10

KIMIA 8 - Media Print

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KIMIA 8 - Media Print
Page 2: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 8 1

KIMIA 8

Veronika HaxhistasaJalldyz Xhemalaj

për klasën e tetë të arsimit bazë 9-vjeçar

Page 3: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 82

Botimi i dytë i përmirësuar, 2008Botimi i parë, 2007

Recensentë: Prof.Dr. Mihal Prifti Nina GugaRedaktore: Rudina RrapollariBotues: Rezart Ekmekçiu

Adresa: Rr. Kavajës (ish Mjetet Mësimore) Tiranë

Cel: 068 40 10 575Tel.: 04 2 24 23 06Tel.&Fax: 04 2 24 69 24

ISBN 978-99956-16-13-7

Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

Titulli: Kimia 8

Autore:

Redaktore: Rudina Rrapollari

Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-93-78-7

Botimi i parë, 2007Ribotim: 2008, 2011

Veronika Haxhistasa, Jalldyz Xhemalaj

Page 4: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 8 3

1 PËRZIERJET HOMOGJENE DHE HETEROGJENE

Tretësira e KMnO4

Përzierjet heterogjene

1.1. Tretësirat, karakteristikat e tyreNë një gotë me ujë hedhim disa kristale të

perma-nganatit të kaliumit (KMnO4). I përziejmë me një thupër qelqi. Gjatë përzierjes, kristalet e permanga-natit të kaliumit bëhen të padukshme. Pas pak kohe e gjithë tretësira do të marrë ngjyrë vjollcë. Përzierja e formuar është një tretësirë. Në të njëjtën mënyrë mund të tretim në ujë sheqerin, alkoolin e të tjera. Substancat e tretura në ujë edhe pse nuk duken, nuk humbasin gjatë tretjes. Ato fitohen përsëri me anë të avullimit të ujit. Në çdo rast është formuar një tretësirë. Procesi i formimit të tretësirës quhet tretje.

Tretësira është përzierje homogjene e për-bërë nga substanca e tretur dhe tretësi.

Përzierje homogjene quhen ato përzierje, ku përbërësit e saj nuk dallohen me sy të lirë, as me mikroskop.

Substanca që ndodhet në sasi më të madhe quhet tretës. Tretësi është një i vetëm dhe ka të njëjtën gjendje fizike si tretësira.

Ndërsa substanca në sasi më të vogël, quhet sub-stanca e tretur. Substanca e tre-tur mund te jetë më shumë se një në numër në një tretësirë dhe ndodhet në tri gjendjet fizike (të ngurtë, të lëngët, të gaztë).

Kështu në tretësirat e përmendura më lart, uji është tretësi ndërsa KMnO4, sheqeri, alkooli janë substanca të tretura.

Po të përziejmë pluhur hekuri me pluhur squfuri me ngjyrë të verdhë, përbërësit e përzi-erjes dallohen me sy të lirë. Kjo quhet përzierje heterogjene. Çdo përbërës i saj mund të ndahet nga tjetri. Hekuri Fe ndahet nga pluhuri i squfurit S me anë të një magneti.

Analizoni pijen freskuese Coca-Cola. Cilët janë përbërësit e saj? Përcaktoni tretësin, substancat e tre-tura dhe gjendjen fizike të tyre.

Ndarja e Fe nga S

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

Titulli: Kimia 8

Autore:

Redaktore: Rudina Rrapollari

Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-93-78-7

Botimi i parë, 2007Ribotim: 2008, 2011

Veronika Haxhistasa, Jalldyz Xhemalaj

Page 5: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 84

Pyetje dhe ushtrime

1. Nga se ndryshojnë përzierjet homogjene nga përzierjet heterogjene?2. Ç’quajmë tretësirë? Cilët janë përbërësit e një tretësire?3. Nga dallon tretësi prej substancës së tretur në një tretësirë?4. A formojnë tretësirë: a) dy lëngje që nuk treten tek njëri-tjetri p.sh. vaji me ujin? b) një substancë e ngurtë që nuk tretet në ujë, p.sh. qelqi me ujin?5. Tretim në ujë sulfat natriumi Na2SO4. Çfarë formohet? Marrim alkool dhe e tretim në

ujë. Po në këtë rast çfarë formohet? Jepni shpjegime?6. Cili është tretësi dhe cila është substanca e tretur: a) në tretësirën ujore të CaCl2? b) në tretësirën e formuar nga 30 vëllime ujë dhe 50 vëllime alkool? c) në tretësirën e formuar nga 45 vëllime ujë dhe 35 vëllime alkool?7. Sa gr tretësirë ndodhen në një gotë kimike që përmban 60 gram ujë dhe 40 gram sheqer?

Tretësirat janë përzierje homogjene të përbëra nga substanca e tretur dhe tretësi.

Përzierjet janë homogjene dhe heterogjene. Dy substanca që nuk treten në njëra-tjetrën nuk formojnë

tretësirë.

Mbani mend

Page 6: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 8 5

Tretja e sheqerit në ujë

Tretshmëri quhet aftësia e një substance për t’u tretur në një tretës të caktuar. Tretshmëria e një substance shprehet me sasinë në gram të një substance të tretur në

100 gr tretës në temperaturë të caktuar. Në tretshmërinë e substancave të ngurta e të lëngëta në ujë, ndikojnë natyra kimike e

substancës së tretur, e tretësit dhe temperatura. Në tretshmërinë e substancave të gazta në ujë, ndikon natyra kimike e substancave,

temperatura dhe trysnia.

Mbani mend

1.2. Tretshmëria e substancave në ujë

Në një gotë me 100 gr ujë në temperaturën e mjedisit, shtojmë një lugë sheqer dhe e përziejmë. Do të formohet një tretësirë. Vazhdojmë të shtojmë në këtë tretësirë edhe një, dy, tri lugë të tjera sheqer. Tretësira vazhdon të tresë sheqerin. Kjo tretësirë quhet e pangopur.

Në qoftë se në këtë tretësirë shtojmë ende sheqer duke e përzierë vazhdimisht, vjen një moment që tretësira nuk tret më sheqer. Kjo tretësirë quhet e ngopur.

Tretshmëri quhet aftësia e një substance për t’u tretur në një tretës të caktuar.

Tretshmëria e një substance shprehet me sasinë në gram të një substance të tretur në 100 gr tretës, në një temperaturë të caktuar.

Në përgjithësi tretshmëria është në përpjestim të dre-jtë me temperaturën, për rastet kur treten substanca të ngurta dhe të lëngëta në ujë.

Ndërsa tretshmëria e gazeve në ujë është në përpjestim të zhdrejtë me temperaturën, por në përpjestim të drejtë me trysninë.

Për këtë të fundit, kujtojmë pijet e gazuara kur u hiqet tapa shisheve të tyre.

Tretshmëria varet nga natyra kimike e tretësit dhe substancës së tretur.

Tretësirat kanë një rëndësi të madhe në jetën e gjalle-save, p.sh. bimët, nëpërmjet rrënjëve, sigurojnë kripërat minerale nga toka në trajtën e tretësirave.

Oksigjeni është gaz jetik për të gjitha gjallesat. Si e sigurojnë këtë gaz gjallesat që jetojnë në ujë?

Page 7: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 86

Pyetje dhe ushtrime

1. Ç’quajmë tretshmëri?2. Kur një tretësirë është e pangopur? Po e ngopur? Po e mbingopur?3. Cilët janë faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave të ngurta dhe të gazta

në ujë?4. Kemi një tretësirë të nitratit të natriumit NaNO3. Kur kjo quhet e ngopur, e pangopur

dhe e mbingopur?5. Në 100 gr H2O në 200C treten 90 gr NaBr (bromur natriumi). Në 100 gr ujë burimi

gjendet i tretur 0,2 gr NaBr. Ç’lloj tretësire është kjo?6. Tretësira e ngopur e klorurit të natriumit NaCl fitohet duke tretur 36 gr NaCl në 100

gr ujë. Sa klorur natriumi NaCl duhen tretur, për të fituar tretësirë të ngopur në: a) 50 gr H2O b) 10 gr H2O7. Tretësira e ngopur e klorurit të zinkut ZnCl2 përftohet duke tretur 210 gr ZnCl2 në 100

gr H2O, në temp. 180C. Çfarë tretësire përftohet n.q.s: a) shtohet në të edhe 100 gr H2O? b) në 100 gr H2O shtohen 250 gr ZnCl2?8. Pse në ujin që ka valuar, peshqit nuk mund të jetojnë?9. Ngrohim pak ujë deri në 400C. Megjithëse temperatura e ujit që ngrohet nuk është e

lartë; herë pas here prej tij dalin flluska që shpërthejnë në sipërfaqe. Si shpjegohet kjo dukuri?

10. Si shpjegohet që, kur hapet shishja e pijes freskuese, uji duket sikur zien nga dalja e flluskave?

11. Pse nuk duhet të mbahen në vende të ngrohta shishet me pije freskuese?

Page 8: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 8 7

1.3. Përqendrimi i tretësirave

Përqendrimi shpreh anën sasiore të një tretësire.Përqendrimi jepet me raportin në masë ose në vëllim të

substancës së tretur, në lidhje me tretësin ose tretësirën.Në një sasi të caktuar tretësire, në qoftë se sasia e sub-

stancës së tretur është e madhe, tretësira quhet e përqe-ndru-ar. Kur sasia e substancës të tretur në një sasi të caktuar të tretësirës, është e vogël, tretësira quhet e holluar.

Përqendrimi i tretësirës shprehet me:raporte mase ose vëllimi.përqindje në masë ose në vëllim.molaritet, etj.Përqendrimi në raporte mase ose vëllimi shpreh rapor-

tin në masë (në vëllim) të substancës së tretur me tretësin. P.sh. tretësira e acidit sulfurik H2SO4 1:5 (në vëllim), tregon se në këtë tretësirë, 1 vëllim është H2SO4 dhe 5 vëllime janë ujë.

Përqendrimi në përqindje në masë (ose në vëllim), shpreh sasinë në masë (ose në vëllim), të substancës së tretur në 100 pjesë në masë (ose në vëllim) të tretësirës.

Shembull:

Tretësira që përmban 10 gr klorur natriumi NaCl në 100 gr tretësirë është 10 %.

Nëse shënojmë me: m1 masën e substancës së tretur; m masën e tretësirës; Përqëndrimi në përqindje C % jepet me formulën:

m1 C % = ------------ · 100 m

Aherë: m = m1 + m H2O m1 = 10 gr m = 100 gr

10gr C% = ------------ · 100% = 10% 100gr

Page 9: KIMIA 8 - Media Print

Kimia 88

Molariteti ose CM. Përqendrimi molar shpreh numrin e moleve n të substancës së tretur, në 1 litër tretësirë.

Shembull:

0,5 M tretësirë NaOH lexohet: tretësira 0,5 molare e hidroksidit natriumit dhe përmban0,5 mole (ose 20gr NaOH) në 1 litër tretësirë.

n mol CM = ------- -------- V litër

m1 m1meqë n = --------- atëherë CM = ----------- M M . V

m1

C% = -------- · 100 C% shpreh sasinë e substancës së tretur në 100 gr tretësirë; m n C

M = ------- C

M shpreh numrin e moleve të substancës së tretur

në 1 litër V tretësirë; m n = ------- Numri i moleve n përcaktohet nga raporti i masës në gram të M substanës së tretur me masën molare të saj.

Mbani mend

Pyetje dhe ushtrime

1. Ç’quajmë përqëndrim? Si e shprehim përqendrimin?2. Çfarë shpreh përqendrimi në përqindje, po përqendrimi molar?3. Ç’ndryshim ka një tretësirë e holluar nga një tretësirë e përqendruar.4. A mund të quhet: a) tretësira e ngopur, e përqendruar b) tretësira e holluar e pangopur. Jepni shpjegime.5. Kemi një tretësirë të ngopur të nitratit të kaliumit KNO3 si duhet vepruar që tretësira të

bëhet: a) e përqendruar; b) e holluar.6. Kloruri i argjendit AgCl është substancë pothuaj e patretshme. Në 200C treten 0,03 gr

AgCl. Çfarë tretësire është kjo?7. Në një tretësirë kemi 10 gr sheqer dhe 90 gr ujë. Sa është përqendrimi i kësaj tretësire?

Page 10: KIMIA 8 - Media Print