisë dhe jep shembuj për eliminimin e barrierave me qëllim të realizimit të synimeve bazë të Marrëveshjes CEFTA.

1.1. Problemët e përgjithshme

•• Përshtatja e pamjaftueshme të rregullave të Serbisë dhe Kosovës. Gjendja në terren është e tillë që dërgimi i mallrave nga dhe në Kosovë trajtohet si eksporti klasik, për-katësisht import, kurse ky status de facto nuk mbështetet nga legjislacioni i Serbisë.

•• Kosova nuk është pjesë e Procedurës Kombëtare Doganore të Tranzitit të Serbisë. Parimi bazë i procedurës doganore të tranzitit mundëson lëvizjen e mallrave nga njëri stacion doganor në tjetrin, në kuadër të të njëjtit apo territorit tjetër doga-nor, pa paguar doganën dhe tarifat e tjera që mund të zbatohen ndaj mallrave të

74 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

importuara ose eksportuara pa zbatimin e masave të politikës tregtare, me kusht që të plotësohen të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me pllombat, afatet ose sigurinë etj. Tranziti konsiderohet “kombëtar” kur procedura e tranzitit ka të bëjë vetëm me territorin doganor të Serbisë.

•• Mungesa e infrastrukturës rrugore cilësore përbën një pengesë për biznesin efikas dhe racionalizimin e kostove.

•• Pikat administrative të ngushta dhe të papajisura mjaftueshëm.•• Qarkullim i ngadaltë i veturave, trafiku i madh dhe vonesat në rrugë.•• Vonohet me vendosjen e pikave të reja administrative Rajetiqi/Izvor dhe Kapi/

Vrapce, por edhe me zgjerimin dhe rikonstruktimin e pikave ekzistuese admini-strative (Merdarë).

•• Problemet infrastrukturore për pajisjen e ambjenteve për punën e shërbimeve të inspektimit në pikat e përbashkëta kufitare. Nuk ekzistojnë ambjente teknikisht të pajisura për kryerjen e punëve administrative në pikat kufitare.

•• Orarët e punës janë pjesërisht të bashkërenduara, Shërbimet punojnë vetëm në ditët e caktuara në javë kështu që ka shumë pritje dhe vonesa.

•• Nuk ekziston komunikimi direkt midis shërbimeve kompetente në pikat admi-nistrative. Komunikimi i ngadaltë midis shërbimeve kompetente zhvillohet me ndërmjetësi të palës së tretë ku ekziston trajtimi jo i barabartë i Kosovës në bisedi-met dypalëshe. Pala serbe insiston për dokumentacion me status të pavarur.

•• Komunikimi telefonik është i rënduar për shkak të pamundësisë së funksionimit të operatorëve serbë të telefonisë në të gjithë territorin e Kosovës.

•• Funksionimi i qakullimit të pagesave: është i domosdoshëm konverzioni në dinarë ku gjenerohen diferenca të mëdha negative në kurs. Transaksione trajtohen si pagesat në valutë të huaj drejt jashtë, fatura mund të lëshohet në çfarëdo valute konvertibile, ku llogaritja e valutës kryhet sipas kursit të caktuar në ditën e realizimit të eksportit.

•• Problemi i shpejtësisë së lëshimit të certifikatës fitosanitare e cila lëshohet për çdo dërgesë. Shkaku kryesor është numri i vogël i inspektorëve fitosanitarë në terrën, dhe kjo e ngadalëson akoma më shumë qarkullimin e mallrave.

•• Mosnjohja e autorizimit të llojeve bimore serbe. Ndalimet dhe bllokadat e importit të llojeve nga Serbia janë të shpeshta. Pala kosovare ushtron presion ndaj eksportuesve dhe kërkon regjistrimin e llojeve, mbjelljes dhe pesticideve sipas rregullave kosovare. Në këtë rast nuk zbatohen kriteret e rrepta që janë njëlloj me ato të vlefshme në Bash-kimin Evropian. Edhe nëse marrim në konsideratë që Serbia akoma nuk ka statusin e anëtares së Bashkimit me të drejta të plota, kjo krijon probleme dhe vështirësi.

•• Mosnjohja e vërtetimit veterinar të lëshuar nga institucionet në Serbi për qarkulli-min e brendshëm nga ana e institucioneve të Prishtinës dhe përshtatja e ngadaltë e certifikatave veterinare. Refuzimi i palës kosovare për të implementuar certifika-tat e përshtatura veterinare është një nga barrierat jodoganore me të cilat mbyllet tregu i Kosovës për mallrat nga Serbia. Sipas dijenive të marra gjatë hulumtimit, marrëveshja është arritur, por implementimi i saj ende nuk ka ndodhur.

•• Qarkullimi i lëndeve të rrezikshme shoqërohet nga një procedurë e ndërlikuar dhe lejet e veçanta për shoferin dhe mjetin e transportit. Serbia ka firmosur Marrëve-shjen Ndërkombëtare e Transportit Rrugor të Lëndeve të Rrezikshme (European

Policy Paper 75

Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road, ADR), dhe sipas organeve shtetërore ka ekzistuar një reciprocitet në transportin e lëndeve të rrezikshme. Sipas dijenive të marra gjatë hulumtimit, edhe pse Kosova nuk është pala kontraktuese e ADR, nga fundi i Prillit të vitit 2016 u arrit Marrëveshja e njo-hjes reciproke të certifikatave të transportit rrugor të lëndeve të rrezikshme (gaz dhe naftë), midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila ka hequr masat reciproke.

•• Pamundësia e qarkullimit të mallrave të cilat duhet të shënohen me pullat e ak-cizës për shkak të shkrimit “Republika e Kosovës” mbi to. Zbatohet reciprociteti në njohjen e pullave të akcizës dhe kjo kufizon qarkullimin e produkteve me akciza (“lobimi i produkteve”) me origjinë serbe.

•• U krijua një ambjent i cili stimulon kanalet alternative të tregtisë. Qarkullimi ilegal përbën një problem të madh. Vlerësohet që këto qarkullime arrijnë 50% të qar-kullimit legal. Ekonomia gri është e pranishme në përmasë të madhe. Të shpeshta janë vjedhjet e lëndës së drurit, zhavorrit, prerja e pyjeve, por edhe kontrabanda e karburantit në rezervuarët e fshehta të maunave.

•• Implementimi i marrëveshjeve të arritura. Nuk ekziston zbatimi i plotë i marrëve-shjes CEFTA sepse pala kosovare vendos barriera teknike, doganore dhe jodoga-nore (për shembull për blloqe ndërtimi nga Serbia).

1.2. Rekomandimet për zgjidhjen e problemeve

•• Rekomandimi themelor për zgjidhjen e problemeve të identifikuara është vlerësi-mi më i lartë i kritereve ekonomike në negociatat politike në lidhje me normalizi-min e marrëdhënive.

•• Shprehja eksplicite e vullnetit për zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimi ope-rativ i organeve më të larta shtetërore janë të nevojshëm për qarkullimin e lirë të mallrave midis Serbisë dhe Kosovës.

•• Fuqizimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale dhe rritja e efikasitetit të punës së institucioneve kompetente janë të nevojshëm me qëllim të krijimit të një ambjenti i cili do të shkurajojë kanalet alternative të tregtisë.

•• Të hiqen të gjitha barrierat e identifikuara doganore dhe jodoganore të cilat shke-lin marrëveshjen CEFTA dhe kufizojnë tregtinë e lirë (për shembull të hiqet taksa për blloqe ndërtimi).

•• Thjeshtëzimi administrativ i procedurave gjatë importit dhe eksportit të mallrave. Dokumentacioni i eksportit duhet të relaksohet dhe të harmonizohet më tej (të hiqet certifikata e sigurisë së ushqimit, të harmonizohet plotësisht certifikata ve-terinare, të thjeshtëzohet marrja e certifikatës së origjinës së mallrave).

•• Lidhja e ekonomive dhe bashkëpunimi i Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës përmes organizimit të panaireve, takimeve B2B, tavolinave të rrumbullakëta dhe formave të tjera të komunikimit të biznesit. Veprimi proaktiv i Odave Ekonomike në gjetjen dhe lidhjen e subjekteve ekonomike nga Serbia dhe Kosova që janë të

76 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

gatshëm për të bërë biznes në kornizat legale është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është me rëndësi strategjike të kesh një partner biznesi dhe të bashkëpunosh mirë me shpërndarës të mëdhenj me qëllim të vendosjes së sukseshme të markave serbe në Kosovë.

•• Forcimi i kapaciteteve të shërbimeve të inspektimit është i domosdoshëm për të mbuluar të gjitha pikat kufitare (numri i inspektorëve është i pamjaftueshëm).

•• Potenciali i madh i tregut kosovar duhet të shftytëzohet më mire. Afërsia e tregut dhe njohja e produkteve serbe mundëson dhe rrit avantezhet e konkurrencës të cilat shpesh nuk dalin në plan të parë në tregjet selektive.

•• Duhen nxjerrë në pah potencialët e ekonomisë serbe në pjesën veriore të Kosovës.•• Të shqyrtohet regjistrimii linjave të transportit të pasagjerëve përmes marrëveshjes

së institucioneve kompetente duke u konsultuar me transportuesit të interesuar.•• Të bashkërendohen krejtësisht certifikatat veterinare dhe të mundësohet qarkulli-

mi i lirë i produkteve të origjinës shtazore (mbi të gjitha produktet e mishit dhe bulmetit) në tregun e Kosovës. Ky problem kërkon qasje sistematike.

•• Është e domosdoshme të harmonizohen sa më shpejt përqendrimet e lejuara të aflatoksineve në qumësht, për të mundësuar përmbushjen e nevojave të blerësve në rajon.

•• Implementimi më i sukseshëm i marrëveshjeve të arritura dhe veprimi i bas-hkërenduar i organeve kompetente për certifikim dhe regjistrim.

•• Të punohet për një ambalazh ndërkombëtar e cila do të vendosej në të gjithë ra-jonin. Adaptimi i ambalazhit është i nevojshëm (të zëvendësohen š,č,ć,đ, dž për shkak të eksportit më të lehtë në tregun e Bashkimit Evropian).

Barrierat jodoganore përbëjnë problemin më të madh për vendosjen e qarkullimit normal dhe pa pengesa. Ato kryesisht e kufizojnë vendosjen e produkteve nga Serbia të cilat kanë një traditë të gjatë dhe janë të njohur në Kosovë. Tregu i Kosovës ka një potencial të madh dhe është specifik për shkak të mbizotërimin të sektorit terciar. Kjo pikërisht është shanc për sektorin e prodhimit nga Serbia. Problemet e grumbulluara janë pasojë e mbylljes së tregut të Kosovës për produktet nga Serbia, por edhe të faktit që nuk ekziston një sistem i ndërtuar institucionesh në Kosovë të cilat do të mund të ndiqnin me kapacitetin e tyre ecurine e qarkullimit të mallrave. Vendosja e barrierave të ndryshme jodoganore shemb konkurrueshmërine e produkteve nga Serbia. Duke marrë parasysh perimetrin dhe strukturën e shkëmbimit të jashtëm tregtar midis Republikës së Serbisë dhe Kosovës, tregtia e lirë dhe eliminimi i barrierave janë të favorshëm si për Serbinë, ashtu dhe për Kosovën.

77

2. Shtesat

Tabela 1. Treguesit ekonomik kyçë për periudhën 2012-2018REPUBLIKA E SERBISË 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018Trendi real i rritjes së PBB -1,0 2,6 -1,8 0,7 2,5 2,8 3,5Inflacion, çmimet e konsumit 7,3 7,7 2,1 1,9 1,3 3,2 3,5Borxhi publik (% PBB) 49,2 52,6 64,1 69,9 71,4 70,9 72,7Eksporti i mallrave (% PBB) 26,5 30,7 31,9 34,5 36,1 38,6 39,1Importi i mallrave (% PBB) 44,3 42,8 44,3 46,6 47,0 49,4 49,5Eksporti Neto i mallrave (% PBB) 0,4 0,9 1,4 2,2 2,7 3,1 3,2Bilanci tregtar (% PBB) -17,5 -11,2 -10,9 -9,9 -8,2 -7,7 -7,2

-11,6 -6,1 -6,0 -4,8 -4,2 -3,9 -3,8Remitancat (% PBB) 6,1 6,3 5,6 6,3 5,9 6,0 5,8Investimet e huaja direkte (% PBB) 2,4 3,8 3,7 5,5 4,9 4,4 4,4Shkalla e papunësisë 24,0 22,1 19,2 17,7 16,8 15,9 16,9PBB per kokë (USD) 12 790,8 13 400,3 13 436,2 13 671,4 14 047,0 14 561,3 15 377,9KOSOVË* 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018Trendi real i rritjes së PBB 2,8 3,4 1,2 3,9 3,6 3,9 3,7Inflacion, çmimet e konsumit 2,5 1,8 0,4 -0,5 0,0 0,3 0,5Borxhi publik (% PBB) 8,2 9,0 10,6 13,1 14,3 15,9 17,3Eksporti i mallrave (% PBB) 5,6 5,5 5,8 5,6 5,2 5,3 5,4Importi i mallrave (% PBB) 46,3 43,1 42,8 42,1 44,4 45,3 46,6Eksporti Neto i mallrave (% PBB) 46,3 43,1 42,8 42,1 44,4 45,3 46,6Bilanci tregtar (% PBB) -34,3 -31,6 -31,0 -30,3 -31,6 -32,1 -33,0Bilanci i llogarisë rrjedhëse (% PBB) -7,5 -6,4 -7,9 -9,1 -11,4 -12,6 -14,2Remitancat (% PBB) 12,0 11,7 12,5 13,0 13,4 13,8 14,3Investimet e huaja direkte (% PBB) 4,5 5,3 2,7 5,6 3,7 4,5 5,2Shkalla e papunësisë 30,9 30,0 35,3 32,9 32,9 35,3 35,3PBB per kokë (USD) 3 600,7 3 877,2 4 053,6 3 560,9 3 623,8 3 683,4 3 728,7Sipas të dhënave dhe prognozave të Bankës Botërore

Burimi: World Bank Group (2016). South East Europe Regular Economic Report No. 10: Resilient Growth Amid Rising Risks (www.worldbank.org).

Në tabelën 1 jepet pasqyra e treguesve kyç të ekonomisë së Serbisë dhe Kosovës në periudhën 2012-2018, që tregojnë gjendjen dhe perspektivat për avancimin e ambjentit makroekonomik. Domëthënia e kësaj analize buron nga nevoja për të avancuar ambjentin ekonomik dhe për të treguar nevojën e eliminimit të barrierave në biznesin e ndërmarrjeve.

78 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Banka Botërore në raportet e saj vjetore mat cilësinë e ambjentit të biznesit në 190 vende. Në tabelën 2 shfaqen rangu dhe rezultati i Serbisë dhe Kosovës sipas raportit Doing Business për vitin 2017, si dhe ndryshimi në raport me vitin 2015. Në përputhje me objektin e hulumtimit, janë shfaqur dhe treguesit për matjen dhe ndjekjen e tregtisë përtejkufitare. Nga tabela 2 mund të shihet lista e dokumentacionit të nevojshëm, koha mesatare për marrjen e dokumentacionit të importit/eksportit dhe realizimin e importit/eksportit, si dhe kostot e importit/eksportit në Serbi dhe Kosovë.

Tabela 2. Pasqyra krahasuese e kushteve të ambjentit të biznesit në vitin 2017 sipas Doing Business

KOSOVË* REPUBLIKA E SERBISË

Matja e cilësisë së ambjentit të biznesit

Doing business 2017 Rang 60/190 47/190

Doing business 2016 Rang 66/189 59/189

Doing business 2015 Rang 64/189 68/189

Doing business 2017 Rezultat 68,79 72,29

Doing business 2016 Rezultat 66,22 68,41

Doing business 2015 Rezultat 66,11 65,25

Tregtia përtejkufitare

Doing business 2017 Rang 51/190 23/190

Doing business 2016 Rang 71/189 23/189

Doing business 2015 Rang 70/189 23/189

Doing business 2017 Rezultat 85,93 96.64

Doing business 2016 Rezultat 78.97 95.08

Doing business 2015 Rezultat 78.97 95.08

Treguesit për vitin 2017

Koha e nevojshme për eksport (në orë) 42 4

Kostot e eksportit (USD) 137 47

Përgatitja e dokumentacionit të eksportit (në orë) 38 2

Kostot e dokumentacionit të eksportit (USD) 127 35

Koha e nevojshme për import (në orë) 16 4

Kostot e importit (USD) 83 52

Përgatitja e dokumentacionit të importit (në orë) 6 3

Kostot e dokumentacionit të importit (USD) 42 35

REPUBLIKA E SERBISË Dokumentacioni i eksportit: CMR fletë ngarkimi, fatura (5 kopje), deklarata doganore e eksportit, deklarate doganore e tranzitit T1, certifikata e origjinës EUR 1, lista e paketimit, fatura parkimi.Dokumentacioni i importit: CMR fletë ngarkimi, deklarata doganore e importit, dokumentacioni doganor i tranzitit, certifikata e origjinës EUR 1, fatura (5 kopje), lista e paketimit, fatura parkimi.KOSOVË*Dokumentacioni i eksportit: fletë ngarkimi, CMR fletë ngarkimi, fatura (5 kopje), deklarata doganore e eksportit, deklarate doganore e tranzitit T1, certifikata e origjinës EUR 1, certifikata e përmbushjes së standardeve iSO, certifikata e prodhimitDokumentacioni i importit: CMR fletë ngarkimi, fatura, deklarata doganore e importit, certifikata e origjinës EUR 1, lista e paketimit.

Burimi: World Bank Group, Doing Business (www.doingbusiness.org).

79

3. Korniza juridike-rregullatore për qarkullimin e mallrave me Kosovën

Baza e kornizës juridike-rregullatore e cila rregullon qarkullimin e mallrave me Kra-hinën autonome Kosovë dhe Metohi (KAKM) përbëhet nga:

•• Urdhri për kushtet e veçanta të kryerjes së qarkullimit të mallrave me KAKM.•• Urhdri për zbatimin e Ligjit të tatimit mbi vlerën e shtuar në territorin e KAKM

gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244.•• Urhdri për zbatimin e Ligjit të akcizave në territorin e KAKM gjatë kohës së

vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244.•• Neni 309 i Ligjit doganor (“Fl. Zyrtare të RS” nr. 18/2010 dhe 111/2012) - dispozi-

tat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj qarkullimit të mallrave nga KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244.

•• Dipozitat e rregullave të tregtisë së jashtme, valutave të huaja dhe tatimeve.

Sipas dispozitës së Nenit 309 të Ligjit doganor, përcaktohet që dispozitat e këtij ligji të zbatohen edhe ndaj qarkullimit të mallrave nga KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244, me qëllim të veprimit të drejtë dhe të njëtrajtshëm.10 Qarkullimi i mallrave me territorin e Kosovës zbatohet si më poshtë:11 Gjatë transportit të mallrave nga territori i KAKM në territorin e Republikës jashtë KAKM, personi i cili kryen transportin e këtyre mallrave, i paraqet organit kom-petent doganor dokumentin e tranzitit me të cilin mallrat drejtohen deri te stacioni doganor i destinacionit, për të zbatuar procedurat e mëtejshme doganore përkatëse. Plotësimi i deklaracionit doganore (të tranzitit) kryhet në përputhje me nenin 6 dhe

10Ligjidoganor,FletorjaZyrtareeRepublikëssëSerbisënr18/2010dhe111/201211 Akti i Drejtorisë së Doganave 148-03-030-01-473/2013 data 18.12.2013

80 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

7 duke zbatuar nenin 14 të Rregullores së formës, përmbajtjes, mënyrës së paraqitjes dhe plotësimit të deklaracionit dhe formulareve të tjera në procedurën doganore.12Në stacionin doganor të destinacionit, deklarata doganore plotësohet në përputhje me ne-nin 12, 13 dhe 14 të Rregullores së përmedur, nëse paraqitet DUD për vendosjen në qarkullim të lirë, import të përkohshëm, përpunim të brendshëm, riimport, përpunim nën kontrollin doganor, magazinim doganor dhe shkatërrim mallrash. Organi doganor kontrollon përmbushjen e të gjitha kushteve të përshkruara për procedurën e kërkuar doganore, duke përfshirë dhe garancinë bankare si dhe kryen llogaritjen dhe pagesën e detyrimeve të importit në rastet ku krijohet borxhi doganor. TVSH e qarkullimit të mallrave të transportuara nga territori i KAKM në territorin e Republikës jashtë KAKM, llogaritet dhe paguhet në përputhje me Ligjin e TVSH-së. Akciza e qarkullimit të produkteve me akcizë të transportuara nga territori i KAKM në territorin e Repu-blikës jashtë KAKM, llogaritet dhe paguhet në përputhje me Ligjin e akcizave. Organi doganor në kontrollin e deklaracionit të paraqitur kryen kontrollin nëse dokumentaci-oni i depozituar është në përputhje me marrëveshjen CEFTA. Për mallrat me detyrim të marrjes së miratimit paraprak të inspeksionit kompetent, hyrja në territorin e Repu-blikës së Serbisë jashtë KAKM do të miratohet vetëm nëse miratimi i tillë është lëshuar. Mallrat e huaja që transportohen nga territori i KAKM në territorin e Republikës së Serbisë jashtë KAKM, i nështrohen pagesës së detyrimit doganor dhe taksave të tjera të importit, akcizës dhe TVSH-së.

Gjatë dërgimit të mallrave të deklaruara si mallrat e origjinës preferenciale, përmb-ushja e kushteve përcaktohet në përputhje me Aneksin IV (Protokoll për përkufizimin e termit “produktet me origjinë” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ) të marrëve-shjes CEFTA 2006.13 Procedura më fjalë mund të zbatohet vetëm në stacionet doganore të autorizuara për vulosjen e vërtetimeve të origjinës preferenciale të mallrave.

Nga 1 Nëntor 2004, Drejtoria e Doganave të Republikës së Serbisë ka filluar të pra-nojë karnetet e huaja ATA që funksionojnë në përputhje me konventat doganore ndër-kombtare, dhe në kuadër të Organizatës Botërore të Doganave. Mbajtësi i ATA karnetit , i cili është sinonimi i pasaportës për mallrat, mund të jetë vetëm një person vendas ju-ridik ose fizik. Karneti ATA lëshohet për mallrat të cilat do të eksportohen nga Serbia në mënyrë të përkohshme, dhe pastaj do të importohen në gjendje të pandryshuar. Sipas Konventës së importit të përkohshëm, shërbimi doganor i territorit të importit të përkohshëm është i lirë të vlerësojë se cili dokument i importit të përkohshëm do të pranohet në rastin individual. Përdorimi i ATA karnetit parashikohet edhe për tranzit përmes një vendi anëtar të sistemit ATA. Numri dhe sasia e çdo sendi duhet të jenë të arsyeshëm, në përputhje me qëllimin e importit. Sipas të dhënave nga Oda Ekonomike e Serbisë, ATA karnet nuk lëshohet për mallrat e konsumit (ushqimi dhe pijet), mallrat që do të përpunohen ose riparohen, për materialn e reklamave i cili do të shpërndahet nëpër panaire ose ekspozita në territorin e importit të përkohshëm dhe për pajisjet e cilat duhet të përdoren për prodhimin industrial ose paketimin e mallrave ose për

12 Rregullorja e formës, përmbajtjes, mënyrës së paraqitjes dhe plotësimit të deklaracionit dhe formulare-vetëtjeranëprocedurëndoganore.FletorjaZyrtareeRepublikëssëSerbisënr29/2010...109/2013

13 Ligj për Vërtetimin e Marrëveshjes së Ndryshimit dhe Aderimit në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në EvropënQendrore-CEFTA2006(http://www.pks.rs).

Policy Paper 81

eksploatimin e burimeve natyrore, për ndërtim, riparim ose mirëmbajtje ndërtesash, për heqjen e dheut dhe punimet e ngjashme, për ekspozitat private në sheshe dhe ambjente biznesi për të shitur mallrat e huaja.14

ATA karnet është një dokument doganor ndërkombëtar u cili mundëson eksport të përkohshëm midis shteteve. Me anë të ATA karnetit mallrat qarkullojnë pa u doganu-ar në periudhën prej një viti në zonën doganore të vendit që ka pranuar Konventën e importit të përkohshëm dhe kjo pa plotësuar dokumentat kombëtare doganore, paguar doganën ose dhënien e depozitit, që zakonisht kërkohet në procedurën e rregullt për ek-sport ose import të përkohshëm. ATA karnet lëshohet nga Oda Ekonomike e Serbisë në bazë të prokurës publike nga Drejtoria e Doganave, përkatësisht Ministria e Financave. ATA zinxhiri ndërkombëtar i garancive u ofron garancitë reciproke autoriteteve doga-nore që pagesat dhe taksat doganore do të paguhen edhe në rast të përdorimit të parre-gullt, kështu që Oda Ekonomike e Serbisë nuk e ka të mundur të garantojë për të gjitha mallrat e dërguara sipas ATA karnetit në territorin doganor të Kosovës. Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se ATA karnetin nuk mund ta zbatojë asnjë shtet nënshkrues i këtij sistemi kur bëhet fjalë për territorin doganor të Kosovës.

ATA karnet nuk funksionon në territorin e Kosovës:•• Kosova është një përjashtim doganor, një territor doganor më vete i cili nuk është

në sistemin ATA (funksionon në territorin doganor të Serbisë),•• Kosova nuk ka firmosur Konventën e Stambollit dhe nuk është anëtare e Organi-

zatës Botërore të Doganave,•• Pikat e kontrollit/pikat administrative nuk janë në listën e stacioneve doganore të

autorizuara për të vepruar sipas ATA karnetit.

Nëse do të tentohej dërgimi i mallrava në Kosovë sipas ATA karnetit, kjo do të ishte prejudicimi i statusit të Kosovës, gjë që nuk do të lejohej nga autoritetet doganore të Serbisë.

„TIR karnet është një dokument doganor me anë të të cilit thjeshtëzohen formalite-tet doganore në transportin ndërkombëtar të mallrave. Mbikëqyrja dhe procedura mbi mjetet transportuese, kontejnerët dhe mallrat në regjimin e karnetit TIR përcaktohen nga Konventa doganore për transportin ndërkombëtar të mallrave në bazë të karnetit TIR. TIR lehtëson maksimalisht lëvizjen ndërkombëtare të mallrave nën vulën doganore. Si-stemi u garanton shteteve të tranzitit mbulimin e doganave dhe tatimeve në rast të shpër-dorimit (kontrabandës). Avantazhet e sistemi TIR për realizimin e transportit tregtar ndërkombëtar të mallrave janë si më poshtë: ulja e kostove të transportit dhe vonesës në tranzit; lehtësimi i lëvizjes në tranzit me anë të zbatimit të rregullativës dhe dokumenta-cionit të standardizuar; mallrat lëvizen përmes kufijve ndërkombëtare me pengesa dhe ndalesa minimale; nuk ka nevojë për garanci në kufijtë e shteteve të tranzitit; pagesa e garantuar të detyrimeve doganore dhe tatimeve në rast të shpërdorimit (deri 50 000 $); vetëm transportuesve të besuar u lejohet përdorimi i TIR karnetit duke rritur sigurinë; ulja e nevojës për kontrollin fizik të mallrave në tranzit; sistemi lehtëson kontrollin do-ganor dhe dokumentacionin shoqërues.15Në vend të dokumenteve të përshkruara nga

14OdaEkonomikeeSerbisë(www.pks.rs).15IKSpeditorsh.p.k(www.ikspeditor.rs).

82 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Konventa TIR dhe Konventa ATA, në pikat doganore me Kosovën përdoret Dokumenti unik doganor (DUD). DUD është një deklaracion i shkruar doganor i cili depozitohet në sete prej 8 ose 10 fletësh, të nevojshëm për zbatimin e rregullave të procedurës doganore. Gjithashtu, përdoret dhe dokumenti C2 me të cilin dilet nga zona doganore e Serbisë dhe mundësohet eksporti i përkohshëm. Me rastin e kthimit të mallrave që ishin objekt i eksportit të përkohshëm përdoret dokumenti C6.

Mallrat e natyrës jokomerciale që trasportohet nga personat fizikë në qarkullimin e udhëtarëve, i deklarohet organit doganor dhe i nënshtrohet pagesës së doganës dhe detyrimeve të tjera importuese, akcizës dhe TVSH-së. Kur bëhet fjalë për udhëtarët për të cilët mund të vërtetohet me siguri që janë në tranzit përmes zonës doganore të Repu-blikës së Serbisë jashtë KAKM në territorin e KAKM, mallrat për përdorimin e tyre per-sonal (sendet shtëpiake) nuk i nënshtrohen detyrimit të pagesës së doganës dhe detyri-meve të tjera të importit.

Urdhri për zbatimin e ligjit të akcizave në territorin e Krahinës autonome Kosovë dhe Metohi, gjatë periudhës së vlefshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB nr. 124416 rregullon zbatimin e Ligjit të akcizave (“Fletorja Zyrtare e RS”, nr. 22/01, 73/01, 80/02, 80/02 - ligji tjetër, 43/03, 72/03, 43/04, 55/04, 135/04, 46/05, 101/05 - ligji tjetër, 61/07, 5/09, 31/09, 101/10, 43/11, 101/11, 93/12 119/12 dhe 47/13), në territorin e KAKM gjatë periudhës së vlefshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB nr. 1244. Akci-za për qarkullimin e produkteve me akcizë, që kryhet nga paguesit e akcizës nga territori i Republikës jashtë KAKM në territorin e KAKM, nuk llogaritet dhe nuk paguhet, me kusht që produktet me akcizë të dërgohen në territorin e KAKM. Si provë që produktet me akcizë janë dërguar në territorin e KAKM konsiderohet një dokument unik i lëshuar në përputhje me rregullat në fuqi të cilat përmbajnë vërtetimin nëse produktet me ak-cizë kanë dalë nga territori i Republikës jashtë KAKM në territorin e KAKM, përkatësisht kopje e vulosur i dokumentit unik, si dhe ekstrakti nga llogaria e biznesit të paguesit të ak-cizës i cili vërteton që transferta financiare nga llogaria e marrësit të produkteve me akcizë është kryer në llogarinë e biznesit të paguesit të akcizës i cili dorëzon produktet me akcizë. Akciza e qarkullimit të produkteve me akcizë të transportuara nga territori i KAKM në territorin e Republikës jashtë KAKM, llogaritet dhe paguhet në përputhje me Ligjin.

Sipas dispozitës së Nenit 2 të Urdhrit për kushtet e veçanta për kryerjen e qarkullimit të mallrave me KAKM17 përcaktohet që mallrat që janë objekt e tregtisë midis Republikës së Serbisë jashtë KAKM dhe KAKM, duhet t’i deklarohet organit kompetent doganor në pikën e kontrollit.

Me dispozitën e nenit 6 të këtij Urdhri, për mallrat e transportuara nga territori i KAKM në territorin e Republikës së Serbisë jashtë KAKM përcaktohet detyrimi i pa-raqitjes së dokumentave doganore që plotësohen në përputhje me rregullat doganore, kurse me dispozitën e nenit 13 përcaktohet zbatimi i dispozitave të rregullave të tregtisë së jashtme, valutave të huaja dhe tatimore ndaj procedurës doganore në qarkullim me KAKM, në përputhje me dispozitat e Urdhrit. Në lidhje me sa më sipër, Vendimi i për-

16 Urhdri për zbatimin e Ligjit të akcizave në territorin e KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës sëKëshillittëSigurisëtëOKB-sënr.1244.FletorjaZyrtareeRepublikëssëSerbisënr111/13,6/14

17UrdhripërkushteteveçantatëkryerjessëqarkullimittëmallravemeKAKM.FletorjaZyrtareeRepu-blikës së Serbisë nr 86/2010, 61/2013, 111/2013 dhe 17/2014.

Policy Paper 83

caktimit të mallrave, importi, eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet marrja e doku-menteve të caktuara18 përcakton detyrimin e paraqitjes së dokumentave të caktuara gjatë importit dhe eksportit të mallrave, të cilat lëshohen nga ministritë përkatëse. Drejtoria e doganave zbaton ligjin e tregtisë së jashtme dhe Vendimin e përcaktimit të mallrave im-porti, eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet marrja e dokumenteve të caktuara edhe në kontrollin e qarkullimit të mallrave nga KAKM. Gjatë qarkullimit të mallrave nga KAKM, pjesëmarrësit në procedurën doganore i paraqesin organit doganor dokumentet e përcaktuara nga rregullat e përmendura, pëveç rastit të qarkullimit të mallrave të cilat i nënshtrohen kontrollit fitosanitar, përkatësisht veterinar, ku ndryshe nga vendimi i cili miraton importin e bimëve, pesticidëve dhe plehut, përkatësisht dokumenti i përbashkët veterinar hyrës në qarkullimin me KAKM, paraqiten procesverbalet e kontrollit të kryer, të lëshuara nga ana e inspeksionit fitosanitar, përkatësisht veterinar.”19

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria për mbrojtjen e bimëve dhe Drejtoria e veterinës kryejnë kontrollin e qarkullimit të mallrave të cilat vijnë ose dalin nga territori i KAKM dhe i nënshtrohen kontrollit të inspeksionit fitosanitar dhe veterinar. Deri në vitin 2012, Vërtetimi i qarkullimit të brendshëm ka qenë i vlefshëm për të gjitha mallrat që shkonin drejt Kosovës dhe Metohisë. Megjithatë, të gjitha mallrat qe sot hyjnë nga vendet e treta drejt Kosovës, duhet të shoqërohen nga dokumentacioni i statusit neutral. Mallrat që hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave të përbashkëta kufitare, i nënshtrohen kontrollit të inspeksionit i cili duhet të vërtetojë nëse mallrat kanë mbetur në Serbi.

18 Vendimi i përcaktimit të mallrave importi, eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet marrja e doku-mentevetëcaktuaraFletorjaZyrtareeRepublikëssëSerbisënr32/2015

19 Akti i Drejtorisë së Doganave, Sektori i procedurave doganore 148-03-091-03-533/7/2016 i datës 2.11.2016

85

4. Rezultatet e hulumtimit

Me qëllim të krijimit të imazhit të përgjithshëm, menyrave dhe pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave në tregun e Kosovës, janë analizuar problemet dhe kufizimet si dhe mënyrat për kalimin e mallrave përmes kalimeve administrative. Mostra reprezentative e firmave është klasifikuar sipas klasifikimit zyrtar të veprimtarive të Entit statistikor të Republikës së Serbisë.20

4.1. Institucionet për zbatimin e akteve ligjore

Sipas Drejtorisë së Doganave, territori i Kosovës përbën një përjashtim doganor. Duke pasur parasysh që pikat doganore drejt Kosovës për Serbinë nuk trajtohen si pikat kufitare, zbatohet menaxhimi i integruar i kufirit i cili nënkupton një bashkëpunim të koordinuar i të gjitha shërbimeve (doganë, polici, inspeksioni veterinar dhe fitosanitar). Biznesi me Kosovën është nën kompetencën e Drejtorisë së Doganave që nga viti 2013 dhe për të zbatohen të gjitha rregullat që janë të vlefshme edhe për vende të tjera. Me fjalë të tjera, për mallrat që nisen drejt Kosovës zbatohen të njëjtat rregulla si për çdo shtet tjetër, me vërejtjen që në dokumentat dhe vulat të mos shkruajë “Republika e Kosovës” por “KA Kosovë dhe Metohi” ose vetëm “Ko-sovë”, sepse kjo është terminologjia e pranuar sipas marrëveshjes CEFTA.21 Një nga detyrimet që kanë rrjedhur nga marrëveshjet teknike, ka të bëjë me vulën doganore. Në lidhje me këtë, një nga problemet ka të bëjë me zyrën e Doganës në Prishtinë e cila është zhvendosur në Nish. Kjo është një nga pikat në kuadët të Kapitullit 35 të kornizës së negociatave me BE.

Në pikat doganore nuk ekziston tatimi i dyfisht, duke marrë parasysh që mallrat nga Serbia eksportohen pa TVSH e cila paguhet më pas në Kosovë. Mallrat nga Kosova im-portohen pa TVSH kurse ajo paguhet më pas në Serbi sipas normave në fuqi. Produktet e akcizës kalojnë përmes pikave kufitare të përcaktuara nga organet kompetente. Mundësia

20Enti statistikor i Republikës së Serbisë, Klasifikimi i veprimtarive (http://webrzs.stat.gov.rs). SipasUrdhritpërklasifikimineveprimtarive.FletorjaZyrtareeRepublikëssëSerbisënr54/2010,4.8.2010

21 Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendi-mitnëprocesinenegociatavemeinstitucionetepërkohshmenëPrishtinë(2016)Raport mbi progre-sin në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), fq. 11-17

86 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

e pagesës dyfishtë të akcizave nuk ekziston, sepse produktet me akciza janë liruar nga akciza kur eksportohen. Të gjitha të ardhurat të mbledhura nga Drejtoria e Doganave (tatimet, akcizat) shkojnë drejtëpërdrejt në Buxhetin e Republikës së Serbisë. Republika e Serbisë kryen pagesën e të gjitha detyrimeve në përputhje me Marrëveshjen e Doganave, kurse alokimi i fondeve nga Fondi i Zhvillimit të Veriut të Kosovës kryhet drejt komuna-ve me shumicë serbe në Veri. Nga muaji Tetor i vitit 2015, nga Fondi u alokuan mbi 4,4 milion euro, ku komuna e Mitrovicës ka marrë rreth 1,3 milion euro, komuna Leposaviq rreth 1.1, komuna Zubin Potok rreth 1 milion euro dhe komuna Zveçan 950.000 euro. Nga totali i 8,3 milion euro të mbledhura, komunave të përmendura u është shpërndarë rreth 6,6 milion euro si mbështetje për aktivitete socioekonomike.

Drejtoria e Doganave ka filluar të vendosë procedurat e thjeshtëzuara nga muaji Tetor i vitit 2010. Baza ligjore për thjeshtëzimet është neni 101 i Ligjit të Doganave. Drejtoria e Doganave miraton thjeshtëzime si më poshtë:22

•• Procedura e thjeshtëzuar të importit në hapësirën e marrësit dhe procedura e thje-shtëzuar të eksportit në hapësirën e dërguesit, i ashtuquajturi “doganim shtëpiak”. Subjektët privatë në procedurën e doganimit nuk duhet të transportojnë mallrat në stacion por deklaracioni i dërgohet në mënyrë elektronike stacionit doganor kurse mallrat gjenden në hapësirën e mbajtësit të miratimit

•• Procedura e thjeshtëzuar në bazë të faturës është një procedurë e cila parashikon që në vend të deklaracionit të rregullt doganor të paraqitet fatura e cila përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për vënien e mallrave në një procedurë e caktuar doganore.

Në fushën e eksportit të rregullt të mallrave të drejtuara në territorin e KAKM, mallrat doganohen në eksport në stacionet e brendshme doganore duke zbatuar procedurat e za-konshme doganore të cilat vlejnë për eksportin e mallrave në çdo shtet tjetër. Zbatimi i pro-cedurave të thjeshtëzuara të doganimit në pikat administrative është gjithnjë në rritje. Tek procedura e doganimit importues të mallrave të transportuara në territorin e Republikës së Serbisë nga KAKM, mallrat dërgohen në stacionet e brendshme doganore ku zbatohen pro-cedurat e doganimit por ekzistojnë edhe procedurat e thjeshtëzuara në pikat administrative.23

“Në pikat kufitare Konçul dhe Merdarë zbatohet procedura e vënies së mallrave në qarkullim të lirë në procedurën e thjeshtëzuar në bazë të faturës dhe deri tani nuk janë vënë re problemet në zbatimin e këtyre procedurave. Vonesa e zakonshme jashtë sezonit të pushimeve është rreth 15 minuta, kurse në sezon deri një orë. Aktualisht gjatë zbatimit të procedurës nuk ka raste të pengimit të qarkullimit. Në disa vite të fundit shfaqen pro-blemet në lidhje me vulosjen e dokumentave doganore (Formulari i importit/eksportit të përkohshëm të mallrave të transportuara nga personat fizikë përmes pikave doganore si dhe vulosja e dokumentave unike doganore të eksportit) me vulën e rrumbullakët do-ganore të Zyrës së Doganave të Prishtinës. Administrata doganore e palës prishtinase në këto situata konsideron se e ka të nevojshëm dokumentin unik doganor të eksportit për zbatimin e procedurave të mëtejshme doganore edhe pse i është sugjeruar që mund t’i

22Akti Drejtorisë së Doganave, Sektori i punëve financiare, të investimeve dhe juridike148-IV-401-01-805/2015 nga 22.9.2015

23AktiDrejtorisësëDoganave,Sektoriipunëvefinanciare,tëinvestimevedhejuridike148-IV-401-01-805/2015 nga 22.9.2015

Policy Paper 87

kontrollojnë të dhënat përmes aplikacionit të ashtuquajtur SEED. Problemi përballohet kështu që dokumentet (të pranueshme tek pala prishtinase) vulosen me faksimilen dhe nënshkrimin e efektivit doganor.

Në pikat doganore Rudnica dhe Ura e Bërnjakut zbatohet procedura e vënies së mallrave në qarkullim të lirë dhe kjo vetëm për mallrat e huaja në një masë të vogël. Personave fizikë që nuk duan të zbatojnë procedurën e doganimit u mundësohet kthi-mi i mallrave të caktuara në zonën e KAKM. Mbajtja e veturave me mallrat që janë në procesin e tranzitit për blerësit nga pjesa jugore e KAKM është rreth 2 ore për arsye se administrate e Prishtinës i doganon mallrat për këta blerës në vetë pikën e përbashkët kufitare sipas procedurës së fundit të shërbimeve kompetente në Prishtinë. Nuk ka pasur ndalim të qarkullimit të mallrave të caktuara përveç vendosjes së ndalimit të qarkullimit në fillim të këtij viti, për veturat me certifikatën ADR por kjo u hoq pastaj. Gjithashtu, në periudhën verore u zbatua dhe ndalimi i qarkullimit të gjedheve për shkak të shfaqjes së sëmundjes së lëkurës me gunga por edhe kjo u hoq gjithashtu.”24

Certifikata e harmonizuar fitosanitare zbatohet me sukses në të gjitha pikat admini-strative ku zhvillohet qarkullimi komercial (Rudnicë/Jarinjë, Merdarë dhe Konçul/Dheu i Bardhë). Për sa i përket shpenzimeve të kontrolleve fitosanitare, ata faturohen sipas Ven-dimit të lartësisë së pagesës për kontrollet e kryera fitosanitare dhe sipas listës së çmimeve për analizat laboratorike.25Çdo dërgesë i nënshtrohet taksimit kurse fondet nga kontrollet dhe analizat shkojnë në buxhetin e Republikës së Serbisë. Në fushën e kontrollit fitosa-nitar ekziston problemi i ndalimit të importit për fara, material mbjellës dhe pesticidet me origjinë nga Serbia, për shkak të Ligjit në Kosovë i cili mundëson importin e këtyre mallrave vetëm sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kontrolli veterinar dhe sanitar i importit dhe tranzitit të dërgesave të kafshëve të gja-lla, produkteve të origjinës shtazore dhe ushqimit të kafshëve, kryhet nga inspeksioni kufitar veterinar në pikat e caktuara kufitare. Rregullorja e llojeve të dërgesave të cilat i nënshtrohen kontrollit veterinar dhe sanitar si dhe të mënyrës së kryerjes së kontrollit veterinar dhe sanitar të dërgesave në pikat kufitare, përmban një listë të kafshëve të gjalla dhe produkteve të cilat i nënshtrohen kontrollit veterinar dhe sanitar gjatë hyrjes së tyre në Republikën e Serbisë.26 Sipas rregullativës në fuqi, janë mbi 50 grupe të produkteve dhe disa modele të certifikatës veterinare.27Ajo që vlen për të gjitha modelet është që

24 Akti i Drejtorisë së Doganave, Sektori i procedurave doganore 148-03-091-03-533/7/2016 i datës 2.11.2016

25Vendimimbilartësinëepagesëspërkontrolletekryerafitosanitare.FletorjaZyrtareeRepublikëssëSerbisë nr 113/2013

26 Rregullorja e llojeve të dërgesave të cilat i nënshrohen kontollit veterinar dhe sanitar si dhe të mënyrëssëkryerjessëkontrollitveterinardhesanitartëdërgesavenëpikatkufitare.FletorjaZyrtaree Republikës së Serbisë nr. 56/10.

27Certifikatatveterinarepërharmonizim:certifikataveterinareshëndetësorepërdërgiminevezëvetëkonsumitnëKosovë,certifikataveterinarepërgjedhetvendase(dukepërfshirë llojetbubalusdhebizonsidherracatepërzieratëtyre)tëmbarështimitdhe/osemajmërimpasdërgimitnëKosovë,certifikata shëndetësore për dërgimin e produkteve tëmishit/stomakëve, fshikëzave dhe zorrëvetëpërpunuaranëKosovë,certifikatashëndetësorepërdërgiminemishit tëgjedhevevendasenëKosovë,certifikatashëndetësorepërdërgiminemishit tëshpendëvenëKosovë,certifikatashën-detësore veterinare për dërgimin në Kosovë të produkteve të qumështit të lopëve, deleve, dhenve dhe buallicave për ushqimin e njerëzve dhe certifikata shëndetësore veterinare për dërgimin nëKosovë të deleve dhe dhenve për mbarështim dhe/ose majmërim.

88 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

ato lëshohen si dokument i statusit neutral në gjuhën serbe dhe angleze. Gjatë proce-sit të negociatave, më parë janë harmonizuar ato grupe të cilat janë objekt i qarkullimit më të madh. Janë harmonizuar dhe certifikatat veterinare për kafshët e gjalla (përveç certifikatës së gjedheve për mbarështim). Kjo kryesisht i referohet gjedheve për therje që përbëjnë madje 80% të qarkullimit. Certifikatat e harmonizuara veterinare janë bërë operative më 1 Mars 2016. Harmonizimi i certifikatave për qumësht dhe produktet e bulmetit, si dhe certifikatave të mishit dhe produkteve të mishit, është në proces. Koha e nevojshme për marrjen e certifikatës veterinare është një ditë nëse posedohen të gjitha analizat e nevojshme të cilat shoqërojnë lëshimin e certifikatës. Certifikata lëshohet në dy gjuhë, në serbisht dhe anglisht.

Import dhe tranzit i kafshëve, produkteve të origjinës shtazore, ushqimit të origjinës shtazore, ushqimit të kafshëve, produkteve të tjera të origjinës shtazore dhe sendeve shoqëruese, kryhet në bazë të „Vendimit të përcaktimit të kushteve veterinare dhe sa-nitare për import ose tranzit të dërgesave“, i cili lëshohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria e Veterinës, në përputhje me nenin 124 të Ligjit të vete-rinerisë. Afati i vlefshmërisë së vendimit është zgjatur nga tre në gjashtë muaj në Prill të vitit 2016. Dërgesat që dërgohen në territorin e Kosovës dhe Metohisë nuk mostrohen gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Serbisë për analizat laboratorike dhe nuk i nënshtrohen procedurës klasike gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Serbisë. Pra, kjo procedurë përbën një rrethanë lehtësuese dhe jo barrierë tregtare. Pala kosovare kër-kon heqjen e afatit të vlefshmërisë së vendimit të importit/tranzitit si kusht për lënien e produkteve vendase – mishra dhe produktet e mishit dhe qumështit dhe produktet e bulmetit në tregun e KAKM por për këtë duhet vendimi ose udhëzimi i Ministrit të Bujqësisë, ku afati i vlefshmërisë i lëshuar nga Drejtoria e Veterinës do të hiqej plotësisht. Nëse heqja e plotë nuk është e mundur, është e nevojshme të zbatohet praktika më e mirë e vlefshmërisë së vendimit, përkatësisht siç është rasti i tranzitimit të dërgesave: 1) nga anëtarët e Bashkimit Evropian për vendet e treta, 2) për qarkullimin e mallrave në kuadër të rajonit CEFTA (për shembull, Maqedonia ose Mali i Zi) dhe 3) nga anëtarët e Bashki-mit Evropian (Kroacia ose Sllovenia) për biznesmenët nga territori i KAKM.

4.2.ImpelementimiimarrëveshjesCEFTA

Pas Bashkimit Evropian, CEFTA është tregu më i madh eksportues për nga rëndësia për ndërmarrjet nga Serbia. Anëtarët e Marrëveshjes CEFTA janë tregjet tradicionalisht eksportuese në të cilat produktet nga Serbia njihen shumë. Disa nga karakteristikat bazë të Marrëveshjes CEFTA janë: mirëmbajtja dhe zgjerimi gradual i shkallës së liberalizimit të tregtisë, politika tregtare e harmonizuar midis anëtarëve, transparenca e rritur dhe shkurtimi i procedurës burokratike gjatë eksportit në zonën CEFTA, harmonizimi i pro-cedurave të lidhura me standardet sanitare dhe fitosanitare, eliminimi i barrierave jodo-ganore për tregtinë etj. Tregu i CEFTA është i rëndësishëm për ekonominë e Serbisë duke marrë parasysh realizimin e suficitit të konsiderueshëm (rreth 2,12 miliard EUR në vitin

Policy Paper 89

2016) në shkëmbimin e jashtëm. Konkretisht, vlera totale e eksportit të Serbisë në zonën CEFTA ka qenë 2,84 miliard EUR në vitin 2016. Nga ana tjetër, importi nga anëtarët e CEFTA në Serbi në vitin 2016. ishte 715, 1 milion EUR.

CEFTA është një hap papraprak para Bashkimit Evropan dhe për të liberalizuar tregtinë midis anëtarëve, duhet një ndërlidhje më të mirë midis subjektëve ekonomikë.

Qarkullimi midis Serbisë dhe Kosovës rregullohet nga Marrëveshja e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore midis Shqipërisë, Moldavisë, Bosnja Hercegovinës, Malit të Zi, Ser-bisë, Maqedonisë dhe UNMIK-ut në emër të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB. Kjo Marrëveshje përkufizon detyrimet e përgjithshme në lidhje me tregtinë e të gjitha mallrave. Klasifikimi i mallrave është kryer në përputhje me Tarifën e harmonizuar doganore dhe regjimet e eksportit dhe importit që zbatohen në Evropë. Marrëveshja parashikon heqjen e kufizimeve sasiore, doganave dhe detyrimeve të tjera ndaj eksportit dhe importit të mallrave në tregtinë midis vendeve të rajonit, si dhe që kufizimet e reja nuk do të vendosen. Marrëveshja trajton pengesat teknike të tregtisë, tregtisë së shërbimeve, investimeve, prokurimeve publike, mbrotjes së pronës intelektua-le, arbitrazit në rast të mosmarrëveshjes, rregullave të origjinës së mallrave, bashkëpuni-mit të administratës doganore, rregullave të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe rregullave të mbrojtjes28.

Duke qenë se KAKM është anëtare e Marrëveshjes së tregtisë së lirë në Evropën Qen-drore, të firmosur në emër të Prishtinës nga ana e UNMIK-ut, kur mallrat kanë vërte-timin e origjinës, zbatohen dipozitat e Marrëveshjes. Kjo do të thotë se kur dërguesi i mallrave ka privilegj në bazë të Marrëveshjes CEFTA, këto mallrat lirohen nga detyrimi i doganës por jo nga detyrimet e tjera (TVSH, akcizë etj.). Norma e përshkruar doganore preferenciale është 0% dhe në këtë rast duhet të paraqitet prova e origjinës preferenciale të mallrave, e cila përcaktohet në marrëveshje.

28OdaEkonomikeeSerbisë,http://www.pks.rs.

91

5. Analiza e pyetësorëve të plotësuara dhe intervistave të thella

Në vazhdim të studimit i cili përfshin analizën e pyetësorëve të plotësuar dhe in-tervistave të kryera, është kryer sistematizimi i përgjigjeve të marra nga kompanitë e institucionet nga Republika e Serbisë. Gjatë hulumtimit u dërguan gjithsej 140 emaile kompanive në Serbi, ku 61 kompani janë përgjigjur në pyetjet nga pyetësori. Mostra reprezentative ishte përbërë nga kompanitë nga Beogradi (10), Vojvodina (12), Serbia Qendrore dhe Jugore (29, përfshirë Bujanocin dhe Preshevën) dhe 10 kompani nga zona e Rashkës. Në zgjedhjen e ndërmarrjeve, përveç kriterit territorial dhe atij të ve-primtarisë, respektohej dhe përgjigja zyrtare e Drejtorisë së Doganave për importuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj.

5.1.Problemetspecifiketësubjekteveekonomike sipas veprimtarive

•• Sektor: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi Fusha: Kultivimi i bimëve njëvjeçare dhe dyvjeçare Veprimtaria: Kultivimi i bimëve njëvjeçare dhe dyvjeçare (kultivimi i grurit, përveç orizit, bishtajoreve dhe farërave vajore)

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Serbia të cilat merren me kultivimin e grurit, bishtajoreve dhe farërave vajore gjatë eksportit drejt Kosovës:

•• Regjistrimi i llojeve është i nevojshëm tek institucionet kosovare të cilat nuk njo-hin regjistrimin ekzistues në Serbi.

92 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Konkurrenca jolojale. Dëmtohen përpunuesit lokalë, ushtrohet presioni ndaj blerësve nga ana e përpunuesve kosovarë për të mos blerë mallrat nga Serbia.

•• Rënia e qarkullimit dhe çmimi i ulët i grurit në vitin 2016.•• Numri i vogël i inspektorëve fitosanitarë në terrën e ngadalëson akoma më shumë

qarkullimin e mallrave.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Serbia të cilat prodhojnë dhe shesin pro-duktet ushqimore në Kosovë:

•• Dokumentacioni voluminoz i eksportit. Për realizimin e eksportit të produkteve ushqimore drejt Kosovës kërkohet dokumentacioni i eksportit si vijon: faktura, lista e paketimit, certifikata fitosanitare, certifikata veterinare dhe certifikata e cilësisë së produkteve e cila lëshohet nga institucionet kompetente të certifiku-ara dhe nuk mund të jetë më e vjetër se 6 muaj. Nëse mallrat eksportohen drejt Maqedonisë, përkatësisht nëse kalojnë Kosovën vetëm në tranzit, krahas doku-menteve të përmendura më sipër është e domosdoshme edhe marrja paraprake e Certifikatës së Sigurisë. Eksporti i produkteve ushqimore në tregun e Bashkimit Evropian realizohet pa certifikatat e përmendura. Konkretisht, eksportuesi lës-hon një dokument i cili garanton që mallrat janë të sigurta nga ana shëndetësore dhe kjo certifikatë është e mjaftueshme për realizimin e eksportit në tregun e Bashkimit Evropian.

•• Marrja dhe harmonizimi i dokumentacionit. Së pari, kjo i referohet certifikatës EUR 1 të origjinës së mallrave dhe certifikatës veterinare e cila është e ndryshme për qarkullimin e brenshëm dhe për qarkullimin ndërkombëtar.

•• Koha dhe kostot e marrjes së dokumentacionit të eksportit. Për marrjen e dokumen-tave të nevojshme duhen një deri dy ditë. Kostot e marrjes së dokumentacionit janë 100 euro për eksport. Ajo që është specifike është që dokumentacioni i nevoj-shëm duhet të merret për çdo eksport individual, përkatësisht çdo faturë duhet të ketë certifikatë fitosanitare, veterinare dhe analizën e cilësisë së mallrave. Faturimi i mallrave është ne euro, kurse kontrolli i certifikatës në pikat kufitare kontrollohet nga pala kosovare.

•• Deklarimi dhe shënimi i produkteve mund të jetë një nga barrierat për kalimin e mallrave përmes pikave kufitare. Kompanitë përdorin fjalën “shpërndarës” në deklaracionin e produktit dhe jo “eksportues”. Përdorimi i përcaktimit “Kosovë” është i pranueshëm nëse nuk i vihet parafjala “Republika”.

•• Bllokadat e përkohshme. Ndalimi i përkohshëm i importit të mallrave të origjinës shtazore e cila ka zgjatur një vit.

•• Shlyerja e pretendimeve është periodikisht e vështirësuar (e pamundur), për shkak të jolikuditetit të borxhliut. Realizimi i pagesës me mjete jogjyqësore (fatura blan-ko) ose me procedurën e përmbarimit në bazë të dokumenteve të vlefshme është e pamundur pas mbërritjes së borxhliut në bllokadë, në bazë të pagesës së detyruar.

Policy Paper 93

•• Për shkak të fakteve të mësipërme, eksporti i produkteve ushqimore në tregun e Bashkimit Evropian është më i thjeshtë sepse kërkohen më pak dokumente dhe është më i lirë në krahasim me eksportin e mallrave në tregun e rregulluar nga Marrëveshja CEFTA.

Qarkullimi i pagesave me Kosovën funksionon kështu që kryesisht përdoren pagesa paraprake përmes llogarisë, kurse në rastet e pagesës me kesh zakonisht bëhet fjalë për qar-kullimet ilegale. Për sa i përket konkurrencës dhe sjelljes së konkurrentëve, konkurrentët më të mëdhenj të kompanive serbe janë prodhuesit lokalë dhe kompanitë nga rrethina.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore Dega: Përpunimi dhe konservimi i mishit dhe produkteve të mishit

Shumica e kompanive të industrisë së mishit nga Serbia nuk eksportojnë produktet e tyre në tregun e Kosovës. Produktet e mishit nuk janë të pranishme në sasi të mëdha as në Veriun e Kosovës. Arsyeja kryesore janë problemet me harmonizimin e certifikatave veterinare të cilat veprojnë në mënyrë destimuluese ndaj aktivitetit të biznesit. Ata që vendosin të fusin produktet e tyre në tregun e Kosovës duke eksportuar produktet e mis-hit të përdorimit të afatgjatë dhe afatmesëm, hasen me problemet si më poshtë:

•• Barriera më e madhe është certifikata e paharmonizuar veterinare e cila është e domosdoshme për qarkullimin e mallrave të origjinës shtazore dhe është pjesë e domosdoshme të dokumentacionit të eksportit.

•• Nga Korriku i vitit 2016, mishi i freskët dhe mishi i zgarës nuk eksportohen drejt Kosovës duke marrë parasysh që ndalimi i importit të mishit në këtë treg është në fuqi. Situata rreth sëmundjes së lëkurës tek gjedhet ka shkaktuar një ndalim të përkohshëm të qarkullimit përtejkufitar dhe pjesërisht të atij të brendshëm, të mishit të viçit. Megjithatë, ndalimi i eksportit në Veri të Kosovës vlen edhe për mishin e derrit dhe viçit. Kjo ka kushtëzuar ndalimin e kamionave në zonën e ndërmjetme. Kompanitë kanë marrë nga Drejtoria a Veterinës një dokument për ndalimin e qarkullimit me vendet e tjera të rajonit, kurse informacioni ver-bal mbi ndalimin e eksportit drejt Kosovës është marrë nga ana e inspektorëve veterinarë në terren.

•• Për të realizuar importin, blerësi duhet të regjistrohet pranë institucioneve pris-htinase dhe të ketë lejën e importit për import të mishit. Mallrat u dorëzohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dyqaneve në Veri të Kosovës, kurse pagesa kryhet në dinarë.

•• Kontrolli sanitar paguhet për çdo faturë në pikën administrative (rreth 60 euro). Importuesit (dyqanet) bashkohen dhe importojnë me një faturë për të ulur kostot e kontrollit sanitar të mallrave.

•• Praktika është që eksportuesi nga Serbia paguan TVSH në vend të importuesit, dhe pastaj gjatë biznesit kryhet kthimi, por kjo e ndërlikon procedurën akoma më tej. TVSH-ja e mallrave të thata është 19%.

94 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Periudha e mbajtjes dhe koha e kalimit të kamionave është e paparashikueshme dhe e pasigurt. Bëhet fjalë për mallrat me afate të shkurtra të skadimit dhe vonesat në pikat kufitare mund të zgjasin edhe nga dy-tri ditë.

•• Blerësit nga Veriu i Kosovës kanë probleme me marrjen e dokumentacionit sepse i marrin nga organet e Prishtinës. Ndryshimet e dokumentacionit të nevojshëm dhe lejeve të importit janë të shpeshta.

•• Kosova ka mbyllur tregun për mallrat serbe me origjinë shtazore që mund të gjendet vetëm në gjurma. Pasoja e kësaj situate është lënia e tregut eksportuesve nga Sllove-nia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kërkesat e tregut imponojnë posedimin e detyruar të certifikatës Hallall e cila rrit çmimin e eksportit por mundëson një treg më të madh.

Dokumentacioni voluminoz i eksportit përbëhet nga: fatura në dinarë pa TVSH e lëshuar në gjuhën serbe, specifikimi i prodhuesit, prova e origjinës së bagëtive, DUD, CRM dhe certifikata e cilësisë së mallrave. Problemi kryesor në vendosjen e produkteve të mishit në tregun e Kosovës është mosekzistenca e certifikatës së harmonizuar veteri-nare. Kompanitë janë tërësisht të gatshme për të vendosur mallrat në tregun e Kosovës duke marrë parasysh cilësinë e lartë të produkteve, sigurinë shendetësore, biznesin sipas parimeve HACCP dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë ISO 9001, IFS dhe Global Gap. Për eksport në tregun e Bashkimit Evropian ose në vende të tjera të Marrëveshjes CEFTA (Maqedonia), kompanitë nuk hasen me vështirësitë.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore Dega: Prodhimi i ushqimeve të gatshme për kafshët

Objekt i importit janë: koncentratët dhe ushqimi i bagëtive Problemet kyç:•• Funksionimi i qakullimit të pagesave. Konvertimi i valutës së huaj në dinarë është i

domosdoshëm dhe atëhere realizohen diferenca të mëdha negative në kurs, afër-sisht rreth 1 euro për ton të mallrave.

•• Ushqimi i bagëtive eksportohet pa TVSH. Pala kosovare vendosi taksën për konce-tratët por jo dhe për ushqimin e bagëtive.

•• Kostot e larta të transportit. Kostot totale janë nga 80-100 euro në anën serbe dhe rreth 150 euro në anën kosovare, në varësi nga lloji i mallrave.

•• Mungesa e inspektorëve fitosanitarë në pikat administrative.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore Dega: Prodhimi i vajrave dhe yndyrnave bimore dhe shtazore

Ne tregun e Kosovës ka produkte serbe por kompanitë e kësaj dege shpesh nuk mund të gjejnë një partner të përshtatshëm biznesi në Veri të Kosovës. Nuk ekziston intensiteti i madh

Policy Paper 95

i bashkëpunimit dhe mallrat kryesisht u dorëzohen zinxhirëve tregtare shqiptare. Bëhet fjalë për një treg me potencial të madh i cili duhet të shfrytëzohet në periudhën që vijon.

Objekt i importit janë: vajrat ushqimore, margarin, yndyra bimore, majonez dhe pro-duktet e delikatesit në bazë të majonezit.

Problemet kyç:•• Certifikata e paharmonizuar veterinare. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të ekspor-

tuesve, pala Kosovare kërkon vërtetimin veterinar për treg të huaj dhe mallrat i trajton si të huaja nëse ato vijnë nga Serbia. Në pikat kufitare kërkohet certifikata veterinare edhe pse ajo nuk është e detyrueshme për produktet që përmbajnë më pak se 51% të substancave të origjinës shtazore (majonez dhe margarin). Kjo prak-tikë, pëveç Kosovës, zbatohet edhe nga Bosnja Hercegovina.

•• Dokumentacioni i nevojshëm (vërtetimi i origjinës, vërtetimi i sigurisë shën-detësore dhe analizat laboratorike) duhet të merret për çdo eksport individual. Certifikata e sigurisë shëndetësore merret nga laboratoret e certifikuara kurse pje-sa tjetër e dokumentacionit sigurohet në vetë kompaninë.

•• Vërtetimi i origjinës së mallrave. Origjina e mallrave duhet të sigurohet në termi-nalin doganor, gjatë çdo importi individual por kjo e ndërlikon procedurën edhe më shumë. Kontrollet që kryhen nga shërbimet kompetente janë tepër të shpeshta.

Nuk ekziston përvoja negative me shërbimet. Qarkullimi i pagesave funksionon pa problem, mallrat faturohen në euro pa TVSH dhe pastaj importuesi paguan TVSH prej 17%, përkatësisht 7% në varësi nga tipi i produktit (vaj ose margarin).

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore Dega: Prodhimi i produkteve të bulmetit

Institucionet në Serbi e konsiderojnë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë nga e cila nuk mund të kryhet eksport në territorin e Krahinës. Për hyrjen e produkteve të bulmetit në tregun e Kosovës, Agjencia e veterinës së Kosovës kërkon certifikatën e eksportit nga ana e Drejtorisë së Veterinës së Republikës së Serbisë. Megjithatë, institucionet kompetente në Republikën e Serbisë nuk lëshojnë leje të tilla vetëm sepse Kosovën e konsiderojnë si pjesë e territorit të tyre.

•• Analiza tepër të shtrenjta të produkteve të bulmetit të cilat kanë afatin e shkurtër të përdorimit.

•• Nuk ekziston harmonizim i dokumentacionit eksportues dhe nuk njihen certifika-tat të cilat shoqërojnë mallrat e origjinës shtazore. Objekt i mosmarrëveshjes është edhe certifikata veterinare e cila shoqëron mallrat.

•• Diferencat në përqendrimet e lejuara të aflatoksineve në Serbi dhe vendet e rajonit. Duke qenë se vetëm Serbia del jashtë normave në raport me rajonin, harmonizimi i përqendrimeve të lejuara të aflatoksineve është i domosdoshëm brenda afatit sa më të shkurtër, për të mundësuar plotësimin e nevojave të blerësve të rajonit. (nga 1 Korrik 2014, niveli i aflatoksineve në Serbi është ulur 10 herë, nga 0,5 në 0,05 mikro-gram për kilogram, gjë që është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian).

96 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Kompanitë kanë firma në Maqedoni ose Shqipëri dhe në shumicën e rasteve kështu zhvillohet vendosja e produkteve të bulmetit në Kosovë. Vendosja e produkteve të bulme-tit në tregun e CEFTA është shoqëruar nga ndryshimet e shpeshta të procedurave, kthimi i shpeshtë i dokumentacionit për korrigjim etj.

Pengimi i eksportit të ushqimeve të origjinës shtazore në Kosovë, i cili zgjat nga viti 2009, kufizon biznesin e kompanive të kësaj veprimtarie dhe përbën një problem të madh i cili kërkon zgjidhje sistematike. Për eliminimin e barrierave ekzistuese duhet të harmo-nizohen rregullat dhe kompetencat.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore Degët: Prodimi i produkteve të mullirit, niseshtesë dhe produkteve të niseshtesë; Prodhimi i produkteve të brumit dhe pastave

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat prodhojnë dhe shesin produktet e mullirit në Kosovë janë si më poshtë:

•• Pala kosovare kërkon certifikata kosovare për sigurinë shëndetësore të mallrave, edhe pse firmat posedojnë certifikatat serbe dhe HACCP-në serbe.

•• Për të bërë biznes në Veri të Kosovës, kompanitë duhet të regjistrojnë një kompani serbe dhe një kosovare për import. Në këtë mënyrë një kompani e njëjtë kryen eksport (nga ana serbe) dhe import (nga ana kosovare).

•• Për shkak të regjistrimit të dyfisht bëhen edhe pagesat e dyfishta të tatimeve dhe regjistrimi i punonjësve.

•• Pala kosovare kërkon një certifikatë - Numër eksporti për vende të treta.•• Mosharmonizimi i punës së shërbimeve në pikën kufitare (p.sh. të premten duhet

të vulosen letrat për hyrjen e mallrave të shtunën në Kosovë). •• Marrëveshja CEFTA shkelet sepse paguhet dogana për produktet edhe pse janë

prodhuar në Serbi.•• Korrupsioni i madh i shërbimeve në pikën administrative (shpenzimet mujore për

shkak të korrupsionit janë rreth 500 euro).•• Presionet politike gjatë realizimit të prokurimeve publike.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore Dega: Prodhimi i produkteve të tjera ushqimore

Objekt i eksportit janë: produktet e ëmbëlsirave, bombona, çokollata, brumra, flips. Kompanitë mbulojnë dhe pjesën veriore e jugore të Kosovës. Një nga problemet në peri-udhën e kaluar kishte të bënte me deklaratat e produkteve, por kjë është zgjidhur me suk-ses. Bashkëpunimi me shpërndarësit në Kosovë të cilët marrin deklarata të përshtatshme ka qenë kyç për tejkalimin e këtij problemi.

Policy Paper 97

Kompanitë nuk kanë pasur probleme të tjera gjatë eksportit të produkteve të ëmbël-sirave në tregun e Kosovës.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i pijeve

Objekt i eksportit në Kosovë janë: ujë me gaz, i paketuar, pijet freskuese joalkoolike dhe ujë me shishe, verërat e frutave, rakitë e frutave dhe likerë.

Problemet specifike e kompanive nga ky sektor janë: •• Mosnjohja e pullave të akcizës. Për të shmangur biznesin e drejtëpërdrejt me Ko-

sovën, mallrat shkojnë përmes Shqipërisë dhe shpesh hasen me pagesën e dyfishtë të akzicave. Të gjitha kompanitë në Shqipëri kanë kompanitë bija në Prishtinë dhe kjo është një nga mënyrat për eksportin dhe vendosjen e mallrave në tregun e Kosovës.

•• Nuk bëhet eksporti klasik doganor por evidentimi dhe deklarimi doganor.•• Praktika e mëparshme ishte që kërkohej një dokument i origjinës por marrja e tij

nuk ishte e lehtë.•• Vendosen bllokadat e përkohshme të eksportit, të cilat zgjasin nga një deri dy muaj. Gjatë

bllokadës bëhen analiza të cilat e ndërlikojnë procedurën e eksportit akoma më tej.•• Funksionimi i qakullimit të pagesave. Faturimi i mallrave kryhet në valutë të huaj,

kurse pagesa në dinarë. Banka Popullore e Serbisë kryen konvertim sipas kursit i cili rezulton me diferenca dhe humbje të mëdha kursi.

•• Fushatat kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve të duhanit

Eksporti i cigareve në tregun e Kosovës është i kufizuar dhe u nënshtrohet procedurave të veçanta. Problemi kryesor me të cilin hasen kompanitë është mosnjohja e pullave të ak-cizës. Fabrikat e duhanit në Serbi gjejnë mënyra për të vendosur cigaret në tregun e Kosovës përmes shpërndarësve ekskluzivë nga Shqipëria. Kjo praktikë stimulon kanalet ilegale për produktet me akcizë dhe gjeneron humbje të mëdha për buxhetin e Republikës së Serbisë.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i tekstilit Dega: Përgatitja dhe tjerrja e fijeve të tekstilit

Kompanitë nga kjo fushë kryesisht eksportojnë fije leshi në tregun e Kosovës. Për mo-mentin eksportohet vetëm gjysëm-produkti, por ekzistojnë kapacitetet edhe për prodhim dhe eksport të produkteve të gatshme prej leshi. Kërkesa për fijet e leshit është e madhe sepse përdoret në prodhimin e plisave.

98 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Ajo që dallon eksportin në Kosovë nga eksporti në vendet e tjera është fakti që doku-mentacioni duhet vulosur prapë në pikën administrative si provë që mallrat kanë dalë nga Serbia. Vetëm lesh me yndyrë i nënshtrohet kontrollit të inspeksionit sepse atëherë thek-sohet origjina shtazore e mallrave dhe kërkohet marrja e certifikatës veterinare. Leshi i larë konsiderohet i kontaminuar dhe nuk i nënshtrohet kontrollit të shërbimeve të inspeksionit.

Ky lloj mallrash është me origjinë preferenciale dhe eksporti realizohet sipas proce-durave të thjeshtëzuara. Kjo do të thotë që për faturat deri 6000 euro nuk duhet cer-tifikata EUR 1 por duhet të jepet një deklaracion në faturë që mallrat janë të origjinës serbe. Deklarata merret nga të gjithë furnizuesit. Problemet në këtë fush zakonisht kanë të bëjnë me konkurrencën intensive të produkteve turke që janë të pranishme në Kosovë. Në Kosovë ekziston një interes të madh për këtë lloj mallrash nga Serbia sepse ato janë të njohura, cilësore dhe konkurrueshme për nga çmimi.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Përpunimi i drurit dhe produktet e drurit, tapa druri, kashtë, shportari dhe prodhimi i mobiljeve

Kompanitë nga Serbia Qendrore të cilat merren me përpunimin e drurit dhe prodhi-min e mobiljeve, nuk kan probleme specifike gjatë vendosjes së produkteve të tyre në tre-gun e Kosovës. Megjithatë, kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat prodhojnë dhe shesin mobilje në Kosovë hasen me problemet si më poshtë:

•• Krahas dokumentacionit të detyrueshëm, të nevojshëm gjatë kalimit të pikave ad-ministrative, institucionet kosovare kërkojnë një dokument të veçantë “certifikatë e prodhimit”.

•• Vlerësimi i lirë i doganierëve mbi vlerën e mallrave (rritet vlera e llogarisë sipas vlerësimit të lirë).

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i koksit dhe derivateve të naftës

Problemet bazë të kompanive të naftës dhe të atyre që merren me prodhimin e vajrave dhe lubrifikuesve janë :

•• Marrja e deklaracionit të origjinës së mallrave, me anë të së cilës dëshmohet origjina serbe e mallrave. Dokumentacioni voluminoz shoqëron vulosjen e certifikatës EUR 1.

•• Harmonizimi i lejes për përdorimin e materialëve të rrezikshme me palën kosovare.•• Oraret e punës së sherbimeve të inspeksionit në pikat administrative nuk janë har-

monizuar mjaftueshëm, kështu që ka shumë pritje dhe vonesa.

Nuk ekziston pagesa e dyfishtë të akcizave sepse mallrat faturohen sipas çmimit bazë pa TVSH, pa akciza dhe pa kompensim për rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës. Nuk ka probleme me funksionimin e qarkullimit të pagesave sepse pagesat krye-sisht bëhen si parapagim.

Policy Paper 99

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i kimikatave dhe produkteve kimike Degët: Prodhimi i kimikatave bazë, plehut artificial dhe komponimeve të azotit, masave plastike dhe sintetike; Prodhimi i bojrave, llaqeve dhe shtresave të ngjashme, bojrave grafike dhe stukove; Prodhimi i pesticidave dhe kimikatave për bujqësi

Problemet bazë:•• Funksionimi i qakullimit të pagesave. Prurja e valutave të huaja nga Kosova

shoqërohet nga pritjet e gjata dhe diferencat e mëdha në kurs gjatë përllogaritjes.•• Është e vështirë për të gjetur transportues.•• Deklaratat në fatura janë shpesh objekt i mosmarrëveshjes.•• Konkurrenca zbaton politikën e dampingut të çmimeve.•• Ekziston tarifa e veçantë për transport nga pala Kosovare, pavarësisht nga çmimi real.•• Parregullsia e prokurimeve publike kryesisht në Veri të Kosovës.

Produktet nga këto degë janë të pranishme në të gjithë tregun e Kosovës. Kompanitë nga Serbia punojnë me shpërndarësit nga Kosova dhe kjo e lehtëson shumë vendosjen e mallrave. Nuk ekzistojnë diferenca të konsiderueshme në vendosjen e produkteve në tregjet e Bashkimit Evropian dhe CEFTA. Nuk ekzistojnë probleme me dokumentacionin e eksportit dhe marrjen e certifikatës. Para 4-5 vitesh ka pasur probleme më të mëdha sepse ekzistonte praktika e dërgimit të dokumentave përmes shpedicionit, dhe pastaj pritej kthimi i tyre por kjo praktikë është hequr tani. Korespodenca rreth vulës dogano-re (mosekzistenca e vulës qasëse) ka zgjatur shumë por tani është zgjidhur me sukses. Kompanitë nuk kanë përvoja negative me institucionet kompetente gjatë vendosjes së produkteve të tyre.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve themelore farmaceutike dhe preparateve

Shumë kompani nga Serbia nuk eksportojnë barnat në tregun e Kosovës për shkak të procedurave të ndërlikuara dhe paqarta, por edhe për shkak të pasigurisë e cila shoqëron procesin e eksportit. Megjithatë, produktet dhe preparatet farmaceutike nga Serbia janë të pranishme në tregun e Kosovës. Situata në terren është e tillë që në territorin e Kosovës mbërrijnë barnat dhe mjetet mjekësore që janë objekt i prokurimit të centralizuar publik i cili zbatohet nga Fondi i Republikës për Sigurimet Shëndetësore, për nevojat e institu-cioneve nga plani i rrjetit nga territori i Kosovës. Nga Kosova kryhet importi komercial i mjeteve mjekësore ndihmëse, suplementeve dhe kozmetikës.

Sipas dijenive të marra gjatë hulumtimit, është arritur një marrëveshje në lidhje me cer-tifikaten e statusit neutral të produkteve farmaceutike (SPP), e cila do të mundësojë regj-istrimin e prodhuesve, barnave dhe mjeteve mjekësore serbe pranë Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Forma e certifikatës së përmendur është miratuar me Konkluzionin e Qeverisë së Republikës së Serbisë të datës 4.9.2015 dhe i është përcjellë

100 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Ministrisë së Shëndetësisë. Me të njëjtin konkluzion të Qeverisë së Republikës së Serbisë u miratua edhe Raporti i Marrëveshjes së Qarkullimit Komercial të Barnave dhe Pajisjeve Medicinale me KA Kosovë dhe Metohi, e cila është arritur në kuadër të dialogut teknik midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pra, Ministria e Shëndetësisë më 15.09.2015 i ka përcjellë Konkluzionin ALIMS-it për realizim, kurse më 23.09.2015 ALIMS ka vendosur formën e SPP e cila u është përcjellë prodhuesve.

Një shpallje nga Drejtoria e Doganave, e lëshuar së fundmi pas iniciativës së Mini-strisë së Shëndetësisë së Republikës së Serbisë, ka lehtësuar procedurën në kuptimin e mbledhjes dhe paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm për nevojat e doganimit ek-sportues. Megjithatë, procedura e marrjes së lejeve të importit që lëshohen nga institu-cionet e Prishtinës dhe përdoren në procedurën e doganimit importues të mallrave me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës, është akoma e ndërlikuar dhe e gjatë.

•• Krahas dokumenteve të detyrueshme gjatë eksportit/importit duhet të merren edhe dokumentet si më poshtë: atestet e barnave, marrëveshjet kuadër ose kontra-ta me institucionet shëndetësore të cilave u dërgohen mallrat, certifikatat CE dhe EC. Duhet përmendur edhe që ekziston trajtim i ndryshëm të mallrave të caktuara në tarifën doganore (për shembull, në Serbi është suplement por në Kosovë është bar; në Serbi është çaji bimor, kurse në Kosovë është bar).

•• Barnat e shënuara me pullën serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë.•• Duke marrë parasysh që mallrat importohen me leje të veçanta të importit, të lëshuara

në Prishtinë, importi deklarohet si donacion i Fondit të Republikës për Sigurimet Shën-detësore dhe si i tillë lirohet nga detyrimi i doganës dhe tatimit nga ana e Prishtinës. Shpesh herë kërkohet edhe deklarata e Fondit që mallrat të cilat importohen janë në të vërtetë donacione që nuk mund të merren me procedurën e thjeshtë në formën e kërkuar. Leja e importit e cila lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës është liruar nga të gjitha doganat, TVSH dhe taksat sepse karakterizohet si import humanitar.

•• Në pikat administrative në anën kosovare të doganave kryhet kontrolli i mallrave të destinuara për blerësit në Kosovë, në verë deri në orën 18:00, kurse në dimër deri 16:00 për shkak të mungesës së kushteve teknike për 24 orë pune.

•• Çdo import në Kosovë nënkupton lënien e garancisë bankare prej 30% të vlerës së mallrave deri sa të përfundojë procedura doganore.

•• Prodhuesit në Serbi, sidomos sektori farmaceutik, nuk lëshojnë vërtetime të origjinës së mallrave.

•• Tranziti i barnave dhe materialeve sanitare të konsumit, si dhe rieksport, bëhet vetëm në terminalin Interevropa në Prishtinë për të gjithë Kosovën. Ky është i vetmi shpedicion i cili ka kapacitete për magazinim sanitar dhe teknik të mallrave.

•• Realizimi i pretendimeve në Kosovë është problem i madh si dhe sigurimi i punëve përmes garancive bankare dhe sigurimi i pretendimeve.

•• Konkurrenca jolojale është e pranishme. Firmat nga Kosova, pronarët e të cilave janë shqiptarë, gjithmonë kanë avantazh dhe kjo vihet re sidomos kur bëhet fjalë për të njëjtat mallra.

•• Konkurrenca zbaton politikën e dumpingut të çmimeve.•• Procedurat e parregullta të prokurimeve publike.

Policy Paper 101

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve prej gomës dhe plastikës

Objekti i eksportit në tregun e Kosovës janë këpucët prej gome. Nuk ka probleme gjatë marrjes së dokumentacionit, por ka probleme me mosnjohjen e tyre në pikat administra-tive. Funksionimi i qarkullimit të pagesave zhvillohet pa probleme kurse pagesat zakonis-ht kryhen në formë të parapagimit. Procesi i shitjes dhe vendosjes së mallrave zhvillohet kështu që shpërndarësi vjen e merr mallrat në fabrikë ku mbaron e gjithë procedura me deklaratat dhe faturat doganore. Kur bëhet fjalë për kushtet e konkurrencës në tregun e këpuceve prej gome, prodhuesit nga Turqia dhe Kina shpesh janë më konkurrent për nga çmimet. Megjithatë, cilësia e produkteve është avantazhi i vetëm i produkteve serbe.

Objekt i importit nga tregu i Kosovës janë mallrat teknike prej gome të cilat përdoren në industritë e tilla si: ndërtmtaria, industri metalike, industri makinash, minierat por edhe bujqësia dhe jeta e përditshme. Më shumë importohen shiritet e transportit prej gome. Parimisht mund të thuhet se nuk ekzistojnë problemet specifike në këtë degë gjatë importit nga Kosova.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i produkteve prej mineraleve të tjera jometalike Dega: Prodhimi i materialeve ndërtimore prej argjilesë

Kompanitë e kësaj dege janë ndër importuesve më të mëdhenj në Republikën e Ser-bisë, sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave. Problemi i vendosjes së mallrave nga fabrikat e tullës në tregun e Kosovës daton nga viti 2010. Domëthënia e zgjidhjes së këtij problemi rrjedh nga fakti që mbi 70% të prodhimit orientohet drejt eksportit dhe që mbi-jetesa e kompanive në këtë fushe varet nga eksporti. Eksporti zhvillohet kështu që çmimet e shitjes së produkteve janë përcaktuar në nivelin nën çmimin e kostos dhe kjo gjeneron humbje të konsiderueshme. Kështu që kompanitë do të jenë të detyruara për të ndaluar plotësisht eksportin në këtë treg sepse masat doganore dhe jodoganore të zbatuara nga institucionet kosovare nuk e bëjnë të mundur biznesin e mëtejshëm.

Barrierat për qarkullimin e termo blloqeve mund të lidhen me dampingun por lufta kundër pasojave negative të zbatimit të çmimeve të dumpingut duhet të zhvillohet në ndonjë mënyrë tjetër. Gjatë dialogut teknik të përfaqësuesve të odave ekonomike u fol që pas 3 muaj-sh do të hiqen barrierat për importin e blloqeve në territorin e KA Kosovë dhe Metohi, por kjo akoma nuk ka ndodhur. Flitet që masat e vendosura zbatohen në mënyrë selektive nga pala kosovare dhe që ato nuk janë të vlefshme për investitorët e huaj që bëjnë biznes në Serbi.

Barrierat doganore dhe jodoganore:•• Shërbimet kosovare të doganave zbatojnë masat administrative në të cilat llogari-

ten detyrimet në pikat kufitare Merdarë dhe Konçul mbi bazën shumë më të lartë se çmimi real i shitjes i cili është shënuar në faturë. Në këtë mënyrë rriten ndje-shëm kostot e importit si dhe çmimi i produktit bëhet jokonkurrent në raport me çmimin e prodhuesve kosovarë. Kjo ka qenë shumë e theksuar në periudhën nga viti 2010 deri më Korrik të vitit 2016.

102 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Favorizimi dhe mbrojtja e prodhuesve kosovarë të blloqeve me masat protekcio-niste nga ana e institucioneve kosovare (për shembull: paguhet terminali doganor, vendosja e taksës prej 2 cent për njësi të produktit)

•• Zbatim i pajustifikuar i procedurave antidamping kundër fabrikave të tullës nga Republika e Serbisë.

•• Qarkullimi i lirë i mallrave pengohet duke zbatuar bazat doganore referente në vend të bazave reale të bazuara në çmimet e shtjes së blloqeve. Konkretisht, përllo-garitja e TVSH-së në pikat Merdarë dhe Konçul, për mallrat nga Serbia, kryhej mbi bazën shumë më të lartë se çmimi real i shitjes i shënuar në faturë (p.sh. në vend të 0,15 euro për njësi të produktit, baza ishte 0.29 euro). Kjo praktikë e hequr dhe e zëvëndësuar me një të re, ka pasur për qëlim rritjen e çmimit të mallrave dhe bërjen e saj jokonkurrente.

•• Është hequr edhe taksa e sigurimit të kamionave të cilat transportojnë mallrat nga Serbia në Kosovë e cila paguhej 280 euro në muaj për kamion dhe kjo e ka ngarku-ar akoma më shumë çmimin e shitjes së blloqeve në tregun e Kosovës.

•• Ka qenë e pranishme një praktikë negative e llogaritjes së çmimit të transportit, përkatësisht të zbatimit të bazave më të larta se reale për llogaritjen e TVSH-së (p.sh. në vend të 200 eurove të kostove reale, pranohet 300 euro).

•• Më 1 Korrik të vitit 2016 u vendos një masë e përkohshme për blloqet nga Repu-blika e Serbisë, një taksë prej 2 centëve për njësi të produktit, e cila e rrit çmimin e blloqeve për 12%. Mund të shihet se tentativa për zgjidhjen e problemit duke hequr pagesën e TVSH-së në bazat më të larta nuk ka patur sukses, duke qenë se është vendosur taksa. Kjo masë e përkohshme ka krijuar një problem akoma më të madh.

•• Paguhet terminali doganor me një shumë prej 40 eurove dhe kjo e rrit çmimin e mallrave. Ky problem theksohet sidomos te rëra sepse një kamion me rërë ka një vlerë relativisht të ulët.

•• Pala kosovare vendos bllokada disamujore.•• Vendimet e institucioneve të Kosovës, në bazë të të cilave zbatohen masat e përme-

dura në doganën e Kosovës, nuk janë transparente dhe të disponueshme.•• Shqetëson fakti që në treg shfaqen lojëtarë të rinj dhe humbet tregu i cili ka një

potencial të madh.

Kjo praktikë është në kundërshtim me thelbin e marrëveshjes CEFTA e cila nuk është e vlefshme kur mallrat vijnë në kufi, duke marrë parasysh që detyrimet e imponuara e rrisin çmimin e blloqeve për të paktën 10%. Masat e përmendura i rrisin në mënyrë të konsiderueshme kostot e importit dhe çmimet e produkteve nga fusha e qeramikës nga Serbia, ku prodhuesit serbë bëhen jokonkurrentë në raport me të njëjtat produk-te të prodhuesve kosovarë. Këto barriera nuk ekzistojnë gjatë tranzitit përmes Kosovës në Maqedoni dhe vlejnë ekskluzivisht për blloqe (jo për tjegulla). Nuk ka hapësirë për masat reciproke, duke marrë parasysh që blloqet nuk importohen në Serbi. Për sa i për-ket çimentos, fabrikat serbe të çimentos nuk kanë pasur çmimet konkurrente në tregun kosovar për shkak të çmimeve të larta, kështu që fabrikat e çimentos nga Shqipëria kanë ofruar tjegulla në Serbi me çmimet më të ulëta.

Policy Paper 103

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i kompjutërave, pajisjeve elektronike dhe optike Dega: Prodhimi i instrumenteve dhe aparateve matëse dhe të navigacionit

Objekt i eksportit në tregun e Kosovës nga kjo degë janë ekranet LED. Kompanitë nuk kanë probleme gjatë marrjes së dokumentacionit sepse ai është identik si për çdo vend tjetër. Produktet e kompanive serbe që janë objekt i eksportit, tani për tani nuk kanë ndonjë konkurrencë serioze në Kosovë. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për kërkesa specifike të blerësve për pajisjet.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i mjeteve të tjera të trafikut Dega: Prodhimi i mjetëve të tjera të transportit

Gjatë hulumtimit nuk janë identifikuar problemet specifike gjatë eksportit të produk-teve të kësaj dege. Objekt i eksportit janë veturat komunale dhe pajisjet hidromekanike. Procedura e eksportit në tregun e Kosovës është identike me atë që vlen për vendet e Bashkimit Evropian.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të papërmendura Dega: Prodhimi i makinerive të tjera të përdorimit të përgjithshëm

Dërgimi i mallrave në Kosovë, e parë nga ana juridike, nuk trajtohet si eksport, për-katësisht Kosova konsiderohet si territori vendas dhe jo si i huaj. Megjithatë, gjendja e fakteve është tërësisht e ndryshme dhe kërkon një procedurë komplete me qarkullimin e mallrave përmes pikës kufitare. Prandaj duhet të merret i gjithë dokmentacioni eksportu-es. Paraqiten edhe dokumentat standarde (fatura, eur1, cmr) kështu që nuk ka probleme gjatë marrjes së dokumentacionit.

Objekt i eksportit janë: furra, soba dhe kazanet me karburante të forta, pelet, gaz dhe rrymë. Objekt i imporit nga Kosova janë kazane dhe pajisje për kazanet.

Problemet:•• Funksionimi i qarkullimit të pagesave sepse duhet të kryhet konvertimi në RSD dhe

pastaj të blihet valuta e huaj prapë. Gjatë kësaj gjenerohen diferenca të mëdha në kurs. Megjithatë, pagesa e pretendimeve mbulohet nga garancia e vlefshme bankare.

•• Import/eksport shoqërohet nga procedura e madhe administrative.•• Faktor i rëndësishëm është vullneti i shërbimeve kompetente në pikat kufitare.

Ekziston praktika që kur vetura del në “kontroll të kuq” pas orës 17, procedura e mëtejshme shtyhet për nesër.

Kompanitë kryesisht bashkëpunojnë me blerës të besueshëm dhe kështu mbrohen interesat e ndërsjellta.

104 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia jo e specializuar me shumicë Veprimtaria: Tregtia jo e specializuar me shumicë e ushqimeve, pijeve dhe duhanit

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me tregtinë jo të specializuar me shumicë e ushqimit, pijeve dhe duhanitnë Kosovë janë si më poshtë:

•• Pritja në pikën kufitare për shkak të neglizhimeve në kryerjen e detyrimit të shpe-diterit dhe paralajmërimit me kohë të kalimit të mallrave.

•• Problemi i titullimit të faturës (asnjë faturë në të cilën shkruan Republika e Ko-sovës nuk mund të kalojë pikën administrative). Sipas marrëveshjes CEFTA, fatura duhet të titullohet me emrin Kosovë, por në këtë rast kjo nuk respektohet shpesh.

•• Mbajtja deri në dy ditë të kamionit i cili vjen në pikën kufitare, për shkak të kon-trollit të detajuar, çon në ndryshimin e çmimit tek transportuesi.

•• Komunikimi i keq i transportuesit me shoferët gjatë kohës që janë në Kosovë, nuk ka operatorë serbë të telefonisë celulare, vetëm operatorë shqiptarë.

•• Ulja e çmimeve nga ana e kompanitë e reja dhe të vogla që nuk janë regjistruar për tregtinë me shumicë.

Problemet me të cilat hasen kompanitë të cilat merren me importin e produkteve ushqimore nga Kosova janë si më poshtë:

•• Produkt i cili importohet kalon analiza të mëdha (madje dhe për metalet e rënda) që kryhen në Kragujevac. Në Serbi nuk njihen analizat e bëra në Kosovë për shkak të mosharmonizimit dhe mungesës së besimit tek analizat e bëra në Kosovë.

•• Inspeksioni fitosanitar nuk punon gjatë fundjavës. Inspektori fitosanitar nuk ka turn të tretë, ndaj ekziston pritja.

•• Kalim i ngadaltë i mallrave në pikën administrative, vonesat e gjata dhe procedura.•• Problemet me konkurrencë jolojale - mallrat transportohen nga njerëzit të cilët nuk kanë

një kompani të regjistruar (personi fizik punon për veten dhe nuk paguan detyrime).•• Problemet me qarkullimin e pagesave: valuta e huaj nga Kosova shitet sipas kursit

më të ulët, nuk mund të përdoren valuat e huaja në një llogari me valutë të huaj për të paguar eksportuesin nga Kosova (duhet të blihet valuta e huaj nga Banka Populore, pavarësisht nga posedimi i valutës së huaj), komisionet e transaksionit janë nga 20 deri 30 euro. Ky fakt çon në konkluzion që realizimi i qarkullimit të harmonizuar të pagesave midis Serbisë dhe Kosovës kërkon ndarjen e mjeteve të konsiderueshme financiare.

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia me shumicë e lëndëve të para bujqësore dhe kafshëve Veprimtaria: Tregtia me shumicë e grurit, duhanit të papërpunuar, farërave dhe ushqimeve për kafshët

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me tregtinë me shumicë e drithërave në Kosovë janë si më poshtë:

Policy Paper 105

•• Pritja e gjatë në pikat kufitare, sidomos në Jarinjë.•• Pagesa e doganës në terminalin e Mitrovicës së Jugut, për të shitur mallrat në Kosovën

Qendrore, duke parandaluar shpërndarjen direkte të mallrave në Veri të Kosovës.•• Shkelja e Marrëveshjes CEFTA sepse paguhet dogana për misrin dhe grurin.•• Problemet gjatë realizimit të pretendimeve klientëve në Kosovë dhe pamundësia

e ndërhyrjes në terren.

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave Fusha: Tregtia me shumicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave Dega: Tregtitë e tjera jo të specializuar me shumicë

Objekt i importit nga Kosova janë: qymyr, metalurgjia e zezë, profile, llamarina, plla-ka polikarbonate dhe rrota industriale. Duke marrë parasysh përvojën shumëvjeçare në punë, kompanitë nuk kanë probleme gjatë marrjes së dokumentacionit i cili shoqëron importin e produkteve të përmendura. Në pikat administrative njihen dokumentat e marra. Nuk ka përvoja negative me pagesën e dyfishtë të detyrimeve, as me llogaritjen e kostove të transportit. Megjithatë, qarkullimi i ngadaltë i kamionave në pikat administra-tive rrit kostot mbi nivelin real.

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh Veprimtaritë: Transporti tokësor qytetas dhe periferik të udhëtarëve Transporti rrugor i ngarkesave (materialet ndërtimore) Transport i materialave të rrezikshme dhe jorrezikshme

Transportuesit nga Serbia u përmbahen instruksioneve dhe qendrimit zyrtar të dhënë nga organet kompetente dhe nuk marrin lejet e institucioneve prishtinase të cilat do t’u mundësonin të transportojnë udhëtarët pa pengesa. Megjithatë, duke patur parasysh rrethanat, linjat e regjistruara në Serbi mbahen vetëm deri te pika admini-strative me Kosovën. Pra, linjat e rregullta ekzistojnë por nuk janë operative. Arsyja qendron në faktin që transportuesit vendas regjistrojnë linjat tek institucionet serbe dhe kjo gje nuk pranohet nga institucionet në Prishtinë. Për të realizuar transport në terrtitorin e Kosovës, duhet leja nga institucionet në Prishtinë. Analiza e kërkesës ka treguar se ekziston një interes të madh të udhëtarëve për linjat që lidhin vendet në Serbi dhe Kosovë. Duke e patur parasysh, disa nga transportuesit kanë regjistruar linjat në Kosovë. Transportuesit serbë me seli në Veri të Kosovës, të regjistruar sipas rregullave të atjeshme, mund të marrin lejen nga autoritetet tona dhe të transportojnë udhëtarët. Transportuesit vendas ballafaqohen me konkurrencën e transportuesve nga Kosova, të cilët janë regjistruar pranë institucioneve prishtinase dhe linjat e tyre trajtohen si linjat vendase. Megjithatë, ndodh që disa nga transportuesit bashkëpunojnë. Zakonisht përdoret pika kufitare Jarinjë.

106 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

Problemet me të cilat hasen transportuesit:•• Marrja e lejes nga institucionet kompetente kosovare (Ministria e Transportit).•• Mospranimi i ndërsjelltë i lejeve të lëshuara nga ana e institucioneve kompetente

në Serbi dhe Kosovë.•• Mosekzistenca e garancive për sigurinë e udhëtarëve, shoferit dhe veturës.•• Pala kosovare insiston në reciprocitetin dhe nuk lejon rritjen e numrit të linjave.•• Mundësimi i trafikut është i mundur vetëm me mirësjellje dhe në partneritet me

transportuesit të cilët kanë regjistruar linjat e tyre në Kosovë.•• Nga transportuesit në çdo moment kërkohet dokumentacioni origjinal (leja), kurse

kopja e noterizuar nuk pranohet si dokument i vlefshëm nga ana e inspeksionit kosovar të trafikut. Gjithashtu, kërkohen edhe oraret e vulosura të transportit me vula dyshe.

•• Ballafaqimi me konkurrencën jolojale. Shërbimet taksi përdorin stacionet e regji-struara për autobusa dhe transportojnë udhëtarët.

•• Transportuesit vendas kanë zhvilluar tregun dhe detyrohen për të ndarë tregun dhe kërkesën me konkurrencën e cila nuk ka kapacitete për të kryer transportin e udhëtarëve dhe më shpesh zbaton politikën e çmimeve të ulëta të shërbimeve.

•• Kufizohet dhe rëndohet biznesi i transportuesve vendas të cilët pësojnë humbje të mëdha nga mosekzistenca e zgjidhjes së këtyre problemeve.

•• Gjendja në terren e vërteton se transporti i udhëtarëve është i kufizuar në korniza legale.

Ekzistojnë oraret e vendosura të transportit, të regjistruara në Serbi si dhe dëshira për të bërë biznes në Kosovë, duke marrë parasysh potencialin e tregut. Nuk ka pritje në pikat kufitare, shërbimet punojnë 24h. U lavdërua puna e organeve të policisë në rrugë.

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me tran-sportin rrugor qytetar dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

•• Zaptimi i pronës së ndërmarrjeve në Kosovë (stacioni i autobusave në Leposaviq).•• Borxhet shumëvjeçare të Kombinatit Trepça firmave të transportit për shërbimet

e ofruara. •• Konkurrenca jolojale, transportuesit privat – kryesisht të paregjistruar për kryer-

jen e veprimtarisë.•• Mungesa e infrastrukturës rrugore në pikat kufitare.•• Marrja e pasagjerëve nga ana e kombive, mospagesa e detyrimeve nga ana e kombi

transportuesve.•• Pamundësia për bërjen e biznesit në Jug të Ibrit, edhe pse ekzistojnë linjat e regj-

istruara për Prishtinën në Serbi që para vitit 1999, por ata nuk mund të përdoren për punë (problemi i sigurisë, targat).

Për sa i përket transportit të materialit ndërtimor, përkatësisht rërës, ekzistojnë kërke-sa të veçanta për veturën e transportit, të cilat nuk kanë ekzistuar më përpara. Gjithashtu, Shërbimi Doganor i Kosovës faturon 80 euro për një kamion me rërë dhe kërkon doku-mentacion të veçantë shoqërues. Pala serbe faturon 20 euro për terminalin doganor. Të gjitha këto e bëjnë më të shtrenjtë transportin dhe rëndojnë qarkullimin. Kostot totale për një kamion me rërë janë rreth 100 euro dhe kjo është shumë duke marrë parasyh çmimin e ulët të rërës në treg.

Policy Paper 107

Kur bëhet fjalë për transportin e mbeturinave të rrezikshme dhe jorrezikshme, pro-blemet ekzistojnë rreth marrjes së dokumentave të origjinës, lejeve pranë institucioneve kosovare dhe dokumenteve që shoqërojnë vetura të posaçme për transport.

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Transporti rrugor i ngarkesave dhe shërbimet e transferimit Veprimtaria: Veprimtaritë e tjera shoqëruese në trafik

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me tran-sportin e mallrave në Kosovë janë si më poshtë:

•• Problemi i titullimit të faturës Kosovë/Prishtinë vs. Republika e Kosovës,•• Mosnjohja e dokumenteve – certifikata fitosanitare e lëshuar prej institucioneve

kosovare nuk njihet në Serbi, edhe pse duhej të harmonizohet,•• Inspeksioni fitosanitar në Kosovë punon me thirrje,•• Problemi i realizimit të pretendimeve,•• Mungesa e forcës lokale të punës,•• Vlerësimi i lirë i doganierit mbi vlerën e mallrave,•• Kalim përmes Kosovës i paparalajmëruar dhe paevidentuar në sistem, në rast të

tranzitit drejtë Shqipërisë, •• Nuk ka rrjet në pikën kufitare Bërnjak,•• Sigurimi i licencave CEMT për transport, dhe jo lëshimi dhe biznesi me leje indi-

viduale.

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Trafiku rrugor dhe transport përmes tubacioneve Shpedicioni ndërkombëtar i brendshëm dhe magazinat publike

Shpediterët punojnë në segmentet e organizimit të transportit, ndërjetësimit doga-nor dhe magazinimit të mallrave. Kryesisht eksportohen produktet e ëmbëlsirave, kurse objekt i importit të përkohshëm në Kosovë janë më shpesh: ambalazhe, paleta dhe arka.29

Problemet më të zakonshme me të cilat hasen shpediterët:•• Marrja e vërtetitmit të origjinës së mallrave.•• Mbledhja e analizave laboratorike dhe certifikatave të cilësisë.•• Mosnjohja e certifikatave shëndetësore.•• Deklaratat e papërshtatshme dhe pahamonizuara në produktet. Produktet kthe-

hen deri sa të kryhen ndryshimet e nevojshme të formulimeve gjuhësore.

29SipastëdhënavetëDrejtorisësëDoganavetëMinistrisësëFinancavetëRepublikëssëSerbisë,im-porti i përkohshëm është një procedurë doganore në kuadër të së cilës përdoren mallrat e huaja në vend, me detyrimin e rieksportit në gjendje të pandryshuar, përveç për rastit të uljes së pazakontë të vlerës për shkak të përdorimit. Për mallrat e importuara përkohësisht nuk paguhet dogana ose paguhetsipasnormëssëulurosendajtyrenukzbatohenmasatepolitikëskomerciale(kufizimetetregtisësëjashtme),nëserregullatëveçantanukepërcaktojnëndryshe(www.carina.rs/).

108 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Produktet me akcizë nuk transportohen. Ekzistojnë terminalet e autorizuara do-ganore në të cilat kalojnë produktet me akcizë.

•• Faturat e rieksportit janë në emër të “Republikës së Kosovës” por kështu vetura nuk mund të kalojë kufirin.

•• Ekziston një seleksionim të doganimit të llojeve të caktuara mallrash, kështu që shpediterët kanë kostot më të larta të transportit për të kompensuar dokumentaci-onin dhe për të respektuar procedurat e përshkruara.

•• Tranzit përmes Kosovës shoqërohet nga vendosja e certifikatave të reja nga ana e Maqedonisë, e cila kërkon vërtetime të origjinës për çdo eksport individual.

•• Puna e shërbimeve të inspeksionit. Në radhë të parë kjo ka të bëjë me frekuencën e mostrimit për kontroll sepse analizat duhet të bëhen gjatë çdo eksporti.

•• Mosbesimi midis partnerëve nga ana serbe dhe shqiptare.•• Koha e pritjes në pikat kufitare shpesh është më e gjatë se koha e nevojshme

për transport deri në destinacion dhe kjo rrit ndjeshëm kostot e transportit dhe magazinimit.

•• Siguria nuk është në nivel për t’i pasur zili dhe shpesh nuk mund të gjenden sho-ferët për në Kosovë.

Në pyetje nëse është më e lehtë të eksportohen mallrat në tregjet e CEFTA ose të Bas-hkimit Evropian, morëm përgjigje se për shkak të mosekzistencës së barrierave gjuhësore dhe lehtësisë së negocimit me shërbimet, është më e lehtë të bëhet biznes në tregun e CEFTA. Procedurat për transportin e mallrave janë të njëjta në Bashkimin Evropian dhe në tregun e CEFTA. U lavdërua puna e Drejtorisë së Doganave, zhvillimi i komunikimit elektronik, procedurat e thjeshtëzuara të cilat nënkuptojnë moshapjen e kamionave në pikat kufitare, por kontrolli i rrezikut kryhet në mënyrë sistematike. Mallrat transporto-hen pa kontroll, përkatësisht kryhen vetëm mostrimet e mëvonshme. Transporti i mate-rialeve të parrezikshme (librat) është i harmonizuar dhe rregulluar.

109

6. Përfundimi

•• Hulumtimi u zbatua me qëllim të vështrimit të mundësive për avancimin e bizne-sit midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për harmonizimin e procedurave për marrjen e certifikatave dhe dokumenteve të cilat shoqërojnë qarkullimin e mallrave. Ekzi-ston një trend pozitiv në anën serbe, duke marrë parasysh volumin më të madh dhe strukturën më të favorshme të eksportit nga Serbia në Kosovë. Kjo mbi të gjitha ka të bëjë me faktin që nga Serbia eksportohen mallrat e shkallës më të lartë të përpunimit, në krahasim me ato që importohen nga Kosova. Është evi-dentuar dhe progres në përmirësimin e kushteve të biznesit, i cili në radhë të parë është rezultat i : 1) përpjekjeve të institucioneve kompetente për të thjeshtëzu-ar dhe lehtësuar procedurën e eksportit, 2) sistemit të avancuar informatik dhe të komunikimit dhe 3) procedurat e thjeshtëzuara doganore. Konkretisht, kjo do të thotë që kompania e cila përmbush kriteret e parashikuara (garancia bankare, nuk ka borxhe, mallrat transportohen me automjete të përshtatshme etj.), ka au-torizime të lëshojë vetë dokumentacionin e eksportit. Gjithashtu, nuk ekziston tatimi i dyfishtë ose pagesa e dyfishtë e akcizave, kurse transaksionet me Kosovën trajtohen si pagesa me valutë të huaj drejt jashtë. Në gjysmën e parë të vitit 2016 u zgjidhën me sukses disa çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar të pikave kufitare (IBM)30:

•• Është thjeshtëzuar korrespodenca elektronike midis Drejtorisë së Doganave të Serbisë dhe të ashtuquajturës Doganës së Kosovës, e cila tani zhvillohet vetëm përmes EU IMB Zyrës për ndërmjetësim në Proshtinë (EU IMB Facilitation Office) pa ndërmjetësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

•• Ka filluar zbatimi i plotë i sistemit SEED, i cili mundëson shkëmbimin sistematik elektronik të të dhënave midis Drejtorisë së Doganave të Serbisë dhe Doganës së Kosovës për të gjitha llojet e mallrave që kalojnë linjën adminisrative.

•• Pasi është marrë vërtetimi zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian që Procedurat e ndihmës së ndërsjelltë juridike janë ndryshuar, ka vazhduar veprimi sipas këtyre lëndeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë.

30 Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendi-mitnëprocesinenegociatavemeinstitucionetepërkohshmenëPrishtinë(2016)Raport mbi progre-sin në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), fq. 15

110 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• U harmonizua Certifikata e produktit farmaceutik (CPP). Institucionet kompe-tente të Prishtinës u kanë lëshuar prodhuesve të barnave vendimet e para të regji-strimit për vënien në qarkullim të barnave në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë.

•• Më 21 Shtator 2015 Republika e Serbisë ka filluar të lëshojë dokumentin hyrës/dalës dhe targat “PROBA” për shënimin e përkohshëm të veturës , me afatin e vlefshmërisë deri 60 ditë dhe me mundësinë e shumë kalimeve përmes pikave të përbashkëta doganore.

•• Në pikën e përbashkët në Mutivodë, efektivët e doganës të të dyja anëve punojnë shtatë ditë në javë, nga ora 8:00 deri 20:00.

•• Janë harmonizuar certifikatat veterinare për kafshët e gjalla (përveç certifikatës së gjedheve për mbarështim) të cilat janë bërë operativë më 1 Mars 2016. Harmoni-zimi i certifikatave të qumështit dhe bulmetit si dhe certifikatave për produkte të mishit dhe mish të përpunuar.

•• Certifikata e harmonizuar fitosanitare zbatohet me sukses në të gjitha pikat ad-ministrative ku zhvillohet qarkullimi komercial (Rudnicë/Jarinjë, Merdarë dhe Konçul/Dheu i Bardhë).

Një nga problemet të pazgjidhura ka të bëjë me përcaktmin e papërshtatshëm të bazës doganore për faturimin e detyrmeve për materialin ndërtimor (termo blloqe). Pra, për-caktimi i bazës doganore sipas vlerës së transaksionit çon në rritjen e ndjeshme të çmimit të produktit dhe uljen e konkurrueshmërisë së mallrave. Gjithashtu, në kundërshtim me rregullativën dhe praktikën brenda CEFTA dhe BE, është e nevojshme që certifikatat ve-terinare për produktet e përziera të shoqërojnë edhe produktet të cilat në përbërjen e tyre, krahas përmbajtjes bimore, kanë dhe një përqindje e caktuar (minimale) të përbërësve me origjinë shtazore. Kjo praktikë e ngadalëson akoma më shumë procesin e shkëmbimit të mallrave dhe rrit çmimin e produktit. Gjithashtu ekziston problemi rreth transportit të mbeturinave të parrezikshme, i cili mbi të gjitha ka të bëjë me letrat, qelqin dhe mbe-turinat metalike. Subjektët ekonomikë nga Veriu i Kosovës nuk mund të kryejnë tregtinë në Kosovë nëse nuk janë regjistruar pranë institucioneve kompetente të Prishtinës kurse biznesmenët nga Veriu i Kosovës nuk mund të importojnë produkte nga Serbia në Veri të Kosovës pa posedimin e licencës së përshtatshme e cila lëshohet nga institucionet ko-sovare. Gjithasthu, ndërmarrësit nga Veriu i Kosovës, të cilët nuk janë regjistruar pranë organeve kompetente, mund të shesin mallrat e tyre vetëm blerësve të fundit duke marrë parasysh që nuk janë në sistemin fiskal të Kosovës31.

Komunikimi midis shërbimeve serbe dhe kosovare të inspeksionit nuk është i drejtëpërdrejtë por kryhet me ndërmjetësimin e EULEX-it. Me qëllim të harmoni-zimeve të mëtejshme, në Bruksel çdo tre muaj organizohen takimet të të dyja palëve me ndërmjetësimin e EULEX-it, kurse në nivelin mujor punohet për harmonizimin e mëtejshëm dhe normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, progresi i mëtejshëm në procesin e harmonizimit është i paparashikueshëm dhe mund të thuhet që zgji-dhja e problemeve ekzistuese varet nga vullneti dhe suksesi i komunikimit. Organet

31 Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendi-mitnëprocesinenegociatavemeinstitucionetepërkohshmenëPrishtinë(2016)Raport mbi progre-sin në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), fq. 18-19

Policy Paper 111

kompetente sillen në përputhje me politikën e qeverisë. Zbatimi i vendimeve të njëanshme, vendosja e barrierave doganore dhe jodoganore dhe praktikat negative krijojnë humbje të mëdha për firmat.

Barrierat jodoganore përbëjnë problemin më të madh për vendosjen e qarkullimit normal dhe pa pengesa. Ato kryesisht e kufizojnë vendosjen e produkteve nga Serbia të cilat kanë një traditë të gjatë dhe janë të njohur në Kosovë. Tregu i Kosovës ka një poten-cial të madh dhe është specifik për shkak të mbizotërimin të sektorit terciar. Pikërisht kjo është një shancë për sektorin e prodhimit nga Serbia. Problemet e indentifikuara gjatë hulumtumit nuk e bëjnë të mundur shfrytëzimin e të gjitha potencialëve në bashkëpuni-min ekonomik me Kosovën. Duke marrë parasysh volumin dhe strukturën e shkëmbimit të mallrave midis Republikës së Serbisë dhe Kosovës, mund të konkludohet se liberali-zimi i tregtisë dhe barazimi i rregullave të cilat rregullojnë qarkullimin janë në interes të të dyja palëve. Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale dhe rritja e efikasitetit të punës së institucioneve kompetente është e domosdoshme me qëllim të krijimit të ambjentit i cili do të destimulojë kanalet alternative të tregtisë.

113

Literatura

1. Akti i Drejtorisë së Doganave 148-03-030-01-473/2013 data 18.12.2013 2. Akti Drejtorisë së Doganave, Sektori i punëve financiare, të investimeve dhe juri-

dike 148-IV-401-01-805/2015 nga 22.9.20153. Akti i Drejtorisë së Doganave, Sektori i procedurave doganore 148-03-091-03-

533/7/2016 i datës 2.11.20164. Ligji doganor, Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 18/2010 dhe 111/20125. IK Speditor sh.p.k (www.ikspeditor.rs).6. Si të eksportojmë në tregun e CEFTA - udhëzuesi praktik për ndërmarrjet mikro, të

vogla dhe të mesme. (2016). Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit të Republikës së Serbisë, Ministria e Ekonomisë së Republikës së Serbisë dhe Qe-veria e Britanisë së Madhe. fq. 5-9.

7. Ministria e Financave të Republikës së Serbisë, Drejtoria e Doganave ( www.carina.rs).8. Vendimi i përcaktimit të mallrave importi, eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet

marrja e dokumenteve të caktuara, “Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr 32/20159. Vendimi i lartësisë së pagesës për kontrollet e kryera fitosanitare, “Fletorja Zyrtare

e Republikës së Serbisë” nr. 113/2013.10. Rregullorja e formës, përmbajtjes, mënyrës së paraqitjes dhe plotësimit të dekla-

racionit dhe formulareve të tjera në procedurën doganore “Fletorja Zyrtare e Re-publikës së Serbisë”, nr. 29/2010...109/2013.

11. Rregullorja e llojeve të dërgesave të cilat i nënshrohen kontollit veterinar dhe sa-nitar si dhe të mënyrës së kryerjes së kontrollit veterinar dhe sanitar të dërgesave në pikat kufitare. Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr. 56/10.

12. Oda Ekonomike e Serbisë (www.pks.rs).13. Enti statistikor i Republikës së Serbisë, Klasifikimi i veprimtarive ( www. webrzs.

stat.gov.rs) sipas Urdhrit të klasifikimit të veprimtarive; “Fletorja Zyrtare e Repu-blikës së Serbisë”, nr 54/2010, 4.8.2010

14. Urhdri për zbatimin e Ligjit të akcizave në territorin e KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244. “Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë” nr. 111/13, 6/14.

15. Urdhri i kushteve të veçanta për kryerjen e qarkullimit të mallrave me Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, “Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë” nr. 86/2010, 61/2013, 111/2013 dhe 17/2014.

114 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

16. Raport mbi progresin në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendimit në procesin e negociatave me institucionet e përkohshme në Prishtinë, Beograd, 11-19.

17. World Bank Group, Doing Business (www.doingbusiness.org).18. South East Europe Regular Economic Report No.10: Resilient Growth Amid Rising

Risks(2016). World Bank Group (www.worldbank.org).19. Ligj për Vërtetimin e Marrëveshjes së Ndryshimit dhe Aderimit në Marrëveshjen

e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore - CEFTA 2006 (www.pks.rs).20. Ligji i veterinës së Republikës së Serbisë, “Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë”

nr. 91/2005, 30/2010 dhe 93/2012 (www. zivinarstvo.com)..

PJESA E IV:VERIU I KOSOVËS

– REZULTATËT E HULUMTIMIT

Dr Sonja D. Radenkoviq dhe Milena Banoviq

117

1. Problemetspecifikesipasveprimtarive

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia me pakicë e produkteve farmaceutike Veprimtaria: Tregtia me pakicë e produkteve farmaceutike në dyqanet e specializuara - barnatore

Problemet me të cilat hasen institucionet farmaceutike në Veri të Kosovës janë të mëdha:•• Barnat nga Republika e Serbisë nuk mund të importohen në këtë moment, përveç

si ndihmë humanitare•• Ndihma humanitare vjen 3-4 herë në vit në Fushë Kosovë dhe pret nga një muaj

për t’u shpërndarë.•• Barnat që transportohen përmes ndihmës humanitare nga Serbia janë shumë pak,

si për nga sasia, ashtu dhe nga shumëllojshmëria (vetëm nga lista pozitive).•• Deri më 1 qershor 2014 ka qenë i mundur kalimi i barnave përmes pikave admini-

strative duke paguar doganën për barnat e huaja (për shembull insulinë) dhe pro-duktet jofarmaceutike. Barnat nga Republika e Serbisë (nga lista pozitive) mund të importoheshin pa doganë.

•• Nga data 1 Qershor 2014 nuk është e mundur të importohen barnat as me pagesë doganore.

•• Për biznesin e institucioneve farmaceutike, institucionet nga Prishtina kërkojnë një licence e cila do tu mundësohej prokurimin e barnave vetëm nga lista pozitive nga Prishtina, pa barnat që prodhohen në Serbi.

•• Licenca e Prishtinës është shumë e shtrenjtë, kushton disa mijë euro në vit dhe institucionet farmaceutike nuk mund ta paguajnë në mënyrë të pavarur.

•• Për shkak të pagesave të larta të doganës, të cilën nuk e njeh fondi i Republikës së Serbi-së, barnatoret në Veri të Kosovës janë futur në borxhe ndaj shpërndarësve të mëdhenj nga Serbia, të cila nuk mund të shlyhen pa ndihmën nga Republika e Serbisë.

•• Ndërmjetësi i regjistruar për prokurimin e barnave në Veri të Kosovës, Farmalo-gist, gjithashtu nuk mund të importojë barnat nga Serbia.

•• Institucionet nga Prishtina nuk dallojnë barnatoret private nga ato shtetërore.

118 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Listat e barnave nga Pristina janë shumë më të vogla në raport me listat e barnave nga Serbia.

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Aktivitetet postare Veprimtaria: Aktivitetet postare të servisit publik

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me shër-bimet postare janë si më poshtë:

•• Të gjithë që ngasin kombin postar duhej të merrnin patenta ndërkombëtare, të ndrysho-nin adresat e banimit (në Serbi) dhe të kishin një veturë të regjistruar në Serbi (Vranjë).

•• Kombit i vihet pllomba në pikën kufitare dhe çohet për doganë në pjesën jugore të Mitrovicës. Kombi nuk duhet të ndalojë asgjëkundi.

•• Vlera maksimale e mallrave që mund të dërgohen nga Serbia është 2000 euro.•• Nëse përdoruesi kryen një pagesë në mënyrë elektronike, dërgesa sekuestrohet në

doganë dhe përdoruesi detyrohet të paguajë doganën gjatë marrjes.•• Importi i librave nga Serbia ndalohet.•• Librat nga vendet të cilat e kanë njohur Kosovën shkojnë në pjesën jugore të Mi-

trovicës dhe mund të merren aty.•• Nëse një dërgues nga Kosova dërgon mallrat në Serbi dhe ata kthehen, dërguesi

mund t’i marrë vetëm në Serbi sepse mallrat nuk mund të “hyjnë” në Kosovë.•• Letrat hapen.•• Klientët të cilave u merren mallrat, marrin një njoftim ku thuhet “Dorëzuar orga-

nit kompetent”.

•• Sektor: Industria e përpunimit Fusha: Prodhimi i sendeve prej letrës dhe kartonit Veprimtaria: Prodhimi i letrës dhe kartonit të valëzuar si dhe ambalazhit prej letrës dhe kartonit

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat prodhojnë dhe shesin ambalazhin e kartonit janë si më poshtë:

•• Regjistrimi i kompanisë është kryer sipas sistemit kosovar. •• Mospagesa e detyrimeve dhe taksave, firma pasive në administratën tatimore.•• Prokurimi i lëndeve të para kryhet vetëm nga jugu i Kosovës ku furnizuesi sjell

materialin deri te firma. •• Furnizuesi heq targat e tij (KS ose RKS) për të dorëzuar materialin.•• Monopol në prokurimin e materialit, një kompani merret me këtë punë në rast të

zhdukjes së materialit pritja dhe ndalimi i punës janë të domosdoshme. •• Në Serbi janë disa kompani që prodhojnë dhe shesin karton për përpunim por për

shkak të kostove të larta të doganës, pritjes së gjatë në pikat kufitare, prokurimi bëhet vetëm nga Jugu.

Policy Paper 119

•• Problemi me biznesin me jugun krijohet nga infrastruktura e parregulluar rrugo-re, targat e detyrueshme kosovare, leja kosovare e qarkullimit.

•• Mungesë mirëkuptimi nga ana e vetqeverisjes vendore për nevojat e mbështetjes së kompanive private dhe rritjen e kapacitetit.

•• Biznesi është i kufizuar vetëm në Veri të Kosovës.

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqanet e specializuara Veprimtaria: Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve ndriçimi dhe sendeve të tjera shtëpiake në dyqanet e specializuara

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë e mobiljeve janë si më poshtë:

•• Regjistrimi i dyfishtë, sipas sistemit serb dhe kosovar. Tatimi i dyfishtë - kon-kurrueshmëria e keqe të çmimeve në treg.

•• Për të importuar mallrat nga Serbia në Kosovë, duhet të kryhet pagesa në euro, përmes Bankës së Kosovës. Transferimi llogaritet si ndërkombëtar dhe komisioni është më i lartë për çdo transaksion bankar (i njëjti komision për çdo transaksion nga 200 ose 2000 euro).

•• Gjatë procesit të lirimit nga TVSH-ja, kompanitë nga Serbia duhet të shënojnë në faturë: Lirohet nga TVSH-ja në bazë të nenit 61 dhe nenit 3 të Urdhrit të zbatimit të ligjit për TVSH-në (Fletorja Zyrtare 111/13).

•• Urdhri i referohet “Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë” kurse efek-tivët kosovarë në pikën administrative nuk e njohin këtë formë të dokumenta-cionit dhe fshijnë pjesën e cila ka të bëjë me “Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

•• Edhe pse dogana punon 24h, kalimi i mallrave përmes pikës administrative Bër-njak është i mundur vetëm deri 18h, përkatësisht marrja e lejes për kalimin e mallrave vetëm deri 18h.

•• Efektivët në pikat administrative bëjnë një vlerësim të lirë të kilometrazhit nga furnizuesi deri te blerësi në Kosovë dhe llogarisin 10% TVSH mbi vlerën arbitrare.

•• Efektivët gjithashtu shpesh kryejnë vlerësim të lirë të vlerës së mallrave gjatë doga-nimit, pavarësisht nga çmimi i shënuar në faturë.

•• Në rast se e njëjta faturë përmban edhe mallrat e prodhuesit nga Serbia (mallra vendi) edhe mallrat e prodhuesit të huaj, efektivët në pikën administrative doga-nojnë mallrat sikur të ishin të gjitha me origjinë të huaj (doganimi i dyfishtë).

•• Gjatë pagesës së tatimit sipas sistemit kosovar, shërbimi tatimor nuk njeh kostot e krijuara në bazë të ujit, rrymës, telefonit dhe transportit sepse këto shpenzimet akoma nuk u paguhen shërbimeve kompetente të Kosovës. Vetëm qeraja pranohet si shpenzim valid gjatë llogaritjes së lartësisë së tatimit. Prandaj në formularet ta-timore kryesisht shfaqen vetëm të ardhurat por jo të gjitha shpenzimet. Mbi këtë bazë, baza e tatimit është shumë më e lartë se realja.

120 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Kompania përdor sistemin elektronik të pagesës por dogana nuk e njeh dhe nuk e ofron këtë mënyrë pagese. Prandaj pagesa e doganës kryhet vetëm në kesh, në pikën administrative.

•• Efektivët rrumbullakosin decimalet në faturë në mënyrë individuale, ku faktikis-ht rrisin vlerën e mallrave të importuara, që përbën një kosto e panevojshme në nivelin vjetor.

•• Nuk ka shumë konkurrentë për sa i përket prodhimit dhe shitjes së mobiljeve, por konkurrueshmëria e çmimeve është e keqe për shkak të kostove të larta.

•• Një problem tjetër është edhe barriera gjuhësore, mosinformimi i kompanive në Veri të Kosovës mbi ndryshimet e ligjit, rregullave dhe detyrimeve nga ana e shër-bimeve kompetente të Kosovës të cilat janë kryesisht në gjuhën shqipe. Formularet tatimore dhe rregulloret janë kryesisht në gjuhën shqipe (shiko bashkëlidhur).

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqanet e specializuara Veprimtaria: Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqanet e specializuara

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë me pakicë e veshjeve në dyqanet e specializuara janë si më poshtë:

•• Terminali punon deri orën 18:00 dhe kjo krijon shumë trafik dhe pritje.•• Krahas doganës paguhen dhe detyrime të tjera.•• 10% humbje për doganën. •• Reklamacioni i mallrave duhet të pranohet në Rashkë.•• Që para një vit e gjysëm duhej të regjistronin kompaninë në sistemin kosovar.•• Edhe pre marka është nga Serbia, materialet importohen dhe prandaj paguhet do-

gana për shumicën e artikujve. I përmbahen rregullit që minimumi 50% të punës duhet të jetë nga Serbia dhe pastaj, sipas vlerësimit personal, vërtetojnë që përqin-dja është më e vogël dhe faturojnë doganën.

•• Dualizëm (2 kompani: në sistemin kosovar dhe serb). Kur mallrat blihen nga Ser-bia, kompanitë bëjnë biznes me kompaninë serbe.

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia jo e specializuar me shumicë Veprimtaria: Tregtia jo e specializuar me shumicë

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë jo e specializuar me shumicë janë si më poshtë:

•• Regjistrimi i dyfishtë, sipas sistemit serb dhe kosovar. •• Marrja e dokumentacionit për lirimin nga detyrimi doganor në anën kosovare -

kryesisht pa sukses. •• Për vlerën e mallrave deri 6000 euro mjafton vetëm fatura kurse mbi 6000 euro

duhet dokumentacioni shtesë.

Policy Paper 121

•• Pika administrative Bërnjak nuk ka inspeksion fitosanitar. Edhe pse dogana pu-non 24h, kalimi është i mundur vetëm nëse merret miratimi deri 18h sa është orari i shërbimit në Prishtinë i cili lëshon leje të domosdoshme për kalimin e mallrave.

•• TVSH-ja e kostove të transportit të mallrave kryesisht llogaritet në mënyrë indi-viduale nga ana e efektivët, përveç rastit kur transporti kryehet nga prodhuesi i mallrave. Kilometrazhi gjithashtu llogaritet në mënyrë individuale dhe arbitrare nga ana e shërbimit dhe ngarkohet me 10% nga totali i shpenzimeve të alokuara të transportit.

•• Infrastruktura rrugore në pikën doganore Bërnjak është e keqe, kryesisht nuk ka sinjal të operatorëve celularë dhe komunikimi është pothuajse i pamundur.

•• Problemin e krijon konkurrenca jolojale, kryesisht shpërndarësit e autorizuar për mallrat me origjinë serbe, për të cilat ata marrin dokumentacionin e origjinës në bazë të të cilit lirohen nga detyrimi i TVSH-së.

•• Për importuesit e shitjes me pakicë ose shumicë nga veriu i Kosovës, prodhuesit nga Serbia nuk lëshojnë origjinën e mallrave (në mënyrë invididuale dhe sipas vlerësimit personal).

•• Jokonkurrueshmëria e çmimeve në Veri për shkak të detyrimeve të dyfishta, do-ganës dhe tatimeve.

•• Në rast të prokurimit të mallrave të huaja nga furnizuesi nga Serbia, ndodh doga-nimi i dyfisht: për herë të parë gjatë hyrjes së mallrave në Serbi, për herë të dytë gjatë hyrjes së mallrave në Kosovë. Pamundësia e rieksportit.

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia me pakicë e pajisjeve të informatikës-komunikacionit në dyqanet e specializuara Veprimtaria: Tregtia me pakicë e kompjutërave, njësive periferike dhe sotfverit në dyqanet e specializuara

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë me pakicë e kompjutërave, njësive periferike dhe sotfverit në dyqanet e specializuara janë si më poshtë:

•• Regjistrimi i dyfishtë, sipas sistemit serb dhe kosovar. Shpenzimet e dyfishta, kon-tabiliteti i dyfisht.

•• Harmonizimi i panjohur të punës së shërbimeve në pikat administrative, mbështe-tja tek eksperienca me furnizuesit dhe shoferët, njohja e tyre të rregullave dhe procedurave me qëllim të uljes së kohës së pritjes së kalimit të mallrave.

•• Doganimi i dyfisht duke marrë parasysh që bëhet fjalë për mallrat e origjinës së huaj, pamundësia e rieksportit. Nuk ka lehtësira nga ana e shtetit.

•• Ndryshimet e shpeshta të normave të tatimit, pa informimit paraprak nga ana e shërbimeve kompetente.

•• Barriera gjuhësore, mosrespektimi i përdorimit të gjuhës serbe si një nga gjuhët zyrtare. Ligjet, rregullat dhe ndryshimet janë vetëm në gjuhën shqipe ( shiko bas-hkëlidhur).

122 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Efektivët nuk posedojnë targat kosovare dhe patentat sipas sistemit kosovar dhe si pasojë nuk mund të bëjnë biznes në jug të Kosovës.

•• Gjithashtu, duke paguar doganën në pikën administrative, shitja e mallrave në jug bëhet e pamundur (parat shkojnë në Fondin e zhvillimit të Veriut dhe jo në buxhetin e Kosovës). Për të bërë biznes në jug, doganimi i mallrave në terminalin e Mitrovicës së jugut është i domosdoshëm, ku duhen disa dokumente dhe kostot e doganës janë më të larta).

•• Ekskluziviteti i punës është marrë nga kompania Fly Fly travel nga Serbia, ku ek-skluziviteti trajtohet si ndërkombëtar dhe kërkohet dokumentacioni dhe regjistri-mi i karakterit ndërkombëtar.

•• Për momentin nuk ekziston kasa fiskale në asnjë regjistrim. •• Problemin e krijojnë edhe dokumentat e dyfishta për importin e mallrave, për

palën serbe dhe kosovare. •• Konkurrenca jolojale, monopolet e fshehura, sidmos në rastin e prokurimeve

publike. •• Procedura ligjore konteston tregun e lirë (Fond për zhvillimin e Veriut vs Terminali).

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh Veprimtaria: Transporti rrugor qytetar dhe periferik i pasagjerëve

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tran-sportin rrugor qytetar dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

•• Pronësia 51% të Republikës së Serbisë, 49% të punonjësve të punësuar. Të gjithë punonjësit janë evidentuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe marrin shtesën kosovare prej 11000 RSD.

•• Posedojnë një orar të rregullt të nisjeve, të miratuar nga Ministria kompetente e Republikës së Serbisë dhe patentën ndërkombëtare.

•• Nuk posedojnë regjistrimin në sistemin kosovar dhe as targat e Kosovës dhe kësh-tu nuk mund të bëjnë biznes në Jug.

•• Deri tani kanë pasur një vizitë të Agjencisë Kosovare të Pronave (AKP) e cila ofronte riregjistrimin në sistemin kosovar para nja 10 vitesh.

•• Ballafaqohen me problemin e pamundësisë së eksportit të gomave dhe pjesëve të tjera rezervë sepse policia kufitare e Kosovës në pikën administrative nuk u njoh regjistrimin sipas sistemit serb dhe kërkojnë pagesën e doganës.

•• Prej vitit 2005 nuk kanë mundësi për të kryer faturimin e vendimeve gjyqësore të RMHK Trepça të cilat i kanë fituar me formë të prerë në një çështje gjyqësore me vlerë prej disa milionësh. Banka Popullore e Serbisë nuk jep informacionet mbi rastin, edhe pse janë detyruar nga Ligji.

•• Problemin e krijon konkurrenca jolojale të transportuesve privatë, të cilët shpesh nuk kanë as kompani të regjistruara as orarin e nisjeve të miratuar nga Ministria kompetente. Inspeksioni kompentent i Republikës nuk reagon ndaj rasteve dhe ankesave të tilla.

Policy Paper 123

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh Veprimtaria: Transporti rrugor qytetar dhe periferik i pasagjerëve

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Graçanica të cilat merren me transportin rrugor qytetar dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

•• Regjistrimi vetëm sipas sistemit kosovar, më përpara ka qenë i dyfishtë. •• Problemi përbëhet nga mosharmonizimi i dokumentave të nevojshme dhe lejeve

të punës midis Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht dokumentat e lëshuara nga Ko-sova nuk njihen në Serbi dhe anasjelltas.

•• Interpretimi individual i rregullave të lëshuara nga institucionet zyrtare të Kosovës nga efektivët në pikat administrative.

•• Gjobitjet arbitrare nga ana e Shërbimit Tatimor të Kosovës, procesi gjyqësor kundër këtij Shërbimi është duke u zhvilluar.

•• Infrastruktura e keqe në pikat administrative, kapaciteti i vogël i kalimit, pritje të gjata.

•• Konkurrenca jolojale, numri i madh i transportuesve privatë, kryesisht të paregji-struar, pa leje të vlefshme pune.

•• Komunikimi i keq me institucionet, numri i vogël i serbëve dhe personave që fla-sin serbisht në institucionet e Kosovës, mosrespektimi i letrave zyrtare tregjuhëshe të Kosovës, diskriminimi i subjektëve ekonomikë në çdo kuptim.

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh Veprimtaria: Transporti rrugor qytetar dhe periferik i pasagjerëve

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Brezovica të cilat merren me transportin rrugor qytetar dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

•• Regjistrimi kosovar. •• Aplikacionet tatimore në gjuhën shqipe, mosnjohja e gjuhës. •• Mospranimi i dokumentave dhe lejeve të punës midis Serbisë dhe Kosovës. •• Interpretimi individual i rregullave dhe dokumentave të lëshuara nga institucionet

zyrtare të Kosovës nga efektivët në pikat administrative. •• Sjellja joprofesionale dhe arrogante ndaj pasagjerëve dhe shoferëve.•• Problemi i rrjeteve serbe të telekomunikacionit dhe operatorëve në jug. •• Favorizimi i kompanive shqiptare për transportin e pasagjerëve, sidomos në ten-

derat publike.•• Konkurrenca jolojale, prania e numrit të madh të transportuesve të paregjistruar.

124 TEJKALIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

•• Sektor: Trafiku dhe magazinimi Fusha: Printim dhe shërbime printimi Veprimtaria: Printime të tjera

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me ve-primtari grafike në Veri të Kosovës janë si më poshtë:

•• Mallrat prokurohen në sasi të vogla për mos t’iu nënshtruar doganës.•• Faturohen deryrime të shumëfishta, ndaj mallrat nuk janë konkurrente në treg.•• Prokurimet publike zbatohen por nuk respektohen, nuk ekziston sistemi juridik i

cili na mbron dhe puna zakonisht merret me njohje.

•• Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë Fusha: Tregtia jo e specializuar me shumicë Veprimtaria: Tregtia me shumicë e ushqimeve, pijeve dhe duhanit

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë me shumicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit janë si më poshtë:

•• Kontrolli fitosanitar punon deri në orën 18:00.•• Në pikën administrative nuk mund të kalojnë kamionat me disa produkte

(gjithmonë duhet të hyjë një kamion i tërë me një produkt).•• Zbatimi i marrëveshjes CEFTA është çështja e vullnetit të mirë të efektivëve. Nëse,

për shembull, një çokollatë përmban arrën e kokosit e cila nuk prodhohet në Serbi, atëherë për këtë çokollatë duhet të paguhet dogana. Edhe pralinat, të cilat gjithas-htu prodhohen në Serbi, duhet të doganohen.

•• Mallrat qendrojnë në pikën administrative për arsye të ndryshme: prodhuesit i kërkohen analizat për një artikull të caktuar; kërkohet letra e origjinës së mallrave e cila nuk mund të merret sepse eksportuesi në Serbi, për shkak të sasisë së vogël të mallrave të blera, nuk lëshon një dokument të tillë.

•• Kostot te transportit faturohen në mënyrë arbitrare (pavarësisht se kilometrazhi është i njëjtë, kostot e transportit janë të ndryshëm).

•• Prokurimet publke janë jotransparente dhe dokumentacioni shpesh përdoret vetëm për të përmbushur kushtet e tenderit.

Të gjithë të intervistuarit e bisedës joformale kanë deklaruar që korrupsioni është një nga problemet më të mëdha në pikat kufitare, ku efektivëve duhet t’u japin para për të përshpejtuar procedurën dhe për t’i kaluar mallrat përmes pikës administrative. Gjithas-htu, shumica kanë deklaruar që ishin të detyruar të përdorin kanalet jolegale për impor-tin e mallrave, për të shmangur doganimin e mallrave nga Serbia, të gjitha këto me qëllim të arritjes së konkurrueshmërisë në treg.

125

2. Rekomandimet për përmirësimin e situatës aktuale në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve në Veri të Kosovës

•• Vendosja e sistemit elektronik të pagesës së pretendimeve midis Serbisë dhe Ko-sovës dhe anasjelltas me qëllim të uljes së kostove të konvertimit të valutës dhe transaksioneve bankare. 

•• Vendosja e turnit të tretë të inspeksionit fitosanitar në pikat administrative. •• Heqja e doganimit të dyfisht gjatë importit të mallrave të origjinës së huaj nga

Serbia në Kosovë. •• Alokimi i fondeve më të mëdha nga Fondi për Zhvillimin e Veriut të Kosovës te

biznesmenët nga Veriu i Kosovës, përkatësisht stimulimi i zgjerimit dhe rritjes së kapaciteteve të subjekteve privatë (jo vetëm infrastruktura). 

•• Që formularët - dokumentët të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës në gjuhën shqipe dhe serbe.

TEJKALIMII BARRIERAVE PËR BIZNESIN

DHE NORMALIZIMIAnaliza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ

për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës

KAPË

RCIM

I I B

ARRI

ERAV

E PË

R BI

ZNES

IN D

HE

NO

RMAL

IZIM

I