325
ÇËSHTJE CIVILE 4

Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

ÇËSHTJE CIVILE

4

Page 2: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 1 i Regj. Themeltar.Nr. 1 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia Kryetar Kristaq Ngjela AnetarBashkim Caka “Nikoleta Kita “Ylvi Myrtja “Artan Hoxha “Agron Lamaj “Metush Saraçi “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Zamir Poda “Spiro Spiro “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr.1 qe i perket:

PADITËS: ELONA GJOKA, banuese ne Tiraneperfaqesuar prej av. Gavrosh Andoni

PERSON I INTERESUAR: KESHILLI I LARTE I DREJTESISEperfaqesuar prej inspektorit Ismail Lama.

OBJEKTI I PADISË:

5

Page 3: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Shfuqizimi i vendimit nr. 97/2 date 25.11.2000 i K.L.D-se, per shkarkimin nga detyra te gjyqtarit,

bazuar tek neni 46 i Ligjit nr. 8436 date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Perikli Zaharia dhe Valentina Kondili, avokatin e

ankueses Gavrosh Andoni qe kerkoi pranimin e ankeses dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËKeshilli i Larte i Drejtesise (KLD), me vendimin nr.97/2, date 25.11.2000, bazuar ne

nenin 147, pika 4 te Kushtetutes dhe ne nenin 41, pika 5, te ligjit nr.8436, date 28.12.1998 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar), ka vendosur shkarkimin e ankueses Elona Gjoka nga detyra e gjyqtares, per mosparaqitje ne kete detyre per nje kohe te gjate pa arsye.

Por, KLD ne marrjen e ketij vendimi nuk ka respektuar nje proces te rregullt ligjor, sepse ka vendosur largimin e ankueses nga detyra e gjyqtares pa e degjuar me pare ate, siç parashikon ligji nr. 8436, date 28.12.1998 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar), neni 44, i cili ka dale ne zbatim te Kushtetutes se Shqiperise.

Sipas asaj dispozite, ne çdo rast procedimi disiplinor duhet te degjohet edhe gjyqtari qe ka kryer shkeljen. Verifikimi i pretendimeve eshte i detyrueshem.

KLD, perpara se te marre vendimin, duhet te degjoje ne nje seance pretendimet e paleve. Materjalet e plota i vihen ne dispozicion gjyqtarit 10 dite perpara zhvillimit te seances. Ai ka te drejte te mbrohet vete ose me avokatë gjate seances.

Ne kete menyre, ankuesja, jo per faj te saj, nuk ka pasur mundesi te degjohet dhe te mbrohet perpara KLD, per shkak se kjo e fundit nuk e ka njoftuar rregullisht dhe nuk i ka vene ne dispozicion materjalet perpara zhvillimit te seances.

Rezulton se, ankuesja, ne kohen e largimit me leje per nje vit per te vazhduar studimet pas-universitare per “Master” ne Universitetin Komplutense te Madridit, ne Tetor 1998, ka lene adrese, e cila i eshte bere e njohur Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ku ajo punonte si gjyqtare, nepermjet shkreses se Ministrit te Drejtesise nr.3148, date 17.09.1998. Pra, ajo nuk eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne keto rrethana KLD, nepermjet kryetarit te gjykates se mesiperme, prezumohet te ishte ne dijeni per vendndodhjen e saj, ku ajo vazhdonte e kryente studimet tashme per nje grade me te larte shkencore, “Doktoraturë”.

Per rrjedhoje, KLD duhej ta bente komunikimin me ankuesen, nepermjet kryetarit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, sipas adreses qe ajo kishte lene dhe t’i dergonte brenda afatit qe parashikon ligji i mesiperm materjalin qe bente fjale per largimin e saj nga detyra.

Ne te kunderten, KLD, nepermjet inspektoreve te saj, eshte mjaftuar me kerkimin dhe marrjen e nje deklarate te jatit te ankueses me daten 08.10.2000, ne te cilen thuhet se, ai nuk dinte nese ankuesja kishte marre leje te dyte per vazhdimin e metejshem te studimeve dhe se nuk kishte dijeni nese do te kthehej ne Shqiperi kur te mbaronte studimet.

Keshtu, me 15.11.2000 Ministri i Drejtesise i ka kerkuar KLD fillimin e procedimit disiplinor ndaj ankueses dhe shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtares per shkakun e lartpermendur.

6

Page 4: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne keto rrethana, KLD i kishte te gjitha mundesite qe, perpara se te merrte vendimin per largimin e ankueses nga detyra e gjyqtarit, te respektonte te drejten e saj per tu degjuar dhe mbrojtur, ne menyren qe parashikon ligji i mesiperm “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar).

Mosrespektimi i kesaj te drejte nga ana e KLD e ben te paligjshem vendimin e saj nr.97/2, date 25.11.2000, ne pjesen qe ben fjale per shkarkimin e ankueses nga detyra e gjyqtares, prandaj ky vendim duhet te shfuqizohet ne kete pjese.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 147, pika 6 te

Kushtetutes, nenit 46/2 te ligjit nr. 8436, date 28.12.1998 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar),

V E N D O S Ë NShfuqizimin e vendimit nr.97/2, date 25.11.2000 te Keshillit te Larte te Drejtesise ne

pjesen qe ben fjale per shkarkimin e nga detyra e gjyqtares Elona Gjoka.

Tirane, me 16.01.2001

MENDIM PAKICENuk jemi dakord me arsyetimin si dhe me zgjidhjen e ceshtjes te pranuar prej

shumices per arsyet e meposhteme:Keshilli i Larte i Drejtesise, me vendimin nr. 97/2 date 25.11.2000, bazuar tek neni 41/5

i ligjit nr. 8436 date 28.12.1998 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar) ka vendosur shkarkimin e ankueses Elona Gjoka nga detyra e gjyqtares, per mos paraqitje ne detyren e gjyqtares prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, per nje kohe te gjate pa arsye.

Ankuesia Elona Gjoka ne Tetor 1998, eshte larguar per studime ne Universitetin Komplutense te Madridit.

Per periudhen 1 Tetor 1998 deri me 1 Tetor 1999, per nje periudhe kohe nje vjecare, eshte lejuar nga Ministri i Drejtesise, per te vazhduar studimet duke iu ruajtur vendi i punes. Pas kalimit te ketij afati dhe ne vazhdim ankuesja nuk ka bere asnje njoftim, per arsyet e mosparaqitjes se saj ne pune.

Ne daten 11 Shkurt 2000, Kryetari i Gjykates se Rrethit Tirane, ka njoftuar Ministrin e Drejtesise dhe Keshillin e Larte te Drejtesise, per mosparaqitjen e ankueses ne pune duke sqaruar se, “thuhet se eshte me studime ne Spanje, por konkretisht nuk ka asnje njoftim dhe ne keto kushte i jane nderprere dhe marredheniet financiare”.

Ne daten 08.11.2000, ne Zyren e Kryetarit te Gjykates se Rrethit Tirane, babai i ankueses, ka leshuar nje deklarate, ku spiegon: “se vajza e tij eshte larguar ne vitin 1998 per studime dhe vazhdon. Per largimin fillimisht ka marre leje, kurse leje te dyte nuk di te kete marre. Po ashtu ai eshte shprehur se nuk di kur i mbaron studimet”.

Pas verifikimeve te bera, ka filluar procedimi disiplinor dhe ne mbledhjen e dates 25.11.2000, K.L.D-ja ka vendosur shkarkimin nga detyra e gjyqtares per mosparaqitje ne pune pa arsye.

Shumica ka arsyetuar se ne zbatim te kerkesave Kushtetuese dhe ligjore, ne cdo rast procedimi displinor duhet te degjohet dhe gjyqtari qe ka kryer shkeljen.

Verifikimi i pretendimeve eshte i detyrueshem. K.L.D-ja perpara se te marre vendim duhet te degjoje ne nje séance pretendimet e paleve.

7

Page 5: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Materialet e plota i vihen ne dispozicion gjyqtarit 10 dite perpara zhvillimit te seances. Ai ka te drejte te mbrohet vete ose me avokat gjate seances. Kerkesat ligjore jane te qarta por ato mund te zbatohen ne rast se gjyqtari qe pretendohet se ka kryer shkeljen eshte i interesuar per te realizuar te drejtat e tij, por ne rastin konkret ankuesia pas mbarimit te kohes se percaktuar nje vjecare per studim, nuk ka bere asnje njoftim se ku ndodhet, por vetem mbi kerkesen e inspektorit te K.L.D-se, i ati ka dhene spiegimet e cituara me siper.

Ne keto rrethana eshte ankuesja qe nuk ka lene mundesi per t’u degjuar, mbrojtur dhe vene ne dispozicion materialet dhe kjo situate eshte krijuar per fajin e saj, pasi ajo nuk ka bere asnje njoftim per mosparaqitjen e saj.

Arsyetimi qe ben shumica se per periudhen 1998-1999, meqenese ka qene per studime prezumohet se K.L.D-ja ka qene ne dijeni te vendndodhjes, nuk eshte i drejte, pasi askush nuk mund ta marre me mend se ku ndodhej ajo, per me teper ku dhe vete kryetaret e gjykates kane njoftuar se nuk dine se ku eshte dhe se ajo nuk u ka lene asnje adrese.

Persa siper del qarte se K.L.D-ja nuk ka pasur asnje mundesi komunikimi me ankuesen.

Ankuesja per te realizuar te drejtat e njohura nga ligji, ishte e detyruar te njoftonte adresen e saj, ne rast te kundert nuk mund t’i kerkohet K.L.D-se, te gjeje ankuesen, kur ajo vete eshte treguar indiferente ne lidhje me marredheniet e punes se saj dhe nuk ka treguar asnje interes per te justifikuar largimin e saj.

Ne keto rrethana K.L.D-ja drejte ka konkluduar, ne lidhje me shkeljen e displines ne pune, sepse ne te kundert do te legjitimoheshin, veprime jo te rregullta prej gjyqtareve, ne drejtim te zbatimit te disiplines ne pune, per me teper kur largime te tilla per nje kohe te gjate nuk mund te justifikojne ruajtjen e vendit te punes, pasi pas kualifikimit ankuesja mund te kerkonte te trajtohej perseri.

Persa siper vendimi i K.L.D-se eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihej ne fuqi

Kristaq Ngjela Artan Hoxha Valentina Kondili

Vladimir Metani Evgjeni Sinoimeri Nikoleta Kita

8

Page 6: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 8 i Regj. ThemeltarNr. 2 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte të perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnëtarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarAgron Lamaj Anetar Metush Saraçi AnetarYlvi Myrtja AnetarArtan Hoxha AnetarIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: NIKOLIN KURTI, TIRANË

E PADITUR: PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per shlyerjen e nje huaje prej 250.000 leke Baza ligjore: Nenet 1051, 419 ne 450 te Kodit Civil

Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin nr.460, date 25.02.2000 ka vendosur:Miratimin e pajtimit, duke u detyruar Partia Demokristiane e Shqipërisë që t’i paguajë Nikolin Kurtit shumën 250.000 lekë.

Kunder këtij vendimi te formes se prere ka bere rekurs ne interes te ligjit pala e paditur, e cila parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Vendimi është hapatazi në kundërshtim me ligjin, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokristiane nuk kanë pasur të drejtën ligjore (prokurë të veçantë) për ta zgjidhur çështjen me pajtim në favor të Nikolin Kurtit.

9

Page 7: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe pasi shqyrtuan ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E J N ËRekursi i paraqitur nga pala e paditur, Partia Demokristiane e Shqiperise kunder

vendimit nr.460, date 25.02.2000 te Gjykates se Rrethit Tiranë permban shkaqe qe parashikon neni 473 i Kodit te Procedures Civile, prandaj ai duhet te pranohet. Gjykata qe ka dhene vendimin e mesiperm ka zbatuar keq ligjin, nenin 97/2 te Kodit te Procedures Civile.

Sipas kesaj dispozite, ne çdo rast kur palet perfaqesohen ne gjykim nga mbrojtesi, ky nuk mund te kryeje akte qe sjellin disponim te se drejtes perveç rasteve kur ka fituar tager ne menyre te shprehur.

Rezulton se, paditesi Nikolin Kurti ne prill 1996 i ka dhene hua pales se paditur nje shume prej 306.000 leke, me te drejte kthimi pas nje muaji. Pas kalimit te ketij afati ka kerkuar vazhdimisht t’i jepen leket, por pala e paditur nuk ia ka dhene per mungese fondesh.

Ne keto rrethana, me 03.11.1999 paditesi ka depozituar padine ne Gjykaten e Rrethit Tirane. Per pjesemarrjen ne gjykimin e kesaj çështjeje pala e paditur ka leshuar autorizim qe mban daten 09.02.2000, me te cilin ka autorizuar nje anetar te kryesise dhe nje avokat per ta perfaqesuar ne gjykimin e çështjes. Ne kete autorizim thuhet: “... Per t’i dhene te drejten e plote z.G.R... dhe z.S.P... ne perfaqesimin e çështjes”.

Gjate gjykimit perfaqesuesit e pales se paditur, duke kapercyer tagret qe u jane dhene, kane rene dakort me paditesin per ta zgjidhur çështjen me pajtim.

Ne keto rrethana, Gjykata e Rrethit Tirane, ne kundershtim me nenin 97/2 te Kodit te Procedures Civile ka vendosur miratimin e pajtimit, sipas nenit 171 te ketij Kodi, duke e detyruar palen e paditur t’i paguaje paditesit shumen prej 250.000 leke. Por, pala e paditur e ka kundershtuar miratimin e ketij pajtimi.

Ne keto kushte, vendim i mesiperm duhet te prishet dhe çështja te dergohet per rishqyrtim po ne Gjykates e Rrethit Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç të K. Pr. Civile,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.460, date 25.02.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin

e çështjes per rishqyrtim po ne ate Gjykate.

Tirane, me 17.01.2002

10

Page 8: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIM PAKICEPakica ka mendimin se Vendimi Nr.460, date 25.2.2000 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak duhej lene ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosje, rezulton se ne prill te vitit 1996 paditesi i ka dhene

hua nje shume lekesh te paditurit Partise Demokristiane, shume te cilen per shkak se nuk i eshte shlyer, ka kerkuar t’i kthehet ne rruge gjyqesore. Ne gjykimin ne shkalle te pare, perfaqesuesi me autorizim i te paditurit Partise Demokristiane, ka rene dakort me paditesin Nikolin Kurti te zgjidhin ceshtjen me pajtim duke marre persiper qe i padituri t’i ktheje huane paditesit, por ne nje shume me te vogel se sa eshte pretenduar prej tij. Ne baze te nenit 171 te K.P.C., gjykata ka pranuar kete zgjidhje te ceshtjes me pajtim te paleve me vendimin Nr.460, date 25.2.2000.

Ky vendim i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nuk eshte ankimuar nga i padituri sipas te drejtes qe K.P.Civile i njeh, as ne Gjykaten e Apelit dhe as ne Gjykaten e Larte. Ndaj ketij vendimi, eshte ushtruar rekurs ne interes te ligjit bazuar ne nenin 473 te K.P.P. prej pales se paditur, duke pretenduar se zgjidhja e ceshtjes me pajtim eshte bere nga perfaqesuesi i saj jashte tagrave te autorizimit qe ka patur e ne kundershtim me nenin 78 te K.Civil. Ne te kundert sa pranon shumica, kam mendimin se pavaresisht qe ne autorizimin qe i padituri ka leshuar ndaj perfaqesuesit te saj nuk thuhet shprehimisht se ai ka te drejte ta zgjidhe ceshtjen me pajtim, formulimi i autorizimit dhe qendrimi i metejshem i te paditurit, tregojne se zgjidhja e ceshtjes nga gjykata eshte bere ne perputhje me vullnetin e tij e per pasoje ne zbatim te drejte te ligjit.

Sipas aktit te perfaqesimit, te autorizuarit i eshte dhene “e drejtje e plote ne perfaqesimin e ceshtjes”. Nga ana tjeter, ceshtja eshte zgjidhur me pajtim ne muajin shkurt te vitit 2000 dhe nga i perfaqesuari, Partia Demokristiane, nuk eshte bere ankim ndaj vendimit gjyqesor per menyren e zgjidhjes se ceshtjes. Vete zgjidhja e saj eshte bere ne favor te te perfaqesuarit ne kuptim te detyrimit qe duhej te shlyente, duke u pranuar te shlyhej nje shume me e vogel se ajo qe pretendohej me kerkese padi. Sjellja ne menyre te tille e te paditurit tregon se me qendrimin e tij ka pranuar zgjidhjen e ceshtjes sic eshte bere, dhe vetem me 25.4.2001, pra mbas kalimit te me shume se nje viti nga dhenia e vendimit, ka kerkuar qe ne rrugen e jashtezakonshme, te rekursit ne interes te ligjit, te godase vendimin ne fjale te gjykates.

Pakica ka mendimin se vete rekursi ne interes te ligjit nuk duhej te ishte pranuar per shqyrtim, per faktin se ne rast se i padituri do te vertetonte qe kalimi i tagrave te perfaqesimit nga i autorizuari prej tij ishin kaluar dhe se ai nuk kish dijeni per vendimin e gjykates, ai ka patur te drejte te ankimoje kete vendim ne gjykaten e apelit sipas rregullave te K.P.C. Kjo konfirmon me tej mendimin e pakices e cila sa mesiper e mbeshtet qendrimin e saj edhe ne nenet 65/2 dhe 78/1 te Kodit Civil.

Artan Hoxha

11

Page 9: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 12 i Regj. Themeltar.Nr. 3 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Spiro Spiro “Nikoleta Kita “Metush Saraçi “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Zamir Poda “Bashkim Caka “Artan Hoxha “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 18.01.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 12 qe i perket:

PADITËS: HARITO STAVRO- banues ne Grazhdan Sarande,perfaqesuar me prokure nga avokat Spiro Peci.

I PADITUR: 1. SEKSIONI I KADASTRES PRANE KESHILLIT TE RRETHIT SARANDE, ne mungese

2. DREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR SARANDE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËNjohje pronar.

Baza ligjore: VKM nr. 560 date 15.10.1995.

Gjykata e Rrethit Sarande, me vendimin nr. 216 date 10.05.1999, ka vendosur:Vertetimin e faktit juridik te ish pronesise se Jani Harito Stavros mbi 1033 pjese te pandara te kullotave (sipas dispozitivit).

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin Nr. 281 date 02.09.1999 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit gjyqesor nr. 210 date 10.05.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande duke vendosur vertetimin e faktit juridik te ish pronesise se Harito Stavros etj. (sipas dispozitivit).

12

Page 10: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Drejtoria e Sherbimit Pyjor Sarande, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit e rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nga akt njoftunia nuk saktesohet siperfaqja e kullotes por jepet 1033 pjese nga 12.000 pjese te pandara.

- Eshte jo logjik vendimi i gjykates se apelit ne lidhje me siperfaqen. Ne dosje nuk jane administruar inventaret fizike por planvendosje te kullotave mbi bazen e pretendimeve te paditesit.

Pala paditese ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit nr. 216 date 10.05.1999 te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

Sipas akt njoftunise trashegimlenesi ka zoteruar plotesisht kullotat.- Interpretohet gabim dokumenti i cilesimit kulak.- Hartat kadastrale te vitit 1991 jane bere nga dy te paditurit, nuk pasqyrojne gjendjen

kadastrale te kullotave ne vitin 1991.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve Irma Bala dhe Perikli Zaharia, avokatin e pales

paditese Spiro Peci, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, ate te pales se paditur ne mungese dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimet e gjykatave nuk jane te drejta, sepse nuk eshte zbatuar nje proces i rregullt

ligjore e si te tille duhen prishur. Gjykatat nuk kane zbatuar kerkesat e ligjit nr. 7699 date 21.4.1993 “Per kompesimin

ne vlere ose me troje, te ish pronareve te tokave bujqesore, kullotave, livadheve, etj.”.Rezulton se paditesi Harito Stavro me padine ne gjykim ka kerkuar njohjen e te drejtes se pronesise mbi nje siperfaqe kullote prej 983 ha, ndodhur ne fshatin Grazhdan Sarande.

Per te provuar sa kerkon ne padi, ne mungese te dokumenteve zyrtare nga Zyra e Hipotekes dhe e Kadastres prane Keshillit te Rrethit Sarande ka paraqitur prova me deshmitare dhe nje akt njoftuni te vitit 1936. Nga permbajtja e ketij akti rezulton se, para Gjyqit te Paqit te Konispolit, disa deshmitare nga fshati Grazhdan deklarojne se, trashegimlenesi i kerkuesit Jani Harito Stavro, sundon ne dymbedhjete mije pjese te pandara, 1033 pjese te kullotjeve dimerore e verore ndodhur ne katundin Grazhdan, me emertimet perkatese.

13

Page 11: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Akteve te siperme paditesi i ka bashkengjitur edhe disa “plan vendosje”, te hartuara nga Seksioni i Kadastres Sarande, sipas kerkeses se tij, te cilat jane administruar si prova nga gjykatat.

Gjykatat, pa verifikuar nese eshte respektuar procedura administrative qe parashikon ligji i mesiperm, kane pranuar padine si me poshte:

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 216, date 10.5.1999 ka vendosur:“Vertetimin e faktit te pronesise se Jani Harito Stavros mbi 1033 pjese ne 12.000 pjese

te pandara te kullotave…etj.” (me siperfaqe dhe emertime perkatese).Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 281 date 07.09.1999 vendosi:“ Ndryshimin e vendimit gjyqesor nr. 216 date 10.05.1999 te Gjykates se Rrethit

Sarande duke vendosur: Vertetimin e faktit te ish pronesise se Jani Harito Stavros, duke e njohur pronar si me poshte:…” (duke cituar ne dispozitiv te njejtat emertime e siperfaqe te kullotave qe i njeh gjykata e rrethit).

Gjykata e apelit, ndryshe nga vendimi i gjykates se rrethit, i njeh pronesine trashegimlenesit Jani Stavro, jo mbi 1033 pjese, ne 12.000 pjese te pandara te kullotave, por mbi tere siperfaqet e kullotave te pandara.

Ne keto rrethana, gjykatat, nuk kane zbatuar kerkesat e ligjit nr. 7699 date 21.4.1993 “Per kompesimin ne vlere ose me troje, te ish pronareve te tokave bujqesore, kullotave livadheve etj.”, si dhe vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 560 date 16.10.1995 “Per masat per zbatimin e ligjit nr. 7699 date 21.4.1993…”.

Nuk eshte zbatuar neni 7 i vendimit te Keshillit te Ministrave te sipercituar, i cili percakton:

“Ne rastet kur zyra e hipotekes ose ajo e kadastres nuk disponon te dhena per te leshuar vertetim zyrtar te pronesise sipas regjistrave para Reformes Agrare, (per ato zona ku eshte zbatuar kjo reforme), vertetimi i pronesise do te behet, sipas kesaj procedure…”.

Ky nen ka te percaktuar, sipas rradhes proceduren perkatese administrative qe duhet te ndjeke i interesuari, qe pretendon se eshte subjekt i ketij ligji. Dokumentet shkresore qe mund te leshohen nga organet kompetente, qe percakton procedura e percaktuar ne nenin 7 te VKM, do jene te vlefshme si prove shkresore per vertetimin e pronesise, me vendim te gjykates se rrethit perkates.

Ne rastin konkret padia nuk mund te ngrihej, perderisa nuk eshte respektuar procedura e mesiperme. Sa siper vendimet e gjykatave duhen prishur e konform nenit 468 te K.Pr.Civile te vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konform nenit 485/e te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimeve nr. 281 date 07.09.1999 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

vendimit nr. 216 date 10.05.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane me 18.01.2002

14

Page 12: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr 74/2 i Regj.ThemeltarNr 4 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarBashkim Caka AnetarVladimir Bineri AnetarNatasha Sheshi AnetareZamir Poda AnetarSpiro Spiro AnetarArtan Hoxha AnetarIrma Bala AnetareValentina Kondili AnetareMetush Saraçi AnetarNikoleta Kita AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore,ne date 16.1.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen gjyqesore civile qe i perket :

PADITËS : KOMITETI KISHTAR, PERMET

I PADITUR : K.K.K. TE PRONAVE, PERMET.

OBJEKTI I PADISE : Kundershtim i pjesshem i vendimit nr 75,

date 27.2.1995 i K.K.K.P. Permet.Baza Ligjore : Nuk permendet.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendimin nr 461, date 10.10.1997, ka vendosur :

Pranimin e pjesshem te padise duke i kthyer pales paditese vetem truallin me siperfaqe 4.572 m2, me kufizimet perkates sipas skices, gent planit objekt shtepi kulture, ish prone e Kishes se Shenmerise se Pazarit Permet, hartuar nga Hektor Doka.

Kunder vendimit, nr 461, date 10.10.1997 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit pala e paditur, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Permet, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

15

Page 13: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Se gjykata e ka gjykuar ceshtjen ne kundershtim me nenin 27/a, te ligjit nr 7.698, date 15.4.1993, ”Per kthimin dhe Kompesimin e Pronave”, mbasi padia, kunder vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompesimit te pronave nr 75, date 27.2.1995, eshte paraqitur ne gjykate tej afatit nje mujor te percaktuar ne kete nen,

- Se Komiteti Kishtar Permet nuk eshte person fizik apo juridik,i rregjistruar regullisht dhe per kete shkak ai nuk legjitimohej te ngrinte padi. Gjykata, duke e pranuar ate per shqyrtim, ka vepruar ne kundershtim me ligjin,

- Se trualli qe i eshte kthyer kishes nuk eshte i lire. Ai eshte i zene me objekte per nevoja publike, me brez te gjelbert dhe si i tille, ne baze te nenit 4 te ligjit te mesiperm, nuk mund te kthehet,

- Se fakti qe ne kete truall bashkia e qytetit ka dhene leje per ndertim kioskash,te cilat jane te perkohshme, nuk perben shkak qe ai t’i kthehet pales paditese.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË mbasi degjuan relatimin e anetareve Vladimir Bineri dhe Irma Bala, mbasi degjuan avokatin e pales se paditur, avokat Anastas Duro, i cili kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, mbasi degjuan avokatin e pales paditese, Merko Muhametaj, i cili kerkoi prishjen e

vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe dergimin e akteve per rigjykim po ne ate gjykate,dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E J N ËVendimi nr 461,date 10.10.1997 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster eshte i

pabazuar dhe si i tille duhet te prishet, per zbatim te gabuar te ligjit procedural.Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, mbi padine e Komitetit Kishtar Permet, me

objekt kundershtimin e pjesshem te vendimit te Komisionit te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave Permet nr 75, date 27.2.1995, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr 1407 akti, date 5.9.1996, bazuar ne nenin 297/a te Kodit te Procedures Civile, ka vendosur pezullimin e gjykimit te ceshtjes, deri sa te gjykohet nje ceshtje tjeter me te njejten pale paditese dhe me objekt vertetimin e faktit te pronesise.

Me kalimin e me teper se gjashte muajve nga data e marrjes se ketij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin e dates 20.8.1997, bazuar ne nenin 299/a te Kodit te Procedures Civile, ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes, me arsyetimin se asnjera nga palet, brenda afatit gjashte mujor, nuk ka kerkuar rifillimin e gjykimit te pezulluar.

Mbas marrjes se vendimit te mesiperm, pala paditese ka paraqitur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster nje akt te shkruar, qe mban daten 29.9.1997, me te cilen kerkon “…venien ne levizje te ceshtjes civile te pezulluar”.

Simbas proces verbalit gjyqesor, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, mbas celjes se seances, ka vendosur “…vazhdimin e gjykimit aty ku ka ngelur “.

Duke vendosur ne kete menyre dhe duke vazhduar gjykimin, gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin.

Nga permbajtja e nenit 300, te Kodit te Procedures Civile, si dhe nga te tjerat ne vazhdim, del se, gjykata, per nje gjykim te pushuar nuk legjitimohet per asnje shkak per rifillimin dhe vazhdimin e tij.

Duke qene ne keto kushte, nisur dhe nga rregulli i parashikuar ne kete dispozite, se pushimi i gjykimit nuk e shuan padine, paditesi ka patur te drejte qe te ngreje ne gjykate, perseri te njejten padi.

Duke analizuar aktin e shkruar te paditesit, me te cilin ne fakt eshte kerkuar gjykimi i ceshtjes, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster ate duhej ta cilesonte si padi te re.

16

Page 14: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne kushtet kur akti i shkruar, i paditesit, nuk i plotesonte kerkesat e permendura ne nenin 154 te Kodit te Procedures Civile, mbasi ne te nuk permendet identiteti i paleve, percaktimi i objektit te padise, dispozita konkrete mbi te cilin mbeshteten kerkesat etj, gjyqtari qe e ka pranuar ate, ishte i detyruar, ne baze te nenit 157/1, po te ketij Kodi tia kthente ate paditesit per plotesimin e te metave, brenda nje afati te caktuar.

Me plotesimin e te metave akti do te merrte cilesite e padise. Mbeshtetur ne kete baze, pra duke qene perpara nje padie te pergatitur ne perputhje me kerkesat e ligjit, gjykata do te legjitimohej per te zhvilluar shqyrtimin gjyqesor te saj.

Bazuar ne sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne se, per çeshtjen civile ne shqyrtim, eshte zhvilluar nje proces gjyqesor jo i rregullt ligjor dhe per kete shkak vendimi ndaj te cilit eshte paraqitur rekurs ne interes te ligjit duhet te prishet.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 466, germa c dhe

467, germa e te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit, nr 461,date 10.10.1997,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Gjirokaster dhe dergimin e akteve po ne ate gjykate per rishqyrtim, me tjeter trup gjykues.

Tirane me 16.1.2002

17

Page 15: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 11 i Rregj. Them.Nr. 5 i vendimit.

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbera nga:

Thimjo Kondi Kryesues. Perikli Zaharia Anetar Kristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Agron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Vladimir Bineri Anetar Nikoleta Kita Anetare Zamir Poda Anetar Valentina Kondili Anetare Artan Hoxha Anetar Irma Bala Anetare Natasha Sheshi Anetare Vladimir Metani Anetar Ylvi Myrtja Anetar Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.01.2002 mori ne shqyrtim ceshtje civile me pale: PADITËS: KRENAR KRUJA .

I PADITUR: SHERBIMI INFORMATIV KOMBETAR, TIRANE.

ME OBJEKT: Demshperblim ne pagen e se 1 viti pune

si rezultat i nxjerrjes ne lirim .Baza ligjore: Ligji 7978, date 26.07.1995 i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendim nr. 190 date 01.02.1999 ka vendosur:

“Pranimin e kerkese padise. Detyrimin e pales se paditur Sh.I.K te demshperbleje paditesin Kreshnik Kruja me pagesen kalimtare ne masen e dy rrogave baze mujore si shperblim te menjehereshem dhe mbas ketij shperblimi me 50 % te pages mujore per periudhen 2 vjet si rezultat i nxjerrjes se tij ne lirim.”

Gjykata e Apelit Tirane me vendim nr.1025 date 9.9.1999 ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendmit nr. 190 date 01.02.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.”

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit pala e paditur Sh.I.K duke parashtruar keto shkaqe:

18

Page 16: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- 1. Nuk plotesohen kerkesat e nenit 10 te ligjit 8087 date 13.03.1996 qe ka zbatuar gjykata.

- 2. Largimi nga detyra eshte bere ne baze te nenit 24 te ligjit 7495 date 02.07.1991 dhe nenit 32 te ligjit 7978 date 26.07.1995.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË pasi degjuan relacionet e anetareve Evgjeni Sinoimeri dhe Agron Lamaj dhe si

shqyrtuan aktet ne teresi

V Ë R E J N ËRekursi paraqitur nga pala e paditur permban shkaqe nga ato te parashikuara ne

nenin 472 te K.Pr-Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr. 1025 date 09.09.1999 duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim prane asaj giykate me tjeter trup gjykues.

Nga gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi ka punuar prane pales se paditur me detyren e inspektorit ne Degen e Sherbimit Informativ Kombetar Elbasan. Ne daten !7.06.1998 me urdhrin nr 1160/1 te pales se paditur eshte nxjerre ne lirim me motivacionin “Per braktisje te detyres”. Marredheniet financiare sipas ketij urdheri priten ne daten 15.05.1998. Ky urdher I referohet nenit 32 te ligjit nr 7978 date 26.07.1995.

Paditesi me padine ne giykim ka kundershtuar urdherin e mesiperm dhe ka kerkuar trajtimin me pagese kalimtare konform nenit 10 te ligjit 8087, date 13.03.1996 “Per sigurimin shoqeror suplementar ne forcat e armatosura”. Ne gjykim eshte pakesuar objekti i padise duke mbetur vetem kerkimi i trajtimit me pagese kalimtare.

Si gjykata e rrethit ashtu dhe ajo e apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit, ne vendimet e tyre kane pranuar se periudha kohore prej 03.05.1998 -10.05.1998 gjate te ciles paditesi ka munguar ne pune, eshte e justifikuar, sepse ai ka qene duke dhene provimet e shkolles se larte. Gjithashtu gjykatat kane pranuar se vete pala e paditur nuk ka nderprere marredhenien e punes ne keto data, por me vone, sepse i kane paguar paditesit raportin mjekesor. Mbi kete baze gjykatat kane pranuar padine e paditesit dhe kane detyruar palen e paditur ta trajtojne paditesin me pagesen kalimtare te parashikuar ne nenin 10 te ligjit nr 8087 03 date 13.03.1996.

Gjykatat e kane dhene kete vendim duke shkelur kerkesat e ligjit material nr. 8087 date 13.03.1996 ashtu dhe te atij proçedurial - nenin 126 te K.Pr Civile.

Paditesi eshte larguar nga puna ne mbeshtetje te nenit 32 pika b te ligjit nr 7978 "Per forcat e armatosura ne Republiken e Shqlperise". Neni 10 i ligjit nr 8087 date 13.03.1996 qe ben fjale pale per rregullimin e shperblimit te sigurimit shoqeror suplementar te usharakeve te forcave te armatosura i ka te percaktuara shprehimisht rastet kur ushtaraket perfitojne pagesen kalimtare me rastin e lirimit nga detyra. Sipas tij : "pagese kalimtare perfitojne ushtaraku qe pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

a) eshte bere i paafte profesionalisht per te kryer sherbimin e qe ka nje periudhe sherbimi me status ne forcat e armatosura jo me pak se nje vit.

b) nxirret ne rezerve (lirim) per papershtatshmeri a per efekt te reformes ne forcat e armatosura.

Pra, siç shihet nga pembajtja e tij, kjo dispozite e ligjit, perfshin vetem nje rreth te percaktuar personash dhe jo te gjithe rastet e parashikara nga neni 32 i ligjit 7978 date 26.7.1995.

Ka rezultuar nga gjykimet, se paditesi nuk eshte larguar nga detyra per asnje nga shkaqet e mesiperme, por me motivacionin "Braktisje e detyres". Gjykata ne vendimet e saj argumenton se paditesit i duhet dhene pagesa kalimtare, por nuk ka bere nje analize te hollesishme te provave konforrn kerkesave te nenit 126 te K.Pr Civile, per te argumentuar se ne cilen prej grupeve te cituara me lart perfshihet paditesi.

19

Page 17: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne vendim, gjykata arrin ne konkluzion se periudha prej dates 03 - 10 maj 1998 eshte e justifikuar, sepse paditesi ka qene me provime. Ne arritjen e ketij konkluzioni, i cili eshte vendimtar ne zgjidhjen e themelit te ceshtjes, ajo nuk ka permendur ligjin ne te cilin eshte bazuar .

Paditesi eshte ushtarak dhe veprimtaria e tij rregullohet ne menyre specifike me liqjin 7496 date 03,7 1991 “Per statusin e ushtarakut”. Pra gjykata para se te perfshinte paditesin ne rrethin e personave qe perfitojne pagese kalimtare, duhet te argumentonte se ne veprimet e paditesit mungon shkelja e disiplines per te cilen ai eshte larguar.

Ne rigjykim, gjykata duhet te mbaje parasysh zgjidhjen e ketyre problemeve ligjore, te beje nje analize te plote dhe te gjithanshme per gjithe sa u parashtrua me lart, per te arritur ne nje konkluzion te drejte

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 /c te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr 1025 date 09.09.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 18.01.2002

20

Page 18: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 10 i Regj. Themeltar.Nr. 6 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Bashkim Caka “Spiro Spiro “Nikoleta Kita “Artan Hoxha “Metush Saraçi “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Zamir Poda “

ne seancen gjyqesore te dates 18.1.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen nr. 10 qe u perket:

PADITËS: KUJTIM GJILANI (SPAHIU) banues ne Durres, perfaqesuar nga avokat Agim Hoxha e Skender Kacupi

TË PADITUR: BASHKIA E QYTETIT DURRESZANA SPAHIU, VERA KRYEZIU, FATMIRA CELA, QEFSERE SPAHIU, SELAMI SPAHIU, VEIME KASTRATI DHE ZYRA DEDJA me banim ne Durres, perfaqesuar nga avokat Gezim Lamaj

OBJEKTI I PADISËKonstatim i pavlefshmerise se pjesshme te vendimit te K.K.K.P. i Bashkise Durres

nr. 222 date 13.1.1994dhe detyrimi i te paditurve ta njohin paditesin

bashke-pronar mbi nje siperfaqe toke prej 80 dynym ne lagjen Nr. 13 Shkozet Durres.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 339 date 17.2.1997, ka vendosur:Rrezimin e padise.

21

Page 19: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Apelit Tirane,qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr. 2770, date 19.11.1997, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 338 date 17.2.1977 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, me vendimin nr. 747 date 6.5.1998 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2770 date 19.11.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit, paditesi Kujtim Gjilani, qe kerkon prishjen e vendimeve dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat nuk kane zbatuar drejt kerkesat e ligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve dhe udhezimet perkatese duke mos marre parasysh dokumentat hipotekore.

- Me prova te plota shkresore vertetohet bashkepronesia e trashegimlenesve tane dhe se siperfaqja e tokes nuk ka qene e ndare.

Pala e paditur ka paraqitur kunderrekurs dhe kerkon lenien ne fuqi te vendimeve duke parashtruar:

- Rekursi i paditesit nuk permban shkaqet qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.- Trashegimlenesit tane para vitit 1940 kane patur ne bashkepronesi 135 dynym te blera

dhe te fituara nga Reforma Agrare e vitit 1933, te cilen e kemi ndare para Reformes Agrare te vitit 1946 duke e regjistruar ne Zyren e Kadastres.

- Familjet tona figurojne te ndara ne vitet 1944-1945 ne gjendjen civile dhe ne pagimin e taksave.

- Pala paditese kerkon aktin noterial te pjestimit te pasurise (tokes) ne nje kohe kur ndryshimet jane pasqyruar ne Kadaster gje qe ne kuptim te nenit 254 te K.Pr.Civile perben prove te plote shkresore.

22

Page 20: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Kristaq Ngjela e Ylvi Myrtja, perfaqesuesit e

paditesit, avokatet Agim Hoxha e Skender Kaçupi, qe kerkuan pranimin e rekursit e prishjen e vendimeve te gjykatave, perfaqesuesin e te paditurve, avokatin Gezim Lama, qe kerkoi mospranimin e rekursit e lenien ne fuqi te vendimeve e pasi analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe ai i Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit jane

marre duke mosrespektuar kerkesat ligjore e per pasoje duhet te prishen.Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se, Shyqyri Gjilani (Spahiu) dhe Ali Gjilani

(Spahiu) trashegimlenesit e paditesit dhe te paditurve, kane qene vellezer. Babai i tyre, Islami, ka ardhur nga Gjilani (Peje) dhe eshte instaluar ne fshatin Arapaj te Prefektures se Durresit familjarisht ne vitin 1920. Ne vitin 1920, sic del nga libreza e emigrantit, atij i eshte dhene nje siperfaqe toke prej 25 dynym toke dhe me pas ka marre nje siperfaqe toke prej 20 dynym dhe Ali Spahiu. Keto toka te dhena fillimisht ne perdorim, ne vitin 1930 ju kaluan ne pronesi ne zbatim te ligjit “Per Reformen Agrare” te vitit 1930.

Vertetohet plotesisht dhe nuk kontestohet nga palet fakti qe, me akt shitjen nr. 6827/4278 date 9.11.1937, vellezerit Shyqyri e Ali Gjilani, kane blere ne katundin Shkozet te Durresit nga Bashkia nje siperfaqe prej 91 dynym toke. Kjo siperfaqe toke eshte regjistruar ne bashkepronesi ne regjistrat e hipotekes ku jane regjistruar e bere bashkerisht shitje ne persona te ndryshem te nje siperfaqeje prej 8878.59 m2.

Ne zbatim te ligjit “Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve”, Ali Gjilani ka kerkuar njohjen e pronesise dhe Komisioni i Kthimit e Kompesimit te Pronave prane Bashkise se Durresit, me vendimin nr. 222 date 19.1.1994 i ka njohur te drejten e pronesise per 91 dynym toke te ndodhur ne Shkozet duke u shprehur per shitjet e bera per 8212 m2, kthimin e siperfaqes se lire prej 5000 m2 dhe te drejten e kompesimit per 77.120 m2.

Me pas ka paraqitur kerkese prane atij komisioni paditesi por kerkesa e tij nuk eshte pranuar me arsyetimin se siperfaqja per te cilen kerkonte njohjen e se drejtes se pronesise, i ishte njohur ne pronesi Ali Gjilanit. Ne keto kushte, duke pretenduar per te drejten e bashkepronesise, paditesi Kujtim Gjilani, ka kerkuar nga gjykata, anullimin e pjesshem te vendimit te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave ish Pronareve dhe detyrimin e te paditurve t’i njohin bashkepronare per siperfaqen prej 80 dynym e ndodhur ne lagjen nr. 13 (Shkozet) Plazh-Durres.

Gjate gjykimit te ceshtjes jane paraqitur dhe administruar si prova disa vertetime te zyres se hipotekes ku figuron ne bashkepronesi te Shyqyri e Ali Gjilanit toka prej 91 dynym e blere nga Bashkia Durres ne vitin 1939 dhe vertetime te zyres se kadastres ne te cilat thuhet se ne regjistrat kadastrale te Reformes Agrare te vitit 1946, figurojne Ali Gjilani me prone ne fshatin Shkozet toke are 80 dynym (para reformes) dhe Shyqyri Gjilani me prone ne fshatin Arapaj toke are 55 dynym (para reformes). Duke u bazuar ne keto dokumenta, paditesi ka pretenduar bashkepronesine ndersa te paditurit me pretendimin se toka ne bashkepronesi ishte pjestuar vullnetarisht midis trashegimlenesve para Reformes Agrare te vitit 1945, kane pranuar se jane te vetmit pronare mbi siperfaqen e tokes se ndodhur ne Shkozet e per te cilen u ka njohur pronesine edhe Komisioni i Kthimit e Kompesimit te Pronave.

Gjykata e Rrethit Durres, ka pranuar pretendimin e te paditurve dhe, me arsyetimin se tokat ishin pjesetuar vullnetarisht para vitit 1945, ka rrezuar padine. Vendimi i saj eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane dhe vendimi i kesaj te fundit eshte lene ne fuqi me vendim te Gjykates se Kasacionit.

Ne marrjen e vendimeve, gjykatat nuk kane zbatuar ne teresi kerkesat ligjore, nuk kane patur parasysh ligjin e kohes kur pretendohet se eshte bere pjestimi vullnetar i pronave, gjendjen faktike te tokave para vitit 1945, detyrimin qe kane palet per te vertetuar pretendimet e tyre si dhe vlefshmerine e akteve te paraqitura si prova.

23

Page 21: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykatat kane pranuar te mireqene ndarjen e pretenduar nga te paditurit e te kundershtuar nga paditesi duke mos patur parasysh nje seri problemesh qe dalin ne kete drejtim. Keshtu gjykatat nuk kane kryer asnje veprim e nuk kane marre asnje te dhene per te percaktuar cila ka qene siperfaqja e tokes ne bashkepronesi te trashegimlenesve Shyqyri e Ali Gjilani per te nxjerr konkluzione edhe per bazueshmerine apo jo te pretendimeve te paleve. Gjykata pranon sa pretendojne te paditurit se trashegimlenesit kane pjestuar vullnetarisht token ne bashkepronesi por nuk ka asnje shpjegim per menyren e ndarjes, perse Ali Gjilani ka marre 81 dynym e Shyqyri Gjilani 55 dynym (me shume 26 dynym) dhe me cfare akti eshte bere pjestimi i pasurise se paluajtshme. Sikurse u tha, trashegimlenesit e paleve kane marre si emigrante kosovare 45 dynym toke e cila eshte teresisht e ndare me token e blere ne vitin 1939 dhe sipas te paditurve bashkepronesia per keto toka ka vazhduar deri ne vitet 1943-1944.

Sipas ligjit procedurial, pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin te provoje faktin mbi te cilin bazon pretendimet e saj. Paditesi, per te vertetuar pretendimin e bashkepronesise, ka paraqitur disa dokumente te viteve te ndryshme te leshuara nga zyra e hipotekes ne te cilat thuhet: “ne volumin 12 me nr. 330 te rradhorit te transkiptimeve te vitit 1939, ne emer te Shyqyri e Ali Gjilanit, figuron nje toke e blere nga Bashkia me siperfaqe 91 dy ne Shkozet. Nga kjo toke te dy pronaret kane shitur 8878.59 m2. Diferenca figuron ne pronesi te perbashket. E drejta e pronesise vertetohet ne baze te regjistrimit te saj nr. 330 date 9.11.1939”.

Te paditurit, ne mbeshtetje te pretendimit te tyre se eshte bere pjestimi vullnetar i tokave nuk kane paraqitur asnje prove me perjashtim te nje vertetimi ku shenohet se Ali Gjilani ka patur para Reformes Agrare 80 dynym toke are e Shyqyri Gjilani ne fshatin Arapaj 55 dynym toke are, regjistrime keto te bera ne dokumentacionin kadastral te Reformes Agrare te vitit 1946. Sikurse dihet, ne gjithe legjislacionin e kaluar dhe te tanishem, ndryshimet ne pronesi per pasurite e paluajtshme, duhet te behen me akt publik (noterial) ndryshe jane te pavlefshme. Megjithate, ne kohe te ndryshme, eshte pranuar edhe shkresa e thjeshte ne raste te parashikuara ne ligj. Keshtu ne baze te nenit 3 te ligjit nr. 2360 date 15.11.1956 “veprimet juridike qe, sipas dispozitave te meparshme, duhet te beheshin me akt-noterial jane te vlefshme dhe kur keto veprime jane bere me shkrese te thjeshte dhe sipas ligjit “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet” mund te behen me nje shkrese te tille”.

Rezulton se paditesat nuk kane paraqitur asnje akt-noterial apo shkrese te thjeshte per te provuar sa kane pretenduar se kane pjestuar vullnetarisht tokat ne pronesi.

Ne baze te nenit 1024 te Kodit Civil te vitit 1929 “porcionet e atyre qe kane pjese ne bashkepasunim prezumohen baras deri sa te provohet e kunderta”. Ne rastin konkret nuk ka prova qe te vertetohet e kunderta e bashkepronesise dhe aktet e administruara duhet te vleresohen gjithmone duke patur parasysh kerkesat ligjore. Ne nenin 1864 te Kodit Civil te siperpermendur parashikohet qe “brenda 90 diteve çprej dates se tyre duhet te legalizohen ne zyren kompetente te hipotekave aktet midis te gjalleve te cilat transferojne ose deklarojne zotnim mbi prona ose mbi sende ose te drejta te tjera t’afta per hipotekim si dhe akt pjestimet” detyrim ky qe nuk rezulton te jete realizuar per pjestimin e pretenduar nga te paditurit ne kete gjykim.

24

Page 22: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykatat kane arritur ne konkluzione te pabazuara duke pranuar se vellezerit Shyqyri e Ali kane qene te ndare ekonomikisht dhe se toka objekt konflikti eshte pjestuar midis tyre. Nga certifikatat e gjendjes familjare qe ndodhen ne dosje, del se Shyqyri e Ali Gjilani figurojne te ndare ne regjistrat e gjendjes civile te vitit 1945 dhe jo me pare. Pervec kesaj duhet pranuar fakti se jo gjendja civile e familjare percakton bashkepronesine pasi kjo, ne objekte e pasuri te vecanta mund te ekzistoje edhe midis personave me ekonomi e gjendje civile te vecante. Ne rastin ne gjykim vertetohet bashkepronesia mbi siperfaqen e tokes prej 91 dynym midis Shyqyri e Ali Gjilanit ne momentin e blerjes nga Bashkia dhe, sikurse u tha, i takon pales se paditur qe te vertetoje te kunderten, mbarimin e kesaj bashkepronesie gje qe nuk eshte vleresuar nga gjykatat. Te paditurit kane qene te detyruar qe te paraqisnin prova te plota per pjestimin qe pretendojne dhe kohen e realizimit te ketij pjestimi. Kjo gje jo vetem nuk eshte bere, por me shpjegimet ne seancat gjyqsore ata kane pranuar se Aliu e Shyqyriu e kane blere bashkerisht siperfaqen prej 91 dynym, se kjo bashkepronesi ka vazhduar deri ne vitin 1943-1944 dhe se “e kane ndare ate pasi e kerkonte ligji per Reformen Agrare” shpjegime keto kontradiktore per periudhen qe i referohen.

Si gjykata e rrethit dhe ajo e apelit pranojne si prove te plote vertetimin e zyres se kadastres ku figuron Ali Gjilani me 80 dynym toke are ne pronesi te tij ne Shkozet (me shenimin para Reformes Agrare) dhe Shyqyri Gjilani me 55 dynym toke are ne pronesi ne fshatin Arapaj (perseri me shenimin para Reformes Agrare). Gjykatat pranojne se si vertetimet e zyres se hipotekave dhe ato te zyres se kadastres, tregojne te njejten prone 80 dynymshe, se vertetimi hipotekor i referohet vitit 1939 kur eshte perpiluar nota e transkiptimit ndersa dokumenti kadastral i referohet pronave ne vitin 1946 para dhe gjate zbatimit te Reformes Agrare, konkluzione keto kontradiktore pare ne aspektin e objektit te gjykimit dhe pretendimeve te paraqitura nga palet dhe pa baze ligjore. Gjykatat nuk kane patur parasysh faktin se ne ligjin “Mbi aplikimin e Kodit Civil” te vitit 1929 ne nenin 45 te theksohet: “me te hy ne fuqi Kodi i Ri, zyrat e kadastres suprimohen dhe regjistrat e ketyre zyrave… kane me i u dorezu bashke me arkivat e ketyre zyrave ruajtesit te hipotekave”. Nga ky percaktim del qarte se deri ne ndryshimet e legjislacionit pas vitit 1945 per pronesine e paluajtshme duhet tu referohesh dokumentave perkatese ne zyrat e hipotekes.

Pervec sa me siper ne dosje eshte procesverbali me date 4.7.1996 i kqyrjes se dokumentave ne zyren e kadastres nga ana e gjykates ku thuhet: “ ne modelarin me nr. rendor 56 figuron prona e Shyqyri Gjilanit si kryetar i familjes me 5 fryme me siperfaqe toke 55 dynym ne Arapaj. Ne modelin nr. 2 me nr. rendor 66 figuron prona e Ali Gjilanit si kryetar i familjes me 6 fryme me siperfaqe toke 80 dynym ne Shkozet” dhe me tej theksohet se “modelari nr. 2 ku figurojne keto prona ka emertimin “pronare te prekur pjeserisht dhe krejtesisht nga Reforma Agrare”. Qofte edhe ky procesverbal duhej detyrimisht te terhiqte vemendjen e gjykatave per te arritur ne konkluzione te drejta per gjendjen e bashkepronesise dhe kohen e perfundimit te saj.

Ne kuptimin e te provuarit te bashkepronesise midis vellezerve Shyqyri e Ali Gjilani duhej analizuar nga gjykatat edhe vendimi gjyqesor nr. 125 date 18.6.1969 i Gjykates se Rrethit Durres dhe vendimi nr. 883 date 1.12.1969 i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte qe bejne fjale per pjestimin e nje shtepie midis tyre. Ne keto vendime pranohet jo vetem bashkepronesia mbi shtepine e ndertuar ne token ne Shkozet por edhe shprehimisht pranohet se “palet si vellezer kane ndertuar bashkerisht mbi truallin e perbashket shtepine si karabina”. Ne kete aspekt mbetet alogjik perfundimi i arritur nga Gjykata e Rrethit Durres se fakti i mesiperm mbetet i pa pranuar e pa vlere duke patur parasysh se sipas vertetimeve kadastrale Ali Gjilani e Shyqyri Gjilani qe ne vitin 1946 i kane pronat te vecuara. Kjo jo vetem per faktin se gjykata pranon apriori vitin 1946 me prona te veçuara midis dy vellezerve por edhe se kjo ndarje e pranuar i referohet periudhes mbas zbatimit te Reformes Agrare te vitit 1945. Gjithashtu ajo gjykate, ne kundershtim me dispozitat ligjore ve ne diskutim konkluzionet dhe arsyetimet e bera nga nje gjykate ne vendimin e marre para me shume se 30 vjeteve.

25

Page 23: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Lidhur me vendimin e Gjykates se Larte nr. 883 date 1.12.1969, gjykata e apelit shprehet se nuk sherben per te provuar bashkepronesine mbi truallin ne konflikt e se barra e proves i bie pales qe e kundershton bashkepronesine per te vertetuar te kunderten nuk merret parasysh. Ky percaktim eshte i pabazuar dhe ne kundershtim me sa vete ka pranuar ajo gjykate ne vendimin e saj pasi bashkepronesine e kundershton pala e paditur dhe jo paditesi.

Edhe me aktin e ekspertimit, gjykatat nuk kane mundur te ndihmohen ne zgjidhjen e problemit pasi ekspertet japin vetem te dhenat qe pershkruhen ne dokumentet kadastrale e hipotekore dhe theksojne faktin qe midis 80 dynymeve dhe 50 dynymeve nuk ka mbivendosje fakt ky qe del i qarte edhe se ato ndodhen perkatesisht ne Shkozet dhe ne Arapaj.

Nga sa me siper, Gjykata e Apelit Tirane dhe ajo e Kasacionit kane zbatuar gabim ligjin e per pasoje vendimet e tyre duhet te prishen e ceshtja t’i dergohet per rishqyrtim gjykates se apelit. Ne rishqyrtim kjo gjykate krahas problemeve te shumta qe kerkojne analize te plote ligjore duhet te trajtoje me kujdes problemin e barres se te provuarit ne procesin civil, bazueshmerine ne ligjin e kohes se pretendimeve te paleve si dhe te kerkoje te dhena te plota nga zyra e hipotekes dhe ajo e kadastres per problemet qe kane dale gjate gjykimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 2770 date 19.11.1997 te Gjykates se Apelit Tirane, prishjen e

vendimit nr. 747 date 6.5.1998 te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres.

Tirane, me 18.01.2002

26

Page 24: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 62/1 i Regj. ThemeltarNr. 7 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte të perbera nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarNikoleta Kita AnetareNatasha Sheshi AnetareIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili AnetareAgron Lamaj Anetar Vladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarBashkim Caka AnetarYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2002 moren ne shqyrtim çështjen civile nr. 62/1 me palë:

I. PADITËS: KUJTIM BAJOLLARI, perfaqesuar nga avokat Skender Kacupi

TË PADITUR: ILMI TOLLJA, XHEMAL LILE

OBJEKTI I PADISË:Pjestim pasurie

Baza ligjore: Neni 203 i Kodit Civil

II. PADITËS: ILMI SPATA, RIZA DIDA, IDAJET MEMA, etj.

TË PADITUR: ILMI TOLLJA, XHEMAL LILE, KUJTIM BAJOLLARI

OBJEKTI:Detyrim për njohje bashkëpronar.

Baza ligjore: Nenet 205 e 206 të Kodit Civil e nenet 189 e 190 të K.Pr.Civile

27

Page 25: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr. 961, date 17.06.1998 ka vendosur:

Detyrimin e të paditurve Ilmi Tolja, Kujtim Bajollari dhe Xhemal Lile të njohin si bashkëpronarë mbi hotelin “Butrinti” të ndodhur në lagjen nr.13, sektori Hekurudha të Durrësit me kufijtë përkatës, paditësat Ilmi Spata, Riza Dida, Izet Dema, Bardhyl Reçi, etj. Pushimin e gjykimit të çështjes civile nr.165/175/2923, date 08.07.1996 me paditës Kujtim Bajollari e të paditurit Ilmi Tollja dhe Xhemal Lile me objekt pjesëtimi i “Hotel Butrintit” për shkak të mosparaqitjes së pales paditëse.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 481, date 30.10.1998 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 961, date 17.06.1998 të Gjykatës së Rrethit Durrës. Detyrimin e të paditurve Xhemal Lila dhe Ilmi Tollja të njohin bashkëpronar mbi hotel “Butrintin” Durrës në lagjen 13, sektori Hekurudha, paditësat Ilmi Spata etj. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për objektin e padisë pjestim pasurie.

Gjykata e Lartë me vendimin nr. 639, date 20.07.1999 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 481, date 30.10.1998 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 961, date 17.06.1998 të Gjykatës së Rrethit Durrës.

Kunder këtij vendimi ka bere rekurs në interes të ligjit i padituri, Kujtim Bajollari, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ky vendim është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe haptazi jologjik në arsyetimin e tij. Arsyetimi i Kolegjit Civil se unë detyrohem të njoh bashkëpronësinë e 46 kreditorëve të Ilmi Tolljes në bazë të nenit 1074 të kodit Civil është një absurditet i gjykatës.

- Edhe sikur të ishte krijuar një shoqëri e thjeshtë mes tri palëve ndërgjyqëse nuk mund të kalohet e tjetërsohet prona e paluajtëshme, pa zbatuar kërkesat ligjore të e nenit 83 të K.Civil.

- Gjykata e Lartë ka krijuar “de jure” një shoqëri me rreth 49 veta pa e kërkuar askush krijimin e saj.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Natasha Sheshi dhe Evgjeni Sinoimeri, pasi

degjuan avokatin Skender Kacupi qe kerkoi prishjen e vendimit te Kolegjit Civil dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr. 481 date 30.10.1998 dhe si biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi paraqitur nga Kujtim Bajollari permban shkaqe nga ato te parashikuara ne

nenin 472 te K.Pr Civile prandaj vendimet e Kolegjit Civil nr. 639 date 20.07.1999, e Gjykates se Apelit Durres nr. 481 date 30.10.1998 si dhe te Gjykates se Rrethit Durres nr. 961 date 17.06.1998, duhet te prishen persa i perket padise se ngritur nga Ilmi Spata, etj. kunder te paditurve Kujtim Bajollari, Ilmi Tollja dhe Xhemal Lile me objekt njohje bashkepronare.

Nga materialet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se paditesat Ilmi Spata, Riza Dida, etj. (46 paditesa) kane paditur Kujtim Bajollari, etj. duke kerkuar detyrimin e ketyre te fundit t’i njohin bashkepronare mbi objektin hotel “Butrinti” te ndodhur ne plazhin e Durresit. Nderkohe Kujtim Bajollari me padine e ngritur kunder Ilmi Tolles dhe Xhemal Liles ka kerkuar pjestimin e ketij objekti sipas nenit 207 te Kodit Civil.

28

Page 26: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

29

Page 27: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Rezulton se hotel “Butrinti” ndodhur ne Durres eshte blere nga Kujtim Bajollari, Ilmi Tollja dhe Xhemal Lile gjate procesit te privatizimit me kontraten e shitjes date 24.05.1996 per vleren 75 000 000 (shtatedhjete e pesemilione) leke pa u percaktuar pjesa e kontributit te secilit bleres. Per blerjen e ketij objekti jane perdorur kryesisht letra me vlere, te cilat jane siguruar nepermjet blerjes se tyre nga ana e te paditurit Ilmi Tollja prej paditesave te tjere Ilmi Spata, etj. Per secilen prej blerjeve eshte perpiluar dhe kontrata perkatese, ne te cilen eshte parashikuar qe shumat e marra nga ana e Ilmi Tolles do te ktheheshin brenda afatit njevjecar ne vleren e plote (100%) te tyre dhe ne to eshte parashikuar kushti qe ne pamundesi te kthimit te ketyre shumave ne afat shitesit e ketyre letrave do te beheshin bashkepronare ne objektin e mesiperm ne raport me shumat perkatese qe kishin dhene.

Si gjykata e rrethit ashtu dhe ajo e apelit, si dhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne zgjidhjen qe i kane dhene çeshtjes se njohjes se bashkepronesise, kane ndjekur te njejten linje arsyetimi, duke njohur bashkepronare te gjithe huadhenesit e letrave me vlere per shkak te moskthimit ne afatin e caktuar te shumave te dhena duke zbatuar keshtu kushtin e vendosur ne kontrate nga vete palet. Gjykata e apelit nga kjo njohje ka perjashtuar vetem pjesen prej 1/3 te Kujtim Bajollarit duke arsyetuar se ky i fundit nuk ka patur dijeni dhe nuk ka dhene pelqimin per veprimet e kryera nga bashkepronari tjeter Ilmi Tollja. Kolegji Civil duke arsyetuar se te tre bashkepronaret kishin per qellim jo vetem blerjen bashkarisht te objektit por dhe zhvillimin e nje aktiviteti ekonomik te perbashket ka gjetur ne veprimet e tyre elementet e nje shoqerie te thjeshte civile parashikuar nga nenet 1074 e vijusa te Kodit Civil e per rrjedhoje ka detyruar solidar te tre te njohin bashkepronare te gjithe kreditoret.

Konkluzionet e arritura nga te tre gjykatat jane te gabuara. Ato nuk kane bere dallimin e marredhenieve juridike te pronesise dhe atyre te detyrimit. Paditesat Kujtim Bajollari, Ilmi Tollja dhe Xhemal Lila pronesine mbi objektin e kane fituar me kontraten e dates 24.05.1996 - pra ne nje nder menyrat e ligjshme te fitimit te pronesise. Nderkohe qe kontratat e lidhura midis Ilmi Tolles dhe Ilmi Spates e 46 personave te tjere kane krijuar marredhenie detyrimi cka do te thote qe debitori Ilmi Tollja do te ishte detyruar te ekzekutonte nje detyrim duke kthyer ne afatin e caktuar vleften e marre kreditoreve. Eshte e vertete qe vete palet e kontrates kane rene dakort qe mosekzekutimi ne kohe i detyrimit t’i bente kreditoret bashkepronare te objektit. Por gjykatat kane arsyetuar ne menyre te gabuar kur e kane konsideruar kete marreveshje te ligjshme sepse nga marredhenia e detyrimit nuk mund te kalohet ne marredheniet e pronesise te cilat jane dy institute te ndryshme qe kane nje rregullim te vecante dhe ne Kodin Civil. Te gjithe paditesat Ilmi Spata e 46 te tjere kane te drejten e kredise per te kerkuar shumat e dhena hua, e drejte e cila nuk ju mohohet dhe qe mund te realizohet nepermjet nje padie te karakterit tjeter. Ne keto rrethana padia e tyre per tu njohur bashkepronare nuk gjen mbeshtetje ne dispozitat ligjore, prandaj nuk duhet pranuar.

Lidhur me padine tjeter te ngritur nga paditesi Kujtim Bajollari kunder Ilmi Tolles dhe Xhemal Liles ceshtja eshte pushuar nga gjykata dhe per kete pjese vendimi duhet te lihet ne fuqi.

I behet verejtje gjykates se bashkimi ne nje gjykim te vetem i ketyre dy padive nuk eshte bere ne perputhje me kerkesat e ligjit pasi ai nuk i ka sherbyer dhe nuk i sherben gjykimit te drejte dhe me ekonomi i ceshtjes. Jo vetem kaq, por te dy padite jane te llojeve te ndryshme dhe i nenshtrohen rregullave te ndryshme proceduriale te gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485 te K.Pr Civile,

30

Page 28: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

V E N D O S Ë N Prishjen e vendimit nr.663, date 20.07.1999 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, te

vendimit nr. 481 date 30.10.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe te vendimit nr. 961 date 17.06.1998 te Gjykates se Rrethit Durres dhe rrezimin e kerkeses se paditesave Ilmi Spata etj. kunder te paditurve Kujtim Bajollari, etj. per njohje bashkepronesie.

Lenien ne fuqi te vendimeve te mesiperme persa i perket pushimit te gjykimit te ceshtjes per padine e ngritur nga Kujtim Bajollari kunder te paditurit Ilmi Tollja e Xhemal Lile me objekt pjestim pasurie.

Tirane, me 16.01.2002

31

Page 29: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.6 i Regj.Themeltar.Nr.8 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarNikoleta Kita “Valentina Kondili “Natasha Sheshi “Vladimir Metani “Zamir Poda “Agron Lamaj “Vladimir Bineri “Ylvi Myrtja “Metush Saraçi “Artan Hoxha “Evgjeni Sinoimeri “Bashkim Caka “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.6 qe i perket:

PADITËS: MARKETIN TOPOLLAJ

I PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURISE SE PALUAJTESHME NR.1, TIRANE

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimi i pales se paditur te beje regjistrimin e 2.000 m2 truall, ne emer te paditesit.

Baza Ligjore: Neni 144 etj., te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.3609, date 21.07.1997, ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e anes se paditur te beje regjistrimin, ne favor te paditesit te pasurise se paluajtshme te truallit prej 2.000 m2, te ndodhur ne Mezez Tirane, qe kufizohet nga veriu me Rr. e Duresit, nga jugu me pronat e familjes Berisha, nga lindja me pronat e familjes Hazaku dhe nga perendimi me rruge lagjeje.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1517, date 10.11.1998, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

32

Page 30: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kunder ketyre dy vendimeve i padituri ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me te cilin kerkon prishjen e tyre dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykatat kane vendosur ne kundershtim me kerkesat e ligjit nr.7843, date 13.07.1994, “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme” pasi paditesi nuk ka paraqitur dokumentacionin e duhur per regjistrimin, sipas kerkesave te ketij ligji dhe te ligjit nr.8337, date 30.04.1998 “Per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore, livadheve dhe kullotave”.

- Gjykimi ne apel eshte bere ne mungesen tone, pasi nuk kemi patur njoftim per diten e gjykimit sipas Kodit te Pr. Civile. Per kohen qe eshte gjykuar ceshtja ne apel, ne si te paditur, duhej te kishim marre njoftimin nga gjykata.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve Spiro Spiro e Bashkim Caka, te paditurin, i cili

kerkoi pranimin e rekursit, paditesin, i cili kerkoi mospranimin e rekursit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

33

Page 31: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

V Ë R E J N Ë:Vendimi nr.157, date 10.11.1998, i Gjykates se Apelit Tirane, nuk eshte marre ne

perputhje me kerkesat e K.Pr.Civile. Si i tille, duhet te prishet dhe ceshtja t`i dergohet per rigjykim, po asaj gjykate, me nje trup gjykues tjeter.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosjen e ceshtjes civile me padites Marketin Topollaj dhe te paditur Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, nr.1, Tirane, si dhe gjate gjykimit qe u zhvillua per kete ceshtje ne Kolegjet e Bashkuara, u konstatua se paditesi, me 27.11.1996, i eshte drejtuar te paditurit me kerkese per regjistrimin e nje siperfaqeje toke, prej 2.000 m2, te pretenduar prej tij si truall, e cila ndodhet ne Fushe-Mezes, Komuna Kashar, Tirane, me kufij te percaktuara ne planimetrine e parceles me nr.121, bashkelidhur kesaj kerkese.

Nepermjet shkreses nr.44, date 07.07.1997, i padituri njoftoi paditesin se kerkesa e tij nuk ishte miratuar me argumentin se, parcela e sipercituar, eshte ndare nga Komisioni i tokes i fshatit Mezes, si toke buqesore, gjendje ne te cilen u be edhe regjistrimi fillestar i saj.

Duke mos qene dakort me menyren e trajtimit te kerkeses se tij, paditesi i u drejtua me kerkese padi Gjykates se Rrethit Tirane, me objekt detyrimin e pales se paditur te beje regjistrimin ne favor te tij (paditesit) te kesaj siperfaqeje toke, si truall, padi e cila u pranua me vendimin nr.3609, date 21.07.1997, te kesaj gjykate.

Gjykata e Apelit Tirane, e cila mori ne shqyrtim kete ceshtje mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.2497, date 31.10.1997, vendosi mospranimin e ankimit, vendim kunder te cilit u be rekurs ne interes te ligjit.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se rekursi duhet pranuar, pasi shkaqet e parashtruara ne te gjejne mbeshtetje ne aktet qe ndodhen ne dosje dhe ne nje seri dispozitash te K.Pr.Civile, kerkesat e te cilave nuk jane patur parasysh nga ana e gjykates se apelit, shkelje keto qe e bejne, vendimin e kesaj gjykate, te cenueshem.

Kolegjet e Bashkuara konstatuan se, pretendimi i ngritur ne rekurs, sipas te cilit gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungese te te paditurit per shkak se, ky i fundit, nuk kishte patur njoftim per diten e gjykimit, gjen mbeshtetje ne aktet qe ndodhen ne dosje.

Keshtu, u konstatua se ne dosjen e kesaj ceshtje ndodhet kopja e nje flete thirrje drejtuar jo Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nr.1, Tirane, qe eshte emri i te paditurit (ashtu sic eshte shenuar edhe ne kerkesepadi), por nje institucion tjeter dhe konkretisht, Keshillit te Rrethit Tirane, me te cilin i padituri, pervec faktit qe kishte zyrat ne te njejten godine, nuk kishte asnje lidhje tjeter.

Duke vepruar ne kete menyre, nga ana e gjykates se apelit, nuk jane respektuar kerkesat e nje seri dispozitash te K.Pr.Civile ne te cilat parashikohen urdherimet qe duheshin zbatuar prej saj, ne lidhje me njoftimin e te paditurit, si pale ne kete proces gjyqesor, perfundim ne te cilin Kolegjet e Bashkuara arriten, duke u nisur nga permbajtja e neneve 460, 141 etj., te K.Pr. Civile.

Keshtu, sipas permbajtjes se paragrafit te III-te nenit 460 te ketij kodi, i cili gjente zbatim me 10.11.1998, kur u gjykua kjo ceshtje, (ndryshimet qe i u bene kesaj dispozite me ligjin nr.8431, date 14.12.1998, hyne ne fuqi me 16. 01.1999), i padituri duhej, te ishte njoftuar nga ana e sekretarise se gjykates se apelit, rregullisht.

Duke vepruar sipas urdherimeve te parashikuara ne nenet 128 e vijues te K.Pr.Civile, sekretaria e gjykates se apelit, pervec shpalljes se listes se ceshtjeve te pakten dhjete dite me pare, njoftimin duhej ta kishte shoqeruar edhe me dergimin paleve, po brenda ketij afati, te leter-thirrjes, me kerkesat e parashikuara ne nenin 129 te ketij kodi.

Sipas kesaj dispozite, krahas gjykates qe e ka nxjerre, kohes dhe vendit te seances gjyqesore, mosmarreveshjes per te cilen behet thirrja dhe pasojave ligjore ne rast mosparaqitjeje, ne leter-thirrje duhej te ishte shenuar edhe emri i sakte, i vertete, i personit te thirrur si i paditur ne gjykate.

34

Page 32: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Dhe, meqenese Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nr.1, Tirane, qe eshte i padituri ne kete çeshtje, eshte person juridik, njoftimi per diten dhe oren e gjykimit, ashtu sikunder percaktohet, shprehimisht, ne nenin 141 te K.Pr.Civile, duhej te ishte bere nepermjet dorezimit kopjes te leterthirrjes titullarit te ketij institucioni ose personave te ngarkuar per te pranuar aktet, dispozite, cila nuk eshte respektuar nga gjykata e apelit per njoftimin qe i duhej bere kesaj zyre, shkelje kjo qe, sikunder percaktohet ne nenin 122 te K.Pr.Civile, e bene njoftimin e te paditurit te kesaj ceshtje, te pavlefshem.

Duke mos u respektuar kerkesat procedurale te permendura ne pjeset e perparme te ketij vendimi, te paditurit i eshte mohuar e drejta per t`e parashtruar pretendimet e tij gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, aq me teper, sikunder rezulton edhe nga permbajtja e ankimit, date 04.08.1997, bere kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, qe ne te nuk jane parashtruar shkaqet e ankimit, duke rezervuar te drejten qe ato te paraqiteshin kur te paditurit do t`i jepej mundesia per t`u njohur me permbajtjen e vendimit te kesaj gjykate, mundesi e cila meqenese, sic rezulton nga aktet, nuk eshte shfrytezuar me pare, mbetej per tu shfrytezuar vetem gjate shqyrtimit te ceshtjes ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/”c” te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Prishjen e vendimit nr.1517, date 10.11.1998, te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e ceshtjes, per rishqyrtim, ne po ate gjykate, nga nje trup gjykues tjeter.

Tirane, me 17.01.2002

35

Page 33: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 3 i Regj.Themeltar.Nr. 9 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela Anetar Perikli Zaharia “Spiro Spiro “Bashkim Caka “Nikoleta Kita “Natasha Sheshi “Vladimir Metani “Valentina Kondili “Ylvi Myrtja “Vladimir Bineri “Metush Saraçi “Agron Lamaj “Artan Hoxha “Irma Bala “Evgjeni Sinoimeri “Zamir Poda “

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3 qe i perket:

PADITËS: AHMET SHABA perfaqesuar nga av. Sokol Parruca

I PADITUR: KESHILLI BASHKIAK, SHKODER, perfaqesuar nga A. Jakova

PERSON I TRETË: PJETER XHUXHA, perfaqesuar nga av. N. Fana

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizim i vendimit nr.96, date 01.07.1999

te Keshillit Bashkiak ShkoderBaza Ligjore: Neni 324/a i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendimin nr.1321, date16.12.1999, ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin Nr.42, date 29.02.2000, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1321, date 16.12.1999 te Gjykates se Rrethit Shkoder.

36

Page 34: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kunder vendimit nr.42, date 29.02.2000, ka paraqitur rekurs paditesi, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Ne te dy vendimet eshte respektuar ose eshte zbatuar keq ligji. - Keshtu marredheniet juridike qe lidhen me kthimin e kompensimin e pronave,

rregullohen nga Ligji nr.7698, date 15.04.1993. Sipas ketij ligji, pjesa shteterore e prones, ne baze te nenit 14 te tij, rregullohet nga Ligji 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore “Ne nenet 1 dhe 5 saktesohet se e drejta per tu bere pronar i jepet vetem qeramarresit te baneses shteterore. Ne rastin konkret perderisa kemi te bejme me nje ligj te vecante, nuk ka vend te zbatohen kerkesat e parashikuara nga neni 204 i Kodit Civil.

- 2. Gjykata e Apelit ne menyre te gabuar i referohet nenit 2 te Dekretit 1440, date 04.04.1996, nga ku del e drejta e Keshillit Bashkiak per te vendosur per privatizimin e banesave shteterore. Kerkesat e nenit 2 nuk mund te merren te shkeputura nga ato te nenit 1 te Dekretit. Nga permbajtja e ketyre dispozitave del qarte se K.Bashkiak mund te vendose per banesa dhe jo pjese banesash qe jane ne kompetence te tij, qe nuk jane privatizuar deri ne 31.12.1995, sipas Ligjit 7652, date 23.12.1992 dhe qe nuk jane subjekt i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Ne rastin konkret pjesa e baneses objekt mosmarreveshje eshte bere teresisht nga shteti dhe shume kohe para daljes se Ligjit nr.7698, date 15 prill 1993.

- 3.Sipas nenit 327/1 te K.Pr.Civile kjo ceshtje duhet te ishte perfunduar brenda afatit 30 ditor. Ne fakt eshte perfunduar shume kohe me vone.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1556/194 date 21.06.2000, ka vendosur:

Dergimin e ceshtjes per gjykim para Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, per unifikim te praktikes gjyqesore, me arsyetimin se ne rastin konkret konkurojne akte ligjore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË pasi degjuan relacionet e paraqitura nga anetaret Zamir Poda dhe Bashkim Caka, pasi degjuan perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi prishjen e vendimeve te Gjykates

se Apelit dhe Shkalles se pare Shkoder e pranimin e padise. pasi degjuan perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit, pasi degjuan perfaqesuesin e personit te trete, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit

te gjykates se apelit,

V Ë R E J N Ë Vendimi nr.42, date 29.02.2000 i Gjykates se Apelit Shkoder, eshte rrjedhoje e

respektimit dhe zbatimit te drejte te ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 485/a i K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar se paditesi Ahmet Shaba, eshte ne poziten e qerramaresit ne banesen nr.1240 ne qytetin e Shkodres. Me vendimin nr.1441, date 26 nentor 1996 te K.K.K. Pronave prane Bashkise Shkoder, eshte vendosur njohja dhe kthimi ne favor te personit te trete Pjeter Xhuxha (ish pronar), e nje pjese te baneses ne fjale ne masen 39 %. Pjesa e mbetur ne masen 61%, mbetet ne pronesi te shtetit.

Pas kesaj, i padituri Keshilli Bashkiak Shkoder, me vendimin nr.96, date 01.07.1999, vendos dhenien e te drejtes se privatizimit te pjeses prej 61% ne pronesi te shtetit, ne favor te personit te trete Pjeter Xhuxha (bashkepronar ne masen 39%). Kete vendim, i padituri e motivon me dekretin nr.1440, date 04.04.1996 dhe ne kerkesat e parashikuara ne nenin 204 te Kodit Civil. 37

Page 35: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Paditesi Ahmet Shaba, kerkon sipas objektit te padise dhe referon kerkesat e Ligjit 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e kesaj ceshtje ne raport me aktet ligjore si me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojne se drejte kane vepruar gjykatat, si ajo e shkalles se pare, ashtu edhe e Apelit Shkoder qe kane rrezuar kerkese padine.

Ne pamje te pare, eventualisht mendohet se ne rastin konkret per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, konkurojne disa akte ligjore dhe konkretisht Ligji 7652, date 23.12.1992 e Dekreti nr.1440, date 04.04.1996. Por ne thelb, duke pare vec sa siper edhe Ligjin nr.7698, date 15.04.1993, si dhe kerkesat e nenit 204 te K.Civil, arrihet ne perfundimin e kundert.

a. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje prone qe eshte ne bashkepronesi. Tjetersimi i pjeses se bashkepronarit, zgjidhet vetem sipas dispozitave ligjore qe kane te bejne me institutin e bashkepronesise.

Sikunder u permend me lart, vendimi nr.144, date 26.11.1996 i K.K.K.Pronave ish pronareve, pronen ne fjale e ka trajtuar ne bashkepronesi, respektivisht ne masat ideale 39% ne favor te personit te trete dhe 61% ne favor te shtetit. Pra efektivisht kemi te bejme me nje prone-banese, e cila aktualisht eshte ne bashkepronesi. Sipas kerkesave te parashtruara ne nenin 204 te K.Civil, bashkepronari, ne rastin konkret, para se t`ja shese pjesen e vete ne sendin e paluajtshem, ne rastin konkret banesa, nje personi qe nuk eshte bashkepronar, ne rastin konkret paditesi, detyrohet te njoftoje me shkrim bashkepronaret e tjere, ne rastin konkret personin e trete, ne se deshirojne te blejne, ne rastin konkret 61%, me te njejtat kushte qe t`ja shese personit te trete”.

Sa siper, me te drejte, i padituri Keshilli Bashkiak Shkoder, ne cilesine e bashkepronarit, shteti, me vendimin nr.96, date 01.07.1999, ka vendosur te jape te drejten per privatizim te pjeses shteterore, ne favor te personit te trete Pjeter Xhuxha, pra bashkepronarit.

Nga ana tjeter, ne te gjithe dispozitat e parashikuara ne titullin “III”-te pjeses se dyte te K.Civil, ku flitet per bashkepronesine, nuk behet fjale ne asnje rast, per zgjidhje te vecanta nga rregulli i pergjithshem. E njejta gje mund te thuhet, sic do ta shohim me poshte edhe persa i perket kerkesave te parashikuara ne Ligjin nr.7652, date 23.12.1992, neni 22, kur perseri kemi referim ne K.Civil.

b. Ligji nr.7652, date 23.12.1992 rregullon dhe synon realizimin e privatizimit te banesave shteterore jo ish prone private.

Sipas kerkesave te parashikuara ne nenin “1” te Ligjit, “ky ligj ka si qellim te realizoje privatizimin e banesave shteterore….” Dhe sipas kerkesave te parashikuara ne nenin “21”… banesat shteterore ish prone private nuk privatizohen ne baze te ketij ligji”.

Qe ketej dalin dy perfundime apo me sakte keshtu, te cilat konkurojne vecmas njera me tjetren dhe konkretisht:

38

Page 36: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

1. Sipas ligjit ne fjale, qe te realizohet privatizimi i nje banese, duhet domosdoshmerisht qe ajo te jete vetem ne pronesi te shtetit. Me fjale te tjera, ligji rregullon privatizimin e te gjithe atyre banesave qe jane ne pronesi te shtetit, ne momentin e hyrjes ne fuqi te tij. Ne kete ligj, nuk behet fjale ne asnje rast per privatizimin e banesave qe jane ne bashkepronesi ndermjet shtetit dhe nje te treti. Per rrjedhoje edhe nuk percakton ndonje procedure te vecante per realizimin e privatizimit ne keto raste.

Ne rastin konkret, banesa ne fjale sipas Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, konkretizuar me vendimin nr.1441, date 26.11.1996 te K.K.Pronave, ka kaluar ne bashkepronesi ne pjese ideale, te shtetit dhe te nje individi, ish pronarit. Pra banesa nuk eshte vetem ne pronesi te shtetit.

2. Qe te realizohet privatizimi i nje banese shteterore, duhet qe ajo te mos kete qene ish prone private.

Ne rastin konkret, gjithmone ne vijim te analizes sa me siper, banesa ne fjale sikunder u permend, ka qene ish prone private dhe i eshte nenshtruar kerkesave te Ligjit 7698, date 15.04.1993. Per rrjedhoje banesa objekt mosmarreveshje, nuk mund te trajtohet sipas kerkesave te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992.

Persa i perket percaktimit qe behet ne kerkesat e nenit 22 te Ligjit, se marredheniet e bashkepronesise midis pronareve rregullohen me ligj te vecante, moment ku kerkon te referohet paditesi, nje gje e tille, duhet pare ne vazhdimesi dhe ne lidhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 21 te ligjit.

Efektivisht ne rastin tone, kemi te bejme me nje banese qe nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk mund te jete objekt i ligjit te permendur, pikerisht per cilesite e saj, te cilat u theksuan me lart (sipas nenit 21-banesat shteterore ish prone private, nuk privatizohen ne baze te ketij ligji).

Megjithate, percaktimi qe ben neni 22, ka te beje me marredheniet e bashkepronesise qe eventualisht krijohen ndermjet individeve qe kane realizuar privatizimin e baneses shteterore ne kushtet qe percakton Ligji nr.7652, date 23.12.1992.

Neni 22 i Ligjit ne fjale eshte nje dispozite e bardhe (blanket). Duke qene i tille, ajo me pas, i referohet kerkesave te Ligjit nr.7688, date 13 mars 1993 “Per bashkepronesine ne banesa”, i cili nga ana e tij me hyrjen ne fuqi te Kodit civil me 1 nentor 1994, eshte bere pjese e ketij Kodi (shiko nenin 1167 te K.Civil). Per rrjedhoje kur thuhet se “marredheniet e bashkepronesise midis pronareve rregullohen me ligj te vecante”, nenkuptohen pikerisht dispozitat qe kane te bejne me bashkepronesine, sipas Kodit Civil.

c. Dekreti nr.1440, date 04.04.1996 “Per trajtimin e banesave shteterore te pa privatizuara”, duke qene vazhdim i Ligjit nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, rregullon privatizimin e banesave shteterore qe aktualisht nuk jane privatizuar, si dhe percakton organin shteteror (bashki-komuna), i cili do te administroje dhe realizoje privatizimin e tyre.

Ne vijim persa u permenden, ky akt ne nje fare menyre, eshte vazhdim i rregullimit ligjor per privatizimin e banesave shteterore, qe ka bere Ligji i cituar nr.7652, date 23.12.1992.

Ai percakton organet e pushtetit lokal, sipas vendodhjes se banesave shteterore si dhe rregullon konkretisht privatizimin e atyre banesave, qe nuk jane privatizuar deri ne daten 31.12.1995 dhe nuk jane subjekte te Ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”. Praktikisht ne analize, qendrojne pergjithesisht te gjitha argumentet e sjella me larte, kur u trajtua Ligji nr.7652, date 23.12.1992.

39

Page 37: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Megjithate, duke pare keto perfundime, arrihet ne konkluzionin se referimi i pjesshem, qe i padituri Keshilli Bashkiak Shkoder, ka bere kur ka nxjerre vendimin nr.96, date 1 korrik 1999, eshte i gabuar. Themi referim i pjesshem, mbasi ky vendim, ne te njejten kohe ka edhe nje referim te sakte ligjor, sic jane kerkesat e nenit 204 te K.Civil. Permendja si baze ligjore edhe e Dekretit nr.1440, date 04.04.1996, nuk cenon dhe nuk mund te cenoje thelbin e zgjidhjes se problemit, ligjshmerine e nxjerrjes se vendimit. Ne vijim te analizes se bere kjo baze ligjore e gabuar, efektivisht mbetet pa asnje funksion dhe nuk mund te sjelle pasoja juridike, qe motivojne cenimin e vendimit.

Pavaresisht sa siper, me te drejte i padituri-Keshilli Bashkiak Shkoder, duke qene administrator i baneses (pjese shteterore), ka vendosur qe pjesen shteterore, ne perputhje me kerkesat ligjore qe rregullojne bashkepronesine, t`ja shese pikerisht bashkepronarit, ne rastin konkret personit te trete Pjeter Xhuxha.

Ne kete vendim te Keshillit Bashkiak, gjithashtu eshte zgjidhur ne te njejten kohe edhe pozicioni i paditesit Ahmet Shaba, i cili gezonte statusin e te pastrehit, duke mbetur ne cilesine e qeramarresit, ne kushte qeraje te percaktuar per banesat ish prone private, derisa shteti te zgjidhte problemin e strehimit.

Persa i perket pretendimeve te ngritura ne rekursin e paraqitur nga ana e paditesit Ahmet Shaba, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojne se ato nuk jane te tilla qe te motivojne ligjerisht, cenimin e vendimit nr.42, date 29.02.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder. Analiza e bere sa me siper, vlen per t`u dhene pergjigje ketyre pretendimeve.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te nenit

141/2 te Kushtetutes, nenit 17/a te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte” dhe nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S Ë N Lenien ne fuqi te vendimit nr.42, date 29.02.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder.Ky vendim, unifikues per praktiken gjyqesore, te dergohet per botim ne Fletoren

Zyrtare.

Tirane, me 16.01.2002

40

Page 38: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIMI I PAKICËSSic rezulton nga materialet e dosjes gjyqesore, me vendim te Komisionit te Kthimit dhe

Kompensimit te Pronave prane Bashkise se Shkodres, eshte vendosur njohja e pronesise ne masen 39% ne favor te personit te trete Pjeter Xhuxha ne nje banese ne kete qytet, ne te cilen jane bere shtesa nga ana e shtetit ne masen 61 %. Ne kete banese eshte ne poziten e qeramarresit paditesi Ahmet Shaba.

Mbas kesaj nga ana e Keshillit Bashkiak Shkoder, eshte vendosur dhenia e te drejtes se privatizimit te pjeses prej 61% ne pronesi te shtetit, ne favor te personit te trete Pjeter Xhuxha, bashkepronar ne masen prej 39 %. Nga ana e ketij Keshilli vendimi eshte bazuar ne nenin 204 te Kodit Civil dhe ne dekretin nr.1440, date 04.04.1996.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, duke unifikuar praktiken gjyqesore, kane mbajtur qendrimin se vendimi i Keshillit Bashkiak eshte i bazuar ne ligj, per arsye se ne rastin konkret prona eshte ne bashkepronesi dhe tjetersimi i pjeses se bashkepronarit behet duke respektuar dispozitat mbi bashkepronesine.

Kete qendrim te shumices e konsiderojme te gabuar per keto shkaqe:1. Banesa objekt i ketij gjykimi eshte trajtuar ne baze te ligjit nr.7698, date 15.04.1993

qe rregullon njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave te ish-pronareve te marra padrejtesisht mbas 29 nentorit 1944. Ne nenin 13 te ketij ligji trajtohen rastet kur ne objektin ish-prone private jane kryer nga ana e shtetit apo nga ana e personit bleres te objektit ndryshime ne strukture, shtesa anesore dhe shtesa kati. Kur vlera e shpenzimeve te kryera eshte mbi 50 % te vleres se objektit ( si ne rastin ne gjykim ) ky i fundit mbetet ne bashkepronesi.

Nisur nga qellimi ne teresi i ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ne vecanti edhe nga neni 13 i cituar, rezulton se ligjevenesi ne keto raste ka patur si qellim qe te ktheje objektin ish pronarit pa kundershperblim ne rastet kur vlera e shpenzimeve perben deri ne 20 % te vleres se objektit, te kaloje ne pronesi te ish- pronarit objektin kur vlefta e shpenzimeve perben mbi 20 % deri ne 50 % (pasi te jete shlyer kundervlefta dhe kur vlefta e shpenzimeve te kryera eshte mbi 50 % te vleres se objektit, ky i fundit mbetet ne bashkepronesi. Kjo bashkepronesi mund te krijohet me subjektin qe ka bere shtesat apo ndryshimet, pra shtetin ose personin bleres te ish prones se pronarit.

Ne rast se per pronat e ish pronareve ne te cilat jane bere ne vite ndryshime strukturore apo shtesa, ligjvenesi do kishte si qellim qe te percaktonte per ish-pronaret te drejta me te medha se ato qe parashikon neni 13 i ligjit, atehere do te parashikonte edhe per keto raste te drejten e parablerjes qe parashikon ne nenin 21 te tij. Ligjvenesi e kishte parasysh faktin se shteti mbetej bashkepronar me ish-pronarin dhe ne asnje dispozite te ketij ligji, apo te ligjeve te mevoneshme, nuk parashikoj detyrimin e tij qe kete fond banese ta perdorte ne favor te ish-pronareve ne zbatim te te drejtes se parablerjes qe rrjedh nga neni 204 i Kodit Civil.

Ne kete aspekt, interpretimi i bere nga shumica nuk perputhet me qellimin e ligjit, i cili njeh per ish pronarin bashkepronesine kur vlera e shpenzimeve eshte mbi 50 %, ndersa qendrimi i mbajtur ne kete vendim nga shumica ne fakt “ kthen” pronen ish pronareve. Nga ana e shumices i eshte dhene perparesi ligjit qe ben rregullimin e pergjithshem (nenit 204 te Kodit Civil) ne krahasim me ligjin qe ben rregullimin e posacem, specifik (neni 13 i ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave), duke mos patur parasysh parimin e njohur mbi perparesine e ligjit specifik.

2. I gabuar per mendimin tone eshte edhe interpretimi qe shumica i ben ligjit nr.7562, date 23.12.1992 “ Per privatizimin e banesave shteterore.” dhe dekretit nr.1440, date 04.04.1996 “ Per trajtimin e banesave shteterore te pa privatizuara.”

Keshtu, duke pohuar se “qe te realizohet privatizimi i nje banese duhet domosdoshmerisht qe ajo te jete vetem ne pronesi te shtetit”, shumica konkludon se ligji nuk parashikon rastet kur banesat jane ne bashkepronesi te shtetit dhe nje te treti dhe indirekt sipas ketij arsyetimi, ne rastin konkret nuk mund te aplikohet ligji nr.7652, date 23.12.1992.

41

Page 39: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ligji per privatizimin e banesave shteterore, qe ne nenin 1 te tij ka parashikuar si qellim te tij privatizimin e banesave qe jane ne pronesi te shtetit. Fakti qe shteti kishte ne pronesi 61 % te baneses dhe ish-pronari 39 % te saj, nuk perben asnje ndalim ligjor per shtetin qe te privatizoje pjesen e tij te pronesise ne favor te qeramarresit te baneses shteterore, qe eshte gjithashtu nje synim qe kerkohet te arrihet nepermjet ketij ligji.

I gabuar eshte gjithashtu edhe interpretimi qe i behet nga shumica dekretit 1440, date 04.04.1996 dhe nenit 21 te ligjit nr.6752, date 23.12.1992, sipas te cileve “ banesat shteterore ish prone private nuk privatizohen ne baze te ketij ligji.” Edhe ne kete drejtim, absolutizohet pjesa ideale qe i takon ish-pronarit duke u konsideruar “banesa prone private” dhe lihet menjane fakti qe kjo ndertese nuk eshte krejtesisht e tille dhe se pjesen me te madhe te pronesise se saj e ka shteti, ashtu sic absolutizohet edhe interpretimi i nenit 1, duke u argumentuar se banesa duhet te jete vetem ne pronesi te shtetit.

Nga teresia e arsyetimeve te bera me siper arrijme ne perfundimin se ish pronarit, duke ju njohur bashkepronesia ne masen 39 % te baneses, i jane dhene te gjitha te drejtat qe parashikon ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe keshilli bashkiak nuk duhet te bente privatizimin e pjeses ne pronesi te vet ne favor te ish pronarit, por ne zbatim te ligjit dhe te dekretit per privatizimin e banesave shteterore te bente privatizimin e kesaj pjese ne favor te qeramarresit te baneses.

Perikli Zaharia Spiro Spiro Thimjo Kondi

Natasha Sheshi Vladimir Metani Valentina Kondili

Metush Saraçi Bashkim Caka

42

Page 40: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 9 i Regj.Themeltar.Nr. 10 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Bashkim Caka Anetar Nikoleta Kita AnetareVladimir Bineri Anetar Vladimir Metani Anetar Valentina Kondili AnetareZamir Poda Anetar Natasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja Anetar Agron Lamaj Anetar Artan Hoxha Anetar Evgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 9, qe i perket:

PADITËS: XHEMIL MASKA, VLORE

I PADITUR: SIGURIMET SHOQERORE, VLORE

OBJEKTI I PADISË:Vertetimin e faktit juridik te vjetersise ne pune .

Baza Ligjore: Neni 388 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.945, date 27.05.1997, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses se kerkuesit Xhemil Maska duke vertetuar faktin juridik te vjetersise ne pune per periudhen nga 01.04.1960-01.08.1974 ne Nd Bonifikimit Vlore dhe nga 16.01.1976-01.01.1978 dhe 30.03.1978-30.09.1992 ne Nd. Pyjore Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit ka ushtruar rekurs personi interesuar, Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqerore Vlore, te cilet kerkojne prishjen e vendimit si te pasakte, duke parashtruar keto shkaqe:

- Dokumentacionin e paraqitur nga paditesi per vjetersi pune ne ndermarrje shteterore nuk e kemi pranuar si te parregullt.

- Nga verifikimet e mevonshme te kryera nga ana e jone, ka rezultuar se paditesi, figuron se ka punuar ne koop. buqesore.

43

Page 41: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 388 te K.Pr.Civile.

Kolegji Seleksionues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, me date 18.12.2000 ka vendosur:

Kalimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË pasi degjuan relatimin e kryesuesit Thimjo Kondi, gjyqtarit Metush Saraçi,

perfaqesuesin e paditesit av. Delo Mecani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, e pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë Kerkuesi Xhemil Maska ka kerkuar ne rruge gjyqesore te vertetoje faktin juridik te

qenies ne marredhenie pune, ne periudha kohe te ndryshme prane ish Nd. Bonifikimit dhe Nd.Pyjore Vlore. Kerkesepadine e ka mbeshtetur ne nenin 388 te K.Pr.Civile. Per te vertetuar kete fakt, kerkuesi ka paraqitur bashke me kerkesepadine edhe vertetimet perkatese te leshuara nga Drejtoria e Arkivave Vlore, ne te cilat tregohet se ai, figuron i regjistruar ne regjistrat e fuqise puntore.

Ne paraqitjen e kesaj kerkesepadie ka ndikuar drejteperdrejte qendrimi i Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Vlore, e cila ka orientuar kerkuesin te vertetoje ne rruge gjyqesore, faktin juridik te qenies ne marredhenie pune, me pretendimin se dokumentacioni i paraqitur nuk eshte i rregullt. Pra, organi perkates i cili ben vleresimin juridik te vlefshmerise te dokumentacionit te paraqitur per efekte pensioni pleqerie, nuk i ka pranuar ato. Kerkuesi duke mos disponuar librez pune i eshte drejtuar gjykates se rrethit.

Gjykata e rrethit pasi ka shqyrtuar ceshtjen, ne prani te Personit te Interesuar (Drejtorise Rajonale te Sig. Shoq. Vlore), ka arritur ne perfundimin se kerkesepadia e kerkuesit eshte ne perputhje me kerkesat e neneve 388-391 te K.Pr.Civile dhe mbeshtetur ne provat e administruara ka vendosur pranimin e kerkeses.

Vendimi i dhene nga kjo gjykate me date 27.05.1998, nuk eshte kundershtuar nga Personi Interesuar e per rrjedhoje ka marre forme te prere. Me pas, e pikerisht me date 16.04.1999, Personi i interesuar ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit prane Gjykates se Larte, me pretendimin se nga ana e saj jane gjetur dokumenta te tjera, me te cilat vertetohet se kerkuesi Xhemil Maska figuron se ka punuar ne kooperative buqesore per vitet e vertetuara ne rruge gjyqesore, si punonjes i ndermarrjes shteterore. Bashkengjitur rekursit eshte nje akt verifikimi date 30.03.1999 i librit te fshatit Ploce (kooperativa buqesore Sevaster) dhe nje deshmi penaliteti nr.3036.

Kolegjet e Bashkuara konstatojne, se rekursi i paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Vlore ka te beje vetem me prova shkresore te cilat kane rendesi per ceshtjen, por qe nuk jane ditur nga ajo, gjate shqyrtimit gjyqesor te kerkesepadise. Ato, jane disponuar nje vit pas dhenies se vendimit. Ne keto kushte, Personi Interesuar ka te drejte sipas nenit 494 te K.Pr.Civile, te kerkoje rishikimin e vendimit.

Ne Gjykaten e Larte nuk mund te paraqiten prova, e per rrjedhoje mbi bazen e tyre nuk mund te cenohet vendimi i gjykates se faktit. E gjithe permbajtja e rekursit i referohet provave te reja shkresore te mara nga Personi Interesuar pas dhenies se vendimit gjyqesor.

Ne kete shkalle gjykimi, nuk lejohet vleresimi i provave. Ato paraqiten e vleresohen vetem ne gjykaten e shkalles se pare dhe te apelit. Ndersa provat shkresore te zbuluara pas dhenies se vendimeve gjyqesore qe kane rendesi per ceshtjen jane shkak ligjor per te goditur ne rrugen e rishikimit vendimet gjyqesore te formes se prere.

44

Page 42: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Lenien ne fuqi te vendimit nr.945, date 27.05.1997 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Tirane, me 17.01.2002

MENDIM PAKICENuk jemi dakord me menyren e zgjidhjes se çeshtjes nga shumica.Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ka gjykuar nje ceshtje me objekt vertetim fakti juridik

te vjetersise ne pune ne dy ndermarrje shteterore per periudha te caktuara kohe. Kerkesa eshte bazuar ne nenin 388 e vijues te K.Pr.Civile. Pra, kemi te bejme me nje gjykim pa pale kundershtare, te ashtuquajtur gjykim gracioz. Kerkuesi ka pretenduar se libreza e punes i ka humbur dhe dokumentat e tjera nuk i jane pranuar nga Dega e Sigurimeve Shoqerore Vlore, prandaj ka kerkuar qe vjetersine ne pune per periudhat perkatese ta provoje ne rrugen e vertetimit gjyqesor te fakteve.

Kerkuesi ka paraqitur si prova nder te tjera, edhe dy vertetime te leshuara nga Drej-toria e Arkivave Vlore, sipas te cilave, ne kete institucion jane ne ruajtje Rregjistrat Themeltar te fuqise punetore te dy ndermarrjeve te pretenduara. Kerkuesi figuron i rregjistruar ne keto rregjistra si i punesuar ne periudhat perkatese.

Sipas nenit 388 te K.Pr.Civile, “Kur nga nje fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e te drejtave personale apo pasurore te nje personi dhe akti qe verteton ate eshte zhdukur, ka humbur dhe nuk mund te behet perseri, ose nuk mund te merret me ndonje rruge tjeter, personi i interesuar ka te drejte te kerkoje qe fakti te vertetohet me vendim te gjykates se shkalles se pare.”

Regjistri Themeltar eshte dokument zyrtar kryesor per vertetimin e faktit te vjetersise ne pune dhe, duke qene i tille, te dhenat qe permbahen ne te perbejne prove te plote per te provuar ne rruge administrative faktet juridike te pretenduara.

Libreza e punes eshte dokument personal, qe konsiderohet i prejardhur persa i perket menyres se plotesimit te saj. Ne te pasqyrohen te dhenat qe permbahen ne regjistrin themeltar. Edhe sikur te kete humbur, te jete zhdukur, te mos jete plotesuar ne kohe, ose te mos jete e mundur qe aktualisht te plotesohet libreza e punes nga punedhenesi, ne eventualitet te ekzistences se regjistrave themeltare, te dhenat qe permbahen ne to perbejne prove te plote per vertetimin e faktit juridik te vjetersise ne pune. Ne keto rrethana perjashtohet mundesia e vertetimit te faktit ne rruge gjyqesore.

Per sa me lart, ndryshe nga zgjidhja qe ka dhene shumica, vendimi i atakuar duhej te ishte prishur dhe ceshtja duhej te ishte kthyer per t`u rishqyrtuar ne shkalle te pare.

Gjate rigjykimit duhej te kerkoheshin per t`u kqyrur e administruar si prova regjistrat themeltare te lartpermendur. Ne rast se do te rezultonte se permbajtja e tyre, persa i perket kerkuesit, do te ishte ajo qe pasqyrohet ne vertetimet e leshuara nga Drejtoria e Arkivave, atehere kerkesa do te duhej te rrezohej si e pambeshtetur ne nenin 388 te K.Pr.Civile. Ne te kundert, ne mungese te dokumentave, do te procedohej ne rrugen e vertetimit gjyqesor te fakteve, sipas dispozites se mesiperme.

Kristaq Ngjela Thimjo Kondi Zamir Poda

Nikoleta Kita Valentina Kondili Artan Hoxha

45

Page 43: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 13 i Regjistrit ThemeltarNr. 11 i Vendimit.

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Spiro Spiro “Bashkim Caka “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Ylvi Myrtja “Vladimir Bineri “Nikoleta Kita “Agron Lamaj “Artan Hoxha “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “

ne seancen gjyqesore te dates 18.01.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: BARDHYL GOLEMI, perfaqesuar nga av. Viktor Konomi.

TË PADITUR: BASHKIA E QYTETIT TIRANE, ne mungese.FIRMA “TEKNO PROJEKT”, perfaqesuar nga av. Arben Vani.

PERSONA TË INTERESUAR: TRASHEGIMTARET E FAMILJES VOKOPOLA, perfaqesuar nga av. Arben Vani.

OBJEKTI I PADISË: Cenim pronesie.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.5378, date 21.06.1996 ka vendosur:

Rrezimin e padise si te pa mbeshtetur ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.6054, date 15.11.1996 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 5378, date 21.06.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane.

46

Page 44: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.573, date 30.04.1997 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.6054, date 15.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder ketyre vendimeve ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit Bardhyl Golemi, duke parashtruar sa me poshte:

- Jam pronar i ligjshem i truallit qe e kam fituar fituar me kontrate noteriale shitjeje dhe e kam regjistruar ne hipoteke. Shitja nuk eshte bere me kusht qe te beja ndertime ne ate themel.

- Vendimi i K.RR.T, date 16.04.1996 i marre pas 5 vjetesh, qe i jep leje ndertimi shoqerise Tekno projekt eshte i paligjshem. Gjithashtu ndertimi eshte ne kundershtim me Rregulloren e Urbanistikes.

- Nuk eshte zbatuar ndaj meje ndonje procedure e rregullt per hyrjen e pronesise se truallit. Une kam blere bahcen (oborrin) qe kam poseduar prej 30 vjetesh.

- Komisioni i Kthimit te Pronave ka disponuar ne favor te familjes Vokopola nje prone qe nuk ishte e shtetit.

47

Page 45: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kolegji Seleksionues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin date 19.12.2000 ka vendosur:

Kalimin per gjykim te rekursit te paraqitur nga Bardhyl Golemi.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËPasi degjuan relatimin e gjyqtareve Metush Saraci dhe Natasha Sheshi,

perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e vendimeve, perfaqesuesin e te paditurve qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi diskutuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë:Vendimi nr.573, date 30.04.1997 i Gjykates se Kasacionit, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr. 6054, date 15.11.1996 i gjykates se Apelit Tirane, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet.

Ne kundershtim me sa arsyeton Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit (sot Gjykata e Larte), ankimi permbante shkaqe ligjore per prishjen e vendimit te Apelit, nr.6054, date 14.11.1996, si dhe te vendimit nr.5378, date 21.06.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Per rrjedhoje edhe keto vendime duhet te prishen dhe ceshtja duhet te kthehet per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane.

Nga materialet e gjykimit ne gjykatat e faktit ka rezultuar si me poshte:Paditesi Bardhyl Golemi ka pasur ne posedim nje truall prej 380 m2, i cili ka sherbyer si

oborr dhe bahce e nderteses ku ai ka pasur ne posedim nje apartament banimi fillimisht me titull qiradhenije nga shteti dhe me vone, pas privatizimit, ne pronesi. Ky truall (oborr dhe bahce), i rrethuar me mur qe ne kohen e ndertimit te nderteses, ka sherbyer kurdohere si pjese funksionale e saj dhe eshte perdorur vazhdimisht nga paditesi.

Komiteti Ekzekutiv Pluralist i Rajonit Nr.2, me vendimin nr.159 date 28.12.1991, ka vendosur qe ky truall t`i shitet paditesit Bardhyl Golemi. Pas kesaj eshte lidhur kontrata noteriale e shitjes dhe trualli eshte rregjistruar ne hipoteke ne pronesi te bleresit, me nr.362, date 07.02.1992.

Me date 10.05.1996 pala e paditur, shoqeria “Tekno projekt” sh.p.k. ka filluar ndertimin e nje pallati 6 katesh, siperfaqja ndertimore e te cilit ka perfshire edhe truallin e lartpermendur te blere nga paditesi.

Me date 13.05.1996 paditesi Bardhyl Golemi ka ngritur padine me objekt cenim pronesie, duke thirrur si te paditur shoqerine “Tekno projekt” sh.p.k. dhe Bashkine e Tiranes.

Me date 22.05.1996 kane nderhyre ne gjykim me cilesine e personit te trete, duke u bashkuar proceduralisht me te paditurin, Fadil Vokopola, Hysnie Vokopola, Rezara Vokopola dhe Fatbardha Daja (Vokopola), te cilet kane kerkuar te detyrohet paditesi Bardhyl Golemi t`i njohe pronare te truallit me siperfaqe prej 380 m2 te pershkruar me lart. Personat e trete kane pretenduar qe jane bere ata pronare te truallit, ku perfshihet edhe siperfaqja e kontestuar prej 380 m2, blere nga paditesi ne vitin 1991. Fitimin e pronesise mbi kete truall ata e bazojne ne vendimin nr. 539 date 30.04.1996 te Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave ish-pronareve prane Bashkise Tirane, me te cilin ata jane kompensuar ne natyre me nje siperfaqe trualli ekuivalente.

Gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se Bashkia ne vitin 1992 ka shitur troje vetem per te bere ndertime. Ne baze te Dekretit te Presidentit nr.772, date 14.02.1994 “Per nje shtese ne ligjin nr.7693 date 29.04.1993” dhe Udhezimit nr.57, date 26.05.1994 te Ministrise se Ndertimit, Bashkia ka konstatuar se nuk ishin bere ndertime dhe ka bere crregjistrimin ne Zyren e Hipotekave me date 21.05.1996. Gjithashtu nga shkalla e pare arsyetohet se paditesi nuk eshte bere e nuk mund te behej pronar i truallit edhe pas privatizimit te nderteses, ne baze te nenit 23 te ligjit nr.7652 date 23.12.1992 per privatizimin e banesave shteterore.

48

Page 46: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Arsyetimi i mesiperm eshte pranuar edhe nga gjykata e Apelit Tirane, ndersa Gjykata e Kasacionit nuk e ka shqyrtuar ceshtjen ne themel, duke arsyetuar qe rekursi nuk permban shkaqe ligjore.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se ne te gjitha vendimet qe jane marre per kete ceshtje nuk eshte pasur parasysh, ose eshte anashkaluar, shkelja e parimit kushtetues per nje proces te rregullt ligjor nga organet e pushtetit lokal dhe te administrates vendore te asaj kohe ne dem te paditesit Bardhyl Golemi.

Sipas nenit 38 te Ligjit nr.7692, date 31.03.1993 “Per nje shtojce ne ligjin 7491 date 29.04.1991 “Per Dispozitat Kryesore Kushtetuese””, “Liria, prona ose te drejtat e pranuara me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor”.

Paditesi Bardhyl Golemi pronesine dhe, ne kuader te saj, posedimin dhe gezimin e siperfaqes se truallit prej 380 m2, nuk e ka fituar arbitrarisht, por ne baze te nje vendimi te organit te pushtetit lokal te asaj kohe. Ai ka lidhur rregullisht kontraten noteriale te shitjes, e ka regjistruar pronen ne hipoteke dhe e ka poseduar ate qetesisht pa ndonje shqetesim deri sa nje dite te caktuar ne vitin 1996 pala e paditur Tekno-projekt sh.p.k. ka filluar punimet per ndertimin e nje pallati, duke prishur fillimisht murin rrethues te oborrit e duke prere pemet e bahces.

Pretendohet se paditesit pronesia i eshte hequr duke u bere çregjistrimi ne regjistrat e Zyres se Hipotekave ne baze te proces-verbalit date 15.02.1996 te Urbanistikes prane Bashkise Tirane. Ne nje kopje te ketij proces-verbali, te pa vertetuar rregullisht njesia me origjinalin, qe ndodhet ne dosje, pasqyrohet se eshte bere verifikimi qe paditesi nuk kish bere ndertime dhe, sipas shenimit te bere ne proces-verbal, trualli kalon ne dispozicion te Keshillit Bashkiak Tirane. Ky quhet proces-verbal per marrjen ne dorezim te sheshit ne baze te Ligjit nr.7320 date 24.04.1994. Ne te shenohet gjithashtu se “pronari aktual i tokes z.Bardhyl Golemi eshte dakord me kalimin e se drejtes se pronesise se ketij sheshi nga ai ne favor te shtetit”, por ky proces-verbal nuk rezulton te jete nenshkruar nga paditesi, as t`i jete komunikuar rregullisht atij per t`u ankuar ne rruge administrative apo gjyqesore. Per me teper as ne kete dokumet, as ne ndonje akt tjeter, nuk thuhet se cfare do te behet me kontraten noteriale te shitjes se truallit ne favor te paditesit, ne se kjo eshte apo duhet te deklarohet e pavlefshme, ne se kontrata duhet te zgjidhet si duhet te zgjidhen pasojat juridike te ketyre qendrimeve, ne se paditesi demtohet nga keto veprime te njeaneshme dhe si duhet te zhdemtohet ai.

Pa keto zgjidhje dhe, mbi te gjitha, pa u njoftuar rregullisht paditesi per to, e pa i dhene atij mundesine per t`u ankuar e per t`u mbrojtur sipas ligjit, veprimet e pushtetit e te administrates lokale, konsiderohen te kunderligjeshme, madje arbitrare.

Paligjshmeria e veprimeve te organeve te administrates lokale konstatohet edhe nga fakti qe, ndersa Vendimi i Komisionit te Pronave ne favor te ish-pronareve Vokopola mban daten 30.04.1996, vendimi i Keshillit Bashkiak per t`u kompensuar me siperfaqen ekuivalente te truallit prej 1000 m2 mban daten 27.03.1996, vendimi i K.RR.T. per miratimin e sheshit te ndertimit per familjen Vokopola mban daten 12.03.1996, dhe leja e ndertimit mban daten 16.04.1996. Pra, sheshi i ndertimit dhe leja e ndertimit per familjen Vokopola jane dhene para se te merrej Vendimi i Komisionit te Pronave per kompensimin e ish-prones se tyre. Per me teper rregjistrimi hipotekor i truallit qe u eshte dhene per kompensim, pa u zgjidhur konflikti me bleresin Bardhyl Golemi, eshte bere me date 03.05.1996.

Paditesi Bardhyl Golemi ka pretenduar dhe ka provuar gjate gjykimit se trualli qe ai ka blere ne fillim te vitit 1992, nuk i eshte shitur me kusht qe ai te ndertoje mbi te (si shesh ndertimi). Gjithashtu, vec faktit qe truallin nuk e ka fituar arbitrarisht, por ne baze te nje kontrate me shites shtetin, me kundershperblim dhe ne mirebesim, paditesi ka ngritur edhe pretendimin se per te fituar pronesine mbi kete truall ai perfiton edhe prej nenit 10/3 te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992, “Per privatizimin e banesave shteterore”.

49

Page 47: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Sipas kesaj dispozite, “Kur privatizohet nje banese e vecante e rrethuar me oborr, i cili eshte perdorur e mirembajtur ne menyre te perhereshme nga qiramarresit, oborri kalon ne bashkepronesi te tyre”.

Ne kohen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji paditesi e kishte gezimin dhe posedimin e ketij trualli dhe e kishte paguar cmimin e tij.

Si gjykata e rrethit, edhe ajo e Apelit, e kane anashkaluar kete pretendim te paditesit, qe e bazon ne nenin 10/3 te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 dhe per te rrezuar pretendimin e tij, i jane referuar nenit 23 te ketij ligji, i cili ka permbajtje krejt tjeter, qe nuk lidhet me problematiken objekt shqyrtimi.

Gjithashtu, ne pikpamje procedurale, gjykatat e faktit kane vendosur vetem per rrezimin e padise se paditesit dhe nuk jane shprehur fare per pretendimet dhe kerkimet e personave te trete, trashegimtareve te ish-pronarit Vokopola, te cilet kane nderhyre ne kete gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “ç”, te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N:Prishjen e vendimit nr.573, date 30.04.1997 te Gjykates se Kasacionit, te vendimit

nr.6054, date 15.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane, dhe te vendimit nr.5378, date 21.06.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane, dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.01.2002

50

Page 48: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIM I PAKICËSRekursi i paraqitur nga paditesi Bardhyl Golemi nuk permban asnje nga shkaqet e

parashikuara nga neni 473 i Kodit te Procedures Civile, prandaj ai nuk duhej te pranohej nga shumica.

Eshte e rendesishme te preçizohet fakti se, paditesi ka pasur ne qiramarrje nje apartament banimi ne nje pallat, perpara, se cilit ndodhej nje oborr me siperfaqe 380 m2.

Me 28.12.1991 Komiteti Ekzekutiv Pluralist i Rajonit nr.2 ka vendosur qe ky truall t'i shitej paditesit. Pas kesaj eshte lidhur kontrata e shitjes dhe trualli eshte regjistruar ne hipoteke ne pronesi te tij me 07.02.1992.

Por, konstatohet se ne kohen kur paditesi ka blere truallin ishte e ndaluar shitblerja e tokes, siç parashikohej ne menyre te shprehur nga dekret-ligji nr.7476, date 12.03.1991, "Per lejimin dhe mbrojtjen e prones e te veprimtarive private", (neni 14). Marredheniet e shtetit me personat private per perdorimin e tokes rregulloheshin me kontraten e qirase, sipas dispozitave ne fuqi ne ate kohe.

Perjashtimi u vendos me ligjin nr.7512, date 10.08.1991 "Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, ..., i cili parashikonte se: "Personave fizike a juridike private vendas u jepet ne pronesi truall per ndertim me pagese, duke pasur edhe te drejten e shitblerjes" (neni 21). Pra, ne ate kohe shit-blerja e ketij trualli mund te behej vetem per ndertim. Por, siç del nga materjalet e dosjes gjyqesore, shit-blerja e truallit nuk u be me qellim ndertimi, gje qe vinte ne kundershtim me ligjin.

Ne keto rrethana, gjykata ka konstatuar se kontrata e shitblerjes se truallit te mesiperm eshte absolutisht e pavlefshsme dhe si e tille ajo eshte nul qe nga momenti i lidhjes se saj. Per pasoje, paditesi nuk mund te legjitimohet te kerkoje pushimin e cenimit te pronesise, sepse ai as nuk ka qene dhe as nuk eshte pronari, kusht ky i domosdoshem per padine mohuese, ashtu sikunder edhe per padine e rivendikimit.

Ne keto kushte, jemi perpara nje padie qe nuk mund te ngrihej, prandaj gjykatat me te drejte e kane rrezuar ate.

Perikli Zaharia Artan Hoxha Agron Lamaj

51

Page 49: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.5 i Regj.ThemeltarNr.12 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbera nga:

Thimjo Kondi KryetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha “Bashkim Caka “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “Kristaq Ngjela “Perikli Zaharia “Evgjeni Sinoimeri “Valentina Kondili “Vladimir Bineri “Ylvi Myrtja “Zamir Poda “Nikoleta Kita “Vladimir Metani “Spiro Spiro “Irma Bala “

ne seancen gjyqsore te dates 17.01.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen civile Nr.5, qe i perket:

PADITËS: ZIHNI CUKALLA, etj.

I PADITUR: BASHKIA TIRANE

PERSON I TRETË: KUDRET DISHNICA, etj.

OBJEKTI I PADISËKundershtimi i aktit administrativ

Nr.1588, date 14.08.1992 te Bashkise Tirane

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.6623, date 31.07.1996, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise te ngritur nga paditesat.Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.127, date 8.1.1997,

Ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin Nr.22, date 15.1.1998, Ka prishur te dy vendimet dhe e ka kthyer ceshtjen per rigjykim ne Gjykaten e Apelit.

52

Page 50: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.13, date 17.11.1998, perfundimisht Ka rrezuar kerkese padine si te pambeshtetur ne ligj e ne prova.

Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte, me vendimin Nr.271, date 10.3.2000, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.13, date 17.11.1998, te Gjykates se Apelit Durres.

Kunder vendimet te formes se prere dhe vendimit te Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte, kane ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesit, te cilet kerkojne prishjen e tyre duke parashtruar si shkaqe kryesore:

- Godina eshte ndertuar prej pushtuesve italiane per qellime ushtarake dhe si e tille ajo ishte prone e shtetit Italian dhe jo e shtetasit italian sikurse eshte pranuar deri tani.

- Konkluzioni i Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte lidhur me kalimin ne pronesi te shtetit shqiptar te pasurise se shtetasve italiane, vjen ne kundershtim me nenet 1, 2 dhe 3 te Ligjit Nr.627, date 1.6.1948.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATËS SË LARTË pasi degjuan relacionin e gjyqtareve Artan Hoxha dhe Nikoleta Kita, mbrojtesin e pales paditese, Av. Vladimir Meci i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe pranimin e kerkese padise, mbrojtesin e pales se trete, Av. Arqile Nini i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve te ankimuara dhe, pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

53

Page 51: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte dhe ai i Apelit Durres jane marre

ne perputhje me ligjin e per kete shkak duhet te lihen ne fuqi.Paditesit, qeramarres me shtetin ne nje godine qe ndodhet ne Rrugen “Vaso Pasho”

Nr.7, ne Tirane, kane paditur Bashkine e Tiranes, duke kerkuar kundershtimin e aktit administrativ Nr.1588, date 14.8.1992, te seksionit te finances me te cilin personave te trete, trashegimtareve te Jonuz e Nexhmedin Shijaku, ju eshte kthyer ndertesa ku jane me qera, ne baze te Ligjit Nr.7514, date 30.9.1991 “Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike”. Duke e konsideruar kete akt te marre ne kundershtim me ligjin, paditesat kane kerkuar shfuqizimin e tij ne gjykate me qellim qe me tej ata te perfitojne te drejten e privatizimit ne perputhje me ligjin Nr.7652, date 23.12.1992, “Per privatizimin e banesave shteterore”. Padia e ngritur eshte rrezuar ne te gjitha shkallet e gjykimit, vendime qe jane lene ne fuqi edhe nga Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte.

Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe nga sa u parashtrua gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e bashkuara, rezulton se Jonuz e Nexhmedin Shijaku me akt shitje pronesie te bere perpara noterit me Nr. Rep. 9549 dhe kol.4233, date 9.2.1944, kane blere nga shtetasi Ettore Berardi nje siperfaqe trualli prej 1100 m2 te ndodhur ne Tiranen e Re me kufizimet perkatese, se bashku me nje shtepi prej 3 kateshe te ngritura mbi kete truall, prone e shtetasit italian. Po ne kete date, eshte formuluar edhe nota e transkriptimit favor te Jonuz e Nexhmedin Shijakut kundra shtetasit italian Ettore Berardi dhe eshte bere regjistrimi perkates i pronesise ne zyren e hipotekes. Mbas clirimit, me vendimin penal Nr.167, date 14.7.1945, Nexhmi i Jonuz Shijaku jane denuar me nga 30 vjet heqje lirie secili dhe me konfiskim te pasurise te luajteshme dhe te paluajteshme, per shkak se sipas vendimit, ata kishin bere pjese ne organizaten tradhetare e mercenare te legalitetit dhe tradhetuar luften e popullit shqiptar duke spekulluar me autoritetet italiane. Mbi bazen e ketij vendimi eshte bere dhe konfiskimi i te gjitha pasurive te vellezerve Shijaku perfshi dhe truallin dhe godinen objekt konflikti.

Ne vitin 1992, mbeshtetur ne Ligjin Nr.7514, date 30.9.1991, me ndryshimet e mevonshme, duke qene se ndertesa ne fjale nuk ishte prishur, nga trashegimtaret e Nexhmi e Jonuz Shijaku eshte kerkuar nga seksioni i finances i Komitetit Ekzekutiv te Rajonit Nr.2 Tirane, qe si ish te perndjekur politike t’ju kthehej ndertesa ne fjale. Ky Komitet, me aktin administrativ Nr.1588, date 14.8.1992, ka vendosur tu ktheje pronesine e nderteses se lartpermendur trashegimtareve te vellezerve Shijaku dhe njekohesisht ka urdheruar zyren e hipotekes te beje veprimet perkatese per kalimin e pronesise nga shteti tek pronari i vjeter. Me tej, trashegimtaret e vellezerve Shijaku, ne baze te Ligjit Nr.7698, date 15.4.1993, per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve, kane kerkuar kthimin edhe te 1100 m2 truall, gje qe ju eshte pranuar me vendimin Nr.368, date 6.12.1995, te ketij Komisioni.

Pretendimi i ngritur ne rekursin ne interes te ligjit se prona e blere nga vellezerit Shijaku ne shkurt te vitit 1944 nuk ka qene prone e shtetasit italian, por e shtetit Italian, nuk eshte i mbeshtetur me provat qe jane administruar gjate shqyrtimit te kesaj ceshtje. Ky pretendim mbeshtetet se pari, ne faktin se ajo nuk mund te ishte prone private per shkak se nuk eshte ndertuar si banese private, ose vile, por si nje objekt me permasa te jashtezakonshme e me destinacion te mirefillte ushtarak dhe se dyti, pas perfundimit te ndertimit ajo eshte perdorur ne perputhje me destinacionin e saj si objekt ushtarak, fillimisht nga oficeret italian te xhenjos e me vone si komande e gestapos gjermane.

54

Page 52: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe ashtu si me te drejte kane pranuar gjykatat, ka rezultuar e provuar se shtetasi italian Ettore Berardi me aktin e shitjes te dates 22.10.1941 ka blere kundrejt 4000 franga shqiptare parcelen Nr.148, me siperfaqe 1100 m2, pronarit te saj, shtetasit shqiptar Petraq Popa. Mbi kete truall, ky shtetas italian, me shpenzimet e tij, pasi ka kerkuar lejet perkatese te ndertimit autoriteteve kompetente te asaj kohe, ka ndertuar godinen ne fjale ne vitin 1942, te cilen e ka regjistruar ne emer te tij ne zyren e hipotekes, me Nr.235, date 16.3.1943. Si kerkesa per leje ndertimi, ashtu edhe kerkesa per shtimin e nje kati mbi ate te miratuar, jane bere te gjitha ne emer te shtetasit italian dhe jo ne emer te shtetit, apo te ndonje ndermarrje, apo organizate italiane. Jo vetem kaq, por Gjykata e Tiranes me vendimin Nr.27, date 15.1.1943 ka vertetuar faktin e ndertimit te kesaj godine me shpenzimet e shtetasit italian Ettore Berardi dhe pronesine e tij mbi kete godine. Argumenti i ngritur ne rekurs lidhur me numrin e dhomave dhe destinacionin e perdorimit te godines nuk mund te kundershtojne aktet zyrtare lidhur me pronesine, ato ne vetvete tregojne menyren e perdorimit te godines pa cenuar pronarin e saj ne pronesi.

Ne rekurs si shkak tjeter per prishjen e vendimeve te gjykatave eshte ngritur aplikimi i gabuar i dispozitave te Traktatit te Paqes se Parisit te vitit 1947 dhe ligjit Nr.627, date 1.6.1948, “Mbi kalimin ne pronesi te shtetit te pasurise italiane te ndodhur ne Shqiperi”. Sikurse rezulton nga Traktati i Paqes i Parisit qe eshte miratuar nga shteti Shqiptar me Ligjin Nr.627, date 1.6.1948, reparacionet e luftes nga shteti perfitues do te merreshin pa shperblim nga pasurite shteterore italiane dhe ato parashteterore te cilat ndodheshin ne token e pushtuar. Nga ana tjeter, pasurite dhe te drejtat e shtetasve italiane qe qendronin ne menyre te perhershme ne tokat e ceduara ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij traktati, sipas pikes 9 te aneksit XIV, do te respektohen ne te njejten mase me ato te shteteve ku ndodhen, me kusht qe te jene fituar ne menyre te ligjshme. Mbrojtja e ketyre te drejtave percaktohet ne menyre me te plote ne nenin 30 te Traktatit, ku thuhet se, “shtetasit italiane ne Shqiperi do te gezojne te drejta te njejta me ato te shtetasve te vendeve te tjera”. Ajo qe shtetasit italiane humbasin sipas ketij ligji, jane koncesionet e te drejta te vecanta te akorduara perpara nenshkrimit ketij traktati. Pra, rezulton se me perjashtim te atyre, te gjitha te drejtat e tjera civile, apo tregtare do te gezohen normalisht, njelloj si shtetasit e vendeve te tjera, ne rastin konkret, shtetasit shqiptar. Edhe neni 3 i ligjit Nr.627, date 1.6.1998, i cili percakton se “jane nul veprimet juridike qe bejne te pamundur kalimin e pronesise, te drejtave dhe interesave italiane, ne pronesine e shtetit Shqiptar”, duhet pare ne harmoni me dispozitat e Traktatit te Paqes se Parisit. Ajo i konsideron te pavlefshme ato veprime te kalimit te pronesise nga shteti Italian, apo organizatat parashteterore tek te tretet, si dhe koncesionet dhe te drejtat e tjera te vecanta te shtetasve italiane te kaluar tek te tretet.

Eshte fakt i provuar ne kete gjykim, se ne pronesi te vellezerve Shijaku mbi bazen e nje kontrate shitje dhe regjistrimi te metejshem te saj sipas ligjit ne fuqi te kohes, ka kaluar prona e paluajteshme objekt konflikti, duke u bere keta shtetas shqiptar, pronare te ligjshem te saj. Po ashtu, vellezerve Shijaku, ju jane konfiskuar ne kete prone dhe prona te tjera, jo per shkak te Traktatit te Paqes dhe per te shlyer reparacionet e luftes te Italise fashiste ndaj shtetit Shqiptar, por si rezultat i denimit te tyre penal ne vitin 1945. Sikurse rezulton edhe nga pikpamja e faktit, kjo prone e konfiskuar ne ata kohe nuk ka patur lidhje me rregullimet e Traktatit te Paqes te Parisit, por eshte trajtuar individualisht me konfiskim, per shkak te denimit penal te vuajtur te pronareve te saj, vellezerit Shijaku.

55

Page 53: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne kerkese padine e paditesave, eshte parashtruar si shkak per shfuqizimin e urdherit administrativ te Komitetit Ekzekutiv te Rajonit Nr.2, fakti qe ne momentin kur prona eshte kthyer nuk kishte ndryshuar akoma ligji lidhur me poziten e bashkepunetoreve me fashizmin dhe kthimin e pronave te tyre. Nga ky shkak, ne gjykimin ne apel, sikurse rezulton edhe nga vendimi Nr.13, date 13.11.1998, nga ana e paditesave eshte hequr dore dhe kerkesa, eshte perqendruar ne faktin se prona ne fjale nuk duhej tu ishte kthyer personave te trete, per shkak se ajo banese ka qene e shtetit Italian e se ne baze te nenit 29 te Dekretit mbi ratifikimin e Traktatit te Paqes me Italine, duhet t’i kalonte shtetit Shqiptar.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojne se ndodhur para faktit te mesiperm te heqjes dore qe ne gjykimin ne apel, nuk ka patur dhe as nuk ka vend qe Kolegjet e Bashkuara te shqyrtojne nje shkak qe nuk kerkohet nga palet. Edhe me tej, ne konfirmim te asaj qe eshte hequr dore qe ne gjykimet e meparshme nga ky shkak, eshte dhe fakti se as ne rekursin ne interes te ligjit dhe as ne seance gjyqesore, nuk eshte pretenduar fakti i pozites se atyre qe jane konfiskuar ne pasuri, per shkak te bashkepunimit me fashizmin. Ne baze te nenit 6 te K.P.Civile, “gjykata qe shqyrton mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet”, per pasoje edhe Gjykata e Larte eshte kufizuar ne shkaqet e rekursit. Per pasoje, ajo nuk mund te cenoje nje vendim te nje gjykate me te ulet per shkaqe tej atyre qe kerkohen ne rekurs. Cdo disponim i kundert do te perbente tejkalim te te drejtave dhe kompetencave te Gjykates se Larte.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te

K.P.Civile,

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit Nr.271, date 10.3.2000, te Kolegjit Administrativ te

Gjykates se Larte, i cili ka lene ne fuqi vendimin Nr.13, date 17.11.1998, te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane me 17.01.2002

56

Page 54: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIMI PAKICËSNuk jemi dakord me vendimin e shumices se Anetareve te Kolegjit te Bashkuar te

Gjykates se Larte per keto arsye:§ 1. Akti administrativ eshte i kunderligjshem

- ne baze te Nenit 14 te KPrC, Gjykata ka te drejte te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin.

Duke ju referuar vendimeve gjyqesore si edhe provave te ndodhura ne dosje shihet se Gjykata e ka interpretuar dhe zbatuar ligjin gabim. Objekt i kerkeses eshte pretendimi se kthimi i prones eshte bere ne menyre te kunderligjeshme pasi as ligja 7514 dhe as udhezimi nr.16, dt. 8.8.1992. nuk e lejonte nje kthim te tille. Eshte e vertete se ky akt ligjor me vone ka pesuar ndryshime, por Gjykata duhej te hetonte momentin kur ai u zbatua ne favor te anes se paditur. Neni 1 i kesaje ligje nuk justifon kthimin e prones te paditurve.

Ne rrethanat e mesiperme akti administrativ i pales se paditur duhej te anullohej sepse vjen ne kundershtim me ligjin dhe dhenia e nje vendimi ne favor te paditurve eshte ne zbatim te gabuar te ligjit, pra deshmon per nje proces te parregullt ligjor, nepermjet se cilit paditesit ne menyre te padrejte jane zhveshur nga e drejta e tyre per privatizimin e baneses.

§ 2. Pronare e vetme e baneses eshte shteti shqiptar.Nga teresia e provave te administruara eshte provuar se kjo banese eshte ndertuar

nga nje shtetas italian dhe destinacioni i saj ka qene gjithnje ne favor te sherbimit te pushtimit fashist. Kalimi i pronesise se kesaj ndertese eshte bere ne vitin 1944. Duke ju referuar ligjes nr. 627, Nenet 1 dhe 3 krijohet bindja se kjo prone i ka kaluar shtetit shqiptar. Veprimi juridik per kalimin e pronesise ne vitin 1944 ka qene thjesht formal dhe me mashtrim. Kjo del edhe nga vete permbajtja e vendimit penal, kur te paditurit jane cilesuar si bashkepunetore me fashistet italiane. Eshte e vertete se baze te vendimit penal te paditurve ju eshte konfiskuar pasuria, por ne zbatim te nje ligji te mevonshem ky konfiskim eshte nul dhe per pasoje prona mbetet ne pronesi te shtetit shqipatar. Pra edhe ne kete aspekt te paditurit nuk kane asnje te drejte pronesie mbi kete ndertese.

Agron Lamaj Kristaq Ngjela Metush Saraçi Natasha Sheshi

Valentina Kondili Vladimir Metani Vladimir Bineri Zamir Poda

57

Page 55: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 14 i Regj. Themeltar.Nr. 13 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja “Spiro Spiro “Bashkim Caka “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Artan Hoxha “Metush Saraçi “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Zamir Poda “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Nikoleta Kita “

ne seancen gjyqesore te dates 18.01.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 14 qe i perket:

PADITËS: MEDIN BEGO – TIRANE, perfaqesuar nga avokat Gani Dizdari

TË PADITUR: TRASHEGIMTARET E ISH PRONARES KUME HETA, perfaqesuar nga avokat Viktor Ikonomi dhe Luan Hasanaj KKK PRONAVE – Bashkia Tirane, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËAnullim i vendimit te KKK Pronave nr. 897, date 6.12.1994.

Baza ligjore: Neni 27/a i ligjit Nr. 7698, date 15.4.1993.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendim nr. 5448 date 27.10.1997 ka vendosur:Rrezimin e padise dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 897 date 6.12.1994 ne favor te trashegimtareve te ish pronares Kume Heta.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs ne interes te ligjit, paditesi Medin Bego dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Nga gjykata jane administruar dy akte ekspertimi me permbajtje te kundert prandaj mbeshtetur ne nenin 229 te K.Pr.Civile gjykata duhet te caktonte nje grup tjeter eksperte.

- Gjykata nuk ka arsyetuar shkaqet e mospranimit te ekspertizes te bere nga I. Zace e A. Telo duke vepruar keshtu ne kundershtim me nenin 81/2 te K.Pr.Civile.

58

Page 56: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Nuk jane administruar prova vendimtare si akti i pronesise i K. Janku dhe vendimi nr. 49 date 28.01.1948 i ish K.Ekz. KP te Qytetit Tirane per konfiskimin e siperfaqes se truallit 391 m2.

- Vendimi i gjykates eshte alogjik kur arsyeton se nga viti 1946-1962 pala e paditur ka dhene me qira truallin ne ndermarrje shteterore kur eshte vertetuar se trualli objekt gjykimi eshte konfiskuar nga shteti qysh ne vitin 1948.

- Gjykata nuk eshte shprehur per vendimin tone te KKK Pronave nr. 516 date 10.4.1996, vendim te cilin e kishte ne dosje dhe duhet ta analizonte.

- Gjykata nuk pati parasysh qe edhe KKK Pronave ndonese nuk e shqyrtoi kerkesen tone ka pranuar se kishte gabuar ne dhenien e vendimit nr. 897 date 6.12.1994.

Pala e paditur, trashegimtaret e Kume Hetes, kane paraqitur kunderrekurs dhe parashtrojne:

- Rekursi i paraqitur nga pala paditese nuk ploteson asnje nga kerkesat e nenit 472 te K.Pr.Civile.

- Nuk eshte i bazuar pretendimi qe gjykata nuk eshte shprehur per vendimin nr. 516 date 10.4.1996 te KKK Pronave. Ne kete rast gjykata ka vepruar konform kerkesave te nenit 6 dhe 28 te K.Pr.Civile.

- Paditesi pretendon se vendimi eshte alogjik ne nje kohe qe ky shkak nuk perfshihet ne nenin 473 te K.Pr.Civile.

- Akti i ekspertimit i pranuar nga gjykata eshte i plote dhe i sakte dhe nga eksperte te caktuar nga gjykata, ndersa ekspertet e pretenduar nga paditesi jane te palicensuar.

- Per provat vendimtare qe pala paditese pretendon se nuk jane administruar nuk eshte e vertete sepse eshte administruar gjithe dokumentacioni hipotekor, teknik dhe fotografik.

- Kume Heta eshte pronare e Tenis – Klub ne regjistrin hipotekor nr. 268 date 22.9.1943 dhe trualli 391 m2 objekt konflikti gjyqesor eshte pjese e klubit dhe shpronesuar me vendim te ish K. Ekz. KP Rrethit nr. 130 date 15.9.1962.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË pasi degjuan relatimin e çeshtjes nga anetaret Nikoleta Kita dhe Vladimir Metani,

perfaqesuesin e pales paditese avokatin Gani Dizdari qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate, perfaqesuesit e pales paditur avokatin Luan Hasani dhe avokatin Viktor Ikonomi qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit, mbasi shqyrtuan dhe analizuan ne teresi,

V Ë R E J N Ë Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane duhet te prishet per shkak te mos

respektimit te ligjit. Paditesi Medin Bego pretendon se eshte pronar per nje siperfaqe trualli 391 m2 te

ndodhur ne qytetin e Tiranes me kufi te percaktuar. Ne zbatim te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 mbi bazen e dokumentacionit perkates i

eshte drejtuar Komisionit te KK Pronave per njohjen dhe kthimin e kesaj prone, por ky i fundit me vendim nr. 516 date 10.4.1996 nuk e ka marre ne shqyrtim ceshtjen me arsyetimin se kjo siperfaqe me vendim te meparshem nr. 897 date 6.12.1994 eshte trajtuar ne favor te ish pronares Kume Heta, prandaj ka vendosur qe ky konflikt te zgjidhet ne rruge gjyqesore.

59

Page 57: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Mbi sa siper, paditesi Medin Bego mbeshtetur ne nenin 27/a te ligjit nr.7698 date 15.4.1993 ka kerkuar te anullohet vendimi nr. 897 date 6.12.1994 qe i njeh dhe i kthen pjeserisht kete prone te paditurve trashegimtareve te Kume Hetes.

Ne perfundim pas administrimit te provave Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka vendosur rrezimin e padise te paditesit Medin Bego dhe lenien ne fuqi te vendimit te KKK Pronave nr. 897 date 6.2.1994 ne favor te trashegimtareve te Kume Hetes. Ky vendim ka marre formen e prere pa u ankimuar, prandaj kunder tij ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit pala paditese dhe ka pretenduar ne te shkaqet e permendura me siper. Shkaqet e parashtruara ne rekurs jane te mbeshtetura ne nenin 473 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim po prane asaj gjykate.

Komisioni i KK Pronave prane Bashkise Tirane me vendim nr. 897 date 6.12.1994 ka vendodur te njohe ne favor te ish pronares Kume Heta pronesine per nje siperfaqe trualli 2279 m2 te ndodhur ne qytetin e Tiranes me kufi perkates dhe ne vartesi me gjendjen aktuale te saj konform dispozitave ligjore e ka trajtuar ate edhe per efekt kthimi apo kompesimi ne favor te ish pronareve.

Gjithashtu pala paditese pretendon se eshte pronare per nje siperfaqe trualli 391 m2 te ndodhur ne qytetin e Tiranes por mbi kerkesen e saj KKK Pronave me vendim nr. 516 date 10.4.1996 ka vendosur qe ky konflikt te zgjidhet ne rruge gjyqesore per shkak se kjo siperfaqe me vendim te meparshem i eshte kthyer te paditurve, trashegimtareve te ish pronares Kume Heta.

Fillimisht me padi drejtuar gjykates me date 16.12.1996 pala paditese ka kerkuar vetem anullimin e vendimit te KKK Pronave nr. 897 date 6.12.1994 por me nje kerkese tjeter date 21.1.1997 ajo ka shtuar objektin e padise dhe pervec sa siper ka kerkuar edhe anullimin e vendimit te KKK Pronave prane Bashkise Tirane me nr. 516 date 10.4.1996, kerkese e cila ndonese ndodhej midis akteve nuk rezulton te jete marre ne shqyrtim nga gjykata.

Ne vendimin e saj perfundimtar si objekt te padise gjykata permend vetem anullimin e vendimit te KKK Pronave nr. 897 date 6.12.1994 dhe vetem per kete shprehet ne pjesen urdheruese te vendimit, ndersa per vendimin tjeter nr. 516 date 10.4.1996 te KKK Pronave, ndonese edhe ky ka qene objekt i shqyrtimit gjyqesor gjykata nuk e ka marre ne analize dhe nuk shprehet ne vendim te saj. Qendrimi i gjykates si me siper vjen ne kundershtim me nenin 6 te KPr.Civile sipas te cilit gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ata qe kerkohet dhe nenin 28 te K.Pr.Civile sipas te cilit gjykata duhet te shprehet per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufijte e saj mbeshtetur ne te drejten dhe ne parimin e paanesise.

Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim po prane asaj gjykate ne menyre qe duke respektuar rregullat procedurale gjykata te marre ne shqyrtim dhe analizoje te dy vendimet e KKK Pronave si kunder kerkohet edhe ne padi sepse vetem keshtu ajo do te zgjidhe drejt dhe perfundimisht konfliktin midis paleve dhe do jape pergjigje te sakte edhe pretendimeve te tyre lidhur me vendndodhjen e prones se secilit apo mbi vendosje te krijuara nga vendimi i KKK Pronave.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/ç te K.Pr.Civile.

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr. 5448 date 27.10.1997 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane

dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane me 18.01.2002

60

Page 58: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

61

Page 59: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIM I PAKICËSNdryshe nga shumica kemi mendimin se shkaqet e paraqitura ne rekurs ne interes te

ligjit nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 473 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.Midis akteve ne dosje rezulton te jete nje kerkese e pales paditese per shtese te objektit te padise duke kerkuar krahas vendimit nr. 897 date 6.12.1994 edhe anullimin e vendimit te KKK Pronave nr. 516 date 10.4.1996 por nuk rezulton qe kjo kerkese te jete pranuar nga gjykata apo komunikuar te paditurve konform kerkesave te nenit 185 te K.Pr.Civile prandaj edhe gjykata nuk ishte e detyruar te merrte ne shqyrtim dhe vendoste edhe lidhur me vendimin e KKK Pronave qe permendet ne kerkesen per shtese te objektit te padise.Ndryshe nga sa parashtrohet ne rekurs ne dy akte ekspertimi te vecanta mendimi i eksperteve per percaktimin e vendndodhjes se prones te te paditurve ka qene i njejte dhe i qarte prandaj gjykata nuk kishte arsye qe ne baze te nenit 229 te K.Pr.Civile te urdheronte kryerjen e nje ekspertimi te ri duke thirrur eksperte te tjere.Per aktet e tjera te ekspertimit qe permenden ne rekurs ato nuk jane administruar si prova nga gjykata sepse jane perpiluar nga eksperte te kerkuar nga palet jashte gjykimit, bile dy prej tyre mbajne daten pas perfundimit te gjykimit te ceshtjes ne shkalle te pare prandaj si do qe te ishte mendimi i tyre per konfliktin ne gjykim, gjykata nuk ishte e detyruar te arsyetonte ne vendim mendimin e kundert.Ne baze te & 2 te nenit 81 te K.Pr.Civile mendimi i ekspertit nuk eshte i detyrueshem per gjykaten dhe kur kjo ka mendim te kundert me ekspertin duhet te arsyetoje me hollesi kete mendim ne vendimin perfundimtar, ose ne vendim qe jep gjate gjykimit por kjo ndodh kur ekspertet jane caktuar nga gjykata konform neneve 225 e vijues te K.Pr.Civile dhe jo per cdo lloj akt ekspertimi qe mund te dorezojne palet te perpiluar nga specialiste te ndryshem te zgjedhur prej vete atyre. Prandaj duke ju referuar akt ekspertimit qe ju perket I. Zace dhe A. Telo gjykata nuk kishte asnje detyrim ligjor te arsyetohen shkaqet e mospranimit te mendimit te tyre.

Ne gjykimin e ceshtjes jane administruar te gjitha provat e kerkuara nga palet perfshire ketu edhe aktet e pronesise, per kufitaret e tyre si K. Janku, etj. dhe nuk konstatohet qe te mos jene marre prova vendimtare per zgjidhjen e ceshtjes dhe te kerkuar nga palet gjate gjykimit.

Nikoleta Kita Zamir Poda Ylvi Myrtja

Agron Lamaj Natasha Sheshi Bashkim Caka Vladimir Bineri

62

Page 60: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 4 i Regj. ThemeltarNr. 14 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarValentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 16.1.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 4 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : REFIT BAHO, perfaqesuar nga av.Idajete Kundraxhiu.

TË PADITUR : 1. JORGJI LLAZO.2. PIRO LLAZO.3. VIKTOR LLAZO.4. EVDHOQI TOSKA.5. ZOICA GJOKU, te perfaqesuar nga av. Viktor Konomi dhe Gezim Hajdari.

OBJEKTI I PADISË : Njohje e te drejtes se pronesise me ane te parashkrimit fitues.

Baza Ligjore : Neni 91 i Kodit Civil te vitit 1981.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr. 3481 date 13.12.1996, ka vendosur:

63

Page 61: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Detyrimin e te paditurve te njohin paditesin Refit Baho pronar me parashkrim fitues ne nje shtepi banimi ne katin e pare te perbere nga tre dhoma, nje korridor, banje e pastrehe me gjithe banjo te ndodhur ne ne lagjen “Liri” te qytetit te Fierit me kufij te percaktuar.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurve, me vendimin nr.575 date 20.11.1998, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e te paditurve, me vendimin nr.1262 date 9.11.1999, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr. 575 date 20.11.1998 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit, ne rigjykim, me vendimin nr.575 date 21.3.2000, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt rrezimin e padise se paditesit si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Ne gjykim une nuk kam marrre pjese per arsye shendetesore, gje qe nuk eshte hetuar nga gjykata, c’ka e ben vendimin te cenueshem.

- Gjykata ka arsyetuar gabim kur shprehet se i padituri nuk duhet ta shiste sendin pasi ishte bashkepronar. I padituri Jorgji e dinte qe ne momentin qe e bleva u bera pronar dhe me heshtje e ka miratuar ate.

- Une duke u hequr si pronar kam bere rikonstruksion te baneses e cila si vlere kap rreth 70 % te vleres se baneses.

- Une e kam blere banesen shtrenjte per kohen dhe asnje prej bashkepronareve te tjere nuk di te kete dashur ta bleje.

- Edhe nga ana sociale banesa duhet te me lihet mua sepse i padituri Jorgji ka banese te mjaftueshme ne katin e dyte.

- Pjesa e te paditurit Jorgji ne kete banese eshte 1/27 dhe nuk ngre peshe ne teresine e saj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendim nr. 1088 date 2.10.2001, ka vendosur:

64

Page 62: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Dergimin e ceshtjes nr. 1886 akti per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per unifikim te praktikes gjyqesore. Ky unifikim i praktikes gjyqesore ka te beje me keto ceshtje :1. Kushtet qe duhet te egzistojne per te zbatuar dispozitat e fitimit te pronesise me parashkrim fitues.2. Menyra si fitohet kjo pronesi (“ipso jure” apo duke ngritur padi gjyqesore).3. Momenti kur fituesi i pronesise me parashkrim do te konsiderohet pronar i sendit (qe nga momenti kur ka filluar ta mbaje ate, apo nga momenti i marrjes forme te prere te vendimit gjyqesor).

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTEpasi degjuan relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesen e pales

paditese, av. Idajete Kundraxhiu e cila kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit; perfaqesuesin e pales se paditur av. Viktor Konomi i cili kerkoi te vendoset mospranimi i rekursit,

V Ë R E J N ËKa rezultuar e provuar gjate gjykimit se te paditurit, deri ne vitin 1991 kane patur ne

bashkepronesi katin e pare te nje banese, te ndodhur ne qytetin e Fierit. Me vendim gjyqesor te formes se prere nr. 65 date 18.1.1996, pasi eshte shqyrtuar padia e ngritur nga Viktor Llazo, Piro Llazo, Evgjeni Llazo, Zoica Gjoku, Ariste Gjika, kunder Jorgji Llazo, me objekt pjestim pasurie, eshte vendosur lenia e baneses objekt pjestimi te paditurit Jorgji Llazo ne pronesi dhe detyrimin e te paditurit Jorgji Llazo t’i ktheje paditesave shumat respektive sipas pjeses takuese.

Me shkrese te thjeshte date 3.10.1991 paditesi Refit Baho ka blere nga i padituri Piro Llazo, katin e pare te baneses, duke vazhduar te banoje qe nga ai moment pa nderprerje ne keto ambiente. Duke pretenduar se eshte bere pronar mbi sendin me ane te parashkrimit fitues ne baze te nenit 91 te Kodit Civil te vitit 1981, ai ka ngritur padine ne gjykim duke kerkuar detyrimin e te paditurve ta njohin pronar mbi kete banese.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, pasi ka shqyrtuar padine, ka vendosur pranimin e saj duke detyruar te paditurit te njohin paditesin Refit Baho pronar me parashkrim fitues mbi kete objekt.

Gjykata e Apelit, ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te paditurve, dhe me vendimin nr.575 date 21.3.2000, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt rrezimin e padise se paditesit si te pabazuar ne ligj.

Mbi rekursin e paditesit, ceshtja ka ardhur per gjykim ne Gjykaten e Larte.Kolegji Civil i kesaj gjykate, me vendimin nr. 1088 date 2.10.2001, ka vendosur

dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per unifikim te praktikes gjyqesore.

Ky unifikim i praktikes gjyqesore, sipas ketij vendimi, ka te beje me keto ceshtje :1. Kushtet qe duhet te egzistojne per te zbatuar dispozitat e fitimit te

pronesise me parashkrim fitues.2. Menyra si fitohet kjo pronesi (“ipso jure” apo duke ngritur padi

gjyqesore).3. Momenti kur fituesi i pronesise me parashkrim do te konsiderohet

pronar i sendit (qe nga momenti kur ka filluar ta mbaje ate, apo nga momenti i marrjes forme te prere te vendimit gjyqesor).

Kolegjet e Bashkuara, pasi shqyrtuan çeshtjen, çmojne se nuk ndodhemi para rasteve te percaktuara ne nenin 141 pika 2 e Kushtetutes dhe nenin 481 paragrafi II i K.Pr.C. per kalimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara.

65

Page 63: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Keshtu, rezulton qe marredhenia juridike ne shqyrtim te kete lindur ne kohen kur ne fuqi ka qene Kodi Civil i vitit 1981, i shfuqizuar me hyrjen ne fuqi te ligjit nr. 7850 date 29.7.1994 “Per Kodin Civil te Republikes se Shqiperise”. Rregullimi i kesaj marredhenie i referohet atyre dispozitave qe kane qene ne fuqi ne kohen e lindjes se saj. Parashkrimi fitues, si nje nga menyrat e fitimit te pronesise, rregullohej nga neni 91 i Kodit Civil te vitit 1981, dispozite tashme e shfuqizuar. Duke iu referuar marredhenies juridike te lindur mes paleve dhe bazes ligjore te padise, Kolegjet e Bashkuara cmojne se çeshtja ne shqyrtim nuk paraqet interes te veçante per njehsimin e praktikes gjyqesore. Si rrjedhim çeshtja duhet derguar Kolegjin Civil te Gjykates se Larte per shqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 481 te Kodit te

Proçedures Civile

V E N D O S Ë NDergimin e çeshtjes per gjykim ne Kolegjin Civil te Gjykates se Larte.

Tirane, me 16.1.2002

66

Page 64: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 23 i Regj. Themeltar.Nr. 15 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Spiro Spiro “Bashkim Caka “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Natasha Sheshi “Nikoleta Kita “Metush Saraçi “Ylvi Myrtja “ Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

Valentina Kondili “

ne seancen gjyqesore te dates 15.03.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 23 qe i perket:

PADITËS: PAL MERTIRI, banues ne Tirane

I PADITUR: SAFET LAKO, banues ne Tirane

PERSON I INTERESUAR: MAKSIM ZORAQI

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri e kontrates se shitjes,

Baza ligjore neni 92/a i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr. 8222, date 10.10.1996, ka vendosur:

Pranimin e padise, konstatimin e pavlefshem te kontrates se shitjes date 21.09.1996 ndermjet Pal Mertirit dhe Safet Lakos dhe detyrimin e te paditurit Safet Lako, qe te liroje dhe dorezoje banesen.Detyrimin e Maksim Zoraqit t’i ktheje Safet Lakos vleren e shitjes. Detyrimin e hipotekes te beje ndryshimet perkatese.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr.761, date 21.02.1997 ka vendosur:

67

Page 65: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 8222 date 10.10.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane me ndryshimin qe personi i trete Maksim Zoraqi t’i ktheje te paditurit Safet Lako, cmimin e shitjes se baneses se indeksuar sipas tarifave shteterore ne fazen e ekzekutimit te vendimit, mement qe te kushtezohet dhe me lirimin dhe dorezimin e baneses.

Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr. 1490 date 11.12.1997 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 761 date 21.02.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimeve te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte si dhe te vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs ne interes te ligjit paditesi duke parashtruar:

- Vendimi i Gjykates se Kasacionit si dhe vendimi i gjykates se apelit, nuk jane te ligjshem, per kushtin e pranuar per lirimin dhe dorezimin e baneses me shlyerjen e detyrimit mes Safet Lakos dhe Maksim Zoraqit.

- Ligji nuk kushtezon dorezimin e nje sendi nga veprimet apo mosveprimet e personave te trete qe nuk kane lidhje me plotesimin e detyrimit debitor – kreditor.

- Persa siper kerkohet ndryshimi i vendimit te Gjykates se Kasacionit si dhe atij te Gjykates se Apelit Tirane duke hequr kushtin per lirimin dhe dorezimin e baneses.

68

Page 66: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin relatoret Valentina Kondili dhe Perikli Zaharia, perfaqesuesin e

anes paditese avokat Kostandin Kazanxhiu qe kerkoi pranimin e rekursit, perfaqesuesin e anes paditur Safet Lako, avokatin Shyqyri Dylgjerin, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Kasacionit dhe pasi u bisedua ceshtja ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Kasacionit si dhe vendimi i Gjykates se Apelit persa i perket

zgjidhjes perfundimtare te mosmarreveshjes midis paleve ndergjyqese jane te drejte. Menyra e zgjidhjes se mosmarreveshjes nuk eshte kundershtuar nga palet ne gjykim, me perjashtim te pjeses se percaktuar ne vendimin e gjykates se apelit, e pranuar dhe prej Gjykates se Kasacionit, per kushtit per dorezimin dhe lirimin e baneses objekt mosmarreveshje, lidhur me momentin qe personi i trete Maksim Zoraqi t’i ktheje te paditurit Safet Lako, cmimin e shitjes se baneses te indeksuar sipas tarifave shteterore, ne fazen e ekzekutimit.

Paditesi Pali Mertiri kushtin e pranuar nga gjykatat, ne rekursin e paraqitur ne interes te ligjit, e konsideron te kunderligjshem, c’ka ne fakt sjell per te pamundesine e ekzekutimit te vendimit.

Paditesi Pali Mertiri ka paditur Safet Lakon dhe ka thirrur si person te trete Maksim Zoraqin, duke kerkuar konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes lidhur midis te paditurit dhe personit te trete, ne lidhje me nje banese, (apartamant) e privatizuar prej tij sipas kerkesave ligjore.

Gjykata e Shkalles se Pare e Rrethit Gjyqesor Tirane e ka pranuar padine. Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke percaktuar kushtet ne lidhje me cmimin e shitjes se baneses si dhe me dorezimin e baneses.

Gjykata e Kasacionit ka vendosur mospranimin e rekursit.Ne rekursin ne interes te ligjit te paraqitur prej paditesit sikurse parashtrohet

percaktohet si kusht qe vjen ne kundershtim me kerkesat ligjore urdherimi per dorezimin e baneses paditesit prej te paditurit, pasi ketij te fundit t’i jete kthyer shuma e lekeve e cmimit te baneses.

Pretendimet e paditesit jane te drejta. Midis detyrimit te te paditurit per dorezimin e baneses paditesit dhe zgjidhjes se pasojave te rrjedhura nga anullimi i kontrates per shitjen e baneses midis te paditurit si bleres dhe personit te trete nuk ka asnje lidhje. I padituri qe ka kryer nje veprim juridik qe vjen ne kundershtim me ligjin, pasi ka blere banesen nga jo pronari, duhet t’i pergjigjet rrezikut ne lidhje me kthimin e shumes se lekeve te paguara prej tij per cmimin e caktuar te baneses.

Paditesit si pronar i ligjshem duhet t’i lirohet dhe dorezohet sendi prej te paditurit, ne te kundert vendimi prej tij nuk do te mund te ekzekutohet.

Kushti ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit nuk eshte i ligjeshem edhe sepse ne nenin 311 te K.Pr.Civile, percaktohet se kur vendimi permban detyrimin per dorezimin e nje sendi ne natyre, gjykata mund te tregoje afatin per ekzekutimin e vendimit, por nuk rezulton se ajo mund te percaktoje kushte dhe kjo per arsye se cdo kusht i caktuar ne vendim do te behej pengese per ekzekutimin e tij.

Persa siper ka vend te ndryshohet vendimi i Gjykates se Kasacionit si dhe vendimi i Gjykates se Apelit, vetem persa i perket heqjes se kushtit ne lidhje me dorezimin e baneses.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

69

Page 67: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ndryshimin e vendimit nr. 1490 date 21.12.1997 te Gjykates se Kasacionit si dhe te vendimit nr. 761 date 21.02.1997 te Gjykates se Apelit Tirane duke hequr vetem kushtin ne lidhje me dorezimin e baneses, konkretisht urdherimin konkret qe te kushtezohet dhe me lirimin dhe dorezimin e baneses.

Tirane me 15.03.2002

70

Page 68: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr 22 i Regj.ThemeltarNr 16 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarNatasha Sheshi AnetareIrma Bala AnetareValentina Kondili AnetareBashkim Caka AnetarPerikli Zaharia AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore, ne date 15.3.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket :

PADITËS : LULJETA KARECI

I PADITUR : DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE,TIRANE.

OBJEKTI : Anullim i vendimit nr 748-12, date 16.2.1999

te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve Tirane.Baza Ligjore : Neni 324 i Kodit te Procedures Civile,

dhe ligji nr 8095, date 21.3.1996. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,me vendimin nr 718,date 11.3.1999 ka vendosur :

Konstatimin si te pavlefshem te vendimit nr 748-12, date 16.2.1999, te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve Tirane dhe kthimin e paditeses Luljeta Kareci ne vendin e punes qe ka patur.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr 834, date 8.6.1999, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit 718, date 11.3.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimeve te te dy gjykatave ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Tirane, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se te dy gjykatat, duke e kthyer paditesen ne punen e mepareshme kane vepruar ne kundershtim me ligjin nr 8095,date 21.3.1996, “ Per sherbimin civil ne Republiken e Shqiperise “, dhe me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr 486, date 9.7.1998,” Per nepunesit civile ne administraten publike “.

71

Page 69: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËmbasi degjuan relatimin e anetareve Vladimir Bineri dhe Agron Lamaj,palet ne gjykim nuk u paraqitendhe mbasi shqyrtuan ceshtjen ne teresi

V Ë R E J N ËSic del nga akte ne dosje, paditesja Luljeta Kareci, duke filluar nga data 15.6.1995,

ka punuar si inspektore ne Drejtorine e Tatimeve Tirane, detyre te cilen e ka kryer deri ne daten 16.2.1999.

Me shkresen nr 748-12,date 16.2.1999 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, paditesja eshte larguar nga detyra me motivacionin “ne kuader te ristrukturimit te degeve te tatimeve ne rrethe“.

Ne daten 26.2.1999,paditsja ka ngritur, ne gjykate, padine objekt gjykimi, duke kerkuar kthimin ne punen e mepareshme, me arsyetimin se largimi i saj nga puna eshte i paligjshem.

Mbas shqyrtimit te kesaj padie, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur konstatimin te pavlefshem te vendimit te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, dhe kthimin e paditeses ne punen e mepareshme. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

Lidhur me sa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojne se padia e paditses, e mbeshtetur ne ligjin nr 8095, date 21.3.1996, “Per Sherbimin civil ne Republiken e Shqiperise” eshte e pabazuar ne ligje.

Te pabazuara ne ligje cmohen dhe vendimet e te dy gjykatave, mbasi ato zgjidhjen e konfliktit, duke e kthyer paditesen ne punen e mepareshme, e kane mbeshtetur po ne kete ligje.

Ligji nr 8095, date 21.3.1996, “Per Sherbimin Civil ne Republiken e Shqiperise”, percakton qarte rrethin e nepunesve civile qe trajtohen ne baze te tij.

Nga neni 2 dhe 7 i ketij ligji, del se nenpunesit e thjeshte, sikunder eshte dhe paditesja, inspektore ne Drejtorine e Tatimeve Tirane, nuk trajtohen nga ky ligj. Per rrjedhoje, kjo kategori nepunesish trajtohet nga ligji nr 7961, date 12.7.1995, “Per Kodin e Punes ne Republiken e Shqiperise”.

Vec sa u paraqit, nga Vendimi Keshillit te Ministrave nr 486,date 9.7.1997, “Per nepunesit civile ne administraten publike”, del se punonjesit e sistemit te tatimeve nuk perfshihen, ne strukturen organizative te administrates publike, si nepunes civile.

Qe te gjithe punonjesit e sistemit te tatimeve, nuk jane nepunes civile ne kuptim te ligjit “Per Sherbimin Civil ne Republiken e Shqiperise”, del dhe nga shkresa nr 142, date 26.2.1999, e Departamentit te Administrates Publike prane Keshillit te Ministrave drejtuar Ministrit te Financave, ne te cilin percaktohet se “…Sipas legjislacionit ne fuqi, punonjesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ne qender dhe ne rrethe, nuk jane punonjes civile. Kjo mbeshtetet ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr 486,date 9.7.1998, “Per nepunesit civile ne administraten publike” ne te cilin jane paraqitur postet qe zihen nga nenpunesit civile”.

Duke patur parasysh sa u parashtrua, del se, gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, duke vendosur kthimin e paditeses ne punen e mepareshme, me arsyetimin se duhet zbatuar ligji nr 8095, date 21.3.1996, “Per sherbimin civil ne Republiken e Shqiperise”, kane gabuar ne zgjidhjen e drejte te ceshtjes.

Per rastin objekt shqyrtimi, ne kushtet kur paditesja nuk cilesohet si nepunese civile e administrates publike, duhej te zbatoheshin dispozitat e ligjit nr 7961, date 12.7.1995 ”Per Kodin e Punes” dhe pikerisht urdherimet e nenit 146 te tij, ne te cilin nuk parashikohet detyrimi i punedhenesit, per kthimin e punonjesit ne punen e mepareshme,por parashikohen detyrime te tjera te tij, per rastet e zgjidhjes se kontrates se punes,pa shkaqe te arsyeshme.

72

Page 70: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Persa u paraqit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne se rekursi ne interes te ligjit i Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje. Per kete shkak, vendimet e te dy gjykatave duhet te ndryshohen dhe padia e paditses duhet rrezuar, si e pabazuar ne ligje.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485,germa d,te

Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë NNdryshimin e vendimeve nr 718, date 11.3.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane dhe nr 834, date 8.6.1999 te Gjykates se Apelit Tirane.Rrezimin e padise te paditses Luljeta Kareci.

Tirane me 15.3.2002

73

Page 71: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 21 i Regj.Themeltar.Nr. 17 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarBashkim Caka “Metush Saraçi “Nikoleta Kita “Vladimir Metani “Valentina Kondili “Ylvi Myrtja “Vladimir Bineri “Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Natasha Sheshi “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqesore te dates 15.03.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.21 qe i perket:

PADITËS: TEFTA BISHQEMI, e bija e Shefqetit, lindur me 1939, banuese ne lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, perfaqesuar me prokure te posacme nga av. Viktor Konomi

TË PADITUR: 1. NDERMARRJA KOMUNALE BANESA ELBASAN, ne mungese

2. QAMIL AGOLLI, banues ne Elbasan3. FATIKO AGOLLI, banuese ne Elbasan4. VJOLLCA AGOLLI, banuese ne Elbasan5. KASTRIOT AGOLLI, banues ne Elbasan6. VLADIMIR AGOLLI, banues ne Elbasan perfaqesuar me prokure nga av. Bujar Dyrmishi

PERSON I INTERESUAR: ENTI I BANESAVE, DEGA-ELBASAN, ne mungese

OBJEKTI:Pavlefshmeri e kontrates se privatizimit te baneses

me nr.27/1 lidhur me date 27.06.1994, ndermjet Ndermarrjes Komunale Banesa dhe familjes Agolli.

74

Page 72: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.3103, date 12.12.1995, ka vendosur:Pranimin e padise se ngritur nga Tefta Bishqemi kunder Ndermarrjes Komunale Banesa dhe Qamil Agollit me objekt pavlefshmeri e kontrates.Deklarimin e pavlefshem te kontrates se privatizimit te baneses nr.27/1 te ndodhur ne lagjen “29 Nentori” te qytetit te Elbasanit lidhur midis Qamil Agollit dhe Ndermarrjes Komunale Banesa.

Gjykata e Apelit Tirane, qe ka gjykuar ceshtjen mbi ankimin e te paditurit Qamil Agolli, me vendimin Nr.2700, date 10.05.1996, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.3103, date 12.12.1995 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Elbasan, ne rigjykim, me vendimin nr.2486, date 04.10.1996 ka vendosur.

Pranimin e padise, deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes (privatizimit) te baneses nr.27/1 te ndodhur ne lagjen “29 Nentori” te qytetit te Elbasanit te lidhur midis familjes Agolli, pjesmarres ne kete privatizim dhe Ndermarrjes Komunale Banesa duke i kthyer palet ne gjendjen e meparshme.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi apelin e te paditurve Agolli, me vendimin nr.21.02.1997 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.2486, date 04.10.1996 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt, rrezimin e padise se paditeses Tefta Bishqemi.

Mbi rekursin e paditeses, ceshtja eshte shqyrtuar ne Kolegjin Civil te Gjykates se Kasacionit, qe me vendimin nr.654, date 24.02.1998 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1221, date 21.02.1997 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Durres.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.553, date 26.11.1998 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2486, date 04.10.1996 te Gjykates se Rrethit Elbasan.Rrezimin e padise se paditeses Tefta Bishqemi kunder N.K.Banesa, Entit te Banesave Elbasan dhe Qemal Agollit me objekt pavlefshmerine e kontrates se shitjes se baneses ndodhur ne lagjen “29 Nentori” Elbasan.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi rekursin e paditeses, me vendimin nr.500, date 21.06.1999 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Tefta Bishqemi.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesja Tefta Bishqemi qe kerkon prishjen e tyre duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e ketyre gjykatave jane te paligjshme pasi nuk jane marre ne konsiderate nenet 486 e 493 te K.Pr.Civile pasi konkluzionet e Gjykates se Kasacionit percaktuar me vendimin nr.654, date 24.02.1998 jane te detyrueshme per tu zbatuar nga gjykata qe shqyrton ceshtjen.

- Ne kundershtim me nenin 72 te K.Pr.Civile ne gjykimin ne Gjykaten e Larte ka marre pjese dy here nje gjyqtare.

- Gjykata e Apelit Durres ka lejuar shkelje proçedurale e pasaktesira.

75

Page 73: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Arsyetimi i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 472 te K.Pr.Civile nuk qendron pasi ne rekurs nuk kemi pretenduar shkaqe te ndryshme nga ato qe kemi trajtuar ne ceshtjen per te cilen gjykohet.

- Vendimi nr.553 i Gjykates se Apelit Durres dhe nr.500 i Gjykates se Larte nuk kane mbeshtetje ligjore.

Ka paraqitur kunderrekurs perfaqesuesi i te paditurve Agolli ne te cilen parashtron:- Pretendimet e paraqitura ne rekurs nuk qendrojne pasi gjykata e apelit ka zbatuar

detyrat e lena ne vendimin e Gjykates se Larte.- Pjesemarrja e nje gjyqtari ne gjykimin e ceshtjes nuk perben shkelje procedurale pasi

ne dy ceshtjet pjesmarresit ne proces kane qene te ndryshem.- Dokumentat jane administruar nga gjykata ne perputhje me kerkesat ligjore dhe akti i

ekspertimit eshte i rregullt.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË pasi degjuan relacionin e gjyqtareve Kristaq Ngjela e Natasha Sheshi, perfaqesuesin e

paditeses avokatin Viktor Konomi qe kerkoi prishjen e vendimeve te atakuara, perfaqesuesin e te paditurve, avokatin Bujar Dyrmishi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve e si analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.553, date 26.11.1998 dhe i Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte nr.500, date 21.06.1999, jane marre ne aplikim te drejte te ligjit, te bazuar ne prova e duhet te lihet ne fuqi.

Nga dokumentat dhe provat e tjera te marra gjate gjykimit te ceshtjes eshte provuar se trashegimlenesit e paditeses, Tasim, Qamil e Shefqet Bishqemi kane patur ne pronesi ne lagjen “Pervin aga” ne Elbasan nje shtepi dy kateshe me oborr, magaza bari e kopesht mylk. Kjo prone figuron e regjistruar ne regjistrat e zyres se hipotekes me nr.24, me nr. rendor 89, date 04.06.1946.

Prona e mesiperme eshte konfiskuar me vendimin nr.104, date 8 gusht 1947 te Komisionit Lokal te konfiskimit te pasurive te te denuarve politike gje qe del edhe nga permbajtja e shkreses nr.31/417, date 12.09.1947 te atij komisioni.

Ne shtepine dy kateshe te konfiskuar, jane sistemuar me vendime te organeve perkatese qiraxhinj te cilet kane lidhur edhe kontratat e qirase. Rezulton se i padituri Qamil Agolli, ne baze te autorizimit date 01.10.1963 ka marre ne ate banese nje dhome me qira. Gjate ketyre viteve ka vazhduar te jete magazja dhe ne afersi te saj me pas u ndertua nje barake. Nga vitet 1975, sikurse rezulton nga aktet e ekspertimit, ne vendin e barakes, me fondet e shtetit, Ndermarrja Komunale Banesa ka ndertuar nje banese me perberje 2+1 te cilen e ka marre ne dorezim me cilesine e qiramarresit i padituri Qamil Agolli me aktin e dates 16.03.1976. Ai ka vazhduar te banoje me familjen e tij si qiramarres ne ate banese dhe me date 27.06.1994 eshte lidhur kontrata e shitblerjes ndermjet tij dhe N.K.Banesa ne baze te ligjit 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”.

Me daljen e ligjit nr.7514, date 30.09.1981 “Per pafajesine, amnistine e ish te denuarve e te perndjekurve politike” trashegimtaret e Tasim. Qamil e Shefqet Bishqemit, kane kerkuar kthimin e pasurive te konfiskuara. Me vendim te seksionit te finances prane Bashkise se qytetit te Elbasanit nr.978, date 13.09.1995 eshte vendosur t`u kthehet ne pronesi ish pronareve (trashegimtareve) shtepija dy kateshe e konfiskuar me siperfaqe 1740 m2 ne lagjen 29 Nentori nga e cila, shtepia dykateshe me siperfaqe 240.25 m2, oborri me siperfaqe 500 m2, kopeshti siperfaqe 1000 m2 me kufijte e sotem, veriu - familja Bardi, lindja – familja Myrdari dhe Qorri, jugu- rruga dhe perendimi-familja Gica dhe Xhemali Bishqemi. Ne kete vendim thuhet se brenda truallit me siperfaqe 1740 m2 ndodhet edhe magazaja.

76

Page 74: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kjo prone eshte regjistruar nga trashegimtaret e ish pronareve ne zyren e hipotekes ne radhorin e pronesise nr.22 me nr. rendor 499 me date 10.07.1995.

Ne padine e ngritur ne gjykate dhe gjate gjithe gjykimit te ceshtjes, paditesja Tefta Bishqemi ka kerkuar pavlefshmerine e kontrates se privatizimit te baneses nga i padituri Qamil Agolli duke pretenduar se:

a) banesa qe ka privatizuar i padituri eshte magazja qe kane patur ne pronesi dhe qe ju eshte kthyer nga komisioni prane Bashkise se qytetit.

b) Nuk ka asnje dokument qe te vertetoje se ajo banese eshte ndertuar nga N.K.Banesa por eshte godina e vjeter dhe

c) N.K.Banesa nuk ka patur te drejten qe te bente privatizimin sepse me ndryshimet e bera ne ligjin “Per privatizimin e banesave shteterore” e drejta per te kryer veprimet e banesave ju dha Entit Kombetar te Banesave dhe degeve ne rrethe.Ne teresine e tyre ketyre pretendimeve te ngritura edhe ne rekurs e ne gjykimin e

ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ju kane dhene pergjigje mbas nje analize te gjithanshme gjykata e rrethit e sidomos Gjykata e Apelit Durres.

a) Duke ju referuar dokumentave qe ndodhen ne dosje, deshmitareve te pyetur rreth kesaj ceshtje dhe akt ekspertimeve te datave 30.09.1996 dhe atij te bere me vendim te Gjykates se Apelit Durres, ka dale e qarte se kjo banese nuk eshte ne vendin ku ka qene magazja, eshte ndertim i ri dhe vetem dy faqe te murit rrethues jane nga ndertimet e meparshme. Ekspertet duke patur parasysh planshetat e viteve 1936, 1963 e 1994 kane arritur ne perfundimin se banesa ekzistuese e te paditurit, eshte ndertuar ne ish baraken e vitit 1963, ka vend ndodhje te ndryshme nga e magazes, eshte ndertuar rreth vitit 1973 e ka nje siperfaqe prej 98,72 m2. Ne vend ndodhjen e magazes jane vetem themelet e ajo ka zene nje siperfaqe prej 40 m2.

b) Nga E. K. Banesave eshte paraqitur nje vertetim ne te cilin thuhet se ne regjistrin themeltar ekziston vetem banesa me nr.27, ish burgu i vjeter, shtepi private e ish pronareve Bishqemi. Po keshtu ne dosje eshte administruar shkresa e N.K.Banesa me nr.153/3, date 05.08.1996 ne te cilen thuhet se u hap kartoteka e dokumentave dhe rezultoi se per banesen nr.27/1 nuk ka asnje situacion per punime ndertimi nga N.K.Banesa.Por duke ju referuar faktit, kontrates, se qirase te vitit 1976 ne emer te te paditurit

Qamil Agolli, ekspertimeve, shpjegimeve te deshmitareve Halim Mujollari, Qazim Danaj e Shpresa Bullceri edhe se ska situacione per punime ndertimi nuk vihet ne dyshim se banesa eshte e re, e ndertuar nga shteti dhe nuk eshte magazja qe pretendon paditesja. Ne keto kushte nuk mund te pranohet pretendimi i paditeses se ndertimi i baneses se privatizuar nga familja Agolli, eshte ndertuar mbi magazen ish prone e Bishqemeve.

c. Sipas ligjit nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” veprimet per privatizimin do te kryheshin nga N.K.Banesa dhe se menyra e privatizimit te banesave sipas dispozitave te parashikuara ne kete ligj ka fuqi deri me 31 dhjetor 1995.Me ligjin nr.7828, date 01.06.1994 “Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin per

privatizimin e banesave shteterore” u ndryshua neni 26 duke u percaktuar se menyra e privatizimit te banesave sipas dispozitave te parashikuara ne kete ligj ka fuqi deri me 31 korrik 1994 dhe njekohesisht, ne nenin 7 te percaktohet se “veprimet per privatizimin e banesave do te kryhen nga Enti Kombetar i Banesave dhe deget e tij ne rrethe”.

Duke patur parasysh nenin 7, paditesja pretendon se nje nder shkaqet kryesore qe e bejne te pavlefshem kontraten e privatizimit te baneses nga i padituri Qamil Agolli eshte fakti se ajo eshte lidhur nga N.K.Banesave ne nje kohe kur ajo nuk e kishte kete te drejte.

77

Page 75: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne ligjin 7828, date 01.06.1994 neni 10 percaktohet “Ky ligj hyn ne fuqi menjehere. Ai eshte shpallur me dekretin 864, date 14.06.1994 te Presidentit te Republikes dhe eshte botuar ne Fletoren Zyrtare qe ka dale nga shtypi me 21.07.1994. Por lidhur me kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit duhet t`ju referohemi dispozitave kushtetuese dhe interpretimit te bere per kete problem nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise.

Ne nenin 23 te ligjit nr.7491, date 29.04.1991 “Per dispozitat kryesore Kushtetuese” parashikohej:

Ligjet shpallen jo me vone se 15 dite pas miratimit dhe hyjne ne fuqi 15 dite pas botimit te tyre ne Gazeten Zyrtare duke perjashtuar rastet kur parashikohet ndryshe nga vete ligji si dhe rastet e ligjeve organike.

Duke ju referuar problemit te hyrjes ne fuqi te akteve juridike normative, me vendimin nr.10, date 17.11.1992, Gjykata Kushtetuse ka pranuar se nga permbajtja e normave kushtetuese, rregulli i pergjithshem eshte botimi i ligjeve ne Fletoren Zyrtare. Duke mos kushtezuar hyrjen ne fuqi te ligjeve prej botimit te tyre, Gjykata Kushtetuese shprehet se kurdohere eshte e nevojshme te caktohet nje fakt optimal i marrjes dijeni per permbajtjen e normave te reja apo te ndryshimeve ne ato ekzistueset dhe se “edhe ne rastet kur ne tekstin e ligjit parashikohet hyrja ne fuqi e aktit menjehere, kjo duhet te nenkuptoje rregullin e pergjithshem te hyrjes ne fuqi 15 dite pas botimit te aktit”.

Ne keto kushte ndryshimet e bera ne ligj “Per privatizimin e banesave shteterore” do te pranohet se kane hyre ne fuqi sipas interpretimit te mesiperm d.m.th. pas botimit ne Fletoren Zyrtare date kjo qe eshte e mevonshme nga ajo e lidhje se kontrates se shitblerjes se baneses (theksojme se edhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, neni 84 eshte parashikuar se ligji hyn ne fuqi me kalimin e jo me pak se 15 diteve nga botimi i tij ne fletoren zyrtare dhe se “ne cdo rast urgjence, kur kuvendi vendos me shumicen e gjithe anetareve dhe Presidenti i Republikes jep pelqimin, ligji hyn ne fuqi menjehere, vetem pasi te jete njoftuar publikisht. Ligji duhet te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare). Kjo menyre e te kuptuarit dhe e te pranuarit te hyrjes ne fuqi te ligjit e ben te papranueshem pretendimin e paraqitur nga paditesja se duhej te zbatohej ligji per ndryshime ne ligjin “Per privatizimin e banesave shteterore”.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se jane te pabazuara edhe pretendimet e tjera qe ngrihen ne rekurs. Keshtu Gjykata e Apelit Durres ne vendimin e marre, ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs, ka zbatuar detyrat e lena ne vendimin nr.654, date 24.02.1998 nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte. Ne kete vendim Gjykata e Larte pranon se arsyetimi i bere ne vendimin nr.1221, date 21.02.1997 te Gjykates se Apelit Tirane se ndodhemi para gjese se gjykuar eshte ne kundershtim me ligjin. Ne rastin ne shqyrtim, pranohet ne vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, mosmarreveshja e shqyrtuar nga Gjykata e rrethit Elbasan, nuk eshte midis te njejtave pale dhe nuk perben gje te gjykuar dhe per pasoje eshte prishur vendimi i Gjykates se Apelit Durres e ceshtja eshte derguar per rigjykim gje qe eshte realizuar.

Edhe pretendimi se nga Gjykata e Apelit Durres jane lejuar shkelje ne administrimin e dokumentave te paraqitura nuk ka baze. Nga procesvrbali i seances gjyqesore del se jane administruar dokumentat origjinale dhe jane bashkengjitur ne dosje fotokopjet e tyre te vertetuara nga noteri ne perputhje me kerkesat ligjore. Saktesia dhe vertetesia e ketyre dokumentave nuk eshte goditur nga asnjera pale e jane pranuar si prova per sqarimin e ceshtjes.

78

Page 76: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Akti i ekspertimit eshte bere nga ekspertet ne funksion te detyres se caktuar nga gjykata dhe ne perputhje me kerkesat ligjore. Ai i eshte nenshtruar diskutimit e pretendimeve te paleve ne gjykim dhe nuk eshte ligjore qe te konstatohet ai akt si i pavlefshem nga njera apo tjetra pale qe nuk eshte dakort me permbajtjen e tij. Akti i ekspertimit, si cdo akt tjeter i paraqitur ne gjykim e nenshtrohet diskutimit te paleve dhe vleresimit te gjykates. Ne baze te nenit 81 te K.Pr.Civile “mendimi i ekspertit nuk eshte i detyrueshem per gjykaten dhe kur kjo ka mendim te kundert me ekspertin, duhet te arsyetoje me hollesi kete mendim ne vendimin perfundimtar ose ne nje vendim qe jep gjate gjykimit”. Per ceshtjen ne shqyrtim, rezulton se mbasi eshte diskutuar nga palet, akti i ekspertimit i eshte nenshtruar edhe vleresimit nga gjykata e cila ka pranuar mendimin e eksperteve duke e marre ne analize me gjithe provat e tjera dhe ka bere arsyetimin perkates ne vendimin e saj.

Ne rekursin e paraqitur pretendohet se ne marrjen e vendimit nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, jane lejuar shkelje te renda procedurale qe pas sjellin prishjen e tij sepse ne perberjen e trupit gjykues ka qene edhe gjyqtarja Vitore Tusha qe ka marre pjese ne nje gjykim tjeter qe ka lidhje me kete ceshtje.

Nga aktet rezulton se me 15.11.1995, Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, ka gjykuar ceshtjen me pale padites Ndermarrja Komunale Banesa Elbasan, i paditur Qamil Agolli me objekt pavlefshmeri te kontrates se privatizimit. Me vendimin nr.1707 eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.2027, date 17.05.1995 me te cilin ishte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.289, date 22.02.1995 me te cilin ishte vendosur rrezimi i padise.

Ne perberjen e trupit gjykues ne Kolegjin Civil te Gjykates se Kasacionit ka qene edhe gjyqtarja Vitore Tusha.

Me vendimin nr.500, date 21.06.1999 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte (ne perberjen e te cilit ka qene edhe gjyqtarja Vitore Tusha) eshte vendosur mospranimi i rekursit te praqitur nga Tefta Bishqemi. Pale ne kete gjykim jane, paditese Tefta Bishqemi, te paditur N.K. Banesa e Qamil Agolli e objekti pavlefshmeri e kontrates se privatizimit. Ndonese ne gjykimin e ketyre ceshtjeve ka marre pjese gjyqtarja qe u permend, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte e gjejne te pabazuar pretendimin se kjo perben shkak per pavlefshmerine e vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte. Kjo sepse se pari nuk eshte e njejta ceshtje por jane dy ceshtje me pale te ndryshme e nuk perben shkak per mospjesmarrjen ne gjykim. Por pavaresisht nga kjo edhe ne ceshtje te njejte, ne gjykim ne Gjykaten e Larte duhet patur parasysh se eshte nje gjykim i vecante nga ai qe behet ne gjykaten e rrethit e te apelit. Shkaqet e mos pjesmarrjes se nje gjyqtari ne gjykimin e nje ceshtje qe eshte gjykuar me pare nga kjo gjykate, duhet te jene te lidhura me shkaqe personale sic mund te jene lidhje gjinije, krushqije apo interesi per ceshtjen si dhe te pjesmarrjes se tij ne nje shkalle tjeter gjykimi, te qenies me pare prokuror apo avokat ne ate ceshtje. Ne rastet e tjera, Kolegjet e Bashkuara cmojne se shkaqet e pretenduara nuk do te konsiderohen si raste te papajtueshmerise se pjesmarrjes se gjyqtarit ne gjykimin e ceshtjes.

E njejta gje eshte edhe ne rastin kur nje ceshtje shqyrtohet ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Pranimi i te kundertes do te krijonte situata e pamundesi te gjykimit te ceshtjeve ne Gjykaten e Larte.

Garantimi i nje procesi te rregullt ligjor e te pa anshem lidhur me konstatimin e trupit gjykues, behet i mundur gjate gjykimit te ceshtjes ne gjykaten e rrethit e ate te apelit duke respektuar kerkesat e neneve 15,17 te K.Pr.Civile. Vendimet qe merren ne keto gjykata, zgjidhin ceshtjen ne themel, jane perfundimtare e marrin forme te prere. Gjykimi ne Kolegjet e Gjykates se Larte, eshte nje gjykim i vecante i cili ne vetvehte, vlereson gjykimet e meparshme lidhur me aplikimin e drejte te ligjit ne keto gjykime e per kete shkak jane te zbatueshme ne gjykim ne Gjykaten e Larte edhe dispozitat e tjera K.Pr.Civile me klauzolen e mundesimit te aplikimit te tyre sipas rastit.

79

Page 77: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nje nga keto raste nga Kolegjet e Bashkuara konsiderohet edhe pretendimi qe ngrihet ne rekurs per papajtueshmerine e gjyqtarit ne gjykimin e ceshtjes.

Lidhur me problemin e mundesimit te kthimit te gjithe pasurise qe u eshte konfiskuar ish pronareve Bishqemi, duhet patur parasysh neni 3 pika 3 e ligjit nr.7660, date 14.01.1993 per disa ndryshime ne ligjin nr.7514, date 30.09.1991 “Per pafajesine, amnistine e ish te denuarve e te perndjekurve politik”. Ne baze te ketij ligji njihet e drejta e kthimit te pasurive te konfiskuara ose e kompesimit te ketyre pasurive. Ne kete aspekt si dhe duke patur mundesite qe krijojne dispozitat e mevonshme ligjore lidhur me kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve, te paditures dhe trashegimtareve te tjere ligjore te trashegimlenesve Bishqemi, u krijohen te gjitha mundesite qe krahas kthimit te bere, te behet edhe kompesimi i pasurive deri ne masen qe perfitojne te gjithe te shpronesuarit e tjere me ligje e vendime te vecanta.

Ne keto kushte Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojne se rekursi i paraqitur nga paditesja Tefta Bishqemi eshte i pabazuar e per pasoje nuk ka vend per prishjen e vendimeve te atakuara.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Lenien ne fuqi te vendimit nr.553, date 26.11.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe te

vendimit nr.500, date 21.06.1999 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Tirane, me 15.03.2002

80

Page 78: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 25 i Regj. Themeltar.Nr. 18 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Valentina Kondili “Nikoleta Kita “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Metush Saraçi “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Bashkim Caka “Spiro Spiro “Ylvi Myrtja “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 15.03.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen nr. 25 qe i perket:

PADITËSE: VIOLETA TARTARAJ

I PADITUR: SPITALI QENDROR I USHTRISE

OBJEKTI I PADISËAnullimin e urdherit te brendshem me nr. 24

date 6.3.1998, si dhe kthimin ne vendin e punes.Baza ligjore: Ligji Nr. 7491 date 24.4.1991,

nenet 26, 28 te ligjit nr. 7978 date 26.7.1995,neni 32 dhe VKM nr. 351 date 1.8.1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr. 4272, date 11.12.1998, ka vendosur:

Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr. 73, date 1.2.1999 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 4272 date 11.12.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane ne kete menyre: Pranimin e kerkese padise se pales paditese Violeta Tartaraj duke anulluar urdherin e brendshem nr. 24 date 6.3.1998 te nxjerre nga pala e paditur SQU dhe kthimin ne vendin e meparshem te punes se paditeses Violeta Tartaraj.

81

Page 79: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 742 date 8.7.1999 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr. 73 date 1.2.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.4272 date 11.12.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pushimin e ceshtjes.

Kunder vendimeve te formes se prere ka ushtruar rekurs ne baze te nenit 473 te K.Pr. Civile te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr. 8431 date 14.12.1998 “Per disa shtesa e ndryshime ne K.Pr.Civile” paditesja e cila kerkon prishjen duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se Larte eshte i kunderligjshem, gjykata gabimisht ka konsideruar afatin e ankimit ndaj vendimit nr. 24, afat prekluziv, ne kundershtim me nenin 145 te K.Pr.Civile. Me te drejte jane vendosur ne afat te ankimit ne baze te nenit 151 te K.Pr.Civile.

- Gjykata nuk arsyeton bazen ligjore te mospranimit te fuqise se vendimit te gjykates qe me ka vendosur ne afat. Padija eshte ne afat, me eshte komunikuar vendimi me 31.8.1998.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Irma Bala e Evgjeni Sinoimeri, avokatin e pales

paditese ne mungese, avokatin e pales se paditur ne mungese dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi nr. 742 date 8.7.1999 i Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte eshte i

drejte e si i tille duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar e provuar si me poshte:Paditesja Violeta Tartaraj, ka qene me grade ushtarake nenoficere, kaptere e

kategorise katert, prane anes se paditur Spitalit Qendror te Ushtrise ka punuar me detyren e sekretares dhe perpunueses se te dhenave, prane Drejtorise kompjuterizuese.

Me urdherin e brendshem nr. 24 date 6.03.1998 te drejtorit te anes se paditur SQU eshte liruar para kohe nga ushtria dhe detyra e sekretares dhe kalonte me detyren e perpunueses se te dhenave statistikore ne statistiken e SQU.

Nga permbajtja e urdherit te siperm rezulton se motivacioni i lirimit ka qene mosimpenjim ne pune, shkelje e etikes se ushtarakut, moszbatim te urdherave te drejtorise, etj. Sa siper per te padituren perbejne, shkaqe per nxjerrjen ne lirim te paditeses, parashikuar nga neni 32 i ligjit nr. 7978 date 26.7.1995 “Per Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

Paditesja duke mos qene dakort me urdherin e anes se paditur, me date 5.11.1998 ka ngritur padi ne gjykate, me objekt, “anullimin e urdherit te brendshem nr. 24 date 06.03.1998, dhe rikthimin ne vendin e punes…”.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 4272 date 11.12.1998 ka vendosur:Rrezimin e padise si te pabazuar.Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 73 date 1.2.1999 ka vendosur:“Ndryshimin e vendmit nr. 4272 date 11.12.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane ne kete

menyre: Pranimin e kerkese padise se pales paditese Violeta Tartaraj, duke anulluar urdherin e brendshem nr. 24 date 6.3.1998…etj. ”.

Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte me vendimin nr. 742 date 8.7.1999 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. 73 date 1.2.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr. 4272 date 11.12.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes”.

Nga Gjykata e Larte drejt eshte arsyetuar e vendosur se paditesja ka ngritur padine jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenin 32 te ligjit “Per Forcat e Armatosura” nr. 7978 date 26.07.1995.

82

Page 80: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Dispozita e sipercituar e ligjit percakton se “… Per te gjitha mosmarreveshjet qe lindin ne keto raste, ushtaraku ka te drejte te ankohet ne gjykate brenda 10 diteve nga dita e komunikimit te urdherit…”.

Nga gjykimi eshte pranuar se paditesja e ka paraqitur padine ne gjykate me date 5.11.1998, nderkohe qe urdheri per lirimin e saj nga ana e paditur ka dale me date 06.03.1998.

Sa siper, afati per kryerjen e veprimit proçedural i caktuar nga ligji nuk eshte respektuar nga paditesja, e si i tille ka humbur, e me te drejte nga Gjykata e Larte, eshte konkluduar se padia, eshte paraqitur tej afatit ligjor e vendosur pushimin e gjykimit.

Drejt eshte arsyetuar, nga ajo gjykate edhe persa i perket te drejtes se pales per t’u rivendosur ne afat, pretenduar edhe ne rekursin ne interes te ligjit.

Neni 151 i K.Pr.Civile percakton si nje nga kushtet per te kerkuar rivendosje ne afat qe, pala ose prokurori duhet te kene ngritur padi, dhe per shkaqe te arsyeshme te kene humbur afatin ligjor te ngritjes se saj.

Ndonese ka nje vendim te formes se prere te Gjykates se Rrethit Tirane, nr. 134 date 02.10.1998, qe ka pranuar kerkesen e Violeta Tartarajt per rivendosje ne afat, ky vendim ben fjale per rivendosjen e te drejtes se ngritjes se padise, ne nje kohe kur padia akoma nuk ishte ngritur. Sic ka rezultuar padia eshte paraqitur ne gjykate me 5.11.1998. Ne keto rrethana me te drejte nga Kolegji i Gjykates se Larte pretendimi i paditeses ne lidhje me rivendosjen ne afat eshte konsideruar jo i bazuar ne nenet 151, 152 te K.Pr.Civile qe rregullojne kete institut te se drejtes.

Sa siper rekursi ne interes te ligjit nuk permban asnje nga shkaqet qe kerkon neni 473 i K.Pr.Civile keshtu qe vendimi nr. 742 date 08.07.1999 i Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konform nenit 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr. 742 date 08.07.1999 te Kolegjit Administrativ te Gjykates

se Larte.

Tirane me 15.03.2002

83

Page 81: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 20 i Regj.ThemeltarNr.19 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia Anetar Kristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarValentina Kondili Anetare Natasha Sheshi AnetareMetush Saraçi AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.03.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: MINELLA KEDHI, banues ne Durres.

TË PADITUR: MARIANA SPENDOPOLO, APOSTOL SPENDOPOLO, JULIETA SPENDOPOLO me banim ne France.

OBJEKTI I PADISË: Kerkim trashegimie,

neni 349 dhe 350 te K. Civil

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin Nr.411, date 26.0.1999 ka vendosur: Te njohe bashkepronar Minella Kedhi dhe Jani Kedhi, te dy bashke ne gjysmen e pronave te kthyera me vendimet e K.K.K.Pronave Durres, Nr.917, date 22.6.1995, Nr.33, date 25.8.1993, Nr.393,date 25.3.1994.dhe Nr.918, date 22.6.1995.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur rekurs ne interes te ligjit te paditurit nepermjet perfaqesuesit te tyre, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimit:

- Jane lejuar shkelje procedurale sepse nje nga trashegimtaret e Aleksandres nuk eshte vene si i paditur dhe nuk eshte njoftuar rregullisht.

- Vendimi njeh bashkepronar edhe Jani Kedhin kur ky nuk eshte padites dhe nuk ka marre pjese ne gjykim.

84

Page 82: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Gjykata nuk ka percaktuar nese Vasilika eshte ose jo mbesa e trashgimlenesit dhe nese eshte trashegimatare dhe ke trashegon ajo.

- Vendimet e komisionit te kthimit te pronave nuk i kane kthyer pronen Kristaq Zagurides, por personave te tjere dhe gjykata i vendos ato padrejtesisht si pasuri trashegimore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e gjyqtareve Bashkim Caka dhe Kristaq Ngjela, avokatin e te

paditurve Gezim Lama, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres dhe si e dikutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi Nr.411, date 26.04.1999 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres eshte marre

duke lejuar shkelje te shumta procedurale, te cilat e bejne procesin gjyqesor te parregullt. Keshtu, paditesi Minella Kedhi dhe vellai i tij Jani Kedhi jane trashegimtare ligjore te Vasilika Kedhi. Paditesi Minella Kedhi, ka pretenduar se trashegimlenesi Kristaq Zagurida, ka vdekur shume vite me pare, duke mbetur si pjestare te familjes bashkeshortja Aleksandra Zagurida dhe mbesa Vasilika, nena e paditesit. Me pretendimin se Aleksandra Zagurida dhe nena e tij Vasilika, duhet te trashegojne ne pjese te barabarta pasurine trashegimore te trashegimlenesit Kristaq Zagurida, paditesi i eshte drejtuar gjykates me padine per kerkimin e trashegimit. Paditesi ka pretenduar se te paditurit, vetem me deshmine e trashegimise te Aleksandra Zagurides, kane fituar gjithe pasurine trashegimore qe perfshin pronat e kthyera me vendime te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve.

Gjykata, bazuar ne pretendimin e paditesit se te paditurit ndodhen me banim te paditur ne France, pa sqaruar nese ata kane caktuar perfaqesues te tyre, kane bere njoftimin e te paditurve per datat e zhvillimit te gjyqit nepermjet afishimit te aktit ne gjykate. Ne shpalljen e datave te gjykimit per 24.12.1998, 11.2.1999, 19.03.1999 dhe 26.04.1999, nuk firguron emri i njerit prej te paditurve, Paul Spendopolo, madje ai nuk figuron si i paditur edhe ne vendimin perfundimtar te gjykates. Ne kete menyre gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te te paditurit pa patur ai dijeni per diten e gjykimit te ceshtjes.

Dihet se Kodi Civil (nenet 349-352) u njeh te drejten trashegimtareve qe te perdorin padine per kerkimin e trashegimit, objekti i se ciles eshte njohja e paditesit si trashegimtar dhe dorezimi i pasurise trashegimore dhe te pasurise se fituar prej saj. Padites, ne kete lloj padie eshte trashegimtari te cilit i eshte cenuar teresisht ose pjeserisht e drejta e tij trashegimore, ndersa te paditur jane personat kunder te cileve ngrihet padia dhe qe e mbajne pasurine si trashegimtare. Kjo padi mund te ngrihet edhe kunder personave qe e mbajne pasurine trashegimore ne baze te nje deshmie trashegimie.

Ne gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Durres, jane caktuar si te paditur Mariana, Apostol, Paul, dhe Julieta Spendopolo, duke mos administruar asnje fakt apo te dhene, nese ata jane trashegimtaret e vetem te Aleksandra Zagurides. Nga vendimet e komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, (te pa noterizuara) del se ne baze te deshmise se trashegimise Nr.99, date 28.04.1993 trashegimtare e vetme e Kristaq Zagurides, eshte bashkeshortja e tij Aleksandra, e cila sipas deshmise se trashegimise Nr.102, date 29.04.1993, ka lene si trashegimtare testamentare gjashte persona. Keto akte te vlefshme per gjykimin e mosmarreveshjes nuk jane administruar gjate gjykimit te ceshtjes, por rezultojne nga kopje te vendimeve te komisionit te kthimit te pronave, te cilet nuk kane fuqi te plote provuese, per shkak te mos vertetimit te tyre nga personi kompetent.

Ne padite per kerkimin e trashegimit, per ndertimin e rregullt te ndergjyqesise, duhet qe nepermjet deshmise se trashegimise, te percaktohen personat qe duhet te thirren si te paditur ne gjykimin e ceshtjes, qe nuk eshte kryer nga gjykata ne rastin konkret.

Edhe ne drejtim te percaktimit te pasurise trashegimore, gjykata nuk ka respektuar ligjin procedural (nenet 253-257) te K.Pr. Civile sepse jane administruar vendime te komisionit

85

Page 83: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

te kthimit te pronave te pa noterizuara. Nga keto kopjo aktesh, te cilat nuk jane vertetuar sipas ligjit, rezulton se pronesia nuk eshte njohur e kthyer e gjitha ne emer te trashegimlenesit Kristaq Zagurida, sic pranon gjykata ne vendimin e saj perfundimtar. Keshtu, prona e njohur dhe kthyer me vendimin Nr.917, date 22.06.1995 figuron ne emer te Eleni Spendopolos, ajo e kthyer me vendimin Nr.33, date 25.08.1993 ne emer te Aleksandra Zagurides, ndersa prona e kthyer me vendimin Nr.918, date 22.6.1995 figuron ne emer te Aleksandra Zagurides. Ne emer te trashegimlenesit Kristaq Zagurida mund te jete vetem prona e kthyer me vendimin nr.393, date 25.03.1994. Vendimi i gjykates persa i perket percaktimit te pasurise trashegimore eshte i pa arsyetuar.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ju referohet akteve te mesiperme, duke shmangur qendrimin ndaj menyres se zgjidhjes se themelit te mosmarreveshjes, por per te argumentuar shkeljet procedurale dhe ato te parimeve themelore te procesit gjyqesor, qe e bejne vendimin e gjykates te cenueshem edhe per mos kryerjen e nje hetimi gjyqesor te plote dhe te gjithanshem si dhe per mos arsyetim te tij.

Shkelje procedurale dhe mos arsyetim te vendimit gjykata e rrethit gjyqesor Durres ka lejuar edhe ne aspekte te tjera. Keshtu, gjykata shprehet ne vendim se “trashegimlenesi Kristaq Zagurida ka vdekur para clirimit”, por nuk ka kerkuar qe te paraqiten te dhena te dokumentuara per kohen e vdekjes se tij, te cilat ne padite qe lidhen me trashegimin kane rendesi te veçante, per faktin se nga percaktimi i kohes se çeljes se trashegimise percaktohen edhe dispozitat ligjore qe do te zbatohen dhe rrethi i tashegimtareve qe thirren ne trashegim. Nuk eshte administruar as çertifikate e gjendjes civile qe te vertetoje vdekjen e trashegimlemesit, kohen e ndodhjes se saje dhe as ndonje vertetim negativ ne rastin e mos ekzistences se dokumenteve te kesaj natyre. Rrjedhoje e ketyre shkeljeve ka çuar ne mos arsyetim te faktit se perse Vasilika Kedhi, si mbesa e Kristaq Zagurides eshte trashegimtare e tij dhe baza ligjore ku eshte mbeshtetur gjykata qe e cileson ate si trashegimtare.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se mos njoftimi i te gjithe te paditurve per diten e gjykimit te çeshtjes, mos ndertimi i rregullt i ndergjyqesise, mos arsyetimi i vendimit, marrja e vendimit mbi bazen e dokumenteve qe nuk kane vlere provuese per shkak te mos vertetimit te tyre nga personi kompetent, mos zbatimi i parimeve themelore te procesit gjyqesor te argumentuara si me siper, e bejne gjykimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Durres nje gjykim te parregullt ligjor. Përveç shkeljeve procedurale nga ana e gjykates jane shkelur edhe dispozitat kushtetuese, per faktin se u eshte cenuar pronesia te paditurve nga nje proces ligjor i padrejte dhe i parregullt.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485 te Kodit te

Procedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit Nr. 411, date 26.04.1999 te Gjykates se Rrethit gjyesor Durres

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.03.2002

86

Page 84: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.15 i Regj.Themeltar.Nr. 20 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Bineri AntetarVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri AnetareMetush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.03.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. qe i perket:

PADITËS: AGIM KAZIU, QANIJE ELEZI, SULEJMAN KAZIU, NAZMI KAZIU, NAIME CUPI, FARIE KUKA banues ne Burrel

I PADITUR: HAMDI KAZIU banues ne Tirane

OBJEKTI:Pjestim pasurie te perbashket

ne baze te neneve 207 te K.Civil dhe nenit 369 e vijues te K.Pr.Civile te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane , me vendimin nr.3439, date 22.11.1999 , ka vendosur:Pjestimin ne natyre te siperfaqes truallit 522 m2 te ndodhur ne Rrugen “Mihal Grameno” Tirane midis paleve ne proces A. Kaziu, S Kaziu, F. Kuka, Q. Elezi, N. Kaziu, N, Cupi dhe H. Kaziu duke ju takuar respektivisht paditesit Agim Kaziu 183,46 m2 paditesave Sulejman Kaziu, Nazmi Kaziu, Naime Kaziu (Cupi), Farije Kaziu (Kuka), Qanije Kaziu (Elezi) dhe te paditurit Hamdi Kaziu nga 56,49 m2. Paditesi Sulejman te kompesoje Agim Kaziun 240 USD. Paditesi Nazmi te kompesoje Agim Kaziun 360 USD. Paditesi Nazmi te kompesoje Hamdi Kaziun 360 USD. Paditesja Qanije te kompesoje Farije Kaziun 120 USD

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.539, date 30.05.2000, ka vendosur:

87

Page 85: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Lenien ne fuqi te vendimit nr.3439, date 22.11.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit ka paraqitur rekurs i padituri Hamdi Kaziu i cili kerkon prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Si trashegimtar i prones, me prokure te posacme date 05.11.1993 nga paditesat jam autorizuar jo vetem te bej veprime per kthimin e prones, por me autorizojne qe te marr leje ndertimi dhe te ndertoj nje objekt per nevojat e mija.

- Sipas te gjitha rregullave dhe ligjit “Per urbanistiken” i jam drejtuar KRT-se e cila me ka dhene leje ndertimi per nje ndertese 5 kateshe me siperfaqe ndertimore 100 m2.

- Paditesat kane ngritur padi per pezullim e cila ju eshte rrezuar nga gjykata e rrethit.- Paditesat me pas kane kerkuar pjestimin e truallit. Kam shpenzuar shume para, per

kthimin e prones, marrjen e lejes se ndertimit, berjen e projektit, investime ne ndertimin e objektit.

- Kerkoj te behet nje ri-ekspertim tjeter teknik, sepse cmimi i truallit nuk eshte vene ne vleren reale.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1313, date 01.11.2001, ka vendosur:Kalimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per te zgjdhur keto probleme; Si do te veprohet me ndertimin qe eshte kryer pas fazes se pare te pjestimit,A duhet te prishet vendimi i fazes se pare, apo te konsiderohet se ndertimi eshte pjese perberese e siperfaqes se truallit pasi eshte ndertuar mbi te dhe pjestimi i saj duhet te zgjidhet ne fazen e dyte te pjestimit.

88

Page 86: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e ceshtjes nga gjyqtaret Metush Saraci, Vladimir Metani,

perfaqesuesin e pales se paditur av. Dashamir Kore, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim, perfaqesuesin e pales paditese av. Lulzim Koka, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit e pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.539, date 30.05.2000, eshte i bazuar ne ligj dhe

si i tille lihet ne fuqi.Palet ndergjyqesa jane vellezer e motra. Ato trashegojne nje siperfaqe trualli prej 522

m2, ndodhur ne rrugen “M.Grameno” e ndare me tre parcela respektivisht S4 - 25 m2, S6 -465 m2 dhe S8 - 32,4 m2. Ne baze te vendimit te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave Nr.1310, date 28.03.1995 kjo siperfaqe ju eshte kthyer si truall i lire pjesemarresve ne proces. Prona eshte e regjistruar ne favor te Ali Kaziut (babai i tyre) ne 6/48 pjese, te Caje Kaziut (nena e tyre) ne 26/48 pjese dhe paditesit Agim Kaziu ne 16/48 pjese.

Palet ndergjyqesa duke mos arritur ne marreveshje midis tyre per ndarjen e truallit te kthyer me vendim te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave, i jane drejtuar gjykates me kerkesepadi.

Keshtu, me vendim gjyqesor te formes se perere (te gjykuar ne gjykate rrethi, apeli e Kolegji Civil te Gjykates se Larte) eshte percaktuar e drejta e bashkepronesise se ndergjyqesave, pjeset takuese te tyre dhe sendi qe do te pjestohet. Faza e pare e pjestimit eshte bere ne perputhje me dipozitat ligjore nenet 370 te K.Pr.Civile dhe 207 te K.Civil.

Pas perfundimit te fazes se pare te pjestimit, ka vazhduar shqyrtimi i ceshtjes, lidhur ne fazen e dyte te ketij pjestimi. Ne kete faze gjykimi, duke patur parasysh edhe mendimin e eksperteve, eshte realizuar ndarja ne natyre e siperfaqes se truallit sipas pjeseve qe kane bashkepronaret. Rezulton se ndarja ne natyre e siperfaqes se truallit eshte bere ne perputhje me pjeset takonjese te paleve dhe nuk eshte demtuar sendi, qe i eshte neshtruar pjestimit. Ne kete pjestim eshte patur parasysh edhe pabarazia e pjeseve qe krijohet pas ndarjes ne natyre te truallit, rrjedhoje e se ciles eshte bere kompesimi me shperblim ne para.

Pala e paditur pretendon se ne pjestim duhet te persfshihet edhe ndertimi i objektit i bere me leje te organeve kompetente, i cili eshte ndertuar aktualisht deri ne katin e dyte nga pese kate qe eshte leja e ndertimi.

Lidhur me kete pretendim rezulton se me te drejte nga gjykatat nuk eshte pranuar sepse ndertimi eshte kryer nga pala e paditur, pa pelqimin e bahkepronareve te tjere. Ne vazhdimesi paditesit jane ankuar ne organet kompetente per pezullimin e punimeve qe po kryen i padituri ne pronen, e cila eshte ne bashkepronesi. Nga aktet e dosjes del se ndertimi i mesiperm eshte kryer pas ngritjes se kerkesepadise, objekt shqyrtimi gjyqesor.

Kolegjet e Bashkuara cmojne se ne shqyrtimin e ceshtjeve lidhur me pjestimin gjyqesor, na fazen e dyte do ti nenshtrohen pjestimit vetem sendet qe jane percaktuar ne fazen e pare. Ne kete faze gjykimi nuk mund te shtohen sende te tjera te pjestueshme, pa u percaktuar ne fazen e pare te pjestimit. Keto mosmarreveshje duhet te zgjidhen ne nje gjykim te ri duke zbatuar kerkesat ligjore te percaktuara ne nenet 396 e vijues te K.Pr.Civile dhe 207 e vijues te K.Civil.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a, te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Lenien ne fuqi te vendimit nr.539, date 30.05.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 14.03.2002 89

Page 87: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

90

Page 88: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 24 i Regj. Themeltar.Nr. 21 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Spiro Spiro “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Bashkim Caka “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Metush Saraçi “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Nikoleta Kita “

ne seancen gjyqesore te dates 15.03.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 24 qe i perket:

PADITËSAVE: ISMAIL FERKO – MBROSTAR FERKO, ne mungeseHATIXHE FERKO – “ “ “ZEGJINE FERKO - “ “ “BARIJE FERKO - “ “ “ISMET FERKO - “ “ “QATIP FERKO - “ “ “

TE PADITUR: SHERIF FERKO – FIER, ne mungeseKKK PRONAVE BASHKIA FIER, ne mungese

OBJEKTI I PADISË

Kundershtim i vendimeve te KKK Pronave Bashkia Fiernr. 73 date 15.6.1995 dhe nr. 48 date 11.4.1996

dhe njohjen pronar te paditesave per siperfaqe trualli114 m2.Baza ligjore: Ligji Nr. 7698 date 15.4.1993

“Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve” neni 27/a.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr. 208, date18.02.1998 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 48, date 11.04.1996 dhe nr. 73 date 15.06.1995 te KKK Pronave Bashkia Fier duke njohur pronar Ferhat Ferko, mbi nje siperfaqe trualli prej 114 m2 te ndodhur ne lagjen “Apollonia” te qytetit te Fierit me kufizimet perkatese.

91

Page 89: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kthimin e siperfaqes se truallit prej 66 m2 te ndodhur ne lagjen “Apollonia” Fier, trashegimtareve te Ferhat Ferko, paditesve Ismail, Hatixhe, Zegjine, Barie, Qatip dhe Gjinovefa Ferko.Kompensimin e paditesve per siperfaqen prej 48 m2 truall sipas ligjit nr. 7698 date 15.04.1993.Lenien ne fuqi te vendimit nr. 73 date 15.06.1995 te KKK Pronave te Bashkise Fier per pikat 1,3, te tij.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurit Sherif Ferko, me vendimin Nr. 476, date 23.10.1998, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 208 date 18.02.1998 te Gjykates se Rrethit Fier persa i perket kthimit ne natyre te siperfaqes 66 m2 duke u kompesuar pala paditese per kete siperfaqe.Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm per pjeset e tjera.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e paditesit Ismail Ferko, me vendimin nr. 514 date 11.06.1999 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi Ismail Ferko.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit te Gjykates se Larte, ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, paditesi Ismet Ferko, i cili kerkon prishjen e tyre dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Fier, per keto shkaqe:

- Gjykata e Apelit Vlore ka shkelur ligjin material Nr. 7698 date 15.4.1993, mbasi padrejtesisht, e ka quajtur truallin tone te zene duke vendosur kompesimin e tij. I padituri ka bere ndertime pa leje mbi truallin tone dhe pjesa e oborrit eshte e lire.

- Nuk eshte vleresuar prova vendimtare, nota e transkiptimit e vitit 1960 qe provon pronesine tone mbi nje siperfaqe prej 66 m2.

- Pretendimi i pales tjeter se ky dokument i pjestimit te pasurise i vitit 1960 eshte i falsifikuar, eshte i pabazuar, persa kohe nuk eshte vertetuar ne rruge gjyqesore. Gjykata e apelit, per te rrezuar vendimin e gjykates se rrethit duhet te merrte ekspert.

- Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungesen e perfaqesuesit tone, ndonese u paraqit raport se perfaqesuesi ishte i semure.

Ka paraqitur kunderrekurs edhe pala e paditur duke kerkuar lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte per keto shkaqe:

- Per rastin konkret nuk eshte shkelur ligji Nr. 7698 date 15.04.1993, “Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve”.

- Pala paditese kerkon kthimin ne natyre te nje siperfaqe trualli ne nje kohe qe nuk i eshte marre asgje nga shteti. Ajo eshte larguar nga banesa sepse ajo ishte e vjeter dhe u shemb.

- Para disa dhjetra vjet ndertoi banese te re ku banon aktualisht.- Siperfaqja e truallit qe pretendon sot eshte trotuar dhe rruge.- Gjykimi ne apel eshte shtyre disa here per te lajmeruar palen paditese. Seanca e

fundit u zhvillua ne mungese te pales paditese meqenese po zvarriste gjykimin duke sjelle ne dy raste jo raport por receta rimbursimi. Pra nuk ka shkelje proceduriale ne kete drejtim sepse paditesi kishte dijeni dhe nuk paraqitej ne gjykim.

- Ne rekurs thuhet se nuk eshte vleresuar nje prove vendimtare kur ne nenin 473 te K.Pr.Civile nuk permendet kjo si shkak per rekurs ne interes te ligjit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e anetareve Nikoleta Kita dhe Kristaq Ngjela, mbasi shqyrtuan

dhe analizuan ne teresi ceshtjen,

92

Page 90: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe vendimi i Gjykates se Apelit Vlore jane

te mbeshtetura ne ligj dhe duhet te lihen ne fuqi.Palet pjesemarrese ne gjykim per shkak te lidhjeve te gjinise kane patur ne qytetin e

Fierit ne bashkepronesi nje shtepi banimi se bashku me siperfaqe oborri dhe kopshti perreth prone, te cilen e kane pjestuar ne vitin 1960 me vendim gjyqesor nr. 29 date 15.3.1960 te ish gjykates se Qarkut Vlore.

Per shpronesimet e kryera ne pronen e tyre ne vitin 1970 te dy palet ne baze te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 i jane drejtuar KKK Pronave.

KKK Pronave Bashkia Fier me vendim nr. 73 date 15.6.1995 ka njohur ne favor te te paditurve pronesine per nje siperfaqe trualli prej 1050 m2 prej te cilave 250 m2 i ka kthyer si siperfaqe te lire dhe per 800 m2 ka vendosur kompesimin ne nje nga format e parashikuara ne ligj.

Mbi bazen e dokumentacionit perkates edhe pala paditese i eshte drejtuar KKK Pronave per njohjen e pronesise per nje siperfaqe trualli prej 72 m2 por ky i fundit me vendim nr. 48 date 11.4.1996 ka vendosur te mospranoje kerkuesen e pales paditese me arsyetimin se kete prone e ka trajtuar me pare me vendim nr. 73 date 15.6.1995 ne favor te pales paditur.

Mbi sa siper, pala paditese ka kundershtuar ne rruge gjyqesore dy vendimet e KKK Pronave si permenden me lart dhe ne gjykim duke shtuar objektin e padise ka kerkuar njohjen e pronesise per 114 m2 siperfaqe trualli dhe jo 72 m2 sa ka kerkuar t’i njihej fillimisht nga KKK Pronave.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier ka pranuar padine duke njohur paditesat pronar per siperfaqen 114 m2 dhe prej saj kthimin e siperfaqes 66 m2 dhe kompesimin per pjesen tjeter prej 48 m2.

Gjykata e Apelit Vlore, ka ndryshuar kete vendim ne menyre qe pales paditese t’i njihet pronesia per siperfaqen 114 m2 dhe e gjithe kjo siperfaqe t’i kompesohet ne format e parashikuara ne ligj, ndersa Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur mospranimin e rekursit te bere nga pala paditese kunder ketij vendimi si te pambeshtetur ne ligj.

Shkaqet e parashtruara ne rekurs ne interes te ligjit kunder ketyre dy vendimeve jane te pabazuara sepse nuk gjejne mbeshtetje ne asnje nga rastet e parashikuara ne nenin 473 te K.Pr.Civile.

Ndryshe nga sa parashtrohet ne rekurs gjykata e apelit ka vleresuar provat e paraqitura nga pala paditese prandaj edhe e ka njohur ate pronare per siperfaqe trualli 114 m2, pra per gjithe siperfaqen qe ajo pretendon, çka do te thote qe nuk ka marre ne konsiderate prapsimet e te paditurve dhe pretendimet e tyre per falsifikime ne provat e paraqitura nga pala paditese lidhur me pronesine. Sa per problemin tjeter se si do te trajtohet kjo siperfaqe per efekt kthimi dhe kompesimi konstatohet se gjykata e apelit ka vleresuar drejt provat e administruara dhe ka zbatuar drejt ligjin nr. 7698 date 15.4.1993 si dhe udhezimet e Keshillit te Ministrave nr. 3 date 21.6.1993 dhe nr. 13 date 18.10.1993 qe kane dale ne zbatim te tij dhe percaktojne kriteret se cilat do te konsiderohen siperfaqe te lira dhe cilat do te konsiderohen te zena, duke perfshire ketu edhe siperfaqet funksionale te banesave si rruge, oborr, etj. Ka rezultuar se siperfaqja prej 66 m2 sherben per hyrjen kryesore ne banesen e te paditurit pra eshte siperfaqe funksionale e baneses tij prandaj me te drejte gjykata e apelit ka cmuar per kompesimin e pales paditese per kete siperfaqe trualli dhe jo per kthimin e saj si siperfaqe te lire.

Nuk kishte arsye qe per te arritur ne kete konkluzion gjykata e apelit te caktonte eksperte te tjere sepse ekspertet e caktuar nga gjykata e shkalles se pare kane percaktuar sakte pozicionin e siperfaqes 66 m2 dhe funksionin e saj si rruge kalimi per te paditurin.

93

Page 91: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Shkalles se Pare Fier ndonese ka kthyer ne natyre siperfaqen 66 m2 ne pjesen urdheruese te vendimit nuk ka percaktuar kufijte dhe pozicionin e kesaj siperfaqe dhe ne arsyetim te vendimit shprehet se per menyren e perdorimit te kesaj siperfaqe paditesat duhet t’i drejtohen me vone gjykates me padi te veçante çka e ben vendimin jo vetem te pa-ekzekutueshem por tregon qe gjykata e shkalles se pare nuk ka patur edhe koncepte te qarta ligjore se kush konsiderohet siperfaqe e lire dhe kush e zene.

Mbi sa siper me te drejte, gjykata e apelit ka vendosur per kete pjese ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Ne rastin konkret nuk konstatohen as edhe shkelje te normave proceduriale qe te bejne vendimin e cenueshem.

Per te siguruar pjesemarrjen e pales paditese ne gjykim gjykata e apelit ka shtyre per disa here çeshtjen, por kur mungesat po beheshin te perseritura dhe pa shkaqe te perligjura si kerkon neni 175 i K.Pr.Civile me te drejte gjykata ka vendosur, te mos e shtyje me ceshtjen por ta perfundoje ate ne mungese te pales paditese. Disa receta te paraqitura nuk mund te njehsohen me raportin mjekesor te mjekut specialist dhe nuk vertetojne qe mosparaqitja ne gjykim ishte per shkak semundje prandaj me te drejte nuk jane marre ne konsiderate nga gjykata e apelit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur mospranimin e rekursit kunder vendimit te gjykates se apelit pse shkaqet e parashtruara ne te nuk gjenin mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile shkaqe te cilat pothuaj perseriten te njejta edhe ne rekursin ne interes te ligjit kunder ketyre vendimeve e meqenese ato nuk gjejne mbeshtetje edhe ne nenin 473 te K.Pr.Civile çmohet se rekursi nuk duhet te pranohet dhe vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe ai i Gjykates se Apelit Vlore te lihen ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr. 514 date 11.6.1999

dhe te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr. 476 date 23.10.1998.

Tirane me 15.3.2002

94

Page 92: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 18 i Regj. ThemeltarNr. 22 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Bashkim Caka “Evgjeni Sinoimeri “Agron Lamaj “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “Nikoleta Kita “Artan Hoxha “Spiro Spiro “Valentina Kondili “Vladimir Bineri “Vladimir Metani “Ylvi Myrtja “Zamir Poda “

moren ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.13.03.2002, çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: EDLIRA BEDRI TURKU, lindur dhe banuese ne Tirane, ne mungese;

I PADITUR: MILO SOTIR KUNESHKA, lindur dhe banues ne Tirane i perfaqsuar ne gjykim nga Av. B. Rusi;GABRIELA KUNESHKA, banuese ne Tirane, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Pjestim i pasurise se paluajteshme,

ne baze te Nenit 207 te KC dhe 370 te KPrC.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin dt. 23.02.2000 (faza e pare e pjestimit) ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te kerkese padise dhe lejimin e pjestimit te nje apartamenti dhe pasurise se luajteshme, duke u takuar secilit nga 1/3 pjese;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 751 dt. 13.07.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te mesiperm duke lejuar edhe pjestimin e nje shtese te apartamentit nga 1/3 pjese secili;

95

Page 93: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Larte me vendimin nr. 1317 dt. 24.10.2001 ka vendosur:Dergimin e çeshtjes per shqyrtim Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte me qellim unifikimin e praktikes gjyqesore dhe konkretisht qe t’i jepet pergjegje pyetjeve te meposhteme:1. A do te perfshihet ne pjestimin e pasurise se perbashket ndertimi i bere pa lejen e organit kompetent shteteror?2. A ligjerohet ne kete rast, nepermjet vendimit gjyqesor, fitimi i pronesise?3. A lejohet organi administrativ te nderhyje mbi kete ndertim te paligjshem pas dhenies se vendimit gjyqesor?

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e anetareve Agron. Lamaj dhe Vladimir Bineri,degjuan perfaqsuesin e te paditurit Kuneshka Av. Rusi, i cili kerkoi prishjen e

vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, si shqyrtuan dhe biseduan ne teresi çeshtjen,

V Ë R E J N Ë Se rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i ligjshem dhe si i tille duhet te pranohet dhe

vendimi i gjykates se spelit per zbatim te gabuar te ligjit (Neni 472 § a te KPrC) duhet te prishet duke u lene ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare.

Nga shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes, ne shkallen e pare dhe ne gjykaten e apelit, ka rezultuar se pjesemarresit ne proces kane qene bashkeshort ndersa e paditura Gabriela nena e te paditurit Milo. Ato kane ne bashkepronesi nje apartament banimi, prone e cila eshte edhe e rregjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajteshme, dhe ngjitur me apartamentin ekzistues, pa lejen e organit kompetent shteteror, kane lejuar edhe ndertimin e nje shtese, pjestimin e se ciles e kerkon paditesia gjyqesisht.

Meqenese ky ndertim (shtesa) eshte i paligjshem, dmth. pa leje te organit kompetent, megjithe kerkesen e paditeses nuk eshte bere i mundur regjistrimi i tij ne Zyren e regjistrimit te pasurise se paluajteshme.

Ne kerkesepadine e saj paditesia i eshte referuar Neneve 207 te KC (pjestimi i pasurise se paluajteshme) dhe Nenit 370 te KPrC (Fazat e gjykimit).

Ne baze te Nenit 370 te KPrC “Gjykimi per pjestimin e sendeve ne bashkepronesi dhe ne trashegim, ne fazen e pare te tij, ka per qellim, te hetoje e te percaktoje te drejten e bashkepronesise se ndergjygjesave, pjeset takuese te tyre, si edhe sendet qe do te pjestohen. Pasi te kete marre provat e nevojshme, gjykata me vendim te ndermjetem, lejon pjestimin dhe percakton rrethin e bashkepjestareve, sendet qe do te pjestohen, si edhe pjeset takuese te secilit prej tyre”.

Kuptimin e bashkepronesise e jep Neni 199 § 1 i KC i cili percakton se “ka bashkepronesi kur nje ose disa sende dhe te drejta te tjera reale u perkasin bashkerisht dy ose me shume personave”. Pra paditesia duhet te provoje para gjykates pretendimin e saj se ajo dhe pjesmarresit e tjere ne proces kane te drejta pronesie mbi sendet qe pretendohen te ndahen.

Kuptimi i pronesise eshte i lidhur gjithnje me percaktimin ligjor te saj dhe kjo del edhe nga permbajtja e Nenit 149 te KC “pronesia eshte e drejta per te gezuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve te caktuar nga ligja”. Kjo e drejte (e pronesise) fitohet sipas menyrave te caktuara ne KC dhe menyrave te tjera te caktuara me ligj te veçante. Edhe ne kete rast paditesia nuk ka paraqitur asnje prove qe te provoje pretendimin e saj te pronesise ose te kalimit te sendit ne bashkepronesi. Veç kesaj, siç u theksua edhe me lart fakti i ndertimit te shteses nuk figuron te jete regjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajteshme. Ne keto rrethana perderisa paditesia nuk provon te drejten e bashkepronesise mbi sendin objekt gjykimi nuk legjitimohet te kerkoje pjestimin e tij.

96

Page 94: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne baze te Nenit 6 te KPrC “Gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet”.

Paditesja me kerkesepadine e paraqitur ka kerkuar pjestimin e shteses se ndertimit si objekt me vehte dhe jo te pjeseve te saje perberese (materialeve ndertimore). Kjo eshte e drejta e saje dhe kete te drejte ajo e ka perqendruar ne objektin e kerkesepadise. Por nga ana tjeter ajo ka edhe detyrimin te provoje pretendimet e saj dmth. pronesine ose bashkepronesine mbi kete objekt, te cilen ajo, siç u arsyetua edhe me lart, nuk ka mundur ta realizoje dhe me te drejte gjykata e shkalles se pare i ka rrezuar padine.

Por ne analizen e faktit te mesiperm duhet te mbahet parasysh edhe permbajtja e Nenit 32 te KPrC. Ne baze te ketij Neni “padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi”.

Ne kete kuptim duhet qe paditesia me ngritjen e padise te provoje se ka nje interes te tille. Ne rastin konkret interesi nuk mund t’i referohet anes proceduriale (pjestimit) por objektit mbi te cilin do te realizohet pjestimi, pra vete ndertimit. Meqenese ky ndertim eshte i paligjshem nuk mundet te pranohet se nga ai burojne interesa te ligjeshme. Nga nje veprim i kunderligjshem nuk mund te pretendohet se vijne pasoja te ligjsheme. Nje kuptim i tille buron edhe nga Neni 31§ 2 “Padia i jep te drejte pales tjeter kundershtare per te diskutuar mbi themelin dhe bazueshmerine ne ligj te ketij pretendimi”. Ne kete kuptim nuk mundet te pranohet se nga nje ndertim i tille burojne te drejta bashkepronesie persa kohe qe e drejta e pronesise nuk eshte fituar ne menyre te ligjsheme. Gjykata eshte organ qe ne vendimin e saj bazohet vetem ne ligj, pra qe ne funksion te ligjit shqyrton veprimin e njeres apo tjetres pale.

Ne rrethanat e permendura me lart Kolegji i Bashkuar i Gjykates se Larte me qellim te percaktimit te nje qendrimi unifikues per te shmangur ne kete menyre qendrime te ndryshme e te kunderta me njeri tjetrin arrin ne bindjen se:shtesa ose ndertimi, i cili eshte realizuar ne kundershtim me normat ne fuqi dhe nuk eshte regjistruar ne rregjistrin e pasurive te paluajteshme nuk mundet te jete objekt i pjestimit gjyqesor dhe personi i interesuar per aresye se nuk perfaqeson interes te ligjshem ne kete rast nuk mundet te legjitimohet ne ngritjen e padise per pjestimin e pasurise.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§b te KPrC

V E N D O S Ë N1 Prishjen e vendimit nr. 751 dt. 13.07.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane (faza e pare e pjestimit) date 23.02.2000.2 Nje kopje e ketij vendimi unifikues dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 13.03.2002

97

Page 95: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIMI I PAKICËSPalet ndergjyqese, ish-bashkeshorte ndermjet tyre, jane bashkepronare te nje

apartamenti banimi prej 3 dhoma + 1 kuzhine, te cilen edhe e kane te regjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajteshme. Bashkengjitur me kete prone, me kontribut te perbashket palet kane ndertuar nje shtese 3 kateshe pa leje ndertimi, e cila nuk eshte regjistruar.

Paditesja ka kerkuar pjestimin e apartamentit 3 + 1, te sendeve te luajteshme (televizore, lavatrice, frigorifer, dhome gjumi, e te tjera), si dhe te ndertimit te kryer pa leje ndertimi. Gjykata e rrethit me vendimin e fazes se pare te pjestimit nuk ka pranuar pjestimin e ndertimit per shkak se nuk eshte kryer sipas dispozitave ligjore me lejen perkatese. Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit, duke lejuar pjestimin edhe te shteses pa leje ndertimi.

Ndryshe nga shumica kemi mendimin se gjykata e apelit, ka vepruar drejte duke lejuar edhe pjestimin e ndertimit te kryer pa leje te rregullt ndertimi.

Pavaresisht se ndertimi eshte bere duke mos marre lejen perkatese administrative, gjykata e rrethit duhet te lejonte pjesetimin, sepse ai perben pronesi te perbashket te bashkeshorteve ne lidhje me sendet qe kane sherbyer per kete ndertim, si dyer, dritare, instalime elektrike, komplekset hidro-sanitare, tullat e te tjera. Duke mos u pranuar pjestimi i tyre, shmanget nga ana e gjykates zgjidhja e mosmarreveshjes ndermjet paleve, duke u disponuar sendi i perbashket ne menyre te padrejte nga njeri prej bashkeshorteve dhe si rrjedhoje krijohen konflikte sociale, te cilat veshtiresojne zgjidhjen ligjore te konfliktit. Per me teper, kur eshte fakt i njohur qe vitet e fundit ne vendin tone jane bere shume ndertime pa leje, madje dhe ne zona masive.

Çeshtja qe duhet te zgjidhte gjykata qendronte ne percaktimin e natyres juridike te sendit, pra nese ndertimi do t`i nenshtrohej pjestimit duke u konsideruar pasuri e paluajteshme dhe per rrjedhjoe te zbatoheshin rregullat procedurale per pjestimin e sendeve me natyre te tille.

Ne rastin ne shqyrtim banesa e bashkeshorteve e fituar nga privatizimi duhet te trajtohej ne menyre te ndryshme nga ndertimi i kryer ne kundershtim me rregullat. Per te paren duhet te zbatohen rregullat per pjestimin e sendit te paluajtshem, ndersa per ndertmin pa leje duhen aplikuar rregullat per pjestimin e sendit te luajtshem. Edhe ne kerkese padi eshte saktesuar se ndertimi eshte kryer pa leje dhe se kerkohet edhe pjestimi i tij, megjithese nuk eshte saktesuar se kerkohet pjestimi si send i luajtshem. Ne keto rrethana, duke pranuar se ndertimi pa leje do te lejohej te pjestohej si send i luajtshem gjykata nuk tejkalonte as kerkimin e bere nga paditesi ne kerkese padine e ngritur.

Shumica, duke nenvizuar parimin e procesit civil se, gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet, krijon pershtypjen se thelbi i zgjidhjes se mosmarreveshjes qendron ne problemin proçedurial nese paditesja ka kerkuar pjestimin e ndertimit pa leje, duke e konsideruar ate send te paluajtshem ose jo si te tille. Shumica mban qendrimin se “Paditesja me kerkesepadine e paraqitur ka kerkuar pjestimin e shteses se ndertimit si objekt me vehte dhe jo te pjeseve te saje perberese (materiale ndertimore). Kjo eshte e drejte e saj dhe kete te drejte ajo e ka perqendruar ne objektin e kerkesepadise.” Me kete arsyetim indirekt edhe shumica duket sikur pranon qe ndertimi pa leje mund t’í nenshtrohet pjestimit lidhur me pjeset perberese te tij.

Meqenese vendimi eshte unifikues keto qendrime ekuivoke duhet te ishin menjanuar, ç’ka eshte edhe shkaku i votimit nga ana jone kunder vendimit te marre nga shumica.

Eshte e natyrshme se, ndertimi i bere pa leje, ne kuptimin formal, per shkak te lidhjes se qendrueshme qe ka me token, konsiderohet si send i paluajtshem, por ai nuk mund te permbushe natyren juridike te nje sendi te ketij lloji, per shkak te ndalimeve ligjore per rregjistrimin ne regjistrat e pasurise se paluajteshme, te cilat rrjedhin nga paligjshmeria e ndertimit te bere.

98

Page 96: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pavaresisht nga kjo “ ndertimi pa leje “ eshte “ send “, sepse materialet qe kane sherbyer per ndertimin e tij, perbejne objekt pronesie dhe prandaj ato ngelen sende te pjestueshme si sende ne bashkepronesi.

Ne rrethanat e permendura me qellim per te shmangur kundershtite e praktikave gjyqesore arrijme ne perfundimin se:

Shtesa ose ndertimi, qe eshte realizuar ne kundershtim me ligjin pa lejen perkatese administrative dhe qe nuk eshte regjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajteshme nuk mund te jete objekt i pjestimit gjyqesor si send i tille, por personi i interesuar legjitimohet qe te kerkoje pjestimin e materialeve qe kane sherbyer per kryerjen e shteses apo te ndertimit.

Perikli Zaharia Bashkim Caka

99

Page 97: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 17 i Regj.ThemeltarNr. 23 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Spiro Spiro “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Bashkim Caka “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Metush Saraçi “Zamir Poda “Natasha Sheshi “Nikoleta Kita “Artan Hoxha “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 13.03.2002 dhe dates 01.04.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr.17 me pale:

PADITËS: 1. FATIME BRASHA, perfaqesuar nga av.Ardian Nuni.2. HATIXHE SESERI, ne mungese. 3. SANIE ELEZI, ne mungese.4. HAVA LEKA, ne mungese.5. MIMOZA BEJA, ne mungese.

I PADITUR: HALIL BARDHI, perfaqesuar nga av.Gezim Lama.

OBJEKTI I PADISË:Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit

nr.2670/954, date 05.08.1995, duke urdheruar Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme

te beje çregjistrimin perkates.Baza ligjore: Nenet 92 dhe 762 te Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin nr.732, date 23.06.2000 ka vendosur:

100

Page 98: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pranimin e pjesshem te kerkesepadise se paditesave Fatime Brasha etj., duke konstatuar pjeserisht te pavlefshme kontraten e dhurimit nr.2670/954, date 05.08.1995, regjistruar ne regjistrin hipotekor nr.6904, date 31.08.1995, vetem per siperfaqen 1515 m2 e blere nga paditesat me kontraten e shitblerjes nr.6863/5171, date 09.12.1996, pasi i padituri Halil Bardhi nuk ka marre pjese ne kete kontrate shitblerje dhe kjo kontrate nuk eshte realizuar me te drejten e parablerjes si e drejte reale e ish pronarit.Urdherohet Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Durres te beje regjistrimin perkates.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.425, date 07.09.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.732, date 23.06.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.Rrezimin e padise se paditesave, si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit kane bere rekurs paditesit, te cilet parashtrojne keto shkaqe per prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim.

- Kontrata e dhurimit ishte e pavlefshme, sepse me vendimin e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave na ishte njohur e drejta e pronesise dhe nuk na ishte kthyer nje prone konkrete. Ne ate kohe gezonin te drejten e parablerjes dhe asnje te drejte tjeter.

- Gjykata e apelit interpreton gabim nenin 162 te Kodit Civil, pasi ne baze te ketij neni, me pare duhet fituar sendi, ndersa ne rastin konkret, ne nuk kishim fituar ne pronesi as objektin dhe as truallin.

- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin nr.2855, date 18.10.1995, ka vendosur rrezimin e padise se ngritur nga njeri prej bashketrashegimtareve, pikerisht me arsyetimin se, na eshte njohur vetem e drejta e pronesise dhe se nuk kishim fituar pronesine.

- Pra, jane mbajtur dy qendrime te ndryshme nga gjykata.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Ylvi Myrtja e Spiro Spiro,perfaqeuesin e paditeses Fatime Brasha, av. Ardian Nuni, i cili kerkoi prishjen e

vendimit te gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, perfaqesuesin e te paditurit, av.Gezim Lama, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se Apelit dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë:Me vendimin nr.434, date 18.04.1994 te K.K.K. Pronave, trashegimtareve te Ismail

Bardhit: Sofie Bardhi, Gani Bardhi, Fatime Brasha, Hatixhe Sesei, Ibrahim Bardhi, Hava Leka e Sanie Elezi u eshte njohur e drejta e pronesise mbi nje siperfaqe trualli prej 3177 m2, duke ju njohur e drejta e parablerjes per objektin (shtypshkronje) te ndertuar mbi siperfaqen 1140 m2

(342 m2 siperfaqe ndertimore + 798 m2 siperfaqe funksionale) dhe duke u kompensuar per siperfaqen 2037 m2, sipas nenit 16 pika “a” te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.

Me vendimin nr.3025, date 07.11.1995 te Gjykates se Rrethit Durres eshte bere ndryshimi i vendimit te K.K.K.Pronave ne pjesen e kompensimit te siperfaqes, jo sipas nenit 16/a te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, por sipas nenit 16/b te ketij ligji, per kompensimin ne natyre ne territorin e qendres se banuar.

Me kontraten e dhurimit date 05.08.1995, Sofie Bardhi, si nje nga trashegimtaret e Ismail Bardhit, i ka dhuruar pjesen e vet (1/7) te pasurise trashegimore te paditurit Halil Bardhi. “Jam pronare e 1/7 pjese te pasurise trashegimore … te nje siperfaqe toke te perbere nga 101

Page 99: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

3177m2 … ku ndodhet e ndertuar shtypshkronja, pallate, lulishte … pjesen time te pandare ia dhuroj nipit tim …” (cituar nga kontrata e dhurimit).

Me kontraten e shitjes date 23.10.1995 paditesat kane blere nga shitesat Teuta Resuli etj., nje pjese te objekteve te shtypshkronjes qe ndodhen ne siperfaqen e truallit te trashegimlenesit te tyre (ish-pronarit Ismail Bardhi).

Me kontraten e shitjes date 09.12.1996 kane blere nepermjet Agjensise Kombetare te Privatizimit (AKP) Dega Durres edhe siperfaqen e truallit nen objekt, se bashku me siperfaqen funksionale.

Pala paditese ka kerkuar pavlefshmerine e kontrates se dhurimit date 05.08.1995 me pretendimin se:

- Kontrata e dhurimit bie ne kundershtim me nenin 762 te Kodit Civil.

102

Page 100: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Dhuruesja nuk ka qene pronare ne momentin e dhurimit, pasi vendimi i K.K.K.Pronave u ka njohur atyre pronesine, e truallit por nuk ua ka kthyer ate.- Me vendimin e K.K.K.Pronave kemi fituar vetem te drejten e parablerjes.Pra, objekt gjykimi eshte kontrata e dhurimit.Dhuruesja ka dhuruar pjesen e saj te pandare te pronesise, pasi K.K.K. te Pronave i

ka njohur asaj dhe trashegimtareve te tjere te ish pronarit te drejten e parablerjes per objektin dhe te drejten e kompensimit per pjesen tjeter te siperfaqes se truallit.

Gjykatat e te dy shkalleve kane vendosur ne menyren e pershkruar me lart.Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1323, date 12.12.2001 ka vendosur:

Dergimin e ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per unifikimin e praktikes gjyqesore. Kolegjeve te Bashkuara i shtrohen per zgjidhje keto probleme:

Se pari, dhurohet sendi apo edhe te drejta reale?Ne qofte se konkludohet se dhurohen edhe te drejta reale, atehere e drejta e

parablerjes, sipas nenit 21, te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, do te konsiderohet e drejte reale dhe a eshte nga ato qe mund te dhurohet.

Se dyti, me kontraten e shitjes, sipas nenit 705 te Kodit Civil, kalohet pronesia e nje sendi ose kalimi i nje te drejte tjeter.

Me kontraten e dhurimit, sipas nenit 761 te Kodit Civil, kalohet ne pronesi pa shperblim nje send i caktuar ose nje e drejte reale.

Lind pyetja: A eshte i njejte kuptimi i kalimit te nje te drejte sipas nenit 705 te Kodit Civil me ate te

kalimit te nje te drejte reale, sipas nenit 761 te Kodit Civil?A perfshihet ne konceptin e pasurise se dhuruesit e drejta e parablerjes sipas nenit 21

te ligjit te mesiperm?Se treti, ne konceptin e deritanishem kontrata e dhurimit eshte konsideruar si kontrate

reale, qe quhet e lidhur me çastin e dorezimit te sendit.Rasti i vetem qe kontrata e dhurimit mund te konsiderohet jo reale, por konsensuale,

eshte kur, njeri nga bashkepronaret i dhuron tjetrit pjesen ideale te sendit ne bashkepronesi.A do te zgjerohet ky koncept edhe ne rastin e dhurimit te nje te drejte tjeter reale ne

kuptimin e nenit 761 te Kodit Civil, pra ne rastin e te drejtes se parablerjes?Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se vendimi nr.42,

date 07.09.2000 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte rrezuar padia e paditesave Fatime Brasha etj. per konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit nr.2670/954 date 05.08.1995, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Me vendimin nr.434, date 18.04.1994 te Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave ish-pronareve trashegimtares Sofije Bardhi i eshte njohur lindja e te drejtes se pronesise ne 1/7 pjese te pasurise trashegimore te rrjedhur nga trashegimlenesi i saj, i ndjeri Bardhi. Njohja e kesaj te drejte konsiderohet se i fillon efektet e saj ne momentin e celjes se trashegimise, qe eshte momenti i vdekjes se trashegimlenesit. Ne konceptin e pasurise trashegimore, ne kuptim te dispozitave mbi trashegimine (nenet 332, 356 te Kodit Civil) perfshihen sende, te drejta reale dhe kredi, por kjo pasuri mund te rendohet edhe nga pasivet (borxhet) e trashegimlenesit. Pra, pasuria e trashegimlenesit nuk perfshin vetem te drejten e pronesise mbi sende te caktuara te trashegimlenesit, por teresine e te drejtave reale e te detyrimeve qe zoteronte apo mbante ai ne gjallerine e tij.

103

Page 101: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Eshte e vertete qe trashegimtareve u eshte njohur e drejta e pronesise se trashegimlenesit te tyre ne siperfaqen e truallit prej 3177 m2 por atyre nuk u eshte kthyer kjo prone (restitutio in integrum). Ata, ne lidhje me te e per shkak te saj, kane fituar ne masen 1/7 pjese sejcili te drejten e parablerjes se objekteve te ndodhura mbi te, e cila, ne rast se behet e mundur te realizohet pas ushtrimit te saj u kthen automatikisht dhe pronesimin mbi truallin dhe/ose te drejten e kompensimit te truallit te zene ne njeren nga menyrat e parashikuara ne nenin 16 te Ligjit nr.7698 date 15.04.1993. E drejta e parablerjes, e parashikuar ne nenin 21 te Ligjit te mesiperm, eshte nje e drejte e mundeshme per t`u realizuar ne potence per ato objekte qe jane ndertuar nga shteti ne token e ish-pronarit e qe vazhdojne te jene ne pronesi te tij ne kohen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji (d.m.th. qe nuk rezultojne te kene kaluar ne menyre te ligjeshme ne pronesi te te tjereve) dhe qe shteti vendos t`i privatizoje. Ndersa e drejta e kompensimit eshte nje e drejte e fituar qe me daljen e vendimit te Kompensimit te Pronave, sepse perben marrjen persiper nga shteti te nje detyrimi te percaktuar per ta realizuar ate ne nje kohe te ardhme.

Por, e drejta e parablerjes e trashegimtares Sofije Bardhi nuk mund te preke te drejtat e fituara me privatizim nga persona te tjere para daljes se Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe as transferimet e mevoneshme te ketyre te drejtave. Ne vartesi te sa me lart, ne masen e ngushtimit apo pamundesise se realizimit te se drejtes se parablerjes, mund te zmadhohet siperfaqja e truallit te kompensueshem ne favor te trashegimtareve te ish-pronarit.

Nisur nga arsyetimi i mesiperm arrihet ne interpretimin e sakte te permbajtjes se kontrates objekt padie. Ne kontrate dhuruesja deklaron se eshte pronare e 1/7 pjese te pasurise trashegimore te rrjedhur nga trashegimlenesi Ismail Bardhi dhe se kete pasuri, te rregjistruar edhe ne regjistrin e hipotekave, i a dhuron pranuesit te dhurimit Halil Bardhi. Dhuruesja nuk ishte pronare e 1/7 se truallit prej 3177 m2, ajo nuk e zoteronte kete te drejte. Per rrjedhoje, nuk mund te dispononte dhe, ne fakt, nuk e ka disponuar ate. Ajo ka disponuar vetem te drejtat e tjera pasurore te fituara ne menyre te prejardhur nga e drejta e pronesise se trashegimlenesit te saj, e njohur nga shteti me vendimin e Komisionit te Pronave, d.m.th. te drejten e parablerjes (ne masen qe ish e mundur te realizohej) dhe te drejten e kompensimit per truallin e zene.

Ne kete kontekst shtrohet pyetja, ne se jane te vlefshme keto dy disponime. Sipas nenit 761/1 te Kodit Civil, “Dhurimi eshte nje kontrate me ane te se ciles njera pale i kalon ne pronesi pa shperblim pales tjeter nje send te caktuar ose nje te drejte reale, te cilat ajo i pranon”.

Atehere, per rrjedhoje, shtrohet pyetja ne se e drejta e parablerjes konsiderohet nje e drejte reale. Duhet te kemi parasysh se e drejta e parablerjes mund te krijohet me ligj ose me kontrate. Ne rastin ne shqyrtim e drejta e parablerjes e trashegimtares se ish-pronarit per objektet mbi truallin e ish-pronarit (trashegimlenesit te saj) eshte nje e drejte parablerje ligjore. Ne kete rast e drejta e parablerjes e njohur nga ligji mund t`u kundrejtohet te treteve dhe titullari isaj mund t`ia kerkoje sendin cdo te treti qe e ka fituar ate. Per kete arsye, parablerja ligjore konsiderohet si e drejte reale (qe ndjek sendin), ndersa e drejta e parablerjes e krijuar me kontrate ka vetem efekte detyrimi. Theksojme se kjo nuk ka lidhje me ceshtjen ne shqyrtim.

104

Page 102: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Si perfundim, e drejta e parablerjes e ish-pronarit (trashegimtarit te tij) e parashikuar nga neni 21 i Ligjit 7698 date 15.04.1993, duke qene e drejte reale dhe, si e tille, sipas nenit 761 te K.Civil, mund te disponohet duke u a kaluar te treteve me dhurim.

Ne vijim te arsyetimit tone shtrohet pyetja ne se eshte i vlefshem kalimi tek i padituri Halil i se drejtes se kompensimit te truallit te ish-pronarit ne masen 1/7 pjese te trashegimtares Sofije Bardhi, sipas disponimit qe ajo ka bere. Edhe e drejta e kompensimit te ish-pronarit (trashegimtareve te tij) eshte nje e drejte e njohur me ligj. Kjo e drejte buron nga e drejta e pronesise se ish-pronarit dhe lind per shkak te pamundesise se kthimit (restitucionit) te prones se tij. Edhe kjo e drejte mund t`i kundrejtohet cdo personi te trete qe mund te jete bere pronar me menyra te tjera i truallit ne fjale pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7698 date 15.04.1993. Ne praktike ka mjaft raste qe Komisionet e Pronave i kane quajtur troje te caktuara te zena ne kuptim te ligjit te mesiperm, dhe nuk i kane kthyer, por me vone organizma te caktuara shteterore, si p.sh. Keshillat e Rregjistrimit te Territorit, i kane miratuar ato si sheshe ndertimi per persona te trete. Ne raste te tilla ish-pronarit (trashegimtaret) e tyre jane legjitimuar ne kerkimet e tyre per kthimin e ketyre trojeve, nepermjet anullimit te vendimeve te Komisioneve te Pronave dhe te akteve te tjera administrative qe kane disponuar ne favor te personave te trete duke i pajisur ata me sheshe ndertimi.

Prej arsyetimit te mesiperm arrihet ne perfundimin qe edhe e drejta e kompensimit te ish-pronareve, sipas ligjit nr.7698 date 15.04.1993 duhet te konsiderohet si nje e drejte reale e vendosur me ligj. Duke qene e tille ajo mund te disponohet me ane dhurimi prej titullarit te saj. Pra, kontrata e dhurimit ne favor te te paditurit, edhe per kete disponim duhet te konsiderohet e vleresime. Gjithesesi, edhe po te pranonim te kunderten, d.m.th. qe e drejta e kompensimit ne kete rast nuk eshte e drejte reale, por e drejte detyrimi, perseri disponimi ne favor te te paditurit do te ishte nje veprim juridik i vlefshem. Ne kete rast, kjo pjese e kontrates, pavaresisht vendosjes nen titullin e pergjithshem si kontrate dhurimi, ne fakt do te perbente nje kalim (cedim kredie). Pra, do te pranohej se trashegimtarja e ish-pronarit kredine e saj ndaj shtetit, te lindur per shkak te se drejtes se kompensimit te prones, i a ka kaluar te paditurit. Fakti qe ky disponim eshte inkluduar se bashku me pjesen tjeter, qe perben nje dhurim, dhe qe te dy se bashku jane kryer duke respektuar formen noteriale, jo vetem nuk do te perbente shkak pavlefshmerie, por, perkundrazi, do te permbante nje garanci me teper per vlefshmerine dhe provueshmerine e tij.

Nuk qendron edhe pretendimi tjeter i paditesave, sipas te cilit dhurimi eshte i pavlefshem edhe per shkakun se eshte bere per nje pasuri te ardheshme dhe jo per nje pasuri te tashme, duke i u referuar nenit 762 te Kodit Civil.

Sipas kesaj dispozite, “Dhurimi nuk mund te permbaje, veçse pasurine e tashme te dhuruesit. Ne qofte se perfshin pasurine e ardheshme, dhurimi eshte i pavlefshem persa i takon kesaj”. Ne rastin ne shqyrtim kemi te bejme me nje pasuri te tashme te dhuruese. Kjo pasuri ka ekzistuar qe ne kohen e çeljes se trashegimise dhe eshte bere efektive pas hyrjes ne fuqi te Ligjit nr.7968, date 15.04.1993, ne baze te te cilit eshte marre vendimi i Komisionit te Pronave. Eshte e vertete qe objekti i kontrates d.m.th. te drejtat e transferuara tek i padituri, nuk jane te percaktuara persa i perket volumit te tyre, por, gjithesesi, ky objekt eshte i percaktueshem ne kohe.

Gjithesesi, si e drejta e parablerjes e ish-pronarit (trashegimtareve te tij), ashtu edhe e drejta e kompensimit te tyre, jane te drejta te tilla, per disponimin e te cilave nuk ekziston ndonje ndalim i percaktuar me ligj, as edhe mund te deduktohet per ndonje ndalim disponimi lidhur me to per shkak te vete natyres se ketyre te drejtave. Gjersa nuk konkludohet per ndonje perjashtim, duhet t`i referohemi rregullimit te pergjithshem te parashikuar ne nenin 162 te Kodit Civil, sipas te cilit, “E drejta e pronesise dhe te drejta te tjera mbi sendet jane te transferueshme, pervec kur ndalohet nga ligji ose nga vete natyra e se drejtes.”

105

Page 103: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Si rregull, te drejtat reale dhe, me teper, te drejtat e detyrimeve, jane lehtesisht te transferueshem tek te tretet, pervec kur kemi te bejme me nje ndalim ligjor ose kur konkludohet qe te drejtat kane karakter ngushtesisht personal apo kur transferimi i tyre do te perbente nje non sens.

Ne perfundim, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore arrijne konkluzionet si me poshte:

1. Neni 761 i Kodit Civil percakton ne menyre eksplicite se objekt i kontrates se dhurimit mund te jene sende ose te drejta reale.

E drejta e parablerjes e ish-pronarit (trashegimtareve te tij) e njohur ne nenin 21 te Ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e Pronave ish-pronareve”, konsiderohet e drejte reale dhe, si e tille, ajo mund te disponohet me ane te kontrates se dhurimit. E drejte reale konsiderohet edhe e drejta e kompensimit per pronat qe njihet se i perkisnin ish-pronarit, por qe nuk mund te kthehen, sipas percaktimeve te ligjit per kthimit e kompensimin e pronave te ish-pronareve. Edhe e drejta e kompensimit te ish-pronarit (trashegimtareve te tij) mund te disponohet lirisht me ane dhurimi.

E drejta e parablerjes dhe e drejta e kompensimit e ish-pronarit (trashegimtareve te tij) perfshihen ne konceptin e pasurise se nje personi, i cili ne vetvehte perfshin nje game te gjere te drejtash jo vetem reale, por edhe personale (te detyrimit).

2. Neni 761 i Kodit Civil percakton ne menyre eksplicite se objekt i kontrates se dhurimit mund te jene sende ose te drejta reale mbi sendet. Ndersa, sipas nenit 705 te Kodit Civil, kontrata e shitjes ka per objekt kalimin e pronesise se nje sendi, ose kalimin e nje te drejte, kundrejt pagimit te nje cmimi. Duke lene menjane elementin e kundershperblimit, qe perben nje dallim thelbesor midis ketyre dy kontratave, e duke bere midis tyre krahasimin persa i perket objektit, konstatohet se ndersa kontrata e dhurimit nga natyra e saj eshte kontrate per kalimin tek pranuesi i dhurimit i pronesise se nje sendi ose i te drejtave te tjera reale qe i perkasin dhuruesit, objekti i kontrates se shitjes ne kohen e sotme eshte shume i gjere. Ai perfshin jo vetem kalim tek bleresi te se drejtes se pronesise mbi sende te caktuara ose te te drejtave te tjera reale, por edhe kalim te te drejtave te tjera qe i perkasin shitesit, mjafton qe keto te drejta te jene te disponueshme lirisht, pa pasur per to ndonje ndalim qe parashikohet ne ligj apo qe rrjedh nga vete natyra e ketyre te drejtave, ne vecanti nga karakteri i tyre ngushtesisht personal.

3. Ndersa kontrata e shitjes ka karakter konsensual, kontrata e dhurimit eshte konsideruar si kontrate reale, d.m.th. ajo quhet e lidhur ne çastin e dorezimit te sendit te luajtshem apo te paluajtshem, qe perben objektin e saj (neni 764 i Kodit Civil). Mirepo, kur objekt i kontrates se dhurimit nuk jane sende, por te drejta te tjera mbi sendet, sic jane pjeset ideale (kuotat) ne bashkepronesi apo te drejta te tjera reale mbi sendet e te tjereve, atehere kontrata e dhurimit merr karakter konsensual.

Si perfundim, edhe kontrata e dhurimit te se drejtes se parablerjes te ish-pronarit (trashegimtareve te tij) dhe ajo e dhurimit te se drejtes se kompensimit per sendet qe nuk mund te kthehen, ne kushtet e ligjit “Per Kthimin e Kompensimin e Pronave ish-pronareve”, konsiderohet kontrate konsensuale, d.m.th. qe ajo te konsiderohet e lidhur, mjafton qe dhuruesi te kete shprehur, ne formen e kerkuar nga ligji, vullnetin e tij per te bere dhurimin dhe pranuesi i shurimit, po ne kete forme, te kete shprehur vullnetin per pranimin e dhurimit.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “a”, te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N:1 Lenien ne fuqi te vendimit nr.425, date 07.09.2000 te Gjykates se Apelit Durres.

106

Page 104: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

2 Ky vendim per unifikimin e praktikes gjyqesore dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirame, me 01.04.2002

MENDIM NË PAKICËSic rezulton nga materialet e ceshtjes, trashegimtareve te Ismail Bardhit me

vendimin perkates te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave ish- pronareve, i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe trualli, dhe, meqenese trualli eshte konsideruar i zene eshte vendosur njohja e te drejtes se parablerjes per objektin e ish-Shtypshkronjes dhe e drejta e kompensimit per nje siperfaqe tjeter trualli.

Me kontraten e dhurimit te dates 5.08.1996, Sofie Bardhi, si nje nga bashketrashegimtaret e Isuf Bardhit i ka dhuruar pjesen e saj te pandare te pronesise (1/7) nipit te saj, te paditurit Halit Bardhi. Pala paditese ka kerkuar ne gjykate pavlefshmerine e kontrates se mesiperme te dhurimit, me pretendimin se dhuruesja ka kryer dhurimin e nje prone qe nuk i ishte kthyer nga komisoni i kthimit te pronave, por vetem i ishte njohur si pronesi.

Gjykata e Apelit Durres ka vendosur ndyshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres dhe rrezimin e kerkese padise. Ceshtja eshte kaluar per unifikim te praktikes gjyqesore ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, per te percaktuar nese “e drejta e parablerjes” dhe “e drejta e kompensimit” te njohur ish pronareve ne baze te neneve 21 dhe 16 te ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve’’ jane te drejta reale dhe a mund te transferohen ato me ane te dhurimit?

Çeshtja eshte kaluar per unifikim te praktikes gjyqesore, per faktin se Kodi Civil, ne nenin 705 pranon se me ane te kontrates se shitjes mund te kalohet pronesia e nje sendi dhe e nje te drejte tjeter, ne nenin 761 shprehet se me ane te kontrates se dhurimit mund te kalohet pa shperblim pronesia e sendit ose e nje te drejte reale.

Kolegjet e Bashkuara pranuan se e drejta e parablerjes, si edhe e drejta e kompensimit jane te drejta reale dhe se mund te kalojne tek persona te tjere me ane te kontrates se dhurimit, qe gjykoj se eshte i gabuar jo thjeshte ne pikpamje doktrinare por qe mund te ndikoje ne menyre jo pozitive ne qarkullimin civil.

“E drejta e parablerjes” me pare se te parashikohej si e drejte qe i njihet ish pronareve ne baze te ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, ne te gjitha kohet, ka qene parashikuar ne ligjin civil si nje detyrim i bashkepronarit qe, para se te shiste pjesen e vet ne bashkepronesi te njoftonte edhe bashkepronaret e tjere, te cilet gezonin te drejten qe te blinin kete prone. Edhe ne Kodin Civil ne fuqi eshte parashikuar e drejta e parablerjes.

E drejta e parablerjes, megjithe vjetersine si institut i se drejtes civile, si ne teori ashtu edhe ne praktiken gjyqesore nuk eshte trajtuar si e drejte reale. Eshte gjithashtu i njohur fakti se legjislacioni yne civil, si edhe i vendeve te tjera, i ka te percaktuara te drejtat reale dhe ato formojne nje numur te kufizuar dhe nuk u eshte lene e drejte individeve qe te krijojne me marreveshje te drejta te tjera reale pervec tyre. Kodi yne Civil njeh si te drejta reale, pervec pronesise edhe uzufruktin, perdorimin e banimin dhe servitutet.

Te drejtat reale jane te drejta mbi sendin, dhe nga permbajtja e ligjit qe trajton secilin prej tyre, te drejtat reale percaktohen si te drejta mbi sendin e te tjereve. Pavaresisht se pronari i sendit mund te ndryshoje, te drejtat reale vazhdojne ekzistencen e tyre mbi sendin. Per kete arsye thuhet se te drejtat reale kane te drejten e ndjekjes, e cila eshte nje e drejte mbi sendin qe u kundershtohet te gjithe pronareve te tjere te mevonshem.

107

Page 105: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Per te arritur ne perfundimin nese e drejta e parablerjes eshte e drejte reale, perveç njohjes se percaktimit te bere rreth permbajtjes se tyre, do te ishte e nevojshme edhe marrja ne analize e ndryshimeve midis te drejtave reale dhe te drejtave te detyrimeve.

Eshte e njohur se te drejtat reale jane te drejta qe njerezit kane mbi sendet, ndersa te drejtat e detyrimeve mund te cilesohen si te drejta krediti, ose si te drejta personale. E thene me thjeshte, te drejtat e detyrimeve jane te drejta te njerezve kundrejt njerezve te tjere. Ato paraqiten si te drejta kundrejt detyrimeve personale, ose si te drejta per nje sjellje te caktuar, qe perfshin nje detyrim per te dhene apo dorezuar dicka, nje detyrim per te bere dicka ose nje detyrim per te mos bere dicka.

Nga analiza e kujdesshme e kuptimit te parablerjes parashikuar nga neni 204 i Kodit Civil dhe parablerjes se parashikuar ne nenin 21 te ligjit “Per kthimin e kompensimin e pronave”, arrihet ne perfundimin se e drejta e parablerjes nuk eshte nje e drejte reale por eshte nje e drejte detyrimi (kredie).

Keshtu, sipas nenit 204 te Kodit Civil bashkepronari, para se t’ia shese pjesen e vet ne sendin e paluajtshem nje personi qe nuk eshte bashkepronar, ka detyrimin qe te njoftoje me shkrim bashkepronaret e tjere nese deshirojne te blejne pjesen. Edhe ne ligjin e kthimit te pronave dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij, ka te shprehura edhe detyrime te organit qe kryen privatizimin qe te vleresoje edhe te drejten e parablerjes se ish pronareve ne rastin e shitjes se prones shteterore.

Nga ligjet e analizuara, jo vetem nga permendja e fjales “detyrohet”, por ne pergjithesi del se, e drejta e parablerjes paraqitet si nje e drejte jo mbi sendin, por si e drejte qe qendron kundrejt detyrimit te personave te tjere; konkretisht ne detyrimin e bashkepronarit te sendit qe te mos kryeje shitjen pa bere njoftimin e bashkepronareve te tjere qe kane te drejten e parablerjes. Pra e drejta e parablerjes paraqitet si e drejte per nje sjellje te caktuar te te tjereve dhe qe qendron ne detyrimin e tyre per te bere dicka.

Eshte gjithashtu i njohur trajtimi i te drejtave reale si te drejta absolute dhe i te drejtave te detyrimeve si te drejta relative. Gjithashtu, eshte e njohur qe te drejtat reale gezojne mbrojtje absolute. Te drejtat reale jane te drejta qe i takojne nje subjekti kundrejt gjithe subjekteve te tjere, ndersa te drejtat e detyrimeve jane te drejta qe i takojne nje subjekti kundrejt nje ose me shume subjekteve te percaktuar, ose qe mund te percaktohen. Bashkepronari, qe ka te drejten e parablerjes, mund te kundershtoje blerjen e sendit ne bashkepronesi nga secili person qe ben kete blerje, po keshtu edhe personi qe ka te drejten e parablerjes nga ligji per kthimin e pronave mund te kundershtoje blerjen me ane te privatizimit kundrejt cilitdo person. Ne kete menyre paraqitet disi e veshtire, qe nisur nga keto rrethana, te behet dallimi nese e drejta e parablerjes eshte e drejte reale apo e drejte detyrimi. Por nisur nga fakti se personat qe mund te kene perfituar nga mosrespektimi i te drejtes se parablerjes jane te percaktuar ose te percaktueshem, duke patur parasysh edhe dallimet e tjera, mund te thuhet se e drejta e parablerjes eshte nje e drejte personale (detyrimi).

Ky dallim del edhe nga fakti se te drejtat reale mund te posedohen, prandaj ato mund te fitohen edhe ne titull origjinal, ndersa te drejtat personale (te kreditit) mund te fitohen nga nje titull i prejardhur.

Ne doktrinen e vendeve te tjera, e drejta e parablerjes dallohet si nje kufizim kontraktor qe i behet te drejtes per te disponuar dhe qe eshte e lidhur me shitjen e sendit, dhe si e drejte e parashikuar nga ligji. Arsyetohet se, kur e drejta e parablerjes eshte e njohur nga ligji (e drejta e parablerjes reale) ajo mund t’i kundershtohet te treteve dhe titullari i saj mund t’ia kerkoje sendin çdo te treti qe e ka fituar ate. Per kete arsye, parablerja ligjore eshte parablerje reale, ndersa e drejta e parablerjes e njohur nga kontrata ka vetem efekte detyruese.

Ky qendrim tregon per afersine qe kane te drejtat reale me te drejtat e detyrimeve, por perfundimi se e drejta e parablerjes ligjore eshte parablerje reale, edhe per aresyet qe u shtjelluan, nuk mund te coje ne pranimin e te drejtes se parablerjes si e drejte reale.

108

Page 106: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Edhe sipas nenit 204 te Kodit Civil, ne rast se bashkepronari nuk jua afron bashkepronareve te tjere sendin, por ua shet personave te trete, bashkepronaret mund te veprojne ndaj te treteve.

109

Page 107: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga teresia e argumenteve te siperme arrijme ne perfundimin se e drejta e parablerjes nuk eshte nje e drejte reale, por eshte nje e drejte personale, detyrimi. Ky perfundim eshte me i qarte lidhur me te drejten e kompensimit, e cila nga shumica trajtohet per te njejtat shkaqe si e drejte reale. E drejta per kompensim, ndonese eshte nje e drejte kredie, ashtu si edhe parablerja, prejardhjen dhe bazen e ka ne te drejten reale te pronesise mbi truallin, qe nuk u kthehet ish-pronareve vetem per shkakun se nga ligji konsiderohet i zene, por kjo prejardhje nuk i kthen ato ne te drejta reale.

Ne baze te nenit 21 te ligjit “Per kthimin e e kompesimin e pronave”, kur trojet, ose tokat bujqesore te tjetersuara ne truall, jane zene me ndertime te perhershme, pronaret kompensohen me kufijte e shpronesimit edhe me obligacione shteterore ose me siperfaqe trojesh. Ne rastin ne shqyrtim nuk rezulton qe ish pronaret te jene kompensuar me siperfaqe trualli ekuivalent deri ne momentin e berjes se kontrates se dhurimit, duke ngelur keshtu nje kompensim me obligacione shteterore. Per kompensimin me obligacione shteterore, komisioni pajis ish-pronaret me vendimin perkates mbi bazen e te cilit ai terheq obligacionet me vleften ekuivalente ne degen e Bankes Shqiptare. Dihet se obligacionet jane te transferueshme ne persona te trete nepermjet shitblerjes se tyre ose nepermjet faljes.

Ne rastin ne shqyrtim nuk kemi transferim te obligacioneve shteterore, per faktin se dhuruesja nuk dispononte ne dore obligacionin shteteror, por dhurim te se drejtes per te perfituar nga shperndarja e tyre ne te ardhmen ne raport me pjesen qe i takonte si bashkepronare e prones se kompensuar. Gjithashtu eshte e qarte se: dhuruesja ka “dhuruar” “vetem” te drejten e saj te parablerjes .

Ne rast se dhuruesja do te ishte bashkepronare se bashku me paditesat ne nje pasuri te paluajtshme, qe mund t’i ishte kthyer nga komisioni i kthimit te pronave, mund te shiste pjesen e saj te pandare, por para se ta kryente shitjen duhet t’ia afronte ate bashkepronareve, paditesave (e drejta e parablerjes). Gjithashtu, ajo mund te dhuronte sendin e paluajtshem dhe ne kete rast bashkepronaret nuk mund te pretendonin te drejten e parablerjes.

Duke qene se personi ne shembullin e siperm ka te drejte te shese sendin, duke respektuar rregulla te caktuara, ta dhuroje ate, perse nuk ka te drejte qe te dhuroje nje te drejte me te vogel se pronesia dhe e drejta reale?

Pengesa per kete “dhurim” vjen nga permbajtja e nenit 761 te Kodit Civil, i cili ndryshe nga nenet 705 dhe 757, qe bejne fjale per kontratat e shitjes dhe shkembimit dhe lejojne kalimin e pronesise se sendit dhe te te drejtave te tjera, shprehet se: “Dhurimi eshte nje kontrate me ane te se ciles njera pale i kalon ne pronesi pa shperblim pales tjeter nje send te caktuar, ose nje te drejte reale, te cilat ajo i pranon. Kjo dispozite (per mendimin tim ometim i ligjvenesit) megjithese nuk shprehet ne menyre eksplicite per ndalim e dhurimit te te drejtave te tjera, duke qene se pranon dhurimin e te drejtave reale, nuk e lejon dhurimin e tyre, pra te te drejtave te tjera.

Ne kete aspekt, ligji yne ndryshon me ate te vendeve te tjera, ku koncepti i shitjes, shkembimit ose i dhurimit eshte formuluar nga ligji ne menyre te tille qe te perfshije, pervec transferimit te pronesise, edhe transferimin e nje te drejte tjeter. Ne keto kushte, gjykata ka detyre vetem qe te beje interpretimin e tij. Fakti qe neni 761 e ka specifikuar kalimin e nje te drejte reale, ndryshe nga sa eshte parashikuar per kontraten e shitjes dhe te shkembimit, interpretohet se kjo dispozite nuk e lejon dhurimin e te drejtave te tjera.

110

Page 108: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Meqenese gjykimi jone eshte se, e drejta e parablejes dhe e drejta e kompensimit jane te drejta detyrimi, te drejta krediti, ato mund tu kalohen personave te tjere duke respektuar dispozitat e neneve 499-507 te Kodit Civil. Ne nenin 499 eshte parashikuar mundesia e kreditorit t’ia kaloje kredine e vet nje personi tjeter edhe pa miratimin e debitorit, me kusht qe kredia te mos kete karakter te ngushte personal dhe kalimi te mos jete i ndaluar nga ligji. Ne dispozitat e mepasme parashikohet se kalimi i kredise behet me titull baresor dhe falas. Kalimi i kredise duhet te behet me shkrese ndryshe nuk eshte i vlefshem. Per mosmarreveshjen ne gjykim, del qe e drejta e parablerjes nuk ka karakter te ngushte personal, sepse organi qe do te kryeje privatizimin ose kompensimin nuk eshte i interesuar ne menyre te vecante per individualitetin e personit. Nga ana tjeter ligji lejon kalimin falas te kredise, me kusht qe ajo te behet me shkrese.

Kontrata objekt gjykimi eshte cilesuar nga palet kontrate dhurimi por dihet se natyra e nje kontrate nuk del thjeshte nga emri qe palet i vendosin asaj. Eshte e nevojshme qe te vleresohet edhe vullneti qe palet kane dashur te shprehin. Si rrjedhim, per ceshtjen konkrete, nuk mund te arrihet ne perfundimin nese ne thelb kemi te bejme me kalimin e nje te drejte krediti, falas dhe e perpiluar me shkrese, per shkak te mungeses se te gjithe dokumenteve qe nuk jane administruar gjate gjykimit. Ne kete aspekt bashkohemi me argumentimin tjeter te pakices lidhur me argumentimin e bere per prishjen e vendimit per shkak edhe te shkeljeve proçedurale qe jane lejuar ne gjykim. Mbajtja e ketij qendrimi, per mendimin tim do te krijoje rrethana qe nga ana e legjislatorit te nderhyhet per rregullimin me te sakte te nenit 761 te Kodit Civil.

Valentina Kondili Bashkim Caka

Evgjeni Sinoimeri Vladimir Metani

111

Page 109: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIM PAKICENe gjyqtaret Ylvi Myrtja dhe Spiro Spiro, mendojme se vendimi i gjykates se apelit

duhet te prishet dhe ceshtja duhet te kthehet per rigjykim per faktin se nga aktet e dosjes nuk rezulton te jene sqaruar perfundimisht rrethanat e çeshtjes.

Objekti i mosmarreveshjes ndermjet paleve ndergjygjese eshte kontrata e dhurimit nr. 7670/954 date 05.08.1995 (neni 5 i KPr Civile). Kontrata e dhurimit eshte lidhur ndermjet znj. Sofie Bardhi dhe nipit te saj te paditurit Halil Bardhi. Ne kontrate thuhet shprehimisht: “Jam pronare e 1/7 pjese te pasurise trashegimore te rrjedhur nga trashegimlenesi Ismail Bardhi,e pikerisht te nje siperfaqe toke te perbere nga 3177 m2 e ndodhur aktualisht ne lagjen nr. 17 te qytetit te Durresit ku sot ndodhen te ndertuar shtypshkronja “10 Korriku”, pallate, lulishte, etj. E drejta e pronesise time me pjestaret e tjere ku une kam 1/7 pjese te kesaj prone vertetohet me regjistrimin ne regjistrin e hipotekes Nr. 718 date 12.07.1995. Pjesen time te pandare ja dhuroj nipit tim Halil Bardhi”.

Paditesat pretendojne se dhuruesja ka dhuruar disa te drejta qe nuk i ka fituar vete. Sipas tyre, paditesat se bashku me dhuruesen, me vendimin nr. 434 date 18.04.1994 te KKK te Pronave, vetem jane njohur pronare dhe te drejten e pronesise do ta realizonin me vone nepermjet kompensimit dhe parablerjes ne perputhje me ligjin nr. 7698, date 15.04.1993. Paditesat arsyetojne, vendimi i KKK te Pronave na ka njohur nje te drejte, por nuk na ka kthyer prone, dmth nuk kemi fituar te drejta pronesie. Dhuruesja Sofie Bardhi ka dhuruar nje prone qe nuk e kishte fituar. Sipas nenit 762 te Kodit Civil dhuruesi ka te drejte te dhuroje vetem pasurine e tashme, ate qe ka dhe nese dhurimi perfshin pasurine e ardhshme, dhurimi per kete pjese eshte i pavlefshem. Dhuruesja nuk ka fituar te drejta pronesie dhe duke mos fituar te drejta pronesie nuk mund te beje tjetersime pronesie.

Eshte fakt i njohur, tashme, qe Kushtetuta e vitit 1976 kishte shpallur “de jure” monopolin e shtetit mbi çdo dege e nen dege te ekonomise. Ne vitin 1991, me ligjin nr. 7491 date 29.04.1991 ”Per Dispozitat Kryesore Kushtetuese” u shfuqizua kushtetuta e vitit 1976 dhe u sanksionuan, nder te tjera, parimet themelore per krijimin dhe zhvillimin e ekonomise se tregut. Parimet e ekonomise se tregut u shtjelluan edhe me ligje te tjera te hartuara dhe te miratuara nga Parlamenti Shqiptar. Me ane te ketyre ligjeve filloi procesi i “veteshpronesimit” te shtetit ne favor te pronesimit te individeve.

Krahas procesit te privatizimit te prones shteterore, shteti i ri demokratik, mori persiper detyrimin moral dhe ligjor per te vene ne vend padrejtesite e shtetit te meparshem, ne dem te ish pronareve. Me ligjin nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” shteti mori persiper t’u ktheje ish pronareve, ato prona qe mund te ktheheshin faktikisht dhe juridikisht.

Detyra kryesore e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave ishte konfirmimi nese ish pronareve, ose trashegimtareve te tyre, u ishte shpronesuar, konfiskuar, shtetezuar apo marre prona ne çdo menyre te padrejte.

Se dyti, sipas ligjit te mesiperm, komisionet e krijuara per kthimin dhe kompesimin e pronave te ish- pronareve duhet te hetonin:

- nese prona eshte e pa ndryshuar apo ka pesuar ndryshime,- eshte e lire apo e zene dhe- kur prona eshte truall, çfare objektesh ka persiper, nese keto objekte jane

privatizuar apo jo.Ne funksion te gjendjes, komisionet e kthimit dhe te kompensimit te pronave pas

njohjes te qenies ish pronar percaktojne nese prona : - duhet te kthehet; - duhet te kompensohet, te kompensohet ne letra me vlere, me leke, apo me prone ekuivalente;- duhet te perfitoje ish pronari te drejten e parablerjes per ndertimet e bera nga shteti mbi truallin prone e tij.

112

Page 110: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Dhuruesja pretendon se ka fituar nga vendimi Nr. 434 date 18.04.1994 i KKK te Pronave:

- 1/7 e pronesise te objektit ish prone e trashegimlenesit te saj,- 1/7 e te drejtes se parablerjes, te parashikuar nga neni 21 i ligjit Nr.7698 date

15.04.1993 dhe - 1/7 e se drejtes se kompensimit te parashikuar nga neni 16/b i ligjit Nr. 7698 date

15.04.1993. Me pretendimet e mesiperme eshte mbrojtur gjate gjykimit edhe i padituri Halil Bardhi,

pranuesi i dhurimit.Gjykata e Shkalles se pare Durres ka pranuar pjeserisht kerkese padine e paditesave,

duke e konstatuar pjeserisht te pavlefshme kontraten e dhurimit me arsyetimin:- I padituri duke mos ushtruar te drejten e parablerjes nuk ka fituar te

drejten e pronesise dhe te drejta te tjera reale.- Vetem per te drejten e pronesise te fituar me ane te kompeNsimit siç

parashikon vendimi nr. 434 date 18.04.1994 i KKK te Pronave, kontrata e dhurimit eshte e vlefshme.

Gjykata e Apelit Durres ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare duke rrezuar padine e paditesave si te pabazuar ne ligj e ne prova me arsyetimin se nepermjet kontrates se dhurimit eshte bere kalimi i nje te drejte reale mbi nje send.

Nga provat e administruara nga Gjykata e shkalles se pare Durres dhe te pranuara nga Gjykata e Apelit Durres, nuk del se çfare te drejtash kane fituar trashegimtaret e ish pronarit. Per pasoje, nuk del se çfare te drejtash ka fituar dhuruesja.

Nga aktet e dosjes, nuk eshte percaktuar dhe individualizuar trualli me siperfaqe 3177 m2, per te cilin eshte njohur e drejta e pronesise, ku ndodhet ai, cilat prej objekteve te shtypshkronjes “10 Korriku” ndodhen mbi kete siperfaqe, objektet e ndodhura mbi kete siperfaqe jane privatizuar apo jo.

Ne dosje nuk eshte administruar vendimi origjinal nr. 434 date 18.04.1994 i KKK te Pronave. Permbajtja e ketij vendimi del ne menyre te prejardhur nga tri prova te administruara per kete fakt. Keto prova jane :

1. Shkresa nr. 288/1 date 20.04.1994 e hartuar nga KKK te Pronave prane Bashkise Durres, derguar Deges se AgjenSise Kombetare te

Privatizimit, Dega Durres.2. Vertetimi i pronesise, leshuar nga Zyra e Hipotekes Durres, date

12.07.1995 dhe3. Vertetimi i pronesise i leshuar nga Zyra e Hipotekes Durres, me

date 27.11.1996.Nga shkresa nr. 288/1 date 20.04.1994 dhe vertetimi hipotekor i dates 12.07.1995 del

e njejta permbajtje dhe konkretisht: “... te njohe te drejten e pronesise trashegimtareve te Ismail Bardhit, mbi nje siperfaqe toke prej 3177 m2.

Mbi kete siperfaqe ka qene ndertuar shtepia e tyre, shteti per efekt te planit rregullues prishi shtepine e ngritur dhe u ndertuan lulishte, pallate dhe nje pjese e shtypshkronjes “10 Korriku”.

Ne baze te nenit 21 te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 dhe udhezimit te Keshillit te Ministrave nr. 13 date 18.10.1993, pika 5, i lind e drejta e parablerjes.

Siperfaqja e truallit qe ze prona e pronarit ne shtypshkronje eshte 1140 m2, nga keto siperfaqe ndertimi jane 342 m2 (ne korpusin qendror), ndersa 798 m2 jane siperfaqe funksionale (oborr). Ndersa diferenca prej 2037 m2 i kompensohet ne baze te nenit 16 pika “a” e ligjit nr. 7698 date 15.04.1993”.

113

Page 111: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Vertetimi i pronesise i dates 17.11.1996 eshte i ndryshem nga vertetimi i dates 12.07.1995. Ne vertetimin e dyte te pronesise eshte fiksuar: “Vertetohet se ne favor te trashegimtareve te z. Ismail Bardhi eshte bere shtese e vendimit te KKK te Pronave me nr. 434/1 date 05.11.1996 si me poshte:

“Kjo siperfaqe 1140 m2, i njihet, pra i kthehet dhe mbas blerjes se objekteve nga pronari, per kete siperfaqe, kjo prone mbetet ne pronesi te pronarit “.

E drejta e parablerjes dhe e drejta e kompensimit prejardhjen e kane ne te drejten reale te pronesise mbi truallin qe nuk u eshte kthyer ish-pronareve per faktin se eshte konsideruar i zene.

Ish-pronaret nuk rezulton qe te jene kompensuar por do te kompensohen dhe sipas vendimit nr. 3025 date 7.11.1995 te Gjykates se Rrethit Durres do te kompensohen me truall ekuivalente.

Nga provat e mesiperme nuk del ne menyre te qarte se ku bie konkretisht trualli me siperfaqe 3177 m2, i njohur ne pronesine e trashegimtareve te ish pronarit nga KKK te Pronave. Ne ç’raport eshte kjo siperfaqe trualli me shtypshkronjen “10 Korriku “.

Ne provat qe cituam me siper, thuhet se: Mbi truallin me siperfaqe 3177 m2 eshte ndertuar nje pjese e shtypshkronjes “10 Korriku “, por nuk percaktohet sa eshte kjo pjese. Nga aktet e dosjes, ky moment ngelet i erret dhe i pa sqaruar. Eshte e nevojshme te percaktohet siperfaqja e kesaj pjese dhe objektet qe ndodhen mbi kete pjese, se me te lidhen drejtpersedrejti e drejta e parablerjes.

Ne çeshtjen objekt gjykimi nuk vihet ne diskutim qenia pronar dhe fitimi i kesaj pronesie me ane trashegimi por volumi i te drejtave te parashikuara nga instituti i parablerjes.

E drejta e parablerjes parashikohet si nga Kodi Civil ashtu edhe nga ligji Nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”. Baza ligjore, mbi te cilen bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes objekt gjykimi eshte neni 21 i ligjit Nr. 7698 date 15.04.1993. Ne kete dispozite eshte sanksionuar: “Ne trojet, tokat bujqesore ose jo bujqesore te zena me ndertime shteterore, si dyqane, magazina, punishte, etj., ish pronaret kane te drejten e parablerjes se ketyre objekteve, kur privatizohen me cmimet e percaktuara sipas dispozitave ne fuqi”.

E drejta e parablerjes e parashikuar nga neni 21 i ligjit nr. 7698, eshte nje e drejte e mundshme per t’u realizuar ne potence per ato objekte qe jane ndertuar nga shteti ne token e ish pronarit e vazhdojne te jene ne pronesi te tij dhe qe shteti vendos t’i privatizoje.

Gjykatat nuk kane bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen. Nga provat e administruara nuk del e qarte jo vetem pjesa qe ze ndertimi i shtypshkronjes, por nuk percaktohet se me ke kufizohet trualli me siperfaqe 3177 m2 ne ç’pjese te ketij trualli jane objektet qe do te privatizohen me ane te parablerjes, çfare jane keto objekte, pozicioni i tyre, kufitaret dhe ajo qe eshte me kryesorja nese keto objekte vazhdojne te jene ne pronesi te shtetit apo jane shitur dhe kthyer ne prone private para daljes se vendimit nr. 434 date 18.04.1994 te KKK te Pronave.

E drejta e prones private, sipas nenit 41 te Kushtetutes eshte nje e drejte e njohur dhe e garantuar. Paragrafi i dyte i nenit 41 te Kushtetutes, percakton menyrat e fitimit te pronesise. Sipas ketij paragrafi, prona fitohet me dhurim, me trashegim, me blerje dhe me çdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil.

Prona eshte nje e drejte, eshte pushteti i nje subjekti mbi nje send te njohur dhe te garantuar ne interesin e vete titullarit. Nga teksti i kontrates se dhurimit dhe provave te tjera nuk behen te njohura sendet objekt te se drejtes se parablerjes. Kontratata eshte nje menyre e transferimit te pronesise dhe te drejtave te tjera. Ne kontraten objekt gjykimi nuk vihet ne diskutim vullneti i paleve kontraktuese, as shkaku i lidhjes se kesaj kontrate, as forma por objekti i kontrates. Per te arritur ne konkluzione te sakta duhet te analizohet nese objekti i kontrates se dhurimit eshte:

- i mundshem- i ligjshem

114

Page 112: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- i percaktuar ose qe mund te percaktohet. Thelbi i fitimit te pronesise, me titull te prejardhur, qendron ne faktin qe pronari i ri e

fiton pronesine mbi sendin vetem neqoftese tjetersuesi eshte pronar i tij. Ketu vlen te theksohet parimi, sipas te cilit asnjeri nuk mund t’u transferoje te tjereve me shume te drejta, nga sa ka ai vete.

I padituri ka pretenduar se dhuruesja ka fituar te drejta reale mbi disa sende prone e shtetit me ane te vendimit te KKK te Pronave por nuk i percakton keto sende. Sipas te paditurit keto te drejta i kane kaluar atij me kontraten e dhurimit. Me provat e administruara, nuk mund te konkludohet se cfare te drejtash kane fituar trashegimtaret e ish pronarit dhe konkretisht dhuruesja Sofie Bardhi. Pa u percaktuar te drejtat e fituara nuk mund te diskutohet per transferimin e ketyre te drejtave. Pronari nuk mund te kaloje me shume te drejta se ato, qe ka.

Prandaj eshte e domosdoshme te administrohej vendimi Nr. 434 date 18.04.1994 i KKK te Pronave (neni 467/e e KPr.Civile), dhe skica shoqeruese. Gjithashtu ishte e nevojshme te hetohej, duke thirrur ekspert dhe duke marre prova te tjera nese ka apo jo objekte mbi truallin e ish pronarit, cilat jane keto objekte, jane privatizuar apo jo, se neqoftese objektet jane privatizuar e drejta e parablerjes nuk mund te realizohet. Duke mos u realizuar e drejta e parablerjes, kjo e drejte nuk mund te transferohet tek te tjeret. Prandaj eshte e nevojshme te percaktohen ndertimet shteterore qe ndodhen mbi truallin e ish pronarit.

Pa u percaktuar te drejtat e fituara, ne gjyqtaret ne pakice, mendojme se nuk ka vend per njehsimin e praktikes gjyqesore.

Spiro Spiro Ylvi Myrtja

115

Page 113: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 19 Regj.ThemeltarNr. 24 Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbera nga:

Thimjo Kondi KryetarKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha “Bashkim Caka “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “Agron Lamaj “Perikli Zaharia “Evgieni Sinoimeri “Valentina Kondili “Vladimir Bineri “Ylvi Myrtja “Zamir Poda “Nikoleta Kita “Vladimir Metani “Irma Bala “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqsore te dates 13.3.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen civile Nr. 19, qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: RAMADAN LLAPAJ

E PADITUR KUNDËRPADITËSE: VJOLLCA LLAPAJ

TË PADITUR: ISMIHAN PIRGUKEMAL PASHALLARIFLUTURA LLAPAJ

OBJEKTI I PADISË:Deklarirni i pavlefshem i veprimit juridik, kontrata dhurimi.

Baza Ligjore: Neni 92 e vijues te Kodit Civil.OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Deklarimin e pavlefshem te kontratave te dhurimit ne favor te te paditures Flutura Llapaj.

Baza Ligjore: Neni 92 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr.1505, date 27.4.1998,

116

Page 114: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ka rrezuar padine dhe pranuar kunderpadine, duke deklaruar te pavlefshem kontratat e dhurimit me Nr. 11614 Rep. e Nr.5208 Kol. dhe Nr. 11615 Rep e Nr.5209 Kol. date 12.6.1996, si kontrata te fallsifikuara duke kthyer palet ne giendjen e meparshme.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.829, date 14.9.2000, Ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit te Giykates se Apelit ka bere rekurs paditesi i kunderpaditur, Ramadan Llapaj duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Bashkeshortet jane martuar ne vitin 1966 dhe jane ndare ne vitin 1997.- Në-vitin 1993 e paditura kunderpaditese ka fituar disa prona nepermjet K.K.K.

Pronave.- 2. Kontratat e dhurimit jane te vitit 1994 e 1996, vlefshmeria e tyre percaktohet nga

dispozitat e K.Civil.- 3. Neni 1167 i keti-i Kodi (viti 1994) percakton se bashkepronesia zgjidhet sipas nenit

86 te K.Civil te 1981.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin Nr.1292, date 20.11-2001, ka vendosur Dergimin e ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, per te unifikuar praktiken gjyqesore lidhur me ate nese ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ish Pronareve dhe ai per te perndjekurit politike, jane:menyra e fitimi pronesie dhe nese duhet konsideruar pasuri bashkeshortore ajo e ardhur me trashegirn dhe e kthyer me vone sipas ketyre ligjeve.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degiuan relacionin e gjyqtareve Artan Hoxha e Nikoleta Kita, mbrojtesen e

paditesit te kunderpaditur, av. Haneme Bakia e cila kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e padise, mbrojtesin e te paditures kunderpaditese, av. Viktor Konomi i cili kerkoi lenin ne fuqi te vendimit, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Tirane Nr.829, date 14.9.2000, eshte i bazuar ne llgj e per

kete shkak duhet lene ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se palet ndergjyqese Vjollca Llapaj dhe

Ramadan Llapaj kane qene bashkeshorte me njeri tjetrin, qe nga viti 1966 deri sa eshte zgjidhur martesa mes tyre nga Gjykata e Tiranes ne vitin 1997. Paditesi i kunderpaditur Ramadan Llapaj ka ngritur padi ndaj te paditures kunderpaditese Vjollca Llapaj dhe te paditurve Ismihan Pirgu, Kemal Pashallari dhe Flutura Llapaj, duke kerkuar deklarimin e pavlefshem te disa veprimeve juridike, kontrata dhurimi, me te cilat, e paditura kunderpaditese ka kaluar ne pronesi te te paditurve te tjere, disa pasuri te paluajtshme. Paditesi i kunderpaditur ka pretenduar se sendet objekt i kontratave-te dhurimit jane fituar gjate marteses dhe per rrjedhoje i nenshtrohen regjimit martesor te bashkepronesise te parashikuar nga Kodi Civil i vitit 1981, regjim i cili per disponimin e sendeve te paluajtshme kerkon pelqimin e te dy bashkeshorteve (neni 87/2). Kontratat e dhurimit jane lidhur ne periudhat 1994 e 1996, kohe gjate te ciles palet kane qene te martuar. Sipas paditesit, nuk eshte marre pelqimi i tij per tjetersimin e kesaj pasurie te paluajtshme, e cila ka kaluar ne favor te pranuesve te dhurimit te thirrur si te paditur ne kete gjykim.

Nga e paditura kunderpaditese Vjollca Llapaj eshte pretenduar se pasuria qe ajo ka fituar me trashegimi ligjore, te cilen ajo e ka tjetersuar me keto kontrata dhurimi ne favor te te 117

Page 115: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

paditurve, njekohesisht femijet e saj, nuk eshte pasuri bashkeshortore, por prone vetem e saj, e per kete shkak, nuk ka qene i nevojshem pelqimi i bashkeshortit tjeter per tjetersimin e kesaj pasurie.

118

Page 116: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga gjykimi ka rezultuar se e paditura kunderpaditese me vendime te Bashkise Tirane dhe te Komisionit te Kthimit te Pronave, ne vitet 1993 e 1994, ka perfituar 1 /8 pjese te trashegimise se trashegimlenesve Hysni Mulleti, Aishe Kazazi dhe Fehmi Kazazi, te cilet kane qene te shpronesuar dhe te konfiskuar nga shteti sipas ligjit te kohes, ne vitin 1950. Me keto vendime, trashegimtareve te tyre ju eshte njohur e kthyer pasuria, ku perfshihen nder te tjera edhe e drejta e pronesise mbi sendet e paluajtshme te cilat jane disponuar me kontratat e dhurimit qe kerkohet te deklarohen te pavlefshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.1505, date 27.4.1998, ka rrezuar kerkese padine, nderkohe qe ka pranuar kunderpadine duke deklaruar te pavlefshme kontratat e dhurimit me Nr.11614 Rep. e Nr.5208 Kol. date 12.6-1996 dhe Nr. 1 1615 Rep. e Nr.5209 Kol. date 12.6.1996, per shkak te falsitetit te tyre. Ne rigjykim, mbas prishjes nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte te vendimit te meparshem, Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kolegji Civil me vendimin e dates 20.11.2001, ka vendosur te kaloje aktet per unifikim te praktikes gjyqesore ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per te shprehur ky i fundit lidhur me faktin se do te konsiderohet ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve dhe ai per pafajesine, anmistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, si menyre e re e fitimit te pronesise, apo si korrigjim i nje situate te meparshme te konsideruar ne kundershtim me te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe, ne varesi te zgjidhjes se mesiperme, te percaktoje ne se jane ose jo pasuri e perbashket e bashkeshorteve sendet objekt i kontratave te dhurimit te sipershenuara.

Marre shkas nga ceshtja ne shqyrtim dhe pretendimet e ngritura me siper per menyren e fitimit te pronesise, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne se eshte e nevojshme te unifikohet praktika gjyqesore, si meposhte:

Ligji Nr. 7514, date 30.9.19 “Per pafaiesine, amnistine dhe rehabillitimin e ish te perndjekurve politike”dhe ligji Nr. 7698, dt.15.04.1993, “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarve ”, nuk jane menyra te reja te fitimit te pronesise, por korrigjim i padrejtesise se bere , dhe per kete qellim, shfuqizojne ipso lege te gjitha aktet e meparshme ligjore, me te cilat u ishte marre prona pronarve padrejtesisht . Ato nuk krijojne nje situate te re, (nuk kane efekt konstituitiv), por ristabilizojne ligjshmerine dhe drejtesine.

Shfuqizimi i akteve te siperpermendura , ka si efekt kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, duke rregulluar ne masen me te mundshme , situaten e paligjshmerise lidhur me te drejten reale me te rendesishme , ate te pronesise (jo te drejta te tjera reale e aq me pak te drejtat e detyrimeve). Ne kete kendveshtrim , kthimi ne gjendjen e meparshme nuk eshte i plote por i pjesshem (restitutio in parte).

Nepermjet ketyre akteve normative u njihet e drejta e pronesise ish pronareve , ose trashegimtareve te tyre , dhe u percaktuan modalitetet per gezimin efektiv te saj .Per shkak te kohes se gjate te paligjshmerise , dhe pamundesise objektive te kthimit fizik te te gjitha pronave te marra ,ligji parashikon per rastet kur kjo e para nuk eshte e mundur , alternativen e kompensimit.

Per te arritur ne keto perfundime, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte bazohen ne interpretimin e vete akteve normative te dala per kete qellim dhe shikimin e tyre ne raport me situata juridike analoge, duke marre per baze gjithashtu, edhe menyrat e fitimit te pronesise:

1. Si rezultat i interpretimit historik percaktohet kuptimi i nje dispozite ligjore duke u nisur nga qellimi, qe ka ndjekur ligjvenesi, ne nje kontekst te caktuar historik, ne miratimin e nje akti normativ. "Ekspozimi i motiveve" per miratimin e nje ligji, del ne vecanti nga preambula e ligjit, ne rast se akti normativ e ka nje te tille, si dhe nga teresia e normave qe e formojne ate.

119

Page 117: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne rastin ne shqyrtim, ne dallim nga teknika legislative e perdorur ne pergjithesi ne Shqiperi ne hartimin e ligjeve ligji per pafajsine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, ka nje preambul ku shpjegohet qellimi dhe "ekspozohen motivet" e ligjvenesit. Ne preambulen e ketij ligji eshte pranuar se: "Gjate 45 vjeteve, shume qytetare shqiptare jane akuzuar, giykuar, denuar dhe burgosur, internuar, apo perndjekur, per shkelje te natyres politike, duke dhunuar te drejtat e tyre civile, sociale, morale dhe ekonomike". Marre per baze kete, ligji shprehet se ka per qellim te krijoje nje sistem juridik te drejte e te ndershem, te bazuar ne te drejtat njerezore dhe se percakton masa per te kompensuar, rehabilituar dhe riintegruar ne shoqeri te gjithe ata te cilet kane vuajtur kete dhunim te te drejtave te tyre. Ky ligj, ne nenin 1, konsideron te pafajshem dhe i quan te padenuar per efekte morale, politike, sociale dhe ekonomike te gjithe ata qe jane denuar per shkaqe politike. Nder te tjera, ne nenin 5, ligji ka parashikuar te drejten e kthimit ose kompensimin e pasurive te konfiskuara.

Nga ana tjeter, edhe ne Llgjin nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve", neni 1, nga i cili rezulton thelbi i ligjit, percaktohet se: "Ky ligi u njeh ish pronareve apo trashegimtareve te tyre, te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara sipas akteve ligiore (duke perfshire edhe ligiin nr.37, date 31.01.1945 'Per tatimin a jashtezakonshem’ nenligiore e vendimeve te giykates te dala pas dates 29 Nentor 1944, ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter dhe percakton menyrat dhe masa per kthimin dhe kompensimin e tyre ".

Sikurse rezulton, keto akte normative, pasuar edhe nga ndryshime dhe permirsime te mevoneshme, kane te njejtin qellim idem animus.- Ato, ipso lege kane shfuqizuar efektet e akteve ligjore e nenligjore si dhe vendimet e gjykatave veprimet e tjera, nepermjet te cilave eshte marre padrejtesisht prona ish pronareve te ligjshem nga shteti i asaj kohe. Ligjvenesi me keto akte te rendesishme normative, ka njohur padrejtesine, shkeljen e te drejtave te pronesise ish pronareve dhe ka vendosur te rinjohe te drejten e pronesise se tyre duke ju kthyer pronat e shtetezuara, te shpronesuara, te konfiskuara apo te marra pa te drejte ne forma te tjera, dhe ne pamundesi duke i kompensuar ato.

Nga sa me siper, rezulton se keto ligje, duke konsideruar te padrejte ate qe kish ndodhur me pare, parashikuan kthimin e te drejtave te pronareve mbi pronen, kur objekt i saj ishin sende te paluajtshme.

2. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte i konsiderojne keto akte ligjore qe u drejtohen ish pronareve apo trashegimtaret a tyre, jo si menyre te re te fitimit te pronesise ne favor te tyre, por si mjete qe mbrojne dhe garantojne te drejten e pronesise dhe e bejne efektive ate duke e bazuar edhe ne argumente analogjie

Si ne titullin e ligjit (rubrica legis fit lex), ashtu edhe ne permbajtjen e tyre, perdoret nocioni kthim i prones. Me fjale te tjera, kthimi i pronave ish pronareve ose trashegimtareve te tyre eshte thelbi dhe qellimi i ketyre ligjeve (anima legis dhe ratio legis).

Nocionin kthim i prones ose, me sakte, kthim i sendit objekt i se drejtes se pronesise, Kodi Civil e permend ne rastin e padise per kerkimin e sendit (actio rivendicatio), neni 296 e vijues i tij. Ne rastin, kur pranohet padia e rivendikimit, poseduesi jopronar duhet ti ktheje sendin paditesit ne favor te te cilit eshte njohur e drejta e pronesise. Praktika gjyqesore ashtu edhe literatura juridike, ne keto raste nuk kane vene kurre ne dyshim ekzistencen e se drejtes se pronesise te pronarit joposedues, mbi sendin objekt te padise se rivendikimit. Pronari joposedues nuk ka humbur per asnje moment titullin e se drejtes se pronesise, por vetem posedimin e sendit. Pikerisht kjo eshte arsyeja pse ligji e kthen ate ne situaten e meparshme duke i njohur te drejten e kthimit edhe te frutave te sendit (restitutio in integrum), dhe kur kjo nuk eshte e mundur, pranon vetem kthimin e sendit (restitutio in parte).

120

Page 118: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne kohen e daljes se kuadrit ligjor per kthimin. e pronave ish pronareve, ligjevenesi mund te parashikonte edhe rrugen gjyqesore te kerkimit dhe kthimit te pronave te shtetezuara apo konfiskuara padrejtesisht, por cmoi me te pershtateshme rrugen administrative dhe te drejten e ankimit ne gjykate kunder vendimeve te organeve administrative te ngarkuara per kete qellim. Ne rastin se do te pranohej zgjidhja e pare edhe analogjia do te ishte me dukshme.

Per sa me siper Kolegjet, sipas parimit te vjeter te se drejtes "ubi eadem est ratio, ibi eadem est solutio vleresojne se kur motivet jane te njejta edhe zgjidhja duhet te jete tille.

3. Ne arritjet e perfundimeve te saj, Gjykata ka gjithashtu parasysh menyrat e fitimit te pronesise te cilat ndahen ne-dy kategori te medha:

Menyra me titull origiinale e fitimit te pronesise, a njohur ndryshe si menyra primare, kur pronesia mbi sendin fitohet per here te pare, apo pavaresisht nga e drejta e pronarit te meparshem mbi te. Kjo menyre perfshin rastet e fitimit te pronesise mbi sendin e gjetur, me bashkim e perzjerje, me parashkrim fitues, etj. si dhe me shtetezim, shpronesim a konfiskimMenyra tjeter e fitimit te pronesise eshte ajo me titull te prejardhur, ku pronari i ri, kete titull e fiton nga pronari i meparshem si rezultat i nje kontrate, apo si pasoje e vdekjes se tij, nepermjet çeljes se trashegimise. Ne kete rast, sendi transferohet nga pronari i meparshem ne nje pronar tjeter i cili konsiderohet si fitues i pronesise.

Te paditures kunderpaditese si rezultat i aplikimit te ketij legjislacioni i eshte njohur e drejta e pronesise mbi pronen e lene nga trashegimlenesit e saj ashtu sikurse kane percaktuar aktet e organeve kompetente, respektivisht Bashkia Tirane dhe Komisioni i Kthimit te Pronave te kesaj Bashkie. Me fjale te tjera, ajo ka fituar pronesine me titull te prejardhur, por qe kjo pronesi per shkak te anomalise ligjore sikurse u trajtua me siper, u be e mundur te ushtrohej efektivisht mbi pasurine e trasheguar, vetem si rezultat i ligjeve te cituara dhe te vendimeve te marra ne zbatim te tyre nga organet kompetente. Pra, e paditura kunderpaditese eshte fituese e pasurise trashegimore, ku perfshihen nder te tjera edhe ato pasuri te paluajteshme per te cilat ka disponuar me kontratata dhurimi, qe nga momenti i celjes se trashegimise (ex tunc)

Marre shkas nga kjo, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmojne te rendesishme per zgjidhjen e drejte e te njellojte te ceshtjeve te kesaj natyre ne pergjithesi, krijimin e nje mendimi unik lidhur me ligjin qe aplikohet per mardhenien juridike te trashegimise ne rastin e konkurimit ne kohe te disa ligjeve qe regullojne kete marredhenie.

Per kete Kolegjet unifikojne praktiken gjyqesore sime poshte:Trashegimia celet ne momentin e vdekjes se trashgimlensit, fizikisht te

konstatuar, ose te percaktuar me vendimin gjyqesor te shpalljes se vdekjes. Percaktimi i ketij momenti eshte i nje rendesie te vecante praktike pasi ne funksion te tij percaktohet rrethi i trashegimtarve qe thirren ne trashegimi , te drejtat e tyre dhe momenti i kalimit te se drejtes se trashegimise.Eshte ky moment , ai qe percakton edhe ligjin e aplikueshem lidhur me efektet qe pasojne celjen e trashegimise . Duke u bazuar ne parimin ligji civil, si rregull, nuk ka fuqi prapavepruese ( retroactive) dhe ne rastin konkret , as fuqi pasvepruese (ultraktive), arrijme ne perfundimin se ligji qe i zbatohet marredhenies se trashegimise , eshte ligji ne fuqi ne kohen e celjes se saj.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per te arritur ne kete konkluzion i referohen legjislacionit civil, Dekreti "Mbi trashegimine" i vitit 1954, neni 2 i tij, Kodi Civil i vitit 1981, neni 95 dhe nenit 318 te Kodit Civil ne fuqi. Sipas ketyre dispozitave, por edhe ashtu sikurse praktika gjyqesore ka pranuar, momenti i celjes se trashegimise eshte ai i vdekjes se trashegimlenesit dhe ligji qe aplikohet ne kete rast, eshte ligji qe ka qene ne fuqi ne ate kohe.

121

Page 119: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Duke ju referuar praktikes gjyqesore, rezulton nder te tjera se Gjykata e Larte, me vendim te

122

Page 120: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pleniumit te saj Nr.2, date 28.2 dhe 2.3.1964, eshte shprehur se: “Per trashegimite e çelura perpara hyrjes ne fuqi te dekretit "Mbi trashegimine zbatohet ligii qe ka qene ne fuqi ne kohen e celjes se trashegimise ". Ky qendrim i Plenumit te Gjykates se Larte eshte mbajtur edhe ne praktiken e mevonshme gjyqesore, gje qe ka buruar drejtperdrejt nga legiislacioni civil i cili megjithese i ndryshuar ne vite, ka mbetur konsekuent lidhur me momentin e celjes se trashegimise dhe ligjin e aplikueshem.

Ne ceshtjen ne gjykim, rezulton se e paditura kunderpaditese dhe njekohesisht dhuruese, Vjollca Llapaj, eshte nje nga trashegimtaret e trashegimlenesve Hysni Mulleti, Aishe Kazazi e Fehmi Kazazi, te cilet kane vdekur respektivisht ne vitet 1972,1979 dhe 1981. Pasuria qe ata kane lene ne trashegim, ka qene pasuri e konfiskuar ne favor te shtetit per shkaqe politike dhe qe u eshte kthyer trashegimtareve te tyre, perfshi edhe te padituren kunderpaditese, me vendim te organeve kompetent ne vitet 1993 e 1994. Duke qene se e paditura kunderpaditese ka hyre ne posedimin e nje pjese te pasurise trashegimore ne kete periudhe, nga paditesi i kunderpaditur duke marre per baze faktin se neni 86 i Kodit Civil te vitit 1981 eshte akoma ne fuqi, e konsideron kete pasuri, si pasuri te ardhur (fituar) gjate marteses, e per pasoje, bashkeshortore.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte pranojne te drejte arsyetimin e bere nga Gjykata e Apelit Tirane lidhur me ligiin e aplikueshem per rastin ne shqyrtim dhe pasojat qe sjell ai per zgjidhjen e ceshtjes dhe nuk e gjejne te bazuar pretendimin e paditesit kunderpadites. Ashtu sikurse eshte arsyetuar me siper, trashegimlenesit e te paditures kunderpaditese kane vdekur perpara hyrjes ne fuqi te Kodit Civil te vitit 1981, ne kohen kur ne fuqi ishte Dekreti Nr.1892, date 05.07.1954 "Mbi Trashegimine", Kodi i Familjes i vitit 1965 dhe Dekreti Nr.2083, date 06.07.1955 "Per Pronesine". Per pasoje, ashtu sikurse edhe u unifikua, jane keto, ligjet e aplikueshme per percaktimin e pasurise se perbashket te bashkeshorteve dhe regjimin juridik te saj. Sipas nenit 96 te Dekretit "Mbi Pronesine", percaktohet se: “Pasurite e fituara me pune nga bashkeshortet u perkasin ne teresi te dy bashkeshorteve. Ne pasurite e perbashketa te bashkeshorteve nuk perfshihen sendet qe secili ka fituar gjate marteses me dhurim, ose me trashegim depozitat qe ka sejcili ne arkat e kursimit, sendet e perdorimit thjeshte personal si dhe sendet dhe veglat e ushtrimit te veprimtarise, ose mjeshterise se tyre".

Duke marre per baze kete percaktim ligjor, rezulton se pasuria trashegimore e fituar nga e paditura kunderpaditese nuk duhet te konsiderohet si pasuri bashkeshortore dhe per pasoje, si pronare e vetme ajo ka patur te drejte ta disponoje ate me vullnet te lire, duke edhe e tjetersuar ne pronare te tjere, ne respektim te dispozitave ligj ore ne fuqi. Kontratat e dhurimit, me te cilat pasurine e saj trashegimore te percaktuar ne to, ajo ja ka dhuruar femijeve te saj pa pelqimin e bashkeshortit, paditesit te kunderpaditur, jane veprime juridike te ligjshme dhe te vlefshme e per pasoje, nuk mund te shfuqizohen me vendim gjyqesor.

Fakti qe e paditura kunderpaditese u be efektivisht sunduese e pasurise trashegimore vetem ne vitin 1993 dhe 1994, nuk ndryshon regjimin juridik te saj. Nuk duhet konfonduar momenti i fitimit te se drejtes, me momentin e gezimit efektiv te saj. Kete periudhe te kaluar, nga momenti i fitimit te te drejtes se pronesise, deri ne posedimin e pasurise trashegimore, literature juridike e konsideron si giendje te trashegimise se pezulluar. Pra, fituesi i pasurise trashegimore, e paditura kunderpaditese, per shkaqe te pavarura prej saj, nuk ka pasur mundesi te vihet ne posedim te pasurise trashegimore, gje te cilen ajo e beri te mundur, vetem pas korigjimit te kesaj gjendje, me ligjet e referuara me siper.

123

Page 121: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte duke marre per baze sa mesiper, arrijne ne perfundimin se e paditura kunderpaditese me kontratat e dhurimit Nr. 1 1551 Rep. date 29.6.1994, Nr. 1241 1 Rep. date 17.12.1996, Nr. 12412 Rep. date 17.12.1996, Nr.12413 Rep. dat- 17.12.1996, Nr.12414 Rep. date 17.12.1996, Nr. 12415 Rep. date 17.12.1996 dhe Nr. 125 01 Rep. date 19.12.1996, ka tjetersuar pasurine e saj, ne favor te te paditurve Ismihan Pirgu, Kemal Pashallari dhe Flutura Llapaj, ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil, per pasoje, keto akte te perpiluara perpara noterit jane te ligjshme dhe vendimet e gjykatave te ankimuara jane te bazuara dhe duhen lene ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/a te Kodit te

Procedures Civile dhe nenit 17 te ligjit Nr.8588, date 15.3.2000, "Per Organizimin dhe Furiksionimin e Gjykates se Larte",

V E N D O S Ë N1. Lenien ne fuqi te vendimit nr.829, date 14.09.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.2. Unifikimin e praktikes gjyqesore sikurse percaktohet ne kete vendim.3. Dergimin per botim ne Fletoren Zyrtare te ketij vendimi, qe njehson praktiken

gjyqesore.Tirane, me 13.03.2002

ARSYETIM PARALELNga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se me vendim te Bashkise dhe Komisionit te

Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte njohur pronesia e ish-pronareve Hysni Mulleti, Aishe Kazazi dhe Fehmi Kazazi, te vdekur ne vitet 1972, 1979 dhe 1981. Pronesia e njohur u eshte kthyer trashegimareve te tyre, midis te cileve edhe te paditures kunderpaditese Vjollca Llapaj, qe ka perfituar 1/8 e trashegimise.

E paditura kunderpaditese ka qene e martuar qe nga viti 1966 me paditesin e kunderpaditur Ramadan Llapaj dhe martesa ndermjet tyre eshte zgjidhur ne vitin 1997. Gjate kohese se marteses, ne vitet 1994 dhe 1996, e paditura kunderpaditese Vjollca Llapaj, me disa kontrata dhurimi i ka kaluar ne pronesi te paditurve te tjere pjese te pasurise se njohur dhe kthyer si trashegimtare e ish-pronareve.

Paditesi i kunderpaditur ka pretenduar se sendet objekt i kontratave te dhurimit jane fituar gjate marteses dhe, ne baze te nenit 86 te Kodit Civil te vitit 1981 qe eshte akoma ne fuqi ato konsiderohen si pasuri bashkeshortore dhe nuk mund te dhuroheshin nga e paditura kunderpaditese ne vitet 1994 dhe 1996 pa dijenine e tij si bashkeshort i saj.

Gjykata e Apelit Durres ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Durres, me te cilin ishte vendosur rrezimi i kerkese padise dhe pranimi i kunderpadise. Ceshtja eshte kaluar per unifikim te praktikes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per t’u shprehur nese do te konsiderohet ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve dhe ai per pafajesine, amnistine dhe reabilitimin e ish te denuareve dhe te perndjekurve politike, si menyre fitimi pronesie, apo si korigjim i nje situate te mepareshme dhe, ne vartesi te zgjidhjes se mesiperme, te percaktoje ne se jane ose jo pasuri bashkeshortore sendet objekt i kontratave te dhurimit te permendura.

124

Page 122: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pergjithesisht jam dakort me unifikimin e qendrimit se ligjet e cituara nuk jane menyra te fitimit te pronesise, por korigjim i padrejtesise se bere dhe qe kane si efeket rregullimin ne masen me te mundeshme te paligjshmerise lidhur me pronesine. Nepermjet ketyre ligjeve shteti merr persiper tu njohe ish pronareve te drejten e pronesise dhe te ripronesoje ata me ato prona qe juridikisht dhe faktikisht eshte e mundur te kthehen. Keto ligje u njohin ish pronareve te drejten e pronesise dhe neprmjet kthimit qe u behet nga organet e admisnitrates ish pronaret rivendosen ne target e tyre si pronar, tagre keto qe i kishin humbur nepermjet shtetezimit, shpronesimit, konfiskimit si dhe ne cdo menyre tjeter te padrejte nga ana e shtetit.

Mendimi im i kundert qendron ne lidhjen qe behet per aplikimin e dispozitave qe kane te bejne me bashkepronesine bashkeshortore.

Eshte e drejte te arrihet ne perfundimin se e paditura kunderpaditese eshte fituese e pasurise trashegimore qe nga momenti i celjes se trashegimise. Por nuk eshte i sakte rrezimi i pretendimeve te paditesit te kunderpaditur vetem nisur nga fakti se trashegimlenesit e te paditures kunderpaditese kane vdekur para hyrjes ne fuqi te Kodit Civil te vitit 1981, kur ishin ne fuqi Dekreti mbi Trashegimine i vitit 1954, Dekreti mbi Pronesine i vitit 1955 dhe Kodi i Familjes i vitit 1955, te cilet nuk i perfshinin ne pasurine e perbashket te bashkeshorteve sendet qe secili kishte fituar gjate marteses me trashegim, per keto arsye:

1. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, nuk kane mbajtur parasysh se parimi “ligji civil si rregull nuk ka fuqi prapavepruese”, ben perjashtim per bashkeshpronesine ndermjet bashkeshorteve, per shkak te percaktimit te bere nga vete ligji civil shqiptar.

Ne nenin 1167 te Kodit Civil qe eshte ne fuqi, ne menyre te shprehur thuhet se “ Ligji nr.6340, date 26.6.1981 “ Per Kodin Civil “, pervec dispozitave per bashkepronesine ndermjet bashkeshorteve, shfuqizohet.” Kjo do te thote se dispozitat e Kodit Civil te vitit 1981, lidhur me bashkepronesine ndermjet bashkeshorteve jane ende ne fuqi. Ligjevenesi ne Kodin Civil ka percaktuar gjithashtu ne nje dispozite te vecante (neni 231) se bashkepronesia ndermjet bashkeshorteve rregullohet me dispozita te Kodit te Familjes. Aktualisht eshte ne fuqi Kodi i Familjes, miratuar me ligjin nr.6599, date 29.6.1992, i cili nuk rregullon bashkepronesine ndermjet bashkeshorteve, e cila, sic u tha rregullohet nga Kodi Civil i meparshem.

Sipas nenit 86 te Kodit Civil te meparshem (1981), jane ne bashkepronesi te te dy bashkeshorteve, sendet, depozitat ne arkat e kursimit dhe cdo gje tjeter e fituar nga bashkeshortet gjate marteses . Efektet e ketij ligji do te shtrihen nga momenti i hyrjes se ketij ligji ne fuqi dhe do te vazhdojne perderisa ligji te mos jete shfuqizuar.

Me pare se te hynte ne fuqi Kodi Civil i vitit 1981, bashkepronesia ndermjet bashkeshorteve eshte rregulluar nga Kodi i Familjes, miratuar me ligjin nr.4020, date 23.6.1965, i cili ne nenin 45, paragrafi i pare percaktonte se “ pasuria qe ka nje bashkeshort ne kohen e lidhjes se marteses mbetet pasuri e tij “, ndersa paragrafi i dyte e trajton natyren juridike te pasurise se vene gjate marteses, duke parashikuar se “Pasuria e fituar me pune nga bashkeshortet gjate marteses, behet pasuri e perbashket e te dy bashkeshorteve.Cdo marreveshje e kundert eshte e pavlefshme.” Ne baze te nenit 46 te Kodit te Familjes, sendet qe secili ka fituar gjate marteses me dhurim apo me trashegimi nuk perfshihet ne pasurine e perbashket te bashkeshorteve, sepse ato nuk jane rezultat i punes se tyre. Kete menyre trajtimi ligjor ka patur pasuria e bashkeshorteve edhe nga neni 96 i Ligjit “ Mbi Pronesine “, sipas te cilit “ pasurite e fituara me pune nga bashkeshortet gjate marteses u perkasin ne teresi te dy bashkeshorteve.”

Kodi i Familjes se vitit 1965 dhe legjislacioni para tij, dhurimet dhe pasurine trashegimore nuk e konsideronin pasuri bashkeshortore, ndryshe nga rregullimi i bere edhe aktualisht nga Kodi Civil, qe konsideron si pasuri bashkeshortore cdo gje te fituar nga bashkeshortet gjate marteses, pra edhe pasurine qe vjen nepermjet trashegimise apo pasurine qe i vjen njerit prej bashkeshorteve nepermjet dhurimit.

125

Page 123: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Praktika gjyqesore dhe mendimet juridike, kane trajtuar edhe ceshtjen e efektit prapaveprues te ligjeve te dala pas clirimit te vendit, per maredhenie pasurore te lindura midis bashkeshorteve qe kane lidhur martese ne kohen e legjislacionit te vjeter. Ky problem i diskutueshem ne ate kohe, ka gjetur trajtimin ne nenin 170 te Kodit te Familjes (1966), qe shprehet se “ Dispozitat e ketij Kodi per maredheniet personale te bashkeshorteve, si dhe per mardheniet pasurore te tyre, zbatohen edhe per martesat e lidhura para hyrjes se tij ne fuqi.

Duke qene nje perjashtim nga rregulli i pergjithshem se ligji i ri nuk vepron vecse per te ardhmen, edhe Kodi Civil i vitit 1981, ashtu si edhe Kodi i Familjes se vitit 1966, persa i perket pasurise se bashkeshorteve ka fuqi prapavepruese, per asrye se vete ligjvenesi e ka percaktuar nje gje te tille. Keshtu, ne paragrafin e dyte te nenit 352 te Kodit Civil te vitit 1981 eshte percaktuar se “ Dispozitat e ketij Kodi zbatohen edhe per mardheniet e pronesise midis bashkeshorteve te lindura para hyrjes se tij ne fuqi, ne qofte se nuk eshte pjesetuar me marreveshje te bashkeshorteve, me vendim gjyqesor ose me akt noterial.”

2 Shumica, nisur nga rregulli juridik me karakter te pergjithshem se ligji i ri nuk vepron vecse per te ardhmen, mban indirekt qendrimin se pasuria bashkeshortore do te percaktohet nga ligji qe ka qene ne fuqi ne momentin kur njeri nga bashkeshortet fiton te drejten e pronesise te ardhur nga trashegimia, ne mometin e celjes se saj. Ne kete menyre, per pronen qe njihet dhe kthehet ne zbatim te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave do te kemi dy qendrime; kur eshte fjala per prona njohura e te kthyera si pasuri trashegimore para vitit 1981, atehere pasuria qe vjen nga trashegimia nuk do te konsiderohet si pasuri bashkeshortore, ndersa kur vjen si pasuri trashegimore pas kesaj periudhe periudhe, pasuria qe vjen nga trashegimia do te konsiderohet si pasuri e te dy bashkeshorteve pavaresisht se cilit prej tyre i vjen prona nepermjet trashegimise.

Nga ana tjeter qendrimi i mbajtur nga shumica vendos ne pozita pabarazie personat qe fitojne pronesine si trashegimtar ne zbatim te ligjit per thimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve me personat e tjere trashegimtare te pasurise se paluajteshme qe nuk trajtohen nga keto ligje. Ndonese ndodhen ne pozite te njejte juridike, me zgjidhjen e dhene nga Kolegjet e Bashkuara ata do te trajtohen ne menyre te diferencuar.

Keshtu, dy bashkeshort kane lidhur martese ne vitin 1966 dhe e kane zgjidhur ate ne vitin 1997 ( si palet ne gjykim ) Per shkak te vdekjes se trashegimlenesve ne vitet 1972,1979 dhe 1981 ( si ne rastin ne gjykim) njeri nga bashkeshortet behet trashegimtar i pasurise se tyre.Ne baze te ligjit qe ishte ne kete kohe ne fuqi (para miratimit te Kodit Civil te vitit 1981) kjo pasuri e ardhur njerit bashkeshort me trashegimi nuk konsiderohej si pasuri bashkeshortore.Por, sic u tha, martesa ka vazhduar edhe me pas, deri ne vitin 1997, kur Kodi Civil i vitit 1981 edhe pasurine e ardhur trashegimi e konsideronte si pasuri bashkeshortore.Per shkak te fuqise prapavepruese te dispozitave per pasurine bashkeshortore qe analizuam, do te trajtohet si e tille edhe pasuria qe kane fituar bashkeshortet para se te hynte ne fuqi Kodi Civil i vitit 1981.Ky ka qene rregullimi ligjor i bashkepronesise ndermjet bashkeshorteve dhe praktika gjyqesore e ndjekur mbas hyrjes ne fuqi te Kodit Civil te vitit 1981, i aplikueshem edhe aktualisht.

3. Ky qendrim i mbajtur nga Kodi Civil i vitit 1981, lidhur me pasurine bashkeshortore dhe qe vazhdon te ngelet nje dispozite detyruese per zbatim per shkak se nuk eshte shfuqizuar me nenin 1162 te Kodit Civil te vitit 1994, eshte reflektim i drejtperdrejte i Kushtetutes se vitit 1976 dhe qendrimit te njohur te asaj kushtetute lidhur me pronen private. E trajtuar si bashkepronesi ne teresi, bashkepronesia bashkeshortore merr formen e bashkpronesise se detyruar dhe keshtu, jashte vullnetit te bashkshortit qe ka fituar pronesine per shembull me trashegimi, apo dhurim, nepermjet rregullimit te parashikuar nga ligji ne fuqi, kthehet ne bashkepronesi te te dy bashkeshorteve, bashkepronesi kjo qe nuk lind nga vullneti i paleve, por nga vullneti i ligjit.

126

Page 124: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Krijimi ne kete menyre i bashkepronesise se detyruar te pasurise bashkeshortore, edhe per pronesine e fituar nga secili nepermjet rrugeve klasike te fitimit te pronesise; bie ndesh me Dispozitat Kryesore Kushtetuese, qe njeh dhe mbron te drejtat themelore te pronesise private dhe me pas edhe me Kushtetuten qe percakton ne nenin41, pika 2 se “ Prona fitohet me dhurim, me trashegimi, me blerje dhe me cdo menyre tjeter te parashikuar ne Kodin Civil “

Arsyetimi i mesiperm perputhet me qendrimin e mbajtur nga Gjykata Kushtetuese.me vendimin e saj nr.4/1994, me te cilin u shfuqizuan si antikushtetues nenet 12/1 dhe 17 te ligjit “ Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronareve”, per shkak edhe te krijimit padrejtesishte edhe te bashkepronesise se detyrueshme, duke u shprehur se “…Bashkepronesia ne pjese apo ne teresi ne cdo rast krijohet mbi bazen e vullnetit te lire e te marreveshjes midis pronareve te vecante e jo ne menyre te detyrueshme me imponim shteteror dhe forcen e ligjit. Ajo mund te krijohet edhe nepermjet faktit juridik qe sjell suksedim universal, sic eshte per shembull trashegimia, por ne cdo rast ajo nuk mund te qendroje pa vullnetin e bashkepronareve.”

Bazuar ne argumentimet e mesiperme, jo vetem ne zbatin te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave apo te ligjit mbi amnistine dhe rehabilitimin e te perndjekurve politike, por ne teresi per bashkepronesine ndermjet bashkeshorteve duhet te mbahet qendrimi i legjislacionit shqiptar ne kohen qe njihte qofte edhe me kufizime pronen private, si dhe qendrimi i legjislacioneve aktuale te vendeve te tjera perendimore qe, bashkepronesia bashkeshortore perfshin te mirat e fituara nga bashkeshortet qofte edhe vec e vec gjate marteses, duke perjashtuar te mirat qe u perkasin atyre para marteses, ato te fituara nepermjet trashegimise apo dhurimit, te mirat materiale per perdorim te ngushte personal si dhe ato qe sherbjene per ushtrimin e profesionit.

Per keto arsye Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, duhet qe bazuar ne nenin 145/2 te Kushtetutes, te pezullonin gjykimin dhe materialet tí dergoheshin Gjykates Kushtetuese, e cila te shprehej per kushtetutshmerine e dispozitave te Kodit Civil te vitit 1981 per bashkepronesine ndermjet bashkeshorteve, ose bazuar ne parimin “ ius cures lex “- e drejta kuron ligjin- te unifikonte qendrimin per pasurine bashkeshortore ne perputhje me definicionin e dhene me siper. Mendimin tim e argumentova si arsyetim paralel, per arsye se qendrimi i dyte me duket me i drejte dhe se pavaresisht nga mendimi i ndryshem dhe shkaqet e tij, zgjidhja e ceshtjes konkrete koinçidon me ate te shumices.

Bashkim Caka

127

Page 125: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 33 i Regj. Themeltar.Nr. 25 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Nikoleta Kita “Bashkim Caka “Natasha Sheshi “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Metush Saraçi “Spiro Spiro “Agron Lamaj “Evjeni Sinoimeri “Irma Bala “Ylvi Myrtja “Valentina Kondili “

ne seancen gjyqesore te dates 29.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 33 qe i perket:

PADITËS: ROLAND TEGU, banues ne Tirane

I PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

OBJEKTI I PADISË:Kthim ne punen e meparshme,

anullimin e urdherit te Ministrit nr. 2111 date 16.09.1998bazuar tek neni 32 i ligjit 7978 date 26.07.1995

“Per forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise”.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.258, date 05.02.1999 ka vendosur:Anullimin e urdherit nr. 2111 date 16.09.1998 te Ministrit te Rendit Publik.Detyrimin e anes se paditur t’i paguaje paditesit pagen mujore per muajt Tetor, Nentor, Dhjetor, Janar.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.829, date 08.06.1999 ka vendosur:Mospranimin e ankimit kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, ka bere rekurs ne interes te ligjit ana e paditur duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:

- Vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane eshte i njeaneshem dhe jo ligjor.Gjykimi i ceshtjes eshte bere ne mungese te perfaqesuesit tone dhe ne keto kushte nuk

jane paraqitur provat, per te vertetuar shkeljen e bere nga paditesi.128

Page 126: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Gjykata ka dale tej objektit te kerkuesit duke u shprehur ne pjesen urdheruese per detyrimin e Ministrise se Rendit Publik per t’i paguar paditesit pagen mujore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Perikli Zaharia dhe Valentina Kondili,

perfaqesuesin e paditesit av. Roland Samarxhiun, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi i paraqitur prej anes se paditur nuk ploteson kerkesat ligjore.Ne baze te nenit 474 te K.Pr.Civile, rekursi qe i drejtohet Gjykates se Larte, duke patur

parasysh dhe rekursin ne interes te ligjit, qe i eshte paraqitur kesaj gjykate, ne baze te nenit 473, (pa u shfuqizuar dispozita) nenshkruhet nga vete pala, avokati apo perfaqesuesi e tij i paisur me prokure.

Sipas nenit 475/d te po ketij kodi, rekursi duhet te permbaje prokuren nese eshte bere nga avokati ose nga perfaqesuesi i ankuesit.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, rekursi ne interes ne ligjit, eshte nenshkruar nga juriste Aida Hajnaj, me shenimin perfaqesuese me autorizim.

Fotokopja e autorizimit qe i bashkelidhet rekursit, mban daten 05.02.2001 dhe nga permbajtja e tij rezulton: se eshte autorizuar Zonja Aida Hajnaj, juriste ne Ministrine e Rendit Publik, te perfaqesoje ne Gjykaten e rrethit ceshtjen civile per anullim urdher administrativ.

Nga permbajtja e autorizimit rezulton se perfaqesuesja eshte autorizuar per te perfaqesuar nje ceshtje civile ne gjykaten e rrethit, pa percaktuar se per cilen ceshtje behet fjale dhe nuk rezulton qe te jete ngarkuar per paraqitjen e nenshkrimin e rekursit ne interes te ligjit per ceshtjen objekt gjykimi.

Persa u parashtrua me siper del qarte se rekursi ne interes te ligjit nuk ploteson kerkesat ligjore, nuk eshte nenshkruar sipas kerkesave ligjore dhe ne permbajtje te tij mungon prokura e perfaqesuesit te ankuesit.

Ne keto rrethana Kolegjet e Bashkuara nuk mund te investohen per gjykimin e kesaj ceshtje, prandaj ka vend te vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 484 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate.

Tirane me 29.05.2002

129

Page 127: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIM I PAKICËSPushimi i gjykimit te ceshtjes nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me

arsyetimin se rekursi konsiderohet i pa paraqitur, nuk eshte ne perputhje me dispozitat procedurale.

Dihet se, ankimi eshte akti me te cilin palet ose pjesemarresit e tjere ne proces parashtrojne kundershtimet e tyre ndaj vendimit te gjykates, i cili nuk pranohet kur eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet per te bere ankim.

Ankimi, si edhe rekursi duhet te nenshkruhet nga vete pala, ose perfaqesuesi i paisur me prokure. Si perfaqesues te personave juridike mund te jene juristet apo punonjes te tjere te autorizuar prej tyre. Prokura ne emer te personave juridike publik dhe privat, per te qene e vlefshme mjafton te kete nenshkrimin e drejtuesit te tije dhe vulen perkatese. Perfaqesuesi i kryen veprimet per te perfaqesuarin ne baze dhe brenda kufijve qe i jane dhene, pra brenda tagreve te perfaqesimit.

Ne rastin ne gjykim rezulton se keto tagre jane caktuar me shkresen perkatese, nga e cila rezulton, ndonese jo ne menyre te drejtperdrejte se perfaqesuesja nuk ka vetem tagrin e perfaqesimit ne gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e Larte, por ka edhe tagrin per te paraqitur rekurs prane kesaj Gjykate.

Tagret, edhe kur nuk rezultojne ne menyre te shprehur, mund te nxirren edhe nga rrethanat ne te cilat kryhet veprimi, nga vete permbajtja e prokures, pra mund te rezultojne nga rrethana konkludente, te cilat jane sjellje, qendrime, veprime e te tjera nga ku del shume qarte se personi qe i kryen ato ka tager perfaqesimi.

Te gjithe elementet e mesiperm, flasin qarte se juristja ka patur tager per te paraqitur rekurs ne interes te ligjit kunder vendimeve te gjykatave. Nga asnje rrethane nuk rezulton qe te jemi para perfaqesimit pa tagre, sepse nuk del qe juristja te kete vepruar si perfaqesuese e organit pa vullnetin e ketij te fundit, apo ajo duke qene perfaqesuese e organit te kete kapercyer kufijte qe i jane dhene nepermjet prokures.

Ne keto rrethana Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, jo vetem per mungese te pretendimeve te paleve per ligjitimitetin e personit qe ka paraqitur rekursin, por edhe per shkak te mungeses te indicjeve per te arritur ne perfundimin se rekursi eshte bere nga persona te tille, si dhe per shkak te permbajtjes se normave procedurale qe u analizuan me larte, nuk duhet te vendosnin mospranimin e rekursit por duhet te shqyrtonin ne seance gjyqesore shkaqet e tij.

Bashkim Caka Spiro Spiro Thimjo Kondi

Irma Bala Vladimir Metani

130

Page 128: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.27 i Regj.ThemeltarNr.26 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbera nga:

Perikli Zaharia KryetarKristaq Ngjela AnetarArtan Hoxha “Bashkim Caka “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “Valentina Kondili “Vladimir Bineri “Ylvi Myrtja “Nikoleta Kita “Vladimir Metani “Irma Bala “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqesore te dates 28.05.2002, moren ne shqyrtim çeshtjen civile Nr.27, qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: ANDREA MAÇA, banues ne Poliçan Gjirokaster

TË PADITUR KUNDRAPADITËS: PIRO KRISTO, banues ne Vlore. ANDRONIQI KONOMI, banuese ne Vlore.TEFTA KRISTO, banuese ne Vlore.OLIMBI SHUKO, banuese ne Vlore.

PERSON I TRETË : K.K.K.P. PRANE KESHILLIT TE RRETHIT

OBJEKTI I PADISË:Kundershtimi i vendimit te K.K.K.Pronave Nr.157, date 11.8.1994

Baza ligjore: Neni 13 i ligjit Nr.7698, date 15.4.1993OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Detyrimin e paditesit te me liroje banesenBaza ligjore: Neni 296 i Kodit civil dhe 195 i K.P.Civile

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin Nr.537, date 5.11.1997, ka vendosur:Pranimin e padise.Anullimin e vendimit Nr.157 date 11.08.1994, te marre nga K.K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit Gjirokaster duke njohur bashkepronesine mbi shtepin ne masen 66 % paditesi dhe 34 % i padituri.

131

Page 129: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Rrezimin e kunderpadise si te pambeshtetur ne ligj.Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr.233, date 15.10.1998, ka vendosur

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.537, date 5.11.1997, te Gjykates se Rrethit Gjirokaster persa i perket anullimit te vendimit te K K K Pr te rrethit Gjirokaster duke i njohur paleve bashkepronesine.Ndryshimin e vendimit persa i perket raportit te kesaj bashkepronesie, duke vendosur bashkepronesine ne masen 57,23 % paditesit dhe 42,77 % te paditurit.Lenien ne fuqi persa i perket rrezimit te kunderpadise.

Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte, me vendimin Nr.38, date 14.05.1999, ka vendosur :

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga i padituri kundrapadites Piro Kristo.

Kunder vendimeve te formes se prere ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri, Piro Kristo, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise duke parashtruar keto shkaqe :

- Paditesi i kundrapaditur gjate gjithe gjykimeve nuk ka vertetuar se ka dokumenta qe ai ta kete tjetersuar kete prone me akt noterial dhe ta kete ipotekuar. Pra duke mos qene pronar mbi objektin (shtepi dy kateshe), nuk legjitimohet te ngreje padine objekt gjykimi.

- Ne momentin e shtetezimit banesen ja kishim lene per banim dhe mirembajtje te afermeve tane.

- Aktmarreveshja e paraqitur nga paditesi per blerjen e shtepise ne shumen 6817 leke, e lidhur midis tij dhe kryetarit te keshillit popullor te fshatit te Polican, eshte veprim juridik absolutisht i pavlefshem ne baze te dispozitave ligjore dhe te kodit Civil ne fuqi pasi:

- Kontrata e shitblerjes si pale shitese duhet te kishte seksionin e finances se rrethit Gjirokaster dhe duhet te ishte hipotekuar ne favor te bleresit qe te sillte pasoja juridike.

- Prona shteterore asnjehere nuk mund te kaloje ne pronesi private me ane te parashkrimit fitues. Pra konkluzionet e gjykatave mbi fitimin e pronesise nga paditesi me parashkrim fitues jane ne kundershtim me ligjin. (neni 89/3 dhe 92 i K C te vjeter, neni 42/2 i ligjit mbi pronesine, neni 83 i KC ne fuqi).

- Dokumenti i paraqitur nga zyra e kadastres Gjirokaster, sipas te cilit aktmarreveshja e shitjes se kesaj shtepie eshte regjistruar ne regjistrat kadastrale eshte e falsifikuar. Ne regjistrin kadastral ekziston vetem shenimi se prona eshte shtetezuar dhe kete e kemi vertetuar me vertetimin e sjelle nga zyra e kadastres.

- Nuk jam dakort me vendimet e gjykatave dhe persa i perket raporteve te vlerave te kontributeve te seciles pale ndergjygjese. Kjo ka ardhur nga konkluzionet e njeaneshme te eksperteve pasi :

- Ndertimet e reja te kryera nga paditesi nuk jane themelore, nuk jane ndertime qe te kene ndryshuar konstruksionin e shtepise.

- Nuk eshte vleresuar trualli me siperfaqe 724 m2 se bashku me banesen por eshte llogaritur vetem per 200 m2.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËPasi degjuar relacionin perkates te anetareve Artan Hoxha dhe Valentina Kondili dhe pasi e biseduan ceshtjen ne teresi

132

Page 130: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

V Ë R E J N ËVendimi i Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte e ai i Gjykates se Apelit Gjirokaster duhet te prishen dhe ceshtja te kaloje per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster me tjeter trup gjykues.

133

Page 131: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se te paditurit kunderpadites me vendimin Nr.157, date 11.8.1994 te K.K.K.pronave te keshillit te rrethit Gjirokaster i eshte kthyer nje shtepi banimi ndodhur ne fshatin Polican te rrethit Gjirokaster e cila ka qene shtetezuar me vendimin Nr.76, date 22.7.1967, te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Rrethit Gjirokaster. Paditesi i kunderpaditur Andrea Maça sipas nje akt marrveshje te lidhur me keshillin popullor te bashkuar Poliçan me daten 5.11.1973, ka pretenduar se eshte pronar i ligjshem i kesaj banese, pasi ai ka paguar shumen e vendosur per blerjen e saj. Gjithashtu ai ka pretenduar gjate gjykimit se ne banesen objekt konflikti jane kryer punime qe perbejne mbi 50% te vleres se vete baneses.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne se, ne te gjitha gjykimet jane anashkaluar dhe nuk u eshte dhene pergjigje disa pretendimeve te rendesishme lidhur me faktin se paditesi i kunderpaditur eshte bere, apo jo ligjerisht pronar i baneses ne fjale. Akti i shitjes se shtepise i vitit 1973 eshte lidhur midis tij dhe Keshillit te Bashkuar Polican dhe se ne kuptim te Dekretit ne fuqi te asaj kohe Nr.4652, te vitit 1967, duhej te saktesohej nga gjykata nese keto banesa te shtetezuara individeve mundej tu shiteshin personave privat apo jo dhe se kush do te ishte organi qe kishte nje kompetence te tille. Pasi rezulton se vete kjo shitje nuk eshte regjistruar ne kadaster, ose ne ipoteke, megjithese ne nje shkrese te Keshillit Popullor te Bashkuar Poliçan ne date 18.7.1995, e fotokopjuar, eshte nje shenim se eshte bere regjistrimi perkates. Gjykata e Apelit ne rigjykim duhet te beje verifikimet perkatese.

Simbas akteve prove shkresore te administruara ne gjykim rezulton se, te paditurit kunderpadites jane pronar te nje siperfaqe trualli 724 m2, truall mbi te cilin eshte ndertuar banesa objekt konflikti. Ne perllogaritjet e vleres se truallit eshte pretenduar gjithmone qe kjo siperfaqe duke qene funksionale dhe duke qene e njejta prone e bashkuar me ndertesen qe para se te shtetezohej, te perllogaritej ne vleren e objektit. Gjykatat kane pranuar qe nga kjo siperfaqe te llogariten vetem 200 m2 duke mos shpjeguar dhe dhene asnje argument pse diferenca permbi 500 m2 te mos futej ne perllogaritje. Ne rigjykim gjykata duhet te verifikoje se kush e disponon aktualisht kete siperfaqe dhe nese pjesa e mbetur e saj jashte perllogaritjeve mund te perdoret vecmas pa shqetesim nga i padituri kunderpadites.

Gjithashtu ne rigjykim duhen caktuar eksperte per te percaktuar se sa jane punimet e kryera ne ndertesen objekt ne konflikt nga paditesi i kunderpaditur. Konstatohet nga Kolegjet e Bashkuara se nuk ka nje percaktim te sakte te eksperteve lidhur me punimet dhe shtesat ne objekt dhe atyre jashte tij. Keto perllogaritje duhet te behen duke marre per baze percaktimet qe bejne ligji “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”, Nr.7698, date 15.4.1993, dhe Udhezimit Nr.3, date 21.6.1993. Pra, Kolegjet e Bashkuara ne kete rast kerkojne zbatimin e dispozitave ligjore qe lidhen me menyren e perllogaritjeve te kontributeve te reja ne raport me vleren e meparshme te pasurise se paluajtshme.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/c te Kodit te

Procedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit Nr.38, date 14.5.1999, te Kolegjit Administrativ te Gjykates se

Larte dhe vendimit Nr.233, date 15.10.1998, te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.05.2002

134

Page 132: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.40 i Regj.Themeltar.Nr. 27 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarNikoleta Kita AnetareMetush Saraci AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarYlvi Myrtja AnetarIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.40, qe i perket:

PADITËSE: SADETE NALLBANI, e bija e Ymerit, lindur me 1926 ne Kavaje, banuese po aty, perfaqesuar nga avokat Arben Ajdini.

TË PADITUR: KUJTIM NALLBANI, i biri i Halilit, lindur me 1958 ne Kavaje, ne mungeseERMIRA NALLBANI, e bija e Ibrahimit, lindur me 1970 e banuese ne Kavaje, ne mungese.

OBJEKTI:Detyrimin e te paditurve t`a njohin bashkepronare

(neni 199 i K.Civil)

Gjykata e Rrethit Kavaje, me vendimin nr.114, date 19.04.2000, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se paditeses Sadete Nallbani kunder te paditurve Kujtim e Ermira Nallbani duke u detyruar te paditurit te njohin paditesen bashkepronare mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne lagjen nr.1 Kavaje me kufizimet perkatese.

Ky vendim ka marre forme te prere pa u ankimuar ne Gjykaten e Apelit por, kunder tij, ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit paditesja Sadete Nallbani dhe kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

135

Page 133: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Ne seancen gjyqesore nga ana ime jane paraqitur prova shkresore qe provojne faktin se jam bashkepronare ne shtepine objekt konflikti.

- Ne vitin 1981, mbi kerkesen time, me eshte dhene me vendim te Komitetit Ekzekutiv 170 m2 truall per ndertim vlera e te cilit eshte likuiduar prej meje. Shtepia ka perfunduar ne vitin 1987 me kontributin e perbashket timin dhe te paditurit Kujtim Nallbani.

- I padituri Kujtim ne vitin 1994 ka vertetuar gjyqesisht faktin e ndertimit te shtepise pa dijenine time dhe e ka regjistruar ate ne emer te tij si i vetmi pronar.

- E paditura Ermira Nallbani eshte martuar me djalin tim, te paditurin Kujtim Nallbani me 24.06.1991 e duhet te mos njihet si bashkepronare pasi nuk ka dhene asnje kontribut ne ndertimin e shtepise.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Kristaq Ngjela e Ylvi Myrtja, mbrojtesin e

paditeses avokat Arben Ajdini, qe kerkoi prishjen e vendimit duke u njohur bashkepronare vetem paditesja dhe i padituri Kujtim Nallbani e si analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Kavaje me te cilin jane njohur bashkepronare mbi nje

shtepi paditesja Sadete Nallbani dhe te paditurit Kujtim dhe Ermira Nallbani, eshte i pabazuar ne dispozitat ligjore e per pasoje duhet te prishet e ceshtja te kthehet per rishqyrtim.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se palet jane ne marredhenie te posacme midis tyre. Paditesja Sadete Nallbani eshte nena e te paditurit Kujtim Nallbani dhe e paditura Ermira Nallbani eshte bashkeshortja e ketij te fundit.

Ne vitin 1981, paditesja Sadete Nallbani i ka drejtuar nje kerkese Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Qytetit Kavaje per t`i dhene truall per ndertimin e nje shtepie. Me vendimin nr.31, date 28.05.1981 te atij komiteti, paditeses i eshte dhene 170 m2 truall per ndertimin e nje banese vetjake nje kateshe me dy dhoma e nje kuzhine si dhe leja e ndertimit.

Eshte pranuar gjate gjykimit te ceshtjes nga paditesja Sadete dhe i padituri Kujtim Nallbani se ka filluar ndertimin e shtepise duke kontribuar bashkerisht per ndertimin e saj i cili ka perfunduar ne vitin 1987. Ne kete shtepi kane jetuar paditesja dhe i padituri Kujtim.

Ne vitin 1994, i padituri Kujtim Nallbani ka bere kerkese ne gjykate per vertetimin e faktit juridik te pronesise mbi ate shtepi dhe Gjykata e rrethit Kavaje, me vendimin nr.638, date 21.07.1994, ka vendosur pranimin e kerkeses duke vertetuar faktin se ai eshte i vetmi pronar mbi kete shtepi banimi. Ne vendimin e gjykates pranohet (sikurse del edhe nga dispozitivi) se i padituri Kujtim Nallbani e ka ndertuar shtepine vete e pa kontributin e ndonje personi tjeter. Mbi bazen e ketij vendimi ai ka bere regjistrimin ne emer te vet, te shtepise ne zyren e hipotekes ne regjistrin e pronesise te vitit 1994-1995 volumi nr.14 indeksi nr.43.

Me 24 qershor 1991, sikurse vertetohet me certifikaten e marteses, i padituri Kujtim Nallbani ka lidhur martese me te padituren Ermira Xheneti (Nallbani) dhe kane vazhduar te jetojne ne shtepine e permendur se bashku me paditesen Sadete Nallbani.

Paditesja ka pretenduar me kerkese padine e paraqitur ne gjykate, se kohet e fundit marredheniet midis saj dhe te paditurve nuk ishin te mira dhe kishin shkuar deri aty sa te paditurit kerkonin ta largonin nga shtepia ose te qendronte me cilesine e qiramarreses dhe, sipas saj , eshte kjo arsyeja qe e ka shtyre te kerkoje njohjen e bashkepronesise. Gjithashtu ajo ka pretenduar se nuk ka ditur qe i padituri Kujtim Nallbani ka bere vertetimin e faktit juridik te ndertimit te shtepise dhe te regjistrimit te saj si pronar i vetem.

136

Page 134: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Duke ju referuar proces-verbaleve te seancave gjyqesore, paditesja ka kerkuar qe te njihet bashkepronare dhe me kerkese padi, ka paditur Kujtim e Ermira Nallbanin qe te detyrohen t`a njohin bashkepronare per shtepine ne fjale. Gjykata e rrethit pa bere ansje hetim, pa sqaruar problemin baze se kush jane bashkepronare dhe ne kundershtim me provat e paraqitura, ka vendosur qenien bashkepronare te paditeses Sadete me te paditurit Kujtim e Ermira Nallbani e duke i detyruar te paditurit t`a njohin bashkepronare paditesen. Ndonese ka patur certifikatat e gjendjes familjare ku sqarohet se kur e paditura Ermira Nallbani ka filluar bashkejetesen, ne vendim, ne kundershtim me to, gjykata pranon se “paditesja ka jetuar bashke me te paditurit dhe bashkerisht kane kontribuar per ndertimin e kesaj banese”. Ky konkluzion eshte i pabazuar dhe e ben alogjik arsyetimin e vendimit sepse:

- Nuk ka asnje prove qe e paditura Ermira Nallbani ka bashkejetuar para vitit 1991 me paditesen dhe te paditurin Kujtim pasi, sikurse u tha, ajo ka lidhur martesen ne qershorin e vitit 1991.

- Rezulton se e paditura Ermira Nallbani eshte e datelindjes 17 shkurt 1970 dhe per rrjedhoje, ne vitin 1981 kur paditeses i eshte dhene trualli dhe leja per ndertimin e shtepise ajo ka qene ne moshen 11 vjec dhe kur ka perfunduar ndertimi i shtepise, ka qene ne moshen 15-16 vjec gje qe nenkupton se nuk i kishte mundesite per te kontribuar per ndertimin e shtepise dhe fakti kryesor qe e perjashton ate nga qenia bashkepronare eshte se ne kohen e ndertimit te shtepise ajo s`ka patur asnje marredhenie me familjen Nallbani.

- Gjykata ne cdo rast nuk mund te qendroje pasive ne gjykimin e ceshtjes e sidomos ne formimin e ndergjyqesise. Ne rastin ne shqyrtim, paditesja ka kerkuar te thirren si te paditur Kujtim e Ermira Nallbani e te detyrohen ata t`a njohin bashkepronare. Pavaresisht se cilet persona paditen, eshte detyre e gjykates sqaroje lidhjen e tyre me padine dhe kerkesat e saj per te realizuar nje gjykim te drejte e objektiv.

Kodi i Procedures Civile, percakton se vetem palet mund te vene ne levizje gjykaten per fillimin e nje procesi gjyqesor por gjithashtu ve detyrimin qe gjykata te kujdeset per zhvillimin e rregullt te procesit gjyqesor dhe ne kete drejtim ajo duhet te sqaroje e orientoje palet per detyrimin qe kane qe te paraqesin faktin mbi te cilat mbeshtesin pretendimet e tyre (neni 8 i K.Pr.Civile). Gjykata, ne baze te nenit 10 te K.Pr.Civile mbeshtet vendimin e saj vetem mbi faktet qe jane paraqitur gjate procesit gjyqesor dhe (neni 14 i K.Pr.Civile) ka per detyre te kryeje nje hetim gjyqesor te plote e te gjithanshem. Eshte gjithashtu e drejta e pales qe te ngreje padi kunder disa personave por kjo ne baze te nenit 161 te K.Pr.Civile behet ne rast se keta te fundit kane te drejta ose detyrime te perbashketa mbi objektin e padise.

Ne rastin konkret, paditesja ka paditur Kujtim dhe Ermira Nallbanin per t`u detyruar t`a njohin bashkepronare por pervec sa u trajtua me lart nga vertetimi i zyres se regjistrimeve te pasurise se palujtshme te rrethit Kavaje i dates 17.04.2000, i vetmi pronar i shtepise figuron i padituri Kujtim Nallbani dhe jo edhe e paditura Ermira Nallbani. Ne kushtet kur nje person nuk ka pronesine mbi nje send, nuk mund te detyrohet te njohe bashkepronar nje person tjeter mbi ate send.

Duke patur parasysh sa me siper, del qarte qe gjykata nuk ka realizuar detyrimet per nje proces te rregullt gjyqesor. Ajo ne cdo rast duhet te kete sensin e drejtesise, te gjykoje me drejtesi e tu jape zgjidhje problemeve ne gjykim duke bere arsyetim te drjete e llogjik te vendimit per te percaktuar edhe rrethin e personave qe duhet te marrin pjese ne gjykim.

137

Page 135: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Me qe Gjykata e Rrethit Kavaje nuk ka zbatuar keto detyrime, ka marre nje vendim te pabazuar e per pasoje rekursi ne interes te ligjit duhet te pranohet, te prishet vendimi i gjykates e ceshtja te kthehet per rishqyrtim. Gjykata ne rishqyrtimin e ceshtjes duhet te zbatoje detyrimet qe u permenden, te kerkoje e administroje me cilesine e proves certifikaten e lindjes e te marteses se te paditures Ermira Nallbani, te kerkoje e te marre sqarime nga palet per personat qe kane kontribuar ne ndertimin e shtepise dhe duke patur parasysh edhe provat e tjera qe jane administruar, te percaktoje drejt (ne se pranohet bashkepronesia) se kush i paditur duhet te detyrohet t`a njohe paditesen Sadete Nallbani bashkepronare mbi shtepine.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Prishjen e vendimit te nr.114, date 19.04.2000 te Gjykates se Rrethit Kavaje e

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.05.2002

MENDIM PAKICENe gjyqtaret ne pakice parashtrojme mendimin tone ne lidhje me ceshtjen me pale

ndergjyqese.

PADITESE: SADETE NALLBANI

TE PADITUR: KUJTIM NALLBANI ERMIRA NALLBANI

OBJEKTI: Detyrimin e te paditurve t`a njohin bashkepronare ne baze te nenit 199 te K.Civil.

Mbi kerkesepadine e paraqitur nga paditesia Sadete, Gjykata e Rrethit Kavaje me vendimin nr.114, date 19.04.2000 ka vendosur pranimin e kerkesepadise, duke detyruar te paditurit t`a njohin paditesen bashkepronare mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne lagjen nr.1 Kavaje me kufizimet perkatese. Vendimi ka marre forme te prere pa u ankimuar. Paditesia ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, duke pretenduar se e paditura Ermira Nallbani nuk duhej te njihej bashkepronare, duke parashtruar pretendime per rrethana te caktuara faktike.

Nga sa parashtron paditesia, rezulton se ajo vete ka paraqitur kerkesepadine: per njohjen e saj bashkepronare mbi banesen, me te paditurit, kerkese e cila i eshte pranuar duke detyruar te paditurit t`a njohin bashkepronare. Pretendimet e saj per rrethana te caktuara faktike, nuk perbejne shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 473 i K.Pr.Civile per pranimin e rekursit prandaj kemi mendimin qe vendimi i gjykates se shkalles se pare te lihet ne fuqi.

Nikoleta Kita Vladimir Metani

Irma Bala Valentina Kondili

138

Page 136: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

139

Page 137: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 39 i Regj. ThemeltarNr. 28 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Bashkim Caka “Spiro Spiro “Ylvi Myrtja “Vladimir Metani “Valentina Kondili “Nikoleta Kita “Natasha Sheshi “Metush Saraçi “Evgjeni Sinoimeri “Vladimir Bineri “Agron Lamaj “Artan Hoxha “Irma Bala “

ne daten 30.05.2002, moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr. 39, qe u perket:

PADITËS : AGIM VODO, ne mungese

TË PADITUR : K.K.K.P. PRANE KESHILLIT TE RRETHIT LUSHNJE, ne mungeseMITI GJONI, ne mungeseANA NDREKA, ne mungeseLLAZAR GJONI, ne mungeseVIJE BENDO, ne mungese.PROFI GJONI, ne mungese

OBJEKTI I PADISËKundershtim i vendimit nr. 109 date 28.12.1994 teKKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Lushnje.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimindhe kompensimin e pronave ish pronareve “.

Gjykata e Shkalles se Pare Lushnje me vendimin nr. 572, date 02.07.1998 ka vendosur :

140

Page 138: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pranimin e kerkese padise se paditesit Agim Vodo dhe ndryshimin e vendimit nr. 109 date 28.12.1994 te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Lushnje, pika 2 te tij, ne kete menyre: T’i kthehet fizikisht te paditurve Miti Gjoni, Profi Gjoni, Llazar Gjoni, Vije Bendo dhe Ana Ndreka 1353 m2

truall duke u hequr kthimi fizik 47 m2 me kufizime V – rruge, J – lapidari, L dhe P – shesh qe ze objekti i paditesit Agim Vodo.Te kompensohen me obligacion te paditurit Miti Gjoni, Profi Gjoni, Llazar Gjoni, Vije Bendo dhe Ana Ndreka dhe per 47 m2 truall qe ze objekti i mesiperm.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 627, date 26.11.1999 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 572, date 02.07.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare Lushnje.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 1202, date 21.11.2000 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga te paditurit Miti, Llazar, Vije, Profi Gjoni dhe Ana Ndreca, si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri Miti Gjoni, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Ne kohen kur na eshte kthyer trualli, ai ka qene i lire, jo siç aresyeton gjykata. Paditesi ka blere vetem kjosken, ndersa trualli eshte blere ne vitin 1995, nje vit pasi ne na eshte kthyer prona.

- Eshte i padrejte argumenti qe perdor gjykata se objekti ka patur karakter te perhershem.

- Seksioni i Finances nuk ka pasur asnje baze ligjore kur ka bere shitjen e truallit paditesit. VKM qe ligjeron nje shitje te tille ka dale ne vitin 1996.

141

Page 139: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËPasi degjuan relacionin e anetareve Ylvi Myrtja e Agron Lamaj dhe pasi biseduan

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë : Me vendim nr. 109 date 28.12.1994 te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit

Lushnje, eshte njohur trashegimlenesi i te paditurve Miti Gjoni etj., ish pronar i nje trualli me siperfaqe 5500 m2, te ndodhur ne Divjake, Lushnje, nga i cili i eshte kthyer te paditurve trualli me siperfaqe 1400 m2 si truall i lire, dhe eshte vendosur kompensimi per diferencen, duke u trajtuar si truall i zene.

Pikerisht, mbi truallin me siperfaqe 1400 m2, qe nga ana e KKK te Pronave, me vendimin e permendur me lart eshte trajtuar si truall i lire, ndodhet objekti kinkaleri, te cilin paditesi pretendon se e ka blere nga NTSH Lushnje dhe AKP Dega Lushnje, me date 23.08.1992, me kontrate shitblerjeje (faqe 5 e dosjes) dhe e ka marre ne dorezim me date 01.09.1992 (akt dorezimi, faqe 6).

Me date 24.11.1995, paditesi ka blere nga Seksioni i Finances prane Keshillit te rrethit dhe truallin me siperfaqe 47 m2 (truall nen objekt dhe shesh funksional).

Me date 09.01.1996, bazuar ne aktet e permendur me lart, paditesi ka regjistruar ne regjistrin hipotekor, na favor te tij, objektin dhe truallin.

Me padine objekt gjykimi, paditesi ka kundershtuar vendimin nr. 109 date 28.12.1994 te KKK te Pronave qe ka dale ne favor te te paditurve, per siperfaqen 47 m2

(qe ze objekti kinkaleri dhe sheshi funksional i saj) duke kerkuar ndryshimin e vendimit per kete siperfaqe dhe kompensimin per te te tyre, me nje nga menyrat e parashikuara ne ligj me pretendimin: Ne momentin e daljes se ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve“ ky truall ka qene i zene.

Sipas aktit te ekspertimit, te kryer nga inxhinieri i ndertimit, gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit:

- Objekti kinkaleri ka themele guri. Faqet anesore te tij, deri ne lartesine 70 cm, jane mure tulle, ndersa pjesa tjeter eshte me panele hekuri, veshur nga brenda me fiber. Mbulesa eshte çati me tjegulla.

- Siperfaqja e objektit eshte 27,72 m2.

Gjykata e shkalles se pare, ka pranuar padine duke ndryshuar vendimin e KKK te Pronave qe ka dale ne favor te te paditurve per siperfaqen 47 m2 (qe ze objekti kinkaleri dhe sheshi funksional i saj) dhe kompensimin per te te tyre, me obligacione, me arsyetimin :

- Trualli me siperfaqe 1400 m2 qe u eshte kthyer ish-pronareve nuk ka qene plotesisht i lire se mbi te ka qene objekti “kinkaleri”.

- Paditesi e ka blere objektin “kinkaleri” dhe e ka hipotekuar ate.- Objekti “kinkaleri” eshte privatizuar ne vitin 1992 dy vjet me perpara se t’i kthehet

prona ish-pronarit.- Ne kundershtim me nenin 4 te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe

kompesimin e pronave ish-pronareve” trualli qe ze objekti “kinkaleri” eshte konsideruar i lire.

Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit, me aresyetimin: - Nga akti i ekspertimit i kryer ne gjykaten e rrethit del se objekti “kinkaleri” i blere nga paditesi ka karakter ndertimor te perhershem e jo te perkohshem.

- Veç objektit paditesi ka blere edhe truallin qe ze objekti prej 47 m2 me kontraten e dates 24.11.1995, duke llogaritur 320 leke per m2, çka paditesi e ka paguar me mandat arketimi nr. 389207 date 24.11.1995.

142

Page 140: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur mospranimin e rekursit. Kolegjet e Bashkuara e çmojne se nga gjykatat e mesiperme eshte zbatuar keq ligji:

Nga kontrata nuk del te jete blere ndonje send i paluajtshem. Ne kontrate thuhet shprehimisht: “Bleresi ra dakort te bleje mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros te njesise kinkaleri qe perbejne objektin e kesaj kontrate… Vlera e mjeteve kryesore te njesise eshte 28435 leke, sipas procesverbalit te vleresimit te komisionit te vleresimit te dates - , procesverbali eshte pjese perberese e kesaj kontrate… Bleresi ra dakort te shlyeje vleften e mesiperme (mjete kryesore e mjete xhiro) gjithsej 32520 leke…”.

Ne kontrate nuk eshte percaktuar vendndodhja e objektit, siperfaqja e tij si dhe kufitaret. Ne lidhje me keto elemente ne kontrate, eshte shkruajtur vetem nje rresht dhe konkretisht: “Vendndodhja e njesise dhe e siperfaqes se saj percaktohet nga keto kufizime“ qe shoqerohet me dy rreshta te pashkruara pa u dhene shpjegime ku ndodhet objekti, sa eshte siperfaqja e tij dhe me ke kufizohet.

Paditesi ka pretenduar se ka blere nje send te paluajtshem. Ne baze te nenit 83 te Kodit Civil veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te paluajtshme dhe te te drejtave reale mbi to, duhet te behet me akt noterial dhe te regjistrohet, perndryshe nuk eshte i vlefshem.

Nga analiza qe ju be kontrates nuk provohet qe paditesi te kete blere nje send te paluajtshem. Ne qoftese objekti i blere nga paditesi do te ishte send i paluajtshem, kontrata e shitjes do te behej me akt noterial. Persa kohe kontrata e shitjes eshte bere pa akt noterial do te thote se paditesi ka blere nje send te luajtshem.

Qe objekti i blere nga paditesi eshte ndertim i perkohshem del edhe nga akti i ekspertimit te cituar ne menyre te shprehur me siper.

Ne kete kuader me te drejte Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave prane Keshillit te Rrethit Lushnje me vendimin e tij nr. 109 date 28.12.1994 e ka konsideruar truallin qe ze objekti i blere nga paditesi te lire dhe ja ka kthyer ate te paditurve me cilesine e trashegimtareve te ish pronarit.

Ne procesin e kthimit e te kompesimit te pronave ne favor te paditurve ish pronar, komisioni perkates ka vepruar ne baze te percaktimeve konkrete qe parashikon ligji nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve” e konkretisht neni 4 i ketij ligji. Sipas ketij neni: “ U njihet e drejta e pronesise dhe u kthehen ish pronareve a trashegimtareve te tyre pronat qe ne momentin e daljes se ketij ligji ekzistojne ne formen e trojeve, tokave bujqesore ose jobujqesore te pazena…”.

Ne baze te ligjit “Per kthimin dhe kompesimin e pronave” e akteve te tjera te dala ne baze e per zbatim te ketij ligji: Troje te zena jane siperfaqet mbi te cilat jane te vendosura ndertesa ose objekte te tjera ndertimore me karakter te perhershem.

Nga provat e administruara ne dosje nuk del qe objekti “kinkaleri” te kete karakter te perhershem, perkundrazi ai ka karakter te perkohshem.

Ne kundershtim me ligjin “Per kthimin e kompesimin e pronave” e me sa u analizua me siper Gjykata e Shkalles se Pare Lushnje ka ndryshuar vendimin nr. 109 date 28.12.1994 te KKK te Pronave ne lidhje me truallin qe ze objekti “kinkaleri”, duke u konsideruar ky truall i zene.

Per arsyet dhe argumentat qe u parashtruan me siper ne kundershtim me ligjin vjen edhe vendimi i Gjykates se Apelit Vlore. Ne lidhje me arsyetimin qe ben kjo gjykate se paditesi vec objektit ka blere edhe truallin vlen te theksohet se pari se kontrata per shitjen e ketij trualli eshte bere pas kthimit te kesaj siperfaqe nga shteti tek ish pronari. Vendimi i KKK te Pronave mban daten 28.12.1994 ndersa kontrata e shitjes se truallit mban daten 24.11.1995, dmth pas nje viti. Nga kjo rezulton e shitur nje prone, per te cilen ishte zhveshur nga pronesia qe para nje viti. Se dyti edhe kontrata per shitjen e

143

Page 141: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

truallit qe ze objekti “kinkaleri” nuk eshte bere ne formen e kerkuar nga ligji. Kjo kontrate nuk eshte bere me akt noterial sic kerkon neni 83 i Kodit Civil.

I paligjshem konsiderohet nga Kolegjet e Bashkuara edhe vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte me te cilin nuk eshte pranuar rekursi i zakonshem i paraqitur nga i padituri Miti Gjoni, etj.

Sa me siper Kolegjet e Bashkuara çmojne se problemet e ngritura ne rekursin ne interes te ligjit qendrojne. Ne zbatim te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993, ne kohen kur ju eshte kthyer ish pronareve trualli me siperfaqe 1400 m2, ai ka qene i lire. Objekti “kinkaleri” i blere nga paditesi nuk ka qene ndertim i perhershem por ndertim i perkohshem. Seksioni i Finances ne kundershtim me ligjin ka shitur truallin qe ze objekti pa qene pronar.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/d te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S Ë N Ndryshimin e vendimit nr. 572 date 2.07.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare

Lushnje, nr. 627 date 26.11.1999 te Gjykates se Apelit Vlore, nr. 1202 date 21.11.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe rrezimin e kerkese padise.

Tirane, me 30.05.2002

144

Page 142: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIMI I PAKICËSNe gjyqtaret ne pakice ne lidhje me ceshtjen qe u perket paleve ndergjyqese:

PADITËS: AGIM VODO

TË PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPESIMIT TE PRONAVEPRANE KESHILLIT TE RRETHIT LUSHNJE.MITI GJONIANA NDREKALLAZAR GJONIVIJE BENDOPROFI GJONI

OBJEKTI I PADISË: Kundershtimin e vendimit nr. 109, date 28.12.1994te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit Lushnjebazuar ne ligjin nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimindhe kompesimin e pronave ish pronareve”,

parashtrojme se:Jemi kunder vendimit te dhene per zgjidhjen e ceshtjes per sa me poshte:Paditesi Agim Vodo ka kerkuar anullimin e pikes 2 te vendimit te KKK te Pronave

prane Keshillit te Rrethit Lushnje me nr. 109 date 28.12.1994 sipas se ciles siperfaqja prej 47 m2 me kufizime te percaktuara u eshte kthyer ne natyre te paditurve, duke pretenduar se kjo siperfaqe trualli sipas kritereve ligjore te percaktuara ne ligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave si dhe ne udhezimin nr. 3 date 21.06.1993 te dale ne baze dhe per zbatim te ligjit, trualli duhet te konsiderohet i zene.

Gjykata e Shkalles se Pare Lushnje me vendimin nr. 572 date 02.07.1998 ka vendosur pranimin e kerkese padise duke vendosur ndryshimin e vendimit ne lidhje me kthimin ne natyre te 47 m2 truall te paditurve dhe kompesimin e tyre me obligacion.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 627 date 26.11.1999 e ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, kurse Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 1202 date 21.11.2000 ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur prej te paditurve.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit i padituri Miti Gjoni, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve, duke parashtruar se:

- Trualli ka qene i lire, trualli eshte blere ne vitin 1995,- Objekti nuk ka karakter te perhershem,- Seksioni i Finances nuk ka pasur asnje baze ligjore per shitjen e truallit.Sipas nenit 473 te Kodit te Procedures Civile rekursi ne interes te ligjit paraqitet vetem

per shkaqet e parashikuara ne shkronjat “a”, “b”, “c” te nenit 472 te K.Pr.Civile, pra per rastet, kur nuk eshte respektuar ose eshte zbatuar keq ligji.

Ka shkelje te renda te normave proceduriale dhe kur nuk eshte marre nje prove vendimtare e kerkuar nga palet.

Ne rekursin e paraqitur nga i padituri nuk eshte parashtruar asnje nga shkaqet qe legjitimon ate ne paraqitjen e rekursit ne interes te ligjit, pasi i padituri ka parashtruar vetem pretendime qe kane te bejne sipas tij me argument te padrejte, pra me vleresim te provave.

Ne fakt nga materialet e ceshtjes rezulton se gjykatat e kane zgjidhur drejt ceshtjen duke zbatuar drejt kerkesat ligjore.

Paditesi si ish punonjes ka blere objektin kinkaleri nga NT Lushnje dhe AKP Dega Lushnje duke e marre ne dorezim ne daten 01.09.1992.

Objekti ze nje truall me siperfaqe 47 m2 dhe vone ne daten 24.11.1995 paditesi ka blere dhe truallin perkates duke e hipotekuar ate.

145

Page 143: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndertimi ka karakter te perhershem, pasi ka themele guri dhe eshte ndertim i ri. Perderisa eshte ndertim i ri, paditesi si punonjes ka pasur te drejten per ta blere ate sipas kerkesave ligjore te kohes, fakt qe e ka legjitimuar me vone ate dhe per blerjen e truallit perkates. Ne se objekti eshte send i luajtshem ose i paluajtshem nuk percaktohet nga fakti ne se kontrata eshte bere noteriale ose jo, por nga cilesite e sendit dhe mandej lloji i sendit percakton ne se veprimi sipas kerkesave ligjore do te behet me akt noterial ose jo. Konkluzioni i arritur ne vendimin e shumices, se “persa kohe kontrata e shitjes eshte bere pa akt noterial do te thote se paditesi ka blere nje send te luajtshem”, kam mendimin se nuk eshte ligjor, pasi sendi mund te jete i paluajtshem dhe mos lidhja e kontrates sipas kerkesave ligjore nuk ndryshon cilesine e sendit, por ben qe kontrata si veprim juridik te jete ose jo veprim juridik i vlefshem.

Ne rastin konkret rezulton qe paditesi ka blere dhe hipotekuar sipas kerkesave ligjore objektin dhe truallin perkates, si dhe nga akti i ekspertimit ka rezultuar se objekti eshte i perhershem, prandaj me te drejte gjykatat kane pranuar padine.

Persa i perket problemit te lidhjes se kontrates, ne se eshte lidhur me akt noterial ose jo, nuk eshte ngritur si pretendim nga pala ne rekurs, ne te kundert ne aktin e hipotekimit eshte evidentuar lidhja e kontrates dhe perderisa nuk eshte kundershtuar prezumohet se eshte lidhur sipas kerkesave ligjore, pasi ne seance gjyqesore jane paraqitur vetem materialet e nevojshme per privatizimin e objektit.

Meqenese objekti konsiderohet i blere dhe rezulton se eshte ndertim i ri i perhershem, rrjedhimisht trualli konsiderohet i zene dhe per rrjedhoje me te drejte eshte njohur pronar paditesi.

Ne keto rrethana del qarte se paditesi ka perfituar ne pronesi nje objekt sipas kerkesave ligjore te kohes e per rrjedhoje trualli perkates do te konsiderohet i zene, ashtu sic kane konkluduar gjykatat.

Argumentimi i parashtruar nga shumica mendojme se nuk eshte ligjor, prandaj dhe duke konkluduar se ne kete rast gjykatat kane zbatuar drejt kerkesat ligjore, kemi mendimin se ne rekurs nuk jane paraqitur shkaqe ligjore. Per sa siper kemi mendimin se vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte duhej te lihej ne fuqi.

Valentina Kondili Bashkim Caka

Metush Saraçi Perikli Zaharia

146

Page 144: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 43 i Regj. Themeltar.Nr. 29 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Bashkim Caka “Nikoleta Kita “Ylvi Myrtja “ Artan Hoxha “Natasha Sheshi “Agron Lamaj “Metush Saraçi “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Irma Bala “Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 43 qe i perket:

PADITËS: LEONIDHA XHAMBALLO perfaqesuar nga av. Ardian Nuni

I PADITUR: KOSTA KONDULI, perfaqesuar nga av. Merko Muhametaj

OBJEKTI I PADISË: Pjestimi i nje shtepie banimi.

Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.335, date 21.02.1997 ka vendosur:Pjestimin e nje shtepie banimi te ndodhur ne qytetin e Korces, Lagja. nr. 3, Rruga. Shpresa Palla nr. 14 e formes dy kateshe, me dy dhoma sobalke, koridor lart e nje dhome e koridor poshte me siperfaqe 235.581 m2 me kufi; L- Liko Fecani, P- Mira Petro, V- Rruge, J- Dhori Milori, duke ju lene ajo ne pronesi paditesit Leonidha Xhamballo dhe duke u detyruar ky i fundit t’i jape te paditurit Kosta Konduli, shumen prej 569385,66 leke si vlere e ½ pjese mbi banesen.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, ka bere rekurs ne interes te ligjit i

padituri i cili kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:- 1.Me vendim nr. 3027 date 21.02.1995 te Gjykates se Rrethit Korce jam njohur

bashkepronar ne ½ pjese te pandare te shtepise , te cilen ja kam dhuruar mbeses sime Elisaveta qe banon ne ate banese.

147

Page 145: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- 2. Paditesi ka kerkuar pjestimin e shtepise vetem ndaj meje pa thirrur te gjithe bashkepronaret, e konkretisht motrat e tij, te cilat kane ashtu si paditesi pjese qe vjen trashegim nga e ema.

- 3. Gjykimi i ceshtjes eshte zhvilluar ne mungesen time “gjoja” sikur nuk me dihej adresa ne Sh.B.A, nderkohe qe te gjithe e dine adresen time.

- 4. Gjykata ka gabuar qe i ka lene banesen paditesit, mbasi sipas nenit 207/ paragrafi i fundit, duhet t’ia linte Elisavetes e cila banon ne te dhe ka me teper nevoje.

- 5. Paditesi mashtron kur pretendon se eshte pa shtepi dhe se ne banesen objekt pjestimi banon prej shume kohesh. Ai ka privatizuar banese tjeter dhe aktualisht banon ne te, ndersa ne shtepine objekt pjestimi banon mbesa ime Elisaveta.

- 6. Kredia e mare nga trashegimlenesja (motra ime) eshte shlyer nga te gjithe bashkepronaret.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Evjeni Sinoimeri dhe Artan Hoxha, avokatin e

pales paditese Ardian Nuni, i cili paraqiti deklaraten per heqje dore nga rekursi, avokatin e pales se paditur i cili eshte dakort me deklaraten si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËMe vendimin nr. 335 date 21.02.1997 te Gjykates se Rrethit Korce, i cili ka marre

forme te prere pa u ankimuar prej paleve, eshte vendosur pjestimi i nje shtepie banimi te ndodhur ne qytetin e Korces, me perberje dhe kufij te treguar ne kete vendim, midis paditesit Leonidha Xhamballo dhe te paditurit Kosta Konduli. Banesa i eshte lene paditesit Leonidha, duke u detyruar t’i paguaj te paditurit Kosta shumen prej 569385,66 leke si kundervlefte te ½ pjese mbi banesen objekt gjykimi.

Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit pala e paditur nepermjet perfaqesuesit te saj.

Por para fillimit te relatimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, pala e paditur nepermjet nje deklarate me shkrim te nenshkruar prej saj dhe te vertetuar para noterit publik ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me date 8 Nentor 2001, ka deklaruar se heq dore nga rekursi i paraqitur. Me kete heqje dore, jane njohur ne seance perfaqesuesit e te dyja paleve, te cilet nuk kane patur asnje pretendim lidhur me te.

Ne keto rrethana duke qene se plotesohen te gjithe kerkesat e nenit 490 te Kodit te Procedures Civile qe rregullojne procedurat e heqjes dore prej rekursit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konkludojne se duhet te vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes ne keto kolegje.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 490 te K.Pr Civile,

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te ceshtjes civile,

me pale Leonidha Xhamballo e Kosta Konduli me objekt pjestim te nje shtepie banimi.

Tirane me 31.05.2002

148

Page 146: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 29 i Regj.Themeltar.Nr. 30 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Spiro Spiro “Vladimir Bineri “Nikoleta Kita “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Metush Saraçi “Artan Hoxha “Ylvi Myrtja “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Bashkim Caka “

ne seancen gjyqesore te dates 28.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. ANDREA PAPAGJIKA2. VIRON PAPAGJIKA

I PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT TE PRONAVE, PRANE KESHILLIT TE RRETHIT

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.5, date 16.03.1999

i K.K.K.Pronave Sarande, duke kthyer 4420 m2 truall te lire.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, me vendimin nr.656, date 23.12.1999, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr.134, date 01.03.2000, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.656, date 23.12.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, vendos:Pranimin e kerkese padise se paditesave Andrea Papagjika e Viron Papagjika, per ndryshimin e pjesshem te vendimit nr.5, date 16.03.1999 te K.K.K.Pronave Sarande, duke kthyer siperfaqe te lire 2460 m2 e ndodhur ne vendin e quajtur “Limjon”.

149

Page 147: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Siperfaqen S3-1600 m2 me kufizimet nga V-rruge ne projekt, J-truall me pronar Sofokli Papadhima, L-truall i lire ne projekt rruge, P-toke e lire.Siperfaqja S4-360 m2 me kufizimet V-truall i zene me banese e rruge automobilistike, J-truall i familjes Papadhima e teritorit te magazinave te tyre Nr.3 (ish depo kripe), L-truall i lire, P-teritor i magazinave te familjes Papagjika.Parcela S5 me siperfaqe 500 m2 me kufizimet nga V-truall i lire, J-toke e lire, L-truall i Sokrat Mungulit, P-rruge ne projekte.

Kunder vendimit te formes se prere ka ushtruar rekurs ne baze te nenit 473 te K.Pr.Civile Komisioni i Kthimit te Pronave-Sarande i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Se pari, pala paditese ne komision ka sjelle plan vendosjen per 2440 m2 sa dhe i eshte kthyer, prandaj gjykata ne menyre te padrejte i kthen edhe 2460 m2 te tjera.

- Se dyti, Nga gjykata e apelit nuk jemi thirrur ne gjyq e nuk kemi firmosur ndonje dokument per diten e shpalljes se vendimit fakt ky qe perben shkelje procedurale.

- Se treti, siperfaqja prej 2460 m2 qe i kthen gjykata ne natyre paditesave eshte kthyer duke u bazuar ne mendimin e eksperteve, pa miratim te urbanistikes ligjore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËmbasi degjuan relatimin e gjyqtareve Bashkim Caka e Irma Bala, avokatin e

paditesave Vasil Plaku, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, perfaqesuesin e avokatit te shtetit, Delo Isufi qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se Apelit, pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.134, date 1.03.2000, duhet te prishet dhe

ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues, per shkak se jane lejuar shkelje te renda te normave procedurale.

Rezulton se Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Bashkise se Sarandes, me vendimin nr.3, date 16.03.1999 ka njohur si ish pronare Vathia Baxheri (Papagjika) per nje siperfaqe trualli prej 6860 meter katror e ndodhur brenda vijave kufizuese te qytetit, nga e cila u eshte kthyer si e lire trashegimtareve te saj siperfaqja prej 2440 meter katror. Paditesat duke pretenduar se jane trashegimtare “te radhes se katert” te ish-pronares, kane kundershtuar ne gjykate vendimin e Komsionit te Kthimit te Pronave duke kerkuar qe tú kthehet si siperfaqe e lire edhe 2460 meter katror tjeter.

Gjykata e Rrethit Sarande ka vendosur rrezimin e kerkese padise se paditesave, me arsyetimin se trashegimtaret e ish-pronares jane bashkepronare me 128 persona te tjere ne nje siperfaqe prej 250 ha. dhe se Komisioni i Kthimit te Pronave ka vendosur per njohjen e ish pronesise se paditesave pa u percaktuar vendodhja e pronesise per secilin nga 128 ish pronaret; si dhe per faktin se Komisioni i Kthimit te Pronave ju ka kthyer paditesave si siperfaqe te lire aq siperfaqe trualli sa ata vete kane kerkuar ne kerkesen drejtuar komisionit.

150

Page 148: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Apelit Gjirokaster qe ka pranuar kerkese padine e paditesave, ka lejuar ne gjykimin e zhvilluar shkelje te renda te normave procedurale. Keshtu, seanca e pare e gjykimit ne kete gjykate ka filluar me daten 15.02.2000 dhe Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave si pale e paditur nuk eshte paraqitur. Gjykata nuk ka verifikuar nese pala ne mungese ka patur ose jo njoftim, qofte edhe nepermjet shpalljes se listes se gjykimit te ceshtjes qe ishte menyra e njoftimit te paleve qe parashikonte ne ate kohe ligji procedural civil.

Gjykata e Apelit, bazuar ne nenin 465 te Kodit te Procedures Civile ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor dhe ka urdheruar kryerjen e nje ekspertimi te ri. Ne perfundim te seances eshte vendosur shtyrja per daten 1.03.2000 per te lene kohe eksperteve per kryerjen e ekspertimit. Me te drejte gjykata eshte shprehur edhe per njoftimin e pales se paditur, Komisioni i Kthimit te Pronave. Ne gjykimin e dates 1.03.2000 pala e paditur nuk eshte paraqitur dhe nga materialet e dosjes rezulton se ajo nuk eshte njoftuar per daten e gjykimit.

Perseritja e pjeseshme e hetimit gjyqesor ne gjykim ne Apel e ben te domosdoshme njoftimin e paleve dhe gjykimi i kryer ne mungese te ndonjeres prej pales, pa patur ajo dijeni per daten e gjykimi, eshte shkelje e rende procedurale qe e ben gjykimin jo te rregullt nga ana ligjore.

Mos zbatimi i normave te mesiperme procedurale e ben vendimin e Gjykates se Apelit Gjirokaster te cenueshem. Ne rigjykim, gjykata mbas verifikimit te legjitimitetit te paditesave, duhet te zhvilloje gjykimin e ceshtjes per zgjidhjen ne themel te mosmarreveshjes duke respektuar normat procedurale per nje gjykim te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485, germa “c“ te Kodit

te Procedures Civile

V E N D O S E NPrishjen e vendimit nr.134, date 01.03.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.05.2002

151

Page 149: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 26 i Regj.ThemeltarNr. 31 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Spiro Spiro “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Bashkim Caka “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “Nikoleta Kita “Artan Hoxha “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 30.05.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: ALFRED TUSHA, ne mungese.

I PADITUR: KOMISARIATI I POLICISE MIRDITE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË: Kthim sendi.

Baza ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite me vendimin nr.141, date 02.09.1998, ka vendosur:

Pranimin e padise se Alfred Tushes, duke detyruar te paditurin – Komisariati i Policise Mirdite, t’i ktheje sendin, makine tip Mitsubishi, paditesit, ose vleren prej 1.300.000 leke.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit Ministria e Rendit Publik duke parashtruar:

- Nga dokumentat e ndodhura ne dosje, nuk rezulton qe paditesi te jete pronar i automjetit. Mjeti eshte vjedhur ne Greqi ne daten 19 – 20 Prill 1998 dhe i perket shtetasit grek Zaharopoulos Ikaterini.

- Nga Dega e Doganes Durres, vertetohet se automjeti nuk figuron i regjistruar ne regjistrat e doganes dhe zhdoganimi i paraqitur nga paditesi eshte i fallsifikuar.

152

Page 150: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kolegji seleksionues i Gjykates se Larte me vendimin date 06.06.2001 ka vendosur:Kalimin e ceshtjes per gjykim.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e gjyqtareve Thimjo Kondi dhe Metush Saraci, e pasi biseduan

ceshtjen ne teresi,V Ë R E J N Ë:

Vendimi nr.141, date 02.09.1998 i Gjykates se Rrethit Mirdite eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit, prandaj rekursi ne interes te ligjit i pales se paditur sipas nenit 473 te K.Pr.Civile, ushtruar para shfuqizimit te kesaj dispozite, duhet te pranohet.

Nga materialet e gjykimit ne gjykaten e shkalles se pare ka rezultuar si me poshte:Me daten 05.06.1998 paditesi Alfred Tusha ka ngritur padi kunder pales se paditur

Komisariatit te Policise Mirdite, bazuar ne nenin 296 te Kodit Civil.Paditesi ka pretenduar se eshte pronar i nje automjeti me karakteristika te

percaktuara, te cilin e ka fituar ne menyre te ligjeshme nga pronari i meparshem Genc Abdishari me ane te kontrates noteriale te shitjes date 27.04.1998, dhe se ky automjet mbahet ne posedim ne menyre te paligjeshme nga pala e paditur.

Ne kundershtim me sa pretendon paditesi, rezulton se ai ka blere nje automjet te vjedhur ne Greqi, fakt qe eshte konstatuar nga autoritetet policore shqiptare dhe ato te vendeve fqinje. Per kete arsye automjeti eshte konfiskuar dhe me proces-verbalin date 09.06.1998, nepermjet autoriteteve te Ambasades se Republikes se Greqise, ai i eshte kthyer pronarit te vertete. Pra, me daten 01.07.1998 kur ka filuar gjykimi i ceshtjes, automjeti nuk ndodhej ne posedimin e pales se paditur. Per rrjedhoje, kjo pale nuk legjitimohej me cilesine e pales se paditur.

Gjithashtu paditesi Alfred Tusha nuk eshte bere pronar i ketij sendi (automjetit) me kontraten e shitjes per arsye se edhe shitesi Genc Abdishari nuk ka qene pronar i tij ne kohen e shitjes. Ai ka shitur nje automjet qe i eshte vjedhur pronarit.

Padia e kerkimit te sendit (rivendikimit) eshte padia e pronarit te cveshur ne menyre te paligjshme nga posedimi i sendit, kunder poseduesit te paligjshem.

Ne rastin konkret paditesi nuk ishte pronar, sepse ai posedonte nje send te vjedhur, dhe gjithashtu organet policore nuk e kane cveshur ate ne menyre te paligjeshme nga posedimi i sendit, perkundrazi ato kane zbatuar detyrat e ngarkuara me ligj per te luftuar kriminalitetin.

Ne keto rrethana Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite ka zbatur gabim ligjin kur ka vendosur detyrimin e pales se paditur, Komisariatit te Policise Rreshen, qe t`i ktheje paditesit automjetin.

Padia e kerkimit te sendit, per shkaqet e permendura me lart, duhej te ishte rrezuar.Gjykata e Rrethit Mirdite ka gabuar edhe kur ka vendosur si detyrim alternativ

detyrimin e pales se paditur per te paguar ne favor te paditesit kundervleften e automjetit prej 1.300.000 leke. Kete detyrim paditesi ka te drejte ta kerkoje nga shitesi i automjetit, i cili, duke shitur nje send te vjedhur, eshte begatuar pa shkak me kete shume.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “d”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N:Ndryshimin e vendimit nr.141, date 02.09.1998 te gjykates se rrethit Mirdite ne kete

menyre:Rrezimin e padise se paditesit Alfred Tusha kunder Komisariatit te Policise Rreshen.

Tirane, me 30.05.2002

153

Page 151: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIM PAKICEPakica ka mendim te ndryshem nga sa kane vendosur Kolegjet e Bashkuara te

Gjykates se Larte.Nga shqyrtimi i ceshtjes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Mirdite dhe nga provat e

administruara ne kete gjykim ka rezultuar se paditesi Alfred Tusha ka paditur Komisariatin e Policise Mirdite, te cilit i ka kerkuar ti ktheje nje automjet prone e tij, (ose kundervleften), qe ky Komisariat ja kishte sekuestruar per shkak se kerkuesi ishte ndaluar per vepren penale te kundershtimit te forcave te rendit, veper per te cilen ka vuajtur edhe denimin.

Ne gjykimin e kesaj ceshtje, Komisariati i Policise nuk eshte paraqitur e per pasoje gjykata ka administruar vetem provat e paraqitura nga paditesi, nga te cilat ka rezultuar seai eshte bere pronar i automjetit ne fjale mbi bazen e nje kontrate shitje te dates 27.4.1998. Sipas saj paditesi i ka blere shtetasit Genci Abdishari autoveturen e markes “Mitsubish” kundrejt shumes 1.300.000 leke, gje qe eshte vertetuar perpara noterit. Sipas dokumentacionit te paraqitur nga paditesi, automjeti ka qene i shoqeruar me dokumentacion te rregullt, nder te tjera, i pajisur me leje provizore qarkullimi leshuar nga shefi i policise kufitere te Rrethit te Mirdites.

Ne keto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite duke u bazuar ne provat e administruara ne gjykim ka vendosur me te drejte te detyroje Komisariatin e Policise qe paditesit ti ktheje automjetin, ose kundervleften. Ky vendim i gjykates ka marre forme te prere dhe ndaj tij eshte ushtruar rekurs ne interes te ligjit ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne janar te vitit 2001 nga Ministria e Rendit Publik. Ne prill te vitit 2001 rekursi eshte plotesuar me nje seri dokumentash te pashqyrtuara ne gjykimin ne shkalle te pare, te cilat tregojne se automjeti ne fjale ka qene i vjedhur ne shtetin Grek dhe se akti i zhdoganimit te tij ka qene i falsifikuar. Nga dokumentacioni qe shoqeron rekursin rezulton se automjeti i eshte dorezuar Ambasades Greke nga Komisariati i Policise Lezhe per tu kthyer tek pronari i ligjshem i tij. Pra automjeti per te cilin eshte ngritur padi nga paditesi Alfred Tusha, nuk ndodhej prane atij Komisariati gjate kohes qe ceshtja shqyrtohej nga gjykata e shkalles se pare Mirdite.

Pakica ka mendimin se Gjykata e Larte, nuk duhej te mbeshtetej ne dhenie e vendimit e saj ne akte te cilat nuk jane marre ne shqyrtim me pare nga gjykata me e ulet qe ka shqyrtuar ceshtjen. Ne baze te nenit 10 e 309 te K.P.Civile gjykatat ne dhenien e vendimit bazohen ne provat qe administrohen gjate shqyrtimit gjyqesor. Asnje prove, apo akt i pashqyrtuar dhe i panenshtruar shqyrtimit gjyqesor nuk mund te perdoret ne dhenien e nje vendimi gjyqesor. Aq me teper, Gjykata e Larte eshte gjykate qe ne baze te nenit 472 e 478 te K.P.Civile nuk pranon prova te pashqyrtuara me pare nga gjykatat me te uleta. Juridiksioni i kesaj gjykate eshte i kufizuar ne aplikimin e gabuara te ligjit material, ose procedural nga gjykatat me e ulta, sikurse parashikon neni 472 i K.P.Civile. Gjykata e Larte ne shqyrtimin e kesaj ceshtje, ka vepruar ne kundershtim me nenin 478 te K.P.C., kur ka pranuar qe se bashku me rekursin te depozitohen akte dhe dokumenta te cilat nuk jane paraqitur dhe shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite.

Ndodhur ne keto kushte, Gjykata e Larte duhej te shqyrtonte ceshtjen dhe te gjykonte mbi dokumentat dhe aktet e paraqitura ne shkallen e meparshme te gjykimit, ose duhej te mos e pranonte fare per shqyrtim ceshtjen ne Kolegjet e Bashkuara. I padituri ne qofte se do ti provonte gjykates se ishte perpara kushteve te Titullit III te K.P.C., qe rregullon institutin e rishikimit, mund te bente kerkese per rishikimin e vendimit gjyqesor te dhene ne mungese te tij, ne vend qe t’i drejtohej me nje mjet te jashtzakonshem Kolegjeve te Bashkuara, sic eshte rekursi ne interes te ligjit, ose te ankimonte vendimin edhene ne qofte se do te provonte se nuk kish dijeni per te.

154

Page 152: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pakica ka mendimin se edhe lidhur me vete themelin e ceshtjes, asnje organ vec gjykates perfshi edhe Komisariatin e Policise nuk ka te drejte qe te konfiskoje pasurine e nje individi. Pakica mendon se pa u zgjidhur gjyqesisht fakti i qenies ose jo pronar i automjetit i paditesit, nuk eshte kompetence e komisariateve te policise. Keto te fundit, ne kushtet e ushtrimit te funksioneve te policise gjyqesore mund te bejne veprimet e para per fillimin e ceshtjeve penale dhe ti referojne aktet organit te akuzes. Eshte gjykata ajo qe sipas nenit 275 te K.P.P. kur rezulton se nje send rrjedh nga nje krim vendos lidhur me konfiskimin e sendit, pra, me zhveshjen e te drejtes se pronarit nga sendi. Ndodhur para dokumentash zyrtare te autoriteteve policore dhe doganore qe me vone njeri prej tyre ka rezultuar i falsifikuar, nuk e legjitimon policine qe te percaktoje dhe te vendosi se cfare duhet te beheje me pronesine mbi sendin. Kompetenca qe ligji i njeh policise dhe organit te akuzes sipas nenit 208 e ne vazhdim te K.P.P. ne ketyo raste, eshte sekuestrimi i sendeve qe rrjedhin nga nje krim, qe me fjale te tjera do te thote ruajtja dhe garantimi i ketyre sendeve, por jo tjetersimi i tyre.

Bazuar ne arsyetimin e mesiperm, pakica ka mendimin se rekursi ne interes te ligjit nuk duhej te ishte pranuar per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara dhe se vendimi i gjykates se shkalles se pare duhej lene ne fuqi. Pala e paditur mund te shfrytezonte rruge te tjera procedurale per te goditur vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite, por jo rekursin ne interes te ligjit te shoqeruar me akte dhe dokumenta te pa shqyrtuara me pare nga gjykata.

Artan Hoxha

155

Page 153: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.38 i Regj.Themeltar.Nr.32 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Spiro Spiro “Nikoleta Kita “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Vladimir Bineri “Metush Saraçi “Natasha Sheshi “Artan Hoxha “Bashkim Caka “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 30.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.38, qe i perket:

PADITËS: LATO SHABANI, i biri i Latos, lindur me 1943 ne Lapulec dhe banues ne Elbasan, perfaqesuar me prokure te posacme nga avokati Vasil Plaku

TË PADITUR: K.K.K.P. ISH PRONAREVE TE RRETHIT MALLAKASTER, ne mungeseENGJELLUSHE AGALLIU, e bija e Selfos, lindur me 1942, banuese ne Ballsh, ne mungeseAGRON DURAJ, ne mungeseNDERMARRJA KOMUNALE E BANESAVE BALLSH, ne mungese

Me pjesemarrjen e Avokatit te Shtetit Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.108, date 12.02.1996

te K.K.K.Pronave Mallakaster. Baza Ligjore: Ligji nr.7698, 15.04, date 15.04.1993

156

Page 154: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Rrethit Mallakaster, me vendimin nr.249, date 09.12.1997, ka vendosur:Te ndryshoj vendimin nr.18, date 12.02.1996 te K.K.K. te Pronave ish pronareve te rrethit Mallakaster si me poshte:Te njohe te ndjerin Lato Shabanaj si ish pronar te nje siperfaqe trualli ne masen 330 m2 te ndodhur ne qender te qytetit Ballsh me permasa 18.9 X 17 m dhe i kufizuar nga veriu- ish komiteti, jugu-shtepia e Thoma Buallit, lindja- Bulevardi “Rrapo Hekali”, perendimi-pallati 5 katesh.T`u ktheje trashegimtareve Lato dhe Ramadan Shabani nje siperfaqe trualli prej 283 m2 te kufizuar nga veriu-ish komiteti i vjeter, jugu-lokali i Engjellushe Agalliut, lindje-bulevardi “Rrapo Hekali” perendimi-pallati 5 katesh.Te kompesoje trashegimtaret Lato dhe Ramadan Shabanaj me obligacione per truallin 47 m2.

Gjykata e Apelit Vlore qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e paditesit Lato Shabanaj dhe te paditurit Ndermarrjes Komunale Banesa, me vendimin nr.215, date 12.06.1998 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.249, date 09.12.1997 te Gjykates se Rrethit Mallakaster dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.Mbi rekursin e paditesit Lato Shabani ceshtja eshte gjykuar nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte i cili me vendimin nr.490, date 14.04.1999, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.215, date 12.06.1998 te Gjykates se Apelit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesi Lato Shabani, i cili kerkon prishjen e tyre dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Mallakaster duke parashtruar :

- Vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit.- Nga provat e administruara ka dale se K.K.K.Pronave truallin objekt konflikti e ka

konsideruar te zene nga zyrat e ndermarrjes komunale, lokali i Engjellushe Agalliut dhe garazhi i Agron Durajt te cilat jane trajtuar te paligjshme me vendim te K.R.T.

- E paditura Engjellushe e ka blere trullin dy vjet e gjysem pas daljes se ligjit 7698 dhe kontrata e shitblerjes se truallit eshte absolutisht e pavlefsheme.

- Kioska e Engjellushe Agalliut eshte objekt me destinacion te perkohshem.- Gjykata nuk ju ka dhene pergjigje pretendimeve tona e s’kane bere analize te

problemeve ligjore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Kristaq Ngjela e Bashkim Caka, perfaqesuesin e

paditesit avokatin Vasil Plaku, i cili kerkoi prishjen e vendimit, avokatin e Shtetit Delo Isufi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore me te cilin eshte vendosur rrezimi i padise se ngritur

nga Lato Shabani dhe ai i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, me te cilin eshte lene ne fuqi, jane marre duke aplikuar drej dispozitat ligjore prandaj duhet te lihen ne fuqi.

Ka rezultuar gjate gjykimit te ceshtjes se, paditesi Lato Shabani, me vendimin e Gjykates se Rrethit Mallakaster nr.672, date 18.10.1995, ka vertetuar gjyqesisht faktin e pronesise mbi nje siperfaqe trualli prej 330 m2 ish prone e trashegimlenesve te tij. Mbi bazen e ketij vendimi, ai ka kerkuar ne Komisionin e Kthimit e Kompensimit te Pronave ish Pronareve qe ne baze te ligjit nr.7698, date 12.02.1993, t`i njihej pronesia mbi ate truall.

157

Page 155: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave, pasi ka analizuar kerkesen e paditesit, me vendimin nr.108, date 12.02.1996, ka vendosur te njohe Lato Shabanin si ish bashkepronar mbi nje siperfaqe trualli prej 294 m2 dhe duke e konsideruar te zene, ne baze te ligjit nr.7698 dhe Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.3, date 21.06.1993, te kompensohet me obligacione per ate siperfaqe.

Paditesi Lato Shabani, ka kundershtuar gjyqesisht vendimin e Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave duke kerkuar ndryshimin e tij dhe te vendosej kthimi ne fakt i siperfaqes se truallit duke u trajtuar si truall i lire. Nga aket e administruara gjate gjykimit te ceshtjes, ka dale, se trualli per te cilin i eshte njohur pronesia paditesit, ne nje pjese te tij ka qene dhe eshte lulishte, ne nje pjese kane qene ndertuar zyrat e ndermarrjes komunale dhe ne nje pjese nje objekt i ushqimit social i ndertuar ne vitin 1971. Ne vitin 1993, ndermarrjes komunale banesa i eshte akorduar fondi per shtese zyrash dhe brenda vitit, me lejen perkatese, ka bere ndertimet.

Me daten 15.01.1992, njesine e kinkalerise qe ishte ndertuar ne kete siperfaqe, e ka privatizuar ne baze te ligjit nr.7512, date 10.08.1991 e paditura Engjellushe Agalliu si ish punonjese prej rreth 25 vjetesh. Me kontraten e shitjes date 20.11.1995, kjo e paditur, ka blere edhe truallin mbi te cilin ishte ndertuar objekti te cilat i ka regjistruar ne zyren e hipotekes ne perputhje me kerkesat ligjore. Rezulton se e paditura Engjellushe Agalliu, ka bere kerkese per rikonstruksionin dhe rregullimin e objektit dhe ka kryer punimet pasi i eshte dhene leja me vendimin nr.16, date 07.04.1995 te K.R.T. se rrethit Ballsh.

Ne nje siperfaqe prej rreth 31 m2 ne ish lulishten e qytetit dhe ne nje truall ngjitur me te, i padituri Agron Duraj ka ndertuar pa lejen e organeve shteterore nje garazh qe e perdor per nevojat e veta.

Ne padine e ngritur dhe gjate zhvillimit te gjykimit, paditesi Lato Shabani, ka pretenduar se trualli eshte i lire, se pavaresisht nga objektet qe ndodhen mbi te ato duhet te trajtohen si ndertime pa leje, ne kundershtim me ligjin e trualli duhet t`i kthehet atij si ish pronar.

Gjykata e Rrethit Mallakaster, me vendimin nr.249, date 09.12.1997, ka vendosur te ndryshohet vendimi i Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave nr.108, date 12.12.1996 dhe t`u kthehet trashegimtareve te Lato e Ramadan Shabani nje siperfaqe trualli prej 330 m2 te ndodhur ne qender te qytetit te Ballshit. Ne vendimin e saj gjykata arsyeton se siperfaqja prej 47 m2 qe ze lokali i te paditures Engjellushe Agalliu ka qene truall i lire ne kuptim te nenit 3 te Ligjit 7698, date 15.04.1993 dhe nuk duhet te kosiderohet si i zene; se siperfaqja e zene nga ndertimet e bera nga ndermarrja komunale duhet te trajtohet si e lire pasi ato ndertime jane te paligjshme dhe po keshtu duhet te trajtohet siperfaqja qe ze ndertimi i garazhit pa leje i bere nga i padituri Agron Duraj.

Duke i gjetur te pabazuara konkluzionet e arritura ne vendimin e gjykates se rrethit, Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.215, date 12.06.1998 ka vendosur ta prishe vendimin dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur rrezimin e padise se paditesit Lato Shabani si te pabazuar ne ligj e ne prova. Ne vendimin e saj, gjykata e apelit arsyeton se duke ju referuar aktit te ekspertimit, siperfaqja prej 249 m2 eshte e zene me ndertime definitive ndersa siperfaqja tjeter prej 80 m2, eshte e zene me lulishte dhe sherben si pjese funksionale e ndermarrjes komunale; se ndertimi i zyrave te ndermarrjes komunale eshte bere me leje te organit kompetent dhe se e paditura Engjellushe Agalliu, eshte bere pronare e truallit me ane te blerjes dhe hipotekimit te saj dhe ndertimin e ka bere me leje ndertimi te organit kompetent. Duke e konsideruar gjithe truallin si te zene per nevoja publike, gjykata e apelit ka vendosur qe paditesi te kompesohet per truallin ish prone e trashegimlenesve.

Po ne keto perfundime ka arritur edhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte i cili, me vendimin nr.490, date 14.04.1999, ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se apelit me arsyetimin se trualli eshte i zene me ndertime definitive dhe trualli pjese funksionale te objekteve si dhe ndertimet jane bere ne perputhje me ligjin “Per urbanistiken” prandaj duhet te konsiderohet i

158

Page 156: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

zene. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, i gjejne te drejta e te bazuara vendimet e Gjykates se Apelit Vlore dhe te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

159

Page 157: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Keshtu, sikurse u theksua, shtesa e zyrave te ndermarrjes komunale eshte bere ne perputhje me ligjin “Per Urbanistiken” duke marre lejen nga organi perkates. Objekti te paditures Engjellushe Agalliu i ka kaluar ne pronesi ne baze te Ligjit nr.7512, date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”. Ne vitin 1995 ajo ka lidhur edhe kontraten e blerjes se truallit dhe ka marre lejen e ndertimit per lokalin ekzistues.

Paditesi pretendon se duhet t`i kthehet siperfaqja e truallit qe zene zyrat e ndermarrjes komunale dhe lokali i te paditures Engjellushe Agalliu me arsyetimin se jane ndertime te paligjshme dhe se kontrata e blerjes se truallit nga e paditura eshte absolutisht e pa vlefshme pasi eshte lidhur mbas me shume se dy vjeteve nga dalja e ligjit “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”.

Pretendimet e te paditurit nuk kane baze ligjore. U theksua se ndertimi i zyrave te te paditures ndermarrjes komunale dhe rikonstruksioni i lokalit nga e paditura Engjellushe, jane bere ne perputhje me kerkesat ligjore pasi eshte dhene leja e ndertimit nga organi kompetent. Ne baze te nenit 4 te Ligjit 7698, date 15.04.1993 “u njihet e drejta e pronesise dhe u kthehen ish pronareve ose trashegimtareve te tyre pronat qe ne momentin e daljes se ketij ligji ekzistojne ne formen e trojeve te pa zena apo ndertesave te pandryshuara” dhe ne nenin 10 percaktohet se kur trojet jane zene me ndertime te perhereshme, pronaret kompesohen me kufijte e shpronesimit”.

Pervec ndertimit e rikonstruksionit me leje te objekteve qe u permenden, gjykatat duke vleresuar provat e marra gjate gjykimit dhe konkluzionet e ekspertit, kane pranuar se objektet jane te perhereshme dhe trualli tjeter, pjese funksionale e tyre. Gjithashtu duhet patur parasysh fakti se ne baze te pikes 1 te Udhezimit nr.3, date 21.06.1993 te Keshillit te Ministrave per zbatimin e ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, “troje te zena jane siperfaqet, mbi te cilat jane vendosur ndertesa ose objekte te tjera ndertimore me karakter te perhershem publik, ekonomik ose te cdo natyre tjeter, kur ato jane te ndertuara me leje te rregullt ndertimi, e sheshe te miratuara nga organi kompetent sipas dispozitave ne fuqi ne momentin e dhenies se lejes” dhe se “ne truallin e zene perfshihet siperfaqja e truallit e zene nga objekti kryesor, ashtu dhe siperfaqet e tjera funksionale te parashikuara ne dokumentacionin perkates”, dispozita keto qe jane patur parasysh per marrjen e vendimeve nga gjykata e apelit dhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

I pabazuar eshte edhe pretendimi tjeter i paditesit se, paditesja Engjellushe Agalliu, ka blere truallin ne kundershtim me aktet ligjore e per pasoje kontrata eshte e pavlefshme.

Sikurse dihet, Ligji nr.7512, date 10.08.1991 per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, krijon marredhenie te reja juridike ne disa drejtime ne perputhje me parimet e nje sistemi ekonomik te bazuar ne parimet e tregut te lire. Ne zbatim te ketij ligji, ka kaluar ne pronesi te te paditures lokali ku ajo punonte dhe ne teresine e tij ligji krijoi nje rregjim te ri juridik.

Me daljen e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve, ju dha perparesi mbrojtjes se interesave te ish pronareve ne cdo rast qe mund te kete konflikt interesash. Por ne kohen e daljes se ligjit nr.7512, nuk kishte pengesa ligjore per te disponuar per pjese te prones shteterore dhe per derisa pasojat kane ardhur si rezultat i zbatimit te ketij ligji, qe eshte i meparshem ato konsiderohen te mireqena dhe nuk mund te shuhen.

Pervec kesaj per te ruajtur gjendjen e krijuar, ka dale Ligji nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve”. Ne baze te nenit 4 te ketij ligji, kalimi i trojeve te zena shteterore ne prone private eshte i detyrueshem, kur kerkohet nga i interesuari ne rastet kur “trualli eshte i objekteve qe jane private. Kalimi behet ne favor te pronareve te ketyre objekteve” dhe ne paragrafin e fundit te ketij neni percaktohet se te gjithe ish pronaret mund te perdorin te drejten e tyre te kompesimit per te shlyer trojet ne rastet e mesiperme.

Ne kushtet e mesiperme, blerja e truallit nga e paditura Engjellushe Agalliu eshte bere ne perputhje me kerkesat e ketij ligji dhe kontrata e lidhur eshte e ligjshme.

160

Page 158: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Persa i perket siperfaqes se truallit te zene nga ndertimi i paligjshem i garazhit nga i padituri Agron Duraj, eshte disponuar me vendimin e Keshillit te Rrethit Mallakaster nr.16, date 07.04.1995 per prishjen e tij gje qe do ta kthente ate truall ne gjendjen e mepareshme (lulishte) dhe qe nuk i kthehet ish pronarit.

Duhet theksuar gjithashtu se ne kundershtim me sa pretendon paditesi, gjykata e apelit, ka analizuar dhe u ka dhene pergjigje ne baze te ligjit te gjitha pretendimeve te ngritura nga palet.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Lenien ne fuqi te vendimit nr.215, date 12.06.1998 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te

vendimit nr.490, date 14.04.1999 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Tirane, me 30.05.2002

MENDIM I PAKICËSNe thelb te gjykimit te kesaj çeshtje civile qendronte sqarimi i faktit nese trualli i

pretenduar nga paditesi konsiderohet i lire ne kuptimin e nenit 4 te ligjit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Pikerisht ky moment ne disa gjykime te kryera, per mendimin tone, nuk ka dale i qarte. Nga gjykata e shkalles se pare eshte pranuar se trualli ku ka qene kinkaleria e privatizuar ne vitin 1992, duhet te konsiderohet i lire per shkak se kioska eshte ndertim i perkohshem dhe jo i perhershem. Nga ana e kesaj gjykate analizohet edhe vendimi nr.16, data 7.4.1995 te K.RR.T–se Mallakaster, sipas te cilit kioska e Engjellushe Agalliut eshte ndertim i perkohshem dhe leja qe i eshte dhene asaj ka qene vetem per kryerjen e rikonstruksionit dhe jo per ndertimin e nje objekti te perhershem. Pranohet gjithashtu se edhe garazhi eshte nje ndertim i kryer pa leje.

Per qartesimin e ketyre momenteve, per te eliminuar kundershtite qe ekzistonin, ishte e nevojshme kryerja e nje ekspertimi te plote me eksperte specialist, prandaj vendimet duhet te prisheshin dhe çeshtja te dergohej per rigjykim.

Metush Saraçi Bashkim Caka

161

Page 159: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.35 i Regj.Themeltar.Nr. 33 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Spiro Spiro “Bashkim Caka “Nikoleta Kita “Natasha Sheshi “Vladimir Bineri “Valentina Kondili “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Metush Saraçi “Vladimir Metani “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 29.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.35, qe i perket:

PADITËS: LADI SHAHINI, ne mungese

I PADITUR: INSITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKE, TIRANE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Konstatim i pavlefshem i aktit administrativ

te largimit nga puna, vendimi nr.490, date 07.07.2000.Kthimin ne vendin e punes se meparshme, si dhe pagimin e pages nga dita 08.06.2000

te nderprerjes marredhenieve financiare date 08.02.2000 e ne vazhdim.

Baza Ligjore: Neni 144/5 i K.Punes.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.4000, date 08.02.2001, ka vendosur:Pranimin e kerkesepadise.Konstatimin e pavlefshem te vendimit nr.490. date 07.07.2000, te marre nga ana e paditur Insituti i Studimeve Pedagogjike per largimin nga puna te paditesit Ladi Shahini dhe kthimin e paditesit ne vendin e punes qe ka qene me pare prane anes paditur.Detyrimin e anes paditur t`i paguaje paditesit pagen qe ka patur qe nga dita e nderprerjes se marredhenieve financiare date 08.06.2000.

162

Page 160: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka ushtruar rekurs pala e paditur dhe kerkon prishjen e tij dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim per keto shkaqe:

- Gjykata ka zhvilluar, gjykimin ne mungese pa u degjuar e thirrur une ne gjyq.- Shkelja procedurale ka ndikuar ne zbatimin gabim te ligjes materiale.- Keshtu eshte urdheruar kthimi ne vendin e punes qe ka qene, ne kundershtim me

K.Punes.- Sipas K.Punes demshperblimi eshte deri ne 1 vit, gjykata vendos nga data 08.06.2000

e ne vazhdim pa kufi maksimal.- Pushimi nga puna eshte bere sipas nenit 153 te K.Punes.- Si shkaqe te arsyeshme per zgjidhjen e kontrates se punes jane:- Paditesi ka rrefuzuar sistematikisht te punoje per cfare eshte paralajmeruar per pushim

nga puna me date 31.05.2000, eshte pezulluar nga puna me date 26.06.2000 dhe se fundi me date 07.07.2000 eshte pushuar nga puna per refuzim te vazhdueshem te drejtorit.

- Ne baze te nenit 153/1, 3, 154 te K.Punes nuk ka vend per shperblim te paditesit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.s’ka, date 07.01.2002 ka vendosur:Kalimin e rekursit per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Irma Bala e Nikoleta Kita, ne mungese te paleve

dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi Gjykates se Rrethit Tirane nr.400, date 08.02.2001 eshte me shkelje te renda

te normave procedurale, cfare kane sjelle nje proces te parregullt ligjor e per pasoje duhet te prishet.

Paditesi Ladi Shahini rezulton se ka qene ne marredhenie pune me anen e paditur Insituti i Studimeve Pedagogjike me detyren e punonjesit shkencore. Me shkresen nr.490 prot., date 07.07.2000, pala e paditur i ka njoftuar paditesit, vendimin date 07.07.2000 per largimin nga puna. Sipas ketij vendimi, masa e pushimit nga puna i jepet, per mosreflektim pas masave te komunikuara, per mosplotesim te dokumentave shkresore, mosrespektim te rregullave te brendeshme dhe urdheresave te drejtorise. Paditesi ka ngritur padi kunder pales se paditur me objekt detyrimin per te demshperblyer ne masen e pages se 1 viti per shkak te nderprerjes se menjehereshme e te pajustifikuar te marredhenieve te punes.

Ne seance gjyqesore, sic rezulton nga permbajtja e procesverbalit date 08.02.2002 paditesi ka kerkuar, shtim te objektit te padise, konstatimin e pavlefshem te aktit administrativ te largimit nga puna, duke e kthyer mosmarreveshjen nga konflikt qe buron nga marredhenia juridike e punes, ne mosmarreveshje administrative.

Sa siper nuk mund te sherbeje si baze ligjore per zgjidhjen e ceshtjes pasi mosmarreveshjet qe lindin nga marredhenia juridike e punes zgjidhen, duke u bazuar ne Kodin e Punes.

Ne kete seance gjyqesore rezulton se e paditura nuk ka marre pjese, ceshtja eshte gjykuar ne mungese te saj dhe nuk ka njoftim me shkrim nga gjykata per kerkesen e paraqitur nga paditesi.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.400, date 08.02.2001 ka vendosur: “Pranimin e padise. Konstatimin e pavlefshem te vendimit nr.490, date 07.07.2000 te

marre nga ana e paditur Insituti i Studimeve pedagogjike dhe kthimin e paditesit ne punen e meparshme. Detyrimin e anes se paditur t`i paguaje paditesit pagen qe ka patur qe nga dita e nderprerjes se marredhenieve financiare date 08.06.2000”.

163

Page 161: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne gjykimin e siperm Gjykata e Rrethit Tirane ka lejuar shkelje te renda te normave procedurale konkretisht, nenet 181, 183, 185 te K.Pr.Civile.

Sipas nenit 181 te K.Pr.Civile, qe parashikon perfundimin e gjykimit nga i njejti trup gjykues:

“Gjykata duhet te organizoje punen qe gjykimi i ceshtjes te perfundoje nga i njejti trup gjykues. Kur per shkaqe te parashikuara ne nenin 62 te ketij kodi, ose per shkaqe te tjera te perligjura, ndryshon perberja e trupit gjykues, antari i ri duhet te njihet me permbajtjen e procesit gjyqesor… Kur ndryshon me shume se nje nga anetaret e trupit gjykues, ceshtja fillon nga fillimi”.

Nga permbajtja e proces-verbalit gjyqesor date 08.02.2002 (seanca e fundit gjyqesore) rezulton se, gjykata e rrethit ka filluar gjykimin me nje gjyqtar tjeter dhe e ka perfunduar me nje gjyqtar tjeter. Ne gjykim nuk jane zbatuar asnje nga normat procedurale qe parashikohen ne nenin 181 i K.Pr.Civile, per ndryshimet e perberjes se trupit gjykues gjate gjykimit. Nuk rezulton qe gjyqtari i ri eshte njohur me permbajtjen e procesit gjyqesor, ose ceshtja te kete filluar nga fillimi, nese ndryshon me shume se nje nga anetaret.

Nuk jane zbatuar nenet 183, 185 te K.Pr.Civile ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga pala paditese per shtimin e objektit te padise. Nese gjykates i paraqiten kerkesa te tilla qe parashikon neni 185 i K.Pr.Civile, ndryshim shkaku ligjor te padise, shtim, paksim ose ndryshim objekti ajo duhet shprehet me vendim te ndermjetem.

Seanca gjyqesore date 08.10.2000, kur eshte paraqitur kerkesa e paditesit e parashtruar si “shtim objekti padie” eshte bere ne mungese te paditurit. Gjykata ne zbatim te nenit 185/2 te K.Pr.Civile kishte detyrimin ligjor per t`i komunikuar ndryshimet e siperme me shkrim pales se paditur, qe nuk rezulton ta kete zbatuar, cfare perben shkak tjeter te shkeljes se normave procedurale, qe sjell prishjen e vendimit te asaj gjykate.

Ne rishqyrtim gjykata duke respektuar normat procedurale, do t`u garantoje paleve zhvillimin e nje procesi te rregullt ligjor e zgjidhjen drejte te mosmarreveshjes.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr.400, date 08.02.2001, dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 29.05.2002

164

Page 162: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 45 i Regj. Themeltar.Nr. 34 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Bashkim Caka “ Nikoleta Kita “Metush Saraçi “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 31.5.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 45 qe i perket:

PADITËS: ELHAM XHAFERI, banues ne fshatin Perparim Tepelene, ne mungese.

I PADITUR: 1. SKENDER XHAFERI, banues ne fshatin Perparim Tepelene, perfaqesuar nga avokat Luan Daci

2. AGRON XHAFERI, banues ne fshatin Perparim Tepelene, ne mungese3. FLAMUR XHAFERI, banues ne fshatin Perparim Tepelene, ne mungese4. HAMZA XHAFERI, banues ne fshatin Perparim Tepelene, ne mungese

PERSON I INTERESUAR: K.K.K. TE PRONAVE ISH PRONAREVE TEPELENE, ne mungese.

OBJEKTI:Kundershtim i vendimit

nr. 284 date 29.10.1995 te KKK Pronave.Baza Ligjore: Ligji nr. 7698 ,date 15.4.1993.

165

Page 163: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr. 304, date 25.5.1999, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise se paditesit Elham Xhaferi.Ndryshimin e vendimit nr. 284 date 29.10.1996 te KKK te Pronave Tepelene duke ia kthyer fizikisht siperfaqen prej 10740 m2 truall i lire, duke perjashtuar banesat e te paditurve me 300 m2.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te paditurit Hamza Xhaferi, me vendimin Nr. 71, date 9.2.2000 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 304 date 25.5.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kunder vendimeve te siperme ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit i padituri Skender Xhaferi qe kerkon prishjen e tyre e kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka lejuar shkelje proceduriale pasi nuk jemi njoftuar per pjesemarrje ne gjykim per gjithe seancat.

- Jane lejuar shkelje ne caktimin e ekspertit pasi nuk eshte marre mendimi jone, ai nuk ka bere betimin dhe nuk ka bere verifikimet ne vend.

- Toka qe i kthehet paditesit si e lire na eshte dhene ne pronesi ne baze te ligjit nr. 7501 “Per token” e ndodhet jashte vijave kufizuese te fshatit.

- Gjykatat kane shkelur kufizimet qe ve neni 5 i ligjit nr. 7698 per siperfaqen e truallit qe kthehet.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Kristaq Ngjela e Natasha Sheshi, perfaqesuesin e

rekursuesit avokatin Luan Daci qe kerkoi prishjen e vendimeve e kthimin per rigjykim ose prishjen e vendimeve e pushimin e gjykimit e si analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me te cilin eshte pranuar kerkese

padia e paditesit Elham Xhaferi dhe eshte vendosur ndryshimi i vendimit te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave duke i kthyer paditesit 10740 m2 truall dhe vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster qe ka lene ne fuqi ate vendim duhet te prishen e ceshtja te kthehet per rigjykim pasi jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit.

Paditesit Elham Xhaferi, me vendim te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave te Rrethit Tepelene Nr. 284 date 29.10.1996 i eshte njohur pronesia (trashegimi e Selman dhe Qamil Xhaferi) mbi nje siperfaqe toke are ne fshatin Kalivaç prej 11640 m2 dhe vendosur te kompensohet si i zene me ndertime me obligacione.

Me pretendimin se nga gjithe siperfaqja e njohur ish pronarit jane zene me ndertim banesash vetem 900 m2 te ndertuara me lejen e organeve shteterore perkatese nga te paditurit Flamur Xhaferi, Skender Xhaferi dhe Mystehak Xhaferi ndersa pjesa tjeter eshte e lire, paditesi ka kerkuar gjyqesisht qe te ndryshohet vendimi i Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave duke ju kthyer siperfaqja e lire.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, ne perfundim te gjykimit ka arritur ne perfundimin se kerkesa e paditesit eshte e drejte dhe me vendimin nr. 304 date 25.5.1999, ka vendosur ndryshimin e vendimit te Komisionit te Kthimit e te Kompesimit te Pronave duke i kthyer fizikisht paditesit siperfaqen prej 10740 m2 si truall i lire. Nga ky kthim ajo gjykate ka perjashtuar siperfaqen e truallit prej 900 m2 qe zene shtepite e tre te paditurve.

Ne vendimin e saj gjykata arsyeton se vendimi i Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave, eshte marre ne kundershtim me ligjin, pasi siperfaqja prej 10740 m2 duhet te trajtohet si truall i lire dhe jo toke are pasi edhe ne ligjin “Per token”, toke are trajtohet

166

Page 164: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

siperfaqja qe ndodhet jashte vijes se verdhe te fshatit. Sipas vendimit te gjykates, siperfaqja e njohur ne pronesi te paditesit, ndodhet brenda vijes se verdhe dhe quhet toke e tjetersuar ne truall.

Te paditurit kane pretenduar se siperfaqet e tokes qe kerkon t’i kthehen paditesit Elham Xhaferi, nuk jane truall, por eshte toke are ne pronesi te tyre qe e kane fituar ne baze te ligjit nr. 7501 date 19.7.1991 “Per token” dhe per te vertetuar kete pretendim, paditesit Skender dhe Agron Xhaferi kane paraqitur aktet e marrjes ne dorezim te tokes dhene me daten 20.12.1992 nga Komisioni i Tokes i fshatit Perparim.

Edhe ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster eshte paraqitur ky pretendim por ajo gjykate, me vendimin nr. 71 date 9.2.2000 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit duke arsyetuar se gjykata e rrethit ka caktuar ekspert i cili ka konstatuar se siperfaqja e pretenduar prej paditesit, eshte truall dhe ndodhet brenda vijes se verdhe te fshatit.

Duke ju referuar arsyetimeve te gjykatave, arrihet ne perfundimin se ato nuk kane marre ne konsiderate e nuk kane bere analize ligjore e faktike te pretenduara nga te paditurit. Gjykatat ne vendimet e tyre pranojne se per te vertetuar pretendimet e te paditurve eshte caktuar eksperti Dritan Memushi, i cili ka konstatuar se kjo siperfaqe eshte truall dhe ndodhet brenda vijave kufizuese. Ky konkluzion eshte i pabazuar. Ne vendimin e marre nga gjykata e rrethit per kryerjen e ekspertimit, ekspertit nuk i eshte shtruar fare per zgjidhje problemi se cfare toke eshte ajo qe pretendon paditesi se duhet t’i kthehet. Pyetjet e shtruara para tij kane te bejne me siperfaqen qe zene banesat e te paditurve, sa eshte siperfaqja funksionale e nje banese ne fshat, sa eshte siperfaqja e lire dhe kufizimet e saj. Nga akti i ekspertimit, rezulton gjithashtu se u eshte dhene pergjigje vetem pyetjeve te gjykates dhe eksperti nuk ka kryer asnje veprim qofte per te pare edhe dokumentet e regjistrimit te kesaj toke per te arritur ne perfundimin nese eshte toke are apo truall per ndertime, si ka qene ajo para vitit 1992, kur u ka kaluar ne pronesi te paditurve, ne se ka vendim te organit perkates per kthimin ne truall per ndertime dhe si figuron ne zyren e kadastres.

Nga procesverbali i seances gjyqesore del edhe se eksperti nuk e ka pare gjendjen ne vend dhe pyetjes te te paditurit Skender Xhaferi ne se e kishte matur truallin e tij i eshte pergjigjur se kjo toke ndodhet tek akti i pronesise se paditesit.

Para gjykatave, ne rastin konkret, shtrohej problemi i zbatimit te ligjit, gje qe ato i jane shmangur dhe kane pranuar pa analize ligjore pretendimet e paditesit. Njera pale (paditesi) ne kerkimet e tij parashtron probleme qe kane te bejne me zbatimin ne favor te kerkesave te ligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve ndersa pala tjeter (te paditurit) pretendojne per mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te tyre ne baze te ligjit “Per token”. Ndonese para ketij fakti, gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, nuk kane analizuar dhe nuk arsyetojne se cili ligj duhet te zbatohet e kushtet e zbatimit te tij.

Sipas nenit 1 te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, u njihet ish pronareve apo trashegimtareve te tyre e drejta e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara sipas akteve ligjore e vendimeve te gjykates te dala pas dates 29 Nentor 1944 ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter dhe ne baze te nenit 4 u njihet e drejta dhe u kthehen ish pronareve e trashegimtareve te tyre pronat qe ekzistojne ne formen e trojeve, tokave bujqesore ose jo bujqesore te pa zena.

Nga permbajtja ne teresi e ligjit te mesiperm per zgjidhjen e problemeve qe lindin nga zbatimi i tij, krijohen marredhenie te posacme midis shtetit dhe ish pronarit duke ju njohur e drejta e pronesise ketij te fundit nga komisioni perkates dhe duke u detyruar shteti qe t’i ktheje tokat e objektet e pa zena apo te kompesoje ish pronarin. Pra ne teresine e tij, me kete ligj, shteti merr persiper te rivendose ne masen e mundshme te drejtat e ligjshme te pronesise se shtetasve sipas kritereve te percaktuara ne te.

Por duhet theksuar fakti qe para ketij ligji, ka dale ligji nr. 7501 date 19.7.1991 “Per token” zbatimi i te cilit krijoi nje regjim te ri e rregullim tjeter te pronesise per token. Ne baze te

167

Page 165: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

nenit 2 te ketij ligji, “shteti u jep toke personave fizike e juridike. Keta gezojne te drejten e pronesise mbi siperfaqen e tokes dhe te gjitha te drejtat qe permbahen ne kete ligj”.

168

Page 166: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Siç shihet per tokat qe u jepen personave fizike a juridike ne zbatim te ligjit “Per token”, pronare behen keta persona qe e ushtrojne kete te drejte sipas percaktimeve te bera ne ligj.

Te paditurit kane pretenduar se siperfaqja e tokes qe paditesi e konsideron truall, eshte toke bujqesore dhe me aktet e marrjes ne pronesi ata gezojne kete te drejte, e cila nuk mund te cenohet nga zbatimi i ligjit “Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve”.

Ne keto kushte, problemi baze qe shtrohej ne gjykim, ishte percaktimi i drejte i faktit ne se toka qe behet fjale eshte truall apo toke bujqesore per te nxjerr konkluzione me pas edhe per faktin ne se zbatimi i ligjit nr. 7698 i shtrin efektet edhe per tokat e kaluara ne pronesi te personave fizike ne baze te ligjit “Per token”.

Gjykata e rrethit pranon se toka objekt konflikti eshte truall gje, qe sipas saj, del nga fakti qe jane ndertuar kater shtepite e te paditurve dhe se “ne ligjin per token trajtohet toke are siperfaqja qe ndodhet jashte vijes se verdhe te fshatit ndersa kjo siperfaqe ndodhet brenda vijes se verdhe dhe quhet toke e tjetersuar ne truall e jo toke are”.

Gjykata e Apelit Gjirokaster nuk ka analizuar pretendimet e te paditurve dhe problemet e zbatimit te ligjit dhe pranon se kjo siperfaqe eshte truall i lire, brenda vijes se verdhe te fshatit Perparim dhe se per te vertetuar kete pretendim, gjykata e rrethit, ka caktuar eksperte te cilet kane konstatuar se kjo siperfaqe eshte truall.

Keto konkluzione jane te pabazuara. Qe nje siperfaqe toke bujqesore te trajtohet si truall nuk mund te pranohet nga fakti se ne te mund te jene bere disa ndertime (qe ne rastin konkret zene 10,3 % te saj) ne se ajo ndodhet brenda apo jashte vijes se verdhe dhe se ashtu e trajton eksperti. Ajo percaktohet nga funksioni i saj, ne se ka vendime nga organi shteteror perkates per tjetersimin e tokes bujqesore ne truall per ndertime. Pervec ketyre eshte e detyrueshme qe te behen verifikime e te merren te dhena te plota nga zyra e kadastres per gjendjen e kesaj siperfaqeje dhe trajtimin e saj. Kjo behet e domosdoshme edhe per faktin se ne baze te nenit 10 te ligjit “Per token”, “toka qe kalon ne pronesi e ne perdorim te cdo personi juridik a fizik regjistrohet ne kadaster”.

Te paditurit kane paraqitur ne gjykate aktet e marrjes se tokes dhene ne baze te kreut III pika 12 te udhezimit te Keshillit te Ministrave nr. 2 date 2.8.1991 “Per funksionimin e komisioneve te tokes te rretheve e te fshatrave”, te cilat i dergohen zyres se kadastres, ndersa ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 255 date 2.8.1991 “Per kriteret e ndarjes se tokes bujqesore” pika 4, toka bujqesore brenda vijes se verdhe qe ende eshte e zene nga ndertimet dhe trojet e oborreve, perjashtohen nga ndarja dhe dhenia ne pronesi.

Te gjitha keto jane probleme fakti qe gjykata mbi pretendimet e paleve duhet te kerkoje prej tyre dhe me nisiativen e vet verifikimin per te arritur ne konkluzione te sakta ligjore. Ne ceshtjen ne gjykim, gjykatat pa baze i jane shmangur ligjit “Per token”, ne nje kohe qe njohja e dispozitave te tij eshte kryesore per zgjidhjen e drejte te ceshtjes. Eshte e papranueshme qe te permendet se siperfaqja e tokes qe kerkon t’i kthehet paditesi eshte truall e jo toke bujqesore me arsyetimin se eshte brenda vijes se verdhe te fshatit, kur nje percaktim i tille nuk mbeshtetet ne asnje dispozite ligjore. Nje gje e tille nuk del as nga ligji nr. 7699 ne nenin 19 te te cilit percaktohet se trojet e lira brenda vijave kufizuese te qyteteve, ne perputhje me planet rregulluese te miratuara ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, do tu kthehen ish pronareve dhe masa e kthimit do te jete deri ne 10.000 m2. Edhe sikur t’i referohemi ketij neni, del qarte se behet fjale per trojet ne qytete ku percaktohet se ish pronareve nuk mund tu kthehet me shume se deri ne 10.000 m2 truall i lire (ne rastin ne gjykim eshte vendosur nga gjykata qe paditesit Elham Xhaferi t’i kthehen 10740 m2).

Te gjitha keto te meta te rendesishme te lejuara nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, duhet te riparohen ne rishqyrtimin e ceshtjes. Gjate rishqyrtimit, gjykata e rrethit ne rradhe te pare duhet te kete parasysh faktin se ligji per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve, nuk shtrin efektet e tij mbi regjimin juridik te krijuar nga zbatimi i ligjit “Per token” dhe nuk cenon pronesine mbi token e personave qe e kane fituar ate ne baze te ketij ligji.

169

Page 167: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata duhet te kerkoje nga te gjithe te paditurit qe te paraqesin dokumentacionin ligjor qe vertetojne kalimin e tokes ne pronesi ne zbatim te ligjit “Per token”. Te kerkoje te dhena e te terheqe dokumentacionin e nevojshem nga zyra e kadastres per te arritur ne perfundime te drejta per gjendjen e tokes qe pretendon paditesi t’i kthehet, te kerkoje nga Keshilli i Rrethit e KRT ne se ka studime e vendime per tjetersimin ne truall te kesaj siperfaqje si dhe t’u pergjigjet pretendimeve te paleve duke patur parasysh aktet ligjore dhe nenligjore qe u permenden.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.71, date 9.2.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te

vendimit nr. 304 date 25.5.1999 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim kesaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 31.5.2002

170

Page 168: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.36 i Regj.Themeltar.Nr.35 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Spiro Spiro “Valentina Kondili “Nikoleta Kita “Natasha Sheshi “Vladimir Bineri “Bashkim Caka “Vladimir Metani “Ylvi Myrtja “Artan Hoxha “Irma Bala “Metush Saraci “

ne seancen gjyqesore te dates 30.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.36, qe i perket:

PADITËS: NONDA ANDONI, GJIROKASTER

I PADITUR: 1. MAKSI BALA, GJIROKASTER2. ZYRA E PERMBARIMIT, GJIROKASTER

OBJEKTI I PADISË:

Anullim i titullit ekzekutiv,ne baze te nenit 609 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.174, date 12.02.1997, ka vendosur:

Rrezimin e padise nga paditesi Nonda Andoni kunder te paditurve Maksi Bala dhe Zyres se Permbarimit, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.390, date 10.02.1998, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimeve te mesiperme, ne baze te nenit 473 te ndryshuar te K.Pr.Ciivile ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit, paditesi N. Andoni duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy gjykatat, ne kundershtim me kerkesat e nenit 472 shkronja “a” te K.Pr.Civile, nuk kane marre nje prove te rendesishme te kerkuar ne gjykimin e ceshtjes.

- Eshte e vertete se te paditurit i kam premtuar nje shperblim qe po te me ndihmonte qe te merrja nga “A.A. Marketing” nje detyrim qe kjo firme me kishte dhe t`i jepja atij shumen 4.600.000 leke shumat qe kame marre nga shoqeria “A.A. Glina”, perfaqesojne shumat qe i jane dhene hua z. N.Peci nga une si perfaqesues i shume personave.

171

Page 169: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Nuk kam marre asgje nga Shoqeria “A.A.Marketing” qe t`i detyrohem te te paditurit dhe nuk kame ndonje detyrim ndaj tij.

- Kam kerkuar nga gjykata te thirrej N.Peci per te sqaruar te verteten dhe gjykata te administronte dokumentet qe provojne se jane dy detyrime te ndryshme por nuk u moren prej saj.

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte ne date 05.06.2001, ka vendosur te pranoje rekursin ne interes te ligjit dhe ja kaloje per shqyrtim ceshtjen ne Kolegjet e Bashkuara.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËPasi degjuan relacionin e anetareve Metush Saraci e Irma Bala, ne mungese te

paleve dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.390, date 10.02.1998 dhe vendimi i Gjykates se

rrethit Gjirokaster nr.174, date 12.02.1997, jane dhene ne kundershtim te hapur me kerkesat e ligjes e si te tilla ato duhen te dnryshohen.

Nga materialet e ceshtjes, rezulton si me poshte :Ne date 19.12.1995 paditesi Nonda Andoni , me cilesine e njohesit te detyrimit dhe

Maksim Bala i paditur, me cilesine e marresit te detyrimit kane lidhur para avokatit nje akt marreveshjeje, qe me pas eshte vertetuar tek noteri. Sipas kesaj akt-marreveshjeje, Nonda Andoni deklaron, se i njeh Maksim Bales nje detyrim prej 4.600.000. leke dhe shlyerja e tij do te behet me para, ose me vlere te kapitalit, ne varesi te shlyerjes qe do ti beje me pare, shoqeria “A.A. Marketing” Nonda Andonit, sipas kontrates se huas dt. 20.11.1995 lidhur midis tyre. Sa me siper rezulton, se shoqeria “A.A. Marketing” nepermjet perfaqesuesit te saj Naim Peci, per periudhen Gusht 1994-Janar 1995 i ka marre Nonda Andonit, perfaqesuesit te nje grupi kreditoresh, shumen 9.200.000 lek si hua. Shlyerja e detyrimit te mesiperm nuk eshte realizuar sipas kontrates, por ne rruge gjyqesore me padi themeli. Ne date 03.12.1996, Nonda Andoni ka ekzekutuar vendimin gjyqesor te formes se prere, te Gjykates se Apelit Tirane.

Ne dt.16.12.1996, permbaruesi gjyqesor i ka komunikuar Nonda Andonit, permbajtjen e akt-marreveshjes dt. 19.12.1995 dhe i ka kerkuar shlyerjen e detyrimit 4.600.000. leke, ne favor te Maksi Bales. Nga aktet rezulton, se ekzekutimi i ketij detyrimi eshte vene ne levizje nga permbaruesi gjyqesor, pa nxjerre me pare urdherin e ekzekutimt nga gjykata e rrethit, sic parashikon neni 511 germa “ç” i Kodit te Procedures Civile.

Ne keto kushte paditesi i eshte drejtuar gjykates me padi, per pavleshmeri te titullit ekzekutiv, bazuar ne nenin 609 te K.P.C., duke pretenduar se nuk ka asnje detyrim ndaj Maksi Bales dhe se akt mareveshja eshte lidhur ne kushte shtrenguese per te, pasi i padituri, si punonjes i shoqeris huamarrese do ta ndihmonte ne ekzekutimin e detyrimit, qe shoqeria kishte ndaj tij.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin nr.174, dt.12.2.1997 ka vendosur rrezimin e padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 390 dt. 10.2.1998, duke argumentuar se, akt marreveshja dt. 19.12.1995, lidhur midis paleve ka fuqine e titullit ekzekutiv dhe duhet te ekzekutohet nga zyra e permbarimit.

Te dy gjykatat ne zgjidhjen e ceshtjes, i jane referuar nenit 609 te K.P.C., ne te cilin bazohet padia per pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, nderkohe e kane kaluar ne heshtje problemin juridik, nese akt-marreveshja dt. 19.12.1995 eshte apo jo titull ekzekutiv, ne kuptim te nenit 510 pika “d” te K.P.C.

172

Page 170: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga permbajtja e akt-marreveshjes se mesiperme, lidhur midis paleve, nuk del shkaku i lindjes se marredhenises juridike te detyrimit, qe mund te jete detyrim kontraktor apo i percaktuar me ligj te vecante, ne kuptim te nenit 419 dhe 420 te K.Civil. Pra, qe akt marreveshja e mesiperme te jete titull ekzekutiv, ne kuptim te neni 510 shkronja “d” te ndryshar te K.P.C., ky akt, duhet te permbaje edhe shkakun e ligjshem te lindjes se detyrimit.

Sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te gjykates se Larte verejne, se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr. 390 dt. 10.2.1998, i ankimuar me rekurs ne interes te ligjit, eshte mare ne kudershtim me ligjin. Akt-marreveshja e njohjes se detyrimit te Nonda Andonit ndaj Maksi Bales, per cfaredo shkaku lidhur midis tyre, nuk perben titull ekzekutiv, e per pasoje veprimet e ekzekutimit te ndermara nga permbaruesi gjyqesor, nuk jane objekt ekzekutimi. Edhe pse paditesi, nuk i ka kundershtuar veprimet permbarimore ne baze te nenit 610 te K.P.C., gjykata mund ta konstatonte paligjshmerine e veprimeve te ekzekutimit te permbaruesit, pasi ai ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e ligjes, e pikerisht germen “ç” te nenit 511 te K.Pr.Civile.

Me qellim njesimin e praktikes gjyqesore, lidhur me percaktimin e kushteve dhe te rrethanave, sipas te cilave nje akt noterial do te konsiderohet titull ekzekutiv, Kolegjet eBashkuara te Gjykates se Larte, jane shprehur me vendimin Nr. 980 dt. 15.9.2000, i cili eshte i detyrueshem, edhe ne shqyrtimin e rekursit te paraqitur nga Nonda Andoni.

Vendimi i mesiperm i Kolegjeve te Bashkuara, nder te tjera orienton… “ qe nje akt… te jete titull ekzekutiv, duhet te permbaje nje detyrim te njohur e te percaktuar sakte, te kerkueshem, qe nuk lidhet me plotesimin e afateve te percaktuara dhe mbi te gjitha, te pa kushtezuara nga rrethana te tjera, apo detyrime te tjera te ndersjelleta…”. Akt-marreveshja dt. 19.12.1995, ne kundershtim sa siper, eshte lidhur mbi nje sere kushtezimesh e detyrime te tjera te ndersjelleta.

Ne keto kushte, vendimi njehsues i mesiperm i Kolegjeve te Bashkuara ka orientuar edhe menyren e zgjidhjes se konfliktit midis paleve, duke u realizuar ne rrugen e zakonshme gjyqesore, me padi themeli.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Ndryshimin e vendimit nr.174, date 12.02.1997 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe

vendimit nr.390, date 10.02.1998 te Gjykates se Apelit Tirane ne kete menyre;Pranimin e kerkesepadise, konstatimin e faktit, qe aktmarreveshja 19.12.1995 lidhur

midis paditesit dhe te paditurit, nuk eshte titull ekzekutiv.

Tirane, me 30.05.2002

173

Page 171: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.41 i Regj.Themeltar.Nr. 36 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Nikoleta Kita “Valentina Kondili “Natasha Sheshi “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Vladimir Metani “Bashkim Caka “Ylvi Myrtja “Vladimir Bineri “Agron Lamaj “Metush Saraçi “Artan Hoxha “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqesore te dates 30.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.85, qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: FILIALI ELEKTRIK, SKRAPAR

I PADITUR: A.K.P., BERAT

I PADITUR KUNDRAPADITËS: KAMBER GORREZI

OBJEKTI I PADISË:Deklarimi i pavlefshmerise

se kontrates se shitjes se Hotelit Polican (vetem persa i perket pjeses se gabines elektrike).

Baza Ligjore e padise: Neni 92/a i K. Civil.OBJEKTI I K/PADISË:

Detyrim per njohje pronar dhe largimi i transformatoreve.Baza Ligjore e k/padise: Neni 150 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr. 02, dt.13.01.1998, ka vendosur:Ndalimin e cënimit të pronësisë në gabinën elektrike nr.1 në katin e parë të Hotelit nr.2 Poliçan, pronë kjo e Filialit Elektrik Skrapar nga ana e të paditurit Kamber Gorrëzi dhe mos përsëritjen e këtij cënimi në të ardhmen.

174

Page 172: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.601 dt.03.12.1998, vendosi:Prishjen e vendimit nr.2 dt.13.05.1997 të Gjykatës së Rrethit Skrapar dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.Në rigjykim, pala e paditur paraqiti k/padi me objektin e detyrimin per njohjen pronar ne kete kabine dhe largimin e transformatoreve prej saj.

Mbas rigjykimit Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr.185, dt.2.6.1999, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit Filiali Elektrik Skrapar për pavlefshmërinë e shitjes për pjesën që i përket kabinës elektrike.Pranimin e k/padisë të k/paditësit Kamber Gorrëzi.Njohjen pronar të tij për sip.25 m2, të ndodhur në objektin e privatizuar prej tij, ku gjendet kabina elektrike dhe detyrimin e Filialit Elektrik të largojë transformatorët nga ai objekt.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.527 dt.12.10.1999, vendosi:Lënien në fuqi të ketij vendimi përsa i përket rrëzimit të padisë për pavlefshmërinë e kontratës së shitjes dhe pranimin e k/padisë për largimin e paisjeve elektrike të palës paditëse Filialit Elektrik, nga objekti (Hoteli nr.2), me plotësim “Brenda afatit 6 mujor”, duke filluar nga dita e dhënies së vendimit.- ndryshimin e vendimit përsa i përket pranimit të k/padisë të k/paditësit Kamber Gorrëzi, për njohjen pronar të sip. 25 m2, të ndodhur në objektin e privatizuar prej tij ku gjendet kabina elektrike dhe pushimin e gjykimit për këtë pjesë, me arsyetimin se i padituri eshte njohur pronar me nje veprim te ligjshem sic eshte ai i blerjes me nje kontrate te rregullt shirblerje dhe kjo padi nuk mund te ngrihej.

Kundër këtyre vendimeve ka paraqitur rekurs në Kolegjet e Bashkuara, paditësi i k/paditur Filiali Elektrik Skrapar, me të cilin kërkon ndryshimin e tyre, duke parashtruar këto shkaqe:

- Të dy gjykatat kanë zbatuar keq ligjin.- Gabina elektrike, më pare ka qenë në pronësi të Filialit Elektrik si mjet themelor i tij,

duke qenë i regjistruar dhe në zyrën hipotekore të rrethit Skrapar.- Gjykatat nuk kanë patur parasysh Udhëzimin nr. 1192, dt.06.07.1994 të K.E.Sh-it,

sipas të cilit kabinat elektrike nuk do të shiten apo privatizohen.- Edhe në ligjin 7967 dt.13.7.19995, “Për privatizimin e sektorit energjitik“nuk bëhet fjalë

që gabinat elektrike të privatizohen apo t`u jepen ish pronarëve të truallit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve te Gjykates se Larte, Spiro Spiro e Perikli Zaharia,

perfaqesuesin e te paditurit k/padites, avokat Adriatik Bakrasi, i cili kerkoi pranimin e kunderpadise dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËSipas kontrates se shitjes, date 15.06.1995, lidhur midis N.F.P.Polican, ne rolin e

shitesit nga njera ane dhe te paditurit-k/padites Kamber Gorrezi, ne rolin e bleresit, nga ana tjeter, ky i fundit ka blere Hotelin nr.2, Polican, destinacioni i te cilit ishte per te banuar punetoret e uzines se atij qyteti, kontrate, te cilen, sipas dokumentacionit qe ndodhet ne dosje, rezulton se e ka regjistruar ne hipoteken e asaj kohe.

175

Page 173: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne katin e pare te godines ne te cilen ndodhej ky hotel, ndodhet edhe nje ndarje e vecante ne te cilen eshte instaluar nje gabine elektrike, nga ana e paditesit te kunderpaditur, Filiali Elektrik Skrapar.

Gjate shqyrtimit te akteve qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, u konstatua se, me t`u vene ne dijeni te kontrates se mesiperme, paditesi i kunderpaditur ka kerkuar gjyqesisht, deklarimin e pavlefshmerise se kesaj kontrate persa i takon ndarjes se katit te pare te godines, ne te cilen vazhdon te ndodhet gabina elektrike, duke pretenduar se ajo eshte ne pronesi dhe admnistrimin e tij prej me teper se njezete vjet dhe si e tille, ka qene e regjistruar, si pasuri e paluajtshme ne inventarin e mjeteve themelore te tij.

Ne rigjykim, me vendimin nr.185, date 02.06.1999 Gjykata e Rrethit Skrapar, vendosi rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise se paraqitur nga i padituri Kamber, duke e njohur ate pronar ne nje siperfaqe 25 m2 qe ndodhet ne objektin e privatizuar prej tij, (pikerisht siperfaqja e zene nga gabina elektrike) dhe detyrimin e paditesit-te kunderpaditur per te larguar transformatoret nga ai objekt.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.527, date 12 .10.1999, vendosi lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm persa i perket rrezimit te padise dhe detyrimin e paditesit per largimin e transformatoreve, brenda gjashte muajve nga dita e dhenies se vendimit si dhe ndryshimin e tij persa i takon njohjes pronar, me arsyetimin se i padituri kundrapadites ishte njohur pronar me kontraten e shitblerjes.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arriten ne perfundimin se, te dy keto vendime duhen ndryshuar, pasi jane marre ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara gjate gjykimit te ceshtjes.

Keshtu, nga permbajtja e kontrates se shitblerjes, date 15.06.1995, rezulton se te paditurit-kundrapadites i eshte shitur, jo nga paditesi, por nga nje person juridik i trete, sic eshte N.F.P.-Polican, nje objekt, i emertuar “Hoteli nr.2-Polican”, me siperfaqe 442 m2, ndertuar ne vitin 1964, pa specifikuar katet, ndarjet, anekset dhe pjeset perberese te kesaj godine, ne nje kohe kur, nga aktet qe ndodhen ne dosje, rezulton se, qe ne vitin qe u ndertua, ne katin e pare te kesaj godine ndodhej godina elekrike dhe transformatoret, ne pronesi te paditesit dhe jo te N.F.P-se qe figuron si shites ne kontraten e permendur.

Ne keto rrethana, Kolegjet e Bashkuara, arriten ne perfundimin se, te dy gjykatat, gabimisht kane kosideruar pronesine mbi objektin Hotel nr.2, Polican, si nje te tere dhe kjo ne nje kohe kur, sipas legjislacionit ne fuqi, gabina ne te cilen jane vendosur transformatoret elektrike nuk mund te privatizohej, pasi nje veprim i tille vjen ne kundershtim me dispozitat ligjore qe rregullojne marredheniet juridike te pronesise ne lidhje me te gjitha objektet qe jane ne pronesi te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare, sikurse jane dispozitat e Ligjit nr.7962, date 13.07.1995, “Per energjine elektrike”, Ligji 7698, date 15.04.1993 dhe V.K.M., nr.161, date 08.04.1993, ne te cilat jane vendosur kufizime jo vetem per shitjen, por edhe per kompensimin e ketyre pronave, ish pronareve.

Per rrjedhoje, marredhenia juridike e krijuar midis N.F.P-se Polican, si shites dhe te paditurit-kundrapadites, si bleres, nuk mund te kete efekte, te krijoje pasoja edhe per persona te tjere, sikurse eshte paditesi ne rastin konkret, i cili duke mos qene pale ne lidhjen e kontrates se shitjes, nuk mund te marre persiper detyrimime. Kjo, perpos faktit qe, sikurse u permend me lart edhe ligjerisht ishte e ndaluar shitja e objekteve te pasurise se paluajteshme, prone e KESH-it.

Ne keto kushte, mbeshtetur ne dispozitat e neneve 92/a, 105 e 106 te K.Civil qe rregullojne pavlefshmerine e veprimeve juridike dhe pasojat e kesaj pavlefshmerie, Kolegjet e Bashkuara, konstatuan pavlefshmerine absolute te kontrates se shitblerjes, date 15.06.1995, persa i takon siperfaqes qe ze gabina elektrike qe ndodhet ne katin e pare te ish Hotelit-Polican.

176

Page 174: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N Ndryshimin e vendimeve nr.185, date 02.06.1999, te Gjykates se Rrethit Skrapar

dhe nr.527, date 12.10.1999, te Gjykates se Apelit Vlore, pranimin e padise se paditesit Filiali Elektrik Skrapar dhe rrezimin e kunderpadise se te paditurit-kundrapadites, Kamber Gorrezi.

Tirane, me 30.05.2002

177

Page 175: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

NR. 31 i Regj. ThemeltarNR. 37 i Vendimit

V E N D I M NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia AnetarValentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareNatasha Sheshi AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarAgron Lamaj AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.5.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me Nr. 31 qe i perket :

PADITËS: BEDRI SHKEMBI, ne mungese

E PADITUR: MINISTRIA E BRENDSHME, ne mungese

OBJEKTI:Rikthim ne pune, pagimin e pages.

Baza Ligjore: Ligji 7978 dt. 26.7.1995 “Per Forcat e Armatosura”.

Gjykata e Shkalles se Pare Korce, me vendimin Nr.411 dt. 15.3.1999 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se paditesit Bedri Shkembi, me te paditur Ministria e Brendeshe Tirane, duke u kthyer paditesi ne punen e meparshme prane Komisariatit te Policise Pogradec. Detyrimin e pales se paditur, t`i paguaje paditesit Bedri Shkembi pagen sipas vendit te punes, per periudhen e qendrimit padrejtesisht pa pune, duke filluar nga data 16.11.1997 e ne vazhdim.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin Nr. 186 dt 15.3.2001 ka vendosur: Mospranimin e ankimit, si te bere jo ne formen qe kerkon ligji.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Korce, Nr. 411 dt. 15.3.1999, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesi, duke parashtruar keto shkaqe:

178

Page 176: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Gjykimi i ceshtjes nga Gjykata e Rrethit Korce, eshte bere ne mungese te perfaqesuesit te pales se paditur.

- Gjykata nuk ka mbajtur parasysh kriteret e percaktuara ne nenin 32 te ligjit, “Mbi forcat e armatosura”, per emerimin dhe largimin nga detyra te ushtarakeve te forcave te armatosura.

- Padia e paditesit, eshte pranuar per shqyrtim ne kundershtim me nenin 32 te ligjit te mesiperm, pasi ankimi eshte paraqitur tej afatit 10 ditor.

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte, me vendimin date 7.1.2002 ka vendosur, kalimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Metush Saraci dhe Vladimir Bineri,

V Ë R E J N ËVendimi Nr. 411, dt. 15.3.1999 i Gjykates se Shkalles se Pare Korce dhe vendimi

Nr.186, dt. 16.5.2001 i Gjykates se Apelit Korce, jane marre ne kundershtim me kerkesat e ligjes dhe si te tille duhet te prishen dhe ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Korce.

Paditesi, oficer aktiv ne Komisariatin e Policise Pogradec, me urdher te Ministrit te Brendshem Nr. 722/4, dt. 1.11.1997, eshte nxjerre ne lirim per paaftesi profesionale dhe te meta e mangesi ne kryerjen e detyres.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se paditesi Bedri Shkembi i eshte drejtuar me padi Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec, dhe ka kerkuar rikthimin ne vendin e punes e pagim page, ne baze te nenit 32 te ligjit “Mbi Forcat e Armatosura”, duke thirrur ne kete proces si te paditur Komisariatin e Policise Pogradec, padi e cila eshte pranuar nga kjo gjykate me vendimin nr.62, date 10.02.1998. Mbi bazen e ankimit te Komisariatit te Policise Pogradec, Gjykata e Apelit Korce me vendimin Nr. 30 dt. 30.4.1998 ka vendosur; prishjen e vendimit te mesiperm dhe dergimin e ceshtjes per per rigjykim, ne Gjykaten e Rrethit Korce (seksion administrativ).

Ne seancen gjyqesore dt. 23.6.1998, me kerkesen e paditesit per rregullimin e ndergjyqesise, Gjykata e Rrethit Korce ka vendosur, pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Me kerkesepadi dt. 1.9.1998, perseri paditesi ka kerkuar sipas objektit, duke thirrur si te paditur Ministrine e Brendshme Tirane. Gjykata e Rrethit Korce ne perfundim te gjykimit, me vendimin nr.411, Dt.15.3.1999 ka vendosur; “pranimin e padise, kthimin ne vendin e meparshem te punes dhe pagimin e pages per periudhen e qendrimit pa pune”. Me vendimn Nr. 186, dt. 16.5.2001 Gjykata e Apelit Korce, ka vendosur, mospranimin e ankimit, per shkak se ai nuk ploteson kushtet ligjore. Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Korce Nr. 411, dt. 15.3.1999, ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit Ministria e Brendshme Tirane per shkaqet e mesiperme.

Nga studimi i akteve, Kolegjet e Bashkuara verejne se ne seancen e dt. 23.6.1998 ne Gjykaten e Rrethit Korce, paditesi ka kerkuar pushimin e gjykimit, per shkak se ai nuk kish thirrur si te paditur Ministrin e Brendeshme Tirane, sic kish orientuar Gjykata e Apelit Korce me vendimin Nr. 30, dt. 30.4.1998. Me te drejte gjykata, ne baze te nenit 201 te K.P.C, ne kete date ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes. Ne keto kushte, paditesi duhet te kish paraqitur padine brenda 10 diteve, sic parashikon neni 32 i ligjit Nr. 7978, dt.26.7.1995 “Mbi Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”, pasi vendimi i mesiperm ka marre forme te prere. Por, paditesi e ka riparaqitur kerkesepadine ne dt.1.9.1998, tej afatit, duke mos kerkuar rivendosjen ne afat, sic parashikon neni 151 te K.Pr.Civile.

179

Page 177: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne keto kushte, Kolegjet e Bashkuara cmojne se Gjykata e Rrethit Korce ka gabuar, pasi ajo nuk ka pasur parasysh permbajtjen e dispozitave te parashkrimit te padise dhe me konkretisht kerkesat e nenit 112 te Kodit Civil, qe percakton se : “E drejta e padise qe nuk eshte ushtruar brenda afatit te caktuar ne ligj, shuhet dhe nuk mund te realizohet me me ane te gjykates...”. Per periudhen nga dt. 23.6.1998, qe eshte vendosur pushimi i gjykimit dhe deri ne dt. 1.9.1998, qe eshte riparaqitur padia nuk ka asnje shkak qe te sherbeje si pezullim apo nderprerje te parashkrimit, ne kuptim te ligjit. Kjo llogjike e kuptimit dhe zbatimit te ligjit, perforcohet edhe nga permbajtja e nenit 135 te K.Civil, qe bene fjale per nderprerjen e parashkrimit “… kur eshte vendosur rrezimi i padise pa u zgjidhur ceshtja ne themel, ose pushimi i gjykimit te ceshtjes, parashkrimi nuk quhet i nderprere”.

Gjithashtu, gjykata e rrethit ka vepruar gabim kur ka vendosur pranimin e kerkeses se paditesit, per rikthimin ne punen e mepareshme dhe pagimin e pages nga data 16.11.1997 e ne vazhdim.

Eshte e vertete se ne nenin 32 te Ligjit nr.7978, date 26.07.1995 “Per forcat e armatosura te Republikes se Shqiperise”, qe eshte i zbatueshem edhe per punonjesit e policise ne plotesimin e akteve te parashikuara ne ligjin e mesiperm, parashikohet se, “Per te gjitha mosmarreveshjet qe lindin ne keto raste, ushtaraku ka te drejte te ankohet ne gjykate….”Megjithate me ane te ankimit ne gjykate ushtaraku apo punonjesi i policise, si dhe cdo punonjes tjeter qe ka nje detyre te caktuar ne sherbimin per shkak te te ciles vepron si perfaqesues i shtetit per mbrojtjen e interesave te tij, apo qe kryen detyra te tjera me karakter publik, nuk mund te realizoje rikthimin e tij ne detyre qe ka pasur edhe kur eshte larguar prej saj pa shkaqe te perligjura por vetem mund te realizoje te drejten per t`u kompesuar financiarisht per demet qe ka pesuar nga nderprerja e kontrates se sherbimit publik nga humbja e perfitimeve qe rrjedhin prej saj. Nenpunesit publik te kesaj kategorie, ne asnje rast nuk mund te mbrohen me padi, per rikthimin ne detyren qe kishin.

Edhe vendimi i gjykates se apelit, qe ka vendosur mospranimin e ankimit duhet te prishet, per shkak se ajo gjykate eshte investuar ne kundershtim me ligjin. Kolegjet verejne, se Ministria e Brendshme me te marre dijeni per vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Korce, per rikthimin ne pune te ish oficerit te saje, ka autorizuar Drejtorine e Policise se Prefektures per te ndjekur problemin, duke lene ne cmim te saj edhe berjen e ankimit kunder atij vendimi. Nga aktet rezulton, se perfaqesuesi i te paditurit i autorizuar nuk ka bere ankim kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, nje fakt i tille pranohet dhe ne vendimin e Gjykates se Apelit Korce, e cila arsyeton se shkresa dt. 9.8.1999 e Ministrise se Rendit Publik …” nuk ka permbajtjen e nje ankimi sic kerkon neni 454 i K.P.C.” Ne keto kushte gjykata e apelit ne kuptim te nenit 455 te K.Pr.Civile duhet te kerkonte plotesimin e te metave te ankimit nga i padituri dhe jo te vazhdonte gjykimin e ceshtjes pa patur kerkese ankimore.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne mbeshtetje te neneve 473 dhe 485

germa “c” te K.Pr.Civile.

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit Nr. 411 dt. 15.3.1999 te Gjykates se Rrethit Korce dhe te vendimit

Nr. 186 dt. 16.5.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim, ne Gjykaten e Rrethit Korce, me tjeter trup gjykues.

Tirane me 29.5.2002

180

Page 178: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIMI I PAKICËSVendimi i shumices, eshte i pabazuar ne ligj. Ne rastin ne gjykim, problemi baze qe

duhej te shqyrtohej, pa i hyre shqyrtimit ne themel te ceshtjes, eshte nese rekursi i paraqitur eshte bere ne perputhje me kerkesat ligjore dhe pasi te zgjidhej ky problem, mund te analizohej bazueshmeria e vendimit te Gjykates se Rrethit Korce, ndaj te cilit eshte ushtruar rekursi.

Neni 474 i K.Pr.Civile, parashikon se, rekursi qe i drejtohet Gjykates se Larte, nenshkruhet nga palet apo perfaqesuesit e tyre te pajisur me prokure. Ne rastin ne shqyrtim, me cilesine e perfaqesuesit te Ministrise se Rendit, juristja Aida Hajnaj rezulton se, Ministrine e Rendit Publik ne gjykimin e ceshtjes prane Gjykates se Rrethit Korce, mbi bazen e nje autorizimi te nenshkruar nga Ministri (pa date e gjysem i palexueshem), e ka perfaqesuar Kujtim Kodra, ndersa Gjykata e Apelit Korce ka vendosur mospranimin e ankimit si te bere jo ne formen e kerkuar nga ligji. Ky gjykim, eshte bere ne mungese te paleve te cilet kane patur dijeni, por per shkaqe te paarsyeshme nuk j ane paraqitur ne gjykim.

Rezulton nga aktet se, vendimi i Gjykates se Rrethit Korce mban daten 15.03.1999, vendimi i Gjykates se Apelit Korce mban daten 16.05.2001, ne te cilin pasqyrohet fakti se ne ate gjykate, eshte derguar nje shkrese nga sektori juridik i Ministrise se Rendit Publik me daten 09.08.1999, e cila nuk mund te trajtohet si ankim kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Korce, pasi nuk permban elementet e ankimit.

Para gjykimit te ceshtjes ne gjykaten e apelit, me daten 27.03.2001, eshte paraqltur rekursi kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Korce nr.411, date 15.03.1999, para Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, d.m.th. rekursi duhet te konsiderohet si i bere kunder nje vendimi qe nuk ka marre forme te prere. Sipas nenit 473 te K.Pr.Civile, palet kane te te drejte te bejne rekurs ne Kolegjet e Bashkuara, kunder vendimeve te formes se prere, ndersa ne rastin konkret merret ne shqyrtim nje rekurs kunder vendimit te gjykates se rrethit gjate kohes qe ceshtja ishte per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korce.

Rekursi eshte nenshkruar nga juriste Aida Hajnaj me shenimin "e perfaqesuar me autorizim". Ketij rekursi i eshte bashkengjitur nje autorizim i Ministrise se Rendit Publik i dates 19.03.2001, nenshkruar nga ministri. Por po t'i referohesh ketij autorizimi, nuk del qe juristes Aida Hajnaj, t'i jete dhene e drejta qe te ushtroje rekurs ne emer te Ministrise se Rendit Publik. Ne te shkruhet tekstualisht "autorizohet zj. Aida Hajnaj, juriste ne Drejtorine Juridike te M.R.Publik, te perfaqesoje ne Gjykaten e Larte ceshtjen civile me objekt prishjen e vendimit nr. 411 date 15.03.1999 te Gjykates se Rrethit Korce. I autorizuari do te vere ne dispozicion te kesaj gjykate, materialet e domosdoshme per gjykim te drejte e te plote te ceshtjes si dhe ta ndjeke ate deri ne zgjidhjen perfundimtare, duke patur kompetenca te plota perfaqesimi sipas ligjlt".

Duke ju referuar ketij autorizimi shtrohet pyetja:Çfare te drejtash i jane detyruar Zj. Aida Hajnaj?A ka te drejte ajo te ushtroje rekurs ne emer te M.R.Publik?Ne autorizim theksohet se Zj. Aida Hajnaj, i jepet e drejta "te perfaqesoje Ministrine

ne gjykimin e ceshtjes" dhe asnje e drejte tjeter, e keto rrethana duhej sqaruar nese rekursi eshte nenshkruar nga nje person qe e ka kete te drejte (qofte edhe te deleguar) apo eshte nenshkruar nga nje person qe nuk e ka kete te drejte e nuk legjltimohet ne ushtrimin e tij.

Ne nenin 64 te K.Civil parashikohet se "me perfaqesimin nje person kryen brenda tagreve qe i jane dhene nga ligji, nga prokura ose nga gjykata veprime juridike ne emer e per Ilogari te nje personi fizik ose juridik" dhe me tej ne nenin 65 theksohet "tagret e perfaqesimit ligjor caktohen nga dispozitat e ligjit qe i japin kete cilesi, ndersa tagret e perfaqesimit te emeruar nga i perfaqesuari caktohen prokure”. Po keshtu ne nenin 67 te K.Civil theksohet se, perfaqesuesi nuk mund te kryeje veprime juridike ne emer te te perfaqesuarit, pervec kur i perfaqesuari e ka lejuar kete shprehimisht.

181

Page 179: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga sa u citua me lart, del qarte se rekursi eshte bere nga Zj.Aida Hajnaj, tej tagreve te caktuara nga i perfaqesuari. Ne autorizim asaj i eshte dhene e drejta vetem e perfaqesimit ne gjyq dhe venies ne dispozicion te Gjykates se Larte te materialeve te nevojshme ne gjykim dhe jo edhe e ushtrimit te te drejtave te tjera.

Ne keto kushte, rekursi eshte ushtruar nga nje person qe nuk legjitimohet pasi ka kaluar tagret e caktuara nga i perfaqesuari e per pasoje ai nuk duhet te pranohet.

Kristaq Ngjela Agron Lamaj

182

Page 180: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.42 i Regj.Themeltar.Nr.38 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Metush Saraci “Valentina Kondili “Vladimir Bineri “Nikoleta Kita “Natasha Sheshi “Vladimir Metani “Agron Lamaj “Ylvi Myrtja “Irma Bala “Evgjeni Sinoimeri “Artan Hoxha “Bashkim Caka “

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2002, 06.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.42, qe i perket:

PADITËS: SHTETI RUMUN, perfaqesuarnga Ministria e Financave

I PADITUR: SHTETI SHQIPTAR, perfaqesuarnga Ministria e Financave

PERSON I TRETË: LLAMBRO NESTURI-Sarande

NDËRHYRËS KRYESOR: DRAGUSH HADERI - DELVINE

OBJEKTI I PADISË:Njohjen e pronesise mbi nje truall

dhe nje ndertese ne qytetin e Sarandes.Baza Ligjore: Neni 92/a, 130, 153, 154 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Sarande, me vendimin nr.150, date 07.03 , ka vendosur:Njohjen e pronesise se Shtetit Rumun mbi nje truall me siperfaqe 676 m2 ne qytetin e Sarandes. Rrezimin e padise per njohjen e pronesise mbi nje ndertese. Pranimin e padise se nderhyresit kryesor Dragush Haderi mbi nje truall me siperfaqe prej 2500 m2 dhe te nje ndertese ne te.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.3658, date 28.06.1996 ka vendosur: Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit.

183

Page 181: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Kasacionit Tirane, me vendimin nr.1903, date 07.11.1996 ka vendosur:Prishjen e vendimeve te gjykates se rrethit dhe te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.133, date 08.10.1998 ka vendosur:Pranimin e padise se shtetit Rumun per njohjen e pronesise mbi truallin prej 767 m2. Rrezimin e padise se Shtetit Rumun per njohjen e pronesise mbi godinen e ndodhur mbi kete truall. Rrezimin e padise se personit te trete Dragush Haderi per njohjen e pronesise mbi truallin me siperfaqe 767 m2 dhe te godines te ndodhur mbi te.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.757, date 06.07.1999 ka vendosur:Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Larte ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit pala paditese e cila ka kerkuar prishjen e vendimit per shkaqet e meposhtme:

- Sipas objektit te padise, konflikti nga pikpamja e marredhenies juridiko-civile nuk eshte objekt qe mund te rregullohet nga dispozitat e Ligjit 7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompesimin e pronave “. Eshte kuptuar dhe zbatuar gabim neni 1 i ketij ligji. Po keshtu eshte gabuar nga Gjykata e Larte mbeshtetja ne piken 2/a te V.K.M. nr.31, date 14.06.1993.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e gjyqtareve Bashkim Caka e Kristaq Ngjela, avokatin e

paditesit Arben Hakani, qe kerkoi prishjen e vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, perfaqesuesin e Avokatit te Shtetit Kosta Gazeli, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Kolegjit Civil, pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë Rezulton nga materialet e dosjes gjyqesore se ne vitin 1932, ish mbreti i Shqiperise

Ahmet Zogu i ka dhuruar shtetasit rumun, albanalogut Nikolaje Jorga nje truall me siperfaqe 750 meter katror ne qytetin e Sarandes. Dhurimi eshte bere me aktin noterial nr.6808, date 5.5.1932 dhe eshte rregjistruar ne hipoteken e qytetit te Delvines me nr.135, date 22.7.1932. Ky truall objekt gjykimi figuronte i regjistruar ne hipoteke ne favor te Shtetit Shqiptar me nr.92, date 14.6.1930. Me vone, me Dekret Ligj te vecante Nikolaje Jorges i eshte dhuruar edhe 17 meter katror truall.Sipas ketyre dokumenteve te pronesise, trualli me siperfaqe 767 meter katror percaktohet me kufizimet: Lindja me nje ball 20.5 meter; Perendimi 20 meter; Veriu ball 27 meter dhe Jugu po me ball 27 meter.

Nikolaje Jorga kete truall me daten 13.8.1934 ja ka dhuruar Shtetit Rumun, duke u bere dhurimi perpara noterit publik te qytetit te Tiranes me aktin nr.6800/934. Shtetit Rumun pretendon se mbi kete siperfaqe trualli, mbas akordimit te fondeve te nevojeshme nga shteti Rumun dhe pas perjashtimit te bere nga shteti Shqiptar per pagimin e taksave doganore per mallrat qe do te sherbenin per ndertimin e objektit, eshte ndertuar Instituti per Kerkime dhe Studime Albanalogjike.

Ne vitin 1992, Agjensia Kombetare e Privatizimit, dega Sarande truallin dhe objektin e ndertuar mbi te ja ka shitur shtetasit Llambro Nesturi.

184

Page 182: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Me daten 19.6.1995 Shteti Rumun nepermjet perfaqesuesit te tij te paisur me prokure, ambasadori i Rumanise ne Republiken e Shqiperise, i eshte drejtuar me kerkesepadi gjykates se rrethit te Sarandes, duke thirrur si te paditur Degen e AKP Sarande dhe Seksionin e Finances prane Bashkise dhe person te trete shtetasin Llambro Nesturi, me objekt te kerkesepadise:

1-Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes se nje trualli me siperfaqe 767 meter katror, dhe te godines se ish-Instituti Rumun per Studime dhe Kerkime Albanalogjike ne favor te Llambro Nesturit, ne baze te nenit 92/a te Kodit Civil

2-Njohjen e shtetit Rumun si te vetmin pronar te ketij trualli dhe te godines te ndodhur ne Sarande, ne baze te neneve 130, 153 dhe 154 te Kodit Civil.

Nga formulimi qe i eshte bere objektit te kerkesepadise rezulton se te dy kerkimet jane padi njohje, e para padi njohje negative dhe kerkimi i dyte padi njohje pozitive. Por baza ligjore, me te cilen pala paditese ka kerkuar zgjidhjen e mosmarreveshjes ne gjykate, neni 130 i Kodit Civil(i vitit 1994), sherben per ngitjen e padise se revendikimit.

Ne kundershtim me parimet themelore te nje procesi civil, gjykata e rrethit, pa kerkese te paleve cakton vete bazen ligjore sipas nenit 86/a te Kodit te Procedures Civile

Kjo gjykate, pasi ka bere zvendesimin procedural duke thirrur si te paditur ne vend te seksionit te Finances Sarande Shtetin Shqiptar, ka vepruar me pas ne kundershtim me rregullat procedurale, duke mos u shprehur ne vendimin e saj per te gjithe kerkimet e bera ne kerkese padi, dhe konkretisht nuk eshte bere as gjykim per objektin e dyte te kerkesepadise, ate te pavlefshmerise se kontrates se shitjes. Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saje nr.3658, date 28.6.1996, megjithese e konstaton kete shkelje procedurale, ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes me arsyetimin se pavlefshmeria e kontrates se shitjes eshte zgjidhur me nje vendim tjeter gjyqesor (pa saktesuar nese ndodhemi para gjese se gjykuar) dhe se paditesi duhet te drejtohej me pare ne komisionin e kthimit te pronave dhe me pas ne gjykate.

Keto vendime jane prishur nga Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.1903, date 07.11.1996 dhe ceshtja eshte derguar per rishqyrtim ne gjykaten e Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane qe e ka gjykuar ceshtjen si gjykate fakti, mbas ridergimit per rishqyrtim nga gjykata e Kasacionit ka lejuar gjithashtu shkelje te rende te normave procedurale: Perfaqesuesi i pales paditese, me nje kerkese me shkrim, pa date, drejtuar relatorit te

ceshtjes ne gjykaten e Apelit, ka kerkuar ndryshimin e objektit te padise ne a) detyrimin e pales se paditur ( pa e percaktuar ate) per te njohur shtetin Rumun si pronar te vetem te truallit 767 meter katror dhe te godines ndertuar ne ate, duke bere percaktimin e vendodhjes me kufij te percaktuar dhe b) deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes, te bere ndermjet AKP Sarande dhe personit te trete Llambro Nesturi.Ne kundershtim me parimet e procesit civil, sipas te cilit gjykata duhet te shprehet per gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet ( neni 6 KPC) gjykata e Apelit nuk eshte shprehur fare ne vendimin e saje lidhur me kerkimin e paditesit per pavlefshmerine e kontrates se shitjes, madje nuk rezulton qe per kete kerkim te bere ne kerkese padi te jete kryer edhe hetimi gjyqesor.

Gjykata e Apelit pa patur ndonje kerkim te paleve, pa u shqyrtuar ne séance gjyqesore, ben zvendesimin procedural te paleve ne gjykimin e deriatehershem, duke vepruar ne kundershtim me nenin 182 te Kodit te Procedures Civile, sipas te cilit zvendesimi i paditesit ose i te paditurit behet vetem me kerkesen e pales se interesuar dhe se per kryerjen e zvendesimit gjykata duhet te marre pelqimin e te dy paleve dhe te personit qe hyn ne vend te tyre si pale.Ne rastin ne gjykim ka qene si i paditur Shteti Shqiptar, nderhyres kryesor Dragush Haderi dhe person i interesuar Llambro Nesturi, ndersa ne gjykimin e Apelit, ne kundershtim me parimet procedurale te cituara, del si i paditur Llambro Nesturi, ndersa si persona te trete Ministria e Financave, AKP dega Sarande dhe Hysni Haderi.

185

Page 183: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Apelit ka bere ndryshimin e bazes juridike te padise pa patur kerkesen e pales, duke vepruar keshtu ne kundershtim me paragrafin e dyte te nenit 16 te Kodit te Procedures Civile.

Keshtu, ne vendimin e gjykates se apelit rezulton se baza juridike e kerkese padise eshte ndryshuar duke u vendosur edhe neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “ Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve.”

Kolegji Civil i Gjykates se Larte. me arsyetimin se paditesi dhe nderhyresi kryesor me perpara se tí drejtoheshin gjykates, duhej t’í ishin drejtuar komisionit te kthimit dhe te kompensimit te pronave si i vetmi organ kompetent i ngarkuar nga Ligji nr.7698, date 15.4.1993, per kthimin dhe kompensimin e pronave te shtetezuara, shpronesuara, konfiskuara apo te marra padrejtesisht nga shteti pas dates 29.11.1944., ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se Apelit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Ky vendim eshte i cenueshem per faktin se nuk ka konstatuar shkeljet e renda procedurale qe jane lejuar ne gjykimin e Apelit te kontrolluar prej saje.

Shkeljet e renda te normave procedurale qe u argumentuan ne kete vendim lidhur me ndryshimin e shkakut dhe objektit te padise, te zevendesimit procedural te paleve, te disponibilitetit te paditesit, e te tjera, si dhe pasaktesit e lejuara ne vete ngritjen e padise, kane shpene ne mos percaktimin e sakte te objektit te mosmarrveshjes ne gjykim, te bazes ligjore te zgjidhjes se konfliktit dhe ndertimin e ndergjyqesise.

Padia eshte disponibilitet i paditesit dhe ai gjate shqyrtimit gjyqesor ka te drejte te ndryshoje shkakun ligjor te padise.Paditesi pa e ndryshuar shkakun ligjor te padise, mund te shtoje, te pakesoje ose te ndryshoje objektin e padise, duke u respektuar rregullat e parashikuara ne nenin 185 te Kodit te Procedures Civile.

Arsyeja e kerkimit gjyqesor qe perbehet nga e drejta dhe nje gjendje faktike kunder kesaj te drejte (causa pretendi) qe jane shkaku i padise; si dhe kerkesa qe do te arrije paditesi me ane te padise, pra zbatimi i ligjit per realizimin e se drejtes te shkelur,qe eshte objekti i padise (petitium), duhet te tregohen qarte ne kerkese padi.

Ne gjykimin e ceshtjes nuk ka rezultuar e qarte nese nga paditesi eshte pretenduar se ai eshte pronar i truallit dhe i ndertimit te kryer mbi te dhe kete pronesi nuk e ka humbur ne nje nga menyrat e parashikuara nga ligji per nje periudhe mese pesedhjete vjecare gjate regjimit komunist ne Shqiperi, per rrjedhoje kerkon rivendikimin e tij apo pretendohet se paditesi, pra shteti Rumun eshte ish-pronar i truallit dhe i ndertimit, dhe kjo prone i eshte marre ne menyre te padrejte nga shtetit Shqiptar dhe se paditesi eshte subjekt qe perfiton nga Ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronareve.

Dihet se padia e kerkimit te sendit (rivendikimit) eshte padia e pronarit te xhveshur nga posedimi i sendit, kunder poseduesit te paligjshem.Padia e rivendikimit eshte padia e pronarit jo posedues kunder poseduesit jo pronar per kthimin e sendit. Me ane te kesaj padie paditesi synon kthimin e sendit qe i eshte hequr nga posedimi dhe qe ndodhet ne posedimin e paligjshem te te paditurit.

Objekt i padise se rivendikimit eshte a) te njihet pronesia e paditesit mbi sendin dhe b) te detyrohet i padituri tí ktheje paditesit sendin.

Ne rast se paditesi kerkon vetem njohjen e pronesise se tij nga i padituri dhe jo edhe detyrimin e tij qe tí ktheje sendin, padia nuk eshte padi rivendikimi, por padi vertetimi (njohje), qe si cdo padi njohje nuk shoqerohet me detyrimin e te paditurit qe te kryeje nje veprim te caktuar, por sherben per te dhene me pas nje vendim detyrimi.

Pra. si mjet juridik qe sherben edhe per mbrojtjen e pronesise eshte edhe padia per vertetimin e qenies ose mosqenies se nje mardhenie juridike ose nje te drejte (neni 111 i K.Pr.C vitit 1981, neni 32, pika “b” te K.Pr.C ne fuqi). Kjo padi mund te ngrihet edhe nga pronari qe te vertetohet e drejta e tij e pronesise

186

Page 184: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nese pretendimi i paditesit qendron ne qenien e tij ish-pronar dhe se konflikti do te zgjidhej ne baze te ligjit te cituar per kthimin dhe kompensimin e pronave, duhet te mbahet parasysh se veprimet e njohjes se pronesise sipas dispozitave te ketij ligji behen nga organet e ngarkuara per rregjistrimin e pasurise se paluajteshme, ne baze te dokumentave zyrtare qe do te paraqesin ish-pronaret. Ne mungese te tyre pronesia vertetohet me vendim gjyqesor, ne prani te pales kundershtare (neni 22/1 i ligjit).

Ne ceshtjen ne gjykim, ne rast te ekzistences se pretendimit se siperfaqja e truallit nuk i ka te percaktuara kufijte dhe per ndertesen nuk ka dokumente pronesie, do te ishin te aplikueshme dispozitat e ligjit per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve dhe me pas te kerkohej ne komisionet perkatese te kthimit te pronave realizimi i te drejtave te njohura sipas ketij ligji.

Pra, caktimi i sakte i shkakut dhe objektit te padise percakton drejte ndergjyqesine, ndihmon palet ne realizimin e te drejtave te tyre, qarteson natyren juridike te mosmarreveshjes, menjanon zvarritjet ne gjykim dhe ndikon ne dhenien e nje vendimit te drejte.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte bazuar ne nenin 485 te Kodit te

Procedures Civile

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr.757, date 6.7.1999, te

vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.113, date 08.10.1998 dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande.

Tirane, me 06.06.2002

187

Page 185: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.37 i Regj.Themeltar.Nr.39 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Nikoleta Kita “Valentina Kondili “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Vladimir Bineri “Ylvi Myrtja “Agon Lamaj “Bashkim Caka “Vladimir Metani “Metush Saraçi “Artan Hoxha “Natasha Sheshi “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqesore te dates 30.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.39, qe i perket:

PADITËS: GJERGJI POJANI, i datl.1968, banues ne Korce

I PADITUR: SHOQERIA TREGTARE “BIRRA KORCA”-sh.p.k., me seli ne Korce

OBJEKTI:Konstatimi i pavlefshmerise se vendimit

nr.1, date 03.11.1994 i mbledhjes se ortakeve te shoqerise tregtare “Birra Korca”, sh.p.k.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.3268, date 26.12.1995, ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Gjergji Pojani si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.2912, date 15.05.1996 vendosi:Prishjen e vendimit te mesiperm dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, po asaj gjykate, me trup gjykues tjeter.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur ankim ne Gjykaten e Kasacionit i padituri.

188

Page 186: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr.86, date 14.01.1997, vendosi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes, per rigjykim, ne po ate gjykate, me trup gjykues tjeter.

- Mbas rigjykimit, me vendimin nr.1637, date 18.06.1997, Gjykata e Apelit Tirane vendosi lenien ne fuqi te vendimit nr.3268, date 26.12.1995, te Gjykates se rrethit Korce.

Kunder ketij vendimi, paditesi ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me te cilin kerkon prishjen e tij, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Nenet 46 dhe 47 te Ligjit “Per shoqerite tregtare”, nuk kane asnje lidhje me vendimin nr.1, te Asamblese se ortakeve te shoqerise “Birra Korce” qe eshte objekt i gjykimit te ceshtjes, pasi ato bejne fjale per transferimin e pjeseve te kapitalit, kurse nga permbajtja e vendimit te mesiperm del se ortaku Gjergji Pojani perjashtohet nga shoqeria per shkak se, si administrator i saj, konsiderohet fajtor per prodhimin e birres jashte standartit. Ndryshe nga sa pranon gjykata, ne kete vendim te Asamblese se Ortakeve, nuk behet fjale per transferimin e pjeseve te kapitalit ose per heqje dore nga ortakeria.

- Asambleja e Ortakeve, vendimin e saj e bazon ne nenet 53, 55, dhe 59 te ligjit “Per shoqerite tregtare”, te cilat bejne fjale per pergjegjesine disiplinore dhe shkarkimin e administratoreve, ne nje kohe kur une, nuk kam qene i zgjedhur asnjehere administrator i shoqerise.

- Duke me perjashtuar mua nga shoqeria, Asambleja e Ortakeve ka vepruar ne kundershtim me nenin 1 te ligjit “Per shoqerite tregtare”, sipas te cilit shoqeria themelohet nga dy ose me shume persona, nepermjet nje kontrate. Sipas nenit 690 te K.Civil, kontrata e themelimit te shoqerise ka forcen e ligjit dhe mund te prishet ose te ndryshohet me pelqimin e ndersjellte te paleve per shkaqe te parashikuara ne ligj, gje qe do te thote se nuk mund te perjashtohet nga shoqeria nje ortak ne menyre te njeanshme, sic eshte vepruar ne rastin tim.

- Vendimi nr.1, date 03.11.1994 i Asamblese se ortakeve eshte i kunderligjshem dhe si i tille, ne baze te nenit 213/3 te Ligjit “Per shoqerite tregtare”, eshte i pavlefshem.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve te Gjykates se Larte Spiro Spiro e Natasha

Sheshi; perfaqesuesin e paditesit-av. Perparim Sanxhaku, i cili kerkoi te prishen te dy vendimet dhe pranimin e padise; perfaqesuesin e te paditurit av.Vasil Plaku, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËNga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosjen civile nr.3643 me padites, Gjergji Pojani

dhe te paditur, shoqeria tregtare “Birra Korca”-sh.p.k., si dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, rezultoi se, ne baze te akteve te themelimit te shoqerise me pergjegjesi te kufizuar, me emertimin ‘Birra Korca” sh.p.k., me seli ne qytetin e Korces, paditesi eshte nje nga te njembedhjete ortaket themelues te kesaj shoqerie, me kontribut ne kapitalin e saj nje te njembedhjeten pjese te tij, aq sa eshte edhe kontributi i dhjete ortakeve te tjere te saj.

Sipas vendimit nr.1, date 03.11.1994, mbledhja e asamblese se ortakeve te kesaj shoqerie, duke e konsideruar fajtor paditesin per shkelje te renda dhe te perseritura te procesit teknologjik per prodhimin e birres, gjate administrimit si administrator, me detyren e kimistit teknolog, mori vendim qe ai te zhdemtonte demin e shkaktuar nga prodhimi i birres jashte standartit, duke e shlyer ate nepermjet mbajtjes se nje milion lekeve, qe ishte masa e kontributit fillestar te tij ne krijimin e kapitalit themeltar te shoqerise.189

Page 187: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Vendimi i permendur me lart, shprehet dhe se, duke mbetur pa kontribut, paditesi perjashtohej nga shoqeria.

Kete vendim te saj mbledhja e Asamblese se Ortakeve e ka bazuar ne nenet 14, 17, dhe 22 te Statutit te shoqerise dhe nenet 53, 55 e 59, te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”.

Vendimin e mesiperm te Mbledhjes se Asamblese se Ortakeve, paditesi e kundershtoi, duke kerkuar, gjyqesisht, konstatimin e pavlefshmerise se tij, me pretendimin se, jo vetem qe ai nuk ishte emeruar administrator i shoqerise tregtare “Birra Korca” sh.p.k., por edhe se, shuma prej 1 milion leke qe ishte kontribut i tij ne kapital, i qe mbajtur ne kundershtim me dispozitat e ligjit “Per shoqerite tregtare” si dhe nuk mund te perjashtohej si ortak i kesaj shoqerie, pa dhene pelqimin e tij.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.3268, date 26.12.1995, vendosi rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova, vendim , i cili u la ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj nr.1637, date 18.06.1997.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arriten ne perfundimin se te dy keto vendime jane marre ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara gjate gjykimit te ceshtjes dhe per rrjedhoje, duhet te ndryshohen.

Ne kete perfundim u arrit pasi, nga permbajtja e dispozitave te kreut te IV-te te Ligjit nr.7698, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”, te cilat rregullojne menyren e krijimit, formimin e kapitalit themeltar, pozicionin e ortakeve, marredheniet midis tyre, organet drejtuese dhe modalitetet e tjera te funksionimit te shoqerive me pergjegjesi te kufizuar, rezulton qe ortaku (kur jane me shume se nje) i nje shoqerie te kesaj forme (sh.p.k.) nuk mund te perjashtohet nga te qenit ortak, pra, nga ortakeria, per asnje veprimtari te ushtruar prej tij ne kete shoqeri, pavaresisht nga natyra dhe pasojat qe mund t`i vijne shoqerise nga kjo veprimtari.

Pas plotesimit me korrektesi te detyrimeve qe rrjedhin nga Akti i Themelimit (kontrata) dhe statuti i shoqerise qe eshte pjese e pandare perberese e tij, sikurse jane nenshkrimi dhe shlyerja e pjeseve te kapitalit themeltar (neni 40 i Ligjit nr.7638, date 19.1.1992), ofrimi efektiv i kontributeve (kur ndodhemi para rastit te krijimit te kapitalit themeltar me kontribute ne natyre, neni 42 i Ligjit te permendur) dhe respektimi i formaliteteve te regjistrimit qe kerkohen nga Ligji 7667, date 28.01.1993 “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare”, secili prej ortakeve te nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar, gezon te gjitha te drejtat qe burojne nga fakti i te qenit ortak i saj, natyrisht, ne masen e percaktuar nga ligji, mase, e cila kushtezohet nga vlera konkrete e pjesemarrjes se tij ne kapitalin e shoqerise, e cila, arithmetikisht, llogaritet ne perqindje.

Te vetmet detyrime ligjore te ortakut te nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar jane, se pari ato qe rrjedhin ne rast se, ne fund te vitit ekonomiko – financiar, shoqeria rezulton me humbje, humbje, qe edhe keto sipas permbajtjes se paragrafit te pare te nenit 37 te Ligjit 7638, date 19.11.1992, perballohen vetem ne kufirin e vleres se kontributit te tij ne kapitalin themeltar dhe se dyti, detyrimi per te pranuar cdo vendim te asamblese se ortakeve me rastin e zevendesimit te kapitalit, me kusht qe, ashtu sikurse percaktohet ne paragrafin e pare te nenit 64 te Ligjit te permendur, zvogelimi i kapitalit t`i preke te gjithe ortaket e nje shoqerie ne te njejten mase qe ata perfaqesojne ne pjeset (kuotat) takuese te kapitalit te kesaj shoqerie.

Mbarimi i mandatit nominal i nje ortaku te nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar, pervec vdekjes se tij, vertetohet ne praktike ne njerin prej rasteve qe parashikohen ne dispozitat e neneve 46 (Transferimi i pjeseve te kapitalit themeltar me trashegim ose brenda familjes), 47 (transferimi te te tretet) dhe 49 (Transferimi ndermjet ortakeve) te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare, rrethana keto qe, sikurse rezulton nga aktet qe jane administruar gjate gjykimit te ceshtjes, nuk kane ekzistuar ne rastin e marrjes se vendimit nr.1, date 03.11.1994, te mbledhjes se Asamblese se Ortakeve te shoqerise tregtare “Birra Korca”-sh.p.k.

190

Page 188: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Pervec kesaj, gjate shqyrtimit te akteve qe ndodhen ne dosje, ndryshe nga c`thuhet ne vendimin e permendur te asamblese se ortakeve, paditesi nuk figuron te kete qene emeruar as administrator i saj as i punesuar si teknolog ne kete shoqeri. Perkundrazi, sipas nenit 22 te Statusit te Shoqerise Tregtare “Birra Korca”-sh.p.k., i punesuar si teknolog ishte caktuar i ati i paditesit, i quajturi Koco Pojani, veprimet e te cilit mund te kene qene shkaku i prodhimit te birres jashte standartit qe mund te kete sjelle demin ekonomik te pretenduar nga ortaket pjesmarres ne mbledhjen e dates 03.11.1994.

Por, edhe sikur te qendronte pretendimi i ortakeve pjesmarres ne kete mbledhje sipas permbajtjes se dispozites se nenit 53 te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” ata legjitimoheshin te kerkonin zhdemtim per demin e shkaktuar me padi per shlyerjen e demit.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte bazuar ne shkronjen “d” te nenit 485 te

K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N Ndryshimin e vendimeve, nr.3262, date 26.12.1995, te Gjykates se Rrethit Korce dhe

nr.1637, date 18.06.1997, te Gjykates se Apelit Tirane dhe pranimin e padise se paditesit Gjergji Pojani.

Ky vendim eshte unifikues. Nje kopje e tij te dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 30.05.2002

191

Page 189: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 16 i Regj. Themeltar.Nr. 40 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela AnetarPerikli Zaharia “Bashkim Caka “Nikoleta Kita “Ylvi Myrtja “ Artan Hoxha “Natasha Sheshi “Agron Lamaj “Metush Saraçi “Spiro Spiro “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Zamir Poda “Irma Bala “

Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 14.03.2000 - 12.04.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 16 qe i perket:

PADITËS: SPIRO KRISTO, perfaqesuar nga avokat Viktor Konomi

I PADITUR: ANASTAS RECKA

PERSONI I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT SARANDE

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i te tretit.

Prishje e vendimit nr. 663 date 24.10.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande.

Baza Ligjore: Neni 503 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Sarande, me vendimin nr. 469, date 06.07.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.Ndryshimin e vendimit nr. 663 date 24.10.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande si me poshte:Deklarimin e moskompetences te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, per shqyrtimin e çeshtjes civile nr. 910 akti date 13.10.2000 dhe dergimin e akteve Gjykates se Larte (Kolegjeve te Bashkuara).Pushimin e gjykimit persa i perket pjeses tjeter te objektit te padise.

192

Page 190: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e anetareve Evgjeni Sinoimeri e Irma Bala, si dhe pasi

biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr. 932 date 22.06.2000

kane lene ne fuqi vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte i cili e ka konsideruar te vlefshme kontraten e huase te lidhur midis paleve Anastas Recka dhe Spiro Kristo dhe e kane ndryshuar kete vendim duke konsideruar te pavlefshme kontraten vetem per pjesen e kamatave te pranuara nga palet qe kalojne perqindjen me te larte te interesit bankar te aplikuar nga Bankat e Shqiperise ne kohen e lidhjes se kontrates.

Gjate venies ne ekzekutim te vendimit te mesiperm kane lindur probleme te cilet jane kerkuar te interpretohen prej Gjykates se Rrethit Sarande. Dy kane qene problemet per te cilat eshte kerkuar interpreteimi i vendimit:

1- Nese kontrata e huase e lidhur midis paleve do te konsiderohet depozite bankare apo kredi bankare.

2- Vlera e interesit do te llogaritet vetem per nje vit apo deri ne ekzekutimin e vendimit.

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 663 date 24.10.2000 ka vendosur te beje interpretimin e vendimit te mesiperm te Kolegjeve te Bashkuara, duke e percaktuar kontraten e lidhur midis paleve si kredi bankare dhe kohezgjatjen e llogaritjes se interesit deri ne momentin e ekzekutimit te vendimit.

Kete vendim e ka kundershtuar i treti kundershtues Spiro Kristo dhe Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 469, date 06.07.2001 ka vendosur te pranoje kerkese padine dhe ta ndryshoje vendimin e mesiperm te gjykates se rrethit duke deklaruar moskompetencen e Gjykates se Rrethit Sarande per shqyrtimin e kesaj ceshtjeje. Aktet i jane derguar per kopetence Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

Vendimi i mesiperm i Gjykates se Rrethit Sarande eshte i drejte i bazuar ne ligj. Gjykata e Rrethit Sarande ka gabuar kur ka bere interpretimin e nje vendimi qe nuk eshte dhene prej saj, aq me teper kur ky eshte nje vendim i dhene nga nje gjykate me e larte. Duke vepruar ne kete menyre ajo ka shkelur kerkesat e nenit 314 te K.Pr.Civile, i cili parashikon:”Gjykata ka te drejte te jape sqarime dhe te beje interpretimin e vendimit qe ajo ka dhene kur ky eshte i erret dhe e kerkojne palet”

Lidhur me kerkesen themelore te ketij gjykimi, ate te interpretimit te vendimit persa i perket normes se interesit qe duhet te paguaje i padituri Spiro Kristo dhe afatit kohor per te cilin ai duhet te pergjigjet per te, Kolegjet shprehen si me poshte:

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane vendosur qe i padituri Spiro Kristo, pervec detyrimit qe i lindte nga kontrata e huase e lidhur me paditesin Anastas Recka, t’i shlyente atij edhe interesin bankar te aplikuar nga Bankat e Shqiperise ne kohen e lidhjes se kontrates, ne perqindjen me te larte te ofruar ne ate kohe prej tyre.

Ne kete percaktim Kolegjet e Bashkuara kane patur parasysh faktin se me interes bankar do te kuptohen depozitat bankare dhe jo kredite qe banka jep. Ne kete kuptim norma e interesit do te perllogaritet ajo qe ofrohej me e larte ne ate kohe nga Bankat Shqipetare mbi depozitat e qytetareve sipas llojit te depozites qe ne rastin konkret eshte dhrahmi greke.

Lidhur me kohezgjatjen e ketij detyrimi Kolegjet e Bashkuara kane patur parasysh qe ajo do te jete per nje vit, per shkak se kjo eshte dhe kohezgjatja e kontrates se huase te lidhur midis vete paleve.

193

Page 191: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Lidhur me pretendimet e tjera qe mund te kene palet vec sa Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane disponuar me vendimin nr. 932, date 22.06.2000 dhe interpretimit te bere atij, nuk jane objekt i shqyrtimit nga keto Kolegje, e per pasoje palet kane te drejte te bejne kerkimet e tyre per ato cka dalin jashte objektit te ketij gjykimi ne nje gjykim tjeter.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 314 te K.Pr. Civile

V E N D O S Ë NTe bejne interpretimin e vendimit nr. 932 date 22.06.2000 te Kolegjeve te

Bashkuara te Gjykates se Larte ne kete menyre:Kontrata e huase e lidhur midis paleve do te konsiderohet si depozite bankare.Vlera e interesit te perfituar do te llogaritet vetem per nje vit.

Tirane me 12.04.2002

194

Page 192: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 34 i Regj. Themeltar.Nr. 41 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “Spiro Spiro “ Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Metush Saraçi “Valentina Kondili “Vladimir Metani “Vladimir Bineri “Bashkim Caka “Nikoleta Kita “

ne seancen gjyqesore te dates 29.5.2002 moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 34 qe i perket:

PADITËS: KOL GJOKA - MIRDITE

E PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK, ne mungese

OBJEKTI I PADISËRikthim ne punen e meparshme.

Detyrimin e anes se paditur te shperblejepaditesin me pagesen kalimtare.

Baza ligjore: Neni 10 i ligjit nr. 8087, date 13.3.1996 .

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr. 2363, date 12.7.2000, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.Detyrimin e Ministrise se Rendit Publik t’i paguaje paditesit Kol Gjoka dy paga baze mujore si shperblim te menjehershem si dhe 50% te pages mesatare neto te vitit te fundit te sherbimit per dy vjet.

Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka bere rekurs ne interes te ligjit pala e paditur Ministria e Rendit Publik dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Lirimi nga detyra e paditesit eshte bere mbi propozimin e Drejtorit te Policise te Prefektures Lezhe date 7.3.2000 per mangesi te vazhdueshme ne pune dhe shkelje te kerkesave te ligjit Nr. 7492 date 8.6.1991 “Per depolitizimin dhe departizimin e disa organeve shteterore”.

195

Page 193: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Lirimi i tij eshte bere ne baze te nenit 32 te ligjit nr. 7978 date 26.7.1995 “Per Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

196

Page 194: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e ceshtjes nga anetaret Nikoleta Kita, pasi shqyrtuan dhe

analizuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N ËRekursi ne interes te ligjit kunder vendimit nr. 2363 date 12.7.2000 te Gjykates se

shkalles se pare Tirane eshte bere nga person i palegjitimuar prandaj edhe nuk mund te pranohet.

Mbi padine e ngritur nga Kol Gjoka kunder Ministrise se Rendit Publik, Gjykata e shkalles se pare Tirane mbeshtetur ne nenin 10 te ligjit nr. 8087 date 13.3.1996 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve” ka vendosur detyrimin e Ministrise se Rendit Publik t’i paguaje paditesit dy paga baze mujore si shperblim te menjehershem si dhe 50% te pages mesatare neto te vitit te fundit per dy vjet.

Ky vendim ka marre formen e prere pa u ankimuar brenda afateve ligjore.Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit sipas nenit 473 te K.Pr.Civile

pala e paditur, dhe parashtron disa shkaqe per prishjen e tij por Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne se ai eshte bere nga person i palegjitimuar prandaj edhe nuk mund t’i investoje ato per shqyrtimin e ceshtjes.

Rekursi eshte nenshkruar nga juristja e Ministrise se Rendit Publik dhe jo nga Ministri perkates si drejtues me i larte dhe perfaqesues i institucionit shteteror qe gezon edhe te drejten te ushtroje rekurs kunder vendimit te gjykates.

Ne baze te nenit 474 te K.Pr.C. - rekursi qe i drejtohet Gjykates se Larte nenshkruhet nga vete pala, avokati apo perfaqesuesi i tij i pajisur me prokure, kerkesa te cilat nuk jane respektuar ne rastin konkret sepse nga permbajtja e autorizimit date 13.12.2000 te Ministrise se Rendit Publik juristja e ketij institucioni ka tagre vetem perfaqesimi ne Gjykaten e Larte dhe jo te drejten e ushtrimit te rekursit, per me teper qe ajo nuk kishte marre pjese ne gjykimin e meparshem dhe behej fjale per rekurs ne interes te ligjit drejtuar Kolegjeve te Bashkuara, e drejte qe mund t’i kalonte perfaqesueses me autorizim vetem ne rast se do ishte shprehur ne menyre eksplicite, ne permbajtje te autorizimit.

Rekursi i paraqitur nga juristja e pales paditur vjen ne kundershtim edhe me kerkesa te normave te tjera proceduriale, te cilat gjithashtu e bejne ate te papranueshem. Sipas nenit 475/d te K.Pr.Civile rekursi duhet te permbaje prokuren nese eshte bere nga avokati ose nga perfaqesuesi i ankuesit prokure e cila ben fjale vetem per perfaqesim ne Gjykaten e Larte dhe jo per te bere rekurs kunder vendimit dhe sipas nenit 476/b te K.Pr.Civile rekursi depozitohet ne sekretarine e gjykates qe ka dhene vendimin se bashku edhe me prokuren e posacme akte te cilat gjithashtu nuk rezultojne te jene paraqitur dhe krijojne bindjen e plote se rekursi eshte bere nga person i palegjitimuar.

Ne rrethanat si me siper rekursi ne interes te ligjit konsiderohet se nuk eshte paraqitur, prandaj duhet te vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne baze te nenit 490 te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te ceshtjes civile me nr. 34 akti qe i perket paditesit Kol Gjoka dhe

e paditur Ministria e Rendit Publik.

Tirane me 29.5.2002

197

Page 195: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

MENDIMI I PAKICËSPushimi i gjykimit te ceshtjes nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me

arsyetimin se rekursi konsiderohet i pa paraqitur, nuk eshte ne perputhje me dispozitat procedurale.

Dihet se, ankimi eshte akti me te cilin palet ose pjesemarresit e tjere ne proces parashtrojne kundershtimet e tyre ndaj vendimit te gjykates, i cili nuk pranohet kur eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet per te bere ankim.

Ankimi, si edhe rekursi duhet te nenshkruhet nga vete pala, ose perfaqesuesi i pajisur me prokure. Si perfaqesues te personave juridike mund te jene juristet apo punonjes te tjere te autorizuar prej tyre. Prokura ne emer te personave juridike publik dhe privat, per te qene e vlefshme mjafton te kete nenshkrimin e drejtuesit te tij dhe vulen perkatese. Perfaqesuesi i kryen veprimet per te perfaqesuarin ne baze dhe brenda kufijve qe i jane dhene, pra brenda tagrave te perfaqesimit.

Ne rastin ne gjykim rezulton se keto tagra jane caktuar me shkresen perkatese, nga e cila rezulton, ndonese jo ne menyre te drejtperdrejt se perfaqesuesja nuk ka vetem tagrin e perfaqesimit ne gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e Larte, por ka edhe tagrin per te paraqitur rekurs prane kesaj gjykate.

Tagrat, edhe kur nuk rezultojne ne menyre te shprehur, mund te nxirren edhe nga rrethanat, ne te cilat kryhet veprimi, nga vete permbajtja e prokures, pra mund te rezultojne nga rrethana konkludente, te cilat jane sjellje, qendrime, veprime e te tjera nga ku del shume qarte se personi qe i kryen ato ka tager perfaqesimi.

Te gjithe elementet e mesiperm, flasin qarte se juristja ka patur tager per te paraqitur rekurs ne interes te ligjit kunder vendimeve te gjykatave. Nga asnje rrethane nuk rezulton qe te jemi para perfaqesimit pa tager, sepse nuk del qe juristja te kete vepruar si perfaqesuese e organit pa vullnetin e ketij te fundit, apo ajo duke qene perfaqesuese e organit te kete kapercyer kufijte qe i jane dhene nepermjet prokures.

Ne keto rrethana, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, jo vetem per mungese te pretendimeve te paleve per legjitimitetin e personit qe ka paraqitur rekursin, por edhe per shkak te mungeses te indicjeve per te arritur ne perfundimin se rekursi eshte bere nga persona te tille, si dhe per shkak te permbajtjes se normave procedurale qe u analizuan me lart, nuk duhet te vendosnin mospranimin e rekursit por duhet te shqyrtonin ne seance gjyqesore shkaqet e tij.

Perikli Zaharia. Bashkim Caka Thimjo Kondi

Metush Saraci Evgjeni Sinoimeri Vladimir Metani

198

Page 196: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 28 i Regj. ThemeltarNr. 42 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarValentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarMetush Saraçi AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 28.06.2002, moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.28 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : AGJENSIA QENDRORE E RISTRUKTURIMIT PRIVAT TE NDERMARRJEVE BUJQESORE, ne mungese.

TË PADITUR : 1. NDERMARRJA BUJQESORE QENDER LEZHE, ne mungese.2. SUL BALLA, ne mungese.3. MARTIN MARKU, ne mungese.

PERSON I INTERESUAR : 1. MEHMET REIZI, perfaqesuar ne gjykim me prokure nga av. Kujtim Capo.2. SULEJMAN REIZI.3. ARBEN REIZI.4. PJETER NDRECA.5. GANI HAXHIA.6. OSMAN HAXHIA, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes

date 5.5.1993 te objektit magazine e koncentratit.Baza Ligjore : Neni 17/B I Kodit Civil.

199

Page 197: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe, me vendimin nr.362 date 25.6.1996, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se pales paditese Agjencise Qendrore te Privatizimit per deklarimin e pavlefshem te kontrates se dates 5.5.1993 qe ben fjale per shitjen te paditurit Sul Balla te nje siperfaqe magazine te plehut kimik prej 208m2.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e personave te interesuar, me vendimin nr.5435 date 23.10.1996, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.362 date 25.6.1996 te Gjykates se Rrethit Lezhe.

Gjykata e Kasacionit, mbi rekursin e personave te interesuar, me vendimin nr.1284 date 4.11.1997, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.5435 date 23.10.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimit te formes se prere, ne baze te nenit 473 te Kodit te Proçedures Civile te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr.8431 date 14.12.1998 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne K.Pr.C.”, ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit personat e interesuar Mehmet dhe Sulejman Reizi, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Kasacionit dhe konkluzionet e kesaj gjykate mbi pavlefshmerine e kontrates.

- Nuk eshte thirrur ne gjykim pronari i ri i magazines.- Si ish pronare kemi vene ne dijeni organet e shtetit per te drejten e pronesise sone,

duke kerkuar te mos privatizohen keto objekte.- Gjykatat kane dhene vendimin ne kundershtim me ligjin. Magazinen duhej ta

privatizonte personi qe e kishte ne ngarkim dhe jo i padituri.- Personi qe ka firmosur ne emer te N.B.Qender nuk ka qene drejtori i kesaj ndermarrje.- Vendimi i Gjykates se Kasacionit eshte dhene ne kundershtim me nenin 480 te K.Pr.C.

Keshtu, m.gj.s. konstatohet se rekursi nuk permban shkaqe, vendoset lenia ne fuqi e vendimit te ankimuar.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e personit te interesuar Mehmet Reizi, avokatin Kujtim

Capo, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykimdhe pasi diskutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë :Vendimi nr.362 date 25.6.1996 i Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe, me te cilin eshte

vendosur rrezimi i padise per deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes te dates 5.5.1993 qe ben fjale per shitjen te paditurit Sul Balla te nje siperfaqe magazine te plehut kimik prej 208m2, dhe vendimet nr.1284 date 4.11.1997 te Gjykates se Kasacionit dhe nr.5435 date 23.10.1996 te Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur lenia ne fuqi e atij vendimi, jane te pabazuar ne ligj dhe si te tille duhet te prishen dhe çeshtja te kthehet per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Lezhe.

Nga aktet e ndodhura ka rezultuar e provuar si me poshte :Nen administrimin e ish N.B.Qender Lezhe kane qene disa objekte si sera dhe

magazina. Me fillimin e proçesit te ristrukturimit dhe privatizimit te ketyre objekteve, ne date 2.4.1993, mes N.B.Qender Lezhe si shites dhe Martin Markut si bleres, eshte lidhur kontrata e shitjes per objektet “sera” dhe “magazine e plehut kimik”.

200

Page 198: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjithashtu, mes N.B.Qender Lezhe si shites dhe Sul Balles si bleres, eshte kryer veprimi juridik i shitjes se magazines se koncentratit kimik, e perbere nga dy pjese te ndara dhe qe funksionojne te vecuara : njera pjese, me siperfaqe 208 m2 ka kaluar ne pronesi te Sul Balles me kontrate shitje date 5.5.1993 dhe pjesa tjeter me siperfaqe 184 m2 ka kaluar ne pronesi me kontraten e shitjes date 25.5.1993.

201

Page 199: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit te N.B.-ve, me pretendimin se ne privatizimin e ketyre objekteve nuk eshte zbatuar VKM nr.452 date 17.10.1992, qe i jep te drejten e parablerjes ish punonjesve te ketyre objekteve, eshte ngritur padi kunder N.B.Qender Lezhe, Sul Balla dhe Martin Marku, duke kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute te ketyre kontratave te shitjes.

Pas disa gjykimeve, Gjykata e Rrethit Lezhe, me vendimin nr. 350 date 26.6.1995 ka vendosur pranimin e pjesshem te padise duke konstatuar pavlefshmerine e kontrates te shitjes date 2.4.1993 te objekteve sera dhe magazine te paditurit Martin Marku dhe te kontrates se shitjes date 25.5.1993 te nje pjese te magazines, asaj me siperfaqe 184 m2 shitur te paditurit Sul Balla dhe ka rrezuar padine per pjesen qe kerkohet pavlefshmeria edhe e kontrates se shitjes date 5.5.1993 te pjeses tjeter te magazines me siperfaqe 208 m2 shitur te paditurit Sul Balla.

Kontratat jane konstatuar te pavlefshme per shkak se jane aplikuar koeficiente amortizimi faktik shume me te larte ne krahasim me ate te amortizimit kontabel dhe nuk eshte ruajtur destinacioni i objekteve te privatizuara, duke u shkelur ligji nr. 7512 date 10.8.1991, VKM nr.452 date 17.10.1992 dhe VKM nr. 282 date 25.6.1992.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 4434 date 11.10.1995.

Gjykata e Kasacionit, ka shqyrtuar ceshtjen mbi rekursin e te paditurve dhe me vendimin nr.368 date 14.2.1996 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Lezhe dhe te Gjykates se Apelit Tirane, per pjeset qe kane pranuar padine, me plotesimin qe palet te kthehen ne gjendjen e meparshme dhe ka vendosur prishjen e vendimeve per pjesen qe kane rrezuar padine dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim per kete pjese, ne Gjykaten e Rrethit Lezhe.

Per kete pjese te padise, çeshtja eshte kthyer per rigjykim per mosformim te drejte te ndergjyqesise, pasi eshte konstatuar fakti se objekti ne fjale eshte shitur nga i padituri Sul Balla. Ne rigjykim, Gjykata e Kasacionit ka lene si detyre rregullimin e ndergjyqesise dhe thirrjen ne gjykim edhe te pronarit te ri te objektit.

Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe, me vendimin nr.362 date 25.6.1996, ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales paditese Agjencise Qendrore te Privatizimit per deklarimin e pavlefshem te kontrates se dates 5.5.1993 qe ben fjale per shitjen te paditurit Sul Balla te nje siperfaqe magazine te plehut kimik prej 208 m2, duke arsyetuar se i padituri ka qene punonjes i N.B. me detyre magazinier dhe si i tille e drejta e privatizimit te objektit eshte dhene ne zbatim te ligjit per privatizimin e N.B.-ve, VKM nr.452 date 17.10.1992 dhe VKM nr.282 date 25.6.1992 si dhe nuk e ka ndryshuar destinacionin e objektit te privatizuar.

Gjykata e Apelit, me vendimin nr.5435 date 23.10.1996, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Lezhe duke arsyetuar se ligji dhe vendimet e K.M., te paditurit, si ish punonjes i ndermarrjes, i njohin te drejten e parablerjes se objekteve te N.B. dhe kjo blerje eshte bere disa kohe para daljes se ligjit nr.7698 date 15.4.1993.

Gjykata e Kasacionit, duke konstatuar se se rekursi nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.C. me vendimin nr.1284 date 4.11.1997, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.5435 date 23.10.1996 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, çmojne se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe, eshte i pabazuar ne ligj, per rrjedhoje te kesaj te tille çmohen edhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane qe ka vendosur lenien ne fuqi te tij dhe vendimi i Gjykates se Kasacionit qe ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane. Ne kundershtim me nenin 493 paragrafi II, nga ajo gjykate nuk jane zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Kasacionit, per thirrjen ne gjykim te personit qe aktualisht gezon te drejten e pronesise se objektit magazine dhe formim te drejte te ndergjyqesise.

202

Page 200: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Keshtu, ka rezultuar se ne gjykim jane thirrur me cilesine e personave te inetersuar Mehmet, Sulejman dhe Arben Reizi, te cilet pretendojne se u eshte njohur pronesia mbi sipefaqen ku jane ndertuar objektet e mesiperme dhe per kete shkak gezojne te drejten e parablerjes se tyre. Ndersa personat e interesuar Gani dhe Osman Haxhiu jane thirrur ne gjykim si pronare te rinj te magazines se privatizuar nga Sul Balla. Ne dosje nuk ka asnje vendim te ndermjetem per thirrjen e ktyre personave si pjesemarres ne gjykim.

Ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.C., me vendimin e Gjykates se Kasacionit dhe detyrat e lena nga kjo gjykate, ne rigjykim nuk eshte rregulluar ndergjyqesia. Keshtu, megjithese ne rigjykim objekt shqyrtimi eshte vetem pretendimi i paditesit mbi vlefshmerine e kontrates se shitjes date 5.5.1993, si pale ndergjyqese ne poziten e te paditurit thirret ende dhe Martin Marku, nderkohe qe kerkimet e paditesit ndaj interesave pasurore te ketij subjekti jane zgjidhur me vendim gjyqesor te formes se prere dhe nuk jane më objekt shqyrtimi gjyqesor.

Veç kesaj, nga gjykata nuk eshte kryer asnje veprim ne zbatim te detyres se lene nga Gjykata e Kasacionit per te sqaruar faktin nese magazina eshte tjetersuar nga i padituri Sul Balla ne persona te trete dhe per me teper, te administrohet kontrata e shitjes dhe vertetimi per transkiptimin e kesaj pasurie.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne gjithashtu, se vendimi i Gjykates se Apelit nr. 5435 date 23.10.1996, eshte marre ne kundershtim me nenin 72 te K.Pr.C. ku percaktohen rastet ne te cilat gjyqtari eshte i detyruar te heqe dore nga gjykimi i çeshtjes. Keshtu, perberja e trupit gjykues ne Gjykaten e Apelit nuk ka qene e rregullt. Ne gjykimin e çeshtjes ka marre pjese edhe gjyqtari Musa Breçani, gjyqtar qe ka qene ne perberje te trupit gjykues dhe ne gjykimin e meparshem te çeshtjes, ne perfundim te se ciles eshte marre vendimi nr. 4434 date 23.10.1996.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “ç” te Kodit te

Proçedures Civile,

V E N D O S Ë NPrishjen e vendimit nr.1284 date 4.11.1997 te Gjykates se Kasacionit, te vendimit

nr.5435 date 23.10.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.362 date 25.6.1996 te Gjykates se Rrethit Lezhe dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Lezhe me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.6.2002

MENDIM PAKICENe, gjyqtaret parashtrojme mendimin tone, ne lidhje me ceshtjen civile me pale

ndergjyqese:

PADITËS: AGJENSIA QENDRORE E RISTRUKTURIMIT PRIVAT TE NDERMARRJEVE BUJQESORE.

TË PADITUR: NDERMARRJA BUJQESORE QENDER LEZHESUL BALLA, MARTIN MARKU

PERSON I INTERESUAR: MEHMET REIZI 203

Page 201: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

SULEJMAN REIZIARBEN REIZIPJETER NDRECAGANI HAXHIAOSMAN HAXHIA

OBJEKTI I PADISË: Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes date 05.05.1993 te objektit magazine e koncentratit, ne baze te nenit 17/b te K.Civil.

Persa i perket rrethanave te ceshtjes jane po ato te parashtruara nga shumica.Por nuk jemi dakort me shkakun e pranuar per prishjen e vendimeve.Sipas vendimit te dhene eshte pranuar se vendimet duhet te prishen dhe ceshtja te

dergohet per rishqyrtim, pasi nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia.Ne fakt ka rezultuar se personat e interesuar Gani dhe Osman Haxhiu, jane thirrur

ne gjykim si pronare te rinj te magazines se privatizuar nga Sul Balla dhe kane dhene shpjegimet e nevojshme per sqarimin e mosmarreveshjes duke u paraqitur si pale ne kete gjykim, por eshte ometuar te merret vendim i ndermjetem .

Duhet pranuar se vendimi i ndermjetem eshte nje veprim procedurial i nevojshem, porse ne fakt nga gjithe matariali i dosjes rezulton se eshte nje ometim i pasqyrimit te tij ne proves verbal, pasi personat jane thirrur ne gjykim dhe kane realizuar te drejtat dhe detyrat e tyre proceduriale. Ne keto rrethana kur ceshtja eshte shqyrtuar duke thirrur palet ne gjykim sipas udhezimeve te dhena nuk mund te konkludohet se ndergjyqesia nuk eshte formuar drejt, sepse mungon vendimi i ndermjetem.

Po ashtu thirrja ne kete gjykim si ndergjyqes, i paditur i Martin Markut, kur mosmarreveshja e lidhur me te, eshte e zgjidhur me vendim te formes se prere dhe kur nuk ka qendrim te kundert ne kete gjykim, kam mendimin se ky veprim nuk ka ndikuar ne zgjidhjen e mosmarreveshjes dhe nuk mund te konsiderohet shkelje e rende proceduriale. Ne vendim arsyetohet ne pergjithesi se ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Civile, pa cituar dispozite konkrete eshte thirrur si i paditur Martin Marku dhe eshte shkelje proceduriale, duke mos u paraqitur asnje lloj argumentimi tjeter ligjor.

Arsyetimi i metejshem i pranuar ne vendim se duhet sqaruar fakti nese magazina eshte tjetersuar dhe te administrohet kontrata e shitjes, kam mendimin se ka lidhje me themelin e ceshtjes, dhe konkretisht me provat.

Per kete pjese, shprehim edhe njehere mendimin se ne rastet kur gjykata konsideron si shkak per cenimin e vendimit shkaqet proceduriale nuk mund te shprehet ne lidhje me zgjidhjen e ceshtjes ne themel, pasi shkaqet proceduriale, pengojne gjykaten te shprehet per themelin sepse qendrojne si shkak me vehte per cenimin e vendimit.

Perderisa ne e konsiderojme se nuk ka shkelje proceduriale ne lidhje me formimin e ndergjyqesise , ne nje kohe kur palet jane thirrur ne gjykim, kemi mendimin se vendimi i Gjykates se Kasacionit duhej te lihej ne fuqi.

Nikoleta Kita Valentina Kondili Perikli Zaharia

Agron Lamaj Natasha Sheshi Irma Bala

204

Page 202: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.46 i Regj. ThemeltarNr.43 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte të perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarSpiro Spiro AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarValentina Kondili AnetareBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarAgron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Ylvi Myrtja AnetarArtan Hoxha AnetarIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2002 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: PETRIT SEFERI

TË PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE GAQO MUZINA

OBJEKTI I PADISË: Anullimin e vendimit nr. 618 date 31.07.1994

te K.K.K.P. prane Bashkise Tirane.Baza Ligjore: Neni 24 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993

“Për Kthimin dhe Kompesimin e pronave Ish Pronareve”

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr. 196, date 09.01.1997 Ka lene ne fuqi vendimin nr.3741, date 26.06.1996 te Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin ishte prishur vendimi 915, date 14.02.1996 i Gjykates se Rrethit Tirane, dhe duke u gjykuar çeshtja ne fakt, ishte vendosur pranimi i padisie.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Kasacionit me vendimin nr. 1636, date 15.12.1997 kane vendosur:

205

Page 203: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Prishjen e vendimit te Gjykates se Kasacionit, te Gjykates se Apelit dhe te Gjykates se Rrethit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me arsyetimin se: duhet te sqarohet nese banesa eshte marre per shlyerjen e detyrimit civil, apo eshte konfiskuar si denim plotesues, duke pasur parasysh nenin 24/3 te Ligjlt nr. 7698, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Ish- Pronareve".

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 136 date, 16.10.1998 Ka vendosur rrezimiti e padise, me arsyetim se: ne baze te nje vertetimi te Zyres se Permbarimit vertetohet se, i padituri ka likujduar me 26.11.1969 shumen prej 18.607.60 leke, si vlere e plote e demit te shkaktuar. Pra, ½ e baneses eshte marre ne zbatim te vendimit penal si denim plotesues dhe jo si shlyerje e detyrimit civil, ne keto kushte nuk pengohet kthimi i prones te paditurit.

Kolegii Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr. 1156, date 21.12.1999 ka vendosurMospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi Petrit Seferi, si te pabazuar ne ligj.

Kunder ketyre vendimeve ka bere rekurs ne interes te ligjit paditesi, i cili ka parashtruar keto shkaqe per ndryshimin e tyre dhe pranimin e padise:

- Ne dhenien e vendimit gjykatat kane zbatuar keq ligjin nr.7698 date 15.04.1993, “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Ish – Pronareve nenin 24/3. Te paditurit banesa i eshte marre ne baze te vendimit penal nr.8, date 16.10.1969 te Gjykates se Larte, per efekt te shlyerjes se detyrimit civil qe ai ka pasur ndaj shtetit.

- Gjykata ne dhenien e vendimit ne favor te te paditurit eshte bazuar ne nje vertetim te leshuar nga Zyra e Permbarimit, sipas te cilit rezulton se, i padituri ka likujduar me 26.11.1969 prane kesaj zyre shumen 18.607.60 leke. E kontestojme kete vertetim, pasi ai eshte leshuar nga permbaruesi Hajdar Noga ne vitin 1996, nderkohe qe ai ka filluar pune ne kete detyre ne vitin 1997.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin e gjyqtareve Perikli Zaharia e Kristaq Ngjela, perfaqesuesin e

paditesit, av Bashkim Merkaj, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe te vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e te paditurit, av.Arben Vani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi shqyrtuan ceshtjen ne teresi

V Ë R E J N Ë Vendimi nr. 136, date 16.10.1998 i Gjykates se Apelit Tirane, kunder te cilit ka

paraqitur rekurs paditesi, eshte i drejte, prandaj ai duhet te lihet ne fuqi. Gjykata ka zbatuar drejt ligjin nr.7698, date 15.04.1993, "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve".

Rezulton se, me vendim te KKKP prane Bashkise Tirane i eshte kthyer te paditurit Gaqo Muzina ½ e nje banese (si dhe nje dhome shtese prej 17 m2) te ndodhur ne Tirane.

Banesa i eshte konfiskuar te paditurit nga Zyra e Permbarimit, ne baze te vendimit nr.8, date 16.10.1969 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Sipas ketij vendimi, i padituri eshte denuar per krimin e pervetesimit te pasurise socialiste ne baze te nenit 80 te Kodit Penal (te vitit 1952) me 12 vjet heqje te lirise, me konfiskim e pasurise se tij, me heqjen e dekoratave, si dhe me shperblimin e demit prej 18.607.60 leke.

Me vendimin date 03.03.1970 te Gjykates se Rrethit Tirane eshte perjashtuar nga konfiskimi midis te tjerash dhe 1/2e baneses, qe i perket bashkeshortes se te paditurit.

206

Page 204: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Paditesi, i cili ka qene ne pozitat e qiramarresit me Ndermarrjen Komunale (ne ½ e baneses se konfiskuar) qe prej vitit 1969, ka kerkuar anullimin e vendimit te KKKP prane Bashkise Tirane me pretendimin se I padituri nuk perfiton nga ligji nr.7698, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Ish- Pronareve", pasi banesa i eshte marre per efekt te shlyerjes se detyrimit civil qe ka pasur ndaj shtetit. Ky kerkim i paditesit me te drejte nuk eshte pranuar nga gjykatat, si i pabazuar ne ligj.

Eshte provuar se, te paditurit i eshte konfiskuar banesa me vendim te gjykates.Se pari, shtrohet pyetja:Perfshihet ky rast ne ato qe parashikon ligii i mesiperm?Sipas nenit 1 te atij ligji, ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre u njiihet e drejta e

pronesise per pronat e konfiskuara sipas akteve ligjore, nenligjore e vendimeve te gjykates te dala pas dates 29 Nentor 1944.

Pra, ai ligj parashikon edhe pronat e konfiskuara me vendim te gjykates dhe per rrjedhoje rasti ne gjykim duhet te trajtohet sipas atij ligji.

Se dyti, shtrohet pyetja: Konfiskimi i baneses se te paditurit konsiderohet se eshte dhene si denim plotesues

apo per shlyerjen e detyrimit civil?Kodi Penal i vitit 1952 qe ishte ne zbatim ne kohen qe eshte denuar i padituri

parashikonte ne nenin 17 se, konfiskimi i pasurise jepej vetem si denim plotesues dhe vetem ne rastet e parashikuara ne pjesen e posacme te atij kodi. I padituri, siç u permend, eshte denuar ne baze te nenit 80 te Kodit Penal te mesiperm (Pjesa e Posacme). Sipas ketij neni, pervetesimi i pasurise shteterore ose shoqerore i kryer ne perpjestime te medha, denohej perveç denimit kryesor me heqje te lirise ose me vdekje, edhe me ose pa konfiskimin e pasurise.

Ne kuptim te kodit te mesiperm, (neni 25), konfiskimi i pasurise ishte shpronesimi i detyrueshem dhe pa shperblim ne dobi te shtetit i te gjithe ose i nje pjese te pasurise personale te te denuarit ose te pjeses se tij ne pasurine e perbashket, qe caktohej prej gjykates. Pra, konfiskimi nuk kishte te bente me shperblimin e demit qe i shkaktohej shtetit, (ne kete rast nepermjet pervetesimit te pasurise ne perpjestime te medha). Prandaj, siç del edhe nga dispozitivi i vendimit penal te lartpermendur, demshperblimi me te cilin ka qene detyruar i padituri ishte i veçuar nga konfiskimi i pasurise se tij. Keshtu, konfiskimi ndaj te paditurit eshte dhene si denim plotesues dhe jo per shlyerjen e detyrimit civil.

Se treti, shtrohet pyetja:Si kuptohet permbajtja e nenit 24/3 te ligiit nr. 7698, date 15.04.1993, "Per Kthimin dhe

kompensimin e pronave ish pronareve".Sipas kesaj dispozite, nuk perfitojne nga ky ligj, te denuarit per pervetesim te pasurise

se popullit ne perpjestime te medha, ne masen qe eshte e barabarte me vleren e demit te papaguar, percaktuar me vendim te gjykates. Pra, keta te denuar perfitojne sipas ketij llgji, vetem nese ata e kane demshperblyer shtetin si pasoje e pervetesimit te kryer dhe ne masen e percaktuar si me siper. Me vertetimin e ketij fakti ata nuk kane ndonje pengese ligjore per te perfituar si me siper.

Ne rastin ne gjykim, referuar materialeve te dosjes gjyqesore del se, i padituri e ka shperblyer shtetin ne ate mase te barabarte me vleften e demit te shkaktuar nga pevetesimi. Keshtu, ai nuk mund te perjashtohet nga perfitimi i te drejtes se pronesise per pronen e konfiskuar me vendim te gjykates.

Ne keto rrethana, Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur drejt duke e konsideruar te ligjshem vendimin e KKKP prane Bashkise Tirane.

Nga ana tjeter, drejt ka vendosur edhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte qe nuk e ka pranuar rekursin e paraqitur nga paditesi kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane per mungese te shkaqeve qe parashikon neni 472 i Kodit te Procedures Civile.

Paditesi ka pretenduar se, gjykata ne dhenien e vendimit ne favor te te paditurit eshte bazuar ne nje vertetim te kontestueshtem te leshuar nga Zyra e Permbarimit, per shkak se

207

Page 205: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

eshte leshuar nga permbaruesi Hajdar Noga ne vitin 1996, nderkohe qe al ka filluar pune ne kete detyre ne vitin 1997. Sipas ketij vertetimi rezulton se, i padituri ka likujduar me 26.11.1969 prane kesaj zyre, shumen 18.607.60 leke.

Gjykata me te drejte nuk e ka pranuar kete pretendim te paditesit, sepse sipas nenit 253 te Kodit te Procedures Civile, aktet zyrtare qe perpilohen nga nepunesi i shtetit ose personi qe ushtron veprimtari publike, brenda kufijve te kompetences se tyre dhe ne formen e caktuar, perbejne prove te plote. Lejohet te provohet e kunderta vetem kur pretendohet se shkresa eshte e falsifikuar. Paditesi nuk e ka pretenduar nje gje te tille dhe as ka kerkuar sipas rruges ligjore goditjen e atij akti per falsitet.

Ne keto rethana rekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga paditesi kunder vendimeve te lartpermendura nuk pranohet

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë NLenien ne fuqi te vendimit nr.136, date 16.10.1998 te Gjykates se Apelit Tirane, dhe

te vendimit nr. 1156, date 21.12. 1999, te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Tirane, me 06.06.2002

208

Page 206: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr . 32 i Regj. ThemeltarNr. 44 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere prej:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarBashkim Caka AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareKristaq Ngjela AnetarMetush Saraçi AnetarNatasha Sheshi AnetareNikoleta Kita AnetarePerikli Zaharia AnetarSpiro Spiro AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.29.05.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËSE: VERA GJANA, banuese ne Tirane, ne mungese.

I PADITUR: ATSH (AGJENSIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE), ne mungese;

OBJEKTI: Deklarim i paligjshem i vendimit nr. 315 dt. 16.11.1998

si edhe demshperblim me pagen e nje viti, ne baze te Nenit 155 te K.Punes dhe ligjes 8095 dt. 21.03.1996.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin e saj nr. 4204 dt. 07.12.1998 ka vendosur:

Pranimin e padise, duke detyruar anen e paditur te paguaje ne favor te paditses Gjana pagen e nje viti pune si demshperblim per zgjidhjen e menjehershme e te pajustifikuar te marredhenies se punes ne masen 170.160 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 970 dt. 13.07.1999 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit;

209

Page 207: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Gjykata e Larte me vendimin nr. 334 dt. 20.03.2000 ka vendosur:Mospranimin e rekursit te paraqitur nga pala e paditur.

Kunder vendimit te mesiperm ana e paditur ka paraqitur rekurs ne interes te ligjit, e cila me pretendimin se:

- paditesia duhet te provoje para Gjykates faktin se afatet sipas Nenit 144 te K. Punes nuk jane respektuar nga ana e paditur,

- periudha prej 16.04.1998 deri me dt. 31.10.1998 eshte e mjaftueshme per te zbuluar aftesite individuale dhe fakti qe paditesia kerkon te rrije ne ate vend pune duke e quajtur vehten te afte profesionalisht eshte subjektive neqoftese puna nuk ka rezultatet e pritsheme

- arsyetimi i gjykates se ana e paditur nuk paraqiti ndonje rregullore te brendeshme per menyren e komandimit te punonjesve eshte i gabuar, pasi kjo rregullohet nga ligji 8095 dt. 21.03.1996 “ Per sherbimin civil” dhe po mbi bazen e ketij ligji i eshte propozuar paditeses nje vend tjeter pune ku mendon se mund te jete me e afte,

- nuk eshte marre parasysh fakti qe paditesia ka filluar pune ne Gjykaten e Rrethit Tirane qe te pakten te ulej masa e shperblimit.

- kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj e Spiro Spiro, si shqyrtuan

dhe biseduan ne teresi çeshtjen

V Ë R E J N ËSe rekursi i paraqitur nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille per shkelje te rende

te rregullave proceduriale nuk mundet te pranohet dhe gjykimi duhet te pushohet.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se rekursi eshte paraqitur nga kerkues ana e

paditur A.T.SH. dhe eshte nenshkruar nga perfaqesuese me prokure juriste Brunilda Koço. Ne dosje ndodhet edhe nje prokure e posaçme nepermjet se ciles ana e paditur ka emeruar perfaqesuese te posaçme Znj. Koço per te perfaqesuar ate ne rekursin per kolegjet e bashkuara te Gjykates se Larte.

Ne baze te Nenit 112 te K.Pr.C. rekursi eshte akti me te cilin palet ose pjesemarresit e tjere ne proçes parashtrojne kundershtimet e tyre ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit e te Gjykates se Apelit ne Gjykaten e Larte, sipas rregullave te parashikuara ne kete Kod. Pra rekursi si akt eshte e drejte vetem e pales ose e pjesmarresit tjeter ne proçes, per pasoje vetem ky ka te drejten te disponoje mbi kete akt, pra ta paraqese ose te heqe dore prej saj. Ne keto rrethana rekursi duhej te paraqitej vetem nga ana e paditur.

Ligja ka parashikuar me tej edhe mundesine qe rekursi te mund te paraqitet nga person tjeter por gjithnje duke u pajisur me prokure. Keshtu Neni 474 dhe 475 te K.Pr.C. kerkojne qe rekursi te nenshkruhet nga vete pala, avokati apo perfaqesuesi i tij i pajisur me prokure. Ne rastin e fundit kuptimi i leshimit te prokures eshte i tille qe nepermjet saj personi i trete zevendeson ne kete te drejte vete palen e interesuar. Pra nepermjet prokures personit te trete i lejohet te paraqese rekurs. Duke pare prokuren e ndodhur ne dosje konstatohet se permbajtja e saj nuk eshte per hartimin dhe paraqitjen e rekursit por thjeshte per perfaqesim. Nje permbajtje e tille e prokures le te nenkuptohet se rekursi eshte paraqitur nga ana e paditur dhe perfaqesuesi duhet ta mbroje ate ne procesin gjyqesor. Ne te vertete rekursi nuk eshte paraqitur nga pala e interesuar.

Kuptimi i mesiperm juridik del duke pare edhe hartimin e dispozitave mbi prokuren (Neni 70 e vijues i KC). Prokura eshte dokumenti ne te cilin i perfaqesuari me vullnetin e tij te lire ka percaktuar karakterin dhe vellimin e tagrave qe i ka dhene perfaqesuesit. Pra per rastin konkret perfaqsuesi ka vetem tager perfaqesimi, ky ka qene edhe vete vullneti i te perfaqesuarit.

210

Page 208: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne rrethanat e parashtruara me lart Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte nuk mundet te marrin ne shqyrtim rekursin e paraqitur dhe gjykimi duhet te pushohet.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § e te KPrC

V E N D O S Ë NPushimin e gjykimit te rekursit te paraqitur nga A.T.S.H. para Kolegjeve te Bashkuara

te Gjykates se Larte.

Tirane 29.05.2002

MENDIMI I PAKICËSPushimi i gjykimit te ceshtjes nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me

arsyetimin se rekursi konsiderohet i pa paraqitur, nuk eshte ne perputhje me dispozitat procedurale.

Dihet se, ankimi eshte akti me te cilin palet ose pjesemarresit e tjere ne proces parashtrojne kundershtimet e tyre ndaj vendimit te gjykates, i cili nuk pranohet kur eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet per te bere ankim.

Ankimi, si edhe rekursi duhet te neneshkruhet nga vete pala, ose perfaqesuesi i paisur me prokure. Si perfaqesues te personave juridike mund te jene juristet apo punonjes te tjere te autorizuar prej tyre. Prokura ne emer te personave juridike publik dhe privat, per te qene e vlefshme mjafton te kete neneshkrimin e drejtuesit te tije dhe vulen perkatese. Perfaqesuesi i kryen veprimet per te perfaqesuarin ne baze dhe brenda kufijeve qe i jane dhene, pra brenda tagreve te perfaqesimit.

Ne rastin ne gjykim rezulton se keto tagre jane caktuar me shkresen perkatese, nga e cila rezulton, ndonese jo ne menyre te drejtperdrejte se perfaqesuesja nuk ka vetem tagrin e perfaqesimit ne gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e Larte, por ka edhe tagrin per te paraqitur rekurs prane kesaj gjykate.

Tagret, edhe kur nuk rezultojne ne menyre te shprehur, mund te nxirren edhe nga rrethanat ne te cilat kryhet veprimi, nga vete permbajtja e prokures, pra mund te rezultojne nga rrethana konkludente, te cilat jane sjellje, qendrime, veprime e te tjera nga ku del shume qarte se personi qe i kryen ato ka tager perfaqesimi.

Te gjithe elementet e mesiperm, flasin qarte se juristja ka patur tager per te paraqitur rekurs ne interes te ligjit kunder vendimeve te gjykatave. Nga asnje rrethane nuk rezulton qe te jemi para perfaqesimit pa tagre, sepse nuk del qe juristja te kete vepruar si perfaqesuese e organit pa vullnetin e ketij te fundit, apo ajo duke qene perfaqesuese e organit te kete kapercyer kufijte qe i jane dhene nepermjet prokures.

Ne keto rrethana Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, jo vetem per mungese te pretendimeve te paleve per ligjitimitetin e personit qe ka paraqitur rekursin, por edhe per shkak te mungeses te indicjeve per te arritur ne perfundimin se rekursi eshte bere nga per -sona te tille, si dhe per shkak te permbajtjes se normave procedurale qe u analizuan me larte, nuk duhet te vendosnin mospranimin e rekursit por duhet te shqyrtonin ne seance gjyqesore shkaqet e tij.

Evgjeni Sinoimeri Bashkim Caka Thimjo Kondi Irma Bala Vladimir Metani Metush Saraçi

Nr. 44 i Regj. Themeltar211

Page 209: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 45 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesBashkim Caka AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetarYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarValentina Kondili AnetareNikoleta Kita AnetareKristaq Ngjela AnetarNatasha Sheshi AnetareMetush Saraçi AnetarEvgjeni Sinojmeri AnetareVladimir Bineri AnetarAgron Lamaj Anetar

ne daten 31.05.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me nr. 44 qe u perket :

PADITËS I KUNDËRPADITUR : NAILE UZUNI

TË PADITUR : K.K.K.P. PRANE BASHKISE KAVAJEZELIHA LULIMAHMUDIE PEZA

E PADITUR KUNDRAPADITËSE : NEXHMIE ALIA (HYLVIU)

PERSONA TË TRETË : ZELIHA LULI (HYLVIU)MAHMUDIE PEZA (HYLVIU)TRASHEGIMTARET E BESIM HYLVIUTFERIDE CANINEXHAT, MUHAMET, E HAJDAR HYLVIUXHEVAHIRE VESI HYLVIUTRASHEGIMTARET E BESIM HYLVIUTTRASHEGIMTARET E HAJRIE HYLVIUTMELEQE TALLUSHIMEREME LUSHKJAHAMDI, XHAMI E BARDHYL UZUNIHAJRIE KAPURANI

OBJEKTI I PADISË212

Page 210: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Anullim i vendimit nr. 322 date 11.10.1995 te K K K P. prane Bashkise Kavaje.

Detyrimin e te paditures kundrapaditese Nexhmie Alijata njohe paditesen e kunderpaditur bashkepronare

ne shtepine qe ajo posedon, si dhe pronare te vetme te bahces.Baza ligjore : Ligji 7698 dt. 15.04.1993, neni 168,

169 dhe 170 I KC, si dhe neni 86/b dhe 117/2 I K Pr C.OBJEKTI I KUNDËRPADISË

Detyrimin e paditeses se kunderpaditur, te na njohepronare per 379 m2 truall te trajtuar ne vendimin nr. 322

date 11.10.1995 te K K K Pr prane Bashkise Kavaje.Baza Ligjore : Neni 86/b dhe 159 te K Pr C.

Gjykata e Shkalles se Pare Durres me vendimin nr. 1102, dt. 01.07.1998 ka vendosur : Ndryshimin e vendimit te K K K Pr te Bashkise Kavaje, nr. 322 date 11.10.1995, ne piken 1, te pjeses urdheruese, si vijon :

Te njihet si bashkepronare ne siperfaqen 379 m2, trashegimtaret e trashegimlenesit Muhamed Hasan Hylviu.Rrezimin e kunderpadise se te paditures kundrapaditese, Nexhmije Alia (Hylviu), kunder paditesave te kunderpaditur, trashegimtareve ligjore te Ismail Uzunit, si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Durres ka bere ankim e

paditura/kundrapaditese, Nexhmije Hylviu, por me pas ajo ka hequr dore prej tij dhe vendimi ka marre forme te prere.

Kunder vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit ka ushtruar rekurs ne interes te ligjit paditesja Naile Uzun, e cila kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim me nenin 6 te K Pr C, pasi ne te, gjykata nuk eshte shprehur ne lidhje me te gjitha kerkimet e bera nga paditesja e kunderpaditur.

- Gjykata ka gabuar ne zbatimin e ligjit 7698 date 15.04.1998 “ Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”, pasi ka disponuar per nje siperfaqe toke qe nuk ishte shpronesuar, shtetezuar apo konfiskuar.

213

Page 211: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

Pasi degjoi relacionin e anetareve Ylvi Myrtja dhe Valentina Kondili dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E N :Palet ndergjygjese kane marredhenie te posacme me njeri–tjetrin. E paditura

kundrapaditese Nexhmije eshte vajza e dajes se burrit te paditeses se kunderpaditur. Nga dokumentat kadastrore te vitit 1916 (perkthyer nga turqishtja) del se

trashegimlenesi i bashkeshortit te paditeses se kunderpaditur ka qene pronar i nje shtepie banimi, te nje bahceje dhe magazaje, te ndodhur ne L. Zguraj, Kavaje, nga e cila i ka shitur 168 pjese nga 360 (e tera), Muhamed Hylviut (gjyshit te te paditures kundrapaditese Nexhmije).

Pranohet nga palet ndergjygjese se qe nga ajo kohe familja Hylviu ka banuar ne pjesen perendimore te shtepise, ne te cilen banon tani e paditura kundrapaditese Nexhmije, ndersa familja Uzuni ka banuar ne pjesen lindore te saj. Pavaresisht se nuk eshte bere pjestimi vullnetar i kesaj prone, para noterit, secila prej paleve ndergjygjese ka poseduar dhe vazhdon te posedoje ambiente te shtepise, ne perputhje me pjeset takuese te permendura me lart.

Pranohet gjithashtu se bahçja qe ndodhet ne anen lindore te shtepise (sipas aktit te ekspertimit ze nje siperfaqe 758 m2) eshte poseduar vetem prej trashegimlenesit te paditeses se kunderpaditur Naile Uzuni. Ne nje pjese te bahçes, eshte ndertuar para vitit 1990 nje vendstrehim (ze sip 21 m2), ndersa nje siperfaqe 238 m2 eshte e zene me lulishte.

Palet pranojne se nuk ekziston asnje akt shtetezimi, shpronesimi a konfiskimi per siperfaqet e permendura me lart.

Me daljen e ligjit 7698 date 15.04.1993, e paditura kundrapaditese Nexhmie Hylviu, ka vertetuar gjyqesisht faktin e qenies pronar te trashegimlenesit te saj (babait te saj, Seit Hylviu) mbi truallin me siperfaqe 397,5 m2 (pjese e bahçes), me vendimin nr. 724 date 11.07.1995 te gjykates se rrethit Kavaje.

Bazuar ne kete vendim gjykate, K K K Pr me vendimin nr. 322 date 11.10.1995 e ka njohur babain e te paditures kundrapaditese Nexhmije, ish pronar per kete siperfaqe, nga e cila ka vendosur t’i kthehet asaj, trualli i lire me siperfaqe 120 m2, truall i zene me vendstrehim me siperfaqe 21 m2, dhe te kompensohet ajo per diferencen.

Me padine objekt gjykimi, paditesja e kunderpaditur ka kerkuar : Anullimin e vendimit te K K K Pr te permendur me lart. Detyrimin e te paditures kundrapaditese ta njohe paditesen e kunderpaditur bashkepronare te baneses dhe pronare te vetme te bahçes.Ne lidhje me kerkimin e pare ka pretenduar : Vendimi i K K K Pr ka dale ne kundershtim me nenin 1 te ligjit 7698

date 15.04.1993, pasi prona e trajtuar ne te nuk rezulton te jete marre nga shteti, por ka qene dhe eshte ne posedim te paditeses se kunderpaditur ( bahçja eshte prone vetem e familjes Uzuni, pasi trashegimlenesi i te paditures kundrapaditese Muhamed Hylviu, ne vitin 1916 ka blere vetem pjese nga shtepia dhe jo bahçen).

Ne lidhje me kerkimin e dyte ka pretenduar : E paditura / kundrapaditese ka regjistruar ne regjistrin ipotekor nr.

146 date 22.07.1994 ( nuk ndodhet ne dosje ) tere shtepine, duke perfshire dhe pronen e paditesit te kunderpaditur.

214

Page 212: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nga ana e te paditures kundrapaditese eshte paraqitur kunderpadi, me te cilen kerkohet detyrimi i paditeses se kunderpaditur, ta njohe ate pronare per truallin me siperfaqe 379 m2, te trajtuar me vendimin e K K K Pr te permendur me lart, duke pretenduar se se bashku me shtepine ( pjesen perkatese), trashegimlenesi i saj ka blere dhe pjesen e bahçes. Ne lidhje me kete pretendim, ajo ka paraqitur vertetime kadastrale te kufitareve, me pronen objekt gjykimi.

Gjykata e Shkalles se Pare ka vendosur ndryshimin e pikes 1 te vendimit te K K K Pr te Bashkise Kavaje, nr. 322 date 11.10.1995 duke njohur si bashkepronare ne siperfaqen 379 m2, trashegimtaret e trashegimlenesit Muhamed Hasan Hylviu.

Rrezimin e kunderpadise se te paditures kundrapaditese, Nexhmije Alia (Hylviu), kunder paditesave te kunderpaditur, si te pabazuar ne ligj, me aresyetimin :

Palet ndergjygjese kane qene bashkepronare te shtepise dhe bahçes. Nga keto, bahçja nuk rezulton te jete pjestuar midis bashkepronareve. Ne keto kushte, palet ndergjygjese duhet te njihen bashkepronare dhe te truallit te trajtuar me vendimin e K K K Pr (si pjese e bahces).

Ne lidhje me banesen, ka rezultuar se ndarja e saj midis paleve ndergjygjese eshte pranuar prej tyre qe prej shume viteve me pare, pra nuk ka asnje shkak ligjore per ta ripjestuar ate.Pra sic shihet nga sa me siper, vendimi i K K K Pr ka ndryshuar jo teresisht ne favor

te paditeses te kunderpaditur, sic ka kerkuar ajo me padine objekt gjykimi . Kjo pasi trashegimtaret ligjore te Muhamed Hylviut jane njohur bashkepronare me te padituren kun-drapaditese, ne pronen e permendur me lart, nderkohe qe pretendohet prej tyre qenia pronar te vetem mbi te.

Por pavaresisht nga kjo, paditesja e kunderpaditur nuk e ka ankimuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ky vendim ka marre forme te prere.

Me rekursin ne interes te ligjit, ajo ka kundershtuar kete vendim te formes se prere, duke kerkuar anullimin teresisht te vendimit te K K K Pr.

Nderkohe qe ne nje gjykim tjeter, me te njejtat pale, eshte kerkuar nga Nexhmije Uzuni pjestimi i truallit te permendur me lart, midis bashkepronareve, te percaktuar me vendimin e formes se prere qe kundershtohet.

Ka perfunduar faza e pare e pjestimit, me vendimin e dates 18.05.1999 per çeshtjen civile me nr. 628 / 65 regj. duke u lejuar pjestimi i tij, dhe pasi ky vendim ka marre forme te prere, pa u ankimuar nga palet ndergjygjese, gjykata ka vazhduar me fazen e dyte te pjestimit.

Aktualisht ka perfunduar dhe faza e dyte e pjestimit ne gjykaten e shkalles se pare Kavaje, e cila me vendimin nr. 338 date 25.09.2001 ka vendosur pjestimin ne natyre te truallit objekt pjestimi, vendim ky qe eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit, me vendimin nr. 129 date 06.03.2002.

Ne keto rrethana, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, cmojne se nuk mund te pranohet rekursi ne interes te ligjit i paraqitur nga paditesja e kunderpaditur Naile Uzuni.

PËR KËTO ARSYEKolegji Seleksionues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin

485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 1102 date 01.07.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare

Durres.Tirane, me 31.05.2002

215

Page 213: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr. 47 i Regj. ThemeltarNr. 46 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarKristaq Ngjela AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Bineri AnetarMetush Saraci AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 31.05.2002 e 06.06.2002 moren ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.47 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : DHIMITRAQ SHOMO, ne mungese.

TË PADITUR : 1. K.K.K.KP. prane BASHKISE KORÇE, ne mungese.2. MARIKA CALE; EMILI QANO; LILJANA KATUNDI , te perfaqesuar me prokure nga avokat Kujtim Capo.3. HARIKLI MUSHI, ne mungese.4. IRENA PRIFTI, ne mungese.5. ALBERT PLUMBI, ne mungese.6. GJERGJI MIKEREZI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Anullim i vendimit nr.229 date 8.4.1994

te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe.Detyrim njohje pronare.

Baza ligjore : Ligji nr.7698 date 15.4.1993.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, me vendimin nr. 2095 date 10.8.1995, ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.1956 date 29.3.1996, ka vendosur :

216

Page 214: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Prishjen e vendimit nr.2095 date 10.8.1995 te Gjykates se Rrethit Korçe dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, ne rigjykim, me vendimin nr. 2843 date 20.8.1996, ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.6803, date 29.11.1996, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2843 date 20.8.1996 te Gjykates se Rrethit Korçe.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.311 date 20.2.1997, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.6803 date 29.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, ne rigjykim, me vendimin nr.1195 date 25.4.1997, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr.2843 date 20.8.1996 te Gjykates se Rrethit Korçe dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, me vendimin nr. 358 date 9.3.1998, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Korçe, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.242 date 17.11.1998, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.358 date 9.3.1998 te Gjykates se Rrethit Korçe si me poshte:Pranimin e kerkese padise se paditesit Dhimitraq Shomo duke anulluar vendimin nr.229 date 8.4.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe dhe njohjen pronar te paditesit Dhimitraq Shomo mbi nje dyqan me kufizimet : V-Petraq Shomo, L-Bulevardi “Republika”, J-Petraq Shomo, P-Petraq G. Shomo me siperfaqe 55m2.

Gjykata e Larte, mbi ankimin e te paditurve, me vendimin nr.1152 date 21.12.1999, ka vendosur :

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga e paditura Marika Çale si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te formes se prere, ne baze te nenit 473 te Kodit te Proçedures Civile te ndryshuar me nenin 5 te ligjit nr.8431 date 14.12.1998 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne K.Pr.C.”, kane ushtruar rekurs te paditurit, te cilet kerkojne prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Prona eshte shitur nga trashegimlenesi ne vitin 1934, por kjo shitje eshte anulluar ne baze te dekret-ligjit nr.355 date 21.11.1946, duke iu marre trashegimlenesit te paditesit.

- Prona nuk i eshte marre ish-pronarit ne menyre te padrejte. Dekret ligji i vitit 1946 ka karakter thjesht juridiko-civil.

- Gjykata ka interpretuar gabim nenin 1 te ligjit nr.7698 date 15.4.1993 duke ia kthyer pronen paditesit.

- Padia e paditesit per deklarimin e pavlefshem te vendimit te Zyres se Permbarimit nr.137 date 18.2.1948 eshte rrezuar me vendim gjyqesor te formes se prere.

217

Page 215: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionin perkates te anetareve Vladimir Metani dhe Kristaq Ngjela,

pasi degjuan perfaqesuesin e te paditurave Marika Cale, Emili Qano dhe Liljana Katundi, avokat Kujtim Capo i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Korçedhe pasi diskutuan çeshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë :Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.242 date 17.11.1998 me te cilin eshte

vendosur ndryshimi i vendimit nr.358 date 9.3.1998 te Gjykates se Rrethit Korçe duke pranuar padine se paditesit Dhimitraq Shomo dhe anulluar vendimin nr.229 date 8.4.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe dhe njohjen pronar te paditesit Dhimitraq Shomo mbi nje dyqan me kufizimet: V-Petraq Shomo, L-Bulevardi “Republika”, J-Petraq Shomo, P-Petraq G. Shomo me siperfaqe 55m2, eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet, ndersa vendimi nr. 358 date 9.3.1998 i Gjykates se Shkalles se Pare Korçe, me te cilin eshte vendosur rrezimi i padise, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton e provuar si me poshte :Paditesi Dhimitraq Shomo eshte trashegimtar ligjor i te ndjerit Petraq Shomo,

ndersa te paditurit Marika Cale etj, jane trashegimtaret ligjore te te ndjerit Thimaq Cale. Trashegimlenesit e paleve ne gjykim, ne vitet ’30 kane pase hyre ne disa

marredhenie huaje me njeri tjetrin ku i ndjeri Thimaq Cale (trashegimlenesi i te paditurve) ka qene ne poziten e huamarresit ndersa i ndjeri Petraq Shomo (trashegimlenesi i paditesit) ka qene ne poziten e huadhenesit. Konkretisht, sipas vertetimit date 3.10.1994 te leshuar nga Hipoteka Korce, me aktet publike date 24.6.1932, date 16.9.1932 dhe date 24.6.1932 eshte marre hua shuma prej rreth 950 napolona ari metal. Detyrimet e mesiperme jane siguruar me lenien ne hipoteke te pjeses se zoteruar nga huamarresi mbi nje banese me apartamente siper dhe dyqane poshte, duke u inskriptuar kjo pasuri ne favor te kreditorit. Nga permbajtja e regjistrave te hipotekes rezulton qe te tri hipotekat jane fshire me akt publik me nr.9560/6425 date 20 tetor 1934 dhe te notuar (regjistruar) me nr.32/9 date 23 tetor 1934, mbasi te hollat u paguan plotesisht.

Nje vit me vone, me kontraten e shitjes date 26 tetor 1935, i ndjeri Thimaq Cale i ka shitur te ndjerit Petraq Shomo nje shtepi te ndare te perbere prej dy apartamentesh per banim, se bashku me 6 dyqane perposh, megjithe vendin qe okupon kjo prone, kundrejt shumes 2.500 napolona ari metal.

Me daljen e ligjit nr. 355 date 21.11.1946 “Mbi shlyerjen e huave te lindura para dates 29.11.1944”, Kryesia e permbarimit, ne zbatim te nenit 9 te ketij ligji, me vendimin nr. 137 date 18.2.1948 ka vendosur: “… kthimin dhe dorezimin tek Thimaq Cale, banues ne Korçe, vetem te nje dyqani ndodhur ne lagjen nr.4 te Korçes, ne rrugen “Bulevardi Republika”, nr.1/2 me kufij te tashem… dyqan i cili ben pjese ne godinen e madhe dhe qe sot mbahet me qira prej vellazerise Cici dhe perdoret per embeltore dhe se bashku me shtepine dhe dyqanet e tjera eshte transkiptuar me nr.369/9 date 28 tetor 1935 mbi emrin e Petraq Gaqi Shomo. Prandaj lutemi te behen veprimet e duhura ne radhoret e asaj zyre dhe te fshihet transkiptimi me nr. 369/9 date 28 tetor 1935 vetem persa i perket dyqanit te mesiperm.”. Vendimi i mesiperm i Zyres se Permbarimit eshte regjistruar me nr. 491/12 date 27.2.1948 dhe me vone, ne baze te Dekret-ligjit nr.801 date 22.3.1950 te Presidiumit te Kuvendit Popullor “Mbi shtetezimin e disa ndertesave”, prona e mesiperme, kthyer Thimaq Cales, eshte transkiptuar ne favor te Shtetit Shqiptar.

Paditesi Dhimitraq Shomo, kete vendim te Kryesise se Permbarimit e ka kundershtuar me padi ne gjykate. Me vendimin gjyqesor nr.2023 date 23.10.1994, Gjykata e Rrethit Korçe ka rrezuar padine. Ky vendim ka marre forme te prere pasi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit, ndersa Gjykata e Kasacionit ka vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes.

218

Page 216: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Me daljen e ligjit nr. 7698 date 15.2.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, trashegimtaret e te ndjereve Petraq Shomo dhe Thimaq Cale, i jane drejtuar K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe, per njohjen, identifikimin dhe kthimin e ish pronave te trashegimlenesve te tyre. Ky komision, me vendimin nr.78 date 1.10.1993 dhene ne favor te paditesit ka vendosur : “Te miratoje te drejten e pronesise se trashegimtareve te Petraq Shomos… per kthimin e prones nje shtepi me 5 dyqane poshte e ndodhur ne lagjen nr.12 … e cila prone me gjithe oborrin ka siperfaqe 405m2. Nga siperfaqe e dyqaneve prej 297m2 te zbritet nje siperfaqe prej 54,6m2 (4,2x13) qe eshte me pronesi tjeter…”. Ndersa me vendimin nr.229 date 8.4.1994 dhene ne favor te te paditurve ka vendosur : “Te miratoje te drejten e pronesise se ish pronarit Thimaq Llambro Cale… per kthimin e prones se ndodhur ne Bulevardin Republika e perbere nga nje dyqan me kufizimet … me siperfaqe 55m2”.

Duke pretenduar se vendimi nr. 229 date 8.4.1994 i K.K.K.Pronave dhene ne favor te te paditurve eshte i padrejte, pasi objekti ne fjale, dyqan me siperfaqe 55m2 eshte prone e trashegimlenesit te paditesit, prej ketij te fundit me padine ne gykim eshte kerkuar anullimi i vendimit nr.229 date 8.4.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe dhe detyrimi i te paditurve ta njohin paditesin pronar mbi kete dyqan. Ne padi pretendohet gjithashtu se dyqani, se bashku me gjithe ambientet e tjera te godines ka qene ne pronesi te trashegimlenesit te tij, qysh ne vitin 1935, pronesi kjo e fituar me kontraten e shitjes se lidhur mes Petraq Shomos si bleres dhe Thimaq Cales si shites dhe kjo shitje nuk ka qene e lidhur me ndonje hua, pra nuk mund te jete objekt i ligjit nr.355 date 21.11.1946. Me tej pretendohet se huate e marra jane likujduar prej huamarresit qysh ne vitin 1934 ndaj veprimet permbarimore qe kane urdheruar hipoteken te beje kalimin e ketij dyqani ne pronesi te Thimaq Cales, jane fiktive.

Pas disa gjykimeve, Gjykata e Shkalles se Pare Korçe, ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se pretendimet e paditesit mbi pavlefshmerine e veprimeve te Zyres se Permbarimit per kalimin e dyqanit nga Petraq Shomo tek Thimaq Çale jane rrezuar me vendim gjyqesor te formes se prere.

Gjykata e Apelit Korçe, ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Korçe dhe pranuar padine duke anulluar vendimin nr.229 date 8.4.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe dhe njohjen pronar te paditesit Dhimitraq Shomo mbi kete dyqan me arsyetimin se ky objekt qe, ne baze te kontrates se shitjes te vitit 1935, ka kaluar ne pronesi te Petraq Shomos, provohet qe eshte marre kunder deshires se ish pronarit Petraq Shomo dhe ne baze te ligjit nr.7698 date 15.4.1993, neni 1, i cili ka shfuqizuar ligjin nr.355 date 21.11.1946, çdo akt administrativ i kryer ne baze te atij ligji, eshte i pavlefshem.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, çmojne se vendimi i mesiperm i Gjykates se Apelit Korçe, eshte i pabazuar ne ligj.

Keshtu, ligji nr. 7698 date 15.2.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” ne teresine e tij rregullon marredheniet juridike midis shtetit dhe ish pronareve duke marre persiper t’ju ktheje ketyre te fundit pronat e marra ne nje nga format e parashikuara ne nenin 1 te ketij ligji, siç mund te jene shtetezimi, konfiskimi, sekuestrimi etj., ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter.

Ndersa ligji nr.355 date 21.11.1946 “Mbi shlyerjen e huave te lindura para dates 29.11.1944”, rregullon marredheniet juridike midis individeve dhe kryesisht midis huadhenesit dhe huamarresit. Sipas nenit 9 te ketij ligji “Kur nje prone eshte vene ne hipoteke per hua pas dates 1.4.1929 dhe kjo prone ndodhet sot me titull zoterimi ne duart e huadhenesit, atehere prona e hipotekuar i kthehet huamarresit”.

Gjithashtu, sipas nenit 7 te ketij ligji, “Kur pronen e shitur me pakt riblemje e ka huadhenesi ne zoterimin e tij, atehere kjo i kthehet menjehere huamarresit”.

Duke analizuar permbajtjen e ketyre dy ligjeve, nga pikepamja e marredhenieve juridike qe rregullojne verehet qarte dallimi se zbatimi i ligjit nr. 7698 date 15.2.1993 dhe pasojat qe vijne prej tij, nuk kane te bejne aspak me pasojat e rrjedhura nga zbatimi i ligjit nr.355 date 21.11.1946.

219

Page 217: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Me hyrjen ne fuqi, Ligji nr.7698 date 15.04.1993 nuk i shfuqizon efektet qe kane ardhur nga zbatimi i Ligjit nr.355 date 21.11.1946.

Ligji nr.7698 date 15.04.1993, kur parashikon ne nenin 1 te tij se, “Ky ligj u njeh ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara sipas akteve ligjore, nenligjore e vendimeve te gjykates te dala pas dates 29 nentor 1944, ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter …” nuk perfshin ne kete percaktim edhe efektet qe kane rrjedhur prej Ligjit nr.355 date 21.11.1946, nepermjet akteve e procedurave administrative apo gjyqesore te kryera ne zbatim te ketij ligji.

Dy ligjet e lartpermendura kane rregulluar ne kohe te ndryshme problematika te ndryshme, qe s`kane lidhje me njera-tjetren. Me ligjin per kthimin e kompensimin e pronave ish-pronareve shteti merr persiper t`u ktheje ish-pronareve (trashegimtareve te tyre), ne nje mase te pranueshme, te arsyeshme e objektivisht te mundeshme, pronat e marra ne menyre te paligjeshme apo te padrejte. Pra, rregullohen marredhenje midis subjektit shtet, nga njera ane, dhe subjektit ish-pronar nga ana tjeter.

Ndersa ligji nr.355, date 21.11.1946 ka rregulluar ne nje menyre te ndryshme nga rregjimi juridik i kohes (Kodi Civil i vitit 1929) marrdhenijet midis subjekteve private, te krijuara nga huate me kamate te larte, te mbuluara me hipoteka ose shitje me pakt riblerje. Ne keto marredhenje juridiko-civile shteti nuk ka qene pale prandaj nuk ka marre persiper as ne ate kohe, as me vone, ndonje detyrim te vetin ndaj subjekteve private.

Gjithashtu, parashikimi ne nenin 29 te Ligjit nr. 7698 date 15.04.1993, sipas te cilit, “Te gjitha dispozitat ligjore qe vijne ne kundershtim me kete ligj shfuqizohen”, nuk mund te interpretohet ne nje menyre aq te zgjeruar sa te coje ne perfundimin se me te eshte shfuqizuar ne menyre te heshtur e te nenkuptuar edhe Ligji nr.355, date 21.11.1946 me gjithe pasojat e zbatimit te tij. Ky ligj ka rregulluar marredhenie juridike te caktuara te imponuara nga rrethana dhe kerkesa te kohes kur ka dale, sipas botekuptimit te asaj kohe dhe qellimeve te ligjvenesit. Koha kur ka dale ky ligj eshte e kapercyer dhe pasojat qe kane ardhur prej tij per cdo rast konkret perbejne te drejta te fituara nga persona te caktuara shume kohe me pare.

Per sa me lart konkludohet se gjykata e apelit ne zgjidhjen e ceshtjes ka tejkaluar kufinjte e zbatimit te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “ b ” te Kodit

te Proçedures Civile, dhe te nenit 14 germa “c” te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”

V E N D O S Ë N1. Prishjen e vendimit nr.242 date 17.11.1998 te Gjykates se Apelit Korçe dhe

lenien ne fuqi te vendimit nr. 358 date 9.3.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare Korçe.2. Ky vendim eshte unifikues per praktiken gjyqesore dhe dergohet per botim ne

Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 06.06.2002

220

Page 218: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

ÇËSHTJE PENALE

221

Page 219: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Nr.1 i Regj. Themeltar.Nr.1 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Perikli Zaharia AnetarNikoleta Kita “Natasha Sheshi “Evgjeni Sinoimeri “Irma Bala “Vladimir Bineri “Vladimir Metani “Zamir Poda “Bashkim Caka “Agron Lamaj “Metush Saraci “Artan Hoxha “Ylvi Myrtja “Spiro Spiro “

ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2002, moren ne shqyrtim ceshtjen penale nr.1, qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. JORGAQ MURATI, i biri i Kristos, i dt.1954, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i padënuar, mbrojtur nga avokat Fatmir Braka.2. JANAQ MURATI, i biri i Kristos, i dt.1960, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i padënuar.3. ARJANA HEBA, e bija e Llazarit, e dt.1961, banuese në Tiranë, në mungesë, mbrojtur nga avokat Mark Pellumbi.4. VLADIMIR MOLLA, i biri i Islamit, i dt.1962, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i pa dënuar.5. ASTRIT FEJZO, i biri i Abazit, i dt.1950, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar.6. GËZIM PILURI, i biri i Harrizit, i dt.1959, banues në Tiranë, në mungesë.7. GENCI GJATA (DORACI), i biri i Jakupit, i dt.1962, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar, mbrojtur nga avokat Remzi Kruja.8. EDVIN NUKU, i biri i Gasprit, i dt.1971, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar, mbrojtur nga avokat Remzi Kruja.

222

Page 220: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

9. SELAUDIN URUÇI, i biri i Sadikut, i dt.1956, banues në Peshkopi, me arsim të lartë, i padënuar.10. ARIF MURRJA, i biri i Seferit, i dt.1972, banues në Peshkopi, me arsim të lartë, i padënuar.11. ROBERT MALIQI, i biri i Dalipit, i dt.1967, banues në Vlorë, në mungesë. 12. SOKOL ALIJA, i biri i Koçiut, i dt.1960, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar.13. EDMOND VODA, i biri i Idajetit, i dt.1967, banues në Tiranë, i padënuar, në mungesë.14. XHETAN QOKU, i biri i Qazimit, i dt.1968, banues në Peshkopi, me arsim të mesëm,i padënuar.15. RAMI TOÇI, i biri i Destanit, i dt.1955, banues në Maqellarë (Peshkopi), i padënuar.16. FLAMUR BURNAZI, i biri i Tofikut, i dt. 1962, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i padënuar.17. HARILLA TAÇI, i biri i Theodhorit, i dt.1954, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i pa dënuar.18. ALEKS MURATI, i biri i Kristos, banues në Tiranë me arsim të mesëm, i padënuar, në mungesë.

TË AKUZUAR:Shtatëmbëdhjetë të parët, për krimin e kontrabandësnga punonjës të doganave, të kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 175, në lidhje me nenin 25 të K.Penal.I pandehuri Janaq Murati edhe për krimin e kontrabandës

me mallra për të cilat paguhet akcizë, të kryer në bashkëpunimme të pandehurin Aleks Murati,

parashikuar nga neni 172, në lidhje me nenin 25 të K.Penaldhe veçmas, edhe për krimin e largimit të të burgosurit nga vëndi i qëndrimit,

parashikuar nga neni 323/1 të K.Penal.I pandehuri Aleks Murati për krimin e kontrabandës

me mallra për të cilat paguhet akcizë, në bashkëpunim me të pandehurin Janaq Murati,

parashikuar nga neni 172, në lidhje me nenin 25 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.634 datë 21.10.1999, ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurve Jorgaq Murati, Janaq Murati, Arjana Heba dhe Aleks Murati, për krimin e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 172, në lidhje me nenin 25 të K.Penal, duke aplikuar këtë dispozitë për të pandehurin Janaq, dy herë.I pandehuri Janaq Murati është deklaruar fajtor edhe për krimin e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal.

223

Page 221: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Duke aplikuar edhe nenin 49 të K.Penal, i dënoi:- të pandehurin Jorgaq Murati me 5 (pesë) vjet burgim.- të pandehurin Janaq Murati, për krimin e parashikuar nga neni 172 i K.Penal, me 4 (katër) dhe 1 (një) vit burgim, kurse për krimin e parashikuar nga neni 323 i K.Penal me 2 (dy) muaj burgim.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, të pandehurin Janaq Murati e dënoi, përfundimisht, me 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.Të pandehurën Arjana Heba, me 3 (tre) vjet burgim.Të pandehurin Aleks Murati, me 500 mijë lekë gjobë.2. Deklarimin fajtorë të të pandehurve: Vladimir Molla, Astrit Fejzo, Gëzim Piluri, Genci Gjata (Doraci), Edvin Nuku, Selaudin Uruçi, Arif Murrja, Robert Maliqi, Sokol Alija, Edmond Voda dhe Xhetan Qoku, për krimin e shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe duke aplikuar, për të njëmbëdhjetë këta, nenet 48 e 49 të këtij kodi, i dënoi respektivisht me: 1 (një) vit burgim (Vladimirin), 1 (një) vit burgim (Astritin), 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe me heqjen e së drejtës të ushtrimit të detyrës së punonjësit të doganave dhe detyrave drejtuese, nenet 35 e 40 të K.P. (Gëzimin), 1 (një) vit burgim (Gencin), 2 (dy) vjet burgim (Edvinin), me kohën e paraburgimit (Selaudinin dhe Arifin), me 500 mijë lekë gjobë (Robertin), me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim (Sokolin), me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim (Edmondin) dhe me kohën e paraburgimit (Xhetanin).3. Deklarimin fajtorë të të pandehurve Flamur Burnazi e Harilla Taçi për krimin e mos kallzimit të krimit, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe i dënoi me kohën e paraburgimit.4. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Rami Toçi.5. Zgjidhjen e padisë civile në proçesin penal, duke u detyruar solidarisht të pandehurit Jorgo Murati, Janaq Murati e Arjana Heba, t’i paguajnë shtetit shumën prej 448.864 dollarë ose 62.840.960 lekë, shumë që përfaqson detyrimet doganore të shmangura dhe lënien në fuqi të të gjithë sekuestrove të vendosura.6. Zgjidhjen e padisë civile në procesin penal, duke u detyruar solidarisht, të pandehurit Janaq e Aleks Murati, t’i paguajnë shtetit shumën 4.866 dollarë ose 680. 960 lekë, shumë që përfaqeson detyrimet doganore të shmangura, në bashkëpunim midis tyre.7. Në zbatim të nenit 190 të K.Pr. Penale, sendet e bllokuara si provë materiale, të kalojnë në favor të shtetit.

Gjykata Apelit Tiranë, me vendimin nr. 94 datë 10.03.2000 ka vendosur:1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 634 datë 21.10.1999 për të pandehurit: Jorgaq Murati, Janaq Murati, Arjana Heba, Xhetan Qoku, Flamur Burnazi, Harilla Taçi dhe Aleks Murati.2. Ndryshimin e tij përsa i takon cilësimit ligjor të veprës dhe llojit e masave të dënimit për të pandehurit: Vladimir Molla, Astrit Fejzo, Gëzim Piluri, Genc Gjata (Doraci), Edvin Nuku, Selaudin Uruçi, Arif Murrja, Robert Maliqi dhe Sokol Alija.3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes, në bazë të nenit 428/c të K.Pr. Penale, për të pandehurin Edmond Voda.4. Mospranimin e ankimit, për shkak të heqjes dorë nga prokurori, (nenet 418 e 420/ç të K.Pr.P.), për të pandehurin Rami Toçi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 268 datë 19.07.2000, vendosi:

224

Page 222: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Prishjen e vendimit të mësipërm të Gjykatës së Apelit për shkelje të ligjit material dhe proçedural dhe kthimin e akteve për rishqyrtim, në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Pas rigjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 546 datë 18.12.2000, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 634 datë 21.10.1999, të Gjykatës së Rrethit Tiranë për të pandehurit: Vladimir Molla, Astrit Fejzo, Genci Gjata (Doraci), Arif Murrja, Xhetan Qoku, Rami Toçi, Aleks Murati, Fatmir Burnazi dhe Harilla Taçi.2. Lënien në fuqi të këtij vendimi, përsa i takon cilësimit ligjor të veprës dhe ndryshimin e tij për masat e dënimit për të pandehurit: Robert Maliqi, Sokol Alija, Gëzim Piluri, Edvin Nuku dhe Selaudin Uruçi, duke i dënuar respektivisht, me 300 mijë lekë gjobë (Robertin), 500 mijë lekë gjobë (Sokolin), 3 (tre) vjet burgim (Gëzimin), 500 mijë lekë gjobë (Edvinin), kurse të pandehurin Selaudin, me kohën e paraburgimit dhe meqenëse me vendimin nr. 54 datë 30.10.1999, të Gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër, ndryshuar me vendimin nr. 128 datë 31.03.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të neneve 175, 25 të K.P. dhe 406 të K.Pr.Penale ka qenë i dënuar me 2 (dy) vjet burgim, në zbatim të nenit 56 të K.Penal, e dënoi përfundimisht, me 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burgim.3. Prishjen e vendimit nr. 64 datë 21.10.1999, të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Edmond Voda.4. Ndryshimin e këtij vendimi për të pandehurit Jorgaq Murati, Janaq Murati dhe Arjana Heba, duke i deklaruar fajtorë për krimin e kontrabandës me regjim të ndërmjetëm, të kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 177, në lidhje me nenin 25 të K.Penal, i dënoi, respektivisht, me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim (Jorgaqin), me nga 2 (dy) vjet burgim (Janaqin dhe Arjanën). Per te pandehuren Arjana, u urdherua pezullimi i ekzekutimit te vendimit per 5 vjet kohe.Në aplikim të nenit 35 të K.Penal, të pandehurit: Vladimir Molla, Astrit Fejzo, Gëzim Piluri, Genci Gjata, Arif Murrja, Selaudin Uruçi dhe Xhetan Qoku, u dënuan dhe me heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit në dogana dhe financë, për 3 (tre) vjet kohë.

Kundër vendimit nr. 546 datë 18.12.2000, të Gjykatës së Apelit Tiranë kanë paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë: Prokuroria e Apelit Tiranë dhe të gjykuarit Gëzim Piluri, Janaq Murati, Jorgaq Murati dhe Arjana Heba, me të cilin kërkojnë:

Prokuroria:- Ndryshimin e tij, përsa i takon cilësimit ligjor të veprës për të gjykuarit Vladimir Molla,

Astrit Fejzo, Robert Maliqi, Arif Murrja dhe Xhetan Qoku, duke e cilësuar veprën e kryer prej tyre si kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 177, në lidhje me nenin 25 të K.Penal, si dhe përsa i përket masës së dënimit për të gjykuarit Jorgaq Murati dhe Janaq Murati, duke e lënë caktimin e kësaj mase në çmimin e gjykatës.

I gjykuari Gëzim Piluri: - Ndryshimin e tij, përsa i takon llojit dhe masës së dënimit, duke caktuar gjobë ose

dënim me burgim, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit me kohë maksimale prove.- Të gjykuarit Janaq Murati, Jorgaq Murati dhe Arjana Heba, kërkojnë prishjen e

vendimit dhe deklarimin e pafajshëm të tyre.

225

Page 223: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Në rekurset e paraqitura, parashtohen shkaqet e mëposhtme:Prokurori i Apelit:

- Vendimi i Gjykatës së Apelit është i gabuar përsa i përket cilësimit ligjor të veprës për të pandehurit Vladimir Molla, Astrit Fejzo, Robert Maliqi, Sokol Alija, Gëzim Piluri, Genc Doraci, Edvin Nuku, Selaudin Uruçi, Arif Murrja dhe Xhetan Qoku, pasi në vendimin e saj, nuk argumenton se çfare veprime konkrete nga ato që pengojnë zbatimin e një ligji konkret, ka kryer secili prej tyre, sikundër kërkohet në nenin 248 të K.Penal.

- Përkundrazi, duke pranuar se të pandehurit Janaq Murati, Jorgaq Murati e Arjana Heba kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, parashikuar nga neni 177, në lidhje me nenin 25 të K.Penal, duhet të pranohet se këtë vepër ata e kanë kryer në bashkëpunim me 10 të pandehurit punonjës të sektorit doganor të Tiranës dhe të Bllatës.

- Pa një marrëveshje paraprake midis të pandehurve Jorgaq, Janaq dhe Arjana dhe të pandehurve të tjerë – punonjës të doganave Tiranë e Bllatë, nuk mund të realizohej kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm, pasi çdo hallkë e vëndit të punës që i përkiste secilit prej këtyre të pandehurve, ishte pengesë për realizimin e veprës penale.

- Vendimi i Gjykatës së Apelit është i gabuar edhe në caktimin e masës së dënimit për të pandehurit Janaq e Jorgaq Murati, duke i dënuar me kohën e paraburgimit, pasi pasojat e ardhura nga vepra penale e kryer prej tyre, paraqet rrezikshmëri të theksuar.

I gjykuari Gëzim Piluri:- Ndryshe nga detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë, gjykata e Apelit, nuk hetoi dhe nuk

analizoi veprimet e kryera nga secili i pandehur dhe konkretisht, nga unë, mbasi unë kam qenë në punë vetëm më 18 dhjetor 1998, që është data e kalesës së parë, kurse më 26 dhjetor 1998, nuk kam qenë në punë dhe nuk kam dijeni se çfarë ka ndodhur.

- Gjykata, në caktimin e llojit dhe masës së dënimit tim nuk mori parasysh as faktin që unë jam i sëmurë, as rrethanat lehtësonjëse të parashikuara nga nenet 48 e 49 të K.Penal. Po kështu nuk morri parasysh as faktin që dispozita e K.Penal me të cilën është kualifikuar vepra e kryer prej meje, përveç dënimit me burgim, parashikon edhe gjobë.

I gjykuari Janaq Murati: (nëpërmjet mbrojtësit, avokat B.Mane):- Përveç lidhjeve familjare me Jorgaq Muratin, Aleksandër Muratin dhe Arjana Hebën,

nuk më lidh asgjë tjetër me veprimtarinë për të cilën akuzohem. Shoqëria “Murati Do Brazil”, bashkëpronar i së cilës jam, ka patur vetëm marrëdhënie huapërdorje me shoqërinë “OJAL” shpk, e cila është pronare e mallit dhe magazines doganore, mall, i cili është shitur tek të tretë nga vetë kjo shoqëri. Të dy këto shoqëri kanë patur administratorë të veçantë.

- Veç kësaj, gjatë periudhës për të cilën bëhet fjalë në vendimin e gjykatës, ndodhesha i shtruar jashtë shtetit.

- Në kryerjen e ekspertimit kontabël, nuk janë respektuar rregullat proçedurale dhe për rrjedhojë, konkluzionet e dyshimta të tij, u morrën si prova të mirëqëna nga ana e gjykatës.

- Përsa i takon zgjidhjes së padisë civile, është vepruar në kundërshtim me nenet 61 e 62 të K.Pr.Penale.

- Në lidhje me deklarimin fajtor për kontrabandën që është pranuar se është bërë në bashkëpunim me Aleks Muratin, gjykata ka interpretuar gabim ekzistencën e bashkëpunimit midis meje dhe Aleksit.

- Për akuzën e largimit nga vendqëndrimi i detyrueshëm, çështja duhej të ishte pushuar për mungesë të anës subjektive.

226

Page 224: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Përsa i takon llojit dhe masës së dënimit, në caktimin e saj, gjykata nuk morri parasysh gjëndjen time shëndetsore.

I gjykuari Jorgaq Murati:- Kafja e importuar nga Greqia, ishte e firmës “OJAL” shpk dhe nuk kishte asnjë lidhje

me firmën “Murati Do Brazil” në të cilën jemi vetëm dy ortakë, unë dhe vëllai im Janaqi. Gjykatat kanë gabuar në interpretimin e marredhënieve juridiko-civile që ekzistojnë midis këtyre dy firmave.

- Gjykatat nuk paten parasysh pikën 5/a të Udhëzimit nr.1, date 20.11.1996 “Për Kodin Doganor” në lidhje me kohëzgjatjen e mallrave me regjim të përkohshëm.

- Gjykatat kanë gabuar në vlerësimin e proçedurave që u ndoqën për rieksportimin e kafesë, në kushtet kur dhe magazinat administroheshin nga dogana dhe transporti i kafesë ishte në ekskluzivitetin e doganës.

- Nuk janë patur parasysh kërkesat e ligjit për statusin e agjentit doganor, i cili ishte nënshkrues i deklaratës doganore.

- Në bazë të kontratës që ishte lidhur me Jonuz Muçën, pronësia mbi gjithë sasinë e kafesë i kishte kaluar këtij të fundit që në magazinat e Saukut.

- Gjatë kryerjes së ekspertimeve grafike dhe kontabël nuk janë respektuar kërkesat e neneve 178,179/2,181 dhe 325 të K.Pr.Penale.

- Gjykatat kanë gabuar në zgjidhjen e padisë civile në proçesin penal, pasi nuk dime që organi i akuzës të ketë ngritur padi civile para fillimit të shqyrtimit gjyqësor. Nuk është ngritur edhe gjatë gjykimit të çështjes padi civile që të plotësonte kërkesat e K.Pr.Civile për padinë.

- Në kushtet kur të pandehurit e kësaj çështje janë shumë, për të cilët gjykatat kanë pranuar se kanë vepruar në bashkëpunim, si është e mundur që civilisht janë detyruar vetëm ortakët e firmës “Murati Do Brazil”? (Jorgaqi dhe Janaqi).

- Edhe cilësimi ligjor i veprës së kontrabandës, është i gabuar pasi mungon subjekti si dhe pasi nuk ka kalim të mallit duke iu shmangur kontrollit doganor.

E gjykuara Arjana Heba (nëpërmjet avokatit Mark Pëllumbi):- Nuk i jam shmangur asnjë detyrimi doganor dhe nuk kam fshehur mall.- Magazina doganore ka qenë në administrim të përbashkët, timin dhe të doganës. Kjo

e fundit ka bërë të gjitha praktikat doganore pas përfundimit të kontratës së shitjes së kafesë, prandaj nuk del se cili është mekanizmi i kontrabandës për të cilën akuzohem.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 696, date 19.11.2001, vendosi: Dërgimin e çështjes në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të bërë njësimin e praktikës gjyqësore në lidhje më çështjet e mëposhtme:1.A konkurojne me njera tjetren figurat e krimit te kontrabandes , qe jane parashikuar ne seksionin e V-te, te kreut te III-te te K. Penal (nenet 171-177 te K.Penal)?A konkuron figura e krimit te kontrabandes nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore, parashikuar nga neni 175 i K.Penal, me figuren e krimit te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i ketij kodi?Ne rastet kur kontrabanda kryhet ne bashkepunim midis dy ose me shume personave, te gjithe bashkepunetoret do te pergjigjen sipas te njejtes dispozite te K.Penal, apo nje apo disa prej tyre do te pergjigjen sipas nje dispozite te K.Penal, e cila parashikon nje lloj kontrabande dhe nje apo disa te tjere do te pergjigjen sipas nje dispozite tjeter, e cila parashikon nje lloj tjeter kontrabande?Si do te percaktohet pergjegjesia e bashkepunetoreve ne rastet kur te gjithe ata jane ne rolin e bashkekzekutorit?

227

Page 225: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTËpasi degjuan relacionet e anetareve Spiro Spiro dhe Ylvi Myrtja; prokurorin Bilbil

Mete, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit nr. 546, date 12.12.2000, si me poshte:- Deklarimin fajtor te te pandehurit Jorgaq Murati, per vepren penale,

parashikuar nga nenet 175 e 25 te K.Penal dhe denimin e tij me 7 vjet burgim; deklarimin fajtor te te pandehurit Janaq Murati, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij per kete krim me 6 vjet burgim, dhe per krimet e parashikuara nga nenet 172, 25 e 323/I te Kodit Penal, dhe denimin e tij per kete krim me 2 (dy) vjet dhe 6 muaj burgim.

228

Page 226: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

- Deklarimin fajtor te te pandehures Arjana Heba, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te Kodit Penal, dhe denimin e saj me 4 vjet burgim; deklarimin fajtor te te pandehurit Vladimir Molla, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 7 vjet burgim, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Astrit Fejzo, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te Kodit Penal, dhe denimin e tij me 7 vjet burgim, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Gezim (Harris) Piluri, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 7 vjet burgim si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Gjata (Doraci), per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 4 vjet burgim, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane, per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Edvin Nuku, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 5 vjet burgim si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Selaudin Uruci, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal dhe denimin e tij me kohen e paraburgimit si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Arif Murrja, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me kohen e paraburgimit, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Robert Maliqi, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 6 vjet burgim, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Sokol Aliaj, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 6 vjet burgim, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes dogane per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Xhetan Qoku, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal dhe denimin e tij me kohen e paraburgimit, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si punonjes policie per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Rami Toci, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K.Penal dhe denimin e tij me kohen e paraburgimit, si dhe me heqjen e te drejtes se ushtrimit te detyres si agjent doganor per 5 vjet kohe; deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Burnazi, per vepren penale parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me kohen e paraburgimit; deklarimin fajtor te te pandehurit Harilla Taci, per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te Kodit Penal, dhe denimin e tij me kohen e paraburgimit; deklarimin fajtor te te pandehurit Aleks Murati per vepren penale, parashikuar nga nenet 175 e 25 te K. Penal, dhe denimin e tij me 500.000 leke gjobe; mbrojtesit e te pandehurve: Jorgaq Murati (avokat Fatmir Braka), Arjana Heba (avokat Mark Pellumbi), Genci Gjata e Edvin Nuku (avokat Remzi Kruja), te cilet kerkuan pafajesi per klientet e tyre dhe pasi e biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë :Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal nr. 801, si edhe

gjate gjykimit te çeshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, rezultoi se, te gjykuarit Jorgaq e Janaq Murati – (vellezer), ishin ortake te shoqerise tregtare “Murati do Brazil” – shpk, me seli ne Tirane, me objekt, pervec te tjerave, edhe import-eksportin e kafese, themeluar me 06.07.1995.

229

Page 227: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Me 01.07.1998, e gjykuara Arjana Heba, (bashkeshortja e te pandehurit Jorgaq), themeloi nje shoqeri tjeter tregtare, me emertimin “OJAL” – shpk, ortake e se ciles ishte vetem ajo. Objekti i kesaj shoqerie, ishte import – eksporti i mallrave te ndryshem.

Si Gjykata e Rrethit gjyqesor, ashtu edhe ajo e Apelit Tirane, bazuar ne provat qe u administruan gjate shqyrtimit gjyqesor, arriten ne perfundimin se shoqeria tregtare “OJAL” – shpk u krijua ne marreveshje midis tre te gjykuarve qe u permenden me lart, jo per te ushtruar aktivitetin qe ishte parashikuar formalisht ne aktet e themelimit te saj, por me pikesynimin qe te sherbente si hallke ndermjetese per realizimin e veprimtarise keqberese ne fushen e kontrabandes, ashtu sikurse ndodhi disa muaj me vone, perfundim, i cili u gjet plotesisht i drejte, i bazuar ne ligj e ne prova, edhe nga Gjykata e Larte.

Per venien ne jete te ketij pikesynimi, rreth nje muaj pas pajisjes me autorizimin perkates per Magazine Doganore, ne magazinen e shoqerise tregtare “OJAL” –shpk, qe ishte marre gjoja me qera, me 17.08.1998, nga shoqeria tregtare “Murati do Brazil” –shpk, u magazinuan 223.853 kg kafe kokerr e pabluar, importuar ne datat 25 shtator dhe 7 tetor 1998 nga Greqia.

Magazinimi i kesaj sasie kafe u be si mall me regjim te ndermjetem, ne kushtet e Magazines Doganore, parashikuar nga kreu i IV-te, i pjeses se III-te, te Kodit Doganor, miratuar me ligjin nr. 7599, date 02.09.1992, qe ishte ne fuqi ne kohen e kryerjes se ketij veprimi.

Sipas dokumentacionit qe eshte paraqitur nga shoqeria tregtare “OJAL” – shpk, e gjithe kjo sasi kafe, figuron sikur eshte rieksportuar ne Republiken ish Jugosllave te Maqedonise, ne datat 16 dhe 29 dhjetor 1998, ngarkuar ne 7 kamiona, nepermjet Pikes Doganore Bllate (Peshkopi), dokumentacion, i cili, me te drejte, eshte konsideruar fiktiv nga ana e gjykatave te dy shkalleve te gjykimit te ceshtjes.

Te dy keto gjykata arriten ne perfundimin se, falsifikimi i dokumentacionit per gjoja rieksportimin e kesaj sasie kafeje, u krye nga te gjykuarit Jorgaq Murati, Janaq Murati e Arjana Heba, ne bashkepunim me nente nga te gjykuarit e tjere te kesaj ceshtjeje dhe konkretisht, me te gjykuarit : Astrit Fejzo, Vladimir Molla (te dy doganiere te kontrollit fizik ne Doganen Tirane), Robert Maliqi, Sokol Alia, (te dy – police doganore ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave; Roberti – pergjegjes grupi), Gezim Piluri, Genci Gjata, Selaudin Uruci, Edvin Nuku dhe Arif Murrja (te peste punonjes te Pikes Doganore Bllate; Gezimi – drejtor i kesaj dogane), perfundim, i cili edhe ky u gjet i drejte edhe nga Gjykata e Larte, pasi u konstatua se eshte rezultat i analizes logjike dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit qe u eshte bere, ne teresi, rrethanave dhe provave qe u administruan gjate gjykimit te ceshtjes ne ngarkim te tyre.

Kolegjet e Bashkuara te kesaj gjykate, arriten ne perfundimin se drejt ka vepruar gjykata e apelit edhe persa i perket cilesimit ligjor te vepres per te gjykuarit Jorgaq Murati, Janaq Murati dhe Arjana Heba, duke e ndryshuar ate nga kontrabande me mallra per te cilat paguhet akcize, parashikuar nga neni 172 i K. Penal, qe e kishte cilesuar gjykata e shkalles se pare, ne kontrabande me mallra me regjim te ndermjetem te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 177, ne lidhje me nenin 25 te ketij kodi. Te drejta keto kolegje vleresojne edhe llojet dhe masat e denimit qe jane caktuar per keta te gjykuar nga gjykata e apelit.

Por, persa i perket cilesimit ligjor te vepres penale per nente te gjykuarit e tjere qe, ashtu sikurse u permend me lart, kane vepruar ne bashkepunim me te gjykuarit Jorgaq, Janaq e Arjane dhe konkretisht per te gjykuarit: Astrit, Vladimir, Robert, Sokol, Gezim, Genci, Selaudin, Edvin e Arif, si shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, Kolegjet e Bashkuara arriten ne perfundimin se duhet ndryshuar vendimi i kesaj gjykate (vendimi nr. 546, date 18.12.2000), duke e cilesuar vepren e kryer prej tyre si kontrabande nga punonjes te doganave, krim ky qe parashikohet nga neni 175 i K. Penal.

Ne kete perfundim Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arriten duke u nisur,

230

Page 228: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Se pari, nga fakti qe, ashtu sikurse percaktohet ne nenin 64 te Kodit Doganor, miratuar me ligjin nr. 7599, date 02.09.1992, qe ishte ne fuqi ne kohen kur eshte kryer vepra, cdo veprim ose falsifikim, i cili ka per objekt shmangien e kontrollit doganor te mallrave, perben kontrabande dhe se dyti, nga fakti qe nente te gjykuarit emrat e te cileve u permenden me rradhe ne paragrafin e meparshem te ketij vendimi, kane vepruar ne bashkepunim me te gjykuarit Jorgaq, Janaq e Arjane, duke qene ne rolin e bashkekzekutorit ne kryerjen e vepres penale te kontrabandes ne lidhje me gjoja rieksportimin e 223.853 kg kafe, mall ky qe, ashtu sikunder u tha, ishte vendosur ne regjim te ndermjetem, ne kushtet e magazines doganore.

Te dy keto figura vepre penale sipas te cilave eshte cilesuar vepra e kryer nga dymbedhjete te gjykuarit e permendur me lart, bejne pjese ne seksionin e V-te te kreut te III-te te K.Penal ne te cilin, perfshihen veprat penale kunder pasurise dhe ne sferen ekonomike.

Ne kete seksion (seksioni i V-te) ligjevenesi ka perfshire krimet ne fushen e doganave, duke i ndare ne nente figura te vecanta krimi (nenet 171-179 te Kodit Penal), te cilat me perjashtim te figurave te krimit parashikuar nga nenet 178 (tregtimi i mallrave qe jane kontrabande) dhe 179 (ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande), jane forma specifike te figures se pergjithshme te kontrabandes, variante te vecanta te saj.

Ne kete perfundim arrihet pasi objektin e pergjithshem te gjithe ketyre figurave te vecanta krimi, qe perfshihen ne kete seksion, e perbejne te njejtat marredhenie shoqerore. E perbejne marredheniet shoqerore qe jane vendosur per funksionimin normal te doganave ne Republiken e Shqiperise dhe per mbrojtjen e interesave ekonomike te saj nga cfaredolloj veprimtarie qe ka per qellim shmangien nga pagimi ne buxhetin e shtetit te detyrimeve doganore, te cilat, ne analize te fundit, llogariten ne te holla.

Ndarja e figures se pergjithshme te krimit te kontrabandes ne shtate figura te vecanta kontrabande eshte bere nga ligjvenesi duke u nisur se pari, nga natyra e mallrave, me te cilat behet kontrabanda, regjimi juridik i tyre; se dyti, nga shkalla e rrezikshmerise shoqerore te secilit prej ketyre llojeve te kontrabandes dhe se fundi, nga subjekti, duke krijuar keshtu, kushte ligjore te pershtatshme per te bere te mundur zhvillimin e nje lufte sa me efektive kunder kriminalitetit ne nje sfere aq te rendesishme te ekonomise, siç eshte ajo e veprimtarise se organeve te doganes.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arriten ne perfundimin se te dymbedhjete te gjykuarit qe u permenden me lart, duke marre pjese aktive, me veprimet e kryera prej tyre, krijuan dokumentacion fiktiv, ne forme zinxhiri te panderprere, duke paraqitur ne te sikur sasia prej 223.853 kg kafe kokerr e pabluar qe, sikurse u tha, ne datat 25.09.1998 dhe 07.10.1998 ishte magazinuar ne magazinen doganore te shoqerise “OJAL”-shpk qe ndodhet ne Sauk (Tirane) dhe sikur kjo sasi kafe, ne datat 16 dhe 25/12/1998, u transportua, tranzit, per ne Doganen e Bllates (Peshkopi) dhe qe atje, sikur u eksportua, duke perpiluar perseri dokumenta fiktive per gjoja eksportin qe u be nepermjet kontrollit doganor, kane bere kontrabande ne kuptimin qe u dha ne pjeset e meparshme te ketij vendimi per figuren e pergjithshme te krimit te kontrabandes.

Rezultati kriminal i arritur nepermjet kesaj veprimtarie, shmangia nga kontrolli doganor, duke mos paguar ne buxhet shumen 62.840.960 leke, sikunder me te drejte kane pranuar gjykatat e dy shkalleve te gjykimit te ceshtjes, ka ardhur si rrjedhoje direkte e veprimeve te kunderligjshme te kryera nga te gjithe te gjykuarit e permendur, te cilet vepruan me marreveshje dhe ne bashkepunim midis tyre, ne rolin e bashkekzekutorit te kesaj veprimtarie kriminale.

231

Page 229: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Marreveshja, qe eshte nje nga elementet e domosdoshem per te patur bashkepunim ne kryerjen e vepres penale, madje me kryesori, mund te vendoset jo vetem midis organizatorit, ekzekutorit, shtytesit dhe ndihmesit qe perben formen klasike te bashkepunimit. Ajo mund te vendoset edhe midis vet ekzekutoreve te vepres penale, (ne rastet kur ata jane dy ose me shume persona) dhe ne kete rast do te ndodhemi para bashkepunimit per te kryer veper penale ne formen e bashkekzekutimit te saj.

Per te patur kete forme bashkepunimi, kerkohet qe, secili nga personat qe marrin pjese ne realizimin e vepres penale, ose thene ndryshe, secili nga bashkekzekutoret, te kryeje veprime qe te kene lidhje te drejte perdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar nga te gjithe te tjeret dhe qe vjen si rezultat i ketyre veprimeve te kryera nga secili prej bashkekzekutoreve d.m.th secili nga bashkekzekutoret me veprimin apo veprimet e tij, te marre pjese direkt ne realizimin e anes objektive te vepres penale.

Ne te njejten kohe, kerkohet qe veprimet e secilit prej bashkekzekutoreve, te jene rezultat i realizimit jo i deshirave individuale te tij, por te jene rezultat i realizimit te vullnetit te perbashket te te gjithe bashkekzekutoreve te nje veprimtarie te caktuar, konkrete, kriminale.

Kur vepra penale kryhet ne bashkepunim ne formen e bashkekzekutimit, midis bashkepunetoreve nuk ka me ndarje rolesh, ne kuptimin klasik te kesaj fjale, (ndarje ne rolet organizator, ekzekutor, shtytes dhe ndihmes), por ka nje lloj ndarjeje tjeter, e cila ka te beje me ndarjen e puneve direkte qe duhet te kryeje secili nga bashkekzekutoret per realizimin e vullnetit te perbashket kriminal, vullnet ky qe, ne fund te fundit, manifestohet ne boten e jashteme, vec veprimeve te secilit, edhe me arritjen e rezultatit kriminal te deshiruar prej tyre.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatuan qe, secili prej te gjykuarve Jorgaq, Janaq, Arjana, Astrit, Vladimir, Robert, Sokol, Gezim, Genci, Selaudin, Edvin dhe Arif, kane kryer veprime aktive, qe kane lidhje te drejtperdrejte shkakesore me rezultatin kriminal qe erdhi si rezultat i kontrabandes qe u be me 223.853 kg kafe, qe kishin qene te magazinuara, me statusin e rregjimit te ndermjetem doganor, ne magazinen doganore te shoqerise tregtare “ OSAL” - sh.p.k.

Veprimtaria e te gjithe e ketyre te gjykuarve, duke vepruar ne grupe (dyshe dhe peseshe) sipas fazave qe ishin te nevojeshme per arritjen e qellimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit, u zhvillua ne forme zinxhiri. Zinxhiri filloi me veprimtarine e te gjykuarve Jorgaq, Janaq e Ariana, te cilet, ashtu sic, me te drejte pranojne, si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit, me shpenzimet, mjetet dhe objektet e dy te pareve, sajuan themelimin e shoqerise tregtare “OJAL” sh.p.k ortake e vetme e se ciles ishte e gjykuara Arianë, siguruan autorizimin e kesaj te fundit per magazine doganore, ku magazinuan ne fakt 223.853 kg kafe, eksportuar nga Greqia dhe vazhdoi me perpilimin e procesverbaleve fiktive per gjoja ngarkimin e kesaj sasie kafe ne shtate automjete, ne datat 16 dhe 25 dhjetor 1998, nga ana e te gjykuarve Astrit e Vladimir dhe me dy procesverbale te tjera, po fiktive, per gjoja dorezimin e ketyre automjeteve te gjykuave Robert e Sokol, qe kryenin detyren e policeve doganore, te cilet firmosen sikur i kishin marre ne dorezim keto automjete dhe sikur i kishin shoqeruar tranzit deri ne doganen e Bllates. Ne Bllate figuron sikur te gjykuarit e tjere, Gezim, Genci, Selaudin, Edvin dhe Arif, veprimet e te cileve perbejne dhe hallken e fundit te ketij zinxhiri, perpiluan dokumentacionin fiktiv per gjoja eksportimin e kesaj sasie kafe ne ish Republiken Jugosllave te Maqedonise.

Fakti qe, po te mos kishte funksionuar qofte edhe njera prej hallkave te ketij zinxhiri, kontrabanda, objekt i ketij gjykimi nuk do te ishte realizuar, sherben edhe si nje rrethane tjeter per te krijuar bindjen ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte se keta te gjykuar kane qene bashkekzekutore te kesaj kontrabande dhe duhet te pergjigjen si te tille.

232

Page 230: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Persa i perket percaktimit te pergjegjesise, konkretizimit te saj, ne kuptim te cilesimit ligjor te vepres, per secilin prej ketyre te gjykuarve, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, duke u nisur nga fakti qe, ashtu sikurse u permend edhe ne pjeset e mepareshme te ketij vendimi, ne Kodin Penal, nuk parashikohet nje figure krimi e vetme kontrabande, por shtate te tilla dhe duke patur parasysh sa u parashtruan me lart, ne lidhje me pjesemarrjen e secilit prej te dymbedhjete te gjykuarve te siperpermendur, secili prej tyre do te prgjigjet penalisht si bashkekzekutor ne krimin e kontrabandes ne nje nga format e saj.

Duke u nisur nga rrethanat faktike te kesaj ceshtjeje ku, sikurse rezulton e provuar, kafeja me te cilen u zhvillua kontrabanda, per shkak te statusit te magazines doganore qe kishte, ishte mall me regjim te ndermjetem dhe ligjvenesi per kontrabanden e zhvilluar me mallra te ketij lloji, ka parashikuar nje figure te posacme krimi, te cilen e ka emertuar “Kontrabande me mallra me regjim te ndermjetem” (neni 177 i K.Penal), Kolegjet e Bashkuara, arriten ne perfundimin se nje pjese e ketyre te gjykuarve dhe konkretisht, te gjykuarit Jorgaq Murati, Janaq Murati e Ariana Heba, duhet te pergjigjen penalisht per kete veper penale, sikurse me te drejte eshte cilesuar vepra e kryer prej tyre edhe nga gjykata e apelit.

Ndersa duke u nisur nga fakti qe te gjykuarit e tjere; Astrit Fejzo, Vladimir Molla, Robert Maliqi, Sokol Alia, Gezim Piluri, Genci Gjata (Doraci), Selaudin Uruci, Edvin Nuku dhe Arif Murrja qe moren pjese si bashkekzekutore te kesaj kontrabande, kane qene punonjes te doganave (doganiere dhe punonjes te policise doganore) megjithese do te pergjigjen penalisht po per kontrabande, vepra penale e kryer prej tyre do te cilesohet me nenin 175 te K.Penal qe parashikon kontrabanden e kryer nga punonjes te doganave.

Eshte e vertete qe, ashtu sikurse pretendohet ne rekursin e paraqitur nga organi i prokurorise, (pretendim ky i perseritur edhe nga perfaqesuesi i ketij organi gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte) kur vepra penale kryhet ne bashkepunim, si rregull, bashkepunetoret duhet te pergjigjen per vepren penale te parashikuar nga e njejta dispozite e Pjeses se Posacme te Kodit Penal. Por, kjo ka te beje me pergjegjesine penale te bashkepunetoreve ne kryerjen e vepres penale ne rastet kur ndodhemi para ndarjes klasike te roleve, ne organizatore, shtytes dhe ndihmes dhe jo edhe kur shtrohet problemi i pergjegjesise penale te bashkekzekutoreve te nje vepre penale, ku, sic u permend, ndodhemi perpara ndarjes se puneve midis pjesemarresve ne nje veprimtari te caktuar kriminale, sikurse ne rastin ne gjykim dhe jo perpara ndarjes se roleve.

Ne kete perfundim arrihet duke u nisur edhe nga permbajtja e paragrafit te pare te nenit 27 te K.Penal.

Sipas kesaj dispozite, organizatoret, shtytesit dhe ndihmesit kane pergjegjesi si edhe ekzekutoret per vepren penale te kryer prej tyre ne kuptimin qe edhe vepra e secilit prej tyre do te cilesohet nga gjykata me ate dispozite te Pjeses se Posecme te Kodit Penal me te cilen do te cilesohet vepra e kryer nga ekzekutori.

Ne rastin konkret, ne kushtet kur nga aktet e hetimeve paraprake dhe nga provat e administruara gjate gjykimit, nuk eshte e mundur te percaktohet organizatori/et e kesaj veprimtarie, por, sikurse u permend, ndodhemi jo para ndarjes se roleve, por para ndarjes se puneve midis pjesemarresve ne realizimin e kontrabandes se 223.853 kg kafe, problemi i pergjegjesise penale te cdo njerit prej tyre, ne kuptimin e cilesimit ligjor te vepres te secilit do te zgjidhet, duke patur parasysh parimet e pergjitheshme te bashkepunimit ne formen e bashkekzekutimit, qe u permenden ne pjeset e mepareshme te ketij vendimi, duke e vene secilin prej tyre ne te njetin rol bashkepunimi ne ate te bashkekzekutorit te vepres penale.

233

Page 231: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Dhe meqenese, problemi tashme shtrohet per pergjegjesine penale jo te bashkepunetoreve ne kuptimin klasik, por te bashkekzekutoreve, te vepres penale, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, duke u nisur nga parimet e pergjitheshme te doktrines te se drejtes penale sipas te cilave kur ndodhemi para figurave specifike te vepres penale (delictum proprium) ne te cilat bashkekzekutimi eshte i mundur vetem midis personave qe jane mbajtes te disa cilesive te vecanta per te qene subjekte te disa veprave penale, (subjekte te posacme), vepra penale e kryer prej tyre do te cilesohet sipas dispozites se Pjeses se Posacme te Kodit Penal, subjekt i te ciles mund te jene vetem personat qe jane mbajtes te ketyre cilesive te vecanta. E tille eshte edhe figura e krimit te kontrabandes nga punonjes te doganave parashikuar nga neni 175 i K.Penal.

Pikerisht, ne kuadrin e reflektimit te ketyre parimeve, ne ndryshimet qe i jane bere kesaj dispozite me ligjin Nr. 8733 date 24.01.2001, ligjvenesi veprimtarine e kontrabandes qe kryhet nga punonjes te doganave ose punonjes qe kane lidhje me veprimtarine doganore, e ka perfshire ne nenin 175 te K.Penal edhe ne rastet kur kontrabanda, prej ketyre punonjesve, kryhet ne bashkepunim me persona te tjere, te cileve u mungon elementi i cilesive te vecanta per te qene subjekt i posacem i kesaj figure krimi d.m.th nuk jane punonjes te doganave ose punonjes qe kane lidhje me veprimtarine doganore.

Figure specifike vepre penale, per shkak te regjimit te posacem doganor ne te cilin ndodhen mallrat me te cilet behet kontrabanda, sic ishte regjimi i magazines doganore i 223.853 kg kafe, eshte edhe ajo e kontrabandes me mallra me regjim te ndermjetem, parashikuar nga neni 177 i K.Penal, dispozite me te cilen, sikurse u tha, me te drejte eshte bere cilesimi ligjor i vepres penale te kryer prej te gjykuarve Jorgaq Murati, Janaq Murati dhe Ariana Heba, nga gjykata e apelit.

Keshtu qe, duke qene bashkekzekutore te kesaj kontrabande, persa i perket konkretizimit te pergjegjesise penale vepra e dy grupeve te personave qe moren pjese ne kete veprimtari (me perberje te grupit te pare jane te gjykuarit Jorgaq, Janaq dhe Arjana, kurse te dytit, te gjykuarit: Astrit, Vladimir, Robert, Sokol, Gezim, Genci, Salaudin, Edvin dhe Arif) do te cilesohet me dy dispozita te vecanta te pjeses se posacme te K.Penal, perkatesisht me nenet 177 e 175 te tij, ne vartesi, perkatesisht, te regjimit te posacem doganor te 223.853 kg kafe me te cilen eshte realizuar kontrabanda, qe perben nje nga elementet perberes te anes objektive te figures se krimit qe parashikohet nga neni 177 i K.Penal dhe te cilesive te vecanta, bartes te te cilave ishte grupi tjeter i personave qe e kane kryer ate, te cilet plotesojne kerkesen e te qenit subjekt i posacem, ekzistenca e te cilit kerkohet per te patur figuren e krimit te parashikuar nga neni 175 i tij.

Figura e krimit te kontrabandes me mallra ne regjim te ndermjetem, parashikuar nga neni 177 i K.Penal dhe ajo e kontrabandes nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore, parashikuar nga neni 177 i ketij kodi, nuk konkurojne as me njera tjetren, as edhe me figurat e tjera te krimit te kontrabandes qe perfshihen ne seksionin e V te nenit te III te K.Penal ne te cilin jane perfshire krimet ne fushen e doganave (nenet 171-179 te K.Penal).

Ne kete perfundim arrihet duke u nisur se pari, nga fakti qe, ashtu sikurse u permend, objekti i te gjitha ketyre figurave krimi eshte i njejte (marredheniet shoqerore qe jane vendosur per funksionimin normal te doganave ne Republiken e Shqiperise dhe per mbrojtjen e interesave te shtetit) dhe se dyti, nga fakti qe vet ligjevenesi, per arsye praktike, duke dashur te lehtesoje zbatimin sa me te drejte te tyre ne funksion te zhvillimit te nje lufte sa me efektive ne kete fushe te kriminalitetit, e ka ndare kontrabanden ne disa figura krimi, te cilat, teorikisht dhe praktikisht, mund te perbenin paragrafe te vecante te se njejtes dispozite te pjeses se posacme te K.Penal.

Figura e krimit nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore, parashikuar nga neni 175 i K.Penal, nuk konkuron as me figuren e krimit te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i tij.

234

Page 232: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne kete perfundim arrihet duke u nisur nga fakti se, anen objektive te figures se krimit te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, te cilin ligjevenesi, vec te tjerave, e ka shprehur edhe me fjalet: “Kryerja…. e veprimeve ne kundershtim me ligjin qe perben mospermbushje te rregullt te detyres”, qe jane shume te pergjithshme, ne figuren e krimit te parashikuar nga neni 175 i K.Penal, kete element perberes te kesaj figure krimi, e ka konkretizuar, duke e shprehur me fjalet: “Kryerja e kontrabandes…” veprimtari kjo, e cila eshte e qarte qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe me permbushjen e rregullt te detyres te nje kategorie te caktuar personash dhe konkretisht te punonjesve qe lidhen me veprimtarine doganore.

Keta te fundit perbejne edhe subjektin e posacem te figures se krimit te parashikuar nga neni 175 i K.Penal ne te cilin mund te perfshihet nje rreth i kufizuar personash sic jane punonjesit e doganave ose punonjes te tjere qe kane lidhje me veprimtarine doganore dhe jo cdo punonjes i ngarkuar me funksion shteteror ose me sherbim publik nga te cilat qe perbehet subjekti i figures se krimit te parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga sa u tha me lart, arrihet ne perfundimin se figura e krimit te kontrabandes nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore, parashikuar nga neni 175 i K.Penal, eshte nje variant i figures se pergjithshme te krimit te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i tij, e cila realizohet ne nje fushe specifike te veprimtarise shteterore sikurse eshte ajo e doganave dhe prandaj keto dy figura krimi nuk mund te konkurojne me njera tjetren.

Pikerisht, duke u nisur nga sa u thane me lart, ne dy paragrafet e meparshme te ketij vendimi, eshte arsyeja qe persa i takon cilesimit ligjor te vepres penale te kryer nga i gjykuari Xhetan Qoku, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arriten ne perfundimin se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte, i bazuar ne ligj e ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi. Ne fuqi, ne kete pjese te tij, vendimi i gjykates apelit duhet te lihet edhe persa i takon llojit dhe mases se denimit, caktuar ndaj te gjykuarit Xhetan.

Vendimi nr.546, date 18.12.2000, i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te lihet ne fuqi si persa i perket cilesimit ligjor te vepres dhe llojit e mases se denimit, edhe per te gjykuarit Flamur Burnazi, Harilla Taci, e Aleks Murati.

Ne pjesen qe ben fjale per llojin dhe masen e denimit, vendimi i mesiperm i gjykates se apelit duhet te ndryshohet per te gjykuarit Sokol Alia, Robert Maliqi dhe Edvin Nuku, duke i denuar ata respektivisht me, 2 (dy) vjet e 6 (gjashte) muaj (Sokolin), 1 (nje) vit e 6 (gjashte) muaj (Robertin) dhe 2 (dy) vjet (Edvinin), burgim.

Duke marre parasysh rrethanat lehtesonjese dhe rrethanat e tjera qe jane permendur ne vendimet e gjykates se shkalles se pare dhe te apelit, si dhe faktin qe, per shkak te kohes se gjate qe ka kaluar nga kryerja e vepres penale, asaj i ka ikur aktualiteti, bazuar ne nenin 59 te K.Penal, vendimi i denimit me burgim per keta te gjykuar do te pezullohet, duke i vene ne prove per 3 (tre) vjet kohe.

Per te njejtat shkaqe, ekzekutimi i vendimit me burgim do te pezullohet edhe per te gjykuarin Gezim Piluri, por per 5 (pese) vjet kohe.

Persa u takon kerkesave te prokurorit bere gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, u arrit ne perfundimin se ato nuk duhen pranuar, pasi, vec shkaqeve te analizuara me hollesi me lart, persa i takon cilesimit ligjor te vepres per te gjithe te gjykuarit e kesaj ceshtje, ato, jo vetem qe jane te ndryshme por edhe ne tejkalim te pretendimeve qe permban rekursi i prokurorit te apelit qe, krahas rekurseve te paraqitura nga te gjykuarit Jorgaq Murati, Janaq Murati, Arjana Heba e Gezim Piluri, ka sherbyer si baze per te vene ne levizje Gjykaten e Larte per gjykimin, prej saj, te kesaj ceshtjeje penale.

Ne lidhje me zgjidhjen e padise civile ne procesin penal, keto Kolegje, e cmojne te drejte vendimin e Gjykates se Apelit me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.634, date 21.10.1999 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane e cila ka detyruar solidarisht te gjykuarit Jorgaq Murati, Janaq Murati e Arjana

235

Page 233: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Heba (me pasurine qe ata zoterojne) t`i paguajne shtetit shumen prej 62.840.960 leke, shume qe perfaqeson detyrimin doganor te shmangur si rrjedhoje e kontrabandes zhvilluar prej tyre dhe po solidarisht, te gjykuarit Janaq e Aleks Murati, (me pasurine qe ata zoterojne) t`i paguajne shtetit shumen 680.960 leke shume qe perfaqeson detyrimin doganor te shmangur si rrjedhoje e kontrabandes zhvilluar prej tyre ne doganen e Kakavise (Gjirokaster).

Persa i takon pretendimit te ngritur ne rekurs nga te gjykuarit Jorgaq e Janaq Murati, sipas te cilit, ne zgjidhjen e padise civile, gjykatat kane vepruar ne kundershtim me nenet 61 e 62 te K.Pr.Penale, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, arriten ne perfundimin se nuk qendrojne, pasi keto pretendime nuk gjejne mbeshtetje ne aktet qe ndodhen ne dosjen penale qe u perket ketyre te gjykuarve.

Perkundrazi, nga shqyrtimi i ketyre akteve, rezulton se kur ceshtja ishte ende ne hetim, nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, i eshte bere kerkese organit te prokurorise per t`u legjitimuar si padites civil ne procesin penal per detyrimet doganore te shmangura si rezultat i mosrieksportimit te 223.853 kg kafe, kerkese e cila, ne zbatim te nenit 61/1 te K.Pr.Penale, u pranua me vendim te prokurorit te ceshtjes i cili mbas kesaj, krahas kerkeses per gjykimin e kesaj ceshtjeje penale, iu drejtua Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane edhe me kerkese te vecante per shqyrtimin, ne kete proces penal, te padise civile qe ishte ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ende pa u filluar shqyrtimi gjyqesor, kerkese, te cilen prokurori e perseriti, ne perputhje me kerkesat e ligjit edhe gjate seancave qe u zhviluan per shqyrtimin gjyqesor te kesaj ceshtjeje penale.

PËR KËTO ARSYEKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, duke u bazuar ne nenet 438 dhe 441/“a”

e “b” te K.Pr.Penale,

V E N D O S Ë N1. Lenien ne fuqi te vendimit nr.546, date 18.12.2000, te Gjykates se

Apelit Tirane per te gjykuarit: Jorgaq Murati, Janaq Murati, Arjana Heba, Xhetan Qoku, Aleks Murati, Flamur Burnazi e Harilla Toci, si persa i perket cilesimit ligjor te vepres, ashtu edhe llojit te masave te denimit.

2. Ndryshimin e ketij vendimi per te gjykuarit: Astrit Fajzo, Vladimir Molla, Gezim Piluri, Genci Gjata (Doraci), Edvin Nuku, Selaudin Uruci, Arif Murrja, Robert Maliqi dhe Sokol Alia, duke bere ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ne kontrabande, nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore, parashikuar nga neni 175 i K.Penal dhe denimin e tyre: Astrit Fejzo, me 1 (nje) vit burgim; Vladimir Molla, me 1 (nje) vit burgim; Gezim Piluri, me 3 (tre) vjet burgim; Genci Gjata, me 1 (nje) vit burgim; Edvin Nuku, me 1 (nje) vit burgim; Selaudin Uruci me kohen e paraburgimit (4 muaj e 15 dite); Arif Murrja, me kohen e paraburgimit; Robert Maliqin, me 1 (nje) vit burgim dhe Sokol Alia, me 1 (nje) vit e 6 (gjashte) muaj burgim.

I gjykuari Selaudin Uruci, me vendimin nr.54, date 30.10.1999, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Diber, ndryshuar me vendimin nr.128, date 31.03.2000, te Gjykates se Apelit Tirane, eshte deklaruar fajtor per krimin e parashikuar nga neni 175, ne lidhje me nenin 25 te K.Penal dhe u denua me 2 (dy) vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 56 te K.Penal, i gjykuari Selaudin Uruci, denohet perfundimisht, me 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burgim.

Ne zbatim te nenit 35/1 te K.Penal, te gjykuarit: Vladimir Molla, Astrit Fejzo, Gezim Piluri, Genci Gjata, Arif Murrja dhe Selaudin Uruci denohen edhe me heqjen e se drejtes per te ushtruar detyra shteterore, per 3 (tre) vjet kohe.

236

Page 234: Kolegje të Bashkuara 2002 Pjesa e Parë

Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal, urdherohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit me burgim per te gjykuarit: Sokol Alia, Robert Maliqi, Edvin Nuku dhe Gezim Piluri, duke i vene ne prove, tre te paret (Sokolin, Robertin dhe Edvinin) per 3 (tre) vjet kohe, kurse te gjykuarin Gezim Piluri, per 5 (pese) vjet kohe.

3. Lenien ne fuqi te vendimit nr.546, date 18.12.2000, te Gjykates se Apelit Tirane per te gjykuarin Edmond Voda.

4. Lenien ne fuqi te vendimit ne lidhje me zgjidhjen e padise civile ne procesin penal.

5. Nje kopje e ketij vendimi unifikues te dergohet, per botim, ne fletoren zyrtare.

Tirane, me 26.03.2002

237