35
1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni nr. 807/2015 Or: Anglisht KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT (KOMISIONI I VENECIAS) RAPORT PARAPRAK PËR PËRJASHTIMIN E SHKELËSVE TË LIGJIT NGA PARLAMENTI bazuar në komentet e Z. Sergio BARTOLE (Anëtar Zëvendësues, Itali) Z. Oliver KASK (Anëtar, Estoni) Z. Jorgen Steen SORENSEN (Anëtar, Danimarkë) Miratuar nga Këshilli i Zgjedhjeve Demokratike Në mbledhjen e tij të 51-të (Venecia, 18 qershor 2015) dhe nga Komisioni i Venecias Sesionin e tij Plenar të 103-të (Venecia, 19-20 qershor 2015)

KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

1

Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019

Opinioni nr. 807/2015 Or: Anglisht

KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT

(KOMISIONI I VENECIAS)

RAPORT PARAPRAK

PËR PËRJASHTIMIN E SHKELËSVE TË LIGJIT

NGA PARLAMENTI

bazuar në komentet e

Z. Sergio BARTOLE (Anëtar Zëvendësues, Itali)

Z. Oliver KASK (Anëtar, Estoni)

Z. Jorgen Steen SORENSEN (Anëtar, Danimarkë)

Miratuar nga Këshilli i Zgjedhjeve Demokratike

Në mbledhjen e tij të 51-të (Venecia, 18 qershor 2015)

dhe nga Komisioni i Venecias

në Sesionin e tij Plenar të 103-të (Venecia, 19-20 qershor 2015)

Page 2: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

2

PËRMBAJTJA

I. Hyrje…………………................................................................................................................ 3

II. Standartet ndërkombëtare…................................................................................................... 4

A. Papranueshmëria për tu zgjedhur........................................................................................... 4

B. Humbja e mandatit…….. ......................................................................................................... 6

III. Pamje e përgjithshme e legjislacionit kombëtar….................................................................. 6

A. Përjashtimi nga kandidimi për në Parlament ......................................................................... 6

1. Niveli rregullator…………....................................................................................................... 6

2. Sipas natyrës së krimit…………………………….................................................................... 6

3. Sipas natyrës së dënimit ………………………….................................................................. 10

4. Kufizime të tjera……………................................................................................................... 12

5. Asnjë kufizim…………............................................................................................................ 12

6. Kufizime të përgjithshme apo vendime sipas secilit rast? ....................................................... 12

B. Humbja e mandatit parlamentar …..………............................................................................ 14

1. Sipas natyrës së krimit …………………….…….................................................................... 14

2. Sipas natyrës së dënimit …………………………................................................................... 16

3. Kur del një rast i papranueshmërisë për tu zgjedhur…............................................................. 19

4. Raste të tjera …………............................................................................................................. 21

5. Çështje procedurale.………….................................................................................................. 22

IV. Rast studimor: Italia…........................................................................................................ 24

A. Konteksti ligjor dhe faktik……………................................................................................... 24

B. Elementet e vlerësimit………….......................................................................................... 25

V. Analizë……......................................................................................................................... 26

A. Papranueshmëria për tu zgjedhur.......................................................................................... 26

1. Në përgjithësi .............................................................................................................. 26

2. Rastet specifike…………......................................................................................................... 28

B. Humbja e mandatit……........................................................................................................ 28

C. Nw cilin legjislacion dhe si duhet trajtuar çwshtja?....................................... ................... 28

VI. Konkluzionet .............................................................................................................. 29

Page 3: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

3

I. Hyrje

1. Më 23 dhjetor 2014, u arrit një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, duke i

dhënë fund bojkotit të Parlamentit nga opozita. Mes fushave ku ka nevojë për reformë u trajtua

çështja e përjashtimit të kriminelëve nga Parlamenti. Kjo mund të çonte drejt një reforme ligjore,

duke paraqitur një arsye të re të papranueshmërisë për tu zgjedhur, që do të paraprihej nga një

tryezë e rrumbullakët publike, e cila do të përfshinte mazhorancën dhe opozitën, si dhe ekspertë

ndërkombëtarë.

2. Më datë 22 prill 2015, Kryetari i Komisionit të Posaçëm për të adresuar këtë çështje në zgjidhjen

e marrëveshjes mes mazhorancës në pushtet dhe opozitës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë,

kërkoi bashkëpunimin e Komisionit të Venecias, në trajtimin e çështjes së njerëzve me precedentë

penalë, të cilët mbajnë një post publik ose kërkojnë të zgjidhen apo emërohen në një post publik.

3. Këshilli për Zgjedhje Demokratike dhe Komisioni i Venecias, para organizimit të aktiviteteve

të veçanta, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, vendosën të pregatisin një raport, duke

përfshirë të dhëna krahasuese në lidhje me këtë çështje dhe duke u fokusuar tek qasja në Parlament.

Ky raport paraprak është pregatitur në bazë të komenteve të zotërinjve Bartole, Kask and Sørensen.

4. Çështja nëse personat e dënuar duhet të lejohen të jenë deputetë është një çështje që ekziston

në shumë vende, edhe pse jo shumë e diskutueshme në nivel ndërkombëtar, pasi numri i rasteve

zakonisht është i ulët. Megjithatë, duke qenë se praktikat variojnë është në interesin e përgjithshëm

të konstatojmë se cila është situata në Vendet Anëtare të Komisionit të Venecias, në mënyrë që të

japim ndihmën tonë atyre vendeve ku çështja tërheq më shumë vëmendje.

5. Në pjesën e parë, raporti do të trajtojë çështjen e standardeve të aplikueshme në Evropë, sidomos

nga pikëpamja e kufizimit të së drejtës për t'u zgjedhur, si dhe llojin e legjislacionit që është më i

përshtatshëm.

6. Në pjesën e dytë ky dokument do të paraqesë një vështrim të përgjithshëm të situatës ligjore në

Vendet Anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe në disa shtete të tjera të përzgjedhura, në lidhje me

mundësinë për të parandaluar, nga njëra anë kandidimin për në Parlament të personave të dënuar

dhe nga ana tjetër për të përjashtuar nga ky organ deputetët, në rast se dënohen.

7. Jo vetëm dispozitat kushtetuese, por edhe legjislacioni i zakonshëm do të citohen në ato raste

kur është e mundur, veçanërisht të atyre vendeve që nuk kanë ose kanë dispozita kushtetuese

shumë të kufizuara në këtë fushë, siç janë Finlanda, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar

– si dhe Australia, Brazili, Kanadaja, Kenia, Republika e Koresë dhe Shtetet e Bashkuara.

8. Nga anëtarët e Komisionit të Venecias janë marrë, dhe do të merren parasysh në këtë raport një

sërë kontributesh kombëtare, përfshirë shembuj praktikë të zbatimit të rregullave në këtë fushë1.

1 Kontributet janë marrë nga Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Kili, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca,

Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Republika e Koresë, Letonia, Malta, Meksika, Moldavia, Monako,

Hollanda, Peruja, Rumania, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”,

Ukrahina dhe SHBA-ja.

Page 4: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

4

9. Raporti do të trajtojë me sukses përjashtimin (e kriminelëve) nga kandidimi për në Parlament

dhe humbjen e mandatit parlamentar.

10. Në pjesën e tretë do të trajtohet situata specifike në Itali, ku së fundmi është ndryshuar

legjislacioni dhe ku kjo praktikë – veçanërisht sa i takon rastit të një ish Presidenti të Këshillit –

tërhoqi shumë vëmendje.

11. Në pjesën e katërt, raporti do të merret me përfundimet e mundshme që do të nxirren nga

standardet e Këshillit të Evropës në fushën e kufizimeve ndaj të drejtës për t'u zgjedhur, si dhe nga

materiali krahasues në dispozicion.

12. Çështjet e imunitetit parlamentar nuk përfshihen këtu. Ato janë trajtuar në Raportin për

Qëllimin dhe Heqjen e Imuniteteve Parlamentare, i miratuar nga Komisioni i Venecias në sesionin

e tij të 98-të plenar2.

13. Ky raport është miratuar nga Këshilli për Zgjedhje Demokratike në takimin e tij të 51-të

(Venecia, 18 qershor 2015) dhe nga Komisioni i Venecias në Sesionin e tij Plenar të 103-të

(Venecia, 19-20 qershor 2015).

II. Standartet ndërkombëtare

A. Papranueshmëria për tu zgjedhur

14. Neni 3 i Protokollit të Parë Shtesë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nënkupton

të drejtën (aktive) për të votuar dhe të drejtën (pasive) për tu votuar. Kjo është bërë e qartë nga

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut3.

15. Te paktën parimet dhe vlerat e diskutuara në ligjin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të

Njeriut mbi të drejtën për të votuar duhen zbatuar4. “Çdo shmangie nga parimi i të drejtës

universale të votës rrezikon minimin e vlefshmërisë demokratike të legjislaturës të zgjedhur në atë

mënyrë dhe ligjeve që ajo nxjerr. Përjashtimi i ndonjë grupi apo kategorive të popullatës së

përgjithshme duhet të pajtohet me qëllimet themelore të nenit 3 të Protokollit Nr. 1.

16. Papranueshmëria për tu zgjedhur duhet së pari të bazohet mbi norma të qarta të ligjit5. Ajo

duhet të ndjekë një qëllim të ligjshëm. Megjithatë, “një gamë e gjerë qëllimesh mund të pajtohen

me nenin 3”6.

17. Gjithashtu, duhet zbatuar parimi i proporcionalitetit. Në këtë drejtim, "kufiri i vlerësimit është

i gjerë" për shtetet anëtare, por "nuk është gjithëpërfshirës”7. Natyrisht, kjo është çështja që ka

2 CDL-AD(2014)011. 3 Shiko, për shembull,GjEDNJ Tănase v. Moldavi [GC], 7/08, 27 prill 2010, § 154ff; Ždanoka v. Letoni [GC],

58278/00, 16 mars 2006, § 102; Hirst v. Mbretëria e Bashkuar (nr. 2) [GC], 74025/01, 6 tetor 2005, § 57. 4

4 Shiko, për shembull, rasti i përmendur më lart Hirst (nr. 2); Scoppola (Nr. 3) v. Itali [GC], 126/05, 22 maj 2012;

Anchugov dhe Gladkov v. Rusi, 11157/04 dhe 15162/05, 4 korrik 2013. 5 Mbi kushtet për kufizime të së drejtës për të kandiduar në zgjedhje, shiko për shembull Tănase, § 154ff 6 Hirst (nr. 2), § 74. 7

7 Hirst (nr. 2), § 82

Page 5: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

5

qenë më shumë e diskutueshme në ligjin e Gjykatës së Strasburgut.

18. “Gjykata pranon që për kandidimin për në parlament mund të vendosen kërkesa më të rrepta,

në dallim nga e drejta për të votuar”8. Ky pohim është bërë me një referencë të veçantë në Kodin

e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, të hartuara nga Komisioni i Venecias. Prandaj, ligji në

lidhje me të drejtën e votës jo gjithmonë mund të aplikohet automatikisht për problemin e

papranueshmërisë për tu zgjedhur, veçanërisht kur tek kufizimet aplikohet testi i proporcionalitetit.

Ndaj, kufiri është akoma më i gjerë kur bëhet fjalë për papranueshmëri për tu zgjedhur sesa për

heqjen e të drejtës së votës. Megjithatë, një rregull sipas të cilit çdo person i dënuar për vepra

penale është i papranueshëm për tu zgjedhur, nuk do të ishte në përputhje me Nenin 3.

19. Sipas Gjykatës “Shtetet Kontraktuese mund të vendosin që ose t’ia lënë gjykatave të

përcaktojnë proporcionalitetin e një mase që kufizon të drejtën për të votuar të të burgosurve të

dënuar, ose të përfshijnë në ligjet e tyre dispozita që përcaktojnë rrethanat në të cilat duhet aplikuar

një masë e tillë. Në rastin e fundit do të jetë vetë organi ligjvënës që do të balancojë interesat

konkuruese për të evituar ndonjë kufizim të përgjithshëm, automatik dhe të pa kriter”9.

20. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i shtetit të së drejtës. Autoritetet mund të kenë

abuzuar me procedurat penale për të lënë mënjanë kundërshtarët. Kjo do të ishte në kundërshtim

me Nenin 18 të GJEDNJ, sipas të cilit “Kufizimet e lejuara sipas kësaj Konvente ndaj të drejtave

dhe lirive të sipërpërmendura nuk do të zbatohen për qëllime të tjera veç atyre për të cilat janë

parashkruar”10.

21. Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, hartuar nga Komisioni i Venecias parashikon

standarde disi më të hollësishme11:

“i. dispozita mund të bëhet për të privuar individë të caktuar nga e drejta e tyre për të votuar dhe

për tu zgjedhur, por vetëm duke qenë subjekt i kushteve të mëposhtme grumbulluese: ii. Kjo duhet

siguruar me ligj; iii. Parimi i proporcionalitetit duhet zbatuar; kushtet për privimin e individëve

nga e drejta për të kandiduar në zgjedhje mund të jenë më pak strikte sesa ti heqësh atyre të drejtën

e votimit; iv. Privimi duhet bazuar tek paaftësia mendore apo dënimi penal për një vepër të rëndë

penale; v. për më tepër, tërheqja e të drejtave politike apo gjetja e paaftësisë mendore mund të

imponohet vetëm me një vendim të shprehur gjyqësor me fuqi ligjore.”

22. Në vijim të vendimit të fundit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,

paragrafi i sapo përmendur I.1.1.d.v I Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore nuk duhet

marrë fjalë për fjalë, sikur imponon një vendim të veçantë për secilin rast.

23. Komisioni i Venecias ka konstatuar gjithashtu se “" nuk është e pazakontë që për shkak të një

dënimi penal për një vepër të rëndë, individët janë të privuar nga e drejta për të kandiduar për

8 Melnychenko v. Ukrahine, 17707/02, 19 tetor 2004, § 57; cf. Paksas v. Lituani [GC], 34932/04, 6 janar 2011, § 96.

9 Scoppola (Nr. 3) v. Itali, 126/05, 22 maj 2012, § 96. 10 Mbi ndjekjen penale politikisht të motivuar, shiko psh. GJEDNJ Lutsenko v. Ukrahine, 6492/11, 3 korrik 2012, §

104-110; 49872/11, 30 prill 2013, § 294-301; Ilgar Mammadov v. Azerbajxhan,15172/13, 22 maj 2014, § 137-144. 11 CDL-AD(2002)023rev, I.1.1.d.

Page 6: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

6

zgjedhje. Megjithatë, mund të konsiderohet problematike nëse e drejta pasive e votës mohohet

bazuar në ndonjë dënim, pavarësisht natyrës së veprës themelore. Një mohim i tillë i përgjithshëm

mund të mos jetë në përputhje me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe

Lirive Themelore [...] Nga ana tjetër, mund të jetë jo e përshtatshme mospërfshirja (apo mos

zbatimi) i ndonjë kufizimi për të drejtën për tu zgjedhur për kriminelët [...]”12

24. Një studim më i plotë në lidhje me kufizimet për të kandiduar në zgjedhjet lokale është bërë

nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës13, por mund të ketë

ndryshime në krahasim me zgjedhjet parlamentare, pasi Neni 3 i Protokollit të Parë Shtesë të

GJEDNJ nuk aplikohet për këto zgjedhje.

25. Kongresi rekomandoi që Komisioni i Ministrave të ftojë qeveritë e vendeve anëtare të

rishikojnë legjislacionin e tyre të brendshëm për zgjedhjet lokale dhe rajonale, për të garantuar që

ato vende të cilat aplikojnë një pengesë automatike për të kandiduar në zgjedhje për shkak të

dënimeve të caktuara penale, të rishikojnë legjislacionin e tyre në mënyrë që çdo vendim në lidhje

me papërshtatshmërinë për tu zgjedhur kërkon një vendim të veçantë gjyqësor me kohëzgjatje të

kufizuar dhe në proporcion me seriozitetin e veprës së kryer, në përputhje me vendimin e Gjykatës

Evropiane të të Drejtave të Njeriut14.

B. Humbja e mandatit

26. Aspekti pasiv i Nenit 3 të Protokollit Shtesë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

nuk është i kufizuar në të drejtën për tu zgjedhur stricto sensu. Papajtueshmëritë midis një mandati

në parlament dhe, në rastin në shqyrtim, shtetësisë së dyfishtë, gjithashtu janë konsideruar si një

shkelje të kësaj dispozite15. Nga ky vendim mund të konkludojmë se humbja e një mandati pas

marrjes së detyrës mund të cënojë të drejtën për zgjedhje të lira.

27. Kjo nënkupton se një ndërprerje e tillë duhet të bazohet në norma të qarta të së drejtës, të

shërbejë për një qëllim legjitim dhe të jetë proporcionale.

III. Pamje e përgjithshme e legjislacionit kombëtar

A. Përjashtimi nga kandidimi për në Parlament

1. Niveli rregullator

28. Shumica e kushtetutave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk parashikojnë dispozita

të qarta kushtetuese në lidhje me kandidatët për zgjedhje parlamentare. Disa vende si Gjeorgjia,

Irlanda, Italia, Moldavia, Monako, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia16, Spanja17, dhe Zvicra,

12 CDL-AD(2006)018, paragrafët 78-79, referuar Opinionit mbi Ligjin për Zgjedhjet e Deputetëve në Ukrahinë, CDL-

AD(2006)002, parag 16 dhe 100. 13 Kriteret për të kandiduar në zgjedhjet lokale dhe rajonale (CG/2015(28)7PROV), parag. 72-97. 14 Rekomandimi 375 (2015) i Kongresit, paragrafi 19(vi). 15 Tănase v. Moldavi [GC], 7/08, 27 prill 2010. 16 Megjithatë, në rastin e Sllovenisë edhe pse Paragrafi 2 i Nenit 82 të Kushtetutës parashikon që papranueshmëria

për tu zgjedhur se kryeministra ‘do të rregullohet me statut”, një dispozitë e tillë ligjore nuk është miratuar asnjëherë pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1991. 17 Megjithatë, neni 70 i Kushtetutës parashikon kushtet e papranueshmërisë për tu zgjedhur të cilat nuk i përkasin

Page 7: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

7

konstatojnë se rastet e papranueshmërisë për tu zgjedhur dhe papajtueshmërisë me detyrën e

deputetit duhen përcaktuar me ligj. Këto dispozita parashtrojnë kufizime të ndryshme që pengojnë

kandidimin e personave të dënuar. Në këtë fazë mund të theksohet se asnjë nga vendet në shqyrtim

nuk e trajton si të tillë çështjen e dënimeve të dhëna jashtë vendit.

2. Sipas natyrës së krimit

29. Për hir të qartësisë, kur trajtohet çështja e papranueshmërisë për tu zgjedhur në Parlament,

urdhrat ligjorë mund të ndahen në disa kategori për shkak të dënimeve penale të kandidatëve. Është

e mundur të bëhet dallimi midis vendeve ku papranueshmëria për tu zgjedhur bazohet tek natyra e

veprës dhe atyre ku natyra e sanksionit është vendimtare.

a. Përsa i përket natyrës së veprës, një sërë vendesh marrin masa për papranueshmërinë për tu

zgjedhur për:

- Vepra penale zgjedhore

30. Në Qipro18, France, Maltë19, Hollandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar (praktikat e

korruptuara ose jo ligjore) ligji parashikon ndalimin për të kandiduar në zgjedhje kur kandidati ka

kryer një vepër penale zgjedhore. Në Qipro Kushtetuta parashikon që një qytetar mund të

skualifikohet nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare “nga një gjykatë kompetente për çdo vepër

penale zgjedhore”20. Në të njëjtën mënyrë, në Maltë personat e dënuar për “vepra që kanë lidhje

me zgjedhjen e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve” do të skualifikohen nga të qenit të

zgjedhur21. Në Francë, një kufizim i tillë parashikohet nga Neni L45-1 i Kodit Zgjedhor që thotë

se një person i deklaruar nga një vendim i gjykatës administrative, apo nga një vendim tjetër22, si

i papërshtatshëm për tu zgjedhur, nuk mund të jetë kandidat për në zgjedhje parlamentare. Kodi

Zgjedhor i Francës parashikon sanksione të ngjashme në rast të të dhënave të rreme të fushatës

zgjedhore23.

31. Në Republikën e Koresë, sipas Kushtetutës dhe ligjit aktual, një person që ka kryer një vepër

penale e lidhur me zgjedhjet apo ushtrimin e një mandati publik mund të përjashtohet nga

kandidimi për në Parlament. Kjo përfshin personat që kanë kryer një krim zgjedhor; një krim të

parashikuar në dispozitat e Nenit 45 dhe 49 të Aktit të Fondit Politik, si dhe krimet që kanë lidhje

me detyrat ndërkohë që janë në postin e Presidentit, anëtarit të Asamblesë Kombëtare, anëtarit të

një këshilli lokal dhe të kryetarit të qeverisjes vendore24. Papranueshmëria për tu zgjedhur

aplikohet: gjatë dhjetë viteve pas përfundimit të ekzekutimit të dënimit me burgim (ose një

përjashtim nga ekzekutimi i tij); gjithashtu gjatë dhjetë viteve pas pezullimit të një vendimi; gjatë

kriminelëve.

18 Kushtetuta e Qipros, Neni 64c. 19 Kushtetuta e Maltës, Neni 54. 20 Kushtetuta e Qipros, Neni 64c. 21 Kushtetuta e Maltës, Neni 54. 22 Sipas neneneve L118-3 dhe L118-4. Të njëjtat dispozita zbatohen për vendimet sipas neneve LO 136-1 dhe LO

136-6. 23 Nenet L118-3, LO136-1 dhe LO136-3. 24 Nenet 129deri 132 të Aktit Penal dhe Neni 3 I Dekretit për Dënimet e Rënda

Page 8: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

8

pesë viteve pas përfundimit të një dënimi me gjobë që tejkalon 1.000.000 won.

- Veprat e përzgjedhura penale

32. Në Qipro25, Danimarkë26, Islandë27 dhe Turqi28, shtetasit e dënuar për një vepër që përfshin

vlera morale si ndershmëria, padobishmëria, nderi dhe reputacioni nuk mund të jenë kandidatë për

në Parlament. Kushtetuta e Turqisë përjashton të drejtën për tu zgjedhur të personave fajtorë për

krime financiare (“përvetësim, korrupsion, rryshfet, vjedhje, mashtrim, fallsifikim, thyerje e

besimit, falimentim”), për krime ndaj shtetit (“kontrabandë, konspiracion në tendera apo blerje

zyrtare, vepra që lidhen me zbulimin e sekreteve shtetërore, përfshirje në akte terrorizmi), ose

nxitjen dhe inkurajimin e aktiviteteve të tilla, edhe nëse ata janë falur29. Kushtetuta e Maltës shton

falimentimin tek veprat që duhet të pengojnë një person për tu bërë kandidat për në zgjedhje

parlamentare. Danimarka ndalon një person nga të qenit kandidat për parlament nëse ai / ajo ka

kryer ndonjë "akt i cili në sytë e publikut e bën atë të padenjë për të qenë një deputet30".

33. Në Islandë, Neni nr. 24 i datës 16 maj 2000 në lidhje me zgjedhjet parlamentare për në Althingi

parashikon që një person i cili nuk i ka të drejtat e tij/saj të plota civile nuk mund të kandidojë për

në Parlament31. Veç kësaj, Islanda shkon dhe më tej duke parashikuar që nevojitet një “reputacion

pa të meta” për të kandiduar në zgjedhje32. Neni 5 i Dekretit nr. 24/2000 për Zgjedhjet

Parlamentare sqaron kur një dënim për një vepër të dënueshme rezulton në një reputacion të

njollosur që përfshin humbjen e të drejtave të plota civile. Një individ, i cili është dënuar me

vendim gjykate për kryerjen e një vepre që konsiderohet e urryer nga opinioni publik, nuk mund

të konsiderohet më "me reputacion të panjollosur"33. Më pas Neni 5(2) shpjegon kur një vepër

konsiderohet e urryer nga opinioni publik, dmth i pandehuri në një çështje penale duhet ti ketë

mbushur 18 vjeç në kohën kur është kryer vepra penale dhe dënimi për të duhet të ketë qenë të

paktën katër vite burg pa lirim me kusht. E njëjta gjë vlen për dikë që është nën masa sigurie, pasi

nuk është dënuar për shkak të papërgjegjshmërisë34. Përkundrazi, një individ i dënuar me 3 muaj ,

me një periudhë pezullimi të kushtëzuar prej dy vjetësh nuk konsiderohet me reputacion “të

njollosur” dhe ka të drejtë të zgjedhet në Althingi.

34. Në Kanada, Dekreti i Parlamentit të Kanadasë dhe Dekreti i Zgjedhjeve në Kanada

25 Kushtetuta e Qipros, Neni 64c. 26 Kushtetuta e Danimarkës, Neni 30. 27 Kushtetuta e Islandës, Neni 34. 28 Kushtetuta e Turqisë, Neni 76. 29 Kushtetuta e Turqisë, Neni 76. 30 Kushtetuta e Danimarkës, Neni 30. Për detaje të mëtejshme shiko Nenin 4 të Dekretit për Zgjedhjet Parlamentare. 31 Neni nr. 24 i datës 16 maj 2000 në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare për në Althingi për të drejtën për të votuar

dhe për të mos u zgjedhur në Nenin 5.

32 Kushetuta e Islandës, Neni 34; Neni 4 i Dekretit nr. 24/2000 për Zgjedhjet Parlamentare. 33 Dekreti nr. 24 i datës 16 Maj 2000 në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare për në Althingi trajton të drejtën për të

votuar dhe për të mos u zgjedhur në Nenin 5. Veç kësaj, rregullat për rivendosjen e të drejtave civile ndodhen në dispozitat 84 dhe 85 të Kodit Penal të Islandë nr. 29/1940. 34 Shiko Nenin 15 dhe 62 të Kodit Penal të Islandës nr. 19/1940. Kjo aplikohet për pesonat të cilët, në kohën kur

është kryer një vepër, kanë qenë tërësisht të paaftë për të kontrolluar veprimet e tyre për shkak të sëmundjeve mendore, me zhvillim të vonuar apo përkeqësim, ose për shkak të ndërgjegjes së dobët apo gjendje të ngjashme.

Page 9: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

9

parashikojnë kriteret e papranueshmërisë për tu zgjedhur. Sipas nenit 65 të ligjit për Zgjedhjet në

Kanada, një person i dënuar për një vepër korrupsioni apo vepër të paligjshme brenda pesë viteve

të fundit, apo një person i cili aktualisht po vuan një dënim me burg, nuk mund të jetë kandidat për

zgjedhjet parlamentare. Neni 502 i Ligjit për Zgjedhjet në Kanada parashikon një listë veprash

penale dhe sqaron se për sa kohë është i skualifikuar personi.

35. Një dispozitë e ngjashme mund të gjendet dhe në Turqi. Personat e dënuar për "kontrabandë,

konspiracion, [...] zbulim i sekreteve shtetërore, për përfshirje në akte terrorizmi, ose nxitjen dhe

inkurajimin e aktiviteteve të tilla [...], edhe nëse ata janë falur"35, nuk mund të kandidojnë për

zgjedhje.

36. Në Hollandë, Kodi Penal gjithashtu parashikon rregulla për dënimin shtesë të privimit të të

drejtave, përfshirë të drejtën për t'u zgjedhur36. Ky dënim shtesë mund ti bashkangjitet vetëm

dënimit për krime specifike, të parashikuara në ligj. Ata ndodhen kryesisht në Titullin I (krime

ndaj sigurisë së shtetit) dhe në Pjesën XXVIII (Veprat penale të kryera ndërkohë që personi është

në detyrë) të Kodit Penal37. Veç kësaj, në rastin e veprave penale të përshkruara në nenet Z1, Z2

dhe Z3 të Ligjit për Zgjedhjet, nëse një individ dënohet me burg për të paktën një vit, ai apo ajo

mund të privohen nga e drejta për të votuar. Privimi nga e drejta për të votuar dhe për tu zgjedhur

është aplikuar gjerësisht pas Luftës së Dytë Botërore për Anëtarët e Lëvizjes Sociale Nacionaliste

(NSB). Informacionet më të fundit nga Këshilli Zgjedhor tregojnë që disa nga këta njerëz janë

ende gjallë. Meqë heqja e të drejtës për të votuar ishte për gjithë jetën, ato ende nuk mund të

kandidojnë apo të votojnë.

37. Veç kësaj, meqë partitë politike konsiderohen organizata private dhe duhet të marrin formën e

një shoqate ato mund të pengohen sipas Nenit 2:20 të Kodit Civil hollandez. Neni 140 i Kodit

Penal parashikon që një krim për vazhdimin e punës së një organizate ndalohet dhe zgjidhet nga

një gjykatë. Nëse provohet se kandidati është duke u përpjekur për të vazhduar aktivitetet apo

programin politik të një partie politike të ndaluar më parë, mund të përdoret kjo dispozitë për të

ndjekur penalisht kandidatët apo udhëheqësit e kësaj partie në mënyrë individuale. Dy parti u

ndaluan me ligj dhe u deklaruan të shpërbëra sipas Dekretit për shpërbërjen e organizatave

tradhtare. Ky vendim është marrë nga qeveria hollandeze, e mërguar në Londër. Në vitin 1944 u

ndaluan me ligj NSB-ja dhe organizata të tjera naziste dhe fashiste. Vendimi deklaronte gjithashtu

se të gjitha organizatat që kishin për qëllim të vazhdonin përpjekjet e një ose më shumë prej këtyre

organizatave për të shkaktuar konflikt brenda shoqërisë hollandeze duhej të konsideroheshin si

shoqata kundër rendit publik. Sipas kësaj dispozite, në vitin 1953 gjithashtu u ndalua me ligj

Lëvizja Kombëtare Evropiane Sociale. Në vitin 1978 u ndalua Nederlandse Volksunie për shkak

të natyrës së saj raciste dhe drejtimit të saj për të përdorur mënyrat e dhunshme për arritjen e

qëllimit të saj. Themeluesi i saj u përpoq të merrte pjeë në zgjedhjet e tjera me një emër tjetër të

35 Kushtetuta e Turqisë, Neni 76. 36 Neni 28 paragrafi 1. 37 Në mënyrë më specifike nenet 92-103, 105, 108- 112, 115, 116, 121-124, 129, 355-357 (Sr).

Page 10: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

10

partisë (lijst Glimmerveen), por kjo u ndalua në një sërë rajonesh të vendit. Ky është rasti i vetëm

ku një kandidati iu refuzua e drejta të kandidonte në zgjedhje, bazuar në ndalimin me ligj të një

partie, lider i së cilës ai ka qenë. Më 18 Nëntor 1998, gjykata e Rajonit të Amsterdamit ndaloi me

ligj dhe shpërbëu CP'86, një parti tjetër e djathtë që shpesh përdorte gjuhë raciste dhe motivonte

ndjekësit e saj të përdornin dhunë ndaj të huajve.

- Shkeljet në përgjithësi

38. Në Letoni, Ligji për Zgjedhjet në Saeima, i datës 25 maj1995 parashikon që personat që kanë

qenë të dënuar për një vepër penale të kryer me dashje nuk përfshihen në listën e kandidatëve dhe

nuk kanë të drejtë të zgjidhen për në Saima (Parlamenti) – përveç rasteve kur janë rehabilituar, apo

kur dënimi i tyre është fshirë apo nuk është i vlefshëm38.

39. Disa vende parashikojnë dispozita më të përgjithshme. Në Shqipëri, “të dënuarit që vuajnë

dënimin me burg kanë të drejtë vetëm të votojnë”, pra nuk kanë të drejtë të zgjidhen39.

40. Në Izrael, një person që është dënuar për kryerjen e një vepre penale, sipas Nenit 6(1) të Ligjit

Themelor nuk ka të drejtë të kandidojë për 7 vjet.

41. Në Peru, një person që ka rekorde kriminale nuk mund të zgjidhet deputet.

42. Në Kili, sipas Kushtetutës, statusi i shtetasit kilian40 garanton të drejtën e votës dhe të drejtën

për tu zgjedhur. Statusi humbet për shkak të “një dënimi për vepra kriminale41” ose “për shkak të

një dënimi për krime që ligji i përcakton si sjellje terroriste apo ato të lidhura me trafik droge dhe

të cilat kanë marrë dënim për vepra kriminale42”. Ndaj, nëse e drejta për të votuar është pezulluar

një person nuk ka të drejtë të kandidojë për në Parlament dhe as të mbajë vendin e tij/saj në organin

legjislativ.

43. Në Meksikë, sipas Nenit 38 të Kushtetutës, të drejtat dhe prerogativat e shtetasve mud të

pezullohen në rastet e mëposhtme:

“I. [...].

II. Nëse personi është në gjyq për një krim i cili meriton ndëshkimin fizik. Në një rast të tillë

gjykimi llogarit duke nisur nga data kur është lëshuar urdhër ndalimi.

III. Nëse personi është duke vuajtur dënimin me burg.

IV. [...]

V. Nëse personi është i arratisur, që nga momenti kur është lëshuar urdhër ndalimi deri në

momentin kur ndjekja penale ka përfunduar.

38 Ligji Zgjedhor i Saeima, i datës 25 Maj 1995, Neni 5. 39 Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 45(3). 40 Kushtetuta e Kilit, Neni 13. 41 Ata do ta rifitojnë atë në përputhje me ligjin, pasi përgjegjësia e tyre penale të ketë përfunduar. 42 Kushtetuta e Kilit, Neni 17. Ata mund të kërkojnë rikthimin e tyre në Senat pasi të kenë përfunduar dënimin e tyre.

Page 11: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

11

VI. Për shkak të një dënimi.

Ligji do të përcaktojë mënyrat sipas të cilave të drejtat e qytetarëve do të revokohen apo

pezullohen, si dhe procedurat e rimëkëmbjes.”

44. Veç kësaj, Neni 46 i Kodit Penal Federal përcakton që kur jepet një dënim me burg, kjo pasohet

me një pezullim të të drejtave politike, duke filluar që kur dënimi është ekzekutuar dhe gjatë gjithë

periudhës së burgimit.

45. Prandaj, ligji meksikan e pranon privimin nga e drejta për t'u zgjedhur, jo vetëm pasi një dënim

penal është dhënë, por edhe në rast të një paraburgimi. Interpretimi i Nenit 38.II të Kushtetutës në

lidhje me këtë çështje ka çuar në polemika brenda Gjykatës Federale Zgjedhore, që përfunduan

me vendimin 33/2011, që parashikonte se e drejta për të votuar pezullohet kur ka një urdhër formal

për burgim apo kur ka një aktakuzë, vetëm kur personi në gjykim është efektivisht i privuar nga

liria. Një vendim i tillë tashmë ishte marrë në rastin e Martín Orozco Sandoval, ku Gjykta

Zgjedhore gjykoi se, meqenëse ky person ishte liruar me kusht dhe nuk kishte qenë i dënuar me

burg, të drejtat e tij politike ishin të paprekura dhe ai kishte të drejtë për të kandiduar për poste43.

Në rastin e Pedraza Longi, Gjykata Zgjedhore kishte deklaruar që të drejtat e tij politike nuk duhej

të pezulloheshin, meqë ai kishte të drejtën e lirimit me kusht,44.

3. Sipas natyrës së denimit

46. Shpesh, papërshtatshmëria për tu zgjedhur varet dhe nga natyra e dënimit të dhënë (burgim),

mundësisht e kombinuar me natyrën e veprës.

47. Në Armeni45, Austri46, Azerbjxhan47, Bullgari48, Letoni49, Lituani50, Luksemburg51, Mali

i Zi52, Hollandë53, Poloni54, Turqi55, Sllovaki56 dhe Ukrahinë57, një shtetas i dënuar me burgim

nuk mund të jetë një kandidat për zgjedhje parlamentare (në rastin e Armenisë vetëm ndërkohë që

vuan dënimin). Në Luksemburg dhe Ukrahinë, kushtetutat specifikojnë se mos lejimi i mësipërm

ka të bëjë vetëm me dënimet për krime. Në Azerbajxhan personat e dënuar për krime të rënda

nuk mund të zgjidhen deputetë të Milli Majlis58. Në Maltë59, një person nuk mnd të bëhet kandidat

43 http://portal.te.gob.mx/colecciones/sentencias/html/SUP/2010/JDC/SUP-JDC-00098-2010.htm. 44 http://portal.te.gob.mx/colecciones/sentencias/html/SUP/2007/JDC/SUP-JDC-00085-2007.htm. 45 Kushtetuta e Armenisë, Neni 30. 46 Kushtetuta e Austrisë, Neni 26 paragrafi 5. 47 Kushtetuta e Azerbajxhanit, Neni 85. 48 Kushtetuta e Bullgarisë, Neni 65. 49 Ligji Zgjedhor i Saeima, i datës 25 Maj 1995, Neni 5. 50 Kushtetuta e Lituanisë, Neni 56. 51 Kushtetuta e Luksemburgut, Neni 53 paragrafi 1. 52 Kushtetuta e Malit të Zi, Neni 87. 53 Kodi Penal (Sr), Article 28(1) parashikon rregullat për dënimin shtesë të heqjes së të drejtave. 54 Kushtetuta e Polonisë, Neni 99 paragrafi 3. 55 Kushtetuta e Turqisë, Neni 76. 56 Dekreti për zgjedhjet në Kshillin Kombëtar të Republikës së Sllovakisë (nr. 333/2004 Përmbledhje e Ligjeve). 57 Kushtetuta e Ukrahines, Neni 76. 58 Kushtetuta e Azerbajxhanit, Neni Article 85(2). 59 Kushtetuta e Maltës, Neni 54.

Page 12: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

12

parlamentar nëse ai/ajo po vuan një dënim me burgim që i kalon 12 muaj. Duhet theksuar se

denimet që kërkohet të kryhen në mënyrë të njëpasnjëshme do të konsiderohen si dënime të ndara,

nëse asnjëri prej tyre nuk i kalon 12 muaj, por nëse ndonjëri prej tyre e kalon këtë periudhë, ato do

të konsiderohen si një dënim.

48. Në Spanjë, personat e dënuar me burgim me vendim të prerë të gjykatës nuk janë të

përshtatshëm për të kandiduar për sa kohë janë duke kryer dënimin. Megjithatë, personat e dënuar

për revoltë, terrorizëm apo vepra të tjera kundër administratës publike nuk mund të zgjidhen, edhe

nëse gjykimi nuk është përfundimtar. Në raste të tilla, gjykimi duhet të vendosë në mënyrë

specifike dënimin e privimit të së drejtës për t'u zgjedhur apo dënimin e skualifikimit nga detyra

publike60.

49. Në Gjermani, Kodi Penal imponon heqjen e të drejtës për të kandiduar në zgjedhjet publike

në rast të dënimit për një krim me burgim për një periudhë prej jo më pak se një vit; ky dënim

shtesë zgjat pesë vjet dhe fillon kur të ketë përfunduar vuajtja e dënimit me burg. Kur gjykatësi

jep një dënim për më pak se një vit, ai apo ajo mund të deklarojë dhe heqjen e të drejtës për tu

zgjedhur si dënim shtesë vetëm për disa vepra specifike; gjykatësi vendos për kohëzgjatjen e këtij

dënimi shtesë, që duhet të jetë mes dy dhe pesë vjet61.

50. Veç kësaj, Ligji Themelor i Gjermanisë (Grundgesetz) dhe Dekreti i Gjykatës Kushtetuese

Federale (BVerfGG) autorizojnë Gjykatën Kushtetuese Federale për ti mohuar një personi të

drejtën e tij për tu zgjedhur në rast se humbet të drejtat themelore62. Njerëzit mund ti humbasin të

drejtat e tyre themelore nëse abuzojnë me lirinë e të shprehurit, në veçnti lirinë e shtypit, lirinë e

të dhënit mësim, lirinë e grumbullimit, lirinë e shoqërisë, fshehtësinë e korrespondencës, postave

dhe telekomunikimeve, të drejtat e pronës, apo të drejtën e azilit për të luftuar rendin themelor

demokratik63. Nuk dihet të ketë asnjë vendim të Bundesverfassungsgericht ku gjykata të ketë

përdorur ndonjëherë këtë kompetencë.

51. Në Poloni, jo vetëm dënimi me burgim, por dhe çdo lloj “heqje lirie” do të pengojë një person

për të kandiduar në zgjedhje parlamentare.

52. Në këtë vend, si në Turqi dhe Ukrahinë, do të merret parasysh vetëm heqja e lirisë për shkak

të veprave të qëllimshme.

53. Në Mbretërinë e Bashkuar, personat që vuajnë dënimin me burgim për më shumë se një vit

nuk mund të zgjidhen për kohën e kryerjes së dënimit, sipas Aktit të Përfaqësimit të Popullit.

54. Në Rumani, Kodi Penal parashikon heqjen e të drejtës për tu zgjedhur si një dënim ndihmës,

sipas neneve 54 dhe 55 , neneve 65 dhe 66 dhe sipas Kodit Penal. Sipas Nenit 54 të Kodit Penal,

“një dënim ndihmës konsiston në heqjen e disa të drejtave, që nga data kur dënimi është

60 Neni 6.2. b) Ligji Organik 5/1985 pwr Sistemin e Zgjedhjeve të Përgjithshme 61 Kodi Penal i Gjermanisë, 45 dhe 45a 62 Neni 39, parag. 2 BBerfGG 63 Neni 18 Grundgesetz

Page 13: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

13

përfundimtar derisa dënimi me heqjen e lirisë është kryer apo konsiderohet i kryer.64”

55. Në Australi, një person i dënuar dhe duke vuajtur dënimin apo subjekt për tu dënuar65 për një

vepër të dënueshme me burgim për një vit ose më gjatë, skualifikohet nga kandidimi për në

zgjedhje66.

56. Situata në Itali do të diskutohet më hollësisht në vazhdim67.

4. Kufizime të tjera

57. Në kushtetutat e 47 Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës nuk ekziston asnjë dispozitë në

lidhje me personat që ndiqen penalisht, por nuk janë dënuar. Përkundrazi, në Australi një person

që është subjekt për tu dënuar për një vepër të dënueshme me burgim për një vit ose më gjatë, i

hiqet e drejta për të kandiduar në zgjedhje.

58. Ekziston ende një mundësi tjetër për të rregulluar të drejtën e personave të dënuar për të

kandiduar në zgjedhje. Ata mund të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje, por janë të detyruar të

deklarojnë publikisht informacionin për dënimin e tyre, psh. duke shtuar tek posterat një fjali rreth

dënimit të tyre. Ky është rasti i Lituanisë, për dënime të mëparshme që tashmë janë kryer68.

5. Asnjë kufizim ose kufizime të pakta

59. Përkundrazi, në Shtetet e Bashkuara, “padia për apo dënimi për një vepër kriminale nuk përbën

një pengesë kushtetuese për tu zgjedhur apo rizgjedhur Anëtar i Kongresit, përveç një dënimi për

tradhti pasi të ketë marrë një betim […] Skualifikimet për të shërbyer në Kongres qëllimisht janë

mbajtur minimale nga hartuesit e Kushtetutës me qëllim ti lejojne njerëzve liri të gjerë veprimi për

tu perfaqësuar nga ata që dëshirojnë69…”

60 Në Finlandë, veprat penale nuk përbëjnë më shkak për të mos kandiduar në zgjedhje, që me

ndryshimet e bëra në Kodin Penal në vitin 1995, po ashtu dhe në Republikën Çeke, Slloveni, Suedi

dhe Zvicër (që në vitin 2007).

6. Kufizime të përgjithshme apo vendime sipas rastit?

61. Në rast se e drejta për të kandiduar në zgjedhje është e kufizuar, perdoren dy lloje kryesore

sistemesh:

1) kufizimi parashikohet në mënyrë të përgjithshme nga ligji, duke parashikuar dënimin, llojin e

64 Neni 54 i Kodit Penal (Sr) për tu lexuar bashkë me Nenet 55, 65 dhe 66 65 Shiko më poshtë kap. III A.5. 66 Studimi I Transparency International http://www.transparency.org/whatwedo/answer/ineligibilities_arising_from_criminal_law_decisions 67 Kap. III 68 Kodi Zgjedhor I Lituanise, Neni 98 (3). 69 Sherbimi I Kerkimit Shkencor ne Senat-Statusi I nje Senatori I cili eshte akuzuar apo denuar per nje krim,

https://www.fas.org/sgp/crs/misc/RL34716.pdf. fq. 7-8; shiko gjithashtu Statusin e nje Anetari te Domes se Perfaqesuesve i cili eshte akuzuar apo denuar per nje krim, https://fas.org/sgp/crs/misc/RL33229.pdf, fq. 5-6 (ted y tekstet u hartuan nga Jack Maskell).

Page 14: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

14

dënimit apo të veprës që çon në heqjen e të drejtës për tu zgjedhur; 2) kufizimi vendoset si dënim

nga një gjykatë sipas rastit.

62. 1) Kategoria e parë (heqja në mënyrë automatike e të drejtës për tu zgjehur) përfshin një numër

të rëndësishëm vendesh.

63. Për shembull, në Estoni, Neni 58 i Kushtetutës70 e lë të hapur që legjislacioni të vendosë për

ndalimin për të marrë pjesë në zgjedhje (përfshirë të drejtën për të kandiduar në zgjedhje) për

personat e dënuar për një krim dhe të dënuar me burgim. Megjithatë nuk ka diferencë në vlerësim:

Akti për Zgjedhjet e Riigikogu71 parashikon një pengesë të përgjithshme, pavarësisht krimit të

kryer apo kohëzgjatjes së burgimit72.

64. Në Kyrgystan, njerëzit që mbahen në vende burgimi, si dhe personat që nuk i kanë kryer

dënimet e mëparshme, nuk kanë të drejtë të zgjidhen73.

65. Në Lituani, personat që nuk kanë plotësuar dënimin e dhënë nga një vendim gjykate nuk mund

të kandidojnë në zgjedhje74. E njëjta gjë aplikohet dhe për personat që janë akuzuar75.

66. Në Moldavi, atyre personave që janë dënuar me burgim (heqje lirie) me një vendim gjykate të

formës së prerë dhe që vuajnë dënimin e tyre në një institucion ndëshkimor, si dhe atyre personave,

të cilët kanë rekorde kriminale aktive për kryerjen e qëllimshme të krimeve, u mohohet e drejta

për të kandiduar në zgjedhje76. Sipas Kodit Penal77 gjykatësi mund të japë, si një dënim shtesë,

moslejimin për të mbajtur disa pozicione për një periudhë nga 1 deri në 5 vjet, dhe në ato raste që

parashikohet shprehimisht në një pjesë të veçantë të Kodit Penal, për një periudhë prej 1 deri në

15 vjet.

67. Në Greqi, Kushtetuta78 parashikon që personat të cilëve u janë hequr të drejtat e tyre qytetare

për shkak të një dënimi penal të pakthyeshëm u mohohet e drejta për të votuar dhe për tu zgjedhur.

Liderët e “Agimit të Artë”, një parti ekstremiste pro naziste, edhe pse ishin të arrestuar dhe në

pritje të procesit gjyqësor, mundën të rizgjedheshin në zgjedhjet e fundit të datës 25 janar 2015,

pasi ende nuk ishin dënuar. Ish diktatori, George Papadopoulos dhe shumë anëtarë të qeverisë së

tij nuk mund të kandidonin për në Parlament pas kthimit të Greqisë në demokraci, sepse në vitin

1975 atyre u janë hequr, për gjithë jetën, të drejtat e tyre qytetare.

68. Në Islandë, Neni 5 i Ligjit Zgjedhor parashikon që, personave të cilët janë dënuar me një

vendim gjykate për kryerjen e një vepre që konsiderohet e urryer nga opinioni public, u hiqet (ndër

të tjera) automatikisht e drejta për tu zgjedhur79.

70 https://www.riigiteataja.ee/en/eli/ee/rhvv/act/530102013003/consolide 71 https://www.riigiteataja.ee/en/eli/ee/Riigikogu/act/520012015018/consolide, Neni 4(6). 72 Nuk ka asnje praktike gjykate ne lidhje me kete çeshtje 73 Kodi Zgjedhor, Neni 3(3) dhe 3(4). 74 Neni 56(2) i Kushtetutes; Neni 2(3) i Kodit Zgjedhor. 75 Kodi Zgjedhor, neni 2(4) 76 Kodi Zgjedhor, neni 13(2)c. 77 Neni 65 78 Neni 51, paragrafi 3. 79 Shiko me siper kap. III.A.2.

Page 15: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

15

69. Në “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, një person nuk ka të drejtë të zgjidhet nëse

ai apo ajo është dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë me burgim të pakushtëzuar për

më shumë se gjashtë muaj dhe dënimi nuk është kryer, ose nëse ai apo ajo po vuan një dënim me

burgim për një vepër penale80. Që nga zgjedhjet e para demokratike (1990) ka pasur një rast të

përjashtimit nga kandidimi për në Parlament për shkak të një akuze penale. Në vitin 2004, një

deputet i VMRO/DPMNE u akuzua për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të vitit 2001, kur ai

ishte Ministër i Brendshëm. Ai u lirua pas gjyqit të tij në Gjykatën e Hagës.

70. Në Turqi personat e denuar me burgim për më shumë se një vit (me përjashtim të dënimit për

neglizhencë) nuk lejohen të kandidojnë në zgjedhje, si dhe personat e dënuar për krime të rënda

specifike të listuara në ligj.

71. Kufizime të tilla ekzistojnë (ndër të tjera) në Shqipëri81 dhe në Armeni82. Në Gjermani, siç

e kemi thënë, kufizimet aplikohen për dënime për një krim me një kohëzgjatje burgimi prej jo më

pak se një vit83.

72. Në Meksikë ka pasur një diskutim brenda Gjykatës Federale Zgjedhore në lidhje me shtrirjen

e Nenit 38 të Kushtetutës.

73. 2) Përkundrazi, disa vende parashikojnë marrjen e një vendimi specifik në lidhje me heqjen e

të drejtës për tu zgjedhur. Shembulli më klasik është Gjermania-për dënimet me burgim për më

pak se një vit84. Në Hollandë një kandidat i përshtatshëm për në Parlament nuk duhet të ketë qenë

i përjashtuar nga votimi85, që mund të jetë rezultat i një dënimi gjyqësor86. I njëjti rregull ekziston

dhe në Luksemburg për personat e dënuar për krime të lehta. Në Francë, Gjykata Kushtetuese

shfuqizoi ligjin që automatikisht i shtonte disa dënimeve një pengesë për tu regjistruar në listat

zgjedhore, duke çuar në mos pasjen e të drejtës për tu zgjedhur. Ky ndalim është ende i mundur,

por gjithmonë duhet vendosur nga një gjykatë, bazuar në parimin kushtetues të domosdoshmërisë

dhe individualizimit të dënimeve87. Legjislacioni në Republikën e Koresë parashikon që e drejta

e një personi për të kandiduar pezullohet sepse humbet sipas vendimit të gjykatës ose në vijim të

Akteve të tjera88. Ndaj, legjislacioni mund të kombinojë në disa raste heqjen në mënyrë automatike

të së drejtës dhe në raste të tjera vendimet sipas rastit.

B. Humbja e mandatit parlamentar

74. Mëse 40% e Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës89 kanë dispozita kushtetuese në lidhje

80 Kodi Zgjedhor, neni 7(3) 81 Neni 45(3) i Kushtetutes” “Te denuarit qe po vuajne nje denim me burg kane vetem te drejten e votes”. 82 Neni 2(3) i Kodit Zgjedhor. 83 Shembuj te tjere jane dhene sipas III.A.2-3. 84 Neni 18(1) I Ligjit Federal Zgjedhor 85 Kushtetuta e Hollandes, neni 56. 86 Kushtetuta e Hollandes, neni 54.2. 87 QPC 6/7 2010-11 qershor 2010 88 Akti Publik Zyrtar i Zgjedhjeve, nenet 18, 19 dhe 264. 89 Shqiperi, Azerbajxhan, Bullgari, Qipro, Estoni, Finlande, Gjeorgji, Greqi, Islande, Malte, Moldavi, Hollande,

Portugali, Sllovaki, Spanje, Suedi, “ish Republika Jugosllave e Maqedonise”, Turqi, Ukrahine.

Page 16: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

16

me humbjen e mandatit të deputetëve; vendet e tjera e trajtojnë çështjen në nivel legjislativ.

Studimi i akteve të tjera ligjore të vendeve të përzgjedhura ka nxjerrë informacion shtesë, te

dobishëm për këtë çështje. Veç kësaj, arsyet për humbjen e mandateve parlamentare mund të

ndryshojnë, por sërish mund të varen nga lloji i veprës apo lloji i dënimit. Në vende të tjera ato

mund përdoren në të njëjtat sitiuata si papërshtatshmëri për tu zgjedhur. Kjo do të trajtohet më

poshtë, përfshirë rastet të cilat nuk përfshihen (plotësisht) në kategoritë e përmendura.

1. Në bazë të llojit të veprës penale

a. Veprat penale zgjedhore

75. Në Qipro90, Finlandë91 dhe Maltë92 një deputet e humbet mandatin e tij/saj nëse ai/ajo është

dënuar për një vepër penale zgjedhore. Në Francë, Kodi Zgjedhor93 parashikon veprat penale që

kanë lidhje me fushatat dhe veprimet e votimit që rezultojnë në humbjen (aktive dhe pasive)të të

drejtave qytetare. Papërshtatshmëria për tu zgjedhur çon drejt një deklarimi të dorëheqjes

automatike. Ky, gjithashtu është rasti kur Këshilli Kushtetues sanksionon mos përputhshmërinë

me dispozitat që kanë lidhje me financimin e fushatave zgjedhore. Atëherë, papërshtatshmëria për

tu zgjedhur kufizohet në tre vjet.

76. Në Republikën e Koresë, sipas Kushtetutës dhe ligjit aktual një deputet mund të shkarkohet

pas pavlefshmërisë së zgjedhjes për shkak të krimeve zgjedhore nëse dënimi e kalon shumën një

million ëon94. Për shembull, që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, tetë anëtarë të Asamblesë

Kombëtare u përjashtuan pas një dënimi të formës së prerë me një gjobë më të lartë, për shkelje të

Aktit Publik Zyrtar të Zgjedhjeve. Rastet tipike janë (a) prishja e paligjshme e shpenzimeve

zgjedhore, (b) fushata zgjedhore e paligjshme, dhe (c) publikimi i fakteve të rreme. Shembulli më

i fundit është ai i z. Ahn, ish anëtar i Asamblesë Kombëtare, i cili u përjashtua për shkak të vendimit

të formës së prerë për diskutimet rreth prishjes së paligjshme të shpenzimeve zgjedhore nga ana e

menaxherit të tij zgjedhor, më 12 mars 2015. Dënimi ishte me gjashtë muaj burgim, i pezulluar

për dy vjet. Ai u gjykua fajtor dhe njëkohësisht u përjashtua nga Asambleja Kombëtare.

b. Vepra penale të konsideruara (veçanërisht) të pamoralshme

77. Siç u theksua dhe më parë në lidhje me kandidatët parlamentarë, në Qipro “një vepër penale

që përfshin pandershmërinë apo poshtërsinë morale” mund të shkaktojë humbjen e mandatit të

deputetit95; dispozita të ngjashme ekzistojnë dhe në Finlandë ku Kushtetuta parashikon që “nëse

vepra është e tillë që i akuzuari nuk zotëon respektin e nevojshëm për detyrën e Përfaqësuesit”,

Parlamenti mund ti japë fund mandatit96.

c. Vepra të tjera penale dhe raste të tjera

90 Kushtetuta e Qipros, neni 64c. 91 Kushtetuta e Finlandes, neni 28. 92 Kushtetuta e Maltes, neni 55. 93 Neni L 117. 94 Akti Publik Zyrtar i Zgjedhjeve, neni 264. 95 Kushtetuta e Qipros, neni 64c. 96 Kushtetuta e Finlandes, neni 64c.

Page 17: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

17

78. Në Brazil, një Senator do ta humbasë mandatin e tij/saj nëse ai/ajo është dënuar penalisht nga

një vendim i formës së prerë dhe i pa apelueshëm97. Që në vitin 2010, ligji “skualifikon nga mbajtja

e një detyre politike për një periudhë prej tetë vitesh ato persona te dënuar nga një gjykatë e nivelit

të dytë për racizëm, vrasje, përdhunim, trafikim lëndësh narkotike dhe keqpërdorim të fondeve

publike (edhe nëse apeli është ende në pritje), si dhe ato persona të cilët dorëhiqen për të shmangur

akuzat. Politikanët e përfshirë në blerje votash, abuzime me pushtetin dhe manipulime zgjedhore

gjithashtu konsiderohen si të papërshtatshëm për tu zgjedhur për një periudhë prej tetë vjetësh98”.

79. Në Kanada, ka disa dispozita ligjore që kanë të bëjnë me largimin nga detyra. Sipas nenit 31

të Aktit Kushtetues një senator e humbet pozicionin e tij/saj për shkak të falimentimit ose nëse

është dënuar për tradhti, krim, apo “ndonjë krim tjetër të ulët”.

80. Në Portugali, deputetëve u ndërpritet mandati nëse ata dënohen nga gjykata për një krim të

kryer në ushtrim të detyrave të tyre dhe prandaj dënohen, apo nëse janë anëtarë të një organizate

raciste ose të një organizate me ideologji fashiste99.

81. Në Moldavi, Kushtetuta parashikon mundësinë e tërheqjes së mandatit të një deputeti, pa

specifikuar arsyet e kësaj tërheqjeje100, por nuk ka dispozita plotësuese në ligjin aktual. Megjithatë,

këto dispozita nuk janë aplikuar ndonjëherë dhe asnjë deputet nuk është larguar, pasi nuk ka pasur

raste të dënimit të deputetëve në Republikën e Moldavisë. Ka pasur një rast të dënimit të një

deputeti nga një gjykatë e huaj, por procesi i njohjes dhe zbatimit të këtij vendimi në Moldavi filloi

vetëm pasi deputeti dha dorëheqjen. Duhet përmendur se Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj

nr. 2 të datës 20 janar 2015 në lidhje me interpretimin e Nenit 1, paragrafi 3, së bashku me Nenin

69 dhe 70 të Kushtetutës (imuniteti dhe përfundimi i mandatit të deputetëve) shpalli se “në rast të

dënimit të një anëtari të Parlamentit për krime të kryera me qëllim dhe/ose dënimin me burgim

nga një vendim gjykate i formës së prerë dhe detyrues, përfshirë dënimet nga shtete të huaja,

mandati i tij/saj nuk mund të tërhiqet, por ndërpritet për shkak të detyrës (nga efekti i ligjit)”.

1. Në bazë të natyrës së dënimit

97 Neni 55 (VI) I Kushtetutes. 98 Studim i Transparency International http://www.transparency.org/whatwedo/answer/ineligibilities_arising_from_criminal_law_decisions 99 Neni 160(1) i Kushtetutes. 100 Kushtetuta e Moldavise, Neni 69, paragrafi 2.

Page 18: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

18

82. Në Shqipëri101, Azerbajxhan102, Bullgari103, Estoni104 Finlandë105, Georgji106, "Ish

Republikën Jugosllave të Maqedonisë107", Sllovaki108, Turqi109 dhe Ukrainë110, një deputet

humb mandatin e tij / saj, kur ai / ajo përballet me çdo lloj dënimi gjyqësor. Kushtetuta e Armenisë

parashikon të njëjtin rregull në qoftë se është dhënë dënimi me burg111. Në Republikën e Koresë,

një anëtar i Asamblesë Kombëtare që ka thyer ligjin dhe kodin penal dhe ka marrë një dënim të

papezullueshëm është gjithashtu i përjashtuar112. Ka pasur dy raste përjashtimi nga Parlamenti i

zgjedhur në vitin 2012 mbi dënime për krime ndaj pjesëve të tjera të legjislacionit veç Aktit Publik

Zyrtar të Zgjedhjeve apo Aktit për Fonde Politike. Një prej tyre është: Rasti i Pluhurit të gazit

lotsjellës (Vendim i Gjykatës së Lartë 1894 vendosur më 12 qershor 2014),ku i pandehuri, Sun-

dong Kim, ishte një anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Partisë Progresi i Unifikuar. Me qëllim për

të penguar një seancë plenare të Asamblesë Kombëtare për ratifikimin e marrëveshjes së tregtisë

se lirë mes SH.B.A-së dhe Koresë së Jugut, i pandehuri shpërtheu një granatë me pluhur gazi

lotsjellës CS prapa foltores dhe përballë vendit të Kryetarit, pastaj i hodhi pluhur gazi lotsjellës që

kishte mbetur brenda kutisë Zëvendës-Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, i cili po kryesonte

seancën. Si rezultat, i pandehuri ishte akuzuar për mbajtjen e një sendi të rrezikshëm dhe kryerjen

e akteve të dhunës ndaj anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Për më tepër, i pandehuri ishte personi

përgjegjës për kontabilitetin e partisë së tij, dhe ishte akuzuar edhe për shkelje të Ligjit për Fondet

Politike.

83. Ligji i vendeve të përmendura më lart parashikon formulime të ndryshme. Për shembull, në

Estoni, dënimi gjyqësor referohet si "një vendim fajësie", në Gjeorgji - si "një gjykim përfundimtar

i denimit", në Turqi - si "një vendim gjyqësor i formës së prerë " dhe në Ukrainë - si "një vendim

fajësie ".

101 Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 71 paragrafi 2. 102 Kushtetuta e Azerbajxhanit, Neni 89. 103 Kushtetuta e Bullgarisë, Neni 72 paragrafi 1. 104 Kushtetuta e Estonisë, Neni 64 paragrafi 2. 105 Kushtetuta e Finlandës, seksioni 28. 106 Kushtetuta e Gjeorgjisë, Neni 54 paragrafi 2 107 Kushtetuta e "ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Neni 65 (1), përcakton se" Mandati i Përfaqësuesit ndërpritet nëse ai

/ ajo është dënuar për vepër penale për të cilën wshtw parashikuar një dënim me burg prej të paktën pesë vjetësh "dhe paragrafi

4 thotë: "Përfaqësuesit mund t’i revokohet mandati i tij / saj revokohet nëse ai / ajo është dënuar për kryerjen e një vepre penale

ose vepra të tjera të dënueshme duke e bërë atë / saj të paaftë për të kryer detyrën e një përfaqësuesi". 108 Kushtetuta e Sllovakisë, Neni 81A. Përveç kësaj, në bazë të § 57 të Ligjit për Rregulloren e Punës së Këshillit Kombëtar të

Republikës Sllovake (nr. 350/1996 Coll.) Përjashtimi i deputetëve në përgjithësi duhet të shqyrtohet nga Komisioni i mandatit dhe

imunitetit dhe më pas paraqitet në Këshillin Kombëtar për një vendim. Që nw momentin kur deputetët janë të skualifikuar pwr

shkak tw një gjykimi në bindje penal qw merr formë të prerë, vendimi.i Këshillit Kombëtar në këtë rast mund të jetë vetëm i natyrës

deklarativ. 109 Kushtetuta e Turqisë, Neni 84. 110 Kushtetuta e Ukrainës, Neni 81. 111 Kushtetuta e Armenisë, nenet 65 dhe 67. Duhet përmendur se ka pasur edhe disa raste kur Asambleja Kombëtare ka pranuar

përfshirjen e deputetëve si të pandehur dhe në arrestimin e tyre. Në asnjërin prej rasteve, fuqitë e deputetëve nuk janë ndërprerë. 112 Akti i Asamblesw Kombëtare, Neni 136, dhe Ligji pwr zgjedhjen e Zyrtarwve Publik, Neni 19.

Page 19: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

19

84. Shembulli i mëposhtëm mund të citohet duke iu referuar Ukrahinës. Më 28 qershor 2000,

deputeti ukrainas Pavlo Lazarenko u dënua nga Gjykata e Policisë së Gjenevës, sipas nenit 305 të

Kodit Penal Zviceran, për dy raste të pastrimit të parave, dhe u dënua me një vit e gjysmë burgim,

si dhe një gjobë prej 10.696.732,8 CHF. Mandati i tij prej deputeti u ndërpre në mënyrë të

parakohshme, pasi hyri në fuqi dënimi i tij penal, sipas një Rezolute të Verkhovna Rada

(Parlamenti i Ukrahinës).

85. Një hapësirë me e madhe vlerësimi i është dhënë gjyqtarit nga Kushtetuta e Suedisë: deputetët

mund të privohen nga mandati i tyre në rast se ata kanë provuar haptazi se janë të papërshtatshëm

për të mbajtur një mandat për shkak të veprës penale. Në një rast të tillë vendimi do të merret nga

një trupë gjykuese113. Për më tepër, veprat penale që, sipas dispozitave të përgjithshme të ligjit të

përgjithshëm penal, mund të çojnë në burgim për dy ose më shumë vjet mund të çojnë dhe në

heqjen e mandatit të një deputeti/e. Gjykatat e zakonshme i trajtojnë këto raste në shkallë të parë.

Prokurorët e zakonshëm e nisin çështjen, por gjykata që trajton një çështje penale ndaj një deputeti

ka të drejtë të nisë, me inisiativën e vet, procedurën e heqjes së mandatit. Gjykatat duhet të merren

me këto raste me përshtatshmëri. Sipas kushtetutës aktuale të vitit 1974, ka të paktën dy raste kur

deputetëve u është hequr mandati me vendim gjykate. Në rastin e parë, një deputet u gjykua fajtor

për dy akte mashtrimesh të rënda dhe rasti i dytë ka të bëjë me vepra penale të një deputeti që ka

kryer veprën e agresionit, kërcënimit të paligjshëm dhe ngacmimit, edhe seksual. Në këto dy raste

vendimet janë marrë nga gjykatat e apelit.

86. Në Greqi, Neni 51 paragrafi 3 i Kushtetutës parashikon se "ligji nuk mund të shkurtojë të

drejtën e votës, përveç në rastet kur nuk është arritur një moshë minimale, ose në rastet e paaftësisë

ligjore apo si rezultat i dënimit penal të parevokueshëm për krime të caktuara ". Në vijim të një

dënimi të tillë, në qoftë se një deputet është i privuar nga e drejta e tij / saj për të votuar, ai / ajo do

të humbasë vendin e tij / saj në Parliament114. Për shembull, Dimitrios Tsovolas, një ish-ministër i

Ekonomisë së Qeverisë A. Papandreu nga viti 1987 deri në vitin 1989, ka marrë një dënim për atë

që në atë kohë ishte i njohur si "skandali Koskotas". Meqë iu hoq e drejta për të votuar (për një

periudhë shumë të shkurtër), ai humbi vendin e tij në Parlament. Ai u rizgjodh në vitin 1994 si

lider i partisë së tij (DIKKI). Gjyqi i drejtuesve të "Agimi i Artë" (një parti neo-naziste, e cila ka

marrë 6% deri në 7% në zgjedhjet e Greqisë të viteve 2012 dhe 2015) ka filluar. Nëse do të

dënohen, me shumë gjasa ata do të humbasin vendet e tyre në parlament. Që të ndodhë kjo, sipas

formulimit të Kushtetutës, është i domosdoshëm një dënim i "parevokueshëm", dmth Gjykata e

Lartë e vendit ka refuzuar një apelim ndaj dënimit të tyre të bërë nga Gjykata kompetente e Apelit.

87. Në Kanada, sipas nenit 750 të kodit penal, një deputet (Senat apo Dhomë) humbet mandatin

e tij / saj, vetëm nëse është i dënuar për një vepër penale të dënueshme me dy ose më shumë vjet

burgim. Meqë personat e burgosur në institucionet korrektuese skualifikohen nga kandidimi në

113 Kushtetuta e Suedisë, Kap. 4, neni 11. 114 Në vitin 1992, Dimitrios Tsovolas, një ish-ministër i Ekonomisë në Qeverinë Papandreu 1987-1989, humbi vendin e tij në

Parlament, pas marrjes së një dënimi të vogël gjatë "skandalit Koskotas" dhe për këtë arsye ka humbur të drejtën e tij për të votuar.

Page 20: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

20

zgjedhje, një deputet i dënuar me burgim për më pak se dy vjet do të mund të qëndrojë në

Parlament, por nuk mund të kandidojë për tu rizgjedhur115.

88. Në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bullgari, Finlandë, "ish Republika e Jugosllavisë së

Maqedonisë" dhe Sllovakia, bashkë me dënimet gjyqësore (ose disa prej tyre), si një bazë e

përgjithshme për humbjen e mandateve të deputetëve, Kushtetutat përmendin në mënyrë specifike

se kryerja e një krimi do të shkaktojë dhe humbjen e mandatit të deputetit.

89. Si një shembull, në Armeni, deputetët Hakob Hakobyan, Myasnik Malkhasyan, Sasun

Mikayelyan dhe Khachatur Sukiasyan (të cilët kishin dhënë dorëheqjen nga detyra gjatë

procedurës) u dënuan me burgim me kohëzgjatje të ndryshme. Më 17 shtator 2009, bazuar në ligjin

e Rregullores së Asamblesë Kombëtare, është nënshkruar nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare

një protokoll për ndërprerjen e kompetencave të këtyre deputetëve. Protokolli iu dërgua

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili konfirmoi atë. Një rast i ngjashëm përfshiu deputetin

Vardan Oskanian. Pas hetimeve paraprake, çështja penale u pushua. Meqë të qënit i pandehur për

një çështje penale nuk është arsye për shkarkimin e një deputeti, z Vardan Oskanian nuk u largua

nga Asambleja Kombëtare.

90. Në "ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë", nga zgjedhjet e para demokratike

parlamentare në vitin 1990 tek ato të fundit në vitin 2014, ka pasur një rast të përjashtimit nga

kandidimi në Parlament për shkak të një akuze penale. Një nga deputetët e VMRO / DPMNE në

vitin 2004 u akuzua për krime lufte, të kryera gjatë konfliktit nga viti 2001 kur ai ishte Ministër i

Brendshëm. Pas gjykimit në Gjykatën e Hagës, ai u lirua. Së dyti, në vitin 2001, një deputet nga

DPA (Partia Demokratike e Shqiptarëve) njoftoi publikisht se do largohej nga Parlamenti për t’iu

bashkuar UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) si një komandant në Vitinë (Kosovë). Kuvendi,

me dy të tretat e votave të të gjithë përfaqësuesve, e revokoi atë. Ai ishte vënë në "Listën e zezë

Amerikane", krijuar nga administrata e presidentit Bush. Pas disa muajsh të aktiviteteve të luftës,

para përfundimit të konfliktit ndër-etnik, ai u amnistua në bazë të Ligjit për Amnisti dhe u bë

përsëri deputet, tani nga BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim).

91. Në Bullgari, humbja e mandatit ndodh vetëm kur personi ka qëllim kryerjen e krimit, apo për

një dënim me burg të pa pezulluar.

92. Në Itali, në bazë të Aktit nr. 175/2010, një person i deklaruar fajtor dhe dënuar me 1 deri në 5

vjet burgim nuk mund të mbajë më një mandat parlamentar. Një formulim pak më ndryshe është

dhënë në Maltë: deputetët do të humbasin vendin e tyre në qoftë se ekzistojnë rrethana të cilat,

nëse ata nuk do të ishin anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, do ti skualifikonin nga zgjedhjet116.

Me fjalë të tjera, ndër të tjera, dënimi gjyqësor që parashikon burgim do të shkaktojë humbjen e

115 http://www.parl.gc.ca/Content/LOP/ResearchPublications/2012-38-e.htm#txt2. 116 Kushtetuta e Maltës, Neni 55.

Page 21: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

21

mandatit. Kushtetuta lejon deputetët e dënuar të mos lirojnë vendin deri sa të kalojnë tridhjetë ditë.

Kjo periudhë mund të zgjatet më tej nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve (por nuk duhet të

kalojë 150 ditëshin) për t’i dhënë mundësi deputetit të dënuar të apelojë117.

93. Në Kroaci, ligji për zgjedhjen e përfaqësuesve të Parlamentit kroat ka nxjerrë gjithmonë një

dispozitë që parashikon se mandati i deputetëve përfundon para skadimit të periudhës për të cilën

ai ose ajo është zgjedhur, nëse ai ose ajo është dënuar me një Vendim gjykate ligjërisht të vlefshëm

me një dënim të pakushtëzuar me burgim për më shumë se 6 muaj118. Parlamenti kroat, në sesionin

e tij të datës 13 shkurt 2015, miratoi Aktin mbi rishikimet dhe ndryshimet për zgjedhjen e

përfaqësuesve të Parlamentit kroat (Fletorja Zyrtare nr. 19, e datës 20 shkurt 2015). Neni 8

ndryshohet me nenin 9 të Ligjit të Zgjedhjeve në mënyrë që të përcaktojë edhe kërkesat për

përjashtimin e kriminelëve nga emërimi si kandidatë për zgjedhjet parlamentare. Domethënë,

votuesit dhe partitë politike nuk mund të emërojnë kandidatët të cilët janë dënuar me burgim për

më shumë se gjashtë muaj, ose të cilët janë dënuar për vepra penale ndaj detyrës zyrtare (abuzim

me detyrën dhe funksioneve të tyre zyrtare), kundër njerëzimit dhe dinjitetit njerëzor, ose kundër

jetës dhe rracës (vrasje të rëndë)119.

94. Në vendimin/ Deklaratëm e saj Nr. U-VII-5293/2011 të 12 nëntorit 2011, Gjykata Kushtetuese

e Republikës së Kroacisë mori një pozicion në lidhje me çështjen nëse një person i dënuar për një

krim lufte mund të jetë "pjesë e listës "120. Gjykata deklaroi se "fakti që Ligji i Zgjedhjeve nuk

përmban ndonjë parakusht, kufizim ose ndalim në lidhje me përcaktimin e përbërjes së listës dhe

se kjo është e drejta e lirë e partive politike, nuk do të thotë automatikisht se "parakushtet”,

“kufizimet” ose “ndalimet” nuk mund të jenë të qenësishme në rendin objektiv të vlerave të

përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kroacisë"121.

95. Në Irlandë, Akti Zgjedhor i vitit 1992 parashikon që një person që është duke vuajtur një

dënim me burgim prej më shumë se gjashtë muaj, i dhënë nga një gjykatë irlandeze është i

skualifikuar nga zgjedhja për në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Irlandës (Dail Éireann)122. Kur

anëtarët e Dail dënohen ndërkohë që janë në detyrë, ata lëshojnë vendin e tyre pai të ketë

117 Ibid. 118 Akti i zgjedhjes së përfaqësuesve të Parlamentit kroat, Neni 10. 119 Këto ndryshime në Ligjin Zgjedhor janë futur në rendin ligjor të Kroacisë, pas disa rastesh të ndjeshme në zgjedhje apo

pjesëmarrje në zgjedhjet të personave të cilët ishin të dënuar me vendim gjyqësor për vepra të rënda penale u shfaq në praktikë.

Gjykata Kushtetuese e ka adresuar këtë çështje në Vendimin / Deklarata Nr U-VII-5293/2011 nga 12 nëntori 2011. 120 Kroacia ka një sistem zgjedhor proporcional në bazë të listave të mbyllura. Një fleta e votimit nuk ka deklaruar emrat e të gjithë

kandidatëve, por ajo përfshinte emrin e partisë politike dhe emrin e vetëm një personi, të ashtuquajturit "mbajtësit të listës".

Megjithatë, në shkurt 2015, Akti për Zgjedhjet e Përfaqësuesve të Parlamentit kroat u rishikua për të futur listat e hapura partiake.

Në këtë mënyrë Kroacia ka braktisur sistemin me lista të mbyllura (dhe kështu edhe "mbajtësi i listës së"), dhe futi sistemin listë të

hapur me një votë preferenciale. 121 Shqetësimet e Vendimit i Gjykatës Kushtetuese ishin për "mbajtësin e listës", i cili në Kroaci dënohej për kryerjen e një krimi

lufte. Megjithatë, siç është përmendur në shënimin e mëparshëm, në shkurt të vitit 2015 Akti për Zgjedhjet e Përfaqësuesve të

Parlamentit kroat u rishikua për të futur listat e hapura partiake. Në këtë mënyrë Kroacia ka braktisur sistemin me lista të mbyllura

(dhe kështu edhe "mbajtësi i listës"), dhe futi sistemin me listë të hapur me votë preferencë. 122 Akti Zgjedhor I vitit 1992, seksioni 41 (j).

Page 22: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

22

përfunduar afati kohor për apelim apo kur çështja në apel është humbur123. Nuk ka asnjë rast të

regjistruar të anëtarëve të Dail që kanë humbur vendin e tyre, sepse ata kanë qenë të dënuar për

një periudhë burgimi. Ka pasur, megjithatë, një numër relativisht të madh anëtarësh të Dail të cilët

kanë qenë të dënuar me burgim ndërsa ishin në detyrë, por që morën dënime për më pak se gjashtë

muaj. Një anëtar i Dail Éireann u burgos tri herë në vitin 2002 për mospërfillje të gjykatës dhe

ndërkohë që kishte vuajtur dënimin me burgim ai ka folur në Parlament; ishte transportuar në

Dail nga Shërbimi i Burgjeve. Nuk ka asnjë ndalesë për personat me dënime të mëparshme,

pavarësisht nga natyra e dënimit të tyre apo ku ata u dënuan, anëtarë të Dail Éireann. Për shembull,

dy anëtarë aktualë të Dail kanë shlyer dënime të konsiderueshme burgu të dhëna nga një gjykatë

irlandeze dhe ka një histori të gjatë të të burgosurve në Britaninë e Madhe që janë zgjedhur për

Dail Éireann.

96. Në Letoni, Rregullorja e Saeima124 parashikon që një anëtar i cili ka qenë i dënuar për vepër

penale do të konsiderohet i përjashtuar nga Saeima që nga data kur vendimi hyn në fuqi. Një anëtar

mund të përjashtohet nga Saeima me një vendim të Saeima nëse, pas miratimit të mandatit të tij /

saj, konstatohet se ai / ajo: 1) është zgjedhur në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Zgjedhjeve

për në Saeima (në lidhje me dënimet penale - Neni 5, pika 2, 3, 4 dhe 7; 2) ka kryer një krim në

një shtet ku ka një përgjegjësi më të vogël ose, pas kryerjes së krimit, është bërë i sëmurë mendor,

gjë që e ka bërë atë të paaftë të ndërmarrë një veprim të ndërgjegjshëm ose ta kontrollojë atë.

97. Për shembull, pas zgjedhjeve të nënta të Saeima, një rast i falsifikimit të votave doli në dritë

në rajonin Balvu. Mandati i J. Boldans u miratua nga Saeima, që binte dakord për vazhdimin e

ndjekjes penale. J. Boldans nuk nisi kurrë punën në Saeima dhe më pas u përjashtua, pas dënimit

të tij më 20 tetor 2008.

98. Duhet të theksohet se, në përgjithësi, dispozitat për përfundimin e mandateve të deputetëve

janë të përfshira në kushtetuta, dhe nganjëherë të përsëritura në ligjet për zgjedhjet125.

3. Kur lind një rast i papranueshmërisë për t’u zgjedhur

99. Ligji Kombëtar mund të parashikojëë se deputetët humbasin mandatin e tyre, në mënyrë

automatike apo pas një vendimi të caktuar, nëse ndodhen në një situatë e cila do të çojë në

mospasjen e të drejtës për t'u zgjedhur. Ky është rasti (në nivel kushtetues) në Shqipëri126,

123 Akti Zgjedhore 1992, seksioni 42. 124 Ligji e datës 28 korrik 1994, neni 18. 125 Psh Kodi Zgjedhor i Bullgarisë, Neni 271. 126 Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 71 (2) (c).

Page 23: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

23

Bullgari127, Islandë128, Sllovaki129, dhe Spanjë130, si dhe në Kili131. Në Kili, një deputet/e i/e cili/a

nuk përmbush kriteret e përgjithshme të kualifikimit do të humbasë mandatin e tij / saj. Prandaj,

në qoftë se një deputet dënohet për një krim ai / ajo humbet mandatin. Për shembull, në vitin 2005,

një senator (Z. Jorge Lavandero) u shpall fajtor për abuzim seksual (krim) dhe si pasojë, shkarkimi

i tij ka qënë i formës ipso iure (direkte).

100. Kushtetuta e Estonisë132 parashikon përfundimin e mandatit të deputetit, në rast të hyrjes në

fuqi të një dënimi - i cili çon në mospasjen e të drejtës për t'u zgjedhur në rast se dënimi do të ishte

marrë para zgjedhjeve. Dispozita të ngjashme gjenden në Ligjin për Statusin e anëtarëve të

Riigikogu133. Në praktikë, ka pasur deri më tani dy raste të përfundimit të mandatit për shkak të

dënimit për vepra penale, të dyja për korrupsion dhe rryshfet. Ka ende dy raste të pazgjidhura me

gjykimet që nuk kanë hyrë ende në fuqi. Sanksionet kanë qenë burgim për hetim. Në asnjë nga

rastet nuk është ngritur çështja e proporcionalitetit të përfundimit të mandatit të deputetit.

101. Në Gjermani, Ligji Zgjedhor Federal (Bundesëahlgesetz) përjashton deputetët nga

Bundestagu, nëse ata humbasin një nga parakushtet për të mos pasur në mënyrë të përhershme të

drejtën për t’u zgjedhur134. Ky është rasti (për pesë vjet) nëse gjykata penale ka dhënë dënim me

burgim jo më pak se një vit për një krim135. Për më tepër, Ligji Zgjedhor kërkon që deputetët të

mos jenë privuar me vendim gjyqësor nga e drejta për të kandiduar në parlament apo për t’u

kualifikuar për në pozicionin zyrtar136. Përveç kësaj, një person nuk mund të zgjidhet në qoftë se

ai / ajo është skualifikuar nga votimi137, dhe një person skualifikohet nga votimi, nëse ai / ajo për

shkak të vendimit gjyqësor138 nuk gëzon të drejtën e votës.

102. Humbja e mandatit në Bundestag nuk ndodh automatikisht, por duhet të ketë një rezolutë të

Këshillit të Anëtarëve të Moshuar (Ältestenrat) të Bundestagut, në qoftë se e drejta ka humbur si

rezultat i një vendimi gjyqësor. Megjithatë, Këshilli i anëtarëve të lartë nuk kontrollon vendimin

gjyqësor, por merr informacion për këtë dhe vendos për datën se kur deputeti i dënuar duhet të

largohet nga Bundestagu. Rregullat në lidhje me deputetët e Landeve korrespondojnë me ato në

nivel federal139.

127 Kushtetuta e Bullgarisë, Neni 72 (1). 128 Kushtetuta e Islandës, Neni 50. 129 Kushtetuta e Sllovakisë, Neni 81A pika c. Shih gjithashtu: Ligji për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar (nuk ka 333/2004 Coll..),

Ligji Kushtetues për mbrojtjen e interesit publik në ushtrimin e Zyrave nga zyrtarët publikë (jo 357/2004 Zz.) Dhe Akti për

Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar (nr. 350/1996 Coll.). 130 Kushtetuta e Spanjës, Neni 70 131 Kushtetuta e Kilit, Neni 60, paragrafi 7. 132 Neni 64 (2). 133 https://www.riigiteataja.ee/en/eli/ee/Riigikogu/act/516042015001/consolide, Neni 8. 134 Ligji Elektoral Federal Gjerman (Bundeswahlgesetz, shkurtimisht BWahlG), § 46 paragrafi. 1 Nr 3. 135 Kodi Penal gjerman, § 45 dhe 45A. 136 Ligji Elektoral Federal Gjerman (Bundeswahlgesetz, shkurtimisht BWahlG), § 15. 137 Ligji Elektoral Federal Gjerman (Bundeswahlgesetz, shkurtimisht BWahlG), § 13 138 Ligji Elektoral Federal Gjerman (Bundeswahlgesetz, shkurtimisht BWahlG), § 13 139 Baden-Wuerttemberg (Seksioni 47 Ligji Zgjedhor i Baden-Württemberg); Bavaria (Neni 56 Ligji Zgjedhor i Bavarisë); Berlin

(Neni 6 Ligji Zgjedhor i Berlinit); Brandenburg (Neni 41 Ligji Zgjedhor i Brandenburgut); Bremen (Neni 34 Ligji Zgjedhor i

Bremen); Hamburg (Neni 11 Ligji Zgjedhor i Hamburgut); Hesse (Neni 39 Ligji Zgjedhor i Hessen); Saksonia e Ulët (Neni 7 Ligji

Zgjedhor i Saksonia e Ulët); Mecklenburg-Vorpommern (Neni 59 Ligji Zgjedhor i Mecklenburg-Vorpommern); North Rhine-

Westphalia (Neni 5 Ligji Zgjedhor i Nordrhein-Westfalen); Rheinland-Pfalz (Seksioni 58 Ligji Zgjedhor i Rheinland-Pfalz);

Saarland (Neni 41 Ligji Zgjedhor i Saarland); Saksonia (Neni 45 Ligji Zgjedhor i Saksonisë); Saksoni-Anhalt (Neni 7 Ligji

Page 24: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

24

103. Rasti i Fridrih Cremer, anëtar i Partisë Socialdemokrate dhe të Parlamentit në Bavari, është

një nga rastet e pakta në të cilat një deputet duhej të linte mandatin e deputetit në parlament për

shkak të shpalljes së tij si fajtor për një vepër penale. Ai u shpall fajtor nga një gjykatë penale

bavareze për shkak se kishte punuar si agjent për një shërbim të zbulimit të huaj dhe u dënua me

burgim për dy vjet e gjashtë muaj. Përveç kësaj, e njëjta gjykatë e ka privuar atë nga mundësia për

t'u zgjedhur në zgjedhjet publike për tre vjet. Gjykata ishte e bindur se ai kishte takuar agjentë të

shërbimit informativ të Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ) disa herë mes viteve 1974 dhe

1979 dhe në këtë mënyrë kishte mbështetur aktivitetet e Ministrisë për Sigurinë e Shtetit të RDGJ.

Pas vendimit të gjykatës penale, parlamenti bavarez votoi për përjashtimin e z Cremer nga

Parlamenti dhe humbjen e të drejtave të tij si deputet. Friedrich Cremer apeloi në Gjykatën

Federale të Lartë të Drejtësisë (Bundesgerichtshof) dhe Gjykatën Kushtetuese Federale

(Bundesverfassungsgericht), por pa sukses.

104. Në Lituani, mandati i deputetëve do të ndërpritet në rast se kandidati nuk ndjek rregullat e

parashikuara për zbulimin e dënimit të mëparshëm140.

105. Në Rumani gjithashtu, heqja e mandatit ndodh në rast të humbjes së të drejtave zgjedhore

siç rregullohet me Ligjin për statutin e deputetëve dhe senatorëve141. Rregulloret e dy Dhomave të

Parlamentit përmbajnë dispozita të ngjashme142.

106. Në Holandë143, nëse gjykata vendos që të imponojnë përjashtimin e votimit aktiv dhe pasiv

si një dënim shtesë, ajo do të njoftojë Kryetarin e Dhomës së Parlamentit, Komisionerin e Mbretit

(niveli provincial) ose kryetarin e bashkisë (në nivel bashkie). Për shkak të humbjes së të drejtës

për të votuar, përfaqësuesi në fjalë nuk do të përmbushë më kriteret për mbajtjen e mandatit dhe

kështu do të nisë një procedurë për largimin e tij nga detyra.

4. Rastet e tjera

107. Një sërë aktesh ligjore parashikojnë një kombinim të (disa) kritereve tashmë të cituara, por

mund të përfshijnë edhe rregulla specifike.

108. Në Izrael, sipas ligjit aktual, deputetët nuk mund të largohen nga pozita e tyre me një vendim

të parlamentit. Procedurat e brendshme disiplinore mund të sjellin pezullimin e anëtarit nga

pjesëmarrja në diskutime, por ai anëtar lejohet të votojë edhe gjatë pezullimit. Megjithatë, kohët e

Zgjedhor i Saksonisë-Anhalt); Schleswig-Holstein (Neni 49 Ligji Zgjedhor i Schleswig-Holstein); Thuringia (Neni 46 Ligji

Zgjedhor i Thuringia). 140 Kodi Zgjedhor, Neni 98 (3). 141 Ligji nr. 96/2006 mbi Statutin e deputetëve dhe senatorëve, neni 7. 142 Rregullorja e Senatit, Neni 188, botuar në Gazetën Zyrtare të Rumanisë, Pjesa I, nr. 948 të datës 25 tetor 2005. Lista e

deputetëve / senatorëve të cilët kanë humbur mandatin e tyre të para përfundimit të mandatit parlamentar, si dhe mënyrën se ky

mandat është hequr, mund të gjendet në faqet e internetit të dy Dhomave të Parlamentit të Rumanisë. Shih:

http://www.cdep.ro/pls/parlam/structura.de?leg=2012&cam=1 dhe http://www.cdep.ro/pls/parlam/structura.de?leg=2012 143 Shih ch.II.A.2.

Page 25: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

25

fundit Knesset (Parlamenti) ka diskutuar një propozim për të ndryshuar “Ligjin Themelor mbi

Knesset", për t’i dhënë atij fuqinë që të shkarkojë një anëtar i cili ka vepruar apo ka shprehur

pikëpamjet në kundërshtim me vlerat themelore të shtetit, edhe pse ky anëtar nuk ka qenë i dënuar

penalisht dhe nuk ka kryer asnjë shkelje. Ky propozim nuk është miratuar (ende).

109. Ka një dallim mes deputetëve dhe ministrave në lidhje me pasojat e regjistrimit të një padie.

Dispozitat përkatëse në lidhje me ministrat - përcaktuara në "Ligjin Themelor për Qeverinë" -, janë

të ngjashme me ato të cituara më lart në lidhje me anëtarët e parlamentit. Megjithatë, Gjykata e

Lartë vendosi se ministrat shkarkohen nga pozita e tyre në momentin që janë akuzuar për kryerjen

e veprave të rënda, dhe mund të kthehen në detyrë vetëm nëse dhe kur lirohen nga gjykata.

Megjithatë, ky rregull nuk është zbatuar për deputetët. Kështu, ministrat të cilët janë akuzuar,

shkarkohen nga detyra, por vazhdojnë të shërbejnë si anëtarë të parlamentit. Arsyeja themelore

është se anëtarët e parlamentit janë zyrtarë të zgjedhur, dhe kështu duhet të largohen nga pozicioni

vetëm pas dënimit, ndërsa ministrat, të cilët mbajnë kompetenca ekzekutive, duhet t'i nënshtrohen

një standardi më të lartë për të rritur besimin e publikut tek qeveria.

110. Në Shtetet e Bashkuara, nga njëra anë, "statusi dhe shërbimi i atij anëtari [një Senator144 që

është i akuzuar për një krim] nuk është i prekur drejtpërdrejt nga ndonjë statut federal, dispozitë

kushtetuese, apo rregullore e Senatit"145. Në të vërtetë, "Anëtarët e Kongresit nuk humbin

automatikisht mandatet e tyre edhe pas dënimit për një krim"146 . Nuk ka një shprehje të

Kushtetutës për skualifikim për shkak të një dënimi të një krimi tjetër përveç sjelljes si tradhtar

pas betimit për marrjen e detyrës147. Megjithatë , sipas rregullave të partisë, anëtarët mund të

humbasin kryesimin e komisioneve apo statusin e pozicioni të tyre. Dënimi i krimeve të caktuara

mund të ketë si subjekt edhe Senatorët të cilët mund t’i nënshtrohen procedurave të brendshme

ligjore disiplinore, duke përfshirë përjashtimin148.

111. Nga ana tjetër, "statusi dhe shërbim i atij anëtari [një anëtar i Dhomës149 i cili është akuzuar

për krim] nuk është i prekur drejtpërdrejt nga ndonjë statut federal apo Rregullore e Dhomës së

Përfaqësuesve. Sipas Kushtetutës, ligjit statusor apo Rregullores së Dhomës nuk humbet asnjë e

drejtë apo privilegj thjesht për një padi për vepër penale, përpara përcaktimit të fajësisë sipas

sistemit gjyqësor [SHBA]. Megjithatë, rregullat e brendshme të partisë në Dhomë, tashmë

kërkojnë që një kryetar që akuzohet ose një anëtar kryesie i komisioneve të Dhomës, apo një anëtar

i udhëheqjes së partisë së Dhomës, të tërhiqet përkohësisht nga pozicioni i tij/saj drejtues, edhe

pse shërbimi i anëtarit në Kongres do të vazhdojë150". Më saktësisht, në momentin që një anëtar i

Dhomës është i dënuar për ndonjë vepër kriminale, mund të ketë pasojat e mëposhtme. Së pari,

144 Për më shumë detaje shih https://www.fas.org/sgp/crs/misc/RL34716.pdf. (by Jack Maskell). 145 https://www.fas.org/sgp/crs/misc/RL34716.pdf page 1. 146 Ibid 147 Ibid 148 Ibid 149 Për më shumë detaje shih https://fas.org/sgp/crs/misc/RL33229.pdf. 150 https://fas.org/sgp/crs/misc/RL33229.pdf page 1.

Page 26: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

26

përderisa nuk ka një shprehje të qartë Kushtetuese për përjashtimin (përveç për raste të caktuara

tradhëtie), Anëtarët e Dhomës janë të udhëzuar nga Rregullorja e Dhomës që të mos votojnë, pas

dënimit për një krim me dy ose më shumë vjet burgim. Së dyti, në bazë të rregullave të partisë,

Anëtarët mund të humbasin kryesinë e komisioneve dhe statusin e pozicionit të tyre. Së treti,

Anëtarët e dënuar për krime të caktuara mund t’i nënshtrohen procedimit disiplinor, duke përfshirë

edhe largimin.

5. Çështjet procedurale

112. Procedura në lidhje me humbjen e mandatit është shpesh mjaft komplekse dhe mund të

përfshijë ndërhyrjen e Parlamentit.

113. Në Belgjikë dhe Kazakistan, një deputet është automatikisht i skualifikuar dhe humbet

vendin e tij / saj nëse i hiqen me vendim gjyqësor të drejtat e tij / saj civile dhe politike, ndërsa në

Gjermani, Hungari dhe Slloveni, një deputet i dënuar nga gjykata nuk humbet automatikisht

vendin e tij / saj: dënimi nga gjykata duhet të pasohet nga një vendim i Parlamentit151. Në

Danimarkë, Parlamenti (Folketing) mund të përjashtojë një deputet i cili ka qenë i dënuar për një

vepër penale dhe që e bën atë të padenjë për të mbajtur mandatin152. Në Slloveni, një deputet

skualifikohet automatikisht, përveç rasteve kur Parlamenti vendos ndryshe153. Në "ish Republikës

Jugosllave të Maqedonisë", procedura e përjashtimit të shkelësit nga Parlamenti është përcaktuar

me Rregulloren e Parlamentit.

114. Në Francë, procedura është e rregulluar nga Kodi Zgjedhor154: humbja e të drejtave qytetare

të çon në humbjen e mandatit, por skualifikimi duhet të shpallet nga Këshilli Kushtetues; në

përgjithësi merret me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, por Byroja e Dhomës ose Prokurori i

gjykatës që ka dhënë dënimin gjithashtu mund të bëjë këtë.

115. Në Kili, një vendim i formës së prerë që deklaron se ka vlera për një padi (jo dënim) të çon

në pezullimin nga detyra të një deputeti, i cili do të paraqitet para gjykatësit kompetent.

116. Në Rumani, Kryetari i Dhomës merr njoftim për heqjen e mandatit dhe vë për votim në

plenumin e Dhomës një rezolutë mbi vendin vakant të deputetit apo senatorit155.

117. Në Republikën e Koresë, një anëtar i Asamblesë Kombëtare i cili ka shkelur disa dispozita

të Kushtetutës ose ka kryer akte të tjera të paligjshme mund të shkarkohet nga Komisioni i Posaçëm

151 http://www.ipu.org/PDF/publications/mandate_e.pdf page 24. 152 http://www.ipu.org/PDF/publications/mandate_e.pdf page 25. 153 http://www.ipu.org/PDF/publications/mandate_e.pdf page 26. 154 LO 136. 155 Ligji nr. 96/2006 mbi statutin e deputetëve dhe senatorëve rregullon në nenin 7 mënyrën në të cilën hiqet mandati i një deputeti

apo një senatori .

Page 27: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

27

i Etikës, me miratimin e dy të tretave të të gjithë anëtarëve156. Ky rast është shumë i rrallë. Në të

vërtetë, vetëm një anëtar, Young-Sam Kim, i cili më vonë u bë President (1993-1998), është

përjashtuar nëpërmjet kësaj proçedure nën diktaturën ushtarake më 4 tetor 1979 për pretendimin

se ai ishte organizatori i marrëveshjes së fshehtë për grevën kundër qeverisë.

118. Për më tepër, në Mbretërinë e Bashkuar, pas skandalit të shpenzimeve parlamentare, u kthye

në Dhomën e Komunëve në shtator 2014 Projektligji për deputetët. Proçesi legjislativ është në

vazhdim. Neni 1 i projektligjit paraqet proçeset me të cilat një deputet do të nxiste procesin e

anullimit: dënim me burg, pezullimi nga Dhoma e urdhëruar nga Komisioni për Standardet,

pretendimet për shpenzime të rreme apo të gabuara. Nenet 7 deri në 11 përcaktojnë rregullat rreth

peticionit. Neni 15 konfirmon se vendi i deputetit mbetet vakant në rastin e peticionit të

suksesshëm.

119. Në Meksikë, një deputet i cili është në proces gjyqsor është i pezulluar nga detyra dhe mund

të rikthehet në detyrë vetëm në rast pafajësie157.

120. Duket nga shembujt e dhënë se ka më shumë diskrecion në lidhje me shkarkimin e deputetëve

nga detyra se sa mosdhënia e të drejtës për t'u zgjedhur. Kjo është e lidhur pjesërisht me faktin se

një sërë vendesh e parashikojnë një procedurë parlamentare për një shkarkim të tillë.

121. Së fundi, disa shtete e njohin proçesin e rikthimit. Disa nga shtetet e SHBA e parashikojnë

një proces të tillë në kushtetutën e tyre shtetërore ose në legislacion158. Në Kenia, në bazë të neneve

45 deri në 48 të Ligjit Zgjedhor 2011, parlamentarët mund të tërhiqen nga Parlamenti: (1) në qoftë

se ata janë gjetur në shkelje të dispozitave të Kapitullit të Gjashtë të Kushtetutës; (2) në qoftë se

ata janë gjetur në shkelje të menaxhimit të burimeve publike; ose (3) në qoftë se ata janë të dënuar

për shkelje penale sipas Ligjit Zgjedhor.

IV. Rast studimor: Italia

A. Konteksti ligjor dhe faktik

122. Sipas nenit 1 të dekretit legjislativ (ligji i deleguar) të 31 Dhjetorit 2012, n. 235, personat të

cilët kanë qenë të dënuar me më shumë se dy vjet në burg për krime të caktuara nuk lejohen: a) të

kandidojnë për zgjedhjet e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës b) të qëndrojnë në

detyrë si anëtarë të këtyre dy Asambleve legjislative të Republikës Italiane. Në bazë të kësaj

dispozite, neni 3 i të njëjtit tekst legjislativ parashikon shqyrtimin e menjëhershëm të largimit nga

detyra e tyre e senatorëve dhe deputetëve të cilët janë të dënuar në bazë të nenit 1 të përmendur

156 Asambleja Kombëtare, nenet 155 dhe 163. 157 Kushtetuta e Meksikës, Neni 115 (7). 158 Për më shumë detaje, shih për senatorët https://fas.org/sgp/crs/misc/RL34716.pdf faqe 7-8; për anëtarët e

https://fas.org/sgp/crs/misc/RL33229.pdf House.

Page 28: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

28

më lart. Ka gjithashtu dispozita që ndalojnë zgjedhjen e shkelësit në organet e qeverisjes vendore

dhe që lejojnë shkarkimin e tyre nëse dënohen ndërkohë që janë në detyrë.

123. Zbatimi i nenit 1 të përmendur më lart, dhe i atyre në vijim të dekretit legjislativ përmendur

ka ngritur diskutime të nxehta, duke pasur parasysh efektet e tyre të mundshme për zhvillimin e

jetës politike dhe të marrëdhënieve mes partive politike në Itali. Një nga çështjet më të diskutuara

janë efektet e mundshme për personat e zgjedhur tashmë dhe që kanë kryer krime para hyrjes në

fuqi të dekretit. Megjithatë, në kohën e hyrjes në fuqi, rregullat e përmendura në lidhje me

"incandidabilità" (Mospasja të drejtë për t'u zgjedhur) e shkelësve për tu zgjedhur në Asambletë

legjislative dhe përjashtimin e tyre nga Dhoma dhe Senati, si dhe zgjerimin e këtyre dispozitave

për kandidatëve për organet e qeverisjes vendore dhe anëtarët e këtyre organeve, nuk janë

konsideruar antikushtetues nga shumica e gjyqtarëve, dhe janë aplikuar menjëherë në institucionet

e qeverisjes lokale.

124. Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët administrativë të cilët kanë trajtuar çështje të ngjashme në

të kaluarën, ndajnë idenë e përbashkët se është e arsyeshme të sigurohet "incandidabilità"

(Mospasja të drejtë për t'u zgjedhur) e autorëve të dënuar për krime të rënda, madje edhe në qoftë

se janë kryer para hyrjes në fuqi të legjislacionit përkatës. Qëllimi i një zgjedhje të tillë legjislative

ishte për të shmangur praninë në kuvendet e zgjedhura personat e gjykuar moralisht si të padenjë:

vendimi me burg për të cilin ata janë dënuar konsiderohet të përbëjë një element të kualifikimit

negativ. Përfundimi ishte se çfarë është një piketë nuk është një sanksion i krahasueshëm me

sanksione penale dhe administrative, dhe - për këtë arsye - kjo nuk është e mbuluar me nenin 7 të

Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

125. Mbi këtë bazë, Këshilli i Shtetit, për shembull, hodhi poshtë propozimin për të dorëzuar në

Gjykatën Kushtetuese çështjen e kushtetutshmërisë së aplikimit të parimit të "incandidabilità"

(Mospasja të drejtë për t'u zgjedhur) në funksion të largimit të anëtarëve të Parlamentit të zgjedhur

para hyrjes në fuqi të vetë rregullores (dënimi i datës 06.02.2013 nr. 695 në lidhje me dispozitat e

Dekretit Legjislativ n. 235/2012). Efekti prapaveprues i këtij rregulli – tha gjykatësi - nuk bie

ndesh me Kushtetutën për aq kohë sa ajo nuk mund të konsiderohet si një sanksion.

126. Ndaj, rregulli që nënkupton "incandidabilità" (Mospasjen e së drejtës për t'u zgjedhur) të

shkelësve të dënuar për krimet e kryera (edhe largimin e atyre të zgjedhur më përpara) para hyrjes

në fuqi të vetë rregullores, është aplikuar në shumë raste. Megjithatë, çështja kushtetuese u rihap

kur ish-Presidenti i Këshillit të Ministrave, senatori Silvio Berluskoni, u dënua nga Gjykata e

Milanos me vite burg lidhur me një krim fiskal. Gjykata e Apelit të Milanos dhe Gjykata e

Kasacionit konfirmoi dënimin i cili u bë i formës së prerë. Prandaj organet e brendshme të Senatit

të Republikës filluan procedurat e nevojshme me qëllim largimin e Berluskonit, në bazë të

mendimit se dënimi i kishte krijuar kushtet për t’a privuar atë nga statusi i tij si anëtar i Parlamentit.

Pas një debati të gjatë, duke marrë parasysh edhe dokumentet e paraqitura nga personi i interesuar,

Page 29: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

29

i cili informoi Senatin për vendimin e tij për të paraqitur çështjen në Gjykatën Europiane të të

Drejtave të Njeriut, Komisioni Zgjedhor i Senatit i propozoi seancës plenare, dhe ky organ e

miratoi, shkarkimin e Berluskonit nga detyra e tij si senator (tetor 2013).

127. Ndërkohë, ndërsa në Gjykata e Strasburgut nuk ka vendosur ende për çështjen e Berluskonit,

dhe disa organe gjyqësore kanë ndjekur arsyetimin e Senatit me përjashtim të rastit që shkarkimi

(ose pezullimi, duke qënë se dënimi nuk është ende përfundimtar) i një zyrtari publik të zgjedhur

ishte një sanksion prapaveprues, gjyqtarët e tjerë kanë dorëzuar çështjet përkatëse kushtetuese në

Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk ka dhënë ende vendimet e saj. Në veçanti, Gjykata e Apelit të

Barit referoi më 27 janar 2014 (NRG 1748/2014) në Gjykatën Kushtetuese – inter alia (ndër të

tjera) – çështjen e konformitetit të disa dispozitave të dekretit të përmendur me aktin e delegimit

të miratuar nga Parlamenti, duke pasur parasysh a) diferencën e trajtimit mes anëtarëve të

Parlamentit dhe këshilltarëve rajonalë, b) ndikimin e dënimeve penale për statusin e anëtarit të një

Asambleje të zgjedhur (në rastin në fjalë, një pezullim në vijim të një vendimi që ende nuk është i

formës së prerë që ndikon tek një këshilltar rajonal) madje edhe në praninë e krimeve të kryera

para hyrjes në fuqi të dekretit legjislativ nr. 235/2012. Sipas mendimit të gjyqtarit të Barit pezullimi

ose tërheqja e një anëtari të zgjedhur të një Asambleje, dënuar me dy ose më shumë vjet burhim

është e justifikuar racionalisht nga qëllimi për të shmangur praninë në një organ demokratik të

diskutueshëm të një personi i cili është moralisht i padenjë. Megjithatë, aplikimi i këtij sanksioni

administrativ – tha Gjykata e Apelit - nuk mund të cënojë garancitë kushtetuese të të drejtave

zgjedhore, dhe nuk mund të miratohet në mënyrë specifike në kundërshtim me parimin që ndalon

zbatimin e një sanksioni penal për krimet e kryera para hyrjes në fuqi të ligjit që parashikon

sanksionin përkatës. Në lidhje me këtë pikë të fundit gjyqtari ka konsideruar ekzistencën e një

antikushtetutshmërie të mundshme dhe në mënyrë eksplicite i është referuar nenit 7 të Konventës

Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duke kërkuar për një vendim

të gjyqtarit kushtetues lidhur me çështjen.

128. Më 30 tetor 2014, sesioni i parë i Gjykatës rajonale administrative të Campania-s (n.

04798/2014) i paraqiti Gjykatës Kushtetuese pyetje në lidhje me dekretin legjislativ n. 235/2012

mbi çështjen e pezullimit të Kryetarit të Bashkisë së Napolit. Arsyetimi i këtij gjyqtari nis me

kualifikimin e pezullimit si një sanksion, edhe pse ai nuk e mohoi se qëllimi i legjislacionit në fjalë

ishte përjashtimi nga organet përfaqësuese demokratike të zgjedhura të shtetit, rajoneve dhe

qeverisjes lokale të atyre personave të cilët janë prekur nga dënimet e ulëta penale; këto dispozita

synonin që të siguronin që funksionimi i këtyre organeve të jetë koherent me parimet e

demokracisë, drejtësisë, integritetit dhe transparencës. Nëse masa që ndikon në statusin e personit

të dënuar interpretohet si një sanksion, ajo duhet të jetë në përputhje me parimet kushtetuese të

sistemit të ligjit penal dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë prapavepruese. Prandaj, një dispozitë

që autorizon shkarkimin ose pezullimin e një zyrtari publik të dënuar për një krim të kryer para

hyrjes në fuqi të ligjit duke siguruar shkarkimin apo pezullimin, duhet të konsiderohet

Page 30: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

30

antikushtetues. Gjykatësi i Napolit kërkoi një vendimi të Gjykatës Kushtetuese duke përmendur

shkeljen e mundshme të parimeve kushtetuese.

B. Elementet e vlerësimit

129. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende për të dy rastet e përmendura më lart. Megjithatë,

nuk është rastësi që kryetari i Gjykatës, në konferencën e tij të fundit për shtyp të vitit 2014 foli

për dënimin nr. 104 miratuar më 14 prill 2014, i cili shpalli si antikushtetues një rregull legjislativ

që parashikon aplikimin prapaveprues të një sanksioni administrativ për shkak të shkeljes së

parimit të mos-Fuqisë prapavepruese të ligjit penal. Gjykata sqaroi se nuk ka dispozitë të veçantë

kushtetuese lidhur me këtë çështje, por ajo ndau idenë e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

ku thotë se ka një parim të përgjithshëm të nënkuptuar të ligjit i cili shtrin në të gjitha masat

ndëshkuese parimet e zbatueshme të sanksioneve penale. Pyetja nëse masa të tilla janë të natyrës

dënuese është ende për t'u përcaktuar nga Gjykata e Strasburgut.

130. Në lidhje me legjislacionin zgjedhor italian, mun ti referohemi çështjes tashmë të cituar

Scoppola v.Italy (n. 3), një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, miratuar më 22

maj 2012, sipas të cilit njerëzve që vuajnë dënimin me burg mund ti kufizohen, në raste specifike,

të drejtat e tyre zgjedhore. Proporcionaliteti i kësaj mase mund të sigurohet nga vetë legjislacioni,

pa miratimin e nevojshëm të një vendimi rast pas rasti të gjyqtarit kompetent. Konkluzionet e

gjyqtarit të Strasburgut theksojnë rëndësinë e rolit të ligjvënësit në formësimin e rregullave në

fushën zgjedhore. Në rastin Scoppola bashkëjetesa e interesave të ndryshme - ato në lidhje me

ushtrimin e të drejtave zgjedhore të të burgosurve dhe në lidhje me zbatimin e dënimit penal - është

rezultat i një ekuilibri që drejtohet direkt nga ligjvënësi. Në të vërtetë, të dy grupet e interesave e

respektojnë statusin personal të njerëzve në fjalë, edhe në qoftë se interesi në zbatimin e dënimeve

penale ka të bëjë me mbrojtjen e vlerës së lartë të respektimit të ligjit penal. Ndershmëria dhe

integriteti i procesit zgjedhor preken në një masë shumë të kufizuar për sa kohë bëhet fjalë për

votën e shumë pak zgjedhësve.

131. Mund të thuhet se prania dhe pjesëmarrja e një anëtari të dënuar në një prej Asambleve

legjislative apo të organeve të qeverisjes vendore është shumë e përshtatshme, sepse ai nuk është

vetëm një zgjedhës, por edhe lejohet të marrë pjesë në formimin e vullnetit të organit përkatës,

nëpërmjet veprimtarisë së tij në diskutimin dhe në vlerësimin e çështjeve të rendit të ditës. Ai mund

të paraqesë propozime dhe t’i shohë ata duke u diskutuar dhe miratuar. Është e lehtë për të kuptuar

se lidhja e interesave personale dhe e të drejtave të anëtarëve të një organi të zgjedhur në mënyrë

demokratike, dhe interesave për të mbajtur pozicionet ku ata janë zgjedhur apo të drejtën e tyre

për të kandiduar në një garë zgjedhore, duhet të jenë të balancuara me interesin publik në një

funksionim korrekt dhe të drejtë të institucioneve publike.

V. Analiza

Page 31: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

31

132. Elementet e mëposhtme mund të nxirret nga standardet e Këshillit të Evropës, si dhe nga

materiali krahasues vënë në dispozicion të Komisionit të Venecias.

133. Siç thuhet dhe në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, shtrëngimet duhet

të kufizohen për aq sa është e nevojshme për të siguruar funksionimin e duhur të demokracisë, e

cila do të rrezikohej më seriozisht nga një zyrtar i zgjedhur se sa nga një votues i thjeshtë që ushtron

të drejtën e tij zgjedhore aktive. Ato nuk duhet të konsiderohen si kufizues të demokracisë, por si

një mjet për t’a ruajtur atë.

134. Një tjetër çështje, e cila tani është në pritje të gjykimit nga Gjykata Kushtetuese italiane, është

të dimë nëse është e pranueshme për të siguruar Mospasjen e të drejtës për t'u zgjedhur apo

humbjen e mandatit për krimet e kryera para hyrjes në fuqi të legjislacionit përkatës. Kjo varet në

veçanti nëse sanksione të tilla duhet të merren në konsideratë si të një natyre penale sipas nenit 7

të KEDNJ.

A. Mospasja e të drejtës për t'u zgjedhur

1. E përgjithshmja

135. Teorikisht, vendimmarrja demokratike duhet të garantojë se ata persona të cilët konsiderohen

nga shumica e votuesve si jo në një pozicion për të vendosur mbi legjislacionin duhet të qëndrojnë

në opozitë dhe jashtë qeverisë, dhe votuesit do të përjashtojnë shkelësit. Megjithatë, Komisioni i

Venecias vëren se, në praktikë, ka një interes të përgjithshëm publik për të shmangur një rol aktiv

të shkelësve në vendimmarrjen politike; zgjedhja e votuesve mund të jetë i njëanshme, veçanërisht

në qoftë se ata injorojnë faktin se kandidati ka qenë i dënuar apo i është nështruar presionit,

sidomos në rastin e korrupsionit apo krimit të organizuar. Pjesa më e madhe e shteteve që janë

përmendur në këtë raport e njohin këtë interes publik.

136. Në vendet që përdorin sistemet elektorale me lista të mbyllura, nuk është e mundur që votuesit

të lënë mënjanë shkelësit - në veçanti në mungesë të rregullave efikase për demokracinë e

brendshme të partive politike. Kjo do të justifikojë më lehtë kufizimet në të drejtat pasive

zgjedhore.

137. Gjithashtu mund të thuhet se personat e burgosur nuk mund të marrin pjesë në seancat

parlamentare, të komunikojnë lirisht me deputetët e tjerë ose me votuesit. Kjo mund të jetë një

arsye shtesë për të kufizuar të drejtën për t'u zgjedhur për një person të dënuar159. Megjithatë,

159 Gjykata e Lartë Estoneze vuri në dukje në vendimin e saj të datës 2 tetor 2013 në rast 3-4-1-44-13, parag. 13, që kanë të bëjnë

me një ankese nga një person i dënuar me burgim të cilit i ështe mohuar e drejta për të dalë për zgjedhjet lokale: "Edhe pse jo të

gjitha të drejtat themelore të personit të dënuar me burgim janë të kufizuara, ato i reduktojnë këo të drejtave themelore për të cilat

parakusht është liria. Anëtarësia në këshillin e bashkisë kërkon së paku pjesëmarrjen në mbledhjet e këshillit; zakonisht për një

punë efikase ajo gjithashtu nënkupton pjesëmarrjen në takime të tjera, takime me votuesit, komunikimin me sipërmarrësit lokal dhe

Page 32: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

32

parimi i proporcionalitetit duhet respektuar gjithmonë: duhet të merren parasysh ashpërsia e

veprës, natyra e saj dhe / ose kohëzgjatja e dënimit. Kjo mund të çojë në pranimin më të lehtë të

kufizimeve të të drejtave pasive zgjedhore gjatë burgimit sesa më pas. Komisioni i Venecias

gjykon se, në raste të rënda, mund të jetë e pranueshme për të kufizuar këto të drejta pas lirimit të

një të burgosuri, por këto kufizime nuk duhet të zgjasin për gjithë jetën. Në praktikë, kufizimet e

përjetshme jepen vetëm në raste shumë ekstreme160. Personat e dënuar mund të ndryshojnë

qëndrimin apo sjelljen e tyre dhe pastaj duhet të jenë votuesit ata që do të vendosin nëse ata duhet

të zgjidhen.

138. Mund të jetë më e vështirë për të vendosur mbi kufizimet për ata që kanë shlyer dënimin

vetëm kohët e fundit. Edhe këtu, votuesit duhet në parim të jenë të lirë për të vendosur nëse personi

është në gjendje të shërbejë si një deputet, pavarësisht veprës së kryer. Megjithatë, sipas mendimit

të Komisionit të Venecias, kufizimi i të drejtës për të kandiduar për zgjedhje nuk duhet gjithmonë

të konsiderohet si e tepruar. Edhe një herë, legjislacioni duhet të marrë parasysh kufijtë e

vendimmarrjes demokratike. Për krime kundër njerëzimit, gjenocidit, terrorizmit, krimeve të rënda

të korrupsionit dhe krimeve të rënda zgjedhore (të cilat bien ndesh me natyrën demokratike të

zgjedhjeve) apo krime të tjera të rënda, mund të jetë e përshtatshme për të kufizuar të drejtën për

të kandiduar në zgjedhje për një kohë të gjatë.

139. Privimi nga liria është një element i rëndësishëm në testin e proporcionalitetit, por jo i vetmi.

Në disa raste, kufizimet mund të jenë të zbatueshme edhe në rast se një person është shpallur fajtor

dhe dënuar me burgim me kusht apo falur.

140. Në rast se një person nuk është dënuar ende, parimi i prezumimit të pafajësisë do të ishte

kundër privimit të të drejtave politike. Megjithatë, disa përjashtime mund të jenë legjitime dhe

proporcionale, p.sh. për krime të përcaktuar në Statutin e Romës të Gjykatës Penale

Ndërkombëtare.

2. Raste të veçanta

141. Sipas mendimit të Komisionit, në rast se një dënim penal bëhet gjatë zgjedhjeve, ligji duhet

të parashikojë pasojat për kandidaturën. Në rast se personat e dënuar nuk janë të lejuar të

kandidojnë, pasojat duhet të jenë të ngjashme me çdo lloj tjetër humbje të së drejtës për të

kandiduar në zgjedhje (të tilla si vdekja): nëse emri i kandidatit është fshirë apo jo nga votimi,

votat dhënë këtij personi duhen konsideruar si të pavlefshme ose të llogariten vetëm për listën.

detyrat dhe takimet që kërkojnë lirinë e tjera. Duke vepruar kështu, anëtar i këshillit mund të vendosë lirisht që aktivitetet dhe

takimet me anëtarët e këshillit janë të nevojshme për të kryer detyrat e tij / saj. Një pjesë thelbësore e dënimit është se një person

nuk mund të lëvizë lirshëm. Për këtë arsye, nuk është i paarsyeshëm përjashtimi i personave të burgosur nga e drejta për të

qëndruar në zgjedhjet komunale." 160 P.sh. në Gjermani, Ligji Bazë,Neni 18.

Page 33: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

33

142. Kushtetutat dhe legjislacionet nuk parashikojnë direkt rastet e humbjes së të drejtave të

kandidimit për shkak të dënimeve në vendet e huaja. Legjislacioni i brendshëm në procedurën

exequatur të së drejtës penale apo traktateve ndërkombëtare të detyrueshme për shtetin në fjalë,

përcaktojnë nëse dhe kur duhet të njihen gjykimet e huaja. Dënimet nga Gjykata Penale

Ndërkombëtare duhet të njihen me të njëjtat pasoja dhe bindje të gjykatave vendore, nëse shteti ka

ratifikuar Statutin e Romës. Për sa kohë që një dënim i huaj njihet, duket legjitime që të ndiqet nga

të njëjtat pasoja për të drejtat politike njësoj si ato kombëtare; gjyqtarit kombëtar duhet t'i jepet një

liri vlerësimi mbi kufizimin e të drejtës për t'u zgjedhur. Legjislacioni kombëtar (apo

ndërkombëtar) duhet të përcaktojë qartë autoritetin kompetent.

B. Humbja e mandatit

143. Në rast se dënimi hyn në fuqi pas zgjedhjeve dhe personi ka marrë tashmë detyrën, votuesit

në përgjithësi nuk janë të informuar për veprat që ai ose ajo ka kryer. Natyra demokratike e

zgjedhjeve për këtë arsye nuk pengohet nëse mandati ndërpritet. Kjo mund të bëjë ndërprerjen e

mandatit pas një dënimi penal më lehtë të pranueshme se Mospasja e të drejtës për t'u zgjedhur.

144. Në rast se deputeti akuzohet se ka kryer një krim të rëndë, mund të ketë një interes publik për

të shmangur pjesëmarrjen e atij personi në proçedurat parlamentare. Mund të niset një procedurë

heqjeje. Kushtetuta Finlandeze161 parashikon një lloj të tillë procedure të largimit nga detyra për

deputetët të cilët në thelb dhe në mënyrë të përsëritur kanë lënë pas dore detyrat e tyre si

përfaqësues. Nuk ka asnjë kufizim për ata persona për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.

145. Komisioni i Venecias gjykon se ndërprerja e mandatit të një deputeti i cili ka qenë i dënuar

dhe dënimi i të cilit ka hyrë në fuqi para zgjedhjeve është e justifikuar nëse kjo ishte një shkak i

Mospasjes të drejtë për t'u zgjedhur. Kjo në mënyrë të veçantë duhet të ndodhë kur dënimi është

miratuar jashtë vendit, dhe autoritetet kombëtare nuk dinin gjë në lidhje me të.

C. Në çfarë lloj legjislacioni dhe se si duhet të trajtohet çështja?

146. Sipas mendimit të Komisionit, për sa kohë që çështja është për një kufizim të të drejtave

themelore dhe organizimin e pushtetit publik, të cilat janë çështje kushtetuese par excellence,

justifikohet trajtimi i saj në një dispozitë kushtetuese, pasi ky është rasti në më shumë se 40% të

vendeve që po shqyrtojmë. Megjithatë, është gjithashtu i ligjshëm trajtimi i saj sipas legjislacionit

të zakonshëm. Shumica e dispozitave legjore të vëna në dispozicion të Komisionit të Venecias

janë ato të ligjit zgjedhor. Rregullat e kësaj natyre ndoshta mund të vendosen më mirë në

legjislacionin zgjedhor në vend të atij penal, meqënëse ata përbëjnë një çështje të caktuar dhe jo

një çështje të përgjithshme të ligjit penal.

161 Neni 28

Page 34: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

34

147. Mund të jetë e përshtatshme që legjislacioni të parashikojë në mënyrë të përgjithshme se në

cilat raste duhet kufizuar e drejta për t'u zgjedhur, të paktën për veprat dhe dënimet më të rënda.

Shumica e vendeve në shqyrtim e parashikojnë një rregull të tillë, gjë të cilën ligji i Gjykatës

Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk e sheh në kundërshtim me Konventën, për aq kohë sa ajo

respekton parimin e proporcionalitetit. Në raste të tjera - si në disa prej shteteve në shqyrtim -, një

liri veprimi e gjyqtarit do të jetë më e përshtatshmja.

148. Më shumë liri veprimi është e përshtatshme të ketë edhe në rastet kur deputetët janë dënuar

për vepra penale (qoftë për vepra penale të kryera para ose gjatë anëtarësimit të tyre). Në raste të

tilla - kur ka një nevojë të veçantë për të vendosur mbi të drejtën për të vazhduar si deputet dhe

çështja mund të jetë veçanërisht e diskutueshme – mund të duket më e përshtatshme që çështja e

papërshtatshmërisë për tu zgjedhur të vendoset si pjesë e vendimit të gjykatës në rastin aktual.

VI. Konkluzionet

149. Në bazë të standardeve të aplikueshme Europiane, të zhvilluara në mënyrë të veçantë nga ana

e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në zbatim të nenit 3 të Protokollit të Parë Shtesë të

Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe në bazë të informacionit të mbledhur për situatën

ligjore në më shumë se tridhjetë shtete, Komisioni i Venecias ka arritur këto konkluzione.

150. Mospasja të drejtë për t'u zgjedhur është një kufizim i të drejtës për zgjedhje të lira: ndaj ajo

duhet të bazohet në norma të qarta të së drejtës, të ndjekë një qëllim legjitim dhe të respektojë

parimin e proporcionalitetit. Është në interesin e përgjithshëm publik shmangia e një roli aktiv të

shkelësve në vendimmarrjen politike. Proporcionaliteti kufizon jo vetëm rastet në të cilat një

kufizim është i pranueshëm, por edhe kohëzgjatjen e kufizimit; kjo kërkon që elemente të tilla si

natyra dhe pesha e veprës dhe / ose kohëzgjatja e dënimit të merren në konsideratë.

151. Edhe humbja e mandatit parlamentar duhet të konsiderohet si një kufizim i të drejtës për

zgjedhje të lira dhe prandaj i duhet nënshtruar të njëjtave kushte.

152. Nuk ka asnjë standard të përbashkët në rastet ku duhen vendosur këto kufizime. Megjithatë,

shumica e shteteve të shqyrtuara e kufizojnë të drejtën e shkelësve për t'u ulur në Parlament, të

paktën në rastet më të rënda.

153. Komisioni i Venecias gjykon se privimi i të drejtave politike para dënimit përfundimtar është

në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, përveç përjashtimeve të kufizuara dhe të

justifikuara. Në praktikë, përjashtimet zbatohen vetëm në disa nga shtetet në shqyrtim.

Page 35: KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT …illyriapress.com/illyria_content/uploads/2015/09/... · 2015. 9. 16. · 1 Strasburg, 30 qershor 2015 CDL-AD (2015)019 Opinioni

35

154. Komisioni gjithashtu gjykon se, ndërsa legjislacioni kombëtar nuk e trajton çështjen e

dënimeve jashtë vendit si të tillë, ato duhet të kenë të njëjtin efekt si dënimet brenda vendit, posa

të bëhen të vlefshme përmes procedurave të aplikueshme exequatur.

155. Së fundi, Komisioni e sheh të përshtatshme që Kushtetuta të rregullojë të paktën aspektet më

të rëndësishme të kufizimeve për të drejtën për t’u zgjedhur dhe të humbjes së mandatit

parlamentar, dhe në të vërtetë shumë shtete i parashikojë dispozita të tilla. Rregulla të tjera ndoshta

është më mirë të vendosen në legjislacionin për zgjedhjet sesa në atë penal. Sidoqoftë, kjo është

një normë në shumicën e vendeve që kemi shqyrtuar.

156. Ndonëse mund të jetë e përshtatshme që legjislacioni të parashikojë që kufizimet të veprojnë

në mënyrë automatike për veprat apo dënimet më të rënda - siç është rasti në shumicën e shteteve

që janë marrë në konsideratë -, liri a evprimit për gjyqtarët për të vendosur për raste specifike mund

të jetë e përshtatshme për rastet më pak të rënda, në përgjithësi në ato raste ku dënimi ka të bëjë

me pozicionin e deputetëve.