24
Biblio letra letra VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006 REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS Më 20 – 22 nëntor 2006, në Tiranë, u mbajt Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë me temën: Bibliotekat shqiptare në botën e re demokratike, një institucion tashmë i përbashkët i bib- liotekarisë i Shqipërisë dhe i Kosovës. Konferenca u themelua në shtator të këtij viti, në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri - Kosovë, dhe kjo marrëveshje u nënshkrua mes Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë – dr. Aurel Plasarit, dhe Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare – dr. Sali Bashota. Me këtë marrëveshje është vendo- sur Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë të organizohet për çdo vit: një vit në Tiranë, një vit në Prishtinë, nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. Kjo Konferencë do të trajtojë për çdo vit problemet më të ndjeshme që do të ndod- hin, në proces, në fushën e praktikave bib- liotekare të të dy vendeve, do të përcjellë zhvillimet e reja në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të modernizimit të bib- liotekave, si dhe mundësinë për të hartuar dhe realizuar projekte të përbashkëta nacionale. Edicioni i parë i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë u organizua në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe zgjati dy ditë. Në veprimtarinë e Konferencës morë pjesë udhëheqës e përfaqësues të profilizuar në fusha specifike të bibliotekarisë nga Biblioteka Kombëtare e Tiranës, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, si dhe përfaqësues të qeverive e drejtues të bib- liotekave rajonale të të dy vendeve. /vijon në faqen 3/ Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

BiblioletraletraVITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS

Më 20 – 22 nëntor 2006, në Tiranë, umbajt Konferenca Kombëtare eBibliotekonomisë me temën: Bibliotekatshqiptare në botën e re demokratike, njëinstitucion tashmë i përbashkët i bib-liotekarisë i Shqipërisë dhe i Kosovës.Konferenca u themelua në shtator të këtijviti, në kuadër të Muajit të KulturësShqipëri - Kosovë, dhe kjo marrëveshje unënshkrua mes Drejtorit të BibliotekësKombëtare të Shqipërisë – dr. AurelPlasarit, dhe Drejtorit të BibliotekësKombëtare dhe Universitare – dr. SaliBashota. Me këtë marrëveshje është vendo-

sur që Konferenca Kombëtare eBibliotekonomisë të organizohet për çdovit: një vit në Tiranë, një vit në Prishtinë,nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, dheMinistrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportevetë Kosovës. Kjo Konferencë do të trajtojë për çdo vitproblemet më të ndjeshme që do të ndod-hin, në proces, në fushën e praktikave bib-liotekare të të dy vendeve, do të përcjellëzhvillimet e reja në fushën e teknologjisë sëinformacionit dhe të modernizimit të bib-liotekave, si dhe mundësinë për të hartuar

dhe realizuar projekte të përbashkëtanacionale. Edicioni i parë i Konferencës Kombëtare tëBibliotekonomisë u organizua në mjedisete Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhezgjati dy ditë. Në veprimtarinë e Konferencës morë pjesëudhëheqës e përfaqësues të profilizuar nëfusha specifike të bibliotekarisë ngaBiblioteka Kombëtare e Tiranës, BibliotekaKombëtare dhe Universitare e Kosovës, sidhe përfaqësues të qeverive e drejtues të bib-liotekave rajonale të të dy vendeve.

/vijon në faqen 3/

Konferenca Kombëtaree Bibliotekonomisë

Page 2: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

2

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

PROJEKT-REZOLUTË

Botues: BKUK • Kryeredaktor i botimeve: Dr. Sali Bashota Kryeredaktor: Fazli GajrakuKëshilli redaktues: Dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, Gjon Berisha, Besim KokollariLektore: Hazbije Qeriqi • Realizimi kompjuterik: Hekuran RexhepiFotoreporter: Bashkim BinakuAdresa: Sheshi “Hasan Prishtina”, p.n. PrishtinëTel: ++381 38 225-605, Fax: ++381 38 248-940 • e-mail: [email protected]

Në vijim dhe plotësim të Marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit,Biblioteka Kom bë tare e Shqipërisë (BKSh) dhe Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Ko so vës (BKUK) merren vesh për themelimin e Konferencës

Kombëtare të Biblio te ko no mi së. Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë është organizim i përbashkët idy in s ti tu cio neve dhe do të mblidhet nën kujdesin dhe mbështetjen eMinistrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dheMinistrisë së Arsimit, Shkencës & Teknologjisë dhe Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë do të ketë organizim të përvit-shëm, për ka të sisht: një vit në Tiranë, një vit në Prishtinë. Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë do të synojë:- të analizojë dhe përgjithësojë zhvillimet aktuale në shkencën e bib-

liotekonomisë në të dyja vendet në ballafaqim me zhvillimet në shkallëevropiane dhe botërore;

- të pasqyrojë praktikat dhe përvojat në zhvillimet e proceseve dhe shërbimevebib lio te kare në të dyja vendet;

- të nxisë bashkëpunimin për probleme të formimit dhe të kualifikimit profe-sional për mes organizimit të veprimtarive të përbashkëta;

- të nxisë implementimin e teknologjive të reja të informacionit në procesetdhe shër bi met bibliotekare;

- të ndihmojë për përditësimin me teorinë dhe praktikën bashkëkohore nëfushën e bi b liotekave duke nxitur bashkëpunimin me projekte me organizmatë tilla si: KE, UNESCO, IFLA, CENL, LIBER etj. si dhe me biblioteka tëveçanta të përparuara;

- të kontribuojë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore kom-bëtare po sa çërisht në fushën e librit;

- të mbështesë mbrojtjen e pronësisë intelektuale;- të mbrojë dhe të nxisë lirinë intelektuale;- të promovojë veprimtaritë e përbashkëta bibliografike mes dy institucioneve

me sy nim krijimin e katalogut përmbledhës duke kërkuar bashkëpuniminedhe të bi blio te ka ve me koleksione albanologjike në Ballkan, Evropë dhebotë;

- të ideojë ekspozita, botime, veprimtari përkujtimore dhe manifestime të tjeratë për bashkëta.Çdo edicion i saj do të përkujdeset nga institucioni i vendit ku Konferencamblidhet: Shqipëri (BKSh) ose Kosovë (BKUK). Tema, data e mbledhjes së Konferencës dhe programi i veprimtarisë së saj pro -po zo hen nga një komitet i për bashkët bashkërendimi, i caktuar nga Drejtoritëe të dyja Ins titucioneve, dhe miratohen prej këtyre Drejtorive.

Tiranë, më 20 shtator 2006

Dr. Aurel PLASARI Dr. Sali BASHOTADrejtor DrejtorShqipëri (BKSh) Kosovë (BKUK)

KRIJOHET KONFERENCA KOMBËTAREE BIBLIOTEKONOMISË

Në këtë numër

Bibliotekat shqiptare në botën e re

demokratike..................................................4

Poezia shqipe në Kosovë 1953-1980........6

Terminologjia e formatit MARC dhe

definicionet e tyre .....................................8

Sigurimi i fondeve muzikore në

bibliotekë........................................................12

Ndryshimet në strukturën e ISBN-së .........15

Kujtesa vegjetale dhe minerale: e

ardhmja e librit............................................18

BIBLIOTEKAKOMBËTARE

DHE UNIVERSITAREE KSOVËS

THE NATIONALAND UNIVERSITYLIBRARYOF KOSOVA

Page 3: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

3

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

KONFERENCA

/vijon nga faqja 1/

Në seancën ceremoniale të hapjes për-shëndetën Ministri i Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve tëShqipërisë, z. Bujar Leskaj,udhëheqësja e Bibliotekave ngaMinistria e Kulturës, Rinisë dheSporteve të Kosovës, znj. ShkurteKadriu, drejtori i BibliotekësKombëtare të Kosovës, dr. SaliBashota, presidentja e Shoqatës sëBibliotekave të Shqipërisë, Tefta Buzo,si dhe dr. Aurel Plasari, drejtor iBibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, i cili mbajtinjë fjalë të veçantë në këtë seancë.Gjatë dy ditëve të Konferencës, nëseancat e mbajtura kanë referuar mbi20 përfaqësues nga Shqipëria dheKosova me tema nga fusha eteknologjisë së informacionit, si: roli ibibliotekave në zhvillimet e tekno -logjive moderne; funksioni i mediaveelektronike në bibliotekat moderne;aplikimi i teknologjisë informative,përkatësisht automatizimi i shër-bimeve bibliotekare dhe risitë që sjellajo në këto shërbime, si dhe aftësimipër t’u qasur në këtë informacion. Njëvend të rëndësishëm në këto referimeka pasur edhe raporti mes bib-liotekave dhe institucioneve qever-itare; trajtimi institucional që u bëhetbibliotekave publike dhe nevojat qëkanë ato sot për t’u rikonceptuar edhenë nivel të ruajtjes së raportit nëtrekëndëshin - libër, lexues, bib-liotekë. Temat që kanë eksluzivitetin evet profesional, ishin edhe ato nëfushë të kontrollit bibliografik, apo tëtilla në formë idesh për hartim të bib-

liografive kombëtare shqiptare; refer-ime që shtrojnë probleme të ekzem-plarit të detyrueshëm, si dhe të copy-rigjt-it. Një pjesë e temave që janë tra-jtuar gjatë Konferencës ishin edhe atoqë lidhen me realizime të projektevetë ndryshme dhe efektet që kanëprodhuar këto projekte të realizuara,si: implementimi i programit tëautomatizuar në bibliotekë, që lidhetme formimin e katalogëve online,përkatësisht konvertimin elektronik tëskedarëve; formimi dhe roli i bib-liotekës universitare; funksioni iQendrës Amerikane etj. Temat e trajtuara në këtë konferencëkanë prekur probleme të rëndësishmeprofesionale, si dhe sfidat me të cilatndeshet aktualisht bibliotekaria te nesot, në periudhën e heqjes dorë ngapraktikat tradicionale bibliotekaredhe integrimit në trendin e ri që poshpijnë zhvillimet e reja të

teknologjisë së informacionit.Konferenca ka provokuar pamundës-inë, që rrjedh objektivisht nga një infra-strukturë e dobët për të qarkulluarmendimi kulturor e shkencor kombë-tar – i reprodukuar në material – libër,apo material elektronik, si në një ‘treg’të përbashkët, por, njëkohësisht, edhendjeshmërinë dhe vullnetin për tëprovuar të gjitha mundësitë, që nëpër-mjet shkëmbimit, të plotësoheninteresime që kanë përdoruesit për tënjëjtat vlera të përbashkëta - të traditësdhe ato moderne.Konferenca Kombëtare e Bibliotekon -omisë ka përmbushur objektivat e para-para dhe ka shpërfaqur mundësi për tërealizuar tash e tutje projekte të për-bashkëta në fushë të arsimimit bib-liotekar dhe fusha që lidhen më drejtpër-drejt me integrimet tona kulturore.

IZET ABDYLI

Konferenca Kombëtaree Bibliotekonomisë

Page 4: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

4

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

KONFERENCA

Përurimi i një aktiviteti të tillëme karakter të përbashkëtkombëtar, siç është Konferenca

Kombëtare e Bibliotekonomisë,themeluar nga dy institucionet më tëlarta të bibliotekarisë së Shqipërisëdhe të Kosovës, pra BibliotekësKombëtare të Shqipërisë dheBibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, gjithsesi,është një ngjarje e veçan-të kulturore dhe njërandër datat më të rëndë-sishme për bibliotekar-inë shqiptare nëpërgjithësi, e cila pokurorëzohet në fushën ebashkëpunimit, tashtiedhe në nivelin shken-cor.Debati për rolin dhemisionin e bibliotekaveshqiptare në botën e redemokratike përbrendasfondit nacional, sigurishtdo t’i çelë të gjitha rrugëtdhe mundësitë për kri-jimin e një perspektive tëre kulturore në shumëdrejtime, natyrisht për të kontribuaredhe në alternativat e tjeradobiprurëse, sa i përket zhvillimitdhe përparimit të bibliotekarisë,kuptohet në të gjitha nivelet.Në këtë mënyrë, të veprosh sipas kri-terit institucional për të mbërriturqëllimin për një organizim të këtillëtë veprimtarisë kulturore, ku fjalëtmë të përdorshme do të jenë: libër,bibliotekë, lexues apo shkrimtar,botues etj., është detyrim dhepërkushtim intelektual, për të riaktu-

alizuar fuqishëm procesin e avancim-it të dijeve, koncepteve, përvojave,rezultateve në fushën e bibliotekarisëbashkëkohore, sipas standardevekombëtare dhe ndërkombëtare.Gjithsesi, objektivat e kësaj Konfe -rence do t’i përcaktojnë vlerat eveçanta dhe interesimet e përbashkë-ta të specialistëve të Shqipërisë dhe tëKosovës, për t’i evidentuar dhe for-muluar drejt dhe qartë faktorët që e

lëvizin dhe e përcaktojnë këtëveprimtari në fushën e hulumtimitdhe të kërkimit për bashkëpunim tëndërsjellë në shumë kahe, si dhe nënxitjen, përkrahjen, afirmimin eideve funksionale në një shoqëri tëdrejtë dhe demokratike, ku libri, kul-tura, qytetërimi janë esenca eedukimit dhe e zhvillimit të saj.Prandaj, bibliotekat, doemos, duhettë kenë “sigurinë” e tyre kulturoreme mbështetësit e fuqishëm qeveri-tarë, por edhe me mundësinë reale tëparticipimit të bizneseve dhe

fondeve të veçanta të shoqërisëcivile, për të kontribuar ndjeshëmedhe në demokracinë dhe nëmirëqenien sociale e kombëtare,duke e ditur faktin se njëri ndërinstitucionet që mund të kon-tribuojë më së shumti në ndriçimine kujtesës historike dhe të identitetitnacional të një kombi, është pra bib-lioteka, madje qoftë edhe në rrafshine globalizmit kulturor.

Me gjithë depërtimin eteknologjive të reja tëkomunikimit në botën elibrit, ku është ndryshuarmodeli dhe koncepti iqasjes në biblioteka, praedhe vetë kodi i lexuesit,megjithatë “ideali klasik”për librin dhe bibliotekënmbetet gjithmonë i njëjtë,dashunues dhe i pazëven -dësueshëm. Siç është enjohur, libri i përmbys tëgjitha kodet, sistemet,diskurset e komunikimitdhe të qarkullimit tëteknologjisë moderne dhepër krijuesin e lexuesin

mbetet gjithmonë i shenjtë, vetëmaty ku e ka vendin. Pra, brenda nëbibliotekë.Tema bosht e kësaj Konference“Bibliotekat shqiptare në botën e redemokratike” përbrenda kontekstitkulturor mund të jetë një hyrje që ikarakterizon fenomenet e bib-liotekarisë. Më tutje, objekti istudimit më të plotë mund t’i përm-bajë esencat e komunikimit në pro-jekte të veçanta kombëtare përndërgjegjësimin më të madh institu-cional dhe për një vetëdije krijuese

Bibliotekat shqiptare nëbotën e re demokratike

Page 5: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

5

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

KONFERENCA

më të qartë, që ka të bëjë me rolindhe misionin e bibliotekave brendashoqërisë pluraliste dhe demokratike,madje për krijimin e një strategjie tëzhvillimit të tyre në rrafshin kulturor.Dhe, kjo nuk ka ndodhur ende nëKosovë.Gjithsesi, zgjedhja e temës së qëlluardhe mjaft aktuale, si dhe motivimet ekontributet e studiuesve në këtëfushë, ndërlidhen me rezultatet epritura e të synuara, qoftë ngapikënisja apo përpjekja për të mbërr -itur te esenca e funksionalizimit tëmetodave bashkëkohore për qasje tëlirë në burimet e bibliotekave. Këtu,natyrisht nevojitet për të sublimuaredhe dijen shkencore e kulturore, përndriçimin e çështjeve dhe të proble-meve që kanë të bëjnë më fushën ebibliotekarisë në përgjithësi dhe përmodernizimin e shërbimeve efikase.Është koha dhe momenti që merastin e organizimit të kësaj Konfe -rence, këtu sivjet në Tiranë dhe vitine ardhshëm në Prishtinë, të sensibili-zojmë opinionin publik që të siguro-hen sa më shumë fonde qeveritaredhe alternative për themelimin,pasurimin, zhvillimin e bibliotekaveshqiptare të të gjitha llojeve dhe nëgjitha nivelet. Në Kosovë është idomosdoshëm një angazhim i për-bashkët i institucioneve vendimmar-rëse në kapërcimin e gjendjes, jo tëlakmueshme, në shumë biblioteka,duke ditur për fatin e tyre para,gjatë dhe pas luftës.Pa dyshim, projektet e përbashkëtanë inicimin dhe zgjerimin eaktiviteteve që kanë të bëjnë me lib-rin dhe bibliotekat, mbështetje krye-sore do të kenë kriterin e vlerave dhetë rezultateve të dëshmuara, së parinë krijimin e stafit të aftë profesion-al, pastaj në pasurimin e fondeve,zhvillimin e koleksioneve, përsos-mërinë e shërbimeve, bashkëpuni -min ndërbibliotekar, qasjen e lirë në

informata etj., ndërsa synimi mundtë projektohet dhe të shtrihet edhemë tutje, qoftë për përmirësimin egjendjes aktuale të bibliotekaveshqiptare, qoftë për modelet e funk-sionimit dhe të menaxhimit të tyre.Rrjedhimisht, institucionet kryesoreshqiptare në Kosovë e Shqipëri,pikërisht në decenien e parë tëshekullit XXI, duhet të kontribuojnënë ndërtimin e platformës dhe tëstrategjisë së re kulturore edhe përbibliotekat. Për më tepër, kjoveprimtari e përbashkët e BibliotekësKombëtare të Shqipërisë dhe eBibliotekës Kombëtare dhe

Universitare të Kosovës dhe e bib-liotekave të tjera, e cila mund të kon-siderohet si njëra ndër veprimtaritëmë të rëndësishme kulturore, lirishtmund të ketë rolin prijës përinicimin e projekteve kapitale nëzhvillimin dhe përparimin e bib-liotekarisë kombëtare, madje dukehyrë edhe në rrjedhat më të avan-cuara të bibliotekarisë evropiane dheamerikane.Kosova ka hyrë në shekullin e ri kul-turor me një veprimtari ndërkom-

bëtare për bibliotekat që quhet Java eBibliotekës në Kosovë, e cila organizo-het që nga viti 2003, në bashkëp -unim me Zyrën e Shteteve të Bashk -uara të Amerikës në Prishtinë.Tashmë bibliotekat e Kosovës po evazhdojnë misionin e tyre përbrendamodelit të kulturës shqiptare bashkëme bibliotekat e Shqipërisë nëKonferencën Kombëtare të Biblioteko -nomisë, duke pretenduar të krijojnëperspektivën dhe vizionin për tëtashmen dhe të ardhmen e tyre.Në fund, unë me bashkëpunëtorët emi nga Prishtina po ndihemi shumëtë nderuar me miqtë tanë këtu në

Tiranë. Ky është njëri ndër çastet mëtë gëzueshme për fillimin e mbarë tëaktivitetit të përbashkët, që ka të bëjëme librin dhe bibliotekat, por edheme kulturën dhe qytetërimin tonë.

(Fjalë e hapjes e Drejtorit tëBibliotekës Kombëtare dhe

Universitare të Kosovës - prof. dr. SaliBashota, me rastin e edicionit të parë

të Konferencës Kombëtare tëBibliotekonomisë, të mbajtur në

Tiranë, më 20 nëntor 2006)

Page 6: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

6

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

HULUMTIME

MR. TAHIR FONIQI

Poezia shqipe e Kosovës është pjesë eletërsisë kombëtare, e cila krijohet, nëkontinuitet, rreth pesë shekuj, duke ubërë, kështu, hallkë e rëndësishme etrashëgimisë sonë kulturore e letrare.

POEZIA PËR TË RRITURLibri i parë i poezisë shqipe, për të rrit-ur, në Kosovë është botuar më 30 maj1953, titulluar Nji fyell ndër male ipoetit Martin Camaj. Sipas një dësh-mie, ky libër ka qenë i gatshëm përbotim në gjysmën e parë të vitit 1952.Në fund të poezisë “Këcimi”, (“Jeta ere”, 1952, 4, 264-265) autori kashënuar: nga përmbledhja “Nji fyellndër male”. Rrjedhimisht viti 1953paraqet datë me rëndësi historike te nepër këtë gjini letrare.Vëllimi poetik Nji fyell ndër male ka 18poezi: Fyellit, Katundi, Qarri, Mokna,Kroni, Luli, Fëmija i malit, Në dimën,Nana, Në pranverë, Mbramja, Zana,Gjarpni, Këcimi, Nata në mal, Në ver-ime, Roja, Barit, Amaneti i dashnorit,Moj e mira, Nana e djali, Kush asht mai forti, Kah vrrijet, Gjethi bjen, Dhimbae Zanës, Ditë vjeshte, Java e mbramë dheIkja. Ky vëllim ka 1132 vargje strofash tri,katër, pesë e gjashtë vargjesh, rimash tëndryshme. Është botuar në 2000kopje, në format 20 x 10 cm. Libri kaparathënien nga prof. V. Dançetoviq.Në librin Nji fyell ndër male, Camaj “kashkri në nji riljev artistik çdo gja t’am-bientit: katundin, malet pitoreske mehije e tuba dhe çka asht ma me randësidashnin në zemrën malsore”. Më 1954 Martin Camaj boton edhelibrin tjetër me poezi për të rritur Kangae vërrinit, që është vazhdimësi tematikee artistike e poetit Camaj përDukagjinin e njerëzit e tij, ku hetohet

po ai zë origjinal e frymëzues i poetit. Këto dy përmbledhje poezish nukkanë pasur ribotime gjatë periudhës nëshqyrtim, ndonëse ato kanë pasurndikim të ndjeshëm në rrjedhat epoezisë sonë për të rritur në Kosovë emë gjerë.Dhjetëvjetëshi i parë 1953-1963. -Gjatë këtij dhjetëvjetëshi janë botuar17 tituj të dymbëdhjetë poetëve. Janëbotuar Nji fyell ndër male e Kanga e vër-rinit e Martin Camajt, Për ty e EsadMekulit, Tufa e Latif Berishës, Gjurmate jetës e Bebzat e mallit e EnverGjerqekut, Zani i malit e Buzëqeshjet emesditës e Murat Isakut, Bulzat e AzemShkrelit, Drita në zemër e AdemGajtanit, Pëshpëritjet e mëngjezit eFahredin Gungës, Në krahët e shkrepavee Din Mehmetit, Thirrje e Shamijat epërshëndetjeve e Ali Podrimjes, Me sykange e Rrahman Dedajt dhe Vetëmjehona e Ali Musajt. Tetë poetë kanëbotuar nga 1 titull: Esad Mekuli, LatifBerisha, Azem Shkreli, Adem Gajtani,Fahredin Gunga, Din Mehmeti,Rrahman Dedaj e Ali Musaj. Ndërsa,katër poetë kanë botuar nga 2 tituj:

Martin Camaj, Enver Gjerqeku, MuratIsaku e Ali Podrimja. Këto botime për-bëjnë 1156 faqe në tirazh 51000 kopje.Titujt kanë pasur këtë rrjedhë të botim-it: më 1953, 1954, 1955 e 1962 ështëbotuar nga 1 titull, më 1957-2, 1960-3e më 1961 e 1963 botohen nga 4 tituj.Kurse më 1956, 1958 e 1959 nuk ështëbotuar asnjë titull. Titujt i kanë botuarRilindja, revista letrare “Jeta e re” etj. Dhjetëvjetëshi i dytë 1964-1974. -Në këtë dhjetëvjetësh botohen 118tituj poezie të 63 poetëve: AzemShkreli, Bedri Hysa, Besim Bokshi,Esad Mekuli, Fahredin Gunga, JosipRela, Mark Krasniqi, Milaim Berisha,Mirko Gashi, Nexhat Pustina,Rexhep Elmazi, Teki Dervishi, ShimeDeshpali, Sabri Hamiti, NebihMuriqi, Rifat Kukaj, Rrahman Dedaj,Musa Ramadani, Adem Gajtani,Enver Gjerqeku, Eqrem Basha,Qerim Ujkani, Jakup Ceraja,Abdylazis Islami, Din Mehmeti,Muhamed Kërveshi, Beqir Musliu,Ali Podrimja etj. Prej këtyre, tridhjetëe gjashtë poetë kanë botuar nga 1libër, njëmbëdhjetë - nga 2, tetë - nga3, pesë - nga 4 dhe tre - nga 5: AliPodrimja, Beqir Musliu e MuhamedKërveshi. Gjatë këtij dhjetëvjetëshibotohen edhe përmbledhjet e para tëkatër poeteshave: Dallgë zemrash eSadete Emërllahut, Sonte zemra imefeston e Edi Shukriut, Verma emrintim e Flora Brovinës dhe Një mijë e njëlule e Sheherzade Shkrelit. Titujt janëbotuar në Rilindja, “Jeta e re”,Seksioni letrar “Jeronim De Rada” iFerizajt, autorët, Klubi letrar “Trepça”i Mitrovicës, gazeta e studentëve“Bota e re” etj. Tirazhi i këtyrebotimeve sillet rreth 230000 kopje.“Sidoqoftë, sot lirisht mund të thuhetse poezia shqipe kurrë nuk ishte më epasur, më e degëzuar, më e gjerë nëpërmbajtje, më e guximshme dhe më e

Poezia shqipe në Kosovë 1953-1980(Nga historia e librit shqip)

Page 7: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

7

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

HULUMTIME

llojllojshme në format e shprehjes seç’është në këtë kohë”. Dhjetëvjetëshi i tretë 1975-1980. -Gjatë këtyre viteve janë botuarn 72tituj të 57 poetëve: Agim Mala, AliOlloni, Agim Deva, Frrok Kristaj, IdrizUlaj, Isak Ahmeti, Ismet Hebibi, JusufGërvalla, Kadri Kadriu, AbdullahKonushevci, Merrushe Gjoshaj, MisretHalili, Murat Isaku, Nexhat Halimi,Osman R. Gashi, Ramadan Mehmeti,Rexhep Ferri, Rrustem Berisha,Skënder Sherifi, Shaip Beqiri, QerimUjkani, Mehmet Hoxha, DemëTopalli, Ymer Shkreli, Adem Gashi,Ibrahim Kadriu, Nehas Sopaj,Nexhmedin Soba etj. Prej këtyre, dyzete pesë poetë kanë botuar nga 1 libër,nëntë - nga 2 dhe tre - nga 3: BedriHysa, Enver Gjerqeku e MuhamedKërveshi. Librat i kanë botuar kryesishtRilindja, revista “Jeta e re” e klubetletrare. Tirazhi i këtyre botimeve silletrreth 126000 kopje. Gjatë kësaj periudhe botohen edhetitujt e parë me shkrimin në Braj, siVjersha të Esad Mekulit, titulli Vepra eMigjenit, Thikë harrimi e SabriHamitit, Lumi i palodhur i EnverGjerqekut, Jeta gabon e RrahmanDedajt, Panorama e poezisë shqipe etj.Titujt me këtë shkrim janë shtypur në15 - 150 kopje. Me një fjalë, gjatë periudhës kohore1953-1980 janë botuar 207 tituj mepoezi për të rritur, të krijuar prej 132poetëve. Tirazhi i këtyre botimeve silletrreth 407000 kopje. Gjatë periudhës 1953 - 1980 poetëttanë, krahas vjershës e kanë krijuar edhepoemën: Martin Camaj, Esad Mekuli,Azem Shkreli, Besim Bokshi, AliPodrimja, Fahredin Gunga, DinMehmeti, përkatësisht kurorënsonetike: Enver Gjerqeku, AbdylazisIslami, Beqir Musliu, Hasan Hasani,Demir Behluli etj. Për më kureshtarët sjellim këtu edhekëtë të dhënë: gjatë periudhës kohore1953-1980, për 27 vjet krijimtariletrare në këtë gjini, në titujt e përmen-dur, janë botuar rreth 393000 vargjepër të rritur.

POEZIA PËR FËMIJË Krahas poezisë për të rritur, paralel-isht, në Kosovë është krijuar edhepoezia për fëmijë e cila, në formë tëlibrit, botohet që nga 1953, duke fil-luar me dy titujt e parë: Gjethe të reja:(vjersha për fëmijë) të RexhepHoxhës e Prrallat e gjyshit të MarkKrasniqit. Kështu, Rexhep Hoxha eMark Krasniqi janë poetët, që botuanlibrat e parë me poezi për fëmijë nëKosovë.Sipas hulumtimeve tona, vëllimipoetik Gjethe të reja është libri i parëi poezisë për fëmijë, i botuar nëKosovë në shtator 1953. Ndërkaq,vëllimi Prrallat e gjyshit i MarkKrasniqit është botuar në tetor 1953.Libri Gjethe të reja i Rexhep Hoxhëska 44 poezi motivesh, temash, stro-fash e rimash të ndryshme.Dhjetëvjetëshi i parë 1953-1963. -Gjatë këtij dhjetëvjetëshi janë botuar10 tituj me poezi për fëmijë të pesëpoetëve: Rexhep Hoxha, MarkKrasniqi, Anton Çetta, Vehbi Kikaj eMaksut Shehu. Tre poetë kanë botu-ar nga 1 libër: Anton Çetta, MaksutShehu e Vehbi Kikaj, një - 3: MarkKrasniqi, e një poet boton 4 libra:Rexhep Hoxha. Librat i ka botuarShtëpia botuese “Mustafa Bakija”,përkatësisht Rilindja e Prishtinës dherrokin 667 faqe në 27200 kopje.

Dhjetëvjetëshi i dytë 1964-1974. -Në këtë dhjetëvjetësh botohen 65tituj librash me poezi për fëmijë ngatridhjetë e tetë poetë: Qamil Batalli,Hivzi Sulejmani, Zihni Sako,Rrahman Dedaj, Odhise Grillo, EsadMekuli, Ymer Shkreli, RamadanPasmaqiu, Naim Morina, RushitRamabaja, Bedri Rama, AntonBerisha, Nuhi Vinca, IbrahimKadriu, Mehmedali Hoxha,Abdylazis Islami, Zejnullah Halili,Avdi Shala, Ymer Elshani, AliHuruglica, Rifat Kukaj, MuhamedKërveshi, Agim Deva, Alqi Kristo,Qerim Ujkani, Nuhi Veselaj etj. Prejkëtyre, njëzet e katër poetë kanëbotuar - nga 1 libër, dhjetë - nga 2,një - 3, dy - nga 4 e një poet boton 6tituj: Agim Deva. Janë botuar edhedisa tituj grup autorësh, si Letër pran-verës, Prishtinë, 1965, Këndo vlla,Prishtinë, l966 etj. Librat i ka botuarkryesisht Redaksia e botimeveRilindja. Botimet rrokin 4895 faqenë 186100 kopje.Dhjetëvjetëshi i tretë 1975-1980.-Gjatë këtyre viteve botohen 37 titujlibrash me poezi për fëmijë nga 24poetë: Adelina Mamaqi, GaniXhafolli, Shpresa Vinca, HasanHasani, Fejzi Bojku, Nol Berisha,Jakup Çitaku, Lutfi Lepaja, FarukTasholli, Mehmet Haziri, XhevatSyla, Ibrahim Shala, RamadanZejneli, Qani Shabani, Aziz Ruhanietj. Gjashtëmbëdhjetë poetë kanëbotuar nga 1 libër, pesë - nga 2, një -3 e dy poetë botojnë nga 4 tituj:Rexhep Hoxha e Agim Deva. Librat ikanë botuar Rilindja e Prishtinës,Seksioni letrar “De Rada” i Ferizajtetj. Titujt rrokin 2465 faqe dhe janëbotuar në 67500 kopje. Me një fjalë, gjatë periudhës 1953-1980, në Kosovë, janë botuar 112libra me poezi për fëmijë: vjersha,poema, poema përrallë, tregime nëvargje, përralla në vargje, pjesëteatrale në vargje etj. Këto botimerrokin 8027 faqe ose 502 tabakështypi në tirazh rreth 280500 kopje.

Page 8: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

8

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

MATERIALE

(vijon nga numri i kaluar)Kjo pjesë ka të bëjë me atë se si t’ilexojmë, t’i kuptojmë dhe t’i për-dorim njësitë në formatin MARC.Ka të bëjë me atë se çfarë shohin bib-liotekarët në ekranin e kompjuterittë tyre gjatë përdorimit të një sistemitë automatizuar me rastin e krijimit,redaktimit apo kontrollimit të një-sive bibliografike. Një theks i veçan-të do t’u kushtohet atyre fushave, tëcilat përdoren më së shpeshti për tëkataloguar materiale për bibliotekat evogla shkollore dhe ato publike,d.m.th. të materialeve libra dheaudio-vizuele. Megjithatë, ajo qështje llohet në këtë pjesë zbatohet nëtërësi për të gjitha format e materialeve,duke përfshirë incizimet zanore, pro-gramet kompjuterike, hartat dhenjësitë e tjera jolibër.Ndryshimet e miratuara së voni, disaprej të cilave tashmë janë vënë nëjetë, në formatin MARC, për njësitëbibliografike, përfshijnë edhe kon-ceptin “integrim formatesh”. Me ter-min “integrim formatesh” nënkupto-het përdorimi i njësuar i “shenjaveorientuese” për t’i shënjuar të dhënatnë njësi bibliografike për të gjithallojet e materialeve sesa të përdorengrupe të ndryshme të “shenjave ori-entuese” për secilin grup të llojeve tëmaterialeve. Në shembullin e dhënë në numrin ekaluar të revistës (në fq. 10) ështëparaqitur një njësi në formatinMARC e etiketuar me “shenjat ori-entuese”. Emri i duhur i këtyre“shenjave orientuese” do të ishte:fusha, tagu, treguesi, nënfusha, kodet e

nënfushave dhe treguesit epërmbajtjes. Kjo termi-nologji e formatit MARC21 është shtjelluar në këtëpjesë.

1. FUSHAT JANË TË SHËNJUARAME TAGE

Fusha: Secila njësi biblio -grafike është e ndarë nëmënyrë logjike nëpër fusha.Ekziston një fushë e veçantëpër autorin, një fushë përinformacionin e titullit, ekështu më radhë. Këto fushajanë të ndara në një apo mëshumë “nënfusha”.Siç e kemi përmendur edhemë herët, emrat e fushave nëformë tekstuale janë shumëtë gjata për t’u riprodhuar në secilënprej fushave të njësive në formatinMARC. Kështu që ato zëvendësohenme një tag tre-shifror. (Edhe pse kata -logët në Internet mund t’i shfaqinedhe emrat e fushave në formë tek-stuale, ato mundësohen nga softveri ejo nga njësitë bibliografike në for-matin MARC). Tagu: Secila fushë shoqërohet me njënumër tre-shifror të quajtur “tag”. Tagu eidentifikon fushën – llojin e informacionit– që pason. Tagu paraqitet gjithmonë metre numrat e parë, edhe pse kompjuterëtmund t’i shfaqin ata së bashku me tregue-sit (që mund të duket se kemi të bëjnë menjë numër 4 ose 5 shifror). Taget e përdorura më së shpeshti janëkëto që pasojnë më poshtë, të cilatparaqesin:

Tagu 010 - numri i kontrollit tëBibliotekës së Kongresit;Tagu 020 - Numri StandardNdërkombëtar i Librit;Tagu 100 - përcaktuesja kryesore eemrit (autorin);Tagu 245 - informacioni i titullit(që përfshin: titullin, informacionetshtesë të titullit, si dhe personatpërgjegjës të veprës);Tagu 250 - ribotimi;Tagu 260 - informacionet e botimit;Tagu 300 - përshkrimi fizik;Tagu 440 - informacioni i serisë a ikoleksionit përcaktues shtesë;Tagu 520 - vërejtjet anotuese apërmbledhëse;Tagu 650 - përcaktuesja lëndore tematike;Tagu 700 - përcaktues shtesë tëemrit personal (bashkautor, redak-tor, ose ilustrues);

FORMATI MARC: TË KUPTUARIT E NJËSIVE BIBLIOGRAFIKE

Terminologjia e formatitMARC dhe definicionet e tyre

Page 9: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

9

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

MATERIALE

Këtu po japim një shembull të njëfushe. Numri 100 është një tag, i cilie përcakton këtë fushë si përcaktue-sen kryesore të emrit personal.

Shërbimi i shpërndarjes së njësivekataloguese (në origjinal: CatalogingDistribution Service, CDS) tëBibliotekës së Kongresit e mirëmbandhe e shpërndan listën e hollësishmetë të gjitha tageve si në dokumentine plotë “Formati MARC 21 përnjësitë bibliografike” (në origjinal:MARC 21 Format for BibliographicData), si dhe në versionin e për-mbledhur me titull “FormatetMARC 21” (në origjinal: MARC 21Concise Formats). Gjatë punës meformatin MARC ju këshillojmë që t’ipërdorni këto dy dokumente. Atojanë dokumente të hollësishme, tëcilat përmbajnë shembuj të shumtë.Në njësitë në formatin MARC, 10%e tageve përdoren në mënyrë tëpandërprerë, ndërsa pjesa tjetër prej90% përdoret herë pas here për tëmos thënë fare rrallë. Madje, pas njëperiudhe të shkurtër të përdorimit tëformatit MARC, nuk është e paza-kontë t’i dëgjojmë bibliotekarët dukefolur me gjuhën e formatit MARC.Bibliotekarët që punojnë me njësitënë formatin MARC i mësojnë për-mendësh numrat e fushave, të cilatjanë të zakonshme për materialet, qëi katalogojnë.

2. DISA PREJ FUSHAVE IDENTIFIKOHEN MËTEJ PREJ TREGUESVETreguesi: Dy pozita të rezervuaravijnë menjëherë pas secilit tag (mepërjashtim të fushave 001 deri 009).Një ose të dy nga këto pozita mundtë përdoren për t’i vendosur “tregue-sit”. Në disa prej fushave përdoretvetëm treguesi i parë ose i dytë; nëdisa të tjera përdoren të dy treguesit;e në disa fusha, si fusha 020 dhe 300

nuk përdoret asnjë prej treguesve. Nëato raste kur nuk përdoren treguesitnë asnjërën prej pozitave, ai treguesdo të thotë se është “i papërcaktuar”dhe pozita lihet e zbrazët. Në këtëdokument do të përdorim shenjën“#” për të paraqitur një pozitë tëzbrazët ose tregues të papërcaktuar. Vlera e secilit tregues është njënumër prej 0 deri 9. (Edhe pse rreg-ullat shkruajnë se treguesi mund tëjetë edhe shkronjë, ato zakonisht nukpërdoren). Edhe pse treguesit mundtë duken se janë një numër i për-bashkët 2-shifror, ata në të vërtetëjanë dy numra të ndryshëm me vleratë pavarura nga njëri tjetri. Vlerat etreguesve dhe kuptimi i tyre ështëshpjeguar në dokumentacionin e for-matit MARC 21. Në shembullinpasues, 3 shifrat e para paraqesintagun (numri 245 e definon këtë sifusha e titullit) dhe dy shifrat pasuese(numri 1 dhe 4) janë vlerat etreguesve. Numri 1 është treguesi iparë; 4 është treguesi i dytë.

Vlera e treguesit të parë “1” nëfushën e titullit tregon se ekziston njëpërcaktuese e veçantë e titullit nëkatalog. Po të kishim të bënim meskeda në letër, kjo do të thoshte se dotë duhej të shtypej një skedë për këtënjësi dhe një përcaktuese për“Titullin” që do t’i shtohej indeksitpër kërkim. Treguesi i parë me vlerë“0” në fushën e titullit do të nënkup-tonte se titulli paraqet përcaktuesenkryesore; skeda do të shtypej në for-mën e saj të rregulltë tradicionale papërcaktuese të veçantë për titullin(pasi ajo është vetë përcaktuese krye-sore në këtë rast).

Karakteret të cilat nuk indeksohen:Njëri prej treguesve më karakteris-tikë është treguesi i dytë në fushën etitullit. Ai paraqet numrin e karak-tereve në fillim të një fushe (përfshirëedhe hapësirat) të cilat nuk do tënumëroheshin (indeksoheshin) ngakompjuteri në rast të procesit tëshfletimit apo dhe renditjes së për-caktueseve në sistem. Për titullin emësipërm “The emperor’s newclothes”, vërejmë se treguesi i dytëështë “4”, kështu që katër karakteretnë fillim ( shkronjat “t”, “h”, “e”, sidhe hapësira që pason) nuk do tëindeksohen nga kompjuteri dhe setitulli do të radhitet në sistem nënfjalën e parë “emperor’s”.

3. NËNFUSHAT IDENTIFIKOHEN ME KODE TËNËNFUSHAVE DHE DILIMETËRNënfusha: Shumica e fushave përm-bajnë pjesë të ndryshme të informa-cionit të lidhura me njëra-tjetrën.Secili lloj i informacionit brenda njëfushe quhet nënfushë, dhe secilësnënfushë i paraprin kodi i nënfushës.Fushat prej 001 deri 009 nuk kanënënfusha.Për shembull, fusha e përshkrimitfizik të një materiali libër (e përcak-tuar me tagun 300) ka një nënfushëpër numrin e faqeve, një nënfushëtjetër për hollësira të tjera fizike(ilustrimet), si dhe një nënfushë përdimensionet (centimetrat):

Kodi i nënfushës: Kodet e nën-fushave shprehen me shkronja tëvogla (e nganjëherë edhe me njënumër) të paraprirë prej njëdilimetri. Dilimetri është një shenjëqë shërben për t’i ndarë nënfushatnga njëra-tjetra. Secili kod i nën-fushës tregon se çfarë lloj informa-cioni ka aty. (Dokumentacioni i for-matit MARC 21 paraqet në formë

100 1# $a Pirsig, Robert M.

245 14 $a The emperor's newclothes /$c adapted from HansChristian Andersenand illustrated byJanet Stevens.

300 ## $a 675 f. : $b me ilustr. ; $c 24 cm.

Page 10: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

10

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

MATERIALE

listash dhe i përshkruan të gjithakodet e nënfushave për secilën fushënë formatin bibliografik). Dilimetri: Programet e ndryshmekompjuterike përdorin shenja tëndryshme për të shfaqur dilimetrinnë ekran të kompjuterit apo për tështypur informacionin. Për shem-bull, përdoren shenjat (‡), (@), ($),( _ ), apo edhe ndonjë shenjë tjetër.Në këtë dokument ne do të për-dorim shenjën e dollarit ($) sidilimetër që paraqet një pjesë tëkodit të nënfushës. Në shembullin e mësipërm, kodet enënfushave janë $a, për faqet, $b përhollësitë e tjera fizike dhe $c përdimensionet.

4. TREGUESIT E PËRMBAJTJES – ËSHTË NJËTERM I GJERË QË U REFEROHET TAGEVE,TREGUESVE DHE KODEVE TË NËNFUSHAVETë tri llojet e treguesit të përmbajtjes –taget, treguesit dhe kodet e nënfushave– janë shenjat kryesore në sistemin eshënjimit të formatit MARC 21. Nëlibrin e tij, Formati MARC për për-dorim në biblioteka, botimi i dytë, f. 5(Boston: G.K. Hall & Co., 1989)(nëorigjinal: MARC for Library Use),Walt Crawford e quan sistemin e for-matit MARC një sistem i cili përdor“shenja-simbole”. Të tri llojet etreguesve të përmbajtjes janë shenja-simbole të shkurtra, të cilat i emërtojnëdhe i shpjegojnë njësitë bibliografike.

5. DISA RREGULLA TË PËRGJITHSHMEEkzistojnë disa rregulla tëpërgjithshme të cilat ndihmojnë nëkuptimin e të gjithë atyre numrave tëpërdorur si tage të fushave. Ju lutemvëreni që në diskutimet për taget nëformatin MARC 21 shenjat me tëdhëna Xx do të përdoren për tëshprehur një grup të përafërt tagesh.Për shembull, 1XX paraqet të gjithataget me 100, si: 100, 110, 130 ekështu më radhë.

Taget e ndarë me qindëshe. Ndarjathemelore e njësive bibliografike nëformatin MARC 21 është:

0XX Informacionikontrollues, numra, kode1XX Përcaktueset kryesore2XX Titujt, ribotimi, botimi (nëpërgjithësi, titulli, informacionipër personat përgjegjës, ribotimidhe informacionet e botimit)3XX Përshkrimi fizik etj.4XXInformacionet për serinë

a koleksioni (siç paraqi -tet në libër)

5XX Vërejtjet6XX Përcaktueset shtesë lëndore7XX Përcaktueset shtesë, përveçatyre lëndore a të serive8XX Përcaktueset shtesë tëserive (forma të tjera tëautorizuara)

Fushat 9XX janë të papërcaktuaradhe ato mund të definohen për për-dorim brenda një hapësire të caktuarsipas nevojave të një biblioteke.Biblioteka të caktuara, shtëpi botuesea shitës, mund t’i përcaktojnë atofusha për t’i shënuar informacioneyshtesë një njësie bibliografike.(Fushat X9X në secilin prej këtyregrupeve – 09X, 59X, etj. – janë po

ashtu të rezervuara për përdorim tëbrendshëm, përveç fushës 490.)Lista e tageve më të përdorura tregonse si përshtaten secila prej tyre nëkëto ndarje: fusha 100 është përcak-tuese kryesore për autorin; fusha 520është për vërejtjet e përmbledhjes, ekështu më radhë. Pikat e qasjes. Pikat e qasjes (përcak-tuesja kryesore, përcaktueset shtesë lën-dore, dhe përcaktueset e tjera shtesë)janë pjesë të rëndësishme të njësivebibliografike. Këto janë përcaktuesepër të cilat krijoheshin skeda të veçan-ta në katalogët tradicional prej letre,dhe se tani përdoruesi apo bibliotekarimund të kërkojë me ndihmën e tyre nëkatalogun në Internet. Pjesa më emadhe e pikave të qasjes janë në:Fushat 1XX (Përcaktueset kryesore)Fushat 4XX (Informacionet për se-rinë apo koleksionin)Fushat 6XX (Përcaktueset lëndore)Fushat 7XX (Përcaktueset shtesë,përveç atyre lëndore dhe serive)Fushat 8XX (Përcaktueset shtesë të serive)Këto fusha janë të kontrolluara meanë të njësive të autorizuara.

Përgatiti: BESIM KOKOLLARI

(vijon në numrin e ardhshëm)

Page 11: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

11

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

MATERIALE

Për ta orientuar përdoruesin te mate-riali i dëshiruar, rol të rëndësishëmnë procesin e kërkimit luajnë edhereferimet. Ekzistojnë tri lloje referimesh:

Shih dhe Përdoret Për (PP);Subjekt më i gjerë (SGj) dhe

Subjekt më i ngushtë (SN);Lidhet me subjektin (LS)dhe Shih edhe.

Referimet Shih dhe Përdoret Për (PP)Referimi Shih lidh termin e papër-dorur me termin e përdorur. P.sh.:Fëmijët që nuk përshtaten ShihFëmijët problemD.m.th. termi “Fëmijët që nuk për-shtaten” nuk përdoret, por në vend tëtij përdoret termi “Fëmijët problem”,që në Tregues do të dukej:Fëmijët problemPP Fëmijët që nuk përshtatenMandej, kjo praktikë përdoret edhete shkurtimet, te termat popullorëdhe shkencorë, te format e alter-nuara, te emërtimet e përbëra qëshprehin lidhje ndërmjet dy objekt -eve a koncepteve, te termat antonimëetj. P.sh:OKB Shih Kombet e BashkuaraKombet e BashkuaraPP OKBPra, aty ku është shënuar PP ai termnuk përdoret.

Referimet hierarkike SGj dhe SNKëto referime lidhin dy ose mëshumë terma që janë emërtime lën-dore të përdorshme, me anë të shëni -

meve SGj (Subjekt më i Gjerë) dheSN (Subjekt më i Ngushtë). P.sh.:Fëmijët e paaftëSN Fëmijët me të meta fizike

Fëmijët me të meta mendoreTë rinjtë e paaftë

Fëmijët me të meta fizikeSGj Fëmijët e paaftëFëmijët me të meta mendoreSGj Fëmijët e paaftë

Psikiatria e fëmijëve SN Fëmijët e vonuar nga ana mendore

Fëmijët mësojnë me vështirësiD.m.th. të gjithë këta terma janë tëpërdorshëm, vetëm se hulumtohet secili term është më i përafërt me librinqë kemi në dorë.

Referimet e ndërsjella LS (Lidhet meSubjektin)Këta terma tregojnë lidhje ndërmjetvete, por jo hierarki. D.m.th. nukjanë të ndërvarur nga njeri tjetri.P.sh.: FejaLS TeologjiaTeologjia LS FejaKëta terma përdoren për të lidhurdisiplinën me objektin e studimit,klasat e personave me fushën eveprimtarisë etj. P.sh.Sizmologjia LS Tërmetet LSTërmetetSizmologjia

MjekëtLS Mjekësia LS Mjekët

Mjekësia Referimet Shih edhePërdoren për të orientuar për-doruesin nga një emërtim te një grupemërtimesh, të cilët mund edhe tëmos jenë në tregues. P.sh.:BimëtShih edhe emrat e llojeve të bimëve.SëmundjetShih edhe emrat e sëmundjeve tëveçanta.Në këtë cikël të materialeve që kemidhënë në revistën Biblioletra përKlasifikimin Lëndor në katalogët edigjitalizuar, ku janë përfshirë: Kërkimetbibliografike; Klasifikimi, KatalogimiLëndor dhe Indeksimi Lëndor-Funksionii tyre; Emërtimet Lëndore; Zgjedhja e ter-mave në Treguesin e EmërtimeveLëndore; Emërtimet e Përbëra;Emërtimet Lëndore të shprehura me emratë përveçëm; Nënndarjet dhe Rëndësia ereferimeve në procesin e kërkimit tëEmërtimeve Lëndore, është bërë përp-jekje për të paraqitur informacione qëtashmë aplikohen nga bibliotekarëtgjatë procesit të katalogimit. Meqëpërvetësimi teorik i dijes përKlasifikimin Lëndor, nënkuptonnjëkohësisht përdorimin e kësaj dijejenë punën e mëpastajme praktike,shpresojmë të kemi dhënë informacionqë do të lehtësojë të nxënit e dijes nëkëtë fushë dhe aplikimin e saj në pro-cesin e katalogimit të materialeve bib-liotekare.

Përgatiti: HAZBIJE QERIQI

Rëndësia e referimeve në procesin e kërkimit të Emërtimeve Lëndore

Page 12: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

12

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

BIBLIOTECA

EDONA MUNISHI - KOKOLLARI

Në një shkrim tonin të botuar mëparë po në këtë revistë kemi shkruarpër organizimin muzikor nëBibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës dhe qël-limshëm e kishim lënë mundësinë ehapur për ta shtruar temën e pae-vitueshme të pasurimit tëBibliotekës me fonde muzikore dhekarakterit të tyre që duhet të mblid-hen e të vendosen në këtë institu-cion. Biblioteka nuk do të kuptimë-sohej me hapësira të zbrazëta, porme pasurimin e pandërprerë tëmaterialeve, të cilat me kriteret tëbibliotekarisë do të jenë në shërbimtë rolit dhe të misionit të vetë që kanë mjedisin e caktuar kulturor e mëgjerë. Kësaj radhe do të përpiqemiqë t’ia bëjmë të njohur lexuesit poedhe përgjegjësve me kompetencat ecaktuara me tërë atë çka do të ishte enevojshme me dobi e vlerë kultur-ore, artistike e shkencore në fushë tëmuzikës e që do të duhej të vendosejnë hapësirat e bibliotekës së këtijkarakteri.Ne këtu në Kosovë tashmë jemi adap-tuar të jemi në pozicionin e shfry-tëzuesit të përvojave të mjediseve metraditë më të gjatë kulturore. Kështuveprojmë edhe me këtë rast kur kemitë bëjmë me bibliotekarinë muzikoreme karakter kombëtar. Është e qartëdhe e natyrshme kërkesa që secilateknikë moderne të jetë sa më tërhe-qëse dhe në shërbim të shfrytëzuesvetë saj. Përveç aspektit teknik, për tabërë një mjedis kulturor të përdor-shëm për të gjithë të interesuarit lypsettë respektohen shumë kritere. Në këtëkontekst kur flasim për pjesën që i

takon muzikës kërkesat janë edhe mëspecifike. Tradicionalisht, bibliotekar-inë muzikore e bëjnë të gjitha materi-alet që kanë të bëjnë me muzikën e njëkulture në veçanti dhe të kulturësbotërore në përgjithësi. Mirëpo, nëfondet e bibliotekarisë muzikore,megjithatë, janë disa kritere përzgjed-hëse të materialeve që vendosen nëbibliotekën e caktuar. Kjo përzgjedhjekushtëzohet nga faktorë të tjerë që epërcaktojnë tipin e bibliotekës,hapësirën e saj, mundësitë financiare eshumë të tjera. Nga autorë tëshkrimeve e të librave për dokumenta-cionin muzikor në bibliotekë mësojmëse i tërë materiali i fondeve muzikoredo të grupohej në dy grupe të mëdhasiç është: lënda muzikore konven-cionale dhe, lënda muzikore jokon-vencionale. Brenda këtyre grupevedegëzohen fondet e tjera sipas karak-terit dhe natyrës së tyre. Për konven-cionale, merren botimet e karakterit

libër: librat, revistat për muzikën, pas-taj ato jo libra, siç janë muzikalet(notat-partiturat), programet e kon-certeve, pllakatet, fotografitë, etj. Nëlëndë jokonvencionale po konsidero-hen të gjitha materialet e incizuara nëaudio ose video teknikë. Duke ia shtu-ar këtyre materialeve edhe përdoruesittë cilët i shfrytëzojnë ato, mbledhjen egjerë në të gjithë hapësirën kombëtare, në radhë të parë, dhe me gjerë, si dhekushtet e përshtatshme për ruajtjen etyre për gjeneratat e ardhshme, mundtë themi se të gjitha së bashku i japinkarakterin e bibliotekës së muzikës osesektorit të muzikës së një bibliotekekombëtare.

LËNDA E PËRGJITHSHME MUZIKORE E KAVENDIN NË BIBLIOTEKËSigurimi dhe pasurimi me fondemuzikore nuk i ka të kufizuarahapësirat kulturore, gjuhësore dhepopullore. Kësaj radhe vëmendjen e

Sigurimi i fondevemuzikore në bibliotekë

Page 13: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

13

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

BIBLIOTECA

përqendrojmë në grumbullimin ematerialeve muzikore të hapësirëskulturore muzikore në Kosovë. Qënë fillim mund të shtrohet pyetja seçfarë ka në Kosovë, materialemuzikore që mund të gjenin vend nëBibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës (po edhe nëbiblioteka të tjera). Për t’u përgjigjurnë këtë pyetje kërkohet një kthimretrospektiv dhe në gjendjen aktualetë zhvillimit të artit dhe të kulturësmuzikore në këtë mjedis.Kjo hapësirë kulturore ka njëtrashëgimi të pasur etnomuzikore tështresuar nga koha në kohë e cilaparaqet vlera të veçanta të kulturësmuzikore. Kjo pasuri është hulum-tuar dhe studiuar në masën çfarë ekanë përkufizuar kushtet dherrethanat e caktuara për një aktivitettë tillë. Përveç kësaj po kjo pasuri elarmishme ka shërbyer si bazë eshëndosh dhe mbështetëse për kri-jimtarinë artistike të shkruar. Të dykëto lloje kulturash: ajo tradicionalepopullore dhe ajo e shkruar – e kul-tivuar, duhet të jenë të afërta dhe tëmundshme për t’i njohur më tepërmënyrat që i ofron institucioni ibibliotekës kombëtare. Deri pas Luftës së Dytë Botërore nëKosovë nuk kishte asnjë institucionqë do të arsimonte në mënyrë tëinstitucionalizuar e të merrej memuzikë… Me hapjen e shkollave tëmuzikës dhe nivele të tjera të larta tëarsimimit muzikor u krijuanrrethanat e favorshme që muzika tëzhvillohej dhe të kultivohej sikuredhe në qendra të tjera evropiane.Pas viteve të pesëdhjeta të shekullittë kaluar u arsimuan muziktarë pro-filesh të ndryshme ndër ta edhekompozitorë. Për gjysmë shekulli nëvalëvitje rrethanash politike,ekonomike e kulturore kalonte edhearti dhe kultura muzikore. Përgjatëkësaj kohe dolën krijues të muzikësqë këtij mjedisi i krijuan vepramuzikore gjinish e zhanresh të

ndryshme. Në këtë kontekst edhepse me ndërprerje kohore u realizuanjë fond krijimtarie muzikore qëkërkonte vëmendje dhe përkujdesjeinstitucionale. Në institucionet çfarëishin Shoqata e Kompozitorëve tëKosovës, botues tekstesh shkollore,produksione muzikore, etj., këtijmjedisi i ofronin lëndë muzikore:konvencionale e jokonvencionale qëdo të gjente vend në hapësirat eBibliotekës. Mirëpo, kjo lëndë nëmasë shumë të vogël gjendet nëkoleksionet e BKUK-së.Kompozitorët, shkruesit dhe studi-uesit e muzikës në Kosovë kanë kri-juar, botuar vepra, libra, teksteshkollore, kanë publikuar shkrime estudime në revista të ndryshme.Kompozitorët tanë kanë krijuarvepra të të gjitha formave nga këngëtsolo deri te opera, sonatina e pjesëtë vogla instrumentale deri te simfo-nia. Një pjesë e konsiderueshme ekrijimtarisë së kompozitorëve tëKosovës është botuar dhe gjendet nëpartitura të shtypura, një pjesë ështënë dorëshkrime ende, por ne çfarëdoforme qoftë ajo akoma nuk gjendetnë raftet e BKUK-së. Një pjesë emirë e kësaj krijimtarie deri me tash

është ekzekutuar-interpretuar nëkoncerte, festivale dhe shfaqje tëtjera muzikore. Për këto realizimejanë krijuar partiturat, janë shtypurprograme, pllakata, fotografi, etj.Me kritere të bibliotekarisë muziko-re më saktësisht muzikalet si lëndëkonvencionale do të ishte e domos-doshme që të gjitha këto ta kenëvendin në hapësirat e bibliotekës.Ata pak studiues etnomuzikologë emuzikologë kanë botuar vepra studi-more karakteresh të ndryshme dheato pjesërisht mund të gjenden nëBibliotekë. Për gjysmë shekulli përnevojat e arsimimit muzikor dhemësimit të lëndës muzikore nënivele të ndryshme të arsimimit janëbotuar tekste shkollore të edukatësose kulturës muzikore dhe për arsyetë ndryshme një numër shumë ireduktuar i tyre mund të gjenden nëBibliotekë. Shkrimet, studimet mbimuzikën të publikuara në gazeta erevista mund të gjenden në ato gaze-ta e periodikë që janë siguruar e sis-temuar në këtë institucion. Pra,pjesa e lëndës konvencionalemuzikore që i takon karakterit libërmund të konstatohet se është farepak e pranishme në BKUK.

Page 14: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

14

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

BIBLIOTECA

Deri në vitet e nëntëdhjeta tëshekullit të kaluar në Kosovë ishtevetëm produksioni muzikor i RTK-së ku incizohej muzikë zhanresh tëndryshme kryesisht në audio-kaseta.Në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit,sidomos në këto shtatë vjetët e pasluftës, në Kosovë ka një numërshumë të madh të produksionevemuzikore që prodhojnë lloj-llojmuzike të karakterit komercial. Disanga kompozitorët i kanë incizuardisa nga veprat e tyre në CD. Asnjënga prodhuesit e muzikës nuk i kanëofruar Bibliotekës materialet e tyreedhe pse shumë prej tyre janë infor-muar për interesat që ka ky institu-cion në grumbullimin e materialevemuzikore. Mund të themi se lëndamuzikore jokonvencionale (disqe,audiokasetat, CD, DVD, e incizimetë tjera) gati se nuk janë fare të pran-ishme. Natyrisht, koleksionimi imaterialeve bëhet sipas kriterevevlerësuese që mund të zënë vend nëBKUK. Mbledhja dhe grumbullimii kësaj trashëgimie kombëtare nëkëtë institucion do të mundësontevënien në shfrytëzim të tyre përbrezat e tanishëm si dhe ruajtjen etyre për gjeneratat e ardhshme.

SIGURIMI I FONDEVE MUZIKORE Bibliotekat janë institucione tëhapura si për shfrytëzuesit ashtuedhe për ndihmuesit dhe ofruesit efondeve bibliotekare. Pa i elaboruartë gjitha mundësitë e sigurimit tëfondeve të ndryshme muzikore siçështë blerja, dhurimi, shkëmbimi,etj., ndalemi pak më shtruar nëaktivizimin e përgjegjësve që mundta kenë individët, institucionet qëkrijojnë, prodhojnë e publikojnëmateriale muzikore të karaktereve tëndryshme. Pa u ndalur në shkaqet dhe pa earsyetuar varfërinë e pranisë sëlëndës muzikore në BKUK, qëllimii këtij shkrimi do të ishtendërgjegjësimi i të gjitha seg-

menteve individuale, kolektive qëdo të ndihmonin në sjelljen efondeve dhe lëndës muzikore të tëgjitha formave të realizimit nëBibliotekë. Këtu edhe përkujtojmëLigjin për Bibliotekat të miratuarnga Kuvendi i Kosovës i cili obligonqartazi të gjithë botuesit (të për-bashkët apo individualë) tëKosovës t’ia sjellin BKUK-së ngapesë kopje të botimeve të tyre meqëllim të ruajtjes së tyre për brezat eardhshëm. Për dallim nga botuesit ematerialeve libra të karakterit tëpërgjithshëm kosovar, të cilët iukanë përgjigjur këtij ligji deri në një

masë, botuesit e materialevemuzikore qoftë atyre konvencionalee atyre jokonvencionale, thuajse, kyligj nuk ekziston fare për ta.Prandaj, ftohen kompozitorët dhebotuesit e tjerë që dorëshkrimet etyre, partiturat e shtypura, incizimete veprave do të ishte me interes edhetë bibliotekës po edhe të vetë kom-pozitorëve të gjendeshin të vendo-sura dhe në mundësi për nevojat epërdoruesve.

PËRFUNDIM Angazhimi dhe përpjekjet për tapasuruar BKUK-në me fondemuzikore kombëtare po edhe të asajndërkombëtare duhet të jetë per-manent. Kjo mund të arrihet meangazhimin e punonjësve nëBibliotekë po gjithsesi të ndihmuare mbështetur nga kompetentë qëkanë mundësitë e ndihmesës. Poashtu, në koleksionimin e lëndësmuzikore kontribut të madh mundtë japin edhe vetë autorët-kompoz-itorët e krijimtarisë muzikore,shtëpitë muzikore të cilët për nevo-

jat e bibliotekës do të ofronin num-rin e caktuar të ekzemplarëve të for-mave të ndryshme. Kjo do të ishtenë dobi të shumanshme si përautorët, kompozitorët, shtëpitëmuzikore e botuese, për nevojat ebibliotekës, si dhe për ruajtjen ekësaj pasurie për brezat e ardhshëmqë përbëjnë njërin ndër segmentetmë të rëndësishme të veprimtarisësë Bibliotekës Kombëtare dhe

Page 15: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

15

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

BIBLIOTECA

HAJRIJE PESHKU

Përcaktimi i parimeve bashkëko-hore të punës me lexues, janë rezul-tat i kërkimeve të shumta për tëgjetur format më të përshtatshme tëkomunikimit të lexuesit me librin(materialin bibliotekar). Në kon-tekstin kur bëhet fjalë për bib-liotekat shkollore, një ndër kërkesatthemelore është që koha dhe punaqë zhvillohet aty t'u përshtatetnxënësve me qëllim që ata të fitojnëshprehitë për t'u shoqëruar me lib-rin dhe libri të jetë gjithmonë ipranishëm në jetën e tyre. Bibliotekat shkollore duhet t'uamundësojnë nxënësve (për-doruesve) kontaktin e drejtpër-drejtë me librin, sipas parimit"zgjedhje e lirë". Për arritjen ekësaj, roli i katalogut është idomosdoshëm. Ndërsa, kur ështëfjala për lexuesit e vegjël dhefillestarët, shfrytëzimi i fonditlibrar bëhet drejtpërdrejt nga raftetme zgjedhjen e lirë të vetë lexuesve.Fëmijët e moshës së re, kryesishtorientohen për librat e ilustruar, tëcilat u duken më interesantë. Atapresin nga librari një sqarim tëshkurtër dhe preciz, por edhepërgjigje për pyetjet dhe interes-imin e tyre. Edhe fabulat kanë njërëndësi të veçantë në këtë moshë tëfëmijëve. Fëmija ka kërkesa të lexo-jë histori fabulash komike, zbav-itëse e të çuditshme; diç për kaf-shët, por edhe për të panjohurën,që i bën ata të argëtohen, por dhe tëfitojnë njohuri nga informacionetqë bart teksti.Gjersa fëmijët ta mësojnë teknikën

e të shkruarit, është e nevojshme qëlibrari ta bëjë leximin dhe komen-timin me zë, në sallën e leximit.Rekomandimi i katalogut ilustrativdo të ishte i mirëseardhur. Kështu,fëmijët bëhen vërtet lexues, që dotë dinë të orientohen për të përzg-jedhur literaturën që iu përgjigjet.Rol me rëndësi në këtë periudhëkanë mësuesit dhe arsimtarët egjuhës, të cilët i orientojnë nxënësitpër lekturën shkollore, sipas plan-programit të përcaktuar mësimor.Më vonë, lexuesit përcaktohenedhe për literaturë shkencore tëpopullarizuar, e cila përfshin tëgjitha lëmitë mësimore. Kur nëraftet e bibliotekave, përveçtregimeve, përrallave, poezive eromaneve, lexuesi gjen edhe liter-aturë tjetër: dituri natyrore eshoqërore, ndodhi nga e kaluara,histori, të arriturat shkencore - fan-tastike, pra, kur lexuesi njihet menumër sa më të madh të veprave,atëherë ai nis që përfundimisht tëjetë i lidhur ngushtë me bib-liotekën, madje gjatë gjithë jetës.Për t'u aplikuar këto forma, bib-liotekat shkollore duhet të kenëfond të larmishëm të koleksioneve,sallën e leximit dhe orenditë e tjeratë nevojshme, që puna me lexues tëjetë sa me bashkëkohore dhe e për-shtatshme.Duke mos i marrë në konsiderimvështirësitë objektive nëpër shkollattona, duhet angazhuar (librarin,drejtorin, pedagogun) maksimal-isht që bibliotekat shkollore të kenësë paku një lokal me madhësi qëplotëson nevojat e nxënësve. Përbibliotekë duhet paraparë dy kthi-

na: një më të vogël, për punën elibrarit dhe një tjetër, për kolek-sionet dhe për lexuesit. Këto dykthina a lokale duhet të jenë të për-shtatshme dhe estetike që të zgjojnëte lexuesit shprehinë për tëbukurën, që të zgjojnë kureshtjenpër të mësuar dhe lexuar në atëambient. Ato duhet të kenëndriçim, muret të jenë të ngjyro-sura me ngjyra pastelin, këndet elira nëpër rafte të librave të jenë tëstolisura më punëdoret e fëmijëve:ilustrime nga librat e lexuara, figu-ra të gdhendura nga personazhet epërrallave, të stripeve, ndonjë vazome lule etj. Tërë kjo kontribuon qëtë ngjallet atmosfera në bibliotekëdhe lexuesi të reflektojë edhe për tëbukurën në literaturë dhe në jetë.Kështu, lexuesi, qëndrimin në bib-liotekë dhe të lexuarit do ta prano-jë si një dhuratë të çmuar dhe tëdobishme.Tani në kohën e kompjuterizimit,edhe bibliotekat shkollore duhet tazhvillojnë veprimtarinë bib-liotekare në përputhje me trendet ereja që dalin nga fusha eteknologjisë informative, duhet tëinvestohet që bibliotekat të ecin nëhap me kohën. Të bëhet trajnimi ibibliotekarëve që punojnë në bib-lioteka shkollore, të vizitohenvende ku aplikohen përvoja të rejatë punës me fëmijë dhe të bartenato përvoja e njohuri te ne. Fëmijëti duan ndryshimet, kureshtja e tyreështë shumë e gjallë dhe duan tëdinë çdo gjë, ndërsa bibliotekariduhet të jetë ai që do të jetë i gat-shëm të japë përgjigjen e duhur përçdo pyetje të fëmijëve.

Shërbimi i bibliotekaveshkollore

Page 16: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

16

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

INFORMACION

Që nga fillimi i punës më1970, Numri Ndërko -mbëtar i Standardizuar i

Librit (ISBN) ka qenë i organizuarsi sistem ndërkombëtar i identi-fikimit për industrinë e botimevedhe tregtinë e librit. Një ISBNshoqëron një botim monografik(libër) nga prodh imi i saj e tutjederi te furnizimi dhe shpërndarja etij.Sistemi i ISBN-së shërben si ele-ment kyç i porosisë dhe i sistemittë inventarizimit për botuesit,shitësit dhe bibliotekat. ISBN-jaështë bazë për mbledhjen e të dhë-nave për botimet e reja të librave,kudo në tregtinë e librit.Përdorimi i ISBN-së, gjithashtu,lehtëson menaxhimin dhe moni-torimin e të dhënave të shitjes nëindustrinë e librit.Versioni i ripunuar i ISO-s 2108(International Organization forStandardization), i publikuar me2005, prezanton ndryshimin eparë të bërë në strukturën e ISBN-së që nga fillimi i përdorimit të tijdhe ky ndryshim shpie në zgjerim-in e numrit nga 10-shifror në 13-shifror. Data e implementimit tëISBN-së 13-shifror në gjithë botënështë 1 janari i vitit 2007.ISBN-të ekzistues do të marrinprefiksin 978;

Si rezultat ISBN-13shifrorë do të jetë identik me num-rin EAN-13 që aktualisht kodohetnë barkod;

979 prefiksi do të futet nëpërdorim kur fondi i tanishëm inumrave të jetë i shterur;

Prefiksi identifikues përbotuesin nuk ka mundësi tëmbetet i njëjti për ISBN-të me 979prefiksin;Barcodet do të bartin ISBN-në 13-shifror, vendosur mbi simbolin ebarkodit, me viza ndarëse, i cili dotë jetë numër identik me numrin ebarkodit të vendosur nën simboline barkodit.

STRUKTURA E NUMRIT (ISBN)

ISBN i ri përbëhet nga 13 shifra:tri shifrat e para që do t’i shtohen10-shifrorit që aktualisht është nëpërdorim, përbëjnë prefiksin që

identifikon industrinë e librit(aktualisht 978). Nevoja përndryshimin e strukturës së ISBN-së lindi sepse furnizimi me ISBNpo has në një rritje të madhe tënumrit të botuesve dhe si rrjedho-jë edhe të botimeve në gjithëbotën. Në këtë mënyrë, që ngajanari i vitit 2007, industria e lib-rit do të mund të përdor prefiksinshtesë EAN (European ArticleNumber) 979. Kur Agjencionet eISBN-së, në disa pjesë të botës,kanë harxhuar numrat që u janërezervuar, ata janë të autorizuar tëjapin numrat me prefiksin 979. Kamundësi që në bazë të radhitjes sëbotuesve, një agjencion mund tëndaj disa ISBN me prefiksin 978dhe të tjerët me prefiksin 979.

Ndryshimet në strukturën e ISBN-së

Page 17: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

17

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

INFORMACION

MOMENTI I FUTJES NË PËRDORIM I ISBN-së 13-SHIFROR

Botuesit tani duhet të lëvizin drejtvendosjes të 13-shifrorit në librat etyre sa më shpejt që është emundur, së bashku me ISBN-në10-shifror deri në fillim të vitit2007. Rekomandohet që, nëse mer-ret ky vendim, numrat duhet tëpërgatiten në këtë mënyrë nëse librinuk bart barkod:ISBN-13: 978-9951-07-020-1ISBN-10: 9951-07-020-5

Kjo do të japë mundësi që 10-shifrori të fshihet fare, nëse botuesido ta rishtypë librin pas 1 janarit tëvitit 2007, ndërsa 13-shifrori i atijlibri do të jetë ISBN valid.Për titujt që botohen pas 1 janarittë vitit 2007, ky lloj numërimi dotë kthehet në vetëm 13- shifrorin:

ISBN-13: 978-9951-07-020-1

Në rastet kur libri bart barkod, sim-boli i barkodit në kopertinën e fun-dit të librit do të jetë i pandryshuar,përveç kur eye-readable nubre (lex-uesi i numrit) do të ndryshojëplotësisht për titujt e botuar pas 1

janarit të vitit 2007 në 13-shifror,duke i paraprirë shkronjat ISBN tëshkruara ashtu që të jenë lehtë tëlexueshme. Botuesit që përdorinsoftuerët e tyre për të krijuarbarkodin, duhet të sigurohen mirëqë ai u është adaptuar këtyre kërke-save.Gjatë periudhës para vitit 2007,botuesit duhet të vazhdojnë tështypin vetëm 10-shifrorin në eye-readable text (lexues të tekstit) mbisimbolin e barkodit, në kopertinëne prapme të librit edhe pse ata kanështypur të dy numrat 10-shifrorindhe 13- shifrorin në anën e prapmetë faqes së titullit

Botuesit do të jenë të përkrahurfuqishëm të bëjnëkonvertimin edetyrueshëm nëISBN 13–shifror jomë vonë se 1 janari ivitit 2007.Sistemet teknikeduhet të jenë të gat-shëm të përdorinISBN 13-shifror nga1 janari i vitit 2007për t’u siguruar sekomunikimet mepartnerët tregtarë dotë vazhdojnë pa ndër-

prerë.

EFEKTET E KËTIJNDRYSHIMISecili që ështëbrenda rrjetittë ISBN-sëështë i prekurnga kyndryshim nëshkallë të cak-tuar. Të gjithëbotuesit janë

të prekur, nëmënyrë të

barabartë, ashtu si edhe distribu-torët, bibliotekat dhe të tjerët, tëcilët regjistrojnë dhe fusin ISBN-nënë sistemet e tyre të automatizuara.Prandaj, konvertimi në 13-shifrorfillimisht prek sistemet e automa-tizuara të të gjithë atyre që janëbrenda këtij rrjeti e kjo nënkuptonedhe sistemet e katalogimit të librit.Të gjitha agjencionet që kanë tëbëjnë me ISBN-në duhet të rishiko-jnë sistemet e tyre – manuale dheelektronike, sa më shpejt që është emundur; të zhvillojnë një planveprimi në mënyrë që të jenë të sig-urt që sistemet e tyre të mund t’ipërshtaten 13-shifrorit sa më mirë,deri në datën e implementimit tëplotë. (Kjo do të thotë që të emëro-het një përgjegjës për ekzekutimin ekëtyre ndryshimeve të domos-doshme në të gjitha fushat rele-vante).Në këtë kontekst, bibliotekat do takenë nevojë të rishikojnë funksion-imin e:

Sistemit të pasurimit(rrjetin e botuesve dhe të shitësve);

Katalogimin dhe të tjeratforma të të dhënave bibliografike qëfuten në sistem (nëse ka);

Skanerët e barkodeve;OPAC-un (katalogun lokal) etj.

Përgatiti: LAVDIE RRAHMANI

ISBN- 10-shifrori duket kështu kur është pjesë e 13-shifrorit në barkod

Barkodi me eye-readable (lexues) ISBN 13-shifror

Page 18: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

18

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

LIGJËRATË

NE KEMI TRI TIPE TË KUJTESES.E para prej tyre është ajo qëkonsiderohet organike, e cila

është kujtesë që përbëhet ngamishi dhe gjaku dhe që si e tillëadministrohet nga truri jonë.Kujtesa e dytë është minerale, dhenë këtë kuptim njerëzimi ka njohurdy lloje të kujtesës minerale: parashumë kohësh kjo ishte një kujtesëqë përfaqësohej nga tabelat eargjilit dhe nga obeliskët, të cilëtjanë shumë të njohur në këtëvend, në të cilët njerëzit kanëgdhendur tekstet e tyre.Megjithëkëtë, ky tip i dytë ështëedhe kujtesa elektronike e kom-pjuterëve të sotëm, e cila për bazëe ka silikonin. Ne gjithashtu e njo-him edhe një lloj tjetër tëkujtesës, atë vegjetale, e cila për-faqësohet nga papiruset e para,pra të themi shumë të njohura nëkëtë vend, dhe pas kësaj tëlibrave, të përbëra nga letra. Mëlejoni, më këtë rast, ta anashkalojfaktin se në një moment të caktu-ar volumi i kodikëve ka qenë i një

origjine organike si dhe faktin seletra e parë është përpunuar meqilima e jo nga druri. Më lejoni tëflas pra për kujtesën vegjetale meqëllim që ta përcaktojmë mëshumë punën e librit.Ky vend ka qenë në të kaluarën,dhe do të jetë edhe në tëardhmen, i përkushtuar në kon-servimin (ruajtjen) e librave; pran-daj është dhe do të jetë një tem-pull i kujtesës vegjetale.Bibliotekat, përgjatë shekujve,kanë qenë rrugët më të rëndë-sishme për ta mbajtur gjallë dijentonë të përgjithshme. Ato kanëqenë dhe ende janë një lloj i trurituniversal ku ne mund të rikujtojmëatë qe e kemi harruar, por edhe tëmësojmë atë që ende nuk e dimë.Nëse do të më lejoni ta përdor njëmetaforë të tillë mund të them se

biblioteka është imitimi më i mirë imundshëm, nga qeniet njerëzore, imendjes hyjnore, ku i gjithë uni-versi duket dhe kuptohet në tënjëjtën kohë. Personi i cili do tëjetë në gjendje të ruajë në mend-jen e tij informacionin që sigurohetnga një bibliotekë e madhe në një-farë mënyre do ta përmbledh edhemendjen e Zotit. Me fjalë të tjera,ne i kemi themeluar bibliotekat,sepse ne e dimë se nuk e kemifuqinë hyjnore, por ne bëjmëç’është e mundur ta imitojmë atë.Të ndërtosh, ose thënë më mirë tërindërtosh, sot njërën nga bib-liotekat më të mëdha në botë,mund të tingëllojë si sfidë, poredhe si provokim. Kjo ndodh sepsenë mënyrë të përsëritur në disagazeta, por edhe në trajtesaakademike, disa autorë, duke u

Kujtesa vegjetale dhe minerale:e ardhmja e librit(Qyteti i Aleksandrisë e ka lua-jtur rolin e mikpritësit përdijetarin dhe romansierin ital-ian, Umberto Eko, i cili mëkëtë rast e ka mbajtur njëligjëratë në gjuhën angleze, kuka folur për kujtesën në nivelinletrar, por edhe gjeografik, nëBibliotekën e Re tëAleksandrisë. Javorja “Al-Ahram” e ka botuar ligjëratëne tij, të cilën po e sjellim nëshqip për revistën“Biblioletra”.)

Page 19: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

19

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

LIGJËRATË

përballur me epokën e kompjuteritdhe internetit, flasin për mundës-inë e “vdekjes së librave”.Megjithëkëtë, edhe po tëzhdukeshin librat, siç janë mënjan-uar tashmë obeliskët dhe tabelat eargjilit, të cilat kanë qenë pjesë ecivilizimeve antike, kjo nuk do tëduhej të merrej si arsye për t’ibraktisur bibliotekat. Në tëkundërtën; sepse ato do të duhejtë mbijetonin si muzeume qëkonservojnë të arriturat e së kalu-arës, thuajse në të njëjtën mënyrëashtu siç e konservojmë edhe GurinRoseta në muze, përderisa nukjemi mësuar të shkruajmë doku-mentet tona në sipërfaqe min-erale.Por, ende, çmimi apo respekti impër bibliotekat është më i madhdhe më optimist. Unë u përkasnjerëzve, të cilët ende besojnë selibrat e shtypura kanë të ardhmedhe se frikësimet à propos përzhdukjen e tyre janë vetëm njëringa shembujt e fundit të këtyrefrikësimeve të vazhdueshme apoedhe i terroreve mijëvjeçare përzhdukjen e diçkaje, të cilat bota ika përfshirë në vetvete.Gjatë një kursi të shumë intervis-tave kam qenë i obliguar tëpërgjigjem në pyetjet e llojit: “Ado t’i bëjnë mediat e reja elek-tronike librat të papërdorshme? Ado ta bëjë Webi (Rjeti) literaturëntë papërdorshme? A do të arrijëcivilizimi i ri hipertekstual ta elim-inojë idenë e autorësisë?”. Siç po eshihni edhe ju, nëse keni njëmendje normale dhe të balancuarhetoni se këto janë pyetje tëndryshme dhe, duke e marrëparasysh edhe mënyrën se si janështruar, dikush do të mendojë seintervistuesi me këtë rast do tëndihej i sigurt se përgjigja juaj dotë jetë “Jo, rri rehat, gjithçkaështë në rregull”. Kjo është gabim.T’u thuash këtyre njerëzve selibrat, literatura, autorësia nuk dotë zhduket ata do të duken tëmërzitur. Por, atëherë, ku është

nyja? Ta botosh lajmin se një fituesi Çmimit Nobël ka vdekur ështëlajm; të thuash se ai është gjallëdhe shëndosh e mirë nuk i intere-son thuajse askujt – përveç atijvetë – mendoj unë.AJO SE ÇKA PO DËSHIROJ TË BËJSOT është përpjekja që të shtrojpëlhurën e qasjeve të përthyerapër probleme thuajse të ndryshme.Nëse i qartësojmë idetë tona përkëto probleme të ndryshmegjithashtu na mundësohet që mëmirë të kuptojmë se çka zakonishtne mendojmë me libër, tekst,letërsi, interpretim e kështu meradhë. Pra, ju do të shihni se si ngapyetja mund të prodhohen edheshumë përgjigje të mençura, sepsendoshta ky është edhe funksionikulturor i intervistave naive.Le të fillojmë me një rrëfim egjipt-ian, edhe pse si i tillë është treguarnga një grek. Sipas Platonit nëveprën Fedri, kur Hermesi apoTheu, themeluesi i menduar ishkrimit, ia kishte paraqitur aposhfaqur krijimtarinë e tij ParohThamusit, Parohu e kishte çmuardhe lavdëruar një teknikë të pan-johur deri atëherë e cila supozohejse do t’ua mundësonte qenieve

njerëzore të mbajnë mend atë qënë të kundërtën do ta harronin.Por, Thamusi nuk ishte plotësisht ikënaqur. “Theu im i ditur”, - kishtethënë ai, “kujtesa është një dhu-ratë e madhe që është mësuar tëmbahet gjallë me anë të ushtrimittë vazhdueshëm të saj. Me zbulim-in tuaj njerëzit më nuk do të jenëtë detyruar ta ushtrojnë kujtesën etyre. Ata do t’i kujtojnë gjërat jotë shtytur nga përpjekja e brend-shme, por nga virtytet e një mjetitë jashtëm”.Ne mund ta kuptojmë preokupimine Thamusit. Shkrimi, si çdo zbulimtjetër teknologjik, do ta ketë top-itur fuqinë humane, të cilën pre-tendon ta substituojë apo riforco-jë. Shkrimi shihej si i rrezikshëmsepse ulte fuqinë e mendjes duke uofruar qenieve njerëzore një shpirttë ngurtë, një karikaturë të mend-jes, pra një kujtesë minerale.Natyrisht, teksti i Platonit ështëironik. Platoni kishte shkruar pamarrë parasysh argumentin e tijkundër shkrimit. Por, ai gjithashtukishte pretenduar se diskursi i tijështë rrëfyer nga Sokrati, i cili nukka shkruar (pasi që nuk ka botuar,ai përjashtohet apo vdes në kursine luftës akademike). Mirëpo sot,askush nuk merret apo nuk i prob-lematizon preokupimet e Thamusitdhe këtë për dy arsye të thjeshta:Së pari, ne e dimë se librat nukjanë mënyra që arrijnë ta bëjnëdikë tjetër të mendojë në vendintonë; në të kundërtën, ato mund tëkonsiderohen makina që provoko-jnë mendime të tjera. Vetëm paszbulimit të shkrimit është bërë emundur që të shkruhet një krijim illojit të kujtesës spontane siçmund të jetë ai si A la Recherchedu Temps Perdu i Prustit. Së dyti,nëse dikur moti njerëzit kanë pasurnevojë që të ushtrojnë kujtesën etyre me qëllim që t’i mbajnë mendgjërat, pas zbulimit të shkrimitatyre u është dashur që t’i ushtro-jnë memoriet e tyre me qëllim qët’i mbajnë mend librat. Librat e

Page 20: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

20

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

LIGJËRATË

sfidojnë dhe e përmirësojnëkujtesën; ato nuk e mbushin atëme narkozë. Megjithëkëtë, Parohue ka vënë në pah një frikë që do taquaja eternale: frikën se arritja ere teknologjike do të vrasë diçkaqë ne e cilësojmë të çmueshmedhe të frytshme.E përdora fjalën vrasje me qëllim,

sepse pak a shumë 14 shekuj mëvonë, Viktor Hygo, në librin e tijNotre Dame de Paris, rrëfen përnjë prift, Klaud Frollon, i cili rri imërzitur në pjesën e lartë të kate-drales së tij. Tregimi në NotreDame de Paris zhvillohet nëshekullin e XV-të pas zbulimit tështypit. Para kësaj kohe,dorëshkrimet ishin pjesë e rez-ervuar për një numër të caktuar tëelitës së përzgjedhur liter-are, dhe e vetmja hapësirënga ku mësohej masa përtregimet e Biblës, për jetëne Krishtit dhe të Shenjtëve,për parimet morale, poredhe për të parët e historivenacionale ose edhe nocionetmë elementare tëgjeografisë dhe shkencave tënatyrës (natyrat e njerëzvetë panjohur dhe të mirat ebarërave dhe gurëve), ështësiguruar me anë të imazhevetë katedrales. Pra, katedral-ja mesjetare ka qenë një lloj TV-programi permanent dhe që nukndërrohej, i cili në njëfarë forme utregonte njerëzve për gjithçka ngajeta e përditshmërisë, por edhepër përkushtimin apo besimin etyre eternal. Por, tashmë, Frollo nëtavolinën e tij e ka librin e shtypurdhe ofshan “ceci tuera cela”: kjodo ta vrasë këtë, ose, thënë mefjalë të tjera, libri do ta vrasë kat-edralen, ndërsa alfabeti do t’ivrasë imazhet. Libri do t’i shmangënjerëzit nga vlerat e tyre më tërëndësishme, duke inkurajuarinformacionin e panevojshëm,interpretimin e lirë të skripturave,kuriozitetin e çmendur.Gjatë të gjashtëdhjetave,

Mareshali Mekluan kishte shkruarlibrin e tij Galaksia e Gytenbergut,ku kishte bërë të ditur se rruga apomënyra lineare e të menduarit embështetur nga zbulimi i shtypittashmë është në teh të substituim-it me një mënyrë tjetër që ështëedhe më globale, pra nëpërmjetmësimit dhe kuptimit nga imazhettelevizive apo edhe mjetet e tjeratë ngjashme elektronike. Nëse joMekluani, mund të thuhet se,shumë nga lexuesit e tij së pari dota kenë drejtuar gishtin e tyretregues në drejtim të ekranit tele-viziv e pastaj te libri dukethënë:”ky do ta vrasë këtë”. NëseMekluani do të ishte sot në mesintonë me siguri do të ishte ndër tëparët që do të shkruante

“Gytenbergu po hakmerret”.Sigurisht se kompjuteri është njëinstrument me anë të së cilitdikush mund të prodhojë dhe edi-tojë imazhe, ndërsa instruksionetpër ta bërë këtë dalin me anë tëikonave; por, njëkohësisht, ështëshumë e vërtetë se kompjuterigjithashtu është bërë para sëgjithash një instrument alfabetik.Në ekranin e tij gjenden tashmëfjalë dhe rreshta, dhe nëse doni tapërdorni kompjuterin ju duhet tëdini të shkruani dhe të lexoni.A ka dallime ndërmjet Galaksisë sëGytenbergut dhe kësaj të dytës përtë cilën po flasim? Shumë. Së pari,vetëm procesorët e fjalës arke-ologjike të viteve të tetëdhjeta

kanë prodhuar një lloj të komu-nikimit të shkruar linear. Por sot,kompjuterët nuk janë më linearëpërderisa ata shpërfaqin strukturënhipertekstuale. Është shumë kuri-oze të përmendet fakti se kompju-teri ka lindur si makinë gjeneruese,e aftë për ta bërë hapin e vetëm nëkohë, dhe në fakt, në thellësinë ekësaj makine, gjuha ende vepronsipas logjikës binare, të zero-njëshit, zero-njëshit. Megjithatë,ajo që del nga makina nuk mund tëshihet më si lineare: ështëeksplodimi i fishekzjarrëve semi-otike. Modeli i tij nuk është i linjëssë drejtë sikur i galaksisë reale kuçdokush mund të përvijojë ndërlid-hje të papritura ndërmjet yjeve tëndryshëm për të formuar imazhe të

reja qiellore në ndonjërënnga pikat e lundrimit.MIRËPO, ENDE ËSHTË EKZA-KT KJO PIKË ku duhet të fil-lojë aktiviteti ynë i hetimit,sepse me anë të strukturëshipertekstuale ne zakonishtnënkuptojmë dy fenomenekrejtësisht të ndryshme. Sëpari, ekziston hipertekstitekstual. Në librin tradi-cional leximi duhet të bëhetnga e majta në të djathtë(ose nga e djathta në tëmajtë, ose nga lartë poshtë,

sipas kulturave të ndryshme) nërrugë apo mënyrë lineare.Gjithashtu, mund të kalohet edhenëpër faqe, kur arrihet shembullnë faqen 300 mund kthehet prapadhe të kontrollojë ose rilexojë nëfaqen 10 – por, nënkuptohet se kjoe do një punë fizike. Në kontrast tëkësaj, teksti hipertekstual ështënjë rrjet multidimensional apo njëlabirinth në të cilin çdo pikë aponyjë potencialisht mund të mbahetnë lidhje me nyjën tjetër. Së dyti,ekziston edhe hiperteksti sistemik.WWW është Nëna e Madhe e tëGjitha Hiperteksteve, një bib-liotekë botërore ku ju mund tëmerrni, për një kohë të shkurtër, tëgjitha librat që i dëshironi. Web-i

Page 21: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

21

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

LIGJËRATË

është sistemi gjeneral i të gjithahiperteksteve ekzistuese. Dallimi i tillë ndërmjet tekstit dhesistemit është tepër i rëndësishëmdhe ne do të kthehemi tek ai. Por,në këtë moment, më lejoni talikuidoj njërën nga pyetjet mënaive, që ndërlidhet me këtë dal-lueshmëri, e cila nuk po hetohetende pastër. Por, që në pyetjen eparë do të na mundësohet që tëqartësojmë pikën tjetër. Pyetjanaive është: “A do ta bëjnë tëpapërdorshëm librin interneti,disketat hipertekstuale apo sis-temet multimediale?”. Me këtëpyetje ne kemi ardhur në kapitullinpërfundimtar të asaj që gjithmonëthemi se kjo do ta mbysë këtë. Por,edhe kjo pyetje është konfuze, qëkur dihet se ajo mund të formulo-het në dy mënyra të ndryshme: (a)a do të zhduken librat si objektefizike, dhe (b) a do të zhdukenlibrat si objekte virtuale?Më lejoni që së pari t’i përgjigjem

pyetjes së parë. Edhe pas zbulimittë shtypit, librat nuk kanë qenë ivetmi instrument për përvetësimine informacionit. Kanë qenëgjithashtu edhe vizatimet, imazhete shtypura popullore, mësimetorale e kështu me radhë. Thjesht,librat kanë dëshmuar se janëinstrumenti më i përshtatshëm përdhënien apo transmetimin e infor-macionit. Ekzistojnë dy lloje të lib-rit: ato që janë për t’u lexuar dheato që janë për t’u konsultuar. Sa upërket librave që janë për t’u lex-uar, rruga normale për leximin etyre është ajo që unë do ta quaj“rruga e tregimit detektiv”. Ju fil-loni nga faqja e parë, ku autori utregon juve se krimi është kryer,pastaj përcillni çdo hap të hetimittë procesit deri në fund, dhe për-fundimisht e zbuloni se fajtori kaqenë shërbëtori. Fundi i libritështë edhe fundi i përvojës suaj tëleximit. Të vërejmë me këtë rastsepse e njëjta ndodh edhe kur julexoni, të themi, një traktat filo-zofik. Autori dëshiron nga ju që ta

hapni librin që nga faqja e parë, tapërcillni serinë e çështjeve qëpropozohen dhe pastaj të hulumto-het e të shihet se si arrihet deri tëkonkluzionet finale. Sigurisht,studiuesit mund ta ri-lexojnë njëlibër të tillë duke kërcyer nga njëfaqe në tjetrën, duke u përpjekurqë ta izolojnë lidhjen e mundshmendërmjet një mendimi të dhënë nëkapitullin e parë me atë në fund.Ata gjithashtu mund të vendosin tëizolojnë, të themi, çdo gjendje tëfjalës “ide” në një libër të caktuar,duke tejkaluar kështu qindra faqeme qëllim që ta fokusojnë kujdesine tyre në pasazhet që kanë tëbëjnë me këtë nocion. Megjithatë,këto janë mënyra leximi, të cilatlaiku do t’i konsideronte jo tënatyrshme.Pastaj janë librat që janë për t’ikonsultuar, siç janë doracakët dheenciklopeditë. Enciklopeditë janëhartuar për t’u konsultuar e jokurrë për t’u lexuar nga faqja eparë deri tek ajo e fundit. Një per-son që do ta lexonte EncyclopaediaBritannica-n çdo natë para se tëflinte, duke filluar nga faqja e parëe duke e synuar të fundit, do tëkonsiderohej si një karakter komik.Zakonisht merret një volum i cak-tuar i enciklopedisë me qëllim qëtë mësohet apo kujtohet për shem-bull se kur ka vdekur Napoleoni,ose cila është formula kimike eacidit sulfurik. Studiuesit i përdorinenciklopeditë në mënyrë më tësofistikuar. Për shembull, nëse unëdëshiroj të di se a ka qenë emundur apo jo që Napoleoni tatakojë Kantin, unë duhet të zgjedhvolumin K dhe volumin N të encik-lopedisë sime: E zbuloj seNapoleoni ka lindur në vitin 1769dhe ka vdekur në vitin 1821, Kantika lindur në vitin 1724 dhe kavdekur në vitin 1804, kur Napoleoniishte perandor. Prandaj, duke ubazuar në këto të dhëna, nuk kaqenë i pamundur takimi ndërmjettyre. Me qëllim që ta konfirmojkëtë ndoshta do të më duhet ta

konsultoj biografinë e Kantit, apoedhe të Napoleonit, por në njëbiografi të shkurtër të Napoleonit,i cili ka takuar shumë persona tëtjerë në jetën e tij, takimi i mund-shëm i tij me Kantin mund të jetënënvlerësuar, ndërsa në biografinëe Kantit mund të shënohet takimi itij i mundshëm me Napoleonin.Thënë shkurt, unë duhet të shfle-toj nëpër shumë libra dhe nëpërshumë dollapë të bibliotekës sime;mua më duhet pastaj të marrëshënime dhe në fund t’i krahasoj tëgjitha të dhënat që i kam mbled-hur. E gjithë kjo do të më kushtojëshumë punë fizike.Kurse me hipertekstin unë mund tëlundroj nëpër tërë rrjet-enciklope-

dinë. Unë mund të ndërlidhem menjë ngjarje që është regjistruar nëfillim me anë të serive të ngjarjevetë ngjashme të shpërndara nëpërtekst; unë mund ta krahasoj fillim-in me fundin; unë mund të kërkojlistën e fjalëve që fillojnë me A;mund të kërkoj për rastet kur emriNapoleon ndërlidhet me emrinKant; mund t’i krahasoj gjithashtuedhe datat e lindjes dhe vdekjes sëtyre – thënë shkurt, mund ta krye-jë punën time për disa sekonda apopër disa minuta.Nga anglishtja N. K.

(vijon në numrin e ardhshëm)

Page 22: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

22

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

AKTUALITETE

(Prishtinë, 3-8 prill 2006)Biblioteka Kombëtare dhe Universitaree Kosovës dhe Zyra e ShBA-ve nëPrishtinë, organizuan për të katërtënherë më radhë, më n 3-8 prill 2006,manifestimin tradicional ndërkombë-tar Java e Bibliotekës në Kosovë. Gjatë ditëve të këtij manifestimi patiligjërata, seminare, trajnime në fusha tëndryshme të bibliotekarisë, si dheaktivitete të rëndësishme kulturore.Ligjëratat nga ekspertë të bibliotekarisënga vende të ndryshme të botës, sido-mos ata nga ShBA, por edheGjermania e Franca, u përcollën meinteresim të veçantë, si nga ekspertëamerikanë - Barbara J. Ford:“Informacionet Qeveritare dheBiblioteka”; “Roli i BibliotekësUniversitare”, Rebeka Lubas:“Katalogimi i videove dhe incizimevezanore”; “Katalogimi i hartave dhe fil-mave”, “Materialet audio- vizuale dherëndësia e tyre në Biblioteka; pastaj, temanga eksperti gjerman - Adrian Wiliams:“Artistët bashkëkohorë dhe librat, ngaFranca - Alain Mussuart, përgjegjës nëBibliotekën e Institutit Francez nëPragë: “Bibliotekat Digjitale”, etj. Gjatë Javës, informacione dhe përvojatë rëndësishme paraqitën Shoqata eBibliotekarëve të Kosovës. PunëtorëtBKUK-së, të cilët u trajnuan nëKolegjin Simmons në SHBA, prezan-tuan përvojat e tyre në bibliotekat e

Amerikës. Udhëheqësit profesional tëBKUK-së, të cilët janë të lidhur drejt-përdrejt me përpunimin e të dhënavedhe menaxhimin e Programit tëautomatizuar bibliotekar Aleph 500,patën një prezantim të rezultateve tëarritura në BKUK nëpërmjet këtij pro-grami. Në Javën e Bibliotekës në Kosovë patiedhe aktivitete nga Zyra dhe Misione tëjashtme diplomatike në Kosovë, veço-jmë, në këtë kontekst, ekspozitën etno-grafike: “Veshje tradicionale rumune”,organizuar nga Zyra Rumune në

Prishtinë. Pastaj - ekspozita personale epiktorit akademik Rexhep Ferrit;ekspozitë e librit me tituj të veçantë nëgjuhën angleze; ekspozitë e titujve më tëri që kanë hyrë në BKUK; mbrëmjeletrare; koncerte të muzikës klasike.Gjithashtu, në Javën e Bibliotekës nëKosovë, aktivitete u zhvilluan edhe nëBibliotekën ndërkomunale tëMitrovicës të Gjilanit dhe të Gjakovës,si dhe në Bibliotekën “Përralla” nëPrishtinë. Gjatë Javës së Bibliotekës nëKosovë, u mbajt edhe Dita e Donatorëvetë BKUK-së

U MBAJT MANIFESTIMI NDËRKOMBËTAR JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË

(Skenderaj, 5 maj 2006)

Në Skenderaj, më 5 maj2006, u hap bibliotekae tipit amerikan, në

kuadër të projektit “Zhvillimi ibibliotekave të Kosovës”. Pra,BKUK, në kuadër të iniciativëspër pavarësimin dhe zhvillimine bibliotekave dhe të veprim-tarisë bibliotekare, bashkë meZyrën e SHBA-ve në Prishtinë,

janë iniciuesit dhe donatorëtkryesorë për modernizimin ebibliotekës së Skenderajt. Zyra e SHBA-ve në Prishtinë kandarë një donacion me vlerë20.000 dollarë amerikan përpajisje teknike, kryesisht kom-pjuterë dhe pajisje të tjera ndih-mëse, si dhe për pasurim tëfondeve edhe me librabotimesh të reja.

ZYRA E SHBA-ve DHE BKUK NDIHMOJNË BIBLIOTEKËN E SKENDERAJT

Page 23: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

23

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

AKTUALITETE

KRYEPARLAMENTARI KOLËBERISHA PRITI DREJTORINE BKUK-së(Prishtinë, 8 maj 2006)Kryetari i Kuvendit tëKosovës - z. Kolë Berisha,priti drejtorin e BibliotekësKombëtare dhe Universitaretë Kosovës - dr. Sali Bashota, icili e njoftoi kryeparlamen-tarin për punët dhe projektetqë është duke realizuarBKUK-ja. Njëri nga projektetmë të rëndësishme që tashmëpritet ta realizojë biblioteka“Kujtesa e Kosovës”, ishtetemë e bisedës së kryeparla-mentarit me drejtorin e kësajbiblioteke, për të gjeturmundësitë e bashkëpunimitdhe të ndihmës ngaParlamenti i Kosovës dhe ngainstitucionet e tjera qeveritare.Përveç projekti, pritet qëBKUK të japë ndihën e vetprofesionale edhe përBibliotekën e Kuvendit tëKosovës, si dhe për themelim-in e Bibliotekës Presidenciale.

(Prishtinë, 20 korrik 2006)Kara J. Breissinger, zyrtare eProgrameve për Çështje Globale dheKomunikim të Zyrës përInformacione Ndërkombëtare tëDepartamentit Amerikan të Shtetit, eshoqëruar nga zyrtarë të ZyrësAmerikane në Prishtinë, vizitoiBKUK-në. Qëllimi i vizitës së saj në Kosovë ishtenjoftimi për së afërmi me investimetqë Departamenti i Shtetit Amerikanpo i jep BKUK-së në zhvillimin e saj.Ajo u njoftua me të gjitha investimete Zyrës Amerikane në Prishtinë përBKUK-në, e veçanërisht me zhvil-

limet e Javës së Bibliotekës në Kosovë. Zonja Breissinger shprehu gatishmëripër të mbështetur edhe më tutjeaktivitetin e Javës së Bibliotekës. Zonja Breissinger pati takim edhe meShoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës.

(Paris, 28-29 korrik 2006)Drejtori i BKUK-së, Dr. Sali Bashota,qëndroi, për vizitë zyrtare, në Francë, më28-29 korrik 2006, ku ishte takuar mepërfaqësues të lartë të bibliotekavefranceze. Gjatë këtyre takimeve ështëshprehur gatishmëri për fillimin ebashkëpunimit mes BibliotekësKombëtare të Francës dhe BibliotekësKombëtare dhe Universitare të Kosovësnë fushën e shkëmbimit, si dhe përmundësinë e shkollimit në Francë tëstafit të BKUK-së në fushën e kon-servimit dhe të restaurimit të materialeve

bibliotekare. Drejtori i BKUK-së ka viz-ituar edhe bibliotekën e qytetit tëDizhonit dhe është takuar me drejtorin ekësaj biblioteke - Andrea Pierre Syren.Me rëndësi të veçantë ishte edhe takimime Agnes Saal, drejtoreshë epërgjithshme e Bibliotekës Nacionale“François Mitterand” në Paris, si dhetakimi me Frederique Duversin, drej-toreshë e Qendrës Kulturore të Kosovësnë Paris. Kjo qendër është themeluar nëParis në vitin 2006 dhe pritet të ketë njërol të rëndësishëm për promovimin dheprezantimin e kulturës shqiptare.

VIZITË E DREJTORIT TË BKUK-së NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË FRANCËS

KARA J. BREISSINGER VIZITOI BKUK-në

(Prishtinë, 1 - 8 gusht 2006)Më 1 deri më 8 gusht 2006, mendihmën e Zyrës Amerikane nëPrishtinë, në Bibliotekën Kombëtaredhe Universitare të Kosovës ka qën-druar një grup ekspertësh - bib-liotekarë amerikanë, për të ndihmuarprojektin për zhvillimin e BibliotekësUniversitare, në kuadër të ndihmëssë mëhershme që është dhënë përshkollimin e bibliotekarëve kosovarënë Amerikë. Ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, Terry Plum, RebeccaHenning, Pamela Skinner, BrianKysela, kanë punuar së bashku mepersonelin e Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare që BibliotekaUniversitare, në fillim të vitit të riakademik 2006 - 2007, të jetë e gat-shme t'u shërbejë studentëve tëUniversitetit të Prishtinës. Ekspertët nga Amerika kanë sjellëedhe një fond të librave profesionalenë fushën e bibliotekarisë dhe tëteknologjisë, që do të shërbejnë si

pika referimi për ndryshimet dhekonceptet më të reja në bibliotekë.

EKSPERTË AMERIKANË TË BIBLIOTEKARISË NDIHMOJNË PROJEKTIN PËR ZHVILLIMIN E QENDRËS SË BIBLIOTEKËS UNIVERSITARE

Page 24: Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

24

VITI 3 • NUMRI 2 • NËNTOR 2006

BOTIME

RUAJTJA DHE KONSERVIMI I LIBRIT / PËRGATITUR NGA: SHQIPE DRESHAJ - ASLLANI, BLERTASLISHANI - KRASNIQI, BKUK, PRISHTINË 2006, 146 F.

Një libër paksa i veçantë nga botimet e zakonshme bibliotekare është libri“Ruajtja dhe konservimi i librit”. Ky libër, i cili njëkohësisht është edhe njëudhëzues për punën praktike, shqyrton probleme që kanë të bëjnë me ruajtjendhe konservimin e librit dhe materialeve të tjera bibliotekare. Libri është ndarë nëVI kapituj, ku trajtohen probleme të përgjithshme kryesore që janë të lidhura,njëkohësisht, drejtpërdrejt, me punët e përditshme dhe me standardet në të cilatkryhet, kryesisht, sot, te ne, restaurimi dhe konservimi i materialeve bibliotekare.Kapitulli i parë fillon me një përshkrim historik të letrës dhe përmbajtjes së saj; idyti me ruajtjen e librit (vendosjen e librave në rafte, ndriçimin dhe pastërtinë edepove, etj.); i treti me konservimin (me mënyrat e konservimit, dezinfektimin,dezinfektimin, përgatitjen e materialeve kimike, me mënyrat e restaurimit); ikatërti me ruajtjen e materialeve të tjera (fotografitë dhe mikrofilmat); i pesti mematerialet e dëmtuara rënd; i gjashti, ndërsa, me funksionimin e Qendrës së Restaurimit dhe Konservimit, sidhe me Libërlidhjen.

Libri, që të jetë sa më praktik, është pajisur edhe me fotografi dhe ilustrime të ndryshme, të cilat janëmarrë gjatë procese të punës së autoreve në Qendrën e Restaurimit dhe Konservimit, që funksionon nëkuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Dhe, gjithashtu, libri është pajisur edhe me një fjalorth të termave që kanë të bëjnë me fushën e restaurimitdhe të konservimit.

JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË, 3 (11-16 PRILL 2005), BKUK, PRISHTINË 2006, 151 F.

Botimi tashmë tradicional, Java e Bibliotekës në Kosovë 3, Prishtinë 2006,është një përmbledhje e ligjëratave që janë mbajtur gjatë këtij manifestimi kul-turor bibliotekarë, që organizohet nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare eKosovës. Ky numër prezantohet me shkrime të pasura, kryesisht nga fusha ebibliotekarisë, të autorëve vendës dhe të huaj, të cilët kanë dhënë kontributin etyre profesional gjatë kësaj Jave. Libri është ndarë në kapituj tematikë si:Ligjëratat dhe Kumtesat; 600-Vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut; Koleksioni fonografik me fjalimet e Nolit; Ekspozitat e Javës;Gjendja e bibliotekave publike 1990 - 2005.

Edhe në këtë numër shtjellohen tema dhe probleme me interes për kul-turën dhe bibliotekarinë në përgjithësi, si: ide dhe koncepte të reja për bib-liotekat, koleksionet, standardet bibliotekare, për trashëgiminë e shkruar etj.Në këtë botim, vend të veçantë zënë punimet edhe nga fusha e historisënacionale - kushtuar 600-Vjetorit të Skënderbeut, për të cilin dhe për të cilën periudhë japin opinionetdhe burimet e tyre studiuesit: Dr. Jahja Drançolli, Dr. Ymer Jaka, Dr. Rexhep Munishi dhe ShyqriNimani. Ky botim përmban edhe shkrime komplekse, në fushë të teknologjisë informative – përpunimitdhe menaxhimit të informacioneve bibliotekare dhe zhvillimeve intelektuale nëpër të cilat po kalon bib-liotekaria sot, nga emra të njohur të bibliotekarisë botërore dhe rajonale, si: Dr. Irene Owens, StephenShort, Jean Arthur Creff, Taher Khalifa, Etleva Domi. Ky numër përmban edhe shkrime nga fusha epublicistikës, kritikës së artit etj.